VOAL

VOAL

JOHN ALLEN – PËR TA MPOSHTUR IDEOLOGJINË E IS-it DUHET NJË GJENERATË E TËRË

Emisari presidencial i Shteteve të Bashkuara për Koalicionin Global kundër Shtetit Islamik, gjenerali John Allen, ka thënë se grupi militant ka pasur ndikim global dhe mund të shkaktojë kaos mbi përparimet e njerëzimit, nëse nuk ndalet.

Këto komente gjenerali i ka bërë në Doha të Katarit, gjatë një forumi mbi marrëdhëniet ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Botës Islame.

Gjenerali i pensionuar tashmë, i emëruar nga presidenti amerikan, Barack Obama në shtator të vitit të kaluar, për të ndërtuar koalicionin botëror kundër Shtetit Islamik, tha se grupi militant nuk është vetëm problem irakian apo sirian, por një “problem rajonal me tendencë për ndërlikime globale”.

Ky grup tashmë ka humbur çerekun e rajoneve të banuara, të cilat i kontrollonte në Irak, por për ta mposhtur ideologjinë e IS-it do të duhet një gjeneratë e tërë apo më shumë, ka thënë gjenerali Allen.

Ai ka folur edhe për luftëtarët e huaj të cilët i janë bashkuar këtij grupi, duke thënë se kufiri i Turqisë me Sirinë dhe ai me Irakun paraqesin “vijat e fundit të mbrojtjes”.

Në këtë kuadër,I dërguari i posaçëm amerikan, u ka bërë thirrje të gjitha vendeve të ndihmojnë në parandalimin e fluksit të luftëtarëve të huaj.

Gjenerali Allen të enjten viziton Prishtinën. Nga e premta do të jetë në Malin e Zi, për të vazhduar pastaj në Bosnjë dhe Kroaci.

Ndryshe, vlerësohet se mbi 230 qytetarë nga Kosova u janë bashkuar organizatave terroriste në Siri edhe Irak, sipas një hulumtimi të Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë. ​(rel)

PRESIDENTI OBAMA – KINA MUND T’I BASHKOHET PARTNERITETIT TRANS-PAQËSOR

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barack Obama ka sugjeruar se Kina mund t’i bashkohet Paktit Tregtar të Trans-Paqësorit, të cilin është duke e negociuar vetë ai, duke rritur perspektivat e një marrëveshjeje që përfshin pjesën më të madhe të globit.

Me bisedimet që janë duke përfunduar, në mes të 12 anëtarëve të Partneritetit Trans-Paqësor, ku përfshihen ekonomitë më të mëdha që janë në kufi me Paqësorin përveç Kinës, Obama ka lënë të kuptohet se liderët e ekonomisë së dytë më të madhe në botë, janë të gatshëm t’i bashkohen këtij partneriteti.

“Ata tashmë kanë filluar që t’i mendojnë mundësitë e tyre që të marrin pjesë në këtë partneritet në një moment të caktuar”, ka deklaruar Obama për një radio publike.

Kjo marrëveshje përfshin ekonomitë e mëdha si Japonia, Korea e Jugut, Vietnami, Kanadaja dhe Australia. Një marrëveshje e ngjashme e cila është duke u diskutuar është edhe ajo në mes të SHBA-ve dhe Bashkimit Evropian.

Por, problemi më i madh për Obamën është pikërisht në Shtëpinë e Bardhë, e cila momentalisht është duke luftuar për të mbledhur vota në Kongres, në mënyrë që presidentit t’i jepet e drejta për të negociuar marrëveshje me fuqitë tregtare.

Nëse një ditë Kina i bashkohet këtij partneriteti, kjo ka gjasa që të rrisë shqetësimet e Demokratëve të Obamës, për shkak të ikjes së fuqisë punëtore jashtë vendit. rel

SERBËT E PRANOJNË: VËLLEZËRIT BYTYÇI, QË SHPËTUAN SERBË TË KOSOVËS U VRANË NGA POLICIA SERBE

VOAL – Vëllezërit Yll, Mehmet dhe Agron Bytyçi, shtetas amerikanë me prejardhje shqiptare nga Kosova dhe anëtarë të Brigadës Atlantiku të UÇK-së u arrestuan më 26 qershor të vitit 1999 në kufirin Kosovë-Serbi, dhe më pas u gjetën të vdekur në një varr masiv pasi kishin marrë nga një plumb në kokë.

Prokurori i krimeve të luftës të Serbisë, Vladimir Vukçeviq tha Prokuroria serbe pjesërisht ka arritur të depërtojë në të ashtuquajturin ‘komplotin Ballkanik të heshtjes’, përkatësisht në mesin e pjesëtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, në lidhje me vrasjen e tre shtetasve amerikanë, vëllezërve Bytyçi. Por, kjo, sipas tij, nuk është e mjaftueshme për të ngritur një aktakuzë kundër kriminelëve dhe urdhëruesve të tyre, transmeton Telegrafi.

“Urdhrin për vrasjen e vëllezërve Bytyçi, shtetas amerikanë dhe anëtarë të UÇK-së, e ka dhënë i ndjeri Ministri i Brendshëm serb, Vllajko Stoiljkoviq”, tha Vukçeviq për mediat serbe.

Sipas Vukçeviqit, edhe pse kjo nuk është e zakonshme, si prokuror ka vendosur të publikojë zyrtarisht disa të dhëna të reja, pasi sipas tij, vëllai i të vrarëve, Fatos Bytyçi, ka pohuar disa të dhëna të pavërteta dhe ka rrezikuar rastin.

“Ne kemi studiuar motivin e vrasjes. Ka pasur indikacione të ndryshme, por asnjëra nga këto gjëra nuk është konfirmuar”, tha prokurori, duke shtuar se rasti i vrasjes së vëllezërve Bytyçi ende është në fazën e para-hetimit.

Gjatë një interviste për televizionin shtetërir serb RTS, prokurori shpjegoi se ka dëshmi se urdhrin për vrasjen e shqiptaro-amerikanëve e kanë dhënë Vllajko Stojiljkoviq, përmes komandantit të përgjithshëm të policisë, Vlastimir Gjorgjeviq dhe Goran Radosavljeviqin, të njohur më mirë si Guri.

Vukçeviq pohoi se të gjitha vlerësimet në lidhje me vrasjen e vëllezërve Bytyçi e ka bërë Byroja Federale e Investigimeve amerikane (FBI).

Vëllezërit Bytyçi, shtetas amerikanë me origjinë shqiptare nga Kosova, u vranë gjatë masakrave të ushtrisë serbe në Kosovë në vitin 1999. Pas arrestimit dhe dënimit për kalim të paligjshëm të kufirit, ata u dërguan nga burgu i Prokupljes në qendrën e trajnimit të Ministrisë së Brendshme në Petrovo Selo, ku edhe u vranë. Trupat e tyre u gjetën në vitin 2001, së bashku edhe 67 trupa të meshkujve dhe 7 grave nga Kosova!

Stoiljkoviq, i cili tashmë dyshohet për dhënien e urdhrit të vrasjes së vëllezërve Bytyçi, vrau veten në shkallët e Parlamentit të ish-RFJ-së në vitin 2002, menjëherë pas miratimit të Ligjit për Bashkëpunimin me Tribunalin e Hagës, i cili mundësoi ekstradimin e shtetasve serbë. /Telegrafi/

BLINKEN – 10 MIJË MILITANTË JANË VRARË NË FUSHATËN KUNDËR ISIS-it

 

Zëvendës sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, tha se militantët kanë pësuar humbje që nga fillimi i fushatës në gusht të vitit të kaluar.

Zëvendës sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken tha të mërkurën se mbi 10 mijë militantë të grupit Shteti Islamik, janë vrarë gjatë fushatës kundër tij.

