VOAL

VOAL

Kompanitë amerikane iniciativë ligjore kundër ndalimit të vizave

Google, Apple, Microsoft, Facebook, Twitter, Intel dhe Netflix, pretendojnë se ndalesa për vizat e vendosur nga Trump është në shkelje të ligjeve të emigracionit në vend

NEW YORK -Mësohet se 97 kompani amerikane kanë ndërmarrë një iniciativë ligjore kundër zbatimit të vizave dhe ndalesës së hyrjes në vend, pasi presidenti amerikan Donald Trump kishte vendosur për 7 vendet islame.

Në një deklaratë të përbashkët të nënshkruar edhe nga drejtuesit e kompanive të mëdha amerikane si Google, Apple, Microsoft, Facebook, Twitter, Intel dhe Netflix, pretendohet se ndalesa për vizat e vendosur nga Trump është në shkelje të ligjeve të migracionit në vend dhe të kushtetutës së SHBA-ve.

Në deklaratë vihet në dukje se dekreti i Trumpit ka krijuar ndryshime të menjëhershme në ligjet amerikane dhe se mund të dëmtojë seriozisht kompanitë amerikane.

Deklarata e nënshkruar nga drejtuesit e kompanive, është paraqitur në Gjykatën e Apelit të rajonit numër 9 në San Francisko.

Ekspertët duke tërhequr vëmendjen se kjo iniciativë ligjore nuk është një padi e hapur kundër Trumpit, kanë theksuar se drejtuesit e kompanive kanë kërkuar që deklarata e nënshkruar të merret në konsideratë nga Gjykata e Apelit.

Rikujtojmë se prokurori federal James Robart i qytetit Seatle në Washington, të premten e kaluar kishte pezulluar ndalesën e vizave të presidentit amerikan Donald Trump. Ndërsa Departamenti Amerikan i Drejtësisë kishte bërë ankimim në Gjykatën e Apelit të San Franciscos për rivendosjen në zbatim të kësaj ndalese, por gjykata për çështjen në fjalë mëngjesin e të dielës kishte refuzuar kërkesën. aa

Kerry, Albright e nxisin Gjykatën ta vazhdojë bllokimin e ndalim udhëtimit të Trumpit

Ish Sekretarët amerikan të Shtetit, John Kerry dhe Madeleine Albright

Ish-sekretarët amerikanë të shtetit, John Kerry dhe Madeleine Albright, janë pjesë e një grupi të demokratëve që i kanë bërë thirrje Gjykatës së Apelit ta vazhdojë ndalimin e aspekteve kyçe të urdhërit kundërthënës ekzekutiv të presidentit Donald Trump për imigrimin, përfshirë edhe ndalimin e hyrjes në SHBA të qytetarëve nga shtatë vende me popullatë kryesisht myslimane dhe pezullimin e gjithë programit të refugjatëve të SHBA-së.

Gjykata e Apelit në Qarkun e nëntë në San Francisko po e shqyrto çështjen pas një gjykatës në Seattle, Washington, vendosi se udhëtarët nga Irani, Iraku, Libia, Somalia, Sudani, Siria dhe Jemeni si dhe refugjatët e verifikuar nga të gjitha shtetet munden, tani për tani, të vazhdojnë të hyjnë në Shtetet e Bashkuara

Urdhëri i gjykatësit është kundërshtuar fuqishëm nga Trump, i cili më 5 shkurt ka paralajmëruar se gjykatat mund ta vënë Amerikën në “rrezik”

Dhjetë ish zyrtarë të lartë kanë shprehur shqetësimet e tyre në deklaratën e përbashkët që e kanë dorëzuar në gjykatën e San Franciscos më 6 shkurt, duke thënë se urdhëri ekzekutiv i 27 janarit është i “konceptuar keq, i implementuar dobët dhe sqaruar keq”.

Ata kanë shtuar se urdhëri dëmton sigurinë kombëtare duke thënë se “mund të rrezikojmë përpjekjet tona ushtarake duke dërguar mesazh ofendues” tek irakianët që punojnë me forcat amerikane të cilët janë duke luftuar kundër grupit ekstremist Shteti Islamik.

“Urdhëri ka të ngjarë të ushqejë narracionin e rekrutimit të IS-it dhe ekstremistëve të tjerë që thonë se SHBA-ja është në luftë me Islamin”, thonë ata.

Avokatët e kompanive të njohura amerikane të teknologjisë si Apple, Google dhe Microsoft, gjithashtu kanë dorëzuar argumentet e tyre në Gjykatën e Apelit në San Francisco, duke thënë se urdhëri i Trumpit “shkakton dëm të madh në bizneset amerikane”.

Më 4 shkurt, gjykata e apelit e ka hedhur poshtë kërkesën e Departamentit të Drejtësisë për rikthimin në funksion të ndalim udhëtimit, me arsyetimin se palët duhet të dorëzojnë argumente shtesë deri më 6 shkurt.

Pas dorëzimit të argumenteve shtesë, gjykata do të dalë shumë shpejtë me vedimin i cili sidoqë të jetë mund të përfundojë në Gjykatën Supreme të SHBA-së.

Kritika ndaj Trumpit për mbështetjen e tij për Putinin

Donald Trump gjatë një paraqitjeje të mëparshme në programin e gazetarit O’Reilly

Presidenti amerikan, Donald Trump, është ballafaquar me kritika nga republikanët dhe demokratët për komentet e tij me të cilat e mbrojti presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, gjatë një interviste televizive.

Në intervistën e transmetuar mbrëmë, gazetari i rrjetit FOX News, Bill O’Reilly, e pyeti Trumpin se a e respekton Putinin.

Kur Trump tha se e respekton, O’Reilly iu kundërvu duke thënë “por ai është vrasës, megjithatë” dhe ka shtuar se “Putin është vrasës”.

Trump është përgjigjur: “Ka shumë vrasës. Ne kemi shumë vrasës” dhe e ka pyetur gazetarin “çka mendoni, vendi ynë është aq i pafajshëm”?

Këtë çështje e ka komentuar lideri republikan në Senatin e Shteteve të Bashkuara, Mitch McConnell.

“Nuk mendoj se ekziston barazi me mënyrën se si rusët e udhëheqin vetveten dhe mënyra me të cilën këtë e bëjnë Shtetet e Bashkuara”, tha McConnell.

“Ai është ish-agjent i KGB-së, bandit, nuk është zgjedhur në mënyrën që pjesa më e madhe e njerëzve e konsiderojnë zgjedhje kredibile”, i tha senatori McConnell rrjetit CNN.

Senatori tjetër republikan, Ben Sasse, nga Nebraska, i cili shpeshherë ishte kritik ndaj Trumpit, po ashtu, i ka kritikuar komentet e presidentit amerikan.

“Nuk ka ekuivalencë morale ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vendit me dashurinë më të madhe për liri në histori të botës, dhe banditëve vrasës, që janë në mbrojtje të nepotizmit të Putinit”, i tha Ben Sasse rrjetit televiziv, ABC.

Ish-ambasadori amerikan në Rusi, Michael McFaul, njëherësh këshilltar i ish-presidentit, Barack Obama, komentet e presidentit Donald Trump, i ka përshkruar si “të neveritshme”.

Trumpi dhe Stoltenbergu biseduan për Ukrainën

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar mbrëmë se presidenti amerikan, Donald Trump, dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, kanë biseduar me telefon për konfliktin në pjesën lindore të Ukrainës.

Mëtutje, në kumtesë theksohet se “është diskutuar potenciali për zgjidhjen paqësore të konfliktit”, në pjesën lindore të Ukrainës, pa dhënë detaje të tjera.

Zoti Trump, i cili në të kaluarën e ka kritikuar aleancën, gjatë bisedës telefonike ka shprehur “mbështetje të fuqishme” për NATO-n, por ka kërkur që aleatët të kontribuojnë më tepër financiarisht.

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se Donald Trump është pajtuar, që në muajin maj të marrë pjesë në samitin e liderëve të vendeve anëtare të NATO-s në Evropë.

SHBA: Trumpi vazhdon t’i sulmojë gjykatat

Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka sulmuar gjykatat federale për të dytën ditë me radhë, pasi gjyqtarët e bllokuan përpjekjen e tij për implementimin e ndalesës kundër hyrjes në Shtetet e Bashkuara për shtetasit e 7 vendeve me popullatë shumicë myslimane dhe për refugjatët.

Mbrëmë vonë, zoti Trump ka tërhequr vërejtjen se gjykatat mund t’i vendosin amerikanët në “rrezik”.

“I kam dhënë udhëzime sigurisë së brendshme për t’i kontrolluar njerëzit që hyjnë në vendin tonë me shumë kujdes”, ka shkruar Donald Trump në rrjetin Twitter dhe ka shtuar se “gjykatat po e vëshirësojnë shumë punën tonë”.

Më 27 janar, presidenti amerikan, Donald Trump, e ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv me të cilin përkohësisht u ndalohet hyrja të gjithë refugjatëve dhe udhëtarëve nga 7 vende, me popullatë shumicë myslimane: Irani, Iraku, Libia, Somalia, Sudani, Siria dhe Jemeni.

Ky udhëzim ka shkaktuar protesta në Shtetet e Bashkuara dhe jashtë saj.

Më 3 shkurt, gjyqtari federal në Sietël, James Robart, e ka bllokuar këtë urdhër në gjithë vendin, në pritje të shqyrtimit më të gjërë juridik.

Departamenti i drejtësisë i Shteteve të Bashkuara është ankuar kundër këtij vendimi.

Por, vonë më 4 shkurt, një gjykatë e apelit në San Francisko e ka refuzuar ankesën dhe e ka rivendosur ndalesën e zbatimit të urdhërit.

Pence: Irani të mos e testojë përkushtimin e presidentit Trump

Nënpresidenti amerikan, Mike Pence, presidenti Donald Trump dhe Sekretari i Mbrojtjes, James Mattis

Nënpresidenti amerikan, Mike Pence e ka paralajmëruar Iranin që “të mos e testojë përkushtimin” e administratës së Donald Trump, disa ditë pasi Washingtoni ka vendosur sanksione ndaj republikës islamike si reagim ndaj testimit të një rakete balistike.

Pence e ka bërë paralajmërimin në një intervistë që është bërë sot derisa kanë filluar të rriten tensionet në mes të dy vendeve.

“Irani do të bënte mirë që të shikonte kalendarin dhe të kuptojë se në Zyrën Ovale tani është një president i ri. Dhe, Irani do të bënte mirë që të mos e testojë përkushtimin e presidentit të ri”, ka thënë Pence për “ABC News”.

