VOAL

VOAL

Trumpi paralajmëron qytetarët amerikanë: Mos udhëtoni në Venezuelë

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka paralajmëruar qytetarët amerikanë të mos udhëtojnë në Venezuelë derisa të lëshohet një udhëzim i ri.

Në një postim nga llogaria e tij në Twitter, Trump ka paralajmëruar qytetarët amerikanë të mos udhëtojnë drejt Venezuelës, ku sot priten të zhvillohen protesta masive.

“Maduro ka për qëllim të negociojë me opozitën pas sanksioneve të SHBA-së dhe ndërprerjen e të ardhurave të naftës. Guaido është vënë në shënjestër nga Gjykata e Lartë e Venezuelës. Sot priten protesta masive. Qytetarët amerikanë nuk duhet të udhëtojnë në Venezuelë deri në udhëzimet e mëtejshme”, ka thënë Trump në postimin e tij.

Administrata amerikane e cila nuk e pranon legjitimitetin e presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro ka vendosur në listën e sanksioneve kompaninë shtetërore të naftës në Venezuelë PDVSA (Petroleos de Venezuela) si dhe ka bllokuar asetet financiare prej 7 miliardë dollarë amerikanë të Venezuelës në SHBA.

Po ashtu qeveria amerikane ka bërë të ditur se këto asete do të kalojnë nën kontrollin e kreut të opozitës Juan Guaido, duke theksuar se tashmë nuk do të realizohen më pagesat e naftës për administratën e Maduros dhe se homologu i tyre për këtë çështje do të jetë Guaido.

Kryeprokurori venezuelas Tarek William Saab, më parë ka kërkuar nga Gjykata e Lartë e Venezuelës të ndalojë Guaidon që të largohet nga vendi dhe konfiskimin e llogarive bankare dhe aseteve të tij. Në orët në vijim kryetari i Gjykatës së Lartë të Venezuelës, Maikel Moreno njoftoi fillimin e hetimeve se kanë miratuar masat parandaluese.

Nga ana tjetër, edhe Departamenti Amerikan i Shtetit dje u kërkoi qytetarëve amerikanë të mos udhëtonin në Venezuelë për shkak të “shkallës së rritur të krimit dhe arrestimit arbitrar të shtetasve amerikanë”.

Zhvillimet në Venezuelë

Tubimet e mbështetësve të opozitës dhe qeverisë në Venezuelë shkaktuan zhvillime të rëndësishme në aspektin e vendit dhe rajonit.

Juan Guaido u vetëshpall president i përkohshëm, ndërsa ky hap u njoh nga SHBA-ja, Australia, Kanadaja, Kolumbia, Peru, Ekuadori, Paraguaji, Brazili, Kili, Panamaja, Argjentina, Kostarika dhe Guatemala.

Ndërsa vendet si Meksika, Turqia, Rusia, Kuba, Kina dhe Bolivia përsëritën mbështetjen e tyre për qeverinë dhe presidentit Nicolas Maduro. Më pas presidenti Maduro, gjatë një fjalimi nga ballkoni i pallatit presidencial Miraflores në Karakas, duke iu drejtuar mijëra qytetarëve të Venezuelës, njoftoi ndërprerjen e të gjitha marrëdhënieve me SHBA-në dhe u dha afat 72 orë diplomatëve amerikanë të largohen nga vendi. Në një deklaratë të mëpasshme, Maduro bëri të ditur përfundimin e marrëdhënieve diplomatike dhe vazhdimin e marrëdhënieve tregtare. aa

Mes të ftohtit arktik, Presidenti Trump shpreh përsëri dyshim për ndryshimet klimatike

Steve Herman

Një mesazh në Twitter i një agjencie të qeverisë amerikane për shkencën, tingëllon relativisht i paqëllimtë: “Stuhitë dimërore nuk janë provë se ngrohja globale nuk po ndodh.”

Mesazhi i Administratës Kombëtare për Oqeanet dhe Atmosferën (NOAA), që merret me shkencën dhe informacionin për klimën, përfshin një artikull që citon studime sipas së cilave, stuhitë e ashpra të borës mund të jenë edhe më të mundshme në një klimë ngrohjeje globale sepse temperaturat ,më të larta në oqeane mesa duket krijojnë më shumë lagështirë.

Shumë po e konsiderojnë postimin e së martës, si një reagim ndaj një mesazhi të Presidentit Trump në Twitter, ku ai përmendte valën e së ftohtit me ngricë që po i afrohej pjesës qendrore të Shteteve të Bashkuara dhe pyeste: “Çfarë dreqin po ndodh me Ngrohjen Globale? Të lutem kthehu, se na duhesh”. ’

In the beautiful Midwest, windchill temperatures are reaching minus 60 degrees, the coldest ever recorded. In coming days, expected to get even colder. People can’t last outside even for minutes. What the hell is going on with Global Waming? Please come back fast, we need you!

— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) January 29, 2019

Një vorbull polare ka mbërthyer pjesën qendrore të vendit, duke shkaktuar temperatura jashtëzakonisht të ulëta që mund të thyejnë rekorde.

NOAA mohon të ketë ndonjë lidhje mee komentit të presidentit dhe postimit të agjencisë në median sociale.

“Është praktikë e zakonshme për ne që të postojmë këto lloj artikujsh në momente të tilla. Shkencëtarët tanë nuk po i përgjigjshin një mesazhi në Twitter”, tha agjencia me anë të një deklarate.

A Moorhead, Minnesota elementary school electronic sign shows to temperature, Jan. 29, 2019. Daytime temperatures in the Fargo ND-Moorhead MN area were near -20F as frigid weather grips the area.

A Moorhead, Minnesota elementary school electronic sign shows to temperature, Jan. 29, 2019. Daytime temperatures in the Fargo ND-Moorhead MN area were near -20F as frigid weather grips the area.

Shumica e shkencëtarëve thonë se nuk ka studime serioze që të hedhin poshtë përfundimet mbizotëruese se ndryshimet e klimës janë reale dhe vënë në dukje se kërkimet demonstrojnë gjithashtu se me ngrohjen globale do të ketë më shpesh temperatura të skajshme, të ulëta ose të larta.

Ndërsa dolën njoftimet që punonjësit federalë në Uashington të iknin më herët nga puna të martën për shkak të stuhisë së pritshme të dëborës, fakti që një dëborë e lehtë apo ngrirja e rrugëve mund të kriijojnë kaos në qendren e pushtetit të Shteteve të Bashkuara, shpesh i hapit ata që kanë banuar më parë në zona të vendit me dimër më të ashpër.

Një stuhi në janar 2016 paralizoi rajonin megjithëse trashësia e borës ishte vetëm 2.5 centimetra në Uashington. Në rrugë pati shumë aksidente dhe shumë vetë braktisën makinat nëpër autostrada, pasi rrugët u bënë të papërshkueshme nga akulli.

Kryetarja e Bashkisë së Uashingtonit, bëri një ndjesë publike për shkak të kushteve të krijuar.

Këtë radhë, Muriel Bowser njoftoi se kishte kërkuar 1 milionë dollarë shtesë nga fondi i urgjencave të qytetit “për të mbuluar koston e lartë për përgatitjen dhe shkrirjen e akullit nga stuhia”.

Bashkia nxorri gjithashtu një paralajmërim për rrezikun e hipotermisë, duke mbajtur hapur qendrat për të pastrehët edhe ditën në mënyrë që rreth 7 mijë të pastrehët e Uashingtonit të kenë një vend të ngrohtë ku të rrinë. ​

Inteligjenca amerikane: Shteti Islamik mbetet një rrezik në Irak dhe Siri

Drejtori i Inteligjencës Kombëtare në SHBA, Dan Coats në dëshminë para Komitetit për Inteligjencë të Senatit amerikan, vuri në dukje se udhëheqësi i Koresë Veriore, Kim Jong Un, nuk ka testuar kohët e fundit raketa të afta për pajisje bërthamore ose të ketë kryer ndonjë test bërthamor, transmeton Associated Press.

“Duke thënë këtë ne aktualisht vlerësojmë se Koreja Veriore do të kërkojë të mbajë aftësitë e saja të armëve të shkatërrimit në masë dhe nuk ka gjasa të heqë dorë tërësisht nga armët e saja bërthamore dhe aftësitë prodhuese, sepse udhëheqësit e saj në fund të fundit i konsiderojnë ato si kritike për mbijetesën e regjimit” tha Coats në fjalën hyrëse.

Ky dyshim për Korenë Veriore ka ekzistuar vazhdimisht për agjencitë e intelegjencës dhe është në kundërshtim me pohimin e presidentit Trump, pas samitit me Kin Jong Un më 2018 në Singapur se Korea Veriore nuk paraqet më kërcënim bërthamor.

Planet për një samit të dytë janë në proces e sipër mirëpo ende nuk është caktuar agjenda dhe as vendi i takimit të presidentit Trump me Kim Jong Un.

Në ndërkohë agjencitë e intelegjencës po monitorojnë “veprimtaritë që nuk janë në përputhje me denuklearizimin e plotë”, ka thënë Coats.

Whitaker: Së shpjeti presim raportin e Prokurorit Mueller

Prokurori i Përgjithshëm në detyrë, Matthew Whitaker thotë se beson që Prokurori i Posaçëm, Robert Mueller do ta përmbyllë së shpejti hetimin e tij mbi rolin e Rusisë në zgjedhjet e 2016-ës dhe mbi dyshimet për bashkëpunim të fshehtë mes fushatës Trump dhe rusëve. Hetimi ka rezultuar deri tani në ngritjen e akuzave ose pranimin e fajësisë nga 34 individë dhe tre kompani.

“Mendoj se hetimi është pranë përfundimit dhe shpresoj se do të marrim nga zoti Mueller raportin sa më shpejt që të jetë e mundur,” tha zoti Whitaker.

Deri tani hetimet e Prokurorit të Posaçëm, Mueller kanë rezultuar në ngritjen e akuzave ose pranimin e fajësisë nga 34 individë dhe tre kompani.
Roger Stone, ish-këshilltar i fushatës së zotit Trump, është rasti i fundit ndër bashkëpunëtorët e afërt të presidentit që akuzohet për vepra penale. Ai u arrestua javën e kaluar nën akuzat për deklarata të rreme para Kongresit, pengim të drejtësisë dhe presion ndaj një dëshmitari.

Roger Stone dyshohet si hallkë lidhëse mes fushatës Trump dhe portalit Wikileaks që publikoi emailet dhe informacione të tjera të dëmshme për demokratët gjatë zgjedhjeve të 2016-ës.

Roger Stone ka qenë nën hetime për rolin e tij gjatë fushatës presidenciale të zotit Trump, kur pat lënë të kuptohet se kishte informata të grumbulluara nga hakerë, të cilat mund t’i vinin në pozitë të vështirë demokratët, përfshirë rivalen e zotit Trump, Hillary Clinton. Ai e pat sulmuar haptazi procesin hetimor lidhur me rolin e Rusisë në zgjedhje, duke e quajtur një teori konspiracioni e demokratëve.

Zoti Stone është figura e gjashtë nga rrethi i ngushtë i presidentit Trump që akuzohet për vepra penale si rezultat i hetimit të Prokurorit Mueller. Pesë të tjerë, ndër ta ish-menaxheri i fushatës së zotit Trump Paul Manafort, ndihmësi i fushatës Rick Gates, këshilltari i politikës së jashtme George Papadopoulos, këshilltari për sigurinë kombëtare Michael Flynn dhe ish-avokati personal Michael Cohen – janë shpallur fajtorë ose janë dënuar për vepra të ndryshme.

Sula: “Lidhjet e Sheshit me Sigurimin janë provuar. Nuk kemi asnjë shtytje politike”

Në Tiranë, drejtuesja e Autoritetit për Informim mbi Dokumentat e ish Sigurimit të Shtetit, Genta Mara Sula, tha sot për “Zërin e Amerikës”, se verifikimet dhe vendimi ndaj anëtarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Bujar Sheshi, janë të sakta dhe të bazuara në dokumenta, që provojnë lidhjet e tij me Sigurimin e Shtetit.

Zonja Sula shprehu keqardhjen që vendimi i Autoritetit u publikua nga burime të tjera në kundërshtim me ligjet e konfidencialitetit, por institucioni i saj është i bindur në saktësinë e vendimit.

“Bëhet fjalë për një person, i cili nuk mund të jetë pjesë e institucioneve të drejtësisë së demokracisë për shkak të bashkëpunimit të tij me Sigurimin e Shtetit gjatë diktaturës. Por është e drejta e tij të ankohet në prokurori” – tha zonja Sula.

