VOAL

VOAL

SHBA sanksionon 17 persona për rastin Khashoggi

Sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin.

Departamenti amerikan i Thesarit ka njoftuar se ka sanksionuar 17 sauditë për rolin e tyre në vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll.

Kjo njëherësh është konsideruar si përgjigjja e parë konkrete nga administrata e Trumpit lidhur me vdekjen e Khashoggit një muaj më parë.

Në mesin e të sanksionuarve janë edhe Saud al-Qahtani, ish-ndihmësi i lartë i princit të kurorës, Mohammed bin Salman, si dhe konsulli i përgjithshëm saudit, Mohammed Alotaibi.

Sanksionet do të zbatohen sipas Aktit Magnitsky, i cili shënjestron abuzuesit e të drejtave të njeriut.

Ky njoftim është konsideruar i pazakonshëm për Uashingtonin, i cili rrallë sanksionon persona në Riad.

“Këta individë që kanë shënjestruar dhe kanë vrarë brutalisht një gazetar që ka punuar në Shtetet e Bashkuara duhet të përballen me pasoja për veprat e kryera”, ka thënë Sekretari i Thesarit, Steve Mnuchin përmes një deklarate.

Ai ka shtuar se Uashingtoni është duke vazhduar të tentojë të kuptojë se çfarë ka ndodhur, si dhe të mbajë përgjegjës ata që kanë vrarë Khashoggin.

“Qeveria e Arabisë Saudite duhet të marrë masa për t’i dhënë fund shënjestrimit të ndonjë disidenti apo gazetari”, ka thënë Mnuchin.

Ndërkohë Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Arabinë Saudite ka thënë te enjten se ka kërkuar dënim me vdekje për 5 nga 11 persona e dyshuar për vrasjen e Khashoggit, teksa Mbretëria synon të tejkalojë krizën më të madhe politike në gjeneratë.

Khashoggi, kritik i politikës saudite, është vrarë në konsullatën e Arabisë Saudite më 2 tetor me një injeksion vdekjeprurës, kanë thënë autoritetet saudite.

Ndërkohë në Turqi ka pasur raporte se trupi i gazetarit ka mundësi që tretur në acid.

Presidenti flet për ndryshimet në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti amerikan Donald Trump tha të enjten se Shtëpia e Bardhë po “funksionon shumë mirë” edhe pse, siç pohoi ai, këshilltarë të tjerë të lartë të tij pritet të shkarkohen.

“Do të bëj ndryshime në drejtime të ndryshme,” tha zoti Trump për portalin konservator “Daily Caller”.

Javën e kaluar, një ditë pasi demokratët morën kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve për herë të parë pas tetë vitesh, zoti Trump largoi Prokurorin e Përgjithshëm Jeff Sessions.

Presidenti Trump e kishte kritikuar prej kohësh zotin Sessions për vendimin për t’u tërhequr nga mbikëqyrja e hetimeve që po kryen Prokurori i Posaçëm Robert Mueller mbi lidhjet e mundshme me Rusinë të ndihmësve të fushatës elektorale të zotit Trump në 2016 si dhe nëse zoti Trump, në detyrën e presidentit, ka penguar drejtësinë, duke u përpjekur të pengojë hetimet.

Të mërkurën Shtëpia e Bardhë njoftoi largimin e zëvendës këshilltares për Sigurinë Kombëtare Mira Ricardeli, pasi Zonja e Parë, Melania Trump, tha se ajo nuk e meritonte më nderin të punonte për Presidentin.

“Mira Ricardeli do të vazhdojë të mbështesë Presidentin ndërsa largohet nga Shtëpia e Bardhë për të kaluar në një rol të ri brenda administratës”, tha në një deklaratë zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Sarah Sanders, por ajo nuk shpjegoi se për çfarë detyre bëhet fjalë.

Sipas njoftimeve të ndryshme, presidenti Trump po shqyrton mundësinë e shkarkimit të sekretares për Sigurinë Kombëtare Kirsten Nielsen dhe shefit të personelit të Shtëisë së Brdhë John Kelly.

Zonja Ricardeli, një ish-zyrtare e Departamentit të Tregtisë, u zgjodh nga këshilltari për Sigurinë Kombëtare, John Bolton, për të shërbyer si zëvendëse e tij.

Sipas një zyrtari të lartë të administratës, mes zonjës Ricardeli dhe Melania Trump-it e stafit të saj, ka patur përplasje lidhur me udhëtimin e Zonjës së Parë në Afrikë në muajin tetor dhe përdorimin e burimeve qeveritare për këtë vizitë.

Zonja Ricardeli gëzon gjithashtu një reputacion si kritike e ashpër e stafit në Shtëpinë e Bardhë, thanë disa burime.

Zyra e Zonjës së Parë mori një hap të pazakontë duke bërë publik qëndrimin e saj kundër zonjës Ricardel-i.

“Zyra e Zonjës së Parë mendon se Mira Rikardeli nuk e meriton më nderin që të shërbejë në Shtëpinë e Bardhë”, tha Stephanie Grisham, zëdhënëse e Zonjës së Parë.

Ndërsa Zonjat e Para njihen historikisht për ushtrim ndikimi ndaj bashkëshortëve të tyre, për çështje të lidhura me detyrën zyrtare, ato zakonisht nuk kanë dhënë deklarata publike mbi këto çështje.

Lideri i Senatit i bllokon përpjekjet për mbrojtjen e Muellerit

Robert Mueller

Udhëheqësi republikan i Senatit të Shteteve të Bashkuara i bllokoi përpjekjet dypartiake për miratimin e një legjislacioni, që do të mbronte këshilltarin e posaçëm, Robert Mueller, i cili po heton lidhjet midis Rusisë dhe fushatës zgjedhore të presidentit Donald Trump.

Lideri i shumicës në Senat, Mitch McConnell, tha se nuk e lejon votimin e legjislacionit, sepse nuk beson se është i nevojshëm.

Kjo, përkundër faktit se Trump e zëvendësoi javën e kaluar prokurorin e përgjithshëm, Jeff Sessions, me një ndihmës të tij që vazhdimisht i ka kritikuar hetimet e Muellerit.

“Nuk ka shenja se hetimi nuk do të lejohet të përfundojë”, tha McConnell.

Trump shpesh i ka cilësuar hetimet si “mashtrim” dhe “gjueti shtrigash” dhe ka thënë disa herë se ka autoritet për të shkarkuar Muellerin.

“Ne e dimë se si presidenti ndjehet sa u përket hetimeve, por ai kurrë nuk ka thënë se dëshiron t’i mbyllë ato. Mendoj se nuk ka rrezik, andaj mendoj se nuk ka nevojë për asnjë legjislacion”, tha McConnell.

Demokratët në Kongres, që kanë marrë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve në zgjedhjet e javës së kaluar, kanë nxitur legjislacionin për të mbrojtur Muellerin nga shkarkimi.

Disa republikanë në Senat kanë lidhur aleancë me demokratët, duke kërkuar mbrojtje legjislative për Muellerin.

Senatori republikan, Jeff Flake, kritik i Trumpit që do të pensionohet në fund të vitit, e bashkësponsorizoi legjislacionin dhe iu bashkua demokratëve në përpjekjet e tyre për ta miratuar atë.

“Ky nuk është një moment për lidershipin tonë kombëtar që të jetë i dobët ose i pavendosur ose i komprometuar në asnjë mënyrë”, tha Flake.

Ai tha se ligji ka mbështetje të mjaftueshme në Senat për të kaluar dhe se ai dhe sponsorët demokratë të tij do të përpiqen “përsëri dhe përsëri” për ta sjellë atë në votim.

Sekretari Mattis viziton kufirin me Meksikën

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Jim Mattis shkon sot në kufirin me Meksikën ku do të inspektojë një pjesë të mijëra trupave që janë mobilizuar për të ndihmuar në operacionet e sigurisë në kufi. Celia Mendoza e Zërit të Amerikës ishte në portën hyrëse Brownsville, që ndodhet nën njërën prej urave ndërkombëtare, e cila lidh Meksikën me shtetin e Teksasit.

Një pjesë e mirë e mijëra trupave të vendosura në kufi janë duke ndërtuar kazerma prej tendash, ose si këta ushtarë, duke vendosur barriera me tela me gjemba.

Xhenieri Jordan Wilson, shtrin telat nga ura ndërkombëtare në portën hyrëse Brownsville. Ai habitet edhe vetë që e kanë dislokuar këtu dhe jo jashtë Amerikës, siç ndodh zakonisht:

“Ishte një habi për mua. Ndodhi shumë shpejt, por është një mision me rëndësi. Puna ime është të shtrij telat me gjemba për të siguruar mbështetje.”

Shumica e trupave, si këto, janë vendosur në Teksas. Të tjerët, në Kaliforni dhe Arizona.

Një karvan prej disa mijëra emigrantësh nga Amerika Qendrore që udhëton nëpër Meksikë drejt SHBA, bëri që presidenti Trump të nxirrte urdhërin për dërgimin e trupave, dhe kjo u bë shkak për polemika.

Emigrantë si Herman Misael nga Hondurasi, janë të vendosur të hyjnë në Shtetet e Bashkuara:

“Ndihem shumë i gëzuar sepse jemi një hap më afër për të lejuar familjen tonë të ketë një të ardhme, në sajë të përpjekjes sonë”, thotë Misael.

Rreshteri Javone Somersall punon me policinë ushtarake. Misioni i tij është të mbrojë trupat që shtrijnë telat, por jo për të kapur emigrantë të paligjshëm:

“Nuk jemi këtu për të kryer misione ligjzbatuese. Jemi këtu vetëm për të forcuar partneritetin, për të punuar me ta për të ndihmuar që detyrat e tyre të kryhen sa më mirë.”

Misioni i trupave do të përfundojë në dhjetor, por mund të zgjatet. Rreshteri Somersall thotë se ndihet këtu si në shtëpinë e tij:

“Ata na presin mirë këtu prandaj jemi me shumë fat. Shumë njerëz që kalojnë këtej me makinë u bien borive ose na përshëndesin me dorë.”

Shifrat tregojnë se gjatë muajit shtator, përgjatë kufirit prej 3 mijë kilometrash u kapën rreth 1700 njerëz në ditë. Nëse trupat apo politikat e reja do të sjellin ndonjë ndryshim, kjo mbetet për t’u parë, por shpenzimet janë në rritje. Dislokimi i tanishëm vlerësohet se do të kushtojë rreth 200 milionë dollarë.

Karvani i emigrantëve: Qindra vetë arrijnë kufirin me SHBA-në

Karvani i emigrantëve

Qindra emigrantë nga Amerika Qendrore, që udhëtuan përmes Meksikës për të kërkuar azil në Shtetet e Bashkuara, arritën qytetin kufitar Tijuana.

Një grup prej 400 vetash u shkëput nga një karvan prej 5,000 njerëzish në Meksiko Siti.

Grupe më të mëdha pritet të arrijnë në kufi në ditët e ardhshme.

Emigrantët që thonë se kanë ikur nga dhuna dhe varfëria në vendet e tyre: Honduras, Guatemalë dhe El Salvador, e kanë bërë pjesën më të madhe të rrugës në këmbë.

Karvani është nisur qysh më 13 tetor nga qyteti San Pedro Sula në Honduras.

Autoritetet amerikane kanë dërguar ushtrinë në kufirin SHBA-Meksikë.

Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka cilësuar këtë karvan emigrantësh si “pushtim”.

Më 9 nëntor, ai ka nënshkruar një urdhër për emigrimin, i cili ua mohon kualifikimin për azil emigrantëve që kalojnë kufirin amerikan me Meksikën në mënyrë të paligjshme.

Melania Trump kërkon shkarkimin e një këshilltareje në Shtëpinë e Bardhë

Zonja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) Melania Trump thuhet se ka kërkuar shkarkimin nga detyra të zëvendëses së këshilltarit për siguri të presidentit të SHBA-së Donald Trump, Mira Ricardel.

Stephanie Grisham, zëdhënësja e Melania Trump, komentoi pretendimet për shkarkimin e Ricardel.

“Zyra e zonjës së parë të SHBA-së vlerëson se Mira Ricadel nuk meriton më të punojë në Shtëpinë e Bardhë”, ka thënë Grisham.

Shtëpia e Bardhë ende nuk ka lëshuar njoftim zyrtar lidhur me shkarkimin e Ricardel nga detyra.

“Wall Street Journal” në lajmet e publikuara të martën thekson se gjatë vizitës së Melania Trump në Afrikë muajin e kaluar ka ardhur deri te një konflikt të ekipit të saj dhe Ricardel për vendet në avion.

Siç pretendohet, Ricardel më herët ka patur mosmarrëveshje edhe me Sekretarin e Mbrojtjes Jim Mattis dhe me kolegë të tjerë. aa

Bie numri i aplikantëve të huaj në universitetet amerikane

Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të tërheqin një numër rekord studentësh ndërkombëtarë, por çmimi i lartë i studimit dhe retorika negative politike po e ngadalëson ritmin e aplikimeve, që kishte qenë intensiv gjatë dekadës së kaluar.

Shtetet e Bashkuara ende janë destinacioni kryesor në botë për mbi 1 milionë studentë të huaj, duke mirëpritur më shumë se dyfishin që pret vendi pas tyre, Britania. Por ndërsa 1.5 për qind më shumë studentë studiuan në Shtetet e Bashkuara vitin e kaluar, përqindja e studentëve të vitit të parë, ra me 6.6 percent, një prirje që u vu re për herë të parë një vit më herët, sipas raportit “Dyer të Hapura” të Institutit për Arsim Ndërkombëtar (IIE).

“Këto marrëdhënie janë kritike në një treg komkurrues, thotë Marie Royce, ndihmës sekretare shteti për Çështjet e Arsimit dhe Kulturës në Departamentin e Shtetit, duke sjellë 42 miliardë dollarë dhe 450 mijë vende pune në ekonominë amerikane.

Por kostoja e studimeve, nga 20 mijë dollarë në vit për universitetet publike deri në 70 mijë për universitetet private elite, i bëjnë Shtetet e Bashkuara të duken më pak tërheqëse për studentët ndërkombëtarë, ndërsa konkurrenca globale rritet, thonë eskpertët e arsimit.

65 për qind e studentëve ndërkombëtarë mbështeteb në “burime ndërkombëtare financimesh”, thotë zëdhënësja e IIE-së, Catherine Morris, dhe “më shumë se gjysma (59 për qind) financohen nga burimet e tyre dhe të familjes”.

Gjatë 30 vjetëve të fundit, thotë Rajika Bhandari, këshilltare e lartë për studime dhe strategji në IIE, kostoja është rritur 213 për qind në institucionet arsimore publike dhe 130 për qind në ato private.

Vendet e tjera po e ndjekin këtë prirje dhe po tërheqin studentë me çmime shumë më të ulëta për studim dhe duke ofruar mundësi për qëndrim të përhershëm dhe shtetësi.

“Ka vende vërtet konkurruese në këtë drejtim. Dikur ishte Britania dhe Amerika. Qeveritë, si pjesë e politikës së tyre ndërkombëtare, duan më shumë studentë nga vende të tjera. Shtetet e Bashkuara kanë konkurrencë të vërtetë”, thotë Allan Goodman, president i IIE-së dhe ish-dekan ekzkekutiv i Fakultetit për Shërbimin e Huaj në Universitetin Georgetown.

Në Kanada, studentët ndërkombëtarë pasi diplomohen, mund të marrin status të banorit të përhershëm pasi punojnë për një vit. Në Amerikë, duhet të presësh vite të tëra.

Alternativa për të marrë shtetësinë është e rëndësishme për studentët ndërkombëtarë, vendet e të cilëve nuk e kanë arritur të njëjtin standard jetese dhe nivel arsimimi.

“Modeli financiar aktual për arsimin e lartë, nuk është realist. Nuk mund të rrisim koston dhe të kemi borxhe gjithnjë e më të mëdha, as për studentët ndërkombëtarë, as ata vendas”, thotë Lynn Pasquerella, presidente e Shoqatës së Kolegjeve dhe Universiteteve Amerikane.