Parlajmërimi u bë pasi Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis e ka quajtur Iranin si “sponsorin më të madh shtetëror të terrorizmit në botë”.

I pyetur nga “ABC News”, se si do i përgjigjej SHBA-ja ndonjë provokimi nga Irani, Pence është përgjigjur: “presidenti ka thënë se çdo opsion do merret parasysh” – përfshirë edhe veprimet ushtarake.

Pence gjithashtu ka thënë se Uashingtoni është duke e kontrolluar marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 që e obligon Iranin të kufizojë aktivitetet bërthamore në këmbim të lehtësimit të sanksioneve.

Pence ka thënë se për këtë, presidenti Trump do e marrë një vendim gjatrë ditëve në vijim.

Teherani e ka hedhur poshtë se testimi i raketës balistike e ka shkelur rezolutën e Këshillit të Sigurimit që e ka arritur me gjashtë fuqitë botërore, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara.

Presidenti Trump flet për marrëdhënien e mundshme me Putinin dhe Rusinë

Presidenti Donald Trump thotë se megjithëse e “respekton” Presidentin rus Vladimir Putin, ata mund të mos kenë domosdoshmërisht një marrëdhënie të mirë.

Në një intervistë për televizionin Fox News, presidenti Trump tha se “është më mirë të kesh marrëdhënie pozitive me Rusinë dhe nëse Rusia na ndihmon në luftën kundër ISISI-it, një luftë madhore dhe në atë ndaj terrorizmit islamik kudo në botë, do të ishte diçka e mirë”. Por ai shtoi se nuk e di nëse do të merret vesh me të.

I pyetur për mizoritë e kryera nga zoti Putin në të kaluarën dhe se si mund ta respektonte presidenti Trump atë, duke njohur historinë, zoti Trump e krahasoi Rusinë me Shtetet e Bashkuara.

Presidenti Trump tha se edhe në Shtetet e Bashkuara ka plot vrasës. “Si mendoni ju, se vendi ynë është aq i pafajshëm?” tha ai sipas disa pjesëve të intervistës që Fox News i publikoi, para transmetimit të plotë të saj pas disa orësh.

Kreu i shumicës republikane në Senat, Mitch McConnell, iu përgjigj këtyre komenteve në një intervistë për CNN-in, duke thënë se “nuk ka asnjë barazvlerë” mes Shteteve të Bashkuara dhe Putinit.

SHBA, Apeli hodhi poshtë kërkesën e Trumpit për dekretin kundër emigracionit

Gjykata e Apelit në San Francisco refuzoi ankesën dhe kërkoi nga shteti federal Washington si dhe nga administrata e Donald Trumpit që deri të hënën pasdite të dorëzojnë më shumë argumente lidhur me ankesën e tyre

SAN FRANCISCO – Gjykata amerikane e Apelit ka hedhur poshtë të dielën kërkesën e Departamentit të Drejtësisë i cili ka kërkuar që të rivendoset në fuqi rregullorja për ndalesë të hyrjes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të refugjatëve dhe shtetasve të shtatë shteteve me shumicë myslimane, transmeton Anadolu Agency (AA).

Të shtunën administrata e Trumpit ankimoi në mënyrë zyrtare verdiktin e gjykatës federale e cila bllokoi ndalesën që e nënshkroi Trump, me të cilën nuk lejohej hyrja në SHBA për shtetasit e shtatë shteteve me popullsi kryesisht muslimane.

Më herët, Trump premtoi se do të kthejë prapa vendimin e lëshuar nga gjykatësi federal, James Robart.

Gjykata e Apelit në San Francisco refuzoi ankesën dhe kërkoi nga shteti federal Washington si dhe nga administrata e Donald Trumpit që deri të hënën pasdite të dorëzojnë më shumë argumente lidhur me ankesën e tyre.

Më 20 janar Donald Trump zyrtarisht mori postin e presidentit të SHBA-ve dhe gjatë javës së parë të detyrës, ai nënshkroi 15 dekrete të cilat i kishte premtuar në fushatë.

Në mesin e tyre është edhe dekreti me të cilën përkohësisht ndalohet hyrja në shtet të refugjatëve dhe qytetarëve nga të ashtuquajturat “shtete që kanë lidhje me terrorizmin”, Iraku, Libia, Siria, Irani, Sudani, Somalia dhe Jemeni.

Trumpi e mbron Putinin, thotë SHBA ka “vrasës” gjithashtu

Presidenti amerikan, Donald Trump e ka hedhur poshtë përshkrimin e presidentit rus, Vladimir Putin si “vrasës”, duke thënë se Shtetet e Bashkuara kanë “shumë vrasës”, gjithashtu.

Intervista e plotë do të transmetohet nga televizioni Fox më 5 shkurt, pak para ndeshjes së kampionatit të futbollit amerikan e njohur si “Super Bowl”, ndërsa disa pjesë të saj janë transmetuar mbrëmë.

Në një nga pjesët e transmetuara, intervistuesi Bill O’Reilly e pyet Trumpin nëse ai e respekton Putinin?

“Unë e respektoj atë”, ka thënë ai dhe ka shtuar, “por, unë respektoj shumë njerëz. Kjo nuk do të thotë se do ia kalojë mirë me të”.

“Unë them që është më mirë t’ia kalojmë mirë me Rusinë, dhe nëse Rusia na ndihmon në luftën kundër (militantëve të Shtetit Islamik), që është një luftë e madhe, dhe terrorizmin islamik në tërë botën…kjo është një gjë e mirë”, ka thënë Trump gjatë intervistës.

O’Reilly më pas insiston, “po ai është vrasës, megjithatë. Putin është vrasës”.

“Ka shumë vrasës. Ne kemi shumë vrasës”, reagon Trump dhe shton “Çfarë mendon ti? Vendi ynë është shumë i pafajshëm?”rel

Trump – Poroshenkos: SHBA do punojë ta rikthejë paqen në Ukrainë

Shtëpia e Bardhë njofton se presidenti Donald Trump i ka thënë homologut të tij ukrainas, Petro Poroshenko se Shtetet e Bashkuara do të punojnë që t’i japin fund konfliktit në Ukrainen lindore, afër kufirit me Rusinë.

“Ne do të punojmë me Ukrainën, Rusinë dhe të gjitha palet e përfshira për t’i ndihmuar ata që të rivendosin paqen përgjatë kufirit”, ka thënë Trump ne komunikatën e publikuar.

Njoftimi ka shtuar se të dy liderët kanë diskutuar mundësinë e takimit në të ardhmen e afërt.

Ndërkaq, komunikata e zyres së presidentit Poroshenko thotë se të dy liderët kanë “nënvizuar nevojën urgjente të vendosjes së një armëpushimi të plotë” për tërë rajonin.

Presidenti ukrainas e ka falenderuar Trumpin për “përkrahjen e tij të fuqishme për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës”, thotë më tej komunikata.

Thirrja telefonike ka ndodhur në kohën kur janë shtuar luftimet në mes të trupave ukrainase dhe separatistëve pro rusë që gjatë një jave të eskalimit ka marrë jetën e 35 personave.

Ukraina ka shprehur shqetësimin se Trump mund të heq disa prej sanksioneve që i janë vendosur Rusisë pasi Moska e aneksoi ilegalisht gadishullin ukrainas të Krimesë në vitin 2014.

Trump rregullisht ka shprehur dëshirën për përmirësimin e marrëdhënieve me Moskën. Biseda telefonike është bërë një javë pas telefonatës që Trump e ka pasur me presidentin rus, Vladimir Putin.

Më 2 shkurt, ambasadorja e re e SHBA-sënë OKB, Nikki Haley ka “dënuar ashper veprimet e Rusisë” në Ukrainën lindore dhe ka paralajmëruar se sanksionet ndaj Rusisë që kanë të bëjnë me Ukrainën nuk do të hiqen derisa Krimea t’i kthehet Kievit.

“Krimea është pjesë e Ukrainës. Sanksionet tona që kanë të bëjnë me Krimenë do të mbesin në fuqi derisa Rusia ta dorëzojë kontrollin mbi gadishullin te Ukraina”, ka thënë ajo.

Së paku 9800 njerez janë vrarë prejse ka filluar konflikti në Ukrainën lindore, në prill të vitit 2014.

Kongresisti Dana Rohrabacher në letër Nikoliçit: Ndryshoni kufijtë Kosovë-Serbi

 

Kongresisti Dana Rohrabacher hedh në tryezë shkëmbim territoresh mes Serbisë dhe Kosovës

Kongresisti Dana Rohrabacher, Kryetari i Nënkomitetit mbi Evropën, Euroazinë dhe Kërcënimet e Reja në Kongresin Amerikan Letër Nikoliçit: Tensionet, ndryshoni kufijtë Kosovë-Serbi/
Lidhja Qytetare Shqiptare Amerikane, me në krye Joe dhe Shirley Dioguardi, lobi më i fuqishëm shqiptaro-amerikan në SHBA u takua me Kongresistin Dana Rohrabacher pas përplasjeve të fundit mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e arrestimit të Haradinajt dhe atë të trenit.

Kongresisti Dana Rohrabacher që është  Kryetari i Nënkomitetit mbi Evropën, Euroazinë dhe Kërcënimet e Reja në Kongresin Amerikan sjell sërish në vëmendje idene e shkëmbimit të territoreve dhe kufijve në veri.

Kongresmeni që letrën presidentit të Serbisë Tomislav Nikoliç, që Voal e ka botuar letrën, duke nxjerrë në pah provokimet serbe ndaj Kosovës thekson:

“Një tjetër shembull negativ së fundmi ishte treni me shkrime provokuese që u nis drejt veriut të Kosovës. Në vend që të përpiqeni që të fusni Kosovën në një luftë për sovranitetin e saj, në një zonë me shumicë popullsie serbe, të dyja palët duhet të kërkojnë një ndryshim të kufirit verior, që ka dobi të ndërsjelltë dhe do të rezultonte me më tepër serbë në Serbi dhe me më tepër kosovarë në Kosovë. Ky opsion është në dispozicion dhe nuk duhet të injorohet.”

Ligjvënësi amerikan, nënvizon se në letrën drejtuar Presidentit serb Nikoliç se arrestimi i Haradinajt, me një mandat te vjeter 13-vjeçar, është minim sigurisë të paqes dhe stabilitetit në rajon:

“Përpjekja për të burgosur Haradinajn si “kriminel lufte”, pasi ai është shpallur dy herë i pafajshëm nga Gjykata Ndërkombëtare për Krime në ish-Jugosllavi, është joproduktive dhe ngacmon një plagë të vjetër që po shkon drejt shërimit. Veprime të tilla hakmarrëse e të paarsyeshme padyshim që do të minojnë përpjekjet për sigurimin dhe ruajtjen e paqes në Ballkan.”

