VOAL

VOAL

Vuçiç-ambasadorit amerikan: Serbia ka politikën e saj për Kosovën

BEOGRAD – Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vucici deklaroi sot se shteti i tij nuk do të ndryshojë politikën ndaj Kosovës, duke iu përgjigjur deklaratave të Ambasadorit të SHBA-ve në Beograd Michael Kirby. Ai tha se normalizimi i raporteve Prishtinë-Beograd nënkupton anëtarësimin e Kosovës në OKB. Vuçiç ka thënë se nuk e ka të lehet ti përgjigjet ambasadorit pasi SHBA-të janë superfuqi.

“Ajo çfarë mund të them këtë mëngjes është se nuk e kemi të lehtë si vend i vogël t’i përgjigjemi asaj çfarë ka thënë Kirby, krejt çfarë mund të them është se Serbia ka politikën e saj. Ne e respektojmë politikën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ata janë superfuqi botërore, por ne e kemi politikën tonë dhe i përmbahemi asaj” –tha Vuçiç.

Ai po ashtu ka theksuar se qëndrimi i ambasadorit Kirby nuk është ndonjë risi shumë e madhe, duke pasur parasysh se Shtetet e Bashkuara e kanë njohur pavarësinë e Kosovës në vitin 2008, por Serbia këtë kurrë nuk e pranoi.

Vuçiçi: Më 2016 do të fluturojmë në Prishtinë

Nuk dihet se a do ta pengojë kompaninë fluturuese të Beogradit emërtimi i aeroporti të Prishtinës Adem Jashari

Kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçiçi sot ka përuruar një objekt të ri në aeroportin e këtij vendi në Beograd.

Ai, me këtë rast ka thënë, njofton B92, transmeton Koha.net, se qëllimi është që në vitin 2016 kompania shtetërore ajrore serbe Air Serbia, të fluturojë në aeroportin Prishtinës.

Nëse kjo dëshirë e kryeministrit serb për kompaninë ajrore të Serbisë do të realizohet, nuk dihet se a do ta pengojë kompaninë fluturuese të Beogradit emërtimi i aeroporti të Prishtinës Adem Jashari.

Emri Ademi Jashari ka bllokuar librat e Kosovës që janë dërguar nga MAShT –i donacion për nxënësit shqiptarë të Luginë së Preshevës e që tash e pesë muaj mbahen në terminalin doganor të Preshevës.

Beogradi zyrtar kishte thënë se në Serbi nuk mund të mësohet në librat që flasin për Adem Jasharin dhe për pavarësinë e Kosovës.

Daçiç: Mospranimi i Kosovës në UNESCO, sukses i ministrisë që udhëheq unë

BEOGRAD – Gjatë analizës vjetore të punës së tij si Ministër i Punëve të Jashtme, Iviça Daçiç ka përmendur se meritë e institucionit që ai drejton është refuzimi i kërkesës së Kosovës për të qenë pjesë e UNESCO-s.

Prezantimi i punës përfshinte periudhën nga 1 janari deri më 30 shtator të këtij viti. Ai përmendi se sukses i diploamcisë serbe janë kapitujt 32 e 35, ku një prej tyre përfshin negociata për anëtarësim në BE, ndërsa tjetra pengimin e Kosovës për t’u anëtarësuar në UNESCO.

Tetë emigrantë humbin jetën në brigjet turke

Mediat turke raportojnë se 8 emigrantë, përfshirë 3 fëmijë, janë mbytur sot në mëngjes si rezultat i përmbytjes së anijes së mbingarkuar në detin Egje. Anija ishte nisur për në ishullin grek, Lesbos.

Varka e drurit, është përmbytur nga valët e larta, dy milje nga brigjet Bademli në Egje, ka njoftuar agjencia e lajmeve Dogan, duke shtuar se edhe 14 emigrantë të tjerë janë zhdukur.

Rojat bregdetare turke thanë se zhytësit kanë nxituar në venngjarje dhe janë përpjekur që t’i shpëtojnë refugjatët, por përpjekjet kanë qenë të kota

Numri i emigrantëve dhe refugjatëve që kanë depërtuar nga toka dhe deti në vendet e Bashkimit Evropian, vetëm gjatë këtij viti, sipas IOM-së dhe UNHCR-së, e ka kaluar numrin prej një milion.

Edhe mëngjesin e së mërkurës është raportuar një tragjedi e tillë, ku e kanë humbur jetën 11 emigrantë.

Gjuriq: Për Beogradin vlen marrëshja e 25 gushtit mbi Asociacionin

Drejtori i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se Beogradi pret që marrëveshja mbi Asociacionin për komunat e banuara me shumicë serbe, e arritur në Bruksel më 25 gusht të vitit 2015, të zbatohet në tërësi.

Për Serbinë, ka thënë ai, e vlefshme është vetëm marrëveshja e 25 gushtit.

“Presim dhe kërkojmë zbatimin e plotë të marrëveshjes së Brukselit”, ka thënë Gjuriq, për televizionin shtetëror serb, RTS, duke kërkuar nga komuniteti ndërkombëtar, që pa zvarritje, të sigurojë zbatueshmërinë e kësaj marrëveshjeje.

“Ne nuk na ka pyetur askush as kur është miratuar ajo kushtetutë krahinore; kjo është arsyeja pse ne sot bisedojmë në Bruksel dhe mendoj se respektimi i marrëveshjes së Brukselit është e vetmja mënyrë për të vazhduar me normalizimin e marrëdhënieve dhe zgjidhjen e problemeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”, ka thënë Gjuriq.

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka marrë vendim që Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe të themelohet ashtu siç është paraparë me Marrëveshjen e parë të Brukselit, të arritur në prill të vitit 2013, në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Por, në vendimin e Gjykatës është konstatuar se parimet e përgjithshme të Asociacionit nuk janë tërësisht në përputhshmëri me frymën e Kushtetutës, përkatësisht kapitujt që kanë të bëjnë me barazinë para ligjit, me të drejtat dhe liritë themelore, si dhe me të drejtat e komuniteteve dhe pjesetarëve të tyre.

Haga liron përkohësisht dy serbë të akuzuar për krime lufte

Franko Simatoviq dhe Jovica Stanishiq

Gjykata për krime të luftës në ish-Jugosllavi, ka marrë sot vendim për lirimin e përkohshëm të dy zyrtarëve të lartë serbë nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit.

Ata janë liruar në kohën kur janë duke e pritur rigjykimin për krimet e luftës, të cilat akuzohen se i kanë bërë gjatë luftërave në Ballkan, në vitet e 90-ta.

Gjyqtarët e Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICTY) kanë shfaqur shpresën se Jovica Stanishiq dhe zëvendësi i tij Franko Simatoviq, që të dytë nga 65 vjeç, “do të paraqiten në gjykim” edhe pas vendimit për lirim të përkohshëm.

Gjykata me bazë në Hagë, gjatë javës së kaluar e ka refuzuar vendimin mbi pafajësinë e dy zyrtarëve serb. Ata ishin shpallur të pafajshëm për krimet kundër njerëzimit në Bosnje dhe Kroaci ndërsa pas vendimit të javës së kaluar, lënda është kthyer në rigjykim.

Më shumë se 100 mijë njerëz kanë vdekur dhe miliona të tjerë kanë mbetur të pastrehë gjatë konfliktit në Bosnje në vitet 1992-1995.

Gjyqtarët e apelit në Hagë thanë se gjyqtarët e shkallës së parë në procesin kundër Stanishiq dhe Simatoviq, kanë gabuar në disa pika.

Pesë gjyqtarë të apelit kanë vendosur që vendimi të mos ndryshohet, por kanë urdhëruar rigjykim të rastit.

Të dy burrat pritet të merren nga qendra e paraburgimit në Hagë e të dërgohen në aeroport, prej nga do të dërgohen në Beograd dhe do të dorëzohen tek autoritetet serbe.

Dy burrat e kanë të ndaluar që të largohen nga kryeqyteti serb. Me vendimin e gjyqtarëve të Hagës, atyre duhet t’iu konfiskohen dokumentet e udhëtimit dhe në baza ditore janë të obliguar që të paraqiten në policinë serbe.

Stanishiq dhe Simatoviq e kanë të ndaluar komunikimin me dëshmitarët dhe me mediat.

Gjykata i ka urdhëruar mjekët e njësisë së paraburgimit që një herë në javë të bisedojnë në telefon me Stanishiq për shkak të problemeve të tij shëndetësore.

Prokurorët e Hagës të cilët e kanë kërkuar burgimin e përjetshëm për dy serbët e akuzuar, pohojnë se Jovica Stanishiq dhe zëvendësi i tij Franko Simatoviq, ishin pjesë e një grupi të përbashkët kriminal në të cilin grup ishte edhe Mollosheviqi dhe udhëheqësi i serbëve në Bosnje, Radovan Karaxhiq.

Sllobodan Millosheviq ka vdekur në vitin 2006,  teksa po mbahej në paraburgim në Hagë derisa Radovan Karaxhiq po përballet në Hagë me akuzat për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Skandali – Shefi i departamentit në Universitetin e Gjirokastrës: Epiri i Veriut nocion gjeografik, jo politik

Panajot Barka

Shefi i departamentit të Letërsisë e Gjuhës Greke në Gjirokastër, Panajot Barka, e cilëson dokumentarin si historik, pa qëllime politike.

Një ditë pas publikimit të lajmit mbi dokumentarin e prodhuar nga ky departament, në universitetin “Eqerem Çabej” të Gjirokastrës, Barka deklaron se nuk e ka përdorur termin Epir i Veriut me qëllime të tjera, veç atij si nocion gjeografik. pyetur nga gazeta, Barka komentoi se dokumentari nuk kishte pretendime nacionaliste.

“Nëse është përdorur termin Epir i Veriut apo i Jugut, qëllimi ka qenë vetëm nocion gjeografik. Dihet botërisht ndarja që iu bë Epirit”, u shpreh shefi i departamentit, Panajot Barka.

