VOAL

VOAL

DASH – SHQIPËRIA, VEND I RREZIKSHËM PËR TË HUAJ DHE VENDASIT, POLICIA E PAFUQISHME PËR TË LUFTUAR KRIMIN

osacDASH – SHQIPËRIA, VEND I RREZIKSHËM PËR TË HUAJ DHE VENDASIT, POLICIA E PAFUQISHME PËR TË LUFTUAR KRIMIN

Shqipëria cilësohet nga SHBA si një vend I rrezikshëm për të huaj dhe vendasit, për shkak të operimit të bandave kriminale dhe pafuqisë së policies për ta luftuar krimin. Raporti I publikuar pak ditë më pare flet për sigurinë dhe aktualitetin në Shqipëri duke analizuar vitin 2014, ndërsa iu bën thirrrje shtetasve amerikanë që të kenë kujdes gjatë udhëtimeve në vendin tone, në veçanti në zonën e Lazaratit.

Raporti është hartuar nga Byroja e Sigurisë Diplomatike (OSAC), organ pranë Departamentit Amerikan të Shtetit dhe, sipas tij, problematika më e madhe në Shqipëri është krimi. Raporti thekson se shqetësim mbeten grabitjet dhe vjedhjet me thyerje. Raporti flet edhe për kujddesin shendesot dhunë fetare e politike e tjerë.

Sipas raportit, në vitin 2014 krimi në përgjithësi dhe situate e sigurisë vazhdon të mbetet një shqetësim. Krimi ka vazhduar të rritet gjatë pesë viteve të fundit, kryesisht për shkak të rritjes së madhe të grabitjeve dhe vjedhjeve me thyerje. Krimi I rrugës është mjaft I zakonshëm në zonat urbane, kryesisht gjatë natës.

 

DEPUTETJA E BDI-së ERMIRA MEHMETI KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT

VOAL – Ermira Mehmeti, deputetja e BDI-së, përmes një postimi në facebook, ka kërkuar dorëheqjen e Qeverisë, ku bën pjesë edhe partia e saj si partnere koalicioni me VMRO-DPMNE-në e Nikolla Gruevskit, për shkak të, siç thotë, dështimeve totale.

“Une kam votuar per kete Qeveri sepse kam besuar se:

– do te anetaresohemi ne NATO
– do te nisim negociatat per UE
– do te realizojme premtimet per barazi te plote
– do te rikthejme vlerat e demokracise
– do te rivendosim sigurine

Por, gjate gjithe kesaj kohe, Qeveria:
– e izoloi vendin nga partneret nderkombetare
– e rrenoi imazhin pozitiv te vendit
– nuk tregoi asnje respekt per parimet e bashkeqeverisjes etnike
– pa ndalur e luftoi realizimin e Marreveshjes se Ohrit
– vendosi autoritarizmin ne vend te demokracise
– refuzoi dialogun
– rrenoi bashkejetesen
– prishi kohezionon e brendshem
Mjaft ishte. As qytetaret dhe as komuniteti nderkombetar nuk mbeshtet qeverisjen jodemokratike. Eshte koha per dorëheqje”, ka shkruar deputetja e BDI-së, Ermira Mehmeti.

SHQIPTARË E MAQEDONË BASHKË NË PROTESTË

VOAL – Duket shumë qartë nga regjistrimet e hedhura në youtube – se në protestë marrin pjesë shumë shqiptarë. Këtë e tregojnë edhe flamujt kombëtarë shqiptarë që valëviten krahas flamurit të Maqedonisë. Këtë e pohojnë edhe mediat se shqiptarët u janë bashkuar maqedonasve në protestën paqësore e cila po mbahet në qendër të Shkupit e ku janë të pranishëm me dhjetëra mijëra qytetarë.

Një prej atyre momenteve ku shqiptarët me flamurin kombëtarë në duar u bashkohen rreshtit të parë të protestuesve maqedonas paraqitet edhe në këtë video të cilën e ka realizuar aktivisti Rron Gjinovci citon gazeta Zëri.

17-05-2015 15-53-50

17-05-2015 15-53-26

 

 

 

100 MIJË PROTETSUES:FLAMUJ TË MAQEDONISË ME ATA SHQIPTARË: NUK LARGOHEMI PA U DOREHEQUR GRUEVSKI

 

VOAL – Shillegov: Mbi 100 mijë protestues, s’largohemi pa dorëheqjen e Gruevskit (VIDEO)

Zëdhënësi i partisë opozitare LSDM Patar Shillegov thotë se në protestë marrin pjesë mbi 100 mijë protestues.

Ai thotë se populli do të qëndrojë para Qeverisë deri në dorëheqjen e kryeministrit Nikolla Gruevski.

“Dorëheqja nuk është larg dhe populli do të qëndrojë këtu”, ndërsa theksoi se shprehet i kënaqur edhe me pjesëmarrjen e shqiptarëve./ZËRI

SRF – Mazedonien: Drei Rücktritte und ein ungeheuerlicher Verdacht

 

Nach den tödlichen Gefechten zwischen Polizisten und vermeintlichen albanischen Terroristen sind zwei Minister und der Geheimdienstchef zurückgetreten. Unterdessen mehren sich die Hinweise, dass die Regierung die Kämpfe inszeniert haben könnte – die Opposition ruft zu Massenprotesten auf.

Jankulovska am Begräbnis eines in Polizisten in der Stadt Tetovo 

Bildlegende: Zuerst nahm Innenministerin Jankulovska (links) am Begräbnis eines Polizisten teil. Stunden später trat sie zurück. Reuters

Nach schweren Kämpfen in Mazedonien sind zwei Minister und der Geheimdienstchef des Landes zurückgetreten. Innenministerin Gordana Jankulovska, Transportminister Mile Janakieski und der Geheimdienst-Chef Saso Mijalkov hätten ihren Rücktritt eingereicht, sagte ein Regierungssprecher. Ministerpräsident Nikola Gruevski habe die Rücktritte angenommen.

Bei den Gefechten in der Stadt Kumanovo waren am Wochenende 22 Menschen getötet und 37 verletzt worden. Der Innenministerin waren schwere Fehler bei der Polizeiaktion gegen bewaffnete Albaner angelastet worden.

Hat die Regierung die Kämpfe inszeniert?

Unterdessen mehren sich Indizien, dass die Regierung die Kämpfe möglicherweise gezielt organisiert haben könnte. Der pensionierte mazedonische General Ilija Nikolovski wiederholte seine These, bei den Bewaffneten habe es sich nicht um Terroristen gehandelt, wie von der Regierung behauptet, sondern um bezahlte Söldner.

Ein Angehöriger einer Spezialeinheit nach den Kämpfen in Kumanovo 

Bildlegende: Was geschah wirklich in Kumanovo? Nicht nur die Opposition äussert Zweifel an der offiziellen Version der Regierung. Keystone

Es sei unmöglich, dass die Dutzende Albaner derart grosse Mengen Waffen unbemerkt ins Land hätten bringen können, sagte er weiter.

Auch das Portal «Libertas» kritisierte, es gebe vonseiten der Regierung nur Desinformation. Die Behörden hätten bisher noch keinen einzigen Beweis für ihre Behauptung erbracht, es habe sich um erfahrene Terroristen gehandelt.

Weder die Innenministerin noch der Regierungschef oder hohe Polizeigeneräle hätten sich bei der Polizeiaktion in Kumanovo blicken lassen. Zudem gebe es bis heute keine offizielle Untersuchung der schweren Kämpfe.

Opposition plant Massenproteste

Die sozialdemokratische Opposition, die seit über einem Jahr wegen angeblicher schwerer Wahlfälschung das Parlament boykottiert, hat für Sonntag in Skopje zu Massenprotesten zum Sturz von Regierungschef Nikola Gruevski aufgerufen.

Der Konflikt fällt mitten in eine schwere politische Krise in Mazedonien. Die Regierung Gruevski sieht sich schweren Korruptionsvorwürfen ausgesetzt. Die Opposition wirft ihr ausserdem vor, illegal 22’000 Menschen abgehört zu haben.

Ethnisches Pulverfass Mazedonien

Der Konflikt wirft ein Schlaglicht auf das schwierige Verhältnis zwischen den Volksgruppen in der früheren jugoslawischen Teilrepublik. Im Jahr 2001 hatte es im Norden Mazedoniens einen Aufstand ethnischer Albaner gegeben. Er endete mit einem Abkommen, das den Albanern mehr Rechte zusagte. Das Verhältnis der Albaner zur Regierung in Skopje bleibt aber angespannt. Rund ein Viertel der 2,1 Millionen Einwohner des Balkanlandes sind ethnische Albaner.

Die Gefechte am Wochenende lösten international Besorgnis aus. EU, UNO und die deutsche Regierung riefen zur Deeskalation auf. Mazedonien ist seit zehn Jahren EU-Beitrittskandidat und strebt auch die Aufnahme in die Nato an.

