VOAL

VOAL

Clinton mbi 2 milionë vota më tepër se Donald Trumpi

Demokratja Hillary Clinton ka marrë më tepër se 2 milionë vota më tepër se Presidenti i zgjedhur Donald Trump, i cili arriti të sigurojë fitoren e Shtëpisë së Bardhë, duke marrë shuimcën e votave elektorale.

Ndërsa vazhdon numërimi i votave në disa shtete, deri të mërkurën avantazhi i zonjës Clinton është 2 milionë e 17,563 vota, një shifër që mund të rritet, ngaqë jo të gjitha votat janë numëruar në shtetet që ajo fitoi, sidomos në Kaliforni, shteti më i madh në brigjet amerikane të Paqësorit.

Por sado e madhe që të jetë shifra e votave popullore që ka fituar zonja Clinton, kjo nuk e ndryshon rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të 8 nëntorit. Zonja Clinton bëhet kështu kandidatja e 6-të presidenciale në historinë e Shteteve të Bashkuara dhe e dyta në 16 vitet e fundit, që fiton votën popullore, por humbet zgjedhjet, për shkak të sistemit të Kolegjit Elektoral, që sipas Kushtetutës amerikane, përcakton fituesin e zgjedhjeve presidenciale. Kandidati fitues duhet të ketë siguruar 270 prej 538 votve elektorale. Kur të ketë përfunduar numërimi i të gjitha votave Donald Trump mendohet se do të ketë 306 vota elektorale dhe Hillary Clinton 232.

Nikky Haley emërohet ambasadore në OKB

Guvernatorja e Karolinës së Jugut, Nikki Haleyu emërua nga presidenti i zgjedhur Donald Trump për të shërbyer si ambasadore e vendit në Kombet e Bashkuara.
44-vjeçarja, bijë emigrantësh indianë, e cila po shërben në mandatin e saj të dytë si guvernatore, nuk ka përvojë në politikën e jashtme. Ajo do të jetë zgjedhja e parë në kabinetin e zotit Trump që është grua dhe jo e bardhë.Zonja Haley nuk e mbështeti zotin Trump gjatë procesit të zgjedhjeve paraprake që përfundoi me zgjedhjen e tij si kandidat presidencial i partisë republikane. Ajo fillimisht mbështeti senatorin e Floridas Marco Rubio, dhe më pas dha mbështetjen e saj për senatorin e Teksasit Ted Cruz.

Pak para zgjedhjeve zonja Haley tha se nuk ishte entuziaste rreth kandidatëve por tha se do të votonte për zotin Trump.

Ajo kritikoi propozimin e tij për ndalimin e myslimanëve që të hyjnë në Shtetet e Bashkuara dhe përdori platformën kombëtare të përgjigjes së partisë republikane ndaj fjalimit të presidentit Obama mbi gjendjen e vendit, për të qortuar stilin e zotit Trump duke thënë, “disa njerëz mendojnë se duhet të jesh më i zhurmshmi në dhomë për të sjell ndryshim”.

Zoti Trump e ka quajtuar zonjën Haley “të dobët për çështjen e imigracionit” dhe në mars shkroi në Twitter, “Populli i Karolinës së Jugut është i turpëruar nga Nikki Haley!”

Të dy u takuan javën e kaluar në Nju Jork. Trump ka emëruar tashmë Reince Priebus në postin e shefit të personelit të Shtëpisë së Bardhë dhe Steve Bannon si strategjist, ndërsa senatorin nga Alabama Jeff Sessions si prokuror të përgjithshëm dhe ligjvënësin Mike Pompeo si drejtues të Agjencisë Qendrore të Zbulimit, CIA.

Kulla Trump në Nju Jork shndërrohet në zonë të fortifikuar

Policë me armë automatike; barriera sigurie; rregulla të reja të lëvizjes në rrugë dhe trotuare – ky është realiteti i ri përreth Kullës Trump në Nju Jork, ku ka banuar prej vitesh Donald Trumpi dhe ku tani presidenti i zgjedhur është në vazhdën e ndërtimit të administratës. Ky realitet ka krijuar kokëçarje të shumta për bizneset lokale, banorët dhe turistët e shumtë në Nju Jork:

Pas shpalljes së fituesit të zgjedhjeve presidenciale, zona përreth grataçielës ku jeton zoti Trump me familjen e tij në Nju Jork, u shndërrua menjëherë në një territor të fortifikuar:

“Kemi angazhuar burime të shumta tek Kulla Trump; një numër policësh janë me detyrë aty 24 orë në ditë,” thotë Carlos Gomez, zyrtar në Departamentin Policor të Nju Jorkut.

Tani që ka filluar sezoni i blerjeve dhe skontove të fund-vitit, autoritetet janë të shqetësuara se lëvizja në këtë pjesë të ngarkuar të bulevardit të famshëm 5th Avenue në Nju Jork, do të bëhet edhe më e vështirë.

“Vëllimi i Lëvizjes së këmbësorëve në bulevardin 5th Avenue është ndër më të ngarkuarit në botën perëndimore,” thotë Komisionerja për Transportin në këshillin bashkiak të Nju Jorkut.

Autoritetet lokale kanë ndaluar lëvizjen e kamionëve pranë Kullës Trump dhe është kufizuar edhe lëvizja e këmbësorëve në një perimetër rreth kullës.

“Po ecja në trotuar dhe polici më tha se nuk mund të ecja nga ajo anë, duhet të dilja në anën tjetër,” thotë një këmbësore.

Zoti Trump ka thënë se pas inaugurimit do të vendoset në Shtëpinë e Bardhë, por pritet që të vazhdojë të jetë mjaft i pranishëm në Nju Jork. Disa ditë më parë ai tha se bashkëshortja Melania dhe djali i tyre Barron do të vazhdojnë të jetojnë në Nju Jork deri në përfundim të vitit shkollor.

Tom Cusick i shoqatës së biznesmenëve të zonës thotë se rregullat e reja kufizuese do të kenë ndikim të konsiderueshëm tek vëllimi i biznesit:

“Problemi është se po kufizohet shumë lëvizja e klientëve. Nga bisedat me pronarët e bizneseve mësoj se mund të ketë humbje prej dhjetëra miliona dollarësh vetëm gjatë sezonit të Krishtlindjes. Edhe qeveria lokale dhe shtetërore e Nju Jorkut do të dalë e humbur pasi do të bjerë shuma e taksave të vjela”.

Rënia e vëllimit të biznesit nuk duket se është ndër përparësitë kryesore të kryebashkiakut Bill De Blasio:

“Nuk kam si të them se firmat Gucci dhe Tiffany janë shqetësimi im kryesor në jetë, por e vërteta është se trafiku është bërë problem real”.

Përveç ankesave të banorëve dhe bizneseve lokale, trafiku dhe siguria janë shqetësimi kryesor i autoriteteve lokale me vëmendjen e shtuar që ka tërhequr Kulla Trump në qendër të Manhatanit.

Obama nderon me medaljen më të lartë civile 21 amerikanë

Presidenti Barak Obama nderoi me Medaljen e Lirisë 21 qytetarë amerikanë për merita të veçanta. Mes fituesve të medaljes kishte filantropistë, artistë, shkencëtarë dhe personalitete të angazhuar fuqishëm në çështje sociale. Në fjalën e tij presidenti Obama tha se çdo njëri prej fituesve të medaljes shërben si thërrje për të kujtuar se diversiteti e ka ndihmuar këtë vend dhe e ka bërë Amerikën madhështore.

Presidenti Barak Obama tha se medalja e lirisë nderon idenë se “kushdo në Amerikë mund të ndihmojë për ta bërë këtë vend më të mirë”.

Sot nderojmë ata amerikanë të jashtëzakonshëm që na kanë ngritur shpirtin lart, na kanë bashkuar edhe më shumë dhe nxitur drejt progresit”, tha presidenti Obama.

Në ceremoni morën pjesë emra të njohur të botës së spektaklit , sportit, artit, shkencës dhe filantropisë. Ndër ta themeluesit e mikrosoftit Bill dhe Melinda Gates.

Fondacioni që ata drejtojnë ka siguruar 36 milionë dollarë në formë granti për të promovuar shëndetin dhe luftuar urine dhe varfërinë.

Gjithashtu u nderuan të tjerë emra te mëdhenj si basketbollisti Kareem Abdul-Jabbar.

Legjenda e basketbollit, njihet për fjalimet e tij për drejtësi sociale.

Fizikisht, intelektualisht dhe shpirtërisht Kareem është shumë i veçantë. Një amerikan që ndriçon liritë dhe aspiratat tona” tha presidenti Obama.

Presidenti u dha medalje dhe aktorëve si Tom Hanks, Robert De Niro e Robert Redford si dhe aktivistëve, shkencëtareve, artistëve sikurse arkitektes Maya Lin.

Ajo është projektuesja e monumentit që përkujton veteranët e luftës në Vietnam, vendosur në Uashington.

Ky monument ka ndryshuar menyrën sesi ne mendojmë për monumentet por edhe çfarë mendojmë për sakrificën, patriotizmin dhe veten tonë” tha presidenti Obama

Komediania dhe aktorja Ellen DeGeneres u përfshi nga emocionet kur mori medaljen.

DeGeneres bëri histori kur deklaroi publikisht orientimin seksual të saj.

Presidenti Obama tha se ndihej i prekur prej çdo njerit që u nderua me medalje. Kjo sipas tij na kujton se diversiteti i vendit ka ndihmuar për ta bërë madhështore Amerikën.

SHBA miraton shitjen e avionëve Boeing për Iranin në vlerë prej 20 miliardë dollarë

Administrata amerikane i ka lejuar kompaninë Airbus që ti shes Iranit më shumë së 100 avionë Boeing

UASHINGTON – Administrata amerikane i ka lejuar kompaninë Airbus që ti shes Iranit më shumë së 100 avionë. Në deklaratën për gazetarin e AA nga kompania Airbus me qendër në Francë thuhet se Departamenti i Zyrës së Thesarit për Kontrollin e Pasurive të Jashtme (OFAC) i ka dhënë licencë kompanisë për shitjen e avionëve kompanisë Iran Air në vlerë prej 20 miliardë dollarë.

“Kemi fituar licencën e dytë nga OFAC në bazë të marrëveshjes që u nënshkrua në janar të vitit 2016 në Paris. Kjo licencë do të mundësojë vazhdimin e negociatve për absolvimin e marrëveshjes për shitje”, thuhet në deklaratë.

Trumpi sërish për marrëdhënie më të mira me Rusinë

Donald Trump, president i zgjedhur i SHBA-së

Donald Trump ka kundërshtuar çdo lloj “rivendosje” të marrëdhënieve me Rusinë, por ka ripërsëritur qëndrimin e tij se Washingtoni dhe Moska duhet të punojnë më mirë se bashku, veçanërisht në Siri.

Trump, i bëri komentet në një intervistë me redaktorë dhe gazetarë nga New York Times.

Ai përsëriti komentet e tij për luftën e SHBA-së në Irak, duke e cilësuar “një prej gabimeve më të mëdha në historinë e vendit tonë”.

Ai tha se ka disa “ide të fuqishme” për t’u marrë me luftën gjashtë vjeçare në Siri, por nuk pranoi të futej në hollësi.

“Duhet ta përfundojmë atë çmenduri që po vazhdon në Siri”, tha ai.

Moska ka mbështetur regjimin e Sirisë në luftën kundër kryengritësve, por Washingtoni ka përkrahur rebelët më të moderuar, dhe do që presidenti i Sirisë, Bashar al Assad, të largohet

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, ka përsëritur vlerësimet e tij të mëhershme se Rusia dhe SHBA-ja duhet të bëjnë më shumë për të gjetur të përbashkëtat dhe të bashkëpunojnë rreth shqetësimeve të përbashkëta, siç është terrorizmi.

