VOAL

VOAL

“Vargje për Ilirinë”, poezitë e Hary Fultz për Shqipërinë

Një këmbë në lashtësi e tjetrën nga e ardhmja

Është rasti më i qartë sesi një njeri i vetëm (qoftë dhe i huaj) mund të japë një kontribut të pazëvendësueshëm për një komb. Hari Fullci (Harry T. Fultz, 1888-1980) ishte amerikani që në vitet 20-30 e ngriti arsimin shqiptar në nivele të papara ndonjëherë deri në atë kohë. Në 12 vite të funksionimit në Shkollën Teknike të Tiranës që ai ngriti dhe drejtoi do të përgatiteshin profesionistët më të zotë të kohës, të cilët do të kishin një rol të madh në zhvillimet e vendit në vitet që do të vinin më pas. Ai bëri më shumë se çdo intelektual tjetër për ti dhënë formë zhvillimit arsimor dhe kulturor të Shqipërisë.

shkolla harry fulls2Deri në mbylljen e saj më 1933, (atë kohë me një vendim të ministrit të arsimit Ivanaj, u mbyllën ose shtetëzuan të gjithë shkollat private të vendit), Shkolla Teknike e Tiranës kishte diplomuar 157 nxënës. Sipas shifrave të kohës prej tyre 18 ishin nga Kosova, 22 nga Shkodra, 17 nga Tirana, 15 nga Vlora, 14 nga Berati, 34 nga Gjirokastra, 11 nga Durrësi dhe 5 nga Dibra.

Nga këta 89 u specializuan si mekanikë e do të ishin inxhinierët e parë shqiptarë, 44 të tjerë për bujqësi, ndërsa 24 në drejtimin e përgjithshëm.

Pas vitit 1933 Fullci do të largohej nga Shqipëria, që aq shumë e kishte dashur dhe që aq shumë kishte bërë për të. Por do të kthehej prapë në vitet e Luftës së Dytë Botërore, ku do të ishte pjesë e Misionit Amerikan. Do të qëndrojë në vendin tonë deri më 1946.

Profesori e diplomati Fullc, pikërisht në këto vite do të na zbulojë edhe një anë tjetër të figurës së tij, atë të poetit. Pasi e kishte lënë Shqipërinë, dhe kishte marrë me vete kujtimet e saj, me 1950, së bashku bashku me të bijën botojnë në Londër një libër me poezi të titulluar “Vargje për Ilirinë”. Kopje të këtij libri ekzistojnë edhe sot në bibliotekat tona.

I pari që shkruan në publicistikën shqiptare për këto poezi të Fullcit është Zef V. Nekaj, I cili në revistën e Koliqit e Camajt që botohej në Romë, “Shejzat” bën një përshkrim të librit, ku dhe përkthen 6 nga 19 poezitë e tij. Nekaj e sheh botimin si një shenjë respekti të madh për Shqiperinë, dhe sic e thotë edhe vetë, pa ndonjë pretendim të lartë letrar, sjell ata poezi ku spikat qartë vec të tjerave edhe marrëdhënia e autorit me subjektin për të cilin shkruan, e shprehur kjo edhe me simbolikën e urës, ullirit apo shqiponjës.

“Vargje për Ilirinë”

Në maj 1945 Fultz kthehet në Shqipëri si anëtar i misionit zyrtar amerikan. Po vinte në atë vend ku e njihet e gjithë elita dhe ku kishte lënë gjurmë të pashlyera, në atë vend ku kishte “munguar” prej më shumë se 10 vjetësh. Në këtë qëndrim të dytë, 19 mujor, ai do të shoqërohej edhe nga e bija, Joan. Do të kishte rastin të shëtiste nëpër disa vende të Shqipërisë, nga ku castet do ti përjetonte në foto dhe poezi.

fultz qendertyPesë vjet më vonë, të dy, at e bijë, botuan librin me poezi “Lines to Illyria” (Vargje për Ilirinë), në të cilën hodhën atë që kishin përjetuar në “Vendin e Shqipes së Malit” gjatë qëndrimit të tyre. Sic edhe e thotë përkthyesi i parë i disa prej poezive të librit, Zef V. Nekaj, botimi i parë i këtij libri në Londër, në 42 faqe kishte 19 poezi të ndara në 4 pjesë dhe të shqoëruara me 17 ilustrime. Libri që gjendet edhe sot në bibliotekat shqiptare, në parathënie të tij ka këto fjalë për vendin tonë:

“Këtu prej shekujsh breza të njëpasnjëshëm të së njëjtës pjesë të familjes njerëzore ndeshën: urinë, përmbytjen e djegien, kanë jetuar dhe po lenë pas ditët e tyre. Në të gjitha pikpamjet e periudhës së historisë së dokumentuar, hordhitë pushtuese kanë vërshuar dhe kanë rrënuar tokën e tyre, kanë vrarë njerëzit e tyre dhe kanë ikur. Dukuritë e natyrës kanë gëlltitur qytetet e tyre nën det dhe tërmete e fatkeqësi të tjera i kanë vizituar ata.

Duke ndjekur secilën nga këto fatkeqësi dhe katastrofa të shkaktuara nga njerëzit dhe dukuritë e natyrës, kjo grimë e fortë elastike e njerëzimit ka shtrënguar radhët e saj dhe ka vazhduar të jetojë, të ruajë gjuhën, karakteristikat racore, kostumet dhe zakonet; një kronikë e gjallë historike e përshtatshmërisë dhe qëndrueshmërisë të mendjes dhe shpirtit të njeriut “

Shkrimi dhe poezitë e botuara në “Shejzat” nr. 5-6, viti 1958

Vjerrshat e njij Miku të Shqipnis

ZEF V. NEKAJ

Për veprën e Dr. Harry T. Fultz «Lines to Illyria» (Vargje për Ilirinë) shkrue me të bijën Joan në Tiranë, 1946, në sa qindrojshin atje në krye të Misjonit Amerikan e shtypë me 1950 në «The Chisëick Press, Neë Southgate», London, N. 11, nuk kam pasë rasë të shof ende ndonji fjalë në botimet shqipe. Sofra e shtrueme e Shejzave po më ban me u përçapë së largu, ma fort se për tjetër, për t’a falnderue at Zotni bujar qi na ka falë n’ato vjerrsha kujtimet e Tija.

tetor 1922 shkolla harry fulltzSi e thekson edhe vetë auktori, libri asht shtypë në pak kopje e qellimisht për miqt e Shqipnis. Nuk ka se si pra, qi nji vepër e tillë të mos na gërzhisi edhe ne qi kamb’e krye me vendin t’onë përbajmë landën e tij. Pa mtue (pretendue) nji përkthim teknik e me rimë, e pa kqyrë anën letrare të vjerrshavet n’anglishtet, po përpiqem me zhbredhë në shqip nji za, tashma thueja se në heshtje, por qi jehu i parë i tij dridhet bashkë me zemrat t’ona të trazueme si telat e njij vegle muzike qi endë s’kanë ra d’akord.

Vete titulli «Vargje Iliris» e jo Shqipnis, ma fort se shije poetike, po thom, tregon lashtësin e vrazhdësin e vendit qi e frymzon. Këtij Mr. Fultz-i ia ka kushtue mundin e vrullin e veprimtaris burrnore gjatë ma se nji dhetvjetshi (1922-1933). Tingujt e tij lirikë nuk janë vetëm vërejtje të thieshta e pikëpamjet e njij të hueji. Ata për ne, e sigurisht edhe për Atë janë shprehja e njij ankthi për gjendjen t’onë, për të mrrijtmen e të pamrrijtmen t’onë; janë nji ankim fisnik zemre së zjarrtë pjonieri përparimtar qi përpiqet me krye gjithazi detyrën e tij.

Dy rreshta kushtimi «Luginave të gjelbra, maleve t’ashpra, prrojeve gurgulluese, popullit zemrak e bujar, gjith atyne qi premtoi m’u ba e do të bahet» i prijnë lexuesit për me i çelë derën e atij kopshti kujtimesh të larueme me helm, shpresë e dyshim. Në parathanjen katërparagrafshe çekë gjeofizikën e historin e vendit t’onë, vërshimet shkatrruese nga natyra, koha e barbarët; mbijetimin e mrekullueshëm të popullit shqiptar me karakteristikat e veta — gjuhën, zakonet e traditat, si edhe përshtatjen e duresën e mendes e të shpirtit të tij. Sitja e këtyne të fundit përban thalbin e landës së librit, qi asht i ndamë në katër pjesë:

1) Atdheu i Shqiptarve me 6 vjerrsha;

2) Lirija e Popullit me 3 vjerrsha;

3) Republika Popullore me 4 vjerrsha dhe

4) Kujtime me 6 vjerrsha.

Gjithsejt ka 42 faqe e 17 ilustrime, qi janë pamje qytetesh, natyre dhe disa ftyra katundarësh e skenash tipike, me të cilat shoqnohen tingujt.

Për ata qi nuk na njofin e sidomos për lexuesin amerikan këto ilustrime janë ma se të nevojshme; e ne, kah i krahasojmë me shprehjet e Tij, për mos me thanë tjetër, na mallëngjejnë, pse mungon në to tipi i dëjë qi përfaqsonte krenarisht Shqiptarin e gjestet e tija. S’ka dyshim se auktori ka pikëzue ato vende qi më 1946 ka pasë mundsi të vizitoje me të bijën; e pra motivet nga Shqipnija e Veriut mungojnë kryekput, porse në shtjellimin e vjerrshave auktorët i kanë përgjithsue tipat. Kjo asht nji e mirë e madhe, nga e cila duhet të reshtet gjithkush ka rasë e ndjet të mirë me pahesue dishka. Dhe asht mu këtu vendi ku Mr. Fultz-i ndryshon pak nga vërejtsat e admiruesat e kaluem si nga Degrand, Pouqueville, Lord Byron, Gopçeviq, Baron Nopesa, Shuflay, Durham, Ëilliams etj., të cilët patën rasë me theksue tipa e vende qysh prej Preveze e Janine deri në Shkup, Nish e Tivar nen prospektin e «Çka qënë, ç’është dhe çdo të bëhej Shqipëria». Ata e gjetën Shqiptarin endë gjallë e të fortë, me at shtat o të hjedhem e krenar, o të mbledhun e shtyllak; por me besë e burrni, me pritje e përcjellje, pa shum ankime e me shum shpresa dhe besim të plotë. Ato shtylla qindrese, ajo landë e shpis Shqiptare, ata malsorë e katundarë sa të vrazhdë e madhështorë, aq t’urtë e të dashtun, aq të pashëm e të qashëm. Mr. Fultz-i nuk pat fatin me i gjetë ma, pse ata i përkasin së kaluemes, tjetërkuej, e vetëm n’u kujtofshin zbetas në ndonji theatër a festival mjeshtruer.

shejzat1Mr. Fultz-i na gjet po, gjallë se gjallë, por na la lodhë e kputë.

