VOAL

VOAL

Kerry e paralajmëron Trumpin kundër pezullimit të marrëveshjes bërthamore me Iranin

Sekretari amerikan i Shtetit e ka paralajmëruar presidentin e zgjedhur, Donald Trump kundër pezullimit të marrëveshjes bërthamore me Iranin, duke thënë se ajo e ka bërë botën më të sigurt duke e ia pamundësuar Teheranit ndërtimin e armës bërthamore.

Presidenti i zgjedhur, Trump e ka kritikuar marrëveshjen me akuzën se ajo i ka dhënë shumë hapësirë Iranit, derisa ka sygjeruar se ai mund të heq dorë prej saj.

“Askush nuk mund të parashikojë se çfarë vendimet (Trump) do marrë”, ka thënë Kerry me 5 janar, por Shtetet e Bashkuara ka pasur vetëm “zgjedhje shumë të këqija” të një Irani me armë bërthamore apo një konflikt në Lindje të Mesme, para se marrëveshja të nënshkruhej, vitin e kaluar.

Marrëveshja kërkon nga Irani që të frenojë ambiciet e saj bërthamore në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare ekonomike.

“Që të jemi shumë të qartë, ndërprerja e marrëveshjes tani do të na linte me ato zgjedhje shumë të këqija”, ka thënë Kerry.

Teherani tani ka vetëm 300 kilogramë të uraniumit të pasuruar, që është shumë më pak se sa 12 mijë kg që i kishte më parë, ka thënë më tej ai.

Marrëveshja në fakt ia ka bllokuar çdo mënyrë Iranit që të ndërtojë armë bërthamore”, ka thënë Kerry.

Zyrtarët e zbulimit: Autoritetet ruse prapa ndërhyrjes në zgjedhjet e SHBA

Krerët e agjencive amerikane të zbulimit rikonfirmuan të enjten përfundimin e tyre se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet e Shteteve të Bashkuara. Ata thanë sot në një seancë të Komisionit të Senatit për Forcat e Armatosura, se besojnë se autoritete të larta ruse ishte drejtpërdrejt përgjegjës për depërtimin në sistemet kompjuterike amerikane dhe rrjedhjen e dokumentave nga Komiteti Kombëtar Demokrat. Seanca vjen në një kohë kur Presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump vazhdon të hedhë dyshime tek përfundimi i agjencive të zbulimit për rolin e Rusisë. Javën e kaluar, Uashingtoni vendosi sanskione të reja ndaj Rusisë pasi përcaktoi se Moska ishte pas depërtimit në kompjuterat e Partisë Demokrate.

Në një deklaratë të përbashkët, Drejtori i Zbulimit amerikan James Clapper, Shefi i Komandës së Sigurisë Kibernetike, admiral Michael Rogers dhe Nënsekretari i Mbrojtjes për Zbulimit, Marcel Lettre shprehen në një deklaratë të përbashkët se “vetëm zyrtarët më të lartë rusë, mund të kishin autorizuar vjedhjen kibernetike të të dhënave dhe bërjen publike të tyre”.

Senatori republikan me peshë, John McCain, kryetari i Komisionit të Forcave të Armatosura, përsëriti qëndrimin e tij Rusia është pas sulmit kibernetik:

“Nuk i shmangemi dot faktit se ky komision mblidhet sot për herë të parë në Kongresin e ri, pas “një sulmi të pashembullt ndaj demokracisë sonë”.

Por zoti McCain shtoi se synimi i tij nuk është “të vihet në diskutim rezultati i zgjedhjeve presidenciale”.

Zoti Clapper tha se agjencitë e zbulimit e kanë të pamundur të llogarisin efektin e informacioneve të bëra publike nga WikiLeaks tek vendimi i zgjedhësve për të hedhur votën.

Zoti Trump vazhdimisht ka vlerësuar presidentin rus Vladimir Putin, së fundmi kur ai nuk reagoi me të njëjtën monedhë, pasi administrata e Presidentit Obama dëboi diplomatët rusë nga Shtetet e Bashkuara.

Në një mesazh në Twitter, zoti Trump përsëriti se kushdo mund të kishte depërtuar në sistemet e kompjuterave të Partisë Demokrate dhe se kampi i rivales së tij Hillary Clinton, duket të kishte qenë më i kujdesshëm.

Zoti Clapper ju përgjigj një pyetjeje të senatores demokrate Clare McCaskill, lidhur me dyshimeve që ka hedhur zoti Trump tek përfundimet e agjencive të zbulimit:

“Mendoj se ka një dallim të rëndësishëm mes mosbesimit të shëndetshëm që hartuesit e politikave, përfshirë hartuesin numër 1 të poltikave duhet të kenë, pra ka një dallim mes mosbesimit dhe denigrimit”.

Pas disa qëndrimeve të zotit Trump dhe republikanëve të tjerë që duket se vlerësojnë drejtuesin e WikiLeaks, Julian Assange, zoti McCain tha se ai ka vënë jetën e amerikanëve në rrezik dhe pyeti zotin Clapper nëse fjalët e tij se qeveria ruse nuk i ka dhënë informacion janë të besueshme.

Zoti Clapper tha se nuk ka asnjë besueshmëri tek ato që ka thënë zoti Assange.

Eksperti amerikan i sigurisë kombëtare, Brian Katulis thotë se mbrojtja e vazhdueshme e Rusisë dhe presidentit të saj Putin e vendos presidentin e zgjedhur jashtë qëndrimit të përgjthshëm të Amerikës.

“Republikanët në Kongres kanë bërë thirrje për hetime të posaçme për aktivitetet e Rusisë, që shkojnë përtej asaj që u ka kërkuar Presidenti Obama agjencive të zbulimit. Dhe mendoj së po t’u hedhësh një vështrim anketave mes amerikanëve, ka një shqetësim të thellë lidhur me rolin e Rusisë dhe përfshirjen në disa drejtime në procesin tonë zgjedhor. Prandaj, në thelb Presidenti i zgjedhur Trump e ka radhitur veten jashtë qëndrimit të përgjithshëm të vendit që do të drejtojë lidhur me këtë çështje të Rusisë dhe jashtë traditës amerikane të një politike të jashtme jopartiake që e ka pare Rusinë me një farë mosbesimi”.

Zoti Clapper tha në seancën e së enjtes sotme se ndërhyrja ruse nuk është kufizuar vetëm tek ndërhyrja në sistemet kompjuterike por edhe tek përhapja e propagandës dhe lajmeve të rreme. Drejtuesit e shërbimeve të zbulimit thane se një raport lidhur me sulmet kibernetike do të jetë gati javën e ardhshme. Edhe komisioni i Senatit për Marrëdhëniet me jashtë mban pasdite një seancë me të njëjtën temë sot padite me zyrtarë të Departamentit të Shtetit.

Shefi i Inteligjencës Amerikane: Javës tjetër zbulojmë pse Putin ndërhyri në zgjedhjet presidenciale

Shefi i Inteligjencës Amerikane premtoi se do të shpjegojë se pse Rusia ka ndërhyrë në zgjdhjet presidenciale amerikane, shkruan BBC. Drejtori i Inteligjencës Kombëtare James Clapper tha se Presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi hakimin e email-eve të Partisë Demokratike, dhe motivi i këtij akti do të zbulohet javën e ardhshme.

Por Clapper nuk zbuloi shumë detaje nga ajo që tha vetëm u shpreh se ishte “një akt lufte”. Rusia ka mohuar përfshirjen por Shtetet e  Bashkuara kanë shpallur sanksionet kundër zyrtarëve rusë.

Një raport i ndërhyrjeve të jashtme në zgjedhjet amerikane iu dha Presidentit Barack Obama ditën e djeshme. Presidenti i zgjedhur Donald Trump do të informohet mbi raportin ditën e nesërme dhe versioni i paklasifikuar do të bëhet publik javën e ardhshme.

Zyrtarë të lartë të Inteligjencës Amerikane po japin dëshmitë  e tyre në Senatin e Komitetit të Shërbimeve të Armatosura që po merret me hetimin e çështjes.

Obama fjalim lamtumire për ushtrinë amerikane

Obama ka vizituar bazën Fort Myer në Virginia ku ka qenë i shoqëruar edhe nga zv.presidenti Joe Biden, sekretari i Mbrojtjes Ashton Carter dhe shefi i shtabit, gjenerali Joseph Dunford

WASHINGTON – Presidenti amerikan Barack Obama i cili po kryen përgatitjet për ti dorëzuar postin e presidentit, Donald Trump i cili fitoi zgjedhjet presidenciale, ka mbajtur një fjalim lamtumire për ushtrinë amerikane.

Obama ka vizituar bazën Fort Myer në Virginia ku ka qenë i shoqëruar edhe nga zv.presidenti Joe Biden, sekretari i Mbrojtjes Ashton Carter dhe shefi i shtabit, gjenerali Joseph Dunford.

Në fjalimin e tij ai ka vënë në dukje se përgjegjësia më e madhe e ushtrisë amerikane është të fitojë mbështetjen dhe besimin e popullit amerikan. Obama është shprehur se “Mos t’ju trembet syri për të mbrojtur popullin tonë, por gjithashtu edhe për të mos rrezikuar jetën e ushtarëve tanë mos hyni në luftë duke u nxituar.”AA

Tillerson e fiton përkrahjen e disa senatorëve, por tjerët ende me dyshime

Rex Tillerson në një prej takimeve me liderin rus, Putin

Rex Tillerson, i nominuari i presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump për postin e Sekretarit të Shtetit ka arritur të marrë përkrahjen e disa senatorëve republikanë, por demokratët thonë se ata duan më shumë kohë që të hulumtojnë rreth lidhjeve të kompanisë së tij, Exxon Mobil dhe Rusisë.

Udhëheqësi i Komisionit të Senatit për Marrëdhënie me Jashtë, Bob Corker, e ka përshkruar Tillersonin si “shumë në ngjarje” me mënyrën e të menduarit të politikës së jashtme amerikane.

Corker, komisioni i të cilit më 11 janar do e mbajë një seancë për konfirmimin e këtij nominimi, ka thënë se ai beson që Tillerson do e udhëheqë një politikë të fuqishme amerikane drejt Rusisë.

Ish shefi ekzekutiv i kompanisë, Exxon Mobil e ka zgjeruar praninë e kompanisë së tij në Rusi duke u bërë mik me presidentin rus, Vladimir Putin, ndërsa ka kundërshtuar sanksionet amerikane ndaj Rusisë për shkak të aneksimit të gadishullit ukrainas të Krimesë.

Disa prej ligjvënësve amerikanë, prej të dy partive kanë shprehur shqetësim rreth lidhjeve të Tillersonit me Moskën.

I pyetur nëse ai mund ta përkrahë Tillersonin, udhëheqësi i Komisionit të Senatit për Shërbimet e Armatosura, John McCain ka thënë “sigurisht”.

Demokratët kanë kërkuar shtyerjen e seancës për konfirmimin e Tillersonit, duke përmendur lidhjet e Exxonit me Rusinë si arsye.

Në përpjekje për të zbutur kritikat, Rex Tillerson ka shkëputur çdo lidhje me Exxon me qëllim që të evitojë konfliktin e interesit.

SHBA: Miliona fëmijë jetojnë në zona pa anesteziolog pediatrik

Mbi 10 milionë fëmijë në Shtetet e Bashkuara nuk jetojnë afër një anesteziologu pediatrik, apo mjeku i cili është i specializuar në mpierjen e fëmijve gjatë operacionit.

Të dhënat e këtij studimi të ri janë raportuar nga Reuters.

Anestiozologët pediatrik iu japin fëmijve medikamente që janë të nevojshme për mpirje lokale apo edhe për t’i vënë në gjumë në tërësi derisa i nënshtrohen operacioneve dhe procedurave të tjera mjekësore.

Ata gjithashtu i monitorojnë të rrahurat e zemrës dhe gjëra të tjera rreth shëndetit të fëmijve gjatë kohës së ata janë në operacion.

Gratë në SHBA planifikojnë protestë kundër Trumpit

Dhjetëra mijëra gra në SHBA më 21 janar do të mbajnë protestë në afërsi të Kongresit amerikan kundër “qasjeve diskriminuese ndaj grave” nga presidenti i zgjedhur Donald Trump.

Sipas gazetës “Washington Post”, avokatja në pension Teresa Shook që jeton në Hawaii të SHBA-ve në llogarinë e saj në Facebook kur u bënë të ditura rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të mbajtura me 8 nëntor ngriti idenë për mbajtjen e një proteste në Washington kundër Trump-it në një datë të afërt me marrjen e detyrës më 20 janar.

Në protestën ku në fillimin pranuan të merrnin pjesë fillimisht 40 persona të njohur të saj, për një kohë të shkurtër dhjetëra mijëra persona kanë shfaqur dëshirë për pjesëmarrje. Më shumë se 160 mijë përdoruese në median sociale kanë njoftuar se do të marrin pjesë në marshimin i cili do të mbahet në afërsi të Kongresit amerikan në Washington.

Gjtihashtu edhe aktivistë të shquar dhe organizata të shoqërisë civile amerikane kanë vendour të marrin pjesë në këtë marshim, ku bëhet e ditur se deri më tani janë përgatitur pajisjet e nevojshme të zërit dhe qindra autobusë që do të transportojnë protestuesit në vendin e protestës. aa

Trump: Sulm të ri kundër komunitetit të inteligjencës amerikane

Derisa kanë mbetur më pak se tri javë deri në inaugurimin e presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, ai dje e ka bërë një sulm të ri ndaj komunitetit të inteligjencës së Shteteve të Bashkuara.

Zoti Trump në rrjetin Twitter ka shkruar se një takim me përfaqësues të inteligjencës, që është dashur ta ketë lidhur me ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar, është shtyrë deri më 6 janar.

