VOAL

VOAL

Obama emëron një grua në krye të forcave detare amerikane në Evropë

UASHINGTON – Presidenti amerikan, Barack Obama, emëroi admiralen Michelle Howard në postin e shefes së marinës amerikane në Evropë dhe Afrikë.

Komanda amerikane, me seli në Napoli, ka për detyrë edhe pjesëmarrjen në luftën kundër ISIS-it.

Michelle Howard, 56 vjeçe, afroamerikane dhe e diplomuar në vitin 1982 në Akademinë Ushtarake të Anapolisit, Merilend, ka mbajtur poste të tjera prestigjioze në karrierën e saj.

Ajo ka qenë e para grua në ushtrinë amerikane që ka mbajtur katër yje.

Howard ka shkëlqyer në veçanti në operacionin e vitit 2009 që çoi në lirimin e kapitenit Richard Phillips, i kapur nga piratët në brigjet e Somalisë.

Kjo është një ngjarje e treguar edhe në filmin “Captain Phillips” me Tom Hanks.

Mbyllet e rihapet Shtëpia e Bardhë pas një incidenti pa pasoja

Shtëpia e Bardhë u mbyll të premten pasdite kur një person vringëlloi armën e tij në njërën nga portat e sigurisë përreth rezidencës. I dyshuari u qëllua dhe u arrestua, ndërsa nuk dihen hollësi për gjendjen e tij.

Më pak se një orë pas incidentit, Shërbimi Sekret postoi në rrjetet sociale një njoftim se “të gjithë ata që ruhen prej tij janë të sigurt” dhe bllokada është hequr.

Zyrtarët thanë se presidenti Barack Obama, nuk ishte në Shtëpinë e Bardhë në atë kohë, por po kalonte një pjesë të ditës në bazën e forcave ajrore Andrews në Maryland, ku po luante golf. Nënpresidenti Joe Biden ishte i sigurt brenda kompleksit të Shtëpisë së Bardhë.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha se “askush brenda saj nuk ka pësuar dhe të gjithë brenda Shtëpisë së Bardhë janë të sigurt. Presidenti është njoftuar me situatën”.

SHBA ia kthen Italisë letrën e rrallë të Kolombit

Shtetet e Bashkuara i kanë rikthyer Italisë një kopje të rrallë të letrës së Kristofor Kolombit të shkruar në vitin 1943, në të cilën eksploruesi i famshëm përshkruante zbulimin e Amerikave.

Letra ishte vjedhur dhe ishte zëvendësuar me një kopje false. Policia tha të mërkurën se letra që vlen rreth 1 milion euro ishte vjedhur nga një bibliotekë në Firence dhe më pas ishte blerë nga Biblioteka e Kongresit në Uashington. Eksploruesi italian i ra qark Atlantikut në vitin 1942, mbi bazën e teorisë atëherë ende të paprovuar se bota ishte e rrumbullakët. Letrën ja shkroi mbështetësve të tij financiarë, Mbretit Ferdinand të Spanjës dhe Mbretëreshës Elizabeta. Një njësi policore në Itali e krijuar posaçërisht për të mbrojtur artefaktet nga fenomeni i përhapur i trafikimit të paligjshëm, në vitin 2012 vuri në shënjestër të një hetimi, kopjen e letrës që mbahej në Bibliotekën e Romës. Të vetëdijshëm për rëndësinë e çështjes, hetuesit kërkuan ndihmën e homologëve të tyre amerikanë, çka çoi drejt zbulimit se ajo që mbahej në Firence s’ishte tjetër veçse një version i rremë i letrës origjinale, ku ishin përdorur teknikat moderne të kopjimit.
Ata arritën në përfundimin se letra origjinale kishte përfunduar në një ankand ku ishte blerë nga Biblioteka e Kongresit në Ushington.

SHBA rrit shpenzimet për vendosje ushtarake në Evropë

Pamje e ndërtesës së Kongresit amerikan në Uashington

Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit të Shteteve të Bashkuara e ka miratuar një legjislacion për politikë të mbrojtjes duke i paraparë 602 miliardë dollarë për mbështetje të shpenzimeve të rritura për vendosje ushtarake në Evropë.

Ky legjislacion, që është miratuar mbrëmë, e mbështet kërkesën e Departamentit amerikan të mbrojtjes për katërfishimin e shpenzimeve, për më tepër trupa dhe armatim dhe ndihmon për qetësimin e aleatëve të nervozuar të NATO-s në pjesën lindore të Evropës.

Legjislacioni ende duhet të harmonizohet me versionin e Senatit amerikan, para se t’i paraqitet presidentit, Barack Obama, për nënshkrim.

Clintoni thotë se Trumpi paraqet ‘kërcënim’ për demokracinë

Hillary Clinton dhe Donald Trump

Kandidatja demokrate për presidente në Shtetet e Bashkuara, Hillary Clinton, thotë se rivali i saj republikan, Donald Trump, është “kërcënim” për demokraci dhe se është i pakualifikuar për ta udhëheqë Amerikën.

Në kritikën e saj më të ashpër deri tash, ish-sekretarja amerikane e shtetit, Hilllary Clinton, mbrëmë i tha rrjetit CNN se ka konkluduar se Trump “nuk është i kualifikuar të jetë president i Shteteve të Bashkuara”.

Mëtutje, ajo theksoi se “kërcënimi që paraqet Donald Trump është aq dramatik për vendin tonë, demokracinë tonë dhe për ekonominë tonë”.

Zonja Clinton tha se komentet kundërthënëse të Trumpit për myslimanët e bënë më të vështirë për Uashingtonin të punoj me qeveritë në Lindjen e Mesme për ta luftuar terrorizmin.

Donald Trum,p, që kohëve të fundit i ka shtuar kritikat ndaj zonjës Clinton, nuk ka bërë komente të menjëhershme publike lidhur me kritikat në adresë të tij.

Çmimi Madeleine Albright për 2016, nderohet një OJQ nga Ballkani

Voal – Sfidat aktuale në Evropën Qendrore dhe Lindore nuk mund të gjejnë përgjigje pa një angazhim aktiv të gruas në jetën politike. Ky ishte mesazhi i ish-Sekretares së Shtetit Madeleine Albright dje në Uashington ku ndau çmimin e sivjetshëm me ermin e saj, për një organizatë joqeveritare në Maqedoni. Zonja Albright veçoi në fjalën e saj shembuj nga Ballkani, duke përmendur ish-Presidenten e Kosovës Ahtifete Jahjaga, si dëshmi e vizionit pozitiv që sjell gruaja në politikë.

Fituesi i sivjetshëm i çmimit Madeleine Albright, organizata Reactor në Maqedoni do ta përdorë grantin prej 25 mijë dollarësh për të zgjeruar rrjetin e kontakteve dhe komunikimit për t’u informuar dhe luftuar fenomene si diskriminimi gjinor, sulmet apo praktikat e njëashme në dëm të gruas.

Reactor, tha zonja Albright “vepron në një rajon që është shumë i dashur për mua”. Ajo foli për sfidat e Ballkanit, si shkallëzimin e populizmit ekonomik dhe fuqizimin e rrymave politike nacionaliste, të cilat po vënë në rrezik integrimet dhe proceset demokratike duke sjellë polarizim dhe ekstremizëm në popullatë. Gratë, vazhdoi më tej ish-sekretarja e shtetit, kanë një rol të madh për të luajtur në përgjigje të këtyre sfidave.

“E pamë këtë në Kosovë, ku e para grua në detyrën e presidentes së vendit, Atifete Jahjaga (ja ku është në sallë edhe ambasadorja e Kosovës) e tregoi veten si një udhëheqëse vizionare; ajo është tani një ndër miket e mia shumë të mira, fola me të dje. Shpresojmë që shembulli i Kosovës të përsëritet në Maqedoni, falë punës së organizatës Reactor”, – tha zonja Albright.

Duke i dorëzuar çmimin drejtoreshës së organizatës Tanja Maleska, zonja Albright tha se Reactor dëshmon se ndryshimet politike ndodhin përmes marrëdhënieve, rrjeteve dhe lidhjeve njerëzore. Me anë të grantit prej 25 mijë dollarësh që ofron çmimi, tani politikanet në Maqedoni do të krijojnë një platformë dixhitale që t’i ndihmojë të bashkëpunojnë duke kapërcyer dallimet partiake, si dhe të lidhen me gratë në komunitet për të analizuar problemet dhe gjetur zgjidhje për to.

