VOAL

VOAL

Dita e Përkujtimit, Presidenti Trump nderon të rënët në luftë

Në një ceremoni solemne të hënën, me rastin e Ditës së Përkujtimit, Presidenti Donald Trump zhvilloi homazhe për të nderuar amerikanët e rënë në luftë. Ai vendosi kurora me lule në varrezat kombëtare të Arlingtonit, qytet shumë pranë Uashington DC-së. Udhëheqësi amerikan u përkul përpara varrin të Ushtarit të Panjohur. Ai shoqërohej nga Nënpresidenti Mike Pence dhe sekretari i Mbrojtjes Mark Esper.

Zonja e Parë Melania Trump dhe Zonja e Dytë Karen Pence e vëzhguan ceremoninë nga një distancë aty pranë së bashku me zyrtarë të tjerë të lartë.

Për shkak të kërcënimit që paraqet koronavirusi, në ceremoninë e përvitshme me rastin e Ditës së Përkujtimit në Arlington, Presidenti Trump nuk mbajti një fjalim sikurse në vitet e kaluara dhe pjesëmarrësit në ceremoni ruajtën një distancë fizike prej rreth 2 metrash nga njëri-tjetri. Disa anëtarë të personelit ushtarak mbanin maska në fytyrë. Ceremonia u shoqërua edhe me të shtëna topash në shenjë nderimi për të rënët në luftë.

Dita e Përkujtimit shënohet çdo vit në SHBA të hënën e fundit të muajit maj në nderim të qindra mijëra ushtarakëve amerikanë, burra e gra që sakrifikuan jetën për vendin.

Fundjavën e kaluar, nga e premtja deri ditën e dielë, flamujt amerikanë në të gjithë vendin u ulën në gjysmë shtizë për të nderuar rreth 100 mijë amerikanë që kanë humbur jetën nga koronavirusi. Të hënën flamujt u ulën sërisht për të nderuar ata që kanë rënë në luftë.

Pas largimit nga varrezat e Arlingtonit presidenti Trump shkoi në Baltimorë në fortesën McHenry, atje ku në vitin 1812 është zhvilluar betejë historike, e cila shërbyer si frymëzim për himnin kombëtar amerikan.

Kryetari i Bashkisë së Baltimores Jack Young kishte kërkuar që presidenti të mos vinte, duke thënë se vizita e tij dërgon një mesazh të gabuar në një kohë kur ai (Jack Young) u ka kërkuar banorëve të qytetit që të shmangin udhëtimet e parëndësishme. Zoti Young tha se vizita e Presidentit nuk ishte thelbësore.

Grenell planifikon të tërhiqet si ambasador në Gjermani

Ambasadori amerikan në Gjermani, Richard Grenell, po planifikon të tërhiqet në javët e ardhshme pas më shumë se dy vjetësh në këtë post.

Njoftimi i dhënë fillimisht nga agjencia gjermane e lajmeve dpa, u konfirmua në twitter nga ambasadori Grenell. “E vërtetë”, shkroi shkurt ai rreth shkrimeve të sotme për largimin e tij nga posti ne Berlin.

Robin Quinville, zëvendës shefe e misionit në ambasadë, pritet të zëvendësojë përkohësisht zotin Grenell, tha agjencia dpa.

Njoftimi vjen vetëm pak ditë pasi Senati amerikan konfirmoi në postin e drejtorit të përhershëm të Inteligjencës Kombëtare ligjvënësin John Ratcliffe, i cili po ashtu si zoti Grenell është një aleat i fortë politik i Presidentit Donald Trump.

Në muajin shkurt, Presidenti Trump e emëroi 53-vjeçarin Grenell si drejtor të përkohshëm të Inteligjencës Kombëtare.

Agjencia e lajmeve Reuters tha se një zëdhënës i ambasadës nuk pranoi të komentojë rreth njoftimit. Ai tha se “është praktikë e ambasadës të mos komentojë mbi udhëtimet apo planet, por Ambasadori Grenell ka vazhduar të të jetë i angazhuar në mënyrë aktive në përparësitë e administratës në Gjermani ndërsa shërben si drejtor në detyrë i Inteligjencës Kombëtare”.

Zoti Grenell është gjithashtu i dërguar i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet e paqes mes Kosovës dhe Serbisë. zëri i amerikës

Shtetet e Bashkuara do të largohen nga traktati ndërkombëtar për përgjimet ushtarake

Avioni gjurmues ushtarak rus Beriev A-50 dhe ai luftarak Sukhoi Su-27 duke fluturuar mbi Kaliningradin (25 prill 2020)

Presidenti Donald Trump tha të enjten se po tërheq Shtetet e Bashkuara nga Traktati ndërkombëtar 18-vjeçar i Qiejve të Hapur që lejon fluturime survejimi mbi vendet e tjera, për shkak se Rusia po e shkel atë.

Shtetet e Bashkuara filluan të njoftojnë vendet e tjera nënshkruese duke i lajmëruar kështu gjashtë muaj përpara datës së largimit nga marrëveshja.

Presidenti vuri në dukje se kishte një mundësi, megjithatë, që një marrëveshje e re të mund të arrihej në një datë të ardhshme.

Ekziston një shans shumë i mirë që ne do të bëjmë një marrëveshje të re ose do të bëjmë diçka për ta vendosur atë marrëveshje përsëri,” tha ai. “Por, sa herë që ka një marrëveshje me të cilën një palë tjetër nuk pajtohet – ju e dini, ne kemi shumë prej atyre marrëveshjeve në të gjithë botën; kur është një marrëveshje dypalëshe të cilës nuk i përmbahen ,… kur kemi gjëra të tilla pra, ne gjithashtu tërhiqemi. Kjo është arsyeja pse, me traktatet e armëve, nëse shikoni traktatet e armëve, me siguri do të bëjmë një marrëveshje me Rusinë për një traktat armësh. Dhe Kina do të jetë, mbase, e përfshirë në të. Do të shohim se çfarë do të ndodhë”.

Kështu që mendoj se ajo që do të ndodhë është se ne do të tërhiqemi, dhe ata do të vijnë sërish dhe do të duan të bëjnë një marrëveshje. Ne kemi pasur një marrëdhënie shumë të mirë kohët e fundit me Rusinë. Dhe ju mund ta shihni këtë tek nafta dhe ajo që po ndodh me naftën“, tha ai.

Pozicioni i Shteteve të Bashkuara

Traktati u ka mundësuar 35 vende të kryejnë fluturime përgjimi mbi territorin e njëri-tjetrit për të parë instalimet ushtarake, një përpjekje që synon paqeruajtjen ndërkombëtare.

Por Shtetet e Bashkuara pretendojnë se Moska ka shkelur traktatin duke ndaluar fluturimet mbi qytetin e Kaliningradit, në Detin Baltik dhe kufirin jugor të Rusisë pranë Gjeorgjisë; të dyja këto janë të lejuara sipas marrëveshjes.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Mark Esper i tha Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Senatit në mars se Rusia ka “mashtruar për shumë vite“.

Rusia ka mohuar shkeljen e traktatit.

Tërheqja nga Traktati i Qiejve të Hapur është lëvizja e fundit e Presidentit Trump gjatë presidencës së tij 3-vjeçare për të nxjerrë Shtetet e Bashkuara nga marrëveshjet ndërkombëtare të miratuara nga presidentët e mëparshëm që ai i konsideron të padrejta ndaj interesave amerikane.

Vitin e kaluar, Uashingtoni u tërhoq nga Traktati i Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme me Rusinë, dhe më herët hoqi dorë nga marrëveshja ndërkombëtare e kontrollit të klimës në Paris, një traktat tregtie me vendet e Paqësorit dhe një marrëveshje me Iranin për të kufizuar zhvillimin e saj të armëve bërthamore.

Koncepti i traktatit të Qiejve të Hapur u avancua për herë të parë në dekadën pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore nga Presidenti Dwight Eisenhower. Bashkimi Sovjetik e hodhi poshtë idenë në atë kohë, por Shtetet e Bashkuara përsëri kërkuan një pakt në vitin 1989 nën Presidentin George H.W. Bush. Më në fund, traktati u miratua nga 20 vendet e kërkuara, në janar 2002. zëri i amerikës

SHBA, Ratcliffe në postin e drejtorit të ri të inteligjencës kombëtare

Senati i SHBA mbështeti të enjten anëtarin republikan të Dhomës së Përfaqësuesve John Ratcliffe në postin e drejtorit të ri të inteligjencës kombëtare, një fitore për Presidentin Donald Trump.

Kjo ishte hera e dytë që Presidenti Trump e emëronte ligjvënësin konservator për postin e lartë.

Senati e mbështeti kandidaturën e zotit Ratcliffe me 49 vota pro dhe 44 kundër, në një atmosferë kundërshtimesh të ashpra nga ana e demokratëve.

Dy javë më parë, gjatë dëshmisë në Senat, John Ratcliffe u premtoi në mënyrë të përsëritur ligjvënësve skeptikë se do të braktiste politikat partiake dhe do t’i ofrojë presidentit dhe hartuesve kryesorë të politikave “të vërtetën e palustruar”.

“Ajo çfarë dikush dëshiron të reflektohet në të dhënat e zbulimit nuk do të ndikojë në të dhënat që do të jap unë”, u tha republikani nga teksasi kolegëve të tij, për mënyrën se si do të vepronte nëse konfirmohej në detyrën e drejtorit të zbulimit kombëtar.

“E vërteta nuk do të errësohet për askënd”, deklaroi ai. zëri i amerikës

Senati fillon shqyrtimin e kandidatit për drejtor të agjencisë që mbikëqyr VOA

Një komision i Senatit të ejten filloi të marrë në shqyrtim kandidatin e Presidentit Donald Trump për të drejtuar Agjencinë Amerikane të Medias Globale, e cila mbikëqyr edhe Zërin e Amerikës mes subjekteve të tjera.

Emri i regjisorit të filmave dokumentarë, Michael Pack ka qenë në Senat për gati dy vjet, dhe është vonuar pjesërisht për shkak të shqetësimeve të demokratëve për marrëveshje të jashtëligjshme financiare të supozuara në bizneset e tij.

Javën e kaluar, votimi në komision u shty përsëri pasi zyra e prokurorit të përgjithshëm të Uashington DC hapi një hetim nëse përdorimi i fondeve të kompanisë së tij Pack Public Media Lab nga zoti Pack, ishte i paligjshëm dhe nëse ai i përdori ato fonde në mënyrë të padrejtë për të përfituar vetë.

Senatori demokrat Bob Menendez, anëtar i lartë në komision, protestoi përmes një letre të hapur se republikanët po përgatiten të ecin përpara me votimin.

“Në vend që të bëni një hap prapa dhe të kërkoni një zgjidhje dypartiake, jeni duke planifikuar të vendosni zotin Pack për konfirmim përmes votimit në komision përkundër faktit se marrëdhëniet e tij të biznesit janë objektivi i një hetimi aktiv i forcave të rendit dhe përkundër refuzimit të tij të vazhdueshëm për të korrigjuar deklaratat e rreme që ka bërë në agjencinë e taksave”, shkruan Menendez dhe demokratë të tjerë në letrën drejtuar kryetarit të komisionit Jim Risch.

Të mërkuren, në një letër të veçantë, demokratët e komisionit gjithashtu shprehen të shqetësuar se mbledhja e Senatit nuk do të lejohet të transmetohet drejpërdrejtë për shtypin dhe publikun amerikan.

Megjithatë, seanca e Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë në këto momente po transmetohet vetëm me zë, pra pa video.

Zëri i Amerikës të mërkuren kërkoi komente për të dy letrat drejtuar zotit Risch.

Presidenti Trump emëroi zotin Pack për të udhëhequr USAGM gati dy vjet më parë dhe ka shprehur zhgënjim për vonesat, duke thënë se kjo është bërë për shkak të pengesave të demokratike. Presidenti më parë kërcënoi të pezullonte punimet e Kongresit në se nuk votohej kandidatura.

Shtëpia e Bardhë akuzoi demokratët për ngecjen e votimit javën e kaluar pas njoftimeve për hetimin e prokurorit të përgjithshëm të Uashingtonit, DC, duke shkruar “Presidenti qëndron në mbështetje të Michael Pack dhe është i zhgënjyer, por jo i habitur, që demokratët që nuk bëjnë asgjë, kanë vendosur edhe një herë të hedhin baltë politike mbi biografinë e pastër të një nëpunësi publik”.

Javët e fundit, Presidenti Trump ka kritikuar Zërin e Amerikës për mbulimin e raportimeve lidhur me Kinën gjatë krizës së koronavirusit. Javën e kaluar, kur u pyet për emërimin e zotit Pack, Presidenti Trump tha: “Zëri i Amerikës është drejtuar në një mënyrë të tmerrshme. Ata nuk janë Zëri i Amerikës. Ata janë e kundërta e Zërit të Amerikës”.

Me një deklaratë të premten e kaluar, drejtoresha e Zërit të Amerikës, Amanda Bennett, mbrojti misionin dhe raportimin e agjensisë së lajmeve të financuar nga qeveria amerikane.

“Ne eksportojmë Amendamentin e Parë për njerëzit në mbarë botën që nuk kanë qasje tjetër në informacione faktike, të vërteta dhe të besueshme,” tha ajo.

“Kjo është arsyeja përse më shumë se 80% e audiencës sonë prej 280 milion njerëzish në 47 gjuhë në më shumë se 60 vende të botës thonë se e shohin punën tonë të besueshme,” shtoi ajo.

Këtë verë fillon testimi i vaksinës tek 30 mijë vullnetarë në Shtetet e Bashkuara

Vaksina ndaj koronavirusit do të hyjë këtë verë në fazën e testimit masiv tek njerëzit.

Departamenti i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore njoftoi sot arritjen e një marrëveshjeje mes kompanisë AstraZeneca dhe Autoritetit për Studimet e Avancuara dhe Zhvillimet Biomjekësore (BARDA), marrëveshje e cila do të përshpejtojë zhvillimin dhe prodhimin e vaksinës provë. Faza 3 e studimit klinik të kësaj vaksine do të përfshijë edhe testimin tek 30 mijë vullnetarë.

BARDA do t’i vërë në dispozicion kompanisë deri në 1.2 miliardë dollarë për të mbështetur studimin e avancuar klinik, transferimin e teknologjisë për vaksinën si dhe prodhimin masiv të saj. Vaksina do të bëhet e disponueshme vetëm pasi të jepet një autorizim emergjence nga Administrata e Ushqimit dhe Ilaçeve (FDA).

Vaksina e përzgjedhur ndër disa kandidatura, është emërtuar AZD1222. Ajo u zhvillua nga Universiteti i Oksfordit në Mbretërinë e Bashkuar dhe i është dhënë me liçencë kompanisë AstraZeneca, e cila disponon teknologjinë që do të mundësojë prodhimin masiv. Për të arritur objektivin, kompania do të punojë së bashku me Qendrën për Inovacionin dhe Zhvillimin e Avancuar në Manifakturë të qeverisë amerikane.

Studimet klinike pararendëse (të fazave 1 dhe 2) janë zhvilluar më tani në Britani.

Studiuesja amerikane Lori Amy : Shembja e Teatrit, vazhdim i krimeve të komunizmit

“Enver Hoxha nga ky teatër filloi terrorin e pashembullt”, studiuesja amerikane: Shembja, vazhdim i krimeve të komunizmit

Studiuesja amerikane e trashëgimive kulturore, Lori Amy, një kundërshtare e rrëzimit të Teatrit Kombëtar në Tiranë, tha se shembja e tij është vazhdimësi e krimeve të komunizmit, veçse me emër tjetër. Në një bisedë për Zërin e Amerikës, Dr Amy tha se dhuna e djeshme dhe shkatërrimi i Teatrit Kombëtar përsëriti traumën kombëtare që Shqipërisë i duhet ende kohë ta tejkalojë.

Studiuesja Amy tha se Enver Hoxha kishte filluar terrorin e pashembullt pikërisht nga ky teatër, me gjyqet e vitit 1945, kur përfundoi spastrimin e kundërshtarëve të tij politikë.

“17 njerëz në ditën që janë shpallur fajtorë, janë ekzekutuar në vend dhe janë varrosur në një hendek jashtë Tiranës. 53 njerëz të tjerë janë dërguar në Gulag së bashku me familjet e tyre, në kampe internimi. Komunizmi dhe krimet e tij shtetërore kanë filluar në Teatrin Kombëtar dhe kanë filluar me shpronësim nëpërmjet sistemit Gulag (kampe përqendrimi dhe pune e detyruar në Bashkimin Sovjetik) dhe krejt sinqerisht sot ne jemi duke i vazhduar krimet e komunizmit veçse me emër tjetër. Zhvillimet e paligjshme jolegale funksionojnë njësoj si shpronësimi që u bë në regjimin komunist, thjesht shiko drejtimin dhe sistemin Gulag, Ne nuk kemi shtëpi ende për shumë njerëz që ishin viktima të tërmetit dhe dje ajo dhunë dhe shkatërrimi, përsëriti traumën kombëtare që vendi ende duhet ta tejkalojë”, tha ajo.

Studiuesja tha se arsyetimet e qeverisë së Tiranës për ndërtimin e një teatri të ri në rrënojat e të vjetrit është një rrëfim i shtrëmbëruar.

“Në radhë të parë siç kanë thënë shumë veta, çdokush e dëshiron një teatër të ri që mund të ndërtohet kudo. Por, Teatri Kombëtar nuk është vetëm vend i kujtimeve që duhet t’i kthehemi për t’u përballur me plagët e komunizmit që nuk janë shëruar kurrë, por është pjesë e 800 vjetëve të përparimit historik që kishte mbetur në qendër të qytetit. Dhe kjo është një vlerë e veçantë e Shqipërisë për të kontribuar në Evropë. Në kuartin ku qeveria propozon ndërtime, në një skaj është fortesa bizantine e Justinianit që prej 800 vjetësh dhe në mes janë vilat e epokës osmane që janë pjesë e vendbanimit të Tiranës dhe në fund, shekulli i 20-të. Ku ka diku tjetër një përparim të tillë historik? Në disa qindra metra tetë shekuj të evoluimit të qytetërimit perëndimor: nga Bizanti, tek Osmanët dhe tek shekulli i 20-të. Është një përparim i veçantë dhe nuk mund ta shkatërrojmë. Kjo do të thotë të shkatërrohet mbamendja dhe identiteti i vendit. Do të thotë të shkatërrosh një vlerë unike që shqiptarët mund t’i ofrojnë botës. Kjo më dhemb dhe dua të flas kujdesshëm, sepse pjesë e plagëve të komunizmit që vazhdojnë të pikojnë gjak, është kultura e riciklimit të sulmeve e kundërsulmeve”,tha ajo.