Kur ai erdhi herën e parë, në Shqipni qe nji kohë mvehtësije, vërtetë, por njiherit vorfnije e ngushtice e lëkundjeje, me nji liri qi për me majtë shtatin e cunguem gjallë, u desht me parashitë vetin. Ai e dijti se ku po vinte dhe nuk ndei në Shqipni vetëm si nëpunës ose nuk fluturoi si Lord Byron-i për të kalue me ndihmue lirin Greke ose si Gladstone-i qi rrëshqiti prej nesh në mprojen e Malit te Zi, por qe i bindun se vinte me misjonin e njij apostulli: me vuejte dhe me e ba Shqipnin Atdhen e përpjekjevet të Tija.

Cilit prej prindvet shqiptarë i pëlqente, p. sh. qi bijt e tij te vejshin në shkollë me u ba shofera. farkëtarë, shportarë, muratarë, thiarë, mekanike etj., punë këto qi mjerisht në menden e shumicës ishin paracaktue për jevgj o lanokë o katundarë (hane)? E pra qe ngulmini i Prof. Fultz-it se pa e thye këtë akull mentaliteti otomano-byzantin e pa e bindë e shkathë e dashtnue djalin shqiptar n’ato zëje qi i sigurojnë bukën e gojës e shpejtin e punës e të marrëdhanjeve, në Shqipni s’ka hap përpara e se krenija e mvehtësis me uhana ia zvoglonte orën liris.

Se me ç’ sy shifej Shkolla Teknike qi Ai drejtoi prej 1922-1933 dhe si mbaroi ajo mbas largimit të Mr. Fultz-it në përbuzje, kundërshtime e mosmarrëveshje kulturash, methodash e formulash së ndryshme prej atyne- amerikane në franceze, italjane e gjermane, dhe se në ç’vështirësina u ndeshën graduatët e Teknikes për të gjetë punë, nuk asht vendi e rendi t’i shkrithtoj këtu; por vetëm due të theksoj se misjoni i Kryqit të Kuq Amerikan, si heret, si vonë besue në personin e Mr. Fultz-it, ku qenë aq humanitar nga pikëparnja edukuese, shoqnore e ekonomike për ne Shqiptarët, sa të çeltërta e të thjeshta janë shprehjet e Tija në «Vargje Iliris».

Kush do t’a pengonte Mr. Furtz-in, mbasi Ai, si të thomi, u përzu bashkë me Misjonin Amerikan më 1946 nga Shqipnija, me e këthye këte libër kujtimesh, urimesh e shpresash në nji anathemë shkatrruese? Jo, o vllazën, misjonari qi u shpërvilte vetë ma i pari — qoftë edhe nën përqeshjen e habin e atyne qi s’e kuptojshin — me shpërthye e pastrue aty edhe «gjerizet», Ai qi themeloi e përpunoi aq kujdesshëm bashkë me nxanësat shqiptarë teknikas revistën «LABOREMUS», Ai qi zbërthente vetimshëm programet e oraret e qinda klasëve të shkollës ma të nderlikueme të Shqipnis dhe ma në fund Ai qi kërkonte ndihmë nga Atdheu i Madh i veti për t’a përkrahë atë shkollë e atë popull, Ai nuk do t’a dredhte vedrën me tamël, por do t’i vente kapakun e t’a bante në krahë i etshëm e me gojë të shkrumueme si bariu ma besnik. Si Krishti qi i lutet Atit me i falë ata qi s’ dijnë shka bajnë, njashtu diqysh Ai u lutet miqve me anë të «Vargje Iliris» të kenë mirëkuptim për ne e vendin t’onë t’pafaj e gjithmonë të nëpërkambun.

shejzat 2Se sa e kanë dashtë e çmue Mr. Fultz-in nxanësat e Teknikes e ata qi kanë pasë rasë t’a njofin e ndiejnë nëpermjet tyne, se sa lakmi ia kanë pasë arsimtarët e drejtuesat rregullin, mbarështrimin, urtin e vetmo-himin, shpejtin e përkryemjen e punës n’atë farktore mendjeje, krahu e shpirti dhe sa do të kishin dishrue Shqiptarët e sigurisht edhe Ai vetë t’a vijonte misjonin e Tij ndërtue mbi gërmadhat e luftës në Shqipni, nuk më përket mue m’u gjegjë, por do t’ia lijshem asaj dozeje së mbrendshme tradicjonale shqiptare të brezit qi Ai edukoi e la në Shqipni dhe qi jam i bindun se isht i shtërnguem të thotë të kundërtën e asaj qi ndien, ose të heshti fare e t’a drynoje gojën e të vërtetën.

Le të jetë kjo rasë kujtimi pra nji urim jetëgjatsije e nji shprehje e përvujtë mirënjoftësije për shka Mr. Fultz-i me të bijën banë e do të bajnë për në — ani pse pa autorizim — edhe n’emën të nxanësave e dashamirvet të Tij në Shqipni qi nuk munden me e falënderue.

1958

POEZITË

Mali i Dajtit

(Mali i Dajtit kundrue prej truellit të Legatës Amerikane, Pranverë 1946)

O rreze dielli mbi Dajt në ditët përtuese të pranverës,

N’ sa shllunga resh të grumbullohen për me m’ rizgjue!

O tingllim kumonësh mbi Dajt, muzikë barijsh ndër prozhme,

Kur rrunxat të lumtuna nuhasin puhin erandshme të mbramjes!

Atje ndër vrrije e lugina, pranë prrojesh gurgulluese

Bujku then bucat e ndjellë andrrat e tija

Të mbjellunit e pranverës, ngrohjen e diellit veruer

E ngjyrat e shndritshme të vjeshtës mbas të korrash.

O rreze dielli mbi Dajt në ditët përtuese të pranverës,

Un e dij se kumonët janë tue tingllue e zogjt në flutrim !

S’ka lot me derdhë

(Nji fëmij lodron në nji fushë afër Tiranës, Pranverë 1946)

Asht gja e çuditshme se si pa skithje

të dalun nga buzët e fëmijve, s’ndeshë sy

të shndritun prej lotësh.

Gjujt dërmishen në lojnat e fëminis,

e prap rrallë ndojherë se në ta shifet

sheji i njij loti.

Por asht për t’u habitë edhe se si acar’ i dimnit

e grimja e us e plakin të riun,

qi nxehet n’agimin e jetës

se nji brajë gjuni s’ka randsi,

e se vjetët e ardhëshme do të sjellin

shkaqe ma të mëdha lotësh.

Vendi i Shqipes malit

A mund t’a harroni Shqipnin?

Paqën e luftën e papritun;

popullin e saj të çuditshëm

plot afsh për jetën ?

Mund t’ia harroni pyjet e gjelbra,

malet me borë në qershuer,

qytetet e hupme nen hije,

o të bardha në pikën e ditës;

selvijat, ullishtat

murrgjelbra nepër kodra,

sheun gurgullues pranë katundit

tue gjarpnue kah deti me çakla;

mjerimin, mundin dhe fëmijt-pleq,

gruen e vuejtun e të durueshme,

besën e fortë e miqsin e gjatë,

dhimsunin e ashpërsin e jetës;

patriotët, cubat, herojt

me lajthime e dredhina të vogla

tue mbijetue gjatë shekujsh

fatin q’i mujtuni ndesh?

Mund harroni çaptinat,

zhaurrimën e aeroptanit,

njat vend me njan kambë në lashtësi

e tjetrën në shkado të vije?

Ullijt e vjetër

Ullini i vjetër ka burrni e vullnet;

rrahun nga bora, shiu e shtërngata,

rri roje e vetme mbi nji koder të largë,

o përkundet me t’ murrgjelbrin shkelqim kah muzgu,

tue çue degët me nyj’ plot gjeth në lutje o gzim,

përkdhelë nga shiu i pranverës e vapa e verës,

thithë pasunin e artë prej tokës koprrace

e e derdhë mbi dhen e unshëm.

Urat e vjetra duket se thonë

(Urë Rromake mbi lumin e Tiranës, afër Tufinës)

Urat e lashta duket se thonë —

këtu më ngrijtën e këtu do të rrij.

Sy të mësuem e zgjodhën ket vend

e un jam e lumtun me fatin t’em.

Duer të dashtme i vunë këto harqe

e gdhenën gurët për parmakët e mij.

E përkryeme nga mjeshtrija e njerit

un sherbej sa po mundem.

Këtu jetojmë, e kaluemja dhe un,

e këtu, n’amshim këta gur do të mbesin.

Atje në nji qytezë malore

(Shteg për në Gjinokastër, nji treg e garnizon

ushtarak afër kufinit Grek, Qershuer, 1946)

Nji qytezë naltohet në pjerrsin lindore

të njij kodre së vogël e të murrtë

me nji kunorë shatorje shpresë-fikme,

mbështjellun në hijesinë.

Mbramjet, rrugët e ngushta gurashtrueme

duken si të ngrime nga xixllimi i armve;

e gjindja e thjeshtë andrron, n’sa era e lehtë

rrëshqet heshtas në përshkimin e natës.

Atje poshtë, ngadalë, përkdhelë fushën valëzuese,

e zbutë kodrat me prehjen e saj.

Ushtarët janë zhdukë; dita vjen përsëri,

dhe fëmijt përgjojnë dritën e re.

Zef  V. Nekaj

John Kerry dënon incidentin e avionëve rusë: mund t’i kishim rrëzuar !

