VOAL

VOAL

SHBA: Dhuna me armë, mbizotëruese në politikë pas vrasjeve masive

Çështja e dhunës me armë ka mbizotëruar në debatet politike të Shteteve të Bashkuara, pas vrasjeve masive fundjavën e kaluar në Teksas dhe Ohajo. Ndërsa anëtarët e Kongresit janë me pushimet e gushtit, kandidatët demokratë për president po bëjnë thirrje për veprim dhe Presidenti republikan Donald Trump po premton kontroll më rigoroz të blerësve të armëve. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Mike O’Sulivan njofton:

Më shumë se 30 vetë humbën jetën në dy vrasje masive. Funerali i një viktime u mbajt të shtunën në Ohio.

Në Ajova të premten, kandidatët demokratë për president u përqëndruan tek dikush që nuk ishte i pranishëm: Presidenti Donald Trump.

“Bëhet fjalë për dikë që e mori postin dhe që ka përdorur merin dhe zërin e presidentit të Shteteve të Bashkuara për të na përçarë”, tha senatorja Kamala Harris.

Zoti Trump i ka dënuar sulmet, por demokratët thonë se retorika e tij për eimigrantët e paligjshëm frymëzon urrejtje. Presidenti u tha gazetarëve të premten se ai do që kontrollet për blerësit e armëve të bëhen më të rrepta.

“Ne nuk duam njerëz që kanë sëmundje mendore, njerëz të sëmurë, të kenë armë”, tha ai.

Kreu i republikanëve në Senat, Mitch McConnell, i rrethuar nga protestuesit në shtetin e tij të Kentucky, tha në një emision radioje të premten që komentet e demokratëve nuk janë të dobishme.

“Pas secilës prej këtyre ngjarjeve, prirja ka qenë për t’u përfshirë në debate politike, në vend që të punohet për të zgjidhur diçka. Presidenti më telefonoi sot në mëngjes për këtë temë. Ai dëshiron të shohë rezultate.”

Shoqata Kombëtare e Armëve, që ka ndikim të madh politik thotë se kontrolli më i rreptë nuk do t’i ndalojë kriminelët.

Kandidati demokart për president Cory Booker i tha një publiku në Ajova të premten se vendi duhet të merret me çështjen e terrorizmit të brendshëm nga supremacistët e bardhë. Ai e bëri këtë argument përsëri të dielën.

“Dhe problemi është se në Shtëpinë e Bardhë nuk kemi dikë që të ngrihet dhe të thotë se do të përballemi me këtë, të caktojmë burime, të shpenzojmë energjinë, kemi dikë që po e amplifikon, që po kontribuon tek kjo lloj përçarjeje”.

Ambasadorja e re amerikane në Tiranë merr këshillat e fundit nga Mike Pompeo

Pak kohë më parë u përcaktua se zëvendësuese e ambasadorit Donald Lu në Tiranë do të jetë Yuri Kim, e emëruar nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

Ambasadorja e emëruar, që pritet të kalojë edhe kongresin, ka zhvilluar ditët e fundit një takim me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Mike Pompeo.

Ka qenë vetë Pompeo ai që ka shpërndarë foto nga takimi me ambasadorët e rinj amerikanë që pritet të fillojnë punë në vende të ndryshme të botës.

Pasi i mbaroi mandati Donald Lu u emërua ambasador në Kirgistan, ndërsa deri në mbërritjen e kryediplomatit të ri amerikan “çelësat” e ambasadës në Tiranë po i mban e ngarkuara me punë Leyla Moses-Ones.

SHBA: Miliarderi Jeffrey Epstein i akuzuar për trafik seksual, kryen vetëvrasje

Financieri Jeffrey Epstein kreu vetëvrasje në qeli ku priste gjyqin për akuza për trafik seksual në Nju Jork, i tha të shtunën agjencisë së lajmeve Associated Press një ish-zyrtar i rendit.

Ai u gjet i vdekur në qeli të shtunën në mëngjes, sipas zyrtarëve që ishin të informuar për çështjen por nuk deshën të identifikohen se nuk ishin të autorizuar të flisnin publikisht për çështjen. Mjeku ligjor i Manhatanit e konfirmoi vdekjen e Epsteinit.

Arrestimi i tij solli si rezultat hetime për mënyrën sesi autoritetet e kishin trajtuar fillimisht rastin e tij, kur akuza të ngjashme ishin ngritur kundër tij në Florida para më shumë se një dekade. Sekretari i Punës, Alexander Acosta dha dorëheqjen muajin e kaluar pas kritikave të ashpra për rolin e tij në mbikqyrjen e çështjes, kur ishte Prokuror i Përgjithshëm në Majami.

Miliarderi 66 vjeçar kishte deklaruar pafajësinë në një gjykatë të Nju Jorkut ndaj akuzve se kishte drejtuar një rrjet të gjerë vajzash të mitura për marrëdhënie seksuale. Sipas akt-padisë, zoti Epstein i kishte joshur vajzat të shkonin në vilat e tij në Manhatan dhe Florida në periudhën 2002-2005 dhe i kishte paguar qindra dollarë për seks. za

Kritikohet Presidenti Trump për thëniet se sulmet në masë u shkaktuan nga probleme mendore

Presidenti i Shteteve të Bashkuara e vuri theksin te sëmundjet mendore si shkaktari kryesor i dhunës me armë. Këto komente ai i bëri pas dy sulmeve në masë gjatë fundjavës ku u vranë më shumë se 31 persona. Kritikët thonë se retorika e presidentit nuk përputhet me veprimet e tij. Megjithëse Presidenti Trump ka kërkuar trajtim dhe izolim për personat me probleme mendore, administrata e tij ka hequr dorë nga rregullorja që u ndalon të sëmurëve mendorë blerjen e armëve. Po kjo administratë është përpjekur të shfuqizojë ligjin e kujdesit shëndetësor, me të cilin qytetarët me të ardhura më të vogla kanë qasje në shërbimet shëndetësore mendore.

Më shumë se 31 persona u vranë në dy sulmet në masë, javën që shkoi në El Paso të Teksasit dhe Dejton të Ohajos, të kryera nga persona me armë automatike.

Menjëherë pas sulmeve, Presidenti Trump premtoi veprime për të ndaluar masakrat.

Por ai minimizoi nevojën e kontrollit të armëve duke i dhënë fokus sëmundjeve mendore.

“Sëmundjet mendore dhe urrejtja tërheqin këmbëzën, jo armët”, tha Presidenti Trump.

Presidenti ka kërkuar reformë të ligjit për shëndetin mendor, në mënyrë që të identifikohen dhe trajtohen më lehtë personat me prirje për dhunë por në rast nevoje edhe të izolohen.

Por, përkrahësit e kontrollit të armëve dhe profesionistët e shëndetit thonë se fokusimi në sëmundjet mendore nuk e lufton këtë dukuri.

Në vend të kësaj, ekspertët thonë se treguesi i rrezikut është sjellja e kaluar kriminale.

“Ne e dime se urrejtja po i nxit këto krime dhe urrjejta nuk është sëmundje mendore”, tha Joshua Horwitz nga koalicioni për ndaljen e dhunës me armë.

Kritikët shtojnë se retorika e presidentit nuk përputhet me veprimet e tij. Administrata e tij është tërhequr nga rregulloret e kaluara për pronësinë e armëve nga të sëmurë mendorë dhe ka provuar të shfuqizojë ligjin e miratuar në mandatin e Presidentit Obama që u ofronte sigurim shëndetësor privat dhe qasje në programet qeveritare për trajtimin e shëndetit mendor personave me të ardhura të vogla.

“Sigurisht, shërbimet e shëndetit mendor kanë rëndësi. Njëkohësisht njerëzit që thonë se shkaku është shëndeti mendor dhe jo prania e armëve në rrugë, janë po ata njerëz që provuan të ndërpresin sigurimin shëndetësor falas Medicaid dhe po ata provuan të shfuqizojnë ligjin e kujdesit të përballueshëm”, tha senatori demokrat nga shteti Ohajo, Sherrod Brown.

Përkrahësit e kontrollit të armëve thonë se përqendrimi te sëmundjet mendore shmang faktorë të tillë si qasja e lehtë e amerikanëve në armë zjarri duke përfshirë edhe ato të kalibrit të rëndë.

“Nëse do të bësh diçka për të ndalur dhunën, duhet të bësh diçka për armët”, tha Joshua Horwitz nga koalicioni për ndaljen e dhunës me armë.

Presidenti Trump ka mbështetur shtrëngimin e procedures së blerjes së armëve, duke kontrolluar të kaluarën e blerësve, por kundërshtimet e grupeve që mbështesin të drejtën e posedimit të armëve si dhe mungesa e konsesusit në Kongres, zbehin mundësitë e miratimit të një ligji të tillë.

Nëse nuk bëhet diçka e madhe në rang federal, shtetet mund të marrin masa veç e veç.

Shtatëmbëdhjetë shtete kanë urdhëruar mbrojtje nga i ashtuquajturi “rrezik ekstrem” që lejon autoritetet t’u marrin armët qytetarëve që mendohet se paraqesin rrezik për veten ose të tjerët. za

SHBA, ndryshime të tjera në udhëheqjen e zbulimit kombëtar

Në udhëheqjen e agjencisë kryesore të zbulimit amerikan këto ditë ka patur disa lëvizje. Por Presidenti Donald Trump ende nuk ka njoftuar publikisht se cilin do të emërojë drejtor të përhershëm të zbulimit kombëtar.

Presidenti Donald Trump tha në një koment në Twitter se kishte pranuar të enjten vonë dorëheqjen e Zëvendës Drejtoreshës Kryesore të Zbulimit Kombëtar, Sue Gordon, e cila para pak kohe njoftoi se përgatitej të merrte postin e drejtoreshës në detyrë të kësaj agjencie.

“Sue Gordon është tani atje. Ajo më pëlqen shumë. Gjithmonë më ka pëlqyer Sue Gordon. Por ne do të bëjmë një zgjedhje tjetër. Ajo sigurisht do të merret parasysh për t’u bërë drejtoreshë në detyrë. Me siguri do të flasim për këtë ose sot ose javën tjetër,” tha Presidenti Trump në një koment të mëparshëm me gazetarët.

Nga letra e dorëheqjes së zonjës Gordon drejtuar Presidentit thuhet se dilte qartë që ajo nuk po largohej me dëshirën e saj.

Ajo i tha Presidentit Trump se letra ishte një akt respekti dhe patriotizmi, jo preferencë, dhe se ai duhet të caktonte aty ekipin që dëshironte.

Largimi i zonjës Gordon vjen më pak se dy javë pasi drejtori i zbulimit kombëtar, Dan Coats, njoftoi se do të largohej më 15 gusht.

Në Twitter, Presidenti Trump tha se, admirali në pension, Joseph Maguire, ish-drejtor i Qendrës Kombëtare të Kundërterrorizmit, do të bëhej drejtor në detyrë i zbulimit kombëtar më 15 gusht, ditën kur hyjnë në fuqi dorëheqjet e zotit Coats dhe zonjës Gordon.

Presidenti Trump ende nuk ka njoftuar publikisht se cilin do të emërojë drejtor të përhershëm të zbulimit kombëtar. za

Shqipëri: Rivlerësimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve, mes kritikash dhe debatesh

Mimoza Picari

Në Shqipëri, proçesi i rivlerësimit të prokurorëve dhe gjyqtarëve, si pjesë e reformës në drejtësi ka marrë shumë vëmendje në opinionin publik për shkak se ai po shoqërohet me largime në masë të përfaqësuesve të sistemit të drejtësisë. Kjo ka sjellë kolaps të dy gjykatave asaj kushtetuese dhe të lartë, dhe për pasojë debati politik dhe ai në rradhët e drejtësisë po zhvillohet me tone të larta. Kritikët e Vettingut shohin tek ai një proces agresiv, në disa raste me standarte të dyfishta dhe të ndikuar politikisht nga shumica qeverisëse. Shefja e operacionit ndërkombëtar të ONM, Genoveva Ruiz Calavera, në një intervistë të posaçme me shkrim për Zërin e Amerikës, i hodhi poshtë këto pretendime duke i cilësuar ato si sinjale se Vetting po trondit themelet e një sistemi të korruptuar. Ajo mohoi që ky proçes të jetë nën ndikime politike, dhe nënvizoi nevojën e reformimit të sistemit të drejtësisë.

Rivleresimi i prokurorëve dhe gjyqtarëve, si pjesë e reformës në drejtësi, ka larguar nga detyra 74 prokurorë dhe gjyqtarë ndërsa 39 kanë dhënë dorëheqje. Në total 113 prokurorë dhe gjyqtarë i mungojnë sistemit dhe për rrjedhojë dy gjykatat ajo kushtetuese dhe e lartë s’mund të marrin vendime për shkak të mungesës së gjyqtarëve. Vetting-u monitorohet nga Operacioni ndërkombëtar i monitorimit. Gati tre vite nga miratimi, ai ka marrë mjaft vëmendje jo vetëm si produkti i parë i reformës në drejtësi por edhe si test për ecurinë e saj. Shefja e ONM, Genoveva Ruiz Calavera në përgjigjet me shkrim i tha Zërit të Amerikës, se ky proçes synon kthimin e besimit të publikut në sistemin e drejtësisë.

“Procesi i rivlerësimit (i njohur si vetingu) u fillua me objektivin kushtetues të rikthimit të besimit të publikut në sistemin gjyqësor, duke pastruar radhët e sistemit të drejtësisë nga zyrtarët e korruptuar. Seancat dëgjimore janë publike dhe institucionet e mbajnë publikun të informuar për arsyetimin e vendimeve të vetingut. Numri i madh i magjistratëve që japin dorëheqjen ose janë duke u larguar nga puna konfirmon se ky është një proces serioz për rinovimin e gjyqësorit”- pohon shefja e ONM, Genoveva Ruiz Calavera.

“Ne jemi mësuar jemi mesuar që opinioni publik është bombarduar me reformën të barazuar me proçesin e Vetting. Në fakt Vetting në vetvete nuk është reforma Vetting është një nga aspektet që do të nxjerë jashtë sistemit ata gjyqtarë dhe prokurorë që kanë abuzuar me funksionin e tyre”- shprehet Artan Hoxha, Dekan i Fakultetit të Drejtësisë në UT.

Komiteti shqiptar Helsinkit që ka monitoruar që prej fillimit procesin vëren se në përgjithësi ai ka qenë pozitiv, përsa i takon aspektit të së drejtës për një proçes të rregullt ligjor.

“ Ne kemi parë që shumë qytetarë kanë qenë aktivë dhe paraqitur denoncimet e tyre.Madje ka patur gjyqtarë dhe prokurorë, që janë rivlerësuar dhe për të cilët ka patur një numër të konsiderueshëm ankesash”- thotë Erida Skëndaj, Drejtore ekzekutive e Komitetit Shqiptar të Helsinkit.

Që prej fillimit të proçesit të Vettingut për prokurorët dhe gjyqtarët janë bërë afro 4 mijë e 200 denoncime nga qytetarët. Ato merren në shqyrtim nga organet e Vetting dhe nëse ka prova dhe fakte bindëse për prokurorët dhe gjyqtarët e denoncuar këto ndikojnë në marrjen e vendimeve për ta, gjatë rivlerësimit, i cili bazohet në kriterin e pasurisë, të pastërtisë së figurës dhe kriterin profesional.

“Mënyra se si po zhvillohet proçesi i verifikimit të prokurorëve dhe gjyqtarëve, më duket më agresiv se ai që duhet të jetë në fakt”-thotë Artan Hoxha, Dekan i Fakultetit të Drejtësisë në UT.

“Kritikat tona kryesore kanë qenë në drejtim të konsolidimit të jurisprudencës të organeve të Vettingut dhe në mënyrë të veçantë, në pjesën e zbatimit të proporcionalitetit. Vetting-u nuk mud të jetë radikal dhe nuk mund të penalizojë këdo, por vetëm ata me probleme serioze”- argumenton Erida Skëndaj, Drejtore ekzekutive e Komitetit Shqiptar të Helsinkit.