Ajo hodhi poshtë si të pavërteta pretendimet e tij për prapamendime politike në veprimtarinë e institucionit, i cili ka verifikuar deri tani mbi 1 mijë e 500 persona, vetëm 5 prej tyre janë ankuar dhe vetëm për njërin vendim është tërhequr pas.

Prokurori Bujar Sheshi, anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), mohoi dje që ai të ketë qenë i rekrutuar nga strukturat e ish sigurimit të Shtetit para viteve ’90.

“Deklaroj me përgjegjësi të plotë para jush dhe para ligjit nuk kam qenë asnjëherë bashkëpunëtor i fshehtë i ish Sigurimit të Shtetit shqiptar”, – u shpreh zoti Sheshi në mbledhjen e KLP-së.

Me këtë mohim të plotë ai sot ka ngritur padi në Prokurori kundër Autoritetit për Informim mbi Dosjet e Sigurimit të Shtetit.

“Skenari nuk synon thjesht vetëm goditjen e personit tim si hakmarrje për çështjet që kam hetuar apo përfaqësuar si prokuror, apo për mendimet që kam shfaqur si anëtar i KLP-së për kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët për Prokuror i Përgjithshëm, por mendoj se synohet goditja dhe vendosja nën trysni e të gjithë institucionit të KLP-së, pasi kemi ardhur në një moment përfundimtar të krijimit të SPAK-ut dhe përzgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm”, u shpreh ai.

Zoti Sheshi shtoi se “pas këtij veprimi fshihen segmente të caktuara që janë pjesë e rëndësishme të politikës, jo vetëm të njërit krah, por dhe persona me pushtet të lartë”.

Autoriteti ka gjetur dokumente, sipas të cilit, zoti Sheshi ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, me pseudonimin Venusi.

Ligji pengon të bëhen sot anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë ata persona që para 2 korrikut 1991 ishin anëtarë të Sigurimit të Shtetit, bashkëpunëtorë apo as të favorizuar të Sigurimit të Shtetit.

Mbyllja e qeverisë i kushtoi ekonomisë amerikane miliarda dollarë

Analistë të Kongresit amerikan vlerësuan se ekonomia e Shteteve të Bashkuara ka humbur rreth 11 miliardë dollarë gjatë mbylljes së pjesshme të Qeverisë amerikane, e cila zgjati 35 ditë.

Zyra e Buxhetit të Kongresit i publikoi të dhënat pasi 800 000 punonjësit federalë, të prekur nga mbyllja, u kthyen në punë të hënën.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, vendosi të rihapë qeverinë të premten e kaluar, pasi vuri mënjanë kërkesën e tij për ndërtimin e një muri në kufi me Meksikën.

Trump këmbëngul se muri është i nevojshëm për të parandaluar migrimin e paligjshëm, por Dhoma e Përfaqësuesve – që udhëhiqet nga demokratët – refuzon t’i japë 5.7 milardë dollarët e kërkuara për murin.

Trump ka paralajmëruar se mund ta mbyllë qeverinë sërish më 15 shkurt nëse ligjvënësit nuk pajtohen me kërkesat e tij.

Zyra e Buxhetit të Kongresit tha se mbyllja që ka ndodhur, do ta dobësojë ekonominë amerikane për 0.02 përqind, këtë vit.

(Video) In memoriam: Johanna Neumann kujton se Mustafa Kruja i shpëtoi hebrejtë

Johanna Neumann kujton humanizmin shqiptar gjatë Nazizmit

Johanna Neumann, e cila banon në Silverspring afër Uashingtonit, ka një lidhje të veçantë me Shqipërinë. Bashkë me prindërit e saj hebrej, ajo e kaloi gjithë periudhën e Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri. Johanna ishte fëmijë në atë kohë por kujtimet nga Shqipëria i ka të pashlyera. Ajo thotë se Besa, fjala e dhënë e shqiptarëve, i shpëtoi jetën familjes së saj në Shqipërinë e pushtuar. Me rastin e Ditës së Përkujtimit të Holokaustit, Zëri i Amerikës transmetoi intervistën që kolegu Ilir Ikonomi i mori zonjës Newmann.

Në shkurt të vitit 1939, kur në Gjermani jeta për hebrejtë ishte bërë e rrezikshme, familja Newmann u nis drejt Shqipërisë me synimin për të arritur në Amerikë. Pse pikërisht në Shqipëri? Sepse familja e saj kishte mundur të marrë viza në legatën shqiptare në Berlin.

Arritëm në Shqipëri më 1 mars 1939, por në prill, vendi u pushtua nga Italia. Konsulli i Shteteve të Bashkuara në Tiranë në atë kohë u largua për në Napoli kështu që ne nuk mundëm të marrim dot viza amerikane dhe mbetëm në Shqipëri. Në fillim jetonim në Durrës. Atje kishte rreth 60 hebrej austriakë dhe jetonim të gjithë bashkë. Pastaj vendosëm të merrnim me qera një banesë të vogël në fshatin Shkozet të Durrësit.

Johanna dhe familja e saj kishin mbetur pa shtetësi sepse gjermanët nuk ua zgjatën afatin e pasaportave.

Kur Mbreti Zog u bë me djalë, më 5 prill 1939, nga gëzimi ai vendosi të na jepte të gjithë neve hebrejve shtetësinë shqiptare, pra ne do të ishim bërë shtetas shqiptarë nëse Shqipëria nuk do të ishte pushtuar.

Në vjeshtë të vitit 1940, kur filloi lufta Italo-Greke nga territori i Shqipërisë, familja u detyrua të zhvendosej në Berat sepse Durrësi u shpall zonë strategjike nga italianët. Johanna kujton se pritja nga njerëzit në Berat ishte e jashtëzakonshme. Ajo e kujton kështu një ditë Bajrami në Berat:

Fqinjët na sillnin pilaf, bakllava, kadaif dhe gjëra të tjera të mira. Pastaj na ftonin të shkonim bashkë me ta në xhami.

Të gjithë e dinin se ne ishim hebrej, por ky nuk ishte fare problem, kujton Johanna.

Mendoj se koncepti i Besës dhe i Kanunit u demonstruan mjaft qartë gjatë gjithë atyre viteve dhe ne u pritëm me krahë hapur nga të gjithë. Ne kishim shumë miq shqiptarë, njihnim shumë shqiptarë, qofshin qytetarë privatë apo zyrtarë të qeverisë. Ata bënim çmos që të na ndihmonin

Johanna tregon se si para dy vjetësh, foli në një shkollë të mesme të Hamburgut në Gjermani dhe bëri një krahasim që i la në heshtje nxënësit:

U thashë atyre se Shqipëria, në atë kohë ishte një vend me 1 milion banorë dhe me një përqindje të lartë analfabetizmi, një vend që nuk shquhej si i pasur apo si intelektual, mirëpo për nga niveli moral ata ishin mjaft lart. Nga ana tjetër, Gjermania ishte një vend mjaft intelektual, me poetë, historianë, shkencëtarë dhe kompozitorë por që ra poshtë në nivelin që e dimë të gjithë.

Pas Beratit, familja e Johanës u zhvendos në Lushnje, pastaj përsëri në Shkozet dhe më vonë në Tiranë. Ata u ndihmuan sidomos nga një familje me mbiemrin Pilku.

Familja Pilku u ekspozua plotësisht për shkakun tonë. Gjermanët mund të kishin zbuluar se ne ishim hebrej dhe ata mund ta kishin pësuar. Nuk mund të gjenden dot fjalë për të lavdëruar të gjithë ata njerëz që shpëtuan hebrejtë me çdo çmim, përfshirë disa njerëz në qeverinë e ashtuquajtur kukull, si Mustafa Kruja, i cili ishte në dijeni të kësaj situate. E gjithë kjo diktohej nga Kanuni dhe nga Besa. Njerëzit kishin dhënë fjalën dhe fjala e dhënë nuk mund të kthehej. Ata e pohonin vetë: nëse të jap fjalën se do të të fsheh e do të të shpëtoj e nëse nuk e bëj këtë, atëherë do të turpërohem përpara vetes, përpara familjes dhe tërë fshatit.

Vite më parë, një shoqe e saj e fëmijërisë, Erika Përmeti, e ndihmoi të lidhej me pasardhësit e familjes Pilku që dikur i kishte ofruar strehë. Kjo u bë nxitje që Johanna dhe familja e saj të shkonin për një vizitë në Shqipëri në vitin 2007.

Kur arritëm në aeroportin e Tiranës, aty ishte Edit Pilku, djali i familjes Pilku. Ishte e pabesueshme që po takoheshim pas 62 vjetësh. Ne ishim ndarë kur ishim 12 vjeç dhe luanim bashkë.

Johannës i bëri përshtypje të thellë pritja në Shqipëri. Ajo vizitoi Beratin, Lushnjen dhe Tiranën. Por në Durrës pritja ishte e jashtëzakonshme.

Kur zbritëm nga makina, banda frymore e qytetit na përshëndeti me hyminet kombëtare të Shqipërisë dhe Izraelit. Ishte diçka e mrekullueshme. Ata kishin vënë jashtë Bashkisë flamurin shqiptar, flamurin amerikan dhe atë izraelit”.

Ndërkohë që nga xhamia përbri vinin tingujt e Muezinit, asaj i bëri përshtypje të madhe fakti që pikërisht aty, përpara bashkisë dëgjoheshin njëkohësisht lutjet myslimane dhe himni izraelit, një simbolikë që ajo thotë se nuk do ta harrojë kurrë.

Johanna ruan një kujtim të çmuar nga vitet e luftës në Shqipëri. Është kjo pikturë që i ati i saj realizoi në qendrën e Tiranës rreth 70 vjet më parë.

Mendoj se Shqipëria, megjithëse e vogël dhe megjithë problemet e saj, duhet të jetë një shembull për botën se çmund të bëjë humanizmi.

Në vitin 1939 jeta e Johanës mori një kthesë, shqiptarët i dhanë strehë dhe e mbrojtën. Ata mbrojtën jo thjesht një familje por një çështje shumë më të madhe njerëzore./ 27 janar, 2012

 

 

 

( Voal.ch e risjell intervistën e Zonjës Johanna Neumann ( 1930-2017) në kujtim të saj, Holokaustit dhe Kodit të Nderit të Shqiptarëve)

Administrata Trump heq sanksionet ndaj disa kompanive ruse

Administrata Trump i hoqi sanksionet ndaj firmave ruse me lidhje me oligarkun Oleg Deripaska, aleat i Presidentit rus Vladimir Putin, megjithë një shtytje nga ligjvënësit demokratë për t’i mbajtur sanksionet në fuqi.

Demokratët dhe disa republikanë, patën argumentuar se kompanitë në fjalë: gjigandi rus i aluminit Rusal, kompania simotër En+ Group dhe firma energjitike JSC EuroSibEnergo, ishin nën kontrollin e manjatit Deripaska.

Por Departamenti amerikan i Thesarit tha se firmat i kishin reduktuar aksionet “e drejtpërdrejta dhe jo të drejtpërdrejta” të Deripaskës në këto kompani dhe se ai nuk kishte më kontroll tek to. Departamenti tha se i kishte hequr sanksionet pasi ishte siguruar që shumica e drejtorëve të bordeve të kompanive En+ dhe Rusal do të ishin të pavarur, në mesin e tyre drejtues amerikanë dhe europianë, pa lidhje me Deripaskën.

Departameni i Thesarit thonte po ashtu përmes një deklarate, se kompanitë në fjalë kishin rënë dakord se do të lejonin që të kishte “një transparencë të madhe të Thesarit tek operacionet e tyre, si kontrolle të vazhdueshme financiare, certifikime dhe raportime të rregullta.”

Departmenti i Thesarit la në fuqi sanksionet personale ndaj Oleg Deripaskës.

SHBA paralajmëron Venezuelën për kërcënimet ndaj diplomatëve

Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar Venezuelën se çdo kërcënim kundër diplomatëve amerikanë apo liderit opozitar Juan Guaido, do të përballet me “përgjigjje të fuqishme”.

Këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare, John Bolton ka thënë se çdo lloj i presionit, nënkupton “sulm të rëndë në sundimin e ligjit”.

Paralajmërimet e tij kanë ardhur disa ditë pasi SHBA-ja dhe rreth 20 shtete tjera kanë njohur Guaidon si president të përkohshëm të Venezuelës.

Ndërkohë Guido ka bërë thirrje për protesta kundër qeverisë në ditën e mërkurë si dhe të shtunën.

Guaido, lider opozitar, ka shpallur veten president të përkohshëm më 23 janar.

Kriza politike në Venzuelë duket se ka arritur në pikën më të nxehtë pasi janë shtuar përpjekjet për ta larguar nga pushteti presidentin e kontestuar, Nicolas Maduro.