“Duket se nevojitet më tepër kohë për ta ndërtuar rastin. Shumë e çuditshme” ka shkruar Trump në Twitter.

Nga ana tjetër, zyrtarët e inteligjencës së Shteteve të Bashkuara janë cituar duke thënë se nuk ka vonesë në orarin e takimeve për njoftime të inteligjencës.

Agjencitë e inteligjencës së Shteve të Bashkuara besojnë se Rusia i ka udhëhequr sulmet kibernetike kundër Partisë Demokratike dhe fushatës së kandidates së kësaj partie, Hillary Cinton, duke publikuar informacione nëpërmjet faqes në Internet, WikiLeaks, dhe mediave të tjera, për ta ndihmuar Donald Trumpin që të fitoj në zgjedhje.

Trumpi e paralajmëroi konferencën e parë për gazetarë

Presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump, ka paralajmëruar mbrëmë se më 11 janar në Qytetin e Nju Jorkut, do ta mbajë konferencën e parë të përgjithshme me gazetarë, para se më 20 janar të inaugurohet në postin e poresidentit të Shteteve të Bashkuara.

Pritet që në këtë paraqitje, zoti Trump do t’i shpallë planet për evitimin e konfliktit të interesit ndërmjet postit të tij në Shtëpinë e Bardhë dhe kompanive në perandorinë biznesore të tij.

Deri tash, Donald Trump më tepër ka preferuar që me mediat dhe publikun të komunikojë nëpërmjet shpalljeve joformale në rrjetin Twitter.

SHBA, Kongresi i ri e bën betimin

Kongresi i 115 i SHBA bëri të martën betimin në Uashington. Republikani Paul Ryan u zgjodh pa vështirësi kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve. Në Senat, republikanët kanë paraqitur një projektligj që do t’i paraprijë përpjekjes së tyre për të shfuqizuar reformën e kujdesit shëndetësor të Presidentit Obama.

Ndërkaq, kryetari republikan i Komisionit të Senatit për Politikën e Jashtme tha se seancat e konfirmimit për kandidaturën e zotit Rex Tillerson si Sekretar i Shtetit do të fillojnë javën tjetër dhe pritet të zgjasin dy ditë. Komisioni do të marrë shumë shpejt një deklaratë të hollësishme financiare nga zoti Tillerson, i cili ka punuar për firmën Exxon Mobil prej 43 vjetësh.

Presidenti i zgjedhur Donald Trump do ta fillojë mandatin e tij me një Kongres të kontrolluar nga republikanët. Por megjithë zotimet ambicioze që bëri gjatë fushatës për reforma në kujdesin shëndetësor, në politikat fiskale si dhe për shkurtime buxhetore, asgjë nuk është e garantuar për presidentin e ardhshëm:

Në fillim të dhjetorit u pa një moment uniteti pas takimit të Kreut të Dhomës së Përfaqësuesve, Paul Ryan dhe presidentit të zgjedhur Donald Trump.

Jemi shumë entuziastë për mundësinë që kemi t’i futemi menjëherë punës për ta vënë vendin në rrugën e duhur,” tha zoti Ryan.

Për presidentin e ardhshëm suksesi do të matet nga disa reforma të rëndësishme:

“Donald Trumpi do të përpiqet të sigurojë ulje masive taksash, ndërkohë që ka premtuar shtimin e shpenzimeve për mbrojtjen, dhe ka propozuar projekte në infrastrukturë me shpresën se do të mund të deklarojë fitore në këto përpjekje për reforma brenda 100 ditëve të para,” – thotë analisti Norm Ornstein.

Për amerikanët, të cilët me votën e tyre sollën këtë qeverisje republikane në Uashington, suksesi matet me reforma në politikat e imigracionit, me ekonominë dhe shkurtime në programet qeveritare. Edhe pa ardhur zoti Trump në Shtëpinë e Bardhë, Kongresi është mobilizuar për të anuluar ligjin e Presidentit Obama për kujdesin shëndetësor.

Por republikanët kanë vetëm një shumicë të ngushtë në Senat dhe do të duhet të tregohen të kujdesshëm dhe të mos anulojnë elementë të ligjit që gëzojnë popullaritet, në mënyrë që të mos humbin kapital të nevojshëm politik.

“Do të ketë një numër të mjaftueshëm demokratësh në Senat që mund ta pengojnë procesin, por çfarë do të nxjerrin në atë mënyrë?” pyet udhëheqësi i shumicës republikane në Senat, Mitch McConnell.

Kandidaturat e zotit Trump për poste kabineti kërkojnë konfirmim në Senat. Pritet që të dyja partitë të ngrenë pyetje të forta për këta kandidatë, shumë prej të cilëve nuk kanë eksperiencë në qeveri.

Në Dhomën e Përfaqësuesve, demokratët do t’u bëjnë rezistencë planeve të kryetarit Paul Ryan, për të reduktuar programet qeveritare të asistencës.

“Demokratët në Kongres dhe miliona amerikanë në të gjithë vendin do ta bëjnë shumë të qartë se nuk duan shkurtime në programin e kujdesit shëndetësor për të moshuarit”, thotë Nancy Pelosi, Udhëheqëse e demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve.

Shkurtimet do të binin ndesh me premtimet e zotit Trump për të mos i prekur këto programe. Ndërsa për tregtinë ai mund të ndeshë kundërshtime të forta nga vetë republikanët:

“E dimë që shumë nga ato që premtoi Trumpi nuk janë gjëra që i duan republikanët. Lind pyetja, sa do ta përdorë Trumpi autoritetin e tij për urdhra ekzekutivë, i acaruar që Kongresi nuk po bën ato që i kërkon ai,” thotë analisti Norm Ornstein.

Përgjigja që do të marrë kjo pyetje mund të diktojë nëse uniteti mes republikanëve do të vazhdojë, edhe pas 100 ditëve të para të presidencës Trump.

Trumpi kritika ndaj General Motors

Trump nga llogaria e tij në Twitter vazhdon të kritikojë kompanitë amerikane. Më parë ka patur në objektiv gjigandët e mbrojtjes kombëtare Lockheed Martin dhe Boeing

WASHINGTON – Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, duke kritikuar veprimtaritë prodhuese në Meksikë të gjigandit amerikan të automjeteve General Motors (GM) ka deklaruar “Ose prodho në SHBA ose paguaj një taksë të madhe kufitare”.

Trump nga llogaria e tij në Twitter vazhdon të kritikojë kompanitë amerikane. Më parë ka patur në objektiv gjigandët e mbrojtjes kombëtare Lockheed Martin dhe Boeing, ndërsa këtë herë Trump ka kritikuar General Motors.

Në publikimin e tij Trump është shprehur “General Motors, modelin Chevy Cruze të cilën e ka prodhuar në Meksikë e dërgon në galeritë e saj të automobilave në SHBA pa paguar taksa. Ose prodho në SHBA ose paguaj një taksë të madhe kufitare.”

Aksionet e GM-së që veprojnë në bursën e New York-ut, kanë humbur afërsisht një vlerë prej 1 për qind të veprimeve të kufizuara pas deklaratës së Trump të bërë pak kohë nga ora e hapjes së bursës. Analistët kanë parashikuar se kjo i ka kushtuar kompanisë 250 milionë dollarë.

Trump gjatë fushatës zgjedhore kishte premtuar se do të siguronte rikthimin në vend të kompanive amerikane që kanë transferuar mundësitë e punësimit duke kryer prodhim jashtë SHBA-ve.

Pas publikimeve të Trump ka patur komentohe se ai do ti qëndrojë besnik premtimit të tij. Ai ka deklaruar se do të fillojë një program të emërtuar “Blej produkte amerikane, punëso amerikanë”, që do të mbështesë prodhimin vendas dhe punësimin.

Trump: Koreja Veriore nuk do lejohet të ketë armë bërthamore

Foto të liderit të Koresë Veriore, Kim Jong Un dhe presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump

 

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, përmes profilit të tij në Twitter ka thënë se Koreja e Veriut nuk do të ketë mundësi të ndërtojë armë bërthamore që do të mund të arrinin disa pjesë të territorit të Shteteve të Bashkuara.

Mirëpo, Reuters shkruan se ka mundësi që Koreja komuniste tashmë vetëm e ka këtë armë.

Disa prej ekspertëve që e kanë përcjellë programin bërthamor dhe atë raketor të Koresë së Veriut, thonë se pas disa testeve të kryera gjatë vitit 2016, ky shtet mund të ketë raketa me rreze të shkurtëra dhe të mesme që përmbajnë koka bërthamore.

Kjo së paku mund t’ia jap mundësinë Koresë komuniste të kërcënojë forcat amerikane të stacionuara në Azi.

Cicërima e Trumpit e publikuar të hënën merret si përgjigje ndaj pretendimit të liderit koreano verior, Kim Jong Un i cili gjatë fjalimit për Vitin e Ri ka thënë se vendi ka arritur fazën finale të ndërtimit të raketave inter-kontinentale balistike.

Reagimi i presidentit të zgjedhur amerikan ishte kështu: “Koreja Veriore thotë se është në fazën finale të zhvillimit të armëve bërthamore që mund të arrijnë disa pjesë të SHBA-së. Kjo nuk do të ndodhë!”

Zëdhënësi i Trumpit: Nuk ka dëshmi se Rusia ndërhyri në zgjedhje

Presidenti i zgjedhur, Donald Trump me bashkëshorten, Melania më 31 dhjetor 2016

Zëdhënësi i presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, ka thënë se nuk ka asnjë dëshmi që tregon se hakerët rusë kanë ndikuar në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

“Mënyra se si mediat kryesore po raportojnë është rritja e idesë se (Rusia) ka ndikuar në zgjedhje. Nuk ka fare dëshmi se ata kanë ndikuar në zgjedhje”, ka thënë Sean Spicer për Fox News më 2 janar.

Spicer, i cili do të bëhet Sekretari për Media i Shtëpisë së Bardhë kur Trump të nis detyrën më 20 janar ka thënë se “hakimi është i gabuar” dhe se “njerëzit nuk duhet të ndërhyjnë”. Por, ai i ka dhënë jehonë paralajmërimit të Trumpit gjatë fundjavës kundër ngutjes së bërjes së Rusisë fajtore për sulmet kibernetike.

Presidenti Barack Obama ka thënë se dëshmitë e përfshirjes ruse janë të mëdha dhe për këtë ai ka dëbuar 35 diplomatë rusë derisa ka vendosur sanksione të reja kundër Rusisë gjatë javës së kaluar. Ligjëvënësit e të dy partive amerikane i kanë përpkrahur këto vendime.

Por, Trump rregullisht ka hedhur dyshime mbi akuzat për përfshirjen ruse në këto sulme.

Përgjatë fundjavës, Trump, i cili tash merr informacione të njëjta sekrete me Obamën, ka thënë se ai “din gjëra që të tjerët nuk i dijnë” dhe se ai do i zbulojë këto informacione më 3 apo 4 janar.

“Ai do të flasë rreth konkludimeve të tij dhe për atë se si mendon ai se qëndrojnë gjërat”, i ka thënë Spicer CNN-së më 2 janar dhe ka shtuar: “Ai nuk do të zbulojë asgjë që është sekrete apo që është ndarë në mënyrë sekrete me të”.

Spicer: Trumpi nuk do të nxjerrë informata për piraterinë kibernetike

Sean Spicer, zëdhënësi i ardhshëm i Shtëpisë së Bardhë paralajmëron publikun të mos ushqejë shumë shpresa se presidenti i zgjedhur Donald Trump do të bëjë të ditur informata të reja lidhur me të dhënat që kanë grumbulluar shërbimet e zbulimit mbi piraterinë kibernnetike gjatë fushatës zgjedhore. Administrata aktuale akuzon Rusinë për ndërhyrje në kompiuterat e fushatës së zonjës Clinton, duke e fajësuar për ndikim në zgjedhjet presidenciale që dëmtuan rivalen e zotit Trump në zgjedhje.

“Nuk bëhet fjalë për nxjerrjen e ndonjë informate të re,” tha zoti Spicer për rrjetin mediatik CNN të hënën. “Ai do të flasë për përfundimet që do të nxjerrë pasi të informohet. Por nuk do të nxjerrë informata sekrete që do të mësojë gjatë seancës së informimit. Mendoj se ai mund të diskutojë publikisht konkluzionet e tij dhe këndvështrimin e tij mbi situatën”.

Zoti Trump tha në komentet për shtyp më 31 dhjetor se është në dieni të më shumë hollësive se sa janë bërë të ditura për publikun lidhur me piraterinë kibernetike për të cilën akuzohet Moska. Ai premtoi se njerëzit do të informohen mbi ato që di ai “të martën ose të mërkurën”.

Presidenti i zgjedhur ka ngritur dyshime mbi përfundimin e arritur nga shërbimet e zbulimit se Moska kishte autorizuar pirateri kibernetike në kompiuterat e rivales së zotit Trump, kandidates demokrate Hillary Clinton dhe kishte lejuar nxjerrjen e informatave përmes faqes elektronike WikiLeaks për të dëmtuar shanset e zonjës Clinton në zgjedhje. Përfundimet e shërbimeve të zbulimit u bënë shkas për masa ndëshkimore nga administrata Obama kundër Rusisë, ndër të cilat dëbimin e 35 diplomatëve rusë nga Shtetet e Bashkuara, të cilët Uashingtoni i cilësoi si agjentë rusë.

Obama, fjalim lamtumire në Çikago më 10 janar

Presidenti Barak Obama tha se do të mbajë një fjalim lamtumire në Çikago më 10 janar, ku do të reflektojë mbi sukseset gjatë dy mandateve dhe do të ofrojë mendimet e tij se në ç’drejtim po shkon vendi, ndërkohë që presidenti i zgjedhur Donald Trump vjen në Shtëpinë e Bardhë më 20 janar.

