Anëtarë të Kongresit amerikan shprehën mbështetjen për arritjen e një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë, që do t’i hapte rrugën integrimit euro-atlantik të dy vendeve. Në takime me Presidentin e Kosovës, ligjvenësi Eliot Engel dhe disa senatorë, premtuan se do të luajnë rolin e tyre që Shtetet e Bashkuara të kontribuojnë në vendosjen e paqes dhe stabilitetit dhe në mirëqenien e popullit të Kosovës. Kolegia Keida Kostreci njofton:
Ligjvenësi demokrat Eliot Engel foli me Presidentin Thaçi për nevojën që Kosova të ecë përpara dhe integrimin në organizatat ndërkombëtare. Zoti Engel, i cili në janar do të bëhet kryetari i Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë në Dhomën e Përfaqësuesve, premtoi se do të vazhdojë të jetë avokat i popullit të Kosovës për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë me Shtetet e Bashkuuara.
Zoti Engel nuk deshi të fliste konkretisht për idenë e ndryshimit të kufijve, por …
“Shtetet e Bashkuara janë me Kosovën çfarëdo që të vendosin udhëheqësit e Kosovës. Shtetet e Bashkuara do të ndihmojnë në çdo lloj mënyre të mundshme”, tha ai.
Presidenti Thaçi vlerësoi angazhimin e zotit Engel për Kosovën, për lirinë dhe pavarësinë e saj, dhe në procesin aktual për anëtarësim në NATO dhe Bashkimin Evropian.
“Unë shpresoj që mbështetja e kongresmenit Engel do të jetë edhe më e fuqishme tani në fazën e tretë të Kosovës, atë të konsolidimit ndërkombëtar, anëtarësimit në NATO, në Bashkimin Evropian dhe organizatën e Kombeve të Bashkuara”, tha Presidenti Thaçi.
Ai shtoi se e kishte informuar kongresmenin edhe për dialogun Kosovë-Serbi.
Senatorja republikane nga Ajova Joni Ernst, tha se është shumë e rëndësishme që Kosova dhe Serbia të arrijnë një marrëveshje,
“Ne duam paqe, duam stabilitet mes qeverive dhe Presidenti Thaçi po punon me intensitet për këtë. Kështuqë natyrisht unë e mbështes atë nismë”, tha ajo.
Senatorja e vuri theksin tek lidhjet e fortta mes Ajovas dhe Kosovës dhe tha se shteti i saj do që të ketë paqe dhe mirëqenie për gjithë popullin e Kosovës.
Senatori republikan, Ron Johnson e pranoi se zgjidhja mes Serbisë dhe Kosovës është e vështirë, por një marrëveshje është e domosdoshme për të ardhmen e dy vendeve.
“Ne në Shtetet e Bashkuara e mbështesim dhe jo vetëm për t’u krijuar hapësirën Presidentëve Thaçi dhe Vuçiç për të arritur një marrëveshje, sepse duhet të arrihet mes dy palëve, por edhe që kur të arrihet marrëveshja, të japim mbështetjen dhe të sigurohemi që ajo të sjellë paqen, stabilitetin, sigurinë dhe mirëqenien që popujt e Kosovës dhe Serbisë të ecin përpara”.
Presidenti Thaçi u takua edhe me senatorin Marco Rubio. Gjatë vizitës në Uashington të Presidentit Thaçi, Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti i Shtetit thanë se ka ardhur momenti që Kosova dhe Serbia të arrijnë një marrëveshje historike.
Ish-avokati personal i Presidentit Donald Trump, Michael Cohen, pranoi fajësinë se kishte bërë deklarime të rreme në lidhje me hetimet mbi rolin e Rusisë në zgjedhjet amerikane të 2016s.
Zoti Cohen u vetëdeklarua fajtor të enjten në mëngjes në gjykatën federale të Manhatan-it mbi akuzën për pohime të rreme në Kongres gjatë hetimeve që po zhvillonin ligjvënësit lidhur me një bashkëpunim të mundshëm të fshehtë mes njerëzve të fushatës së zotit Trump dhe Rusisë për të ndikuar tek zgjedhjet amerikane.
Zoti Cohen tha gjatë seancës dëgjimore në gjykatë se kishte paraqitur një deklaratë të rreme lidhur me një projekt në fushën e pasurive të paluajtshme të organizatës Trump në Moskë. Në muajin gusht, zoti Cohen pranoi fajin për shkelje financiare të lidhura me fushatën, evazion fiskal dhe mashtrime bankare në një çështje të sjellë për gjykim nga prokurorët federalë të Nju Jork-ut.
Pranimi i fajësisë mund të sinjalizojë se zoti Cohen shpreson të marrë një dënim më të lehtë lidhur me akuzat, në këmbim të vazhdimit të bashkëpunimit me hetimin që po zhvillon zyra e zotit Mueller.
“I bëra këto deklarata të rreme për të qenë në përputhje me “individin 1” dhe për shkak të besnikërisë ndaj “individit 1”, tha zoti Cohen në gjykatë. Më parë e ai kishte identifikuar personin që i referohej si “individi 1”, si zotin Trump.
Kongresisti amerikan, Eliot Engel, nuk e komentoi në detaje idenë për ndryshimin e kufijve midis Kosovës dhe Serbisë, por tha se SHBA qëndron në krah të Kosovës në çfarëdo që vendosin udhëheqësit e Kosovës.
“Shtetet e Bashkuara do të ndihmojnë [Kosovën] në çdo mënyrë të mundshme”, tha Engel.
Ai i bëri këto komente për gazetarët në Uashington, pas takimit me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Thaçi, në një postim në Facebook, tha se Engel, në tri dekadat e fundit, e ka përkrahur vazhdimisht Kosovën “në jetësimin e aspiratës për liri, pavarësi dhe shtetndërtim”.
“Mbështetja e tij dhe e SHBA-së për Kosovën ka qenë, është dhe do të mbetet përherë jetike për popullin dhe vendin tonë”, tha Thaçi.
Gjatë qëndrimit në SHBA, presidenti takoi edhe sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, dhe këshilltarin e Shtëpisë së Bardhë për siguri kombëtare, John Bolton.
Bolton tha se tani është koha për Kosovën dhe Serbinë që të arrijnë marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve.
Ai ka deklaruar më herët se SHBA nuk e përjashton idenë e korrigjimeve territoriale, nëse Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshje për një gjë të tillë.
Ideja për ndryshim kufijsh midis Kosovës dhe Serbisë është shpalosur nga vetë presidentët e dy vendeve, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq, si mundësi për zgjidhjen e problemeve midis tyre.
VOAL – Bëhet gjithnjë e më delikate pozita e Paul Manafortit, ish-drejtor i fushatës zgjedhore të Donald Trumpit, tashmë akuzuar nga prokurori special që heton Russiagate, Robert Mueller, se ai kishte gënjyer në disa raste, në shkelje marrëveshjes për bashkëpunim total që e kursente atë nga një dënim më i rëndë. Sipas The Guardian, në fakt, nga viti 2013 Manafort është taukuar disa herë me Julian Assange në ambasadën e Ekuadorit në Londër, ku ai ka marrë strehim. Për herë të fundit u takua në mars 2016, pak para se themeluesi i WikiLeaks dha urdhrin për të botuar gati 20,000 e-mail të vjedhur nga hakerat rusë nga Partia Demokratike. Ky skandal, për Hillary Clintonin, ishte shkaku i humbjes së tij presidenciale.
Nëse lidhja është vërtetuar, do të ishte një pikë kthese e rëndësishme për hetimet, pasi të dyja palët gjithmonë e kanë mohuar çdo kontakt. Wikileaks vazhdon ta bëjë këtë dhe menjëherë reagoi duke vënë në bast “një milion dollarë dhe kreun e botuesit tonë se nuk kishte asnjë takim”.
Remember this day when the Guardian permitted a serial fabricator to totally destroy the paper’s reputation. @WikiLeaks is willing to bet the Guardian a million dollars and its editor’s head that Manafort never met Assange. https://t.co/R2Qn6rLQjn
— WikiLeaks (@wikileaks) 27 novembre 2018
Mos harroni këtë ditë kur Guardian lejoi një fabrikues serik për të shkatërruar totalisht reputacionin e gazetës. @WikiLeaks është i gatshëm të bastojë Guardianin një milion dollarë dhe kokëm e botuesit të tij që Manafort kurrë nuk e ka takuar Assangen. https://t.co/R2Qn6rLQjn – WikiLeaks (@wikileaks) 27 nëntor 2018
Assange prandaj do të kishte qenë unaza lidhëse midis Trumpit dhe rusëve. Manjati, nga Shtëpia e Bardhë, ka ndjerë erërat e stuhisë dhe u kthye për të sulmuar Muellerin frontalisht, tani “jashtë kontrollit”. Ndërsa i afrohemi publikimit të raportit hetimor – Trumpi javët e fundit ia ka dhënë përgjigjet e tij hetuesit, pasi foli në mënyrë evazive për muaj të tërë -presidenti, sipas komentatorëve, po bëhet më nervoz.
Zëdhënësja Sarah Sanders ndërkohë ka mohuar të jetë në dijeni për diskutimet rreth mundësisë që Trump do të përdorë favorin presidencial për Manafortin. Reuters/ATS/ANSA
UASHINGTON – Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka deklaruar se pas tensioneve që ndodhën mes Rusisë dhe Ukrainës mund të anuloj takimin me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, i cili duhej të realizohej në Samitin G20 në Argjentinë.
Trump në një intervistë për gazetën “Washington Post” në lidhje me tensionet që ndodhën mes Rusisë dhe Ukrainës pret një “raport të plotë” nga Këshilli i Sigurimit Kombëtar të SHBA-ve.
Ai ka vënë në dukje se vendimin në lidhje me atë se a do të takohet apo jo me presidentin rus në Argjentinë, do ta marrë pas këtij raporti.
“Do të veproj sipas këtij raporti. Ndoshta ky takim nuk do të realizohet”, ka thënë presidenti amerikan.
Trump duke folur në lidhje me hapjen e zjarrit nga ana e Rusisë ndaj anijeve luftarake të Ukrainës, tha se, “Nuk më pëlqen tensionimi. Nuk dua fare që të ndodhë një tensionim i tillë”.
Vrasja e Khashoggit
Pas një pyetjeje Trump foli edhe për çështjen e gazetarit të vrarë në Konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll, Jamal Khashoggi, me ç’rast pretendon se Agjencia e Inteligjencës së SHBA-ve (CIA) nuk ka thënë se princi trashëgimtar i Arabisë Saudite, Mohammad bin Salman, ka rol në këtë vrasje.
Ai tha se bin Salman ka “refuzuar disa herë” pretendimet ndaj tij. Trump thekson se nuk ka ndryshuar vendimi i tij për vazhdimin e marrëdhënieve mes Riadit dhe Washingtonit.
“Ndoshta e bëri, ndoshta jo. Por bin Salman e refuzon, njerëzit përreth tij e refuzojnë. As CIA nuk tha se ai e ka bërë. CIA nuk tha as ‘nuk e bëri ai’, por nuk tha se ai e ka bërë duke e konfirmuar këtë”, deklaroi Trump.
“Një arsye e qëndrimit tonë në Lindjen e Mesme është Izraeli”
Trump u përgjigj edhe në pyetjen për trupat amerikane të cilat qëndrojnë në Lindjen e Mesme. “A do të qëndrojmë në këtë rajon të botës? Një arsye është Izraeli”, tha Trump duke vënë në dukje se kanë rënë çmimet e naftës.
“Po zvogëlohet rëndësia e naftës për qëndrimin tonë aty. Sepse aktualisht kemi rritur prodhimin në krahasim me të kaluarën. Dhe kjo nënkupton se tanimë nuk ka mbetur nevoja që të jemi atje”, tha ai. aa
Të martën bëri betimin ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett.
Ai u emërua nga presidenti Trump në muajin korrik për të zëvendësuar ambasadorin e deritashëm, Greg Delawie.
Zoti Kosnett gjatë karrierës së tij në Shërbimin e Jashtëm, ka punuar në tetë misione të Shteteve të Bashkuara në Evropë, Azi dhe Lindjen e Mesme si dhe në pozita të larta drejtuese në Departamentin e Shtetit.
Pjesa më e madhe e karrierës së zotit Kosnett ka qenë e përqendruar në bashkëpunimin ndërkombëtar të sigurisë dhe pajtimin politik.
Ai ka shërbyer si Zëvendës Shef Misioni në Uzbekistan dhe në Islandë; si dhe në pozita politike, politiko-ushtarake dhe ekonomike-tregtare në Afganistan, Irak, Holandë, Japoni dhe në Kosovë ku po kthehet pas 15 vitesh.
Në Uashington ai ka punuar në zyrat e Departamentit të Shtetit për Evropën, kundër-terrorizmit, politiko-ushtarake, të zbulimit e kërkimeve etj.