Dr Amy thotë se një nga problemet në fushën politike është se askush nga qytetarët e zakonshëm nuk beson në çfarëdo që thonë politikanët. Ajo thotë se qytetarët mendojnë se çdo gjë është vazhdim i shfaqjes së një teatri politik.

“Prandaj më vend të kësaj dua të flas për atë për të cilën njerëzit janë të pikëlluar. Çdo diplomat i lartë e ka lutur qeverinë shqiptare: prisni, hapni debat publik, hapni këshillime dhe dialog. Për 2 vjet e 3 muaj njerëzit ne Teatrin Kombëtar mbajtën debat në shesh, që fjalë për fjalë është një agora, vendi ku njerëzit vijnë për të mësuar se si të jenë pjesëmarrës në demokracinë e vërtetë. Mendoj se më shumë se gjithçka kjo është ajo për të cilën njerëzit janë të pikëlluar. Shkatërrimi mbetet pjesë e atij qarkut të mbyllur të sulmeve dhe kundërsulmeve politike që vetëm sa ushqejnë më shumë dhunë si përgjigje ndaj dhunës paraprake. Çfarë po dëgjoj nga njerëzit është se duan një ditë zie: të ndalën, të qajnë, të kuptojnë çfarë ka ndodhur… Mendoj se është jashtëzakonisht me rëndësi që të mos kurthohemi në ciklin e fajësimeve, akuzave, sulmeve e kundërsulmeve. Po ashtu mendoj se duhet të përqendrohemi në atë se çfarë mund të bëjmë në të ardhmen sesa në atë se cilat mundësi janë humbur”, tha ajo.

Studiuesja Amy thotë se Teatri Kombëtar mund të rindërtohet dhe për këtë sipas saj janë ka edhe fonde.

“Aktualisht ka fonde nga Evropa Nostra që ishin ndarë për restaurimin e teatrit. Ato fonde mund të shfrytëzohen për rindërtimin e asaj çfarë është shkatërruar. Ato fonde mund të përdoren për të rindërtuar atë shesh si vend i ndërgjegjes kombëtare që i mundëson vendit të bashkohet dhe të vajtojë atë që kurrë nuk ka qenë në gjendje të bëjë. Dhe ka një gjë tjetër jashtëzakonisht të rëndësishme për t’u vajtuar. Trupat e tetëdhjetë për qind të të ekzekutuarve nga shteti komunist kurrë nuk janë gjetur. Dhe ju në Kosovë e dini çfarë do të thotë kjo. Ata janë varrosur, e më pastaj janë zhvarrosur e rivarrosur, madje shpesh nga disa herë për të parandaluar familjet që të gjejnë të dashurit të tyre për t’i vajtuar. Prandaj, të kesh një shesh të ndërgjegjes që funksionon më në fund për vendin si një vend kujtimi do të ndihmonte ato familje që edhe sot e kësaj dite rrokin lopatat dhe mihin në vendet ku u kanë thënë se mbase të afërmit e tyre janë varrosur. Kjo do tu ofronte atyre një vend për të vajtuar dhe kjo është diçka që i duhet vendit për të ecur përpara”, tha ajo.

Studiuesja amerikane e trashëgimive kulturore, thotë se studimet e saj e deritashme për Shqipërinë kanë filluar pikërisht nga Teatri Kombëtar ndërsa bën thirrje për bashkim posaçërisht në këtë kohë pandemie me të cilën po përballet bota.


Në një bisedë me Zërin e Amerikës, studiuesja Amy tha se Enver Hoxha kishte filluar terrorin e pashembullt nga ky teatër me gjyqet e vitit 1945, kur Enver Hoxha përfundoi spastrimin e kundërshtarëve të tij politik.

41D793D2-3ADB-497F-8848-E0F7706C6635_w1023_r1_s

“17 njerëz në ditën që janë shpallur fajtorë, janë ekzekutuar në vend dhe janë varrosur në një hendek jashtë Tiranës. 53 njerëz të tjerë janë dërguar në Gulag së bashku me familjet e tyre, në kampe internimi. Komunizmi dhe krimet e tij shtetërore kanë filluar në Teatrin Kombëtar dhe kanë filluar me shpronësim nëpërmjet sistemit Gulag (kampe përqendrimi dhe pune e detyruar në Bashkimin Sovjetik) dhe krejt sinqerisht sot ne jemi duke i vazhduar krimet e komunizmit veçse me emër tjetër. Zhvillimet e paligjshme jolegale funksionojnë njësoj si shpronësimi që u bë në regjimin komunist, thjesht shiko drejtimin dhe sistemin Gulag, Ne nuk kemi shtëpi ende për shumë njerëz që ishin viktima të tërmetit dhe dje ajo dhunë dhe shkatërrimi, përsëriti traumën kombëtare që vendi ende duhet ta tejkalojë”, tha ajo.

Protesta-Kryemadhi-Basha-ruga-Bllokimi-Teatri-Shembja-Policia (14)

Studiuesja Amy tha se arsyetimet e qeverisë së Tiranës për ndërtimin e një teatri të ri në rrënojat e të vjetrit është një rrëfim i shtrëmbëruar.

Protesta-Kryemadhi-Basha-ruga-Bllokimi-Teatri-Shembja-Policia (7)

“Në radhë të parë siç kanë thënë shumë veta, çdokush e dëshiron një teatër të ri që mund të ndërtohet kudo. Por, Teatri Kombëtar nuk është vetëm vend i kujtimeve që duhet t’i kthehemi për t’u përballur me plagët e komunizmit që nuk janë shëruar kurrë, por është pjesë e 800 vjetëve të përparimit historik që kishte mbetur në qendër të qytetit. Dhe kjo është një vlerë e veçantë e Shqipërisë për të kontribuar në Evropë. Në kuartin ku qeveria propozon ndërtime, në një skaj është fortesa bizantine e Justinianit që prej 800 vjetësh dhe në mes janë vilat e epokës osmane që janë pjesë e vendbanimit të Tiranës dhe në fund, shekulli i 20-të. Ku ka diku tjetër një përparim të tillë historik? Në disa qindra metra tetë shekuj të evoluimit të qytetërimit perëndimor: nga Bizanti, tek Osmanët dhe tek shekulli i 20-të. Është një përparim i veçantë dhe nuk mund ta shkatërrojmë. Kjo do të thotë të shkatërrohet mbamendja dhe identiteti i vendit. Do të thotë të shkatërrosh një vlerë unike që shqiptarët mund t’i ofrojnë botës. Kjo më dhemb dhe dua të flas kujdesshëm, sepse pjesë e plagëve të komunizmit që vazhdojnë të pikojnë gjak, është kultura e riciklimit të sulmeve e kundërsulmeve”,tha ajo.

Studiuesja Amy thotë se një nga problemet në fushën politike është se askush nga qytetarët e zakonshëm nuk beson në çfarëdo që thonë politikanët. Ajo thotë se qytetarët mendojnë se çdo gjë është vazhdim i shfaqjes së një teatri politik.

Protesta-Kryemadhi-Basha-ruga-Bllokimi-Teatri-Shembja-Policia (16)

“Prandaj më vend të kësaj dua të flas për atë për të cilën njerëzit janë të pikëlluar. Çdo diplomat i lartë e ka lutur qeverinë shqiptare: prisni, hapni debat publik, hapni këshillime dhe dialog. Për 2 vjet e 3 muaj njerëzit ne Teatrin Kombëtar mbajtën debat në shesh, që fjalë për fjalë është një agora, vendi ku njerëzit vijnë për të mësuar se si të jenë pjesëmarrës në demokracinë e vërtetë. Mendoj se më shumë se gjithçka kjo është ajo për të cilën njerëzit janë të pikëlluar. Shkatërrimi mbetet pjesë e atij qarkut të mbyllur të sulmeve dhe kundërsulmeve politike që vetëm sa ushqejnë më shumë dhunë si përgjigje ndaj dhunës paraprake. Çfarë po dëgjoj nga njerëzit është se duan një ditë zie: të ndalën, të qajnë, të kuptojnë çfarë ka ndodhur… Mendoj se është jashtëzakonisht me rëndësi që të mos kurthohemi në ciklin e fajësimeve, akuzave, sulmeve e kundërsulmeve. Po ashtu mendoj se duhet të përqendrohemi në atë se çfarë mund të bëjmë në të ardhmen sesa në atë se cilat mundësi janë humbur”, tha ajo.

aktivistet-teatri-bulevard (3)

Studiuesja Amy thotë se Teatri Kombëtar mund të rindërtohet dhe për këtë sipas saj ka edhe fonde.

“Aktualisht ka fonde nga Evropa Nostra që ishin ndarë për restaurimin e teatrit. Ato fonde mund të shfrytëzohen për rindërtimin e asaj çfarë është shkatërruar. Ato fonde mund të përdoren për të rindërtuar atë shesh si vend i ndërgjegjes kombëtare që i mundëson vendit të bashkohet dhe të vajtojë atë që kurrë nuk ka qenë në gjendje të bëjë. Dhe ka një gjë tjetër jashtëzakonisht të rëndësishme për t’u vajtuar. Trupat e tetëdhjetë për qind të të ekzekutuarve nga shteti komunist kurrë nuk janë gjetur. Dhe ju në Kosovë e dini çfarë do të thotë kjo. Ata janë varrosur, e më pastaj janë zhvarrosur e rivarrosur, madje shpesh nga disa herë për të parandaluar familjet që të gjejnë të dashurit të tyre për t’i vajtuar. Prandaj, të kesh një shesh të ndërgjegjes që funksionon më në fund për vendin si një vend kujtimi do të ndihmonte ato familje që edhe sot e kësaj dite rrokin lopatat dhe mihin në vendet ku u kanë thënë se mbase të afërmit e tyre janë varrosur. Kjo do tu ofronte atyre një vend për të vajtuar dhe kjo është diçka që i duhet vendit për të ecur përpara”, tha ajo.

teatri

Studiuesja amerikane mbi trashëgimitë kulturore, Dr. Amy thotë se studimet e saj e deritashme për Shqipërinë kanë filluar pikërisht nga Teatri Kombëtar ndërsa bën thirrje për bashkim posaçërisht në këtë kohë pandemie me të cilën po përballet bota.

 

SHBA, rreth 90 mijë të vdekur nga COVID-19

SHBA vazhdon të udhëheqë për nga numri i të infektuarve dhe atyre që kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit. Të dielën në SHBA u regjistruan rreth 1.5 milionë të prekur dhe rreth 89 mijë të vdekur.

Ndërsa disa shtete vazhdojnë të lehtësojnë kufizimet, në Karolinën e Veriut, një gjyqtar federal rrëzoi kufizimet e vendosura nga guvernatori lidhur me shërbimet fetare që lejonin jo më shumë se 10 persona të ishin të pranishëm në kishë njëkohësisht. Kufizimet synonin të parandalonin përhapjen e koronavirusit.

Në rang botëror numri i infeksionve ka arritur në 4.6 milionë njerëz ndërsa janë shënuar më shumë se 312 mijë të vdekur. Një studim i Organizatës Botërore të Shëndetësisë mbi modelin e pandemisë, paralajmëron se gati një çerek miliard njerëz do të infektohen nga virusi dhe se 150 mijë të tjerë mund do të vdesin në Afrikë, nëse nuk ndërmerren veprime urgjente. Studimi, botuar në revistën “BMJ Global Health”, parashikon nivele më të ulëta të infeksionit dhe vdekjeve nga COVID-19, në pjesë të tjera të botës, të tilla si Evropa dhe SHBA.

Në një postim në twiter të shtunën Presidenti amerikan Donald Trump shkruante se administrata e tij po shqyrton propozimet në raport me Organizatën Botërore të Shëndetësisë. Sipas njërit prej propozimeve SHBA do t’i paguante organizatës vetëm 10 për qind të shumës që Uashingtoni i jepte OBSH-së përpara se PresidentiTrump të merrte vendim për ta pezulluar ndihmën ndaj kësaj organizate më 14 Prill, duke e akuzuar atë për reklamimin e “dezinformacionit” të shpërndarë nga Kina lidhur shpërthimin e koronavirusit. Ndërkohë një studim i publikuar të shtunën sugjeron që gjendja financiare është një nga faktor kryesorë për prekjen nga koronavirusi.

Studimi u krye nga universiteti i Oksfordit dhe sipas gjetjeve të tij banorët e zonave më të varfëra të Britanisë kanë katër herë më shumë gjasa të testohen pozitivë ndaj COVID-19 sesa ata që jetojnë në lagje më të pasura.

Studimi, i cili u mbështet në shqyrtimin e mbi 3,600 rezultateve pozitive ndaj COVID-19, tregoi se varfëria, mosha dhe sëmundjet kronike të mëlçisë, rrisin shanset për t’u diagnostikuar me COVID-19. zëri i amerikës

Demokratët hetojnë vendimin e Trumpit për largimin e inspektorit gjeneral

Steve Linick

Demokratët në Kongres të shtunën kanë nisur një hetim për largimin e mbikëqyrësit të brendshëm të Departamentit të Shtetit nga presidenti Donald Trump, duke akuzuar presidentin për përshkallëzimin e luftës kundër çdo mbikëqyrjeje të administratës së tij.

Trump kishte njoftuar për largimin e inspektorit Steve Linick në një letër drejtuar kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi.

Demokratët dhe Komiteti për Marrëdhënie të Jashtme i Senatit e kanë vënë në pyetje motivin e largimit të tij nga puna.

Demokratët kanë thënë se Sekretari i Shtetit Mike Pompeo ka rekomanduar personalisht largimin e Linick për shkak se ai kishte hapur një hetim ndaj Pompeos.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë konfirmoi se Sekretari Pompeo ka rekomanduar largimin e tij dhe presidenti Trump është pajtuar.

Linick, që ishte në detyrë nga viti 2013 nën administratën e Obamës, është inspektori i katërt që lirohet nga detyra me vendim të presidentit Trump. rel

SHBA raporton 1.580 viktima të reja nga COVID-19, gjithsej 88.550

New York

SHBA ka raportuar 1.580 viktima të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19), me çka numri i përgjithshëm i viktimave nga ky virus në vend është rritur në 88.550, transmeton Anadolu Agency (AA).

SHBA është vendi më i prekur nga koronavirusi në botë dhe është epiqendra e këtij virusi.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, në 24 orët e fundit në SHBA janë konfirmuar 26.222 raste COVID-19, duke e çuar në 1.485.912 numrin e përgjithshëm të rasteve.

Sa i përket numrin të rasteve, SHBA ndiqet nga Spanja me 276.505 raste të zbuluara, Rusia me 272.043 raste të zbuluara dhe Mbretëria e Bashkuar me 240.161 raste të zbuluara.

Shteti New York është më i prekur në SHBA, me 356 raste të zbuluara dhe 27.574 vitkima.

Në SHBA janë kryer mbi 11 milionë teste të dyshuara të COVID-19, ndërsa numri i pacientëve të shëruar nga ky virus është 327 mijë.

Rënie rekorde e shitjeve me pakicë në SHBA

Nju Jork, SHBA

Shitjet me pakicë në Shtetet e Bashkuara ranë për 16.4 për qind në muajin prill, tregojnë të dhënat e qeverisë.

Kjo është rënia më e madhe që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 1992.

Ajo pothuajse është dyfishuar në krahasim me rënien e muajit mars prej 8.3%.

Situata është pasojë e mbylljes së shumë bizneseve, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Ndërmarrje si JCrew aplikuan për mbrojtje nga falimentimi.

Të tjerë shitës me pakicë, si JC Penny, pritet të ndërmarrin hapa të ngjashëm.

Të dhënat vijnë në kohën e një niveli të paparë të humbjeve të vendeve të punës në SHBA.

Rreth 36.5 milionë amerikanë janë regjistruar si të papunë gjatë tetë javëve të fundit.

Të premten, edhe Gjermania – ekonomia më e madhe në Evropë – njoftoi se është zhytur në recesion, pasi pësoi tkurrjen më të madhe tremujore që nga kriza financiare e vitit 2008.

Të dhënat zyrtare atje treguan se ekonomia është tkurrur për 2.2. për qind në tre muajt e parë të vitit 2020.

Edhe Gjermania ka mbyllur dyqane dhe biznese, si masë për frenimin e përhapjes së koronavirusit. rel

Ku e ka origjinën Obamagate?

Akuzat që ka ngritur prej kohësh Presidenti Donald Trump për akte të paligjshme nga pararendësi i tij, Barack Obama, kanë marrë tani nofkën: Obamagate, frymëzuar nga skandali Watergate, që solli rrëzimin nga posti të Presidentit Nixon.

Tani Presidenti Trump dhe aleatët e tij kanë ngritur pretendimin se në ditët e fundit të administratës Obama, zyrtarët demokratë në këtë administratë thurën intriga për të zënë në grackë këshilltarin e zotit Trump për sigurinë kombëtare, Michael Flynn, në kuadër të një plani më të madh për të penguar zotin Trump të bëhej president.

Kjo teori konspiracioni mori përmasa të reja pasi Departamenti i Drejtësisë javën e kaluar filloi procesin për të liruar nga akuzat penale zotin Flynn, duke thënë se FBI-ja nuk kishte pasur baza të mjaftueshme ligjore për të hapur hetime kundër tij lidhur me bisedat që ai zhvilloi në 2016 me ish-ambasadorin rus në Uashington, Kisliak.

Departamenti i Drejtësisë nxori një numër regjistrimesh që hedhin dritë mbi një proces të mëparshëm të hapur nga administrata Obama lidhur me veprimet e Gjeneralit Flynn. Presidenti Trump reagoi duke thënë se zoti Flynn ishte shënjestruar në mënyrë të paligjshme dhe se vendimi për të hapur hetime kundër tij e kishte zanafillën tek Presidenti Obama.

“Krimi më i madh politik në historinë amerikane,” shkruante Presidenti Trump në Twitter të dielën, duke e quajtur “Obamagate”.

Shumë shpejt termi “#Obamagate” u përhap përmes rrjeteve sociale e mediatike dhe teoria e vjetër konspirative u ringjall.

I pyetur të hënën të shpjegonte se çfarë krimi kishte kryer Presidenti Obama, zoti Trump tha vetëm “kanë ndodhur gjëra shumë të këqia që nuk duhet të lejohen kurrë në këtë vend”.

