VOAL

VOAL

Turqia konfirmon sulmet ndaj kurdëve në Siri

Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu, ka konfirmuar se ushtria turke ka sulmuar luftëtarët kurdë në veri të Sirisë.

Njësitë e Mbrojtjes Popullore Kurde kanë thënë se Turqia ka qëlluar forcat e tyre në qytetin Tal Abjad të dielën.

Këto njësi kanë qenë aleate kryesore të Shteteve të Bashkuara në luftën kundër të ashtuquajturit Shtet Islamik në Siri.

Turqia ka frikë se avancimi i forcave kurde në Siri mund të nxisë ndjenjat separatiste në mesin e kurdëve në Turqi.

“E kemi thënë se Njësitë e Mbrojtjes Popullore Kurde nuk do të shkojnë në perëndim të Eufratit dhe se do t’i qëllojmë në momentin që e bëjnë një gjë të tillë”, ka thënë Davutoglu.

Vuçiçi sot në Moskë takon Medvedievin

Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiçi do të takojë sot në Moskë homologun rus Dmitry Medvedev për të diskutuar marrëdhëniet tregtare dhe dypalëshe.

Dy zyrtarët do të bisedojnë për projekte të përbashkëta në sektorin e energjisë, transportit, prodhimit dhe bujqësisë, ka bërë të ditur Qeveria ruse.

Ambasadori rus në Beograd, Alexander Chepurin, ka thënë se takimi do të fokusohet në çështje ekonomike.

“Delegacioni serb do të përfshijë disa ministra që mbikëqyrin ekonominë”, ka thënë Chepurin.

Turqia renditet e 16-ta në botë për prodhim të automobilëve

Në periudhën e fundit, Turqia ka prodhuar 667 592 vetura, që shënon rritje prej 18.4 përqind nga viti 2014.

ANKARA – Turqia renditet e 16-ta në botë sa i përket prodhimit të automobilëve, thuhet në raporitn e Organizatës Ndërkombëtare të Prodhuesve të Mjeteve Motoristike (OICA) të lëshuar të hënën.

Në periudhën e fundit, Turqia ka prodhuar 667 592 vetura, që shënon rritje prej 18.4 përqind nga viti 2014.

Prodhimi global është rritur për  0.5 përqind në gjashtë muajt e parë të vitit 2015 krahasuar me vitin e kaluar.

Të dhënat flasin se prodhimi botëror ka shkuar në 45.6 milionë nga janari deri në qershor kë këtij viti, nga 45.4 milionë sa kishte një vit më herët.

Kina përsëri kryeson listën e 20 prodhuesve më të mëdhenj me rreth12 milionë vetura, ndërsa ndiqet nga SHBA-të me rreth 6 milionë dhe Japonia me rreth 4.5 milionë vetura të prodhuara.

Italia ka rritur prodhimin për 43 përqind, me mbi gjysëm milioni vetura të prodhuara këtë vit. Irani poashtu shënon rritje të prodhimtarisë me 14 përqind deri në këtë periudhë të vitit.

Të hënën kompania Toyota, njoftoi se ka shitur afërsisht 7.5 milionë vetura në nëntë muajt e parë të vitit, që është më shumë se çdo prodhues tjetër.

Dilema e Malit të Zi: NATO apo Rusi, Lindje apo Perëndim?

Voal – Mijëra vetë në Malin e Zi kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Djukanoviç, protestojnë kundër anëtarësimit në NATO e kundër korrupsionit. Kreu i qeverisë i hedh poshtë kritikat, duke parë pas tyre një komplot kundër tij.

Kryeministri malazez Milo Djukanoviç

Asnjë politikan europian nuk qeveris më gjatë se Milo Djukanoviç – madje ai qeveris më gjatë se pushtetmbajtësi bjellorus, Lukashenko. Me përjashtim të dy ndërprerjeve të shkurtra, Djukanoviç është nga viti 1991 oser kryeministër ose president i vendit të vogël buzë Adriatikut me vetëm 600.000 banorë. Pushtetari i fortë i Malit të Zi i është përshtatur gjithmonë asaj që ka kërkuar fryma e kohës: funksionar i ri komunist, bashkëudhëtar i autokratit nacionalist, Slobodan Millosheviç, ideolog i shkëputjes së vendit nga Serbia dhe në fund partner i perëndimit, që kërkon ta fusë Mali e Zi në BE dhe NATO.

Kundërshtarë nga të gjitha shtresat

Në vizitën e tij të fundit Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg lëvdoi përparimet e Malit të Zi dhe u shpreh se deri në fund të vitit do të jetë vendosur, nëse NATO i jep Malit të Zi dritën e gjelbër për anëtarësimin. Ekspertët e shohin këtë si një vendim të sigurtë. Më pak e sigurtë është nëse qeveria gëzon mbështetjen e popullsisë për këtë vendim. Sipas sondazheve, përkrahësit dhe kundërshtarët e anëtarësimit bëjnë një garë kokë më kokë, kjo në varësi të asaj se kush e ka porositur sondazhin. „Një pjesë e kundërshtarëve e argumentojnë refuzimin e tyre me intervenimin e NATO-s në Serbi dhe Mal të Zi në 1999-n“, thotë Milica Kovaçeviç nga Qendra për Tranzicionin Demokratik. Por ekspertja është e mendimit se gjithnjë e më shumë qytetarë mendojnë në mënyrë „racionale“ për aleancën e NATO-s.

Montenegro Proteste Demonstruesit me gurë, policia me gaz lotsjellës

Për disa javë qindra opozitarë qëndruan në një kamp me çadra në kryeqytetin Podgoricë jo vetëm për shkak të kontestimit të anëtarësimit në NATO. Ata kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Djukanoviç, qeveri të përkohshme dhe zgjedhje të reja. Protestuesit ishin të përzierë: Përkrahës të aleancës opozitare, Fronti Demokratik, përfaqësues nga shoqëria civile si edhe klerikë serbë-ortodoksë që e refuzojnë largimin e Malit të Zi nga Beogradi. Fundjavën e fundit situata u shkallëzua, kur policia hoqi çadrat. Aksioni protestues vazhdoi edhë në fundjavë me moton: „I gjithë Mali i Zi në Podgoricë“.

Marko Milaçiç, kreu i Lëvizjes së Neutralitetit- një organizatë joqeveritare është krah protestuesve kundër anëtarësimit në NATO. Sipas tij „tani, kur po afrohet vendimi për marrjen ose jo të ftesës për në NATO duket qartë. Qeveria dhe mediat e kontrolluara prej saj po përpiqen fort të bindin opinionin për avantazhet e hyrjes në NATO.“

Revoltë kundër gjendjes së vështirë

Ndërkohë kreu i qeverisë, Djukanoviç shikon pas protestave qarqe „serbomadhe“ dhe klerike pas. Qëllimi i vërtetë i opozitës është marrja në mënyrë jo demokratike e pushtetit dhe pengimi i afrimit të vendit me perëndimin, u shpreh kryeministri në një intervsitë për televizionin. Sipas tij organizatorët e protestës gëzojnë mbështetjen e Kremlinit, që nuk e do forcimin e NATO-s në Ballkan.

Por kritikët thonë se Djukanoviç e thjeshtëzon shumë gjendjen me këto argumente. Shumica e qytetarëve nuk shohin si problem kryesor orientimin gjeopolitik të Malit të Zi, por mjerimin ekonomik, korrupsionin dhe shpërndarjen e vendeve të punës në administratën publike sipas oreksit të partisë qeverisëse. Rroga mesatare qëndron në kufijtë e 480 eurove, 15% e qytetarëve janë të papunë, sipas statistikave, që jo pak vetë i shohin si të zbukuruara. Për vite me radhë kritikat kundër Djukanoviçt kaluan pa asnjë pasojë, madje as akuzat e drejtësisë italiane që e cilësonin atë personalisht si kreun e kontrabandës së cigareve në vitet 90-të. Edhe BE ka kritikuar gjendjen e shtetit të së drejtës në Malin e Zi, si edhe sulmet e pazbardhura kundër gazetarëve.

Montenegro Proteste gegen Regierung in Podgorica Në protestat në Podgoricë u shfaq edhe flamuri serb

Shoqëri e ndarë

Një sërë aferash, arrogance dhe “një hajdutëri e shëmtuar” e kanë dobësuar qeverinë mendon shkrimtari i njohur malazez Andrej Nikolaidis. Por protestat aktuale ai i sheh, ashtu si Djukanoviçi, si një përpjekje për të dështuar anëtarësimin. „Anëtarësimi në NATO do të thoshte dalje nga influenca serbe dhe ruse. Kjo nënkupton një kthesë radikale civilizuese, politike dhe kulturore”, shkruan Nikolaidis në një opinion tij për një portal online.