“Ne nuk kemi qenë kundër reformës. Ne e shpëtuam reformën. Ata që vlerësojnë reformën vetëm nga vetting-u që ka dy anë të padiskutueshme. Ka anën që nxjerr nga sistemi njerëz. Dhe anën që bën gjahun e shtrigave për llogari të qeverisë në mënyrë të padiskutueshme. Por ka një gjë themelore. Ky Vetting që bëhet thyen parimet universale, thyen parimet e mishëruara në Kartën Europiane të të Drejtave të Njeriut”- shprehet Sali Berisha- ish-kryeministër.

“Janë marrë masa serioze për të siguruar ekuilibrat dhe garancitë e nevojshme për pavarësinë e organeve të vetingut, në veçanti për të siguruar mungesën e ndonjë roli vendimmarrës ose përfshirjes së nivelit politik në to. Vëzhguesit tanë ndërkombëtarë po monitorojnë nga afër çdo hap të vendimmarrjes në të gjitha rastet e vetingut. Deri më tani, nuk ka asnjë të dhënë për ndërhyrje politike ose presion tjetër të padrejtë të jashtëm apo të brendshëm”- pohon Genoveva Ruiz Calavera shefja e ONM.

“Nuk e lamë ne vendin pa gjykatë kushtetuese. Dhe në mënyrë absolute kjo ka qenë e qëllimshme. Se nëqoftëse vendi sot është pa Gjykatë Kushtetuese, ishte kjo që na ndau ne nga reforma pasi votuam ndryshimet kushtetuese. Ne ishim për një Vetting që shkonte nga poshtë lart dhe nuk krijonte vakum në sistem”- pohon Sali Berisha- ish-kryeministër.

“Duhet një rivlerësim i situatës. Dihej që në fillim që sistemi vuante, por nëse këtë mekanizëm në do ta përdorim kaq ashpër ne kemi rrezik të humbasim sistemin ose ta vëmë atë në rrezik në ushtrimin e funksioneve dhe detyrave kushtetuese që ka”- thotë Artan Hoxha, Dekan i Fakultetit të Drejtësisë në UT.

Shefja e ONM është e bindur se proçesi i Vetting ka dhënë një measzh të fortë për të gjithë ata që kanë abuzuar me pushtetin.

“ Sulmet në rritje ndaj reformës në drejtësi, Vetting-ut dhe ONM-së, vëzhguesve ndërkombëtarë dhe misioneve tona të asistencës së BE në këtë drejtim janë shumë domethenëse. Këto pretendime janë të pabazuara dhe të papranueshme, por ne i shohim ato si një konfirmim që Vetting-u po trondit themelet e një sistemi të korruptuar. Shpresojmë që ndryshimi në gjyqësor të forcojë profesionalizmin, aftësinë dhe guximin e magjistratëve të sapoemëruar për të luftuar korrupsionin.Disa ditë më parë, me rastin e përurimit të Pallatit të ri të Drejtësisë në Tiranë, unë ndoqa një ceremoni diplomimi të Shkollës së Magjistraturës. Unë isha shumë krenare që pashë gjyqtarë dhe prokurorë të rinj që merrnin detyrën dhe të betoheshin për t’i shërbyer Kushtetutës”- pohon Genoveva Ruiz Calavera shefja e ONM.

“Këta që vijnë sado me dëshirë të futen në sistem, këta janë të rinj e para, e dyta që të zhvillohesh në karierë gjyqësore dhë të prokurorisë ka disa kritere ligjore dhe kushtetuese. Është si të rrisësh një njeri, ashtu rritet dhe sistemi”- pohon Artan Hoxha, Dekan i Fakultetit të Drejtësisë në UT.

Në shkarkimin e mbi 70 gjyqtarëve dhe prokurorëve nga detyra kriteri kryesor ka qenë ai i pasurisë. Ai rrëzoi dhe prokuroren e parë që ju nënshtrua vetting Besa Nikhasanin e cila i është drejtuar Gjykatës së të drejtave të njeriut në Strasburg, që e ka marrë në shqyrtim çështjen e saj.

“Mosjustifikim i pasurisë në thanë. S’ke çertifikatë pronësie për shtëpinë në Lezhë. Banesën në Lezhë e kisha deklaruar që në 2003-in, me adresë dhe me të dhëna se ka qenë e pahipotekuar. Sot 60% e pronave në Shqipëri janë me probleme” – shprehet Besa Nikëhasani, prokurore e shkarkuar nga Vetting.

“Shoqëria shqiptare ka qenë dhe vazhdon të mbetet një shoqëri informale. Deri para pak vitesh ne edhe pagën e kemi marrë me bordero. Pra kesh dhe jo përmës bankës. T’u kërkosh sot prokurorëeve dhe gjyqtarëve të përgjigjen në detaje për transaksione të caktuara, për justifikim të pasurisë sikur shoqëria ka funksionuar në mënyrë perfekte me formalitet, do të thotë se që në fillim i kë vënë në pozitë të vështirë”- pohon Artan Hoxha, Dekan i Fakultetit të Drejtësisë në UT.

“Dhe ajo për të cilën ne kemi tërhequr vëmendjen ndaj organeve të Vetting dhe kemi parashtruar edhe raportet dhe analizat tona ka qënë fakti se në disa raste parimi i proporcionalitetit, ka shkuar në funksion të konfirmimit në detyrë, dhe në disa raste të tjera ky parim i ka djegur këta prokuorë dhe gjyqtarë dhe i ka shkarkuar nga detyra”- argumenton Erida Skëndaj, Drejtore ekzekutive e Komitetit Shqiptar të Helsinkit.

“ Ka standarte të dhjetëfishta jo të dyfishta. Problemi është se këta nuk mbajnë përgjegjësi”- shprehet Besa Nikëhasani, prokurore e shkarkuar nga Vetting.

“Ne jemi Kolegji i posaçëm i apelimit. Ne kemi zbatuar ligjin dhe vetëm ligjin. Nuk na e ndryshojnë idenë e gjykimit as opinonet dhe as mendimet e askujt”- u shpreh Natasha Mulaj, kryetare e Kolegjit të posaçëm të apelimit.

Në Gjykatën e strazburgut mjaft prokuorë dhe gjyqtarë të shkarkuar nga Vetting kanë depozituar padi ndaj shtetit shqiptar. Kjo gjykatë ka gjetur në shkelje të konventës së të drejtave të njeriut edhe shtete të mëdha si Franca Anglia por në rastin e shqipërisë rreziku lidhet me besimin ndaj Vetting.

“Mund të krijojë problem Gjykata e Strasburgut përsa i takon besueshmërisë në këtë proçes dhe legjitimitetit të tij”- thotë Erida Skëndaj, Drejtore ekzekutive e Komitetit Shqiptar të Helsinkit.

“ Sot Gjyata e Strasburgut ka shtruar pyetje asgjësuese për reformën. Sepse dënohen në një proçes të pandershëm. Këta i kanë lejuar vetes që të jenë vetë hetues edhe vetë gjykatës. Kjo formë nuk ekziston. Kjo do të çojë në kolaps, sapo Strasburgu të japë vendimet e para për proçedurat staliniste”- thotë Sali Berisha- ish-kryeministër.

“Nëse dikush fiton një çështje në Strasburg nuk është sakrilegj madje është mirë, sepse i bën mirë dhe vetë proçesit. E rëndësishme është që struktura e reformës të mos cënohet”- pohon Artan Hoxha, Dekan i Fakultetit të Drejtësisë në UT.

Rivlerësimi i afro 700 prokurorëve dhe gjyqtarëve pritet të përfundojë në vitin 2026. Angazhimi i operacionit ndërkombëtar të monitorimit do të jetë deri në fund të këtij proçesi me rekomandime dhe opinione duke përfshirë edhe mendime kundërshtuese nëse është e nevojshme.

“Për më tepër, ne kemi dhënë kohët e fundit 42 milion € nga fondet e BE-së në një program të ri drejtësie që do të ndihmojë në konsolidimin e reformës. Ne gjithashtu do të vazhdojmë të raportojmë në detaje për situatën e Shqipërisë në raportet e Komisionit. Siç e shihni, angazhimi i BE-së në Shqipëri është i shumëanshëm dhe shumëdimensional sepse ne duam të shohim rezultate konkrete dhe të matshme për realizimin e shtetit të së drejtës. Kjo është jetike për të mbrojtur qytetarët dhe për të nxitur zhvillimin ekonomik, aq shumë të nevojshëm për të siguruar që brezat e rinj të qëndrojnë në këtë vend të bukur ku kanë lindur pa pasur nevojë të kërkojnë një të ardhme më të mirë jashtë vendit”- shprehet Genoveva Ruiz Calavera shefja e ONM.

“Ne duhet që këtë moment të mos e humbasim për Shqipërinë, sepse është një moment shumë i veçantë. Nëse ne në fund të këtij proçesi arrijmë të kemi një sistem gjyqësor të pavarur, të paanshëm dhe profesional, ne kemi disiplinuar të gjithë shoqërinë shqiptare”- shprehet Artan Hoxha, Dekan i Fakultetit të Drejtësisë në UT .

Huntsman: Marrëdhëniet me Rusinë më të vështirat në vite

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Rusi, Jon Huntsman, ka dhënë dorëheqje pas dy vitesh në pozitën më të lartë të diplomacisë amerikane në Moskë. Ai e ka quajtur kohën që shërbeu si ambasador një nga periudhat më të vështira në historinë e marrëdhënieve dypalëshe.

Në seancën e thirrur në Senat për emërimin e tij para dy vitesh, kandidati i atëhershëm i emëruar si ambasador në Rusi, Jon Huntsman, ishte i ndërgjegjshëm për vështirësitë.

“Nuk kam iluzione se të shërbesh si ambasador i SHBA-së në Rusi është e lehtë dhe e thjeshtë. Marrëdhëniet tona janë sfida më e rëndësishme dhe e komplikuar në politikën e jashtme”, u shpreh në atë kohë thënë ambasadori amerikan në Rusi, Jon Huntsman.

Pikërisht këto vështirësi bën që ai të largohet dy vite pasi udhëhoqi misionin diplomatik në Rusi. Zoti Huntsman shërbeu në Moskë në kohën kur agjencitë inteligjente amerikane thanë se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 dhe një komision i veçantë hetoi lidhjet midis Moskës dhe fushatës së kandidatit të atëhershëm, tani presidentit Donald Trump.

“Në shumë mënyra, marrëdhëniet SHBA-Rusi janë përcaktuar nga hetimet e akuzave ndaj Rusisë dhe konsensusi nga të dy partitë në Kongres se duhet të kufizojmë angazhimin dhe marrëdhëniet tona me Moskën për shkak të aktiviteteve të tyre kundër nesh”, tha Mark Simakovsky nga Këshilli i Atlantikut.

Në letrën e tij të dorëheqjes, zoti Huntsman ofron disa këshilla për pasuesit e tij ku thotë se Rusia duhet të mbahet përgjegjëse kur veprimet e saj kërcënojnë SHBA-në ose aleatët e tyre.

Para Rusisë ai kishte shërbyer si ambassador në Kinë e Singapor.

Ka zëra se ai mund të futet në garë për guvernator në shtetin Utah, një post këtë që e kishte dikur.

Largimi i tij vjen në kohën e përdorimit të dhunës nga Kremlini kundër protestuesve, të udhëhequra nga mbështetësit e kandidatëve të partive opozitare të përjashtuara nga gara për këshillin bashkiak të Moskës.

Policia ruse ka arrestuar më shumë se 1 mijë persona. Pamjet e forcave të rendit duke rrahur qytetarë të shtrirë në tokë, kanë marrë vëmendje globale.

Në letrën e dorëheqjes së tij, zoti Huntsman i bën thirrje Rusisë të respektojë sundimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut. za

Presidenti Trump përballë protestave në El Paso dhe Dejton

Richard Green

Presidenti amerikan Donald Trump dhe bashkëshortja Melania u pritën nga dhjetëra protestues gjatë vizitave që bënë dje në Dejton të Ohajos dhe El Paso të Teksasit, ku fundjavën e kaluar ndodhën dy vrasje masive me armë zjarri. Demonstruesit në të dy qytetet shprehën zemërimin e tyre për rregulloret e pamjaftueshme për armët si dhe ndaj komenteve të Presidentit për emigrantët dhe njerëzit me ngjyra që janë denoncuar si raciste.

Pak para se të nisej nga Shtëpia e Bardhë për në Ohajo dhe Teksas, Presidenti Trump u mbrojt edhe një herë ndaj kritikave në rritje se komentet e tij përqafojnë dhe inkurajojnë supremacizmin e bardhë. Ai shkoi aq larg sa që la të kuptohet se i dyshuari për vrasjet masive në Ohajo mbështeste kundërshtarët e tij liberalë.

“Pra, kritikët e mi janë njerëz politikë, ata po përpiqen të fitojnë pikë. Në shumë raste ata janë duke kandiduar për president dhe janë shumë poshtë në sondazhe. Nëse shihni ngjarjen në Dejton, ky ishte personi që mbështeste Bernie Sandersin, lëvizjen Antifa, senatoren Elizabeth Warren, me sa kuptoj. Nuk kishte asnjë lidhje me Presidentin Trump. Pra, këta janë njerëz që kërkojnë përfitime politike. Dhe sa më shumë që të jetë e mundur unë jam përpjekur të qëndroj jashtë kësaj”.

Përshëndetja e ngrohtë që zotit Trump iu rezervua nga personalitetet vendase kur mbërriti në Dejton ishte në kontrast me protestuesit e zemëruar që ishin rreshtuar në rrugët jashtë spitalit ku ai dhe zonja e parë vizituan disa nga 27 personat e plagosur nga ngjarja e së dielës, ku u vranë 9 vetë.

Senatori Demokrat i Ohajos Sherrod Brown thotë se ai i kërkoi presidentit të nxisë aleatët e tij republikanë të Senatit të ndërmarrin veprime të shpejta lidhur me legjislacionin e ri për kontrollin e armëve të miratuar tashmë në Dhomën e Përfaqësuesve të kontrolluar nga demokratët.

“Si kryetarja e bashkisë ashtu edhe unë i bëmë thirrje Presidentit që t’i kërkojë udhëheqësit të Senatit Mitch McConnell ta mbledhë Senatin përsëri në seancë këtë javë, për t’i thënë se ai dëshiron që të debatohet projektligji i miratuar tashmë nga Dhoma për kontrollin e të shkuarës së personave që blejnë armë. I kërkova Presidentit të më premtojë mua dhe popullit amerikan se ai do ta nënshkruajë atë projektligj pasi të jetë shprehur në mbështetje të tij bashkë me senatorin McConnell.”

Në El Paso, ku 22 njerëz u vranë në një supermerkat vetëm disa orë para vrasjeve në Dejton, Presidenti Trump vlerësoi personelin e urgjencës që u erdhi në ndihmë viktimave dhe kapi personin që shtiu.

“Puna që keni bërë si polici, si zbatues të ligjit, si reagues të parë, është e jashtëzakonshme. Dhe të gjithë po e thonë këtë. Unë desha të vij dhe t’ju falënderoj sepse jeni njerëz shumë të veçantë”.

Zemërimi ishte i madh edhe në El Paso, qytet në kufi me Meksikën. Personi i dyshuar për vrasjet Patrick Crusius, njoftohet se postoi një mesazh supremacist në internet pak orë para se të qëllonte, duke shprehur urrejtje të madhe ndaj hispanikëve.

Shumë banorë të El Pasos fajësuan retorikën e presidentit dhe politikat e tij kundër emigrantëve pa dokumente nga Meksika dhe vende të tjera të Amerikës Qendrore.

