VOAL

VOAL

Trumpi gjatë janarit takohet me liderët e Britanisë dhe Meksikës

Presidenti amerikan Donald Trump me presidentin meksikan Enrique Pena Nieto, 31 gusht 2016

Shtëpia e Bardhë ka thënë se presidenti Donald Trump do të takohet në Uashington me kryeministren britanike, Theresa May më 27 janar dhe me presidentin meksikan, Enrique Pena Nieto, më 31 janar.

Vizita e May shënon takimin e parë me një lider të huaj për Trumpin prej inaugurimit të tij, ka thënë zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer.

Trump ka shprehur përkrahje për May dhe përpjekjet e saj për të larguar Britaninë e Madhe prej Bashkimit Evropian.

Vizita e presidentit meksikan mund të jetë me pak më shumë telashe, pas deklarimeve nga Trump për imigrantët meksikanë, ndërtimin e një muri, dhe plani që Meksika të paguaj për të, ka ofenduar jo pak në atë shtet.

Spicer ka thënë se të dy liderët do të diskutojnë për tregti, imigracion dhe siguri.

Spicer gjithashtu ka thënë se Trump ka biseduar më 21 janar me kryeministrin kanadez, Justin Trudeau dhe se gjatë ditëve në vijim do të vendoset për një takim.

Trumpi vizitoi CIA-n: Keni përkrahjen time 1000 %

Presidenti amerikan, Donald Trump iu ka thënë zyrtarëve të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) se ka respekt të madh për agjencinë në fjalë, duke hedhur poshtë raportimet se ai është në konflikt me komunitetin amerikan të inteligjencës, raporton Reuters.

Në vizitën e parë të tij në këtë agjenci qeveritare si president, Trump e ka lavdëruar këtë organizatë duke iu thënë zyrtarëve që kishin dal në punë vetëm të takohen me të, se ai i do ata dhe do t’i përkrahë.

“Unë jam 1000 % me ju”, i ka thënë Trump stafit të CIA-s gjatë vizitës në drejtorinë e agjencisë në Langley, Virgina.

Kohë më parë mediat amerikane kanë thënë se Trump ka zemëruar agjencitë amerikane të inteligjencës pasi nuk është pajtuar me konkludimet e tyre se Rusia ka kryer sulme kibernetike ndaj procesit zgjedhor amerikan, me qëllim që ta ndihmojnë Donald Trumpin të fitojë zgjedhjet.

“Më lejoni të them se arsyeja pse ju jeni vizita ime e parë” si president është se unë ju përkrahë dhe respektoj në tërësi, ka thënë presidenti amerikan duke hedhur poshtë raportimet e mediave se ai është në konflikt me komunitetin amerikan të inteligjencës.

Zëri i Amerikës: “Marshimi i grave” mbush rrugët e Uashingtonit (Foto – Video)

Pjesëmarrësit në “Marshimin e Grave” në Uashington, po vazhdojnë të marshojnë pas një tubimi energjitik, gjatë së cilit ata brohoritën për folësit, mes së cilëve kishte yje të medias dhe aktivistë të të drejtave të grave.

Një det me kapele ngjyrë rozë shihet në të gjitha drejtimet përreth skenës së tubimit në Bulevardin Independence dhe pjesëmarrësit kanë mbushur gjithë perimetrin përreth skenës, që ndodhet pranë Zërit të Amerikës.

Sipas agjencisë Associated Press, organizatorët po diskutojnë nëse marshimi formal mund të fillojë, duke pasur parasysh pjesëmarrjen masive.

Organizatorët thanë se parashikonin që gjysmë miliionë vetë të merrnin pjesë në marshimin që pritet të përfundojë tek Shtëpia e Bardhë.

Regjisori Michael Moore tha se duke gjykuar nga pjesëmarrja, çfarëdo të kishte qenë objektivi i marshimit, ai ishte realizuar.

Gloria Steinem me pjesëmarrës në Marshim

Gloria Steinem me pjesëmarrës në Marshim

“Disa herë na duhet të shfaqemi fizikisht për të mbrojtur bindjet tona. Ndonjëherë, vetëm shprehja virtuale nuk mjafton”, tha ikona e feminizmit, Gloria Steinem.

“Ne jemi Amerika. Ne nuk do të kthehemi nga një vend emigrantësh në një vend injorance”, tha aktorja hispanike America Ferrera.

Marshimi, një ditë pas inaugurimit

Marshimi vjen një ditë pas inaugurimit të Presidentit Donald Trump dhe ka si synim protestën ndaj politikave të Presidentit të ri.

Në shumë raste, ishte e vështirë të arrihej tek vendi i grumbullimit për marshimin. Autobuzët dhe trenat e metrosë ishin plot.

Deri pak para mesditës, 275 mijë vetë kishin përdorur metronë. Të premten, në ditën e inaugurimit, në të njëjtën kohë 193 mijë vetë kishin përdorur sistemin e metrosë.

Zyrtarët në Uashington thanë se 1800 autobuzë janë regjistruar për të parkuar në qytet të shtunën, gjë që mund të thotë se rreth 100 mijë njerëz do të vijnë vetëm me autobuz.

Protesta të ngjashme po mbahen në shumë qytete të tjera të mëdha kudo në botë, duke përfshirë Londrën, Berlinin, Nairobin dhe Sidnein. Të paktën 600 mitingje janë planifikuar në mbarë botën.

Organizatorët e marshimit në Uashington thonë se duan t’i dërgojnë një mesazh presidentit të ri ditën e tij të parë të plotë në detyrë që të drejtat e grave janë të drejta njerëzore. Demonstruesit thonë se do të bëjnë thirrje për barazi racore dhe gjinore, kujdes shëndetësor të përballueshëm dhe të drejtat e abortit – çështje që ata thonë se janë nën rrezik nga presidenca e zotit Trump.

Sarah Young, e cili ka udhëtuar nga shtëpia e saj në Indiana për të marshuar në Uashington, i tha Zërit të Amerikës se shqetësimi i saj kryesor është kujdesi shëndetësor grave.

Çështje të tjera motivuese të pjesmarrësve janë fundi i dhunës ndaj grave, çështjet mjedisore, mbrojtja e të drejtave të punëtorëve, e personave me aftësi të kufizuara, emigrantëve dhe komunitetit LGBT.

Marshimi në Uashington fillon sot në orën 10 të mëngjesit me një miting pranë ndërtesës së Kapitolit me fjalime dhe muzikë, dhe më pas të mbledhurit do të ecin përgjatë rrugës Independence Avenue në drejtim të Shtëpisë së Bardhë.

Ideja për marshim filloi në Facebook, ku disa gra në mbarë vendin, të zhgënjyera me rezultatin e zgjedhjeve presidenciale bënë thirrje për organizim.

Kjo ngjarje është bërë edhe tema e kritikave në mediat sociale. Disa u tallën me protestuesit se nuk janë në gjendje të pranojnë rezultatin e zgjedhjeve. Të tjerë kritikuan lëvizjen se nuk është gjithëpërfshirëse, sepse gratë që janë kundër abortit kanë thënë se nuk ndjehen të mirëpritura për t’iu bashkuar lëvizjes.

Madonna nga protesta e grave i drejtohet Trump, “shokon” me fjalët e saj

Madonna ashtu sikur kishte premtuar mori pjesë në protestën e grave e cila u mbajt në Washington DC ku edhe mbajti fjalën e saj duke shprehur mospëlqeimin e saj për presidentin e ri të SHBA-ve, Donald Trump.

Ajo foli sikur Ashley Judd dhe Scarlett Johansson përpara qindra mijë njërëzve, të paktën 500 mijë, ku Madonna pohoi se përse nuk ishte e kënaqur me Presidentin e ri.

Mbretëresha e muzikës pop madje përdori dhe disa fjalë të tjera kundër Trump duke mos përjashtuar dhe sharjet.

‘’Mirë se vini në revolucionin e dashurisë, të rebelimit, refuzimit tonë si gra në këtë moshë të re të tiranisë, ku jo vetëm gratë janë në rrezik por të gjithë njerëzit e margjinaluar ku të qenit në mënyrë unike ndryshe tani me të vërtetë mund të konsiderohet një krim’’, është shprehur Madonna.

Madonna madje pati dhe një mesazh për Trump të cilin e tha haptazi para gjithë marshuesëve të pranishëm.

“Trump suck a d***’’, tha ndër të tjera Madona duke përfunduar fjalën e saj.

 

Marshimi i Grave në Uashington

Një ditë pas inaugurimit të presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald Trump, një ngjarje që solli qindra mijëra njerëz në Uashington, po mblidhet një tjetër turmë e madhe në kryeqytetin amerikan për të protestuar politikat e presidentit të ri.

Organizatorët e Marshimit të Grave në Uashington thonë se janë në pritje të disa qindra mijëra njerëzve sot të cilët po mblidhen përgjatë Parkut Kombëtar.

Zyrtarët në Uashington thanë se 1800 autobuzë janë regjistruar për të parkuar në qytet të shtunën, gjë që mund të thotë se rreth 100 mijë njerëz do të vijnë vetëm me autobuz.

Protesta të ngjashme janë planifikuar në shumë qytete të tjera të mëdha kudo në botë, duke përfshirë Londrën, Berlinin, Nairobin dhe Sidnein. Të paktën 600 mitingje janë planifikuar në mbarë botën.

Organizatorët e marshimit në Uashington thonë se duan t’i dërgojnë një mesazh presidentit të ri ditën e tij të parë të plotë në detyrë që të drejtat e grave janë të drejta njerëzore. Demonstruesit thonë se do të bëjnë thirrje për barazi racore dhe gjinore, kujdes shëndetësor të përballueshëm dhe të drejtat e abortit – çështje që ata thonë se janë nën rrezik nga presidenca e zotit Trump.

Sarah Young, e cili ka udhëtuar nga shtëpia e saj në Indiana për të marshuar në Uashington, i tha Zërit të Amerikës se shqetësimi i saj kryesor është kujdesi shëndetësor grave.

Çështje të tjera motivuese të pjesmarrësve janë fundi i dhunës ndaj grave, çështjet mjedisore, mbrojtja e të drejtave të punëtorëve, e personave me aftësi të kufizuara, emigrantëve dhe komunitetit LGBT.

Marshimi në Uashington fillon sot në orën 10 të mëngjesit me një miting pranë ndërtesës së Kapitolit me fjalime dhe muzikë, dhe më pas të mbledhurit do të ecin përgjatë rrugës Independence Avenue në drejtim të Shtëpisë së Bardhë.

Ideja për marshim filloi në Facebook, ku disa gra në mbarë vendin, të zhgënjyera me rezultatin e zgjedhjeve presidenciale bënë thirrje për organizim.

Kjo ngjarje është bërë edhe tema e kritikave në mediat sociale. Disa u tallën me protestuesit se nuk janë në gjendje të pranojnë rezultatin e zgjedhjeve. Të tjerë kritikuan lëvizjen se nuk është gjithëpërfshirëse, sepse gratë që janë kundër abortit kanë thënë se nuk ndjehen të mirëpritura për t’iu bashkuar lëvizjes.

Washington, në protestat kundër Trumpit të paktën 217 të arrestuar

Peter Newsham, shefi i Policisë në Washington DC, u tha gazetarëve se protestat janë mbajtur në disa pjesë të Washingtonit dhe se ka patur trazira

UASHINGTON – Gjatë ceremonisë së inaugurimit të presidentit amerikan, Donald Trump në Washington, janë mbajtur protesta me ç’rast janë arrestuar 217 persona dhe janë plagosur gjashtë policë.

Peter Newsham, shefi i Policisë në Washington DC, u tha gazetarëve se protestat janë mbajtur në disa pjesë të Washingtonit dhe se ka patur trazira.

Në trazirat, sipas tij, kanë marrë pjesë rreth 500 njerëz. Newsham tha se një grup i vogël i protestuesish kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale në disa pjesë të qytetit.

“Që nga mbrëmë janë arrestuar 217 persona. Gjashtë oficerë të policisë kanë pësuar plagë të lehta”, ka shpjeguar shefi i policisë. Pritet që protestat kundër Donald Trump-it të zgjasin edhe për një kohë.

Protestat kundër Trump-it janë mbajtur edhe në rrugët e Londrës dhe në disa qytete të tjera britanike.

