VOAL

VOAL

Trumpi: Ditë e madhe për paqe me Lindjen e Mesme – Kosova myslimane dhe Izraeli janë pajtuar për normalizim marrëdhëniesh

Kosova dhe Izraeli sot kanë arritur marrëveshje për njohje reciproke.

Njohja reciproke Kosovë-Izrael vjen pas ndërmjetësimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka bërë një koment në rrjetin social Facebook, pas marrëveshjes së arritur.

“Një ditë tjetër e madhe për paqe me Lindjen e Mesme – Kosova me shumicë myslimane dhe Izraeli janë pajtuar për normalizim marrëdhëniesh dhe për vënie të marrëdhënieve diplomatike. Ju lumtë!”, ka shkruar Trump në Facebook.

Për njohjen reciproke Kosovë-Izrael ka folur edhe kryeministri izraelit.

Benjamin Netanyahu ka thënë se pas marrëveshjes, Kosova do të jetë “shteti i parë me shumicë myslimane që hapë ambasadë në Jerusalem”. express

Presidenti Trump ia sjell Kosovës njohjen nga Izraeli, sot Netanjahu do t’ia konfirmojë Hotit

Pas nënshkrimit të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbinë në Shtëpinë e Bardhë, Kosovën pritet ta njohë Izraeli.

Gazeta Express mëson se marrëveshja e sotme në Uashington i sjell Kosovës një nga njohjet më të rëndësishme, prej pavarësimit të saj.

Izraeli, që është aleat i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do t’i bindet presidentit Donald Trump që ta njohë Kosovën.

Kjo llogaritet të jetë “dhuratë” e Shtëpisë së Bardhë për Kosovën, pas dakordimit për një marrëveshje me Serbinë, e cila formalisht njihet si marrëveshje ekonomike.

Gazeta Express raporton nga Uashingtoni se kryeministri Hoti, pasi ta përfundojë takimin me presidentin Trump, pas nënshkrimit të marrëveshjes me Vuciqin, do të kontaktojë përmes telefonit me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu.

Ai pritet t’ia konfirmojë njohjen Hotit.

Në këto çaste delegacioni i Kosovës dhe ai i Serbisë kanë hyrë në Shtëpinë e Bardhë ku pritet të nënshkruhent marrëveshje, në ceremoninë e së cilës merr pjesë edhe Trumpi.

Trumpi nënshkruan marrëveshjen bashke me Hotin e Vuçiçin

Me ndërmjetësimin e presidentit amerikan, Donald Trump, Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar sot marrëveshje me Shtëpinë e Bardhë, raporton Gazeta Express.

Tashmë janë publikuar fotografi nga momenti i nënshkrimit të marrëveshjeve, ku shihet presidenti amerikan Donald Trump, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuciq.

Gazeta Express dhe T7 ka raportuar se marrëveshjet janë nënshkruar në mes të SHBA’së dhe të dyja shteteve si marrëveshje të veçanta.

Kosova dhe Serbia nënshkruan marrëveshje në Shtëpinë e Bardhë

Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshje për normalizim ekonomik në Shtëpinë e Bardhë.

Në ceremoninë e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje mori pjesë kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Marrëveshja u nënshkrua në prani të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donlad Trump.

Lajmi e bëri të ditur asistenti i presidentit Trump, Judd Deere.

“Presidenti Trump njofton se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për normalizim ekonomik. Edhe një marrëveshje historike e arritur nga ky president, që e bën botën më paqësore dhe më presporues”, ka shkruar ai në Twitter.

Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë, që prej 3 shtatorit kanë zhvilluar takime me ndërmjetësimin e këshillit për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Robert O’Brien dhe të dërguarin e presidentit amerikan për dialogun, Richard Grenell.

Këto takime u tha se kishin në fokus bashkëpunimin ekonomik.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nisi më 2011 me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Shtetet e Bashkuara u përfshin në këtë dialog më shumë, pasi më 4 tetor, 2019, presidenti Trump, emëroi Richard Grenell si të dërguarin e tij të posaçëm në këto bisedime. rel

Trumpi do të nënshkruajë marrëveshje të ndara me Kosovën e Serbinë

Në një lidhje direkte nga Uashingtoni, Gazetari Leonard Kërquki që është duke raportuar direkt për zhvillimet para takimit në Shtëpinë e Bardhë, ka dhënë detaje lidhur me atë se çka do të nënshkruajnë dy shtetet, raporton Gazeta Express.

Gazeta Express dhe T7 raporton nga Shtetet e Bashkuara se Kosova dhe Serbia do të nënshkruajnë marrëveshje të ndara me Shtëpinë e Bardhë.

“Marrëveshja do të nënshkruhet në mes të Kosovës dhe SHBA’së, kryeministri Hoti dhe presidenti Trump do ta nënshkruajnë marrëveshjen për Kosovën”, ka thënë Kërquki.

Ai ka deklaruar se sa i përket çështjes së Liqenit të Ujmanit, edhe për këtë temë do të ketë marrëveshje të ndarë të Kosovës me Uashingtonin.

“Aleanca ka proklamu që marrëveshja do të jetë trepalëshe për Ujmanin, kjo nuk është e vërtetë, marrëveshja do të jetë mes Kosovës dhe SHBA’së që i bie që për këtë temë do të ketë një fizibilitet. Nëse lexohet me kujdes deklarata e Haradinajt shihet se ka një zmbrapsje prej qëndrimit. Haradinaj ka kohë që po e sulmon Qeverinë me ambiciet për postin e presidentit”, ka thënë ai, duke bërë të ditur se bëhet fjalë për 13 miliardë dollarë investime.

”Kosovën do ta njeh një shtet i fuqishëm i globit, kjo do të jetë pjesë e një dhurate që SHBA do të ja bëjnë Kosovës. Është një njohje që do ta i vjen Kosovës dhuratë”, ka thënë Kërquki.

“Marrëveshja që do të bëhet sot do ta pasoj edhe një vizitë që do ta marrë Kosova pas 45 ditësh”.

Në një lidhje direkte nga Uashingtoni për Gazetën Express dhe T7 ka folur edhe analisti Imer Mushkolaj.

Ai thotë se kjo marrëveshje lë jashtë dy ekstremet, njohjen e Kosovës dhe shkëmbimin me territore.

“Marrëveshja nuk është zyrtare ende po priten të nënshkruhet brenda një kornize që i përjashton dy ekstremet, që të mos ketë njohje eksplicite dhe ekstremin e Kosovës që është ndarja e Kosovës. Janë marrëveshje të mira për të dyja vendet. Është çështje e kredibiliteti të përfaqësuesve që janë në Uashington. Marrëveshjet do të nënshkruhen me presidentin Trump”

“Kjo nuk është një marrëveshje që është planifiku tash, por, po ndodh tash në shtator, është e logjikshme që të përdoret edhe për fushatë zgjedhore. Kosova dhe Serbia duhet të shohin cilat janë interesat e veta e jo nëse presidenti Trump po e përdor për fushatë”, ka thënë Mushkolaj.

Trumpi ka vetëm 5 minuta për Hotin e Vuçiçin në Zyrën Ovale – nënshkrimi në “Roosevelt Room”

Presidenti amerikan Donald Trump sot do të marrë pjesë në nënshkrimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë.

Sipas agjendës publike të presidentit amerikan në ora 11:00 të paradites me kohën lokale të Washington DC, e që i bie ora 17:00 me kohën lokale të Prishtinës, Trump do të përshëndesë formalisht kryeministrin Avdullah Hoti dhe Presidentin Aleksander Vuçiq në zyrën ovale e cila është edhe dhoma kryesore e punës së presidentit amerikan, shkruan Gazeta Express.

Pas përshëndetjes formale, në ora 11:05 sipas agjendës, Presidenti Donald Trump do të mbikqyrë ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes mes kryeministrit Hoti dhe presidentit Vuçiq në ‘Dhomën Roosevelt’.

Më pastaj në ora 11:15, presidenti Trump do të marrëpjesë në takim trepalësh me Hotin dhe Vuçiqin në Zyrën Ovale aty ku presidenti amerikan ka hapsirën e tij të punës.

Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes do të bëhet në ‘Dhomën Roosevelt’ e cila ndodhet në pjesën perëndimore të Shtëpisë së Bardhë.

Kjo dhomë ndodhet përballë Zyrës Ovale e cila është dhoma kryesore e punës së presidentit amerikan. ‘Dhoma Roosevelt’ është emëruar sipas presidentëve amerikanë Theodore Roosevelt dhe Franklin Roosevelt të cilët edhe e kanë dizajnuar pjesën perëndimore të Shtëpisë së Bardhë.

Vitin e kaluar Fillimisht The Washington Post kishte  paralajmëruar nënshkrimin e ujdisë në mes të Kosovës dhe Serbisë në Kopshtin e Trëndafilave (Rose Garden),  në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, ku janë firmosur ujdi historike, si  ishte marrëveshja e vitit 1994, ndërmjet ish-kryeministrit izraelit, Jitzak Rabin dhe ish-mbretit jordanez Husein, nën ndërmjetësimin e ish-presidentit Bill Clinton.

Trumpi do të marrë pjesë në takimin Kosovë-Serbi në Washington

Prishtinë

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump do të jetë sot i pranishëm në takimin midis delegacionit të Kosovës me atë të Serbisë në Shtëpinë e Bardhë në Washington, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas njoftimit zyrtar nga Shtëpia e Bardhë, vendi ku do të takohen dy liderët nga Ballkani dhe presidenti amerikan, Trump do të jetë i pranishëm në momentin e nënshkrimit të marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë. Ai do të mbajë më pas një takim trilateral me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Njoftimi nuk e përcakton se çfarë marrëveshje do të nënshkruhet, por palët kanë bërë të ditur të enjten se bëhet fjalë për marrëveshje ekonomike.

Kryeministri i Kosovës kishte thënë se “ky është hap i madh drejt marrëveshjes finale” ndërsa presidenti serb kishte shtuar se nuk kanë pranuar pikën e marrëveshjes në të cilën, sipas tij, parashihej njohja e Kosovës.

Ndërkaq nga ndërmjetësuesit amerikanë zhvillimet e së enjtes janë parë si hap pozitiv në normalizimin ekonomik.

Delegacionet nga Kosova dhe Serbia sot takohen për herë të dytë në kuadër të procesit të dialogut me ndërmjetësimin e SHBA-ve, proces që synon një marrëveshje finale që sipas palës kosovare do të çojë deri tek njohja reciproke e shtetësisë nga të dyja palët.

Grenelli e quan të pavërtetë lajmin se nga Vuçiçi po kërkohet nënshkrimi për njohjen e Kosovës

I dërguari i Posaçëm i presidentit amerikan për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell, e ka përgënjeshtruar një medium, i cili ka raportuar se ai i ka paraqitur presidentit serb, Aleksandër Vuçiq një dokument për nënshkrimin e njohjes së pavarësisë së Kosovës.

“E pavërtetë”, ka shkruar Grenell në profilin e tij në Twitter.

Në Shtëpinë e Bardhë po mbahen bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Nikoqirë të takimit janë këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Robert O’Brien, si dhe i dërguari i Posaçëm i presidentit amerikan për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Para fillimit të bisedimeve të enjten, Grenell ka thënë se populli i Kosovës dhe ai i Serbisë meritojnë normalizimin ekonomik dhe mundësinë për të krijuar një ekonomi gjallëruese.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, para takimit në Shtëpinë e Bardhë të enjten, ka deklaruar se asnjë diskutim tjetër nuk bëhet me Serbinë, përveç se për njohje reciproke.

Ndërsa presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se pala serbe do të bëjë çmos për të arritur një kompromis për çështje të rëndësishme ekonomike.

Ministri i Financave i Qeverisë së Serbisë, Sinisha Malli, i cili është pjesë e delegacionit të Serbisë në Uashington, u ka thënë gazetarëve që Serbia, gjatë bisedimeve, “po lufton për çdo fjali dhe për çdo fjalë”.

“Temat ekonomike, është e dukshme që nuk janë përparësi, ashtu siç kemi pritur. Pika e dhjetë e listës që na është prezantuar, flet për njohjen e ndërsjellë, ndërkaq të 16 pikat janë politike dhe jo ekonomike, të cilat i kemi pritur”, tha Malli.

Ai vlerësoi që presioni ndaj delegacionit serb është “i madh”. rel

Grenelli për takimin e sotëm Kosovë – Serbi: Ta lëmë politikën mënjanë

Kosova dhe Serbia bisedojnë sot në Shtëpinë e Bardhë, për herë të parë në një nivel të lartë të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Këshilltari për Sigurinë Kombëtare, Robert O’Brien dhe dërguari i presidentit Trump për bisedimet Kosovë-Serbi, ambasadori Richard Grenell, që ndërmjetësojnë bisedimet thanë se takimi që pritet të vazhdojë edhe të premten do të përqendrohet tek çështjet ekonomike dhe se Shtetet e Bashkuara nuk kanë asnjë plan sekret për zgjidhjen politike.

Sot në prag të takimit, ambasadori Grenell, shkroi se populli i Kosovës dhe i Serbisë meritojnë normalizimin ekonomik dhe shansin për të krijuar një ekonomi të zhvilluar. Në një postim në rrjetin tëitter ai tha se “sot është i përqendruar te të rinjtë që duan një karrierë, një punë të mirë dhe një lidhje me perëndimin. Le ta lëmë mënjanë politikën”, shkroi ai.

Edhe këshilltari O’Brien nënvizoi rëndësinë e bisedimeve për të çuar përpara paqen përmes bashkëpunimit ekonomik.

Më herët gjatë javës një këshilltar i presidentit Trump tha se bisedimet do të përpiqen të çojnë përpara marrëveshjet për transportin ajror, hekurudhor dhe rrugor, të nënshkruara në fillim të këtij viti, të cilat ai i quajti “historike”.

Kryetari i Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Marrëdhënie me Jashtë, Eliot Engel tha të mërkurën se rifillimi i bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë këtë javë në Uashington, është një zhvillim pozitiv, por nënvizoi se ky është një konflikt politik që kërkon një zgjidhje politike.

Këshilltari i Posaçëm i Presidentit tha të martën se komuniteti politik i të dyja vendeve nuk ka arritur të sigurojë përparim dhe komunitetet e bizneseve të të dyja vendeve janë të zhgënjyer.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara nuk kanë asnjë paragjykim për çfarëdo zgjidhje për të cilën do të bien dakord palët. I pyetur nëse Presidenti Donald Trump do të marrë pjesë në një farë mënyre në takim, këshilltari i posaçëm, nuk u përgjigj në mënyrë përfundimtare, por tha se ai është i përfshirë në proces dhe në diskutimet lidhur me çfarë mund të bëjë pala amerikane për t’u dhënë përparësi projekteve ekonomike.

“Por në fund të fundit, mendoj se palët duhet të jenë në gjendje të shënojnë përparim, në mënyrë që Shtetet e Bashkuara të vazhdojnë t’i përdorin këto mekanizma në mënyrë të fuqishme”, tha ai.

“Ne do ta përmbysim skenarin, të shkojmë fillimisht tek njerëzit, të ngjallim entuziazëm për rritjen e ekonomisë dhe të lëmë këto çështje politike të dalin dytësore”, tha këshilltari.

I pyetur nëse njohja e ndërsjellë do të jetë një nga temat, këshilltari përsëriti se nuk ka ndonjë temë të paracaktuar, por se bisedimet do të jenë një provë nëse palët janë të hapura për bashkëpunim dhe për ta përmbysur mënyrën e të menduarit por tha se “duhet shënuar përparim në zhvillimin ekonomik që Shtetet e Bashkuara të vazhdojnë ta përqendrojnë vëmendjen” në këtë çështje.

“Është në dorë të palëve nëse duan apo jo të ecin përpara dhe çfarëdo që të ketë thënë media, Shtetet e Bashkuara nuk kanë një plan sekret, nuk do të kërkojnë diçka”, duke shtuar se se e vetmja kërkesë është se nëse duan paratë e Shteteve të Bashkuara duhet të shënojnë përparim në frontin ekonomik.

Këshilltari i Posaçëm tha se ai nuk ka marrë asnjëherë pjesë në ndonjë bisedë për shkëmbim territoresh.

Takimi në Shtëpinë e Bardhë ishte planifikuar fillimisht për datën 27 qeërshor por u anulua pasi që më 24 qershor Prokuroria e Posaçme për Kosovën me seli në Hagë, publikoi njoftimin për ngritjen e akuzave ende të pakonfirmuara ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Kadri Veseli, si të dyshuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç pas takimit në Shtëpinë e Bardhë, pritet të vazhdojnë më 7 shtator në Bruksel bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.

zëri i amerikës

CDC u kërkon shteteve të përgatiten për shpërndarjen e një vaksine ndoshta në fund të tetorit

(Reuters) – Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) u ka kërkuar zyrtarëve të shëndetit publik në të 50 shtetet amerikane të përgatiten për shpërndarjen e një vaksine potenciale të koronavirusit për grupet me rrezik të lartë ndoshta qysh në fund të tetorit, sipas dokumenteve të botuara nga agjencia të mërkurën.

Koha e zhvillimit të një vaksine ka marrë një rëndësi politike ndërsa Presidenti Donald Trump kërkon rizgjedhjen në nëntor, pasi premtoi miliarda dollarë fonde federale për një vaksinë që do të parandalonte COVID-19, që ka vrarë më shumë se 180’000 amerikanë.

“Për arsye të planifikimit paraprak, CDC-ja u dha shteteve modele të caktuara të planifikimit ndërsa punojnë me plane specifike shtetërore për shpërndarjen e vaksinave, duke përfshirë ndoshta sasitë e kufizuara të vaksinave në tetor dhe nëntor”, tha një zëdhënëse e CDC-së për agjencinë Reuters.

Gazeta New York Times kishte raportuar më herët se CDC-ja kishte kontaktuar zyrtarë në të 50 shtetet dhe pesë qytete të mëdha për informacionin e planifikimit.

Eksperti më i lartë i sëmundjeve infektive Anthony Fauci më herët të mërkurën tha në kanalin MSNBC se bazuar në nivelin e pjesëmarrjes së pacientëve në provat e vaksinave të COVID-19 në proces, mund të ketë të dhëna të mjaftueshme klinike për të ditur deri në nëntor ose dhjetor nëse një nga vaksinat është e sigurt dhe efektive.

Dokumentet e postuara në internet nga New York Times tregojnë se CDC-ja po përgatitet që një ose dy vaksina të COVID-19 të jenë në dispozicion në sasi të kufizuara qysh nga fundi i tetorit.

Vaksinat do të viheshin në dispozicion pa pagesë së pari për grupet me rrezik të lartë duke përfshirë punonjësit e kujdesit shëndetësor, personelin e sigurimit kombëtar dhe banorët dhe stafin e azileve për të moshuarit, tha agjencia në dokumentet e publikuara në internet.

Rregullatorët në mbarë botën në mënyrë të përsëritur kanë thënë se shpejtësia e zhvillimit nuk do të rrezikojë sigurinë e vaksinës, pasi rezultatet do të burojnë nga kryerja e provave paralele të bëra në sekuencë. Por siguria nuk i kanë bindur të gjithë.