SRF 4 News, 01:00 Uhr; sda/afp/imhm;snep

STUDENTJA SHQIPTARE DENONCON QEVERINË E GRUEVSKIT DHE ALEATËVE TË TIJ: NA RRËMBYET ËNDËRRËN!

 

VOAL – Edhe studentët e Shkupit në fjalimin e tyre kanë shpreh pakënaqësitë e tyre duke theksuar keq qeverisjet e Gruevskit dhe koalicionin e tij.

Një studente shqiptare në fjalimin e saj tha se dëshirat  dhe kërkesat e të rinjve studentorë nuk kanë se ku t’i drejtojnë.

“ Ne dëshiruam të jetojmë në një shtet demokratikë, ku do të mundnim t’i drejtojmë kërkesat tona për shumë arsye.
Dëshiruam ardhmëri, dëshiruam trajtim më të mirë por aspak nga këto nuk i absorbuam nga etja e madhe  e pushtetarëve për pushtet.

Kështu ju të nderuar pushtetarë e ndërtuat ardhmërinë tuaj.
Prindërit po përcjellin të dashurit e tyre për në shtete tjera me biletë njëdrejtimëshe, natyrisht fal juve. A kjo është ardhmëria jonë?”, tha studentja shqiptare në protestë./Zeri

Ndërpritet Wi-Fi para qeverisë

 

VOAL – Janë ndërprerë valët e “wi-fi” para qeverisë, në vendin ku po mbahet protesta, njofton Klan Kosova.

Ndërprerja e rrjetit “wi-fi”, paraqet pengesë të madhe për të raportuar rreth ngjarjeve atje.

Gazetaret ankohen se nuk mund te informojnë publikun.

Kim Mehmeti: BDI e PDSH u ofruan shqiptarëve vetëm nënshtrim e varfëri

VOAL – Analisti Kim Mehmeti ka shkruar se dëshiron t’i shohë një ditë shqiptarët duke u nisur në drejtim të selive të partive politike shqiptare për t’i pyetur Ali Ahmetin e Menduh Thaçin se si arritët të poshtëroni shqiptarët kaq shumë. Sipas tij, BDI e PDSH shqiptarëve iu kanë ofruar vetëm nënshtrim e varfëri. Ja postimi i plotë i Kim Mehmetit në Facebook.

Të gjitha rrugët e Maqedonisë sot çojnë në Shkup dhe më vjen mirë që populli maqedonas zgjohet! Të jem i sinqertë: e ëndërroj ditën kur gjitha rrugët e shqiptarisë së Maqedonisë, do çojnë drejtë selive partiake të BDI-së e PDSH-së, e ku as do thyejnë, as do gjuajnë me guralec mbi policët e pafajshëm, as do shajnë e do kërcënojnë dike, por qetë e me urtësi, kryesuesve të BDI-së e të PDSH-së do u shtrojnë disa pyetje shumë të logjikshme, si për shembull këto: a nuk ju vjen aspak turp që i shërbyet dhe kaq vite e mbajtët në këmbë një regjim antishqiptarë si ai i Millosheviqit që na përbuzi e poshtëroi, a nuk ju vjen aspak keq që i shkelët e mëkëmbët të gjitha idealet tona, a nuk ndjeheni aspak përgjegjës që rinisë së këtushme shqiptare ia vratë edhe shpresën, a me të vërtet edhe pas “Sopotit”, “Brodecit”, “Monstrës”, edhe pas likuidimit të Harun Aliut me shokët, edhe pas deshqiptarizimit të Shkupit e Maqedonisë si dhe pas natës së përgjakur e rrëqethëse të Kumanovës, juve nuk ju vjen aspak turp të dilni përpara këtij populli, të cilit i premtuar liri e mirëqenie, e i ofruat vetëm nënshtrim e varfëri!”

‘Ahmeti –Thaçi: I mbytëm shqiptarët dhe akoma na besojnë’

 

VOAL – Protestuesit shqiptar përmes një pankarte që shihet shumë mirë kanë shprehur revoltën përmes një sarkazme kundër liderit të BDI-së Ali Ahmeti dhe atij të PDSH-së, Menduh Thaçi.

Në këtë pankartë duket Menduhi duke i thënë Alisë, i mbytëm shqiptarët dhe akoma po na besojmë, Ahmeti ja kthen ne jemi carë, mbretër.

Ky është dialogu i paraqitur në këto mbishkrime të pankartave nga protestuesit shqiptar në Shkup.

LIVE: PROTESTA NË SHKUP

(E Plotësuar 14:55) – Zaevi arrin para qeverisë, thotë se protestat vazhdojnë deri në rrëzimin e Gruevskit

Sapo ka arritur lideri i LSDM-së Zoran Zaev para qeverisë ku pritet të dale para mijra qytetarëve për largimin e Gruevskit nga pushteti.

Zaev po kërkon largimin e Nikolla Gruevskit nga pozita e Kryeministrit.

Ai ka thënë se kjo protestë nuk përfundon pa u rrëzuar Qeveria dhe pa dhënë dorëheqje Gruevski.

 

****

(E Plotësuar) (14:45) – Kreu i opozitës maqedonase, Zoran Zaev, është para ndërtesës së Qeverisë ku pritet të dale para qytetarëve të mbledhur për largimin e Nikolla Gruevskit nga pushteti.

Image

Richard Howitt, deputeti dhe ish-raportues për Maqedoninë në Parlamentin Evropian, po ashtu ka mbërritur në protestën masive, ku po ashtë merr pjesë edhe ish-kryeministri bullgar, Sergei Stanishev.

Image

 

*****

LIVE: Protesta në Shkup – Protestuesit i afrohen Qeverisë (VIDEO)

(E Plotësuar)  Protestuesit kanë filluar të mlidhen para qeverisë për të marrë pjesë në protestën e madhe të opozitës e cila ishte shpallur si një protest mbipartiake dhe qytetare.

Qytetarët mbajnë parulla ku shkruhet”Lamtumirë Nikolla”, “Dorëheqje” dhe kështu me radhë.

Image

Afër kolonave të qytetarëve shihet prania e rojeve me këmisha të kuqe të cilët janë përgjegjës për ruajtjen e rendit dhe gjetjen e provokatorëve.

Protestuesit janë të mbështetura nga qytetarët të cilët qëndrojnë në tarraca përreth.

Image

 

Qytetarët nuk veshin simbole partiake, veshin vetëm flamuj kombëtarë dhe parulla. /TetovaSot/

 

****

 

LIVE: Protesta në Shkup (VIDEO)

 

Image

 

Mijëra protestues kanë nisur protestën e opozitës nga kompleksi i gjykatave në Shkup dhe për momentin protestuesit janë duke ecur kah qendra “Mavrovasja”, në drejtim të objektit të Qeverisë, njoftojn gazeta KOHA nga maqedonia.

Në duart e protestuesve shihen të ngjitur flamur shqiptarë, maqedonas dhe turq por edhe të nacionaliteteve të tjera.

Në rrugë e sipër protestuesve u bashkëngjiten qytetarë të tjerë, ndërsa dëgjohen brohoritma “Dorëheqje”, kurse protestuesit mbajnë edhe pankarta me këtë kërkesë.

Ata duhet të arrijnë para Qeverisë ku është e vendosur skena e protestës e cila do të fillojë në ora 14.

Më poshtë mund ta ndiqni LIVE protestën  e qytetarëve të Maqedonisë që po mbahet në Shkup.

LAVROVI LAVDËRON SERBINË SE NUK I SAKRIFIKON RAPORTET ME RUSINË

 

VOAL – BEOGRAD – Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, sot i ka lavdëruar lidhjet e vendit të tij me aleatin Serbinë, gjatë vizitës në Beograd.

Zoti Lavrov tha se e ka mirëpritur deklaratën e ministrit të jashtëm, Ivica Daçiq, se Serbia nuk do t’i “sakrifikoj” marrëdhnëiet e saj me Rusinë, për të arritur anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Zoti Lavrov, mëtutje tha se Rusia është e shqetësuar lidhur me deklaratat e dyshuara nga liderët shqiptarë për krijimin e Shqipërisë së Madhe, dhe nga trazirat në pjesën veriore të Maqedonisë, ku janë vrarë 22 vetë, përfshirë tetë policë dhe 14 shqiptarë, që nga qeveria janë përshkruar si “terroristë”.

Në një intervistë për të përditshmen beogradase, Politika, Sergei Lavrov tha se Serbia është partner kryesor i Moskës në pjesën juglindore të Evropës.

Ai, po ashtu, i ka falënderuar serbët, përfshirë presidentin Tomisllav Nikolliq, për pjesëmarrje në festimet e 9 majit në Moskë, me të cilat u shënua 70 vjetori i fitores së aleatëve kundër Gjermanisë Naziste në Evropë.