Trump të premten në Kapitol të Washingtonit dha betimin me çka edhe zyrtarisht u bë presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara të Amrikës.AA

Trumpi ngrin të gjithë rregulloret e fundit të Obamës

Presidenti i ri amerikan Donald Trump së bashku me paraardhësin e tij Barack Obama

Si një nga vendimet e para, presidenti i ri amerikan, Donald Trump ka vendosur ngrirjen e përgjithshme të rregulloreve të reja më 20 janar, duke ndaluar kështu urdhërat e nisura nga parardhësi i tij, Barack Obama.

Ngrirja aplikohet ndaj një numri të gjërë të rregullave prej atyre që kanë qëllim ndalimin e ndryshimeve klimatike, ndërprerjen e krimeve në “Wall Street” e deri te propozimi për zvogëlimin e polisave të sigurimit për hipoteka, por edhe programin e ashtuquajtur “Obamacare” që ofron siguri shëndetësore për miliona amerikanë.

Memorandimi nga shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë, Reince Priebus thotë se agjencitë federale duhet të ndalojnë punën në bazë të këtyre rregulloreve dhe të mos dorëzojnë për publikim asnjë rregullore të përfunduar në Regjistrin Federal derisa të emëruarit e Trumpit t’i rishikojnë ato.

Dekreti shtynë për kohë të pacaktuar këto rregullore pasi shumica e të nominurave nga presidenti Trump nuk janë konfirmuar ende nga Senati.

Memorandumi i Priebus gjithashtu kërkon që edhe rregulloret që janë publikuar në Regjistrin Federal, por nuk kanë filluar të zbatohen ende, të shtyhen për 60 ditë derisa të bëhet rishikimi i tyre.

Priebus ka thënë se Drejtori i Buxhetit i Shtëpisë së Bardhë mund të bëjë përjashtime për rregullore kritike që të fillojnë së zbatuari.

Dokumenti është i ngjajshëm me atë që shefi i stafit të Obamës e ka ndërmarrë, një ditë pas inaugurimit të Obamës në vitin 2009.

Joe Biden: “Grow up Donald” – Rritu Donald!

Voal.ch shkruan se Donald Trump pushoi nga puna të gjithë Ambasadorët Amerikanë në vendet e botës. Ai u kërkoi që të lënë zyrat e tyre nga mesdita në ditën e inaugurimit. Ky lajm u dha disa ditë përpara ditës të inagurimit.

Pati menjëherë reagim nënpresidenti Joe Biden që iu drejtua Donald Trump me thirrjen: “grow up Donald”, sepse janë veprime që duhen të konsultohen së pari me legjislacionin e SHBA, pastaj të ndërmirren.

“Grow up, Donald. Grow up. Koha për të jetë një i rritur,” tha ai. “Ju jeni president. Ju jeni bërë të bëni diçka. Na trego atë që ju keni. Ju duhet të propozoni legjislacionin. Pastaj do të ketë debat. Le të vendos publiku. Le të votojhet në Kongres. Le të shikojmë se çfarë ndodh. “

Biden gjithashtu tha se është “e rrezikshme” për presidentin e posazgjedhur që të jetë skeptik  për agjencitë amerikane të zbulimit.

“Unë mendoj se është e rrezikshme,” tha Biden në një intervistë. “Për një President që të mos ketë besim, që të mos jetë i përgatitur për të dëgjuar një mori të agjencive të inteligjencës nga inteligjenca e mbrojtjes, te CIA-s, etj është absolutisht e pamend. Është vetëm pamend.”

Fillon epoka Trump: Shtëpia e Bardhë zbulon planin e ri ushtarak amerikan

UASHIMGTON – Presidenti i ri amerikan, Donald Trump dëshiron që t’i rrisë kapacitetet e mbrojtjes antiraketore si kundërpërgjigje për kërcënimet balistike nga Korea e Veriut dhe Irani, thuhet në dokumentin e ri nga Shtëpia e Bardhë. Gjithashtu premtohet se “përsëri do të ndërtohet ushtria amerikane” dhe se do të ndalohet trendi i zvogëlimit të numrit të ushtarëve amerikanë dhe aeroplanëve që ka ndodhur dekadën e fundit.

“Do të zhvillojnë sistemin më bashkëkohor antiraketor që të mbrohemi nga sulmet raketore të vendeve sic janë Irani dhe Korea e Veriut”, thekson Shtëpia e Bardhë në faqen e rifreskuar në sajtin e saj në internet, me titullin “Amerika para së gjithash. Nuk mund të lejojmë që vendet tjera të tejkalojnë kapacitetet tona ushtarake”, thuhet në dokumentin e publikuar nga administrata e re amerikane.

Sipas asaj që shkruan AFP, edhe pse nuk e kanë ende të plotë sistemin antiraketor për të cilin ka endërruar ish presidenti republikan, Ronald Regan (1981-1989), SHBA-të tashmë kanë sistem i cili mund t’i parandalojë raketat interkontinentale balistike.

Trumpi nga fjalët tek veprat: ja vendimi i parë kundër Obamës sapo hyri në zyrë

Të parin vendim sa hyri në zyrë, presidenti amerikan Donald Trump e kishte për reformën shëndetësore, duke anuluar disa nga vendimet e paraardhësit të tij, Obama. Firma e parë e tij, ishin një sërë urdhërash ekzekutivë, që shënjestrojnë reformën shëndetësore të paraardhësit të tij, Barack Obama.

Me vendimet e marra, Trump urdhëron të gjitha agjencitë federale që të ndërmarrin masa të nevojshme për të lehtësuar barrën financiare të qeverisë amerikane në shëndetësi, duke ndërmarrë hapin e parë në përmbushjen e zotimit të fushatës, se do të anulonte këtë reformë, që njihet si “Obamacare”.

Ngrirja aplikohet ndaj një numri të gjërë të rregullave prej atyre që kanë qëllim ndalimin e ndryshimeve klimatike, ndërprerjen e krimeve në “Wall Street” e deri te propozimi për zvogëlimin e polisave të sigurimit për hipoteka, por edhe programin e ashtuquajtur “Obamacare” që ofron siguri shëndetësore për miliona amerikanë.

Memorandimi nga shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë, Reince Priebus thotë se agjencitë federale duhet të ndalojnë punën në bazë të këtyre rregulloreve dhe të mos dorëzojnë për publikim asnjë rregullore të përfunduar në Regjistrin Federal derisa të emëruarit e Trumpit t’i rishikojnë ato.

Dekreti shtynë për kohë të pacaktuar këto rregullore pasi shumica e të nominurave nga presidenti Trump nuk janë konfirmuar ende nga Senati.

Memorandumi i Priebus gjithashtu kërkon që edhe rregulloret që janë publikuar në Regjistrin Federal, por nuk kanë filluar të zbatohen ende, të shtyhen për 60 ditë derisa të bëhet rishikimi i tyre.

Priebus ka thënë se Drejtori i Buxhetit i Shtëpisë së Bardhë mund të bëjë përjashtime për rregullore kritike që të fillojnë së zbatuari.

Dokumenti është i ngjajshëm me atë që shefi i stafit të Obamës e ka ndërmarrë, një ditë pas inaugurimit të Obamës në vitin 2009.

6 5 4 3 2 1

Donald Trumpi nënshkruan dokumente duke zyrtarizuar marrjen e presidencës

Pak pasi u inaugurua si presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara, Donald Trumpi nënshkroi dokumente që e bëjnë atë zyrtarisht komandant të përgjithshëm të forcave të armatosura.

Zoti Trump po ashtu nënshkroi një ligj që lejon gjeneralin në pension James Mattis të marrë detyrën e sekretarit të mbrojtjes. Gjenerali Mattis doli në pension 3 vjet e gjysmë pas një shërbimi ushtarak prej mbi 40 vjetësh. Në bazë të Ligjit për Siguri Kombëtare, duhet që një ushtarak të ketë qenë në pension nga ushtria për të paktën shtatë vjet para se të marrë në dorë drejtimin e Pentagonit. Javën e kaluar Kongresi i hapi rrugën konfirmimit të shpejtë të Gjeneralit Mattis duke mbështetur që ai të përjashtohet nga rregulla në mënyrë që të bëhet shefi i Pentagonit megjithëse ka dalë në pension si gjeneral i marinës në 2013.

Sekretari i zotit Trump për shtypin tha përmes llogarisë në Twitter se presidenti nënshkroi edhe dy dokumente që zyrtarizojnë emërime në detyrë si dhe një proklamatë për një ditë kombëtare patriotizmi.

Presidenti Trump i nënshkroi dokumentet në prani të udhëheqësve republikanë të Kongresit, udhëheqëses demokrate të Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi dhe në prani të fëmijëve dhe nipërve të tij.

Pas betimit Donald Trump është zyrtarisht Presidenti i 45-të i SHBA

Pas betimit që posa e mbaroi Donald Trump është Presidenti i 45 i SHBA.

Ai u betua mbi dy bilbla, të Abraham Linkolnit, sikur Obama dhe tjetra e dhuruar nga nëna e tij, kur Trump ishte 9 vjeç.

“Unë Donald J. Trump, solemnisht betohem se do të kryej detyrën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara me besnikëri dhe do të jap më të mirën time që të mbroj dhe të ruaj Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara, Zot më ndihmo!”.

“I Donald J Trump do solemnly swear that I will faithfully execute the office of President of the United States and will to the best of my ability preserve, protect and defend the constitution of the United States, so help me God.”

Këto  janë fjalët e formulës së Betimit të Donald Trump si president i 45 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sot në ora 06. 00 (sipas orës tonë).

Inaugurimi i Presidentit të Shteteve të Bashkuara, është emërimi zyrtar i tij për mandatin e ri në zyrën presidenciale. Betimi është i vetmi detyrim pjesë e inaugurimit, që administrohet nga kreu i Gjykatës Supreme në shkallët e ndërtesës së Capitol në Uashington.

Përgjatë viteve, traditat e inaugurimeve presidenciale kanë ndryshuar dhe prej kohësh, në ceremoninë inauguruese Presidenti mban një fjalim dhe më pas organizohet një drekë në Shtëpinë e Bardhë.

Që prej vitit 1937, çdo inaugurim është mbajtur më 20 janar në mesditë. Nëse data 20 janar rastis të jetë e diel, Presidenti betohet privatisht e më pas edhe në një ceremoni publike në ditën e ardhshme.

Presidenti Trump, sot më 20 Janar, do të ngrejë dorën e tij të djathtë, dhe të majtën do ta vendosë mbi Bibël e para kreut të Gjykatës Supreme, dhe do të thotë betimin.

Obama foto në Facebook dhe Twitter për dore me Republikanin John Lewis

President Obama dhe First Lady me duar të bashkuara me Republikanin John Lewis, D-Ga. duke ecur përgjatë Edmund Pettus Bridge duke përkujtuar 50 vjetorin e Bloody Sunday. Obama e ka vendosur këtë foto sot në ditën e inagurimit të Presidentit Trump ku duart e Demokratëve dhe Republikanëve janë bashkë në kauzat e mëdha të SHBA.

Historia e inagurimeve dhe sfidat e Donald Trumpit

Donald Trump do të bëhet presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara në 20 janar, pas betimit në shkallët e Kapitolit, përballë miliona njerëzve që do ta ndjekin në mbarë botën. Historikisht, inagurimet e presidentëve kanë simbolizuar një transferim paqësor të pushtetit dhe shpesh kanë reflektuar ndryshime politike.

Është një ritual i demokracisë amerikane, po aq i vjetër sa vetë republika. Inagurimi i një presidenti të ri, shënon fundin e një periudhe dhe fillimin e një tjetre, në kohë të mira e të këqija.

Në vitin 1933, Franklin Roosevelt bëri betimin në kulmin e depresionit të madh:

Para së gjithash, më lejoni të pohoj me bindje të thellë se gjëja e vetme së cilës duhet t’i druhemi është vetë frika”.

Në vitin 1961 John Kennedy frymëzoi një brez të ri amerikanësh me një thirrje për t’i shërbyer vendit:

Kështu pra miqtë e mi amerikanë, mos pyesni se çfarë mund të bëjë vendi për ju, por çfarë ju mund të bëni për vendin”.

20 vite më vonë, republikani Ronald Reagan erdhi në pushtet me premtimin për një qeveri më të vogël.

Në këtë krizë, qeveria nuk është zgjidhja për problemet tona, qeveria është problemi”.