Ai i bëri këto komente në një intervistë për median franceze, një ditë pasi që ai dhe zyrtarë të tjerë të koalicionit u takuan në Paris me kryeministrin irakian Haider al-Abadi për të diskutuar strategjinë për luftë kudër grupit Shteti Islamik.

Shtetet e Bashkuara drejtuan një fushatë sulmesh ajrore kundër Shtetit Islamik në gusht të vitit të kaluar për të mbështetur forcat tokësore irakiane, dhe një muaj më vonë sulmet u zgjeruan edhe në Sirinë fqinje.

Ato sulme, mesatarisht 14 në ditë, i kanë ndihmuar forcat pro qeveritare që të rimarrin disa zona, por militantët kanë vazhduar përparimet, përfshirë edhe pushtimin e Ramadit, qytet në perëndim të Irakut muajin e kaluar.

Blinken tha të martën se me gjithë disa humbje, kombinimi i fushatës ajrore me stërvitjen, pajisjen dhe ndihmën e forcave lokale është “strategji e fitores”.

Kryeministri irakian Abadi, megjithatë tha se forcat pro qeveritare nuk po marrin ndihmën e mjaftueshme nga koalicioni ndërkombëtar.

Abadi tha para takimit të së martës, se ka nevojë për më shumë veprime zbulimi dhe se numri i luftëtarëve të huaj që shkojnë në Irak nuk është zvogëluar më gjithë synimet e koalicionit që të pengojnë bashkimin e tyre me grupin Shteti Islamik.

Duke ju drejtuar konferencës nëpërmjet telefonit nga Shtetet e Bashkuara, ku u kthye pas lëndimeve që pësoi në një aksident me biçikletë gjatë fundjavës në Francë, sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, u tha pjesëmarrësve se pushtimi i Ramadit ka përshpejtuar dërgimin e raketave anti tank në Irak për të ndihmuar forcat irakiane në luftën kundër makinave që po përdoren për sulme vetëvrasëse. za

PRESIDENTI OBAMA NËNSHKROI LIGJIN E RI TË PËRGJIMEVE

 

Ligji i miratuar nga senati parasheh që kompanitë private të telekomunikimeve të mbledhin e ruajnë regjistrimet telefonike në vend të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë

Presidenti Barack Obama nënshkroi ligjin për reformimin dhe rifillimin e mbledhjes së të dhënave nga bisedat telefonike, që kishte skaduar më herët gjatë javës.

Presidenti tha se “akti i lirisë mbron liritë e qytetarëve dhe sigurinë kombëtare”.

Ligji parasheh që kompanitë private të telekomunikimeve të mbledhin e ruajnë regjistrimet telefonike në vend të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë. Autoritetet federale duhet të kenë një urdhër gjykate për të shqyrtuar regjistrimet dhe kontaktet e mundshme me terroristë të identifikuar apo të dyshuar.

Më herët të martën, Senati votoi masat me 67 vota për dhe 32 kundër dhe i dërgoi ato tek presidenti Obama, pas disa ditë debatesh intensive mbi mbrojtjen e sigurisë kombëtare dhe të lirive qytetare.

Ligji kishte përkrahje të fuqishme të demokratëve, por ndau shumicën e republikanëve, disa prej të cilëve kërkonin ripërtëritjen e programit dikur të fshehtë, që u zbulua nga ish kontraktori i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë, Edward Snowden, i cili ndodhet në arrati.

Udhëheqësi i shumicës republikane, Mitch McConnell nga  Kentucky, tërhoqi vërejtjen për një Amerikë më pak të sigurt, ndërsa votimin e cilësoi si “fitore të bujshme të atyre që aktualisht komplotojnë kundër atdheut tonë”.

Edhe senatorja Susan Collins, kundërshtoi ligjin.

Unë vërtetë dyshoj që dikush mund të argumentojë që të dhënat telefonike do të jenë më të mbrojtura në duart e një mijë e 400 kompanive telefonike dhe 160 operatorëve sesa në të dhënat e sigurta të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë ku vetëm 34 punonjës federal të zgjedhur me kujdes dhe të stërvitur janë të lejuar që të shqyrtojnë të dhënat nën mbikëqyrjen e gjykatësve federal”, tha ajo. “Sistemi i ri do të jetë më pak efektiv, sepse nuk ka absolutisht asnjë garanci se të dhënat do të ruhen nga kompanitë e telekomunikimeve”.

Por senatori demokrat Patrick Leahy nga Vermonti, që kishte ndihmuar hartimin e ligjit, i cilësoi masat si një “hap përpara, sepse qartazi ne po mbrojmë privatësinë e individëve”.

Ky ligj dëshmon se privatësia jonë nuk është dhe nuk duhet të konsiderohet kurrë se është në konflikt ,e sigurinë tonë. Privatësia jonë është në fakt, pjesë e sigurisë sonë”, tha senatori republikan Mike Lee nga Utah, bashkautor i ligjit.

Industria kombëtare e telekomunikimeve nuk ka komentuar publikisht ligjin. E kontaktuar nga Zëri i Amerikës, kompania e tretë në vend, Sprint, refuzoi të komentojë ligjin.

Ish zyrtarë amerikan të zbulimit thonë se mbledhja e të dhënave, paraqet një mjet të rëndësishëm të përpjekjeve për mbrojtjen e sigurisë kombëtare amerikane, që do të ndikohet nga “akti i lirisë”.

“Fakti që kjo do të bëhet nga kompanitë telefonike në vend të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë, nënkupton që  qeveria realisht nuk ka kontroll”, tha në një intervistë për Zërin e Amerikës, ish drejtori i CIA-s James Woolsey. za

JOHN KERRY ËSHTË OPERUAR DHE NDIHET MIRË KA NJOFTUAR DASH

VOAL – Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, i cili e ka thyer këmbën e djathtë të dielën gjatë një shëtitje me biçikletë në Haute-Savoie (qendër-lindje të Francës), është operuar me sukses sot në Shtetet e Bashkuara dhe po ndihet mirë, ka njoftuar Departamenti i Shtetit.

“Ai ka dalë nga salla e operacionit. Gjithçka ka shkuar në rregull”, ka deklaruar për mediet zëdhënësja e tij Marie Harf. Gjendja e tij kishte ngjallur dyshime sa i përket respektimit të kalendarit të negociatave rreth programit nuklear iranian, të cilat duhet të përfundojnë më 30 qershor.

Shtëpia e Bardhë ka vlerësuar sot se është ende shumë herët për të vlerësuar pasojat e aksidentit të tij në respektimin e këtij afati.

QERSHORI – MUAJI I TRASHËGIMISË SË EMIGRANTËVE NË SHBA

 

Qershori është Muaji i Trashëgimisë së Emigrantëve në Shtetet e Bashkuara, që nderon arritjet dhe rolin e emigrantëve në historinë dhe kulturën amerikane.

Sipas Anketës së Zyrës së Statistikave për Komunitetet Amerikane, në vitin 2013 popullata emigrante e vendit ishte mbi 41 milionë, ose 13 për qind e popullsisë totale prej 316 milionësh.

Emigrantët meksikanë janë grupi më i madh, 28 për qind e numrit të përgjithshëm prej 41 milionësh të emigrantëve.

Emigracioni meksikan në Shtetet e Bashkuara ka kaluar përmes disa fazave duke filluar që para Luftës së Dytë Botërore, duke vazhduar me programe për punë sezonale bujqësie.

Megjithëse numri i imigrantëve meksikanë mbetet më i larti në vend, në vitet e fundit ka filluar të bjerë si rezultat i recesionit, përmirësimit të shanseve arsimore dhe ekonomike në Meksikë dhe masave më të rrepta në kufi.

