VOAL

VOAL

SHBA: Lëvizje për marrjen e shtetësisë së një operativisti të al-Kaidës

Pamje e urës Brooklyn Bridge në Nju Jork

Autoritetet e Shteteve të Bashkuara kanë ndërmarrë një aksion të rrallë për ta tërhequr shtetësinë e një personi të dënuar në vitin 2003 për involvim në një komplot të al-Kaidës, për ta shkatërruar Urën Bruklin në Qytetin e Nju Jorkut.

Departamenti i drejtësisë para dy ditësh e ka filluar një proces civil për ta tërhequr vendimin për dhënien e shtetësisë amerikane për personin, Iyman Faris, i lindur në Pakistan, i cili është në vuajtje të dënimit me 20 vjet burg për mbështetje të organizatës terroriste.

Ai mund të lirohet në vitin 2020.

Departamenti amerikan i drejtësiës tha se Faris kishte gënjyer për ta marrë shtetësinë dhe në mënyrë mashtruese e ka shfrytëzuar pasaportën e një personi tjetër për të hyrë në Shtetet e Bashkuara në vitin 1994.

“Zyra e imigrimit dhe çështjeve gjyqësore e Departamentit do të vazhdoj me procedurat për denaturalizim kundër terroristëve të dyshuar të njohur, që e kanë siguruar shtetësinë me mashtim”, tha zyrtari i këtij departamneti, Chad Readler.

Personi, Iyman Faris, më parë pat pranuar se e kishte shqyrtuar mundësinë e dëmtimit të kabllove mbajtëse të Urës Bruklin, në kuadër të një komploti të al-Kaidës, por në vitin 2002 kishte konkluduar se siguria ishte shumë e madhe për ta ndërmarrë një sulm të tillë në këtë urë.

Trumpi e ka nënshkruar legjislacionin për misione njerëzore në Mars

Presidenti amerikan, Donald Trump, dje e ka nënshkruar legjislacionin, me të cilin parashihet që në dekadat e ardhshme të mundësohet dërgimi i misioneve njerëzore në Mars.

Ky legjislacion ishte miratuar nga votimi i rrallë unanim në Kongresin e Shteteve të Bashkuara dhe e udhëzon agjencinë e gjithësisë NASA, që të punojë kah dërgimi i njerëzve në Mars deri në vitin 2030.

Po ashtu, autorizohet zhvillimi i sondës së thellë kozmike, të quajtur Orion, e cila do t’i dërgonte njerëzit mëtutje në gjithësi, që deri tash nuk ka ndodhur.

Presidenti Trump tha se ky legjislacion “e konfirmon përkushtimin tonë për misionin themelor të NASA-s”, dhe e ka lavdëruar “rolin historik” të astronautëve amerikanë.

SHBA: Tillerson kërkon miratimin e pranimit të Malit të Zi në NATO

Sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, në një letër dërguar liderëve të Senatit ka kërkuar që të miratohet anëtarësimi i Malit të Zi në NATO, duke thënë se “kjo është fuqishëm në interes të Shteteve të Bashkuara”, kanë raportuar mbrëmë mediat.

Në letrën dërguar më 7 mars, zoti Tillerson ka argumentuar se pranimi i Malit të Zi në NATO, është mbështetje për integrimin, reformën demokratike, tregtinë, sigurinë dhe stabilitetin në Ballkan, ka raportuar agjencia Reuters.

Për muaj të tërë, votimi në Senat për këtë çështje është shtyrë nga vërejtjet e dy senatorëtve republikanë, Rand Paul dhe Mike Lee.

Paul e ka vënë në pyetje mençurinë e zemërimit të Rusisë, që e kundërshton zgjerimin e NATO-s, dhe e ka kundërshtuar çmimin e miratimit të anëtarësimit në NATO të këtij vendi të vogël, për të cilin thotë se nuk do të luaj rol të rëndësishëm në mbrojtjen e Shteteve të Bashkuara.

Mali i Zi, me 650 mijë banorë, shpreson ta fitoj mbështetjen e të gjitha 28 shteteve të NATO-s me kohë, për tu bërë anëtar i plotë në samitin e NATO-s në muajin maj.

Deri tash është mbështetur nga 24 shtete aleate në NATO.

Senatorja Dianne Feinstein pohon se Trumpi do të dorëhiqet

Sipas saj, Trumpi më parë do të dorëhiqej se sa të lejojë që dikush ta shkarkojë nga posti i presidentit

LOS ANGELES – Senatorja demokrate njëherësh anëtare në Këshillin për Gjyqësor, Dianne Feinstein, ka bërë një deklaratë duke theksuar se presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump së shpejti do të dorëhiqet nga posti.

“Së shpejti vetë Trumpi do të tërhiqet nga zyra e Presidentit”, tha Feinstein gjatë një fjalimi në protestat kundër presidentit të Shteteve të Bashkuara që u mbajtën në Los Angeles.aa

Tillersoni do të vizitojë Rusinë në maj por nuk do të marrë pjesë në samitin e NATO-s

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson do të zhvillojë vizitën e parë zyrtare në Rusi në muajin maj, si pjesë të turneut të tij evropian por nuk do të marrë pjesë në samitin e NATO-s që do të mbahet në prill.

Departamenti amerikan i Shtetit e ka bërë këtë njoftim mbrëmë vonë por nuk ka dhënë arsyet pse Tillerson nuk do të marrë pjesë në takimin e NATO-s.

Duke cituar zyrtarë amerikanë, agjencia Reuters raporton se Tillerson nuk do të marrë pjesë në samitin e NATO-s në Bruksel por në vend të kësaj do të marrë pjesë në takimin e presidentit Donald Trump dhe homologut kinez, Xi Jinping, që pritet të mbahet në Florida më 6 dhe 7 prill.

Tillerson më pas do të fluturojë drejt Moskës dhe më pas do të marrë pjesë në samitin e G7-ës, që ,mbahet në Itali.

Nënsekretari amerikan për Çështje Politike, Tom Shannon do të përfaqësojë SHBA-në në samitin e NATO-s, ka njoftuar DASH.

SHBA do të ndalojë pajisjet e mëdha elektronike në fluturimet direkte nga Lindja e Mesme

Aeroporti John F. Kennedy, foto nga arkivi

Qeveria e Shteteve të Bashkuara pritet të ndalojë udhëtarët në fluturimet direkte nga Lindja e Mesme për në shtetet e Afrikës Veriore, të bartin në bord pajisje të mëdha elektronike.

Ky ndalim, i cili pritet të hyjë në fuqi sot, është njoftuar në një deklaratë të kompanisë ajrore Royal Jordanian.

Zyrtarët amerikanë i kanë thënë agjensive, AP, Reuters, CNN dhe mediave të tjera, se kjo ndalesë do të aplikohet vetëm për fluturimet direkte për në SHBA nga 10 aeroportet në 8 shtetet e Lindjes së Mesme dhe Afrikës Veriore. Ata nuk kanë përmendur se për cilat shtete bëhet fjalë.

Royal Jordanian ka thënë se telefonët dhe pajisjet mjekësore pritet që të mos përfshihen në këtë ndalesë. Por pajisjet e tjera, ka thënë kjo kompani ajrore, duhet të futen në bagazh. Kjo kompani ka shtuar se kjo ndalesë do të prekë pasagjerët që fluturojnë drejt Nju Jorkut, Çikagos, Detroidit dhe Montrealit.

CNN raporton se kjo ndalesë është e lidhur me kërcënimin që paraqet Al-Kaida në Gadishullin Arabik, i cili ka qenë i përfshirë në sulmet e para në avionët që ishtin nisur drejt SHBA-së.

Një ish-shef policie ndalohet në aeroportin e Nju Jorkut

Pasi u ndalua dhe u mbajt për 90 minuta në aeroportin e Nju Jorkut, një ish-shef policie në SHBA thotë se “ndjehet i cënueshëm dhe i pasigurtë për të ardhmen e një vendi që ishte dikur madhështor”.

Hassan Aden është bërë shtetas amerikan që në moshën 10 vjeçare, dhe është djalë i një nëne italiane dhe një babai somalez. Ai u kthye në SHBA nga Parisi më 13 mars dhe tha se e veçuan ndërsa po kryente procedurat e hyrjes. Një zyrtar i tha se emri i tij ishte i njëjtë me emrin e përdorur nga dikush që figuronte në listën e personave nën vrojtim, dhe se informacioni do të verifikohej nga një agjensi tjetër përpara se të lejohej të hynte në vend.

Zoti Aden përshkroi në Facebook se shikoi të kalojnë të paktën 25 shtetas të huaj që u kontrolloheshin pasaportat për rreth 5 minuta dhe më tej lejoheshin të vazhdonin. Kur ai u ankua për kohëzgjatjen e ndalimit të tij, iu përgjigjën se nuk ishte i ndaluar.

“Ndodhesha në një dhomë pa celularin për të komunikuar me gruan dhe familjen për çfarë po ndodhte; isha i kufizuar në një karrige dhe më kishin mbajtur pasaportën… ndërkohë që kishin guximin të më thonin se nuk isha i ndaluar”, shkruajti zoti Aden.

Ai tha se meqë ka qenë vetë zyrtar i zbatimit të ligjit, e mirëkupton “një ndalim të arsyeshëm për hetim” nëse përmbushen disa kritere. Por, ai ngre pikëpyetje nëse “frika dhe ndalimi” janë misioni i ri i Agjensisë së Patrullimit të Kufirit dhe Doganave (CPB).

Agjencia thotë se ajo nuk komenton për raste individuale.

