VOAL

VOAL

Trump i shkruan Thaçit: Shfrytëzoni momentin për marrëveshje historike me Serbinë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka thënë se i mirëpret përpjekjet e Kosovës për pajtim me Serbinë.

Ai i ka bërë këto komente në një letër drejtuar presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

“Dështimi për të kapitalizuar këtë mundësi unike do të ishte ngecje tragjike, sepse një mundësi tjetër për paqe gjithpërfshirëse nuk ka gjasa të ndodhë shpejt. Ju bëj thirrje juve dhe liderëve të Kosovës që të shfrytëzoni këtë moment unik, të flasin me një zë të unifikuar gjatë bisedimeve për paqe dhe të përmbahen nga veprimet që do ta bënin të vështirë arritjen e një marrëveshjeje”, është thënë në letrën e presidentit Trump.

E njëjta ka theksuar se SHBA-ja ka investuar shumë në suksesin e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran.

“Ne duam që vendi juaj të ketë sukeses”, ka thënë Trump.

“Ne jemi të gatshëm t’i ndihmojmë përpjekjet e juaja për të arritur një marrëveshje, e cila balancon interesat edhe të Kosovës edhe të Serbisë”, është shprehur ai. rel

SHBA, sot, dënimi për ish gjeneralin Flynn

Në SHBA, gjykata shpall sot dënimin për ish këshilltarin e sigurimit kombëtar Michael Flynn, i cili u shpall fajtor se kishte gënjyer Byronë Federale të Hetimeve për kontaktet e tij me Rusinë.

Gjyqtari Emmet Sullivan do të vendosë nëse Michael Flynn do të shkojë në burg ose jo, por prokurori i posaçëm Robert Mueller ka thënë se dënimi nuk duhet të përfshijë burgimin, duke marrë parasysh bashkëpunimin e personit në fjalë me prokurorët.

Zoti Mueller po heton rreth ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhjet presidenciale amerikane dhe një marrëveshjeje të mundshme të fshehtë midis Rusisë dhe fushatës së Presidentit Donald Trump.

Flynn, ish gjeneral dhe ish kreu i Agjencisë së Zbulimit për Mbrojtjen ka qenë këshilltar i sigurisë kombëtare të presidentit Trump. Por ai dha dorëheqjen pas një muaji kur u mësua se kishte gënjyer zyrtarët e administratës për bisedimet e tij me ambasadorin e atëhershëm rus në Uashington, Sergej Kislyak, gjatë periudhës midis ditës së zgjedhjeve dhe inaugurimit të presidentit Trump.

Flynn kishte tërhequr vemendjen e hetuesve para se ai të gënjente FBI-në në janar 2017. Në vitin 2016, kur ishte këshilltar i fushatës së zotit Trump, ai loboi për një kompani holandeze të lidhur me qeverinë turke, pa u regjistruar si agjent i huaj.

Michael Flynn filloi bashkëpunimin me prokurorin e posaçëm Mueller pasi u deklarua fajtor se kishte gënjyer agjentët federalë për bisedat e tij me ambasadorin rus Kislyak. Ai u bë i pari ndër pesë ish-bashkëpunëtorët e zotit Trump që kanë pranuar fajësinë në hetimin e zyrës së prokurorit Mueller.

Raport për Senatin: Rusia shfrytëzoi median sociale për të ndihmuar z.Trump në zgjedhje

Një raport paraprak që po përgatitet për Senatin amerikan, i ka rënë në dorë gazetës Washington Post. Në raport thuhet se Rusia ka përdorur çdo platformë kryesore të medias sociale për t’u përcjellë disinformim votuesve në mënyrë që të zgjidhej president zoti Donald Trump.

E përditshmja shkruante në numrin e së dielës se raporti u përgatit nga Projekti i Analizimit të Propagandës nga Universiteti i Oksfordit dhe nga firma analitike Graphika.

Raporti thotë se shtetas rusë që punonin për një grup të quajtur Agjencia për Kërkime në Internet (IRA) filluan të eksperimentojnë në forma të ndryshme në median sociale për të ndikuar tek zgjedhjet vendore të 2009 dhe i zgjeruan operacionet në zgjedhjet e 2013 duke përdorur Twitter.

Gradualisht puna e tyre u shtri në platforma të tjera me përdorim të gjerë si YouTube, Facebook dhe Instagram.

Për fushatën presidenciale të 2016-tës, raporti thotë se rusët u përpoqën të mobilizojnë votues konservatorë për të mbështetur zotin Trump, duke theksuar tema si të drejtën e armëmbajtjes dhe emigracionin.

Njëkohësisht, operativë rusë u dërgonin mesazhe dhe informacione të tjera votuesve afrikano-amerikanë me synimin për t’i ngatërruar për procesin zgjedhor, përfshirë informacion çorientues mbi mënyrat e votimit.

Edhe grupime të tjera si liberalët, gratë, latino-amerikanët dhe veteranët u vunë në shenjestër nga kjo fushatë me informacion që ose theksonte bindjet e tyre ose përpiqej t’i shkurajonte që të mos votonin.

“Del qartë se të gjitha mesazhet ishin dukshëm në favor të Partisë Republikane dhe në veçanti të zotit Donald Trump,” thuhet në raport, siç njofton gazeta Washington Post.

Gazeta thotë se raporti kritikon kompanitë e teknologjisë për “përgjigje të vonuar dhe mungesë bashkërendimi” kur u zbuluan përpjekjet ruse; po ashtu për vonesë në informimin e hetuesve për këto përpjekje.

Po ashtu raporti paralajmëron se media sociale po shndërrohet nga një mjet për “ndarje të eksperiencave të përbashkëta shqetësuese dhe koordinimit të angazhimit qytetar” siç ndodhi në Lindjen e Mesme, në një kërcënim për demokracinë nga “konsulentë politikë dinakë” dhe “nga politikanë si në vende demokratike ashtu edhe në regjime diktatoriale”.

Sipas gazetës Washington Post kompanitë Facebook dhe Google nuk kanë bërë komente për raportin. Por kompania Twitter thotë se ka ndërmarrë “masa të konsiderueshme që nga zgjedhjet e 2016-tës për të forcuar mbrojtjen dixhitale”.

Shtetet e Bashkuara kanë ngritur zyrtarisht akuza penale ndaj Agjencisë ruse për Kërkime mbi Internetin lidhur me ndërhyrjet në zgjedhjet e 2016-tës.

Prokurori Special Robert Mueller po heton nëse fushata zgjedhore e zotit Trump kishte hyrë në bashkëpunim të fshehtë me rusët për të ndikuar tek zgjedhjet dhe nëse presidenti u mundua të pengonte drejtësinë me përpjekje për të minuar hetimet.

Presidenti Trump ka mohuar të ketë pasur bashkëpunim të fshehtë dhe e cilëson hetimin e Prokurorit Mueller “gjueti shtrigash”.

New York, gjendet i vdekur themeluesi i aplikacionit Vine

NEW YORK – Colin Kroll, themeluesi i aplikacionit të medias sociale Vine, i cili ofronte mundësi për shpëndarjen e videove të shkurtra, është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në New York, SHBA.

Policia ka gjetur pa shenja jete 34-vjeçarin Kroll në banesën e tij në rajonin SoHo në Manhattan pas një denoncimi që ka pranuar, njoftuan mediat amerikane.

Policia aktualisht beson në mundësinë që Kroll ka humbur jetën si pasojë e mbidozimit me lëndë narkotike.

Aplikacioni Vine ofronte mundësi për shpërndarjen e videove në gjatësi prej gjashtë sekondash. Në vitin 2012, aplikacioni ishte blerë nga rrjeti social Twitter, ndërkohë që vitin e kaluar ajo u mbyll për ngarkime të reja.

Kroll ka qenë bashkëthemelues edhe i lojës HQ Trivia, e cila tërhoqi interesim të madh pas lançimit në gusht të vitit 2017.

Ushtria amerikane lëshon në Hapësirë gjeneratën e re të satelitëve të GPS-it

Forcat ajrore amerikane janë duke bërë përgatitje për të lansuar gjeneratën e re të satelitëve të Sistemit për Pozicionim Global (GPS), me qëllim të sigurimit të saktësisë më të madhe duke synuar parandalimin e hapave të kundërshtarëve, përfshirë Rusinë.

Satelitët e rinj të këtij sistemi pritet të nisen në Hapësirë më 18 dhjetor nga Florida, përmes raketës, Falcon 9, të kompanisë SpaceX.

Në herën e parë është planifikuar të nisen 32 satelitë të rinj, me qëllim të zëvendësimit të gjeneratës së vjetër në orbitë.

Satelitët janë prodhuar nga Lockheed Martin, derisa kompania SpaceX ka fituar kontratën për bartjen e disa prej tyre.

Shpenzimet e sistemeve pritet në arrijnë nga 7 deri në 12 miliardë dollarë.

Forcat ajrore të ushtrisë amerikane kontrollojnë 31 satelitë të GPS-it nga një bazë ajrore afër Kolorados.

Ushtria amerikane ka thënë se satelitët GPS III, do të kenë sinjal më të fortë, të cilin do të jetë më e vështirë për ta penguar.

Norvergjia ka akuzuar Rusinë për pengim të sinjaleve të GPS-it gjatë stërvitjeve të fundit ushtarake të NATO-s.

Mick Mulvaney zgjidhet shefi i ri i personelit të Shtëpisë së Bardhë

Presidenti Donald Trump njoftoi të premten se drejtori i buxhetit Mick Mulvaney do të jetë shefi i tij i ardhshëm i personelit të Shtëpisë së Bardhë.

Përmes një tweetteri presidenti Trump tha se Mulvaney “ka bërë një punë të shquar” në administratën e tij dhe do të marrë postin e ri vitin e ardhshëm.

Presidenti Trump e quajti zotin Mulvaney “shefin e personelit të ngarkuar në detyrë “, por nuk ishte menjëherë e qartë se çfarë do të thotë kjo për kohëzgjatjen e mandatit të tij.

Ai do të zëvendësojë gjeneralin John Kelly. Presidenti Trump vlerësoi punën e zotit Kelly dhe e quajti atë një “patriot të madh” në Tweeter.

Presidenti Trump njoftoi javën e kaluar se John Kelly, i cili shërbeu në post për më shumë se një vit, së shpejti do të largohej.

Zgjedhja e parë e presidentit ishte Nick Ayers, shefi i personelit të nënpresidentit, i cili nuk e pranoi postin pasi nuk ishte në gjendje të arrinte një marrëveshje për sa kohë do të shërbente në atë pozicion.

Këshilltari kryesor i Trumpit: Kosova dhe Serbia të arrijnë shpejt marrëveshje

“Kam mirëpritur në Shtëpinë e Bardhë në një takim Ministrin e Jashtëm slloven, Miro Cerar. Si aleat të NATO’s, ne diskutuam interesat tona të përbashkëta ekonomike dhe të sigurisë në Europë dhe nevojën që Serbia dhe Kosova të arrijnë një marrëveshje sa më shpejt që të jetë e mundur”, ka shkruar Bolton në Twitter.

I welcomed Foreign Minister Miro Cerar of Slovenia to the White House today. As NATO Allies, we discussed our shared economic and security interests in Europe and the need for Serbia and Kosovo to reach an agreement as soon as possible.  I much appreciated his insights.
— John Bolton (@AmbJohnBolton) December” class=”redactor-linkify-object”>https://twitter.com/AmbJohnBol… 14, 2018

Në gusht të këtij viti, John Bollton, Këshilltari i Trumpit, kishte zgjedhur kryeqytetin ukrainas për të tregua qëndrimin e SHBA’së se nuk kundërshtojnë korrigjimin e kufijve nëse palët pajtohen.

