VOAL

VOAL

Sulm para zyrës qeveritare në Stamboll plagoset polici

STAMBOLL – Në një sulm të ndërmarrë ndaj një pike të policisë në “Dolmabahçe Saraj” në Stamboll, plagoset lehtë një punonjës i policisë.

Na informacionet paraprake mësohet në lidhje me ngjarjen janë ndaluar dy sulmuesit. Agjencia e lajmeve Dogan njofton se është mbyllur trafiku dhe patrulla policia ndodhen në vendin e ngjarjes.

Sipas televizionit privat NTV aty pati një shpërthim. Në pallatin hisorik Dolmabahçe, në lagjen Beshiktash, ndodhet zyra e kryeministrit në Stamboll. VOAL/ANSA

 

 

Greqia i shet 14 aeroporte

VOAL – ATHINË, 18 GUSHT – Qeveria helene zyrtarizoi të martën dhënien e 14 aeroporteve rajonale konsorciumit gjerman Fraport-Slentel për 1,23 miliardë euro, shkruan voal.ch. Vendimi u publikua në Fletoren Zyrtare të Greqisë.

Masa, e cila ishte miratuar nga qeveria e mëparshme, u ngri pas zgjedhjes së kryeministrit Alexis Tsipras. Ky është privatizimi i parë i tij.

Mes aerporteve të interesuara për shitje, pohojnë mediat greke, figurojnë Kreta, Santorini, Mykonos e Korfuzi. Në këtë kontekst do të vazhdojnë shitjet. Në teotor 2015 i takon aeroprtit të Pireut, molin e këtij qyteti, pastaj do të shitet hekurudha dhe porti i Selanikut.

Kërcënonin në rrjetet sociale Vuçiçin – arrestohen

Policia serbe ka arrestoi dy persona të cilët dyshohen se nëpërmjet rrjeteve sociale kanë dërguar kërcënime për jetën ndaj kryeministrit serb Aleksandar Vuçiq dhe disa ministrave.

BEOGRAD – Pjesëtarët e Ministrisë së Brendshme të Serbisë, në dy aksione të veçanta, kanë arrestuar M.M. (1963) dhe D.K. (1971) për shkak të dyshimit të bazuar se nëpërmjet rrjeteve sociale kanë dërguar kërcënime të shumta për jetën ndaj kryeministrit Aleksandar Vuçiç, si dhe disa ministrave, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Brendshme.

Për shkak të dyshimit të kryerjes së vepër penale të rrezikimit të sigurisë, të dyshuarit me kallëzim penal janë sjellë para Prokurorit Publik të Lartë në Beograd.

Siç thuhet në deklaratën për shtyp, policia gjatë bastisjes së banesave të të dyshuarve ka konfiskuar përkohësisht pajisjet kompjuterike, që janë përdorur për kërcënimet nëpërmjet rrjeteve sociale.

ISIS thirrje për të marrë Stambollin

Grupi Shteti Islamik publikoi një video ku i bën thirrje popullit turk të rebelohet e të ngrihet në luftë kundër regjimit të Presidentit Tajip Erdogan, që ai e quan të pabesë dhe tradhtar. Sipas një lajmi të njoftuar sot nga faqja e shërbimit monitorues SITE, grupi bën thirrje gjithashtu që populli turk të ndihmojë për marrjen e Stambollit.

Sipas shërbimit SITE, videoja me titull “Një mesazh për Turqinë” u publikua nga e ashtuquajtura zyrë e mediave shtetërore në Raqqa, që i referohet kryeqytetit të grupit Shteti Islamik në Sirinë veriore.

Duke folur në turqisht, një militant i Shtetit Islamik akuzoi Presidentin Erdogan se ia ka shitur vendin të krishterëve dhe partisë ateiste të Punëtorëve të Kurdistanit dhe se ka lejuar që bazat turke të përdoren nga të krishterët dhe nga SHBA thjesht për të ruajtur pozitën e vet.

“Popull turk, ju duhet që, pa humbur kohë të rebeloheni kundër këtyre ateistëve, të krishterëve dhe të pafeve, të cilët ju kanë bërë skllevër, ju kanë bërë të luftoni përkrah tyre,” thotë militanti në video.

“Të gjithë bashkë dhe nën urdhrat e Abu Bakr al Bagdadit, i cili vjen nga paraardhësit e Profetit tonë … le të pushtojmë Stambollin, që tradhtari Erdogan punon ditë e natë për t’ua dorëzuar të krishterëve,” thotë militanti.

Thirrja e tij vjen dy muaj pasi Shteti Islamik filloi publikimin e një reviste në turqisht, ku vendin kryesor e zinte një shkrim me titull “Pushtimi i Kostandinopojës”, në të cilin bëhej thirrje për një pushtim të ri islamik të qytetit më të madh të Turqisë, Stambollit.

Turqia ra dakord muajin e kaluar për të vënë bazat e saj të rëndësishme strategjike në dispozicion të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, një ndryshim i rëndësishëm politik pas shumë vitesh ngurrimi për të luajtur një rol frontal kundër luftëtarëve islamikë që ushtrojnë trysni në kufijtë e saj.

Turqia ka ndërmarrë edhe tre sulme ajrore kundër objektivave të Shtetit Islamik brenda Sirisë dhe ka ndaluar mijëra njerëz në një operacion që kryeministri Ahmet Davutoglu e ka quajtur “përpjekje të sinkronizuar kundër terrorizmit”.

Megjithatë, pjesa më e madhe e sulmeve deri tani kanë patur në shënjestër militantët kurdë.

Në fillim të kësaj jave, SHBA kryen sulmet e tyre të para ajrore kundër objektivave të Shtetit Islamik nga baza turke Inçirlik, ndërsa zyrtarët thanë se pasi dislokimi i forcave të koalicionit të ketë përfunduar, sulmet do të intensifikohen.

Stamboll – 75 metrat e fundit të tunelit nën det

Afrohet dita historike e Projektit të Kalimit të Stambollit Përmes Tunelit të Bosforit

Ministri i Transportit, detarisë dhe Komunikacionit, Feridun Bilgin, tha se makineria TBM që shpon tokën nën det, pas 1 muaji në pjesën evropiane, do të përfundojë punimet që filluan në pjesën aziatike të Stambollit më 19 prill 2014.

Me anë të makinerisë që është prodhuar apostafat për këtë projekt dhe që ka përparuar duke gërryer tunelin 3.3 kilometra të gjatë, të dyja kontinentet që karakterizojnë Stambollin do të takohen nën ujë.

Projekti i madh i tunelit tre-katësh të Stambollit ka edhe një personifikim simbolik që do të thotë se tre katet kanë kuptimin e 3 perandorive që kanë sunduar më parë këtë qytet.

Tre katet, të cilat janë 2 kate me rrugë automobilistike dhe një kat për metronë të cilat kalojnë poshtë ngushticës së Bosforit në një tunel 6.5 kilometra dhe do të kushtojë 3.5 miliardë dollarë.

Çdo ditë këtu do të kalojnë 120 mijë automobila. /Trt/

Turqia shkon përsëri në votime

VOAL – ANKARA – Turqia ka shumë gjasa të shkojë përsëri në votime. Kryeministri i emëruar Ahmet Davutoglu pranoi dështimin e formimit të një qeverie të re me partinë socialdemokrate, më e madhja e opozitës, shkruan voal.ch.

Votimet e qershorit, të cilat për herë të parë nga viti 2002 nuk ia siguruan shumicën e mjaftueshme partisë së Davutoglu e të presidentit Recep Tayyip Erdogan, lanë paqartësi. Vetë Erdogan paralajmëroi këto ditë se, po të dështojë Davutoglu në formimin e qeverisë së re, vendi shkon përsëri në votime.

Davutoglu, për të dalë nga situata, mund të takohet me kreun e partisë nacionaliste MHP Devlet Bahceli, ndonëse ky i fundit ka përjashtuar gjithmonë koalicionin me AKP-në. Për të shmangur shkuarjen në votime, çka e dëshiron shumë Erdogan, i cili shpreson në një revansh për të mundur krijimin e një shumice njëngjyrëshe, janë 10 ditë kohë. Nëse nuk arrihet koalicioni, turqit do të shkojnë në votime përsëri këë vjeshtë.ATS/ANSA/Reuters

Tanjug: Serbia humb betejën, Greqia drejt njohjes së Kosovës

Shtypi serb sërish ka nisur të shkruaj për mundësinë e njohjes së Kosovës nga Greqia, siç thuhet, me presionin e perëndimit në shkëmbim të asistencave financiare.

Drejtori i Programit në Fondacionin Helenik për Politika Evropiane dhe të Huaja (ELIAMEP), Janis Armalakos, ka thënë se përderisa Athina thotë se nuk ka ndryshim qëndrimi në raport me Kosovën, mes rreshtash ndjehen ndryshimet e politikave greke ndaj Kosovës.

Megjithatë, ai në një intervistë për agjencinë serbe të lajmeve “Tanjug”, ai ka thënë se vetëm koha do të dëshmojë nëse ndryshimi i Greqisë karshi Kosovës po ndodh me të vërtetë.

E përditshmja greke, “Kathermini” ka shkruar se Athina ka në plan njohjen e Kosovës shtet të pavarur.

Sipas gazetës, kjo mund të ketë shërbyer edhe si shkak për përplasjet e fundit diplomatike mes Greqisë dhe Serbisë.

“Kathimerini” duke cituar burime të politikës së jashtme në Athinë, shkruan për pakënaqësinë greke me lëvizjet ndërkombëtare të Beogradit në lidhje me Kosovën dhe në vazhdën e kontestit të emrit me ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë.

Sipas Tanjugut, analistët e politikave ndërkombëtare kanë debatuar gjerë dhe gjatë mbi qëndrimin e Greqisë ndaj Kosovës, dhe shumë prej tyre kanë bërë thirrje për rishqyrtimin e mos-njohjes së Kosovës nga ana e Greqisë.

Ata argumentojnë se Serbia e ka humbur betejën me Kosovën, dhe nuk mund ta arsyetohet fakti se pse Greqia është përfshirë në këtë gjë të kotë për një kohë të gjatë, dhe se çështja e Kosovës gabimisht është paralelizuar me çështjen e Qipros.

Në pikëpamjet e tyre, Kosova është një realitet de fakto në regjion, dhe për këtë arsye midis Athinës dhe Prishtinës duhet rinovuar marrëdhëniet për arsye politike, ekonomike dhe sigurie, transmeton IO.

Tanjug shkruan se të gjithë njohësit e politikave ndërkombëtare besojnë se njohja e Kosovës në kohë të duhur mund të mundësoj të ndërtimin e urave të bashkëpunimit midis Greqisë Shqipërisë, dhe popullatës shqiptare në regjion.

Armakolas beson se kjo vijë mendimi është ndarë prej kohësh nga Ministri për Punë të Jashtme i Greqisë, i cili në një moment kishte thënë se “ngujimi” mbi vendimin për mos-njohjen e Kosovës, nuk është një pozicion i lakmueshëm për ndërtimin e politikave të reja në regjion.

“Nuk është rastësi që prej pesë vendeve evropiane që nuk e kanë njohur Kosovën, Greqia deri tash ka avancuar më së shumti marrëdhëniet me Prishtinën, duke dhënë shenja për përmirësimin e marrëdhënieve, edhe pse pretendimet nuk janë bërë të ditura botërisht asnjëherë. Përfshirja e Greqisë në marrëdhënie me Kosovën, mund të konsiderohet si një proces që hap pas pahi çon te njohja e Kosovës, apo siç do t’i konvenonte Serbisë në një pozicion mos-njohjeje me bashkëpunim të plotë bilateral (Gjithçka përveç njohjes)”, ka thënë Armakolas.

Edhe pse ambasada greke në Beograd disa herë ka ripërsëritur se qëndrimi i Greqisë mbi Kosovën mbetet i pandryshuar, Armakolas mendon se mes rreshtash ka shenja të qarta të ndryshimit të Greqisë mbi këtë çështje.

Vriten 4 policë dhe një ushtar nga sulmet terroriste në Shërnak të Turqisë

SHËRNAK – Nga prefektura e qytetit Şırnak (Shërnak) të Turqisë njoftohet se si pasojë e shpërthimit të një mine të telekomanduar të vendosur në një rrugë nga terroristët në rajonin Silopi, 4 policë kanë humbur jetën, ndërsa 1 tjetër është plagosur.

