VOAL

VOAL

Gjykatësi refuzon të bllokojë hetimin zgjedhor të ish presidentit Trump në Xhorxhia

VOA/Ken Bredemeier

Një gjykatës në shtetin jugor të Xhorxhias të SHBA-së refuzoi të hënën përpjekjet e ish-presidentit Donald Trump për të bllokuar një prokurore të ndjekë një padi kundër tij për përpjekjet për të përmbysur në mënyrë të paligjshme rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020 në këtë shtet ndaj demokratit Joe Biden.

Zoti Trump kishte pohuar se Prokurorja e Qarkut Fulton, Fani Willis në Atlanta kishte mbikëqyrur një hetim që ishte “konfuz, me të meta dhe, nganjëherë, jokushtetues”.

Anëtari i Gjykatës së Lartë të Xhorxhias Robert McBurney vendosi se pretendimet e zotit Trump ishin “ose të pamjaftueshme ose spekulative “.

Gjykatësi tha: “Pretendimet janë të pamjaftueshme sepse, ndërsa të qënurit jobjektiv i një hetimi penal shumë të publikuar, ka të ngjarë të jetë një përvojë e padëshiruar dhe e pakëndshme, asnjë gjykatë nuk ka konstatuar ndonjëherë se ky status i vetëm ofron një bazë që gjykatat të ndërhyjnë me ose të ndalojnë hetimin”.

 

Gjykatësi McBurney tha se ish-presidenti mund të ngrejë sfida ligjore për hetimin e Xhorxhias nëse ai akuzohet dhe kur të caktohet një gjyqtar për çështjen.

“Të hamendësosh se si mund të duket situata përpara se të lidhen pikat hetimore, mund të jetë një lojë popullore për median dhe blogosferën”, shkroi gjyqtari, “por nuk është një rol i duhur për gjykatat dhe argumentimin ligjor zyrtar”.

Me një juri të madhe që po shqyrton çështjen, prokurorja Willis ka sinjalizuar se ajo së shpejti mund të padisë ish presidentin Trump dhe një mori ndihmësish të lidhur me përpjekjet e tij për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve të Xhorxhias në vitin 2020.

Ajo i tha një stacioni televiziv në Atlanta gjatë fundjavës, “Puna është kryer. Ne kemi punuar për dy vjet e gjysmë. Jemi gati të vazhdojmë me çështjen”.

Ndërsa kërkoi të mbante pushtetin pas humbjes së zgjedhjeve të vitit 2020 ndaj zotit Biden, ish presidenti Trump i fokusoi sfidat e tij zgjedhore në disa shtete që ai humbi me rezultat të ngushtë, përfshi Xhorxhian. Në sistemin amerikan të zgjedhjes së presidentëve, fituesi nuk përcaktohet nga vota popullore kombëtare, por më tepër nga rezultate të veçanta në secilin prej 50 shteteve, me shtetet më të mëdha që kanë ndikim më të madh në numërimin e votave të Kolegjit Zgjedhor që përcakton fituesin kombëtar.

Në Xhorxhia, zoti Trump në fillim të vitit 2021 telefonoi zyrtarët e zgjedhjeve shtetërore dhe u kërkoi atyre t’i “gjenin” 11,780 vota, një më shumë se diferenca e votave që kishte fituar zoti Biden, në mënyrë që të fitonte votën popullore të shtetit dhe 16 votat e tij në Kolegjin Zgjedhor.

Ish presidenti Trump tashmë po përballet me padi penale në dy raste të tjera. Ai ka thënë se pret gjithashtu të paditet në Xhorxhia, si edhe nga Prokurori I Posaçëm, Jack Smith.

Prokurori Smith i ka thënë zotit Trump është objektiv i hetimit të tij kombëtar për ndërhyrjet në zgjedhje dhe rolin e tij në nxitjen e trazirave të 6 janarit 2021 në Kapitol.

Pavarësisht nga çështjet ligjore në rritje, sondazhet tregojnë se votuesit republikanë në masë të madhe e favorizojnë atë për të marrë emërimin presidencial të partisë në vitin 2024.

Në një nga çështjet e tjera penale, të ngritura gjithashtu nga Prokurori Smith, zoti Trump akuzohet se ka mbajtur në mënyrë të paligjshme 32 dokumente shumë të klasifikuara të sigurisë kombëtare në pronën e tij në Mar-a-Lago në Florida, në vend që t’i dorëzonte ato në Arkivin Kombëtar siç i kërkohej kur u largua nga detyra.

Bashkëpunëtori i Hunter Bidenit flet për thirrje të rastësishme telefonike mes tij dhe zotit Biden

VOA/Marrë nga Reuters

UASHINGTON, 31 korrik (Reuters) – Një dëshmitar në hetimin e udhëhequr nga republikanët për djalin e presidentit amerikan Joe Biden, Hunter Biden të hënën tha se i zoti Biden foli disa herë me bashkëpunëtorët e të birit, por nuk folën për marrëveshje biznesi, sipas një ligjvënësi demokrat.

Ish-bashkëpunëtori i Hunter Biden-it, Devon Archer u shfaq për një intervistë me dyer të mbyllura drejtuar nga Komisioni i Mbikëqyrjes së Dhomën e Përfaqësuesve, që ligjvënësit republikanë shpresonin se do të hidhte dritë mbi pretendimet e paprovuara se presidenti Biden ishte i përfshirë drejtpërdrejt në marrëdhëniet e biznesit të djalit të tij në Ukrainë.

Por përfaqësuesi demokrat Dan Goldman, i cili mori pjesë në seancë, u tha gazetarëve se zoti Archer nuk dha asnjë provë keqbërëse për presidentin Biden. Hetimi është përqëndruar në vitet kur zoti Biden ishte nënpresident në administratën e Presidentit Barack Obama, nga vitet 2009-2017.

“Nuk ka asnjë dëshmi se dikush tjetër përveç Hunter Biden-it mori ndonjë para në lidhje me transaksionet e bizmesit me Devon Archer-in”, tha ligjvënësi Goldman.

Ligjvënësi republikan Jim Jordan, i cili gjithashtu kryeson Komisionin Gjyqësor të Dhomës së Përfaqësuesve u tha gazetarëve se sesioni ishte produktiv. Ai refuzoi të bënte komente të mëtejshme.

Ligjvënësi Goldman tha se zoti Archer u tha ligjvënësve se Hunter Biden-i
fliste me babanë e tij çdo ditë ndërsa shërbente në bordin kompanisë energjetike ukrainase Burisma, dhe se nënpresidenti i atëhershëm Biden bisedoi me bashkëpunëtorët e biznesit dhe të tjerët me telefon rreth 20
herë në 10 vjet.

Republikanët kishin pritur përshkrimin e zotit Archer për këto telefonata për të ofruar prova inkriminuese kundër Joe Biden.

Përfaqësuesi republikan Andy Biggs, i cili tashmë ka qënë bashkë sponsorizues i një legjislacioni për shkarkimin e Presidentit Biden, tha se dëshmia e zotit Archer implikoi presidentin.

“Zoti Archer foli për ‘njeriun e rëndësishëm’ dhe se si Hunter Bideni
gjithmonë thoshte: ‘duhet të flasim me personin tim’”, u tha ligjvënësi Biggs gazetarëve.
“Mendoj se ne duhet të bëjmë një hetim për shkarkimin e presidentit.”

Por ligjvënësi demokrat Goldman tha: “Ishin të gjitha biseda të rastësishme,
për motin, çfarë po ndodh. Nuk kishte një bisedë të vetme për ndonjë nga marrëdhëniet e biznesit që kishte Hunteri”.

Republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve pretendojnë se Hunter Biden përdori statusin e babait të tij si nënpresident në një skemë të shitjes së ndikimit ndërsa
ai ishte në kompaninë Burisma gati një dekadë më parë.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se presidenti Joe Biden nuk ka qenë kurrë në biznes
me djalin e tij.

Burisma luajti një rol qendror në vitin 2019 për fajësimin e ish presidentit Trump në përpjekjet e tij të supozuara për të bërë presion ndaj Ukrainës
të hetonte familjen Biden dhe ta ndihmonte atë të fitonte rizgjedhjen.
Senati me shumicë republikane e shpalli të pafajshëm zotin Trump.

Hetimi i Dhomës së Përfaqësuesve është intensifikuar që nga ngritja e aktakuzave federale ndaj zotit Trump në qershor.

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Kevin McCarthy ka paralajmëruar se republikanët mund të nisin një hetim për shkarkimin e Presidentit Biden nëse
agjencitë federale nuk bashkëpunojnë me komisionet e mbikëqyrjes
që po hetojnë marrëdhëniet e biznesit të familjes Biden.

Donald Trumpi, kandidati kryesor presidencial republikan i vitit 2024,
shkoi një hap më tej këtë fundjavë në një miting në Pensilvani.

Ai u bëri thirrje republikanëve që të ndalojnë ndihmën ushtarake për
Ukrainën deri në dorëzimin e çdo prove nga Departamenti i Drejtësisë, FBI-ja dhe IRS për marrëdhëniet korruptive të biznesit dhe krimit të familjes Biden”.

“Çdo republikan që nuk vepron mbi mashtrimin e demokratëve
duhet të përjashtohet menjëherë dhe të mos zgjidhet më. Jashtë!”, tha zoti Trump.

Dokumenti me plane të mundshme për të sulmuar Iranin, pjesë e akuzave të reja ndaj ish-Presidentit Trump

VOA/Cindy Saine

Mes akuzave të reja të ngritura ndaj ish-Presidentit Donald Trump këtë javë, ishte edhe ajo për mbajtjen e paligjshme të një dokumenti të klasifikuar ku detajoheshin planet operacionale amerikane për një sulm të mundshëm ndaj Iranit. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Cindy Saine, akuzat e reja kanë të bëjnë me përpjekjet për “të ndryshuar, shkatërruar, dëmtuar, apo fshehur provat” gjatë hetimit për dokumentat e klasifikuara që mori me vete në shtëpinë e tij në Florida.

Ndaj ish-Presidentit Donald Trump dhe një punonjësi të tij në klubin Mar-a-Lago janë ngritur tashmë tre akuza të reja penale. Prokurorët federalë në Florida ia shtuan akuzat e reja 37 akuzave të mëparshme të ngritura për marrjen e paligjshme të dokumentave në përfundim të mandatit të tij presidencial dhe për mbajtjen e dokumentave pasi iu kërkua në mënyrë të përsëritur që t’i kthente.

Zoti Trump akuzohet se ai dhe ndihmësat e tij i kërkuan një punonjësi në Mar-a-Lago që të fshinte filmimet e kamerave në pronën e tij, në përpjekje për të penguar hetimin për dokumentat e klasifikuara.

Ish-presidenti akuzohet edhe për mbajtjen e qëllimshme të informacionit për mbrojtjen kombëtare. Ai akuzohet se ua tregoi planet operacionale për një sulm ndaj Iranit një autori, një botuesi dhe dy punonjësve në klubin e tij në Bedminster, Nju Xhersi, në korrik 2021.

Një analiste për çështjet e sigurisë dhe diplomacisë thotë se ekzistenca e këtyre planeve nuk do të thotë se Shtetet e Bashkuara po planifikonin ta sulmonin Iranin, por se Pentagoni përgatit plane për rastin më të keq të mundshëm. Ajo thotë se veprimi për të cilin akuzohet ish-Presidenti Trump, pra ndarja me të tjerë e informacionit të këtij dokumenti të klasifikuar, është e paprecedentë në historinë amerikane.

“Është detyra e ushtrisë që të shpresojë për më të mirën dhe të planifikojë për më të keqen. Kështu që ekzistojnë shumë plane lufte. Por qartësisht ato që kanë të bëjnë me Iranin janë jashtëzakonisht serioze për shkak të historikut të Iranit me prodhimin e armëve bërthamore”, tha zonja Shea.

Ish-Presidenti Trump i ka hedhur poshtë në mënyrë të përsëritur hetimet e shumta federale që po bëhen ndaj tij, duke thënë se ato janë të motivuara politikisht, për shkak se ai është kandidati kryesor në garën për të fituar emërimin e Partisë Republikane për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

“Nuk e kisha menduar kurrë se diçka e tillë mund të ndodhte në Amerikë; kurrë nuk mendova se mund të ndodhte. I vetmi krim që kam bërë është se kam mbrojtur i patrembur vendin tonë nga ata që duan ta shkatërrojnë. Që nga fillimi, demokratët përgjuan fushatën time. A e mbani mend? Ata më sulmuan me një valë hetimesh të manipuluara”, tha ai.

Ish-presidenti ka thënë gjithashtu se akuzat mund të provokojnë dhunë dhe mund ta përçajnë vendin thellë. Zoti Trump dhe aleatët e tij mund të përballen me akuza penale edhe muajin e ardhshëm në Xhorxhia, për përpjekjet për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020, kur ai humbi përballë demokratit Joe Biden.

Ish-Presidenti Trump vazhdon të jetë nën hetim federal edhe në Uashington për përpjekjet e tij të gjera për të ndalur transferimin paqësor të pushtetit pas humbjes së tij në zgjedhje, ndër të tjera edhe për rolin e tij në sulmin e 6 janarit 2021 ndaj Kapitolit nga një turmë mbështetësish të tij, sulm që u pasua nga shtatë persona të vdekur.

Bideni pranon për herë të parë mbesën, lindi nga lidhja e Hunterit me striptisten

Presidenti amerikan, Joe Biden ka pranuar për herë të parë publikisht mbesën e tij.

Vajza 4-vjeçare, Navy ka lindur nga një marrëdhënie e djalit të presidentit, Hunter Biden me një striptiste.

“Jill dhe unë duam vetëm atë që është më e mira për nipërit dhe mbesat tona, përfshirë Navy-n,” tha presidenti Biden të premten.

Presidenti ishte kritikuar si nga republikanët, ashtu edhe nga demokratët, për vendimin e tij të mëparshëm për të mos e njohur mbesën.

Në një deklaratë për revistën ‘People’, Biden tha se pranimi i mbesës nuk është çështje politike, por çështje familjare. Ai shtoi se djali i tij po punon me nënën e vogëlushes, Lunden Roberts, për të krijuar një marrëdhënie që është në interesin më të mirë të vajzës.

Atësia e vogëlushes u vërtetua përmes një testi ADN-je, pasi zonja Roberts ngriti një padi duke kërkuar mbështetje për fëmijën. Hunter Biden ka deklaruar se takimi i tij me zonjën Roberts ka ndodhur në kohën kur ishte i zhytur thellë në alkool dhe drogë.

“Nuk e mbaj mend takimin tonë. Kaq pak lidhje kisha me këdo. Isha një rrëmujë, por një rrëmujë për të cilën kam marrë përgjegjësi”.

Presidenti Biden është kritikuar për faktin se nuk e ka përmendur mbesën e tij, pavarësisht se përpiqet të krijojë imazhin publik si një njeri familjar.

SHBA: Riprodhohet Arka e Noes në Kentakin verior rural

Reportazh: Feja dhe ndikimi i saj në shoqërinë dhe politikën amerikane

 

VOAL- Papritur – në fshatin e qetë të Kentakit verior – një vizion merr formë në horizont. Një anije gjigante, e lufton me dru pishe dhe bredh. 155 metra e gjatë, 25 e gjerë, 15 e lartë. Një riprodhim i saktë i arkës së Noes, i rrëfyer në Zanafilla, i kompletuar me dinosaurët e përmbytur nga furia universale.

