VOAL

VOAL

Skandali ‘Panama paper’: Do të publikohen raste nga Ballkani

Voal – Udhëheqës dhe zyrtarë të ndryshëm në Ballkan kërcënohen seriozisht për publikim dokumentesh në lidhje me fshehje dhe pastrim parash.

Lajmin e publikimit të këtyre dokumentave e bëjnë me dije disa hetues të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Paralajmërimi, vjen menjëherë pas publikimit të një prej firmave më të mëdha ligjore në Panama, “Mossack Fonseca”, nga e cila kanë rrjedhur informacione që zbulojnë se si pushtetarë në të gjithë botën përdorin kompani të huaja, për të fshehur miliarda dollarë pasuri jashtë vendeve të tyre.

Një nga këta është Miranda Petruçiç nga Projekti për Raportimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, e cila ka theksuar për REL, se në Ballkan mund të zbulohet një numër i interesant rastesh të tilla.

“Ne kemi pasur qasje në një bazë të të dhënave prej 2.6 terabajtësh. Kjo është rrjedhja më e madhe që ka ndodhur ndonjëherë dhe bëhet fjalë për 11.5 milionë dokumente.

Ka (raste) në Serbi, në Bosnje dhe në gjithë rajonin.

OÇRP ka mbuluar Azinë qendrore, Evropën lindore, Rusinë, Ballkanin dhe Kaukazin.

Tash për tash jemi fokusuar në ato tregime që kanë qenë prioritet, si presidenti i Rusisë, i Ukrainës, i Azerbajxhanit, i Kazakistanit. Pasi të dalë cikli i parë, do të fokusohemi edhe në këtë rajon dhe tregimi do të jetë i shkëlqyer”, ka thënë Patruçiç, e cila është redaktore rajonale e OÇRP-së.

Dokumentet që kanë rrjedhur deri më tash, e që janë emëruar si “Panama Papers”, vënë sidomos theksin te krerët e Rusisë, Ukrainës dhe Azerbajxhanit.

Thuhet se ata janë të angazhuar në operacione të dyshimta për të fshehur pasurinë jashtë vendit.

Stefanoviç: Serbia e gatshme ta ndihmojë policinë krahinore të Kosovës

” …edhe pse është reale që ne në Kosovë nuk kami kapacite të plota operacionale për veprim”, ka thënë Stefanoviç

BANJA LLUKË – Ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviç, tha sot se Ministria e Brendshme e Serbisë është e gatshme të “ofrojë ndihmë për forcat e policisë krahinore në Kosovë dhe se atje bëjnë gjithçka për të pasur siguri absolute në të gjithë vendin”.

Stefanovic qëndroi në Banja Llukë, ku ishte për shënimin e Ditës së policisë të Republikës Sërpska, kur u pyet nëse frikësohet për incidente të reja në veri të Kosovës në pjesët ku jetojnë serbët, tha se shpreson “që kjo më nuk do të ndodhë”.

“Gjithmonë duhet të shqetësoheni kur ka situata të tilla të krizës, por ne si Republika e Serbisë përpiqemi të kontribuojmë në stabilitetin absolut në të gjithë territorin, edhe pse është reale që ne në Kosovë nuk kami kapacite të plota operacionale për veprim”, ka thënë Stefanoviç. aa

Vuçiçi: Konteksti i vendimeve gjyqësore për Sheshelin dhe Karaxhiçin iu shkon përdore ekstremistëve në Serbi

Kryeministri i Serbisë, Aleaksandër Vuçiç, tha të premten se retorika nacionaliste në rajon mund të ringjallet. Ai i bëri këto komente një ditë pasi që Gjykata Ndërkombëtarë për krime lufte ne hapësirat e ish Jugosllavisë, liroi nga të gjitha akuzat, udhëheqësin e radikalëve serbë, Vojisllav Sheshel.

Vuçiç, dikur bashkëpunëtor i ngushtë i Vojisllav Sheshelit, nga i cili u nda në vitin 2008, tha se politikat e Sheshelit mund të dëmtojnë Serbinë dhe përpjekjet e saj për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Pas një gjykimi maratonik, Gjykata e Hagës liroi të enjten 61 vjeçarin Vojisllav Sheshel, kryetar i Partisë ultranacionaliste Radikale Serbe, duke e shpallur të pafajshëm për të gjitha akuzat që e ngarkonin atë për nxitje të urrejtjes etnike në luftërat që përfshinë ish Jugosllavinë gjatë viteve të 90-ta, duke lënë pas vetes mbi 130 mijë të vrarë.

Lirimi i tij shkaktoi tronditje në mesin e viktimave në njërën anë dhe kremtime të mbështetësve të tij të cilët festuan edhe në qytetin lindor boshnjak të Srebrenicës, skenë e gjenocidit të kryer nga forcat serbe në vitin 1995.

“Politikat e tilla e kthejnë Serbinë prapa në jostabilitet, mundime dhe vështirësi ekonomike. Politikat e tilla do të na izolonin na të gjitha në Ballkan dhe në Evropë”, tha të enjten kryeministri serb në një konferencë me gazetarë.

“Forcat nacionaliste janë duke u ringjallur kudo. Unë do ta luftoj këtë me të gjitha mjetet demokratike”, tha ai, duke nënvizuar se e ka ndërgjegjen e pastër për të kaluarën e tij.

Ai tha se Gjykata e Hagës “ka dështuar të përmbushë rolin e tij themelor”, për ripajtimin e kombeve në Ballkan. Madje “ka ngulur gozhdë në arkivolin e Ballkanit të përgjumur”.

Ai tha se koha e shpalljes së vendimit për Sheshelin dhe dënimi i një jave më parë i udhëheqësit të serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç me 40 vjet heqje lirie për gjenocid dhe krime lufte, po u shkon përdore ekstremistëve meqë ka përkuar me fushatën para zgjedhjeve të 24 prillit në Serbi.

Partia Përparimtare serbe e Vuçiçit, ka 135 deputetë në parlamentin 250 vendesh të Serbisë dhe qeverisë bashkë me Partinë Socialiste te Serbisë, që dikur drejtohej nga ish presidenti serb Sllobodan Millosheviq, i cili vdiq në Hagë në vitin 2006 derisa po gjykohej për krime lufte dhe gjenocid në Kroaci, Bosnjë dhe Kosovë.

Mbrëmë takim Biden-Erdogan në Uashington

Nënpresidenti amerikan Joe Biden u takua mbrëmë në Uashington me Presidentin turk Recep Tayyip Erdogan. Zyrtarët turq kanë shprehur zhgënjim lidhur me mospajtimet mes dy palëve për çështjen e grupit paraushtarak kurd në Siri, të njohur me inicialet YPG.

YPG është krahu i armatosur i Partisë Bashkimi Demokratik Kurd, një forcë politike me influencë. Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë këtë grupim si një forcë efektive kundër ISIS në Sirinë veriore. Megjithatë, Turqia thotë se Bashkimi Demokratik Kurd ka lidhje me Partinë Punëtore të Kurdistanit, PKK, e cila lufton për autonomi në pjesën juglindore të Turqisë.

Presidenti Erdogan ndodhet në Uashington për Takimin e Sigurisë Bërthamore.

Më parë këtë vit, zoti Biden vizitoi Turqinë ku kritikoi udhëheqësit e vendit për shtypjen e lirisë së shprehjes.

Kovaç: Vendimi ndaj Sheshelit e shkatërron procesin e pajtimit

Ministri i Jashtëm kroat Miro Kovaç në një deklaratë zyrtare pas vendimit ndaj Sheshelit në Hagë thotë se vendimi është fyes dhe i dëmshëm për procesin e pajtimit

ZAGREB – Ministri i Jashtëm dhe i Çështjeve Evropiane të Kroacisë, Miro Kovaç në një deklaratë zyrtare pas gjykimit të Sheshelit në Hagë thotë se vendimi ishte fyes dhe i dëmshëm për vazhdimin e procesit të pajtimit.

“Gjykimi i sotëm i Tribunalit Ndërkombëtar Penal për ish-Jugosllavinë, shpalli të pafajshëm Vojisllav Sheshelin për krime kundër njerëzimit. Ky vendim për të gjithë viktimat e politikës serbo-madhe agresive është fyes dhe tronditës, dhe shkatërrues për procesin e pajtimit mes njerëzve dhe shteteve fqinje. Të gjithë ata në botë që nxisin lufta, duke bërë thirrje për spastrim etnik dhe politik të dhunshëm për ndryshimin e kufijve të njohur ndërkombëtarisht, me këtë kanë fituar një këst blanko”, ka thënë ministri i i Jashtëm kroat, Miro Kovaç.

