VOAL

VOAL

SHBA parashikojnë dyfishimin e rasteve të infektimit dhe vdekjeve me koronavirus

Shtëpia e Bardhë po minimizon një raport të qeverisë amerikane që parashikon dyfishimin e vdekjeve të përditshme të COVID-19 në Shtetet e Bashkuara deri më 1 qershor.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Judd Deere ngriti shqetësime të hënën rreth një raporti të Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve që parashikon gjithashtu rreth 200,000 raste të reja të koronavirusit çdo ditë deri në fund të muajit, nga 25,000 raste që është tani.

Informacioni bazohet në modelin kompjuterit të qeverisë të hartuar në formë grafike nga Agjensia Federale e Menaxhimit të Emergjencave dhe botuar të hënën nga gazeta The New York Times.

Në një deklaratë të hënën, zoti Deere tha se ky nuk është një dokument i Shtëpisë së Bardhë, nuk është paraqitur në grupin e punës për koronavirusin dhe as nuk ka kaluar përmes procesit të verifikimit ndër-institucional. Këto të dhëna nuk janë reflektim i asnjë prej modelimeve të bëra nga ekipi i punës ose të dhënat që ka analizuar ai. ”

Zëdhënësi tha se “shëndeti i popullit amerikan mbetet përparësia kryesore e Presidentit Trump dhe kjo do të vazhdojë ndërsa monitorojmë përpjekjet e shteteve për të lehtësuar kufizimet.”

Sipas gazetës, raporti i qeverisë parashikon se numri i viktimave të koronavirusit mund të arrijë në 3,000 në ditë në katër javë, një rritje e ndjeshme nga shifra aktuale prej rreth 1.750 raste.

Një model tjetër, i cili është përdorur më parë nga Shtëpia e Bardhë, gjithashtu rriti ndjeshëm parashikimet e tij të hënën për vdekjet e amerikanëve nga virusi deri në gusht. Instituti i Matjes dhe Vlerësimit të Shëndetit (IHME) në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit të Uashingtonit parashikoi se më shumë se 134,000 njerëz do të vdesin në Shtetet e Bashkuara deri në gusht, një rritje nga parashikimi i saj javën e kaluar për rreth 72,000 vdekje në të njëjtën periudhë kohore.

Studiuesit thanë që parashikimet e rritura bazohen pjesërisht në faktin se politikat e distancimit shoqëror po lehtësohen në të gjithë vendin.

Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar të luftojnë përhapjen e koronavirusit për rreth shtatë javë, por Presidenti Donald Trump i ka dhënë fund direktivave të qëndrimit në shtëpi që mbyllën pjesën më të madhe të ekonomisë amerikane deri në prill.

Guvernatorë të shumtë shtetesh kanë lehtësuar kufizimet në mbylljen e biznesit pasi hyri maji, duke lejuar flokëtoret dhe sallonet e thonjve, palestrat, restorantet dhe dyqanet e shitjeve me pakicë të rihapnin dyert në shtetet e tyre, megjithëse me mijëra biznese mbeten të mbyllura.

Scott Gottlieb, ish-komisioneri i agjencisë së ushqimit dhe ilaçeve të administratës Trump, i tha emisionit “Face the Nation” të kanalit CBS News të dielën se “ndërsa zbutja nuk dështoi, unë mendoj se është e drejtë të themi se nuk funksionoi ashtu siç e prisnim. Ne prisnim që në këtë pikë të fillonim të kishimrënie më domethënëse të rasteve të reja dhe vdekjeve në të gjithë vendin. Dhe ne thjesht nuk po e shohim këtë”.

Gottlieb tha se amerikanët “mund të përballen me perspektivën që 20,000, 30,000 raste të reja në ditë të diagnostikuara të bëhen normalitet i ri”.

Presidenti Trump dikur parashikoi se numri i rasteve të reja të koronavirusit do të binte shpejt, por gjatë muajit të fundit ka patur të paktën 1.000 njerëz me virus, dhe ndonjëherë më shumë se 2,000, vdekje çdo ditë. Më pas ai parashikoi se numri i vdekjeve në Sh.B.A do të ishte mes 60,000 dhe 70,000 njerëzve.

President Donald Trump speaks during a Fox News virtual town hall from the Lincoln Memorial, May 3, 2020, in Washington.

President Donald Trump speaks during a Fox News virtual town hall from the Lincoln Memorial, May 3, 2020, in Washington.

Por në një sallë virtuale debati në mbrëmjen e së dielës në Memorialin Lincoln në Uashington, Trump tha: “Ne do të humbasim diku nga 75, 80 deri në 100,000 njerëz. Kjo është një gjë e tmerrshme.”

Ndërsa Senati përgatitet të rikthehet të hënën, Trump tha se qeveria federale mund të dyfishojë 3 trilion dollarët e tanishëm të ndihmës emergjente. Deri më tani, këto fonde kanë shkuar për të ndihmuar bizneset e vogla të qëndrojnë larg falimentimit, të sigurojnë furnizime për spitalet dhe të vendosin para në duart e taksapaguesve.

“Ka më shumë ndihmë që po vjen”, tha presidenti Trump.

Udhëheqësi i shumicës së Senatit Mitch McConnell tha se dhoma e tij po kthehej të vazhdonte punën për COVID-19, si dhe çështje të tjera urgjente.

Drejtuesit në Dhomën e Përfaqësuesve deri më tani nuk kanë njoftuar planet për t’u takuar në Uashington, ndërsa po u kërkojnë mjekëve të Kongresit që të ndajnë udhëzime se si ta bëjnë këtë në mënyrë të sigurt.

Shtetet e Bashkuara udhëheqin botën me më shumë se 1.1 milion raste të konfirmuara dhe rreth 68,000 vdekje.

Zyrtarët e shëndetit publik kanë shprehur shqetësimin për numrin e amerikanëve që nuk po dëgjojnë urdhrat për distancim shoqëror dhe shtetet që po heqin udhëzimet për qëndrimin në shtëpi para se të ketë një rënie të vazhdueshme të numrit të rasteve të koronavirusit.

Këtë javë, më shumë shtete po bashkohen me lehtësimin e kufizimeve të bllokimit, përfshirë lëvizjen e Florida-s për të lejuar restorantet dhe dyqanet të operojnë duke lejuar një numër të caktuar njerëzish që mund të jenë brenda duke filluar nga e hëna.

Deri të martën, më shumë se 30 nga 50 shtetet amerikane do të lejojnë një formë të rihapjes.

Kjo ka qenë një përparësi për administratën Trump pasi aktiviteti ekonomik është ngadalësuar ndjeshëm dhe më shumë se 30 milion njerëz kanë humbur punën e tyre.

Trumpi fajëson mediat për imazhin e tij në publik

Presidenti Donald Trump thotë se beson që media po e trajton më keq se ç’ka trajtuar Presidentin Abraham Linkoln, që udhëhoqi vendin gjatë Luftës Civile dhe u vra me atentat në 1865.

“Ballafaqohem me një shtyp armiqësor, një shtyp që nuk e ka provuar asnjë president më parë. Ndoshta më afër kësaj ekperience ka qenë ky zotëria këtu,” tha Presidenti Trump, duke folur nga Përmendorja e Linkolnit në Uashington.

“Gjithmonë thuhej, ‘Askush nuk është trajtuar aq keq sa Linkolni’. Po tani mendoj se unë po trajtohem më keq,” tha presidenti.
Reagimi i presidentit për shkëmbime negative, tendencioze me median pasoi një pyetje nga një infermiere në pension dhe konsulente për nxënësit e një shkolle fillore.

Ajo shkruante në mesazh se përshëndeste presidentin për “përkushtimin e madh ndaj vendit”, duke shtuar se kërkonte sqarim për prezantimin dhe ngrinte pyetjen përse presidenti “përdor fjalë që mund të cilësohen si terma bulizmi dhe përse nuk u përgjigjeni drejtpërdrejt pyetjeve të gazetarëve, por merreni me numërimin e sukseseve tuaja e flisni kuturu?”

Ajo i bënte thirrje presidentit të hiqte dorë nga sjellje që i irritojnë pasuesit e tij.
Presidenti e falenderoi qytetaren amerikane për pyetjen. Më pas, ai sulmoi gazetarët duke i akuzuar për “pyetje të pacipta”. Pjesa më e madhe e medias është njësoj sikur të jenë anëtarë të Partisë Demokrate, tha presidenti.

“Më duket se po të sillem mirë me ta (gazetarët), do më marrin nëpër këmbë,” tha zoti Trump.
“Kur dal në publik para gazetarëve, në vend që të më bëjnë pyetje normale, shoh një nivel zemërimi e urrejtjeje, aq sa i pyes “Si e keni hallin? Ku qëndron problemi?” zëri i amerikës

Trump: Vdekjet nga koronavirusi mund të arrijnë deri në 90 mijë

Washington

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se vdekjet në vend nga koronavirusi i ri (COVID-19) mund të arrijnë 80 deri në 90 mijë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Për kanalin amerikan Fox News, Trump bëri një vlerësim mbi luftën dhe rezultatet e pritura lidhur me COVID-19.

Ai tha se SHBA-ja po kalon një proces të suksesshëm në luftën me pandeminë dhe se në mënyrë graduale mund të kthehen në normalitet disa shtete të cilat janë mbyllur ekonomikisht në kuadrin e masave.

Ndërsa ndaj një pyetjeje lidhur me rastet dhe vdekjet, presidenti Trump theksoi se në vend mund të humbin jetën 80 deri në 90 mijë njerëz.

Më tej ai mbrojti idenë e tij se nuk janë në një gjendje shumë të mirë në krahasim me shifrat, por se nuk do të konsiderohen keq edhe në krahasim me vendet e tjera.

Pas rikujtimit të deklaratës së tij një javë më parë në Shtëpinë e Bardhë se vdekjet mund të ishin 60 deri në 65 mijë, Trump tha: “Atëherë shpreha 65 mijë, ndërsa tani them 80 deri në 80 mijë sepse mund të rritet shumë shpejt”.

– “Vaksina do të jetë gati deri në fund të 2020”

Duke përmendur edhe punimet e kryera në çështjen e vaksinës, Trump vuri në dukje se mbi vaksinën janë kryer punime intensive dhe se ajo do të jetë gati deri në fund të 2020.

“Si rezultat i ndjekjes tonë të rreptë, mendoj se vaksina që presim do të gjendet deri në fund të 2020. Aktualisht kemi disa modele dhe po formojmë linjën e furnizimit”, tha Trump.

Ndërkohë ka tërhequr vëmendjen se këto fjalë të Trump kanë rënë në kontradiktë me deklaratat e anëtarëve të Task Forcës kundër COVID-19 në Shtëpinë e Bardhë.

SHBA pretendon se Kina ka fshehur qëllimisht COVID-19

Washington

Departamenti Amerikan i Sigurisë së Brendshme (DHS) pretendon se Qeveria e Kinës për të bërë stoqe mjekësore ka fshehur qëllimisht pandeminë dhe shkallën e infektivitetit të koronavirusit të ri (COVID-19) të shfaqur në qytetin Wuhan, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas agjencisë së lajmeve AP, mësohet se DHS ka përgatitur një raport prej 4 faqesh lidhur me qëndrimin e Kinës në pandeminë e COVID-19.

Në raport thuhet se autoritetet e Kinës që nga janari e deri më tani kanë fshehur qëllimisht pandeminë dhe se Kina është përpjekur që rëndësinë e virusit ta lançojë si një rast të parëndësishëm.

Eksporti u ndalua gjatë periudhës kur bëhej importi

Ndërkohë në raport tërhiqet vëmendja se Kina në këtë proces filloi intensivisht importimin e pajisjeve mjekësore dhe se pasi ndaloi eksportet për pajisjet mjekësore ajo refuzoi të ndante të dhënat tregtare përkatëse.

Krahas kësaj qeveria kineze nuk ka informuar as Organziatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) lidhur me infektivitetin e COVID-19 theksohet në raportin ku vihet në dukje se “importet e pajisjeve mejkësore gjatë këtij procesi përputhen me anomalinë në të dhënat e importeve dhe eksporteve që i përkasin muajit janar”.

Gjithashtu edhe sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo pretendon se ka shumë prova që virusi COVID-19 ka dalë nga laboratori në qytetin Wuhan. “Kina ka një histori për infektimin e botës me laboratorë nën standardet që ata drejtojnë. Mund t’iu them se ka shumë prova që ky (COVID-19) ka dalë nga laboratori në Wuhan”, deklaroi Pompeo.

Javën e kaluar, një deklaratë të ngjashme bëri edhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump duke thënë se kishte shikuar prova që virusi ka dalë nga laboratori në qytetin Wuhan, por se aktualisht nuk mund të ndante prova lidhur me këtë.

Valë masive të infektuarish me koronavirus në burgjet amerikane

Një valë masive të infektuarish me koronavirus po shpërthen në popullatën më të madhe në botë të burgjeve në Shtetet e Bashkuara, edhe pse zyrtarët kanë nisur të hapin ekonominë, duke thënë se shifrat e të infektuarve po bien. Burgu në Marion të Ohajos, është shndërruar në institucionin më të infektuar në të gjithë vendin, ku më shumë se 80 për qind e afro 2.500 të burgosurve, shtuar këtu edhe 175 punonjës të personelit, janë testuar pozitiv me COVID-19.

Vdekjet nga koronavirusi janë në rritje në burgjet shtetërore e federale në të gjithë vendin. Zyrtarët kanë pak mundësi për të zbatuar udhëzimet për distancim fizik ndërsa qelitë janë të mbipopulluara. Ata po përballen gjithashtu edhe me mungesë të personelit mjekësor dhe pajisjeve mbrojtëse personale.

Kërcënimi ndaj popullatës së burgjeve prej 2.3 milionë vetësh në SHBA u vu re javën e kaluar me vdekjen e Andrea Circle Bear, një grua 30-vjeçare nga komuniteti indigjen i Dakotës së Jugut. Pasi u fut në një burg federal të Teksasit në muajin mars, ajo u sëmur menjëherë dhe u vendos në respirator. 30 vjeçarja e lindi foshnjën me operacion, por disa javë më vonë humbi jetën.

Në burgjet e shtetit të Uashingtonit dhe Kansasis ka pasur trazira lidhur me masat e pamjaftueshme mbrojtëse dhe reagimin e ngadaltë të autoriteteve të burgjeve.

Përhapja e COVID-19 mes personelit të burgjeve, i kanë bërë institucionet edhe më të vështira për t’u menaxhuar. Në institucionin e korrektimit “Lansing” në Kansas, i cili vuan mungesën e stafit e të pajisjeve, të enjten një nga rojet e burgut me një karrierë 15-vjeçare, David Carter dha dorëheqjen. Ai tha se ishte më mirë të mos merrte më rrogë, sesa të rrezikoni shëndetin e tij dhe atë të familjes së tij.

Nuk mund të qëndroj më në një strukturë që është një bombë me sahat“, shkruante ai në letrën e dorëheqjes.

Përhapja e virusit në burgun Marion besohet të jetë vetëm maja e ajsbergut.

Për shkak të paqartësisë së menaxhimit të burgjeve, problemeve të autoritetet federale, shtetërore dhe lokale e ndërsa shumë prej këtyre institucioneve drejtohen nga kompani private fitimprurëse, testimi dhe raportimi ka qenë kuturu.