Kongresmeni Rohbaher, në mesazhin e fortë për kryetarin e shtetit serb, jep alarmin se veprime të tilla mund të çojnë në hapjen e kutisë së pandorës:

“Goditja ndaj një udhëheqësi të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës mund edhe të hapë rrugën për sulme të ngjashme ligjore ndaj udhëheqësve serbë të përfshirë në gjakderdhje dhe spastrim etnik gjatë konfliktit të shëmtuar dhe brutal që ka përfshirë Ballkanin pas rënies së Jugosllavisë. Përderisa po ndodhin veprime të tilla, shtohet mundësia e prishjes së rendit publik dhe madje për shpërthimin e dhunës në një shkallë të pakontrollueshme. Në vend të nxitjes së zjarreve të konfliktit, të gjitha palët në Ballkan duhet të kërkojnë pajtim, nga i cili do të përfitonte i tërë rajoni.”

Kongresmeni Rohrabacher njihet si një prej njerëzve që e ka përkrahur fort ndërhyrjen e NATO-s për çlirimin e Kosovës, duke e ngritur zërin fuqishëm në Kongresin amerikan ne mbrojtje te kauzes shqiptare. Liga Shqiptare Shqiptaro-Amerikane ka mbajtur lidhje të forta me atë dhe anëtarë të tjerë të Kongresit dhe Senatit Amerikan.

SHBA, Departamenti i Shtetit anulon ndalimin e vizave për të huajt

Personat që kanë qenë të përfshirë në vendimin e Trumpit dhe që kanë vizë mund të udhëtojnë në SHBA

WASHINGTON – Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi se të shtunën është nisur një proces për anulimin e mosdhënies të vizave për të huajt, pasi gjykatësi federal të premten pezulloi vendimin ekzekutiv të presidentit Donald Trump rreth emigracionit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Departamenti i Shtetit thekson se më shumë se 60 mijë të huaj nga shtatë vendet me shumicë myslimane që kishin viza “janë marrë përkohësisht” në përputhje me vendimin e Trumpit për mos lejim të udhëtimit në SHBA.

Departamenti i Shtetit thotë se kanë filluar të punojnë rreth kthimit të vizave, pasi që Departamenti i Drejtësisë është informuar për vendimin e gjykatësit federal. Më tej shtohet se personat që kanë qenë të përfshirë në vendimin e Trumpit dhe që kanë vizë mund të udhëtojnë në SHBA.

Vendimi i gjykatësit federal bllokon përkohësisht urdhrin ekzekutiv të Trumpit

Një gjykatës federal në shtetin e Uashingtonit vendosi të premten të bllokojë përkohësisht urdhrin ekzekutiv të presidentit Trump që ndalon hyrjen e udhëtarëve nga shtetë vende me shumicë myslimane. Presidenti amerikan reagoi nëpërmjet Twitterit se vendimi i gjykatësit është “qesharak” dhe se zotohet ta shfuqizojë.

Një zyrtar i Departamentit të Shtetit konfirmoi për Zërin e Amerikës sot se personat me viza të vlefshme do të lejohen të hyjnë në Shtetet e Bashkuara. Dhe Departamenti për Sigurinë Kombëtare, në përputhje me urdhrin e gjykatësit tha sot se do të ndërpresë ndalimin e udhëtarëve nga disa vende që ishin në qendër të urdhrit ekzekutiv të Presidentit Trump.

Gjykatësi federal i Distriktit të Shtetit të Uashingtonit, James Robart, vendosi të premten se shtetet e Uashingtonit dhe të Minesotës kanë të drejtë ligjore për të kundërshtuar urdhërin ekzekutiv të presidentit Donald Trump.

“Gjykata arrin në përfundimin se hyrja e të përshkruarve më sipër është e nevojshme dhe ky është vendimi i shtetit” tha gjykatësi Robart.

Agjencia federale për Mbrojtjen e Kufirit tha se do të veprojnë në përputhje me vendimin.

“Vendimi i gjykatësit Robart hyn në fuqi menjëherë dhe i vë një ndalesë urdhrit jokushtetues dhe të paligjshëm ekzekutiv të presidentit Trump”.

“Në sallën e gjyqit nuk mbizotëron zëri më i lartë, por kushtetuta”, i tha gazetarëve prokurori i përgjithshëm i shtetit të Uashingtonit Bob Ferguson.

Shtëpia e Bardhë më pas të premten lëshoi një deklaratë duke thënë se Departamenti i Drejtësisë “sa më shpejt të jetë e mundur” do të bëjë kërkesë për “një ndalesë emergjente të këtij vendimi revoltues”. Menjëherë paskëtaj, Shtëpia e Bardhë lëshoi një deklaratë të dytë pa fjalën “revoltues”. Deklarata gjithashtu mbrojti urdhrin ekzekutiv të presidentit Trump si “të ligjshëm dhe të përshtatshëm”.

Urdhri ekzekutiv i presidentit, i cili ndalon hyrjen e njerëzve që kanë viza dhe janë nga Iraku, Libia, Somalia, Sudani, Siria dhe Jemeni, shkaktoi protesta në aeroportet e qyteteteve të mëdha të Shteteve të Bashkuara. Zoti Trump thotë se masa është e nevojshme për të mbrojtur sigurinë e popullit amerikan nga terroristët.

Avokatët e Departamentit të Drejtësisë thonë se më shumë se 100 mijë viza janë anuluar si rezultat i urdhrit ekzekutiv të Presidentit Trump, ndërkohë që Departamenti i Shtetit thonë se ishin më pak se 60 mijë viza që u anuluan.

Qeveria e shtetit të Uashingtonit e bëri kërkesën për sfidën ligjore më parë kësaj jave, dhe shteti i Minesotës iu bashkua padisë. Raste të tjera janë paraqitur në gjykata amerikane dhe aktualisht pritet për vendimet.

Letra që Kongresmeni Rohrabacher do t’i dërgojë Presidentit të Serbisë Nikoliq për Ramush Haradinajn

Në foto lobisti i njohur Luan Bukolla me Kongresmenin Dana Rohrabacher

 

Lobisti i njohur Luan Bukolla, pranë Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane me kryetar ish-Kongresmenin Joe DioGuardi sjell letrën që Kongresmeni Amerikan do t’i dërgojë Serbisë duke protestuar për ndalimin e Ramush Haradinajt në Francë.

Ai shkruan në rrjetin social se ka qenë bashkë me Joe DioGuardin dhe zonjën e tij Shirley Cloys DioGuardi në një takim të organizuar nga LQSHA me Kongresmenin Republikan Dana Rohrabacher, i cili është Kryetari i Nënkomitetit mbi Evropën, Euroazinë dhe Kërcënimet e Reja në Kongresin Amerikan. Anëtarët e Këshillit të Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane në New York e organizuan këtë takim për të ndarë bashkë me Kongresmenin Republikan shqetësimin në lidhje me veprimet e fundit agresive nga Serbia ndaj Kosovës.

Shkak për arrestimin në Francë i ish-Kryeministrit Ramush Haradinaj, ishte një urdhër arresti, trembëdhjetë-vjeçar, i iniciuar nga Qeveria Serbe.

Kongresmeni Rohrabacher ka rënë dakord për t’i dërguar një leter të fortë në Beograd Presidentit Tomislav Nikoliq.

Letra që Kongresmeni Rohrabacher  do t’i dërgojë Nikoliqit është në dy variante shqip dhe anglisht që ne po ua sjellim lexuesit të nderuar.

Shqiptarët, plebishit online në mbrojtje të Donald Lu-së

Pas akuzave të rënda që i janë bërë Donald Lu-së nga kryeprokurori Adriatik Llalla, por edhe nga qarqe të lidhura politikisht që kanë kundërshtuar reformën në drejtësi, shqiptarët kanë dhënë një përgjigje të fortë në mbrojtje të kryediplomatit amerikan në Tiranë.

Në faqen zyrtare të Ambasadës së SHBA-së në Facebook ka patur një referendum të vërtetë përkrahjeje, që shtohet çdo moment.

Një lumë pëlqimesh, shpërndarjesh dhe komentesh, të cilat kanë bërë që postimi i ambasadës me shprehjen “SHBA nuk dorëzohet” të kthehet në lajtmotivin e ditës.

Sipas një vëzhgimi, deri në orën 00:00 të ditës së sotme, në postimin e ambasadës ka pasur 5400 pëlqime, 911 shpërndarje, dhe gati 671 komente në mbështetje të ambasadorit amerikan në Tiranë, raporton Tesheshi.

Ajo që bie në sy është se të gjitha komentet janë me llogari Facebook-u të identifikuara me emër dhe mbiemër.

Krejt ndryshe nga ata të cilët e sulmojnë, që janë përgjithësisht anonimë dhe me adresa Facebook-u të rreme.

Ja ç’shkruan një qytetar që identifikohet qartësisht:

“Z. Ambasador, kjo do jete lufte sh. e eger….mos hezitoni te therisni edhe nen arme po te jete nevoja bijte me te mire te ketij vendi per te mbrojtur te ardhmen e femijeve dhe demokracine ne kete vend te pushtuar….

.Faleminderit Zoti ju bekofte ju Zoti e bekofte Ameriken,Zoti e bekofte Shqiperine.”

Ndërkaq, një intelektual i njohur në vend, Bujar Kokonozi, i cili njihet si person jo i ndikuar nga politika, hap serinë e komenteve:

“Respekt per amb. Donald Lu. Ti kundervihesh njerezve qe LIGJIN duhet ta zbatojne te paret per pozicionet qe mbajne eshte MBIVLERE.

Turpi i mbetet asaj pjese te politikes shqiptare qe bejne kompromise me keta njerez te pacipe per interesa te tyre.”

Edhe në faqet online të portaleve shqiptare, mbështetja ndaj ambasadorit amerikan ka qenë plebishitare.

Vetëm në faqen e gazetës TemA, ka pasur me mijëra komente në mbështetje të ambasadorit amerikan.