Z. Kosnett është diplomuar në Universitetin e Harvardit. Ai është nderuar me 10 çmime të Departamentit të Shtetit, ka marrë Medaljen e Zyrës së Sekretarit të Mbrojtjes për Shërbim Civil të Jashtëzakonshëm dhe Medaljen Departamentit të Këmbësorisë për Shërbim Civil të Shkëlqyer.
Z. Kosnett flet turqisht, rusisht, holandisht dhe japonisht.
Në muajin gusht gjatë një paraqitjeje para Komisionit të Senatit për Marrëdhënie me Jashtë se përparësi e punës së tij në Kosovë do të jetë normalizimi i marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë. Kjo do të fuqizonte stabilitetin rajonal dhe do të shtronte terrenin për integrimin e dy vendeve në Bashkimin Evropian. Shtetet e Bashkuara mbështesin plotësisht dialogun mes dy vendeve dhe intensifikimin e bisedimeve të nivelit të lartë”.
Ai tha atëbotë se “ka rëndësi thelbësore që të dyja vendet të avancojnë për të kapërcyer tensionet e vjetra. Ne besojmë se është me rëndësi thelbësore që dy vendet të jenë në gjendje të diskutojnë ide të reja. Kjo nuk është fjalë-kod për të mbuluar idenë e shkëmbimit të territoreve. Ne duam të shohim se çfarë idesh do të paraqesin dy qeveritë. Synimi ynë strategjik afat-gjatë është të shohim qëndrueshmëri në rajon, zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të vjetra mes dy vendeve në forma që forcojnë lidhjet e dy vendeve me perëndimin”,
Këshilltari i presidentit Trump për Sigurinë Kombëtare John Bolton tha se momenti është tani për Kosovën dhe Serbinë të arrijnë një marrëveshje.
Zyrtari i lartë i Shtëpisë së Bardhë i bëri këto komente të martën përmes një postimi në Twitter pas takimit me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi. Zoti Bolton tha se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të ndihmojnë të dyja palët drejt arritjes së këtij synimi historik.
Met with President Hashim Thaci of Kosovo today at the White House. We agreed the time is now for Kosovo and Serbia to reach an agreement. The U.S. stands ready to help both parties achieve this historic goal.
Presidenti i Kosovës ndodhet në Uashington në një vizitë zyrtare. Të hënën ai u takua me Sekretarin e Shtetit Michael Pompeo. Sipas zëdhënëses së Departamentit të Shtetit, zoti Pompeo përcolli të njejtin mesazh, duke u bërë thirrje të dyja palëve të shfrytëzojnë mundësinë që është krijuar për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve.
“Normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, është e vetmja mënyrë për t’u hapur rrugën të dy vendeve për integrimin e ardhshëm në komunitetin e vendeve perëndimore. Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të ndihmojnë dhe të mbështesin palët për të arritur një marrëveshje të qëndrueshme, të zbatueshme dhe që të rrisë stabilitetin”, thuhet në deklaratën e zëdhënëses.
Shtetet e Bashkuara kanë theksuar gjatë muajve të fundit se janë të gatshme të shqyrtojnë çdo lloj marrëveshje për të cilën do të binin dakort të dyja palët dhe që do të ishte e zbatueshme.
Presidenti i Kosovës Thaçi ka hedhur idenë e “korrigjimit” të kufijve gjatë muajve të fundit, por pa a sqaruar asnjëhere saktë se çfarë nënkupton me të. Nuk dihet në se ekziston ndonjë projekt-dokument për këtë ide, që sipas zotit Thaçi është mënyra më e mirë për të kapërcyer përpjekjet disavjeçare për normalizimin e marrëdhënieve që nuk kanë sjellë ndonjë rezultat. Në Kosovë kjo ide është pritur me kritika të ashpra nga shumica e forcave politike. Përplasjet mes presidentit dhe kryeministrit janë bërë tashmë publike.
Gjatë vizitës në Uashington, në komentet pas takimeve me sekretarin Pompeo dhe zotin Bolton, presidenti Thaçi nuk e ka përmendur idenë e “korrigjimit” të kufirit, por ka falenderuar palën amerikane për gadishmërinë për të ndihmuar Kosovën në përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
Një krizë e re ka lindur ditët e fundit në marrëdhëniet mes dy vendeve, pas tarifave prej 100% që qeveria e Kosovës ka vendosur ndaj importeve serbe, në shenjë hakmarrje ndaj politikës së vazhdueshme të Beogradit për të bllokuar anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Sekretari i Shtetit Pompeo i bëri thirrje presidentit Thaçi që Kosova t’i heqë tarifat tregëtare ndaj Serbisë.
UASHINGTON – Senatori amerikan, republikani Lindsey Graham, ka deklaruar se nëse Agjencia Qendrore e Inteligjencës (CIA) konfirmon se Princi saudit Mohammad bin Salman ka dhënë urdhër për vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, ai do të përpiqet për vendosjen e sanksioneve ndaj tij, transmeton Anadolu Agency (AA).
Senatori i Karolinës së Jugut në SHBA, Graham, është prononcuar për faqen amerikane të internetit Axios në lidhje me vrasjen e gazetarit Khashoggi.
Në deklaratën e tij, Graham tha se ai bashkë me disa senatorë kanë kërkuar informacione inteligjente nga CIA për të kuptuar nëse princi saudit ka urdhëruar apo jo vrasjen e Khashoggit.
“Nëse provat do të tregojnë se Mohammad bin Salman është i lidhur me vrasjen do të hedh hapat e nevojshëm që Senati të bëjë një deklaratë që përcakton këtë. Nëse mendojmë se institucioni ynë i inteligjencës është i drejtë, duhet t’i mbështesim ato”, tha Graham.
Ai shtoi se do të vlerësojë edhe çështjet si mënyrën e luftës në Jemen të princit saudit Salman, “ngjarjen e çuditshme që ka përjetuar me kryeministrin libanez Saad Hariri, si dhe embargon e pazgjidhur ndaj Katarit”. Senatori amerikan thekson se për vendosjen e sanskioneve ndaj pirncit saudit do të marrë edhe mbështetjen e senatorit demokrat, Bob Menendez.
Pasi ka bërë të ditur se nuk do të mbyllet lehtë ngjarja e vrasjes së gazetarit Khashoggi, senatori Graham pretendon se vrasja do të nxitë në një qëndrim kundër presidentit amerikan, Donald Trump, jo vetëm senatorët demokratë, por edhe një pjesë të krahut të republikanëve.
Kryetari i Komitetit për Marrëdhëniet me Jashtë të Senatit Amerikan, republikani Bob Corker, tha se në Kongresin Amerikan do të ketë një javë intensive në lidhje me Arabinë Saudite. Ai i ka bërë thirrje kreut të CIA-s, Gina Haspel, që t’u japë informacione.
PRISHTINË – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në SHBA-ve është takuar me Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo.
Në një komunikatë nga Presidenca thuhet se gjatë këtij takimi presidenti Thaçi ka falënderuar sekretarin Pompeo për mbështetjen e administratës Trump për Kosovën dhe për mbështetjen historike që populli amerikan i ka dhënë popullit të Kosovës.
“Kam shprehur konsideratën më të lartë në emrin tim dhe të popullit të Kosovës, për çdo gjë që SHBA-ja ka bërë për lirinë e popullit tonë dhe paqen në rajon. Përjetësisht do të jemi mirënjohës”, ka thënë pas takimit presidenti Thaçi.
Presidenca njofton se në këtë takim është biseduar edhe për mandatin e ri të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) si një forcë shumetnike dhe për bashkëpunimin rajonal dhe perspektivën euroatlantike të Kosovës. Me këtë rast Thaçi ka falënderuar sekretarin Pompeo për mbështetjen që i ka dhënë procesit të transformimit të FSK-së në forcë të armatosur.
“Kosova si shtet sovran ka të drejtë sovrane dhe detyrim që t’i ngrisë kapacitetet e sigurisë. Tani është koha që nga konsumues të bëhemi kontribuues të paqes dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë”, ka shtuar ai.
Thaçi dhe Pompeo, po ashtu, kanë biseduar për fazën e fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. “SHBA-të mbështet Kosovën për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me Serbinë, e cila i hap rrugë njohjes reciproke dhe anëtarësimit të Kosovës në NATO, BE dhe OKB”, ka thënë presidenti Thaçi.
Mbështetja e SHBA-ve, sipas presidentit Thaçi, është përcaktues për arritjen e kësaj marrëveshjeje dhe krijimin e një konsensusi më të madh brenda dhe jashtë Kosovës.
“Ishte konkludim i përbashkët se nëse nuk e shfrytëzojmë këtë momentum historik, ne rrezikojmë të hyjmë në një cikël të rrezikshëm jo vetëm si Kosovë, por edhe si rajon. Prandaj, mënyra e vetme për ta mbyllur njëherë e përgjithmonë çështjen e Ballkanit është arritja e një marrëveshjeje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë presidenti Thaçi.
Nga ana tjetër, Sekretari Pompeo, ka theksuar se SHBA-të do të vazhdojnë të mbështesë Kosovën, me theks të veçantë “arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht obliguese ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.
Thaçi në kuadër të vizitës së tij në SHBA-të do të vazhdojë të zhvillojë takime të shumta me përfaqësues të institucioneve të ndryshme në Washington. aa
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, u bëri thirrje autoriteteve në Kosovë që të heqin taksën mbi mallrat e importuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, njoftoi Departamenti i Shtetit.
Pompeo po ashtu i bëri thirrje Kosovës që të shfrytëzojë mundësinë unike për të arritur “marrëveshje historike” për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, në kuadër të dialogut që ndërmjetëson Bashkimi Evropian.
Pompeo thuhet t’i ketë bërë këto komente në takim me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, në Uashington.
Sipas një komunikate të lëshuar nga Presidenca e Kosovës, Thaçi tha se SHBA-ja e mbështet Kosovën për arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse me Serbinë.
Javën e kaluar, Kosova u ka vënë taksë 100% të gjitha mallrave të importuara nga Serbia dhe Bosnja.
Tarifa ka shkaktuar reagime në Beograd dhe Sarajevë, ndërsa Bashkimi Evropian po ashtu ka bërë thirrje për heqjen e saj.
TIJUANA – Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka reaguar ndaj ngjarjeve të ndodhura pasi një grup protestuesish nga karvani i emigrantëve që janë nisur nga Amerika Qendrore drejt SHBA-ve u përpoqën të kalonin kufirin Meksikë-SHBA.
Trump në një postim nga llogaria e tij në Twitter ka dhënë sinjalin se do të mbyllin në mënyrë të përhershme kufirin me Meksikën nëse do të jetë e nevojshme.
“Meksika duhet t’i dërgojë në vendin e tyre protestuesit që valëvisin flamurë. Shumica e tyre janë fajtorë. Dërgojini si të dëshironi me autobus apo me avion, sepse ata nuk mund të hyjnë në SHBA”, tha Trump, në postimin e tij pas ngjarjeve në kufirin Meksikë-SHBA, ku një grup nga emigrantët pasi protestuan për procesin e ngadaltë për aplikimet e azilit nga autoritetet amerikane, tentuan të kalojnë kufirin duke tejkaluar barrierën e policisë.
Duke përmendur edhe murin e planifikuar për t’u ndërtuar në kufirin me Meksikën për të parandaluar kalimet ilegale në kufi, Trump ka theksuar se “Nëse është e nevojshme do ta mbyllim përgjithmonë kufirin. Kongres financo murin”.
Ndërsa në anën tjetër, Meksika ka premtuar rritjen e sigurisë në kufirin amerikan pas ngjarjeve të përjetuara dje dhe ka njoftuar arrestimin e 39 emigrantëve.
Ministria meksikane e Punëve të Brendshme ka theksuar se do të deportojë menjëherë personat që tentuan të kalojnë kufirin amerikan duke tejkaluar barrierën e policisë.
– Tensionet në kufirin SHBA-Meksikë
Një grup emigrantësh që ndodhen në qytetin Tijuana të Meksikës në kufi me Kaliforninë e SHBA-ve, tentuan të kalojnë murin prej metali mes dy vendeve gjatë një proteste të zhvilluar për shkak të procedurave të ngadalta të aplikimeve për azil.
Për shkak të ngjarjeve, Njësia e Mbrojtjes Doganore dhe Kufitare e SHBA-ve mbylli kufirin dypalësh për kalimtarët, ndërsa forcat e sigurisë ndërhynë me gaz lotsjellës ndaj emigrantëve që tentuan të kapërcejnë muret.
Agjencia Associated Press kishte njoftuar se policia amerikane ndërhyri me gaz lotsjellës ndaj emigrantëve të ardhur nga vendet e Amerikës Qendrore të cilët tentuan të kalonin muret kufitare.
Parashikohet se grupi i emigrantëve mund të qëndrojë për disa muaj në qytet për shkak se zyrtarët e doganës së SHBA-ve mund të kryejnë veprimet e aplikimeve për jo më shumë se 100 emigrantë në ditë.