Voal – Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry dënoi provokimin rus me dy avionë luftarakë që fluturuan shumë afër luftanijes “USS Donald Cook” të Shteteve të Bashkuara në Detin Balltik, duke thënë se incidenti i 12 prillit ishte  “i rrezikshëm” dhe “i pamatur”.

Kerry tha se luftanija amerikane që ishte në ujërat ndërkombëtare, mund t’i rrëzonte aeroplanët luftarakë rusë të tipit Su-24, sipas rregullave nderkombetare.

Ai theksoi se ka biseduar me zyrtarët në Moskë dhe shpreson se raste të fluturimeve të tilla nuk do të përsëriten.

Por dje, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë e ka mbështetur aksionin e pilotëve rusë, duke thënë se ata kanë respektuar të gjitha rregullat e sigurisë.

Zyrtarët ushtarakë amerikanë thanë se aeroplanët luftarakë rusë nuk ishin të armatosur, por i janë afruar aq afër luftanijes, U.S.S. Donald Cook, sa që kanë krijuar “valë në ujë”. Burimi: theguardian.com

Kerry: Avionët rusë bënë provokim të rrezikshëm

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, e ka dënuar veprimin e ushtrisë ruse për fluturimin e aeroplanëve luftarakë afër luftanijes së Shteteve të Bashkuara në Detin Baltik, duke thënë se incidenti i 12 prillit ishte provokim “i rrezikshëm” dhe “i pamatur”.

Zoti Kerry tha mbrëmë se luftanija amerikane, që ishte në ujërat ndërkombëtare, ka mundur t’i rrëzoj aeroplanët luftarakë rusë të tipit Su-24, sipas rregullave të angazhimit.

Ai theksoi se ka biseduar me zyrtarët në Moskë dhe shpreson se raste të fluturimeve të tilla nuk do të përsëriten.

Dje më herët gjatë ditës, Ministria e mbrojtjes e Rusisë e ka mbështetur aksionin e pilotëve rusë, duke thënë se ata i kanë respektuar të gjitha rregullat e sigurisë.

Zyrtarët ushtarakë amerikanë thanë se aeroplanët luftarakë rusë nuk ishin të armatosur, por i janë afruar aq afër luftanijes, U.S.S. Donald Cook, sa që kanë krijuar “valë në ujë”.

Reduktimi i rrezikut të konfrontimeve vdekjeprurëse ushtarake është në agjendë të takimit të Këshillit NATO-Rusi, që mbahet më 20 prill në Bruksel.

Clinton dhe Sanders – akuza të ashpra reciproke

Hillary Clinton dhe Bernie Sanders duke u përshëndetur në fillim të debatit

Kandidatët demokratë për nominim presidencial në Shtetet e Bashkuara, Hillary Clinton dhe Bernie Sanders, kanë këmbyer kritika të ashpra gjatë një debati të mbrëmbshëm televiziv në Bruklin, duke i kontestuar pikëpamjet e njëri-tjetrit, disa ditë para votimeve partiake madhore në Nju Jork.

Senatori nga Vermonti, Bernie Sanders, 74 vjeçar, që vetveten e paraqet si socialist demokratik, e ka sulmuar zonjën Clinton për marrje të parave nga Wall Streeti, duke i mbështetur marrëveshjet për treg të lirë dhe e ka akuzuar për mbështetje të invadimit amerikan në Irak në vitin 2003.

Ish-sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, 68 vjeçare, e akuzoi zotin Sanders për sulme të rrejshme dhe e kritikoi atë, për atë që ajo e portretizoi si mungesë e dijenisë së thellë në çështjet politike.

Në një moment, debati ishte aq i ashpër sa që moderatori i rrjetit CNN u tha kandidatëve se “nëse ju klithni në njëri-tjetrin, atëherë shikuesit nuk do të jenë në gjendje t’ju dëgjojnë juve”.

Gara partiake zgjedhore në Nju Jork, që konsiderohet vendimtare, mbahet më 19 prill.

Zoti Sanders, i ka fituar 7 prej 8 garave të fundit zgjedhore partiake për nominim, por megjithatë nuk e ka rrezikuar udhëheqjen në numrin e delegatëve të zonjës Clinton.

Zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara mbahen më 8 nëntor.

Obama: Shteti Islamik është në difensivë, ne jemi në ofensivë

Presidenti amerikan, Barack Obama, thotë se koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, që lufton kundër grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS, ISIL) në Siri dhe Irak, e ka vënë këtë grup në difensivë, duke e ngushtuar territorin e tij dhe duke i marrë në shënjestër liderët e lartë.

“ISIL-i është në difensivë dhe ne jemi në ofensivë”, tha zoti Obama, mbrëmë vonë, pas takimit me këshilltarët për siguri kombëtare në selinë e agjencisë CIA.

“Ne e kemi momentin dhe synojmë ta mbajnë këtë moment”, tha Obama.

Deri tash, janë ndërmarrë 11,500 sulme ajrore kundër caqeve të IS-it në Siri dhe Irak.

Obama tha se Shtetet e Bashkuara do t’i vazhdojnë sulmet kundër liderëve të IS-it.

“Çdo ditë liderët e IS-it zgjohen dhe e kuptojnë se mund të jetë zgjimi i tyre i fundit”, tha presidenti Obama.

Ai ka theksuar se përfundimi i luftës civile pesëvjeçare në Siri është madhore për disfatën e IS-it.

“Siç kam përsëritur, e vetmja mënyrë për ta shkatërruar ISIL-in në mënyrë të vërtetë është përfundimi i luftës civile në Siri, të cilën e ka shfrytëzuar ISIL-i”, tha Obama.

‘Panama Papers’, pjesë e skandalit edhe agjentë të CIA-s

Zgjerohet më tej skandali financiar i quajtur ‘Panama Papers’. Nga hetimet e deritanishme është zbuluar se agjentë sekretë nga vende të ndryshme, përfshirë edhe ata të CIA-s kanë përdorur shërbimet e “Mossack Fonseca” dhe kanë hapur kompani të ngjashme për të fshehur aktivitetet e tyre.

Sipas gazetës gjermane “Süddeutsche Zeitung” e cila bashkë me 100 grupe të tjera mediatike po shqyrton sasinë kolosale prej 11.5 milionë dokumentesh të rrjedhura nga filma ligjore panameze “Mosack Fonseka”.

Lista e atyre që besohet të kenë shfrytëzuar shërbimet e kompanisë për të fshehur pasuritë e për t’ju shmangur taksave zgjerohet nga ora në orë dhe përfshin biznesmenë e personalitete nga të gjitha fushat.

Të martën gazeta gjermani bëri të ditur se mes klientëve të “Mossack Fonseca” janë edhe disa lojtarë kyç të skandalit “Iran-Contra”, kur zyrtarët amerikanë u shitën fshehurazi armë Iranit në përpjekjen për të siguruar lirimin e pengjeve amerikane e për të financuar rebelët kontra të Nikaraguas.

“Panama Papers” zbulon gjithashtu se zyrtarë e ish-zyrtarë të lartë të shërbimeve sekrete nga të paktën 3 vende, Arabia Saudite, Kolumbia dhe Ruanda listohen mes klientëve të kompanisë.

Mes tyre edhe Sheiku Kamal Adham, ish-kreu i inteligjencës saudite që vdiq në vitin 1999. Gjatë viteve ‘70-të, Adham ishte një prej informatorëve kyçë të CIA-s në Lindjen e Mesme, siç pohon “Süddeutsche Zeitung”.

Skandali i Panamasë turbulloi ujërat në botë, duke detyruar kryeministrin e Islandës të dorëhiqej, e duke vënë në trysni të madhe shumë liderë të tjerë, përfshirë kryeministrin britanik David Cameron.

Në Uashington arrestohen qindra protestues

Pamje nga një protestë e mëhershme në Uashington, tetor 2013

Policia në Uashington ka arrestuar dje më shumë se 400 njerëz që protestonin kundër ndikimit të parasë në politikë.

Policia amerikane tha se shumica e të arrestuarve, në afërsi të qeverisë amerikane, janë marrë në paraburgim për “aktivitete të protestës së paligjshme”, të tilla si grumbullimi dhe bllokada.

Protestuesit e grupit Demokracia Pranverore u mblodhën në Uashington, me pankarta të llojit ‘Rikthejeni besimin tonë’, ‘Largojeni paranë nga politika’, si dhe ‘Mbroni të drejtat tona të votimit’.

Grupi, që përfshinte edhe aktorin e njohur Mark Ruffalo dhe aktivistin politik, Noam Chomsky, tha përmes faqes së tyre të internetit se protestuesit kishin për qëllim që t’i bënin presion Kongresit që “të ndërmerr hapa të menjëhershëm për t’i dhënë fund korrupsionit të shumave të mëdha të parave në politikë dhe të sigurojë zgjedhje të lira dhe të drejta”.

Studiuesi amerikan: Dhuna e ISIS-it bie ndesh me porositë e Profetit Muhamet

Gazeta britanike The independent shkruan në një shkrim të saj se dhuna dhe persekutimet që ka bërë ISIS ndaj kristianëve kundërshtohet nga hadhithet (porositë) e Profetit Muhamet.

Studimet mbi shkrimet e Profetit, mes viteve 622 dhe 632 tregojnë se kristianët ishin pjesë e “ummah” (në arabisht-komunitetit) dhe ishin të mbrojtur e të ruajtur.

Craig Considine, një historian dhe studiues i njohur, thekson se vizioni i Profetit për një shtet ishte pluralizmi dhe mbrojtja e të drejtave të të tjerëve.

“Studimet tregojnë më mënyrë të qartë se kush keqtrajton dhe diskriminon kristianët, apo edhe besimtarë të tjerë, nuk mund të justifikohet me Islamin dhe aspak me hadithet e profetit Muhamed”, thekson Considine.

Dr Considine, nga Universiteti Rice-Teksas, beson se publikimi i këtyre dokumenteve do të japë një kontribut mbi zhdukjen e injorancës në radhët e islamofobëve.

“Mesazhi i Profetit Muhamet mbështetet tek dhembshuria dhe paqja. Kjo është ajo që shoqëria amerikane dhe botërore ka nevojë sot më shumë se kurrë”, tha ai.