“Covid Prison Data”, një grup ekspertësh të drejtësisë penale dhe universitare, thotë se bazuar në raportet publike, 13.436 të burgosur dhe 5.312 punonjës burgjesh në shkallë vendi, kanë rezultuar pozitive me koronavirusin. Shumë shtete dhe sistemi federal i burgjeve kanë kryer vetëm një numër të vogël testimesh. Madje pesë nga 50 shtete nuk raportojnë fare të dhëna.

Burgjet renditen si ndër insitucionet më të infektuara në vend sipas një klasifikimi të bërë nga “New York Times”, që përfshin 10 institucione, me në krye institucionin korrektues “Marion”.

Arsyet janë të qarta, popullsia në burgje është më e dendur dhe më e vështirë për t’u ndarë sesa azilet apo anijet turistike, që gjithashtu rezultojnë ndër më të goditurit nga sëmundja. Në burgje gjithashtu kanë nivele më të ulta të higjienës, dhe një numër i madh i të burgosurve kanë problemeve të tjera shëndetësore. Po kështu, deri më tani, burgjet nuk kanë qenë përparësi e punës së zyrtarëve që luftojnë kundër pandemisë.

Shifrat e publikuara javën e kaluar tregojnë thellësinë e problemit. Byroja Federale e Burgjeve, e cila ka 152 mijë të burgosur dhe një staf prej 36 mijë punonjësish, ka zbuluar raste në më shumë se gjysmën e 122 institucioneve të korrektimit. Megjithatë janë kryer më pak se 3 mijë teste, ndërsa 1.842 të burgosur dhe 343 punonjës janë testuar pozitive dhe 36 të burgosur kanë humbur jetën.

Situata është më pak e qartë në burgjet shtetërore, të cilat kanë pjesën më të madhe të popullsisë së burgosur të vendit. Disa shtete si Ohajo po përparojnë me testimet dhe publikimin e të dhënave. Të tjera kanë bërë fare pak. Një tregues i shtrirjes së mundshme të problemit, raportohet nga “CoreCivic”, një kompani private e cila operon me dhjetëra burgje në të gjithë vendin. Ajo testoi të gjithë 2.725 të burgosurit dhe stafin në objektin e saj “Trousdale Turner” në Tenesi dhe gjeti se 1.299 të burgosur dhe 50 anëtarë të stafit ishin pozitivë dhe gati të gjithë nuk shfaqnin asnjë simptomë të sëmundjes.

Aktivistët thonë se është bërë pak në nivelin shtetëror dhe federal për të liruar ata të burgosur që nuk janë të dhunshëm ose afatet e qëndrimit të të cilëve po mbarojnë, gjë që sipas tyre mund të zvogëlonte rrezikun nga infeksioni, e të krijojë më shumë hapësirë në burgje. zëri i amerikës

Coronavirus, SHBA, 1435 të vdekur në 24 orët e fundit, në prill një amerikan humbi jetën çdo 44 sekonda

Të vdekurit në 24-orët e fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë 1435, në 1,13 milion raste. Është kjo ajo që raporton në të dhënat e saj Johns Hopkins University.

Një amerikan ka vdekur çdo 24 sekonda në muajin prill për shkak të koronavirusit. Kështu raporton Cnn.

George W. Bush bën thirrje për unitet përballë “kërcënimit të përbashkët” të koronavirusit.

Në një video tre minutëshe, ish-presidenti republikan bën thirrje që ndarjet të lihen mënjanë: “Le të kujtojmë se sa të vogla janë dallimet tona përballë këtij kërcënimi të përbashkët”.

Trumpi nuk pranon të komentojë për liderin e Koresë së Veriut

Presidenti Donald Trump nuk pranoi të komentojë të premten mbi një raport të agjencisë shtetërore të lajmeve të Koresë së Veriut se lideri i vendit Kim Jong Un kishte bërë daljen e tij të parë në publik që nga 11 prilli.

“Unë nuk do të preferoja ta komentoja akoma”, u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë. “Do të kemi diçka për të thënë për të në kohën e duhur.”

Ka pasur spekulime në lidhje me shëndetin e udhëheqësit Kim pasi ai nuk mori pjesë në festimet e përvjetorit të lindjes së themeluesit të shtetit Kim Il Sung më 15 prill.

Presidenti Trump është përmbajtur në mënyrë të pazakontë të komentojë për gjendjen e Kim që kur filluan pyetjet në lidhje me vendndodhjen dhe shëndetin e liderit të Koresë së Veriut muajin e kaluar.

Të dy liderët kanë mbajtur tre takime të nivelit të lartë në përpjekjet për të bindur Korenë e Veriut që të heq dorë nga armët bërthamore dhe, ndërsa Trump dhe Kim kanë kaluar mirë, nuk është arritur asnjë marrëveshje.

I pyetur nga Reuters se çfarë dinte për udhëheqësin Kim në një intervistë të mërkurën, Trump tha: “Unë di gjithçka”, por nuk dha hollësi. zëri i amerikës

Kalifornia mbyll plazhet, për të shmangur turmat

Plazhe të mbushura me banorë më 30 prill

Guvernatori i Kalifornisë po rikthen masa të distancimit fizik. Pas një fundjave që u shoqërua me turma në plazhet e këtij shteti, guvernatori Gavin Newsom ka dhënë urdhër që duke filluar që të premten plazhet dhe parqet publike të mbyllen.

Masat pritet të irritojnë shumë banorë. Disa komunitete lokale kanë kërcënuar se do ta sfidojnë në gjyq urdhrin.

Sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Kalifornia është një ndër pesë shtetet amerikane me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara me koronavirus. Deri tani numërohen mbi 50 mijë të infektuar dhe mbi 1880 viktima.

Departamenti i shëndetit në Kaliforni e cilëson si “të përhapur gjerësisht” problemin e virusit në këtë shtet.

Sipas së përditshmes Los Angeles Times, pritet që rastet me koronavirus të dyfishohen çdo 21.7 ditë, megjithëse parqet, plazhet dhe mjedise të tjera publike për zbavitje janë mbajtur të mbyllura edhe më parë.

Por disa rregulla lokale kanë shkaktuar konfuzion, pasi disa komunitete zbatojnë praktika të ndryshme nga ato mbarë-shtetërore.

San Francisko ishte një ndër qytetet e para që vuri në zbatim urdhrat për izolim në banesë, por të mërkurën San Francisko filloi të lejonte aktivitet ndërtimi, kopshtari për mirëmbajtjen e kopshteve private, si dhe biznese të tjera që operojnë në mjedise të hapura me kusht që të respektohej distancimi fizik.

Në komunën Riverside janë rihapur pistat e vrapimit, biçikletave, kalorsisë, megjithëse kërkohet që të mbahen maska.

Po ashtu, komunitete të ndryshme kanë rregullore të ndryshme për daljen në breg të oqeanit. Plazhet e Los Anxhelosit mbeten të mbyllura, por në komunat Orange County dhe San Diego plazhet janë hapur.

Shumë autoritete lokale janë kundër urdhërave të guvernatorit për mbylljen e plazheve. Por Guvernatori Newsom ka kritikuar dyndjen e banorëve në plazhe ku duket se nuk janë respektuar masat e distancimit fizik. zëri i amerikës

SHBA, afër 64 mijë të vdekur nga COVID-19

New York

Bilanci i viktimave nga pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 63.972, transmeton Anadolu Agency (AA).

SHBA vazhdon të mbetet epiqendra e pandemisë me më së shumti të prekur dhe viktima në botë.

Numri i të diagnostikuarve me COVID-19 në SHBA është rritur në 1.099.275, ndërsa numri i të vdekurve është rritur në 63.972, sipas uebfaqes “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.

Për sa i përket numrit të rasteve, SHBA ndiqet nga Spanja me 239.639 të infektuar, Italia me 205.463 dhe Britania me 171.253.

Shteti më i prekur nga virusi në SHBA është New Yorku, me 310.839 raste dhe 23.780 viktima.

Pas New York-ut vijojnë New Jersey me 118.652 të infektuar dhe Massachusetts me 62.205.

Në SHBA, vend me rreth 330 milionë banorë, deri tani janë kryer rreth 6,4 milionë teste për COVID-19, ndërsa 156.089 të infektuar janë shëruar.

Biden rreth akuzës për sulm seksual: Nuk ka ndodhur kurrë, kurrë!

Kandidati potencial i demokratëve për garën për president Joe Biden mohoi kategorikisht të premten akuzat e ngritura nga një ish-punonjëse e Senatit se ai e kishte sulmuar seksualisht në fillim të viteve 1990, duke thënë se “kjo gjë nuk kishte ndodhur kurrë”.

E them pa mëdyshje, që nuk ka ndodhur kurrë, kurrë” tha zoti Biden në një intervistë për “Morning Joe” të rrjetit gabllor MSNBC. Zoti Biden tha se do t’i kërkojë Arkivave Kombëtare të përcaktojnë nëse ekziston ndonjë procesverbal për një ankese të tillë, por ai tha në mënyrë të përsëritur se nuk beson se një procesverbal i tillë egziston.

“Ish-punonjësja ka thënë që ajo ka paraqitur një ankesë në 1993“, tha zoti Biden. “Por ajo nuk ka asnjë dokument për këtë ankesë të pretenduar. Dokumentet e vitet e mia në Senat, të cilat ia kam dhuruar universitetit të Dellauerit, nuk përmbajnë dosje të personelit“, shtoi ai. Zoti Biden tha se “ka vetëm një vend ku mund të jetë një ankesë e këtij lloji që Arkivi Kombëtar. Ai është vendi ku mbahen procesverbalet”.

Republikanët kanë ngritur pretendime duke i portretizuar demokratët si hipokritë që mbrojnë vetëm gratë që pretendojnë t’u bëjnë keq konservatorëve. Ata po gërmojnë rreth kësaj çështjeje pavarësisht nga fakti se mund të rizgjojnë vëmendjen ndaj akuzave të shumta për sulmeve seksuale të ngritura kundër zotit Trump.

Demokratët, ndërkohë janë në një pozitë të vështirë lidhur me qëndrimin e tyre ndaj grave që dalin publikisht me historitë e tyre, ndërsa u duhet të mbrojnë burrin që do të jetë bartësi i standardeve të tyre, në ato që shumë në parti e konsiderojnë si zgjedhjen më të rëndësishme të jetës së tyre.

Gara e nëntorit mes zotit Biden dhe zotit Trump do të jetë gara e parë presidenciale e epokës së lëvizjes #MeToo, e cila ka bërë që shumë gra të dalin publikisht me pretendime për sulme seksuale ndaj tyre.

Përpara intervistës zyra e zotit Biden lëshoi një deklaratë ku hidheshin gjithashtu poshtë akuzat për sulm seksual 27 vite më parë.

Tara Reade, një grua nga Kalifornia, e cila ka punuar si asistente e stafit në zyrën e zoti Biden në Senat nga dhjetori 1992 deri në gusht 1993, e ka akuzuar zotin Biden në intervista mediake se në vitin 1993 e ka përplasur atë në mur, i ka ngritur fundin dhe futur duart brenda saj.

Zoti Biden pritet të jetë kandidati përballë Presidentit republikan Donald Trump, 73 vjeç, në zgjedhjet e 3 nëntorit. Zoti Trump është akuzuar nga më shumë se 12 gra për sulme seksuale e sjellje të pahijshme ndër vite, akuzat që ai dhe ndihmësit e tij i kanë mohuar.

Unë mendoj se ai duhet të përgjigjet” tha zoti Trump për zotin Biden në një konferencë për mediat të enjten. “Mund të jenë akuza të rreme. Dhe unë di gjithçka mbi akuzat e rreme“, shtoi ai.

Zonja Pelosi, e cila e mbështeti zyrtarisht zotin Biden të hënën për garën për president, vuri në dukje se personeli që drejtonte zyrën në Senat të zotit Biden, ka thënë se nuk kujton të kishte pasur ndonjë ankesë për sulm seksual.

Kam respekt të plotë për gjithë lëvizjen #MeToo“, tha zonja Pelosi në një konferencë shtypi. “Por gjithashtu duhet të ketë një proces të drejtë edhe për faktin që Joe Biden është Joe Biden. Ai është personifikim i shpresës, optimizmit dhe origjinalitetit në vendin tonë, një person me vlera të mëdha“, shtoi zonja Pelosi.

Disa media që kanë botuar rrëfimin e zonjës Reade, përfshirë “New York Times” dhe “Washington Post”, kanë intervistuar një mik të saj, e cila ka thënë se zonja Reade i ka treguar asaj për sulmin e dyshuar në atë kohë. Një mikeshë tjetër i tha “Times” se zonja Reade i kishte treguar në 2008 në lidhje me një incident të mëparshëm traumatik që përfshinte zotin Biden. Vëllai i zonjës Reade gjithashtu ka konfirmuar pjesë të rrëfimit të saj për “The Intercept” dhe “Washington Post”.

Të hënën, faqja informative “Business Insider” publikoi një intervistë me një ish-fqinje, sipas së cilës zonja Reade i kishte thenë asaj në mesin e viteve 1990, se zoti Biden i kishte futur gishtat brenda saj. Zonja Reade, 56 vjeç, u ka thënë gazetarëve që e kanë intervistuar se ajo ishte ankuar në atë kohë për ngacmim seksual dhe jo për sulm seksual, tek tre prej ndihmësve në Senat të zotit Biden. Zyrtarët e fushatës së zotit Biden lëshuan një deklaratë nga Marianne Baker, e cila tha se ajo kurrë nuk kishte pasur ndonjë raport për ndonjë sjellje të papërshtatshme në rreth 20 vite punë me zotin Biden. “Washington Post” dhe “Times” kanë intervistuar edhe dy ndihmës të tjerë dhe të dy u thanë gazetave, se nuk u kujtohej ndonjë ankesë e bërë nga zonja Reade.

Tara Reade është një nga tetë gratë që vitin e kaluar dolën publikisht dhe thanë se zoti Biden i kishte përqafuar, puthur ose prekur ato një mënyrë që i kishte vënë në siklet, asnjëra prej tyre nuk e ka akuzuar zotin Biden për sulm seksual. Zonja Reade e akuzoi publikisht zotin për sulm seksual në muajin mars. Disa gra demokrate, me pozita drejtuese në parti e kanë mbrojtur publikisht zotin Biden. Të tjera i kanë kërkuar që të përgjigjet rreth akuzës.

Nuk mund të duket sikur ajo po shpërfillet vetëm sepse është një e vërtetë e pakëndshme për njerëz të caktuar në Partinë Demokratike“, tha Nina Turner, e cila punoi si bashkëkryetare e fushatës kombëtare për president të senatorit Bernie Sanders. Ky i fundit u tërhoq nga gara duke shprehur mbështetjen e hapur për zotin Biden. zëri i amerikës

Aeroplanmbajtësja amerikane me 1 102 të prekur nga COVID-19

Washington

Në bordin e aeroplanmbajtëses amerikane “USS Theodore Roosevelt” ka 1,102 persona të prekur nga koroanavirusi i ri(COVID-19), njoftoi Marina të enjten, raporton Anadolu Agency (AA).

Tre prej tyre janë shtruar në Spitalin e marinës amerikane Guam, thuhet në përditësimin e saj të fundit.

Aeroplanmbajtësja “USS Theodore Roosevelt” mbërriti në Guam më 27 mars për një vizitë të planifikuar të portit pasi tre anëtarë të ekuipazhit rezultuan pozitivë me COVID-19.