Rezultatet paraprake të një sondazhi të kryer gjatë tre muajve të fundit në 19 vende treguan se vetëm rreth 70% e të anketuarve britanikë dhe amerikanë do të merrnin një vaksinë COVID-19 nëse do të jetë e disponueshme.

Kompanitë farmaceutike përfshirë Moderna Inc, AstraZeneca Plc dhe Pfizer Inc janë duke udhëhequr garën për të prodhuar një vaksinë të sigurt dhe efektive për sëmundjen.

Dokumentet e CDC-së përshkruajnë dy kandidatë për vaksina që duhet të ruhen në temperatura minus 70 dhe minus 20 gradë Celsius. Këto kërkesa për ruajtjen e vaksinës përputhen me profilet e vaksinave që po zhvillohen nga kompanitë Pfizer dhe Moderna. zëri i amerikës

Eliot Engel: Rifillimi i dialogut Kosovë-Serbi në Uashington, pozitiv por duhet një zgjidhje politike

Kryetari demokrat i Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Marrëdhënie me Jashtë tha se një zgjidhje përfundimtare e konfliktit, duhet të përfshijë njohjen reciprove

Kryetari i Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Marrëdhënie me Jashtë, Eliot L. Engel tha të martën se rifillimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë këtë javë në Uashington, është një zhvillim pozitiv.

Por në një deklaratë, anëtari demokrat i Kongresit tha se ndërsa nuk ka asgjë të keqe që të rritet zhvillimi i tregëtisë dhe ekonomisë, “ky është një konflikt politik që kërkon një zgjidhje politike”.

Shtëpia e Bardhë, që po organizon takimin ka thënë se bisedimet do të përqendrohen tek çështjet ekonomike.

Në një postim në Twitter të enjten, Këshilltari i Presidentit republikan, Donald Trump për Sigurinë Kombëtare, Robert O’Brien nënvizoi rëndësinë e bisedimeve:

“Mirëpres mbërritjen e Presidentit Vuçiç dhe të Kryeministrit Avdullah Hoti nesër në Shtëpinë e Bardhë. Këto diskutime të rëndësishme do të çojnë përpara paqen përmes bashkëpunimit ekonomik. Angazhimi i dy udhëheqësve për dialog do të sjellë përfitime si për Serbinë, ashtu edhe për Kosovën,” tha zoti O’Brien.

Ligjvënësi Engel, thotë në deklaratën e tij se një zgjidhje përfundimtare e konfliktit duhet të përfshijë disa parime:

“Duhet të sjellë si rezultat njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë. Duhet t’i hapë rrugën anëtarësimit të Kosovës dhe Serbisë në të gjitha strukturat e Atlantikut të Veriut, përfshirë Bashkimin Evropian dhe NATO-n. Dhe duhet t’i sigurojë Kosovës anëtarësim të plotë në Kombet e Bashkuara dhe organizata të tjera të rëndësishme ndërkombëtare, që të ecë përpara si çdo vend tjetër”.

Por ai shton se një marrëveshje që do t’i jepte fund konflliktit nuk duket të ketë gjasa, duke shtuar se Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka kundërshtuar vënien e njohjes reciproke në tryezën e bisedimeve.

Shtëpia e Bardhë ka thënë vazhdimisht se takimi do të jetë për çështje ekonomike dhe një këshilltar i posaçëm i Presidentit Donald Trump, tha të martën se bisedimet e kësaj jave do të përqendrohen tek çështjet ekonomike dhe se Shtetet e Bashkuara nuk kanë asnjë plan sekret apo paragjykim për zgjidhjen politike.

“Është në dorë të palëve nëse duan apo jo të ecin përpara dhe çfarëdo që të ketë thënë media, Shtetet e Bashkuara nuk kanë një plan sekret, nuk do të kërkojnë diçka”, duke shtuar se “palët duhet të jenë në gjendje të shënojnë përparim, në mënyrë që Shtetet e Bashkuara të vazhdojnë t’i përdorin këto mekanizma në mënyrë të fuqishme”, tha këshilltari i Presidentit Trump.

Ligjvënësi Engel, bashkëkryetar i grupit të çështjeve shqiptare në Kongres, thotë gjithashtu se nuk është vënë pothuajse aspak në vend drejtësia për “viktimat e spastrimit etnik, përdhunimeve dhe krimeve të tjera të luftës” nga Serbia ndaj Kosovës.

“Duhet të vihen para përgjegjësisë shkaktarët, në mënyrë që të popujt e dy vendeve të përqafojnë të ardhmen”, thuhet në deklaratën e zotit Engel.

Ai vlerësoi objektivin që ka vendosur kryeministri i Kosovës, Abdullah Hoti për negociatat, për “arritjen e një marrëveshjeje për njohje reciproke, pa rrezikuar tërësinë territoriale të Kosovës”.

“Pas më shumë se dy dekadash armiqësie, shpresoj që të dyja palët të angazhohen në mënyrë konstruktive me njëra-tjetrën dhe se Shtetet e Bashkuara do të veprojnë si një ndërmjetës i drejtë dhe i ndershëm për të ndihmuar vendet që të përqafojnë dialogun dhe të arrijnë paqen”, përfundon deklarata e zotit Engel.

Ish-këshilltarja e Zonjës së Parë me libër të ri dhe regjistrime sekrete

Një ish-mike dhe këshilltare e Zonjës së Parë, Melania Trump tha të martën se pat regjistruar biseda me zonjën Trump, sepse i duheshin si prova për vetëmbrojtje, pasi kishte ngritur pyetje për koston e ceremonisë së inaugurimit të Presidentit Trump.

Stephanie Winston Wolkoff, e cila sapo ka nxjerrë në treg librin e ri “Unë dhe Melania: Ngritja dhe Rënia e Miqësisë Sime me Zonjën e Parë”, ndihmoi në realizimin e ceremonisë së inaugurimit të Presidentit Trump dhe më pas punoi për Zonjën e Parë si një këshilltare pa pagesë në Shtëpinë e Bardhë.

Zonja Wolkoff u largua nga Shtëpia e Bardhë në shkurt 2018 kur iu ndërpre kontrata. Shtëpia e Bardhë e sulmoi librin si “plot me të pavërteta dhe paranojë”.

Në një intervistë për gazetën Washington Post, zonja Wolkoff tha se Zonja e Parë përdorte llogari private emaili në Shtëpinë e Bardhë. Të tjerë në Shtëpinë e Bardhë, përfshirë vajzën e presidentit, Ivanka dhe bashkëshortin e saj, Jared Kushner, janë kritikuar për aktivitet zyrtar përmes llogarive private. Në dallim prej tyre, Zonja e Parë nuk është punonjëse qeveritare.

Në një intervistë për emisionin “The Rachel Maddow Show” të rrjetit MSNBC, zonja Wolkoff tha “Më kanë akuzuar se kam regjistruar biseda me shoqen, siç ka thënë Shtëpia e Bardhë dhe se jam një njeri shumë i keq që bëra një gjë të tillë”.

“Kanë të drejtë. Po ta kisha shoqe, do të ishte e tmerrshme. Por Melania dhe Shtëpia e Bardhë më kishin akuzuar për veprimtari kriminale, më poshtëruan publikisht, më pushuan nga puna dhe më sakrifikuan për të mbuluar gjurmët,” thotë zonja Wolkoff. “Në atë moment, fillova të regjistroj bisedat. Nuk ishim më shoqe; ajo u tregua e gatshme të lejonte që të bëhesha objekt sulmesh”.

Zonja Wolkoff tha se Melania Trump ishte shprehur se avokatët e Shtëpisë së Bardhë i kishin thënë se për të nuk kishte zgjidhje tjetër përveçse t’i kthente shpinën shoqes, sepse mund të hapeshin hetime mbi komitetin e ceremonive të inaugurimit të presidentit.

Zonja Wolkoff tha se e regjistroi Zonjën e Parë sepse “do të bëja gjithçka që kisha në dorë për t’u siguruar që isha i mbrojtur”.

Stephanie Grisham, shefe e stafit dhe zëdhënëse e zonjës Trump, tha se zonja Wolkoff donte të hakmerrej.

“Kushdo që fshehurazi regjistron dikë që e quan shoqen më të ngushtë, është detyrimisht njeri i pandershëm,” tha zëdhënësja Grisham.

“Libri jo vetëm që është plot me të pavërteta dhe paranojë, por bazohet në një nevojë të imagjinuar për hakmarrje. Wolkoff e prezanton veten me të madhe, ndërsa nënçmon dhe fajëson të gjithë me të cilët ka punuar. Në fund të fundit ajo përfundon viktimë. Për fat të keq, kemi të bëjmë me një grua shumë të pasigurtë, me një dëshirë të palogjikshme për t’u ndjerë e rëndësishme”.

Në libër, Stephanie Winston Wolkoff thotë se do të donte të mos ishte takuar kurrë me Zonjën e Parë. Zonja Wolkoff, e cila është planifikuese aktivitetesh argëtuese në Nju Jork, thotë se u prezantua me Zonjën e Parë në vitin 2003 në redaksinë e revistës Vogue, ku punonte zonja Wolkoff.

Ajo ia kushton dy nga 11 kapitujt e librit procesit për planifikimin e ceremonisë së inaugurimit të presidentit në janar 2017, duke përshkruar komitetin përgjegjës për grumbullim fondesh për të paguar për festimet disa ditëshe si të përfshirë nga probleme organizative dhe komunikimi që komplikuan punën e saj.

Ajo thotë se në mënyrë të përsëritur ngriti pyetje në lidhje me shpenzimet, gjë që rezultoi që ajo të shihej si problematike. Komiteti Presidencial i Inaugurimit të Presidentit Trump grumbulloi gati 107 milionë dollarë për aktivitetet ekstravagante. Ky ishte një çmim i paparë për ceremonitë e inaugurimit dhe ishte gati dyfish më i lartë se kostoja e inaugurimit të Presidentit Barack Obama në 2009.

Disa nga ata që ishin të përfshirë ose ishin në dijeni të punës së komitetit, i thanë agjencisë së lajmeve Associated Press në shtator 2017 se planifikimet për inaugurimin u ndërlikuan nga vendimet e minutës së fundit, ndryshimet në personel dhe mbikëqyrja e dobët financiare.

Zonja Wolkoff tha rrjetin ABC News në një intervistë të transmetuar të hënën se ajo vazhdon të bashkëpunojë me hetime të shumta penale mbi punën e komitetit. zëri i amerikës

Plot 81 laureatë të Çmimit Nobel e përkrahin Bidenin për president të SHBA

Tetëdhjetë e një fitues të Çmimit Nobel i kanë ofruar zyrtarisht përkrahje politikanit Joe Biden për t’u bërë president i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara. Ata kanë thënë se Joe Biden ka vullnet t’i dëgjojë ekspertët dhe e vlerëson lart përdorimin e shkencës për gjetjen e zgjidhjeve.

Laureatët e Nobelit, fitues të Çmimit Nobel në Kimi, Mjekësi dhe Fizikë, e theksuan rëndësinë që udhëheqësit e zgjedhur të marrin vendime duke u mbështetur në shkencë, sidomos gjatë një pandemie botërore, shkruan CNN, transmeton Gazeta Express.

“Asnjëherë në historinë e kombit tonë nuk ka pasur nevojë më të madhe që liderët tanë ta çmojnë vlerën e shkencës në hartimin e politikave publike”, thuhet në letrën e laureatëve të Nobelit.

“Gjatë karrierës së tij të gjatë në shërbim publik, Joe Biden vazhdimisht e ka dëshmuar vullnetin e tij që t’i dëgjojë ekspertët, njohjen e vlerës së bashkëpunimit ndërkombëtar në punë kërkimore shkencore dhe respektin e tij për kontributin që imigrantët e japin në jetën intelektuale të vendit tonë”, thuhet më tej në letrën e shkencëtarëve.

Sipas një burimi, personi që e organizoi këtë përkrahje grupore për kandidatin demokrat është Bill Foster në Illinois.

Ndryshe, Shtetet e Bashkuara janë vendi më i prekur në botë nga koronavirusi, ndërsa presidenti Trump është akuzuar ashpër për menaxhimin e situatës gjatë pandemisë.

Kosovë- Serbi, Grenell: Nëse palët kanë dëshirë, do të trajtohet çdo temë

Ish i dërguari i SHBA për dialogun Kosovë- Serbi, Richard Grenell ka thyer ‘heshtjen’ amerikane në Uashington në prag të takimit të 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë.

Grenell konfirmon se në plan të takimit janë për t’u diskutuar çështjet ekonomike të Kosovës dhe Serbisë. Por ai nuk përjashton që me dëshirën e dy vendeve, të diskutohet çdo temë e mundshme.

“Çdo çështje do të diskutohet dhe kjo varet nga palët nëse ata kanë dëshirë të diskutojnë të gjitha çështjet,” tha ai.

Grenell, sa i përket temave ekonomike ka paralajmëruar se nëse Serbia me Kosovën duan dollarë nga SHBA, atëhere duhet të bëjnë përparime ekonomike pasi nuk do të shpenzohen kot para.

“E vetmja gjë që ata do të kërkojnë është që nëse palët duan ndihmë nga SHBA, nëse duan dollarë amerikanë, atëherë duhet përparim ekonomik. Ne nuk duam t’i shpenzojmë paratë tona dhe të qëndrojmë të vendosur,” tha Grenell. bw

Shtëpia e Bardhë: Takimi Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë, për çështje ekonomike. SHBA nuk ka plan sekret

Keida Kostreci

Një këshilltar i posaçëm i Presidentit Donald Trump tha të martën se bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë këtë javë do të përqendrohen tek zhvillimi i bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve, si një stimul për t’i shtyrë politikanët e dy vendeve të zgjidhin problemet mes Prishtinës dhe Beogradit.

Këshilltari që foli me gazetarët me kusht që të mos identifikohej tha se gjithkush mund ta shohë se “kemi ngecur tek aspekti politik, duke folur gjithmonë për të njëjtat çështje, pa ndonjë përparim”.

“Presidenti Trump donte të shihte nëse duke u përqendruar tek zhvillimi ekononik dhe krijimi i vendeve të punës për të rinjtë, kjo do të ndryshonte disi dinamikën e gjendjes, kështuqë për më shumë se një vit, ne jemi përqendruar krejtësisht tek normalizimi ekonomik, për të gjetur një mënyrë që t’i nxisim palët që t’i lënë mënjanë çështjet politike”.

Ai përmendi marrëveshjet për transportin ajror, hekurudhor dhe rrugor si shembuj, duke i quajtur ato “historike”.

Këshilltari i posaçëm i Presidentit tha se në bisedimet me Kosovën dhe Serbinë të enjten dhe të premten Shtetet e Bashkuara do të përpiqen “t’i çojnë më përpara këto marrëveshje.

“Dhe pastaj do të shtojmë edhe tema të tjera në diskutim për të krijuar tregti, zhvillim ekonomik dhe vende pune”, tha ai.

Në përgjigje të një pyetjeje të Zërit të Amerikës, nëse parashikon se kur ky proces ekonomik do të gërshetohet me atë politik, ai tha se nuk donte të bënte parashikime.

“Nëse palët nënshkruajnë diçka që mendojnë se është e drejtë, ndoshta mund të përdorja fjalën balancë. Nëse palët besojnë në fjalën balancë, se po marrin diçka më shumë se sa po japin, dhe mendojnë se është një marrëveshje e mirë, atëherë do të nënshkruajnë. Ne nuk kemi plan sekret, nuk kemi parakushte. I takon palëve”.

Këshilltari i Posaçëm i Presidentit tha se ai mendon se komuniteti politik i të dyja vendeve nuk ka arritur të sigurojë përparim dhe komunitetet e bizneseve të të dyja vendeve janë të zhgënjyer.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara nuk kanë asnjë paragjykim për çfarëdo zgjidhje për të cilën do të bien dakord palët. I pyetur nëse Presidenti Donald Trump do të marrë pjesë në një farë mënyre në takim, këshilltari i posaçëm, nuk u përgjigj në mënyrë përfundimtare, por tha se ai është i përfshirë në proces dhe në diskutimet lidhur me çfarë mund të bëjë pala amerikane për t’u dhënë përparësi projekteve ekonomike.

“Por në fund të fundit, mendoj se palët duhet të jenë në gjendje të shënojnë përparim, në mënyrë që Shtetet e Bashkuara të vazhdojnë t’i përdorin këto mekanizma në mënyrë të fuqishme”, tha ai.

“Ne do ta përmbysim skenarin, të shkojmë fillimisht tek njerëzit, të ngjallim entuziazëm për rritjen e ekonomisë dhe të lëmë këto çështje politike të dalin dytësore”, tha këshilltari.

I pyetur nëse njohja reciproke do të jetë një nga temat, këshilltari përsëriti tha se nuk ka ndonjë temë të paracaktuar por se bisedimet do të jenë një provë nëse palët janë të hapura për bashkëpunim dhe për ta përmbysur mënyrën e të menduarit por tha se “duhet shënuar përparim në zhvillimin ekonomik që Shtetet e Bashkuara të vazhdojnë ta përqendrojnë vëmendjen” në këtë çështje.

“Është në dorë të palëve nëse duan apo jo të ecin përpara dhe çfarëdo që të ketë thënë media, Shtetet e Bashkuara nuk kanë një plan sekret, nuk do të kërkojnë diçka”, duke shtuar se se e vetja kërkesë është se nëse duan paratë e Shteteve të Bashkuara duhet të shënojnë përparim në frontin ekonomik.
Këshilltari i Posaçëm tha se ai nuk ka marrë asnjëherë pjesë në ndonjë bisedë për shkëmbim territoresh.

Replika mes presidentit Trump dhe kryetarit të bashkisë së Portlandit pas vrasjes në protestë

Ken Bredemeier

PresidentiDonald Trump shkëmbeu replika të dielën me kryetarin e bashkisë së qytetit të Portlandit në shtetin e Oregonit, më pak se 24 orë pasi një person mbeti i vrarë ndërsa protestuesit e lëvizjes Black Lives Matter (Jetët e Afrikano-Amerikanëve Kanë Vlerë) dhe mbështetësit e Trump-it u përleshën në rrugët e qytetit.

Në një konferencë për shtyp të dielën pasdite, kryetari i bashkisë së Portlandit, Ted Wheeler u kërkoi protestuesve që të mos kalojnë në akte të dhunshme apo të kërkojnë hakmarrje pas incidentit vdekjeprurës të së shtunës në mbrëmje.

Presidenti, mesa duket duke e ndjekur transmetimin e konferencës, shprehu kritikën e tij në Twitter.

Pasi presidenti Trump e quajti zotin Wheeler, një demokrat “budalla” dhe e fajësoi atë për “vdekjen dhe shkatërrimin e madh” në qytetin liberal. Wheeler, i cili dukej qartë i revoltuar, iu drejtua kamerave me një mesazh për presidentin, duke i quajtur komentet e tij “klasike të stilit Trump”.

“Je përpjekur të na ndash më shumë se çdo figurë tjetër në historinë moderne dhe tani kërkon që unë të ndal dhunën që ti e nxite”, tha zoti Wheeler. “Amerikës i duhet që ju të ndaleni që të mund të bashkohemi përsëri në këtë vend”.