“Këto politika të mbushura me urrejtje zbatohen pikërisht këtu në komunitetin tonë çdo ditë. Ky sulm, dhe secili para tij, ka qenë një sulm ndaj të drejtës sonë për të ekzistuar. Sot, në një ditë kur komuniteti ynë është ende i tronditur, ende në zi dhe ende duke marrë veten nga ky sulm terrorist dhe supremacist, sepse kjo është e vërteta. Në një ditë kur komunitetet latino në të gjithë vendin kanë frikë se nesër mund të jetë radha e tyre. Sot ne duhet ta mbajmë Presidentin përgjegjës për modelin e racizmit që karakterizon administratën e tij.”

“Ne kemi një president që demonizon komunitete si ky,” tha Beto O’Rourke, kandidat demokrat për president, i cili më parë përfaqësonte El Pason në Kongres.

Presidenti e sulmoi zotin O’Rourke në Twitter para se të arrinte në El Paso, duke e ironizuar për rezultatin e ulët në anketa dhe duke e akuzuar për falsifikim të origjinës familjare për ta paraqitur veten si hispanik.

Trumpi e do një marrëveshje Kosovë –Serbi deri në qershor?

Presidenti i Serbisë i ka komentuar zhvillimet e fundit që kanë të bëjnë me relacionet Kosovë –Serbi dhe procesin e dialogut mes palëve. Ai ka thënë se supozon që vendet perëndimore do ta kërkojnë përshpejtimin e gjetjes së një zgjidhjeje për Kosovën, por ka theksuar se enda nuk ka dëgjuar ndonjë propozim prej tyre, duke theksuar se krejt çfarë po bëjnë ata është rritja e presionit ndaj tij.

Vuçiq ka theksuar përsëri se ideja e tij për këmbim territoresh është hedhur poshtë nga të gjithë duke theksuar se kjo është një dëshmi se një zgjidhje e tillë ka qenë shumë e mirë.

“ Unë nuk e kam parë ndonjë propozim prej tyre, përveç presionit ndaj meje ku thonë se ‘ti mund ta përballosh do të fitosh në zgjedhje edhe nëse pranon pavarësinë e Kosovës e ne do të ndihmojmë me BE’në dhe me paratë për Serbinë” ka shtuar Vuçiq.

Duke i komentuat deklaratat e profesorit të Universitetit Johns Hopkins Edward Joseph i cili ka thënë se celësi për Kosovën është në duart e Vuçiq, shefi i shtetit serb ka thënë se ish-diplomati amerikan nuk është në anën e Serbisë, por ka theksuar se ai është një njeri serioz dhe i informuar dhe se deklaratat e tij “janë një ngarkesë më tepër për të (presidentin serbe).

I pyetur rreth disa raportimeve të mediave se Trump ka kërkuar që zgjidhja për Kosovën të gjendet deri në muajin qershor dhe se edhe Macron ka kërkuar një përshpejtim, Vuçiq ka thënë se nuk bëhet fjalë për afate, por për përmbajtje.

“Edhe gazetarët me pyesin, por edhe shumë njerëz gabimisht mendojnë se teknika dhe forma janë më të rëndësishme se përmbajtja. Nuk është. Problemi është të përmbajtja në atë se çfarë ofron dhe cfarë flet. Pra këtu është problemi për atë se për çfarë do të merremi vesh” ka thënë Vuçiq.

Vuçiq ka thënë se Serbia dhe serbët nuk mund ta njohin pavarësinë e Kosovës pa fituar diçka.

Presidenti Trump viziton Ohajon dhe Teksasin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump, shkon sot në qytetit Dejton të Ohajos dhe në El Paso në Teksas. Vizitat e presidentit zhvillohen pas masakrave të fundjavës që lanë 31 të vrarë. Këto dy incidente me armë zjarri u pasuan me kritika ndaj retorikës së presidentit, të cilën shumë banorë e komentojnë si nxitëse të këtyre akteve të dhunshme. Disa banorë i kanë kërkuar presidentit të mos vizitojë këto dy komunitete:

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Hogan Gidley tha të martën se vizitat e presidentit Turmp në Dejton të Ohajos dhe El Paso të Teksasit, janë të ngjashme me vizitat që ai ka bërë në komunitete të tjera që janë goditur nga sulmet në masë. Presidenti bashkë me zonjën e parë do të takohen me ekipet e forcave të rendit dhe ndihmës së shpejtë si dhe me familjet e viktimave dhe të mbijetuarit.

“Presidenti do të shkojë në këto komunitete që të përcjellë pikëllimin e tij, të lutet me banorët, të shprehë ngushëllime, si dhe të shprehë mirënjohjen e tij për ata që rrezikuan jetën dhe që arritën ta ndalojnë sulmuesin aq shpejt”, tha dje zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Hogan Gidley.

Por vizitat e planifikuara kanë ngjallur ndjenja të përziera tek ata që vënë në pikëpyetje nëse presidenti ka legjitimitetin t’u lehtësojë dhimbjen komuniteteve që janë në zi, pas retorikës së tij që shpesh ndez gjakrat.

Në El Paso, një qytet me shumicë hispanike, banorët mbajnë zi për 22 jetët e humbura. Retorika kundër emigracionit e presidentit, ka bërë që disa banorë të shohin si të papranueshme praninë e zotit Trump.

“Ka mungesë respekti për emigrantët, për të gjithë emigrantët si puna jonë. Sepse ai mendon se ne po e pushtojmë tokën e tij. Por nuk është ashtu. Ne vijmë për një të ardhme më të mirë për familjen, asgjë më shumë”, shprehen Arturo dhe Rosi Ceniceros, banorë të El Pasos.

Të tjerë janë mirënjohës për vizitën e presidentit.

“E di që shumë politikanë në qytetin tonë nuk janë të lumtur për vizitën e tij, unë personalisht i uroj mirëseardhje. E vlerësoj shumë kohën që ai po rezervon që të vijë e të takojë banorët e El Pasos”, tha një banore tjetër e këtij qyteti.

Në Dejton, ku humbën jetën nëntë persona nga sulmi me armë në orët e para të së shtunës, kryetarja e bashkisë, demokratja Nan Whaley shprehet se do ta mirëpresë presidentin. që vjen nga radhët e partisë. Por ajo shton se komentet e tij pas sulmeve ishin të paqarta.

“Nuk e kuptoj se çfarë ka në mendje presidenti. Vetëm mund të shpresoj që si president i Shteteve të Bashkuara, ardhja e tij nënkupton se ai do të kontribuojë për të përmirësuar situatën sepse për këtë kemi nevojë,” tha kryetarja e bashkisë së Dejtonit, demokratja Nan Whaley.

Në fjalimin e së hënës për dy masakrat tronditëse, presidenti Trump foli për arsyet që shkaktuan masakrat, duke përfshirë sëmundjet mendore dhe dhunën e nxitur nga lojrat elektronike. Por ai shmangu rregulloret e buta që lejojnë blerjen lehtësisht të armëve të kalibrit të madh në SHBA.

“Jam e zhgënjyer nga komentet e tij. Janë të mangëta. Ai përmendi problemin e armëve një herë. Nëse analizon qëndrimet e presidentit mbi armët, sinqerisht më bën të mendoj se ai nuk ka bindje të qarta”, tha kryetarja e bashkisë së Dejtonit, Nan Whaley.

Pas Dejtonit, presidenti shkon në El Paso, ku 22 persona u vranë në një qendër tregtare. Njoftohet se personi i dyshuar si autor i sulmit, Patrick Crusius, kishte postuar në internet një mesazh supremacist orë përpara sulmit, në të cilin shprehet urrejtja e tij për hispanikët.

Zoti Trump në fjalimin e së hënës bëri thirrje të ndërpriten retorika të tilla, por ai vetë akuzohet për shrytëzimin e kësaj ideologjie në fjalimet ku zotohet për ndërtimin e murit në kufirin jugor që të pengojë ardhjen e emigrantëve të paligjshëm në SHBA, duke përfshirë këtu edhe fjalimin e tij nga El Paso në muajin shkurt.

Vizita e presidentit vjen në një kohë presioni ndaj republikanëve të Senatit amerikan që të miratojnë një ligj të propozuar nga demokratët që përfshin kontrollin e së kaluarës për blerësit e armëve, duke përfshirë edhe blerjet në internet dhe panaire.

Jep dorëheqjen ambasadori amerikan në Rusi

Ambasadori amerikan në Rusi Jon Huntsman Jr. i paraqiti Presidentit Donald Trump dorëheqjen, duke sinjalizuar përfundimin e mandatit të tij dy vjeçar.

Në letrën e tij zoti Huntsman falënderon presidentin për “besimin e treguar për të shërbyer si ambasador i Shteteve të Bashkuara në Rusi gjatë kësaj periudhe marrëdhëniesh të vështira dypalëshe“, siç shkruan ai.

Dorëheqja hyn në fuqi më 3 tetor.

Zoti Huntsman, anëtar i Partisë Republikane, la detyrën e guvernatorit të shtetit të Jutas në 2009-n, kur ish-Presidenti Barack Obama e emëroi atë ambasador në Kinë. Një vit më parë ai ishte rizgjedhur për një mandat të dytë si guvernator.

Presidenti i dhomës së biznesit të qytetit Salt Lejk, i cili ka punuar me zotin Huntsman kur ai ishte gurvernator, tha se ai planifikon të kthehet në shtetin e tij dhe se sipas njoftimeve po sheh mundësinë për të kandiduar sërisht si guvernator.

Agjencia shtetërore ruse e lajmeve “Tass” citoi një zëdhënës të ministrisë së Jashtme i cili vlerëson profesionalizmin e zotit Huntsman, por shton se “situata e brendshme politike në SHBA e bëri të pamundur zhvillimin e plotë të lidhjeve dypalëshe”.

Rrjeti televiziv CNN njoftoi se presidentët e të dy vendeve diskutuan rreth nevojës për një ambasador të ri amerikan në Rusi gjatë një telefonate të zhvilluar javën e kaluar. Por sipas CNN-it dy udhëheqësit nuk kishin përmendur ndonjë emër për zëvendësimin e zotit Huntsman.

Jon Huntsman ka shërbyer gjithashtu si ambasador i SHBA-së në Singapor në fillim të viteve 1990 si dhe si zëvendës përfaqësues për tregtinë gjatë administratës së ish-presidentin George W. Bush.

400- vjetori i fillimit të skllavërisë në Amerikë

Muaji gusht i këtij viti shënon 400 vjetorin e mbërritjes së skllevërve të parë afrikanë në Virxhinia. Zbarkimi i tyre në Virxhinia shënoi fillimin e një prej kapitujve më të errët të historisë amerikane. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Chris Simkins ka vizituar vendin ku dikur lulëzonte kolonia e parë britanike në Amerikë dhe ku filloi historia 224 vjeçare e skllavërisë në Shtetet e Bashkuara.

Katër shekuj më parë një anije angleze me emrin Luani i Bardhë mbërriti në këto brigje duke sjellë njerëz për t’i shkëmbyer me mall e artikuj bujqësorë:

“Anija u fut në Gjirin e Çesapikut dhe mbërriti këtu nga fundi i gushtit 1619. Në anije kishte rreth 20 afrikanë të skllavëruar,” shpjegon presidenti i Shoqatës “1619”, Calvin Pearson.

Calvin Pearson është themelues i Projektit 1619. Ai tregon një rrip toke pranë ujit në Hampton të Virxhinias, që në atë kohë njihej si Point Komfort i kolonisë britanike, ku zbritën afrikanët e parë të skllavëruar.

Ky moment shënoi fillimin e odisesë së qindra mijëra afrikanëve të sjellë në Amerikë si skllevër mbi 200 vjet më parë.

“Këta afrikanë që ishin sjellë këtu kishin përpara një jetë në shërbim të pronarit: punonin në plantacionet me misër, me duhan. E dinin se ndoshta kurrë nuk do të rifitonin lirinë,” thotë zoti Pearson.

“Më rrënqethet mishi kur mendoj diçka kaq të trishtueshme,” thotë historian Bill Wiggins.

Historiani Bill Wiggins thotë se afrikanët e parë të sjellë në Virxhinia nuk kishin status deri kur autoritetet e Kolonisë së Virxhinias ligjëruan statusin e skllavërisë së përjetshme në 1661.

“Nuk mund ta imagjinoj se si ndiheshin këta individë të lidhur me zinxhirë kur anija po i afrohej portit në një tokë të panjohur. Kur u zbritën nga anija dhe u thanë se do të punonin e jetonin këtu,” thotë historian Wiggins.

Ato pak dokumente që kanë mbijetuar lënë të kuptosh se në anijen Luani i Bardhë mund të kishte rreth 24 afrikanë. Ata ishin marrë me forcë disa javë më parë nga një anije portugeze skllevërish që po shkonte në territorin e Meksikës:

“Këta kishin qenë individë të lirë, të cilët u rrëmbyen me forcë dhe u shitën si skllevër,” thotë Cassandra Newby Alexander, profesore e historisë në Universitetin Shtetëror në Norfolk.

Antoni dhe Isabela, dy skllevër katolikë afrikanë, të cilët ka të ngjarë të ishin nga Angola, u zbritën nga anija Luani i Bardhë kur ajo mbërriti në Point Komfort.

“Kjo është tokë e shenjtë e paraardhësve tanë. Kur shkel në këtë tokë kujtoj Antonin dhe Isabelën. Çfarë po mendonin kur zbritën nga anija në këtë tokë të panjohur? Këtu është kuota zero. Këtu e ka zanafillën gjurma afrikane në Amerikë,” thotë zoti Pearson.

Afrikanët e parë u shkëmbyen për mall ose iu shitën për para pronarëve të bardhë të plantacioneve në vendbanimet Hampton dhe Xhejmstaun, të cilat formuan koloninë e Virxhinias. Pak ditë pasi Luani i Bardhë mbërriti në Virxhinia, një tjetër anije mbërriti me një grup skllevërish, ndër to një vajzë e quajtur Angela:

“Angela është e vetmja afrikane, së cilës i është regjistruar emri në dokumentacionin e 1620-s që ekziston edhe kësaj dite. Mund të jenë regjistruar edhe emra të tjerë, por këto dokumente nuk ekzistojnë më,” thotë profesore Cassandra Newby Alexander.

Arkeologët thonë se Angela kaloi një pjesë të jetës në Xhejmstaun ku tani ndodhet një monument historik kombëtar dhe ku arkeologët po përpiqen të zbulojnë elementë të tjerë të jetës së saj:

“Përmes Angelas mund të tregojmë historinë më të përgjithshme të skllavërisë dhe të fillimeve të skllavërisë në këtë vend; po ashtu të fillimeve të racizmit që ishte i pandarë nga skllavëria. Në këtë mënyrë do t’i japim Angelas një farë dinjiteti njerëzor, së paku në imagjinatën tonë,” thotë James Horn, i cili punon për projektin arkeologjik në Xhejmstaun.

Angela dhe shumë të tjerë si ajo ishin ata që u mundësuan pasurimin kolonëve anglezë:

“Ata bënin pjesën më të madhe të punës. Shumë prej tyre vdiqën nga puna e rëndë. Ua kemi borxh këtyre afrikanëve sepse ata ishin themeli i zhvillimit ekonomik të kësaj kolonie nga ku filloi zgjerimi që solli Shtetet e Bashkuara të Amerikës,” thotë historiani Wiggins.

Skllavëria i ka fillimet në Virxhinia dhe po këtu u ndërmorën tentativat e para për t’i dhënë fund këtij fenomeni. Gjatë Luftës Civile, tre skllevër u arratisën nga Ushtria e Konfederatës dhe shkuan në Fortesën Monroe ku kërkuan mbrojtje nga trupat e Unionit. Gjeneral Majori Benjamin Butler i ushtrisë së Unionit deklaroi se skllevërit do të trajtoheshin si kontrabandë e kapur nga forcat armike. Ky vendim frymëzoi mijëra skllevër të tjerë të arratiseshin dhe të kërkonin strehim pranë trupave veriore, duke nxitur një lëvizje më të gjerë.