SHBA – rrëzohet bombarduesi B52

 Një avion bombardues B52 u rrëzua pak pas ngritjes në ajër nga baza ajrore amerikane e Guamit, por që të shtatë anëtarët e ekuipazhit shpëtuan pa lëndime. Një hetim ka nisur mbi ngjarjen, por Forcat Ajrore Amerikane duket se po e trajtojnë më shumë atë si një incident fatkeq.

Bombarduesi ishte dislokuar në ishull nga Dakota e Veriut si pjesë e përpjekjeve për një prani të vazhdueshme ushtarake në oqeanin Paqësor.
Zyra e guvernatorit të Guamit citohet nga mediat lokale të garantoje publikun se nuk ka gjasa që të bëhet fjalë për ndonjë sulm.

Anëtarët e ekuipazhit të tij ishin në një mision rutinë trajnimi. B52-shi, mbajtës i bombave të rënda me rreze të gjatë veprimi ka përbërë prej 40 vitesh shtyllën strategjike të avionëve të këtij lloji të komanduar nga njeriu në Shtetet e Bashkuara, thuhet në faqen e internetit të Forcave Ajrore Amerikane.

Kërcënim me bombë Universitetit të Harvardit, evakuohen disa ndërtesa

Disa ndërtesa të Shkollës së Biznesit të Harvardit janë evakuuar për shkak të një kërcënimi me bombë që ka ardhur në mëngjesin e së mërkurës, sipas kohës lokale, nëpërmjet postës elektronike, raporton Boston.com.

Edhe policia e Bostonit, edhe ajo e Universitetit të Harvardit janë duke bërë kërkime nëpër ndërtesa, ka thënë Brian Kenny, zëdhënës i Shkollës së Biznesit të Harvardit, që është pjesë e Universitetit të Harvardit.

Sapo ndërtesat të konstatohen jashtë rrezikut, ato do të rihapen, ka njoftuar Kenny.

Clinton më pranë kandidaturës demokrate

Ish-Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton dje hodhi një hap më pranë sigurimit të kandidaturës së demokratëve për president. Pas numërimit të shumicës së votave të zgjedhjeve paraprake në shtetin e Kentakit, zonja Clinton ka një epërsi prej rreth dy mijë votash ndaj rivalit të saj, senatorit Bernie Sanders. Zyrtarët e zgjedhjeve thanë se ende nuk do të shpallin fituesin, por zonja Clinton mbrëmë deklaroi fitoren.

Duke folur para mbështetësve dje, senatori demokrat Bernie Sanders e vlerësoi rezultatin e zgjedhjeve në Kentaki si një fitore për të.

“Më lejoni të falenderoj banorët e shtetit të Kentakit. Në këto zgjedhje të mbyllura, formë të cilën unë nuk e preferoj aq shumë, ku të pavarurit nuk lejohen të votojnë, ku Sekretarja Clinton në vitin 2008 mundi Barack Obamën me një epërsi prej 250 mijë votash, duket se ne sonte do të marrim rreth gjysmën e delegatëve nga Kentaki”.

Rezultati përfundimtar nuk do të ketë shumë rëndësi pasi demokratët ndajnë delegatët në mënyrë proporcionale dhe të dy kandidatët do të përfundojnë me një numër pothuajse të barabartë të delegatëve nga Kentaki.

Senatori Sanders fitoi zgjedhjet në shtetin veriperëndimor të Oregonit.

Megjithatë, zoti Sanders do të duhet të fitonte rreth 85 përqind të delegatëve të mbetur për të kaluar në epërsi ndaj zonjës Clinton dhe për të marrë emërimin e partisë demokrate. Deri më tani, ai ka arritur të fitojë me një epërsi të tillë vetëm në shtetin e tij të Vermontit.

Demokratët më 4 dhe 5 qershor do të mbajne zgjedhje paraprake në Ishujt Virgin dhe Porto Riko. Këto dy territore nuk kanë delegatë të mjaftueshëm për t’i siguruar zonjës Clinton kandidaturën, por ajo pritet ta arrijë këtë më 7 qershor, kur gjashtë shtete do të zhvillojnë zgjedhje paraprake.

Kandidati i partisë demokrate do të përballet me kandidatin republikan Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

Një anketë e kanalit NBC News e publikuar dje, tregon se zonja Clinton ka një epërsi të vogël ndaj zotit Trump, 48 me 45 përqind, duke shënuar një rënie në krahasim me anketat e mëparshme ku ajo kishte një epërsi prej pesë pikësh.

Clinton fiton në Kentucky, ndërsa Sanders në Oregon

Clinton, Trump dhe Sanders

Demokrati Bernie Sanders ka fituar në zgjedhjet paraprake në Oregon të SHBA-ve, por kjo nuk i ndihmon aq shumë atij në sigurimin e kandidimit demokrat, transmeton agjencia e lajmeve AP.

Atij i duheshin fitore të mëdha në zgjedhjet paraprake për ta arritur rivalen e tij Hillary Clinton. E kjo e fundit, sipas CNN, ka fituar në zgjedhjet paraprake të 17 majit në Kentucky.

Clinton vazhdon ta mbajë kryesimin me numër të delegatëve.

Nga 61 delegatë demokratë në Oregon, Sanders do të arrijë t’i fitojë të paktën 28, thonë mediat amerikane, ndërsa Clinton do t’i fitojë të paktën 24.

Deri më tani, bazuar në zgjedhjet paraprake, Clinton ka 1,764 delegatë, ndërsa Sanders 1,486. Për ta plotësuar këtë dallim, Sandersit do t’i duhej t’i fitonte 68 për qind të delegatëve të mbetur në zgjedhjet paraprake.

Kur është fjala për superdelegatët, apo zyrtarët e partisë që e përkrahin një kandidat, atëherë Clinton ka 2,289 të tillë, ndërsa Sanders 1,526.

Ndërkohë, republikani Trump ka fituar shumicën e delegatëve në Oregon, përderisa po i afrohet nominimit republikan për president.

Miliarderi nga Nju Jorku fitoi të paktën 17 delegatë në Oregon, edhe pse kishe vota edhe për kandidatët që tashmë e kanë lënë garën. Guvernatori nga Ohajo, John Kasich dhe senatori nga Teksasi, Ted Cruz, fituan të paktën nga tre delegatë secili. Pritet të vendoset se kujt do t’i takojnë edhe pesë delegatë të tjerë.

Me 1,160 delegatë, Trumpit i duhen edhe 77 delegatë për ta përmbyllur nominimin. Trump është republikani i vetëm që ka mbetur në garë.

Shtëpia e Bardhë dënon ‘sulmet terroriste barbare’ në Bagdad

Shtëpia e Bardhë

Shtëpia e Bardhë ka dënuar fuqishëm një varg sulmesh që goditën sot Bagdadin, të kryera nga grupi terrorist Shtetit Islamik, të cilat kishin për cak civilët.

“Këto sulme nga ISIL-i (Shteti Islamik) janë përkujtimi i fundit për rrezikun që ky grup paraqet për të gjithë irakianët, si dhe për rëndësinë që liderët irakianë nga të gjitha komunitetet të punojë bashkërisht kundër këtij armiku të përbashkët”, ka thënë në një prononcim zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest.

Së paku 54 vetë janë vrarë dhe më se 100 të tjerë janë plagosur sot nga një valë e sulmeve me bomba në kryeqytetin Bagdad në Irak, kanë thënë policia dhe zyrtarë shëndetësorë.

Sulmet kanë ndodhur në lagjet Al-Shaab, Al-Rashid dhe Sadr City, që janë të banuara me popullatë me shumicë shiite.

Grupi ekstremist, Shteti Islamik, e ka marrë përgjegjësinë për sulmin në Al-Shhab nëpërmjet një mesazhi të publikuar në një faqe të militantëve në Internet.

Nga sulmet me bomba gjatë javës së kaluar në Bagdad janë vrarë së paku 140 vetë dhe plagosur qindra të tjerë.

Senati e miraton ligjin lidhur me 11 shtatorin

Senati i Shteteve të Bashkuara miratoi të martën një projektligj, që do t’i lejonte të mbijetuarit dhe të afërmit e rreth 3 mijë viktimave të 11 shtatorit të hidhnin në gjyq qeverinë e Arabisë Saudite për dëmet e shkaktuara nga sulmet terroriste të 11 shtatorit.