Ndërsa presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, kishte deklaruar se asnjë person nga karvani i 7 mijë emigrantëve që u nisën për të arritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga Amerika Qendrore nuk do të pranohet në vend pa miratimin e gjykatë. aa
Njërin nga ish këshilltarët e fushatës së Presidentit Donald Trump për politikën e jashtme, e kanë urdhëruar që të hënën të fillojë të kryejë dënimin me 14 ditë burg. George Papadopoulos u dënua, ngaqë i kishte gënjyer hetuesit për rolin që kishte patur tek ndërhyrja ruse në zgjedhjet presidencale të vitit 2016 në Shtetet e Bashkuara.
Zoti Papadopoulos u përpoq ta shtynte kryerjen e dënimit të tij të shkurtër, ndërkohë që ishte në pritje të një vendimi gjykate që ai kishte apeluar. Ky vendim kishte të bënte me një rast të veçantë, lidhur me kushtetueshmërinë e emërimit të Prokurorit Special Robert Mueller, hetimi i të cilit mbi lidhjet e mundshme të ndihmësve të zotit Trump me Rusinë, e implikonte zotin Papadopulos.
Të dielën, Gjykatësi Judge Randolph Moss, e hodhi poshtë kërkesën e zotit Papadopoulos për ta vonuar kryerjen e dënimit me burg, duke argumentuar se kur ai kishte pranuar se i kishte gënjyer hetuesit, ai hiqte dorë automatikisht nga e drejta për ta apeluar marrëveshjen me prokurorin për të pranuar fajësinë. Pjesë e dënimit të dhënë nga Gjytatësi Moss, është edhe gjoba prej 9 mijë e 500 dollarësh dhe kryerja e 200 orëve punës së detyruar për komunitetin nga zoti Papadopulos.
Gjykatësi Moss po ashtu tha se dy gjykatës të tjerë e kishin miratuar kushtetueshmërinë e emërimit të zotit Mueller dhe shtoi se mbetet një mundësi tepër e vogël që kjo çështje të përmbyllet me një konkluzion të kundërt.
31-vjeçari Papadopoulos është një figurë relativisht e parëndësishme në hetimin 18 mujor të zotit Mueller. Ai e pranoi fajin që kishte gënjyer hetuesit në janar të vitit 2017, lidhur me numrin e kontakteve të tij me njerëz që kishin lidhje me Rusinë dhe kohën kur ato kishin ndodhur.
Sipas një raporti të qeverisë amerikane, në Shtetet e Bashkuara është duke u shtuar ndikimi i ndryshimeve klimatike, që shihet konkretisht në stuhitë e fuqishme, thatësirat dhe zjarret në pyje,
Raporti, i hartuar me ndihmën e më tepër se 12 agjencive dhe departamenteve qeveritare, shpesh bie ndesh me politikën e Presidentit Donald Trump, i cili është tërhequr nga marrëveshja për mbrojtjen e mjedisit dhe klimës, me qëllimin për të rritur në maksimum prodhimin e karburanteve fosile në vend. Zoti Trump dhe disa anëtarë të kabinetit të tij kanë hedhur vazhdimisht dyshime mbi përcaktimin shkencor të ndryshimeve klimatike duke thënë se shkaqet nuk janë përcaktuar ende.
Raporti që u publikua me miratimin e Kongresit amerikan, u publikua të premten disi në heshtje, në fundjavën e festës së Ditës së Falenderimeve.
Shtëpia e Bardhë e kritikoi raportin si të pasaktë. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Lindsay Walters i tha agjencisë Reuters se raporti “bazohet së tepërmi në skenarin më ekstrem, në kundërshtim me prirjet e përcaktuara prej një kohe të gjatë, duke supozuar që …do të kishim teknologji dhe novacione të kufizuara dhe një shtim të madh të popullsisë.”
Në raportin “Vlerësim për Klimën Globale”, prej më tepër se 1 mijë faqesh, paralajmërohet se ka për të patur fatkeqësi natyrore më të fuqishme dhe më afatgjata, të shkaktuara të paktën pjesërisht, nga ngrohja globale.
Shirat e vazhdueshëm këto ditë në Kaliforninë Veriore kanë ndihmuar në shuarjen e zjarreve më vdekjeprurëse në këtë shtet amerikan, por janë duke komplikuar përpjekjet për gjetjen e viktimave.
Ekipet e shpëtimit po i vazhdojnë kërkimet për personat e zhdukur. Të premten, edhe pse moti ishte i keq dhe me shi, u çuan 800 vullnetarë për të kërkuar në mesin e rrënojave të shkrumbuara nga zjarri.
84 vetë humbën jetën nga zjarret dhe 563 të tjerë figurojnë të humbur.
Autoritetet nuk kanë bërë publikisht vlerësime për trupat që mund të jenë zhdukur, por një numër banorësh që Kalifornisë që i panë nga afër flakët, thonë se numri i të vdekurve do të vazhdojë të rritet.
Një publicist konservator, i njohur si përkrahës i teorive konspirative, tha të premten se është në negociata për pranimin e fajësisë me ekipin hetues të prokurorit të posaçëm Robert Mueller.
Jerome Corsi është bashkëpunëtor i Presidentit të SHBA, Donald Trump dhe i njeriut të besuar të Presidentit, Roger Stone.
Zoti Corsi nuk pranoi të komentojë më tej mbi bisedimet e tij me ekipin e prokurorit Mueller, i cili po heton mbi ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016. Por në një program në YouTube javën e kaluar ai tha se parashikon që ndaj tij të ngrihen akuza se ka gënjyer hetuesit federalë.
Ekipi i prokurorit Mueller e pyeti zotin Corsi rreth lidhjeve të zotit Roger Stone me organizatën WikiLeaks. Agjencitë amerikane të zbulimit kanë arritur në përfundimin se Rusia i dha WikiLeaks-it një material të pirateruar që e pengoi fushatën presidenciale të kandidates Hillary Clinton.
Bisedimet me zotin Corsi mund ta ndihmojnë zyrën e prokurorit të posaçëm Mueller të përcaktojë nëse Stone dhe bashkëpunëtorë të tjerë të zotit Trump kanë qenë në dijeni të planeve të organiztës WikiLeaks për publikimin e materialit.
Corsi ka qenë ish-shef i zyrës së Uashingtonit për portalin InfoWars që mbështet teoritë konspirative. Thuhet se ai po bashkëpunon me hetuesit prej rreth dy muajsh, duke u dhënë atyre kompjuterë dhe një celular. Ai gjithashtu i lejoi FBI-së qasje në llogaritë e tij të emailit dhe Twitterit.
Stone mohon se ka vepruar si urë lidhëse me WikiLeaks, organizatë e themeluar nga Julian Assange, e cila publikoi mijëra e-maile që thuhet se ishin vjedhur nga kompjuteri i kryetarit të fushatës së zonjës Clinton pak javë para zgjedhjeve. Edhe zoti Stone ka thënë se pret që ndaj tij të ngrihen akuza.
Në vjeshtën e vitit 1621, pelegrinët festuan të korrat e para të suksesshme duke qëlluar me armë dhe topa në Plymouth, Massachusetts. Zhurma e armëve alarmoi banorëve autoktonë, paraardhës të fisit të sotëm Wampanoag, të cilët shkuan për të parë se ç’kishte ndodhur. [[https://mashpeewampanoagtribe-nsn.gov/]]
Në këtë mënyrë, vendasit u bënë të pranishëm në festën e parë të Falënderimeve, thotë Ramona Peters, zyrtare e muzeut historik të Fshatit Mashpee Wampanoag, e cila aludon se pikturat që përcjellin një moment festimesh ku amerikanët vendas janë ulur para një tryeze me ushqime bollshme dhe në harmoni me të sapo-ardhurit nga Evropa, janë në thelb një gënjeshtër.
“Burrat e fisit Wampanoag, nuk ishin të sigurtë se çfarë u ishte thënë ishte në fakt e vërtetë, kështu që qëndruan për disa ditë. Ata fushuan jashtë,” thotë Ramona Peters. “Pra, pati shumë tension, të gjithë këta burra, luftëtarë, ishin pranë, në pyll”.
Ndërkohë që fisi Wampanoag mund të kishin shkëmbyer ushqime me pelegrinët gjatë kësaj mbrëmbjeje, ata gjithashtu gjuanin për ushqim.
Ushqimet që u shtruan në darkën e parë të Falenderimeve ishin ndryshe nga gjeli i detit, patate të skuqur dhe misra të ziera dhe shumë të tjera, sipas ekspertëve në plantacionin Plymoth. [[https://www.plimoth.org/]]
“Ne dimë se kishte plot gjela të egër në Koloninë e Plymouthit, por nuk dimë me siguri nëse u shërbyen në atë darkë”, thotë përmes emailit për Zërin e Amerikës, Kate Sheehan e Plantacionit Plymuth. “Ka mundësi, megjithatë, që kishte edhe ushqime të tjera si midhje, peshq e ngjala”, thotë ajo.
Plantacioni Plymoth përpiqet të rikrijojë vendbanimin origjinal të kolonëve anglezë në shekullin e 17-të dhe jep supozime se çfarë ushqimesh mund ishin shtruar në tryezën e Falënderimeve të para në Amerikë.
“Kopshtet angleze prodhojnë lakra, karrota, tranguj, turnip, panxhar, qepë, rrepka, marule dhe spinaq, si dhe majdanoz, borzilok, kopër, etj.”, thotë Kate Sheehan. “Gratë wampanoag dhe angleze gjithashtu kultivonin fasule dhe kunguj”.
Ushqime të tjera në atë periudhë të vitit përfshinin argjinoret, qepët e egra, hudhrat, rrushin, arrat dhe gështenjat.
“Banorët vendas gjithashtu thanin fruta për t’i ngrënë më vonë dhe i ruanin ato për përdorim gjatë gjithë vitit,” thotë Kate Sheehan.
Megjithëse amerikanët tani e festojnë Ditën e Falënderimeve të enjten e katërt të nëntorit, historianët nuk mund ta përcaktojnë datën e saktë të Falënderimeve të para.
“Ne e dimë se u zhvillua për tre ditë diku midis mesit të shtatorit dhe fillimit të nëntorit të vitit 1621 dhe u konsiderua si një festë e korrjes pas një mbjelljeje të suksesshme të misrit”, thotë zyrtarja e muzeut në plantacionin Plymoth.
Në vitin 1863, gjatë Luftës Civile, Dita e Falënderimeve u bë një festë kombëtare. Presidenti Abraham Lincoln nxiti idenë për një Ditë Falenderimesh për arsye strategjike.
Një grua me emrin Sarah Josepha Hale, redaktore e një reviste për gratë, ndikoi për të bindur presidentin Lincoln se një festë kombëtare për dhënien e Falenderimeve do të ndihmonte të bashkonte vendin e dërrmuar nga lufta.
“Ishte një lëvizje sociale-politike që përpiqej të bashkonte Veriun dhe Jugun pas Luftës Civile duke shënuar këtë festë kombëtare”, thotë Ramona Peters e fisit Wampanoag. “Ishte ideja e tyre për të pasur këtë festë kombëtare për të shprehur falenderime dhe popullariteti i saj u rrit me kalimin e kohës, por në të vërtetë ishte një lëvizje shumë e zgjuar për të krijuar diçka për të bashkuar familjet. Në Luftën Civile shumë familje u përçanë, vëllai u ngrit kundër vëllait. »
Sot, trashëgimtarët e banorëve autoktonë të Amerikës e shënojnë ditën e Falenderimeve në mënyra të ndryshme. Disa e konsiderojnë atë një ditë zie duke pasur parasysh kolonizimin e shpejtë dhe zhvendosjen e tyre. Të tjerë mblidhen me familje, por pa patur në mendje pelegrinët.
Ramona Peters thotë se banorët vendas festojnë një numër ditësh falënderimi gjatë gjithë vitit. Ata kanë shumë gjëra për të falenderuar. Falënderimi është një pjesë e madhe e jetës shpirtërore të anëtarëve të fisit Wampanoag, shton ajo.
Fisi, i njohur edhe si “Njerëzit e Dritës së Parë”, ka një numër arsyesh për të falenderuar këtë vit.
“Në nivel fisnor, ne kemi një kretar fisi i cili është 98 vjeç dhe do të shprehim falenderime që ai ende është mes nesh dhe që dëshiron të na udhëheqë sipas traditës”, thotë Ramona Peters. “Ne do të jemi mirënjohës për tokën që është në kujdesin tonë, për foshnjat e porsalindura në fisin tonë. Ne jetojmë pranë oqeanit, kështu që ne jemi Njerëzit e Dritës së Parë, prandaj do t’i përcjellim falenderime edhe gjirit të oqeanit ku jetojmë”.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe kreu i Gjykatës Supreme të SHBA-së, John Roberts, patën një shkëmbim të pazakonshëm mbi pavarësinë e gjyqësorit në SHBA.
E gjitha nisi pasi Trumpi e kritikoi një gjykatës, i cili e refuzoi politikën e tij të azilit, duke e quajtur “gjykatës i Obamës”.
Roberts, udhëheqës i gjyqësorit federal, i emëruar nga republikanët, i kundërshtoi komentet e Trumpit dhe e mbrojti pavarësinë e gjyqësorit.