Opinionisti Blagoje Grahovac mendon ndryshe. Ish-gjenerali mendon se protestat nuk duhen reduktuar me dilemën e NATO-s. “Për shumicën e qytetarëve Milo Djukanoviç është simboli I fundosjes së plotë. Për një pjesë tjetër simbol i suksesit të plotë, shpresa dhe krenaria e tyre. Mali i Zi është mbërthyer në dy ekstreme: Pro ose kundër Djukanoviçit. Qytetarët janë të përçarë”, shkruan Grahovac në gazetën kritike “Vijesti”.

Shihet si me pak gjasa që ta marrë fjalën në fund kjo qytetari. Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme, ka deklaruar Djukanoviç, dhe ai shfrytëzoi momentin për të tallur opozitën që nuk e mund dot prej “një çerekshekulli”. Edhe një referendum për anëtarësimin në NATO, kryeministri malazez e sheh si të panevojshëm./DW

Albulena Haxhiu: Qeverinë do ta largojmë me protesta gjithëpopullore

Deputetja e VV’së, Albulena Haxhiu, paralajmëron protesta gjithëpopullore për rrëzimin e Qeverisë.

“Sot bëhen dy muaj prej kur Isa Mustafa nënshkruajti marrëveshjen për “Zajednicën”!

Përgjatë gjithë këtyre dy muajve i njëjti injoroi kërkesat e opozitës, shpërfilli ato. Dhe jo vetëm kaq! Isa Mustafa poashtu injoroi 200 mijë qytetarë që nënshkruan peticionin (madje tha që ata janë të padijshëm) e poashtu u deklarua se nuk do të ketë referendum për këto marrëveshje të dëmshme!

Si duhet të veprojmë me kryeministër të tillë?!

Natyrisht që duhet hequr me protesta e demonstrata gjithëpopullore!

Së shpejti….”, shkruan ajo.

Sulejman Ugljanin: Sanxhaku i ka dokumentet për shtet

 Sulejman Ugljanin: duam autonomi dhe shkëputje nga Serbia

Ai, në ceremoninë me rastin e “Dana samoopredeljenja” – Dita e Vetëvendosjes , ka thënë se Këshilli i Myslimanëve në Sanxhak, kryetar i të cilit ka qenë, më 25 tetor 1991 ka mbajtur referendum për autonominë e Sanxhakut.

“Në atë referendum kemi vënë themelin e fortë në të cilin të rinjtë duhet ta ndërtojnë stabilitetin dhe autonominë territoriale ku boshnjakët do të jetojnë të lumtur e të pa shkelur nga askush. Për këtë arsye, fëmijët tanë, keni të drejtë dhe dokumente në bazë të të cilëve keni të drejtë në shtet. Bëjeni dhe ne do t’ju ndihmojmë”, ka thënë Ugljanin, raporton portali serb N1, transmeton Koha.net.

Sulejman Ugljanin ka thënë se boshnjakët edhe dy herë të tjera ishin deklaruar për autonomi dhe shkëputje nga Serbia: Në vitin 1917 dhe në vitin 1943.

Qeveri e Serbisë bleu 350 shtëpi të shqiptarëve në veri të Kosovës

Mbi 350 shtëpi të shqiptarëve në pjesën veriore të Mitrovicës, janë blerë nga qeveria serbe duke u ofruar shuma marramendëse parash.

Më së shumti shtëpi, sipas gazetës “Zëri”, shqiptarët i kanë shitur në “Lagjen e Boshnjakëve” mbi 120, por numër të madh të shtëpive të shqiptarëve Qeveria serbe i ka blerë edhe në lagjet tjera veriore.

Shqiptarët e veriut thonë se janë shitur mbi 60 për qind e pronave të tyre, në mesin e të cilave edhe banesa, të cilat paraprakisht janë uzurpuar nga serbët.

Në këtë mënyrë, duke blerë shtëpitë e shqiptarëve, Serbia bën spastrimin etnik në veri të Mitrovicës.

Protesta e opozitës në Mal të Zi: goditet me gurë Ambasada e Shqipërisë

Të shtunën në mbrëmje, gjatë protestave që po zhvillohen në Podgoricë është goditur me gurë Ambasada e Shqipërisë në Mal të Zi.

Ministria e Punëve të Brendëshme në Mali të Zi bëri të ditur se një grup protestuesish që vinin nga Nikshiqi, qytet afër Podgoricës, gjuajtën me gurë në drejtim të Ambasadës së Shqipërisë, duke shkaktuar dëme të vogla në godinë.

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Ditmir Bushati, komentoi në twitter, duke thënë se “ky ishte një sulm i papranueshëm ndaj ambasadës sonë në Mal të Zi nga demonstruesit. I kam kërkuar autoriteteve malazeze që të marrin masa për sigurinë e ekipit të ambasadës sonë”.

Protesta e opozitës malazeze “Fronti Demokratik” nisi mbrëmë në orën 19 dhe zgjati deri në orën 6 të mëngjesit. Sipas të dhënave të mediave të pavarura në protesta marrin pjesë afro 5 mijë protestues të ardhur nga disa qytete të Malit të Zi.

Protestuesit  kërkojnë dorëheqjen e qeverisë së kryeministrit Gjukanoviq dhe formimin e një qeverie të përkohëshme, e cila do të kishte një përfshirje të gjerë të partive politike parlamentare.

Opozita e Bashkuar Malazeze, kohë më parë, organizoi edhe një protestë kundër anëtarësimit në NATO gjë që sipas analistëve malazezë, tregon qëllimin e vërtetë të opozitës, destabilizimin e Malit të Zi dhe rajonit.

Përmes një komunikate për opinion, policia malazeze shprehu shqetësimin se protestat që po zhvillohen në Podgoricë mund të bëhen të dhunshme, pasi sipas tyre marrin pjesë edhe persona të dyshuar dhe të lidhur me krimin.

Protestat e opozitës po shkallëzohen në kohën kur Mali i Zi është kandidat për anëtarësim në BE dhe pritet që brenda këtij viti të marrë ftesën për anëtarësimin në NATO.

Kriza e refugjatëve. Propozohet një mision kontrolli në kufirin Greqi-Maqedoni-Shqipëri

Liderët e Bashkimit Evropian dhe ata të Ballkanit po e shqyrtojnë çështjen e mbështetjes së krijimit të një misioni të ri për kontroll në kufirin e Greqisë me Shqipërinë dhe Maqedoninë, thuhet në një propozim-deklaratë të përgatitur për bisedimet për krizën e emigrantëve nesër në Bruksel.

Ky operacion i ri i Agjencisë së kufirit të Bashkimit Evropian, Frontex, do të fokusohej në kontrollin në dalje dhe “regjistrimin e refugjatëve dhe migrantëve të cilët ende nuk janë regjistruar në Greqi”, thuhet në deklaratën e përbashkët të liderëve, raporton agjencia DPA.

Ky dokument fton për “implementim të menjëhershëm të masave bilaterale të mirëbesimit të ndërlidhura me kufirin” ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë.

Të dy vendet ende janë në një armiqësi të gjatë, pasi Greqia thotë se ky është emër i një province të saj.

Propozim-deklarata ende mund të ndryshoj para takimit të jashtëzakonshëm, që mbahet nesër në Bruksel. Ky takim është thirrur nga presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.

Erdogan: Sulmi në Ankara, vepër e përbashkët e disa organizatave terroriste

“Kjo është vepër kolektive terroriste. Këtu kemi edhe ISIS-in, PKK-në, al-Muhaberat dhe organizatën terroriste në veri të Sirisë, PYD. Të gjitha këto bashkarisht kanë planifikuar këtë sulm”, tha Erdogan

ANKARA – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan deklaroi se sulmi terrorist në Ankara është vepër e përbashkët e organizatave terroriste, përfshirë këtu ISIS-in, PKK-në, al-Muhaberat dhe PYD.

“Sulmi para stacionit hekurudhor në Ankara është tregues sesi terroristët të bashkuar dhe në mënyrë kolektive veprojnë. Disa thonë se këtë e ka bërë ISIS apo dikush tjetër. Megjithatë, kjo është vepër kolektive terroriste. Këtu kemi edhe ISIS-in, PKK-në, al-Muhaberat dhe organizatën terroriste në veri të Sirisë, PYD. Të gjitha këto bashkërisht kanë planifikuar këtë sulm”, tha Erdogan gjatë fjalimit të sotëm në Kuvendin e rregullt të 13-të të sindikatës HAK-IS.

Duke u drejtuar në një tubim të mbajtur në sallën e sportit “Ataturk” në Ankara, Erdogan foli për situatën aktuale në vend dhe rajon, ndërsa komentoi edhe kritikat në të cilat ai quhet “diktator” duke i pyetur se ku kanë qenë ata gjatë zgjedhjeve demokratike presidenciale apo parlamentare të këtij viti. Ai shtoi se këto kritika janë vetvetiu kontradiktore sepse asnjëherë dhe askund diktatorit të vërtetë kjo nuk është guxuar publikisht t’i thuhet.