Kovaç para MPJ-së tha se vendimi jo i plotfuqishëm i Dhomës Gjyqësore të Tribunalit Ndërkombëtar Penal për ish-Jugosllavinë, do të shqyrtohet në mënyrë të detajuar dhe do të përgatitet reagim konkret.

Erdogani do të takohet me Obamën

UASHINGTON  – Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, në kuadër të takimeve dypalëshe në SHBA do të takohet me presidentin amerikan, Barack Obama.

Nga burimet e Presidencës së Turqisë mësohet se takimi Erdogan-Obama do të zhvillohet pas pritjes që do të organizohet për nder të krerëve të qeverive dhe shteteve të cilët ndodhen në SHBA për Samitin e Sigurisë Bërthamore në Shtëpinë e Bardhë. aa

Lirimi i Sheshelit, reagojnë pengjet boshnjake që mbaheshin në kampet serbe

Vojisllav Sheshel u lirua më herët gjatë ditës nga të gjitha nëntë pikat e akuzës për krime lufte në Kroaci, Vojvodinë dhe Bosnjë e Hercegovine

SARAJEVË – Ish pengjet boshnjake që janë mbajtur në kampet serbe të përqendrimit në Bosnjë e Hercegovinë (BeH) kanë reaguar ashpër lidhur me vendimin e Tribunalit të Hagës për ta liruar udhëheqësin e çetnikëve serbë njëherësh lider i Partisë Radikale Serbe.

Vojislav Sheshel u lirua më herët gjatë ditës nga të gjitha nëntë pikat e akuzës për krime lufte në Kroaci, Vojvodinë dhe BeH.

Shqiptimi i dënimit u ndoq edhe në zyrat e Lidhjes së Pengjeve nga kampet serbe të përqendrimit BeH.

Kreu i organizatës Jasmin Meshkoviç duke mosbesuar në verdiktin e shqiptuar tha se është i habitur.

“Nuk di njeriu të flasë apo të heshtë. Mendoj se me këtë është arritur kulmi. Duke dëgjuar verdiktin fitova përshtypje se nuk ka pasur prokurori, sikur kjo prokurori është mbledhur sot”, tha ai.

Almin Gjeloviç tha se qëllimi është amnestimi i Serbisë nga lufta në BeH. aa

Komanda e ushtrisë turke zotohet për demokraci

Ushtria e Turqisë ka përgënjeshtuar raportet se është formuar një mekanizëm tjetër hierarkik brenda ushtrisë

ANKARA – Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë turke është zotuar në përkushtimin e saj për demokracinë duke përgënjeshtuar raportet se është formuar një mekanizëm tjetër hierarkik brenda ushtrisë.

Në një deklaratë të lëshuar, ushtria nënvizon se demokracia është përkushtimi i saj i vetëm, dhe se mekanizmat e saj ligjor dhe administrativ janë aktive brenda Forcave të Armatosura të Turqisë.

Deklarata u bë si kundërpërgjigje e pohimeve në disa media kundër të cilave ushtria ka ngritur padi penale.

“Është jashtë mendjes që të bëjmë formacione ilegale jashtë hierarkisë komanduese”, thuhet në deklaratë.

Armata tha se është duke luftuar terrorizmin e brendshëm dhe të jashtëm në përputhje me detyrat të cilat dalin nga kushtetuta dhe ligjet në lidhje me sigurinë e vendit dhe shtetasve të tij, ndërsa për komentet nëpër disa media tha se janë dekurajuese për moralin e ushtarëve, që është njëra nga shtyllat e ushtrisë. aa

Turkish Airlines shpallet aviokompania e vitit

Revista prestigjioze e specializuar në sektorin e aviacionit, Air Transport News, ka shpallur kompaninë turke të fluturimeve “Turkish Airlines” aviokompani të vitit

ANKARA – Revista prestigjioze e specializuar në sektorin e aviacionit, Air Transport News, ka shpallur kompaninë turke të fluturimeve “Turkish Airlines” aviokompani të vitit.

Në një deklaratë thuhet se çmimi është votuar nga ekspertët dhe lexuesit e magazinës në fjalë të cilët kanë vlerësuar lartë cilësinë e shërbimeve, inovacionet, produktet e reja, përgjegjësinë e korporatës dhe kontributin shoqëror.

Gjatë eventit “Çmimet e Air Transport News 2016” për shpallje të më të mirëve, njësiti i kompanisë, “Turkish Cargo” u shpall aviokompania Kargo më e mirë ndërsa “Turkish Technic” që merret me mirëmbajtjen, u shpall kompania më e mirë në lëmin e saj.

Aeroporti Ndërkombëtar Ataturk, i cili menaxhohet nga kompania TAV është shpallur aeroporti i vitit.

Numri i destinacioneve të cilat mbulohen nga kompania turke është rritur nga 264 në 284 gjatë kuartalit të fundit të vitit 2014, përfshirë 49 fluturime vendore dhe 235 ndërkombëtare në 113 shtete.

Kapacitetet e aviokompanisë në vitin e kaluar u rritën për 13.6 përqind me shifrat prej 61.2 milionë pasagjerë gjatë vitit.

“Ashtu siç rritet rrjeti i Turkish Airlines duke ofruar më shumë shërbime, ashtu rritet edhe tendenca jonë për të kënaqur klientët tanë”, tha kreu i kompanisë Ilker Ayci.

“Në synojmë që në vitin 2023 të rrisim numrin e pasagjerëve tanë nga 60 milionë në 120 milionë, ndërsa numrin e avionëve nga 300 në mbi 450. Kur të përfundojë kompletimi i aeroportit të ri në Stamboll Turkish Airlines do të arrijë një moment të ri”, thuhet në deklaratën e Ayci.

Kompania Turkish Cargo në dekadën e fundit ka shënuar rritje prej 18 përqind për çdo vit.

Kreu i aeroportit TAV Sani Sener, tha se Ataturku është shndërruar në aeroportin e tretë në Evropë për sa i përket pasagjerëve.

“Gjatë këtij procesi ka pasur disa zhvillime të mëdha në aeroport për të ofruar një eksperiencë të mirë për pasagjerët” ka thënë ai. aa

Kroacia tregon muskujt

Kroacia shkakton tensione në rajon duke treguar muskujt diplomatikë

Qeveria e re e qendrës së djathtë kërcënoi Serbinë me integrimin Europian, gjë që futi në telashe marrëdhëniet mes dy vendeve, por kjo është vetëm një nga elementët e nervozizmit në rajon.

Në një nga lëvizjet e saj të para si ministër i ri i jashtëm, Miro Kovac i tha punonjësve të ministrisë së tij të mos e përdorin më termin “rajon” kur i referohen vendeve të ish-Jugosllavisë. “Rajoni është një koncept i mjegullt, kështu që në të ardhmen, termi më i saktë ‘fqinjët’ do të përdoret,” tha Kovac kur ai mori postin në janar.

Termi “rajon” ndërkohë do t’i rezervohet vetëm vendeve fqinje që janë sakaq anëtare të BE-së, të tillë si Austria, Hungaria, Italia e Sllovenia.

Njoftimi qe më shumë se sa thjeshtë dallim gjuhësor dhe ka pasoja të qarta gjeografike dhe politike, duke sugjeruar se qeveria e re synon të vendosë theksin te marrëdhëniet me vendet anëtare të BE-së më shumë se sa te marrëdhëniet me pjesën tjetër të Ballkanit.

Në deklaratat e para zyrtare, Kovac këmbënguli se ai do t’i kushtojë vëmendje të posaçme marrëdhënieve të mira të fqinjësisë, veçanërisht me Bosnjën dhe Serbinë.

Gjithsesi, marrëdhëniet me Serbinë janë në pikën e tyre më të ulët në shumë kohë pasi Kroacia kërcënoi javën e kaluar se do të bllokojë hapjet e Kapitujve 23 dhe 24 të bisedimeve për anëtarësim mes Serbisë dhe Bashkimit Europian.