Ndërkohë, grupet e emigrantëve nga India dhe Kina, përfshirë Hong Kongun por jo Taivanin, përbëjnë secili nga 5 për qind të popullsisë së përgjithshme të imigrantëve. Shumica e tyre vijnë në Shtetet e Bashkuara për të punuar, studiuar apo për t’u bashkuar me anëtarët e familjes.

Filipinet kanë numrin e katërt më të lartë të imigrantëve që jetojnë në Shtetet e Bashkuara me 4 për qind, ndërsa banorët nga Vietnami, El Salvadori, Kuba dhe Korea përbëjnë nga 3 për qind të shifrës së përgjithshme.

Deri në mes të viteve 1960, kufizimet e imigracionit në Shtetet e Bashkuara favorizonin ardhjen e evropianëve. Megjithatë me miratimin e Ligjit për Imigracionin dhe Shtetësinë, që parashikonte pranimin e të ardhurve në bazë të aftësive dhe jo të vendit të origjinës, e ndryshoi këtë raport duke anuar nga imigrantët nga Amerika Latine dhe Azia.

Në vitin 1960, evropianët përbënin afro 75 për qind të popullatës imigrante por në vitin 2013, ai numër ra kishte rënë në 11.6 për qind. Gjatë së njëjtës periudhë, numri i imigrantëve nga Amerika Jugore dhe Qendrore u rrit nga 19 në 54 për qind.

Qershori është Muaji i Trashëgimisë së Imigrantëve në Shtetet e Bashkuara, që nderon arritjet dhe rolin e imigrantëve në historinë dhe kulturën amerikane.

Sipas Anketës së Zyrës së Statistikave për Komunitetet Amerikane, në vitin 2013 popullata emigrante e vendit ishte mbi 41 milionë, ose 13 për qind e popullsisë totale prej 316 milionësh.

Emigrantët meksikanë janë grupi më i madh. 28 për qind e numrit të përgjithshëm prej 41 milionësh të emigrantëve.

Emigracioni meksikan në Shtetet e Bashkuara ka kaluar përmes disa fazave duke filluar që para Luftës së Dytë Botërore, duke vazhduar me programe për punë sezonale bujqësie.

Megjithëse numri i imigrantëve meksikanë mbetet më i larti në vend, në vitet e fundit ka filluar të bjerë si rezultat i recesionit, përmirësimit të shanseve arsimore dhe ekonomike në Meksikë dhe masave më të rrepta në kufi.

Ndërkohë, grupet e emigrantëve nga India dhe Kina, përfshirë Hong Kongun por jo Taivanin, përbëjnë secili nga 5 për qind të popullsisë së përgjithshme të imigrantëve. Shumica e tyre vijnë në Shtetet e Bashkuara për të punuar, studiuar apo për t’u bashkuar me anëtarët e familjes.

Filipinet kanë numrin e katërt më të lartë të imigrantëve që jetojnë në Shtetet e Bashkuara me 4 për qind, ndërsa banorët nga Vietnami, El Salvadori, Kuba dhe Korea përbëjnë nga 3 për qind të shifrës së përgjithshme.

Deri në mes të viteve 1960, kufizimet e imigracionit në Shtetet e Bashkuara favorizonin ardhjen e evropianëve. Megjithatë me miratimin e Ligjit për Imigracionin dhe Shtetësinë, që parashikonte pranimin e të ardhurve në bazë të aftësive dhe jo të vendit të origjinës, e ndryshoi këtë raport duke anuar nga imigrantët nga Amerika Latine dhe Azia.

Në vitin 1960, evropianët përbënin afro 75 për qind të popullatës imigrante por në vitin 2013, ai numër ra kishte rënë në 11.6 për qind. Gjatë së njëjtës periudhë, numri i imigrantëve nga Amerika Jugore dhe Qendrore u rrit nga 19 në 54 për qind. za

Serbi: Rasti Bytyçi – “fakte të reja”, apo lojë politike?

VOAL – Zyrtarët serbë flasin për “dëshmi të reja” lidhur me vrasjen e tre shtetasve amerikan me prejardhje shqiptare në vitin 1999. Veprimtarët humanitar druajnë se kjo është lojë në funksion të vizitës së

Ministri serb i punëve të brendshme Nebojsha Stefanoviç, tha se është shënuar përparim në procesin e ndriçimit të vrasjes së tre shtetasve amerikan me prejardhje nga Kosova në vitin 1999.

Këto pohime u bënë vetëm tri ditë pasi që kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se ka kërkuar nga shefi i Komisionit për hetimin e vrasjes së gazetarëve, Veran Matiç, të përfshihet në hetimet që kanë të bëjnë me vrasjen e tre shtetasve amerikan.

Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyçi, ishin pjesëtarë të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përkatësisht të batalionit Atlantiku i përbërë nga shqiptarë që jetonin në Shtetet e Bashkuara e të cilët ju bashkuan luftës në Kosovë.

Në përfundim të luftës në Kosovë, ata janë arrestuar në rrethana të panjohura nga forcat serbe në afërsi të vendkalimit kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Merdarë. Një gjykatë në qytetin e Prokuples në Serbi, i kishte dënuar me nga 15 ditë heqje lirie nën akuzat për siç është thënë, kalim të paligjshëm të kufirit të ish Jugosllavisë.

Katër ditë para skadimit të dënimit, ata janë marrë nga burgu dhe janë dërguar në Petrovo Selo ku janë vrarë nga afërsia. Trupat janë gjetur në varrezë masive me duar të lidhura me tela.

Ministri serb tha se ka fakte të reja që dëshmojnë se kishte më shumë njerëz në vendin ku është kryer krimi dhe se ato fakte janë mbledhur nëpërmjet  hetimit të telefonisë celulare.

Pjesa e parë e hetimeve është bërë shumë keq dhe janë lënë anash dëshmi thelbësore. Sot kemi disa dëshmi të reja”, tha ai duke nënvizuar se nuk është as ekspertiza e armëve që ishin përdorur në vitin 1999 nga disa të dyshuar.

Çështja i riaktualizua në Serbi në prag të vizitës së sotme të kryeministrit serb në Washington, i cili tha se rasti i vëllezërve Bytyçi është një nga “çështjet e hapura që vazhdon të rëndojë marrëdhëniet amerikano-serbe”.

Në tetor të vitit 2013, ligjvënësit amerikanë Eliot Engel dhe Michael Grimm paraqitën në Kongres një rezolutë me të cilën kërkohej që Beogradi të ndjekë autorët e vrasjes, duke nënvizuar se përparimi në zgjidhjen e këtij rasti, apo mungesa e tij, duhet të jetë faktor thelbësor në vendosjen e marrëdhënieve të mëtejshme ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Serbisë.

Që nga viti 2006, janë zhvilluar dy procese gjyqësore në lidhje me rastin e vëllezërve Byrtyçi  ndaj dy ish-policëve serbë, të cilët më pas janë lënë të lirë. Zhvillimi i proceseve u përcoll me shumë reagime të veprimtarëve humanitarë të cilët janë shprehur të pakënaqur me mënyrën e trajtimit të çështjes.

Një nga avokatët e familjes Bytyçi, Praveen Madhiraju, reagoi të martën ndaj pohimeve serbe për zbulimin e fakteve të reja.

Dje u themelua një komision, sot fakte reja? Çfarë lajthitjeje do të ndodhe nesër? Kryeministri Vuçiç nuk mund t’i ikë përgjegjësisë thelbësore dhe aktive në pengimin e hetimeve të besueshme. Duke mbrojtur Goran Radosavljeviçin dhe duke lejuar një mjedis helmues për dëshmitarët, asnjë masë dëshmish nuk mund të tejkalojë sfidat e këtij rasti. Hetime të reja e të besueshme duhet të cohën përpara dhe zyrtarët amerikan nuk duhet të mashtrohen duke menduar se ky është përparimi i premtuar nga kryeministri Vuçiç”, shkruan ai duke ngritur tri çështje që kërkojnë përgjigje: “Nëse këto dëshmi janë aq të rëndësishme, përse duhet një komision. Çfarë mund të shtojë një komision jo shtetëror i drejtuar nga një gazetar?  Këto dëshmi qartazi nuk janë gjetur dje, përse janë shpallur dje përveçse për të siguruar një mbulesë politike?  Përse nuk krijohet një mjedis i sigurt për dëshmitarët, në vend se të sigurohet ai mjedis për Goran Radosavleviçin?”