Profesori i Historisë thekson më tej se dokumentet janë të vjetra dhe gjenden kudo për këtë çështje, por ato jo gjithmonë janë përkthyer dhe shpërndarë masivisht, madje në disa raste nuk janë përkthyer fare.

“Profeti Muhamed nuk ka shkaktuar shqetësime tek kristianët, as nuk ka ndërhyrë në jetën e tyre private apo të pronës së tyre. Ai theksonte se nëse shteti i jep prioritet një ose më shumë grupeve etnike, do të thotë të zhvlerësosh qytetarët në bazë të përbërjes së tyre etnike apo kulturore”, thekson studiuesi amerikan.

Kerry do të jetë zyrtari më i lartë amerikan që ka vizituar Hiroshimën

Ministri i Jashtëm i Japonisë, “Është e një rëndësie të veçantë që liderët botërorë të vizitojnë vendin ku ka shpërthyer bomba atomike dhe të shohin nga afër realitetin e bombardimi atomik”

TOKIO – Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry, do të bëhet zyrtari më i lartë amerikan që ka vizituar Hiroshimën, pasi të hënën do të udhëheqë një delegacion të ministrave të Jashtëm të cilët do të vendosin lule mbi monumentin i cili nderon 140 000 njerëzit të vrarë nga bomba atomike në vitin 1945.

Mbetët të shikohet nëse vizita e Kerry-t paraqet test për një vizitë të mundshme të presidentit Barack Obama në Hiroshimë në muajin maj, atëherë kur Obama do të jetë i pranishëm në takimin e G-7-shes i cili do të mbahet në rajonin Ise-Shima të Japonisë.

Kjo do të jetë vizita e katërt e Obamës në Japoni, njëherësh e fundit në cilësinë e presidentit amerikan.

Asnjë president i SHBA-ve nuk ka vizituar Hiroshimën, për sa ka qenë në krye të shtetit.

Ministri i Jashtëm i Japonisë, Fumio Kishida, ka ngjallur shpresën që takimi i ministrave të Jashtëm të rezultojë me një deklaratë të përbashkët për çarmatosjen bërthamore. aa

Kerry në Japoni, i nderon edhe viktimat e Hiroshimës

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry. 10 prill 2016

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka arritur në Japoni, për takimin e G7-ës, apo grupit të shtatë fuqive ekonomike.

Përpara samitit, Kerry do të nderojë viktimat e sulmit të parë bërthamor në histori, që ka ndodhur në Hiroshimë.

Rreth 80,000 njerëz janë vrarë kur një bombardues amerikan ka lëshuar bombën bërthamore në Hiroshimë, më 6 gusht të vitit 1945.

Një tjetër bombë bërthamore ka shkatërruar Nagasakin tre ditë më vonë.

Në samitin dyditor të G7-ës në Hiroshimë do të diskutohen disa çështje globale, përfshirë terrorizmin, Ukrainën, Korenë e Veriut, Lindjen e Mesme dhe krizën me emigrantë.

Samiti do të ndiqet edhe nga ministrat e Birtanisë, Francës, Kanadasë, Gjermanisë, Italisë dhe Japonisë.

Kandidatët presidencialë zhvillojnë duelet e fundit. Ja rezultatet paraprake

 

Voal – Kandidatët demokratë Hillary Clinton dhe Bernie Sanders janë duke luftuar duelin e tyre të fundit në Ëyoming, shtetin amerikan më me pak delegatë.

Grupet parlamentare të shtetit do të zgjedhin vetëm 14 delegatë, ndërsa 4 prej tyre janë zgjedhur gjatë konventës së shtetit muajin e ardhshëm.

Hillary Clinton mbetet shumë më përpara, pavarësisht fitoreve të fundit të rivalit të saj, Bernie Sanders.

Në garën republikane Ted Cruz pritet të amrrë delegatë të mëtejshëm në Kolorado.

Në kuvendet shtetërore të cilat kulmuan ditën e premte, Cruz fitoi 21 delegatë ndërsa rivali i tij Donald Trump mori vetëm 2. Këto rezultate nuk kanë ndikuar pasi miliarderi ka një avantazh të rehatshëm në garën e përgjithshme në kampusin republikan.

Kjo është mbështetja e delegatëve për kandidatët presidencialë:
Screenshot_1

Pentagoni shqyrton hapjen e një baze të re në Irak

Pentagoni po shqyrton hapjen e një bazë të re që do të sigurojë mbështetje artilerike për ushtarët irakianë të cilët janë duke u përgatitur për të çliruar Mosulin nga ISIS-i

UASHINGTON  – Pentagoni po shqyrton hapjen e një bazë të re që do të sigurojë mbështetje artilerike për ushtarët irakianë të cilët janë duke u përgatitur për të çliruar Mosulin nga organizata terroriste ISIS.

Andrew Lewis, zëvendësi i kreut të operacioneve në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), të mërkurën deklaroi se Pentagoni po shqyrton hapjen e bazave të reja në Irak për të siguruar mbështetje për forcat irakiane në luftën kundër DAESH-it.

Ai tha se Pentagoni po shqyrton hapjen e bazave të reja në mbështetje të ushtrisë irakiane, e cila po bën përpjekje të mëdha për ta rimarrë Mosulin.

“Ndërsa forcat irakiane të sigurisë janë duke përparuar drejt Mosulit, ka mundësi që të hapim një bazë të re apo të vjetër që ka ekzistuar më parë, për të siguruar mbështetje artilerike nga prapavija”, ka thënë Lewis. AA

Douglas Laux: Obama refuzoi 50 plane të CIA-s për rrëzimin e Asadit

Douglas Laux, një ish-agjent i CIA-s në librin e tij me tematikë biografike ka shkruar se ai ka marrë pjesë në ekipin e ngarkuar për të gjetur “rrugët e largimit të Asadit nga posti drejtues” në bazë të një deklarate të Obamës në gusht të vitit 2011

ANKARA – Pretendohet se Obama ka refuzuar 50 plane të hartuara nga Agjencia Amerikane Qendrore e Inteligjencës (CIA) për rrëzimin e Asadit.

Douglas Laux, një ish-agjent i CIA-s në librin e tij me tematikë biografike ka shkruar se ai ka marrë pjesë në ekipin e ngarkuar për të gjetur “rrugët e largimit të Asadit nga posti drejtues” në bazë të një deklarate të Obamës në gusht të vitit 2011.

Laux në një dalje për televizionin NBC është shprehur se ekipi në të cilin ai merrte pjesë ka hartuar mbi 50 plane për largimin e Asadit, por sipas tij vullneti politik ka bërë që të mos vendoset as njëri prej tyre në jetë.

Ish-agjenti thotë se planet e hartuara nga CIA në kohën kur në krye të këtij institucioni ishte David Petraeus, Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton si dhe në Departamentin e Mbrojtjes, Leon Panetta, u kundërshtuan nga Presidenti Obama. aa

SHBA: Nga rrëzimi i helikopterit pesë persona të vdekur

Nga rrëzimi i helikopterit turistik afër një parku kombëtar në Tenesi të Shteteve të Bashkuara, janë vrarë të pesë personat që ishin në bord, kanë thënë zyrtarët.

Sipas tyre, rrëzimi ka ndodhur mbrëmë vonë, ndërsa helikopteri ishte përfshirë nga flaka pas përplasjes.

Pas afro katër orëve të përplasjes, dhjetëra makina të shërbimeve emergjente kanë arritur në vendin e ngjarjes, raporton agjencia AP.

Bordi i Sigurisë Kombëtare të Transportit tha se hetuesit nga kjo agjenci janë nisur në skenën e rrëzimit të helikopterit turistik.

Ekspertët theksojnë se është herët të përcaktohet shkaku i përplasjes, por disa operatorë të helikopterëve turistikë dihet se ndonjëherë janë të pakujdesshëm për t’i “ngazëllyer turistët” dhe fluturojnë shumë afër drunjëve ose ujëvareve, apo ndërmarrin manovrime të rrezikshme.

(Video) CNN raporton për “Panama papers” nga Shqipëria

Voal – CNN: Dosja Panama, një çështje shumë serioze

Në lidhje me rrjedhjen më të madhe të informacionit që gazetarët kanë hulumtuar, duket se gjiganti mediatik CNN ka raportuar nga Shqipëria.

Kjo vihet re nga një shkrim i publikuar në faqen on-line të CNN.

Artikulli nis me idenë se shumë persona do të përpiqen ta shvlerësojnë këtë skandal ose ta mohojnë duku u shprehur se bëhet fjalë për një keqkuptim.

Po sipas CNN, bëhet me dije se ata do të thonë se është thjesht një stuhi në një gotë uji ose një histori konspiracioni.

“Por mos e besoni këtë. Dalja në dritë e këtyre informacioneve është diçka shumë serioze”, shkruan CNN

Arsyeja e zgjedhjes së raportimit nga Shqipëria duket e pakuptueshme në pamje të parë, por me shumë siguri, ky skandal, ka frymëzuar gjigandin mediatik CNN për të nisur edhe nga një pjesë e Ballkanit një histori investigimi.

Për më shumë kliko

Panama Papers a very big deal (Opinion) – CNN.com

 

Shtëpia e Bardhë jep mbi 300 milionë dollarë ndihmë për Ukrainën

Presidenti amerikan, Barack Obama

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se do t’i ndajë Ukrainës 335 milionë dollarë për ofrimin e “ndihmës në siguri”, pas një takimi të realizuar ndërmjet zëvendëspresidentit amerikan, Joe Biden dhe presidentit të Ukrainës, Petro Poroshenko.

Ndihma është shumë e nevojshme për Ukrainën, pasi vendi po përballet me një krizë ekonomike që kur Rusia aneksoi Krimenë në vitin 2014 dhe nxiti një revoltë separatiste në lindje të Ukrainës.

Përderisa Uashingtoni e përkrahë qeverinë pro-perëndimore të Ukrainës, njëkohësisht është i shqetësuar për nivelin e korrupsionit në Kiev. Këto shqetësime janë adresuar më herët këtë javë, kur Ukraina shkarkoi kryeprokurorin e vendit, i cili pretendohet se kishte zvarritur hetimet e nivelit të lartë të korrupsionit.