Presidenti Obama largohet pas 8 vitesh me shkallën më të lartë të miratimit se çdo president tjetër i periudhës moderne, rreth 59 për qind. Republikani Trump ka premtuar se do të zhbëjë shumë prej politikave themelore të parardhësit të tij.

Fjalimi i zotit Obama ndjek një traditë të gjatë të presidentëve amerikanë, duke filluar me George Washingtonin më 1796, për t’iu drejtuar vendit para largimit nga Shtëpia e Bardhë.

Presidenti Obama u kthye sot në Uashington nga pushimet e Krishtlindjeve në Hawai, ku ai ka lindur dhe ka kaluar kohën më të madhe të rinisë. Ndihmësit thonë se në javët e fundit në detyrë, zoti Obama ka mundësi të falë më shumë të burgosur për drogë, që ai mendon se kanë marrë dënime tepër të ashpra dhe ndoshta të nxjerrë më shumë urdhra ekzekutivë, në përpjekje për të mbajtur në fuqi disa politika që ai favorizon dhe që kundërshtohen nga zoti Trump.

Megjithëse demokrati Obama, ka kërkuar të lehtësojë tranzicionin e administratës Trump, ai ka ndërmarrë gjithashtu veprime që e kanë nervozuar presidentin e ardhshëm. Ai ka lëshuar urdhra ekzekutivë për të bllokuar shpimet për naftë në oqean pranë brigjeve amerikane, ka shpallur parqe të reja kombëtare dhe ka zbrazur më tej burgun amerikan në Gjirin Guantanamo të Kubës, ku mbahen terroristë të dyshuar.

Zoti Obama po ashtu për herë të parë urdhëroi ambasadoren e tij në Kombet e Bashkuara për të lejuar miratimin e një rezolute të Këshillit të Sigurimit që kritikon vendbanimet izraelite në Bregun Perëndimor dhe në Jerusalemin Lindor. Ai vendosi sanksione ndaj Rusisë lidhur me ndërhyrjet e dyshuara kibernetike të Moskës gjatë fushatës presidenciale në SHBA. Të dyja këto veprime janë në konflikt të drejtpërdrejtë me presidentin e zgjedhur Trump.

Presidenti Obama do të takohet të mërkurën me demokratët në Kongres në përpjekje për të hartuar një strategji për të mbrojtur arritjen e tij më të madhe në politikën e brendshme, reformën e kujdesit shëndetësor që zoti Trump dhe ligjvënësit republikanë kanë deklaruar se do ta shfuqizojnë, edhe pse ata ende nuk kanë rënë dakord mbi një plan që do ta zëvendësonte atë.

Kur të bëhet qytetar privat, zoti Obama dhe zonja e parë Michelle do të banojnë në Uashington jo shumë larg nga Shtëpia e Bardhë dhe kanë në plan të qëndrojnë atje deri sa vajza e tyre e vogël Sasha të mbarojë shkollën e mesme në vitin 2019. Ai është presidenti i parë në gati një shekull që do të vazhdojë të qëndrojë në Uashington pas largimit nga detyra.

Donald Trump: E padrejtë të akuzohet Moska nëse ka paqartësi

Presidenti i zgjedhur Donald Trump po shpreh përsëri dyshime për konkluzionin e agjencive amerikane të zbulimit se Rusia ndërhyri në zgjedhjet presidenciale përmes piraterisë kibernetike.

Ky konkluzion solli si rezultat shpalljen e sanksioneve ndaj shërbimeve sekrete ruse nga Presidenti Barack Obama dhe dëbimin e 35 diplomatëve që ai tha se ishin spiunë.

Zoti Trump, u tha gazetarëve në Florida, ku po kalon pushimet e fundvitit, se do që burimet amerikane të zbulimit të jenë të sigurta, sepse kjo është një akuzë shumë serioze dhe se ai do që ata të jenë të bindur.

Ai tha se do të ishte e “padrejtë” të bëheshin akuza kundër Moskës, nëse ka paqartësi.

Presidenti i zgjedhur tha se ai ka më shumë njohuri për akuzën e Uashingtonit kundër Rusisë, se sa ç’është bërë publike.

“Pirateria kibernetike është shumë e vështirë të provohet. Kështu që mund të jetë dikush tjetër. Unë gjithashtu di gjëra që të tjerët nuk i dinë, prandaj nuk mund të jenë të sigurtë për situatën”, tha zoti Trump.

Obama uron Vitin e Ri, premton vazhdimin e angazhimit për SHBA-në

Presidenti i SHBA, Barack Obama

Shtëpia e Bardhë e ka publikuar sot video mesazhin javor të presidentit amerikan, Barack Obama, përmes së cilës ai ka folur për dy mandatet e tij si udhëheqës i shtetit më të fuqishëm në botë.

“Në kohën kur e përfundojmë një vit dhe shikojmë drejt të ardhmes, dua të shfrytëzojë pak kohë që t’iu falenderojë për gjithçka që keni bërë për të bërë Amerikën më të fuqishme gjatë këtyre tetë viteve të fundit. Vetëm tetë vjet më parë, kur bëhesha gati të fillojë detyrën, ekonomia jonë lëkundej. Rreth 800 mijë amerikanë e humbisnin vendin e tyre të punës çdo muaj. Në disa komunitete, pothuajse një në pesë persona nuk kishte vend pune. Rreth 180 mijë trupa po shërbenin në Irak dhe Afganistan, ndërsa Osama bin Laden ishte ende në arrati”, ka thënë Obama në video mesazhin e publikuar nga Shtëpia e Bardhë.

Presidenti Obama i cili mbetët lideri i botës së lirë deri më 20 janar kur këtë detyrë e merr presidenti i zgjedhur, Donald Trump, ka treguar për ato që janë arritur nga SHBA-të gjatë udhëheqjes së tij.

“Ne kemi kthyer 165 mijë trupa nga Iraku dhe Afganistani, ndërsa e kemi hequr qafe edhe Osama bin Ladenin. Përmes diplomacisë, ne i kemi dhënë fund programit të armëve bërthamore të Iranit, kemi hapur një kapitull të ri me popullin e Kubës, ndërsa kemi bërë bashkë rreth 200 kombe përmes një marrëveshje rreth ambientit që mund të shpëtojë planetin për fëmijët tanë”, ka thënë më tej Obama.

“Ne kemi arritur progres të jashtëzakonshëm si shtet gjatë tetë viteve të kaluara. Dhe, ja ku po e them: asnjë prej tyre nuk ishte e sigurt se do të arrihej. Kjo ishte si rezultat i vendimeve të rënda që janë marrë, dhe si rezultat i punës së fuqishme”, ka thënë Obama.

Presidenti i parë me ngjyrë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka thënë se nga janari i vitit të ardhshëm, ai do i kthehet rolit gjithashtu të rëndësishëm të qytetarit amerikan, ndërsa ai do të vazhdojë angazhimin e tij që zotimi mbi të cilin është ndërtuar shteti amerikan, të ruhet.

“Ka qenë privilegj i jetës sime që të shërbej si presidenti i juaj. Dhe, derisa bëhem gati që të nis rolin po aq të rëndësishëm të qytetarit, ta dini se do të jem me ju për çdo hap për tu siguruar t’i përmbahemi zotimit mbi të cilin është krijuar vendi – që të gjithë jemi të barabartë, dhe të gjithë e meritojmë çdo mundësi për të jetësuar ëndërrat tona. Nga familja Obama tek familjet tuaja, viti 2017 uroj të jetë vit i lumtur dhe i bekuar”, ka uruar presidenti Obama.

Trumpi: Kam informacione të reja për sulmet e dyshuara kibernetike ruse

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump së bashku me bashkëshorten e tij, Melania Trump në Palm Beach, Florida.

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, thotë se ka informacione të pazbuluara rreth sulmeve të dyshuara kibernetike ruse gjatë fushatës zgjedhore presidenciale në SHBA të cilat planifikon t’i tregojë gjatë javës së ardhshme.

Duke folur shkurtimisht para gazetarëve derisa shkonte në ndejën e Vitit të Ri në Florida, Trump është përgjigjur në një pyetje rreth këtyre sulmeve për të cilën ka thënë, “unë dij gjëra që të tjerët nuk i dijnë” dhe “ju do i zbuloni ato të martën apo të mërkurën (më 3 apo 4 janar)”.

Ai gjithashtu ka thënë se beson që ndërhyrja në emailat e zyrtarëve të Partisë Demokratike tmund të jetë kryer nga “dikush tjetër” e jo Rusia. Ai ka thënë se ai di shumëçka rreth harkimit të kompjuterëve dhe se kjo “është një gjë që shumë vështirë verifikohet”.

Javën e kaluar, qeveria amerikane ka dëbuar 35 diplomatë rusë dhe ka vendosur sanksione ndaj zyrtarëve të sigurisë dhe agjencive të inteligjencës ruse si masë ndëshkuese ndaj sulmeve kibernetike. Agjencitë e inteligjencës amëerikane thonë se ata besojnë që Moska ka urdhëruar sulmet me qëllim që Trump të fitojë zgjedhjet.

I pyetur nëse ai do të takohet me presidenten e Tajvanit nëse ajo udhëton drejt Shteteve të Bashkuara, Trump nuk e hodhi poshtë këtë duke thënë: “Të shohim”.

SHBA-ja nuk e njeh Tajvanin, të cilën Kina e konsideron krahinë të saj.

Trump ka thënë se nën udhëheqjen e tij, Shtetet e Bashkuara do të kenë marrëdhënie të mrekullueshme me shumë shtete, përfshirë Rusinë dhe Kinën.

Ai gjithashtu ka thënë se Izraeli është “shumë, shumë i rëndësishëm për mua.”

Trump sulmon “armiqtë” në urimin për Vitin e Ri

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump ka sulmuar “armiqtë e shumtë” në mesazhin e tij për Vitin e Ri.

“Urime Vitin e Ri të gjithëve, përfshirë armiqëve të shumtë dhe atyre që më kanë luftuar dhe kanë humbur keq”, ka shkruar Trump në profilin e tij në “Twitter”.

Ai ka shtuar se kundërshtarët e tij “thjeshtë nuk e dijnë se çfarë duhet të bëjnë” ndërsa urimin e ka përfunduar me fjalën: “Dashuri!”.

Trump është përballur me rezistencë nga establishmenti republikan derisa ai ka mundur mbi 12 kandidatë të partisë gjatë garës për të siguruar nominimin për zgjedhjet presidenciale.

Ai arriti të fitojë edhe zgjedhjet e 8 nëntorit ndaj rivales demokrate, Hillary Clinton, e cila pritej që të fitonte.

Presidenti i zgjedhur amerikan, pritet të festojë sonte së bashku me qindra persona të tjerë në klubin e tij në Palm Beach të Floridas, një prej të cilëve pritet të jetë edhe aktori Sylvester Stallonte.

Trumpi lëvdata Putinit për mosdëbimin e diplomatëve amerikanë

Presidenti i zgjedhur në SHBA Donald Trump i është përgjigjur me fjalë lavdëruese vendimit të presidentit rus Vladimir Putin për mos dëbimin e asnjërit prej diplomatëve amerikanë

NEW YORK – Presidenti i zgjedhur në SHBA Donald Trump i është përgjigjur me fjalë lavdëruese vendimit të presidentit rus Vladimir Putin për mos dëbimin e asnjërit prej diplomatëve amerikanë. Trump në një deklaratë në llogarinë e tij në Twiter ka shkruar: “Një lëvizje e mrekullueshme e Putinit në çështjen për shtyrjen e kësaj. E kam ditur gjithmonë se ai është shumë i zgjuar”.

Për shkak të pretendimeve se janë kryer sulme kibernetike në zgjedhjet presidenciale, SHBA-të kërkuan dëbimin e 35 diplomatëve rusë brenda 72 orëve me detyrë në Washington dhe San Francisco. Ndërsa në kuadër të kësaj poashtu kërkuar edhe mbylljen e dy godinave të qeverisë ruse në Maryland dhe New York.

Përkundër këtyre sanksionve Putin mori vendim që të mos i dëbojë diplomatët amerikanë që ndodheshin me detyrë në Rusi.

Në një deklaratë me shkrim Putin tha: “Ne rezervojmë të drejtën për t’u kundërpërgjigjur. Ne nuk do të biem në këtë nivel të ‘diplomacisë së papërgjegjshme‘. Hapat e mëtejshme për të rindërtuar marrëdhëniet ruso-amerikane do t’i përcaktojmë sipas qëndrimit të presidentit të zgjedhur amerikan Donald Trump”. aa

Senatorët amerikanë zotohen për sanksione më të ashpra ndaj Putinit

Senatori John McCain tha se SHBA-ja nuk do të bëjë “pazar faustian” me presidentin e Rusisë, Vladim Putin, pavarësisht spekulimeve se presidenti i zgjedhur, Donald Trump, mund të heqë sanksionet me qëllim të përmirësimit të marrëdhënieve

Duke folur në një intervistë ekskluzive për Radion Evropa e Lirë, Shërbimi i Ukrainës, në Kiev, më 30 dhjetor, së bashku me dy senatorë amerikanë, McCain, tha se çfarëdo marrëveshje me Putinin do të “pengonte dhe minonte lirinë dhe demokracitë që ekzistojnë sot”.

Kongresi i SHBA-së ka vendosur sanksione ndaj Moskës menjëherë pasi Rusia e aneksoi me forcë Gadishullin Krime të Ukrainës në mars të vitit 2014 dhe për mbështetjen e vazhdueshme të separatistëve pro-rusë në Ukrainën lindore.

Senatori Lindsey Graham, një republikan nga Karolina Jugore, tha se Kongresi do të vazhdojë në vitin 2017 sanksionet kundër Rusisë, me objektiv energjinë dhe sektorin banker si dhe “Putinin dhe qarkun e tij të brendshëm”.