Ai është betuar në mandatin e dytë në këtë pozitë më herët gjatë këtij muaji, ndonëse zgjedhjet që ka fituar ai janë bojkotuar nga opozita dhe janë kritikuar nga faktori ndërkombëtar.

Të dielën, përfaqësuesi më i lartë i ushtrisë së Venezuelës në SHBA, José Luis Silva, ka ndryshuar qëndrim, duke thënë se njeh Guaidon si president.

Më vonë, Bolton ka rithkesuar pozicionin e Uashingtonit dhe ka bërë thirrje kundër dhunës.

Kush është mbështetës i Maduros?

Ndonëse SHBA-ja mbështet Guaidon në Venzuelë, Rusia, Kina, Meksika dhe Turqia janë rreshtuar përkrah Maduros.

Në një takim të mbajtur në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të shtunën, Rusia ka akuzuar Uashingtonin për organizim të puçit.

Megjithatë, dhjetëra shtete të Amerikës Latine dhe Kanadaja kanë mbështetur Guaidon si president.

Në Evropë, partia në pushtet në Greqi ka treguar mbështetje të hapur për Maduron.

A po i ndihmon Kremlini Maduros?

Kremlini ka hedhur dyshime në një raport që pretendon se 400 kontraktorë ushtrakë privatë të ushtrisë ruse janë nisur në Venezuelë, ashtu që t’i ndihmojnë presidentit të kontestuar, Nicolas Maduro që të forcojë sigurinë në këtë shtet.

Duke folur në një emision javor në televizionin rus, Rossia-1, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov është pyetur:

“A janë duke ruajtur 400 luftëtarë tanë Maduron në Venezuelë apo jo?”

Ai është përgjigjur me një shprehje ruse duke thënë: “Frika ka 100 palë sy”, duke lënë të kuptohet se shifrat janë rritur apo se nuk janë të vërteta, megjithatë nuk i është përgjigjur drejtpërdrejt pyetjes.

Peskov më parë ka thënë se nuk ka informacione lidhur me raportin e agjencisë së lajmeve Reuters për luftërarët rusë në Venezuelë.

Disa burime i kanë thënë kësaj agjencie se bashkëpuntorët janë të lidhur me një grup të ashtuquajtur Wagner, i cili përbëhet nga personeli rus, që është përfshirë në operacione në shtete të huaja.

Udhëheqësi i Asamblesë së ashtuquajtur, Zyrtarët e gjithë Rusisë, e cila ka lidhje me bashkëpunëtorët e lidhur me ushtrinë rusë, ka thënë se ka dëgjuar që 400 luftëtarë rusë mund të jenë në Venezuelë, ndonëse burime tjera kanë përmendur shifër më të vogël.

Përndryshe, bashkëpunëtorët privatë të ushtrisë ruse është raportuar të kenë vepruar edhe në shtete tjera, përfshirë Sirinë, Ukrainën dhe kombet afrikane.

Pse ka nisur pakënaqësia në Venezuelë?

Venezuela është duke u përballur me krizë ekonomike, hiperinflacion dhe zvogëlim të rezervave kryesore të gjërave thelbësore për jetesë, çka ka shtyrë miliona persona të largohen nga vendi i tyre.

Maduro është përballur me opozitë të brendshme dhe kritika ndërkombëtare lidhur me menaxhimin e të drejtave të njeriut si dhe ekonomisë.

Përgatiti: Krenare Cubolli

SHBA dhe talebanët arrijnë marrëveshje të përkohshme

NEW YORK – Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe militantët talebanë kanë rënë dakord që 25 shkurti të jetë data e ardhshme e negociatave të paqes mes dy palëve.

Një zyrtar i Ministrisë së Jashtme të Katarit, ku u mbajtën takimet, tha për agjencinë e lajmeve Reuters se “palët kanë arritur marrëveshje të përkohshme që të takohen sërish më 25 shkurt”.

Përfaqësuesi special i SHBA-së për Afganistanin, Zilmay Khalilzad, të shtunën tha se nga Doha, negociatat do të kalojnë në Afganistan. aa

Stone mund të bashkëpunojë me prokurorin Mueller

Roger Stone, një mik i ngushtë dhe këshilltar i Presidentit amerikan, Donald Trump, tha të djelën se ai do të shqyrtonte mundësinë e bashkëpunimit me prokurorin e posaçëm Robert Mueller lidhur me hetimin për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e vitit 2016 dhe do të diskutojë për të bisedat e tij me udhëheqësin amerikan.

Roger Stone, i akuzuar javën e kaluar për gënjeshtra, pengesa dhe dëshmi jo të sakta në lidhje me fushatën e zotit Trump, tha në programin This Week të kanalit ABC, se shkalla e bashkëpunimit të tij me hetimin 20-mujor të zotit Mueller do të ishte diçka që ai do ta “përcaktojë pasi avokatët e tij të kenë bërë disa diskutime”.

Ai shtoi: “Nëse është kryer ndonjë gabim nga njerëz të tjerë në fushatë, gjë për të cilën unë nuk di, por nëse ka, me siguri do të dëshmoj me ndershmëri“.

66-vjeçari Roger Stone, i arrestuar gjatë njç bastisje të FBI-së para agimit të premten në shtëpinë e tij në Florida, ka mohuar të ketë bërë shkelje, duke thënë disa orë pas arrestimit të tij, “Unë do të shpallem i pafajshëm ndaj këtyre akuzave, unë do t’i hedh poshtë ato në gjykatë. Besoj se ky është një hetim i motivuar politikisht”.

Ndërsa u largua nga gjykata të premten pas vendosjes së një pagese prej 250,000 dollarë për të siguruar lirinë e tij në pritje të gjyqit, Stone tha: “Unë e kam bërë të qartë se nuk do të dëshmoj kundër presidentit, sepse do të duhej të jepja dëshmi të rreme kundër tij”.

Zoti Stone tha për kanalin ABC se nëse ai bashkëpunon me prokurorin Mueller, “gjithashtu do të dëshmoja me ndershmëri për çdo çështje tjetër, duke përfshirë çdo komunikim me presidentin. Është e vërtetë që kemi folur në telefon, por këto komunikime janë politike në natyrë, të pa rrezikshme dhe sigurisht që nuk ka asnjë bashkëpunim kriminal me Rusinë “.

Stone tha se asnjëherë nuk ka diskutuar për bashkëpunim me Rusinë me presidentin Trump.

“Gjithçka që bëra … është e mbrojtur nga e drejta kushtetuese e fjalës së lirë. Kjo është ajo që kam qënë i angazhuar – dhe ajo quhet politika,” tha Stone.

Zoti Stone është figura e gjashtë e rëndësishme në rrethin e ngushtë të presidentit Trump që akuzohet për vepra penale si rezultat i hetimit të prokurorit Muellerit. Pesë vetë – ish-kryetari i fushatës së zotit Trump Paul Manafort, ndihmësi i fushatës Rick Gates, këshilltari i politikës së jashtme George Papadopoulos, këshilltari i sigurisë kombëtare Michael Flynn dhe ish avokati personal Michael Cohen – janë shpallur fajtorë ose janë dënuar për vepra të ndryshme.

Papadopulos kreu një dënim të shkurtër me burg, ndërsa Cohen u dënua me tre vjet burg dhe do ta fillojë dënimin në fillim të marsit. Manafort, Gates dhe Flynn po presin dënimin përkatës.

Pas arrestimit të zotit Stone, Trump kërkoi të distancohej nga ndihmësi i tij i dikurshëm, duke thënë në Twitter, “Roger Stone as që punonte për mua në periudhën e zgjedhjeve!”https://twitter.com/realDonaldTrump/status/1089336969417625601 https://twitter.com/realDonaldTrump/status/1089339681941147648

Lirim me kusht për Roger Stone

Ish-bashkëpunëtori i Presidentit Trump, Roger Stone thotë se ai beson që arrestimi i tij në kuadër të hetimeve mbi rolin e Rusisë në zgjedhjet presidenciale të 2016-ës është “i motivuar politikisht”. Zoti Stone u shpreh se do të deklarojë pafajësinë dhe do t’u kundërvihet akuzave. Ai bëri komente për gazetarët pasi u lirua nga paraburgimi në Florida të premten, disa orë pas arrestimit. Mbi të rëndojnë akuzat për pengim të drejtësisë, presion mbi dëshmitarë dhe dëshmi të rreme para Kongresit.

Zoti Stone thotë se është akuzuar bazuar në informata fallso. Ai thotë se çdo mospërputhje që është vërejtur në dëshminë e tij para Kongresit nuk ka qenë e qëllimtë.

Agjentë të FBI-së e arrestuan Roger Stone para agimit në banesën e tij në Fort Loderdejl në Florida. Ai tha se do të ishte dorëzuar vullnetarisht nëse do ta kishin thirrur.

Gjykatësi e liroi kundrejt një garancie financiare prej 250 mijë dollarësh. Çështja e tij gjyqësore do të transferohet tani në Uashington.

Roger Stone, aleat i vjetër dhe këshilltar i Presidentit Trump gjatë fushatës së tij zgjedhore, u arrestua sot nën akuzat për pengim të drejtësisë, manipulim të dëshmitarëve dhe deklarata të rreme, siç thuhet në aktpadinë e bërë publike nga zyra e Prokurorit të Posaçëm, Robert Mueller. Zoti Stone dyshohet si hallkë lidhëse mes fushatës Trump dhe portalit Wikileaks që publikoi emailet dhe informacione të tjera të dëmshme për demokratët gjatë zgjedhjeve të 2016-s.

Roger Stone, i cili ka thënë disa herë gjatë intervistave se kishte shumë gjasa që të përballej me akuza, do të përballet zyrtarisht me akuzat sonte, kur të paraqitet në gjykatë në Fort Loderdejl të Floridës, njofton zyra e Prokurorit Mueller.

Roger Stone ka qenë nën hetime për rolin e tij gjatë fushatës presidenciale të zotit Trump, kur pat lënë të kuptohet se kishte informata të grumbulluara nga hakerë, të cilat mund t’i vinin në pozitë të vështirë demokratët, përfshirë rivalen e zotit Trump, Hillary Clinton. Ai e pat sulmuar haptazi procesin hetimor lidhur me rolin e Rusisë në zgjedhje, duke e quajtur një teori konspiracioni e demokratëve:

“Mendoj se pjesa më e madhe e amerikanëve tani e kuptojnë se akuzat për bashkëpunim të fshehtë me Rusinë janë sajuar thjesht për të larguar vëmendjen nga probleme më serioze të abuzimit të pushtetit kur administrata Obama përdorte autoritetin dhe kapacitetet e shtetit përmes Ligjit për Survejim për të përgjuar fushatën e Donald Trumpit për president,” pat thënë Roger Stone, në përgjigje të akuzave që qarkullonin për lidhjet e fushatës Trump me rusët.

Sipas aktpadisë, zoti Stone kishte biseduar me zyrtarë të lartë të fushatës Trump lidhur me “Organizatën 1” dhe informacionin e dëmshëm që mund të kishte “kjo organizatë për fushatën Clinton”. Sipas përshkrimit, besohet se fraza “Organizata 1” nënkupton portalin Wikileaks, i cili publikon informacione sekrete e dokumente qeveritare të siguruara në mënyrë të paligjshme nga burime anonime.

Po sipas aktpadisë, Roger Stone “ka ndërmarrë veprime për të penguar” hetimet e komisioneve të zbulimit në Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senat lidhur me rolin e Rusisë në zgjedhjet e 2016-ës.

Prokurorët thonë në dokumentet e akuzës se zoti Stone “kishte dërguar e marrë një numër mesazhesh me email dhe SMS gjatë fushatës së 2016-ës, ku fliste për Organizatën 1, kreun e saj dhe emailet e hakeruara që kishte në zotërim kjo organizatë”. Në aktpadi prokurorët thonë se zoti Stone kishte ende në zotërim një pjesë të këtyre emaileve kur u pyet nga hetuesit, por ai dha dëshmi të rreme në përgjigjet e tij.

Aktpadia që mban datën e djeshme e akuzon zotin Stone për veprën penale të pengimit të drejtësisë në një rast, deklarata të rreme në pesë raste të ndryshme dhe manipulim të një dëshmitari. Sipas aktpadisë, ai është përpjekur të bindë një dëshmitar të japë dëshmi të rreme dhe të mos japë të gjithë informacionin gjatë procesit hetimor nga komisionet e Kongresit.

Avokati i zotit Stone u kontaktua nga agjencia e lajmeve Reuters lidhur me arrestimin e klientit të tij, por nuk pranoi të komentonte.