Eksperiencat e përjetuara në aeroportet amerikane janë vendosur veçanërisht në fokus pasi Presidenti Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv duke ndaluar dhënien e vizave të reja personave nga shtatë vende, si dhe duke pezulluar programin amerikan të pranimin të refugjatëve. Një gjykatë federale i ndaloi qeverisë zbatimin e urdhërit, dhe pasi zoti Trump nënshkroi një urdhër të ri, një tjetër gjykatë e bllokoi edhe atë. Presidenti thotë se këto masa janë të nevojshme për të mbrojtur sigurinë kombëtare.

Urdhëri fillestar shkaktoi konfuzion në aeroporte pasi zyrtarët e kufirit nuk ishin të sigurtë se si t’i zbatonin rregullat, në veçanti për personat që kishin marrë tashmë një vizë. Një numër udhëtarësh u ndaluan, në disa raste duke u mohuar edhe të drejtën e takimit me një avokat.

Gjatë po këtij muaji, Muhammad Ali Jr., i biri i legjendës së boksit Muhammad Ali, njoftoi se ishte ndaluar dhe marrë në pyetje në dy aeroporte të ndryshme.

Në një aeroport në Florida, zoti Ali tha se zyrtarët e patën pyetur vazhdimisht “Nga e ke marrë emrin?” dhe “A je mysliman?”.

Ai u ndalua herën e dytë, vetëm një ditë pasi kishte dëshmuar në Kongres për incidentin e parë.

Shefat e FBI-së dhe NSA-së dëshmojnë për ndërhyrjen ruse në zgjedhje

James Comey

Drejtori i agjencisë FBI, James Comey, sot pritet të dëshmoj në një komitet të Dhomës Përfaqësuese të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, lidhur me ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale amerikane në vitin 2016.

Ky do të jetë dëgjimi i parë i hapur për involvimin e Rusisë në procesin zgjedhor në Shtetet e Bashkuara.

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, është goditur nga raportet e inteligjencës për përzierjen e Rusisë në fushatën zgjedhore dhe për hetimet e raportuara të agjencisë FBI ndaj ndihmësve të Trumpit.

Donald Trump i ka hedhur poshtë sugjerimet se ai ose fushata e tij kishin kontakte jopërkatëse me zyrtarët e Rusisë.

Parashihet, që në këtë dëgjim të paraqitet edhe drejtori i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë (NSA), Mike Rogers.

Ndikimi i kufizimit të udhëtimeve tek turizmi në SHBA

Turizmi i të huajve në Shtetet e Bashkuara, që mbështet miliona vende pune, është ngadalësuar, ndoshta për arsyen se presidenti Donald Trump kërkoi kufizimet e udhëtimeve nga disa vende me shumicë myslimane. Kërkimet në internet për fluturimet në Shtetet e Bashkuara janë ulur në shumicën e vendeve të mëdha, dhe jo vetëm në ato të goditura nga kufizimet. Disa ekspertë të udhëtimit thonë se përpjekjet e administratës Trump për të kufizuar emigracionin kanë bërë që disa turistë dhe studentë të huaj të tregohen më të matur për të vizituar Shtetet e Bashkuara.

Kufizimi i udhëtimeve shkaktoi protesta, mbulime kritike në media dhe një mori padish ligjore.

Një peticion grumbulloi firmat e mijëra përkrahësve të mësuesit britanik të matematikës, Juhel Miah, i cili u ndalua të hipte në një avion me destinacion Shtetet e Bashkuara ndërsa shoqëronte nxënës britanikë në një ekskursion për në Amerikë. Ai foli përmes Skype-it:

“Mendoj vërtet se u vura në shënjestër. A ndodhi kjo për shkak të emrit tim? A ndodhi për shkak të paraqitjes sime, për shkak të ngjyrës së lëkurës? Nuk e di,”– thotë ai.

Ai është një nga mijëra njerëzit e konfuzuar nga kufizimet e reja dhe mendon se përvoja si ajo e tij mund të sjellin një numër më të vogël turistësh dhe studentësh britanikë, që do të duan të vizitojnë Shtetet e Bashkuara.

“Mësues të tjerë më kanë thënë se, përsa kohë që kjo situatë është e pasigurtë, nuk do të jenë të gatshëm të shoqërojnë nxënësit e tyre në udhëtime në Amerikë”, thotë zoti Miah.

Ekspertë të fluturimeve thonë se shqetësimet rreth mikëpritjes në Shtetet e Bashkuara mund të dëmtojnë ardhjen e vizitorëve nga të gjitha vendet. Këto shqetësime vijnë në një kohë kur dollari i forcuar e bën Amerikën një destinacion më të shtrenjtë për vizitorët e huaj dhe ndërsa vendet e tjera po shtojnë përpjekjet për të tërhequr turistët.

Turizmi është një industri shumë konkurruese, thotë Patricia Rojas-Ungar me Shoqatën Amerikane të Udhëtimeve:

“Udhëtarët kanë një zgjidhje dhe nëse ndjejnë ndonjë shqetësim apo ankth rreth destinacionit ku duan të udhëtojnë, thjesht mund të zgjedhin një vend tjetër. ”

Nëse vizitorët shkojnë diku tjetër, kjo mund të dëmtojë një industri që është e rëndësishme për të gjitha shtetet amerikane.

“Udhëtimi dhe turizmi janë një nxitës i rëndësishëm e ekonomisë amerikane. Është një industri 2.1 trilion dollarëshe, që mbështet 15 milionë vende pune”, thotë Patricia.

Ajo shpreson se administrata Trump do t’i bëjë më të qarta politikat në të ardhmen dhe do të punojë për të siguruar një mikpritje më të ngrohtë për vizitorët.

Ndërkohë, mësuesi britanik Juhel Miah ka marrë inkurajime përmes letrave dhe email-ave nga amerikanë, përfshirë një prej një nxënësi të klasës së pestë në Atlanta. Ai thotë, se përsëri mezi pret t’i vizitojë Shtetet e Bashkuara.

Përforcohet siguria në Shtëpinë e Bardhë

Shërbimi sekret amerikan ka përforcuar përpjekjet e sigurisë pasi një person hyri me makinë deri tek një pikë kontrolli në Shtëpinë e Bardhë të shtunën në mbrëmje dhe tha se kishte një bombë.

Zyrtarët thonë se shoferi u arrestua menjëherë dhe automjeti iu konfiskua.

Një zëdhënës i Shërbimit Sekret tha se është ndërmarrë një “hetim penal”.

Nuk ishte menjëherë e qartë nëse kishte vërtet bombë në makinë.

Presidenti Donald Trump nuk ishte në Shtëpinë e Bardhë. Ai po kalon fundjavën në rezidencën e tij Mar-a-Lago në Florida, fundjava e tij e pestë atje që kur mori detyrën më 20 janar.

Incidenti ndodhi vetëm pak orë pasi Shërbimi Sekret kapi një person që hyri në perimetrin e sigurisë së Shtëpisë së Bardhë.

Sipas njoftimeve, oficerët e Shërbimit Sekret menjëherë e kapën dhe arrestuan personin.

Më 10 mars, një burrë nga Kalifornia përshkoi tre barriera rreth Shtëpisë së Bardhë, dhe ia doli të mos kapej për mbi 15 minuta para se të kapej pranë një dere që çonte në Shtëpinë e Bardhë. Presidenti Trump ishte në Shtëpinë e Bardhë në ato momente.

Nunes: S’kam parë asnjë dëshmi për bashkëpunimin mes fushatës së Trumpit dhe Rusisë

Një ligjvënës amerikan ka thënë se nuk ka parë “asnjë dëshmi” të bashkëpunimit në mes të fushatës së presidentit Donald Trump dhe Rusisë, gjatë fushatës presidenciale të vitit të kaluar.

Këto komente të bëra nga përfaqësuesi republikan, Devin Nunes, në një intervistë televizive, vijnë vetëm një ditë përpara se drejtori i FBI-së, James Comey të dëshmojë përpara Komitetit të Inteligjencës, që udhëhiqet nga Nunes.

Comney dhe drejtori i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë, Mike Rogers, do të përgjigjen në pyetje me lidhjet e mundshme në mes të Rusisë dhe fushatës së Trumpit si dhe për pretendimet e presidentit për përgjimet nga paraardhësi i tij, Barack Obama.

Nunes i ka thënë Fox News se bazuar në “gjithçka që kam parë deri më sot”, ai nuk ka parë “asnjë provë” për lidhjet e mundshme mes fushatës së Trumpit dhe Rusisë.

President Donald Trump ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet për kontakte të papërshtatshme të fushatës së tij me zyrtarë rusë.

Akuzat për përgjim të Presidentit Trump, në qendër të seancës në Kongres

Megjithë një javë kundërshtimesh nga republikanët në Kongres, Shtëpia e Bardhë ka mbështetur akuzat e Presidentit Trump se ish-Presidenti Barack Obama përgjoi fshehurazi telefonatat e tij në Kullën Trump në Nju Jork. Ky debat e shtoi më tej interesin për seancën e nesërme dëgjimore të Komisionit të Zbulimit të Dhomës së Përfaqësuesve. Seanca do t’i japë për herë të parë mundësinë drejtorit të FBI-së, James Comey, për të folur publikisht rreth këtyre akuzave si dhe për hetimin nga agjensia e tij të konktateve me Rusinë të anëtarëve të fushatës Trump.

Ka shumë pyetje, por jo mjaftueshëm përgjigje, ndërsa Komisioni i Zbulimit i Dhomës së Përfaqësuesve përgatitet të trajtojë publikisht akuzat e Presidentit Trump.

“Ka shqetësim të madh nga pikëpamja e sigurisë kombëtare, që Presidenti të ketë vullnetin ta thotë një gjë të tillë”, u shpreh anëtari i Komisionit, ligjvënësi demokrat Adam Schiff.

Anëtarë të vetë partisë së Presidentit iu bashkuan demokratëve duke thënë se nuk kanë asnjë provë për pretendimet e tij në Twitter.

“Nuk kemi prova se ka ndodhur kjo gjë. Nuk mendoj se është përgjuar realisht Kulla Trump”, tha kryetari i Komisionit të Zbulimit, Devin Nunes.

