VOAL

VOAL

Clintoni: Do të ngremë një mur mes Trumpit dhe presidencës

KLIVLEND – Replika e parë pas nominimit republikan për Donald Trump si kandidat presidencial erdhi sot në Twitter nga kandidatja demokrate, Hillary Clinton, e cila tha se ”ai nuk është zëri ynë”, një përshtatje e sloganit të manjatit miliarder në platenë e konventës republikane.

“Unë jam zëri juaj”, ishte thirrja që Trump e përdori shpesh gjatë fjalimit përshëndetës, pas marrjes së nominimit zyrtar nga republikanët.

“Ne do të ngremë një mur mes teje dhe presidencës, Donald Trump”, shkruajti në spanjisht Hillary Clinton duke iu kundërpërgjigjur Trumpit, i cili ka premtuar se nëse do të zgjidhet president do të ngrinte një mur mes SHBA-së dhe Meksikës për të frenuar emigracionin ilegal. Donald Trump pranoi para pak orësh nominimin e Partisë Republikane amerikane për të kandiduar për postin e presidentit të vendit, gjatë konventës kombëtare që u zhvillua në Klivlend, duke hapur kështu zyrtarisht garën me kandidaten demokrate Hillary Clinton.

Fjalimi i Donald Trumpit e mbyll Kuvendin Republikan

Kuvendi i Republikanëve u mbyll të enjten mbrëma në Klivlend të Ohajos, me fjalimin e kandidatit për President Donald Trump, pika kulmore e një jave që pati momente befasuese dhe dramatike dhe që tregoi se ndasitë e krijuara nga fushata ende nuk janë zhdukur në Partinë Republikane.

Ngjitja e pazakontë e manjatit miliarder, pa përvojë politike në njërën prej dy forcave mbizotëruese politike në Shtetet e Bashkuara, duke u bërë kandidati i saj, është një rast i pashembullt në politikën amerikane.

Në fillim të fjalës së tij zoti Trump, tha se e pranonte emërimin me përulësi dhe me mirënjohje.

“Ne do të jemi një vend bujarie dhe ngrohtësie, por edhe një vend i ligjit dhe rendit”, tha ai.

Ai u prit me entuziazëm nga të pranishmit.

Shumë shpejt, ai u përqendrua tek rastet e dhunës në Shtetet e Bashkuara.

“Amerikanët që po shohin sot këtë fjalim, i kanë parë imazhet e dhunës të kohëve të fundit në rrugët tona dhe kaosin në komunitetet tona. Shumë kanë qenë personalisht dëshmitarë të dhunës dhe disa edhe viktima të saj. Kam një mesazh për të gjithë ju: Krimi dhe dhuna që sot ka prekur vendin tonë, do të përfundojë së shpejti. Që nga 20 janari 2017, do të vendoset siguria”.

Një pjesë e mirë e fjalimit të zotit Trump, ishte përqendruar tek sulmet ndaj rivales së pritshme të tij, Hillary Clinton. Madje kritikat e ashpra vinin në qendër njëkohësisht administratën e presidentit Obama dhe zonjën Clinton si pjesë e saj.

“Amerika është më pak e sigurt – dhe bota shumë më pak e qëndrueshme – sesa kur zoti Obama mori vendimin që të vinte Hillary Clintonin në krye të politikës së jashtme të Amerikës”, tha ai.

Ai shtoi se me siguri presidenti Obama është penduar për atë vendim.

“Instinktet e saj të dobëta, dhe gjykimi i saj i keq – diçka që e ka vënë në dukje edhe Bernie Sanders – kanë shkaktuar shumë nga katastrofat që po shfaqen sot”.

Ai premtoi se mund ta ndryshojë gjendjen dhe përcolli mesazhin se gjërat duhet të ndryshojnë.

“Përsa kohë të udhëhiqemi nga politikanë që nuk vënë Amerikën para së gjithash, atëherë vendet e tjera nuk do ta trajtojnë Amerikën me respekt. Kjo do të ndryshojë kur unë të marr detyrën”.

Ai tha se çdo ditë zgjohet i vendosur që të përmirësojë jetën për të gjithë qytetarët e vendit që ai tha se “janë neglizhuar, injoruar dhe braktisur”.

Toni i zotit Trump la të kuptohet se ai po përpiqet ta ndryshojë imazhin si një njeri me një retorikë të ashpër që është bërë objekt kritikash të shumta.

Por edhe më pak se 24 orë para fjalimit, ai ngjalli debate kur tha për gazetën New York Times, se do të vërë kushte për mbrojtjen e aleatëve të NATO-s ndaj një sulmi të mundshëm, një qëndrim që u kundërshtua menjëherë nga Uashingtoni dhe vende të tjera.

Përveç kësaj, refuzimi i Senatorit Ted Cruz për të mbështetur kandidaturën e zotit Trump, nxori në pah përçarjet dhe mosmarrëveshjet që ekzistojnë mes republikanëve.

Zoti Trump u prezantua nga vajza e tij, Ivanka, e cila paraqiti një anë më personale të tij dhe u tha të pranishmëve se ai do të luftojë për të gjithë.

Me përfundimin e Kuvendit Republikan në Klivlend, vëmendja zhvendoset tek kampi demokrat. Zonja Clinton mendohet se do të deklarojë emrin e personit që do të zgjedhë si kandidat për nënpresident këtë fundjavë.

Të hënën në Filadelfia, hapet Kuvendi i Partisë Demokrate ku zonja Klinton do të emërohet zyrtarisht si kandidate e partisë së saj.

Deklaratë nga Ambasadori i SHBA Donald Lu: “Miratimi i reformës në drejtësi, mbi të gjitha, është një fitore për popullin shqiptar.”

Deklaratë nga Ambasadori i SHBA Donald Lu pas votimi të reformës :

“Përkushtimi juaj e ka bërë Shqipërinë një vend më të drejtë dhe më demokratik.

Përgëzoj parlamentin për gjetjen e konsensusit nën trysni jashtëzakonisht të madhe.”

SHBA janë krenare që kanë mbështetur hartimin dhe negocimin e kësaj pakete reforme të fortë…”

…presim me kënaqësi të vazhdojmë partneritetin tonë jetëgjatë, e cila tani është shumë më e fortë.”

Miratimi i reformës në drejtësi, mbi të gjitha, është një fitore për popullin shqiptar.”

Rrëmujë në Konventën e Partisë Republikane

Ohajo, SHBA

Konventa Kombëtare e Partisë Republikane në SHBA u përshkua me rrëmujë, pasi senatori i Teksasit, Ted Cruz, nuk mbështeti të nominuarin e partisë për president, Donald Trump, duke shkaktuar reagimin me fishkëllima të publikut dhe thirrjet e tij: “Duam Trumpin”.

Rrëmuja në natën e parafundit të Konventës nxori në pah edhe ndasitë e thella brenda partisë.

Trump, manjat i pasurive të patundshme, ka mposhtur 16 rivalë gjatë zgjedhjeve paraprake, edhe pse nuk ka udhëhequr kurrë ndonjë zyrë politike.

Cruz, ndërkaq, ka dalë në vendin e dytë, pas Trumpit.

Të dy ata kanë pasur debate të nxehta gjatë fushatës, të cilat shpesh janë shndërruar në sulme shumë personale.

Në Konventën që po mbahet në Kllivllend të Ohajos, Cruz e nisi fjalimin duke përgëzuar Trumpin për fitoren, por e përfundoi atë pa e mbështetur.

“Për ata që na dëgjojnë, ju lutem mos qëndroni në shtëpi në nëntor. Nëse e doni vendin tuaj, nëse i doni fëmijët tuaj, flisni dhe votoni sipas ndërgjegjës suaj, votoni për kandidatët që doni, për ata që ju besoni se i mbrojnë liritë tona dhe i qëndrojnë besnikë Kushtetutës”, tha Cruz.

Derisa ai ka mbyllur fjalimin, kamerat televizive kanë treguar Trumpin në një pjesë të sallës duke bërë me dorë – një lëvizje që shumë vëzhgues e kanë intepretuar si minim të Cruzit.

Gjatë fushatës për nominimin e partisë, Trump ka përdorur fjalë fyese ndaj pamjes së jashtme të bashkëshortes së zotit Cruz dhe ka lënë të kuptohej se babai i Cruzit ka qenë me vrasësin e presidentit John F. Kennedy, para se të vritej në vitin 1963 në Dallas.

CNN ka raportuar se zyrtarët e sigurisë është dashur të shoqërojnë gruan e Cruzit nga vendi ku po mbahet Konventa, pasi disa delegatë i kanë bërtitur.

Rrëmuja la në hije fjalimin kryesor të mbrëmjes nga Mike Pence, guvernator i Indianës, të cilin Trump e ka zgjedhur si kandidat për nënpresident.

Pence tha se Trump është mik i shtresës punëtore, i cili ka pnuar me këmbëngulje në botën e biznesit.

Trump, në zgjedhjet e 8 nëntorit, do të përballet me rivalen demokrate, Hillary Clinton, e cila pritet të marrë nominimin e partisë javën e ardhshsme.

Trump është zotuar se do të kufizojë hyrjen e myslimanëve në Shtetet e Bashkuara, se do të ngrejë mur në kufi me Meksikën dhe se do të marrë qëndrim më të ashpër kundër militantëve islamikë.

Duke folur në Konventë, Newt Gingrich, ish-kryesues i Dhomës së Përfaqësuesve, tha se terroristët islamikë po bëjnë luftë kundër Perëndimit dhe përmendi sulmet e fundit terroriste në Nicë, Paris dhe Bruksel.

“Le të jemi të qartë: Donald Trump ka të drejtë. Ne jemi në luftë me islamistët radikalë. Po e humbim luftën. Dhe, duhet ta ndryshojmë kursin për ta fituar atë”, tha Gingrich.

Konventa Republikane, më herët, është zbehur nga akuzat se gruaja e Trumpit, Melania, ka bërë plagjiat pjesë të një fjalimi që ka mbajtur gruaja e presidentit aktual, Barack Obama, më 2008.

Përgatiti: Valona Tela

Trumpi vë në dyshim angazhimin e aleatëve të NATO-s

Kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se nëse zgjidhet, nuk do t’iu dilte automatikisht në ndihmë vendeve të Baltikut në rast se ato do të pushtoheshin nga Rusia.