Presidenti Obama është një objekt i preferuar dhe i shpeshtë sulmesh për Presidentin Trump.

Duket që presidenti Trump po përpiqet të implikojë në teoritë e konspiracionit edhe ish-nënpresidentin dhe aktualisht kandidat për president, Joe Biden.

Origjina e Obamagate

Në thelb, Obamagate është një teori e vjetër me emër të ri.

Në mars 2017, Presidenti Trump akuzoi pararendësin e tij se kishte vënë pajisje përgjuese për të regjistruar në mënyrë të paligjshme bisedat në banesën e tij në Nju Jork gjatë fushatës presidenciale në 2016, duke thënë se këto veprime i përngjanin skandalit Watergate të kohës së Presidentit Nixon. Një vit më pas, Presidenti Trump ngriti pretendimin se FBI-ja kishte dërguar një informant që kishte infiltruar në fushatën e tij.

Akuza kryesore për Obamagate është se ish-presidenti kishte dhënë urdhër për hetime kundër Michael Flynn, megjithëse FBI-ja nuk kishte arsye të mirëfilltë për të hapur hetime. Flynn, i cili më parë ka qenë demokrat, pat shërbyer në administratën Obama si kreu i operacioneve të zbulimit ushtarak, para se të shkarkohej nga detyra dhe më pas të fillonte punë në fushatën e zotit Trump.

Zoti Flynn ishte nën hetime dy herë: në 2016 dhe 2017, herën e parë lidhur me dyshimet për lidhje mes fushatës Trump dhe Rusisë, më pas për një seri bisedash me ish-ambasadorin rus në Uashington, gjatë të cilave këshilloi që rusët të mos ndërmerrnin masa në kundërpërgjigje të sanksioneve të administratës Obama kundër Rusisë, duke lënë të kuptohet se presidenti Trump do t’i eliminonte sanksionet.

Takime në zyrën presidenciale

Në qendër të akuzave Obamagate është takimi mes Presidentit Obama dhe ekipit të tij të sigurisë kombëtare më 5 janar 2017, dy javë para se Donald Trump të merrte detyrën e presidentit.

Takimi u zhvillua një ditë pasi FBI-ja mbylli zyrtarisht hetimet lidhur me dyshimet se Flynn kishte pasur lidhje me rusët, por para se të vendoste që hetimet të mbaheshin të hapura dhe Flynn të hetohej për telefonatat me ish-ambasadorin rus.

Zyrtarë të zbulimit informuan Presidentin Obama për rezultatin e procesit. Në fund të mbledhjes, presidenti i kërkoi drejtorit të FBI-së James Comey dhe Zv/Prokurores së Përgjithshme Sally Yates të qëndronin pak më gjatë, pas largimit të tjerëve. Në dhomë ishte edhe nënpresidenti Biden dhe këshilltarja për sigurinë kombëare Susan Rice.

Sipas zonjës Yates në një intervistë në 2017 para ekipit të Prokurorit të Posaçëm Robert Mueller, Presidenti Obama kishte thënë se “kishte mësuar se kishte informata për Flynn” dhe për bisedat e tij me ish-ambasadorin rus lidhur me sanksionet kundër Rusisë.

Zonja Yates tha se ajo vetë nuk ishte në dieni të këtij informacioni megjithëse ishte zyrtarja numër 2 në Departamentin e Drejtësisë dhe mbikqyrte FBI-në.

Sipas zotit Comey në dëshminë e tij para Komisionit të Zbulimit, ai kishte njoftuar drejtorin e CIA-s John Brennan sapo kishte mësuar për bisedat e zotit Flynn me ambasadorin rus dhe më pas Brennan kishte informuar zotin Obama.

Yates më pas tha se Presidenti Obama kishte thënë se nuk donte hollësi të hetimit, por donte të dinte “nëse Shtëpia e Bardhë duhet ta trajtonte Flynn ndryshe” në ditët që i mbeteshin administratës Obama.

Zonja Yates nuk mbante mend si ishte përgjigjur drejtori i FBI-së, James Comey.

Ndërkaq, ish-këshilltarja për sigurinë kombëtare, Susan Rice kishte cituar një email që i kishte dërguar vetes në ditën e fundit të administratës ku shkruante se Presidenti Obama kishte theksuar që “ekipi i zbatimit të ligjit duhet të veprojë siç do të vepronte në çdo rast tjetër, në bazë të ligjit”.

Zonja Yates dhe ish-zyrtarë të tjerë i kanë dalë në mbrojtje procesit hetimor kundër Michael Flynn. Por fakti që mbledhja në Shtëpinë e Bardhë u zhvillua një ditë pasi FBI-ja kishte vendosur t’i mbyllte hetimet kundër zotit Flynn dhe fakti që Presidenti Obama ishte në dieni të telefonatave të zotit Flynn me ish-ambasadorin rus, ka bërë që Presidenti Trump, komentatorë konservatorë dhe avokatët e zotit Flynn të argumentojnë se procesi i dytë hetimor kundër Michael Flynn lidhur me bisedat e tij me ish-ambasadorin rus ishte komplot anti-Trump që e kishte zanafillën tek majat e administratës Obama.

“E gjithë kjo ishte e orkestruar dhe e organizuar brenda FBI-së, me pjesëmarrjen e (ish-drejtorit të zbulimit kombëtar) Clapper, Brennan dhe në zyrën presidenciale në ditët e administratës Obama,” tha Sydney Powell, avokat i zotit Flynn në një intervistë me rrjetin Fox.

Dokumente të deklasifikuara kohët e fundit lidhur me hetimet u janë dorëzuar avokatëve të zotit Flynn, duke ndezur edhe më tepër teoritë konspirative.

Në një shënim me shkrim dore që është përmendur disa herë, një zyrtar i lartë i FBI-së pyeste nëse qëllimi i intervistimit të zotit Flynn lidhur me bisedat që kishte zhvilluar me ish-ambasadorin rus, ishte për të bërë të mundur shkarkimin e tij, apo për ta “shtyrë që të gënjente”.

“Demaskimi” i Michael Flynn

Teoria e konspiracionit Obamagate ushqehet nga një tjetër pretendim: identifikimi i zotit Flynn para se Donald Trump të merrte postin e presidentit kishte motive politike.

Analistë amerikanë të zbulimit zakonisht “maskojnë” identitetin e amerikanëve që ndeshen në procese hetimore që kanë në shenjestër shtetas të huaj. Bisedat e zotit Flynn me ish-ambasadorin rus u kapën gjatë përgjimeve rutinë të bisedave të ambasadorit rus.

Zyrtarë të autorizuar të sigurisë kombëtare që përpiqen të kuptojnë kontekstin e bisedave mund t’i kërkojnë Agjencisë së Sigurisë Kombëtare të “demaskojë” apo të zbulojë identitetin e shtetasit amerikan në këto biseda. Kjo është praktikë rutinë, por Presidenti Trump dhe aleatët e tij i kanë akuzuar zyrtarët e administratës Obama se e zbuluan identitetin e zotit Flynn për qëllime politike.

Këtë javë, Richard Grennell, aleat i ngushtë i presidentit Trump, aktualisht drejtor në detyrë i Zbulimit Kombëtar, nxori emrat e mbi 10 zyrtarëve të administratës Obama, të cilët kishin kërkuar zbulimin e identitetit të zotit Flynn gjatë javëve të fundit të administratës së mëparshme.

Lista përfshin një numër zyrtarësh të Presidentit Trump, të cilët prej kohësh Presidenti Trump i ka akuzuar për qëndrim armiqësor ndaj tij: Brennan, James Clapper dhe ish-drejtori i FBI-së, James Comey.

Hetime të reja?

Që kur filloi Obamagate, Presidenti Trump u ka bërë thirrje republikanëve në Kongres të hapin hetime mbi ish-presidentin Obama. Nuk ka gjasa që të ndodhë një gjë e tillë.

“Nëse do të isha senator apo kongresmen, personi i pare që do të thërrisja për dëshmi për krimin dhe skandalin më të madh politik në SHBA, është ish-Presidenti Obama,” shkruante të enjten Presidenti Trump në Twitter. “Ai ishte në dieni të TË GJITHAVE”.

Por kreu i Komisionit të Senatit për Gjyqësorin, Lindsey Graham, përkrahës i Presidentit Trump, thotë se nuk është i interesuar të sjellë ish-presidentin Obama para Kongresit.

Por Senatori Graham është betuar të thërrasë zyrtarë të administratës Trump në kuadër të hetimeve të komisionit të tij për origjinën e hetimit për lidhjet Trump-Rusi.

Joe Biden dhe demokratë të tjerë e kanë hedhur poshtë Obamagate si një tjetër përpjekje e pacipë e Presidentit Trump për të zhvendosur vëmendjen nga kritikat në rritje për keqmenaxhimin e krizës së koronavirusit. zëri i amerikës

Përdori informacionet e brendshme për koronavirus që të bënte tregti – Burr jep dorëheqjen nga posti i Kryetarit të Komisionit të Senatit për Zbulimin

Marrë nga Associated Press

Senatori republikan i Karolinës së Veriut, Richard Burr dha dorëheqjen nga posti i Kryetarit të Komisionit të Senatit për Zbulimin të enjten pasi FBI-ja i konfiskoi telefonin celular në kuadër të hetimit mbi shitjen e aksioneve pak para rënies së madhe të bursës për shkak të pamdemisë globale të koronavirusit.

Udhëheqësi i shumicës në Senat, Mitch McConnell njoftoi vendimin, duke thënë se ai dhe senatori Burr kishin rënë dakord se kjo ishte në interesin më të mirë të Senatit.

Zyrtarët e FBI-së shkuan të mërkurën në shtëpinë e senatorit Burr në Uashington me një urdhër gjykate për t’i marrë telefonin, duke shënuar një përshkallëzim të rëndësishëm në hetimin e Departamentit të Drejtësisë mbi atë nëse senatori Burr shkeli ligjin me shitjen e aksioneve pak kohë para rënies së bursës. Departamenti i Drejtësisë nuk pranoi të komentonte për këtë zhvillim. Avokati i tij nuk iu përgjigj mesazheve në telefon dhe atyre me postë elektronike, por ai kishte thënë muajin e kaluar se ligji është i qartë se “çdo senator mund të marrë pjesë në shitblerjen e aksioneve bazuar në informacionin publik, siç bëri senatori Burr”.

Të dhënat e senatit tregojnë se senatori Burr dhe bashkëshortja e tij shitën nga 628.000 dollarë deri në 1.72 milion dollarë aksione përmes 33 transaksioneve të veçanta në fund të janarit dhe në mes të shkurtit, pak para se të fillonte rënia e bursës, kur zyrtarët qeveritarë të shëndetësisë filluan të lëshonin paralajmërime të rrepta për efektet e virusit.

Një ditë para se senatori Burr t’i shiste aksionet më 13 shkurt, Dow Jones u mbyll me një rekord të lartë 29.551.42. Më 20 shkurt, çmimet e aksioneve filluan të shënonin rënie nga shqetësimi se pandemia e koronavirusit do të dobësonte rëndë ekonominë globale.

Tregjet e aksioneve ranë pasi senatori Burr mori pjesë në një seancë informimi për koronavirusin si kryetar i Komisioni të Senatit për Zbulimin. Gazeta Washington Post raportoi se senatori Burr kishte qasje në raportet sekrete të agjencive të zbulimit që paralajmëruan për pasoja katastrofike nga pandemia.

ProPublica raportoi javën e kaluar se kunati i senatorit Burr, Gerald Fauth, i cili u emërua në Bordin Kombëtar të Ndërmjetësimit nga Presidenti Donald Trump, gjithashtu shiti aksione më 13 shkurt me vlerë mes 97,000 dhe 280,000 dollarë.

Senatori Burr ka thënë se ai nuk ka vepruar në bazë të informacionit që ka marrë si senator. Avokatja e tij, Alice Fisher, tha se klienti i saj “mori pjesë në tregun e aksioneve bazuar në informacionin publik dhe ai nuk e koordinoi vendimin e tij për shitblerjen e aksioneve më 13 shkurt me zotin Fauth“.

Ligji federal për shitblerjen e aksioneve, i quajtur STOCK Akt (Akti i Bursës) u ndalon ligjvënësve të veprojnë në informacione jopublike që marrin si zyrtarë publik që personalisht të përfitojnë nga transaksionet e aksioneve.

Presidenti i atëhershëm Barack Obama e nënshkroi atë në ligj në vitin 2012, pasi Senati e miratoi me një votim 93-3.

Senatori Burr ishte në mesin e tre senatorëve që votuan kundër masës.

Dr Bright dëshmon për “Integritetin Shkencor” në përgjigjen ndaj koronavirusit në SHBA

Shteteve të Bashkuara u mungon një plan gjithëpërfshirës për t’iu përgjigjur koronavirusit, paralajmëroi ligjvënësit të enjten një zyrtar shëndetësor amerikan.

Dr. Rick Bright, një imunolog për Departamentin e Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore (HHS), lëshoi paralajmërimin në dëshminë e tij para një komisioni të Kongresit. Ai pretendon në një ankesë ligjore se ishte larguar nga pozicioni i tij për shkak se i dha përparësi shkencës në përgjigjen e qeverisë për koronavirusin.

Bright i tha një komisioni të Dhomës së Përfaqësuesve se Shtetet e Bashkuara nuk kanë shumë kohë për t’iu përgjigjur siç duhet pandemisë, dhe paralajmëroi se një riaktivizim i virusit në vjeshtë mund të rezultojë që viti 2020 të bëhet “dimri më i errët në historinë moderne”.

Deri pasditen e së enjtes, sipas shifrave të Universitetit Johns Hopkins, pandemia ka shkaktuar më shumë se 85 000 viktima në Shtetet e Bashkuara.

Presidenti Donald Trump kritikoi zotin Bright përpara dëshmisë së tij, duke shkruar në Twitter të enjten në mëngjes, “Ai është një punonjës i pakënaqur, që nuk pëlqehet apo respektohet nga njerëzit me të cilët fola dhe i cili, me qëndrimin e tij, nuk duhet të punojë më për qeverinë tonë!”

Deri muajin e kaluar, Richard Bright ishte drejtori i Autoritetit të Kërkimit dhe Zhvillimit të Avancuar Biomjekësor (BARDA), një agjenci amerikane përgjegjëse për zhvillimin e vaksinave.

‘Politizimi i përgjigjes’

Në një deklaratë, Departamentin e Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore tha se Bright po vazhdonte të merrte rrogë “ndërsa përdori lejen e tij mjekësore të financuar nga tatimpaguesit për të punuar me avokatët partiakë të cilët po e politizojnë përgjigjen ndaj COVID-19.”

Por demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve thanë se shqetësimet e zotit Bright ofruan një pamje kritike të përgjigjes së qeverisë amerikane ndaj pandemisë.

“Dr. Bright ka paraqitur një nga ankesat më specifike dhe shqetësuese që kam parë ndonjëherë. Ai ishte personi i duhur, gjykimi i duhur në kohën e duhur. Ai jo vetëm që u injorua, ai u pushua nga puna pasi kishte të drejtë, “tha ligjvënësja Anna Eshoo, kryetare e nënkomisionit të shëndetësisë të Dhomës së Përfaqësuesve për Energjinë dhe Tregtinë, i cili dëgjoi dëshminë e tij të enjten.

Bright tha që ai filloi të paralajmëronte drejtuesit e Departamentit të Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore në janar në lidhje me një “mungesë kritike” të pajisjeve mbrojtëse që punonjësit e kujdesit shëndetësor në Shtetet e Bashkuara do të kishin nevojë për të trajtuar në mënyrë të sigurt dhe efektive pacientët me COVID-19.

“Unë shtyva Departamentin të rritej prodhimi amerikan i maskave, respiratorëve dhe furnizimeve të tjera kritike, të tilla si ilaçet, shiringat dhe tamponët. Përsëri, urgjenca ime u injorua dhe unë u mënjanova nga takimet kryesore të nivelit të lartë për betejën ndaj COVID-19”, tha Bright në deklaratën e tij.

Ai tha se ishte pritur me armiqësi nga drejtuesit e Departamentit të Shëndetit, dhe se zyrtarët vazhdimisht injoruan në mënyrë të vazhdueshme qasjen nga të paktën një prodhues maskash që thoshte se kishte linja prodhimi të maskave në masë, të cilat mund të riaktivizoheshin me ndihmën e qeverisë.

Paralajmërimi për mungesa

Michael Bowen, zëvendës president ekzekutiv i kompanisë Prestige Ameritech, konfirmoi se ai kontaktoi zotin Bright në lidhje me gatishmërinë e kompanisë së tij për të prodhuar maska, dhe tha në deklaratën e tij para komisionit se ai kishte paralajmëruar për mungesat e maskave në Shtetet e Bashkuara për 13 vjet.

Prestige Ameritech

Prestige Ameritech

Bowen tha se Departamenti i Shëndetësisë, Departamenti i Mbrojtjes, Departamenti i Çështjeve të Veteranëve dhe Qendrapër Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve” mund të kishin punuar së bashku për të siguruar furnizimin me maskë të Amerikës”.

Bright sugjeroi që qeveria të ndërmarrë disa hapa tani, duke përfshirë edukimin e publikut mbi masa të tilla si larja e duarve, distancimi social dhe përdorimi i duhur i maskave. Ai gjithashtu rekomandoi rritjen e prodhimit të pajisjeve dhe furnizimeve thelbësore, duke pasur një sistem për t’i ndarë ato në mënyrë të drejtë në të gjithë vendin, dhe hartimin e një strategjie kombëtare të testimit.

Republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve vunë në dyshim qëndrimin e matur të Dr. Bright ndaj hidroksilklorinës, ilaçi kundër malaries që Presidenti Trump e ka rekomanduar si një trajtim të mundshëm për koronavirusin.

Liri nga rregullat federale

“Mjekët në të gjithë vendin do të përdorin ilaçe pa etiketa në kushtet kur nuk kanë ose nuk shohin një alternative të vlefshme,” tha ligjvënësi republikan Larry Bucshon, një ish-kirurg. “Në këtë situatë, unë mendoj se pak mirëkuptim dhe mënyra e duhur nga qeveria federale është e pritshme.”