Krerët e Komisionit të Zbulimit të Dhomës së Përfaqësuesve morën mbështetje dypartiake nga kolegët e tyre në Senat, vetëm një ditë pasi Senatori republikan Lindsey Graham kërkoi përgjigje nga FBI-ja rreth këtyre akuzave.

“Është një kërkesë krejt e thjeshtë – a pati urdhër të lëshuar nga ndonjë gjykatë amerikane për survejimin e fushatës Trump?” u shpreh Senatori Graham.

Ndërsa FBI-ja u premtoi senatorëve një seancë të klasifikuar informuese, drejtori Comey duhet të përballet në publik nesër me këto pyetje të vështira.

“Do ta pyesim nëse ekziston ndonjë provë që mbështet pretendimin e Presidentit. Më shqetëson thellësisht që Presidenti bën një akuzë të tillë pa patur baza, dhe mendoj se është në interesin e publikut që kjo çështje të trajtohet publikisht prej drejtorit të FBI-së”, tha ligjëvënësi demokrat Adam Schiff.

Presidenti u duk sikur dje u distancua nga akuza e tij.

“Nuk thamë asgjë, thjesht cituam një person shumë të talentuar për legjislacionin, që e tha këtë gjë në televizion”, tha Presidenti Trump.

Komisioni i Zbulimit i ka kërkuar FBI-së të paraqesë emrat e shtetasve amerikanë nën përgjim. Nëse emri i zotit Trump apo bashkëpunëtorëve të tij gjenden në atë listë, mund të kuptohet si shenjë se FBI-ja po heton kontaktet ndërmjet fushatës Trump dhe Rusisë.

“Është detyrë e tij të shpjegojë qartësisht natyrën dhe rrethanat e këtyre kontakteve”, mendon Susan Hennessey, nga Instituti Brookings.

Megjithëse në një dëgjesë të vetme nuk mund të trajtohen muaj të tërë pikëpyetjesh rreth ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhjet amerikane, dëgjesa mund të shërbejë si një fillim.

“Mendoj se më domethënëse tashmë për popullin amerikan është që të sigurohet se kjo është diçka që Kongresi po e merr seriozisht”, thotë zonja Hennessey.

Pra, pas një jave pikëpyetjesh në Kongres, … ndizet shpresa për disa përgjigje.

Alarm për bombë në Shtëpinë e Bardhë

Shërbimet sekrete amerikane kanë ndaluar një burrë, që ngiste makinën e tij deri në pikën e kontrollit drejt Shtëpisë së Bardhë të shtunën mbrëma.

Brenda në makinë thuhet se ka pasur një bombë, sipas asaj që kanë thënë dy zyrtarë të forcave të sigurisë, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.

Nuk ka pasur më tej ndonjë konfirmim që se është gjetur ose jo ndonjë mjet i dyshimtë, por që menjëherë pas kësaj sigurimi i Shtëpisë së Bardhë ka qëndruar në gjendje gatishmërie.

Vetura me të cilën i dyshuari kishte mësyrë Shtëpinë e Bardhë është kontrolluar në detaje.

Në kohën kur ka ndodhur ngjarja, presidenti Donald Trump nuk ka qenë aty.

Trump: Gjermania i ka borxh shuma të mëdha parash NATO-s dhe SHBA-së

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump thotë se Gjermania i ka borxh “shuma të mëdha parash” NATO-s dhe duhet ta paguajë SHBA-në me qëllim që t’i ofrohet më shumë siguri.

Trump i bëri këto komente sot në Twitter, vetëm një ditë pasi u takua me kancelaren gjermane Angela Merkel në Shtëpinë e Bardhë.

“Pavarësishtë asaj që keni dëgjuar në lajmet e rreme, unë kam pasur një takim të mirë” me Merkelin, ka shtuar presidenti amerikan.

“Përkundër kësaj, Gjermania i ka borxh shuma të mëdha parash NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara dhe duhet të paguajë më shumë për të qenë më e fuqishme dhe një mbrojtje shumë e shtrenjtë i ofrohet Gjermanisë”, ka shkruar tutje ai.

Trump në takimin me Merkelin ka rikonfirmuar “mbështetjen e fuqishme” të SHBA-së për NATO-n por poashtu ka thënë se shtetet anëtare duhet të paguajnë pjesën e tyre të obligimeve financiare.

“Shumë shtete, në vitet e fundit kanë borxhe të mëdha dhe kjo është e padrejtë për SHBA-në”, ka thënë Trump, duke shtuar se shtetet duhet të paguajnë borxhet e tyre.

Komiteti për Inteligjencë do të mbajë seancë dëgjimore për Rusinë

Komiteti për Inteligjencë i Senatit amerikan, foto nga arkivi

Komiteti për Inteligjencë i Senatit amerikan ka planifikuar të mbajë një seancë të dytë dëgjimore më 30 mars, në lidhje me hetimin mbi dyshimet e ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar.

Kryetari i Komitetit, republikani Richard Burr dhe demokrati Mark Warner kanë thënë se seanca dëgjimore do të fokusohet se si Rusia punon për të ndikuar në fushatat zgjedhore dhe opinionin publik.

Paneli i parë do të hetojë historinë e ndërhyrjeve të Rusisë në zgjedhje ndërkaq paneli i dytë do të adresojë çështjen se si Rusia përdorë sulmet kibernetike për të mbështetur spiunazhin e saj dhe aktivitetet për të ndërhyrë në një çështje.

Ish-zyrtarët e inteligjencës, persona të biznesit dhe nga akedemia është paraparë që të dëshmojnë.

Seanca e parë dëgjimore, që u mbajt në janar, ishte të bënte me aktivitetet e Rusisë në zgjedhjet presidenciale të 2016-ës.

Agjencitë e inteligjencës së SHBA-së, vitin e kaluar publikisht kanë fajësuar Rusinë për hakimin e Komitetit Ndërkombëtar të Partisë Demokratike dhe kanë thënë se sulmet kishin për qëllim që Donald Trump të fitonte zgjedhjet.

Moska ka mohuar përfshirjen në fushatën zgjedhore dhe Trump po ashtu ka hedhur poshtë këto pretendime.

Shtëpia e Bardhë do të apelojë vendimin e gjykatës për bllokimin e urdhrit të Trumpit

Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka njoftuar të premten se do ta apelojë vendimin e gjykatës për të bllokuar hyrjen në fuqi të urdhrit të presidentit Donald Trump për ndalimin e përkohshëm të udhëtimit.

Departamenti i Drejtësisë tha se do të apelohet vendimi i Gjykatës së Qarkut të shtetit të Merilendit, i cili nuk lejoi që të hynte në fuqi urdhri i 6 marsit, që ndalon hyrjen udhëtarëve nga 6 shtete me shumicë myslimane.

Vendimi i kësaj jave i gjykatës në Merliend, bër i që një pjesë e urdhrit të Trumpit, që ka të bëjë me ndalimin e hyrjes së refugjatëve për katër muaj, të mbeste në fuqi. Por, Gjykata e Qarkut në Havaji bllokoi që urdhri tërësisht të hynte në fuqi më 16 mars, ashtu siç ishte paraparë.

Urdhri i ri i Trumpit, gjithashtu, po sfidohet nga Gjykata e Qarkut në shtetin e Uashingtonit, por gjykata tha se nuk mund të lëvizë menjëherë për këtë rast, për shkak të “ruajtjes së burimeve” dhe për të shmangur vendimet e dyfishta, pasi gjykata të tjera tashmë kanë lëshuar vendime për këtë çështje.

Gjykata e Uashingtonit ka bllokuar urdhrin origjinal të ndalesës së udhëtimit të lëshuar në janar. Urdhri i ri ndalon hyrjen e vizitorëve nga Irani, Siria, Libia, Sudani, Somalia dhe Jemeni. Këtu është përjashtuar Iraku, shtetasit e të cilit ndaloheshin të udhëtonin për në SHBA, në urdhrin origjinal të Trumpit. Urdhri i ri, nuk prek qytetarët e këtyre vendeve, të cilat kanë dokumente valide dhe viza.

Gjykatësit në Merliend dhe Havaji, që bllokuan urdhrin këtë javë, kanë qenë shumë kritikë ndaj asaj që ata kanë thonë se, pas këtij urdhri, qëndrojnë motive të paligjshme racore dhe fetare.

“Dondal Trump është duke bërë thirrje për ndalimin e tërësishëm të hyrjes së myslimanëve në SHBA”, ka thënë gjykatësi në Havaji, Derrick Watson.

Gjykatësi Theodore Chuand nga Merliendi ka thënë se “historia e deklaratave publike [të Trumpit], vazhdon të ofrojë argumente se qëllimi urdhrit të ri ekzekutiv vazhdon të jetë ndalimi i gjatë i hyrjes ndaj myslimanëve”.

Ai, gjithashtu, ka vënë në pikëpyetje nëse urdhri i Trumpit është i jashtëligjshëm pasi prek njerëzit bazuar në kombësinë e tyre, duke shtuar se asnjë president në të kaluarën nuk ka ndaluar hyrjen e të gjithë qytetarëve të një shteti, e lëre më të 6 shteteve.

Kritikët e urdhrit thonë se ai diskriminon myslimanët dhe është në kundërshtim me Kushtetutën amerikane, sa i përket fesë. Kritikët e këtij urdhri përfshijnë prokurorë të Përgjithshëm të shteteve, organizata që përfaqësojnë refugjatët, Unionin Civil Amerikan dhe Qendrën Kombëtare për Ligj të Emigracionit.

Presidenti Trump thotë se kjo masë është e nevojshme për të mbrojtur vendin nga sulmet terroriste. Ai akuzon gjykatësit që kanë bllokuar urdhrin e tij për “mashtrim të paprecedentë gjyqësor” dhe është zotuar se do të apelojë vendimet deri në Gjykatën Supreme, nëse është e nevojshme.