Gjithsej 53 marinarë janë shëruar nga sëmundja, ndërsa një ka vdekur.

Shkatërruesi i raketave “USS Kidd”, ndërkohë, ka 78 raste aktive në mesin e ekuipazhit të saj.

Marina luftarake theksoi se do të raportojë vetëm “ndryshimet e rëndësishme” në këto anije dhe raste të reja në anijet e vendosura.

Të gjithë marinarët në të dyja anijet janë testuar për sëmundjen.

Marina amerikane ka liruar kapitenin e anijes aeroplanmbajtëse USS Theodore Roosevelt, e cila ishte goditur nga virusi, pasi ngriti alarmin publikisht dhe bëri thirrje për veprim për të ndaluar përhapjen e koronavirusit në bordin e anijes.

Sekretari në detyrë i Flotës, Thomas Modly, në një konferencë shtypi në Washington, pati deklaruar se kapiteni Brett Crozier tregoi “gjykim të dobët” duke dërguar një letër me e-mail jo vetëm marinës, por dhjetëra njerëzve të tjerë.

Modly dha dorëheqjen menjëherë pas shkarkimit të Crozier mes kritikave të shumta për trajtimin e tij të situatës.

Trumpi thotë se ka parë prova që e ndërlidhin virusin me laboratorin kinez

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se ai ka parë prova që i japin atij një “shkallë të lartë besimi” se koronavirusi doli nga një laborator kinez i virologjisë.

Duke folur në Shtëpinë e Bardhë më 30 prill, Trump tha se ai i kishte parë provat, por nuk pranoi të jepte detaje, duke shtuar se nuk i lejohet të flasë për këtë.

Komentet ka të ngjarë të rrisin përplasjet midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.

Javët e fundit të dyja vendet kanë shkëmbyer akuza dhe mohime për origjinën e koronavirusit.

Trump pretendoi sërish se koronavirusi mbase është përhapur për shkak të një gabimi në laborator, duke shtuar se Kina nuk ka mundur ta ndalë përhapjen e tij, ose thjeshtë e kanë lënë atë të përhapej.

Deklaratat e Trumpit vijnë pasi agjencitë e inteligjencës amerikane thanë se ende po hulumtonin nëse pandemia mund të ketë rezultuar nga një aksident në një laborator kinez.

Megjithatë këto agjenci e kanë përjashtuar mundësinë që virusi “të jetë krijuar nga njeriu ose të jetë modifikuar gjenetikisht”.

Laboratori në Vuhan të Kinës, të cilit iu referua Trumpi, ka hedhur poshtë pretendimet e presidentit amerikan.

Në fillim të kësaj jave, Kina akuzoi politikanët amerikanë për “gënjeshtra”.

Derisa zyrtarët kinezë kanë pranuar se ende nuk ka një përgjigje përfundimtare se nga e kishte origjinën sëmundja, shumica e ekspertëve besojnë se koronavirusi e ka origjinën në një treg të kafshëve të egra në Vuhan.

Zyrtarë të tjerë të qeverisë amerikane, përfshirë Sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo, kanë shprehur vazhdimisht zhgënjime me Kinën. Pompeo javën e kaluar kërkoi që qeveria të shpjegonte se çfarë ndodhi.

Ai tha në një intervistë më 29 prill se Partia Komuniste Kineze “nuk ka qenë e hapur”.

Pompeo në intervistën për Fox News vuri në dukje se Shtetet e Bashkuara e dinë se mjekët që raportuan për shpërthimin nuk ishin në gjendje të flisnin lirshëm dhe qeveria kineze dëboi gazetarët amerikanë.

“Ne e dimë që ata janë përpjekur ta mbulojnë këtë”, tha ai.

Ai shtoi se është e rëndësishme të kuptojmë saktësisht se nga erdhi virusi “në mënyrë që të parandalojmë që diçka të tillë të ndodhë përsëri”. rel

Hetim i thelluar mbi shpërthimin e COVID-19 në aeroplanmbajtësen amerikane

Sekretari në detyrë i Marinës amerikane bëri thirrje për një hetim më të plotë rreth “pyetjeve pa përgjigje” lidhur me ngjarjet në bordin e aeroplanmbajtëses “USS Theodore Roosevelt”. Ky zhvillim vjen ndërsa marinarët që kanë qëndruar në karantinë për javë të tëra, po rikthehen në anijen ushtarake.

Ka pyetje pa përgjigje që hetimi paraprak ka nxjerrë në pah, e që mund t’u përgjigjemi vetëm falë një rishikimi më të thelluar“, tha sekretari në detyrë i Marinës.

Transportuesi ishte anija e parë e marinës amerikane që përjetoi një shpërthim të virusit në përmasa të mëdha në det, duke e nxjerrë jashtë operimit aeroplanmbajtësen në fund të marsit. Në qendër të procedurës së rishikimit qëndron fati i kapitenit të anijes, Brett Crozier, i cili u shkarkuar nga detyra për shkak se ngriti shqetësimin mbi përhapjen e COVID-19, në një email drejtuar eprorëve të tij.

Sipas njoftimeve në mediave shefi i Operacioneve Detare, admirali Mike Gilday, ka rekomanduar hapin e pashembullt atë të rikthimit në detyrë të Brett Crozier-it. Të mërkurën zoti McPherson tha se ai e kishte dhënë udhëzime zotin Gilday që të zgjeronte raportin paraprak të Marinës. Ish-sekretari i Përgjithshëm i Marinës, Thomas Modly, i cili shkarkoi nga detyra zotin Crozier, dha dorëheqjen pas publikimit të një bisede audio, ku ai dëgjohej tek e quajte zotin Crozier “ose tepër naiv ose tepër budalla për të qenë komandant“, mbi dërgimin e letrës tek të paktën 20 zyrtarë të marinës.

Captain Brett Crozier

Captain Brett Crozier

Presidenti Donald Trump nuk pranoi të mërkurën të komentojë se si mendonte ai se duhet të vepronte më tej marina, por la të kuptohet se zoti Crozier kishte thyer rregullat me menon e paraqitur.

‘”Unë nuk e njoh. Kurrë nuk kam folur me të. Mendoj se është një njeri shumë, shumë i mirë, por që kishte një ditë shumë të keqe“, tha zoti Trump gjatë një takimi me guvernatorin e Luizianës dhe anëtarët e grupit të punës mbi situatën e krijuar nga koronavirusi, në Shtëpinë e Bardhë. “Ai dëshironte të bëhej Ernest Hemingway dhe shkroi një memo të gjatë“, tha presidenti. “Nuk mund ta bësh këtë kur je kapiten i një anijeje, veçanërisht asaj anijeje“, tha zoti Trump. Presidenti u duk gjithashtu se sugjeroi se zoti Modly, gjithashtu, kishte shkuar shumë larg.

Mendoj se ish-sekretari në detyrë është një njeri shumë i mirë gjithashtu edhe ai pati një ditë të keqe. Të dy patën një ditë të keqe, nëse doni të dini të vërtetën“. tha ai.

Por kryetari i Komisionit të Forcave të Armatosura në Dhomën e Përfaqësuesve u tha gazetarëve të mërkurën se pjesa më e madhe e fajit i takon zotit Trump dhe kulturës që po krijohet nga Shtëpia e Bardhë.

Nuk dua që Departamenti i Mbrojtjes të humbasë kompetencën që ka dhe thjesht të shndërohen në një organizatë tjetër, detyra e së cilës është t’i rrisë egon presidentit“, tha përfaqësuesi i demokratëve Adam Smith.

Një mënyrë me të cilën ata mund të bëjnë një deklaratë të fortë është që ta rikthejnë kapitetin Crozier në detyrë. Nga gjithçka që ka dalë apo kam parë, nuk ka asnjë arsye për ta liruar atë nga detyra“, shtoi ai.

Megjithatë zoti Smith tha se ai e mbështet vendimin për të zgjeruar hetimit dhe mbi mënyrën se si u trajtua shpërthimi i koronavirusit në anije. Në kulmin e shpërthimit në anije, 955 nga rreth 5 mijë marinarë të “USS Theodore Roosevelt” u testuan pozitivë. Marina tha se 940 prej tyre konsideroheshin ende pozitivë dhe se duhet të testoshin dy herë radhazi, përpara se të konsiderohen të shëruar. Një nga marinarët e aeroplanmbajtëses vdiq nga COVID-19 më 13 prill. Marinarët të cilët u vendosën në karantinë në Guam me javë të tëra kanë nisur të kthehen në anije nga sot (të mërkurë), tha një zyrtar i Marinës për “Zërin e Amerikës”. Kjo do të zgjasë të paktën disa ditë dhe do të shënojë një pikë kthese kritike në një situatë që ka tronditur flotën e Marinës në Paqësor, një rajon i rëndësishëm për interesat amerikane të sigurisë.

Në një anije tjetër të Marinës, destrojeri “USS Kidd”, 64 nga 330 marinarë të tij janë testuar pozitivë. Zyrtarët thanë se anija tashmë ndodhet e ankoruar në San Diego.

destroyer USS Kidd

destroyer USS Kidd

Destrojeri “USS Kidd” la portin e saj në Hauait më 20 Mars. Më shumë se një muaj më vonë, tek një prej marinarëve u shfaqën simptomat e para. Ai u evakuua dhe më pas u testua pozitiv.

SHBA, Hillary Clinton mbështet kandidaturën e Biden për president

Washington

Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, mbështeti të mërkurën kandidaturën e demokratit Joe Biden 2020 për Shtëpinë e Bardhë, duke thënë se është e “lumtur” që i bashkëngjitet fushatës, raporton Anadolu Agency (AA).

“Vetëm mendoni se çfarë do të ishte dallimi nëse do të kishim një president i cili jo vetëm ka dëgjuar për shkencën, vendos fakte mbi trillime, por na bashkon, që tregon një lloj dhembshurie dhe përkujdesje që na duhen nga presidenti ynë dhe që Joe Biden ka qenë shembullor gjatë gjithë jetës së tij”, tha Clinton gjatë një video-linku me Biden.

“Paramendoni çfarë do të thoshte të kishim një president të vërtetë, jo dikë që vetëm aktron si i tillë në TV”, shtoi ajo.

Biden dhe Klinton shërbyen në administrimin e ish-presidentit Barack Obama, ndërkaq presidenti i mëparshëm ia dha mbështetjen e tij numrit dy në fillim të këtij muaji pasi mbeti jashtë garës të Demokratëve për Shtëpinë së Bardhë derisa Biden ishte garuesi i vetëm.

Senatori i pavarur Bernie Sanders ishte sfiduesi i vetëm i Biden që vazhdoi deri në prill, por i dha fund fushatës së tij dhe miratoi kandidaturën ish-presidentin amerikan një ditë para njoftimit të Obamës.

Me këtë, Sanders, i cili gëzonte një mbështetje të gjerë midis amerikanëve përparimtarë, nxiti një front të unifikuar Demokratik kundër Presidentit Donald Trump.

Kandidatura e Bidenit nuk do të zyrtarizohet deri në kongresin e Demokratëve të kësaj vere, por duke pasur parasysh pandeminë e koronavirusit është e paqartë nëse mbledhja do të mbahet ashtu si ishte menduar në gusht, apo do të mbahet virtualisht siç propozoi Biden. Ajo tashmë është shtyrë për në gusht.

Pandemia ka ndaluar praktikisht të gjitha fushatat personale përpara zgjedhjeve të nëntorit.

SHBA, numri i rasteve me COVID-19 tejkalon 1 milion

Washington

Sipas të dhënave të Universitetit amerikan Johns Hopkins, numri i personave të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) në SHBA ka tejkaluar shifrën prej 1 milionë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Të dhënat e universitetit thonë se gjithsej 1.002.498 raste me COVID-19 janë konfirmuar në SHBA, ku përfshihen 57.266 raste të vdekjeve dhe 112.315 të shëruar.

Shteti amerikan New York vazhdon të jetë epiqendra e përhapjes së virusit në SHBA, me rreth 30 për qind të numrit të përgjithshëm të të infektuarve, apo gjithsej 291.996.

Sipas të dhënave, SHBA tani ka një të tretën e të gjithë të infektuarve në të gjithë botën, me gjithsej 3.083.467 raste të konfirmuara.

Pas shfaqjes për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpërthimin e ka shpallur një pandemi.

Shumica e njerëzve që infektohen me virusin përjetojnë simptoma të buta dhe shërohen plotësisht brenda disa javësh. Por sëmundja është veçanërisht vdekjeprurëse për ata me kushte para-ekzistuese përfshirë diabetin, sëmundjet e zemrës, hipertensionin dhe astmën.

Trump: E di si është Kim Jong Un-i, por s’mund të jap më shumë detaje

Presidenti amerikan Donald Trump tha të hënën se ai ka informacion rreth udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un dhe se shpreson se ai është mirë me shëndet. Pohimi i zotit Trump vjen pas disa ditë spekulimesh lidhur me gjendjen shëndetësore të udhëheqësit të Phenianit, vendndodhen e tij dhe nëse ai ka kryer një operacion në zemër.

“Daily NK”, një faqe në internet me qendër në Seul, raportoi javën e kaluar se Kim Jong Un-i po merrte veten pasi i ishte nënshtruar një procedure kardiovaskulare më 12 prill, duke përmendur një burim të paidentifikuar në Korenë e Veriut. Por agjencia e lajmeve “Reuters” nuk arriti ta konfirmojë një lajm të tillë.

Një tren special, që sipas të gjitha gjasave i përket udhëheqësit të Phenianit, u pa javën e kaluar në qytetin turistik të Koresë së Veriut, Wonsan. Imazhet satelitore u ofruan nga “38 North”, një projekt monitorimi i Koresë së Veriut, me qendër në Uashington.

Nuk mund t’ua them saktësisht“, tha zoti Trump kur u pyet rreth gjendjes së Kim Jong Un-it gjatë një konference shtypi në Shtëpinë e Bardhë. “E kam një ide shumë të mirë, por nuk mund të flas tani për këtë. Thjesht i uroj gjithë të mirat”, tha Presidenti Trump duke sugjeruar se misteri do të zgjidhet së shpejti.

Shpresoj që ai është mirë. E di gjendjen e tij. Do të shohim, me siguri do të dëgjoni në një të ardhme të afërt“, tha zoti Trump. zëri i amerikës

Pentagoni publikoi pamjet objekteve që pretendohet të jenë UFO

Washington

Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së (Pentagon) publikoi pamje të shkrepura nga avionët e marinës në vitet 2004 dhe 2015, për të cilat pretendohet se janë të UFO (objekte fluturuese të paidentifikuara), transmeton Anadolu Agency (AA).

Pentagoni në një deklaratë konfirmoi se pamjet të cilat më parë janë publikuar në vende të ndryshme janë të marinës.

“Pentagoni i publikon këto pamje për të eliminuar keqkuptimet rreth asaj nëse janë të vërteta ose ka më shumë pamje të ngjashme me këto. Ngjarja ajrore në këto pamje, nga ana jonë ende përshkruhet si e ‘paidentifikuar'”, tha Departamenti i Mbrojtjes.

Siç raportohet, pamjet e shkrepura në nëntor të vitit 2002 kanë rrjedhur në media në vitin 2007, kurse ato të janarit të vitit 2015 më 2017.