Presidenti i Turqisë me këtë rast përsëriti se “vëllezërve të tij kurdë u qaset me zemër dhe qëllime të sinqerta”, dhe shtoi se nuk mund askujt t’i tregojë se për kë të votojë në zgjedhjet e përsëritura parlamentare më 1 nëntor, porse u bën thirrje të gjithëve që të jenë të guximshëm në luftën kundër terrorizmit, terroristëve dhe organizatave terroriste të cilat kanosin paqen dhe stabilitetin global.

Dy vetëvrasës me bomba të shtunën e 10 tetorit, kryen sulmin terrorist para stacionit hekurudhor në Ankara ku ishin tubuar disa mijëra qytetarë për të marrë pjesë në mitingun e paralajmëruar për mbështetje të paqes. Gjatë shpërthimit humbën jetën rreth 99 persona, ndërsa disa qindra të tjerë u plagosën. Forcat turke të sigurisë realizuan hetim të gjerë për autorët e sulmit. Deri tani është identifikuar vetëm një sulmues.

Njërin nga sulmet më tragjike terroriste në historinë moderne të Turqisë e dënuan shumë zyrtarë vendas dhe të huaj, si dhe organizata ndërkombëtare. aa

Hagë – Gjendet i vdekur dëshmitari i mbrojtjes i çështjes ‘Ratko Mladiç’

Eksperti i Forenzikës, Dushan Dunjiç i cili do të dëshmonte në mbrojtje të Ratko Mladiçit, është gjetur i vdekur në një hotel në Holandë mirëpo shkaqet e vdekjes nuk dihen ende.

Gjykata Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë në Hagë ka njoftuar se dëshmitari për çështjen e Ratko Mladiçit, Dushan Danjic është gjendur i vdekur në një hotel të Hagës gjatë ditës së sotme, shkruan Balkaninsight.

Gjykata ka njoftuar se e ka gjetur trupin e Danjicit në hotel derisa ka thënë se ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së tij, transmeton zeri.info.

Ish komandanti serb, Mladiç po gjykohet në Hagë për krimet e luftës në Bosnje, apo më saktësisht për vrasjen e 7 mijë boshnjakëve në Srebrenicë më 11 korrik të vitit 1995.

Mladiç poashtu po akuzohet për persekutimin e boshnjakëve dhe kroatëve nga Bosnja, e cila thuhet se ka arritur shkallën e gjenocidit në gjashtë qytete të tjera, transmeton zeri.info.

Ndërkohë dëshmitari i vdekur, Dunjic, më herët kishte dëshmuar si ekspert i mbrojtjes në disa raste të tjera në tribunalin e Hagës.

Në dëshminë e tij për gjyqin e Radovan Karaxhiçit në vitin 2013, Dunjic kishte thënë se ka ekzistuar dëshmi e firmosur se vetëm 450 deri 500 trupa të nxjerr nga varret masive pas rënies së Srebrenicës më 1995 kanë qenë viktimë e vrasjeve me armë.

Ndërkohë gjyqi për Ratko Mladiçin do të vazhdon të hënën./Zeri/

Refugjatët tensionojnë gjendjen në kufirin Serbi-Kroaci

Qindra njerëz, të lodhur nga pritja në shi dhe të ftohtë zonën kufitare mes Serbisë dhe Kroacisë u përpoqën të futen me forcë në Kroaci.

Në rrëmujën e krijuar pati edhe përleshje e incidente dhune, kur njerëzit e stresuar përpiqeshin të futeshin përmes kufirit, ndërkohë që autoritetet kanë lejuar vetëm pak veta, kryesisht familjarë me fëmijë të vegjël të kalojnë.

Disa nga refugjatët u përpoqën të ngrinin fëmijët mbi turmën që të mos shtypeshin nga njerëzit që shtynin drejt kufirit.

Kampet në Kroaci janë mbushur me refugjatë që presin të vazhdojnë rrugën drejt Evropës, dhe si rezultat kalimi i kufirit për emigrantët që vijnë nga Serbia është bllokuar thuajse tërësisht. Hungaria mbylli javën e kaluar kufirin me Kroacinë, duke ndalur lëvizjen e emigrantëve. Tani Kroacia po i dërgon turmat drejt Sllovenisë. Bllokimet e kalimeve po krijojnë turma të nervozuara në pikat kufitare të Ballkanit.

Ndërkaq, Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut ka akuzuar Çekinë për mbajtje të refugjatëve dhe emigrantëve në kushte poshtëruese. Komisioneri thotë se njoftimet nga kampet e refugjatëve dëshmojnë shkelje të të drejtave të njeriut në shkallë sistematike dhe jo aksidentale. Sipas zyrtarit të OKB-së duket se këto masa bëhen për të dërguar një sinjal që emigrantët e tjerë të mos tentojnë të futen në Çeki.

Pas historianes Perović edhe 100 intelektualë serbë mbështesin kryeakademikun e Serbisë Kostić se “Kosova është e humbur”

Voal – Përpara disa ditësh deklarata e Kryetarit të Akademisë së Shkenca dhe Arteve Vladimir Kostić u shoqërua me një reagim të menjëhershëm dhe të ashpër nga presidenti i Serbisë Nikolić. Në deklaratën e lëshuar nga kabineti i Presidentit të Serbisë  thuhet se deklarata e kryeakademikut Vladimir Kostić është befasuese. “Presidentin Nikolić e ka befasuar shumë, që të mos përdorim ndonjë fjalë më të ashpër, deklarata e Presidentit të ASHAS Vladimir Kostić, se Kosova de facto është e pavarur dhe de jure e humbur për Serbinë dhe se aleanca me Rusinë është një alternativë artificiale dhe se Serbia duhet të hyjë në parajasën e BE-së”, thuhet në reagim. “Profesori Kostić e ka thënë këtë dhe ka mbetur i gjallë” vazhdon më tej reagimi.

Pas këtij reagimi të ashpër nga Nikolić, kryeakademiku Vladimir Kostić, një shkencëtar i njohur në neurologji, që e sheh të ardhmen e Serbisë vetëm tek integrimi në BE, deklaroi se nuk tërhiqet nga qendrimi i tij.

Në mbështetje të tij u deklarua menjëherë historiania serbe Latinka Perović, që  i ka thënë gazetës “Danas” se kryetari i Akademisë serbe ka thënë të vërtetën në lidhje me pavarësinë e Kosovës, duke theksuar se me atë rast ai ka pasur sjellje të intelektualit të pavarur dhe të përgjegjshëm.

Dhe pas zonjës Perović tani në mbështetje të akademikut Kostić kanë dalë mbi njëqind personalitete të jetës publike të Serbisë, intelektualë dhe profesorë universiteti, përafqësues të shoqërisë civile dhe gazetarë. Dialogplus ka sjellë një letër  nga Qendra për Politikë Praktike, në të cilën mes të tjerash thuhet se “Është e drejtë e secilit të shprehë qëndrimin e tij për Kosovën dhe për çdo temë tjetër. Kjo e drejtë nuk mund dhe nuk guxon të cënohet mga individët apo pushteti që e shpallin si interes nacional”. Këtë letër e kanë nënshkruar, mes të tjerëve, profesorët universitarë Dragan Popadiq, Dubravka Stojanoviq, Ratko Bozhoviq, Ilija Vujaçiq, Milena Dragiçeviq Sheshiq, Radina Vuçetiq, Jovan Teokareviq, Slobodan Markoviq, Svenka Saviq, akademiku Julijan Tamash, gazetarët Gordana Susha, Branko Çeqen, Rade Radovaniq, Grujica Spasoviq, Jelka Jovanoviq, Mijat Lakiçeviq, Misha Brkiq, Nadezhda Gaçe, Vukashin Obradoviq, Nebojsha Spaiq, Slavisha Lekiq, Vojkan Ristiq, Vesna Malishiq, sociologët Vesna Peshiq, Sreçko Mihajloviq, regjisorët Kokan Mladenoviq, Anja Susha, Goran Markoviq dhe të tjerë.

“Kjo është një përkrahje për gjestin e guximshëm të një njeriu, i cili ka thënë atë që e mendon shumica”, deklaroi Ljubinka Trgovçeviq, profesoreshë e shkencave politike në Universitetin e Beogradit dhe po ashtu nënshkruese e letrës. “Njerëzit tanë, e sidomos politikanët tanë, më shumë duan të fshihen pas frazave patriotike të tipit , duke mos e pranuar se de fakto Kosova qëmoti është e humbur për Serbinë”, deklaroi Trgovçeviq në një kronikë të Radio Evropa e Lirë.  Po ashtu në mbrojtje të akademikut Kostiq ka dalë edhe PEN Qendra e Serbisë.