SHBA, arrihet marrëveshja për rihapjen e qeverisë

Presidenti Trump tha se është arritur një marrëveshje për financimin afatshkurtër të agjencive qeveritare, gjë që shënon rihapjen e qeverisë, e cila qëndroi pjesërisht e mbyllur për 35 ditë.

Presidenti Trump, në komentet që bëri të premten në Shtëpinë e Bardhë, tha se financimi i përkohshëm për zgjidhjen e problemit, do të sigurojë menjëherë pagesat për punonjësit federalë, të cilët nuk janë paguar.

Ai tha se një komision dypartiak ligjvënësish do të punojë për hartimin e një pakete për sigurinë e kufirit, e cila është bërë burim mosmarrëveshjesh të gjata mes Presidentit dhe demokratëve të Kongresit, të cilët kanë refuzuar të japin fonde për ndërtimin e një muri në kufirin me Meksikën.

Presidenti Trump theksoi se ngritja e mureve ose barrierave në kufi është e rëndësishme për sigurinë e kufirit.

“Trafikantët e qenieve njerëzore, – tha Presidenti Trump, – bëjnë viktima gratë dhe fëmijët. Ata i lidhin gratë në pjesën e prapme të kamionëve. Ata nuk kalojnë nëpër pikat kufitare. Kur agjentët e kufirit gjejnë kamionë, ata gjejnë vajza me duart dhe gojët të lidhura. Ky nuk është një problem i Shteteve të Bashkuara, ky është një problem botëror.”

Ai tha se kyështë një rast që të gjitha palët të punojnë së bashku dhe të vënë vendin përpara partisë. Le t’i tregojmë botës se jemi të bashkuar, tha ai.

SHBA: Hiqini tarifat ose përballuni me pasojat

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkuan të premten pezullimin e menjëhershëm të tarifës në importet nga Serbia dhe Bosnja si një masë e nevojshme për të rimëkëmbur procesin e bisedimeve Kosovë – Serbi, të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.

Në një komunikatë të ambasadës amerikane në Prishtinë thuhet se veprimet që minojnë këto bisedime, pengesat nga anash dhe refuzimi për ta pezulluar këtë tarifë shkojnë kundër interesave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke tërhequr vërejtjen për pasoja të mundshme në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, në rast se ndërmerren veprime të ngjashme.

Një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe me dobishmëri të ndërsjellë është në interesin strategjik të Shteteve të Bashkuara, thuhet në komunikatë duke rikujtuar letrën që presidenti amerikan Donald Trump, i kishte dërguar në fund të vitit të kaluar presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Më herët gjatë ditës, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha në Prishtinë se për shkak të letrës së presidentit Trump Kosova ka hequr dorë nga masat e mëtejshme të parapara ndaj Serbisë.

“Nuk e kemi në plan mos ta respektojmë letrën e presidentit Trump, pra ne jemi ndalë në veprime që kanë qenë të planifikuara të pasojnë, në respekt pikërisht të aleatit tonë, Amerikës, e letrës së presidentit Trump, t’i japim një mundësi procesit. Ne e shohim që Serbia nuk është ndalur, ajo po e rritë agresivitetin e vet dhe duhet ta vlerësojmë një herë se si të veprohet më tutje”, tha kryeminstri Haradinaj.

Ai tha se tarifa për mallrat serbe do të vazhdojë të mbetet në fuqi derisa Serbia të ndryshojë qasjen ndaj Kosovës.

“Ne nuk kemi urrejtje ndaj asnjë populli në botë mirëpo do ta mbrojmë veten. Ose njihemi në mënyrë reciproke, ose siç kam thënë edhe një ditë në Pejë, nëse Vuqiqi e Daqiqi thonë “nikada” në gjuhën e tyre, “nikada nuk ju njohim” pra “kurrë nuk ju njohim”, çka po presin atëherë prej neve? Ne të themi po e largojmë tarifën? Jo, ata nikada – ne kurrë, pra nuk e largojmë kurrë”, tha ai.

Por mbajtja në fuqi e tarifave dhe thirrjet amerikane për anulimin e tyre kanë nxitur qëndrime të ndryshme në Kosovë. Shefi i grupit parlamentar të partisë më të madhe opozitare në Kosovë, Lidhjes Demokratike, Avdullah Hoti, tha sot se këmbëngulja e qeverisë për këtë tarifë është i pakuptimtë.

“Sa më shumë që përkeqësohet situata në Kosovë duke u paralizuar institucionet e Kosovës një nga një, aq më shumë qeveria insiston në taksën prej 100 për qind. Përveç taksës kjo qeveri nuk ka asgjë tjetër për të ju ofruar qytetarëve”, tha zoti Hoti.

“Nuk i kuptoj disa që po mendojnë që i hyjnë në hatër Amerikës duke i thënë qeverisë largoje taksën, besoni që janë gabim se nuk është ashtu. Ata mund t’i ndihmojnë Amerikës e të bëhen miq të tyre e ta dëgjojnë Amerikën, sepse neve po na thonë dëgjojeni mikun e madh, e pse nuk po e dëgjoni pra ju e të vini të uleni në tavolinë”, tha kryeministri Haradinaj.

Tarifa ndaj mallrave serbe, e vendosur me 21 nëntor të vitit që lamë pas, nxiti edhe reagimin e Bashkimit Evropian i cili krahas kërkesës për heqjen e saj, i dërgoi edhe një propozim Prishtinës nëpërmjet komisionarit për zgjerim Johanes Hahn, për një marrëveshje që përfshin të gjitha aspektet ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë. Por , kryeministri Haradinaj tha se një marrëveshje e tillë do të ketë kuptim vetëm bashkë me marrëveshjen për njohjen e Kosovës.

Beogradi ndërkaq kushtëzon vazhdimin e bisedimeve me heqjen e tarifave duke bërë që procesi i bisedimeve të vazhdojë të mbetet i pezulluar me gjithë thirrjet evropiane dhe amerikane për një marrëveshje sa më të shpejtë që u hap rrugën të dyja vendeve në procesin e integrimeve evropiane.

FBI arreston bashkëpunëtorin e vjetër të Donald Trumpit

Bashkëpunëtori i vjetër i Donald Trumpit, Roger Stone është vene sot ne pranga nga FBI.

CNN raporton se avokati special Robert Mueller ka listuar se paku 7 akuza ne adrese te ish keshilltarit te presidentit amerikan, Roger Stone.

Stone akuzohet per pengimin e një procesi zyrtar, pesë akuza per deklarata të rreme, dhe një akuzë për manipulimin e dëshmitarëve.

FBI bastisi ne oret e mengjesit banesen e tij, pasi i trokiti ne dere.

Pompeo: Diplomatët e SHBA nuk largohen nga Venezuela

Sekretari i Shtetit Mike Pompeo tha se diplomatët amerikanë nuk do të largohen nga Venezuela.

Komentet e tij sfidojnë një urdhër të Presidentit Nicolas Maduro që diplomatët e SHBA të largohen brenda 72 orëve.

Në një mesazh në Twitter, zoti Pompeo tha se SHBA nuk e njohin më regjimin e Maduros dhe nuk e konsiderojnë Maduron si autoritetin ligjor që mund të prishë marrëdhëniet diplomatike.

Sekretari Pompeo tha se Shtetet e Bashkuara tani njohin udhëheqësin opozitar të Venezuelës Juan Guaido si president të përkohshëm.

Vende të tjera, si Kanadaja, Brazili dhe Argjentina, njohën gjithashtu zotin Guaido si president të Venezuelës. Bolivia, Meksika, Turqia dhe Rusia vazhdojnë të njohin Maduron si udhëheqës të vendit.

SHTOHET TRYSNIA NDAJ MADUROS

Të mërkurën Presidenti Donald Trump njohu kreun e opozitës së Venezuelës, Juan Guaido, si president të përkohshëm të vendit, duke e rritur presionin ndaj presidentit Nicolas Maduro.

Në një deklaratë, Presidenti Trump tha se do të përdorte “peshën e plotë të fuqisë ekonomike dhe diplomatike të Shteteve të Bashkuara për të bërë trysni në favor të rivendosjes së demokracisë venezueliane”. Ai inkurajoi qeveritë e tjera në hemisferën perëndimore që edhe ato të njohin zotin Guaido.

Mijra protestues antiqeveritarë demonstruan në rrugët e Karakasit të mërkurën, si pjesë e një proteste mbarëkombëtare për të rrëzuar presidentin Nicolas Maduro.

Policia bllokoi shumë rrugë dhe ura në Karakas, ndërsa protestuesit e opozitës hidhnin objekte në drejtim të tyre dhe thërrisnin “Maduro ik” si dhe parrulla të tjera.

Presidenti Maduro po përballet me kritika globale në rritje pas rizgjedhjes së tij vitin e kaluar që u konsiderua gjerësisht si e paligjshshme. Opozita beson se shanset e saj për të detyruar Maduron të largohet janë përmirësuar për shkak të krizës ekonomike të vendit dhe pozitës gjithnjë e më të izoluar të Venezuelës në skenën botërore.

Protestat kundër qeverisë janë një provë vendimtare për Juan Guaidon, udhëheqësi i sapozgjedhur i Kongresit.

Megjithatë, çdo ndryshim i regjimit varet nga besnikëria e forcave të armatosura, të cilat kanë mbështetur Maduron gjatë dy valëve të protestave në rrugë.

Zoti Guaido i ka bërë thirrje ushtrisë të dënojë Maduron dhe ka premtuar amnisti për ata që ndihmojnë për të punuar drejt rivendosjes së demokracisë në vend.

Ai ka thënë se do të jetë i gatshëm të shërbejë si president i përkohshëm dhe të kërkojë zgjedhje të reja nëse Maduro detyrohet të largohet me ndihmën e ushtrisë.

Trump, dakord ta shtyjë fjalimin për gjendjen e vendit

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi e tërhoqi ftesën drejtuar Presidentit që ai të mbante fjalimin për gjendjen e vendit më 29 janar, për shkak se qeveria vazhdon të jetë pjesësisht e mbyllur.

Demokratja nga Kalifornia i shkruante zotit Trump të mërkurën se Dhoma e Përfaqësuesve e kontrolluar nga demokratët nuk do të miratonte rezolutën e kërkuar që lejon presidentin të mbajë fjalimin tradicional përpara Kongresit.

Zonja Pelosi e ndërmori këtë hap vetëm pak orë pasi Presidenti Trump e njoftoi se kishte në plan ta mbante fjalimin të martën më 29 janar, në përputhje me ftesën e saj të mëparshme.

Letra e zonjës Pelosit e detyroi Shtëpinë e Bardhë të përpiqej për të hartuar një plan alternativ për fjalimin, i cili është një nga mundësitë më të mëdha që tradicionalisht i jepet presidentit për të paraqitur programin e tij përpara publikut.

Por të mërkurën mbrëma Presidenti tha se do ta shtynte fjalimin dhe do ta mbante pasi të ketë përfunduar mbyllja e qeverisë, e cila po hyn në muajin e dytë dhe është më e gjata në histori.

Mosmarrëveshja që ka çuar në mbylljen e pjesshme të qeverisë lidhet me financimin e një muri kufitar me Meksikën, për të cilin demokratët që kanë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve nuk janë dakord,

Zonja Pelosi shkruante: “Mezi pres që t’ju mirëpres në Dhomën e Përfaqësuesve në një datë të vendosur bashkërisht për këtë fjalim kur qeveria të jetë hapur.”

Presidenti Trump tha nga ana e tij se demokratët janë “radikalizuar” dhe “nuk duan të shohin ndalimin e krimit, që ne mund ta bëjmë shumë lehtë në kufirin jugor”. Ai ia hodhi fajin atyre që i quajti “demokratë super të majtë”.

Presdenti Trump u pyet për letrën e zonjës Pelosi gjatë një takimi për kujdesin shëndetësor në Shtëpinë e Bardhë. Ai u pyet gjithashtu për mbylljen e qeverisë që po hyn në muajin e dytë.

Presidenti tha: “Kjo do të vazhdojë për një kohë. Në fund të fundit, populli amerikan do ta gjejë zgjidhjen, sepse ai nuk dëshiron të shohë krime (nga njerëzit që hyjnë në kufi).

Shtëpia e Bardhë nuk ndryshon planet për fjalimin

Shtëpia e Bardhë tha se nuk do t’i ndryshojë planet që Presidenti Donald Trump të mbajë fjalimin për gjendjen e vendit përpara dy dhomave të Kongresit më 29 janar, megjithë kërkesën e kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi që fjalimi tradicional të shtyhet.

Shtëpia e Bardhë i dërgoi një e-mail shefit të ceremonive të Kongresit, ku kërkon që ai të planifikojë përgatitjet për fjalimin. Kjo, sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë, i cili foli në kushte anonimiteti.