Në deklaratën e prefekturës theksohet se gjatë orës 09.00, gjatë kohës së punime të ekipeve të sigurisë një minë e telekomanduar e vendosur në rrugë është shpërthyer nga anëtarët e organizatës terroriste separatiste.

Në deklaratën theksohet gjithashtu se forcat e sigurisë janë vënë në lëvizje duke nisur një operacion në shkallë të gjerë për kapjen e autorëve të sulmit në fjalë.

Ndërkohë po në qytetin Şırnak në zonën e quajtur Beytushebap, pasi terroristët kanë qëlluar ndaj një helikopteri ka humbur jetën një ushtarë. Pas plagëve të rënda, pavarësisht ndërhyrjes mjekësore ai ka humbur jetën në spital. aa

Stamboll – akte terroriste kundër konsullatës amerikane dhe një stacioni të policisë

VOAL – STAMBOLL – Qendra e Stambollit ishte të hënën teatër i dy akteve terroriste, kundër konsullatës amerikane dhe kundër një stacioni të policisë, shkruan voal.ch. Sulmi tek stacioni shkaktoi tre të vdekur e dhjetë të plagosur.

Në orët e para të ditës një shpërthim ndodhi para një stacioni policor në lagjen Sulltanbejli. U vranë dy sulmues, një polic dhe u plagosën shtatë civilë.

Pak më vonë u krye sulmi kundër konsullatës amerikane, ku nuk pati të lënduar. Sulmi i armatosur u krye nga një burrë dhe një grua. Kjo e fundit u kap nga policia. Konsullata amerikane mbetet e mbyllur për publikun deri në një lajm të ri. Reuters/AP/AFP

Diyaneti përgatit raportin gjithëpërfshirës rreth ISIS-it

ANKARA – AYNUR EKİZ- Kryesia e Çështjeve Fetare të Turqisë (DIYANET) ka përgatitur një raport të gjerë duke përfshirë shumë çështje dhe tematika si “fuqia, objektivi, taktika dhe sloganet e organizatës terroriste DAESH”, raporton Anadolu Agency (AA).

Këshilli i Lartë i Çështjeve Fetare me raportin e titulluar “DAESH” (ISIS) synon që të informojë të gjithë njësitë e shërbimeve të Kryesisë së Çështjeve Fetare (DIYANET) mbi aktivitetet e organizatës terroriste DAESH të cilat ndikojnë negativisht në fenë Islame.

Në raportin e paraqitur ndaj Kryetarit të Çështjeve Fetare të Turqisë, Prof. Dr. Mehmet Görmez përfshihen çështjet si krijimi i DAESH-it, arsyet e zhvillimit, forca dhe aktet, objektivat, taktika dhe sloganet, perceptimi i Islamit dhe fetvatë e dijetarëve Sunni kundër organizatës.

– DAESH në fetva dhe ligjërata-

Me informacionet e paraqitura në raportin e përgatitur është vendosur që të trajtohen fetva-të dhe ligjëratat.

Krahas xhamive duke tërhequr vëmendjen në aktet e DAESH-it të cilat ndikojnë negativisht në fenë Islame synohet që të informohet shoqëria në këtë drejtim edhe nëpërmjet shumë programeve që organizohen nga Kryesia e Çështjeve Fetare nëpër kurset të Kur-anit të myftinive, nëpërmjet aktiviteteve të Qendrave të grave, familjes dhe të rinisë (KAGEM).

– “Përdorin në mënyrë efektive mjetet e tyre mobile të komunikimit”-

Në raportin ku shpjegohet gjerë taktikat dhe mënyrat se si DAESH përfshin të rinjtë në strukturën e saj, tërhiqet vëmendja se organizata terroriste i kushton rëndësi të veçantë duke përdorur disa shprehje si “Xhihad, luftë, emërimin e të mirës dhe largimin nga e keqja”.

Gjithashtu theksohet se organizata për të ndikuar dhe për të përfshirë të rinjtë në strukturën e saj përdor efektivisht mjetet e komunikimit mobil me fjali, me slogane si “Ne do të rilindim në parajsë”, “Vetëm një herë do të vdesësh, pse të mos zgjedhësh maritirizimin (Shehid) ?”, “Ai që vdes në rrugën e Allahut fiton përjetësinë, a nuk e dëshiron?”.

“Të sjell në mendje sektin Harixhi”-

Në raport është përmendur “koncepti islam i DAESH”. Ku sipas kësaj theksohet se DAESH të sjell në mendje sektin “Harixhi” për këto veçori: “Organizata e cila miraton në koncept fetar në linjën Selefi në vendet që ajo merr nën kontroll pretendon se zbaton ligjet e sheriatit, prish turbet, përdor metoda të pamëshirshme kundër opozitarëve, përdorimi i dhunës si mjet për të arritur qëllimet e tyre, sjellje të prera në perceptimin e fesë, mos respektim ndaj grupeve të tjera dhe me koncepte të tjera, përjashtimi në mënyrë të prerë i të gjithë grupeve jashtë tij duke i drejtuar akuza për dalje nga feja, vërejtja si e drejtë tek vrasja e grupeve që i cilëson si mohues të fesë”.

– Vrasja e njerëzve të pambrojtur nuk pajtohet me Islamin”

Në raportin ku theksohet se është e pamundur të pajtohet me Islamin një strukturë e cila do të ngrihet duke u bazuar në largimin e njerëzve nga vendbanimet e tyre, në vrasjen e fëmijëve, grave dhe të moshuarve, vrasjen e njerëzve të pambrojtur të cilët janë viktima të konflikteve, vlerësohet se asnjë sekt (medh-heb) nuk mund ta konsiderojë të drejtë këndvështrimin e tij duke i cilësuar si jashtë fesë besimet dhe idetë e ndryshme.

Në raport të tërheqin vëmendjen këto shprehje: “Kjo forcë e armatosur e parregullt e quajtur DAESH në kundërshtim me vlerat e moralit të drejtësisë ndërkombëtare dhe ato të Islamit të cilët kërcënojnë  vrasin dhe kryejnë rrëmbime si ndaj muslimanëve që nuk janë në anë të tyre si edhe të atyre me fe, besim, racë apo me etni të ndryshme, janë plotësisht terrorizëm dhe ato që e kryejnë këtë janë terroristë. Në Islam ka një ligj të Xhihadit. Feja Islame edhe në luftë nuk lejon vrasjen dhe shtypjen e grave, fëmijëve dhe të atyre që nuk janë në gjendje të mbajnë armë në dorë. Këto që po kryhen në fenë tonë vijnë në kuptimin të vrasësh njerëz me të pa-drejtë. Dhe kjo është një prej mëkateve më të mëdha. Gjithashtu ushtarët ose luftëtarët e armikut pasi merren në dorëzim nuk vriten kurrë ose nuk mund ti pritet koka kurrë. Sepse ushtarët në këtë situatë janë rob; dhe trajtohen ashtu si trajtohen robërit. Në historinë Islame nuk ka asnjë shembull që pas dorëzimit ti jetë prerë koka ndonjërit, për këtë arsye ato që bën DAESH me muslimanët nuk ka të bëjë asnjë gjë me Islamin”.

“Kur-ani nuk u dërgua që të kryhen banditizma”-

Kryetari i Diyanetit Prof. Dr. Mehmet Görmez në një deklaratë për gazetarin e AA-së duke rikujtuar se menjëherë pasi DAESH zuri vendin e tij në rendin e ditës ata kanë publikuar një deklaratë në 8 gjuhë, ka pohuar se ata janë institucioni i parë fetarë në botë që kanë tërhequr vëmendjen në këtë rrezik.

Görmez duke cituar një nga ajetet kuranore ku thuhet se “I dashur, unë Kur-anin e madhërueshëm nuk e kam dërguar që të kryhet banditizëm” ka shtuar se: “Nëse dikush sot ka sjellë Kuar-ani-n si një referencë të banditizmit të tij atëherë të gjithë dijetarët tanë, arsimtarët tanë, të gjitha institucionet shkollore në botën islame duhet të qëndrojnë mbi këtë. Mendoj se kur një fe, një libër të cilët kanë ardhur si mëshirë kthehen në dhunë e të kthehet në një perceptim i cili lejon të vrasësh njerëz nuk do të na çojë në një përfundim për të kërkuar vetëm thjeshtë informata”.

“Xhihadi, kur ka qenë ndonjëherë emri i kulturës së vrasjes dhe të plaçkitjes”-

Görmez i cili ka thekuar se Xhihadi i cili është emri i eliminimit të persekutimit dhe të keqes, shtron pyetjen se kur na qenka bërë emri i kulturës së vrasjes dhe të plaçkitjes i cili nuk njeh moral, ligj dhe ka shtuar më tej se: “Sot i gjithë ummeti,  njerëzit e dijes, njerëzit mendimtarë, institucionet fetare duhet të braktisin punët që kanë dhe të fokusohen se si mund të pastrojmë veten nga të gjitha këto mekanizma, sigurisht pasi të analizohen këto shkaqe duhet të qëndrojnë shumë mbi këto lëvizje që materializojnë këtë fe, materializojnë Kur-anin dhe sunnetin, injorojnë metodologjinë e Islamit, metodat e tij, moralin dhe ligjin.

-Ideja më e çoroditur, pranimi si armik i atyre që nuk pranojnë idetë e tij”-

Görmez duke vënë në dukje se ideologjia e DAESH është jashtë fesë dhe e çoroditur dhe se ata cilësojnë armik çdokush që nuk pranon idenë e tij ai u shpreh se: “Në historinë e Islamit për herë të parë kjo organizatë pranon si miq ata që pranojnë idenë e saj duke përfshirë mohuesit e fesë, ndërsa ata që nuk e pranojnë idenë e tyre i pranon si armiq. Edhe tek mohuesit e fesë nuk ka një shembull të tillë. Ata që i pranon si armiq i shpall si të pa-fe dhe nuk mjaftohet me kaq por i shpall fe mohues edhe ata që nuk shpallin fe-mohues ato që organizata i ka shpallur si të tillë. Pra nëse ato shpallin një person si të pa-fe dhe ti i thua që ‘mos ai është njeri që falet, vendos kokën në sexhde, ky njeri është musliman’ ata të shpallin edhe ty si të pa-fe që nuk i bashkohesh shpalljes së tyre”.

“Kjo organizatë i ka shkaktuar dëmin më të madh Islamit”-

Görmez i cili rikujton se kjo organizatë i ka dhënë dëmin më të madh Islamit dhe se kjo organizatë nuk pranohet nga dijetarët islamë shprehet se: “Të gjithë institucionet muslimane në botë, kanë pohuarse kjo strukturë është jo-muslimane dhe se i ka shkaktuar një dëm të madh Islamit. I kanë shkaktuar një dëm aq të madh saqë një mualiman që jetonte në Australi u shpall terrorist nga fqinji i tij teksa shëtiste në rrugë. Pra është një lëvizje e cila ka ndikuar negativisht në jetën e të gjithë muslimanëve që jetojnë në të gjithë botën”.

Görmez duke theksuar se Kur-ani dhe sunneti nuk ka urdhëruar kurrë një xhihadë që lejon (e bën hallall) gjakun dhe shpirtin e një muslimani ndaj një muslimani tjetër, tha se të gjithë dijetarët duhet të mblidhen dhe me një zë të përbashkët ti njoftojnë të gjithë botës gabimet e strukturës, dhe që materializojnë Islamin si dhe se janë larg Islamit.

Emisioni ‘Okruzenje’ – Rama dhe Vuçiç, duet televiziv më 27 gusht

TIRANE – Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiç do të jenë së bashku në një përballje televizive. Më 27 gusht pritet që kryeministrat e vendeve të Ballkanit të mblidhen në Vjenë për herë të dytë, pas Berlinit, nën kujdesin e kancelares Merkel.

Pritet që këtë herë të organizohet një show televiziv në emisionin “Okruzenje”, një produksion i përbashkët ballkanik, ku do të jenë bashkë në një studio kryeministri Edi Rama, ai serb Aleksandër Vuçiç, ministrja austriake për Familjen dhe Rininë, Sophie Karmasin dhe sekretari i përgjithshëm i Qendrës për Demokraci dhe Pajtim në Europën Jugperëndimore, Goran Svilanoviç.