Qendra për të Drejtën Humanitare në Beograd, shkruan se dëshmitë flasin që vrasja e vëllezërve Bytyçi është urdhëruar nga qarqe të larta të qeverisë jugosllave dhe nëpërmjet Goran  Radosavleviçit, i njohur me nofkën Guri, një ish gjeneral i policisë serbe. Aktualisht ai është në Këshillin Drejtues të Partisë Përparimtare serbe të kryeministrit Vuçiç.

Edhe organizata Human Rights Watch, kërkoi nga Shtetet e Bashkuara që të kërkojnë nga Serbia hetimin dhe ndjekjen e krimeve të luftës, duke vënë theksin tek vrasja e vëllezërve Bytyçi./za

GRAHAM – KANDIDAT PËR GARËN PRESIDENCIALE

Senatori republikan Lindsey Graham i shtetit të Karolinës së Jugut, një mbrojtës agresiv i ndërhyrjes ushtarake amerikane në konflikte jashtë vendit, ju bashkua të hënën kandidatëve që duan të marrin emërimin e Partisë Republikane për zgjedhjet e vitit 2016.

Ai është kandidati i nëntë dhe senatori i katërt republikan që njofton kandidaturën. Senatorë të tjerë republikanë që kanë njoftuar kandidaturën janë Ted Cruz i Teksasit, Marco Rubio i Floridës dhe Rand Paul i Kentakit.

Graham e njoftoi kandidaturën nga shteti i tij i Karolinës së Jugut. Ai i tha përkrahësve se dëshiron të bëhet president “për t’i mundur armiqtë të cilët përpiqen të na vrasin.” Ai tha se Shtetet e Bashkuara “nuk do të bashkëjetojnë dot kurrë në paqe me islamin radikal.”

Graham, një kritik i vazhdueshëm i Presidentit Barack Obama për “mungesën e vëmendjes së duhur ndaj politikës së jashtme amerikane”, tha se politikat e udhëheqësit amerikan “na kanë bërë më pak të sigurtë.”

Anketat tregojnë se 59-vjeçari Graham gëzon pak mbështetje mes zgjedhësve republikanë, por numri i kandidatëve republikanë është aq i madh, saqë asnjëri prej tyre nuk ka dalë si një kandidat i fortë për të marrë emërimin e partisë.

Graham, ish-jurist për Forcën Ajrore, i cili në 20 vitet e fundit ka qenë kongresmen dhe senator, tha se ai ka më tepër eksperiencë për çështjen e  sigurisë kombëtare, se sa ndonjëri prej kandiadtëve të tjerë që janë përfshirë në garë. Ai bëri thirrje për më tepër bashkëpunim mes të dy partive në Uashington për çështje të rëndësishme.

Ai ka qenë një aleat i afërt politik me kandidatin republikan në zgjedhjet presidenciale të vitit 2008, Senatorin John Mc Cain, i cili e humbi garën me kandidatin demokrat, Barak Obama. za

SHBA VLERËSON PËRPJEKJET PËR DEKRIMINALIZIMIN E POLITIKËS

 

Ambasada amerikane në Tiranë përshëndeti sot “lëvizjen e guximshme të Partisë Demokratike dhe hapat e ndërmarrë nga partitë e tjera”. PD tërhoqi kandidatin e saj në Këlcyrë pas dyshimeve mbi të kaluarën e tij

Në Shqipëri ambasada amerikane vlerësoi sot përpjekjet që po bëhen për dekriminalizimin, pas vendimit të partisë demokratike për të tërhequr kandidatin e saj në Këlcyrë per zgjedhjet vendore të 21 qershorit

Partia demokratike nuk ka nxjerrë asnjë njoftim zyrtar për këtë rast, ndërkohë që ka kërkuar në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve crregjistrimin e kandidatit Gentian Muhametit. Burime nga Partia demokratike thanë se drejtuesit e saj e kanë thirrur për të sqaruar të kaluarën e tij, por ai ka mohuar të ketë patur probleme, ndonëse ai dyshohet që të jetë dënuar nga një gjykatë në Itali.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter Ambasada amerikane shkruan se “përshëndet lëvizjen e guximshme të Partisë Demokratike dhe hapat e ndërmarrë nga partitë e tjera mbi dekriminalizimin”, duke shtuar se “Shtetet e Bashkuara mbështesin përpjekjet në vazhdim për të pastruar politikën në Shqipëri”.

Në fund të muajit Prill, pak përpara se të mbyllej afati përfundimtar i regjistrimit të kandidatëve, Ambasadori amerikan Donald Lu deklaroi se kishin “identifikuar disa emra personash me histori të mundshme kriminale” dhe se ishin “duke i diskutuar rastet e tyre me udhëheqësit politikë”. Ndërsa pak javë më vonë në një intervsitë për Revistën Java, ambasadori Lu, tha se disa nga këta emra ishin hequr dhe se shpresonte se do të hiqeshin më shumë, por pa dhënë detaje të tjera. za

SHBA – NDIHMË VIETNAMIT PËR PATRULLIMIN E KUFIJVE

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Ashton Carter premtoi një ndihmë prej 18 milionë dollarësh për Vietnamin, që të blejë anije të prodhuara në Shtetet e Bashkuara, për patrullimin e kufijve. Synimi i kësaj ndihme është përmirësimi i kapacitetit të mbrojtjes që ka vendi.

Sekretari Carter ndodhet në vendin komunist, me qëllim që të fuqizojë lidhjet ushtarake mes të dy vendeve. Pjesë e kësaj përpjekjeje ishte nënshkrimi me homologun e tij vietnamez, i “deklaratës së vizionit”, një udhëzues për zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh.

Kjo përfshin ndihmën e Shteteve të Bashkuara për Vietnamin që ai të përgatitet për të marrë pjesë në operacionet paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara.

Në fillim të turneut të tij 11-ditor në rajonin e Azi-Paqësorit, zoti Carter bëri thirrje që të gjitha vendet që kanë pretendime territoriale për Detin Kinës Jugore t’i ndalin veprimet për zaptimin e ishujve në të. Ai tha se Shtetet e Bashkuara janë kundër militarizimit dhe krijimit të tensioneve në rajon.

Vietnami është një prej vendeve  që kanë projekte për ndërtimin e ishujve në Detin Kinës Jugore. Kina po punon me projektin më të madh, duke shtuar tensionet rajonale, mes shqetësimeve për militarizimin e tij. za

Sekretari Kerry e merr veten pas akidentit me biçikletë

 

Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry kthehet sot në Shtetet e Bashkuara, nga Zvicra ku ishte shtruar në spital.

Sekretari Kerry theu këmbën gjatë një aksidenti me biçikletë në Scionzier të Francës, rreth 40 kilometra larg kufirit me Zvicrën.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit John Kirby tha se zoti Kerry qëndroi për një natë në spital, për të qenë në vëzhgimin e mjekëve, dhe se sot ai kthehet në Shtetet e Bashkuara. Zëdhënësi tha se sekretari Kerry është në gjendje të mirë shpirtërore dhe ka qëndruar aktiv, duke bërë disa telefonata, mes tyre edhe presidentin Obama.