Përveç kostos, studentët e huaj dhe faniljet e tyre thonë se janë të alarmuar nga retorika politike, duke u ndjerë jo të mirëpritur dhe pyetur veten nëse Shtetet e Bashkuara janë një vend miqësor dhe i sigurt për të studiuar. Politikat e administratës së Presidentit Trump për imigracionin ofrojnë një numër të kufizuar për studentët.

Edhe çështjet e sigurisë i shqetësojnë aplikantët ndërkombëtarë, thonë ekspertët dhe prindërit pyesin a do të jenë fëmijët e tyre në rrezik.

“Nëse sheh lajmet, pse do doje ta sillje fëmjën në Amerikë. Studentët janë vrarë në Kaliforni dhe Florida. Kush do t’i inkurajonte njerëzit të vinit këtu në këto rrethana?”, thotë zonja Pasquerella.

Komentet kundër imigracionit janë “”acaruese”, thotë dekani i pranimeve i Universitetit të Kalifornisë së Jugut, Timothy Brunold.

“Gjithmonë më pyesin ‘a do të mirëpritet djali ose vajza ime në Shtetet e Bashkuara? A do ta marrin vizën , a do t’ia heqin vizën? A do të kenë mundësi të punojnë në SHBA, apo do të ketë kufizime”, thotë ai.

Megjithëse ekspertët thonë se rënia e numrit të studentëve mund t’u atribuohet shumë faktorëve, ajo përkon me ndalimin e udhëtimit që kufizoi imigracionin nga shtatë vende kryesisht myslimane në vitin 2017. Presidenti Donald Trump tha se ishte një masë për sigurinë kombëtare.

Por urdhrat kishin një efekt shumë negativ tek entusiazmi i studentëve të huaj, thonë ekspertët.

Afro dy vjet më pas, Shtetet e Bashkuara i kufizojnë në maksimum vizat për studentë ose shkëmbime vetëm për Sirinë dhe Korenë e Veriut, thotë Laura Stein, analiste për politikën e vizave në Zyrën e Çështjeve Konsullore. Por ajo shtoi se aplikantët nga ato vende mund të kërkojnë një autorizim për t’u përjashtuar nga kufizimi dhe se që nga 31 tetori 2018 janë dhënë 2,072 të tilla.

Ekspertët e arsimit të lartë thonë se siguria kombëtare është ngritur në mënyrë të tillë që të ndajmë demokracinë dhe standardet amerikane me studentë ndërkombëtarë tek të cilët do të rrënjoset përgjithmonë ajo marrëdhënie pozitive.

FBI: Shtohen krimet e urrejtjes në SHBA

Një pankartë me temën “Më të fortë se urrejtja” shpaloset gjatë një ndeshjeje në Pensilvani.

Numri i krimeve të urrejtjes në Shtetet e Bashkuara u rrit 17 përqind vitin e kaluar, rritja më e madhe që nga viti 2001, kur sulmet terroriste të 11 shtatorit nxitën një shtim të sulmeve ndaj amerikanëve me prejardhje myslimane dhe arabe.

Agjencitë e zbatimit të ligjit në Shtetet e Bashkuara raportuan një total prej 7,175 krimesh të urrejtjes për vitin 2017, nga 6,121 në vitin 2016, tha FBI në raportin vjetor për krimet e urrejtjes të publikuar të martën. Rreth 5,000 nga incidentet e raportuara cilësohen si krime kundër personit, të tilla si sulme apo kërcënime.

Raporti flet për një dyfishim të krimeve të urrejtjes anti-arabe dhe për një shtim dyshifror të incidenteve antisemite.

Prokurori i Përgjithshëm i detyrë i sapoemëruar, Matt Whitaker, e quajti raportin “një thirrje për veprim” dhe tha se Departamenti i Drejtësisë “do ta mbajë parasysh këtë thirrje”.

“Jam veçanërisht i shqetësuar nga rritja e krimeve anti-semite të urrejtjes, të cilat ishin edhe më parë krimet e urrejtjes fetare më të zakonshme në Shtetet e Bashkuara, çka dokumentohet mirë në këtë raport,” tha zoti Whitaker në një deklaratë. “Populli amerikan duhet të jetë i sigurt se ky Departament ka ndërmarrë tashmë veprime të rëndësishme dhe agresive kundër këtyre krimeve dhe se ne do t’i mbrojmë me forcë dhe në mënyrë efektive të drejtat e tyre”.

FBI-ja e përcakton krimin e urrejtjes si një “vepër penale kundër një personi ose një prone të motivuar tërësisht ose pjesërisht nga subjektivizmi i atij që e kryen atë ndaj një race, feje, aftësisë së kufizuar, orientimit seksual, etnisë, gjinisë apo identitetit gjinor”.

Shumica dërrmuese e krimeve të urrejtjes ndiqen ligjërisht në gjykatat shtetërore, ku prokurorët federalë zakonisht akuzojnë një deri në 24 të pandehur për krime të urrejtjes sipas statuteve të ndryshme federale të krimit të urrejtjes. Në vitin 2018, Departamenti i Drejtësisë paraqiti 22 raste të tilla, sipas një zëdhënëseje.

Shtimi i krimeve të urrejtjes në vitin 2017 ishte kryesisht i nxitur nga paragjykime racore dhe fetare.

Raca vazhdon të jetë faktori kryesor që nxiti krimet e urrejtjes në vitin 2017, gjatë të cilit pati 4,832 incidente të motivuara nga raca, përkatësia ose prejardhja etnike. Gjysma e të gjitha incidenteve me motive racore kishin të bënin me afrikano-amerikanët. Ato me motive anti-latino ose anti-hispanike përbënin gati 11 për qind të incidenteve me bazë racën. Krimet anti-arabe të urrejtjes, megjithëse përbënin një fraksion të të gjitha krimeve të urrejtjes me bazë racore, u dyfishuan, duke arritur në 102 incidente.

Feja ishte motivi i dytë më i madh i krimeve të urrejtjes, me 1,679 incidente të raportuara nga agjencitë ligjzbatuese. Në më shumë se 900 incidente, krimet anti-semite të urrejtjes përbënin 58 për qind të të gjitha krimeve të urrejtjes me motive fetare.

Numri i krimeve të urrejtjes ndaj myslimanëve ra në 273 incidente nga 314 që ishte në vitin 2016, por niveli mbeti shumë mbi mesataren historike. Në vitin 2015 dhe 2016, krimet anti-myslimane u rritën me gati 90 për qind, të nxitura nga një reagim ndaj sulmeve terroriste në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara dhe retorikës politike anti-myslimane.

“Njolla e krimit të urrejtjes vazhdon të dëmtojë komunitetet në qytetet dhe shtetet kudo në vend”, tha Maya Berry, drejtoreshë ekzekutive e Institutit Arabo-Amerikan. “Të dhënat e FBI-së konfirmojnë realitetin që ne të gjithë e dimë: urrejtja po rritet në Amerikë”.

Raporti i FBI-së mendohet se nuk e pasqyron plotësisht nivelin e vërtetë të krimit të urrejtjes në Shtetet e Bashkuara. Kjo pjesërisht sepse të dhënat bazohen në raportime vullnetare të agjencive ligjzbatuese, shumica e të cilave zakonisht nuk i raportojnë incidentet e urrejtjes. Më shumë se 16,000 agjenci ligjzbatuese morën pjesë në mbledhjen e të dhënave të FBI-së, por vetëm 2,000 prej tyre raportuan për krime të urrejtjes.

Në një deklaratë, Instituti Arabo-Amerikan vuri në dukje se raporti nuk ka përfshirë tre nga “aktet më të tmerrshme të dhunës së motivuar nga paragjykimet” të raportuara vitin e kaluar, ku hyjnë vrasja e Heather Heyer në 12 gusht gjatë një tubimi të nacionalistëve të bardhë në Sharlotsvil të Virxhinias; goditja fatale me thikë e dy personave që u përpoqën të përballeshin me një dikë që hidhte fyerje racore ndaj një gruaje të veshur me hixhab dhe dhe mikut të saj në një tren në Portland; dhe vrasja e dy indianë në Olejth të Kansasit.

“Të dhënat e FBI-së dhe ajo që mungon aty, tregojnë gjithashtu se sistemi i raportimit të krimit të urrejtjes që kemi nuk po i përgjigjet sa duhet kësaj dukurie,” tha zonja Berry në një deklaratë.

Raporti për vitin 2017 publikohet vetëm dy javë pas ngjarjes në një sinagogë të Pitsburgut në Pensilvani, ku një person vrau 11 vetë dhe plagosi gjashtë të tjerë.

Trumpi kritikon propozimin e Macronit për “ushtri evropiane”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump, ka kritikuar idenë e ushtrisë evropiane të aktualizuar së fundmi nga presidenti francez Emmanuel Macron.

“Macron mbron idenë e tij se Evropa duhet të formojë ushtrinë e saj për t’u mbrojtur nga SHBA, Kina dhe Rusia. Por Gjermania ishte ajo që sulmoi Evropën në Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore. Çfarë bëri Franca në atë kohë? Kishte filluar të mësonte gjermanishten deri në momentin që SHBA doli si shpëtimtar. Ju ose do të paguani NATO-n, ose nuk do të paguani”, ka shkruar Trump në rrjetin social Twitter.

Pas këtij postimi, Trumpi bëri edhe disa postime të tjera të njëpasnjëshme, në të cilat pohoi se Macron ka propozuar këtë ide për shkak të popullaritetit të tij të ulët në mesin e francezëve.

Në postimet e tjera, ai ka tërhequr vëmendjen në çekuilibrin e tarifave doganore të zbatuara në tregëtinë e verës mes Francës dhe SHBA-së.

“Në tregti, Franca prodhon verëra të shkëlqyera. Edhe SHBA po ashtu, por problemi është se Franca vendos tarifa doganore të mëdha, gjë që e vështirëson SHBA t’i shesë verë Francës. Amerika ia lehtëson Francës shitjen e verës. Zbaton tarifa shumë të vogla. Kjo situatë nuk është e drejtë, duhet të ndryshohet menjëherë”, ka shkruar presidenti amerikan.

Ndërkaq, në lidhje me francezët, Trump është shprehur se “Nuk ka ansjë vend më nacionalist se Franca. Janë njerëz me shumë krenari, dhe kanë të drejtë që të jenë të tillë”.

Trump postimeve të tij u ka dhënë fund me shprehjen “Ta ribëjmë Francën të madhe!”, slogan të cilin e ka përdorur gjatë fushatës së tij dhe në këtë rast e ka përshtatur për Francën.

Trump dhe Macron u takuan të dielën në Paris në ngjarjen përkujtimore të 100-vjetorit të marrëveshjes së armëpushimit që i dha fund Luftës së Parë Botërore. aa

CNN, padi ndaj Presidentit Trump për kthimin e kredencialeve të korrespondentit

CNN-i ka ngritur një padi kundër administatës së Presidentit Donald Trump me anë të së cilës ka kërkuar që t’i rikthehen kredencialet korrespondentit të Shtëpisë së Bardhë, Jim Acosta.

Shtëpia e Bardhë ia kishte hequr gazetarit Acosta kredencialet javën e kaluar.

Rrjeti televiziv e depozitoi padinë të martën në Gjykatën e Qarkut të Uashingtonit.

“Heqja e gabuar a kredencialeve shkel të drejtat e CNN-it dhe Jim Acostas për lirinë e shtypit, parashikuar në Amendamentin e Parë (të Kushtetutës) dhe të drejtat e tyre për procesin e duhur, parashikuar nga Amendamenti i Pestë”, thuhet në një deklaratë të CNN-it.

“Ne i kemi kërkuar kësaj gjykate të lëshojë menjëherë një urdhër për kthimin e menjëhershëm dhe të përhershëm të kredencialeve për Jim-in”.

Acosta është një nga gazetarët më të njohur të CNN-it. Ai ka një reputacion për pyetje të forta ndaj Presidentit Trump dhe zyrtarëve të tjerë të lartë të Shtëpisë së Bardhë.

Javën e kaluar, administrata e Presidentit Trump pezulloi “kredencialet e përhershme” të gazetarit në Shtëpinë e Bardhë. Pezullimi u bë, pasi zoti Acosta e sfidoi portretizimin që i ka bërë zotit Trump karvanin me imigrantë nga Amerika Qendrore duke e quajtur një “pushtim”.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë kishin akuzuar gjithashtu gazetarin Acosta se “kishte prekur” një ndihmëse të shtypit të Shtëpisë së Bardhë, e cila po përpiqej t’ia merrte mikrofonin nga duart gjatë shkëmbimit me Presidentin. Videoja nga ai moment tregon se Acosta nuk ishte agresiv me ndihmësen e shtypit.

Shoqata e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë tha të martën se “mbështet me forcë synimin e CNN-it për të kërkuar rikthimin e kredencialeve të lëshuar nga Shërbimi Sekret që Shtëpia e Bardhë as nuk duhet t’ia kishte hequr”.

“Presidenti i Shteteve të Bashkuara nuk ka asnjë punë që të zgjedhë arbitrarisht se cilët gazetarë e mbulojnë atë”, tha Presidenti i Shoqatës, Olivier Knox.

Në një deklaratë, Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders e shpërfilli padinë, duke e quajtur atë “një tjetër përpjekje për të tërhequr vëmendjen nga ana e CNN-it” dhe tha se Shtëpia e Bardhë i qëndron vendimit për t’i hequr krencialet zotit Acosta.

Që kur hyri në skenën politike në vitin 2015, zoti Trump vazhdimisht ka sulmuar verbalisht gazetarët dhe rrjetet mediatike që i sheh si të padrejtë ndaj tij. Një nga emërtimet më të ashpra që ai ka përdorur ndaj tyre është kur i ka quajtur “armiq të popullit”.

Trumpi mund ta shkarkojë Kirstjen Nielsen nga pozita e Sekretares për Siguri të Brendshme

Sekretarja për Siguri të Brendshme, Kirstjen Nielsen.

 

Presidenti amerikan, Donald Trump u ka thënë këshilltarëve të tij se ai dëshiron të largojë Kirstjen Nielsen nga pozita e Sekretares për Siguri të Brendshme dhe mund ta bëjë këtë në javët e ardhshme, ka raportuar gazeta Washington Post, duke cituar zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë.

Në një artikull të publikuar të hënën, gazeta ka raportuar se shkarkimi i saj mund të bëhet publik në javët e ardhshme.

Agjencia e lajmeve, Reuters ka raportuar për këtë gjë, megjithatë nuk ka konfirmuar këto raporte.

Sipas gazetës, Trump ka anuluar planet për të udhëtuar me Nielsen, e cila ka qenë e ngarkuar për zbatimin e politikës së tij ndaj migrantëve, ndonëse ishte planifikuar që ata të vizitonin trupat amerikane në kufirin jugor të Teksasit.

Përveç tjerash, gazeta ka raportuar se Trump po synon të zëvendësojë Nielsen me dikë që ka më shumë gatishmëri për të zbatuar politikat e tij rreth emigrimit.

Duke u bazuar në tri burime zyrtare, po kjo gazetë ka thënë se shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë, John Kelly, i cili po ashtu mund të largohet nga pozita që mban është duke synuar të shtyjë për më vonë ndonjë shkarkim.

Kur janë pyetur nga Washington Post, zyrtarët e Departamentit për Siguri të Brendshme, nuk kanë pranuar që të flasin në mënyrë të drejtpërdrejtë për largimin e Nielsen mirëpo një zëdhënës ka thënë se Sekretarja “është e përkushtuar për të zbatuar agjendën e presidentit për të mbrojtur amerikanët nga të gjitha rreziqet”.

Demokratja Kyrsten Sinema fiton garën për Senatin në Arizona

Në Shtetet e Bashkuara, partia demokrate siguroi një vend tjetër në Senat, të hënën në mbrëmje, pasi përfundoi numërimi i votave në Arizona, që zgjati thuajse një javë që nga data e zgjedhjeve më 6 nëntor.

Kyrsten Sinema fitoi garën ndaj kadidates republikane, Martha McSally me një epërsi prej afro dy për qind të votave, Ajo e uroi zonjën Sinema me një videomesazh në Twitter.