“Politika jonë, politika amerikane është që, nëse të dyja palët mund të punojnë me njëra-tjetrën për të arritur një marrëveshje, ne nuk përjashtojmë korrigjimet territorial”, kishte thënë Bollton.

Në anën tjetër në Presidencën e Kosovës kishin përkrahur idenë e Boltonit.

Bekim Çollaku kishte thënë për Express se Bolton s’ka përmendur shkëmbimin e territoreve por vetëm korrigjimin e kufijve qëndrim ky i thënë kohë të gjatë.

“… Bolton nuk e ka përmendur fare opsionin e shkëmbimit të territoreve. Për hirë të vërtetës, ai vetëm ka deklaruar se “SHBA-të nuk e kundërshtojnë një marrëveshje që implikon korigjimin e kufirit, në rast se të dy palët pajtohen”. Ky është thelbi i deklaratës dhe i qëndrimit të qartë të SHBA-ve lidhur me mundësinë e arritjes së një marrëveshje eventuale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ky qëndrim i qartë dhe mbështetës i SHBA-ve për arritjen e marrëveshjes përfundimtare, ka kohë të gjatë që është bërë i qartë”, kishte  shtuar ai.

Gazeta Express, përmes burimeve diplomatike, përmes një artikulli të publikuar muajin e kaluar, ka mësuar se Administrata e Donald Trumpit i ka dhënë dritën e gjelbër opsionit të ndarjes së Kosovës. Sipas të njëjtit burim, ka mundësi që Trump për këtë gjë është marrë vesh me presidentin rus, Vladimir Putin, në samitin e Helsinkit.

Në janar të këtij viti, Zyra e Presidentit Thaçi, e kishte lënë të hapur idenë për shkëmbim territoresh me Serbinë.

Aktualisht, dialogu final me Serbinë ka filluar ndërmjet Presidentit Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb, Aleksander Vucic.

Qeveria e Kosovës ka propozuar një ekip dialogues me në krye Fatmir LImajn, i cili ka refuzuar të nisë punën pa e bërë pjesë edhe opozitën.

Zyrtarët e Kosovës dhe të Serbisë kanë thënë se kjo është faza finale e dialogut në të cilën do të ketë një Marrëveshje finale.

Deri më tash, Presidenti Thaçi ka thënë se do të ketë korrigjim dhe ndryshim të kufijve, njohje të Kosovës dhe anëtarësim në OKB. Madje, ka thënë se Kosovës do t’i bashkohet edhe Lugina e Preshevës.

Express ka shkruar sot se Partia e katërt në Kosovë, PSD, po synon ta përfshijë në dialogun me Serbinë edhe Partinë e Isa Mustafës dhe atë të Albin Kurtit.

Partia Socialdemokrate ka dërguar një Projektrezolutë, e cila pritet te votohet sot, me të cilën synon që opozitës t’ia japë gjysmën e pushtetit në dialogun me Serbinë kurse gjysmën tjetër pushtetit. Ka propozuar bashkëkryesues të dialogut.

Kush është James Mattis, figura që dha bekimin në formimin e Ushtrisë së Kosovës?

I pari natyrisht është Presidenti i SHBA Donald Trump.

James Mattis njihet në opinionin e Kosovës si figura që tha fjalën e fundit sa i përket transformimit të FSK-së në ushtri. Kosova do t’i jetë mirënjohëse për mbështetjen e tij, që forcon një ndër elementet kyqe të shtetësisë.

Por, të njihemi pak më mirë me Mattisin.

Presidenti i zgjedhur Donald Trump emëroi Gjeneralin James Mattis për postin e Sekretarit të Mbrojtjes. Gjenerali në pension ka një karrierë të gjatë në ushtri dhe njihet edhe si studiues.

Njeriu i zgjedhur nga zoti Trump për Sekretar të Mbrojtjes është gjenerali në pension James Mattis. Ai ka shërbyer si Komandant i Komandës Qendrore Amerikane, e cila drejton operacionet në Lindjen e Mesme, si dhe si Komandant i Forcave Supreme të NATO-s.

Përkushtimi ndaj misionit që ka treguar përballë forcave armike në Afganistan dhe Irak u bë shkaku që mori nofkën “qen i zemëruar” – një epitet që në gjuhën angleze reflekton reputacionin dhe respektin që ai gëzonte si një komandant që nuk njihte sprapsje, që nuk epej kollaj.

“Si ushtarak, si marins, ai ka vepruar gjithnjë me besnikëri ndaj kontigjentit të tij; ndaj ushtarëve që shërbenin me të. Kur e takova për herë të parë në Nangahar të Afganistanit, në një kohë që kishte plasur një betejë e ashpër në 2006, pashë që ishte një komandant me një fuqi të madhe frymëzuese. E di që unë gjeja frymëzim prej tij,” thotë Gjenerali John Nicholson.

Ekspertët vënë në dukje që ai është edhe ushtarak, edhe studiues.

“Ai konsiderohet si një ndër njerëzit me bagazhin më të madh të njohurive nga librat si dhe nga eksperienca në terren në këtë brez gjeneralësh,” thotë Michael O’Hanlon i Institutit Brookings.

Analisti Michael O’Hanlon beson se eksperienca dhe përgatitja e tij e kanë bërë Gjeneralin Mattis më praktik se shumë komandantë të tjerë lidhur me vlerën dhe të metat e fuqisë ushtarake.

“Është gjë e mirë që një ushtarak me përvojën dhe kredibilitetin e Gjeneralit Mattis po këshillon Donald Trumpin, pasi zoti Trump do t’ia dëgjojë fjalën një njeriu të tillë dhe mendoj se do të jetë më i prirur të bindet nga argumentet për të mos përdorur forcën, nëse ia sugjeron dikush si Gjenerali Mattis”.

Para se të konfirmohet kandidatura e tij, Kongresi duhet të miratojë një përjashtim nga ligji që ndalon emërimin e gjeneralëve në postin e shefit të Pentagonit, pa mbushur shtatë vjet në pension nga karriera ushtarake. Mattis ka qenë në pension prej tre vjetësh.

Ligji synon të krijojë një shkëputje kohore mes shërbimit ushtarak dhe udhëheqjes civile të departamentit.

Kongresi e ka bërë më parë një përjashtim të tillë kur lejoi Gjeneralin e Luftës II Botërore, George Marshall të shërbente si sekretar i mbrojtjes në 1950/ZA

Shtetasja ruse pranon akuzat për spiunazh

Një shtetase ruse e akuzuar se ka punuar si agjente për Kremlinin, me qëllimin për të krijuar lidhje me grupin e fuqishëm të lobimit, Shoqatën Kombëtare Armëve në Shtetet e Bashkuara si dhe për të depërtuar në qarqet e Partisë Republikane pranoi fajësinë të enjten përpara një gjykate federale.

Maria Butina u akuzua në muajin korrik se ka vepruar në mënyrë të paligjshme si një agjente ruse e paregjistruar si dhe konspiracion. Fillimisht ajo nuk i pranoi akuzat.

Si pjesë e një marrëveshjeje me prokurorët, 30-vjeçarja pritet të pranojë fajësinë dhe të bashkëpunojë me ta.

Dyshohet se Maria Butina kishte një marrëdhënie personale dhe jetonte me aktivistin republikan Paul Erickson, të lidhur me Shoqatën Kombëtare të Armëve.

Sipas Departamenti amerikan të Drejtësisë Maria Butina ishte një “agjente e fshehtë ruse” e cila mbante lidhje me spiunë rusë në një mision që synonte depërtimin në “aparatin vendimmarrës kombëtar të SHBA-së me qëllimin çuar përpara të axhendës së Federatës Ruse”.

Po sipas autoriteteve amerikane veprimtaria e saj në Shtetet e Bashkuara drejtohej nga një ish-ligjvënës rus ndaj të cilit Departamenti amerikan i Thesarit ka vendosur sanksione për lidhjet e tij të dyshuara me Presidentin rus Vladimir Putin.

CIA informon ligjvënësit për rastin Khashoggi

UASHINGTON – Drejtoresha e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA), Gina Haspel, ka informuar ligjvënësit në Dhomën e Përfaqësuesve mbi gjetjet e agjencisë në hetimin e vrasjes së gazetarit saudit, Jamal Khashoggi.

Menjëherë pas seancës me dyer të mbyllura, përfaqësuesi Eliot Engel, i cili është vendosur të marrë vendin e parë në Komisionin e Marrëdhënieve të Jashtme të Dhomës, u tha gazetarëve se komisioni do të mbajë seanca mbi vrasjen e Khashoggit pasi ai të marrë drejtimin.

“Ne duhet të kemi një vlerësim të marrëdhënieve tona me Arabinë Saudite”, u shpreh Engel.

I pyetur në mënyrë specifike nëse Princi i Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman, ishte drejtpërsëdrejti pas vrasjes, Engel tha se “nuk duket shumë mirë tani, por do të shohim”.

“Sigurisht, marrëdhëniet tona me Arabinë Saudite, janë marrëdhënie të rëndësishme. Nuk dua ta degradoj atë. Por, unë nuk mendoj se ne thjesht mund të shohim mënyrën tjetër kur gjërat ndodhin dhe të flasim për biznes si zakonisht”, tha Engel.

Arabia Saudite fillimisht mohoi ndonjë rol në zhdukjen e Khashoggit kur ai nuk u pa më pasi hyri në konsullatën saudite në Stamboll më 2 tetor.

Pas paraqitjes së shpjegimeve të ndryshme kontradiktore, Riadi zyrtar e pranoi se Khashoggi u vra brenda ndërtesës diplomatike, duke fajësuar për këtë akt një “operacion të lëshuar”.

Ky shpjegim erdhi nën një shqyrtim të gjerë, duke përfshirë edhe një grup dypartiak të ligjvënësve në selinë Capitol Hill, të cilët kundërshtojnë pretendimet që Khashoggi është vrarë pa pëlqimin e Princit saudit.

Presidentit i SHBA-ve, Donald Trump dhe zyrtarët e tij të lartë vazhdojnë të mohojnë ndonjë rol të drejtpërdrejtë për udhëheqësin e Arabisë Saudite në vrasjen e Khashoggit.

Sekretari i shtetit, Mike Pompeo, dje tha se inteligjenca e SHBA-ve nuk ka gjetur një lidhje “të drejtpërdrejtë” midis bin Salman dhe vrasjes së Khashoggit.

“Provat e drejtpërdrejta ende nuk janë në dispozicion”, tha Pompeo, gjatë një interviste me Fox News, duke shtuar se, “Mund të shfaqet nesër, mund të jetë shfaqur gjatë natës dhe unë nuk e kam parë atë”.

Mirëpo, pas informimit të Senatit javën e kaluar nga drejtoresha e CIA-s, Haspel, disa ligjvënës e lëshuan atë seancë me dyer të mbyllura duke kundërshtuar mohimin.

“Duhet të jeni me sy të verbër që të mos arrini në përfundim se kjo u orkestrua dhe u organizua nga njerëz nën komandën e MBS-së dhe se ai ishte përfshirë në mënyrë të ndërlikuar në vrasjen e z. Khashoggi”, tha senatori Lindsey Graham, duke iu referuar bin Salman-it. aa

Biden po e shqyrton kandidimin për president të SHBA-së

Ish- nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, gjatë pushimeve të fundvitit do të diskutojë më familjarë nëse do të kandidojë për postin e Presidentit të SHBA-ve, kanë thënë burime të afërta me Biden, transmeton AP.