Zoti Kerry, që gjatë aksidentit theu femurin, do ta vazhdojë trajtimin në Boston. Një zëdhënës tha se për shkak se dëmtimi ishte pranë vendit ku ai ka patur edhe më parë një ndërhyrje kirurgjike, ai do të trajtohet nga i njëjti mjek që kreu operacionin e parë.

Zoti Kerry ndodhej në Zvicër për bisedime me Ministrin e Jashtëm të Iranit Mohammad Javad Zarif që synojnë arritjen e një marrëveshjeje bërthamore deri më 30 qershor. za

PETRAEUS – KUNDËR IS-it EDHE USHTRI, EDHE POLITIKË

Ish-drejtori i CIA-s, David Petraeus, ka thënë në një intervistë për BBC-në se militantët e Shtetit Islamik mund të mposhten vetëm përmes qasjes së dyfishtë – ushtarake dhe politike.

Ai e ka përshkruar grupin ekstremist si “armik të frikshëm”.

“Është vërtet një ushtri konvencionale që ka edhe elemente të kryengritjes, edhe elemente të rëndësishme terroriste”, ka thënë Petraeus.

I pyetur të krahasojë Shtetin Islamik me Al Kaidën – paraardhëse e tij në Irak, Petraeus ka thënë se Al Kaida “ka më shumë rrënjë në Irak dhe numër më të madh se IS-i“. rel

SHTETEVE TË BASHKUARA IU SKADOJNË KOMPETENCAT E SPIUNIMIT

Dispozitat anti-terroriste të Shteteve të Bashkuara që u lejojnë shërbimeve të sigurisë të mbledhin të dhëna nga bisedat telefonike, kanë skaduar, pasi Senati ka dështuar të arrijë marrëveshje.

Dispozitat kryesore të ligjit, i njohur si Akti Patriot, kanë skaduar në mesnatë, sipas kohës lokale.

Votimi për Aktin e Lirisë, një projektligj i rishikuar, që parasheh kontroll më të madh në mbledhjen e të dhënave nga bisedat telefonike, nuk do të zhvillohet deri në mes të javës.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se ky është një “gabim i papërgjegjshëm” i Senatit.

“Për një çështje kaq të rëndësishme si siguria jonë kombëtare, senatorët individualë duhet të vënë mënjanë motivet partiake dhe të veprojnë me shpejtësi. Populli amerikan nuk meriton asgjë më pak”, thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë.

Dështimi për të arritur marrëveshje do të thotë se shërbimet e sigurisë kanë humbur përkohësisht të drejtën për të mbledhur të dhëna nga bisediat telefonike, me qëllim monitorimin e të dyshuarve për terrorizëm.

Agjencia për Siguri Kombëtare e Shteteve të Bashkuara, e cila udhëheq shumicën e programeve të mbikëqyrjes, ka nisur tashmë të shkyçë serverët që mbledhin të dhëna.

Për javë të tëra, lideri i shumicës republikane në Senat, Mitch McConnell, ka argumentuar për zgjatjen e përkohshme të spiunimit nga Agjencia për Siguri Kombëtare.

“Të lejosh programin të skadojë, pa përpjekje për ta zëvendësuar atë, në kohën e kërcënimeve në rritje dhe agresive, është një rezultat i papranueshëm”, ka thënë McConell.

Por, ky zhvillim i ngjarjeve shihet si fitore e madhe për senatorin demokrat, Patrick Leahy, i cili është bashkautor i Aktit të Lirisë.

“Akti i Lirisë është një kompromis i hartuar me kujdes nga të dyja partitë, i cili mbron pavarësinë e amerikanëve, por po ashtu e mban vendin të sigurt”, ka thënë ai.

Për disa, megjithatë, reformat e ligjit nuk janë të duhurat për të mbrojtur liritë civile të amerikanëve. Senatori republikan, Rand Paul, ka thënë se mbledhja e të dhënave nga bisedat telefonike është kërcënim anti-kushtetues ndaj privatësisë.

“Ne nuk mbledhim informacione të spiunëve. Nuk mbledhim informacione të terroristëve. Mbledhim të dhëna nga qytetarët amerikanë, gjatë gjithë kohës”, ka thënë Paul.

Spiunimi nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare është bërë publik në qershor të vitit 2013 nga ish-kontraktori i kësaj Agjencie, Edward Snowden, i cili tani jeton në Rusi.

Agjencia për Siguri Kombëtare e SHBA-së ka gëzuar të drejtën e spiunimit qysh pas sulmeve të 11 Shtatorit, 2001.

Ajo ka spiunuar edhe disa firma evropiane. Në mesin e individëve në shënjestër ka qenë edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel. (rel)

SEKRETARI KERRY ANULON UDHËTIMET NË MADRID E PARIS

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka anuluar udhëtimet zyrtare në Madrid dhe Paris, pasi ka pësuar një aksident me biçikletë në Francë.

Departamenti amerikan i Shtetit ka njoftuar se Kerry, 71 vjeç, ka lënduar këmbën dhe se është dërguar me helikopter në Gjenevë.

Zëdhënësi John Kirby ka thënë se Kerry do të udhëtojë në SHBA për trajtim dhe se ai pritet të shërohet plotësisht.

Aksidenti ka ndodhur në Scionzier të Francës.

Kerry është dashur të takojë në Paris kryeministrin e Irakut, Haider al-Abadi, për të biseduar për luftën kundër militantëve të Shtetit Islamik. rel

KINËS – INTEGRIM NE VEND TË KUFIZIMIT

Kina kërkon të rikthehet në krye të botës. Përgjigja e Evropës dhe e Perëndimit duhet të jetë: Kina të integrohet – të paktën në sektorët, ku kjo është e mundur, mendon Philipp Bilsky.

Mesazhi ishte i qartë. “You go!”-“Mbathjani!”. Gjithsej tetë herë i kërkoi marina kineze javën e kaluar një avion spiunazhi të SHBA që të tërhiqet. Avioni ushtarak amerikan po fluturonte mbi një rajon në Detin e Kinës së Jugut, për të cilin Kina ka pretendim për vete. Një zonë detare, në të cilën Republika Popullore përpiqet që me ndërtimin e ishujve artificialë të krijojë fakte – më shumë se 1000 kilometra larg zonës kontinentale të Kinës dhe nën protestat e ashpra të disa shteteve fqinje dhe të SHBA.

Kina i përfaqëson interesat e saj në rajon në mënyrë shumë më intensive se sa disa vite më parë. Qendra Kërkimore kryesore në Gjermani për studimet për Kinën, Insituti Mercator për Studimet për Kinën në Berlin, sheh madje një fund të politikës kineze të hapjes. Kolonat bazë të politikës së njohur nga Ten Hsiaopini, në tri dekadat e gjysmë të kaluara, tani nën Xi Ping po eleminohen njëra pas tjetrës – midis tyre edhe politika e përmbajtur e jashtme.

Ndryshim thelbësor në politikën e jashtme të Kinës?

Shumëçka flet për një tezë të tillë. Veprimet e forcës në Detin e Kinës Jugore janë vetëm një shembull. Veç kësaj, Kina përpiqet që me projektin e saj për një Rrugë të re të mëndafshtë të depërtojë në Azi me një rrjet infrastrukturor, në qendër të të cilit të jetë Kina. Dhe Pekini po krijon institucione të reja ndërkombëtare, në të cilat Kina ka një peshë më të madhe. Këto veprime jashtë vendit shoqërohen në vend me një ndryshim rrënjësor të ekonomisë kineze. Deri në vitin 2049 Kina do të kthehet në një superfuqi industriale – të mos jetë vetëm tavolina e punës e botës, por një qendër inovacioni dhe efikasiteti.