“Ata e detyruan qeverinë federale dhe Presidentin Linkoln të nxirrte Proklamatën e Emancipimit, e cila çoi në Amendamentin e 13-të që i dha fund skllavërisë dhe hapi rrugën për Amendamentin e 14-të, i cili në 1868 u ofroi afrikano-amerikanëve shtetësinë amerikane,” thotë historiani Wiggins.

Fortesa Monroe është tani monument historik, një objekt madhështor ku brezat e ardhshëm të amerikanëve mund të mësojnë për historinë e hershme të kombit të tyre.

Hillary Clinton dhe vajza e saj botojnë së shpejti librin e ri

Hillary Clinton dhe vajza e saj Chelsea Clinton kanë bashkuar forcat në “Librin e Grave të Guximshme”, që nderon gratë, duke nisur nga shkencëtarja, Marie Curie e deri tek aktivistja për klimë, Greta Thunberg.

Shtëpia botuese, Simon & Schuster ka njoftuar se libri do të dalë në shitje më 1 tetor.

Kjo është hera e parë që ish-Sekretarja amerikane e Shtetit dhe kandidatja presidenciale, ka shkruar një libër me vajzën e saj, ndonëse të dyja më parë kanë publikuar libra ndaras.

“Libri i Grave të Guximshme” përfshin portrete të më shumë se 100 grave, duke përfshirë kandidaten presidenciale, Shirley Chisholm, aktivisten saudite, Manal al-Sharif, si dhe autoren e emisionit televiziv, Ellen DeGeneres.

“Për ne, të gjitha janë gra të guximshme, lidere që kanë kurajo për të bërë pyetje të vështira dhe që kryejnë punë”, ka thënë Hillary Clintin përmes një deklaratë.

“Ky libër është vazhdimësi e një bisede që Chelsea dhe unë kemi bërë prej kur ajo ka qenë vajzë e vogël dhe jemi të lumtur që edhe të tjerët të përfshihen në këtë bisedë”.

Chelsea në anën tjetër ka thënë se gratë e përfshira në libër “janë tejet optimiste dhe puna dhe jeta e tyre do të bëjë ndryshim në botë”. za

Trump, thirrje për veprime urgjente për të parandaluar dhunën me armë

Presidenti i SHBA Donald Trump bëri thirrje për veprime urgjente për të parandaluar dhunën me armë dhe tha se të gjithë amerikanët duhet të “dënojnë racizmin, fanatizmin dhe supremacizmin e bardhë”. Komentet vijnë pas vrasjeve masive me armë zjarri në Teksas dhe Ohajo, ku humbën jetën 29 vetë dhe u plagosën dhjetëra të tjerë.

“Këto ideologji të gabuara duhet të mposhten,” tha Presidenti Trump në Shtëpinë e Bardhë. “Urrejtja nuk ka vend në Amerikë. Urrejtja mjegullon mendjen, shkatërron zemrën dhe gllabëron shpirtin,” tha ai.

Të shtunën, një njeri i armatosur vrau 20 vetë në një Walmart të El Pasos në Teksas, ngjarje që autoritetet e quajtën krim të urrejtjes me motive racore. Vetëm 13 orë më vonë, një tjetër njeri i armatosur në qendër të Dejtonit, në shtetin Ohio, vrau nëntë njerëz.

Presidenti Trump tha se ligjet e shëndetit mendor duhet të reformohen për të identifikuar më mirë individët me probleme mendore. Ai bëri thirrje për zbatimin e dënimit kapital për ata që kryejnë vrasje masive dhe krime të urrejtjes.

Presidenti Trump tha se kishte udhëzuar Departamentin e Drejtësisë të punojë me autoritetet lokale dhe kompanitë e mediave sociale për të zbuluar vrasësit para se të godasin. Ai tha se interneti, media sociale dhe videolojërat e dhunshme kanë ndihmuar në radikalizimin e njerëzve.

Po sot, Presidenti Trump u kërkoi ligjvënësve të vendosin kontrolle të forta mbi blerësit e armëve, duke lënë të kuptohet se kjo mund të bëhet paralelisht me reformën e emigracionit. za

Sulmi i dytë në SHBA lë të vrarë 9 persona

Nëntë persona kanë mbetur të vrarë në Ohio të Shteteve të Bashkuara në më pak se 24 orë nga sulmi i parë në Teksas ku mbetën të vrarë 20 persona.

Autoritetet thanë se sulmi ka filluar rreth orës 1:22 të mëngjesit, si dhe 16 persona të tjerë janë dërguar për trajtim pas plagëve të marra. Identiteti i sulmuesit nuk është bërë i ditur.

Rajoni i Oregonit ku ka ndodhur sulmi është vendi më i njohur për restaurant, kafiteri dhe teatër. Byroja Federale e Hetimeve deklaroi se është duke bashkëpunuar në hetime.

Sulmi në Ohio erdhi disa orë pas sulmit në El Paso të Teksasit, ku një person 21 vjecar me pushkë la të vdekur 20 persona dhe dhjetëra të plagosur. rel

Sulmuesi i armatosur lë të vrarë 20 persona në El Paso

El Paso, Teksas

Një person i armatosur me pushkë ka hapur zjarr në dyqanin e njohur Walmart në El Paso të Teksasit të shtunën, duke lënë të vrarë 20 persona dhe plagosur 26 tjerë, deri në momentin kur u dorëzua para policisë.

Shumë qytetarë ishin duke bërë blerje kur u përballën me sulmin vetëm 6 ditë pas sulmit të një adoleshenti ndaj tre personave në Kaliforninë veriore.

Sulmuesi i Teksasit është identifikuar nga autoritetet si një 21 vjeçar ndërsa mediat kanë raportuar se ai quhet Patrick Crusius.

Shefi i Policisë në El Paso, Greg Allen, tha se autoritetet janë duke hetuar një manifest nga sulmuesi ku dyshohet për krim nga urrejtja.

Një document 4 faqe i postuar në një grup që përdoret nga ekstremistët, besohet se është shkruar nga i dyshuari, me mbishkrimin “Sulmi në Walmart”, një përgjigje ndaj pushtimit spanjoll të Teksasit.

Sulmuesi ka shprehur mbështetje edhe për sulmuesin që la të vrarë 51 persona në dy xhami të Zelandës së Re në mars. rel

SHBA, tërhiqet nga gara kandidati për drejtor i Zbulimit Kombëtar

Presidenti amerikan Donald Trump tha të premten se kandidati i tij për drejtor të Zbulimit Kombëtar, ligjvënësi John Ratcliffe, vendosi të qëndrojë në Kongres dhe për pasojë e ka tërhequr emrin nga gara.

“Ligjvënësi ynë i jashtëzakonshëm republikan John Ratcliffe po trajtohet shumë padrejtësisht nga media e lajme të rreme”, tha zoti Trump për zotin Ratcliffe, i njohur si besnik i zotit Trump dhe ish-prokuror.

“Në vend që të kalonte muaj të tërë mes shpifjesh e përgojimesh, i shpjegova John-it sa e mjerueshme do të ishte për të dhe për familjen e tij që të përballej me këta njerëz”, shkruante zoti Trump në Twitter.

“Ndaj John vendosi të qëndrojë në Kongres”, shkruante presidenti.

Tërheqja e zoti Ratcliffe, që sipas presidentit ishte pasojë Trump e mbulimit të padrejtë mediatik që iu bë republikanit nga Teksasi, erdhi vetëm pesë ditë pasi zoti Trump njoftoi se shefi aktual i Zbulimit Kombëtar Dan Coats do të largohej nga ky post në mesin e muajit gusht.

Presidenti tha se së shpejti do të njoftojë dhe emrin e një personi tjetër për të kandiduar për postin e drejtorit të Zbulimit Kombëtar.

Intervista – Palmer: Krijimi i qeverisë, sfida e tanishme për Kosovën

Zëri i Amerikës: A besoni se pas dorëheqjes së Kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, ekziston një rrugë e qartë për Kosovën dhe Serbinë që të rifillojnë dialogun mes tyre?

Matthew Palmer: Ne kemi shumë shpresë që Beogradi dhe Prishtina mund të gjejnë një rrugë për t’u kthyer në tryezën e bisedimeve dhe pastaj të gjejnë rrugën për arritjen e një marrëveshjeje që të ketë mbështetje reciproke, që të rezultonte në normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes tyre. Dhe kjo do të hapte rrugën për një të ardhme evropiane për të dyja vendet, për Kosovën dhe për Serbinë.

Zëri i Amerikës: A janë shanset më të mëdha tani që Haradinaj nuk është më Kryeministër?

Matthew Palmer: Mendoj se ajo që është nevojshme tani është krijimi i një qeverie në Kosovë. Kjo është sfida e menjëhershme. Ne duam që Kosova të fillojë përpjekjet për formimin e një qeverie sa më shpejt që të jetë e mundur. Ne do të dëshironim që ajo qeveri pastaj t’i kthehet sa më shpejt dialogut, përfshirë pezullimin e tarifës ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës. Ne shpresojmë që kjo të fillojë së shpejti.

Zëri i Amerikës: Zoti Haradinaj ka qenë një nga kundërshtarët më të mëdhenj të idesë së shkëmbimit të territoreve si një zgjidhje e mundshme. A mendoni se tani që ai nuk është më Kryeministër ekziston një mundësi më e madhe për arritjen e një zgjidhje të tillë mes Presidentëve Vuçiç dhe Thaçi?

Matthew Palmer: Ne tani jemi të përqëndruar te rikthimi i palëve në tryezën e bisedimeve. Me t’u kthyer në tryezë, sigurisht është pastaj çështja se për çfarë do të negociojnë. Dhe i takon në të vërtetë vetë palëve të përcaktojnë se cilat janë parametrat e asaj që do të negociohet. Asnjëra nga palët nuk do të detyrohet të bëjë diçka që nuk mund ta bëjë. Por ne do të dëshironim që negociatorët të negocionin me vullnet të mirë për një marrëveshje që mund të çojë në njohje reciproke mes Serbisë dhe Kosovës dhe në një rrugë drejt Evropës. Shtetet e Bashkuara nuk do të vendosin ose diktojnë se cila do të jetë sfera e negociatave.

Zëri i Amerikës: Disa ekspertë në Uashington, pretendojnë se ekziston një draft marrëveshje mes Presidentëve Vuçiç dhe Thaçi që përfshin shkëmbimin e territoreve dhe kjo marrëveshje është gati t’i paraqitet publikut. A keni njohuri për këtë?

Matthew Palmer: Nëse ekziston një draft marrëveshje, nëse ekziston një marrëveshje gjithpërfshirëse që është gati për nënshkrim, unë nuk e kam parë.

Zëri i Amerikës: A keni dëgjuar për këtë?

Matthew Palmer: Persona të njëjtë që flasin me ju, flasin edhe me mua, duke më thënë të njëjtën gjë. Unë mendoj se ende ka shumë gjëra për të cilat duhet negociuar. Kështu që, rikthimi i palëve në tryezën e bisedimeve është hapi i parë.

Zëri i Amerikës: Por a ka ndonjë ide ose marrëveshje reciproke që mund të arrihet bazuar në shkëmbimin e territoreve? A keni njohuri për këtë?

Matthew Palmer: Sigurisht që palët kanë biseduar për një kohë të gjatë se cilat janë parametrat e një marrëveshjeje. Nuk e di se cilat janë çështjet thelbësore sa i përket territorit ose ndonjë komponenti të veçantë të kësaj. Çdo marrëveshje që do të arrihet do të jetë gjithëpërfshirëse, do të ketë komponente politike, të sigurisë, ekonomike, tregtare, kulturore, për shembull kur është fjala për pronën e kishës ortodokse në Kosovë. Pra, unë mendoj se përqëndrimi vetëm te hartta dhe territoret e zhvendos mjaft vëmendjen nga domethënia e vërtetë e marrëveshjes gjithpërfshirëse për normalizimin. Përkufizimi i normalizimit është përgjegjësi e palëve. Dhe ato mund ta bëjnë këtë vetëm në tryezën e dialogut.

SHBA tërhiqet nga traktati i forcave bërthamore

Shtetet e Bashkuara u tërhoqën të premten nga traktati i Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme Veprimi (INF) pasi Moska refuzoi të shkatërrojnë raketat e reja të prodhuara prej saj, për të cilat NATO-ja thotë se shkelin paktin.

Rusia nuk arriti t’i rikthehej pajtueshmërisë së plotë e të verifikueshme përmes shkatërrimit të sistemit të ri të raketave që nisen nga toka (SSC-8 ose 9M729), me rreze të mesme veprimi” tha në një deklaratë sekretari i Shtetit Mike Pompeo.

Përgjegjësia për prishjen e traktatit është vetëm e Rusisë“, shtoi ai.

Zoti Pompeo tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara: “nuk do të jenë palë e një traktati që është shkelur qëllimisht nga Rusia. Mosrespektimi nga Moska e kushteve të këtij pakti rrezikon interesat kryesore të SHBA-së pasi prodhimi dhe dislokimi i një sistemi raketash që shkel traktatin, paraqet një kërcënim të drejtpërdrejtë për Shtetet e Bashkuara, aleatët dhe partnerët tanë“.

Të enjten, presidenti amerikan Donald Trump tha se shpresonte në arritjen e një marrëveshjeje të re për të zëvendësuar paktin historik të periudhës së Luftës së Ftohtë.

Rusia kërkon të bëjë diçka me traktatin bërthamor dhe unë nuk kam kundërshtim. Ata do të donin të bënin diçka dhe unë gjithashtu“, tha zoti Trump duke iu përgjigjur një pyetjeje të Zërit të Amerikës të enjten pasdite.

Por duke folur në ambjentet e jashtme të Shtëpisë së Bardhë përpara se të hipte në helikopterin presidencial zoti Trump tha se “nuk kishte diskutuar rreth traktatit të Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme Veprimi” gjatë një bisede që kishte pasur një ditë më parë me Presidentin rus Vladimir Putin.

Gjatë deklaratës së tij zoti Pompeo i bëri thirrje Rusisë dhe Kinës “t’i bashkohen mundësisë për të dhënë rezultate reale në fushën e sigurisë për vendet e tyre dhe për të gjithë botën“.

Me skadimin e traktatit, bota humbet “një mekanizëm të paçmueshëm që frenon luftën bërthamore”, u tha gazetarëve të enjten Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres. “Kjo ka të ngjarë të rrisë dhe jo të zvogëlojë kërcënimin që paraqesin raketat balistike”, tha ai.

Për muaj të tërë zyrtarët amerikanë kanë shprehur pakënaqësinë që Rusia nuk i dëgjoi thirrjet e zyrtarëve në Uashington dhe në Evropë për t’i dhënë fund shkeljes së traktatit.

Zyrtarët rusë pretendojnë se ata i kanë respektuar rreptësisht kushtet e traktatit dhe nuk kanë lejuar shkelje.

Një muaj më parë Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi ligjin që pezullonte pjesëmarrjen e vendit të tij në traktat, pesë muaj pasi administrata Trump ndërmori një hap të ngjashëm.

Pakti ka qenë një shtyllë për sigurinë evropiane për më shumë se 30 vjet. Ai ndalon prodhimin dhe dislokimin e raketave bërthamore me rreze veprimi prej 500 në 5,500 kilometra. Udhëheqësit evropianë, duke iu frikësuar një gare të re armatimi me prishjen e traktatit, i kanë bërë thirrje Uashingtonit dhe Moskës të qëndrojnë të angazhuar në mënyrë konstruktive në përpjekje për ta ruajtur atë.