Demokratja Sinema u shpall fituese, gjashtë ditë pas zgjedhjeve.

“Arizona hodhi poshtë atë që është bërë normë në vend: sharjet, sulmet personale dhe bërjen e gjithçkaje vetëm e vetëm për t’u zgjedhur. Është e rrezikshme dhe na ul si vend. Por Arizona provoi se ja një mënyrë më të mirë për të ecur përpara”, tha ajo.

Zonja Sinena do të jetë senatorja e parë grua e Arizonës dhe do të zëvendësojë senatorin republikan Jeff Flake që po del në pension.

Gara e Arizonës ishte njëra nga dy garat për Senatin, rezultatet e së cilave nuk ishin shpallur pas zgjedhjeve për Kongresin të së martës së kaluar.

Një garë në Misisipi po shkon drejt një raoundi të dytë më 27 nëntor.

Ndërkohë autoritetet amerikane të zgjedhjeve vazhuan të numëronin dhe rinumëronin të hënën numrin e përgjithshëm të votave në disa zgjedhje rezultati i të cilave nuk është shpallur, afro një javë pas votimeve për kongresin.

Debate për rinumërimin në Florida

Vëmendja më e madhe është përqendruar në shtetin e Floridës, ku rezultati është në dyshim në dy gara ku republikanët kanë një epërsi të lehtë.

Në një garë për senatin, guvernatori i Floridës, Rick Scott po ruan një epërsi prej 12 mijë e 500 votash ndaj senatorit aktual demokrat, Bill Nelson, ndërsa në garën për postin e guvernatorit për të zëvendësuar zotin Scott, Kongresmeni Ron DeSantis ka një epërsi prej 34 mijë votash ndaj kryebashkiakut demokrat të kryeqytetit të shtetit, Andrew Gillum.

Presidenti Donald Trump, që bëri fushatë disa herë për kandidatët Scott dhe DeSantis, tha në Twitter se rinumërimi i votave në Florida është i manipuluar dhe duhet të ndërpritet, duke deklaruar fitues dy republikanët pasi kishin epërsi, kur u shpallën rezultatet të martën e kaluar.

“Rezultatet e zgjedhjeve në Florida duhet të shpallen në favor të kandidatëve Rick Scott dhe Ron DeSantis, pasi një numër i madh fletësh të reja votimi u shfaqën papritur dhe shumë fletë votimi nuk gjenden ose janë manipuluar. Një numërim i drejtë votash nuk është më i mundur. Duhet të pranohen rezultatet e natës së zgjedhjeve”, shkruante Presidenti në Twitter.

Demokrati Gillum, me mesazhin e tij në Twitter, reagoi ndaj zotit Trump për zgjedhjet e Floridës, duke iu përgjigjur “Dukesh nervoz”.

Zyrtarët e zgjedhjeve po numërojnë vota edhe në disa gara të tjera, përfshirë për disa vende të Dhomës së Përfaqësuesve dhe postin e guvernatorit në shtetin e Xhorxhas.

Në Xhorxha, kandidati republikan Brian Kemp, ka një epërsi prej 58 mijë votash ndaj rivales së tij demokrate, Stacey Abrams, një ligjvënëse e legjislaturës së shtetit, që po kërkon të bëhet e para guvernatore afrikano-amerikane e shtetit.

Humb zgjedhjet kongresisti që ishte miku më i mirë amerikan i Putinit

Ndoshta në Kremlin u panë disa fytyra të zhgënjyera fundjavën e kaluar, kur demokrati Harley Rouda u shpall fitues i zgjedhjeve në Kaliforni. Kjo fitore e shënoi fundin e karrierës 30-vjeçare të kongresistit Dana Rohrabacher, i cili dikur ia shkruante fjalimet presidentit Ronald Reagan dhe ishte bërë i njohur për miqësinë që kishte me menaxhmentin e të ashtuquajturës “Perandoria e Djallit”.

Shpesh i quajtur “kongresisti i parapëlqyer i Putinit”, Rohrabacher ishte gjithashtu një përkrahës i madh i mikut tjetër të Putinit në Shtëpinë e Bardhë. Asnjëra nga këto miqësi nuk iu vlerësua mirë nga votuesit në rajonin e tij, veçanërisht këtë vit, pasiqë gazeta “New York Times” kishte shkruar: “Z. Rohrabacher, 71 vjeçar, shihej si person i paqëndrueshëm sepse ai e mbronte Rusinë në kohën e akuzave për ndërhyrje në zgjedhjet e Shteteve të Bashkuara. Në korrik të vitit 2015, gjatë një vizite në Rusi, ai pranoi të takohet me Maria Butinan, e cila u akuzua nga prokurorët federalë këtë verë për veprimtari të fshehtë dhe për punë si agjente e huaj. Z.Rohrabacher vlerësohej aq i vlefshëm për Kremlinin, saqë FBI-ja e njoftoi atë në vitin 2012 se Rusia e shihte atë si një burim inteligjence dhe i referohej me emër të koduar. Përkrahja e tij për Vladimir Putinin ngriti dyshime edhe në mesin e bashkëpartiakëve të tij republikanë.”

Mundësi i Rohrabacherit, investuesi i patundshmërive, Harley Rouda, është një ish-republikan që u duk se ishte i duhuri pikërisht për këtë rajon, në të cilin republikanët kanë një epërsi prej dhjetë pikësh zgjedhore ndaj demokratëve, që mund të jetë arsye për përkrahjen e demokratëve kombëtarë për Roudan. I përzgjedhuri kishte fituar në mënyrë rutinore me epërsi të dukshme, përfshirë një fitore me 16 pikë dallim në vitin 2016. Por, mes jopopullaritetit të Trumpit dhe ndryshimit gradual të popullsisë në Kaliforni, shifrat e Rohrabacherit më në fund ishin ngritur.

Ai kishte refuzuar të tërhiqet deri sa të numërohen tërë votat, por fletëvotimet e fundit e shfaqin epërsinë e demokratëve në Kaliforni, me ç’rast po rrezikohet edhe fitorja e dy republikanëve tjerë, që janë ende në epërsi, Mimi Waltersit dhe Young Kimit. Rrjedhimisht, epërsia prej katër pikësh zgjedhore duket e paarritshme. Tash Rohrachacheri mund të kalojë kohë në Rusi aq sa të dëshirojë – sigurisht, si turist, shkruan “Intelligencer”, transmeton Gazeta Express.

Përktheu: Nasuf Abdyli

Presidenti Trump sulmon Evropën mbi tregtinë dhe mbrojtjen

Presidenti amerikan, Donald Trump, sapo u kthye në Uashington të hënën pasi shënoi 100 vjetorin e fundit të Luftës së Parë Botërore në Paris, kritikoi ashpër Evropën për shpenzimete mbrojtjes dhe për sufiçitin tregtar mbi Shtetet e Bashkuara.

Zoti Trump, në një sërë komentesh në Twitter shkruante se “ishte arritur shumë” në takimet e tij me udhëheqësit e tjerë botërorë. Por ai tha se nuk ishte “asnjëherë e lehtë të hapej tema se Shtetet e Bashkuara duhet të trajtohen me drejtësi, gjë që nuk është bërë, si nga ana ushtarake, ashtu edhe tregtare”.

Udhëheqësi amerikan vazhdonte se “ne paguajmë shuma TË MËDHA për mbrojtjen ushtarake të vendeve të tjera, qindra miliarda dollarë, për privilegjin e madh të humbjes së qindra miliarda dollarëve me të njëjtat vende në tregëti”.

Zoti Trump shtoi se u kishte thënë udhëheqësve “kjo gjendje nuk mund të vazhdojë dhe se “është dhe gjithmonë kaq qenë jashtëzakonisht e padrejtë ndaj Shteteve të Bashkuara. Sasi të mëdha parash të shpenzuara për mbrojtjen e vendeve të tjera dhe ne nuk marrim në këmbim asgjë tjetër veçse defiçite tregëtare dhe humbje. Ka ardhur koha që këto vende shumë të pasura, ose të paguajnë Shtetet e Bashkuara për mbrojten ushtarake që ajo siguron, ose të mbrojnë vetveten … dhe tregtia duhet të jetë E LIRË dhe E DREJTË!”

Presidenti Trump e ka deklaruar veten “nacionalist” me një botëkuptim ku Amerika vjen e para, në marrëdhëniet ndërkombëtare.Por të dielën në Paris, në ceremonitë me rastin e 100 vjetorit të Luftës së Parë Botërore. Presidenti francez Emmanuel Macron, ndërsa zoti Trump dëgjonte pranë tij, e denoncoi nacionalizmin në rritje në gjithë botën, duke e quajtur atë “një tradhti ndaj patriotizmit”.

Që kur u bë president para dy vjetësh, zoti Trump është ankuar vazhdimisht se shumë aleatë evropianë nuk e kanë plotësuar objektivin e NATO-s që deri në vitin 2024, të shpenzojnë dy për qind të ekonomive të tyre kombëtare për mbrojtjen, kryesisht për armë dhe forcat e armatosura.

Demokratët synojnë të mbrojnë hetimet e Muellerit përmes legjislacionit

Demokratët kanë rritur presionin ndaj ushtruesit të detyrës së Prokurorit të Përgjithshëm amerikan, Matthew Whitaker, duke i kërkuar atij që të qëndrojë larg hetimeve të Këshilltarit Special, Robert Mueller, lidhur me ndërhyrjen e mundshme të Rusisë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në SHBA.

Ata po ashtu kanë thënë të jenë zotuar për ta urdhëruar atë që të dëshmojë në vitin e ardhshëm.

Përfaqësuesi, Jerrold Nadler, që pritet të jetë në krye të Komitetit Gjyqësor në Dhomën e Përfaqësuesve ka thënë të dielën se Komiteti planifikon t’i bëjë ftesë për dëshmi Whitakerit, duke e vendosur të parin në listën e dëshmitarëve.

“Ai duhet të qëndrojë larg hetimeve. Ai ka shprehur armiqësi të plotë ndaj hetimeve”, ka thënë Nadler për një emision televiziv në ABC News.

“Emërimi i tij është pjesë e sulmeve në hetimet e Robert Muellerit”.

Lideri i pakicës në Senatin amerikan, Chuck Schumer ka thënë se partia e tij demokrate është duke synuar që të prezantojë një projektligj që do të mbronte hetimet lidhur me supozimet për ndërhyrje ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në SHBA, dhe ndonjë lidhje të mundshme në mes të fushatës së Trumpit dhe Rusisë.

Duke folur në emisionin televiziv në CNN, “State of the Union”, Schumer ka thënë se partia e tij mund të vendosë një masë për të mbrojtur Këshilltarin e Përgjithshëm, Robert Mueller dhe të miratojë legjislacionin në rast se ushtruesi i detyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, Matt Whitaker nuk e përjashton veten nga mbikëqyrja e hetimeve.

“Nëse ai qëndron aty, ai do të krijojë një krizë kushtetuese duke penguar apo shkarkuar Muellerin. Kështu që Kongresi duhet të veprojë”, ka thënë ai.

“Ne demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve dhe në Senat do të tentojmë të miratojmë një legjislacion, që do t’i ndalonte Whitakerit ndërhyrjen në hetimet e Muellerit”, ka shtuar ai.

Në një letër dërguar shefit për Etikë në Departamentin e Drejtësisë, Schumer, liderja demokrate në Dhomën e Përfaqësuesve, Nancy Pelosi dhe disa demokratë tjerë kanë kërkuar informacion nëse prokurorët për etikë në Departamentin e Drejtësisë kanë këshilluar Whitaker për të shfuqizuar kompentencat e tij në këto hetime dhe kanë kërkuar detaje lidhur me ndonjë udhëzim të mundshëm që mund të ketë marrë Whitaker.

“Duke lejuar një kundërshtar të zëshëm të hetimeve që t’i mbikëqyrë po ato, do të rezultojë me dëmtim të besimit publik në punën e Departamentit në këtë çështje shumë kritike”, është thënë në letër.

Demokratët kanë qenë tejet të shqetësuar lidhur me hetimet prej javës së kaluar, kur presidenti amerikan, Donlad Trump ka urdhëruar Prokurorin e Përgjithshëm, Jeff Sessions të japë dorëheqje dhe të zëvendësojë pozitën e tij me Whitaker, që deri në atë kohë ka shërbyer si shef i stafit të Sessions-it.

Largimi i Sessions i ka hapur rrugën Whitaker për të fituar qasje në hetimet e Muellerit, i cili është emëruar si këshilltar i pavarur për të nisur hetimet rreth çështjes ruse në vitin 2017.

Para se të punonte në Departamentin e Drejtësisë, Whitaker ka bërë një varg komentesh negative për hetimet e Muellerit.

Kellyanne Conway, kështilltare e Trumpit ka mbrojtur mbikëqyrjen e Whitakerit në hetime, kur është pyetur për një gjë të tillë në një transmetim televiziv në ABC.

“Komentet që ka bërë Matt Whitaker si qytetar privat nëpër televizione nuk e diskualifikojnë atë nga të qenit i drejtë dhe i paanshëm në mbikëqyrjen ehetimeve”.

Ajo ka shtuar se Trump është “100 për qind mbrapa Matt Whitakerit”.

Megjithatë, presidenti amerikan ka mohuar të ketë diskutuar hetimet e Muellerit me Whitaker para se ta emëronte në pozitën e ushtruesit të detyrës së Prokurorit të Përgjithshëm javën e kaluar.

Ndërkohë presidenti amerikan ka thënë vazhdimisht se ka autoritet për të shkarkuar Muellerin, këshilltar i pavarur i zgjedhur nga Departamenti i Drejtësisë, si dhe i ka cilësuar hetimet e tij si “gjueti shtrigash”.

Përveç tjerash, Trump është ankuar vazhdimisht se Sessions nuk ka bërë asgjë për të frenuar këto hetime.

Vendimi i Trumpit është kundërshtuar nga demokratët dhe ka nxitur mbajtjen e protestave në rrugë një javë më parë.

Qindra protestues kanë dalë në rrugët e qyteteve të mëdha në Shtetet e Bashkuara më 8 nëntor duke kërkuar mbrojtje të Këshilltarit Mueller.

Disa persona në Nju Jork kanë mbajtur mbishkrime në të cilat thuhej “Askush mbi ligjin” dhe “Duart larg Muellerit”.

Përgatiti: Krenare Cubolli

Presidenti Trump nderon ushtarët amerikanë në Luftën e Parë Botërore

Presidenti Donald Trump nderoi sot trupat amerikane, franceze dhe të aleatëve të tjerë që humbën jetën gjatë Luftës së Parë Botërore.

Ai foli gjatë një vizite në Varrezat dhe Memorialin Amerikan Suresnes pranë Parisit në prag të Ditës së Veteranëve, përpara se të kthehet në Uashington DC.

U.S. President Donald Trump speaks as he takes part in the commemoration ceremony for Armistice Day, 100 years after the end of World War One, at the Suresnes American Cemetery and Memorial in Paris, Nov. 11, 2018.

U.S. President Donald Trump speaks as he takes part in the commemoration ceremony for Armistice Day, 100 years after the end of World War One, at the Suresnes American Cemetery and Memorial in Paris, Nov. 11, 2018.

“Jemi mbledhur në këtë vend të shenjtë pushimi për të respektuar amerikanët trima që dhanë frymën e fundit në atë luftë të fuqishme”, tha presidenti.

Më shumë se 1.500 amerikanë që vdiqën gjatë luftës janë varrosur në këto varreza. Presidenti Trump është kritikuar që nuk shkoi për të vizituar një varrezë tjetër amerikane pranë Parisit të shtunën. Moti me shi nuk lejoi udhëtimin me helikopter që ishte planifikuar dhe vizita u anulua.