Bright u tha ligjvënësve se kishte shqetësime se ilaçi mund të shkaktojë tek pacientët rrahje të çrregullta të zemrës ose madje të shkaktojnë vdekje, duke sugjeruar se më shumë studime në kushte të kontrolluara janë të nevojshme para se të përdoret ky ilaç për të trajtuar COVID-19. zëri i amerikës

Grenell: Gjermania po minon rolin frenues bërthamor të NATO-s

Marrë nga Reuters

Ambasadori amerikan në Berlin Richard Grenell akuzoi Gjermaninë se po e minon rolin frenues bërthamor të NATO-s.

Komentet e tij drejtoheshin ndaj partnerëve të rinj në koalicionin e Kancelares Angela Merkel, pas thirrjeve të disa prej tyre për çarmatim bërthamor.

Rolf Muetzenich, udhëheqës i grupit parlamentar të Social Demokratëve (SPD), bëri thirrje në fillim të këtij muaji për tërheqjen e të gjitha armëve bërthamore amerikane nga Gjermania, një pikëpamje që e ka përçarë partinë e tij me prirje të majta dhe që nuk përkrahet nga konservatorët e zonjës Merkel.

Në një shkrim për gazetën gjermane Die Welt, Ambasadori Grenell shkruante: “Në vend që të minohet solidariteti, i cili përbën bazën e frenimit bërthamor të NATO-s, është koha që Gjermania të përmbushë angazhimet e saj ndaj aleatëve dhe të investojë pa ndërprerë në pjesëmarrjen bërthamore brenda NATO-s”.

“Udhëheqja politike e Gjermanisë, veçanërisht ajo e SPD-së, tani duhet që ta bëjë të qartë se republika federale po i respekton këto angazhime dhe se po qëndron përkrah aleatëve të saj,” shtoi Ambasadori Grenell, i cili është gjithashtu drejtor në detyrë i Inteligjencës Kombëtare të Presidentit Donald Trump.

Komentet e tij shënojnë një tjetër moment të sikletshëm në marrëdhëniet midis Berlinit dhe Uashingtonit që janë tensionuar shpesh gjatë presidencës Trump. Presidenti i ka bërë presion Gjermanisë për të rritur shpenzimet e mbrojtjes dhe e ka akuzuar Berlinin si “të kapur” nga Rusia për shkak të varësisë energjitike nga Moska.

Por komentet e zotit Grenell vijnë gjithashtu një ditë pasi Kancelarja Merkel foli për “prova të forta” se Rusia qëndron prapa një sulmi kibernetik ndaj zyrës së saj në Bundestag në vitin 2015, për të cilin ajo u shpreh se “i ka dhembur shumë”.

Zoti Grenell tha: “Rreziqet që kërcënojnë paqen në Evropë nuk janë një ‘anakronizëm’, siç duan të na mbushin mendjen disa njerëz”.

“Ndërhyrja ruse në Ukrainë, dislokimi nga Rusia në periferi të Evropës i raketave të reja, të afta të mbajnë mbushje bërthamore, si dhe aftësitë e reja të Kinës, Koresë së Veriut dhe vendeve të tjera, e bëjnë të qartë se kërcënimi është shumë real”, shkruante ai.

Në marrëveshjen e koalicionit midis konservatorëve të zonjës Merkel dhe SPD-së përmenden bisedimet e suksesshme për çarmatimin, si parakusht për tërheqjen e armëve bërthamore taktike të stacionuara në Gjermani dhe në Evropë.

Por, debati mbi armët bërthamore mori shkas nga njoftimet muajin e kaluar se Ministria gjermane e Mbrojtjes dëshironte të blinte 45 avionë luftarakë F-18

nga kompania amerikane Boeing për të zëvendësuar avionët e vjetëruar Tornado dhe se kjo ministri synonte të merrte përsipër detyrën e ushtrisë gjermane për të ashtuquajturën ndarje e barrës bërthamore, sipas të cilës avionët e rinj do të bartnin bomba bërthamore amerikane në rast krize.

Nëse Gjermania nuk i ble avionët e rinj, ndarja e barrës bërthamore do të merrte fund dhe avionët Tornado do të nxirreshin jashtë përdorimit në vitin 2030. zëri i amerikës

Konventa demokrate për emërimin e zotit Biden mund të zhvillohet virtualisht

Ken Bredemeier

Si rezultat i frikës nga koronavirusi, Partia Demokrate është shumë pranë marrjes së vendimit për mbajtjen virtualisht të konventës në muajin gusht për emërimin e ish-Nënpresidentit Joe Biden si kandidat për president në zgjedhjet presidenciale të nëntorit, në vend të ngjarjes tradiconale madhështore.

Komisioni për rregullat dhe aktet nënligjore i Partisë Demokrate u pajtua të martën për t’u dhënë organizatorëve të konventës një hapësirë të gjerë për hartimin e planeve për mbajtjen e konventës së planifikuar të fillojë me 17 gusht në qytetin e Miluakit.

Zakonisht, konventat për emërimin e kandidatëve presidencialë nga të dyja partitë që mbahen një herë në katër vjet, tërheqin rreth 50 mijë njerëz në qytetet organizatore, përfshi 5 mijë delegatë dhe ndoshta 20 mijë pjestarë të medias.

Me fjalime të ashpra ndaj kandidatëve kundërshtarë, konventat për dekada me radhë kanë qënë spektakle të skenës politike amerikane me synimin për të promovuar kandidatin e një partie rreth 10 javë para fillimit të votimeve të hershme të nëntorit. Ngjarja katër ditore zakonisht kulmon me rënien e tullumbaceve të shumta në ngjyrë të kuqe, bardhë dhe blu në sallat e konventës.

Shqetësimi i demokratëve për pandeminë mund të ndryshojë në mënyrë dramatike konventën e partisë së tyre këtë vit. Por nga krahu tjetër, Presidenti Donald Trump ende po planfikon mbajtjen e një konvente tradicionale në qytetin Sharlote në Karolinën e Veriut, një javë pas demokratëve.

Krytari i Partisë Demokrate Tom Perez tha se rezoluta për planifikimin e konventës, e miratuar nga komisioni i rregullores, do të ofrojë të gjitha mjetet e nevojshme për të siguruar që çdo delegat është në gjendje të realizojë detyrimet zyrtare pa rrezikuar shëndetin, qoftë duke marrë pjesë fizikisht, ose mënyra të tjera që lejojnë distancimin fizik.

Kjo masë tani do të kalojë para komisionit të plotë kombëtar të Partisë Demokrate, për miratim me votim me postë në javët që pasojnë.

Konventa e demokratëve mund të jetë një ngjarje krejtësish virtuale me delegatë, zyrtarë partiakë, gazetarë dhe të tjerë në mbarë vendin, që lidhen me pajisje teknologjike me video si Zoom, ose në një shkallë më të vogël.

Kryetari Perez u shpreh: “Propozimi ynë kryesor është për shëndetin dhe sigurinë e popullit amerikan”, ndërsa shtoi se ende nuk është marrë vendimi përfundimat.

Zoti Biden rregullisht ka zhvilluar fushata televizive nga shtëpia e tij në shtetin Dalauer, ndërsa ka hequr dorë nga tubimet tradicionale publike gjatë pandemisë. Kështu ka vepruar edhe presidenti.

Zoti Biden tha të mërkurën se mezi pret të ngjitet në skenë përballë kundërshtarit të tij, Presidentit Trump, në një fushatë tradicionale debatesh ballë për ballë në muajt para zgjedhjeve të tre nëntorit.

“Ajo që po përpiqem të bëj është të veproj në bazë të rregullave të caktuara nga guvernatorët dhe të tjerët. Që të mos dal jashtë dhe të respektojmë distancimin fizik. Por, mezi po pres momentin kur gjërat fillojnë të zbuten, që të jem në gjendje të dal jashtë të bëj fushatë dhe të zhvillojmë mitingje”, u shpreh zoti Biden.

“Shpresoj të shkoj në Miluaki. Shpresoj të kemi një konventë tradicionale. Por ne duhet të respektojmë shkencën.”

Kryetarja e Komitetit Kombëtar Republikan Ronna McDaniel e ka lënë hapur mundësinë e ndryshimeve për konventën republikane. Por Presidenti Trump shpesh shpreh dëshirën për një konventë tradicionale të mbushur me brohoritje të delegatëve dhe fjalime që sulmojnë demokratët.

“Presidenti dëshiron që të shkohet përpara dhe ne jemi të gatshëm për një konventë me pjesmarrës në Sharlote (Charlotte)”, tha zonja McDaniel.

Demokratët thonë se nuk dihet mbi rreziqet që do të paraqesë koronavirusi në muajin gusht. Zoti Perez tha se Presidenti Trump dhe zonja McDaniel e kanë minimizuar kërcënimin nga koronavirusi, madje ndërsa ata i kanë kërkuar ndihmë qeverisë federale për sigurimin e pajisjeve mbrojtëse personale për delegatët pjesmarrës në konventën republikane.

Zoti Perez tha se demokratët nuk do të shpërfillin kërcënimin shëndetësor të një konvente masive me pjesmarrës, por gjithashtu nuk kanë përjashtuar mundësinë që të kërkojnë nga qeveria pajisje të mbrojtjes personale për pjesmarrësit në konventë.

“Ndryshe nga homologët tanë republikanë, ne nuk do të rrezikojmë shëndetin e pjesmarrësve”, u shpreh zoti Perez.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, demokratja Nancy Pelosi ka sugjeruar që konventa të zhvendoset nga Miluaki por gjithsesi të zhvillohet në Uiskonsin. Ajo mendon që konventa të zhvillohet në ambjentet jashtë, në një stadium gjigand futbolli, me distancë të përshtatshme fizike mes delegatëve duke kufizuar madhësinë e turmës.

Dy objekte të tilla gjenden në Uiskonsin. Njëri është stadiumi Camp Randall në kryeqytetin Madison dhe stadiumi i ekipit Packers në Green Bay.

“Sugjerimi im për zotin Perez ishte gjetja e një stadiumi gjigand dhe vëndosja e njerëzve në një distancë prej dy metrash. Në vend që kemi 80 mijë njerëz do të kemi 16 mijë dhe konventa të zhvillohet brenda një dite”, tha zonja Pelosi javën e shkuar.

Zonja Pelosi tha se kishte besim se zoti Perez do të marrë vendimin e duhur bazuar tek shëndeti dhe shkenca, por edhe me mundësinë për të bërë diçka të re.

A duhen bërë publike të dhënat e taksave të Presidentit Trump?

Godina e Gjykatës së Lartë të Shteteve të Bashkuara

Refuzimi për një kohë të gjatë i Presidentit Donald Trump për të bërë publike të dhënat e tij të taksave mbërriti të martën para Gjykatës së Lartë të Shteteve të Bashkuara, ku gjyqtarët do të shqyrtojnë nëse Kongresi dhe prokurorët lokalë kanë autoritetin të hetojnë një president në detyrë.

Gjyqtarët dëgjuan argumentat verbale për dy procese të profilit të lartë gjatë të cilëve janë dërguar fletëporosi për taksat e Presidentit Trump dhe të dhëna të tjera financiare të kërkuara nga tre komisione të Dhomës së Përfaqësuesve dhe nga prokurori i lartë i qytetit të New York-ut drejtuar firmës së kontabilitetit të Presidentit Trump dhe bankave.

Presidenti Trump, i cili ka shmangur publikimin e taksave të tij, u përpoq të ndalë dorëzimin e dokumentave nga këto institucione financiare tek hetuesit, por gjykatat federale në Nju Jork dhe Uashington vendosën kundër tij vitin e kaluar, duke bërë që avokatët e Presidentit Trump të apelojnë vendimet në Gjykatën e Lartë.

Tre panele të Dhomës së Përfaqësuesve janë duke hetuar Presidentin Trump dhe bizneset e tij për gati një vit. Ata thonë se kanë nevojë për informacionin si pjesë e punës së tyre. Prokurori i Manhatanit, Cyrus Vance Jr., i kërkon të dhënat si pjesë e hetimit të një jurie të madhe për pagesat e parave të dhëna nga ish-ndërmjetësi i Presidentit Trump në këmbim të heshtjes së dy grave gjatë zgjedhjeve të 2016-ës.

Kjo është hera e tretë në afro 50 vjet që Gjykata e Lartë shqyrton nëse një president në detyrë duhet të përmbushë një kërkesë ligjore për paraqitje dokumentash.

Në dy rastet e mëparshme – Shtetet e Bashkuara kundër Nixon në vitin 1973, dhe Clinton kundër Jones në vitin 1997 – gjykata vendosi unanimisht kundër presidentëve Richard Nixon dhe Bill Clinton, përkatësisht.

Por Gjykata e Lartë ka marrë një kthesë ideologjike në të djathtë pasi Presidenti Trump emëroi gjykatës konservatorë, duke rritur mundësinë e një vendimi të ndarë, siç është vënë re në një varg fitoresh që gjykata i ka dhënë presidentit.

Përshtypja ime është se shumica e gjyqtarëve u shqetësuan nga gjerësia e subjektit të fletëthirrjeve të lëshuara nga Kongresi,” tha Saikrishna Prakash, një profesore e drejtësisë në Universitetin e Virxhinias.

Gjyqtarët nuk dhanë shumë tregues se si do të vendosin, duke reflektuar nevojën për të balancuar interesat konkurruese midis degëve të ndryshme të qeverisjes.

Pyetjet e gjyqtarëve, megjithatë, ngjallën spekulime në mesin e disa vëzhguesve të gjykatës se në vend që të vendosin pro ose kundër Presidentit Trump, gjykata do të bëjë më të rrepta standardet për fletëporositë që kanë lidhje me presidentin dhe do të dërgojë njërën ose të dyja çështjet përsëri në gjykatat më të ulëta.

Paraqitja mbi tre orë e argumentave në çështjen e parafundit të termit aktual të gjykatës u zhvillua nëpërmjet tele-konferencës dhe u transmetua drejtpërsëdrejti në internet, për shkak se gjyqtarët dhe avokatët qëndrojnë të mbyllur në shtëpi gjatë pandemisë së koronavirusit.

Një vendim për çështjet pritet të merret gjatë javëve të ardhshme, ndërkohë që si Presidenti Trump, ashtu edhe i nominuari i supozuar demokrat, ish-Nënpresidenti Joe Biden, po përgatiten për konventat e partive përpara zgjedhjeve presidenciale të nëntorit.

Vendimi i gjykatës sjell pasoja të konsiderueshme për ndarjen e pushteteve. Në një mjedis të polarizuar politik, në varësi të rezultatit, vendimi mund të forcojë institucionin e presidencës ose Kongresin.

Nëse vendosin në favor të presidentit, për të dyja çështjet, atëherë do të bëhet më e vështirë për njerëzit të hetojnë presidentin“, tha profesorja Prakash.

Ndërsa ishin të ngjashëm në shtrirje, dy çështjet prekin pikëpyetje të ndryshme kushtetuese.

Ndarja e pushteteve

Rasti i parë, që përfshin fletëporositë e Dhomës së Përfaqësuesve drejtuar firmës globale të kontabilitetit Mazars USA, bankës Capital One dhe Deutsche Bank të Gjermanisë, vërtitet rreth çështjes së ndarjes së pushteteve dhe fuqisë së kongresit për të hetuar një president.

Duke pohuar se fletëthirrjet e Dhomës nuk shërbyen asnjë qëllim thelbësor legjislativ, avokati i Presidentit Trump, Patrick Strawbridge, tha se hetuesve të kongresit nuk duhet t’u jepet një “çek i bardhë” për të hetuar presidentin.

Neil Gorsuch

Neil Gorsuch

Gjykatësi Neil Gorsuch, i emëruar nga Presidenti Trump, e pyeti avokatin e presidentit se përse kërkesa e Dhomës së Përfaqësuesve nuk mbështetet nga një qëllim legjitim legjislativ.

Zoti Strawbridge u përgjigj pjesërisht duke argumentuar se Dhoma e Përfaqësuesve nuk ka shpjeguar se si dokumentet e kërkuara, që janë nga mbi një dekadë më parë, kanë “ndonjë lidhje me ndonjë qëllim që në të vërtetë do të ishte legjislacioni i lejueshëm”.

Douglas Letter, këshilltari kryesor juridik i Dhomës së Përfaqësuesve, tha se ekziston një historik i gjatë i presidentëve amerikanë, që nga koha e George Washington, që u janë përgjigjur kërkesave të Kongresit për informacion. Ai argumentoi se Kongresi mund t’i kërkojë informacion presidentit në lidhje me çdo lloj legjislacioni, por u vështirësua kur u pyet për kufijtë e kompetencave të marrjes në pyetje.

Imuniteti presidencial

Rasti i dytë – një fletëporosi për taksat e Presidentit Trump dhe të dhënat e biznesit, të kërkuara nga një juri e madhe e Nju Jorkut – ka të bëjë me imunitetin presidencial nga ndjekja penale dhe nëse prokurorët lokalë mund të hetojnë një president në detyrë.

Jay Sekulow, një tjetër avokat i Presidentit Trump, argumentoi se presidenti gëzon “imunitet të përkohshëm kushtetues” nga ndjekja penale gjatë kohës që është në detyrë dhe se prokurori i Nju Jorkut nuk ka asnjë autoritet për të lëshuar fletëporosi për Presidentin Trump.

Nëse fletëthirrjet lejohen, tha ai, kjo do t’i mundësojë çdonjërit prej 2300 prokurorëve të distrikteve në të gjithë vendin “të ngacmojnë, shpërqëndrojnë dhe ndërhyjnë tek presidentin në detyrë”.

Carey Dunne, këshilltar ligjor për prokurorin e distriktit Manhattan, u kundërpërgjigj se presidentët, ndërsa janë të imunizuar nga ndjekja penale, nuk janë të justifikuar për të mos iu përgjigjur një fletëporosie. Përveç kësaj, tha zoti Dunne, informacionet që zyra e tij po kërkon, datojnë përpara marrjes së mandatit presidencial nga zoti Trump dhe se nuk mbrohen nga privilegji ekzekutiv.

Ekziston rreziku që presidentët amerikanë dhe palët e treta, pa dashje, mund të dalin mbi ligjin“, tha zoti Dunne.

Nënpresidenti Pence mban distancë nga Presidenti Trump

Nënpresidenti amerikan, Mike Pence është distancuar nga Presidenti Trump si masë sigurie, konfirmoi Shtëpia e Bardhë.

“Nënpresidenti ka bërë zgjedhjen që të distancohet për disa ditë,” pasi sekretarja e tij për shtypin, Katie Miller u diagnostikua me koronavirus të premten, pohoi të martën për gazetarët Kayleigh McEnany, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë.