 

DASH shpreh mbështetjen për Donlad Lu: Respektoni shtetin ligjor

I pyetur nga Zëri i Amerikës nëse veprimet e ambasadorit Lu në Tiranë përfaqësojnë qëndrime personale dhe jo të Departamentit të Shtetit, zëdhënësi në detyrë Mark Toner u shpreh se “politika e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri është të mbështesë anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian dhe kryerjen e reformave të nevojshme për arritjen e këtij synimi. Kjo përfshin reformën në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm.”Reagimi i Departamentit të Shtetit vjen një ditë pas shkëmbimit të akuzave publike mes Ambasadorit Lu dhe Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla. Ambasadori Lu e akuzoi prokurorin e përgjithshëm për pengim të reformës në drejtësi. Zoti Llalla u kundërpërgjigj duke e akuzuar zotin Lu për shantazh dhe ndërhyrje ndaj institucionit të tij.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit tha të premten se “Ambasadori Lu dhe ekipi i tijkanë punuar në partneritet me autoritetet shqiptare dhe me shoqërinë civile për të realizuar politikat dhe synimet e Shteteve të Bashuara. Departamenti i Shtetit ka besim të plotë tek ambasada dhe ambasadori në Tiranë”, u shpreh zëdhënësi.

“Shtetet e Bashkuara i bëjnë thirrje me forcë gjithë partive të respektojnë shtetin ligjor dhe procesin demokratik. Shtetet e Bashkuara duan të shohin një Shqipëri të fortë dhe të integruar plotësisht në familjen Euro-Atlantike”, përfundon zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Mark Toner.

SHBA i vë sanksione Iranit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendosur sanksione ndaj Iranit, pasi ky i fundit ka testuar një raketë balistike më 29 janar.

Departamenti i Thesarit ka bërë publike masat kundër 13 njerëzve dhe dhjetëra kompanive.

“Irani është duke luajtur me zjarr”, ka shkruar Trump më herët në Twitter.

Irani është përgjigjur duke thënë se nuk do të dorëzohet përballë kërcënimeve “të padobishme” të Amerikës nga një “person i papërvojë”.

Trump, në të njëjtin postim në Twitter, ka thënë se Qeveira e Iranit nuk e ka vlerësuar se sa e sjellshme ka qenë SHBA-ja me të.

Ky koment duket se është referencë për marrëveshjen bërthamore, që Irani ka nënshkruar me SHBA-në dhe fuqitë e tjera bërthamore.

Me këtë marrëveshje, të vitit 2015, Irani ka rënë dakord të frenojë programin bërthamor në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.

Me rezolutë të OKB-së, Iranit i ndalohet testimi i raketave me kapacitet bërthamor.

Haley: Sanksionet kundër Rusisë mbeten deri sa të kthehet Krimeja

Ambasadorja Nikki Haley në seancën e mbrëmshme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në OKB, Nikki Haley, ka shprehur “dënim të ashpër të aksioneve të Rusisë” në pjesën lindore të Ukrainës dhe ka tërhequr vërejtjen se sanksionet e ndërlidhura me Ukrainën kundër Rusisë nuk do të tërhiqen, derisa Krimeja t’i kthehet Ukrainës.

“Krimeja është pjesë e Ukrainës”, tha Nikki Haley mbrëmë në Këshillin e Siurimit të Kombeve të Bashkuara, dhe ka shtuar se “sanksionet tona të ndërlidhura me Krimenë mbesin ashtu siç janë, derisa Rusia ta kthejë kontrollin e gadishullit tek Ukraina”.

Mëtutje, ajo ka theksuar se “Ukraina Lindore, natyrisht, nuk është e vetmja pjesë e vendit që vuan për shkak të aksioneve agresive të Rusisë” dhe se “Shtetet e Bashkuara vazhdojnë ta dënojnë këtë dhe ftojnë për përfundim të menjëhershëm të okupimit rus të Krimesë”.

Ambasadorja Nikki Haley tha se është për “keqardhje” që në paraqitjen e saj të parë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ajo duhet ta dënoj Rusinë, me të cilën tha se Uashingtoni “dëshiron përmirësim të raporteve”.

Trump: asnjë mundësi nuk përjashtohet në reagimin ndaj Iranit

Shtëpia e Bardhë thotë se lëshimi i një rakete balistike nga Irani rrezikon marrëveshjen bërthamore të nënshkruar me këtë vend.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, thotë se Irani tashmë është “paralajmëruar zyrtarisht” për lëshimin e raketës balistike.

Mesazhi i tij u dha nëpërmjet Twitter, ku ai gjithashtu sërish dënoi marrëveshjen e arritur nga SHBA dhe pesë fuqi botërore duke synuar kufizimin e programit bërthamor të Iranit në shkëmbim të lehtësimit të sanksioneve.

Presidenti Trump tha se Irani duhet të jetë mirënjohës për marrëveshjen nëpërmjet së cilës përfitoi miliarda dollarë fonde që kishin qenë të ngrira.

Lëshimi i raketës u dënua dje edhe Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Michael Flynn, i cili e përshkroi si episodin më të fundit në një seri incidentesh gjatë gjashtë muajve të fundit kur Irani ka kërcënuar SHBA-në dhe aleatët në rajon. Zoti Flynn tha se udhëheqësit në Teheran patën marrë kurajo për veprime të tilla nga një marrëveshje “e dobët dhe e paefektshme”, dhe pasi vendet e tjera të përfshira nuk kanë ndërmarrë hapa ndaj ambicieve ushtarake të Iranit.

Gjatë një sesioni informuese në Shtëpinë e Bardhë, zoti Flynn akuzoi ish-Presidentin Barack Obama dhe anëtarët e administratës së tij se nuk kanë qenë të ashpër sa ç’duhet me Iranin.

Të enjten, gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë me drejtuesit ekzekutivë të kompanisë Harley-Davidson, zoti Trump tha se “asnjë mundësi nuk përjashtohet”, duke ju përgjigjur pyetjes së një gazetari në se ndërhyrja ushtarake ndaj Iranit përbënte një opsion.

Ian Lustick, profesor i shkencave politike në Universitetin e Pensilvanisë, i tha Zërit të Amerikës se Shtetet e Bashkuara duhet të tregohen të kujdesshme në trajtimin e çështjes së Iranit, duke cituar si shembull se Teherani mund ta vështirësojë situatën për 6 mijë ushtarët amerikanë që ndodhen në Irak.

“Shumica e popullsisë në Irak janë shiitë dhe në një farë mënyre, ata kanë simpati ndaj Iranit”- tha profesori. “Në Irak ka një numër të madh forcash milicore të fuqishme, të cilat komandohen dhe stërviten nga iranianët. Këto njësi janë nga më të të mirat dhe që kanë patur sukses në luftën kundër ISIS-it”, “- tha profesori Lutsick.

Departamenti i Thesarit zbut disa kufizime ndaj Rusisë

Departamenti amerikan i Thesarit njoftoi të enjten se po lehtëson disa nga kufizimet ndaj transaksioneve të biznesit me Shërbimin Rus të Sigurisë (FSB), pavarësisht nga sanksionet kibernetike të vendosura nga Presidenti Barack Obama.

Urdhri i publikuar në faqen e Departamentit të Thesarit, duket se lehtëson kufizimet për disa produkte për teknologjinë e informacionit dhe i lejon kompanitë që të paguajnë deri në 5 mijë dollarë në vit për leje ose liçenca që lëshohen nga FSB.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer tha se kjo lëvizje nuk do të thotë se Shtetet e Bashkuara po lehtësojnë sanksionet ndaj Rusisë.

“Ne nuk po zbusim sanksionet. Departamenti i Thesarit, mesa kuptoj, është një praktikë e zakonshme për Departamentin e Thesarit, pasi janë vendosur sanksionet, për të shqyrtuar nëse ekziston nevoja për të rishikuar analizë për industri, produkte apo shërbime të veçanta. Por do t’ju sugjeroja që të drejtoheni tek Departamenti i Thesarit për këtë çështje”, tha ai.

Edhe Presidenti Donald Trump u pyet për këtë ndryshim dhe tha se “nuk po zbut asgjë”.

Ish-Presidenti Barack Obama forcoi sanksionet kundër Rusisë në dhjetor, pasi agjencitë amerikane të zbulimit akuzuan Rusinë se kishte depërtuar në kompjutera të lidhura me Partinë Demokrate, si pjesë e një fushate të gjerë për të sabotuar kandidatet demokrate për Presidente, Hillary Clinton.

Agjencitë amerikane të zbulimit vazhdojnë hetimin për këtë çështje.

Protesta në universitetin e Kalifornisë, reagon presidenti

Një protestë mori përmasa të dhunshme në universitetin e Kalifornisë ku pritej të mbahej një takim në të cilin do të merrte fjalën edhe drejtuesi i një faqeje interneti, me prirje të ekstremit të djathtë. Milo Yiannopoulos njihet për nxitjen e temave provokuese dhe vitin e kaluar ai u ndalua të përdorë faqen Twitter për shkak se udhëhoqi një fushatë diskrimuese ndaj një aktoreje afrikano-amerikane.

Protestuesit hodhën fishekzjarre e bomba me tymuese si dhe ndezën një zjarr pranë vendit ku ishte parashikuar të mbante fjalën Milo Yiannopoulos. Dhuna detyroi autoritetet e universitetit të anulojnë aktivitetin duke vënë sigurinë në krye të axhendës.

Është e rëndësishme të kuptohet se dhuna që po ndodh dhe individët që po e nxisin, nuk mendoj se përfaqësojnë shumicën e studentëve. Kjo vetëm sa i jep mjete për të sulmuar atyre individëve ndaj të cilëve protestuam, që të na cilësojnë të padrejtë dhe se po krijojmë destabilitet shoqëror. Mendoj se duhet të dënojmë këto akte dhune por njëkohësisht të njohim faktin se protestat janë të rëndësishme”, tha një student që nuk pranoi të japë detaje për emrin e tij.

Yiannopoulos njihet si mbështetës i presidentit Donald Trump. Ai është gjithashtu është vetëshpallur si “karemi i internetit”, term që përdoret për ata që u japin zë temave provokuese që synojnë debat, kryesisht emocional, shpesh të ashpër. Vitin e kaluar ai u ndalua të përdorë faqes sociale “Twitter” pasi ishte vënë në krye të një fushate kundër aktores afronikano-amerikane Leslie Janes protagoniste kryesore në komedinë “Ghostbusters”.

Klubi i studentëve republikanë të universitetit organizoi visitën e tij në kampus. Autoritetet e universitetit theksuas se nuk i mbështesin idetë e Yiannopoulos, i kritikuar si racist, paragjykues ndaj grave dhe një supremacist i bardhë anti mysliman. Por ata thonë se universiteti mbështet fjalën e lirë dhe për këtë arsye nuk e ndalën fillimisht paraqitjen e Milo Yiannopoulos.