Gjuriç – Nuk do ta humbim Trepçën, do ta mbrojmë pasurinë tonë

PRISHTINË – Drejtori i Zyrës serbe për Kosovën, Marko Gjuriç ka thënë se Serbia përmes politikanëve të vet do të provojë që të mos e humbë gjigandin metalurgjik “Trepça”, raporton B92.

Me këtë rast ai ka uruar për Ditën e Minatorëve në Kosovë, minatorët kosovarë dhe ata serbë, shkruan “RTK”.

“Obligimi ynë është të garantojmë kushte dhe siguri në punë, në mënyrë që mundi i tyre të shpërblehet. Të jeni të sigurt se Serbia gjithmonë do të jetë përkrah jush, duke e mbrojtur Trepçën, pasurinë e vet dhe qytetarët e vet në Kosovë”, ka thënë Gjuriç.

Në festën e Kroacisë u valvit edhe flamuri shqiptar – parakaloi edhe Brigada Shqiptare

 Kroacia feston pavarësinë dhe 20 vjetorin e operacionit Stuhia. Gjatë manifestimit kryesor në Zagreb është valëvitur flamuri kombëtar shqiptar.

Bashkë me flamurin shqiptar, parakaloi edhe Brigada Shqiptare, e cila pati rol të rëndësishëm gjatë luftës për lirinë e Kroacisë.

Në atë luftë morën pjesë afro 2000 shqiptarë, në mesin e tyre edhe heronjtë Fehmi e Xhevë Lladrovci, Bekim Berisha- Abeja, Xhelal Hajda- Toni, Esat Çollaku e shumë të tjerë, të cilët luftuan edhe në Kosovë.

Po ashtu, kontribut në luftën për çlirimin e Kroacisë dha edhe gjenerali Rrahim Ademi.

Avionë amerikanë në Turqi për operacionet kundër ISIS

Avionë amerikanë dhe mjete fluturuese të telekomanduara kanë filluar të mbërrijnë në një bazë ajrore në jug të Turqisë. Njoftimin e bërë ministri i jashtëm turk sot, në prag të fillimit të një operacioni për të sprapsur ektremistët e Shtetit Islamik nga një zonë e Sirisë pranë kufirit me Turqinë.

Ministri Mevlut Cavusoglu tha se Turqia dhe Shtetet e Bashkuara do të fillonin së shpejti një betejë në shkallë të gjerë kundër ISIS, për të mundësuar një mjedis më të sigurtë për forcat e moderuara të opozitës të cilat luftojnë kundër ekstremistëve.

Ai i bëri komentet gjatë një vizite në Malajzi, ku u takua me Sekretarin e Shtetit John Kerry, i cili ndodhet atje për një forum rajonal.

Turqia ra dakord muajin e kaluar të lejonte forcat amerikane të përdornin bazën Incirlik pranë kufirit me Sirinë.

Zyrtarët e kanë përshkruar planin si një operacion për të krijuar “një zonë pa elementë të ISIS” e cila të shtrihet 100 kilometra në pjesën veriore të Sirisë. Megjithë kërkesat e përsëritura të Turqisë, plani nuk përfshin vendosjen e një zone ndalim-fluturimesh në rajon.

Shtetet e Bashkuara janë vënë në krye të një koalicioni vendesh që kanë ndërmarrë goditje ajrore kundër Shtetit Islamik që nga shtatori i vitit të kaluar.

Presidentja kroate porosit serbët: Shkunduni nga mitet

Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviq, ka kritikuar sot në Knin politikanët serbë dhe i ka porositur ata që “të shkunden nga mitet, gënjeshtrat dhe mashtrimet”.

“Kur politikanët serbë deklarojnë sot se me operacionin ‘Stuhia’ (Oluja) është kryer gjenocid ndaj serbëve dhe e krahasojnë atë me gjenocidin në Srebrenicë, unë u them: Zotërinj, shkunduni nga mitet, gënjeshtrat dhe mashtrimet; kthehuni kah e ardhmja evropiane. Kroacia nuk është armik i Serbisë dhe mos mbillni fara të reja të këqija”, ka thënë Grabar Kitaroviq.

Në Knin të Kroacisë po zhvillohen sot manifestime tradicionale për 20-vjetorin e operacionit ushtarako-policor Stuhia.

Gjatë këtij operaconi, i cili ka zgjatur katër ditë, forcat e armatosura kroate kanë kthyer kontrollin e pjesëve të Kroacisë, të marra nga serbët në fillim të vitit 1991.

Operacioni, që ka nisur më 4 gusht të vitit 1995, është cilësuar si ofensiva më e madhe tokësore në Evropë që prej Luftës së Dytë Botërore.

Në të janë vrarë qindra serbë, ndërsa mijëra të tjerë kanë braktisur shtëpitë.

Në Serbi sot po mbahet ditë zie.

Për shkak të krizës, vajzat greke blejnë gjithnjë e më pak fustane nusërie në Edirne të Turqisë

EDİRNE – Për shkak të krizës ekonomike në vendin e tyre, shumica e vajzave greke të cilat vijnë për të blerë fustanet e tyre të nusërisë në Edirne të Turqisë kthehen pa blerë asnjë gjë.

Në krahasim me vitet e shkuara numri i atyrë të cilët vijnë për të blerë në prag të dasmave të tyre ka rënë ndjeshëm.

Edhe pse dëshira e vajzave greke ndaj fustaneve të nuseve në Turqi vazhdon të jetë e madhe, pamundësia ekonomike për shkak të krizëz financiare në Greqi i pengon ata të blejnë fustanin e ëndërrave të tyre. Për shkak të pamundësisë për ti blerë, vajzat greke kërkojnë ti marrin me qera këto fustane por pas përgjigjes negative të tregtarëve turq kthehen duar bosh në vendin e tyre.

Një nga tregtarët e fustaneve të nusërisë dhe pajave të nuseve, Ahmet Moranli thotë për AA se kërkesat dhe dëshira për të blerë një fustan nuserie nga Turqia të vajzave greke vazhdon të jetë e lartë por për shkak të krizës në vendin e tyre mjaftohen me një shikim.

Në të shkuarën kemi veshur shumë vajza greke me fustane nusërie, thotë Moranli, dhe në vazhdim shprehet: “Iu shisnim shumë fustane të bukura nusërie vajzave greke rreth 3 – 4 vite më parë, por për shkak të krizës në vendin e tyre aktualisht pothaujse nuk i shohim fare në këto anë. Edhe ata që vijnë tani vetëm shikojnë dhe marrin gjëra të lira për pajën e tyre”.

Vajzat greke pëlqejnë shumë fustanet e nusërisë të cilat janë me dantele dhe të zbukuruara me gurë të çmuar thotë Moranlı dhe shton më tej se aktualisht ka më shumë kërkesa për ti marrë me qera këto fustane sesa ti blejnë ato, por për shkak se tregtarët nuk i japin ato në këtë mënyrë shumica e tyre kthehen me duar bosh në vendin e tyre.

– “Mjaftohemi me shikimin” –

Nicola Tzorta e cila ka ardhur nga Athina në Edirne për të blerë një fustan nuserie thotë se janë shumë të bukura dhe shton se zakonisht parapëlqen ato me dantele dhe të zbukuruara me gurë, por: “Vijmë sa për të parë pasi nuk mund të marrim më fustan nusërie nga Turqia”, shton ajo.

Shumë shoqe më parë vinin shpesh këtu dhe blin shumë fustane dhe pajë, thotë Tzorta dhe thotë më tej se siç dihet edhe vajzat të cilat përgatiten për dasëm janë ndikuar nga kriza ekonomike në Greqi.

Tzorta thotë gjithashtu se fustanet e nusërisë janë më të bukura dhe më cilësore në Turqi për këtë arsye ato tërheqin shumë vajza greke.

“Tregtarët këtu nuk i japin fustanet me qera”, thotë Tzorta dhe më tej në fjalën e saj thotë se shumë vajza si ajo kthehen pa blerë gjë nga Turqia. aa

Kroacia feston 20 vjetorin e fitores ndaj forcave serbe

Kroacia sot do të mbajë një paradë ushtarake në Zagreb për të shënuar 20 vjetorin e pavarësisë nga ish-Jugosllavia e udhëhequr nga serbët.

Në Beograd, Serbia ka përkujtuar ata që vdiqën në luftën me Kroacinë, e cila zgjati për 4 vjet.

Rreth 3,000 ushtarë, 300 makina ushtarake dhe 30 avionë ushtarakë do të jenë të përfshira në këtë paradë.

Por Serbia fqinje sot përkujton 700 serbë të cilët vdiqën në Kroaci në vitin 1995, gjatë ofensivës të quajtur “Operacioni Stuhia”.

Rreth 200,000 serbë të Kroacisë ishin larguar nga shtëpitë e tyre për shkak të kësaj ofensive. Shumica prej tyre nuk janë kthyer kurrë në shtëpitë e tyre në Knin, qytet i cili ishte në qendër të operacionit.

Jovanoviq: Po të isha kryeministër i Serbisë, do ta njihja Kosovën

Zagreb, 3 gusht – Në intervistën për “Veçernji list” lideri i Partisë Liberale Demokratike në Serbi, Çedomir Jovanoviq ka thënë se në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid dhe që kjo më kurrë nuk mund të mohohet.

Ndër të tjera ai ka folur edhe për çështjen e njohjes së Kosovës si shtet i pavarur dhe ka thënë se “Po të isha kryeministër i Serbisë do ta njihja Kosovën”, citon Telegraf sr. Jovanoviqin t’i ketë deklaruar “V.Listit”, transmeton koha.net.

“Njohja, derisa ende e ka njëfarë peshe, duhet të pranohet si instrument për realizimin e pozitës sa më të mirë të bashkësisë së atjeshme serbe”, ka thënë Jovanoviqi.

Turqi: Militantët e PKK-së akuzohen për sulmin vdekjeprurës

Militantët kurdë janë akuzuar për vrasjen e dy ushtarëve të Turqisë dhe për plagosjen e dhjetërave të tjerëve, në një sulm të sotëm vetëvrasës në pjesën lindore të Turqisë.

Ky incident i ka shtuar tensionet, derisa Turqia po i godet caqet e Partisë Komuniste të Kurdistanit (PKK) me sulme ajrore në pjesën veriore të Irakut.

Aktualisht, Ankaraja i ka ndërmarrë dy ofensiva paralele në pjesën veriore të Irakut kundër PKK-së, me ç’rast raportohet se janë vrarë afro 260 pjesëtarë të dyshuar të PKK-së, dhe kundër caqeve të militantëve të Shtetit Islamik në Siri.

Turqia ka thënë se sulmet ajrore ndërmerren në shenjë të hakmarrjes për shkak të vrasjeve të policëve dhe ushtarëve turq nga PKK-ja, ndërsa kjo parti thekson se sulmet e saj janë ndëshkim për bashkëpunimin ndërmjet militantëve të Shtetit Islamik dhe Turqisë, çka ka çuar në vrasjen e 30 aktivistëve kurdë në një sulm në Turqi më 20 korrik.

Erdogan – Veprimet e ISIS-it, asnjë lidhje me fenë, moralin, ndërgjegjen, kulturën e Turqisë

 

XHAKARTA – Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan tha të premten se veprimet e ISIS-it nuk kanë asnjë lidhje me fenë, moralin, ndërgjegjen apo kulturën e Turqisë.

Sipas Anadolu Agency, gjatë një fjalimi të tij në një konferencë në Institutin Kombëtar të Sigurisë në kryeqytetin e Indonezisë, Xhakarta, Erdogan tha se siguria e Turqisë dhe e bashkësisë ndërkombëtare sot është nën kërcënime për shkak të konfliktit në Siri. Ai shtoi se regjimi i Asadit përdor të gjitha llojet e mjeteve të pista në konflikt, duke përfshirë përdorimin e armëve kimike dhe raketave balistike, si dhe bashkëpunon me organizata terroriste në luftën kundër popullit të tij.

“Organizata terroriste ISIS është një produkt i një perceptimi të tillë, një projekt i tillë. Veprimet e kësaj organizate nuk kanë ndonjë lidhje me fenë, moralin, ndërgjegjen apo kulturën tonë”, tha Erdogan.

Erdogan gjithashtu theksoi se duhet të ketë bashkëpunim të ngushtë kundër ksenofobisë, diskriminimit dhe Islamofobisë.