Udhëtimi rrugor nëpër rrugicat e krishterimit në botë mbaron tek tempulli i kreacionizmit amerikan. Një religjion në rënie – pesë vjet më parë 78 për qind e njerëzve ishin të tillë, sot 63 për qind, por që mund të vazhdojnë të kenë një ndikim të madh në shoqëri dhe një ndikim të fortë politik, falë mobilizimit të elektoratit ungjillor, ende vendimtar në disa shtete në jug të vendit. rsi-eb

SHBA, 283 kilometra katrorë sipërfaqe për prodhimin e energjisë së pastër

Sekretarja e Energjisë, Jennifer Granholm

VOA/Marrë nga Reuters

Departamenti amerikan i Energjisë njoftoi të premten se do të shfrytëzojë hapësirën që përdorte gjatë Luftës së Ftohtë për prova me bomba bërthamore, që të ndërtojë parkun më të madh në vend për prodhimin e energjisë elektrike të përftuar nga energjia diellore. Agjencia njoftoi se do të shfrytëzojë zona dhe toka të tjera në pronësi të saj për projekte të prodhimit të energjisë së pastër.

Departamenti i Energjisë tha se për projektet në fjalë do të shfrytëzohen rreth 283 kilometra katrorë sipërfaqe toke në pesë shtete amerikane, një pjesë e madhe e së cilës është shfrytëzuar për qëllime të sigurisë kombëtare. Projektet përfshijnë prodhimin e energjisë elektrike nga burime bërthamore, nga dielli dhe era.

“Aktualisht, zonat e përcaktuara janë të sigurta dhe gati për zhvillimin e projekteve”, tha Sekretarja e Energjisë, Jennifer Granholm, gjatë një takimi në selinë e agjencisë në kryeqytetin amerikan.

Sekretarja Granholm prezantoi planin “Cleanup to Clean Energy” në përpjekjet për të kontibuar në arritjen e synimeve të Presidentit Joe Biden për energji elektrike të pastër.

Qeveria amerikane synon që pas vitit 2035 rrjeti elektrik të funksionojë me energji të pastër. Zyrtarët thanë se shumë nga zonat në fjalë tashmë kanë klientë për energjinë dhe forcë punëtore.

Në takim merrnin pjesë kompani të prodhimit të energjisë së rinovueshme, energjisë bërthamore si edhe pjesmarrës me përvojë në zbatimin e projekteve për energjinë e pastër elektrike, që prodhojnë të paktën 200 megavat.

Rreth viteve 1940, qeveria amerikane ndërtoi komplekse për prodhimin e plutoniumit dhe uraniumit për bomba bërthamore në bazë të Projektit Mabhattan.

Qeveria amerikane ka shpenzuar miliarda dollarë për pastrimin e zonave ku janë kryer prova dhe ndërtuar komponentë për bombat bërthamore.

Trumpi akuzohet se i kërkoi stafit të fshinte videot e sigurisë në çështjen e dokumenteve të klasifikuara në Florida

VOA/Marrë nga Reuters

Donald Trumpi urdhëroi punonjësit në vendpushimin e tij në Florida të fshinin videot e sigurisë ndërsa ai ishte nën hetim për mbajtjen e dokumenteve të klasifikuara, thanë prokurorët amerikanë të enjten ndërsa zgjeruan çështjen kundër ish-presidentin dhe akuzuan një anëtar të dytë të personelit të tij
se ndihmoi për të fshehur dokumentat.

Prokurori i Posaçëm Jack Smith ka paraqitur tri akuza të reja kundër ish presidentit Trump, duke e çuar në 40 numrin e akuzave. Punonjësi i mirëmbajtjes në resortin Mar-a-Lago të Trump, Carlos De Oliveira, u akuzua për komplot për të penguar drejtësinë, duke ndihmuar zotin Trump të fshinte dokumentat.

Zoti De Oliveira, 56 vjeç, i tha një punonjësi tjetër në vendpushimin ku jeton zoti Trump se “shefi” donte videot e sigurisë të pronës në Florida të fshiheshin pasi Departamenti i Drejtësisë e thirri atë për hetim.

Prokurorët gjithashtu akuzuan zotin De Oliveira se ka gënjyer FBI-në gjatë një interviste, duke pretenduar se nuk ishte i përfshirë në lëvizjen e kutive të dokumenteve të klasifikuara në Mar-a-Lago.

“Nuk kam parë asgjë,” u tha De Oliveira agjentëve, sipas aktakuzës.

Avokati i zotit De Oliveira nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment.

Akuzat u bënë publike disa orë pasi Trump tha se avokatët e tij u takuan me zyrtarët e Departamentit të Drejtësisë që po hetojnë përpjekjet e tij për të përmbysur humbjen në zgjedhjet e vitit 2020 ndaj demokratit Joe Biden.

“Kjo nuk është gjë tjetër veçse një përpjekje e dëshpëruar dhe e vazhdueshme nga familja Biden dhe Departamenti i Drejtësisë”, thuhet në një deklaratë të fushatës së zotit Trump.

Donald Trumpi është ish-presidenti i parë amerikan që përballet me akuza kriminale dhe tashmë është paditur dy herë këtë vit, një herë në Nju Jork mbi pagesat për një yll pornografie dhe një herë tjetër mbi dokumentat e klasifikuara.

Akuzat nuk e kanë dëmtuar pozitën e zotit Trump si kandidati kryesor në garën republikane për të sfiduar Presidentin Biden në zgjedhjet e vitit 2024.

O’Brien: Pasojat e luftës ndjehen për dekada, por SHBA do të mbështesë rimëkëmbjen e vendeve nga Ukraina në Ballkanin Perëndimor

VOA/Keida Kostreci

James O’Brien, diplomati me përvojë që është emëruar për postin e Ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë paralajmëroi të mërkurën se pasojat e vuajtjeve që po shkakton Rusia në Ukrainë do të ndjehen për breza me radhë, por siguroi se SHBA dhe Perëndimi kanë modele që mund të ndjekin për rimëkëmbjen e saj.

“Po flasim për dhimbjen njerëzore që do të vazhdojë për dekada. Ajo që ka shkaktuar Rusia në Ukrainë do të mbetet me ne për breza të tërë. E njëjta gjë vlen për njerëzit që u kanë mbijetuar pasojave të konflikteve nga Ballkani Perëndimor në vitet 1990, ku unë i shërbeva vendit me krenari, e deri në Kaukazet jugore”, tha zoti O’Brien.

Zoti O’Brian po fliste në një seancë me pyetje-përgjigje të Komisionit të Senatit të Marrëdhënieve me Jashtë i cili do të vendosë për marrjen e detyrës nga ana e tij, para se të votojë i gjithë Senati.

Zoti O’Brien, i cili ka qenë i dërguar presidencial për Ballkanin në vitet ’90 gjatë konflikteve në rajon, përmendi koston njerëzore në luftra si ajo që filloi Rusia ndaj Ukrainës, por shtoi se ka mënyra se si mund të realizohet rimëkëmbja.

“Ne kemi modele se si mund të integrojmë ekonomi si ajo e Ukrainës në ekonomi më të pasura dhe të mbështesim njerëzit e atij rajoni. E njëjta gjë është e mundur për njerëzit e Kaukazeve Jugore përreth Detit të Zi e deri në Ballkanin Perëndimor, nëse veprojmë siç duhet në një ose dy vitet e ardhshme”, tha ai para Komisionit.

Zoti O’Brien premtoi se nëse miratohet emërimi i tij, ai do të punojë për të nxitur sigurinë, mirëqenien dhe vlerat amerikane në Evropë dhe Euro-Azi “duke punuar me partnerët tanë” në të gjithë rajonin. Ai premtoi gjithashtu koordinim dhe bashkëpunim me të dyja palët në Kongres.

Mes pyetjeve të tjera, Senatori demokrat Bob Menendez ngriti çështjen e kontrollit të policisë së Shqipërisë në kampin Ashraf 3 në Manzë ku strehohen anëtarët e organizatës Muxhahedinët e popullit Iranian, (MEK).

Zoti Menendez përmendi vdekjen e njërit prej anëtarëve të kampit megjithëse pranoi që ka variante të ndryshme për rrjedhën e ngjarjeve dhe vlerësoi Shqipërinë që i ka strehuar ata, por …

“Ne kemi nevojë për një garanci të vazhdueshme të sigurisë”, tha ai, duke e pyetur zotin O’Brien nëse mund të angazhohet për të mbrojtur të drejtat dhe liritë themelore të banorëve të kampit.

“Unë bashkohem me ju në vlerësimin e Shqipërisë, e cila është bërë një vend shumë i rëndësishëm strehimi për një numër njerëzish që kërkojnë azil. Do ta shqyrtoj këtë incident”, tha zoti O’Brien.

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të organizuar dhe Korrupsionit në Shqipëri tha se arsyeja e kontrollit ishin dyshimet se organizata ka përdorur territorin shqiptar për të kryer sulme kibernetike ndaj Republikës Islamike të Iranit, ndërsa ambasadorja amerikane Yuri Kim mbështeti veprimet e autoriteteve vendase duke deklaruar “se mysafirët e një vendi duhet të respektojnë rregullat e përcaktuara”.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të Senatores Jeanne Shaheen për situatën në Bosnje, zoti O’Brien tha se Shtetet e Bashkuara ia kanë bërë të qartë udhëheqësit të serbëve të Bosnjes, Milorak Dodik se qëndrimet e tij kundër stabilitetit, janë të papranueshme dhe se do të ketë pasoja nëse nuk tërhiqet prej tyre.

Nëse konfirmohet, zoti O’Brien do të zëvendësojë ish-ndihmës Sekretaren e Shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë, Karen Donfried e cila dha dorëheqjen nga detyra në mars. Presidenti Joe Biden e emëroi zotin O’Brien në maj për postin më të lartë diplomatik për Evropën në një kohë kritike kur Rusia vazhdon luftën ndaj Ukrainës në konfliktin më të madh në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Portofoli i ndihmës Sekretarit të Shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë mbulon 50 vende që nga Britania deri në Azerbajxhan, përfshirë Ballkanin Perëndimor.

Në një ndryshim tjetër mes diplomatëve të lartë të Departamentit të Shtetit, Këshilltari i lartë Derek Chollet po largohet, pasi është emëruar për postin e Nënsekretarit të Mbrojtjes për Politikat.

Ai pati mes të tjerash një angazhim të spikatur në përpjekjet diplomatike lidhur me tensionet mes Kosovës dhe Serbisë.

Pas emërimit nga Presidenti Biden, ai duhet të marrë konfirmimin nga Senati, që të marrë detyrën e re.

Shtypi amerikan: Gjykatësja refuzon marrëveshjen mes Hunter Bidenit dhe Departamentit të Drejtësisë

VOA/Marrë nga Reuters

Shtypi amerikan njofton se gjykatësja e shtetit të Delauerit, Maryllen Noreika, nuk e ka pranuar marrëveshjen mes Hunter Biden-it, djalit të Presidentit Joe Biden dhe Departamentit të Drejtësisë, në bazë të së cilës ai do të pranonte fajësinë për akuzat për mospagim taksash dhe mbajtje të paligjshme të një arme zjarri, në shkëmbim të shmangies së dënimit me burg.

Hunter Biden akuzohet se në vitet 2017 dhe 2018 nuk ka paguar rreth 100 mijë dollarë taksa, për të ardhurat e tij prej më shumë se 1.5 milionë dollarësh.

Po ashtu, ai akuzohet se në tetor 2018, mbajti për 11 ditë një pistoletë pavarësisht se e dinte se ishte përdorues droge. Ai ka pranuar varësinë nga droga pas vdekjes së vëllait të tij.

Republikanët ka vite që e kritikojnë Hunter Bidenin se ka shfrytëzuar lidhjet e të atit për përfitime personale nga bizneset në Kinë dhe Ukrainë, megjithëse hetimet e kryera nga prokurori i shtetit Delauer, David Weiss, i emëruar nga ish presidenti Trump, nuk kanë nxjerrë prova në këtë drejtim.

Republikanët po ashtu e kishin kritikuar marrëveshjen e Departamentit të Drejtësisë me zotin Biden duke thënë se ky departament se po mbante një qëndrim të dyfishtë; duke vazhduar hetimet për ish presidentin Donald Trump dhe arritur marrëveshje me djalin e presidentit.

Chollet nominohet për postin e nënsekretarit të Mbrojtjes në SHBA

Këshilltari i lartë në Departamentin amerikan të Shtetit, Derek Chollet, është nominuar për postin e nënsekretarit të Mbrojtjes për Politikë në SHBA.

Chollet – i cili ka qenë i përfshirë në disa çështje të Ballkanit Perëndimor si në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë – u urua për këtë nominim nga sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken.

“Urime shokut tim për nominimin e tij për të shërbyer si nënsekretar i Departamentit të Mbrojtjes për Politikë. Me konfirmonim e tij, humbja jonë do të jetë fitorja e Departamentit të Mbrojtjes dhe vendi ynë do të vazhdojë të përfitojë nga shërbimi i tij i përkushtuar”, shkroi Blinken.

Chollet u shpreh falënderues ndaj Blinkenit dhe ndaj mundësisë “për t’u kthyer në Departamentin e Mbrojtjes dhe të punoj me sekretarin e Mbrojtjes për sigurinë e kombit tonë”.

Chollet – nominimin e të cilit duhet ta konfirmojë edhe Seneti amerikan – ka qenë i përfshirë në dialogun mes Kosovën dhe Serbisë për normalizim të marrëdhënieve. Në janar, ai kishte qëndruar në Prishtinë dhe Beograd si pjesë e një turneu rajonal.

Në një intervistë të dhënë për Radion Evropa e Lirë gjatë kësaj vizite, ai kishte thënë se marrëveshja finale mes Kosovës dhe Serbisë do të kërkonte “zgjedhje të vështira” dhe “kurajë politike”.

“Të dyja qeveritë duhet të jenë në gjendje të tregojnë gatishmëri për kompromis. Ne mendojmë se këto kompromise janë të mundshme. Ne po përpiqemi të gjejmë zgjidhje kreative, për t’i ndihmuar ata që t’i bëjnë ato kompromise”, kishte thënë Chollet.

Postin për të cilin është dominuar Chollet e kishte mbajtur Colin Kahl që nga prilli i vitit 2021. Ai e kishte konfirmuar largimin e tij në maj të këtij viti, pasi kishte drejtuar përgjigjen e administratës së presidentit Joe Biden ndaj pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

A do nisin republikanët procedurat për shkarkimin e presidentit? Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve nuk e përjashton

VOA/Marrë nga Associated Press

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Kevin McCarthy thotë se republikanët po shqyrtojnë mundësinë për nisjen e një hetimi që do të çonte në ngritjen e akuzave për shkarkimin e Presidentit Joe Biden lidhur me pretendimet e paprovuara, për shkelje ligjore lidhur me financat. Komentet e tij vijnë ndërsa zoti McCarthy përballet me një trysni të madhe brenda të republikanëve për të dëshmuar mbështetje për Donald Trump-in, përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024.

Gjatë një interviste të hënën për rrjetin televiziv ‘Fox News’, zoti McCarthy tha se pikëpyetjet e ngritura nga republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve në lidhje me financat e familjes Biden, duhet të hetohen. Po ai pranoi se deri tani, hetimet e kryera nga komisionet e kësaj Dhome, nuk kanë dëshmuar se ka patur ndonjë shkelje. Megjithatë zoti mCCarthy shtoi se një hetim i lidhur me procedurat për shkarkimin e presidentit, “do t’i jepte Kongresit fuqi më të madhe për të siguruar pjesën tjetër të informacionit të nevojshëm”.

Përpara se Dhoma e Përfaqësuesve të votojë për ngritjen e akuzave që synojnë shkarkimin e Presidentit, procesi paraprihet nga një hetim. Kohëzgjatja e tij është në dorë të Dhomës së Përfaqësuesve, çka mund të shtrihet potencialisht gjatë gjithë sezonit të fushatës.

Në komentet e tij të shkurtra për rrjetin televiziv ‘Fox News’, zoti McCarthy tha se Dhomës së Përfaqësuesve i nevojitet informacion rreth asaj që po ndodh me financat e familjes Biden.

Ne do ta ndjekim këtë çështje deri në fund”, tha ai.

Zoti McCarthy nuk ka ofruar mbështetjen e tij për asnjë kandidat republikan që garon për president, as edhe për zotin Trump, i cili dominon mes kandidave të tjerë në garën brenda partisë.