Në pamje, një objekt i rrumbullakët shihet nga pilotët, e cila nga radarët e avionëve nuk shihet dhe lëviz shumë shpejt.

Gjithashtu ishte pretenduar se ushtria amerikane ka ndarë miliona dollarë burime për të kërkuar këto objekte.

Joe Biden merr zyrtarisht mbështetjen e Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve. Nancy Pelosi, ka miratuar zyrtarisht kandidaturën e ish-Nënpresidentit Joe Biden për të marrë nominimin presidencial të Partisë Demokrate.

Në një deklaratë të regjistruar me video të qarkulluar herët të hënën, ajo e përshkroi zotin Biden si “personifikim të shpresës dhe guximit“. Ajo përmendi përvojën e tij duke ndihmuar për të kaluar Aktin e Kujdesit të Përballueshëm (shëndetësor) dhe duke zbatuar Aktin e Rimëkëmbjes dhe Rinvestimit Amerikan 2009 për të argumentuar se ai është i pozicionuar mirë për të udhëhequr vendin në mes të një pandemie globale.

Ndërsa miratimi i saj nuk është një surprizë, zonja Pelosi zgjodhi të qëndrojë neutrale gjatë votimeve paraprake demokrate, duke përsëritur vazhdimisht paralajmërimin e partisë për të mbajtur vëmendjen e saj në çmimin përfundimtar të mposhtjes së Presidentit Donald Trump në nëntor.

Megjithëse zotit Biden i mungojnë rreth 600 delegatë të premtuar më pak se 1.991 të nevojshmit për të fituar nominimin Demokratik, të gjithë rivalët e tij në parti kanë pezulluar fushatat e tyre ose e kanë miratuar atë, duke e bërë kurorëzimin e tij këtë verë pothuajse të sigurtë.

Në deklaratën e saj me video të hënën, zonja Pelosi bëri një lutje për unitetin e partisë, duke thënë “Me kaq shumë që rrezikohet, ne kemi nevojë për entuziazmin, nxitjen dhe pjesëmarrjen e të gjithë amerikanëve – lart e poshtë në fletën e votimit, dhe në të gjithë vendin“. zëri i amerikës

Shkencëtarët vënë në kontekst komentet e Presidentit Trump

Disa herë që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit, presidenti amerikan Donald Trump, që nuk ka diplomë në mjekësi apo shkencë, në konferencën e tij të përditshme për shtyp, ka sugjeruar një trajtim ose kurë të caktuar për COVID-19. Një koment që ai bëri të enjten, shkaktoi reagime të shumta. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Carolyn Presutti u hedh një vështrim këtyre komenteve dhe pasojave të tyre.

Kushdo që ka parë konferencat për shtyp të Shtëpisë së Bardhë, e ka parë Presidentin Donald Trump të dalë nga tema. Ajo që ai tha këtë javë për dezinfektantët u interpretua ndryshe nga konservatorët dhe liberalët.

“E shoh që dezinfektanti e eliminon në një minute. Një minutë. “Dhe, a ka ndonjë mënyrë që të mund ta bëjmë diçka të tillë nëpërmjet injeksionit, brenda, ose thuajse një pastrim? Sepse shkakton një dëmtim të jashtëzakonshëm në mushkëri, kështu që do të ishte interesante të shihet ky opsion”, tha Presidenti Trump

Prodhuesit e dezinfektantëve, Clorox Bleach dhe Lysol paralajmëruan se “në asnjë rrethanë”, produktet e tyre nuk duhen gëlltitur ose injektuar.

Edhe mjekët reaguan.

“Megjithëse virusi është i ndjeshëm ndaj disa dezinfektantëve, nuk ka rregulla për këtë përdorim dhe pa dyshim që rreziku është më i madh se përfitimi”, thotë Dr. Todd Ellerin, drejtor i Sëmundjeve Infektive në klinikën “South Shore Health”.

Një ditë më pas Shtëpia e Bardhë nxorri një sqarim.

“Presidenti Trump ka thënë shpesh se amerikanët duhet të konsultohen me mjekët përsa i takon trajtimit të koronavirusit. Media e nxjerr pa përgjegjësi nga konteksti atë që thotë Presidenti Trump dhe nxiton me tituj negativë.

Ka shumë gjëra që komuniteti i shëndetësisë ende nuk i kupton lidhur me COVID-19. Shkencëtarët bien dakord se ndonjëherë ide jokonvencionale kthehen në trajtime, pas testimeve dhe studimeve.

Përsa i takon sugjerimit të Presidentit …

“Ta zëmë se përdorim rrezet ultraviolet ose thjesht një dritë shumë të fortë”, tha ai.

Është e vërtetë se teknologjia me rreze ultraviolet, po testohet në Singapor për të diktuar ethen tropikale, malarjen dhe goditjet në tru. NASA po studion se si drita mund të ndihmojë në lehtësimin e dhumbjes së kancerit.

Rreziku shfaqet kur presidenti hedh hipoteza në ekran para një publiku të frikësuar, thotë profesori i bioetikës, Arthur Caplan.

“Nuk besoj se presidenti e kupton që nuk mund të spekullojë, apo të hedhë ide të tilla kur ai ka një ndikim aq të madh tek sjellja e njerëzve”, thotë Drejori i Etikës Mjekësore në Universitetin e Nju Jorkut, Prof. Arthur Caplan.

“Ai është në një pozicion kur i gjithë vendi dhe pjesa më e madhe e botës, e ka vëmendjen tek ai”, thotë profesori.

Profesor Caplan thotë se zgjidhja është që më shumë mjekë dhe shkencëtarë të flasin në konferencat e shtypit, Presidenti Trump të jetë si trajneri dhe specialistët të japin ekspertizë.

Zgjidhja tjetër është ajo që Shtëpia e Bardhë po e bën tashmë: Të pakësojë konferencat për shtyp, duke shmangur kritikat ndaj presidentit. Konferenca 20 minutëshe e së premtes, ishte më e shkurtra. Dhe të shtunën nuk u mbajt një konferencë e tillë.

Presidenti Trump në përballje me gazetarët

Për herë të parë të premten pasdite, Presidenti Donald Trump ndërpreu informimin e tij të përditshëm për koronavirusin, duke mos pranuar pyetje nga reporterët. Por kjo mund të mos jetë hera e fundit.

Brenda Shtëpisë së Bardhë ka pasur debate për ndryshimin e formatit të konferencave për të zvogëluar rolin e presidentit, sipas katër zyrtarëve dhe disa republikanëve të afërt me Shtëpinë e Bardhë që folën në kushte anonimiteti. Konferencat e informimit shpesh shtrihen përtej një ore dhe në to ka patur shkëmbime të ashpra midis presidentit Trump dhe gazetarëve.

Presidenti u zemërua pas një dite gjatë së cilës në media pati shumë kritika ndaj tij, kryesisht për një koment që ai bëri të enjten, kur pyeti nëse do të ishte e dobishme të injektohen dezinfektantë te njerëzit për të luftuar koronavirusin. Kjo ide u bë shkak paralajmërime të zëshme nga ekspertë të shëndetit, të cilët thanë se ideja ishte e rrezikshme. Edhe demokratët e kritikuan ashpër idenë.

Presidenti Trump tha më pas se sugjerimi i tij për dezinfektantët kishte qenë në formë sarkazme. Por nuk rezulto kështu nëse lexohet transkripti i komenteve të tij.

Prej javësh, këshilltarët po i kërkojnë presidentit që të pakësojë paraqitjet në konferencat e përditshme, duke thënë se ai duhet të dalë para kamerave vetëm kur ka ndonjë lajm me rëndësi ose ndonjë zhvillim pozitiv për të diskutuar, sipas asaj që thanë zyrtarët. Përndryshe, sugjerojnë ata, ai duhet t’ia lërë drejtimin e konferencave Zëvendës Presidentit Mike Pence dhe zyrtarëve të shëndetit.

Presidenti Trump ka hezituar të heqë dorë nga drejtimi i konferencave, të cilat, në mungesë të mitingjeve politike, janë forma më e ngjashme me to. Ai ka folur për shikueshmërinë e lartë televizive që kanë konferencat dhe për aftësinë e tij për të dominuar ciklin e lajmeve si dhe për të eklipsuar tivalin e tij në zgjedhjet presidenciale, demokratin Joe Biden.

Por këshilltarët argumentojnë se ndërsa këto konferenca informimi mund të tërheqin bazën e tij besnike të mbështetësve, ato mund të largojnë shikues të tjerë, duke përfshirë qytetarë të moshuar të shqetësuar për shëndetin e tyre. Zyrtarët e fushatës për rizgjedhjen e presidentit Trump gjithashtu kanë vërejtur një rënie të mbështetjes në disa shtete kryesore dhe kanë shprehur shqetësimin se konferencat, të cilat shpesh përmbajnë informacion të pasaktë, mund të kenë luajtur një rol.

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Kayleigh McEnany tha se presidenti kishte marrë “pyetje të panumërta” më herët gjatë ditës nga reporterët në Zyrën Ovale. “Disponimi dhe transparenca e këtij presidenti është e pashembullt,” tha ajo.

Presidenti Trump, i cili njihet si njeri që ndryshon shpesh mendje, nuk ka marrë ndonjë vendim për ndonjë ndryshim të përhershëm në formatin e konferencave, thanë zyrtarët.

Është e paqartë nëse vendimi i Presidentit Trump për të mos pranuar pyetje të premten ka patur lidhje me diçka që ndodhi në sallën e konferencave pak momente përpara se të fillonte informimi nga grupi i punës. Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë kishte kërkuar që dy reporterë të ndërronin vendet, në mënyrë që korrespondentja e rrjetit CNN të zhvendosej më larg në sallë. CNN është një objekt i shpeshtë i kritikave të zotit Trump. zëri i amerikës

Zgjedhjet presidenciale mes pandemisë së koronavirusit

Pandemia e koronavirusit ka patur efektet edhe tek fushata presidenciale në Shtetet e Bashkuara. Ajo që pritej të ishte një zgjedhje ideologjike mes politikave të ashpra të Presidentit Trump për imigracionin dhe politikave proteksioniste të tregtisë, përballë sfiduesit demokrat Joe Biden, që ka qëndrime më të moderuara dhe mbështet kujdesin shëndetësor, nuk ekziston më. Analistët thonë për Zërin e Amerikës se zgjedhjet e këtij viti mund të jenë tërësisht një referendum mbi mënyrën se si presidenti ka trajtuar ekonominë dhe krizën e shëndetit publik të shkaktuar nga pandemia.

Ndërsa numri i vdekjeve nga koronavirusi sa vjen e rritet dhe miliona amerikanë kanë humbur vendet e punës, Presidenti Trump e ka zhvendosur fokusin e fushatës së tij nga periudha e begatisë tek drejtimi i një rimëkëmbje kombëtare. Norman Ornstein është me Institutin Amerikan Enterprise

“Kjo nuk është ana e fortë e Donald Trumpit dhe ai ka qënë më përçarës se sa unifikues në atë front.”

Gjatë krizës së koronavirusit zoti Trump ka dominuar median me konferencat e përditshme të shtypit. Kritikët thonë se daljet televizive shpesh përdoren për të promovuar veten sesa për të dhënë informacione të dobishme.

Kjo qasje nuk duket të jetë popullore, ndërsa gjatë javëve të fundit ka rënë mbështetja për të. Ai e ka kaluar përgjegjësinë për testimet tek shtetet, duke dhënë këshilla kontradiktore për rihapjen e ekonomisë si dhe ka promovuar trajtime të paprovuara dhe ndoshta të rrezikshme si ilaçi kundër malaries, hydroxychloroquine.

Specialitët e mjekësisë paralajmëruan të enjten kundër sugjerimit të presidentit se injektimi i dezifektantit mund të eleminonte virusin, duke e quajtur atë të rrezikshëm.

Ndërsa disa amerikanë kanë protestuar kundër vetizolimit që ka mbyllur biznese, zoti Trump i inkurajoi disa në rrjetin Twitter. Ditë më pas, ai kritikoi guvernatorin e Xhorxhias për zbutjen e kufizimeve para kohe. Matt Grossman është profesor i shkencave politike në Universitetin shtetëror të Miçiganit.

“Është një taktikë e zakonshme e presidentit për të fajësuar të tjerët dhe përpjekjet për të marrë meritat për arritjet, si dhe duke lënë njerëzit e tjerë të marrin përgjegjësitë për pengesat.”

Presidenti ka ngrirë për 60 ditë procesin e imigracionit. Ai ka fajësuar keqinformimin nga Kina për përhapjen e virusit në Shtetet e Bashkuara.

Ndërkohë mbështetja për kandidatin demokrat për president Joe Biden është rritur edhe pse është zvogëluar mbulimi mediatik i fushatës së tij dhe janë anuluar tubimet publike. Ky mund të jetë edhe plani i tij, thotë analisti Matt Grossmann.

“Ka një logjikë që të menjahohet dhe të lërë presidentin të bjerë.”

Analistët thonë se përvoja e zotit Biden në qeveri dhe në menaxhimin e shpëthimit të Ebolës gjatë administratës së Presidentit Obama, i kanë shtuar shanset e tij për zgjedhje. Norman Ornstein është me Institutin Amerikan Enterprise.

“Duke patur parasyshë atë që shohim, se si vepron administrata e zotit Trump, kjo do të jetë në avantazhin e zotit Biden. Por kjo nuk do të thotë se e ka të sigurtë zgjedhjen.”

Shansi politik për zotin Trump mund të duket në horizont nëse para zgjedhjeve zvogëlohet shkalla e infektimit dhe ekonomia fillon të përmirësohet. Por një valë e dytë, e parashikuar nga specialistët, dhe mbyllja e vendit në vjeshtë, mund të rrisin përspektivat për zotin Biden.

Sugjerimi i Presidentit Trump alarmon ekspertët

Sugjerimi i Presidentit amerikan Donald Trump se dezinfektantët mund të përdoren për të trajtuar pacientët me koronavirus po shkakton alarm mes ekspertëve të shëndetësisë, si dhe paralajmërime nga një kompani prodhuese e produkteve sanitare.

Presidenti Trump tha në konferencën e tij të rregullt për shtyp për situatën me pandeminë e koronavirusit, se shkencëtarët duhet të hetojnë futjen e dezinfektantëve në trupat e pacientëve për të kuruar COVID-19, sëmundjen e shkaktuar nga koronavirusi.

E shoh që dezinfektanti e eliminon në një minutë, një minutë“, tha Presidenti Trump. “Dhe, a ka ndonjë mënyrë që të mund ta bëjmë diçka të tillë nëpërmjet injeksionit, brenda, ose thuajse një pastrim?”

Ndërsa e ndiqte me sy koordinatorja e përgjigjes ndaj koronavirusit, mjekja Deborah Birx, Presidenti Trump vuri në dukje se virusi “shkakton një dëmtim të jashtëzakonshëm në mushkëri, kështu që do të ishte interesante të shihet ky opsion“.

Sidoqoftë, mjekët dhe ekspertët e tjerë të shëndetit po paralajmërojnë kundër sugjerimit të Presidentit Trump për të përdorur dezinfektantë për të trajtuar virusin.

“(Ky është) një sugjerim absolutisht i rrezikshëm, i çmendur“, tha Paul Hunter, profesor i mjekësisë në Universitetin e Anglisë Lindore, Britani.