Pas fitores së tij në nëntor, presidenti i zgjedhur Donald Trump zhvilloi një tur falenderimesh për ata që e votuan dhe u zotua se do të mbajë premtimet e fushatës:

Ky është një moment emocionues për t’u jetuar; skenari ende nuk është shkruar. Nuk e dimë ende cilën faqe do të lexojmë nesër. Por për herë të parë pas një kohe të gjatë ajo që dimë është se faqet do të shkruhen nga secili prej jush. Kjo është një lëvizje”, – tha Trump.

Pas fitores së zotit Trump vendi mbetet i ndarë dhe një nga sfidat kryesore të presidentit të ri është bashkimi i vendit, thotë analisti John Fortier:

Mendoj se është një mundësi e madhe, është hapi i parë për t’i folur me të vërtetë vendit, për t’i thënë si president se disa nga mospajtimet që patëm gjatë fushatës ndoshta janë tejkaluar”.

Historikisht inagurimet e presidentëve janë shdërruar në momente ku tensioni i fushatës zgjedhore është lënë mënjanë, në funksion të një fryme që mbështet vazhdimësinë dhe demokracinë, thotë John Hudak:

“Presidenti Obama do të jetë në një makinë me presidentin e zgjedhur Trump, prej Shtëpisë së Bardhë në Kapitol, do të dorëzojë pushtetin në paqe dhe do të shohë pasuesin tij, ndoshta jo atë që donte, por megjithatë pasuesin e tij, të betohet. Kjo nuk ndodh gjithkund në botë dhe kjo është shumë e rëndësishme në këtë vend”.

Zoti Trump njihet për stilin e tij të fjalimeve të improvizuara në fushatë. Por çfarë do të ndodhë me fjalimin e inagurimit? Nuk mund të parashikohet, thotë analisti Norm Ornstein:

Fjalimi i inagurimit hartohet dhe shkruhet përpara dhe presidentët lexojnë gjatë ceremonisë. A do të shkëputet Donald Trumpi nga ajo që është shkruar dhe të mbajë një fjalim të vetin? Kjo nuk dihet!

Donald Trump do të jetë presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara dhe toni që ai do të vendosë në fillim të mandatit të tij, do të jetë treguesi për llojin e udhëheqësit që aspiron të jetë.

Për çfarë shpresojnë dhe kujt i frikësohen amerikanët për vitet e administratës Trump

Për këtë artikull kontribuan: Ramon Taylor në Jacumba, CA, Aru Pande në York, PA, Aline Barros në Lumberton, NC, Kane Farabaugh në Ottawa, IL, Mohamed Olad Hassan në Minneapolis, MN.

Në një kodër pranë Jacumba, të Kalifornisë, fare pranë kufirit SHBA-Meksikë, dy pika karburanti rivalizojnë njëra-tjetrën nën hijen e flamurit amerikan.

Është një pamje tipike amerikane: vendasit dhe të ardhurit mbushin karburant dhe largohen drejt shkretëtirës. Por, kjo vendndodhje ndikohet prej murit të kufirit, si nga pjesa që është ndërtuar, po ashtu edhe nga pjesa që nuk është ngritur ende.

“Njerëzit vijnë nga Meksika dhe marrin vendet e punës që mund t’i kishin njerëzit këtu në SHBA”, thotë Patrick, nga qyteti kufitar El Centor, mbështetës i Presidentit të zgjedhur Donald Trump dhe votues për herë të dytë për republikanët.

Votuesi i pavarur Jairo Carcamo e përshkruan Hillary Clinton si “të shitur” dhe Donald Trump si “një racist”, por është i gatshëm megjithatë t’i japë shansin presidentit të 45-të të përmbushë premtimet e tij pozitive për ekonominë. Ai sidoqoftë nuk mendon se muri kufitar është pjesë e zgjidhjes.

Ai thotë se “nëse zoti Trump dëshiron të sigurojë kufirin për të mos lejuar hyrjen e trafikantëve të drogës dhe njerëzve të këqinj, kjo është gjë e mirë. Por, duhen lënë të kalojnë njerëzit e mirë. Neve na duhen njerëz punëtorë, na duhen emigrantë, pasi një amerikan nuk del në fushë për të mbledhur mollë për vetëm 4 dollarë shportën”.

Patti Myers Wiseman, një demokrate e kahershme, mendon se nuk ka asnjë vlerë t’i jepet një shans Trump-it. Mospublikimi i deklarimit të tij taksave dhe mungesa e eksperiencës politike mjaftojnë që ajo ta konsiderojë presidentin “të pakualifikuar”.

Zonja Wiseman thotë se “ai nuk ka paguar taksa prej shumë vitesh për shkak të boshllëqeve ligjore. Ai po thotë se në muajt në vazhdim do të anullojë sigurimin shëndetësor Obamacare dhe gjëra të tjera. Mendoj se do të përfundojë i shkarkuar për shkelje.”

Ndërsa ajo përfundon cigaren që ka në dorë, zonja Wiseman zbulon se frika e saj më e madhe nuk është ekonomia, apo deklarata e taksave, por mundësia e një lufte të papritur. “Butoni i kuq”, thotë ajo.

York, Pennsylvania

“Ai di shumë marifete. Është i zgjuar, është biznesmen. Nëse doni të bëni diçka të mrekullueshme për këtë vend, ai do ta arrijë”, thotë greko-amerikani Yani Pripas, i cili ka ardhur në SHBA në vitin 1975. Pronar i dyqanit “Greek Super Foods” në tregun qendror të Yorkut, ai votoi dy herë për Presidentin Barack Obama, por këtë vit vendosi për zotin Trump.

Ai dëshiron që zoti Trump ta bëjë jetën në Amerikë siç ishte në vitet 1970-të. “Njerëzit ishin të lumtur. Kishin të ardhura. Nuk kishte kaq shumë të huaj në vend”, thotë ai.

Ditën përpara inaugurimit, një grup njerëzish që drekojnë aty çdo ditë u mblodhën në tregun në qendër të York-ut. Grupi përbëhet nga republikanë dhe demokratë, juristë, një sherif, dhe pronarë biznesesh. Ata takohen dhe bisedojnë rreth jetëve të tyre, komunitetit dhe sot, i flasin Zërit të Amerikës rreth politikës.

“Ende nuk po e besoj dot. Do të shkoj në inaugurim dhe me shumë ngazëllim. Është inaugurimi im i parë”, thotë Louis Rivera, i cili u zhvendos në York bashkë me të shoqin rreth një vit më parë. Ai ka votuar për demokratët që nga viti 2008.

Por, ai nuk është dhe aq i ngazëllyer për perspektivën e katër viteve të ardhshme. “Tashmë pres më të keqen, për shkak të gjërave që kanë thënë Trump, por le t’i japim atij mundësinë të ndryshojë dhe të përqafojë të gjithë”, thotë Rivera.

Jenna Geesey mendon se administrata Trump është zgjidhja për të dalë nga ngërçi.

“Shpresoj të mbajë premtimet për forcimin e sigurisë kombëtare dhe reformimin e sistemit tonë të kujdesit shëndetësor. Për një periudhë të stërzgjatur ka patur një ngërç pa aktivitet dhe pa legjislacion të vërtetë në ndihmë të klasës së mesme”, thotë Jenna.

Juristja me bindje të forta demokrate, Audrey Woloshin, thotë se “që unë të ndjehem më komod me udhëheqësinë e tij, zoti Trump duhet të shndërrohet në një folës më të mendueshëm dhe më shumë diplomat”. Ajo thotë se është “krejtësisht kundër” pozicioneve filozofike dhe ideologjike të zotit Trump, si dhe të anëtarëve të kabinetit të tij, dhe se për këtë arsye ajo “ka shumë frikë”.

A market in downtown York, Pennsylvania. (M. McKiterrick/VOA)

A market in downtown York, Pennsylvania. (M. McKiterrick/VOA)

Lumberton, Karolina e Veriut

Qyteti Lumberton ka një nivel papunësie prej 2.5% më të lartë se sa mesatarja kombëtare.

Drejtori i Komisionit të Zhvillimit Industrial të Karolinës së Veriut, Gregory Cummings, thotë se “në periudhën 1996-2001, humbëm rreth 8 mijë vende pune. Humbëm në metalurgji dhe në tregun e tekstileve që ishte biznesi ynë kryesor. U goditëm shumë rëndë”.

Viti 1996 ishte viti i dytë i zbatimit të marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Amerikës së Veriut – NAFTA.

“Kur zoti Trump thotë se NAFTA nuk ishte një marrëveshje e vërtetë e tregtisë së lirë, por se favorizonte vetëm në një drejtim, ai merr kështu menjëherë vëmendjen e njerëzve të këtushëm”, thotë Phillip Stephens, kryetar i Partisë Republikane për bashkinë Robeson.

Pronari i një biznesi të vogël, Tanner Smith, ka jetuar në Lumberton gjatë gjithë jetës së tij, dhe ka qenë gjithnjë demokrat. Por, këtë radhë votoi për republikanët.

Por, çfarë pret prejt Trump-it? “Të mbajë premtimet e tij dhe të veprojë me shpejtësi për vendet e punës”, thotë zoti Smith.

Demokratja, India Lowry, e cila nuk votoi për zotin Trump bën një punë të dytë në një dyqan ushqimesh gjysëm të gatshme. “Është shqetësuese që shumicën e mallrave e marrëm nga Kina”, pranon ajo.

Biznesmeni Alton Locklear, votues i zotit Trump, thotë se falenderon Zotin që presidenti i ri do të lëvizë vendin në drejtim të ndryshëm. “Kam folur me shumë njerëz në komunitetin tim për të shtuar vendet e punës dhe ata janë të ngazëllyer”, thotë ai.

Ai thotë se qyteti Lumberton është një qytet fetar, me kisha në çdo cep.

“Dua të flas hapur. Trump tha të gjitha gjërat që ne kemi patur në mendje, për çfarë duhet bërë për ekstremizmin islamik, emigracionin dhe taksat që paguajmë”, thotë zoti Locklear.

A scene in downtown Lumberton, North Carolina. (M. McKiterrick/VOA)

A scene in downtown Lumberton, North Carolina. (M. McKiterrick/VOA)

Ottawa, Illinois

Misri nuk do të mbillet në fushat e Illinois deri në muajin prill, kështu që këtu ka ende kohë për të menduar dhe diskutuar për ndryshimin e administratës.

Fermeri Monty Whipple plugon arat ku dikur punonte i ati dhe xhaxhai, rreth 19 kilometra pranë qytetit Ottawa. Por, gjërat kanë ndryshuar gjatë viteve të fundit, duke u ndërvarur më shumë nga tregtia.

Zoti Whipple votoi për zotin Trump, si zgjidhja e vetme e mbetur: “Ne eksportojmë shumë prodhime, që nga gruri dhe mishi; industria e bagëtisë ndërvaret nga eksportet. Zoti Trump është pozicionuar fort kundër disa prej marrëveshjeve të tregtisë që janë miratuar në të kaluarën, si NAFTA dhe të tjera”.

Agjenti i siguracioneve për fermerët, Robert Hasty, thotë se është më shumë republikan se sa demokrat, por se nuk vendosi dot të votojë për zotin Trump.

Zoti Hasty thotë se është më tepër konservator nga pikëpamja politike, por se ndjehet gjithnjë e më shumë liberal nga pikëpamja sociale: “Jam i shqetësuar për aspektin moral, për gjërat që ai ka thënë dhe ka bërë. Kam dy vajza të vogla dhe më duken trazuese gjërat që ai ka thënë nga podiumi”.

Minneapolis, Minnesota

Somalezët filluan të vijnë në Minneapolis në vitet 1980-të. Deri në vitin 2013, komuniteti ishte rritur në 250 mijë persona, me qindra biznese të tyret.

Somalezët anojnë nga demokratët, por janë aktivë në të dyja partitë. Shërbimi në gjuhën somaleze i Zërit të Amerikës konstatoi se ata janë të gatshëm të ndryshojnë preferencat duke zgjedhur ndërmjet dy partive.

Faduma Yusuf është një republikane krenare që kandidoi për këshillin bashkiak të qytetit Minneapolis në vitin 2013. Por, ajo votoi për zotin Obama në vitin 2008, dhe për Mitt Romney-n në vitin 2012. Këtë vit, ajo nuk votoi.

“Kur pashë Trump-in të ofendojë komunitetin tim somalez dhe komunitetin emigrant, dhe kur i emërtoi terroristë njerëzit që erdhën këtu për të mbijetuar dhe për një jetë më të mirë për veten dhe fëmijët, atëherë vendosa të mos votoj për të”, thotë zonja Yusuf.