“Ne do të bëjmë dy gjëra; do ta ndalojmë Putinin me sanksione më të fuqishme dhe do të jemi më të dobishëm për miqtë tanë, sikundër këtu në Ukrainë”, tha Graham.

McCain, Graham dhe Amy Klobuchar, një demokorate nga Minesota thanë se ka një mbështetje të fuqishme në Kongres për t’i ofruar Ukrainës “armë mbrojtëse vdekjeprurëse” pë rtë ndihmuar Kievin në luftën e tij kundër separatistëve të mbështetur nga Rusia në lindje

Të pyetur nëse Trump mund ta njohë Krimenë si pjesë të Rusisë, Graham tha se Kongresi do ta bllokojë një lëvizje të tillë.

“Vetëm presidenti nuk mnd ta bëjë këtë. Dhe arsyeja pse Kongresi do ta refuzonte një ide të tillë, është sepse minon sundimin e ligjit”, theksoi Graham.

McCain bëri thirrje për veprime më të fuqishme ndaj Moskës për përfshirjen e dyshuar të saj në hakerimin e postës elektronike të Partisë Demokratike përpara zgjedhjeve presidenciale të nëntorit.

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama më 29 dhjetor urdhëroi dëbimin e 35 diplomatëve rusë dhe vendosi sanksione ndaj dy agjencive ruse të intelegjencës për, sic tha administrata, përfshirjen e tyre në hakim.

Putin tha më 30 dhjetor se Moska nuk do t’i kundërpërgjigjet me të njëjtën masë dhe nuk do të dëbojë asnjë amerikan nga Rusia, duke akuzuar administratën e SHBA-së për, siç u shpreh, “diplomaci të papërgjegjshme.”

Më 30 dhjetor, Trump e ka lavdëruar Putinin në Twitter për përmbajtje nga veprimet hakmarrëse duke e cilësuar “si shumë të mençur”.

Senatori McCain ka bërë thirrje për veprime më të ashpra ndaj Moskës për shkak të përzierjes në hakerim të partisë Demokratike para zgjedhjeve presidenciale,

“Mund t’i bëjmë edhe më të rënda – nga udhëtimi deri tek identifikimi i atyre që janë përzier në këto hakime dhe organizatat e posacme. Ka masa më të ashpra që duhet të ndërmarrim. Në fund të fundit ishte një sulm mbi SHBA, sulm në themelet e demokracisë sonë. Nëse shkatërroni zgjedhjet atëherë keni shkatërruar demokracinë”, tha McCain.

Senatorja Amy Klobuchar tha se me sulme kibernetike nuk është goditur vetëm SHBA-ja.

Gjatë këtij udhëtimi, pas vizitës në Estoni dhe Lituani, dhe duke dëgjuar për sulmet kibernetike në Ukrainë, kemi mësuar se se kjo po ndodh me vite të tëra. Dhe kjo është teknika që mudn të jetë përdorur edhe në zgjedhjet francize ose gjermane”, tha Klobuchar, duke iu referuar dy zgjedhjeve të rëndësishme që pritet të organizohen në vitin 2017.

Përgatiti: Arbër Vllahiu

Qeveria amerikane ka nën kontroll objektet që shfrytëzoheshin nga diplomatët rusë

Konsullata ruse në San Francisko, SHBA

Diplomatët rusë janë larguar pa zhurmë nga dy objekte pushimi që i kanë shfrytëzuar në periferi të Uashingtonit dhe qytetit të Nju Jorkut, në pajtim me urdhërin e dhënë nga Shtëpia e Bardhë.

Rusët, që janë akuzuar se kanë përdorur këto objekte për spiunim, kanë pasur afat deri në mesditë që të largohen nga objekti që gjendet në Centreville të Merilendit dhe tjetri në ishullin Long të Nju Jorkut.

Afër mesditës, disa kamionë të vegjël, autobusë dhe automjete të blinduara me regjistrim diplomatik janë larguar nga aty.

“Hapësirat janë liruar dhe tani janë nën kontrollin e qeverisë”, ka thënë Elliot Conway, kryetari i Upper Brookville.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se këto objekte janë shfrytëzuar për mbledhje të informacioneve sekrete. Mbyllja e tyre është pjesë e masave kundër Rusisë për dyshimin se kanë ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të nëntorit përmes sulmeve kibernetike.

Ambasadori rus në OKB, Vitaly Churkin, këtë vendim e ka quajtur “skandaloz”, veçanërisht pasi është marrë gjatë pushimeve të Krishtlindjeve, kur ka pushim nga shkolla ndërsa familjet kanë planifikuar që të shfrytëzojnë ato objekte për relaksim gjatë festave.

Ja çfarë shkruan Soros për Trump tek Project Syndicate

Voal – Multimilarderi demokrat George Soros, njëri nga mbështetësit kryesorë të kandidates Hillary Clinton në një kolumnë të botuar tek Project Syndicate  titulluar Shoqëria e hapur ka nevojë të mbrohet, shprehet gjërë e gjatë rreth situatës aktuale në SHBA dhe botë.

CNBC citon një fragment ku Soros shkruan se “Trump është një mashtrues dhe mund të kthehet në një diktator”.

George Soros argumenton se demokracia “tani është në krizë” dhe zgjedhja e Donald Trump si dhe ndjenja anti-Bashkimi Evropian do të ndihmojë për të fuqizuar diktatorët rreth globit.
Në kolumnën e botuar kësaj të mërkure tek Project Syndicate, financieri miliarder i lindur në Hungari përshkruan shkaqet e asaj që ai thotë se “çoi elektoratin që të bëhen të pakënaqur me versionet mbizotëruese të demokracisë dhe kapitalizmit.” Ai argumentoi se “shumë njerëz mendonin se elitat kishte vjedhur demokracitë e tyre,” duke kontribuar në votim britanik për të lënë  Bashkimin Evropian, zgjedhjen e Trump dhe referendumin e fundit italian që shihet si një tjetër goditje në BE.

“Shoqëritë e hapura janë në krizë, dhe format e ndryshme të shoqërive të mbyllura – nga diktatura fashiste tek shtetet mafioze – janë në rritje. Për shkak se liderët e zgjedhur nuk arritën të përmbushin pritjet dhe aspiratat legjitime të votuesve, elektorati është bërë  më i pakënaqur me versionet mbizotëruese të demokracisë dhe kapitalizmit”, shkruan Soros.

“Shumë përpara se Donald Trump të ishte zgjedhur President i Shteteve të Bashkuara, u kam dërguar një kartolinë përshëndetje miqve të mi ku kam shkruar: “Këto kohë nuk janë për të bërë biznes si zakonisht. Duke ju uruar më të mirën në një botë të trazuar. ” Tani unë e ndjej që ta ndaj këtë mesazh me pjesën tjetër të botës. Por, para se të bëj, unë duhet të them se kush jam dhe atë që unë përfaqësoj.

Unë jam një hebre, 86-vjeçar, që u bëra shtetas amerikan pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. I mësuar që në moshë të re se sa e rëndësishme është lloji i regjimit politik që mbizotëron. Përvoja formuese e jetës sime që nga koha e pushtimit të Hungarisë nga Gjermania e Hitlerit në vitin 1944. Unë ndoshta do të kishte marrë fund sikur babai im nuk e kuptoi seriozitetin e situatës. Ai na rregulloi identitete të rreme për familjen e tij dhe për shumë hebrej të tjerë dhe me ndihmën e tij shumica mbijetuan.

Në vitin 1947 ika nga Hungaria, në atë kohë nën sundimin komunist, për në Angli. Si student në Shkollën Ekonomike të Londrës, kam qenë nën ndikimin e filozofit Karl Popper, dhe kam zhvilluar filozofinë time, të ndërtuar mbi shtyllat binjake të gabueshmërisë dhe reflektimit. I kam dalluar në mes të dy llojeve regjimet politike: ato në të cilat njerëzit zgjedhin udhëheqësit e tyre që mendojnë më pas se do të kujdesen për interesat e elektoratit, dhe pala tjetër që manipulon elektoratin për t’i shërbyer interesave të sunduesve. Nën ndikimin e Poperit, unë e kam quajtur shoqërinë e llojit të parë të hapur dhe të llojit të dytë e mbyllur.(vijon)”/Shqipëroi Elida Buçpapaj

 

Trumpi dëshiron të njihet me faktet për ndërhyrjet kibernetike ruse

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, ka bëtë thirrje që Shtetet e Bashkuara “të lëvizin” mëtutje, pasi Shtëpia e Bardhë e goditi Rusinë me sanksione të reja madhore për ndërhyrje në zgjedhjet e nëntorit nëpërmjet sulmeve kibernetike.

“Është koha që vendi ynë të lëvizë në gjëra më të mëdha dhe më të miraa”, tha mbrëmë Trump, derisa për të parë herën ka indikuar se i merr më tepër seriozisht akuzat për ndërhyrje ruse të dokumentuar nga agjencitë e inteligjencës së Shteteve të Bashkuara.

Më parë, gjatë fushatës zgjedhore, ai shpeshherë i ka hedhur poshtë akuzat për ndërhyrje ruse.

“Në interes të vendit tonë dhe të popullit të madh të tij, unë do të takohem me liderët e komunitetit të inteligjencës javën e ardhshme me qëllim që të njihem me faktet për këtë situatë”, tha Trump.

Gatishmëria e re e zotit Trup për ta shqyrtuar dëshminë e paraqitur nga Shtëpia e Bardhë, sugjeron se ai po përgjigjet ndaj presionit të liderëve republikanë, të cilët kanë bërë thirrje për qëndrim të ashpër kundër Rusisë, për ta dekurajuar Moskën nga ndërhyrja e tillë politike në të ardhmen.

Trumpi do të përdorë fondet amerikane për të ndryshuar OKB-në

Shefi i ri i OKB-së e ka shprehur dëshirën të takohet me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump edhe pse ky i fundit ka bërë thirrje për ndryshime të mëdha të organizatës botërore.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, i cili e nis detyrën më 1 janar, Antonio Guterres, ka thënë se ai dëshiron të “vendosë dialog konstruktiv” me Trumpin sa më shpejtë që është e mundur.

“Është padyshim interesi im ta vizitojë sa më shpejtë që është e mundur”, ka thënë ai dhe ka shtuar: “SHBA-ja nuk është vetëm donatori më i madh i OKB-së, por edhe elementi fundamental në veprimet e tij”.

Dje, Trump ka lënë të kuptohet SHBA-të do i perdorin fondet që ja japin OKB-së për të nxitur ndryshime të mëdha, ndonëse ai nuk e ka qartësuar për çfarë është fjala.

“OKB ka potencial të jashtëzakonshëm. Nuk po e përdor potencialin që e ka”, iu ka thënë Trump reporterëve në Florida.

“Kur keni parë që Kombet e Bashkuara kanë zgjidhur problem? Ata nuk ia arrijnë. Ata shkaktojnë probleme”.

“Pra, nëse arrijnë ta përdorin potencialin, kjo do të ishte gjë e mirë. Nëse nuk ia arrin, është humbje kohe dhe parash”, ka thënë më tej Trump.

Donald Trump do të betohet si president i SHBA-së më 20 janar.

Trumpi Izraelit: Qëndro i fortë derisa të marr detyrën

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i bëri thirrje Izraelit që “të qëndrojë i fortë” derisa ai të marrë detyrën, muajin e ardhshëm.

Me një postim në Twitter, Trump tha se SHBA nuk mund të lejojë që Izraeli “të trajtohet me përbuzje totale dhe mungesë respekti”.

Trump i është referuar marrëveshjes bërthamore me Iranin dhe votimit, javën e kaluar, në Këshillin e Sigurimit të OKB-së kundër ndërtimit të vendbanimeve hebreje në Bregun e pushtuar Perëndimor dhe në Jerusalemin Lindor.

SHBA nuk ka marrë parasysh thirrjet e Trumpit për t’i vënë veto rezolutës.

Trump shkroi të mërkurën në Twitter se “Izraeli e ka pasur mike të madhe SHBA-në, por jo më”.

Trump tha se marrëveshja që kufizon programin atomik të Iranit, në këmbim të lehtësimit të sanksioneve kundër tij, ka qenë “fillimi i fundit”.

Komentet e Trumpit vijnë në kohën e tensioneve në rritje midis SHBA-së dhe Izraelit, pasi Uashingtoni ka abstenuar nga votimi në Këshill të Sigurimit.

Po ashtu të mërkurën, Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, përsëriti se zgjidhja me dy shtete është thelbësore për paqen midis palestinezëve dhe izraelitëve. (REL)

Kabineti i zotit Trump dhe konfirmimi nga Senati

Edhe para inaugurimit të zotit Donald Trump si presidenti i ardhshëm më 20 janar, Senati do të fillojë shqyrtimin e kandidaturave të tij për postet kryesore të administratës. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Michael Bowman, demokratët kanë shprehur mosbesim të madh lidhur me përzgjedhjet e zotit Trump, por pa përkrahjen e republikanëve, ata nuk kanë fuqinë e duhur për të bllokuar emërimet.

“Mendoj se do të jetë një prej kabineteve më të mira ndonjëherë”

Në zgjedhjen e këshilltarëve të tij të ngushtë, zoti Trump u mbështet tek drejtuesit e korporatave, ushtria dhe radhët e nëpunësve publikë me prirje konservatore, pro-biznesit.

Ndoshta asnjë i emëruar nuk ka tërhequr më shumë vëmendje se sa drejtori i kompanisë Exxon Mobile, Rex Tillerson, si kandidat për sekretar shteti.

“Mardhëniet e mia me Vladimir Putinin datojnë rreth 15 vite më parë, ai e kupton se unë jam biznesmen. Kompania ime ka investuar shumë para në Rusi.”

Ligjvënësi demokrat Chris Coons thotë:

“Do të bëjmë shumë pyetje dhe të shohim se çfarë përgjigjesh do të japë zoti Tillerson.”