“Ne nuk kemi gjyqtarë të Obamës, as gjyqtarë të Trumpit, as gjyqtarë të Bushit dhe as gjyqtarë të Clintonit”, tha Roberts.
“Ajo që kemi është një grup i jashtëzakonshëm i gjyqtarëve të përkushtuar që të bëjnë më të mirën për ata që dalin para tyre. Gjyqësori i pavarur është diçka për të cilën të gjithë duhet të jemi mirënjohës”, shtoi Roberts.
Trump u përgjigj në Twitter, duke thënë se Roberts po gabon.
Sorry Chief Justice John Roberts, but you do indeed have “Obama judges,” and they have a much different point of view than the people who are charged with the safety of our country. It would be great if the 9th Circuit was indeed an “independent judiciary,” but if it is why……
“Gjykatësit e Obamës kanë një pikëpamje shumë më ndryshe se njerëzit që janë të ngarkuar me sigurinë e vendit tonë”, tha Trump.
Është jashtëzakonisht e rrallë që një anëtar i lartë i gjyqësorit të përplaset me një president amerikan.
Kolegu i gjykatësit Roberts, Ruth Bader Ginsburg, ka qenë kritik edhe më i zëshëm i Trumpit. Në vitin 2016, ai ka kërkuar falje pasi e ka quajtur Trumpin “mashtrues”.
Trump, në të kaluarën, ka sulmuar disa gjyqtarë federalë që kanë vendosur kundër politikave të tij. Në vitin 2017, ai e ka quajtur një jurist federal, i cili ka anuluar urdhrin e tij kontrovers për ndalim të udhëtimit, “gjykatës të ashtuquajtur” me opinione “qesharake”.
Gjatë fushatës presidenciale, Trump po ashtu e kritikuar gjykatësin Roberts për votën vendimtare më 2012, për të ruajtur planin e presidentit Obama për rregullimin e kujdesit shëndetësor.
Këtë javë, gjykatësi federal në San Francisko, Jon Tigar, e bllokoi urdhrin e lëshuar nga presidenti Trump për t’iu mohuar azilin migrantëve që kalojnë kufirin jugor të SHBA-së në mënyrë të paligjshme.
Trump e nënshkroi urdhrin e tij më 9 nëntor, në përgjigje të një karvani migrues që po lëviz drejt kufirit.
Por, gjykatësi Tigar, në vendimin e tij, shpjegoi se legjislacioni aktual e bën të qartë se çdo i huaj që hyn në SHBA, “pavarësisht nëse është apo jo në një port të caktuar të mbërritjes”, mund të aplikojë për azil.
Trump reagoi me zemërim, duke thënë se ai është “gjykatës i Obamës”.
Trump ka përdorur retorikë të ashpër rreth karvanit të migrantëve, duke e cilësuar atë si “pushtues”.
UASHINGTON – Senatorët amerikanë i kanë dërguar një letër të re presidentit Donald Trump, ku kanë kërkuar që në kuadër të “Ligjit Magnitsky” të zbulohet qartë nëse princi saudit i kurorës, Muhammed bin Salman, është ose jo përgjegjës i drejtpërdrejtë në vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Kreu i Komitetit të Senatit Amerikan për Marrëdhëniet me Jashtë, Bob Corker dhe anëtari i lartë i komitetit, demokrati Bob Menendez, i dërguan presidentit amerikan një letër të re në lidhje me vrasjen e Khashoggit.
Në letrën e re i referohen drejtpërdrejt princit Muhammed bin Salman
Senatorët të cilët i referohen letrës së parë të dërguar nga komiteti më 10 tetor, në letrën e re kërkuan në mënyrë të drejtpërdrejtë nga qeveria e Trumpit që të zbulohet nëse princi Muhammed bin Salman është përgjegjës ose jo në vrasjen e Khashoggit.
“Në drejtim të zhvillimeve të fundit, në vendimin tuaj në mënyrë specifike kërkojmë zbulimin e asaj nëse princi trashëgimtar Muhammed bin Salman ka ose jo përgjegjësi në vrasjen e Khashoggit”, thuhet në letër.
Në letër po ashtu u theksua se presin dërgimin e një përgjigjeje në lidhje me çështjen te Komiteti i Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë brenda 120 ditëve duke filluar nga 10 tetori.
Reagim i ashpër nga Graham
Në anën tjetër një prej emrave kryesor të Republikanëve, senatori i Karolinës Jugore, Lindsey Graham, nëpërmjet rrjetit social Twitter ka folur në lidhje me vrasjen e Khashoggit.
“Një gjë që kam mësuar nga vitet e Obamës, shikimi i problemeve në Lindjen e Mesme ‘nga këndi tjetër’ dhe kjo rrallë herë funksionon. Ngjashëm kur erdhi radha edhe te vrasja brutale e Jamal Khashoggit, rruga tjetër nuk po iu përshtatet interesave tona kombëtare”, ka shkruar Graham.
Duke e marrë objektiv të drejtpërdrejtë princin saudit të kurorës, Graham tha se kur në rend të ditës do të vijnë sanksionet serioze ndaj Arabisë Saudite, përfshirë edhe pjesëtarët e familjes Mbretërore Saudite për shkak të këtij akti barbar i cili është në kundërshtim me të gjitha normat civile, “besoj se do të ketë mbështetje nga që të dy partitë në kongres”.
“Edhe pse Arabia Saudite është një partner strategjik, veprimi i princit trashëgimtar është jorespekt nga aspekte të shumta ndaj marrëdhënieve mes nesh dhe sipas meje (kjo gjendje) e ka helmuar atë. Jam plotësisht në dijeni se duhet të interesohemi me aktorët e këqij në arenën ndërkombëtare dhe me raste që nuk janë perfekte, por nëse e humbim zërin moral atëherë do të humbim pasurinë tonë më të fuqishme”.
Letra e parë më 10 tetor
Në letrën e parë të komitetit ishte kërkuar “zbulimi i të gjithë personave që janë përgjegjës të vrasjes së Khashoggit”.
Komiteti i Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë në letrën e dërguar më 10 tetor për presidentin Trump kërkoi që për fatin e Jamal Khashoggit, i cili ishte zhdukur pas hyrjes në Konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll, të fillojë një hetim në kuadër të “Aktit Global Magnitsky për Përgjegjësi mbi të Drejtat e Njeriut”.
Në letër ishin përfshirë nënshkrimet e kreut të Komitetit për Marrëdhëniet me Jashtë, Bob Corker, anëtarit të lartë të komitetit, Bob Menendez, anëtarit të komitetit senatorit të Karolinës Jugore, republikanit Linsdey Graham dhe të senatorit demokrat, Patrick Leahy.
Në letrën në fjalë thuhet se, “Në kuadër të Aktit Global Magnitsky për Përgjegjësi mbi të Drejtat e Njeriut kërkojmë nga ju vendim në çështjen e zbatimit të sanksioneve ndaj personave të huaj që kanë rol në ndonjë shkelje në lidhje me rastin Khashoggi”.
Ligji Magnitsky
Në rast të një kërkese nga Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit, Ligji Magnitsky i sjell kusht presidentit të SHBA-ve për hetim në kuadër të “ekzekutimeve të paligjshme, torturave dhe shkeljeve të tjera të rënda kundër një individi që ushtron lirinë e shprehjes”.
Sipas ligjit, presidenti amerikan pas kërkesës së komitetit duhet të paraqesë një raport që përfshin gjetjet për kërkesën në fjalë, si dhe nëse ka vendimin e sanksioneve ndaj personit apo personave të huaj të përfshirë në shkeljet e të drejtave të njeriut.
Ligji Magnitsky u miratua në SHBA në vitin 2012 pasi Sergey Magnitsky, një prej avokatëve të fondit Hermitage Capital Management, humbi jetën teksa ndodhej i burgosur në Rusi në vitin 2009, ku SHBA dhe vendet evropiane duke mbrojtur idenë se nuk kanë marrë masat e nevojshme gjatë burgimit kërkuan dënimin e zyrtarëve përgjegjës rusë.
Presidenti Donald Trump sinjalizoi të martën se nuk do të ndërmarrë veprime të ashpra kundër Arabisë Saudite ose princit të saj të kurorës Mohammed bin Salman lidhur me vrasjen dhe copëtimin e trupit të gazetarit të Washington Post-it Jamal Khashoggi.
Shtëpia e Bardhë është përpjekur të gjejë një pikë të mesme ndërmjet perceptimit të përhapur se ka qenë princi i kurorës që urdhëroi vrasjen e gazetarit dhe dëshirës për të mbështetur Arabinë Saudite në përparësitë e politikës së jashtme bashkë me nevojën për të ruajtur marrëdhëniet e ngushta me princin Bin Salman.
Në një deklaratë të shoqëruar me thirrjen “Amerika e Para!”, Presidenti Trump tha se Shtetet e Bashkuara synojnë të mbeten një “partner i palëkundur” i Arabisë Saudite edhe pse Princi i Kurorës Saudite Mohammed bin Salman mund të ketë patur dijeni rreth planit për të vrarë gazetarin Khashoggi.
Ai la të kuptohet se nuk kishte ndërmend të anulonte kontratat ushtarake me Riadin, duke thënë, “nëse nuk veprojmë me mend dhe heqim dorë nga këto kontrata, Rusia dhe Kina do të ishin përfituesit e mëdhenj”.
Presidenti tha se “agjencitë amerikane të inteligjencës vazhdojnë të vlerësojnë të gjithë informacionin, por ka shumë mundësi që Princi i Kurorës të ketë patur dijeni për këtë ngjarje tragjike – ndoshta ka patur, ndoshta jo!”
“Megjithatë,” vazhdon deklarata e Presidentit Trump, “ne ndoshta nuk do t’i dimë kurrë të gjitha faktet që kanë të bëjnë me vrasjen e z. Jamal Khashoggi, por gjithsesi, marrëdhënia jonë është me Mbretërinë e Arabisë Saudite. Ata vazhdojnë të jenë një aleat i madh në luftën tonë të rëndësishme kundër Iranit.”
Presidenti Trump pritej të merrte të martën një raport të CIA-s mbi vrasjen e Khashoggit.
Një zyrtar i lartë i administratës tha se raporti, i dorëzuar në formë fizike, vlerëson të gjitha informacionet e mbledhura deri tani, por pa dhënë një konkluzion përfundimtar.
Raporti vjen shtatë javë pasi Khashoggi, baba i katër fëmijëve, hyri në konsullatën saudite në Stamboll më 2 tetor për të kërkuar dokumente martese, ku u vra dhe më pas trupi i tij u copëtua.
Ivanka Trump, e bija e Presidentit Donald Trump dhe një nga këshilltaret e tij kryesore, u ka dërguar vitin e kaluar qindra mesazhe ndihmësve të Shtëpisë së Bardhë dhe zyrtarëve të qeverisë nëpërmjet llogarisë së saj private të email-it, shpesh në kundërshtim me rregullat qeveritare, sipas një organizate vëzhgimi me prirje liberale.
Organizata e quajtur “Mbikëqyrja Amerikane” tha se gjatë pjesës më të madhe të vitit 2017, Ivanka Trump shpesh ka diskutuar ose komunikuar për çështje pune në Shtëpinë e Bardhë përmes një llogarie private email-i të përbashkët me të shoqin, Jared Kushner, këshilltar i vjehrrit të tij.
Përdorimi i emailit privat nga Ivanka Trump për punë qeveritare të kujton sulmet e ashpra të Presidentit Trump ndaj rivales së tij Hillary Clinton gjatë fushatës presidenciale të 2016-s për përdorimin e një serveri privat emaili të instaluar në shtëpinë e saj në New York, kur ishte sekretare e shtetit nga viti 2009 deri në 2013. Zonja Clinton nuk u akuzua për ndonjë shkelje, por analistët politikë besojnë se hetimi i gjatë i FBI-së për materialet e klasifikuara që iu gjetën në server, luajti rol në humbjen e saj në zgjedhje.
Po zgjerohet krisja mes Presidentit Donald Trump dhe eprorëve të komunitetit të zbulimit.
Duke përsëritur një kritikë të bërë gjatë një interviste televizive një ditë më parë, Presidenti Trump shkruajti dje në Twitter se Shtetet e Bashkuara “duhet ta kishin kapur Osama Bin Ladenin shumë kohë më përpara”.
Of course we should have captured Osama Bin Laden long before we did. I pointed him out in my book just BEFORE the attack on the World Trade Center. President Clinton famously missed his shot. We paid Pakistan Billions of Dollars & they never told us he was living there. Fools!..
Gjatë një interviste të dielën për kanalin Fox News, Presidenti e quajti admiralin në pension William McRaven, që drejtoi operacionin gjatë të cilit u vra themeluesi i Al-Kaidas, “një mbështetës i Hillary Clintonit dhe një mbështetës i Obamës”.
Zoti McRaven ka kritikuar disa herë presidencën Trump, duke e quajtur një turp dhe poshtërim për Shtetet e Bashkuara në skenën botërore dhe që ka përçarë vendin.