Duke reaguar sot për protestat në faqen sociale “Twitter” presidenti Donald Trump u shpreh se universiteti nuk po lejon fjalën e lirë dhe ushtron dhunë ndaj atyre që kanë pikëpamje të ndryshme. Ai lë të kuptohet se me një qëndrim të tillë univesrsiteti mund të rrezikojë fondet federale.

Tillerson: Bindjet personale nuk duhet të pengojnë punën e DASH

Kryediplomati i ri amerikan Rex Tillerson u tha sot punonjësve të Departamentit të Shtetit se diplomatët duhet të lejohen të shprehin mendimet e tyre politike, por shtoi se “nuk mund të lejojmë që bindjet tona personale të pengojnë aftësinë për të punuar si ekip.”

Këtë javë rreth një mijë zyrtarë të Departamentit të Shtetit nënshkruan një memo ku shprehin kundërshtimin ndaj urdhrit të Presidentit Donald Trump për të ndaluar përkohësisht hyrjen e njerëzve nga shtatë vende me shumicë myslimane.

Zoti Tillerson u tha punonjësve se do të përqafojë “disa parime bazë” të llogaridhënies, ndershmërisë dhe respektit për të garantuar se Departamenti i Shtetit do të funksionojë “në mënyrën më produktive dhe më të efektshme të mundur.”

Në postin e ri, zoti Tillerson do të përballet me një numër sfidash globale që i trashëgon nga administrata e kaluar, si lufta civile në Siri, rritja e aftësive bërthamore të Koresë së Veriut, dhe shtimi i agresivitetit të Kinës dhe Rusisë.

Trump: terrorizmi, kërcënim për lirinë fetare

Presidenti Donald Trump tha sot se terrorizmi është një “kërcënim themelor ndaj lirisë fetare” dhe përsëriti premtimin e tij të fushatës se do t’i japë fund atij.

Duke folur në Mëngjesin vjetor të Lutjeve në Uashington, ku marrin pjesë udhëheqës politikë dhe fetarë nga e gjithë bota, Presidenti Trump tha se “terrorizmi duhet ndalur dhe do të ndalet.”

Ai tha se administrata e tij do të krijojë një sistem të tillë që të gjithë ata që pranohen në SHBA “të përqafojnë plotësisht vlerat amerikane të lirisë fetare dhe personale si dhe të refuzojnë çdo formë shtypjeje dhe diskriminimi.

Mëngjesi Lutjeve organizohet në Uashington që nga viti 1953 dhe aty marrin pjesë më shumë se 3 mijë njerëz.

Zëri i Amerikës mbush 75 vjet

Afro shtatë javë pasi Shtetet e Bashkuara u përfshinë në Luftën e Dytë Botërore, një njoftim i shkurtër radiofonik u transmetua në Gjermani nga një studio në Nju Jork. Ishte data 1 shkurt 1942 që ka hyrë në histori si dita e lindjes së Zërit të Amerikës. Gjermanishtja ishte gjuha e parë, por në përfundim të lufës, emisionet transmetoheshin në 40 gjuhë të ndryshme.

Sot Zëri i Amerikës është i pranishëm në çdo kontinent me mbi 40 gjuhë, duke përcjellë përmes çdo platforme ekzistuese lajme e informacion neutral, objektiv dhe të pavarur.Zëri i Amerikës e hapi transmetimin e parë me tingujt e këngës “Himni i Betejës për Republikën”, më pas u dëgjua zëri i prezantuesit William Harlan Hale: “Ne ju sjellim Zërat e Amerikës. Sot dhe në transmetime të përditshme në vijim, do t’ju flasim për Amerikën dhe luftën. Lajmi mund të jetë i mirë. Lajmi mund të jetë i keq. Ne do të tregojmë të vërtetën”.

Bildergebnis für William Harlan Hale voice of america

William Harlan Hale: “Ne ju sjellim Zërat e Amerikës. Sot dhe në transmetime të përditshme në vijim, do t’ju flasim për Amerikën dhe luftën. Lajmi mund të jetë i mirë. Lajmi mund të jetë i keq. Ne do të tregojmë të vërtetën”.

 

Me këtë moto filloi 75 vjet më parë Zëri i Amerikës, që sot vazhdon të transmetojë nga redaksia qendrore në mbi 40 gjuhë në të gjithë botën:

“Zëri i Amerikës vazhdon të transmetojë në valët e radios; ne transmetojmë në televizion. Zëri i Amerikës transmeton përmes internetit, celularëve, dhe nëse do të shpiken forma të reja transmetimi, ne do të jemi të pranishëm. Misioni ynë është fare i thjeshtë: Atyre që nuk kanë qasje ne u ofrojmë informacion e lajme neutrale, të drejta, objektive dhe të pavarura,” shprehet në mesazhin e saj të urimit drejtorja e Zërit të Amerikës, Amanda Bennett.

Lajme që rrëfejnë historinë e Amerikës, me të gjithë ngjyrat dhe dimensionet e saj. Jo vetëm politikat, ligjet, zgjedhjet e dinamikat e Uashingtonit, por çdo element të shoqërisë amerikane. Që nga shpirti sipërmarrës i epiqendrës së teknologjisë dixhitale në Silicon Vallery, në universitetet e mrekullueshme, e deri tek shpikjet e përparimet në mjekësi. Por historia e Amerikës përfshin edhe historinë e diasporave, e njerëzve që kanë ardhur në Amerikë nga e gjithë bota.

“Unë e fillova karrierën në gazetari mbi 50 vjet më parë. Sot këtu tek Zëri i Amerikës kujtoj përse u bëra gazetare. Është një privilegj i veçantë të punosh me këta profesionistë të mrekullueshëm që rrëfejnë historinë e Amerikës dhe përcjellin në të gjithë botën lajme e informacion neutral. Është kënaqësi e madhe për mua të jem pjesë e Zërit të Amerikës në këtë 75 vjetor,” thotë drejtoresha Bennett.

Në këtë përvjetor, ashtu si në transmetimin e parë në vitin 1942, Zëri i Amerikës i përmbahet të njëjtit mision për të përcjellë informacion objektiv, neutral e të pavarur audiencës që tashmë ka arritur në mbi 236 milionë vetë në mbarë botën.

SHBA, mblidhen mbi një milion dollarë për xhaminë e djegur

Xhamia, e cila është pjesë e Qendrës Islame në Victoria dhe një nga faltoret e rëndësishme për myslimanët në Texas, u dogj të shtunën

NEW YORK – Për pesë ditë janë mbledhur më shumë se një million dollarë për ndërtimin e xhamisë në shtetin federal amerikan Texas, e cila tërësisht u dogj gjatë zjarrit.

Xhamia, e cila është pjesë e Qendrës Islame në Victoria dhe një nga faltoret e rëndësishme për myslimanët në Texas, u dogj të shtunën.

Në qytetin prej rreth 62.000 personave, gjatë donimit, përveç muslimanëve, janë kyçur edhe pjesëtarët e besimeve tjera, por edhe ateistët, njofton gazeta ”Independent”.

Përveç kësaj, myslimanëve u është ofruar që derisa xhamia nuk është gati për lutje, ritet fetare t’i bëjnë në sinagogën e qytetit dhe disa kisha.

Shefi i brigadës së zjarrfikësve të Victoria-s Jeff Cowan theksoi se në lagjen dhe rrethinën në të cilën erdhi deri tek zjarri nuk është gjetur asgjë e dyshimtë, ndërsa është duke zgjatur hetimi për atë nëse bëhet fjalë për krim nga urrejtja.

Udhëheqësit e qendrës përmes rrjeteve sociale shpërndanë fotografi të shkatërrimit të xhamisë nën të cilat shkruanin “sërish do ta ndërtojmë me dashuri”. Ende nuk dihet shkaku i zjarrit në xhaminë në Texas, ndërsa hetimet edhe më tej zgjasin.

(Video) Joe DioGuardi & Shirley Cloyes DioGuardi:Entuziast për administratën Trump:Kongresi do të dënojë arrestimin e Haradinajt!

Ish-anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin amerikan Joe DioGuardi mbetet entuziast për epokën e re të marrëdhënieve të SHBA-së me shqiptarët në Ballkan, pas vendosjes së administratës së Trump.

DioGuardi, në një intervistë ekskluzive për Vizion Plus, pas ceremonisë së betimit të Presidentit Trump, i mëshon tezës së tij se vetëm përmes një pune të madhe me anë të Kongresit, mund të arrihet që kreu i ri i Shtëpisë së Bardhë të njihet me çështjen shqiptare në Ballkan.

“Trump është Presidenti, por ai nuk është njeriu që do të shqetësohet që në këtë moment, për politikat e jashtme që kanë të bëjnë me shqiptarët.

Ai do të dëgjojë për këto çështje nga njerëzit në Kongres dhe nga miqtë tanë.”

DioGuardi jep edhe lajmin se në duart e kryetarit të Nënkomitetit për Punë të Jashtme për Europën, në Dhomën e Përfaqësuesve Dana Rohrabacher, është një letër që së shpejti do t’u drejtohet autoriteteve serbe ku dënohet arrestimi i Haradinajt dhe fletëarrestet e vjetra që i janë dhënë Interpolit nga Beogradi.

E ndërsa premton se së shpejti, në bashkëpunim me Rohrabacher, do të mbahet një seancë dëgjimore në këtë komitet për shqiptarët.

“Ne kemi rënë dakord me të që të mbajmë një seancë dëgjimore këtu në Komitetin e Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve për t’u siguruar se zëri i të gjithë shqiptarëve që gjenden në Europën Juglindore, të paktën të dëgjohet në Kongres. Pra për të punuar që pavarësia e Kosovës të mbahet fort, Shqipëria të mbahet vend demokratik dhe që zgjedhjet që patëm në Maqedoni, të gjykohen me drejtësi, në mënyrë që shqiptarët të përfitojnë të drejta të barabarta.”

Ndërsa bashkëshortja e tij, Shirley Cloyes DioGuardi, eksperte e çështjeve të Ballkanit, sheh një dritë pozitive edhe në rast se do të ketë një përmirësim të ndjeshëm në marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Rusisë, me vendosjen e administratës së re amerikane.