Por, ai kundërshtoi ta quajë një veprim të tillë si “rivendosje” – fjalë kjo që u përdor nga rivalja e tij në zgjedhje, Hillary Clinton, kur ishte sekretare e shtetit, në përpjekje për të rregulluar lidhjet me Moskën”. Përpjekjet dështuan dhe lidhjet dy palëshe tani janë në shkallën më të ulët ndonjëherë që prej Luftës së Ftoftë.

“Nuk do ta përdorja atë fjalë (rivendosje), pas asaj çfarë ka ndodhur”, tha zoti Trump.

Presidenti i zgjedhur, Donald Trump, ndërkohë u tërhoq nga premtimet gjatë fushatës zgjedhore për t’u larguar nga Marrëveshja e Parisit për ndryshimet klimatike. Presidenti i zgjedhur Trump i ka bërë deklaratat në kohën e përpjekjeve për ta ndërtuar adminstratën e re.

Në një intervistë me redaktorët dhe gazetarët e New York Times, më 22 nëntor, Trump la të kuptohet se ai në fakt mendon se ka një lidhje ndërmjet aktivitetit njerëzor dhe ngrohjes globale.

Ai tha se do të jetë “i hapur” për tërheqjen e SHBA-së nga marrëveshja e Parisit për të ulur emetimet e ngrohjes klimatike.

Gjatë fushatës së ashpër, Trump alarmoi ambientalistët dhe shkenctarët e ngrohjes globale duke thënë se do ta tërheqë plotësisht nënshkrimin e SHBA-së nga marrëveshja.

Në intervistë, Trump zbuti qëndrimin nga fushata se rivalja e tij demokrate, Hillary Clinton, do të duhet të hetohet për përdorimin e serverit privat të postës elektronike, kur ishte sekretare e shtetit.

Thirrja i nxiti përkrahësit e tij më të përkushtuar të cilët brohoritën “Arrestojeni!” në fushtat e tij zgjedhore. Por, gjithashtu, alarmoi shumë amerikanë për një destabilizim të mundshëm të sistemit demokratik në SHBA.

“Nuk dua t’i lëndojë Clintonët. Sinqerisht nuk dua”, tha Trump në intervistë. “Ajo ka kaluar nëpër shumëçka dhe ka vuajtur në shumë mënyra”. (REL)

Conway: Trumpi nuk do t’i vazhdojë hetimet ndaj zonjës Clinton

Këshilltarja e lartë e zotit Trump, Kellyanne Conway, tha të martën se presidenti i ardhshëm nuk synon t’i vazhdojë hetimet ndaj rivales demokrate Hillary Clinton për përdorimin e emailit privat në kohën që shërbente si sekretare shteti.

Gjatë fushatës elektorale zoti Trump u zotua më se një herë, siç shprehej ai, “ta fuste atë në burg”. Zonja Conway tha të martën se zoti Trump nuk ka dëshirë të vazhdojë me ngritjen e këtyre akuzave.

Në një intervistë për kanalin televiziv “MSNBC”, zonja Conway tha se “Hillary Clintonit gjithsesi i duhet të përballet me faktin se shumica e amerikanëve nuk e sheh atë si të besueshme, por nëse zoti Trump e ndihmon që ta lërë pas këtë çështje, ndoshta kjo është diçka pozitive.

Një urdhër nga presidenti i zgjedhur Trump drejtuar zyrtarëve amerikanë të zbatimit të ligjit për të mos hetuar zonjën Clinton do të ishte i pazakontë. Në Shtetet e Bashkuara, zyrtarët federalë të zbatimit të ligjit konsiderohen si të pavarur nga ndërhyrjet politike nga Shtëpia e Bardhë.

Përdorimi i serverit privat nga ana e zonjës Clinton, ishte një nga çështjet kryesore të fushatës. Shumë nga anketat tregonin se shumë nga votuesit nuk i besonin shpjegimet e saj për shkëmbimin e dhjetra mijëra emaileve kur ishte sekretare shteti, dhe e kishin vënë në diskutim besueshmërinë e saj.

FBI-ja kreu një hetim të gjatë, por pa ngritur përfundimisht akuza. Njëmbëdhjetë ditë para zgjedhjeve, drejtori i FBI-së, deklaroi se hetuesit po i rishikonin emailet, që ishin gjetur në kompjuterin e bashkëshortit të ndihmëses së zonjës Clinton, Huma Abedin. Por dy ditë para zgjedhjeve ai deklaroi se nuk ishte gjetur asgjë e re.

Zonja Clinton dhe mbështetësit e saj kanë thënë se njoftimi i zotit Comey luajti rol në humbjen e saj. Por analistët politikë thonë se faktori kryesor ishte paaftësia e zonjës Clinton për të bërë për vete votuesit e bardhë të shtresës punëtore në zonat industriale të pjesës qendrore të vendit.

DASH paralajmëron amerikanët që shkojnë në Evropë për shtimin e rrezikut terrorist

Padia e paraqitur në gjykatën federale në Nju Jork, përmban detaje për akuzat kundër 37 vjeçarit Mohamed Rafik Naji, përfshirë shprehjen e mbështetjes për një sulm në Nju Jork të ngjashëm me atë të Nisës në Francë, ku humbën jetën 84 vetë dhe për të cilin ka marrë përgjegjësi Shteti Islamik.

Naji citohej t’i kishte thënë një informanti në një nga bisedat e tij të regjistruara se ekstremistët e Shtetit Islamik donin që një operacion i ngjashëm të ndërmerrej nësheshin Times Square.

Ndërkohë Departamenti i Shtetit lëshoi dje një paralajmërim për qytetarët amerikanë që të jenë të kujdesshëm në festivale dhe grumbullime për festa, përfshirë tregjet e hapura gjatë udhëtimit të tyre në Evropë. Sipas paralajmërimit, ka informacione të besueshme se Shteti Islamik, al-Kaida dhe degët e tyre, vazhdojnë të bëjnë plane për sulme në Evropë.

Departamenti i Shtetit përmend sulmet në Belgjikë, Francë, Gjermani dhe Turqi vitin e kaluar dhe thotë se vazhdon të jetë i shqetësuar për potencialin për sulme në gjithë Evropën.

Ministri i brendshëm francez, Bernard Cazeneuve tha se shërbimi anti-terrorist i vendit ishte mobilizuar maksimalisht, duke shtuar se “rreziku terrorist nuk ka qenë kurrë kaq i lartë në territorin e vendit”.

“Sfida e luftës kundër terrorizmit është e jashtëzakonshme. Dhe do ta them, sepse është e vërtetë, se ne kemi marrë masa të konsiderueshme, por asnjëherë nuk mund të flitet për eliminimin e plotë të rrezikut dhe ata që e garantojnë një gjë të tillë e gënjejnë popullin frajncez. Por si ministër i brendshëm, në koordinim me ministrinë e drejtësisë, u kam thënë bashkëkombasve të mi, se janë marrë të gjitha masat për të shmangur rrezikun terrorist dhe për të mbrojtur popullin francez”.

Në Strasburg, ku disa persona u arrestuan në një operacion anti-terrorist gjatë fundjavës, tregu i pervitshëm i krishtlindjeve hapet të premten dhe disa nga kioskat e hapura që më pare po tërhiqnin turistë.

Ambasadorja e SHBA në KB zbulon emrat e përgjegjësve për krimet në Siri

Power në një fjalim në Këshillin e Sigurisë për sulmet vdekjeprurëse që vazhdojnë në të gjithë Sirinë dhe torturat në burgje ka bërë përgjegjës komandantët sirianë

OKB – Ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Samantha Power, ka dhënë emrat e 13 personave dhe ka bërë përgjegjës komandantët sirianë për sulmet e ndërmarra ndaj vendbanimeve, ndërtesave ku jetojnë civilët dhe qyteteve në Siri.

Power në një fjalim në Këshillin e Sigurisë për sulmet vdekjeprurëse që vazhdojnë në të gjithë Sirinë dhe torturat në burgje ka bërë përgjegjës komandantët sirianë, konkretisht gjeneral majorin Adib Salameh, gjeneral brigade Adnan Abud Hilveh, gjeneral majorin Xhevdet Salbi Mavas, nënkolonelin Suhejl Hasan dhe gjeneral majorin Tahir Hamid Halil.

Ndërsa për “urinë, bombardimet dhe rrethimin” në Halep duke bërë përgjegjës regjimin e Bashar al Asadit dhe aleatin e tij, Rusinë, Power tha se “Rusia dhe regjimi i Asadit në të gjithë Sirinë po kryejnë një ofensivë e cila përfshin rrethimet, pengesat për dërgimin e ndihmave humanitare, bombardime të vazhdueshme ndaj vendeve me civilë dhe përdorim me bomba fuçi”.

Pasi ka dhënë edhe emrat e degës së kërkimeve inteligjente të forcave ajrore në aeroportin ushtarak Mezzeh, spitaleve ushtarake Tishreen dhe Harasta, Power ka theksuar se SHBA-ja është në dijeni edhe se ku kryhen torturat në Siri. Ajo pasi ka publikuar emrat major gjeneral Xhemil Hasan, gjeneral brigade Abdulselam Fajr Mahmud, gjeneral brigade İbrahim Ma’la, nënkolonel Kusay Mihub, gjeneral brigade Salih Hamad, gjeneral brigade Shefik Masa, gjeneral major Refik Shihadeh dhe Hafız Makluf që kryejnë detyrën në këto vende, është shprehur se “SHBA do të vazhdojë përpjekjet që të bëjë përgjegjës këto persona për akuzat për krimet e urrejtjes që kanë kryer.”

“Aktualisht këto persona me erën prapa tyre e ndjejnë veten se janë të paprekshëm”, është shprehur Power, duke rikujtuar se edhe Slobodan Milloseviç dhe ish-presidenti i Liberisë Charles Taylor të cilët e kujtonin veten e tyre të paprekshëm janë përgjigjur para Gjykatës Penale Ndërkombëtare.

“Po pyes sot, sulmet e kryera nga Rusia dhe regjimi i Asadit a do të dënohen ndonjë ditë? Zgjidhni një prej spitaleve apo shkollave që regjimi i Asadit ka shkatërruar. A do të dënojë ndonjëherë Rusia në këtë këshill sulmet e aleatit të saj Bashar al Asadit? Në më shumë se pesë vjet ne po marrim pjesë në seanca si këto. Por Rusia nuk ka bërë as edhe një kritikë të vetme në lidhje me gjakderdhjen e shkaktuar nga regjimi që është aleati i saj”, ka shtuar Power.

Ndër të tjera Power ka theksuar se komuniteti ndërkombëtar ka mbetur spektator në masakrat e kryera në Siri dhe se “një ditë do të jenë përgjegjës të gjithë”. aa

Trump zotohet të anulojë Marrëveshjen e Partneritetit Trans-Paqësor

Presidenti i zgjedhur Donald Trump, në fotografi me nën presidentin e zgjedhur Mike Pence dhe me gjeneralin në pension, James Mattis,

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, është zotuar se do të tërhiqet nga një marrëveshje kundërthënëse e tregtisë në ditën e parë në zyrë.

Njoftimi, i bërë përmes një porosie në video të publikuar më 21 nëntor, ishte një prej deklaratave më të qarta për qëllimet e tij që të zhbëjë një marrëveshje të arritur ndërmjet 12 shteteve, që u bë një prej temave qendrore gjatë fushatës zgjedhore këtë vit.

Trump bëri premtimin për Partneritetin Trans- Paqësor në një video të publikuar në YouTube ku edhe nënvizoi priritetet e 100 ditëve të para të tij pas ceremonisë së betimit më 20 janar.

“Do të publikoj një njoftim për qëllimin e tërheqjes nga Partneriteti Trans Paqësor, një shkatërrim i mundshëm për vendin tonë”, tha Trump. “Në vend të tij do të negociojmë marrëveshje të drejta, dy palëshe që do të sjellin vende pune dhe do ta kthejnë industrinë në brigjet amerikane”.

