VOAL

VOAL

Mbyllja e Radio Free Asia minon interesat kombëtare të SHBA-së në të gjithë Azinë Nga Elez Biberaj

Njoftimi se Radio Free Asia do të ndërpresë të gjitha programet shënon një moment të rëndësishëm në erozionin e vazhdueshëm të institucioneve ndërkombëtare të transmetimit të Amerikës.

Mbyllja e saj minon interesat kombëtare të SHBA-së në të gjithë Azinë dhe i jep një goditje lirisë së shtypit në disa nga mjediset më të kontrolluara të informacionit në botë.

Ky zhvillim i fundit vjen pas ndërprerjes së transmetimeve të Zërit të Amerikës.

Ky vendim sinjalizoi një ndryshim sizmik në qëndrimin global të Shteteve të Bashkuara.

Zëri i Amerikës ishte një nga institucionet e pakta që vazhdimisht krijoi urë midis idealeve amerikane dhe realiteteve globale.

Ai shërbeu si një burim i besueshëm lajmesh dhe informacioni, një zë i qëndrueshëm për vlerat demokratike, një kundërpeshë ndaj narrativave të kontrolluara nga shteti dhe një simbol i angazhimit të kombit ndaj së vërtetës, lirisë së shtypit, transparencës dhe pluralizmit.

Heshtja e tij përfaqëson një tërheqje nga niveli i lartë moral që Shtetet e Bashkuara e pretendonin prej kohësh dhe humbjen e një prej instrumenteve të tyre më efektive të fuqisë së butë.

Pavarësisht dëmit të madh të bërë tashmë, është ende e mundur që Kongresi të ndalojë çmontimin e Zërit të Amerikës.

Ligjvënësit kanë autoritetin dhe detyrimin për të rinovuar financimin dhe për të mbrojtur këtë institucion jetësor që ka shërbyer prej kohësh si zëri i Amerikës për botën.

Anëtarët republikanë të Kongresit, në veçanti, historikisht kanë mbështetur transmetimet ndërkombëtare dhe lidershipin amerikan jashtë vendit.

Dështimi i tyre për të vepruar tani është thellësisht për të ardhur keq.

Ata duhet të ngrihen në lartësinë e situatës dhe të ruajnë një aset strategjik që vazhdimisht u ka shërbyer interesave kombëtare të SHBA-së, ka promovuar objektivat e politikës së jashtme dhe ka treguar historinë e Amerikës me qartësi, besueshmëri dhe bindje të palëkundur.

Trump i ashpër ndaj Putin: Njoftimi i tij për testimin e një rakete të re me energji bërthamore, i papërshtatshëm

SHBA– Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e quajti njoftimin e bërë nga homologu i tij rus Vladimir Putin të dielën për një provë të suksesshme përfundimtare të një rakete të re me energji bërthamore “të papërshtatshme”.

“Është e papërshtatshme që Putini ta thotë këtë. Ai duhet t’i japë fund luftës në Ukrainë”, tha presidenti i SHBA-së.

“Kjo luftë, e cila duhej të zgjaste një javë, së shpejti do të hyjë në vitin e saj të katërt. Kjo është ajo që ata duhet të bëjnë në vend që të testojnë raketa”, theksoi Trump para gazetarëve nga avioni presidencial që po e çon atë në Japoni, ndalesa e dytë në turneun e tij në Azi pas Malajzisë.

Për më tepër, republikani përsëriti se “do të donte” të takohej me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong-un. Trump nuk e ka përjashtuar mundësinë e zgjatjes, nëse është e nevojshme, të turneut të tij aziatik, në të cilin ai do të jetë në Japoni sot dhe nesër dhe në Korenë e Jugut të mërkurën dhe të enjten./ Dosja.al

Wesley Clark konfirmohet si dëshmitar në mbrojtjen e Thaçit

Radio Evropa e Lirë

Gjenerali i pensionuar amerikan, Wesley Clark, do të dëshmojë në mbrojtje të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë.

Mbrojtja e Thaçit njoftoi se Clark ka marrë autorizimin nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara për të dëshmuar në mbrojtjen e Thaçit, i cili së bashku me tre ish-eprorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), po gjykohen në qytetin holandez për krime lufte.

Clark e udhëhoqi fushatën ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake serbe në vitin 1999.

 

Fushata e sulmeve të NATO-s, që zgjati 11 javë, nisi për ta ndalur dhunën e forcave serbe kundër shqiptarëve në Kosovë, dhe u ndërpre në qershor të vitit 1999, një ditë pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës.

Clark shihet si hero në Kosovë për rolin e tij në çlirimin e vendit dhe për këtë ai është nderuar në Prishtinë në vitin 2024 me një dekoratë. Në Kosovë madje ka edhe rrugë të emëruara në nderim të tij.

Gjyqi ndaj Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të cilët i mohojnë akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit para dhe gjatë luftës së viteve 1998–1999, po shkon drejt përfundimit.

Clark do të jetë i fundit që do të dëshmojë në të mirë të Thaçit, mbrojtja e të cilit e filloi thirrjen e dëshmitarëve në shtator.

Nuk është e qartë se kur saktësisht Clark do të ulet në bankën e dëshmitarit të mbrojtjes, por, sipas mbrojtjes, ai ka njoftuar se nuk mund ta nisë dëshminë para 18 apo 19 nëntorit.

Mbrojtja e Thaçit kishte parashikuar paraprakisht se do t’i kryente dëshmitarët deri më 14 nëntor, megjithatë gjykata i ka lejuar më shumë kohë.

Gjithashtu mbrojtja i ka kërkuar gjykatës ta rezervojë të premten e 21 nëntorit për një seancë shtesë, në rast se kjo do të jetë e nevojshme për ta përmbyllur dëshminë e Clarkut.

Deri tani, në mbrojtje të Thaçit kanë dëshmuar ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, këshilltari ligjor i delegacionit të Kosovës gjatë negociatave në Rambuje më 1999, Paul Williams, dhe ish-diplomati britanik, John Stewart Duncan.

Që të gjithë thanë në dëshmitë e tyre se Thaçi nuk kishte autoritet mbi UÇK.

Gjykata Speciale e Kosovës e ka selinë në Hagë të Holandës dhe përbëhet nga gjyqtarë dhe avokatë ndërkombëtarë, pasi u themelua Kuvendi i Kosovës në vitin 2015, për t’i gjykuar rastet kundër ish-pjesëtarëve të UÇK-së sipas ligjit të Kosovës.

Ajo pret që deri në fund të dhjetorit të përmbyllet gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Thaçi ishte udhëheqës politik i UÇK-së para dhe gjatë luftës së viteve 1998–1999, Veseli udhëheqës i shërbimit të inteligjencës, Krasniqi zëdhënës, ndërsa Selimi anëtar i shtabit të përgjithshëm.

Aktakuza kundër tyre përfshin akuza për burgosje të paligjshme, torturë, vrasje, krime kundër njerëzimit, zhdukje me forcë dhe persekutim të qindra civilëve dhe personave që nuk morën pjesë në luftime.

Këto krime dyshohet se ndodhën midis marsit 1998 dhe shtatorit 1999 në vende të ndryshme në Kosovë, por edhe në veri të Shqipërisë.

Sipas Dhomave të Specializuara, Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mbajnë përgjegjësi penale personale për këto krime, por të gjithë ata e mohojnë fajësinë.

Avokatët mbrojtës kanë deklaruar se UÇK-ja nuk do të kishte fituar mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare nëse do të kishte ekzistuar një plan kriminal, siç pretendojnë prokurorët.

Sipas tyre, aktakuza bazohet në një keqinterpretim selektiv të ngjarjeve.

Yje të NBA-së dhe anëtarë të mafisë arrestohen në një operacion kundër basteve sportive

Trajneri i ekipit Portland Trail Blazers në NBA, Chauncey Billups, dhe basketbollisti i Miami Heat, Terry Rozier, u arrestuan më 23 tetor pasi dyshohen për përfshirje në baste të paligjshme, thanë zyrtarët amerikanë.

Billups, ish-lojtar i Detroit Pistons dhe anëtar i “Hall of Fame” të Shoqatës Kombëtare amerikane të Basketbollit (NBA), u arrestua në lidhje me lojëra të paligjshme dhe të manipuluara të pokerit, që dyshohet se janë të lidhura me familje mafioze, bëri të ditur drejtori i FBI-së, Kash Patel.

Rozier dhe ndihmës trajneri i basketbollit, Damon Jones, janë në mesin e gjashtë personave të arrestuar në rastin që lidhet me baste sportive, tha Patel në një konferencë për media në Nju Jork.

Prokurori amerikan Joseph Nocella tha se 49-vjeçari Billups ishte një nga 34 personat e akuzuar për përfshirje të dyshuar në një “skemë kombëtare për manipulimin e lojërave të paligjshme të pokerit”, ku ishte përdorur “teknologji e avancuar mashtrimi”.

Ndihmësi i drejtorit të zyrës së FBI-së në Nju Jork, Christopher Raia, tha se në hetime të ndara, 34 persona janë arrestuar për baste sportive dhe poker të paligjshëm, përfshirë 13 anëtarë të mafisë dhe bashkëpunëtorët e tyre.

Rozier dhe Jones dyshohet se “morën pjesë në një prej skemave më të mëdha korruptive sportive që nga legalizimi i basteve online në SHBA”, tha Nocella.

Ai e përshkroi këtë rast si “një komplot të brendshëm të basteve sportive që shfrytëzoi informacione konfidenciale lidhur me atletët dhe ekipet e NBA-së”.

Të arrestuarit thuhet se ishin përfshirë në baste ilegale mbi performancën e lojtarëve të Charlotte Hornets, Portland Trail Blazers, Los Angeles Lakers dhe Toronto Raptors, tha prokurori Nocella.

Ai tha se NBA-ja ka bashkëpunuar me hetimin që çoi në ngritjen e aktakuzave të enjten.

Shefja e policisë në Nju Jork, Jessica Tisch, përmendi një shembull nga ndeshja e 23 marsit e vitit 2023, kur Rozier luante për Hornets.

Rozier informoi personat e tjerë se “kishte planifikuar të largohej nga loja herët, për shkak të gjoja një dëmtimi”, tha Tisch.

“Duke përdorur këtë informacion, anëtarët e grupit vendosën mbi 200.000 dollarë baste mbi performancën e tij të pritshme në lojë”, shtoi ajo. “Rozier u largua nga loja pas vetëm nëntë minutash, dhe ato baste u paguan, duke gjeneruar dhjetëra mijëra dollarë fitim”.

Sa u përket lojërave të pokerit, që dyshohet se u manipuluan, në rastin e përfshirjes së Billupsit, organizatorët, sipas autoriteteve, përdornin “makina të veçanta për përzierjen e letrave që mund të lexonin kartat me barkode dhe kamera të fshehura të vendosura në tavolina dhe drita”, tha Tisch.

“Viktimat besonin se po uleshin në një tavolinë ku loja do të ishte fer”, tha ajo. “Në vend të kësaj, ata u mashtruan për miliona dollarë”.

Billups u pensionua si lojtar më 2014 dhe ka qenë trajneri kryesor i Portland Trail Blazers që nga viti 2021. Ai udhëhoqi ekipin të mërkurën, kur pësoi humbje ndaj Minnesota Timberwolves.

Rozier, 31 vjeç, u bë pjesë e Boston Celtics më 2015. Ai ka shënuar 13.9 pikë mesatarisht për ndeshje dhe ka luajtur në tre ekipe gjatë karrierës së tij 11-vjeçare në NBA.

Rozier ka pësuar një lëndim dhe nuk luajti në ndeshjen e zhvilluar të mërkurën.

Prokurori Nocella tha se aktakuza për rastin e basteve sportive lidhet me arrestimin e vitit të kaluar të ish-lojtarit të NBA-së, Jontay Porter të ekipit Toronto Raptors, të cilit iu ndalua që të luante në këtë ligë përjetë për shkak të rolit të tij në skandalin e basteve.

Porter u akuzua për vendosjen e basteve të lidhura me performancën e tij në lojë. Ai e ka pranuar fajësinë për komplot për mashtrim dhe po që t’i shqiptohet dënimi.

Sipas rregullave, lojtarëve të NBA-së u ndalohet të vendosin baste për ndeshjet e NBA-së.

Ndërkaq, në korrik, ish-lojtari i NBA-së, Gilbert Arenas, u arrestua nën akuzën për organizimin e lojërave të paligjshme të pokerit në vilën e tij në Los Angjelos.

Shtëpia e Bardhë thotë se nuk ka plane të menjëhershme për një takim Trump-Putin

Radio Evropa e Lirë

Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë ka thënë të martën vonë se nuk ka plane që presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe lideri i Rusisë, Vladimir Putin, të takohen “në të ardhmen e afërt”, pavarësisht se disa ditë më herët Trump kishte thënë se po organizohej një takim tjetër mes tij dhe presidentit rus.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, dhe ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, gjithashtu nuk kanë plane të takohen personalisht, u tha gazetarëve zyrtari amerikan, duke shtuar se një bisedë telefonike mes tyre ishte “frytdhënëse”.

Ky sqarim vjen pas raportimeve se bisedimet përgatitore midis diplomatëve më të lartë të të dyja vendeve kishin ngecur, gjë që me shumë gjasë do të vonojë takimin e propozuar.

Zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov, tha se as një takim i tillë nuk ishte planifikuar fare.

“Diçka për të cilën nuk je pajtuar paraprakisht nuk mund ta shtysh. Ne nuk e konfirmuam atë që disa burime perëndimore shkruan dje. Ne nuk kishim asnjë marrëveshje në lidhje me kohën apo vendin e një kontakti të tillë”, u citua ai të ketë thënë nga agjencia e lajmeve RIA Novosti.