Kryetari i bashkisë vazhdoi më tej, duke përmendur ato që ai tha se ishin komente seksiste të Trump-it për gratë e deri tek “sulmet raciste mbi afrikano-amerikanët”.

Javën e kaluar, ndërsa pranoi emërimin e partisë republikane për president, Presidenti Trump përmendi qytetin Portland si një shembull të së ardhmes së frikshme që amerikanët mund të presin nëse kundërshtari i tij, ish-nënpresidenti Joe Biden, fiton zgjedhjet e 3 nëntorit.

Votuesit “nuk do të jenë të sigurtë në Amerikën e Joe Biden-it”, tha presidenti.

Biden ka në plan të përgjigjet me një fjalim të hënën në Pensilvani që fushata e tij tha se do të përqëndrohet në pyetjen: “A jeni të sigurtë në Amerikën e Donald Trump-it?”

Zoti Biden i tha kanalit MSNBC javën e kaluar se presidenti Trump e shikon dhunën në rrugë “si një përfitim politik për të. Ai po bën thirrje për më shumë dhunë, jo më pak”. Pati më shumë protesta të dielën, përfshirë një demonstrim gjatë natës në një ndërtesë të përdorur nga policia.

Në tubimin e së shtunës u grumbulluan qindra automjete me mbështetësit e presidentit Trump në Portland. Disa prej tyre qëlluan me shënjestrues me ngjyra nga kamionët e tyre tek njerëzit në rrugë, ndërsa protestuesit i qëlluan me mjete rrethanore.

Në një deklaratë të policisë thuhet se oficerët kishin dëgjuar të shtëna me armë të shtunën në mbrëmje dhe gjetën një protestues të bardhë të vdekur nga një plagë me armë në gjoks. Dëshmitarët thanë se viktima kishte një kapele me mbishkrimin “Lutje e Patriotëve”, një grup i ekstremit të djathtë me qendër në shtetin e Uashingtonit që është përleshur edhe më parë me protestuesit.

Policia po kërkon informacion nga dëshmitarët e mundshëm.

Duke cituar burime në dijeni të rastit, gazeta The Oregonian, tha se policia po heton një 48-vjeçar i cili është vet-identifikuar si anti-fashist dhe ka postuar në mediat sociale për pjesëmarrje në protestat e Portlandit gjatë muajve të fundit.

Një zyrtar i lartë i administratës Trump, ushtrues i detyrës së Sekretarit të Sigurisë Kombëtare Chad Wolf, fajësoi në një emision televiziv zyrtarët shtetërorë dhe lokalë për dhunën e zgjeruar në Portland që “nuk lejuan forcat e zbatimit të ligjit të bënin punët e tyre”. “Dhuna duhet të marrë fund” tha zoti Wolf. Ai tha se qeveria federale vazhdon të ofrojë ndihmë për forcat e rendit në Portland përtej dërgimit të mëparshëm të trupave që më pas u tërhoqën.

“Ata vazhdojnë të refuzojnë ndihmën federale për t’i dhënë fund kësaj dhune”, tha zoti Wolf për zyrtarët e shtetit të Oregonit dhe qytetit të Portlandit. Në Portland, tha ai “shihni saktësisht se çfarë ndodh po të mos mbrosh qytetin tënd”. “Mesazhi im për këdo që proteston është: Ju lutem protestoni paqësisht”, tha zoti Wolf.

Presidenti Trump rishpërndau në Twitter një video që tregon karvanin e makinave të përkrahësve të tij që kalon përmes Portlandit duke i quajtur “Patriotë të Mëdhenj”. Në një emission televiziv, zoti Wolf kundërshtoi interpretimin se duke vlerësuar karvanin e makinave, presidenti Trump po shton tensionet.

“Absolutisht jo”, tha zoti Wolf.

Vrasja me armë në Portland është incidenti i fundit gjatë trazirave racore në të gjithë Shtetet e Bashkuara. Amerikanët janë hedhur në protesta ndaj padrejtësive racore dhe abuzimit policor të pakicave që pas vdekjes më 25 maj të afrikano-amerikanit George Floyd, ndërsa ishte në arrest policor në qytetin Mineapolis të shtetit të Minesotës.

Presidenti Trump të martën do të vizitojë një nga këto qytete, Kenosha, në shtetit e Uiskonsinit, edhe pse guvernatori i këtij shteti, Toni Evers i ka kërkuar që të mos shkojë.

Më 23 gusht, një oficer policie i bardhë qëlloi afrikano-amerikanin Jacob Blake, shtatë herë në shpinë, ndërsa përpiqej ta arrestonte në lidhje me një zënkë në familje, duke shkaktuar disa netë protestash, në njërën prej të cilave dy persona u qëlluan për vdekje dhe një tjetër u plagos.

Një ditë më vonë, Kyle Rittenhouse, një 17-vjeçar i bardhë, banor në shtetin fqinj të Illinoit, i cili tha se ishte në Kenosha për të mbrojtur bizneset gjatë protestave në rrugë, u akuzua për vrasjet.

“Rrethanat e kësaj ngjarje janë ende duke u hetuar”, tha zoti Wolf.

Sekretari në detyrë i Departamentit të Sigurisë Kombëtare u bëri thirrje zyrtarëve vendorë që “të ndërmarrin veprime” për të shuar dhunën në rrugë.

“Ju mund ta ndaloni këtë”, tha ai. “Qeveria federale do t’u sigurojë ndihmë”.

Guvernatorja e Oregonit: T’i jepet fund ciklit të dhunës në Portland

Në qytetin veriperëndimor të Portlandit, në shtetin e Oregonit, vazhdojnë protestat. Guvernatorja e shtetit Kate Brown, tha se do të forcojë praninë policore dhe se se do të adresojë çështjet themelore që kanë nxitur muaj të tërë protestash kundër padrejtësisë racore. Një grup protestuesish u mblodhën të dielën para një ndërtesë ku qëndrojnë forcat e zbatimit të ligjit. Grumbullimi i tyre u konsiderua i paligjshëm dhe policia e Portlandit kreu arrestime si shumë netë të tjera. Guvernatorja Brown tha në një deklaratë të dielën vonë në mbrëmje se të gjithë, përfshirë zyrtarë të zgjedhur, forcat e rendit dhe drejtuesit e komunitetit, duhet të bashkohen për të ndaluar ciklin e dhunës në qytet dhe se “ndryshimi i vërtetë do të vijë nga puna e madhe për të garantuar drejtësi racore”.

Zonja Brown njoftoi se në Portland do të dërgohen forca shtesë policore për t’i ardhur në ndihmë policisë së qytetit. Ata që kryejnë vepra të dhunshme, do të arrestohen, tha guvernatorja, duke shtuar se do të zhvillojë një forum publik me kryetarin e bashkisë së Portlandit Ted Wheeler, organizatorët e protestave dhe drejtuesit e komunitetit. Ajo kritikoi gjithashtu veprimet e “vigjilentëve të armatosur të krahut të djathtë”, një ditë pasi një person u qëllua për vdekje ç’ka solli përleshje mes protestuesve dhe kundër protestuesve.

“Grupi i krahut të djathtë “Lutjet e Patriotit” dhe anëtarët e vetëshpallur të milicisë u futën në qytetin e Portlandit mbrëmjen e kaluar (të shtunën), të armatosur, duke kërkuar luftë”, tha zonja Brown në një deklaratë. “Çdo banor i Oregonit ka të drejtë të shprehë lirshëm pikëpamjet e tij pa frikë nga dhuna vdekjeprurëse. Nuk do t’i lejoj “Lutjet e Patriotit” dhe supremacistëve të armatosur të bardhë të sjellin më shumë gjakderdhje në rrugët tona”.

Një deklaratë policia njoftoi se një person ishte qëlluar për vdekje me armë zjarri të shtunën në mbrëmmje dhe e identifikoi atë si një burrë i bardhë, i cili vdiq nga një plagë me armë në gjoks. Dëshmitarët thanë se personi i vrarë mbante në kokë një kapele me shenjën “Lutjet e patriotit”, një grup i ekstremit të djathtë me qendër në e shtetin Uashingtonit, anëtarët e të cilit edhe më parë janë përleshur me protestuesit. Gazeta “Oregonian”, duke cituar burime të njohura me rastin, tha se policia po heton një 48-vjeçar, i vetëidentifikuar si antifashist dhe që në postime në median sociale ka treguar se ka marrë pjesë në protestat e zhvilluara në Portland gjatë disa muajve të fundit. Në një konferencë shtypi të dielën pasdite, zoti Wheeler u bëri thirrje protestuesve të mos rikthehen tek aktet e dhunës apo të hakmerren pas vdekjes së të shtunës në mbëmje. Në një reagim në twitter Presidenti Trump kritikoi zotin Wheeler dhe e fajësoi atë për “vdekjen dhe shkatërrimin” në qytet. Zoti Wheeler reagoi duke e cilësuar postimin e presidentit një koment klasik të tij.

“Jeni përpjekur të na ndani më shumë se çdo figurë tjetër në historinë moderne dhe tani doni që unë të ndaloj dhunën që ju ndihmuat për ta krijuar“, iu përgjigj zoti Wheeler Presidentit Trump. “Ajo që Amerika ka nevojë, është që ju të ndaleni, që ne të mund të bashkohemi si një Amerikë e vetme“.

Javën e kaluar, ndërsa pranoi emërimin nga republikanët për të kandiduar për një mandat të dytë, PresidentiTrump përdori Portlandin si shembull të asaj që mund të pritet të ndodhë në mbarë Amerikën në të ardhmen, nëse kundërshtari i tij, ish-Nënpresidenti Joe Biden, fiton zgjedhjet e 3 nëntorit. Votuesit “nuk do të jenë të sigurt në Amerikën e Joe Biden-it”, tha presidenti. Zoti Biden pritet t’i përgjigjet me një fjalim të hënën në Pensilvani, që siç thanë zyrtare të fushatës se tij, do të përqëndrohet tek tema: “A ndiheni të sigurt në Amerikën e Donald Trump-it?”

Zoti Biden tha gjate nje interviste javën e kaluar se zoti Trump e shikon dhunën në rrugë “si një përfitim politik për të. Ai po brohoret për më shumë dhunë, jo më pak”, tha zoti Biden. zëri i amerikës

SHBA: Komisioni i Kongresit reagon pasi sekretari Pompeo refuzon të dorëzojë dokumentat

Marrë nga Reuters

Komisioni i Dhomës Përfaqësuesve për Marrëdhëniet me Jashtë njoftoi se ka filluar një proces për ta mbajtur Sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo përgjegjës për fyerje komisionit, duke përmendur si argument refuzimin e tij për përmbushur një kërkesë për informacione lidhur me “keqpërdorimin e hapur politik burimeve departamentit.

Kreu demokrat i komisionit, Eliot Engel, përmendi gjithashtu edhe fjalimin e zotit Pompeo nga Jeruzalemi Kuvendin Kombëtar Republikan dhe tha se “ai ka shfaqur shpërfillje alarmuese për ligjet dhe rregullat për sjelljen e tij dhe për instrumentat ofron kushtetuta për parandaluar korrupsionin qeveritar”.

Muajin e kaluar komisioni i dërgoi një kërkesë zotit Pompeo për dokumentat ai u kishte dhënë republikanëve po hetonin mbi kandidatin demokrat për president, Joe Biden.

Një komision i Senatit i drejtuar nga republikanët, ka mbledhur informacione lidhur me birin e ish-nënpresidentit, Hunter Biden.

Hunter Biden është ish-anëtar i bordit kompanisë ukrainase energjisë, Burisma. Kompania u vu qendër vëmendjes vitin e kaluar, gjatë hetimit për procesin e shkarkimit kishte si qëllim gjente nëse zoti Trump ushtroi presion papërshtatshëm ndaj qeverisë Kievit hapte një çështje do implikonte rivalin e tij zgjedhje.

I dhashë zotit Pompeo mundësi mjaftueshme plotësonte kërkesën time për dokumenta, fillimisht e bëra para tre muajsh. Këto dokumenta i ishin dorëzuar ndërkohë senatit dhe refuzimi i tij për t’ia dhënë Komisionit Punëve Jashtme Dhomës Përfaqësuesve, bëri lëshoja një kërkesë detyrueshme”, tha zoti Engel një deklaratë.

Marshim në Uashington me fokus te dhuna policore

57 vjet pas Marshimit për Punë e Liri në Uashington, ku Martin Luther Kingu mbajti fjalimin e famshëm “Kam një Ëndërr”, kryeqyteti amerikan do të bëhet skenë e një marshimi të ri të premten.

Marshimi i kësaj radhe pason demonstrata që vazhdojnë prej muajsh me thirrjet kundër dhunës policore ndaj personave me ngjyrë. Protestat filluan pas vdekjes së afrikano-amerikanit George Floyd gjatë arrestit në Mineapolis. Vdekja e tij është bërë simbol i historisë së gjatë të vdekjeve të personave me ngjyrë në duart e policisë.

Protestat e 6 qershorit 2020

Protestat e 6 qershorit 2020

Marshimi i së premtes është pagëzuar “Hiqni Gjurin që na Keni Vënë në Qafë,” një frazë që i referohet momentit kur vdiq George Floyd, i mbërthyer përdhe me gjurin e policit në qafë.

Këtë javë, një polic qëlloi shtatë herë në shpinë 29-vjeçarin afrikano-amerikan Jacob Blake në Kenosha të shtetit Uiskonsin. Aktualisht Blake është paralizuar nga mesi e poshtë.

Marshimi i së premtes është organizuar nga Rrjeti për Veprim Kombëtar i të Përndershmit Al Sharpton, organizata Martin Luther King III dhe grupime të tjera përfshirë edhe Shoqatën Kombëtare për Avancimin e Personave me Ngjyrë si dhe Federatën Hispanike, Ligën Kombëtare Urbane dhe shoqata e sindikata të tjera.

Aktiviteti do të fillojë në shkallët e Përmendores së Linkolnit dhe pas disa orësh demonstruesit do të marshojnë drejt Përmendores së Martin Luther Kingut.

Ndër ata që do ta marrin fjalën do të jenë ligjvënës e të afërm të personave që kanë vdekur në duart e policisë.

Fillimisht pritej një pjesëmarrje prej 100 mijë vetësh në marshim, por tani parashikimet flasin për afro 50 mijë vetë në përputhje me lejen që ka nxjerrë Shërbimi i Parqeve që menaxhon aktivitetet në hapësira publike në Uashington.

Pandemia, e cila ka prekur çdo aspekt të jetës, ka ndikuar edhe tek planet për marshimin e së premtes. Organizatorët thonë se çdo pjesëmarrës do të kontrollohet nëse ka temperaturë. Po ashtu, janë krijuar 200 stacione për sterilizimin e duarve dhe të gjithë duhet të mbajnë maskë.

Organizata e zotit Sharpton ka anuluar autobusë nga disa shtete ku ritmet e pandemisë janë të larta, pasi Uashingtoni ka vendosur karantinë dy javëshe mbi këdo që futet në qytet nga këto shtete, përfshirë Floridën, Teksasin dhe Xhorxhian.

Ata që do të marrin pjesë në marshim do të drejtohen në seksione të paracaktuara para përmendores, në distancë fizike nga njëri-tjetri dhe do të ndjekin fjalimet përmes ekraneve gjigande.

Biden, kundër sugjerimit për të mos dalë në debat me Presidentin Trump

Steve Herman

Kandidati demokrat për president, Joe Biden, po refuzon thirrjet për të mos marrë pjesë në një debat zyrtar me Presidentin Donald Trump.

Do të debatoj me të. Do të bëj verifikuesin e fakteve në skenë ndërsa do të jem duke debatuar me të“, tha zoti Biden të enjten gjatë një interviste për kanalin MSNBC.

Ish-nënpresidenti shtoi se “mendoj se të gjithë e dinë se ky njeri ka tendencën pothuajse patologjike për të mos thënë të vërtetën“.

Presidenti Trump dhe ish-Nënpresidenti Biden pritet të debatojnë në datat 29 shtator, 15 tetor dhe 22 tetor.

Zoti Biden i bëri deklaratat pak pasi Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, tha se ajo nuk mendonte se duhet të kishte debate presidenciale këtë vit.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi

Nuk do ta legjitimoja një bisedë me të, dhe as një debat për sa i përket presidencës së Shteteve të Bashkuara“, tha zonja Pelosi.

Ajo parashikoi se gjatë debateve, Presidenti Trump “ndoshta do të vepronte në një mënyrë që është nën dinjitetin e presidencës”, duke kujtuar veprimet e tij gjatë debateve për vitin 2016 me ish-sekretaren e shtetit Hillary Clinton kur ai i qëndronte nga pas kandidates demokrate gjatë një takimi me publikun.

Me 67 ditë të mbetura deri në zgjedhjet e vitit 2020, demokratët po vazhdojnë të sulmojnë Presidentin Trump për përgjigjen e administratës së tij ndaj pandemisë së koronavirusit, e cila ka vrarë 180’000 njerëz në Shtetet e Bashkuara – shifra më e lartë e raportuar nga çdo vend tjetër, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.

Me ndoshta gjuhën më therëse deri më tani nga dyshja e rivalëve të partisë opozitare, kandidatja demokrate për nënpresidente, Senatorja nga Kalifornia, Kamala Harris, tha se ndërsa kërcënimi nga virusi u rrit, “Donald Trump qëndronte pa vepruar, dhe njerëz, ky ishte një vendim vdekjeprurës”.

Donald Trump ngriu. Ai u frikësua. Dhe ishte i vogël dhe hakmarrës“, tha ajo në një fjalim të drejtpërdrejtë nga Universiteti “George Washington” në Uashington.

Kandidatja demokrate për nënpresidente Kamala Harris

Kandidatja demokrate për nënpresidente Kamala Harris

Në daljen e saj të parë e vetme gjatë fushatës, zonja Harris tha se ndërsa zoti Biden ka propozuar një plan për të luftuar COVID-19, presidenti aktual ende nuk ka një plan.

Nuk ndalet me një mesazh në Twitter“, tha ajo.

Zonja Harris tha se Presidenti Trump ka dështuar në detyrën më themelore të një presidenti, që është mbrojtja e popullit amerikan.

Presidenti Trump ka theksuar në mënyrë të përsëritur vendimin e tij në fund të janarit për të ndaluar hyrjen e kujtdo që kishte qenë në Kinë gjatë 14 ditëve të mëparshme, vendim që erdhi menjëherë pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli një emergjencë ndërkombëtare të shëndetit publik.

Presidenti ia atribuon veprimit të tij shpëtimin e mundshëm të miliona jetëve amerikane, dhe thotë se zoti Biden e kritikoi në atë kohë.

Një ditë pas masës së ndalimit për Kinën, zoti Biden e quajti Presidentin Trump ksenofob dhe tha se presidenti duhet të marrë vendime bazuar në shkencë. Por, demokratët pretendojnë se ish-nënpresidenti po e kritikonte Presidentin Trump në përgjithësi, dhe jo për këtë politikë specifike.