Ata folën në kushte anonimiteti pasi Biden ende po e peshon këtë çështje.

Ky ka qenë një vit me shumë aktivitete për Joe Biden, përfshirë vizitat në 31 shtete, për të përkrahur, aktivitetet e kandidatëve demokratë për zgjedhjet e nëntorit, por edhe për të promovuar një libër për djalin e tij të ndjerë.

Sipas këtyre burimeve, Biden ka mbajtur disa takime kohën e fundit me përkrahës të vjetër të tij, për të parë se çfarë mund të duket një fushatë presidenciale e ardhshme.

Ai e deklaroi veten “personi më i kualifikuar në vend për të qenë president” gjatë një paraqitje javën e kaluar në Montana.

Ish-avokati i Trumpit dënohet me tre vjet burgim

Michael Cohen,ish-avokat shumëvjeçar i presidentit amerikan, Donald Trump, u dënua me tre vjet burg, të mërkurën, pasi u deklarua fajtor për mashtrime me tarifa dhe pagesa të financimit të fushatës.

Krimet të cilat Cohen ka pranuar përfshijnë: gënjeshtrën në Kongres rreth marrëdhënieve të kaluara të biznesit të presidentit Trump në Rusi, si dhe ryshfetin për gratë që pretendonin se kishin marrëdhënie me Trump.

Cohen, 52 vjeç, kishte shkuar në gjykatë me bashkëshorten, djalin dhe vajzën e tij.

Prokurorët kanë thënë në dosjet e mëhershme të gjykatës se Cohen nuk bashkëpunoi plotësisht me hetuesit. Hetimi u përqëndrua në punën që bëri në organizatat e biznesit të presidentit Trump. Pagesat që Cohen iu bëri grave ndodhën gjatë vitit 2016, dhe thuhet se janë rimbursuar nga Trump, që do të thotë se ato mund të konsiderohen si kontribute në fushatë.

Nëse kontributet tejkaluan një sasi të caktuar dhe nuk u raportuan publikisht, kjo mund të konsiderohej si akt kriminal.

Çështja kundër Cohen mori vëmendje pas hetimit që është duke u kryer, nga prokurori special Robert Mueller, lidhur me ndërveprimet midis zyrtarëve rusë dhe bashkëpunëtorëve të presidentit Trump.

Presidenti Trump ka mohuar në mënyrë të përsëritur çdo deklarim se ekipi i fushatës së tij është kordinuar me zyrtarët rusë gjatë fushatës zgjedhore 2016.

Ai ka akuzuar ekipin e Muellerit për shtypjen e ndihmësve të tij të mëparshëm për të gënjyer rreth tij, fushatës së tij dhe marrëdhënieve të tij të biznesit.

Në një intervistë me Reuters më 11 dhjetor, ai tha se ishte i bindur se ai nuk ishte në rrezik për t’u marrë në përgjegjësi nga Kongresi.

“Është e vështirë për të fajësuar dikë që nuk ka bërë asgjë të gabuar dhe që ka krijuar ekonominë më të madhe në historinë e vendit tonë”, pati thënë presidenti Trump.

Rusia ka mohuar akuzat nga SHBA-ja për ndërhyrjen në zgjedhje për të ndihmuar presidentin Trump.

SHBA teston me sukses raketën e re të mbrojtjes

Sistemi u prezantua si një moment historik dhe konfirmim aftësinë e SHBA për t’iu përgjigjur të gjitha raketat me rang të mesëm nga vende si Koreja e Veriut, raporton Reuters.

Sistemi Aegis, i cili është përdorur në testimin e fundit, ka ndërtuar interceptorë SM-3 IIA, të cilat janë zhvilluar në një kompani të përbashkët Rejteon dhe degës së shoqërisë japoneze Mitsubishi, e cila është e specializuar në industrinë e rëndë.

 

Këto interceptorë do të jenë gjithashtu pjesë e sistemit të mbrojtjes Aegis në Rumani dhe Poloni.


 

Pjesa e mburojës së raketave në Poloni pritet të funksionojë në vitin 2020.

 

SHBA kanë nisur një mburojë raketash në Rumani në 2016, e cila ka zemëruar Rusinë.

 

Në fillim të dhjetorit, SHBA vendosi një afat kohor prej dy muajsh për Rusinë që t’i kthehet zbatimit të Marrëveshjes për Ndalimin e raketave me rang të mesëm dhe të shkurtër, në të kundërtën SHBA do të pezullojë detyrimet e tij sipas kësaj marrëveshjeje.

BBC: SHBA, dy murgesha vodhën 500 mijë dollarë për të luajtur bixhoz

Dy murgesha me detyrë në një shkollë katolike në Kaliforni të SHBA-ve pasi kanë përvetësuar rreth 500 mijë dollarë kanë luajtur bixhoz në Las Vegas.

Sipas BBC-së, mësohet se murgeshat Mary Kreuper dhe Lana Chang, kanë marrë 500 mijë dollarë që kanë përvetësuar nga kasaforta e shkollës katolike St. James dhe i kanë përdorur për të luajtur bixhoz në Las Vegas.

Kryepeshkopata e Los Angeles-it, ka theksuar se pas një kontrolli rutinë kanë zbuluar se murgeshat kishin marrë paratë e pagesave për shkollën dhe të atyre që janë dhuruar.

Ndërkohë bëhet e ditur se murgeshat që pak kohë më parë kanë dalë në pension kanë shprehur pendim për veprimet e tyre.

Murgesha Mary Kreuper e cila ka ushtruar detyrën e drejtoreshës për 29 vite dhe Lana Chang detyrën si mësuese për 20 vite, mendohet se paratë që ato kanë vjedhur për një periudhë të paktën 10 vjeçare i kanë shpenzuar në bixhoz dhe udhëtime.

Michael Meyers, një zyrtar i kishës, në një letër dërguar famullisë së kishës ka thënë se “Murgesha Mary dhe murgesha Lana më kërkuan që t’u transmetoj juve situatën dhe pendesën e thellë që ato kanë. Nga ju kërkojnë falje dhe presin lutjet tuaja”.

Ndërsa kisha katolike St. James ka bërë të ditur se nuk do të ndërmerret ndonjë veprim kundër murgeshave duke vënë theksin se murgeshat kanë “një pendesë të thellë” në çështjen e veprimeve të tyre.

Mendohet se murgeshat në vend të llogarisë së shkollës i kanë transferuar në llogaritë e tyre personale çekët për pagesë shkollore dhe pagesat tjera të ndryshme.

SHBA: Demokratët mund të kërkojnë seanca për procesin e shkarkimit të Presidentit Trump

Një ligjvënës me peshë tha se demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve mund të ndërmarrin seanca për procesin e shkarkimit të Presidentit Donald Trump, duke thënë se udhëheqësi amerikan e kishte “rrethuar veten me mashtrues” dhe ishte pjesë e një “konspiracioni të gjerë kundër popullit amerikan” për të fituar zgjedhjet e vitit 2016.

Kongresmeni Jerrold Nadler, një demokrat nga Nju Jorku që pritet të bëhet kryetari i Komisionit Juridik në Dhomën e Përfaqësuesve kur demokratët të marrin kontrollin e saj në Janar, i tha CNN-it se ligjvënësit duhet të përcaktojnë se “sa të rëndësishme” janë akuzat ndaj zotit Trump, por duhet ta ndërmarrin procesin e shkarkimit “vetëm për shkelje të rënda”.

Zoti Nadler i bën këto komente dy ditë pasi, prokurorët federalë akuzuan ish-avokatin e Presidentit Trump, Michael Cohen, se në “bashkërendim dhe nën udhëzimin” e zotit Trump kishte orkestruar një pagesë prej 280 mijë dollarësh për dy gra që thonë se kanë pasur marrëdhënie me zotin Trump, që të mos flisnin për to para zgjedhjeve të vitit 2016.

Prokurorët detajojnë pagesat në emër të presidentit Trump dhe kontaktet me rusët

Dokumentat e depozituara në gjykatë në Nju Jork nga prokurorët dhe nga Prokurori i Posaçëm, Robert Mueller, japin argumenta se pse Michael Cohen, ish-avokati personal i Presidentit, Donald Trump dhe Paul Manafort, ish-menaxher i fushatës së tij, meritojnë të kryejnë dënim me burg.

Sipas dokumentave, zoti Cohen kishte bërë dy pagesa të paligjshme për dy gra: Stormy Daniels, një aktore filmash pornografike dhe Karen McGougal, ish-modele e revistës “Playboy” para zgjedhjeve të vitit 2016, që të mos flisnin për marrëdhëniet e tyre me zotin Trump.

Prokurorët federal thanë se zoti Cohen i bëri pagesat në “bashkërendim dhe nën udhëzimin” e zotit Trump.

Dokumentat nxjerrin në pah gjithashtu një përpjekje nga një rus për të ushtruar ndikim tek fushata.

Në një dokument, zoti Mueller shpjegon me detaje se si zoti Cohen kishte folur me një rus që “pretendonte të ishte një ‘person i besuar’ në Federatën ruse që mund t’i ofronte fushatës ‘sinergji politike’ dhe ‘sinergji në nivel qeveritar”.

Zoti Trump ka mohuar çdo bashkëpunim të qëllimshëm me Rusinë dhe Rusia ka mohuar çdo ndërhyrje në fushatën presidenciale të Shteteve të Bashkuara.

Dokumentat e depozituara, tregonin edhe se zoti Manafort kishte gënjyer në intervista me prokurorët dhe FBI-në.

Megjithëse Presidenti Trump shkruante në Twitter se të gjitha depozitimet “e nxjerrin krejtësisht të pastër Presidentin”, dokumentat lënë të kuptohet se zoti Trump mund të ketë ditur më shumë për kontaktet e fushatës dhe biznesit me rusët, nga ç’kishte pohuar më parë.

Tillerson: Trump i padisiplinuar dhe nuk e do leximin

UASHINGTON – Ish-sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson ka thënë për presidentin Donald Trump se ai është i padisiplinuar dhe nuk i pëlqen leximi.

Duke folur në televizionin “CBS”, Tillerson tha se Trump ka kërkuar nga ai, derisa ende ishte në detyrë, të bëjë gjëra që shkelin edhe ligjin.

“Mua veçanërisht më erdhi rëndë, pasi erdha nga kompania ExxonMobil, e cila ishte e disiplinuar dhe funksiononte mirë, punonte me një njeri i cili është i padisiplinuar, i cili nuk e do leximin, nuk i lexon raportet nga brifingjet dhe nuk u kushton vëmendje detajeve në shumë gjëra dhe vetëm thotë ‘Unë besoj në të'”, tha Tillerson.

Ai tha se Trump zakonisht vepron sipas instinktit të tij, duke shtuar se ndonjëherë kjo duket shumë impulsive.

Tillerson gjithashtu kritikoi përdorimin e Twitter-it nga Trump, duke vënë në dukje se është i shqetësuar se qytetarët amerikanë duhet vetëm përmes rrjeteve sociale të mësojnë për ngjarje shumë të rëndësishme.

Trump në mënyrë ‘eksprese’ reagoi pikërisht përmes Twitter-it, duke thënë se është i kënaqur me punën që bën sekretari i tanishëm i Shtetit, Mike Pompeo.