Duke renditur të gjitha problemet kyçe në marrëdhëniet plot telashe mes dy vendeve, si dhe pjesës tjetër të rajonit, Kroacia tha: “Kushtet që Serbia duhet të plotësojë për të hapur kapituj të rëndësishem si kapitulli 23 mes të tjerave, janë respekti për të drejtat e njeriut [veçanërisht ato të minoriteteve]… bashkëpunim i plotë me Gjykatën Ndërkombëtare Penale për Ish-Jugosllavinë dhe… anulimi i juridiksionit për të ngritur akuzë dhe gjykuar krimet e luftës për të gjithë territorin e ish-Jugosllavisë”.

Lëvizja e kroatëve për të bllokuar rrugën e Serbisë drejt BE-së vjen në një kohë të papërshtatshme për politikanët serbë, të cilët më së shumti janë duke bërë fushatë për zgjedhje të parakohëshme vendore dhe parlamentare, zgjedhje që do të zhvillohen më 24 prill.

Ministri i jashtëm i Serbisë Ivica Daçiç njoftoi se Serbia do të protestojë ndaj Kroacisë dhe Brukselit për veprimet “e padrejta” të qeverisë së re të Kroacisë.

“Kjo nuk është hera e parë ë Kroacia ka vepruar në mënyrë të padrejtë në marrëdhëniet me fqinjët,” tha Daçiç, duke e akuzuar Kroacinë se po përpiqej të minonte integrimin e Serbisë në BE.

Daçiç iu përgjigj me kundërakuza mbi trajtimin e minoritetit serb në Kroaci, duke thënë: “Është më mirë që ata të zgjidhin fillimisht problemet që serbët po kanë në Kroaci dhe të veprojnë në përputhje me kriteret e BE-së”.

Dueli verbal vijoi ndërsa zëvendëskryeministri i Kroacisë Bozo Petrov, i tha medias se kjo është “kohë për katharsis” për Serbinë, duke nënkuptuar se Beogradi duhet të përballet fillimisht me rolin që ka luajtur në shpërbërjen e ish-Jugosllavisë dhe në luftërat që pasuan.

Pas kësaj, zëvendëskryeministri i Serbisë Rasim Ljajic, deklaroi se politikanët kroatë qenë “duke treguar muskujt patriotikë” kundër Serbisë, tashmë prej muajsh.

Menjëherë pas zgjedhjeve të Kroacisë, disa analistë politikë pretenduan se fitorja e së djathtës do t’i përmirësonte marrëdhëniet mes Zagrebit dhe Beogradit, me argumentin se të djathtët kanë tendencën të bien dakord më lehtë dhe më shpejtë se sa të majtët.

Serbia në të vërtetë bëri përpjekje për të përmirësuar marrëdhëniet mes dy vendeve.

Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiç, papritur mori pjesë në ceremoninë e inagurimkit të presidentes së Kroacisë Kolinda Grabar Kitarovic shkurtin e kaluar, pavarësisht se ish presidenti i kroacisë Ivo Josipovic dhe ish-kryeministri Zoran Milanovic, nuk patën marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të Serbisë Tomislav Nikolic në maj, 2012.

Në prak të shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve në Kroaci nëntorin e kaluar, Vuçiç qe nga të parët që uroi Tomislav Karamarko, kreun e Bashkimit Demokratik të Kroacisë, HDZ, për fitoren e partisë së tij.

Biseda telefonike e Vuçiç parapriu një njoftim zyrtar të rezultateve, gjë që u pa si lëvizje për pajtim mes vendeve.

Që nga koha e zgjedhjeve, të dy vendet kanë diskutuar për një vizitë në Kroaci nga Vuçiç, por deri tani kjo ide nuk është realizuar.

Burime pranë udhëheqësisë kroate thanë se Zagrebi e ka lënë iniciativën në pritje pa zhurmë, e pakënaqur nga fakti se vetëm një javë para se vizita të kryhej në janar, Vuçiçi shkoi në Bosnjë për të festuar ditën kombëtare të Republikës Srpska, pjesës serbe të Bosnjës, festë të cilën Gjykata Kushtetuese e Bosnjës e ka cilësuar të paligjshme.

Një vizitë e mundshme nga presidenti i Serbisë Nikolic, e cila është diskutuar tashmë që prej një viti, u vendos gjithashtu në pritje në të njëjtën mënyrë pasi Nikolic vitin e kaluar nxiti Papën të ndalojë kanunizimin e Aloysius Stepinac, një kryepeshkopi të Zagrebit gjatë Luftës së Dytë Botërore, i cili është një figurë e debatuar.

Lëvizja e Kroacisë për të bllokuar rrugën e Serbisë drejt BE-së është në thelb një përsëritje e asaj që Sllovenia bëri kur Kroacia po lëvizte drejt anëtarësimit. Qeveria në Ljubljanë bllokoi procesin për dy vjet, duke cilësuar si shkak mosmarrëveshjen për kufirin detar mes dy vendeve.

Ndërsa marrëdhëniet mes Zagrebit dhe Ljubljanës janë përmirësuar formalisht që kur Kroacia hyri në BE, ato kanë mbetur te ftohta dhe të tensionuara pasi mosmarrëveshja nuk është zgjidhur ende.

Tensionet u rritën sërish pasi Sllovenia ngriti një gardh me tela me gjemba pranë disa pikave të kalimit kufitar me Kroacinë si barrierë kundër refugjatëve.

Përveç kësaj, të dy vendet kanë mendime të ndryshme mbi çështjen nëse një proces arbitrazhi ndërkombëtar aktualisht i pezulluar mbi statusin e kufirit, duhet të vijohet apo jo.

Arbitrazhi u pezullua pasi Kroacia u tërhoq vitin e kaluar, pasi një bisedë telefonike e përgjuar tregoi se Sllovenia po lobonte pranë Gjykatës së Arbitrazhit për të dhënë një vendim favorizues për të.

Presidentja Grabar Kitarovic i ngriti të dyja çështjet kur ajo u takua me presidentët e Sllovenisë dhe Austrisë, Borut Pahor dhe Heinz Fischer, në Varazdin në Kroacinë e veriut javën e kaluar.

Pala Kroate tha se e mirëkuptonte dëshirën e Sllovenisë për të mbrojtur veten nga dallga e emigrantëve, por gjithsesi priste heqjen e gardhit kufitar sa më parë të qe e mundur.

Marrëdhëniet e Kroacisë me Bosnjën janë më të mira se sa ato me Serbinë apo Slloveninë. Gjithsesi, gjatë një vizite të kohëve të fundit të presidencës tripalëshe të Bosnjës në Zagreb, çështje të pazgjidhura dolën në sipërfaqe gjatë bisedimeve me Presidenten e kroacisë Kolinda Grabar Kitarovic.

Çështjet e diskutuara nuk u deklaruan publikisht, por dukshëm ato përfshijnë mosmarrëveshjet aktuale mbi vijat kufitare si dhe planet e Kroacisë për të ndërtuar një urë në gadishullin e Peljesac për të lidhur qytetin e Dubrovnikut me pjesën tjetër të Kroacisë dhe duke anashkaluar rrugën ekzistuese që kalon në territorin e Bosnjës.

Zyrtarët e Bosnjës kanë frikë se kjo urë do të bllokojë daljen në det për anije të mëdha të qytezës së vetme bregdetare të Bosnjës, Neum.

Në anën tjetër, Kroacia fitoi disa pikë në Bosnjë pasi mbështeti me forcë dëshirën e Sarajevës për të marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim dhe pasi presidentja kroate deklaroi se vendi i saj nuk i mbështeste dëshirat e disa kroatëve të Bosnjës për krijimin e një entiteti federativ të veçantë për këtë popullsi në Bosnjë.

Megjithatë, duke parë tendencat aktuale politike në Kroaci dhe orientimin më nacionalist të qeverisë së re, disa zyrtarë kanë frikë se ky pozicion mund të ndryshojë në të ardhmen.

Nëse ndodh kjo, tensionet shtesë në “rajon” dhe “fqinjësi” ka gjasa do të vijnë. /Reporter.al/

 

Vendimi ndaj Vojisllav Sheshelit më 31 mars

Gjykata Penale Ndërkombëtare për krimet në ish-Jugosllavi do të japë vendimin e saj kundër udhëheqësit radikal serb Vojisllav Sheshel më 31 mars në mungesë të tij, pasi ai ka refuzuar të kthehet në Hagë. Vojisllav Sheshel vuan nga kanceri në mëlçi dhe për këtë arsye në vitin 2014 gjykata e lejoi atë të kthehej në Serbi. Shesheli akuzohet për nxitje të vrasjeve gjatë luftërave të viteve 1990 në ish-Jugosllavi.