Presidente americano Donald Trump participa em cerimónia do Dia do Armistício, 100 anos depois do final da Guerra Mundial I, no Cemitério Americano de Suresnes em Paris. 11 Novembro 2018

Presidente americano Donald Trump participa em cerimónia do Dia do Armistício, 100 anos depois do final da Guerra Mundial I, no Cemitério Americano de Suresnes em Paris. 11 Novembro 2018

Presidenti Donald Trump ishte ndër udhëheqësit botërorë që morën pjesë në ceremoninë e organizuar në Paris për të shënuar 100 vjetorin e Luftës së Parë Botërore. Në fjalën e tij, Presidenti francez Emmanuel Macron tërhoqi vëmendjen tek rreziku i rikthimit të nacionalizmit dhe bëri thirrje për ruajtjen e trashëgimisë së paqes të vulosur me gjakun e të rënëve.

60 kryetarë shtetesh dhe qeverish u mblodhën sot në një ceremoni tek Varri i Ushtarit të Panjohur, një simbol i sakrificës së miliona njerëzve që vdiqën gjatë viteve 1914 – 1918.

Ceremonitë filluan në orën e saktë kur 100 vjet më parë, më 11 nëntor 1918, pushuan armët e luftës në Francën perëndimore.

Ceremonitë përkujtimore për Ditën e Armëpushimit në Francë

Photo Gallery:

Ceremonitë përkujtimore për Ditën e Armëpushimit në Francë

Udhëheqësit e shumicës së vendeve që dërguan ushtarë në frontin e perëndimit, ndër ta edhe Presidenti amerikan Donald Trump, qëndruan në heshtje për të nderuar sakrificën e të rënëve.

Asnjë ushtar që mori pjesë në Luftën e Parë Botërore nuk jeton më sot. Në atë kohë, ajo u quajt “lufta që do t’i jepte fund të gjitha luftërave”. Por, konflikti global shpërtheu sërish vetëm 20 vjet më pas me viktima dhe dëme të paprecedenta.

Presidenti Macron foli për sakrificat e një shekulli më parë gjatë katër viteve të masakrës në Evropë. Ai u bëri thirrje udhëheqësve të botës të bashkohen në “luftën për paqen”.

“Le të ndërtojmë shpresat tona, dhe jo frikën ndaj njëri-tjetrit. Së bashku, ne mund të shmangim kërcënimet – spektrin e ngrohjes globale, varfërisë, urisë, sëmundjeve, pabarazisë dhe injorancës. Ne jemi angazhuar në këtë luftë dhe mund ta fitojmë atë. Le ta ndjekim këtë rrugë sepse fitorja është e mundur “.

Ndërsa u pa të shtrëngonte duart me Presidentin rus Vladimir Putin gjatë ceremonisë, Presidenti Trump anulloi një vizitë të planifikuar për ditën e djeshme në një varrezë ushtarakësh amerikanë pranë Parisit. Në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë thuhet se vizita u anullua për shkak vështirësive logjistike të shkaktuara prej kushteve të motit.

Pati kritika në mediat sociale që Presidenti Trump qëndroi në Paris pa planifikuar aktivitete të mëtejshme, ndërkohë që transmetoheshin pamje gjatë ditës të Presidentit francez Emmanuel Macron dhe Kancelares gjermane Angela Merkel në vendin ku aleatët fitimtarë dhe Gjermania humbëse nënshkruan marrëveshjen që i dha fund luftës.

Udhëheqësit e Ballkanit në ceremonitë e Parisit

Nëpër botë të dielën po shënohet dita e përfundimit të Luftës së Parë Botërore. Armëpushimi I para një shekulli hyri në fuqi më 11 nëntor të vitit 1918, duke i dhënë fund kështu luftës katërvjeçare, që la pas vetes të paktën 10 milionë ushtarë dhe miliona civilë.

Franca, epiqendra e konfliktit të parë botëror, është mikpritëse e ceremonisë ndërkombëtare, në të cilën po marrin pjesë më shumë se 60 udhëheqës botëror.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, presidenti rus, Vladimir Putin, kancelarja gjermane, Angela Merkel, janë në mesin e udhëheqësve botërorë që po marrin pjesë në ceremoninë që filloi në orën 11, të ditës së 11-të të muajit të 11-të, përfshirë presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe atë të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Të dy ata morën pjesë edhe në darkën e së shtunës të organizuar nga presidenti francez, Emanuel Macron.

Ata shtrënguan duart me njëri tjetrin por, nuk ka pasur ndonjë bashkëbisedim më të gjatë ndërmjet tyre, ndonëse ishte paralajmëruar mundësia që të ketë një takim të ndërmjetësuar nga presidenti francez.

Të dielën ata shpërndanë rrjetet sociale postime për takime me udhëheqës botërorë, duke veçuar përshëndetjet me presidentin amerikan, Donald Trump.

Presidenti Thaçi tha se ka falënderuar presidentin Trump, “për mbështetjen amerikane për Kosovën dhe rolin e saj vendimtar për lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin. Në këtë periudhë të rëndësishme për Kosovën ishte inkurajuese të dëgjoj se presidenti Trump mbështet “100 për qind arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht të detyrueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, shkroi ai.

Në një postim tjetër ai tha se ka biseduar shkurt me kancelaren gjermane Angela Merkel, për arritjen “e marrëveshjes paqësore gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

“Të dy jemi pajtuar se mbështetja e Gjermanisë është qenësore për këtë marrëveshje dhe për anëtarësimin tonë në Bashkimin Evropian”, shkroi ai.

Presidenti serb, Vuçiç, tha se ka marrë lëvdata nga presidenti amerikan për popullin serb, ndërsa i kushtoi vëmendje të posaçme takimit të tij me kancelaren gjermane, Angela Merkel, e cila është më e zëshmja deri tash kundër ideve për ndryshimin e kufijve në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Cа немачком канцеларком Ангелом Меркел о билатералним односима, економској сарадњи, ситуацији у региону и европским интеграцијама Србије. https://t.co/pgltPLcEWk

— Александар Вучић (@avucic) November 11, 2018

Në një njoftim të zyrës së tij, thuhet se presidenti serb e ka informuar kancelaren Merkelin për rrjedhën e bisedimeve me Kosovën, duke vënë theksin tek taksa shtesë e vendosur nga Kosova ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.

Ishte kjo taksë që mbizotëroi takimin e fundit ndërmjet presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, i cili tha se nuk do të ketë vazhdim bisedimesh derisa kjo nuk hiqet.

Të martën, qeveria e Kosovës vendosi taksën në shenjë kundërshtimi ndaj sic u tha, fushatës agresive të Serbisë ndaj shtetësisë së Kosovës.

Serbia vazhdon të kundërshtoja pavarësinë e Kosovës, që u shpall në shkurt të vitit 2008 me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve kryesore të Bashkimit Evropian. Por ajo është përfshirë në një proces bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, që është kusht për integrimet evropiane të të dyja palëve.

Por, procesi i bisedimeve që u vu nën hijen e ideve për ndryshime kufijsh, po ngecë me gjithë paralajmërimet se fillimi i vitit të ardhshëm do të duhej të ishte periudhe e përmbylljes së një marrëveshjeje ndërmjet të dyja vendeve.

Të paktën 25 të vdekur nga zjarret në Kaliforni

Qyteti Paradise, Kaliforni

Të paktën 25 persona kanë vdekur pas zjarreve të mëdha në Kaliforni, thonë zyrtarët.

Vlerësohet se 250,000 mijë njerëz janë detyruar që të largohen nga shtëpitë e tyre, për t’iu shmangur tri zjarreve të mëdha që kanë kapluar këtë shtet amerikan, raporton BBC.

Ndërkaq, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka shprehur zemërimin e tij, duke thënë se menaxhimi i dobët i pyjeve është shkaktari i zjarreve.

Zjarret nisën në qarkun Butte të enjten dhe zjarrfikësit ishin të pafuqishëm që ta ndalnin atë. Zjarri u përhap me shpejtësi në qytetin Paradise, duke shkaktuar dëme.

Meteorologët thonë se si pasojë e kushteve atmosferike, zjarret mund të mos shuhen edhe për një javë, por zjarrfikësit shpresojnë që të shfrytëzojnë ndaljen e përkohshme të erës dhe të shuajnë zjarrin.

Florida, vendim për rinumërim elektronik të votave

Pakë kohë pas përfundimit të numërimit të votave të zgjedhjeve për senat dhe guvernator në Florida, Sekretari i Shtetit i këtij shteti nxorri vendimit për rinumërim elektronik të tyre për shkak të dallimit të vogël mes kandidatëve.

Sipas ligjit për zgjedhje të Floridës nëse dallimi mes kandidatëve është më i vogël se 0,5 për qind të votave, atëherë mund të ketë një rinumërim elektronik të votave. Nëse dallimi është më vogël se 0.25 për qind, mund të kërkohet edhe një rinumërim me dorë i votave.

Në zgjedhjet për senat në Florida, kandidati republikan Rick Scott ka një epërsi prej 0,15 (15,562 vota) për qind të votave ndaj rivalit të tij demokrat Bill Nelson. Ndërsa, në garën për guvernator të këtij shteti, kandidati republikan Ron DeSantis ka një epërsi prej 0,4 (33,684 vota) për qind ndaj rivalit të tij demokrat Andrew Gillum.

Zyrtarët e zgjedhjeve kanë afat deri të ejten për të përfunduar rinumërimin elektronik të votava.

Kandidati republikan Rick Scott akuzoi këtë javë demokratët për përpjekje për të vjedhur zgjedhjet.

“Çdo floridian duhet të jetë i shqetësuar se mund të ketë mashtrime të pakontrolluara në distriktet Palm Beach dhe Broward”.

Epërsia e kandidatit Rick Scott, guvernatori aktual i Floridës, është zvogëluar në garën për senator ndaj rivalit të tij demokratit Bill Nelson.

Presidenti Trump gjithashtu komentoi mbi zgjedhjet në Florida para se të nisej drejt Evropës.

“Dhe papritur ata po gjejnë vota që nuk ekzistonin më parë. Rick Scott fitoi me një diferencë të mirë, pavarësisht se rezultati ishte i ngushtë. Çdo dy orë tani epërsia e tij po zvogëlohet”.

Por zyrtarët shtetërorë të zgjedhjeve në Florida po mbrojnë veprimet e tyre.

“Ne duhet të numërojmë votat për votuesit tanë dhe ne duam të jemi të saktë, jo të shpejtë. Është për të ardhur keq që ka shumë keqinformim në publik”, tha Susan Bucher, mbikqyrëse e zgjedhjeve në Florida.

Votat e zgjedhjeve për senat dhe ato për guvernator në Florida mund të rinumërohen.

Republikani Ron DeSantis shpalli fitore në garën për guvernator ndaj demokratit Andrew Gillum të martën.

“Unë jam i gëzuar për mundësitë që kemi në shtetin e Floridës. Nuk mund të mendoj për një shtet më të mirë se Florida për ta udhëhequr”.

Por edhe epërsia e zotit DeSantis është ngushtuar, dhe Gillum po u kërkon mbështetësve të tij që të jenë të durueshëm.

“Ne shpresojmë që çdo votë do të numërohet”.

Një tjetër garë e pavendosur është në Xhorxhia, ku demokratja Stacey Abrams ndodhet prapa republikanit Brian Kemp në garën për guvernator.

“Ka ende vota që duhet numëruar. Ka zëra që presin të dëgjohen.”

Zoti Kemp tashmë ka shpallur fitoren dhe shpreson që të ruaj pragun prej 50 për qind të votave për të shmangur balotazhin muajin e ardhshëm.

“Unë ju premtoj se do punojë për të gjithë banorët e Xhorxhias dhe do të jem një guvernator, i cili mendon më shumë për të bërë atë që është e drejtë se sa atë që është më e mirë politikisht”.

Një tjetër rezultat i pavendosur është ai i zgjedhjeve për senator në Arizona, ku demokratja Kyrsten Sinema ka një epërsi të lehtë ndaj rivales së saj republikane Martha McSally.

Asnjë nga këto gara nuk e ndryshon balancën e pushtetit të vendosur në zgjedhjet e së martës, ku demokratët fituan kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve, ndërsa republikanët ruajtën shumicën në Senat.

Trumpi reagon ndaj Macronit për krijimin e ushtrisë evropiane

UASHINGTON – Presidenti i SHBA-ve Donald Trump e ka quajtur si “shumë poshtëruese” deklaratën e presidentit francez Emmanuel Macron i cili ka thënë se “Evropa duhet të krijojë ushtrinë e saj për t’u mbrojtur nga SHBA, Kina dhe Rusia”.

Trumpi, i cili ka udhëtuar në Francë për të marrë pjesë në aktivitetet që do të mbahen në Paris me rastin e 100 vjetorit të marrëveshjes së armëpushimit që i dha fund Luftës së Parë Botërore, nëpërmjet llogarisë së tij në Twitter ka vendosur në objektiv presidentin francez Macron.

“Presidenti francez Macron ka propozuar se ‘Evropa duhet të krijojë ushtrinë e saj për t’u mbrojtur nga SHBA, Kina dhe Rusia‘. Shumë poshtëruese. Ndoshta Evropa më parë duhet të paguajë borxhin e saj ndaj NATO-s, për të cilën SHBA ka dhënë një mbështetje shumë të madhe”, ka theksuar Trump.

Presidenti francez Macron në një deklaratë javë më parë tërhoqi vëmendjen për rrezikun nga Rusia me ç’rast tha se “Evropianët nuk mund jenë të sigurtë përsa kohë që nuk do të krijohet një ushtri sovrane e Bashkimit Evropian e cila të jetë e pavarur nga SHBA-ja”. aa

Presidenti Trump shkon në Francë për të shënuar 100 vjetorin e Luftës së Parë Botërore

Presidenti Donald Trump do të shkojë në Francë këtë fundjavë së bashku me dhjetra udhëheqës të tjerë botërorë për të marrë pjesë në ceremonitë me rastin e 100 vjetorit të armëpushimit, që i dha fund Luftës së Parë Botërore. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Henry Ridgwell, marrëdhëniet mes Amerikës dhe aleatëve të saj janë të tensionuara – dhe Franca madje ka paralajmëruar se klima e tanishme gjeopolitike të kujton periudhën para luftërave botërore.

Duke vizituar vendet e betejave të dikurshme këtë javë, presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi për kërcënimet aktuale ndaj kontinentit – duke i thënë radios franceze se Evropa duhet të krijojë ushtrinë e vet.

“Ne duhet të mbrojmë veten nga Kina, nga Rusia dhe madje edhe nga Shtetet e Bashkuara”.

Zyrtarët francezë thanë se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara nuk do të ndikohen nga humbja e kontrollit të Dhomës së Përfaqësuesve nga partia republikane në zgjedhjet e mes-mandatit.

Presidenti amerikan do të zhvillojë bisedime me presidentin Macron të shtunën. Nuk është e qartë nëse do të realizohet një takim i përfolur mes Trumpit dhe homologut të tij rus Vladimir Putin.

Presidenti Trump më vonë do të vizitojë Belleau Wood, skenën e një prej betejave më të ashpra të zhvilluara nga trupat amerikane.

1,811 ushtarë amerikanë u vranë ndërsa sulmuan pozicionet gjermane. Pjesa më e madhe e luftimeve u bë trup me trup. Pas më shumë se tre javë luftimesh, trupat amerikane morën Belleau Wood-in më 26 qershor të vitit 1918.

“Ata ndeshën me zjarrin e furishëm të armikut. Në vend që të sprapseshin, në vend që të tërhiqeshin, gjë që në kohën e luftës do të kishte qenë normale për trupat dhe të prisnin artilerinë t’i përforconte, ata u hodhën në sulm”, thotë historiani francez Jean-Michel Steg.

Deri në fund të luftës, mbi 116 mijë trupa amerikane gjetën vdekjen duke mbrojtur Evropën. Njëqind vjet më vonë, lidhjet transatlantike janë të tensionuara – por aleanca vazhdon.

“Marrëdhëniet mes këtyre fuqive, nuk janë gjithmonë të lehta. Dhe ka arsye për këtë. Por kur vjen këtu, mes njerëzve në këto fshatra, ata kujtojnë me një respekt të madh ushtarët amerikanë”, thotë Bruce J. Malone Jr, në varrezat ushtarake amerikane në Meuse-Argonne..