Bilsky Philipp Philipp Bilsky

Kina do që të kthehet atje, ku Pekini mendon se e ka pasur historikisht vendin: në krye të shteteve të botës. Që kjo të arrihet, është gjithçka tjetër por jo vetëkuptueshme. Sepse lista e sfidave duket e pafundme. Sfida ndoshta më e madhe nga pikëpamja e qeverisë kineze: mbajtja e premtimit, që i ka dhënë partisë komuniste në dekadat e shkuara legjitimimin në popull – që kinezët të jetojnë sot ekonomikisht më mirë se dje. Dhe që nesër ata të jetojnë më mirë se sot. Mbajtja e këtij premtimi duket – përballë nevojës së rishpikjes së plotë të modelit ekonomik kinez – e parë nga jashtë nganjëherë gati e pamundur.

Kina kërkon ta zgjerojë edhe më ndikimin

Por këto janë çështjet e dekadave të ardhshme. Për momentin është e sigurtë: Kina po e zgjeron edhe më tej ndikimin e saj. Çfarë do të thotë kjo për Evropën? Çfarë do të thotë për Perëndimin? Ata duhet të përpiqen – sa herë të jetë e mundur – të bashkëpunojnë me Kinën dhe ta përfshijnë e integrojnë Kinën. Ajo që nuk funksionon, këtë e konfirmuan në mënyrë impresionuese SHBA para pak kohësh: të kufizohet ndikimi i Kinës dhe që Kinës t’i vendosen kufij. Kur Pekini ngriti Bankën Aziatike të Investimeve në Infrastrukturë (AIIB), SHBA u përpoqën t’i bindin aleatët e tyre që t’i rrijnë larg këtij institucioni të ri. Për Uashingtonin ky ishte një superskandal diplomatik. Njëri vend pas tjetrit u bashkuan me inisiativën kineze, edhe me argumentin se fjalën e tij mund ta thotë vetëm ai që edhe ndodhet në tryezë.

Një hap i drejtë. Por e qartë megjithatë është edhe: atje ku interesat kundërvihen direkt, bashkëpunimi është thuajse i pamundur. Deti i Kinës Jugore është shembulli më i mirë. Kina do ta zgjerojë edhe më tej ndikimin e saj atje. Jo së fundi, sepse ky rajon edhe për zhvillimin ekonomik të Kinës, nga pikëpamja kineze ka një rëndësi strategjike. SHBA nga ana tjetër shohin se vendi i tyre i deritashëm në rajon është i rrezikuar. Ndërsa vendet fqinjë e shohin gjithashtu me shqetësim dominimin e parashikueshëm të Pekinit. Një zgjidhje e kësaj çështjeje nuk duket në horizont, konfliktet e ardhshme janë paraprogramuar që sot

FIFA – SHBA NIS PROCEDIME TË REJA KRIMINALE

Hetuesit amerikanë sapo kanë filluar të analizojnë dokumentet e sekuestruara në selinë e Konfederatës Futbollistike të Amerikës së Veriut, Qendrore dhe Karaibe në Maiemi

VOAL – Autoritetet e taksave dhe tatimeve kanë shpallur një fillim të menjëhershëm të procedimeve të reja në kuadrin e hetimit të gjerë për korrupsion, çka ka përfshirë si tërmet Federatën Botërore të Futbollit prej vigjiljes së kongresit ku u rizgjodh zvicerani Sepp Blatter.

Kështu bën të diturNew York Times duke iu referuar Richard Weberit, shef i sektorit hetimor, papërmendur emra të të hetuarve të rinj të mundshëm e pa sakësuar se a do të jetë i përfshirë edhe i rinkonfirmuari Joseph Blatter. Këtë të shtunë për RTS ky ka pohuar se është i shokuar nga akuzat e ngritura në SHBA dhe ka denoncuar “urrejtjen që vjen jo vetëm nga një njeri në UEFA por nga organizata UEFA e cila nuk ka kuptuar se më 1998 jam bërë president”.

“Besojmë fuqimisht se persona të tjerë dhe enitete të tjera janë përfshirë në akte kriminale,” ka pohuar shefi hetimor. Aktualisht është hapur proces ndaj nëntë drejtuesve të Federatës dhe pesë menaxherëve të kompanisë.  Kanë dalë në dritë deri tani raste korrupsioni në harkun e 24 viteve për 150 milionë dollarë në formë tangentesh. Janë zbuluar edhe skema komplekse të riciklimit, miliona dollarë të pataksuara në llogari offshore nga funksionarë të FIFA-S./ATS

SHBA E HEQ KUBËN NGA LISTA TERRORISTE

 

Shtetet e Bashkuara kanë hequr Kubën nga lista e shteteve që mbështesin terrorizmin, ka njoftuar Departamenti amerikan i Shtetit.

Ky hap është pjesë e procesit për normalizimin e marrëdhënieve midis dy armiqve të Luftës së Ftohtë.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, dhe ai i Kubës, Raul Castro, i kanë hapur derën normalizimit të marrëdhënieve në dhjetor të vitit 2014, me një shkëmbim të të burgosurve.

Embargoja tregtare e SHBA-së ndaj vendit komunist mbetet dhe mund të hiqet vetëm me vendim të Kongresit. rel

 

ZËRI I AMERIKËS – BAJDEN: SHBA QËNDRON ME UKRAINËN PËR TA LUFTUAR AGRESIONIN RUS

 

Nga Isabela Çoçoli

 

VOAL – Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë në krah të Ukrainës për të luftuar agresionin rus, që e ka vënë në rrezik sigurinë evropiane, tha nënpresidenti amerikan Xho Bajden të mërkurën.

Duke folur në Institutin Brookings në Uashington, Bajden tha se mbështetja ndaj Ukrainës është e rëndësishme për të ardhmen e vendit, për të ardhmen e sigurisë evropiane dhe për të ardhmen e rendit ndërkombëtar.

“Për sa kohë që udhëheqësit e Ukrainës do të vijojnë me projektin e reformës, SHBA do të vazhdojë të qëndrojë me ta,” tha Bajden. Sanksionet amerikane ndaj Rusisë duhen dhe do të vazhdojnë deri sa marrëveshja e Minskut të zbatohet plotësisht, shtoi Bajden.

Marrëveshja e Minskut, që u arrit në shkurt nga Franca, Gjermania, Rusia, Ukraina dhe separatistët pro-Rusi, bëri thirrje për një armëpushim dhe tërheqje të trupave të huaja dhe të armëve të rënda me qëllim arritjen e një zgjidhje të qëndrueshme të konfliktit në Ukrainë.

Fokusi i SHBA do të jetë direkt në trajtimin e tragjedisë humanitare krijuar nga agresioni rus, tha Bajden.

Është një nga fjalimet e formuluara më fuqishëm dhe me tone të forta nga ana e një zyrtarë i lartë amerikan, ku nënpresidenti tha se “Rusia po ndërmerr hapa për të minuar fqinjët e saj evropiane dhe për të forcuar pozitën e saj hegjemoniste”, të cilën Shtetet e Bashkuara dhe Perëndimi dënojnë fuqishëm.

Që prej marrjes së presidencës ruse, Vladimir Putin ka ndryshuar në mënyrë të konsiderueshme, tha Bajden. Ai tha se Putin kishte treguar përbuzje për sovranitetin e fqinjëve të Rusisë, dhe për këtë arsye “bota duket më ndryshe sot se ajo  para se Putini të merrte presidencën… Sepse ka ndryshuar, prandaj është në fokusin tonë dhe ne do të vazhdojmë ta ekspozojmë Rusinë në botë. “

Bajden tha gjithashtu se vizioni i Putinit “ka shumë pak për t’i ofruar popullit rus, përveç miteve” dhe prandaj është i dënuar të dështojë. /VOA

ULRICH KÜHN – NATO KA DEFICITE NË MBROJTJE

Manovër nga ajri e NATO-s në Lituani

Në Europën veriore kanë filluar manovrat e përbashkëta të gjashtë vendeve të NATO-s me shtete neutrale. Eksperti i sigurisë, Ulrich Kühn flet mbi efektin dhe rëndësinë e kësaj manovre ushtarake.