“Ne do të fitojmë. Ne do të mbajmë qytetarët tanë të sigurt”, u ka thënë Trump mbështetësve të tij gjatë një tubimi më 16 mars. “Rreziku është i qartë. Ligji është i qartë. Nevoja për urdhrin tim ekzekutiv është i qartë”, ka thënë ai.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer, ka thënë të premten se qeveria do të apelojë të gjitha vendimet që kanë bllokuar urdhrin, por nuk do të apelojë menjëherë vendimin e gjykatës në Havaji.

Analistët ligjorë kanë thënë se administrata mund të ketë zgjedhur që të apelojë së pari vendimin e gjykatës në Merilend, sepse Gjykata e Apeleve në Riçmond të Virgjinias ka më shumë gjykatës konservatorë sesa gjykatat e apelit në bregun perëndimor të Shteteve të Bashkuara.(REL)

Përgatiti: Mimoza Sadiku

Takimi i parë Trump-Merkel

Pas një takimi në Shtëpinë e Bardhë me Kancelaren Angela Merkel, Presidenti Donald Trump tha se ai mbështet NATO-n, por përsëriti thirrjet që vendet anëtare të rrisin kontributin financiar për të mbështetur Aleancën.

Zoti Trump shprehu një “mbështetje të fortë për NATO-n” por u bëri thirrje vendeve të tjera anëtare “që kanë borxhe të mëdha” të “paguajnë atë që u takon”.

Presidenti amerikan i bëri komentet në Shtëpinë e Bardhë në një konferencë të përbashkët për shtyp me Kancelaren Merkel, të cilën më parë e kishte akuzuar se me politikën e saj të pranimit të refugjatëve sirianë po e shkatërronte Gjermaninë.

Ky ishte takimi i tyre i parë që kur zoti Trump erdhi në Shtëpinë e Bardhë.

Zoti Trump tha se marrëdhënia mes SHBA dhe Gjermanisë bazohet “në vlera të përbashkëta” dhe se aleanca është “simbol force” për botën.

Përveç NATO-s kishte edhe një numër temash të tjera me interes të përbashkët për të dy vendet. Zoti Trump tha se e vlerësonte mbështetjen e Gjermanisë për të gjetur një zgjidhje për situatën në Ukrainë.

Zoti Trump tha se të dy vendet do të vazhdonin luftën kundër radikalizmit islamik duke thënë se “siguria në imigracion është siguri kombëtare”.

Presidenti aludoi përsëri gjatë konferencës se është përgjuar në Kullën Trump gjatë administratës Obama. Ai në fakt foli me humor se ai dhe Kancelarja gjermane Merkel, siç u shpreh zoti Trump “të paktën kanë diçka të përbashkët”, duke kujtuar faktin që zonja Merkel zbuloi se ishte një ndër udhëheqësit që ishin përgjuar nga shërbimet amerikane të zbulimit gjatë administratës Obama.

Tregtia ishte një ndër temat kryesore që u prekën në konferencën për shtyp. Presidenti i Shteteve të Bashkuara theksoi disa herë se partnerët tregtarë të Amerikës nuk janë treguar të drejtë në shkëmbimet e tyre dhe se tregtia ndërkombëtare ka rënduar negativisht mbi punëtorin amerikan. Presidenti përmbendi se që nga ardhje e tij në Shtëpinë e Bardhë janë hapur mijëra vende të reja pune dhe se synimi është që të kthehet aktiviteti i prodhimit industrial në Shtetet e Bashkuara.

Tregtia me Gjermaninë, ekonomia e tretë më e madhe në botë, do të jetë temë diskutimesh mes dy udhëheqësve në një takim pune pas konferencës së shtypit.

Letra e plotë e 6 senatorëve drejtuar Tillersonit: Hetoni fondet amerikane nga keqpërdorimi!

Sekretari amerikan i shtetit Rex W. Tillerson ka marre nje leter ditet e fundit, nga senatori Mike Lee dhe një grup Senatorësh te cilet i bëjnë thirrje të hetojë si fondet amerikane po përdoren për mbështetjen e grupeve politike të caktuara në vende sovrane, pavarësisht dëshirës së tyre për vetëvendosje.

LETRA E PLOTE:

I nderuar Rex W. Tillerson

Sekretar i Shtetit

Departamenti i Shtetit të SHBA

220 I C Street N W Washington, D.C. 20520

14 Mars,2017

I dashur Sekretar Tillerson:

Urime për konfirmimin tuaj të kohëve të fundit si Sekretar i Shtetit. Ne mirëpresim bashkëpunimin me ju në lidhje me çështjet e shumta të politikës së jashtme me të cilat do të përballet kombin ynë në vitet që vijnë.

Siç jeni padyshim në dijeni, Maqedonia ka qenë e zhytur (përfshirë) në procesin e ndërtimit të qeverisë së saj të koalicionit pas zgjedhjeve të mbajtura në dhjetor 2016. Për fat të keq, ne kemi marrë njoftime të besueshme se, gjatë viteve të fundit, Misioni i SHBA ka ndërhyrë në mënyrë aktive në politikat partiake të Maqedonisë, si dhe në formësimin e mjedisit mediatik dhe shoqërisë civile atje, shpesh duke favorizuar grupe me prirje të majta politike mbi të tjerët. Ne i vlerësojmë këto raportime dekurajuese dhe, nëse janë të vërteta, tejet problematike.

Disa letra i  janë dërguar kohët e fundit ambasadorit të SHBA-së në Maqedoni të cilat ngrejnë pikëpyetje mbi rolin që Misioni i SHBA në Maqedoni luan në shpërndarjen e ndihmës së huaj të SHBA-së në Maqedoni, mbi peizazhin vazhdimësisht të trazuar politik të Maqedonisë, dhe në formimin e mjedisit mediatik dhe shoqërisë civile në Maqedoni. Përgjigjet për këto letra nuk e kanë lehtësuar shqetësimin tonë.

Pjesa më e madhe e aktivitetit në Maqedoni ka qenë e përjetësuar përmes fondeve të USAID-it të dhëna për subjekte zbatuese si fondacioni i George Soros “Shoqëria e Hapur”. Si marrësi i shpërblimeve të shumta në formën e granteve dhe duke shërbyer si një kontraktues i USAID duke zbatuar projekte në këtë vend të vogël me 2.1 milionë banorë, ndihma jonë e huaj financuar nga taksapaguesit shkon larg, duke lejuar që Fondacioni Shoqëria e Hapur – Maqedoni të nxisë një axhendë progresive dhe të forcojë politikën e majtë. Ndihma jonë e huaj duhet të përdoret vetëm për të nxitur një axhendë politike, nëse kjo është në interes të sigurisë ose ekonomisë së vendit tonë për ta bërë këtë, dhe madje edhe në këtë rast, ne duhet të jemi të kujdesshëm dhe të respektueshëm në një përpjekje të tillë. Ne duhet të jemi veçanërisht të kujdesshëm në promovimin e politikave që mbeten të diskutueshme edhe në vendin tonë dhe që kanë potencial të dëmtojnë marrëdhënien me qytetarët e vendeve përfituese.

Ky problem nuk është i kufizuar vetëm në Maqedoni, por duket se ndjek një model aktiviteti alarmues në këtë rajon të paqëndrueshëm. Liderë të respektuar nga Shqipëria kanë pretendime të ngjashme ndaj diplomatëve amerikanë dhe organizatave të mbështetura nga Soros të cilët shtyjnë për rezultate të caktuara politike në vendin e tyre. Fondacioni Shoqëria e Hapur – Albania (OFSA) dhe ekspertët e tij, me financim nga USAID-i, kanë krijuar dokumentin e diskutueshëm strategjik për reformën gjyqësore shqiptare. Disa udhëheqës besojnë se këto “reforma” kanë si qëllimin përfundimtar për t’i dhënë Kryeministrit dhe të majtës së qendrës kontroll të plotë mbi pushtetin gjyqësor.

Efektet destabilizuese të veprimeve të tilla në një vend të NATO-s janë të qarta dhe kërcënimi për përshkallëzim të mëtejshëm në prag të zgjedhjeve parlamentare këtë vit është i lartë. Kjo është veçanërisht shqetësuese në dritën e raporteve ndërkombëtare të rritjes së korrupsionit qeveritar në Shqipëri dhe rinovimit të forcës së trafikut të drogës dhe grupeve e organizuara kriminale në vend.

Me këto dhe situata të tjera në mendje, është shqetësuese se kjo sjellje duket të jetë parazgjedhur prej shumë nga ambasadat tona, misionet e ndihmave, dhe zyrat diplomatike në të gjithë botën. Herë pas here, udhëheqësit e huaj që vizitojnë Uashingtonin kanë shprehur shqetësime tek ne se si fondet e taksapaguesve amerikanë janë duke u përdorur në mënyrë jo produktive në vendet e tyre respektive. Situata në Shqipëri dhe Maqedoni janw shembull aktual i kësaj, por ne kemi dëgjuar shqetësime të ngjashme edhe nga vendet e Amerikës Latine dhe Afrikës.

Me respekt ju kërkojmë që ju të përdorni autoritetin tuaj për të hetuar të gjitha fondet që lidhen me promovimin e demokracisë dhe qeverisjes dhe të rishqyrtoni programet, llogaritë dhe shumëllojshmërinë e subjekteve të SHBA-ve të përfshira në aktivitete të tilla. Ne duhet të shfrytëzojmë këtë moment kritik – fillimin e një administrate të re – për të shqyrtuar se si të gjitha dollarët tona të taksapaguesve janë duke u shfrytëzuar në mënyrë që të ndalojmë aktivitetet që nxisin trazirat politike, mosrespektimin e sovranitetit kombëtar dhe shoqërisë civile, të cilat cojnë drejt minimit të përpjekjeve tona për të ndërtuar marrëdhënie të dobishme ndërkombëtare.