Një farmaciste akademike në Universitetin Reading në Berkshire, Angli, Parastou Donyai, shprehu tronditje për ato që ajo tha se ishin “komente jo-shkencore” që mund të shtyjnë njerëzit me virus të kërkojnë trajtime shtëpiake.

Presidenti Donald Trump duke folur në konferencën për shtyp

Presidenti Donald Trump duke folur në konferencën për shtyp

Ajo që është tronditëse për këto komente të fundit është se ato anashkalojnë plotësisht fakte të tjera të rëndësishme në lidhje me injeksionet… jo vetëm që injeksionet e bëra në shtëpi do të shkaktojnë fryrje, djegie ose bllokim të venave; ato me siguri do të fusin edhe infeksione të reja drejtpërdrejt në trup, gjëja që njerëzit po mundohen kaq shumë ta shmangin“, thotë zonja Donyai. “Njerëzit e shqetësuar për koronavirusin ose COVID-19 duhet të kërkojnë ndihmë nga një mjek ose farmacist i kualifikuar, dhe të mos marrin komente të pabazuara dhe spontane si këshilla reale“.

Profesori i politikës publike të Universitetit të Kalifornisë dhe ish-Sekretari amerikan për Çështjet e Punësimit, Robert Reich shkruajti në Twitter se “konferencat e (Presidentit) Trump po rrezikojnë në mënyrë aktive shëndetin e publikut” dhe këshilloi që njerëzit “të mos pinë dezinfektantë“.

Komentet e Presidentit Trump kanë sjellë gjithashtu paralajmërime nga prodhuesit e dezinfektantëve shtëpiakë. Prodhuesi i Lysol dhe Dettol, kompania britanike Reckitt Benckiser, tha, “Në asnjë rrethanë nuk duhet të futen produktet tona dezinfektuese në trupin e njeriut, përmes injektimit, gëlltitjes ose në ndonjë rrugë tjetër“.

Ish-kreu i Zyrës së Etikës së Qeverisë amerikane, Walter Shaub, shkruajti në Twitter se konferencat e rregullta për shtyp të Presidentit Trump po rrezikojnë jetë njerëzish.

Si formë shërbimi publik, ju lutem ndaloni së transmetuari këto konferenca për koronavirusin; ato po rrezikojnë jetë“, tha zoti Shaub. “Dhe ju lutemi mos pini ose injektoni dezinfektantë“.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Kayleigh McEnany, tha në një deklaratë të premten se Presidenti Trump u ka kërkuar njerëzve që të kontaktojnë mjekët e tyre në lidhje me trajtimin, dhe akuzoi mediat se shtrembërojnë komentet e tij.

Presidenti Trump ka thënë vazhdimisht se amerikanët duhet të konsultohen me mjekët në lidhje me trajtimin e koronavirusit, diçka që ai e theksoi përsëri gjatë konferencës së djeshme“, tha McEnany.

Nxehtësia dhe drita

Presidenti Trump diskutoi gjithashtu për përdorimin e mundshëm të nxehtësisë dhe dritës për të trajtuar koronavirusin gjatë konferencës të së enjtes.

Kur e pyetën nëse është e rrezikshme t’i bësh njerëzit të mendojnë se do të ishin të sigurt duke dalë jashtë në të nxehtë, duke pasur parasysh që kaq shumë njerëz kanë vdekur në shtetin amerikan të Floridës, Presidenti Trump tha: “Unë shpresoj që njerëzit të shijojnë diellin. Dhe nëse ka një ndikim, kjo është e shkëlqyeshme“.

Komentet e Presidentit Trump erdhën pasi Nënsekretari për Shkencën në Departamentin e Sigurisë, William Bryan, tha se kishte studime “në zhvillim” mbi aftësinë e dritës së diellit dhe lagështisë për të zvogëluar rrezikun e virusit.

Dr. Deborah Birx, koordinatore e Shtëpisë së Bardhë për përgjigjen ndaj koronavirusit

Dr. Deborah Birx, koordinatore e Shtëpisë së Bardhë për përgjigjen ndaj koronavirusit

Presidenti Trump e pyeti zonjën Birx gjatë konferencës nëse ajo ishte në dijeni të ndonjë evidence që nxehtësia ose drita mund të përdoren si trajtim i mundshëm. Ajo u përgjigj duke thënë: “Jo si trajtim“.

Studimet e kaluara nuk kanë gjetur prova që temperaturat e ngrohta dhe nivelet më të larta të lagështirës në pranverë dhe verë mund të ndihmojnë në frenimin e përhapjes së virusit.

Trajtimet me klorokinë

Presidenti Trump ka nxitur në mënyrë të përsëritur për trajtime të paverifikuara të koronavirusit, përfshirë përmendjen e hidroksilklorinës si përbërësi që do të ndryshojë gjërat, një deklaratë për të cilën zyrtarët shëndetësorë kanë paralajmëruar të kundërtën.

Një burrë në shtetin jugperëndimor Arizona vdiq në fund të muajit të kaluar pasi konsumoi fosfat klorokuine, i cili përdoret për të trajtuar malarien. Bashkëshortja e tij i tha kanalit NBC News se ai besonte se kjo do ta mbronte atë nga infektimi me koronavirusin, pasi shikoi Presidentin Trump gjatë konferencave të tij televizive, të përmendë përfitimet e mundshme të fosfatit klorokuin.

Në një tjetër zhvillim, njeriu i cili dikur ishte zyrtari më i lartë i Departamentit të Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore, Dr. Rick Bright, thotë se u pushua nga puna e tij më herët këtë javë, pasi u rezistoi kërkesave që ai të aprovonte trajtime me klorokuinë.

Kryetarja demokrate e Nënkomisionit për Energjinë dhe Tregtinë në Dhomën e Përfaqësuesve, Anna Eshoo, tha të enjten se planifikon të mbajë seanca dëgjimore për largimin e zotit Bright.

Shtetet e Bashkuara udhëheqin botën deri më tani në nivelin e vdekjeve nga COVID-19, me të paktën 50 mijë viktima, pra më shumë se një e katërta e vdekjeve në të gjithë botën, sipas shifrave të Universitetit Johns Hopkins. zëri i amerikës

Ekstremi i djathtë përpiqet të shfrytëzojë frikën dhe pasigurinë nga COVID-19

Besohet se ektremistë të djathtë kanë lidhje me komplote për sulme me lëndë plasëse gjatë periudhës së koronavirusit. Po ashtu, operativë të grupeve të ekstremit të djathtë janë parë duke mbajtur tabela me parulla anti-semite në protestat para selive legjislative në shtete të ndryshme, si dhe kanë ushqyer teoritë e konsiracionit lidhur me pandeminë.

Grupet e ekstremit të djathtë po shfrytëzojnë në këto kohë çdo mundësi për të tërhequr rekrutë të rinj që të zgjerojnë radhët e lëvizjeve të tyre.

Për shembull, kohët e fundit janë hakeruar rreth 25 mijë adresa emaili dhe kode sekrete të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Instituteve Kombëtare Amerikane të Shëndetit dhe organizatave të tjera që punojnë kundër epidemisë.

Kur hakerët publikuan këtë javë informacionin, aktivistë të tjerë u hodhën në veprim. Përmes aplikacionit Telegram, dhjetëra të ashtu-quajtur terro-gramërs publikuan linkun e informacionit duke u bërë thirrje pasuesve të tyre të lexojnë emailet dhe të mbështesin teoritë e konspiracionit se izraelitët dhe kinezët kishin lidhje me virusin.

“Ata që kanë lexuar emailet kanë zbuluar informacion se virusi HIV është shndërruar në COVID-19,” shkruante njëri.

Megan Squire, profesore e informatikës në Universitetin Elon në Karolinën e Veriut, studion ekstremizmin në internet. Ajo thotë se grupet e ekstremit të djathtë po e shfrytëzojnë pandeminë për të përhapur propagandën e tyre.

“Reagimet me meme janë të shumta. Po e shfrytëzojnë nga çdo këndvështrim: kinezët kanë gisht; hebrenjtë po përpiqen të kontrollojnë botën… gjëra të tilla,” thotë ajo.

Pandemia ka krijuar një stuhi ideale frike, zemërimi dhe pasigurie nga humbja e 26 milionë vendeve të punës dhe masat e izolimit social për të penguar virusin vdekjeprurës që ka vrarë deri tani afro 50 mijë amerikanë.

Tani që njerëzit janë në shtëpi për të penguar përhapjen e epidemisë, ekstremistët e kanë më të lehtë të tërheqin pasues, thotë Jeff Schoep, ish-komandant i Lëvizjes Socialiste Kombëtare, NSM, një nga organizatat më të mëdha neo-naziste në SHBA.

“Pjesa më e madhe e grupeve e shfrytëzojnë këtë si mundësi për të rekrutuar,” thotë për Zërin e Amerikës zoti Schoep, i cili u largua nga lëvizja që drejtonte vjet.

Tubimet e fundit kundër masave të izolimit në shtëpi, ishin një tjetër mundësi për rekrutim, sipas zotit Schoep, i cili konsiderohet si forca që e shndërroi NSM në organizatën më të madhe neo-naziste në vend.

“Mendoj se nëse do të isha ende në krye të organizatës, ndoshta do të kishim shpërndarë karta kontakti në këto demonstrata”, thotë zoti Schoep.

Ekstremizmi lulëzon në kohë vështirësish ekonomike. Një studim i vitit 2015 analizoi afro 100 kriza financiare që nga viti 1870 dhe arriti në përfundimin se “votuesit duket se i tërheq retorika politike e ekstremit të djathtë, e cila shpesh fajëson për situatën pakicat dhe të huajt”.

Përhapja e informacionit

Pas largimit të zotit Schoep, organizata NSM është tkurrur. Udhëheqësi aktual, Burt Colucci, thotë se nuk e ka të vështirë të gjejë njerëz që dëgjojnë mesazhin e tyre se faji bie mbi hebrenjtë.

Në një mesazh me podcast, Colucci lavdërohej se 400 dëgjues ndjekin transmetimin e tij javor, një rritje e konsiderueshme krahasuar me 250 dëgjues më parë.

“Po shtohen, jo vetëm në internet, por edhe në publik. Shohim sinjale të mira”.

Zëri i Amerikës nuk mund të verifikonte në mënyrë të pavarur pretendimin e zotit Colucci. Në përgjigje të pyetjes nëse ai e konsideron pandeminë si mundësi për propagandë dhe rekrutim, ai u përgjigj me email: “Për sa i përket mundësisë që COVID-19 të shërbejë për rekrutim, është shumë e mundshme”.

Protesta kundër masave të izolimit

Javën e kaluar, protestuesit u mblodhën para selive të legjislaturave shtetërore me thirrjet kundër urdhrave për të qëndruar në shtëpi. Të paktën një anëtar i NSM u pa me një tabelë me parullë anti-semite në Ohajo. Një numër neo-nazistësh të bardhë u panë në protesta të ngjashme në Ajdaho, Miçigan dhe Karolinë të Veriut.

Profesore Megan Squire tha se protestat po krijojnë mundësi për kontakte direkte për rekrutim, megjithatë numri i supremacistëve në këto grumbullime ka qenë i vogël. zëri i amerikës

Trumpi sugjeron metoda të pazakonta për trajtimin e COVID-19

Washington

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump propozoi metoda të pazakonta për trajtimin e koronavirusit të ri (COVID-19) në një konferencë në Shtëpinë e Bardhë, përfshirë rrezet ultravjollcë dhe injektimin e dezinfektuesve, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Pra, duke supozuar se e godasim trupin me një dritë të jashtëzakonshme, qoftë ultravjollcë apo një dritë shumë e fuqishme. Dhe unë mendoj se ju do të thuani se kjo nuk është kontrolluar, por ju do ta provoni atë. Duke supozuar se hodhët dritën brenda trupit, e cila mund të bëhet përmes lëkurës ose me ndonjë mënyrë tjetër. Tingëllon interesante”, u tha Trump gazetarëve.

Vërejtjet e tij erdhën disa minuta pasi William Bryan, ushtrues i detyrës së Drejtorisë së Shkencës dhe Teknologjisë në Departamentin e Sigurisë së vendit, tha se drita diellore ka të ngjarë se vret virusin si në sipërfaqe ashtu edhe në ajër.

“Kemi parë efekt të ngjashëm me temperaturën dhe lagështinë ku rritja e temperaturës dhe lagështisë, ose të dyjat, në përgjithësi janë më pak të favorshme për virusin”, tha Bryan.

Më vonë, Trump doli me një trajtim tjetër, këtë herë duke sugjeruar përdorimin e dezinfektuesve.

“Dhe pastaj e shoh dezinfektuesin se si e nokauton atë brenda një minute. Një minutë. Dhe a ka ndonjë mënyrë që ne mund të bëjmë diçka të tillë me injeksion brenda ose me pastrim? Siç e shihni, ajo futet në mushkëri dhe bën një varg të jashtëzakonshëm në mushkëri, kështu që do të ishte interesante ta kontrolloni këtë. Do të duhet të bëni këtë me mjekët, por kjo më duket interesante”, tha Trump.

“Dhe kështu do ta shohim. Por, i gjithë koncepti i dritës, mënyra se si e vret atë në një minutë, është shumë i fuqishëm”, shtoi ai.

Trump e pyeti mjeken e Shtëpisë së Bardhë që drejton ekipin kundër koronavirusit, Deborah Birx, nëse ajo kishte dëgjuar për përdorimin e dritës diellore në trajtimin e sëmundjes.

“Jo si trajtim. Unë nuk kam parë nxehtësi ose dritë”, u përgjigj ajo.

“Ju lutemi mos injektoni ose mos konsumoni dezinfektues”, shkroi në Tweeter, Chris Hayes, moderatorja e një emisioni lajmesh dhe opinionesh në kanalin televiziv amerikan MSNBC.

Që nga mbrëmja e së enjtes, SHBA pati më shumë se 867.000 raste dhe mbi 49.000 vdekje nga COVID-19. Gati 80.000 janë shëruar.

Virusi është përhapur në të gjithë botën, duke infektuar mbi 2.7 milionë njerëz dhe duke vrarë më shumë se 190 mijë që kur u shfaq në qytetin kinez Wuhan në fund të vitit të kaluar.

SHBA, koronavirusi pasuron miliarderët

Pasuria e miliarderëve të Amerikës, duke përfshirë themeluesin e kompanisë Amazon.com Jeff Bezos dhe atë të firmës Tesla Inc. Elon Musk, u rrit gati 10 për qind gjatë pandemisë COVID-19, sipas një raporti të botuar nga Instituti për Studimin e Politikave.

Rritja e pasurisë së njerëzve më të pasur të Amerikës vjen në një kohë kur rreth 22 milion amerikanë kanë paraqitur kërkesa për pagesë papunësie.

Edhe pse ekonomia përballet me recesion, aksionet në bursë të firmave teknologjike dhe të kompanive, produktet e të cilave favorizohen nga qëndrimi në shtëpi, si Zoom kanë parë rritje çmimesh javët e fundit, për shkak të përdorimit gjithnjë e më shumë të videokonferencave.

Eric Yuan

Eric Yuan

Kjo ka bërë që pasuria e themeluesve miliarderë të këtyre kompanive të shtohet së tepërmi.

Gjatë periudhës nga 1 janari deri më 10 prill të këtij viti, 34 nga miliarderët më të pasur të vendit i kanë shtuar pasurisë së tyre dhjetëra miliona dollarë, thuhet në raport.