“Mike Pompeo punën e tij e bën në mënyrë të shkëlqyer, jam shumë krenar për të. Paraardhësi i tij, Rex Tillerson, nuk posedonte kapacitetin e duhur mendor. Ai ishte shumë budalla dhe nuk munda të shpëtoja prej tij kaq shpejt. Ai ishte shumë dembel. Tani është një lojë krejt e re, kemi një atmosferë të mrekullueshme në shtet”, shkroi Trump.

Megjithatë, pas emërimit të tij si sekretar shteti, Trump pati thënë për Tillerson se ai ishte një nga “liderët më të mëdhenj të biznesit global”.

Trump në mars të këtij viti shkarkoi Tillerson, sepse siç ka deklaruar “nuk pajtoheshin për çështje të caktuara”. Më pas presidenti amerikan tha se kishin mendime të ndryshme rreth marrëveshjes bërthamore të Iranit. aa

SHBA: Prokurorët akuzojnë ish-bashkëpunëtorët e Trumpit se kanë gënjyer për kontaktet ruse

Michael Cohen, Donald Trump dhe Paul Manafort

Prokurorët amerikanë kanë prezantuar para gjykatës detaje mbi atë që ata thonë se janë gënjeshtra të ish-bashkëpunëtorit të presidentit Donald Trump, lidhur me komunikimet me kontaktet ruse, akuza këto që me gjasë mund të dënojnë me burg dy të akuzuarit.

Akuzat ndaj ish-shefit të fushatës së Trumpit, Paul Manafort dhe ish-avokatit personal të presidentit, Micheal Cohen janë bërë në dy seanca të ndara gjyqësore më 7 dhjetor.

Pavarësisht këtyre akuzave, Shtëpia e Bardhë, përmes një deklarate tha se akuzat nuk ofrojnë asgjë që mund të dëmtojnë presidentin dhe fajësuan mediat se po “tentojnë të krijojnë lajm aty ku nuk ka lajm”.

Këshilltari i Posaçëm, Robert Mueller po heton ndërhyrjene dyshuar të rusëve në zgjedhjet presidenciale amerikane më 2016. Ai po heton nëse ka pasur bashkëpunim në mes të bashkëpunëtorëve të Trumpit me Rusinë. Moska mohon se ka ndërhyrë në zgjedhje, pavarësisht se ka prova substanciale për një gjë të tillë. Edhe presidenti Trump vazhdimisht ka mohuar se ka pasur bashkëpunim në mes të ekipit të tij dhe Rusisë.

Zyra e Muellerit e ka akuzuar Manafortin se ka “thënë të pavërtetën disa herë” sa i përket kontakteve të tij me konsulentin politik ruso-ukrainas, Konstantin Kilimnik. Ndërkaq, prokurorët kanë kërkuar dënim me burgim për avokatin Cohenpasi ai ka pranuar se ka paguar një aktore të filmave pornografik, me qëllim që ajo të mos flasë për Trumpin gjatë zgjedhjeve më 2016. Disa prej këtyre parave dyshohet se kanë ardhur nga kompani fiktive të cilat Cohen i kishte hapur, ndërkaq paratë dyshohet se janë siguruar nga Trumpi.

Delaware: Hetime ndaj firmës Dunwell Haberman për falsifikim dokumentesh

Shqipëria duket se po ndeshet me një skandal të ri korrupsioni, lidhur me një prej kompanive që ka fituar tenderin për një prej segmenteve të unazës së madhe në Tiranë. Kompania shqiptare funksionon si degë e një kompanie të regjistruar në shtetin Delaware në Shtetet e Bashkuara.

Zyra e Sekretarit të Shtetit në Delaware konfirmoi për Zërin e Amerikës se ka filluar hetimet për të përcaktuar në se kompania Dunwell Haberman, ose ndonjë prej zyrtarëve të saj, është përfshirë në aktivitete të paligjshme, mashtrime ose falsifikime.

Firma Dunwell Haberman vepron në Shqipëri përmes filialit të saj vendas “DH Albania”, e cila ka fituar një tender prej rreth 20 milionë dollarësh për një prej segmenteve të unazës së madhe në Tiranë.

Firma dyshohet se ka kryer dy falsifikime për të siguruar kontratën në Shqipëri. Ka falsifikuar datën e krijimit; në Dalaweare kompania figuron e regjistruar para 6 muajsh, në 25 qershor 2018, ndërsa në Shqipëri ka depozituar dokumente, sikur ekziston që nga qershori i 1998. Dokumenti i dytë, që dyshohet të jetë falsifikuar, është një certifikatë e Sekretarit të Shtetit se kjo firmë nuk i ka detyrime fiskale shtetit. Zëdhënësi i Sekretarit të Shtetit Doug Denison, i tha Zërit të Amerikës, se për certifikatën nuk ka patur asnjë kërkesë nga firma dhe as nuk është lëshuar ndonjë dokument.

Dokumentet e faksifikuara dolën për herë të parë në Shqipëri mbrëmë, gjatë emisionit Të Paekspozuarit” në televizionit News24.

Sipas zëdhënësit, çështja pritet t’i kalojë për hetime penale zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm në Daleware, që drejtohet nga Matt Denn. Nëse autoritetet gjejnë shkelje, firmës mund t’i anulohet regjistrimi si biznes në këtë shtet dhe ndaj saj mund të ngrihen akuza kriminale. Meqë kompania ka aktivitet në një vend tjetër, jashtë Shteteve të Bashkuara, rasti mund t’i referohet për ndjekje edhe Departamentit të Drejtësië në Uashington.

Shteti Delaware, njihet si një prej shteteve që ka ligje tepër favorizuese ndaj korporatave. Mijëra kompani amerikane janë të regjistruara në këtë shtetet, për të përfituar nga taksat. Dalaware njihet edhe si “parajsë fiskale” pasi nuk mbledh taksa nga korporatat që, ndonëse të regjistruara aty, nuk ushtrojnë aktivitet në këtë shtet.

Në bazë të ligjeve të shtetit, korporatat e regjistruara aty, nuk janë të detyruara të publikojnë emrin e drejtuesit të kompanisë ose të aksionerëve të saj.Në Delaware, regjistrimi i kompanisë mund të bëhet edhe pa qënë fizikisht i pranishëm dhe ka firma të tjera që e kryejnë këtë funksion për klientin. Në bazë të dokumenteve të regjistruara në këtë shtet, firma Dunwell Haberman është regjistruar përmes firmës “Apex Resident Agent Services” .

William Barr emërohet prokuror i përgjithshëm i SHBA-së

Ish-presidenti i ndjerë amerikan, George HW Bush (djathtas) dhe William Bar. 1991.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, emëroi William Barr për prokuror të përgjithshëm – post të cilin e ka mbajtur në vitet 1990.

Emërimi vjen pasi Trump e ka shkarkuar nga pozita Jeff Sessions, në muajin nëntor.

Barr do të marrë përsipër mbikëqyrjen e hetimit të ndërhyrjes së dyshuar të Rusisë në zgjedhjet presidenciale në SHBA, më 2016.

Sipas mediave amerikane, ai ka qenë kritik ndaj disa aspekteve të hetimeve.

Barr, avokat konservator, e ka mbajtur të njëjtin rol nën presidentin George HW Bush, nga viti 1991 deri më 1993.

Presidenti Trump i irrituar nga hetimet mbi Rusinë

Jim Malone – Presidenti Donald Trump po fajëson hetimet mbi Rusinë për rezultatet shumë të dobëta në anketat e popullaritetit. Kritikat e tij të fundit vijnë në një kohë, kur pritet që prokurorët të bëjnë të ditura informacione mbi ish-menaxherin e fushatës së zotit Trump, Paul Manafort si dhe ish-avokatin personal të presidentit, Michael Cohen.

Në një postim dje në Twitter, presidenti fajëson atë që e cilëson si “gjueti e sajuar shtrigash” për rezultatet e dobëta në anketat e popullaritetit që aktualisht luhaten në 43%.

Më parë presidenti e ka sulmuar hetimin mbi Rusinë si të dëmshëm për vendin:

“Në këto hetime janë shpenzuar miliona e miliona dollarë dhe nuk po arrihet një konkluzion. U nis për të hetuar a kishte bashkëpunim të fshehtë. Nuk ka pasur. Mendoj se hetimi është shumë i dëmshëm për vendin. Është për të ardhur keq”.

Pritet që prokurorët të nxjerrin sot hollësi të reja mbi dëshmitë e rreme që u ka dhënë hetuesve federalë ish-menaxheri i fushatës Trump, Paul Manafort, gjë që përbën shkelje të marrëveshjes për zbutje ndëshkimi.

Pritet të dalin hollësi edhe mbi marrëveshjen që ka arritur me hetuesit ish-avokati personal i zotit Trump, Michael Cohen.

Hetimet që drejtohen nga Prokurori Special, Robert Mueller duket se po intensifikohen, thotë analisti Doug Spencer.

“Mendoj se ky ishte që në fillim synimi, pra të zbulohej nëse kishte pasur lidhje mes fushatës së zotit Trump dhe aktiviteteve të rusëve. Pyetja tjetër është nëse Presidenti Trump si individ luajti ndonjë rol”.

Në fillim të javës, prokurorët rekomanduan që Michael Flynn, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare për zotin Trump të mos ndëshkohej me burgim, si shpërblim për bashkëpunimin me trupin hetimor.

Kjo nënkupton se hetimet janë ende larg përfundimit, thotë analisti Chris Edelson:

“Nuk kanë përfunduar dhe nuk do të përfundojnë së shpejti. Do të ketë edhe më. Do të dalin hollësi të tjera. Do të dalin aktpadi të tjera, do të ketë të tjerë që do të bashkëpunojnë dhe do të mësojmë se çfarë informatash po ofrojnë”.

Hetimet mbi Rusinë mund të arrijnë pikë kulmore kur presidenti të fillojë fushatën për rizgjedhje, thotë analisti Tom DeFrank.

“Mueller përbën problem për Presidentin Trump. Presidenti e di këtë, prandaj po e ngre zërin. Këto zhvillime nuk janë në interes të presidentit dhe do të mësojmë edhe më shumë në javët në vazhdim”.

Gjenerali në pension, Michael Flynn do të marrë dënimin këtë muaj, pasi ka pranuar fajësinë për dëshmi të rreme ndaj hetuesve, lidhur me bisedat që ka zhvilluar me ambasadorin rus.

CNN evakuohet pas alarmit për bombë

Policia në New York

Punonjësit e rrjetit televiziv amerikan CNN janë evakuuar për shkak të një alarmi për bombë, mirëpo pas kontrollit nuk është gjetur asnjë mjet shpërthyes.

Rreth orës 22:30 të së enjtës, alarmet e sigurisë u aktivizuan si shenjë e evakuimit të menjëhershëm.

Rrjeti televiziv transmetoi vetëm emisione të cilat ishin përgatitur më herët.

Policia më pas njoftoi personeli se mund të kthehet në vendin e punës.

Evakuimi i së enjtës, ndodhi disa javë pasi në adresë të këtij rrjeti kishte arritur një pako me bombë, gjë që detyroi evakuimin e personelit.

Varroset ish-presidenti i SHBA-së, George Bush

Funerali i ish-presidentit George Bush

Ish- presidenti i SHBA-së, George Bush, është varrosur afër bibliotekës së tij presidenciale në College Station, Teksas, pranë varreve të gruas së tij Barbara Bush, e cila vdiq më herët gjatë këtij viti, dhe vajzës së tij e cila kishtë ndërruar jetë në fëmijërinë e hershme.

Presidenti i 41-të i Shteteve të Bashkuara vdiq më 30 nëntor në Teksas, në moshën 94 vjeçare, pas një beteje të gjatë me sëmundjen e Parkinsonit vaskular.