Senatori Chris Coons shërben në Komisionin e Senatit për Mardhëniet me Jashtë, që do të shqyrtojë kandidaturën e zotit Tillerson.

“Ka republikanë dhe demokratë që do të bëjnë pyetje në lidhje me konflikte të mundshme interesi të zotit Tillerson, rreth miqësisë së tij të gjatë dhe të ngushtë me Vladimir Putinin dhe Rusinë. Në lidhje me aftësitë e tij për të balancuar kërkesën e të qënit diplomat dhe për të luftuar për interesat e Amerikës, me përvojën e tij të gjatë në drejtimin e një kompanie energjitike.”

John Hudak është me Institutin Brookings.

“Seancat e konfirmimit, të paktën disa prej tyre, do të jenë shumë të ashpra. Si të thuash kjo do të jetë prova e parë e zotit Trump në marrëdhëniet me kongresin.”

Shumica e senatorëve republikanë po shprehin mbështetje mbi përzgjedhjet e zotit Trump. Senatori republikan Mitch McConnell:

“Emërimet deri tani kanë qënë mbresëlënëse. Jam optimtist se ata do të konfirmohen.”

Republikanët kanë një shumicë të vogël në Senat dhe nëse mbeten të bashkuar, ata mund t’i konfirmojnë emërimet e zotit Trump.

“Senatorët e kuptojnë se atyre u duhet të punojnë me presidentin

gjatë viteve të ardhshme. Mënyra më e lehtë për të dëmtuar marrëdhëniet me shefin e partisë tënde është që t’ia vështirësosh konfirminin e të emëruarve të tij”, thotë analisti John Hudak.

Ndërkohë, demokratët do të shfrytëzojnë seancat e konfirmimeve për të bërë pyetje të vështira ndaj të emëruarve me shpresën për të ndikuar tek opinioni publik dhe tek disa republikanë. Në bazë të kushtetutës, senatorët ofrojnë “këshilla dhe japin pëlqimin” për të emëruarit – detyrë që demokratët thonë se e marrin seriozisht.

“Një prej karakteristikave të demokracisë amerikane është ndarja e pushteteve mes ekzekutivit dhe legjislativit”, thotë senatori demokrat Chris Coons.

“Demokratët në senat nuk mund të bëjnë gjë pa mbështetjen e dy apo tre republikanëve”, thotë analisti Hudak.

Aktualisht, zoti Trump po ngre lart të emëruarit e tij, duke e cilësuar zotin Tillerson si “mbështetës të fortë të interesave amerikane në botë”.

Obama një president idealist, në një realitet të ashpër

Presidenti Barak Obama është në ditët e fundit në detyrë si presidenti i 44 i Shteteve të Bashkuara. Politikani 47 vjeçar, që erdhi në pushtet duke premtuar shpresë dhe ndryshim, largohet pas 8 vitesh me shkallën më të lartë të miratimit se sa çdo president tjetër i periudhës moderne, rreth 59 për qind. Zoti Obama largohet, ndërsa politikania që ai priste ta zëvendësonte, Hillary Clinton, pësoi humbje të thellë përballë republikanit Donald Trump. Zoti Trump ka premtuar se do të zhbëjë shumë prej politikave themelore të parardhësit të tij. Korrenspondentja e Zërit të Amerikës, në Shtëpinë e Bardhë, Cindy Saine, i hedh një vështrim disa prej momenteve kryesore që u bënë përcaktuese për Barak Obamën si udhëheqës, por dhe si njeri.

Imazhi i afro-amerikanit të parë të zgjedhur president i Shteteve të Bashkuara, kapur për dore me bashkëshorten dhe dy vajzat e tij, mund të ketë ndryshuar përgjithmonë perceptimin e amerikanëve mbi atë se kush mund të fitojë Shtëpinë e Bardhë.

Nëse ka ndonjë njeri që ende dyshon se Amerika eshtë vendi ku çdo gjë është e mundur, nëse ende pyet veten a është gjallë edhe sot ëndra e themeluesve tanë, që vë në pikëpyetje forcën e demokracisë sonë, sot ka marrë përgjigjen”, tha presidenti Obama.

Amerikanët e vlerësojnë shumë zotin Obama për rolin e tij si prind, edhe pse nuk bien dakort me disa prej politikave të tij.

Ndoshta më shumë se çdo president tjetër, ai ka integruar jetën familiare me udhëheqjen e vendit dhe kjo nuk është një gjë e lehtë”, thotë Alan Lihtman, historian presidencial.

Në fillimet e presidencës së tij, zoti Obama u përqëndrua në kapjen e Osama Bin Laden-it, udhëheqësit të al-Kaidës, gjë që nuk e bëri dot ish presidenti George W. Bush. Në mbrëmje vonë, në 2 maj, të vitit 2011 presidenti Obama iu drejtua popullit amerikan.

Sonte mund t’u them amerikanëve dhe botës se Shtetet e Bashkuara drejtuan një operacion ku u vra Osama Bin Laden, udhëheqësi i al-Kaedës dhe një terrorist që është përgjegjës për vrasjen e mijëra burrave, grave dhe fëmijëve të pafajshëm.

Por kjo fitore e madhe u pasua me fillimin e luftës civile vdekjeprurëse në Siri. Në 21 gushtin e 2012 zoti Obama i bëri një paralajmërim presidentit sirian Bashar Al Assad, paralajmërim i cili nuk do t’i ndahej presidentit amerikan.

Nuk mund të lejojmë që armët kimike dhe biologjike të bien në duart e njerëzve të gabuar. Kemi qenë shumë të qartë me regjimin e Assadit por dhe të aktorë tjerë në terren, vija e kuqe për ne është atje ku shohim të qarkullojnë apo përdoren armët kimike”.

Një vit më vonë, vëzhguesit thanë se ushtria e Assadit vrau më shumë se 1 mijë persona me gaz sarin. Ndryshe nga ç’pritej, Shtetet e Bashkuara nuk u përgjigjën me përdorim force. Një ekspert sirian thotë se ky ishte momenti kur u thyen shpresat e shumë sirianëve.

“Ç’ka po ndodh në Siri është vetëm një tjetër betejë, në luftën e madhe atje”,- thotë Haid Haid, i organizatës “Chatham House”

Brenda vendit, pas incidenteve me sfond racor, presidenti Obama foli mbi gjendjen e marrëdhënieve racore në Amerikë. Masakrimi i 9 afrikano-amerikanëve në një kishë në qershorin e viti 2015 e bëri presidentin të reflektojë për qëndrimin e mbajtur nga familjet e viktimave të cilat e falën personin e armatosur.

Nëse e përqafojmë këtë gjest, gjithshka mund të ndryshojë”.

Në skenën botërore, zoti Obama u shkëput prej politikës së kaluar duke krijuar hapje historike me Birmaninë dhe Kubën. Në Havanë ai komunikoi direkt me popullin kuban.

“Në shumë mënyra Shtetet e Bashkuara dhe Kuba janë si dy vëllezër, të larguar prej shumë vitesh edhe pse kanë një gjak”.

Presidentit duket se i pëlqen ndërveprimi me të rinjtë, sikurse me këtë grup nga Vietnami.

Përpara se t’i përgjigjem kësaj pyetjeje pse nuk këndon pak, të shohim ç’di të bësh.

Megjithëse mandatit të tij si president po i vjen fundi, zoti Obama thotë se ky është vetëm fillimi i përpjekjes së tij globale për të nxitur të rinjtë të vihen në role udhëheqëse.

Shinzo Abe dhe Barack Obama në Pearl Harbor

Barack Obama (djathtas) dhe Shinzo Abe në Pearl Harbor

Liderët e Shteteve të Bashkuara dhe të Japonisë, që ishin armiq gjatë luftës, e kanë bërë një vizitë të përbashkët prekëse në Pearl Harbor, mbrëmë vonë, duke paraqitur deklarata simbolike për fuqinë e pajtimit dhe kanë tërhequr vërejtjen kundër luftës.

Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, dhe presidenti amerikan, Barack Obama, kanë bërë një vizitë historike në vendin e sulmit shkatërrues e befasues të Japonisë, që i përfshiu Shtetet e Bashkuara në Luftën e Dytë Botërore.

“Si kryeministër i Japonisë, unë ofroj ngushëllime të sinqerta dhe të përjetshme për ata që i kanë humbur jetët e tyre këtu dhe për shpirtërat e të gjithë atyre burrave dhe grave, që jetët e tyre u morën nga lufta, që filloi në këtë vend”, tha Shinzo Abe.

Ai nuk ka kërkuar falje për sulm por tha se “ne nuk duhet kurrë t’i përsërisim tmerret e luftës”, raporton agjencia AP.

Presidenti amerikan, Barack Obama, e falënderoi mysafirin e tij duke thënë se “ju mirëpres juve këtu në frymën e miqësisë” dhe shtoi se “shpresoj se së bashku ne dërgojmë mesazh në botë se më tepër duhet të fitohet në paqe se në luftë, se pajtimi bartë me vete më tepër përfitime se ndëshkime”.

Dështimi i “doktrinës Obama”

Në vitin 2014, në një editorial të ashpër tek “Wall Street Journal”, Dick Cheney kishte folur haptazi për “kolapsin” e “doktrinës Obama”, duke e hedhur poshtë në total strategjinë në fushën e politikës së jashtme, të Presidentit në fuqi. Nisja e presidencës së Barack Obama pesë vite më herët ishte përshëndetur në Shtetet e Bashkuara me tone mesianike, si fillimi i një epoke të artë paqeje, stabiliteti, rilindjeje të të drejtave të njeriut dhe civile, rigjallërimi ekonomik dhe një pastrimi të imazhit të Shteteve të Bashkuara në botë. Në largësinë e 8 viteve nga zgjedhja e presidentit të parë afroamerikan dhe pas 2 mandatesh presidenciale radhazi, mund të thuhet se Obama i ka zhgënjyer pothuajse të gjitha pritshmëritë për përmirësimin e situatës, sa në frontin e jashtëm, aq edhe në atë të brendshëm (pavarësisht se në planin ekonomik gjykimi mund të jetë më indulgjent), duke lënë si trashëgimi një botë shumë më pak të sigurtë e të begatë, sidomos në Perëndim, se sa ajo që kish marrë në trashëgimi nga G. W. Bush. Primati amerikan në glob, i vënë gjithnjë e më shumë në diskutim nga shumë anë në nivel ndërkombëtar, i lë hapësirë pasigurisë dhe paqëndrueshmërisë.

Nga shumë anë janë ngritur zëra që kanë akuzuar presidencën Obama se ka qenë më e keqja nga koha e Jimmy Carterit. Për të tjerë duket kemi të bëjmë me më të keqen e të gjithave. Edhe po të duash të japësh një gjykim dashamirës lidhur me marrëveshjen bërthamore iraniane (për një kohë e gjatë e debatuar dhe së cilës i është vënë fjala fund në fillim të këtij vendi) dhe mbi rivendosjen e marrëdhënieve me Kubën (ku Obama ka shkuar për vizitë, presidenti i parë amerikan në 90 vite), puna e përgjithshme e Obamës nuk ka merituar elozhe të veçanta. Presidenca e tij, e shënuar nga paqartësi dhe nga gjendja e “patës së çalë”, sidomos në mandatin e saj të dytë (përjashton parantezën e shkurtër e 2 vjeçarit 2009 – 2010), është dalluar prej rivaliteteve në brendësi të administratës, jo vetëm midis partisë demokrate dhe republikane (kjo e fundit e tronditur shumë nga fenomeni Donald Trump), por edhe midis institucioneve të vendit (ushtri dhe politikë, agjenci, ente federale, ushtri dhe ansajelltas), pse jo edhe prej axhendës konfuze politike, asnjëherë e përkufizuar qartë dhe padyshim e influencuar nga një mazhorancë e qëndrueshme në Kongres.

Kontradikta më e ashpër ka pasur të bëjë me respektin e munguar të premtimit për një hapje të re ndaj Lindjes së Afërt, Afrikës dhe Azisë, që Obama pritet t’ia lërë pasuesit të tij në një gjendje mbylljeje të fortë kundrejt Uashingtonit. Për sa i përket Afrikës në kompleksin e saj, pritshmëritë e një interesimi më të madh për fatet e kontinentit nuk janë realizuar, duke ia lënë fushën aktivizmit gjithnjë e në rritje të Pekinit. Politika e jashtme obamiane, shumë larg nga arritja e një “rendi të ri botëror”, le në trashëgimi një botë mbi të cilën Shtetet e Bashkuara ushtrojnë gjithnjë e më pak influencë, sa në planin politik, aq edhe në atë ushtarak, dhe mbi të cilën superfuqia “vetmitare” protagoniste e fazës së shkurtër unipolare duket se nuk ka më forcë.

Tërheqja nga skenarët luftarakë apo ngurrimi ndaj impenjimit në terren të dëshiruara nga Obama, megjithëse të ndërmarra fillimisht për t’i dhënë fund një interventizimi agresi dhe me qëllimin për t’ia ceduar aleatëve përgjegjësinë e menaxhimit të skenarëve strategjikë, i kanë hapësirë paqëndrueshmërisë dhe petenrimit të terrorizmit, duke favorizuar rekursin tek luftërat me bedel nga ana e aleatëve jo të besueshëm (shiko Sirinë dhe Libinë. Kritika e ngritur nga Cheney ishte e drejtuar pikërisht tek zgjedhja e çimpenjimit dhe të strategjisë obamiane e “leading from behind”, e treguar si përgjegjëse e avancimit të kërcënimit terrorist në Lindjen e Afërt, e humbjes së influencës mbi aleatët dhe për zbehjen e prestigjit të Shteteve të Bashkuara në botë.