Mundësia për një takim mes Trumpit dhe Putinit në Budapest u shfaq gjatë një telefonate midis dy udhëheqësve më 17 tetor.

Pritshmëritë ishin që Rubio dhe Lavrov të takoheshin për të vënë themelet para bisedimeve. Ata e zhvilluan vetëm një bisedë telefonike më 20 tetor.

Duke folur të martën, Lavrov tha se ishte pajtuar me Rubin për vazhdimin e konsultimeve telefonike “për të kuptuar më mirë ku jemi dhe si të ecim në rrugën e duhur”.

Ai tha se qëllimet ushtarake të Rusisë mbeten të pandryshuara dhe se “operacioni i saj i posaçëm ushtarak” do t’i arrijë synimet e veta.

Lavrovi e përsëriti gjithashtu kundërshtimin e Rusisë ndaj armëpushimit të menjëhershëm, duke thënë se është e nevojshme të gjendet një zgjidhje që i eliminon ata që Kremlini e quan “shkaktarët rrënjësorë” të luftës.

Trump kishte thënë më 17 tetor se forcat ruse dhe ukrainase duhet të “ndalen aty ku janë” në fushën e betejës.

Më herët, Departamenti i Shtetit tha në një deklaratë se Rubio kishte “theksuar rëndësinë e angazhimeve në vijim si një mundësi për Moskën dhe Uashingtonin për të bashkëpunuar në avancimin e një zgjidhjeje të qëndrueshme për luftën Rusi–Ukrainë, në përputhje me vizionin e presidentit Trump”.

Trump tha më 20 tetor se përpjekjet për të arritur një marrëveshje midis Rusisë dhe Ukrainës për të ndaluar luftën janë duke vazhduar dhe paralajmëroi se nëse marrëveshja nuk arrihet, pasojat do të jenë serioze.

“Ne ende jemi në proces për të bërë një marrëveshje [për të ndaluar luftën]. Nëse e bëjmë, do të jetë fantastike. Nëse jo, shumë njerëz do të paguajnë një çmim shumë të rëndë”, tha Trump në një takim në Shtëpinë e Bardhë me kryeministrin australian Anthony Albanese.

Trump detyrohet të përdorë portën e vogël për t’u ngjitur në avionin “Air Force One”, ja çfarë zbuloi shërbimi sekret amerikan që ngriti alarmin për sigurinë e presidentit

Presidenti amerikan, Donald J. Trump, përdori portën e vogël për t’u ngjitur në avionin “Air Force One”, në aeroportin ndërkombëtar të Palm Beach në Florida.

Sipas FoxNeës një masë e tillë është marrë për arsye sigurie, për shkak se shërbimi sekret amerikan zbuloi një platformë qitjeje me fushë pamjeje nga pista e aeroportit ndërkombëtar të Palm Beach, ku qëndronte “Air Force One”.

C0fc2dcd 456d 487c A4fc Bbb0a5c0e29d

Ngjarja vjen disa javë pasi Ryan Routh u shpall fajtor për përpjekjen për të vrarë Trump në një fushë golfi në Palm Beach nga një fole snajperi që ai e kishte ngritur në shkurre përgjatë një gardhi.

FBI mësohet se ka nisur hetimet, por ende nuk ka një përfundim apo person të dyshuar.

Trump mbërriti në Florida të premten, menjëherë pas takimit me Presidentin ukrainas Zelenski dhe u largua drejt Uashingtonit të dielën në mbrëmje.bw

Ish-këshilltari i Trumpit, Bolton dorëzohet pas aktakuzës për keqmenaxhim të dokumenteve të klasifikuara

John Bolton, ish-këshilltar për sigurinë kombëtare i presidentit amerikan Donald Trump, mbërrinë në gjykatë për t’u dorëzuar para autoriteteve pas aktakuzës, 17 tetor.

 

Radio Evropa e Lirë

John Bolton mbërriti të premten në një gjykatë federale për t’u dorëzuar para autoriteteve, pasi akuzohet se, gjatë kohës sa ishte këshilltar për sigurinë kombëtare në administratën e presidentit amerikan Donald Trump, kishte ruajtur në shtëpinë e vet dokumente “tepër sekrete” dhe kishte ndarë me të afërm të tij shënime personale që përmbanin informata të klasifikuara.

Aktakuza ndaj tij u ngrit të enjten.

Ai nuk foli për gazetarë teksa mbërriti në gjykatën e Grinbelt, Mariland, për t’u dorëzuar para autoriteteve dhe pritet të dalë para gjykatës gjatë ditës.

Bolton akuzohet se ndau informata të ndjeshme me dy të afërm të tij për përdorimin e mundshëm të tyre në një libër që po e shkruante, duke përfshirë shënime nga informimet e inteligjencës dhe takimet me zyrtarë të lartë të Qeverisë dhe udhëheqës të huaj.

Avokati i Boltonit, Abbe Lowell, tha se Bolton nuk ka shpërndarë dhe nuk ka ruajtur në mënyrë të paligjshme asnjë dokument.

Hetimi kundër Boltonit nisi në vitin 2022.

Aktakuza ndaj Boltonit, e paraqitur në një gjykatë federale në Mariland, e ngarkon atë me tetë akuza për transmetim të informatave të mbrojtjes kombëtare dhe dhjetë akuza për mbajtje të këtyre informatave, të gjitha në kundërshtim me Aktin e Spiunazhit.

Për secilin pikë të aktakuzës ai mund të dënohet me burgim deri në 10 vjet, por dënimi përfundimtar do të vendoset nga gjykatësi në bazë të një sërë faktorësh.

Në disa nga bisedat e përshkruara në aktakuzë, Bolton dhe të afërmit e tij – të paidentifikuar – diskutonin përdorimin e materialeve për një libër. Bolton i referohej dy personave me të cilët ndante shënimet e përditshme si “redaktorët” e tij, thuhet në aktakuzë.

“Po flas me [botuesin e librit] sepse ata kanë të drejtën e refuzimit të parë!” ka shkruar Bolton në një mesazh, sipas aktakuzës.

Bolton shërbeu si këshilltar i sigurisë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë gjatë mandatit të parë të Trumpit.

Reuters: Trump bën thirrje për burgosjen e udhëheqësve demokratë ndërsa trupat përgatiten për vendosjen në Çikago

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, bëri thirrje të mërkurën për burgosjen e kryetarit të bashkisë së Çikagos dhe guvernatorit të Illinois, të dy demokratë, ndërsa administrata e tij përgatitet të vendosë trupa ushtarake në rrugët e qytetit të tretë më të madh të SHBA-së.

As kryebashkiaku i Çikagos, Brandon Johnson, dhe as guvernatori i Illinoisit, JB Pritzker, nuk janë akuzuar për shkelje penale, megjithëse të dy kanë dalë si kundërshtarë të shquar të goditjes së Trump ndaj imigracionit dhe vendosjes së trupave të Gardës Kombëtare në qytetet me prirje demokrate.

Lexoni rreth ideve inovative dhe njerëzve që punojnë për zgjidhje të krizave globale me buletinin Reuters Beacon. Regjistrohuni këtu.

Thirrja e Trump për të burgosur dy zyrtarët e zgjedhur vjen në një kohë kur një tjetër rival politik i profilit të lartë, ish-drejtori i FBI-së James Comey , pritej të paraqitej në gjykatë për t’u përballur me akuza penale që janë kritikuar gjerësisht si të pabaza.

Trump ka bërë shpesh thirrje për burgosjen e kundërshtarëve të tij që kur hyri për herë të parë në politikë në vitin 2015, por Comey është i pari që përballet me ndjekje penale.

Në platformën e tij të mediave sociale, Trump akuzoi Johnson dhe Pritzker se nuk kanë mbrojtur oficerët e imigracionit që kanë vepruar në Çikago.

“Kryetari i bashkisë së Çikagos duhet të jetë në burg për dështimin në mbrojtjen e oficerëve të Akullit! Edhe guvernatori Pritzker!”, shkroi Trump, duke iu referuar personelit të Imigracionit dhe Doganave të SHBA-së.

Johnson nënshkroi një urdhër ekzekutiv të hënën për krijimin e një “Zone të Lirë ICE” që u ndalon agjentëve federalë të imigracionit të përdorin pronën e qytetit në operacionet e tyre.

“Kjo nuk është hera e parë që Trump është përpjekur të arrestojë padrejtësisht një burrë me ngjyrë. Unë nuk do të shkoj askund”, tha ai në rrjetet sociale.

Pritzker, një kandidat i mundshëm presidencial demokrat për zgjedhjet e vitit 2028, tha gjithashtu se nuk do të tërhiqej. “Trump tani po bën thirrje për arrestimin e përfaqësuesve të zgjedhur që kontrollojnë pushtetin e tij. Çfarë tjetër ka mbetur në rrugën drejt autoritarizmit të plotë?”

Trump është zotuar të shfrytëzojë fuqinë e qeverisë federale për të synuar armiqtë e tij. Përveç Comey-t, Departamenti i tij i Drejtësisë po heton disa kritikë të tjerë të profilit të lartë. Të gjithë kanë mohuar çdo shkelje dhe Comey pritet të deklarohet i pafajshëm për akuzat për gënjeshtër ndaj Kongresit.

Qindra ushtarë të Gardës Kombëtare të Teksasit janë mbledhur në një strukturë ushtarake jashtë Çikagos, pavarësisht kundërshtimeve të Pritzker, Johnson dhe udhëheqësve të tjerë demokratë në shtet. Trump ka kërcënuar të vendosë trupa në më shumë qytete të SHBA-së, të cilat tha se javën e kaluar mund të shërbejnë si “fusha stërvitjeje” për forcat e armatosura.

Trump ka urdhëruar dërgimin e trupave të Gardës në Çikago dhe Portland të Oregonit, pas vendosjeve të tij të mëparshme në Los Angeles dhe Washington DC. Në secilin rast, ai ka sfiduar kundërshtimin e vendosur nga kryetarët e bashkive dhe guvernatorët demokratë, të cilët thonë se pretendimet e Trump për mungesë ligji dhe dhunë nuk pasqyrojnë realitetin.

“Qëllimi im është shumë i thjeshtë. NDALO KRIMIN NË AMERIKË!” shkroi ai në platformën e tij në mediat sociale. bw

“Lufto, Lufto, Lufto”, monedha e re 1 dollarëshe ka fytyrën e Trumpit me grushtin lart

Monedha e re 1 dollarëshe do të ketë fytyrën e Trump me një grusht të ngritur dhe moton “Lufto, Lufto, Lufto”.

Kjo monedhë mund të shtypet në vitin 2026 për 250-vjetorin e pavarësisë: draftet e para të publikuara në X nga Treasurer USA Beach.

Departamenti i Thesarit i SHBA-së po shqyrton prodhimin e një monedhe prej 1 dollari me imazhin e Presidentit Trump për të përkujtuar 250-vjetorin e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara vitin e ardhshëm.

Drafti i dizajnit të monedhës, i mbikëqyrur nga Thesari i SHBA-së Brandon Beach, paraqet profilin e Trump në njërën anë, ndërsa ana tjetër paraqet Trump me grusht të shtrënguar përpara një flamuri amerikan, së bashku me fjalët “LUFTO, LUFTO, LUFTO”, fjalët që manjati shqiptoi pas sulmit të dështuar në një tubim në Pensilvani.

Beach publikoi “vizatimet e para” të dizajnit në X, duke shtuar se ai “pret me padurim të ndajë më shumë së shpejti, sapo të mbarojë mbyllja penguese e qeverisë”.

Nuk ka lajme të rreme këtu. Këto drafte të para që nderojnë 250-vjetorin e Amerikës dhe @POTUS janë të vërteta.

ATTENTION ALL PATRIOTS: America is back, and so is the one-dollar coin.⁰@POTUS @realDonaldTrump will forever be the face of America’s 250th Birthday, thanks to @SecScottBessent and @TreasurerBeach.

These first drafts show that our nation is ready to FIGHT, FIGHT, FIGHT!!! pic.twitter.com/16ith49v3H

— Steve Guest (@SteveGuest) October 3, 2025

bw

SHBA-ja e tërheq nominimin e Mark Brnovichit për ambasador të ri në Serbi

Administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka tërhequr nominimin e Mark Brnovichit për ambasador të ri në Serbi, sipas një vendimi të publikuar në faqen e internetit të Komitetit të Punëve të Jashtme të Senatit amerikan.

Arsyet për tërheqjen e emërimit të Mark Brnovichit nuk janë bërë të ditura.

Në fund të marsit, Trumpi pati njoftuar se do ta emëronte Brnovichin si ambasador të Shteteve të Bashkuara në Serbi.

Trump kishte thënë asokohe se Brnovich “do të jetë mbrojtës i fuqishëm i lirisë dhe do ta vendosë Amerikën gjithmonë të parën”.

Shtetet e Bashkuara nuk kanë ambasador në Beograd që nga janari i këtij viti, kur Christopher Hill u largua pas kthimit të Trumpit në Shtëpinë e Bardhë. REL

Shefi i Pentagonit: Ushtria amerikane duhet t’iu japë fund “dekadave të kalbjes”

Shefi i Pentagonit, Pete Hegseth duke mbajtur fjalimin në Virxhinia më 30 shtator.

 

Radio Evropa e Lirë

Shefi i Pentagonit, Pete Hegseth, ka deklaruar të martën në një takim të rrallë me shefat ushtarakë të mbledhur nga të gjitha bazat ushtarake amerikane në botë se ushtria amerikane do të reformohet për t’iu dhënë fund atyre që i ka përshkruar si “dekada të kalbjes”.