Presidenti amerikan, Donald Trump, së bashku me të gjithë ish-presidentët e gjallë – Barack Obama, Bill Clinton dhe Jimmy Carter – ndoqën funeralin e shtetit në Katedralen Kombëtare të Uashingtonit.

Princi i Uellsit, kancelarja gjermane Angela Merkel dhe Mbreti i Jordanit Abdullah II ishin midis figurave të botës të cilët gjithashtu ndoqën funeralin e tij të shtetit.

Shërbesat e fundit mortore para varrimit të Presidentit Bush

Familja e George Herbert Walker Bush po i thotë lamtumirën e fundit presidentit të 41-të në një ceremoni private mortore sot në qytetin Hjuston ku ai kaloi një pjesë të madhe të jetës. Presidenti do të varroset sot në kopshtin e Bibliotekës që mban emrin e tij në Universitetin A&M në College Station të Teksasit.

Trupi i presidentit u dërgua me avion presidencial mbrëmë nga Uashingtoni në Hjuston dhe u vendos në kishën episkopale të Shën Martinit, ku gjatë natës njerëzit prisnin me durim për të kaluar për nderime pranë arkivolit të mbështjellë me flamur.

Më herët dje, Presidenti Trump dhe katër ish-presidentë u mblodhën në Katedralen e Uashingtonit për një funeral shtetëror për Presidentin Bush, i cili u nda nga jeta të premten e kaluar në Teksas, në moshën 94-vjeçare.

Presidenti Trump, së bashku me ish-presidentët Jimmy Carter, Bill Clinton dhe Barack Obama dëgjuan eulogjinë emocionuese që mbajti George W. Bush, djali i madh i Presidentit George Herbert Walker Bush dhe presidenti i 43-të i Shteteve të Bashkuara për të atin.

“Mirësjellja jote, sinqeriteti dhe shpirti i mirë do të jetojnë përjetë me ne. Përmes lotëve, e vlerësojmë se çfarë bekimi ishte që kemi njohur e dashur një njeri të madh e fisnik si ti; ishe babai më i mirë që mund të dojë një bir a një bijë. Në këtë moment dhimbjesh, le të buzëqeshim se e dimë se babai po përqafohet me vajzën, Robin dhe po i shtrëngon përsëri dorën nënës”.

Presidenti Trump nuk foli gjatë ceremonisë, pasi kështu e kishte kërkuar para vdekjes zoti Bush, megjithëse ishte një devijim nga tradita e krijuar vitet e fundit.

Presidenti Trump kishte shpallur të mërkurën ditë zie kombëtare dhe kishte urdhëruar mbylljen e agjencive qeveritare duke pezulluar shërbime të përditshme si postën, apo operacionet në bursë.

Ndërkaq në Teksas, pas shërbesës private në Hjuston, trupi i presidentit do të dërgohet me një tren special drejt qytezës College Station ku ndodhet edhe Biblioteka Presidenciale e George Herbert Walker Bushit. Ai do të varroset në kopshtin e bibliotekës, pranë varreve të vajzës Robin që vdiq nga leuçemia në fëmijëri, si dhe Barbarës, bashkëshortja e tij për 73 vjet, e cila u nda nga jeta në prill të këtij viti.

Mueller, jo dënim me burg për ish-këshilltarin e sigurisë kombëtare Flynn

Prokurori i posaçëm Robert Mueller i rekomandoi gjykatësit që Michael Flynn të mos dënohet me burg, duke përmendur “ndihmën e konsiderueshme” të ish këshilltarit të sigurisë kombëtare në hetimin mbi ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të 2016-ës në Shtetet e Bashkuara.

An image of the sentencing memo filed by special counsel Robert Mueller in the case against former National Security Advisor Michael Flynn, Dec. 4, 2018.

Michael Flynn ka pranuar fajësinë për akuzat se ka gënjyer FBI-në rreth bisedave të tij me ambasadorin rus në Shtetet e Bashkuara, Sergej Kislyak.

Ai gjithashtu ka bërë një seri deklaratash të rreme në lidhje me punën e tij lobuese për Turqinë.

Gjatë një paraqitje në një gjykatë federale të martën mbrëma, Prokurori i Posaçëm Mueller tha se zoti Flynn ka dhënë informacion “të dorës së parë” mbi përmbajtjen dhe kontekstin e shkëmbimeve midis ekipit të tranzicionit të zotit Trump dhe zyrtarëve të qeverisë ruse.

Informacioni ishte ofruar gjatë 19 intervistave që prokurorët kanë zhvilluar me zotin Flynn, dhe përfshin dokumente dhe komunikime të tjera.

Dosja që Prokurori Mueller i ka dorëzuar gjykatës citon ndihmën e konsiderueshme të zotit Flynn në disa hetime që ende po vazhdojnë, karakterin e tij dhe karrierën e gjatë ushtarake, për rekomandimin që zoti Flynn të mos kalojë asnjë ditë në burg.

Këtë javë, ndërkohë që po largohej nga një gjykatë e Uashingtonit, Michael Flynn u prit nga disa protestuesit që bënin thirrje për burgusojen e tij.

“Burgoseni këtë kriminel të dënuar”, thërrisnin protestuesit.

Rekomandimi i Prokurorit Mueller brenda 13 ditëve do të dërgohet tek gjykatësi federal që po mbikqyr dënimin e zotit Flynn. Ai mund të dënohet me nga zero deri në gjashtë muaj burg, kur të paraqitet para gjykatës në Uashington.

Michael Flynn ishte Këshilltar i Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë për më pak se një muaj para se Presidenti Trump ta shkarkonte atë për shkak se ai e kishte gënjyer Nënpresidentin Pence dhe zyrtarë të tjerë në lidhje me kontaktet e tij me ambasadorin rus.

Presidenti Trump e ka quajtur hetimin një gjueti shtrigash dhe ka mohuar akuzat për koordinim mes fushatës së tij dhe zyrtarëve rusë për të siguruar fitoren në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

Biden paralajmëron kandidaturën: Jam personi më i kualifikuar për të qenë President i SHBA

Ish-nënpresidenti amerikan Joe Biden tha të hënën në mbrëmje se vendimi për të kandiduar për President në vitin 2020, do të varet nga fakti nëse ai apo familja e tij janë “gati”, megjithëse e vuri theksin tek përgatitja e tij.


“Mendoj se jam personi më i kualifikuar në vend për të qenë president, tha zoti Biden para një audience në Missoula të Montanës.

“Çështjet me të cilat përballemi si vend sot, janë çështje për të cilat unë jam marrë gjithë jetën, përpjekjet e klasës së mesme, politika e jashtme. Por unë dhe familja ime duhet të vendosim së bashku nëse jemi gati. Ne çdo gjë e bëjmë si familje”.

Zoti Biden, nënpresident për dy mandatet e ish-Presidentit demokrat, Barack Obama, tha se do të merrte një vendim për fushatën e vitit 2020 campaign brenda gjashtë javësh ose dy muajsh.

“Kam një mbesë dhe një nip të cilëve u ka vdekur i ati, që më duan dhe duan që të jem pranë tyre. Unë dua të jem i pranishëm të kujdesem për ta, prandaj duhet të shikojmë nëse mund ta realizojmë këtë si familje”, tha ai, duke iu referuar fëmijëve të djalit të tij Beau Biden, që vdiq në vitin 2015 nga kanceri në tru.

Zoti Biden ka thënë se për shkak të vdekjes së tij, nuk kandidoi për president në vitin 2016.

Shumë analistë mendojnë se ai do të kandidojë në vitin 2020. Sipas një sondazhi nga Reuter/Ipsos në nëntor, zoti Biden kryeson mes kandidatëve të mundshëm demokratë./VOA

Pompeo vë në pikëpyetje rendin e tanishëm botëror

Sekretari amerikan i Shetit Mike Pompeo vuri në pikëpyetje rendin e tanishëm botëror dhe tha se Shtetet e Bashkuara po marrin veprime konkrete për reformimin e institucioneve globale.

Këto komente zoti Pompeo i bëri në takimin e zhvilluar në Fondin Gjerman Marshall në Bruksel. Sekretari amerikan i Shtetit tha se Kina, Irani, Rusia dhe vende të tjera kanë shkelur traktate dhe marrëveshje shumëpalëshe, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara nuk kanë për t’i pranuar më këto shkelje. Ai fajësoi mungesën e udhëheqjes amerikane dhe europiane në çështjet botërore gjatë 30 viteve të fundit .

Pompeo tha gjithashtu se Kombet e Bashkuara, Bashkimi Europian, Bashkimi Afrikan dhe Banka Botërore kanë nevojë për reforma. Ai la të kuptohet se Organizata Botërore e Tregtisë nuk është duke ndjekur rregullat e veta në rastin e Kinës. “Rusia, – tha ai, – po shkel traktatet kryesore të kontrollit të armëve, ndërsa Irani nuk po përfill Rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Kina, Irani dhe Rusia i kanë mohuar këto akuza, të ngritura shpesh nga Shtetet e Bashkuara. “Kur shkelen traktatet, shkelësit e tyre duhen konfrontuar dhe traktatet duhen rregulluar, ose prej tyre duhet hequr dorë,”- tha zoti Pompeo.

Aleatë dhe kundërshtarë e kanë akuzuar administratën Trump për sulme ndaj rendit botëror, përmes qëndrimeve të njëanshme ndaj disa çështjeve, si marrëveshja e Parisit për klimën dhe marrëveshja bërthamore me Iranin. Por zoti Pompeo i hodhi poshtë këto kritika, duke thënë se administrata Trump do ta rikthejë udhëheqjen botërore, duke i ekspozuar vendet që kanë shfrytëzuar dobësitë e institucioneve globale.

Shefja e CIA-s raporton për vrasjen e Khashoggit

Shefja e CIA-s, Gina Haspel, do të raportojë sot para udhëheqësve të Senatit amerikan për vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi.

Khashoggi u vra në konsullatën saudite në Stamboll në muajin tetor.

Mediat amerikane kanë raportuar se CIA ka konstatuar se princi i kurorës i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, “ndoshta e ka urdhëruar” vrasjen.

Sauditët kanë akuzuar 11 vetë, por mohojnë se princi i kurorës është i përfshirë.

Raportet e mediave amerikane thonë se CIA ka prova se Bin Salman ka shkëmbyer mesazhe me Saud al-Qahtanin, i cili dyshohet se e ka mbikëqyrur vrasjen.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se gjetjet e CIA-s mbi princin e kurorës nuk janë përfundimtare.

Ai e ka përshkruar Arabinë Saudite si një aleat jetësor dhe ka kundërshtuar thirrjet për sanksione kundër udhëheqjes së mbretërisë.

Trumpi bën homazhe para trupit të Bushit

Presidenti amerikan, Donald Trump, dhe gruaja e tij, Melania.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe gruaja e tij, Melania, bënë homazhe para trupit të ish-presidentit amerikan, George HW Bush, i cili po qëndron në Kongresin amerikan.

Trump bëri një vizitë të shkurtër në ndërtesë, ku publiku mund të vizitojë arkivolin deri të mërkurën, kur edhe është funerali.

Trump, në të kaluarën, është përplasur me familjen Bush, por ai pritet të ndjekë shërbimin funeral.

Bush, i cili vdiq të premten në moshën 94-vjeçare, do të varroset në shtetin e tij, Teksas.

Ai ka shërbyer si presidenti i 41-të i SHBA-së nga viti 1989 deri më 1993.