Gjykata e OKB-së për krimet e luftës në ish-Jugosllavi do të japë vendimin e saj më 31 mars mbi rolin e politikanit ultra-nacionalist të Serbisë Vojisllav Sheshelj të akuzuar për nxitjen e luftërave të viteve 1990 në Ballkan.

“Shkoj në Hagë për të përfaqësuar më shumë se 10 mijë vullnetarë të Partisë Radikale Serbe, të gjithë heronj serbë dhe luftëtarë të lirisë”, do të shprehej Vojsllav Shesheli para se të shkonte në Hagë.

Ai ka qenë në paraburgim që nga dorëzimi i tij në vitin 2003 në gjykatën e OKB-sëpër krimet e luftës në ish-Jugosllavi.

Vojisllav Sheshel, i cili vuan nga kanceri i mëlçisë, u lirua për arsye shëndetësore në nëntor të vitit 2014.

Por katër muaj më vonë gjykatësit në Hagë kërkuan kthimin e tij në Hagë, duke thënë se ai kishte shkelur kushtet e lirimit. Shesheli u kishte deklaruar përkrahësve se ai nuk do të kthehej kurrë më në Hagë.

Muajin e kaluar, ish-udhëheqësi i partisë nacionaliste e sfidoi gjykatën duke i vënë zjarrin flamujve të BE-së dhe NATO-s para një gjykate në Beograd.

Por Gjykata e Hagës, nuk këmbënguli për ta detyruar atë të kthehej në Hagë, në bazë të arsyetimit se ai kishte nevojë për trajtim mjekësor, duke shmangur kështu mundësinë e një përplasjeje mes Bashkimit Evropian dhe Serbisë, nëse vendi nuk do të arrinte ta zbatonte urdhërin e gjykatës.

Javën e kaluar, Gjykata Penale Ndërkombëtare dënoi me 40 vjet burg, ish udhëheqësin e serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç nën akuzat për gjenocid lidhdur me masakrën e vitit 1995 në Srebrenicë.

Në Beograd, rreth 5,000 përkrahës të Partisë Radikale Serbe protestuan kundër dënimit të Karaxhiçit.

Vojisllave Shesheli u tha protestuesve se vendimi mbi Karaxhiçin ishte “një vendimi kundër të gjithë kombit serb”.

Konstitucionalistja serbe Vesna Rakic Vodinelic: Beogradi ta njohë Prishtinën me modelin e dy Gjermanive

Voal – Vesna Rakic Vodinelic, një nga pedagoget më të njohura të së drejtës kushtetuese në Serbi, propozon që Serbia të marrë modelin e ish-Gjermanisë Perëndimore në Kushtetutë në lidhje me Kosovën. Pra ta njohë si shtet i pavarur, por në Kushtetutë të ketë cilësimin për njohjen e së drejtës së rikthimit

Pas Luftës së Dytë Botërore, Gjermania u nda në dy shtete: Gjermania Perëndimore dhe ajo Lindore që ishin me kampe të kundërta politike dhe funksiononin si njësi territoriale të veçanta. Ata e njohën njëri-tjetrin dhe u bashkuan me vullnet të përbashkët.

Në një intervistë për gazetën e Beogradit, Danas, Rakic tha: “Nëse marrim parasysh të ashtuquajturat marrëveshje të Brukselit, pavarësisht nga qëndrimet e mija politike personale që Kosova funksionon si shtet i pavarur, edhe pse vendi është i papranuar ndërkombëtarisht, unë besoj se në preambulën kushtetuese, në vend të zgjidhjeve të sotme që nuk korrespondojnë me realitetin, duhet të lexohet si një zgjidhje të kushtetutës (Grundgesetz), pikërisht ajo që ka pasur Gjermania ish-perëndimore. Në fakt, unë nuk mendoj se për Kosovën nuk duhet të kemi pretendime territoriale por historike dhe kulturore për kishat dhe manastiret.

Ndërkaq, duke iu referuar Kushtetutës aktuale, profesoresha Rakic thotë se ajo shkel të drejtat e kombësive të tjera.

“Para së gjithash, Serbia duhet të përcaktohet si një republikë e të gjithë atyre që jetojnë në të, ndryshe nga dispozita të Kushtetutës në të cilën është përcaktuar si një shtet i popullit serb dhe të tjerëve që jetojnë në të. Kjo është e rëndësishme sepse, në bazë të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, të gjitha të drejtat e njeriut të renditura në Konventën e OKB-së, gëzojnë në mënyrë të barabartë të gjitha të drejtat, pavarësisht nga përkatësia etnike, fesë, gjuhës ose karakteristikave të tjera personale, dhe kjo duhet mbrojtur nga i gjithë sistemi i dispozitave kushtetuese”, tha Rakiq.

Ajo propozon që pakicat të kenë të drejtë të zgjidhen me proporcion në organet e larta kushtetuese si Gjykata e Lartë, ajo Kushtetuese etj.

Plani i Serbisë – ‘kolonizimi’ i Kosovës me mbi 20 mijë serbë

Plani i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, sipas zëvendësdrejtorit të saj, Dushan Kozarev, parashikon ndërtimin e 10 deri në 15 vendbanime të reja në veri dhe në jug, në të cilat do të vendosen mbi 20 mijë serbë nga Serbia. Një vendbanim i tillë ka nisur në Zveçan, fare pranë lagjes “Kroi i Vitakut”. Opozita këtë e quan kolonizim të Kosovës

Qeveria e Serbisë ka planifikuar t’i zhvendosë në Kosovë mbi 20 mijë serbë nga Serbia nëpërmes një projekti për ndërtimin e vendbanimeve të reja, në veri të Kosovës, por edhe në jug të vendit.

Plani i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, sipas zëvendësdrejtorit të saj, Dushan Kozarev, parashikon ndërtimin e 10 deri në 15 vendbanime të reja në veri dhe në jug, në të cilat do të vendosen mbi 20 mijë serbë nga Serbia. Një vendbanim i tillë ka nisur në Zveçan, fare pranë lagjes “Kroi i Vitakut”.

Dushan Kozarev, zëvendësdrejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, u ka thënë medieve serbe se është mbajtur takimi i parë i grupit rajonal që ka marrë iniciativën për zgjidhjen e përhershme të personave të zhvendosur nga Kosova, ku është biseduar për format dhe mënyrën e kthimit të serbëve në Kosovë, të cilët janë zhvendosur në pjesë të ndryshme të Serbisë.

Sipas Kozarevit, mënyra e deritashme e kthimit të serbëve në Kosovë nuk ka arritur efektet e dëshiruara.

“Plani ynë është që në të ardhmen të organizohet kthimi nëpërmes ndërtimit të vendbanimeve, ndërsa e para do të jetë ‘Lugina e Diellit’, që do të ndërtohet në Zveçan, në veri të Kosovës. Do t’i ndërtojmë vendbanimet në gjithë Kosovën dhe të shohim se a mund të kthehen prej 1 mijë deri 1500 njerëz në secilin vendbanim dhe që aty të jetojnë me dinjitet. Kjo duhet të zbatohet edhe në 15 vende të tjera në Kosovë. Të shohim se me çfarë fondesh do të mundë t’i ndërtojmë vendbanimet”, ka thënë Kozarev

Beogradi: Për autostradën Nish-Prishtinë-Durrës jemi në bisedime me Tiranën

Pos autostradës, është planifikuar që Serbi e Shqipëria të lidhen edhe përmes hekurudhës nga Kraleva përmes Prishtinës deri në Tiranë

Autostrada nga Nishi nëpër Prishtinë për në Durrës, për të cilën kanë biseduar disa herë kryeministri i Serbisë dhe ai i Shqipërisë, do të duhej të ishte një investim jo vetëm për Serbinë por edhe për gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Sipas vlerësimeve të para investimi do të jetë me vlerë rreth një miliard euro e një pjesë e mjeteve do të duhej siguruar nga fondet evropiane, transmeton Koha.net. RTS thotë se kjo arterie do të duhej të rigjallëronte dhe të përforconte ekonominë e Serbisë Jugore.

Autostrada nga Nishi deri në Prokuple e Kurshumli te Merdari është e gjatë 120 kilometra.

Segmenti i ri përmes Durrësit e Vlorës do të lidhet me Adriatikun përmes Korridorit 10 nga lindja,veriu dhe jugu i Evropës por edhe me korridorin 4 që shpie nga Bullgaria e Rumania

Lajmet për ndërtimin e kësaj autostrade i ka gëzuar banorët e kësaj ane të cilët thonë se ajo do të hapë tregje të reja për ta.