Por, liderët perëndimorë nuk kishin marrë pjesë në këtë manifestim, në shenjë proteste për aksionet e Rusisë në Ukrainë.

STIPE MESIQ – NUK MUND TË KETË SUNDIM TË LIGJIT ATJE KU MAFIA BËN POLITIKËN

 

 

“Kosova Sot”: Ju keni qenë në Kosovë gjatë këtyre viteve pas shpalljes së pavarësisë. Çfarë vlerësimi keni për ecjen e Kosovës gjatë kësaj periudhe?

Stipe Mesiq: Edhe pse jam përpjekur që t’i përcjelli zhvillimet në Kosovë me vëmendje, mos harroni se unë jam vetëm një vëzhgues. Unë isha president në fillimin e rrugës së Kosovës kah pavarësia. Sa u përket viteve që nga atëherë, unë do të thosha se Kosova ballafaqohet me problemet e njëjta me të cilat janë ballafaquar, apo që ende ballafaqohen vendet e tjera, të quajtura në tranzicion, vendet të cilat lanë pas vetes rendin shtetëror, që quhej “socialist”.

“Kosova Sot”: Kroacia ka hyrë në BE, por Kosova e ka të largët këtë ditë. Çka mund të na ndihmojë Kroacia në këtë rrugëtim?

Stipe Mesiq: Në këtë aspekt, Kroacia duhet ta trajtojë Kosovën sikur që i trajton të gjitha vendet e tjera në regjion, të cilat ende nuk janë anëtare të BE-së. Ne duhet të ndihmojmë me anë të këmbimit të përvojës, ne duhet të ofrojmë dijen e fituar gjatë negociatave për anëtarësim dhe ne, në asnjë mënyrë nuk duhet që t’i bëjmë negociatat edhe më të vështira sesa që janë. Në rastin e Kosovës vlen e njëjta gjë që vlen edhe për të gjitha vendet e tjera që dëshirojnë të bëhen vende anëtare të BE-së: duhet të plotësohen kushtet dhe duhet të arrihen standardet evropiane. Kjo është e domosdoshme.

Korrupsioni në Kroaci nuk fillon as nuk mbaron me Sanaderin 

“Kosova Sot”: Ju si shtet keni dhënë prova se mund ta luftoni korrupsionin, siç është rasti me ish-kryeministrin Ivo Sanader, por Kosova duket e pafuqishme ta ndjekë një drejtësi të tillë. Çfarë sugjerimi do të kishit për institucionet tona që nuk po arrijnë ta vendosin sundimin e ligjit? 

Stipe Mesiq: Më duhet t’ju zhgënjej. Kroacia nuk është as për së afërmi aq e suksesshme në luftimin e korrupsionit, sa mund t’ju duket juve. Është e vërtetë se ish-kryeministri Sanader është në burg, ai është duke u gjykuar për akte të ndryshme kriminale, por çdokush që mendon se korrupsioni në Kroaci fillon apo mbaron me Ivo Sanaderin, thjesht është naiv. Duhet shikuar më thellë dhe përtej kësaj. Për ta arritur këtë, duhet një guxim, si dhe një vullnet politik, pa marrë parasysh se sa e vërtetë është ajo që gjyqësori duhet të jetë i pavarur. Është shumë vështirë të vendoset sundimi i ligjit në një atmosferë të interesave të caktuara grupore, ndaj të cilave nuk aplikohet ligji dhe të cilat kanë një ndikim tepër të madh në skenën politike. Kjo do të bëhet, por jo me atë shpejtësi sa do të donim ne, si këtu, po ashtu edhe atje, te ju.

“Kosova Sot”: Politikanët në Kosovë janë në shtresa më e pasur, ndërsa kush nuk është i lidhur me ta e ka të vështirë të përparojë. Si mund të ndryshojë ky mentalitet? 

Stipe Mesiq: Ndryshimi i botëkuptimeve është çështje e një procesi afatgjatë, i cili kërkon një funksionim perfekt të sundimit të ligjit. Kur ta kuptoni se nuk mund të vazhdoni ta bëni atë që jeni mësuar ta bëni, dhe se ju nuk do të paraqitni përjashtim dhe se do të ndëshkoheni nga ligji nëse nuk e respektoni atë, atëherë fillon të ndryshojë botëkuptimi juaj. Kjo zakonisht ndodh në gjeneratën e dytë. Unë nuk jam pesimist, por mendoj se kështu ndodh zakonisht.

Gjykata Speciale, kur vendorët nuk e kryejnë punën

“Kosova Sot”: Çmimi i mungesës së sundimit të ligjit dhe drejtësisë së cunguar, po paguhet edhe me themelimin e Gjykatës Speciale, që do të hetojë akuzat e Dik Martit drejtuar ish-drejtuesve të UÇK-së. A është e drejtë kjo Gjykatë sipas jush? 

Stipe Mesiq: Në një kontekst të ndryshëm, Kroacia gjatë një kohe ishte ndihmuar shumë nga Gjykata ndërkombëtare për krime të luftës në Hagë. Nëse institucionet kombëtare nuk munden, apo nuk janë të gatshme ta kryejnë detyrën e vet, pa marrë parasysh arsyen, e këto janë gjëra që duhet të bëhen, atëherë në interesin afatgjatë të vendit është që ajo të bëhet nga një gjykatë speciale, të cilën e përmendni ju.

“Kosova Sot”: Figurat e akuzuara nga Dik Marti sot janë njerëz me pushtet në Kosovë. A mund të ketë pasoja në vend, nëse ngrihen aktakuza kundër tyre, përfshirë këtu edhe Hashim Thaçin, që është njëri prej të përfolurve?

Stipe Mesiq: Unë nuk jam mjaft i informuar rreth kësaj çështjeje, prandaj nuk jam në gjendje që të përgjigjem. I di ca gjëra nga mediat, por të cilat nuk mjaftojnë.

“Kosova Sot”: Kur jemi tek UÇK-ja, vlerat e luftës, dua një mendim tuajin për veteranët. Kosova po has në shumë parregullsi gjatë verifikimit të veteranëve të luftës. Si e keni zgjidhur ju në Kroaci këtë çështje?

Stipe Mesiq: Mendoj se në rastin tuaj ka pasur shumë neglizhencë. Qeveria aktuale është munduar ta ndreqë këtë, por ende nuk është bërë asgjë më shumë sesa publikimi i regjistrit të veteranëve. Dhe, ka pasur shumë rezistencë që të bëhet kjo. Sikur me të vërtetë të gjithë ata njerëz që janë regjistruar të ishin pjesëmarrës në luftë, atëherë lufta do të zgjaste shumë pak. Kjo është një situatë e mirënjohur nga shumë vende të tjera. Veteranët falsë paraqiten pas çdo lufte.

“Kosova Sot”: Ne kemi pasur misione ndërkombëtare si UNMIK-u dhe EULEX-i, por rezultatet nuk janë shumë impresive. Si e keni parë ju rolin e këtyre misioneve?

Stipe Mesiq: Sipas mendimit tim, e unë flas në bazë të përvojës së Kroacisë, ato misione duhet ta njohin më mirë vendin në të cilin veprojnë, duke përfshirë edhe të kaluarën e tij, si dhe mentalitetin e njerëzve me të cilët do të takohen, do të bashkëpunojnë apo me të cilët do të përfshihen në konflikt. Po e përsëris: kur nuk mund ta bësh vetë, e ne nuk kemi mundur, ashtu sikur që tregoni edhe ju, atëherë i drejtohesh ndihmës së huaj, pa marrë parasysh çfarë mund të jetë ajo.

Serbia nuk është e detyruar ta njohë Kosovën

“Kosova Sot”: Flasim për raportet me Serbinë. Çfarë vlerësimi keni për lidershipin aktual serb?

Stipe Mesiq: Unë jam i vetëdijshëm rreth të kaluarës së tyre dhe jam duke dëgjuar atë që ata e thonë tani. Ajo që ka më shumë rëndësi: unë përcjell atë që ata bëjnë dhe si e bëjnë atë. Unë do t’i vlerësoj ata vetëm në bazë të kësaj.

“Kosova Sot”: A ka shpresa që ndonjë ditë Serbia ta pranojë Kosovën?

Stipe Mesiq: Unë vazhdimisht kam thënë se Serbia nuk është e detyruar ta njohë Kosovën menjëherë. Ky është një proces dhe gjërat duhet të piqen. Ajo që ka rëndësi është vënia e marrëdhënieve normale, hapja e kufijve, në mënyrë që njerëzit dhe mallrat të lëvizin lirshëm.

“Kosova Sot”: Çfarë garancish jep në dialogim, ndërmjetësimi i BE-së? Stipe Mesiq: Unë do ta mirëprisja një angazhim më të madh. Nëse gjërat nuk lëvizin, atëherë ato kanë nevojë për një të shtyrë. “Kosova Sot”: Si i vlerësoni marrëdhëniet Kosovë-Kroaci?