Në fjalimin e mbajtur Presidenti Erdogan tha: ‘Duhet të jemi të bashkuar dhe të punojmë sëbashku në luftën kundër Islamofobisë, armiqësisë ndaj të huajve, racizmit dhe diskriminimit. Fakti që në Europë thëniet politike dhe veprimet kundër bashkëjetesës mund ti gjesh të pranishme kudo është e frikshme. Veprimet dhe thëniet politike në Europë kundër Islamit të thëna ditët e fundit po na mërzisin thellë. Turqia është vendi më i ndikuar nga këto veprime për shkak se ka rreth 5 milionë qytetarë të saj të cilët jetojnë në BE.”

Presidenti Erdogan në fjalën e tij vuri në dukje gjendjen kritike dhe historike të cilën po përjetohet në rajone të ndryshme islame si në Palestinë, Egjipt, Libi dhe Jemen. Ai vuri në dukje gjithashtu edhe gjendjen në të cilën ndodhet shtetet fqinje të Turqisë si Siria dhe Iraku dhe në këtë kontekst theksoi se këto plagë të hapura dhe ky fitil i ndezur në këto rajone po ndikon thellë në Turqi dhe jasht saj. Erdogan vuri në dukje se deti i Mesdheut i cili duhet të ishte një det i qetësisë është kthyer në rajonin më problematik në botë.

Terroristët e PKK pengojnë mirëqenien e Turqisë lindore

DIYARBAKIR – Procesi i reformës së zgjidhjes së çështjes kurde në Turqi në dekadën e fundit ka ndaluar konfliktin e armatosur dhe ka sjellë një përmirësim në ekonomi dhe të gjitha zonat në lindje dhe juglindje të vendit. Një organizatë terroriste lokale PKK e ka minuar këtë proces, që ishte një shans, duke synuar popullarizimin dhe hodhi poshtë thirrjet për dorëzimin e armëve të tyre dhe të largohen nga vendi.

Të gjithë parametrat tregojnë se reformat, iniciativat e investimeve dhe qeveria turke si pjesë e këtij procesi rezultoi në zhvillimin progresiv në fushën e sigurisë, arsimit, ekonomisë, shëndetësisë, turizmit, bujqësisë, blegtorisë dhe sektorë të tjerë. Me reformat paralele në fushën e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore Anadolli Lindor dhe ai Juglindor, pas tri dekadave të jashtëzakonshme është bërë një vend i shpresës, investimeve dhe një jetese më të mirë.

– Hapja e zonës industriale tërheq më shumë investitorë-

Nga fillimi i procesit për zgjidhjen e situatës, kapacitetet e zonave industriale janë përfunduar plotësisht dhe hapur për investitorët dhe zona të reje në Dijarbakir, Batman, Mardin, Sanliurfa, Adiyaman dhe qytete të tjera në lindje dhe juglindje të vendit.

Në zonën industriale në Batman numri i fabrikave u rrit nga 50 në 75, dhe 200 biznese të reja u hapën në këtë qytet gjatë procesit të realizimit të investimeve në fusha të ndryshme.

Dhe në Dijarbakir në dy vitet e fundit, investimet janë rritur me 50 përqind dhe 100 investitorët janë duke pritur për të zgjeruar kapacitetin e zonës lokale industriale. Mardin është edhe qyteti me 100 përqind zënie të kapacitetit industrial. Edhe në këtë qytet rreth 170 investitorë janë në pritje të një zone të re industriale.

Për të mbështetur procesin e reformave në qershor 2012, autoritetet turke kanë miratuar Ligjin për stimujt e reja, të cilat intensifikohen më tej në valën e investimeve në qytetet e Lindore dhe Juglindore të Anadollit. Investimet deri në shtator të vitit të kaluar u rritën 2.3 herë, dhe punësimi në rajon u rrit me 24 përqind.

Nga mbështetja dhe reformat janë tërhequr investime të mëdha në rajon dhe treguesit flasin se eksporti i vitit 2012 u rrit me 17 përqind dhe në fund të vitit të kaluar arriti në 10.4 miliardë dollarë.

Qyteti turk i Tunceli deri në vitin 2012 nuk ka pasur eksport, ndërsa në fund të vitit të kaluar nga qyteti lindor turk mallrat e eksportuara arritën vlerën 328 mijë dollarë.

– Rreth 188 mijë persona janë rikthyer në fshat-

Si pjesë e procesit të reformave në lindje dhe juglindje të Turqisë filloi programi për kthimin e popullsisë rurale në fshatra, popullsi e cila për shkak veprimtarisë terroriste e cila zgjati për dekada me radhë kanë lënë fermat e tyre dhe ikën në rajone më të sigurta.

Nga një total prej 360,000 njerëzish të cilët për shkak të kërcënimeve terroriste lënë fshatrat e tyre, deri tani 188.000 janë kthyer në shtëpitë e tyre.

Nga 14.6 hektarë kullota që ka Anadolli 3.5 milionë janë në Anadollin Lindor dhe atë Juglindor. 3.5 milionë hektarë kullota të mbyllura kohët e fundit për shkak të situatës së rënduar është rihapur për barinjtë e zonës.

Kthimi i njerëzve në fshatra, stimulimi dhe hapja e kullotave të miratuara nga Ministria kompetente turke ka ringjallur bagëtinë në lindje të vendit. Hapja e tyre u bë për shkak të rënies në minimum të aktivitetit të organizatës terroriste në këtë rajon.

– Rajoni iu rikthye hartës turistike-

Pjesët lindore dhe juglindore të Anadollit kanë potencial të madh turistik. Për shkak të kërcënimeve terroriste prej 30 vitesh ata humbën vizitorët e tyre, por procesi i reformës i vë përsëri në hartën e turistëve nga e gjithë bota.

Sot rajoni sërish është i njohur si një nga rajonet udhëheqëse kur bëhet fjalë për turizmin fetar dhe kulturorë.

Rajonet e pasura me thesaret kulturore dhe historike përsëri u bënë një subjekt me interes të turistëve dhe agjencive turistike nga Turqia dhe vendet e tjera. Për banorët e këtyre rajoneve kjo do të thotë qindra e mijëra vende pune sezonale, por edhe investimet në infrastrukturën e rajonit.

Në dy vitet e fundit, Diyarbakir regjistroi një rritje të turistëve të huaj me 130 përqind dhe atij familjarë me 35 për qind. Në të njëjtën periudhë në Mardin, në një vizitë multi-ditore brenda një viti erdhën rreth 400.000 turistë të huaj, dhe ky numër ka tejkaluar një milion kur kësaj shifre i shtohen turistët e huaj që kanë qëndruar në vizitë një-ditore.

Sirnak, Siirt, Hakkari, Tunceli dhe qytete të tjera në lindje të Turqisë tani janë destinacione popullore të dëshiruar e sporteve ekstreme, rafting, ngjitje, çiklizmit dhe sportet e tjera.

Këto rajone në dy vitet e fundit ishin pritëse të disa ngjarjeve të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare sportive.

– Terroristët e PKK duke minuar procesin duan të forcojnë strukturat e tyre-

Organizata terroriste PKK në rajonet e sipërpërmendura turke nuk mbështet këtë proces të reformës për të krijuar paqe, stabilitet dhe zhvillim, por janë duke u përpjekur të minojnë procesin dhe për të forcuar sistemin e OMAS në radhët e tyre. Për këtë arsye ata kanë filluar me rekrutimin, keqtrajtimin dhe rrëmbimin e të rinjve në male.

Duke hedhur poshtë thirrjet nga Ankaraja zyrtare që të dorëzojnë armët e tyre, organizata PKK ka vazhduar aktivitetet e saj, dhe kohët e fundit i ka intensifikuar sulmet ndaj makinerive të përdorura në ndërtimin e digave dhe investimeve të tjera industriale, si dhe në ujë, energji dhe rrjetet e infrastrukturës në rajon.

Përveç sulmit në vend të sistemit të ujitjes dhe projekte të tjera ekonomike dhe infrastrukturore, PKK kohët e fundit ka nxitur një seri protestash masive në rajon të cilat synonin sulme mbi institucionet dhe pronën publike.

– Protestat kundër konfliktit në Kobani-

Pasi organizata terroriste DAESH në vjeshtë të vitit të kaluar filloi sulmet mbi qytetin sirian kufitar Kobani çuditërisht Partia Popullore pro-Kurde Demokratike (HDP) ka filluar të organizojë protesta të paligjshme në qytete në Turqinë lindore e juglindore, gjatë së cilës në datat 06-08 tetor në Dijarbakir, mbetën të vrarë 42 persona dhe u plagosën 200 të tjerë.

Dëmet materiale në shkolla, biblioteka, muzeume, banka, zyra dhe automjeteve kishin përmasa të konsiderueshme.

– Ngjarjet e zgjedhjeve të qershorit-

Në Turqi, më 7 qershor 2015 janë mbajtur zgjedhjet e përgjithshme, dhe PKK në lindje dhe juglindje të Anadollit ka ftuar njerëzit të votojnë për HDP pro-kurde, dhe objektiv i sulmeve terroriste ishin forcat turke të sigurisë.

Sulmet terroriste në tubimet zgjedhore, mesazhe kërcënuese, vrasja e të paktën dy aktivistëve, tabelat parazgjedhore me mesazhe të frikshme janë vetëm disa nga shkeljet e procesit zgjedhor që u panë në rajonin turk.

– Sulmi terrorist në Suruç dhe përshkallëzimi i tensioneve-

Tensionet në juglindje dhe në lindje të Turqisë u rritën më 20 korrik kur nga një sulm terrorist i ndodhur në Suruç u vranë 32 njerëz. Dy ditë më vonë, anëtarët e organizatës terroriste PKK vranë dy policë në Sanliurfa, dhe më pas më 23 korrik, një polic u vra dhe një tjetër u plagos në një përleshje me armë në Diyarbakır. Në të njëjtën ditë terroristët e DAESH nga territori i Sirisë, kryen një sulm me armë mbi pozicionet e ushtrisë turke në kufirin në Kirkkale dhe u vra një si dhe u plagosën dy ushtarë.

Forcat turke të sigurisë u përgjigjën me artileri dhe sulme ajrore ndaj organizatave terroriste duke bombarduar pozicionet e tyre jashtë Turqisë si dhe duke arrestuar një numër të madh anëtarësh të tyre në Turqi.

Trupat turke kanë nisur një operacion të plotë anti-terrorist të gjithë vendin, ku gjatë ditëve të fundit janë arrestuar më shumë se një mijë të dyshuar që janë të lidhura me veprimtari terroriste me grupet DAESH, PKK dhe DHKP-C.

Operacionet nga forcat turke janë mbështetur pothuajse nga i gjithë komuniteti ndërkombëtarë. NATO mbajti një seancë të jashtëzakonshme në lidhje me këto ngjarje ku shprehën mbështetjen dhe solidaritetin për Turqinë në luftën e vendosur kundër terrorizmit. aa

Sulme të reja në Turqi, një mjet shpërthyes ka dëmtuar gazsjellësin në Sirnak

ANKARA – Ministria turke e Energjisë dhe Burimeve Natyrore njoftoi se sulmi terrorist në Sirnak, në pjesën juglindore të vendit, ka dëmtuar tubacionin e gazit Kikruk-Cejhan.

Ministri përkatës turk Taner Yildiz tha se sulmi ishte kryer duke vendosur një mjet shpërthyes në rrethin Cizre, 18 kilometra nga kufiri turko-irakian.

“Menjëherë pas shpërthimit ne ndaluam shpërndarjen e gazit nga tubacion i dëmtuar për të parandaluar humbjet më të mëdha. Kemi marrë të gjitha masat e nevojshme, ndërsa ky sabotim nuk do të ketë ndikim të madh negativ në furnizimin me gaz në rajon”, tha Yildiz.

Tubacioni Kirkuk-Cejhan ka një kapacitet prej 400,000 fuçi në ditë, ndërsa aktualisht nga tubacioni mesatarisht rrjedhin rreth 300,000 fuçi. Fjala është për tubacionin me një rezervë të përditshme prej 1.6 milionë fuçi të gazit natyror.

Infrastruktura e rrjeteve të energjisë në Turqinë lindore e juglindore për disa ditë është objektiv i terroristëve, ndërsa ministri Yildiz pohon se qëllimi i sulmuesëve është që të minojnë sovranitetin dhe stabilitetin e shtetit turk dhe të ndalë përparimin e saj ekonomik. Ai shtoi se autoritetet turke janë të vendosura dhe të afta për të mos lejuar këtë gjë. aa

Vrasësi i Enver Hadrit, i arratisur nga Spliti, ndodhet në Serbi

​GazetaExpress

Sipas avokatit në Belgjikë familja e Hadrit po bën një fushatë ndjekje të pabazë. Po ashtu ai ka thënë se Drashkovic është “njeri plotësisht i pafajshëm”.