Duke folur para qindra gjeneralëve dhe admiralëve në Virxhinia, Hegseth e ka shpallur përfundimin e “mbeturinave ideologjike” përfshirë aty shqetësimet për çështje sikurse ndryshimet klimatike, ngacmimet, liderët “toksikë”, si dhe promovimet në grada më të larta ushtarake bazuar në racë dhe gjini.

“Ushtria është detyruar nga politikanë të pamatur që të përqendrohet në gjërat e gabuara. Por, jo më”, ka deklaruar ai.

Ai ka thënë përgjatë fjalimit se ushtria do t’iu kërkojë pjesëtarëve të vet t’i përmbushin “standardet më të larta mashkullore” në testet fizike, dhe e ka pranuar se ky vendim mund t’i përjashtojë disa gra nga shërbimi.

“Standardet duhet të jenë uniforme, neutrale sa i përket gjinisë dhe të larta”, ka thënë Hegseth.

Ai ka paralajmëruar ndryshime edhe më të mëdha në udhëheqësi.

Qëndrimet e tij janë përkrahur nga presidenti amerikan, Donlad Trump, i cili gjithashtu ka folur para zyrtarëve të lartë ushtarakë.

Ai e ka nisur fjalimin duke thënë me shaka se nuk ka hyrë asnjëherë “në një dhomë më të heshtur”.

“Së bashku do ta rizgjojmë shpirtin e luftëtarit. Ai shpirt ka fituar dhe e ka ndërtuar këtë komb”.

Presidenti amerikan i ka përmendur arritjet e ushtrisë amerikane, duke përmendur edhe ndaljen e disa luftëtarëve në botë përgjatë mandatit të tij të dytë presidencial.

Ai ka thënë se shpreson që do ta ndalë edhe konfliktin e tetë, nëse Hamasi – grup palestinez i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqi tjera – do të pranojë një propozim për ndalje të luftës në Gazë.

Izraeli tashmë është pajtuar me planin e Trumpit.

Ish-ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim emërohet në krye të kompanisë amerikane të gazit, ExxonMobil

Pas një karriere të gjatë në shërbimin diplomatik amerikan të cilës i dha fund disa ditë më parë duke u larguar nga pozicioni që mbante në Departamentin e Shtetit, ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim, ka nisur një kapitull të ri profesional, por këtë herë në sektorin privat, atë të energjisë. Ajo është emëruar në një rol të lartë drejtues në ExxonMobil, kompania më e madhe amerikane në fushën e naftës dhe gazit, dhe një nga korporatat më të fuqishme në rang global. Me seli në Teksas, ExxonMobil është kompania e shtatë më e madhe për nga të ardhurat në SHBA, dhe e 13-ta më e madhe në botë.

Kompania në fjalë ka në pronësi dy termocentralet e famshme në qytetin e Vlorës, që u morën me qira nga shteti shqiptar për prodhimin e energjisë, dhe nuk u vunë asnjëherë në punë. Anijet TEC vijojnë të qëndrojnë në Portin e Vlorës.

Marrëveshja për sjelljen e tyre në Shqipëri u krye pikërisht gjatë kohës që Kim kryente misionin e saj diplomatik në Tiranë.

Vetë Kim do të shkruante asokohe, në një postim të ambasadës amerikane në Tiranë: “Është një nder të jem pjesë e nënshkrimit të sotëm të Memorandumit të Mirëkuptimit, kulminacioni i vizionit dhe punës së palodhur nga një numër njerëzish anembanë globit. Dua të përgëzoj ExxonMobil, Excelerate Energy dhe Ministren Balluku dhe të gjithë ekipin e saj për realizimin e një ëndrre strategjike dhe të frytshme për të cilën kemi punuar së bashku për më shumë se një vit tani. Nënshkrimi i sotëm i Memorandumit të Mirëkuptimit është inovativ”!

Ish-ambasadorja Yuri Kim e ka njoftuar emërimin në pozicionin e ri drejtues në llogarinë e saj në rrjetin social X.

Screenshot 87
Screenshot 87

ExxonMobil ka një shtrirje të gjerë në disa shtete ku ushtron aktivitetin në fushën e gazit natyror.

Yuri Kim shërbeu si Ambasadore e SHBA në Shqipëri nga viti 2020 deri në vitin 2023, duke qenë një nga zërat më të fortë në mbështetje të reformës në drejtësi, forcimit të institucioneve demokratike dhe afrim të marrëdhënieve strategjike mes dy vendeve.

Largimi i saj nga diplomacia dhe zgjedhja për t’u angazhuar në një kompani të kësaj përmase sinjalizon një rrugëtim të ri profesional, por pa u larguar nga fushat me ndikim global.

Interesant është fakti se ExxonMobil ka prezencë edhe në Shqipëri, më konkretisht në Vlorë, pikërisht tek anijet e ardhura nga Bangladeshi të cilat u sollën për të prodhuar energji elektrike, por asnjëherë nuk u vunë në punë.

Prania e ExxonMobil në Shqipëri
ExxonMobil është i përfshirë në rinovimin e Termocentralit (TEC) të Vlorës në Shqipëri dhe në zhvillimin e një terminali të ri importi të gazit natyror të lëngshëm (LNG) në Vlorë. Në mars të vitit 2021, u nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi midis qeverisë shqiptare, ExxonMobil dhe Excelerate Energy, e cila përfshin konvertimin e TEC-it ekzistues për të funksionuar me LNG, ndërtimin e një terminali të ri LNG dhe transformimin e Vlorës në një qendër rajonale të shpërndarjes së gazit. Termocentrali ekzistues i Vlorës nuk kishte prodhuar kurrë energji për shkak të problemeve operacionale dhe projekti synon të ofrojë një zgjidhje të besueshme energjetike për Shqipërinë dhe rajonin e gjerë të Ballkanit duke diversifikuar burimet e energjisë dhe duke rritur sigurinë energjetike.

Anijet TEC në Vlorë
Kriza e energjisë që nisi nga fundi i verës 2021 arriti kulmin në vitin 2022 duke ekspozuar Shqipërinë ndaj çmimeve të larta në importe. KESH vendosi që të merrte me qira gjenerues termikë energjie dhe në finale pas zhvillimit të procedurave konkurruese u siguruan dy gjenerues termikë lundrues.

Anijet janë të vendosura në Triport të Vlorës. Këto të fundit do të prodhonin energji përmes naftës sipas nevojës. Kapaciteti i dy njësive është 110 MW.

Në një skenar për situatën energjetike gjatë 2023 të dhënat zyrtare tregonin se prodhimi i energjisë nga këto njësi do të kushtonte 165 milionë euro.

Gjeneruesit parashikohej të prodhonin 884 GWh me një kosto prodhimi prej 185 euro/MWh diçka që nuk u materializua asnjëherë.

Vlera e gjeneruesve termikë vlerësohej 15 milionë euro teksa qiraja për një periudhë 2 vjeçare llogaritej në 46 milionë dollarë.

Çfarë dihet për Exxon Mobil Corporation
Exxon Mobil Corporation është një korporatë amerikane shumëkombëshe e naftës dhe gazit, me seli në Spring, Teksas, një periferi e qytetit Houston. Ajo u themelua si pasardhësja më e madhe direkte e kompanisë Standard Oil të John D. Rockefeller.

Kompania moderne u formua në vitin 1999, pas bashkimit të Exxon dhe Mobil, dy pasardhëse të drejtpërdrejta të Standard Oil, konglomeratit legjendar të themeluar nga John D. Rockefeller në fund të shekullit XIX.

Sot, ExxonMobil operon globalisht në të gjitha segmentet e industrisë së energjisë, përfshirë:

Kërkimin dhe prodhimin e naftës dhe gazit natyror.

Rafinimin dhe shpërndarjen e karburanteve dhe produkteve petrokimike.

Zhvillimin e teknologjive të qëndrueshme, përfshirë investime në energjinë e pastër dhe kapjen e karbonit.

ExxonMobil është një nga kompanitë më të mëdha në botë për nga të ardhurat, dhe për një periudhë të gjatë ka qenë edhe ndër kompanitë publike më të vlefshme në bursë. Ajo është e pranishme në dhjetëra vende dhe luan një rol të rëndësishëm në tregjet globale të energjisë.

Pavarësisht ndikimit të saj ekonomik dhe teknologjik, kompania ka qenë shpesh në qendër të kritikave për efektin e saj në mjedis dhe për rolin në debatin mbi ndryshimet klimatike. bw

Qeveria amerikane buzë mbylljes së parë pas gati shtatë vjetësh

Radio Evropa e Lirë

Një mosmarrëveshje mes partive për shëndetësinë dhe shpenzimet mund ta shkaktojë mbylljen e Qeverisë amerikane për herë të parë pas gati shtatë vjetësh.

Demokratët dhe republikanët në Kongres nuk po arrijnë dot marrëveshje, pavarësisht se mijëra punonjës federalë rrezikojnë të dërgohen në pushim të detyruar nga puna ose të shkarkohen.

Qeveria do të mbyllet në orën 12:01 të mëngjesit të së mërkurës, nëse Senati nuk e kalon një projektligj të Dhomës së Përfaqësuesve, i cili do ta zgjaste financimin federal për shtatë javë, për t’u dhënë kohë ligjvënësve ta përfundojnë punën mbi projektet vjetore të shpenzimeve.

Demokratët në Senat thonë se nuk do ta votojnë projektligjin, nëse ai nuk përfshin zgjatjen e benefiteve shëndetësore që po skadojnë, mes kërkesave të tjera. Presidenti Donald Trump dhe republikanët nuk duan bile as të bisedojnë, duke argumentuar se bëhet fjalë për një projektligj të “pastër” që nuk duhet të jetë i diskutueshëm.

Nuk është e qartë nëse ndonjëra palë do të lëshojë pe para afatit.

“Tani është në duart e presidentit”, tha të hënën udhëheqësi demokrat i Senatit, Chuck Schumer, pas një takimi në Shtëpinë e Bardhë me Trumpin, i cili nuk duket se solli ndonjë përparim të dukshëm.

“Ai mund ta shmangë mbylljen nëse arrin t’i bindë udhëheqësit republikanë të pranojnë atë që duam ne”, tha ai.

Nënpresidenti JD Vance, i cili gjithashtu ishte në takim, tha: “Mendoj se po shkojmë drejt mbylljes, sepse demokratët nuk po e bëjnë gjënë e duhur”.

Edhe ngërçet mes partive mbi shpenzimet e Qeverisë janë të shpeshta në Uashington, ngërçi i tanishëm vjen në një moment kur demokratët e shohin si një mundësi të rrallë për ta përdorur ndikimin e tyre për të arritur synime politike, pasi elektorati i tyre kërkon përballje me Trumpin.

Republikanët, të cilët kanë një shumicë 53-47 në Senat, ka të mundësi të kenë nevojë për të paktën tetë vota nga demokratët për ta kaluar ligjin me 60 vota, pasi senatori republikan Rand Paul nga Kentaki pritet të votojë kundër.

Trumpi nuk ka treguar shumë interes për të pranuar kërkesat e demokratëve për shëndetësinë, edhe pse u pajtua për një takim me ta të hënën. Para se të hynte në takim, ai e bëri të qartë se nuk kishte ndër mend të negocionte sipas kushteve të demokratëve.

“Ideja e tyre nuk është shumë e mirë”, tha Trump.

Ndërkohë, agjencitë federale po shpërndajnë plane emergjente në rast se financimi ndërpritet, përfshirë hollësi për atë se cilat zyra do të qëndrojnë të hapura dhe cilët punonjës do të shkojnë në pushim të detyruar.

Russ Vought, drejtori për buxhet i Trumpit, u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë se mbyllja do të menaxhohej “siç duhet, por kjo është diçka që mund të shmanget plotësisht”, nëse demokratët e Senatit pranojnë projektligjin e miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve.

Ngrihet aktakuzë kundër ish-drejtorit të FBI-së, James Comey

Radio Evropa e Lirë

Departamenti amerikan i Drejtësisë ka ngritur aktakuzë kundër ish-drejtorit të FBI-së, James Comey, në lidhje me dëshminë e tij para Kongresit amerikan.

Comey – i cili për kohë të gjatë ka qenë në shënjestër të kritikave të presidentit amerikan Donald Trump – akuzohet se ka gënjyer para Kongresit gjatë dëshmisë së tij në shtator të vitit 2020, lidhur me pyetjen nëse kishte autorizuar rrjedhjen e të dhënave të klasifikuar në media.

Duke reaguar ndaj aktakuzës, Comey tha se ndihet i pafajshëm dhe se “kam besim të madh në sistemin gjyqësor federal”.

Avokati i tij, Patrick J. Fitzgerald, tha në një deklaratë: “Jim Comey i mohon plotësisht akuzat e ngritura sot. Ne mezi presim ta shpallim të pafajshëm në gjykatë”.

Nëse shpallet fajtor, Comey mund të dënohet me burgim deri në pesë vjet.

Ai akuzohet për dhënie të dëshmisë së rrejshme dhe për pengimin e një hetimi nga Kongresi.

Aktakuza u ngrit disa ditë pasi Trump i bëri thirrje kryeprokurores së vendit, Pam Bondi, që t’i hetojë në mënyrë më të ashpër kundërshtarët e tij politikë, përfshirë Comeyn.

Trumpi i kishte kërcënuar me burgosje rivalët e tij politikë qysh kur kishte garuar për president në vitin 2015, por aktakuza e së enjtes nënkupton se kjo është hera e parë që administrata e tij ka arritur ta sigurojë një aktakuzë nga një juri e madhe kundër njërit prej tyre.