Ne mirëpresim vazhdimin e bashkëpunimit me ju dhe shpresojmë të nisim një marrëdhënie të dëshirës reciproke për llogaridhënie dhe transparencë në ndihmë tonë të huaj dhe programet diplomatike.

Siqerisht,

Michael S. Lee
United States Senate
James M. Inhofe
United States Senate
Thom Tills
United States Senate
Ted Cruz
United States Senate
David A. Perdue
United States Senate
Bill Cassidy, M.D.
United States Senate

New York, policia ndërhyn ndaj protestuesve kundër Trump

Policia e New York-ut ka intervenuar ndaj grupit që bllokoi trafikun dhe po protestonte me mosbindje civile në vendin ku mbaroi marshimi, duke arrestuar 25 persona

NEW YORK – Në qytetin e New York-ut në SHBA janë arrestuar 25 persona nga grupi që po protestonte me “mosbindje civile” duke bllokuar trafikun në shenjë proteste kundër dekretit të presidentit amerikan Donald Trump që ndalon udhëtimin në SHBA për shtetasit e gjashtë vendeve muslimane, raporton Anadolu Agency (AA).

Në tërë SHBA-të vazhdojnë protestat kundër mos heqjes dorë nga ndalesa e udhëtimit edhe krahas anulimit të së parës, dhe nënshkrimit të sërishëm të saj nga Trump.

Grupe në New York që kundër dekretit nisën “javën e rezistencës”, u mblodhën në sheshin Washington. Protestuesit marshuan drejt Byrosë Amerikane të Shtetësisë dhe Migrimit, duke brohoritur “Besimi është mbi frikën” dhe slogane të tjera kundër Trump dhe dekretit të tij.

Policia e New York-ut ka intervenuar ndaj grupit që bllokoi trafikun dhe po protestonte me mosbindje civile në vendin ku mbaroi marshimi, duke arrestuar 25 persona.

Merkel: Kureshtje dhe kënaqësi për takimin me Trumpin

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se me “kureshtje” dhe “kënaqësi” e pret takimin e sotëm me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në Uashington.

“Gjithnjë është më mirë të bisedohet me njëri-tjetrin se sa për njëri-tjetrin”, i tha Merkel gazetës, Saarbruecker Zeitung.

E pyetur nëse të dy palët janë kureshtare, kancelarja Merkel tha se “definitisht ka kureshtje, po ashtu edhe kënaqësi për takimin me njëri-tjetrin… së paku nga ana ime”.

Ky takim, i cili ishte paraparë për 14 mars por ishte shtyrë për shkak të motit të keq në Uashington, do të jetë takimi i parë i dy liderëve, prej se Donald Trump është zgjedhur president, në muajin nëntor të vitit të kaluar.

Kancelarja Merkel tha se ajo dëshiron të bisedoj me presidentin Trump për çështje të sigurisë, ekonomisë, dhe për të ardhmen e bashkëpunimit ndërkombëtar.

Lidhur me shqetësimet për luftë tregtare ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Gjermanisë, Angela Merkel theksoi se “vendet tona përfitojnë kur punojnë mirë së bashku dhe në mënyrë korrekte”.

Dokumentet tregojnë se Rusia e ka paguar ish-këshilltarin Flynn

Michael Flynn afër presidentit rus, Vladimir Putin, gjatë një ceremonie në Moskë në dhjetor të vitit 2015

Ish-këshilltari për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Michael Flynn, ishte paguar nga kompanitë ruse me 67 mijë dollarë, para zgjedhjeve presidenciale, tregojnë dokumentet e publikuara mbrëmë nga anëtari demokrat i Dhomës Përfaqësuese, Elijah Cummings, nga shteti Merilend.

Demokrati Cummings ka kërkuar nga administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, që të paraqes shënime gjithpërfshirëse për kontaktet e zotit Flynn me qeveritë e jashtme dhe interesat e tij.

Flyyn i kishte marrë 33,750 dollarë nga kanali televiziv RT, që udhëhiqet nga qeveria e Rusisë, për paraqitje në një zhvillim në Moskë në dhjetor të vitit 2015, disa muaj para se Flynn formalisht të caktohej këshilltar i fushatës Trump.

Zoti Cummings thotë se pranimi nga ana e zotit Flynn i pagesës së kanalit televiziv RT, paraqet shkelje të dispozitave për të ardhura në Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara, sipas së cilës nuk lejohet që oficerët e pensionuar ushtarakë të marrin dhurata nga fuqitë e jashtme.

Pos, pagesës nga RT, Flynn i kishte marrë edhe 11,250 dollarë për dy fjalime në Uashignton, nga dy kompani ruse.

Atij i ishin paguar edhe shpenzimet për vendosje në hotelet luksoze të Michael Flynnit dhe djalit të tij, gjatë udhëtimit në Moskë.

SHBA: Në përvjetorin e referendumit, dënohet aneksimi i Krimesë nga Rusia

Shtetet e Bashkuara sot e kanë dënuar ashpër aneksimin e Krimesë nga ana e Rusisë dhe referendumin që Moska e ka organizuar atje, të cilin më vonë e ka shfrytëzuar për arsyetim të aneksimit të këtij rajoni në Detin e Zi.

Ky dënim u bë në trervjetorin e referendumit të organizuar, kur forcat ruse pa shenja i okupuan ndërtesat kryesore qeverisëse në Krime, pasi presidenti i atëhershëm i Ukrainës, Viktor Yanukovich, u largua në Rusi, pas protestave masive në gjithë Ukrainën.

Ky dënim, po ashtu, është shembulli i fundit i vazhdimit të qëndrimit të ashpër publik të Uashingtonit për Krimenë, të cilin presidenti aktual, Donald Trump, që kishte premtuar për të synuar marrëdhënie më të mira me Rusinë, e ka trashëguar nga paraardhësi i tij, Barack Obama.

“Shtetet e Bashkuara nuk e njohin ‘referendumin’ e Rusisë më 16 mars të vitit 2014, e as përpjekjen për aneksimin e Krimesë dhe shkeljen e vazhdueshme të së drejtës ndërkombëtare”, tha nëpërmjet një deklarate, zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit, Mark Toner, dhe ka shtuar se “edhe njëherë e riafrimojmë përkushtimin tonë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës”.

Mëtutje, ai theksoi se “sanksionet tona të ndërlidhura me Krimenë do të mbesin ashtu siç janë, derisa Rusia t’ia kthejë Ukrainës kontrollin ndaj gadishullit”.

Duke folur para gazetarëve në Moskë, zëdhënësi i Kremlinit, Dimtry Peskov, sot e ka hedhur poshtë mundësinë se Krimeja do t’i kthehej Ukrainës, sipas ndonjë lloj marrëveshjeje me Shtetet e Bashkuara.

Gjykatësi bllokon edhe urdhrin e ri të Trumpit për udhëtimin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, fajësoi një gjyqtar të Gjykatës së Qarkut, i cili pezulloi urdhrin e rishikuar të udhëtimit, dhe e akuzoi atë për “humbje të paparë të ekuilibrit gjyqësor”.

Gjykatësi Derrick Watson lëshoi vendimin për bllokimin e urdhrit të mërkurën vonë, vetëm pak orë para se ai të hynte në fuqi. Gjykatësi tha se ka gjasa të mëdha që urdhri të jetë jokushtetues dhe të shkaktojë “dëme të pariparueshme” për shtetin e Havajit dhe qytetarët e tij.

Ka qenë e paraparë që me urdhrin ekzekutiv t’iu ndalohet hyrja përkohësisht në SHBA qytetarëve të gjashtë vendeve më shumicë myslimane. Urdhri është dashur të hyjë në fuqi më 16 mars.

Trump tha se pezullimi i urdhrit, të krijuar për të mbajtur “terroristët jashtë vendit”, e bën Amerikën të dukët e dobët.

Trump u zotua se do ta luftojë vendimin e gjykatësit dhe se do ta dërgojë atë në Gjykatën Supreme, nëse është e nevojshme. “Do ta fitojmë betejën ligjore”, tha ai në një tubiim në shtetin Tenesi.

“Kushtetuta i jep presidentit fuqinë për të pezulluar emigracionin, kur ai vlerëson se është në interesin kombëtar të vendit tonë”, tha Trump.

Urdhri i pezulluar, i nënshkruar më 6 mars, ka qenë rishikim i urdhrit fillestar të Trumpit, të nënshkruar më 27 janar, i cili ka ndaluar vizitorët nga shtatë vende me shumicë myslimane dhe individë me dokumente valide të qëndrimit dhe viza.

Vendet e prekura në urdhrin e rishikuar janë Irani, Siria, Sudani, Somalia, Libia dhe Jemeni, ndërsa është hequr Iraku. Edhe urdhri i rishikuar, edhe urdhri fillestar u kanë ndaluar hyrjen në SHBA të gjithë refugjatëve.

Gjykatësi i Havajit, i cili është emëruar nga ish-presidenti Barack Obama, tha se argumenti se ndalimi shkel Amandamentin e Parë të Kushtetutës për mbrojtje kundër diskriminimit fetar, pritet të ketë sukses në gjykata.

“Vëzhguesi objektiv do të konstatojë se urdhri ekzekutiv është lëshuar me qëllim që të diskreditojë një fe të caktuar”, tha gjykatësi Watson. Ai shtoi se duke sulmuar gjashtë vende të Lindjes së Mesme dhe të Afrikës, sulmohet edhe Islami, sepse popullsia e tyre është myslimane nga 90.7 përqind deri në 99.8 përqind.

Gjykatësi tha se Trump i formëson veprimet e tij mbi me gjuhë fetare dhe përmendi një intevistë të marsit 2016, në të cilën Trump ka thënë: “Mendoj se Islami na urren”.