Homazhe për ish-Presidentin George HW Bush në Uashington

Trupi i ish-Presidentit të SHBA Xhorxh H.W. Bush do të qëndrojë për homazhe në Rotundën e Kapitolit, selia e Kongresit amerikan në Uashington, pas arritjes të premten pasdite në kryeqytet nga Hjuston i Teksasit me avionin presidencial Air Force One.

Kapitoli do të jetë i hapur për personalitetet dhe publikun deri të mërkurën në mëngjes për të nderuar presidentin e 41-të amerikan.

Ai vdiq në shtetin e tij Teksas të premten vonë në moshën 94 vjeçare, pas një sëmundjeje që i zgjati disa vite.

Ish-Presidenti u përcoll nga Teksasi me 21 të shtëna topash dhe u transportua për në kryeqytetin amerikan me avionin presidencial që u vu në dispozicion nga presidentit Donald Trump.

Ameer Hassan of New York stops to sign the condolence book as the official portrait of former President George H.W. Bush is draped in black cloth at the National Portrait Gallery in Washington, Dec. 3, 2018, to mark his passing. Bush will lay in state at the Capitol building this week before being buried in Texas.

George H. W. Bush, i cili shërbeu një mandat të vetëm në Shtëpinë e Bardhë nga 1989 në 1993, do të nderohet me një funeral shtetëror të mërkurën në Katedralen Kombëtare të Uashingtonit dhe shumica e zyrave qeveritare do të qëndrojnë të mbyllura atë ditë. Varrimi do të bëhet të enjten në bibliotekën e tij presidenciale në Teksas.

Presidenti i SHBA, Donald Trump do të marrë pjesë në funeral. Të hënën ai shkruante në Twitter: “Do të jem me familjen Bush për t’i bërë homazhet e mia Presidentit Xhorxh H.W. Bush”.

Looking forward to being with the Bush Family to pay my respects to President George H.W. Bush.

— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) December 3, 2018

President George H.W. Bush led a long, successful and beautiful life. Whenever I was with him I saw his absolute joy for life and true pride in his family. His accomplishments were great from beginning to end. He was a truly wonderful man and will be missed by all!

— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) December 1, 2018

Më parë, zoti Trump u shpreh: “Presidenti George H. W. Bush pati një jetë të gjatë, të suksesshme dhe të bukur, kur kam qenë më të, pashë gëzimin e tij absolut për jetën dhe krenarinë e vërtetë në familjen e tij; arritjet e tij ishin të mëdha nga fillimi në fund. Ai ishte një njeri vërtet i mrekullueshëm dhe do të na mungojë të gjithëve!”

Duke folur për gazetarët në Pentagon të hënën Sekretari i Mbrojtjes Jim Mattis i vlerësoi kështu shërbimet e veteranit të Luftës së Dytë Botërore për vendin:

“Kur ishte i ri, ai dëshmoi rolin e tij në rrethanat më të vështira dhe për pjesën tjetër të jetës ai ishte i njëjti shërbëtor publik, i angazhuar për të gjithë ne”.

Analisti politik Larry Sabato në Universitetin e Virxhinias i tha Zërit të Amerikës se vendi që zë George H. W. Bush në mesin e 45 presidentëve të vendit është rritur gjatë çerek shekullit që kur u largua nga Shtëpia e Bardhë:

“Është shumë e qartë kur e hedh vështrimin pas; kur njerëzit kujtojnë presidencën e Bushit, ajo duket shumë më e mirë sesa dukej në fund të mandatit të saj”, tha Sabato. “Zoti Bush sigurisht u mposht në rizgjedhje dhe shumica e njerëzve në atë kohë e konsideronin atë një president të dështuar” për shkak të recesionit gjatë kohës së tij në Shtëpinë e Bardhë.

“Por tani, tha Sabato, mendoj se parë në retrospektivë, ai ishte në të vërtetë mjaft i suksesshëm”, veçanërisht në çështjet e jashtme, pasi ndihmoi në formësimin e reagimit perëndimor ndaj rënies së Bashkimit Sovjetik dhe ribashkimit të Gjermanisë. Ai gjithashtu e udhëhoqi SHBA-në në fitore ushtarake, në përmbysjen e pushtimit të Kuvajtit nga diktatori irakian Sadam Husein.

FILE - Former President George H.W. Bush attends a ceremony to unveil a new garden named in his wife's honor, Sept 29, 2011, in Kennebunkport, Maine.

FILE – Former President George H.W. Bush attends a ceremony to unveil a new garden named in his wife’s honor, Sept 29, 2011, in Kennebunkport, Maine.

Për më tepër, tha Sabato, zotit Bush i rritet vlera kur krahasohet me sjelljen e Presidentit Trump në gati gjysmën e rrugës në mandatin e parë në Shtëpinë e Bardhë.

“Të them të drejtën, tha Sabato, nuk do të kishte qenë diçka e jashtëzakonshme të kesh një president i cili u bindet dhe i vlerëson normat e sistemit amerikan dhe të presidencës, një president civil, i sjellshëm me njerëzit dhe që ngrihet mbi grindjet e vogla. Por ju e kuptoni, gjërat kanë ndryshuar, veçanërisht gjatë dy viteve të fundit. Dhe kontrasti midis presidentit George H.W. Bush dhe presidentit aktual është tepër i fortë.”

The flag-draped casket of former President George H.W. Bush is carried by a joint services military honor guard to Special Air Mission 41 at Ellington Field during a departure ceremony Monday, Dec. 3, 2018, in Houston, Texas.

The flag-draped casket of former President George H.W. Bush is carried by a joint services military honor guard to Special Air Mission 41 at Ellington Field during a departure ceremony Monday, Dec. 3, 2018, in Houston, Texas.

​James Baker, ish-sekretar i shtetit gjatë presidencës Bush dhe miku i tij prej 60 vjetësh, i tha rrjetit CNN të dielën se ai e konsideronte zotin Bush si “njeriun më të sjellshëm dhe më të kujdesshëm për tjetrin që kishte njohur.”

Ai tha se “shëndeti i tij u keqësua shumë” në muajt e fundit, por ai ishte në gjendje të bisedonte me telefon me fëmijët e tij të rritur, përfshirë ish-presidentin George W. Bush.

Zoti Baker tha se fjalët e fundit të ish-presidentit Bush ishin: “Edhe unë të dua”, kur iu drejtua presidentit Bush i riu, presidenti i 43-të të vendit.

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Sarah Sanders tha në një deklaratë se e mërkura është caktuar si ditë kombëtare zije dhe se flamujt e Shtëpisë së Bardhë tashmë janë ulur në gjysmë shtizë, për të nderuar ish presidentin e ndjerë.

“Presidenti dhe zonja e parë do ta shpallin të mërkurën, 5 dhjetor, si Ditë Kombëtare Zije. Ai dhe zonja e parë do të marrin pjesë në funeralin në Katedralen Kombëtare në Uashington, D.C.”

Bursa e Nju Jorkut tha se do të mbylle’j të mërkurën për nder të ish Presidentit Bush.

Tradicionalisht, funeralet shtetërore në SHBA mbahen për presidentët, ish-presidentit apo zyrtarët e tjerë sipas vendimit të presidentit.

Një funeral shtetëror zgjat shtatë deri në dhjetë ditë dhe përbëhet nga tri faza: ceremonitë në shtetin përkatës, ceremonitë në Uashington, dhe ceremonitë në shtetin ku individi ka zgjedhur për t’u varrosur.

Trupi i ish-presidentit amerikan Bush dërgohet në Uashington për nderime shtetërore

Trupi i ish-presidentit amerikan, George H. W Bush do të bartet më 3 nëntor nga Hjustoni në Uashinton, meqë aty do të organizohet funerali shtetëror.

Për ish-presidentin amerikan do të ketë organizime për katër ditë me qëllim të nderimit të figurës së tij, para se ai të varroset në Hjuston, afër gruas dhe vajzës së tij.

Ceremonia kryesore për nderimin e tij do të mbahet më 5 dhjetor në Katedralen Kombëtare në Uashington, në të cilën do të marrin pjesë presidentët amerikanë dhe presidenti aktual, Donald Trump.

Përveç tyre, pjesë e organizimit do të jenë edhe shumë liderë botërorë.

Ish-lideri sovjektik, Mikhail Gorbachev ka thënë se Bush ka qenë prezent në “kohën e ndryshimeve të mëdha”, duke shtuar se kjo miqësi ka kontribuuar në “përfundimin e Luftës së Ftohtë dhe garës së armëve bërthamore”.

Presidenti rus, Vladimir Putin e ka cilësuar Bushin “si njeri të shquar, që ka shërbyer tërë jetën për shtetin e tij”.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel e ka cilësuar ish-presidentin amerikan “mik të vërtetë” të popullit gjerman, i cili “na ka dhënë besim dhe mbështetje”.

Bush, i cili ka jetuar më shumë se secili president amerikan ka vuajtur nga një lloj i sëmundjes së Parkinsonit.

George W. Bush ka lëshuar një deklaratë pas vdekjes së babait të tij, George H.W. Bush

George W Bush, Presidenti i 43-të i SHBA e 43-të në emër të vëllezërve dhe motrës të tij lëshoi në një deklaratë të shkurtër që kishte për qëllim të konfirmonte lajmet dhe të shprehte dashurinë e familjes për Xhorxh H.W. Bush, POTUS 41, Presidentin e 41 të SHBA.

“Jeb, Neil, Marvin, Doro dhe unë jemi të pikëlluar të njoftojmë se pas 94 viteve të mrekullueshme, babai ynë i dashur është ndarë nga kjo jetë,” shkroi ai. “George HW Bush ishte njeriu me karakter më të lartë dhe babai më i mirë që mund të kërkonte një bir apo një bijë.

E gjithë familja e Bush i është thellësisht mirënjohës për jetë për dashurinë, dhembshurinë e atyre që janë kujdesur dhe janë lutur për babanë dhe për ngushëllimet e miqve tanë dhe bashkëqytetarëve tanë “, shkruhet në deklaratën e shkurtër e leshuar nga ish presidenti i 43 i SHBA, Geroge W. Bush.

Lajmi i vdekjes së Xhorxh H.W në moshën 94-vjeçare u përhap natën vonë të premten. Zëdhënësi i tij, Jim McGrath, tha se ai vdiq në orën 10:10. Atë mbrëmje.

“Xhorxh Herbert Walker Bush, aviatori i Luftës së Dytë Botërore, pionier i naftës në Teksas dhe Presidenti i 41-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vdiq më 30 nëntor 2018,” shkroi McGrath. “Ai ishte 94 vjeç dhe la pas pesë fëmijët e tij dhe bashkëshortët e tyre, 17 nipër e mbesa, tetë strërnipër e stërmbesa dhe dy vëllezër e motra. Përpara atij i vdiq gruaja e tij për 73 vjet, Barbara dhe fëmija e dytë Pauline Robinson” Robin Bush, pa i mbusbur 4 vjetët; dhe vëllezërit e tij Prescott dhe William ose ‘Bucky’ Bush “.

McGrath shtoi se “marrëveshjet e varrimit do të shpallen sa më shpejt që është praktike”./Përk & përg. Elida Buçpapaj

Dinastia Bush
Bildergebnis für george h w bush dynasty

Fjalët e fundit të ish Presidentit George H.W. Bush

Fjalët e fundit të George H.W. Bush u raportuan nga The New York Times.

Në orët e tij të fundit, sipas një burimi familjar, Bush u pyet nëse dëshironte të shkonte në spital. Ai ishte shtruar në spital disa herë pas vdekjes të gruas së tij Barbara Bush më 17 prillin e këtij viti.