DW: Zoti Kühn manovrat perëndimore konsiderohen “si nga më të zgjeruarat e llojit”. Sa rëndësi kanë ato?

Ulrich Kühn: Për këtë manovër ekzistojnë tre argumenta: Së pari: NATO kërkon t’i dërgojë një sinjal Putinit se aleanca si në aspkeitn ushtarak edhe politik e ka vullnetin që të respektojë detyrimet e saj për anëtarët e aleancës, pra edhe për tre vendet balltike. Së dyti: Me të dërgohet një sinjal tek partnerët lindorë, që aleanca është e gatshme t’i mbrojë ata në çdo kohë, edhe kundër një agresioni të mundshëm rus. Së treti: Trupat duhen stërvitur për sfida të reja ushtarake, si për shembull për stilin “hibrid” të luftës që po përdor Rusia në Krime dhe Ukrainën lindore. Në këtë drejtim duhet vepruar. Në këtë kuptim manovra mund të konsiderohet si shumë e rëndësishme.

Çfarë nënvizimi të ri merr kjo manovër, kur në të marrin pjesë edhe vende neutrale, si Finlanda, Suedia, apo Zvicra?

Duhet thënë se Finlanda dhe Suedia ndjehen të rrezikuara nga manovrat e fundit ruse. Kështu herë pas here gati shkelet hapësira ajrore nga aviacioni rus. Kështu ka zëra tani në Finlandë dhe Suedi që kërkojnë futjen në NATO. Kjo i sinjalizon Rusisë që ajo nuk perceptohet më si një partner i besueshëm, por si kërcënim serioz. Në tërësi mund të thuhet se vihet re një militarizim i ri i sigurisë europiane.

A nuk është disi qesharake deklarata zyrtare se bëhet fjalë për një stërvitje për një mision të OKB-së, kur çdokush e di se arsyeja e vërtetë është kërcënimi rus?

Këto manovra i drejtohen qartë Rusisë. Sinjali është: “Rusia po mpreh shpatën, por ne jemi gati”. Arsyetimi me një ushtrim relevant për OKB-në është thjeshtë fasada. Me sa duket nuk do t’i japë më njeri Putinit raste të tjera për propagandë mediatike. Sinjali ushtarak është shumë i qartë.

Deutschland Ulrich Kühn Institut für Friedensforschung und Sicherheitspolitik Uni Hamburg Eksperti Ulrich Kühn

Rusia nga ana e saj ka reaguar me demonstrim ushtarak. Janë këto manovra rruga e duhur për të vepruar me rrezikun që vjen nga Rusia, nuk tensionohen kështu edhe më shumë marrëdhëniet me Rusinë?

Këto manovra janë të justifikuara për gjendjen aktuale. Madje vetë koha, gjendja e brishtë mes emergjencës ushtarake dhe përgjegjësisë policore, kur “uniformat e gjelbra”, pra njësi speciale të paidentifikuara kalojnë në kufi, kërkon masa të reja dhe të përshtatshme. Njëra nga manovrat e NATO-s në Letoni lidhet pikërisht me një skenar të tillë. Mendoj se është gjëja e duhur t’i tregosh Rusisë se nuk ka asnjë shans të veprojë në vendet baltike ashtu si në Ukrainë. Por në plan afatgjatë dhe të mesëm NATO duhet të ndërtojë ura komunikimi me Rusinë. Pra, si në kohën e Luftës së Ftohtë: Nga njëra anë oferta serio´ze bashëkpunimi, nga ana tjetër gatishmëri realiste për mbrojtje. Për fat të keq është Rusia që prej më shumë se një viti po e rrotullon spiralen drejt shkallëzimit.

Sa të rrezikuara janë vërtet vende si ato baltike, Estonia, Letonia, Lituania apo vendet jo anëtare, si Suedia apo Finlanda?

E parë në mënyrë realiste, Rusia nuk mund t’i rrezikojë seriozisht tre vendet baltike, Estoni, Letoni, Lituani. Në rastin më ekstrem- një shkëmbim nuklear – SHBA duhet të jetë gati të “këmbejë” Bostonin, Nju Jorkun dhe Uashingtonin me Talinin, Rigën dhe Vilnën. Edhe pse ky qëndrim të duket shumë i ekzagjeruar, ai i përgjigjet logjikës së kërcënimit. Edhe Rusia e di këtë. Por në të njëjtën kohë ajo ia ka dalë me sukses të veprojë në një zonë gri, pa e kaluar pragun e një lufte të hapur. Në këtë pikë NATO ka deficite në mbrojtje, dhe tre vendet baltike e kanë vënë re me kujdes këtë mangësi në aleancën e përbashët. Këtu NATO duhet të përmirësohet.

A mendoni se Suedia dhe Finlanda do të bëhen pjesë e NATO-s?

Për Suedinë dhe Finlandën nuk shoh ndonjë kërcënim direkt rus. Por si në kohën e Luftës së Ftohtë të dyja vendet gjenden në hapësirën e influencës së Rusisë, gjë që i bën ato potencialisht objektiva të lojërave ushtarake. Por t’i bësh këto vende tani pjesë të NATO-s do të thotë të dërgosh një sinjal shumë të gabuar tek Moska. Edhe në këto vende nuk ka ndonjë shumicë që e kërkon këtë anëtarësim. Por opinionet politike mund të ndryshojnë shumë shpejt.

Ulrich Kühn është ekspert për marrëdhëniet mes NATO-s dhe Rusisë në Institutin për Studimet e Paqes dhe Politikën e Sigurisë në Universitetin e Hamburgut.

FIFA DHE SKANDALI I RI I KORRUPSIONIT

 

SHBA, Zvicër, akuza për korrupsion kundër zyrtarëve të FIFA-s

Në prani të drejtorit të FBI-së James Comey dhe shefit të hetimeve të Agjencisë amerikane Tatimore, IRS, Richard Weber, Prokurorja e Përgjithshme Loretta Lynch njoftoi akuzat dhe arrestimet e një grupi individësh në kuadër të një hetimi të gjatë lidhur me mitdhënie dhe korrupsion në botën e futbollit. Shtetet e Bashkuara kanë ngritur akuza kundër zyrtarëve të lartë aktualë apo të mëparshëm të organit që qeveris futbollin në shkallë globale.

Prokurorja e Përgjithshme, Loretta Lynch tha se ndër të akuzuarit ka individë që kishin përgjegjësi që nga mbështetja e lojës së futbollit në nivele lokale e deri tek organizimi i aktiviteteve globale:

 “Shumë nga individët dhe organizatat për të cilat bëhet fjalë, kishin mbi vete besimin për ta mbajtur futbollin të hapur për të gjithë. Ata kishin përgjegjësinë të rëndësishme në çdo nivel: për projekte që nga ndërtimi i fushave të futbollit për të luajtur fëmijët në komunitete, e deri tek organizimi i kampionatit botëror”.

Atyre u ishte besuar detyra për të zbatuar rregullat që garantojnë një futboll të ndershëm dhe ndeshje me integritet. Por ata e korruptuan biznesin e futbollit për interesa vetjake dhe përfitime monetare personale, u shpreh zonja Lynch.

Prokurorja e Përgjithshme tha se ka kërkuar ekstradimin nga Zvicra të nëntë individëve të arrestuar nga autoritetet zvicerane në kuadër të hetimeve. Departamenti amerikan i Drejtësisë, shtoi ajo, është i vendosur t’u japë fund këtyre praktika dhe të zhdukë korrupsionin në futboll. Ndër 14 individët ndaj të cilëve u shpallën sot akuza ka zyrtarë të lartë të FIFA-s, drejtues të organeve rajonale nën rrjetin e FIFA-s dhe drejtues të kompanive të marketingut, të cilët akuzohen se kanë paguar miliona dollarë për të siguruar privilegje marketingu gjatë aktivitetev sportive të organizuara nga FIFA.