Marrëveshja e vitit 1987 u nënshkrua nga Presidenti amerikan Ronald Reagan dhe udhëheqësi sovjetik Mikhail Gorbachev. Falë saj, dy vendet u angazhuan të eleminojnë arsenalin e raketave me rreze të mesme veprimi. za

Përplasjet Trump-Cummings për Baltimorën

Një luftë fjalësh mbi njëjavore vazhdon mes Presidentit Donald Trump dhe njërit prej Ligjvënësve më me peshë që po heton Shtëpinë e Bardhë – Ligjvënësit Elijah Cummings, i shtetit Merilend. Presidenti ka kritikuar Baltimorën, distriktin e këtij Ligjvënësi, si një “rrëmujë e infektuar nga minjtë dhe brejtësit”. Këto komente u kriktikuan si raciste. Baltimora, e ndodhur vetëm një orë larg kryeqytetit amerikan, dikur lulëzonte si një qytet industrial. Sot, si shumë qendra urbane, Baltimora përballet me tensione racore, krimin, pabarazinë ekonomike dhe papunësinë e lartë. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Carolyn Presutti, vizitoi Baltimorën dhe përgatiti materialin në vazhdim.

Katër vite më parë, qyteti Baltimorë, në shtetin Merilend, u dogj dhe farmacitë u plaçkitën kur plasën trazirat pasi një i arrestuar afrikano-amerikan vdiq ndërsa mbahej nga policia. Dyqanet janë në distriktin e Ligjvënësit Elijah Cummings. Sot, dyqanet janë rindërtuar, por tensionet nën sipërfaqe vazhdojnë.

Presidenti Trump shkruajti në Twitter se distrikti i Ligjvënësit Cummings është “një rrëmujë e infektuar nga minjtë dhe brejtësit” ku askush nuk dëshiron të jetojë. Disa i kritikuan këto komente si një goditje e padrejtë ndaj një qyteti me shumicë afrikano-amerikane. Të tjerë panë diçka të vërtetë në to.

“Vrasjet dhe siç tha ai (Presidenti Trump), minjtë dhe gjithçka tjetër. Na duhet një Baltimorë krejt e re. Duhet bërë nga e para”, thotë Rob, një banor i Baltimorës.

Këtu ka blloqe të tëra të pabanuara. Janë vetëm një pjesë e 17 mijë shtëpive të braktisura në Baltimorë. Por, disa thonë se zënka mes Presidentit Trump dhe Ligjvënësit Cummings nuk ka të bëjë me këtë gjendje të dëshmpëruar.

Kim Trueheart drejton një organizatë joqeveritare në distriktin e Ligjvënësit Cummings. Ajo thotë se Presidenti është i zemëruar me zotin Cummings pasi ai drejton Komisionin për Mbikqyrjen e Ekzekutivit që po heton administratën dhe marrëveshjet e biznesit të Presidentit Trump. Ligjvënësi Cummings ka kritikuar gjithashtu ashpër kushtet në të cilat mbahen emigrantët në kufi.

“Ç’domethënie ka kur fëmijët rrinë mbi shtresa të ndotura me jashtëqitje?”, u shpreh gjatë një seance dëgjimore Ligjvënësi demokrat Elijah Cummings.

Ndërsa shumë e shohin zënkën Trump – Cummings si një duel politik me intonacione racore, të tjerë shpresojnë që fokusi tek qyteti Baltimorë mund të sjellë ndryshimin.

“Ndoshta në vend që ta ulim qytetin tonë, më mirë të bashkohemi dhe ta përmirësojmë”, thotë një banore e Baltimorës.

Zonja Trueheart thotë se të rinjve të Baltimorës u duhen vende pune. Ajo përmend fëmijët që ofrojnë të lajnë xhamat e makinës për t’iu dhuruar ndonjë lek.

“Më pëlqen që nuk rrinë duarkryq. Nuk po mundohen të vjedhin. Kanë dalë të punojnë. Sfida është si t’u japim punë legjitime”, thotë zonja Trueheart.

Ndërsa Presidenti Trump e ka përqëndruar mërinë e tij ndaj lagjeve afrikano-amerikane të Baltimorës, distrikti i Ligjvënësit Cummings shtrihet edhe në rrethinat më të begata. Vetëm 20 kilometra nga qendra e Baltimorës sheh rrugë të sigurta dhe plot gjelbërim. Si shumë qytete të tjera të mëdha, Baltimora mishëron dy realitete: njëri prej të cilëve po thërret për ndihmë.

Vajza e presidentit Reagan kërkon falje për qëndrimet raciste të babait

Vajza e presidentit të 40-të të Shteteve të Bahskuara, Ronald Reagan, ka kërkuar falje për disa qëndrime raciste të babait të saj. Patti Davis tha në një opinion të sajin të publikuar të enjten në gazetën Uashington Post se nuk e kishte menduar kurrë që do të dëgjonte një inçizim, ku babai i saj i përshkruante si majmunë delegatët me ngjyrë në Kombet e Bashkuara, thjesht sepse vota e tyre i kishte zemëruar.

Vendimi i anëtarëve të delegacionit të Tanzanisë për të votuar pro njohjes së Republikës Popullore të Kinës në vitin 1971, e kishte zemëruar guvernatorin e Kalifornisë Ronald Reagan, i cili më vonë do të bëhej president.

Menjëherë pas votimit në Kombet e Bashkuara, zoti Reagan i telefonoi Presidentit të atëhershëm, Richard Nixon.

Në bisedë ai kishte fyer rëndë delegacionin e shtetit afrikan.

“Të shohësh ata, majmunët nga vendet afrikane, dreqi ta hajë, ata ende nuk dinë të mbathin këpucë”, kishte thënë guvernatori Reagan.

Biseda ishte regjistruar nga presidenti Nixon.

Incizimi audio shoqëronte një shkrim për të njëjtën temë të publikuar të mërkurën në faqen e internetit The Atlantic.

Kur pa artikullin, vajza e presidentit të 40-të të Shteteve të Bashkuara, nuk u besoi syve. Fillimisht ajo dyshonte se materialit i ishte shtrembëruar përmbajtja. Por ajo tha se mbeti e shtangur kur dëgjoi përmbajtjen.

Një ditë më pas, ajo reagoi për veprimin e të atit me një shkrim që botoi në gazetën Uashington Post, ku kërkonte falje publike.

“Nuk ka mbrojtje, as arsyetim ose sqarim për atë që babi im thotë në bisedën telefonike”, shkruan Davis.

“Fjalët që ai përdor në bisedën me presidentin Nixon, nuk mund të përshkruhen ndryshe veçse të shëmtuara”, shkruan ajo.

Debati demokrat: Rivalët vënë në shënjestër ish-nënpresidentin Biden

Ish-nënpresidenti amerikan, Joe Biden ishte në qendër të skenës në debatin presidencial demokrat të mërkurën dhe shpesh u bë objekt i sulmeve të disa prej nëntë rivalëve të tij. Por zoti Biden u kundërpërgjigj dhe argumentoi me forcë se është demokrati që ka më shumë shanse të fitojë ndaj Presidentit Donald Trump vitin e ardhshëm. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Jim Malone sjell më shumë hollësi për debatin e dytë të raundit të dytë mes kandidatëve demokratë.

Në natën e dytë të debateve demokrate në Detroit, kandidati që ka më shumë mbështetje Joe Biden, u përball me shumë sulme nga rivalët e tij lidhur me kujdesin shëndetësor, emigracionin, ndryshimet e klimës dhe drejtësinë penale.

Por edhe zoti Biden u kundërpërgjigj ashpër ndaj kritikëve, përfshirë senatoren nga Kalifornia, Kamala Harris lidhur me propozimet e tyre për sistemin shëndetësor.

“Dhe që të jem i sinqertë dhe i drejtpërdrejtë, nuk mund të fitosh ndaj presidentit Trump me plane të kundërta për këtë plan”, tha ai.

“Mendoj se duhet ta mendoni mirë atë që po thoni. Reflektoni dhe kuptojeni se amerikanët duan qasje tek kujdesi shëndetësor dhe nuk duan që kostoja të jetë pengesë për ta pasur atë”, tha senatorja Harris.

Zoti Biden u përplas gjithashtu për imigracionin me ish-sekretarin e strehimit në adminisrtratën Obama, Julian Castro, i cili do që të kalimi i kufirit të dekriminalizohet.

“Nëse kalon kufirin ilegalisht, duhet të dërgohesh mbrapsht. Është krim”, tha zoti Biden.

“Para së gjithash zoti nënpresident, duket se njëri prej nesh ka mësuar nga e kaluara dhe tjetri jo”, tha zoti Castro.

Senatorja nga Nju Jorku, Kirsten Gillibrand e sfidoi zotin Biden lidhur me disa komente të kaluara që ai ka bërë për gratë që punojnë.

“Shumë grave u duhet të punojnë për të mbajtur fëmijët. Shumë gra duan të punojnë që të kontribuojnë në komunitetet e tyre. Ose nuk besoni të njëjtën gjë sot, ose përndryshe çfarë kishit parasysh atëherë?”

“Unë isha thellësisht i angazhuar tek amendamentet për barazinë në paga. Unë mora iniciativën për propozimin ‘Na Takon Ne’ për trajtimin me respekt të studenteve në universitete. Ju ishit me mua në Universitetin e Sirakuzës dhe thatë se unë isha i angazhuar plotësisht për trajtimin e barabartë të grave. Nuk di se çfarë ka ndryshuar, përveçse që tani ju po kandidoni për presidencën”, tha zoti Biden.

Por kur nuk kritikonin njëri-tjetrin, demokratët vunë në shënjestër Presidentin Trump. Një prej tyre ishte senatori nga Kolorado, Michael Bennet.

“Jemi lodhur me një president që as nuk e vret mendjen për fëmijët tuaj apo të mite. Zoti President, fëmijët duhet të jenë në shkolla, jo kafaze”, tha ai.

Edhe zoti Biden vuri në shënjestër zotin Trump, lidhur me disa komente për racën dhe diversitetin.

“Zoti President, le të flasim hapur: Ne e duam këtë vend. Nuk do të ikim. Jemi këtu përgjithmonë dhe sigurisht nuk do ta lemë në dorën tuaj”.

Debati i ardhshëm i demokratëve është në shtator dhe mund të përfshijë më pak konkurrrentë, për shkak të forcimit të rregullave kualifikuese.

Lajmi i fundit: Zëri i Amerikës: Vangjush Dakos dhe familjes së tij i ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara

Departamenti i Shtetit ndalon hyrjen në Shtetet e Bashkuara të Kryetarit të Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako dhe anëtarëve të familjes së tij.

Vendimi, i marrë nga Sekretari i Shtetit, thekson se kryetari i bashkisë Dako është përfshirë në raste madhore korrupsioni.

Në bazë të ligjeve amerikane, kur Sekretari i Shtetit, ka informacione të besueshme se një zyrtar i huaj është përfshirë në raste madhore korrupsioni, ose shkelje të të drejtave të njeriut, atij dhe familjes së tij të ngushtë i ndalohet hyrja në Amerikë.

Ligji po ashtu i jep të drejtë Sekretarit të Shtetit që vendimin ta bëjë publik, ose t’ia bëjë atë privatisht zyrtarit në fjalë. Në bazë të njoftimit të sotëm, Vangjush Dako, bashkëshortja e tij Alba Dako, djali Xhulio Dako dhe vajza e tij Kejsi Dako nuk lejohen të hyjnë në Amerikë. Vendimi i sotëm, thuhet në njoftimin e Departamentit të Shtetit, është një sinjal i fortë se Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara për të luftuar korrupsionin në vende të tjera të botës.

Dako, bëhet kështu zyrtari i tretë nga Shqipëria së bashku me Adriatik Lllallën dhe Tom Doshin që ndalohen të hyjnë në Shtetet e BAshkuara.

SHBA, vendi i 12 milionë milionerëve

Nga një popullsi prej 323 milionë banorësh që ka vendi, pothuajse 12 milionë zotërojnë të paktën nga 1 milion dollarë. Ata përbëjnë rreth 3.65 për qind të popullsisë. Përveç kësaj, në Shtetet e Bashkuara ka 607 miliarderë.

Revista Forbes ka hartuar një listë të njerëzve më të pasur për çdo shtet të SHBA, të cilët së bashku zotërojnë një pasuri neto prej 875 miliardë dollarësh.

Dhjetë prej tyre i kanë arritur fitimet në financa dhe investime. Tetë janë pasuruar nga moda dhe shitjet me pakicë, ndërsa pesë nga industria e ushqimit dhe pijeve.

Por pasuritë më të mëdha kanë patur si burim teknologjinë e lartë. Të katër miliarderët në listën e njeriut më të pasur në çdo shtet zotërojnë 251 miliardë dollarë secili, ose më shumë se një e katërta e pasurive në listën e pesëdhjetëshes të marra së bashku.

Jeff Bezos, njeriu më i pasur në shtetin e Uashingtonit, është gjithashtu njeriu më i pasur në botë, me një pasuri neto prej rreth 157 miliardë dollarësh.

Familja më e pasur në SHBA është Familja Waltons. Jim dhe Alice Walton, fëmijët e themeluesit të rrjetit Walmart, Sam Walton, janë njerëzit më të pasur në shtetet ku ata jetojnë.

Më shumë se gjysma e njerëzve më të pasur në listë – 60 për qind – e kanë vënë vetë pasurinë, ndërsa 21 për qind e kanë të trashëguar. Nëntëmbëdhjetë për qind janë pasuruan duke zgjeruar një biznes ekzistues që u ishte lënë nga të tjerë.

Një listë e publikuar nga howmuch.com, rendit njeriun më të pasur në çdo shtet të SHBA./VOA

Më poshtë është lista e 10 më të pasurve, që tregon shtetin, pasurinë neto dhe burimin e pasurisë:

  1. Uashington: Jeff Bezos dhe familja, 157 miliardë dollarë, Amazon
  2. Nebraska: Warren Buffett, 85 miliardë dollarë, Berkshire Hathaway
  3. Kalifornia: Mark Zuckerberg, 71 miliardë dollarë, Facebook
  4. Nju Jork: Michael Bloomberg, 53.8 miliardë dollarë, Bloomberg LP
  5. Arkansas: Jim Walton, 51.1 miliardë dollarë, Walmart
  6. Teksasi: Alice Walton, 50.1 miliardë dollarë, Walmart
  7. Kansas: Charles Koch, 42 miliardë dollarë, Koch Industries
  8. Nevada: Sheldon Adelson, 35.7 miliardë dollarë, kazino
  9. Oregon: Phil Knight dhe familja, 35 miliardë dollarë, Nike
  10. Virxhinia: Jacqueline Mars, 28.1 miliardë dollarë, karamelet

Lajmi i fundit: Presidenti Trump emëron Mikun e madh të shqiptarve Drejtor të Inteligjencës Kombëtare

WASHINGTON D.C.: Presidenti Trump, njoftoi emërimin në mediat sociale më herët pasditen e së dielës, se Ratcliffe i cili më parë kishte qenë një pretendent i lartë për Prokurorin e Përgjithshëm, të caktohet në postin e Drejtorit të Intelingjencës Kombëtare të SHBA.

Presidenti Trump shkruajti në rrjetin social se do të emërojë Kongresmenin e Teksasit John Ratcliffe (R-TX-4) për të zëvendësuar Dan Coats si Drejtorin e ardhshëm të Inteligjencës Kombëtare (DNI) pasi Coats të japë dorëheqjen në 15 gusht.

Pasi të konfirmohet, nga Senati, Drejtori i Inteligjencës Kombëtare i cili shërben si këshilltar kryesor i presidentit për çështje të sigurisë kombëtare dhe është përgjegjës për mbikëqyrjen e komunitetit të inteligjencës amerikane, me një herë nisë nga puna e tij në Itelegjencën Kombëtare.

Duke njoftuar emërimin e Ratcliffe përmes Twitter, presidenti shkroi, “Unë jam i kënaqur të njoftoj se Kongresisti shumë i respektuar John Ratcliffe nga Teksasi do të emërohet nga unë për të qenë Drejtori i Inteligjencës Kombëtare.”

Ratcliffe, një ish-Avokat i SHBA, 53-vjeçar, ka qenë një mbështetës i fortë i Presidentit Trump në të kaluarën. Ai ka shërbyer në Kongres që nga viti 2014 pasi ai e hodhi poshtë rolin e gjatë të kongresistit Ralph Hall, qysh në garën fillimore në partinë republikane. Kjo garë ishte e dukshme në atë që ishte hera e parë në dy dekada që një kongresmen i “jetë gjatë” në karrierën e tij si republikan në Teksas, të humbiste një sfidë kryesore, me kundër kandidatin e athershëm Ratcliffe.