Shtëpia e Bardhë tha se Biden i ka thënë Poroshenkos se Ukraina do të marrë edhe më shumë ndihmë nëse i vazhdon përpjekjet për instalimin e reformave të reja në qeveri.

Merr fund rrëmbimi i avionit të Egyptair

Rrëmbyesi i dyshuar i avionit të kompanisë Egyptair, u dorëzua tek autoritetet qipriote në aeroportin Larnaca.

“Mori fund”, shkroi në rrjetin social tëiiter Ministria e Jashtme e Qipros.

Një avion egjiptian i udhëtarëve u detyrua të martën në mengjes të ulet në Qipro, pasi që rrëmbyesi u kërcënua se do të aktivizojë një jelek me mjete shpërthyese.

Zyrtarët ne Qipro e identifikuan tashmë të arrestuarin se Seif Eldin Mustafa, por është e paqartë se cilat ishin motivet e rrëmbimit të avionit.

Media shtetërore qipriote, më herët citonte burime nga agjencitë e sigurisë të kenë thënë se rrëmbyesi duket të ketë motive personale dhe ka kërkuar të kontaktojë me ish gruan e tij që jeton në Qipro.

Presidenti qipriot, Nicos Anastasiades, citohet të ketë thënë se “situata nuk ka të bëjë me terrorizmin”.

Alarm për sigurinë në Uashington

Polica ka bllokuar hyrjedaljet nga ndërtesa e Kongresit dhe Shtëpia e Bardhë në Uashington, pas njoftimit se në qendrën e vizitorëve në Kongres, aty ku mblidhen turistët për të vizituar Kapitolin, janë dëgjuar të shtëna.

Policia e Kapitolit njofton se një person me armë në dorë është nën arrest dhe se një polic i Kapitolit është plagosur, por pa rrezik për jetën.

Njerëzit brenda në ndërtesa janë urdhëruar të qëndrojnë aty. Policia e Kongresit thotë se bllokimi i ndërtesës është bërë për shkak të një “kërcënimi ndaj sigurisë”.

Njoftime të ndryshme venë në dukje se një person që ka hapur zjarr është arrestuar dhe se një prej oficerëve të policisë së Kongresit është plagosur lehtë. Por njoftimet nuk janë konfirmuar.

Kongresi është pushim këto ditë për shkak të festës së Pashkëve, por kjo është një javë e ngarkuar me turistë të shumtë. Shumë vijnë në Uashington për të parë festivalin e njohur çeljes së luleve të qershive, që tani janë në lulëzim të plotë.

Në Shtëpinë e Bardhë nuk ka patur njoftime për ndonjë incident.

Shefi i CIA-s e viziton Moskën

Drejtori i Agjencisë Qendrore të Zbulimit, John Brennan, vizitoi Moskën në fillim të marsit.

Lajmi i vizitës së shefit të CIA-s në kryeqytetin rus u bë për herë të parë publik të hënën nga një zëdhënës i ministrisë së jashtme ruse dhe më pas u konfirmua nga CIA.

“Nuk është sekret që Brennan ishte këtu,” citon agjensia e lajmeve Interfax zëdhënësin e ministrisë së Jashtme ruse Oleg Syromolotov.

Zëdhënësi shtoi se vizita nuk ishte e lidhur me vendimin e Moskës për të filluar tërheqjen e forcave ushtarake nga Siria, që u njoftua nga presidenti Vladimir Putin më 14 mars.

Dean Boyd, drejtor i Zyrës së Çështjeve Publike të CIA-s, konfirmoi të hënën se zoti Brennan vizitoi Moskën.

“Drejtori Brennan shkoi në Rusi në fillim të marsit për t’u theksuar zyrtarëve rusë rëndësinë që Rusia dhe regjimi i Asadit të vazhdojnë zbatimin e marrëveshjeve për ndërprerjen e luftimeve në Siri,” tha Boyd.

Ai shtoi se zoti Brennan “përsëriti gjithashtu mbështetjen e qeverisë amerikane për një tranzicion të vërtetë politik në Siri, si dhe nevojën për largimin e Asadit, në mënyrë që të lehtësohet një tranzicion që pasqyron vullnetin e popullit sirian”.

Terrorizmi në qendër të politikës amerikane

Sulmet vdekjeprurëse të javës së fundit në Bruksel e përqëndruan sërish vëmendjen e Amerikës tek terrorizmi, si dhe e rritën rëndësinë e tematikës së sigurisë kombëtare gjatë debateve për zgjedhjet presidenciale.

Ndërkohë që belgët vazhdojnë të mbajnë zi, protestat dhe shqetësimet për sigurinë shkaktuan anullimin e një marshimi për paqen që do të mbahej në Bruksel.

Përtej Atlantikut, sulmi ka ngjallur retorika të nxehta përgjatë fushatës së zgjedhjeve presidenciale. Republikani Ted Cruz u zotua të shkatërrojë Shtetin Islamik.

“Do t’i shkatërrojmë nëpërmjet bombardimeve ajrore masive deri sa t’i shfarosim.”

Gjatë një interviste telefonike, kandidati republikan kryesues, Donald Trump, tha se Shtetet e Bashkuara gjenden në rrezik.

“Terrorizmi ka dalë jashtë kontrollit. Nëse nuk tregohemi shumë të fortë dhe tepër të zgjuar, atëherë do të përballemi me një problem shumë të madh.”

President Obama ka thënë se vetëm ushtria nuk mundet të çrrënjosë terrorizmin dhe se Amerika duhet të udhëheqë nëpërmjet shembullit të saj.

“Duke qenë të hapur për refugjatët që i largohen dhunës së ISIS-it; duke qenë të vendosur për të fituar betejën kundër propagandës së dhunshme me një pamje të shpërfytyruar të Islamit që synon të radikalizojë të rinjtë myslimanë. Në këtë përpjekje, partnerët tanë më të rëndësishëm janë amerikanët myslimanë.”

Ky mesazh u mbështet edhe nga kandidatja kryesuese demokrate.

“Nuk mund t’i dorëzohemi panikut dhe frikës. Nuk është në përputhje me vlerat tona, nuk na mbron me efikasitet dhe realisht luan lojën e terroristëve.”

Republikanët , mes tyre senatori Ted Cruz, e akuzojnë Obamën për dobësi.

“Jam kundër përfshirjes së SHBA-së në një luftë pa fund në Lindjen e Mesme.”

Pas sulmeve të vitit të kaluar në Paris, anketimet treguan një rritje të shqetësimit të amerikanëve për sigurinë gjatë një cikli elektoral gjatë të cilit normalisht do të kishin dominuese tematikat ekonomike.

Madeleine K. Albright: Edhe pas dënimit të Karaxhiç, lufta për drejtësi duhet të vazhdojë!

Voal- Voal.ch raporton se ish Sekretarja Amerikane e Shtetit, Zonja Madeleine K. Albright në një status të saj në rrjetin social shkruan si më poshtë:

“Verën e kaluar u shënua 20 vjetori i masakrës së Srebrenicës, dhe unë isha e nderuar që t’i bashkohesha Presidentit Clinton në delegacionin zyrtar të SHBA të pranishëm në ceremoninë e përkujtimit në Bosnje. Ne qëndruan në heshtje, si mijëra myslimanë-boshnjakë, përfshirë të mbijetuarit të mbijetuarit dhe familjarët e viktimave që derdhën lot dhe u lutën në memorialin e genocidit. Kjo ishte një pamje që të prekte shpirtin, por mbi të gjitha ishte një kujtesë se lufta për drejtësi nuk ka marrë fund.

Edhe pas dënimit të Karaxhiç, lufta për drejtësi duhet të vazhdojë.”, shkruan Ish Sekretarja Amerikane e Shtetit, Zonja Madeleine K. Albrigh”

“Last summer marked the 20th anniversary of the massacre at Srebrenica, and I was honored to join President Clinton on the official U.S. delegation to the ceremony in Bosnia. We stood in silence as thousands of Bosnian Muslims—including survivors and family members of the victims—wept and prayed at the genocide memorial. It was a moving and gut-wrenching sight, but above all it was a reminder that the fight for justice was not over. Even after Karadzic’s conviction, that fight must go on.”Madeleine K. Albright

Obama pret shefin e NATO-s më 4 prill

Foto arkivi

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, do të presë sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, më 4 prill, ka bërë të ditur Shtëpia e Bardhë.

Dy liderët pritet të diskutojnë për luftën kundër grupit militant Shteti Islamik, për krizën me migrantë, për samitin e ardhshëm të NATO-s dhe për rritjen e pranisë së NATO-së në Evropën lindore, në përgjigje të agresionit të Rusisë në Ukrainë.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, Obama do të theksojë se Shtetet e Bashkuara “qëndrojnë së bashku me NATO-n pas sulmeve të tmerrshme terroriste në Bruksel”, ku NATO-ja ka bazën.

Brukseli është goditur nga sulme terroriste të martën, të cilat kanë lënë të vrarë 31 veta.

Përgjegjësinë për këto sulme e kanë marrë militantët e Shtetit Islamik.

Pentagoni njofton vrasjen e një komandanti të lartë të ISIS-it

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Ash Carter tha sot se besohet që një komandant i lartë i Shtetit Islamik është vrarë në një sulm në Siri.

Sipas njoftimeve në median amerikane, Abd ar-Rahman Mustafa al-Qaduli, i cili identifikohet si numri dy në hierarkinë e organizatës, u vra dje.

Gjatë një konference shtypi në Pentagon, zoti Carter tha se nuk mund të japë shumë hollësi për sulmin, por shtoi se goditja ishte “në përputhje me strategjinë amerikane” për të “ushtruar presion mbi udhëheqjen e grupit ISIS”.

Ushtria amerikane ka vrarë një numër udhëheqësish të Shtetit Islamik gjatë muajve të fundit. Në fillim të muajit, Pentagoni njoftoi se nga një goditje ajrore amerikane ishte vrarë i ashtu-quajturi ministri i luftës i ISIS, Omar al-Shishani, i njohur me nofkën Omari Çeçen. Në nëntor Pentagoni tha se një goditje në Libi la të vrarë Abu Nabilin, një tjetër udhëheqës i lartë i Shtetit Islamik.