Sipas tij, dokumentari i publikuar me logon e universitetit të Gjirokastrës është i ndarë në dy pjesë, ku e para është përgatitur 5 vite më parë, ndërsa e dyta muajt e fundit.

“Mbaj përgjegjësitë e mia për çdo gjë. Për diçka më vjen keq: Që gjithë investimi im intelektual e shkencor për të vënë në shërbim të marrëdhënieve shumë të mira midis dy vendeve dhe popujve, pikërisht këto realitete bashkëjetesë diakronike, kërkohen të vihen në pikëpyetje nga ata që nuk njohin këto realitete, por thjesht konsumojnë si histori slogane të ideologjisë nacionaliste e komuniste dhe i paraqesin si ide e histori kombëtare. Ndaj e them me bindje se marrëdhëniet miqësore e multikulturore të grekëve dhe shqiptarëve në Epir edhe në kohën e Ali Pashë Tepelenës ishin më të mira se realiteti nacionalist i sotëm i frymëzuar nga slogane të nacionalizmi të sëmurë”, u shpreh Barka.

Sipas tij, “nuk mund të ketë marrëdhënie shumë të mira midis dy vendeve në kuadrin e Europës së Bashkuar, po nuk e pamë të vërtetën me sy, po nuk e pamë historinë me realizëm, po nuk e çliruam vetën dhe historinë tonë nga mitomania e sëmurë nacionaliste. Pikërisht kjo frymë është në qendër edhe të dokumentarëve të departamentit të Gjuhës Letërsisë dhe Qytetërimit Grek në Universitetin e Gjirokastrës, të cilat kanë në qendër të vëmendjes kontributin tim personal”.

Në lidhje me dokumentarin e parë, “Epiri, miti në realitet”, Barka thotë se “në të tregohet rrugëtimi i civilizimit të Dodonës nga perandoria e prehistorike e mitit, në mitologjinë klasike greke dhe si kjo kulturë u mbart në Epir, në historinë antike, bizantine dhe në atë me të re, pavarësisht nga origjina e banorëve të tij, se si aspekte të civilizimit të Dodonës ruhen ende edhe sot. Pra, bëhet fjalë për një dokumentar të antropologjisë sociale dhe nuk merret as me histori, as me politikë, as me kombe, as me shtete”.

Për dokumentarin e dytë, Barka shprehet se është një homazh për fitoren e parë të popujve të shtypur nën thundrën e fashizmit gjatë luftës së Dytë Botërore. “Dhe këtë e arriti populli grek, përsëri në Epir, në malet e Jugut të Shqipërisë me ndihmën edhe të popullit shqiptar. Unë e shikoj këtë luftë si një argument historik për të vendosur marrëdhëniet midis popujve tanë në shina partneriteti, miqësie e bashkëpunimi”.

Nga ana tjetër, shefi i departamentit, me titullin profesor i asociuar, shprehet se të gjitha dokumentet janë nga arkiva dokumentare të historisë së popullit shqiptar, nga arkivat e transmetuara nga televizionet shqiptare e italiane. I pyetur nëse ka marrë leje nga rektorati, Braka shprehet se departamentet kanë autonominë e tyre për të realizuar publikime të ndryshme.

Sondazhi: Bie orientimi pro-perëndimor në Serbi, rritet ai pro-rus

Rreth 94 % të qytetarëve të anketuar mendojnë se është në interes të Serbisë të mbahen lidhjet e fuqishme me Rusinë

Qytetarët e Serbisë e kanë vënë në dilemë përkushtimin e tyre ndaj integrimeve evropiane dhe orientimit kah Perëndimi, duke shprehur më shumë lidhshmëri me Rusinë. Këto janë rezultatet e një sondazhi të realizuar nga qendra hulumtuese Instituti Ndërkombëtar Republikan në Serbi [IRI].

Nga numri i përgjithshëm i qytetarëve të anketuar, 50 për qind thanë se do të votonin kundër ose do të abstenonin në rast të mbajtjes së një referendum për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian.

Rreth 94 % të qytetarëve të anketuar mendojnë se është në interes të Serbisë të mbahen lidhjet e fuqishme me Rusinë, në krahasim me 71 për qind prej tyre që favorizojnë BEnë dhe 65 për qind të tjerë, të cilët mendojnë se marrëdhëniet e mira me Shtetet e Bashkuara janë në interes të Serbisë.

Të pyetur pse e shohin Rusinë si mbrojtësin më të madh të interesave të tyre, 48 për qind e të anketuarve kanë përmendur lidhjet historike, qëndrimin e Moskës karshi Kosovës dhe rezistencën ndaj Perëndimit.

Bëri komente seksiste: Gazetarët kërkojnë shkarkimin e ministrit serb të Mbrojtjes

Pamje e protestës së gazetarëve në Nish

Qindra gazetarë kanë protestuar mbrëmë në gjithë Serbinë duke kërkuar që kryeministri, Aleksandar Vuçiq, ta mbajë premtimin e tij dhe ta shkarkoi ministrin e mbrojtjes, Bratisllav Gashiq, i cili ka bërë komente seksiste për një gazetare.

Para dy javësh, Vuçiq tha se po e shkarkonte Gashiqin, por megjithatë Gashiq ka mbetur në zyrën e tij.

Ky ministër ka shkaktuar reagime të shumta, pas komentit të tij për një gazetare të Televizionit B92, e cila ishte përkulur para tij për të mos i penguar kamerat, se “i pëlqen kur gazetaret bijnë në gjunjë shumë lehtë”.

Protesta me moton “Gazetarët nuk bijnë në gjunjë” është mbajtur në disa qytete të Serbisë.

Organizuesit thonë se mbetja e Gashiqit në zyrë “tregon se si trajtohen mediat në Serbi”.

Ambasadori amerikan: Kushti për Serbinë, normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën

Ambasadori amerikan në Beograd, Michael Kirby ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën është kusht për Serbinë dhe për këtë të gjithë janë të vetëdijshëm.

Kirby ka shfaqur kënaqësinë që Serbia ka hapur zyrtarisht negociatat me Bashkimin Evropian, përkatësisht kapitujt 32 e 35, shkruan Tanjug.

Ai ka vlerësuar se marrëdhëniet e ShBA me Serbinë, qëkur e ka filluar mandatin e vet, janë avancuar dhe se Serbia sheh interesin që të jetë mik i ShBA. Kirby ka thënë se SHBA në rajon dëshiron paqe dhe zhvillim ekonomik.

“Shikoni marrëdhëniet rajonale, pos Kosovës, madje edhe me Kosovën, janë më të mira se sa që kanë qenë, dhe ne jemi të lumtur për këtë”, ka thënë ai.

Erdogani: Terrori nuk ka fe, komb, racë as atdhe

Lufta për pushtet nën pretekstin e DAESH-it (ISIS-it), sipas Presidentit të Republikës së Turqisë Recep Tayyip Erdogan, u kthye në një lojë tragjike

STAMBOLL – Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogani, gjatë vizitës së tij të mbrëmshme në Stamboll rikujtoi se në Siri janë vrarë 400.000 njerëz të pafajshëm dhe se 12 milionë të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.

Ai u shpreh se është e qartë se myslimanët janë grupi i targetuar dhe tha se “askush askënd më nuk mund të mashtrojë”.

Lufta për pushtet nën pretekstin e DAESH-it, sipas Erdoganit, u kthye në një lojë tragjike.

“Çdo kush aktron. Gjithkush vrapon për të marrë një rol. Por njerëzit e vdekur janë një realitet. Foshnjet e vrara, fëmijë, gratë dhe të moshuarit janë një realitet. Realitet janë edhe shtëpitë e shkatërruara, shkollat, objektet historike. Kurse bombat që po hidhen janë për shkak të borxheve tjera”, tha Erdogani.

Presidenti i Turqisë thekson se “terrori nuk ka fe, komb, racë e as atdhe”.

Erdogani duke folur për situatën në Turqi, tha se në këtë vend janë “PKK, kurse në jug PYD dhe YPG dhe se ato janë të njëjta, nuk dallojnë nga të tjerat”.

“Terrori është terror. Ata janë të gjithë të këqij”, tha Erdogani aa.

NATO miratoi planin e mbështetjes për mbrojtjen e hapësirës ajrore të Turqisë

Sipas një zyrtari anonim të NATO-s, në bazë të planit, në Turqi do të dërgohen më shumë avionë zbulues AWACS dhe do të rritet patrullimi ajror

BRUKSEL – NATO miratoi planin e mbështetjes për mbrojtjen e hapësirës ajrore të Turqisë.

Sipas një zyrtari anonim të NATO-s, në bazë të planit të Turqisë do të dërgohen më shumë avionë zbulues AWACS dhe do të rritet patrullimi ajror.

Përveç kësaj, në Mesdheun jugor do të dërgohen më shumë forca detare dhe avionë për patrullim detar.

Sipas planit të mbështetjes për mbrojtjen e hapësirës ajrore të Turqisë do të realizohen edhe stërvitje të përbashkëta.

Ai shtoi se NATO do të vazhdojë përmes sistemit të raketave të mbështesë mbrojtjen ajrore të Turqisë. Spanja po ashtu ka vazhduar për një vit sistemin e mbrojtjes ajrore në Turqi.

Aleatët e tjerë kanë porositur se në kuadër të marrëdhënieve bilaterale do të dërgojnë avionë për të mbështetur mbrojtjen ajrore të Turqisë.

Zyrtari i NATO-s për AA tha se e gjithë kjo tregon përkushtimin e fortë të mbrojtjes së Turqisë dhe përpjekjet për arritjen e stabilitetit në rajon.

Mbytet një anije që transportonte klandestinë në Turqi, 18 të vdekur

Një anije që trasportonte klandestinë dhe e cila ishte nisur nga brigjet e Bodrumit të Turqisë drejt ishullit Kios të Greqisë është mbytur dhe si pasojë 18 veta humbën jetën

MUGLA – Një anije që trasportonte klandestinë dhe e cila ishte nisur nga brigjet e Bodrumit të Turqisë drejt ishullit Kios të Greqisë është mbytur dhe si pasojë 18 persona kanë humbur jetën.