Në 2004, Ratcliffe u emërua për të mbikëqyrur përpjekjet e anti-terrorizmit dhe të sigurisë kombëtare për Qarkun Lindor të Teksasit nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA. Tre vjet më vonë, ai u bë Ushtruesi i Detyrës së SHBA për Rrethin Lindor të Teksasit nën ish-Presidentin Xhorxh W. Bush, të Departamenti i Drejtësisë i SHBA.

Si Avokat fedreal i SHBA, Ratcliffe, ishte një nga prokurorët federal të përfshirë në çështjen Fondacioni Tokë e Shenjtë, në të cilin pesë individë u dënuan për financimin e terrorizmit dhe për të siguruar miliona dollarë prej Hamasit. Ai gjithashtu mbikëqyri Operacionin Plymouth Rock, i cili çoi në arrestimin dhe ndjekjen penale të mbi 300 të huajve të paligjshëm për mashtrim identiteti.

Ai shërbeu gjithashtu si kryebashkiak i bashkisë Heath në Texsas, një qytet i vogël në zonën e metrosë Dallas-Fort Worth.

Ratcliffe ka fituar vëmendjen e publikut për rolin e spikatur që ai ka luajtur në seancat dëgjimore të Kongresit, sidomos ato që përfshinin Këshillin Special për Departamentin e Drejtësisë të Shteteve të Bashkuara, me Kryeprokuror Robert Mueller.

Para emërimit të tij të fundit, Ratcliffe ishte gjithashtu një konsideratë kryesore për të zëvendësuar Jeff Sessions si Prokuror i Përgjithshëm i SHBA pas dorëheqjes së Sessions në nëntor.

Në Twitter, Presidenti Trump vazhdoi me njoftimin duke thënë se Ratcliffe “do të udhëheqë dhe frymëzojë madhështinë për vendin që ai do- “Amerika e Para – America First”, para se të falënderonte Coats, për “shërbimin e tij të shkëlqyeshëm për vendin tonë” shkruajti zoti Trump.

Gjatë qëndrimit të tij dy vjeçar si DNI, Coats shpesh u duk se kishte të bënte me një marrëdhënie polemike me presidentin, në të cilin të dy nuk pajtoheshin publikisht për çështjet e sigurisë kombëtare që lidhen me Korenë e Veriut, Iranin dhe praninë e ISIS në Lindjen e Mesme. Coats gjithashtu u tha prokurorëve se ai ishte nxitur nga presidenti të mohojë çdo lidhje midis fushatës së Rusisë dhe presidentit Trump, gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016.

Rrethi i katërt i kongresit që mbulon pjesën verilindore të zonës Dallas-Fort Worth, është shumë republikan. Ai ka edhe grupin më të madh të shqiptarë amerikanëve republikan, që drejtohet nga veprimtari i njohur dhe biznesmeni i suksesshëm Nazar Mehmeti – Presidenti i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Diaspore, i cili së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm të këtij rrjeti dhe veprimtarët Ylber Korca dhe Gani Fejza, janë miqt më të afërt të John Ratcliffe .

Kongresisti republikan i Texasit John Ratcliffe, ka lidhje të forta edhe me kryetarin e Partisë Republikane në Shqipëri – Fatmir Mediun.

Ismet Smajli, shqiptari më i afërt me kongresistin e Teksasit John Ratcliffe, nuk mundi ta “fshehë” kënaqësin e tij për këtë emrim kaq të lart të mikut të tij, duke shkruajtur në llogarinë e tij në Facebook,, miqve dhe anëtarve të Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare , se ai deshiron të ndaj me këtë rast me gjithë shqiptarët këtë lajm tepër të mirë.

 

“Presidenti i SHBA-ve Donald Trump, ka nominuar Kongresistin John Ratcliffe (R-Texas) për të shërbyer si drejtor i inteligjencës kombëtare (DNI) , shkraun Smajli, dhe vazhdon : “Kongresisti Republikan John Ratcliffe nga Dallas Texas , per shume vite eshte mik I ngushte I Presidentit z. Nazar Mehmeti , dhe sekretarit te pergjithshem te Rrjetit te Bizneseve te Diaspores Shqiptare,” pra i imi thote Ismet Smajli .

Ai me tej shpjegon se Kongresisti z.John Ratcliffe, eshte mik dhe perkrahes I fuqishem I Kosoves dhe i Rrjetit te Bizneseve te Diaspores Shqiptare , z.John Ratcliffe, ishte prezent dhe mbajti nje fjalim rasti si I ftuar i vecante , ne ‘’Forumin Ekonomik Mbrekombetar i Diaspores Shqiptare” ne New York s ne vitin 2016 , i organizuar nga Rrjeti i Bizneseve te Diaspores Shqiptare ne Amerike .

Ndërkohë, ky ka qene një takim i bukur edhe për mua – mbasi mu dha rasti të takohesha me ish Këshilltarin e lart për siguri të ish – Presidentit Bush – Kongresmenin Republikan z. John Ratcliffe, nga Teksasi, mikun e madh i të gjithë shqiptarëve, dhe miku i ngushtë – i veprimtarit të njohur nga Teksasi Nazar Mehmeti, Ismet Smajli si edhe i veprimtarve Ylber Korca, Gani Fejza, pra i gjithë komunitetit shqiptar në Dallas – Distriktin e Kongresit ku ai shërben, pjesmarrjen e tij në Samitin historik të Rrjetit të Bizneseve Shqiptarë, në Diaspore, i mbajtur për tre dite me radhë në New York, Shtator 2016.

Ratcliffe fitoi rizgjedhjen në 2018 me mbi 50 përqind. Ai aktualisht shërben në Komitetin e Inteligjencës, Komitetin për Sigurinë e Brendshme dhe Komitetin e Gjyqësorit të Kongresit amerikan.

Pas emërimit nga Presidenti Trump, të Ratcliffe, miratimi i tij do t’i nënshtrohet konfirmimit nga Senati, i cili si mësoi Bota sot, do të jet vetëm një “formalitet” mbasi nuk pritet të ketë kundërshtime lidhur me emrimin e tij nga Presidenti Trump.

Dorëhiqet shefi i zbulimit kombëtar Dan Coats

Isabela Çoçoli

Presidenti Donald Trump njoftoi se shefi i zbulimit kombëtar, Dan Coats, po jep dorëheqjen pas dy vjetësh në detyrë dhe përplasjeve të shpeshta politike me Shtëpinë e Bardhë.

Presidenti Trump njoftoi në Twitter se Dan Coats do të japë dorëheqjen më 15 gusht. Ai e falënderoi zotin Coats për “shërbimin e tij të çmuar për vendin” dhe tha se do të emërojë në vend të tij ligjvënësin republikan nga Teksasi John Ratcliffe, i njohur si mbështetës besnik i presidentit.

Presidenti Trump e përshkroi kongresmenin Ratcliffe si një ish prokuror mjaft të respektuar.

Dan Coats ka qenë Drejtor i zbulimit Kombëtar që nga marsi i vitit 2017. Ai shpesh nuk ka qenë dakord me zotin Trump për një numër çështjesh të zbulimit, duke përfshirë politikën amerikane ndaj Rusisë, programin e armëve bërthamore të Koresë së Veriut dhe çështjen nëse Irani ka shkelur marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, nga e cila presidenti Trump më vonë u tërhoq.

Presidenti Trump dhe komentet për Baltimorën

Presidenti Donald Trump është mbërthyer prej ditësh në komente e postime lidhur me qytetin e Baltimorës, duke shkëmbyer akuza me një përfaqësues të këtij qyteti në Kongres. Ligjvënësi Elijah Cummings e akuzoi administratën Trump për trajtim të keq të emigrantëve në zonën kufitare me Meksikën.

Presidenti reagoi me një seri postimesh në Twitter, ku e akuzon ligjvënësin 68-vjeçar për bulizëm dhe shprehet se distrikti që ai përfaqëson është “një qytet i pështirë, i mbushur me minj; një rrëmujë e vërtetë”. Zoti Commings përfaqëson Baltimorën, të cilën presidenti e cilëson si vend shumë më të rrezikshëm se kapanonet federale ku mbahen emigrantët e paligjshëm.

https://twitter.com/realDonaldTrump/status/1155073965880172544

Sipas statistikave qeveritare rezulton se distrikti që përfaqëson ligjvënësi Cummings përfshin lagje të varfra të Baltimorës si dhe periferi të pasura të qytetit dhe se të ardhurat mesatare për frymë në distriktin e tij janë më të larta se mesatarja kombëtare.

Presidenti iu kundërvu kritikave që pasuan sulmet e tij ndaj ligjvësësit afrikano-amerikan. Para disa ditësh presidenti u bë objekt kritikash për sulmet ndaj katër ligjvënëseve demokrate, të gjitha gra me ngjyrë.

“Demokratët gjithmonë luajnë kartën e racës, kur në fakt ata kanë bërë fare pak për të ndihmuar situatën e afrikano-amerikanëve,” shprehet presidenti. “Aktualisht kemi ritmet më të ulëta të papunësisë në histori; gjërat po përmirësohen edhe më shumë. Elijah Cummings ka dështuar keq!”

https://twitter.com/realDonaldTrump/status/1155439940618129408

Në një tjetër postim presidenti shkruan “Përse i jepen kaq shumë fonde distriktit të Elijah Cummings kur në fakt konsiderohet si më i keq-administruari dhe më i rrezikshmi në Shtetet e Bashkuara. Asnjë qenie njerëzore nuk do të jetojë në atë qytet. Ku shkojnë këto para? Sa vidhet? Të bëhen hetime për këtë rrëmujë korrupsioni!”

https://twitter.com/realDonaldTrump/status/1155076476930338816

Në një seancë dëgjimore kohët e fundit në Kongres, zoti Cummings si kryetar i Komisionit për Llogaridhënien e Qeverisë, i drejtoi pyetje të forta sekretarit në detyrë të Departamentit të Sigurisë Kombëtare lidhur me situatën në objektet federale ku mbahen ligjvënësit e paligjshëm. Ai ngriti pyetje nëse qeveria ka dokumentacione të rregullta për fëmijët që ndahen nga prindërit. Zoti Cummings citoi një raport të qeverisë federale sipas të cilit autoritetet bëjnë një punë më të mirë për të dokumentuar vendndodhjen e zotërimeve personale të imigrantëve se sa të fëmijëve të tyre”.

Zyrtari i Shtëpisë së Bardhë Mick Mulvaney hodhi poshtë interpretimin e komenteve të presidentit si sulme raciste. “Presidenti e sulmoi ligjvënësin për përhapjen e deklaratave të pavërteta, s’ka të bëjë fare me racën e zotit Cummings”. za

Pensilvania mban gjallë trenat me avull

Për shumë njerëz, trenat e dikurshëm me avull sjellin një ndjenjë kureshtjeje. Amerika për 175 vjet me radhë ka patur trena me qymyr duke filluar që nga vitet 1830. Ky lloj transporti luajti një rol vendimtar në revolucionin industrial dhe zgjerimin e Amerikës. Vizitorët sot mund të përjetojnë një udhëtim me sistemin e trenave më të vjetër amerikanë në një linjë prej 7 kilometrash në Ronks të shtetit Pensilvania.

Hekurudha Strasurg e vitit 1832 mban ende gjallë ndjesinë e së kaluarës. Steve Barrall është menaxher i stacionit të hekurudhës.

“Duam që njerëzit të përjetojnë trenat me avull të shekullit të kaluar, ashtu si kanë qënë në atë kohë.”

Disa lokomotiva me avull me vagonat prej druri të restauruar ofrojnë një udhëtim prej 45 minutash në fshat. Kjo hekurudhë e shkurtër në të kaluarën lidhte pasagjerët dhe mallrat me një hekurudhë më të madhe që bënte lidhjet me qytetet kryesore.

“Në atë kohë kjo ishte lidhja e Stasburgut me botën e jashtëme”, thotë Steve Barall.

Kjo kabinë e klasit të parë të kujton njerëzit që ishin në gjendjetë shpenzonin më shumë për një udhëtim më të rehatshëm. Robert është një nga vizitorët.

“Trenat janë pjesë e strukturës së këtij vendi dhe në fakt të shumë vendeve në mbarë botën. Është kënaqësi të kthehesh mbrapa e të shikosh se si fuksiononin trenat.”

“Ishte kënaqësi kthimi në të kaluarën dhe ritmi i ngadaltë”, thotë Carol.

“Është kënaqësi të udhëtosh në të shkuarën dhe të shijosh peisazhet”, thotë një tjetër vizitore.

Aty pranë gjendet Muzeumi i Hekurudhave të Pensilvanisë, një prej muzeumeve më të mëdha amerikane opr historinë e herkurudhave. Patrick Morrison është Drejtor i Muzeumit të Hekurudhave të Pensilvanisë.

“Kemi rreth 100 paisje pjesë përbërëse të hekurudhave që nga vagonat dhe lokomotivat. Por ruajmë edhe uniformat e punonjësve apo enët e kuzhinës.”

Ai thotë se lokomotivat gjigande me avull i joshin vizitorët sot si dikur në të kaluarën.

“Mjafton ideja e diçkaje të fuqishme që tërheq shumë vagona mallrash dhe pasagjerësh që të hopnotizojë shumë njerëz.”

Kjo duket qartë tek turistët në vagonin e trenit. Në “Motelin Red Caboose”, që duket nga treni i pasagjerëve, mysafirët mund të kenë shansin të shijojnë ndjesinë e shekullit të kaluar. Tyler Prickett është pronar i motelit.

“Turistët kanë shansin të shijojnë një natë sikur të ishte në muzeum. Ky është moteli më i madh i modelit të asaj kohe sipas Librit të Rekordeve Guinnes.”

Kjo mban gjallë edhe nostalgjinë e trenave të vjetër.

“Më pëlqen të sodis këto pamje nga treni”, thotë pasagjeri Richard Prindle.

SHBA: Gjykata e Lartë vendos në favor të Presidentit Trump për çështjen e murit

Me një vendim 5 me 4, Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara vendosi në favor të Presidentit Donald Trump, duke i dhënë atij mundësinë të përdorë miliarda dollarë fonde të buxhetit federal për të realizuar premtimin e tij kryesor të fushatës, ndërtimin e një muri përgjatë kufirit me Meksikën.

Vendimi i së premtes rrëzon vendimin e një gjykate të një niveli më të ulët, që u la në fuqi nga gjykata e apelit, për ngrirjen e fondit të Departamentit të Mbrojtjes prej 2.5 miliardë dollarësh. Fondet ishin kërkuar nga administrata Trump për ndërtimin e murit në kufirin SHBA-Meksikë.

“Fitore e madhe për sigurinë kufitare dhe sundimin e ligjit”, tha Presidenti Trump në Twitter pas vendimit të Gjykatës së Lartë.

​Dror Ladin, jurist për sigurinë kombëtare në Unionin Amerikan për Liritë Civile, i tha agjencisë franceze të lajmeve AFP se“Komunitetet kufitare, mjedisi dhe ndarja e kompetencave e përcaktuar në Kushtetutën tonë do të dëmtohen përgjithmonë nëse zoti Trump lejohet të vazhdojë me plaçkitjen e fondeve ushtarake për një mur kufitar ksenofobik, ndërtimi i të cilit është kundërshtuar nga Kongresi.”

Trump: Do të vendosim sanksione ndaj Francës

Presidenti Donald Trump tha të premten se Shtetet e Bashkuara do të vendosin shumë shpejt sanksione të mëdha ndaj Francën në “një akt reciprociteti”, nisur nga njoftimi i Parisit për vendosjen e një takse ndaj kompanive amerikane të teknologjisë.