Lindja e Afërt dhe Afrika Veriore

Dështimi i politikës së jashtme ka qenë sidomos i dukshëm në Lindje të Afërt, ku Obama ishte i prirur (dikutimi në Kajro i 2009) drejt një hapjeje të re ndaj të gjithë botës arabe, gjë që në fakt ka rezultuar në një (ç)impenjim progresiv dhe një “kaos”, që nuk ka lënë asnjë influencë të mbetur mbi atë pjesë të botës, pavarësisht angazhimit të bollshëm.

Gjithsesi, nëse marrëveshja me Teheranin për shtyrjen e krijimit të arsenalit atomik, termat e së cilës e kanë lënë dukshëm të pakënaqur Izraelin, Arabinë Saudite dhe një pjesë të Kongresit, mund të konsiderohet pozitive në Irak e në Siri, ashtu si edhe në Libi, ndërhyrja amerikane dhe europiane ka pasur pasoja katastrofike, duke shkaktuar luftëra dhe shkatërrime, jo vetëm për këto vende, por edhe për të gjithë Europën, pasi ka shkaktuar një fluks të pakuntrolluar migrator, fidanishte krizash dhe rivalitetesh midis vendeve të ndryshme europiane. Veç të tjerash, një mea culpa lidhur me Libinë ka dalë kohët e fundit nga goja e vetë Obamës, i cili në Fox News ka pranuar gabime në menaxhimin e “day after”, pas ndërhyrjes.

Tërheqja e trupave amerikane nga Iraku e vendosur në 2011, që pasoi shpalljen nga Obama të “tërheqjes strategjike” (domethënë çimpenjimin progresiv nga skenarët e luftës), la një boshllëk të papritur në rajon, duke përcaktuar përhapjen e fondamentalizmit të armatosur. Dobësia e ushtrisë irakene, e lënë e vetme përballë terrorizmit, ka mundësuar vendosjen e të vetëquajturit Kalifat sunit të ISIS-it (çdo gjë përveçse thjesht një “flakë kashte”) dhe kaosin që ka pasuar. Gabimet i kanë pasuar kërcënime jo konsekuente (që kanë shënuar një humbje të pastër besueshmërie për Shtetet e Bashkuara) kur Obama, pasi ka kërcënuar një ndërhyrje ushtarake në Siri, ka bërë një prapakthehu të bujshme dhe ka mirëpritur propozimin e Putinit për shtyrje, në këmbim të shkatërrimit të arsenalit kimik të regjimit. Rezultati final ka qenë që Shtëpia e Bardhë ka pësuar një shuplakë të rëndë mediatike, duke ia lënë skenën Rusisë së Putinit, i cili e ka transformuar Sirinë në një skenë për protagonizmin e tij, përveçse në një skenar të gjerë, në të cilin të vinte në provë makinën e vet të frikshme luftarake.

Terrorizmi

Në frontin e terrorizmit xhihadist, fenomeni është gangrenizuar patjetër. Siç është demonstruar nga ISIS-i, ai ka ardhur gjithnjë e më shumë duke u bërë më i radikalizuar dhe më i rrezikshëm, përveçse për herë të parë i territorializuar. Pas 15 vitesh tentativa perëndimore të prirura zyrtarisht për ta çrrënjosur terrorizmin dhe centralet e al Qaedas, në Afganistan rreziku është ai i një rikthimi në pushtet të talibanëve. Kurse Siria është rasti më i bujshëm i dështimit të administratës Obama në frontin e terrorizmit. Pas 5 vitesh lufte civile, jo vetëm që nuk ka ndodhur regime change që ishte në planet e administratës Obama, por Siria është transformuar në një aktor themelor në skenarin e Lindjes së Afërt.

Ngurrimi fillestar i Obamës për të “vendosur çizmet në terren” i ka mundësuar të vetëquajturit Shtetit Islamik që të përhapet midis Sirisë dhe Irakut, duke u konsoliduar deri në atë pikë, sa është bërë e nevojshme ndërhyrja e fuqive të tjera, midis të cilave Rusisë. Lidhur me këtë pikë, bilanci i Shteteve të Bashkuara në të shpallur “luftë kundër terorrizmit” nuk ka sesi të mos jetë negativ. Nga ana tjetër, një ndërhyrje tokësore e tyre do të kishte pasur si objektiv më shumë përmbysjen e al Assadit, sesa fundin e ISIS-it. Në këtë profil, “maturia” e Obamës i ka shmangur Shteteve të Bashkuara përfshirjen në një konflikt tjetër.

“Pranvera arabe” dhe të drejta njeriu

Aftësia e shfrytëzimit të revoltave popullore në Afrikën Veriore dhe në Lindjen e Afërt, nëse ka mundësuar të ribëhet harta e rripit të vendeve arabe mesdhetare, nuk u ka sjellë benefite të mëdha as këtyre vendeve, as Europës. Shumë larg nga sjellja e paqes dhe demokracisë, ka gjeneruar vetëm kaos dhe paqëndrueshmëri, përjashto Egjiptin, ku revolta popullore ka arritur të rrëzojë regjimin e Vëllazërisë Myslimane të Morsit (i mbështetur nga Shtëpia e Bardhë), duke rivendosur boshllëkun e lënë nga Mubarak.

Nuk flasin sigurisht në favor të kauzës së të drejtave të njeriut, sa mbrojtja nga presidentët amerikanë, aq edhe mbyllja e munguar e Guantanamos, as “kill list” (programi i eliminimit sekret dhe ekstraligjor i armiqve), as doktrina Obama lidhur me përdorimin kirurgjik të dronëve, shpesh shkaktues viktimash civile dhe pasojash kolaterale. Skandali mbi punën e NSA-së (National Security Agency), i njohur si Datagate, ka nxjerrë në pah nivelin e frikshëm të infiltrimit si në sferën private të amerikanëve nga ana e agjencisë së spiunazhit të brendshëm, ashtu edhe në atë të vetë aleatëve europiane (midis të spiunuarve janë edhe krerë qeverishë europiane). Obama ka dashur ta përballojë me një ligj reforme të sistemit të përgjimeve, i cili pa e hequr prerogativën e qeverisë për të spiunuar qytetarët e saj, zëvendëson pjesërisht Patriot Act e 2001 duke vendosur kufizime ndaj shkeljes së privatësisë personale.

Azia dhe Europa

Obama ka dështuar edhe ne frontin aziatik. Administrata e tij ka vendosur transferimin e shtyllës së politikës së jashtme amerikane nga Atlantiku në Paqësor (Pivot to Asia), duke iu drejtuar konsolidimit të aparatit amerikan në zonë (nëpërmjet United States Pacific Command) dhe përfundimit në lëmin ekonomik të një marrëveshjeje të shkëmbimit të lirë, midis vendeve kryesore bregdetare të Paqësorit (Trans Pacific Partnership) në funksion antikinez. Forcimi i containment në dëm të Kinës, i kaluar më pas nën emrin e “ribilancimit në Azi – Paqësor”, i ka ashpërsuar tensionet ushtarake dhe diplomatike në zonë. Është inkurajuar kështu aktivizmi ushtarak i Pekinit (dhe jo vetëm) në Detin e Kinës Jugore, ku nuk mungojnë provokimet e Shteteve të Bashkuara.

Dështimi i kësaj strategjie në frontin aziatik është salduar ndërkohë me dështimin në anën europiane, ku kriza e Europës, sa në profilin ekonomik, aq edhe në atë politik dhe ushtarak, nuk ka bërë gjë tjetër veçse është përkeqësuar. Shtrëngesa në të cilën është vënë Europa që të miratonte në dëm të vet sanksionet kundër Rusisë ka shkaktuar një frakturë të thellë midis vendeve proamerikane dhe vendeve prorurse, duke e shtyrë Rusinë që të lidhë një partneritet të qëndrueshëm me Pekinin, potencialisht në gjendje që të përmbysë primatin e Uashingtonit. Obama i ka dhënë jetë kështu një Lufte të Ftohtë të re, duke çuar në krizën më të keqe të raporteve midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara në 20 vitet e fundit.

Globalizimi

Deri globalizimi i promovuar nga Uashingtoni duket se është vënë në diskutim nën Obamën. Në fushatë elektorale Trumpi ka interpretuar ndjenjat e pakënaqësisë ndaj marrëveshjeve të shkëmbimit të lirë të nënshkruar me Meksikën (NAFTA) dhe në rrugë miratimi me vendet transpaqësore (TPP). Pikërisht TPP-ja, që forcon containment ekonomik ndaj Kinës, duket se tashmë është arkivuar, ndërsa është braktisur në muajt e kaluar edhe TTIP-ja (Transatlantic Trade and Investment Partnership), zona e shkëmbimit të lirë midis Europës dhe Shteteve të Bashkuara, edhe pse këto të fundit, të dalë nga dera, mund të rihyjnë nga dritarja nëpërmjet CETA-s (Comprehensive Economic and Trade Agreement), marrëveshja e shkëmbimit të lirë e miratuar kohët e fundit midis Europës dhe Kanadasë. Të dyja marrëveshjet shërbenin për ta lidhur Europën me Lindjen e Largme me fatet e Uashingtonit, respektivisht në funksion antirus dhe antikinez. Si rezultat i braktisjes së TPP-së, Kina është aktivizuar për të rilançuar një “partneritet ekonomik rajonal”, alternativa kineze ndaj zonës doganore të Shteteve të Bashkuara midis vendeve aziatike.

Konkluzione

Goditja më e rëndë e pësuar në 8 vitet e Presidentit Obama ka qenë sigurisht deklasimi i Shteteve të Bashkuara nga “vend i domosdoshëm” në vend të detyruar që të matet, me hir apo me pahir, në një plan multilateral me vende të tjera të të njëjtit rang; jo më superfuqia e vetme globale. Primati i Shteteve të Bashkuara, të bëra tashmë një aktor midis të tjerëve në kuadrin e fuqive botërore, është zhdukur “prapa kuintave” të një rendi multipolar. Është parë kohët e fundit kur Shtetet e Bashkuara janë sfiduar haptazi nga Turqia e Erdoganit me rastin e grusht shtetit të dështuar dhe nga Filipinet e Dutertes, i cili duke shpallur prishjen e martesës me Uashingtonin, ka inauguruar një epkë të re marrëdhëniesh të përzemërta dhe paqësore me Pekinin. “Momenti unipolar”, tashmë i ezauruar, i lë hapësirë aktorëve ndërkombëtarë emergjentë, të afirmuar si protagonistë në vijim të shkolonizimit dhe të ezaurimit të dominimit kolonial europian.

Nëse qëndrimi i Obamës ndaj Iranit ka mundësuar arritjen e marrëveshjes bërthamore (që duket se do të vihet në pikëpyetje nga Trump), ajo nuk e ka prishur aspak aleancën strategjike me petromonarkitë e Gjirit dhe sidomos me Riadin, me të cilin Uashingtoni ka kryer një luftë agresioni kundër Jemenit. Të njëjtat tensione me Izraelin për çështjen palestineze nuk kanë prodhuar asgjë pozitive.

Nëse braktisja e TTIP-së dhe qëndrimi i Trump ndaj Europës nuk i shërbejnë unitetit transatlantik, as retorika e presidentit të sapozgjedhur ndaj NATO-s nuk duket se e ndihmon shumë këtë unitet. Që projekti për t’i çuar deri në dyert e Rusisë kufijtë e NATO-s përfaqëson këngën e mjellmave të Aleancës Atlantike? Sigurisht, neoizolacionizmi i ri i promovuar nga Trump duket se evokon atë të viteve Njëzet e Tridhjetë e shekullit të kaluar dhe  shkon dorë më dorë me vokacionin internacionalist liberal që ka frymëzuar Shtetet e Bashkuara qysh nga mbarimi i Luftës së Dytë Botërore. Problemi do të jetë të verifikohet sesa një “izolacionizëm” i tillë do të nënkuptojë një fund të ndërhyrjeve në punët e vendeve të tjera, apo nëse izolacionizmi (Ekonomik? Apo edhe ushtarak?) i predikuar nga Trumpi nuk do të jetë një rishfaqje, me modalitete të ndryshme, e protagonizmit muskulor të Shteteve të Bashkuara që njohim prej nga nuk mbahet mend. Edhe pse historia në mëson se kampionët e ndërhyrjes amerikane kanë qenë demokratët (traditë e konsoliduar nga vetë presidenca Obama), nuk është e thënë që nën presidencën republikane të Trumpit të asistohet në pëkuljen në vetvete të forcës amerikane. Do të shikohet nëse ai do të propozojë një izolacionizëm të vërtetë, apo të operojë në rrugën e më të fundit prej pararendësve të tij republikanë.

(nga Geopoliticus)

Përgatiti:

ARMIN TIRANA / www.bota.al

Senatorët McCain dhe Graham vizitojnë shtetet balltike

Senatorët republikanë John McCainn dhe Lindsey Graham po vizitojnë shtetet balltike në përpjekje për të shuar shqetësimin e tyre lidhur me politikat e mbrojtjes që do të zbatojë administrata e presidentit Trump në kuadër të NATO-s. Dy senatorët i kanë bërë thirrje presidentit të zgjedhur amerikan Donald Trump të mbajë një linjë të ashpër ndaj Rusisë nisur nga qëndrimet e saj ndaj Ukrainës.

Senatorët republikanë John McCain dhe Lindsey Graham mbrritën sot në Estoni, vizitë që shihet si përpjekje për t’u dhënë sigurime shteteve baltike, të shqetësuara se presidenti i zgjedhur Donald Trump nuk do të jetë i angazhuar sa duhet në mbrotjen e tyre.

Gjatë fushatës, zoti Trump shkurajoi shumë njerëz në Estoni, Lituani dhe Letoni kur u shpreh se do të shohë kontributet e secilit vend në NATO përpara se të garantojë ndihmë.