Anija e vogël prej druri e cila kishte në bord sirianë dhe irakianë u mbyt në afërsi të lagjes Yalıkavak. Gjatë operacionit të kërkim-shpëtimit 14 persona janë shpëtuar, ndërkohë janë gjetur 18 kufoma të klandestinëve të mbytur.

Pas ekzaminimeve përkatëse në Yalıkavak kufomat e gjetura të klandestinëve janë dërguar në morgun e Bodrumit.

Nga ana tjetër 14 të shpëtuarit janë dërguar në port dhe më pas një pjesë e tyre janë dërguar për tu mbajtur nën mbikqyrjen e mjekëve në spitalin shtetëror të Bodrumit. aa

Djali i Alia Izebegoviçit: Nuk do ta njohim kurrë Kosovën

Serbët i kanë vrarë rreth 200 mijë myslimanë, 8 mijë për një ditë në Srebrenicë. E megjithatë, djali i Alia Izetbegovicit, ka deklaruar se Bosnja nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe se raportet me Serbinë po përmirësohen çdo ditë e më shumë.

“Nuk besoj se do ta njohim Kosovën pasi përballemi me rezistencë të fuqishme nga politikanët serbë dhe anëtari i presidencës Mladen Ivaniq”, ka thënë Izetbegoviq, raporton agjencia serbe e lajmeve “Tanjug”.

Ai ka thënë se kriza të caktuara janë tejkaluar dhe se marrëdhëniet me Serbinë janë në një stad më të mirë.

Sipas Izetbegoviqit, Bosnja dhe Serbia do të investojnë në infrastrukturën regjionale duke ndërtuar aeroporte, trafostacione, ura, porte dhe autostrada dhe kjo do të përkthehet në hapjen e shumë vendeve të punës.

“Thuajse 100 sektorë të tjerë të industrisë do të përfitojnë nga këto projekte”, ka shtuar Izetbegoviç.

Izrael – Turqi: Bisedime për normalizim të marëdhënieve

Një zyrtar izraelit thotë se Izraeli dhe Turqia kanë arritur marrëveshje paraprake për normalizimin e raporteve të tyre, përfshirë kthimin e ambasadorëve në të dy vendet.

Ky zyrtar i ka thënë dje agjencisë Reuters se marrëveshja është arritur gjatë takimit aktual në Zvicër, ndërmjet të dërguarit izraelit, Joseph Ciechanover, dhe nënsekretarit të Ministrisë së jashtme turke, Feridun Sinirlioglu.

Zyrtarë turq kanë konfirmuar mbajtjen e bisedimeve, por thonë se nuk është arritur kurrfarë marrëveshje. Ata theksojnë se përpjekjet për normalizim po vazhdojnë.

Dikur një aleancë e fuqishme turko-izraelite, është shkatërruar në mënyrë dramatike nën presidentin e Turqisë, Recep Tayyip, Erdogan, i cili më parë e ka udhëhequr Partinë për Drejtësi dhe Zhvillim, me rrënjë islamike.

Turqia: Nuk paguajmë dëmshpërblim për avionin e rrëzuar

Ankaraja thotë se nuk do t’ia paguaj asnjë dëmshpërblim Rusisë për avionin ushtarak rus që e ka rrëzuar muajin e kaluar në afërsi të kufirit me Sirinë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Turqisë, Tanju Bilgic, e ka kumtuar qëndrimin e Ankarasë sot, disa minuta pasi zëvendësministri i Jashtëm rus, Aleksei Meshkov, i bëri thirrje Turqisë për të paguar kompensim për aeroplanin e rrëzuar.

Turqia e ka rrëzuar aeroplanin rus më 24 nëntor pasi që ai e kishte shkelur hapësirën ajrore turke. Aeroplani sipas Turqisë, është rrëzuar pas disa paralajmërimeve të bëra.

Të dy pilotët që kanë qenë në bord, u vranë gjatë incidentit.

Rusia këmbëngul se avioni nuk e ka shkelur hapësirën ajrore turke dhe si i tillë ka lëviozur vetëm në territorin sirian.

Si përgjigje ndaj rrëzimit të avionit, Rusia e ka vendosur një seri sanksionesh ndaj Turqisë.

Rriten tensionet mes Rusisë dhe Turqisë

Kapiteni i një anije turke peshkimi që operon në ujërat ndërkombëtare, tha sot se ndaj anijes së tij nuk është qëlluar me të shtëna paralajmëruese nga destrojeri rus në Detin Egje. Dje Rusia tha se një anije e saj luftarake që po lundronte në Detin Egje ishte detyruar të qëllonte në mënyrë paralajmëruese ndaj një anije turke peshkimi për të shmangur një përplasje me të.

Ministria e Mbrojtjes ruse tha dje se destrojeri Smetlivy, ishte detyruar të hapte zjarr paralajmërues ndaj një anije turke në ujërat ndërkombëtare në Detin Egje për të shmangur një përplasje dhe se ajo kishte thirrur atasheun ushtarak turk për t’i shprehur shqetësimin mbi incidentin.

Në deklaratën e Ministrisë ruse të Mbrojtjes, thuhet se anije turke e peshkimit, të cilën nuk e identifikoi, nuk u ishte përgjigjur paralajmërimeve fillestare, por ndryshoi kurs pas të shtënave paralajmëruese duke bërë një kthesë rreth 500 metra larg luftanijes ruse.

Por Muzafer Gecici, kapiteni i anijes turke të peshkimit Geciciler-1, tha se ai nuk ka dëgjuar asnjë të shtënë paralajmëruese.

“Ne kemi parë disa anije, por ne nuk e dinim cilit vend i përkisnin. Ne lundruam afër, mblodhëm rrjetat e peshkimit dhe fjetëm. Më vonë, mësuam nga lajmet se një anije ruse kishte qëlluar me të shtëna paralajmëruese ndaj nesh. Ne nuk i kemi dëgjuar të shtënat paralajmëruese. Ne thjeshtë pamë një anije. E dinimi që ajo nuk ishte anije turke dhe menduam se ndoshta është një anije e NATOs”, tha kapiteni Gecici.

Më vonë njesitë e rojes bregdetare turke biseduan me anëtarët e bordit të anijes së peshkimit për të marrë informacione mbi ngjarjen.

“Pas kësaj, roja bregdetare erdhi dhe kërkoi informacione. Ne u dhamë atyre hartën e lundrimit dhe një deklaratë mbi ngjarjen. Është shumë e lehtë të shihni lëvizjet tona në det pasi ato janë të regjistruara. Ne kryesisht punojnë në ujërat ndërkombëtare dhe ato turke”.

Incidenti i djeshëm ka të ngjarë të rrisë tensionet mes dy vendeve të cilat kanë mosmarrëveshje serioze rreth konfliktit në Siri dhe rrëzimit të një avioni ushtarak rus nga forcat turke, muajin e kaluar.

Më herët këtë muaj, Turqia i shprehu Rusisë shqetësimin e saj mbi një incident në të cilin një marinar rus është fotografuar duke mbajtur në sup një raketa-hedhës të drejtuar nga Stambolli, ndërsa anija ruse po kalonte në ngushticën e Bosforit pranë Stambollit.

Serbia hap kapitujt e negociatave për anëtarësim në BE

Serbia hap të hënën kapitujt 32 dhe 35 të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, të cilat kanë të bëjnë me kontrollin financiar dhe normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Zyrtarët evropianë thanë e hapja e kapitujve dëshmon se integrimi në Bashkimin Evropian nuk është vetëm një ide për Serbinë por “një qëllim konkret dhe i arritshëm”.

Kryeministri serb Aleksandër Vuçiç, tha se kjo është një ditë e madhe për Serbinë.

Serbia siguroi negociatat për anëtarësim pas angazhimit të saj në bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, pavarësinë e së cilës vazhdon ta kundërshtojë.

Çështja e këtyre marrëdhënieve përfshihet në kapitullin 35 të negociatave që sipas kryeministrit serb “do të zgjasë deri në fund të procesit të anëtarësimit të Serbisë në BE. Kjo nuk do të jetë e lehtë, por ne nuk i frikësohemi punës. Nuk ka zgjidhje të lehta, dhe qytetarët tanë duhet të na kuptojnë”, tha ai.

Ndërsa, presidenti serb, Tomislav Nikoliç, tha se nëse kapitulli i 35-të parasheh njohjen e Kosovës si shtet të pavarur, atëherë Serbia këtë nuk do ta pranojë.

Kosova përfitoi marrëveshjen e stabilizim asociimit nga bisedimet me Serbinë, por marrëveshjet e fundit të arritura më 25 gusht, e çuan Kosovën drejt një krize politike disa muajshe.

Partitë opozitare u hodhën në protesta në parlament dhe jashtë tij për të kundërshtuar marrëveshjen për krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe që ata e shohin si të dëmshme për sovranitetin e Kosovës.

Njëkohësisht ato kundërshtojnë edhe marrëveshjen për shënimin e kufirit me Malin e Zi.

Për gati tre muaj ato nuk kanë lejuar mbajtjen e seancave të rregullta të parlamentit duke kërkuar anulimin e marrëveshjeve, referendum për to dhe nëse këto nuk funksionojnë atëherë të shkohet në zgjedhje të parakohshme.

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa u ka bërë thirrje partive opozitare që të hapin dialogun, ndërsa është zotuar se do të pres dhe do të respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, lidhur me marrëveshjen për asociacionin e komunave me shumicë serbe, zbatimi i së cilës është pezulluar në pritje të këtij vendimi. Ai po ashtu tha se qeveria është e gatshme që duke përfshirë edhe ekspertë ndërkombëtarë, të diskutojë lidhur me shënimin e vijës kufitare më Malin e Zi.