Pas komenteve televizive të Presidentit Trump, zoti McRaven deklaroi se nuk mbështeti Hillary Clintonin apo ndonjë kandidat tjetër gjatë zgjedhjeve presidenciale, por është “admirues i Presidentit Obama dhe Presidentit George W. Bush, nën drejtimin e të cilëve kam punuar”. Ai shtoi se admiron, pa dallime politike, të gjithë presidentët “që ruajnë dinjitetin e kësaj zyre dhe e përdorin këtë post për të bashkuar Kombin në kohëra sfiduese”.
Zoti McRaven, ish-kreu i Komandës së Operacioneve Speciale të Shteteve të Bashkuara, shtoi se i qëndron komentit të tij se sulmi i Presidentit Trump ndaj mediave “është kërcënimi më i madh për demokracinë tonë që kam parë gjatë jetës time”.
Persona të tjerë, me njohuri të brendshme të operacionit të vitit 2011 ndaj Bin Ladenit në Pakistan, po dalin në mbrojtje të zotit McRaven.
Ish-zyrtarë të zbulimit amerikan dalin në kundërsulm
Një ish-drejtues i CIA-s, Michael Morell, shkruajti në Twitter se ka nevojë për një saktësim pas aludimit të bërë nga Presidenti Trump se zoti McRaven duhet ta kishte gjetur më parë kryeterroristin.
Zoti Morell shkruajti se CIA kreu operacionin e “gjetjes”, ndërsa ekipi i zotit McRaven realizoi “kapjen”.
Correction needed to POTUS’s comment today that McRaven should have found bin Laden sooner. CIA did the “finding.” McRaven’s special operators did the “getting.” They moved within days of President Obama giving the order. https://t.co/7e79sDpENH
Ish-drejtues i CIA-s dhe gjithashtu i Agjensisë Kombëtare të Zbulimit, Gjenerali në pension i Forcave Ajrore Michael Hayden reagoi ndaj sulmit të Presidentit Trump kundër zotit McRaven, duke e thumbuar Presidentin në Twitter për moskapjen e udhëheqësve aktualë të Al-Kaidas dhe grupit terrorist Shtetit Islamik, të cilët vazhdojnë të fshihen.
How you doing on Zawahiri, Mr President? Abu Bakr al Baghdadi? BillMcRaven is a naval officer and an American hero. Like the ones that gave all at Belleau Woods. You remember them, right? https://t.co/FrE7wjPEg3
Anëtari i forcave speciale të marinës SEAL që mendohet se shkrepi plumbin që vrau Bin Ladenin, shkruajti dje në Twitter se: “Misioni për të kapur Bin Ladenin ishte dypartiak. Të gjithë donim të kapej se më shpejt që të mundeshim”.
The mission to get bin Laden was bipartisan. We all wanted to get him as soon as we could.
“Presidenti është qartësisht gabim dhe po promovon një ide që nuk mendoj se është e dobishme”, i tha kanalit CNN Gjenerali në pension i Ushtrisë, Stanley McChrystal, për deklaratën e Presidentit Trump se administratat e mëparshme u vonuan të eliminonin kreun e al-Kaidas.
Kritikat e Presidentit Trump “janë tregues të krizës së lidershipit që kemi sot”, shtoi zoti McChrystal, i cili drejtoi për pesë vite Komandën e Bashkuar të Operacioneve Speciale.
“Ky President i detyrohet Admiralit McRaven dhe të gjithë anëtarëve të ekipit SEAL të forcave speciale të përfshirë në atë operacion, një ndjesë për çfarë ka thënë”, u shpreh në kanalin MSNBC, ish-drejtori i CIA-s dhe ish-Sekretar i Mbrojtjes, Leon Panetta. “Ai po dëmton pozicionin e tij si Komandant i Përgjithshëm. Jo vetëm me ata që zhvilluan atë operacion, por me të gjithë ushtrinë”.
Një senator i partisë së Presidentit Trump ka dalë gjithashtu në mbrojtje të zotit McRaven.
Senatori Marco Rubio, i cili është edhe anëtar i Komisionit të Senatit për Zbulimin, shprehu në Twitter mirënjohjen për shërbimin e admiralit në pension, duke thënë se “nuk e di nëse Admirali William McRaven ndan apo jo pikëpamjet e mia politike. Por, unë di që shumë pak amerikanë kanë sakrifikuar dhe rrezikuar më shumë se ai për të mbrojtur Amerikën dhe liritë që ne gëzojmë”.
I don’t know if Adm. William McRaven shares my political views or not.But I do know that few Americans have sacrificed or risked more than he has to protect America & the freedoms we enjoy. His military career exemplified honor & excellence.I am grateful for his service.
Zoti McRaven, i cili u largua së fundmi nga posti i kancelarit të Universitetit të Teksasit për arsye shëndetësore, ka dalë gjithashtu në mbrojtje të ish-drejtorit të CIA-s John Brennan, një tjetër kritik i Presidentit Trump që i hoqi atij çertifikatën e sigurisë.
Llogaria zyrtare në Twitter e Partisë Republikane pretendoi të hënën se zoti McRaven ka kritikuar zotin Trump që gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016-të dhe se ai ka qenë ndër të përzgjedhurit e mundshëm për të kandiduar përkrah zonjës Hillary Clinton, gjë që është mohuar nga admirali në peson dhe zyrtarët e fushatës elektorale.
Worth noting after recent comments: Retired Adm. William McRaven was reportedly on Hillary Clinton’s short list for Vice President in 2016. He’s been critical of President @realDonaldTrump— even dating back to the 2016 campaign. He’s hardly a non-political figure.
Presidenti Trump ka patur një marrëdhënie të debatueshme me komunitetin amerikan të zbulimit që në fillimet e presidencës së tij, mbi të gjitha duke refuzuar konsensusin e arritur nga ky komunitet se Rusia u përpoq të ndikonte zgjedhjet në favor të tij. Ai gjithashtu pretendon se një “strukturë e fshehtë shtetërore” e përbërë nga figura të errëta të komunitetit të zbulimit synon të dëmtojë axhendën e tij, duke zhvilluar dhe “gjuetinë e shtrigave” për ta lidhur atë me Moskën dhe duke rrjedhur në media informacione që Presidenti i quan të rreme.
Presidenti Trump kundërshtoi raportimet në media se CIA ka konkluduar që princi saudit urdhëroi vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi, duke u shprehur se ndoshta nuk do të merret vesh kurrë se kush është vërtet përgjegjës.
Tensioni më i madh aktualisht mes Presidentit dhe komunitetit amerikan të zbulimit është pikërisht rreth princit saudit të kurorës Mohammed bin Salman, thotë ish-zyrtari i CIA-s, Paul Pillar.
“Marrëdhënia ishte e keqe që më parë dhe ne i kemi përjetuar pasojat e kësaj marrëdhënieje” i tha Zërit të Amerikës zoti Pillar, i cili tashmë punon në Universitetin Georgetown.
Zoti Pillar thotë se mohimi i Presidentit Trump i konkluzioneve të CIA-s për princin saudit është rrjedhimisht “një kritikë e analizës së zbulimit për këtë çështje. Por, administrata do ta ketë të vështirë të fitojë betejën e perceptimit publik për këtë çështje. Perceptimi i përgjithshëm është se versionet e pabesueshme dhe gjithnjë në ndryshim të sauditëve, janë në fshehje të diçkaje dhe analiza e vëzhguesve të jashtëm konfirmon versionin e raportuar të analizës së zbulimit për rolin e princit”.
ANKARA – “Është e qartë sikur drita” se princi i kurorës i Arabisë Saudite Mohammed bin Salman urdhëroi vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi, tha një zyrtar i Departamentit amerikan të Shtetit.
Në një deklaratë për ABC News, zyrtari amerikan i cili ka kërkuar të mbetet anonim dhe i cili ka parë raportin e CIA-s në lidhje me çështjen, ka theksuar se ekziston konsensus shumë i fuqishëm se lidershipi saudit është i përfshirë në vrasje dhe se kjo gjë nuk diskutohet nga askush.
Ditë më parë, gazeta Washington Post shkruajti se CIA ka arritur në përfundimin se urdhrin për vrasjen e Khashoggit e kishte dhënë princi saudit Mohammed bin Salman.
Ndërkohë, presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se ende nuk ka marrë brifing nga CIA dhe se këtë çështje do ta bisedojë me Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo dhe zyrtarët e inteligjencës.
Khashoggi, kolumnist në gazetën “The Washington Post”, u vra më 2 tetor në Konsullatën Saudite në Stamboll.
Pas disa javësh mohime për përfshirjen në krim, Arabia Saudite më vonë pranoi se Khashoggi ishte vrarë brenda konsullatës, por tha se familja mbretërore saudite nuk kishte njohuri paraprake për ndonjë komplot për vrasjen e gazetarit.
Deri tani, 21 persona, përfshirë oficerë të sigurisë, janë arrestuar në Arabinë Saudite në lidhje me vrasjen. aa
Një gjykatës federal në Shtetet e Bashkuara e bllokoi urdhrin e lëshuar nga presidenti Donald Trump për t’iu mohuar azilin migrantëve që kalojnë kufirin jugor të SHBA-së në mënyrë të paligjshme.
Gjykatësi Jon Tigar në San Francisko lëshoi urdhrin e përkohshëm të ndalimit pas dëgjimit të argumenteve nga grupet e të drejtave civile.
Trump e nënshkroi urdhrin e tij më 9 nëntor, në përgjigje të një karvani emigrues që po lëviz drejt kufirit.
Trump përmendi shqetësimet për sigurinë kombëtare, por u kundërshtua nga grupet e të drejtave civile, të cilat e dërguan rastin në gjykatën në San Francisko, duke thënë se vendimi i tij ishte i paligjshëm.
Gjykatësi Tigar, në vendimin e tij, tha se legjislacioni aktual e bën të qartë se çdo i huaj që hyn në SHBA, “pavarësisht nëse është apo jo në një port të caktuar të mbërritjes”, mund të aplikojë për azil.
Gjykatësi po ashtu tha se presidenti nuk mund t’i rishkruajë ligjet e emigrimit, duke imponuar një kusht, që Kongresi e ka ndaluar shprehimisht.
Mijëra migrantë nga Amerika Qendrore kanë udhëtuar për javë të tëra drejt kufirit Meksikë-SHBA.
Ata thonë se ikin nga përndjekja, varfëria dhe dhuna në vendet e tyre: Honduras, Guatemalë dhe El Salvador.
Trumpi ka thënë më herët se shumë prej emigrantëve janë kriminelë; karvanin e ka cilësuar si pushtim, ndërsa ka dërguar trupa në kufi.
Me urdhrin e 9 nëntorit, ai ka kërkuar që secili që dëshiron të kërkojë azil në SHBA, duhet të hyjë nëpër pikat zyrtare të hyrjes. Me urdhrin e tij, rastet e atyre që hyjnë ilegalisht, nuk do të dëgjoheshin.
Ndalimi do të zgjaste 90 ditë ose derisa SHBA-ja të arrinte një marrëveshje me Meksikën për t’i kthyer azilkërkuesit.
Sipas ligjit të Shteteve të Bashkuara, ekziston një detyrim ligjor për të dëgjuar kërkesat për azil nga emigrantët nëse ata thonë se kanë frikë nga dhuna në vendet e tyre – pavarësisht se si kanë hyrë në SHBA.
Pjesëmarrësit e karvanit kanë filluar të arrijnë javën e kaluar në Tijuana, qytetin në anën meksikane të kufirit. Trump ka dërguar më shumë se 5,000 ushtarë në kufi.
Ish kryetari i bashkisë së Nju Jorkut Michael Bloomberg njoftoi se po i dhuron 1.8 miliard dollarë Universitetit Johns Hopkins, për të rritur ndihmën financiare ndaj studentëve me të ardhura të ulëta dhe të mesme.
Universiteti në Baltimore të shtetit Maryland tha se kontributi i zotit Bloomberg për shkollën ku ai vetë ka kryer studimet, është më i madhi që i është dhënë ndonjëherë një institucioni arsimor në SHBA. Me këtë shumë, thanë zyrtarët, universiteti do të mund të eliminojë kreditë studentore duke filluar nga vjeshta e ardhshme dhe do të ofrojë bursa të cilat nuk ka nevojë të shlyhen.
Sipas tyre, universiteti do të zbatojë parimin e pranimit të studentëve në bazë të rezultateve, pa marrë parasysh nëse janë ose në gjendje të paguajnë.
Zoti Bloomberg tha se shpreson që paratë të lehtësojnë barrën e borxhit për ata që diplomohen.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se është informuar për një audio-incizim të vrasjes së gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, porse ai vetë nuk dëshiron ta dëgjojë.
Khashoggi, kontribues në gazetën Washington Post dhe kritik i Qeverisë saudite, është vrarë pasi ka hyrë në konsullatën suadite në Stamboll, më 2 tetor.
Turqia e ka ndarë me SHBA-në dhe aleatët perëndimorë një audio-incizim që thuhet se dëshmon përfshirjen e Arabisë Saudite në vrasje.
“Unë di gjithçka që thuhet në atë audio-incizim, pa e dëgjuar atë”, tha Trump për Fox News.