“Ne tashmë po bisedojmë me disa firma nga Shqipëria. Rruga do ta përshpejtojë transportin e mallrave deri atje”, thotë pronari i frigoriferëve për ruajtjen e perimeve në Prokuple Sasha Bogdanoviq.

Në Kurshumli thonë se kjo rrugë do të sjellë investime të reja dhe atje mendojnë se ajo është shpresë për këtë rajon në kufi me Kosovën.

“Kurshumlia pothuaj ka mbetur pa banorë për shkak të gjendjes ekonomike. Presim që investitorët e rinj të vijnë në këtë anë pas ndërtimit të autostradës”, thotë kryetar i komunës së Kurshumlisë Radolub Vidiq.

Nga Nishi deri në Durrës autostrada do të jetë e gjatë 384 kilometra.

Pos autostradës, është planifikuar që Serbi e Shqipëria të lidhen edhe përmes hekurudhës nga Kraleva përmes Prishtinës deri në Tiranë.

Beograd, mijëra marshojnë kundër NATO-s

Në Beograd, mijëra njerëz marshuan të dielën kundër NATO-s dhe Perëndimit, duke mbajtur parulla që lëvdonin presidentin rus Vladimir Putin.

Protestuesit dënuan një marrëveshje të qeverisë për marrëdhënie më të ngushta me NATO-n dhe që i lejon trupat e KFOR-it të kalojnë pa pengesa kufirin me Serbinë.

Marshimi u organizua me rastin e 17-vjetorit të fushatës ajrore të NATO-s kundër Serbisë, si rrjedhojë e shtypjes së përgjakshme serbe kundër shqiptarëve të Kosovës në vitin 1999.

Protestuesit, të lidhur me grupe të ekstremit të djathtë mbanin parulla pro-ruse dhe u shprehën kundër pranimit të Serbisë në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

Mirko Tepavac: Në pozitë më fatkeqe ka qenë populli shqiptar në Kosovë se sa ai serb

Voal – Në librin e Aleksandar Nenadović “Mirko Tepavac – sećanja i komentari” – 1988, kushtuar Mirko Tepavac, (1922-2014), politikan dhe diplomat serb, botues i gazetës serbe Politika, drejtor i Radio Beogradit, ambasador në Hungari, Ministër i jashtëm i Jugosllavisë dhe President i Lëvizjes Europiane serbe , pyetjes se a është vërtetë aq e rëndë pozita e serbëve dhe e malazezëve në Kosovë, apo vlerësimet e tilla janë të motivuara nga synimi për dramatizimin (jo vetëm Qosiq) të “çështjes së pazgjidhur serbe”, Mirko Tepavac ishte përgjigjur: “Në pozitë më fatkeqe, edhe atëherë, edhe më vonë, më tepër ka qenë populli shqiptar se sa ai serb në Kosovë. Edhe atëherë edhe më vonë, ka qenë pakrahasimisht më rëndë të jesh shqiptar në Serbi, sesa serb në Kosovë”.

2016-03-27_12-16-35

Beograd, në kujtim të shqiptarëve të vrarë në Kosovë

Pjesëtarë të dy organizatave joqeveritare në Serbi, Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut dhe Nisma Ime, ecën në këmbë të shtunën nga qendra e Beogradit deri Batajanicë, zonë ku ndodhen poligonet e stërvitjes së forcave serbe, për të shënuar  përvjetorin e masakrës në Suharekë të Kosovës.

Parakalimi prej 20 kilometrash u zhvillua nën moton “Tepër të rinj për të kujtuar; të vendosur për të mos harruar”.

Më 26 mars të vitit 1999, dy ditë pas fillimit të fushatës së bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë, 48 anëtarë të familjes Berisha në Suharekë u vranë  nga forcat serbe. Në mesin e të vrarëve, 14 ishin nën moshën 15 vjecare, përfshirë edhe dy foshnje.

Trupat e tyre më pas ishin dërguar në Prizren për t’u varrosur në dy fshatra të kësaj komune dhe më pas ishin zhvarrosur për t’u dërguar në Serbi në përpjekje për të fshehur gjurmët e mizorive.

Në vitin 2001, në Batajnicë afër Beogradit është zbuluar një varrezë masive me trupat e rreth 800 shqiptarëve të Kosovës, përfshirë edhe një pjesë të të vrarëve në Suharekë. Tre nga anëtarët e familjes kanë mbijetuar, ndërsa disa nga trupat e të vrarëve ende nuk janë gjetur.

Organizatorët e parakalimit të së shtunës thanë se duan të vënë në pah rolin e organeve shtetërore në krimet në Kosovë dhe të protestojnë kundër politikës zyrtare që “rehabiliton përgjegjësit”.

“Është shumë afër qendrës së Beogradit dhe është e pabesueshme që për të dihet shumë pak”, tha Jana Vujiq nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut.

Trupat e shqiptarëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë janë gjetur edhe në tri vende të tjera në Serbi, Peruçac, Petrovo Selo dhe Rudnicë të Rashkës në Serbinë Jugore.

Edhe 17 vjet pas luftës, ende nuk dihet për fatin e 1 mijë e 666 personave, pjesa më e madhe e të cilëve, shqiptarë të Kosovës.

Karaxhiçi: Ndjehem për mrekulli dhe me ndërgjegje të pastër

Radovan Karaxhiçi, tashmë i dënuar për gjenocid nga Tribunali i Hagës si përgjegjës për vrasjen e mijëra boshnjakëve, ka thënë për ‘Kurir’ se ndjehet me ndërgjegje të pastër.

Kryetari i parë i serbëve të Bosnjës, të asaj që quhet Republika Srpska, ka thënë se ndjehet me ndërgjegje të pastër dhe ka lajmëruar se do ta apelojë vendimin.

Ai u ka uruar serbëve që të punojnë së bashku për të ardhmen e tyre, transmeton Koha.net.

“Ndjehem për mrekulli, ndërgjegjja ime është e qetë dhe unë jam i bindur se drejtësia do të mbizotërojë. Nuk jam viktimë e vetme, dhe nuk ndjehem viktimë”, ka thënë Karaxhiç.

Vuçiçi me patriarkun Irinej diskutuan verdiktin e Karaxhiçit

Serbia nuk mund të lejojë kurrfarë kërcënimi për ekzistimin dhe mbetjen e RS, në përputhje me këto dhe ligjet që na obligojnë”, tha kryeministri serb Vuçiç

BEOGRAD – Kryeministri serb Aleksandër Vuçiç dhe Patriarku Irinej i Kishës Ortodokse Serbe në Patriarkanën, pas takimit të sotëm, deklaruan se kanë biseduar në lidhje me atë që ka të bëjë me popullin serb, unitetin e tij dhe pasojat politike dhe ligjore të gjykimit të Radovan Karaxhiçit në Tribunalin e Hagës.

“Biseduam edhe rreth një teme shumë bashkëkohore, çështja e Republikës Sërpska. Ai është populli ynë, po mbahen marrëdhënie të mira me Republikën Sërpska dhe ne do ti vazhdojmë këto edhe si kishës dhe si shtet. Në komunitet duhet të ndihmojnë njëri-tjetrin, për të ruajtur arritjet e popullit serb, të ruajnë entitetin e tyre, kulturën, emrin, dhe të ruajnë veten si popull serb. Ky është një obligim i shenjtë si për kishën ashtu edhe për shtetin. Është duke u punuar rreth saj dhe do të punohet në të ardhmen”, tha Patriarku.

Kryeministri serb Vuçiç ka thënë se një nga temat ishin edhe marrëdhëniet mes Serbisë dhe entitetit të BeH-së, Republikës Sërpska, si dhe pasojat politike dhe ligjore të gjykimit të shkallës së parë të shqiptuar ndaj ish-president të Republikës Sërpska, Radovan Karaxhiç në Tribunalin e Hagës, i cili u dënua me 40 vjet burg për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve dhe zakoneve të luftës.

“Sa i përket Rebuplikës Sërpska; ne duhet të respektojnë Marrëveshjen e Dejtonit, integritetin e BeH-së, por edhe integritetin e Republikës Sërpska, dhe Serbia nuk mund të lejojë kurrfarë kërcënimi për ekzistimin dhe mbetjen e RS, në përputhje me këto dhe ligjet që na obligojnë, si dhe në përputhje me Marrëveshjen e Dejtonit. Ne ashtu do të veprojmë edhe në të ardhmen”, tha Vuçiç

Seanca e jashtëzakonshme e qeverisë serbe, e planifikuar në ora 11:30, në të cilën, sipas informacioneve jozyrtare do të diskutohej rreth gjykimit të Radovan Karaxhiç, për shkak të takimit me patriarkun Irinej, që zgjati një orë e gjysëm, seanca ishte shtyrë për në ora 12:30.