Vendimi i gjykatësit Watson është i përkohshëm, derisa të dërgohen argumente të tjera më të gjera përpara gjykatës së tij. Urdhri i rishikuar është sfiduar edhe në disa shtete të tjera.

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuseve, Paul Ryan, tha se ndalesa është e nevojshme për të përmirësuar verifikimin e njerëzve që hyjnë në SHBA dhe për të parandaluar sulmet terroriste. Ai tha se nuk ka dyshim se ajo do të vërtetohet nga gjykatat më të larta.

Përgatiti: Valona Tela

Një senator republikan bllokon debatin për Malin e Zi në NATO

Mali i Zi

Senatori republikan i Shteteve të Bashkuara, John McCain, akuzoi senatorin tjetër republikan, Raund Paul, se punon për presidentin rus, Vladimir Putin.

Akuza u bë pasi Paul bllokoi debatin dhe votimin për protokollin e anëtarësimit të Malit të Zi në NATO.

McCain kërkoi shqyrtimin dhe votimin e protokollit, por Paul, republikan nga Kentaki, ishte i vetmi që kundërshtoi, por kjo qe e mjaftueshme që debati të shtyhet.

“Rusia ka bërë përpjekje të bëjë puç në Mal të Zi, të vrasë kryeministrin dhe të rrëzojë qeverinë, në përpjekje për të ndaluar anëtarësimin e tij në NATO”, tha McCain.

NATO, në samitin e muajit maj, pritet të anëtarësojë edhe formalisht Malin e Zi në radhët e saj, por fillimisht protokolli i anëtarësimit duhet të miratohet nga të gjitha shtetet anëtare.

Ligjvënësit: Nuk kemi prova që zoti Trump të jetë përgjuar

Drejtuesit kryesorë të Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Zbulimin thanë të mërkurën se pretendimi i presidentit Donald Trump se paraardhësi i tij, ish-presidenti Barack Obama, e ka përgjuar në javët para zgjedhjeve të nëntorit është i pabazë.

“Ne nuk kemi ndonjë dëshmi që kjo të ketë ndodhur,” tha kryetari i Komisionit, kongresmeni republikan Devin Nunes. “Nuk mendoj se ka pasur ndonjë përgjim të Kullës Trump,” tha zoti Nunes, duke iu referuar rezidencës së presidentit në Nju Jork.

Numri dy i Komisionit, demokrati Adam Schiff, përsëriti të njëjtën gjë: “Deri sot, nuk shoh asnjë dëshmi, nuk ka kurrfarë baze,” tha ai.

Kongresmenët Nunes dhe Schiff thanë se po presin informacione nga Departamenti i Drejtësisë deri të hënën e ardhshme, për të mësuar nëse agjencia ka dijeni rreth ndonjë përgjimi me urdhër gjykate për zotin Trump. Por ata shtuan se deri tani nuk kishin dijeni për ndonjë përgjim të tillë.

Hetimi nga ana e Kongresit ishte kërkuar nga Shtëpia e Bardhë pas deklaratave të bujshme të bëra në Twitter nga zoti Trump më 4 mars se telefonat e tij ishin përgjuar.

Komisioni i zbulimit po heton gjithashtu rreth lidhjeve të mundshme midis ndihmësve të fushatës Trump dhe zyrtarëve rusë përpara dhe pas zgjedhjeve të nëntorit.

Zoti Nunes tha se drejtori i Byrosë Federale të Hetimeve, James Comey, do të dëshmojë të hënën e ardhshme para komisionit të zbulimit rreth pretendimeve për përgjime si dhe rreth hetimeve të FBI-së mbi ndërhyrjen ruse në zgjedhje për të ndihmuar zotin Trump të fitonte zgjedhjet.

Ndërkohë, një senator i rëndësishëm amerikan, Lindsey Graham i Karolinës së Jugut, thotë se ai është i vendosur t’i shkojë deri në fund çështjes, për të gjetur nëse pretendimi i zotit Trump se atë e kanë përgjuar është i vërtetë.

Senatorët e SHBA kërkojnë hetime për paratë amerikane në Ballkan

Grupi i senatorëve amerikanë ka kërkuar nga sekretari i ri i Shtetit Rex Tillerson që të bëjë hetime në detaje lidhur me shpenzimet e parave amerikane në Ballkan, ndërsa në veçanti përmenden Shqipëria dhe Maqedonia.

“Kërkojmë hetime urgjente lidhur me atë se si janë shpenzuar paratë amerikane në Departamentin e Shtetit dhe USAID, për të mbështetur grupet politike të orientuara majtas dhe për të imponuar këtë opsion shteteve sovrane. Njëra prej grupeve të tilla, e cila ka pranuar para përmes USAID-it është Shoqëria e hapur, fondacion pas të cilit qëndron George Soros”, thuhet në letrën e gjashtë senatorëve amerikanë, raporton Kosovapress.

SHBA do të padisë tre rusë dhe një kanadez për sulme kibernetike

Mediat janë duke raportuar se autoritetet amerikane së shpejti do të ngrisin padi penale kundër katër persona, tre prej të cilëve nga Rusia, në lidhje me sulmet masive kibernetike ndaj kompanisë Yahoo.

Agjencia Retuers dhe Bloomberg, duke cituar zyrtarë anonimë, thonë se Departamenti i drejtësisë i SHBA-së, ka njoftuar se padia mund të bëhet më 15 mars.

Personat e akuzuar jetojnë në Rusia dhe Kanada.

Yahoo ka thënë në shtator se i janë vjedhur të dhënat e më shumë se 500 milionë përdoruesve gjatë hakimit të kryer përgjatë vitit 2014. Në dhjetor, kompania ka pranuar se një sulm kibernetik i vitit 2013, ka prekur më shumë se një milion përdorues.

Këto dy sulme kibernetike janë më të mëdhat në histori.

Shtëpia e Bardhë thotë se TrumpI ka paguar 38 milionë dollarë tatim më 2005

Shtëpia e Bardhë ka publikuar disa nga taksat e paguara nga presidenti Donald Trump, ku thuhet se ai ka paguar 38 milionë dollarë tatim më 2005, pasi po atë vit ka fituar më shumë se 150 milionë dollarë.

Ky njoftim erdhi pak para se gazetarja e MSNBC, Rachel Maddow raportoi se ajo posedon dy faqe të pagesave të tatimit të presidentit Trump më 2005. Të dhënat janë marrë nga gazetari David Cay Johnston, i cili ka thënë se i ka pranuar këto dokumente përmes postës.

Trump gjatë fushatës zgjedhore ka refuzuar që të publikojë taksat, pasi pretendonte se ishte nën auditim nga Shërbimi i të Ardhurave dhe avokatat e tij e kishin këshilluar që të mos i publikonte ato.

Shtëpia e Bardhë tha se publikimi i taksave nga MSNBC është i paligjshëm.

Publikimi i paautoriziuar i taksave federale në SHBA përbën vepër penale por Maddow ka arguemntuar se MSNBC ka ushtruar të drejtën kushtetuese për të publikuar informacione që janë në interes të publikut.

Stuhia Stella – gjendje e jashtëzakonshme në disa pjesë të SHBA-së

Nju Jork – foto arkivi

Shtetet verilindore të SHBA-së, Nju Jorku, Nju Xhërsi, Pensilvania dhe Virxhinia kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme, për shkak të një stuhie të madhe të borës.

Shërbimi Kombëtar i Motit ka lëshuar alarmin për stuhi nga Pensilvania në lindje deri në Mein në jugperëndim.

Shkollat janë mbyllur, ndërsa mbi 6,800 fluturime janë anuluar.

Kushtet e motit kanë bërë që edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, të shtyjë për të premten udhëtimin për në Uashington, ku do të takojë presidentin Donald Trump.

Me erëra deri në 100 kilometra në orë, stuhia Stella pritet të shkaktojë pengesa të mëdha për banorët, thonë parashikuesit e motit.

14 milionë amerikanë do të humbasin sigurimet nën ligjin e ri të kujdesit shëndetësor

Zyra e Buxhetit e Kongresit amerikan thotë se 14 milionë njerëz do të humbasin sigurimin shëndetësor në vitin e ardhshëm nëse Kongresi miraton planin republikan për të zëvendësuar ligjin aktual të kujdesit shëndetësor, të njohur si “Obamacare”.

Zyra e Buxhetit në Kongres, një grup ekonomistësh dhe analistësh buxhetorë jopartiakë, të hënën publikoi raportin e saj mbi koston e propozimit të presidentit Donald Trump, të mbështetur në premtimet e fushatës, për të riparuar sistemin shëndetësor të implementuar nga paraardhësi i tij, Barack Obama. Presidenti Trump dhe republikanët e tjerë thonë se sistemi i tanishëm është shumë i shtrenjtë dhe padrejtësisht i detyron njerëzit të blejnë sigurim shëndetësor.

Raporti thotë se në qoftë se plani republikan miratohet, numri i njerëzve të pasiguruar në vitin 2018 do të rritej me 14 milionë, duke e çuar totalin e tyre në 41 milionë. Deri në vitin 2026, ky numër do të arrinte në 52 milionë të pasiguruar, në krahasim me 28 milionë që do të ishin pa sigurime shëndetësore nëse do të mbetej në fuqi sistemi i Presidentit Obama.

Ligji i kujdesit shëndetësor i miratuar në vitin 2010 ishte një nga programet dhe arritjet kryesore të presidentit Obama, dhe mbuloi 20 milionë njerëz të cilët më parë nuk kishin sigurime.

Zyra e Buxhetit tha se plani i ri republikan do të shkurtonte defiçitin federal me 337 miliardë dollarë deri në vitin 2026. Duke bërë një krahasim me këtë vit, Zyra e Buxhetit përllogarit se në vitin 2017, qeveria federale do të shpenzojë 4 trilionë dollarë që do t’i shtojnë 559 miliardë dollarë defiçitit të tanishëm.