“Është shumë i dhunshëm, i egër dhe i tmerrshëm”, tha ai.
Agjencitë e inteligjencës amerikane besojnë se princi i kurorës i Arabisë Saudite, Muhammad bin Salman, e ka urdhëruar vrasjen, edhe pse Shtëpia e Bardhë nuk e ka mbështetur këtë vlerësim.
Në intervistën për Fox News, Trump tha se njerëz të afërt me princin “kanë qenë me gjasë të përfshirë”, por shtoi se dëshiron të ruajë aleancën me Arabinë Saudite.
Javën e kaluar, administrata Trump ka sanksionuar 17 zyrtarë sauditë për rolin e dyshuar në vrasje, por ligjvënësit amerikanë kanë kërkuar masa më të ashpra, përfshirë reduktim të shitjes së armëve në Arabinë Saudite
Presidenti Donald Trump po deklaron se “ndoshta” nuk do të ulet për një intervistë të drejtpërdrejtë me Prokurorin e posaçëm Robert Mueller, që po heton lidhjet e mundshme mes fushatës së tij me Rusinë, duke sugjeruar se përgjigjet e tij me shkrim ndaj pyetjeve të prokurorit do të jenë përgjigja e tij përfundimtare.
Presidenti Trump tha për kanalin Fox News sot se ditët e fundit ai dha ” përgjigje shumë të plota për pyetje që nuk duhet t’i bëheshin. Ndoshta ky është fundi”, tha presidenti.
Në një intervistë në Shtëpinë e Bardhë të regjistruar të premten dhe transmetuar të dielën, presidenti Trump tha se avokatët e tij po kompletojnë përgjigjet për dhjetra pyetje të zotit Mueller por se ato janë hartuar prej tij.
Avokatët e presidentit Trump pritet të kthejnë përgjigjet e tij me shkrim në ditët e ardhshme, megjithëse avokati i presidentit Trump, Rudy Giuliani tha javën e kaluar se disa nga pyetjet krijuan “më shumë probleme ligjore sesa të tjerat.” Giuliani i cilësoi disa nga pyetjet si “të panevojshme”, disa isi “kurthe të mundshme” dhe se “ne mund të konsiderojmë disa si të parëndësishme. ”
Pyetjet kanë të bëjnë me ngjarjet përpara zgjedhjeve të nëntorit 2016, jo gjatë dy muajve ndërsa Trumpi ishte president i zgjedhur, apo ngjarje gjatë presidencës së tij.
Në intervistën për kanalin Fox News, presidenti përsëriti sulmet e tij për hetimin 18 mujor Mueller.
“Është një mashtrim,” tha ai. “Nuk kishte bashkëpunim të fshehtë me Rusinë.”
Presidenti amerikan Donald Trump ka vizituar Kaliforninë për të shikuar nga afër dëmet që janë shkaktuar nga zjarri më i madh dhe më vdekjeprurës në historinë e vendit.
Sipas raportimeve, 76 persona kanë humbur jetën në very të Kalifornisë ndërsa më shumë se 1 200 persona janë raportuar të zhdukur.
“Duhet të punojmë shumë në këtë drejtim dhe të bashkëpunojmë me ekspertë të mjedisit”, tha Trump.
Përvec kësaj zone, zjarrëfikësit janë duke punuar ende në zona tjera që mund të shfaqin rrezik. Kualiteti i ajrit në veri të Kalifornisë është shpallur më i dëmshmi në botë. Reshje të mëdha janë paralajmëruar për javën e ardhshme që do të mund të ndihmojë në fikjen e zjarrit dhe të krijojë lagështi të nevojshme për bimët.
Historikisht, “stina e zjarreve” në Kaliforni fillonte në verë dhe zgjaste deri në vjeshtën e hershme, por ekspertët tani paralajmërojnë për rrezik gjatë gjithë vitit.
Kushtet e motit dhe ndryshimet klimatike shihen si shkaktarët kryesorë.
Presidenti amerikan Donald Trump, tha se Uashingtoni do të vijë me një përfundim javën e ardhshme, lidhur me vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggit dhe atyre që janë përfshirë në vrasje, pas raportimeve të CIA-s se princi i Arabisë Saudite, Muhammad bin Salman ka urdhëruar vrasjen.
Trump tha para gazetarëve se do të dalin me një raport të hënën ose të martën. Intelegjenca amerikane beson se princi Salman, që është udhëheqës de facto i mbretërisë, ka urdhëruar vrasjen e gazetarit Khashoggi në Turqi muajin e kaluar.
Qeveria saudite ka kundërshtuar këto akuza, të cilat fillimisht u publikuan në Washington Post më 17 nëntor.
Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Heather Nauert tha se raportimet se qeveria amerikane ka ardhë në përfundim lidhur me vrasjen nuk janë të sakta.
Raporti i intelegjencës amerikane është i pari që drejpërsëdrejti lidhë princin e Arabisë Saudite me vrasjen.
Por, presidenti Trump, nuk ka komentuar shumë lidhur me raportin e CIA-s.
“Ne kemi aleancë të fuqishme me Arabinë Saudite, ata na oftojnë shumë punë, biznes dhe zhvillim ekonomik”, shtoi Trump.
Washington Post në publikimin e raportit të CIA-s, ka theksuar se përfundimi ka ardhur si rezultat i një telefonate të realizuar nga vëllau i princit, Khaled bin Salman, ambassador në SHBA, me Khashoggit. Por, ambasadori ka refuzuar pretendimet e tilla në një postim në Twitter.
Khashoggi, kolumnist në Washington Post dhe kritik i mbretërisë në Arabinë Saudite ishte vrarë në konsulatën e A. Saudite në Stamboll më 2 tetor.
Presidenti Trump udhëtoi në Kaliforni për të parë nga afër shkatërrimin e shkaktuar nga zjarret dhe për të takuar njerëz, jetët e të cilëve janë prekur nga katastrofa.
Guvernatorët, ai në largim dhe guvernatori i ri në Kaliforni, Jerry Brown dhe Gavin Newsom, do të bashkohen me presidentin Trump në inspektimin e shkatërrimeve në Kaliforninë veriore dhe jugore.
Vizita e Trumpit vjen një javë pasi ai fillimisht fajësoi zyrtarët e Kalifornisë për zjarret dhe kërcënoi të pengonte fondet federale. Në Tweeter presidenti nuk përmendi kushtet e thatësirës në Kaliforni, të cilat shumë shkencëtarë thonë se janë simptoma të ndryshimeve klimatike.
Zyrtarët në Kaliforni thonë se numri i njerëzve të zhdukur nga zjarri më vdekjeprurës në historinë e Kalifornisë është rritur në më shumë se 1,000 dhe se numri i të vdekurve është rritur në 71.
Vetëm në qytetin Paradise, flakët shkrumbuan 12 mijë objekte, ndër to të paktën 9700 shtëpi.
Sherifi i kontesë Butte njoftoi se është shtuar lista e personave të zhdukur.
“Deri më tani, kemi identifikuar 329 individë që ishin në listën e personave të zhdukur. Lista e re personave të zhdukur ka arritur në 1011, pra janë shtuar 380 emra brenda vetëm një dite”, informoi sherifi Kory Honea.
Zoti Honea shtoi megjithatë se në listë mund të gjenden edhe emra personash që iu larguan zjarrit dhe që nuk janë në dijeni se janë raportuar si persona të zhdukur. Ai bëri thirrje që njerëzit të informojnë autoritetet nëse i kanë mbijetuar zjarrit.
Zjarrfikësit arritën të shuajnë një pjesë të zjarrit të shpërthyer në pyje.
Rreth 500 punonjës të ekipeve të shpëtimit vazhduan të kërkojnë në rrënojat e qytetit Paradise, një javë pasi zjarri vdekjeprurës përfshiu qytetin me 27 mijë banorë. Flakët shkrumbuan rreth 12 mijë godina, ndër to të paktën 9700 shtëpi, ndërsa vazhdojnë të rrezikohen objekte të tjera.
Janë evakuar rreth 52 mijë njerëz që janë strehuar në zona të ndryshme, madje edhe në një kamping në parkimin e një supermarketi.
Autoritetet njoftuan se në zonën e Gjirit të San Franciscos, shkollat dhe objektet turistike janë të mbyllura për shkak të tymit.
Shkaku i zjarrit është ende duke u hetuar, por zyrtarët thonë se mund të jetë shkaktuar nga një difekt i aparaturave elektrike.
Senatori i ndjerë amerikan John McCain u nderua pas vdekjes me Çmimin për të Drejtat e Njeriut Sergei Magnitsky 2018. Siç njofton nga Londra korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgwell, çmimi u jepet personave që kanë luftuar për të drejtat e njeriut në Rusi dhe mbart emrin e një juristi që u vra në një burg të Moskës në vitin 2009.
Çmimi u prezantua të enjten në mbrëmje nga politikani opozitar Vladimir Kara-Murza, i cili u mbijetoi në Rusi dy tentativave për ta helmuar dhe ka qenë mik i senatorit të ndjerë amerikan.
“Senatorit John McCain – në shenjë vlerësimi se trashëgimia e tij do të vazhdojë të frymëzojë për një kohë të gjatë të gjithë ata mbrojnë lirinë dhe drejtësinë”.
Duke pranuar çmimin në emër të të ndjerit, Meghan, e bija e Senatorit, theksoi kontrastin mes trashëgimisë së tij dhe atij që ajo e quajti diktatorin gjakatar të Rusisë.
“John McCain mbrojti dhe përligji kujtimin e burrave dhe grave me integritet, si Sergei Magnitsky. Vladimir Putini urdhëron vrasjen e tyre. John McCain ishte një burrë i fortë. Vladimir Putini përfaqëson idenë e një burri të dobët për t’u shfaqur si i fortë. Kur vdiq John McCain, ai u kujtua me mirënjohje dhe u lavdërua nga kombi të cilit i shërbeu dhe dashuroi. Vladimir Putini e di shumë mirë se rreziku më i madh ndaj jetës së tij është vetë populli i tij, dhe se ai do të mbahet mend si një tiran dhe një hajdut”, tha zonja McCain.
John McCain u bë një kritik i spikatur i marrëdhënies së Presidentit amerikan Donald Trump me udhëheqësin rus Vladimir Putin. Presidenti Trump i kundërshtoi me forcë kritikat. Në janar të 2017-ës, Senatori McCain vizitoi Gjeorgjinë.
“Nëse nuk i dalim kundër, Vladimir Putini do të vazhdojë agresionin e tij”, deklaroi në Gjeorgji zoti McCain.
Senatori McCain vdiq nga kanceri në tru në moshën 81-vjeçare.
Ndër personat e tjerë të nderuar me çmime janë opozitari rus Alexei Navalny, si dhe producent ukrainas i filmave Oleg Sentsov.
Çmimet “Magnitsky” kanë marrë emrin e juristit rus Sergei Magnitsky, i cili u rrah për vdekje në qelitë e policisë në vitin 2009, pasi hetoi një skemë mashtrimi me taksat të zyrtarëve të lartë rusë, të llogaritur në gati 230 milionë dollarë.
Bill Browder, drejtor i firmës “Hermitage Capital Management”, e pati punësuar zotin Magnitsky për të hetuar skemën e mashtrimit financiar. Zoti Browder bëri fushatë që Amerika të miratonte Ligjin Magnitsky në vitin 2012, që parashikon ndalimin e vizave dhe ngrirjen e aseteve të shkelësve të të drejtave të njeriut. John McCain luajti rol thelbësor në kalimin e këtij ligji në Kongres.
“Duke filluar nga viti tjetër, nuk do të nderojmë vetëm heronjtë rusë, por në frymën globale të Ligjit Magnitsky, do të nderojmë heronj nga mbarë bota”, njoftoi zoti Browder.
Duke u mbështetur tek sanksionet që parashikon Ligji Magnitsky, pak ditë më parë Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj 17 zyrtarëve sauditë që akuzohen për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi.
Një gjykatës federal vendosi se John Hinckley, personi që shtiu me armë ndaj Presidentit Ronald Reagan, është në gjendje të vazhdojë jetën e tij i lirë.
Për shkak të çrregullimeve mendore, zoti Hinckley u shpall jo fajtor për plagosjen e Presidentit dhe tre personave të tjerë në vitin 1981.
Ai u mbajt për 35 vjet në spitalin e shëndetit mendor “Shën Elizabeta” të Washingtonit.
Në vitin 2016, zoti Hinckley, tashmë 63-vjeçar, u vendos në banesën e nënës së tij 90-vjeçare, në Williamsburg, të shtetit Virxhinia.
Në vendimin e botuar dje të gjykatësit federal Paul Friedman shkruhet se zoti Hinckley “nuk paraqet rrezik për veten dhe të tjerët” dhe se mund të jetojë në një zonë jo më larg se 75 milje nga Williamsburgu, pasi vendndodhja të miratohet nga doktorët.
Sipas dokumentave të gjykatës, ai do të duhet të takohet me doktorët çdo dy muaj.