Në një intervistë për gazetën New York Times, Trump tha se fillimisht do të shikonte nëse këto vende i kanë përmbushur obligimet ndaj SHBA-së.

Komentet pasojnë deklaratat e mëparshme të Trumpit, i cili ka vënë në pikëpyetje përkushtimin e disa anëtarëve të NATO-s, të cilat, sipas tij, nuk kontribuojnë sa duhet në aleancë.

Duke folur për New York Times, Trump tha se aleatët e SHBA-së duhet të ndalojnë së përfituari nga bujaria e Uashingtonit, i cili gjithmonë paguan faturën.

Cruzi refuzon të mbështesë kandidatin Trump

Ted Cruz

Senatori Ted Cruz refuzoi të mbështesë mbrëmë kandidatin republikan për president Donald Trump në kuvendin e partisë, duke shkaktuar thirrje të zemëruara mes mbështetësve të zotit Trump dhe duke krijuar plasaritje në fasadën e unitetit të partisë që ishte ndërtuar me shumë kujdes në prag të Kuvendit në Klivlend.

Delegati republikan Ken Cuccinelli i tha Agjencisë së lajmeve Reuters se kishte shoqëruar bashkëshorten e zotit Cruz, Heidi, jashtë sallës së Kuvendit për shkak të shqetësimeve rreth sigurisë së saj.

Zoti Cruz, i cili e përfundoi i dyti garën e emërimit brenda partisë dhe shumë larg zotit Trump, nuk u shpreh mbrëmë në mbështetje të zotit Trump dhe e përmendi atë vetëm një herë, duke shkaktuar thirrje të zemëruara dhe duke bërë që pjesmarrësit në Kuvend të thërrisnin në kor: “Duam Trumpin.”

Kandidatët Trump dhe Cruz patën debate të hidhura gjatë fushatës, të cilat u kthyen disa herë në sulme mjaft personale.

Cruz e filloi fjalimin duke thënë: “Dua të përgëzoj Donald Trumpin, i cili mbrëmë fitoi emërimin.”

Më pas ai u bëri thirrje votuesve me fjalët: “Do t’ju lutesha të mos qëndronit në shtëpi në nëntor, por ngrihuni në këmbë, flisni dhe votoni sipas ndërgjegjes suaj; votoni për kandidatët që doni, ata që ju besoni se mbrojnë liritë tona dhe i qëndrojnë besnikë Kushtetutës.”

Zoti Trump, i cili do të përfaqësojë partinë në zgjedhjet e 8 nëntorit kundër kandidates së pritshme demokrate, Hillary Clinton, hyri në sallën e Kuvendit kur fjalimi i zotit Cruz ishte duke përfunduar. Ai i durtrokiti fjalët e zotit Cruz, duke zhvendosur njëkohësisht vemendjen e njerëzve larg ish-rivalit të tij.

Gjatë fushatës për emërimin e partisë, zoti Trump përdori fjalë fyese ndaj pamjes së jashtme të bashkëshortes së zotit Cruz dhe la të kuptohej se babai i zotit Cruz ishte me vrasësin e Presidentit John F. Kennedy para se të ndodhte vrasja në Dallas në vitin 1963.

Në një fjalim pak çaste pasi Cruz kishte përfunduar fjalimin, ish-kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Newt Gingrich e mori në mbrojtje senatorin.

“Mendoj se ju e keqkuptuat një paragraf të Ted Cruzit, i cili është orator i shkëlqyer. Ted Cruz tha se ju mund të votoni sipas ndërgjegjes suaj për këdo që do të mbështesë Kushtetutën. Në këto zgjedhje, ka vetëm një kandidat i cili do të mbështesë Kushtetutën”, tha zoti Gingrich.

“I vetmi kandidat i mundshëm këtë vjeshtë është dyshja presidenciale republikane Trump-Pence”, tha zoti Gingrich.

Një tjetër rival i zotit Trump, i mposhtur në garën për emërimin e partisë, senatori Marco Rubio nga Florida, foli në Kuvend nëpërmjet videosatelitit. Ai e vlerësoi zotin Trump për angazhimet e tij në ruajtjen e sigurisë kombëtare, uljen e taksave dhe emërimin e gjykatësve konservatorë në Gjykatën e Lartë.

“Koha për të luftuar njëri-tjetrin ka mbaruar. Është koha për të luftuar për një drejtim të ri për Amerikën. Është koha për të fituar në nëntor”, tha zoti Rubio.

Drama e mbrëmshme nuk e pengoi kandidatin e zotit Trump për zëvendëspresident, Guvernatorin e shtetit Indiana, Mike Pence, të pritej në Kuvend me entuziazëm. Duke pranuar emërimin, zoti Pence e përshkroi kandidatin Trump si një mik të shtresës punëtore që ka punuar me këmbëngulje në botën e biznesit. “Ai është njeri i cili i kthen fjalët në punë në një lojë që zakonisht është e rezervuar për ata që flasin”, tha zoti Pence.

Votuesit myslimano-amerikanë në kuvendin republikan

Kandidati republikan për president, Donald Trump në të kaluarën ka bërë komente të ashpra ndaj mylimanëve, megjithatë ai ka mbështetje nga grupe votuesish myslimanë. Ata thonë se Trump po zbulon disa të vërteta të vështira mbi emigracionin dhe terrorizmin dhe po flet për komunitetin e tyre në një mënyrë që askush tjetër nuk mund ta bëjë. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Katherine Gypson në Kuvendin Republikan shpjegon se si vota e myslimano-amerikanëve mund ta ndihmojë ose dëmtojë kandidaturën e zotit Trump.

Një moment i papritur në këtë kuvend Republikan: një mysliman amerikan duke dhënë mbështetjen e tij për kandidatin Donald Trump natën e emërimit të tij.

“Ai donte të dinte se nga vinte urrejtja brenda fesë Islame,” thotë Sajid Tarar, mbështetës i zotit Trump.

Sajid Tarar, në orët para fjalimit të tij në konventë foli me gazetarët duke u thënë atyre se votuesit myslimano-amerikanë vërtet janë të hapur ndaj propozimeve të debatueshme të zotit Trump.

“Unë do të pezulloja emigracionin nga zonat e botës me histori të terrorizmit kundër Shteteve të Bashkuara, Evropës apo aleatëve tanë deri sa ne ta kuptojmë plotësisht se si mund t’i japim fund këtyre kërcënimeve.”

Ideja e zotit Trump për pezullimin e emigracionit ka nxitur zotin Tarar dhe të tjerët në grupin Myslimanët për Trumpin që të mbështesin kandidaturën e tij.

Në Uashington, disa ditë para kuvendit, këta votues i thanë Zërit të Amerikës se përse e mbështesin zotin Trump.

“Siguria e Amerikës është përparësia e parë për Donald Trump-in dhe edhe për mua si myslimano-amerikan ajo është përparësia kryesore”, thotë Tajid Farar.

“Është shumë mirë nëse Trump ndalon përkohësisht hyrjen e myslimanëve për të kontrolluar biografinë e tyre”, thotë Rabia Kazan.

Rabia Kazan është rritur në një familje konservatore myslimane në Turqi dhe më pas ajo imigroi në Amerikë.

Ajo mbështet kritikat e zotit Trump ndaj kundërshtarit të tij demokrat.

“Përdorimi i shprehjes islami radikal është shumë i rëndësishëm. Sepse të gjithë janë duke u fshehur dhe kanë frikë se do të fyejnë myslimanët. Feja islame ka nevojë për reformim të menjëhershëm, por Hillary Clinton dhe Obama nuk dëshirojnë të na ndihmojnë neve.”

Por çështja kryesore është se a mund vota e myslimano-amerikanëve të ndihmojë zotin Trump në shtetet e pavendosura në nëntor?

Në bazë të një studimi të shkurtit të këtij viti vota e tyre nuk ka gjasa ta ndihmojë atë. Studimi zbuloi se dy të tretat e votuesve myslimano-amerikanë e konsiderojnë veten demokratë dhe vetëm 11 përqind e tyre thanë se do të votonin për republikanin Trump. Studimi u krye nga Këshilli për Marrëdhëniet Amerikano-Islamike, i cili e konsideron veten si grupi më i madh mysliman i vendit për të drejtat civile.

“Ne shohim disa nga përqendrimet më të larta të xhamive në Amerikë në Florida dhe Ohajo. Ka pak më shumë se njëqind mijë myslimanë në Virxhinia dhe kjo është një mënyrë e mirë që komuniteti ynë të ketë ndikim në zgjedhje. Nga qindra apo mijëra myslimanët që kam takuar, vetëm disa prej tyre ishin përkrahës të zotit Trump.”

Por zoti Tarar mendon se mesazhi i zotit Trump mund ta ndryshojë këtë.

“Ne para së gjithash jemi në thelb republikanë, sepse kemi ardhur nga vende konservatore me vlera konservatore. Tani që Donald Trump është duke u përpjekur ta shpjegojë më në hollësi idenë e ndalimit të islamikëve dhe përjashtimet, padyshim unë jam me shpresë se myslimanët do të bashkohen me atë”, thotë ai.

SHBA mbështet Turqinë: Arrestimet pas tentimit të puçit janë të arsyeshme

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit Mark Toner tha se Qeveria turke ka nisur hetim kundër pjesëmarrësve për të mësuar të vërtetën për ngjarjet e fundit

UASHINGTON – Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shetit, Mark Toner, në konferencën për media në Washington, për numrin e madh të arrestimeve dhe pezullimeve pas tentimit të grushtit shtetit në Turqi, tha se ato janë “të arsyeshme” dhe “të ligjshme”.

“Nëse dëshirojmë të jemi të hapur, Qeveria turke ka nisur hetim kundër pjesëmarrësve në grushtin e shtetit, për të zbuluar se çfarë në të vërtetë ka ndodhur dhe për të siguruar popullin e saj”, ka thënë Toner, duke shtuar se ai e kupton qeverinë dhe popullin turk.

“Ata ndiejnë se janë përballur me kërcënim serioz. Në të njëjtën kohë mund të shohim edhe një numër të arrestimeve. Pas ngjarjeve të premten mbrëma ne i bëmë thirrje Qeverisë së Turqisë të jetë e qetë dhe stabile dhe ti përmbahet standardeve demokratike që u ofron kushtetuta dhe sundimi i ligjit”, theksoi Toner.