Muzeu “Romagne 14-18” aty pranë përshkruan jetën e ushtarëve në vijën e frontit, përmes ekspozimit të mijëra sendeve të gjetura nga fushat e betejës.

“Ajo që përpiqem t’u tregojë vizitorëve në këtë muze është se poshtë këtyre helmetave, janë të gjithë njësoj, të gjithë njerëz”, thotë Jean-Paul De Vries, pronar i këtij muzeu.

40 milionë njerëz, nga të gjitha palët në konflikt, humbën jetën. Ata do të kujtohen të dielën në ceremoninë e Ditës së Armëpushimit në Arkun e Triumfit të Parisit, ku do të marrin pjesë dhjetra udhëheqës botërorë.

Presidenti Trump më vonë do të marrë pjesë në një ceremoni të veçantë për Ditën e Veteranëve në një varrezë amerikane.

Kritikët: Trajtimi i gazetarit të CNN-it nga Shtëpia e Bardhë, “jodemokratik”

Shtëpia e Bardhë i ka hequr kredencialet korrespondentit Jim Acosta të televizionit CNN, pasi një shkëmbimi të ashpër që ai pati me Presidentin Donald Trump. Bllokimi i gazetarit nga Shtëpia e Bardhë është shembulli i fundit i një marrëdhënieje të tensionuar të presidentit me median. Siç njofton korrespondenti Bill Gallo, shumë gazetarë shqetësohen se këto raste krijojnë pararendës të rrezikshëm për demokracinë:

Disa e shohin përjashtimin e gazetarit nga korpusi i medias i Shtëpisë së Bardhë si një tjetër pikë e ulët në marrëdhëniet e presidentit me gazetarët.

Vendimi u mor pasi gazetari i CNN-it, Jim Acosta i kërkoi me ngulm reagim presidentit për karakterizimin e imigrantëve si pushtues.

“Ata janë qindra kilometra larg. Qindra e qindra kilometra larg. Nuk bëhet fjalë për pushtim,” tha gazetari.

“Ma lër mua të qeveris vendin. Ti drejto CNN-in. Nëse do të dije si ta bëje atë punë, do të kishit shumë më tepër popullaritet. Mjaft tani,” i përgjigjet presidenti.

Shtëpia e Bardhë e cilësoi si “plotësisht të papranueshëm” këtë shkëmbim dhe i hoqi gazetarit kredencialet si korrespondent i Shtëpisë së Bardhë.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders e akuzoi gazetarin se kishte “vënë duart mbi” një ndihmëse të Shtëpisë së Bardhë.

Në video shihet një veprim që nuk përcjell keqdashje ndaj ndihmëses së Shtëpisë së Bardhë, por zëdhënësja më pas publikoi një video të redaktuar ku akti dukej më këcënues.

“Ajo po përpiqej t’i merrte mikrofonin gazetarit, ai po përpiqej të mos e lëshonte mikrofonin. Është një moment i pakëndshëm, por është absurde të aludohet në ndonjë mënyrë se ajo u abuzua fizikisht,” thotë analisti Tom Rosenstiel.

Gazetari Acosta njihet për një qëndrim kritik ndaj Shtëpisë së Bardhë, për pyetje të forta në adresë të presidentit dhe zëdhënëses së tij që shpesh duket sikur i bën për të tërhequr vëmendjen tek vetja.

Por Shoqata e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë thotë se stili i tij nuk ka rëndësi dhe e cilëson veprimin e Shtëpisë së Bardhë “të dobët, të pamenduar dhe të tepruar”.

Organizata “Gazetarët Pa Kufi” e cilëson si një përgjigje “jodemokratike”.

“Këtë përgjigje me heqjen e kredencialeve e shohim në vende me regjime shtypëse. Nuk është e zakontë në Shtetet e Bashkuara,” thotë Cortney Radsch e Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve.

Shkëmbimet e ndezura të presidentit me gazetarët shpesh marrin nuanca teatrale. Por analistët thonë se veprimi i fundit mund të ketë ndikim të gjerë.

“Pushtetarët në të gjithë botën, ata që duan të kufizojnë shtypin e lirë dhe të godasin legjitimitetin e gazetarisë, ata që nuk duan që veprimet e tyre të mos bëhen publike e të mos analizohen, kanë përdorur termin “lajme të rreme”, e kanë sulmuar shtypin si “armik i popullit” dhe kanë përdorur të njëjtat justifikime si administrata Trump për të akuzuar, dilegjitimuar dhe kufizuar qasjen e gazetarëve dhe të portaleve mediatike,” thotë zonja Radsch.

Por zëdhënësja Sanders i përmbahet vendimit, duke thënë se Jim Acostas i janë hequr pa afat të caktuar kredencialet për të raportuar nga Shtëpia e Bardhë.

Shtëpia e Bardhë: Hetimet e Muellerit do të vazhdojnë

Shtëpia e Bardhë ka thënë se pavarësisht ndryshimit të udhëheqësisë në Departamentin e Drejtësisë, do të vazhdojnë hetimet e Këshilltarit Special, Robert Mueller lidhur me supozimet për ndërhyrje ruse në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së më 2016.

Zëdhënësja, Kellyanne Conway, ka thënë për Fox News më 8 nëntor se “kjo është vazhdimësi, hetimet e Muellerit do të vazhdojnë”.

Këto komente kanë ardhur një ditë pasi presidenti amerikan, Donald Trump ka detyruar Jeff Sessions të japë dorëheqje nga pozita e Prokurorit të Përgjithshëm, duke rritur shqetësimet në mesin e liderëve demokratë lidhur me të ardhmen e hetimeve të Muellerit, të cilat Trump, i ka cilësuar “të turpshme” dhe shumë të “dëmshme” për shtetin.

Sessions pati shpëtuar veten nga mbikëqyrja e hetimit që është duke kërkuar edhe ndonjë lidhje të mundshme në mes të figurave rusë dhe fushatës së Trumpit.

Sessions përndryshe ka shërbyer në fushatën e Trumpit para se bëhej pjesë e Departamentit të Drejtësisë.

Si zëvendës i Sessionit, Rod Rosenstein ka pasur autoritet për hetimet e Muellerit.

Mirëpo Trump ka emëruar shefin e stafit të Sessions-it, Matt Whitaker, që të jetë ushtrues detyre i Prokurorit të Përgjithshëm, duke i dhënë kompetencë që të mbikëqyrë hetimet e Muellerit.

Whitaker, ish-republikan ka bërë thirrje publikisht për kufizim të hetimeve, duke nxitur shumë demokratë që të kërkojnë nga ai të qëndrojë larg çështjeve të lidhura me hetimet.

E pyetur nëse Trump i ka kërkuar Whitakerit të ndalojë hetimet, zëdhënësja Conway u ka thënë gazetarëve jashtë Shtëpisë së Bardhë se “presidenti nuk e ka udhëzuar atë asgjë”, përveç se të ushtrojë detyrën e Prokurorit.

Moska në anën tjetër mohon të ketë ndërhyrë në zgjedhjet amerikane, derisa edhe Trump ka përsëritur vazhdimisht se “nuk ka pasur bashkëpunim” në mes të fushatës së tij dhe Rusisë.

Në Moskë, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka cilësuar hetimet amerikane për ndërhyrje të mundshme ruse në zgjedhje si “kokëdhembje për homologët tanë amerikanë” mirëpo nuk ka pranuar të komentojë shkarkimin e Sessionsit duke thënë se “nuk ka të bëjë asgjë me ne”.

Gjykata: “Trumpi nuk mund t’i japë fund programit që mbron emigrantët pa dokumente”

UASHINGTON – Një gjykatë federale amerikane e apelit ka dhënë një vendim me të cilin bllokoi vendimin e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, për t’i dhënë fund programit që mbron emigrantët pa dokumente që mbërritën në vend si fëmijë nga dëbimi.

Gjykata e 9-të e Apelit e Kalifornisë në SHBA mbajti në vend përpjekjen nga Departamenti i Sigurisë Kombëtare (DHS) për t’i dhënë fund programit, program që fillimisht u prezantua nga ish-presidenti Barack Obama në vitin 2012.

Paneli prej tre gjyqtarësh tha se arsyet e administratës së Trumpit për dhënien fund të programit ishin me të meta dhe “kishin dështuar për të deklaruar një kërkesë”.

Gjykata po ashtu tha se “shfuqizimi i programit, të paktën siç është e justifikuar në këtë regjistrim është arbitrar dhe kapriçioz ose ndryshe në kundërshtim me ligjin”.

Shtyrja e Veprimit ndaj Emigrantëve Fëmijë (DACA) siguroi përfitime dhe mbrojtje për emigrantët pa dokumente që mbërritën në SHBA si fëmijë.

Programi jo vetëm që mbrojti emigrantët fëmijë pa dokumente nga deportimi i tyre, por u dha atyre një leje pune në mënyrë që ata të mund të kërkonin ligjërisht punësim në SHBA.

Programi ka mbrojtur rreth 800 mijë emigrantë pa dokumente në pesë vitet që kur u prezantua. aa

Gjyqtarja e Gjykatës Supreme në SHBA thyen brinjtë

Gjyqtarja, Ruth Bader Ginsburg.

Gjyqtarja e Gjykatës Supreme në Shtetet e Bashkuara, Ruth Bader Ginsburg, ka thyer tre brinjë pasi është rrëzuar të mërkurën, ka njoftuar Gjykata.

Ajo është rrëzuar në zyrën e saj në Gjykatën Supreme në Uashington.

Ginsburg, 85 vjeçare ka shkuar në shtëpi sepse nuk është ndjerë mirë dhe më pas është nisur drejt spitalit universitar, George Washington në mëngjesin e së enjtes, është thënë në deklaratë.

Pas kontrolleve është parë se ajo ka thyer tre brinjë në pjesën e majtë të trupit dhe se tani u është nënshtruar trajtimit.

Kjo nënkupton se Ginsburg, gjykatësja më e lartë e krahut liberal, nuk do të jetë prezente në ceremoninë inauguruese të Brett Kavanaugh, emërimi i të cilit ka shkaktuar protesta për shkak se ai akuzuar për sjellje të keqe seksuale.

Emërimi i tij që është konfirmuar muajin e kaluar nga Senati, ka rikthyer shumicën e konservatorërve në Gjykatën me nëntë anëtarë.

Trump i kërkon falje gjykatësit Kavanaugh

Kjo gjykatë ka fjalën përfundimtare në çështjet si aborti, armët dhe rregulla tjera.

Presidenti amerikan, Donald Trump, që ka nominuar Kavanaugh do të jetë pjesë e ceremonisë së inaugurimit të tij.

Ginsburg është emëruar gjyqtare e Gjykatës Supreme në vitin 1993 nga presidenti i atëhershëm amerikan, Bill Clinton.

SHBA, bashkëpunim apo rivalitet pas zgjedhjeve

Relievi politik ndryshoi këtë javë në Uashington pas rezultatit të zgjedhjeve për Kongres. Demokratët e opozitës kanë fituar shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve, ndërsa republikanët kanë forcuar kontrollin në Senat. Rezultati nga shumë analistë shihet si një vlerësim i ndarë i elektoratit për udhëheqjen e Presidentit Donald Trump.

Presidenti Trump foli dje në Shtëpinë e Bardhë për mundësinë e bashkëpunimit me demokratët, të cilët tani kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve.

“Dua të shoh bashkëpunim dypartiak. Dua të shoh unitet. Mendoj se shanset janë të mira, ndoshta jo në çdo temë, por gjithsesi ekzistojnë shanse të mira për bashkëpunim”.

Presidenti Trump i quajti meritë të tij fitoret e republikanëve në Senat:

“Mendoj se rezultatet që kam dëgjuar dhe besoj se do të konfirmohen, dëshmojnë se njerëzit më pëlqejnë mua dhe punën që po bëj”.

Udhëheqësja e demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve Nancy Pelosi la të hapur mundësinë për bashkëpunim me presidentin mbi kujdesin shëndetësor dhe tema të tjera.

“Do të përpiqemi për bashkëpunim dypartiak. Besojmë se e kemi për detyrë të identifikojmë pika të përbashkëta aty ku është e mundur. Aty ku është i pamundur bashkëpunimi, ne do t’u përmbahemi parimeve tona”.

Demokratët shprehen të kënaqur me rezultatet në Dhomën e Përfaqësuesve, por të zhgënjyer nga humbjet në Senat. Ish-ligjvënësi Patrick Murphy foli në emisionin e Zërit të Amerikës, Plugged In:

“Nuk ishte një valë e madhe ndryshimi siç ishte parashikuar. Kjo dëshmon se njerëzit nuk votojnë më së shumti për temat, por lidhur me Presidentin Trump”.

Pas zgjedhjeve të së martës, është i paqartë kursi që do të marrë politika në Uashington, thotë analistja Karen Tumulty:

“Kemi dëgjuar një vendim të përzier. U duk sikur dallga blu ndeshi në murin e kuq. Mendoj se aleatët e Amerikës nëpër botë do ta kenë shumë të vështirë të kuptojnë çfarë po ndodh përveçse do të shohin ngecje të përsëritura në Kongres”.

Analisti John Fortier thotë se nuk duhet të mendohet si i pamundur një farë bashkëpunimi mes presidentit dhe demokratëve:

“Ka gjëra që mund të arrihen me bashkëpunim mes demokratëve dhe republikanëve. Është e vështirë pasi të dyja palët kanë qëndrime diametralisht të kundërta. Megjithatë ka gjëra që mund të realizohen, por jo axhenda e presidentit”.

Por presidenti mund të stepet nëse demokratët hapin procese hetimore mbi Shtëpinë e Bardhë, thotë politologia Molly O’Rourke:

“Do të ndryshojnë shumë gjërat në presidencën Trump tani që demokratët kanë Dhomën e Përfaqësuesve, e cila ka mundësinë ta sfidojë presidentin në axhendën legjislative, por edhe në mënyrën si udhëhiqet administrata”.

Pas zgjedhjeve për Kongres, Presidenti Trump duket edhe se ka marrë zemër, por edhe sikur është vënë përballë një sfide të re. Por ai duket i gatshëm për dy vitet e fundit të mandatit të tij që besohet se do të sjellin beteja të forta politike.

SHBA: çfarë pasojash ka shkarkimi i Prokurorit të Përgjithshëm tek hetimi mbi Rusinë?

Zllatica Hoke

Prokurori i Përgjithshëm, Jeff Sessions dha dorëheqjen të mërkurën, një lëvizje jo e papritur. Zoti Sessions kishte qenë nën presionin e Presidentit Donald Trump për të dhënë dorëheqjen që kur u tërhoq nga hetimi për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016. Hetimi i Prokurorit të Posaçëm, Robert Mueller, që ka nxjerrë në pah shkelje nga disa prej bashkëpunëtorëve të afërt të Presidentit, është quajtur një “gjueti shtrigash” nga Presidenti, i cili caktoi një Prokuror të Përgjithshëm në detyrë, i cili është po ashtu kritik ndaj hetimit.

Dorëheqja e zotit Sessions ishte e pritshme, por ndoshta jo kaq shpejt pas zgjedhjeve të Kongresit.

“Mendoj se presidenti donte të priste nëse do të vërtetoheshin parashikimet më të pafavorshme, pra nëse demokratët merrnin nën kontroll Senatin, pasi në atë rast ai nuk e hiqte dot zotin Sessions”.

Profesori i së drejtës, David Abraham thotë SE një shumicë e re republikane në senat do të bëjë të mundur që kandidati i tij për postin të konfirmohet me shpejtësi.

Por zoti Trump do gjithashtu ta shmangë nxjerrjen e raportit për hetimin e tij nga Prokurori Robert Mueller, thotë një tjetër ekspert ligjor, Paul Shiff Berman.

“Tani që zgjedhjet mbaruan, është pikërisht momenti i përshtatshëm për ekipin e zotit Mueller që të paraqesë përfundimet e punës së javëve të fundit, që shumë njerëz mendojnë se do për përfshijë ngritjen e disa padive. Dhe ndoshta raporti do të ketë të bëjë si me konspiracionin për Rusinë, ashtu edhe me përpjekjet e administratës së Presidentit Trump për të oenguar drejtësinë në hetimin për këtë konspiracion të mundshëm”.