Stipe Mesiq: Mendoj se mund të flasim për marrëdhënie të mira, të cilat janë duke u zhvilluar që nga koha sa ishte duke përfunduar mandati im presidencial. Por, marrëdhëniet e mira munden gjithmonë që të jenë edhe më të mira. Kjo vlen edhe për këtë rast.

“Kosova Sot”: A kanë interesa për të investuar në Kosovë bizneset kroate?

Stipe Mesiq: Me sa di unë, një interesim i tillë ekziston.

“Kosova Sot”: A ka përfituar Kroacia nga hyrja në BE?

Stipe Mesiq: Ne vetëm sa kemi filluar t’i ndiejmë beneficionet e të qenit anëtar i BE-së. Ne duhet t’i shfrytëzojmë mundësitë që i ofron një anë- tarësim i tillë, ne duhet të përgatitemi për një gjë të tillë. Unë mendoj se Kroacia është mirë e përgatitur, edhe pse në negociatat para anëtarësimit ka pasur gabime, sikur që ishte dështimi i mbrojtjes së emrave të produkteve të caktuara. Por, unë jam i sigurt se, përkundër kësaj, çdo gjë do të bjerë në vend. (KOSOVA SOT)

SERGEJ LAVROV NË BEOGRAD – KRAHASON KRIMENË ME KOSOVËN

 

VOAL – BEOGRAD – Janë absurde përpjekjet e atyre që bënë regjinë e shkëputjes së Kosovës nga Serbia pa kurrfarë referendumi që të vënë në dyshim vullnetin e shprehur të qytetarëve të Krimesë që t’i bashkohen Rusisë, citojnë mediet e Beogradit ministrin e Jashtëm rus, Sergej Llavrov, i cili qysh dje ndodhet për vizitë në Beograd.

“Qëndrimi i Rusisë ndaj çështjes së Kosiovës është plotësisht i qartë dhe i pandryshuar. Rregullimi i këtij problemi është i mundur vetëm në bazë të të drejtës ndërkombëtare dhe në suazat e përcaktuara me Rezolutën 12 44 të Këshillit të Sigurimit të KB. Sa u përket përpjekjeve të Beogradit në këtë drejtim, për ne janë të pranueshme ato vendime që do të kënaqin Serbinë. Nga ana jonë jemi të gatshëm që edhe më tutje të ofrojmë përkrahjen e domosdoshme për partnerët serbë” transmeton Koha.net deklaratën e ministrit Llavrovë dhënë të përditshmes së Beogradit, “Politika”.

INFORMATORËT SERBË – MIJALLKOV E ORGANIZOI KONFLIKTIN NË KUMANOVË


 

VOAL – Sasho Mijallkov, shefi i shërbimit maqedonas të kundërzbulimit, i cili të martën dha dorëheqje nga ky post, sipas dyshimeve të shërbimeve serbe të sigurisë, ka pasur rol aktiv në organizimin e “sulmit terrorist” në Kumanovë.

Njeri që shpesh vizitonte Beogradin, ku për dy ditë i linte deri në 5,000 euro me një mikeshë të tij të afërt.

Mijallkov tash e një dekadë konsiderohet si njeriu më i fuqishëm në Maqedoni, i cili mban lidhje me politikanët dhe kriminelët më me ndikim nga Shqipëria dhe rajoni.

Qëllim i sulmit ishte shkaktimi i incidentit ndëretnik, i cili do ta mbronte qeverinë e Gruevskit nga sulmet e opozitës maqedonase, e cila për 17 maj bënte përgatitje të organizojë mitingun e rrëzimit të pushtetit.

Por, gjërat dolën nga kontrolli dhe “incidenti ndëretnik” i planifikuar u shndërrua në “sulm terrorist”, tha për gazetën serbe Blic një burim i mirinformuar nga shërbimet sekrete serbe, transmeton lajmi.net.

Sipas këtyre dyshimeve, Mijallkov vihet në lidhje direkte me organizatorin e sulmit, Mirsad Ndrecaj, i quajtur Komandanti NATO.

Mijallkov ka rrejt të zhvilluar biznesi në Çeki dhe Sllovaki, thotë ky burim.

“Ka biznes të zhvilluar në Sllovaki dhe Çeki. Po ashtu, është nën vëzhgim nga ana e shërbimeve sekrete të huaja, të cilat me të madhe po përgatiten ta dëshmojnë kapitalin e tij të përfituar në mënyrë të dyshimtë”, tha ky burim.

“Ai është mysafir i shpeshtë edhe në Beograd, ku ka një mikeshë të afërt, për të cilën për dy ditë shpenzon deri në 5,000 euro”.

“Fal lidhjeve, Mijallkov në Serbi hyn pa regjistrim në kalimin kufitar”.

SERBIA NXIT REAGIME ME REHABILITIMIN E UDHËHEQËSIT ÇETNIK

 

Drazha Mihajloviç, ishte udhëheqës i lëvizjes çetnike, përgjegjëse për krime mbi popullsinë jo serbe gjatë Luftë së Dytë Botërore

VOAL – BEOGRAD – Gjykata e Lartë në Beograd, shpalli të enjten vendimin për rehabilitimin e udhëheqësit të lëvizjes çetnike, Dragolub Drazha Mihajlloviç. Me këtë rast gjykata tha se i ka kthyer atij të drejtat civile, të cilat i janë marrë në vitin 1946, kur është gjykuar për bashkëpunim me fuqitë e bishtit gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Gjykatësi Aleksandër Treshnjev tha se gjykata me vendimin për rehabilitim ka përmbysur vendimin e 15 korrikut të vitit 1946 kur ishte dënuar me vdekje për t’u pushkatuar dy ditë më vonë nga komunistët e udhëheqësit jugosllav Josip Broz Tito që kishte marrë pushtetin.

Sipas Ligjit për rehabilitim në Serbi, nuk ekziston e drejta e ankesës ndaj këtij vendimi që nxiti shumë reagime në Serbi dhe tek vendet fqinje.

Oliver Antiç, një këshilltar i presidentit serb Tomislav Nikoliç, ishte pjesë e ekipit ligjor që mbronte rehabilitimin e Drazha Mihajloviçit.

Ndërsa ministri i jashtëm serb Ivica Daçiç tha se vendimi nuk çon drejt pajtimit dhe të vërtetës, por thellon ndarjet.

Në Kroaci, Bosnjë dhe Mal të zi, është dënuar rehabilitimi i Drazha Mihajloviçit si një përpjekje për rishkrimin e historisë dhe fyerje për viktimat e lëvizjes çetnike.

Oficer i ushtrisë mbretërore jugosllave, Drazha Mihajloviç kishte bashkëpunuar me ushtritë gjermane e italiane në luftë kundër partizanëve të Titos.

Çetnikët e tij u bënë të njohur si kuislingë gjakpirës për shkak të krimeve të kryera ndaj popujve jo serbë por edhe serbëve që bashkëpunonin me partizanët. Emri, shenjat dhe mjekrat e tyre u rivunë në përdorim gjatë viteve të 90 nga paraushtarakët serbë që kryen krime në Kroaci, Bosnjë dhe Kosovë. za

SERBIA REHABILITOI DRAZHA MIHAJLLOVIQIN

 

VOAL – BEOGRAD – Gjykata e Lartë në Beograd ka rehabilituar udhëheqësin e lëvizjes çetnike, Dragolub Drazha Mihajlloviq, dhe i ka kthyer të drejtat civile, të cilat i janë marrë në vitin 1946, kur është gjykuar për bashkëpunim me nazistët dhe pushtuesit.

Gjykatësi Aleksandar Treshnjev ka thënë se gjykata ka miratuar kërkesën për rehabilitim dhe ka përmbysur verdiktin, sipas të cilit, Mihajlloviq, më 15 korrik të vitit 1946, është dënuar me vdekje dhe dy ditë më vonë është pushkatuar.

Ndaj këtij vendimi, sipas Ligjit për rehabilitim në Serbi, nuk ekziston e drejta e ankesës. rel

ANALISTËT AMERIKANË – INCIDENTI NË KUMANOVË KËRCËNIM NDAJ SIGURISË NË RAJON

VOAL – UASHINGTON – Përleshjet e javës së kaluar në Kumanovë të Maqedonisë janë kërcënimi më i madh ndaj sigurisë në Ballkan në katërmbëdhjetë vite, thonë analistët. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, analistët Edward Joseph, Marko Prelec dhe Daniel Serwer thanë se duhet të ketë një hetim të plotë të ngjarjeve të fundit në Maqedoni.