SHBA, Dallimet dhe ngjashmëritë mes dy kuvendeve partiake

Republikanët e kishin radhën këtë javë për të emëruar kandidatin e tyre për zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit. Mbrëmë Presidenti Trump pranoi emërimin për një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë. Ashtu si demokratët javën e kaluar, pandemia i detyroi organizatorët e Kuvendit Kombëtar Republikan të ndryshojnë planet për të respektuar distancimin fizik. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Steve Redisch bën një krahasim të këtyre dy kuvendeve.

Republikanët e filluan kuvendin në dallim të dukshëm nga demokratët, duke dërguar përfaqësues të shteteve që emëruan Presidentin Trump si kandidat, në një sallë me një prani shumë të vogël nga 2500 delegatë që ishin regjistruar.

Demokratët e realizuan këtë proces në formë tërësisht virtuale: delegatët flisnin nga një pikë e njohur e shtetit të tyre dhe deklaronin votën.

“Mendoj se kuvendet virtuale i ndihmuan të dyja partitë. Kjo formë u dha mundësi demokratëve të mos përballeshin me dallimet e brendshme mes tyre. Nuk pati protesta të përkrahësve të Bernie Sanders-it siç do të kishte patur në qoftë se do të ishte përmendur kandidatura e tij në sallë. Po ashtu nuk kishte thirrje për të burgosur Hillary Clinton-in siç kishte katër vjet më parë në kuvendin republikan,” thotë analisti Matthew Continetti.

Demokratët përdorën gjerësisht video me cilësi jo të lartë, për fjalime të shkurtra.

Republikanët u përpoqën të krijojnë atmosferën e një kuvendi të drejtpërdrejtë me një përzierje regjistrimesh dhe fjalimesh të drejtpërdrejta nga podiumi.

Vetëm një numër i vogël zyrtarësh të zgjedhur republikanë e morën fjalën. Presidenti George W. Bush nuk mori pjesë.

“Mungesa e gardës së vjetër të Partisë Republikane ishte domethënëse. Zakonisht shpaloset vazhdimësia, për të treguar që kandidati ka mbështetjen e të gjithë partisë. Mungesa e figurave kryesore nënkupton një tjetër klimë brenda partisë,” thotë analistja Vanessa Beasley.

Shumë prej atyre që e morën fjalën në kuvendin republikan ishin pjesëtarë të familjes së presidentit.

“Mendoj se synimi i kuvendit është të mobilizojë bazën dhe t’u kujtojë atyre përse votuan për zotin Trump katër vjet më parë. Një pjesëtar i familjes së presidentit e bën po aq mirë këtë punë sa një zyrtar i zgjedhur republikan, madje edhe më mirë, sepse e dimë që shumë votues republikanë nuk kanë besim tek makinacionet e mëparshme politike,” thotë analisti Continetti.

Zonja e Parë, Melania Trump shprehu keqardhje për ata që janë prekur nga COVID-i. Folës të tjerë vlerësuan reagimin e presidentit ndaj krizës.

Megjithëse demokratët shpenzuan një pjesë të mirë të punimeve me kritika ndaj presidentit se nuk kishte bërë sa duhet ndaj pandemisë, mesazhi kryesor nuk u përcoll me fjalë:

“Joe Bideni e dha fjalimin përmes internetit. Kurdo që ishte në prani të të tjerëve, ai gjithmonë mbante maskë. Nga ana tjetër, Presidenti Trump zhvilloi diskutime në Shtëpinë e Bardhë dhe askush nuk kishte maskë. Kjo dëshmon dallime të mëdha mes dy partive, jo vetëm në lidhje me reagimin ndaj pandemisë, por edhe për të ardhmen e Amerikës në përgjithësi,” thotë analisti Continetti.

Të dyja partitë akuzojnë njëra-tjetrën se u munduan të krijojnë frikë për të ardhmen e vendit nëse fiton kundërshtari.

“Një fakt interesant për këtë moment është optimizmi që secila palë thotë se manifestoi në kuvendin e saj. Në Kuvendin Demokrat, kishte një ton më serioz, më intim, një atmosferë sikur vendi ishte në zi, sidomos kur u transmetuan video të atyre që kishin vdekur nga COVID-i. Në rastin e republikanëve, optimizmi u shfaq me fjalimet me zë kumbues dhe duke ngritur pyetjen se çfarë do të ndodhë nëse fitojnë demokratët,” thotë zonja Beasley.

Të dy kuvendeve u mungonin pjesëmarrësit në sallë, që në të kaluarën përcillnin me duartrokitje të zjarrta fjalimet. Këtë radhë edhe shikueshmëria televizive ra dukshëm për të dyja kuvendet krahasuar me katër vjet më parë.

Presidenti Trump pranon emërimin republikan, sulmon rivalin demokrat Biden

SHTËPIA E BARDHË – Gjatë fjalimit të tij nga Shtëpia e Bardhë të enjten duke pranuar nominimin e partisë së tij për një mandat të dytë, Presidenti Donald Trump tha se zgjedhjet e nëntorit “do të vendosin nëse ne do të mbrojmë mënyrën e jetesës amerikane apo nëse do të lejojmë që një lëvizje radikale ta çmontojë plotësisht dhe ta shkatërrojë atë”.

Presidenti Trump, i cili përballet me një sfidë të fortë nga ish-Nënpresidenti Joe Biden, i tha një turme të madhe në lëndinën jugore të Shtëpisë së Bardhë se “këto janë zgjedhjet më të rëndësishme në historinë e vendit tonë”.

Rreth 1500 pjesëmarrësit e ftuar, përfshirë shumë anëtarë republikanë të Kongresit, ishin ulur pranë njëri-tjetrit dhe shumica nuk mbanin maska për fytyrën, duke kundërshtuar kështu këshillat e shëndetit publik mes pandemisë së koronavirusit.

Presidenti Trump, që radhitet pas zotit Biden në anketimet në rang kombëtar dhe në anketimet në shtetet kyçe të betejës elektorale, ia kushtoi pjesën më të madhe të fjalës së tij një sulmi të ashpër ndaj kundërshtarit të tij demokrat, duke e denoncuar atë në një moment si “kali i Trojës” për radikalët e majtë dhe anarkistët që duan të shkatërrojnë vendin.

Mes brohoritjeve inkurajuese nga publiku, Presidenti Trump tha se ish-nënpresidenti “nuk është shpëtimtar i shpirtit të Amerikës. Ai është shkatërruesi i vendeve të punës në Amerikë. Nëse i jepet mundësia, ai do të jetë shkatërruesi i madhështisë amerikane”.

“Për 47 vjet, Joe Biden mori kuotat e dhuruara nga punëtorët, u dha përqafime dhe madje puthje”, tha Presidenti Trump. “Dhe u tha atyre se ai ndjen dhimbjen e tyre. Dhe pastaj ai fluturoi përsëri për në Uashington dhe votoi për t’i dërguar vendet tona të punës në Kinë dhe në shumë vende të tjera të largëta”.

Presidenti, në fjalimin e tij 70-minutësh, theksoi atë që e quajti qëndrimin e tij të ashpër ndaj Kinës, për sa i përket ekonomisë dhe fajësoi Pekinin që lejoi daljen e koronavirusit nga kufijtë e vendit.

Presidenti Donald Trump gjatë fjalimit të tij
Presidenti Donald Trump gjatë fjalimit të tij

Në fakt, Presidenti Trump gëzonte marrëdhënie të mira me udhëheqësin e Kinës, Xi Jinping, në fillimet e administratës së tij, ndërsa të dy drejtuesit u angazhuan në bisedime të mëdha tregtare, dhe më vonë, pasi filloi të përhapet koronavirusi, Presidenti Trump e vlerësoi Presidentin Xi për trajtimin e tij të krizës. Sapo marrëdhëniet u përkeqësuan dhe Presidenti Trump filloi të fajësojë Kinën për situatën e shëndetit publik dhe problemet e ekonomisë, presidenti shtoi kritikat e tij ndaj zotit Biden si një vegël e Kinës.

“Axhenda e Joe Biden-it është bërë në Kinë. Axhenda ime është bërë në SHBA”, tha Presidenti Trump.

Nëse rizgjidhet, Presidenti Trump premtoi se “do t’i qepemi menjëherë Kinës. Nuk do të mbështetemi tek ta për asgjë”.

Pak para fjalimit të presidentit, fushata e zotit Biden sulmoi Presidentin Trump si “presidenti më i dobët që kemi patur ndonjëherë përballë Kinës”.

“Ai ka dështuar përsëri dhe përsëri të mbrojë interesat amerikane përballë qeverisë kineze”, tha fushata Biden në një deklaratë.

Fushata e kandidatit të Partisë Demokrate pretendon se “kur po shfaqej koronavirusi, Trump përhapi gënjeshtrat e Xi. Dhe lufta e tij e tarifave me Kinën ka shkatërruar fermerët, bizneset, konsumatorët dhe punëtorët amerikanë. Ai madje iu lut Presidentit Xi ta shpëtonte fushatën e tij për rizgjedhje”.

Në fjalën e tij, Presidenti Trump tha se zoti Biden “e ka kaluar tërë karrierën e tij në anën e gabuar të historisë”.

Presidenti gjithashtu kërkoi të krijonte një kontrast filozofik dhe moral midis dy palëve.

“Në pamjen e mbrapshtë të së majtës, ata nuk e shohin Amerikën si kombin më të lirë, të drejtë dhe të jashtëzakonshëm mbi Tokë. Përkundrazi, ata shohin një komb të lig që duhet të ndëshkohet për mëkatin e tij”.

Presidenti Trump deklaroi se “Joe Biden është i dobët. Ai merr urdhrat e tij të marshimit nga hipokritët liberalë”.

Zoti Biden, në një aktivitet virtual të fushatës të enjten, kritikoi presidentin si “krejt të papërgjegjshëm” për organizimin e një aktiviteti krejtësisht politik në lëndinën e Shtëpisë së Bardhë, “duke hedhur praktikisht në kosh të gjitha rregullat kryesore”.

Ivanka Trump i drejtohet Konventës Republikane nga Shtëpia e Bardhë
Ivanka Trump i drejtohet Konventës Republikane nga Shtëpia e Bardhë

Fishkezjarre që ravijëzonin emrin “Trump” dhe “2020” sipër Monumentit të Uashingtonit dhe Shëtitores Kombëtare, pasuan menjëherë fjalimin e presidentit.

Përveç fjalimit të tij drejtpërdrejt para turmës në Shtëpinë e Bardhë, dhe një fjalimi mbrëmjen e së mërkurës në Baltimore nga Nënpresidenti Mike Pence, konventa katër-ditore e republikanëve ishte kryesisht virtuale, e ngjashme me konventën demokrate një javë më parë.

Duke iu kthyer konventave virtuale, të dyja palët përpiqen të kufizojnë përhapjen e koronavirusit, që sipas Universitetit Johns Hopkins, ka vrarë më shumë se 180’000 njerëz në Shtetet e Bashkuara dhe ka infektuar 5.8 milionë.

“Do të prodhojmë një vaksinë para fundit të vitit, ose ndoshta edhe më shpejt”, parashikoi Presidenti Trump të enjten në mbrëmje.

Këshilltarët kryesorë të presidentit besojnë se ai e përmirësoi pozicionin e tij politik këtë javë, me folësit që lavdëruan mandatin e tij 3-vjeçar në Shtëpinë e Bardhë dhe kritikuan zotin Biden, shumica e tyre ndërsa qëndronin në një skenë në Auditorin e boshatisur “Mellon”, jo larg Shtëpisë së Bardhë.

Presidenti Trump u prezantua nga njëra nga vajzat e tij, Ivanka, e cila është gjithashtu një këshilltare e Shtëpisë së Bardhë.

“Baba, njerëzit të sulmojnë për shkak se je jokonvencional, por unë të dua për shkak se je i vërtetë,” tha ajo. “Dhe të respektoj që ke qenë efektiv”.

Gjatë kongresit republikan, trazirat racore shpërthyen në Kenosha, të shtetit Wisconsin, ku goditja me armë nga policia e afrikano-amerikanit Jacob Blake, ngjalli protestat në rrugë kundër policisë. Pati ndërtesa të cilave iu vu zjarri në qytetin prej 100’000 banorësh. Një i ri 17-vjeçar nga shteti fqinj Illinois është arrestuar dhe akuzuar për vrasjen e dy protestuesve dhe plagosjen e një të treti.

Presidenti Trump, në fjalën e tij të pranimit nuk përmendi plagosjen e zotit Blake, i cili është i paralizuar nga mesi e poshtë, siç njoftoi babai i tij. Ai ritheksoi qasjen e tij për rend dhe ligj, duke dënuar provokatorët, grabitësit dhe anarkistët në disa qytete të drejtuara nga demokratët.

Presidenti Trump dhe Nënpresidenti Pence, së bashku me folësit e shumtë në konventë, portretizuan administratën e tyre si një mbështetëse të vendosur të zbatimit të ligjit, si dhe kundra protestave, disa prej të cilave janë bërë të dhunshme, që nga vdekja nën arrest policor më 25 maj e afrikano-amerikanit George Floyd, në qytetin Minneapolis, të shtetit Minesota.

Fjalimi i gjatë i presidentit i mbajti verifikuesit e fakteve të zënë me punë.

Disa nga komentet e presidentit ishin false ose shtrembërime, sipas PolitiFact, që drejtohet nga Instituti Poynter, një shkollë e gazetarisë jofitimprurëse dhe një organizatë kërkimore.

Gazeta New York Times gjithashtu u përpoq të bënte një kontroll gjithëpërfshirës të fakteve të dhëna gjatë fjalimit dhe i dha presidentit vlerësime të ndryshme për sa i përket respektimit të së vërtetës.

Kishte më shumë se 20 pretendime false ose shtrembërime në fjalim, sipas Daniel Dale të kanalit CNN.

Anketimet tregojnë se zoti Biden kryeson ndaj Presidentit Trump me rreth 7 pikë përqindje, sipas një përmbledhjeje të anketimeve në faqen e internetit të Real Clear Politics. Sidoqoftë, avantazhi i zotit Biden është më i vogël në disa shtete kryesore të betejës elektorale që mund të rezultojnë edhe një herë vendimtare në zgjedhje.

Vetëm dy presidentë amerikanë kanë humbur garat për rizgjedhje pas një mandati të vetëm në detyrë gjatë katër dekadave të fundit: Jimmy Carter në vitin 1980 dhe George H.W. Bush në vitin 1992.

Melania Trump flet në Kuvendin Republikan për pandeminë dhe protestat

Ken Bredemeier

Zonja e Parë e Shteteve Bashkuara, Melania Trump shprehu ngushëllimet martën për viktimat e pandemisë koronavirusit, një kontrast dukshëm nga bashkëshorti i saj, Presidenti Donald Trump, shpesh i minimizon pasojat e sëmundjes duke thënë se ajo do zhduket vetvetiu.

nga marsi, jetët tona kanë ndryshuar mënyrë drastike. U dërgoj ngushëllimet thella gjithë atyre kanë humbur njerëzit e dashur. Lutem për ata janë sëmurë ose po vuajnë”, tha Zonja e Parë fjalimin kryesor natës dytë Kuvendit Kombëtar Republikanëve nga Kopshti i Trëndafilave i Shtëpisë Bardhë.

E di shumë njerëz janë ankth dhe disa ndjehen pafuqishëm. Dua ta dini se nuk jeni vetëm, tha ajo.

Toni i fjalimit shënonte një kontrast dukshëm nga retorika politike karakterizoi pjesën madhe dy netëve para Kuvendit, ndërsa përkrahësit e zotit Trump sulmuan ashpër rivalin e tij demokrat, Joe Biden dhe vlerësuan mënyrën se si presidenti e ka menaxhuar pandeminë dhe efektin shkatërrues ka pasur tek ekonomia.

Duke treguar historinë e saj si imigrante erdhi nga Sllovenia si modele moshën 26 vjeçare dhe pas mori shtetësinë amerikane, Melania Trump mund ketë krijuar një lidhje me shumë njerëz pakënaqur nga politikat e shoqit kanë shënjestër imigrantët pa dokumenta.

Zonja e Parë shprehu mirënjohjen ndaj punonjësve shëndetësisë kanë trajtuar miliona njerëz me COVID-19.

Ju vini vendin parin dhe unë dhe bashkëshorti im ju jemi mirënjohës”, tha ajo.

Është frymëzuese shohësh se çfarë bëjnë njerëzit vendin tonë mrekullueshëm për njëri-tjetrin”, tha ajo Kuvendin e emëroi presidentin Trump për një mandat dytë.

Një kuvend kryesisht virtual

Kuvendi po mbahet kryesisht nga distanca, me folësit kryesorë Uashington, nga frika për përhapjen e koronavirusit. Disa nga folësit martën, përfshirë Sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo fliste nga Jeruzalemi, vlerësuan veprimet e zotit Trump si president, ndërsa thjerë sulmuan demokratët për çështje nga ekonomia, tek politika e jashtme, tek ligji dhe rendi, e deri tek kontrolli i armëve.

Mënyra se si e ka menaxhuarPresidenti Trumpkrizën e koronavirusit, më e rëndaprejnjëshekulli, i ka rrezikuarshanset e tijpërzgjedhjet e 3 nëntoritkundërzotit Biden. Anketattregojnë se njënumërimadhamerikanëshnuk e miratonmënyrën se si e ka menaxhuarPresidenti Trump krizën.

Zoti Biden i ka kundërshtuar pretendimet e zotit Trump se ai është një “president një kohë lufte” me virusin. Kandidati demokrat tha javën e kaluar fjalimin e emërimit se veprimet e presidentit janë pafalshme dhe një dështim udhëheqje.

fillim vitit, zoti Trump e minimizoi rrezikun e virusit, duke thënë se do zhdukej shpejt, një vlerësim e ka përsëritur edhe fundmi, përkundër asaj thonë ekspertët shëndetësorë qeverisë dhe universiteteve.

Zoti Trump ka vlerësuar kura paprovuara, ka premtuar se një vaksinë do gjendet parë sesa kanë parashikuar ekspertët dhe për muaj me radhë refuzoi mbante maskë publik. Kohët e fundit, ai e ka mbajtur here pas here maskën.

Trazira racore

Melania Trump diskutoi gjithashtu edhe për trazirat sociale Shtetet e Bashkuara, u ndezën pas vdekjes afrikano-amerikanit George Floyd 25 maj, duart e policisë.

Republikanët e kanë dënuar vdekjen e tij, por gjatë kuvendit i rezervuan sulmet kryesisht për demokratët, për cilët thanë se nuk duan t’i japin fund dhunës shkaktuar gjatë demonstratave kundër padrejtësisë racore.

Ashtu si gjithë ju, edhe unë kam reflektuar për trazirat sociale vend. Është një realitet i ashpër për cilin ne nuk jemi krenarë. I inkurajoj njerëzit fokusohen tek e ardhmja, ndërsa vazhdojmë mësojmë nga e kaluara”, tha ajo.

Megjithatë do doja t’u bëja thirrje njerëzve këtij vendi ndalojnë për një moment dhe t’i shikojnë gjërat nga gjitha kënvështrimet. I nxis njerëzit mblidhen një mënyrë civile, mënyrë punojmë dhe t’i respektojmë standardet e idealeve tona amerikane”, tha ajo.