Rijadi ka mohuar përfshirjen në sulme, aktet më të rënda terroriste në Shtetet e Bashkuara, ndërsa 15 nga 19 rrëmbyesit e avionëve që morën drejtimin e katër avionëve të pasagjerëve për të kryer sulmet në Nju Jork dhe Uashington, më vonë u identifikuan si shtetas sauditë.

Ligji i ri i jep të drejtën familjeve të viktimave të ngrenë akuza ndaj Arabisë Saudite për dëmet e shkaktuara nga roli që mund të ketë luajtur në sulmet e 11 shtatorit. Nga ana e saj, Arabia Saudite, ka kërëcënuar se do t’i marrë miliarda dollarë ekonomisë amerikane, në se projektligji i miratuar nga Senati shndërrohet në ligj. Që kjo të ndodhë, masa e miratuar të martën nga Senati duhet të miratohet edhe nga Dhoma e Përfaqësuesve dhe më pas të nënshkruhet nga Presidenti Barak Obama.

Presidenti Obama ka thënë se do t’i verë veton ligjit, në se ai miratohet në Kongres, duke shtuar se ai do t’i ekspozonte amerikanët jashtë vendit ndaj rreziqeve ligjore.

Pas miratimit të ligjit në Senat, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Josh Earnest tha: “Duke patur parasysh shqetësimet e ngritura, vështirë të imagjinosh që Presidenti ka për ta firmosur ligjin.”

(Foto) Donald Trump party me lepurushen e bukur bionde Holly Madison

Voal – Donald Trump ka bërë party në Playboy Mansion në Los Angeles, qendra e revistës Playboy me lepurushen Holly Madison. Kjo sipas zonjushës Madison, sot 36 vjeç, që ka jetuar në Playboy Mansion me Hugh Hefner dhe merrte pjesë në reality show TV “Girls Next Door”.

Këtë pohim lepurushja e ka bërë për  New York Post: “E kam takuar Donald Trump vetëm pak herë, kështu e njoh shumë pak, por ai ishte gjithnjë shumë i sjellshëm dhe vërtetë simpatik.

“Është sureale ta shohësh që Donald Trump po garon për president sepse isha mësuar ta shihja atë nëpër party dhe herë pas here i shkoja pas.”

Ajo shtoi: “Kam qenë në jurinë e Miss USA kur ishte në pronësinë e tij dhe prandaj është e këndshme, sureal dhe i çuditshme”.

2016-05-17_19-48-34

BEVERLY HILLS, CA - JULY 12: Playboy's Hugh Hefner and his Playmates, Kendra Wilkinson (L), Bridget Marquardt and Holly Madison (R) arrive at "Fight for Victory", the 13th Annual Espy Pre-Party hosted by Andy Roddick at the Playboy Mansion on July 12, 2005 in Beverly Hills, California. (Photo by Kevin Winter/Getty Images) *** Local Caption *** Hugh Hefner;Kendra Wilkinson;Holly Madison;Bridget Marquardt

Hugh Hefner dhe Playmates e tij Kendra Wilkinson, Bridget Marquardt majtas dhe Holly Madison djathtas

Clinton: Nuk kam planifikuar angazhimin e bashkëshortit në Shtëpinë e Bardhë

E pyetur nëse bashkëshorti i saj do të ketë vend në administratën e saj, nëse Hillary fiton zgjedhjet, ajo vetëm lëkundi kokën dhe tha “JO”

UASHINGTON – Kandidatja për presidente në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga radhët e demokratëve, Hillary Clinton, deklaroi të dielën se nuk ka ndërmend të angazhojë burrin e saj, ish-president i SHBA-ve, Bill Clinton, në kabinetin presidencial të Shtëpisë së Bardhë.

E pyetur nëse bashkëshorti i saj do të ketë vend në administratën e saj, nëse Hillary fiton zgjedhjet, ajo vetëm lëkundi kokën dhe tha “JO”.

“Siç pata thënë edhe më herët në Louisvill, bashkëshortin tim do ta kisha angazhuar në segmentin e ngjalljes së ekonomisë sepse ai di si të bëjë një gjë të tillë”,- tha Clinton. aa

Trumpi shokon sërish: ‘Refugjatët do bëjnë atentate si 11 Shtatori’

Donald Trumpi ka kthyer sërish gishtin nga refugjatët. Në një intervistë radiofonike, kandidati për president nga radhët e republikanëve, tha se refugjatët do të bëjnë atentate të ngjashme me ato të 11 shtatorit në SHBA.

“Ata mbajnë telefona me flamurin e ISIS me vete.”- tha Trumpi.

Ndërkohë, presidenti Barack Obama shfrytëzoi një ceremoni ku dorëzoi disa diploma në New Jersey, për të sulmuar Donald Trumpin, duke theksuar se “injoranca nuk është një virtyt”.

“Bota nuk ka qenë kurrë kaq e lidhur dhe po lidhet çdo ditë e më shumë. Ndërtimi i mureve nuk do t’i ndryshojë gjërat”- tha presidenti Obama.

Obama kritika Trumpit për fjalët ndaj myslimanëve

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama, mori pjesë në ceremoninë e diplomimit në Universitetin Rutgers, në New Jersey

UASHINGTON – Presidenti i SHBA-së, Barack Obama, mori pjesë në ceremoninë e diplomimit në Universitetin Rutgers, në New Jersey.

Në një fjalim të mbajtur në këtë ceremoni, Presidenti Obama kritikoi kandidadin e mundshëm në Partinë Republikane, Donald Trump, në lidhje me fjalët që ai ka cituar për myslimanët.

”Të ofendosh myslimanët ose t’i izolosh ata dhe të sjellësh mendime për një sjellje ndryshe ndaj tyre gjatë hyrjes në vendin tonë, nuk është vetëm një tradhti ndaj vlerave tona. Kjo gjë largon dhe bën të huaj bashkëpunëtorët tanë brenda dhe jashtë vendit, të cilët na ndihmojnë në luftën kundër radikalizmit”,- është shprehur Obama në fjalën e tij.

Duke nënvizur se vendet janë të lidhura me njëra-tjetër shumë më tepër se sa mendohet, Obama, pa përmendur emër, hodhi kritika ndaj Trumpit, duke thënë: ”Gjërat nuk mund të ndryshohen duke ngritur mure. Kjo gjë nuk do ta gjallërojë ekonominë dhe nuk do ta rrisë sigurinë tonë .”

Mendimi i izolimit në një botë me shtete shumë të lidhura me njëra-tjetrën, nuk është një mendim i mirë, ka thënë Obama, duke theksuar: ”Si në politikë, ashtu edhe në jetën reale, injoranca nuk është virtyt. Për të ndihmuar veten tonë, duhet të ndihmojmë edhe të tjerët. Por këtë gjë nuk mund ta bëjmë duke prishur urat dhe duke lënë botën jashtë.” aa

Presidenti Obama: Shqetësim për praninë agresive ushtarake ruse në Baltik

Pamje nga takimi i mbrëmshëm i Obamës me zyrtarët e lartë të pesë vendeve nordike në Shtëpinë e Bardhë

Prania e shtuar ushtarake e Rusisë ishte në fokus të takimit të presidentit amerikan, Barack Obama, dhe pesë liderëve të vendeve të rajonit nordiko-baltik.

“Ne jemi të bashkuar në shqetësimin tonë për praninë dhe sjelljen agresive në rritje të ushtrisë së Rusisë në rajonin nordiko-baltik”, tha mbrëmë në Uashington presidenti Obama, në fund të takimit me zyrtarët e lartë të Danimarkës, Islandës, Finlandës, Suedisë dhe Norvegjisë.

Mëtutje, ai ka theksuar se të gjashtë shtetet u pajtuan për nevojën e mbajtjes së sanksioneve kundër Rusisë.

Më herët, zoti Obama ka theksuar se derisa ka gatishmëri për uljen e tensioneve, Uashingtoni, po ashtu, do të jetë i përgatitur për ta kundërtshuar çfarëdo agresioni të perceptuar të Rusisë.

“Ne do ta mbajmë dialogun që po vazhdon dhe do të synojmë bashkëpunim me Rusinë, por ne po ashtu, dëshirojmë të kemi siguri se jemi të përgatitur dhe të fuqishëm dhe dëshirojmë ta inkurajojmë Rusinë t’i mbajë aktivitetet e saj ushtarake në harmoni të plotë me obligimet ndërkombëtare”, tha Obama.