 

22-10-2015 15-11-57

Daçiçi: Ka ende shanse për Kosovën jashtë UNESCO-s

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, ka thënë se beson se ka shanse që Konferenca e Përgjithshme e UNESCO-s, në muajin nëntor, të mos e pranojë Kosovën si anëtare të kësaj organizate.

Duke folur për mediat serbe, Daçiç ka thënë se është e rëndësishme që Serbia të vazhdojë aktivitetet politike dhe se në Konferencën e Përgjithshme, në mesin e 60 vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën, do të jetë një numër i caktuar i atyre që do të votojnë kundër pranimit të Kosovës.

“Besoj se ka shanse që propozimi të mos kalojë. Ne do të jemi në Paris (aty ku ndodhet selia e UNESCO-s). Pasi duhen dy të tretat e votave që vendimi për pranimin e Kosovës të miratohet, shpresoj se në mesin e 60 vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën, një numër do të votojë kundër”, ka thënë Daçiç, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Të mërkurën, Bordi Ekzekutiv i UNESCO-s, apo Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë ka miratuar rezolutën që rekomandon pranimin e Kosovës në këtë agjenci.

Kovaçeviç: Kryeakademiku Kostiç luftoi në Kosovë bashkë me dy djemtë

​Dramaturgu serb dhe akademiku Sinisha Kovaçeviç ka pohuar se kryeakademiku serb Kostiç i cili para disa ditësh deklaroi se Kosova nuk është më në duart e Serbisë, gjatë luftës ka qenë në Kosovë (ka qenë komandant i njësive speciale për dy muaj, siç deklaroi vetë në RTS, ndërsa dy djemtë i kishte nën uniformë – plotësim ynë), që do të thotë se nëse dikush ka të drejtë të flasë për Kosovën dhe për luftën, është ai

“Serbia nuk guxon asnjëherë më të bëjë luftë, sepse mund të ndodhë që ajo të jetë lufta e fundit për të. Dhe atëherë do t’i ktheheshim tregimit për zhdukjen e pëlhurës së zezë nëpër shitore”, i tha ky kësaj gazete.

Duke komentuar deklaratën e kryetarit të ASSHA (SANU), Vladimir Kostiçit, se Kosova “de facto e de jure” nuk është në duart tona dhe se këtë dikush duhet ta thotë, ai vlerësoi se kjo është edhe frikë se i ka ardhur fundi këtij tregimi, e nisur me ndalimin e kthimit të 100 mijë serbëve në Kosovë më 1945, që ndryshoi tablonë demografike.

Kovaçeviq rikujtoi se ka shumë rëndësi të dihet diçka që Kostiç “për arsye të modestisë së tij” nuk e tha, ndërsa opinioni i gjerë nuk e di se ai gjatë luftës ka qenë në Kosovë (ka qenë komandant i njësive speciale për dy muaj, siç deklaroi vetë në RTS, ndërsa dy djemtë i kishte nën uniformë – plotësim ynë), që do të thotë se nëse dikush ka të drejtë të flasë për Kosovën dhe për luftën, është ai”.

Ai ka rrëfyer edhe tregim për një ngjarje të vet të paradokohshme, kur udhëtoi me veturë me regjistrim të Beogradit “kryq e tërthore” nëpër Kosovë dhe nuk ka përjetuar asnjë moment të pakëndshëm, gjë që tregon se ishte “trajtuar si cilido i huaj”.

“Kam vozitur nëpër autostradën që të çon nga Prishtina në Tiranë. Autostradë e mirë, autostradë e një shteti. Pikë”, tha Kovaçeviç. Express

Kurir: Fqinjet thikën pas shpine Serbisë

Siç shkruan Kurir, transmeton Telegrafi, në mesin e vendeve që votuan “për” janë Afganistani, Shqipëria, Austria, Belize, Britania e Madhe, El Salvador, Emiratet e Bashkuara Arabe, Estonia, SHBA, Maqedonia, Franca, Gaboni, Gambia, Guinea, Italia, Kuvajti, Mali i Zi, Republika Dominikane, Gjermania, Tajlanda, Çadi, Republika Çeke, Suedia.

“Serbia ka mundur të bindë 14 vende. Nga ana jonë ishin Argjentina, Angola, Brazili, Kina, Ekuadori, Spanja, Etiopia, Rusia, India, Maroku, Meksika, Namibia, Nigeria dhe Kuba. Një grup tjetër prej 14 vendesh ishin të pavendosur si Bangaldeshi, Egjipti, Indonezia, Japonia, Malavia, Mali, Mauritius, Mozambiku, Nepali…”, shkruan më tej Kurir.

Rikujtojmë, Këshilli Ekzekutiv i UNESCO-s ka 58 anëtarë, 32 prej të cilave e kanë njohur njohur Kosovën, dhe rreth njëzet prej tyre e kanë mbështetur kërkesën shqiptare për pranimin e Kosovës në UNESCO.

Vendimi përfundimtar i takon Konferencës së Përgjithshme të UNESCO-s, e cila mblidhet nga 3 deri në 18 nëntor.

Konferenca e Përgjithshme përbëhet nga përfaqësues të 195 vendeve anëtare. Çdo vend anëtar ka një votë, dhe vendimi kërkon një shumicë prej dy të tretash.

Hungaria e mbështet anëtarësimin e Turqisë në BE

Integrimi i Turqisë në BE dhe oferta 28 vjeçare e saj për t’u bërë anëtare, përsëri është aktualizuar për shkak të krizës së refugjatëve

ANKARA – Hungaria mbështet “implementimin e shpejtë” të planit aksional ndërmjet Bashkimit Evropian (BE) dhe Turqisë, bëri të ditur ministri i Punëve të Jashtme të Hungarisë Peter Szijjarto, gjatë vizitës së tij njëditore në Ankara.

Plani i BE-së parashikon bashkëpunim më të ngushtë mes Brukselit dhe Ankarasë në parandalimin e emigrantëve dhe luftën kundër trafikantëve, dhe si kthim të ketë udhëtim pa viza për shtetasit turq në Evropë.

“Ne jemi duke argumentuar në favor të një marrëveshjeje të shpejtë të planit aksional mes BE-së dhe Turqisë”, deklaroi të martën Peter Szijjarto për Anadolu Agency.

Integrimi i Turqisë në BE dhe oferta e saj 28 vjeçare për t’u bërë anëtare, përsëri është aktualizuar për shkak të krizës së refugjatëve me të cilën po përballet Evropa dhe nevojën e BE-së që të kërkojë ndihmën turke për të frenuar fluksin e emigrantëve.

Derisa liderët e BE-së diskutojnë marrëveshjet për t’i siguruar Turqisë mbështetje financiare për rreth 2.2 milionë refugjatë, Ankaraja shpreson në përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të iniciuar në vitin 1987 si dhe udhëtimin pa viza në Evropë për qytetarët e saj.

“Qëndrimi ynë është se BE-ja duhet të zgjerohet, sepse nëse BE-ja është shumë e mbyllur me problemet e veta, atëherë ne do të jemi edhe më të dobët në të ardhmen. Pra, qëndrimi ynë është se zgjerimi është i domosdoshëm dhe ne duhet të kemi një bashkëpunim shumë të ngushtë me Turqinë”, tha Szijjarto.

Szijjarto gjithashtu shtoi se procesi i liberalizimit të vizave me Turqinë duhet të përshpejtohet, gjë që do të sjellë shumë përparësi.

– Çështja e refugjatëve

“Ju e dini nga perspektiva evropiane, kjo nuk është çështje refugjatësh. Ky është migrim masiv”, tha Szijjarto.

Ai tha se refugjatët që duan të arrijnë në Evropë, kanë “motive ekonomike”.

“Turqia është vend i sigurtë. Turqia kujdeset mirë për këta refugjatë në mënyrë të duhur dhe korrekte. Kjo është arsyja pse ne i kemi propozuar BE-së për t’i dhënë mbështetje financiare Turqisë”, tha Szijjarto.

Ankaraja vlerëson se deri tani ka shpenzuar rreth 8 miliardë dollarë për refugjatët, ndërsa mbështetja nga vendet tjera arriti vetëm në 417 milionë dollarë.

Politika, Kisha dhe Akademia serbe e Shkencave kundër hyrjes së Kosovës në UNESCO

Kundërshtojnë pranimin e Kosovës në UNESCO dhe pavarësinë e saj, ndërsa kërkojnë, edhe BE-në edhe Rusinë

Udhëheqësit më të lartë politikë të Serbisë, të Kishës Ortodokse serbe dhe Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë, thanë të martën se Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, por do të vazhdojë rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian duke e ruajtur dhe përparuar marrëdhëniet tradicionale të mira me Rusinë e Kinën.

Në një takim të mbajtur në kryesinë e Serbisë, ata bënë thirrje kundër anëtarësimit të Kosovës në Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë e Kulturë, UNESCO.