Drejtori i Institutit të Çështjeve Botërore, Edward Joseph thotë se përleshjet me armë në Kumanovë janë kërcënimi më i madh i sigurisë në Ballkan që nga përfundimi i konfliktit në Maqedoni para 14 viteve. Zoti Edwards thekson se transparenca në hetimin e incidentit është në interesin e qeverisë maqedonase.

“Nëse qeveria ka informacione mbi atë që ka ndodhur, ajo duhet t’i publikojë ato për qytetarët e të gjitha përkatësive etnike, maqedonasit, shqiptarët. Qeveria duhet t’i bëjë të disponueshme informacionet dhe t’i ndajë ato me komunitetin ndërkombëtar. Publikimi i plotë dhe më transparent i informacioneve është në interesin e qeverisë. Ky ka qenë një konfrontim shumë serioz ku 22 njerëz u vranë në një betejë me armë në Kumanovë. Katërmbëdhjetë vite pas përfundimit të konfliktit, kjo është një ngjarje shumë serioze dhe qeveria duhet t’i bëjë të qarta dhe t’i publikojë të gjitha informacionet që i ka në lidhje me këtë”.

Edhe drejtori i Grupit të Studimit të Politikave në Ballkan, Marko Prelec është dakord se incidenti me armë në Kumanovë është një kërcënim për qëndrueshmërinë e Maqedonisë dhe rajonit.

“Është një tragjedi dhe ndoshta kërcënimi më serioz ndaj qëndrueshmërisë së Ballkanit në shumë vite, që nga përfundimi i krizës së fundit në Maqedoni para 14 viteve”.

Por, zoti Prelec thotë se reagimi i qytetarëve maqedonas dhe komuniteti shqiptar ka qenë pozitiv, duke reaguar me qetësi ndaj konfliktit dhe dhunës në Kumanovë.

“Ana e mirë e kësaj është se shoqëria maqedonase, komuniteti shqiptar dhe ai maqedonas, duket se janë maturuar. Askush nuk duket se ka oreks për përshkallëzimin e kësaj situate”.

Ndërsa, profesori i Universitetit Johns Hopkins, Daniel Serwer thotë se është detyrë e forcave të sigurisë që të arrestojnë njerëz të armatosur që kanë për synim destabilizimin e vendit.​

“Kur njerëzit me uniforma ushtarake dhe armë futen në Maqedoni me siç duket një përpjekje për kryengritje, reagimi i forcave të sigurisë ndaj tyre është i drejtë. Mua më vjenë keq që tetë policë janë vrarë, por duket se forcat e policisë në Maqedoni bënë atë që duhej dhe njerëzit janë dakort rreth kësaj”.

Megjithatë, drejtori i Grupit të Studimit të Politikave në Ballkan, Marko Prelec thotë se tani është e nevojshme që të ketë një hetim të menjëhershëm dhe transparent të ngjarjes nga qeveria maqedonase me pjesëmarrjen e miqve të tyre ndërkombëtar. Ai thotë se incidenti në Kumanovë dhe skandali i përgjimeve kanë bërë që njerëzit të humbin besimin tek institucionet e vendit, kështu që për uljen e tensioneve ndryshimet në qeveri mund të jenë të nevojshme.

“Mendoj se gjëja më e rëndësishme tani është që të arrihet në një situatë ku njerëzit kanë besim në institucionet e tyre dhe sundimin e ligjit. Mendoj se një ndryshim në qeveri është i pashmangshëm dhe në fakt tani po ndodh dhe ka shumë të ngjarë që të zgjerohet”.

Analistët thonë se pavarësisht incidenteve të fundit, Maqedonia është një shtet demokratik dhe duhet t’i zgjidhë në mënyrë demokratike problemet në vend përfshirë hetimin e plotë dhe transparent të incidentit në Kumanovë dhe skandalin e përgjimeve.

FLORIAN BIEBER – FANTAZMA E SHQIPËRISË SË MADHE SHËRBEN PËR TË KRIJUAR FRIKË

 

Eksperti i Europës Juglindore, Florian Bieber flet mbi zhvillimet e fundit në Maqedoni, sfondin politik dhe jo etnik të ngjarjeve në Kumanovë dhe rrezikun e një destabilizmi të rajonit.

Në një intervistë për DW, Bieber thotë se sfondi i këtij konflikti në të vërtetë është kriza e demokracisë në Maqedoni.
“Momenti i konfliktit në Kumanovë pas fajësimeve të opozitës dhe protestave, të le të dyshosh se Kumanova nuk ka ndodhur rastësisht dhe se ka lidhje me krizën e brendshme”, thotë ai.

Bieber thotë se “nuk ka interesa të dukshme të grupimeve kosovare që kanë interes për një konflikt të tillë”, ndërsa sipas tij, “fantazma e Shqipërisë së Madhe shërben në radhë të parë për të krijuar frikë”.

DW: Shkallëzimi i situatës në fundjavë në Kumanovë risolli ndërmend pamje si ato të vitit 2001 në kohën e shpërthimit të konfliktit mes shqiptarëve dhe maqedonasve. Çfarë mund të thuhet për sfondin e këtij konflikti dhe a ka rrezik që ai të kthehet në një konflikt me afatgjatë?

Florian Bieber: Sfondi i këtij konflikti është në të vërtetë kriza e demokracisë në Maqedoni. Pre muajsh opozita publikon regjistrime kompromentuese të bisedave mes anëtarëve të qeverisë, që tregojnë për korrupsionin, keqpërdorimin e pushtetit dhe manipulimin e mediave e gjykatave. Konflikti në Kumanovë pason këto zbulime dhe protestat e mëdha të qytetarëve. Prandaj atë duhet ta shohim në këtë kontekst. Ndërhyrja e policisë në Kumanovë duket e dyshimtë dhe ngre shumë pyetje. Duket sikur qeveria do që të tërheqë vëmendjen nga kriza. Edhe pse është shumë e vështirë të thuhet se çfarë ndodhi vërtet në Kumanovë, shkaku duhet kërkuar më shumë në krizën e brendshme politike se në marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoni.

DW: Zëra se qeveria ka si qëllim të tërheqë vëmendjen nga kriza ka pasur. Sa përgjegjësi mban qeveria Gruevski për gjendjen atje?

Bieber: Nëse qeveria ka përgjegjësi direkte, nuk dihet, por ajo krijuar një klimë mosbesimi dhe një linjë nacionaliste që përjashton jo vetëm shumë shqiptarë, por edhe shumë maqedonas. Momenti i konfliktit në Kumanovë pas fajësimeve të opozitës dhe protestave, të le të dyshosh se Kumanova nuk ka ndodhur rastësisht dhe se ka lidhje me krizën e brendshme

DW: Ka rrezik të destabilizimit të Maqedonisë siç përmendet shpesh së fundmi në media?

Bieber: Arsyeja kryesore e destabilizimit në Maqedoni buron nga qeveria e saj. Kumanova është vetëm një përpjekje për t’i ikur problemit të vërtetë. Nëse qeveria e ka planifikuar, toleruar apo Kumanova ishte një rastësi do ta zbulojmë në të ardhmen, por sjellja jodemokratike e qeverisë, fajësimet e besueshme të opozitës tregon se qeveria prej vitesh e keqpërdor shtetin për të ushtruar pushtetin e saj.

DW: Një grup shqiptarësh të armatosur, sipas qeverisë maqedonase, të ardhur edhe nga Kosova planifikonin sulme terroriste në vend. Cili është ky grup, i panjohur më parë në Kumanovë, dhe çfarë duan të arrijnë ata?

Bieber: Ne dimë shumë pak për këtë grup, dhe është ende herët të gjykojmë se sa real është një lloj grupimi i tillë.

DW: A duan vërtet të luajnë rol grupe kosovarësh në një konflikt të ri në Maqedoni?

Bieber: Ajo që mund të thuhet është se nuk ka interesa të dukshme të grupimeve kosovare që kanë interes për një konflikt të tillë. Gjendja sot është ndryshe nga viti 2001, kur lufta në Kosovë kishte vetëm dy vite që kishte përfunduar dhe e ardhmja e Kosovës ishte e paqartë. Dinamika e sotme është ndryshe nga ajo e para 14 viteve.

DW: Megjithatë aktualisht në disa media qarkullojnë sërish zërat për Shqipërinë e Madhe. Mediat serbe shkruan menjëherë: “Lufta për Shqipërinë e madhe filloi”. Politika e Shqipërisë dhe Kosovës nuk shkon në këtë drejtim, orientimi është integrimi në BE. Kemi të bëjmë me fobinë e vjetër, apo është panik i qëllimshëm?

Bieber: Kryetituj të tillë për mua janë nxitje e rrezikshme e panikut. Nuk ka forca politike me peshë në këto vende që e propagandojnë këtë qëllim. Fantazma e Shqipërisë së Madhe shërben në radhë të parë për të krijuar frikë. Veç në Kosovë, ku kemi “Vetëvendosjen” që e propagandon këtë qëllim, nuk ka forca të të rëndësishme që duan me dhunë një Shqipëri të Madhe. Prioritetet e shqiptarëve në Kosovë, Maqedoni, apo Shqipëri janë diku tjetër. Prandaj edhe konflikti i fundit mund të shpjegohet me politikën e brendshme dhe jo me ëndrrat për Shqipërinë e Madhe.