FILE - Female members of Minnesota's Somali community.

FILE – Female members of Minnesota’s Somali community.

Aktivisti social Faisal Derie votoi dy herë për zotin Obama, por këtë vit, vendosi për zotin Trump.

“Mendoj se do të jetë një ndër presidentët më të mirë në historinë e Shteteve të Bashkuara, nëse jo më i miri. Mendoj se do ja dalë shumë mirë si president, dhe se do punojë mirë me botën dhe udhëheqësit demokratë. Duke qenë se është biznesmen dhe jo nga një eksperiencë politike, mendoj se do të ndjejë vuajtjet e njerëzve të varfër”, thotë zoti Derie.

Samsam Aden, një studente somalezo-amerikane që erdhi në Minneapolis katër vite më parë si refugjate, votoi për zonjën Clinton, pasi thotë se e ardhmja e saj është e pasigurtë nën administratën Trump.

“Unë dhe tre vëllezërit dhe motrat e mia patëm ëndrrën për t’u arsimuar dhe për të përcaktuar se çfarë do të bëhemi në atdheun tonë të ri. Por, tani që një burrë që kërcënon komunitetin tim po drejton vendin, ne jemi të pasigurtë se çfarë do të na sjellë e ardhmja. Në përgjithësi, nuk jam optimiste për të ardhmen e myslimanëve në SHBA”, thotë zonja Aden.

Për këtë artikull kontribuoi edhe Abdi Mahamud Mascade, nga Minneapolis.

Në Uashington mblidhen anëtarë të një shoqate motoçiklistash pro-Trumpit

Qindra përkrahës të zotit Trump mbërritën dje në Uashington me motoçikleta në përgatitje për inaugurimin e presidentit të ri. Shoqata “Motoçiklistët për Trumpin” ka siguruar një vend pranë bulevardit ku do të zhvillohet parada e inaugurimit.

Chris Cox, themelues i shoqatës i tha rrjetit Fox se kur u mblodhën për herë të parë anëtarët e saj në tetor 2015, njerëzit i tallnin. Fillimisht shoqata kishte rreth 100 anëtarë, por tani ka afro 200 mijë, sipas zotit Cox.

Founder Chris Cox says Bikers for Trump "started as a result of the outspoken nature of Donald Trump and the bikers' frustration with the direction this country was going," Jan. 19, 2017. (J. Fatzick/VOA)

Founder Chris Cox says Bikers for Trump “started as a result of the outspoken nature of Donald Trump and the bikers’ frustration with the direction this country was going,” Jan. 19, 2017. (J. Fatzick/VOA)

“Motoçiklistët për Trumpin” filloi si rezultat i mënyrës se si zoti Trump shprehej hapur dhe reflektonte irritimin e motoçiklistëve me mënyrën si po udhëhiqej vendi dhe drejtimin që kishte marrë. Ne jemi një forcë reale, jemi një fenomen politik,” thotë zoti Cox.

Ai parashikon se në Uashington do të mblidhen 5 mijë motoçiklistë për të ndjekur paradën. Ky mund të jetë grumbullimi më i madh i organizuar nga një organizatë private në Ditën e Inaugurimit.

Themeluesi i shoqatës shpreson se ky grupim do të evolojë dhe të shndërrohet në një forcë edhe më të madhe dhe ndoshta në një grupim politik, të ngjashëm me organizatat evangjeliste, apo sindikatat punëtore.

The bikers rode through Washington's Georgetown neighborhood, then turned around and retraced their path to Virginia, Jan. 19, 2017. (J. Fatzick/VOA)

The bikers rode through Washington’s Georgetown neighborhood, then turned around and retraced their path to Virginia, Jan. 19, 2017. (J. Fatzick/VOA)

Rreth 200 anëtarë të grupit organizuan një parakalim me motoçikleta dje, duke filluar në dalje të Uashingtonit dhe duke u futur më pas në lagjen historike Georgetown në kryeqytetin e vendit.

Përgatiten protesta kundër inaugurimit të Donald Trumpit

Ndër njerëzit e shumtë që po mblidhen në Uashington për inaugurimin e presidentit të ri, Donald Trump, pritet të ketë edhe plot protestues, të cilët kundërshtojnë rezultatin e zgjedhjeve që i dha zotit Trump fitoren dhe janë gjithashtu kundër planeve të tij për vendin. Demonstrata më e madhe pritet të jetë Marshimi i Grave në Uashington që është planifikuar të zhvillohet nesër. Një grup protestuesish po bëhen gati të shprehin opinionin e tyre në qytetin Angola të shtetit Indiana:

Mesazhi i protestës Marshimi i Grave është mjaft i thjeshtë: të drejtat e grave janë pjesë e të drejtave të njeriut, pa dallim nga raca, kombësia, feja, statusi i imigracionit, orientimi seksual, gjendja ekonomike, mosha apo aftësitë fizike. Jacob McNeal thotë ky mesazh duhet të përqafohet nga të gjithë, pa dallim gjinie:​

“Është e kuptueshme që të ketë mospajtime në opinione. Por në këtë rast kemi të bëjmë me një pikëpamje krejt tjetër për demokracinë – kësaj i thonë totalitarizëm. Nuk u votua për demokraci dhe prandaj po ngre zërin”.

Ky protestues bën pjesë në një organizatë lokale në Indianën veriore, të krijuar pas zgjedhjeve. Organizata të tilla u formuan në mënyrë të pavarur në të gjithë vendin, me ndihmën e medias sociale. Ata e kanë të qartë se grupe të veçanta e kanë të vështirë të arrijnë synimet në mënyrë të pavarur, por kur bashkohen bëhen një forcë tepër e madhe dhe është e vështirë që të injorohen nga presidenti i ri apo politikanë të tjerë.

Sarah Young, e cila ka në plan të marrë pjesë në marshimin në Uashington, thotë se shqetësimi i saj kryesor janë programet për shëndetin e gruas.

“Programet që u ofrojnë grave mundësi për kontrollin familjar, si dhe kontrolle shëndetësore kanë ndikuar më shumë për fuqizimin e gruas në shekullin e 20-të dhe tani në shekullin e 21-të se çdo gjë tjetër. Nëse duam t’i ruajmë këto suksese, duhet të ruajmë programet e kujdesit shëndetësor”.

Tema të tjera që kanë mobilizuar protestuesit janë masat për të ndalur dhunën kundër gruas, mbrojtja e mjedisit, të drejtat e punëtorëve, të personave me aftësi të kufizuara, të imigrantëve dhe të komunitetit homoseksual.

Lou Ann Homan nuk do të vijë vetë në Uashington për të marrë pjesë në protesta, por ajo ka në plan ta ngrejë zërin në komunitetin e saj:

“Do të ketë marshime në të gjithë vendin, në çdo komunitet të vogël e qytet të madh. Një grup i madh prej nesh do të mblidhemi në Ft. Wayne për të treguar se jemi të shqetësuar”.

Sipas përllogaritjeve, mbi 600 tubime do të organizohen në mënyrë paralele në pika të ndryshme të globit. Në Indiana, grupi i protestuesve shpreson se do të formohen rrjete të reja bashkëpunimi për të mbështetur e përmirësuar jetën e çdokujt. Ata besojnë se paqja është e pamundur në një botë ku s’ka barazi për të gjithë.

Fillojnë ceremonitë e përurimit të Presidentit të zgjedhur Trump

Presidenti i zgjedhur Donald Trump tha se, vendi do të shohë “diçka vërtetë të mahnitshme” të premten, kur ai të betohet si presidenti i 45 i Shteteve të Bashkuara.

Pas një koncerti të enjten në mbrëmje në shkallët e Monumentit të Linkolnit, zoti Trump tha se ka pak rëndësi në se moti do të jetë i bukur apo me shira të dendur, duke shtuar se gjithë bota po ndjek atë që po ndodh në Shtetet e Bashkuara.

Për ditën e inaugurimit parashikohet shi i lehtë me temperatura relativisht të buta për janarin.

President-elect Donald Trump delivers remarks at a "Make America Great Again" welcome concert in Washington, Jan. 19, 2017.

President-elect Donald Trump delivers remarks at a “Make America Great Again” welcome concert in Washington, Jan. 19, 2017.

Disa minuta para nje shfaqje me fishekzjarrë në qiellin e Uashingtonit, zoti Trump premtoi të punojë intensivisht për të bashkuar vendin dhe “për ta bërë Amerikën të madhe për të gjithë”.

Sean Spicer, i cili do të jetë zëdhënësi i ardhshëm i Shtëpisë së Bardhë, tha se presidenti i zgjedhur po vazhdon t’i bëjë ndryshime fjalimit të përurimit, që do të mbajë të premten në shkallët e ndërtesës së Kongresit. “fjalimi do të jetë me tone të forta personale, ku do të shpaloset vizioni i tij për Amerikën”, tha ai.

Zoti Trump synon të theksojë “sfidat me të cilat ndeshemi”, shtoi zoti Spencer. Ai e cilësoi fjalimin një deklaratë filozofike, se ku presidenti synon ta çojë qeverinë amerikane dhe jo si një agjendë legjislative.

Duke filluar të premten pasdite dhe në ditët në vijim, tha zëdhënësi, zoti Trump do të nënshkruajë urdhëra ekzekutivë “për një agjendë ndryshimesh reale”. Presidenti ende po punon se në cilat fusha do të fillojë dhe në çfarë radhe, tha ai.

Zoti Trump mund të shfuqizojë menjëherë, përmes urdhërave ekzekutivë, disa vendime të presidentit Obama.

Nën presidenti i zgjedhur Pence tha se ata do të jenë “gati t’i shërbejnë Amerikës që ditën e parë”.

Ai po ashtu falenderoi presidentin Obama dhe nën presidentin Biden për bashkëpunimin gjatë periudhës së tranzicionit.

 

Pas emërimit të ish guvernatorit të Xhorxhias, Sonny Perdue, në postin e Sekretarit të Bujqësisë, zoti Trump i plotësoi të 21 postet e kabinetit të tij. Zëdhënësi Spicer tha se 536 zyrtarë janë me agjencitë federale në Uashington për të përfunduar tranzicionin, kur qeveria të rifillojë punën të hënën.

Zoti Spicer tha se 50 zyrtarë të administratës së presidentit Obama, që kanë punuar për tranzicionin, kanë rënë dakort të qëndrojnë në detyrë edhe me administratën e re.

Nën presidenti i zgjedhur tha se zoti Trump i ka planet gati për ditën e parë, për 100 ditët e para dhe për 200 ditët e para, për politikat e reja që administrata e re synon të zbatojë. Interesimi për të punuar për administratën e re është shtuar nga dita në ditë, tha zoti Pence, me 86 mijë persona që kanë aplikuar për vende pune.

 

Trump dhe Pence, fituesit e një prej garave më të forta të zgjedhjeve presidenciale, morrën pjesë në disa aktivitete në kryeqytet të enjten.

Zoti Trump falenderoi disa prej anëtarëve të kabinetit gjatë një dreke në Hotelin Ndërkombëtar “Trump”, jo larg Shtëpisë së Bardhë. Ai përmendi kalimthi se do të emërojë pronarin miliarder të ekipit të futbollit të Nju Jorkut “Jets”, si ambasador në Britani.

President-elect Donald Trump, accompanied by Vice President-elect Mike Pence places a wreath at the Tomb of the Unknowns, Jan. 19, 2017, at Arlington National Cemetery in Arlington, Virginia.

President-elect Donald Trump, accompanied by Vice President-elect Mike Pence places a wreath at the Tomb of the Unknowns, Jan. 19, 2017, at Arlington National Cemetery in Arlington, Virginia.

Më pas, i shoqërur nga zoti Pence, presidenti i zgjedhur vendosi një kurorë në Varezat Kombëtare të Arlingtonit, ku prehen mbi 400 mijë veteranë të forcave të armatosura dhe familjarë të tyre.

Në mbrëmje, Trump dhe Pence, si dhe zyrtarë të tjerë të lartë të administratës së re, ishin për darkë me dhurues fondesh gjatë fushatës elektorale në qendrën e trenave “Union Station” në Uashington.

People watch video monitor showing President-elect Donald Trump laying a wreath at the Tomb of the Unknowns at Arlington National Cemetery before the start of a pre-Inaugural "Make America Great Again! Welcome Celebration" at the Lincoln Memorial in Washington, Jan. 19, 2017.