Zoti Hinckley ishte 25 vjeç në vitin 1981, kur qëlloi me armë Presidentin Reagan në hyrje të një hoteli në Washington. Nga plumbat u paralizua sekretari i shtypit Jim Brady dhe u plagosën agjenti i Shërbimit Sekret, Timothy McCarthy, si dhe oficeri i policisë Thomas Delahanty.
Në kohën e atentatit, zoti Hinckley vuante nga psikoza akute dhe depresioni i lartë. Ai ishte fiksuar pas aktores Jodie Foster.
Barry Levine, avokati i zotit Hinckley, njoftoi se në të ardhmen do të kërkojë edhe lirimin e tij pa kushte. Sesioni i ardhshëm i gjykatës është planifikuar për në muajin qershor.
Zoti Levine tha se: “Zbatimi prej tij i udhëzimeve të gjykatës ndër vite ka qenë i shkëlqyer. Nëse njerëzit do ta njihnin, do ta pëlqenin.”
Sipas zyrtarëve amerikanë, Agjencia Qendrore e Zbulimit ka arritur në përfundimin se Princi Saudit i Kurorës Mohammed bin Salman urdhëroi vrasjen e gazetarit Xhamal Kashogi.
Vlerësimi nga CIA, i raportuar së pari nga gazeta The Washington Post të premten, bie në kundërshtim me atë të Arabisë Saudite, prokurori i lartë i së cilës një ditë më parë e shfajësoi princin e kurorës për vrasjen.
Zyrtarët amerikanë thonë se CIA arriti në përfundimin se 15 agjentë sauditë shkuan me një avion të qeverisë saudite në Stamboll dhe vranë Khashoggin në konsullatën saudite.
Khashoggi, i cili shkruante për gazetën The Washington Post dhe ishte kritik i Princit të Kurorës Saudite, u vra në konsullatën saudite në Stamboll në tetor, ndërsa po përpiqej të merrte dokumente për martesën e tij të ardhshme me një grua turke.
Gazeta The Washington Post thotë se CIA e bazoi përfundimin e saj në burime të shumta të inteligjencës, duke përfshirë një thirrje telefonike që vëllai i princit, Khalid bin Salman, i cili është gjithashtu ambasadori saudit në Shtetet e Bashkuara, kishte patur me Kashogin.
Në thirrjen telefonike, Khalid i thotë Khashogit se do të ishte i sigurt që të shkonte në konsullatën saudite në Stamboll për të marrë dokumentet për martesën e tij. Gazeta thotë se nuk dihet nëse Khalid e dinte që Khashoggi do të vritej.
Në Tweeter të premten Khalid mohoi se ai kishte folur me Kashogin.
“Kontakti i fundit që kisha me zotin Kashogi ishte përmes tekstit më 26 tetor 2017. Unë kurrë nuk kam biseduar me të me telefon dhe nuk kam sugjeruar që të shkojë në Turqi për ndonjë arsye. I kërkoj qeverisë amerikane të publikojë çdo informacion lidhur me këtë pretendim, ” tha ai.
Zyrtarët sauditë thonë se vrasja e Kashogit ishte e rastësishme dhe se zyrtarët po përpiqeshin ta detyronin Kashogin të kthehej në mbretëri.
Zyrtarët turq kanë thënë se vrasja ishte e qëllimshme dhe po i bën presion Arabisë Saudite të lejojë që personat përgjegjës të gjykohen në Turqi.
Administrata Trump këtë javë sanksionoi 17 zyrtarë sauditë për rolin e tyre të dyshuar në vrasje. Megjithatë, disa ligjvënës amerikanë i kanë bërë thirrje Shtëpisë së Bardhë të bëjë më shumë, duke përfshirë zvogëlimin e shitjes së armëve Arabisë Saudite.
Presidenti Donald Trump ka thënë se qeveria saudite është përpjekur të mbulojë vrasjen dhe se “mbulimi ishte një nga më amatoret në historinë e mbulimeve.”
Megjithatë, presidenti Trump i ka rezistuar thirrjeve për të pakësuar shitjet e armëve në Arabinë Saudite. Presidenti ka kërkuar lidhje më të ngushta me Arabinë Saudite për të luftuar ndikimin iranian në Lindjen e Mesme, si dhe për të rritur marrëveshjet e tregtisë së armëve midis Uashingtonit dhe Rijadit.
Presidenti amerikan Donald Trump tha të premten se i kishte përfunduar përgjigjet me shkrim për hetimin federal që po zhvillohet lidhur me ndërhyrjen e dyshuar të Rusisë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.
Por ai tha nuk i kishte dërguar ende ato në zyrën e Prokurorit të Posaçëm të Shteteve të Bashkuara Robert Mueller.
Duke folur me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, zoti Trump tha se i kishte shkruar vetë përgjigjet ndaj pyetjeve të zotit Mueller dhe jo avokatët e tij.
Tensionet lidhur me hetimin u rritën edhe më shumë javën e kaluar kur zoti Trump shkarkoi Jeff Sessions nga detyra e Prokurorit të Përgjithshëm duke e zëvendësuar përkohësisht atë me Matthew Whitaker-in. Lëvizja i dha zotit Whitaker, një besnik i presidentit Trump, të drejtën për të mbikëqyrur hetimin e zotit Mueller në vend të zotit Rod Rosenstein, numri dy i Departamentit të Drejtësisë, i cili gëzonte më parë autoritetin të mbikëqyrte hetimin.
Prej majit të vitit 2017 zoti Mueller po heton nëse anëtarë të fushatës së zotit Trump kanë bashkëpunuar në mënyrë të fshehtë me Rusinë në zgjedhjet e vitit 2016 dhe nëse zoti Trump, në mënyrë të paligjshme është përpjekur të pengojë hetimin. Zoti Mueller ka ngritur tashmë akuza ndaj disa ish-ndihmësve të zotit Trump.
Vetë Presidenti e ka quajtur hetimin një “gjueti shtrigash” dhe ka thënë se nuk ka patur bashkëpunim të fshehtë me Rusinë. Moska gjithashtu e ka mohuar çdo ndërhyrje në zgjedhjet amerikane.
Shtëpia e Bardhë njoftoi se do t’i rikthejë përkohësisht akreditimin gazetarit të CNN Jim Acosta. Ky hap pason vendimin e një gjykatësi federal që urdhëroi që korrespondentit të rrjetit CNN, t’i rikthehet përkohësisht akreditimi pranë Shtëpisë së Bardhë. Por zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Sarah Sanders paralajmëroi vendosjen e rregullave e procedurave për të siguruar sic tha ajo “mbatjen e konferencave për shtyp në përputhje me rregullat në të ardhmen“.
Të premten Presidenti Donald Trump kërcënoi se do ta çojë çështjen sërisht në gjykatë nëse gazetarët nuk i zbatojnë rregullat e Shtëpisë së Bardhë.
“Njerëzit duhet të sillen sipas rregullave,” u tha zoti Trump gazetarëve.
“Po hartojmë rregullore … Nëse nuk i zbatojnë, do të përfundojmë sërisht në gjykatë dhe ne do të fitojmë“, shtoi ai.
Për rrjetin televiziv CNN vendimi i gjykatës ishte një fitore e parë në çështjen gjyqësore që nisi disa ditë më parë. Gazetari Acosta falenderoi gjykatësin Timothy Kelly për vendimin dhe tha se tani do të kthehej përsëri në punë.
Avokatët e rrjetit CNN thanë se në javët be ardhshme do të ketë seanca të tjera gjyqësore, ku do të vendoset për aspekte të tjera të padisë së rrjetit mediatik kundër administratës së Presidentit Trump.
Administrata e presidentit Trump javën e kaluar i hoqi akreditimin gazetarit Acosta pasi ai i drejtoi një seri pyetjesh presidentit duke i kërkuar sqarime se përse kishte cilësuar karvanin e emigrantëve të Amerikës Qendrore që po i afrohen Shteteve të Bashkuara si një “pushtim”.
Çështja në fjalë shihet si një provë e rëndësishme për lirinë e shtypit në SHBA që mbrohet nga Amendamenti i Parë i Kushtetutës.
Shoqata e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë paraqiti të enjten një raport në mbështetje të kërkesës së kanalit CNN për të lejuar përkohësisht akreditimin e korrespondentit Jim Acosta në Shtëpinë e Bardhë, deri në marrjen e vendimit për padinë gjyqësore “CNN kundër Donald J. Trump”.
Gjatë seancës dëgjimore të së mërkurës, Departamenti i Drejtësisë paraqiti argumentin se Presidenti ka autoritet të plotë të përzgjedhë gazetarët që do të mbulojnë aktivitetet e tij. Por, shoqata theksoi rrezikun që paraqet për të gjithë gazetarët dhe publikun amerikan, nëse Presidentit i lejohet të vazhdojë praktikën e nisur.
Avokati i kanalit CNN, Ted Boutrous i tha të mërkurën gjykatësit Kelly se Shtëpia e Bardhë ka hapësira të mëtejshme për ta penguar korrespondentin Acosta, si p.sh. duke mos e ftuar për të drejtuar pyetje në konferencat për shtyp.
Megjithatë avokati shtoi se “nga sa e njoh Presidentin Trump, ai do t’i drejtohet Acostas që në ditën e parë pasi të ketë marrë sërish kredencialet e shtypit”.
Juristët e qeverisë thonë se sjellja e zotit Acosta pengoi Shtëpinë e Bardhë të zhvillojë një konferencë normale për shtyp.
“Nuk përbën këndvështrim përpjekja e një gazetari të vetëm për të monopolizuar një konferencë për shtyp”, u shpreh Zv.Ndihmës Prokurori i Përgjithshëm, James Burnham. Ai i tha gjykatësit se pezullimi i kredencialeve të zotit Acosta nuk i shkaktoi dëm të menjëhershëm dhe të pariparueshëm, gjë që do të justifikonte një urdhër të përkohshëm gjykate.
“Ndërsa për CNN-in, mendoj se nuk ka asnjë lloj dëmi”, tha zoti Burnham, duke vënë në dukje se 50 gazetarë të tjerë të këtij rrjeti informativ kanë kredenciale për të hyrë në Shtëpinë e Bardhë.
“Presidenti dhe Shtëpia e Bardhë kanë të njëjtin autoritet të gjerë për të përcaktuar qasjen në Shtëpinë e Bardhë për gazetarët (dhe publikun e gjerë), ashtu siç kanë autoritetin për të zgjedhur se cilët gazetarëve do t’u jepet mundësia të zhvillojnë intervista, apo emrat e gazetarëve që do të ftohen të bëjnë pyetje gjatë konferencave të shtypit”, shkruhet në argumentin ligjor të paraqitur nga Departamenti i Drejtësisë, në emër të Shtëpisë së Bardhë.
I pyetur nga faqja konservatore e internetit “Daily Caller” nëse priste që ta fitonte padinë gjyqësore, Presidenti Trump u përgjigj: “A është liri e shtypit kur dikush që vjen, fillon të bëjë pyetje duke bërtitur dhe nuk ulet?”
Shumë organizata të mediave i dolën në mbështetje padisë ligjore të CNN-it, përfshirë kanalin “Fox News” që shihet si grup mediatik përgjithësisht mbështetës i Presidentit Trump.
Në një deklaratë të kreut të “Fox News”, Jay Wallace, thuhej se “akredidimet e lëshuara nga Shërbimi Sekret për gazetarët që punojnë në Shtëpinë në Bardhë nuk duhet të shndërrohen në mjet lufte. Megjithëse nuk mbështesim tonin antagonist gjithnjë e në rritje, si të Presidentit ashtu edhe të gazetarëve gjatë konferencave të fundit për shtyp, ne mbështesim lirinë e shtypit, qasjen e lirë dhe shkëmbimet e hapura për popullin amerikan”.
Në mbështetje dolën disa organizata mediatike, si “The Associated Press”, “Bloomberg”, “CBS News”, “NBC News”, “The New Yorks Times”, “USA Today”, të cilët i paraqitën gjykatës argumenta me shkrim në mbështetje të padisë së CNN-it kundër Shtëpisë së Bardhë.
Organizata WikiLeaks njoftoi se ndaj themeluesit të saj Julian Assange janë ngritur akuza nga Shtetet e Bashkuara.
Në një postim në Twitter WikiLeaks shkruante se lajmi rreth akuzave ndaj zotit Assange ishte zbuluar “aksidentalisht” në një dokument të plotësuar nga gjykata e Virxhinias, për një çështje që nuk kishte të bënte me të.
Zoti Assange është përgjegjës për publikimin në WikiLeaks të qindra mijëra dokumenteve sekrete, që shkaktuan zemërimin e qeverive në mbarë botën.
Ai jeton në ambasadën e Ekuadorit në Londër. Mbështës dhe kundërshtarë të qëndrimit të tij në ambasadë, organizuan protesta jashtë godinës qeveritare në kryeqytetin e Ekuadorit, Kuito.
Kërkesa e tij për azil u miratua, gjë që i shmangu ekstradimin në Suedi, ku Julian Assange do të ballafaqohej me pyetje lidhur me akuzat për krime seksuale, të cilat ai i ka mohuar.