Nënpresidenti Pence mungonte të hënën në konferencën për shtyp të Shtëpisë së Bardhë, ku mori pjesë si zakonisht Presidenti Trump. Presidenti e shfrytëzoi konferencën e së hënës për të promovuar përpjekjet e administratës për testimin e popullatës për koronavirus.

Gjatë konferencës së të martës, zëdhënësja McEnany pohoi për gazetarët se brenda kësaj jave numri i amerikanëve që kanë bërë analizën e koronavirusit do të arrijë në 10 milionë vetë. Ajo shtoi se SHBA kanë arritur ritme më të mira se Koreja e Jugut për testimet.

Nga numri i viktimave, 29 shtete amerikane kanë konfirmuar numra më të lartë se Koreja e Jugut.

Koreja e Jugut ka 52 milionë banorë dhe ka regjistruar më pak se 300 vdekje.

Shtetet e Bashkuara me 328 milionë banorë kanë mbi 81 mijë viktima – numri më i lartë të vdekurve nga çdo vend tjetër në botë. zëri i amerikës

Fauci: Shifra e viktimave të Covid-19 “pothuajse me siguri më e lartë” se ajo që është raportuar

Ken Bredemeier

Dr. Anthony Fauci, eksperti kryesor i sëmundjeve infektive në Shtetet e Bashkuara tha të martën se numri i vdekjeve të shkaktuara nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara është “pothuajse me siguri më i lartë” sesa shifra e raportuar prej 80,000 viktimash dhe paralajmëroi për pasoja të rënda nëse qytete dhe shtetet rihapen shumë shpejt.

Ai i tha një paneli të Senatit që po heton reagimin e Shteteve të Bashkuara ndaj pandemisë se një numër i pa llogaritur i viktimave të koronavirusit, veçanërisht në qytetin e Nju Jorkut, kanë vdekur në shtëpi pa u përfshirë zyrtarisht në numrin total të vdekjeve në nivel kombëtar, por nuk pranoi të spekulonte se deri ku mund të ketë arritur kjo shifër.

Dr. Fauci paralajmëroi se është “tërësisht e mundur” që pandemia “të mund të përkeqësohet” në Shtetet e Bashkuara në muajt e vjeshtës nga shtatori deri në nëntor, por tha se shpresonte që deri në atë kohë vendi do të “mund të merrej me të” më mirë se deri tani.

Presidenti Donald Trump ka nxitur bizneset dhe guvernatorët e shteteve që të rihapin ekonominë më të madhe në botë dhe të gjithë guvernatorët, me disa përjashtime, kanë lëshuar ditët e fundit urdhra për rihapjen e disa dyqaneve, restoranteve dhe zyrave me kusht që ato të ndërmarrin masa për të plotësuar disa kushte paraprake.

Por Dr. Fauci, në dëshminë nga shtëpia e tij në periferi të Uashingtonit, tha se “ekziston një rrezik real se mund të ballafaqohemi me një shpërthim të parandalueshëm” nëse udhëzimet e qeverisë, që bëjnë thirrje për një rënie të qëndrueshme të numrit të rasteve për një periudhë dy javore, injorohen para se të ketë një rikthim në jetën normale në Shtetet e Bashkuara.

“Pasojat mund të jenë të rënda,” tha ai.

Provat klinike për vaksinën kundër Covid-19

Dr. Fauci tha se tetë vaksina kundër koronavirusit po zhvillohen në Shtetet e Bashkuara.

“Nëse jemi të suksesshëm,” tha ai, “shpresojmë ta mësojmë (rezultatin e tyre) në fund të vjeshtës, ose në fillim të dimrit.”

Por ai tha se kjo është akoma e largët për miliona studentë dhe nxënës që do të ktheheshin në universitete dhe shkolla në të gjithë vendin në gusht dhe shtator.

Presidenti Trump ka thënë se ka patur një rritje të madhe të testimeve për koronavirusin në Shtetet e Bashkuara, më shumë se në çdo vend tjetër, megjithëse disa raporte thonë se Shtetet e Bashkuara nuk radhiten në mesin e 20 vendeve të para për nga numri i testimeve të administruara për në raport ne popullsinë.

“Testimet tona janë më të mirat në botë!” Presidenti Trump tha në Twitter disa orë para se të fillonte seanca dëgjimore në Senat. “Shifrat (e rasteve të koronavirusit) po bien në pjesën më të madhe të vendit tonë, i cili dëshiron të hapet dhe të fillojë punën përsëri. Kjo po ndodh në mënyrë të sigurt!”

Por një kritik i shpeshtë i Presidentit Trump, senatori republikan nga Juta, Mitt Romney tha në seancë se, “Për mua, ritmet tona të testimeve nuk meritojnë për t’u festuar.”

Senatori Lamar Alexander, i cili drejtoi seancën e Senatit ndërsa vazhdon të jetë në vetëizolim në shtëpinë e tij në Tenesi, tha: “Ne kemi nevojë për testime në masë, miliona më shumë teste për t’u dhënë amerikanëve besim të mjaftueshëm për t’u rikthyer në punë dhe në shkollë.”

Admirali i Marinës, Brett Giroir, ndihmës Sekretar në Departamentin e Shëndetësisë, u tha ligjvënësve se 9 milionë teste për koronavirusin janë administruar në Shtetet e Bashkuara, nga të cilat më shumë se 1.3 milionë njerëz kanë rezultuar të infektuar.

Ai tha se 240 qendra testimi tani janë në operim në Shtetet e Bashkuara dhe se 12,9 milionë njerëz të tjerë do të testohen gjatë katër javëve të ardhshme. Zoti Giroir tha se do të ketë një rritje të dukshme të numrit të testimeve në muajt e ardhshëm, ndoshta mund të arrijë nivelin e 40 deri në 50 milionë testimeve në muaj nga shtatori.

Presidenti Trump në një postim në Twitter tha: “Mos e harroni këtë, çdo guvernator që ka mbështetje të lartë për trajtimin e çështjes së koronavirusit, gjë​ që​ më​ gë​zon​ për të gjithë, në asnjë mënyrë nuk do të mund të kishte marrë këtë nivel mbështetjeje ose suksesi pa ndihmën time ose pa ndihmën e qeverisë federale. Nga aspiratorë​t deri te testimet, ne i bëmë të mundura këto!”

Karantinë e modifikuar

Anthony Fauci, drejtori i Institutit Kombëtar të Sëmundjeve Infektive, është në një “karantinë të modifikuar” pasi ai ishte në kontakt javën e kaluar me sekretaren e shtypit të Nënpresidentit Mike Pence, Katie Miller, e cila ka rezultuar pozitive në testimin për koronavirus.

Lamar Alexander

Lamar Alexander

Tre zyrtarë të tjerë të lartë të shëndetësisë në Shtetet e Bashkuara, Stephen Hahn, komisioneri i Administratës së Ushqimit dhe Ilaçeve, Robert Redfield, drejtori i Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Brett Giroir dëshmuan gjithashtu nga distanca përmes videokonferencës. Seanca dëgjimore u drejtua nga senatori Lamar Alexander, i cili është në vetëizolim në shtëpinë e tij në Tenesi.

Redfield tha: “Ne duhet të jemi vigjilentë. Distancimi fizik (dy metra larg njëri-tjetrit) mbetet i domosdoshëm.”

Demokratët kritikuan reagimin e Presidentit Trump ndaj Covid-19

Seanca dëgjimore para Komisionit të Senatit për Shëndetësinë, Arsimin, Punën dhe Pensionet u organizua nën titullin “COVID-19: Kthimi i sigurt në punë dhe në shkolla”. Por pakica demokrate në panelin e udhëhequr nga republikanët e shfrytëzoi atë si mundësi për të sulmuar dështimin e administratës së Presidentit Trump për t’u marrë me shpejtësi dhe në mënyrë të duhur me përhapjen e sëmundjes ndërsa ajo po avanconte nga Kina në fillim të këtij viti.

Senatorja Patty Murray, një demokrate nga shteti perëndimor i Uashingtonit, tha: “Presidenti Trump është përpjekur të injorojë faktet dhe ekspertët”.

Në një moment në fillim të këtij viti, Presidenti Trump siguroi amerikanët se sëmundja së shpejti do të zhdukej. Tani, më shumë se 80,000 vdekje nga COVID-19 janë regjistruar zyrtarisht në Shtetet e Bashkuara dhe ekspertë të shëndetësisë në Universitetin e Uashingtonit po parashikojnë se më shumë se 137,000 amerikanë do të vdesin nga kjo sëmundje deri në muajin gusht.

Dr. Fauci është shfaqur shpesh në konferencat e shtypit të Shtëpisë së Bardhë për koronavirusin së bashku me Presidentin Trump, ku ai në disa raste është vënë në pozitë të vështirë sepse parashikimet e tij binin në kundërshtim me parashikimet pozitive të Presidentit se pandemia ishte nën kontroll në Shtetet e Bashkuara dhe se vendi mund të rifillonte jetën normale, duke rihapur dyqanet, restorantet dhe bizneset.

SHBA, 2 mijë ish-zyrtarë të drejtësisë kërkojnë largimin e Prokurorit të Përgjithshëm

Një grup dypartiak me rreth 2,000 ish-zyrtarë të Departamentit të Drejtësisë kanë nënshkruar një letër ku bëjnë thirrje që Prokurori i Përgjithshëm William Barr të japë dorëheqjen për shkak të asaj që e cilësojnë si ndërhyrje e tij në rastin e ish-këshilltarit të Presidentit Donald Trump për Sigurinë Kombëtare, Michael Flynn.

Javën e kaluar Departamenti i Drejtësisë u vu në lëvizje duke hedhur poshtë akuzat ndaj zotit Flynn, i cili ishte deklaruar fajëtor se kishte gënjyer FBI lidhur me komunikimet e tij me ambasadorin rus në Shtetet e Bashkuara.

Në letrën e tyre, ish-punonjësit e Departamentit të Drejtësisë thonë se veprimet ishin ndërmarrë “falë një dosjeje të nënshkruar nga një i emëruar i vetëm politik (Barr) dhe nga asnjë prokuror i karrierës”.

Letra e quan vendimin e departamentit “jashtëzakonisht të rrallë, madje të pashembullt” duke shtuar se “veprimet e përsëritura të zotit Barr për të përdorur Departamentin si një mjet për të avancuar interesat personale e politike të Presidentit Trump, kanë minuar çdo pretendim rreth ligjshmërisë së vendimeve të Departamentit dhe nëse gjykatat duhet t’i ndjekin apo jo ato çështje“.

Duke e ditur se është shumë e pamundur që zoti Barr të dorëhiqet, nënshkruesit e letrës i kanë bërë thirrje gjykatësit të çështjen Flynn që “të shqyrtojë nga afër arsyetimin e Departamentit të Drejtësisë për hedhjen poshtë të akuzave duke e hedhur masën e tij e duke vazhdojë me procesin për dënimin e zotit Flynn”.

Në një intervistë dhënë transmetuesit televiziv amerikan CBS javën e kaluar, zoti Barr mohoi se kishte vepruar për interes të Presidentit duke shtuar se e kishte bazuar vendimin tek rekomandimi i një prokurori që e kishte shqyrtuar çështjen. zëri i amerikës

Personelit të Shtëpisë së Bardhë i kërkohet vënia e maskave

Sistemi në Shtëpinë e Bardhë po funksionon dhe “ne e kemi kontrolluar atë shumë mirë”, u tha Presidenti Trump gazetarëve të hënën kur u pyet për dy persona të afërt me të apo Nënpresidentin Mike Pence që rezultuan pozitivë për koronavirusin.

“Unë nuk kam ndjerë dobësi të sistemit”, tha Trump pasi një prej ndihmësve të tij personal dhe sekretarja e shtypit për nënpresidentin rezultuan të prekur nga COVID-19.

Disa anëtarë të grupit të punës, Drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive Dr. Anthony Fauci, Drejtori i Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve Dr. Robert Redfield, dhe Komisioneri i Administrimit të Ushqimit dhe Barnave Dr. Stephen Hahnhave janë duke u izoluar pas ekspozimit ndaj një zyrtar që ka testuar pozitiv për COVID-19.

Pati dëshmi të një serioziteti të shtuar në lidhje me virusin brenda Shtëpisë së Bardhë të hënën.

Gjatë një video-konference me guvernatorët, Pence dhe një anëtare e grupit të punës për koronavirusin, Dr. Deborah Birx, u ulën në dhoma të ndara. Gjatë konferencës zoti Pence iu referua faktit që disa punonjës të Shtëpisë së Bardhë testuan pozitivë për COVID-19.

Disa ndihmës të Shtëpisë së Bardhë, të cilët nuk ishin parë më parë të vinin maska, u panë me maska në fytyrë të hënën.

Një direktivë e lëshuar të hënën për stafin e Shtëpisë së Bardhë udhëzon që të gjithë të veshin maska në çdo kohë kur ndodhen në ndërtesë, përveçse kur ulen në tavolinat e tyre, konfirmoi një zyrtar i lartë i administratës për Zërit të Amerikës.

Kur presidenti u pyet të hënën nga një gazetar përse nuk ka nevojë që ai të verë maskë, Trump u përgjigj: “Unë nuk jam afër askujt”.

Një numër i stafit të Shtëpisë së Bardhë gjithashtu po i nënshtrohen gjithashtu testimit të përditshëm për koronavirus.

Që nga e hëna e kaluar, anëtarët e grupit të caktuar të gazetarëve që marrin pjesë në konferencë, kanë mbajtur maska në konferencë dhe gjatë mbulimit të ngjarjeve të tjera me presidentin Trump.

Që nga e premtja, ata që hyjnë në kompleksin e Shtëpisë së Bardhë janë pyetur para se të kontrollohen për temperaturën nëse kanë përjetuar ndonjë simptomë gjatë 48 orëve të fundit.

Testet për COVID-19 u janë bërë gazetarëve që udhëtojnë me presidentin ose nënpresidentin një ditë para udhëtimeve të tilla.

Testet për Koronavirusin

Presidenti të hënën deklaroi se kushdo në Shtetet e Bashkuara që dëshiron të bëjë një test të COVID-19 mund të bëjë atë. Ai e bëri këtë deklaratë pavarësisht njoftimeve që vijnë nga pjesë të caktuara të vendit për vështirësi në testime.

Sipas administratës Trump, 11 miliardë dollarë u dërgohen shteteve për t’i ndihmuar të vazhdojnë të rrisin aftësitë e tyre të testimit për COVID-19.

Një zyrtar i lartë i administratës tha se “Mendoj se ne jemi në një gjendje ku të gjithë kanë atë që u nevojiten”, për sa i përket komponentëve për të kryer provat.

Sipas zyrtarit, deri në fund të javës, Shtetet e Bashkuara do të kenë kryer 10 milion teste COVID-19.

Shumë shpejt, amerikanët që kthehen në punë do të jenë në gjendje të testohen çdo ditë, parashikoi presidenti.

“Ne kemi triumfuar në testime”, tha presidenti Trump të hënën, duke pretenduar se vendi po kryen më shumë teste se çdo vend tjetër.

Azilet e të moshuarve

Megjithatë, shumë nga më të rrezikuarit për marrjen e virusit, ende nuk janë testuar.

Qeveria federale po u kërkon shteteve brenda dy javëve të ardhshme, të testojnë të një milion banorët e shtëpive të azilit, pasi të moshuarit janë veçanërisht të prekshëm ndaj koronavirusit, për të cilin nuk ka vaksinë.

Rreth 80,000 njerëz në Shtetet e Bashkuara kanë vdekur nga COVID-19.

Modeli i parashikuar nga Universiteti Johns Hopkins tani po tregon se numri i vdekjeve në vend mund të tejkalojë 137,000 deri në fund të gushtit pasi shtetet të lejojnë rihapjen e bizneseve.

Më shumë se 1.3 milion njerëz në Shtetet e Bashkuara konfirmohet se janë infektuar nga virusi,shifra më e lartë nga çdo vend tjetër. zëri i amerikës

Fauci paralajmëron kundër rihapjes së shpejtë

Eksperti i njohur amerikan Anthony Fauci thotë se një heqje e parakohshme e kufizimeve të vendosura si pasojë e pandemisë së koronavirusit do të paraqiste një rrezik të madh për vendin. Zoti Fauci, i cili drejton Institutit Kombëtar për Alergjitë dhe Sëmundjet Infektive tha për gazetën “New York Times” se nëse vendi anashkalon planin me tre faza të hapjes që ka propozuar Shtëpia e Bardhë, atëherë rrezikon krijimin e vatrave të reja e të shumëfishta të sëmundjes.

Eksperti i lartë amerikan tha se kjo gjë do të na çonte dëm përpjekjet e vendit për t’ju kthyer normalitetit, por do të rezultonte në vuajtje e vdekje të panevojshme.

Zyrtarët e shëndetësisë kanë paralajmëruar për javë të tëra se një lehtësim i parakohshëm i kufizimeve dhe i veprimtarisë së biznesit mund të çojë në një rritje të rasteve të reja me COVID-19. Plani i Shtëpisë së Bardhë përcakton disa rekomandime për shtetet, duke sugjeruar që hapja duhet të konsiderohet atje ku ka të dhëna të dokumentuar për një rënie të numrit të rasteve të reja me koronavirus për të paktën dy javë me radhë, si dhe sisteme të forta testimi e gjurmimi të kontakteve të atyre që janë testuar pozitivisht. Të martën në Shtetet e Bashkuara janë shënuar më shumë se 1.3 milionë raste me koronavirus dhe mbi 80 mijë të vdekur. zëri i amerikës

Virusi në Shtëpinë e Bardhë e vë Presidentin në pozitë të vështirë

Marrë nga Associated Press

Ndërsa po inkurajon “rihapjen” e ekonomisë, Presidenti Donald Trump po përballet me rastet e koronavirusit në Shtëpinë e Bardhë, duke vënë në dukje sfidën me të cilën ai përballet për të shtuar besimin në një vend që ende po mëkëmbet nga pandemia.

Dy raste të njohura të COVID-19 mes personelit të një prej ndërtesave më të mbrojtura në Amerikë, kanë dërguar në karantinë tre nga ekspertët më të mirë mjekësorë të vendit dhe Nënpresidentin Mike Pence në “vetë-izolim”. Shqetësimi vjen ndërsa Shtëpia e Bardhë këtë javë po thekson te populli amerikan hapat që ka ndërmarë për të siguruar shëndetin e tyre – me shpresën se do t’i ndihmojnë ata të rifillojnë aktivitetet normale.