People watch video monitor showing President-elect Donald Trump laying a wreath at the Tomb of the Unknowns at Arlington National Cemetery before the start of a pre-Inaugural “Make America Great Again! Welcome Celebration” at the Lincoln Memorial in Washington, Jan. 19, 2017.

Zoti Trump do të qëndrojë në ditën e fundit si qytetar privat në shtëpinë qeveritare “Blair House”, ku qëndrojnë udhëheqës të huaj të ftuar zyrtarisht, përballë Shtëpisë së Bardhë, në bulevardin Pensilvania.

Edhe ndërsa zyrtarët po i jepnin dorën përfundimtare përgatitjeve për inaugurimin, me gjithë shkëlqimin dhe solemnitetin e kësaj dite, që shënon transferimin e pushtetit pas 8 vjetësh në detyrë të presidentit Obama, dy prej anëtarëve të kabinetit të ri, ishin ende në senaca dëshmish në Senat.

Ish guvernatori i Teksasit Rick Perry, i emëruar si Sekretar i Energjisë, tha se e tërheq komentin që kishte bërë në vitin 2012, si kandidat i atëhershëm për president, kur ishte shprehur se do ta mbyllte Departamentin e Energjisë, të cilin tani është caktuar ta drejtojë.

President-elect Donald Trump, accompanied by his wife Melania, waves as they arrive at Andrews Air Force Base, Maryland, Jan. 19, 2017.

President-elect Donald Trump, accompanied by his wife Melania, waves as they arrive at Andrews Air Force Base, Maryland, Jan. 19, 2017.

Kandidati i emëruar për Sekretar të Thesarit, Steve Mnuchin u ndesh me pyetje të vështira rreth rolit të tij në një bankë që mblidhte kreditë e papaguara të shtëpive, që u shoqërua me humbjen e shtëpive për shumë familje, gjatë recesionit të vitit 2009.

Zëdhënësi Spicer kritikoi senatorin Chuck Schumer, udhëheqësin e demokratëve në Senat për vonesat në miratimin e anëtarëve të kabinetit.

Ceremonitë që e shoqërojnë inaugurimin e Donald Trumpit

Më 20 janar Donald Trumpi betohet si presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara. Ngjarjet me rastin e inaugurimit të tij shtrihen në tre ditë duke filluar nga e enjtja pasdite.

Presidenti dhe nënpresidenti i zgjedhur, Mike Pence do të vendosin sot kurora me lule në Varrezat Kombëtare në Arlington, atje ku ndodhen trupat e 400 mijë veteranëve të ushtrisë dhe familiarëve të tyre.

Presidenti i zgjedhur pritet të mbajë dhe një fjalim pranë memorialit të presidentit Lincoln. Aty do të mbahen edhe disa shfaqje muzikore nga këngëtari i muzikës country Toby Keith dhe Lee Greenwood si dhe banda e muzikës rock “3 Doors Down”.

Të enjten në mbrëmje zoti Trump dhe zoti Pence pritet të marrin pjesë në një darkë zyrtare me donatorë të fushatës.

E premtja është dita e tranzicionit të pushtetit nga presidenti Barak Obama tek Donald Trump.

Ceremonia e inagurimit nis me pjesmarrjen në kishë të presidentit të zgjedhur dhe bashkëshortes së tij Melania Trump, më pas ata do të shkojnë në Shtëpinë e Bardhë për t’u takuar me presidentin Obama dhe zonjën e parë Michele, një traditë kjo shumë vjeçare e inagurimeve.

Pas kësaj presidenti në largim dhe ai në ardhje, do të shkojnë bashkë në Kapitol, për ceremoninë e inagurimit. Fillimisht do të betohet nënpresidenti i zgjedhur Mike Pence dhe në mesditë Donald Trump do të jetë presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Betimi i tij do të drejtohet nga kryetari i gjykatës së lartë John Roberts. Zoti Trump ka njoftuar se do të përdorë Biblën e familjes së tij dhe atë të presidentit Lincoln, të cilën presidenti Obama e përdori në të dy inagurimet e tij. Pas betimit presidenti i ri mban një fjalim. Në historinë amerikane të inagurimeve disa fjalime kanë qenë të shkurtra me shumë pak fjalë ndërsa më fjalimi më i gjatë ka qënë me 8400 fjalë. Fjalimi i presidentit Obama llogaritet të ishte nga 2100 në 2400 fjalë.

Ceremonia në Capitol mbyllet me largimin e presidentit Obama dhe më pas presidenti i ri dhe nënpresidenti marrin pjesë në drekën zytare të organizuar nga komisioni i përbashkët që organizon ceremoninë e inagurimit.

Pas kësaj zoti Trump dhe Pence do të ndjekin nga Shtëpia e Bardhë paradën që do të mbahet në bulevardin Pennsylvania.

Të premten në mbrëmje presidenti Trump do të marrë pjesë në ballot tradicionale të inagurimeve. Një ditë pas inagurimit, ceremonia e fundit me rastin e inagurimit do të jetë mëngjesi kombëtar i lutjeve në katedralen kombëtare të Uashingtonit.

Trumpi: Nuk e kam harruar premtimin për zhvendosjen e ambasadës në Jerusalem

Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve Donald Trump tha se nuk e ka harruar premtimin për zhvendosjen e ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Jerusalem

JERUSALEM – Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve Donald Trump tha se nuk e ka harruar premtimin për zhvendosjen e ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Jerusalem. “Unë jam një personalitet i cili nuk heq dorë nga premtimi i dhënë”, ka thënë ai.

Trump në një deklaratë për gazetën “Israel Hayom” e cila njihet me afërsinë që ka me Benjamin Netanyah-un, në lidhje me zhvendosjen e ambasadës amerikane në Jerusalem ka theksuar se “Sigurisht që e mbaj mend shumë mirë premtimin tim në lidhje me Jerusalemin. Sigurisht që nuk e kam harruar dhe ju e dini se unë jam një personalitet që nuk heq dorë nga premtimi i dhënë”.

Në deklaratën e tij pasi ka vënë theksin se do të nisë zyrtarisht të punojë me Izraelin, Trump tha se “Po pres me padurim që të filloj të punoj me Izraelin”.

SHBA-të, sipas ligjit të vitit 1995 për ambasadën në Jerusalem parashikon që ambasadën e saj në kryeqytetin Tel Aviv të Izraelit ta zhvendosë në Jerusalem. Por, ligji në fjalë që prej 21 vitesh në periudhat e presidentëve Bill Clinton, George W. Bush dhe Barack Obama shtyhej në çdo 6 muaj me arsyetimin e “sigurisë kombëtare”.

Edhe presidenti i zgjedhur Trump gjatë fushatës zgejdhore premtoi se ambasadën amerikane nga Tel Avivi do ta zhvendoste në Jerusalem. Palestinezët reaguan duke kundërshtuar ashpër këtë hap i cili nënkupton “njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit”.

Republikanët një kohë të gjatë kanë thënë për zhvendosjen e ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Jerusalem por deri më tani asnjë qeveri amerikane nuk e ka bërë një hap zyrtar se Jerusalemi është kryeqytet i Izraelit.

Jerusalemi Lindor që prej vitit 1967 ndodhet nën okupimin e Izraelit.aa

Historia e inagurimeve dhe sfidat e Donald Trumpit

Donald Trumpi do të bëhet presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara në 20 janar, pas betimit në shkallët e Kapitolit, përballë miliona njerëzve që do ta ndjekin në mbarë botën. Historikisht, inagurimet e presidentëve kanë simbolizuar një transferim paqësor të pushtetit dhe shpesh kanë reflektuar ndryshime politike.

Është një ritual i demokracisë amerikane, po aq i vjetër sa vetë republika. Inagurimi i një presidenti të ri, shënon fundin e një periudhe dhe fillimin e një tjetre, në kohë të mira e të këqija.

Në vitin 1933, Franklin Roosevelt bëri betimin në kulmin e depresionit të madh:

Para së gjithash, më lejoni të pohoj me bindje të thellë se gjëja e vetme së cilës duhet t’i druhemi është vetë frika”.

Në vitin 1961 John Kennedy frymëzoi një brez të ri amerikanësh me një thirrje për t’i shërbyer vendit:

Kështu pra miqtë e mi amerikanë, mos pyesni se çfarë mund të bëjë vendi për ju, por çfarë ju mund të bëni për vendin”.

20 vite më vonë, republikani Ronald Reagan erdhi në pushtet me premtimin për një qeveri më të vogël.

Në këtë krizë, qeveria nuk është zgjidhja për problemet tona, qeveria është problemi”.

Pas fitores së tij në nëntor, presidenti i zgjedhur Donald Trump zhvilloi një tur falenderimesh për ata që e votuan dhe u zotua se do të mbajë premtimet e fushatës:

Ky është një moment emocionues për t’u jetuar; skenari ende nuk është shkruar. Nuk e dimë ende cilën faqe do të lexojmë nesër. Por për herë të parë pas një kohe të gjatë ajo që dimë është se faqet do të shkruhen nga secili prej jush. Kjo është një lëvizje”, – tha Trump.

Pas fitores së zotit Trump vendi mbetet i ndarë dhe një nga sfidat kryesore të presidentit të ri është bashkimi i vendit, thotë analisti John Fortier:

Mendoj se është një mundësi e madhe, është hapi i parë për t’i folur me të vërtetë vendit, për t’i thënë si president se disa nga mospajtimet që patëm gjatë fushatës ndoshta janë tejkaluar”.

Historikisht inagurimet e presidentëve janë shdërruar në momente ku tensioni i fushatës zgjedhore është lënë mënjanë, në funksion të një fryme që mbështet vazhdimësinë dhe demokracinë, thotë John Hudak:

“Presidenti Obama do të jetë në një makinë me presidentin e zgjedhur Trump, prej Shtëpisë së Bardhë në Kapitol, do të dorëzojë pushtetin në paqe dhe do të shohë pasuesin tij, ndoshta jo atë që donte, por megjithatë pasuesin e tij, të betohet. Kjo nuk ndodh gjithkund në botë dhe kjo është shumë e rëndësishme në këtë vend”.

Zoti Trump njihet për stilin e tij të fjalimeve të improvizuara në fushatë. Por çfarë do të ndodhë me fjalimin e inagurimit? Nuk mund të parashikohet, thotë analisti Norm Ornstein:

Fjalimi i inagurimit hartohet dhe shkruhet përpara dhe presidentët lexojnë gjatë ceremonisë. A do të shkëputet Donald Trumpi nga ajo që është shkruar dhe të mbajë një fjalim të vetin? Kjo nuk dihet!

Donald Trump do të jetë presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara dhe toni që ai do të vendosë në fillim të mandatit të tij, do të jetë treguesi për llojin e udhëheqësit që aspiron të jetë.

Trumpi do të betohet mbi dy bibla njëkohësisht. Pse?

Donald Trumpi të premten, 20 janar, do të bëhet presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ai ka zgjedhur të betohet mbi dy bibla: njëra i ka përkitur nënës së tij dhe tjetra është përdorur nga ish-presidenti Abraham Lincoln.

“Presidenti i zgjedhur Trump është i nderuar të vendos dorën mbi dy bibla që kanë një domethënie të veçantë për familjen e tij dhe për vendin tonë”, tha në një deklaratë Tom Barrack, kreu i Komitetit të Përurimit Presidencial.

Pse dy Bibla?

Presidentët amerikanë vendosin dorën mbi Bibël në momentin e betimit, një traditë që nis me presidentin e parë, George Washington.

Ndërsa betimi mbi dy Bibla, njëra mbi tjetrën, nuk bën asgjë më shumë veçse i shton simbolikën inaugurimit.

Trump ka marrë Biblën nga nëna e tij në vitin 1955, si dhuratë pas mbarimit të shkollës fillore. Në kapakun e saj është gdhendur emri i presidentit të zgjedhur.

Bibla tjetër, përveç se është përdorur për inaugurimin e Linkolnit 156 vjet më parë, ishte një nga të zgjedhurat e Obamas në dy inaugurimet e tij.

Përveç rëndësisë historike, Lincoln ishte presidenti që hoqi skllavërinë në vend, nuk dihet çfarë arsye tjetër pati Trump që zgjodhi Biblën e përdorur prej tij.

Demokratë e republikanë bojkotojnë inaugurimin e Trumpit

Në Uashington po bëhen përgatitjet e fundit për inagurimin e nesërm të presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Trump, përmes një postimi në Twitter, u ka bërë thirrje njerëzve që të marrin pjesë në festimet e së premtes.