U gjithashtu thirrje njerëzve ndalin dhunën dhe plaçkitjen, po bëhen emër drejtësisë dhe mos nxjerrin përfundime nga ngjyra e lëkurës. vend shkatërrojmë, le reflektojmë për gabimet tona”, tha Zonja e Parë.

Një këshilltare e zonjës Trump, shefja e personelit Stephanie Grisham, tha para fjalimit se “çdo fjalë e fjalimit saj ishte e Zonjës Parë.

Melania Trump bëri thirrje për rizgjedhjen e shoqit duke thënë: “Ai nuk flet vetëm fjalë. Ai kërkon veprim”.

Thyerje e traditës

Zonja e Parë foli pas një mbështetjeje pazakontë për rizgjedhjen e zotit Trump nga Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, foli nga Jeruzalemi, ku ishte një mission diplomatik Izrael dhe Lindjen e Mesme.

Zakonisht kryediplomatët amerikanë nuk kanë luajtur rol zgjedhje dhe shihen si figura përfaqësojnë Shtetet e Bashkuara pa anësi politike marrëdhëniet me jashtë.

Një numër demokratësh e sulmuan zotin Pompeo prishi traditën e mosndërhyrjes fushatë. Kongresmeni Joaquin Castro, kreu i Komisionit Dhomës Përfaqësuesve për Mbikqyrje dhe Hetime tha se do ndërmerrte njëhetim plotëpër fjalimin e zotit Pompeo.

Sekretari i Shtetit, përmendi arritjet e politikës jashtme zotit Trump, duke thënë se “ky president ka udhëhequr nisma guximshme pothuajse çdo cep botës”.

Kreu i Departamentit Shtetit tha se zoti Trump kishte ulur tensionetme Korenë e Veriut megjithëse zoti Trump nuk e ka detyruar Phenianin heqë dorë nga programi i armëve bërthamore.

Ai vlerësoi zotin Trump për marrëveshjen e fundit mes Izraelit dhe Emirateve Bashkuara Arabe për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike.

Natën e dytë Kuvendit, folën edhe dy fëmijët e udhëheqësit amerikan, Eric Trump, një drejtues i Organizatës Trump dhe Tiffany Trump, sapo është diplomuar për drejtësi. Ata thanë se babai i tyre e meriton edhe një mandat tjetër Shtëpinë e Bardhë.

Babai im ndërtoi një ekonomi zhvilluar një here dhe do ta bëjë përsëri. Babai im nuk u shmanget sfidave. Ai ka ëndrra mëdha për vendin”, tha Tiffany Trump.

Çdo ditë im atë lufton për popullin amerika. Jam krenar për atë po bën për vendin tone”, tha Eric Trump.

Folës tjerë

Senatori Rand Paul nga Kentaki dhe guvernatorja e Ajovas, Kim Reynolds, zyrtarë shtetesh dhe anëtarë partisë republikane, folën gjithashtu mbështetje zotit Trump.

Por një folëse, Mary Ann Mendoza, nëna e një oficeri policie, u vra nga një imigrant pa dokumenta po ngiste një kamion i dehur, u hoq nga lista e folësve, pasi inkurajoi ndjekësit e saj Twitter, lexonin një teori konspiracioni një pasuesi grupit QAnon, sipas cilës ka një komplot nga hebrenjtë për kontrolluar botën. Ajo e hoqi postimin Twitter dhe kërkoi falje.

fillim mbrëmjes, zoti Trump fali një grabitës bankash, i cili nga burgimi ka punuar për ndihmuar burgosurit integrohen jetën pas dënimit. Presidenti mori gjithashtu pjesë një ceremoni shtetësie për pesë imigrantë.

PërzotinTrump, katërditët e kuvenditjanëthelbësore, njëshanspërmespushtimittëekraneveteleviziveqëtëbindënjënumërtëmjaftueshëmvotuesishamerikanë se ai e meritonnjëmandattëdytëkatërvjeçar.

Atijimbeten 10 javëpërtëbindurvotuesit para zgjedhjevetë 3 nëntorit, por anketattregojnë se zoti Biden kryeson me njëepërsimesatarishtprej 7.6 përqind, sipasnjëanalizeanketashngafaqja “Real Clear Politics”. Megjithatëepërsia e zotit Biden ështëmë e vogëlnëdisashtetetëpavendosura, qëedhekëtëradhëmundtëjenëvendimarepërrezultatin e zgjedhjeve.

Nëkatërdekadat e funditvetëmdypresidentëamerikanënukkanëarriturtëzgjidhenpërnjëmandattëdytë, Jimmy Carter nëvitin1980 dheGeorge H.W. Bush nëvitin1992.

Mbështetës të rinj të Presidentit Trump në Kuvendin e Republikanëve

Këtë javë Partia Republikane po shpreson të përgatisë terrenin për një përsëritje të fitores së Presidentit Donald Trump më 2016 duke entuziazmuar bazën e partisë dhe duke tërhequr votuesit e pavendosur. Sondazhet e opinionit publik tregojnë se presidenti ka më pak mbështetje se sa kandidati i partisë demokrate, Joe Biden. Në Kuvendin Kombëtar të Republikanëve në Sharlotë të Karolinës së Veriut, korrespondentja e Zërit të Amerikës, Carolyn Presutti bisedoi me disa votues të cilët thonë se ata nuk e mbështetën Presidentin Trump në vitin 2016, por do ta mbështesin atë këtë vit.

Delegatët në Kuvendin Kombëtar Republikan këtë vit mbështetën kandidatin e vetëm të partisë. Por katër vjet më parë kjo nuk ishte aspak e lehtë për zotin Trump.

“Trump ishte një zgjedhje e vështirë për shumë njerëz në shtetin tonë”, tha Aimee Winder Newton, delegate republikane nga shteti Juta.

Juta është një nga shtetet më konservatore në Shtetet e Bashkuara.

Katër vjet më parë, delegatja Aimee Winder Newton mbështeti senatorin nga Florida, Marco Rubio dhe nuk votoi për zotin Trump në zgjedhjet presidenciale.

“Nuk isha e sigurt për kandidaturën e tij. Nuk isha e sigurt se ai vërtet do të bënte ato që thoshte”, tha ajo.

Tani ajo thotë se Presidenti Trump dëshmoi se ajo kishte gabuar.

“Ai nuk ka frikë të merret me çështje të vështira. Shikoni bisedimet e fundit të paqes në Lindjen e Mesme, ky është një shembull i mirë i disa prej gjërave që Presidenti Trump ka trajtuar”, shton delegatja republikane.

Delegati tjetër, Oscar Brock është krenar që përfaqësoi shtetin e tij Tenesi këtë vit. Por në vitin 2016, edhe ai mbështeste senatorin Rubio, përpara se të kalonte në anën e Presidentit Trump.

“Trump ishte një zë i ri. Ai ishte shumë më i ndryshëm sesa politikanët e karrierës në dy dekadat e fundit dhe premtoi të bënte diçka të re”, tha ai.

Delegati Brock thotë se presidenti solli një rritje të madhe të vendeve të punës dhe një ekonomi të fortë para fillimit të pandemisë. Një sondazh i organizatës kërkimore Pew tregon se ekonomia është çështja kryesore për 80 për qind të votuesve këtë vit.

Brandy Snipes gjithashtu ndryshoi mendim për presidentin Trump. Ajo mbështeti senatorin e Teksasit Ted Cruz në fushatën e vitit 2016. Por më pas, djali i saj Mo, e ftoi atë në një tubim të Presidentit Trump.

“Dëgjova se ai ishte i ndryshëm dhe nuk kishte frikë të shprehte atë që kishte në mendje, dhe pikërisht në atë moment unë thashë se ai njeri do të fitonte”, thotë Mo Snipes, nga grupi “Adoleshentët Republikanë” të distriktit të Gastonit

Zonja Snipes thotë se qëndrimi i presidentit ndaj Kinës e bëri që të ndryshojë mendim.

“Bashkëpunimi me një vend të huaj, nga i cili ne mund të përfitojmë, është i logjikshëm. Kjo nuk nënkupton që gjithë mallrat të prodhohen në Amerikë, por për ato që do të prodhohen në një vend tjetër, duhet të ketë një logjikë për ne”, thotë delegatja republikane nga Karolina e Veriut, Brandy Snipes.

Votuesit amerikanë do të kenë mundësinë në pak më shumë se dy muaj të vendosin nëse politikat e Presidentit Trump dhe angazhimi i tij për forcimin e ekonomisë do të jenë të mjaftueshme për t’i dhënë atij një mandat të dytë katër vjeçar.

Dy të vrarë gjatë protestave në Kenosha, Uiskonsin

Në qytetin Kenosha të shtetit amerikan Uiskansin, dy persona u vranë me armë zjarri gjatë natës në ditën e tretë të protestave që shpërthyen pas plagosjes nga policia të një afrikano-amerikani të dielën, sipas burimeve nga forcat e rendit.

Agjencitë e lajmeve thonë se të shtënat erdhën gjatë një konfrontimi midis protestuesve dhe disa kalimtarëve jo larg nga gjykata e qytetit, ku protestuesit ishin përleshur me policinë për disa orë derisa ishin detyruar të largoheshin.

Protestat e dhunshme të së martës erdhën disa orë pasi babai i 29-vjeçarit Jacob Blake, afrikano-amerikani që u plagos të dielën, tha se djali i tij është paralizuar nga mesi e poshtë.

Deri tani policia nuk ka publikuar pothuajse asnjë informacion në lidhje me ngjarjet që çuan në konfrontimin e së dielës, por tha vetëm se kishte shkuar në vendngjarje në përgjigje të një zënke familjare.

RRJEDHA E NGJARJEVE

Të martën, zjarrëvënësit dogjën ndërtesa dhe shkatërruan pjesën më të madhe të lagjes së bizneseve afrikano-amerikane, në natën e dytë të trazirave në qytetin Kenosha, të nxitura nga plagosja e afrikano-amerikanit që u qëllua në shpinë nga oficerët e policisë, përpara syve të tre djemve të tij të vegjël.

Shtëllunga tymi mbulonin pjesën qendrore të qytetit Kenosha pasi policia me veshjet speciale u përlesh me protestuesit që kundërshtuan një ndalim-qarkullimi gjatë natës deri të martën në mëngjes, disa metra larg vendit ku policia goditi me armë të dielën afrikano-amerikanin Jacob Blake.

Blake, 29 vjeç, u mbijetoi të shtënave, që u kapën në video dhe është në gjendje të qendrueshme pas operacionit, tha babai i tij.

Por incidenti i fundit në një mori rastesh që nxjerrin në pah trajtimin e afrikano-amerikanëve nga policia, solli zemërim në qytetin buzë liqenit të Kenoshës rreth 65 kilometra në jug të Milluokit.

Incidenti ndodh tre muaj pas vdekjes së afrikano-amerikanit, George Floyd, në Mineapolis të cilit iu bllokua frymëmarrja nga një polic i bardhë i cili i vendosi gjurin në fyt, duke nxitur protesta mbarëkombëtare kundër brutalitetit të policisë dhe racizmit në Shtetet e Bashkuara.

Trazirat u ndezën edhe në vende të tjera të hënën. Policia në qytetin Portland të shtetit të Oregonit, skenë e javëve të protestave që janë bërë ndonjëherë të dhunshme, e shpalli gjendjen trazirë me qëllim të hënën vonë dhe arrestoi shumë demonstrues pasi zjarret u ndezën në zyrat e shoqatës së policisë.

Administrata e Presidentit Donald Trump muajin e kaluar vendosi trupa federale në Portland për të shtypur protestat.

ZJARRE, SHKOPINJ BEJSBOLLI

Aktivistët e lëvizjes Black Lives Matter po kërkojnë pushimin e menjëhershëm nga puna ose arrestimin e oficerëve të policisë, të cilët janë vendosur në leje administrative.

Disa orë pas ndalim-qarkullimit, demonstrata kryesisht paqësore u kthye e dhunshme. Ndërtesave tregtare dhe qeveritare iu vu zjarri, së bashku me automjetet në shumë pika për shitje makinash.

Policia përdori gaz lotsjellës, plumba gome dhe bomba tymuese për të shpërndarë turmën, e cila u rrit në disa qindra, sipas protestueses Porche Bennett, 31 vjeçare, nga Kenosha.

Zjarret shkatërruan pjesën më të madhe të distriktit të biznesit, tha zonja Bennett, duke shtuar se nxitësit që ajo pa ishin të bardhë.

“Ishin njerëz nga jashtë qytetit që e bënë këtë. Ne kemi bërë pazar atje që kur ishim fëmijë dhe ata i vunë zjarrin,” tha zonja Bennett.

Imazhet në mediat sociale treguan nxitës të bardhë dhe me ngjyrë. Burra të zinj e të bardhë që tundnin shkopinj bejsbolli thyen sinjalet e trafikut dhe dritat e rrugëve.

Një i bardhë në një platformë rrëshqitëse i vuri flakën një kamioni qeveritar. Civilë të bardhë të armatosur rëndë qëndruan roje përpara një biznesi për ta mbrojtur atë nga vandalët.

Sipas të dhënave të Regjistrimit në Shtetet e Bashkuara, Kenosha, një qytet me 100,000 banorë, ka gati 12 përqind popullësi me ngjyrë dhe rreth 67 përqind të bardhë.

Një grup i madh protestuesish u përleshën para gjykatës me oficerë të policisë që përdorën gaz lotësjellës dhe spërkatës piperi mbi turmën. Demonstruesit hodhën shishe uji dhe fishekzjarre mbi policinë.

Të paktën një njeri u plagos me pamjet në mediat sociale që e tregojnë atë të gjakosur nga koka ndërsa civilët administruan ndihmë të shpejtë. Nata e parë e përleshjeve të dielën bëri që Guvernatori Toni Evers të urdhëronte trupat e Gardës Kombëtare për të ndihmuar në ruajtjen e rendit.

Guvernatori Evers ka dënuar përdorimin e tepërt të forcës policore dhe ka bërë thirrje për një seancë të veçantë legjislative javën e ardhshme për të marrë në konsideratë reforma në polici, duke thënë: “Ne duhet të ofrojmë dhëmbshurinë tonë. Ne duhet të kuptojmë traumën, frikën dhe rraskapitjen e njerëzve me ngjyrë në shtetin tonë dhe vendin tonë. ”

Videoja e të shtënave marrë nga një dëshmitar në vendngjarje tregon zotin Blake duke ecur drejt anës së pasagjerit në një fuoristradë gri tek ndiqet nga dy oficerë me armët e tyre të drejtuar në shpinën e tij. Shtatë të shtëna me armë dëgjohen ndërsa Blake, i cili duket i paarmatosur, hap derën e makinës, dhe një oficer e ka kapur nga këmisha.

Nuk dihet nëse oficerët panë diçka brenda automjetit që i bëri të qëllonin.

Tre djemtë e tij të vegjël ishin brenda në makinë, tha avokati i familjes Ben Crump. zëri i amerikës

Pikëpyetje për shkelje etike kur Presidenti, Zonja e Parë mbajnë fjalime politike nga Shtëpia e Bardhë

Steve Herman

Sipas zyrtarëve të administratës amerikane, është e ligjshme për Presidentin Trump dhe Zonjën e Parë, Melania Trump të përdorin Shtëpinë e Bardhë për aktivitete që lidhen me Kuvendin Kombëtar Republikan.

Por për të tjerët, ndër to edhe punonjës të Shtëpisë së Bardhë apo zyrtarë të administratës, një gjë e tillë nuk lejohet në bazë të Ligjit federal Hatch të vitit 1939 që e bën të palejueshme për zyrtarët qeveritarë të angazhohen në aktivitet politik gjatë punës.

Zyrtarë të administratës Trump janë përmendur 13 herë për shkelje të Ligjit Hatch nga hetues të Zyrës së Kontrollorit Ligjor. Mësohet se 12 nga këto akte që konsiderohen si shkelje janë nën shqyrtim, sipas burimeve brenda administratës dhe organizatave që vëzhgojnë respektimin e etikës nga qeveritarët.

“Shtëpia e Bardhë është treguar shumë e rreptë me ne. Na kanë dërguar emaile të shumta për të shpjeguar se çfarë lejohet dhe çfarë jo,” tha Stephanie Grisham, shefja e personelit të Zonjës së Parë, Melania Trump në përgjigje të një pyetjeje nga Zëri i Amerikës. “Na kanë informuar se aktivitete jashtë punës nuk mund të bëhen në orar të punës, apo me pajisjet e punës. Pra e ndjekim me rreptësi”.

Zonja e Parë, ndërkaq, e mban fjalimin e saj drejtuar delegatëve në Kuvendin Kombëtar Republikan drejtpërdrejt nga Kopshti i Shtëpisë së Bardhë.

Pak metra më tutje, nga ku qëndron Zonja e Parë gjatë fjalimit është ngritur podiumi dhe është planifikuar hapësira për dritat, mikrofonin, të ftuarit që do të ndjekin presidentin kur të pranojë të enjten emërimin si kandidat i republikanëve në zgjedhjet e 3 nëntorit. Pas fjalimit, në Parkun Kombëtar jashtë perimetrit të Shtëpisë së Bardhë do të ketë shfaqje me fishekzjarre.

“Presidenti dhe nënpresidenti nuk preken nga kufizimet e Ligjit Hatch. Ligji nuk e pengon presidentin të mbajë fjalimin ku pranon emërimin nga mjediset e Shtëpisë së Bardhë,” tha Erica Hamrick, zëvendës shefe e Njësisë për Ligjin Hatch në Zyrën e Kontrollorit Ligjor, në një përgjigje me shkrim ndaj pyetjes së Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve mbi Funksionimin e Administratës.

Megjithatë, kritikat vazhdojnë se me një akt të pashoq, Shtëpia e Bardhë po përdoret haptazi për një aktivitet politik. Gjatë presidencës së tij, zoti Trump ka shfrytëzuar aktivitete zyrtare, përfshirë konferenca për shtyp, apo fjalime në Shtëpinë e Bardhë për të goditur rivalët e tij politikë.

Kuvendet gjatë Pandemisë

Si rezultat i pandemisë, republikanët dhe demokratët i kanë reduktuar ndjeshëm aktivitetet politike që shoqërojnë kuvendet partiake. Ish-nënpresidenti Joe Biden dhe kandidatja demokrate për nënpresidente, Kamala Harris i mbajtën fjalimet nga qyteti i zotit Biden, Uilmington në Delauer, në prani të një grupi të vogël gazetarësh.

Presidenti Trump ishte të hënën në Sharlot të Karolinës së Veriut në ditën e parë të kuvendit ku ishin mbledhur disa qindra delegatë. Në mbrëmje pati dy aktivitete që ishin regjistruar në Shtëpinë e Bardhë për t’u transmetuar gjatë punimeve të kuvendit.

Nënpresidenti Mike Pence do ta mbajë fjalimin ku pranon emërimin e republikanëve të mërkurën në Fort McHenry në Meriland, një fortesë ku u zhvillua një betejë e rëndësishme në vitin 1812 që frymëzoi një oficer amerikan të kompozonte këngën patriotike Flamuri i Spërkatur me Yje, që u bë himni kombëtar amerikan.

Shpenzimet, ndër to udhëtimi ajror dhe të tjera që konsiderohen si kosto të një aktiviteti politik, duhet të paguhen nga fushata e presidentit dhe jo nga buxheti i qeverisë federale.