Ai rikujtoi se Turqia është aleat i NATO-s duke shtuar se qeveria turke është nën një stres të madh pas tentimit të grushtit ushtarak. aa

Erdogani dhe Obama biseduan për ekstradimin e mundshëm të Fethullah Gulenit

Shtëpia e Bardhë konfirmoi se presidenti turk Erdogan dhe presidenti amerikan Obama kanë biseduar për ekstradimin e mundshëm të Gulenit

UASHINGTON – Shtëpia e Bardhë konfirmoi se presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan dhe presidenti amerikan Barack Obama kanë biseduar për ekstradimin e mundshëm të Fetullah Gulenit.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest, njofoti se kërkesa zyrtare në lidhje me ekstradimin e liderit të Fethullahçi (FETO) ka arritur tek autoritetet amerikane dhe se ka filluar procesi i shqyrtimit të kësaj kërkese.

Ai në konferencën ditore bëri vlerësime në lidhje me tentativën e pasukseshme të FETO-s për grusht shteti dhe kërkesën për ekstradiminin e liderit të FETO-s, Fethullah Gulen.

Earnest bëri të ditur se sot në mëngjes Presidenti i Turqisë, Erdoğan dhe Presidenti i SHBA-ve Obama kanë zhvilluar një bisedë telefonike. “Presidenti Obama përsëri ka potencuar ‘përkushtimin e fuqishëm të SHBA-ve ndaj qeverisë së Turqisë të zgjedhur në mënyrë demokratike'”, tha ai.

Earnest theksoi se në bisedën telefonike dy presidentët kanë biseduar edhe në lidhje me ekstradimin e liderit të FETO-s Gulen. Ai njoftoi se dokumentet në lidhje me ekstradimin nga ana e qeverisë së Turqisë sot në orët e mëngjesin kanë arritur tek ata dhe se Ministria e Jashtme dhe e Drejtësisë kanë filluar të shqyrtojnë kërkesën.

Ai potencoi se aplikimi do të shqyrtohet në mënyrë të ndieshme sipas pikave të marrëveshjes mes dy vendeve për ekstradim dhe ligjet e SHBA-ve.

“SHBA nuk i përkrah terroristët. SHBA nuk i përkrah njerëzit që bëjnë komplot për të përmbysur qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike nga populli. SHBA-të janë të përkushtuar për sundimin e ligjit. Ne do të veprojmë në pajtim me procedurat e përcaktuara në marrëveshjen për ekstradim”, u shpreh Earnest.

Duke bërë të ditur se rezultati i marrë në fund të shqyrtimit të dokumenteve do të jetë plotësisht një procedurë ligjore, Earnest njoftoi se ndaj kësaj çështjeje edhe një gjykatës federal do të marrë pjesë. aa

Trumpi merr zyrtarisht emërimin republikan

GOP 2016 Convention

Donald Trumpi u bë të martën mbrëma zyrtarisht kandidati për president i Partisë Republikane.

Ai mbajti një fjalim nga Kulla Trump e Nju Jorkut, drejtuar me satelit Kuvendit Republikan në Klivlend të Ohajos, duke thënë se fitorja prej tij e emërimit të partisë është diçka që ai nuk do ta harrojë kurrë.

Pas një votimi dhe numërimi të votave në Kuvendin Kombëtar Republikan, zoti Trump fitoi me lehtësi të 1,237 delegatët e nevojshëm.

Emërimi zyrtar erdhi në ditën e dytë të Kuvendit, i cili filloi me protestën e një pjese të delegatëve dhe me përpjekjet për të ndryshuar rregullat e Kuvendit.

Rrugëtimi politik i zotit Trump nisi 13 muaj më parë dhe, gjatë kësaj periudhe, biznesmeni miliarder arriti të mundë 16 rivalë. Kjo përpjekje e tij u shoqërua shpesh me polemika brenda Partisë Republikane.

Djali i tij më i madh Donald Trump Jr., njoftoi mbrëmë mbështetjen e Nju Jorkut, gjatë një numërimi zë për zë të votave në Kuvend dhe kjo i siguroi zotit Trump shumicën e duhur për t’u bërë kandidati që do të përballet më 8 nëntor me kandidaten e pritshme demokrate Hillary Clinton për Shtëpinë e Bardhë.

“Urime baba. Ne të duam,” tha Donald Trump Jr., duke shpallur votën e Nju Jorkut.

Rivalja demokrate e kandidatit Trump, Hillary Clinton, reagoi menjëherë në Twitter. Ajo shkroi: “Donald Trump sapo është bërë i emëruari i Partisë Republikane. Ndihmoni tani që ai kurrë të mos hyjë në Shtëpinë e Bardhë”.

Zoti Trump fitoi gjithsej 1,725 delegatë, i ndjekur nga senatori Ted Cruz i Teksasit me 475. Guvernatori i Ohajos John Kasich mori 120 vota, ndërsa senatori i Floridës, Marco Rubio 114.

Nis me kundërshtime ndaj Trumpit konventa e republikanëve

Donald Trumpi me bashkëshorten në konventën e Partisë Republikane

Konventa e Partisë Republikane ka filluar me jo pak zhurmë, më 18 korrik, pasi kritikët e kandidatit të mundshëm të partisë për president të SHBA-ve, Donald Trump, nuk kanë arritur që të sigurojnë një votë simbolike që do të demonstronte kundërshtimin e tyre ndaj kandidaturës së Trump.

Trumpi ka arritur të shmangë votimin ndërkohë është paraqitur qysh në natën e parë të kësaj konvente duke e prezantuar bashkëshorten e tij pwrpara pjesëmarrësve, Melania Trump, e cila ka mbajtur fjalim me qëllim që të zbusë sado pak imazhin jo të mirë para imigrantëve dhe myslimanëve.

Melania Trump ka thënë se bashkëshorti i saj do të jetë një president gjithpërfshirës.

Konventa katër ditëshe në Cleveland të Ohios, pritet të nominojë zyrtarisht Trump si kandidat të partisë për zgjedhjet presidenciale të 8 nëntorit, ndërsa konventa shihet si mundësi për fushatën e tij që të tregojë unitet brenda partisë.

Mirëpo kundërshtimet brenda partisë e kanë tërhequr vëmendjen qysh në ditën e parë të kësaj konvente pasi delegatët kundërshtar të Trumpit kanë provuar që të ndryshojnë rregullat e nominimit për t’iu lejuar atyre mundësinë që të përkrahin një tjetër kandidat.

Pas një votimi fillestar, liderët e partisë kanë thënë se kundërshtarët nuk kanë mjaftueshëm vota, duke nxitur kështu reagime të zëshme në stadiumin e basketbollit ku po mbahet konventa.

Delegatët e zemëruar kanë filluar të thërrasin me zë në anglisht “roll call, roll call”, që do të thotë se ata dëshironin thirrjen me emër të personave që ishin të pranishëm. Delegatë të tjerë, përfshirë edhe delegacionin nga Colorado, thjeshtë janë larguar nga konventa.

“Ne e meritojmë të dëgjohemi, kjo është konventë e popullit!”, ka thënë Diana Shores, delegate nga Virginia e cila ka qarë derisa delegatët që e përkrahin Trump kanë provuar që të shuajnë zërat e protestës duke thirrur me zë “turp, turp!”.

Biznismeni miliarder, Trump asnjëherë nuk ka pasur pozitë udhëheqëse në administratën publike. Me retorikën jo pak të vrazhdë dhe akuzat se sistemi politik në SHBA është i “manipuluar”, Trump e ka pasur të vështirë të sigurojë përkrahjen e shumë figurave kyqe të republikanëve.

Disa pjesëtarë të Partisë Republikane e kanë nisur edhe një lëvizje të quajtur: “Asnjëherë Trump”. Kandidati megjithatë gjatë javës së kaluar e ka quajtur të vdekur këtë lëvizje.

Rreth 2 mijë delegatë kanë shkuar në Cleveland për të marrë pjesë në konventë, ku Trump pritet ta mbyllë konventën mbrëmjen e 21 korrikut me një fjalim përmes së cilit ai do e pranonte nominimin e partisë për zgjedhjet presidenciale.

Konventa gjithashtu është hapur nën masa të rrepta sigurie me shqetësimin e rritur të shkaktuar nga vrasja e oficerëve policor dhe afrikano amerikanëve.

Vrasjet e 17 korrikut në Baton Rouge, një sulm që kishte cak policët dhe që dyshohet se është kryer si hakmarrje ndaj vrasjës së afrikano amerikanëve nga policia, ka qëndruar si re mbi këtë konventë.

Tema e ditës së parë ka qenë “Ta bëjmë Amerikën sërish të sigurt”, që i përshtatet edhe sloganit të fushatës së Trump. “Ta bëjmë Amerikën sërish të mrekullueshme”.

Bashkëshortja e Donald Trump ka thënë se kandidati i mundshëm republikan për president do të jetë një lider gjithpërfshirës nëse zgjidhet, duke iu shërbyer të gjithë amerikanëve pavarësisht racës, fesë apo të ardhura.

Duke folur gjatë konventës kombëtare të Partisë Republikane në Cleveland më 18 korrik, portretizimi që Melania Trump i ka bërë bashkëshortit të saj ka pasur për qëllim që të zbusë të gjitha kritikat e ashpra me të cilat është përballur ai pas deklarimeve për myslimanët dhe imigrantët.

“Donald e ka për qëllim që të përfaqësojë të gjithë njerëzit, jo vetëm disa prej tyre”, i ka thënë ajo konventës pasi është prezantuar nga bashkëshorti i saj, i cili është paraqitur në skenë i përcjellur nga tingujt e këngës së grupit britanik, “Queen” – “We Are The Champions”.

Ish modelja dhe imigrantja sllovene, Melania Trump e ka pranuar “entuziazmin dhe dramën” e fushatës së Trump, por ka thënë se “mbi të gjitha burri im do të mbetet i përqendruar në një gjë: këtë vend të bukur që ai e don shumë”.

Në mesin e atyre që pritet të flasin gjatë konventës është edhe udhëheqësi i shumicës në Senat, Mitch McConnell dhe udhëheqësi i Kongresit, Paul Ryan, si dhe ish rivalët që janë tërhequr nga gara për nominimin partiak, Ted Cruz, Chris Christie, Scott Walker dhe Marco Rubio.

Vetëm pak metra nga arena ku mbahej konventa në Cleveland, kundërshtarët dhe përkrahësit e Donald Trump janë përballur në dy protesta të ndara që megjithë retorikën e ashpër ndërmjet tyre nuk ka pasur dhunë fizike.