“Ka pasur një shqetësim në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi, se shqiptarët janë nën kërcënim, si pasojë e marrëdhënieve të reja të mundshme mes SHBA-së dhe Rusisë, për shkak të lidhjeve të biznesit që mund të ketë pasur Trump me rusët dhe që gjithashtu njeh Vladimir Putin. Mendoj se tanimë jemi në pozicione të ndryshme. Ai i ka pasur ato lidhje, por ne nuk mund të hamendësojmë se boshti historik mes Rusisë, Serbisë dhe Greqisë do të lulëzojë për shkak të kësaj. Përkundrazi, unë mendoj se do të jetë një moment i ri, kur ne mund të shkojmë tek anëtarët e Kongresit që e njohin shumë mirë presidentin e ri dhe ta përdorim atë lidhje të fortë me Rusinë që të ballafaqojmë Serbinë për sjelljet e saj.”

Megjithatë, zonja Cloyes DioGuardi paralajmëron shqiptarët kudo në botë se duhet të jenë shumë më aktivë për të drejtat e tyre dhe se nuk duhet të presin që Amerika të kujdeset për ta dhe ata të mos bëjnë asgjë.

SHBA – udhëzime plotësuese: Urdhëri ekzekutiv nuk vlen për banorët legalë

Shtëpia e Bardhë thotë se ka publikuar udhëzime plotësuese lidhur me urdhërin ekzekutiv të presidentit, Donald Trump, për emigrim, duke qartësuar se personave me lejeqëndrim të rregullt ose ata që e kanë të ashtuquajturën “kartë jeshile”, nuk u duhet leje e posaçme për të hyrë në Shtetet e Bashkuara.

“Atyre më nuk u duhet leja, nëse ata janë banorë të përhershëm legalë” dhe Shtëpia e Bardhë ka publikuar udhëzime plotësuese për ta qartësuar këtë çështje, tha mbrëmë vonë, Sean Spicer, zëdhënësi i presidentit, Donald Trump.

Çështja e kufizimeve për personat që i kanë “kartat jeshile” ishte ndër elementet më konfuze të urdhërit të nënshkruar më 27 janar, me të cilin përkohësisht ishte ndaluar hyrja në Shtetet e Bashkuara e refugjatëve dhe e vizitorëve nga 7 vende me popullatë shumicë myslimane.

Flynn: Zyrtarisht e kemi paralajmëruar Iranin pas testit të raketës balistike

Këshilltari për siguri kombëtare, Michael Flynn

Këshilltari për siguri kombëtare i presidentit amerikan, Donald Trump, e ka “paralajmëruar” Iranin pasi republika islamike e ka testuar një raketë balistike.

Michael Flynn iu ka thënë gazetarëve në Uashington se administrata e Trumpit “dënon veprime të tilla nga Irani që minojnë sigurinë, prosperitetin dhe stabilitetin në dhe përtej Lindjes së Mesme, dhe rrezikon jetërat amerikane”.

Ai ka thënë se Irani tani ndjehet i fuqizuar, ndërsa e ka kritikuar administratën e Obamës se ka dështuar që t’i përgjigjet në mënyrë adekuate Teheranit.

Flynn ka thënë se “ne zyrtarisht e kemi paralajmëruar Iranin”, ndonëse nuk është ende e qartë se çfarë sakt ka nënkuptuar ai me këtë.

Tillersoni konfirmohet sekretar i shtetit

Senati amerikan i kontrolluar nga republikanët konfirmoi zotin Rex Tillerson në postin e sekretarit të shtetit.

Senatorët votuan 56 vota pro dhe 43 kundër, kryesisht në linja partiake për propozimin që Tillerson të jetë kryediplomati i vendit.

Shumica e demokratëve në Senat e kundërshtuan emërimin e tij, duke zemëruar republikanët, të cilët thanë se ish-shefi i ekzekutivit të Exxon Mobil ishte i kualifikuar për postin.

Senatori demokrat Ben Cardin, numri dy në Komisionin për Marrëdhëniet me Jashtë, tha se druhej se Tillerson do të jetë një “ushtar i bindur” dhe nuk do ta ndalë dot zotin Trump të ndjekë një politikë të jashtme të gabuar që e çon vendin në një “marshim të marrëzisë.”

Por republikanët kishin votat e duhura për ta kaluar emërimin e zotit Tillerson. Ai u ndihmua edhe nga disa demokratë që votuan pro.

Lidhjet e zotit Tillerson me Rusinë dhe qëndrimi i tij për sanksionet kundër Moskës kanë qenë një pikë e debatueshme gjatë seancave të konfirmimit.

Hillary Clintoni në vjeshtë me libër të ri

Ish-kandidatja presidenciale në SHBA , Hillary Clinton do të publikojë një libër të ri në bashkëpunim me Simon& Schuster.

Publikimi i librit do të realizohet në vjeshtë të këtij viti teksa do të përmbajë ese personale.

Esetë janë të frymëzuara nga qindra citate që ajo ka dhënë për dekada të tëra, teksa të gjitha janë mbledhur në një vend.

‘’Këto janë fjalët me të cilat unë jetoj’’ është shprehur Clinton e që ato do t’i përdorë për të treguar histori nga jeta e saj, përfshirë dhe përvojat e saj në fushatën presidenciale të 2016.

Hillary Clinton ka thënë se duke ndarë këto fjalë dhe mendimet e saj rreth tyre, esetë që do të publikohen të gjitha në një libër, do të kenë kuptim për lexuesit.

Raportohet se libri ende nuk është titulluar por do të publikohet nga Simon & Schuster dhe do të redaktohet nga publicisti Jonathan Karp,

Shtëpia e Bardhë shkakton luftë fjalësh për tregti me disa shtete

Pamje e pjesës veriore të Shtëpisë së Bardhë në Uashington

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe këshilltari i tij më i afërt për tregti, Peter Navarro, kanë shkaktuar luftë fjalësh me Japoninë, Gjermaninë dhe Kinën, duke i akuzuar ato se e kanë ulur vlerën e monedhave të tyre për të përfituar në mënyrë jokorrekte në tregti.

Presidenti Trump i pari e filloi këtë luftë duke u thënë mbrëmë udhëheqësve të kompanive të ilaçeve në Shtëpinë e Bardhë se “vendi ynë udhëhiqet aq keq sa që ne nuk kemi kurrfarë njohurish për devaluimin…shikoni atë që bën Kina dhe atë çka ka bërë Japonia gjatë viteve dhe ata kanë luajtur në tregun e parave dhe tregun e devaluimit, ndërsa ne kemi qëndruar në vend të palëvizshëm”.

Peter Navarro, këshilltar për tregti i presidentit Trump ka reflektuar kritikë të ngjashme në një intervistë për të përditshmen londineze, Financial Times, duke thënë se Gjermania “vazhdon t’i eksploatoj vendet e tjera në BE dhe po ashtu, Shtetet e Bashkuara, me një deutche mark të nënkuptuar, që është në masë të madhe e nënvlerësuar”.

Kjo kritikë e Navarros ka shkaktuar ngritje të shpejtë të euros kundër dollarit amerikan, ndërsa kancelarja Angela Merkel, tha se vlera e euros është e përcaktuar nga Banka Qendrore Evropiane dhe se ajo nuk ndikon në pavarësinë e saj.

Këshilltarët e saj ishin më pak diplomatikë dhe e akuzuan Trumpin për politika “protekcioniste” të rrezikshme”.

Japonia tha se komentet e Trumpit “janë krejtësisht të gabuara”.

SHBA: Qindra diplomatë protestojnë kundër urdhërit të Trumpit

Departamenti amerikan i shtetit ka konfirmuar se afro 900 diplomatë amerikanë në gjithë botën po protestojnë kundër ndalesës së përkohshme të presidentit, Donald Trump, për refugjatët dhe vizitorët nga 7 vende me popullatë shumicë myslimane.

Në shenjën e fundit të mospajtimit të ashpër me urdhërin ekzektuiv të presidentit të paraqitur javën e kaluar, zyrtarët thanë mbrëmë vonë se po qarkullon një memorandum në departament, ku të punësuarit mund ta shprehin kundërshtimin e tyre ndaj politikave zyrtare.

Një ditë, pasi presidenti amerikan, Donald Trump, e ka shkarkuar një zyrtare të lartë të Departamentit të drejtësisë, për refuzimin që ta mbrojë urdhërin në gjykatë, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer, u ka tërhequr vërejtjen diplomatëve të karrierës se “kjo është për sigurinë e Amerikës” dhe se ata “ose duhet të pajtohen me program ose mund të shkojnë”.

Diplomatët janë ankuar se urdhëri do t’i përkeqësoj raportet me vendet myslimane, do ta nxitë një ndjenjë antiamerikane dhe do t’i dëmtoj ata që kanë arsye legjitime për t’i vizituar Shtetet e Bashkuara.

Mëtutje, ata theksojnë se kjo politikë “shkon kundër vlerave themelore amerikane për jodiskriminim, korrektësi dhe mirëpritje të ngrohtë”.

Me urdhërin ekzekutiv të presidentit, Donald Trump, u ndalohen vizitat shtetasve nga Irani, Iraku, Libia, Somalia, Sudani, Siria dhe Jemeni, për 90 ditë.

Të gjithë refugjatëve u është ndaluar hyrja për 120 ditë, ndërsa ata nga Siria janë bllokuar pakufizim.

TrumpI emëron juristin Neil Gorsuch për Gjykatën e Lartë

Presidenti Donald Trump emëroi të martën mbrëma gjyqtarin e Kolorados Neil Gorsuch si kanditatin e tij për anëtar të Gjykatës së Lartë.

Gorsuch, 49-vjeç, i lindur në Kolorado, u emërua në vitin 2006 në Qarkun e 10 të Gjykatës së Apeleve nga ish-Presidenti George W. Bush.

Gjykata e Lartë e SHBA me nëntë anëtarë ka një vend bosh që nga vdekja vitin e kaluar e anëtarit të saj Antonin Scalia, një gjyqtar i njohur konservator që shërbente aty prej 30 vjetësh.

Vitin e kaluar, ish-Presidenti Barack Obama emëroi gjyqtarin e apeleve Merrick Garland për të plotësuar vendin vakant në Gjykatën e Lartë. Por Senati i kontrolluar nga republikanët nuk pranoi ta shqyrtonte kandidaturën, duke thënë se donte që emërimi të vinte nga presidenti i ardhshëm.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer tha të martën se i emëruari i Presidentit Trump do t’i linte të kënaqur votuesit.

“Mund t’ju siguroj se ky person do t’i bëjë shumë, shumë krenarë ata votues si dhe çdo amerikan,” tha Spicer.

Ai shtoi se presidenti e ka marrë shumë seriozisht procesin e përzgjedhjes. “Ai e di se kjo do të ndikojë mbi gjykatat dhe mbi jurisprudencën e vendit tonë për brezat që do të vijnë,” tha ai.