Javën e kaluar, zoti McCarthy hodhi poshtë një njoftim sipas të cilit, ai po shqyrtonte mundësinë për të fshirë të dhënat lidhur me dy procese të iniciuara në Kongres për shkarkimin e Presidentit Dondal Trump kur ai ishte në pushtet, si një mënyrë tjetër për të treguar mbështetjen ndaj tij.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Ian Sams, tha se republikanët kanë treguar se janë të gatshëm t’i vihen pas presidentit, pavarësisht nga e vërteta.

Në vend që të përqendrohen tek çështjet reale që amerikanët duan që ne të trajtojmë, si vazhdimi i uljes së inflacionit ose krijimi i vendeve të punës, republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve i japin përparësi këtyre gjërave”, shkruante zoti Sams në rrjetin Twitter.

Republikanët e Kongresit i kanë shtuar hetimet ndaj djalit të Presidentit Biden, Hunter Biden. Ata po gërmojnë në financat e familjes, veçanërisht në pagesat që zoti Hunter Biden ka marrë nga ‘Burisma’, një kompani ukrainase energjie, emri i së cilës doli gjatë procesit të parë për shkarkimin e Presidentit Trump.

Zoti Hunter Biden ka arritur një marrëveshje me prokurorët për t’u deklaruar fajtor lidhur me akuzat për mospagim të tatimeve mbi të ardhurat për disa vite. Ai pritet të dalë këtë javë përpara gjykatës.

Por republikanët vazhdojnë të hetojnë rreth një teorie të hedhur nga një informator i FBI-së, lidhur me Burisma-n, pavarësisht se ajo është hedhur poshtë si e pavërtetë. Informatori i paidentifikuar ka pohuar se në vitin 2015 dhe 2016, zyrtarët e kompanisë ‘Burisma’, i ofruan zotit Biden dhe djalit të tij Hunter, nga 5 milionë dollarë secilit, në këmbim të ndihmës së tyre, për të shkarkuar një prokuror ukrainas, i cili supozohej se po hetonte kompaninë.

Në vitin 2020 Departamenti i Drejtësisë që drejtohej nga Prokurori i Përgjithshëm i emëruar nga zoti Trump, William Barr, nisi një shqyrtim të këtyre pretendimeve. Hetimi u mbyll tetë muaj më vonë, për shkak të provave të pamjaftueshme për shkelje ligjore.

Megjithatë, javën e kaluar Senatori republikan Chuck Grassley, publikoi një dokument të FBI-së, të ashtuquajturin ‘FD-1023’, me pretendime të paverifikuara të informatorit të FBI-së, duke ofruar një vështrim të plotë publik mbi akuzat.

Zoti Grassley dhe Kryetari i komisionit të Mbikëqyrjes së Dhomës së Përfaqësuesve James Comer, kërkuan hetim të mëtejshëm mbi çështjen. Zoti Comer thirri zyrtarisht për të dëshmuar zyrtarë të FBI-së lidhur me dokumentin. Demokratët e komisionit Mbikëqyrës i hodhën poshtë si të pavërteta akuzat.

Ata vunë theksin tek të tjera dokumente, përfshirë dhe deklaratat e Lev Parnas-it, një ish-bashkëpunëtor i avokatit të zotit Trump, Rudy Giuliani, i cili pretendonte se kishte informacion të dorës së parë, për disa nga bisedat që ishin zhvilluar, e që rrëzonin pretendimet e informatorit. Zoti Parnas ka thënë gjithashtu se një nga zyrtarët e Burisma-s i kishte thënë atij, se pretendimet nuk ishin të vërteta.

Sipas demokratëve nuk ishte vetëm zoti Biden ai që po kërkonte shkarkimin e prokurorit ukrainas Viktor Shokin, por edhe aleatët e tjerë perëndimorë kishin ngritur gjithashtu shqetësime, se zoti Shokin po dështonte të hetonte korrupsionin në Ukrainë.

Kryetari i Komitetit Kombëtar Demokrat Jaime Harrison, tha në një deklaratë se zoti McCarthy “po sigurohet që shumica e Dhomës së Përfaqësuesve të fuksionojë pak më shumë se një krah” i fushatës së zotit Trump për zgjedhjet e vitit 2024.

Është e qartë se Donald Trump-i është kryetari i vërtetë i Dhomës”, tha zoti Harrison. “Kjo është një tjetër manovër politikr që ka për qëllim ta ndihmojë atë”, shtoi ai.

Në procedurën e parë për shkarkimin e zotit Trump, Dhoma e Përfaqësuesve e akuzoi ish-presidentin se ushtroi trysni ndaj Ukrainës, për të gjetur informacione dëmtuese mbi familjen Biden, duke e kërcënuar se do t’i ndalonte ndihmën ushtarake. I gjithë procesi zgjati disa muaj në vitin 2019. Më vonë Senati e liroi zotin Trump nga akuzat, duke e shpallur atë të pafajshëm.

Akuzat e dyta në Dhomën e Përfaqësuesve ndaj zotit Trump u ngritën pas sulmit të dhunshëm të 6 janarit 2021 ndaj Kapitolit, procesi në këtë rast zgjati më pak dhe përfundoi gjithashtu me shpalljen e zotit Trump të pafajshëm nga Senati.

Ron DeSantis përfshihet në aksident me makinë

VOA

Guvernatori i Floridës Ron DeSantis, i cili kandidon për të marrë emërimin zyrtar të Partisë Republikane për zgjedhjet e vitit 2024, u përfshi në një aksident me makinë në shtetin Tenesi të martën. Zëdhënësi i tij tha se zoti DeSantis nuk ka pësuar lëndime.

“Këtë mëngjes, guvernatori u përfshi në një aksident me makinë ndërsa po udhëtonte për të marrë pjesë në një aktivitet në Chattanooga të shtetit Tenesi”, tha zëdhënësi i tij Bryan Griffin, në një deklaratë. “Ai dhe ekipi i tij nuk janë lënduar”, shtoi ai.

Zyrtarë të të fushatës nuk dhanë informacione shtesë.

Zoti DeSantis, 44 vjeç, konsiderohet si rivali kryesor i ish-Presidentit Donald Trump në garën mes republikanëve për zgjedhjet e vitit 2024.

Ekspertja Amerikane Sigurisë Ivana Stradner: Tre dekada më vonë, njerëzit e Millosheviçit ende në pushtet, duke përfshirë mentorin e tij Aleksander Vuçiq

Ekspertja Amerikane e Sigurisë Ivana Stdradner që kontribuon në Fondacionin në Mbrojtje të Demokracisë – The Foundation for Defense of Democracies (FDD) is a Washington, DC – ka reaguar sot në Twitteer:

“Në korrik të vitit 1997 Sllobodan Millosheviq u bë President i Republikës Federale të Jugosllavisë dhe në këtë ditë ai bëri betimin.

Sot është një ditë e zezë për Serbinë.

Tre dekada më vonë, njerëzit e Millosheviçit janë ende në pushtet, duke përfshirë mentorin e tij Aleksander Vuçiq.”

Nënpresidentja Harris fjalim të ashpër mbi udhëzimet e reja rreth skllavërisë në Florida

VOA/Marrë nga Reuters

Nënpresidentja amerikane Kamala Harris kritikoi të premten ata që i quajti “ekstremistë” të Floridës, për futjen në sistemin arsimor para universitar, të udhëzimeve që u mësojnë mësojnë “historinë e shtrembëruar” lidhur me skllavërinë në Shtetet e Bashkuara.

Bordi i arsimit i shtetit të Floridës miratoi udhëzime të reja këtë javë me “sqarime standarde”, duke përfshirë një për nxënësit e shkollave të mesme ku thuhet se “në udhëzime shpjegohet mënyra se si skllevërit zhvillonin aftësi të cilat, në disa raste, mund të zbatoheshin për përfitimet e tyre personale”.

Zonja Harris, gruaja e parë afrikano-amerikane dhe aziatiko-amerikane në postin e nënpresidentes, i bëri komentet në Florida, një shtet i rëndësishëm politik, guvernatori i të cilit, Ron DeSantis, po kandidon për të marrë emërimin e partisë republikane për të kandiduar për president. Ajo mbajti një fjalim të ashpër duke dënuar udhëzimet e reja të këtij shteti.

“Çdo i rritur e di se çfarë ishte realisht skllavëria. Gjatë skllavërisë përdhunoheshin gra, torturoheshin e ndaheshin fëmijë nga nënat e tyre. Skllavëria përfshinte disa nga shembujt më të rëndë të shkeljes së lirive nga njerëzimi në botën tonë”, tha ajo.

“Si është e mundur që dikush mund të sugjerojë se mes këtyre mizorive, e nënshtrimi të këtij niveli të trajtimit çnjerëzor kishte dhe ndonjë përfitim?!”, tha zonja Harris.

Bordi i Arsimit miratoi të mërkurën udhëzimet e reja për sistemin arsimor deri në shkollë të mesme. Komisioneri i Arsimit në Florida, Manny Diaz Jr., tha gjatë takimit të bordit në Orlando se udhëzimet prekin “temat më të vështira” të skllavërisë dhe dhunës raciste, sipas moshës.

William Allen dhe Frances Presley Rice, të dy anëtarë të grupit të punës që hartoi udhëzimet e reja, thanë në një deklaratë të enjten se gjuha e re në lidhje me skllevërit që mësojnë aftësi të specializuara kishte për qëllim të tregonte se ata nuk ishin thjesht viktima.

Nënpresidentja Harris e cilësoi propagandë të rreme informacionin që përmbanin udhëzimet.

“Ne i mësojmë fëmijët tanë, jo vetëm të thonë të vërtetën, por të kërkojnë njohuri dhe të vërtetën”, tha zonja Harris.

Miratimi i udhëzimeve pason lëvizjet e guvernatorit DeSantis për të luftuar, siç thotë ai, “indoktrinimin” e fëmijëve dhe nxënësve me ideologji të majta.

Inteligjenca artificiale, Bideni shikon nga e ardhmja

Presidenti amerikan, me Kongresin, u drejtohet gjigantëve të sektorit për të përmirësuar rregullat dhe sigurinë

 

VOAL- Joe Biden mbledh angazhimin e shtatë emrave të mëdhenj për sigurinë e inteligjencës artificiale. Me synimin për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, në të cilat teknologjitë e reja mund të kenë një ndikim të fortë nëse nuk menaxhohen, Shtëpia e Bardhë u drejtohet gjigantëve të sektorit dhe kërkon më shumë pushtet dhe rregulla nga Kongresi për të ndihmuar Amerikën të hapë rrugën për “risi të përgjegjshme”.

Shtatë kompanitë që janë zotuar vullnetarisht për të zbutur rreziqet e inteligjencës artificiale – Amazon, Anthropic, Google, Inflection, Meta, Microsoft dhe OpenAI, organizata jofitimprurëse në pronësi të ChatGpt – zotohen të lejojnë ekspertë të pavarur të sigurisë të testojnë sistemet e tyre përpara nisjes publike dhe të ndajnë të dhënat e sigurisë me qeveritë dhe akademikët. Por gjithashtu për të zhvilluar sisteme të alarmit publik të aftë për të sinjalizuar kur imazhet, videot ose tekstet janë krijuar nga inteligjenca artificiale.

“Ne jemi të kënaqur t’i bëjmë këto angazhime vullnetare së bashku me të tjerët në industri. Ato janë një hap i parë i rëndësishëm në sigurimin e aksioneve të përgjegjshme që mund të jenë një model edhe për qeveritë e tjera për t’u ndjekur”, tha presidenti i Metës për çështjet globale, Nick Clegg. Angazhimet vullnetare të mbledhura nga Shtëpia e Bardhë janë një sukses i parë i rëndësishëm për Biden, i cili, sipas thashethemeve, është shumë i interesuar për inteligjencën artificiale dhe implikimet e saj për sigurinë kombëtare, ekonominë, zgjedhjet dhe fushatën elektorale.

Duke mësuar nga gabimet e së kaluarës kur qeveritë nënvlerësuan mediat sociale, administrata synon të lëvizë shpejt në mënyrë që të mos e gjejë veten duke ndjekur teknologjinë e re. “Kompanitë që po e zhvillojnë kanë përgjegjësinë të sigurojnë që produktet e tyre të jenë të sigurta dhe që inovacioni të mos bëhet në kurriz të të drejtave dhe sigurisë së amerikanëve”, shpjegoi Shtëpia e Bardhë duke përshëndetur angazhimin e gjigantëve të sektorit për të bashkëpunuar.rsi-eb

Bideni bëri histori, zgjedh një admirale në krye të marinës amerikane

Presidenti amerikan, Joe Biden ka zgjedhur një admirale grua për të udhëhequr marinën amerikane – hera e parë që një grua emërohet për të drejtuar një degë të shërbimit ushtarak të Pentagonit. Lisa Franchetti ka qenë në krye të Flotës së 6-të të SHBA-së dhe forcave detare të SHBA-së në Korenë e Jugut, dhe gjithashtu ka shërbyer si komandante e aeroplanmbajtësve.

Por senati amerikan duhet të miratojë emërimin, raporton BBC. Një ligjvënës aktualisht po bllokon Senatin pasi po proteston ndaj politikës së abortit ushtarak. Nëse konfirmohet si Shefe e Operacioneve Detare, ajo do të jetë gruaja e parë që do të bëhet anëtare e grupit elitar të oficerëve të lartë ushtarakë që përbëjnë Shefat e Shtabit të Përbashkët. Si veterane 38-vjeçare, ajo ishte vetëm gruaja e dytë që arriti gradën e admiralit me katër yje. Sipas raportimeve në mediat amerikane, Adm Franchetti nuk ishte zgjedhja e parë e Sekretarit të Mbrojtjes të SHBA-së Lloyd Austin, i cili në vend të kësaj rekomandoi të diplomuarin nga TOPGUN, Samuel Paparo si shefin e ardhshëm të Marinës. Biden promovoi gjithashtu admin Paparo, duke e emëruar atë për t’u bërë komandant i forcave ushtarake amerikane në Paqësor. Roja Bregdetare e SHBA-së aktualisht drejtohet nga një grua – Admiralja Linda Fagan – por ajo degë ushtarake është nën Departamentin e Sigurisë Kombëtare dhe jo nën Departamentin e Mbrojtjes.

Adm Franchetti do të marrë postin në vjeshtë, kur të përfundojë mandati katërvjeçar i shefit aktual. Por, ajo nuk do të jetë e plotfuqishme, pasi nuk ka gjasa që të votohet shumë shpejt nga senati amerikan. Senatori republikan i Alabamës, Tommy Tuberville, aktualisht po bllokon senatin nga konfirmimi i më shumë se 270 nismave ushtarake shkaku politikës së Pentagonit që të paguajë shpenzimet e udhëtimit për ushtarakët që duan të abortojnë jashtë shtetit amerikan. Në deklaratën e tij, Biden kritikoi senatorin, duke thënë se “ajo që po bën senatori Tuberville nuk është vetëm e gabuar, por është e rrezikshme”.bw

Why is the Biden administration protecting Europe’s only narco-state? By John Schindler

U.S. President Joe Biden, center, speaks with Albania’s Prime Minister Edi Rama during a round table meeting at a NATO summit in Madrid, Spain on Wednesday, June 29, 2022. North Atlantic Treaty Organization heads of state and government will meet for a NATO summit in Madrid from Tuesday through Thursday. (AP Photo/Susan Walsh, Pool)

Imagine your country, supposedly a democracy, is run by corrupt Socialists as a one-party state. They stay in power by suppressing the media, stuffing ballot boxes, and outlawing the opposition. Their crime-ridden edifice is fueled by mafia money since a decade of Socialist rule has made your country a full-fledged narco-state. Meanwhile, the global Soros network shields you from international scrutiny.

This sounds like any conservative’s definition of hell, a bad movie. Except it’s Albania’s reality. That American ally and NATO member since 2013 has been converted into Europe’s sole narco-state, a major player in the global illegal drug trade, with the bizarre support of the Biden administration.