Myslimanët reagojnë pas komenteve të Senatorit Cruz

Lufta kundër terrorizmit është ndër temat kryesore në përparësitë e politikës së jashtme që ngrenë kandidantët për president të Shteteve të Bashkuara. Kjo doli përsëri në pah pas sulmeve në Belgjikë, kur kandidatët parashtruan politikat e tyre në luftë kundër radikalizmit. Kandidati republikan, Senatori Ted Cruz shkaktoi polemika të shumta kur bëri thirrje për përgjimin e komuniteteve myslimane nga autoritetet:

Myslimanët kanë ngritur zërin kundër thirrjes së kandidatit republikan për president, Senatorit Ted Cruz për shtimin e përgjimeve në lagjet myslimane, pas shpërthimeve në Belgjikë nga persona që dyshohen si operativë të Shtetit Islamik:

“Mendoj se duhet t’i peshojë mirë ato që thotë. Duhet të vëzhgohen të gjithë njerëzit e këqinj në mbarë Shtetet e Bashkuara. Shumë gjëra ndodhin, jo vetëm nga myslimanët,” thotë Guss Zayat, amerikan i besimit mysliman.

Wathiq Bilbeisi, Amerikan i besimit mysliman thotë:

“Kur të shkojnë në Kongres për të miratuar ligje që kërkojnë vëzhgimin e myslimanëve, askush nuk do ta lejojë një gjë të tillë. Bie në kundërshtim me vlerat amerikane. Amerikanët nuk janë njerëz të tillë” .

Senatori Cruz ka bërë thirrje edhe për pezullimin e marrjes së refugjatëve të rinj nga vende me kontigjente të konsiderueshme me xhihadistë të al-Kaidës dhe Shtetit Islamik.

Ai tha se autoritetet e rendit duhet të kenë autoritetin “për të patrulluar dhe kontrolluar lagjet myslimane para se të marrin karakter të radikalizuar”.

Idenë e zotit Cruz e ka mbështetur edhe kandidati tjetër republikan, miliarderi Donald Trump. Ndërkaq Presidenti Barak Obama dhe kandidatja demokrate për presidente Hillary Clinton i kanë dënuar komentet.

Festivali i Lulëzimit të Qershive në Uashington

Uashingtoni po fillon të presë turistët e sezonit pranveror që vijnë për të parë lulëzimin e qershive, një ndër evenimentet më të bujshme të vitit për kryeqytetin e vendit.

Shërbimi Kombëtar i Parqeve thotë se një front me mot të ftohtë gjatë ditëve të fundit nuk e ka ndikuar periudhën e lulëzimit, që pritet të jetë në kulmin e saj gjatë kësaj fund-jave, kur fillon zyrtarisht edhe Festivali Kombëtar i Lulëzimit të Qershive.

Zakonisht pemët janë në lulëzim të plotë për afro 10 ditë, në varësi të motit. Vetë festivali zgjat tre javë. Gjatë kësaj periudhe organizohen koncerte nën qiell të hapur, fishekzjarre gjatë natës, ekspozita në muzeumet në qendër të Uashingtonit dhe në fund të festivalit zhvillohet parada e përvitshme në bulevardin Constitution. Këtë vit parada do të jetë më 16 prill.

Pemët e qershive janë dhuratë e Japonisë për Shtetet e Bashkuara dhe janë shndërruar në simbol të marrëdhënies me dy popujve.

Presidenti Obama kërcen tango me argjentinasen (VIDEO)

Voal – Voal.ch shkruan se Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama, surprizon gjithnjë me sportivitetin dhe thjeshtësinë e tij. Këtë herë, Obama ka treguar talentin në tango.
Presidenti ka kërcyer me balerinën argjentinase në darkën zyrtare të shtetit në Buenos Aires. Fillimisht Obama hezitoi por më pas kërceu gjithë qejf. Tangos iu bashkua edhe zonja e parë Michel Obama e cila gjithashtu kërceu me një tjetër balerin.
Një tango në vendin e tangos. Një tango në Buenos Aires. Në fund të darkës dhënë për nder të tij, Presidenti Barack Obama u ftua të kërcejë me ritmin që simbolizon Argjentinën nga Mora Godoy, një kërcimtare e famshme profesioniste. Presidenti Amerikan pranoi menjëherë, ndërsa First Lady Michelle nisi të kërcente me të njëjtin balerin që më parë kërcente Godoy.
“Obama më tha se nuk dinte të kërcente dhe unë i thashë që të ndiqte hapat e mia: ai m’u përgjigj: ‘ok’. Pastaj m’u desh mua që ta ndiqja sepse është një balerin i mirë”, kështu ka komentuar Godoy për të përditëshmen La Nacion.
Kërcimi zgjati ndonjë minutë, duke u përshëndetur nga duartrokitjet e presidentit argjentinas Mauricio Macri dhe të rreth 500 të ftuarve në darkën e organizuar në ‘Centro culturale Kirchner’ të Buenos Aires./EB (huffingtonpost)

1979518818-obama-tango-argentinien-besuch_11-ReMG

 

SHBA: Mbështetje e Jeb Bushit për Ted Cruzin

Jeb Bush duke e shpallur tërheqjen e tij nga gara republikane për nominim presidencial më 20 shkurt në Karolinën Jugore

Ish-guvernatori i Floridës, Jeb Bush, i cili edhe vetë ishte kandidat për nominim republikan presidencial, e ka mbështetur kandidatin tjetër, Ted Cruz, senator nga Teksasi, raporton AP nga Uashingtoni.

Në rrjetin Twitter, zoti Bush sot ka shkruar se “Ted është, konservator parimor dhe konsekuent, që ka treguar se ai mund ta bashkoj partinë”.

Nga ana tjetër, në rrjetin Facebook, Jeb Bush tha se republikanët “duhet t’i kapërcejnë ndarjet dhe vulgaritetin që Donald Trump e ka sjellur në arenën politike”, ose rrezikojnë të pësojnë humbje nga demokratja Hillary Clinton, ish-sekretare amerikane e shtetit.

Jeb Bush, babai dhe vëllai i të cilit ishin presidentë amerikanë, u tërhoq nga gara për nominim republikan në muajin shkurt.

Presidenti Obama mban fjalim në Kubë

Presidenti amerikan Barack Obama sot gjatë një fjalimi drejtuar popullit të Kubës pranoi historinë e vështirë mes Shteteve të Bashkuara dhe Kubës, por i ofroi popullit kuban një “mesazh të paqes” ndërkohë që po afrohet fundi vizitës së tij historike në këtë vend komunist.

Në fjalimin e tij në Teatrin e Havanës, presidenti Obama tha se dallimet mes qeverive të Uashingtonit dhe Havanës janë “reale dhe të rëndësishme”, por të dyja palët mund të lëvizin përpara drejt një normalizimi historik të marrëdhënieve.

Kam ardhur këtu për të varrosur mbetjen e fundit të Luftës së Ftohtë në Kontinentet e Amerikave”, tha Presidenti Obama. “Kam ardhur këtu për t’i zgjatur dorën e miqësisë popullit kuban”, shtoi ai.

Presidenti do të ndjekë edhe  një ndeshje bejsbolli mes ekipit amerikan Tampa Bay Rays dhe ekipit kombëtar kuban.

Të hënën, Obama përshëndeti përparimin në marrëdhëniet SHBA-Kubë duke pranuar se të dy palët vazhdojnë të kenë dallime shumë serioze për demokracinë dhe të drejtat e njeriut.

Pas bisedimeve “sinqerta dhe të çiltra” në Havanë mbi mënyrat për të çuar përpara përpjekjet e normalizimit, presidenti Obama dhe presidenti kuban Raul Castro mbajtën një konferencë të përbashkët për shtyp.

“Kjo është kohë e shpresës për Kubën”, u tha z. Obama gazetarëve.

Presidenti Obama tha se ndërsa ia ka të qartë edhe Raul Kastros se SHBA do të vazhdojnë të flasin për të drejtat e njeriut, “fati i Kubës nuk do të vendoset nga Shtetet e Bashkuara apo ndonjë komb tjetër. E ardhmja e Kubës do të vendoset nga kubanë. ”

Në një rast të rrallë, presidenti Kastro pranoi të merrte pyetje nga gazetarët pas komenteve të dy udhëheqësve.

Ndaj pyetjes mbi të burgosurit politikë, Raul Castro reagoi me zemërim. Ai kërkoi që të shfaqet një listë e të burgosurve të tillë. Qëndrimi i Kubës është se nuk ka asnjë të burgosur politikë.

“Më jep një listë të këtyre të burgosurve politikë dhe në qoftë se ekziston lista, ata do të lirohen para se të bjerë nata”, tha z. Castro.

Në Uashington, Marion Smith, drejtor ekzekutiv i Fondacionit Përkujtimor të  Viktimave të Komunizmit, ka reaguar ndaj komenteve të Raul Kastros duke thënë: “Ne e kemi atë listë, President Kastro.”

Javën e kaluar, para udhëtimit të z. Obamës në Havanë, Fonadcioni i ofroi rrejteve të mediave dhe gazetarëve një listë me emrat e disidentëve të burgosur, të quajtur “51të harruarit”.

Në një konferencë për gazetarët në Havanë më vonë gjatë ditës, zëvendës këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për sigurinë kombëtare, Ben Rhodes, tha se gjatë viteve të fundit ai u ka dhënë autoriteteve kubane shumë lista me emrat e të burgosurve politikë.

Z. Rhodes tha se së SHBA rregullisht ngrenë çështjet e të burgosurve të veçantë politikë, dhe se shumica rasteve janë zgjidhur. Por ai tha Kuba këmbëngul se ata nuk janë të burgosur politikë, dhe se mbahen për krime të ndryshme.

Obama parashikon fundin e embargos

Në fjalën e tij, z. Castro përshëndeti lehtësimin e tregtisë dhe udhëtimeve nga Uashingtoni, por theksoi nevojën për të hequr embargon 55-vjeçare tregtare ndaj vendit komunist. Presidenti Kastro bëri thirrje gjithashtu për të kthyer tokën e cila përdoret për bazën detare të SHBA-së në Gjirin e Guantanamos.