Në deklaratën e përbashkët, të gjashtë vendet kanë shprehur shqetësim për aksionet e Rusisë në rajonin e Detit Baltik, përfshirë “sjelljen e pazakonshme atomike, ushtrimet e padeklaruara dhe aksionet provokuese të aeroplanëve dhe anijeve ruse”.

Ky takim u mbajt disa orë pasi filloi ndërtimi i themelit për një kapacitet të ri në kuadër të mbrojtjes kundërajrore të NATO-s në Evropë, në pjesën veriore të Polonisë.

Një kapacitet i ngjashëm është përuruar në Rumani para dy ditësh. rel

Ambasadori Lu dhe Jozefina Topalli rreth sovranitetit !

Voal po i sjell dy deklarime: të Ambasadorit Lu dhe të Jozefina Topallit.

Ja cila është e vërteta se kush e ka mbrojtur sovranitetin e Shqipërisë dhe cili vend ka ndalur genocidin dhe spastrimin etnik të shqiptarëve, Jozefina apo SHBA, përfaqësuesi i të cilit vend është Ambasadori Lu.

Ju çfarë mendimi keni?

Ambasadori Lu:

«Unë përfaqësoj një vend që për më se njëqind vite ka luftuar për të mbajtur Shqipërinë sovrane, demokratike dhe të sigurt.

Dhe në 25 vitet e shkuara ne kemi punuar së bashku për të arritur gjëra të mëdha.

Me fundin e komunizmit,

fitoren e luftës në Kosovë dhe

anëtarësimin në NATO,

Partia Demokratike ka luajtur një rol vendimtar në historinë postkomuniste të Shqipërisë dhe presim që kjo traditë të vazhdojë në kontekstin e reformës në drejtësi».

 

Ja se çfarë thotë Jozefina Topalli:

Jozefina Topalli: Kryetar, unë jam kundër pjesëmarrjes së ambasadorëve në mbledhjet e Grupit Parlamentar të PD-së.

Për mua personalisht pjesëmarrja e ambasadorëve në Grup shkel sovranitetin e kësaj force dhe dikton votën tonë në komision.

A ka ndodhur ndonjëherë në 25 vjet që ambasadorë të huaj të shkojnë në komisionet parlamentare dhe të marrin fjalën?

Dhe këtu e kam edhe me deputetët e PD-së në atë komision në Kuvend.

Si ka mundësi që asnjë nga ju nuk reagoi për praninë e ambasadorëve në komisionet parlamentare?

A ka ndodhur ndonjëherë në 25 vjet, apo në 125 vjet që ambasadorë të huaj të kërkojnë të marrin pjesë në Grupet Parlamentare?

Kurrë! Nga viti 1912, kur është bërë ky shtet shqiptar, me të gjitha peripecitë e tij, uljet dhe ngritjet, nuk ka ndodhur një gjë e tillë.

Pse ndodh tani?

Sepse jemi këta që jemi. Problemin e kemi me veten.

Shqiptarët nuk janë dele, por natyrisht e kanë një shqetësim: sa më të varfër dhe të intimiduar, aq më të vështirë e kanë për të gjetur rrugën e tyre.

Nuk kanë të drejtë ambasadorët që të kërkojnë të flasin Grupet tona Parlamentare?

Po, more zotëri, kanë të drejtë, sepse ky nuk është një Parlament përfaqësues, sepse nuk mund të jetë kurrë përfaqësues një njeri që ka vrarë;

nuk mund të jetë kurrë përfaqësues i shqiptarëve një njeri që merret me trafikun e qenieve njerëzore;

nuk mund të jenë kurrë përfaqësues të shqiptarëve njerëz, të cilët kanë probleme të thella morale.

Prandaj nuk është koha për të heshtur, nuk është koha për të bërë konformistin dhe as nuk është koha për t’u kërrusur.

Është koha për t’i thënë ca gjëra ashtu siç janë, me thjeshtësinë e tyre, përballë, në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Unë, sigurisht, që jam për Reformën në Drejtësi, por s’jam kurrë për Reformën e Drejtësisë për ta votuar, pa e parë, pa e lexuar dhe pa e studiuar.

Është momenti që secili prej nesh të bëjë zgjidhjen përfundimtare, në mënyrë që të mos shkojmë te 2013-a, të mos shkojmë te ’44-a dhe të mos qëndrojmë te 2016-a.

 

 

Trumpi takohet me kreun e Dhomës së Përfaqësuesve

Kandidati i pritshëm presidencial i Partisë Republikane, biznesmeni Donald Trump u takua sot me zyrtarin më të lartë të zgjedhur republikan, Kreun e Dhomës së Përfaqësuesve Paul Ryan, për të disktuar për këndvështrimet e tyre të ndryshme, pasi zoti Ryan ishte shprehur se nuk ishte gati ta mbështeste kandidaturën e zotit Trump.

Kryetari i Partisë Republikane, Reince Priebus, që mori gjithashtu pjesë në bisedime, shkruajti në Twitter se takimi ishte një hap pozitiv drejt bashkimit në parti.

Sipas disa njoftimeve paraprake për shtyp, zoti Trump dhe zoti Ryan thanë se janë krejtësisht të angazhuar që të punojnë së bashku.

Trumpi fiton edhe dy shtete, Clintoni edhe një

Donald Trumpi dhe Hillary Clintoni

Donald Trump, kandidati i mundshëm i Partisë Republikane në zgjedhjet për president të SHBA-së, ka fituar lehtësisht votimet paraprake edhe në dy shtete: Uest Virxhinia dhe Nebraska.

Rivalët e Trumpit janë tërhequr nga gara javën e kaluar, por Trump lufton ende për mbështetjen e Partisë Republikane pasi ekzistojnë dyshime për përmbajtjen dhe stilin e tij.

Në kampin demokrat, Hillary Clinton, njëherësh favorite, ka fituar në Nebraska, ndërsa kundërshtari i saj, Bernie Sanders në Uest Virxhinia.

Sanders, megjithatë, është larg Clintonit sa i përket numrit të përgjithshëm të delegatëve, të nevojshëm për nominimin e partisë.

Zgjedhjet presidenciale në SHBA do të mbahen këtë nëntor.

Deklaratat e Trumpit tronditin Azinë

Zërat konservatorë se aleatët e Amerikës në Azi duhet të pajisen me armë bërthamore, pritet të dëgjohen më shumë, në se Donald Trumpi bëhet presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Brian Padden njofton nga Seuli se komentet e bëra nga kandidati i pritshëm i partisë republikane rreth ndërprerjes së ndihmës amerikane për Azinë, kanë ngjallur dyshime mbi angazhimin amerikan për sigurinë e rajonit dhe kanë forcuar argumentat e atyre që thonë se aleatët rajonalë duhet të kenë armë bërthamore për t’u vetëmbrojtur.

Gjatë fushatës elektorale, kandidati republikan Donald Trump, ka sugjeruar se Japona dhe Koreja e Jugut duhen lejuar të kenë armë bërthamore. Po ashtu ai është shprehur se trupat amerikane duhet të tërhiqen nga vendet që nuk janë dakort të paguajnë më shumë për bazat ushtarake amerikane në territorin e tyre.

28 mijë e 500 trupa amerikane janë të vendosura në Korenë e Jugut dhe 54 mijë në Japoni. Tokioja i paguan Uashingtonit gati 1.6 miliardë dollar në vit dhe Seul mbi 866 milionë dollarë për këto baza.

Ekspertët thonë se gadishmëria e zotit Trump për të shqyrtuar dhënien e armëve bërthamore aleatëve, në se do të zbatohej, do të përbënte shkelje të traktatit për mos përhapjen e armëve bërthamore.

“Nëse aleatët e Shteteve të Bashkuara mbrohen vetë, siç tha Trumpi, aleanca do të thyet dhe kjo do të çojë në efektin domino për armatosjen me armë bërthamore në Azi”, thotë Moon Keun-Sik, me Forumin për Sigurinë dhe Mbrojtjen e Koresë.

Megjithë shqetësimet që filluan kur Kina u bë fuqi bërthamore, apo me programin e fundit bërthamor të Koresë së Veriut, Uashingtoni ka qënë në gjëndje të bindë apo t’u bëjë presion aleatëve aziatikë të mbështeten në “ombrellën e tij bërthamore” për mbrojtje.