Qeveria e Malit të Zi, të enjten u shpreh e gatshme të debatojë çështjen e kufirit me Kosovën. Ajo tha se “nëse ekziston dyshimi se janë bërë gabime, është e gatshme ta shqyrtojë sepse nuk dëshiron mospajtime me fqinjët, duke pasur parasysh interesat shtetërore dhe kombëtare të Malit të Zi”.

Edhe presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga tha të shtunën se duhet dialog i brendshëm për të zgjidhur çështjet që nxisin mosmarrëveshje.

Marrëveshjet me Serbinë, ishin pjesë e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja palëve që aspirojnë integrimet evropiane. Por, organizatat që vëzhgojnë këtë procesin thonë se deri tash vetëm katër nga 16 marrëveshjet e arritura janë zbatuar në terren.

Turqia ua ndalon ushtarakëve pushimet në Rusi

Për shkak të mosmarrveshjeve që shteti turk i ka me atë rus, ushtria turke ua ka ndaluar të gjithë ushtarakëve të vendit, që të shkojnë për pushime në Rusi.

Marrëdhëniet në mes të Ankarasë dhe Moskës janë ftohur që nga 24 nëntori kur Turqia e ka rrëzuar një aeroplan ushtarak rus në afërsi të kufirit me Sirinë. E zemëruar me këtë veprim, Rusia deri tani ka vendosur disa sanksione ndaj Turqisë.

Por, mediat turke sot kanë bërë me dije se ushtarëve të Turqisë dhe studentëve të Akademisë Ushtarake sot iu është ndaluar shkuarja për pushime në Rusi.

Kriza aktuale në mes të Rusisë dhe Turqisë është më e thella që nga Lufta e Ftohtë.

Disa ditë më parë, Ministria e Jashtme turke i ka paralajmëruar qytetarët që të udhëtojnë për në Rusi vetëm nëse kanë raste urgjente ndërsa sot, autoritetet turke kanë njoftuar për këtë ndalesë që i është bërë ushtrisë.

Turqia thotë se aeroplani rus Su-24 në mënyrë të përsëritshme e ka shkelur hapësirën ajrore të saj, derisa Moska këmbëngul se aeroplani nuk është larguar për asnjë moment nga hapësira ajrore siriane.

Incident i ri ushtarak mes Rusisë dhe Turqisë

Një incident i ri ka ndodhur mes Rusisë dhe Turqisë, por kësaj radhe “beteja” është zhvendosur nga qielli në det. Sipas Rusisë, një anije ruse është detyuar që të përdorte armët për të shmangur përplasjen me një anije turke mallrash.

Përmes një deklarate, Ministria ruse e Mbrojtjes tha se ekipi i anijes luftarake ‘Smetlivi’ u detyrua të përdorte armët e zjarrit për të shmangur përplasjen në veri të detit Egje. Ngjarja ndodhi 22 kilometra larg ishullit të Greqisë, Lemnos. Nga të dhënat, nuk është raportuar për të lënduar apo për viktima.

Podgoricë- protesta anti-NATO me thirrjet “Kosova është zemra e Serbisë”, “Nuk e japim Kosovën”

Në Podgoricë është zhvilluar një protestë nga Fronti Demokratik kundër anëtarësimit të Malit të Zi në NATO. Tubimi ka nisur para Kuvendit të Malit të Zi, prej ku protestuesit janë nisur të qetë deri tek monumenti i Shën Pjetrit.

Portali “Vijesti” i Malit të Zi ka raportuar se protestuesit kanë ndezur dhjetë pishtarë dhe kanë thirrur “Nuk e japim Kosovën” dhe “Kosova është zemra e Serbisë”. Në tubim ndërkaq nuk është parë askund flamuri i Malit të Zi, por është parë një pllakat me mbishkrimin “NATO është organizatë satanike”, transmeton Koha.net.

Një pjesë e të tubuarve kanë kënduar edhe “Himnin e heronjve të Kosovës”, këngë patriotike serbe.

“TV Vijesti” ka thënë se sipas organizatorit, në tubim kanë marrë pjesë rreth 5 mijë protestues, ndërsa vet gazetari ka thënë se nuk kanë qenë mbi 1.500.

Organizatorët, veç banerit që e shpallnin NATO-n organizatë satanike, kanë thirrur edhe “Rusia, Rusia”, “Putin, Putin”…

Si pasojë e protestës, raportohet se janë shtuar forcat e sigurisë para Ambasadës Amerikane në Podgoricë, sikurse që edhe para Ambasadës së Shqipërisë që janë duke qëndruar së paku shtatë policë të armatosur.

Podgoricë, nesër protestë kundër hyrjes së Malit të Zi në NATO

Protestën në fjalë e organizon partia Demokracia e Re Serbe, një nga anëtarët e Frontit Demokratik, që kundërshton hyrjen e Malit të Zi në NATO

PODGORICË – Në Podgoricë nesër do të mbahet protesta kundër NATO-s, dhjetë ditë pasi që Mali i Zi zyrtarisht mori ftesën për të qenë anëtarë me të drejta të plota i Aleancës.

Protestën në fjalë e organizon partia Demokracia e Re Serbe, një nga anëtarët e Frontit Demokratik, që kundërshton hyrjen e Malit të Zi në NATO. Përveç Demokracisë së Re Serbe, në tubimin e planifikuar pritet të marrin pjesë edhe disa lëvizje të tjera.

“Konstatojmë se ky është çasti ku është mjaft e rëndësishme që të gjithë ata që kundërshtojnë anëtarësimin e Malit të Zi në NATO të jenë të bashkuar në ofrimin e rezistencës të një qëllimi të rrezikshëm, i cili kryetarit të Partisë Demokratike të Socialistëve, Millo Gjukanoviçit, i shërben vetëm për të zgjeruar pushtetin e pakontrolluar. Kryetari i PDS-së dhe promotorët e NATO-s duan që vendimi për këtë çështje të rëndësishme të merret pa konsultimin e qytetarëve, dhe ne nuk e pranojmë këtë”, kanë thënë nga Demokracia e Re Serbe.

Nga kjo parti është porositur se “vendimin duhet të marrin qytetarët në një referendumin të drejtë dhe të ndershëm, sepse çdo gjë tjetër mund të ketë pasoja të mëdha për Malin e Zi”.

Është planifikuar që protesta të fillojë në orën 18:00 para Kuvendit të Malit të Zi, pas së cilës është planifikuar shëtitja deri në monumentin e Shën Pjetrit të Cetinjës. aa

Republikanët serbë e njohin Kosovën

BEOGRAD – Për herë të parë po ndodh një takim mes dy partive politike të dy shteteve fqinje, Kosovës dhe Serbisë. Partia Republikane e Kosovës, ka pranuar ftesën e Partisë Republikane të Serbisë, që të jetë e ftuar e një takimi të përbashkët në mes të këtyre dy subjekteve politike, që po mbahet në Beograd.

Vizita e drejtuesve të Partisë Republikane të Kosovës në Beograd – Faton Kurti, kryetar dhe Selver Xhelili, nënkryetar – për të cilën janë njoftuar edhe institucionet relevante ndërkombëtare, po ndodhë me kusht që Republikanët e Serbisë, së pari ta njohin publikisht shtetin e Kosovës, pastaj, me ardhjen e republikanëve serbë në pushtet, Serbia dhe Kosova të bashkëpunojnë si dy shtete fqinje të pavarura, raporton rajonipress.

Partia Republikane e Serbisë, udhëhiqet nga Nikolla Sandullovic, mbi të cilin ishin bërë dy atentate në Serbi për shkak të kundërshtimit të politikave radikale serbe. Kjo parti, faktikisht e pranon realitetin e ri në Kosovë – Pavarësinë e Kosovës, duke kërkuar nga shteti serb dhe qeveria e Serbisë që ta njohë shtetin e Kosovës, dhe të njëjtën kohë, t’i kërkojë falje publike popullit të Kosovës për atë që bëri Serbia gjatë luftës së fundit në Kosovë dhe të normalizojë raportet si dy shtete fqinje dhe të pavarura.

Udhëheqësit e Partisë Republikane të Kosovës, Faton Kurti dhe Selver Xhelili, nën masa të sigurisë nga Partia Republikane e Serbisë, arritën në Beograd.

Në fjalën e tij, kryetari Kurti, ka thënë se, Partia Republikane e Kosovës, do të bashkëpunojë me Partinë Republikane të Serbisë, të Shqipërisë, si shtete fqinje, dhe të gjitha partitë si motra të vendeve tjera në rajon e më gjerë, duke i harmonizuar planet e përbashkëta, në interes të shteteve tona të pavarura, sovrane e demokratike dhe qytetarëve tanë.

Ndërkaq, nënkryetari i PRK, Selver Xhelili, në paraqitjen e tij sot në Beograd, kërkoi nga drejtuesit e Partisë Republikane të Serbisë, që të insistojnë për zbulimin sa më të shpejt të të pagjeturve të luftës.

“Duhet që Serbia të jetë fqinj i mirë, ta pranojë fajësinë dhe të ecim bashkë me popujt e përparuar të vendeve tjera demokratike, drejt Evropës”, ka thënë ndër të tjera Xhelili, i cili në vazhdim, ka kërkuar nga shteti serb, avancimin e të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, të barabarta me serbët e Republikës së Kosovës.

“Duhet të thuhet realiteti i ri, këtu në Beograd se, me ardhjen e republikaneve në pushtet, përmes projekteve tona të përbashkëta në interes të qytetarëve tanë, në Ballkan do të ketë stabilitet për gjithë rajonin”, ka theksuar Xhelili.

Ndërkaq, kryetari i republikaneve të Serbisë Nikolla Sandullovic, si mikpritës i këtij takimi, ka përsëritur se Partia Republikane e Serbisë e njeh Kosovën shtet të pavarur e demokratik, si shtet fqinj.