Përfshirja e ushtrisë ruse në Ukrainë dhe Gjeorgji ka ushqyer frikën në Baltik se ish padroni i tyre sovjetik, mund të provojë diçka të ngjashme në këto shtete.

Senatorët McCain dhe Graham, që shquhen për një politikë mbrojtjeje agresive, i kanë kërkuar zotit Trump të mbajë një linjë të ashpër ndaj Rusisë, për shkak të asaj që e cilësojnë si “kapje territori” nga ana e Rusisë në Ukrainë.

“Kur shohim gjëra të tilla, si sulme kibernetike, që drejtohen nga Rusia, Kina dhe shtetë të tjera, kur shohim agresionin e vazhdueshëm mbi Krimenë dhe Ukrainën lindore, kur shohim kërcënim të vazhdueshëm mbi Gjeorgjinë, marrëdhënia jonë është ndoshta më e rëndësishme se sa ka qenë më parë”, tha senatori McCain gjatë një konference për shtyp.

“Mënyra më e mirë për të ndalur sjelljen e keqe të Rusisë është të kesh një ushtri të besueshme e të fortë dhe një aleancë të fortë në kuadër të NATO-s, pjesë e rëndësishme e së cilës është edhe Estonia”, shtoi ai.

Dy senatorët bënë thirrje për një panel dy palësh që të hetonte sulmet kibernetike kundër Shteteve të Bashkuara, përfshirë përpjekjet që mendohet se ka bërë Rusia për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale amerikane.

“ Nuk ka dyshim që rusët kanë kryer sulm kibernetik. Por ka dyshime nëse kjo ka patur ndikim në rezultatin e zgjedhjeve. Nuk ka asnjë të dhënë deri tani se sulmi kibernetik rus dhe rrjedhja e informacionit, patën një efekt të prekshëm në rezultatin e zgjedhjeve”, tha senatori McCain.

Dy senatorët do të shkojnë të mërkurën në Letoni dhe të enjten në Lituani ku do të takohem me zyrtarë të lartë të këtyre vendeve.

Trump: OKB – “klub për njerëzit që të kalojnë kohë të mirë”

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vënë në pyetje efikasitetin e Kombeve të Bashkuara, duke thënë se organizata është vetëm një klub për njerëzit që të kalojnë kohë të mirë.

“OKB ka potencial aq të madh, por është bërë vetëm një klub për njerëzit që të mblidhen, të bisedojnë dhe të kalojnë kohë të mirë”, ka shkruar Trump në Twitter.

Komentet vijnë pasi Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka votuar javën e kaluar për rezolutën që dënon vendbanimet e Izraelit në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor.

Administrata Obama ka abstenuar nga votimi i kësaj rezolute, përkundër kërkesave të Trumpit që SHBA të ushtrojë të drejtën e vetos.

Trumpi mbyll fondacionin e tij humanitar

Trumpi tha të shtunën se vendimi i tij është marrë në mënyrë që të shmang konfliktin e interesit gjatë kohës sa do të jetë president

UASHINGTON – Donald Trump, i cili më 20 janar dhe zyrtarisht do të fillojë të ushtrojë detyrën e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) ka marrë një vendim për mbylljen e fondacionit të tij humanitar “The Trump Foundation”.

Trump tha të shtunën se vendimi i tij është marrë në mënyrë që të shmang konfliktin e interesit gjatë kohës sa do të jetë president. Për të njëjtat arsye ai ka paralajmëruar se tërhiqet edhe nga detyrat në fushën e biznesit që ka pasur.

Prokurori kryesor i New York-ut, Eric Schneiderman, më herët nisi një hetim kundër fondacionit që kishte detyruar të njëjtin të pezullojë mbledhjen e fondeve në kuadër të shtetit të New York-ut. aa

Editoriali më i famshëm në botë Po Virxhinia, Plaku i Vitit të Ri është ! E përktheu dhe përg. Elida Buçpapaj

Nga Francis P.Church, botuar së pari më 1897 në The New York Sun

Arriti Plaku i Vitit të Ri !

The New York Sun më 1897

Një editorial që ka mbi një shekull që vazhdon të bëjë histori

Po,Virxhinia, Plaku i Vitit të Ri është – Yes, Virginia There is a Santa Claus !

Nga Francis P. Church,

Publikuar së pari në The New York Sun më 1897

Me dëshirë të plotë i përgjigjemi letrës së mëposhtëme, duke shprehur në të njëjtën kohë, kënaqësinë tonë më të lartë se autorja e këtyre rreshtave rradhitet në numrin e miqve të gazetës The Sun:

Letra

I dashur Botues  —

Unë jam 8 vjeçe. Disa nga shokët e mi të vegjël më thonë se nuk ka Plak të Vitit të Ri. Babi më tha: “Nëse është tek gazeta The Sun, do të thotë se është.” Të lutem më thuaj të vërtetën, a ekziston Plaku i Vitit të Ri ?

Virginia O’Hanlon

E dashur Virxhinia,

shokët e tu të vegjël e kanë gabim. Ata janë infektuar nga skepticizmi i erës së skepticizmit. Ata nuk besojnë përveçse kur shohin. Ata mendojnë se nuk mund të ekzistojë asgjë që nuk është e kuptueshme prej mendjeve të tyre të vogla. Të gjitha mendjet, Virxhinia, qofshin të njerëzve të rritur apo të fëmijëve, janë të vogla. Në këtë universin tonë të pakufishëm, njeriu me intelektin e tij është i vogël sa një milingonë, nëse do ta krahasonim me botën pa kufi që e rrethon atë, si një masë nga aftësia e inteligjencies e të kuptuarit të së vërtetës dhe dijeve.

Po, Virxhinia, Plaku i Vitit të Ri ekziston. Ai ekziston aq sigurisht sa edhe dashuria, mirësia dhe përkushtimi që dihet se ekzistojnë, dhe ti e di se ato janë me bollëk duke i dhënë jetës suaj bukuri të plotë dhe gëzim. Helas! sa e zymtë dhe e mërzitëshme do të ishte bota nëse Plaku i Vitit të Ri nuk do të ishte! Pa Plakun e Vitit të Ri, bota do të ishte aq e zymtë dhe e trishtë sikur të mos ishte as Virxhinia. Atëhere nuk do të ekzistonte as besimi i pafajshëm fëmijënor, as poezia, as romanca që e lejon këtë ekzistencë. Ne nuk do ta njihnim as harenë dhe gëzimin, përveçse kur ta shihnim dhe preknim me shqisat tona. Drita e përjetëshme me të cilën fëmijëria e mbush botën do të ishte e fikur dhe e shuar.

Të mos besosh tek Plaku i Vitit të Ri do të ishte njëlloj sikur të mos i besoje magjisë së përrallave. Ti mund ta bindësh babin tënd gjatë gjithë periudhës së Krishtlindjeve të pajtojë në punë njerëz që të ruajnë nëpër oxhakë për të kapur një Plak të Vitit të Ri, por edhe nëse askush nuk sheh një Plak të Vitit të Ri, e çfarë provon kjo? Askush nuk e shikon Plakun e Vitit të Ri, por kjo nuk është një provë se Plaku i Vitit të Ri nuk është. Gjërat më reale në këtë botë janë ato të cilat as fëmijët dhe as njerëzit e rritur nuk mund t’i shohin.

A i keni parë ju ndonjëherë shtojzavallet e përrallave duke kërcyer mbi lëndinë? Natyrisht që jo, por kjo përsëri nuk është një provë se ato nuk janë. Askush nuk mund të çojë në mendje dhe të parafytyrojë të gjitha mrekullitë e kësaj bote që janë të padukshme dhe të pamundshme për t’u parë.

Ju e hapni rraketaken e foshnjës dhe shikoni çfarë e bën zhurmën përbrenda, por është një vel që mbulon botën e paparë të cilin as burri më i fuqishëm, madje as forca e bashkuar e të gjithë burrave më të fuqishëm që jetuan ndonjëherë nuk mund ta hapë atë.

Vetëm besimi, poezia, dashuria, romanca mund ta shtyjnë mënjanë atë perde dhe të shohin e ta pikturojnë bukurinë hyjnore dhe lavdinë përtej. Është e gjuha reale? Oh, Virginia, në gjithë këtë botë nuk ka asgjë tjetër më reale dhe më të vërtetë.

Nuk ka Plak Të Vitit të Ri ?! Jo faleminderit Zotit ! Ai jeton dhe do të jetojë përgjithënjë. Një mijë vjet përpara se tani, Virxhinia, dhe më tepër se 10 herë me nga 10000 (dhjetë mijë) vjet prej tani, ai do të vazhdojë të bëjë të lumtura zemrat e fëmijërisë.

Rreth asaj që e shkroi dhe atij që iu përgjigj letrës

Editoriali i Francis P. Church – “Po, Virxhinia, Plaku i Vitit të Ri është „ “Yes Virginia, There is a Santa Claus” u kthye në një sensacion të vërtetë, duke u bërë një ndër editorialet më të famshme të botuar ndonjëherë. Për herë të parë u botua tek The New York Sun në 1897, njëqind e dymbëdhjetë vite duke u botuar për çdo vit për një gjysmë shekulli deri më 1949, kur gazeta nuk u botua më.

Tridhjetë e gjashtë vjet pas botimit të letrës, vetë Virginia O’Hanlon do të kujtonte se çfarë e bëri atë që ta shkruante këtë letër:

“Shumë normalisht unë besoja tek Plaku i Vitit të Ri, sepse ai asnjëherë nuk më kishte zhgënjyer mua. Por kur fëmijë jo aq fatlumë si unë filluan të thoshin se nuk ekziston ndonjë Plak të Vitit të Ri, unë u mbusha me dyshime. Unë e pyeta tim atë, dhe ai ishte pak i mjegullt në këtë subjekt.

“Në familjen tonë e kishim për zakon, sa herë që kishim ndonjë dyshim, edhe kur ishte në pyetje se si shqiptohet një fjalë ose kishim ndonjë dyshim për ndonjë fakt historik, ne i drejtoheshim rubrikës Pyetje dhe Përgjigje tek gazeta The Sun. Andaj im atë gjithnjë na thoshte,  ‘Nëse ju e shihni atë tek The Sun, do me thënë se është,’ dhe kjo e zgjidhte çështjen.

“ ‘Mirë, do t’i shkruaj The Sun për të zbuluar si është e vërteta reale,’ i thashë unë tim eti.

“Ai më tha, ‘Shumë mirë Virxhinia, ashtu bë. Dhe unë jam i bindur se The Sun do të të japë ty përgjigjen e duhur, ashtu si vepron zakonisht.’ ”

Dhe kështu Virxhinia u ul dhe ia drejtoi letrën e saj gazetës së preferuar të prindërve.

Letra e saj gjatë rrugëtimit ra në duart e veteranit editor, Francis P. Church (22 shkurt1839 – 11 prill 1906. I biri i një kleriku të lartë Baptist, Church kishte mbuluar për gazetën The New York Times rubrikën e Luftës Civile dhe kishte punuar për 20 vjet rresht tek The New York Sun, më së fundmi si një editor-shkrimtar anonim. Church, një njeri sardonik, me një ironi therëse, e kishte moto të tij personale, “Përpjekja për të qartësuar mendjen tënde nga e pamundura.” Kur subjekte kontraverse botoheshin në faqet e gazetës, veçanërisht kur kishin të bënin me teologjinë, përgjigjet jepeshin nga Church.

Në rastin tonë, ai mori në duart e tij letrën e vajzës së vogël 8 vjeçare e cila kishte të bënte me një çështje thellësisht kontraverse, dhe ai u mbush me përgjegjësi për t’i kthyer përgjigje.

“A ekziston Plaku i Vitit të Ri ?” një zhgarravinë fëmijënore pyet në një letër. Menjëherë,  Church e diti se nuk kishte asnjë rrugëdalje për t‘iu shmangur kësaj pyetjeje. Ai duhej të përgjigjej, dhe duhej të jepte një përgjigje të besueshme për fëmijën. Dhe kështu bëri. U ul në tavolinën e tij të punës dhe filloi të jepte përgjigjen, e cila do të bëhej njëri prej editorialëve më të paharrueshëm në historinë e gazetarisë.

Pak pas botimit të editorialit, Church u martua, por vdiq shpejt, në prillin e 1906, duke mos lënë pas fëmijë.

Virginia O’Hanlon mbaroi Hunter College duke u diplomuar në Arte (Bachelor of Arts) në moshën 21 vjeç. Në vitet e mëpastajme ajo mori një Master në Universitetin Columbia, dhe më 1912 filloi të jepte mësim në një shkollë të New York City. Më vonë u bë drejtuese. Pas 47 vjet pune, ajo doli në pension. Përgjatë gjithë jetës ajo pati një korrespondencë të pafund në lidhje me letrën e saj për Plakun e Vitit të Ri, dhe çdo përgjigjeje që shkruante ajo i bashkangjiste kopjen e editorialit të Church.Virginia O’Hanlon Douglas vdiq më 13 maj të vitit 1971, në moshën 81 vjeçare, në një klinikë në Valatie, N.Y./  Përgatiti dhe përktheu Elida Buçpapaj

 

Obama nënshkruan Ligjin e ri për mediet ndërkombëtare

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, e ka nënshkruar legjislacionin e ri, me të cilin konsiderohet se do të konsolidohet mbikëqyrja e transmetuesve joushtarakë të Shteteve të Bashkuara, duke i lënë ata në dorën e një shefi ekzekutiv të vetëm.

Ky është një rishikim, që është përshëndetur nga mbështetësit si reformë shumë e nevojshme, por kritikët kanë tërhequr vërejtjen se mund ta rrezikojë pavarësinë gazetareske.