 

This May brought local elections in Albania. These delivered big wins for the Socialists by implausible vote margins. Indeed, the results were so fishy that even Balkan-watching nongovernmental organizations, which tend to be left-wing, deemed them suspicious . Prime Minister Edi Rama and his ruling party have done a thorough job of staying in power by any means.

Rama’s international friends are on call to assist.

Albania’s leader celebrated July 4, America’s Independence Day (and Rama’s birthday), with a visit by former President Bill Clinton, who came accompanied by Alex Soros, who recently took over the global operations of his famous father’s network. The younger Soros, who visits out-of-the-way Tirana with surprising regularity, enjoys close rapport with Rama, whom he has repeatedly hailed as “my brother.” It seems worthwhile to ask why Soros has such a strong interest in a small Balkan country that is hardly an important player on the world scene, at least outside the illegal narcotics trade.

Rama continues to have the support of the Biden administration, which may be linked with that robust Soros backing. The embarrassing case of the former FBI senior official Charles McGonigal, who was indicted by the Feds earlier this year, including alleged shady dealings in Albania in tandem with Rama, appeared ready to expose some of the sordid backroom deals between Tirana and Washington. However, after a big media splash in the late winter, the McGonigal case has faded from view.

Beltway insiders assess that the Justice Department is in no rush to bring McGonigal to trial since that courtroom would hear explosive revelations of FBI corruption which may extend beyond McGonigal himself. Knowing this, the disgraced G-Man and his lawyers seem to be in no hurry to reach a plea deal. Both sides appear to be running the clock.

Moreover, intelligence community insiders tell me the Biden administration doesn’t want more bad news regarding its Albanian friends. On multiple occasions, U.S. intelligence has produced detailed classified information regarding Albania-based narco-trafficking all over the world, from South America to West Africa, plus across Europe. If you buy illegal narcotics in most of Europe, it got to you via Albanian mafia hands.

Yet, the Drug Enforcement Administration shows no interest in going after “big fish” when it comes to Albania’s cash-flush narco-empire. U.S.-backed arrests, when they happen at all, involve small players only. The DEA’s lethargy is mystifying to intelligence community veterans since our spy agencies possess no shortage of intelligence regarding Albania’s leading role in the illegal drug trade, stretching all the way to the top in Tirana.

Will things change?

Well, some senior officials in Washington have grown weary of Rama’s corrupt, anti-democratic habits. This seems to be happening in slow motion, discreetly, behind closed doors. Still, intelligence insiders tell me that the FBI has informed Rama that the criminal escapades he performed with McGonigal’s help are no longer acceptable to the United States. “Clean up or get out” was the reported FBI message to Tirana here.

What happens next is anybody’s guess. After a decade in power, it will be difficult for Rama to simply step aside. Moreover, as long as the Socialists keep rigging elections, nothing may change in Albania anyway. To boot, the support of the Soros family with its wealth has been pivotal to Socialist rule in Tirana.

Republicans in Congress should have questions about what’s really going on here and why the Biden White House keeps tolerating these rogue Balkan antics.

 

John R. Schindler served with the National Security Agency as a senior intelligence analyst and counterintelligence officer.

https://www.washingtonexaminer.com/restoring-america/fairness-justice/why-is-the-biden-administration-protecting-europes-only-narco-state?fbclid=IwAR3flMao5SvdDPhmYzb5ZiwqVUXqdlzrbMBltPnaw4o6Aw5Y1PnIt6BENZM

Përse Administrata Biden po mbron në Europë të vetmin narko-shtet ? Nga John Schindler, Washington Examiner

Kandidati demokrat Robert F. Kennedy Jr. mbrohet: Nuk jam antisemit as racist

VOAL- Kandidati demokrat për zgjedhjet presidenciale Robert F. Kennedy Jr. u dëgjua nga një komitet i Kongresit Amerikan pasi tabloidi New York Post publikoi një video ku deklaronte se Covid-19 “ishte krijuar për të sulmuar zezakët dhe të bardhët në vend të hebrenjve dhe kinezëve ashkenazi”.

Avokati mjedisor, i njohur për tezat e tij të konspiracionit dhe konspiracionit, u mbrojt duke thënë se nuk ishte as antisemit dhe as racist, duke bërë thirrje për lirinë e fjalës dhe duke akuzuar administratën e Biden dhe kundërshtarët e tij politikë se duan ta heshtnin.

Kenendy foli përpara një nënkomiteti të Dhomës së Përfaqësuesve të krijuar nga republikanët për të kryer një hetim të agjencive federale të zbatimit të ligjit dhe sigurisë kombëtare.

Qëllimi i nënkomitetit republikan ishte të demonstronte se Biden dhe pasuesit e tij priren të censurojnë ata që, edhe brenda partisë Demokratike, kanë opinione të ndryshme nga linja e partisë.

“Nëse Serbia refuzon zgjedhjet, do përballet me pasoja!” Escobar kërcënon Beogradin: Kemi marrë zotim prej tyre!

Duke folur për tensionet e fundit në veri të Kosovës, ai ka thënë se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara në shtensionim dhe se janë duke punuar për t’i çuar përpara shtetet e Ballkanit Perëndimor drejt integrimeve evropiane dhe transaltantike. Escobar ka thënë se shpreson në përparim të rëndësishëm këtë vit mes Kosovës dhe Serbisë. Ai është ndalur sidomos të Marrëveshja e Ohrit – e arritur mes Kosovës dhe Serbisë në mars të këtij viti – duke thënë se ajo ofron mundësi të jashtëzakonshme që dy vendet të krijojnë marrëdhënie paqësore me njëra-tjetrën.

“Marrëveshja i kërkon Serbisë që ta njohë sovranitetin e Kosovës dhe integritetin e saj territorial. T’ia njohë simbolet kombëtare, flamurin, dokumentet qeveritare, diplomat, targat e makinave dhe ia ndalon Serbisë që ta bllokojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. Kosovës i kërkohet që të zbatojë obligimin që e ka për formim të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ne besojmë që të dyja vendet duhet të angazhohen menjëherë në këto aspekte, pa parakushte. Duhet të nisin ta kryejnë pjesën e tyre”, ka thënë Escobar.

Tensionet në veri të Kosovës kanë qenë të larta që disa javë, sidomos në muajin qershor. Situata është përkeqësuar pasi serbët lokalë në komunat në veri të Kosovës – Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok – kanë kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë, me asistimin e Policisë së Kosovës, në ndërtesat komunale.

Krytarët i kanë fituar mandatet në zgjedhjet e mbajtura në prill të këtij viti, të cilat i kanë bojkotuar serbët. Mirëpo, më 11 korrik Bashkimi Evropian ka konfirmuar se Kosova ka pranuar të reduktojë praninë e policisë në dhe rreth ndërtesave komunale në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, dhe se Kosova do të mbështesë mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat veriore, si pjesë e veprimeve për të shtensionuar situatën. Qeveria e Kosovës ka thënë se të gjithë hapat do të “finalizohen brenda një periudhe dyjavore”.

Për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Escobar ka thënë se si Shqipëria, ashtu edhe Maqedonia e Veriut i kanë hapur negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, dhe se të dyja janë partnere solide në inkurajimin e normalizimit të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Për t’i çuar përpara aspiratat për anëtarësim në BE, Qeveria e Maqedonisë së Veriut është e përkushtuar për ndryshimet kushtetuese për ta njohur pakicën bullgare. Ne e mbështesim fuqishëm këtë hap të vështirë, por të nevojshëm, dhe jemi të angazhuar me Qeverinë e re të Bullgarisë, për t’u siguruar se ajo nuk do të ketë kërkesa të reja, sapo Maqedonia e Veriut t’i përmbushë kërkesat e marrëveshjes ekzistuese”.

Ai ka thënë se integrimet evropiane dhe transatlantike janë thelbësore për ta zvogëluar ndikimin e aktorëve të dëmshëm në këtë rajon, siç janë Rusia dhe Kina, por edhe të aktorëve lokalë të korruptuar, që synojnë ta destabilizojnë rajonin dhe t’i pengojnë integrimet, duke e zgjeruar ndikimin e tyre.

“Rusia mbetet ofrues ekskluziv i gazit natyror për disa vende të Ballkanit Perëndimor, një kërcënim serioz për sigurinë rajonale. Teksa e zhvillon luftën kundër Ukrainës, Kremlini përhap dezinformata – shpesh përmes mediave në gjuhën serbe – me qëllim të krijimit të ndasive dhe rritjes së tensioneve fetare dhe etnike.

Ai e ka përmendur edhe ndikimin që synon ta shtrijë Kina përmes investimeve.

“Ne ofrojmë alternativa për të ndërtuar qëndrueshmëri kundër këtyre ndikimeve”, ka thënë mes tjerash Escobar. “Qytetarët e Ballkanit Perëndimor dëshirojnë të ardhme më të mirë për fëmijët e tyre – të ardhme në të cilën qeveritë mbahen përgjegjëse, mbështetja për të drejta të njeriut është e madhe, dhe ku të gjithë përfitojnë nga siguria ekonomike.

Për Bosnje-Hercegovinën

Escobar ka thënë se presidenti i entitetit të Republikës Sërpska në Bosnje – Hercegovinë, Millorad Dodik, vazhdon të jetë i fokusuar në shpërbërjen e Marrëveshjes së Dejtonit dhe kushtetutës së shtetit. “Veprimet e vazhdueshme anti-demokratike të Dodikut kërcënojnë stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin e shtetit dhe gjithë rajonit”, ka thënë ai.

Escobar ka thënë se SHBA-ja do të vazhdojë t’i vëzhgojë këto veprime dhe të kërkojë llogaridhënie nga të gjithë ata që e dëmtojnë Marrëveshjen e Dejtonit apo që e kërcënojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnje-Hercegovinës. /REL/

SHBA duhet të qëndrojë me Kosovën – Nga Eliot L. Engel, ish-kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA

Dëshira e Uashingtonit për stabilitet në Ballkan ka tejkaluar mbështetjen e tij për demokracinë, sundimin e ligjit dhe kundër korrupsionit

 

Si ish-kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve dhe gjatë më shumë se 30 viteve në Dhomën e Përfaqësuesve, kam ndjekur nga afër politikën e Shteteve të Bashkuara ndaj Ballkanit dhe kam qenë i kënaqur nga mbështetja e Uashingtonit për demokracinë, sundimin e ligjit dhe përpjekjet për antikorrupsion atje. Por, megjithëse në përgjithësi mbështes atë që po bën administrata e Presidentit Joe Biden brenda dhe jashtë vendit, kam shqetësime për trajtimin e mosmarrëveshjes së vazhdueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nga Departamenti i Shtetit.

Shtetet e Bashkuara dhe pjesa më e madhe e Evropës e njohën Republikën e Kosovës në vitin 2008, kur vendi i vogël shpalli pavarësinë nga Serbia. Pak më shumë se dy dekada më parë, Shtetet e Bashkuara dhe NATO ndaluan spastrimin e egër etnik të popullatës shqiptare etnike të Kosovës nga ish-fuqiu jugosllav Slobodan Millosheviç. Ishte një sukses i madh i politikës së jashtme për Perëndimin dhe u pasua nga vite të tëra të mbështetjes së fuqishme të SHBA-së për Kosovën. Por që atëherë, Serbia dhe Rusia kanë bllokuar përpjekjet e Kosovës për t’u anëtarësuar në Kombet e Bashkuara dhe për të fituar njohjen e plotë në mbarë botën, dhe Departamenti i Shtetit i SHBA-ve kohët e fundit është dukur më pak i gatshëm për të mbështetur ushtrimin e sovranitetit të Kosovës në të gjithë territorin e saj.

Gjatë vitit të kaluar, Kosova ka kërkuar të kryejë funksionet normale të qeverisjes brenda kufijve të saj  për t’u përballur pastaj me dënimin dhe madje edhe ndëshkimin nga Shtetet e Bashkuara. Kur Kosova u përpoq që të gjithë qytetarët e saj, përfshirë serbët etnikë në veri, të përdorin targat e saj dhe jo ato të Serbisë, Departamenti i Shtetit kritikoi ashpër Kosovën. Kur Kosova kërkoi të kishte kryetarë komunash të zgjedhur siç duhet, të cilët ishin shqiptarë etnikë për shkak se serbët etnikë bojkotuan votimin, të cilët fillonin punën në zyrat e tyre në veri të Kosovës – një funksion themelor dhe normal i një qeverie demokratike – SHBA. Sekretari i Shtetit Antony Blinken “dënoi ashpër” republikën e re dhe dënoi vendin.

A e dënoi Uashingtoni presidentin serb Aleksandar Vuçiq për presionin ndaj serbëve të Kosovës që të bojkotojnë zgjedhjet? Jo. A e dënoi grupin e vogël të serbëve që sulmuan Forcën e NATO-s në Kosovë, duke plagosur 30 paqeruajtës? Mezi—dënoi dhunën, por nuk thirri sulmuesit. A e dënoi Serbinë për nxitjen e qytetarëve serbë etnikë të veriut të Kosovës që të refuzojë në mënyrë agresive përdorimin e targave të vendit ku ata jetojnë? Jo. A i ka dënuar ajo veprimet e Serbisë kundër shqiptarëve etnikë në Serbinë jugore, të cilat, sipas Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, përbëjnë “spastrim etnik përmes mjeteve administrative”? Përsëri, mezi, nëse fare jo.

Me ngurrim arrita në përfundimin se në mosmarrëveshjen Kosovë-Serbi, Uashingtoni qetësoi një ngacmues gjysmë autokratik – Vuçiqin – dhe u bë vetë një ngacmues, duke e shtyrë dhe frikësuar Kosovën më të vogël dhe më të cenueshme. Është sjellje nën nivelin e SHBA dhe është koha për të rivendosur qasjen.

Serbia është duke u larguar nga demokracia dhe Perëndimi që kur Partia Progresive Serbe (SNS) e Vuçiqit erdhi në pushtet në Beograd më shumë se një dekadë më parë. Sipas Freedom House, një organizatë joqeveritare që gjurmon të drejtat e njeriut dhe liritë civile në mbarë botën, SNS në pushtet “ka gërryer në mënyrë të vazhdueshme të drejtat politike dhe liritë civile, duke ushtruar presion mbi mediat e pavarura, opozitën politike dhe organizatat e shoqërisë civile”. Për më tepër, Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së raportoi në vitin 2019 se “[f]pas zgjedhjeve të Serbisë të vitit 2012, SNS ndërmori hapa për të rritur marrëdhëniet e saj ushtarake me Rusinë”. Që atëherë, lidhja Moskë-Beograd ka vazhduar. Në të vërtetë, Serbia ende nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë për pushtimin e Ukrainës – gjë që e ka bërë çdo vend tjetër në Evropë (përveç Bjellorusisë). Pra, çfarë po ndodh? Pse Shtetet e Bashkuara janë kaq të shpejta për të dënuar Kosovën dhe kaq kundërshtues për të thirrur Serbinë? Dhe si ta përfundojmë këtë spirale në rënie dhe t’i rikthejmë njëfarë kuptimi politikës së SHBA-së?

Unë besoj se në dritën e luftës në Ukrainë, dëshira e Uashingtonit për stabilitet në Ballkan ka tejkaluar mbështetjen e tij për demokracinë, sundimin e ligjit dhe kundër korrupsionit. Presidenti amerikan meriton një meritë të madhe për mënyrën se si administrata e tij po udhëheq Perëndimin në mbështetje të Ukrainës. Por dëshira e tij e zjarrtë për të ruajtur stabilitetin në Evropë ka shtrembëruar pikëpamjen e administratës së tij për konfliktin e gjatë midis Serbisë dhe Kosovës. Uashingtoni tani po e merr me të mirëq Vuçiqin në një përpjekje për të ulur tendencat e tij ndezëse.