Megjithatë, kërcënimi i Trumpit për t’u tërhequr nga Azia mund të forcojë zërat e paktë në parlamentin e Japonisë dhe Asamblenë Kombëtare të Koresë së Jugut që thonë se ata nuk mund të mbështeten më gjatë në mbrojtjen amerikane.

“Në se deklaratat e Trumpit bëhen realitet, do të ketë politikanë që do të bien dakort dhe shumë do të jenë entuziastë besoj,” thotë profesor Hiroshi Nunokawa në Universitetin e Hiroshimës.

Armatimi i Koresë së Jugut dhe Japonisë me armë bërthamore ka të ngjarë të shtojë tensionet rajonale, duke legjitimuar programin bërthamor të Koresë së Veriut dhe do t’i jepte fund çdo mbështetje nga Kina dhe Rusia për sanksionet ndërkombëtare kundër qeverisë së Kim Jong Unit.

Edhe pse Trumpi është vetëm kandidat dhe jo ende president, fjalët e tij po ndiqen me vëmendje në Azi dhe shumë besojnë se mesazhi i tij me dashje apo jo, mund të minojë besimin për angazhimin e Amerikës në rajon.

Obama do të bëjë një vizitë historike në Hiroshimë

Presidenti amerikan, Barack Obama

Presidenti amerikan, Barack Obama, do ta realizojë një vizitë historike në Hiroshimë, gjatë udhëtimit të tij në Azi, që është planifikuar më vonë këtë muaj.

Shtëpia e Bardhë tha sot përmes një kumtese se Obama do ta vizitojë Hiroshimën me kryeministrin japonez, Shinzo Abe, në kuadër të udhëtimit të tij në Vietnam dhe në Japoni, nga 21 deri më 28 maj.

Kumtesa tha se udhëtimi i Obamës në Hiroshimë është për ta “theksuar përkushtimin e tij të vazhdueshëm në arritjen e paqes dhe sigurisë në një botë pa armë bërthamore.”

Obama dhe Abe do të takohen “për ta forcuar aleancën amerikano-japoneze, përfshirë bashkëpunimin tonë në çështjet ekonomike dhe ato të sigurisë”, thuhet në kumtesën e Shtëpisë së Bardhë.

Gjatë udhëtimit, Obama do të marrë pjesë në samitin e tij të fundit të G-7, në Ise-Shima të Japonisë.

Trumpi e përjashton nga rregulli myslimanin Khan

“Gjithmonë do të ketë përjashtime. Mendoj se është gjë shumë e mirë që Khan u bë kryebashkiak”, tha Donald Trumpi

UASHINGTON – Kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump, i cili ka bërë thirrje për ndalimin e hyrjes së myslimanëve në SHBA, bëri të ditur se, nëse zgjedhet në krye të Shtëpisë së Bardhë do të bëjë “përjashtim” për kryebashkiakun e ri të Londrës Sadiq Khan.

Zyra e Trumpit e ngarkuar për fushatën zgjedhore në fund të vitit të kaluar, përmes një deklarate me shkrim transmetoi qëndrimin e tij, ku thuhet se shumica e myslimanëve në botë urrejnë amerikanët dhe SHBA-të duhet ti mbyllin kufijtë për të gjithë myslimanët, për derisa qeveria amerikane të mos e zgjidhë këtë problem.

Megjithatë, të hënën ndryshoi mendje, duke thënë se ishte i lumtur që kryebashkiak i Londrës u bë Khan dhe se ai është prej atyre myslimanëve që mund të jetë përjashtim.

“Gjithmonë do të ketë përjashtime. Mendoj se është gjë shumë e mirë që Khan u bë kryebashkiak dhe shpresoj se ai do të bëjë punë shumë të mirë, sepse, sinqerisht, kjo do të ishte shumë, shumë e mirë”, tha Donald Trumpi për “New York Times”.

Deklarata e Trumpit erdhi pasi kryebashkiaku i sapozgjedhur i Londrës, në një intervistë për “Time Magazine”, tha se do të vizitojë SHBA-të para se presidenti aktual amerikan të largohet nga Shtëpia e Bardhë, sepse nëse Trumpi bëhet president, ai mund t’ia ndalojë hyrjen në SHBA.

“Dua të vizitoj SHBA-të dhe të vendosi bashkëpunim me kryetarët e qyteteve amerikane dhe të shkëmbej ide me ta. Nëse Trumpi bëhet president nuk do të mund të shkoj atje, për shkak të besimit tim”, tha Khan.

Shakaja pa shije e serialit amerikan e quajtur ‘Shija e Srebrenicës’

Shakatë për gjenocidin më të tmerrshëm në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore nuk janë standard për komedi që transmetohen në televizione. Por, një serial komik amerikan duket se ka lëshuar një shaka për masakrimin e mijëra burrave dhe djemve myslimanë në vitin 1995, gjatë luftërave në Jugosllavi, duke shokuar boshnjakët.

Në një nga episodat e serialit “Çifti i çuditshëm” (Odd Couple), të transmetuar më 22 prill në rrjetin amerikan CBS, një nga personazhet e meshkujve e fton një vajzë në takim, në një restoran serb të quajtur ‘Shija e Srebrenicës’. Ai gjithashtu e interpreton keq edhe emrin.

Referenca ka të bëjë me qytetin ku në vitin 1995 më shumë se 8,000 djemë dhe burra të rinj myslimanë boshnjakë u rrethuan dhe u vranë nga ushtria e serbëve të Bosnjës.

Vrasjet, që për shumë myslimanë të Bosnjës janë ende një kujtim i freskët, ndezën një zemërim ndërkombëtar dhe ndikuan në nxitjen e ndërhyrjes së forcave të jashtme për përmbylljen e luftërave të viteve 1990 në Jugosllavi.

Në vitin 2004, tribunali i Kombeve të Bashkuara që merret me krimet e luftës në Jugosllavi, ngjarjet e Srebrenicës i cilësoi zyrtarisht si ‘gjenocid’.

Që nga koha e transmetimit, episodi amerikan ka qarkulluar në shumë komunitete boshnjake në Evropë dhe Amerikë të Veriut, me një dozë të madhe zemërimi drejtuar rrjetit CBS, autorëve të serialit, si dhe aktorëve pjesëmarrës.

Hatixha Mehmedoviq, e cila jeton në Srebrenicë dhe e udhëheqë një grup që lobon në emër të 6,000 të mbijetuarve nga vrasjet e Srebrenicës, tha se seriali bën shaka në kurriz të grave që janë dërguar dhunshëm në restorante të tilla dhe janë dhunuar nga ushtarët serbë të Bosnjës. Burri i saj, dy djemtë dhe dy vëllezërit e saj u vranë në atë masakër.

“Sa më eksteme të jetë diçka, aq më shumë do të shikohet. Bota e ka lejuar këtë gjë; Evropa e ka lejuar të ndodhë”, ka thënë Mehmedoviq për Shërbimin për Ballkanin të Radios Evropa e Lirë.

“Të thuash eja të shkojmë në një restorant të ri të quajtur ‘Shija e Srebrenicës’ është njësoj sikurse të thuash diçka të tmerrshme të llojit: Eja të shkojmë në një restorant të ri gjerman të quajtur ‘Shija e Auschwitzit’,” thotë përmes një letre të hapur Kongresi i Boshnjakëve të Amerikës së Veriut, i cili përfaqëson migrantët dhe refugjatët nga ky rajon i ish-Jugosllavisë.

Kontaktuar nga Radio Evropa e Lirë, CBS nuk ka dhënë menjëherë përgjigje ndaj një kërkese përmes emailit, për të komentuar lidhur me episodin në fjalë.

Ndërsa në Bosnjë, mediat lokale kanë komentuar lidhur me këtë referencë, me një portal të lajmeve që e cilëson si “mënyrën më primitive” për t’i fyer viktimat e Srebrenicës.

Branka Antiq Stauber, e cila jeton në Tuzla dhe drejton një OJQ që merret me gratë boshnjake të dhunuara gjatë luftës, e ka quajtur referencën “të panjerëzishme”. Ajo thotë se është ende e paqartë se çfarë ka synuar autori i emisionit të arrijë me një referencë të tillë.