Sekretari i Departamentit të Shëndetit, Tom Price kritikoi raportin, duke u thënë gazetarëve para Shtëpisë së Bardhë se Zyra e Kongresit për Buxhetin kishte vlerësuar vetëm një pjesë të planit të ri të republikanëve për kujdesin shëndetësor. Ai tha se është “e pamundur” që plani të lërë 14 milionë njerëz pa sigurim shëndetësor, pasi në bazë të parimeve mbi të cilat është ndërtuar ligji, njerëzit mund të zgjedhin vetë sigurimin e tyre, në vend se qeveria të vendosë për planin e tyre.

Sekretari Price tha gjithashtu se Zyra e Buxhetit nuk ka marrë në konsideratë të gjithë elementët që do të jenë pjesë e planit, duke përfshirë edhe legjislacionin në pritje për reformimin e tregut të sigurimeve.

Raporti i Zyrës së Kongresit për Buxhetin thotë se në vitet e para kostoja e sigurimeve shëndetësore pritet të rritet, para se të bjerë duke filluar në vitin 2020. Sipas raportit, dispozitat e ligjit republikan do të lejojnë kompanitë e sigurimeve të faturojnë të moshuarit pesë herë më shumë se sa të rinjtë, në krahasim me tre herë më shumë që është në ligjin aktual.

Plani i ri do të eliminonte të ashtuquajturin mandat individual, i cili i detyron njërëzit të blejnë sigurim shëndetësor ose të përballen me gjoba ndëshkuese.

“Shumica e reduktimeve të numrit të atyre me sigurime shëndetësore në vitin 2018 dhe 2019 do të jetë pasojë e shfuqizimit të ndëshkimit që lidhet me mandatin individual”, thuhet në raportin e Zyrës së Buxhetit. “Disa nga ata njerëz do të vendosin të mos kenë sigurim, ndërsa aktualisht ata paguajnë për sigurm shëndetësor për të shmangur gjobën. Dhe disa njerëz të tjerë do të heqin dorë nga sigurimet për shkak të kostos së lartë.”

Udhëheqësja e demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve, Nancy Pelosi u bëri thirrje republikanëve që të tërheqin ligjin e tyre të kujdesit shëndetësor, duke thënë se kjo është “e vetmja gjë e mirë që mund të bëhet.” Udhëheqësi i demokratëve në Senat, Chuck Schumer, ka thënë: “Projekt-ligji i administratës Trump do të jetë një kokëçarje e madhe për popullin amerikan.” Ai thotë se ligji i republikanëve është në dobi të shtresës së pasur ndërsa i injoron të tjerët.”

Presidenti Trump ka premtuar se plani i tij shëndetësore do të “të mbulojë të gjithë” dhe do të ofrojë sigurime më të lira për individë dhe grupe të vogla të njerëzve që i blejnë vetë sigurimet në vend se t’i marrin ato përmes punëdhënësve.

Ligjvënësit republikanë duan të ruajnë dy nga klauzolat më të pëlqyera të ligjit Obamacare, t’u ndalojnë kompanive të sigurimit refuzimin e personave për shkak të gjendjes së tyre shëndetësore, dhe do të lejojë të rinjtë deri në moshën 26 vjeç të qëndrojnë në sigurimet shëndetësore të prindërve të tyre.

Administrata Trump nuk ofron prova për çështjen e përgjimeve

Administrata e presidentit Trump vazhdon të përballet me trysni për të ofruar prova se ish presidenti Barack Obama ka përgjuar telefonat e kullës Trump gjatë zgjedhjeve të vitit të kaluar. Të hënën ishte afati i fundit për dorëzimin e tyre, por departamenti i Drejtësisë i kërkoi komisionit për çështjet e zbulimit në Kongres më shumë kohë për të mbledhur informacion.

Ishte një akuzë e guximshme ajo e bërë në Twitter nga presidenti Trump ku shkruante “E tmerrshme! Sapo zbulova se Obama ka përgjuar telefonat në kullën Trump pak përpara fitores. Asgjë nuk u gjet!”.

Më shumë se një javë më pas administrata Trump ende nuk ka ofruar ndonjë provë se paraardhësi i tij ka vëzhguar në mënyrë të fshehtë biznesin dhe shtëpinë e tij.

Drejtori i Zbulimit Kombëtar gjatë presidencës Obama tha se nuk ka ndodhur asgjë nga ato çfarë pretendon zoti Trump.

Nuk ka patur asnjë përgjim të kullës Trump gjatë fushtatës zgjedhore nga asnjë pjesë e komunitetit të zbulimit”, ka deklaruar James Clapper ish Drejtori i Zbulimit Kombëtar.

Por administrata Trump ka vazhduar t’i mbrojë pretendimet pa ofruar asnjë fakt.

Nuk kam prova, por ndaj ka dhe një hetim në Kongres për këtë”, u shpreh Kellyanne Conwaye, këshilltare në Shtëpinë e Bardhë.

Të hënën, ndërkohë që presidenti trajtonte të tjera çështje, anëtarë të rëndësishëm të administratës së tij, dolën në mbrotje të pretendimeve. Sean Spicer sugjeroi se vëzhgimi mund të mos ketë qenë në mënyrë specifike përgjim i telefonave.

Ai nuk mendon se presidenti Obama përgjoi personalisht telefonin e tij. Mendoj se nuk ka dyshim që kishte veprimeve vëzhgimi dhe aktivitete të tjera në zgjedhjet e 2016”, deklaroi Sean Spicer zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë.

Akuzat e zotit Trump do të jenë pjesë e hetimeve që komisioni i zbulimit në Kongres do të bëjë lidhur mbi ndikimin e Rusisë në zgjedhjet e vitit 2016. Seancat dëgjimore do të nisin të hënën që vjen.

WSJ: Trumpi ka autorizuar CIA-n “për sulme ajrore”

“Trump ka hequr kufizimet e vendosura nga Obama për aktivitetet paramilitare të CIA-s dhe se i ka dhënë autorizimin asaj që të kryejë sulme me dronë në vendet e huaja, kryesisht në Siri.”

UASHINGTON (AA) – Pretendohet se Presidenti amerikan, Donald Trump, në muajin janar i ka dhënë autorizim Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) që të kryejë sulme ajrore me mjete ajrore pa pilot (dron), raporton Anadolu Agency (AA).

Gazeta amerikane Wall Street Journal në lajmin e saj bazuar në të dhënat e disa zyrtarë amerikanë ka pretenduar se Trump menjëherë pasi ka ardhur në detyrë ka hequr kufizimet e vendosura nga ish-presidenti Brack Obama për aktivitetet paramilitare të CIA-s dhe se i ka dhënë autorizimin asaj që të kryejë sulme me dronë në vendet e huaja, kryesisht në Siri.

Takimi i sotëm Merkel-Trump shtyhet për të premten

Presidenti amerikan Donald Trump ka në plan ta pyesë Kancelaren gjermane Angela Merkel rreth eksperiencës së saj me presidentin rus Vladimir Putin, ndësa udhëheqësja gjermane do të vizitojë Shtëpinë e Bardhë këtë javë.

Takimi i parashikuar për të martën është shtyrë për të premten si rezultat i një stuhie bore që fillon mbrëmë në Uashington. Një zyrtar i lartë i administratës tha se presidenti amerikan “do të kishte shumë interes që të mësonte më shumë të dhëna nga Kancelarja gjermane Merkel” ndërsa ai përgatitet të angazhohet me udhëheqësin e Kremlinit.

Kritikët nga të dyja anët e Atlantikut kanë shprehur dyshimet rreth asaj që e shohin si naivitet nga ana e zotit Trump kur flitet për Putinin, kryesisht lidhur me përpjekjen e Kremlinit për të influencuar zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar.

Por katët zyrtarë në një takim me gazetarët në prag të takimit të 17 marsit, argumentuan se presidenti kërkon të tejkalojë dallimet e tij të theksuara me udhëheqësen gjermane dhe të formojë një pozitë të përbashkët të fuqishme për çështjet që nga tregtia, lufta kibernetike e Kremlinit e deri tek pushtimi i disa rajoneve të Ukrainës nga Rusia.

Gjatë fushatës presidenciale, zoti Trump akuzoi zonjën Merkel se po “e shkatërronte Gjermaninë” me politikat e saj për mirëpritëse për një numër të madh refugjatësh.

Kancelarja, e cila njihej për lidhjet e forta me ish-presidentin Barack Obama, ka kritikuar ndalimin e përkohshem të udhëtimit nga presidenti aktual, duke thënë se “nuk ka justifikim për vënien e njerëzve nga një origjinë e caktuar ose besimi fetar nën një dyshim të përgjithshëm.”

Stephen Szabo, drejtor ekzekutiv në “Akademinë Transatlantike” dhe studiues në “Fondin Marshall Gjerman të Shteteve të Bashkuara”, thotë se Merkel po viziton Shtëpinë e Bardhë nën shqetësimet se zoti Trump “mund të tregohet shumë i butë me Rusinë dhe të minojë sanksionet ndaj Moskës që ajo vuri pas ndërhyrjes ruse në Ukrainë”. Gjatë një interviste për Zërin e Amerikës, ai tha se gjëja më e keqe që mund t’i ndodhë solidaritetit perëndimor do të ishte për lojtarin kryesor në Perëndim, Shtetet e Bashkuara, që të lehtësojë sanksionet pa arritjen e përparimeve në Ukrainë. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë u përpoq të premten gjatë një konference shtypi që të zbuste këto shqetësime.