“Me ardhjen tonë në pushtet, do t`i kërkojmë falje popullit shqiptar të Kosovës, për atë që bëri Serbia mbi popullin e pafajshëm shqiptar, duke hapur kështu rrugët e bashkëpunimit si dy shtete fqinje. Ne, republikanët do t’i japim të drejta të barabarta shqiptarëve që jetojnë në Serbi, ashtu siç i kanë serbët në Kosovë”, ka spikatur ndër të tjera ai, duke shpreh edhe kundërshtimin kundër gjithë këtyre “kriminelëve”, siç është shpreh ai, që sollën Serbinë në këtë izolim, thuhet në njoftimin e delegacionit të PRK-së, transmeton rajonipress.

Republika Serbe ndërpret bashkëpunimin me institucionet e Bosnjës

Qeveria e RS-së ka kërkuar mbajtjen e një seancë të posaçme të Asamblesë Kombëtare të RS në të cilën do të diskutohen këto konkluzione

BANJALUKË – Qeveria e Republikës Serbe në seancën e sotme të jashtëzakonshme ka vendosur që Qeveria e RS-së dhe të gjitha institucionet e këti entiteti të BeH-së, të ndërpresin bashkëpunimin me Prokurorinë, Gjykatën dhe SIPA-n (Agjencia Shtetërore për Hetime dhe Siguri) e BeH-së, tha Dragan Lukaç, ministri i Brendshëm i RS.

Përveç kësaj qeveria e RS urdhëroi MPB-në e RS-së të ndaloj çdo hyrje dhe bastisje të institucioneve lokale dhe shtetërore të institucioneve të RS.

Në seancën e sotme të Qeverisë së RS është informuar për sjelljen e anëtarëve të SIPA në Novi Grad, kontrollit të ndërtesës së policisë, ndërtesën e administratës komunale dhe kompanitë e shërbimeve komunale në Novi Grad.

“Veprimi i pjestarëve të SIPA-s me kërkesë të Prokurorisë së BeH-së me urdhër të gjykatës së BeH-së përbën një shkelje të rëndë të bashkëpunimit ndërpolicorë, sepse me të njëjtin vihet në pikë-pyetje besimi në MPB, e cila deri më tani ka bashkëpunuar gjithmonë me agjencitë e sigurisë, Gjykatën dhe Zyrën e Prokurorisë së BeH-së”, tha Ministri i Brendshëm Lukaç.

Ai duke lexuar konkluzionet e seancës së jashtëzakonshme të qeverisë së RS tha se “Gjykata ka shprehur mosbesim të madh duke deklaruar se ekziston shqetësimi se objektet e hetimit mund të jenë shkatërruar ose fshehur edhe pse ata kishin mundur të bënin kërkesë që MPB e RS t’ju siguroj dokumentacionin në lidhje me këtë temë ose të dërgonin inspektorët e tyre për të inspektuar dokumentet”.

“Qeveria e RS thotë se sjellja e institucioneve kushtetuese të Gjykatës, Prokurorisë dhe SIPA është në kundërshtim me Kushtetutën e BeH-së dhe Kushtetutën e RS”, tha Lukaç.

Qeveria e RS-së ka kërkuar mbajtjen e një seancë të posaçme të Asamblesë Kombëtare të RS në të cilën do të diskutohen këto konkluzione.

Me urdhër të Prokurorisë së BeH-së në Novi Grad është zbatuar deri më tani operacioni më i gjërë për ndjekjen penale të krimeve të luftës në këtë rajon, kundër boshnjakëve në vitin 1992.

Janë arrestuar pesë të dyshuar, dhe janë kryer bastisje në katër lokacione. Është bastisur edhe ndërtesa e MPB-së, e cila po ruhet dhe kontrollohet nga SIPA. Siç u tha nga Prokuroria, nga liria janë privuar pesë të dyshuar: Ljuban Babiç (1962), Ranko Balaban (1959), Rajko Kralica (1968), Mirko Odzhiç (1960) dhe Milenko Brçin (1963).

Ata janë nën hetime dhe dyshohet se kanë kryer veprën penale të krimeve kundër njerëzimit. Aktivitetet po kryehen në kuadrër të lëndës në të cilën Prokuroria e Shtetit po kryen hetime për krimet e luftës të kryera në këtë rajon.

Shqiptarët dhe pluralizmi në Mal të Zi, 1990-2015 – Nga NAIL DRAGA*

Pikërisht ne ditën  sotme  25 vjet më parë  me 9 dhjetor 1990 janë mbajtur zgjedhjet e para pluraliste në Mal të Zi. Ishin këto zgjedhjet e para ku qytetarët për të parën herë zgjodhen në mënyrë të drejtpërdrejt përfaqësuesit e tyre përmes votës së lirë si përfaqësues të subjekteve të ndryshme politike.

Zgjedhjet u mbajten ne të dy nivelet ate lokal dhe qendror ku më pas u be konstituimi i kuvendeve përkatëse, duke zgjedhur përfaqësuesit e tyre në organet ekzekutive.

Ne këto zgjedhje morën pjesë edhe shqiptarët në Mal të Zi, duke u  bërë pjesë e mozaikut pluralist. Por, para se të mbahën këto zgjedhje shqiptarët varësisht prej rrethanave shoqërore ne sistemin monist, hezituan ne formimin e subjektit të tyre politik. Tubimi i parë pluralist te shqiptarët u mbajt në Ulqin me 26 gusht 1990, në sallën e madhe të Komunës së Ulqinit, duke themeluar Forumin Demokratik të Shqiptarëve në Mal të Zi.Ishte ky një moment dhe ngjarje e veçantë për shqiptarët sepse për të parën herë morën guxim dhe formuan një subjekt jopartiak për të parën herë jasht strukturave të pushtetit të kohës.Po ashtu atë ditë një grup qytetarësh pjesëmarres ne këtë  takim me pas  ne një shtëpi private  në  Kodra(Ulqin)  themeluan këshillin inicues për themelimin e subjektit politik te Shqiptarëve në Mal të Zi. Ndërsa ditë më pas pikërisht me 9 shtator 1990 në Tuz  u mbajt  kuvendi themelues i këti subjekti politik me emrin Lidhja Demokratike në Mal të Zi, qe ishte subjekti i parë politik i shqiptarëve në Mal të Zi.

Dhe është pikërisht ky subjekt politik qe u votu në mënyrë plebishitare  nga shqiptarët në zgjedhjet e 9 dhjetorit 1990 në të gjitha vendvotimet në viset shqiptare në Mal të Zi. Kështu në zgjedhjet parlamentare shqiptarët në koalicion me partinë e boshnjakëve(SDA) nga gjithsej 11 deputet, fituan 4 deputetë, ndërsa në Ulqin fituan pushtetin me shumicë absolute. Po ashtu fituan këshilltarë ne komunat tjera ku shqiptarët janë popullsi e konsiderueshme.Me pas janë  formuar edhe subjekte të tjera politike të shqiptarëve duke vendosur pluralizmin politik brenda komunitetit të shqiptarëve në Mal të Zi. Janë pikërisht këto subjekte politike  (UDSH, PPD, FORCA, BDSH, IQ, ASH, PD etj.) qe kanë marrë pjesë në zgjedhjet e tjera lokale e parlamentare në këto 25 vite në mënyrë të vetme apo ne koalicione.Ndërsa themelimi i  shumë subjekteve politike  në një popullsi numërikisht të vogëkl dëshmon qasjen karerieriste dhe atavizmin politik te disa individeve qe është në kundërshtim me interesat e shqiptarëve ne këtë mjedis.

Varësisht prej rezultateve të arritura disa subjekte politike  ende janë në skenën politike ndërsa  disa janë tkurrur e madje larguar nga skena politike.

Por, me të drejt bëhet pyetja si qendron gjendja  me realizimin e të drejtave nacionale e qytetare të shqiptarëve në Mal të Zi ne këto 25 vite të pluralizmit.Pra kemi të bëjmë me një periudhë kohore të mjaftueshme për analiza shumëdimensionale.

Janë pikërisht këto çështje të cilat do të trajtohen ne ketë tryezë të rrumbullakët nga pjesëmarrësit. Eshtë përshtypje e përgjithshme se  nëse përjashtojmë  disa ndryshime kozmetike, statusi i shqiptarëve pothuaj ka mbetur ne statuskuo, e në disa aspekte është nën nivelin e kohës së monizmit.Duke analizuar  këtë periudhë kohore del qartë se pjesëtarët e popullit shqiptarë në Mal të Zi  janë duke u rrudhosur territorialisht e po ashtu duke u zvogluar numërikisht.

Emigrimi i shqiptarëve nga Mali i Zi nuk është më dukuri por fenomn shqetësues qe nuk ka te ndalur, ku nuk do të kaloj shumë kohë ku shqiptarë nga Mali i Zi me shumë do te ketë në botën e jashtme se sa në viset tona autoktone.

Andaj çështje parësore për të gjithë ne duhet te jetë mbijetesa jonë në hapësirën etnogjegrafike shqiptare tash e në të ardhmen, si qytetarë të barabartë me identitet  duke  kriuar kushte  optimale për  jetë e jo politizimi i raporteve  shoqërore për interesa personale, partiake e klanore.

Përvoja e deritashme është e mjaftueshme për të kuptuar se punët tona nuk na i kryejnë të tjerët, andaj nevoitet angazhim konkret me kuadra profesionale dhe të guximshëm për të avancuar çështjet të cilat janë preokupuese për shqiptarët në këtë mjedis. Nuk ka dilemë se koha prej 25 vitesh është e mjaftueshme për të parë si ishim, si jemi dhe si duhet të jemi, ne raport me vetën dhe me të tjerët.

Gjatë kësaj periudhe 25 vjeçare shqiptarët kanë dhënë kontribut ne demokratizimin e skenës politike në Mal të Zi. Madje shqiptarët ishin vendimtar me votën e tyre në pavarësinë e Malit të Zi me 21 maj 2006, por ky kontribut ende nuk është shpërblyer në avancimin e pozitës se tyre ne ketë mjedis.