Instituti për Hetim të Gjenocideve në Kanadë, një organizatë me bazë në Ontario e krijuar nga Universiteti i Sarajevës, e ka quajtur videon një “poshtërim të tmerrshëm të viktimave të Srebrenicës.”

Përgatiti: Valjeta Kosumi

Trumpi do të takohet me kongresistët republikanë

Donald Trumpi, kandidati presidencial i pritshëm i Partisë Republikane në SHBA, do të takohet më 12 maj me liderët kongresistë të partisë së tij në Uashington.

Përderisa lideri i shumicës në Senat, Mitch McConnell, ka orfuar mbështetje për miliarderin republikan, kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, Paul Ryan, e ka distancuar veten nga Trumpi dhe ka refuzuar ta përkrahë atë.

Ryan u tha dje gazetarëve të gazetës “Journal Times”, në shtetin e tij Uinskonsin, se nuk ka arsye që të shtiren për “unitet” të partisë, përderisa një gjë e tillë nuk ekziston.

“Nëse ne vazhdojmë të pretendojmë se jemi të bashkuar, atëherë do të jemi të përgjysmuar këtë vjeshtë”, ka thënë Trump.

Në përpjekje për ta shmangur një konflikt të hapur me Trumpin, Ryan i ka thënë gazetës se ai është i gatshëm të tërhiqet nga roli tradicional i kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve, që është kryesues i Konventës Kombëtare të Republikanëve, që mbahet në korrik, nëse Trumpi e kërkon një gjë të tillë.

“Do të bëj çkado që do ai, për ta respektuar Konventën”, ka thënë Ryan.

Presidenti Obama: Ende punë drejt barazisë racore

Presidenti Barack Obama mbajti një fjalim plot pasion në Universitetin Howard, një ndër universitetet amerikane që u ngritën vite më parë për afrikano-amerikanët. Ndërkohë që i mbeten vetëm pak muaj në detyrë, presidenti po e përqëndron mesazhin e tij tek tema delikate, që shkaktojnë debate të ndezura në vend, siç është gjendja e komunitetit afrikano-amerikan. Gjatë administratës së tij ka pasur një numër incidentesh fatale kur afrikano-amerikanë të pa-armatosur janë vrarë nga policia, duke ndezur protesta masive. Disa në komunitetin afrikano-amerikan e kritikojnë presidentin se nuk ka bërë sa duhet për ta trajtuar këtë problem:

Presidenti doli para studentëve me një mesazh që e ka mënjanuar gjatë gjithë mandidatit të tij presidencial: beteja për barazinë racore vazhdon. Amerika e ditëve tona, tha ai, nuk ka të krahasuar thuajse në asnjë aspekt me Amerikën kur ai mbaroi studimet universitare. Marrëdhëniet racore janë përmirësuar vazhdimisht gjatë tre dekadave të fundit, por mbetet ende shumë punë.

“Kemi kushërinj, xhaxhallarë, vëllezër dhe motra, të cilët i mbajmë mend si po aq të zgjuar dhe të talentuar sa ne, por që mbetën peng i strukturave të padrejtësisë. Kjo do të thotë se ne jo vetëm që të mos e marrim të mirëqënë përparimin në botën e tanishme, por edhe të ngremë zërin në mbrojtje të atyre afrikano-amerikanët që nuk janë aq me fat.”

Presidenti u tha të diplomuarve të rinj në Uashington se nëse duan të shohin ndryshim, nuk munden ta kalojnë jetën të përgjumur, por duhet të marrin pjesë aktive në sistemin demokratik. Ai u vuri në dukje se tashmë nuk u duhet më të rrezikojnë jetën e tyre për të votuar, pasi breza të tjerë e bënë këtë sakrificë përpara tyre. Presidenti nënvizoi rëndësinë për pjesëmarrje në të gjithë procesin politik, jo thjesht në zgjedhjet presidenicale.

“Në vitin 2012 afro 2/3 e afrikano-amerikanëve dolën për të votuar. Në 2014, vetëm 2/5 dolën për të votuar. Si mendoni, nuk ndikon ky fakt tek përbërja e Kongresit, me të cilin duhet të punoj unë?”

Ai tha se të diplomuarit e sotshëm, duke qenë vetë afrikano-amerikanë, janë të pozicionuar më mirë se kurrë për të trajtuar çështjet madhore. Ngjyra e lëkurës, iu drejtua ai studentëve afrikano-amerikanë, nuk duhet t’u shërbejë kurrë si justifikim për të kërkuar, ose bërë më pak se të tjerët: “Thuajeni me zërin plot trashëgiminë tuaj; keni besim tek ngjyra juaj e lëkurës!”

Presidenti do të flasë edhe në dy ceremoni të tjera diplomimi gjatë dy javëve të ardhshme.

Clinton një hap më pranë emërimit të demokratëve

Kandidatja demokrate për presidente Hillary Clinton është një hap më pranë në përpjekjet për të marrë emërimin e partisë së saj si përfaqësuese e demokratëve në zgjedhjet e nëntorit. Ajo siguroi fitore dje në zgjedhjet e zhvilluara në ishullin e Guamit, një territor amerikan në Paqësor. Si rezultat ajo merr 4 nga shtatë delegatët e ishullit, rivali i saj demokrat, Bernie Sanders merr 3. Zonja Clinton ka më shumë se 93% të delegatëve që i duhen për të marrë emërimin e partisë.

Manjati amerikan Donald Trump, i cili pritet të përfaqësojë Partinë Republikane në zgjedhjet presidenciale të nëntorit, i ka intensifikuar akuzat kundër zonjës Clinton.

Gjatë një aktiviteti për fushatë në shtetin Uashington, zoti Trump bëri një seri ofezash në adresë të zonjës Clinton, duke thënë se ajo është martuar me një prej abuzuesve më të rëndë të grave në histori, një njeri që ka nëpërkëmbur një numër grash. Kjo, tha ai, e bën vetë Hillarin abuzuese të grave që ai ka lënduar, pasi ajo i qëndroi në krah të shoqit. Komentet ishin një aludim i qartë i akuzave të shumta që e shoqëruan ish-presidentin Bill Clinton për tradhëti bashkëshortore, ndër të cilat më e bujshmja, marrëdhënia me stazhieren e Shtëpisë së Bardhë Monica Lewinski.

Duket qartë se zoti Trump po përpiqet ta godasë rivalen demokrate tek mbështetja që ajo gëzon mes grave, një segment i popullatës ku Donald Trump është shumë më dobët.

Dita e Nënës në SHBA

Sot në Shtetet e Bashkuara dhe në një numër vendesh të tjera festohet Dita e Nënës. Është një ditë e caktuar në veçanti për të nderuar dhe shprehur mirënjohje për rolin dhe punën e nënës.

Presidenti Barak Obama me këtë rast shprehu mirënjohjen e tij për bashkëshorten, Zonjën e Parë Michel Obama:

“Në shtëpinë tonë, puna si president vjen e treta për nga rëndësia. Në Ditën e Nënës do të tregohem edhe më i vëmendshëm për ta falenderuar Michelen për mënyrën e përkryer me të cilën e kryen detyrën e nënës. Dua të falenderoj edhe nënën e Michelës, vjehrrën time që i shërbyer si modeli i rolit të nënës dhe për ndihmën që na jep për t’u kujdesur për vajzat”.

Presidenti tha se është momenti që të gjithë të shprehin mirënjohje për nënën e tyre, apo ato gra që në jetën e tyre kanë marrë përsipër rolin apo kanë treguar dashurinë e një nëne për ta.

Këtu në Shtetet e Bashkuara kjo ditë është më popullorja për dalje për dreka e darka në restorante. za

Vetëm Bob Dole mbështet Trumpin

Voal – Voal.ch shkruan se megjithëse Kandidati republikan për president Donald Trump tha se dëshiron të bashkojë partinë republikane në Konventën Kombëtare, ku do të shpallet zyrtarisht kandidatura e Trump si përfaqësuesi i Partisë Republikane, ai nuk do të ketë mbështetjen e të paktën dy ish presidentëve republikanë, të  George W. Bush, i cili shërbeu për dy mandate para presidentit Obama, tha se ai nuk ka në plan të marrë pjesë, dhe të  George H. W. Bush senior i cili u shpreh ish presidenti është larguar tashmë nga politika.