Analistët thonë se nëse Prokurori i Përgjithshëm në detyrë, Matthew Whitaker merr në dorë mbikqyrjen e hetimit, ai mund ta kufizojë atë ose ta ndalë tërësisht.

Demokratët në kongres janë kundër çdo përpjekjeje për ndërhyrje në hetim.

“Këndvështrimi ynë i palëkundur është që çdo Prokuror i Përgjithshëm, aktuali apo cilido tjetër, nuk duhet të ndërhyjë në asnjë mënyrë në hetimin e zotit Mueller. Nuk duhet të ketë kompetencën ta ndërpresë, apo ta kufizojë atë.

Analisti Abraham thotë se zoti Mueller ka gjasa të reagojë me shpejtësi nëse është e nevojshme.

“Mund të sjellë si rezultat një valë padish, në mënyrë që raporti të dalë para se të mbyllet hetimi. Ky do të ishte një skenar. Nuk besoj që zoti Mueller të mos ketë një plan veprimi në rast se shkarkohet ose i jepet urdhër të ndalë punën”.

Analistët thonë se zoti Sessions ishte një zbatues i përkushtuar i politikave të zotit Trump dhe politikave të tjera, por çështja e Rusisë duket se e la në hije besnikërinë e tij.

Policia lokale: 13 të vrarë në incident me armë zjarri në Kaliforninë e Jugut

THOUSAND OAKS, CALIF. —

Autoritetet në Kaliforninë e Jugut thonë se një person i armatosur vrau 12 vetë të mërkurën në darkë duke qëlluar në një bar dhe një klub nate.

Sherifi i komunës Ventura, Geoff Dean tha në komentet për gazetarët se polici i parë që kishte mbërritur në skenën e ngjarjes në klubin Borderline Bar & Grill në qytetin Thousand Oaks ishte qëlluar sapo ishte futur për t’u përballur me personin e armatosur.

Sheriff's deputy speaks to a potential witness as they stand near the scene, Nov. 8, 2018, in Thousand Oaks, Calif. where a gunman opened fire Wednesday inside a country dance bar crowded with hundreds of people.

Sheriff’s deputy speaks to a potential witness as they stand near the scene, Nov. 8, 2018, in Thousand Oaks, Calif. where a gunman opened fire Wednesday inside a country dance bar crowded with hundreds of people.

Ai tha se oficeri Ron Helus, me një karrierë 29 vjeçare në forcat e rendit kishte vdekur më pas në spital.

“I thashë bashkëshortes së tij se ai vdiq pas një akti heroik,” tha sherifi.

Incidenti ka lënë edhe plot të plagosur, por Sherifi Dean tha se numri i saktë ende nuk dihet sepse shumë prej tyre kishin shkuar vetë në spital për mjekim.

“Është një incident i tmerrshëm. Është pjesë e episodeve të tmerrshme që po shohim në këtë vend kudo; kjo e bën të pamundur të analizosh logjikisht akte të tilla të palogjikshme,” tha sherifi.

Hetuesit po bashkëpunojnë me agjentët e FBI-së për të zbuluar identitetin e personit që qëlloi dhe motivet e aktit.

Sherifi Geoff Dean tha se personi që dyshohet si autor i aktit u gjet i vdekur në bar. Ai ishte qëlluar me plumb por nuk është e qartë se nga kush.

Dëshmitarët përshkruanin një skenë kaosi kur filluan të dëgjohen të shtënat dhe klientët në klubin e vallëzimit vrapuan të fshihen e të mbrohen nga goditjet.

People comfort each other as they stand near the scene in Thousand Oaks, Calif., where a gunman opened fire Wednesday inside a country dance bar crowded with hundreds of people Nov. 8, 2018.

People comfort each other as they stand near the scene in Thousand Oaks, Calif., where a gunman opened fire Wednesday inside a country dance bar crowded with hundreds of people Nov. 8, 2018.

Shkarkimi i prokurorit Sessions: Frikë për hetimet e çështjes ruse

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, shkarkoi të mërkurën prokurorin e përgjithshëm, Jeff Sessions, duke e zëvendësuar atë me shefin e stafit të tij.

Presidenti, për kohë të gjatë, e ka kritikuar ish-senatorin republikan, Sessions, i cili ka qenë ndër të parët që ka mbështetur kandidaturën presidenciale të Trumpit.

Ai e ka humbur besimin te zyrtari i lartë i zbatimit të ligjit, pasi Sessions, vitin e kaluar, është tërhequr nga mbikëqyrja e hetimeve mbi ndërhyrjen e dyshuar të Rusisë në zgjedhjet presidenciale në SHBA, më 2016, duke e kaluar këtë detyrë te zëvendësi i tij, Rod Rosenstein.

Trump, me një postim në Twitter, e falënderoi Sessions për “shërbimin e tij” dhe njoftoi se në pozitën e prokurorit të përgjithshëm ka emëruar shefin e stafit, Matthew Whitaker.

Njoftimi lëshoi këmbanat e alarmit: Whitaker ka qenë kritik i kompetencave të gjera që i janë dhënë ekipit të këshilltarit të posaçëm, Robert Mueller, për të hetuar akuzat se fushata e Trumpit ka bashkëpunuar me Rusinë në vitin 2016. Hetimet mbi këtë çështje, Trump i ka cilësuar si “gjueti shtrigash”.

Në një shkrim për CNN-in në gusht të vitit 2017, Whitaker ka thënë se “Mueller i është afruar vijës së kuqe” në hetimin e çështjes së ndërhyrjes ruse dhe se ai “është rrezikshëm afër kalimit të saj”.

Si prokuror i përgjithshëm, Whitaker tani ka fuqinë të heqë Rosensteinin nga mbikëqyrja e hetimeve dhe të marrë vetë përgjegjësinë.

Udhëheqësi i pakicës demokrate në Senat, Chuck Schumer, i bëri thirrje Whitakerit të tërhiqet nga hetimet, duke marrë parasysh, siç tha ai, komentet e tij të mëparshme në mbështetje të mosfinancimit të tyre.

Ish-prokurori i përgjithshëm, Eric Holder, i cili ka shërbyer në administratën e presidentit Barack Obama, tha se secili që përpiqet të ndërhyjë në hetimet që po kryen Mueller, “duhet të mbahet përgjegjës”.

Senatori republikan, Lindsey Graham, tha se shpreson që “të punojë me presidentin Trump për të gjetur një pasardhës të denjë”, në mënyrë që të fillojë “një kapitull i ri në Departamentin e Drejtësisë”.

Graham ka thënë vitin e kaluar se do të ishte “ferr” nëse Sessions shkarkohet.

BBC në një analizë të veten tha se kjo situatë mund të jetë vetëm fillimi i një përpjekjeje të Shtëpisë së Bardhë për të mbyllur hetimin e Rusisë ose për t’i mbajtur gjetjet jashtë syrit publik.

Rusia vazhdimisht e ka mohuar ndërhyrjen në zgjedhjet në SHBA, në favor të, siç është thënë, zgjedhjes së Trumpit president.

Whitaker ofroi pak ide rreth qëllimeve të tij. Duke folur për gazetarët, ai tha se do të udhëheqë departamentin e tij në përputhje me “standardet më të larta etike”.

Përgatiti: Valona Tela

Guvernatorët: disfatë republikane – demokratët marrin 7 shtete nga Grand Old Party

Në Kaliforni, ekonomia e pestë më e madhe në botë, demokrati Gavin Newsom është rikonfirmuar

VOAL – Demokratët janë imponuar në zgjedhjet afatmesme për postin e guvernatorit, të mbajtura në 36 nga 50 shtetet, duke rrëmbyer shtatë (gjashtë nga republikanët dhe një nga një i pavarur). Tani e kanë kontrollin në 23 shtete, nga 26 në duart e republikanëve (të cilët e mbajnë, ndër të tjera, Floridën – ku nuk ka arritur suksesin Andrew Gillum dhe fitorja shkoi për Ron DeSantis).


Demokrati Gavin Newsom është afirmuar në Kaliforni, ndërsa Andrew Cuomo është konfirmuar në Nju Jork. Nevada ua ktheu shpinën republikanëve dhe u zgjodh Steve Sisolak. Në Illinois është imponuar Jay Robert Pritzker, në Kansas Laura Kelly. Së fundmi, me Gretchen Whitmer, demokratët marrin gjithashtu Michiganin.

Amerikanët, kujtojmë, shkuan të votojnë në afatmesme për të zgjedhur 435 anëtarë të Dhomës, 35 senatorë (nga 100) dhe 36 guvernatorë të shteteve. Duke vazhduar numërimin e votave, demokratët mund të mbështeten në të paktën 223 deputetë në Dhomën e Përfaqësuesve (5 më shumë se më 218) krahasuar me 199 republikanët. U përmbys përqindja në Senat, sipas të dhënave të publikuara nga CNN, republikanët  shkojnë në 51 (një më shumë se 50 që përdoret për shumicën).

Shtëpia e Bardhë ia pezullon qasjen gazetarit të CNN-it

Uashington, 7 nëntor 2018.

Shtëpia e Bardhë ia pezulloi kredencialet korrespondentit kryesor të CNN-it, disa orë pas një shkëmbimi gjaknxehtë midis tij dhe presidentit amerikan, Donald Trump.

Një punonjëse e Shtëpisë së Bardhë u përpoq t’ia merrte mikrofonin gazetarit Jim Acosta në një konferencë për media të mërkurën, por ai insistoi me pyetjet e tij.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, tha më pas se qasja e gazetarit është ndaluar pasi “ai ka vënë duart mbi një grua të re”.

Acosta tha se pretendimet e Sandersit janë “gënjeshtra”.

Në konferencën për media, presidenti Trump tha se gazetari i CNN-it “është një person i pasjellshëm dhe i tmerrshëm”.

Acosta i sfidoi pohimet e Trumpit për një karvan të emigrantëve që është nisur nga Amerika Qendrore drejt SHBA-së. Trump e ka cilësuar këtë karvan emigrantësh si “pushtim”.

Shkarkohet Prokurori i Përgjithshëm, Jeff Sessions

Prokurori i Përgjithshëm Jeff Sessions dha dorëheqjen me kërkesë të Presidentit Donald Trump, thanë burime të medias amerikane.

Prej kohësh Presidenti Trump kishte sinjalizuar planet për shkarkimin e zotit Sessions, i cili e kishte revoltuar presidentin kur u tërhoq nga hetimi për Rusinë që aktualisht po drejtohet nga Prokurori i Posaçëm, Robert Mueller.

Largimi i zotit Sessions e bën të paqartë fatin e zëvendësit të tij Rod Rosenstein, i cili është zyrtari i Departamentit të Shtetit që mbikqyr zyrën e Prokurorit të Posaçëm, Robert Mueller.

Disa analistë thonë se nëse Presidenti Trump shkarkon, ose shton trysninë mbi zotin Mueller, demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve që siguruan shumicën në zgjedhjet e 6 nëntorit, mund të shqyrtojnë mundësinë për të filluar procedurat për shkarkimin e presidentit.

Trump përplaset me gazetarin e CNN: “Jeni i vrazhdë” (video)

Presidenti Donald Trump pati të mërkurën një përplasje tjetër me korrespondentin e rrjetit CNN Jim Acosta, të cilin e quajti “njeri i vrazhdë” kur gazetari u përpoq t’i bënte atij një pyetje.

Gjatë një konference shtypi në Shtëpinë e Bardhë mbi rezultatet e zgjedhjeve të 6 nëntorit, Jim Acosta e pyeti presidentin rreth karvanit të emigrantëve nga Amerika Qendrore që duan të kërkojnë azil në SHBA.

Presidenti Trump e ndërpreu menjëherë gazetarin.

Kur presidenti u përpoq t’i jepte fjalën një gazetari tjetër, Acosta refuzoi të lëshonte mikrofonin dhe e pyeti zotin Trump për ngritjen e mundshme të akuzave kundër Presidentit nga Prokurori i Posaçëm Robert Mueller.

Zoti Trump i tha gazetarit të “lëshonte mikrofonin”, por korrespondenti i CNN-it refuzoi.

Më në fund gazetari hoqi dorë nga mikrofoni dhe u ul, por Presidenti filloi ta qortonte atë nga podiumi.

“CNN duhet të ketë turp për faktin që ju punoni për të. Jeni njeri i vrazhdë, i tmerrshëm. Ju nuk duhet të punoni për CNN”, tha zoti Trump.

Presidenti më pas i kërkoi një gazetari tjetër të bënte pyetje, korrespondentit të rrjetit NBC News, Peter Alexander, i cili i doli në mbrotje Acostës.

“Ai është një gazetar i zellshëm që punon shumë si të gjithë ne,” tha Alexander.

“Atëherë po ju them se nuk jam as tifoz i madh i juaji,” tha zoti Trump.

Më pas, gazetari Acosta u ngrit dhe filloi t’i fliste presidentit pa mikrofon. Presidenti u përgjigj: “kur ju raportoni lajme të rreme, gjë që CNN-i e bën shumë, ju jeni armiku i popullit”.

Triumfi i demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve dhe politika e jashtme e Trumpit

Mike Eckel

Në dy vjetët e fundit, politika e jashtme amerikane është turbulluar nga udhëheqësia e presidentit, Donald Trump, teksa ai ka vënë në dyshim aleancat dhe marrëdhëniet afatgjata të Uashingtonit.

Dhe e njëjta gjë pritet të ndodhë sërish, pasi demokratët, që kanë fituar dhomën e ulët të Kongresit, Dhomën e Përfaqësuesve, synojnë të rrisin ndikimin e tyre në politikën e brendshme dhe atë të jashtme.

Mirëpo, kur shqetësimet për politika të jashtme janë në rritje, atëherë dominant mbetet trupi ekzekutiv në SHBA, Shtëpia e Bardhë, e përcaktuar si e tillë sipas sistemit politik të këtij shteti.

Megjithatë, ligjvënësit kongresionalë kanë ndikimin më të madh në aspektin buxhetor, duke përfshirë financimin për luftë, diplomaci, operacione të inteligjencës dhe çështje tjera.

Demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve do të jenë në gjendje të përcaktojnë se për çfarë legjislacionesh do të diskutohet në këtë trup dhe ata do të kenë rol më të madh në shpenzimet buxhetore si dhe hartimin e legjislacionit.

Një gjë e tillë do t’iu mundësojë atyre qasje më të ashpër kundër Rusisë, Arabisë Saudite dhe vendeve tjera.

Mirëpo, triumfi i demokratëve në këtë Dhomë përballet me shumicën republikane në Senat, pasi zgjedhjet e 6 nëntorit vetëm u kanë rritur këtyre të fundit ndikimin në dhomën e lartë të Kongresit.

 

Tek e fundit, sipas studiuesit në Institutin Brookings dhe ish-korrespodentit për çështje të huaja Marvin Kalb, ky rezultat mund të përbëjë më shumë huti dhe më pak koherencë për politikën e jashtme.

“Do të ketë më shumë diskutime, më shumë hetime dhe takime. Mirëpo sa më shumë që këto janë prezente, mundësitë janë më të pakta që të krijohet ndonjë kundërargument apo kundërstrategji që mund t’i prezantohet presidentit”, ka thënë ai.

David Wade, ish-shef i stafit të Sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry, ka thënë në një kolumnë të publikuar më parë, se demokratët duhet të kenë pikëpamjet e tyre kundrejt politikës së jashtme.

“Demokratët do të duhet të definojnë politikën e jashtme që do të përfshihet në aspekte të mprehta, pa harruar edhe artikulimin e një alternative ndaj Trumpizmit global, duke qëndruar në të njëjtën kohë në linjë me votuesit e Trumpit, që konsiderojnë se kanë mbetur mbrapa nga procesi i globalizimit”, ka thënë ai.

Ian Bond, i cili ka shërbyer si ambasador në Rusi, NATO dhe pozita tjera në Ministrinë e Jashtme britanike, ka thënë se zgjedhjet për Kongres po konsiderohen në Evropë si faktor se ku është duke u drejtuar Uashingtoni.