Presidenti në largim, Barack Obama, ka bërë përpjekje të mëdha për ta ratifikuar këtë marrëveshje, që do të zvogëloj taksat, do të heqë ndalesat tregtare dhe masat e tjera në 12 shtete.

Por marrëveshja u shndërrua në një çështje të nxehtë gjatë fushatës zgjedhore, me Trumpin që kritikoi rivalen e tij demokrate, Hillary Clinton, për mbështetje të saj dhe pastaj tërheqje.

Porosia populiste e Trumpit pati jehonë në shumë rajone industriale të SHBA-së, që janë përballur me shkurtime të mëdha të vendeve të punës në industri duke fajësuar për këtë një tjetër marrëveshje, Marrëveshjen për Tregti të Lirë të Amerikës Veriore.

Tërheqja e Trumpit nga marrëveshja mund të ketë pasoja politike në shtetet e tjera.

Duke folur gjatë një vizite zyrtare në Argjentinë, kryeministri i Japonisë,tha se marrëveshja mund të jetë e “pakuptimshme” pa pjesëmarrjen e SHBA-së.

Ai gjithashtu tha se marrëveshja nuk mund të rinegociohet.

“Kjo do të trazojë balancin fundamental të përfitimeve”.

Abe javën e kaluar u bë lideri i parë i huaj që takoi Trumpin që prej zgjedhjes së tij të papritur më heret gjatë këitj muaji.

Shqetësimet janë shtuar në Japoni se Trump mund gjithashtu të vazhdojë në zbatimin e premtimit të tij zgjedhor se do të kërkojë nga Tokio që të paguaj më shumë për 50 mijë trupat amerikane të stacionuara në Japoni sipas një marrëveshjeje të sigurisë. (REL)

SHBA: Në një aksident autobusi vdesin gjashtë fëmijë

Ilustrim – policia në SHBA

 

Një autobus i shkollës, me fëmijë të shkollës fillore, doli nga rruga dhe u përmbys, në shtetin e SHBA-së, Tennessee, duke lënë të vdekur gjashtë fëmijë dhe një numër të tjerëve të lënduar.

Zyrtarë të shpëtimit thanë se në autobus ndodheshin 35 fëmijë, kur doli nga rruga dhe goditi drunjtë, në orët e pasdites në Chattanooga të Tennessee.

Shefi i zjarrfikësve, Fred Fletcher, tha se 21 fëmijë janë hospitalizuar. Ai tha se po hetohet nëse tejkalimi i shpejtësisë ishte faktori i aksidentit. Autobusi ishte e vetmja makinë e përfshirë në aksident.

USA Today njoftoi se shoferi ishte burgosur dhe do të përballet me pesë akuza të vrasjes me automjet, rrezikim të pamatur dhe ngasje të pamatur.

Chattanooga ndodhet rreth 150 kilometra në very të Atlantas në Georgia.(REL)

Melania Trump e i biri s’do të transferohen në Shtëpinë e Bardhë

Melania Trump nuk ka ndërmend të transferohet në Shtëpinë e Bardhë, por do të vazhdojnë të jetojnë në New York, në Trump Tower.

Sipas burimeve të New York Post Zonja e Parë ardhshme e SHBA-ve do të mbështesë bashkëshortin e saj nga larg dhe do të udhëtojë drejt Washingtonit sa herë të jetë e nevojshme.

Por më vonë ka qenë dhe vet presidenti i ardhëm i SHBA-ve, i cili konfirmoi lajmin, duke të thënë se bashkëshortja e tij dhe djali 10-vjeçar nuk do të transferohen në muajin janar në Shtëpinë e Mardhë, por do të presin përfundimin e vitit shkollor.

Domethënë shkaku që ish-modelja 46-vjecare nuk do të transferohet në Washington është djali i saj, Barron, i cili studion në një shkollë private në Manhattan, me një kosto 40 mijë dollarë në vit.

Ajo nuk dëshiron që djali i saj ta lërë përgjysmë vitin shkollor dhe të shkojë të një tjetër institut. Ndërkohë presidenti i sapo zgjedhur i SHBA-ve, Donald Trump konfirmoi se në muajin janar do të transferohet në Shtëpinë e Bardhë.

Pence: Romney konsiderohet për postin e sekretarit të shtetit

Republikani Mitt Romney dhe presidenti i zgjedhur Donald Trump

Nënpresidenti i zgjedhur i SHBA-së, Mike Pence ka konfirmuar se ish kandidati republikan për president, Mitt Romney është “nën shqyrtim aktiv” për të shërbyer si sekretar i shtetit i SHBA-së, së bashku me kandidatët e tjerë.

Pence i bëri këto deklarata gjatë një interviste me televizionin Fox vetëm një ditë pasi presidenti i zgjedhur Donald Trump, u taku a me Romney i cili e pati kritikuar gjatë fushatës zgjedhore.

Trump tha se takimi ishte “shumë i mirë” megjithë spekulimet se u diskutua edhe për çështjen e diplomatit kryesor.

Pence i tha Fox news se Romney, që garoi pa sukses kundër Barack Obamës më 2012, shfaqi vullnetin që të merret parasysh për këtë pozitë.

Romney e akuzoi Trumpin për “mashtrim” gjatë fushatës dhe u bëri thirrje republikanëve që të mos e votojnë.

Trump iu përgjigj duke e quajtur Romneyn “humbës” dhe “kandidat të dështuar”.

Megjithëkëtë, Romney i telefonoi Trumpit javën e kaluar për ta uruar për fitoren e befasishme.

Krerë të zbulimit kërkojnë heqjen e drejtorit të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare

Shtypi amerikane njofton se shefat e lartë të zbulimit ushtarak i kanë kërkuar presidentit Barack Obama të shkarkojë nga detyra shefin e Sigurisë Kombëtare, Michael Rogers.

Gazeta Washington Post njofton se Sekretari i Mbrojtjes Ash Carter dhe Drejtori i Zbulimit Kombëtar James Clapper e bënë rekomandimin muajin e kaluar në Shtëpinë e Bardhë për të hequr admiralin Michael Rogers, i cili kryeson Agjencinë e Sigurisë Kombëtare dhe Komandën Kibernetike të ushtrisë.

Kryetari i Komisionit të Kongresit për çështje të Zbulimit Devin Nunes i ka thirrur këta të dy për të dëshmuar para komisionit brenda këtij viti në lidhje me kërkesën e tyre.

Presidenti i zgjedhur Donald Trump, i cili po konsideron ta emërojë Michael Rogers në një post të zbulimit në administratën e tij, zhvilloi një intervistë me admiralin Rogers enjten. Zyrtarët e administratës u befasuan nga ky takim ndërkohë që Shtëpia e Bardhë mund të jetë duke shqyrtuar largimin e tij.

Presidenti Obama e vendosi admiralin Rogers në krye të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare në vitin 2014, pas nxjerrjes masive të informatave të sigurisë nga kontraktori Edward Snowden. Më shumë rrjedhje informatash kanë ndodhur që nga ajo kohë. Në gusht, Byroja Federale e Hetimeve arrestoi Harold Martin, një specialist i kontraktuar nga kjo agjenci, për të cilin thuhet se ka vjedhur materiale të klasifikuara të mjaftueshëm për të mbushur rreth 200 kompjuterë laptopë.

“Festivali i dritave” në Chicago dhuroi pamje mahnitëse

As temperaturat e ulëta nën zero nuk mundën të ndalin dhjetëra mijëra spektatorë të cilët ishin tubuar për të ndjekur festivalin.

CHICAGO – Rruga Michigan në Chicago të SHBA-së e cila njihet ndryshe dhe si qendra e tregtisë dhe modës, është bërë skenë për një kalim shumë ngjyrësh të karaktereve të filmave vizatimorë.

Krahas kalimit të karaktereve të filmave vizatimorë, në rrugë janë shfaqur tullumbace gjigande, performanca me drita shumë ngjyrëshe. Ndërkohë në aktivitet kanë marrë pjesë një numër i madh artistësh, sportistësh dhe valltarësh.

As temperaturat e ulëta nën zero nuk mundën të ndalin dhjetëra mijëra spektatorë të cilët ishin tubuar për të ndjekur këtë festival.

Aktiviteti në rrugën e cila njihet edhe me emrin “Magnificent Mile” që është zbukuruar me drita një ditë përpara ditës së falënderimit, mbaroi me një shfaqe fishekzjarrësh.

Aktiviteti është transmetuar direkt nga shumë televizione në vend. aa

Obama: ‘Jepini Trumpit kohë – mos e supozoni më të keqen’

Presidenti i SHBA, Barack Obama dhe presidenti i zgjedhur, Donald Trump

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama, e bëri në Amerikën Latine atë që provoi ta bënte në Evropë; iu tha qytetarëve të shqetësuar që të mos nxjerrin përfundime negative për njeriun që dikur e kishte cilësuar si të paaftë për të shërbyer në Shtëpinë e Bardhë, presidentin e zgjedhur Donal Trump.

Në ndalesën e fundit lamtumirëse të turit ndërkombëtar, që përfshiu Greqinë dhe Gjermaninë, Obama vazhdoi përpjekjen e tij për t’i zbutur ankthet që kur afaristi republikan, Trump, mundi rivalen demokrate, Hillary Clinton, ish- sekretare e Shtetit, në garën presidenicale

“Porosia ime për ju… dhe porosia që e kam dërguar në Evropë është: mos paragjykoni më të keqen“, i tha Obama një grupi të të rinjve gjatë një sesioni të pyetje-përgjigjeve, në Peru.

“Prisni deri sa të vendoset administrata: ajo aktualisht po i bën bashkë politikat e saj dhe pastaj mund të gjykoni nëse është në përputhje me interesat e bashkësisë ndërkombëtare për të jetuar në paqe dhe në pëparim bashkërisht”, njofton AP.

Trump i fitoi zgjedhjet pasi premtoi të ndërtonte një mur në kufirin e SHBA-së me Meksikën, të kthejë prapa marrëveshjet tregtare dhe të ndalojë përkohësisht hyrjen e myslimanëve në SHBA.

Obama provoi të zbuste frikën duke u zotuar për një bartje të qetë të pushtetit dhe duke shprehur optimizmin se presidenti i zgjedhur do të largohet nga retorika e ashpër e fushatës kur të përballet me realitetin e detyrës.

“Është me rëndësi për secilin në botë që të mos bëjë gjykime të menjëhershme por t’i japë presdentit të zgjedhur një shans që ta bëjë ekipin e tij bashkë, të vlerësojë çështjet, të përcaktojë politikat, sepse siç e kam thënë gjithnjë: fushata nuk është gjithmonë e njëjtë me atë se si qeveriset”, tha Obama.

Ndërkohë, në SHBA, presidenti i zgjedhur Donald Trump, ka takuar Mitt Romneyn, një ish-kandidat republikan për president të SHBA-së, që ka humbur më 2012 në garë me Barack Obamën, dhe që ndërkohë ka qenë kritik edhe i fushatës së Trump.

Por, Trump nuk zbuloi asnjë emërim në fillim të fundjavës – dhe as nuk la të kuptohet nëse Romney do të mund të luante ndonjë rol në administratën e re, shkruan Reuters.

Romney është përfolur edhe për mundësinë që të jetë sekretar i Shtetit në administratën Trump

Presidenti i zgjedhur, ndërkaq, të dielën do të takojë edhe guvernatorin e New Jersey, Chris Christie, ish-kryebashkiakun e New Yorkut, Rudy Giuliani, dhe sekretarin e shtetit të Kanzas, Kris Kobach. (REL)

Giuliani: Ua kam thënë ne sy serbëve ‘është dashur t’ju bombardojm’

Ish kryetari i New York, Rudolf Giuliani, tregoi në një intervistë për CNN të premten se si dukej vizita e tij në Beograd, në vitin 2012, dhe çka u kishte thënë serbëve atje.