Ish presidenti u përgjigj jo.

Në vend të spitalit, Bush tha se ai ishte gati për të shkuar pranë gruas së tij për 73 vjet, Barbara Bush dhe vajzës të tyre  Robin, e cila vdiq nga leucemia kur nuk i kishte mushur ende 4 vjeç.

Bush, 94, vdiq të premten vonë në shtëpinë e tij në Hjuston rrethuar nga familja e tij, përfshirë djalin e tij Neil Bush dhe gruan e tij Maria, si dhe mikun e tij më të mirë, ish-sekretarin e Shtetit, James Baker dhe nipin e tij Pierce Bush.

George Bush ishte venitur në ditët e fundit. Ai nuk ishte ngritur nga shtrati dhe kishte ndalur të hante. Dukej sikur momenti më në fund kishte mbërritur.

Pranë tij kishte arritur miku i tij i ngushtë ish-sekretari i shtetit, James A. Baker III.

Papritmas, ish presidenti Bush kishte hapur sytë dhe e kishte pyetur mikun e tij “Ku jemi duke shkruar Bejk?”

“Po shkojmë drejt parajsës”, u përgjigj zoti Baker.

“Kjo është ajo ku unë dua të shkoj,” tha zoti Bush.

13 orë më vonë, zoti Bush ishte i vdekur.

Fjalët e fundit ish-Presidenti George H.W. Bush ia tha të birit ish-presidentit George W. Bush.

Në bisedën e tyre telefonike me altoparlant, i biri i tha Xhorxh H.W.Bush se ai kishte qenë një “babai i mrekullueshëm” dhe se ai e donte shumë.

Përgjigja e babait të tij – dhe fjalët e fundit – ishin: “Edhe unë të dua”.

Ish Presidenti Bush do të ketë një varrim shtetëror.

Atij do t’i bëhen nderime në Kapitol, pastaj në Hjuston.

Ish Presidenti Bush do të prehet në George H.W. Bush Presidential Library College Station, Texas, pranë gruas dhe vajzës, Robin./ CNN/Përk. & përg.Elida Buçpapaj

Bildergebnis für George H.W. Bush George W. Bush

George H.W. Bush dhe George W. Bush

Presidenti Trump shpall 5 dhjetorin, ditë zie kombëtare për Xhorxh H.W.Bush

Ish presidenti amerikan, Xhorxh Herbert Walker Bush vdiq në shtëpinë e tij në Hjuston, të Teksasit. Ai ishte 94 vjeç. Presidenti i 41-të i Shteteve të Bashkuara, një republikan që shërbeu një mandat nga viti 1989 në vitin 1993, mbahet mend për dëbimin e trupave pushtuese irakiane nga Kuvajti dhe për përpjekjet drejt një marrëveshjeje paqësore në Lindjen e Mesme.

Kur ushtria irakiane aneksoi Kuvajtin në gusht të vitit 1990, presidenti Bush krijoi një koalicion ndërkombëtar të forcave ajrore dhe tokësore për të çliruar vendin e pasur me naftë dhe për të siguruar aleatët në rajonin e Gjirit. Operacioni për të liruar Kuvajt nisi në janar të vitit pasues.

“Pesë muaj më parë Saddam Husseini filloi këtë luftë mizore kundër Kuvajtit. Sonte fillon beteja”, u shpreh atëherë presidenti George H.W.Bush.

Operacioni Desert Storm i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara i sprapsi forcat irakiane brenda gjashtë javësh dhe presidenti Bush vendosi të ndalë ofensivën. Shumë e kritikuan atë vendim si të parakohshëm, por prestigji i Bushit u ngrit lart në vend dhe jashtë tij. Ai e përdori këtë për të ringjallur procesin e paqes arabo-izraelite, dhe kjo përpjekje rezultoi me Konferencën e Madridit më vonë në të njëjtin vit. Përpjekja e tij për të rivendosur rendin në Somalinë e shkatërruar nga dhuna në dhjetor 1992, javët e fundit të presidencës së tij, ishte më pak e suksesshme dhe luftimet vazhduan gjatë presidencës së zotit Klinton.

Presidenti Bush pasoi Presidentin Ronald Reagan në vitin 1989, pasi shërbeu dy mandate si nënpresident i tij. Presidenca e tij përjetoi ndryshime të mëdha botërore, duke filluar me rënien e Murit të Berlinit gjatë vitit të tij të parë në detyrë. Pastaj Bashkimi Sovjetik u shemb në vitin 1991 dhe presidenti Bush dhe presidenti i fundit sovjetik Mikhail Gorbaçov njoftuan një partneritet strategjik amerikano-rus, duke sinjalizuar fundin e Luftës së Ftohtë.

Por në frontin e brendshëm, presidenti Bush i zhgënjeu votuesit duke mos realizuar premtimin e fushatës së tij për të ulur taksat.

Presidenti republikan u detyrua nga shumica demokratike në Kongres të ngrinte taksat për të frenuar defiçitin buxhetor në rritje. Recesioni ekonomik dhe pyetjet e vazhdueshme në lidhje me përfundimin e Luftës së Gjirit kontribuan në rënien e vlerësimit të punës së tij duke bërë që ai të humbiste garën për t’u rizgjedhur në vitin 1992.

Pas humbjes së zgjedhjeve, Bush u tërhoq nga politika dhe e bëri Teksasin shtëpinë e tij të përhershme, aty ku kishte bërë pasurinë e tij në biznesin e naftës. Por, ai nuk u zhduk nga syri i publikut. Presidenti Bush ishte aktiv në fushatën presidenciale të djalit të tij 8 vjet më vonë.

” Ky djalë, ky biri ynë nuk do t’ju lërë në baltë. Ai do të bëjë çdo përpjekje dhe do të shërbejë me nder të madh – gjatë gjithë rrugës!

Në vitin 2005, me kërkesën e djalit të tij Xhorxh, i cili u bë presidenti i 43-të i Shteteve të Bashkuara, Bushi i vjetër u bashkua me ish-rivalin Bill Clinton për të ndihmuar në përpjekjet e shpëtimit pas Uraganit Katrina.

Midis nderimeve të ndryshme, ai ka marrë atë të kalorësisë nga Mbretëresha Elizabet e Britanisë dhe Medaljen e Lirisë nga presidenti Barak Obama.

Ish-aviator i Marinës së Shteteve të Bashkuara dhe veteran i dekoruar i Luftës së Dytë ai festoi disa prej ditëlindjeve të tij duke ushtruar sportin e hedhjes nga avioni në fluturim, madje edhe kur mbushi 90 vjeç.

Ndahet nga jeta Xhorxh H.W. Bush, presidenti i 41-të i SHBA

Ish-Presidenti i SHBA Xhorxh H.W. Bush ka vdekur në moshën 94 vjeçare në Houston, sipas zëdhënësit të tij Jim McGrath shkruan BBC . George Bush Sr, siç ishte i njohur ishte presidenti i 41-të i SHBA midis 1989 dhe 1993, pasi shërbeu dy mandate si zëvendës-president nën presidencën e Ronald Reagan.

Megjithë vlerësimet dhe popullaritetin e tij , ai u akuzua për shpërfillje të çështjeve të brendshme dhe u mund nga Bill Klinton në zgjedhjet e vitit 1992.

Ai ishte një aviator i Luftës së Dytë Botërore përpara se të hynte në politikë në vitin 1964 si një republikan.

Në prill, ai u shtrua në një njësi spitalore të kujdesit intensiv për shkak të një infeksioni, një javë pas vdekjes së gruas së tij Barbara.

Bush ishte president në SHBA nga viti 1989 deri më 1993 – në një periudhë të rëndësishme të shekullit të 20-të, ku ishte dëshmitar i rënies së Perdes së Hekurt dhe Bashkimit Sovjetik.

“Amerika nuk është e plotë derisa nuk është e përfshirë në parimet e moralit të lartë. Ne, si njerëz kemi këtë qëllim sot. Miqt e mi, kemi punë për të bërë”.

George Bush tha këto fjalë në inaugurimin e tij në vitin 1989 dhe nisi mandatin që do të zgjaste deri në përfundimin e Luftës së Ftohtë.

Mandati i tij i vetëm në detyrë ka rastisur me rënien e Perdës së Hekurt dhe Bashkimit Sovjetik dhe shndërrimit të SHBA-së në fuqi botërore të vetme.

Bush kishte hyrë në luftë me Irakun – pasi kjo e fundit kishte pushtuar Kuvajtin – që më vonë u shndërrua në Luftën e Gjirit duke detyruar forcat e Saddaim Husseinit të tërhiqen, dhe krijoi një partneritet të ri strategjik me Rusinë që do të përfshinte reduktimin e rezervave të armëve bërthamore.

Para se të merrtë detyrën, rezymeja e gjatë e presidentit Bush përfshinte edhe dekoratën e veteranit të Luftës së Dytë Botërore, punës si naftëtar, kryesues i Agjencisë Qendrore të Intelegjencës, dy mandate si zëvendëspresident, ambasador në Kombet e Bashkuara dhe në Kinë, baba i presidentit dhe urryes i brokolit.

George H.W Bush po ashtu ishte presidenti që ka jetuar më së gjati.

“Jeb, Neil, Marvin, Doro dhe unë jemi të pikëlluar të njoftojmë se pas 94 viteve të shkëlqyeshme, babai jonë ka ndërruar jetë”, tha djali i tij, George Ë. Bush, ish president, në një njoftim në Tëitter.

“George H.W. Bush ishte njeri me integritet të lartë dhe babai më i mirë që një bir apo vajzë mund të kërkonte”, shtoi ai.

Bush kishte lindur në Massachusetts më 1924 në një familje të udhëhequr nga babai i tij, senatori Prescott Bush.

George H. W Bush ka vazhduar traditën politike të familjes, duke shërbyer dy herë si zëvendëspresident gjatë presidencës së Ronald Reagan, para se të zgjidhej vet president dhe pastaj të shndërrohej në baba të presidentit George W. Bush – nga viti 2001 deri më 2009 – dhe guvernatorit të Floridas Jeb Bush. T

Bush kishte kryer edukimin në shkolla elitare dhe ishte bërë pjesë e marinës së Shteteve të Bashkuara më 1942, ku kishte marrë pjesë në 58 misione.

Pas shërbimit të tij ushtarak, Bush ka studiuar në Universitetin Yale. Ai u martua me Barbara Pierce më 1945 dhe në atë kohë kishte filluar biznesin e naftës në Teksas. Pas dy dekadave, ai u fut në politikë.

Bush ishte i martuar me Barbaran për 73 vite, martesa më e gjatë e çifteve presidenciale. Gruaja e tij, që konsiderohej zonja e parë më e famshme në historinë e SHBA-së, ka ndërruar jetë në prill të vitit 2018.

Bush kishte humbur ulësen në Senat dhe kishte fituar ulëse në Shtëpinë e Përfaqësuesve para se të fitonte vëmendjen e presidentit Richard Nixon, i cili e emëroi si ambassador në Kombet e Bashkuara. Pasardhësi i presidentit Nixon, Gerald Ford, kishte emëruar Bushin drejtor të CIA-s.

Më 1980, Bush u nominua për president, por pësoi disfatë nga Reagan. Bush ishte emëruar zëvendëspresident në qeverisjen e Reagan, përkundër kundërshtimeve të tij rreth politikave ekonomike ndaj presidentit Reagan.

Bush, gjatë presidencës ishte përkushtuar në politikën e jashtme, në kohën kur Bashkimi Sovjetik po jepte shenja të rënies.