“Drashkovic ndodhet në Serbi dhe ekstradimin e tij e ndalon qartë Kushtetuta e Serbisë”, citohet të ketë thënë avokati i tij. Po sipas tij Drashkovic më 15 korrik i ka ikur drejtësisë kroate, një ditë para se t’u dorëzohej organeve të Belgjikës.

Drashkovic ishte arrestuar në bazë të një fletarrestim të Belgjikës në qershor në aeroportin e Splitit, ndërsa ishte lënë i lirë pasi kishte dhënë 100 mijë euro garancion se nuk do të ikë.

Urdhër-arresti nuk mund të zbatohet në Serbi, meqë kjo nuk është anëtare e BE’së.

Enver Hadri është vrarë në Bruksel në shkurt të vitit 1990. Ai ishte kryetar i lëvizjes për të drejtat e njeriut.

Si ekzekutor të tij përmenden Andrija Llakonic, Veselin Vukotic dhe Darko Ashanin. Ndërsa Drashkovic, i cili ndiqet nga organet belge, në Serbi ka vuajtur dënimin për vrasjen e Zoran Pleqiqit më 2000, por dënimi 10 vjeçar i ishte zvogëluar për një të katërtën.

Erdogan: Nuk mund të vazhdojë marrëveshja paqësore me kurdët

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha sot se militantët kurdë po e shkatërrojnë unitetin dhe integritetin kombëtar të Turqisë dhe “nuk është e mundshme të vazhdojë” procesi paqësor me ta.

Këto komente u bënë pasi Partia Punëtore Kurde (PPK) që është jashtëligjore në Turqi, tha se marrëveshja e armëpushimit me Turqinë ka përfunduar, kur javën e kaluar Turqia me sulme ajrore i ka goditur kampet militante të PPK-së në pjesën veriore të Irakut.

Komentet e presidentit Erdogan, u bënë vetëm disa orë, pasi ministri i energjisë i Turqisë, Taner Yildiz, sot i ka fajësuar militantët kurdë për eksplodimin në një gypsjellës të gazit natyror, që e lidhë Ankaranë me qytetin iranian, Tabriz.

Nga ana tjeetër, Besir Atalay, zëdhënës i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, që është në qeveri në Turqi, tha se procesi paqësor me militantët kurdë mund të vazhdojë nëse “elementet terroriste” i ulin armët e tyre dhe largohen nga Turqia.

Erdogan: Besoj se NATO do të jetë krah nesh në situatën e krijuar

ANKARA – Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan është nisur për në Kinë ku do të zhvillojë një vizitë zyrtare, raporton Anadolu Agency (AA).

Presidentin Erdoğan në këtë vizitë zyrtare e shoqërojnë, bashkëshortaj e tij, Emine Erdoğan, ministri i Punëve të Jashtme, Mevlüt Çavuşoğlu, ministri i Shëndetësisë, Mehmet Muezzinoğlu, i Trasportit, Çështjeve Detare dhe Telekomunikacionit, Feridun Bilgin, i Enerigjsë, Taner Yıldız, minsitri i Ekonomisë, Nihat Zeybekçi dhe nje numër i madh biznesmenësh të cilët kanë udhëtuar me një tjetër avion po ditën e sotme për në Kinë.

Gjatë nisjes drejt Kinës Erdoğan ka dhënë një deklaratë për mediat në Aeroportin Esenboğa në Ankara. Erdoğan në fjalën e tij kritikoi politikanët të cilët mbështesin terroristët në vend dhe tërhoqi vëmëndjen që edhe disa shoqata apo media janë në përkrahje të qarqeve të ndryshme terroriste dhe antikombëtare.

Presidenti turk duke iu referuar seancës së jashtëzakonshme të Këshillit të NATO-s që do të mbahet me kërkesën e Turqisë u shpreh se beson që NATO do të jetë krah Turqisë në situatën e krijuar.

“Në asnjë mënyrë nuk do të hedhim hap prapa. Turqia është e vendosur të luftojë kundër çdokujt dhe çdo strukture paralele të cilat janë në veprime tradhtare kundër Republikës së Turqisë dhe popullit turk. Askush të mos përfitojë dhe të mos vërë në provë durimin dhe tolerancën e shtetit tonë. Ata të cilët janë në një përpjekje të tillë do të gjejnë përgjigjen e nevojshme në një kohë shumë të shkurtër,” u shpreh Presidenti Erdoğan ndër të tjera.

SHBA dhe Turqia do spastrojnë veriun e Sirisë nga ISIS

SHBA-të së bashku me Turqinë po hartojnë një plan për të spastruar veriun e Sirisë nga militantët e ISIS, janë shprehur disa zyrtarë amerikanë. Kjo zonë e “lirë nga Shteti Islamik” do të siguronte një stabilitet dhe siguri më të madhe përgjatë kufirit të Turqisë me Sirinë.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se sipas marrëveshjes, militantët e ISIS do të përndiqen dhe luftohen në një perimetër deri në 109 kilometra nga kufiri me Turqinë, përgjatë lumit Eufrat.

“Kjo është vlerësuar si një përpjekje për të mposhtur dhe shkatërruar ISIS në veri të Sirisë, duke krijuar kështu një zonë të lirë”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Mark Toner për BBC.

Implementimi i marrëveshjes do të rriste ndjeshëm sulmet e udhëhequra nga SHBA kundër ISIS, por nga krahu tjetër mund të shtojë tensionet me luftëtarët kurdë, që kanë zaptuar territore të gjera në veri të Sirisë.

Kroacia tërhiqet nga arbitrazhi për kufirin me Slloveninë

Qeveria e Kroacisë planifikon të tërhiqet nga arbitrazhi për kufirin me Slloveninë.

Kryeministri i Kroacisë Zoran Milanoviq e bëri këtë njoftim sot, duke thënë se “procesi është kontaminuar” nga zbulimet që një gjyqtar në panelin e arbitrazhit i kishte bërë, duke shkelur rregullat e saj.

Gjykatësi Jernej Sokolec dha dorëheqje nga tribunali me pesë gjyqtarë pasi një bisedë telefonike doli javën e kaluar në sipërfaqe, ku dëgjohej ai teksa fliste më një zyrtar qeveritar të Sllovenisë.

Sllovenia ka thënë se do të emërojë një gjykatës të ri, në mënyrë që të shpëtojë procesin e arbitrazhit, por Milanoviq tha se “duhet të dalim nga kjo”.

Procesi i arbitrazhit u krijua në vitin 2011 për të lehtësuar kërkesën e Kroacisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Kufiri detar është prej 25 vjetësh objekt i një kundërthënieje të gjatë dhe të acaruar midis dy ish republikave jugosllave.

Shkupi shënon 52 vjetorin e tërmetit katastrofal

SHKUP – Shkupi dje shënoi 52 vjetorin nga tërmeti katastrofal i 26 korrikut të vitit 1963, ku humbën jetën 1 070 persona dhe u lënduan 3 000 të tjerë. Shënimi i kësaj dite filloi nga mëngjesi me vendosjen e luleve në varrezat e qytetit në Butel nga ana e delegacioneve zyrtare dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore.

Lule në monumentin e viktimave nga tërmeti katastrofal vendosën edhe një delegacion zyrtar i qytetit të Shkupit të kryesuar nga kryetari Koce Trajanovski. Pjesëmarrës në këtë ceremoni kishte edhe delegacione nga Qeveria dhe Parlamenti i Republikës i Maqedonisë, Ministria e Punëve të Brendshme, delegacione nga partitë politike dhe trupi diplomatik i Maqedonisë, si dhe të tjerë.

Risto Markovski, i cili vendosi lule në varrin e vëllait të tij që humbi jetën gjatë tërmetit katastrofal tha se jetët e humbura, ankthin dhe trishtimin që kanë në zemrat e tyre nuk mund të përshkruhet me asgjë. “Ja ku e shihni, pas 52 viteve, Shkupi është ndërtuar, vetëm se nuk i ka personat të cilët humbën jetën në tërmetin e fuqishëm, ndërmjet të cilëve ishte edhe vëllai im. Kaluam një trishtim të madh, vetëm ata që e përjetuan e dinë atë ndjesi”, u shpreh ai, duke shtuar se tërmeti i vitit 1963 gjithmonë duhet të kujtohet.

Si pjesë e kësaj ceremonie në Qendrën ditore për dhurimin e gjakut të Kryqit të Kuq të qytetit të Shkupit, prej orës 09:00 deri në orën 17:00 do të realizohet aksion tradicional për dhurimin e gjakut, ndërsa në Muzeun e Qytetit të Shkupit në mbrëmje do të hapet ekspozita “Shkupi 1963 – para dhe pas tërmetit”, ku të pranishmëve me fjalim do t’iu drejtohet kryetari i qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski.

Tërmeti katastrofal në Shkup ndodhi më 26 korrik të vitit 1963 në orën 05:17 minuta, ndërsa dridhje më të vogla kishte deri në orën 05:43. Si pasojë e tërmetit u shkatërruan 15.800 ndërtesa dhe u dëmtuan 28.000 të tjera, ndërkohë që mbi 200.000 persona mbetën pa kulm mbi kokë. Shkupi u godit nga tërmeti me fuqi prej nëntë ballëve sipas shkallës së Merkalievit ose gjashtë sipas shkallës së Rihterit me epiqendër në shehin “Maqedonia”.

Nga tragjedia e Shkupit u trondit dhe u angazhua e gjithë bota. Kryqi i Kuq Ndërkombëtar bëri apel tek të gjitha organizatat për ushqime për fëmijët e Shkupit. Organizatat humanitare në shumë vende u përfshinë në mbledhjen e ndihmave për Shkupin, kështu që Shkupi u bë qytet i solidaritet ndërkombëtar.

Menjëherë pas katastrofës. Kombet e Bashkuara ndërmorën aktivitete që në mënyrë të planifikuar dhe afatgjatë ta ndihmojnë qytetin e shkatërruar. Në kohën kur ekipet profesioniste nga OKB-ja filluan të arrijnë në Shkup, në selinë e Organizatës ndërkombëtare është thënë se Shkupi do të jetë përmendore e solidaritetit njerëzor. Më 23 shtator të vitit 1963, 35 vende kërkuan që Asambleja e përgjithshme të vendosë në rend dite të seancës së saj pikën për ndërmarrjen e masave për rastin e tërmetit në Shkup. Pas katër ditëve, më 27 shtator, Asambleja e Përgjithshme i dha prioritet aksionit ndërkombëtar për dhënie ndihmë Shkupit. AA

Me kërkesën e Turqisë të martën mblidhen ministrat e Jashtëm të NATO-s

BRUKSEL – Ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s do të takohen të martën në Bruksel me kërkesë të Turqisë, e cila po përballet me një valë të dhunës në ditët e fundit, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas deklaratës së Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg, në përputhje me nenin 4 të traktatit të NATO-s në, çdo Shtet Anëtar mund të kërkojë konsultime nëse konsideron se i është cënuar siguria.

“Turqia ka kërkuar takimin për shkak të seriozitetit të situatës në lidhje me sulmet terroriste në ditët e fundit dhe për të informuar aleatët mbi masat e marra. Aleatët e NATO-s të ndjekin nga afër zhvillimet dhe solidarizohen me Turqinë,” thuhet në deklaratë.

Më shumë se 800 persona janë arrestuar në të gjithë Turqinë në tre ditët e fundit në një operacion anti-terrorist të policisë në vend.

Nga ana tjetë Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë në një deklaratë bën të ditur se për shkak të ngjarjeve të fundit dhe sulmeve terroriste nga të cilat kanë humbur jetën 32 persona Turia ka ndërmarrë një sër aktivitetesh ushtarake dhe policore për ruajtjen e qetësisë publike. Në këtë kontekst Republika e Turqisë informon hap pas hapi të gjitha instancat aleate ndërkombëtare përfshirë këtu OKB dhe NATO-n. Lidhur me këtë Turqia ka thirrur edhe një mbledhje të posaçme të Ministrave të Jashtëm të NATO-s për ti informuar mbi këtë çështje, thuhet në deklaratën e MPJ të Turqisë ndër të tjera.