Të gjitha institucionet dhe organet shtetërore të Serbisë kundërshtojnë rreptësisht pranimin e Kosovës në UNESCO dhe ftojnë anëtarët e Këshillit Ekzekutiv dhe Konferencës së Përgjithshme të kësaj organizate që kërkesa e Kosovës dhe e vendeve që e përkrahin këtë kërkesë, të refuzohet. Kishat dhe manastiret serbe në Kosovë i takojnë trashëgimisë dhe pronës së Kishës Ortodokse serbe dhe çdo rrëmbim i kësaj trashëgimie do të ishte cenim real i ekzistimit të objekteve më të rëndësishme fetare, kulturore e historike të popullit serb, por edhe e trashëgimisë kulturore, evropiane e botërore në Kosovë, por edhe e popullatës serbe që jeton ende atje”.

Në një deklaratë të përbashkët, ata thanë se “Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe do të luftojë për ruajtjen e qenësisë kombëtare, shpirtërore e kulturore të popullit serb në Kosovë. Njëkohësisht, të vetëdijshëm me realitetin e vështirë në terren e në veçanti për shkak të pikëpamjes tjetër e të ardhmes më të mirë si për serbët ashtu edhe për shqiptarët në Kosovë, shteti i Serbisë, Kisha Ortodokse serbe dhe Akademia e Shkencës dhe e Arteve të Serbisë, mendojnë se është e domosdoshme që të gjitha problemet të zgjidhen në mënyrë të qetë e me përpjekje shtesë për vendosjen e marrëdhënieve më të mira me shqiptarët. Përkrahja e krijimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe si instrument i mbrojtjes kolektive të të drejtave politike, ekonomike e kulturore, etj. të popullit serb në Kosovë do të jetë një nga përparësitë e politikës shtetërore në periudhën e ardhshme”.

Në deklaratë thuhet se shteti serb “do të vazhdojë rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke ruajtur e duke përparuar marrëdhëniet e mira tradicionale me Rusinë, Kinën e vendet tjera. Po ashtu dialogu në Bruksel ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës do të duhej të vazhdonte, ndërsa qeveria serbe dhe delegacioni i saj, kanë lirinë e plotë, në kuadër të Kushtetutës së Serbisë, të gjejnë zgjidhje kompromisi me të cilat serbët dhe shqiptarët do të trasojnë bashkëpunimin më të mirë dhe jetën e përbashkët në të ardhmen”.

Ata thanë po ashtu se kanë shqyrtuar në veçanti pozita e serbëve në gjithë rajonin, “është përcaktuar përgjegjësia dhe përkushtimi i Serbisë për mirëqenie për serbët jashtë Serbisë dhe në veçanti është theksuar nevoja edhe më e madhe edhe më e rëndësishme e bashkëpunimit dhe e konkretizimit të lidhjeve speciale paralele të cilat Republika Srpska i ka me Serbinë si në fushën e zhvillimit të marrëdhënieve ekonomike e të projekteve infrastrukturore ashtu edhe në sferën e kulturës, artit e sportit”.

Serbia është vënë në mes të synimeve për integrimet në Bashkimin Evropian  dhe lidhjeve emocionale e kulturore me Moskën, posaçërisht për shkak të qëndrimit të saj kundër pavarësisë së Kosovës që u shpall në vitin 2008 me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe Evropës perëndimore. Për shkak të kësaj qasjeje ajo ka refuzuar të mbështesë sanksionet evropiane ndaj Rusisë për shkak të Ukrainës.

Megjithatë, në përpjekje për të siguruar integrimin në Bashkimin Evropian, Serbia është përfshirë në një proces bisedimesh me Kosovën për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja palëve. Në shkëmbim të marrëveshjeve të arritura në këtë proces, ajo pret që deri në fund të vitit të hapen kapitujt e parë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Por, autoritetet në Serbi janë shprehur të pakënaqura me përmbajtjen e kapitullit të 35-të të këtyre negociatave që sipas tyre përmban një numër të artikujve që paragjykojnë statusin e Kosovës dhe janë të drejtuara kundër interesave kombëtare serbe. Sipas zyrtarëve serb, në kapitullin e 35-të nuk përmendet prerazi njohja e Kosovës nga Serbia, por kapitulli e nënkupton këtë gjë.

Serbia përfitoi hapjen e negociatave për anëtarësim pas marrëveshjeve me Kosovën e cila ndërkaq përfitoi marrëveshjen e stabilizim asocimit me Bashkimin Evropian, e cila pritet të nënshkruhet javën që vjen në Bruksel.

Takimi i sotëm më kryesinë e Serbisë u organizua vetëm një ditë para se Këshilli Ekzekutiv i UNESCO-s të diskutojë të kërkesën e Kosovës për pranim në këtë agjenci. Më 12 tetor Këshilli ekzekutiv i UNESCO-s krahas miratimit të rendit të ditës miratoi edhe projekt rezolutën për rekomandimin pozitiv për pranimin e Kosovës si anëtaren më të re të UNESCO-s.

Këshilli ekzekutiv i UNESCO-s ka 58 anëtarë, prej të cilëve 32 e kanë njohur shtetin e Kosovës, ndërkohë që dhjetëra prej tyre edhe më parë e kanë mbështetur kërkesën për pranimin e Kosovës në UNESCO. Vendimi në Këshillin ekzekutiv të UNESCO-s merret me shumicë votash, ndërkaq në qoftë se propozimi pranohet, atëherë vendimi përfundimtar për pranimin e Kosovës do të merret në Konferencën e përgjithshme të UNESCO-s, e cila mbahet nga 3 deri më 18 nëntor.

Konferencën e përgjithshme e përbëjnë 195 vende anëtare dhe secili vend ka një votë, ndërkaq që për marrjen e vendimit nevojiten dy të tretat e votave.

Kërkesën për pranimin e Kosovës në UNESCO e ka paraqitur zyrtarisht Shqipëria, ndërsa është mbështetur nga 45 vende.

Debatet në kryesinë e Serbisë, pasuan po ashtu deklarimet e kryetarit të  Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë, Vladimir Kostiç, se duhet hequr dorë nga pretendimet për Kosovën. Ai tha në një intervistë për mediat serbe se aktualisht është pjekuri politike që të hiqet dorë nga Kosova me, siç u shpreh, “elemente të dinjitetshme”, meqë ajo “as de fakto e as de jure nuk është në duart e Serbisë” dhe kjo duhet t’i thuhet qartë popullit serb. Ai tha po ashtu se aleanca me Rusinë është alternativë artificiale dhe se Serbia duhet të drejtohet nga Bashkimi Evropian.

Deklarimet e tij që u mbështetën nga rreth 100 intelektualë serbë, nxitën reagime të autoriteteve serbe që ritheksuan qëndrimin kundër pavarësisë së Kosovës, të cilën deri tash e kanë njohur mbi 100 vende të botës.

Historiania serbe Latinka Peroviq: Kryetari i Akademisë serbe e tha të vërtetën për Kosovën

Voal – “Në vend se politikanët të mësojnë nga njerëzit e dijes, ata i thërrasin për dëgjueshmëri”, ka vlerësuar historiania serbe Latinka Peroviq, dikur edhe vetë zyrtare e lartë politike në Serbi.

Ajo, siç transmeton qik-u, i ka thënë gazetës “Danas” se kryetari i Akademisë serbe ka thënë të vërtetën në lidhje me pavarësinë e Kosovës, duke theksuar se me atë rast ai ka pasur sjellje të intelektualit të pavarur dhe të përgjegjshëm.

Latinka Peroviq për gazetën e Beogradit ka vlerësuar se është e palejueshme që politikanët t’i thërrasin njerëzit e tillë për dëgjueshmëri.

Sipas saj, kryetari i Akademisë, Vladimir Kostiq me deklaratën e tij ka bërë atë që është në traditën më të mirë të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë, të cilën e ka përkufizuar kryetari i saj i parë Josif Pançiq, i cili ka formuluar domosdoshmërinë që akademikët të mbesin jashtë politikës pikërisht për atë që të mund të jenë arbitër./Zëri

Davutoglu: Droni i rrëzuar në hapësirën ajrore turke është i prodhimit rus

STAMBOLL – Droni i rrëzuar të premten nga avionët ushtarakë turq, në hapësirën ajrore pranë Sirisë, ka qenë i prodhimit rus, por sipas të gjitha gjasave mund t’i përkasë një milicie në Siri. Kështu deklaroi sot kryeministri turk, Ahmet Davutoglu për televizionin turk Al-Haber.

“Sipas të gjitha gjasave, ky dron mund të jetë i milicisë së presidentit sirian, Bashar al-Asad, i milicisë kurde PYD apo i milicive të tjera”, – theksoi Davutoglu.
“Megjithatë, droni është i prodhimit rus”, – këmbënguli ai.

Qiproja kundërshton fillimin e negociatave BE-Turqi

Qiproja ka thënë se nuk do të largohet nga kundërshtime e saja, për të lejuara fillimin e negociatave mes Bashkimi Evropianë dhe Turqisë, për procedurat e integrimit të kësaj të fundit në BE.