Departamenti i Drejtësisë i Trumpit po heton gjithashtu kundërshtarë të tjerë, përfshirë prokuroren e përgjithshme të Nju Jorkut, Letitia James, dhe John Boltonin, i cili shërbeu si zyrtar i sigurisë kombëtare gjatë mandatit të parë të Trumpit.

Trump, i cili i ka bërë trysni prokurores së përgjithshme Bondi për t’i ndjekur penalisht Comeyn dhe kritikë të tjerë, e festoi lajmin.

“Drejtësi në Amerikë!” shkroi ai në rrjetet sociale. “Ai ka qenë shumë i dëmshëm për vendin tonë, për kohë kaq të gjatë”.

Trumpi e shkarkoi Comeyn në vitin 2017, në fillim të mandatit të tij të parë. Që atëherë, ai e ka kritikuar rregullisht Comeyn për mënyrën se si e kishte udhëhequr hetimin nga FBI-ja që dokumentoi kontaktet mes rusëve dhe fushatës së Trumpit në vitin 2016.

Qëkurse Trumpi u kthye në Shtëpinë e Bardhë në janar, Departamenti i Drejtësisë ka shqyrtuar dëshminë e Comeyt të vitit 2020, kur ai iu përgjigj kritikave republikane mbi hetimin për Rusinë dhe mohoi se kishte autorizuar publikimin e informacioneve të klasifikuara në media.

Sipas aktakuzës, Comey e mashtroi Kongresin duke deklaruar se nuk kishte autorizuar askënd tjetër të ishte burim anonim në raportimet e mediave për një hetim të FBI-së.

Kurti zhvillon takim me kongresmenin republikan në SHBA, ja për çfarë diskutuan

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka nisur vizitën e tij në SHBA dhe po zhvillon takim me kongresmenin republikan Keith Self.

Takimi që u zhvillua në ambjentet e konsullatës së Kosovës në New York, sipas burimeve u diskutua për marrëdhëniet Kosovë–SHBA, me theks të veçantë në bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, si dhe për rolin e diasporës shqiptare në forcimin e lidhjeve mes dy vendeve.

Kurti e informoi kongresmenin për investimet në kapacitetet profesionale dhe operative të Forcës së Sigurisë së Kosovës, përfshirë pajisjet dhe armatimin e siguruar nga ShBA si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë në mbrojtje.

Ai përmendi gjithashtu vendimin e qeverisë për pranimin dhe zhvendosjen e përkohshme të shtetasve të vendeve të treta nga ShBA-të, heqjen e tarifës doganore për produktet me origjinë amerikane, si dhe vazhdimin e programit MCC Compact për Kosovën nga administrata e re amerikane.

Në takim u theksua rëndësia e diasporës shqiptare në ShBA, e cila kontribuon jo vetëm në mbajtjen e lidhjeve të forta ndërmjet dy vendeve, por edhe në nxitjen e investimeve të huaja direkte në Kosovë.

Kurti e ftoi Self për vizitë në Kosovë dhe e falënderoi për mbështetjen e tij publike në procesin e anëtarësimit të Kosovës në NATO dhe strukturat e tjera euroatlantike.

Ai shprehu në emër të institucioneve të Kosovës për të avancuar më tej bashkëpunimin me Kongresin dhe Shtëpinë e Bardhë për interesat e përbashkëta midis dy vendeve.

Kurti ndodhet në New York për të marrë pjesë në Javën e Nivelit të Lartë të Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. bw

Avionë luftarakë rusë në distancë goditjeje nga Alaska, reagojnë menjëherë amerikanët

SHBA-të u detyruan të ngrinin avionë luftarakë për të identifikuar dhe përgjuar katër avionë luftarakë rusë që fluturonin pranë Alaskës, në një kohë kur tensionet për Ukrainën janë të larta midis dy vendeve.

Incidenti ndodhi të mërkurën tha organizata amerikane dhe kanadeze e mbrojtjes në një deklaratë të enjten.

Konkretisht, siç thuhet në njoftim, Komanda e Mbrojtjes Hapësinore të Amerikës së Veriut (NORAD) zbuloi dhe gjurmoi dy avionë rusë Tu-95 dhe dy Su-35 që operonin në Zonën e Identifikimit të Mbrojtjes Ajrore të Alaskës. NORAD tha se u përgjigj duke mobilizuar një avion E-3, katër avionë F-16 dhe katër avionë cisternë KC-135.

Avioni rus mbeti në hapësirën ajrore ndërkombëtare dhe nuk hyri në hapësirën ajrore sovrane të SHBA-së ose Kanadasë, tha NORAD.

Zona e Identifikimit të Mbrojtjes Ajrore të Alaskës është një zonë e hapësirës ajrore ndërkombëtare që kërkon identifikim të menjëhershëm të të gjitha avionëve për qëllime të sigurisë kombëtare, tha NORAD.

Sipas CBS Neës, NORAD tha se aktiviteti ushtarak rus ishte rutinë dhe nuk konsiderohej një kërcënim i menjëhershëm, por se ky ishte i fundit në një seri fluturimesh të avionëve rusë që shihen nga shumë si një provë e gatishmërisë së Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të NATO-s.

Ky incident vjen ndërsa autoritetet daneze vazhdojnë hetimin e tyre për dronë të mëdhenj, origjina e të cilëve ende nuk është përcaktuar, që kanë fluturuar mbi disa vende evropiane kohët e fundit.

Në fund të gushtit, NORAD tha se kishte zbuluar dhe gjurmuar një avion zbulues ushtarak rus brenda Zonës së Identifikimit të Mbrojtjes Ajrore të Alaskës, pasi kishte interceptuar të njëjtin lloj aeroplani spiun mbi zonë tri herë në ditët e mëparshme. bw

Kongresi – DOKUMENTI/ 38 kongresmenë amerikanë kërkojnë hetim për Sorosin dhe të majtën ekstreme Nga Tyler O’Neil, THE DAILY SIGNAL

Nga Tyler O’Neil, THE DAILY SIGNAL

Përfaqësuesi Chip Roy, republikan nga Teksasi, po kërkon ngritjen e një komisioni të posaçëm në Dhomën e Përfaqësuesve për të hetuar “paratë, ndikimin dhe pushtetin pas sulmit të së majtës radikale ndaj Amerikës dhe sundimit të ligjit”, duke përdorur fuqi të plotë për thirrje dëshmitarësh (subpoena), pas vrasjes së themeluesit të Turning Point USA, Charlie Kirk.

“Republikanët ende nuk e kanë kuptuar çfarë kohe po jetojmë në Amerikë dhe nevojën për të hetuar infrastrukturën që mbështet Antifa-n dhe kërcënimet e tjera të së majtës,” tha Roy për The Daily Signal gjatë një telefonate të hënën.

“Unë nuk e di ende si t’i mbajmë ata përgjegjës,” pranoi ai. “Duhet të provojmë, por një gjë e di me siguri: duhet t’i nxjerrim në dritë”.

“Duhet ta bëjmë këtë publikisht, përpara gjithë kombit, që të gjithë të shohin çfarë kanë bërë, që kjo është e qëllimshme dhe se jeta e çdo amerikani është më e rrezikuar për shkak të kësaj,” paralajmëroi ai.

Roy tha se 38 republikanë të tjerë e mbështesin thirrjen e tij që Dhoma të krijojë një komision të posaçëm për infrastrukturën e së majtës radikale. Ai i dërgoi një letër Kryetarit të Dhomës, Mike Johnson, si dhe kryetarëve të Komisionit të Drejtësisë (Jim Jordan) dhe Komisionit të Mbikëqyrjes (James Comer) më 11 shtator.

Shembuj të dhunës së së majtës

Letra vë në dukje “një prishje të qëndrueshme të rendit dhe ligjit, të nxitur jo rastësisht, por nga një ideologji anti-amerikane”. Ajo përmend disa shembuj të kërcënimeve të dhunshme, përfshirë tentativat për atentat ndaj presidentit Donald Trump, sulmin me armë gjatë stërvitjes së lojës së bejsbollit të Kongresit në vitin 2017, krimet e kryera nga emigrantët e paligjshëm, revoltat e dhunshme ku përfshihet Antifa, qasjen e butë ndaj krimit nga prokurorët e mbështetur nga miliarderi George Soros, dhe të tjera.

Fondacionet “Open Society”, të themeluara nga Soros dhe aktualisht të drejtuara nga djali i tij, Alex, reaguan ndaj akuzave të fundit të Trump se Soros financon dhunën. Sipas tyre, fondacionet “nuk mbështesin dhe as nuk financojnë protesta të dhunshme”. Ata shtuan se “pretendimet e kundërta janë të pavërteta, dhe kërcënimet ndaj themeluesit dhe kryetarit tonë janë skandaloze.”

Organizatat në shënjestër

Letra e Roy vë në dukje se Southern Poverty Law Center (SPLC) ka vendosur Turning Point USA dhe Family Research Council, një organizatë jofitimprurëse konservatore e krishterë, në një “hartë të urrejtjes” së bashku me degë të Ku Klux Klan-it, dhe të dyja organizatat më pas janë përballur me sulme me armë zjarri.

“Mendoj se një komision i përhershëm i posaçëm ka kuptim, ose diçka e ngjashme,” tha Roy. Ai theksoi se çfarëdo komisioni që do të formohet duhet të ketë fuqi të plotë për të thirrur dëshmitarë.

“Kjo është një përpjekje e vazhdueshme, afatgjatë dhe e koordinuar nga e majta radikale për të sulmuar mënyrën tonë të jetesës,” tha ai.

Akuzat ndaj SPLC, Antifa dhe organizatave të tjera

Edhe pse Roy theksoi se nuk ka ende prova që vrasësi i dyshuar i Charlie Kirk ishte i frymëzuar nga SPLC, ai shtoi: “SPLC po vendoste një shenjë, një shenjë metaforike, mbi Charlie Kirk, TPUSA dhe organizata të tjera.”

Ai sugjeroi se SPLC, Antifa, prokurorët me qasje të butë ndaj krimit dhe të tjerë janë të lidhur në një “përpjekje të dukshme dhe të koordinuar.”

Roy përmendi një raport të Law Enforcement Legal Defense Fund për The Wren Collective dhe ndikimin e organizatave të tjera mbi organet e drejtësisë. Sipas raportit, The Wren Collective “ushtron ndikim të padrejtë mbi politikat e drejtësisë penale të prokurorëve progresistë — kontrollon mesazhet, harton politika për gjithçka nga lirimi me kusht deri te rastet e përdorimit të armëve nga policia, madje edhe ndërhyn në çështjet e vrasjeve dhe keqtrajtimit policor.”

Studimi përfundon se “një numër i vogël organizatash të majta për drejtësi sociale, me lidhje të ngushta me donatorët e fushatave, kanë ndikim të jashtëzakonshëm mbi këta prokurorë përmes The Wren Collective.”

Kriza në kufi

Roy gjithashtu theksoi “përpjekjen e koordinuar në kufi.” Ai përmendi një raport të Center for Immigration Studies për një inisiativë të OKB-së, e cila kërkonte nga mbi 200 organizata jofitimprurëse të shpërndanin 1.6 miliardë dollarë në kartela debiti, ushqim, veshje, kujdes mjekësor, strehim dhe transport për miliona emigrantë gjatë vitit 2020.

Megjithëse ai pranoi se disa prej këtyre organizatave mund të synojnë të ndihmojnë “ata që kërkojnë azil,” Roy tha se shumë prej tyre “po përpiqeshin me vetëdije të shkelin ose abuzojnë me ligjet tona të azilit dhe të lejimit të përkohshëm, duke futur individë të rrezikshëm në vendin tonë, duke e ditur se kjo do të çonte në trafikim seksual të vajzave të mitura, në vdekje të amerikanëve dhe në hyrjen masive të fentanilit.”

Klasifikimi i Antifa-s si organizatë terroriste

Roy tha se kishte folur me Trump pas njoftimit të presidentit për ta klasifikuar Antifa-n si organizatë terroriste, një vendim i marrë të hënën.

“Fola me presidentin për ta falënderuar për udhëheqjen e tij, i thashë se e mbështes plotësisht dhe dua të shkojmë edhe më tej me atë që po bëjmë në Dhomë,” tha ai.

Ai shtoi se radikalizimi në shkolla, kundër të cilit po luftonte Charlie Kirk, dhe organizata si Antifa e SPLC “nxisin urrejtje ndaj vendit tonë, mënyrës sonë të jetesës, ligjit dhe forcave të rendit në mënyrë shumë të rrezikshme.”

Roy tha gjithashtu se kishte pasur një “bisedë shumë të mirë” me drejtorin e FBI-së, Kash Patel, dhe e kishte nxitur atë që të “ndjekë gjurmët e parave dhe të fokusohet te Antifa dhe SPLC.”

Ai kujtoi se në vitin 2020 kishte propozuar një ligj për të klasifikuar kartelet meksikane si organizata terroriste, dhe megjithëse kishte pasur kundërshtime, vendimi u zbatua këtë vit.

“Antifa, SPLC dhe organizata të tjera po bëjnë të njëjtën gjë — me taktika dhe nivele të ndryshme dhune — dhe ne duhet ta pranojmë këtë dhe ta adresojmë,” tha ai.

As SPLC, as Open Society Foundations, dhe as The Wren Collective nuk iu përgjigjën kërkesës së The Daily Signal për koment deri në kohën e publikimit.