Andaj, ju të pranishëm qe do të merrni pjesë me  diskutime ne lidhje me temen bosht të kësaj tryeze te rrumbullakët  pres qe te jeni kontribues të çështjeve qe do të   trajtoni. Ndërsa botimi i tyre materialeve ne një botim të veçantë do të jetë dëshmi autentike e një periudhe kohore të cilën e kemi përjetuar të gjithë, qe flet ne mënyrë transparente ne lidhje me pozitën dhe statusin e shqiptarëve ne një mjedis multinacional dhe multikulturor sikurse është Mali i Zi.

Dr.Nail  Draga

(Fjala  përshëndetëse në Tryezën e rrumbullakët, mbajtur në Ulqin me 9.12.2015)

Turqi, ndërtohet taraca më e lartë prej xhami, priten ta vizitojnë 100 mijë turistë në vit

Taraca me hapësirë prej 50 metrash katrorë është e vendosur në shkëmbin Sikildim, e cila ofron pamje spektakolare të luginës së Parkut Kombëtar Hatila

ANKARA – Në Turqi është ndërtuar taraca më e madhe prej xhami, në shkëmbinjtë e rajonit Sikildim të Artvinit në verilindje të vendit, kurse pas hapjes vitin e ardhshëm pritet që çdo vit panoramën spektakolare nga taraca ta shijonë rreth 100 mijë turistë.

Terraca në kanjonin e Parkut Kombëtar Hatila është ndërtuar nga Drejtoria e Mbrojtjes së Mjedisit dhe Parqeve Kombëtare, e cila vepron nën ombrellën e Ministrisë turke të Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave.

Ministri përkatës turk, Vejsel Eroglu njoftoi se taraca për vizitorët do të hapet në fillim të vitit të ardhshëm dhe se do të sjellë një impuls shtesë të rëndësishëm për zhvillimin e turizmit në këtë rajon.

Taraca me hapësirë prej 50 metrash katrorë është e vendosur në shkëmbin Sikildim, e cila ofron pamje spektakolare të luginës së Parkut Kombëtar Hatila përmes së cilës rrjedh lumi i vogël me të njëjtin emër.

Ajo është e vendosur në një lartësi mbidetare prej 490 metrash dhe 220 metra mbi lumin Hatila.

“Vet ardhja në terracë, të montuar në shkëmb shkakton shpërthim të adrenalinës që është karakteristikë e sporteve ekstreme. Presim që pas hapjes së terracës, Parkun Kombëtar të vizitojnë 100 mijë turistë në vit. Ne do të vazhdojmë të investojmë në bukuritë natyrore të vendit tonë. Duhet të ruajmë vendet e tilla, pa ndotjen e mjedisit, dhe kjo do të sjellë më shumë të ardhura nga turizmi”, tha Eroglu. aa

Mali i Zi: Nuk duam të kemi kurrfarë mospajtimesh me Kosovën

Ndërtesa e qeverisë së Malit të Zi në Podgoricë

Qeveria e Malit të Zi thotë se me Marrëveshjen për demarkacionin kufitar ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi janë “zyrtarizuar kufijtë administrativë në harmoni me Kushtetutën e ish-Jugosllavisë të vitit 1974”.

Mëtutje, zyra për marrëdhënie me publikun e qeverisë në Podgoricë thekson se “nëse ekziston dyshimi se kjo nuk është punuar kështu dhe se është bërë gabim, jemi të gatshëm që këtë ta shqyrtojmë, sepse nuk dëshirojmë çfarëdo mospajtimesh me fqinjët, duke pasur parasysh intersat shtetërore dhe kombëtare të Malit të Zi”.

Mëtutje në njoftimin për media theksohet se kryeministri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, këtë porosi ia ka transmetuar kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, dhe zyrtarëve të tjerë të Kosovës.

Personalitetet e Ballkanit që mund të ndryshojnë Europën

Nga Marian Chiriac, BIRN

Një avokate, një politikane e re dhe një shpikës nga Ballkani janë përfshirë në listën e disa prej personaliteteve më me ndikim në Bashkimin Europian.

Disa nga njerëzit që mund t’i japin Europës tjetër formë sipas Politico.

Një avokate rumune, një politikane bullgare dhe një shkencëtar kroat janë listuar si tre nga 28 njerëzit nga shtetet e BE-së që po “formësojnë, tronditin dhe trazojnë Europën” në një artikull të publikuar nga uebsajti Politico të mërkurën.

Rumania përfaqësohet në listë nga Laura Codruta Kovesi, një grua që po drejton betejën e vendit kundër korrupsionit.

Kovesi, 42 vjeçe, është kreu i Drejtorisë Kombëtare Anti-Korrupsion, DNA, që u krijua në vitin 2006 për të luftuar korrupsionin te funksionarët e lartë kur Rumania po përgatitej t’i bashkohej BE-së.

Një avokate e qetë dhe shumë punëtore, Kovesi po drejton një agjenci që ka hetuar me sukses vetëm vitin e shkuar 24 kryebashkiakë, pesë deputetë, dy ish-ministra dhe një ish-kryeministër.

DNA aktualisht po heton anëtarë të ndryshëm të parlamentit, por edhe ish-kryeministrin Ponta dhe kryebashkiakun e Bukureshtit Oprescu.

Bullgaria u përfaqësua nga deputetja më e re në Partinë Popullore Europiane, grupi më i madh në Parlamentin Europian.

“Si një anëtare e komitetit të Parlamentit, Paunova… po e nxit Europën që të bëhet më mbështetëse për sipërmarrjet e reja dhe udhëzime për të krijuar një mjedis ku të rinjtë të mund të fillojnë biznese, veçanërisht në botën dixhitale,” thotë Politico.

Në Bullgari, ajo ka ndihmuar fillimin e programeve edukative përfshirë një skemë për të lidhur të rinjtë me punëdhënësit.

“Vij nga një vend që ka thënë shumë por ka bërë pak,” raporton Politico të ketë thënë Paunova.

Kroacia prezantohet në Politico me një shkencëtar, Mate Rimac, i moshës 27 vjeç.

Rimac është ndoshta një nga të rinjtë shpikës më të njohur në Kroaci, i cili ka tashmë patentat e veta në fushën e elektronikave që nga mosha 18-vjeçare.

Ai ka shpikur motorë për makina elektronike dhe ka formuar kompaninë e tij në vitin 2009.

Tani ka 150 të punësuar dhe vlen rreth 70 milionë euro, ku ka prodhuar tetë supermakina elektrike që vlejnë nga 900.000 euro secila.

Politico tha se i ka zgjedhur njerëzit e kësaj liste në bazë të potencialit të tyre për të ndikuar në vitet e ardhshme.

“Ata që gjenden në listën tonë kanë aftësinë të formësojnë ndikimin e tyre në një vend, në një aktivitet, në një sistem ligjor, në referendum, fe, krizë apo madje mund të ndikojnë edhe në vetë thelbin e identitetit europian,” tha Politico./ reporter.al

 

Bosnja arreston një ish-komandant mysliman

Sakib Mahmuljin, 2005

Policia në Bosnje ka arrestuar një ish-komandant të ushtrisë myslimane, nën akuzat se nuk ka arritur të parandalojë krimet e kryera nga luftëtarët e huaj islamikë kundër ushtarëve serbë të Bosnjës, të zënë robër gjatë luftës së viteve 1992-1995.

Sakib Mahmuljin, 63 vjeç, është arrestuar me urdhër të prokurorit të shtetit për krime lufte.

“I dyshuari është nën hetime sepse ka vepruar në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare humanitare dhe Konventat e Gjenevës, derisa ka shërbyer si komandant i Korpusit të Tretë të Ushtrisë së Bosnjës”, thuhet në deklaratën e Zyrës së Prokurorit.

Shumë luftëtarë islamikë, ose “muxhahedinë”, kanë shkuar nga Afrika Veriore dhe Lindja e Mesme për të ndihmuar myslimanët e Bosnjës të luftojnë kundër serbëve dhe kroatëve gjatë luftës.

Mbi 100,000 veta janë vrarë gjatë luftës në Bosnje.

Ambasadorja e SHBA vizitoi Ulqinin

Ali Salaj

Ambasadorja e SHBA në Mal të Zi, Margaret Ann Uyehara zhvilloi të martën një vizitë në Ulqin.

Ajo vizitoi Kriporen e Ulqinit dhe Ullishten e Valdanosit, të cilat shihen si dy nga burimet më të njohura të këtij qyteti, për të vazhduar me vizitën në Xhaminë e Krythës pastaj në Qytetin e Vjetër të Shasit dhe në zyrën e përbashkët të Biznes Klubit Ana e Malit me Diasporën shqiptare në SHBA.

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Fatmir Gjeka, e njohu ambasadoren me aktivitetet e pushtetit vendor por edhe me atë që ai e quajti “krizë të këtij pushteti” si pasojë e mosmarrëveshjeve në koalicionin qeverisës të forcave politike shqiptare.

Në zyrën e përbashkët me Diasporën shqiptare, kryetari i Biznes Klubit, Kabil Kurti e njohu ambasadorenme format e bashkëpunimit dhe të organizimit.

Ambasadorja Uyehara foli për mundësitë më të mëdha të bashkëpunimit dhe të investimeve nga diaspora dhe bëri thirrje për lehtësimin e procedurave për investitorët e mundshëm.

Soufan Group: Nga Ballkani, janë 875 luftëtarë të huaj

Militantë në Alep të Sirisë, foto arkivi

Në qershor të vitit 2014, Grupi Soufan [TSG] pati publikuar një raport mbi luftëtarët e huaj në Siri, i cili kishte identifikuar rreth 12,000 luftëtarë të huaj nga 81 vende. Sot, 18 muaj më vonë, në raportin e fundit të këtij grupi thuhet se numri i luftëtarëve të huaj, të cilët i janë bashkuar grupit militant Shteti Islamikdhe grupeve tjera salafiste në Siri dhe Irak, sillet nga 27,000 deri në 31,000 dhe vijnë nga 86 vende të ndryshme botërore.