Sipas raportit, pasuria e tetë prej këtyre miliarderëve, duke përfshirë shefin e firmës Amazon, Bezos, themeluesin e firmës Zoom Video Communications Inc, Eric Yuan dhe atë të Teslës, Musk është shtuar me rreth 1 miliardë dollarë.

Gjatë dekadës së fundit, thotë raporti, pasuria e miliarderëve amerikanë u shtua me mbi 80.6 për qind, e indeksuar për inflacionin. zëri i amerikës

Mediat: SHBA beson se Kina ka përhapur lajme të rreme mbi masat amerikane ndaj Covid-19

Agjencitë amerikane të inteligjencës kanë arritur në përfundimin se operativët kinezë kanë ndihmuar në përhapjen e mesazheve të rreme se administrata e Presidentit Trump po planifikonte të vendoste një masë të detyrushme kufizuese në mbarë vendin kundër përhapjes së koronavirusit, sipas gazetës New York Times.

Gazeta thotë se mesazhet, të cilat u shfaqën për herë të parë në sms-të e telefonave celularë dhe në mediat sociale, në të cilat thuhej se Presidenti Donald Trump do të njoftonte masat kufizuese sapo trupat të ishin në gjendje gatishmërie “për të ndihmuar në parandalimin e hajdutëve dhe trazirave”. Mesazhet u bënë aq të përhapura gjatë dy ditëve pasuese sa që Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë u detyrua të dilte me një njoftim në Twitter duke i shpallur ato të rreme.

Gazeta e bazoi raportin e saj në informacione nga gjashtë zyrtarë amerikanë nga gjashtë agjenci të ndryshme që nuk pranuan të zbulonin identitetin e tyre. Dy nga zyrtarët thanë se ata besonin se mesazhet nuk ishin krijuar nga operativë kinezë, por në vend të kësaj ata i kishin amplifikuar mesazhet ekzistuese.

Ministria e Jashtme kineze i quajti akuzat “tërësisht të pa logjikshme dhe që nuk meritojnë një mohim nga ana e tyre”.

Shtetet e Bashkuara dhe Kina janë angazhuar në një luftë informacioni mbi atë se kush është fajtor për pandeminë e COVID-19.

Presidenti Trump në të kaluarën e ka etiketuar sëmundjen si “virus kinez”, duke iu referuar faktit se virusi u zbulua për herë të parë në qytetin kinez të Wuhanit në fund të vitit të kaluar, ndërsa zyrtarë të tjerë amerikanë kanë akuzuar Pekinin për mungesë transparence në fillim të shpërthimit të koronavirusit. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Zhao Lijian kishte akuzuar ushtrinë amerikane për transportimin e virusit në Wuhan, në një postim në Twitter muajin e kaluar. Zyrtarët amerikanë hodhën poshtë pretendimin e tij. zëri i amerikës

Roli i Kinës në krizën e koronavirusit, temë e fushatës zgjedhore në SHBA

Brian Padden

Njoftimet se Kina nuk informoi apo keqinformoi për përmasat e vërteta të koronavirusit në qytetin kinez të Wuhanit po bëhet një temë e nxehtë në fushatën për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara. Si Presidenti Donald Trump ashtu edhe rivali i tij demokrat, Joe Biden, kanë nxjerrë reklama fushate duke akuzuar njëri-tjetrin për qëndrim të butë ndaj mënyrës se si e menaxhoi Kina, pandeminë.

Ekipi i fushatës për rizgjedhjet e Presidentit Trump, nxorri së fundmi një reklamë me tema të ngjashme me ato të fushatës së vitit 2016, duke sulmuar Kinën dhe akuzuar rivalin e tij demokrat, ish-nënpresidentin Joe Biden, për korrupsion.

“Meqenëse funksionoi herën e kaluar, ata me siguri mendojnë se ka një shans të funksionojë edhe këtë radhë”, thotë Matt Grossman, profesor i Shkencave Politike në Universitetin Shtetëror të Miçiganit.

Zoti Trump fitoi në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, pjesërisht duke fajësuar Kinën për humbjen e vendeve të punës në prodhim dhe duke akuzuar kandidaten demokrate, Hillary Clinton për lidhje korruptive me interesat e korporatave.

Reklama e fushatës së Presidentit Trump e vë theksin tek kontrasti mes vendimit të Presidentit për të ndërprerë udhëtimet nga Kina për të frenuar përhapjen e koronavirusit dhe kundërshtimit të rivalit të tij, Biden për ta bërë një gjë të tillë, si edhe e cilëson atë si i komprometuar financiarisht, bazuar në akuzat e paprovuara se djali i tij Hunter Biden, “nënshkroi një marrëveshje 1 miliardë dollarëshe” me një biznes shtetëror kinez.

Para pandemisë së koronavirusit, rritja e fuqishme ekonomike kishte qenë temë kryesore e fushatës së Presidentit Trump.

Tani, mbylljet e bizneseve të shumta për të ngadalësuar përhapjen, kanë lënë miliona amerikanë të papunë.

Sipas anketave, mbështetja për presidentin ka rënë për shkak të asaj që shumica e amerikanëve e shohin si menaxhim kontradiktor i krizës shëndetësore dhe ekonomike.

Zoti Trump dhe republikanët në Kongres këmbëngulin se Kina duhet të përballet me pasojat për fshehjen përmasave të krizës së COVID-19 dhe përhapjen e informacionit të rremë se virusi e ka origjinën nga Shtetet e Bashkuara.

Por kritikët e Presidentit Trump e shohin këtë linjë mesazhesh si një përpjekje për të larguar vëmendjen nga reagimi i ngadaltë i Shteteve të Bashkuara ndaj pandemisë që ka shkaktuar vdekjen e mbi 45 mijë amerikanëve.

“Administrata e Presidentit Trump lë të kuptohet se nëse Kina do të kishte qenë plotësisht transparente, Shtetet e Bashkuara do të kishin qenë plotësisht strategjike në përgjigjen e tyre. Dhe ne e dimë që kjo nuk është e vërtetë”, thotë Robert Daly, analist në Qendrën Wilson.

Kritikët thonë se ndërsa zoti Trump dhe familja e tij akuzojnë zotin Biden për afera korruptive , ata nuk janë transparentë lidhur me bizneset e tyre në gjithë botën, duke vënë në dukje se presidenti nuk i ka bërë publike pagesat e taksave.

Por argumennti i Presidentit Trump se pasuria e tij personale në fakt e bën atë imun ndaj ndikimeve të huaja, rezonon me shumë nga përkrahësit e tij.

“Është një strategji e zakonshme populiste, të thuash ‘ata janë të gjithë të korruptuar, edhe unë isha, por unë do të jem i korruptuar në emrin tuaj’”, thotë Profesor Grossman.

Fushata e zotit Biden, është kundërpërgjigjur me një reklamë të vetën, ku akuzohet presidenti Trump se injoroi njoftimet e hershme të zbulimit për rrezikun e koronavirusit dhe se vlerësoi presidentin kinez Xi JInping në mes të krizës, për të shpëtuar marrëveshjen tregëtare mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.

Të dyja fushatat po e kritikojnë ashpër Pekinin, duke reflektuar zemërimin publik në rritje në Shtetet e Bashkuara ndaj Kinës, si vendi i prejardhjes së virusit që po infekton miliona, duke shkaktuar paralizimin e ekonomisë në pjesën më të madhe të botës.

Në SHBA viktima e parë nga koronavirusi është shënuar shumë javë më parë se është raportuar

Viktima e parë prej koronavirusit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka ndodhur në ditët e para të shkurtit, shumë javë më parë nga kur nisën raportimet e para.

Kështu thuhet në një raport të zyrës së mjekësisë ligjore në kontenë e Santa Clara, California, ku u bë autopsia e dy personave të cilët gjetën vdekjen në shtëpi në 6 shkurt dhe në 17 shkurt.

Ekspertiza e mjekësisë ligjore konfirmoi se vdekja e tyre ishte shkaktuar nga koronavirusi, siç deklarohet në një komunikatë të departamentit të shëndetësisë në konte.

Në komunikatë thuhet se edhe Centers for Disease Control and Prevention (CDC), i konfirmoi rezultatet e mjekësisë ligjore, e cila i dërgoi në laboratorin e Atlanta kampionët për t’iu bërë testimi.

Departamenti i kontesë kaliforniane deklaroi se bëhet fjalë për vdekje në shtupo, në një moment kur testimet nuk ishin të përhapura./ dita

Presidenti Trump paralajmëron Iranin

Presidenti amerikan Donald Trump tha të mërkurën se i ka dhënë urdhër Marinës së SHBA të shkatërrojë çdo anije iraniane që provokon njësitë e saj në det të hapur.

Deklarata vjen një javë pasi 11 anije të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit iu afruan në mënyrë të rrezikshme anijeve amerikane në Gjirin Persik.

Në vitet 2016 dhe 2017, ndërveprimet nga afër me anijet ushtarake të Iranit nuk kanë qenë të pazakonta. Në disa raste, anijet e marinës amerikane kanë qëlluar në mënyrë paralajmëruese drejt anijeve iraniane kur ato janë afruar së tepërmi.

Edhe pse Marina ka autoritetin të veprojë në vetëmbrojtje, komentet e Presidentit Trump duket se shkojnë më tej dhe ka të ngjarë të shtojnë tensionet midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara.

“E kam udhëzuar Marinën e Shteteve të Bashkuara të qëllojë dhe shkatërrojë çdo anije luftarake të Iranit, nëse ato ngacmojnë anijet tona në det”, shkruante Presidenti Trump në një koment në Twitter, pak orë pasi Trupat e Gardës Revolucionare të Iranit thanë se kishin lëshuar në orbitë satelitin e parë ushtarak iranian.

Në fillim të këtij muaji, ushtria amerikane njoftoi se njëmbëdhjetë anije të Gardës Revolucionare të Iranit iu afruan rrezikshëm anijeve të Marinës dhe Rojeve Bregdetare amerikane në Gjirin Persik, duke i quajtur këto lëvizje “të rrezikshme dhe provokuese.”

Në një rast, anijet iraniane iu afruan deri në 10 metra kryqëzotit amerikan Maui.

Ndërsa ndërveprime të tilla në det kanë ndodhur herë pas here disa vjet më parë, ato ishin ndërprerë kohët e fundit.

Tensionet midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara u rritën në fillim të këtij viti pas vrasjes nga Shtetet e Bashkuara me dron në Irak të Kasem Sulejmanit, kreut të forcës elitë iraniane Quds.

Irani u hakmor më 8 janar me një sulm me raketa në bazën Ain al-Asad të Irakut, ku ishin stacionuar forca amerikane. Asnjë nga trupat amerikane nuk u vra, por më shumë se 100 prej tyre u diagnostikuan më vonë me dëmtime traumatike në tru.

Trupat e Rojeve Revolucionare të Iranit thanë të mërkurën se lëshuan me sukses në orbitë satelitin e parë ushtarak të vendit. zëri i amerikës

Të panjohurat rreth virusit komplikojnë rikthimin në normalitet

Marrë nga Associated Press

Rihapja e ekonomisë amerikane është e ndërlikuar nga disa pikëpyetje shqetësuese shkencore për koronavirusin, pikëpyetje këto që tejkalojnë logjistikën nëse ka teste të mjaftueshme në dispozicion.

Në një rast ideal, popullsia vaksinohet dhe i kthehet normalitetit. Por një vaksinë kundër koronavirusit nuk do të prodhohet në kohë, pavarësisht përpjekjeve të shumta.

“Të gjithë do të mbajmë maska për pak kohë”, tha Dr. Rochelle Walensku e cila trajton sëmundjet ngjitëse në Spitalin e Përgjithshëm në Masaçusets. Parashikimi i saj u bë gjatë një bisede me gazetën e Shoqatës amerikane të Mjekësisë. (Journal of the American Medical Association) Tre të panjohura të mëdha kryesojnë listën e shqetësimeve.

KUSH ËSHTË I INFEKTUAR?

“Që të jemi tërësisht trasnparentë, e panjohura e madhe është përhapja pa simptoma e virusit”, thotë Dr. Deborah Brix e cila kordinon përpjekjet e Shtëpisë së Bardhë në luftën kundër koronavirusit.

Dr. Anthony Fauci me Institutet Kombëtare të Shëndetit është shprehur se diku mes 25 përqind dhe gjysmës së njerëzve të infektuar mund të mos kenë simptoma.

Çfarë do të thotë se është e pamundur të dihet nëse dikush pranë jush është i infektuar.

Madje edhe tek njerëzit që shfaqin simptoma, nuk është e qartë se sa kohë pas infektimit të tyre ata mund të bëhen përhapës të virusit.Kjo është një arsye se përse zyrtarët amerikanë kohët e fundit po japin këshilla që njerëzit të mbajnë maska në publik edhe pse duhet të mbajnë distancën e këshilluar.

KUSH KA IMUNITET?

Mjekët supozojnë se, individët që kanë patur COVID-19 do të kenë një imunitet ndaj përsëritjes së infeksionit. Por ata nuk e dinë se në çfarë mase këta individë janë të mbrojtur, apo sa do të zgjasë ajo. Një tjetër pyetje e rëndësishme është, nëse të mbijetuarit e një infeksioni të rëndë kanë imunitet më të fuqishëm sesa ata që kanë patur simptoma të lehta, apo ata që nuk kanë patur simptoma fare.

Për të marrë disa përgjigje, shkencëtarët po ofrojnë testime gjaku për antitrupa dhe proteina që prodhon sistemi imunitar për të luftuar infeksionin. Testet në fjalë synojnë të zbulojnë se kush ka qënë i infektuar, si individëd me simptoma apo ata pa simptoma. Hulumtuesit pastaj do të kërkojnë të gjejnë përmes testeve nivelin e antitrupave që duket se përbëjnë pragun e duhur për mbrojtje. Problem tjetër është se shumë teste të tilla po shiten pa prova se funksionojnë ashtu si duhet.

KUSH RREZIKOHET?

Që nga fillimi janë dhënë paralajmërime se të moshuarit janë veçanërisht të rrezikuar nga COVID-19. Po ashtu janë edhe individët e çdo moshe që kanë probleme të caktuara shëndetësore, siç janë sëmundjet e mushkërive, problemet e zemrës apo diabeti. Por të qënit i ri në moshë dhe i shëndetshëm nuk përbën asnjë garaci. Shumë 20 apo 30 vjeçarë, e madje edhe fëmijë, infektohen dhe në disa raste vdesin.

“Disa njerëz shpëtojnë mirë dhe disa të tjerë humbasin luftën”,tha Dr. Fauci për agjencinë e lajmeve Associated Press. “Është diçka më tepër se sa mosha dhe sëmundjet e tjera që kanë individët.”

Ka shumë teori. Ndoshta ndryshimet gjenetike luajnë rol në mënyrën se si vepron trupi ndaj këtij infeksioni, kryesisht reagimi tepër aktiv i sistemit imunitar, që fajësohet për shumë vdekje.