“Gjërat mbesin siç janë, ne nuk e japim pëlqimin tonë,” ka thënë ministri i jashtëm i Qipros, Ioannis Kasoulides, për transmetuesin publik grek,NET.

Ai iu referua në mënyrë specifike dy kapitujve, që kanë të bëjnë me gjyqësorin dhe të drejtat themelore të njeriut dhe drejtësinë, lirinë dhe sigurinë.

Qiproja, vend anëtar i BE-së, që nga viti 2004, është ndarë pas pushtimit të Turqisë, në vitin 1974.

Kryetari i Akademisë së Shkencave të Serbisë: Dikush t’i tregojë popullit se e kemi humbur Kosovën

BEOGRAD – Kryetari i Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Serbisë Vladimir Kostiç ka thënë se dikush duhet të tregojë se Kosova më nuk është as ‘de fakto’ as ‘de juro’ në duart e Serbisë.

Në një intervistë për Radio Beogradin, Kostiç ka bëtë të qartë se ky është vetëm qëndrim i tij dhe jo i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë, shkruan Express.

“Kosova nënkupton një pjesë të madhe të bazës kulturore serbe për të cilën duhet të luftojmë dhëmb me dhëmbë. Mirëpo, gjërat janë të qarta. Ne mund ta gënjejmë veten, por është e qartë se Kosova nuk është më në duart e Serbisë”, ka thënë Kostiç.

Podgoricë: arrestohen 15 protestues opozitarë

Policia e Malit të Zi ka njoftuar se ka ndërhyrë kundër demonstruesve të Frontit Demokratik opozitar, pasi ata ishin përpjekur të depërtojnë nëpër kordonin e policisë dhe me dhunë të hyjnë në ndërtesën e Kuvendit të Malit të Zi, në kryeqytetin Podgoricë.

Policia i ka arrestuar 15 vetë, ndërsa gjatë ndërhyrjes janë plagosur 4 policë, thuhet në njoftim.

Mbrëmë, policia ka hedhur gaz lotsjellës kundër udhëheqësve dhe mbështetësve të Frontit Demokratik, të cilët në qendër të Podgoricës janë përpjekur ta injorojnë policinë dhe të tubohen para kuvendit.

Në këtë incident lehtë janë lënduar deputetët e Frontit Demokratik, Nebojsha Medojeviq dhe Branko Radulloviq, kanë raportuar më herët mediat lokale në Podgoricë.

Në kumtesën e policisë theksohet se protestuesit kanë hedhur gurë, shishe dhe gaz lotsjellës, ndërsa pjesëtarët e policisë pastaj janë përgjigjur me gaz lotsjellës kundër demonstruesve, raporton agjencia Beta.

Dje në mëngjes policia e ka shpërndarë protestën e Frontit Demokratik, i cili 20 ditë ka demonstruar kundër qeverisë së kryeministrit, Millo Gjukanoviq, duke kërkuar dorëheqjen e tij dhe mbajtjen e zgjedhjeve “të para, korrekte dhe të lira” në Mal të Zi.

Merkeli nesër në Turqi, refugjatët dhe Siria në fokus

Ditën e diel, kancelarja gjermane Angela Merkel do të udhëtojë drejt Turqisë për të biseduar mbi terrorizmin ndërkombëtar dhe luftë e përbashkët kundër tij. Në axhendë përfshihen edhe bisedime për konfliktin sirian, por më kryesorja çështja e refugjatëve. Çështja e fundit është kthyer në sfidën më të madhe të Euopës.

Kancelarja Merkel do të ndalojë në Ankara, ku mund të jetë një gur kilometrik për negociatat që liderët e Bashkimit Europian shpresojnë fort se do t’i sjellin bashkëpunimin turk, aq të vyer në frenimin e vërshimit të emigrantëve drejt Perëndimit.

Emigrantët: Tragjedi e re në Greqi, mbyten 3 fëmijë

Varka u përmbys në Kalymnos, vdiq edhe një grua

VOAL – KALYMNOS, 17 TETOR – Edhe një tjetër tragjedi në Mesdhe: një varkë u përmbys në afërsi të ishullit Kalymnos në Egjé, duke shkaktuar vdekjen e katër vetave, tre fëmijë dhe një grua, shkruan Voice Of Albanians – voal.ch.

Lajmin e dhanë disa media ndërkombëtare duke përmendur burime të Rojës Kufitare Greke. Nja 11 veta të tjerë shpëtuan. ansa

Drashkoviç: Nëse Serbia e ka kokë Kosovën, ajo ka vdekur që prej 15 vitesh

Lider i Lëvizjes së Ripërtëritjes serbe dhe ish shefi i diplomacisë serbe Vuk Drashkoviç ka thënë se qytetarëve të Serbisë u duhet treguar edhe nga çfarë do jetë e rrezikuar Serbia, madje edhe në mënyrën më dramatike, nëse vendosin “ ta ngrenë murin kosovar ndaj BE-së dhe Perëndimit “

“Vrazhdë, ekonomikisht dhe demokratikisht do ta pësonte e gjithë Serbia. Viktimë e kaosit, e pashpresës dhe e rënies së shtetit e popullit do të ishin edhe serbët e Kosovës”, ka shkruar për “Danas” Drashkoviç.

Duke përcjellë fjalët e patriarkut serb Irinej se “Serbia pa Kosovën është trup pa kokë”, Drashkoviç ka shkruar se kjo do të thotë se Serbia “është e vdekur tash e 15 vjet”.

“Serbia është në vështirësi, madje të mëdha, por Serbia, edhe pa Kosovën e humbur, është e gjallë dhe ajo do dhe duhet të jetojë”, ka thënë ai, transmeton Koha net.

“Kina e madhe dhe e fuqishme, krahas Rusisë në KS, po na e “mbron” Kosovën në Serbi. Është për t’u menduar seriozisht, a është vërtet miqësore kur dikush nxit të mbroni atë që nuk e keni, me rrezikun e hapët që ta humbisni edhe që e keni”.

Ai ka shtuar se pavarësinë e Kosovës e kanë njohur shumica e vendeve të OKB –së dhe 23 nga 28 vende të BE-së. Lidhur me bisedimet në Bruksel ai ka thënë se ato nuk po i udhëheqin prefektët e Beogradit e të Prishtinës, por kryeministri i Serbisë dhe ai i Kosovës. Vuk Drashkoviç, në kohën që ka qenë në pushtet, ka pasur qëndrim shumë të theksuar anti-shqiptar dhe anti-Kosovë.

Erdogan: BE e pasinqertë ndaj anëtarësimit të Turqisë

Presidenti Reccep Tayyip Erdogan tha sot se Bashkimi Evropian është zgjuar vonë për të kuptuar rëndësinë e Turqisë përballë krizës së refugjatëve. Udhëheqësi turk e akuzoi Bashkimin Evropian se është treguar i pasinqertë në bisedimet për antarësimin e Turqisë në BE:

Presidenti turk nuk tha nëse Turqia e ka pranuar një ofertë nga Bashkimi Evropian për ndihma që mund të arrijnë deri në 3 miliardë euro. Udhëheqësit evropianë e prezantuan fondin si mbështetje për planin e veprimit në përgjigje të krizës së refugjatëve.

Zoti Erdogan la të kuptohej se Turqia nuk mund të blihet kollaj:

“Siguria dhe stabiliteti i Perëndimit dhe Evropës varen nga siguria dhe stabiliteti ynë. Perëndimi e ka pranuar tashmë këtë fakt”.

Presidenti turk e lidhi situatën aktuale me ambicjet e Turqisë për antarësim në BE:

“Pra nëse siguria nuk realizohet pa Turqinë, përse nuk e pranojnë Turqinë në BE? Ata thonë se bënë gabim me NATO-n, të mos bëjnë të njëjtin gabim me BE-në. Shnumë vende anëtare të Bashkimit Evropian nuk kanë njëjtësuar rregulloret dhe ligjet me ato të BE-së; ne jemi përpara shumë vendeve evropiane në aspektin ekonomik dhe kriteret e Kopenhagenit. Por për fat të keq ata s’po tregohen të sinqertë”.

Presidenti Erdogan tha se Evropa filloi ta kuptonte krizën e refugjatëve kur djali dy vjeçar sirian i mbytur në det të hapur, u soll nga dallgët në brigjet e Turqisë.

“Një vend thotë se do të strehojë 30-40 mijë refugjatë dhe ata propozohen për çmim Nobel. Nuk e kuptoj si ndodhin këto gjëra. Ne po strehojmë 2.5 milionë refugjatë, por asnjeri nuk do t’ia dijë, pasi Çmimi Nobel është një vlerësim me motivacione politike”.