Legjislacioni, që është pjesë e ligjit më të gjerë për shpenzimet e mbrojtjes së Shteteve të B,ashkuara për vitin 2017, të cilin zoti Obama e ka shndërruar në ligj duke e nënshkruar, e ristrukturon Bordin e Guvernatorëve të Transmetuesve (BBG), që është agjenci për mbikëqyrjen e transmetuesve qeveritarë civilë dhe të operacioneve të mediave, ku përfshihen edhe Radio Evropa e Lirë/Radio Liria dhe Zëri i Amerikës.

Me legjislacionin e ri do të zëvendësohet BBG-ja dypartiake me një bord këshilldhënës, i nominuar nga presidenti, që nuk do të ketë autoritet për vendimarrje. Por, këtë autoritet do ta ketë shefi ekzekutiv që nominohet nga Shtëpia e Bardhë dhe është subjekt i konfirmimit të Senatit të Shteteve të Bashkuara.

Mbështetësit e këtij legjislacioni, që është udhëhequr nga republikani nga Kalifornia, Ed Royce, anëtar i Dhomës Përfaqësuese të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, dhe administrata e presidentit, Barack Obama, thonë se ai do ta përmirësoj efikasitetin e transmetuesve ndërkombëtarë të Shteteve të Bashkuara, duke e eliminuar BBG-në e tashme, që përbëhet nga anëtarët që shërbejnë gjysmë orari të punës dhe nuk takohen rregullisht.

Por, kritikët e këtij legjislacioni kanë ngritur shqetësime se ai mund ta dëmtojë integritetin gazetaresk të mediave nën ombrellën e agjencisë. Kritikët thonë se autoriteti i këtillë në duart e shefit ekzekutiv të emëruar nga Shtëpia e Bardhë, mund t’i cenoj të drejtat editoriale në raportet ndërmjet mediave dhe qeverisë.

Shefi ekzekutiv i Bordit të Guvernatorëve të Transmetuesve (BBG), John Lansing, mbetet në këtë post, që ishte krijuar vitin e kaluar. Por, kundërshtarët e legjislacionit kanë tërhequr vërejtjen se presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, i cili ka raporte kundërthënëse me mediat, mund të synoj instalimin e lojalistit, i cili do ta përdorë agjencinë si mjet në agjendën e zotit Trump.

Në një intervistë të publikuar më 13 dhjetor në rrjetin Fox News, Ed Royce i ka hedhur poshtë këto vërejtje duke i cilësuar ato si “histeri”.

Disa e paraqesin këtë si maskim, por kjo nuk ka asgjë të përbashkët me presidentin e ardhshëm të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump”, tha Ed Royce.

John Lansing në një letër te personeli, më herët këtë muaj, ka shkruar se legjislacioni “nuk e ndryshon kufirin ndërmjet qeverisë federale dhe gazetarëve të pesë rrjeteve tona”.

Mbajtja e pavarësisë sonë gazetareske dhe kredibiliteti ynë në gjithë botën, mbetet i rëndësisë më të madhe”, ka shkruar Lansing.

Derisa Zëri i Amerikës është agjenci federale dhe formalisht pjesë e qeverisë së Shteteve të Bashkuara, Radio Evropa e Lirë/Radio Liria dhe organizatat e saj simotra, Radio Azia e Lirë dhe Radio Marti, janë koorporata të pavarura me bordet e tyre të veçanta editoriale, të financuara nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara.

Megjithatë, të gjitha ato mibikëqyren nga BBG-ja.

Përgatiti: Fatmir Bujupi

Barack dhe Michelle Obama urojnë për Krishtlindje

Michelle dhe Barack Obama

Presidenti dhe Zonja e parë e Shteteve të Bashkuara, Barack dhe Michelle Obama, i kanë uruar besimtarët katolikë për festën e Krishlindjeve.

Në fjalimin vjetor me rastin e Krishtlindjeve, të publikuar sot, presidenti Obama tha se për të dhe bashkëshorten e tij Michelle, dhurata më e madhe ishte që “gjatë tetë viteve të fundit kanë shërbyer si president dhe Zonja e parë”.

Mëtutje, zoti Obama, theksoi:

“Derisa ne e presim Vitin e Ri, të lejojmë me vendosmëri ta ripërkushtojmë vetveten për vlerat që ne i ndajmë. Në emër të gjithë familjes sime – me fat Krishtlindjet”, tha Barack Obama.

Ka uruar edhe Michelle Obama:

“Ne ju urojmë juve dhe familjeve tuaja lumturi dhe shëndet në vitin 2017. Faliminderit dhe Zoti nga bekoftë”, tha Michelle Obama.

Në gjithë botën, besimtarët katolikë sonte i shënojnë Krishtlindjet.

SHBA: Izraeli të ndërpresë ndërtimet ilegale

“SHBA i dërgoi mesazh Izraelit se duhet ndaluar ndërtimin e vendbanimeve të cilat zgjasin për 50 vite”, tha Power pas votimit të rezolutës

NEW YORK – Ambasadorja e SHBA-së në OKB Samantha Power, në lidhje me miratimin e rezolutës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, në kërkesën për dhënien fund të ndërtimit të vendbanimeve të paligjshme izraelite në Bregun e pushtuar Perëndimor dhe në Jerusalemin Lindor, theksoi se SHBA-të me këtë vendim i dërgojnë mesazh Izraelit.

“SHBA i dërgoi mesazh Izraelit se duhet ndaluar ndërtimin e vendbanimeve të cilat zgjasin për 50 vite”, tha Power pas votimit të rezolutës.

Ajo gjithashtu vuri në dukje se në vitet e fundit ka pasur rritje në numrin e njësive të banimit në vendbanimet izraelite, të cilat, siç tha ajo, përbëjnë një kërcënim për idenë e zgjidhjes me dy shtete.

Këshilli i Sigurimit të OKB-së të premten miratoi rezolutën e cila kërkon dhënien fund të ndërtimit të paligjshëm të vendbanimeve izraelite në Bregun e pushtuar Perëndimor dhe në Jeruzalemin Lindor. SHBA-të për herë të parë abstenuan.

Trumpi: Perëndimi të luftojë kundër ekstremizmit islamik

Një video e grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS), e publikuar mbrëmë nga agjencia e militantëve, Amaq, ku shihet i dyshuari për sulmin në Berlin, Anis Amri, duke shprehur lojalitet ndaj IS-it, është komentuar ashpër nga presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump.

Zoti Trump, që kishte shprehur përkushtim për “eliminimin” e grupeve terroriste, e ka shfrytëzuar këtë video për të kërkuar nga shoqëritë perëndimore që të përgjigjen “me luftë” kundër ekstremizmit të dhunshëm islamik.

“Terroristët që i kanë vrarë aq shumë njerëz në Gjermani, pak para krimit thanë se – me vullnet të Zotit ne do t’ju vrajmë juve derra”, ka shkruar zoti Trump në rrjetin Twitter, dhe ka shtuar se “ky është kërcënim i pastër fetar, që u shndërrua në realitet”.

“Kaq urrejtje…kur Shtetet e Bashkuara dhe të gjitha vendet do të përgjigjen me luftë?”, pyetet Trump.

Autoritetet thonë se Anis Amri, personi i dyshurar për sulmin në Berlin më 19 dhjetor, nga i cili janë vrarë 12 vetë, është vrarë nga policia italiane.

Shqetësime nga informacioni që ekipi i zotit Trump i kërkon DASH-it

Të enjten zyrtarët e Departamentit amerikan të Shtetit mbrojtën vendimin e tyre për t’i dhënë ekipit të trazicionit të presidentit të zgjedhur Donald Trump, informacionet e kërkuara lidhur me “programet dhe aktivitetet ekzistuese që nxisin barazinë gjinore.”

“Është e kuptueshme qe ne do të shqetësoheshim në se, për shembull, do të na kërkohej një listë specifike me emra punonjësish”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, John Kirby. “Kjo nuk do të ishte diçka për të cilën ne do të angazhoheshim.”

Të mërkurën në ndërtesën federale “Truman”, ku ndodhet Departamenti i Shtetit, u shpërnda një “dokument për tranzicion të shpejtë”, i cila kërkonte përgjigje deri në orën 5 pasdite, për materiale mbi politikat dhe financimet, për çeshtje që lidhen me “përpjekjet kundër dhunës gjinore, dhe për programet për të nxitur pjesëmarrjen e grave në sferat ekonomike politike, sipërmarrje, etj.”

Ligjvënësi i Nju Jorkut Eliot Engel, anëtari i Komisionit të Kongresit për Marrëdhënie me Jashtë, përmes një deklarate që u sigurua nga zyra e lajmeve e Zërit të Amerikës, thotë se ai dhe kolegët e tij demokratë e kanë bërë të qartë, se “vënia në shënjestër e punonjësve të Departamentit të Shtetit nga ekipi i tranzicionit të zotit Trump është e papranueshme, prandaj jam i shqetësuar nga njoftimet se duke u veçuar disa zyra të këtij institucioni”, thuhet në deklaratën e zotit Engel.

Një zyrtar i Kongresit në pozicion ndihmësi, i cili komentoi për Zërin e Amerikës në kushtet e anonimitetit, tha se kjo lloj kërkese “mund të krijojë alarm” në Kongres.

“Nuk ka asgjë të keqe të tregosh se cilat vende do të plotësohen nga të emëruarit e Presidentit, apo për zyrtarët e shërbimit me jashtë, si diplomatët e karrierës, – u tha gazerëve zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Kirby. “Kjo është diçka normale. Është njëlloj sikurse në anije vjen një kapiten i ri, i cili duhet informuar për ekipin e anijes dhe punët që duhen kryer.”

Por ligjvenësi Engel thotë në deklaratën e tij se “zyrtarët e ekipit të tranzicionit duhet të shpjegojnë përse ata po e grumbullojnë këtë lloj infromacioni”.

Zëdhënësi Kirby tha se kërkesa e ekipit të zotit Trump mund të lidhet me një përpjekje për të konstatuar se çfarë programesh në Departementin e Shtetit fokusohen tek mbështetja për planifikimin familjar (përfshirë abortin), apo të drejtat e homoseksualëve, çështje të cilat kundërshtohen me forcë nga disa politikanë dhe grupe tepër konservatore në Shtetet e Bashkuara.

Diplomatë të karrierës dhe punonjës të shërbimit publik të Departamentit të Shtetit, i shprehën Zërit të Amerikës shqetësim të madh pas kërkesës nga ekipi i tranzicionit. Ata thanë se edhe në se Hillary Clinton do t’i kishte fituar zgjedhjet, do të kishte patur shqtësime lidhur me ndryshime të personelit të nivelit të lartë, por tani ekziston frika për ndryshime të papritura nën administratën e zotit Trump.

Hillary Clinton, që i humbi zgjedhjet e nëntorit, gjatë kohës që shërbente si sekretare shteti, krijoi një pozicion të ri, atë të një ambasadori për çështjet globale të grave dhe i kushtoi rëndësi përpjekjeve në këtë fushë; kjo politikë ka vazhduar edhe nga pasardhësi i zonjës Clinton, Sekretari John Kerry.

“Barazia gjinore mbetet e një çështje me rëndësi të madhe,” i tha gazetarëve zëdhënësi Kirby.

Departamenti i Shtetit i ka informuar disa anëtarë të Kongresit që kanë shprehur shqetësim se nuk do t’i pranonte kërkesat e administratës së re, që mund të çonte në veprime hakmarrëse ndaj punonjësve të sektorit publik.

Kjo siguri është shprehur në një përgjigjeje jo-zyrtare ndaj një letre që të gjithë ligjvënësit demokratë të Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë në Kongres i kishin dërguar Departamentit të Shtetit, sipas disa burimeve të kontaktuara nga Zëri i Amerikës.

Diplomatët amerikanë premtuan një përgjigje zyrtare ndaj letrës së ligjvenësve demokratë dërguar sekretarit Kerry. Kjo ndodh pas një kërkese që ekipi i tranzicionit të zotit Trump i kishte dërguar Departamentit të Energjisë, ku kërkoheshin emrat e zyrtarëve që punonin në programet që lidhen me ndryshimet klimatike.

“Ne besojmë se Departamenti juaj duhet të punojë për të siguruar një kalim të pushtetit pa probleme. Megjithatë, punonjës civilë, ata të shërbimit me jashtë, sikurse edhe të tjerë, nuk duhen vënë në shënjestër për punën e tyre në mbështetje të poliktikave që bien ndesh me ato të administratës së ardhshme” thuhet në letrën dërguar zotit Kerry. “Sipas pikëpamjes sonë, grumbullimi i emrave në këtë mënyrë, i ngjan kapitujve të errët të historisë sonë, me lista të armiqve dhe përndjekje politike.”

Në letrën e ligjvenësve demokratë thuhet se Sekretari Kerry dhe Departamenti i Shtetit kanë “mbështetjen e plotë në përpjekjet për të mbrojtur punonjësit publikë të deparatmentit”.

Departamenti i Energjisë thotë se refuzoi që t’i jepte ekpit të tranzicionit të zotit Trump listën e punonjësve, apo kontraktorëve, të cilët kanë marrë pjesë në takime për çështje të ngrohjes globale.

Punonjësit civilë “duhet të mos jenë pre e akteve hakmarrëse, thjesht ngaqë kanë ndjekur drejtimet e ligjshme politike të shefave të tyre. Një njeri profesionist, punonjës civil, jo politik, i cili zbaton ligjin, është mbrojtës i demokracisë perëndimore.” tha J. David Cox Sr, president i Federatës së Punonjësve të Qeverisë Amerikane. “Të gjithë, pavarësisht nga përkatësia partiake, duhet t’i zemërojë çdo përpjekje për të politizuar një agjenci qeveritare. Ne nuk mund të lejojmë kthimin tek politikat e përndjekjeve të viteve 1950.”

Zëri i Amerikës i kërkoi komente për këtë çështje ekipit të tranzicionit të zotit Trump, po nuk ka marrë përgjigje.


Send this to a friend