Cilido qoftë problemi, nuk ka asnjë mënyrë për të parashikuar se kush do të jetë viktima. Dr. Fauci ka thënë se konkluzionet që do të dalin nga studimet do të jenë shumë të rëndësishme për të vëndosur nëse trajtimi të përqendrohet tek të sëmurët në gjendje të rëndë apo përpjekjet të drejtohen tek gjetja sa më e shpejt e të sapoinfektuarve.“Nëse ky virus vepron si të tjerët, është e rëndësishme që të zbulohet dhe trajtohet sa më shpejt”,tha zoti Fauci. zëri i amerikës

Grenell: E kemi thënë shpesh – nuk kam biseduar kurrë për shkëmbim territoresh

Ambasadori Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet e paqes Kosovë – Serbi, sërish hodhi poshtë të ketë biseduar me këdo qoftë për mundësinë e shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai i bëri këto komente duke reaguar në rrjetin social twitter ndaj postimeve të analistit të çështjeve të Evropës Juglindore, Jasmin Mujanoviç, rreth një bashkëbisedimi të kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti me gazetarë e analistë ndërkombëtar.

Gjatë bashkëbisedimit, të organizuar nga “Presseclub Concordia” me seli në Vjenë, zoti Kurti sërish theksoi bindjen se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë Aleksandër Vuçiç kanë një ujdi për shkëmbim territoresh. Ai tha se kjo është diskutuar gjatë bisedimeve të ndërmjetësuara nga ish shefja politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini.

“Mund të jetë që zoti Grenell është çorientuar nga presidenti Thaçi, por mbase është tunduar po ashtu që të përfitojë pikë politike për të zgjidhur një konflikt njëshekullor”, tha zoti Kurti.

Duke reaguar ndaj citimit që i bëri kësaj deklarate analisti Mujanoviç, ambasadori Grenell shkroi se “absolutisht nuk ka pasur asnjë bisedë për shkëmbim territoresh nga unë dhe nuk është diskutuar nga askush në praninë time. Këtë e kemi thënë shumë herë”, shkroi ai.

Kosova aktualisht qeveriset nga kabineti në detyrë i zotit Kurti, i cili më herët gjatë ditës ritheksoi qëndrimin e tij që vendi të shkojë në zgjedhje të reja pas pandemisë së COVID-19, ndërsa i cilësoi si rrënuese për demokracinë përpjekjet për krijimin e një qeverie të re pas rrëzimit të qeverisë së tij.

Ai i bëri këto komente në përgjigje të paralajmërimeve të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi një ditë më pare se gjatë kësaj jave do të ndërmerr hapat e fundit kushtetues për të mundësuar formimin e qeverisë së re të Kosovës.

“Ne vazhdojmë të kemi edhe më tej qëndrimin tonë se pas mocionit të mosbesimit dhe pas kalimit të pandemisë vendi ynë duhet të shkoj në zgjedhje të reja parlamentare sepse është rrënuese për demokracinë qasja me të cilën dëshiron të rrëzosh qeveri pa qenë i gatshëm për zgjedhje të reja. Është qasje tjetërsuese dhe manipulative. Unë e kuptoj që është më mirë që të kishim qeveri tamam me mandat të plotë se sa në detyrë por nuk ka detyrë që kjo qeveri nuk po e kryen dhe nuk është faji ynë që jemi qeveri veç se në detyrë’, tha kryeministri Kurti.

Kryeministri në detyrë e quajti presidentin e vendit ‘figurë ceremoniale’ që sipas tij nuk është njëra nga shtyllat e pushtetit. Ai tha se presidenti po tenton të formojë dhe të drejtojë vullnet politik në Kosovë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha po ashtu të dielën se duhet të hiqen tarifat dhe reciprociteti ndaj Serbisë në mënyrë që të forcohet mbështetja e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian për Kosovën.

Deklarata e presidentit u mbështetet nga ambasadori Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidentit amerikan, Donald Trump për bisedimet e paqes Kosovë – Serbi, i cili tha se “posa të hiqen tarifat dhe reciprociteti, (mbase këtë javë) Atëherë bisedimet fillojnë seriozisht. Zoti Grenell tha se ka biseduar me udhëheqësit në Serbi dhe në Kosovë për të sqaruar se ata duhet të fillojnë të ndërtojnë besim në përgatitje – dhe ata janë angazhuar ta bëjnë këtë.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kritikoi ashpër thirrjet e presidentit për të hequr reciprocitetin ndaj Serbisë.

“Unë mendoj që nuk mund të mbaj qëndrim më të avancuar për Republikën e Kosovës një ambasador i huaj se sa vet e bëjnë këtë organet e shtetit apo figurat udhëheqëse të tij, nëse kemi një president që del kundër reciprocitetit me Serbinë atëherë nuk mund të çuditemi me asnjë ama bash me asnjë ambasador të huaj se çfarë thotë dhe bën për vendin tonë. Është rast i pashembullt në historinë tonë të re e mbase jo vetëm jo në rajonin tonë që kemi një personalitet politik me detyrë aq të lartë zyrtare që del jashtë asaj detyre e flet kundër reciprocitetit të vendit të vet, me një shtet fqinj që për më tepër nuk na njeh”, tha ai.

Kosova po përballet me një krizë politike që nga mocioni i mosbesimit më 25 mars që rrëzoi qeverinë e kryeministrit Kurti.

Që nga rrëzimi i qeverisëm presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka kërkuar katër herë me radhë kryeministrit Kurti, njëherësh kryetar i lëvizjes Vetëvendosje që të propozojë emrin për mandatarin e ri.

Presidenti Thaçi mbështetet në nenin 95 të Kushtetutës së Kosovës në të cilin thuhet që “nëse Kryeministri jep dorëheqjen ose për arsye të tjera, posti i tij/saj mbetet i lirë, Qeveria bie, dhe Presidenti i Republikës së Kosovës, në konsultim me partitë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën në Kuvend, mandaton kandidatin e ri, për të formuar Qeverinë”.

Lëvizja Vetëvendosje dhe zoti Kurti kërkojnë që të veprohet sipas nenit 82 të Kushtetutës, sipas të cilit “Kuvendi mund të shpërndahet nga Presidenti i Republikës së Kosovës, pas votimit të suksesshëm të mosbesimit të Qeverisë”.

Aktualisht të gjitha partitë tjera politike kërkojnë që të formohet një qeveri e re dhe të shmangen zgjedhjet e reja, përveç lëvizjes Vetëvendosje e cila kërkon zgjedhje pas pandemisë.

Kryetari i Lidhjes Demokratik të Kosovës, Isa Mustafa, tha të hënën tashmë Këshilli i Përgjithshëm i kësaj partie ka përkrahur idenë për të krijuar një koalicion me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Nismën Socialdemokrate, Aleancën Kosova e Re dhe dy grupe të partive joshumicë në parlament.

“Koalicionin do të bëjmë vetëm në momentin që vlerësojmë se janë përmbushur rrethanat kushtetuese që LDK-së t’i ofrohet një gjë e tillë, deri atëherë presim që Vetëvendosje që ta pranoj ose refuzoj mandatin për të dhe të mos sillet të themi në prolongimin e deklarimit të saj dhe po ashtu kjo varet nga partnerët tanë sepse ne do ta bëjmë qeverinë me kusht që në atë qeveri të ketë njerëz që kanë figurë të pastër që nuk kanë pasur probleme me ligjin as në të kaluarën sepse kemi kriter themelor shtetin ligjor”, tha zoti Mustafa.

Zoti Mustafa tha se qëllimet themelore të një qeverie të udhëhequr nga Lidhja Demokratike do të jenë përballja me pandeminë dhe procesi i bisedimeve me Serbinë.

“Presidenti mundet nesër të vendos që të shkojmë në zgjedhje sepse nuk po shfrytëzoj të drejtën për t’i dhënë dikujt mandat, por unë kam parë një deklarim duke u nisur nga deklarimet e LDK-së dhe subjekteve tjera që janë të interesuara që tash mos të shkohet në zgjedhje në kohën e pandemisë, por të formohet një qeveri që bazën kushtetuese e ka plotësisht të drejtë”, tha ai.

Zoti Mustafa tha se një qeveri e udhëhequr nga Lidhja Demokratike do të heq reciprocitetin ndaj Serbisë.

“Tash sa i përket ambasadorit Grenell në mund të them se i kemi premtuar edhe këtu kur ka qenë në LDK se ne do të pajtohemi të hiqet tarifa dhe të hiqet pa kushte për një periudhë dhe po ashtu ne presim që në mënyrë reciproke njëjtë të sillet edhe Serbia, që edhe Serbia të gjitha pengesat ndaj Kosovës t’i heq duke përfshirë edhe fushatën kundër njohjeve te vendet e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe po ashtu kemi diskutuar për faktin se nëse Serbia nuk i bjen në zero të gjitha kërkesat e saj atëherë ne do ta instalojmë reciprocitetin si bazë ligjore sepse një gjë e tillë është e përcaktuar me ligjet e Kosovës. Dhe për të qenë i qartë, unë jam i sigurt që në moment që LDK-ja do ta bënte një qeveri ose do ta drejtonte një qeveri, atëherë hapat e parë të kësaj qeverie do të duhet të ishin që edhe reciprociteti të hiqet por jo të hiqet për t’u mos u vendosur kurrë, por të hiqet si vullnet i mirë për të filluar dialogu dhe në qoftë se gjatë procesit të dialogut ose më vonë shihet që Serbia nuk po vepron në mënyrë të njëjtë ose nuk po reflekton, do të kthehet një reciprocitet i plotë dhe jo ky që po zbatohet tani por një reciprocitet të plotë ekonomik dhe politik”, tha ai.

Ai nuk e hodhi poshtë mundësinë që të jetë kandidat për kryeministër por tha se këtë çështje do ta diskutojë me njerëzit brenda partisë.

zëri i amerikës

De Blasio: Do të duhen javë që Nju Jorku të rihapet

Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut Bill de Blasio tha të hënën se mund të duhen javë në mos muaj para se qyteti më i populluar i vendit të rihapet, për shkak të mungesës së testimeve masive, edhe pse zyrtarët në shtete të tjera kanë filluar të heqin gradualisht kufizimet.

De Blasio, qyteti i të cilit është në epiqendrën e krizës së koronavirusit në Shtetet e Bashkuara, tha se Nju Jorku duhej të bëjë qindra mijëra testime në ditë dhe të shohë rënie të mëtejshme të shtrimeve në spital, para se të rihapë ekonominë.

“Ne mund ta arrijmë këtë, por nuk mund ta bëjmë pa testime masive dhe deri tani qeveria federale ende nuk po e zgjidh dot”, tha de Blasio në programin “Morning Joe” të televizionit MSNBC. Ai shtoi se heqja e distancimit fizik shumë shpejt mund ta rigjallërojë virusin.

New York City Mayor Bill de Blasio

New York City Mayor Bill de Blasio

“Veçanërisht qeveria federale, – tha ai, – duhet të kuptojë se kjo gjendje nuk ka marrë fund dhe nëse pretendoni se ka marrë fund, ajo do të kthehet përsëri si bumerang dhe do ta përkeqësojë atë.”

Paralajmërimi i zotit De Blasio për testimet u bënte jehonë komenteve të disa guvernatorëve gjatë fundjavës, të cilët iu kundërvunë pohimeve të Presidentit Donald Trump se ata kanë teste të mjaftueshme për koronavirusin.

Shtetet e Bashkuara kanë deri tani numrin më të madh në botë të rasteve të konfirmuara me koronavirus, më shumë se 750,000 të infektuar dhe mbi 40,500 të vdekur, rreth gjysma e tyre në shtetin e Nju Jorkut.

Udhëzimet e Presidentit Trump për të rihapur ekonominë rekomandojnë që shtetet t’i heqin gradualisht kufizimet pasi të kenë një rënie të infektimeve përgjatë një periudhe 14 ditore.

Megjithatë presidenti duket se po i inkurajon protestuesit që kërkojnë një rihapje më të shpejtë. Të premten ai postoi një seri komentesh në Twitter, ku u bënte thirrje protestuesve të “ÇLIROJNË” Miçiganin, Minesotën dhe Virxhinian, shtete këto të drejtuara nga guvernatorë demokratë.

Olympia, Washington state

Olympia, Washington state

Rreth 2,500 njerëz u mblodhën në kryeqytetin e shtetit Uashington, Olimpia, për të protestuar kundër urdhrit të guvernatorit demokrat Jay Inslee për të qëndruar në shtëpi, njëra nga disa protesta të zhvilluara atje.

Banorët në Florida u lejuan të kthehen në disa plazhe pasi guvernatori Ron DeSantis miratoi zbutjen e disa kufizimeve.

Charlie Latham, kryetar i bashkisë së qytetit Jacksonville Beach, tha se fundjava e parë e rihapjes së plazhit me orë të kufizuara shkoi mirë, pa arrestime të njerëzve që shkelin rregullat e distancimit fizik, ku përfshihen ndalimi i shezlongjeve ose batanijeve.

“Mendojmë se publiku është i gatshëm të ruajë standardet e distancimit fizik dhe të përdorë arësyen. Dhe kjo dha rezultat, një rezultat mjaft të mirë,” tha kryebashkiaku Latham për Fox News. zëri i amerikës

SHBA, mbi 735 mijë të prekur nga COVID-19

Në SHBA numri i personave të prekur nga COVID-19 arriti të dielën në mbi 735,197 ndërsa kanë humbur jetën më shumë se 39 mijë vetë sipas të dhënave të universitetin Johns Hopkins.

Nju Jorku vazhdon të mbetët shteti më i prekur nga pandemia në vend. Mëngjesin e së dielën, numri i rasteve të konfirmuara në rang shteti i kishte kaluar të 240 mijët. Të shtunën guvernatori i shtetit Andrew Cuomo tha se disa tregues sikurse shtrimet në spital po përmirësohen, por kjo nuk do të thotë që kriza ka arritur në një pikë kthese. Zoti Cuomo tha se të premten ishin regjistruar 540 raste të reja vdekjesh si pasojë e virusit nga 630 një ditë më parë, shifra kjo më e ulët që nga 1 prilli. Por ai shtoi se numri i shtrimeve të reja në spital ishte ende rreth 2,000 në ditë. Zoti Cuomo bëri thirrje qeverisë federale për më shumë mbështetje financiare për të zgjeruar testimin e popullatës dhe për të parandaluar një goditje tjetër të pandemisë pas rihapjes së ekonomisë.

Ndërkohë në një linjë me qeverinë kineze dhe zyrtarët e Partisë Komuniste, drejtori i Laboratorit Kombëtar mbi Biosigurisë në Wuhan hodhi poshtë në mënyrë agresive pretendimet se ky laborator mund të jetë burimi i shpërthimit të koronavirusit, duke e quajtur atë “të pamundur” dhe duke e etiketuar si “teori konspirative”.

Në një intervistë të shtunën për transmetuesin shtetëror në gjuhën angleze (CGTN), Yuan Zhiming tha se “nuk ka asnjë mundësi” që virusi të jetë përhapur nga Instituti i Virologjisë në Wuhan, veçanërisht laboratori i tij P4, i cili trajton viruse të rrezikshme.

Pekini është kritikuar për mungesë transparence në trajtimin e pandemisë. Ndërkohë Shtetet e Bashkuara po hetojnë nëse virusi e ka patur origjinën nga Instituti i Virologjisë në Wuhan, një laborator për biosigurinë. zëri i amerikës

Trump: Jemi më mirë se evropianët, me përjashtim të Gjermanisë

VOAL – Donald Trump hapi konferencën e tij të koronavirusit duke akuzuar mediat se nuk raportojnë statistika që tregojnë se SHBA po performon më mirë se çdo vend tjetër.