FOSHNJA E LUFTËS SË BOSNJES EDHE PAS 20 VITESH NUK MERR ENDE PËRGJIGJE – Nga Andrew ANTHONY

Foshnja e luftës së Bosnjës s’merr përgjigje edhe pas 20 vitesh

Alen Muhiq ishte një prej foshnjave të braktisura të lindura prej grave të dhunuara boshnjake prej ushtarëve serbë. Kur i kishte bërë dhjetë vjet, rrëfimi i tij ishte bërë bosht i një filmi të shpërblyer me çmim. Pjesa e dytë përshkruan përpjekjet e tij për të takuar prindërit, por më shumë shtron pyetje se sa që merr përgjigje

Korriku shënon njëzetëvjetorin e masakrës më të tmerrshme në Evropë që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore. Llogaritet se më shumë se 8’000 boshnjakë (myslimanë boshnjakë) ishin mbledhur prej Republika Sërpskas dhe ishin vrarë në Srebrenicë dhe përreth saj. Konsideruar si akt gjenocidi, ishte një krim lufte që u bë simbol i shëmtisë së belave etnike që ia futën flakët Ballkanit në vitet nëntëdhjetë.

Por në kulmin e luftimeve dhe kaosit që pasoi shkatërrimin e Jugosllavisë, ka pasur edhe tjera lloje krimesh lufte, që, megjithëse nuk ishin vrastare, paraqisnin një formë veçanërisht poshtëruese dhe psikologjikisht shkatërrimtare të dhunës. Mendohet se ndërmjet 20 mijë deri në 30 mijë femra boshnjake ishin viktima të dhunimit ushtarak dhe sistematik gjatë tri viteve të konfliktit.

Vuajtja e heshtur e të dhunuarave

«Gratë shpeshherë me qëllim janë mbajtur në qendra burgimi derisa ishte shumë vonë të kryhej aborti», thekson Belma Beqirbashiq, shkrimtare e shpërblyer dhe aktiviste e njohur në rajon. «Disa prej atyre që i sollën në jetë bebet, i vranë dhe shumë gra të tjera i braktisën fëmijët menjëherë pas lindjes. Gratë hezitonin të flisnin për vuajtjen që kishin përjetuar. Ende shumica prej tyre vazhdojnë të heshtin nga frika se po të flisnin do të ndëshkoheshin, pjesa më e madhe edhe si pasojë e turpit në një shoqëri kryesisht patriarkale».

Megjithëse abuzimet janë kryer në të gjitha palët, përmasat e dhunimeve masive në Bosnjë janë kryer gjerësisht prej ushtrive dhe milicive të serbëve të Bosnjës, dhe shumica e viktimave ishin gra myslimane. Ende nuk dihet sa fëmijë janë lindur prej këtyre dhunimeve. Nuk ka një statistikë të besueshme. «Thashethemet kanë qenë të jashtëzakonshme», ka thënë Beqirbashiq, «duke qarkulluar shifra prej qindra deri në mijëra».

Ajo paralajmëron se ekzagjerimi i viktimave në të dy anët ka qenë taktikë qendrore në ruajtjen e armiqësive etnonacionaliste. Siç shkruan edhe Charlie Carpenter në librin e saj, «Forgetting Children Born of War» («Fëmijët e haruarr të lindur në luftë»), shtatzënitë e lidhura me dhunimet «u bënë boshti i rrëfimeve në media për kohën e luftës», me reporterët që shtyheshin të gjenin gra të viktimizuara prej të cilave mund të nxirreshin lajme të çmueshme. Por kjo nuk do të thtë se nuk kishte shumë raste të fëmijëve të lindur prej marrëdhënieve të dhunshme.

Një fëmijë i tillë ishte Alen Muhiqi. Ai qe lindur në spitalin e Gorazdës më 1993. «Kur e dëgjova duke qarë», kujton nëna e tij e shqetësuar pas lindjes, «i kërkova mjekut të ma sillte afër. Doja t’ia zija frymën». Por ajo nuk e mbyti të birin. Në vend të kësaj, ia ktheu atij shpinën dhe doli nga spitali duke mos u përfshirë në jetën e tij, me gjasë përgjithnjë. Mjekët e morën fëmijën dhe njëri prej tyre, Muharem Muhiq, kujdestar i spitalit, që kishte marrë bashkëshorten dhe dy të bijat që të kujdeseshin për fëmijët e braktisur, vendosi ta birësonte foshnjën.

«Bastard çetnik»

Muhiqi i vogël kishte jetuar dhjetë vitet e para me një fëmijëri të lumtur, pa pasur ide për hollësitë e rrugës së ardhjes së tij në këtë botë. Nuk dinte gjë as për identitetin e prindërve të vërtetë. Në vend të kësaj, besonte se ishte i biri i Muharemit dhe bashkëshortes së tij, Advija, si dhe vëllai i dy të bijave të tyre. Dhe vetëm një ditë prej ditësh në vitin 2003, thotë tregimi, Muhiqi u përfshi në një rrahje mëhalle gajtë lojës në rrugë dhe njëri prej djelmoshave të zemëruar me të ia kujtoi se ishte «bastard çetnik» – çetnik është një shprehje përulëse për një serb, referencë për milicinë nacionaliste serbe, aktive gjatë Luftës së Dytë Botërore – dhe se ai ishte i birësuar.

Gjatë atyre ditëve kur ndodhi incidenti, Muhiqi takoi një regjisor filmi me emrin Semsudin Gegiq, që u mor vesh se e njihte nënën e tij biologjike. Sipas regjisorit, takimi ishte rastësi: ai po xhironte një film në tokën e prindërve adoptues të Muhiqit dhe djaloshi lirshëm iu afrua atij që të xhironte një film për jetën e tij. Filmi që xhiroi Gegiqi më 2004, u titullua «Djaloshi nga një film lufte».

Ishte film i shkurtër, një sintezë e habitshme dokumentari, duke përzier realitetin me fiktiven. Por ky ishte një moment kthese në jetën e djaloshit. Më parë ka pasur pak ose fare diskutime të hapura për këtë episod të tuprshëm në historinë e Ballkanit. Tani ja ku na doli një djalosh 10 vjeç, prirë prej Gegiqit, duke rrëfyer tregimin për jetën e tij prekëse, të rrethuar me të panjohura dhe të habitshme.

Filmi pati ndikim të madh në festivalin e filmit në Sarajevë, ishte shfaqur në Moskë dhe fitoi shpërblim në festivalin e filmit të Sofjes. Gjithashtu ia hapi rrugën «Grbavicas», një dokument i hollësishëm për Jasmila Zbaniqin, që u shfaq disa vite pas filmit të Gegiqit dhe fitoi «Ariun e artë» në festivalin e filmit të Berlinit më 2006. Megjithëse «Grbavica» merret me fushatën e dhunimeve sistematike prej forcave serbe, fokusohet në një nënë të vetme në Sarajevë dhe kështu merret me subjektin nga një perspektivë më e gjerë femërore. Për më tepër, Gegiq kishte një pikë ku ai thotë se nisi një debat artistik për këtë aspekt të veçantë të luftës.

26-07-2015 09-56-00

Filmi që shtroi shumë dilema

Nëse «Djaloshi nga një film lufte» hodhi dritë në një kënd të lënë pas dore të së kaluarës së afërt të Ballkanit, gjithashtu ngriti më shumë pyetje se sa që dha përgjigje. Kush ihin prindërit biologjikë të Muhiqit? Pa u njohur me audiencën, nëna shfaqet shkurt në film si një viktimë e dhunimit, pa emër e mbiemër dhe e maskuar. Por nuk ishte përmendur lidhja biologjike me Muhiqin.

Çfarë ndodhi me babanë dhunues? Dhe çfarë do të nodhte me djaloshin me këtë barrë të madhe mbi shpatulla të krijimit të tij kriminal që do ta bartte gjatë gjithë jetës së tij.

Një dekadë më vonë, Gegiq iu rikthye rrëfimit dhe rezultati është një film i gjatë që përsëri përzien elemente të dokumentarit, dramës dhe asaj që Gegiq e quan «vizion artistik».

E takova regjisorin në një sallë kinemaje në qendër të Sarajevës. Është qyteti vogël, i bukur, rrethuar me kodra dramatike, ku dikur ishin pozicionet e artilerisë vrastare serbe. Për pothuajse katër vite të plota gjatë viteve nëntëdhjetë, qyteti ishte realisht i bllokuar dhe subjekt i sulmeve të pareshtura. Thuhet se ka qenë rrethimi më i gjatë i një kryeqyteti në historinë e luftës moderne. Pothuajse 14 mijë persona ishin vrarë dhe më shumë se pesë mijë prej tyre ishin civilë. Edhe pse është bërë punë e madhe për rindërtimin e ripërtëritjes së gjeneratës, ende ka shumë ndërtesa të shkatërruara nga lufta që dëshmojnë kushtet brutale në të cilat kanë jetuar qytetarët e Sarajevës.

Matanë kinemasë është një memorial për fëmijët e vrarë në rrethim. Pothuajse çdo aspekt i historisë së pasur dhe me telashe të Sarajevës është i ndërlikuar. Qyteti njihet për kozmopolitanizmin e tij. I famshëm për multietnicitetin e tij, qyteti është konak i tri bashkësive kryesore: myslimanëve, serbëve ortodksë dhe kroatëve katolikë.

Sarajevasit janë krenarë për mënyrën në të cilën një xhami osmane do të qëndrojë pranë një kishe neoklasike dhe se si, deri në kohë lufte, askush nuk lodhej ose veneronte cilës fe u takonin fqinjët. Aspekti tjetër i madhësisë kompakte dhe historisë së Sarajevës është se ju mund të ecni për disa minuta prej qoshit të urës latine, ku ishte vrarë duka Ferdinand, duke nxitur kështu Luftën e Parë Botërore, deri në çarshinë Markale, ku bombat vrastare të ushtrisë së Republikës Sërpska i prinë ndërhyrjes së NATO-s më 1995 dhe ndaljes përfundimtare të luftës.

Shfaqja e «fëmijës së padukshëm»

Gegiqi është një karakter fytyrqeshur e mjekrosh në mes të gjashtëdhjetave, që prej mënyrës së paraqitjes, i liston arritjet e tij si të ishte duke bërë një CV të zgjeruar. Ai më rrëfen se si përfaqësuesit e Vanessa Redgravet dhe, ndaras ata të Martin Scorseses dhe Robert De Niros, i kanë kërkuar të drejtat për emetimin e «Djaloshit nga një film lufte». Ai flet për çmime të ndryshme dhe më njofton se duartrokitjet «zgjatën 13 minuta e gjysmë» pas shfaqjes së filmit në festivalin e filmit të Sofjes. Është e drejtë të thuhet se regjisorit nuk është soji i burrit që ul kokën prapa shkëlqimit të tij.

Pas xhirimit të filmit, e tërhoqi nga qarkullimi në Bosnjë, sepse disa kritikë sugjeruan se kishte shfrytëzuar nevojën dhe brishtësinë e rioshit Muhiq. «Për disa vite me radhë pas asaj, nuk ndihesha i sigurt për jetën time ose për familjen në këtë vend», pretendon Gegiq.

26-07-2015 09-56-12

Prej kujt ndihej i kërcënuar?

«Prej gjithkujt dhe gjithçkaje», thekson ai, mbase në mënyrë melodramatike. «Sepse unë njëmend rrezikova jetën e familjes time duke ndihmuar Alenin të fliste për identitetiin dhe rrëfimin e tij. Ka pasur diskutime në media për abuzimin e dyshuar kryer prej meje të fëmijërisë së tij për çfarëdo qëllime. Ka pasur kërcënime telefonike. Njerëzit më ndalonin dhe më drejtoheshin me emra të ndryshëm në rrugë».

Ai thekson se reputacioni i tij është shpëtuar prej hulumtuesve amerikanë, në mënyrë specifike prej Charli Carpenterit, që tregoi se «isha unë ai që ndihmoi Alen Muhiqin të dilte dhe të fliste: ‹Nuk jam më fëmijë i padukshëm. Tani jam i dukshëm›».

Beqirbashiq pajtohet. «Mua ma ha mendja se ky bashkëpunim i gjatë me Gegiqin ka ndihmuar Muhiqin të rikonstruktojë të kaluarën e tij të ndërlikuar dhe tragjike, ose nëse citoj fjlatë e tij, ‹të çlirojë identitetin e tij›. Ai duhet ta dijë».