Vance dhe Rubio i bëjnë jehonë qasjes së re dhe të ashpër të Trumpit kundër luftës së Rusisë

Radio Evropa e Lirë

Nënpresidenti amerikan, JD Vance, dhe sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, i kanë bërë jehonë qasjes së re, më të ashpër, të presidentit Donald Trump kundër Rusisë, duke e akuzuar Moskën se nuk po bën mjaftueshëm për t’i dhënë fund luftës dhe për t’i ndalur vrasjet në Ukrainë.

Të mërkurën mbrëma, Vance tha se Trumpi “mendon se ata nuk po bëjnë mjaftueshëm në tavolinën e bisedime për t’i dhënë fund luftës… Nëse rusët nuk pranojnë të bisedojnë me mirëbesim, mendoj se do të jetë shumë, shumë keq për vendin e tyre”.

Ndërkohë, Rubio u takua me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku përsëriti thirrjen e Trumpit “për t’i dhënë fund vrasjeve dhe nevojën që Moska të ndërmarrë hapa domethënës drejt një zgjidhjeje të qëndrueshme të luftës Rusi-Ukrainë”.

Lavrovi u përgjigj duke thënë se ka “interes të përbashkët për të gjetur zgjidhje paqësore” për luftën në Ukrainë.

Por, ai përsëriti nevojën e Moskës për t’i “eliminuar shkaqet rrënjësore të konfliktit ukrainas”.

Kjo është gjuha e Kremlinit për të vendosur kufizime mbi fuqinë ushtarake të Ukrainës dhe një zotim që ajo të mos i bashkohet NATO-s. Këto janë vetëm disa nga kërkesat e shumta historike të Moskës, shumica e të cilave janë të papranueshme për Kievin dhe Perëndimin.

Ndërkohë, në Moskë, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, e hodhi poshtë pretendimin se Ukraina mund ta rimarrë të gjithë tokën e saj të pushtuar, duke thënë se “ideja se Ukraina mund të rikthejë diçka është, sipas pikëpamjes sonë, e gabuar”.

Qëndrimi i ri i administratës amerikane vjen pasi Trumpi, duke bërë kthesë të papritur, tha më 23 shtator në rrjetet sociale se Ukraina mund ta rimarrë të gjithë tokën e pushtuar nga Rusia me ndihmën e mbështetësve të saj evropianë.

Rusia kontrollon rreth një të pestën e tokës së Ukrainës, përfshirë gadishullin e Detit të Zi, Krimenë, e cila u aneksua në mënyrë të paligjshme në vitin 2014.

Në të kaluarën, Trump dhe zyrtarë të tjerë amerikanë kanë lënë të kuptohet se Ukraina do të duhet t’i japë pjesë të tokës së vet Rusisë në marrëveshje për paqe.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe vendi i tij “janë në telashe të mëdha ekonomike”, shkroi Trump në platformën e tij Truth Social.

“Pasi e kam kuptuar plotësisht gjendjen ushtarake dhe ekonomike të Ukrainës dhe Rusisë, dhe pasi pashë problemet ekonomike që ajo po i shkakton Rusisë, mendoj se Ukraina, me mbështetjen e Bashkimit Evropian, është në gjendje të luftojë dhe të rimarrë të gjithë tokën e saj në formën e saj origjinale”, shkroi Trump.

Në fjalimin e tij para Asamblesë së Përgjithshme disa orë më vonë, Trump tha se Shtetet e Bashkuara janë “plotësisht të përgatitura për të vendosur një rund shumë të fortë tarifash të fuqishme”, nëse Rusia nuk është “gati të bëjë një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës”.

Por, ai përsëriti kushtin e tij të fundit që Evropa të ndërmarrë veprime të ngjashme, duke thënë se, “që këto tarifa të jenë efektive, vendet evropiane… duhet të na bashkohen duke miratuar masat të njëjta”.

Këto deklarata nënkuptojnë se presidenti amerikan ka ndryshuar bindshëm qasjen e tij.

Sepse, Trumpi gjatë viteve të fundit e ka lavdëruar shpesh Putinin dhe e ka fajësuar Ukrainën për konfliktin – i cili u shndërrua në luftë të hapur pasi Rusia e nisi pushtimin e fqinjit në shkurt të vitit 2022.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se ishte i befasuar nga deklaratat e fundit të Trumpit, por i quajti ato shenjë pozitive se Uashingtoni do të mbështesë Kievin deri në fund të luftës.

Trumpi bën lëvizjen e papritur, zhduk portretin e Joe Bidenit nga “Korridori i Presidentëve” në Shtëpinë e Bardhë! Ja me çfarë e zëvendësoi

Në një veprim të papritur dhe të pazakontë, Shtëpia e Bardhë ka hequr portretin e presidentit Joe Biden nga “Korridori i Presidentëve”, vendi ku ekspozohen portretet zyrtare të të gjithë presidentëve amerikanë dhe në vend të tij është vendosur një fotografi e një stilolapsi automatik.

Ky korridor ndodhet në krahun perëndimor të Shtëpisë së Bardhë dhe tradicionalisht përmban portretet e të gjithë udhëheqësve të mëparshëm të SHBA-së.

Simbolika e stilolapsit nuk është rastësore. Presidenti Donald Trump e kishte ngritur për herë të parë këtë temë muajt e fundit të mandatit të Biden, duke vënë në dyshim nëse nënshkrimet e presidentit në dekretet dhe ligjet ishin vërtet të tijat, pasi ishin “identike dhe të përsëritura”.

Trump kishte ironizuar se “nënshkrimet nuk i vendos më Biden, por një stilolaps automatik”, duke nënkuptuar se presidenti nuk kishte më kapacitetin mendor për të ushtruar detyrat dhe se bashkëpunëtorët e tij firmosnin në vend të tij. Nëse kjo do të ishte e vërtetë, ligjërisht nënshkrimet e tij do të ishin të pavlefshme.

Shtëpia e Bardhë i kishte mohuar me forcë këto akuza gjatë kohës së presidencës së Biden.

Megjithatë, sipas raportimeve, Trump nuk e ka harruar këtë çështje dhe duket se tani, me një gjest institucionalisht të diskutueshëm, ka vendosur të marrë “hakun” e tij. gsh

Vuçiqi dhe Rubio bisedojnë për thellimin e bashkëpunimit mes SHBA-së dhe Serbisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, takohet me sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, në Nju Jork, 23 shtator.

 

Radio Evropa e Lirë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, kanë biseduar për forcimin e dialogut politik dhe bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve gjatë një takimi në Nju Jork.

Vuçiq dhe Rubio u takuan në Nju Jork mbrëmjen e së martës, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Në një shkrim në llogarinë e tij në Instagram, Vuçiq tha se biseda mes tyre u përqendrua në fushën e ekonomisë dhe tregtisë, veçanërisht sa i përket zgjidhjes së çështjes së tarifave të SHBA-së.

Presidenti amerikan, Donald Trump, vendosi tarifë prej 35 për qind ndaj mallrave serbe muaj më parë.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Tommy Pigott, tha se Rubio bisedoi me Vuçiqin për thellimin e partneritetit midis Shteteve të Bashkuara dhe Serbisë, përfshirë përmes dialogut strategjik dhe pjesëmarrjes së SHBA-së në ekspozitës ndërkombëtare EXPO 2027, e cila do të mbahet në Beograd.

Vuçiq theksoi se me Rubion e shqyrtoi edhe mundësinë e investimeve të reja, bashkëpunimin në fushën e energjisë dhe teknologjive të reja, si dhe “perspektivat që ofron mekanizmi i dialogut tonë strategjik”.

Në gusht, Rubio paralajmëroi pas një takimi me ministrin e Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriq, se Shtetet e Bashkuara dhe Serbia do të zhvillojnë dialog të përbashkët strategjik në fund të këtij viti.

Mes shqetësimeve të ngritura nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pikërisht nga Nju Jorku se Beogradi paraqet një kërcënim të vazhdueshëm për Prishtinën, Vuçiq tha se theksoi para Rubios se Serbia është e “përkushtuar” për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit”.

Vuçiq tha se “ky është parakusht për çdo përparim të mëtejshëm dhe një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët, duke shprehur mirënjohje për rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në mbrojtjen e sigurisë së popullit serb në Kosovë dhe Metohi, si dhe për kontributin e tyre në procesin e dialogut Beograd–Prishtinë”.

E pyetur në një intervistë për Fox News nëse Kosova dhe Serbia ishin buzë një konflikti në qershor, Osmani tha se fqinjit verior të Kosovës i “pëlqen të shkaktojë probleme herë pas here”.

Ndërkohë, Vuçiq e tha se e vlerëson mbështetjen e SHBA-së në rrugën e Serbisë drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian, “që është një nga objektivat strategjikë të vendit tonë”.

“Dialogu i hapur dhe i sinqertë, i bazuar në besim dhe respekt të ndërsjellë, është mënyra më e mirë për të forcuar partneritetin Serbi-SHBA”, tha ai.

Donte të vriste Trumpin, dënohet me burgim të përjetshëm atentatori. Më pas ai tenton të vetëvritet…

Burri që tentoi të vriste Donald Trump dy muaj para zgjedhjeve presidenciale në SHBA u shpall fajtor për të gjitha akuzat sot.

Ryan Ruth, 59 vjeç, u dënua, ndër të tjera, për akuzën e tentativës së vrasjes së një kandidati presidencial, e cila dënohet me burgim të përjetshëm. Në fakt, menjëherë pas vendimit, sipas mediave amerikane, ai mori një stilolaps dhe u përpoq të kryente vetëvrasje duke e therur veten në qafë.

Ministrja Pam Bodie komentoi në Platformën X se vendimi i gjykatës dërgon një mesazh të qartë se Departamenti i Drejtësisë është i vendosur “të ndëshkojë të gjithë ata që përfshihen në akte dhune politike”.

Ruth ishte fshehur në shkurre duke mbajtur një pushkë, ndërsa Trump po luante golf në klubin e tij në ëest Palm Beach, Florida. Ai u vu re nga agjentë të Shërbimit Sekret që patrullonin zonën dhe iku para se të mund të qëllonte qoftë edhe një herë.

Prokurori John Shipley i tha gjykatës se plani i tij ishte “i përgatitur mirë dhe jashtëzakonisht serioz”, duke theksuar se “nëse agjentët nuk do ta kishin vënë re, Donald Trump mund të mos ishte gjallë sot”.

Ruth është deklaruar e pafajshme dhe ka marrë vendimin e pazakontë për t’u mbrojtur gjatë gjyqit, i cili filloi më 8 shtator në gjykatën federale në Fort Pierce, Florida. Strategjia e tij bazohej në portretizimin e karakterit të tij si të sjellshëm dhe jo të dhunshëm.

Sipas vajzës së tij, Sarah, 59-vjeçari, i cili punonte si kontraktor çatish, kishte qenë i përfshirë në lëvizjet pro-demokraci në Tajvan dhe Ukrainë.

Ai udhëtoi dy herë në Ukrainë pas pushtimit rus, ku qëndroi për 10 muaj, duke ndihmuar në rekrutimin e vullnetarëve. Siç tha vajza e tij, “ai besonte se kishte detyrë të mbështeste njerëzit që i shihte si të prekshëm ose të pambrojtur” dhe “mendonte se mund të bënte një ndryshim”. bw

“Dënimi të përcaktohet nga ligji, jo dëshira ime”, gruaja e Charlie Kirk e përlotur në homazhet për bashkëshortin e saj: E kam falur autorin e vrasjes

Erika Kirk, e veja e Charlie Kirk, tha të dielën se e fal të riun e akuzuar për vrasjen e bashkëshortit të saj.

“Në kryq, shpëtimtari ynë tha: ‘Atë, fali ata. Sepse nuk dinë çfarë bëjnë.’ Ai djalë. Ai i ri. Unë e fal atë”, tha Erika Kirk në ceremoninë përkujtimore të burrit të saj, me zërin që i dridhej dhe lotët që i rridhnin në fytyrë.

Tyler Robinson, 22 vjeç, është akuzuar për vrasje të rëndë të shkallës së parë për të shtënat fatale të Charlie Kirk më 10 shtator. Prokurori i Përgjithshëm i Qarkut të Utah-ut, Jeff Gray, tha në një konferencë për shtyp të martën se shteti do të kërkojë dënimin me vdekje për Robinson.

Megjithatë, Erika Kirk i tha The New York Times se dëshiron që dënimi i Robinson të përcaktohet nga sistemi ligjor, jo nga dëshirat e saj.

“Shumë njerëz më kanë pyetur: ‘A ndjeni zemërim ndaj këtij burri? Si p.sh., a doni të kërkoni dënimin me vdekje?’”, tha Kirk. “Do të jem e sinqertë. I thashë avokatit tonë se dua që qeveria ta vendosë këtë. Nuk dua që gjaku i atij burri të jetë në regjistrin tim financiar.”

Kirk e përsëriti këtë mesazh gjatë fjalimit të saj lamtumirës të dielën. 36-vjeçarja mori një ovacion të gjatë në këmbë kur u thirr në skenë dhe ishte emocionale gjatë gjithë fjalimit të saj.

“Përgjigja ndaj urrejtjes nuk është urrejtja”, tha ajo. “Përgjigja që dimë nga Ungjilli është dashuria, dhe gjithmonë dashuria”.

Gjatë fjalës së saj, Kirk reflektoi mbi marrëdhënien e saj me bashkëshortin dhe emocionet e saj në ditën e vrasjes së tij dhe në kohën që nga ajo kohë. Ajo kujtoi se pa trupin e tij të pajetë në spital dhe ndjeu tronditje, tmerr dhe “një nivel dhimbjeje që as nuk e dija se ekzistonte”.

Megjithatë, ajo shtoi se “mund ta shihte burrin që e dashuronte”, me “një flokë të vetëm gri në anë të kokës” dhe një buzëqeshje të lehtë në fytyrë.