Turqia, vend anëtar i NATO-s, ka një vijë të përbashkët kufitare prej 900 km me Sirinë. Plani i veprimit synon të shtojë bashkëpunimin me Turqinë për të përmirësuar jetët e mbi 2 milionë refugjatëve sirianë në Turqi dhe për t’i dekurajuar ata që të mos tentojnë të shkojnë drejt Evropës Perëndimore.

Megjithëse nuk është diskutuar shifra konkrete e fondit të ndihmës, Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se shuma arrin në 3 miliardë euro, një shifër që sipas zyrtarëve evropianë ishte kërkuar nga autoritetet turke dhe konsiderohej e arsyeshme për planet në diskutim. za

Forcat Ajrore turke rrëzojnë një avion pasi shkeli hapësirën ajrore

ANKARA – Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë ka njoftuar se ditën e sotme brenda hapësirës ajrore të Turqisë, në kufi me Sirinë, është përcaktuar një mjet ajror me kombësi të panjohur ku pasi është paralajmëruar tre herë ai ka vazhduar udhëtimin dhe në kuadër të angazhimeve është qëlluar dhe rrëzuar nga avionët turq, të cilët kryenin fluturimet e patrullimit në kufi.

Kisha ortodokse serbe: S’guxojmë ta flijojmë Kosovën për Evropën

Kisha ortodokse serbe ka bërë me dije se “përkrah rrugën evropiane të Serbisë”, ndërsa shteti s’guxon të lejojë që për arritjen e këtij qëllimi “të flijojë Kosovën”, transmeton KosovaPress.

“Qëndrimi i kishës është i qartë dhe i mirënjohur, pasi duam që Serbia të vazhdojë rrugën e vet evropiane dhe këtu ka përkrahjen tonë të plotë, por s’guxojmë të heqim dorë nga djepi i serbizimit, nga populli ynë që jeton atje, nga reliktet tona. S’guxojmë ta flijojmë Kosovën për Evropën, sepse ajo s’ka çmim”, u ka deklaruar gazetarëve patriarku serb Iirinej pas takimit me kryeministrin Aleksandar Vuçiç.

Ai ka shtuar se takimi ka qenë konstruktiv dhe se me kreun qeveritar serb janë marrë vesh që për gjithçka të bien dakord kur vjen puna për interesat kombëtare.

Kryeministri serb dhe anëtarë të kabinetit të tij kanë mbajtur sot një takim me patriarkun dhe priftërinj të tjerë serbë. Vuçiq, sipas raporteve, i ka njoftuar krerët fetarë “me të gjitha ndodhitë në 100 ditët e fundit – që nga tentimi që me rezolutë të Këshillit të Sigurisë të Kombeve të Bashkuara serbët të shpallen komb gjenocid, deri te raundi i fundit i bisedimeve në Bruksel”.

Përfundoi etapa e parë e ndërtimit të murit në kufirin turko-sirian

Krahas vëzhgimit të vazhdueshëm të kufirit, janë ndërmarrë edhe masa të ndryshme me të cilat tentohet ulja e migrimit illegal

HATAY – Përfundoi etapa e parë e ndërtimit të murit në vendin Reyhanli, në kufirin turko-sirian, i cili po ndërtohet për të parandaluar hyrjen ilegale në Turqi si dhe trafikimin e qenieve njerëzore.

Krahas vëzhgimit të vazhdueshëm të kufirit, janë ndërmarrë edhe masa të ndryshme me të cilat tentohet ulja e migrimit illegal.

Disa pjesë të murit i cili është projektuar të ndërtohet rreth 36.5 kilometra i gjatë, në vendbanimet Bukulmez, Busaklik dhe Besaslan kanë përfunduar.

Siç u shpreh menaxheri i punimeve, Abdullah Uysal për AA, në një ditë ndërtohen rreth 100 blloqe betoni të gjera dy, të larta tre metra dhe me një peshë prej shtatë tonësh.

“Për katër muaj kemi vendosur mur në tre rajone. Etapa e parë është gati. Në këtë projekt, i cili realizohet 24 orë në ditë, punojnë 75 persona. Në etapën e dytë planifikohet ndërtimi i pjesës së murit në rajonin mes Reyhanli dhe Hasse, në Turqi, i gjatë 25 kilometra”, tha Uysal dhe shtoi se rreth 11.5 kilometra i këtij muri ka përfunduar.

Ai theksoi se ndërtimi do të vazhdojë me intensitetin e njëjtë.

Festuan për Kombëtaren – Serbia arreston 10 shqiptarë në Bujanoc

Një ditë pas kërkesës së ministrit të brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviç, ka ardhur edhe arrestimi i 10 shqiptarëve të cilët festuan në Bujanoc për kualifikimin e kombëtares për Francë Euro 2016.

Sipas mediave, duke festuar kualifikimin për Shqipërinë në Kampionatin Evropian të Futbollit Francë 2016, shqiptarët në Bujanoc thërrisnin “vrisni serbët “.

Stefanoviç ka thënë se ai priste prokurorinë për të vepruar dhe klasifikuar thirrjet e shqiptarëve si përhapjen e urrejtjes raciale, fetare dhe kombëtare.

Studenti serb: “Mediat po keqinformojnë shqiptarët ishin njerëz shumë të mirë”

 

Voal – Një student serb është ndarë i fascinuar me mikpritjen shqiptare. Ai ka qenë pjesë e ekspeditës së studenteve të cilët kanë qenë të ftuar në Shqipëri për ndeshjen kundër Serbisë.

Ai ka thënë se është penduar që nuk ka shkuar kurrë, ai mendon se shqiptarët janë njerëz shumë të mirë.

Më poshtë keni fjalimin e tij, të cilin mund edhe ta shihni në video me tira anglisht.

“Në Tiranë kam fituar shumë përshtypje pozitive. Jam ndier shumë mirë, sepse njerëzit janë mikpritës, janë të mirë. Kemi ecur lirshëm nëpër qytet dhe kemi folur serbisht kur rrinim në kafe. Askush s’na ka shikuar për këtë”

“Tërheqëse është se për ta ne ishim një lloj hiti, na ndalnin të fotografoheshim, familja te e cila ishim më ka pritur si të isha djali i saj, më kanë gostitur. Në asnjë çast nuk jam ndier keq atje apo jo i mirëseardhur. Të rinjtë na uruan pas ndeshjes së futbollit. Sinqerisht t’ju them në një çast nuk e dija për cilin ekip të bëjë tifo”

“Ata na thoshin të bëjmë tifo edhe për Shqipërinë, edhe për Serbinë, normalisht pak më shumë ishim për ekipin tonë, për kombin tonë. Mediumet këtu (në Serbi) japin një imazh të gabuar, ato u transmetojnë njerëzve një imazh të gabuar. Sipas të gjitha gjasave kjo është për shkak të politikës, për shkak të problemeve më të largëta, më të vjetra”

“Familja ime kur u nisa më së shumti frikësohej për shkak të ndeshjes, ndërsa nuk kishte asnjë problem me vizitën time në Tiranë për shkak se edhe gjyshi im këmbëngulte të shkoj”, ka thënë serbi Vojkan Udoviçiq.

“Kur të pret shqiptari, ai është i gatshëm të japë dorën për ty. Dhe me të vërtetë unë e kam përjetuar këtë. Kam qenë në Maqedoni, në Greqi, por atje nuk kam përjetuar kaq shumë mikpritje si në Shqipëri. Mendimi im për Shqipërinë nuk ka qenë aq i keq”

“Një prej arsyeve kryesore që kam shkuar atje nuk ka qenë të konfirmoj opinionin tim, por të ndryshojë mendimin e disa njerëzve, të cilët nuk mendojnë në mënyrë racionale. Përfundimisht mendimi im për Shqipërinë tani është shumë, shumë, shumë më i mirë dhe shumë më pozitiv”.

“Shqipëria është një vend i bukur dhe me të vërtetë do të doja të shkoj atje sërish, dhe shpresoj se do të kem rastin të vizitoj Shqipërinë. Sidomos për shkak të njerëzve që i kam njoftuar dhe për shkak të mikpritjes. A do t’i këshilloja të rinjtë e Serbisë të shkojnë në Shqipëri? Natyrisht që po. Sidomos atyre që janë paksa mendjengushtë sa i përket Shqipërisë, nuk është e thënë të kenë ndonjë urrejtje të caktuar”.