Disa demokratë reaguan menjëherë pas njoftimit të bërë nga Presidenti Trump. Në komentet për rrjetin CNN, kryetarja e pakicës demokrate në Dhomën e Përfaqësuesve Nancy Pelosi e quajti emërimin e gjyqtarit Gorsuch “tepër armiqësor” dhe “larg rrymës kryesore”.

Judge Neil Gorsuch speaks in the East Room of the White House in Washington, Jan. 31, 2017, after President Donald Trump announced Gorsuch as his nominee for the Supreme Court.

Gjykata e Lartë është e ndarë mes katër konservatorëve dhe katër liberalëve, prandaj përzgjedhja e bërë nga zoti Trump mund të rivendosë mbizotërimin e konservatorëve.

Nëse konfirmohet nga Senati, Gorsuch do të ketë rast të ndikojë në Gjykatën e Lartë për çështje të tilla të debatueshme si aborti, të drejtat fetare, të drejtat e personave ndërgjinorë, dënimi me vdekje dhe kontrolli i armëve të zjarrit.

Gjykatësi Gorsuch

Gorsuch është diplomuar nga Universiteti i Columbia-s, më pas ka mbaruar Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Harvard-it dhe studimet i ka vazhduar më tej në Universitetin e Oxfordit. I diplomuar për drejtësi ai ka shërbyer si ndihmës i anëtarëve të Gjykatës së Lartë, Byron White dhe Anthony Kennedy.

Gorsuch ka pasion sportet në natyrë, gjuetinë, peshkimin dhe skitë, që janë të përhapura në shtetin e tij të Kolorados.

Ai është admirues i ish gjykatësit Scalia, të cilin gjatë një fjalimi vitin e kaluar e ka cilësuar si “kalorës të drejtësisë”.

Sipas shkrimeve të portalit “SCOTUSblog”, që analizon Gjykatën e Lartë përmes shkrimeve të avokatëve, profesorëve të drejtësisë dhe studentëve të drejtësisë, ekziston një ngjashmëri e madhe mes gjykatësve Gorsuch dhe Scalia.

“Vlerësimi më i madh që i bëhet shkrimeve ligjore të gjykatësit Gorsuch është krahasimi me ato të gjykatësit Scalia: opinionet ligjore të gjykatësit Gorsuch janë të qarta dhe të këndshme për t’u lexuar; ato janë të drejtpërdrejta dhe shpjegojnë qartë mendimin dhe arsyen e vendimeve të tij”, shkruhet në portalin “SCOTUSblog”.

Ashtu si Scalia, Gorsuch duket se ka angazhime juridike dhe gjyqësore që dallojnë nga preferencat e tij personale dhe që e motivojnë procesin e tij vendim-marrës”, shkruhet në një prej analizave.

Pasues i natyrshëm

Gjykatësi Gorsuch duket se është pasuesi më i natyrshëm i gjykatësit Scalia, përsa i përket stilit juridik dhe qasjes ndaj problemeve.

Profesori i drejtësisë Justin Marceau, shkruan se gjykatësi Gorsuch është “konservator për çështjet sociale, i cili favorizon pushtetin lokal ndaj atij federal”, sipas një shkrimi në gazetën “The Denver Post” në dhjetor 2016.

Gjykatësi Gorsuch nuk ka marrë ndonjë vendim për abortin, por në vitin 2013 ai u bë pjesë e një opinioni i cili theksonte se kompanitë private mund ta kundërshtojnë mbi baza fetare klauzolën e shërbimit shëndetësor të presidentit Obama, i cili i detyron punëdhënësit të ofrojnë mbulim për ilaçet kontraceptive për gratë.

Ai po ashtu ka shkruar një ese ligjore: “E ardhmja e vdekjes me asistencë, një opinion ligjor dhe etik”, duke u shprehur kundër legalizimit të saj.

Konservatorët shpresojnë se Gjykata e Lartë do të mbështesë kufizimet ndaj abortit të miratuara nga disa shtete ku dominojnë republikanët.

E ëma e zotit Gorsuch, Anne Gorsuch Burford, u emërua nga ish presidenti Ronald Reagan si gruaja e parë në krye të Agjencisë së Mbrojtjes së Mjedisit.

Ai jeton në afërsi të qytetit Boulder, në shtetin Colorado, me guan Louise dhe dy vajzat.

Që nga vdekja e gjyqtarit Scalia, Gjykata e Lartë u është shmangur disa çështjeve të debatueshme të këtij lloji.

Regjisori i famshëm: Në SHBA po përgatitet një grusht shteti

SHBA është në mes të një grushti shteti dhe e gjitha kjo akoma nuk ka përfunduar, sipas Michael Moore.

Regjisori dhe gazetari i njohur, i cili ishte një nga njerëzit e famshëm që parashikoi publikisht se Donald Trump do të bëhej president, ka paralajmëruar se shteti amerikan është rrëzuar nga Trumpi dhe njerëzit që ai ka zgjedhur për të bashkëqeverisur.
Moore ka postuar një koment në twitter duke shkruar: “Nëse po përpiqeni të bindni veten se grushti i shekullit 21 nuk do të ndodhë tani, ju lutem hiqni dorë!”

Kush fshihet pas Trumpit, ja strategu i vërtetë i Shtëpisë së Bardhë

Pas vendimeve dhe politikës së presidentit të SHBA-ve, Donald Trump ka një emër. Një person që mediat e huaja e kanë pagëzuar si strategu i Shtëpisë së Bardhë, duke e argumentuar këtë me faktin se është ai që qëndron pas politikës së Trump.

“Financial Times” shkruan se ndryshimet tektonike në politikën botërore të nxitura nga Donald Trump janë pasoja të ndikimit të Steve Bannon, strategut kryesor të presidentit amerikan.

Sipas mediave, Trump ka treguar se po bën atë që kishte premtuar në fushatë dhe se askush nuk është më i lumtuar se Steve Benon, strategu kryesor në Shtëpinë e Bardhë.

“Nacionalizmi ekonomik që ka arritur dhe kuzhinat e tij tashmë e kanë bërë qendrën e fuqisë në administratën e Trumpit”, shkruan “Financial Times”.

Steve Bannon ka zënë vend në komitetin e drejtorëve të Sigurisë Nacionale, fuqiplotë në marrjen e vendimeve.

Urdhri Trump, reagojnë universitetet dhe punonjës të DASH

Zyrtarë të lartë në universitetet amerikane po e kundërshtojnë urdhrin ekzekutiv të Presidentit Donald Trump që kufizon përkohësisht hyrjen e udhëtarëve nga shtatë vende me shumicë myslimane.

Që nga e premtja, presidentët e disa universiteteve e kanë kritikuar vendimin për të ndaluar emigracionin nga Irani, Iraku, Libia, Somalia, Sudani, Siria dhe Jemeni.

Arabia Saudite, e cila nuk është në listën e ndalimit, renditet në vend të katërt mes vendeve që dërgojnë studentë në Shtetet e Bashkuara. Aktualisht në SHBA ka 61 mijë studentë sauditë.

Shumë presidentë universitetesh thonë se urdhri po shkakton çrregullime në kërkimet dhe studimet akademike. Disa kanë thënë se do ta sfidojnë ligjërisht ndalimin nëse kjo është e mundur, njofton agjencia e lajmeve Associated Press.

Shoqata e Universiteteve Amerikane, që përfaqëson 62 shkolla të larta, i ka kërkuar zotit Trump ta ndryshojë urdhrin. Urdhri i Presidentit Trump i referohet parandalimit të terrorizmit, me anë të “verifikimit të skajshëm” të emigrantëve nga shtatë vendet e përfshira në listë.

Kritikë të tjerë thonë se ndalimi do të ndikojë negativisht në ekonominë amerikane. Studentët e huaj i sjellin 32.8 miliard dollarë të ardhura ekonomisë amerikane.

Reagojnë punonjës në DASH

Të hënën, disa punonjës të Departamentit të Shtetit dhe diplomatë amerikanë që kundërshtojnë urdhrin e zotit Trump, publikuan një dokument, ku thuhej se “ky hap i administratës nuk do ta arrijë qëllimin dhe ka të ngjarë të çojë në rezultatin e kundërt.”

Departamenti i Shtetit tha se është në dijeni të dokumentit, i cili është publikuar në “Kanalin e Mendimit Ndryshe”. Ky është një mjet zyrtar që përdor Departamenti për të përcjellë pikëpamjet ndryshe në çështjet e politikës.

Zëdhënësi në detyrë i Departamentit të Shtetit, Mark Toner, e quajti kanalin në fjalë një proces i rëndësishëm që “sekretari në detyrë dhe i tërë Departamenti e vlerëson dhe e respekton”.

Kanali u krijua dekada më parë për të lejuar diplomatët amerikanë të shprehin lirshëm mendimet për çështjet e politikës së jashtme.

Trumpi shkarkon Prokuroren e Përgjithshme në detyrë

Shtëpia e Bardhë njoftoi se ka shkarkuar Prokuroren e Përgjithshme në detyrë Sally Yates, për arsye se refuzoi zbatimin e urdhrit ekzekutiv të Presidentit Donald Trump për emigracionin dhe refugjatët.

Në një deklaratë, Shtëpia e Bardhë tha se zonja Yates “ka refuzuar të zbatojë një urdhër të ligjshëm që synon të mbrojë qytetarët e Shteteve të Bashkuara”.

Të hënën pasdite, zonja Yates u tha juristëve të Departamentit të Drejtësisë të mos nxjerrin argumente ligjore në mbrojtje të urdhrit ekzekutiv të Presidentit Trump. Yates “ka tradhtuar Departamentin e Drejtësisë,” tha Shtëpia e Bardhë.

Ajo njoftoi gjithashtu se Dana Boente, prokuror i Distriktit Lindor të Virxhinias është emëruar Prokuror i Përgjithshme në detyrë.

Zoti Boente e bëri betimin të hënën mbrëma në orën 21:00 sipas orës së Uashingtonit.

Urdhri ekzekutiv i Presidentit Trump çoi në një përplasje mes Shtëpisë së Bardhë dhe zonjës Yates, e cila ishte emëruar nga ish-Presidenti Barack Obama dhe duhet të shërbente si Prokurore e Përgjithshme deri në konfirmimin e zotit Jeff Sessions, i emëruar në këtë post nga zoti Trump.