Nëse do të kishte një vend që mund t’i taksonte këto kompani, ky do të ishte vendi i tyre, SHBA-ja”, tha zoti Trump. “Do të njoftojmë së shpejti një masë të konsiderueshme reciproke lidhur me marrëzinë e zotit Macron“, shkruante më tej në një postim në twitter zoti Trump, duke iu referuar Presidentit francez Emmanuel Macron.

Gjithmonë kam thënë se vera amerikane është më e mirë se vera franceze!”, shkruante ai.

Sipas një njoftimi të Shtëpisë së Bardhë, javën e kaluar zoti Trump i kishte shprehur zotit Macron shqetësimin e tij lidhur me taksën e propozuar mbi shërbimin dixhital.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Judd Deere tha se Uashingtoni “është jashtëzakonisht i zhgënjyer nga vendimi i Francës për të miratuar një taksë mbi shërbimet dixhitale, në kurriz të kompanive dhe punëtorëve amerikanë”.

Masa e njëanshme e Francës duket se synon kompanitë amerikane të inovacionit që ofrojnë shërbime në sektorë të veçantë të ekonomisë.

Presidenti Trump ka urdhëruar kryerjen e një hetimi mbi taksën e planifikuar. Muajin e kaluar zyra e përfaqësuesit amerikan për Tregtinë njoftoi se do të zhvillojë një seancë dëgjimore në 19 gusht lidhur me hetimin që po kryen. Situata mund të çojë në vendosjen e tarifave të reja apo kufizimeve të tjera tregtare nga ana e SHBA-së. za

Çështja në SHBA – Kush është Jeffry Epstein, ‘i penduari’ i Soros që është gati të zbërthejë ‘deep state’ kudo në botë – Nga Tom Hays, The Associated Press

Jeffry Epstein është një hebre i njohur në mbarë botën për shkak se ka krijuar një offshore tek Ishujt e Virgjër, ku ai kishte ishullin e vet që sipas mediave prestigjoze botërore, organizonte ‘takime intime’ deri dhe pedofilie për të gjithë VIP-at e botës.

Për shkak të ‘shërbimeve’ që ofronte në ishullin e tij, Epstein është ndaluar njëherë nga FBI amerikane, por në media u fol se u lirua menjëherë për shkak se kishte mbrojtje të shërbimeve sekrete amerikane dhe izrealite të cilat e kanë përdorur për të filmuar VIP-at.

Së fundmi Epstein është arrestuar sërish dhe ai tashmë është i gatshëm të flas.

Në media përflitet se pas këtij arrestimi qëndron Presidenti i SHBA, Donald Trump i cili po lufton ‘deep state’ në Amerikë.

Në media flitet se nëse Epstein thyhen ‘kodin e heshtjes’, ai mund të çmontojë piramidën e ‘deep state’ të udhëhequr nga Soros.

Më poshtë shkrimi i plotë i ‘Associated Press’ i botuar dje, ku ngrihet dyshimi i fortë se Epstein po tentohet t’i mbyllet goja në burg nga frika se ‘mund te flasë:

Jeffrey Epstein u gjet i lënduar në qelinë e burgut të Nju Jorkut

Nga Tom Hays, The Associated Press

NJU JORK – Financieri i pasur, Jeffrey Epstein u gjet në dyshemenë e qelisë së tij të burgut me plagë në qafë në fillim të kësaj jave, ndërsa priste gjykimin mbi akuzat për trafik seksual, tha të enjten një person i njohur me këtë çështje.

Nuk ishte e qartë nëse lëndimet ishin shkaktuar nga vetë ai ose nga një sulm, tha personi, i cili nuk ishte i autorizuar për të diskutuar çështjen dhe foli për Associated Press me kusht që të ruhej anonimiteti.

Epstein, 66 vjeç, mori trajtim mjekësor dhe qëndron në paraburgim në Qendrën federale disiplinore metropolitane në Neë York City. Të dhënat e burgut të marra nga AP nuk tregojnë se ai është dërguar në spital.

Nuk kishte asnjë përgjigje të menjëhershme të enjten nga zyrtarët e burgut dhe as nga një prej avokatëve të Epstein.

Nuk ishte e qartë nëse Epstein kishte ndonjë shok qelie apo ishte i vetëm në qeli. Burgu është i famshëm për sigurinë e tij të fortë dhe të burgosurve me profil të lartë, ku përfshihen terroristët, mashtruesit përmes skemave të Ëall Street dhe, kohët e fundit, karteli meksikan i drogës Joaquin “El Chapo” Guzman.

Një avokat për të burgosurin Nicholas Tartaglione mohoi njoftimet lokale të lajmeve të enjten se klienti i tij ishte i dyshuar në një sulm të mundshëm ndaj Epstein. Tartaglione është një ish-oficer policie në periferi të Nju Jorkut, në pritje të gjykimit për akuzat se ai ishte përfshirë në rrëmbimin dhe vrasjen e katër burrave në vitin 2016.

Avokati, Bruce Barket, sugjeroi se akuzat ishin bërë publike nga dikush që përpiqej të turpëronte Epstein dhe të hedhin disa hije dyshimi për Nicholas Tartaglione.

Epstein është akuzuar për abuzimin seksual me dhjetëra vajza të mitura në fillim të viteve 2000. Një gjyqtar ia mohoi atij lirimin me kusht javën e kaluar, bazuar mbi argumentin se ai të mund të largohet nga vendi nëse lirohet. Gjykatësi gjithashtu tha se Epstein është një rrezik për publikun për shkak të dëshirave të tij të “pakontrollueshme” për tu përfshirë në sjellje seksuale me vajzat nën moshë.

Pavarësisht profilit të lartë të këtij rasti, zyrtarët e burgut nuk do të kishin asnjë arsye për ta vendosur Epstein nën mbikëqyrje të lartë, veçse nëse ai mund tu ishte dukur me prirje vetëvrasëse kur mbërriti aty, tha Cameron Lindsay, një gardian burgu në pension i cili kishte drejtuar tre burgje federale.

Epstein u akuzua për shkelje federale në Nju Jork këtë muaj, më shumë se një dekadë pasi ai fshehurazi nënshkroi një marrëveshje me prokurorët federalë në Florida për të hedhur poshtë akuzat e ngjashme të trafikimit seksual me përmasa të mëdha. Ai u deklarua fajtor në vitin 2008 për shkak se kishte gisht në përfshirjen e një të miture në prostitucion dhe kreu 13 muaj pas hekurave.

Prokurorët federalë në Nju Jork e rihapën hetimin pasi raportimet hetimore nga gazeta The Miami Herald nxitën zemërim mbi ujdinë e bërë të fajësisë.

Avokatët e Epstein thanë se ai nuk kishte pasur ndonjë kontakt të paligjshëm me vajzat minorene që kur kishte kryer dënimin e tij në Florida. Ata thanë se akuzat e tanishme janë të gabuara, sepse qeveria po e shkel marrëveshjen për të mos e ndjekur penalisht atë.

Sekretari i Punës i SHBA, Alexander Acosta dha dorëheqjen këtë muaj pasi u kritikua se kishte mbikëqyrur atë marrëveshje kur ai ishte prokuror i SHBA në Miami.

Image

Reagime pas dëshmisë së prokurorit të posaçëm Robert Mueller në Kongres

Në një atmosferë politike thellësisht të përçarë, si demokratët dhe republikanët kishin shpresuar që dëshmia e prokurorit të posaçëm, Robert Mueller para dy komisioneve të Dhomës së Përfaqësuesve, do të ishte një pikë kthese për administratën e Presidentit Donald Trump. Mes një atmosfere që dukej si arenë cirku në Kongres, të dyja partitë vazhduan të flisnin me këmbëngulje lidhur me çështjen nëse duhet të fillojë apo jo procesi për shkarkimin e mundshëm të presidentit. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Katherine Gypson debati lidhur me ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e vitit 2016 nuk tregon shenja se do të ndalet.

Momenti i shumëpritur …

…Për këta të rinj që donin të ishin në sallë kur prokurori i posaçëm foli për herë të parë në publik, ia vlejti aq sa të flinin një natë më parë në korridoret e Kongresit.

Ata nuk ishin të vetmit në gjithë vendin që shpresonin që zoti Mueller do të mund të qartësonte debatin politik që ka përfshirë vendin.

Megjithëse si edhe herë të tjera, pati disa protestues, nuk ishte aspak një seancë e zakonshme për demokratët që kaluan natën, duke u përgatur për çdo lloj skenari. Rezultati?

“Mendoj se nuk ka diskutim se në këtë seancë pamë prova bindëse të pengimit të drejtësisë, kryer nga presidenti i Shteteve të Bashkuara në detaje të jashtëzakonshme nga prokurori i posaçëm”, tha anëtari demokrat i kongresit, David Cicilline.

Demokratët donin që detajet që u transmetuan drejtpërdrejt në gjithë vendin, të kontribuonin në argumentat pro hetimeve të zotit Trump dhe administratës së tij.

“Ai u përpoq të pengonte hetimin për pengimin e drejtësisë nga ana e tij. Pra presidenti na ka futur në një gjendje absurde, por tani këtë mund ta shohë gjithë vendi”, – tha Jamie Raskin, anëtar demokrat i Kongresit.

Por republikanët thonë se zoti Mueller, e keqësoi gjendjen.

“Mendoj se fakti që Robert Mueller nuk dukej se e zotëronte mirë raportin që mban emrin e tij, lë të kuptosh se nuk e kishte plotësisht të qartë se çfarë kishte në ato 448 faqe të raportit”, – tha anëtari republikan i Kongresit, Mark Meadows.

Ata akuzuan prokurorin e posaçëm se u ishte shmangur pyetjeve kyçe lidhur me pikënisjen e hetimit.

“Drejtori Mueller m’u duk i çorientuar, shpesh konfuz dhe shumë evaziv për pyetje elementare lidhur me aktivitetet e rusëve dhe ndërthurjen e interesave të tyre me njerëz të lidhur me demokratët dhe lëvizjen anti-Trump”.

Deri sot, mbi 90 demokratë të Dhomës së Përfaqësuesve kanë bërë thirrje për hapjen e procesit të shkarkimit. Një demokrate tha se dëshmia e zotit Mueller u dha votuesve informacion të nevojshëm.

“Nxjerr në pah shumë qëndrime presidenciale të papërshtatshme dhe në të kaluarën, gabimet presidenciale të një natyre penale kanë çuar në procesin e shkarkimit. Popullit amerikan do t’i duhet të vendosë nëse mund ta pranojë këtë lloj sjelljeje”, tha Mary Gay Scanlon.

Dëshmia e zotit Mueller është një pike kthese për ndërgjegjësimin e amerikanëve lidhur me krimet e zotit Trump, tha kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi. Por hapja e procesit të shkarkimit mund të bëhet vetëm pasi rastet e hapura në gjykata t’u japin demokratëve gjithë informacionin e duhur.

“Nëse vendosim për një gjë të tillë, do të donim që të ishte bashkuese jo përçarëse për vendin, dhe prandaj duam që argumentat të jenë bindëse”, tha ajo.

Dhe ndërsa kanë mbetur vetëm dy ditë në sesionin veror të kongresit, një nismë për shkarkim nuk do të ndërmerret së shpejti.

Guvernatori i Porto Ricos jep dorëheqjen pas protestave masive

Në kryeqytetin e Puerto Rikos të mërkurën mbrëma shpërtheu gëzimi nëpër rrugë, menjëherë pasi guvernatori i Ricardo Rossello njoftoi dorëheqjen, pas disa ditë protestash masive në rrugët e kryeqytetit.

Në një fjalim në video të postuar në faqen e Facebookut të qeverisë, guvernatori njoftoi se do largohej nga posti më 2 gusht, duke thënë se arritjet e administratës së tij do të kërcënoheshin, nëse ai do të vazhdonte të qëndronte në post.

Ricardo Rossello është guvernatori i parë që heq dorë nga posti, që nga koha kur ky territor i Shteteve të Bashkuara filloi zgjedhjen e drejtpërdrejtë të guvernatorëve në vitin 1947. Vendin e tij do ta zerë sekretarja e drejtësisë Wanda Vazquez, i cila ishte në rendin e pasardhësve, pasi sekretari i shtetit Luis Rivera Marin dha dorëheqjen lidhur me një bisedë në internet që shkaktoi skandal dhe që përfundoi me fundin e mandatit të guvernatorit Rossello.

Mijëra njerëz që ishin mbledhur jashtë rezidencës së guvernatorit në qytetin e vjetër historik të San Juan filluan të festonin në mënyrë spontane pas përfundimit të fjalimit të guvernatorit Rossello, duke valëvitur flamuj dhe duke kënduar.

Lajmi gjithashtu u prit me entuziazëm nga kryetarja e Bashkisë së San Juanit, Carmen Yulin Cruz, e cila kishte njoftuar tashmë synimin e saj për të kandiduar kundër Rossellos vitin e ardhshëm.

[[ https://twitter.com/CarmenYulinCruz/status/1154239274289684481 ]]

Zemërimi publik që çoi në dorëheqjen e guvernatorit shpërtheu gati dy javë më parë, kur Qendra për Gazetari Investigative e ishullit publikoi rreth 900 faqe të zbardhura nga bisedat on line në grup midis zotit Rossello dhe disa ndihmësve të lartë dhe bashkëpunëtorëve që përfshinin mesazhe pa respekt dhe të mbushura me përbuzje për viktimat e Uraganit Maria të vitit 2017 , si dhe shaka homofobike kundër kundërshtarëve politikë të guvernatorit Rossello.

Publikimi i bisedave shkaktoi zemërim të madh në mesin e portorikanëve, të rraskapitur nga vitet e korrupsionit dhe keqmenaxhimit publik, që e lanë territorin e Shteteve të Bashkuara nën kontrollin e një bordi mbikëqyrës të mandatuar nga Kongresi, për ta udhëhequr atë të dalë nga një krizë borxhesh prej miliarda dollarësh.

Ricardo Rossello dha dorëheqjen si kreu i Partisë së Re Progresive gjatë një fjalimi televiziv të dielën dhe tha se ai nuk do të kërkonte të rizgjidhej.

Mueller: Raporti nuk e shfajëson presidentin Trump

Ish-prokurori i posaçëm Robert Mueller po dëshmon sot para Kongresit, lidhur me ndërhyrjen ruse në favor të Donald Trumpit dhe nëse presidenti më pas pengoi drejtësinë, duke u përpjekur të ndalte hetimin e prokurorit. Zoti Mueller tha në Kongres se hetimi i tij nuk e shfajësoi presidentin Trump lidhur për pengimin e mundshëm të drejtësisë.

Pohimi i tij bie ndesh me këmbënguljen e Presidentit Trump se raporti i Prokurorit të Posaçëm e shfajëson atë për pengimin e drejtësisë me përpjekjet për të ndalur hetimin. Dëshmia e zotit Mueller po përputhet pothuajse plotësisht me raportin e tij dhe nuk po sjell shumë informacione të reja.

Në fillim të seancës, kreu demokrat i Komisionit Juridik të Dhomës së Përfaqësuesve, Jerrold Nadler e pyeti prokurorin nëse e kishte nxjerrë plotësisht të pafajshëm zotin Trump:

Zoti Mueller tha “jo”.

“Presidenti nuk u nxorr i pafajshëm për akte të cilat ai akuzohet se i ka kryer”.

Megjithatë zoti Mueller shpjegoi se mbi Presidentin Trump nuk mund të ngrihen akuza penale, për shkak të një rregulli të Departamentit të Drejtësisë, sipas së cilit ndalohet paditja e një presidenti në detyrë.

“Mbështetur tek politikat dhe parimet e Departamentit të Drejtësisë për drejtësinë (e procesit), ne vendosëm që të mos japim një përcaktim, lidhur me faktin nëse presidenti kreu krim”, tha ai.

Më pas gjatë seancës, kongresmeni republikan Ken Buck e pyeti zotin Mueller:

“A mund të ngrini akuza ndaj presidentit të Shteteve të Bashkuara me pengim të drejtësisë kur të mos jetë më në detyrë”?