Prokurorja e përgjithshme përmendi tre nga të akuzuarit, të cilët kanë rënë dakord të kthejnë 150 milionë dollarë, të siguruara përmes afereve korruptive.  Aktpadia, sipas zonjës Lynch, mbulon një aktivitet të paligjshëm që diktonte cilët kanale do të transmetonin ndeshjet, ku do të zhvilloheshin ndeshjet dhe kush do ta drejtonte organizatën.

Ndërkohë procesi hetimor nga autoritetet zvicerane e akuzon FIFA-n për parregullsi në zgjedhjen e vendeve organizatore për Kupat e 2018 dhe 2022. Në Zyrih janë arrestuar një numër zyrtarësh të organizatës. Megjithë akuzat, drejtori i komunikimit për FIFA-n thotë se kupat e 2018 dhe 2022 do të zhvillohen në Rusi dhe Katar, në përputhje me planet ekzistuese.

Në një konferencë për shtyp në Gjenevë, Drejtori i FIFA-s për Komunikimin Walter De Gregorio tha se gjithsesi ky është një zhvillim pozitiv për organizatën:

“Kjo është një gjë e mirë për FIFA-n. Nuk është mirë për imazhin e organizatës, por do të shërbejë pozitivisht për procesin e reformave”.

Presidenti i FIFA-s Sepp Blatter nuk është ndër zyrtarët e akuzuar. Ai ka në plan të paraqesë të premten kandidaturën për një mandat të ri në post.

Njoftimi është pritur me shok. Presidenti i ligës franceze të futbollit Frederic Thiriez tha se arrestimet ishin një goditje ndaj imazhit të ligës.

“Sot në mëngjes u shokova thellësisht, si të gjithë ju, si e gjithë bota. Mbi të gjitha ndjej një keqardhje të madhe për imazhin që i jep ky skandal futbollit. Mos harroni se lufta kundër korrupsionit në Francë është një ndër synimet parësore për mua, si në rastin e akuzave për manipulimin e rezultatit të ndeshjeve në Nim. Nëse vërtetohen akuzat për dhurata dhe korrupsion, do të ishte një situatë shumë serioze dhe dëshiroj që policia dhe drejtësia në Zvicër ta çojnë deri në fund procesin”.

Zoti De Gregorio tha se nuk do të ketë ndryshime në kampionatet e planifikuara, pavarësisht nga akuzat e ngritura. za

JACOBSON – KORRUPSIONI, SFIDA MË E MADHE E KOSOVËS

 

Ambasadorja amerikane Tracey Ann Jacobson i bëri këto komente gjatë ceremonisë së diplomimit të 116 studentëve të Universitetit Amerikan në Kosovë.

Përfaqësues të institucioneve arsimore dhe organizatave ndërkombëtare, thanë sot në Prishtinë se Kosova ndodhet në një epokë të re të zhvillimit të saj si një faktor pozitiv politik dhe ekonomik në rajon, por ajo përballet me sfida të mëdha siç është lufta kundër korrupsionit.

​​

Ata i bënë këto komente gjatë ceremonisë së diplomimit 116 të studentëve të Universitetit Amerikan në Kosovë, një ndër institucionet e para të arsimit të lartë jo publik në Kosovë, i themeluar në vitin 2003.

Presidenti i këtij universiteti Winfred Thompson, tha se dita e sotme shënon mbylljen e një kapitulli dhe hapjen e një kapitulli të ri në jetën e të diplomuarve.“Çdo vend ka nevojë për talentet më të mira të reja dhe kjo vlen posaçërisht për vende të reja si Kosova ku e ardhmja premton shume por bart në vete edhe shumë rreziqe”, tha ai duke shfaqur shpresën që arsimimi në Universitetin amerikan e ka forcuar përkushtimin e të rinjve për të punuar jo vetëm për suksesin personal por edhe për përmirësimin e vendit dhe shoqërisë.

​Oratorët nënvizuan rolin e këtij Universiteti në një periudhë thelbësore për të ardhmen e Kosovës. Richard Lukaj, kryetar i Bordit të Universitetit i ndau mirënjohje ambasadores amerikane në Kosovë, Tracey Ann Jacobson për punën e saj në shërbim të një botë më të sigurt, më demokratike e përparimtare dhe në interes të popullit amerikan dhe komunitetit ndërkombëtar.

Ambasadorja amerikane vlerësoi arritjet e Kosovës drejt integrimeve euroatlantike, por tërhoqi vërejtjen edhe në sfidat që ndodhen para saj, duke vënë theksin tek korrupsioni.

Dua ta nënvizoj këtë çështje tani sepse korrupsioni sipas meje pas tre vjet qëndrimi këtu është sfida më e madhe me të cilën përballet ku vend”, tha ajo, duke u bërë thirrje të diplomuarve që të punojnë për të mirën e vendit të tyre, duke shfrytëzuar mundësitë dhe arsimimin e fituar në këtë universitet.

Universiteti Amerikan në Kosovë u themelua në vitin 2003 me synimin për të ofruar një edukim të cilësisë së lartë amerikane, për të rinjtë dhe të rejat e Kosovës. Por, gjatë këtyre viteve në këtë institucion kanë studiuar edhe të rinj nga vende tjera të rajonit. za

PRESIDENTI OBAMA KRITIKON ‘SJELLJEN AGRESIVE’ TË RUSISË

 

VOAL – UASHINGTON – Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barack Obama kritikoi qëndrimin “gjithnjë e më agresiv të Rusisë” ndaj Ukrainës, ku forcat qeveritare janë duke luftuar separatistët pro-rusë në lindje, qysh në prill të vitit të kaluar.

“Kemi pasur rastin të diskutojmë për situatën në Ukrainë dhe për sjelljen gjithnjë e më agresive që ka marrë Rusia”, ka thënë Obama, pas takimit me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, në Shtëpinë e Bardhë.

Ai po ashtu i ka bërë thirrje Rusisë që “të ndalojë mbështetjen e separatistëve dhe të tërheqë të gjitha forcat e saj nga Ukraina”.

Vendet perëndimore dhe NATO-ja akuzojnë Rusinë se mbështet rebelët në Ukrainë me armë dhe trupa, por Moska i hedh poshtë këto akuza. rel

SHBA KRITIKON GJYKIMIN E GAZETARIT TË WASHINGTON POST

VOAL – UASHINGTON – Shtetet e Bashkuara kritikuan “mungesën e plotë të transparencës” në gjykimin e korrespondentit të gazetës Washington Post, Jason Rezaian, i cili u arrestua në Iran, gati dhjetë muaj më parë, nën akuzat që përfshijnë spiunazhin.

Zëdhënësja e Këshillit për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Bernadette Meehan, i ka bërë këto komente sot, kur edhe ka nisur gjykimi me dyer të mbyllura i Rezaianit në Teheran.

“Përderisa bëjmë thirrje që ky gjykim të jetë i hapur, po ashtu theksojmë se Jason nuk do të duhej kur të arrestohej apo gjykohej”, ka thënë Meehan.

Rezaian, me shtetësi amerikane dhe iraniane, mund të përballet me 20 vjet burgim nëse shpallet fajtor.

Rezaian, i cili është shef i byrosë së gazetës WP në Teheran, ka qenë në burgun famëkeq Evin prejse është arrestuar në muajin korrik dhe raportohet se ka humbur 18 kg.

Ai është arrestuar së bashku me gruan e tij në shtëpinë e tyre në Teheran, por ajo është liruar me kusht dhe do të gjykohet ndarazi. rel


Send this to a friend