“Kjo më tregoi diçka të rëndësishme”, reflektoi ajo. “Më zbuloi një mëshirë të madhe nga Zoti në këtë tragjedi. Kur e pashë këtë, më tha se Charlie nuk vuajti”. bw

“Më ke munguar”, zbardhet biseda mes Trumpit dhe Muskut në ribashkimin e papritur: Kam dëgjuar që doje të flisnim

Presidenti amerikan Donald Trump dhe miliarderi Elon Musk u ribashkuan në funeralin e Charlie Kirk të dielën, disa muaj pas grindjes së tyre publike.

Themeluesi miliarder i Teslës shtrëngoi duart me Trump në hapësirën e dedikuar për ta brenda State Farm Arena në Glendale, Arizona , ndërsa më shumë se 60,000 të pranishëm i thanë lamtumirë ndikuesit konservator.

Trump dhe Musk folën për një moment të shkurtër përpara se të ndaheshin.

Ekspertja e transkriptimit të buzëve, Nicola Hickling, zbuloi se Trump e pyeti “si je?” ndërsa iu drejtua Musk për ta përshëndetur.

Musk më pas dukej sikur ngriti supet ndërsa Trump tha: “Pra, Elon, kam dëgjuar që doje të flisnim.”

Me kreun e UFC-së, Dana White, që iu bashkua bisedës, Trump sugjeroi: “Le të përpiqemi të gjejmë një mënyrë për t’u rikthyer në rrugën e duhur”.

Musk përgjigjet duke tundur kokën. Presidenti më pas i afron dorën dhe i thotë: “Më ke munguar”.

Musk është përfshirë në një seri sulmesh në mediat sociale që nga qershori i vitit 2025, kur la rolin e tij si kreu i Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë (DOGE).

Biznesmeni sulmoi Trumpin për Aktin ‘One Big Beautiful Bill’, një legjislacion historik për administratën e tij të dytë. Musk paralajmëroi se kjo mund t’u kushtojë taksapaguesve miliarda dhe të rrisë borxhin qeveritar. bw

Trumpi: Charlie Kirk “dëshmor i lirisë amerikane”, Presidenti i SHBA fajëson të majtën për atentatin: Dhuna vjen prej tyre. Vendit iu rrëmbye një nga dritat më të ndritura të kohës sonë!

Presidenti Donald Trump e quajti të dielën aktivistin konservator të vrarë Charlie Kirk, “dëshmor për lirinë amerikane” dhe premtoi gjatë shërbesës përkujtimore se do ta vazhdonte veprën e tij, ndërsa përsëriti akuzat ndaj asaj që e quajti “e majta radikale” për vrasjen e Kirk.

“Dhuna vjen kryesisht nga e majta”, tha Trump.

Trump ka fajësuar të majtën për të shtënat vdekjeprurëse edhe para se të arrestohej një i dyshuar.

“Më pak se dy javë më parë, vendit tonë iu rrëmbye një nga dritat më të ndritura të kohës sonë, një gjigant i brezit të tij, dhe mbi të gjitha, një bashkëshort, baba, bir, i krishterë dhe patriot i përkushtuar. Charles James Kirk u vra mizorisht nga një përbindësh i radikalizuar, gjakftohtë, vetëm pse foli të vërtetën që kishte në zemër.

Kirk nuk i urrente kundërshtarët e tij. Ai u donte më të mirën atyre. Aty është vendi ku unë nuk jam dakord me Charlie. Unë e urrej kundërshtarin tim dhe nuk i dua më të mirën atij. Më vjen keq. Më vjen keq, Erika.

Ai tani është më i madh se kurrë më parë, dhe ai është i përjetshëm. Është i përjetshëm. Dhe thjesht dua të them se e duam, dhe ai po na sheh nga lart tani dhe po thotë: ‘Wow, ç’ turmë e mrekullueshme””, tha Trump.

***

Ceremonia, e organizuar nga organizata konservatore e të rinjve Turning Point USA, e themeluar nga Kirk, mblodhi dhjetëra mijëra pjesëmarrës të veshur me të kuqe, të bardhë dhe blu, të cilët mbushën stadiumin State Farm në Glendale, Arizona.

Miqtë e Kirk dhe konservatorë të tjerë e lavdëruan si një të krishterë frymëzues që themeloi një lëvizje politike, të cilën ata u zotuan se do ta çonin përpara.
Bashkëshortja e tij, Erika, e cila ka marrë drejtimin e Turning Point, mbajti një homazh emocional për burrin e saj, duke parë nga qielli dhe duke pëshpëritur: “Të dua,” përpara se të fliste për përkushtimin e tij ndaj Krishtërimit, familjes dhe aktivizmit. Çifti Kirk kanë dy fëmijë të vegjël.

“Dua që të gjithë ju ta dini, se megjithëse Charlie vdiq shumë herët, ai ishte i përgatitur të vdiste,” tha ajo. “Ai e la këtë botë pa pengje. Ai bëri 100% të gjithçkaje që mundi çdo ditë”, vijoi Erika.

Ajo ofroi gjithashtu falje për 22-vjeçarin që është akuzuar për vrasjen e Kirk, duke cituar rrëfimin biblik ku Jezu Krishti i fali torturuesit e tij ndërsa ishte në kryq.

“Burri im Charlie donte të shpëtonte të rinj, ashtu si ai që ia mori jetën,” tha ajo me lot në sy, ndërsa turma duartrokiste solemnisht.

Disa figura politike e paraqitën vdekjen e Kirk si një moment vendimtar për lëvizjen konservatore, duke u bërë thirrje ndjekësve që të përfundonin punën që ai nisi, shpesh me gjuhë të ashpër.

“Ne do ta mbajmë Charlie-n dhe Erikën në zemër çdo ditë, dhe do të luftojmë edhe më fort për shkak të asaj që na bëtë,” tha Stephen Miller, këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, në një fjalim të zjarrtë. “Nuk e keni idenë çfarë dragoi keni zgjuar. Nuk e keni idenë sa të vendosur do të jemi për ta shpëtuar këtë civilizim, për ta shpëtuar Perëndimin, për ta shpëtuar republikën.”bw

Zelensky konfirmon takimin me Trumpin në Nju Jork javën e ardhshme

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se do të takohet me homologun e tij amerikan Donald Trump në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara javën e ardhshme në Nju Jork. Zelensky e bëri deklaratën për gazetarët, duke shtuar se donte të diskutonte me Trump garancitë e sigurisë për Ukrainën dhe sanksionet kundër Rusisë.

“Ne kemi hedhur themelet për garancitë e sigurisë, të cilat Evropa është gati t’i ndjekë, duke marrë parasysh praninë e Shteteve të Bashkuara. Kemi pasur shumë diskutime, ka pasur dialog në nivele të ndryshme, përfshirë midis krerëve të ushtrive tona dhe shtabeve të përgjithshme, me evropianët dhe amerikanët. Kryeministri britanik (Keir Starmer ) u takua me Presidentin e SHBA-së dhe u ra dakord që të diskutojmë çështjet përkatëse në takimin tonë dypalësh në Nju Jork”, tha Zelensky.

Trump dhe Zelensky u takuan për herë të fundit në Uashington më 18 gusht, në prani të liderëve europianë. Pas atyre negociatave, presidenti amerikan tha se faza tjetër e përpjekjes diplomatike të nisur nga Shtëpia e Bardhë duhet të jenë bisedimet e drejtpërdrejta mes Zelensky-t dhe Putinit, qoftë në format bilateral apo në prani të vetë Trump-it.

Por Kremlini nuk ka treguar gatishmëri për të takuar presidentin e Ukrainës, duke e ftuar Zelensky-n në Moskë dhe duke refuzuar vendet e tjera. Kievi e refuzoi propozimin për bisedime në Moskë, ndërsa Putin më pas deklaroi se një marrëveshje për territoret e pushtuara të Ukrainës ishte “e pamundur”. bw

U hoq si pjesë e forcave të policisë- Panik në stadiumin ku do të mbahet funerali i Charlie Kirk, arrestohet një person i armatosur

Shërbimi Sekret ka kaluar në gatishmëri të lartë pas arrestimit të një burri të armatosur brenda stadiumit State Farm në Arizona, ku pritet të zhvillohet të dielën ceremonia mortore e Charlie Kirk.

Ngjarja ndodhi të premten dhe ka ngritur menjëherë shqetësime serioze për sigurinë e pjesëmarrësve në ceremoni.

Sipas raportimeve të The Washington Post, burri kishte me vete një armë zjarri dhe një thikë. Ai u ndalua nga agjentët e Shërbimit Sekret dhe pretendoi se ishte pjesë e forcave të zbatimit të ligjit, duke justifikuar kështu armatimin e tij.

Por zëdhënësi i Shërbimit Sekret, Anthony Guglielmi, konfirmoi se i ndaluari nuk ishte pjesë e personelit të autorizuar për sigurinë e eventit dhe u arrestua menjëherë. Hetimet mbi motivet e tij janë ende në zhvillim. bw

Vrasja e aktivistit republikan Charlie Kirk, Obama: SHBA po përballet me një krizë politike të paprecedentë

Ish-presidenti amerikan Barack Obama paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara rrezikojnë të përfshihen nga një krizë politike e paprecedent, pas vrasjes së Charlie Kirk, një figurë e njohur e së djathtës konservatore.

Duke folur gjatë një aktiviteti në Pennsylvania, Obama u shpreh se nuk e njihte personalisht Kirk dhe se kishte shumë mosmarrëveshje me pikëpamjet e tij, por e përshkroi ngjarjen si “të tmerrshme dhe tragjike”.

Obama kritikoi tonin përçarës të presidentit aktual Donald Trump dhe theksoi se ish-presidentë republikanë në të kaluarën kishin vepruar në mënyrë bashkuese në kohë tensionesh.

“Në momente të tilla, kur tensionet janë të larta, një pjesë e rolit të presidentit është të afrojë njerëzit, jo t’i ndajë”, u shpreh Obama.

Ai i bëri thirrje publikut të respektojë të drejtën e të tjerëve për të shprehur mendime ndryshe, duke nënvizuar rëndësinë e dialogut civil.

Shtëpia e Bardhë reagoi ashpër, duke e cilësuar Obamën si “arkitektin e ndarjes politike moderne” në vend.

Ndërkohë, para arrestimit të Tyler Robinson, i akuzuar për vrasjen e Kirk, mbështetës të Trump kishin akuzuar aktivistë të së majtës dhe retorikën e demokratëve si përgjegjës për klimën e dhunshme politike.

Obama vuri në dukje se nuk kishte përdorur vrasjen në kishën e afrikano-amerikanëve në Karolinën e Jugut në 2015 për të sulmuar kundërshtarët politikë. Ai kujtoi gjithashtu qëndrimin bashkues të presidentit George W. Bush pas sulmeve të 11 Shtatorit 2001, kur deklaroi qartë se “SHBA nuk është në luftë me Islamin”.

Duke cituar retorikën e fundit të Trump dhe disa ndihmësve të tij, të cilët kanë quajtur kundërshtarët “insekte” apo “armiq që duhet të goditen”, Obama theksoi: “Ky është një problem më i thellë që ka përfshirë kulturën politike amerikane, dhe është diçka me të cilën të gjithë duhet të përballemi.”

Ai gjithashtu vlerësoi guvernatorin republikan të Utah, Spencer Cox, si shembull të respektit dhe civilitetit në debatin publik, pavarësisht mosmarrëveshjeve politike. gsh

“Bella Ciao”, vrasësi i Kirk kishte gdhendur mesazhin në plumb

Një i ri nga Utah, Tyler Robinson, 22 vjeç, është vënë në pranga nga FBI, pasi dyshohet se qëndron pas atentatit me snajper ndaj aktivistit politik Charlie Kirk, ngjarje që ndodhi të mërkurën në ambientet e Universitetit të Utah. Sipas burimeve të hetimit, një nga plumbat që u përdor në atentat kishte të gdhendur shprehjen “Bella Ciao”, një detaj që ngre shumë pikëpyetje për qëllimet e autorit. Nuk është sqaruar ende nëse ky ishte plumbi që e goditi për vdekje Kirk-un.

Presidenti Donald Trump konfirmoi arrestimin gjatë një interviste televizive, duke shtuar se autori e kishte pranuar krimin përpara babait të tij. Ky i fundit më pas e bindi të birin që të dorëzohej. Hetuesit po analizojnë postime në platformën Discord, ku Robinson fliste për një plan të detajuar për të vrarë Kirk-un.

Vrasesi2
Vrasesi2

Pamjet e sigurisë tregojnë të dyshuarin duke arritur në zonën e kampusit me një makinë Dodge Challenger rreth katër orë para ngjarjes. Ai shihej me veshje të thjeshta – një bluzë kafe, pantallona të shkurtra të çelëta, një kapele të zezë me logo të bardhë dhe atlete me ngjyra. Guvernatori i Utah, Spencer Cox, tha se në momentin e arrestimit, veshja e Robinson përputhej me atë që u pa në kamerat e sigurisë. bw

Arrestohet autori i vrasjes së aktivistit Charlie Kirk, Trump: Shpresoj që të dënohet me vdekje

Donald Trump tha të premten se është “shumë i bindur” se i dyshuari për vrasjen e Charlie Kirk është arrestuar dhe po merret në pyetje. Ai tha se babai i të dyshuarit po bashkëpunonte me hetuesit për ta gjetur atë.

“Unë besoj me besim të madh se e kemi atë në paraburgim “, tha Trump gjatë një paraqitjeje në Fox News

Trump tha se dikush “shumë afër tij e dorëzoi atë” dhe se lajmi do të shpallej më vonë të premten.