Gjykimi i dy gazetarëve në Turqi

Në Turqi, dy gazetarë dolën sot në gjyq nën akuzat se kanë nxjerrë sekrete shtetërore dhe kanë ndihmuar një organizatë terroriste me raportimet e tyre për kontrabandën e dyshuar të armëve në Siri.

Xhan Dundar dhe Erdem Gyl të gazetës Xhumhuriyet mund të dënohen me burgim të përjetshëm nëse shpallen fajtorë. Ata janë akuzuar për publikimin e imazheve që datojnë në janar të vitit 2014 të kamionëve me destinacion Sirinë për të cilat gazeta thotë se provojnë që Turqia ka kontrabanduar armë në Siri.

Turqia thotë se gazetarët kanë ndihmuar një lëvizje islamike të kryesuar nga kleriku që jeton në SHBA, Fethullah Gulen. Turqia ka një rekord të dobët të të drejtave të njeriut dhe një histori akuzash ndaj gazetarëve.

Organizatat për lirinë e medias i kanë bërë presion Ankarasë të tërheqë akuzat kundër gazetarëve Dundar dhe Gyl.

Muzeu serb me skulpturë dylli të Putinit

Figura prej dylli e Vladimir Putinit në Tajlandë

Një muze në Serbi ka vendosur për ekspozim një figurë nga dylli të presidentit rus, Vladimir Putin.

Figura është paraqitur nga Muzeu i Figurave nga Dylli i Jagodinës në Serbi, përpara një mase prej mijëra njerëzish.

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq e ka lavdëruar Putinin dhe e ka quajtur Rusinë mike të vjetër të Serbisë, si dhe një “partnere të fuqishme politike”.

Putini është i huaji i parë që paraqitet në këtë muze. Sipas disa rrjeteve televizive vendore, figura e tij nga dylli ka tërhequr një masë prej rreth 2500 njerëzisht, kurreshtarë për ta parë këtë vepër.

Daçiqi tha se modeli i Putinit, i veshur me një kostum të zi, këmishë të bardhë dhe krevatë të kuqe, është “vepra artistike më e bukur e muzeut dhë që i ngjan më shumë origjinalit”.

Në këtë muze janë paraqitur më herët edhe 30 figura të tjera, si ajo e Sllobodan Millosheviqit dhe Zoran Xhinxhiqit.

Erdogani thotë se Turqia e kishte deportuar njërin nga sulmuesit e Brukselit

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan thotë se një nga sulmuesit e Brukselit ishte kapur në qershor në Turqi dhe se ai ishte deportuar në Belgjikë.

Erdogan tha sot se autoritetet belge e kishin liruar të dyshuarin, pavarësisht paralajmërimeve nga ana e Turqisë se ai ishte “luftëtar i huaj”.

Presidenti turk nuk e përmendi emrin e sulmuesit, por tha se ai person ishte arrestuar në kufirin e Turqisë me Sirinë, në Gaziantep, dhe se Turqia zyrtarisht i kishte njoftuar autoritetet belge për deportimin e tij më 14 korrik.

Erdogan tha se “përkundër paralajmërimeve tona se ai person ishte luftëtar i huaj terrorist, Belgjika nuk kishte gjetur asnjë lidhje të tij me terrorizmin”.

Beograd – E aktivizoi bombën brenda furre dhe u vra

Pamje e një pjese të Beogradit

Autoritetet e Serbisë thonë se një person sot e ka aktivizuar një granatë dore brenda një furre në qendër të Beogradit dhe është vrarë.

Nuk është raportuar për viktima të tjera nga ky rast.

Dëshmitarët thanë se ky person i kishte detyruar të gjithë njerëzit që ishin brenda furrës, të largoheshin nga ajo dhe pastaj e ka aktivizuar granatën.

Policia tha se po zhvillon hetime për motivet e këtij sulmi me bombë.

Sipas mediave lokale, pronar i kësaj furre është Bratisllav Petkoviq, ish-ministër i kulturës dhe ish-këshilltar i presidentit, Tomisllav Nikolliq.

Historinë njerëzore si e shpjegojnë me skulpturat bimore

Në kuadër të projektit i cili po zhvillohet nën këshillimin e kompanisë kanadeze Mosaicultures Internationales De Montreal në këtë hapësirë të gjerë janë bërë figura nga bimët të përpunuara në figura të ndryshme nga 1 metër deri në 6 metra

ANTALIA – EXPO 2016 në Antalia të Turqisë me 110 skulptura bimore ku janë përdorur 1 milionë bimë është përshkruar si zhvillimi i njerëzimit nga Azia në Afrikë dhe nga Lindja e Largët deri në Amerikën e Veriut.

Në kuadër të EXPO 2016 Antalia që do të mbahet për herë të parë Turqi, në rajonin Aksu janë duke vazhduar punimet për ekspozitën e cila shtrihet në një hapësirë prej 121 dynymë.

Në kuadër të projektit i cili po zhvillohet nën këshillimin e kompanisë kanadeze Mosaicultures Internationales De Montreal në këtë hapësirë të gjerë janë bërë figura nga bimët të përpunuara në figura të ndryshme nga 1 metër deri në 6 metra.

Në mënyrë që skulpturat të jenë sa më të përafërta me ato të vërtetat ka punuar një ekip prej 25 personash ku 4 prej tyre janë skulptorë dhe 10 të tjerë janë të huaj të cilët kanë punuar deri në detajet më të vogla punimet si elefant, luan, zebër, deve, mamuth, krimb i mëndafshit, gjetja e zjarrit dhe kryesisht ajo e Karvanit të Rrugës së Mëndafshit.

Sulm terrorist në Stamboll, 4 të vdekur dhe 36 të plagosur

“Nga 36 të plagosur 7 prej tyre janë ende në situatë serioze. Ndërsa 4 të plagosur ndodhen në procesin e operacionit. Sipas informacioneve që na kanë mbërritur theksohet se mes të plagosurve ndodhen 12 persona me nënshtetësi të huaj” u shpreh Müezzinoğlu

ANKARA – Ministri i Shëndetësisë të Turqisë, Mehmet Müezzinoğlu, në lidhje me sulmin terrorist në Beyoğlu të Stambollit ka pohuar se “aktualisht kemi humbur 4 qytetarë tanë”.

“Nga 36 të plagosur 7 prej tyre janë ende në situatë serioze. Ndërsa 4 të plagosur ndodhen në procesin e operacionit. Shpresoj se nuk do të kemi humbje të tjera. Sipas informacioneve që na kanë mbërritur theksohet se mes të plagosurve ndodhen 12 persona me nënshtetësi të huaj”- u shpreh Müezzinoğlu.

Ndërsa prefekti i Stambollit, Vasip Şahin, në lidhje me çështjen e njoftimeve për kërcënime me bombë u shpreh se: “Çështja nuk është tek njoftimet, por tek një çështje e cila është përhapur me shpejtësi në median sociale se edhe në vende të tjera të Stambollit si Nişantaşı, Bayrampaşa etj..ka patur shpërthime të bombave. Që nga ky moment nuk ka një lajm apo ngjarje të tillë”.

Ndërsa në lidhje me të dyshuarit, prefekti Şahin ka pohuar se “aktualisht tani është shumë herët. Hetimet po kryhet në të gjitha dimensionet e tij. Kjo është ajo çka mund të deklaroj për momentin”. aa

Gjuriçi: Trepçën nuk do t’ia lëmë Kosovës

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriçi, pas formimit sot të Komisionit Qeveritar të Kosovës për Trepçën ka thënë, se Serbia nuk do t’ia lërë Trepçën Kosovës.

“Kur bëhet fjalë për vendimin e Qeverisë krahinore për Trepçën, do të përkujtoja se aty po flitet për diçka që nuk ka lidhje thelbësore me pasurinë e ndokujt pos të kreditorëve të Trepçës, që janë firma në pronësi të Republikës së Serbisë dhe të Qeverisë, përkatësisht të shtetit të Serbisë, e cila është pronarja më e madhe e Trepçës”, citon Tanjug të ketë thënë Djuric , transmeton Koha.net duke shtuar se adresa e saktë për bisedime për Trepçën është Beogradi.