DW: Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç paralajmëroi së fundmi se destabilizimi i Maqedonisë do të destabilizonte të gjithë rajonin. Sa i madh është rreziku i vatrave të reja të ndezura në Ballkan?

Bieber: Deklarata të tilla janë të papërgjegjshme. Konflikti i Maqedonisë do parë brenda kontekstit të tij. Megjithëse shqiptarët në Maqedoni, Shqipëri, Kosovë, Serbi komunikojnë me njëri-tjetrin, shqetësimet që ata kanë dhe qëllimet janë të ndryshme. Por sigurisht nuk ka dyshim që një destabilizim i Maqedonisë do të kishte pasoja negative për vendet fqinje, por është e gabuar t’i kërkosh arsyet e konfliktit të tanishëm tek tensionet etnike. Më shumë problemi qëndron tek tendencat autoritare dhe populiste të disa qeverive në rajon.

DW: Megjithatë shqiptarët në Maqedoni ende ankohen se Marrëveshja e Ohrit nuk është zbatuar plotësisht. Pas një konflikti si në Kumanovë dhe gjendjes aktuale në vend, çfarë mund të thuhet sot për të?

Bieber: Po, është e vërtetë që Marrëveshja e Ohrit nuk është zbatuar plotësisht. Përgjegjësia veçse këtu nuk qëndron vetëm tek partia qeverisëse VMRO-DPMNE, por edhe tek partneri shqiptar i koalicioni, BDI. Kjo marrëveshje paraqet bazën më të mirë për Maqedoninë, por zbatimi i saj ka kaluar në hije në vitet e fundit. Nuk bëhet fjalë për përmbajtje formale, por për substancën. Psh. projekti “Shkup 2014” që e mbushi kryeqytetin me vepra të reja dhe monumente nxit vetëm identiteti kombëtar, por jo një shoqëri të hapur, siç është parashikuar në Marrëveshjen e Ohrit.

DW: Maqedonia kritikon BE-në që nuk tregon vëmendjen e duhur për këtë vend. Nuk duhet të bien më së voni tani pas ngjarjeve në Kumanovë këmbanat për BE-në në lidhje me Maqedoninë dhe gjendjen në rajon?

Bieber: Reagimet e BE-së lidhur me krizën në vend kanë qenë të dobta. BE e ka interpretuar gjendjen atje kryesisht si një konflikt mes qeverisë dhe opozitës. Në këtë kuptim BE çuar ujë në mullirin e qeverisë. Sigurisht që hapësira e veprimit të BE-së është e kufizuar për shkak të bllokadës greke për emrin, që pengon afrimin e Maqedonisë me BE. Pra si besueshmëria ashtu edhe aftësia e saj vepruese janë të kufizuara. SHBA gjen fjalë më të qarta në kritikën e saj ndaj qeverisë, dhe do të ishte mirë sikur edhe BE të ishte kaq e qartë, sepse nuk mund të jetë në interesin e BE-së që një vend kandidat të largohet nga standartet demokratike. Përplasja e përgjakshme në Kumanovë e tregon këtë rrezik, dhe të shpresojmë që më në fund BE do ta kuptojë se kërkohet një qëndrim më i qartë dhe më shumë angazhim.

RAMUSH HARADINAJ – RAJONI RREZIKOHET NGA QEVERITË KRIMINALE DHE TË KORRUPTUARA

VOAL – PRISHTINË – Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj në një shkrim të postuar në Facebook ka thënë se Aleanca distancohet nga dhuna por ka potencuar se rreziku I vetëm që ka rajoni janë qeveritë e kriminalizuara.

Postimi i Haradinajt në Facebook:

Ngjarjet në Kumanovë tregojnë se rajoni nuk është i rrezikuar nga “patriotët etnikë”, por nga qeveritë e korruptuara dhe të kriminalizuara të këtij rajoni.

Lëvizjet për ndryshim këto qeveri nuk do të mund t’i ngulfasin duke përdorur dhunën apo konfliktet e paqena ndëretnike.

Ne si Aleancë distancohemi nga dhuna dhe nga çdo formë e zgjidhjes së problemeve në çfarëdo forme të dhunshme, por edhe njëherë potencojmë se i vetmi rrezik që ka rajoni, qëndron tek qeveritë e kriminalizuara dhe të korruptuara.

ÇFARË DO TË NDRYSHOJË VUÇIÇI NË KUSHTETUTË?

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq , ka paralajmëruar mundësinë për propozimin e ndryshimit të Kushtetutës së Serbisë.

Ky paralajmërim është bërë nga kryeministri serb në intervistën për të përditshmen amerikane The Wall Street Journal dhe siç interpretohet në këtë gazetë, këto ndryshime do ta përfshinin edhe largimin e përmendjes së Kosovës si krahinë në Serbi.

“Lidhur me këtë, do të na duhet që të bisedojmë me popullin serb. Nuk jemi duke biseduar për këtë, por po them se do të na duhet të kemi bisedë të hapur për të ardhmen e Serbisë. Duhet qenë i sinqertë ndaj popullit dhe ai do ta thotë fjalën e fundit”, ka thënë Vuçiq.

Deklaratat e kryeministrit serb Aleksandar Vuçiq, kanë nxitur reagime në Serbi.

Milovan Drecun, kryetari i Këshillit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, duke folur për Radion Evropa e Lirë, ka vlerësuar se deklaratat e kryeministrit serb, nuk nënkuptojnë heqjen dore nga Kosova.

“Këtë deklaratë të Vuçiqit nuk duhet kuptuar si gatishmëri të Serbisë që të heqë dorë nga Kosova, por si gatishmëri për marrëveshje me shqiptarët që të zgjidhet statusi i Kosovës”, ka theksuar Drecun.

Borisllav Stefanoviq, ish-udhëheqës i bisedimeve i qeverisë së mëparshme serbe në dialogun me Kosovën, thotë për Radion Evropa e Lirë se referendumi eventual lidhur me ndryshimet kushtetuese, në njëfarë mënyre do të nënkuptonte edhe përcaktimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian, sepse e ardhmja evropiane e Serbisë është e pamundur pa zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Sipas tij, Vuçiq më në fund e ka pranuar realitetin.

“Kjo tregon se pushteti i tanishëm ka nevojë që edhe përmes ndryshimeve kushtetuese ta rrumbullakojë atë për të cilën janë marrë vesh me Prishtinën. Preambula nuk është arsyeja kryesore dhe bazë për ta ndryshuar kushtetutën”, tha Stefanoviq.

Preambulën e cila e definon Kosovën si pjesë përbërëse dhe të pandashme të Serbisë, e ka integruar në Kushtetutën e Serbisë në vitin 2006, qeveria e Vojislav Koshtunicës dhe me këtë ajo e pati forcuar politikën e saj shtetërore me moton ‘Kosova është Serbi”.

Por, Dushan Janjiq nga Forumi për marrëdhënie etnike, vlerëson se tash e 10 vjet, autonomia e Kosovës, siç është përshkruar në Kushtetutën serbe, nuk ekziston në jetën reale.

“Kushtetuta, në të cilën keni shkronja të vdekura në letër, është sikur një organizëm që ka kancer dhe kjo duhet të ndryshohet. A do të ndihmonte zgjidhjen e çështjes së Kosovës? Mendoj se po”, tha Janjiq për Radion Evropa e Lirë.

Në anën tjetër, Drecun ka theksuar se edhe në qoftë se hiqet preambula nga kushtetuta serbe, asgjë nuk do të ndryshojë në raportin e Serbisë ndaj çështjes së Kosovës. Sipas tij, më e rëndësishme është që në Kushtetutë të jetë normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën.

“Në qoftë se arrijmë marrëveshje me Prishtinën për një status tjetër, me të cilin do të definohej Kosova në një formë tjetër, por pa u ndryshuar kufijtë tanë të pranuar ndërkombëtarisht, atëherë kjo duhet gjithsesi të përfshihet në Kushtetutë”, ka thënë Drecun.

Marrëveshja e Brukselit do të kurorëzohet me ndryshimet kushtetuese në Serbi, por a do të mund të arrihet një formulim në aktin më të lartë juridik të Serbisë që Kosova të jetë pjesë e pandashme e Serbisë?

Borko Stefanoviq, i cili vjen nga subjekti opozitar në Serbi, Partia Demokratike, konsideron se një gjë e tillë nuk është reale.