Natyrisht, Shtetet e Bashkuara duan t’i shohin Serbinë dhe Kosovën t’i bashkohen institucioneve kyçe euro-atlantike, përfshirë Bashkimin Evropian dhe NATO-n, si shtete paqësore dhe demokratike. Por tani, administrata Biden duhet të mbështesë Kosovo pasi forcon demokracinë e saj dhe konsolidon sovranitetin. Në vend të bllokimit të Prishtinës nga frika se Beogradi gjysmë-autokratik mund të ndezë flakët nacionaliste dhe t’i vërë flakën fuçisë së barutit që ka kultivuar në veri të Kosovës.

Diplomatët amerikanë argumentojnë se nëse vetëm Kosova do të zbatonte Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe (ASMM) – një shoqatë e propozuar e komunitetit me një farë aftësie për të koordinuar aktivitetet lokale – në veri të saj, atëherë të gjithë mund të ecnin përpara. Po, Kosova ka premtuar krijimin e ASMM-së në Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013 dhe duhet ta bëjë këtë. Por ASMM nuk do ta zgjidhë problemin themelor – kundërshtimin agresiv të Serbisë për një Kosovë të pavarur – i cili forcohet vetëm kur Uashingtoni kënaq keqbërjet e Vuçiqit. Në fund të fundit, nëse do të krijohet ASMM, të njëjtat parti do të kenë të njëjtat interesa dhe do të tërheqin të njëjtat leva për të arritur të njëjtat synime. Dhe Vuçiç do të vazhdojë të nxisë separatizmin dhe të nxisë dhunën.

Natyrisht, është mirë që Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian janë përpjekur të avancojnë normalizimin ndërmjet Serbisë dhe Kosovës përmes dialogut të lehtësuar nga BE. Megjithatë, normalizimi do të thotë gjëra mjaft të ndryshme për secilën palë.

Në ndërkohë, qetësimi i Serbisë nuk po funksionon dhe është koha për të ndryshuar kursin. Administrata Biden ndërmori hapin e parë në këtë drejtim javën e kaluar, kur Departamenti i Thesarit vendosi sanksione ndaj shefit të spiunazhit të Serbisë, Aleksandar Vulin, për shkak të “korrupsionit të avancuar … dhe përfshirje në një rrjet të trafikut të drogës” dhe duke përdorur “pozitat e tij publike për të mbështetur Rusinë , duke lehtësuar aktivitetet keqdashëse të Rusisë që degradojnë sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.” Por këto aktivitete kanë vazhduar në qeverinë serbe për vite me radhë, dhe është koha për të bërë një shkëputje të vërtetë me të kaluarën.

Shtetet e Bashkuara duhet të mbështesin demokracinë, sundimin e ligjit dhe lirinë e shtypit dhe të kundërshtojnë korrupsionin. Këto karakteristika janë në rënie në Serbi, por janë në rritje në Kosovë. I bëj thirrje administratës së Biden-it që t’i kthehet bazave: të rifokusohet në vlerat e SHBA-së dhe të ndalojë shtypjen e Kosovës. Dhe ajo duhet të ribalancojë politikën e saj për Ballkanin për të mbështetur ata që i përqafojnë ato prioritete dhe të qëndrojnë përballë atyre që nuk i përqafojnë./Voal.ch/ Burimi FP

The U.S. Should Stand With Kosovo

‘Bideni po qetëson autokratin Vuçiç’- Eliot Engel ndez debatin në Kongres, ligjvënësi ‘gozhdon’ Escobarin

Ish-kongresmeni demokrat, Eliot Engel, publikoi sot një opinion në revistën ‘Foreign Policy’, që bëri shumë bujë.

Jehona e shkrimit, ku Engel thotë se administrata e Biden po qetëson autokratin Vuçiç, mbërriti edhe në Kongresin amerikan, ku Komisioni për Marrëdhëniet me Jashtë po mbante një seancë dëgjimore me të dërguarin e SHBA në rajon, Gabriel Escobar.

Kongresmeni republikan, Keith Self, e pyeti Escobarin pikërisht për shkrimin e Engel, që dikur kryesonte këtë komision të rëndësishëm të Kongresit.

Keith Self: Jam i surprizuar të shoh që Eliot Engël, një koleg i krahut tjetër, që e ka kryesuar këtë komitet, ka shkruar një shkrim për Serbinë dhe Rusinë dhe ai arrin në konkluzionin- mos harroni se është koleg nga krahu tjetër që ka drejtuar këtë komision- se administrata e Bidenit po qetëson Serbinë. Ndonjë koment si zyrtar i administratës Biden?

Gabriel Escobar: Do të thoja se kjo është gabim. Në gjashtë ditët e fundit kemi bërë çdo gjë në paragjykim të Serbisë, kemi qenë në favor të liberalizimit të vizave për Kosovën, në favor të anëtarësimit në Këshillin e Europës, kemi njohur rezultatin e zgjedhjeve edhe pse me përqindje të ulët prej 3 përqind, kemi sanksionuar shefin e inteligjencës në Serbi…

Keith Self: Por ju keni mbështetur zgjedhjet e reja. Në seancën e kaluar kam theksuar se kur kemi pjesëmarrje të ulët në SHBA, çka ndodh shpesh, nuk kërkojmë zgjedhje të reja. Megjithatë ju i jeni bashkuar BE-së duke bërë thirrje për zgjedhje të reja?

Gabriel Escobar: Por ne kemi vetë qeverinë e Kosovës që ka thënë se këto zgjedhje nuk janë një çelës për stabilitet…

Keith Self: Koha ime mbaroi, por dua t’u kërkoj ju që të mos e lejoni këtë përfaqësues rus të ngulë këmbët në territorin e NATO-s.

Escobari: Nuk shoh gatishmëri të Kosovës dhe Serbisë për zbatim të Marrëveshjes së Ohrit

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se nuk sheh gatishmëri të Kosovës dhe Serbisë për ta zbatuar Marrëveshjen e Ohrit, ndonëse ajo, sipas tij, ofron mundësi të jashtëzakonshme për të dyja vendet.

Ai i ka bërë këto deklarata para Komitetit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara, teksa ka diskutuar për sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor dhe qasjen e Shteteve të Bashkuara ndaj këtij rajoni.

“Ne kemi tentuar vazhdimisht t’i shtyjmë të dyja palët që të veprojnë, dhe në kthim kemi parë disa seri të përshkallëzimit të situatës. Pozicioni ynë është se marrëveshja do të mund të zbatohej menjëherë pas arritjes së pajtueshmërisë. Secila palë është dashur të hartojë rrugën sesi do ta zbatonte atë”.

Kosova dhe Serbia kanë arritur pajtueshmëri, në shkurt të këtij viti në Bruksel, për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve. Më pas, në mars, në Ohër janë pajtuar për ankesin e zbatimit të marrëveshjes.

“Marrëveshja i kërkon Serbisë që ta njohë sovranitetin e Kosovës dhe integritetin e saj territorial. T’ia njohë simbolet kombëtare, flamurin, dokumentet qeveritare, diplomat, targat e makinave dhe ia ndalon Serbisë që ta bllokojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. Kosovës i kërkohet që të zbatojë obligimin që e ka për formim të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ne besojmë që të dyja vendet duhet të angazhohen menjëherë në këto aspekte, pa parakushte. Duhet të nisin ta kryejnë pjesën e tyre”, ka thënë Escobar.

Megjithatë, Escobar ka thënë se shpreson në përparim të rëndësishëm këtë vit mes Kosovës dhe Serbisë.

I pyetur se çfarë po bën SHBA-ja që t’i bindë pesë shtetet e BE-së – Spanjën, Sllovakinë, Rumaninë, Greqinë, dhe Qipron – që ta njohin shtetësinë e Kosovës, Escobar ka thënë se është në kontakt të vazhdueshëm me to.

“Marrëveshja e Ohrit na ofron neve mundësinë më të madhe në 15 vjetët e fundit që të bashkëpunojmë me Qeverinë e Kosovës që të niset, jo vetëm një fushatë evropiane e njohjeve, por një fushatë globale e njohjeve. Shumica e shteteve do të dëshironin ta shihnin gatishmërinë e Kosovës që ta përmbushë pjesën e saj të marrëveshjes [së Ohrit], që është Asociacioni i komunave me shumicë serbe. Kjo është njëra prej arsyeve pse e kam shtyrë Qeverinë e Kosovës që ta çojë përpara këtë gjë – me mbështetjen amerikane – përmes një rruge që Asociacioni të mos e rrezikojë kushtetutën, apo strukturën ligjore, që të mund të nisim këtë vit fushatën e njohjeve. Deri më tani nuk e kam marrë atë zotim prej Qeverisë së Kosovës”.

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij.

Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën.

Serbia kërkon që Kosova të zbatojë marrëveshjet e arritura, por Qeveria e Kosovës është deklaruar kundër një asociacioni njëetnik.

Mekanizmi ndërkombëtar i ka kërkuar Kosovës që ta formojë Asociacionin në përputhje me kushtetutën, dhe duke ia përmendur disa modele që veçse ekzistojnë në botë.

“Kemi marrë zotime që Serbia nuk do t’i refuzojë zgjedhjet në veri”

Duke folur për situatën aktuale në Kosovë, ligjvënësit amerikanë i kanë konsideruar tensionet e fundit në veri si shumë alarmuese.

Ata e kanë kritikuar edhe qasjen e Qeverisë së Kosovës dhe mungesën e koordinimit me SHBA-në, por edhe rolin e Serbisë në protestat në veri.

Mirëpo, Escobar, ka thënë se ka marrë zotime që Serbia nuk do t’i kundërshtojë zgjedhjet e ardhshme në veri të Kosovës dhe se Serbia do të përballet me pasoja nëse vepron ndryshe.

Tensionet në veri të Kosovës kanë qenë të larta që disa javë, sidomos në muajin qershor.

Situata është përkeqësuar pasi serbët lokalë në komunat në veri të Kosovës – Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok – kanë kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë, me asistimin e Policisë së Kosovës, në ndërtesat komunale.

Krytarët i kanë fituar mandatet në zgjedhjet e mbajtura në prill të këtij viti, të cilat i kanë bojkotuar serbët.

Mirëpo, më 11 korrik Bashkimi Evropian ka konfirmuar se Kosova ka pranuar të reduktojë praninë e policisë në dhe rreth ndërtesave komunale në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, dhe se Kosova do të mbështesë mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat veriore, si pjesë e veprimeve për të shtensionuar situatën.

Qeveria e Kosovës ka thënë se të gjithë hapat do të “finalizohen brenda një periudhe dyjavore”.

Problemet kyçe të Ballkanit Perëndimor

Escobar ka vlerësuar se, në mesin e problemeve kyçe me të cilat përballet Ballkani Perëndimor janë: përparimi i ngadalshëm në demokratizim, korrupsioni, varësia nga burimet ruse të energjisë, politikat etno-nacionaliste, dezinformatat dhe ndikimi i dëmshëm prej jashtë.

Për Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi

Escobar ka thënë se si Shqipëria, ashtu edhe Maqedonia e Veriut i kanë hapur negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, dhe se të dyja janë partnere solide në inkurajimin e normalizimit të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Për t’i çuar përpara aspiratat për anëtarësim në BE, Qeveria e Maqedonisë së Veriut është e përkushtuar për ndryshimet kushtetuese për ta njohur pakicën bullgare. Ne e mbështesim fuqishëm këtë hap të vështirë, por të nevojshëm, dhe jemi të angazhuar me Qeverinë e re të Bullgarisë, për t’u siguruar se ajo nuk do të ketë kërkesa të reja, sapo Maqedonia e Veriut t’i përmbushë kërkesat e marrëveshjes ekzistuese”.

Ai ka thënë se integrimet evropiane dhe transatlantike janë thelbësore për ta zvogëluar ndikimin e aktorëve të dëmshëm në këtë rajon, siç janë Rusia dhe Kina, por edhe të aktorëve lokalë të korruptuar, që synojnë ta destabilizojnë rajonin dhe t’i pengojnë integrimet, duke e zgjeruar ndikimin e tyre.

Escobar ka thënë gjatë dëshmisë së tij se Rusia e shtrin ndikimin e tij në rajon përmes dy rrugëve: dezinformatave dhe energjisë.

“Asgjë më shumë. Rusia nuk ofron tregti bilaterale, as nuk ofron ndihmë, as kapacitet për ndërtim, as mbështetje për reforma demokratike. Thjesht, e fut rajonin në kurth përmes varësisë energjetike. Prandaj, sa më shpejt që mund t’i ndihmojmë rajonit në zvogëlim të varësisë, qoftë përmes gazit të lëngshëm natyror, apo përmes energjisë së ripërtrishme, aq më shpejt do të mund ta luftojmë ndikimin rus në rajon.

Ai e ka përmendur edhe ndikimin që synon ta shtrijë Kina përmes investimeve.

“Ne ofrojmë alternativa për të ndërtuar qëndrueshmëri kundër këtyre ndikimeve”, ka thënë mes tjerash Escobar.

Duke e përshkruar situatën në Malin e Zi, Escobar ka thënë se është rikthyer momentumi drejt të ardhmes evropiane së këtij vendi.

Ai ka vlerësuar se zgjedhjet e fundit presidenciale dhe parlamentare kanë qenë të lira, paqësore dhe se votuesve u janë ofruar mjaft zgjedhje.

“Rezultati e ka forcuar synimin e Malit të Zi drejt integrimit dhe reformave që do të mundësojnë përparim”.

Për Bosnje – Hercegovinën

Escobar ka thënë se presidenti i entitetit të Republikës Sërpska në Bosnje – Hercegovinë, Millorad Dodik, vazhdon të jetë i fokusuar në shpërbërjen e Marrëveshjes së Dejtonit dhe kushtetutës së shtetit.

“Veprimet e vazhdueshme anti-demokratike të Dodikut kërcënojnë stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin e shtetit dhe gjithë rajonit”, ka thënë ai.

Escobar ka thënë se SHBA-ja do të vazhdojë t’i vëzhgojë këto veprime dhe të kërkojë llogaridhënie nga të gjithë ata që e dëmtojnë Marrëveshjen e Dejtonit apo që e kërcënojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnje-Hercegovinës.

Dodik është i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar.

Escobar i ka bërë këto deklarata në kohën kur Bosnja po përballet me një sërë krizash politike.

Së fundi, Qeveria e Republikës Sërpska ka miratuar ligje për moszbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Bosnjës dhe që të mos i publikojë vendimet e Përfaqësuesit të Lartë të bashkësisë ndërkombëtare.

Raporti i Escobarit: Kremlini po ushqen dezinformimin, shpesh nëpërmjet Serbisë

Gabriel Escobar, emisar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor do të raportojë sot para Kongresit Amerikan.

Escobar i ka dërguar një dokument Kongresit për zhvillimet dhe perspektivën e rajonit. Në këtë raport ai thotë mes të tjerave se një problem shumë i madh është i dizinformimit, i cili shpesh herë vjen i diktuar nga Kremlini në gjuhën serbe.

“Serbia shihet si platformë e dizinfomimit që vjen nga Rusia.

Integrimi transatlantik dhe evropian është thelbësor për reduktimin e ndikimit të dëmshëm të aktorëve, si Rusia por edhe aktorët lokalë të korruptuar, që kërkojnë të destabilizojnë rajonin dhe të pengojnë këtë integrim duke zgjeruar ndikimin e tyre.

E ndërsa bën luftë kundër Ukrainës, Kremlini ushqen dezinformimin shpesh përmes gjuhës serbe për të mbjellë ndarje, mosbesim dhe tensione ndëretnike dhe fetare”- theksohet ne raportin e Escobar.

Drita jeshile e SHBA për stërvitjen e ukrainasve me F-16

VOAL- “Shtetet e Bashkuara nuk do të pengojnë fillimin e trajnimit të pilotëve ukrainas F-16.” Kështu deklaroi këshilltari amerikan i sigurisë, Jake Sullivan, duke shpallur dritën e gjelbër që vendet evropiane thanë se prisnin.