Autoritetet suedeze e mbyllën hetimin rreth një vit më parë, por zoti Assange, i cili ishte në liri me kusht kur hyri në ambasadë, rrezikon të arrestohet nga autoritetet britanike për shkelje të kushteve, nëse largohet nga përfaqësia diplomatike e Ekuadorit.
Në SHBA, një gjykatës federal vendosi që korrespondentit të rrjetit CNN Jim Acosta t’i rikthehet përkohësisht akreditimi pranë Shtëpisë së Bardhë.
CNN tha se kjo ishte një fitore e parë në çështjen gjyqësore që nisi disa ditë më parë. Gazetari Acosta falenderoi gjykatësin Timothy Kelly për vendimin dhe tha se tani do të kthehej përsëri në punë.
Avokatët e rrjetit CNN thanë se në javët be ardhshme do të ketë seanca të tjera gjyqësore, ku do të vendoset për aspekte të tjera të padisë së rrjetit mediatik kundër administratës së Presidentit Trump.
Administrata e presidentit Trump javën e kaluar i hoqi akreditimin gazetarit Acosta pasi ai i drejtoi një seri pyetjesh presidentit duke i kërkuar sqarime se përse kishte cilësuar karvanin e emigrantëve të Amerikës Qendrore që po i afrohen Shteteve të Bashkuara si një “pushtim”.
Çështja në fjalë shihet si një provë e rëndësishme për lirinë e shtypit në SHBA që mbrohet nga Amendamenti i Parë i Kushtetutës.
Shoqata e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë paraqiti të enjten një raport në mbështetje të kërkesës së kanalit CNN për të lejuar përkohësisht akreditimin e korrespondentit Jim Acosta në Shtëpinë e Bardhë, deri në marrjen e vendimit për padinë gjyqësore “CNN kundër Donald J. Trump”.
Gjatë seancës dëgjimore të së mërkurës, Departamenti i Drejtësisë paraqiti argumentin se Presidenti ka autoritet të plotë të përzgjedhë gazetarët që do të mbulojnë aktivitetet e tij. Por, shoqata theksoi rrezikun që paraqet për të gjithë gazetarët dhe publikun amerikan, nëse Presidentit i lejohet të vazhdojë praktikën e nisur.
Avokati i kanalit CNN, Ted Boutrous i tha të mërkurën gjykatësit Kelly se Shtëpia e Bardhë ka hapësira të mëtejshme për ta penguar korrespondentin Acosta, si p.sh. duke mos e ftuar për të drejtuar pyetje në konferencat për shtyp.
Megjithatë avokati shtoi se “nga sa e njoh Presidentin Trump, ai do t’i drejtohet Acostas që në ditën e parë pasi të ketë marrë sërish kredencialet e shtypit”.
Juristët e qeverisë thonë se sjellja e zotit Acosta pengoi Shtëpinë e Bardhë të zhvillojë një konferencë normale për shtyp.
“Nuk përbën këndvështrim përpjekja e një gazetari të vetëm për të monopolizuar një konferencë për shtyp”, u shpreh Zv.Ndihmës Prokurori i Përgjithshëm, James Burnham. Ai i tha gjykatësit se pezullimi i kredencialeve të zotit Acosta nuk i shkaktoi dëm të menjëhershëm dhe të pariparueshëm, gjë që do të justifikonte një urdhër të përkohshëm gjykate.
“Ndërsa për CNN-in, mendoj se nuk ka asnjë lloj dëmi”, tha zoti Burnham, duke vënë në dukje se 50 gazetarë të tjerë të këtij rrjeti informativ kanë kredenciale për të hyrë në Shtëpinë e Bardhë.
“Presidenti dhe Shtëpia e Bardhë kanë të njëjtin autoritet të gjerë për të përcaktuar qasjen në Shtëpinë e Bardhë për gazetarët (dhe publikun e gjerë), ashtu siç kanë autoritetin për të zgjedhur se cilët gazetarëve do t’u jepet mundësia të zhvillojnë intervista, apo emrat e gazetarëve që do të ftohen të bëjnë pyetje gjatë konferencave të shtypit”, shkruhet në argumentin ligjor të paraqitur nga Departamenti i Drejtësisë, në emër të Shtëpisë së Bardhë.
I pyetur nga faqja konservatore e internetit “Daily Caller” nëse priste që ta fitonte padinë gjyqësore, Presidenti Trump u përgjigj: “A është liri e shtypit kur dikush që vjen, fillon të bëjë pyetje duke bërtitur dhe nuk ulet?”
Shumë organizata të mediave i dolën në mbështetje padisë ligjore të CNN-it, përfshirë kanalin “Fox News” që shihet si grup mediatik përgjithësisht mbështetës i Presidentit Trump.
Në një deklaratë të kreut të “Fox News”, Jay Wallace, thuhej se “akredidimet e lëshuara nga Shërbimi Sekret për gazetarët që punojnë në Shtëpinë në Bardhë nuk duhet të shndërrohen në mjet lufte. Megjithëse nuk mbështesim tonin antagonist gjithnjë e në rritje, si të Presidentit ashtu edhe të gazetarëve gjatë konferencave të fundit për shtyp, ne mbështesim lirinë e shtypit, qasjen e lirë dhe shkëmbimet e hapura për popullin amerikan”.
Në mbështetje dolën disa organizata mediatike, si “The Associated Press”, “Bloomberg”, “CBS News”, “NBC News”, “The New Yorks Times”, “USA Today”, të cilët i paraqitën gjykatës argumenta me shkrim në mbështetje të padisë së CNN-it kundër Shtëpisë së Bardhë.
Një gjykatës federal e shtyu marrjen e vendimit nëse Shtëpia e Bardhë duhet të lejojë të rikthehet në hapësirat e saj, qoftë edhe përkohësisht, korrespondentin e CNN-it, Jim Acosta.
Gjykatësi Timothy Kelly caktoi një seancë dëgjimore për t’u zhvilluar ditën e sotme.
Shoqata e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë (WHCA) paraqiti të enjten një raport në mbështetje të kërkesës së kanalit CNN për të lejuar përkohësisht qasjen e korrespondentit Acosta në Shtëpinë e Bardhë, deri në marrjen e vendimit për padinë gjyqësore “CNN kundër Donald J. Trump”. Gjatë seancës dëgjimore të së mërkurës, Departamenti i Drejtësisë paraqiti argumentin se Presidenti ka autoritet të plotë të përzgjedhë gazetarët që do të mbulojnë aktivitetet e tij. Por, WHCA theksoi rrezikun që paraqet për të gjithë gazetarët dhe publikun amerikan, nëse Presidentit i lejohet të vazhdojë praktikën e nisur.
Avokati i kanalit CNN, Ted Boutrous i tha të mërkurën gjykatësit Kelly se Shtëpia e Bardhë ka hapësira të mëtejshme për ta penguar korrespondentin Acosta, si p.sh. duke mos e ftuar për të drejtuar pyetje në konferencat për shtyp.
Megjithatë avokati shtoi se “nga sa e njoh Presidentin Trump, ai do t’i drejtohet Acostas që në ditën e parë pasi të ketë marrë sërish kredencialet e shtypit”.
Juristët e qeverisë thonë se sjellja e zotit Acosta pengoi Shtëpinë e Bardhë të zhvillojë një konferencë normale për shtyp.
“Nuk përbën këndvështrim përpjekja e një gazetari të vetëm për të monopolizuar një konferencë për shtyp”, u shpreh Zv.Ndihmës Prokurori i Përgjithshëm, James Burnham. Ai i tha gjykatësit se pezullimi i kredencialeve të zotit Acosta nuk i shkaktoi dëm të menjëhershëm dhe të pariparueshëm, gjë që do të justifikonte një urdhër të përkohshëm gjykate.
“Ndërsa për CNN-in, mendoj se nuk ka asnjë lloj dëmi”, tha zoti Burnham, duke vënë në dukje se 50 gazetarë të tjerë të këtij rrjeti informativ kanë kredenciale për të hyrë në Shtëpinë e Bardhë.
“Presidenti dhe Shtëpia e Bardhë kanë të njëjtin autoritet të gjerë për të përcaktuar qasjen në Shtëpinë e Bardhë për gazetarët (dhe publikun e gjerë), ashtu siç kanë autoritetin për të zgjedhur se cilët gazetarëve do t’u jepet mundësia të zhvillojnë intervista, apo emrat e gazetarëve që do të ftohen të bëjnë pyetje gjatë konferencave të shtypit”, shkruhet në argumentin ligjor të paraqitur nga Departamenti i Drejtësisë, në emër të Shtëpisë së Bardhë.
I pyetur nga faqja konservatore e internetit “Daily Caller” nëse pret që ta fitojë padinë gjyqësore, Presidenti Trump u përgjigj: “Do të shohim se çfarë do të vendosë gjykata. A është liri e shtypit kur dikush që vjen, fillon të bëjë pyetje duke bërtitur dhe nuk ulet?”
Shumë organizata të mediave kanë dalë në mbështetje të padisë ligjore të CNN-it, përfshirë kanalin “Fox News” që perceptohet si grup mediatik përgjithësisht mbështetës i Presidentit Trump.
Në një deklaratë të kreut të “Fox News”, Jay Wallace, thuhet se “fletëkalimet e lëshuara nga Shërbimi Sekret për gazetarët që punojnë në Shtëpinë në Bardhë nuk duhet të shndërrohen në mjet lufte. Megjithëse nuk mbështesim tonin antagonist gjithnjë e në rritje, si të Presidentit ashtu edhe të gazetarëve gjatë konferencave të fundit për shtyp, ne mbështesim lirinë e shtypit, qasjen e lirë dhe shkëmbimet e hapura për popullin amerikan”.
Në mbështetje dolën disa organizata mediatike, si “The Associated Press”, “Bloomberg”, “CBS News”, “NBC News”, “The New Yorks Times”, “USA Today”, të cilët i paraqitën gjykatës argumenta me shkrim në mbështetje të padisë së CNN-it kundër Shtëpisë së Bardhë.
Numri i njerëzve të zhdukur nga zjarret në veri të Kalifornisë ka kaluar 600, thanë autoritetet lokale.
Lista e personave të zhdukur u dyfishua qysh të enjten.
Bëhet fjalë për 631 të zhdukur, tha sherifi Kory Honea.
Zjarret – më shkatërrueset në këtë shtet – lanë së paku 63 njerëz të vdekur.
Afro 12,000 ndërtesa u dogjën.
Presidenti amerikan, Donald Trump, do të udhëtojë në Kaliforni të shtunën për të vëzhguar dëmet dhe për të takuar njerëzit e prekur.
Rreth 9,400 zjarrfikës janë duke luftuar flakët që nisën tetë ditë më parë.
Historikisht, “stina e zjarreve” në Kaliforni fillonte në verë dhe zgjaste deri në vjeshtën e hershme, por ekspertët tani paralajmërojnë për rrezik gjatë gjithë vitit.
Kushtet e motit dhe ndryshimet klimatike shihen si shkaktarët kryesorë.
Departamenti amerikan i Thesarit ka njoftuar se ka sanksionuar 17 sauditë për rolin e tyre në vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll.
Kjo njëherësh është konsideruar si përgjigjja e parë konkrete nga administrata e Trumpit lidhur me vdekjen e Khashoggit një muaj më parë.
Në mesin e të sanksionuarve janë edhe Saud al-Qahtani, ish-ndihmësi i lartë i princit të kurorës, Mohammed bin Salman, si dhe konsulli i përgjithshëm saudit, Mohammed Alotaibi.
Sanksionet do të zbatohen sipas Aktit Magnitsky, i cili shënjestron abuzuesit e të drejtave të njeriut.
Ky njoftim është konsideruar i pazakonshëm për Uashingtonin, i cili rrallë sanksionon persona në Riad.
“Këta individë që kanë shënjestruar dhe kanë vrarë brutalisht një gazetar që ka punuar në Shtetet e Bashkuara duhet të përballen me pasoja për veprat e kryera”, ka thënë Sekretari i Thesarit, Steve Mnuchin përmes një deklarate.
Ai ka shtuar se Uashingtoni është duke vazhduar të tentojë të kuptojë se çfarë ka ndodhur, si dhe të mbajë përgjegjës ata që kanë vrarë Khashoggin.
“Qeveria e Arabisë Saudite duhet të marrë masa për t’i dhënë fund shënjestrimit të ndonjë disidenti apo gazetari”, ka thënë Mnuchin.
Ndërkohë Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Arabinë Saudite ka thënë te enjten se ka kërkuar dënim me vdekje për 5 nga 11 persona e dyshuar për vrasjen e Khashoggit, teksa Mbretëria synon të tejkalojë krizën më të madhe politike në gjeneratë.
Khashoggi, kritik i politikës saudite, është vrarë në konsullatën e Arabisë Saudite më 2 tetor me një injeksion vdekjeprurës, kanë thënë autoritetet saudite.
Ndërkohë në Turqi ka pasur raporte se trupi i gazetarit ka mundësi që tretur në acid.