Policia në këtë qytet ka raportuar pak probleme dhe vetëm një të arrestuar në mbrëmjen e parë të koventes kombëtare të Partisë Republikane.

Shefi i policisë në këtë qytet, Calvin Ëilliams iu ka thënë gazetarëve më 18 korrik se forcat e sundimit të ligjit janë përballur me pak probleme ditën e parë të konventës.

Trump ka nxitur reagime të ashpra pas thirrjeve të tij që në kufirin në mes të SHBA-ve dhe Meksikës duhet ndërtuar një mur, por edhe me thirrjen për ndalimet për imigrantët myslimanë, hapa që ai i ka përshkruar të nevojshme për mbrojtjen e sigurisë së amerikanëve.

Menaxheri i fushatës së Trump, Paul Manafort ka thënë se “plani për fushatën e Trump për këtë konventë është t’iu ndihmojë amerikanëve të kuptojnë më shumë rreth personit Donald Trump, jo vetëm kandidatit që ata e kanë parë gjatë fushatës brenda partiake deri më tash”.

Konventa kombëtare e Partisë Demokratike do të mbahet javën e ardhshme në Philadelphia, ku partia pritet të nominojë ish Sekretaren amerikane të Shtetit, Hillary Clinton si kandidate të tyre për president.

Duke folur në konventën vjetore të Asocacionit Kombëtar për Avansimin e Njerëzve me Ngjurë (NACCP) në një tjetër qytet të Ohios, Cincinnati, më 18 korrik, Clinton e ka quajtur kandidaturën e Trump si “kërcënim për demokracinë” duke e akuzuar atë për nxitjen e tensioneve etnike dhe racore me retorikën e përdorur.

“Donald Trump nuk mund të bëhet president i Shteteve të Bashkuara”, ka thënë Clinton duke e nxitur edhe përkrahjen e madhe nga publiku pjesëmarrës.(REL)

Melania Trumpi: Donaldi do përfaqësojë të gjithë njerëzit

Kandidati i mundshëm republikan për president Donald Trump dhe bashkëshortja e tij, Melania

Bashkëshortja e Donald Trump ka thënë se kandidati i mundshëm republikan për president do të jetë një lider gjithpërfshirës nëse zgjidhet, duke iu shërbyer të gjithë amerikanëve pavarësisht racës, fesë apo të ardhura.

Duke folur gjatë konventës kombëtare të Partisë Republikane në Cleveland më 18 korrik, portretizimi që Melania Trump i ka bërë bashkëshortit të saj ka pasur për qëllim që të zbusë të gjitha kritikat e ashpra me të cilat është përballur ai pas deklarimeve për myslimanët dhe imigrantët.

“Donald e ka për qëllim që të përfaqësojë të gjithë njerëzit, jo vetëm disa prej tyre”, i ka thënë ajo konventës pasi është prezantuar nga bashkëshorti i saj, i cili është paraqitur në skenë i përcjellur nga tingujt e këngës së grupit britanik, “Queen” – “We Are The Champions”.

Ish modelja dhe imigrantja sllovene, Melania Trump e ka pranuar “entuziazmin dhe dramën” e fushatës së Trump, por ka thënë se “mbi të gjitha burri im do të mbetët i përqëndruar në një gjë: këtë vend të bukur që ai e don shumë”.

Trump, i cili pritet që gjatë kësaj jave të sigurojë nominimin zyrtar të partisë, sipas të gjitha gjasave do të përballet me kandidaten e mundshme demokrate dhe ish Sekretaren e Shtetit, Hillary Clinton në zgjedhjet presidenciale të 8 nëntorit.

Duke iu drejtuar masës në arenën e qytetit, Cleveland, Trump ka thënë: “Ne do të fitojmë aq shumë. Ju falemnderit zonja dhe zotërinjë. Ne do të fitojmë aq shumë”.

Kuvendi i Republikanëve hapet mes masash të rrepta sigurie

Në fund të kësaj jave, Partia Republikane do të ketë emëruar zyrtarisht Donald Trumpin si kandidat presidencial. Sot në Cleveland të Ohajos, hapet Kuvendi Kombëtar i Republikanëve i cili gjatë një jave do të paraqesë çështje të ndryshme që shqetësojnë amerikanët dhe propozimet për zgjidhjen e tyre sipas këndvështrimit të figurave të rëndësishme të kësaj partie.

Barrikadat e policisë ishin vendosur në rrugët kryesore dhe kryqëzime në qendër të Clevelandit, për të parandaluar sulme të llojit që ndodhën në Francë të enjten e kaluar kur një person vrau 84 vetë duke përplasur një kamion të madh mes njerëzve që festonin.

Ndërkohë, prej kohësh ka pasur shqetësime për protestat e dhunshme dhe përleshje mes atyre që mbështesin kandidatin e pritshëm republikan, Donald Trump dhe atyre që janë kundër tij dhe retorikës së tij.

Johanna Bulein, një simpatizante e zotit Trump që kishte ardhur në Cleveland nga shteti i Tenesisë, i tha Zërit të Amerikës se ata që nuk mbështesin atë, nuk janë “konservatorë të vërtetë”.

“Ai mund të jetë pak i ashpër dhe thotë gjëra që mund të mos duken të bukura, por ai nuk ndryshon qëndrim, e do vendin, dhe mendon për atë që është në interesin tonë më të mirë”.

Ndërkohë që dje mbi 100 protestues marshuan dje në Cleveland duke filluar një javë që duket se do të jetë e mbushur me protesta. Megjithëse protesta kishte si qëllim kundërshtimin ndaj zotit Trump dhe Kuvendit Republikan, ata që ishin mbledhur kundërshtuan edhe brutalitetin e policisë.

“Asgjë nuk është më e rëndësishme sesa që njerëzit të vazhdojnë të dalin në rrugë, të bllokojnë kryqëzimet, autostradat dhe qendrat tregëtare. Nuk mund të pritet një përgjigje normale ndaj dhunës së policisë”, tha protestuesja Monica Moorehead.

Mijëra forca shtesë të rendit dhe personel sigurie nga gjithë vendi për të ndihmuar në masat e sigurisë.

Ndërkohë, në një intervistë dje në mbrëmje për emisionin e CBS-it, “60 Minutes”, e para me kandidatin për nënpresident Mike Pence, zoti Trump iu përgjigj një pyetjeje për gjendjen e botës, me kritika të ashpra ndaj kandidates së pritshme demokrate, Hillary Clinton dhe Presidentit Obama, një ton që pritet ta shoqërojë Kuvendin. Ai foli për luftën kundër ISIS.

“Do t’i shpallim luftë ISIS-it. Duhet ta shfarosim ISIS-in. Do të vendos shumë pak trupa në terren. Do të kemi një kapacitet zbulimi të jashtëzakonshëm, sepse na duhet. Sepse tani për tani nuk e kemi”, tha zoti Trump.

Lidhur me kandidatin për nënpresident, Pence, zoti Trump tha se ai po tërheq konservatorët që kishin dyshime për kandidaturën e tij.

Temat e sotme në kuvend janë siguria kombëtare dhe imigracioni. Mes atyre që do të flasin, janë ish-guvernatori i Teksasit, Rick Kerry, nëna e një amerikani që u vra në Bengazi të Libisë, ish-Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Rudy Giuliani dhe gruaja e zotit Trump, Melania, që është vetë imigrante.

Vetë zoti Trump pritet të flasë të enjten. Ndërsa disa udhëheqës republikanë do të flasin në kuvend, si kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Paul Ryan, të tjerë si dy ish-presidentët Bush dhe ish-kandidatët presidencialë, John McCain dhe Mitt Romney nuk do të marrin pjesë, një tjetër tregues i ndasive mes republikanëve lidhur me kandidaturën e zotit Trump.

Një ish marins amerikan vrasës i policëve

Një ish marins amerikan është identifikuar si njeriu që qëlloi për vdekje tre policë dhe plagosi tre të tjerë mëngjesin e së dielës në qytetin Baton Ruzh në Luiziana.

Zyrtarë ushtarakë thonë se Gavin Long nga Qyteti i Kansasit në shtetin Mizuri, një veteran i luftës në Irak, ishte njeriu i maskuar që hapi zjarr ndaj policëve me një pushkë automatike.

Ai u asgjesua nga forcat e rendit pas vrasjes së tre policëve Montrell Jackson, Mathew Gerald dhe Brad Garafola.

Një tjetër polic është në gjendje kritike pas daljes nga operacioni. Dy policë të tjerë nuk kanë plagë të rrezikshme për jetën.

Autoritetet nuk kanë dhënë detaje se policët ishin vënë nën shënjestër, apo për ndonjë motiv të mundshëm. Presidenti Barack Obama i dënoi vrasjet përmes komenteve për televizionet amerikane, duke thënë se sulme të tilla po ndodhin shumë shpesh.

“Pavarësisht motivit, vdekja e këtyre tre policëve të guximshëm thekson rrezikun me të cilin përballet policia çdo ditë në mbarë vendin. Si komb duhet të jemi të zëshëm dhe të qartë se asgjë nuk justifikon dhunën kundër ruajtësve të rendit. Sulmet kundër policisë janë sulme ndaj të gjithëve ne dhe ndaj zbatimit të ligjit që bën të mundur egzistencën e shoqërive.”

Baton Ruzhe ishte skenë e vrasjes fatale nga policia të një afrikano-amerikani afro dy javë më parë. Vdekja e Alton Sterling u regjistrua me një telefon celular dhe është shpërndarë gjerësisht në median sociale, duke shkaktuar potesta të mëdha për disa ditë.

Një ditë më pas, një burrë në Minesota u qëllua për vdekje nga policia gjatë ndalimit për kundravajtje. Të nesërmen, pesë policë në Dallas të Teksasit u vranë nga një njeri i armatosur rëndë.

Dy kandidatët presidencialë, Hillary Clinton dhe Donald Trump bënë deklarata për këtë çështje. Në deklaratën e zonjës Clinton thuhet se“nuk ka justifikim për dhunë apo urrejtje dhe sulme kundër policëve, të cilët vënë çdo ditë jetën e tyre në rrezik”. Zoti Trump shprehu në Twitter ngushëllime për policinë dhe familjet e viktimave, duke fajësuar për sulmet mungesën e udhëheqjes. Ai u shpreh shkurt: “Ne kërkojmëzbatimin e ligjit.”