“Periudha e totalitarizmit po përfundon, një periudhë e re po vjen dhe një komb i lirë është i gatshëm të vazhdojë përpara”, tha Bush në fjalimin e tij të inaugurimit.

Bashkimi Sovjetik pësoi rënie dhe Bush punoi për të sjellë një rend të ri botëror.

Ai punoi që shtetet e dominuara komuniste të kthehen në frymën e demokracisë perëndimore dhe të përfshihen në ekonominë globale

Përkundër sukseseve të tij ndërkombëtare, problemet ekonomike brenda Shteteve të Bashkuara nuk ia mundësuan Bushit mandatin e dytë.

Fushata e presidentit demokrat Bill Clinton, arriti që të largojë mbështetësit e Bushit dhe t’ja pamundësojë mandatin e dytë. Më 1992, Clinton u inaugurua president. occurred under Bush’s predecessor, Reagan.

Pas daljes nga Shtëpia e Bardhë, Bush u shndërrua në ish president të profilit të ulët, duke refuzuar paraqitjet e shumta publike.

Bush kishte vuajtuar nga sëmundja e Parkinsonit që e detyroi atë të përdorë karrocë elektrike që nga viti 2012.

Përkundër viteve të gjata të punës dhe vullnetit të mirë për të ndihmuar të tjerët, vitet e fundit të Bushit ishin përfshirë me akuza, sidomos në vitin 2017, ku u akuzua për ngacmim seksual ndaj shtatë grave, por që nuk përfundoi në gjykatë.

Përgatiti: Flandra Marmullaku

Tërmet i fuqishëm në Alaskë, paralajmërohet cumani

Një tërmet i fuqishëm tronditi të premten Alaskën jugore, duke nxitur një paralajmërim për cunami për zonën e Cook Inlet-it.

Tërmeti me magnitude 7 ballë goditi në jug të Point MacKenzie-t në Alaskë, me një epiqendër prej shtatë miljesh ose 11.4 kilometra nga qyteti Anchorage, njoftoi shërbimi Gjeologjik amerikan. Thellësia e forcës goditëse të tij u llogarit në 43 km.

Shërbimi Kombëtar i Motit tha fillimisht se nuk kishte rrezik për cunami, por pak minuta më vonë agjensia shkruante në Twitter se ka një paralajmërim për zonën e Cook Inlet-in, që lidh qytetin e Anchorages me Gjirin e Alaskës.

Nuk ka ende informacione zyrtare për dëme apo lëndime në njerëz. Foto të postuara në median sociale tregojnë tavanin e rrëzuar të një shkolle dhe segmente rrugore të prishura në një zonë. Fillimisht u njoftua se tërmeti do të kishte një magnitudë prej 6.7 ballësh

SHBA, një kthesë në hetimin për Rusinë?

Hetimi i rolit të Rusisë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 mori një kthesë të rëndësishme të enjten kur ish-avokati personal i presidentit Donald Trump, Michael Cohen, pranoi fajësinë në një gjykatë federale në Nju Jork.

Cohen pranoi se kishte gënjyer Kongresin në interes të zotit Trump lidhur me një projekt pasurish të patundshme në Rusi, ndërkohë që ai kandidonte për president.

Michael Cohen doli nga gjykata federale e Nju Jorkut pa komentuar, i shoqëruar nga avokati i tij, Guy Petrillo.

“Zoti Cohen bashkëpunoi me gjykatën dhe do të vazhdojë të bashkëpunojë”, tha Petrillo.

Dokumentet e gjykatës të paraqitura nga prokurori i posaçëm Robert Mueller tregojnë me hollësi se vitin e kaluar për hir të besnikërisë ndaj presidentit, zoti Cohen gënjeu para një komisioni të Senatit kur u pyet për një projekt pasurish të patundshme të zotit Trump në Rusi.

Pranimi i fajit nga zoti Cohen shkaktoi reagimin e menjëhershëm të Presidentit Trump, i cili ishte duke shkuar në Argjentinë për takimin e G-20s.

“Ai është njeri i dobët dhe duke qenë i dobët, ndryshe nga të tjerët ai po përpiqet të reduktojë dënimin që do të marrë. Pra, ai gënjen për një projekt që të gjithë e dinin. Dua të them, ne ishim shumë të hapur për këtë projekt,” tha zoti Trump.

Menjëherë pas paraqitjes së zotit Cohen në gjykatë, Presidenti Trump shkroi në Twitter se po anulonte një takim të planifikuar në Argjentinë me Presidentin rus Vladimir Putin, duke përmendur si shkak gjendjen e tensionuar në Ukrainë.

Lajmi se zoti Cohen kishte pranuar fajësinë, u prit me reagime mes anëtarëve të Kongresit, duke përfshirë senatorin demokrat Mark Warner.

“Duket se mes aleatëve më të afërt të presidentit ka një prirje që ata nuk thonë të vërtetën, megjithëse edhe Shtëpia e Bardhë duket se çdo ditë nuk i paraqet drejt faktet.”

Shqetësime u shfaqën edhe mes republikanëve, duke përfshirë senatorin e Luizianës, John Kennedy:

“Ai nuk duhet të kishte gënjyer para Kongresit. Dhe nëse ai e bëri këtë, që mesa duket e ka bërë, atëherë duhet të dënohet”.

Pranimi i fajit nga zoti Cohen dhe bashkëpunimi i tij me hetimin e prokurorit Robert Mueller sinjalizon ndoshta një fazë të re të hetimit për Rusinë, thotë senatori demokrat, Tim Kaine:

“Është e qartë se hetimi i zotit Muller po fillon të përshpejtohet. Zoti Mueller bëri atë që duhej të bënte, nuk u ndje shumë në dy muajt para zgjedhjeve për Kongresin, por tani hetimi po fillon të përshpejtohet”.

Pranimi i fajit nga zoti Cohen mund të jetë një kthesë e rëndësishme në hetim, thotë analisti Ric Simmons:

“Ky pranim i fajit ka të bëjë drejtpërdrejt me kontaktet e Rusisë me zotin Cohen dhe përmes tij me zotin Trump, pra është diçka që nuk e kemi parë shumë në hetimin e prokurorit Mueller. Është diçka që lidh, në fakt, interesat ruse me zotin Trump.”

Presidenti Trump kohët e fundit u dha përgjigje me shkrim pyetjeve të paraqitura nga zoti Mueller lidhur me një bashkëpunim të mundshëm midis fushatës Trump dhe Rusisë në zgjedhjet e 2016s.

Presidenti Trump e ka dënuar në mënyrë të përsëritur hetimin për Rusinë si një “gjueti shtrigash”.

Presidenti Trump anulon takimin me Putinin

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump dhe Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin gjatë takimit në Helsinki, korrik 2018

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, njoftoi se e ka anuluar takimin me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, pasi Rusia pushtoi tri anije ukrainase.

Trump njoftimin e bëri në Twitter, ndërkaq takimi me presidentin rus Putin ishte paraparë të zhvillohej në kuadër të Samitit të 20 vendeve më të industrializuara të botës, që pritet të mbahet në Argjentinë.

“Bazuar në faktin se anijet dhe marinarët nuk i janë kthyer Ukrainës nga ana e Rusisë, unë kam vendosur, dhe kjo do të ishte mirë për gjitha palët, ta anuloj takimin me presidentin Vladimir Putin, i paraparë të mbahet në Argjentinë”, thuhet në postimin e bërë në Twitter nga presidenti Trump.

Rusia ka pushtuar tri anije të Ukrainës dhe ka arrestuar ekuipazhin e saj në brigjet jashtë Krimesë, duke thënë se ato kanë kaluar ilegalisht në ujërat e saj. Paraprakisht, ajo ka hapur zjarr, duke plagosur gjashtë ukrainas.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha më datë 26 nëntor, se pushtimi i anijeve ukrainase paraqet “eskalim të rrezikshëm dhe shkelje të së drejtës ndërkombëtare”.

Sfidat e reja të Presidentit Trump

Ndërsa Presidenti Donald Trump përgatitet për një rishfaqje në skenën globale gjatë takimit të G-20s në Argjentinë, aleatët dhe kundërshtarët po radhisin sfidat në politikën e brendshme që e presin Presidentit gjatë vitit të ardhshëm. Dhoma e Përfaqësuesve do të jetë tashmë nën kontrollin e demokratëve duke mbartur me vete dhe mundësinë e hetimeve të shumta si dhe përmbushjen e hetimit ndaj Rusisë, të udhëhequr nga Prokurori i Posaçëm Robert Mueller.

Duke bërë fushatë për një kandidat republikan për në Senat në shtetin Mississippi, Presidenti Trump ofroi ndoshta një perspektivë rikandidimi në vitin 2020.

“Nën udhëheqjen republikane Amerika po lulëzon. Amerika po begaton dhe Amerika po fiton sërish, duke fituar si kurrë më parë. Ne jemi sërish të respektuar. Jemi të respektuar sërish si komb”, – deklaroi Presidenti Trump.
Por Presidenti Trump do të përballet me një realitet të ri në janar, kur demokratët të marrin kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve, si rezultat i zgjedhjeve të mesmandatit.

“Pra, populli amerikan votoi për ndryshimin. Ata votuan për të balancuar Presidentin Trump dhe një Kongres që do t’i ndalte përpjekjet e tij për të hequr kujdesin shëndetësor. Këtë do të marrin pas dy vitesh të gjata”, – tha Senatori demokrat, Chuck Schumer.

Presidenti Trump duhet të përballet tashmë me balancën e re të pushtetit në Uashington.

“Demokratët do të udhëheqin Dhomën e Përfaqësuesve dhe do të jenë në gjendje të hetojnë Presidentin, diçka që nuk e bënin dot kur ishin pakica. Kjo do t’u mundësojë atyre platformën për të vënë në dukje dallimet me Presidentin mbi një sërë çështjesh”, – thotë analisti John Fortier, i Qendrës së Politikave Dypartiake.

Disa demokratë ndoshta do të jenë më të hapur për të gjetur gjuhën e përbashkët me Presidentin, për çështje si përmirësimi i infrastrukturës.
Por stili politik konfrontues i Presidentit Trump është një ndërlikim madhor, thotë analisti Jim Kessler.

“Rritet çmimi për çfarëdolloj marrëveshjeje që ai do të kërkojë të arrijë me demokratët. Pra, nëse do të dojë marrëveshje, do të duhet të sillet si dikush që e dëshiron , dhe jo si dikush që dëshiron thjesht të luftojë dhe të jetë në qendër të cirkut”, – thotë zoti Kessler.

E panjohura e madhe për Presidentin Trump do të jetë rezultati i hetimeve ndaj Rusisë të udhëhequra nga prokurori i posaçëm Robert Mueller, të cilat mund të jenë drejt përfundimit. Presidenti Trump e ka kritikuar hetimin si një gjueti shtrigash, por rezultati mbetet një mister politik.

“Nuk dimë se çfarë ka Prokurori Mueller. Nuk dimë kur do ta bëjë të njohur. Nuk dimë nëse kur të hapim gazetat javës tjetër, do të shohim p.sh. 15 akuza të reja. Kjo është ajo që qëndron mbi kokën e kësaj administrate”, – thotë Elaine Kamarck, e Institutit Brookings.

Presidenti Trump mund gjejë disi ngushëllim tek fitorja të martën e republikanes Cindy Hyde-Smith në një garë që i la republikanët me një kontroll edhe më të madh të Senatit, 53 vende nga 100, për dy vitet e ardhshme.


Send this to a friend