Të nderuar pjesëmarrës!
Ndihem vërtetë e privilegjuar sot që më jepet rasti të flas për poeten Rita Saliu, heroinën e kombit tonë, humanisten e Nënën e Madhe të Kosovës martire. Për motrën dardane, bashkëshorten e mirë e nënën e dashur të tre djemve të saj, veprimtaren tonë të palodhur, e të përkushtuar për çështjen kombëtare.
Artisten e cila qysh në fëmijërinë e rininë e saj skaliti fuqishëm poezinë, krijimtarinë letrare, të cilën jemi duke promovuar ne sot.
Urime Rita!
Edhe pse Znj. Saliu është grua e lartësive, më pëlqen tek Rita sepse ajo karakterizohet nga thjeshtësia. Rita është si vetë shqiponja krenare që simbolizon edhe flamuarin tonë kombëtar. Ajo endet kudo, si shqiponja e si bijë shqipesh me krahë shqiponje, në Amerikë – tokën e ëndrrave të çdo emigranti, në Kosovën vitale, në tokën Amë – Shqipërinë e bukur.
Të rralla janë si Rita. Edhe pse larg atdheut ku lindi, u rrit e mori edukimin universitar zemra e saj rreh gjithmonë për Kosovën, popullin e saj. Ajo ka dy çerdhe të ngrohta, shtëpinë saj në Rhode Island dhe Kosovën që e pret me dashamirësi.
Sa mirë kur jep mirësi, e të japin mirësi.
Diçka hyjnore, dhuratë nga Zoti, e Rita i ka këto vlera të spikatura. Zoti e ka zgjedhur Ritën për të krijuar poezi, humanizëm, bamirësi ashtu si edhe Nënë Terezën, Rita është bijë e trashëgimtare e saj. Kudo shoqërohet me portretin e vyrtutet e saj.
Edhe idhulli i saj është Nënë Tereza, modeste, bujare, në tiparet e saj rrezaton shikimi i Nënë Terezës.
Nominuar e vlerësuar për krijimtarinë letrare, humanizëm dhe patriotizmin e saj nga presidentët shqiptarë të disa kohrave, personalitete të botës së huaj e organizata shqiptare kudo ndodhen në rruzullin tokësor. Çmimi Madhor “Nënë Tereza” akorduar nga ish Presidenti Bamir Topi e bën atë të ndjehet krenare për origjinën e saj shqiptare. Por Rita Saliu është vlerësuar për patrotizëm e letërsi edhe nga Familja Presidenciale Kenedi, e tani së fundi nga Universiteti i Harwardit në Boston për krijimtari letrare dhe humanizëm.
Rita të frymëzon për gjëra të mira, si një nikoqire e mirë për vepra të mira. Motor energjik, që çdo ditë krijon poezi për heronjtë, ndërkohë që edhe vetë është heroinë.
Ashtu si dhe nënat thurrin triko për fëmijët që mos te ftohen në dimër edhe Rita thurr poezitë e saj për vëllezërit e motrat e saj, për një jetë më të mirë e të ardhmes tonë.
Gratë e organizatës së gruas “Hope & Peace” e kanë quajtur poeten Rita Saliu një heroinë të vërtetë.
Nisur edhe nga shembulli konkret që vetë gjenerali Vesli Klark e ka vlerësuar Znj. Rita Saliu Heroinë vlen shumë për tu marë në konsideratë.
Qysh në kohët e hershme kanë thënë një fëmijë është pak e dy janë shumë. Rita është nënë e tre djemve, e gjyshe për nipin e saj të dashur Dion, por ajo fëmijë i quan edhe bonjakët e sëmurë të
Kosovës që i priti e u kujdes në shtëpinë e saj në Road Island e nëpër spitale, fëmijë të saj i quajti fëmijët e gjymtyruar të luftës në Kosovë nga makineria serbe, fëmijë të saj i quajti edhe refugjatët nga Kosova që i strehoi në shtëpinë e saj në Roud Island. E një meritë të veçantë për këtë ka edhe bashkeshorti i saj, Z. Adem Saliu inxhinieri nuklear që ka qenë shumë i suksesshëm si në Minierat e Kosovës ashtu edhe në Amerikë e djemtë e saj Driloni, Learti, Gramozi që e mbështesin për kauza të medha humane, krijimtari, e bamirësi, të cilët kanë përfunduar shkëlqyeshëm universitetet në Amerikë e punojnë me përkushtim në institucionet e rëndësishme amerikane. Rita është krenare për djemtë e saj dhe ata për nënën e tyre.
Rita është një femër me mendje të hapur, me një vizion të qartë për jetën e të ardhmen e brezave që do të vijnë prandaj edhe thurr çdo ditë poezi me shtizat e saj të arta. Poezi të cilat ne i lexojmë me ëndje.
Një kontribut të shquar Znj. Rita Saliu ka dhënë edhe për organizatën e Gruas “Hope & Peace”, idetë e saj jo të njëanshme na kanë shërbyer për ecjen tonë përpara. Së bashku me Ritën e bashkëshortin e saj Z. Adem Saliu kemi shpalosur në një rast për festën e Ditës së Nënave Amerikane ekspozitën e saj fotografike mbi genocidin serb në Kosovë. E dhimbshme, e prekshme por faktike, e Rita është dëshmi e gjallë e atyre ditëve të errta që gjakosën me tanke e ushtri të tërë popullin e pafajshëm të Kosovës, gra, pleq e fëmijë.
Prania e Znj. Rita Saliu tri herë në luftë mes zjarrit e plumbave të pushtuesit serb, mes plagëve të luftës dëshmon për heroizmin, guximin e sakrificat e saj. Rita me veprat e saj ka bërë histori e ka hyrë në histori.
Poetja dardane me penën e bukur të femrës shqiptare nuk rresht udhëtimet, nuk rresht krijimtarinë e saj, nuk pushojnë bamirësitë e saj, edhe fondi i grumbulluar sot nga libri “Ndjenjë Perëndie” do të shkojë si ndihmë për Kosovën. Sa herë që poetja shkon në Kosovë dërgon ndihma nga të ardhurat e familjes së saj për fëmijët jetimë, veshje e lodra.
Rita gjithmonë ka treguar kujdes edhe për gruan e dhunuar nga lufta në Kosovë, shpesh ka marë kontakte me ato, i ka dëgjuar hallet e brengat tyre, e është përpjekur për tja lehtesuar dhimbjen atyre e fëmijëve të tyre të braktisur nga baballarët apo gratë nga bashkëshortët e tyre për paragjykime.
Rita Saliu, kjo lajmëtare e Paqes sjell kudo mesazhe paqësore, harmonie e edukimi, librat e krijimtaria e saj pasqyrojnë më së miri tolerancën fetare edhe në shoqërinë shqiptare, vargjet e saj mbështjellë me figura të pasura letrare ngrenë Ritën në poetet e afirmuara të kombit.
Duke përfunduar i uroj Ritës jetë të gjatë e të lumtur, suksese në krijimtari bamirësi e humanizëm.
Faleminderit!
Mimoza Dajçi