Rudy Giuliani mbrojti fuqishëm lidhjet e tij të biznesit me qeveritë e huaja dhe punën e kompanisë së tij ligjore për klientë dhe vende të huaja, në një intervistë të premten në CNN, raporton Gazeta Express.

Ish-kryebashkiaku i New York City, konsiderohet si kandidati më serioz për Sekretar të Shtetit në Qeverinë e presidentit të sapozgjedhur, Donald Trump, por raportimet e punës së tij të kaluar konsulente për qeveritë e huaja, duke përfshirë Katarin dhe Serbinë, kanë ngritur shqetësime për konflikt interesi nëse ai do të zgjidhej në atë pozitë.

Giuliani kontaktoi CNN, në përgjigje të një storie nga KFile në CNN, rreth punës së tij konsulente në vitin 2012 me politikanët serbë të lidhur me të akuzuarin për krime lufte, Slobodan Milosevic. Giuliani tha se kishte ofruar këshilla për zhvillimin e qytetit të Beogradit. Në intervistën në atë kohë, Giuliani kishte thënë se ai ishte atje “për të dhënë këshilla” për Aleksandar Vucic, tani kryeministër i Serbisë, i cili kishte kandiduar për kryetar të komunës në atë kohë. Giuliani tha se ai ishte paguar nga një kompani e Londrës të përfshirë në krijimin e përbashkët të një plani për zhvillimin ekonomik të Beogradit. Raportimet e shtypit në atë kohë citojnë Vucic duke thënë se ai e kishte ftuar Giulianin ta këshillojë atë.

Në intervistën e së premtes, Giuliani tha se ai ishte i ftuar nga kompania e Londrës dhe se ekipi i tij ka vlerësuar ofertën dhe ka konstatuar se ata mund të japin këshilla të dobishme në qytet. Ai gjithashtu mbrojti përmbajtjen e konsulencës të tij.

“Nuk shkova atje dhe për t’u dhënë një adresë të marrëdhënieve me publikun”, tha ai. “Unë shkova atje dhe mbajta një fjalim shumë thelbësor në një fushë të dijes, që është krejtësisht e ligjshme. Unë nuk e di se çfarë është ajo që kam gabuar. Ose, si mund ta vizatoni se ka qenë e gabuar”.

“Jam sjellur në një mënyrë shumë të ndershme. Përfshirë diçka shumë të guximshme, për të shtuar, ah po,’unë mendoj se ju është dashur që të bombardoheni’”, tha Giuliani, duke iu referuar bombardimeve të Jugosllavisë nga NATO. “Sa njerëz shkojnë në një qytet dhe thonë: “Unë mendoj se ishte në rregull që u bombarduat. Ti e di se sa shpesh e kam bërë këtë”?

Fillon në Stamboll Sesioni i 62-të i Asamblesë Parlamentare të NATO-s

Sesioni i 62-të i Asamblesë Parlamentare të NATO-s do ti vazhdojë punimet deri më 21 nëntor

STAMBOLL – Në Stamboll ka filluar Sesioni i 62-të i Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme që organizohet nga Parlamenti i Turqisë në Hotelin Hilton Istanbul Bomonti do të mbahen mbledhjet me temë “Ekonomia dhe Komiteti i Sigurisë”, “Komiteti Politik”, “Komiteti për Mbrojtje dhe Siguri” dhe “Komiteti për Siguri Civile”.

Ndërkohë kryetari i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Michael Turner, kyretari i delegacionit turk në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, Osman Aşkın dhe sekretari i Përgjithshëm i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, David Hobbs do të organizojnë konferencë për mediat.

Kurse në ditën e dytë të mbledhjes ku Anadolu Agency(AA) do të jetë agjencia që do të mbulojë realizimin e fotografive do të mbahen seancat “Komiteti për Siguri Civile”, “Komiteti për Mbrojtje dhe Siguri”, “Komiteti Politik” dhe “Komiteti për Shkencë dhe Teknologji.

Sesioni i 62-të i Asamblesë Parlamentare të NATO-s do ti vazhdojë punimet deri më 21 nëntor. Ndërkohë në kuadër të programit u hap për vizita ekspozita “Tentativa për Grusht Shteti më 15 Korrik”, me fotografitë e realizuara nga AA.

Këshilltari i Trumpit do që ta ekstradojë Gylenin në Turqi

Donald Trump (majtas) dhe gjenerallejtënant Michael Flynn

 

I zgjedhuri i presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, për këshilltar të sigurisë kombëtare ka sugjeruar se Washingtoni duhet të përmirësojë marrëdhëniet e tij me Turqinë, duke ekstraduar një klerik të cilin Ankaraja e akuzon për përpjekje të grusht shtetit në muajin korrik.

Gjenerallejtënanti i pensionuar, Michael Flynn, ish-drejtor i Agjencisë së Inteligjencës, emërimi i të cilit u njoftua të premten, e përshkroi Fetullah Gylenin, në faqen e tij të blogut në gazetën The Till si një “mullah Islamik në hije që banon në Pennsylvania”, i cili “fsheh një agjendë radikale islamike”.

“Rrjeti global i Gylenit ka që të gjitha shenjat që përmbajnë përshkrimet për një rrjet të fjetur të rrezikshëm të terrorit. Nga pikëpamja e Turqisë, Washingtoni po e mban një Osama bin Laden të Turqisë” ka shkruar Flynn në ditën e zgjedhje. “Ne nuk duhet t’i ofrojmë atij një bazë të sigurt”.

Flynn ka thënë se ithtarët e Gylenit ishin donatorë të Fondacionit Clinton, një bamirësi globale që udhëhiqet nga familja e rivales demokrate të Trumpit, Hillary Clinton.

“Ka ardhur koha që ta shohim më mirë rëndësinë e Turqisë” ka shkruar ai. “Na duhet ta përshtatim politikën tonë të jashtme për ta pranuar Turqinë si prioritet. Ne duhet ta shohim botën nga perspektiva e Turqisë”.

Pas komenteve të Flynn, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan e ka cilësuar fitoren e Trump “si një epokë të re” të marrëdhënieve të Ankarasë me Washingtonin dhe ka shtuar kërkesën për ekstradimin e menjëhershëm të Gylenit, që prej zgjedhjeve të 8 nëntorit

Administrata Obama ka deklaruar se do t’ia lë Departamentit të Drejtësisë të vendos nëse ka baza ligjore për të përmbushur kërkesën e Turqisë për ekstradim, në një process që sipas gjasave është i gjatë dhe burokratik, dhe që ka frustruar Erdoganin.

Gylen asnjëherë nuk ka qenë i akuzuar për krime në SHBA dhe vazhdimisht ka kundërshtuar terrorizmin si dhe grusht shtetin e dështuar në Turqi, siç kanë bërë edhe shkollat dhe organizatat e bamirësisë të afërta me të.

Një avokat i Gylenit, Jason Weinstein i ka cilësuar komentet e Flynnit për Gylenin “shqetësuese” por ka shprehur besimin se SHBA-ja do të vazhdojë ta trajtojë këtë çështje në mënyrë të drejtë.

“Shpresojmë dhe presim që ligji të zbatohet dhe që politika të mos ndërhyjë në gjykimin e zyrtarëve të karrierës (Departamenti i Drejtësisë). Nëse zbatohet ligji, atëherë kemi besim se zoti Gylen nuk do të kthehet në Truqi, ku me siguri do të shndërrohet në objekt torture, të një gjykimi të padrejtë dhe ekzekutimit”, tha Weinstein.

Presidenti Obama: Ne të gjithë duhet të jemi si Alex

Voal- Voal.ch shkruan se dje ka qenë lajmi i ditës pritja që Presidenti Obama i bëri në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë familjes të Alex Myteberit, shqiptaro-amerikanit të vogël 6 vjeçar që i shkruajti letër ku i shprehte dëshirën që Omran të vinte e të jetonte në familjen e tij. Ju kujtotet Omran Daqneesh, 5 vjeçari i vogël nga Aleppo, me fytyrë të përgjakur, i nxjerrë nga rrënojat pas bombardimeve që bëri xhiron e botës, por bota nuk lëvizi mbeti po ajo e pashpirt, por jo Alex i vogël.

Presidenti Obama e kujtoi Alex në samitin për Regugjatët në Kombet e Bashkuara, ndërsa pak përpara nisjes në turin e Europës, ai e priti atë me familjen, nëna, babai dhe motrën e vogël.

Më poshtë Voal po sjell disa thekse të Presidentit Obama për Alex:

“Aleks është vetëm 6 vjeç.

Muajin e kaluar ashtu si shumë njerëz në botë, ai u prek nga pamjet zemërthyese të Omran Daqneesh, një djalë 5 vjeçar në Aleppo, Siri, ulur në makinën e ambulancës, i tronditur teksa fshinte gjakun nga fytyra me duart e tij.

Alex u ul dhe më shkroi një letër.

Këtë javë në samitin e Kombeve të Bashkuara për refugjatët unë ndava me gjithë botën fjalët prekëse të Alexit.

Ai më tha se donte që Omrani të vinte të jetonte me familjen e tij.

Ai donte t’i jepte biçikletën e vet dhe ta mësonte si ta ngiste atë.

Ai më tha se motra e tij e vogël do të mbledhë flutura për të.

“Ne mund të luajmë të gjithë bashkë,” shkruante ai.

“Ne mund të bëhemi familja e tij dhe ai do të jetë vëllai ynë.”

Këto janë fjalët e një djali 6 vjeçar – një djalë i vogël që nuk ka mësuar të jetë cinik, apo dyshues apo të ketë frikë nga njerëzit e tjerë për shkak të vendit nga ata vijnë, për shkak të pamjes së tyre apo të mënyrës se si luten.

Ne të gjithë duhet të jemi si Aleksi.

Përfytyroni si do të ishte bota po të ishim të tillë.

Përfytyroni se sa vuajtje do të kursenim dhe sa jetë do të shpëtonim.”

ale

ale3

al1

gettyimages-591717242_custom-1a8d26cd3bddd5b0167e441ab8c156e2e0688413-s800-c85

al3

Omran Daqneesh që preku zemrën e Alekxit të vogël

 

aleks

Chomsky: “Trump rrezikon ta çojë njerëzimin drejt katastrofës, Partia Republikane në SHBA është tani organizata më e rrezikshme në historinë e botës”

Linguisti dhe filozofi i njohur amerikan, Noam Chomsky, ka paralajmëruar se Partia Republikane e Shteteve të Bashkuara të Amerikës tani është “organizata më e rrezikshme në historinë e botës”, për shkak se presidenti i ri amerikan, Donald Trump, hedh poshtë ndryshimet klimatike. Në këtë linjë janë edhe shumë figura të njohura të lidershipit të republikanëve amerikanë.

Profesori Chomsky, duke folur pas zgjedhjeve presidenciale, ka thënë se duket se krijesat njerëzore kishin ndërmend t’i përgjigjeshin asaj që ai e ka quajtur “çështja më e rëndësishme në historinë e tyre … duke përshpejtuar rrugën e racës drejt katastrofës”.

Trump tashmë ka emëruar një mohues të njohur të ndryshimeve klimatike në krye të ekipit të tij të transicionit që do të merret me monitorimin e Agjencisë së Mbrojtjes së Ambientit (EPA), dhe këshilltarë të tjerë që janë të njohur për lidhjet e tyre me industrinë e fosileve të naftës.

Trumpi është zotuar gjithashtu se nuk do ta bëjë hesap Marrëveshjen e Parisit për ndryshimet klimatike, të cilën presidenti Barack Obama e kishte lavdëruar si “momentin që më në fund vendosëm të shpëtonim planetin tone”.