Embargoja tregtare e SHBA ndaj Kubës mund të hiqet vetëm nga Kongresi i kontrolluar nga republikanët, ku ka mosmarrëveshje në lidhje me ndërrimin e politikës së Obamës nga izolimi në angazhim me Kubën.

Shtëpia e Bardhë thotë se  presidenti Obama e bëri këtë vizitë historike në Kubë në fillim të vitit të tij të fundit në detyrë, në përpjekje për të treguar  se qasja e re e Uashingtonit ndaj Kubës është e pakthyeshme,

Ta shtyjë këtë qasje përtej vitit të fundit të Obamës në detyrë, presidenti ka nevojë për mbështetje dypartiake. Z. Obama mori me vete një delegacion prej rreth 40 ligjvënësish, republikanë dhe demokratë.

Ai tha se ligjvënësit kanë më shumë gjasa për ta mbështetur atë, kur të shohin përparim nën politikën e re kubane. Ai tha gjithashtu se ritmi i normalizimit do të varet se sa përparim Kuba bën në çështjet e të drejtave të njeriut.

“Embargoja do të përfundojë”, tha z. Obama gjatë konferencës së përbashkët për shtyp. “Kur? Unë nuk mund të jem plotësisht i sigurt, por ajo do të përfundojë,” tha presidenti.

Presidentët Obama dhe Kastro shtrënguan duart para se të hynin për bisedime në Pallatin Revolucionar, një ditë pasi Obama u bë i pari presidenti në detyrë i SHBA-së në gati 90 vjet që shkon në këtë vend ishull.

Kryeministri Rama në Uashington, ja arsyeja e ftesës në Shtëpinë e Bardhë!…

Voal – ZvPresidenti i SHBA Z.Joe Biden ka ftuar Kryeministrin Edi Rama për një vizitë në Shtëpinë e Bardhë në datat 13-14 prill.

Pavarësisht asaj që do të thuhet nga sot e deri në ditën e vizitës së kryeministrit Edi Rama në Shtëpinë e Bardhë, e vërteta është se aryeja kryesore se pse shefi i qeverisë shqiptare ftohet atje lidhet me falenderimin e Uashingtonit për pranimin e 2700 muxhahedinëve iranianë.

Burime për Syri.net bëjnë me dije se ende nuk është e konfirmuar, por po punohet që Rama të ketë mundësinë të realizojë edhe një foto me presindenti Barack Obama gjithësesi kjo mbetet për tu konfirmuar gjatë ditëve në vazhdim.

Presidenti Obama e viziton Kubën të dielën

Presidenti amerikan Barack Obama do të shkojë të dielën në Kubë për një vizitë historike, ndërkohë që dy vendet po lëvizin drejt normalizimit të marrëdhënieve, të cilat u ndërprenë 55 vjet më parë. Obama do të bëhet presidenti i parë amerikan që viziton Kubën në gati 90 vjet dhe do t’i drejtohet me një fjalim popullit kuban për vizionin e tij mbi të ardhmen.

Në Havanën e vjetër, një fillim i ri. Kështu e përshkruan Shtëpia e Bardhë vizitën e pritshme të presidentit Obama në Kubë.

Armiqtë e Luftës së Ftohtë i rivendosën zyrtarisht marrëdhëniet diplomatike tetë muaj më pare.

“Diplomacia, duke përfshirë guximin për ndryshuar politikat e dështuara të së kaluarës, ja kështu e nisëm një kapitull të ri të angazhimit me popullin e Kubës”, tha Presidenti Obama.

Shtetet e Bashkuara kanë lehtësuar kufizimet ndaj udhëtimeve dhe shkëmbimeve tregtare me Kubën dhe presidenti Obama shpreson të gjejë më shumë mënyra për t’u angazhuar me Kubën dhe popullin e saj.

Turneu treditësh do të përfshijë edhe vizita në objekte kulturore, si kjo katedrale.

Zoti Obama do të takohet me presidentin Raul Castro për të diskuturar fushat me interes të përbashkët dhe mosmarrëveshjet mbi çështje si të drejtat e njeriut.

Analistët thonë se qeveria kubane duhet të bëjë ndryshime.

Marc Hanson, “Zyra e Uashingtonit për Amerikën Latine”

“Mendoj se ata duhet ta kuptojnë se populli kuban duhet të jetë ai që duhet ta drejtojë këtë përpjekje. Kubanët po marrin pjesë me një liri më të madhe në ekonominë e tyre dhe ata duhet të marrin pjesë më lirshëm edhe në procesin politik”.

Pavarësisht ankesave nga Havana, presidenti Obama do të takohet me disidentët kubanë.

Gjatë vizitës, presidenti Obama do t’i drejtohet me një fjalim popullit kuban, ku do të flasë për të kaluarën e dhimbshme dhe të ardhmen premtuese.

Por Kongresi, i kontrolluar nga republikanët, i cili mund të heqë embargon 55-vjeçare ndaj Kubës, nuk është i bindur.

Për të realizuar vizionin e tij për lidhjet SHBA-Kubë përtej vitit të tij të fundit në detyrë, presidenti Obama do të ketë nevojë për mbështetje dypartiake.

Për këtë arsye, në delegacionin që do të vizitojë Kubën, ai do të përfshijë ligjvënës demokratë dhe republikanë.

“Ai duhet të tregojë se kjo do të sjellë rezultate në fushën tregtare dhe diplomatike. Pra,  presidenti i ardhshëm pasi të shikojë atë që ka bërë zoti Obama me Kubën, të jetë i bindur se kjo është në interesin e vendit”.

Shtëpia e Bardhë thotë se vizita historike e presidentit Obama ka për qëllim që procesin e normalizimit mes dy vendeve ta bëjë të pakthyeshëm.

Historia prekëse e burrit që kishte për Hillary Clinton ‘pyetjen më të vështirë’ (Foto)

Një burrë i pafajshëm që kaloi 39 vjet në burg i ka bërë Hillary Clinton’it një pyetje të vështirë rreth angazhimeve të saj për dënimin me vdekje.

Ricky Jackson, së bashku me miqtë e tij, Ronnie dhe Wiley Bridgeman, ishin dënuar për vrasjen e Harold Franks në Cleveland, Ohio më 1975.

Jackson u konfrontua direkt me Clinton rreth dënimit kapital. Clinton historikisht ishte në favor të dënimit me vdekje me disa limite, transmeton CNN

Ai iu drejtua asaj duke u shprehur i habitur, se derisa ajo dinte tërë ndodhitë, si mund ende të përkrahte një dënim të tillë.

Pyetja nga Clinton u quajt ‘thellësisht e vështirë’.

Jackson u burgos në moshën 18 vjeçare dhe u lirua më 2014, në moshën 57 vjeçe.

Ai fillimisht ishte dënuar me vdekje por apelimi i vendimit i dha atij dënim të përjetshëm.

2016-03-17_07-56-522016-03-17_08-04-12

Obama kritikon retorikën vullgare në fushatën presidenciale amerikane

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, u ka bërë thirrje kandidatëve presidencialë, që synojnë ta zëvendësojnë atë, që të frenojnë shpërthimet vulgare dhe gjithnjë e më të dhunshme, gjatë fushatës së tyre.

“Kemi dëgjuar retorikë vulgare dhe përçarëse që prek gratë dhe pakicat”, ka thënë Obama.

“Bota i kushton vëmendje asaj që themi dhe asaj që bëjmë”, ka shtuar ai.

Duke mos përmendur asnjë kandidat me emër, Obama ka thënë se shumë ngjarje të fushatës janë shënuar me përleshje dhe përpjekje për të nënçmuar pikëpamjet e kundërshtarëve.

“Është një cikël që nuk është pasqyrim i saktë i Amerikës. Duhet të ndalojë. Kjo nuk është çështje e korrektësisë politike. Ka të bëjë më mënyrën se si sjellja gërryese mund të minojë demokracinë tonë, shoqërinë tonë dhe madje ekonominë tonë”, ka thënë Obama.

Zgjedhjet presidenciale në SHBA do të mbahen më 8 nëntor.

Obama ka shërbyer dy mandate.

Favoritë për ta zëvendësuar atë janë Hillary Clinton nga Partia Demokratike dhe Donald Trump nga Partia Republikane.

Trumpi dhe Clintoni fitojnë shtetet kyçe

Gara për nominimin e Partisë Republikane për president të Shteteve të Bashkuara vazhdon, pasi Donald Trump ka shënuar fitore vendimtare në shtetin e Floridës, por ka humbur kundrejt John Kasichit në Ohajo.

Favoritja demokrate, Hillary Clinton, ka zgjeruar avantazhin e saj me fitoret në Florida, Ohajo, Illinois dhe Karolinën e Veriut.

Marco Rubio, ndërkohë, ka dalë nga gara republikane pasi ka humbur në shtetin e tij, Florida, kundrejt Trumpit.

Ky i fundit ka fituar po ashtu në Illinois dhe Karolinën e Veriut.

Megjithatë, fitoret e tij shkaktojnë kokëdhimbje për Partinë Republikane, pasi shumë anëtarë të saj janë të shqetësuar me politikat dhe retorikën e Trumpit.

Të martën, pesë shtete të mëdha kanë zgjedhur kandidatin e tyre të preferuar për zgjedhjet presidenciale të nëntorit në SHBA.

Fituesit në shtetin e Misurit nuk janë shpallur ende.

John Kerry shkon javën e ardhshme në Moskë

 Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry tha sot se do të shkojë javën e ardhshme në Moskë, për të biseduar me presidentin Vladimir Putin lidhur me tërheqjen e trupave ruse nga Siria dhe për perspektivën e paqes në vendin e shkatërruar nga luftimet.

Sekretari Kerry tha se do të bisedonte me zotin Putin dhe me Ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov “se si mund të çohet përpara procesi politik”.

Por kryediplomati amerikan paralajmëroi se “paqja afatgjatë do të jetë e pamundur të arrihet pa një tranzicion të vërtetë politik”, larg regjimit të presidentit sirian Bashar al Assad, i cili ka bërë rezistencë për t’u larguar nga pushteti.