Bushi i vjetër, i cili humbi në zgjedhje ndaj Bill Clintonit në vitin 1992, në 1996 mbështeti kandidatin Bob Dole, në 2000 pa dyshim mbështeti djalin e tij, George W. Bush dhe në 2008 të dy Bushët mbështetën John McCainin, i cili humbi ndaj Barac Obamës. Në 2012 ata mbështetën Mitt Romney-n. Bojkotimin e Konventës e kanë lajmëruar gjithashtu edhe  John McCain, Mitt Romney.

Ndërkohë Bobe Dole, është i vetmi ish-kandidat për President që do të marrë pjesë në Konventën Kombëtare të Donald Trump. Kështu është lajmëruar, se do të jetë i pranishëm në Konvetën Kombëtare ku Trump do të deklarohet zyrtarisht kandidati Republikan që do të garojë për Shtëpinë e Bardhë./Voal.ch

Trumpi mbështet daljen e Britanisë nga BE-ja

Mbretëria e Bashkuar “do të jetë më mirë pa Bashkimin Evropian”, ka thënë kandidati për president të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Duke folur për televizionin Fox News, Trump ka thënë se kriza me emigrantë “ka qenë një gjë e tmerrshme për Evropën” dhe ka fajësuar BE-në për krijimin e saj.

Trump ka thënë se nuk jep “rekomandime”, porse “ndjen” se britanikët duhet të votojnë për ndërprerjen e lidhjeve me BE-në në referendumin e 23 qershorit.

Trump ka disa biznese në Britani.

Në anën tjetër, presidenti demokrat i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, u ka bërë thirrje britanikëve që të mbeten brenda BE-së. rel

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve nuk e mbështet Trumpin

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, Paul Ryan

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, Paul Ryan, ka thënë se nuk mund të mbështesë Donald Trumpin si kandidat republikan për president.

“Thjesht, nuk jam i gatshëm”, ka thënë Ryan, i cili vetë është republikan dhe mban postin më të fuqishëm në Kongres.

Ryan i ka bërë thirrje Trumpit që të bashkojë partinë dhe të bëjë më shumë për parimet e saj konservatore.

Trump ka mbetur i vetëm në garë për të fituar nominimin e partisë në zgjedhjet për president.

Edhe ish-presidentët e SHBA-së, George W. Bush dhe Bushi i Vjetër, kanë thënë se nuk do të mbështesin Trumpin.

Miliarderi amerikan është kritikuar për retorikë të ashpër.

Ai, veç tjerash, është zotuar se nëse bëhet president, do të ndalojë myslimanët të hyjnë në SHBA dhe se do të ngrejë mur në kufi me Meksikën.

Zgjedhjet presidenciale në SHBA do të mbahen këtë nëntor.

Izraeli nderon viktimat e Holokaustit

 Në Izrael jeta u ndërpre për dy minuta, ndërsa sirenat ushtuan në mbarë vendin në kujtim të ditës së Holokaustit. Makinat ndaluan, shoferët dolën jashtë, duke qëndruar në këmbë, në shenjë respekti për 6 milionë hebrejtë e vrarë nga forcat naziste dhe bashkëpunëtorët e tyre.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu vendosi një kurorë në memorialin kushtuar Holokaustit, në një prej ceremonive të shumta që u zhvilluan në mbarë vendin. Në Uashington Shtëpia e Bardhë lëshoi një deklaratë ku shpreh solidaritetin e saj me komunitetin hebraik në Amerikë dhe në botë. “Kurrë të mos harrojmë, kurrë të mos përsëritet”, thuhej në mesazhin e Shtëpisë së Bardhë.  za

Dy ish presidentë republikanë nuk e mbështesin Trumpin

Kandidati republikan për president Donald Trump tha se dëshiron të bashkojë partinë republikane, por ai nuk do të ketë mbështetjen e të paktën dy ish presidentëve republikanë.  George W. Bush, i cili shërbeu për dy mandate para presidentit Obama, tha se ai nuk ka në plan të marrë pjesë, ose të komentojë për garën e këtij viti. Ndërsa një zëdhënës për të atin e tij, George H. W. Bush u shpreh ish presidenti është larguar tashmë nga politika.

Bushi i vjetër, i cili humbi në zgjedhje ndaj Bill Clintonit në vitin 1992, në 1996 mbështeti kandidatin Bob Dole, në 2000 pa dyshim mbështeti djalin e tij, George W. Bush dhe në 2008 të dy Bushët mbështetën John McCainin, i cili humbi ndaj Barac Obamës. Në 2012 ata mbështetën Mitt Romney-n.

Rolling Stones nuk lejon Trump të përdorë këngët e tyre

Voal – Rock-grupi britanik, Rolling Stones, ka kërkuar nga miliarderi amerikan, Donald Trump, të ndalojë përdorimin e këngëve të tij gjatë fushatës për president të Shteteve të Bashkuara.

Bendi ka lëshuar një deklaratë duke thënë se Trump nuk ka leje për të përdorur muzikën e tij.

“Rolling Stones nuk i ka dhënë kurrë leje fushatës së Trumpit për të përdorur këngët e tij dhe kërkon që të ndalojë përdorimin e tyre menjëherë”, ka thënë bendi britanik.

Trump ka luajtur këngët e Rolling Stones nëpër tubime për muaj të tërë, njofton rel.

Hiti i vitit 1969 “You Can’t Always Get What You Want” është përdorur veçanërisht.

Në muajin shkurt, edhe këngëtarja britanike, Adele, është distancuar nga Trump, pasi ky i fundit ka përdorur këngën e saj “Rolling In The Deep” gjatë fushatës së tij.

Hillary Clinton fokusohet tek nxjerrja jashtë ligjit e armëmbajtjes

Voal – Voal.ch shkruan se në fushatën e Hillary Clinton për Shtëpinë e Bardhë, një vend kryesor kanë zënë viktimat në SHBA për shkak të armëmbajtjes me leje.

Janë 33 mijë viktima të pafajshme që vriten për çdo vit shkruan, shkruan Hillary Clinton në Instagram.

hillaryclintonWe can’t accept this as “normal.” It’s time for commonsense steps to help stop gun violence.” –

“Ne nuk mund ta konsiderojmë këtë gjë diçka “normale”. Ka ardhur koha për një ndërmarrë hapat e duhura për t’i thënë ndal dhunës prej armëve”.

 

 

 

Trumpi fiton në Indiana; Cruzi largohet nga gara

Donald Trumpi shënon fitore të thellë në Indiana duke iu afruar shumë pranë emërimit nga Partia Republikane si kandidati i saj zyrtar për president.

Rivali i tij kryesor, senatori nga Teksasi Ted Cruz, në një fjalim të martën në mbrëmje njoftoi se do të largohet nga gara. Gara në Indiana ishte shpresa e vetme e tij për të ndalur hovin e kandidatit Trump.

Në kampin demokrat, sipas shtypit amerikan pritet të ketë fituar Bernie Sanders në një garë të ngushtë me rivalen Hillary Clinton.

Fiotorja e Donald Trumpit pritet të jetë e thellë.  Pas garës në Indiana, miliarderi i pasurive të patundshme, që nuk ka mbajtur kurrë më parë një post publik, pritet të marrë edhe 57 delegatë të tjerë, jo të mjaftueshëm për të arritur shifrën 1237, por në rrugën e sigurtë për t’u quajtur kandidati i pritshëm republikan që do të emërohet gjatë kuvendit të partisë në korrik.

“Në se fitojmë në Indiana, gara ka përfunduar,” u shpreh Donald Trump para votimeve në shtetin konservator të Indianës, ku fermat bujqësore ndërthurren me qendrat industriale.

Voters cast their ballots in the Indiana primary at Holy Trinity Greek Orthodox Church in Carmel, Indiana, May 3, 2016.

Për demokratët, Sanders pritet të ketë fituar sipas parashikimeve, por Clinton ka shumë më tepër delegatë dhe për Sanders është matematikisht e pamundur të fitojë numrin e mjaftueshëm për të siguruar emërimin e partisë.

Trump filloi ta zhvendosë gjuhën e tij të ashpër të kritikave nga rivalët republikanë tek kandidatja e pritshme demokrate Hillary Clinton. Gjithnjë e më shumë duket se gara në nëntor do të zhvillohet mes dyshes Trump-Clinton.

Ai e kritikoi ashpër Clinton-in si sekretare shteti duke thënë se ajo ishte në gjumë gjatë sulmit terrorist të vitit 2012 në Benghazi të Libisë ku gjetën vdekjen katër amerikanë, mes të cilëve edhe ambasadori amerikan në Libi.