Shkencëtarë të njohur të klimës kanë shprehur shqetësimin e tyre pas zgjedhjes së Trumpit, duke sugjeruar se ai mund të jetë «katastrofë e pakontrolluar për planetin». Duke folur për ëebfaqen «Truthout», profesori Chomsky ka përmendur një raport të Organizatës Botërore të Meteorologjisë, në të cilin thuhej se pesë vitet e fundit kanë qenë më të ngrohtat dhe ku raportohej për ngritje të nivelit të deteve, me shkrirje të papritura të akullit dhe me efekte të tjera që ndikojnë në ndryshimet klimatike.

Zgjedhjet e 8 nëntorit u kanë dhënë republikanëve kontroll total të Qeverisë amerikane dhe kjo do të thotë se ata tani janë bërë «organizata më e rrezikshme në historinë e botës», ka theksuar Chomsky.

«Fraza e fundit mund të duket e çuditshme, madje edhe e vrazhdë. Por, a është kështu? Faktet sugjerojnë se është ndryshe. Partia është e përkushtuar në vrullin sa më të shpejtë të mundshëm për shkatërrimin e jetës së organizuar njerëzore. Nuk ka asnjë precedent historik për një qëndrim të tillë», ka theksuar Chomsky.

«Është e zorshme të gjenden fjalët e duhura për të përmbledhur faktin se krijesat njerëzore po përballen me çështjen më të rëndësishme në historinë e tyre – nëse jeta e organizuar njerëzore do të mbijetojë në formën e që e njohim – dhe a po përgjigjen duke përshpejtuar garën drejt shkatërrimit».

Ai ka hedhur poshtë dyshimet se kjo deklaratë mund të jetë e ekzagjeruar. «Gjatë zgjedhjeve paraprake partiake, çdo kandidat mohonte se çfarë po ndodhte, përnjëmend po ndodhte – me përjashtim të të moderuarve të ndjeshëm, si puna e Jeb Bushit, që thoshte se nuk ishte e sigurt, por ne nuk duhet të ndërmarrim asgjë sepse ne po prodhojmë më shumë gaz natyror, falë procesit të injektimit të elementeve të lëngshme në fosile».

«Ose John Kasich, që pajtohej se po ndodh ndryshimi klimatik, por shtonte se ne do të djegim qymyr në Ohio dhe nuk do të kërkojmë falje për këtë punë». «Kandidati që fitoi, tani presidenti i zgjedur, bën thirrje për rritje të përdorimit të fosileve të ndryshme, përfshirë thëngjillin; duke shkërmoqur rregullat; refuzon ofrimin e ndihmës vendeve në zhvillim që po kërkojnë të kalojnë në energji të qëndrueshme; dhe në përgjithësi të mbërrijnë te shkëmbi sa më shpejt që është e mundshme».

Dhe tregjet financiare kanë reaguar menjëherë pas diskutimeve të tilla. Dhjetëra miliona persona në Bangladsh pritet të mbesin pa shtëpi për shkak të ngritjes së nivelit të detit në dekadat e ardhshme. Profesor Chomsky ka thënë se një shkencëtar i njohur atje sugjeronte se me pak «drejtësi», ata refugjatë duhet të gëzojnë të drejtën të shpërngulen në vendet përgjegjëse për emetimin e gazrave serrë që e kanë shkaktuar problemin.

«Këto pasoja katastrofike vetëm mund të rriten, jo vetëm në Bangladesh, por edhe në gjithë Azinë Jugore, meqë temperaturat po rriten pashpjegueshëm, tashmë të padurueshme për të varfërit, dhe akullnajat e Himalajeve po shkrihen, duke rrezikuar tërë furnizimin me ujë», thekson ai.

«Tashmë është raportuar se në Indi kemi më shumë se 300 milionë njerëz që nuk kanë ujë të pijshëm. Dhe efekti do të shkojë edhe më larg», ka deklaruar Chomsky.

Raportet: Trump i ka ofruar Mike Pompeos postin e shefit të CIA-s

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, raportohet se i ka foruar kongresistit konservator republikan, Mike Pompeo, që të jetë shef i arshëm i agjencisë CIA.

Për këtë zhvillim agjencitë e lajmeve raportuan sot duke e cituar një zyrtar të ekipit të tranzicionit të Trumpit dhe thonë se Pompeo e ka pranuar ofertën.

Pompeo është anëtar i Komitetit të Inteligjencës së Dhomës Përfaqësuese të Kongresit të Shteteve të Bashkuara dhe ka luajtur rol aktiv në hetimin e sulmeve kundër Konsullatës amerikane në Bengazi të Libisë në vitin 2012.

Po ashtu, raportohet se Trump e ka emëruar senatorin republikan, Jeff Sessions, për prokuror të përgjithshëm.

Zoti Sessions ishte senatori i parë që e ka mbështetur Trumpin gjatë fushatës së tij presidenciale.

Presidenti i zgjedhur shqyrton kandidatë për poste të larta

Media ameriakane njofton se presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Senatorin republikan nga Alabama, Jeff Sessions për postin e Prokurorit të Përgjithshëm.

Ekipi i tranzicionit presidencial nuk e ka konfirmuar njoftimin, por shumë grupe mediatike citojnë burime në kushte anonimiteti që janë në dieni të emërimit. Nuk është e qartë nëse Senatorit Sessions i është bërë zyrtarisht oferta nga zoti Trump. Senatori ka qenë që herët një ndër mbështetësit e Donald Trumpit.

69-vjeçari nga Alabama ka qenë senator që në 1997 dhe më parë ka qenë prokuror në shtetin e tij. Prokurori i Përgjithshëm është autoriteti më i lartë për zbatimin e ligjit në Shtetet e Bashkuara. Ai është kreu i Departamentit të Drejtësisë.

Ndërkaq, një zyrtar i lartë i ekipit të zotit Trump thotë se presidenti i zgjedhur i ka ofruar Lejtnant Gjeneralit në pension Michael Flynn postin e këshilltarit të sigurisë kombëtare, por ende nuk është bërë një njoftim zyrtar. Flynn ka kryesuar më parë Shërbimin e Zbulimit brenda Departamentit të Drejtësisë.

“Ne, amerikanët, nuk mblidhemi në qoshe, kur jeta bëhet e vështirë” Nga Albana M. Lifschin

“Ne, amerikanët, nuk mblidhemi në qoshe, kur jeta bëhet e vështirë”.

Citova këtu Brian Mast, veteran i ushtrisë amerikane prej 12 vjetësh, cilit iu këputën të dy këmbët nga plasja e një bombe, gjatë kohës që shërbente në Kandahar, Afganistan.

Vini veten tuaj në vend të tij.

Çfarë force e madhe morale iu desh atij, për të mposhtur ndjenjën e keqardhjes për veten, e cila po të triumfonte do ta kthente atë në një qënie të mjerë, të pazotin për vete dhe për familjen e tij.

Brian (Brajën) është 36 vjeç dhe babai i tre fëmijëve të vegjël.

Ai e pa jetën drejt e në sy.

Dy muaj pas plagosjes, ai qe në gjendje të festonte “Thanksgiving” së bashku me familjen .

Në 2013 Brajën i ktheu sytë tek shkolla.

Vendosi të ndiqte online studimet në universitetin e Harvardit.

U diplomua në fillim të këtij viti.

Por rruga e tij nuk mbaroi këtu. Brajan vuri kandidaturën për në kongresin amerikan, si përfaqsues republikan i distriktit të 18 të Floridës, duke konkuruar me kandidatin demokrat Rendi Perkins.

Nuk qe e lehtë.

Ai kaloi të njejtin proces si të gjithë kandidatët e tjerë.

Atij iu bënë pyetje të vështira, madje edhe një pyetje e tillë: “Përse vishni gjithnjë pantallona të shkurtra? ( duke lënë të duken këmbët artificiale?)

Ai nuk vishte pantallona të shkurta për të emocionuar votuesit me fatkeqsinë e tij, për t’u marre votat.

A u përgjigj thjesht se “këmbët e tij prostetike i grisin pantallonat”.

“Unë do të të shërbej në Kongres njëlloj siç kam bërë në fushën e betejës, pa patur parasysh përfitime personale apo sakrifica personale ‘- tha ai.

Mendoj sa keq do jetë ndjerë ai që bëri këtë pyetje (AML)

15109510_10210888122989917_789417396975216054_n

Arma më e fuqishme e historisë: Si funksionon valixhja e zezë e Presidentit të SHBA

Valixhja nukleare që ndjek gjithmonë Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është arma më e fuqishme e të të gjitha kohërave. Ja çfarë përmban ajo dhe si mund ta shkaktojë fundin e botës.

Quhet Nuclear Football dhe është valixhja më e rrezikshme në botë. Kjo në foto është një versioni i disa viteve më parë e ekspozuar në Smithsonian National Museum of American History.

Në ditët e ardhshme Donald Trump do të nisë një proces tranzicioni që do të përfundojë më 20 janar të vitit të ardhshëm duke hyrë zyrtarisht në Shtëpinë e Bardhë.

Ndër fazat më të rëndësishme dhe delikate të këtij tranzicioni janë edhe mbledhjet me përgjegjësit ushtarakë, të inteligjencës dhe të shërbimeve sekrete që do ti shpjegojnë presidentit të sapozgjedhur se cilat janë fuqitë që po merr në duart e tij.

Sekretet e sekreteve

Përmbajtjen e këtyre takimeve, sigurisht që mund vetëm ta imagjinojmë. Por nga aq pak sa është treguar i ngjan një drame filmi: Trump do të zbulojë se cilat janë operacionet e fshehta që qeveria amerikane po i çon përpara, ku dhe si janë përdorur dronet, cilat instrumente përdor National Security Agency (NSA) për të përgjuar çdo lloj komunikimi në botë, cilat janë betejat elektronike në zhvillim kundër armiqve të SHBA-së në infrastrukturën informatike.

Nëse do të dëshironte, Tramp mund të njohë emrat e dhjetëra agjentëve të paguar nga CIA jashtë territorit amerikan, si dhe teknikat e përgjimit.

Ai do të mësojë operacionet e fshehta të CIA-s për të ndryshuar rrjedhshmërinë e ngjarjeve jashtë vendit, pa qenë nevoja që dora e Shteteve të Bashkuara të Amerikës të jetë e dukshme.

Për momentin ka dhjetëra operacione të tilla, disa prej tyre lejojnë zhvillimin e operacioneve antiterrorizëm – edhe me viktima – në disa vende të ndryshme.

Më pas janë çështjet administrative: Presidenti do të informohet për grupet e disidentëve jashtë të mbështetur nga qeveria amerikane dhe që luftojnë kundër diktatorëve dhe terroristëve.

Valixhja

Mbledhja e fundit, ajo më e rëndësishmja, për sigurinë e vendit dhe të gjithë botës, i përket arsenalit nuklear të Shteteve të Bashkuara dhe planeve relativë për ndonjë luftë të mundshme atomike.

Në fakt, vetëm Presidenti është i autorizuar në urdhërimin e përdorimit të armëve nukleare. Konsensusi vjen pas aktivizimit të kodeve speciale dhe sipas rregullave të valixhes të quajtur Football.

Bëhet fjalë për valixhen e famshme me lëkurë të zezë që e ndjek presidentin në çdo lëvizje dhe që ruhet nga një skuadër me 5 anëtarë që vijnë nga njësi të ndryshme të ushtrisë amerikane.

Valixhja nukleare transportohet nga një zyrtar që e njeh në perfeksion procedurën që duhet ndjekur në rast të një sulmi atomik.

Valixhja (në të djathtë) është në përdorim që në kohët e Dwight D. Eisenhower (President nga 1953 deri në 1961), por vetëm nga kriza e raketave më Kubën (1962), nën presidencën e John F. Kennedy, e ndjek Presidentin kudo.

Butoni i kuq? Mos të tallemi

Përmbajtja e valixhes u bë e njohur në vitin 1980 nga Bill Guley, në atë kohë drejtor i zyrës ushtarake të Shtëpisë së Bardhë.