Lajmi për vizitën e zotit Kerry në Moskë erdhi  ndërsa bisedimet e paqes për Sirinë vazhduan për të dytën ditë në Gjenevë dhe ushtarakët e parë rusë u kthyen nga Siria. Ata u pritën me brohoritje nga turmat e njerëzve.

SHBA: Komandanti i lartë i IS-it ka vdekur nga plagët e sulmit ajror

 Komandanti i lartë i grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS), i njohur si “Çeçeni Umar”, ka vdekur nga plagët e pësuara nga një sulm ajror i Shteteve të Bashkuara, ka thënë mbrëmë Pentagoni.

Umar al-Shishani, çeçen etnik i lindur në Gjeorgji, ishte plagosur seriozisht gjatë një sulmi ajror kundër konvojit të tij në pjesën verilindore të Sirisë, më 4 mars, dhe ishte transportuar në një spital në Raka për trajtim.

“Ne besojmë se ai ka vdekur pas plagëve të tij”, i ka thënë agjencisë AFP, zëdhënësi i Pentagonit, Jeff Davis.

Zyrtarë të Pentagonit, po ashtu, i kanë thënë rrejtit televiziv CNN, se ai kishte vdekur nga plagët e pësuara.

Observatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër, pardje tha se al-Shishani, me emrin luftarak Tarkhan Batirashvili, ishte ushtar i njësiteve elite të Gjeorgjisë, i cili iu bashkua grupit militant, Shteti Islamik, në vitin 2012 dhe konsiderohej njëri nga komandnatët e tij më të aftë.

Në listën e Departamentit amerikan të shtetit, ai ishte personi më i kërkuar, ndërsa koka e tij vlente 5 milionë dollarë.

Elez Biberaj: 25 vjet më parë SHBA dhe Shqipëria rinisën marrëdhëniet diplomatike

 

Voal – Memorandumi i mirëkuptimit u nënshkrua në Departamentin Amerikan të Shtetit nga ndihmës sekretari amerikan Raymond Seitz dhe ministri i jashtëm i Shqipërisë, Muhamet Kapllani të pranishëm krerët e PD në opozitë, Sali Berisha dhe Gramoz Pashko

Sot mbushen 25 vjet nga dita e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA-së. Shefi i Euro-Azisë tek Zëri i Amerikës, Elez Biberaj përcjellë përmes një mesazhi në Facebook, përshtypjet e ceremonisë së rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA-së 25 vite më parë.

Elez Biberaj mbahet mënd për rolin aktiv që luajti tek  “Zëri i Amerikës”, që asaj kohe ishte shefi i  programit  shqip, duke patur një ndikim shumë të rëndësishsmë në ndryshimet demokratike të Shqipërisë së  vitit 1990.

“Njëzet e pesë vjet më pare, më 15 mars 1991, SHBA dhe Shqipëria rinisën marrëdhëniet diplomatike – pas më shumë se 50 vjet mosnjohje dhe vetëm tre muaj pasi në Shqipëri kishte rënë regjimi komunist. Memorandumi i mirëkuptimit u nënshkrua në një ceremoni në Departamentin Amerikan të Shtetit nga ndihmës sekretari amerikan Raymond Seitz dhe ministri i jashtëm i Shqipërisë, Muhamet Kapllani. Ceremonia u ndoq nga krerët e PD në opozitë, Sali Berisha dhe Gramoz Pashko”, shkruan Biberaj Biberaj.

THE 25TH ANNIVERSARY OF THE REESTABLISHMENT OF U.S.-ALBANIA RELATIONS

Twenty five years ago – on March 15, 1991 – the United States and Albania resumed full diplomatic relations – after more than fifty years of non-recognition and only three months after the demise of the Albanian communist regime. The Memorandum of Understanding was signed at a ceremony at the State Department by U.S. Assistant Secretary Raymond Seitz and Albania’s Foreign Minister Muhamet Kapllani. The ceremony was also attended by the leaders of the opposition Democratic Party, Sali Berisha and Gramoz Pashko.

 

2016-03-15_10-56-06

Një amerikan, anëtar i Shtetit Islamik, iu dorëzua forcave kurde Peshmerga

Voal – Sarbaz Hama Amin, komandant i Peshmergëve në Irak, i tha Zërit të Amerikës se forcat e tij e vunë re të dyshuarin të hënën gjatë patrullimit.
“Ndërsa patrullonin përgjatë vijës së frontit ata panë diçka të pazakontë dhe filluan të qëllojnë. Pas kësaj, personi u zhduk, por patrulla u vu në kërkim të tij. Kur zbardhi, rreth orës 5:00 të mëngjesit, personi bërtiti dhe na tha në anglisht se donte të kthehej. Por Peshmergasit nuk e kuptuan anglisht. Pastaj foli disi arabisht. Patrulla e kontrolloi se mos kishte ndonjë ekzsploziv, e arrestoi dhe e çoi në kamp, ku personi tha se donte të dorëzohej.” Komandant Amini shtoi se i dyshuari u tha se babai i tij ishte palestinez.

Nga fotografia e patentës së makinës të shtetit Virginia personi u identifikua si Mohamed Jamal Khweis.

“Militanti ndoshta mund të ketë ardhur nga qyteti Talafar që kontrollohet  nga ISIS, sepse ai vend është afër vijës së frontit,” tha Amini. “Kweisi kishte para turke dhe disa dollarë. Ai gjithashtu kishte një kartë krediti VISA dhe patentën e makinës lëshuar nga shteti Virxhinia”, tha komandanti kurd.
Në Uashington, një zyrtar i Departamentit të Shtetit tha  se ishin në dijeni të këtij rasti dhe ndodheshin në kontakt me autoritetet irakiane dhe kurde për të përcaktuar vërtetësinë e njoftimeve.

Gjenerali Hashem Sitayi i kurdëve Peshmerga në Irak i tha Zërit të Amerikës se i dyshuari kishte udhëtuar përmes Turqisë drejt Sirisë për t’u bashkuar me Shtetin Islamik.

Familja regon

Në shtëpinë e tyre në qytetin Aleksandri, të shtetit Virxhinia, prindërit e Mohamed Khweisit u zgjua të hënën në mëngjes nga një gazetar i Zërit të Amerikës dhe kameramani që i njoftoi mbi lajmin për  kapjen e djalit të tyre.

Prindërit  nuk kishin asnjë ide se biri i tyre ishte në Irak apo kishte lidhje me ndonjë grup ekstremist. Ata thanë se nuk kishin qenë në kontakt me djalin e tyre për një kohë të gjatë. Dhe mendonin se ai ishte në Kanada, dhe kishte udhëtuar për në Turqi.

Më vonë i ati, Jamal Khweis, në një intervistë ekskluzive me Zërin e Amerikës, tha se u përpoq për të marrë më shumë informacion nga autoritetet amerikane.

“Shkova në Departamentin e Shtetit për të pyetur në lidhje me djalin tim. Ata nuk më ndihmuan. Kur u ktheva në shtëpi gruaja më tha se shumë gazetarë dhe kamera televizive ndodheshin jashtë shtëpisë sime. Unë nuk do të flas me gazetarët derisa qeveria të konfirmojë kapjen e djalit tim.”

Prindërit thanë se janë të përkatësisë palestineze. Babai tha se kishte ardhur në SHBA  në vitin 1988.

Më parë, kur iu tregua një foto e publikuar e Khweisit në paraburgim në Irak, familja tha se nuk ishte e sigurt.

“Personi në foto nuk është vëllai im”, këmbënguli Tamer Khweis, një gjimnazist dhe vëllai i vogël i Mohammed Khweisit.

“Ka ngjashmëri, por nuk mund ta konfirmoj, sepse fotografia nuk është e qartë,” tha nëna e tij.

Familja kishte thënë se sendet personale të djalit të tyre mund të jenë vjedhur dhe kanë përfunduar në Irak./ZA

Fushatë intensive para zgjedhjeve të së martës

Voal – Kandidatët presidencialë po përgatiten për zgjedhjet paraprake të së martës në pesë shtete të rëndësishme për nga numri i delegatëve. Pretendentët republikanë i kanë përqëndruar kritikat tek Donald Trumpi duke e fajësuar për aktet e dhunës në tubimet e tyre.

Votimet paraprake në Florida, Ohajo, Ilinoi, Mizuri dhe Karolinën e Veriut janë shumë të rëndësishme për rivalët e zotit Trump, të cilët shpresojnë që ta pengojnë Donald Trumpin në përpjekjet për të siguruar një epërsi të pakapërcyeshme.

Por zoti Trump hedh poshtë akuzat se ka provokuar dhunë, duke i thënë turmës në Bloomington të Ilinoit të dielën se ai do paqe dhe jo trazira.

Ka pasur trazira mes kundërshtarëve dhe përkrahësve edhe në tubimet e organizuara nga fushata e zotit Trump në shtetet ku zhvillohen zgjedhje të martën. Autoritetet kanë arrestuar një numër të vogël protestuesish në këto aktivitete.

Zgjedhjet e së martës janë të rëndësishme pasi pas tyre do të jetë votuar në më shumë se gjysmën e 50 shteteve amerikane. Kandidatët që ende figurojnë poshtë në listë nuk kanë më shumë kohë të dalin në krye dhe të mundin pretendentët kryesorë Trump dhe Clinton. Një votim tjetër masiv do të zhvillohet më 7 qershor por deri atëherë pretendentët nga secila parti do të jenë pak a shumë të përcaktuar.

Numri i Delegatëve për Republikanët (1,237 nevojiten për të fituar)

Trump – 460

Cruz – 370

Rubio – 163

Kasich – 63

Numri i delegatëve për demokratët (2,383 nevojiten për të fituar)

Clinton – 1,231

Sanders – 576

Numri i delegatëve që sigurohen në zgjedhjet e së martës, 15 mars

Florida – 99 republikanë (fituesi i merr të gjithë), 246 demokratë

Ohajo – 66 republikanë (fituesi i merr të gjithë), 159 demokratë

Ilinoi – 69 republikanë (fituesi merr shumicën), 182 demokratë

Karolina e Veriut – 66 republikanë, 121 demokratë

Misuri – 52 republikanë, 84 demokratë/ZA


Send this to a friend