Nëse Presidenti Trump e mban nga Shtëpia e Bardhë fjalimin për të pranuar emërimin, ky akt do të përbënte shkelje të normave etike të vendosura nga presidentët e mëparshëm, thotë Georgia Lyon, analiste në grupin jopartiak Qendra për Fushata të Ligjshme.

“Janë përdorur mënyra nga më të ndryshmet për të shfrytëzuar Shtëpinë e Bardhë për të ndikuar tek zgjedhjet, të gjitha deri diku jo të pëlqyeshme në bazë të ligjit,” tha për buletinin “Government Executive” Scott Bloch, ish-kreu i Zyrës së Kontrollorit Ligjor në 2003-2008.

Ai përmendi administratën e ish-Presidentit Bill Clinton që kishte dhënë me qera disa mjedise të Shtëpisë së Bardhë si dhe administratën e ish-Presidentit George H.W. Bush për përdorim fondesh dhe burimesh federale për të ndihmuar kandidatët republikanë.

Megjithatë, ish-Presidentët George W. Bush dhe Barack Obama u përpoqën të krijojnë ndarje të qartë mes përmbushjes së detyrës zyrtare dhe aktivitetit politik për rizgjedhje. Gjatë administratave të tyre, aktivitetet politike që u zhvilluan në Shtëpinë e Bardhë u kufizuan në mjediset e rezidencës së presidentit dhe jo në ambjentet që përdoren si zyrë, në përputhje me specifikimet e Ligjit Hatch.

Fjalimi i Sekretarit të Shtetit Pompeo

Një tjetër largim nga tradita është fjalimi drejtuar delegatëve të Kuvendit Kombëtar Republikan nga Sekretari i Shtetit Pompeo nga Izraeli, ku ndodhet për një vizitë diplomatike.

“Kjo përbën thyerje të traditës, një nga shkeljet e shumta gjatë presidencës Trump,” thotë për Zërin e Amerikës Matthew Continetti, analist me Institutin “American Enterprise”.

Sekretari Pompeo, ish-ligjvënës, po e ndërmerr këtë hap jo thjesht për të ruajtur praninë para delegatëve republikanë, por “edhe për t’u kujtuar shikuesve arritjet e administratës Trump në politikën e jashtme,” thotë zoti Continetti.

Rrallë herë ndodh që shefi i diplomacisë të angazhohet në një aktivitet politik të këtyre përmasave.

Fjalimi i Sekretarit të Shtetit ndërkohë që vazhdon një mision diplomatik “është një shfrytëzim i pacipë i funksionit zyrtar për qëllime të hapura politike,” që minojnë punën kritike të Departamentit të Shtetit, thotë zëvendës menaxherja e fushatës së zotit Biden, Kate Bedingfield.

Një zyrtar i Departamentit të Shtetit tha se fjalimi i zotit Pompeo ishte shkruar nga kapaciteti personal, jo zyrtar.

Edhe nëse aktet e zyrtarëve të administratës aktuale gjykohen si shkelje të Ligjit Hatch, ndëshkimin e kanë në dorë eprorët e tyre. Presidenti nuk ka ndëshkuar deri tani ndokënd nga administrata që është gjykuar se ka shkelur rregulloret.

Disa nga ndihmësit e tij e trajtojnë me mospërfillje Ligjin Hatch dhe thonë se krenohen kur e shkelin, sipas një artikulli të gazetës New York Times.

**Patsy Widakuswara kontribuoi në këtë artikull. **

“Republikanë për Bidenin”, grupim pro-kandidatit demokrat

Ish-senatori Jeff Flake

Ndërkohë që u hap Kuvendi Kombëtar Republikan, ish-senatori nga Arizona, Jeff Flake, si dhe mbi 20 ish-anëtarë të tjerë republikanë të Kongresit, shprehën mbështetjen e tyre për kandidatin demokrat në zgjedhjet presidenciale, Joe Biden.

Fushata e zotit Biden njoftoi se ish-ligjvënësit ishin përfshirë në grupin “Republikanë për Bidenin”, duke bashkuar forcat me fushatën demokrate për të shtuar numrin e republikanëve që do të votojnë për demokratin Biden.

Disa prej anëtarëve të grupit, përfshirë ish-ligjvënësin nga Pensilvania, Charlie Dent dhe ish-senatorët Gordon Humphrey dhe John Warner përkatësisht nga Nju Hampshër dhe Virxhinia, e kishin shprehur që më parë përkrahjen e tyre për zotin Biden.

Zoti Jeff Flake ishte më i spikaturi në këtë grup, si rezultat i përplasjeve që ka pasur në të kaluarën me zotin Tump gjatë kohës kur ishte senator dhe kishte tërhequr vëmendjen për kundërshtimin e tij ndaj presidentit.

Në një artikull-opinion në gazetën Washington Post vjet në shtator, zoti Flake u bëri thirrje republikanëve të mos e mbështesin presidentin për një mandat të dytë, duke shkruar se presidenti se kishte treguar veten “se nuk e meriton postin më të lartë të vendin”.

Zoti Flake foli të hënën duke deklaruar se mbështet zotin Biden, me fjalët se votuesit duhet të zgjedhin dikë “që do të ndalë kaosin dhe do të zhbëjë dëmin”.

Deklaratat e republikanëve që kanë dalë në mbështetje të zotit Biden janë pjesë e strategjisë së kandidatit demokrat për të tërhequr votues të moderuar dhe konservatorë duke reklamuar republikanë të njohur pro zotit Biden.

Ndër republikanët që e morën fjalën në Kuvendin Kombëtar Demokrat javën e kaluar ishin ish-guvernatori i Ohajos John Kasich dhe ish-guvernatorja e Nju Xhërsit, Christine Todd Whitman, ish-sekretari i Shtetit, Colin Power dhe ish-ligjvënësja nga Nju Jorku, Susan Molinari.

Në një deklaratë për kanalin Fox News, fushata e Presidentit Trump flet me mospërfillje për deklaratat e figurave republikane pro-kandidatit demokrat.

Drejtori i fushatës për komunikimet, Tim Murtaugh tha: “Joe Bideni ka qenë i dështuar në Kënetën e Uashingtonit për gjysmë shekulli, prandaj askush nuk duhet të çuditet kur Krijesat e Kënetës mblidhen për të mbrojtur dikë si vetja e tyre”. (Fraza frymëzohet nga një film horror i titulluar Krijesa e Kënetës).

“Presidenti Trump ka përkrahje të pakrahasueshme – mbi 95% ndër votuesit e vërtetë republikanë dhe po shton përkrahjen në elektoratin bazë demokrat si afrikano-amerikanët, latino-amerikanët, anëtarët e sindikatave.Arritjet e sukseset e Presidentit Trump për të gjithë amerikanët do t’i sigurojnë atij fitore në nëntor”.

Gjatë Kuvendit Kombëtar Republikan, fushata e presidentit do të prezantojë ish-politikanë demokratë që tani mbështetis zotin Trump, ndër ta ligjvënësin nga Nju Xhërsi, Jeff Van Drew, që vjet tha se po kalonte me Partinë Republikane. Vetë presidenti pritet të flasë gjatë të gjitha netëve të kuvendit. zëri i amerikës

Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut heton pasurinë e Organizatës Trump

NJU JORK – Prokurorja e Përgjithshme e shtetit të Nju Jorkut po heton nëse Organizata Trump dhe Donald Trump-i kanë mbivlerësuar në mënyrë të parregullt pasuritë e presidentit në raportimet vjetore financiare për të siguruar kredi dhe përfitime të tjera ekonomike dhe tatimore, sipas një çështjeje gjyqësore.

Çështja u dorëzua të hënën në një gjykatë të shtetit të Nju Jork në Manhatan. Zyra e Prokurores së Përgjithshme Letitia James synon të detyrojë Organizatën Trump, djalin e presidentit Trump, Eric dhe disa të akuzuar të tjerë të përmbushin detyrimet ligjore të akt-akuzës.

Sipas dokumentave, fletë-thirrjet për paraqitje në gjykatë janë lëshuar si pjesë e një “hetimi konfidencial civil në zhvillim të Prokurores së Përgjithshme për mashtrim ose shkelje të ligjit.”

Avokatët e Organizatës Trump dhe Eric Trump nuk iu përgjigjën menjëherë një kërkese për koment.

Një fokus i veçantë në hetim është Seven Springs Estate, një pronë prej 85.8 hektarësh në qarkun Uestçestër, në veri të qytetit të Nju Jorkut.

Zyra e kryeprokurores James thotë se vlerësimi i kësaj prone është përdorur për të kërkuar një zbritje prej 21.1 milionë dollarë në detyrimet fiskale për vitin 2015 dhe në dokumentat e paraqitura pranë institucioneve financiare, si pjesë përbërëse e vlerës së pasurisë së Donald Trump-it.

Sipas zyrës së zonjës James, Organizata Trump dhe të tjerë tashmë kanë dorëzuar një “sasi të konsiderueshme” dokumentash në përgjigje të kërkesës gjyqësore për çështjen, por palët kanë hasur në “ngërç” në disa pika.

Zyra e kryeprokurores gjithashtu tha se nuk është arritur ndonjë konkluzion lidhur me pyetjen nëse janë shkelur ligjet. zëri i amerikës

Presidenti Trump pranon emërimin e partisë së tij republikane për një mandat të dytë

Ken Bredemeier

Presidenti Donald Trump u emërua zyrtarisht të hënën nga partia e tij republikane, si kandidat për një mandat të dytë në zgjedhjet e nëntorit 2020. Emërimi i tij u konfirmua në një moment simbolik në hapje të kuvendit të partisë në Sharlot të Karolinës së Veriut.

Pasi siguroi konfirmimin, presidenti Trump mbajti një fjalim në hapje të aktiviteteve të katër ditëve të kuvendit, ku ai pritet të kritikojë rivalin e tij demokrat Joe Biden.

“Këto janë zgjedhjet më të rëndësishme në historinë e vendit tonë”, tha Presidenti Trump para 336 delegatëve republikanë në Sharlot.

“Vendi ynë mund të shkojë në një drejtim të tmerrshëm, ose në një drejtim edhe më madhështor. Dhe para se të hynte murtaja (koronavirusi) nga Kina, ne po ecnim në drejtimin e duhur, si kurrë më parë. Kishim nivelin më të mirë (më të ulët) të papunësisë në histori për afrikano-amerikanët, aziatiko-amerikanët, hispanikët, gratë, studentë të kolegjit, studentë të këqij, studentë të mirë, të gjithë”, tha zoti Trump.

Javën e kaluar, demokratët, për të shmangur grumbullime me shumë njerëz në kushtet e pandemisë së koronavirusit, e emëruan ish-nënpresidentin Joe Biden si kandidat të tyre presidencial në një kuvend tërësisht virtual.

Republican convention

Republican convention

Republikanët po planifikojnë një skenar tjetër, duke u mbledhur të hënën në Sharlot.

Nga e marta deri të enjten, shumica e aktiviteteve do të zhvillohen në Uashington. Presidenti Trump do të pranojë zyrtarisht emërimin e partisë me një fjalim nga Shtëpia e Bardhë në natën e fundit të kuvendit, që do të pëfundojë me një shfaqje fishekzjarresh.

Delegatët në Sharlot do t’i nënshtrohen kontrolleve të rregullta të temperaturës dhe testimeve të përditshme për Covid-19. Të gjithëve u është kërkuar që të testoheshin para se të largoheshin nga shtetet e tyre, dhe gjatë gjithë punimeve të kuvendit ata do të vendosin në trup pajisje për të bërë të mundur gjurmimin e kontaktit.

Të dielën u vendosën barrikada rreth ndërtesës ku të zhvillohet Kuvendi i Republikanëve, në Sharlot ndërsa 336 delegatë zhvilluan takime në hotelin Westin aty pranë.

Numri i pjesëmarrësve në kuvendin e republikanëve do të zvogëlohet, po jo aq sa ai në kuvendin e demokratëve. Të dyja kuvendet e partive këtë vit anuluan tubimet me mijëra delegatë, siç ka ndodhur në kuvendet e tyre të kaluara.

“Unë jetoj 15 minuta larg sallës, megjithatë nuk do të jem pjesë e tubimeve”, i tha Zërit të Amerikës Sarah Reidy-Jones, nënkryetare e partisë republikane në distriktin e Meklenburgut.

Reidy-Jones ishte një nga delegatet e Karolinës së Veriut në kuvendin e republikanëve, por për shkak të kufizimeve, ajo nuk do të shkojë në sallën ku do të zhvillohet takimi të hënën në mbrëmje.

“Kjo reflekton mbylljet që tani po ndodhin në të gjithë vendin”, tha ajo.

Delegatët në punë

Delegatët që do të marrin pjesë në tubimin e së hënës në mbrëmje pritet të riemërojnë zyrtarisht 74-vjeçarin Donald Trump për një mandat tjetër katër vjeçar, pasi ai fitoi zgjedhjet e vitit 2016. Disa nga fjalimet e udhëheqësve republikanë gjatë javës në mbështetje të Presidentit Trump do të mbahen në një sallë afër Shtëpisë së Bardhë.

The room is set and delegates begin to arrive for the first day of the Republican National Convention, Monday, Aug. 24, 2020, in Charlotte, N.C. (AP Photo/Chris Carlson)

The room is set and delegates begin to arrive for the first day of the Republican National Convention, Monday, Aug. 24, 2020, in Charlotte, N.C. (AP Photo/Chris Carlson)

“Është zhgënjyese, veçanërisht për bizneset në qendër të qytetit, që me të vërtetë prisnin ndikimin ekonomik që kuvendi do të sillte në këtë zonë“, i tha Zërit të Amerikës, John Steward, kryetari i Partisë Republikane të distriktit të nëntë të kongresit në Karolinën e Veriut.

“Megjithatë, është emocionuese të jesh në Karolinën e Veriut dhe të shohësh ardhjen e presidentit, dhe të tjerëve nga mbarë vendi në këtë qytet”, tha Steward.

Ndërsa Presidenti Trump e fitoi me rezultat të ngushtë shtetin e Karolinës së Veriut në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, Distrikti i Meklenburgut, pjesë e të cilit është qyteti Sharlot, historikisht ka votuar për demokratët si në zgjedhjet lokale, ashtu dhe në ato kombëtare. Në Sharlot u mbajt Kuvendi Kombëtar i Demokratëve në vitin 2012. Kryebashkiaku i qytetit është demokrat, dhe guvernatori i shtetit të Karolinës së Veriut është gjithashtu demokrat.

Demonstrators protest near the Charlotte Convention Center, the site of the Republican National Convention, in Charlotte, North Carolina, U.S. August 23, 2020. REUTERS/Leah Millis

Demonstrators protest near the Charlotte Convention Center, the site of the Republican National Convention, in Charlotte, North Carolina, U.S. August 23, 2020. REUTERS/Leah Millis

Disa protesta kundër Komitetit Kombëtar të Republikanëve u zhvilluan në Sharlot gjatë fundjavës. Të hënën, të paktën një protestë është planifikuar të mbahet nga grupi “Resist RNC” (Rezistenca ndaj Komitetit Kombëtar të Republikanëve). Një kuvend i republikanëve të moderuar që kundërshtojnë zotin Trump do të mbahet gjithashtu në Sharlot të hënën.

Democratic Convention 2020

Democratic Convention 2020

Ish-nënpresidenti Biden, ndërsa pranoi emërimin si kandidat persidencial i partisë së tij javën e kaluar, u shpreh se zoti Trump kishte krijuar një “stinë të errësirës në Amerikë” në të cilën ai nuk kishte arritur të kontrollonte pandeminë e kopronavirusit ndërsa miliona amerikanë kanë humbur vendet e tyre të punës. “Ne do të zgjedhim shpresën mbi frikën, faktet mbi trillimet, drejtësinë mbi privilegjin”, tha Biden.

Presidenti Trump tha se “demokratët mbajtën kuvendin më të errët, më të zemëruar dhe më të zymtë në historinë amerikane.” Ai i akuzoi ata për “sulm kundër Amerikës duke e quajtur atë raciste dhe një vend të tmerrshëm që duhet të rimëkëmbet”.

Republikanët për kuvendin e tyre po përdorin sloganin “Nderimi i Historisë së Madhe Amerikane”. Fushata e Presidentit Trump tha se çdo natë do të përfshijë fjalime nga udhëheqës politikë, si dhe “qytetarë amerikanë, historitë e të cilëve janë të mbushura me shpresë dhe patriotizëm”.

Tre ish-presidentët demokratë, Jimmy Carter, Bill Clinton dhe Barack Obama, së bashku me të emëruarin e demokratëve në vitin 2004, ish senatorin John Kerry dhe kandidaten e demokratëve për preseidente në zgjedhjet e vitit 2016 Hillary Clinton, mbajtën fjalim në mbështetje të zotit Biden në kuvendin e demkratëve. Por, as ish-Presidenti Republikan George W. Bush dhe as kandidati republikan për president në zgjedhjet e vitit 2012, Mitt Romney, i cili tani është senator i Jutas dhe një kritik i Presidentit Trump, nuk do të mbajnë fjalime në kuvendin e republikanëve.

Programi i Kuvendit Republikan

Të hënën në mbështetje të Presidentit Trump do të mbajnë fjalime senatori i Karolinës së Jugut Tim Scott, republikani i vetëm afrikano-amerikan në Senatin amerikan, ligjvënësi nga Luiziana Steve Scalise, ish ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley, dhe Donald Trump Jr., djali i madh i presidentit Trump.

U.S. Senator Tim Scott (R-SC) is flanked by Senators Shelley Moore Capito (R-WV) and John Cornyn (R-TX) as he speaks about his new police reform bill unveiled by Senate Republicans during a news conference on Capitol Hill in Washington, June 17.

U.S. Senator Tim Scott (R-SC) is flanked by Senators Shelley Moore Capito (R-WV) and John Cornyn (R-TX) as he speaks about his new police reform bill unveiled by Senate Republicans during a news conference on Capitol Hill in Washington, June 17.

Të hënën në mbrëmje pritet të mbajnë fjalime edhe Mark dhe Patricia McCloskey, një çift nga qyteti i Seint Luisit në Mizuri, të cilët tërhoqën vëmendjen kombëtare në qershor për daljen më armë në oborrin e tyre të shtëpisë ndërsa protestuesit e lëvizjes “Black Lives Matter” po marshonin aty pranë. Çifti përballet me akuza penale, përdorim të paligjshëm të armës, në këtë incident.

Melania Trump

Melania Trump

Zonja e parë, Melania Trump do të mbajë një fjalim në mbështetje të bashkëshorit të saj të martën, me shumë gjasë nga Shtëpia e Bardhë, ndërsa Sekretari i Shtetit Mike Pompeo, senatori nga Kentaki Rand Paul dhe dy fëmijët e tjerë të Presidentit Trump, Eric Trump dhe Tiffany Trump, gjithashtu do të flasin në mbështetje të babait të tyre.

Të mërkurën, Nënpresidenti Mike Pence do të mbajë fjalimin në ndërtesën historike Fort McHenry në Baltimore, ku ushtarët amerikanë mbrojtën vendin e ri nga një sulm britanik në vitin 1814, duke frymëzuar shkrimin e himnit kombëtar amerikan “The Star-Banner Spangled”.