Nëse mendoni se brenda saj ka një buton të kuq për të nisur raketat bërthamore, po gaboheni rëndë.

Valixhja mban kryesisht…letra.

Dokumenti më i rëndësishëm është Black Book, një manual i vërtetë i luftës atomike me 75 faqe, me përshkrimin e çdo objektivi të mundshëm, të vlerave strategjike sipas skenarëve të ndryshëm dhe viktimat që një sulm eventual mund të shkaktojë. Në shumicën e rasteve, miliona njerëz.

Dy fashikuj të tjerë i përmbajnë një listë me vendet e sigurta ku mund të transferohet Presidenti në rastin e një sulmi bërthamor dhe procedurat radiotelevizive të emergjencës për të folur me Kombin.

Valixhja kushton 20 kg (ka një bazë alumini) dhe transportohet nga ushtarakë që kanë një trajnim special për të ndihmuar Presidentin për të dhënë urdhërimin e lëshimit të raketave.

Përmban edhe një telefon që përdoret kur Presidenti ndodhet në udhëtim: ndihmon për tu vënë në kontakt përmes një linje të sigurtë në rrugë satelitore me National Military Command Center (NMCC), qendër ushtarake amerikane që menaxhon të gjitha armët bërthamore dhe që i lëshon ato.

Kodet e sulmit

Nga pikëpamja praktike “kodet e sulmit” janë në një dokument që Presidenti duhet ta mbajë me vete dhe që quhet Biscuit, biskota.

Bëhet fjalë për një lloj karte krediti në të cilën mbahen kodet që i duhen Presidentit të Shteteve të Bashkuara për t’u autentifikuar dhe për të dhënë një urdhër specifik sulmi bërthamor sipas protokolleve në valixhe.

Në rast të një sulmi, pak momente pas urdhrit dramatike, 900 mbushje bërthamore janë gati të përdoren në çdo cep të planetit: ato janë të dislokuara në pika të ndryshme të Shteteve të Bashkuara, por edhe në nëndetëse dhe anije në lëvizje nëpër oqeanet e të gjithë botës, transmeton tiranaobserver.

Presidenti është i vetmi që mund të japë urdhrin për një sulm nuklear. Urdhëri duhet të konfirmohet edhe nga Sekretari i Mbrojtjes, por që nuk ka asnjë fuqi vetoje: ai limitohet vetëm me faktin për të konfirmuar nëse presidenti e ka dhënë vërtet atë urdhër.

vax2vax3

Mediat thonë se Trumpi i ka ofruar post kritikut të Obamës

Michael Flynn

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trumpi, i ka ofruar ish-shefit të inteligjencës ushtarake, Michael Flynn, postin e këshilltarit për siguri kombëtare, kanë raportuar mbrëmë mediat amerikane.

Derisa nuk ka pasur njoftime se a e ka pranuar Flynn këtë ofertë, agjencia Reuters e ka cituar një zyrtar të lartë të zotit Trump, që ka thënë se “kur presidenti i Shteteve të Bashkuara kërkon nga ju që të shërbeni, ekziston vetëm një përgjigje”.

Zoti Flynn ka shërbyer në dy vite të trazuara si drejtor i Agjencisë së inteligjencës ushtarake në administratën Barack Obama, para se të largohej në vitin 2014 dhe të shndërrohej në kritik udhëheqës të politikave të jashtme të Obamës.

Zoti Flynn është veçanërisht kritik ndaj qasjes së Obamës për luftën kundër grupit ekstremist, Shteti Islamik, duke argumentuar se Shtetet e Bashkuara janë më pak së sigurta nga terrorizmi sot, se që ishin para sulmeve terroriste të 11 shtatorit të vitit 2001.

Rudy Giuliani mbështeti NATO-n në Kosovë dhe vrasjet e shqiptarëve nga Millosheviqi, i krahasonte me Holokaustin

Voal – Në përgjigje të një shkrimi të botuar për Rudolph Giulianin, ish-kryetarin e Bashkisë të New Yorkut, tani kandidat për Sekretar Shteti u botua një lajm kur flitet për lidhjet e tij me Serbinë. Voal.ch po i sjell lexuesit se gjatë vizitës të Giulianit katër vite më parë, ai nuk është mirëpritur në Beograd për shkak të mbështetjes së bombardimeve të NATO-s më 1999. Po e sjellim të plotë tekstin:

“Kryetari legjendar i New Yorkut, Rudolph Giuliani, ka arritur në Beograd për ta këshilluar Aleksandar Vucicin, kandidatin e Partisë Përparimtare të Serbisë për kryetar të Beogradit. Por, ai nuk është i dëshiruar në Serbi, për shkak të mbështetjes së bombardimeve të NATO-s më 1999 e madje edhe invadimin tokësor për ta realizuar çlirimin e Kosovës.

Pas arritjes së tij në Beograd, Giuliani ka thënë se ndjehet mirë, edhe pse qyteti i duket në gjendje të keqe.

“Ndjehem i mirëseardhur nga ana e njerëzve. Disa më njohin, duan të flasin me mua, të fotografohem me mua”, ka thënë ai për Alo.

Por, njëjtë nuk mendojnë politikanët serbë. Ministri i Brendshëm serb, Ivicia Dacic, ka thënë për Blic se “nuk na duhen të huajt për të na treguar se çka i duhet Serbisë”. Ndërsa, kryetari i tashëm i Begradit, Dragan Dilas, dje ka thënë se Giuliani nuk duhet të flas fare për të ardhmen e Beogradit.

 “Për shkak të qëndrimeve të tij, njerëzit kanë jetuar 13 vite në qendra kolektive”, ka thënë ai për Tanjug, pasi ka inauguruar banesat për “refugjatët serbë nga Kosova”.

I pyetur nga gazetari i ditores Kurir se cilat janë qëndrimet e tashme të tij politike për Serbinë, Giuliani thotë se ju po flisni për kohë të kaluara.

“Do t’ua jap një perspektivë për Amerikën. Muajin e kaluar kam humbur një kushëri. Ishte polic në New York dhe në marinën amerikane, hero i madh i Luftës së Dytë Botërore dhe më vonë edhe si polic. Ai luftoi kundër japonezëve si shumë të tjerë që janë të gjeneratës së prindërve të mi dhe për pak sa nuk e ka pësuar. Ka jetuar 86 vjet, ishte një hero i madh, heroi im. Ka shpëtuar tre persona në Urën e Brooklynit”, ka thënë ai.

“Pse po e them këtë? Për shkak se ai një nga miqtë e tij më të mirë ishte një japonez. Edhe unë kisha miq japonezë. Dua të them se kushëriri im vazhdoi tutje. Edhe unë, sikur gjenerata e prindërve të mi. Personalisht, kam më së shumti punë në Japoni. Çfarë ndodhi, ndodhi, dhe ne të gjithë ecëm tutje. Krejt kjo është pas nesh. Kjo vlen edhe për Gjermanin dhe Amerikën. Gjermanët kanë shkaktuar një luftë të tmerrshme në shekullin e njëzetë. Sot unë kam shumë miq gjermanë. Ne jemi përballur me problemet tona dhe i kemi zgjidhur. Ne kemi nevojë për të ecur përpara dhe t’i zgjidhim problemet që janë para nesh. Edhe Serbia e edhe Amerikan duhet të zhvillojnë marrëdhënie miqësore. Unë kam ardhur këtu për të dhënë këshilla se si ta përmirësonië zhvillimin ekonomik të vendit”.

 Në pyetjen e ditores serbe Telegraf se si i komenton deklaratat e kryetarit të Beogradit, i cili ka kërkuar që ai të kthehet në shtëpi, Giuliani thotë se nuk e di çfarë ka ndodhur me të.

“Sidomos kur para dy ditësh më kanë thirre nga zyra e tij, më kanë thënë se ai më çmon dhe se do të takohet me mua… Jam i befasuar me reagimin e tij. Më vjen keq pse ai mendon ashtu”.

Gjatë bombardimeve të NATO-s kundër forcave ushtarake dhe serbe në Kosovë, më 1999, Giuliani i ka propozuar presidentit të atëhershëm amerikan, Bill Clinton, që për parandalimin e gjenocidit në Kosovë duhet të dërgojë edhe trupat tokësore. Ai edhe në të ardhmen ka thënë se serbët në Kosovë kanë kryer gjenocid.

“Holokausti nuk është një incident i izoluar. Paragjykimet, urrejtja dhe emocionet e çoroditura që shkojnë përtej njerëzisë dhe ligjit, janë duke ndodhur tash në Evropa. Mu për këtë Amerika duhet ta luaj rolin e vet për ta ndalë gjenocidin në Kosovë. Presidenti Clinton duhet ta ketë një plan rezervë dhe në Kosovë të dërgojë trupat tokësore nëse kjo është e nevojshme”, ka thënë ai më 12 prill 1999, për New York Post.

Në një Seminar të NATO-s në Virginia më 11 tetor 2007, ai ka thënë se mbështet ndërhyrjen e NATO-s jashtë kufijve të saj. “Kjo së pari ka ndodhur në Bosnje më 1995, e pastaj katër vite më vonë me bombardimin e Serbisë dhe të Malit të Zi”.

“Për shkak të paaftësisë së OKB-së që vërtetë të reagojë, NATO e ka ndalur gjenocidin në Kosovë. Prandaj angazhohem për veprim më të madh të SHBA-ve, sidomos të NATO-s, në mbrojtjen dhe zgjerimin e rendit ndërkombëtar, si rend i paqes dhe respektimit të të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit”, ka thënë tutje ai.

Ardhja e Giulianit në Beograd nuk paraqet mbështetje amerikane për ndonjë parti politike apo kandidat në Serbi, thuhet në një deklaratë të Ambasadës amerikane në Beograd, të cilën e transmeton Beta.

“Giuliani erdhi në Beograd me ftesë të Partisë Përparimtare të Serbisë, me të cilit kandidat për kryetar, Aleksandër Vucic, sot ka dalë për ta shikuar terrenin. Ai viziton Beogradin në cilësin e një figure private. Vizita e tij në asnjë rast nuk paraqet mbështetjen të SHBA-ve”, thuhet në deklaratë.

Në pyetjen e një gazetari serb se “për shkak të bombardimeve të NATO-s ka vuajtur Beogradi”, dhe se a ka mundur “t’i shoh dëmet e shkaktuara nga ajo periudhë”, Giuliani përgjigjet: “Po, por kjo nuk ka arsye që të tërheq vëmendjen e mediave”.

“Ju dhe kryetari i juaj duhet ta harroni dhe të ecni në të ardhmen, sepse nga e kaluara nuk jetohet”, ka thënë ai, transmeton B92. “Të gjitha luftërat janë pas nesh… Nëse doni bashkëpunim me Amerikën, harroni çka ka mbetur pas. Mendoni çka dhe si tutje”. /Telegrafi/

Hillary Clinton – amerikanëve: Mos u dorëzoni kurrë!

Me një fjalim emocionues, duke shfaqur hapur vuajtjen dhe dhimbjen, u shfaq në daljen e parë publike që pas humbjes përballë Trump në garën për presidentin e SHBA, Hillary Clinton.

 

“Nuk është e lehtë të jem këtu, javën e shkuar mendova të mos dilja më nga shtëpia”- ka thënë ajo.

Kandidatja demokrate tha se ajo donte të futej brenda në shtëpi me një libër të mirë dhe të mos dilte më kurrë.

Deklaratën e bëri në një fjalim gjatë një aktiviteti bamirësie për fëmijët, ku ajo u kërkoi të pranishmëve të luftonin për vlerat amerikane dhe të mos hiqnin dorë.

“Tani do ta pranoj që të vija këtu nuk ishte e lehtë aspak për mua,” tha ajo në Fondin e Mbrojtjes së Fëmijëve.