Javën e kaluar, zonja Pelosi i dërgoi një letër Presidentit Trump, ku i sugjeronte që ai ta dorëzonte fjalimin me shkrim ose ta shtynte datën e mbajtjes derisa të zgjidhej mbyllja e pjesshme e qeverisë. Kryetarja e Dhomës përmendte si arësye shqetësimet e sigurisë.

Zyra e zonjës Pelosi nuk ende nuk ka komentuar.

SHBA, agjencitë e zbulimit përballë një bote gjithnjë e më kaotike

Agjencitë amerikane të inteligjencës, në përpjekjet e tyre për të hartuar kursin e katër viteve të ardhshme, po përballen me një botë gjithnjë e më kaotike, e cila komplikohet edhe më shumë nga teknologjia që ndryshon me shpejtësi, nga dobësimi i rendit ndërkombëtar të udhëhequr nga Perëndimi dhe nga shqetësime që lidhen me fondet e pamjaftueshme.

Këto shqetësime, të përfshira në Strategjinë e re Kombëtare të Inteligjencës që u publikua të martën, vijnë ndërkohë që qeveria e SHBA vazhdon prej një muaji të jetë në darën e mbylljes së pjesshme.

Ndërsa agjencitë kryesore amerikane të zbulimit kanë financim të paktën deri në fund të shtatorit, dokumenti i ri i strategjisë paralajmëron pamundësinë për t’u ofruar agjencive të zbulimit buxhete të qëndrueshme, çka mund t’i verë në rrezik të gjitha përpjekjet e tyre.

“Pasiguria e vazhdueshme me buxhetin federal e dobëson aftësinë e Komunitetit të Inteligjencës për të marrë vendime të përgjegjshme përsa u përket burimeve,” thuhet në strategjinë e re.

Sipas zyrtarëve të SHBA, tani për tani, agjencitë dhe programet e inteligjencës po gjejnë mënyra për t’iu përgjigjur një numri në rritje kërcënimesh të ndryshme dhe të ndërlidhura.

“Ne përballemi me sfida të rëndësishme në mjedisin e brendshëm dhe atë global”, shkruan drejtori i Shërbimit Kombëtar të Inteligjencës Dan Coats në hyrjen e tekstit të strategjisë së re.

“Për të naviguar në mjedisin e sotëm të turbullt dhe kompleks strategjik, ne duhet t’i bëjmë gjërat ndryshe,” shton ai.

Zyrtarët thonë se një pjesë e rëndësishme e kësaj shtytjeje për t’i bërë gjëra ndryshe, është mbajtja e fokusit te transparenca, veçanërisht kur bëhet fjalë për zbulimin dhe kundërpërgjigjen ndaj sulmeve në hapësirën kibernetike.

Shtetet e Bashkuara prej kohësh kanë hezituar të ekspozojnë me emër dhe me shpejtësi vendet apo grupet që janë gati të ndërmarrin sulme kibernetike. Por strategjia e re vë theksin tek shkëmbimi me të tjerët i këtij informacioni zbulimi sa më gjerë që të jetë e mundur “me qëllim mbrojtjen e rrjeteve jetike të informacionit dhe të infrastrukturës kritike.”

Në të njëjtën kohë, strategjia e re sheh një nevojë të vazhdueshme për të mbajtur të informuar publikun e gjerë, si përsa u përket kërcënimeve ashtu edhe asaj se sa larg lejohen të shkojnë agjencitë amerikane të zbulimit kur është fjala për mbledhjen e informacionit në hapësirën kibernetike.

Kërcënimet, sipas zyrtarëve të inteligjencës, do të vazhdojnë të vijnë nga fuqitë e mëdha si Rusia dhe Kina, por edhe nga grupe terroriste dhe rrjete kriminale, madje edhe nga individë.

“Aftësia e individëve dhe e grupeve të veçanta për të patur një ndikim më të madh se kurrë më parë – politikisht, ushtarakisht, ekonomikisht dhe ideologjikisht – po minon institucionet tradicionale”, paralajmëron strategjia.

Ndërkohë, vazhdojnë të lindin edhe prirje të reja si rezultat i avancimit të teknologjisë.

Strategjia paralajmëron se përparimet në bio dhe nanoteknologji vërtet kontribuojnë për një kujdes më të mirë shëndetësor, por mund të shndërrohen edhe në armë.

Zyrtarët amerikanë të zbulimit paralajmërojnë për një konkurrencë më të madhe në hapësirë, ku Rusia dhe Kina po përpiqen të krijojnë “një gamë të gjerë armësh anti-satelitore, që mund të shkatërrojnë aftësitë amerikane për grumbullimin e informacionit të zbulimit.

Ata gjithashtu paralajmërojnë se komercializimi i hapësirës mund të bëjë që ky domen të jetë i hapur për çdo individ që ka para të mjaftueshme për përdorimin e satelitëve privatë.

Strategjia e re e inteligjencës paralajmëron për trazira që mund të vijnë nga migracioni, urbanizimi dhe ndryshimet klimatike “duke rënduar kapacitetet e qeverive në mbarë botën”. Kjo, thuhet aty, ka të ngjarë të çojë në një frakturim të mëtejshme të shoqërive, gjë që mund të krijojë “shtretër për kultivimin e radikalizimit”.

Dorëhiqet ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën, Wess Mitchell

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Wess Mitchell dha dorëheqje nga kjo detyrë, duke goditur kështu përpjekjet e administratës Trump për të ruajtur unitetin transatlantik.

Departamenti i Shtetit njoftoi se Wess Mitchell, do të largohet nga posti i tij në mes të shkurtit.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Robert Palladino tha se Mitchell ka qenë një “udhëheqës i vlefshëm dhe efektiv” dhe një “mik i mirë për aleatët dhe partnerët tanë në Evropë”.

Dorëheqja e diplomatit më të lartë të SHBA-ve për Europën vjen në një kohë të mosmarrëveshjeve mes Uashingtonit dhe kryeqyteteve evropiane lidhur me tregtinë, shpenzimet e mbrojtjes dhe tërheqjen e SHBA nga marrëveshja bërthamore e Iranit.

Mitchell mori detyrën në tetor 2017, pasi 12 vjet kishte punuar në një Institut të fokusuar në çështjet e Evropës Qendrore. Ai u emërua nga ish-sekretari e Shtetit, Rex Tillerson.

Senatorja Kamala Harris hyn në garën presidenciale

UASHINGTON — Kamala Harris, senatore nga Kalifornia, me profesion juriste, e cila ka shërbyer si prokurore e përgjithshme e shtetit të Kalifornisë, njihet për pyetjet e forta drejtuar kandidatëve të Presidentit Trump për poste kabineti. Tani ajo do të njihet edhe si kandidate presidenciale. Senatorja shpalli të hënën synimet për të garuar në zgjedhjet presidenciale të 2020. Ajo u zotua “të bashkoj të gjithë zërat tanë,” si platformë elektorale. Nëse fiton, zonja Harris do të bëhej e para grua presidente e SHBA dhe, pas Barak Obamës, e dyta e përkatësisë racore afrikano-amerikane që shërben në postin më të lartë ekzekutiv në SHBA dhe rolin më të fuqishëm në botë.

Zonja Harris, bijë e emigrantëve të vendosur në Okland të Kalifornisë, është një ndër pretendentët e hershëm demokratë që shpallin synimet për të garuar. Pritet që një numër i madh pretendentësh të shpallin kandidaturën në muajt në vazhdim.

54-vjeçarja Kamala Harris e prezantoi veten si një kandidate e dedikuar për drejtësi, dinjitet dhe barazi në një video të publikuar nga fushata e saj. “Këto janë vlerat që kemi të shtrenjta ne si amerikanë dhe këto vlera janë të rrezikuara aktualisht. Brezi i ardhshëm i ka varur shpresat tek ju dhe miliona të tjerë që të bashkojmë zërat për të luftuar për vlerat amerikane”.

Senatoret Elizabeth Warren nga Masaçusets dhe Kirsten Gillibrand nga Nju Jorku kanë shpallur synimet për të garuar. Senatori Cory Booker nga Nju Xhërsi, Sherrod Brown nga Ohajo dhe Amy Klobuchar nga Minesota mendohet se do të futen së shpejti në garë.

Nëse Senatori Booker hyn në garë, ai do të jetë në një konkurrencë të fortë me zonjën Harris për votat e afrikano-amerikanëve.

FILE – Senate Judiciary Committee members Sen. Cory Booker, D.-N.J., top left, Sen. Kamala Harris, D-Calif., and Sen Richard Blumenthal, D-Conn., right, talk as Sen. Jeff Flake, R-Ariz., discusses his concerns before the committee on Capitol Hill in Washi

Edhe Senatori nga Vermonti, Bernie Sanders, i cili konkurroi në zgjedhjet presidenciale të 2016-ës, mund të hyjë në garë. Ka edhe plot politikanë të tjerë që mund të konkurrojnë për të përfaqësuar Partinë Demokrate në garë.

Giuliani: Bisedimet e Presidentit për projektin në Moskë, vazhduan përgjatë 2016-ës

Avokati personal i Presidentit Donald Trump, Rudy Giuliani thotë se diskutimet e zotit Trump me zyrtarët rusë lidhur me ndërtimin e një Kulle Trump në Moskë, vazhduan gjatë gjithë kohës që ai po bënte fushatë për Shtëpinë e Bardhë në vitin 2016, disa muaj më shumë nga ç’ishte pranuar më parë.

“Në bazë të asaj që dimë, ato vazhduan gjatë gjithë vitit 2016”, tha zoti Giuliani për emisionin “Meet the Press” të televizionit NBC. Zoti Giuliani tha se “nuk u zhvilluan shumë biseda, por kishte pasur biseda. Nuk jam i sigurt për datat e sakta”.

“Ndoshta mund të kenë vazhduar deri në tetor, nëntor. Pyetjet tona mbulojnë periudhën deri në zgjedhje”, tha zoti Giuliani, duke iu referuar qyetjeve me shkrim nga Prokurori i Posaçëm, Robert Mueller të cilave u është përgjigjur Presidenti Trump.

“Pra gjatë asaj periudhe mund të kenë folur për të. Por nga ç’i kujtohet presidentit, se bisedat për këtë temë ishin zbehur mjaft”, tha zoti Giuliani, duke shtuar se projekti nuk u materoalizua kurrë.

Gjatë fazës së parë të garës së vitit 2016, si kandidat republikan, zoti Trump tha shpesh se nuk nuk kishte lidhje biznesi me Rusinë.

Giuliani, ish-kryetar i Bashkisë së Nju Jorkut, tha se Michael Cohen, ish-avokat personal i zotit Trump “duhet t’i kujtojë shumë më mirë negociatat e Moskës sesa presidenti. Ishte diçka shumë më e rëndësishme për të. Ishte misioni i tij i vetëm. Presidenti po bënte fushatë. Prandaj është e kuptueshme që nuk kishte ndonjë përqendrim shumë të madh tek një projekt që kishte ngecur”.

Senatori nga Virxhinia, Mark Warner, demokrati më me peshë në Komisionin e Senatit për Zbulimin që ka hetuar lidhjet e fushatës së zotit Trump me Rusinë, tha në të njëjtin emision se kohëzgjatja e përpjekjeve të zotit Trump për të ndërtuar grataçelën në Moskë, deri në nëntor 2016, kur u mbajtën zgjedhjet ishin “diçka e re për të dhe një lajm i rëndësishëm”.

“Pse e mësojmë vetëm tani këtë fakt, kur ka pasur kaq shumë hetim”, tha ai.

Cohen ka pranuar fajësinë mes të tjerësh edhe se ka gënjyer Kongresin për përmasat e përfshirjes së zotit Trump në projektin e Moskës, duke I thënë një komisioni të Kongresit se ato përpjekje u ndërprenë në janar 2016.

Ai tha se kishte gënjyer në mënyrë që ajo thoshte ai të përputhej me komentet publike të zotit Trump, por së fundmi ka thënë se diskutimet e projektit kishin vazhduar deri në qershor 2016, një kohë më e shkurtër nga sa pranoi zoti Giuliani.

Organizata mediatike BuzzFeed, njoftoi javën e kaluar se Presidenti amerikan Donald Trump e kishte udhëzuar avokatin e tij Cohen të gënjente Kongresin, por Zyra e Prokurorit të Posaçëm, Robert Mueller e mohoi saktësinë e këtij njoftimi.

SHBA: Zyra e Prokurorit Mueller përgënjeshtron njoftimin e BuzzFeed

Zyra e Prokurorit të Posaçëm, Robert Mueller po e mohon saktësinë e një njoftimi të medias sipas së cilit, Presidenti amerikan Donald Trump e kishte udhëzuar avokatin e tij të gënjente Kongresin.