Kemi “shkallën e vdekshmërisë për frymë më të ulët se vendet e Evropës perëndimore me përjashtim vetëm mbase të Gjermanisë”. Spanja, theksoi ai, ka një normë pothuajse katër herë më të lartë se ajo e SHBA. Shkalla amerikane e vdekshmërisë prej koronavirusit  është 11.24 vdekje për njëqind mijë njerëz, thotë Deborah Birx, koordinatore e grupit amerikan të punës kundër Covid-19. Presidenti amerikan gjithashtu mbështet demonstratat kundër bllokimit të ekonomisë.

Sipas Washington Post, industritë e SHBA dërguan maska ​​shumë milionë dollarësh dhe mjete të tjera mbrojtëse në Kinë në janar dhe shkurt me inkurajim nga qeveria federale, një veprim që nënvizon paaftësinë e administratës Trump për të njohur kërcënimin e pandemisë për SHBA dhe për t’u përgatitur për urgjencën.

ATS

NASA për herë të parë pas 10 vitesh nga SHBA do të dërgojë astronautë në hapësirë

New York

Agjencia Hapësinore Amerikane (NASA) ka njoftuar se për herë të parë pas rreth 10 vitesh kanë arritur kapacitetin për të dërguar astronautë nga territori i SHBA-së në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS) dhe se në muajin maj do të lëshojnë anijen hapësinore që do të dërgojë dy astronautë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklarate nga NASA të premten thuhet se “Më 27 maj, nga qendra hapësinore Kennedy në Florida, SpaceX do të bëjë nisjen e austronautëve Doug Hurley dhe Bob Behnken për në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS)”.

NASA që pas pezullimit të programit për anijen hapësinore në vitin 2011, për herë të parë do të lëshojë në orbitën e tokës një raketë me austronautë brenda saj nga territori amerikan, thuhet në deklaratë.

Gjithashtu edhe kompania SpaceX që u themelua 18 vite më parë për të zhvilluar punime të përbashkëta hapësinore me NASA-n, që nga themelimi i saj do të zhvillojë për herë të parë misionin e saj të fluturimit me ekuipazh.

Për shkak të pandemisë COVID-19 nuk do të pranohen shikues në qendrën e lëshimit

Në deklaratën e NASA-s thuhet se për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19) nuk do të pranohen shikues gjatë lëshimit që do të bëhet në muajin maj.

Edhe pse SHBA dhe Rusia janë dy vende partnere që drejtojë operacionin ISS, që nga viti 2011 e deri tani Rusia është vendi i vetëm që ka aftësinë si vend për të lëshuar anije hapësinore me ekuipazh në ISS. Dihet që SHBA-ja i paguante dhjetëra miliona dollarë për një vend për dërgimin e astronautëve të saj në ISS me anijen hapësinore Soyuz që i përket Rusisë.

NASA u ka dhënë një mbështetje prej miliarda dollarësh kompanive SpaceX dhe Boeing për dërgimin e ekuipazhit të saj në ISS nga SHBA-ja dhe në janar 2020 SpaceX njoftoi se ka kryer një test të suksesshëm në këtë fushë.

Koronavirusi rindez debatin për votimin me postë në Shtetet e Bashkuara

Marrë nga Reuters

Kongresi është duke kërkuar mënyra për të mbrojtur zgjedhjet e 3 nëntorit në Shtetet e Bashkuara në mes të pandemisë së koronavirusit, me një luftë partiake që po zhvillohet pasi demokratët propozuan që shteteve amerikane t’u vendoset detyrimi të ofrojnë mundësinë e votimit me postë.

Presidenti Donald Trump, i cili kërkon rizgjedhjen këtë vit, si dhe disa nga aleatët e tij republikanë, kanë shprehur kundërshtimin për zgjerimin e sistemit të votimit me postë, duke përmendur si arsye shqetësimin për manipulim me votat – një shqetësim që demokratët nuk e pranojnë.

Demokratët kanë thënë se procedurat zgjedhore do të duhet të ndryshojnë këtë vit, pasi shumë votues do të hezitojnë të qëndrojnë në radhë të gjata, ose të hyjnë në vendvotime të mbushura me njerëz, nga frika e infeksionit. Vitet e fundit, demokratët gjithashtu i kanë akuzuar republikanët se në disa shtete ndjekin politika për ta bërë më të vështirë votimin, si përpjekje për të çinkurajuar votuesit demokratë.

Ligjvënësit demokratë po bëjnë presion që të shtohen fonde të tjera për asistencën zgjedhore për shtetet amerikane, në raundin tjetër të legjislacionit për përgjigjen ndaj koronavirusit që pritet të hartohet nga ligjvënësit në javët e ardhshme.

Demokratët kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve ndërsa republikanët kontrollojnë Senatin. Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, ka propozuar të kërkohen 2 deri në 4 miliardë dollarë ndihma të reja të lidhura me zgjedhjet për shtetet amerikane. Republikanët kanë thënë se janë të hapur për të marrë në konsideratë disa fonde emergjence shtesë, nëse rezultojnë të pamjaftueshme 400 milionë dollarët e aprovuar për këtë qëllim në legjislacionin e miratuar në 27 mars.

Fokusi i demokratëve është në sigurimin e parave në mënyrë që shtetet të krijojnë ose të zgjerojnë opsionet ekzistuese të “votimit përmes postës” me legjislacion të ri, duke u kërkuar shteteve që ta ofrojnë mundësinë e votimit me postë, si një alternativë e votimit në person.

votuesit në Uiskonsin

votuesit në Uiskonsin

Zgjedhjet paprake demokrate të 7 prillit në Uiskonsin u dëmtuan ngaqë shumë vendvotime u mbyllën prej mungesës së stafit për shkak të pandemisë, ndërsa votuesit e veshur me veshje mbrojtëse të improvizuara prisnin në radhë të gjata dhe me orë të tëra për të hedhur fletën e votimit. Shteti Uiskonsin i zhvilloi zgjedhjet pasi ligjvënësit republikanë paditën dhe bllokuan me sukses planin e guvernatorit demokrat për të shtyrë votimin për motive të shëndetit publik.

“SIGURIMI I ZGJEDHJEVE”

Senatorja demokrate Amy Klobuchar, e cila po drejton përpjekjet për votimin nëpërmjet postës, së bashku me Kryetaren e Komisionit për Administrimin në Dhomën e Përfaqësuesve, Zoe Lofgren, gjithashtu një demokrate, hodhën poshtë akuzat e republikanëve se po përpiqen të drejtojnë nga Uashingtoni zgjedhjet e 50 shteteve.

Ne po mundohemi t’i bëjmë zgjedhjet të sigurta, kjo është gjithçka që po bëjmë,” tha Senatorja Klobuchar në një intervistë telefonike, duke iu referuar pandemisë.

Senatorja demokrate Amy Klobuchar

Senatorja demokrate Amy Klobuchar

Ka pasur një “ndryshim rrymash”, tha Senatorja Klobuchar, në qëndrimet jashtë Uashingtonit ndaj votimit me postë. Ajo vuri në dukje se Guvernatori republikan Chris Sununu, i shtetit Nju Hempshër, ka njoftuar votimin me postë në shtetin e tij në nëntor, nëse koronavirusi vazhdon të përbëjë kërcënim.

Senatorja Klobuchar kandidoi pa sukses për të marrë nominimin presidencial demokrat dhe konsiderohet si kandidatja më e mundshme për të kandiduar së bashku me ish-Nënpresidentin Joe Biden në zgjedhjet e nëntorit.

Çdo përcaktim zgjedhor nga Uashingtoni shkakton polemika në demokracinë amerikane, në të cilën larmia e procedurave të votimit të shteteve janë shenja dalluese e zgjedhjeve.

Ju nuk mund të përdorni një krizë si kjo … për të nxitur shtetëzimin e zgjedhjeve,” tha Ligjvënësi Rodney Davis, anëtari më i lartë republikan në Komisionin e Administrimit të Dhomës së Përfaqësuesve, i cili mbikëqyr ndihmën federale për shtetet mbi sigurinë e zgjedhjeve.

Ajo që mund të funksionojë në një zonë urbane mund të mos funksionojë në një zonë rurale,” tha Ligjvënësi Davis në një intervistë telefonike.

Shumica e shteteve kanë shkallë të ndryshme të votimit me postë. Pesë shtete – Kolorado, Hawaii, Oregon, Juta dhe shteti Uashington – i dërgojnë çdo votuesi një fletëvotimi në shtëpi.

Presidenti Donald Trump

Presidenti Donald Trump

Presidenti Donald Trump tha gjatë një konference për koronavirusin më 7 prill se “fletëvotimet me postë janë një gjë shumë e rrezikshme për këtë vend“. Ai pranoi se kishte votuar vetë me postë muajin e kaluar në zgjedhjet paraprake republikane të shtetit Florida.

Tani… votimi me postë – ata mashtrojnë. OK? Njerëzit mashtrojnë“, tha Presidenti Trump.

Janë manipulatorë në shumë raste,” shtoi Presidenti Trump, pa ofruar prova.

Një sondazh i zhvilluar këtë muaj nga Reuters / Ipsos zbuloi se 72% e amerikanëve në moshë madhore, përfshirë 79% e demokratëve dhe 65% e republikanëve, mbështesin vendosjen e detyrimit për votimin nëpërmjet postës, si një mënyrë për t’i mbrojtur votuesit në rastin e përhapjes së vazhdueshme të koronavirusit.

Demokratët kanë thënë se përvoja ka treguar se votimi me postë nuk ka gjeneruar manipulime të konsiderueshme dhe se republikanët mund të marrin rezultate po aq të mira sa demokratët në zgjedhje të tilla.

Qendra e Politikave Dypartiake, një qendër studimore me seli në Uashington, vlerëson se kostoja për rritjen e aftësive të votimit me postë do të jetë në 1.5 miliard dollarë. Qendra jopartiake “Brennan” për Drejtësi, në Shkollën Juridike të Universitetit të Nju Jorkut e vlerësoi atë më afër 2 miliardë dollarëve.

Në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 u hodhën rreth 130 milionë vota. Pjesëmarrja këtë vit mund ta tejkalojë këtë, sipas disa parashikimeve. Përveç garës presidenciale, një e treta e vendeve të Senatit të Shteteve të Bashkuara dhe të gjitha vendet e Dhomës së Përfaqësuesve do të përcaktohen nga zgjedhjet e nëntorit, së bashku me gara të ndryshme elektorale në nivel shtetëror dhe lokal.

Materialet zgjedhore

Materialet zgjedhore

Një zgjerim kombëtar i sistemit të votimit me postë do të kërkonte nga shtetet që të blinin miliona fletëvotime për t’u postuar dhe makineri për të menaxhuar fletëvotimet e dërguara nga votuesit, pagesa për shërbimin postar, si dhe trajnim të punonjësve në vetëm pak muaj, tha një ndihmës demokrat në Dhomën e Përfaqësuesve.

Guvernatori i Nju Jorkut: Shteteve u duhet ndihmë federale për testime

Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo ka thënë se Qeveria amerikane në Uashington duhet të bëjë më shumë për t’iu ndihmuar shteteve që të rrisin kapacitetet për testim.

“Mos u kërkoni shteteve që të marrin masa, që nuk kanë marrë asnjëherë më parë ndërkohë që nuk ndani fonde”, ka thënë ai para mediave.

Ai e ka cilësuar sistemin aktual “kaotik” pasi shtetet nuk kanë mundësi për të siguruar pajisjet për teste, të cilat shiten nga kompanitë në Kinë.

“Rrjeti i furnizimeve përbën sfidë ndërkombëtare”, ka thënë ai, duke shtuar se mantelët, maskat, ventilatorët dhe shumë pajisje tjera prodhohen në Kinë.

Një ditë më parë, presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se guvernatorët shtetërorë kanë përgjegjësi për menaxhim të procesit të testimit, si dhe për të vlerësuar se kur do të rihapen qytetet.

Teksa Cuomo ka qenë në konferencë, Trump ka thënë përmes një postimi në rrjetin social: Guvernatori Cuomo duhet të kalojë më shumë kohë “duke bërë” dhe më pak duke “u ankuar”. Dilni jashtë dhe kryeni punën tuaj. Mos flisni!

Cuomo ka thënë se shkalla e vdekshmërisë është duke rënë në Nju Jork.

Megjithatë të enjten në këtë vend janë regjistruar 630 vdekje dhe 2,000 infektime të reja. rel

SHBA, mbi 30 mijë të vdekur nga COVID-19

Washington

Në SHBA arrin në 30.844 numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Vazhdon e rëndohet çdo ditë bilanci në SHBA e cila ndodhet në situatën e epiqendrës së pandemisë COVID-19.

Sipas të dhënave të publikuara nga Universiteti “Johns Hopkins”, numri i vdekjeve ka arritur në 30.844 ndërsa numri i rasteve në 631.111.

Në anën tjetër, me përfshirjen e vdekjeve dhe rasteve të “mundshëm” me koronavirus nga Qendra amerikane për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve (CDC) thuhet se është vërejtur një rritje serioze në numrin e vdekjeve në SHBA.

CDC më parë përfshinte në shifra vetëm ata persona që rezultonin “pozitivë” nga testet e kryera në laboratorët e saj dhe ato private ose rajonale, ndërkohë që përjashtonte personat që tregonin shenja klinike të koronavirusit.

Trumpi thotë se virusi ka kaluar pikun në SHBA

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se Shtetet e Bashkuara kanë “kaluar pikun” e rasteve të reja me koronavirusin e ri dhe se parashihet që disa shtete të rihapen këtë muaj.

Në një konferencë për media nga Shtëpinë e Bardhë, Trump ka thënë se udhëzimet për rihapje do të bëhen të ditura të enjten, pasi të flasë me guvernatorët.

“Ne do të jemi tejkaluesit, të gjithë ne”, ka thënë presidenti.

“Ne duam t’i kthehemi shtetit tonë sërish”.

Deri tani, SHBA-ja ka raportuar për 640,000 raste të konfirmuara dhe 30,800 të vdekur si pasojë e sëmundjes Covid-19, që shkakton koronavirusi.

“Të dhënat tregojnë se në nivel kombëtar, ne kemi kaluar pikun e rasteve të reja. Shpresojmë se kjo do të vazhdojë dhe ne do të vazhdojmë të bëjmë përparim”, ka shtuar mes tjerash ai.

I pyetur pse Shtetet e Bashkuara kanë një numër kaq të madh të shkallës së vdekjeve, Trump ka akuzuar shtetet tjera, duke thënë se po gënjejnë për shifrat e vërteta të vdekshmërisë.

“Vërtet dikush iu beson shifrave të disa vendeve?”, ka thënë ai duke përmendur Kinën.

Ai ka thënë se është duke analizuar raporte të paverifikuara që tregojnë se koronavirusi ka dalë nga një laborator në Vuhan dhe jo nga tregjet e kafshëve.

Mediat amerikane kanë raportuar se ambasada amerikane në Pekin ka ngritur shqetësime për sigurinë e dy laboratoreve në Vuhan.

Megjithatë, Mark Milley, udhëheqës i Shefit të Stafit, ka thënë se shërbimet e inteligjencës amerikane besojnë se virusi mund të jetë zhvilluar në mënyrë të natyrshme.

Deri tani nga koronavirusi i ri janë infektuar më shumë se 2 milionë persona. rel


Send this to a friend