“Do t’i këshilloja të shkojnë atje, të njoftojnë njerëzit që unë njoftova apo të ngjashëm me ata që unë njoftova që t’i largojnë paragjykimet e tyre, sepse kjo gjithsesi është e mundshme, sepse si në Tiranë, si në Elbasan, si në Durrës lirshëm kemi folur serbisht, kemi shëtitur dhe nuk kemi përjetuar asgjë të pakëndshme. Janë njerëz të mirë, të kulturuar. Janë të ngrohtë si klima e tyre”, tha Vojkan Udoviçiq në fund./PortaliOnline

Turqia: në masakrën e djeshme është dora e Shtetit Islamik

VOAL – ANKARA, 11 TETOR – Turqia i përqëndron hetimet për shpërthimet e përgjakshme ku u vranë mbi 128 veta në pistën e Shtetit Islamik, ndërsa kundërshtarët e fajësojnë presidentin Erdogan për atentatin më të rëndë në hisorinë e vendit, shkruan Voice Of Albanians – voal.ch. Zyrtarë të qeverisë e bënë të qartë se, pavarësisht situatës së krijuar nga sulmet ndaj manifestimit të veprimtarëve të grupeve prokurde, zgjedhjet e 1 nëntorit do të mbahen në datën e caktuar.

Me mijëra veta u mblodhën sot pranë zonës ku ndodhi dje sulmi, shumë prej tyre duke e akuzuar Erdoganin se i ka nxitur ndjenjat nacionaliste nëpërmjet fudhatës ndaj militantëve kurdë, një akuzë të cilën Ankaraja e hedh poshtë me vendosmëri.

Sulmet e kanë shokuar vendin e tronditur nga ngjallja e konfliktit me militantët e PKK në juglindje të vendit dhe me kërcënimet në rritje nga lufta në Sirinë fqinje.

Luftëtarët e Shtetit Islamik ndodhen në kufijtë e Turqisë, të cilët janë edhe kufij të aleancës së NATO-s. Dhe javën e shkuar Rusia ndërmori sulme ajrore në Siri, avionët e saj duke shkelur hapësirën ajrore turke në disa raste. reuters

Protesta dhe ditë zie në Turqi

Mijëra njerëz u mblodhën të dielën, në qendër të Ankarasë me thirrjet kundër qeverisë turke, ndërsa vendi po mban zi për viktimat e dy shpërthimeve në një protestë paqësore ku u vranë të paktën 95 njerëz. Një pjesë e protestuesve u mblodh në vendin ku dje ndodhën shpërthimet dhe vendosën lule për viktimat.

Mijëra njerëz u mblodhën sot në Ankara për të nderuar viktimat, ndërkohë që hetuesit po përpiqen të gjejnë autorët e sulmit.

Gati 250 persona u plagosën dje nga shpërthimet jashtë një stacioni të trenit në Ankara, ku dhjetëra njerëz ishin mblidhur për një protestë paqësore.

“Ishte e tmerrshme, trupat e njerëzve ishin shpërndarë kudo. Kishte prindër, fëmijë, të rinj, gra, të moshuar. Unë jam këtu sepse kjo mund të më kishte ndodhur mua dhe familjes time. Kjo mund t’i ndodhë çdokujt. Edhe pse nuk i njoh njerëzit që kanë humbur jetën, kam ardhur këtu për t’i nderuar ata, për të përmbushur një detyrim njerëzor”,  – thotë protestuesja Mihriban Erdem.

“Mora pjesë në protestën kundër sulmit, për ta dënuar atë. Këto incidente po ndodhin shpesh kohët e fundit. Qeveria u drejton armën atyre që duan paqe. Unë mendoj se, qeveria sulmon pa diskriminim të gjithë ata që mbështesin paqen, si turqit ashtu edhe kurdët. Prandaj unë mendoj se qeveria është përgjegjëse, ashtu si më parë në incidentet në Suruc dhe Dijarbakir”, thotë protestuesja Fatos Minas.

Analistët dyshojnë se militantët e grupi Shteti Islamik ose nacionalistët turq që kundërshtojnë Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit mund të jenë përgjegjës për sulmin. Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka anuluar takimet e tij në tre ditët e ardhshme për t’u përqëndruar në sfidën e sigurisë me të cilën përballet vendi.

Presidenti amerikan Barak Obama i ofroi ngushëllime kryeministrit turk, duke u zotuar se Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë përkrah popullit turk në luftën kundër terrorizmit.

Arrestohet – kontrabandoi mish derri nga Serbia në Kosovë

Një person është arrestuar në fshatin Sarpelj të Leposaviqit pasi dyshohet që me automjetin e tij ka hyrë ilegalisht në territorin e Republikës së Kosovës nga Serbia dhe ka kontrabanduar 100 kg mish derri pa dokumente përkatëse.

Automjeti dhe malli janë konfiskuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Mediat: Turqia rrëzon një avion luftarak rus

VOAL – Gazetat e njohura ‘Daily Mail’, ‘The Telegraph’ dhe televizioni CNN dhanë lajmin se Turqia sot ka rrëzuar një avion rus që kishte shkelur hapësirën ajore të këtij vendi gjatë një inkursioni për në Siri, ku Rusia po i vazhdon bomrbardimet  prej disa ditësh.

Turqia kishte paralajmëruar Rusinë se, në rast të një përsëritje tjetër të shkeljes së hapësirës së saj ajrore, do të qëllohej mbi avionët rusë.

Bashkësia ndërkombëtare i shpreh soldaritetin popullit turk – jemi bashkë me ju kundër terrorizmit

Jens Stoltenberg, Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s

VOAL – BRUKSEL, 10 TETOR – “I dënoj me forcë aktet terroriste në qendrën e Ankarasë, që vranë dhe plagosen me dhjetëra veta.” Kështu deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, duke shtuar se në këto momente mendimet tona i drejtohen popullit turk duke përsëritur se “të gjithë aleatët e NATOS-s janë të bashkuar kundër terrorizmit”.

Ankara dopo le esplosioni

Presidenti turk Recep Tayyp Erdogan ka anulluar qëndrimin në Stamboll dhe është kthyer në kryqytet. “Është një gjest që merr në shenjestër unitetin e vendit tonë.” Partia kryesore e opozitës, socialdemokratja CHP dhe partia filokurde HDP, nga ana e tyre, ndërprenë fushatën zgjedhore në kuadrin e votimeve të parakokshme të 1 nëntorit.

“Bashkimi Evropian është i vendosur kundër atyre që duan të shkatërrojnë shoqërinë dhe partneritetin tonë me autoritetet dhe shoqërinë turke. Vendosmëria jonë është më e fortë se kurrë,” ka thënë përfaqësuesja e lartë e BE-së Federica Mogherini.ATS/AFP

Dy shpërthime në Ankara, të paktën 20 të vrarë

Pak para manifestimit për paqe në konfliktin kurd

VOAL – ANKARA, 10 TETOR – Të üaktën 20 të vrarë janë shkaktuar nga shpërthimet që ndodhën sot në mëngjes në afërsi të stacionit qendror të trenit në Ankara, pak para se të zhvillohej një manifestim për paqe në konfliktin me PKK – Partinë Komuniste Kurde – i cili është në vazhdim, shkruan Voice Of Albanians – voal.ch.

Lajmin e dha agjencia zyrtare turke e lajmeve DOGAN, sipas së cilës bilanci mund të rritet. ansa

Dora Bakojanis: Rama-Cipras deshtuan ne Nju Jork

Voal – Ministria e të Punëve Jashtme të Greqisë i ka kërkuar dorëheqjen arkitektit të marrëveshjes për kufirin detar me Shqipërinë, Dimitrios Paraskevopoulos, njëkohësisht përgjegjës për çështjet dypalëshe mes Greqisë dhe Shqipërisë. Një burim nga diplomacia greke i tha Top-Channel se, dorëheqja i është kërkuar edhe numrit dy të kësaj drejtorie, zotit Spineli.

Këto lëvizje vijnë dy ditë pasi ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Kotzias foli për disa ndryshime në stafin diplomatik helen, një ndër të cilat ka shkaktuar polemika edhe në seancën e fundit të Parlamentit grek. Bëhet fjalë për Aleksandra Papadhopoulou, e cila mban postin e ambasadores së Greqisë në BE. Këto zhvillime i vuri në dukje në seancën e Parlamentit edhe Dora Bakojanis, që ndër të tjera shfrytëzoi rastin për të kritikuar politikën e jashtme të qeverisë dhe në mënyrë të veçantë takimin midis Tsipras dhe kryeministrit shqiptar Rama në Nju Jork.

Kritikat e Bakojanis ishin për mungesën e një vizioni në politikën e jashtme të Greqisë, që sipas saj po dëmtohet për shkak të organizimit të brendshëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme nga Kotzias. Ndërsa kryeministrin Tsipras ajo e kritikoi pasi homologut Rama duhet t’i kishte kërkuar zgjidhjen e problemeve që lidhen me marrëveshjen e detit.

Zonja Bakojanis, ish-ministre e Jashtme dhe firmëtare e marrëveshjes me Shqipërinë, deklaroi se ky takim nuk ishte aspak i frytshëm. Deklaratat e zonjës Bakojanis lënë të kuptohet se takimi i parë i dy kryeministrave Tsipras dhe Rama në Nju Jork nuk i avancoi përpjekjet në zgjidhjen e një sërë problemesh mes dy vendeve tona fqinje./ TCH


Send this to a friend