Organizata mediatike BuzzFeed, citonte dy zyrtarë federalë të paidentifikuar të rendit në njofitmin e saj, sipas të cilit zoti Trump kishte urdhëruar ish-avokatin e tij, Michael Cohen, që ta gënjente Kongresin për përpjekjet për të ndërtuar një Kullë Trump në Moskë.

Megjithatë zëdhënësi i Prokurorit të Posaçëm, Peter Carr tha të premten se “përshkrimi që i ka bërë BuzzFeed disa deklaratave nga zyra e Prokurit të Posaçëm dhe karakterizimi i dokumentave dhe dëshmive të siguruara nga kjo zyrë, lidhur me dëshminë e Michael Cohenit, nuk janë të sakta”.

Deklarata ishte një hap i pazakontë nga ana e zyrës së Prokurorit të Posaçëm, për të hedhur poshtë një njoftim mediash.

Pak pas komenteve nga zyra e zotit Mueller, Ben Smith, kryeredaktor i BuzzFeed, tha në një deklaratë se ai i qëndronte raportimit të organizatës së tij dhe i bëri thirrje “Prokurorit të Posaçëm që të bënte të qartë se çfarë po përgënjeshtronte”.

Pas njoftimit të BuzzFeed, dy krerë demokratë të komisioneve të Dhomës së Përfaqësuesve thanë se do ta hetojnë çështjen.

Kreu i Komisionit të Zbulimit, Adam Schiff tha të premten se akuzat janë “ndër më seriozet deri sot”. Ai shtoi se “do të bëjmë ç’është e nevojshme për të zbuluar”, nëse ajo që thuhet në artikull është e vërtetë.

Kreu i Komisionit Juridik, Jerrold Nadler tha se të udhëzosh dikë që punon për ty të gënjejë Kongresin, do të ishte një krim federal dhe tha se puna e komisionit të tij “është që të zbulohet e vërteta”.

Kongresmeni Joaquin Castro nga Teksasi tha në Twitter, se nëse njoftimi i BuzzFeed është i vërtetë, zoti Trump “duhet të jape dorëheqjen ose t’i nënshtrohet procesit të shkarkimit”.

Avokati i zotit Trump, Rudy Giuliani tha të premten në një deklaratë se “çdo sugjerim, nga çdo burim, se presidenti ka udhëzuar Michael Cohenin të gënjerë, është kategorikisht i gënjeshtërt”. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders tha se artikulli ishte qesharak.

BuzzFeed njoftoi se zoti Cohen i kishte thënë Prokurorit të Posaçëm, Mueller se presidenti i kishte thënë të gënjente Kongresin lidhur me kontaktet e zotit Trump me Rusinë.

Organizata e lajmeve në internet, tha se dy zyrtarët federalë janë “të përfshirë në hetimin lidhur me këtë çështje”.

BuzzFeed shkruan se mësoi rreth përpjekjeve të zotit Trump që zoti Cohen të gënjente Kongresin “përmes intervistave me dëshmitarë të shumtë nga organizata Trump, email-e të brendshme të kompanisë, mesazheve telefonike si dhe dokumenteve të tjera”.

Presidenti Trump shkruante të premten në Twitter se Cohen po “gënjente për të ulur dënimin e tij”.

27 Tetor 2005 – Rezoluta e 522 e Kongresit Amerikan me rastin e 600 vjetorit të lindjes së Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu

Kjo rezolute u pergatit nga ish kongresmeni Joseph DioGuardi and bashkeshortja e tij Shirley Cloyes DioGuardi

Rezoluta e 522 e Kongresit Amerikan ne sesion e pare te Kongresit te 109 Amerikan me 27 Tetor 2005 qe behet me rastin e 600 vjetorit te lindjes se Heroit Kombetar te Kombit Shqiptar Gjergj Kastrioti Skenderbeu me rastin e 600 vjetorit te lindjes se Heroit te Kombit. Kjo rezolute u pergatit nga ish kongresmeni Joseph DioGuardi and bashkeshortja e tij Shirley Cloyes DioGuardi dhe ju prezantua Kongresit Amerikan nga kongresmeni Dana Rohrabacher dhe ne emer te kongresmenit Tom Lantos.

 

Rezoluta e nderon jeten dhe punen heroike te Heroit te Kombit Shqiptar Gjergj Kastriot Skenderbeu. Kjo rezolute e cileson Heroin Kombetar te Shqiperise Gjergj Kastrioti Skenderbeu; burre shteti, diplomat dhe gjeni ushtarak ne rolin e tij per te shpetuar Evropen Perendimore nga pushtimi Otoman.

Text – H.Res.522 – 109th Congress (2005-2006): Honoring the 600th anniversary of the birth of Gjergj Castrioti (Scanderbeg), statesman, diplomat, and military genius, for his role in saving Western Europe from Ottoman occupation.

Rohrabacher, Dana

There is one version of the bill.

109th CONGRESS
1st Session

H. RES. 522

Honoring the 600th anniversary of the birth of Gjergj Castrioti (Scanderbeg), statesman, diplomat, and military genius, for his role in saving Western Europe from Ottoman occupation.


IN THE HOUSE OF REPRESENTATIVES

Mr. Rohrabacher (for himself and Mr. Lantos) submitted the following resolution; which was referred to the Committee on International Relations


RESOLUTION

Honoring the 600th anniversary of the birth of Gjergj Castrioti (Scanderbeg), statesman, diplomat, and military genius, for his role in saving Western Europe from Ottoman occupation.

Whereas 600 years ago, in 1405 AD, in the White Castle of Kruja (formerly Croya), Albania, Gjergj Castrioti was born;

Whereas at the age of 17 his father reluctantly left him with the Ottoman Turkish Sultan as a condition of peace;

Whereas Castrioti excelled in studying history and classical languages and at an early age reached the rank of General in the Ottoman Turkish Army;

Whereas Castrioti’s military genius and unique leadership qualities were praised by Sultan Murad, who called him Iskander Bey (now Scanderbeg), after Alexander the Great;

Whereas while being away from his native Albanian lands, Castrioti never forgot his Albanian heritage and people;

Whereas on October 28, 1443, after much soul-searching and in utmost secrecy, Castrioti finally decided to return home and liberate the Albanian people from Ottoman domination;

Whereas the Battle of Nish on November 10, 1443, between Ottoman troops and the Hungarian Army (led by another freedom-fighter, Janos Hunyadi), gave Scanderbeg the perfect opportunity to accomplish his plan of return;

Whereas on November 28, 1443, Scanderbeg returned to his native town of Kruja and raised again his flag with the double-headed eagle over the White Castle there, to the enthusiastic celebration of his people, an historical moment vividly described by the American poet Henry Wadsworth Longfellow in his lengthy epic poem, “Scanderbeg”;

Whereas Scanderbeg thereafter successfully defended the Albanian people against countless attacks by the Ottoman Empire, the largest army of the period, including in 1450 the onslaught of more than 150,000 Ottoman troops led by Sultan Murad, who was ultimately defeated by vastly outnumbered Albanian foot soldiers and cavalry led by Scanderbeg at the Castle of Kruja in a bloody Homeric struggle;

Whereas Murad’s son, Sultan Mehmed, conquered Constantinople in 1453, thus ending the Byzantine period, but was unable in 1466 and 1467 to conquer Albania, even though he commanded the largest army of the time, including up to 300,000 foot soldiers and horsemen;

Whereas during 1460 and 1461 Gjergj Castrioti Scanderbeg brought his army to southern Italy for the second time to defend his ally, King Alphonse of Naples, against the invasion of the Lombards of southern France;

Whereas Gjergj Castrioti united the Albanian people and established a free state of Albania, which endured for 25 years;

Whereas according to Major General James Wolfe, commander of the British army at Quebec, “Scanderbeg … excels all officers, ancient and modern, in the conduct of a small defensive army ….”; and, according to noted British historian Edward Gibbon, “the enthusiasm of chivalry and religion has ranked the Albanian prince with the names of Alexander the Great and Pyrrhus”;

Whereas Scanderbeg died at the town of Lyssus (now Lezha), Albania, on January 17, 1468, and Albanians resisted Ottoman occupation for another 20 years, after which the Ottomans overran Albania, forcing tens of thousands of Albanians to flee across the Adriatic Sea to the Kingdom of Naples for asylum, where their progeny still live today;

Whereas the nation of Albania under Scanderbeg prevented the invasion of Rome and all of Italy by the Ottoman Empire, thus effectively paving the way for the Italian Renaissance;

Whereas statues of Scanderbeg mounted on his stallion with sword in hand today grace the capitals of Italy, Austria, Hungary, Albania, and Kosova;

Whereas Albania, including Kosova, became free again on November 28, 1912, after 425 years of Turkish Ottoman occupation, and today modern Albania and Turkey are both staunch allies of the United States of America; and

Whereas the Republic of Albania today is resolute in joining NATO and the European Union as promptly as possible: Now, therefore, be it

Resolved, That the House of Representatives—

(1) commemorates the achievements of Gjergj Castrioti Scanderbeg and the 600th anniversary of his birth;

(2) commends Albanians everywhere for paying tribute to and honoring their valiant leader, hero, and son, Gjergj Castrioti; and

(3) urges the United States Government to work with its European partners to accelerate the integration of Albania and a free Kosova into the European Union, in recognition of the great contribution and sacrifice made by Gjergj Castrioti and the Albanian people in saving Western Europe from Ottoman domination.

Russiagate – Trumpi e urdhëroi avokatin Cohen të gënjejë në Kongres

VOAL – Donald Trump urdhëroi ish-avokatin e tij Michael Cohen që të gënjejë në Kongres për negociatat për të ndërtuar një Kullë Trump (Trump Tower) në Moskë. Kjo del nga letrat që janë në duart e prokurorit special i cili heton Russiagate, Robert Mueller, sipas raporteve nga faqja e internetit BuzzFeed duke cituar burimet hetimore. Trumpi do të mbështeste gjithashtu planin e Cohenit për të vizituar Rusinë gjatë fushatës presidenciale për të takuar presidentin Vladimir Putin. “Le të ndodhë”, do t’i thoshte manjati avokatit të tij. ansa

Trumpi ia anulon Pelosit udhëtimin me aeroplan ushtarak në Afganistan

Duke përmendur mbylljen e pjesshme të Qeverisë, presidenti amerikan, Donald Trump ka detyruar anulimin e një udhëtimi që ishte planifikuar ta realizojë kryesuesja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi në Afganistan.

Trump i ka thënë në një letër Pelosit se delegacioni kongresional, i cili ishte planifikuar të vizitojë trupat amerikane në Afganistan si dhe të bëjë një ndalesë në Bruksel, nuk do të mund të udhëtojë me aeroplan ushtarak, pasi këto takime i ka cilësuar si “ngjarje të marrëdhënieve me publikun”.

“Teksa 800,000 punëtorë amerikanw të shkëlqyeshëm nuk janë duke u paguar, unë jam i sigurt se pajtoheni që shtyrja e kësaj ngjarjeje të lidhur me marrëdhëniet me publikun është vendim i duhur”, ka thënë Trump në një letër.

“Ne do të riorganizojmë këtë udhëtim kur të përfundojë mbyllja e qeverisë”, ka shtuar ai, duke përmendur se Pelosi dhe ligjvënës të tjerë janë të lirë të udhëtojnë përmes linjave komerciale.

Pelosi në anën tjetër nuk e ka komentuar vendimin e Trumpit, të cilin ka të drejtë ta marrë, si komandant i ushtrisë.

Më vonë, Sekretarja për media e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders ka njoftuar anulimin e udhëtimit të delegacionit amerikan në Forumin Ekonomik Botëror që mbahet në Davos të Zvicrës.

Mospajtimet politike në mes të liderëve shtetërorë kanë rezultuar me ditën e 27 të mbylljes së qeverisë, njëherësh mbylljes më të gjatë në historinë amerikane.

Qeveria është mbyllur pjesërisht pasi Trump kërkon më shumë se 5 miliardë dollarë për të ndërtuar murin me Meksikën, propozim i kundërshtuar nga demokratët.

Thaçi: S’ka draft-marrëveshje të shkruar, të hënën takohem me Ekipin Negociator

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë ka deklaruar se nuk ekziston asnjë marrëveshje e nënshkruar me Serbinë, siç përflitet në deklaratat e disa politikanëve në Kosovë. Përmes një përgjigje me shkrim, Thaçi tha se aktualisht ndodhet në pushime, dhe se do ta takojë Ekipin negociator qysh të hënën.