“Dhe jo vetëm kjo. Ne kërkojmë që çështjet kontestuese për pasurinë të zgjidhjen. Sikur të na kthehej gjithë ajo që na është rrëmbyer nga pasuria, ku bëhet fjalë për subjekte ekonomike në Kosovë, populli ynë nuk do të kishte kurrfarë problemesh financiare dhe nuk do të kishte nevojë për shumë para me të cilat Serbia, me solidaritetin e vet, kontribuon që populli ynë të mbijetojë”, ka thënë ai.

Djuric ka theksuar se “nuk kërkojmë asgjë të huaj, kërkojmë vetëm atë që është jona” dhe ka përkujtuar se rezervat më të mëdha të Trepçës, sidomos pjesët e saj veriore, janë nën territorin e Serbisë dhe se rezervat minerare, edhe nga Prishtina, nuk bën të vihen në pikëpyetje”, ka thënë Djuric duke shtuar se është më së miri që të bisedohet për këtë dhe se ”nuk do të lejojmë askënd ta prekë pasurinë tonë”.

Erdogani: Kurrë nuk do ta gjunjëzojnë Turqinë

“Qëllimi i sulmit është të përhapë frikë mes popullatës dhe të ndalojë Turqinë nga objektivat, pretendimet, përparimin e bekuar të saj. Por kurrë nuk do t’ia arrijnë këtij qëllimi, kjo është e pamundur”

ANKARA – Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka mbajtur një konferencë të përbashkët për mediat me presidentin e Azerbajxhanit Ilham Aliyev.

Presidenti Erdogan dhe homologu i tij Aliyev pas takimit dypalësh morën pjesë në takimin e 5-të të Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik të Nivelit të Lartë Turqi-Azerbajxhan.

Ndërsa më pas mes dy vendeve janë nënshkruar “protokolli për shkëmbimin e personelit ushtarak-civil me qëllim kulturor dhe social”, “marrëveshja për punësimin me qëllim për përfitim të të ardhurave të anëtarëve të familjeve të zyrtarëve me misione diplomatike dhe konsullore”, “marrëveshja e bazuar në bashkëpunimin në fushën e ekzaminimit mjeko-ligjor”, “marrëveshja për ndryshimin e lejeve të drejtimit dhe njehsimin e ndërsjellë”, “protokollin e bashkëpunimit teknik me deklaratën e përbashkët të takimit të 5-të të Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik të Nivelit të Lartë”.

Erdoğan ka rikujtuar se takimi i 5-të i Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik të Nivelit të Lartë Turqi-Azerbajxhan do të mbahej në Baku, por për shkak të sulmit terrorist presidenti Aliyev vendosi që bashkë me delegacionin e tij të vinin në Ankara.

Presidenti Erdogan u shpreh më tej se: “Sulmi i ndërmarrë ditën e dielë në Ankara është një sulm i kryer kundër Turqisë, ndaj të gjithë 79 milionëve. Me këtë sulm organizata terroriste e ka treguar edhe njëherë fytyrën e saj të ulët dhe vrasëse. Qëllimi i sulmit është të përhapë frikë mes popullatës dhe të ndalojë Turqinë nga objektivat, pretendimet, përparimin e bekuar të saj. Por kurrë nuk do t’ia arrijnë këtij qëllimi, kjo është e pamundur. Ata që përdorin terrorizmin si mashë, ata që duan të mbyllin llogaritë mbi gjakun e të pafajshmëve nuk do ta gjunjëzojnë kurrë Turqinë, përkundrazi ato do të gjunjëzohen vetë”.

– “Azerbajxhani mik i ditëve të vështira”-

Presidenti turk ka theksuar se Azerbajxhani me solidarizimin e treguar menjëherë pas sulmit terrorist në Ankara ka treguar se është mik i ditëve të vështira. “Ata që mbështetjen ndaj terrorizmit, mbulimin e terroristit e paraqesin si ‘liri‘, ata që rendin pas përfitimeve politike pa u varrosur ende të vrarët duhet të marrin mësimin e duhur nga ky mesazh vëllazërie. Këto ngjarje dhe reagimet e dhëna vendosin qartë se çështja nuk është një bashkim vendesh, por bashkimi i frymës së unitetit dhe paqes e cila është edhe më e rëndësishmja”- u shpreh Erdoğan.

Ai ka vënë në dukje se si komb me mbështetjen e vendeve mike dhe vëllezër do të kapërcejnë këto probleme dhe sëbashku do të ndërtojnë Turqinë e re. Gjithashtu ka shprehur falënderimet në emër të popullit turk për Aliyev-in dhe për të gjithë azerbajxhanasit.

Erdoğan, ndër të tjera u shpreh se Turqia vazhdon të qëndrojë në mënyrë të vendosur në anë të Azerbajxhanit në çdo fushë dhe kryesisht në çështjen e Karabakut të Sipërm i cili mbahet i okupuar dhe ka shtuar se do të vazhdojnë të japin këtë mbështetje. aa

Serbia hetime për raketat e prodhimit amerikan në aeroplan

Autoritetet e Serbisë thonë se po zhvillojnë hetime pasi dy raketa të prodhimit amerikan, të tipit Hellfire, janë gjetur në një fluturim nga Libani.

Zyra e prokurorit publik të Serbisë ka njoftuar sot se po zhvillon hetime nëse në këto pako ka materiale eksplozive.

Në deklaratën e dërguar me email për agjencinë Associated Press, theksohet se hetimet, po ashtu, janë të fokusuara në çështjen se prej nga kanë ardhur raketat dhe cili ishte destinacioni i tyre final.

Zyrtarët thanë se ekipet me qen të specializuar i kanë gjetur raketat që ishin adresuar për në Shtetet e Bashkuara, në aeroplanin e kompanisë Air Serbia, në aeroportin e Beogradit, më 12 mars.

Ushtria e Libanit ka thënë se raketat ishin për qëllime trajnuese dhe se nuk përmbajnë eksploziv. Po ashtu, ushtria libaneze tha se ka vendosur t’i dërgojë ato prapa te kompania amerikane që i ka prodhuar.

Raketa me udhëheqje laserike e tipit AGM-114 Hellfire mund të shkrepet nga ajri, deti dhe toka.

Në shitje kështjella e Kontit Drakula

Thellë diku në Rumani, gjendet kështjella e Kontit Drakula… Një kështjellë e shekullit të 12 që frymëzoi dhe në të njëjtën kohë mori emrin nga personazhi kryesor i një novele shkruar në vitin 1897 nga Bram Stoker.

Ishte arkitektura magjepsëse dhe hija e rëndë e kësaj ndërtese që krijoi një histori tmerri, atë të sundimtarit dhe vampirit Drakula të etur për gjak.  Nëse nuk keni guxim  të lexoni librin apo të shihni filmin nuk do e merrni dot me mend që kjo kështjellë tashmë ka dalë në shitje dhe mund të jetë e kujtdo.

Kështjella i përket pasardhësve të familjes mbretërore rumune, të cilët kanë kanë vendosur që prona të jetë një muze. Rreth gjysmë milion njerëz vizitojnë sallat e saj drithërues çdo vit.  Sipas Financial Times, pasuria e pazakontë mund të shitet për 13 milion dollarë.

drkl

Votuesit e ndëshkojnë kancelaren Merkel

 Në Gjermani, një parti kundër refugjatëve arriti fitore dramatike në zgjedhjet rajonale, fitore që pasqyrojnë zemërimin ndaj politikave të Kancelares Angela Merkel për emigrantët. Ndërkohë, sot, mijëra emigrantë u përballën me shiun dhe të ftohtit në kampin e Idomenit në Greqi pranë kufirit me Maqedoninë.

Partia kundër refugjatëve, Alternative für Deutschland (AFD), ka tronditur skenën politike të Gjermanisë me fitoret e saj të bujshme në zgjedhjet rajonale, duke hyrë për herë të parë në parlamentet e landeve  në tre rajone. Analistët i shohin këto rezultate si rrjedhojë e zemërimit ndaj politikave të emigracionit të ndjekura nga Kancelarja Merkel.

“Peizazhi në Gjermani po ndryshon sepse ne kemi tani një parti në krahun e djathtë. Në të kaluarën kemi pasur vetëm partitë e mëdha konservatore, por tani kemi një parti të vogël të djathtë populiste, që është diçka e re për Gjermaninë,” thotë analisti Gero Neugebauer.