Ai ka thënë se personat në Londër dhe Bruksel, që besojnë në marrëdhëniet transaltantike në mes të Evropës dhe Amerikës Veriore, janë duke shpresuar që këto zgjedhje të rezultojnë me një Kongres që vlerëson aleatët evropianë të Amerikës dhe vendosë disa kufizime në kapacitetin e Trumpit për të dëmtuar ndonjë lidhje të kësaj natyre.

*Exposé: Përse Trump përplaset me Evropën?

Më poshtë përmendim disa çështje të politikës së jashtme që mund të ndryshojnë ose jo në Kongresin e ri.

Rusia

Në kontrollin republikan, të dyja dhomat e Kongresit kanë qenë tejet të bashkuara lidhur me Rusinë dhe ngjarjet e vitit 2014, kur Moska ka vendosur të aneksojë Gadishullin e Krimesë dhe të nxisë separatizëm në lindje të Ukrainës.

Andaj, Ligji i vitit 2017 për të luftuar armiqtë e Amerikës përmes sanksioneve, është kaluar pothuajse në mënyrë unanime nga të gjitha anëtarët e Kongresit.

Mirëpo edhe tani kur Dhoma e Përfaqësuesve është nën kontrollin e demokratëve, ky bashkim duket se nuk do të ndryshojë.

Përfaqësuesi, Eliot Engel, një kritik i zëshëm i Kremlinit dhe mbrojtës i të drejtave të njeriut në Rusi, pritet të marrë drejtimin e Komitetit të kësaj dhome për Çështje të Jashtme.

Një tjetër kritik i Rusisë, Adam Smith, pritet të emërohet në pozitën e kryesuesit të Komitetit për Shërbime të Armatosura.

Pak para zgjedhjeve, Senati pothuajse pati humbur figurën kyçe të përpjekjeve të republikanëve dhe demokratëve për t’i bërë presion Moskës.

Bob Corker, kryesues i Komitetit të Senatit për Marrëdhënie të Jashtme ka vendosur të pensionohet sesa të garojë sërish.

Si republikan i lartë në këtë Komitet, Jim Risch ka shumë mundësi të jetë pasardhësi i Corkerit, mirëpo ai nuk konsiderohet aq i ashpër krahas politikës ruse në krahasim me Corkerim apo krahasuar me republikanin tjetër që ka shprehur interesim për të udhëhequr këtë komitet, Marco Rubio.

Risch nuk njihet për sfidim të Shtëpisë së Bardhë, derisa Rubio ka garuar kundër Trumpit më 2016 dhe mund ta bëjë sërish të njëjtën gjë më 2020.

Senati po ashtu ka humbur edhe një prej zërave më autoritarë kundër Rusisë, John McCain, i cili ka vdekur në muajin gusht.

Si drejtues i Komitetit për Shërbime të Armatosura, ai ka ndihmuar në drejtimin e politikës amerikane, duke përfshirë edhe në Evropë, territor në të cilin Uashingtoni ka realizuar ngritje të ngadalshme të forcave dhe pajisjeve, në përgjigje kundër aktiviteteve të Rusisë në Ukrainë dhe vende tjera.

Andaj, me anëtarët e rinj në Kongres, Uashingtoni pritet të ketë pak ndryshim në qasjen kongresionale ndaj Ukrainës, e cila ka pasur përkrahjen e të dyja palëve, qoftë republikanëve apo demokratëve në dy vjetët e fundit.

Ka mundësi që demokratët në Dhomën që kryesojnë, të shtojnë fondet për më shumë furnizim të armëve për forcat e Ukrainës.

Irani

Qasja amerikane ndaj Iranit është “mprehur” pak kohë pasi Trump ka nisur udhëheqësinë. Shumë ligjvënës republikanë, duke përfshirë edhe ndihmësit më të afërt të Trumpit, kanë qenë thellësisht dyshues lidhur me qasjen e ish-presidentit amerikan, Barack Obama kundrejt Teheranit, duke përfshirë nënshkrimin e paktit bërthamor të vitit 2015.

Shumë demokratë kanë mbështetur marrëveshjen, sipas së cilës Iranit i kërkohet të heqë dorë nga programi bërthamor, në këmbim të lehtësimit të sanksioneve.

*Exposé: Irani midis kapitullimit dhe të qenët fuqi bërthamore

Mirëpo, Trump ka rivendosur sanksionet e hequra pas largimit nga pakti, duke e ndëshkuar Teheranin për programin e raketave balistike dhe atë që e ka cilësuar si destabilizim të Lindjes së Mesme, me sanksionet amerikane “më të ashpra ndonjëherë”.

Prandaj pavarësisht pse demokratët kontrollojnë një dhomë të Senatit, autoritetin për vendosje të sanksioneve e ka Shtëpia e Bardhë, andaj Trump pritet të vazhdojë të ashpërsojë qasjen kundër Iranit.

Por, ajo çfarë mund të bëjnë demokratët është që të kërkojnë në dëshmi nën betim nga ndihmësit e Trumpit për të sqaruar arsyetimin që ka administrata Trump për vendimet që merr, sa i përket politikës që ka ndaj Iranit.

Në Kongres, Irani po ashtu është përfshirë në Ligjin për luftimin e armiqve përmes sanksioneve, dhe senatorët republikanë më me nam, përfshirë Tom Cotton, kanë përkrahur masa të tilla ndëshkuese.

Ndërkohë, senatorët republikanë si Rand Paul dhe Mike Lee, kanë qenë kundër masave të tilla.

Shtëpia e Bardhë dhe Arabia Saudite

Aleati më i ngushtë i Uashingtonit në Lindje të Mesme është Arabia Saudite, e cila blenë miliarda dollarë armë nga SHBA-ja, krijon stabilitet në tregjet botërore të naftës dhe zakonisht gjendet prapa konflikteve në Lindje të Mesme.

Mirëpo marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara janë tensionuar dukshëm pas vrasjes së gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, i cili është njohur si kritik i princit saudit, Mohammed bin Salman.

Kashoggi, i cili ka banuar ligjshëm në Shtetet e Bashkuara, supozohet se është vrarë nga një ekip i veçantë i agjentëve sauditë që kanë hyrë në konsullatën saudite në Stamboll më 2 tetor.

*Exposé: Kur vrasja e një njeriu dridh botën

Aktualisht Trump është duke u përballur me presion për të marrë hapa kundër Riadit. Muajin e kaluar, 20 senatorë, demokratë dhe republikanë, kanë nënshkruar një letër në Shtëpinë e Bardhë duke kërkuar që të vendosen sanksione kundër zyrtarëve sauditë të lidhur me vrasjen e Khashoggit, sipas legjislacionit të njohuri si Akti Magnitsky.

Sa i përket pjesës tjetër të politikës së jashtme të SHBA-në nën presidencën e Trumpit, marrëdhëniet me Mbretërinë Saudite janë menaxhuar kryesisht nga dhëndri i Trumpit, Jared Kushner, i cili ka krijuar marrëdhënie të ngushta me liderët sauditë.

Në të njëjtën kohë, lufta civile në Jemenin fqinj, vend në të cilin aeroplanët luftarakë amerikanë përdorën nga forcat ajrore saudite për të sulmuar rebelët huthi të përkrahur nga Jemeni, është duke u kthyer në katastrofë humanitare.

Një numër në rritje i ligjvënësve ka folur për frenimin e operacioneve të udhëhequra nga sauditët, përfshirë Engel, që pritet të jetë në krye të Komitetit të Dhomës së Përfaqësuesve për Çështje të Jashtme.

Dhoma e Përfaqësuesve me shumicë të demokratëve mund të bëjë gjëra të panumërta për të ndëshkuar Riadin, duke përfshirë bllokimin e shitjes së armëve apo edhe përpjekjet e sauditëve për të arritur ndonjë pakt për energji me Shtetet e Bashkuara, diçka që është diskutuar vazhdimisht nga administrata.

Mirëpo duket se administrata e Trumpit veçse ka filluar të ndryshojë qasje ndaj luftës në Jemen, pasi Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo dhe Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis u kanë bërë thirrje pjesëmarrësve në luftën në Jemen që të pajtohen për të arritur armëpushim.

Faktori Mueller

Hetimet e Këshilltarit Special, Robert Mueller lidhur me ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, dhe komunikimet në mes të ndihmësve të Trumpit dhe zyrtarëve rusë, përbëjnë hijen më të zezë mbi administratën e Trumpit.

Mueller ka marrë përsipër një hetim të FBI-së që ka nisur disa muaj para zgjedhjeve të vitit 2016, dhe përpjekjet e tij të vazhdueshme kanë zemëruar Trumpin.

Ekipi i Muellerit deri më tani ka arritur të sigurojë shtatë deklarata, ku të dyshuarit janë shpallur vetë fajtorë dhe ka ngritur padi kundër 26 individëve dhe tri kompanive ruse.

Republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve kanë treguar pak vullnet për të mbështetur hetimet e Muellerit. Disa prej tyre kanë thënë se ekipi i Muellerit është paragjykues ndaj Trumpit, sepse disa prej tyre mund të kenë dhënë donacione për kandidatët politikë në të kaluarën.

Nën udhëheqjen e Mike Conaway, Komiteti të kësaj dhome për Inteligjencë, ka ardhur në përfundim se nuk ka pasur “bashkëpunim” në mes të fushatës së Trumpit dhe zyrtarëve rusë.

Demokratët në panel patën bojkotuar atë kohë të gjeturat.

Mirëpo një gjë e tillë do të ndryshojë menjëherë pasi demokratët të marrin udhëheqësinë e këtij trupi.

Përfaqësuesi Adam Schiff pritet të udhëheqë këtë komitet dhe demokratët tjerë të kësaj dhome, pa përmendur votuesit e tyre, do të shtyjnë përpara kërkesën për hetime të thukëta, andaj ai do të jetë nën presion për të nisur thirrjet për dëshmi dhe dokumente tjera.

Sa i përket Senatit, Komiteti i Inteligjencës ka qenë më i zellshëm, pasi udhëheqësi republikan, Richard Burr dhe demokrati, Mark Warner, kanë krijuar marrëdhënie kolegiale.

Warner pritet të marrë kontrollin e këtij paneli, ndërsa prezenca e Burr mund të mos jetë më aty.

Pavarësisht të gjithave, testi i parë për gatishmërinë e demokratëve të Dhomës së Përfaqësuesve dhe republikanëve të Senatit për të kundërshtuar Trumpin, pritet të kuptohet brenda javësh.

Trump ka dhënë shenja se planifikon të largojë apo shkarkojë nga pozita Prokurorin e Përgjithshëm, Jeff Sessions, i cili ka zemëruar Trumpin kur ka shpëtuar veten nga hetimet e Muellerit.

Nëse Sessions largohet nga zyra, fati i zëvendësit të tij, Rod Rosenstein, i cili ka autoritet lidhur me hetimet e Muellerit, po ashtu do të jetë në pikëpyetje.

Andaj nëse Trumpi kërkon të shkarkojë atë apo t’i bëjë presion Muellerit, demokratët mund të pritet që të nisin procedura për votëbesim kundër Trumpit.

Përgatiti:Krenare Cubolli

Presidenti Trump thekson fitoren në zgjedhjet e së martës

Presidenti amerikan Donald Trump, po flet me krenari “për një fitore shumë të madhe” në zgjedhjet për kongres, pasi republikanët forcuan pozitat e tyre në kontrollin e Senatit edhe pse demokratët morën kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve për herë të parë pas tetë vitesh.

“Ata që kanë punuar me mua në këto zgjedhje të jashtëzakonshme, ata të cilët përqafuan disa politika dhe parime, dolën shumë mirë,” shkruante zoti Trump në një postim në Twitter të mërkurën përpara konferencës të paralajmëruar për shtyp në Shtëpinë e Bardhë lidhur me zgjedhjet.

“Ata që nuk e bënë këtë, thanë lamtumirë! Dje u shënua një fitore shumë e madhe dhe nën presionin e një medie armiqësore e të ligë!”

Rezultatet e bëjnë më të vështirë për zotin Trump të marrë miratim për iniciativat e tij legjislative. Demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve gjithashtu kanë premtuar se do të nisin hetime të shumta lidhur me financat e zotit Trump dhe politikat e administratës së tij, të cilat udhëheqësi amerikan tha se do të marrin të njëjtën përgjigje me hetime që do të zhvillohen nga Senati për Demokratët.

Zoti Trump e telefonoi udhëheqësen e Partisë Demokrate Nancy Pelosi për ta uruar për fitoren e arritur në Dhomën e Përfaqësuesve. Ai tha se ligjvënësit demokratë, disa prej të cilëve kanë thënë se partia ka nevojë për udhëheqje të re, duhet ta bëjnë atë përsëri kryetare të Dhomës.

Rezultatet e zgjedhjeve për Kongresin amerikan

Balanca e forcave u zhvendos dje në Uashington pasi demokratët e opozitës morën nën kontroll Dhomën e Përfaqësuesve duke u dhënë një goditje republikanëve dhe Presidentit Trump. Por republikanët forcuan kontrollin në Senat, gjë që i hap rrugën një politike konfliktuale, në vija të prera partiake në dy vitet që i mbeten mandatit të presidentit.

Demokratët shpresonin të fitonin Dhomën e Përfaqësuesve dhe ia arritën, kishte edhe shpresa të vakëta se ata mund të fitonin në Senat, por këto shpresa u shuan me daljen graduale të rezultateve. Madje republikanët duket se e kanë zgjeruar epërsinë e tyre në Senat. Nëse deri tani flisnim për përçarje në vija partiake, kjo pritet të thellohet tani që edhe kontrolli i Kongresit është i ndarë mes dy partive. Kjo u dallua edhe në komentet e demokrates më të lartë në Dhomën e Përfaqësueve mbrëmë.

“Ne kemi përgjegjësinë të gjejmë terrenin e përbashkët aty ku është e mundur, por t’u përmbahemi parimeve tona aty ku kompromisi është i pamundur”, tha zonja Nancy Pelosi.

Nancy Pelosi pritet të bëhet kryetarja e ardhshme e Dhomës së Përfaqësuesve, falë anëtarëve të rinj demokratë në këtë dhomë, si Jennifer Wexton, e cila fitoi në Virxhinia:

“E kam thënë që në fillim të fushatës se në Amerikë po vjen ndryshimi; në distriktin e 10 zgjedhor të Virxhinias erdhi sonte ndryshimi,” tha kandidatja Wexton, e cila fitoi zgjedhjet.

Por republikanët zgjeruan shumicën që kontrollojnë në Senat, duke mundur demokratët në Dakotën e Veriut, Mizuri dhe Indiana ku fitues doli republikani Mike Braun:

“Ne jemi konservatorë, udhëhiqemi nga Presidenti Trump. Ne duhet të dëshmojmë përse mendësia jonë, atë parime që funksionojnë në shtetin Indiana do të funksionojnë edhe për gjithë Amerikën. Besoj me zemër se do të kontribuoj në këtë drejtim,” tha kandidati republikan Mike Braun, i cili fitoi zgjedhjet në Indiana.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders tha se Presidenti Trump ishte i kënaqur që republikanët kanë mbajtur kontrollin e Senatit:

Analistja Rebecca Gill thotë se retorika e ashpër e presidentit motivoi votues nga të dyja anët e spektrit:

“Kjo retorikë polarizon opinionin dhe i mobilizon njerëzit nga të dyja skajet e spektrit”.

Kjo dukej qartë në intervistën me një përkrahës të presidentit në Kaliforni:

“Jam dakord me shumë nga gjërat që ka bërë, jo me të gjitha, por me shumë prej tyre. Mendoj se niset nga dëshira për të bërë më të mirën në interes të vendit, si në politikat e brendshme, edhe të jashtme”.

Një votues në Nju Jork shprehet me kritika:

“Shpresojmë që është thjesht një ëndërr e keqe dhe tani po fillojmë të zgjohemi. Fillimisht morëm Dhomën e Përfaqësuesve, pas dy vjetësh do të marrim Senatin dhe Shtëpinë e Bardhë. Lamtumirë Trumpit”.