“Mendoj se konkretisht do të jetë një formulim që nuk do të flasë se Kosova është pjesë e Serbisë, por që do të legalizohet pranimi i ekzistimit të Kosovës. Do të thotë, të Kosovës, jo si shtet i pavarur por si një entitet të ndarë funksional”, tha Stefanoviq.

Ndryshe, se cili do të jetë përfundimi, pritet të shihet në tre vjetët e ardhshëm, për të cilat janë të lidhura aspiratat e Serbisë për integrime evropiane.

Megjithatë, Drecun ka theksuar që ”mundësia që Serbia ta pranoj Kosovën si shtet të pavarur, është e përjashtuar”.

CARL BILDT – BASHKIMI EVROPIAN T’I PËRKUSHTOHET ME SHUMË BALLKANIT

VOAL – Ish kryeministri i Suedisë, Carl Bildt, ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, se nuk pret që konflikti i armatosur në Kumanovë të transferohet në vende të tjera të rajonit. Megjithatë, ai ka theksuar nevojën që Bashkimi Evropian t’iu kushtojë më shumë vëmendje ngjarjeve në Ballkan.

Radio Evropa e Lirë: Serbia ka thënë se do të harmonizojë politikën e jashtme me politikën e Bashkimit Evropian. Si e shihni nivelin e këtij harmonizimi?

Carl Bildt: Mendoj se është e rëndësishme që të ndodhë harmonizimi, sepse ai reflekton faktin se vende të ndryshme ndajnë vlera dhe interesa të përbashkët. Andaj, harmonizimi gradual i politikës së jashtme të Serbisë me atë të Evropës do të ishte ndarje e vlerave dhe inetersave të njëjtë.

Por, kur bëhet fjalë për sanksionet kundër Rusisë, Serbia vazhdon të mos ndjekë vijën e BE-së. Mendoj se është për keqardhje. Jo se sanksionet do të ndryshojnë shumëçka sa i përket Rusisë, por ato janë pjesë e paketës sonë politike, për të ruajtur rendin evropian.

Duhet të dihet fakti se Rusia ka rol shumë aktiv në lojën për ndarje në Evropë dhe ka rrezik që Rusia të luajë me Serbinë në atë mënyrë që do të dëmtonte interesat e saj.

Radio Evropa e Lirë: Kur duhet ta përshtasë Serbia plotësisht politikën e saj të jashtme me BE-në?

Carl Bildt: Mendoj se kjo ndodh gradualisht. Natyrisht, harmonizimi i plotë bëhet kur të bëhet anëtare e BE-së, por paraprakisht duhet të dëshmojë përkushtimin për t’u bërë anëtare. Sa më parë që kjo ndodh, aq më mirë.

Radio Evropa e Lirë: Një pjesë shumë e rëndësishme e rrugës evropiane të Serbisë janë marrëdhëniet me Kosovën. A ka rrezik nga ngecja në dialogun Kosovë-Serbi dhe në zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit?

Carl Bildt: Ky rrezik gjithmonë ekziston, por shikuar nga anash, mund të them se është mbresëlënëse se sa probleme janë zgjidhur. Kanë mbetur probleme që janë më të vogla nëse krahasohen me ato që janë zgjidhur tashmë. Kanë mbetur detaje dhe gjithmonë ka rrezik nga tensionet rreth detajeve.

Radio Evropa e Lirë: Fundjavën e kaluar ka pasur një konflikt të armatosur në Kumanovë të Maqedonisë. Çfarë mendoni se qëndron prapa kësaj ngjarjeje?

Carl Bildt: Nuk e di. Do të doja të kem më shumë informacione në lidhje me këtë. Të gjithë do të donim. Por, siç duket, ka qenë një grup që ka bërë përpjekje të vendosë diçka në Kumanovë. Kjo ka ndodhur në momentin kur kemi probleme të tjera në Maqedoni, çfarë është shqetësuese.

Radio Evropa e Lirë: A ka rrezik nga transferimi i këtij konflikti në vendet fqinje?

Carl Bildt: Deri më tash, nuk ka pasur shenja për këtë. Nëse shihni periudhën nga viti 2001, kur ka pasur konflikt, e deri më tash, ajo ka qenë e qetë dhe e qëndrueshme. Mendoj se të gjithë shpresojnë se kështu do të vazhdojë.

Radio Evropa e Lirë: Më herët keni vlerësuar se Ballkani është më i ndjeshëm se pjesët e tjera të Evropës. Pra, ka ndodhur konflikti në Maqedoni, paqëndrueshmëria politike atje, Dodik kërcënon me referendum në Republikën Sërpska… A po i kushton BE-ja vëmendje të mjaftueshme Ballkanit?

Carl Bildt: Mendoj se kjo është e saktë dhe se duhet t’iu kushtojmë më shumë vëmendje ngjarjeve në Ballkan. Ka edhe gjëra të mira atje, nuk mund të themi se gjithçka është problematike. Është arritur përparim i rëndësishëm në 15 vjetët e fundit, këtu nuk ka dyshim.

Por, nganjëherë, harrojmë se ka ende çështje të hapura dhe fokusin e bartim te çështje të tjera. Ekziston një nevojë e qartë që BE-ja të jetë më akive rreth çështjeve në Ballkan.
Përgatiti: Valona Tela

Editoriali – DETYRIMET TONA NDAJ SHQIPTARËVE TË VRARË E TË ARRESTUAR NË KUMANOVË

VOAL – Në zhvillimet e para pak ditëve pati shumë shqiptarë të vrarë dhe të arrestuar nga ana e forcave speciale të Maqedonisë. Politika jonë në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup e ka për detyrë që të bëjë të mundur ndriçimin e plotë të zhvillimeve të atyre ditëve në Lagjen e Trimave në Kumanovë dhe të dalë sa më shpejt me versionin e saj zyrtar, në mënyrë që të nxirren mësimet e duhura dhe të merren masat e duhura. Ne si komb e kemi për detyrë të tregojmë se jeta dhe integriteti i bijve tanë është i çmuar dhe i shenjtë. Prandaj atyre që dhanë jetën nga plumbat e Maqedonisë t’iu bëhen të gjitha nderimet dhe shërbesat e lamtumirës në vendlindjet e tyre. Për të arrestuarit të sigurojmë një proces absolutisht të drejtë, dhe transparent duke përfshirë avokatë sa më të zotë, mundësisht edhe ndërkombëtarë, dhe duke sensibilizuar të gjitha organizmat shqiptare e ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Është koha e fundit që ne ta mbrojmë të vërtetën shqiptare të shkelur, të fyer, të nëpërkëmbur dhe të poshtëruar nga një Maqedoni, e cila në këtë çerek shekulli është dëshmuar e pabesë dhe armiqësore ndaj qytetarëve të saj shqiptarë dhe ndaj kombit shqiptar në tërësi. Seriozitetin tonë në këtë përkushtim kemi rastin dhe mundësinë tashmë ta shpalosim pikërisht në rastin e zhvillimeve në Lagjen e Trimave të qytetit të Kumanovës, duke i përmbushur një për një detyrimet tona ndaj bashkëkombësve tanë që e humbën jetën dhe ndaj atyre që ndodhen të arrestuar. Nëse i neglizhojmë, nëse nuk i përmbushim me dinjitet këto detyrime, ashtu si do të bënte çdo komb i vërtetë evropian, atëherë nuk kemi pse të ankohemi kurrë më për papërgjegjësitë, për vrazhdësitë dhe për barbaritë e Maqedonisë ndaj popullit shqiptar në Maqedoni dhe ndaj kombit shqiptar në tërësi, nuk kemi pse ta deklarojmë më kurrë shqiptarinë tonë, atdhetarinë tonë.

MEDIAT E SERBISË – NESËR FILLON LUFTA E VËRTETË NË MAQEDONI

VOAL – BEOGRAD – Gazetat kryesore të Beogradit sot në faqet e para të tyre janë marrë me atë që ndodhi në Kumanovë, duke mëtuar se kanë informacione që lufta e vërtetë në Maqedoni do të fillojë më 12 maj (nesër) dhe se ajo po bëhet me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Gazeta serbe ‘Kurir’, e cila njihet për afërsinë e saj me shërbimin sekret (BIA), në ballinën e saj shkruan se ‘Lufta e vërtetë fillon më 12 maj’. Ajo i referohet burimeve të saj dhe në deklaratat publike të saj dhe në në deklaratat publike të pjesëtarëve të armatosur që morën pjesë në përleshjen e Kumanovës e që veten po e quajnë UÇK se lufta e vëtetë e cila ka për qëllim krijimin e Shqipërisë së Madhe, fillon nesër.