“Unë në vazhdimësi i kam informuar të dy bashkëkryesuesit e Ekipit Negociator për të gjitha temat që janë diskutuar deri më tani në Bruksel, në kuadër të fazës së fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, tha Thaçi.

“Gjithashtu, ua kam bërë të qartë se deri tani nuk ekziston asnjë dokument i shkruar zyrtar apo draft-marrëveshje e përgatitur nga BE-ja. Kjo është e natyrshme, sepse ne jemi në fazën fillestare të negociatave për të arritur një marrëveshje përfundimtare gjithëpërfshirëse. Përkundër kësaj, sapo ta mbaroj pushimin, të hënën do të takojë Ekipin Negociator dhe do ua japë edhe në formë të shkruar informacionet e përgjithshme për periudhën e deritashme të bisedimeve. Në këtë proces historik, ne do të punojmë së bashku dhe në koordinim me njëri-tjetrin”, ka thënë presidenti Thaçi.

Ekipi negociator, i përbërë nga përfaqësuesit e Qeverisë dhe njërës nga partitë opozitare, ka kërkuar ditëve të fundit që t’i ketë në dispozicion të gjitha dokumentet zyrtare që ndërlidhen me procesin negociator të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Reagon Elez Biberaj kur Edi Rama e quajti kazan VOA: Shërbimi shqiptar vijon me krenari misionin e prodhimit të gazetarisë së vlerave në mbështetje të demokracisë dhe lirisë

Drejtori për Europën dhe Azinë i Zërit të Amerikës, Elez Biberaj, ju përgjigj kryeministrit Edi Rama, pas etiketimit prej këtij të fundit, si kazan edhe për Zërin e Amerikës

Biberaj garantoi se investigimi për implikimin e deputetëve dhe shefes së kabinetit të kryemsitrit shqiptar, në biseda përgjimesh, për punësime, është i saktë ashtu si të gjitha lajmet e publikuara nga kjo media.

“Shërbimi shqiptar i Zërit të Amerikës ka siguruar vazhdimisht raportime të sakta dhe të paanshme rreth zhvillimeve në Shqipëri dhe unë garantoj plotësisht integritetin dhe gjykimin e lajmit. Shërbimi shqiptar vijon me krenari misionin e prodhimit të gazetarisë së vlerave në mbështetje të demokracisë dhe lirisë dhe t’i sigurojë audiencës së tij lajme dhe informacione të sakta, objektive dhe të balancuara në mënyrë që ata të bëjnë zgjedhjet e duhura”, u shpreh për Ora News, Elez Biberajn, Drejtori për Evropën dhe Euroazinë i Zërit të Amerikës.

Denoncimi i Zërit të Amerikës zbuloi se si zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste përdornin vendet e lira të punës në administratën e burgjeve për të punësuar militantët e tyre.

Pas këtij publikimi erdhi sulmi i Kryeministrit ndaj kësaj media

Pas publikimit të këtij lajmi, Kryeministri reagoi në twitter, duke e quajtur këtë media kazan.

“Erdhi dita që Zëri i Amerikes të flasë nga kazani i Tiranës, duke përgojuar dynjanë mbi bazë llogjesh telefonike. Për herë të parë në Albania organizohet konkurs publik për punësimet në burgje dhe kazani gjëmon deri në Amerikë e jehon në katundin tonë mediatik. Çfarë katandie”, reagoi Rama.

Katandi në fakt është kryeministri i Shqipërisë që kërkon të gjithëve t’jua mbyllë gojë, por VOA-s nuk ia mbyll dot! Lodhet kot!

Ligjvënësi republikan përjashtohet nga 3 komisione të Kongresit

Udhëheqësit republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve morën vendim të largojnë ligjvënësin Steve King nga tre komisione, si reagim ndaj komenteve të tij raciste gjatë një interviste dhënë gazetës “New York Times”. Vetë ligjvënësi amerikan, një republikan nga Ajova, e cilësoi këtë “një vendim politik, që injoron të vërtetën” sipas tij.

Vendimi kundër ligjvënësit Steve King, i cili ndodhet në mandatin e tij të nëntë, u morr të hënën vonë. Ligjvënësi veteran u kritikua nga të dyja anët e politikës. Senatorë të partisë që zoti King përfaqëson në Kongres, asaj republikane, thonë se ai duhet të japë dorëheqjen.

“Udhëheqësi i Senatit gjithashtu tha sot se Steve King duhet të gjejë një punë tjetër. Mendoj se ka absolutisht të drejtë. Mendoj se është shumë e qartë që udhëheqja e partisë është e unifikuar në qëndrimin se Steve King doli jashtë kufijve dhe se nuk duhet të shërbejë më në Kongres. ” – thotë Senatori republikan Mitt Romney.

Kritikat ndaj ligjvënësit Steve King pasuan një intervistë të tij të botuar në gazetën “New York Times” javën e kaluar, gjatë së cilës ai ngrinte pikëpyetje se si shprehje të tilla si “nacionalist i bardhë, supremacist i bardhë apo qytetërim perëndimor, mund të konsideroheshin fyese”.

Në fjalimin e tij në Dhomën e Përfaqësuesve King tha se fjalët e tij ishin keqintepretuar.

“Vlerat e Amerikës janë shprehur në dokumentet themeluese të vendit tonë, që mund t’i lexojë kushdo. Ne jemi krenarë që njerëzit e të gjitha racave, feve e besimeve nga e gjithë bota përpiqen t’i arrijnë dhe unë jam i përkushtuar që Amerika të vazhdojë në këtë drejtim. Kjo bindje nuk më bën një nacionalist apo një supremacist të bardhë. Pra edhe një herë, i hedh poshtë këto lloj etiketimesh. Ideologjia që ata përcaktojnë, siç e thashë edhe për New York Times-in, nuk ka të bëjë me racën, nuk ka pasur kurrë të bëjë me të”.

Qëndrimi kritik ndaj intervistës së ligjvënësit Steve King lidhet me komente të tij të mëparshme. Në vitin 2006 ai i pati krahasuar emigrantët me bagëti.

Kongresi po shqyrton mundësinë ta thërrasë në dëgjim përkthyesin e Trumpit

Kongresisti Eliot Engel

Dy komitete të Kongresit po shqyrtojnë mundësinë nëse do ta thërrasin përkthyesin e Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump të dëshmojë për atë që është diskutuar ndërmjet Trumpi dhe presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, raporton Reuters.

Lajmin e bëri të ditur kryesuesi i Komitetit për Marrëdhënie më Jashtë, kongresisti Eliot Engel.

Ai tha se një panel është duke punuar bashkë me stafin e Komitetit të Intelegjencës nëse përkthyesi do të duhet të ftohej për të dëshmuar pas raportimeve të “Washington Post” se presidenti Trump ia mori shënimet atij pas takimit me Putinin.

“Unë nuk preferoj ta bëjmë këtë. Duhet të shohim se çfarë mund të zbulojmë. Mund edhe të mos kemi zgjedhje tjetër” ka deklaruar Eliot Engel për rrjetin televiziv amerikan CNN.

Presidenti Trump hedh poshtë njoftimet e medias për lidhje me Rusinë

Presidenti amerikan Donald Trump po hedh poshtë njoftimet e lajmeve që lënë të kuptohet se ai i detyrohet Rusisë dhe Presidentit Vladimir Putin, ose po fsheh detaje të bisedimeve të tij private me udhëheqësin rus nga takimet e tyre, përfshirë në takimin e nivelit të lartë më Helsinki në korrik.

I pyetur nga Fox News të shtunën nëse po punon apo ka punuar ndonjëherë për Rusinë, zoti Trump tha se “mendoj që është pyetje më fyese që më është bërë ndonjëherë”.

Presidenti shtoi se ai ka qenë më i ashpër se kushdo tjetër dhe ndoshta se çdo president tjetër ndaj Rusisë.

Zoti Trump, po reagonte ndaj një artikulli në gazetën “New York Times” sipas së cilit zyrtarët e FBI-së ishin përpjekur të zbulonin nëse presidenti “Trump po punonte me vetëdije për Rusinë, apo nëse kishte rënë pa e ditur nën ndikimin e Moskës”, pasi u alarmuan nga sjellja e Presidentit Trump pasi shkarkoi ish-drejtorin e FBI-së, James Comey në Maj 2017, kur ai po drejtonte një hetim lidhur me ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

Trumpi mohon se ka fshehur detaje nga takimet me Putinin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka mohuar se ka fshehur detaje nga bisedat me presidentin rus Vladimir Putin. Trump i bëri këto komente në një intervistë për Fox News, pasi Washington Post raportoi se presidenti ka hyrë në shumë detaje gjatë bisedave me Putinin.

Duke cituar zyrtarë të qeverisë amerikane, gazeta raportoi se të paktën një herë në Hamburg më 2017, Trumpi i kishte marrë shënimet këshilltarit të tij pas takimit me Putinin, që ato të mos shpërndaheshin me zyrtarë të tjerë.

Trumpi po ashtu kishte thënë se kanë zhvilluar një bisedë shumë të mirë në takimin që morën pjesë vetëm dy liderët në Helsinki.

Marrëdheniet e Trumpit me Rusinë para zgjedhjes së tij president më 2016, janë fokusi i hetimeve të udhëhequra nga Prokurori Special, Rober Mueller.

Hetuesit po tentojnë të vijnë në përfundim nëse ka pasur ndërhyrje në fushatën elektorale të Trump nga zyrtarët rusë.

Më 11 janar, gazeta New York Times raportoi se FBI ka hapur një hetim nëse Trumpi më 2017 ka punuar për interesin e Rusisë.
Ky hetim u kundërshtua ashpër nga Shtëpia e Bardhë dhe presidenti Trump duke e quajtur absurd.

Pompeo: Nënshkrimi i marrëveshjes në Maqedoni, i hap rrugën hyrjes në NATO, BE

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo pëshëndeti miratimin nga Parlamenti i Maqedonisë të amendamenteve kushtetuese të nevojshme për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës me Greqinë.

“Udhëheqësit e Maqedonisë demonstruan largpamësi, kurajo dhe vendosmëri në përpjekjet për një zgjidhje të mosmarrëveshjes për emrin, që do t’i hapë tani rrugën Maqedonisë që të zërë vendin që i takon në NATO dhe Bashkimin Evropian si Republika e Maqedonisë së Veriut”, shkruan sekretari Pompeo në një deklaratë të shtunën.

Ai shton se Shtetet e Bashkuara e shohin këtë hap si një “shans historik për të çuar përpara stabilitetin, sigurinë, dhe mirëqenien në gjithë rajonin”.

Që ndryshimet e miratuara nga Maqedonia të hyjnë në fuqi, duhet që marrëveshja e Prespës të miratohet edhe nga parlamenti grek.

Sekretari Pompeo shpreson në një marrëveshje me Turqinë për kurdët

Sekretari Pompeo gjatë turit të tij në Lindjen e Mesme

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo ka shprehur besimin se Shtetet e Bashkuara dhe Turqia mund të bien dakort për mënyrën se si të mbrojnë rebelët kurdë në Siri, pas tërheqjes së trupave amerikane.

Agjensia e lajmeve Associated Press njoftoi se zoti Pompeo ka biseduar me Ministrin e Jashtëm turk dhe thotë se një marrëveshje e mundshme është duke u negociuar. Zoti Pompeo tha se arritja e një mirëkuptimi do t’i mundësonte Turqisë të mbronte veten dhe ndërkohë do të linte të qetë kurdët që nuk përbëjnë kërcënim për të.

Zoti Pompeo gjithashtu është optimist se kurdët që luftuan përkrah forcave amerikane kundër Shtetit Islamik në Siri, nuk do të braktisen.

Turqia i konsideron shumë prej grupeve kurde të Sirisë si terroristë dhe është zotuar t’i sulmojë. Këto kërcënime janë shtuar ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë filluar tërheqjejen nga Siria, bazuar në urdhërat e Presidentit Donald Trump.

Trump: së shpejti mund të shpall emergjencë për sigurinë kufitare

Presidenti i SHBA Donald Trump sinjalizoi të enjten se së shpejti mund të shpallë një emergjencë kombëtare dhe se do të përdorë fondet e ndërtimeve ushtarake për ngritjen e një muri përgjatë kufirit me Meksikën.

Deri tani, ai e ka patur të pamundur të bindë Kongresin që t’i japë fonde për këtë qëllim.

Presidenti Trump shkoi të enjten në Teksas për të parë nga afër përpjekjet që synojnë pengimin e emigracionit të paligjshëm në kufi.