Prej tyre, 875 thuhet se vijnë nga shtetet e Ballkanit; rreth 800 prej tyre nga Bosnja e Hercegovina, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia.

Në Kosovë, TSG vlerëson se të dhënat zyrtare numrin e vënë në 232 aktualisht, në Shqipëri 90, në Bosnjë e Hercegovinë 330 dhe në Maqedoni 146.

“Në qershor të vitit 2014, ka pasur relativisht pak informacion për numrin e militantëve të cilët kanë udhëtuar nga Ballkani për në Siri, duke e bërë të vështirë përcaktimin e rritjes proporcionale të luftëtarëve nga ky rajon”.

“Megjithatë, bazuar në të dhënat aktuale, duket se numri i luftëtarëve të huaj nga vendet e Ballkanit është dyfishuar, në mos trefishuar, që nga qershori i vitit 2014”, thuhet mes tjerash në raportin e Grupit Soufan.

Nga vendet e Evropës Perëndimore thuhet se numri i lufëtarëve të huaj në Siri dhe Irak arrin në 5,000, nga ish republikat sovjetike 4,700, nga Amerika veriore 280, nga Maghrebi 8,000, nga Lindja e Mesme 8,240 dhe nga Azia juglindore 900.

Grupi Soufan është një institut hulumtimesh, i cili ofron shërbime mbi strategjitë e sigurisë për qeveri të ndryshme në botë dhe organizata shumëkombëshe.

Gjashtë fëmijë afganë u fundosën afër bregdetit turk

Pamje e refugjatëve duke lundruar në det

Nga Stambolli i Turqisë raportohet se 6 fëmijë afganë, përfshirë një foshnje 6 muajshe, kanë humbur jetën, pasi anija me refugjatë u fundos sot herët në mëngjes në Detin Egje, afër bregdetit perëndimor të Turqisë.

Autoritetet thanë se tetë vetë, që ishin në anije, janë shpëtuar afër qytetit Izmir, përfshirë edhe një djalosh 12 vjeçar.

Më se 500 mijë refugjatë, shumica prej tyre nga Siria, Afganistani dhe Pakistani, udhëtojnë nëpër Turqi dhe e rrezikojnë jetën e tyre duke lundruar me anije të vogla dhe jopërkatëse gjatë vitit 2015, për të arritur në ishujt e Greqisë, që është ndalja e parë në Bashkimin Evropian, para se të vazhdojnë për në vendet më të pasura të BE-së, në veri dhe perëndim.

Më 29 nëntor, Turqia e ka nënshkruar një marrëveshje me BE-në, duke shprehur përkushtim për të ndihmuar në ndaljen e fluksit të migrantëve në Evropë, në këmbim për ndihmë financiare në vlerë prej 3 miliardë dollarësh për t’i mbajtur refugjatët.

Paraqitet aktakuza në “rastin Kumanova”

Kumanovë, 11 maj 2015

Në Shkup, prokurori që ka ndërmarrë atë që njihet si “rasti i Kumanovës” ka paraqitur të hënën aktakuzën para Këshillit të Gjyqtarëve, i cili duhet të marrë vendim nëse aktakuza ka bazë për t’u proceduar në seancë gjyqësore.

Në rastin e Kumanovës është i përshirë një grup nga Kosova, i cili gjatë 9 dhe 10 majit të këtij viti, në Lagjen e Trimave në Kumanovë, u përlesh me forcat e policisë së Maqedonisë. Përleshjet përfunduan me vrasjen e 8 policëve dhe 10 pjesëtarëve të grupit të armatosur.

Në bankën e të akuzuarve ishin ulur 29 persona, të dyshuar për veprën “terrorizëm dhe pjesëmarrje për 28 orë në luftime në lagjen e Trimave në Kumanovë”.

Pala mbrojtëse akuzat i ka cilësuar si të pabaza, kurse të akuzuarit kanë deklaruar se janë të pafajshëm..

Seanca pritet të vazhdojë të hënën e ardhshme.

Gani Krasniqi,  familjar i Muhamed Krasniqit, të njohur si komandant Malisheva, i cili është pjesë e grupit të akuzuar për rastin e Kumanovës, shprehet i indinjuar me vendimin që familjrarëve të mos u lejohet pjesëmarrja në seancën gjyqësore.

“Asnjë përgjigje nuk na jipet nga organet e Maqedonisë, na e kanë vendosur këtu policinë për të mos na lejuar, e shihni gjithandej. Ne këtu kemi ardhur për të parë të afërmit tanë, për të realizuar një të drejtë që na takon, po askush nuk jep përgjigje. Presim këtu, gra, fëmijë, pleq…”, thotë zoti Krasniqi.

Indinjatë për vendimin e autoriteteve që të mos lejojë kontaktin me të akuzuarit, e ka shprehur edhe prof.dr.Skender Kodra, neuro psikiatër, i cili thotë se lejen për ta ndjekur nga afër procesin si palë e pavarur e ka marrë edhe nga misioni i OSBE-së dhe Organizatës së Kombeve të bashkuara.

“Nuk më është lejuar të kem kontakt me të paraburgosurit, edhe pse kam autorizim nga OKB dhe OSBE, ta ndjek këtë proces”, thotë zoti Kodra.

Veç familjarëve për të marrë pjesë në seancën gjyqësore nga ana e policisë është penguar edhe ambasadori i Kosovës në Maqedoni, Ylber Hysa.

Muhamed Shehu nga Juniku, familjar i të akuzuarit Demë Shehu, vlerëson se rasti i Kumanovës paraqet një proces të montuar politik, “për qëllime të politikës ditore në favor të qeverisë së Maqedonisë”.

“Shteti i Maqedonisë udhëhiqet nga shërbimet sekrete informative në njërën anë, edhe pse thonë se kanë pas njohuri për veprimin e grupit të armatosur dhe në anën tjetër nuk kanë ndërmarrë masa preventive, por në formë brutale, përkatësisht më 9 maj të këtij viti sulmohet një lagje shqiptare, me qëllim të likuidimit të këtij grupi dhe fshihen të gjitha dëshmitë dhe video incizimet për realitetin e kësaj ngjarjeje”, thotë zoti Shehu.

Më 4 nëntor 2015, Prokuroria Publike e Maqedonisë kishte ngritur akuzë për terrorizëm kundër 29 personave, lidhur me luftimet në Lagjen e Trimave në Kumanovë, më 9 dhe 10 maj.

“Në bazë të dëshmive të deritanishme nga hetimet e kryera lidhur me ngjarjet në Kumanovë, prokurori publik kompetent ka paraqitur padi kundër 29 personave pranë prokurorisë publik të Shkupit”.

“Të akuzuarit akuzohet për vepra penale “organizata terroriste” në bazë të nenit 394-a dhe “terrorizëm” në bazë të nenit 396-b të ligjit penal”, thuhej në njoftimin e prokurorisë.

Tensionime në Bosfor, turqit kërcënojnë se do t’i godasin luftanijet ruse

Vazhdojnë shkëndijat mes Ankarasë dhe Moskës.

Pamjet e një anije luftarake të armatosur dhe me lëshuesit e predhave në pozicion qitje ka tërbuar turqit.

Anija duket sikur është në gjendje lufte teksa kalon ngushticën e Bosforit.

Ministri i Jashtëm turk Cavusoglu e ka cilësuar si provokim nga pala ruse.

Ai tha se vendi i tij do të përgjigjet në rast të shkëndijës më të vogël.

Televizonet vendase kanë transmetuar pamje të anijes ku shihej edhe një ushtar me kundërtank në krah.

Sipas mediave turke anija “Caesar Kurnikov” ajo ka kaluar dje në Bosfor dhe ka kaluar vetëm për të provokuar turqit.

Pas takimit të pak ditëve më parë me homologun rus Lavrov, Cavusoglu u duk optimist për rihapjen e dialogut mes dy vendeve, por lëvizja e fundit e rusëve duket se ka rikthyer tensionin e lartë që ekziston prej ditësh mes Rusisë dhe Turqisë.

Nobelisti Aziz Sancar: E sëmura sot është Rusia, populli rus ta shpëtojë veten nga Putini

“Periudha e 1880, periudha e carit ka kaluar. Tashmë njeriu i sëmurë nuk është Turqia, por Rusia. Të gjitha çmenduritë e bëra dëmtojnë edhe Rusinë edhe Turqinë. Uroj që populli rus ti vendosë gishtin kokës dhe të bëjë ndonjë gjë rreth Putinit”

STOKHOLM – Shkencëtari turk, Prof. Dr. Aziz Sancar, i cili është nderuar me çmimin Nobel në Kimi nga Akademia Shkencore të Mbretërisë së Suedisë u shpreh se “Sikur ta dija që populli turk do të gëzohej kaq shumë këtë çmim, e kisha marrë 20 vite më parë”.

Prof. Dr. Sancar pas pjesëmarrjes në një seminar të Akademisë Shkencore të Mbretërisë së Suedisë iu është përgjigjur pyetjeve të gazetarit të AA-së. Ai duke vënë në dukje se është i lumtur që ka fituar këtë çmim u shpreh se ka dëshirën që edhe të rinjtë turq të fitojnë çmime Nobel në fushat e shkencës.

“Po ta dija se që populli turk do të gëzohej kaq shumë këtë çmim e kisha marrë 20 vite më parë. Shpresoj që ky të jetë një shembull për të rinjtë turq. Dëshiroj shumë që edhe të rinjtë turq të fitojnë çmime Nobel në fushat e shkencës dhe gjithashtu i dërgoj urimet e përzemërta për popullin turk dhe vëllezërit e mi. Ajo që më bën të mendoj më shumë për popullim tim janë zënkat politike në Turqi. Shpresoj që të lënë mënjanë këto zënka dhe të zhvillojnë atdheun tonë” ka pohuar Sancar.