“Kjo është ajo që ndodh kur ke disa fotografi të mira “, tha presidenti, duke iu referuar fotove më të qarta të të dyshuarit të publikuara të enjten nga FBI.

Trump tha se personi që dha informacionin ishte “një person që ishte i përfshirë në zbatimin e ligjit, por ai ishte gjithashtu një person besimtar. Një prift”. Babai i burrit që u arrestua po bashkëpunonte me hetuesit, shtoi ai.

Përveç Trump, katër burime të ndara i thanë CNN se një person ishte në paraburgim dhe po merrej në pyetje në lidhje me të shtënat fatale të Kirk.

 

Në këtë kontekst, zyrtarët shtetërorë dhe federalë do të mbajnë një konferencë për shtyp në orën 16:00 lidhur me kërkimin për autorin e vrasjes së Charlie Kirk, sipas asaj që u njoftua nga zyra e guvernatorit të Utah-ut . Ky zhvillim ka të ngjarë të lidhet me zbulimin e presidentit amerikan.

Trump vazhdoi komentet e tij duke e quajtur Kirk njeriun më të mirë ndërsa dënoi autorin e vrasjes, të cilin autoritetet ende nuk e kanë emëruar.

“Epo, shpresoj  që  ai do të shpallet fajtor, mendoj dhe shpresoj që të marrë dënimin me vdekje”, tha Trump.

Presidenti tha gjithashtu se nuk e kishte parë videon e vdekjes së Kirk.

“Nuk doja ta shihja, e dëgjova”, tha Trump.

Autoritetet amerikane të sigurisë kishin nisur një kërkim për burrin që vrau Charlie Kirk të mërkurën pasdite, ndërsa lëshuan gjithashtu një apel të ri për këdo që ka informacion që të paraqitet.

Menjëherë pasi u publikuan katër fotot e reja të vrasësit të Kirk , autoritetet publikuan një video të kamerës së sigurisë që kapi momentin kur personi i kërkuar iku me vrap disa sekonda pasi qëlloi me armë. bw

Donald Trumpi nderon viktimat e 11 Shtatorit: Kurrë nuk do ta harrojmë atë ditë të zezë! Përbindësha të egër sulmuan qytetërimin tonë

Presidenti amerikan Donald Trump mori pjesë të enjten në ceremoninë përkujtimore të 24-vjetorit të sulmeve terroriste të 11 Shtatorit 2001, që u zhvillua në Pentagon, duke nderuar 2.977 viktimat dhe duke përsëritur zotimin se “ajo ditë nuk do të harrohet kurrë nga Amerika”.

“Përbindësha të egër sulmuan simbolet e qytetërimit tonë. Por në Virxhinia, në New York dhe në qiellin e Pensilvanisë, amerikanët nuk u tërhoqën. Ata qëndruan, treguan guxim dhe botës i thanë se nuk do të dorëzohemi kurrë”, deklaroi Trump me tone të theksuara patriotike.

Gjatë fjalimit, ai solli në vëmendje disa prej historive prekëse të viktimave, si mesazhi i fundit i pasagjerit Brian Sweeney drejtuar bashkëshortes së tij Julie nga avioni United Flight 175, telefonata e stjuardesës Renée May drejtuar nënës së saj për t’i thënë “Të dua”, apo guximi i Chuck Costello, i cili vrapoi në Qendrën Botërore të Tregtisë për të shpëtuar persona të bllokuar në ashensor.

“Në atë ditë tragjike, pamë shpirtin heroik amerikan gjithandej, te policët, zjarrfikësit, pjesëtarët e forcave të armatosura dhe në zemrat e çdo qytetari që iu përgjigj thirrjes së historisë,” u shpreh Trump.

Presidenti nuk la pa kritikuar ashpër administratën e ish-presidentit Joe Biden. Ai përsëriti deklaratën se “vendi ishte si i vdekur” nën udhëheqjen e paraardhësit të tij dhe tha me krenari se kishte propozuar që Departamenti i Mbrojtjes të riemërtohej si “Departamenti i Luftës”.

“Vitin e kaluar ishim një vend i vdekur. Tani jemi vendi më i ‘nxehtë’ në botë”, deklaroi Trump, duke iu referuar kthimit të tij në skenën politike dhe rritjes së mbështetjes në sondazhe.

Fjalimi i Trump për 11 Shtatorin erdhi në një moment të rëndësishëm për garën presidenciale të vitit 2024, ku ai është kandidati kryesor republikan, pavarësisht sfidave ligjore që po përballet. gsh

‘Nuk do harrojmë kurrë’, mesazh i Ambasadës së SHBA në 24-vjetorin e sulmeve të 11 shtatorit

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook ka reaguar për 24-vjetorin e sulmeve të 11-shtatorit në Nju Jork.

Në postim thuhet se nderohen jetët e humbura dhe qëndrueshmëria e një kombi.

Postimi i Ambasadës Amerikane:

[🇦🇱] Kujtojmë 11 Shtatorin: sot nderojmë jetët e humbura, heronjtë që reaguan dhe qëndrueshmërinë e një kombi. Nuk do të harrojmë kurrë.
[🇺🇸] Remembering 9/11: today we honor the lives lost, the heroes who responded, and the resilience of a nation. We will never forget.

sn

Krejt çfarë dihet për vrasjen e Charlie Kirkut

Charlie Kirk, aktivist konservator, u vra më 10 shtator në Utah.

 

Radio Evropa e Lirë

Associated Press

Charlie Kirk, shefi dhe bashkëthemelues i organizatës rinore konservatore, Turning Point USA, u vra me armë zjarri të mërkurën mbrëma gjatë një tubimi në një kolegj në Utah.

Kirk njihej gjithandej për podkastet e tij, ishte luftëtar kulture dhe aleat i presidentit amerikan, Donald Trump.

Ai e udhëhoqi një përpjekje për ta rindërtuar strategjinë e Partisë Republikane për nxjerrjen e votuesve në zgjedhjet e vitit 2024, duke u bazuar në idenë se kishte mijëra mbështetës të Trumpit që rrallë votonin, por që mund të bindeshin të votonin.

Vrasja e tij është shembulli më i fundit i dhunës politike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që prek një gamë të gjerë ideologjish politike dhe të dy partitë kryesore.

Më poshtë mund të lexoni krejt çfarë duhet të dini për vrasjen e Kirkut:

Një plumb nga çatia

Kirk po fliste në një debat të organizuar nga Turning Point USA në Universitetin “Valley” në Utah, kur autoritetet thanë se dorasi hapi zjarr nga një çati aty pranë.

Video të postuara në rrjetet sociale e shfaqin Kirkun duke folur me mikrofon dore nën një tendë të bardhë. Një e shtënë dëgjohet dhe Kirku e çon dorën e djathtë në qafë, ndërsa gjaku i rrjedh nga ana e majtë e saj.

Universiteti i “Valley” në Utah është universiteti publik më i madh i këtij shteti, me 47.000 studentë, dhe ndodhet rreth 64 kilometra në jug të kryeqytetit Salt Lake City.

Autoritetet besojnë se dorasi veproi i vetëm

Dorasi e kishte vënë në shënjestër një njeri të vetëm, tha Beau Mason, komisionar i Departamentit të Sigurisë Publike të shtetit.

Guvernatori i Utah, Spencer Cox, e quajti vrasjen “vrasje politike”.

Një “person me interes” u ndalua të mërkurën në mbrëmje, tha Cox, megjithëse nuk u bë e ditur për cfarë akuzash. Zyrtarët nuk kanë të dhëna që tregojnë se ndonjë person tjetër është i përfshirë në vrasjen, shtoi guvernatori.

Oficerët u panë duke e shikuar një fotografi në telefonat e tyre dhe duke ua shfaqur atë njerëzve për t’i pyetur nëse e njihnin personin e interesit. Autoritetet thanë se dorasi kishte veshur rroba të errëta.

Charlie Kirk duke folur në kampusin e Universitetit "Valley" në Utah, pak para se të vritej me armë zjarri, më 10 shtator.

Charlie Kirk duke folur në kampusin e Universitetit “Valley” në Utah, pak para se të vritej me armë zjarri, më 10 shtator.

Dy persona u ndaluan të mërkurën, megjithatë ata u liruan menjëherë pasi u përcaktuar se nuk kishin lidhje me ngjarjen, sipas zyrtarëve të sigurisë publike në Utah.

Universiteti tha se kampusi u zbraz menjëherë dhe mbetet i mbyllur. Mësimet u anuluan deri në një njoftim të ardhshëm. Ata që ishin ende në kampus u urdhëruan të qëndronin në vend deri sa policia t’i nxirrte jashtë në mënyrë të sigurt.

Rritja e Kirkut lidhej me Trumpin

Kirk ishte vetëm 18 vjeç kur e bashkëthemeloi Turning Point-in në periferi të Çikagos në vitin 2012 me aktivistin William Montgomeryn. Ata synonin të luftonin për taksa të ulëta dhe qeverisje të kufizuar në kampuset universitare.

Turning Point mbështeti me entuziazëm Trumpin pasi ai siguroi nominimin republikan për president në vitin 2016. Kirk shërbeu si ndihmës personal i djalit të madh të Trumpit, Donald Trump Jr., gjatë fushatës së përgjithshme.

Lidhja me Trump ndihmoi në rritjen e shpejtë të Turning Point. Së shpejti, Kirk u bë figurë e zakonshme në televizionet kabllore, ku ai futej në betejat kulturore dhe lavdëronte presidentin.

Kontributet për grupin u dyfishuan dhe më pas u trefishuan, duke arritur në 79.2 milionë dollarë në vitin 2022, sipas të dhënave tatimore publike. Grupi thotë se tashmë ka prani në pothuajse 4.000 shkolla të mesme dhe kampuse universitare, duke vepruar si një markë konservatore që promovon qindra influencerë online.

 

Charlie Kirk flet në skenë me presidentin Donald Trump gjatë America Fest 2024 në Arizona, më 22 dhjetor 2024.

Kirk ishte i njohur për deklaratat provokuese mbi çështjet racore që ai përdorte për të tërhequr gjeneratën Z.

“Më vjen keq. Nëse shoh një pilot me ngjyrë, do të mendoj: ‘Shpresoj shumë që të jetë i kualifikuar’”, tha Kirk gjatë një episodi të podkastit në vitin 2024 me aktivistin tjetër të djathtë, Jack Posobeic.

Ai shprehej kundër shpalljes së Juneteenth si festë federale, duke e quajtur atë lëvizje “antiamerikane” që promovonte “një vizion neo-segregacionist” që, sipas tij, kërkonte të zëvendësonte Ditën e Pavarësisë.

Vrasja e Kirkut u dënua nga të dyja partitë

Si republikanët, ashtu edhe demokratët e dënuan menjëherë vrasjen e Kirkut.

Trump urdhëroi uljen e flamujve në gjysmë shtizë dhe nxori një proklamatë presidenciale. Presidenti, i cili vetë u plagos lehtë në vesh kur u qëllua gjatë fushatës zgjedhore vitin e kaluar, tha se kishte marrëdhënie të ngushta me Kirkun.

Ai e përshkroi Kirkun në Truth Social si një “djalë të mrekullueshëm nga koka deri te këmbët. Zoti e bekoftë!”

Guvernatori demokrat i Kalifornisë, Gavin Newsom, i cili në mars kishte ftuar Kirkun në podkastin e tij, shkroi në X: “Sulmi ndaj Charlie Kirk është i neveritshëm, i poshtër dhe i papranueshëm”.

Fjalët e fundit të Charlie Kirk para se të merrte plumbin fatal. Pamjet mund ta kenë “kapur” vrasësin para dhe pas të shtënave

Charlie Kirk, një aktivist konservator 31-vjeçar, po fliste hapur për dhunën me armë pak çaste përpara se të qëllohej për vdekje gjatë një eventi në Universitetin Valley në Orem, Utah, të mërkurën pasdite. Kirk, i cili ishte ulur nën një tendë dhe po u përgjigjej pyetjeve të publikut i veshur me një bluzë të thjeshtë të bardhë me fjalën ” Liri ” dhe pantallona të errëta, u sulmua kur një anëtar i publikut mori mikrofonin për ta sfiduar duke diskutuar për të shtënat masive në Shtetet e Bashkuara. “A e dini se sa amerikanë transgjinorë kanë qenë autorë të të shtënave masive në 10 vitet e fundit?” pyeti anëtari i publikut, duke sfiduar aktivistin.

 

Përgjigja e tij ishte ” shumë “, mes brohoritjeve të forta të turmës. I njëjti burrë i tha më pas Kirkut se numri ishte ” pesë “, duke e pyetur nëse e dinte sa persona me vrasje masive kishin ndodhur në Amerikë në 10 vitet e fundit.

“A po i numërojmë bandat apo jo?” pyeti Kirk . Këto ishin fjalët e tij të fundit përpara se plumbi ta godiste dhe ta rrëzonte nga karrigia, me gjak që i rridhte nga qafa. U dëgjuan britma të pushtuara nga paniku. Influencuesi 31-vjeçar u plagos rëndë dhe u largua me nxitim nga truprojat e tij.

Prayers for Charlie Kirk. pic.twitter.com/TFYSdvnizz

— EUROPA WATCH (@EuropaWatch_) September 10, 2025

 

Presidenti Donald Trump njoftoi vdekjen e Kirkut menjëherë pas kësaj. “I Madhi dhe madje Legjendari Charlie Kirk ka vdekur. Askush nuk e kuptoi ose nuk e kishte zemrën e të rinjve të Shteteve të Bashkuara më mirë se Charlie”, shkroi presidenti në Truth Social.