“Ajo që doja të bëja gjatë gjithë javës së shkuar ishte të ulesha në shtëpi e të lexoja ndonjë libër, të nxirrja qentë dhe të mos dilja më kurrë nga shtëpia”- tha ajo.

E veshur me blu, ajo e bëri thirrjen e saj për të pranishmit. “Mos u dorëzoni kurrë”. “E di që së fundi shumë njerëz kanë menduar nëse Amerika është vendi që ne të gjithë mendonim, por ju lutem dëgjoni cfarë ju them, ia vlen të besosh te Amerika. Na takon të gjithëve të punojmë për ta bërë me të fortë e më të drejtë dhe ende, kemi nevojë për ju, Amerika ka nevojë për energjinë tuaj, ambicjen tuaj dhe talentin tuaj. Ne do t’ja dalim”-tha ajo.

Audienca e ngritur në këmbë, brohoriste emrin e Hillaryt dhe e shoqëroi me duartrokitje gjatë një fjalimi emocionues.

Me votë popullore Hillary udhëheq me mbi 1 milion e 300 mijë vota

Edhe pse votimi ka përfunduar, numërimi ende vazhdon edhe një javë pas votimeve. Hillary Clinton ka 62,793, 044 vota ndërsa Donald Trump ka 61,469,976 vota.

Raportohet se votat nga Maryland, shtuan udhëheqjen e Clinton në më shumë se 1 milion vota. Clinton aty mori 20,000 vota ndërsa Trump 3.000.

Votat janë duke u numëruar ende në Californi, Utah dhe Washington, sipas Tracy Lewis, menaxhere e operacioneve zgjedhore e cila u prononcua për Associated Press. Rezultatet në Michigan janë shumë afër për t’u përfunduar.

Trump, një republikan dhe një humbës i parashikuar, shkoi në zgjedhje, fitoi Kolegjin Zgjedhor me një diferencë të konsiderueshme, duke mahnitur Washingtonin. Derisa Clinton pati një diferencë të madhe të votave të para në shtetet blu si California dhe u afrua më shumë se demokratët tradicionalisht marrin në shtete si Arizona dhe Georgia, Trump ka arritur të marrë shtetet si Wisconsin, duke i dhënë fitoren.

Humbja e papritur e Clinton në Kolegjin Zgjedhor ka nxitur disa debate për sistemin zgjedhor në mesin e demokratëve, të cilët gjithashtu humbën Shtëpinë e Bardhë, por fituan votën popullore në vitin 2000. Të martën, senatorja nga California, Barbara Boxer, ka paraqitur një projekt-ligj që do të eliminonte Kolegjin Zgjedhor.

Trump të marten u mburr në llogarinë e tij në Twitter se ai do të kishte fituar votën popullore poqese do të ishte në qendër të fushatës së tij.

“Në qoftë se zgjedhjet do të ishin të bazuara në votim të përgjithshëm popullor unë do të kisha bërë fushatë në N.Y. Florida dhe California dhe do kisha fituar më shumë dhe më lehtë,” shkroi ai. “Kolegji Zgjedhor në fakt është diçka gjeniale në atë që sjell në lojë të gjitha shtetet, duke përfshirë edhe ato më të vogla. Të bësh fushatë është shumë e ndryshme!”

statistikat

Demokratët i kërkojnë Trump të anullojë emërimin e Steve Bannon

Voal – Voal.ch shkruan se në një letër të hapur, shumica e demokratëve të Dhomës së Përfaqësuesve i kërkoi presidentit të zgjedhur Donald Trump që të anullojë emërimin e Steve Bannon si shef i strategjisë dhe këshilltarë i lartë i i Shtëpisë së Bardhë .

Themeluesi kontravers i Breitbart News është i njohur për idetë e tij nacionaliste.

Letrën e hapur e kanë nënshkruar 169 nga 188 demokratë të zgjedhur në Kongres, sipas të cilës emërimi i Bannon minon aftësinë e shefit të ardhshëm të Shtëpisë së Bardhë për të bashkuar vendin.

Në letrën e hapur citohen artikuj nga faqja e tij e internetit ku përçmohen sidomos hebrejtë dhe muslimanët.

“Miliona amerikanë kanë shprehur frikë dhe shqetësohen për mënyrën se si ata do të trajtohen nga Administrata Trump dhe emërimi që ai i ka bërë zotit Bannon ushqen dhe konfirmon frikën e tyre”, thuhet në letër./ Burimi/ Swissinfo.ch

Sfida e Trumpit për të bashkuar kombin

Pas rreth 2 muajsh Donald Trump do të jetë zyrtarisht presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara. Një nga sfidat kyçe të tij do të jetë balacimi i premtimeve të bëra në fushatë mbështetësve tij me nevojën për të shëruar plagë që u hapën dhe shqetësuan mjaft amerikanë pikërisht për shkak të kësaj retorike. Analistët thonë se emrat që zoti Trump do të zgjedhë për kabinetin e tij do të tregojnë shumë se çfarë tonesh kërkon t’i japë ai qeverisjes.

Fitorja impresionuese e Donald Trumpit u duket ende një ëndërr disa prej mbështetësve të tij dhe ai menjëherë përcolli një mesazh pajtimi në fjalimin e tij të fitores.

Mendoj se ka ardhur koha që të bashkohemi” – tha Donald Trump .

Por fitorja e zotit Trump u zbeh prej protestave nga Oregoni dhe Kalifornia në perëndim, në qytetin e ti, në Nju Jork dhe Masaçuset në lindje.

Jam i zhgënjyer, por ky më tremb” thotë një nga pjesmarrësit në protestat kundër presidentit të zgjedhur.

Pas zgjedhjeve janë shënuar disa incidente që kanë patur në shënjestër pakicat dhe myslimanët, diçka rreth së cilës zoti Trump u pyet gjatë emisionit “60 Minuta” të rrjetit CBS.

Më trishton të dëgjoj një gjë të tillë, ndaj them ndalni, nëse ndihmon”-tha Donald Trump.

Tejkalimi i ndarjes politike është shqetësim edhe për presidentin Barak Obama.

Është shumë e rëndësishme të përpiqemi të shpërndajmë mesazhe bashkimi, të mbrrijmë me to tek grupet e pakicave, gratë apo tek të tjerët që u shqetësuan nga përmbatja e fushatës”- tha presidenti Obama

Politika u trazua sërisht pasi zoti Trump nisi përzgjedhjen e qeverisë së tij, përfshi kryetarin e partisë republikane Reince Priebus si shefin e kabinetit dhe Stephen Bannon si këshilltarin e tij kryesor, një gazetar i diskutueshëm, I identifikuar me krahun e djathtë ekstrem.

Prova kryesore e Trumpit është përzgjedhja e ekipit qeverisës thotë John Fortier i qëndrës së politikave mbipartiake.

Proçesi i përzgjedhjes së stafit është shumë i rëndësishëm në Shtetet e Bashkuara dhe si një kandidat që vjen nga jashtë politikës, ai nuk ka lidhjet tradicionale dhe njerëzit e duhur që një administrate duhet të ketë”.

Por aftësia e zotit Trump për të inkurajuar shërimin e kombit ka më shumë të bëjë me tonin e retorikës së tij, thotë Molly Reynolds e institutit “Brookings”.

Kemi ndjesinë e Trumpit që kemi parë në fushatë dhe kemi një version të zbehtë të Trumpit që vjen kohë pas kohe. Dhe pyetja është nëse ajo formë e tij që pamë gjatë fushatës elektorale do të shfaqet sërisht kur ai të jetë në krye të Shtëpisë së Bardhë. Këtë nuk dimë!”

Në javët që vijnë pritet që zoti Trump të bëjë publike emrat e kabinetit të tij. Ata që ai do të të përzgjedhë do të nënvizojnë edhe tonin që do të përdorë si president i ardhshëm.

Një shkollë e mesme proteston kundër zotit Trump

Rreth një mijë gjimnazistë nga kryeqyteti amerikan dhe zonat përreth braktisën mësimin për të zhvilluar një marshim në qytet të martën me nota proteste kundër presidentit të sapo zgjedhur Donald Trump.

Një klub i të drejtave të njeriut nga Shkolla e Mesme “Woodrow Wilson” i lajmëroi nxënësit përmes medias sociale dhe u dërgoi email prindërve lidhur me synimet për të organizuar protestën. Lakita Porchia është nëna e një studenti protestues.

“Kur fola me tim bir ai më sqaroi se donte të tregonte unitet me shokët e tij dhe se nuk i besonte prentendimet e zotit Trump.”

Disa studentë kishin veshur bluza me mbishkrimin “grua e ulët”, një referencë ndaj komentit që zoti Trump bëri për kundërshtaren demokrate Hillary Clinton.

Edhe pse këta studentë nuk mund të votojnë, ata dëshironin të shprehnin qëndrimin e tyre ndaj presidentit të zgjedhur. Matt Floid është njëri prej tyre.

“Kjo do të thotë unitet dhe e kemi shprehur zëshëm qëkur u mblodhëm. Në një mënyrë duhet të reagojmë ndaj retorikës, nuk mund të kemi një vend ku retorika e mbushur me urrejtje pranohet nga shoqëria. Kjo është qesharake.”

Në mbarë vendin janë zhvilluar protesta masive të përditshme, që nga fitorja e zotit Trump ndaj zonjës Clitnon. Por tani, grupe aktivistësh po hartojnë planet për një protestë ditën që zoti Trump do të bëjë betimin.

Mbi 80 mijë njerëz kanë nënshkruar në Facebook për të marrë jesë në Marshimin e Grave në Uashington me 21 janar.

Në një intervistë televizive të transmetuar të dielën, zoti Trump tha se amerikanët nuk kanë pse të frikësohen nga presidenca e tij.

Të premten ai shkroi në Twitter se i pëlqen fakti që ka grupe të vogla që kanë pasion për vendin dhe parashikoi se “ne të gjithë do të jemi të bashkuar dhe krenarë”.

SHBA: Ripërtrihen sanksionet kundër Iranit e mbështetësve të Sirisë

Pamje nga një senacë në Kongresin e Shteteve të Bashkuara

 

Dhoma Përfaqësuese e Shteteve të Bashkuara pothuajse unanimisht e ka miratuar legjislacionin dypartiak për ripërtritjen e sanksioneve kundër Iranit dhe imponimin e sanksioneve të reja kundër mbështetësve të presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad.

Ky legjislacion, që është miratuar me 419 vota për dhe 1 kundër, tregon mbështetje të gjërë në Kapitoll Hill për mbajtjen e presionit ekonomik ndaj Teheranit dhe ndëshkimin e mbështetësve të qeverisë së Sirisë.

Ky legjislacion ishte sponzorizuar nga kryesuesi republikan i Komitetit të punëve të jashtme, Ed Royce, dhe demokrati më i lartë në këtë komitet, Eliot Engel.

Tash ky legjislacion duhet të diskutohet në Senat, para se t’i dërgohet presidentit, Barack Obama, për nënshkrim.

(Video- intervista e plotë) Dëgjoni çfarë thotë Joe DioGuardi: Nuk ka kurrfarë deklarate të Trump-it pro serbëve dhe kundër shqiptarëve

DioGuardi premton lobim të fortë për Kosovën në administratën Trump

Joseph DioGuardi, ish-kongresisti amerikan me origjinë arbëreshe, njeriu i parë që i hapi rrugën çështjes shqiptare në Kongresin amerikan, në fundin e viteve ’80, thotë se do të fillojë një lobim të fortë edhe në administratën Trump për Kosovën, ndërkohë që ai nuk e di me siguri se cili do të jetë qëndrimi i presidentit te ri amerikan, Donald Trump, ndaj shqiptarëve.

Megjithatë, për një gjë ai është i sigurt: presidenti i zgjedhur Trump i njeh shqiptarët, për shkak se mijëra prej tyre punojnë në bizneset e tij në New York, dhe gëzon respekt për ta.