“Këtë javë – ju do të dëgjoni Shtëpinë e Bardhë të flasë për gatishmëri dhe besim,” tha në Twitter Alyssa Farah, drejtoresha e Shtëpisë së Bardhë për komunikime strategjike. “AdministrataTrump po punon tërë kohën për të shtuar kapacitetin tonë të testimit, për të rritur rezervat tona të pajisjeve mbrojtëse, shpërndarjen e terapive dhe dhënie e fondeve shteteve për t’u rihapur në mënyrë të sigurtë, në një mënyrë që Amerikanët të kenë besim.”

Megjithatë, ky mesazh u zhvlerësua nga ekspozimi i zyrtarëve të lartë të qeverisë me rastet pozitive në vetë Shtëpinë e Bardhë dhe masat e reja mbrojtëse të zbatuara për të mbajtur presidentin Trump të sigurt.

Një memorandum i stafit të Shtëpisë së Bardhë udhëzon “të gjithë ata që hyjnë në kompleks, të venë një maskë ose mbulesë të fytyrës”. Stafi do të lejohet të heqë maskat nëse ata ulen të paktën dy metra larg nga kolegët e tyre. Vetë presidenti Trump ende nuk pritet të verë maskë.

Nënpresidenti Pence të hënën drejtoi konferencën telefonike javore të Shtëpisë së Bardhë me guvernatorët nga një dhomë e izoluar, pasi sekretarja e tij e shtypit doli e prekur me COVID-19 të premten. Dr. Deborah Birx dhe anëtarë të tjerë morën pjesë si zakonisht nga një sallë konferencash tha Pence, duke shpjeguar “rrethanën paksa të ndryshme”.

“Ne po ndërmarrim masat e duhura për të mbrojtur shëndetin e presidentit,” shtoi Pence, sipas një regjistrimi të marrë nga agjencia AP. Shtëpia e Bardhë ishte pranë arritjes së testimit të përditshëm të disa anëtarëve të stafit për të gjurmuar sëmundjen.

Masat mbrojtëse të ngritura vijnë ndërsa Dr. Anthony Fauci, drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, Dr. Robert Redfield, drejtori i Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve, dhe komisioneri i Administratës së Ushqimit dhe Barnave, Dr Stephen Hahn, janë të gjithë në izolim pas ekspozimit me stafin e infektuar të Shtëpisë së Bardhë.

Të tre ekspertët janë planifikuar të dëshmojnë para një paneli të Senatit të martën me temën “Siguria për kthimin në punë dhe kthimin në shkollë”. Megjithatëa, ata së bashku me kryetarin e komisionit Lamar Alexander, republikan nga shteti Tenesi, do të marrin pjesë nga distanca. Zoti Alexander është duke bërë kanantinë pasi një anëtar i stafit ttë tij u testua pozitivisht për COVID-19.

Imazhet e zyrtarëve të lartë të administratës që marrin masa të tilla vijnë ndërsa shtetet kërkojnë të lehtësojnë kufizimet ekonomike të vendosura për të penguar përhapjen e virusit. zëri i amerikës

SHBA, rreth 80 mijë të vdekur nga koronavirusi

Administrata Trump është përqëndruar tek hapja e ekonomisë dhe vendimet e shteteve për të lehtësuar kufizimet ndërsa po përballet me raste infeksionesh me koronavirus në mesin e stafit të Shtëpisë së Bardhë.

Të paktën dy punonjës të Shtëpisë së Bardhë janë testuar pozitive ndaj COVID-19, në mesin e tyre sekretarja e shtypit e Nënpresidentin Mike Pence. Një zëdhënës i zotit Pence tha se Nënpresidenti është testuar negativ dhe se nuk ndodhet në karantinë, por do të vazhdojë të ndjekë këshillat e njësisë mjekësore të Shtëpisë së Bardhë. Ndërkohë doktor Anthony Fauci, eksperti kryesor i Shtëpisë së Bardhë në luftën kundër koronavirusit, ndodhet në vetëizolim edhe pse është testuar negativ.

Dy anëtarë të tjerë të lartë të grupit të punës ndaj koronavirusin në Shtëpinë së Bardhë, shefi i Administratës së Ushqimit dhe Ilaçeve Stephen Hahn dhe drejtori i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve Robert Redfield ndodhen gjithashtu në vetëizolim për dy javë, pasi kanë pasur kontakte me një person të infektuar.

Të hënën në SHBA u regjistruan më shumë se 1.3 milionë njerëz të infektuar nga virusi ndërsa rreth 80 mijë vetë kanë vdekur. New York, shteti më i goditur i SHBA me gati 27,000 të vdekur, pritet të rihapë disa biznese të premten, pas vendimesh të ngjashme në shumë shtete të tjera të cilat kanë pasur një numër më të vogël infeksionesh.

Si pjesë të planit për rihapje Guvernatori i Nju Jorkut Andrew Cuomo urdhëroi testimin e detyrueshëm për koronavirus dy herë në javë për shtëpitë e pleqve në shtetin e tij. Në konferencën e tij të së dielës zoti Cuomo tha se azilet, rreth 600 gjithësej, të cilat nuk plotësojnë kërkesat e reja do të humbasin licensën. Të moshuarit përbëjnë një të pestën e rasteve të vdekjeve në New York ose rreth 5.300 persona. Zoti Cuomo është kritikuar për shpërfillje të kësaj grupmoshe një akuzë që ai e ka kundërshtuar. Sipas rregulloreve të reja, spitalet nuk do t’i nxjerrin pacientët qe vijnë nga azilet e pleqve, nëse ata nuk rezultojnë fillimisht negativ ndaj COVID-19. zëri i amerikës

Shtëpia e Bardhë: Nënpresidenti Pence nuk është në vetizolim

Zëvendëspresidenti i SHBA-ve, Mike Pence, vazhdon të punojë në Shtëpinë e Bardhë dhe nuk është vetëizoluar pasi sekretari i tij i shtypit doli pozitiv ndaj koronavirusit të ri(COVID-19), tha të dielën zëdhënësi i tij, raporton Anadolu Agency (AA).

“Zëvendës/presidenti Pence do të vazhdojë të ndjekë këshillat e Njësisë Mjekësore të Shtëpisë së Bardhë dhe nuk është në karantinë”, tha Devin O’Malley, pas raportimit nga Bloomberg se Pence preferoi të qëndronte në shtëpi.

Pence publikisht nuk ka njoftuar ndonjë veprim të tillë, por nuk mori pjesë në një takim të shtunën me presidentin Donald Trump dhe zyrtarë të lartë ushtarakë.

“Për më tepër, zëvendës/presidenti Pence është testuar negativ çdo ditë të vetme dhe planifikon të jetë nesër në Shtëpinë e Bardhë”, shtoi O’Malley.

Të premten, Trump tha se Katie Miller, zëdhënësja e Pence dhe gruaja e ndihmësit të lartë, Stephen Miller, është testuar pozitive ndaj COVID-19.

Shtëpia e Bardhë të enjten njoftoi se një shërbëtor personal i paidentifikuar që ka bashkëpunuar ngushtë me Trump është testuar pozitiv.

Trump tha se “ka pasur shumë pak kontakt me këtë person”, duke theksuar se është testuar dy herë që nga e mërkura dhe rezultatet ishin negative.

Injorojnë rrezikun nga virusi, njihni 7 veteranët që takuan Trumpin

75 vjet më parë çliruan Europën nga nazizmi.

Shtatë veteranë të Luftës së Dytë Botërore, injorojnë rrezikun nga COVID-19, takojnë Presidentin Trump me rastin e 75-vjetorit të fitores mbi nazizmin.

Më i vjetri prej tyre, Steven Melnikoff, është 100 vjeç, që dikur në rini, zbarkoi në Normandi, kur ushtria amerikane filloi çlirimin e Europës.

Njësia e tij në ushtrinë amerikane kapi si robër mbi 10,000 ushtarë gjermanë.

Të tjerët ishin:

Gregory Melikian, 97 vjeç, nga Phoenix, që 75 vjet më parë dërgoi mesazhin e koduar që njoftonte se gjermanët kishin pranuar kapitullimin pa kushte.

Donald Halverson, 97 vjeç, nga Minnesota, mori pjesë në çlirimin e Italisë.

John Coates, 96 vjeç, nga Maryland, luftoi në Betejën e Bulzhit.

Jack Myers, 97 vjeç, gjithashtu nga Maryland, ishte pjesë e njësisë që çliroi kampit e përqendrimit në Dakau.

Guy Whidden, 97 vjeç nga Braddock Heights, Maryland dhe Harold Angle, 97, nga Chambersburg, Pennsylvania morën pjesë pushtimin e Ditës D (D-Day) dhe zbarkimin në Normandi.

Ruben Avxhiu – SHBA

SHBA: Vetëkarantinohen tre zyrtarë kryesorë që merren me koronavirusin

Tre zyrtarë kryesorë amerikanë që drejtojnë përpjekjet e qeverisë kundër koronavirusit ndodhen në vetë-karantinim pasi kanë qenë në kontakt me persona të infektuar pozitivisht me COVID-19.

Sipas njoftimeve zyrtare dhe atyre të mediave, Anthony Fauci, anëtar i rëndësishëm i grupit të punës për koronavirusin në Shtëpinë e Bardhë, konsiderohet relativisht pak i rrezikuar, bazuar në shkallën e ekspozimit të tij. 79-vjeçari Fauci është testuar negativisht për COVID-19 dhe do të vazhdojë të testohet rregullisht, thanë zyrtarët.

Drejtori i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, 68 vjeçari Robert Redfield “do të punojë nga shtëpia për dy javët e ardhshme” pas një ekspozimi me rrezikshmëri të ulët të mërkurën ndaj një personi në Shtëpinë e Bardhë të testuar pozitivisht, njoftoi gazeta Washington Post duke cituar një zëdhënës.

Komisioneri i Administratës së Ushqimit dhe Barnave Stephen Hahn, i cili është 60 vjeç, po ashtu ndodhet në vetë-karantinë për disa javë pasi ka qenë në kontakt me dikë që ishte testuar pozit për COVID-19. Të tre zyrtarët janë planifikuar të dëshmojnë të martën para një komisioni të Senatit, i cili po shqyrton masat e qeverisë për rihapjen e bizneseve.

Në Shtetet e Bashkuara, tetë nga çdo 10 të vdekur me COVID-19 kanë qenë persona 65-vjeç e sipër. Të premten, Katie Miller, sekretare shtypi e nënpresidentit Mike Pence dhe gruaja e njërit prej këshilltarëve të Presidentit Trump, testoi pozitive, duke ngritur alarmin se virusi mund të ishte përhapur brenda rrethit më të ngushtë të Shtëpisë së Bardhë. Numri i të konfirmuarve me COVID-19 në SHBA është mbi 1,3 milion ndërsa i të vdekurve mbi 78,600. zëri i amerikës

SHBA, komisioneri i Administratës së Ushqimit dhe Barnave në vetizolim

Marrë nga Reuters

Komisioneri i Administratës së Ushqimit dhe Barnave Stephen Hahn është futur në vetëizolim për dy javë pasi ka pasur kontakte me një person që është testuar pozitiv me COVID-19. Lajmi u konfirmua për agjencinë “Reuters” nga një zëdhënës i këtij institucioni, të premten në mbrëmje.

Stephen Hahn

Stephen Hahn

Zoti Hahn u testua menjëherë, por rezultoi të ishte negativ ndaj koronavirusin thuhej në një deklaratë të lëshuar me email nga zëdhënësi Michael Felberbaum.

Siç shkruante Dr. Hahn në një shënim për stafin sot, ai kohët e fundit ka ndërvepruar me një person të infektuar nga COVID-19. Sipas udhëzimeve të CDC-së, ai tashmë ndodhet në vetëizolim për dy javët e ardhshme“, tha zëdhënësi i Administratës së Ushqimit dhe Barnave.

“Politico” njoftoi më herët se ishte Katie Miller, sekretarja e shtypit e Nënpresidentit Mike Pence, me të cilin zoti Hahn kishte pasur kontakte. I pyetur nga “Reuters” për detaje mbi këtë çështje, në deklaratën e nisur me email nuk përmendej emri i personit që ishte testuar pozitivisht me COVID-19 dhe me të cilin ishte takuar komisioneri Hahn.

Zonja Miller, e cila gjithashtu është edhe bashkëshortja e një prej këshilltarëve të lartë të Presidentit Donald Trump, u testua pozitive ndaj virusit të premten, duke ngritur alarmin për përhapjen e mundshme të virusit brenda rrethit më të ngushtë të Shtëpisë së Bardhë.

Diagnoza e zonjës Miller, i cila është martuar me këshilltarin e Shtëpisë së Bardhë për çështje të emigracionit Stephen Miller, u bë publik nga zoti Trump në një takim me ligjvënësit republikanë të premten. zëri i amerikës

Trump: “Virusi do të zhduket pa vaksinë, në SHBA 95 mijë të vdekur”

Sipas Donald Trump koronavirusi ‘do të zhduket pa një vaksinë’. Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndër të tjera parashikon që numri i të vdekurve për shkak të koronavirusit do të shkojë deri në 95 000 viktima.

Janë mediat amerikane që raportojnë diskutimin e Trump gjatë një eventi me parlamentarët republikan.

SHBA-ja regjistroi sot 1 635 të vdekur si pasojë e koronavirusit të ri në 24 orë duke e çuar bilancin total në 77 178 viktima. bw

Lutje për viktimat e koronavirusit, por bllokim udhëzimeve të CDC-së

Dita Kombëtare e Lutjeve në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump u lut për jetët e humbura nga COVID-19 në Ditën Kombëtare të Shërbimit të Lutjeve në Shtëpinë e Bardhë. Por, ndërsa objektet fetare në vend fillojnë të rihapen, administrata është duke u kritikuar për bllokimin e udhëzimeve të Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve për komunitetet fetare.

Në Ditën Kombëtare të Shërbimit të Lutjeve, një lutje në Shtëpinë e Bardhë nga Presidenti amerikan Donald Trump.

Lutemi për çdo familje të goditur nga pikëllimi dhe të shkatërruar me një humbje tragjike. Lutemi për mjekët, infermierët dhe punonjësit e emergjencave që bëjnë luftë kundër armikut të padukshëm. Lutemi për shkencëtarët dhe studiuesit, për gjetjen së shpejti të kurave dhe vaksinave të reja. Lutemi për punonjësit e vijës së parë që e mbajnë kombin tonë të ushqyer dhe të sigurt. Zoti i ruajë të gjithë ata“, tha Presidenti Trump.

Por ndërsa objektet fetare në të gjithë vendin fillojnë të rihapen, administrata Trump bllokoi udhëzimet e përgatitura nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, të cilat përfshijnë sugjerime specifike për kishat, duke i quajtur ato tepër të detajuara.

Kritikët e presidentit thonë se lëvizja është e motivuar politikisht për të qetësuar bazën e tij.

Për individët fetarë në tërësi, duke mos i shtrënguar udhëzimet për objektet e kultit. Mendoj se kjo është gjithashtu pjesë e përpjekjeve të presidentit për të mobilizuar komunitetet e pakicave. Ne e dimë se komunitetet e vogla minoritare kanë tendencë të jenë më fetare se shumica e popullatës“, thotë Pastori Quardricos Driskell, i cili jep mësim për fenë dhe politikën në Universitetin George Washington.

Ndasia për rihapjen e objekteve fetare është partiake. Një sondazh i fundit nga ABC News / Ipsos tregon se 73% e republikanëve ka të ngjarë të fillojnë të shkojnë në kishë, krahasuar me 20% të demokratëve.

Por, edhe për ata që besojnë se qeveria duhet të ndihmojë lirinë e besimit dhe t’i lejojë njerëzit të kthehen në objektet fetare, udhëzimi i CDC-së shihet si vendimtar.

CDC ka një përqendrim të madh të njohurive, dhe mundet të nxjerrë udhëzime. Në sistemin tonë federal, realisht janë shtetet ato që do të përcaktojnë rregullat. Dhe madje në shumë raste do të jenë kishat, në rastin e katolikëve, peshkopët dhe pastorët vendas, dhe në rastin e organizatave të tjera fetare, do të jenë udhëheqësit fetarë rajonalë ose lokalë të cilët në të vërtetë do të zbatojnë rregullat plotësisht. Por udhëzimet e CDC-së do t’i bëjnë të gjithë shumë më të mirëinformuar gjatë marrjes së këtyre vendimeve“, thotë Timothy Carney, i Institutit Amerikan të Sipërmarrjes.

Ndërkohë përpara muajit të shenjtë mysliman të Ramazanit, Task Forca Myslimane Kombëtare Amerikane për COVID-19 lëshoi një deklaratë, duke u bërë thirrje myslimanëve amerikanë “të ndjekin protokollet lokale për vetë-karantinim dhe distancim fizik” dhe kërkuan që faljet në komunitet të pezullohen. zëri i amerikës

SHBA, niveli i papunësisë më i larti që nga Depresioni i Madh

Qeveria amerikane publikoi të premten shifrat më të larta të papunësisë në vend që prej recesionit të një dekade më parë. Sipas raportit mujor të Departamentit të Punës, papunësia për muajin prill llogaritet në 14.7 për qind.

Bazuar në këto shifra ekonomia e vendit llogaritet të ketë humbur 20.5 milionë vende pune. Kjo do të thotë se pothuajse e gjithë rritja e numrit të vendeve të punës që pas fundit të recesionit të një dekade më parë është zhdukur brenda një muaji.

Megjithatë këto të dhëna nuk e tregojnë plotësisht përmasën e dëmit që koronavirusi i ka shkaktuar ekonomisë.

Ndërkohëm të premten në SHBA u regjistruan më shumë se 1 milion e 256 mijë të prekur nga koronavirusi dhe mbi 75 mijë të vdekur. zëri i amerikës

Trump: COVID-19 më e keqe se sulmet në Pearl Harbor dhe sulmet e 11 Shtatorit

Washington

Presidenti amerikan Donald Trump të mërkurën deklaroi se pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19) është më keqe se sulmet ndaj Pearl Harbour dhe Qendrës Botërore të Tregtisë në New York, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Ne kaluam sulmin më të keq që kemi pasur ndonjëherë mbi vendin tonë. Ky me të vërtetë është sulmi më i keq që kemi pasur ndonjëherë”, u tha ai gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë. “Kjo është më keqe se në Pearl Harbour. Kjo është më e keqe se në Qendrën Botërore të Tregtisë”.