Kerry: E ekstradojmë Gulenin nëse provat e prezantuara përputhen me standardet

“Nëse provat përputhen me këto standarde, atëherë nuk kemi asnjë interes të mos e zbatojmë marrëveshjen me Turqinë për ekstradim”, deklaroi Kerry

BRUKSEL – Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry tha se do t’i ndërmarrin hapat e duhur për ekstradimin e kreut të organizatës terroriste FETO, Fetullah Gulen, në qoftë se provat e ofruara përputhen me standardet.

Pas pjesëmarrjes në mbledhjen e Ministrave të Jashtëm të BE-së, Kerry në Bruksel mbajti konferencë të përbashkët për media me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Marrëdhënie të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica Mogherini.

Diplomati amerikan ndër tjerash u përgjigj në një pyetje të drejtuar në lidhje me ekstradimin e kreut të organizatës FETO nga SHBA-të. aa

SHBA: Vrasjet e policëve rikthejnë frikën e tensioneve racore

Foto nga protestat e fundit

Vetëm pak ditë pasi autoritetet më të larta amerikane morën pjesë në një homazh ndërfetar për pesë policët e vrarë në Dallas, një ceremoni kjo që kishte për qëllim të tregonte unitetin e vendit, vrasja e të dieles në Shtetet e Bashkuara ka kthyer sërish frikën e eskalimit të tensioneve racore.

Tre policë amerikanë janë vrarë më 17 korrik në Baton Rouge të Louisianas që sipas mediave amerikane është bërë në shenjë hakmarrjeje ndaj trajtimit që pjesëtarë të policisë amerikane iu bëjnë afrikano amerikanëve.

Pak ditë para vrasjes në Dallas, dy afrikano amerikanë janë vrarë nga pjesëtarë të policisë amerikane. Këto vrasje kanë nxitur një valë protestash nëpër disa qytete të mëdha kundër dhunës që protestuesit thonin është e nxitur nga urrejtja me bazë racore e të bardhëve ndaj afrikano amerikanëve.

Ky raportohet të jetë motivi edhe i vrasjes në Baton Rouge. Autori i sulmit fillimisht ka telefonuar policinë në këtë zonë të Louisianas duke raportuar një sulm me armë, ndërsa më pas të njejtit i ka zënë në prit duke i vrarë tre prej tyre dhe plagosur disa të tjerë.

Gavin Long nga Kansas City i cili dyshohet ta ketë realizuar sulmin në ditëlindjen e tij të 29-të, raportohet të jetë vrarë gjatë përballjes me forcat tjera policore që kanë reaguar ndaj sulmit në fjalë.

Afrikano amerikani Long ka qenë marins i cili ka shërbyer edhe në Iraq, ndërsa nga detyra është liruar në vitin 2010, të dhëna këto të ushtrisë amerikane. Arma që e ka përdorur gjatë sulmit ka qenë një pushkë gjysmë automatike AR-15.

CNN ka raportuar se tashmë janë gjetur edhe disa video të Gavin Long të publikuara në internet me pseudonime ku ai bën thirrje për përdorimin e dhunës kundër pjesëtarëve të forcave policore.

Videot e Long janë bërë si përgjigje ndaj vrasjes së disa afrikano amerikanëve nga policia amerikane, përfshirë edhe atë të 5 korrikut në Baton Rouge kur afrikano amerikani 37 vjeçar, Alton Sterling është vrarë nga policia.

CNN raporton se policia ka refuzuar të konfirmojë identitetin e pjesëtarëve të policisë që janë vrarë, por rrjeti televiziv amerikan ka raportuar se të paktën familja e njërit prej të vrarëve e ka identifikuar oficerin Montrell Jackson si një nga viktimat.

Në mesin e viktmave është edhe një sherif, ndërsa autoritetet amerikane kanë thënë se edhe një tjetër pjesëtar i policisë amerikane është duke luftuar për jetën pasi është në gjendje të rëndë.

Presidenti amerikan, Barack Obama e ka komentuar vrasjen e policëve në Baton Rouge para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

“Pavarësisht motivit, vrasja e këtyre oficerëve trima nënvizon rrezikun me të cilin policia përballet në tërë vendin, çdo ditë. Dhe, ne si popull duhet ta themi zëshem dhe qartë se asgjë nuk e arsyeton dhunën kundër zbatuesve të ligjit. Sulmet ndaj policisë janë sulm ndaj të gjithë nesh dhe sundimit të ligjit”, ka thënë Obama

Gjatë presidencës së tij, Obama është dashur shumë herë të reagojë ndaj sulmeve me armë zjarri që në SHBA konsiderohet se është shumë e lehtë të blihen.

Përgatiti: Artan Haraçia

Sot nis Konventa e Partisë Republikane në SHBA

Konventa katërditëshe e Partisë Republikane nis sot në Ohajo, ku biznesmeni miliarder, Donald Trump, pritet të emërohet zyrtarisht kandidat i partisë për president të Shteteve të Bashkuara.

Menaxheri i fushatës ka thënë se konventa do ta ndihmojë popullin amerikan që ta njohë më shumë Trumpin si njeri dhe jo vetëm si kandidat.

Trump do ta mbyllë konventën me një fjalim më 21 korrik.

Trump ka shkaktuar debate me thirrjet e tij për të ndërtuar mur në kufirin SHBA-Meksikë dhe për t’iu kufizuar hyrjen mysmlimanëve në SHBA.

Konventa e Partisë Demorkatike do të mbahet javën e ardhshme në Filadelfia, ku ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, pritet të shpallet zyrtarisht kandidate për presidente.

Anketë e re për racizmin në SHBA

Një anketë e përbashkët e gazetës “The Washington Post” – dhe televizionit “ABC News”, tregon se shumica e amerikanëve janë pesimistë për marrëdhëniet ndërracore në Shtetet e Bashkuara.

Sipas anketës, 63 për qind e amerikanëve janë të mendimit se këto marrëdhënie nuk janë të mira, një rënie e ndjeshme krahasuar me një vit më parë, kur kjo shifër ishte 48 për qind. Mes afrikano-amerikanëve, 72 për qind e tyre janë pesimistë për marrëdhëniet racore.

Kjo situatë mund t’i atribuohet në masë të madhe një vargu vrasjesh kohët e fundit të afrikano-amerikanëve në duart e policisë dhe nga vrasja e 5 policëve të bardhë nga një afrikano-amerikan në Dallas, Texas.

Polarizimi racor që ndjejnë amerikanët mund të jetë në favor të kandidates demokrate për presidente, Hillary Clinton. Sipas anketës, 58 për qind e amerikanëve kanë besim tek zonja Clinton për mënyrën se si i trajton marrëdhëniet racore. Vetëm 26 për qind e të anketuarve mendojnë se rivali i saj republikan, Donald Trump është i aftë të bëjë të njëjtën gjë, megjithë komentin e zotit Trump, se ai është “personi më pak racist që mund të keni takuar ndojëherë.”

Tri anketa të reja: Clintoni kryeson garën me Trumpin

Në prag të dy Kuvendeve ku do të emërohen kandidatët e Partisë Demokrate dhe asaj Republikane për zgjedhjet presidenciale të nëntorit, tre anketa të reja të publikuara të dielën, tregojnë se demokratja Hillary Clinton ka një avantazh të ndjeshëm ndaj republikanit Donald Trump, edhe pse votuesit amerikanë nuk kanë ndonjë simpati të madhe për të dy kandidatët.

Ish sekretarja e Shtetit Clinton, e cila kërkon të bëhet presidentja e parë grua në Shtetet e Bashkuara, megjithatë kryeson garën me zotin Trump, miliarder i pasurive të patundshme.

Anketa e përbashkët e gazetës “Washington Post” dhe televizionit “ABC News” tregon se zonja Clinton ka një mbështetje prej 47 për qindësh, ndërsa zoti Trump 43 për qind.

Anketa e përbashkët “NBC News” dhe “The Wall Street Journal” ishte 46 për qind për zonjën Clinton dhe 41 për qind për zotin Trump, ndërsa anketa e CNN-it dhe “ORC International” tregon se zonja Clinton ka 49 për qind mbështetje, ndërsa zoti Trump 42 për qind.

Kerry: Puçi i dështuar në Turqi nuk e ndërpret luftën kundër IS-it

Pamje nga baza ajrore në Incirlik të Turqisë

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, thotë se përpjekja për puç ushtarak në Turqi, që ka dështuar, nuk e ndalë luftën kundër grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS).

Turqia, që është aleati kryesor i Shteteve të Bashkuara në rajon, i ka lejuar amerikanët që ta përdorin bazën ajrore në Incirlik për lansimin e sulmeve ajrore kundër grupit militant.

Këto operacione ajrore janë bllokuar përkohësisht, nga qeveria e Turqisë pas grushtshtetit të dështuar.

Pentagoni ka thënë sot se autoritetet e Turqisë e kanë rihapur bazën ajrore në Incirlik dhe se operacionet e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara kundër IS-it, kanë vazhduar nga territori i Turqisë.

“Pas koordinimit të afërt me aletët tanë turq, koalicioni kundër ISIL-it i ka vazhduar operacionet ajrore nga Turqia”, ka shkruar në rrjetin Twitter, zëdhënësi i Pentagont, Peter Cook.

SHBA mbyll bazën ushtarake në Incirlik të Turqisë – pezullon sulmet kundër ISIS-it

Pentagoni thotë se ushtria e Shteteve të Bashkuara përkohësisht i ka pezulluar sulmet ajrore kundër militantëve të Shtetit Islamik (IS) në Siri dhe Irak, të cilat ishin nisur nga baza ajrore Incirlik, në pjesën juglindore të Turqisë.

Një zyrtar i Pentagonit ka thënë se operacionet nga Incirliku janë suspenduar “për shkak të mbylljes së hapësirës ajrore” nga Turqia, gjatë përpjekjeve për grusht-shtet nga elemente të ushtrisë turke.

Pentagoni thotë se Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara po i harmonizon operacionet fluturuese kundër militantëve të IS-it për t’i minimizuar efektet negative të mbylljes së bazës, transmeton rel.

Njëherësh, një zyrtar i Konsullatës amerikane në Turqi tha se autoritetet lokale dje e kishin ndaluar lëvizjen në dhe nga baza Incirlik dhe e kishin ndalur rrymën në këtë kompleks.