Trump mbron urdhrin ekzekutiv

Presidenti Donald Trump ka vazhduar t’i dalë në mbrojtje urdhrit ekzekutiv për të ndaluar futjen e refugjatëve dhe udhëtarëve nga shtatë vende kryesisht myslimane, ndërkohë që grupe për të drejtat e njeriut janë betuar të vazhdojnë padi ligjore dhe kur në qytete të ndryshme mijëra vetë po zhvillojnë protesta. Demokratët po përgatiten të propozojnë project-ligje për ta bllokuar zbatimin e urdhrit.

Në një seri komentesh në Twitter të hënën, zoti Trump tha se Sekretari i Sigurisë Kombëtare John Kelly i kishte thënë se “çdo gjë po ecën mirë, vetëm me probleme të vogla”.

Pentagoni po harton një listë me emrat e irakianëve të cilët kanë mbështetur personelin amerikan dhe të koalicionit për t’i përjashtuar ata nga vendimi i Presidentit Trump.

Zyrtarët thanë të hënën se lista do të përfshijë ata që kanë demonstruar ndjeshëm angazhimin e tyre në mbështetje të forcave amerikane. Ajo do të përfshijë kategori të tilla si përkthyesit, shoferët dhe forcat irakiane që mund të jenë duke u stërvitur në SHBA.

Reagon ish presidenti Obama

Një zëdhënës i ish-presidentit Barack Obama thotë se zoti Obama “në thelb nuk pajtohet” me diskriminimin që vë në shënjestër njerëzit bazuar në fenë e tyre.

Deklarata nuk e përmend në mënyrë konkrete urdhrin e Presidentit Donald Trump, ndonëse aludon për të.

Shtëpia e Bardhë tha se urdhri në fjalë nuk është ndalim për myslimanët, sepse dhjetëra shtete me shumicë myslimane nuk përfshihen në të.

Zëdhënësi i zotit Obama, Kevin Lewis, thotë se Obama është i inkurajuar nga përmasat e angazhimit që po shihet kudo në vend. Ai i referohej protestave kundër urdhrit të zotit Trump mbi emigracionin dhe refugjatët.

Ndërkohë, një numër në rritje ligjvënësish republikanë kanë shprehur shqetësime në lidhje me urdhrin ekzekutiv të presidentit Trump.

Urdhri, i cili u nënshkrua të premten, përfshin një ndalim 120 ditësh të pranimit të refugjatëve dhe një ndalin 90 ditësh për persona nga Iraku, Irani, Siria, Somalia, Sudani, Libia dhe Jemeni.

Urdhri ekzekutiv dhe aeroportet

Zbatimi i tij është shoqëruar me konfuzion në aeroportet amerikane, ku në disa raste njerëz me statusin e banorët të përhershëm në SHBA janë ndaluar për t’u marrë në pyetje para se t’u lejohej futja në vend.

Sekretari i Sigurisë Kombëtare nxori të dielën një deklaratë ku përpiqet të sqarojë urdhrin, duke thënë se e konsideron “futjen e personave me statusit të banorit të përhershëm si çështje të sigurisë kombëtare”.

Në një deklaratë të veçantë, Departamenti i Sigurisë Kombëtare tha se qeveria ruan të drejtën të anulojë viza në raste të caktuara, nëse është e nevojshme, në të mirë të sigurisë kombëtare.

Këto sqarime pasuan një urdhër nga një gjykatë federale në Nju Jork për të pezulluar përkohësisht deportimin e personave që kishin mbërritur në aeroporte amerikane me viza të vlefshme ose të cilëve u ishte miratuar statusi i refugjatit.

Trumpi e mbron ndalesën e udhëtimit, thotë nuk është “ndalim i myslimanëve”

Protestuesit në aeroportin e San Franciskos.

Presidenti amerikan, Donald Trump e ka mbrojtur urdhërin e tij ekzekutiv që përkohësisht të ndaloj udhëtimin e banorëve të shtatë vendeve me shumicë myslimane, duke insistuar se nuk është fjala për një “ndalim të myslimanëve”.

Trump ka thënë se SHBA do vazhdojë të lëshojë viza për të gjitha shtetet atëherë kur të hartohen “politikat më të sigurta”.

Duke u zotuar për të mbrojtur vendin nga “terroristët e huaj”, Trump e ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv më 27 janar duke e ndaluar në tërësi programin e pranimit të refugjatëve për 120 ditë, duke ndaluar për kohë të pacaktuar pranimin e refugjatëve nga Siria dhe duke pezulluar emigracionin e të gjithë banorëve nga shtatë vende me popullatë shumicë myslimane, për 90 ditë.

Vendimi ka nxitur protesta në tërë SHBA-në dhe me gjërë, ndërsa disa ligjvënës amerikanë i janë bashkuar zëra kundër masave të ndërmarra.

Disa gjykatës federal e kanë ndaluar deportimin e atyre që posedojnë viza ndërsa 16 shtete federale amerikane janë zotuar se do e luftojnë urdhërin e Trumpit duke e cilësuar jo kushtetues.

“Amerika është një komb krenar i përbërë nga emigrantët dhe ne do të vazhdojmë të shfaqim dhembshuri ndaj atyre që largohen nga shtypja, por ne do e bëjmë këtë duke mbrojtur qytetarët dhe kufinjtë tanë. Amerika gjithmonë ka qenë vendi i lirisë dhe shtëpia e trimave”, citohet të ketë thënë Trump në një komunikatë.

“Për të qenë i qartë, ky (urdhëri ekzekutiv) nuk është ndalim i myslimanëve, ashtu siç po i referohen rrejshëm mediat. Kjo s’ka të bëjë me fenë – kjo ka të bëjë me terrorin dhe mbajtjen e vendit të sigurt”, ka shtuar ai, duke nënvizuar se mbi 40 shtete myslimane nuk janë përfshirë në ndalesë nga urdhëri i tij.

Urdhëri i Trumpit ka nxitur protesta nëpër aeroportet e SHBA-së. Më 29 janar, qindra protestuesë janë mbledhur para Shtëpisë së Bardhë, duke thirrur: “Lejoni të hyjnë! Lejoni të hyjnë!”

Por, shefi i stafit në Shtëpinë e Bardhë, Reince Preibus e ka mohuar se nëpër aeroporte ka kaos.

Ai i ka thënë televizionit NBC se nga 325 mijë njerëzit që kanë hyrë në SHBA më 28 janar, vetëm 109 janë paraburgosur.

Urdhëri ka bërë që deri në 200 persona të paraburgosen nëpër aeroportit amerikane apo ata që ishin transit, sipas të dhënave të Unionit të Lirive Civile Amerikane (ACLU).

“Shumica e këtyre njerëzve janë liruar. Kemi edhe disa dhjetëra që mbesin dhe them nëse nuk janë përsona të këqinj ata do të lëvizin tutje pas një gjysëm dite”, ka thënë Priebus.

Shtatë shtetet që janë përfshirë në urdhërin e Trumpit janë: Irani, Iraku, Libia, Somalia, Siria, Sudani dhe Jemeni.

Por, duke folur për disa keqkuptime që e kanë shoqëruar urdhërin e Trumpit, Priebus gjithashtu ka thënë se të huajtë nga këto vende që kanë leje qëndrimi në SHBA – e njohur si “karta e gjelbertë” do të lejohen që të kthehen në SHBA, por vetëm pasi rastet të shqyrtohen veç e veç.

Kjo duket se bie në kundërshtim me mënyrën se si është shkruar urdhëri, i cili thotë se ndalesa përfshinë edhe ata që janë të pajisur me karta të gjelberta.

Mbrëmjen e 28 janarit, një gjykatës federal në Neë York e ka ndaluar përkohësisht deportimin e njerëzve që kanë viza apo refugjatët që kanë aterruar në aeroporte. Gjykatësit në të paktën katër shtete federale, Kaliforni, Masaçusets, Virxhinia dhe shtetin e Vashingtonit, kanë lëshuar urdhëra të ngjajshëm.

Ndërkohë, prokurorët e përgjithshëm në Kaliforni, Nju Jork dhe 13 shtete të tjera, janë zotuar ta luftojnë atë që ata e kanë quajtur urdhërin e “rrëzikshëm” dhe “jo-kushtetues” të Trumpit.

Një pjesë e madhe e ligjvënësve demokratë në Kongres kanë folur kundër urdhërit, dhe se paku tre republikanë e kanë kritikuar mënyrën se si është implementuar urdhëri.

Senatorët republikan, John McCain dhe Lindsey Graham, që rregullisht e kanë kritikuar Trumpin, e kanë quajtur veprimin të nxitueshëm.

“Në fund të fundit, ne kemi frikë se ky urdhër ekzekutiv, do të bëhet një plagë e vet-shkaktuar në luftën kundër terrorizmit”, kanë thënë senatorët në komunikatën e përbashkët.

Senatori republikan, Bob Corker, udhëheqës i Komisionit të Senatit për Marrëdhënie me Jashtë, ka thënë se udhëri ekzekutiv nuk është vënë në funksion si duhet.

“Ne të gjithë pajtohemi me dëshirën e mbrojtjes së popullit amerikan, por ky urdhër ekzekutiv është implementuar dobët, veçanërisht në trajtimin e atyre që e kanë kartën e gjelbërt”, ka thënë Corker përmes një komunikate.

Urdhëri është kritikuar nga disa shtete, përfshirë edhe disa prej aleatëve amerikan, siç janë Gjermania dhe Britania.

Përgatiti: Artan Haraçia

Shtëpia e Bardhë e mbron goditjen kundër emigrimit

Donald Trump dhe Reince Priebus (djathtas) në Shtëpinë e Bardhë

Zyrtari i lartë i Shtëpisë së Bardhë, Reince Priebus, i ka mbrojtur kufizimet gjithpërfshirëse të migrimit, me urdhërin e presidentit, Donald Trump, një ditë pasi kjo masë është ndalur përkohësisht nga një gjyqtare federale.

Zoti Priebus, që është shef i kabinetit të presidentit Donald Trump, i tha rrjetit televiziv NBC se nuk ka kaos në aeroportet në gjithë Shtetet e Bashkuara, ku mijëra njerëz kanë protestuar gjatë ditës së djeshme.

Ai tha se prej 325 mijë njerëzve, që kanë hyrë dje në Shtetet e Bashkuara, janë arrestuar 109 vetë.

Duke shprehur përkushtim për mbrojtje të vendit nga “terroristët e jashtëm”, zoti Trump pardje ka urdhëruar suspendim të emigrimit nga 7 vende me popullatë shumicë myslimane, për 90 ditë, derisa sistemi i ri i kontrollit të implementohet në tërësi.


Send this to a friend