I famshmi Muhiq

Muhiqi u bë njeri i famshëm në vend. Intervistohej vazhdimisht prej televizioneve dhe fttohej prej politikanëve. Ai ishte shndërruar në një djalosh posterash për stoicizmin boshnjak kundrejt provokimit të parreshtur. Në një vend që ndjente se kishte vuajtur njëfarë forme të dhunimit kombëtar, Muhiqi simbolizonte shpirtin e pathyeshëm të mbijetesës.

Në çdo rast, pas përfundimit të filmit të parë, thekson Gegiq, i tha Alenit të rrinin në kontakt dhe ta njoftonte kurdo që do t’i duhej diçka.

«Ai më telefonoi një vit e gjysmë më vonë. Ai më tha: ‹Kam njëfarë dyshimi se jeni personi i vetëm që njihni nënën dhe babanë tim biologjik. Dua që të më ndihmosh që t’i gjej›».

Gegiqi thekson se nuk i kishte dhënë përgjigje të qartë Muhiqit, tani një djalë i pjekur, megjithëse ishte pajtuar ta ndihmonte nëse do të mund të xhironin një tjetër film së bashku. «Nuk i tregova të vërtetën se pas emetimit të filmit të parë të shkurtë, më telefoinoi nëna e tij nga Shtetet e Bashkuara dhe se vazhdonte të më telefononte. Një natë ajo më telefonoi dhe më tha se dëshironte ta xhiroja edhe atë, dhe ditën tjetër do të më telefononte, duke më kërcënuar se do të më vriste, helmonte».

Një pasojë tjetër e filmit të parë ishte se babai biologjik i Muhiqit ishte detyruar më në fund të kryente një test të ADN-së, dhe kur u vërtetua se në vërtetë ai ishte babai, ishte gjykuar dhe dënuar për dhunimet e vazhdueshme.

Por pas tetëmbëdhjetë muajsh, dy dëshmitarë të mbrojtur nga Foça, ku ishte kryer krimi, dolën me pretendimin se babai dhe nëna biologjike ishin në marrëdhënie para luftës.

«Kjo përnjëmend nuk kishte lidhje me dhunimet për të cilat ishte dënuar», thekson me të drejtë Gegiq. Babai gjithashtu sugjeronte se dëshironte ta njihte të birin. Duke marrë parasysh këtë informacion, gjyqtari reduktoi dënimin e dhunuesit në 18 muaj dhe ai menjëherë ishte liruar.

Pastaj u ndërlikua, kontestua e mjegulla situata me shumë vështirësi. Me fjalë të tjera, skenar ideal për një dokumentar hulumtues. Por kjo nuk ishte pikërisht ajo çfarë bëri Gegiq. E pashë filmin të titulluar «Gracka e fëmijës së padukshëm». Me mua në kinema ishte edhe ai. Nuk kishte titra anglisht, kështu që dëgjoja përkthimin simultan të një përkthyesi. Kisha kufjet në vesh.

26-07-2015 09-56-27

Dy Alenat

Gjëja e parë për të theksuar është se janë dy persona që «luajnë» Alenin: vetë Muhiqi dhe një aktor që përformon një alter ego. Pse dy Alena?

«Aleni është fëmijë me dy identitete», më  thotë Gegiq pas filmit. «Të gjithë fëmijëve u pëlqen që Aleni të ketë dy identitete. Ai përnjëmend druante prej shprehjes së emocioneve nëse do të takonte prindërit biologjikë, veçanërisht babanë e tij. Dhe duke qenë regjisor, edhe unë i druaja kësaj. Andaj kjo është arsyeja pse kam futur Alenin e dytë si njëfarë mekanizmi mbrojtës».

Ky nuk është një film dokumetar i stilit anglo-amerikan. Kohë pas kohe, «aktrimi» duket amator, dhe në disa momente të tjera, skenat e jetës së përditshme duket se janë aranzhuar në mënyrë tepër profesionale. Por mbase detaji më befasues në kërkimin e Alenit në film, është se asnjëri prej prindërve të tij biologjikë nuk paraqitet, me përjashtim të një momenti të shkurtë prej pamjeve të lajmeve nga gjykimi i babait të tij.

Ka një moment që do të dëshiroja të flisja me nënën biologjike pas një detaji që pashë në film e që është fuqizuar shumë prej Gegiqit. Megjithatë, ajo ka munguar edhe më shumë në pjesën e dytë të filmit të gjatë, se sa në filmin e parë.

Megjithëse Gegiqi më ka thënë se Aleni është takuar me babanë biologjik, pse atëherë kjo skenë nuk ishte përfshirë në film?

«Qëllimi im fillestar ka qenë ta mbyllja filmin me takimin ndërmjet tij dhe babait», thekson Gegiq. «Por sa të vazhdojë kjo puna e babait të tij, ai do të jetë pjesa e tretë e filmit. Mendohet që kjo të jetë trilogji. Po punoj në pjesën e tretë. Tashmë ka edhe titullin: ‹Hija e gomarëve të bardhë›».

Mbase duke parë se sa i hutuar isha që një film dokumentuar nuk e ka skenën e takimit të të birit me babanë që e kërkon, e lëre më relevancën e gomarëve të bardhë, Geriq shtoi: «Nëse do ta bëja këtë pjesë të filmit, që prapëseprapë do ta bëja, atëherë do të krijonte një problem, sepse Muhiq dëshiron të kërkojë rigjykim të babait».

Takimi me babanë – dhunuesin e nënës

Ditën tjetër e takova Muhiqin, që udhëtoi prej Gorazdës, ku punon si mirëmbajtës në spitalin ku ishte lindur. Është tip që flet goxha shumë. Nuk e ka çehren e atyre 22-vjeçarëve të tuprshëm. Ka alamet trupi body-builderësh dhe e ha cigaren.

Ulemi me Gegiqin në një kafene sipër kinemasë. Tamam qysh është e zorshme të dallosh katolikët prej protestantëve në Belfast vetëm prej dukjes së tyre, e nëjta ndodh edhe në Sarajevë kur vjen puna te komunitetet ortodokse, katolike dhe myslimane. Nuk ka dallime etnike në të folur. Edhe pse disa myslimanë kanë nisur të lëshojnë mjekrat dhe po mbajnë shami pas luftës, shumica prapëseprapë nuk duket dhe sillet (pi alkool dhe ha mish derri) ndryshe prej sarajevasve kroatë a serbë.

E gjithë kjo përnjëmend dëshmon se emrat janë vetëm punë e të kaluarës fetare. Kur Muhiq ishte fëmijë, nofka e tij ishte Pero – një emër i shpeshtë serb. Kështu e quanin fëmijët e lagjes në Gorazde. Nuk i pëlqente prejardhja e asaj çfarë sugjeronte emri i tij. A ishte tani i shqetësuar për identitetin e tij?

«E deklaroj veten si boshnjak dhe si mysliman, sepse ky është ambienti në të cilin jam rritur dhe kështu e deklaron veten edhe familja ime», ma kthen ai, pa i fikur cigaret një pas një. «Por, e dini, vërtetë nuk kam identitet këtë identitet të fortë fetar ose kombëtar. Nëse do isha lindur në ndonjë grup tjetër, do ta deklaroja veten pjesë të atij grupi. Nuk kam kurrgjë kundër çfarëdo religjioni. Në thelb, të gjitha janë të njëjta».

Është një përgjigje fisnike, megjithëse mjaftueshëm familjare në shumë pjesë të Bosnjës, madje edhe në ditët e sotme. Por e gjithë jeta e Muhiqit, prej zanafillës, është formësuar dhe përcaktuar prej këtyre identiteteve etnike grupesh dhe prej armiqësive të kultivuara në historinë e re. Pa asnjë fije dyshimi se ishin pjesë kyç të motivit dhe vetëarsyetimit që e nxiti babanë e tij t’ia dhunonte nënën.

Kjo nuk ka mundur të jetë njohuri lehtë e pranueshme për Muhiqin, dhe me siguri se duhet të jetë vështirësuar edhe më shumë gjendja kur më në fund kishte gjetur babanë e tij biologjik. Në film, shohim se nëpërmjet ndërmjetësuesit, babai i Muhiqit e bën të qartë se nuk dëshiron ta takojë të birin. Si kundërpërgjigje ndaj kësaj, Muhiqi thotë se vendosi të hiqte dorë prej kërkimit.

Pastaj, një hoxhë nga fshati fqinj i babait biologjik të Muhiqit telefonoi rioshin dhe e paralajmëroi për praninë e babait të tij.

«Kështu që u mendova shpejt e shpejt», thekson Muhiqi, «dhe pastaj i thashë shokut tim: ‹Meqë qenka këtu, le të mundohemi ta takojmë›».

Ishte shumë nervoz derisa po afrohej te shtëpia në të cilën jetonte babai biologjik, i pasigurt se çfarë lloj mirëpritjeje do t’i bëhej. Burri, tani në moshë të mesme, hapi derën dhe i tha Muhiqit se e dinte kush ishte, sepse kishte përcjellë rëfimin e tij pasi kishte shikuar faqen e tij në «Facebook».

«Kështu nisëm të flisnim», thekson Muhiq, duke fikur një cigare e ndezur pastaj një tjetër, «dhe pastaj dolëm te tema nëse ishte apo jo babai im».

Tensioni që i shihet në fytyrë teksa Muhiqi përshkruan bisedën vetëm sa konfirmon se duhet të ketë qenë kulmi dramatik i filmit, por të xhirohej dhe përfshihej.

«Kurrë mos t’i pafsha sytë, përbindësh!»

«Para së gjithash, ai fliste vetëm për luftën, dhe derisa po kalonim në temën e prindërve të mi, zëri nisi t’i shterej dhe tha se nuk ishte babai im, se asnjëherë nuk kishte kryer ndonjë krim lufte dhe se ia kishin montuar».

Ata kishin folur për rreth një orë. Muhiqi ka thënë se familja që jetonte pranë derës së babait të tij biologjik i kanë thënë atij se ai i ngjante aq shumë burrit më të madh, sa që u dukej sikur po flisnin me fqinjin kur ishte i ri. «Dhe e mora vesh kur po flisja me të se ishte sikur ta shihja veten njëzetë vite më të vjetër se tash».

Prapëseprapë, ai nuk ka përjetuar afri personale ose ndjenja familjare të raporteve babë-bir në kushte normale. Kah fundi i bisedës, ku babai i tij biologjk do ta mohonte në mënyrë flagrante se ishte prindi i tij, pavarësisht prej ngjashmërive, testit të ADN-së dhe verdiktit të gjykatës, Muhiqi nxori përfundimin se kurrë më nuk do të dëshironte t’ia shihte sytë.

«Po mundohet të shtiret si viktimë, sikur t’i ishin bërë gjëra të këqija kur është ai që përfundimisht ka krye krime. Ai është babai im biologjik me letra, por asgjë më shumë. Nuk do ta quaja madje as njeri. Për atë që ka kryer, do ta quaja përbindësh».

E sa për nënën, thekson se ndjenjat për të janë krejtësisht të ndryshme krahasuar me ato kundrejt babait. «Do të doja ta takoja dhe nuk e fajësoj për kurrgjë. Madje nuk e fajësoj as pse më braktisi ose pse nuk më kontaktoi për më shumë se njëzetë vite, për shkak të asaj çfarë i kishte ndodhur».

Tani e ka numrin e telefonit të saj dhe thekson se është munduar ta telefonojë shumë herë, poro se nuk i është përgjigjur, ose thirrja ka qenë shumë e dobët për të folur. «Njëherë u përgjigj burri i saj, por nuk kisha lidhje të mirë. Një prej arsyeve pse dëshiroj ta takoj është se kam marrë vesh se ka dy djem në këtë martesë dhe do të doja të takoja vëllezërit e mi, apo gjysmëvëllezërit».

Gegiq thekson se ajo i ka thënë dy herë do të do vinte në Bosnjë, por të dy herët i kishte rënë pishman. Por kishte plan që të vinte këtë muaj. Përsëri, qëllimi i Gegiqit është që bashkimi të jetë pjesë e filmit të tretë.

Rrëfimi i jashtëzakonshëm i Muhiqit është prej atyre që përfaqëson një rreze të tërë të konflikteve të errëta – jo vetëm të atyre që janë zhvilluar në Ballkan, por edhe të atyre që ekzistojnë ndërmjet të vërtetës dhe rrenës, ndërmjet meshkujve dhunues dhe viktimave të tyre femra, dhe të konflikteve tona të brendshme që nxjerrin në pah identitetet tona të ndëlrikuara. Prapëseprapë, është një rrëfim me plot emocione, nuk është prej atyre që u duhet një pjesë e tretë.