Trump tha se pandemia mund të ishte ndalur nga Kina, por “nuk u bë”.

SHBA është vendi me numrin më të madh të infeksioneve me COVID-19 dhe vdekjeve në botë. Aktualisht, vendi ka më shumë se 1.2 milionë raste dhe më shumë se 72.000 vdekje.

Pearl Harbour është një bazë detare pranë Honolulu, Hawaii, e cila u godit nga një sulm i befasishëm të forcave japoneze në dhjetor të vitit 1941. Gjatë sulmeve u vranë 2.403 amerikanë, gjë që futi SHBA-të në Luftën e Dytë Botërore.

Sulmet terroriste më 11 shtator të vitit 2001, të organizuara nga udhëheqësi i vrarë i Al-Kaedës, Osama bin Laden, çuan në vdekjen e 2.753 personave kur grupi terrorist rrëmbeu avionët komercialë dhe i përplasi në Qendrën Botërore të Tregtisë në New York, duke shkatërruar një nga shenjat piktoreske të qytetit.

Shkencëtari: administrata Trump injoroi paralajmërimet për COVID-19 (video)

Një shkencëtar e larguan nga puna pasi administrata Trump injoroi paralajmërimet e tij të forta për COVID-19 dhe një ilaç të malaries, të cilin Presidenti Donald Trump kërkonte të përdorej për koronavirusin megjithë të dhënat e pakta se mund të ishte i dobishëm. Kështu thuhet në ankesën e paraqitur në agjensinë që mbikqyr qeverinë nga Rick Bright, ish-drejtor i Autoritetit për Studimet dhe Zhvillimet e Avancuara Biomjekësore.

Në ankesën e paraqitur, Rick Bright, ish-drejtori i Autoritetit për Studimet dhe Zhvillimet e Avancuara Biomjekësore, thotë se e patën transferuar në një detyrë më të ulët pasi i rezistoi presionit politik për të lejuar përdorimin e gjerë të hidroksiklorokuinës, ilaçit të malaries që kërkonte Presidenti Trump. Në dokumentin e paraqitur tek Zyra e Posaçme Juridike, agjensia mbikqyrëse për qeverinë amerikane, zoti Bright thotë se administrata Trump dëshironte të dërgonte furnizime të tepruara me këtë ilaç në vatrat e nxehta në Nju Jork dhe Nju Xhersi.

Ankesa me shkrim vjen ndërsa administrata Trump po përballet me kritika për reagimin e saj ndaj pandemisë, për furnizimin me teste për virusin dhe me respiratorë, maska dhe paisje të tjera që mund të ulin përhapjen e sëmundjes. Deri më tani, Shtetet e Bashkuara kanë patur rreth 1.2 milionë raste të konfirmuara dhe mbi 70 mijë vdekje.

Zoti Bright thotë gjithashtu se administrata Trump injoroi paralajmërimet e tij të forta për COVID-19, sëmundjen e shkaktuar nga koronavirusi. Ai thotë se “veproi me urgjencë” për të trajtuar çështjen e përhapjes së COVID-19, pasi Organizata Botërore e Shëndetit bëri një paralajmërim në janar.

Por, ai thotë se u përball me rezistencë nga udhëheqja e Departamentit të Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore, ndër ta edhe vetë Sekretari Azar, i cili duket se ulte rëndësinë e kësaj katastrofe.

Zoti Bright thotë se të emëruarit politikë në Departamentin e Shëndetësisë u përpoqën të promovojnë hidroksiklorokuinën si ilaçin që do të ishte çelësi për zgjidhjen. Këta zyrtarë “kërkuan që Nju Jorku dhe Nju Xhersi të ‘përmbyteshin’ me këtë ilaç, të importuar nga fabrika në Pakistan dhe Indi që nuk ishin inspektuar nga Administrata për Ushqimin dhe Barnat (FDA)”, thuhet në ankesën me shkrim.

Por, zoti Bright kishte kundërshtuar përdorimin e gjerë të këtij ilaçi, duke thënë se nuk ekzistonte evidenca shkencore që të mbështeste përdorimin nga pacientët me koronavirusin. Ai ndjeu nevojën urgjente që publiku të informohej për faktin e mungesës së argumentave shkencore.

Muajin e kaluar, Administrata për Ushqimin dhe Barnat (FDA) paralajmëroi doktorët kundër dhënies me recetë të këtij ilaçi që mund të përdoret vetëm në studime shkencore dhe kushte spitalore. Madje, në një paralajmërim të FDA përmenden raportet për raste me pasoja anësore fatale në zemër, ndër pacientët me koronavirusin që morën hidroksiklorokuinën, apo ilaçin e lidhur me të, klorokuinën.

Gjithashtu, në fund të janarit, zoti Bright pati ndërmarrë përpjekje për të rritur rezervat e maskave N95, për t’i paraprirë rrezikut të mungesave në rang global që do të rrezikonin kështu punonjësit e emergjencave. Në takimet me zyrtarët e lartë të Departamentit të Shëndetësisë, ndër ta edhe Sekretarin Azar, “reaguan të befasuar nga parashikimet dhe thirrjet urgjente, dhe u shprehën se Shtetet e Bashkuara do të ishin në gjendje ta përmbanin virusin dhe ta mbanin jashtë” territorit amerikan. Për publikun, Departamenti i Shëndetësisë thoshte se kishte të gjitha sasistë e maskave që nevojiteshin.

Zoti Bright thotë se paralajmërimet e tij ishin mbështetur vetëm nga këshilltari për tregtinë i Shtëpisë së Bardhë, Peter Navarro, i cili ndante të njëjtat shqetësime për dëmin masiv ndaj Shteteve të Bashkuara dhe i shprehu këto në një memorandum të brendshëm.

Pasi kishte parë që zyrtarët “refuzonin të dëgjonin apo të ndërmerrnin veprimet e duhura për të informuar drejt publikun”, zoti Bright bisedoi me një gazetar që po shkruante një artikull për ilaçin në fjalë. Agjensia ku punonte zot Bright po punon gjithashtu për zhvillimin e një vaksine për koronavirusin e ri. Ai ishte përplasur me zyrtarët e lartë për rolin e një lobisti të industrisë farmaceutike, John Clerici, i cili kërkonte një kontratë për një nga kompanitë kliente të tij “Aeolus Pharmaceuticals”, drejtori i së cilës është mik i dhëndrrit të Presidentit Trump, Jared Kushner.

Në ankesën e tij, zoti Bright kërkon rikthimin në punë dhe një hetim të plotë të çështjeve të përmendura. Departamenti i Shëndetësisë konfirmoi se ai nuk punon më tek kjo agjensi, por nuk reagoi për akuzat për ndërhyrje politike në reagimin ndaj COVID-19.

I propozuari për Drejtor të Zbulimit Kombëtar të SHBA premton “të vërtetën e palustruar”

Ligjvënësi republikan John Ratcliffe duke folur gjatë seancës dëgjimore në Komisionin e Senatit për Zbulimin, pothuajse të boshatisur për shkak të pandemisë

Mbi tetë muaj pasi u propozua fillimisht për të udhëhequr punën e zbulimit të agjensive amerikane, Ligjvënësi John Ratcliffe u premtoi në mënyrë të përsëritur ligjvënësve skeptikë se do të braktisë politikat partiake dhe do t’i ofrojë presidentit dhe hartuesve kryesorë të politikave “të vërtetën e palustruar”.

Ajo çfarë dikush dëshiron të reflektohet në të dhënat e zbulimit nuk do të ndikojë në të dhënat që do të jap unë“, u tha teksani republikan kolegëve të tij, për mënyrën se si do të veprojë nëse konfirmohet në detyrën e drejtorit të zbulimit kombëtar. “Nuk do të errësohet për askënd“.

Zoti Ratcliffe "takohet" me kryetarin, Senatorin republikan Richard Burr, dhe nënkryetarin, Senatorin demokrat Mark Warner

Zoti Ratcliffe “takohet” me kryetarin, Senatorin republikan Richard Burr, dhe nënkryetarin, Senatorin demokrat Mark Warner

Rrugëtimi i tij ka qenë i pazakontë deri kur mbërriti të martën në seancën dëgjimore në Komisionin e Senatit për Zbulimin, në një sallë pothuajse të boshatisur për shkak të shqetësimeve për pandeminë e koronavirusit.

Një mbështetës i zellshëm i Presidentit Donald Trump, Ligjvënësi Ratcliffe u detyrua fillimisht ta tërheqë emrin e tij nga shqyrtimi në gusht të vitit të kaluar, pasi ligjvënës republikanë dhe demokratë ngritën pikëpyetje rreth pretendimeve se kishte fryrë arritjet e tij kundër terrorizmit, kur kishte qenë prokuror federal.

Të tjerë përmendën mungesën e eksperiencës me agjensitë amerikane të zbulimit, duke vënë në dukje se lidhja e tij më e dukshme ishte si anëtar i Komisionit të Zbulimit të Dhomës së Përfaqësuesve, një rol që e pati luajtur për vetëm një vit.

Megjithatë, Presidenti Trump e emëroi zotin Ratcliffe sërish në shkurt, duke e quajtur “një burrë të jashtëzakonshëm me talent të madh!”.

Në deklaratën e tij çelëse, zoti Ratcliffe u tha ligjvënësve se megjithë të kaluarën e tij politike, nëse ai do të konfirmohej si drejtor i zbulimit kombëtar, ai do të përpiqej të bëhej “një forcë stabilizuese” për agjensitë amerikane të zbulimit ndërsa do t’i mbronte ato nga çfarëdolloj testi politik.

“Keni zotimin tim për të sjellë materiale të zbulimit në kohën e duhur, me saktësi dhe objektivitet, për t’i thënë të vërtetën pushtetit, qoftë Kongresit apo ekzekutivit”, tha ai.

Zoti Ratcliffe u mundua gjithashtu të distancohej nga komentet e Presidentit Trump në korrik të vitit të kaluar, kur ai tha se komunitetit të zbulimit i duhet dikush “për të vendosur nën kontroll” agjensitë që “janë tërbuar”.

“Unë nuk jam shprehur kurrë kështu”, tha zoti Ratcliffe, duke shtuar se shpreson që deklarata të tilla nuk do të ndikojnë tek morali i punonjësve.

Kina dhe COVID-19 prioritet

Zoti Ratcliffe u tha ligjvënësve se nëse do të konfirmohej në këtë detyrë, prioriteti i tij kryesor do të ishte Kina dhe pandemia e koronavirusit.

Presidenti Trump dhe një numër zyrtarësh të tjerë të lartë të administratës kanë thënë se ekziston evidencë në rritje se virusit COVID-19 u përhap nga një laborator kinez në Wuhan, ku u raportuan rastet e para, megjithëse zyrtarë amerikanë të zbulimit kanë thënë publikisht se virusi nuk ishte një prodhim i njeriut.

“Komuniteti i zbulimit do të fokusohet maksimalisht në marrjen e të gjitha përgjigjeve që mundemi në lidhje me atë se si ndodhi, kur ndodhi kjo”, tha Ratcliffe. “Populli amerikan meriton përgjigje.”

Megjithë vlerësimet e republikanëve të komisionit, përfshirë kryetarin, senatorin Richard Burr, zoti Ratcliffe u kritikua nga demokratët, të cilët thonë se megjithëse ai kishte dhënë përgjigje për më shumë se 100 pyetje para seancës dëgjimore, ai nuk kishte arritur të lehtësonte shqetësimet e tyre.

Senatori Mark Warner

Senatori Mark Warner

“Unë do të flas qartë. Ende kam disa prej të njëjtat dyshimeve tani, siç kisha në gusht”, tha nënkryetari i Komisionit të Zbulimit të Senatit Mark Warner, megjithëse ai gjithashtu tha se ai ishte i gatshëm t’i jepte zotit Ratcliffe edhe një shans.

Ndërhyrja e Rusisë

Një nga shqetësimet më të mëdha për zotin Warner dhe ligjvënësit e tjerë, ka qenë reagimi i administratës Trump ndaj konkluzioneve të komunitetit të shërbimeve të zbulimit se Rusia ndërhyri në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016, me synimin kryesor për të ndihmuar kandidatin e atëhershëm Trump.

Një raport dypartiak i botuar muajin e kaluar nga Komisioni i Senatit për Zbulimin konfirmoi gjetjet fillestare, duke i quajtur konkluzionet “të qëndrueshme”.

Zoti Ratcliffe tha se nuk mundet të mbështesë plotësisht konkluzionin e komunitetit të zbulimit, duke përmendur një raport të vitit 2018 nga Komisioni i Zbulimit i Dhomës së Përfaqësuesve ku ngre pikëpyetje mbi përfundimin se Rusia u përpoq të ndihmojë në fitoren e zotit Trump.

“Nuk jam njohur me të dhënat mbështetëse të zbulimit që të kuptoj përse ka një diferencë opinionesh mes dy komisioneve”, tha zoti Ratcliffe.

Senatorja Dianne Feinstein

Senatorja Dianne Feinstein

Të tjerë senatorë demokratë e pyetën zoti Ratcliffe për çështjen e mbrojtjes së informatorëve nga brenda komunitetit të zbulimit. Senatorja Diane Feinstein e akuzoi zotin Ratcliffe se ishte “pjesë e fushatës së Presidentit Trump për të ndëshkuar dhe diskredituar” informatorin e CIA-s, në bazë të ankesës së të cilit u vendos në lëvizje procesi i hetimit për shkarkimit.

Trump tradhtoi Kosovën Nga David L. Phillips

David L. Phillips, ish-këshilltar i Lartë i Departamentit të Shtetit gjatë administrimit të Bill Clintonit, Xhorxh Bushit dhe Barak Obamas, ka akuzuar administratën e presidentit Donald Trump, se kanë ndihmuar në rrëzimin e Qeverisë së Kosovës të drejtuar nga Albin Kurti.

 

Trump tradhtoi Kosovën

Shtetet e Bashkuara dhe Kosova kanë një marrëdhënie të veçantë. Çlirimi dhe ndërtimi i shtetit ishte një përpjekje e dyanshme. Administrata e Clintonit shkoi në luftë për të parandaluar spastrimin etnik të shqiptarëve të Kosovës nga Serbia dhe Bush e drejtoi shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Sot, marrëdhëniet SHBA-Kosovë janë në pikën e tyre më të ulët në vite. Presidenti Donald J. Trump ka tradhtuar besimin e Kosovës në SH.B.A., duke prishur progresin e dekadave.

Trump dhe ekipi i tij kanë harruar që Kosova është aleati ynë – jo Serbia. Shqiptarët e Kosovës ishin viktima të gjenocidit, jo serbët. Nuk ka vend për barasvlerë morale kur bëhet fjalë për Kosovën dhe Serbinë. Busulla morale e Uashingtonit është prishur.

Richard Grenell, i dërguari special i SHBA-së për Marrëdhëniet Kosovë-Serbi, i ka dhënë mbështetje të heshtur ndarjes së Kosovës dhe dhënies së territoreve në veri të lumit Ibër për Serbinë. Grenell po përpiqet të ndërmjetësojë një marrëveshje midis Thaçit dhe Vuçiqit jo për të ndihmuar Kosovën, por për të kënaqur shefin e tij.

Dikush duhet t’ia shpjegojë Ballkanin atij. Ndarja nuk është vetëm politikë e keqe. Rrezikon konfliktin e përtërirë. Shkëmbimet e territorit kundërshtohen nga një shumicë dërrmuese e shqiptarëve të Kosovës dhe serbëve në Kosovë dhe Serbi, si dhe anëtarë të NATO-s siç janë Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar.

Për më tepër, Kosova nuk fiton asgjë nga ndarja. Serbia nuk mund të sigurojë anëtarësimin e OKB për Kosovën, mbi të cilën Rusia ka veton. As nuk mund të detyrojë pesë vendet e BE-së të njoh pavarësinë e Kosovës. Spanja kohët e fundit ka treguar fleksibilitet, por mbetet vazhdimisht kundër anëtarësimit të Kosovës në BE.

Mundësia e vendosjes së tarifave për Serbinë mund të debatohet. Vendimi, megjithatë, duhet të shihet në kontekst. Qeveria e Kosovës vendosi tarifa pasi Serbia synoi fushatën e Kosovës për t’u bashkuar me INTERPOL dhe intensifikoi përpjekjet për të bindur vendet që e kanë njohur Kosovën të heqin dorë nga njohja e tyre.

Në vend që të detyrohet Kosova për të hequr njëanshmërisht tarifat, Uashingtoni duhet të bëjë presion ndaj Serbisë që ta njohë Kosovën brenda kufijve të saj aktual. Normalizimi i marrëdhënieve tregtare do të ishte pjesë e një procesi hap pas hapi bazuar në parimin e reciprocitetit.

Duhet të kërkohen lëshime të tjera nga Serbia. Serbët që kanë kryer krime gjatë luftës duhet të ndiqen penalisht. Shumë kriminelë lufte mbajnë ende tituj në ushtrinë dhe qeverinë serbe.

Personat e zhdukur janë një tjetër pikëllim. Kam intervistuar një nënë, djali i së cilës u zhduk në Gjakovë. Ajo me lot më tregoi një album me foto të djalit të saj. Ende ka mijëra të zhdukur, familjet e të cilëve duan të dinë se çfarë u ndodhi fëmijëve të tyre.

Shtetet e Bashkuara duhet të kërkojnë që Serbia të ndalojë kundërshtimin e 33 marrëveshjeve të arritura për bisedimet midis Kosovës dhe Serbisë. Mungesa e udhëheqjes së Uashingtonit, duke hequr dorë nga ndërmjetësimi para Komisionit Evropian, e bëri procesin të pakuptimtë.

Për të detyruar lëshimet nga Kosova, SHBA kërcënoi të tërhiqte trupat paqeruajtëse të saj. Kërcënimi ishte i pakuptimtë, duke thelluar ndarjet midis kosovarëve në një kohë kur uniteti kombëtar është i nevojshëm më shumë se kurrë. Ajo gjithashtu ktheu shqiptarët e Kosovës kundër SH.B.A.-së, duke prishur një nga disa marrëdhëniet miqësore të Uashingtonit. Mbështetja e Kosovës është gjëja e duhur pasi Shtetet e Bashkuara kanë një interes strategjik në Kosovë, si një mbështetje kundër ndikimit rus në Evropën Juglindore.