“Po”, u përgjigj zoti Mueller.

Ish-Prokurori i Posaçëm tha se ekipi i tij u përpoq pa sukses për një vit të arrinte një marrëveshje me zotin Trump që të jepte një dëshmi personalisht, por presidenti vetëm iu përgjigj disa pyetjeve me shkrim.

Në komentet e tij në fillim të seancës, zoti Mueller tha se hetimi arriti në përfundimin se qeveria ruse ndërhyri në zgjedhjet amerikane në mënyrë të gjerë dhe sistematike.

Zoti Mueller tha për një nga përfundimet më të rëndësishme dhe të debatueshme:

“Ne nuk e trajtuam bashkëpunimin me qëllim, që nuk është një term ligjor”.

Zoti Mueller konfirmoi gjithashtu se Presidenti Trump donte ta shkarkonte pasi ai po hetonte për pengimin e drejtësisë.

Zoti Mueller theksoi se dëshmia e tij do të ishte e kufizuar, pasi ajo mund të ndikonte në çështje që nuk janë përfundimtare dhe sepse Departamenti i Drejtësisë kishte përdorur provilegjin që të mos ta lejonte të fliste për disa tema.

Presidenti Trump kishte thënë se nuk kishte ndër mend ta shohë seancën pesë orëshe të zotit Mueller dhe këmbëngul se seancat janë një humbje e jashtëzakonshme kohe.

Pak para se të fillonte seanca, ai shkruajti në Twitter: “JO KONSPIRACION, JO PENGIM”.

Seancat janë kritike për 235 demokratët e opozitës në Dhomën e Përfaqësuesve, një e treta prej të cilëve kanë bërë thirrje për fillimin e një procesi shkarkimi ose një hetimi për shkarkim për presidentin Trump.

Aleatët e Presidentit Trump në Kongres thonë se zoti Mueller nuk gjeti asgjë inkriminuese për zotin Trump dhe se kjo çështje duhet mbyllur dhe këtë qëndrim po mbajnë edhe në seancë.

Ndërsa mbahet seanca e dytë e dëshmisë, para komisionit të zbulimit, nuk ka dyshim se kjo është një ditë dramatike në Uashington, qoftë edhe nga fakti që zoti Mueller i cili pothuajse nuk ka folur fare për raportin, flet në seanca të hapura për publikun. Në fakt miliona amerikanë që nuk e kanë lexuar raportin prej 448 faqesh të prokurorit të posaçëm, po e shohin këtë dëshmi.

Ish-Prokurori i Posaçëm Robert Mueller fillon dëshminë përpara Kongresit

Në një ditë dramatike në Uashington, ish-prokurori i posaçëm Robert Mueller filloi të mërkurën dëshminë e tij para Kongresit, lidhur me ndërhyrjen ruse në favor të Donald Trumpit dhe nëse presidenti më pas pengoi drejtësinë, duke u përpjekur të ndalte hetimin e prokurorit.

Në komentet e tij në fillim të seancës, zoti Mueller tha se hetimi arriti në përfundimin se qeveria ruse ndërhyri në zgjedhjet amerikane në mënyrë të gjerë dhe sistematike.

Zoti Mueller tha për një nga përfundimet më të rëndësishme dhe të debatueshme:

“Ne nuk e trajtuam bashkëpunimin me qëllim, që nuk është një term ligjor”. Mbështetur tek politikat dhe parimet e Departamentit të Drejtësisë për drejtësinë (e procesit), ne vendosëm që të mos japim një përcaktim, lidhur me faktin nëse presidenti kreu krim”, tha ai.

Zoti Mueller theksoi gjithashtu se dëshmia e tij do të ishte e kufizuar, pasi ajo mund të ndikonte në çështje që nuk janë përfundimtare dhe sepse Departamenti i Drejtësisë kishte përdorur provilegjin që të mos ta lejonte të fliste për disa tema.

Presidenti Trump kishte thënë se nuk kishte ndër mend ta shohë seancën pesë orëshe të zotit Mueller që do të transmetohet drejtpërdrejt në televizion, ose ndoshta vetëm pjesë të vogla të saj. Ai këmbëngul se seancat janë një humbje e jashtëzakonshme kohe dhe se është bërë e qartë se ai nuk ka bashkëpunuar në mënyrë të qëllimshme me rusët, dhe nuk ka ndërhyrë me hetimin e zotit Mueller.

Por miliona amerikanë që nuk e kanë lexuar raportin prej 448 faqesh të prokurorit të posaçëm, pritet t’i shohin seancat para komisioneve juridik dhe të zbulimit të Dhomës së Përfaqësuesve, që pritet të jenë të nxehta dhe interesante.

Seancat janë kritike për 235 demokratët e opozitës në Dhomën e Përfaqësuesve, një e treta prej të cilëve kanë bërë thirrje për fillimin e një procesi shkarkimi ose një hetimi për shkarkim për presidentin Trump.

Aleatët e Presidentit Trump në Kongres thonë se zoti Mueller nuk gjeti asgjë inkriminuese për zotin Trump dhe se kjo çështje duhet mbyllur. Por ata e kanë bërë gjithashtu të qartë se kanë ndër mend ta pyesin zotin Mueller për një hetim që ata thonë se është defektoz dhe me fillesa të dyshimta.

Ndërsa pritet të fillojë seanca, një gjë është e qartë: prokurori me përvojë dhe ish-drejtori i FBI-së, nuk do të thotë asgjë që nuk është pjesë e raportit përfundimtar që i dorëzoi Prokurorit të Përgjithshëm, William Barr.

Në maj, zoti Mueller u tha gazetarëve të mos presin shumë përtej asaj që përmban raporti.

“Raporti është dëshmia ime. Nuk do të jepja para Kongresit informacion tjetër përveç asaj që është bërë tashmë publike”, tha ai.

Ditë dramatike në Uashington me seancën e Prorkurorit të Posaçëm, Mueller

E mërkura pritet të jetë një ditë dramatike në Uashington, ndërsa ish-prokurori i posaçëm Robert Mueller dëshmon para Kongresit, lidhur me ndërhyrjen ruse në favor të Donald Trumpit dhe nëse presidenti më pas pengoi drejtësinë, duke u përpjekur të ndalte hetimin e prokurorit.

Presidenti Trump thotë se nuk ka ndër mend ta shohë seancën pesë orëshe të zotit Mueller që do të transmetohet drejtpërdrejt në televizion, ose ndoshta vetëm pjesë të vogla të saj. Ai këmbëngul se seancat janë një humbje e jashtëzakonshme kohe dhe se është bërë e qartë se ai nuk ka bashkëpunuar në mënyrë të qëllimshme me rusët, dhe nuk ka ndërhyrë me hetimin e zotit Mueller.

Por miliona amerikanë që nuk e kanë lexuar raportin prej 448 faqesh të prokurorit të posaçëm, pritet t’i shohin seancat para komisioneve juridik dhe të zbulimit të Dhomës së Përfaqësuesve, që pritet të jenë të nxehta dhe interesante.

Seancat janë kritike për 235 demokratët e opozitës në Dhomën e Përfaqësuesve, një e treta prej të cilëve kanë bërë thirrje për fillimin e një procesi shkarkimi ose një hetimi për shkarkim për presidentin Trump.

Aleatët e Presidentit Trump në Kongres thonë se zoti Mueller nuk gjeti asgjë inkriminuese për zotin Trump dhe se kjo çështje duhet mbyllur. Por ata e kanë bërë gjithashtu të qartë se kanë ndër mend ta pyesin zotin Mueller për një hetim që ata thonë se është defektoz dhe me fillesa të dyshimta.

Ndërsa pritet të fillojë seanca, një gjë është e qartë: prokurori me përvojë dhe ish-drejtori i FBI-së, nuk do të thotë asgjë që nuk është pjesë e raportit përfundimtar që i dorëzoi Prokurorit të Përgjithshëm, William Barr.

Në maj, zoti Mueller u tha gazetarëve të mos presin shumë përtej asaj që përmban raporti.

“Raporti është dëshmia ime. Nuk do të jepja para Kongresit informacion tjetër përveç asaj që është bërë tashmë publike”, tha ai. za

Mark Esper konfirmohet për postin e sekretarit të mbrojtjes

Me 90 vota pro dhe 8 kundër, Senati amerikan konfirmoi të martën emërimin e Mark Esper në pozitën e Sekretarit të Mbrojtjes.

Votimi i dha fund procesit që zgjati shtatë muaj dhe që shënon kohën më të gjatë në histori që Pentagoni qëndroi pa udhëheqës.

Zoti Esper, veç përvojës ushtarake ka qenë edhe lobist në industrinë e mbrojtjes.

Pozita e Sekretarit të Mbrojtjes ngeli bosh që kur shefi i parë i mbrojtjes në administratën Trump, Jim Mattis dha dorëheqjen pas një serie mosmarrëveshjesh politike me Presidentin.

Ai kishte ofruar mundësinë e qëndrimit në post edhe për dy muaj para se të largohej, por Presidenti Trump i tha jo.

Zoti Esper ka premtuar se një ndër përparësitë e tij është zgjidhja e problemeve të udhëheqjes në Pentagon. za

FBI: Kina, përgjegjësja kryesore për spiunazh kibernetik në SHBA

Byroja Federale e Hetimit (FBI) po zhvillon shumë se 1 mijë hetime për vjedhje pronës intelektuale 50 shtetet amerikane dhe pothuajse gjitha rastet kanë lidhje me Kinën. Informacioni u i ditur nga drejtori i FBI Christopher Wray. Ai tha se Kina përbën kërcënimin kryesor për vendin fushën e kundër zbulimit.

Duke dëshmuar përpara komisionit Juridik Senatit, zoti Wray e karakterizoi kërcënimin si thellin, larmishmin, ndërlikuarin, me sfiduesin, gjithëpërfshirësin e shqetësuesin se çdo kërcënim tjetër për kundër zbulimin“.

Kërcënimi kinez varion nga ndërhyrjet kibernetike deri tek korruptimi i personave brendshëm në kompanitë amerikane vogla e mëdha tha zoti Wray duke përmendur një seri rastesh fundit spiunazhit ekonomik kinez hetuara nga FBI-ja.

Ai tha se problem mbetet veçanërisht përpjekja e spiunazhit kinez për vjedhur informacion rreth veprimtarive kërkimore fushën e pronësisë intelektuale financuara me fonde publike.

Kjo është një qasje me gjitha mjetet nga ana e tyre, kërkon gjithëaq një përgjigje me gjitha mjetet nga ana jonë, tha zoti Wray.

I pyetur rreth zgjedhjeve të ardhshme vitit 2020, zoti Wray tha jo për herë parë se Moska ka si qëllim ndërhyrjen, duke e quajtur Rusinë kërcënimin numër 2 sipas shërbimeve amerikane zbulimit.

Dëshmia e Christopher Wray vjen një ditë përpara dëshmisë dy komisione Dhomës Përfaqësuesve ish-Prokurorit Posaçëm Robert Mueller rreth hetimit tij mbi ndërhyrjen e Rusisë zgjedhjet presidenciale vitit 2016. za

SHBA: Sondazh për pasojat e mosbesimit të amerikanëve tek qeveria

Shumica e amerikanëve mendojnë se niveli i mosbesimit tek qeveria e tyre dhe tek njerëzit e tjerë në përgjithësi, pengon përpjekjet për të zgjidhur problemet me të cilat përballet shoqëria, si emigracioni, racizmi, kujdesi shëndetësor, taksat dhe e drejta e votës.

Qendra Kërkimore Pew publikoi së fundi rezultatet e një sondazhi që përfshinte mbi 10 mijë vetë.

“Shumë njerëz nuk mendojnë më se qeveria mund të jetë një forcë për të mirë ose që mund të sjellë ndryshim në jetën e tyre”, citon Qendra Pew një nga pjesëmarrësit në sondazh, i cili shton se “Kjo lloj shkëputjeje dhe apatie do të çojë në një qeveri edhe më të keqe dhe më pak përfaqësuese.”

Pothuajse 70 për qind e amerikanëve thonë se qeveria federale e fsheh qëllimisht informacionin që mund ta japë pa cënuar sigurinë ndërsa 64 për qind të tjerë thonë se kur zyrtarët e zgjedhur flasin, është e vështirë të kuptosh se çfarë është dhe çfarë nuk është e vërtetë.

Besimi i publikut tek qeveria, që ra së tepërmi në vitet ’60 dhe ’70, u rikthye disi në vitet ’80 dhe në fillim të viteve 2000, sipas një sondazhi të muajit prill të Organizatës Pew.

Besimi i amerikanëve tek qeveria është tani në nivelin 17 për qind, një nivel i ulët historik.

Shumica e njerëzve të anketuar mendojnë se ky mosbesim është i justifikuar – 75 për qind e të anketuarve kanë thënë se qeveria nuk duhet të ketë besimin e publikut në një nivel më të lartë sesa e ka aktualisht.

Republikanët dhe të anketuarit me prirje republikane kishin më shumë gjasa ta lidhnin mosbesimin ndaj qeverisë me korrupsionin dhe performancën e dobët qeveritare, ndërsa homologët e tyre demokratë dhe me prirje demokrate kishin prirjen ta lidhnin marrëdhënien me qeverinë me performancën e Presidentit amerikan Donald Trump.

Sipas sondazhit, besimi tek njerëzit e tjerë në përgjithësi ka rënë, por më së shumti kur hyn në mes politika. Ndërkohë që shumica i besojnë të tjerëve që “të bëjnë gjënë e duhur”, siç është zbatimi i ligjit, kjo ndryshon kur është fjala për pranimin e rezultatit të zgjedhjeve, rishqyrtimi i pikëpamjeve në raport me informacionin e ri dhe një mori situatash të tjera.

Në sondazh, besimi tek të tjerët ndryshonte në bazë të racës, moshës, të të ardhurave dhe arsimit – pjesëmarrësit më të moshuar, më të pasur dhe më të arsimuar kishin nivele më të larta të besimit personal. Njerëzit e bardhë kishin nivele të larta besimi për të tjerët në 27 për qind të rasteve, më shumë se dyfishi i të anketuarve afrikano-amerikanë dhe hispanikë.

“Amerikanët që mund të ndihen të pafavorizuar kanë më pak gjasa të shprehin besim tek njerëzit e tjerë”, vë në dukje Organizata Pew.

Çuditërisht, republikanët dhe demokratët kishin nivele të ngjashme të besimit personal tek të tjerët, por kishin pikëpamje të ndryshme për qeverinë – republikanët në përgjithësi shprehnin më shumë besim.

Pse ka rëndësi besimi i publikut tek qeveria? Përveç se është baza e çdo qeverie që shpall se pushteti i saj e merr forcën nga njerëzit, 64 për qind e amerikanëve thonë se besimi i ulët tek qeveria pengon reagimin e njerëzve ndaj problemeve më të mëdha që ka vendi. 70 për qind e të anketuarve mendojnë të njëjtën gjë për mosbesimin tek njerëzit e tjerë. Zgjidhjet për çështje për të cilat ka dallime partiake, si emigracioni, kujdesi shëndetësor, taksat, të drejtat e votimit dhe martesa mes njerëzve të të njëjtit seks, sipas të anketuarve, janë duke u vështirësuar.

Megjithatë, 84 për qind e pjesëmarrësve në sondazh mendonin se besimi i ulët tek qeveria federale mund të ndreqet. Në komentet e hapura, pjesëmarrësit sugjeroni zgjidhje për përmirësimin e gjendjes, si pakësimi i besnikërisë partiake dhe minimizimi i mbulimeve sensacionale në media.

“Besimi është si zamku që i lidh njerëzit bashkë. Pa të, ne bashkëpunojmë më pak me njëri-tjetrin dhe elementët që ndikojnë në cilësinë e përgjithshme të jetës sonë preken, “- komentonte një 38-vjeçar i përfshirë në në sondazh. za


Send this to a friend