Trump u tha përkrahësve të tij se ai mund të fitojë ndaj Hillary Clintonit në shtetet ku republikanët zakonisht nuk fitojnë, ndonëse anketat e tanishme nuk tregojnë për një gjë të tillë.

Ash Carteri: “Vringëllimi i armëve bërthamore nga Rusia” tepër shqetësues

Në Shtutgard të Gjermanisë, sot u zhvillua ceremonia e përurimit të komandantit të ri suprem të NATO-s. Gjenerali i ushtrisë amerikane Curtis Scaparrotti mori komandën e forcave amerikane dhe atyre europiane të NATO-s, duke zëvendësuar gjeneralin Philip Breedlove, i cili po del në pension. Sekretari amerikan i mbrojtjes Ash Carter, i pranishëm në ceremoni, tha se Aleanca do ta vazhdojë fuqizimin gradual të krahut të saj lindor, si një masë sigurie ndaj rrezikut që paraqet Rusia për disa vende të Europës Lindore  Në komentet që bëri në ceremoninë e ndërrimit të komandantit të NATO-s në Shtutgard, Sekretari i Mbrojtjes Ash Carter premtoi fuqizimin e krahut lindor të aleancës për të përballuar rrezikun që paraqet Rusia.

Zoti Carter e kritikoi Rusinë për agresion në Europë, duke thënë se veçanërisht shqetësuese janë veprimet që ai i cilësoi si “vringëllim armësh bërthamore”.

“Rusia vazhdon të shkelë sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, Gjeorgjisë dhe Moldavisë dhe përpiqet në mënyrë aktive t’i frikësojë fqinjët balltikë. Qoftë përmes detit, ajrit, apo kibernetikës, Rusia po sfidon normat ndërkombëtare; më shqetësuese është vringëllimi i armëve bërthamore të Moskës, që ngre pyetje shqetësuese lidhur me përkushtimin e udhëheqësve rusë ndaj stabilitetit strategjik, për respektimin prej tyre të normave kundër përdorimit të armëve bërthamore”, tha zoti Carter.

Zyrtarët amerikanë thonë se synimi i NATO-s në Europë është që të kalohet nga përpjekjet për t’i siguruar aleatët, në zgjerimin e aktiviteteve për të frenuar veprimet agresive të Rusisë.

NATO po shqyrton qarkullimin e katër batalioneve në vendet anëtare të Aleancës nga Europa Lindore, tha Seketari amerikan i Mbrotjes Ash Carter. Këto masa po merren pas një propozimi nga vendet aleate, për t’u mbrojtur nga sjellja agresive e Rusisë. Që pas aneksimit nga Rusia të gadishullit ukrainas të Krimesë në vitin 2014, shtetet balltike: Estonia, Letonia dhe Lituania, që u pranuan në radhët e Aleancës në vitin 2004, kanë kërkuar një prani më të madhe të NATO-s, nga frika e rrezikut rus.

Komandanti i ri suprem i NATO-s, gjenerali Scaparrotti, tha gjatë një dëshmie në Senat muajin e kaluar se Rusia po manifeston “një qëndrim gjithnjë e më agresiv, që sfidon normat ndërkombëtare, shpesh në shkelje të ligjit ndërkombëtar”.

Obama: Bin Ladeni gjithnjë në shënjestër

Presidenti amerikan Barack Obama tha se vendimi për të kërkuar dhe eleminuar udhëheqësin e al-Kaidës Osama bin Laden, ka qënë prioritet që nga momenti që ai erdhi në krye të vendit, por vet ndërmarrja e misionit ishte debatuar shumë.

Presidenti Obama foli për rrjetin televiziv CNN të hënën në pesë vjetorin e eleminimit nga forcat speciale të njeriut përgjegjës për sulmet terroriste të 11 shtatorit 2011 në Nju Jork dhe Uashington ku humbën jetën 3 mijë njerëz.

Pas muaj të tërë grumbullimi të dhënash, ekipi i presidentit për sigurinë kombëtare arriti në përfundimin se bin Ladeni po fshihej në katin e tretë të një kompleksi të ruajtur mirë pranë qytetit pakistanez, Abbottabad.

Por, tha presidenti Obama, kur erdhi koha për të marrë vendimin për misionin, disa pjestarë të ekipit të tij të sigurisë kombëtare thanë se duheshin më shumë të dhëna.

“Shanset që të ishte bin Laden ishin 50 me 50. Madje, pati disa mospajtime brenda agjencisë së zbulimit, por aryesja qe e mirë për të menduar se ishte ai. Pas diskutimeve me ekipin, ishte e qartë për mua se ky ishte shansi më i mirë për ta asgjesuar atë. Faktikisht, nëse nuk do të kishim vepruar, ai mund të largohej dhe do të duheshin vite që ta gjenim përsëri.”

Ndërsa presidenti me ekipin e tij shikonin drejtpërdrejt veprimet e forcave speciale, katër helikopterë u ulën në kompleks duke zbarkuar një ekip të trajnuar mirë të forcave speciale.

Ata asgjësuan një roje në katin e parë, vranë një prej djemve të Osamës në katin e dytë kur u duke se ishte gati për të hapur zjarr. Pastaj u futën në një dhomë në katin e tretë. Një pjestar i forcave speciale e qëlloi dy herë në kokë kriminelin më të kërkuar në botë.

Forcat speciale morën dokumente dhe materiale të shumta në shtëpinë e bin Ladenit si dhe trupin e tij, të cilin më pas e hodhën në detë pas një ceremonie myslimane varrimi. Intervista e së hënë është e para në të cilin presidenti Obama ka dhënë detaje mbi misionin në fjalë. za

CIA e rikrijon në Twitter ngjarjen për vrasjen e bin Ladenit

Agjencia Qendrore e Zbulimit, CIA, rikrijon në Twitter operacionin që çoi në vrasjen e Bin Ladenit.

Njoftimet u pritën me mijëra reagime në median sociale, që nga mbështetja e deri tek kritikat tejet të ashpra.  Operacioni mori miratimin e presidentit Obama në majin e vitit 2011. Në të u përfshin forcat speciale që u ulën me helikopterë në një kompleks në Abbottabad në Pakistan dhe më pas trupi i bin Ladenit u hodh në oqean..

Media sociale Twitter egziston që nga viti 2006, por CIA është relativisht e re në këtë medium me rreth dy vite.

1600 postimet e deritanishme të agjencisë sekrete në Twitter, zakonisht kanë përmbajtje historike, profile agjetësh të vrarë në krye të detyrës apo komete publike nga zyrtarët aktualë.

Por, në pesë vjetorin e aksionit kundër bin Ladenit, CIA njoftoi se do të rikrijonte aksionin, duke dhënë në kohë reale në Twitter, detaje ashtu siç kishte ndodhur para 5 vjetësh,  për 1.3 milion pasuesit e saj. Brenda gjashtë orësh, postimet në Tweeter shpalosën ngjarjet që përfundimisht i dhanë fund kërkimeve thuajse 10 vjeçare për njeriun më të kërkuar, organizata e të cilit vrau rreth 3 mijë njerëz me 11 shtator të vitit 2011.

Postimet në Tweeter flisnin për nisjen e helikopterëve nga një bazë në Afganistan, një foto të presidentit Obama me këshilltarët e tij që vëzhgonin situatën, bin Ladeni duke u vrarë, forcat speciale që largoheshin nga kompleksi dhe presidenti që merrte konfirmim për “mundësi të mëdha” se njeriu i vrarë ishte bin Laden.

Por, mes atyre që reaguan ndaj publikimit në Tweeter, kishte edhe kritikë të zëshëm.  “Kjo është brutale. Ju lutem ndaloni këtë”, shkruante përdoruesi @AlexBoardGames.  “Është një gjë të vrasësh një armik sepse beson se është e nevojshme. Por të argëtohesh me të është diçka krejt tjetër.”

Pamela Dayton (@pameladayton) e quajti përpjekjen e CIA-s “ngjitëse dhe nxitëse”. “A nuk keni një punë të vërtetë për të bërë ?  Apo po përpiqeni të nxisni ndonjë veprim të vogël anti-amerikan?”, thoshte ajo.

Përdoruesi @zippyman818 tha se postimet reflektonin keq mbi ata që punojnë në CIA.


Send this to a friend