Por, dy kongresistë nga Nju Jorku, Jerrold Nadler dhe Adriano Espaillat, i janë shtuar grupit prej rreth 50 demokratëve, që kanë thënë se do të bojkotojnë inaugurimin e presidentit.

Sipas tyre, Trump nuk është i përshtatshëm dhe përbuz liritë civile.
Sidoqoftë, ekipi planifikues i Trumpit ka thënë se deri në dy milionë njerëz mund të marrin pjesë në inaugurim.

Tela gjemborë dhe barriera ta tjera janë ngritur për të ofruar siguri.

Presidenti Obama mban konferencën e fundit për shtyp

Presidenti Barack Obama mban sot konferencën e tij të fundit për shtyp, ku ai pritet të përballet me pyetje lidhur me Presidentin e ardhshëm Donald Trump, si dhe mbi vendimin e tij për të falur dhe shkurtuar dënimet për disa persona të dënuar me burgim.

Obama largohet të premten nga detyra e tij si President i Shteteve të Bashkuara për 8 vite rresht, duke ja lënë vendin Donald Trumpit, pas betimit të tij tek shkallët e ndërtesës së Kapitolit, si Presidenti i 45-të amerikan.

Zoti Obama, i partisë Demokrate, e kundërshtoi me forcë kandidaturën e zotit Trump gjatë fushatës presidenciale, duke e cilësuar manjatin miliarder të pasurive të patundshme të shndërruar në politikan, si të papërshtatshëm për të udhëhequr vendin.

Por, pas zgjedhjeve, Presidenti është takuar me zotin Trump disa herë dhe ata kanë biseduar në raste të ndryshme për kalimin paqësor të qytetit.

Me afrimin e ardhjes në pushtet të zotit Trump, mes të dy udhëheqësve mbeten tensionet, sidomos pasi Donald Trump u zotua të përmbysë shumë nga urdhërat ekzekutivë dhe për të siguruar miratimin e Kongresit për të zhbërë programin e reformave në sistemin e shërbimit shëndetësor.

Haley: Rusisë nuk mund t’i besohet

E nominuara për ambasador të SHBA-së në OKB, Nikki Haley

E nominuara e presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, për ambasadore të SHBA-së në OKB, ka thënë se Rusia nuk është vend që mund t’i besosh dhe se ky vend duhet të ndërmarrë “veprime pozitive” para se Uashingtoni të heq sanksionet kundër Moskës.

Guvernatorja e Karolinës së Jugut, Nikki Haley i ka thënë një komisioni të Senatit amerikan gjatë seancës dëgjimore për emërimin e saj ambasadore në OKB më 18 janar se Rusia po bënë përpjekje që të “shfaqë muskujt”.

“Unë nuk mendoj se mund t’iu besojmë atyre” ka thënë 44 vjeçarja Haley komisionit për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit amerikan.

Haley, e cila e ka kritikuar Trumpin gjatë fushatës zgjedhore, ka pak përvojë në çështjet ndërkombëtare dhe se nuk ka folur shpesh publikisht rreth qëndrimeve të saj për politikën e jashtme.

Trump ka thënë se dëshiron përmirësimin e marrëdhënieve bilaterale me Rusinë të cilat janë përkeqësuar si pasojë e veprimeve të Moskës në Ukrainë dhe Siri.

Kjo ka nxitur kritikët që thonë se Trump është shumë i butë ndaj politikës së jashtme agresive të Moskës.

Senacan dëgjimore për konfirmimin e Haleyt po ndodhë derisa agjencitë amerikane të inteligjencës kanë thënë se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet amerikane përmes sulmeve kibernetike që janë urdhëruar nga presidenti rus, Vladimir Putin.

Nëse konfirmohet nga Senati, Haley do e pasojë Samantha Poëer, një kritike e ashpër e aneksimit që Rusia ia ka bërë gadishullut ukrainas të Krimesë dhe përkrahjes që Moska iu ka dhënë separatistëve në Ukrainën lindore dhe presidentit sirian, Bashar al Assad.

Nënpresidenti Biden paralajmëron për ndërhyrje ruse në zgjedhjet evropiane

Nënpresidenti amerikan Joe Biden paralajmëroi të mërkurën vendet evropiane se Rusia do të përpiqet të ndikojë në zgjedhjet e tyre, në të njëjtën mënyrë që siç thonë agjencitë amerikane të zbulimit, se Moska ndërhyri në zgjedhjet e nëntorit, të cilat i fitoi Donald Trumpi.

“Ndërsa shumë vende evropiane bëhen gati të mbajnë zgjedhje këtë vit, duhet të parashikojmë përpjekje të mëtejshme nga Rusia për të ndërhyrë në procesin demokratik. Ju them me siguri se do të ndodhë përsëri”, tha zoti Biden në fjalimin e tij të fundit në Davos të Zvicrës.

Ai akuzoi gjithashtu Rusinë për përpjekje për të shpërbërë atë që ai e quajti “rendin ndërkombëtar liberal” dhe për të rikthyer një botë ku superfuqitë ushtrojnë kontroll ndaj vendeve që janë në sferën e tyre të ndikimit. Përveç vënies në shënjestër të sistemeve demokratike, zoti Biden përmendi “agresionin rus kundër fqinjëve”, përfshirë veprimet në Ukrainë dhe përdormin e kontrollit të burimeve të energjisë si armë kundër vendeve të tjera.

Rusia e ka hedhur poshtë përfundimin e agjencive amerikane të zbulimit sipas së cilit, ajo ka ndërhytë në zgjedhje me synimin për të ndihmuar zotin Trump.

Zoti Biden u përpoq gjithashtu të siguronte vendet e NATO-s se Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara ndaj aleancës. Zoti Trump gjatë fushatës së tij, tha se NATO-s i ka ikur koha dhe la të kuptohet se Shtetet e Bashkuara nuk do t’i mbrojnë automatiisht anëtarët që nuk kanë paguar plotësisht detyrimet e tyre.

“Mburoja jonë më e rëndësishme për partneritetin transatlantic është përkushtimi i palëkundur i Shteteve të Bashkuara ndaj të gjithë aleatëve tanë të NATO-s. Është një detyrim i shenjtë, sipas së cilit një sulm ndaj njërit prej nesh është një sulm ndaj të gjithëve. Kjo nuk mund të vihet kurrë në diskutim”.

Nënpresidenti amerikan tha se në të ardhmen duhet të ndërmerren përpjekje për ta bërë Evropën më të pavarur përsa i takon energjisë, për të përmirësuar sigurinë kibernetike dhe për të luftuar keqinformimin.

Zoti Biden tha se bota është ndoshta më e sigurt se ç’ka qenë ndonjëherë më parë, por se me teknologjinë moderne dhe lehtësinë e qarkullimit të imazheve mund të krijohet përshtypja sikur ka “një kaos të vazhdueshëm”. Ai tha se përballë shqetësimeve të sotme, ekziston rreziku për t’u kthyer tek “një miopi politike” dhe politika nacionaloste që shekullin e kaluar shkaktuan luftra botërore.

Ai tha se ky rrezik duhet tejkaluar duke kujtuar “bujarinë” që solli planin për të rindërtuar Evropën pas Luftës së Dytë Botërore dhe “guximin që solli Kombet e Bashkuara”.

Ai e pranoi se ka një “pasiguri të prekshme për gjendjen e botës”, por tha se megjithëse Shtetet e Bashkuara luajnë një rol të rëndësishëm, sfidat e botës nuk mund të përballohen vetëm nga udhëheqja e Uashingtonit.

“Qoftë nëse i forcojmë lidhjet që na mbajnë të bashkuar, apo nëse i nënshtrohemi presioneve të tanishmme, çdo vendi i takon të bëjë vetë zgjedhjen e vet. Dhe ata do të përcaktojnë se çfarë vendesh dhe çfarë bote do t’u lëmë fëmijëve tanë”.

Shtëpia e Bardhë: Trumpi duhet të zgjedhë mes agjencive të zbulimit dhe Rusisë

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest thotë se administratës së Presidentit të Zgjedhur Donald Trump, do t’i duhet të zgjedhën nëse do të mbajë anën e agjencive të zbulimit, apo Rusisë dhe WikiLeaks.

Zoti Earnest po i përgjigjej një pyetjeje për akuzën e Presidentit rus Vladimir Putin ndaj administratës së Presidentit Barack Obama se po përpiqej të sabotonte zotin Trump, duke përhapur informacion të rremë.

Zoti Putin tha se bërja publike javën e kaluar e një dosjeje me informacion të paverifikuar për sjellje të papërshtatshme ndaj zotit Trump, ishte pjesë e një përpjekjeje për “të sabotuar legjitimitetin presidentit të zgjedhur” pavarësisht nga fitorja “bindëse”, presidenciale e zotit Trump, siç u shpreh ai.

Presidenti rus e cilësoi “të rreme” një akuzë në dokument, sipas së cilës zoti Trump kishte kryer marrëdhënie seksuale në një hotel të Moskës në vitin 2013. Zoti Putin shtoi se personat përgjegjës për akuzat janë “më keq se prostitutat” dhe shtroi pyetjen se pse zoti Trump “kishte nevojë për prostituta”, kur kishte pasur marrëdhënie “me gratë më të bukura të botës”.

Agjencitë amerikane të zbulimit, nxorrën një raport që arrinte në përfundimin se Rusia, nën urdhrat e zotit Putin, kishte ndërhyrë për të sabotuar zgjedhjet presidenciale dhe kishte pasur si synim të ndihmonte zotin Trump të fitonte.

Zoti Earnest e mbrojti punën e agjencive të zbulimit në konferencën për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, duke thënë se nuk është hera e parë që këto agjenci zbulojnë informacione që denoncojnë Rusinë.

“Jam i sigurt që Rusisë nuk i pëlqen t’i dëgjojë këto gjëra. Por në fund të fundit ka një dallim fare të qartë këtu dhe administratës së ardhshme do t’i duhet të vendosë se çfarë qëndrimi do të mbajë”, tha zoti Earnest.

Zoti Trump ka fajësuar agjencitë e zbulimit për rrjedhjen e informacionit të pavërtetuar, që e lidh gjithashtu zotin Trump me qeverinë ruse dhe shtroi pyetjen nëse drejtori i CIA-s, John Brennan ishte përgjegjës.

Në një mesazh në Twitter javën a kaluar, presidenti i zgjedhur e krahasoi komunitetin e zbulimit me Gjermaninë naziste.

Në një intervistë me gazetën “The Wall Street Journal”, zoti Brennan e cilësoi këtë krahasim si “të neveritshëm” dha tha se kritikat e zotit Trump për besueshmërinë e agjencive të zbulimit, ishin të pajustifikueshme.

Ai mohoi të kishte bërë publike dosjen e përgatitur nga një oficer britanik zbulimi në pension.

Në një conferencë për shtyp të martën në Moskë, Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov tha se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara mund të përmirësohen kur zoti Trump të bëhet president.

“Nëse qëndron ajo që thotë Donald Trump dhe ekipi i tij për Rusinë, gatishmëria për t’u përpjekur për qëndrime të përbashkëta për zgjidhjen e problemeve të përbashkëta dhe freninim e kërcënimeve të përbashkëta, ne do të bëjmë të njëjtën gjë”, tha ai.

Obama kërkon ndryshimin e ‘Traktatit me Mbretërinë e Serbisë’ në ‘Traktat me Republikën e Kosovës’

Presidenti në largim i SHBA-ve, Barack Obama, dje i ka nisur Senatit të shtetit amerikan një kërkesë për të bërë një ndryshim në emërtimin e një traktati që i referohet Kosovës.

Ky traktat, siç bëhet me dije në këtë kërkesë, më parë është quajtur “Traktati mes SHBA-ve dhe Mbretërisë së Serbisë për Ekstradim Reciprok të të Arratisurve nga Drejtësia, të nënshkruar më 25 tetor, 1901”, ndërsa tani synon që emërtimin “Mbretëri e Serbisë” ta zëvendësojë me “Republikë e Kosovës”, raporton Koha.net.

“Me qëllim të marrjes së këshillave dhe pëlqimin e Senatit për ratifikim, ua paraqes Traktatin për Ekstradim në mes të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës (“Traktati”), i nënshkruar në Prishtinë më 29 mars, 2016”, thuhet në fillim të letrës që Obama i ka dërguar Senatit.

Më poshtë, Obama i ka paraqitur Senatit edhe raportin e Departamentit të Shtetit në lidhje me Traktatin.