Në të njejtën natë do të mbajnë fjalime edhe senatorja nga shteti i Tenesisë, Marsha Blackburn, senatorja nga Ajova, Joni Ernst dhe guvernatorja e Dakotës së Jugut, Kristi Noem.

Të enjten, para fjalimit për pranimin zyrtar të emërimit nga Presidenti Trump, do të mbajnë fjalime edhe Sekretari i Departamentit të Strehimit dhe Planifikimit Urban, Ben Carson, Udhëheqësii shumicës në Senat, Mitch McConnell, Udhëheqësi i pakicës republikane në Dhomën e Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, Senatori nga Arkansasi, Tom Cotton dhe vajza e presidentit Trump, Ivanka Trump, e cila punon si këshilltare e babait të saj në Shtëpinë e Bardhë.

Në inçizime të fshehta, motra e Presidentit Trump thotë se ai “nuk ka parime”

inçizime fshehta, përmbajtja e cilave është bërë publike fundmi, Maryanne Trump Barry, ish-gjykatëse apeli, kritikon ashpër vëllain e saj vogël, presidentin Donald Trump.

Ai është interesuar vetëm tërheqë bazën e tij”, thotë ajo një bisedë regjistruar fshehtazi nga mbesa e saj, Mary Trump e cila kohët e fundit ka botuar një libër ku dënon pikëpamjet e presidentit, cilat i kishte vëzhguar grumbullimet familjare ndër vite.

Ai nuk ka asnjë parim. Asnjë”, thotë 83 vjeçarja Barry për vëllanë, inçizimet e fshehta mbesës saj, përfshijnë 15 orë biseda.

Gazeta Washington Post publikoi disa nga regjistrimet shtunën mbrëmje, shkruante se kishte kërkuar komente nga zonja Barry dhe nga zyrtarët e Shtëpisë Bardhë premten dhe shtunën. Gazeta njofton se nuk mori përgjigje.

Pasi Washington Post botoi artikullin me pikëpamjet e zonjës Barry për vëllain, presidenti nxorri një deklaratë shtunën:

Çdo ditë del një gjë e re. Kush e çan kokën? mungon im vëlla dhe unë do vazhdoj punoj pa pushim për popullin amerikan. Jo gjithë janë dakord, por rezultatet janë dukshme. Vendi ynë shpejt do jetë i fortë se kurrë!”

Shefi i Personelit Shtëpisë Bardhë, Mark Meadows i minimizoi akuzat gjatë një interviste televizionin Fox News dielën, duke thënë: Një ditë e re, një tjetër sulm politik”.

Regjistrimet e bëra publike i referoheshin një periudhe hershme presidencës zotit Trump, kur ai po ndërmerrte hapa për frenuar hyrjen e mijëra imigrantëve pa dokumenta Shtetet e Bashkuara nga Meksika dhe kur fëmijët e disa prej këtyre imigrantëve po ndaheshin nga prindërit.

O zot, nëse dikush është besimtar, do t’i ndihmojë njerëzit. Jo veprojë kështu”, thotë zonja Barry.

Gjykatësja pension thotë se ishte e skandalizuar nga mënyra se si po vepronte i vëllai postin e presidentit.

Postimet Twitter … gënjeshtrat, o Zot! Po flas lirisht, por shtrembërimi i vërtetës, mungesa e përgatitjes, gënjeshtrat!”, thotë ajo, duke përfunduar fjalinë një sharje papërshtatshme.

Ajo kritikoiatë ata po bënin me fëmijët kufi” dhe arrin përfunimin se i vëllainuk i kishte lexuar opinionet e saj për imigracionin çështjet para gjykatës.

një rast ajo kishte kritikuar një gjyqtar imigracioni se nuk e kishte trajtuar me respekt një aplikant për azil.

Çfarë ka lexuar ai”, Mary Trump pyet hallën e vet për presidentin. Jo. Ai nuk lexon, u përgjigj Barry.

një segment tjetër regjistrimit, zonja Barry i thotë mbesës:

Është hipokrizia, hipokriza dhe mizoria. Donaldi është mizor.”

55 vjeçarja Mary Trump i tha gazetës Washington Post fundmi, se xhaxhai i saj është i paaftë për qenë president dhe se ajo do bëjëgjithçka mundet zgjidhet demokrati Joe Biden.

Mary Trump është e bija e vëllait të Presidentit Trump, Fred Trump Jr., i cili vdiq në vitin 1981 nga një sëmundje e lidhur me alkoolizmin, kur ajo ishte 16 vjeç. Në librin e saj “Me tepri dhe kurrë mjaftueshëm: Si krijoi familja ime njeriun më të rrezikshëm të botës”, ajo thotë se Donald Trump dhe babai i tij e kishin keqtrajtuar babanë e saj.

Një zëdhënës i zonjës Trump, Chris Bastardi, tha se ajo kishte filluar regjistronte bisedat me zonjën Barry vitin 2018, pasi kishte arritur përfundimin se afërmit e saj kishin gënjyer për vlerën e pasurive të familjes, dy dekada herët, kur kishte vdekur Fred Trump Sr., i ati i presidentit.

Gjatë një beteje ligjore lidhur me trashëgiminë i takonte asaj, fillimisht asaj do t’i jepej shumë pak nga ç’priste, por mosmarrëveshja u zgjidh privartisht vitin 2001. zëri i amerikës

Richard Grenell në Twitter për manifestuesit në Bjellorusi: Bjellorusi, ne e mbështesim trimërinë dhe luftën tuaj!

 

voal.ch – Richard Grenell, i ngarkuari i Shtëpisë së Bardhë për të ndërmjetësuar dialogun mes Kosovës dhe Serbisë,  rishpërndan në Twitter një video të zvkryeredaktorit të Bild Paul Ronzheimer ku shfaqen demonstruesit në Bjellorusi që protestojnë kundër diktatorit Llukashenko. Në tweet-in e Paul Ronzheimer shkruhet: Policia u thotë protestuesave: “Të dashur qytetarë, është një takim masiv i paautorizuar…” Por populli nuk do që t’ja dijë, nuk ia ndin fare, edhe rruga që të çon në shesh është e mbushur plot.

Sipër videos, Richard Grenell shkruan: Belarus! We support your courage and fight! Bjellorusi! Ne mbështesim trimërinë dhe luftën tuaj!

 

 

Dorëhiqet këshilltarja e Shtëpisë së Bardhë, Kellyanne Conway

Kellyanne Conway, ka njoftuar se po jep dorëheqjen nga posti i saj si Këshilltare e Lartë e presidentit amerikan, Donald Trump.

Në një deklaratë, zonja Conway tha se po tërhiqej në fund të gushtit për t’u përqëndruar te fëmijët e saj, duke u dhënë atyre “më pak dramë, dhe më shumë përkujdesje të nënës”.

Burri i saj George, një kritik i hapur i presidentit, gjithashtu do të tërhiqet nga aktivitetet politike.

Ajo shtoi se vendimi i saj ishte “plotësisht zgjedhja e saj”, dhe se ajo do të shpallë planet e ardhshme “me kohë”.

Zonja Conway është planifikuar të flasë në Konventën Kombëtare Republikane më vonë këtë javë, por është e paqartë nëse ajo ende do ta bëjë këtë pas vendimit për të dhënë dorëheqjen.

Ajo njihet si një stratege republikane, dhe ka shërbyer për katër vjet në administratën e presidentit Trump, duke u bërë gruaja e rangut më të lartë në Shtëpinë e Bardhë. Ajo është gjithashtu është gruaja e parë që drejtoi një fushatë të suksesshme presidenciale amerikane, duke udhëhequr përpjekjet e suksesshme të Trumpit më 2016.

Burri i saj George është një bashkëthemelues i Projektit The Lincoln – një komitet republikan për veprim politik që punon për të parandaluar rizgjedhjen e presidentit Trump në vitin 2020.

“George dhe unë nuk jemi dakord për shumë gjëra, por ne jemi të bashkuar për atë që ka më së shumti rëndësi: fëmijët tanë”, tha ajo. rel

Posta e zgjedhjeve do të jetë e ‘sigurtë dhe në kohë’ – i tha Senatit shefi i Shërbimit Postar

Marrë nga Reuters

Shefi i Shërbimit Postar të Shteteve të Bashkuara Louis DeJoy u tha ligjvënësve të premten se Shërbimi Postar nuk ka ndryshuar mënyrën e trajtimit të postës zgjedhore, ndërsa ai kërkoi të siguronte publikun që fletët e votimit do të trajtoheshin “me siguri dhe në kohë” në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

Në paraqitjen e parë publike para Kongresit, zoti DeJoy u përpoq të minimizojë shqetësimet e demokratëve se vonesat e shërbimit të shkaktuara nga masat e tij të shkurtimit të kostos mund të rezultojnë në miliona fletëvotimi të panumëruara në zgjedhjet e nëntorit dhe të ndihmojnë Presidentin Trump.

Zoti DeJoy, i cili ka dhuruar miliona dollarë për zotin Trump dhe republikanë të tjerë, tha se nuk ka biseduar me zyrtarë të fushatës së zotit Trump ose me shefin e stafit të Shtëpisë së Bardhë Mark Meadows lidhur me operacionet e shërbimit postar. Zoti DeJoy tha se punonjësit e postës do t’i japin përparësi postës zgjedhore siç është bërë në të kaluarën, duke shtuar se ai vetë do të votonte me postë.

“Ndërsa i afrohemi zgjedhjeve, dua të siguroj këtë komision dhe publikun amerikan se Shërbimi Postar është plotësisht i aftë dhe i përkushtuar për të shpërndarë postën zgjedhore të vendit në mënyrë të sigurtë dhe në kohë. Kjo detyrë e shenjtë është përparësia ime kryesore deri në ditën e zgjedhjeve.”

Por zoti DeJoy tha se nuk do të rikthente në punë makinat që shërbejnë për klasifikimin e postës që ishin dërguar për riparim gjatë javëve të fundit, duke thënë se nuk ishin të nevojshme. Nën trysni nga publiku dhe ligjvënësit, zoti DeJoy të martën pezulloi të gjitha ndryshimet në shërbimin postar deri pas zgjedhjeve. Kritikët patën frikë se ndryshimet do të ndikonin tek dërgimi i votës përmes postës që do të jetë shumë më i zgjeruar si rezultat i pandemisë së koronavirusit.

Zoti Trump ka thënë vazhdimisht dhe pa prova se një rritje e votimit përmes postës do të çonte në një rritje të manipulimeve, megjithëse ai vetë ka votuar me postë.

Senatori Gary Peters, demokrati kryesor në Komisionin e Seantit për Sigurinë Kombëtare, tha se ka marrë më shumë se 7’500 raporte për vonesa të postës nga njerëz në shtetin e tij Miçigan.

“Nëse planifikoni të vazhdoni këto lloj ndryshimesh, mendoj se kolegët e mi dhe shumë nga zgjedhësit tanë do të vazhdojnë të vënë në pikëpyetje nëse ju jeni personi i duhur për të udhëhequr këtë institucion të domosdoshëm publik”, tha zoti Peters.

Kryetari i komisionit republikan Ron Johnson e mbrojti zotin Dejoy, duke thënë se Shërbimi Postar kishte nevojë për reformim për të sheshuar financat e lëkundura të këtij institucioni.

Pasi mori drejtimin e Shërbimit Postar në muajin qershor, zoti Dejoy vuri në zbatim ndryshime me synimin për të ulur kostot, ndër to, eliminimin e objekteve që përdoren për të klasifikuar postën, si dhe të kutive postare nëpër komunitete. Po ashtu, ai ka eliminuar pagesat shtesë për punën jashtë orarit të rregullt, si dhe ka bërë ndryshime në turnet e punës të stafit.

Zoti DeJoy tha se vendimet për të hequr makineritë për klasifikimin e postës dhe kutitë postare ishin marrë tashmë dhe se ishin çështje rutine si reagim ndaj ndryshimeve të sasisë së postës, që ka rënë gjatë pandemisë.

Zoti DeJoy po ashtu do të dëshmojë të hënën para një komisioni të Dhomës së Përfaqësuesve të kontrolluar nga demokratët. Një grup prej 90 ligjvënësish demokratë të Dhomës së Përfaqësuesve kanë bërë thirrje për largimin e zotit DeJoy. Dhoma e Përfaqësuesve do të votojë për projektligjin të shtunën që do të siguronte 25 miliardë dollarë fonde për Shërbimin Postar dhe do të kërkojë kthimin mbrapsht të ndryshimeve të operacioneve. zëri i amerikës

Steve Bannon nuk i pranon akuzat

Ish-këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, Steve Bannon, i tha një gjykate në Nju Jork, se nuk është fajtor për akuzat se, ai dhe tre të tjerë mashtruan donatorët në një skemë fondesh në internet të njohur si “Ne ndërtojmë murin”.

Prokurorët pretendojnë se ai dhe të tjerët “orkestruan një skemë për të mashtruar qindra mijëra donatorë” në lidhje me fushatën e mbledhjes së parave në internet në kuadër të fushatës “Ne ndërtojmë murin”.

Gjatë fushatës, u mblodhën më shumë se 25 milionë dollarë për të ndihmuar në ndërtimin e një muri përgjatë vijës kufitare SHBA-Meksikë.

Organizatorët e skemës u zotuan se 100 për qind e parave të dhuruara do të përdoren për ndërtimin e murit.

Ndërtimi i tij, ka qenë një premtim kyç i fushatës e presidentit, Donald Trump, në fushatën e tij më 2016.

Trump u distancua nga Bannon dhe projekti pasi u shpall aktakuza.

“Unë nuk jam marrë me të për një periudhë të gjatë kohore”, tha Trump.

“Unë nuk isha i përfshirë në projekt. Nuk e di se kush ishte”, tha ai.

Personat tjerë të përmendur në aktakuzë janë Brian Kolfage, Andrew Badolato dhe Timothy Shea. Ata akuzohen se përdorën qindra mijëra dollarë për shpenzime personale dhe skema për të mbuluar krimet e tyre.

Bannon udhëhoqi fushatën presidenciale të Trump më 2016. Pasi Trump u zgjodh president, ai u bë këshilltar i tij.

Bannon u shkarkua nga posti në gusht të vitit 2017.

Bannon u lirua me një kaucion prej 5 milionë dollarësh të siguruar nga 1.75 milionë në para të gatshme dhe asete. Udhëtimi i tij do të jetë i kufizuar në zonat Connecticut, New York dhe Washington.

Ai është personi i gjashtë i lidhur me udhëheqjen e lartë të fushatës së vitit 2016 të presidentit Trump, që akuzohet penalisht nga Departmenti i Drejtësisë në periudhën e Trumpit. Të tjerët janë Roger Stone, Michael Flynn, Rick Gates, Paul Manafort dhe Michael Cohen.

Joe Biden pranon emërimin e demokratëve si kandidat për president

Joe Biden, pas gati një gjysmë shekulli në skenën politike amerikane, të enjten mbrëma pranoi nominimin demokrat për të kandiduar për president të Shteteve të Bashkuara në zgjedhjet e 3 nëntorit, duke u thënë amerikanëve se ishte koha për të larguar Presidentin republikan Donald Trump pas pothuajse një mandati në Shtëpinë e Bardhë.

“Të bashkuar ne mund dhe do ta kapërcejmë këtë stinë të errësirës”, deklaroi zoti Biden ndërsa Shtetet e Bashkuara përballen me pandeminë e ashpër të koronavirusit dhe miliona njerëz kanë humbur vendet e punës.

Ai deklaroi se Presidenti Trump “nuk merr asnjë përgjegjësi” për përhapjen e sëmundjes ngjitëse dhe “refuzon të udhëheqë”.

“Pas gjithë kësaj kohe”, tha zoti Biden, “ky president ende nuk ka një plan” për të luftuar pandeminë. “Ai nuk arriti të mbrojë Amerikën … dhe kjo është e pafalshme”.

Fjalimi i zotit Biden, nga një qendër aktivitetesh në qytetin e tij të lindjes, Wilmington, Delaware, u mbajt në natën e katërt dhe të fundit të Konventës Kombëtare virtuale Demokrate, një koleksion prezantimesh të regjistruara dhe të drejtpërdrejta, që lavdëruan zotin Biden dhe sulmuan presidencën 3-vjeçare e gjysëm të Presidentit Trump.

Presidenti Trump dhe republikanët do të mblidhen në konventën e tyre virtuale katër-ditore kombëtare duke filluar nga e hëna. Por Presidenti Trump, në një vizitë të enjten në Old Forge, Pensilvani, afër shtëpisë së fëmijërisë së zotit Biden në Scranton, dha tregues të sulmeve të ardhshme republikane.

“Nëse doni një vizion të jetës suaj nën presidencën Biden, mendoni për rrënojat e shkrumbuara në Minneapolis, anarkinë e dhunshme të Portlandit, trotuaret me gjak të Çikagos dhe imagjinoni kaosin që vjen në qytetin tuaj dhe në çdo qytet të Amerikës”, u tha Presidenti Trump mbështetësve disa orë përpara fjalimit të zotit Biden.

Presidenti Trump duke folur gjatë tubimit në Old Forge (20 gusht 2020)

Presidenti Trump duke folur gjatë tubimit në Old Forge (20 gusht 2020)

Demokratët u detyruan të braktisin planet për një konventë me mijëra pjesëmarrës brenda një stadiumi basketbolli në qytetin Milwaukee, të shtetit Wisconsin, për shkak të pandemisë së koronavirusit në Shtetet e Bashkuara, e cila ka vrarë një numër rekord prej 174’000 njerëzish, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.

Nëse fiton zgjedhjet e 3 nëntorit dhe inagurohet në janarin e ardhshëm, zoti Biden do të ishte 78 vjeç, presidenti më i vjetër i Shteteve të Bashkuara, duke ia kaluar edhe Presidentit Trump, i cili është 74 vjeç.

Por zoti Biden fitoi përballë kandidatëve të shumtë demokratë, pothuajse të gjithë, përveç njërit, më të rinj se ai, për të fituar nominimin e partisë së tij në kandidimin e tij të tretë për presidencën, pas përpjekjeve të pasuksesshme në 1988 dhe 2008. Ai ishte senator për 36 vjet dhe shërbeu tetë të tjera si zëvendës i Presidentit Barack Obama, përpara se zoti Trump të fitonte presidencën në 2016.

Kandidati demokrat për president Joe Biden, me bashkëshorten Jill Biden, dhe kandidatja për nënpresidente Kamala Harris, me bashkëshortin Douglas Emhoff, festojnë pasi zoti Biden pranoi emërimin

Kandidati demokrat për president Joe Biden, me bashkëshorten Jill Biden, dhe kandidatja për nënpresidente Kamala Harris, me bashkëshortin Douglas Emhoff, festojnë pasi zoti Biden pranoi emërimin

Muaj më parë, zoti Biden premtoi të zgjidhte një grua si kandidate për nënpresidente. Ai përzgjodhi javën e kaluar Senatoren e Kalifornisë, Kamala Harris pas një procesi verifikimi disa javor të shumë opsioneve të tjera. Zonja Harris ishte një zgjedhje historike në analet politike të Shteteve të Bashkuara, gruaja e parë afrikano-amerikane dhe me prejardhje aziatike që bëhet pjesë e kandidaturave partiake në nivel kombëtar.