Për hir të saj, administrata Trump i dha një dritë jeshile Forcës së Sigurisë së Kosovës. Lejimi i ushtrisë së Kosovës është hapi i vetëm pozitiv që SHBA kanë ndërmarrë në Kosovë që nga koha kur Trump mori detyrën.

Vetëvendosje bëri gabime, me siguri. Por në vend që të bashkëpunonin me qeverinë e zgjedhur demokratike të Kosovës, zyrtarët amerikanë ndihmuan në rrëzimin e koalicionit. Përballë krizës COVID-19, Kosova ka nevojë për stabilitet. Nuk ishte koha për të hedhur Albin Kurtin nën autobus.

Pata nderin të punoja me Ambasadorin Richard C. Holbrooke. Unë mund ta imagjinoj tmerrin e Holbrooke për paragjykimin antishqiptar të Trump. Ndarja paraqet realizimin e projektit të Slobodan Millosheviçit për krijimin e shteteve etnikisht të pastra në Ballkan.

Grenell dhe zyrtarë të tjerë amerikanë që punojnë në Kosovë janë një të turpëruar.

Ambasadori Phillip Kosnett iu drejtua publikut në diasporë në mars. Kur u pyet për mbështetjen e SHBA-ve për integritetin territorial të Kosovës, ai u përgjigj: “Vetëm na besoni”.

Besimi i shqiptarëve ishte i gabuar; Trump e tradhtoi Kosovën. Shqiptaro-amerikanët janë të mirë organizuar politikisht. Çdo votë numërohet në nëntor, veçanërisht në shtetet e lëkundshme ku Komuniteti është aktiv.

Z. Phillips shërbeu si Këshilltar i Lartë i Departamentit të Shtetit gjatë administrimit të Clintonit, Bush dhe Obama. Ai është autori i librit “Çlirimi i Kosovës: Diplomacia shtrënguese dhe Ndërhyrja e SHBA” (Shkolla Kennedy e Harvardit).

Trump Betrays Kosova

By David L. Phillips*/
04 May 2020- The United States and Kosova have enjoyed a special relationship. Liberating and state-building was a bipartisan endeavor. The Clinton administration went to war to prevent ethnic cleansing of Kosova Albanians by Serbia and Bush led Kosova’s coordinated declaration of independence. Today, US-Kosova relations are at their lowest point in years. President Donald J. Trump has betrayed Kosova’s trust in the US, rolling back decades of progress.

Trump and his team have forgotten that Kosova is our ally – not Serbia. Kosova Albanians were victims of genocide, not Serbs. There is no place for moral equivalency when it comes to Kosova and Serbia. Washington’s moral compass is broken.

Richard Grenell, the US Special Envoy for Kosova-Serbia Relations, has given tacit support to dividing Kosova and giving territories north of the Ibar River to Serbia. Grenell is trying to broker a deal between Thaci and Vucic not to help Kosova, but to please his boss.

Someone should explain the Balkans to him. Partition is not only bad policy. It risks renewed conflict. Territorial swaps are opposed by an overwhelming majority of both Kosova Albanians and Serbs in Kosova and Serbia, as well NATO members such as Germany and the United Kingdom.

Moreover, Kosova gains nothing from partition. Serbia cannot deliver UN membership for Kosova, over which Russia has a veto. Nor can it compel five EU countries to reverse their non-recognition of Kosova. Spain has recently shown flexibility, but it remains adamantly opposed to Kosova’s EU membership.

The wisdom of imposing tariffs on Serbia can be debated. The decision, however, must be seen in context. The Kosova government imposed tariffs after Serbia targeted Kosova’s campaign to join INTERPOL and intensified efforts to convince countries that have recognized Kosova to rescind their recognition.

Instead of strong-arming Kosova to unilaterally lift the tariffs, Washington should be pressuring Serbia to recognize Kosova within its current frontiers. Normalizing trade relations would be part of a step-by-step process based on the principle of reciprocity.

Other concessions from Serbia should be required. Serbs who committed crimes during the war should be prosecuted. Many war criminals still hold titles in the Serbian army and government.

Missing persons is another sore spot. I interviewed a mother whose son disappeared in Gjakova. She tearfully showed me an album with photos of her son. There are still thousands of disappeared whose families want to know what happened to their children.

The US should demand that Serbia stop stonewalling 33 agreements reached on talks between Kosova and Serbia. Washington’s lack of leadership, ceding mediation to the European Commission, made the process meaningless.

To coerce concessions from Kosova, the US threatened to withdraw US peacekeeping troops. The threat was imprudent, deepening divisions between Kosovars at a time when national unity is needed more than ever. It also turned Kosova Albanians against the US, spoiling one of Washington’s few friendly relations. Not only is supporting Kosova the right thing to do. The US has a strategic interest in Kosova, as a buttress against Russian influence in Southeast Europe.

To its credit, the Trump administration gave a green light to the Kosova Security Force. Allowing Kosova’s army is the only positive step the US has taken in Kosova since Trump took office.

Vetevendosje made mistakes, for sure. But instead of cooperating with Kosova’s democratically elected government, US officials helped collapse the coalition. Faced with the COVID-19 crisis, Kosova needs stability. It was not the time to throw Albin Kurti under the bus.

I had the honor of working with Ambassador Richard C. Holbrooke. I can imagine Holbrooke’s horror at Trump’s anti-Albanian bias. Partition represents the realization of Slobodan Milosevic’s project to create ethnically pure states in the Balkans.

Grenell and other US officials working on Kosova are a disgrace.

Ambassador Phil Kosnett addressed a Diaspora audience in March. When asked about US support for Kosova’s territorial integrity, he replied: “Just trust us.”

The trust of Albanians was misplaced; Trump betrayed Kosova. Albanian-Americans are well-organized politically. Every vote counts in November, especially in swing states where the Community is active.

*Mr. Phillips served as a Senior Adviser to the State Department during the Clinton, Bush and Obama administrations. He is author of Liberating Kosovo: Coercive Diplomacy and US Intervention (Harvard’s Kennedy School).

Demokratët e duan Michelle Obaman kandidate për zëvendëspresidente

”Draft Michelle Obama”, është nisma e një komitetit të ri zgjedhor të krijuar për të bindur kandidatin demokrat Joe Biden të përqëndrohet tek ish-Zonja e Parë për ”biletën presidenciale”, duke bindur atë të pranojë kandidaturën për zv.presidente.

Një kandidaturë deri tani gjithmonë ka qenë përjashtuar në mënyrë kategorike nga e interesuara direkte, e cila edhe në dokumentarin që do të dalë në orët e ardhshme dhe opinionet e marra nga libri i saj ”Becoming” konfirmon se ajo nuk është e interesuar për ndonjë detyrë politike.

Por promovuesit e komitetit, të regjistruar në Komisionin Federal të Zgjedhjeve dhe të promovuara nga disa financues të pasur të Partisë Demokratike, e besojnë këtë nismë. Dhe ata nuk heqin dorë nga ideja se Obama është mbështetëse në skenat e politikës.

“Ne po punojmë për të ndërtuar një mbështetje të fortë në elektorat për një kandidaturë të mundshme nga Michelle Obama, gruaja më e admiruar e Amerikës, duke siguruar që ajo të jetë një pasuri kryesore për të ndihmuar Biden të mundë Trump”, theksoi komiteti mbështetes i ish-Zonjës së Parë.

Metrotë mbyllen gjatë natës për herë të parë në Nju Jork

Administrata për Transport në qytetin e Nju Jorkut planifikon që të ndalë sistemin e metrove nga ora 1:00 deri në 5:00 të mëngjesit të së mërkurës për dezinfektim.

Shërbimet do të rikthehen sërish, mirëpo me orar të shkurtuar për herë të parë në historinë 115-vjeçare të metrosë në këtë qytet.

Qarkullimi me autobusë do të jetë falas gjatë asaj kohe.

Ky vendim vjen pas rënies për 90 për qind të kërkesës për këtë transport dhe numrit të madh të personave të pastrehë që janë duke jetuar në këto hapësira.

Guvernatori i Nju Jorkut, Andreë Cuomo ka thënë në një konferencë për media se shërbimet do të rikthehen “kur pandemia të mos jetë më problematike”.

“Ju më tregoni mua kur përfundon pandemia dhe unë ju tregoj kur rikthehet shërbimji 24-orësh”, i ka thënë ai një gazetari.

Cuomo ka thënë se Nju Jorku ka regjistruar 230 vdekje shtesë për shkak të koronavirusit në 24 orët e fundit, për dallim nga 226 sa kanë qenë ditën e diel. rel

Një shpresë e quajtur polio Babai i virusit anti-HIV, Robert Gallo propozon përdorimin e vaksinës kundër poliomielitit

Babai i virusit anti-HIV, Robert Gallo, një nga zbuluesit e AIDS, propozon përdorimin e vaksinës kundër poliomielitit në luftën kundër koronavirusit.

Intervista ekskluzive e RSI.ch me virologun amerikan

Intervistoit Emiliano Bos, korrespondent i RSI në SHBA

voal.ch – Nuk është një zgjidhje përfundimtare. Por vaksina ndaj poliomielitit mund të provojë të jetë një mjet efektiv për të bllokuar përkohësisht Covid-19. Të paktën derisa të jetë në dispozicion një vaksinë e vërtetë. Kjo është ideja për të cilën po punon Robert Gallo në Shtetet e Bashkuara, një nga shkencëtarët që në vitet tetëdhjetë arritën të izolojnë virusin HIV dhe ta identifikojnë atë si shkakun e SIDA-s. Për tre dekada ai punoi në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë (NIH) në periferi të Uashingtonit, qendra kryesore për kërkime të shëndetit publik në Sh.B.A. Në këtë intervistë ai shpjegon se nga i ashtuquajturi sistemi imunitar “i lindur”, reagimet mund të ndihmojnë për të ndaluar virusin. Bashkëthemelues dhe drejtor i Institutit të Virologjisë Njerëzore në Universitetin e Maryland dhe bashkëthemelues dhe këshilltar shkencor i Global Virus Network, babai i virusit anti-HIV ka përfshirë gjithashtu shkencëtarë në Cleveland dhe Buffalo në këtë projekt. Gallo flet për pandeminë në shtypin e Zvicrës për herë të parë:

Profesor, ku jemi në luftën kundër koronavirusit?

 Robert Gallo: Ka shumë pasiguri për momentin. Ky virus nuk është aq misterioz sa HIV. Ai tregon veten për atë që është: shumë infektiv. A mund ta ndalojmë? Zakonisht nuk është e vështirë të gjesh një vaksinë kundër infeksioneve akute virale, siç janë fruthi, poliomieliti, apo edhe gripi, i cili ndryshon çdo vit gjithsesi. Këtë herë nuk jam shumë optimist. Në fakt, unë mbetem i kujdesshëm. Një vaksinë mund të zbulohet në një mënyrë jo tradicionale. Por duhet të shpresojmë ta gjejmë. Unë nuk kam shumë besim në terapitë që po diskutohen tani.

Sidoqoftë, do të duhet akoma kohë për një vaksinë. Sa?

 Robert Gallo: Nuk është e mençur të bësh parashikime. Shpesh ata që e bëjnë atë, rezultojnë të gabuar. Kur do të jetë, do ta shohim. Tani për tani, ka vaksina eksperimentale. Në këtë kuptim Donald Trump ka të drejtë dhe këshilltarët e tij kanë gabim. Ai tha 4 ose 5 muaj. E vërtetë: ekzistojnë të paktën 3 vaksina eksperimentale, nga Kina, Oxford, Gjermania. Dhe do të ketë gjithashtu nga Shtetet e Bashkuara. Disa po shfaqen.

Në pritje të kësaj vaksine – kudo ku mund të shkojë – çfarë propozoni për të luftuar coronavirus?

 Robert Gallo: Unë mendoj se ne mund ta ndalojmë atë tani duke përdorur vaksinën e poliomielitit oral. Unë po ju them këtë sepse përgjigja e të ashtuquajturit sistemi imunitar “i lindur” do të garantonte imunitet, edhe nëse jo i përhershëm, por të paktën disa muaj. Atëherë mund të rinovohet për herë të dytë, derisa të ekzistojë një vaksinë specifike. Ne jemi vërtet duke humbur nga një mundësi.

Çfarë avantazhesh do të kishte kjo qasje?

 Robert Gallo:Njerëzit mendojnë se vaksina “e gjallë” për poliomielitin mund të jetë e rrezikshme. Nuk është aspak! Është inokuluar në miliarda njerëz, jo miliona. Dhe pa komplikime, të cilat janë regjistruar vetëm në raste të rralla, por me një nëntip vaksinash që ne nuk e përdorim. Jo vetëm kaq, por nëse në Evropë ose Amerikë tashmë jemi të vaksinuar për poliomielit, siç ndodh, nuk ka praktikisht asnjë mundësi të komplikimeve.

Por pse deri më tani ju dhe bashkëpunëtorët tuaj nuk e keni propozuar përdorimin e tij?

 Robert Gallo: Ne kemi folur për këtë për 9-10 javë, për t’u organizuar. Këtu në Amerikë, duhet të paraqiten prova rigoroze shkencore, në vend që ta trajtojnë këtë situatë si një pandemi dhe të autorizojnë procedurën. Ne po ndjekim të gjitha hapat e nevojshëm me Autoritetin Amerikan për ilaçe, i cili megjithatë ngadalëson procesin. Është e ndërlikuar. Por është gjithashtu një mundësi për të mësuar diçka në lidhje me sistemin imunitar “të lindur”, një zonë shumë e nxehtë për hulumtime, por për të cilën dihet pak.

Pse duhet të funksionojë vaksina kundër poliomielitit kundër Covid-19? Çfarë baze shkencore e vërteton këtë?

 Robert Gallo: Ka shumë. Do të ishte e mjaftueshme për të lexuar diçka që lidhet me jashtë vendit të vet. Vaksina ndaj poliomielitit u soll nga shpikësi i saj Albert Sabin në Rusi. Në vitet 1970 virologët Chumakov – burrë e grua – vërejtën se aktivizuan edhe mekanizma të tjerë mbrojtës, jo vetëm kundër poliomielitit. Kjo është vërtetuar gjerësisht. Tani djali i këtyre shkencëtarëve punon këtu në Shtetet e Bashkuara, si një ekzekutiv i agjencisë amerikane të ilaçeve. Ai më tregoi për këto studime dhe që nga ai moment fillova të promovoj këtë ide.

Më duhet t’i kthehem përsëri pyetje deri kur? Në këtë pikë mund të bëni parashikime …

 Robert Gallo:Ne do të paraqisim kërkesën tonë për fonde brenda javës tjetër. Duhet të paguhen njerëzit që punojnë për këtë. Qendra të tjera kërkimore janë gjithashtu të përfshira në Buffalo dhe Cleveland. Virusi është i pranishëm, njerëzit e kuptojnë atë. Dhe ne mund të dëshmojmë se kjo funksionon. Ne e dimë: është e sigurt, kushton pak dhe mund të merret me një tabletë. Kjo është e gjitha. Unë mendoj se mund të jetë një ndihmë e madhe. Shpresoj kështu dhe mendoj kështu.

Profesor Gallo, le të kthehemi te origjina e virusit. Inteligjenca Amerikane ka përjashtuar mundësinë që virusi të jetë bërë nga njeriu në laborator, megjithëse dikush insiston në këtë në administratën Trump.

 Robert Gallo: Mund të vërtetohet se nuk është krijuar nga njeriu. Është e sigurt. Mjaftë u morrët ma marrëzitë e rrjeteve social. Nuk është krijuar nga një shkencëtar në laborator. Është e mundur – por nuk e di – që virusi mund të ketë shpëtuar nga një laborator gjatë një studimi mbi koronavirus duke studjuar lakuriqin e natës. Nuk ka dyshim se vjen nga kjo kafshë. Por dikush ishte i bindur se ai ishte manipuluar qëllimisht në një laborator kinez. Kjo nuk është e vërtetë.

Por a mendoni se ka diçka që Kina mund të kishte bërë ndryshe?

 Robert Gallo: Po, në fillim qeveria ishte pak e ashpër për shkencëtarët, të cilët bënë një punë të shkëlqyeshme. E thashë menjëherë: në fazën e parë autoritetet ishin represive ndaj shkencëtarëve, duke u thënë atyre të mos flasin për virusin. Kjo nuk është një gjë e mirë. Dhe në fund vetë qeveria duhej ta pranonte. Por në fillim nuk u soll mirë, kjo është padyshim.

Donald Trump tha se Kina mund të ndalonte virusin në vend dhe nuk e bëri atë. Jeni dakord?

 Robert Gallo:  Unë nuk mendoj se ata mund ta kishin bërë atë në vend. Kjo do të thoshte të kërkosh shumë. Por ata mund të kishin qenë më transparentë për virusin dhe kështu u jepnin njerëzve në vendet e tjera një mundësi më të mirë për të kuptuar paraprakisht shkallën e tij./Përktheu Elida Buçpapaj

 

Senati amerikan rinis punën pas ndërprerjes së shkaktuar nga pandemia

Senatorët amerikanë u rikthyen në Uashington për herë të parë qysh në muajin mars, kur edhe ka shpërthyer pandemia e koronavirusit.

Rreth gjysma e 100 senatorëve janë 65 vjeç ose më të vjetër dhe ka pasur shqetësime se ata mund të jenë në rrezik më të madh nga kontraktimi i virusit ngjitës.

Udhëheqësi i shumicës republikane në Senat, Mitch McConnell, e mbrojti vendimin për të rinisur punën, duke thënë se është e rëndësishme që senatorët t’i mbështesin punonjësit shëndetësorë, punonjësit e dyqaneve ushqimore dhe shumë amerikanë të tjerë që bëjnë punë thelbësore.

Por udhëheqësi i pakicës në Senat, Chuck Schumer, tha se nuk është e dobishme që McConnell ka thirrur Senatin, për të ndjekur, siç tha ai, agjendën politike republikane.

Demokratët dhe republikanët pritet të diskutojnë një legjislacion të ri për rimëkëmbjen nga koronavirusi.

Demokratët duan që legjislacioni të përfshijë deri në 1 trilion dollarë ndihmë për qeveritë shtetërore dhe lokale, ndërsa republikanët kërkojnë mbrojtje për bizneset, si kusht për miratimin e çdo ligji.

Dhoma e Përfaqësuesve, e cila udhëhiqet nga demokratët, mbetet e mbyllur, por po shqyrton një plan për të lejuar mbledhjet e komiteteve që do të shkruajnë ligje. rel


Send this to a friend