“Traktati do të zëvendësojë Traktatin në mes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Mbretërisë së Serbisë për Ekstradim Reciprok të të Arratisurve nga Drejtësia, të nënshkruar më 25 tetor, 1901 (“Traktati i vitit 1901”), i cili aplikohet për Republikën e Kosovës, si shtet pasardhës i ish-Republikës Socialiste Federale të Jugosllavisë. Traktati ndjek në përgjithësi formën dhe përmbajtjen e traktateve tjera të ekstradimit të arritura së fundmi nga Shtetet e Bashkuara. Ai do të zëvendësojë në listë të dalë mode të shkeljeve të ekstradueshme me një qasje moderne të “kriminalitetit të dyfishtë”, i cili do të mundësonte ekstradimin për shkelje të tilla si pastrimi i parave, krimi i ndërlidhur me kibernetikë dhe shkelje tjera të reja që nuk paraqiten në listën e Traktatit 1901. Traktati gjithashtu parashikon se ekstradimi nuk duhet të refuzohet në baza të kombësisë së personit të kërkuar dhe përmban një klauzolë të modernizuar të “shkeljeve politike”. Dhe në fund, Traktati inkorporon disa përmirësime procedurale për të modernizuar dhe përshpejtuar procesin e ekstradimit”, thuhet në kërkesën që Obama ia ka drejtuar dje Senatit Amerikan, raporton Koha.net.

Në fund, ai i ka rekomanduar Senatit që ta merr në konsideratë këtë Traktat, dhe të japin këshillat dhe pëlqimin për ratifikim.

SHBA sanksione ndaj udhëheqësit serb të Bosnjes

Departamenti amerikan i Thesarit vendosi sanksione financiare ndaj udhëheqësit nacionalist të serbëve të Bosnjes Milorad Dodik, për shkak të rolit të tij aktiv, për të penguar marrëveshjet e ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara, që i dhanë fund luftës së Bosnjes në vitin 1995.

Sanksionet e vendosura të martën, autorizojnë autoritetet amerikane të bllokojnë pronat ose pasuritë e zotit Dodik, që janë nën juridiksionin amerikan.

Milorad Dodik, i cili është president i Republikës autonome serbe të Bosnjes, është kritikuar nga perëndimi për fushatën e tij për të festuar Ditën e Republikës Serbe, duke sfiduar vendimin e gjykatës kushtetuese të Bosnje Hercegovinës.

Dita e Republikës përkujton shpalljen e “Republikës së Popullit Serb” në Bosnje, që u bë tre muaj para shpërthimit të konfliktit ndëretnik që zgjati tre vjet, 1992-1995, ku gjetën vdekjen 100 mijë vetë.

Shumica dërmuese e serbëve të Bosnjes votuan në shtator për të mbështetur referendumin e thirrur nga zoti Dodik për të vazhduar shënimin e kësaj dite.

Festa ngjalli emocione të thella mes të mbijetuarve të masakrës së Srebrenicës në vitin 1995, ku 8 mijë meshkuj myslimanë u vranë nga forcat serbe të Bosnjes, në krimin më të rëndë në Evropë, që nga Lufta e Dytë Botërore.

Marrëveshjet e paqes të Daytonit, që i dhanë fund luftës në Bosnje, e ndanë Bosnjen në dy njësi gjysmë të pavarura, Republikën Serbe dhe Federatën Muslimano-Kroate, të bashkuara nga një qeveri e dobët federale.

John Smith, zyrtar i lartë i Departamentit të Thesarit tha se “duke penguar marrëveshjet e Daytonit, Milorad Dodik përbën një kërcënim të madh për sovranitetin dhe integriten territorial të Bosnje Hercegovinës”.

Power thotë se Rusia po shkatërron rendin botëror

Ambasadorja në largim e Shteteve të Bashkuara në OKB, Samantha Power, tha se Rusia është e angazhuar në veprime agresive dhe destabilizuese, të cilat, sipas saj, kërcënojnë rendin botëror.

Power i bëri këto komente të martën në Këshillin Atlantik, me seli në Uashington.

Ajo përmendi aneksimin e paligjshëm që i ka bërë Rusia gadishullit ukrainas të Krimesë dhe ndërhyrjen e Kremlinit në konfliktin në lindje të Ukrainës, pastaj mbështetjen për Qeverinë e Sirisë në luftën civile të këtij vendi, si dhe përpjekjet për të ndikuar zgjedhjet në demokracitë perëndimore përmes piraterimit të kompjuterëve dhe fushatave të dezinformacionit.

“Veprimet e Rusisë nuk krijojnë rend të ri botëror. Ato po e shkatërrojnë atë që ekziston”, tha Power.

Drejtori i CIA-s nuk i pranon kritikat e Trumpit

Drejtori në largim i Agjencisë Qendrore të Zbulimit John Brennan, e hodhi poshtë sugjerimin e presidentit të zgjedhur Donald Trump se ai ishte personi që ka nxjerrë në media një raport të pabazë që përfshin pretendime se zyrtarë të fushatës së presidentit Trump kishin patur kontakte me operativë rusë.

Një artikull i gazetës Wall Street Journal të hënën citonte zotin Brennan të thoshte se ai “nuk kishte asnjë interes” t’i kushtonte dokumentacionit më shumë vëmendje dhe se zyrtarët e zbulimit e informuan zotin Trump rreth tij gjatë një takimi më 6 janar, pasi besonin se ai duhet të informohej për këtë dokumentacion.

Zoti Trump e ka kritikuar ashpër komunitetin e zbulimit gjatë javëve të fundit dhe ai ka patur edhe disa retorika me zotin Brennan.

“Agjencitë e zbulimit asnjëherë nuk duhet të lejojnë lajme të rreme të dalin në publik. Donin të më godisnin për herë të fundit. A jetojmë në Gjermaninë naziste?” – shkroi zoti Trump në Twitter javën e kaluar.

Drjetori i CIA-s Brennan i tha gazetës Wall Street Journal, se presidentët pritet që t’i sfidojnë konkluzionet e komunitetit të zbulimit, por se ai nuk i pranon akuzat për pandershmëri dhe mungesë të integritetit.

“Thuaju familjeve të atyre 117 oficerëve të CIAs që janë përjetësuar përgjithmonë në piedestalin e nderit, se të dashurit e tyre që dhanë jetën janë të ngjashëm me nazistët”, – tha Brennan.

Brennan tha në një intervistë të dielën se zoti Trump nuk e kupton sa duhet kërcënimin që përbën Rusia për botën dhe nënvlerësoi dëshirën e tij për të folur dhe për të shkruajtur mesazhe në twitter, duke thënë se kjo nuk është në interesat amerikane.

Analiza e Bugajskit: Pas provokimit të Serbisë qëndron Rusia

Analisti i njohur politik, Janusz Bugajski, nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, që është njohës shumë i mirë i politikave Euroaziatike, në një deklarim për RTK ka folur për provokimet e fundit serbo-ruse në Kosovë dhe rajon.

Bugajski konsideron se provokimi i Serbisë mund të jetë me pasoja ndërkombëtare.

“Pa miratimin e Prishtinës asgjë nuk mund të dërgoni njëanshmërisht në një shtet të pavarur. Do të ketë pasoja. E pasojat nuk do të jenë vetëm bilaterale por duhet të jenë pasoja ndërkombëtare. Me pak fjalë Serbia do t’i bartë pasojat në marrëdhëniet e saja me Shtetet e Bashkuara ashtu edhe me BE-në”, ka thënë Bugajski.

I pyetur nëse BE-ja duhet të reagojë kundër Serbisë, Bugajski thotë se  patjetër që BE-ja duhet ta qortojë shtetin serb…

“Mendoj se për momentin përgjigja e BE-së ka qenë e dobët, private dhe mendoj se ajo që duhet është një lloj deklaratë e madhe publike nga liderët e BE-së nga Brukseli por edhe nga Berlini ku thuhet qartazi se këto lloj veprimesh do ta çojnë prapa progresin e Serbisë drejt Bashkimti Evropian, do ta destabilizojë rajonin e Ballkanit, do ta promovojë agresionin dhe korrupsionin rus dhe kjo do të çojë drejt përkeqësimit të mëtejshëm të kushteve ekonomike për serbët por edhe për fqinjët e tyre. Përgjigja e BE-së duhet të jetë shumë e ashpër”, tha ai.

Sipas tij Serbia e Rusia po provokojnë trazira në Ballkan.

“Do të thoja se ky është fillimi i një serie të provokimeve jo vetëm nga Serbia por edhe nga Rusia. Do ta shohim këtë në Bosnje, Maqedoni, e kemi parë këtë në Mal të Zi. Andaj pres që në Ballkan, gjatë këtiji vitit të ketë një gjendje trazirash”.

Më tej analisti Bugajski mendon se treni ishte provokim rus për SHBA në prag të tranzicionit Obama-Trump.

“Mendoj se provokimi përmes këtij treni që ishte nisur nga Serbia për në Kosovë, ky provokim është pjesë e një aksioni më të gjerë nga Rusia për ta vënë në provë administraten amerikane, siç e dini këtu në  Ëashington e kemi një tranzicion mes ekipeve të Obamas dhe Trumpit dhe mendoj se Beogradi dhe Moska po kalkulojnë se Trumpi mund të jetë më i përshtatshëm për interesat e Rusisë dhe poashtu më i përshtatshëm edhe për interesat e Serbisë në Ballkan. Andaj mendoj se e tërë kjo aventura e trenit është një test jo vetëm për Kosovën por edhe për Uashingtonin dhe mendoj se përgjatë javëve dhe muajve të ardhshëm mund të presim më shumë provokime teksa ekipi i ri i Trumpit e merr detyrën zyrtare dhe i formulon politikat e veta. Rusia e shikon këtë si një mundësi për të futur spica në rajon me qëllim të ndjekjes së interesave të saja speciale”, tha ai

Bugajski mendon se reagimi i Prishtinës kidhur me trenin ishte shte i duhuri, por thotë se duhet të jetë reagim i fortë.

“Duhet të sqarohet se çfarëdolloj veprimi, jo vetëm treni, në territorin e Kosovës, pas miratimin dhe pajtimin e qeverisë e minon pavarësinë e Kosovës, integritetin territorial dhe kjo nuk do të tolerohet. Mendoj se qeveria duhet të jetë shumë e fuqishme në këtë sepse në muajt e ardhshëm do të sfidohet nga Serbia në mënyra të tjera. Pra më e fuqishme, e vendosur dhe e bashkuar, mendoj se duhet të kërkojë mbështetjen nga opinioni publik”.

Ndërsa reagimin e Brukselit e quan tepër të butë.

“Reagimi i deritanishëm i Brukselit ka qenë tepër i dobët, tepër i vakët dhe privat. Duhet të jetë publik. BE qartazi duhet të thotë dukshëm se çfarëdolloj provokimi nga Serbia e pengon rrugën e saj drejt BE-së, e destabilizon tërë rajonin e Ballkanit, e promovon agresionin rus dhe e promovon degjenerimin e mëtejshëm të kushteve ekonomike për Serbinë dhe fqinjët e saj”, tha Bugajski.

“Mendoj se për momentin marrëdhëniet janë në vendnumëro dhe në këtë pikë nuk shoh asnjë lloj zhvillimi, derisa nuk do të ketë ndonjë shtysë të madhe ose nga Brukseli ose nga Ëashingtoni. Me pak fjalë Serbia duket se po e bllokon normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Kosovën por nuk duhet lejuar që kjo ta lëndojë Kosovën, duhet ta lëndojë vetë Serbinë dhe mendoj se këtu roli i BE-së është absolutisht qenësor”, tha Bugajski për RTK.

Trump: Sigurimi Shëndetësor për të gjithë, pothuajse gati

Presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump thotë se plani i tij për të zëvendësuar programin shëndetësor të presidentit Obama është formuluar deri në hollësitë më të vogla dhe do të paraqitet së shpejti.

Në një intervistë me gazetën Uashington Post, zoti Trump thotë se qëllimi i tij është krijimi i një sigurimi shëndetësor për të gjithë, por nuk pranoi të japë hollësi.

Në intervistë zoti Trump thekson se ulja e kostos së shërbimit shëndetësor mund të arrihet nëpërmjet trysnisë publike ndaj kompanive farmaceutike për të ulur çmimet e barnave.