Disa nga kandidatët demokratë përballë të cilëve zoti Biden fitoi gjatë zgjedhjeve paraprake në fillim të këtij viti, përfshirë Senatorin e Vermontit, Bernie Sanders, mbajtën fjalime në konventë këtë javë në mbështetje të dyshes që kandidon.

Andrew Yang duke folur gjatë konventës (20 gusht 2020)

Andrew Yang duke folur gjatë konventës (20 gusht 2020)

Njëri prej tyre, sipërmarrësi Andrew Yang, u tha shikuesve natën e fundit të konventës se “i kam njohur të dy, Joe-in dhe Kamalan gjatë fushatës vitin e kaluar – ashtu siç mund ta njohësh vërtet dikë kur kamerat janë fikur, turmat kanë ikur, dhe jeni vetëm ju dhe ata”.

“Ata i kuptojnë problemet me të cilat përballemi,” tha zoti Yang. “Ata janë prindër dhe patriotë që duan më të mirën për vendin tonë. Nëse ua japim atyre mundësinë, ata do të luftojnë për ne dhe familjet tona çdo ditë”.

Një tjetër ish-kundërshtar i zotit Biden i shndërruar në përkrahës, ish-kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut Michael Bloomberg, tha se: “Unë po ju them të votoni kundër (Presidentit Trump) sepse ai ka bërë një punë të keqe. Ai harxhon më shumë kohë duke shkruar mesazhe në Twitter se sa duke punuar. Le t’i japim fund këtij kapitulli tërësisht për të ardhur keq në historinë amerikane”.

Natën e mëparshme, mbështetësit e zotit Biden, veçanërisht ish-Presidenti Obama dhe bashkëshortja e tij, ish-zonja e parë Michelle Obama, sulmuan Presidentin Trump si një udhëheqës i dështuar i Shteteve të Bashkuara, ndërsa disa personalitete republikane shprehën gjithashtu mbështetjen e tyre për zotin Biden, përfshirë ish-Guvernatorin e shtetit Ohio, John Kasich dhe ish-Sekretarin e Shtetit, Colin Powell.

Sipas normave politike amerikane, sulmet nga një udhëheqës amerikan ndaj pasardhësit të tij janë të rralla.

Por ish-Presidenti Obama dha një vlerësim të ashpër të Presidentit Trump të mërkurën në mbrëmje, duke thënë se ai “nuk ka treguar interes për trajtimin e presidencës, përveçse si një tjetër shfaqje televizive që ai mund ta përdorë për të marrë vëmendjen që dëshiron”.

Ish-Presidenti Barack Obama duke mbajtur fjalën e tij të regjistruar për konventën demokrate

Ish-Presidenti Barack Obama duke mbajtur fjalën e tij të regjistruar për konventën demokrate

Duke folur nga një muze në Filadelfia ku përjetësohet themelimi i Amerikës në vitet 1700, ish-Presidenti Obama paralajmëroi se rizgjedhja e Presidentit Trump mund të dëmtojë demokracinë. Ai tha se kishte shpresuar që Presidenti Trump do ta merrte seriozisht detyrën e presidentit dhe se “do të zbulonte një lloj adhurimi për demokracinë që ishte vendosur nën kujdesin e tij”.

Por tha ish-Presidenti Obama, “Donald Trump nuk është ngritur në nivelin e detyrës sepse nuk mundet ta bëjë. Dhe pasojat e këtij dështimi janë të rënda. Njëqind e shtatëdhjetë mijë amerikanë të vdekur. Miliona vende pune të humbura, ndërsa ata në krye marrin më shumë se kurrë. Impulset tona më të këqija të lëshuara pa fre; reputacioni ynë krenar në të gjithë botën u zvogëlua keqazi, dhe institucionet tona demokratike u kërcënuan si kurrë më parë”.

Pasi fragmente të komenteve të ish-Presidentit Obama u bënë të ditura përpara fjalimit të tij të mbrëmjes, Presidenti Trump u përgjigj, duke kritikuar zotin Obama se ishte joefektiv dhe se e vuri në rrezik demokracinë e Shteteve të Bashkuara.

“Kur e dëgjoj atë dhe shoh tmerrin që ai na la, marrëzinë e transaksioneve që ai bëri. Shikoni çfarë po bëjmë. Ne kemi murin tonë madhështor në kufi. Ne kemi siguri”, tha Presidenti Trump në një konferencë shtypi . “Shikoni sa i keq ishte ai, sa i paefektshëm ishte ai”.

Folës të shumtë në konventën demokrate kanë vlerësuar vendosmërinë dhe përqasjen prej njeriu të zakonshëm të zotit Biden ndaj jetës publike, duke thënë se ai ka simpati për problemet e të tjerëve, për të cilën ata thanë se Presidenti Trump nuk ka patur aftësinë ta tregojë.

Ata vunë në dukje se zoti Biden ka kapërcyer humbje të mëdha në jetën e tij, përfshirë vdekjen e gruas së tij të parë dhe vajzës së tij në moshë të re në një aksident me makinë në 1972 dhe së fundmi, në 2015, vdekjen e djalit të tij të madh, ish-Prokurorit të Përgjithshëm të Delaware Beau Biden, nga kanceri në tru.

SHBA, gjyqtari hedh poshtë kërkesën e Presidentit Trump për mosdorëzimin e taksave

Marrë nga Reuters

Në Shtetet e Bashkuara, një gjykatës hodhi poshtë çështjen gjyqësore të ngritur nga Presidenti Donald Trump për të bllokuar zbatimin e kërkesës së një jurie të madhe që presidenti të dorëzojë të dhënat e taksave personale dhe të biznesit të tij për tetë vitet e fundit.

Gjyqtari Victor Marrero tha se plotësimi i kërkesës së paraqitur nga Presidenti Trump, do të përbënte një “zgjerim të padrejtë” të sferës së imunitetit presidencial.

Avokatët e zotit Trump e apeluan menjëherë vendimin.

Kërkesa për të parë të dhënat e taksave të zotit Trump lidhet me një hetim të Prokurorit të Qarkut të Manhattan-it Cyrus Vance. Në një padi gjyqësore muajin e kaluar, prokurori Vance tha se hetimi i tij kishte lidhje mes të tjerash me “aludimet për mashtrime në sferën bankare dhe të sigurimeve nga ana e Organizatës Trump dhe zyrtarëve të saj.”

Një zëdhënës i prokurorit Vance nuk pranoi të komentojë.

Presidenti Trump, i cili po bën fushatë për rizgjedhje, prej kohe vazhdon të sfidojë në gjykatë përpjekjet e një numri ligjvënësish dhe prokurorësh për të parë të dhënat e tij të taksave, të cilat besohet se hedhin dritë mbi marrëdhëniet e tij financiare.

Duke refuzuar të publikojë dokumentet e taksave, ai ka vendosur gjithashtu një precedent në historinë e kandidatëve presidencialë të dekadave të fundit.

Arrestohet Steve Bannon, ish-këshilltari i Presidentit Trump, rrezikon 20 vjet burg

Prokurorët federalë në Nju Jork ngritën akuza ndaj ish-këshilltarit politik të Presidentit Trump, Steve Bannon, se në bashkëpunim me të tjerë, ka kryer mashtrim me dërgim elektronik parash, lidhur me një fushatë për grumbullim fondesh në mbështetje të ndërtimit të një muri kufitar midis Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës.

Në një deklaratë të Departamentit të Drejtësisë thuhet se ndaj zotit Bannon dhe tre personave të tjerë është ngritur padi “për rolin e tyre në mashtrimin e qindra mijëra donatorëve lidhur me një fushatë për grumbullim fondesh në internet të njohur me emrin ‘Ne ndërtojmë murin’, nga e cila u grumbulluan më shumë se 25 milionë dollarë.”

Inspektori i ngarkuar me çështjen, Philip R. Bartlett tha: “Të pandehurit dyshohet se janë përfshirë në veprimtari mashtruese, pasi kanë paraqitur në dritë të shtrembër përdorimin e vërtetë të fondeve të dhuruara. Siç pretendohet, jo vetëm që ata gënjyen donatorët, por u përpoqën të fshehin shpërdorimin e fondeve, duke krijuar fatura dhe llogari të rreme për të pastruar donacionet dhe për të mbuluar veprimet e tyre kriminale, duke mos treguar respekt për ligjin ose të vërtetën.”

Të katër të pandehurit janë arrestuar.

Steve Bannon, një figurë e njohur e së djathtës politike amerikane, shërbeu si këshilltar fushate dhe më pas këshilltar në Shtëpinë e Bardhë për zotin Trump, i cili e bëri ndërtimin e një muri kufitar një ndër premtimet kryesore të fushatës së vitit 2016.

Për akuzat që rëndojnë mbi Steve Bannon, ish këshilltari i Presidentit Trump rrezikon 20 vjet burg/zëri i amerikës

Kryediplomatja e Kosovës dhe ministri i Drejtësisë takohen me Palmerin në Washington

Prishtinë

Në kuadër të vizitës zyrtare në SHBA, ministri i Drejtësisë së Kosovës, Selim Selimi bashkë me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, kanë zhvilluar një takim me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe të Euroazisë, Matthew Palmer, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç thuhet në njoftimin nga Ministria e Drejtësisë, gjatë këtij takimi, ministri Selimi dhe ministrja Haradinaj-Stublla me Palmer kanë diskutuar për intensifikimin e agjendës shtetërore në përafrimin e Kosovës me familjen euro-atlantike, progresin në fuqizimin e sundimit të ligjit dhe hapjen e një dinamike të re për arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse ligjërisht obliguese me njohje në kufijtë ekzistues ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ministri Selimi dhe ministrja Haradinaj-Stublla kanë vlerësuar lartë kontributin dhe angazhimin e zëvendësndihmës sekretarit të shtetit Palmer si dhe mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së “si aleati më i madh dhe më i rëndësishëm për Kosovën dhe popullin e saj”.

Sa i përket procesit të dialogut, ministri Selimi sipas komunikatës ka theksuar se Kosova është gjithnjë besnike ndaj interesave strategjike të shtetit mik dhe për këtë ka konsideruar se “pa bashkërendim dhe garancë të Amerikës, është vështirë arritja e çfarëdo marrëveshjeje të qëndrueshme me Serbinë”.

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit, Palmer ka rikonfirmuar mbështetjen e SHBA-së për Kosovën, duke potencuar se fokus kryesor duhet të jetë arritja e progresit të Kosovës në integrimin e plotë ndërkombëtar, forcimin e shtetit ligjor dhe normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Roli aktiv dhe mbështetja e SHBA-së, si aleate strategjike jona, është e pazëvendësueshme për të mbyllur të gjitha çështjet e hapura me Serbinë”, theksuan dy ministrat në fund të takimit me Palmer.

Ministri i Drejtësisë, Selimi dhe ministrja e Jashtme, Haradinaj-Stublla po qëndrojnë për vizitë zyrtare në SHBA nga e shtuna e javës së kaluar. Selimi dhe Stublla-Haradinaj do të takohen atje me përfaqësues nga Departamenti i Shtetit dhe zyrtarë të lartë të sistemit të drejtësisë amerikane. Sipas ministrit Selimi “qëllim i vizitës është rritja e bashkëpunimit, marrja e ekspertizës dhe përpjekjet e vazhdueshme të përafrimit me standardet amerikane në fushën e drejtësisë”.

Kamala Harris pranon emërimin historik si kandidate për nënpresidente

Kandidatja demokrate për postin e nënpresidentes, senatorja Kamala Harris nga Kalifornia, u bëri thirrje qytetarëve të luftojnë për “Amerikën që ne e dimë se është e mundur”, pasi ajo bëri histori me pranimin e emërimit nga partia e saj për t’u paraqitur së bashku me kandidatin presidencial Joe Biden në votimet e muajit nëntor.

Kamala Harris, 55 vjeçare, një ish prokurore, është e para grua afrikano-amerikane dhe indiano-amerikane, kandidate për nënpresidente për një nga partitë kryesore. Nëna e saj ishte një shkencëtare e kancerit të gjirit që emigroi nga India. Ajo vdiq në vitin 2009. Babai i senatores Harris, një ekonomist, erdhi në Shtetet e Bashkuara nga Xhamajka.

Duke folur në natën e tretë të Kuvendit Kombëtar të Demokratëve, zonja Harris kritikoi ashpër presidentin Donald Trump për trajtimin e pandemisë së koronavirusit dhe të ekonomisë, duke thënë se “dështimi i tij në udhëheqje ka kushtuar jetë”.

Më herët gjatë mbrëmjes, ish-presidenti Barack Obama, sumoi ashpër presidentin Trump, pasuesin e tij, duke thënë se presidenti Trump po e trajtonte presidencën si “një reality show”, dhe duke rrezikuar demokracinë me udhëheqjen e tij të papërshtatshme dhe në stilin autoritar.

Duke pranuar emërimin nga demokratët, zonja Harris foli për një komb me “kompleksitete dhe papërsosmëri”, dhe nevojën për t’u vënë në punë për të trajtuar të metat e tij, të tilla si luftimi i racizmit dhe realizimi i “premtimit për drejtësi të barabartë para ligjit”.

Të mos gabohemi, rruga përpara nuk është e lehtë. Ne do të pengohemi. Mund të rrëzohemi. Por unë ju premtoj se do të veprojmë me guxim dhe do t’i trajtojmë me ndershmëri sfidat tona. Ne do të themi të vërtetën dhe do të veprojmë me të njëjtin besim tek ju sikundër ju kërkojmë që të keni besim në ne”, tha zonja Harris.

Vendimi i zotit Biden për të zgjedhur gruan e parë afrikano-amerikane dhe aziatiko-amerikane si kandidate për nënpresidente, preku shumë nga pakicat dhe gratë në parti, që shprehnin një mbështetje të vakët ose ishin kundër 77-vjeçarit Biden.

Zonja Harris u zotua se një administratë Biden-Harris do të punojë për “ngritjen e një ekonomie që nuk e lë askënd prapa”, të ndërmarrë hapa për t’i dhënë fund pandemisë së koronavirusit, dhe të ndërtojë një komunitet që është “i fortë dhe modest, i drejtë dhe i mirë”.

“Ne duhet të zgjedhim një president që do të sjellë diçka ndryshe, diçka më të mirë dhe do të bëjë punë të rëndësishme,” tha zonja Harris. “Një president i cili do të na bashkojë të gjithëve për të ndërtuar të ardhmen që ne e duam kolektivisht. Ne duhet të zgjedhim Joe Biden”, tha ajo.

Ndërkohë, ish presidenti Obama mbajti një fjalim të regjistruar në Filadelfia, duke thënë se për gati katër vjet Donald Trump “nuk ka treguar asnjë interes për të trajtuar presidencën ndryshe, përveçse si një ‘reality show’ që ai mund të përdorë për të siguruar vëmendjen që dëshiron”.

Zoti Obama paralajmëroi se rizgjedhja e zotit Trump mund të dëmtojë demokracinë, ndërsa shtoi se kishte shpresuar që zoti Trump do ta trajtonte seriozisht punën e presidentit dhe “do të shfaqte më shumë nderim për demokracinë e vendosur nën kujdesin e tij”.

“Donald Trump nuk është i zoti i punës, sepse nuk mundet”, tha zoti Obama. “Dhe pasojat e dështimit të tij janë të rënda. 170 mijë amerikanë të vdekur, miliona vende pune të shuara… Nami ynë krenar në botë u dëmtua rëndë dhe institucionet tona demokratike u kërcënuan si kurrë më parë”, tha ai.

Fjalimi i zotit Obama ishte i jashtëzakonshëm sepse ish presidentët rrallë kritikojnë publikisht një president në detyrë.

Pasi që copëza të komenteve të zotit Obama u publikuan më herët të mërkurën, presidenti Trump u përgjigj duke kritikuar ish presidentin Obama se ishte joefektiv dhe kishte rrezikuar demokracinë në Shtetet e Bashkuara.

“Kur e dëgjoj atë dhe shoh tmerrin që ai na la, budallallëkun e transaksioneve që ai bëri. Shikoni çfarë po bëjmë ne. Ne kemi murin tonë të madh kufitar. Kemi siguri”, tha presidenti Trump në një konferencë me gazetarë. “Shikoni sa i keq ishte ai, sa i paefektshëm ishte ai”, tha presidenti Trump.

Shumë nga folësit nënvizuan karakterin dhe guximin e zotit Biden për tejkalimin e humbjeve të mëdha në jetën e tij, përfshirë vdekjen e gruas së tij të parë dhe së bijës në një aksident me makinë në vitin 1972 dhe së fundmi, me 2015, vdekjen e njërit prej djemve të tij, Beau Biden, nga kanceri i trurit.

Ish presidenti Obama tha se zoti Biden e di se forca e vërtetë e Shteteve të Bashkuara “vjen nga dhënia e një shembulli që bota dëshiron ta ndjekë”, dhe që zoti Biden dhe zonja Harris kanë plan të vënë nën kontroll pandeminë e koronavirusit, të zgjerojnë kujdesin mjekësor, të shpëtojnë ekonominë amerikane dhe “të ripërtërijnë pozitën tonë në botë”.

“Më shumë se gjithçka, ajo që di për Joe, ajo që di për Kamalan, është se ata në fakt interesohen për çdo amerikan dhe se ata kujdesen thellësisht për këtë demokraci,” tha zoti Obama. “Ata besojnë se në një demokraci, e drejta e votës është e shenjtë dhe ne duhet ta bëjmë më të lehtë për njerëzit që të votojnë, jo më të vështirë. Ata besojnë se askush, madje as presidenti nuk është mbi ligjin dhe se asnjë zyrtar publik, madje as presidenti, nuk duhet të përdorë zyrën për të pasuar veten ose përkrahësit e tij”, tha ai.

Ish Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton, e cila humbi në garë me presidentin Trump në zgjedhjet e vitit 2016, u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë ndërsa mbështeti dyshen Biden – Harris në fjalimin e saj të mërkurën.

Ajo përmendi planet për krijimin e vendeve të punës, pushimet e paguara për familjet, kujdesin shëndetësor për të gjithë, ndihmën për emigrantët pa dokumente që hynë në Shtetet e Bashkuara si fëmijë, reformimin e sundimit të lijgit dhe zgjedhjet e lira pa ndërhyrje nga jashtë.

Presidenti Trump po bënë ndalesa fushate gjatë javës që zoti Biden është në qendër të vëmendjes, duke udhëtuar në zonat e betejës politike që mund të luajnë një rol kryesor në zgjedhje.

Të enjten, ai do të qëndrojë pranë shtëpisë së fëmijërisë së zotit Biden në Scranton, të shtetit Pensilvani.

Republikanët po organizojnë kuvendin e tyre kombëtar që do të mbahet javën e ardhshme, duke filluar nga e hëna dhe duke kulmuar me fjalimin e pranimit të ri kandidimit nga presidenti Trump në Shtëpinë e Bardhë më 27 gusht. zëri i amerikës


Send this to a friend