SHBA – Kongresisti republikan mbështet Wildersin, politikanin anti-mysliman

Politikani holandez anti-mysliman, Geert Wildres

Kongresisti republikan i Shteteve të Bashkuara, Steve King, nxiti reagime të ashpra në mediat sociale, pasi, me një postim në Twitter, shprehu mbështetjen e tij për politikanin holandez anti-mysliman, Geert Wildres.

“Wilders e di se kultura dhe demografia janë fati ynë. Ne nuk mund të kthejmë qytetërimin me foshnjat e dikujt tjetër”, shkroi King.

King, përfaqësues nga shteti i Ajovas, është mbështetës i fuqishëm i ndalimit të shtetësisë automatike për fëmijët që lindin në SHBA.

Me Kushtetutën amerikane, të gjithë fëmijët që lindin në SHBA marrin nënshtetësinë, përfshirë edhe fëmijët e familjeve që jetojnë ilegalisht në Amerikë.

Komentet e Kingut mbi Wildersin bënë që përdoruesit e rrjeteve sociale ta akuzojnë atë për nxitje të “nacionalizmit të bardhë”.

Wilders, partia populiste e të cilit pritet të dalë mirë në zgjedhjet parlamentare në Holandë të mërkurën, është nën mbrojtje 24-orëshe të policisë për më shumë se një dekadë, për shkak të kërcënimeve me vdekje.

Ai është gjetur fajtor për gjuhë të urrjejtjes, pasi ka premtuar se do të zvogëlojë numrin e marokienëve në vend, vitin e kaluar, por atij nuk i është shqiptuar ndonjë dënim.

McCain i kërkon prova Trumpit për “përgjimin” nga Obama

Senatori republikan i Shteteve të Bashkuara, John McCain, i bëri thirrje presidentit Donald Trump të japë prova mbi pretendimet se paraardhësi i tij, Barack Obama, e ka përgjuar atë gjatë fushatës presidenciale më 2016.

“Mendoj se presidenti i ka dy zgjedhje: ose të tërheqë akuzën, ose të japë informacionet që i meriton populli amerikan, sepse, nëse presidenti Obama ka shkelur ligjin, kemi të bëjmë me një çështje serioze”, tha McCain, kritik i shpeshtë i Trumpit, në një intervistë për televizionin CNN.

Trump e bëri akuzën në një postim në Twitter më 4 mars, ndërsa Obama, përmes zëdhënësit, e hodhi poshtë.

Me ligjin amerikan, presidentët nuk mund të urdhërojnë përgjime. Qeveria federale mund t’i kërkojë gjykatës të autorizojë përgjimet, por duhet të ketë justifikim.

Dhoma e Përfaqësuesve kërkon prova mbi akuzat e Presidentit Trump ndaj ish Presidentit Obama

Komisioni i Dhomës së Përfaqësuesve për Zbulimin i ka bërë kërkesë presidentit Donald Trump të paraqesë prova deri të hënën se telefonat në Kullën Trump janë përgjuar gjatë fushatës presidenciale.

Presidenti akuzoi në Twitter një javë më parë ish-presidentin Barack Obama se kishte urdhëruar përgjimin e telefonave, por zoti Trump nuk ka ofruar asnjë provë.

Javën e kaluar presidenti shkruajti në Twitter “ E tmerrshme. Mësova se Obama më ka përgjuar në Kullën Trump pak para fitores. Asgjë nuk u gjet”.

Kryetari i Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Zbulimin Devin Nunes, një republikan nga Kalifornia, dhe Adam Schiff, demokrat nga Kalifornia, i dërguan një letër zotit Trump duke kërkuar prova për të mbështetur akuzat e tij mbi përgjimin.

Më herët kësaj jave, ligjvënësi Adam Schiff tha në një konferencë për shtyp:

“Presidenti i ka kërkuar komisionit tonë të bëjë hetimin. Dhe unë do të thoja: Zoti President, ne pranojmë. Ne pranojmë dhe do ta kryejmë hetimin. Presidenti ka thënë se ky është një skandal që e bën skandalin e Watergate-it të duket diçka e vogël, se paraardhësi i tij ka urdhëruar përgjim të paligjshëm të fushatës së tij. Ky është një skandal i mundshëm. Alternativa është një tjetër skandal. Është skandali i një presidenti amerikan në detyrë që akuzon paraardhësin e tij se ka vepruar në mënyrë të paskrupullt dhe të paligjshme. Edhe ky do të jetë skandal nëse këto pretendime dalin të jenë të rreme. Dhe ne duhet të jemi në gjendje ta gjejmë përgjigjen në një kohë mjaft të shkurtër nëse kjo akuzë është e vërtetë apo e rreme”.

Një zëdhënës i ish-presidentit Obama ka thënë se akuzat e zotit Trump janë “thjeshtë të rreme”.

Presidenti Trump nuk ka komentuar mbi përgjimet që kur shkruajti në Twitter javën e kaluar.

Sipas ligjit të Shteteve të Bashkuara, një president nuk mund të urdhërojë përgjimin e telefonit të dikujt tjetër. Ai do të duhet të ketë miratim nga një gjykatës federal dhe do të duhet të tregojë baza të arsyeshme se pse duhet të monitorohen telefonatat e një qytetari.

Akuzat e përgjimit ka të ngjarë të trajtohen në hetimin e Senatit mbi ndërhyrjen e dyshuar ruse gjatë zgjedhjeve dhe kontaktet e fushatës Trump me zyrtarët rusë.

Agjencitë amerikane të zbulimit kanë arritur në përfundimin se Rusia kreu sulm kibernetik në kompjuterin e shefit të fushatës Clinton, John Podesta, me grupin WikiLeaks dhe pastaj lëshuan mijëra e-maile të tij në javët para zgjedhjeve. Ajo ishte me sa duket pjesë e një përpjekjeje ruse për të ndihmuar zotin Trump të mundë demokraten Hillary Clinton në zgjedhjet presidenciale.

U arrestua personi që depërtoi në kompleksin e Shtëpisë së Bardhë

Pamje e pjesës veriore të Shtëpisë së Bardhë dhe gardhit metalik rreth saj

Shërbimi Sekret i Shteteve të Bashkuara ka njoftuar dje se një person me një çantë në shpinë është arrestuar në kompleksin e Shtëpisë së Bardhë, pasi gjatë natës e kishte kaluar një mur.

Në kumtesën për këtë rast theksohet se presidenti, Donald Trump, ishte brenda Shtëpisë së Bardhë pak kohë para mesnatës së ditës së premte, kur personi kishte depërtuar.

Ai ishte arrestuar pranë hyrjes jugore të Shtëpisë së Bardhë, që është afër pjesës ku banon presidenti.

Autoritetet nuk e kanë zbuluar menjëherë identitetin e të dyshuarit, i cili nuk ka histori të arrestimit të mëparshëm.

Rrjeti televiziv CNN ka raportuar duke u bazuar në një burim të sigurisë, se zoti Trump nuk ishte në kurrfarë rreziku.

Presidenti Trump tha se i arrestuari ishte “person problematik”.

Një depërtim i tillë në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2014, ka çuar në dorëheqje të drejtoreshës së Shërbimit Sekret, Julia Pierson. Po ashtu, ishin bërë rekomandime për rritje të sigurisë.

Kancelarja Merkel viziton të martën Shtëpinë e Bardhë

Presidenti Donald Trump ka në plan të pyesë kancelaren gjermane Angela Merkel mbi përvojën e saj me presidentin rus Vladimir Putin, kur kancelarja të vizitojë Shtëpinë e Bardhë të martën. Një zyrtar i lartë i administratës tha të premten se presidenti Trump do të jetë shumë i interesuar për të marrë mendimin e kancelares gjermane Merkel, ndërsa përgatitet për t’u angazhuar me udhëheqësin e Kremlinit.

Gjatë fushatës presidenciale, zoti Trump e kritikoi kancelaren Merkel për “prishjen e Gjermanisë”, me politikat për pranimin e një numri të madh refugjatësh.

Zonja Merkel e ka kritikuar presidentin Trump për ndalimin e përkohshëm të udhëtimeve, duke thënë se nuk ka asnjë justifikim për vendosjen e njerëzve nga një origjine e caktuar ose besimi fetar nën dyshim të përgjithshëm.

Stephen Szabo, drejtor ekzekutiv i Akademisë Transatlantike, thotë se zonja Merkel po vjen në Shtëpinë e Bardhë e shqetësuar se presidenti Trump mund të tregohet i butë ndaj Rusinë dhe do të minojë regjimin e sanksioneve që ajo vetë hartoi pas pushtimit rus të Ukrainës.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, analisti Szabo tha se gjëja më e keqe për solidaritin perëndimor do të ishte zbutja e sanksioneve amerikane ndaj Rusisë pa ndonjë progres në Ukrainë.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Sean Spicer u përpoq të premten për të lehtësuar këto shqetësime, duke u thënë gazetarëve se çdo përpjekje për të minuar sanksionet që ekzistojnë për shkak të aneksimit të Krimesë nuk do të lejohet deri sa çështja të zgjidhet.

Arrestohet një njeri, hyri në Shtëpinë e Bardhë me një çantë në shpinë

Një njeri është arrestuar pasi shkeli bazat e Shtëpisë së Bardhë duke mbajtur një çantë në shpinë, ka thënë Shërbimi Sekret.

Ngjarja ndodhi rreth mesnatës së të premtes përderisa Presidenti Donald Trump ishte në ndërtesë, tha agjencia.

Personi u arrestua pa asnjë incident dhe asnjë material i dëmshëm nuk u gjet në çantën e tij, transmeton Gazeta Express.

Trump dhe Sekretari Johny Kelly u informuan rreth këtij incidenti. Shërbimi Sekret tha se agjentët kërkuan dhe nuk gjetën asgjë që cenon sigurinë, njoftoi Associated Press.

Personi kishte hyrë në ambientet e Shtëpisë së Bardhë duke kaluar me shkallë gardhin rrethues.


Send this to a friend