“Presidenti do të lejojë, mbështesë, lehtësojë dhe në fakt të sigurojë mjetet e nevojshme për ukrainasit që të fillojnë të trajnohen për F-16 sapo evropianët të jenë gati”, tha për CNN këshilltari i Presidentit të SHBA Joe Biden. rsi-eb

Amerikanët janë gjerësisht pesimistë për demokracinë në SHBA, zbulon një sondazh i AP-NORC

VOA/Marrë nga Associated Press

UASHINGTON (AP) – Një sondazh i ri arrin në përfundimin se vetëm rreth 1 në 10 amerikanë japin vlerësime të larta për mënyrën se si funksionon demokracia në Shtetet e Bashkuara ose sa mirë përfaqëson ajo interesat e shumicës së amerikanëve.

Shumica e të rriturve amerikanë thonë se ligjet dhe politikat për çështjet kyçe nuk përfaqësojnë atë që duan shumica e qytetarëve, për çështje që variojnë nga ekonomia dhe shpenzimet qeveritare te politika e armëve, imigracioni dhe aborti.

Sipas sondazhit të agjencisë Associated Press dhe Qendrës NORC për Kërkime për Çështje Publike, 53% e amerikanëve thonë se Kongresi po bën një punë të dobët në ruajtjen e vlerave demokratike, krahasuar me vetëm 16% që thonë se po bën një punë të mirë.

Gjetjet pasqyrojnë ndasitë e thella politike ndërsa vendi i polarizuar po vuan ende pasojat e pandemisë dhe ngadalësimit ekonomik nga inflacioni dhe frika e një recesioni.

Në intervista, të anketuarit ishin të shqetësuar më pak për ligjet e votimit dhe numërimin e fletëve të votimit – dhe më shumë për rezultatet. Në përgjithësi, rreth gjysma e vendit – 49% – thonë se demokracia nuk po funksionon mirë në Shtetet e Bashkuara, krahasuar me 10% që thonë se po funksionon shumë ose jashtëzakonisht mirë dhe 40% vetëm disi mirë. Rreth gjysma gjithashtu thonë se secila prej partive politike po bën një punë të dobët për të mbështetur demokracinë, duke përfshirë 47% që e thonë këtë për demokratët dhe akoma më shumë – 56% – për republikanët.

“Mendoj se asnjë prej tyre nuk po bën një punë të mirë vetëm për shkak të gjendjes së ekonomisë – inflacioni po na vret,” tha Michael Brown, një 45-vjeçar, baba i dy fëmijëve në Bristol të shtetit Kënektikat. “Tani për tani po bëj më shumë para se kam bërë dhe kam më shumë vështirësi se kam patur ndonjëherë.”

Një republikan i moderuar, ai është veçanërisht i zhgënjyer me Kongresin tani, duke i parë problemet që trajton si jo reflektuese të vullnetit të popullit.

“Ata po luftojnë për diçka që nuk ka të bëjë fare me ekonominë,” tha zoti Brown, duke veçuar hetimin e Dhomës së Përfaqësuesve të kontrolluar nga republikanët për djalin e Presidentit Joe Biden.

“Hunter Biden – çfarë lidhje ka ai me ne?” pyet ai.

Sondazhi tregon se 53% e amerikanëve thonë se pikëpamjet e “njerëzve të zakonshëm” nuk përfaqësohen mirë nga qeveria, 35% që thonë se janë të përfaqësuar disi mirë dhe 12% shumë ose jashtëzakonisht mirë. Rreth 6 në 10 republikanë dhe të pavarur mendojnë se qeveria nuk po i përfaqëson mirë njerëzit si ata, krahasuar me rreth 4 në 10 demokratë.

Karalyn Kiessling, një studiuese në Universitetin e Miçiganit që mori pjesë në sondazh, sheh shenja shqetësuese. Zonja Kiessling, një demokrate, kohët e fundit u zhvendos në një zonë konservatore dhe u shqetësua kur mësoi se ata që përhapin teori konspiracioni që besojnë pretendimet e ish-presidentit Donald Trump se ai fitoi zgjedhjet e vitit 2020 do të shfaqeshin si vëzhgues në zgjedhje. Anëtarët republikanë të familjes së saj nuk identifikohen më me partinë dhe po kufizojnë angazhimin e tyre politik.

Zonja Kiessling sheh shumë mënyra të tjera për të marrë pjesë në një demokraci përveç votimit – nga të qenit aktiv në një parti politike, te të folurit në një mbledhje të qeverisjes vendore. Por ajo është e shqetësuar se rritja e indinjatës ndaj politikës po i bën njerëzit të mos marrin pjesë në këto angazhime.

“Unë mendoj se njerëzit janë më pak të gatshëm të përfshihen sepse çështjet janë bërë më të diskutueshme”, thotë zonja Kiessling, 29 vjeç.

Polarizimi ka transformuar disa shtete në njëpartiake, duke izoluar më tej njerëz si Mark Short, një republikan që jeton në Dana Point të Kalifornisë.

“Në Kaliforni, ndihem sikur e hedh votën time kot çdo herë”, tha zoti Short, 63 vjeç biznesmen në pension.

Sondazhi tregon se shumica dërrmuese e amerikanëve – 71% – mendojnë se kur hartohen ligjet dhe politikat gjëja më e rëndësishme është që të mbahet parasysh ajo që duan qytetarët, por vetëm 48% mendojnë se kjo është e vërtetë në praktikë.

Dhe pikëpamjet janë edhe më negative kur bëhet fjalë për çështje specifike: Rreth dy të tretat e të rriturve thonë se politikat mbi imigracionin, shpenzimet qeveritare, politika e abortit dhe politikat mbi armëmbajtjen nuk përfaqësojnë pikëpamjet e shumicës së amerikanëve, dhe pothuajse e njëjta përqindje thonë të njëjtën gjë për ekonominë si dhe çështjet e identitetit gjinor dhe LGBTQ+. Më shumë se gjysma thonë gjithashtu se politikat nuk pasqyrojnë gjerësisht atë që duan amerikanët për kujdesin shëndetësor dhe mjedisin.

(Video) Kongresmeni Republikan Keith Self akuzon Departamentin e Shtetit për ndërhyrje në zgjedhjet në veri të Kosovës

Në këtë video, Kongresmeni Amerikan Keith Self pyet një zyrtar të lartë të DASH, për situatën në veri të Kosovës.

Kongresmeni amerikan republikan Keith Self u tregua i ashpër gjatë një seance dëgjimore me Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit, Douglas Jones lidhur me qëndrimin e DASH-it në lidhje me zgjedhjen e kryetarëve të komunave në veri të Kosovës.

Self ka bërë të qartë gjatë fjalës së tij se zgjedhjet në Kosovë kanë qenë të rregullta dhe njerëzit, të cilët kanë fituar zgjedhjet, kanë marrë zyrat. Gjithashtu Self ka shtuar se DASH duhet të fokusohet në Kosovë  tek funksionimi i shtetit të së drejtës.

Diskutimi:

Kongresmeni Keith Self: Zgjedhjet janë mbajtur korrektësisht e njerëzit që fitojnë zgjedhjet marrin detyrën, pse kërkoni që të ribëhen zgjedhje?

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit Douglas Jones: Plani për zgjedhje të reja, i referohet zgjedhjeve në Kosovë, që janë bojkotuar nga serbët e Kosovës. Ne e kemi njohur që kryetarët e komunave janë zgjedhur nga zgjedhje të rregullta. Gjithsesi ato nuk kanë mundur të ekzekutojnë plotësisht detyrat e tyre dhe gjithashtu tentimi i tyre për të shkuar në zyrë ka çuar tek dhuna.

Self: Pikërisht kjo është pyetja ime, kryetarët e zgjedhur ligjërisht, po tentojnë të bëjnë detyrën e tyre, të shkojnë në ndërtesën komunale, dhe ne po mbështesim një rizgjedhje, në vend që të mbështesim këto kryetarë që vijnë nga zgjedhje të rregullta. Pse?

Jones: Kryetarët, si pasojë e bojkotit, u votuan nga përqindje e vogël qytetarësh.

Self: Kjo ndodh gjithë kohës në SHBA. Ne kemi zgjedhje lokale ku votojnë veç 10% e qytetarëve, dhe ne nuk e kundërshtojmë këtë realitet me argumentin e daljes së ulët të zgjedhësve.

Jones: Por ka çuar në një pjesë të madhe të qytetarëve të ndihen të privuar nga e drejta e votës, me dëshirën e tyre. Ato duan të votojnë, pasi dhe po i nxisim. Mendoj se kjo do rezultojë në një proçes më stabil dhe një udhëheqje më përfaqësuese.

Self: Problemi i vërtetë që shoh unë është që Departamenti i Shtetit po tenton të largojë Serbinë nga orbita ruse. Ju po ndërhyni në zgjedhje që kanë qenë të rregullta, po i mbivendoseni njerëzve që janë zgjedhur sipas rregullave, e po tentoni të impononi vetën në një problematikë mijëvjeçare dhe ju po kundërshtoni zgjedhje të ekzekutuara më së miri. Ju nuk do ta nxirrni Serbinë jashtë orbitës ruse. SHBA e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe Departamenti i Shtetit duhet të fokusohet në funksionimin e shtetit të së drejtës, përundoi Kongresmeni Keith Self./voal.ch

 

Në takimin në Vilnus NATO duhet të mbajë mbi të gjitha, përgjegjësinë e pashmangshme Nga Edward P. Joseph

Si @NATO takohet në Lituani dhe hedh vështrimin nga #Ukraina në #Ballkanin e trazuar, Aleanca duhet të mbajë disa pika në perspektivë — mbi të gjitha, përgjegjësinë e pashmangshme të NATO-s.

 

1/ Statusi i pazgjidhur i #Kosovës është lëndë djegëse për luftën e Putinit në Ukrainë dhe fuqinë e tij. Kosova nuk është margjinale për Kremlinin; ajo ushqen argumentin thelbësor se “rendi i bazuar në rregulla të Perëndimit është artificial”. Fushata ajrore e NATO-s e vitit 1999, mbi kundërshtimet ruse, është një ankesë thelbësore për Putinin.

2/ Kosova – jo energjia apo solidariteti sllav ortodoks – mbështet marrëdhëniet serbo-ruse. Shikoni fjalët dhe veprimet e vazhdueshme të #Beogradit për Kosovën: tërësisht i vendosur për të izoluar #Prishtinën; tërësisht të motivuar për të kultivuar mbështetje nga Rusia, Kina, Irani, Kuba, Venezia për ta bërë këtë.

3/ Çështja e hapur e Kosovës mbështet ‘#SerbWorld’ edhe në Bosnje-Hercegovinë dhe Mal të Zi, në dobi të Rusisë. Siç tha edhe shefi i diplomacisë serbe #Daçiq: “Nëse boshnjakët [apo SHBA] nuk kanë asgjë kundër pavarësisë së Kosovës, cilat janë argumentet e tyre për të thënë diçka kundër [RS]?”

4/ Ndarjet brenda @NATO-s mbështesin ngecjen e Kosovës. Duke refuzuar njohjen e Kosovës, 4 shtete të NATO-s – Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja – ia dorëzojnë levën e tyre Beogradit. Duke këmbëngulur në ‘pëlqimin’ paraprak të Serbisë për pavarësinë e Kosovës, #NATO4 e gjymton Dialogun e BE-së.

5/ Po, kryeministri i Kosovës #Kurti sfidon në mënyrë të pamatur NATO/BE/SHBA. Por qëndrimi i Kurtit për veriun – përfshirë provokimet kundër serbëve – denoncohet në të gjithë opozitën e Kosovës + mediat dhe shoqërinë civile: “Kurti gabon që i quan serbët ‘terroristë’.” “Kurti po e dëmton Kosovën me veprimet e tij”.

6/ Në të kundërt, protestat kundër Vuçiqit përqendrohen në abuzimin e qeverisë ndaj qytetarëve serbë, korrupsionin, kriminalitetin, institucionet e kapur. Pak flitet për të drejtat e shqiptarëve në Preshevë, apo armiqësinë ndaj Kosovës. Vulin shahet për Serbinë, jo për Rusinë.

7/ Në Kosovë opozita kërkon zgjedhje të reja; në Serbi, është Vuçiq – duke e ditur se ai mund ta përshtasë rezultatin. Prishtina 100% në linjë me politikën e jashtme të #BE-së; Beogradi ende refuzon të sanksionojë #Rusinë, ende promovon narrativat pro-ruse, ende zgjeron #tregtinë me Rusinë.

8/ Çështja është se #Serbia është një shtet i bllokuar, që do të thotë se edhe fqinjët e saj janë të bllokuar. #Kosova ka një rrugë drejt ndryshimit politik transformues; Serbia jo.

9/ Kurthi i Ballkanit përjetësohet nga përçarjet për Kosovën brenda vetë Evropës. #NATO4 nxit çekuilibrin që e mban Serbinë – dhe rajonin – peng të një autokrati.

10/ Në Vilnius, @NATO duhet të kujtojë se në vitin 1999 veproi ndaj Kosovës për arsye parimore. Aleanca i hapi rrugën pavarësisë së Kosovës – dhe hidhërimit të vazhdueshëm të Putinit. Në vitin 1995, Aleanca veproi në Bosnje-Hercegovinë – tepër vonë për të ndalur gjenocidin, por i hapi rrugën paqes me të meta.

11/ NATO ndan dhe do të ndajë gjithmonë #përgjegjësinë për stabilitetin demokratik në Ballkan. Dështimi për t’u përballur me nevojën e #unitetit të Aleancës për Kosovën nuk është thjesht e papërgjegjshme, por është me përfitim material për Vladimir Putin. Dështimi për të ndalur kërcënimet e Dodikut gjithashtu nxit Moskën.

12/ @POTUS Biden e njeh nga dora e parë historinë e fundit të Ballkanit. Ai dhe ekipi i tij duhet të mbajnë një perspektivë të gjerë ndërsa diskutojnë komunikatën përfundimtare të Vilnius. Ndër të tjera, ata duhet të inkurajojnë #Ukrainë që të njohë Kosovën.

13/ Këto pika, dhe mbështetja dhe burimet për to, janë të shprehura në artikujt e mi të fundit në @ForeignPolicy, @SAISReview dhe një raport të përbashkët të Qendrës SAIS-Wilson.

Shtetet e Bashkuara shkatërrojnë armatimet e fundit kimike në arsenalin ushtarak

VOA/Marrë nga Associated Press

Në fabrikat e ushtrisë amerikane në Kentaki dhe Kolorado po hidhet një hap i rëndësishëm në historikun e armatimeve luftarake, që i kanë fillimet që nga Lufta e Parë Botërore. Punonjësit po shkatërrojnë raketat e mbushura me gaz nervor. Këto janë armët e fundit kimike që Shtetet e Bashkuara i kanë deklaruar si pjesë e arsenalit të tyre, shkatërrimi i të cilave ishte marrë si angazhim me aderimin në Konventën për Armët Kimike.

Me shkatërrimin e municioneve të fundit kimike, Shtetet e Bashkuara nënvizojnë se këto lloj armësh nuk janë më të pranueshme në fushëbetejë dhe u dërgojnë një mesazh vendeve që nuk janë bërë pjesë e marrëveshjes 26-vjeçare për eliminimin e tyre.

Po i shpëtojmë Shtetet e Bashkuara nga këto rezerva të armëve kimike, të cilat tashmë nuk do të lëndojnë më asnjë person apo komunitet. Misioni u përmbush”, thotë Kim Jackson drejtuese në fabrikën e shkatërrimit të armëve kimike.

Në depon kimike të ushtrisë në Pueblo të Kolorados kishte filluar që nga viti 2016 puna për shkatërrimin e plotë të armëve kimike. Në Shtetet e Bashkuara ishin rreth 800 mijë municione kimike me agjent nervor të ruajtura në bunkerë të nëndheshëm pranë fermave të mëdha në Pueblo.