Duke folur për Vizion Plus, ai i përgjigjet shkurtimisht pyetjes se drejtpërdrejte: Çfarë mendoni se do të ndryshojë dhe si mendoni se do të jenë marrëdhëniet mes presidentit të ri amerikan dhe shqiptarëve në rajon?

“Kjo mbetet për t’u parë”, ka thënë ai.

Por, DioGuardi diçka shumë të rëndësishme e di më mirë se kushdo tjetër, se si duhet gjetur mbështetja për shqiptarët aty dhe ku duhet lobuar me fort: Në Kongres.

“Nuk na intereson se kush është president. Ne duhet të përdorim fuqinë në Kongres. Këtu nuk funksionon si me Parlamentin në Kosovë, Shqipëri apo Maqedoni, ku një parti kontrollon gjithçka. Ne kemi miq në Senat, siç është senatori John McCain. Ai është mik yni. Ne e dimë se tashmë ai do të drejtojë Komitetin e Shërbimit Ushtarak në Senat, që është një Komitet shumë i rëndësishëm për të pasur miq pjesëtarë të tij. Dhe, në Dhomën e Përfaqësuesve në Kongres ne ende kemi Dana Rohrabacher që ka qenë më i miri dhe ka shërbyer si të ishte një armë automatike. Ne kemi njerëz që nxjerrin fjalët siç dalin plumbat nga një armë automatike, në momentin që kemi nevojë për ta, për një çështje të drejtë. Ne kemi marrë fuqi nga Kongresi, pavarësisht se kush ka qenë president”, ka thënë ai.

DioGuardi, që ka shërbyer në Dhomën e Përfaqësuesve si republikan, megjithatë është i sigurt për diçka: Trump i njeh shqiptarët, për shkak se mijëra prej tyre punojnë në bizneset e tij në New York, dhe gëzon respekt për ta.

DioGuardi thekson edhe njëherë se nuk ka kurrfarë deklarate të Trump pro serbëve dhe kundër shqiptarëve, duke iu referuar një artikulli të rremë të pak javëve më parë.

“E telefonova ndihmësen e tij personale për ta pyetur se si mund të ketë ndodhur që Donald ta ketë bërë këtë. Por ajo u përgjigj: Joe, ne e kemi dëgjuar këtë histori, por nuk ka dalë nga ne. Dikush e ka stisur. Ky është një artikull telefonatash. Kjo nuk ka dalë nga ne. Siç duket, dikush nga komuniteti sllav në Chicago po përpiqet ta bëjë të duket sikur ne po mbështesim sllavët, por kjo nuk është e vërtetë”, tha ai.

Joseph DioGuardi është njeriu i parë që i hapi rrugën çështjes shqiptare në Kongresin amerikan, në fundin e viteve ’80 të shekullit të kaluar. Falë tij nisi një qasje e re e Washingtonit zyrtar ndaj shqiptarëve. Ai dhe bashkëshortja e tij Shirley, mbeten edhe sot zëri më i fuqishëm pro-shqiptarëve në kryeqytetin amerikan, aty ku përcaktohen politikat e mëdha botërore.

Por shpresa e ish-kongresistit amerikan, Joseph DioGuardi, është funksionimi i ndryshëm i Kongresit dhe i Senatit në SHBA nga Shqipëria, Kosova apo Maqedonia ku në këto vende një parti kontrollon gjithçka. DioGuardi ka shumë shpresë te Senati, sidomos te senatori John McCain, mik i shqiptarëve.

Ish-kongresisti DioGuardi thekson se nuk ka kurrfarë deklarate të Trump-it pro serbëve dhe kundër shqiptarëve, duke iu referuar një artikulli të rremë të pak javëve më parë.

Giuliani vlerësohet kandidat serioz për sekretar shteti në administratën Trump

Ish-kryetari i New Yorkut, Rudolph Giuliani

Ish kryetari i New Yorkut, Rudolph Giuliani është ndër kandidatët kryesor për sekretar të shtetit në adminstratën e Donald Trump, thanë zyratrë të Trumpit më 14 nëntor.

Giuliani ishte këshilltari kryesor dhe më avokuesi më i zëshëm për Trumpin gjatë fushatës kundër demokrates Hillary Clinton.

Duke folur në një ngjarje të Wall Street Journal në Washington, Giuliani hodhi poshtë mundësinë që të bëhet prokuror i përgjithshëm i Trump – një punë për të cilën ish prokurori federal është parë si kandidati kryesor

Ai tha se mendon që John Bolton, ish ambassador i SHBA-së në OKB, “do të ishte një zgjedhje shumë e mirë” për sekretar të shtetit. Por I pyetur nëse ishte dikush tjetër më i mirë, ai u përgjigj me një buzëqeshje: “ Ndoshta unë, nuk e di’.

Inaugurimi i Trump bëhet brenda 66 ditësh dhe presidenti i zgjedhur është i përqëndruar në ndërtimin e ekipit dhe për të biseduar me udhëheqës të jashtëm.(REL)

Përveç Gulianit dhe Bolton,kryetari i Dhomës së Përfaqësuesva, Njut Gingrich gjithashtu është emëruar si një [prej kandidatëve kryesorë për një punë diplomatike.

Mijëra studentë protestojnë kundër Trumpit në SHBA

Protestat kundër presidentit të zgjedhur Donald Trump

Mijëra studentë kanë lënë orët e mësimit për të protestuar kundër presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, duke vazhduar protestat edhe në javën e dytë.

Rajoni i Los Angeles-it numëroi rreth 4 mijë studentë pjesëmarrës në protestë, që brohoritën “JO Presidenti im”, për shkak të planeve të Trumpit për të dëbuar imigrantët e paligjshëm dhe pë rtë ndërtuar murin ndërmjet SHBA-së dhe Meksikës.

Zyrtarët e arsimit në Seattle thanë se rreth 5 mijë studentë të shkollave të larta dhe nxënës të shkollave të mesme, rreth 10 për qind e studentëve të këtij distrikti, dolën në rrugë.

Qindra studentë të tjerë, marshuan në protestë në Portland, Oregon, Montgomery County, Maryland, Denver dhe në rajonin e San Franciscos, thanë autoritetet.

Dhjetëra mijëra njerëz marshuan në qytete nga Neë Yorku deri në Los Angeles në taubimet përgjithësisht paqesore që prej fitores së Trump ndaj demokrates Hillary Clinton, më 8 Nëntor. Trump siguroi vota të mjaftueshme në Kolegjin Zgjedhor prej 538 anëtarëve për të fituar presidencëm.

Protestuesit kanë dënuar sulmet ndaj grave që bartin shami të kokës, grafitet raciste dhe ngacmimin e fëijëve imigrantë.

Trump në një intervistë në CBS tha se ishte “i mërzitur” me incidentet e tilla dhe ju bëri thirrje kryesve të akteve të tilla “të ndalojnë”.

Sanders mbështet protestat anti-Trump

Senatori i Vermontit, Bernie Sanders i dhënë përkrahje protestave kundër presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, dhe ka vënë në pikëpyetje sistemin e Kolegjit Elektoral të Shteteve të Bashkuara, transmeton Express.

Gjatë një interviste në “USA Today”, senatori i Vermontit ka thënë se është koha për një diskutim serioz për sistemin elektoral, që i jep postin e presidentit dikujt, pavarësisht se ai nuk ka marrë shumicën e votave popullore.

Senatori Sanders ka thënë se i kupton të gjithë ata që janë kundër Trumpit dhe se janë të frustruar me qëndrimet e tij.

Sanders ka shtuar se njerëzit që po protestojnë kundër Trumpit dëshirojnë t’i tregojnë atij se e kanë luftuar shumë gjatë diskriminimin dhe fanatizmat, dhe nëse presidenti i zgjedhur do të vazhdojë këto përpjekje, atëherë do t’i ketë ata përballë. /Express

FBI: Më 2015 në SHBA ishin shtuar krimet kundër myslimanëve

Krimet e urrejtjes të raportuara kundër myslimanëve janë rritur në vitin 2015, në nivelin më të lartë, prej atyre që janë parë pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, thuhet në statistikat e agjencisë amerikane FBI, të publikuara sot.

Grupet për të drejtat civile i kishin ngritur shqetësimet për një reagim të ashpër kundër myslimanëve në Shtetet e Bashkuara, edhe para sulmeve terroriste në Paris dhe San Bernardino të Kalifornisë, më vonë atë vit, raporton agjencia AP, transmeton rel.

Në periudhën e raportuar përfshihet viti kalendarik 2015, por ai u publikua në periudhën e tensioneve të shtuara pas zgjedhjeve presidenciale të javës së kaluar në Shtetet e Bashkuara.

Në vitin 2015, kishin ndodhur 275 incidente me paragjykime anti-myslimane, krahasuar me 154 incidente që kishin ndodhur një vit më parë, kështu që kjo paraqet një rritje prej 67%.

Numri më i madh i këtyre krimeve ishte shënuar pas sulmeve terroriste më 11 shtator të vitit 2001, kur ishin raportuar 481 incidente kundër myslimanëve.

Trump bën emërimet e para

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka bërë dy emërime kyçe.

Reince Priebus, kryetar i Komitetit Kombëtar Republikan, do të jetë shef i stafit. Në këtë rol, ai do të vendosë për përbërjen e re të Shtëpisë së Bardhë dhe do të shërbejë si kanal midis Kongresit dhe Qeverisë.

Stephen Bannon, nga Rrjeti i Lajmeve Breitbart, do të shërbejë si kryestrateg i Trumpit.

Bannon ishte larguar përkohësisht nga posti i shefit ekzekutiv të Breitbart për të shërbyer si shef i fushatës së Trumpit.

“Steve dhe Reince janë liderë të kualifikuar, që kanë punuar mirë në fushatën tonë dhe na kanë udhëhequr drejt fitores historike. Tani do t’i kem të dy në Shtëpinë e Bardhë, për ta bërë Amerikën të madhe përsëri”, ka thënë përmes një deklarate Trump.

Trump, kandidat i Partisë Republikane, ka mundur rivalen demokrate Hillary Clinton në zgjedhjet e javës së kaluar.

Ai do të marrë udhëheqjen e Shtëpisë së Bardhë më 20 janar, kur edhe presidenti i deritashëm, Barack Obama, përfundon mandatin e dytë.

Në intervistën e parë si president i zgjedhur, për televizionin CBS, Trump ka thënë se do të dëbojë ose burgosë deri në tre milionë migrantë të paligjshëm, me lidhje kriminale.

Trump ka thënë se nuk do të përmbysë legjislacionin për martesa midis çifteve me gjini të njëjtë.

Ai po ashtu ka thënë se do të heqë dorë nga paga e presidentit prej 400,000 dollarësh në vit dhe, në vend të kësaj shume, do të marrë vetëm një dollar.

Trump ka thënë se do të mendojë nëse do të emërojë ose jo një prokuror të posaçëm për të hetuar Hillary Clintonin mbi përdorimin e emailit privat gjatë kohës sa ka qenë Sekretare e Shtetit në administratën Obama.

Gjatë fushatës, ai ka thënë se do ta dërgonte atë në burg, nëse do të zgjidhej president.

Duke folur për CBS-in, Trump ka thënë se nuk do të donte t’i lëndonte Clintonët, të cilët, sipas tij, janë “njerëz të mirë”.

Ai i ka bërë këto komente derisa mijëra njerëz kanë protestuar për të pestën natë me radhë, në disa qytete të mëdha të SHBA-së, kundër zgjedhjes së Trumpit president.

Trump ka thënë se demonstruesit “nuk e njohin atë” dhe u ka kërkuar që “të mos kenë frikë”, sepse, siç ka thënë, “ne do ta rikthejmë vendin tonë”.

Trump është zgjedhur presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara, pas një fushate që është konsideruar si më e pista në historinë amerikane.

Përgatiti: Valona Tela

Send this to a friend