Ndërkohë, hetimi ndaj personit të armatosur është ende duke vazhduar . Autoritetet e kanë përshkruar incidentin tragjik si një “vrasje politike” dhe besojnë se i dyshuari ka vepruar i vetëm.

Sipas zyrtarëve, plumbi fatal “erdhi” nga maja e Qendrës Losee, rreth 60 metra larg vendit ku po fliste Kirk .

Siç mund ta shihni në foton më poshtë, personi i armatosur ishte në ndërtesën në të majtë, ndërsa Kirk po fliste në zonën e treguar nga shigjeta e bardhë në të djathtë.

Xartis Dolofonia

Në fakt, pamjet që qarkullojnë në mediat sociale lidhin një figurë të zezë në çatinë e ndërtesës, përballë vendit ku ndodhej Kirk, me vrasësin e aktivistit.

bw

 

Vrasja e politikanit republikan, Trumpi urdhëron uljen e flamujve në gjysmështizë në SHBA: Charlie Kirk ishte një lider i guximshëm dhe patriot i madh

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka urdhëruar uljen e flamujve në të gjithë vendin në gjysmështizë, në shenjë respekti për kujtimin e aktivistit politik amerikan, Charlie Kirk, i cili u vra.

“Në nder të Charlie Kirk, një Patriot të Madh Amerikan, po urdhëroj që të gjithë flamujt amerikanë në të gjithë Shtetet e Bashkuara të ulen në gjysmështizë deri të dielën në mbrëmje në orën 6 pasdite”, tha ai në një postim në rrjetet sociale.

Në një deklaratë të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë, Presidenti Trump e ka cilësuar Kirkun si një figurë të rëndësishme në shoqërinë amerikane, duke theksuar se kontributet e tij kanë qenë vendimtare në mbështetje të vlerave konservatore dhe në forcimin e dialogut politik në SHBA.

“Charlie Kirk ishte një lider i guximshëm dhe një zë i fuqishëm për brezat e rinj që besojnë në liritë dhe principet e këtij kombi. Angazhimi i tij për të mbrojtur liritë e individëve dhe për të forcuar frymën e demokracisë amerikane do të mbetet i paharruar,” ka deklaruar Trump.

Kirk ishte 31 vjeç. Ai lë pas gruan dhe dy fëmijë.

I dyshuari për të shtënat nuk është në paraburgim për momentin. bw

U vra me snajper- Cilësohej si “zëri i rinisë së MAGA”, kush ishte aleati i ngushtë i Trump, Charlie Kirk

Aktivisti konservator amerikan Charlie Kirk, 31 vjeç, një nga figurat më të njohura të së djathtës amerikane dhe aleat i ngushtë i Presidentit Donald Trump, u vra të mërkurën gjatë një eventi në Utah Valley University, ku po zhvillonte turin e debatit publik “Prove Me Wrong”.

Sipas autoriteteve amerikane, Kirk u qëllua me armë në qafë nga një person ende i paidentifikuar plotësisht edhe pse i dyshuari është arrestuar. Politikani 31-vjeçar u transportua me urgjencë në spital, por plagët rezultuan fatale. Ai mori një plumb në qafë. FBI dhe ATF janë përfshirë në hetim, ndërsa një person është marrë në paraburgim si i dyshuar. Pamjet e sulmit qarkulluan shpejt në rrjetet sociale, duke shkaktuar reagime të mëdha.

Kush ishte Charlie Kirk?

Lindur më 1993, Kirk themeloi në moshën 18-vjeçare Turning Point USA (TPUSA), një organizatë që u kthye në lëvizjen më të madhe konservatore në kampuset universitare amerikane.
Ai shërbeu gjithashtu si CEO i Turning Point Action dhe organizatave të tjera simotra, duke u bërë një figurë kyçe në mobilizimin e votuesve të rinj konservatorë.
Moderator i podcast-it The Charlie Kirk Show, ai ishte një nga zërat më të dëgjuar të së djathtës, shpesh duke ngritur debate mbi teorinë kritike të racës, ndryshimet klimatike dhe çështje sociale.

Marrëdhënia me Donald Trump

Charlie Kirk u konsiderua një nga arkitektët e lidhjes mes gjeneratës së re konservatore dhe Donald Trump.

Në vitin 2016, TPUSA dhe vetë Kirk u rreshtuan hapur në mbështetje të kandidaturës së Trump, duke ndihmuar në mobilizimin e votuesve të rinj në shtetet vendimtare.
Kirk shpesh quhej “zëri i rinisë së MAGA” dhe Trump e kishte ftuar disa herë në Shtëpinë e Bardhë gjatë presidencës së tij.

Në vitet e mëvonshme, Kirk e mbështeti fuqishëm narrativën e Trump rreth zgjedhjeve të vitit 2020, duke u bërë një figurë e rëndësishme në rrjetin e influencës së tij.
Trump reagoi pas lajmit të vrasjes, duke e quajtur atë “një patriot të madh dhe mik besnik” dhe duke shtuar se “Amerika humbi një luftëtar të pakompromis për vlerat konservatore.”

Një figurë kontraverse

Kirk ishte njëkohësisht i adhuruar dhe i kritikuar. Mbështetësit e shihnin si mbrojtës të fortë të lirisë së fjalës dhe vlerave tradicionale, ndërsa kritikët e akuzonin për shpërndarje dezinformatash rreth COVID-19 dhe për retorikë polarizuese. Iniciativat e tij si Professor Watchlist kishin ngritur debate të ashpra mbi lirinë akademike.

Impakti i vrasjes së tij në SHBA

Vrasja e Charlie Kirk pritet të ketë ndikim të madh në politikën konservatore amerikane. Ai ishte vetëm 31 vjeç dhe i konsideruar si një nga figurat që mund të drejtonte brezin e ardhshëm të liderëve republikanë.

Ngjarja tronditi botën politike amerikane, duke hapur diskutime mbi sigurinë e figurave publike dhe polarizimin e thellë në shoqërinë amerikane. bw

Trumpi: Udhëheqësit evropianë do të vizitojnë SHBA-në për të diskutuar mbi luftën në Ukrainë

Presidenti Donald Trump ka bërë me dije se disa udhëheqës evropianë pritet të vizitojnë Shtetet e Bashkuara të hënën ose të martën për të diskutuar mënyrat për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Trump shtoi se planifikon të flasë së shpejti edhe me presidentin rus Vladimir Putin, ndërsa paralajmëroi një fazë të dytë të sanksioneve ndaj Moskës. Kjo nismë vjen pas një vale të re dhe intensive bombardimesh nga Rusia, ku u përdorën mbi 800 dronë dhe dhjetëra raketa, përfshirë një sulm që goditi ndërtesën qeveritare kryesore në Kiev, duke shkaktuar katër viktima.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky përshëndeti përpjekjet për sanksione të reja, duke i quajtur ato “ideja e duhur”. Ai i bëri thirrje vendeve evropiane që të ndalojnë blerjen e energjisë ruse, duke thënë se “nuk mund të kemi asnjë marrëveshje me Rusinë nëse duam t’i ndalojmë ato”.

Zelensky gjithashtu mbështeti propozimin e Trump për vendosjen e tarifave dytësore ndaj vendeve që vazhdojnë tregtinë me Rusinë, si një mënyrë për të ndalur financimin e luftës nga Moska.

Sipas Qendrës për Kërkime mbi Energjinë dhe Ajrin e Pastër, Rusia ka gjeneruar rreth 985 miliardë dollarë nga eksporti i naftës dhe gazit që nga marsi i vitit 2022. Kina dhe India mbeten blerësit më të mëdhenj, ndërsa BE ka shpallur objektivin për të ndaluar të gjitha blerjet deri në vitin 2027.

SHBA-të kanë vendosur tashmë tarifa prej 50% ndaj mallrave nga India për shkak të vazhdimit të blerjeve të naftës ruse. Nga ana tjetër, Rusia ka intensifikuar bashkëpunimin energjetik me Kinën dhe ka rënë dakord me OPEC+ për të rritur prodhimin e naftës, duke ulur çmimet në tregjet globale.

Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, deklaroi se rritja e sanksioneve dhe tarifave dytësore nga vendet evropiane do të çonte ekonominë ruse në “kolaps total”, duke detyruar presidentin Putin të rikthehet në tryezën e negociatave.

“Ne jemi në një garë tani – sa gjatë mund të rezistojë ushtria ukrainase dhe sa gjatë mund të mbijetojë ekonomia ruse”, tha Bessent. bw

I tronditur nga sulmi i fundit rus në Ukrainë, Trumpi: Gati për sanksione të tjera ndaj Moskës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi të dielën nga Shtëpia e Bardhë se është i gatshëm të kalojë në fazën e dytë të sanksioneve kundër Rusisë, në kuadër të konfliktit në Ukrainë.

“Jemi të përgatitur për një raund të ri masash ndaj Rusisë, nëse situata në Ukrainë nuk ndryshon,” u shpreh Trump në deklaratën e tij, pa dhënë më shumë detaje mbi natyrën e sanksioneve të reja.

Ky paralajmërim vjen në një moment të tensionuar, sidomos ditën e sotme, kur mbi 800 dronë rusë goditën Ukrainën dhe kur diplomacia ndërkombëtare përpiqet të gjejë një rrugëdalje për konfliktin që vijon prej gati katër vitesh. bw

“Trumpi po shqyrton mundësinë e sulmeve në Venezuelë”, CNN: Do të godasë kartelet e drogës, mund të sjellë rrëzimin e Maduros

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po shqyrton mundësinë e kryerjes së sulmeve kundër karteleve të drogës në Venezuelë, raportoi CNN të premten, duke cituar burime të njohura me çështjen.

Diskutimet e raportuara vijnë ndërsa Pentagoni ka vendosur të paktën tetë anije luftarake dhe një nëndetëse në Karaibet lindore.

Sipas CNN, sulmi me raketa i së martës ndaj një anijeje që dyshohet se kontrabandonte drogë nga Venezuela ishte vetëm hapi i parë në përpjekjet e Trump për të neutralizuar trafikun e drogës në rajon dhe potencialisht për të rrëzuar presidentin venezuelian Nicolas Maduro.

SHBA-të vendosën sanksione të gjera ndaj qarkut të Amerikës së Jugut të sunduar nga socialistët gjatë mandatit të parë të Trump në detyrë, duke synuar tregtinë e naftës dhe sektorin financiar. Muajin e kaluar, Prokurorja e Përgjithshme Pam Bondi dyfishoi shpërblimin për informacionin që çoi në arrestimin e Maduros në 50 milionë dollarë.

Edhe pse Trump mohoi planet për ndryshim regjimi të premten, ai i përshkroi zgjedhjet presidenciale të Venezuelës në vitin 2024 si “shumë të çuditshme”. Sekretari i Shtetit Marco Rubio deklaroi më parë këtë javë se SHBA-të do të “luftojnë kundër karteleve të drogës kudo që janë”.

Maduro i ka mohuar akuzat për përfshirje në trafikun e drogës dhe është zotuar se do ta shpallë Venezuelën një “republikë të armatosur” nëse sulmohet nga SHBA-të.

“Ashtu siç nuk ishte e vërtetë që Iraku kishte armë të shkatërrimit në masë, as ajo që po thonë për Venezuelën nuk është e vërtetë”, tha Maduro të premten, duke iu referuar logjikës pas pushtimit amerikan të Irakut në vitin 2003. bw

Trumpi nënshkruan urdhrin ekzekutiv: Pentagoni riemërtohet Departamenti i Luftës

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nënshkroi të premten një urdhër ekzekutiv që e riemërton Departamentin e Mbrojtjes në “Departamenti i Luftës”, duke u rikthyer në emrin që kishte deri pas Luftës së Dytë Botërore, kur qeveria amerikane kërkoi të theksonte rolin e Pentagonit në parandalimin e konflikteve.

Trump e firmosi urdhrin në një ceremoni në Zyrën Ovale. Ky është ndryshimi i fundit i emrit në ushtrinë amerikane, i cili ka përfshirë vendimin e tij për të mbajtur një paradë ushtarake në qendër të Uashingtonit dhe për të rivendosur emrat e bazave ushtarake që u ndryshuan pas protestave kundër racizmit në vitin 2020.

Urdhri i lejon Sekretarit të Mbrojtjes Pete Hegseth dhe vartësve të tij të përdorin tituj të tillë si “Sekretar i Luftës” dhe “Zëvendës Sekretar i Luftës” në korrespondencën zyrtare dhe njoftimet për shtyp. Hegseth udhëzohet të rekomandojë veprime legjislative dhe ekzekutive për ta bërë ndryshimin të përhershëm.

Ndryshimet e emrave të departamenteve janë të rralla dhe kërkojnë miratimin e Kongresit, ku republikanët kanë shumicën dhe nuk kanë treguar ndonjë qëllim për të kundërshtuar iniciativat e Trump.

Departamenti i Mbrojtjes quhej Departamenti i Luftës deri në vitin 1949. Historianët thonë se u riemërua pjesërisht për t’i treguar Uashingtonit se, në epokën bërthamore, SHBA-të ishin të përqendruara në parandalimin e konfliktit.

Riemërtimi do të ishte i kushtueshëm, duke kërkuar ndryshime në tabelat dhe shkronjat e përdorura jo vetëm në Pentagon, por në të gjitha instalimet ushtarake në të gjithë botën. Përpjekja e ish-presidentit Joe Biden për të riemërtuar nëntë baza ushtarake që nderonin udhëheqësit e Konfederatës do t’i kishte kushtuar ushtrisë 39 milionë dollarë. Hegseth e ndryshoi vendimin këtë vit. bw


Send this to a friend