Ai tha se ndoshta do të shpallte deklarimin e emergjencës nëse nuk arrin dot marrëveshje me demokratët e opozitës për financimin e murit. Bisedimet e Shtëpisë së Bardhë me udhëheqësit demokratë, të cilët refuzojnë të japin fonde për murin, përfunduan dje me dështim, ndërkohë që, për shkak të mosmarrëveshjeve, qeveria është mbyllur pjesërisht prej 20 ditësh.

“Unë kam të drejtën absolute për të deklaruar një emergjencë kombëtare,” u tha zoti Trump gazetarëve. “Nuk e kam bërë akoma, por mund ta bëj. Nëse kjo nuk funksionon, ndoshta do ta bëj.”

“Nuk ka asnjë arsye që të mos arrijmë në një marrëveshje,” tha Presidenti Trump, duke shtuar se “pala tjetër nuk kujdeset për sigurinë e kufirit”.

Presidenti Trump tha se ekzistojnë fonde të mjaftueshme (në dispozicion për murin) nëse ekziston një emergjencë kombëtare. Ndërkohë, demokratët dhe grupe të tjera pothuajse me siguri do të ngrejnë sfida ligjore ndaj një deklarate emergjence të presidentit dhe ndaj përdorimit të fondeve ushtarake që tashmë janë caktuar për projekte të tjera.

“Do të doja ta arrija këtë përmes Kongresit,” tha Presidenti Trump. “Ka kuptim të bëjmë marrëveshjen përmes Kongresit. … Do të ishte mirë nëse mund të bëjmë një marrëveshje, por të merresh me këta njerëz është qesharake.”

Kreu i Rezervës Federale, Jerome Powell tha se nëse mbyllja e qeverisë vazhdon për një periudhë të gjatë, kjo do të dëmtonte ekonominë e SHBA, më e madhja në botë. “Unë mendoj se kjo do të shfaqet mjaft qartë në të dhënat për ekonominë,” tha ai.

Komentet e fundit të Presidentit Trump rreth nevojës për një mur kufitar, që ishte ndoshta premtimi më i madh i fushatës së tij të suksesshme presidenciale të vitit 2016, vijnë një ditë pasi ai u largua nga një takim me udhëheqësin demokrat të Senatit Chuck Schumer dhe kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi, kur ata refuzuan të bënin lëshime. Presidenti tha se biseda me ta ishte krejtësisht një humbje kohe.”

Presidenti Trump tha se nuk do të merrte pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës këtë muaj “për shkak të qëndrimit kokëfortë të demokratëve për sigurinë kufitare dhe rëndësisë së madhe të sigurisë për vendin”.

Nga ana e saj, zonja Pelosi tha të enjten se “tani ekziston një rrugë” për zgjidhjen e çështjes: “hapni qeverinë dhe pastaj mund të zhvillojmë diskutimin për sigurinë e kufirit”, një skenar që zoti Trump e ka hedhur poshtë.

Para se të nisej për në kufirin jugor të SHBA, Presidenti Trump tha në Twitter se “ka një unitet të madh” midis ligjvënësve republikanë që e mbështesin qëndrimin e tij për të mbajtur të mbyllur një të katërtën e qeverisë federale lidhur me kërkesën për më shumë se 5 miliard dollarë fonde të reja për ndërtimin e një muri, “megjithë median e lajmeve të rreme që punon pa u lodhur për t’i dhënë çështjes një drejtim tjetër.”

Demokratët kanë ofruar 1.3 miliardë dollarë fonde të reja për sigurinë e kufirit, por jo për ndërtimin e një muri.

Një numër i vogël republikanësh kanë vënë në pikëpyetje refuzimin e zotit Trump për të rihapur agjencitë që janë mbyllur që nga 22 dhjetori, një mbyllje pothuajse tre javore, e dyta më e gjatë në historinë e SHBA, dy ditë më pak se një rekord i ri. Disa shërbime të qeverisë janë shkurtuar, me rreth 800,000 punonjës federalë që nuk punojnë ose që punojnë pa pagesë.

Asnjë prej tyre nuk do të marrë dot rrogën të premten, dita e pagesës dyjavore.

Ndërkohë, në Uashington qindra punonjës protestuan të enjten kundër mbylljes së qeverisë.

Republikanët e Senatit përsëri bllokuan përpjekjet e demokratëve për të miratuar legjislacionin për të rihapur disa prej agjencive që nuk kanë të bëjnë me sigurinë e kufirit, për shkak se Presidenti Trump i kundërshton projektligjet.

Presidenti Trump tha: “Partia e opozitës dhe demokratët e dinë mirë se ne duhet të kemi siguri të fortë kufitare, por nuk duan t’i japin ‘Trumpit’ një tjetër prej shumë fitoreve!”

Gjatë fushatës së tij të suksesshëm për presidencën në vitin 2016, zoti Trump bënte thirrje shpesh për ndërtimin e një muri prej betoni dhe thoshte se ishte Meksika ajo që do të paguante për murin. Por me refuzimin e Meksikës, Presidenti Trump ka kërkuar pa sukses miratimin e Kongresit për financimin nga taksapaguesit amerikanë të një barriere, që tani ai thotë se do të jetë prej çeliku.

SHBA: Zv/Prokurori i Përgjithshëm, Rosenstein njofton largimin nga detyra

Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm Rod Rosenstein, i cili mbikëqyr hetimet rreth ndërhyrjes ruse në zgjedhje, pritet të largohet nga posti në javët e ardhshme ndërsa kandidati i Presidentit Donald Trump për të drejtuar departamentin e Drejtësisë pritet të marrë detyrën. Njoftimi u bë të mërkurën nga disa mediat amerikane.

Zoti Rosenstein ka mbikëqyrur hetimet që po kryen Prokurori i Posaçëm rreth ndërhyrjes së dyshuar ruse ne zgjedhjet presidenciale të 2016-s si dhe lidhjeve të mundshme mes njerëzve të fushatës së zotit Trump me Rusinë. Ish-Prokurori i Përgjithshëm Jeff Sessions, një përkrahës i hershëm i zotit Trump gjatë fushatës presidenciale, hoqi dorë nga mbikëqyrja e hetimit për shkak të konfliktit të interesit. Zoti Sessions u shkarkua në nëntor, menjëherë pas zgjedhjeve për Kongresin.

William Barr, njeriu që zgjodhi Presidenti Trump për të zëvendësuar zotin Sessions pritet të paraqitet në javën e ardhshme për një seancë konfirmimi përpara komisionit juridik të Senatit, përpara se kandidatura e tij t’i kalojë Senatit për miratim.

Nëse konfirmohet zoti Barr, i cili ka qenë Prokuror i Përgjithshëm gjatë administratës së Presidentit të ndjerë George H.W. Bush, do të mbikëqyrë hetimin e drejtuar nga Prokurori i Posaçëm Robert Mueller. Konfirmimi i zotit Barr ka të ngjarë të kalojë në një proces të fortë shqyrtimi veçanërisht nga demokratët, pas njoftimeve se ai ka shkruar një memo në muajin qershor që ngre pyetje rreth hetimit. Por zoti Rosenstein ka thënë se memoja nuk ka pasur ndikim në punën e departamentit.

Fjalimi i Presidentit, televizionet verifikojnë faktet

Një numër komentatorësh të televizioneve amerikane i korrigjuan disa prej pohimeve të bëra nga Presidenti Trump në fjalimin e tij mbrëmë rreth murit të propozuar në kufi.

Rrjetet e tyre televizive u bënë objekt i një debati të pazakontë nëse duhet ta kishin transmetuar ose jo fjalimin.

Është diçka e rrallë, por jo e pashembullt, që rrjetet televizive t’i thonë jo kërkesës së një presidenti për të transmetuar një fjalim të tij. Por, nëse ato do të refuzonin ta transmetonin fjalimin e parë të zotit Trump nga Zyra Ovale, ndërkohë që qeveria është pjesërisht e mbyllur për shkak të mosmarrëveshjeve për financimin e një muri kufitar, kjo do të shihej si akt provokimi.

Përfundimisht, të katër rrjetet e mëdha kabllore amerikane vendosën ta transmetojnë fjalimin, ndërkohë që dhanë edhe reagimet e opozitës në Kongres. Gjithashtu, rrjetet televizive komentuan disa deklarata të zotit Trump që sipas tyre shtrembëronin faktet ose ishin të zmadhuara.

Korrespondentja e televizionit Associated Press pranë Shtëpisë së Bardhë Jill Colvin, tha se fjalimi përmbante një numër ekzagjerimesh dhe gabimesh faktike.

Jill Colvin, Associated Press

“Një nga pohimet e bëra nga Presidenti ishte se shumë prej njerëzve që hyjnë në vend nga kufiri jugor kanë të kaluar kriminale. Në fakt, studimet kanë treguar se në fakt emigrantët kryejnë më pak krime se sa njerëzit e lindur në Amerikë.”

Rrjeti CNN dhe NBC thanë se Presidenti në mënyrë të rreme pohoi se ishin demokratët ata që kishin hedhur idenë e ngritjes së një barriere prej çeliku në vend të një muri në kufi.

Komentatori i njohur i rrjetit Fox News, Sean Hannity ndërkaq kritikoi përgjigjen e opozitës demokrate ndaj fjalimit, duke thënë se kundërshtarët e zotit Trump nuk përmendën krimet e kryera nga emigrantët pa dokumente, një argument që presidenti u përpoq ta theksonte në fjalimin e tij.

Komentatorit të njohur iu bashkua edhe senatori Lindsey Graham, i cili tha se qëndrimi i zotit Trump përfaqëson shansin më të mirë për të përmirësuar sigurinë e kufirit.

Asnjë nga rrjetet e mëdha televizive nuk përdori titra ose tekst në ekran, për të hedhur poshtë deklaratat e zotit Trump kur ai ishte duke folur. Por rrjetet CNN dhe MSNBC përdorën formatin e krahasimit të deklaratave me faktet pasi presidenti kishte mbaruar fjalimin.

Zjarri pyjor në Kaliforni katastrofa më e shtrenjtë natyrore në 2018

Zjarri që përfshiu shtetin federal amerikan të Kalifornisë vitin e kaluar është katastrofa natyrore më e shtrenjtë në botë në vitin 2018, ka njoftuar kompania gjermane e sigurimeve “Munich Re”.

Kompania thotë se zjarri Camp që shpërtheu në Kaliforni më 8 nëntor shkaktoi një dëm prej 16.5 miliardë dollarësh. Nga zjarri, jetën e humbën mbi 80 persona dhe rreth 14 mijë shtëpi u dogjën. Një pjesë e dëmit material prej 12.5 miliardë dollarë ishte siguruar.

Uragani që shkaktoi dëmet më të mëdha në vitin 2018 ishte Michael, i cili goditi shtetin federal të Floridës në tetor. Supozohet se kjo fatkeqësi natyrore shkaktoi një dëm prej 16 miliardë dollarësh ndërsa 35 persona humbën jetën nga goditja e stuhisë.

Dëmi i shkaktuar nga fatkeqësitë natyrore vitin e kaluar vlerësohet në 160 miliardë dollarë ndërsa “Munich Re” thotë se këto janë humbje më të vogla krahasuar me vitin 2017, e cila në atë kohë arriti në rreth 350 miliardë dollarë.

Torsten Jeworrek, një anëtar i bordit drejtues të kompanisë, tha se lidhja midis zjarreve të pyjeve në Kaliforni dhe ndryshimeve klimatike është e dukshme. aa

“Holiday Train Show”, udhëtimi në kohë dhe miniatura e New Yorkut

NEW YORK – New Yorku ka kthyer traditën e preferuar festive – ekspozita “Treni festiv” (Holiday Train Show).

Një nga mënyrat e preferuara të turistëve të shumtë që vizitojnë New Yorkun në SHBA, por edhe i vet njujorkezëve, është që festat e fundvitit t’i kalojnë në ekspozitën “Treni festiv” (Holiday Train Show), e cila do të zgjasë deri më 21 janar.

Ekspozita është hapur në parkun botanik të New Yorkut ndërsa në ditë vizitohet nga disa mijëra njerëz. Vizitorët mund të shohin miniaturën e New Yorkut me shfaqjen simbolike të ndërtesave të qytetit. Në mesin e 175 maketave që ndodhen në ekspozitë, mund të shihen Statuja e Lirisë, biblioteka e qytetit, ndërtesa Rockfeller, Empire State, stacioni kryesor hekurudhor dhe stadiumi Yankee.

Çdo njëra është bërë nga lëvorja, gjethet apo materialet tjera natyrore. Janë ekspozuar disa sisteme hekurudhore ku lëvizin dhjetra trena. Po ashtu janë ekspozuar edhe maketet e trenave të përdorur në tre shekujt e fundit. aa


Send this to a friend