Kjo lëvizje u bë derisa autoritetet turke po i vazhdojnë përpjekjet për arrestime masive të puçistëve ushtarakë në Turqi, që është anëtare e NATO-s.

Pentagoni tha se baza Incirlik po e shfrytëzon rrymën e prodhuar brenda bazës dhe se asnjë pjesëtar i ushtrisë amerikane nuk është në rrezik nga mbyllja e hapësirës ajrore.

Megjithatë, Komanda ushtarake amerikane në Evropë, dje ka urdhëruar që forcat amerikane në gjithë Turqinë të ndërmarrin masa maksimale mbrojtëse, të njohura me emrin “Delta”, që paraqet nivel të forcës mbrojtëse, që aktivizohet kur ndodhë ndonjë sulm terrorist ose kur rreziku i kërcënimit të sigurisë duket i menjëhershëm.

Në nivelin “Delta” pezullohen të gjitha aktivitetet joesenciale dhe të gjitha kapacitetet vendosen në pozicione mbrojtëse, për rast të sulmit eventual.

Ushtria e Shteteve të Bashkuara i ka afro 2,200 ushtarë dhe kontraktorë civilë të vendosur në Turqi, përfshirë 1,500 vetë në Incirlik.

Kerry: Pretendimet se SHBA ishin të përfshira në puç, të pavërteta dhe të dëmshme

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, i ka thënë homologut të tij turk, Mevlut Cavosoglu të shtunën se pretendimet publike që thonë se Shtetet e Bashkuara kanë qenë të përfshira në puçin e dështuar ushtarak në Turqi janë të dëmshme në raportet me dy aleatëve të NATO-s.

Kerry kërkoi nga Turqia që të përmbahet dhe të respektojë sundimin e ligjit gjatë hetimeve për këtë komplot, ka thënë zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, John Kirby, raporton Reuters.

“Ai bëri të qartë se SHBA-të janë në dispozicion që të ofrojnë ndihmë ndaj autoriteteve turke në këtë fazë të hetimeve, por pretendimet publike për çfarëdo lloj roli të SHBA-ve në tentim-puçin e dështuar janë krejtësisht të pavërteta dhe të dëmshme në raportet tona bilaterale”, ka thënë Kirby.

Guleni mohon akuzat për organizimin e puçit

Akuzat e Turqisë se kleriku mysliman Fethullah Gulen është organizator i përpjekjes së fundit për një puç ushtarak, kanë acaruar edhe më tej marrëdhëniet ndërmjet dy burrave që dikur konsideroheshin aleatë të ngushtë.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan fajësoi për puçin mbështetësit e rivalit të tij kryesor, me banim në SHBA, Fethullah Gulen. Lëvizja e tij, e quajtur “Hizmet”, ka një prani me ndikim në shoqërinë turke, përfshirë në sektorë si mediat, policia dhe gjyqësori.

Zoti Gulen qarkulloi një deklaratë në të cilën dënon “me forcë” puçin e dështuar ushtarak dhe mohon kategorikisht akuzat se ai ka qenë ideatori.

Në deklaratën e tij thuhet se “qeveria duhet fituar nëpërmjet një proçesi zgjedhjesh të lira dhe të ndershme, dhe jo nëpërmjet forcës. I lutem Zotit për Turqinë, qytetarët turq, dhe për të gjithë ata që ndodhen në Turqi, që kjo situatë të zgjidhet me shpejtësi dhe në mënyrë paqësore… Duke qenë se kam përjetuar vetë disa puçe ushtarake gjatë pesë dekadave të fundit, është veçanërisht ofenduese që të më akuzojnë se kam patur ndonjë lidhje me një përpjekje të tillë,”- tha ai.

I përballur me protesta kundër qeverisë dhe me hetime për korrupsion, zoti Erdogan i ka fajësuar shpesh për telashet e tij ndjekësit e zotit Gulen dhe fuqitë e huaja.

Presidenti turk ka akuzuar shpesh ish-aleatin e tij, i cili jeton në mërgim në Pennsilvani të SHBA-së, se përpiqet të rrëzojë qeverinë.

Por në vetë mesazhet e tij, zoti Gulen është shprehur se zoti Erdogan vuan nga “mendime të kalbura” dhe i ka hedhur poshtë akuzat.

Kleriku mysliman 75-vjeçar njihet si përkrahës i një filozofie që gërsheton një formë mistike të Islamit, me një mbështetje të fortë për demokracinë, arsimin, shkencën dhe dialogun ndërfetar.

Mesazhet e tij për paqen dhe tolerancën kanë fituar lëvdatat e personaliteteve në SHBA. Në aktivitetet e fondacioneve të tij kanë ligjëruar personalitete si ish-Sekretarët e Shtetit, Madeleine Albright dhe James Baker, si dhe ish-Presidenti Bill Clinton.

Lëvizja e tij “Hizmet”, që do të thotë “shërbim”, përfshin organizata kërkimore, shkolla dhe rrjete të ndryshme mediatike.

Lëvizja “Kurrë Trump” ndeshet me rezistencën e Partisë Republikane

Në Shtetet e Bashkuara, lëvizja e quajtur “Kurrë Trumpin”, një përpjekje e një grupi republikanësh për të penguar emërimin e Donald Trumpit si kandidati për president i partisë republikane për zgjedhjet e nëntorit, duket se ka marrë një goditje të fortë.

Komiteti i Partisë Republikane që përcakton rregullat e Kuvendit e hodhi poshtë një propozim, që do t’i lejonte delegatët javën e ardhshme në Kuvendin e partisë që mbahet në Cleveland të Ohio-s, për të votuar për një kandidat tjetër, veç atij që ka fituar në zgjedhjet paraprake të partisë dhe të shteteve.

Analistët thonë se komiteti me 112 anëtarë për rregulloren e Kuvendit e shtypi me sukses përpjekjen “Kurrë Trumpin”, për të mos lejuar që Donald Trump të jetë kandidati republikan për president.

Paul Manafort, kryetari i fushatës së zotit Trump tha në një intervistë për gazetën “The Washington Post” se përpjekja për të ndryshuar rregulloren do ta shkatërronte Partinë Republikane.

Do të ishte një vetëvrasje politike, tha Stephen Munisteri, njëri prej delegatëve dhe një figurë e rëndësishme e Partisë Republikane nga Teksasi, që të injorohen miliona votues, të cilët votuan për zotin Trump në zgjedhjet paraprake.

Trump ka qenë vazhdimisht një kandidat i debatueshëm për republikanët, për shkak të deklaratave të tij për pakicat, imigrantët, gratë dhe shumë prej republikanëve të tjerë.

Të dy ish-presidentët Bush dhe ish-kandidati republikan për president, Mitt Romney, thonë se nuk do të marrin pjesë në Kuvendin e Partisë javën e ardhsme. Por Donald Trump tani ka siguruar miratimin e partisë së tij. Ai është popullor në mesin e disa segmenteve të popullsisë amerikane, të cilët nuk i kushtojnë rëndësi komenteve të tij.

Kerry: Për kërkesën turke për ekstradimin e Gulenit kërkohen dëshmi

Sekretari amerikan i shtetit, John Kery, thotë se Shtetet e Bashkuara do ta shqyrtojnë kërkesën për ekstradimin e klerikut në ekzil, Fethullah Gulen, pasi presidenti i Turqisë e ka fajësuar këtë lider mysliman për përpjekje për puç të ushtrisë turke.

Por, Kerry tha se qeveria e presidentit Erdogan duhet të paraqesë dëshmi të forta për keqbërjen e Gulenit.

Fethullah Gulen, dikur aleat i Erdoganit, tash është kundërshtar politik i tij. Ai jeton në Pensilvani të Shteteve të Bashkuara.

Zoti Gulen, 75 vjeçar, e ka dënuar grushtshtetin dhe fuqishëm e ka hedhur poshtë çfarëdo involvimi, duke thënë se “është veçanërisht fyese të akuzohet se ka pasur ndonjë lidhje me një përpjekje të tillë”.

Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim, tha sot se shtetet që e mbështesin Gulenin do të konsiderohen armike të Turqisë.

Gjatë vizitës së sotme në Luksemburg, sekretari Kerry tha se Turqia nuk ka bërë kërkesë për ekstradim të Gulenit.

Por, ai tha se pret pyetje nga Ankaraja për Gulenin.

Obama shpreh solidaritet me Francën, por e dënon retorikën antimyslimane

Presidenti i Shteteve të Bashkara, Barack Obama, e ka dënuar sulmin me kamion në Nicë të Francës, nga i cili u vranë së paku 84 vetë dhe janë plagosur qindra të tjerë, duke thënë se SHBA-të nuk do të zmbrapsen nga lufta kundër militantëve të Shtetit Islamik.

Gjatë një takimi me diplomatët e jashtëm mbrëmë në Shtëpinë e Bardhë, zoti Obama ka shprehur solidaritet me Francën dhe është zoutar për vazhdimin e luftës kundër terrorizmit dhe islamit radikal.

“Këta individë dhe këto rrjete janë një fyerje për gjithë njerëzimin”, tha Obama dhe ka shtuar se “ne nuk do të zmbrapsemi dhe nuk do të tërhiqemi”.

Presidenti Obama, po ashtu, e ka kritikuar retorikën antimyslimane, e cila po mbështetet në fushatën për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara.

SHBA: Mbështetje absolute për qeverinë e Turqisë

Policia e Turqisë e ka rrethuar tankun ushtarak, derisa njerëzit kanë hipur mbi të në Ankara, pas mesnatës

Në një kohë kritike gjatë përleshjeve të mbrëmshme në Turqi, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka kërkuar nga të gjitha palët që ta mbështesin qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike të presidentit, Recep Tayyip Erdogan, dhe “të tregojnë përmbajtje dhe të evitojnë çfarëdo dhune apo gjakderdhje”, ka kumtuar Shtëpia e Bardhë.

Sekretari amerikan i shtetit, John Kery, ka biseduar me ministrin e jashtëm të Turqisë, Mevlut Cavusoglu, dhe e ka theksuar “mbështetjen absolute” të Shteteve të Bashkuara për qeverinë.

Këto mbështetje amerikane janë reflektuar edhe në deklaratat e liderëve të Bashkimit Evropian dhe të zyrës së kancelares gjermane, Angela Merkel.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka bërë thirrje për “respektim të plotë të institucioneve demokratike dhe të Kushtetutës së Turqisë”.