Ndërsa në Kentaki mbaheshin edhe municione me gazin nervor sarinë dhe VX, pjesa më e madhe tyre të vendosura brenda raketave që nga vitet 1940. Shkatërrimi i tyre filloi në vitin 2019 me një proces që realizon shkrirjen e agjentëve vdekjeprurës.

Punonjësit në Pueblo zhvendosin me saktësi dhe ngadalë armatimet drejt dhomave të sigurta, ku robotë të drejtuar nga distanca bëjnë punën e rrezikshme të eliminimit të agjentit toksik, i cili projektohej për të shkaktuar çarje të lëkurës, acarim të syve, hundës, grykës dhe mushkërive.

Pajisjet robotike heqin materialin shpërthyes përpara se agjenti nervor të neutralizohet me ujë të nxehtë dhe të përzihet me një solucion që parandalon reaksion të mundshëm në të ardhmen. Në vazhdim, materiali futet në kontenierë të mëdhenj të mbushur me mikrobe, ndërsa predhat e mbetura dekontaminohen me nxehtësi prej gati 540 gradësh Celcius dhe dërgohen për riciklim metalesh.

Kjo është e rëndësishme pasi Shtetet e Bashkuara patën marrë angazhimin për të shkatërruar arsenalin e armatimeve kimike… Shkatërrimi i tyre përmbyll një kapitull, të rëndësishëm në historinë ushtarake, por të cilin dëshironim shumë ta mbyllnim”, thotë Kingston Reif, Ndihmës Sekretar i Mbrojtjes për Kontrollin e Armëve.

Me përfundimin e procesit në të dyja fabrikat, komunitetet përreth do të përballen tashmë me pasojat ekonomike të përfundimit të këtyre projekteve shumëvjeçare, që patën krijuar mijëra vende pune dhe patën tërhequr profesionistë me kualifikime të larta.

DeSantis grumbullon 20 milionë dollarë në 6 javë që nga shpallja e kandidimit presidencial

VOA/Marrë nga Associated Press

Guvernatori i Floridës Ron DeSantis ka grumbulluar 20 milionë dollarë në gjashtë javët e para pasi shpalli fushatën e tij të kandidimit për president, tha të enjten fushata e tij.

Kjo tregon një mbështetje të thellë për guvernatorin DeSantis, pavarësisht nga një fushatë që filloi me probleme në Twitter në maj. Megjithatë, sondazhet tregojnë se ai është në vend të dytë me një distancë të largët për nominimin republikan, pas ish-presidentit Donald Trump.

Fushata e zotit Trump tha të mërkurën se ai grumbulloi 35 milionë dollarë gjatë tremujorit të dytë të vitit, gati dyfishi i asaj që ai mblodhi gjatë tre muajve të parë të vitit. Grumbullimi i fondeve të ish presidentit Trumpit është rritur që kur ai u padit në Nju Jork dhe Florida. Ai përballet me hetime shtesë që mund të rrisin më tej aftësinë e tij për të grumbulluar fonde.

Zoti DeSantis ka patur një orar të ngjeshur fushate në shtetet e hershme ku do të zhvillohen zgjedhjet paraprake dhe më gjerë në mes të një rivaliteti të thelluar mes tij dhe zotit Trump.

Ai ngjalli polemika javën e kaluar me një video ku kritikonte zotin Trump për mbështetjen e tij në të kaluarën ndaj homoseksualëve dhe transgjinorëve, për të cilin një grup i shquar konservatorësh LGBT tha se “ishte homofobik”.

Never Back Down, një grup i ashtuquajtur super pac që mbështet zotin DeSantis, po mbledh veçmas para për kandidatin. Grupi nuk mund të punojë ligjërisht me zotin DeSantis, por po orkestron një pjesë të madhe të organizimit në terren që mund të jetë vendimtar për fitoren në shtetet e hershme.

Kandidatët e tjerë republikanë presidencialë nuk i kanë publikuar ende shifrat e tyre për grumbullimin e fondeve për periudhën nga 1 prilli deri më 30 qershor. Kandidatët kanë afat deri më 15 korrik për të dorëzuar dosjet e tyre në Komisionin Federal të Zgjedhjeve.

Ivana Stradner: Serbia e vitit 2023 është si Rusia e fillimviteve ’90 dhe Perëndimi po bën përsëri të njëjtin gabim!

Ekspertja Amerikane Ivana Stradner shkruan në Twitter:

Vuçiq nuk e do Serbinë në BE.

Ai dëshiron që Serbia në rrugën e BE-së të marrë paratë e BE-së që do t’i përdorë për mbijetesën e tij politike, diktaturën dhe forcimin e shtetit mafioz.

Serbia në vitin 2023 është ajo që ishte Rusia në fillim të viteve ’90 dhe Perëndimi po bën përsëri të njëjtin gabim.”

Konfirmohen dyshimet, substanca që alarmoi Shtëpinë e Bardhë ishte kokainë

Një substancë e bardhë e gjetur brenda Shtëpisë së Bardhë vonë të dielën, që shkaktoi një evakuim të shkurtër, rezultoi se ishte kokainë. Burime të ndryshme iu thanë agjencive të lajmeve Associated Press dhe Reuters se testi paraprak tregoi se substanca e zbuluar në ëest ëing ishte kokainë.

Zëdhënësi i Shërbimit Sekret të SHBA, Anthony Guglielmi nuk e konfirmoi zbulimin, por tha për Washington Post se substanca po i nënshtrohej testimit të mëtejshëm. Krahu Perëndimor përmban Zyrën Ovale, dhomën e kabinetit dhe zonën e shtypit, si dhe zyra dhe hapësirë ​​pune për stafin e presidentit.

Presidenti Joe Biden dhe familja e tij ishin në Camp David kur agjentët e shërbimit sekret që bënin kontrolle rutinë gjetën pluhurin e bardhë në një zonë të aksesueshme për grupet turistike. Biden dhe familja e tij u kthyen në Shtëpinë e Bardhë të martën.

“Të dielën në mbrëmje, kompleksi i Shtëpisë së Bardhë u mbyll në mënyrë paraprake pasi oficerët nga Divizioni i Uniformave të Shërbimit Sekret hetuan një send të panjohur të gjetur brenda një zone pune”, tha Shërbimi Sekret në një deklaratë.

Shërbimi Sekret Amerikan ngre alarmin- Gjendet kokainë në Shtëpinë e Bardhë, pas nisjes së hetimeve, rritet siguria

Alarm në agjencinë e Inteligjencës Amerikane. Mediat e huaja shkruajnë se në Shtëpinë e Bardhë është gjetur kokainë.

Shërbimi Sekret bëri me dije se pas hetimeve substanca, e cila ishte një pluhur i bardhë, rezultoi të ishte kokainë.

Zëdhënësi i Shërbimit Sekret Anthony Guglielmi tha se substanca po i nënshtrohet testeve të mëtejshme.

Në të njëjtën kohë, autoritetet po hetojnë  për të zbuluar se si u gjend në Shtëpinë e Bardhë. 

Zbulimi i substancës ka vënë në gatishmëri të shtuar shërbimet  e sigurisë. Presidenti Biden, thuhet se nuk ishte në Shtëpinë e Bardhë në atë kohë.bw

Presidenti Biden viziton javën e ardhshme tri shtete europiane

VOA

Shtëpia e Bardhë njoftoi se Presidenti Joe Biden do të nisë javën e ardhshme një udhëtim 5 ditor në tri shtete europiane, ndërsa ndalesa kryesore do të jetë Vilniusi i Lituanisë, ku ai do të marrë pjesë në takimin e e nivelit të lartë të NATO-s.

Gjatë takimit, udhëheqësit e vendeve perëndimore do të diskutojnë mbi hapat e radhës për të vazhduar mbështetjen e Ukrainës në luftën ndaj Rusisë.

Udhëtimi i zotit Biden do të nisë në 9 korrik dhe do të përfundojë në datën 13. Fillimisht ai do të qëndrojë në Londër ku pritet të takohet me Mbretin Çarls dhe kryeministrin Rishi Sunak. Shtëpia e Bardhë tha se në këto takime synohet “forcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve të ngushta ndërmjet dy vendeve”.

Më pas, presidenti do t’i drejtohet Lituanisë për takimin dy dytor të nivelit të lartë të NATO-s ku udhëheqësit e 31 vendeve anëtarë të aleancës ushtarake perëndimore do të diskutojnë mbi kundërofensivën e Ukrainës për të çliruar territore në pjesën juglindore të vendit, që Rusia e kontrollon që prej fazave të para të agresionit rreth 16 muaj më parë.

Vendet e NATO-s, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara kanë dërguar miliarda dollarë armatime në Ukrainë, por sulmet ajrore ruse kanë vazhduar të shkaktojnë vdekjen e dhjetra civilëve ukrainas edhe pse forcat e Kievit kanë rrëzuar qindra raketa ruse.

Pas takimit të nivelit të lartë të NATO-s, Presidenti Biden shkon në Helsinki, të Finlandës, për të shënuar anëtarësimin e saj në aleancën ushtarake në prill të këtij viti dhe për të zhvilluar takime me udhëheqësit e vendeve nordike.

Presidenti Biden nuk mori pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të mbretit Çarls në Londër në muajin maj, por dërgoi atje zonjën e parë Jill Bidën për të përfaqësuar Shtetet e Bashkuara. Presidenti Biden priti muajin e shkuar në Shtëpinë e Bardhë kryeministrin britanik Rishi Sunak.

Po ashtu, muajin e kaluar Presidenti Biden u takua në Shtëpinë e Bardhë edhe me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg ku të dy udhëheqësit u angazhuan për të vazhduar mbështetjen ndaj Ukrainës në luftën e saj kundër Rusisë.

“Aleatët e NATO-s janë më të bashkuar se kurrë. Kemi punuar fort që t’ia arrinim kësaj dite. Deri tani jemi shumë mirë”, tha Presidenti Biden në krah të zotit Stoltenberg.

Presidenti e ka cilësuar forcimin e aleancës së NATO-s si një tregues të rënies së ndikimit të Moskës.

Alencës së NATO-s ka kërkuar t’i bashkohet edhe Suedia, por deri më tani dy vende anëtare, Turqia dhe Hungaria, nuk e kanë ratifikuar aplikimin e saj.

Presidenti Biden pritet të takohet më 5 korrik, në Shtëpinë e Bardhë, me kryeministrin suedez Ulf Kristersson, për të treguar mbështetje për synimin e Suedisë për t’u anëtarësuar në NATO.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan është shprehur se Suedia është shfaqur shumë e dobët ndaj grupeve terroriste dhë kërcënimeve të sigurisë, ndërsa zoti Stoltenberg ka deklaruar se Suedia i ka plotësuar detyrimet e saj për anëtarësimin në NATO duke forcuar ligjet kundër terrorizmit dhe duke zbatuar masa të tjera.

Hungaria ka qenë më pak e qartë në përcaktimin e arsyeve mbi të cilat kundërshton anëtarësimin e Suedisë, duke shprehur rezerva mbi kritikat e Stokholmit lidhur me dobësimim e demokracisë dhe shtetin e së drejtës në Hungari.

CIA: Rebelimi i armatosur tregon dëmin që Putini i ka bërë Rusisë

VOA/Marrë nga Reuters

Drejtori i CIA-s, William Burns, tha të shtunën se rebelimi i armatosur nga udhëheqësi i grupit mercenar Wagner, Yevgeny Prigozhin ishte një sfidë për shtetin rus që nxori në pah efektin gërryes të luftës së Presidentit Vladimir Putin në Ukrainë.

Udhëheqësi rus falënderoi këtë javë ushtrinë dhe forcat e sigurisë për shmangien e asaj që ai tha se mund të kthehej në një luftë civile, duke e krahasuar rebelimin e grupit Wagner me kaosin që e çoi Rusinë në dy revolucione në vitin 1917.

Për muaj të tërë kryemercenari Prigozhin ofendoi hapur drejtuesit më të lartë ushtarakë të Moskës, duke përdorur një sërë fjalësh të ashpra dhe zhargone burgu, duke tronditur zyrtarët e lartë të Kievit. Presidenti Putin nuk ka reaguar publikisht ndaj akuzave dhe sharjeve të Prigozhinit për elitën e tij ushtarake.

“Është e habitshme që Prigozhini i parapriu veprimeve të tij me akuza të ashpra mbi arsyetimin e rremë të Kremlinit lidhur me agresionin në Ukrainë dhe për mënyrën e drejtimit të luftës nga udhëheqja ushtarake ruse”, tha zoti Burns gjatë një fjalimi në Fondacionin Ditchley, një organizatë me qendër në Oxfordshire të Anglisë që përqendrohet tek marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë.

“Këto fjalë dhe veprime do të kenë ndikim për disa kohë, një kujtesë e gjallë e efektit gërryes të luftës së Putinit në shoqërinë dhe regjimin e tij”.

Zoti Burns, i cili shërbeu si ambasador i SHBA-së në Rusi nga viti 2005 deri në 2008 dhe u emërua drejtor i CIA-s në vitin 2021, e cilësoi rebelimin e Prigozhinit si një “sfidë të armatosur ndaj shtetit rus”.

Ai tha se rebelimi ishte një “çështje e brendshme e Rusisë në të cilën Shtetet e Bashkuara nuk kanë pasur dhe nuk do të kenë asnjë rol”.

Që nga arritja e marrëveshjes një javë më parë për t’i dhënë fund rebelimit, Kremlini ka kërkuar të projektojë qetësi.

Presidenti 70-vjeçar Vladimir Putin është përpjekur të përqendrohet tek zhvillimi i turizmit në takimet e zhvilluara me popullin në Dagestan dhe duke diskutuar ide për zhvillimin ekonomik.

Rusia do të dalë më e fortë pas rebelimit të dështuar, kështu që Perëndimi nuk duhet të shqetësohet lidhur me stabilitetin e fuqisë më të madhe bërthamore në botë, tha të premten kryediplomati rus Sergei Lavrov.

Por nga ana tjetër, zoti Burns thotë se tashmë lufta kishte qenë një dështim strategjik për Rusinë, duke nxjerrë në pah dobësinë e saj ushtarake dhe dëmtuar ekonominë ruse për vitet që vinë, ndërsa aleanca ushtarake e NATO-s po bëhet më e madhe dhe më e fortë.

Zoti Burns tha se “e ardhmja e Rusisë si një partner i vogël dhe koloni ekonomike e Kinës” po formësohej “nga gabimet e Putinit”, siç u shpreh ai.

Ai tha se pakënaqësitë brenda Rusisë lidhur me luftën në Ukrainë po krijonin një mundësi të rrallë për të rekrutuar spiunë dhe se CIA do ta shfrytëzonte këtë situatë.

“Pakënaqësia ndaj luftës do të vazhdojë ta gërryejë udhëheqjen ruse nën petkun e propagandës shtetërore dhe represionit”, tha zoti Burns.

Kremlini tha në muajin maj se agjencitë ruse të zbulimit po gjurmonin aktivitetet e spiunazhit perëndimor pasi CIA publikoi një video që inkurajonte rusët të bënin kontakte përmes një kanali të sigurt në internet.

Videoja e shkurtër në rusisht u shoqërua me një tekst që thoshte se agjencia donte të dëgjonte nga oficerë ushtarakë, specialistë të zbulimit, diplomatë, shkencëtarë dhe njerëz me informacione për ekonominë e Rusisë dhe udhëheqjen e saj.

Kongresmeni amerikan Keith Self akuzon DASH se po interferon në zgjedhjet për të larguar Serbinë nga orbita ruse duke i shkaktuar dëme Kosovës!

Kongresmeni amerikan republikan Keith Self u tregua i ashpër gjatë një seance dëgjimore me Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit, Douglas Jones lidhur me qëndrimin e DASH-it në lidhje me zgjedhjen e kryetarëve të komunave në veri të Kosovës.