Presidenti Trump ishte një faktor qendror për të dyja palët, thotë analisti Capri Cafaro:

“Të dyja palët ishin mobilizuar. Kishte gara të forta në një numër zonash, në shtete të ndryshme në të gjithë vendin”.

Tani një sprovë e re shtrohet përpara presidentit dhe demokratëve – a mund të punojnë palët bashkë, ndërkohë që së shpejti do të fillojë gara për zgjedhjet presidenciale që zhvillohen pas dy vjetësh.

Presidenti Trump në një postim në Twitter sot në mëngjes, nuk i kushtoi vëmendje fitores së demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve, por u shpreh me vetëkënaqësi për ato që i cilësoi si “Fitore të Mëdha”.

Ai shtoi se vendet e tjera kishin shpresuar se rezultati i zgjedhjeve do t’u garantonte atyre marrëveshje tregtare në interes të tyre, por nuk u doli ashtu, shkruan presidenti. Pra presidenti e bën të qartë se do t’u përmbahet politikave të tij.

Ndërkaq, demokratët, me kontrollin që morën tani në Dhomën e Përfaqësuesve do të kenë mundësi të hapin procese hetimore mbi presidentin dhe administratën, përfshirë lidhur me financat e familjes Trump, mbi ndërhyrjet ruse në zgjedhjet 2016. Kanë autoritetin të thërrasin zyrtarë të lartë të administratës për të dëshmuar. Pra zgjedhjet e mbrëmshme e kanë përgatitur terrenin për një betejë edhe më të ashpër partiake në Uashington.

Zgjidhen dy myslimanet e para në Kongresin Amerikan

UASHINGTON – Rashida Tlaib nga Michigan dhe Ilhan Omar nga Minnesota kanë fituar në zgjedhjet e djeshme në SHBA dhe u bënë gratë e para muslimane që janë zgjedhur në Kongresin Amerikan.

Tlaib si kandidate e Partisë Demokratike fitoi në njësinë zgjedhore 13 në Michigan. Ajo është shtetase e SHBA-ve me origjinë palestineze, e cila për 6 vite punon në administratën shtetërore.

Fitorja e saj ishte e pritshme, pasi që nuk pati kundërkandidat republikan, por si kundërshtarë pati dy parti më të vogla.

Në Dhomën e Përfaqësuesve Tlaib do të zë vendin e John Conyers, i cili për shkak të akuzave të një skandali seksual u detyrua të largohet nga skena politike.

Përveç Tlaib, në Dhomën e Përfaqësuesve është zgjedhur edhe një myslimane, Ilhan Omar me origjinë nga Somalia.

Ajo pati një rrugë shumë më të vështirë deri tek fitorja, pasi në njësinë zgjedhore në Minnesota për kundërshtare pati kandidaten republikane Jennifer Zielinski.

Omar njëkohësisht do të jetë dhe myslimanja e parë me mbulesë në Kongresin Amerikan. Ajo do të zërë vendin, të cilin edhe në mandatin e kaluar e mbante po ashtu myslimani Keith Ellison.

Votouesit në SHBA zgjodhën përbërjen e re të Dhomës së Përfaqësuesve dhe 35 nga gjithsej 100 delegatët e Senatit.

Republikanët në mandatin e kaluar kishin shumicën në të dyja Dhomat. Sipas rezultateve paraprake do të mbajnë shumicën vetëm në Senat ndërsa demokratët do të marrin Dhomën e Përfaqësuesve.

Këto janë zgjedhjet e para për Kongresin që nga ardhja e Trumpit në pushtet. Në të ardhmen e presin sfida më të mëdha për zbatimin e politikave të tij pa mbështetjen e Dhomës së Ulët të Kongresit. aa

SHBA: Demokratët rimarrin kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve

General elections

General elections

Demokratët morën kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve në zgjedhjet e së martës për Kongresin, ndërsa republikanët mbajtën kontrollin e Senatit, duke krijuar një Kongres të ndarë që do të vendosë pengesa ndaj programit legjislativ të Presidentit Donald Trump në dy vitet e ardhshme.

Kryetarja e pakicës në Dhomën e Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, në krah të figurave të tjera demokrate me peshë, doli para mbështetësve demokratë, duke thënë se është një ditë e re për Amerikën.

“Urime të gjithë atyre kandidatëve të jashtëzakonshëm, dinamikë, të larmishëm që e rimorën kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve në emër të popullit amerikan”, tha ajo.

“Dita e sotme nuk është thjesht për demokratët apo republikanët, është për rikthimin e kontrolleve dhe balancave ndaj administratës së Presidentit Trump”, tha ajo.

Megjithëse demokratët fituan në disa gara kyçe të martën, ata nuk realizuan atë që po quhej “valë blu” fitoresh në zgjedhjet e Kongresit dhe që analistët kishin thënë se do të kishte qenë një kundërshtim ndaj presidencës së presidentit Donald Trump.

Mbajtja e kontrollit të Senatit nga republikanët u duk thuajse e padiskutueshme kur demokratët humbën gara kyçe në Indiana dhe Tenesi, dy shtete që Presidenti Trump i fitoi lehtësisht në vitin 2016.

Megjithatë, demokrati nga Virxhinia Perëndimore, Joe Manchin arriti ta mbante vendin e tij në senat dhe fitoi ndaj republikanit, Patrick Morrisey, prokurori i përgjithshën i këtij shteti. Parashikimet për kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit, vijnë ndërsa qendrat e votimit po mbyllen në gjithë vendin.

Demokratët siguruan fitoren e parë të rëndësishme në Virxhinia, në rrethinat e Uashingtonit, ku Jennifer Wexton, një prokurore dhe senatore e legjislaturës së shtetit, fitoi ndaj anëtares aktuale të Dhomës së Përfaqësuesve, Barbara Comstock.

Democrat Jennifer Wexton speaks at her election night party after defeating Rep. Barbara Comstock, R-Va., Nov. 6, 2018, in Dulles, Virginia.

Democrat Jennifer Wexton speaks at her election night party after defeating Rep. Barbara Comstock, R-Va., Nov. 6, 2018, in Dulles, Virginia.

Me humbjen e zonjës Comstock, një tjetër fitore demokrate në Florida, dy të tjera në Pensilani dhe dy në Kolorado, si edhe disa në shtete të tjera, demokratët arritën të marrin shumicën e Dhomës së Përfaqësuesve.

Demokratja Donna Shalala, ish-sekretare e Shëndetësisë dhe Shërbimeve Sociale fitoi ndaj republikanes, Maria Elvira Salazar për një vend që mbahej nga anëtarja veterane republikane e Kongresit, Ileana Ros-Lehtinen nga Florida.

Balanca e pushtetit

Marrja e kontrollit të Dhomës së Përfaqësuesve nga demokratët për herë të parë që prej tetë vjetësh, do të thotë që ata do të jenë në gjendje të frenojnë axhendën e Presidentit republikan, Donald Trump. Por jo vetëm kaq. Ata mund të hidhen në sulm, duke marrë drejtimin e komisioneve të rëndësishme që kanë kompetenca të gjera për hetime.

Disa demokratë kanë lënë të kuptohet se do të kërkojnë të shohin formularët e taksave të presidentit dhe të hetojnë financat e tij personale dhe interesat e biznesit, si edhe lidhjet e fushatës të tij presidenciale me Rusinë.

“Është një kontroll kritik ndaj Presidentit Trump. Legjislacione madhore me ngjyrime ideologjike, nuk do të miratohen dy vitet e ardhshme. Demokratët kanë tani pushtetit të thërrasin në pyetje kështuqë presidenti dhe administrata e tij, mund të presin të hetohen, jo të mbrohen nga Dhoma e Përfaqësuesve”, thotë analisti i Universitetit të Virxhinias, Larry Sabato.

Për çështje si imigracioni për shembull, Presidenti nuk do të jetë në gjendje të veprojë pa mbështetjen e demokratëve që kanë pak gjasa të bien dakord me të për këtë temë.

Por ruajtja e kontrollit të senatit, do të thotë që republikanët do të vazhdojnë të kenë aftësinë të konfirmojnë të emëruarit në gjyqësor dhe kandidatura të tjera të Presidentit Trump. Senati i kontrolluar nga republikanët mundet gjithashtu të mos lejojë Kongresin të shkarkojë Presidentin Trump, nëse Dhoma e Përfaqësuesve e kontrolluar nga demokratët fillon procesin për shkarkimin e tij.

Hera e fundit që ka patur një ndarje të tillë të pushtetit, që demokratët morën kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve dhe republikanët senatin, ishte në vitin 1986 në mandatin e dytë të presidentit Ronald Reagan.

Një numër rekord fitoresh nga kandidatet gra

Një numër rekord prej 237 grash kandiduan për Dhomën e Përfaqësuesve dhe 23 në garat për senatin në gjithë vendin, përfshirë 185 Demokratë dhe 52 republikanë.

Deri në numërimin në orët e para të mëngjesit, 92 gra kishin fituar në Dhomën e Përfaqësuesve dhe 10 në Senat, duke iu bashkuar 10 senatoreve aktuale, duke kapur një numër prej 112 grash anëtare të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit, numri më i madh ndonjëherë në Kongres. Rekordi i mëparshëm ishte 107.

Gratë patën edhe disa arritje të tjera. Deb Haaland dhe Sharice Davids, janë të parat gra nga indianët e Amerikës. Rashida Tlaib dhe ILhan Omar janë të parat gra myslimane që do të përfaqësojnë shtetet e tyre në Dhomën e Përfaqësuesve. Dhe Alexandria Ocasio-Cortez dhe Abby Finkenauer, janë gratë më të reja në moshë që shërbejnë ndonjëherë si ligjvënëse.

Shumë prej tyre kandiduan në dy vitet e fundit, të mobilizuara nga njoftimet për sjelljen e Presidentit Donald Trump ndaj grave, lëvizjes #MeToo që ka hedhur dritë mbi përmasat e sulmeve seksuale dhe platformave të politikave republikane për çështje si e drejta e abortit.

Por një nga garat më të rëndësishme për Senatin, u fitua nga Marsha Blackburn, një mbështetëse e fortë e Presidentit Trump, në shtetin e Tenesisë.

Pjesëmarrja

Votuesit ishin të vendosur që zëri i tyre të dëgjohej të martën, duke pritur në radhë të gjata dhe duke shpërfillur të ftohtin dhe motin me shi për të hedhur votën.

Voters wait in line at Boise City Hall in Boise, Idaho, to cast ballots in early voting, Nov. 2, 2018. An unusually high number of Idahoans have voted early, and two high-profile ballot initiatives appear to be driving some of the turnout.

Voters wait in line at Boise City Hall in Boise, Idaho, to cast ballots in early voting, Nov. 2, 2018. An unusually high number of Idahoans have voted early, and two high-profile ballot initiatives appear to be driving some of the turnout.

Pjesëmarrja e lartë të martën pason një numër rekord votimesh të hershme gjatë javës së kaluar.

Megjithëse emri i Presidentit Donald Trump nuk ishte në fletët e votimit, shumë votues në gjithë vendin, i shohin këto zgjedhje so një referendum për dy vitet e para të tij në detyrë.

Sipas anketave parazgjedhore, demokratët ishin më shumë të shqetësuar për kujdesin shëndetësor dhe ekonominë, ndërsa emigracioni është çështja kryesore mes republikanëve. Presidenti Trump e kishte vënë imigracionin në qendër të fjalimeve të tij të fushatës, duke shpresuar të bënte për vete votuesit e pavendosur.

Një somalezo-amerikane gati për të fituar në zgjedhje

ërfaqësuesja e Minesotës Ilhan Omar pritet të bëjë histori në politikën amerikane të martën si favorite për të fituar një vend në Kongresin amerikan, duke u bërë ish-refugjatja e parë dhe gruaja e parë nga Afrika që i bashkohet Dhomës së Përfaqësuesve. Zonja Omar thotë se përdorimi i politikës për të ndikuar pozitivisht dhe për të zgjeruar demokracinë është e rëndësishme për të.

36 vjeçarja Ihan Omar erdhi në Minesota 20 vite më parë, pasi u largua nga Somalia e përfshirë nga lufta dhe kaloi katër vjet në një kamp refugjatësh në Kenia.

Ajo pritet të fitojë me lehtësi ndaj sfidantes së saj republikane Jennifer Zielinski në Minesota, një bastion demokrat.

Nëse zonja Omar fiton të martën, ajo mund të shkojë në Dhomën e Përfaqësuesve së bashku me një tjetër grua të besimit mysliman, demokraten Rashida Tlaib nga Detroiti, e cila pritet të fitojë një vend në Dhomën e Përfaqësuesve.

Zonja Omar thotë se nëse shkon në Uashington, ajo do të përballet me Presidentin Donald Trump, për të cilin thotë se po nxit politika që i ndalojnë njerëzit si ajo të vijnë në Amerikë.

“Këto politika janë shumë të rrezikshme. Mendoj se ato shkojnë kundër idealit të këtij vendi. Shpresoj të shkoj në Uashington me kolegë të cilët ndajnë të njëjtën qasje sikurse unë, në mënyrë që ta vendosim presidentin përpara përgjegjësisë për politikat që po promovon, të cilat përhapin frikë e ndarje”, thotë Ilhan Omar, kandidate për Dhomën e Përfaqësuesve.

Në vitin 2016 Ilhan Omar bëri histori, kur u bë pjesë e Dhomës së Përfaqësuesve të Minesotës dhe u bë ligjvënësja e parë somalezo-amerikane e shtetit të saj ku ndodhet dhe komuniteti më i madh somalezo-amerikan në SHBA.

“Mundësia e përdorimit të politikës si një mjet për të bërë ndryshime pozitive ka qenë ajo që më ka frymëzuar të përfshihem në politikë e të jem e angazhuar. Po kështu ka ndikuar mundësia për zgjerimin e demokracisë sonë tek të gjithë dhe konkurimi me qëllimin për të hartuar politika me ndikim pozitiv në jetën e njerëzve”

Në një vit me një numër rekord grash që konkurrojnë për poste publike, zonja Omari frymëzoi shumë gra myslimane anembanë vendit, përfshirë Hodan Hassan, e cila po kandidon për një vend në Dhomën e Përfaqësuesve të Minesotës.

“Arsyet se përse po konkurrojnë shumë gra janë dy: e para lidhet me lëvizjen #METOO dhe e dyta me Donald Trump-in. Ai vazhdimisht nuk i respekton gratë, pra të dyja këto arsye bashkë kanë bërë që shumë gra të ndryshojnë status quo-në dhe një nga mënyrat për të arrritur ndryshimin është të kandidosh për funksion zyrtar”.

Zgjedhjet për Kongresin vijnë në një kohë kritike ndërsa Shtetet e Bashkuara po përballen me një ndarje të fortë politike. Zonja Hassan thotë se politikanët duhet ta bashkojnë vendin dhe të përhapin mesazhe më unifikuese.

Çelen qendrat e votimit në Shtetet e Bashkuara

Një elektorat amerikan i ndarë prerazi po voton sot për të zgjedhur Kongresin e ri dhe për të dhënë gjykimin e tyre për punën e Presidentit Donald Trump. Rezultati mund të ndryshojë balancën e pushtetit në Uashington dhe dy vitet e ardhshme të presidencës Trump.

Sot amerikanët zgjedhin të gjithë anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve (435 ligjvënës), 35 nga 100 anëtarët e Senatit, si dhe 36 nga 50 guvernatorët e shteteve amerikane.

Anketimet dhe analistët sugjerojnë se demokratët në opozitë kanë avantazhin në betejën për kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve. Për të rimarrë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve, demokratët duhet të fitojnë në këto zgjedhje 23 ligjvënës të tjerë.

Republikanët po mbështeten tek Presidenti Donald Trump për të mobilizuar mbështetësit e tij dhe për të ruajtur kështu shumicën e ngushtë në Senat prej 51 nga 49 senatorët. Nga 35 vendet në Senat për të cilat votohet sot, 26 janë aktualisht të mbajtura nga senatorë demokratë dhe 9 nga senatorë republikanë.


Send this to a friend