Shfuqizimi i Aktit të Kujdesit të Përballueshëm Shëndetësor, i njohur gjithashtu si Obamacare, është përparësi kryesore që në fillim të mandatit të zotit Trump në Shtëpinë e Bardhë. Programi shëndetësor u miratua nga Kongresi në vitin 2010, kur demokratët ishin në kontroll. Por tani republikanët kanë shumicën në Senat dhe në Dhomën e Përfaqësuesve, dhe me zotin Trump si president, ata mund të marrin masa për të reformuar sistemin shëndetësor.

Javën e kaluar, Kongresi miratoi hapat e para drejt shfuqizimit të Aktit të Kujdesit të Përballueshëm Shëndetësor, edhe pse republikanët nuk kanë paraqitur një plan të qartë për të zëvendësuar programin Obamacare, i cili u dha sigurime shëndetësore më shumë se 20 milionë amerikanëve.

35 fjalët që e bëjnë Trumpin president të SHBA

Të premten, më 20 janar, është Dita e Inaugurimit të Presidentit të Zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump.

Dhe në një artikull të publikuar në CNN, janë treguar 35 fjalët të cilat e bëjnë Donald Trump një president.

Këto janë ato:

“Betohem solemnisht (apo deklarohem) se me besnikëri do të udhëheq Zyrën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara, dhe do të jap më të mirën e aftësisë sime për të ruajtur dhe mbrojtur Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara”.

Senati nxiton të konfirmojë të emëruarit e zotit Trump

Pak ditë përpara betimit të Presidentit të ri Donald Trump, Senati me shumicë republikane po punon me ritëm të shpejtë për të konfirmuar të emëruarit që do të jenë pjesë e rrethit të brendshëm të administratës së re.

Uashingtoni po përgatitet për t’i dhënë lamtumirën një Presidenti dhe të mirëpresë një President të ri ndërsa nuk dihet se sa prej anëtarëve të kabinetit Trump do të jenë të konfirmuar në detyrë, përpara se ai të hyjë në Shtëpinë e Bardhë. Ligjvënës kryesorë republikanë kanë shqetësime për lidhjet me Rusinë e të të emëruarit për Sekretar Shteti, Rex Tillerson.

“A mendoni se Vladimir Putin dhe shpura e tij janë urdhëruesit e vrasjeve të panumërta të disidentëve, gazetarëve dhe kundërshtarëve politikë?” pyeti Senatori Marco Rubio.

“Nuk disponoj informacion të mjaftueshëm për të deklaruar një gjë të tillë”, u përgjigj zoti Tillerson.

“Këto nuk janë të klasifikuara. Ata njerëz kanë vdekur”, shtoi Senatori Rubio.

Republikanët kanë një anëtar më shumë në Komisionin e Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit. Ndërsa pritet që të gjithë anëtarët demokratë të kundërshtojnë zotin Tillerson, emërimi i tij mund të bllokohet nëse vetëm një republikan voton kundër.

“Nëse duam të kemi qartësi morale në politikën tonë të jashtme, atëherë duhet të jemi të qartë. Jam gati të bëj gjënë e duhur dhe jo nga pikëpamja partiake,” deklaroi Senatori republikan Marco Rubio.

Të emëruar të tjerë mund të konfirmohen në ditët në vazhdim, pas dëgjesave të trazuara. Disa demokratë kanë shpallur kundërshtitë ndaj emërimit për Prokuror të Përgjithshëm të Senatorit republikan Jeff Sessions.​

“Nëse konfirmohet Senatori Sessions, jam thellësisht e shqetësuar për fatin e njerëzve me paaftësi fizike, me origjina të ndryshme racore, apo orientime të ndryshme seksuale”, deklaroi Senatorja demokrate Tammy Duckworth.

Por, duket se zoti Sessions do të konfirmohet nëse republikanët vazhdojnë ta mbështesin.

“Ai është një njeri me nder dhe integritet, i përkushtuar ndaj zbatimit besnik dhe të drejtë të ligjit”, tha Senatori republikan Chuck Grassley.

Disa të emëruar pritet të konfirmohen me mbështetje dypartiake, si p.sh. i emëruari për Sekretar Mbrojtjeje, Gjenerali James Mattis.

“Janë duke u zvogëluar hapësirat për bashkëpunim, ndërsa po shtohen fushat ku do të na duhet të përballemi me Rusinë”, deklaroi zoti Mattis.

Po kështu edhe i emëruari për drejtor i CIA-s, Ligjvënësi Mike Pompeo.

“Është e qartë se çfarë ndodhi, se si Rusia u përpoq të vidhte informacion dhe të ndikonte në demokracinë amerikane”, tha zoti Pompeo.

Ndërsa po përgatitet për të bërë betimin, zoti Trump po rrezaton vetëbesim për ekipin e tij.

“Na duhen njerëz të suksesshëm. Këta u bënë të tillë sepse janë të mençur. Jam shumë krenar për kabinetin. Mendoj se po ja dalin shumë mirë”, tha Presidenti i zgjedhur.

Gjatë kësaj jave, Senati do të mbizotërohet nga seancat e votimit për konfirmimet, ndërsa jashtë godinës së Kapitolit po bëhen rregullimet e fundit për inaugurimin.

Biden: Bota të ngrihet kundër ‘agresionit rus’

Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ngrihet kundër, siç tha, agresionit rus, ndërsa i kërkoi administratës së re amerikane të Donald Trumpit që të jetë mbështetëse e fuqishme e Ukrainës.

Biden i bëri këto komente në Kiev, në vizitën e fundit si nënkryetar.

Ai tha se sanksionet amerikane kundër Rusisë, për shkak të aneksimit të Gadishullit ukrainas të Krimesë dhe përfshirjes së Moskës në konfliktin në lindje të Ukrainës, duhet të mbeten në fuqi derisa Moksa të zbatojë plotësisht Marrëveshjen e Minskut për Paqe në Ukrainë.

Biden tha se është e vështirë mbështetja në këtë marrëveshje kur dihet se Rusia refuzon t’i përmbahet asaj.

Duke folur pranë presidentit të Ukrainës, Petro Poroshenko, Biden tha se Ukraina duhet të vazhdojë të angazhohet për sundim të ligjiit dhe luftim të korrupsionit.

Poroshenko falënderoi Bidenin për mbështetjen e palëkundur për Ukrainën dhe falënderoi SHBA-në për zgjatjen e sanksioneve kundër Rusisë.

Trumpi do marrëveshje bërthamore me Rusinë

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se mund t’iu japë fund disa sanksioneve ekonomike kundër Rusisë, në këmbim te një marrëveshjeje me presidentin rus, Vladimir Putin, për të reduktuar armët bërthamore.

Ai tha se do që arsenalet bërthamore të SHBA-së dhe Rusisë të “reduktohen ndjeshëm”.

Trump dha detaje për synimet e tij në politikën e jashtme në një intervistë për gazetën britanike Times dhe atë gjermane Bild.

Trump kritikoi Moskën për ndërhyrjen e saj ushtarake në luftën civile të Sirisë, duke e përshkruar atë si “një gjë shumë të keqe”, e cila ka çuar në “situatë të tmerrshme humanitare”.

Presidenti i zgjedhur po ashtu tha se NATO-ja është “vjetruar” dhe se nuk ka bërë shumë për të luftuar terrorizmin. Megjithatë, ai shtoi se aleanca është ende “shumë e rëndësishme” për të.

Trump përsëriti kritikat e tij se shumë vende anëtare të NATO-s nuk paguajnë mjaftueshëm për sigurinë e tyre.

Ai lavdëroi daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian dhe tha se politikat liberale të bllokut ndaj emigrantëve mund të bëjnë që edhe vende të tjera të lënë BE-në.

Trump tha se britanikët nuk do ta braktisnin BE-në po të mos ishin përfshirë nga kriza me migrantë.

Trump tha se kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka bërë “gabim katastrofik” me pranimin e mbi një milion migrantëve në vend, në vitin 2015.

Ai tha se Merkel, deri më tash, ka qenë udhëheqësja më e rëndësishme e Evropës dhe se Bashkimi Evropian është bërë mjet për Gjermaninë.

Duke u ndalur te Lindja e Mesme, Trump dënoi pushtimin e Irakut më 2003 dhe tha se ai mund të ketë qenë gabimi më i keq në historinë e SHBA-së.

Trump tha se do të emërojë dhëndrrin e tij, Jared Kushner, për të ndërmjetësuar marrrëveshjen e paqes në Lindjen e Mesme.

Ai po ashtu theksoi se prioritet i tij do të jetë krijimi i marrëveshjeve më të drejta tregtare për SHBA-në dhe forcimi i kufijve.

“Njerëzit nuk duan që të vijnë njerëz të tjerë dhe të shkatërrojnë vendin e tyre. Ne do t’i forcojmë kufijtë nga dita që marr detyrën”, tha Trump.

Presidenti i zgjedhur, Donald Trump, do të marrë detyrën e presidentit të 45-të të Shteteve të Bashkuara më 20 janar.

Paraardhësi i tij, Barack Obama, përfundon detyrën pas dy mandatesh katërvjeçare.

Përgatiti: Valona Tela

William Walker: Ja pse më nuk flas me Thaçin (Video)

Njeriu që alarmoi botën për atë që ndodhi në Reçak ishte ish-ambasadori William Walker.

Njeriu që e nderojnë shumë kosovarët nuk ka raporte të mira me disa nga politikanët e vendit.

Të shtunën, gjatë përurimit të shtatores së tij në Reçak, ish ambasadori u tregua që nuk e ka mik presidentin Hashim Thaqi.

Atë, asnjëherë nuk e përshëndeti.

 

Ligjëvënësit Lewis, Van Hollen flasin kundër Presidentit të zgjedhur

Disa ditë para ceremonive në Shtetet e Bashkuara për nder të udhëheqësit të Lëvizjes së të Drejtave Civile afrikano-amerikane, Martin Luther King, Jr., Donald Trumpi kritikoi ligjvënësin John Lewis, një tjetër udhëheqës për të drejtat civile.

Kritikat u bënë pasi zoti Lewis tha se ai nuk e konsideron zotin Trump “president legjitim” për shkak të asaj që Lewis beson se ishin përpjekje të Rusisë për të ndihmuar zotin Trump të fitonte presidencën.

Në një intervistë të premten në emisionin Meet the Press të rrjetit NBC, që transmetohet të dielën, zoti Lewis tha “Unë besoj se duhen bërë përpjekje për të punuar me të tjerët. Por do të jetë e vështirë. Do të jetë shumë e vështirë. Unë nuk e konsideroj presidentin e zgjedhur si president legjitim”.

Në disa postime në Twitter të shtunën në mëngjes, presidenti i zgjedhur tha se në vend që ta kritikojë atë, ligjvënësi Lewis duhet të përqëndrohet t’u shërbejë njerëzve që ai përfaqëson.

Një tjetër ligjvënës demokrat foli kundër presidentit të zgjedhur duke thënë “Ne nuk do ta lejojmë Donald Trump-in të groposë imazhin e Statujës së Lirisë”. Komenti u bë të shtunën nga senatori Chris Van Hollen i Merilendit, në një kishë historike afrikano-amerikane në qendër të Uashingtonit.

Zoti Van Hollen po fliste në një nga dhjetra tubimet dhe protestat e mbajtura në të gjithë Amerikën të shtunën, gjashtë ditë para inaugurimit të presidentit të ri.

Donald Trump u bë një figurë polarizuese gjatë fushatës së tij me komentet anti-emigrantëve, premtimet e tij për të ndërtuar një mur në kufirin me Meksikën, dhe premtimit të tij për të marrë masa të ashpra kundër myslimanëve që vijnë në vend.

Në Uashington, kleriku Al Sharpton udhëhoqi një marshim po ashtu të shtunën. “Ne kemi ardhur t’i themi demokratëve dhe republikanëve të moderuar në Senat dhe Dhomën e Përfaqësuesve që të bëhen të guximshëm”, tha ai duke i bërë thirrje politikanëve që të mos lejojnë zotin Trump dhe përkrahësit e tij republikanë të ndërmarrin projekt-ligje që do të veprojnë kundër interesave të të varfërve dhe klasës punëtore.

Një ditë pas inaugurimit të zotit Trump, më 21 janar, rreth 200 mijë njerëz nga i gjithë vendi priten të marrin pjesë në Marshimin e Grave për të protestuar presidencën e re.

Që nga fitorja befasuese e zotit Trump në nëntor, protesta kundër presidencës së tij janë mbajtur rregullisht në të gjithë vendin.


Send this to a friend