Në vend të kësaj, Gegiq duhet të mbledhë të gjitha pamjet që ka xhiruar për vite me radhë për dokumentimin sfidues për Alen Muhiqin. Do të mund të rrëfente si një foshnjë e braktisur në këndin e përflakur të Evropës nisi të kërkonte rrëfimin e vërtetë për prindërit e tij dhe gjeti të vërtetën vitale jo vetëm për veten, por edhe për gjendjen njerëzore. Gjithnjë ka rëndësi të jashtëzakonshme ku arrijmë me vullnetin tonë, pavarësisht prej dhimbjes, poshtërimit dhe prapakthimeve, e jo as edhe për së afërmi se në ç’drejtim jemi nisur.

Acarohen mosmarrëveshjet për kufirin detar mes Kroacisë dhe Sllovenisë

ZAGREB – Pasi dy zyrtarë sllovenë, të cilët punojnë në procesin e arbitrazhit midis Kroacisë dhe Sllovenisë dhanë dorëheqje dhe shmangien e dyshimeve për autencitetin e bisedimeve të regjistrimit të bisedave telefonike, skena politike kroate është unike sa i përket procesit në Gjykatën e Arbitrazhit rreth rishikimit të pjesmarrjes së mëtejshme apo edhe të tërheqet plotësisht, raporton Anadolu Agency (AA ).

Ministrja e Punëve të Jashtme, Vesna Pusiç, tha se ekziston mundësia që Kroacia të largohet nga procesi i arbitrazhit, dhe është paralajmëruar një seancë e posaçme e parlamentit, në të cilën do të vendoset për këtë çështje, megjithëse ligjvënësit janë në pushime pas sesionit të verës.

Koalicioni në pushtet njoftoi se kjo është një çështje e interesit kombëtar për të cilën kërkohet konsensus me opozitën. Pas kësaj, nga kreu i opozitës HDZ, Tomislav Karamarko, erdhën sinjale se ata janë të gatshëm të bashkëpunojnë.

Qeveria i dërgoi një letër Komisionit Evropian (KE), e cila është ndërmjetësues në arbitrazh, në të cilën pala kroate ka theksuar se nuk dëshiron të prishin marrëveshjen e nënshkruar të arbitrazhit, e cila u nënshkrua nga ish Kryeminstrja kroate Jadranka Kosor, por që të nxjerrin në pah faktin se pala sllovene ka shkelur rregullat e arbitrazhit, përkatësisht paanshmërinë dhe neutralitetin e arbitrave.

Presidenti slloven Borut Pahor tha se ai është i përkushtuar për vazhdimin e arbitrazhit dhe se ai shpresonte se ky rast nuk do të dëmtojë marrëdhëniet miqësore midis dy vendeve.

Kryeministri slloven Miro Cerar në deklaratën e tij në lidhje me rastin, në radhë të parë ka përmendur aferën e spiunazhit, duke kritikuar palën kroate, e cila përmes regjistrimit të bisedave telefonike kërkon të kundërshtoj vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit.

Kroacia shpreh pakënaqësin me faktin se anëtari slloven i Gjykatës së Arbitrazhit ka dhënë informacione konfidenciale një zyrtareje sllovene të Ministrisë së Punëve të Jashtme, sipas të cilave mund të konkludohet se arbitrazhi ka vendosur që Sllovenia të marrë 2/3 apo edhe 3/4 të detit në Gjirin Piran, apo Girit Savudrik.

Kroacia mbron idenë që Gjiri duhet të ndahet në gjysmë, ndërsa e drejta e Sllovenisë për dalje në det të zgjidhet me anë të një marrëveshjeje ndërshtetërore.

NOVI SAD – DANUBI RRJEDH I KUQ, TMERROHEN BANORËT

 

NOVI SAD – Likuide ta panjohura më ngjyrë të kuqe, që kanë pamjen e gjakut kanë filluar të rrjedhin në lumin Danub afër urës së Novi Sadit në rrugën “Marka Milajnova”.

Ekipet për profesioniste kanë dalur në vendin e ngjarjes për t’i kryer ekzaminimet e nevojshme, dhe sipas tyre, në javën e ardhshme do të bëhet e ditur se çfarë lloj likuidesh janë këto, raporton e përditshmja serbe Blic, transmeton Indeksonline.

Ndërkaq, sipas të dhënave të para jozyrtare, mendohet se thertoret më të afërta po e hedhin gjakun e kafshëve në kanalizime që kanë dalje në lumin Danub, por raporti përfundimtar pritet javën e ardhshme pas ekzaminimeve, bëjnë të ditur autoritetet serbe. Ngjarja ka ngjallur shqetësim tek banorët rreth zonës për higjienën dhe sigurinë e lumit.

Erdogan – Bombardimet ajrore janë vetëm hapi i parë kundër ISIS-it

“Terroristët duhet t’i ulin armët ose të përballen me pasojat”

VOAL – 24 KORRIK – Aksionet e sotme janë ‘hapat e parë’ kundër ISIS-it dhe do të vazhdojnë. Kështu tha presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, pas bombardimeve ajore që Ankara kreu ndaj objektivave të Shtetit Islamik në Siri.

Presidentin e citon gazeta Zaman Daily. Erdogan shtoi se “grupet terroriste” duhet t’i ulin armët ose të përballen me pasojat, duke e pasur fjalën për arrestimet e xhihadistëve dhe militantëve të PKK. ansa

 

Operacion i gjerë antiterror në Turqi, 251 të arrestuar

ANKARA – Në një operacion të gjërë policorë në 13 qytete dhe i koordinuar nga Qendra e Koordinimit të Kryeministrisë së Turqisë janë arrestuar 251 persona të cilët dyshohen se kanë lidhje me organizatat terroriste si DAESH dhe PKK, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë për mediat nga Qendra e Koordinimit të Kryeministrisë thuhet se në mbledhjen e djeshme të Sigurisë të kryesuar nga Kryeministri i Turqisë Ahmet Davutoğlu janë diskutuar masat e marra deri tani ndaj aktiviteteve të organizatës terroriste të DAESH në Turqi si dhe hapat që do të ndërmerren më tej ndaj kësaj organizate.

Në deklaratë vihet në dukje sulmi i organizatës terroriste të DAESH në Suruç të Turqisë ku humbën jetën 32 persona si dhe aktivitetet terroriste të PKK si dhe organizatave të tjera marzhinale të majta.

“Në bazë të direktivave të organizatave terroriste në shumë qytete të Turqisë janë organizuar aktivitete për prishjen e qetësisë publike si dhe janë organizuar sulme terroriste ndaj policisë së shtetit”. thuhet ndër të tjera në deklaratën e Qendrës së Koordinimit dhë më pas citohet se në bazë të këtyre vlersimeve policia e shtetit ka ndërmarrë një operacion të gjërë në 13 qytete të vendit ku me anë të të cilit synon asgjesimin e celulave brenda vendit të cilat prishin qetësinë publike të qytetarëve të Turqisë.

Në deklaratë thuhet gjithashtu se policia ka ndërmarrë një operacion në 13 qytete dhe nga ky operacion deri tani janë arrestuar 251 persona të dyshuar si pjesë e organizatave terroriste. Në deklaratë vihet në dukje qendrimi kundër i Republikës së Turqisë kundër çdo organizate terroriste si dhe vendosmëria e këtij vendi në luftën e pakursyer kundër këtyre organizatave.

Avionët e Turqisë bombardojnë në Siri – vriten mbi 35 militantë të ISIS-it

VOAL – ANKARA – Sipas televizionit publik turk, avionë lufte turq goditën objektiva të ISIS-it përjtej kufirit me Sirinë. TRT pohon se katër avionë u ngritën nga baza ajrore juglindore e Diyarbakirit dhe kanë gjuajtur me raketa kundër objektivave të ISIS-it në fshatin sirian të Havarit, përtej kufirit të provincës turke Kilis. Sipas televizionit turk, avionët nuk e kanë shkelur hapësirën ajrore siriane.

Nga sulmi u vranë të paktën 35 militantë të ISIS-it. Kështu thonë mediat turke, ndonëse lajmi ende nuk është konfirmuar nga burimet zyrtare.

Pas sulmit të ISIS në Suruç, Turqia ka hyrë në një spirale dhune. Një situatë gjithnjë e më shpërthyes, në një moment kur Turqia është ende pa qeveri dhe rrezikon të shkojë në zgjedhje të parakohshme. ansa

IS-i e sulmon Turqinë

Në foto një ushtar turk

VOAL – Pesë ushtarë të Shtetit Islamik hapën zjarr kundër një pike ushtarake turke në zonën Kilis, duke vrarë një nënoficer dhe duke i plagosur disa ushtarë. Ushtria turke u përgjigj duke vrarë të paktën një xhihadist. Forcat e armatosura të Ankarasë e konfirmuan sulmin nga ana e rebelëve të IS-it.

Përplasja, e filluar në 13.30 me orën e atjeshme, 12.30 me orën tonë, është mbyllur nga ora 18.00. Në luftime u përfshinë tanket, ndërsa avionët gjuajtës F-16 të bazës ajrore të Diyarbakirit u vunë në gjendjen e para-alarmit.

Duket se militantët e IS-it, sipas CNN Türk, po përpiqeshin të hynin në Turqi ilegalisht dhe hapën zjarr sapo u zbuluan.

Situata u ndoq në kohë reale nga kryeministri turk Ahmed Davutoglu i cili e ka ndërprerë mbledhjen e sigurisë ku merrte pjesë gjenerali i forcave të armatosura Necdet Özel.

ATS

To Vima – Tsipras i kërkoi Moskës ndihmë për ta rivendosur dhrahminë

VOAL – ATHINË, 22 KORRIK – Kryeministri grek Alexis Tsipras i kishte kërkuar Moskës t’ia japë Greqisë 10 miliardë dollarë amerikanë (9,2 miliardë euro) për të prerë dhrahmën e re. Kështu bën të ditur gazeta athinase To Vima.

Gazeta kujton se kryeministri grek në intervistën e tij të fundit në ERT, tha se ishte “i vetëdijshëm se futja e monedhës kombëtare nuk do të ishte e mundshme pa pasur një sasi të konsiderueshme të parasë greke”. ansa

Anëtarët e Presidencës së Bosnjës sot tek Vuçiçi në Beograd

SARAJEVË – Anëtarët e Presidencës trepalëshe të Bosnjes, kryesuesi Dragan Çoviç, Bakir Izetbegoviç dhe Mladen Ivaniç sot do të udhëtojnë në Beograd, pas ftesës nga kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiç, raporton Anadolu Agency (AA).

Këtë lajm e ka konfirmuar Zyra e Presidencës së BeH, ndërsa sipas protokollit do të organizohet edhe pritja solemne e anëtarëve të Presidencës para Pallatit Serbia në Beograd në orën 12:00.

Takimi i anëtarëve të Presidencës së BeH dhe kreut të Qeverisë së Serbisë Vuçiç do mbahet në orën 12:20, ndërsa pas takimit në një konferencë të përbashkët për media do të flasin kryesuesi i Presidencës së BeH, Dragan Çoviç dhe kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç.

Shpërthim në Turqi, 27 të vrarë

Ministria e Brendshme e Turqisë thotë se një sulm terrorist ka lënë të paktën 28 të vrarë dhe rreth 100 plagosur në qytetin juglindor Suruç, në afërsi të kufirit me Sirinë.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por zyrtarët turq thonë se kanë arsye të forta për të besuar se ai është kryer nga militantët e Shtetit Islamik.

Ministria e Brendshme u bëri thirrje njerëzve të ruajnë qetësinë dhe  shtoi se numri i viktimave mund të rritet.

Qyteti turk Suruç është shumë pranë qytetit sirian të Kobani matanë kufirit, skenë e betejave intensive midis forcave kurde dhe militantëve të shtetit islamik. Aty ndodhet një kamp i madh për refugjatët sirianë që largohen nga dhuna në vendin e tyre.

Agjencia e lajmeve Reuters njofton gjithashtu se një tjetër shpërthim ka ndodhur në Kobani. Shkaku i shpërthimit nuk është i qartë.


Send this to a friend