SHBA i bën publike dokumentet sekrete për sulmet e 11 shtatorit

Këto dokumente më parë mendohej se dëshmonin se një rrjet brenda SHBAsë kishte  ndihmuar dy rrëmbyesit e aeroplanëve, të cilët i përkisnin organizatës terroriste Al-Qaeda.

Sot administrata e presidentit Barack Obama ka deklasifikuar këto dokumente, të cilat ishin mbajtur fshehur për 13 vjet. Kongresi pritet që sonte t’i bëjë publike këto dokumente.

Dokumentet e njohura si “28 faqet” ishin mbajtur fshehur nga FBIja dhe agjencia amerikane e inteligjencës, për shkak të sigurisë kombëtare

Besohet se në këto dokumente përfshihen informacione që tregojnë se dy prej rrëmbyesve të aeroplanëve kishin jetuar në Kaliforni, disa muaj para se të organizonin sulmin terrorist dhe kishin marrë mbështetje operacionale nga disa individë që ishin besnik të Arabisë Saudite. Por zyrtarë të inteligjencës amerikane thonë se këto ishin informacionet e para.

Arabia Saudite ka mohuar se ka qenë i përfshirë në sulmet e 11 Shtatorit. 15 nga 19 rrëmbyesit në sulmet e 11 Shtatorit ishin shtetas të Arabisë Saudite./GazetaExpress/

Gingrich: T’i testojmë të gjithë myslimanët në SHBA

Ish-kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara, Newt Gingrich, ka propozuar testimin e të gjithë myslimanëve në SHBA, për të parë nëse besojnë në Ligjin e Sheriarit.

Nëse besojnë, ata duhet të dëbohen, ka thënë Gingrich.

Sheriati është një kod ligjor, që bazohet në Kuran dhe shkrime të tjera islamike.

Komentet e Gingrichit vijnë pas sulmit terrorist në Nicë të Francë, ku kanë mbetur të vrarë së paku 84 veta.

“Qytetërimi perëndimor është në luftë. Ne duhet të testojmë çdo person me prejardhje myslimane dhe nëse ata besojnë në Sheriat, duhet të dëbohen”, ka thënë Gingrich për Fox News.

“Sheriati është i papajtueshëm me qytetërimin perëndimor. Për myslimanët modernë, që kanë hequr dorë nga ai, jam i lumtur që i kemi qytetarë”, ka shtuar Gingrich.

Këshilli për Marrëdhëniet Amerikano-Islame ka dënuar sulmin në Nicë.

Trumpi zgjedh Mike Pencen kandidat për nënpresident

Mike Pence, është një politikan konservator i Partisë Republikane, me eksperiencë në Kongres, por që është kritikuar për politikat e tij të cilësuara si diskriminuese.

Pence udhëheq shtetin e Indianës që nga viti 2013 dhe është mbërthyer në një garë të ngushtë për rizgjedhjen e tij. Zyra e tij mbështet një shkurtim rekord të taksave, sidomos ndaj bizneseve, si dhe përpjekjet për një qeveri më të vogël.

Në fund të vitit të kaluar ai i urdhëroi agjencitë shtetërore të pezullonin fondet për grupe që ndihmonin refugjatët në Indiana, duke thënë se ato nuk do të lejoheshin para se qeveria të sigurohej se po zbatoheshin procedurat e duhura të sigurisë.

Ai ishte njëri prej disa udhëheqësve të shtetit të Indianës, të cilët u përpoqën të frenonin sistemimin e refugjatëve sirianë pas sulmeve terroriste në Paris. Një gjykatës federal e hodhi poshtë urdhërin e tij në mars, duke e quajtur diskriminues.

Mike Pence, po ashtu u kritikua nga grupe të të drejtave të homoseksualëve në vitin 2015, për një ligj shtetëror, për të cilin u tha se do t’i lejonte bizneset të shfrytëzonin besimin e tyre fetar kundër homoseksualitetit. Ky ligj do t’u mohonte disa shërbime homoseksualëve.

Por përveç pikëpamjeve të tij konservatore, si një buxhet më i vogël shtetëror dhe mbështetje për ushtrinë, Mike Pence është i kualifikuar në fushën e legjislacionit, që është e pëlqyeshme për të emëruarin republikan për president Donald Trump. Pence ka shërbyer për gjashtë mandate në Dhomën e Përfaqësuesve, pasi u zgjodh për herë të parë në vitin 2000.

Gjatë kohës kur ishte në Capitol Hill, Mike Pence ishte mes ligjvënësve republikanë, të cilët u përpoqën për anulimin e reformave historike në sistemin e shëndetësisë të Presidentit Barack Obama. Ai po ashtu ka shërbyer si anëtar i Komisionit të Jashtëm të Dhomës së Përfaqësuesve.

Gjatë procesit të zgjedhjeve partiake, Mike Pence fillimisht mbështeti kandidaturën e senatorit të Teksasit Ted Cruz, por ai vlerësoi njëkohësisht zotin Trump, duke thënë se biznesmeni “flet në emër të miliona punonjësve amerikanëve, të zhgënjyer nga mungesa e përparimit në Uashington, D.C.”

Kur Donald Trump siguroi emërimin e Partisë në muajin maj, Mike Pence u zotua se do të zhvillonte fushatë për të.

Kerry: Siria vatra më e madhe e terroristëve në botë

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry e ka dënuar “kërdinë e pabesueshme” në sulmin e Nicës, ndërsa ka thënë se Siria momentalisht është “streha” më e madhe në botë për “terroristët”.

Kerry e ka bërë këtë deklaratë më 15 korrik derisa është takuar me homologun rus, Sergei Lavrov.

Kerry gjithashtu ka thënë se bisedimet e një dite më parë me presidentin rus, Vladimir Putin kanë qenë “serioze” dhe “produktive”.

Ndërkaq zëdhënësi i Putinit në Moskë, Dmitry Peskov ka thënë se Kerry dhe presidenti rus nuk kanë biseduar operacione të drejtpërdrejta ushtarake në Siri.

Nga ana e tij, Lavrov ka thënë se është e nevojshme që “të vazhdojmë bisedimet e nisura dje”, duke shtuar se takimi Kerry Putin ka qenë i “dobishëm”.

Kerry ka thënë se ai dhe Putini e kanë diskutuar edhe konfliktin në Ukrainë duke thënë se Moska dhe Uashingtoni kanë ende “çështje të pazgjidhshme” rreth kësaj teme.

Trumpi nesër shpall kandidatin për nënpresident

Kandidati republikan Trump tha në Twitter se ai do ta bëjë njoftimin të premten në orën 11 paradite në Nju Jork.

Ndër zgjedhjet e tij të mundshme janë Guvernatori i Indianës Mike Pence, i cili ishte i pranishëm në një takim për mbledhje fondesh me zotin Trump të martën, ish-Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Njut Gingriç, dhe Guvernatori i Nju Xhersit Kris Kristi. Guvernatori Kristi, ish-rivali i zotit Trump për kandidat presidencial, shpalli mbështetjen e tij për manjatin pasi vetë u tërhoq nga gara përesidenciale para disa muajsh.

Disa media, duke përfshirë U.S. News & World Report dhe Politico, thonë se Pence ose Gingriç janë kandiatët kryesorë.

Paul Manafort, menaxher i fushatës së z. Trump mbështet guvernatorin Pence, sipas revistës së lajmeve U.S. News. Burime nga fushata e z.Trump i thanë revistës se ish kongresmeni shihet si njeri i besueshëm dhe i respektuar, por “edhe si njeri që mund të kontrollohet”.

Megjithatë, duket se fëmijët e z.Trump, si dhe bashkëshorti i Ivanka Trump, Jared Kushner, preferojnë z.Gingriç, sipas kompanisë mediatike Politico, e cila citon burime nga fushata e zotit Trump.

Ndërsa kandidati republikan lavdëroi guvernatorin Kristi në Fox News. Z. Trump dhe guvernatori Kristi kanë kohë që e njohin njëri-tjetrin:

“Kris Kristi është dikush për të cilin kam patur respekt për një kohë të gjatë”, i tha z. Trump gazetarit Bret Baier. “Ai është një profesionist i gjithanshëm. Është njeri i mirë. Shumë njerëz nuk e kuptojnë këtë”.

Z. Kushner, i cili luan një rol të rëndësishëm prapa skenave në fushatën e kandidatit Trump, nuk e pëlqen z.Kristi, sepse kur Kris Kristi ishte prokuror federal, dënoi me burgim babain e tij Çarles Kushner një dekadë më parë. Çarles Kushner pranoi se ishte fajtor për 18 akuza për kontribute të jashtëligjshme ndaj disa fushatave elektorale, evazione fiskale dhe përzierje me dëshmitarë në vitin 2005. Ai u dënua me dy vjet burg pas arritjes së marrëveshjes për pranimin e fajësisë të negociuar nga Kris Kristi.

Një burim anonim nga fushata, i cituar nga Politico, tha se “Z. Trump do ta bëjë vetë zgjedhjen e tij.”

Konventa Kombëtare Republikane do të mbahet javën e ardhshme më 18 deri në 21 korrik në Klivlend.

Kandidatja e pritshme presidenciale e Partisë Demokratike, Hillari Klinton po interviston gjithashtu politikanë për kandidatë për zëvendës president. Ajo pritet ta shpallë vendimin e saj javën e ardhshme.

Ndër të përmendurit është senatori nga Virxhinia Tim Kaine.

Burime nga rrethi i brendshëm i zonjës Klinton i thanë gazetës The Hill të mërkurën se z.Kaine “plotëson të gjitha kërkesat” si kandidat për nënpresident: një zëvendësues i fuqishëm në fushatë, por dikush me të cilin zonja Klinton sheh se mund të bashkëpunojë.

Në listën janë gjithashtu senatorja nga shteti Masaçusets Elizabeth Uarren, Sekretari i Punës Tom Perez, senatori nga Nju Xhersi Cory Booker dhe Sekretari i Strehimit Julian Kastro.

Zëdhënës nga fushata e zonjës Klinton thanë gjithashtu se do të shqyrtojnë kandidaturën e admiralit të Marinës Xhejms Stavridis, dekan i Shkollës Fletcher për Drejtësi dhe Diplomaci në Universitetin Tufts afër Bostonit dhe ish-komandant suprem i NATO-s.