Ndërsa gazeta tjetër ‘Informer’, gjithashtu e njohur për afërsinë me pushtetin në Serbi, shkruan se shqiptarët që u përleshën me policinë maqedonase në Kumanovëkëtë po e bëjnë me mbështetje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe kjo me qëllim pengimin e projektit rus të gazsjellësit, i cili kalon përmes Turqisë, Greqisë, Maqedonisë dhe Serbisë, për të dalë më pas në Evropën Perëndimore, transmeton lajmi.net.
Kjo gazetë duke iu referuar burimeve diplomatike shkruan se zyrtarët e inteligjencës amerikane u kanë dhënë sinjal pjesëtarëve të UÇKsë për të filluar sulmet.

‘Ky sulm ishte mesazh që kishte për qëllim t’i dërgohej kryeministrit maqedonas Gruevski dhe homologut të tij serb Vuçiç. Mos harroni se në ditën e sulmit në Maqedoni, në Moskë ushtria serbe marshoi në paradë ushtarake së bashku me rusët,” citon kjo gazetë një prej ambasadorëve të Serbisë, të cilit nuk ia përmend emrin.

TIFOZËT SERBË – THERINI, VRITINI SHQIPTARËT

Vazhdojnë fyerjet dhe thirrjet raciste të tifozëve serbë gjatë veprimtarive të ndryshme sportive. Në ndeshjen e kampionatit serb, Çukariçki-Crvena Zvezda, tifozët e këtyre të fundit, të quajtur “Delije”, kanë kënduar këngë fyese kundër shqiptarëve.

“Therini, therini, shqiptarët, vritini, vritini shqiptarët”, – ishin thirrjet e tifogrupit famëkeq serb sipas shtypit kosovar transmeton Shqip.

Thirrjet nuk ndaluan thuajse për një kohë të gjatë dhe gjyqtari, ashtu siç e parashikon rregullorja e UEFA-s në raste të tilla nuk e ndërpreu lojën.

Ndeshja është luajtur ditën e djeshme dhe situata e fundit në Maqedoni ka ndikuar edhe më shumë për të shtuar tensionin mes shqiptarëve dhe serbëve.

HOMOLOGU BULLGAR E KËSHILLON GRUEVSKIN TË JAPË DORËHEQJE

VOAL – SOFJE – Kryeministri bullgar Boyko Borisov e këshillon kolegun e vet maqedonas Nikolla Gruevski që të japë dorëheqje, në mënyrë që të pushojnë protestat dhe përçarjet në vend, shkruan gazeta bullgare “24 Çasa”.

“Unë kam dhënë shembull se si e bën këtë një kryeministër nëse nuk e ka besimin për ndonjë arsye. Pastaj populli do ta kthejë besimin”, ka deklaruar Borisovi, transmeton kp, i cili në mandatin e vet të parë dha dorëheqje pas protestave për shkak të çmimeve të larta të gazit.

Ai ka shfaqur shpresën se situata në Maqedoni do të vihet nën kontroll dhe se shteti do të rregullohet.

“Maqedonia është një vend shumë i rëndësishëm për ne dhe shërbimet në çdo moment më informojnë se si po zhvillohet situata”, ka thënë mbrëmë Borisovi, duke vlerësuar se viktimat që ranë në Kumanovë janë pasojë e përçarjeve dhe problemeve në Maqedoni.

ZËRI I AMERIKËS – SERBIA DO TA HEQË KOSOVËN NGA KUSHTETUTA E SAJ?

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka paralajmëruar një ndryshim të mundshëm të qasjes ndaj Kosovës, që është kushti themelor në përpjekjet e Beogradit për integrimin në Bashkimin Evropian.

Ai ka thënë të përditshmes “The Wall Street Journal”, se është “duke shqyrtuar mundësinë e ndryshimeve kushtetuese deri në fund të vitit 2017, ku do të mund të përfshihej heqja e përkufizimit të Kosovës si pjesë e Serbisë”. Aktualisht Kosova zë vend në preambulën e kushtetutës serbe.

“Ne duhet të jemi shumë të sinqertë me popullin tonë për mundësitë e ndryshme. Dhe populli i Serbisë duhet ta thotë fjalën e fundit”, citohet të ketë thënë ai, ndërsa i ka cilësuar “shaka” propozimet e qeverisë së Kosovës që përfaqësuesve të komunitetit serb t’u ofrojë “pushtet sipërfaqësor”.

Serbia përfitoi hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian pas marrëveshjeve për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën e cila shpalli pavarësinë e saj në vitin 2008.

Ndonëse nuk e kanë vënë si kusht njohjen e pavarësisë së Kosovës, diplomatët evropian kanë përsëritur qëndrimin se hapja e kapitujve të negociatave për anëtarësim duhet të pasojë një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe detyruese për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Por, presidenti serb Tomislav Nikoliç, tha të premten se “kushti kryesor për anëtarësimin në Bashkimin Evropian do të jetë njohja e pavarësisë së Kosovës”, ndërsa ka përsëritur se Serbia nuk do ta bëjë këtë.

“E nëse Bashkimi Evropian vazhdon të ngulë këmbë, kjo do të thotë se BE nuk dëshiron të na shohë në përbërjen e vet”, i tha ai agjencisë ruse të lajmeve Interfax.

“Por këtë kusht nuk do të pranonte asnjë popull. Këtë mund të pranojnë vetëm robërit”, citohet të ketë thënë presidenti serb i cili shkoi në Moskë për të marrë pjesë në parakalimin ushtarak të shtunën në 70 vjetorin e kapitullimit të Gjermanisë naziste, që kishte shënuar edhe fundin e Luftës së Dytë Botërore.

Vendimi për pjesëmarrjen edhe te ushtrisë serbe në parakalim është marrë nga presidenti serb, me gjithë kërkesat që i janë bërë nga përfaqësues evropian që të mos e bëjë një gjë të tillë.

Një pjesë e madhe e shefave të shteteve perëndimore përfshirë edhe aleatet e dikurshëm të Moskës gjatë Luftës së Dytë Botërore kanë paralajmëruar se nuk do të marrin pjesë në parakalim në shenjë proteste ndaj ndërhyrjes së Rusisë në Ukrainë përmes aneksimit të siujdhesës së Krimesë një vit më parë.

Serbia synon integrimin në Bashkimin Evropian dhe shpreson të fillojë negocimin e kapitujve në kuadër të bisedimeve për anëtarësim gjatë këtij viti. Por, ajo po ecë nëpër një rrugë të ngushtë ndërmjet perëndimit dhe aleatit të saj tradicional, Rusisë, që nga shpërthimi i krizës në Ukrainë.

Beogradi kishte refuzuar t’u bashkohet sanksioneve evropiane kundër Rusisë, por, në të njëjtën kohë, ndonëse pa e dënuar aneksimin e Krimesë nga ana e Rusisë, është shprehur në mbështetje të tërësisë tokësore të Ukrainës.

Serbia vazhdon të ruaj lidhjet emocionale e kulturore me Moskën, posaçërisht edhe për shkak të qëndrimit të saj kundër pavarësisë së Kosovës që u shpall në vitin 2008 më mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe Evropës perëndimore.

“Nuk ka kthim prapa”, citohet të ketë thënë kryeministri serb Vuçiç për përpjekjet e Serbisë drejt integrimeve evropiane.

“Kam edhe unë zhgënjimet e mia personale dhe politike kundruall Bashkimit Evropian, por  detyra ime është të kujdesem mbi çështjet e rëndësishme strategjike të këtij shteti”, ka thënë ai, duke shtuar se këtë mesazh ka jo vetëm për Washingtonin e Brukselin, por edhe për Moskën.

VUÇIÇ PARALAJMËRON NDRYSHIME KUSHTETUESE


Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë për të përditshmen The Wall Street Journal, se është “duke shqyrtuar mundësinë e ndryshimeve kushtetuese deri në fund të vitit 2017, në të cilat do të mund të përfshihej heqja e përcaktimit të Kosovës si pjesë e Serbisë”.

“Duhet të jemi shumë të sinqertë me popullin tonë për opsionet e ndryshme. Dhe populli i Serbisë duhet ta thotë fjalën e fundit”, ka thënë Vuçiq, gjatë një interviste për WSJ.

Në këtë intervistë, kryeministri serb i ka cilësuar “tallje” propozimet e qeverisë së Kosovës që përfaqësuesve të komunitetit serb t’u ofrojë “pushtet sipërfaqësor”.

Zoti Vuçiq ka folur edhe për integrimet evropiane, ndërsa gazeta konstaton se përparimi drejt këtij rrugëtimi ka qenë i ngadaltë.

“Nuk ka kthim prapa”, tha Vuçiq për përpjekjet e Serbisë drejt integrimeve evropiane.

“Kam edhe unë zhgënjimet e mia personale dhe politike, në raport me Bashkimin Evropian”.

“Por, detyra ime është të kujdesem mbi çështjet e rëndësishme strategjike të këtij shteti”, ka thënë Vuçiq, duke shtuar se këtë mesazh ka jo vetëm për Washingtonin e Brukselin, por edhe për Moskën.

(rel)


Send this to a friend