Aziz Sancar duke kritikuar qëndrimin e Rusisë pas rrëzimit të avionit rus që shkeli hapësirën ajrore turke ka deklaruar se: “Allahu e udhëzoftë në një mendje të shëndoshë Putinin (Presidentin rus Vladimir Putin). Periudha e 1880, periudha e carit ka kaluar. Tashmë njeriu i sëmurë nuk është Turqia, por Rusia. Të gjitha çmenduritë e bëra dëmtojnë edhe Rusinë edhe Turqinë. Uroj që populli rus ti vendosë gishtin kokës dhe të bëjë ndonjë gjë rreth Putinit”.

Ai duke shprehur falënderimet për portierin legjendar Turgay Şeren i cili i ka dërguan një uniformë të firmosur tha se: “Në fëmijërinë time fotografitë e Turgay i vendosja në mur, ndërsa tani jam anëtar i Galatasaray që e kam përemër. Gjithashtu edhe tifozët e ekipeve të Fenerbahçe dhe të Beşiktaş mos të ma marrin për keq, por ekipi i Galatasaray është ekipi i parë që unë kam dashur dhe që kam qenë tifoz”.

Sancar ka shtuar më tej se kërkimet e tij ku dhe është vlerësuar me çmimin Nobel në Kimi janë një hap i rëndësishëm për kurimin e kancerit. Sipas tij brenda 5-10 vitesh këto kërkime do të jenë të mundura të përdoren edhe për trajtimin e ADN.

Prof. Dr. Aziz Sancar, në saj të kërkimeve se si riparohen qelizat e dëmtuara të ADN‘së dhe se si “hartat” ruajnë të dhënat gjenetike pati marrë çmimin Nobel 2015 në Kimi.

“Fshesa” greke ktheu në nëntor 1352 shqiptarë të tjerë

Shteti grek vijon largimet nga vendi të emigrantëve të paligjshëm, ku për muajin nëntor ka kthyer pas 1604 shtetas të huaj, që kishin hyrë apo qëndronin ilegalisht në Greqi. Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes së Qytetarëve, shtetasit e kombësive të ndryshme u kthyen në vendet e tyre përmes programit të kthimeve vullnetare.

Ministria bën me dije se çdo ditë në Greqi hyjnë të paktën 400 emigrantë të paligjshëm. Njësoj si edhe muajin e kaluar, numri më i madh i emigrantëve të paligjshëm janë shqiptarët. Duke iu referuar njoftimit zyrtar të autoriteteve greke, për muajin nëntor u dëbuan nga shteti fqinj 1352 shqiptarë. Pas këtyre renditet shtetas nga vende të Lindjes së Mesme por edhe nga Evropa, që qëndronin në Greqi me dokumente jo të rregullta. Kështu, u riatdhesuan në vendet e tyre të origjinës 80 shtetas nga Pakistani, 25 nga Turqia, 22 shtetas nga Serbia, 20 nga Bullgaria, 17 nga Iraku, 15 persona nga Irani dhe 8 shtetas nga Gjeorgjia.

Athina në protestë për shkak të sekretarit Kerry

Përballja zgjati për disa orë nëpër rrugicat e Athinës dhe bilanci i natës së dhunshme ishte gjashtë të arrestuar dhe disa makina dhe vitrina të shkatërruara. Kryeqyteti grek Athina është kthyer sërish në arenë përleshjesh midis policisë dhe grupimeve anarkiste të cilat protestuan gjatë mbrëmjes së të premtes kundër vizitës së sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry.

Në përfundim të protestës disa qindra anarkistë u grumbulluan sërish, këtë herë në lagjen Eksarqia, prej nga lëshuan një valë sulmesh me koktej molotovi dhe gurë ndaj forcave të shumta të policisë që ndodheshin në zonë.

Përballja zgjati për disa orë nëpër rrugicat e lagjes rebele dhe bilanci i natës së dhunshme ishte gjashtë të arrestuar, disa makina dhe vitrina të shkatërruara. Dy persona u dërguan në spital për të marrë ndihmën e shpejtë.

Autoritetet greke thanë se janë në alarm të kuq gjatë tre ditëve në vazhdim, për shkak të përvjetorit të vrasjes së 16-vjeçarit Aleksis Grigoropullos 7 vjet më parë prej forcave të policisë, njofton Top Channel.

Për shmangien e incidenteve gjatë protestave që do të zhvillohen në Athinë gjatë këtyre ditëve, policia thotë se ka në shërbim në rrugët e kryeqytetit më tepër se 6.000 policë të cilët patrullojnë 24 orë në rrugët e qytetit helen.

Policia thotë se forcat e rendit kanë marrë urdhër të shmangin përballjen me protestuesit, por nëse tentohet të përsëriten aktet e dhunës të ndodhura gjatë viteve të kaluara, atëherë forcat e rendit do të ndërhyjnë për vënien e qetësisë.
Mes objekteve të rëndësisë së veçantë që janë vendosur nën ruajtjen e policisë është Politekniku i Athinës, Parlamenti, ambasadat e huaja dhe kompani shumëkombëshe që operojnë në vend. Masa shtesë do të merren edhe në Selanik dhe qytete të tjera të mëdha të vendit.

Autoritetet greke thanë se kanë dyshime të bazuara në përgjime dhe informacione të mbledhura në rrugë operative, se ekstremistët anarkistë po tentojnë të krijojnë akte dhune në protestat që do të zhvillohen në përkujtim të vrasjes së Grigoropullos.

Davutoglu: Ne nuk kërkojmë falje për ruajtjen e kufijve tanë

Kryeministri i Turqisë Ahmet Davuttoglu, gjatë vizitës së tij zyrtare në Baku, ka deklaruar se ‘Nëse Armenia dëshiron të afrohet me aleancën e Turqisë, Gjeorgjisë dhe Azerbajxhanit duhet ti japë fund pushtimit të Karabakut të Sipërm’

BAKU – Kryeministri i Turqisë Ahmet Davuttoglu, gjatë vizitës së tij zyrtare në Baku, ka deklaruar se ‘Nëse Armenia dëshiron të afrohet me aleancën e Turqisë, Gjeorgjisë dhe Azerbajxhanit duhet ti japë fund pushtimit të Karabakut të Sipërm’.

Në vazhdim të fjalës së tij Davutoglu tha: ‘Dua të theksoj edhe një herë që Turqia do të jetë pranë Azerbajxhanit vëlla deri sa territori i këtij shteti të çlirohet nga pushtimi i Armenisë. Dua ti bëj një thirrje Armenisë nga këtu. Nëse filloni një proces paqeje për të rikthyer territoret të cilat nuk ju përkasin ju, mund të bashkoheni me vizionin e paqes së aleancës së Turqisë, Gjeorgjisë dhe Azerbajxhanit. Ne nuk mbajm një qendrim dhe nuk jemi në kërkim të armiqësisë, por çdo pëllëmbë toke e Azerbajxhanit është e shenjtë dhe ky territor i pushtuar patjetër që një ditë do të çlirohet.

Kryeministri Davutoglu në vijim të fjalës së tij u ndal edhe në krizën mes Rusisë dhe Turqisë të dalë pas rrëzimit të një avioni rus i cili shkeli hapsirën ajrore të Turqisë.

”Nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë porblem mes popullit rus dhe atij turk. Dëshiroj ti drejtohem Moskës dhe të gjithë Rusisë nga këtu. Nuk kemi asnjë pikë dyshimi, ndjenje negative apo hezitim ndaj popullit rus. Turqit dhe rusët janë dy popuj që i kanë dhënë formim historisë së Europës dhe Azisë. Populli rus është një popull me nder dhe ne e rrespektojmë këtë fakt, por duhet të tihet mirë që edhe populli turk është një popull me nder dhe duhet të rrespektohet nga popujt që rrespekton”, tha ndër të tjera Davutoglu.

Kryeministri turk në fjalën e tij gjithashtu i ka bërë thirrje liderëve politik të Rusisë për ta zgjidhur këtë problem duke u takuar, por siç thekson ai jo duke përdorur fakte të paqena për të fajsuar njëri tjetrin siç ishin deklaratat e pak ditëve më parë se gjoja ‘Turqia ndihmon ISIS-in’.

Ndërsa në lidhje me rrëzimin e avionit rus i cili shkeli hapsirën ajrore të Turqisë, Davutoglu tha:

”Ne përdorëm rregullat e mbrojtjes sonë në bazë të angazhimeve, rregull ky që dihet nga të gjithë duke rrëzuar një avion identiteti i të cilit nuk dihej. Askush nuk mund të akuzojë ose fajsojë Turqinë për një gjë të tillë. Askush të mos presë ndjesë nga kjo gjë. Ne nuk kërkojmë falje për ruajtjen e kufijve tanë. Llogarinë i’a japim vetëm popullit i cili na zgjodhi më 1 nëntor”. aa

Lavrovi takon homologun turk në Beograd

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, dhe homologu i tij turk, Mevlut Cavusoglu, janë takuar sot në margjina të një konference të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Beograd.

Takimi 40-minutësh është i pari në nivel të tillë midis Rusisë dhe Turqisë, prejse forcat turke kanë rrëzuar një avion ushtarak rus, në kufi me Sirinë, më 24 nëntor.

Detaje të takimit nuk janë bërë të ditura.

Marrëdhëniet midis Ankarasë dhe Moskës kanë rënë në nivelin më të ulët për shkak të incidentit.

Rusia ka thënë se Turqia duhet të kërkojë falje.

Turqia ka thënë se Rusia duhet të pranojë se aeroplani i saj ka shkelur hapësirën ajrore turke.

Ankaraja ka thënë se nuk do të kërkojë falje për mbrojtje të territorit të saj.

Dy vendet po ashtu kanë akuzuar njëra-tjetrën se blejnë naftë nga grupi militant Shteti Islamik.


Send this to a friend