Kuvendi Kombëtar Demokrat zhvillohet më 25-28 korrik në Filadelfia.

Obama: SHBA të kapërcejë hendekun midis policisë dhe publikut

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka thënë se SHBA “nuk është as afër të qenët aty ku duhet të jetë” për të tejkaluar ndarjet midis policisë dhe komuniteteve që u shërben.

Obama ka thënë se duhet bërë më shumë për të krijuar besim te afrikano-amerikanët dhe hispanikët se dhuna e policisë do të hetohet siç duhet.

Ai i ka bërë këto komente në Uashington, pasi ka takuar aktivistë, politikanë dhe zyrtarë për sundimin e ligjit.

Deklaratat e presidentit pasojnë vrasjen e dy afrikano-amerikanëve nga policia në Luizianë dhe Minesotë.

Vrasjet kanë shkaktuar sulm hakmarrës nga një veteran afrikano-amerikan i ushtrisë, i cili ka vrarë pesë policë në Dallas, javën e kaluar.

Gjykatësja Ginsburg dhe Donald Trump në luftë fjalësh

Anëtarja e Gjykatës së Lartë amerikane Ruth Bader Ginsburg dhe kandidati presidencial republikan Donald Trump janë përfshirë në një luftë fjalësh mbi çështjen se sai i aftë është zoti Trump për të qenë president.

Anëtarët e Gjykatës së Lartë pothuajse asnjëherë nuk shprehin opinione rreth fushatave politike, duke respektuar standartet etiko-ligjore, por edhe sepse në raste të veçanta ata mund të duhet të ndërhyjnë për të vendosur fatin e zgjedhjeve, siç ndodhi në vitin 2000.

Por zonja Ginsburg, në disa intervista me median këtë javë kritikoi miliarderin e pasurive të patundshme, i cili ka dalë si pretendenti kryesor në fushatën presidenciale republikane dhe pritet të marrë kandidaturën e partisë në kuvendin që zhvillohet javën e ardhshme.

Ginsburg, e njohur për pikëpamjet e saj liberale, tha se pret që kundërshtarja demokrate e zotit Trump, ish sekretarja e Shtetit Hillary Clinton, ta mposhtë atë në zgjedhjet kombëtare të nëntorit. Por ajo i tha gazetës The New York Times, “Nuk e imagjinoj sesi do të jetë ky vend – nuk e imagjinoj çfarë shteti do të kishim me Donald Trumpin si president. Për vendin do të ishin katër vjet. Për gjykatën, mund të ishte… as që dua ta mendoj.”

Më pas, Ginsburg, anëtarja më e moshuar e gjykatës, 83 vjeçare, i tha rrjetit CNN: “Ai është njëri i shtirur. Nuk është i qëndrueshëm. Ai thotë çfarëdo që i vjen në mend për momentin.”

“Ka një ego të vërtetë… Si ka mundur të anashkalojë deklarimin e taksave? Shtypi duket se po tregohet shumë i butë për këtë çështje,” tha Ginsburg.

Zoti Trump i quajti komentet e saj “shumë pa vend.” Po ashtu u shprehën edhe disa analistë ligjorë. Një artikull redaksional i gazetës Washington Post thotë se është dakord me komentet politike të gjykatëses për zotin Trump, por shton se “do të ishte shumë më mirë nëse nuk do të ishin thënë nga një anëtare e Gjykatës së Lartë.”

I patrembur nga komentet, zoti Trump vazhdoi sot kritikat ndaj saj duke thënë në Twitter se “Anëtarja e Gjykatës së Lartë Ginsburg i ka turpëruar të gjithë duke bërë deklarata të trasha politike rreth meje. Asaj i ka ikur mendja – jep dorëheqjen!”

Bëri foto me Obamën, prokurori i SHBA: Rama nuk po hetohet

Prokurori i çështjes që lidhet me foton Obama-Rama, deklaron se as kryeministri Rama, as ndonjë zyrtar i stafit të presidentit Obama nuk është i përfshirë në hetimet që po kryhen në SHBA.

Kjo konfirmohet në shkrimin e publikuar sot në uebsajtin online të televizionit amerikan “Fox News”.

Aty është publikuar një artikull lidhur me çështjen gjyqësore në SHBA, për një pagesë të bërë nga shoferi i limuzinës Bilal Shehu, për fushatën e presidentit amerikan Barak Obama në vitin.

“Askush në komitetin e përbashkët për mbledhjen e fondeve nuk është i akuzuar për ndonjë shkelje dhe komisioni ka bashkëpunuar plotësisht në hetimin që çoi në pranimin e fajit nga taksisti” tha Zyra e Prokurorit.

“Klienti im ka pranuar fajësinë në gjyq të hapur dhe nuk është një dëshmitar bashkëpunëtor i qeverisë“, tha Alan Abramson, avokat i Shehut, taksistit të akuzuar për donacionin 80 mijë dollarësh të marrë nga jashtë.

Me titullin, “Rasti i errët përfshin Obamën. Shoferi i limuzinës në Neë Jersey dërgon valë goditëse nëpër Shqipëri”, artikulli jep informacion mbi çështjen e hapur së fundmi dhe citon një agjent federal që thotë se 80 mijë dollarët e paguar kanë qenë të Edi Ramës.

Kerry: SHBA-të sivjet pranojnë 10 mijë refugjatë sirianë

Shtetet e Bashkuara do të pranojnë 10 mijë refugjatë sirianë gjatë këtij viti fiskal ashtu siç ka premtuar Presidenti Barack Obama, ka thënë të martën në mbrëmje Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.

Uashingtoni është kritikuar nga aktivistët se shumë ngadalë po pranon refugjatët e larguar nga konflikti, ndërsa në anën tjetër kundërshtarët e Obamës paralajmërojnë për rrezikun se në mesin e refugjatëve mund të përfshihen edhe terroristë.

“Jam krenar të them se Shtetet e Bashkuara janë kontribuesi më i madh i ndihmave urgjente, por e pranojë se ende ka shumë për tu bërë”, Associated Press e citon të ketë thënë Kerry gjatë një darke në Uashington për të shënuar festën e Bajramit para se të nisej për një turne në disa kryeqytete evropiane.

Ai do ta vizitojë edhe Moskën ku do të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin me të cilin do të diskutojë për konfliktin pesëvjeçar të Sirisë.

10 mijë refugjatët që do t’i pranojë Amerika para 30 shtatorit janë përzgjedhur nga kampet e Kombeve të Bashkuara dhe aty përfshinë gra të veja, persona të moshuar dhe persona të paaftë fizikisht.

Kongresi Amerikan do të votojë sërish kundër marrëveshjes me Iranin

Udhëheqësi republikan i Kongresit, Paul Ryan – Arkiv

Kongresi amerikan do të votojë sot një projektligj të hartuar nga republikanët për të sulmuar disa pjesë të marrëveshjes bërthamore që presidenti Barack Obama e ka nënshkruar me Iranin, gati një vit pas arritjes së saj.

Projektligji pretendon vendosjen e sanksioneve të reja kundër Iranit për shkak të përkrahjes së terrorizmit dhe shkeljes së të drejtave të njeriut.

Republikanët që i kontrollojnë të dy dhomat e Kongresit unanimisht e kanë kundërshtuar marrëveshjen bërthamore me Iranin ndërsa janë shprehur të shqetësuar me testimet e raketave balistike dhe veprimeve tjera të republikës islamike që konsiderohen si provokime.

Mirëpo udhëheqja e kongresmenëve demokratë, Nancy Pelosi mbrëmë ka kërkuar nga demokratët që të votojnë kundër ligjit pasi ligji i ri dëshiron të minojë marrëveshjen bërthamore në tërësi.

Shtëpia e Bardhë është kërcënuar se do të vendosë veto ndaj ligjit nëse miratohet duke thënë se ajo e shkatërron marrëveshjen bërthamore e cila sipas presidencës amerikane është me rëndësi për tu siguruar që programi bërthamor i Iranit është dhe do të mbetët ekskluzivisht paqësor.

Dallas: Obama në homazhet ndërfetare për policët e vrarë

Presidenti amerikan, Barack Obama ka arritur në Dallas ku po merr pjesë në homazhet ndërfetare për të nderuar policët e rënë disa ditë më parë derisa e ruanin një protestë paqësore në këtë qytet.

Kjo është hera e 11-të që Obama e viziton një rajon të SHBA-ve pas një tragjedie që përfshinë sulme me armë zjarri. Vizita po realizohet edhe në një kohë të rritjes së tensioneve racore në SHBA, pasi dy afrikano-amerikanë janë vrarë nga policia, për çka edhe po protestohej në Dallas derisa u kry sulmi.

Me qëllim që ta realizojë këtë vizitë, Barack Obama e ka shkurtuar turneun evropian javën e kaluar pasi mori pjesë në samitin dy ditor të NATO-s, në Varshavë.

Së bashku me Presidentin Obama, në aeroplanin presidencial “Air Force One” kanë udhëtuar edhe kundërshtar politik të tij, përfshirë Senatorin e Teksasit, Ted Cruz, me qëllim të lihen anash ndasitë në kohë tragjedish si ajo e Dallasit.

Në homazhet për policët e vrarë po merr pjesë edhe ish Presidenti amerikan, Xhorxh Bush i Riu.

Sandersi e mbështet kandidaturën e Clintonit për president

Senatori amerikan, Bernie Sanders e ka pranuar zyrtarisht kandidaturën e ish Sekretares Amerikane të Shtetit, Hillary Clinton për president të SHBA-ve nga Partia Demokratike.

Senatori nga Vermonti ka qëndruar përkrah Clinton në Portsmouth në New Hampshire derisa e ka bërë të ditur këtë.

Ai është zotuar se “revolucioni politik” i tij do të vazhdojë.

Por, e ka pranuar që Clinton dhe jo ai ka fituar delegatët e partisë për të siguruar nominimin e partisë.

Ky fakt megjithatë ka qenë i qartë për javë të tëra, dhe se demokratët i kanë bërë presion që ta pranojë Clinton për kandidate të partisë në zgjedhjet presidenciale, shkruan Associated Press.

Sanders ka premtuar se do të punojë së bashku me Hillary Clinton për fitoren e kësaj të fundit në zgjedhjet e nëntorit duke e quajtur atë “kandidatja më e mirë” për tu përballur me sfidat e shtetit.


Send this to a friend