Self ka bërë të qartë gjatë fjalës së ti se zgjedhjet në Kosovë kanë qenë të rregullta dhe njerëzit, të cilët kanë fituar zgjedhjet, kanë marrë zyrat. Gjithashtu Self ka shtuar se Amerika po mundohet ta largojë Serbinë nga orbita ruse duke i shkaktuar dëme Kosovës.

Diskutimi:

Kongresmeni Keith Self: Zgjedhjet janë mbajtur, mbajtur korrektësisht e njerëzit që fitojnë zgjedhjet marrin detyrën, pse kërkoni që të ribëhen zgjedhje?

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit Douglas Jones: Plani për zgjedhje të reja, i referohet zgjedhjeve në Kosovë, që janë bojkotuar nga serbët e Kosovës. Ne e kemi njohur që kryetarët e komunave janë zgjedhur nga zgjedhje të rregullta. Gjithsesi ato nuk kanë mundur të ekzekutojnë plotësisht detyrat e tyre dhe gjithashtu tentimi i tyre për të shkuar në zyrë ka çuar tek dhuna.

Self: Pikërisht kjo është pyetja ime, kryetarët e zgjedhur ligjërisht, po tentojnë të bëjnë detyrën e tyre, të shkojnë në ndërtesën komunale, dhe ne po mbështesim një rizgjedhje, në vend që të mbështesim këto kryetarë që vijnë nga zgjedhje të rregullta. Pse?

Jones: Kryetarët, si pasojë e bojkotit, u votuan nga përqindje e vogël qytetarësh.

Self: Kjo ndodh gjithë kohës në SHBA. Ne kemi zgjedhje lokale ku votojnë veç 10% e qytetarëve, dhe ne nuk e kundërshtojmë këtë realitet me argumentin e daljes së ulët të zgjedhësve.

Jones: Por ka çuar në një pjesë të madhe të qytetarëve të ndihen të privuar nga e drejta e votës, me dëshirën e tyre. Ato duan të votojnë, pasi dhe po i nxisim. Mendoj se kjo do rezultojë në një proçes më stabil dhe një udhëheqje më përfaqësuese.

Self: Problemi i vërtetë që shoh unë është që Departamenti i Shtetit po tenton të largojë Serbinë nga orbita ruse. Ju po ndërhyni në zgjedhje që kanë qenë të rregullta, po i mbivendoseni njerëzve që janë zgjedhur sipas rregullave, e po tentoni të impononi vetën në një problematikë mijëvjeçare dhe ju po kundërshtoni zgjedhje të ekzekutuara më së miri. Ju nuk do ta nxirrni Serbinë jashtë orbitës ruse.syri.net

Milley: SHBA nuk është e befasuar nga ecuria e ofensivës së Ukrainës kundër forcave ruse

VOA/Jeff Seldin, Marrë nga Associated Press

Dështimi i forcave ukrainase për të bërë përparime të shpejta në ofensivën kundër trupave ruse nuk po shkakton panik në mesin e zyrtarëve të lartë ushtarakë amerikanë.

Zyrtarët ukrainas kanë shprehur zhgënjimin e tyre ditët e fundit, duke i bërë thirrje Uashingtonit dhe Perëndimit që t’i ofrojnë armatim më të avancuar për të ndihmuar në shkatërrimin e pozicioneve mbrojtëse ruse dhe për të rimarrë më shumë territor.

Por zyrtarët amerikanë mbeten të bindur se kundërofensiva e Ukrainës do të sjellë rezultate, edhe nëse do të duhen gjashtë deri në tetë javë përpara se forcat ukrainase të bëjnë përparime më thelbësore.

“Lufta në letër dhe lufta e vërtetë në terren janë dy gjëra të ndryshme”, tha komandanti i shtatmadhorisë amerikan, Gjenerali Mark Milley, gjatë një diskutimi në Uashington të premten.

“Fakti që po ecën më ngadalë nga sa parashikuan njerëzit nuk më befason aspak”, tha gjeneral Milley në Klubin Kombëtar të Shtypit, duke vënë në dukje se forcat ukrainase po “përparonin në mënyrë të qëndrueshme dhe të organizuar”.

“Do të jetë shumë e vështirë, shumë e gjatë, shumë e përgjakshme dhe askush nuk duhet të ketë iluzione për këtë”, tha ai.

Më herët të premten, gjenerali më i lartë i ushtrisë së Ukrainës tha për gazetën The Washington Post forcat e tij kishin nevojë të madhe për municion dhe armatime të tjera të avancuara.

“Kjo më zemëron shumë”, tha Valery Zaluzhny, komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura të Ukrainës. “Kjo nuk është një shfaqje. Nuk është një shfaqje të cilën e gjithë bota po e shikon dhe vë baste. Çdo ditë, çdo metër jepet me gjak.”

“Pa një furnizim të duhur me armë dhe municione, këto plane nuk janë aspak të realizueshme”, shtoi ai, duke kritikuar Perëndimin për shtyrjen e planeve të luftës që mbështeten në epërsinë ajrore, të cilën as Ukraina dhe as Rusia nuk kanë qenë në gjendje ta sigurojnë.

Kërkesat për më shumë armë

Komandanti Zaluzhny dhe zyrtarë të tjerë ukrainas u kanë bërë thirrje në mënyrë të përsëritur Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tjerë që të ofrojnë jo vetëm tanke dhe automjete të blinduara, por edhe bomba thërrmuese, raketa me rreze të gjatë veprimi dhe avionë luftarakë modern F-16.

Deri më tani, Shtetet e Bashkuara kanë hezituar t’i japin Kievit sisteme të tilla, megjithëse Uashingtoni ka thënë se do t’i lejojë aleatët e tij t’i ofrojnë Ukrainës avionët e prodhuar në Shtetet e Bashkuara dhe po trajnojnë pilotët ukrainas për t’i drejtuar avionët F-16. Uashingtoni thotë se është përqëndruar në furnizimin e Ukrainës me sisteme dhe armë që forcat e tyre mund t’i dislokojnë menjëherë në vijat e frontit.

Gjeneral Milley tha se kërkesat e Kievit nuk po injoroheshin.

“Sistemet raketore “ATACMS”, avionët F-16 dhe çdo gjë tjetër është në një proces rishikimi të vazhdueshëm”, tha ai. “Këto gjëra janë duke u shqyrtuar. Nuk është marrë asnjë vendim për këtë.”

Gjeneral Milley tha se Shtetet e Bashkuara nuk e kanë përjashtuar mundësinë e furnizimit të Ukrainës me municione thërrmuese, pavarësisht shqetësimeve të disa aleatëve për dëmin që këto bomba shkaktojnë.

Përdorimi i bombave ose predhave, të cilat hapen në ajër dhe hedhin bomba ose predha më të vogla mbi një zonë shumë më të gjërë, kundërshtohet nga një numër organizatash humanitare, të cilat thonë se ato kanë një shkallë të lartë dështimi dhe shpesh shkaktojnë viktima në mesin e civilëve.

Ministri ukrainas i Mbrojtjes Oleksii Reznikov ka thënë se forcat e Kievit kanë çliruar me sukses nëntë vendbanime në rajonet Donetsk dhe Zaporizhzhias, megjithëse sulmi kryesor ende nuk ka filluar.

Kufiri verior

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka kërkuar udhëheqjes së tij të lartë ushtarake të forcojë sektorin ushtarak verior të Ukrainës pas mbërritjes në Bjellorusi të udhëheqësit mercenar rus Yevgeny Prigozhin.

Presidenti Zelensky nuk e përmendi emrin e shefit të grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin në postimin e shkurtër në Telegram.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby i tha Zërit të Amerikës se Shtetet e Bashkuara do të “vazhdojnë të monitorojnë aktivitetet e grupit Wagner kudo në botë dhe ne do të vazhdojmë t’i mbajmë ata përgjegjës për veprimet e tyre të dhunshme, skandaloze, vdekjeprurëse dhe të paligjshme. Ata janë ende të aftë për të kryer veprime të tilla.”

Pas zmbrapsjes së forcave ruse nga rajonet veriore vitin e kaluar, Ukraina ndërmori hapa për të forcuar mbrojtjen e kufirit të saj me Bjellorusinë, një aleat i ngushtë i Rusisë.

Yevgeny Prigozhin mbërriti në Bjellorusi të martën, në bazë të një marrëveshje të ndërmjetësuar nga Presidenti Alexander Lukashenko, që i dha fund rebelimit të mercenarëve të tij në Rusi të shtunën.

DASH: Qeveria Kurti duhej të ishte koordinuar për shpalljen e dy organizatave në veri terroriste

VOA

Vendimi i qeverisë së Kosovës për të shpallur dy entitete serbe në veri, si organizata terroriste nuk është bërë në bashkërendim me Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë, i tha të enjten Zërit të Amerikës një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit.

Një vendim i tillë duhej të ishte koordinuar me partnerët më të afërt ndërkombëtarë të Kosovës, përfshirë ata që kanë përgjegjësinë kryesore për sigurimin e stabilitetit të Kosovës. Departamenti i Shtetit i bën thirrje Kosovës që të përmbahet nga hapat e njëanshëm ndërsa “punojmë me të gjitha palët për zgjidhjen e krizës aktuale”.

Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë të papranushem dhe e dënojnë dhunën kundër trupave të KFOR-it, si dhe kërkojnë nxjerrjen para përgjegjësisë, në bazë të një procesi të drejtë ligjor dhe transparent të autorëve të dhunës, thuhet në deklaratën e zëdhënësit të Departamentit të Shtetit.

Të enjten qeveria e Kosovës shpalli organizata terroriste “Mbrojtjen Civile” dhe “Brigadën e Veriut”, dy grupe që, sipas institucioneve të sigurisë, zhvillojnë veprimtari kërcënuese për rendin kushtetues të Kosovës, në pjesën veriore të vendit, me banorë kryesisht të pakicës serbe.

Shuarja e strukturave të tilla dhe integrimi i tyre në institucionet e Kosovës ishte paraparë me një marrëveshje të vitit 2015 ndërmjet Prishtinës e Beogradit në kuadër të bisedimeve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, por autoritetet në Kosovë thonë se ato kanë vazhduar të funksionojnë pavarësisht marrëveshjes.

Vendimi u mor në një kohë tensionesh të larta ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të cilat filluan në fund të muajit maj kur autoritetet nisën zbatimin e rezultatit të zgjedhjeve të 23 prillit, të bojkotuara nga partitë politike serbe.

VOA: Administrata amerikane ndan shqetësimet e njëjta me Kongresin për tensionet në veri të Kosovës

Një zëdhënës i Këshillit Kombëtar të Sigurisë i tha Zërit të Amerikës se administrata amerikane ka të njëjtat shqetësime sikurse edhe Kongresi për tensionet e rritura në veri të Kosovës.

Zyrtarët e qeverisë amerikane duke përfshirë Shtëpinë e Bardhë dhe Departamentin e Shtetit, kanë punuar ngushtë me partnerët e Bashkimit Evropian për të gjetur një zgjidhje diplomatike për ngjarjet e fundit. Ata janë angazhuar me udhëheqësit e Serbisë dhe Kosovës për të nxitur shtensionimin dhe përqendrimin e ripërtërirë në zbatimin e marrëveshjeve të normalizimit të nënshkruara në fillim të këtij viti”, tha zëdhënësi duke nënvizuar se “normalizimi i marrëdhënieve, pjesëmarrja në proceset demokratike dhe respektimi i sundimit të ligjit do të kontribuojnë në qëndrueshmërinë dhe sigurinë në veri të Kosovës”.

Ai i bëri këto komente duke iu përgjigjur Zërit të Amerikës rreth një letre që një grup senatorësh demokratë dhe republikanë i drejtuan presidentit Joe Biden, duke kërkuar që ta trajtojë me përparësi përkeqësimin e situatës së sigurisë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Senatorja Jeanne Shaheen bashkë me senatorët Chris Murphy, Chris Van Hollen, Ben Cardin, Pete Ricketts, Thom Tillis, Peter Welch dhe Dick Durbin, shprehën në letër shqetësimin me situatën në veri “ku dhuna e fundit serbe kundër Forcave të NATO-s në Kosovë plagosi rreth 40 paqeruajtës të NATO-s. Që nga ato sulme, ne jemi të alarmuar nga vendimet qeverisë së Kosovës dhe Serbisë, të cilat vazhdojnë të përshkallëzojnë dhe jo ulin tensionet”.

Në letër theksohet shqetësimi për sigurinë dhe mirëqenien e rreth 600 trupave amerikane që shërbejnë në kuadër të KFOR-it.

Ne vlerësojmë përpjekjet diplomatike të Shteteve të Bashkuara për të ulur tensionet, por këto përpjekje nuk kanë marrë përgjigje të ndërsjellë nga Kosova në veçanti. Si rrjedhojë ne jemi të përgatitur të shqyrtojmë ndryshimin e mbështetjes së Kongresit”, thuhet në letër.

Senatorët kanë përmendur rolin e Shteteve të Bashkuara për pavarësinë e Kosovës por edhe hapat për ndërtuar një marrëdhënie me Serbinë.

Ata shprehen të “tronditur” nga veprimet e fundit të qeverive të Serbisë dhe Kosovës duke i cilësuar “vendime provokuese që kërcënojnë të dëmtojnë mundësitë e përmirësimit të marrëdhënieve dypalëshe”.

Kriza në veri të Kosovës pasoi vendimin e autoriteteve për zbatimin e rezultatit të zgjedhjeve të 23 prillit, të bojkotuara nga partitë politike serbe. Në komunat veriore grupe qytetarësh serbë po vazhdojnë të kundërshtojnë vendosjen në zyrat komunale të kryetarëve shqiptarë.

Ne letrën e senatorëve shprehet mbështetja për propozimin e Bashkimit Evropian për uljen e tensioneve që përfshin: tërheqjen e kryetarëve nga ndërtesat komunale në veri të Kosovës; pezullimi i operacioneve policore në afërsi të ndërtesave komunale me përfundimin e njëkohshëm të protestave, shpalljen e zgjedhjeve të reja komunale me pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës; dhe një kthim në dialog për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, duke përfshirë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

Senatorët thanë se pa një përkushtim të vendosur për të ndërmarrë këto hapa, administrata amerikane duhet të shtyjë “çdo thellim të marrëdhënieve dypalëshe të në fushën e sigurisë me të dyja vendet”.

Duke theksuar se marrëdhëniet duhet të ndërtohen mbi vullnetin e mirë, bashkëpunimin kuptimplotë dhe vlerat e përbashkëta, senatorët theksojnë se “nuk e shohim këtë episod të fundit tensionesh si një shmangie të përkohshme në marrëdhëniet dypalëshe, por si një moment përcaktues në trajektoren e marrëdhënieve tona me të dyja vendet”.

Bashkimi Evropian paralajmëroi shpalljen e masave të reja ndëshkuese për Kosovën gjatë kësaj jave.

Ivana Stradner: Vuçiq nuk ka guximin e Titos si ia bëri Stalinit!

Ekspertja amerikane e sigurisë Ivana Stradner kujton një ngjarje historike. Si sot në vitin 1948 rezulton prishja nga ana e BRSS e marrëdhënieve me Titon dhe përjashtimi i Jugosllavisë nga Kominterni. Ja reagimi i Stradner në Twitter:

“Në këtë ditë të vitit 1948 Cominterni dëboi Jugosllavinë që rezultoi në ndarjen Tito-Stalin.

Pastaj Josef Stalini tha: “Unë do të tund gishtin tim të vogël dhe Tito do të ikë”.

Stalini tentoi të vriste Titon. Ndryshe nga Vuçiq, i cili nuk ka guxim, Tito iu përgjigj kështu Stalinit: 👏

“Mjaft dërgove njerëz të më vrasin mua!

Ne tashmë i kemi kapur pesë prej tyre, njëri prej tyre kishte bombë, tjetri pushkë…

Nëse nuk do të ndalësh të më sjellësh killera,

unë do të sjell një që të mbarojë punë shumë shpejt në Moskë dhe jam i sigurt se nuk do të kem nevojë të nis një të dytë”

 

 

 


Send this to a friend