AfD është një parti që nuk ekzistonte tre vjet më parë, madje vitin e kaluar ishte në prag të shpërbërjes. Dalja në skenë e kësaj partie shkaktoi habi në këto zgjedhje.

“Arsyeja kryesore është politika e migracionit. Nuk ka më kuptim ta shmangim këtë temë. Do të duhet një kohë të gjatë për të sprapsur zhvillimet e gjashtë muajve të fundit. Që nënkupton një ndryshim tektonik të peizazhit politik në Gjermani,” thotë Horst Seehofer, kryeministër i Bavarisë.

Në Saksoni-Anhalt të ish-Gjermanisë lindore, kjo parti e lidhur me lëvizjen e ekstremit të djathtë PEGIDA ka fituar 24.4%, sipas sondazheve të para, duke u bërë kështu partia e dytë më e madhe pas CDU-së në pushtet. Fitoret e saj janë të ndjeshme edhe në landet Rheinland-Pfalz dhe Baden-Württemberg.

Edhe Kancelarja Merkel e pranoi se paraqitja e dobët e konservatorëve të saj në zgjedhje ishte një ditë e vështirë për partinë. Por ajo premtoi se do të vazhdojë të ngulë këmbë për një zgjidhje mbarëevropiane të krizës së emigracionit.

“Pa dyshim, ne kemi ne kemi bërë një rrugë të gjatë drejt zgjidhjes së çështjes së emigracionit, por ende nuk kemi një zgjidhje të qëndrueshme. Jam plotësisht e bindur se kemi nevojë për një zgjidhje europiane dhe se kjo kërkon kohë,” tha zonja Merkel.

Ndërkohë, sot, mijëra emigrantë u përballën me një ditë tjetër vuajtjesh në kampin e Idomenit në Greqi. Rreth 12 mijë njerëz janë bllokuar në fushat me baltë midis Greqisë dhe Maqedonisë me shpresën se takimi i nivelit të lartë i BE-së më 17 mars mund të çojë në rihapjen e rrugës së migrimit përmes Ballkanit.

Baris, nga Afganistani, jeton në një tendë të vogël që me vështirësi e mbron nga të ftohtit dhe shiu:

“Kam ndërmend të rri këtu dy-tre ditë deri sa të bëhet takimi. Nëse ata nuk vendosin, do të më duhet të shkoj në Athinë, sepse këtu bën shumë ftohtë.”

Udhëheqësit e BE-së dhe Ankaraja do të takohen për herë të dytë këtë muaj, për të nënshkruar një marrëveshje që synon frenimin e fluksit të emigrimit të paligjshëm nga Turqia në Evropë përmes Greqisë.

Ankara – një nga dy autorët e sulmit ishte një militante kurde

Zyrtarët turq të sigurisë thanë sot se një nga dy autorët e sulmit të së dielës në Ankara, ku u vranë të paktën 37 persona, ishte një militante kurde. Autoritetet nuk nxorën emrin e saj, por thanë se ajo ka lindur në vitin 1992, ka jetuar në qytetin lindor turk, Kars dhe në vitin 2013 ajo ishte bashkuar me kryengritësit kurdë të Partisë Punëtore të Kurdistanit, PKK. Sulmi në Ankara nxiti reagime dhe u dënua nga autoritetet vendase dhe komuniteti ndërkombëtar

Shpërthimi ndodhi në afërsi të sheshit Kizilay, një qendër tregtare dhe transporti pranë ambasadave të huaja dhe ndërtesave qeveritare.

Autoritetet thonë se ky ishte një sulm me makinë bombë që kishte në shënjestër civilët në një stacion autobusi. 125 vetë u plagosën.

Ankaraja është goditur nga disa shpërthime muajt e fundit, duke përfshirë një sulm me makinë bombë në shkurt që vrau të paktën 29 persona. Qeveria fajësoi për sulmin një sirian që kishte lidhje me kryengritësit kurdë.

Efkan Ala, Ministër i Brendshëm turk:

“Lufta jonë kundër terrorizmit, për ruajtjen e demokracisë, unitetit dhe integritetit të vendit, nuk do të ndalet. Ajo do të vazhdojë me vendosmëri”.

Turqia po lufton kundër Partisë Punëtore të Kurdistanit, ose PKK, e cila ka zhvilluar një luftë guerilase 30-vjeçare për autonominë e kurdëve në Turqinë juglindore.

Turqia gjithashtu është vënë në shënjestër nga grupi Shteti Islamik, i cili u fajësua për një shpërthim vetëvrasës tetorin e kaluar në një tubim paqësor në Ankara ku u vranë më shumë se 100 njerëz. Ky ishte sulmi më  i përgjakshëm terrorist që nga krijimi i shtetit modern të Turqisë në vitin 1923.

Ndërkohë Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian janë mbledhur sot në Bruksel për të diskutuar bisedimet e paqesë për Sirinë që pritet të fillojnë sot në Gjenevë të Zvicrës.  Sekretari i jashtëm britanik, Philipp Hammond, i cili po merr pjesë në këtë takim, dënoi sulmin në Ankara.

Philipp Hammond, Sekretari i Jashtëm britanik:

“Dua t’u shpreh ngushëllime popullit të Turqisë dhe atij të Bregut të Fildishtë për humbjen e jetëve në incidentet e djeshme terroriste, dhe ashtu siç e prisni edhe ju, ne do të qëndrojmë me ju dhe popujt e vendeve të tjera të botës që përballen me sfidën e terrorizmit”.

Sulmi i së dielës ndodhi dy ditë pasi ambasada amerikane në Ankara lëshoi një paralajmërim në lidhje me mundësinë e një komploti të mundshëm terrorist në qendër të Ankarasë.

Shtetet e Bashkuara menjëherë dënuan sulmin dhe riafirmuan “partneritetin e fortë me aleatin e NATO-s, Turqinë në luftën kundër kërcënimit të përbashkët terrorist”.

Beograd, gjenden dy raketa me eksploviz në bordin e avionit, destinacion SHBA (fotot)

BEOGRAD- Dy raketa janë gjetur në një avion me pasagjerë në Serbi. Sipas informacioneve që përcjell “Associated Press”, mësohet se avioni Air Serbia ishte nisur nga Bejruti i Libanit dhe kishte zbritur në Beograd, ndërsa destinacion kishte Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Po sipas AP, bëhet e ditur se raketa ishte e prodhimit amerikan VGM-114 Hellfire, ndërsa avioni e kishte pikëmbërritjen e tij në qytetin Portland në shtetin Oregon të SHBA.

bggv

Greqi, politikani gjerman do ta kalojë natën me refugjatët

Bleum, ish-anëtar i Unionit Kristiano-Demokratik (CDU) dhe ministër i Punës nga 1982 deri 1998 ka ardhur në kampin e refugjatëve në Idomeni ku ndodhen rreth 12 mijë persona

IDOMENI – Mediat greke kanë raportuar se Norbert Bluem (80), ish-ministri gjerman i Punës, ka planifikuar që të kalojë natën në kampin e refugjatëve në shenjë solidariteti me refugjatët të cilët janë ‘bllokuar’ në Idomeni në kufirin midis Greqisë dhe Maqedonisë.

Bleum, një ish-anëtar i Unionit Kristiano-Demokratik (CDU) dhe ministër i Punës nga viti 1982 deri në 1998 ka ardhur në kampin e refugjatëve në Idomeni ku ndodhen rreth 12 mijë persona, kryesisht sirianë dhe irakianë.

Mbi 127 mijë foshnja siriane kanë lindur në Turqi

Turqia ka hapur dyert e saj për 2.7 milionë refugjatë, ndërsa Drejtoria për situata emergjente dhe Mbrojtje civile (AFAD) ka formuar 26 qendra të përkohshme të refugjatëve

ANKARA – Miliona sirianë për shkak të luftës disa vjeçare në atë vend janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, ndërsa vetëm në Turqi kanë lindur 127 mijë e 752 foshnja siriane.

Turqia ka hapur dyert e saj për 2.7 milionë refugjatë, ndërsa Drejtoria për situata emergjente dhe Mbrojtje civile (AFAD) ka formuar 26 qendra të përkohshme të refugjatëve. Në këto qendra gjithmonë ndodhen mbi 280 mijë sirianë.

Zëvendëskryeministri i Turqisë Yalcin Akdogan më 10 mars, tha se në Turqi ndodhen 2 milionë e 733 mijë e 784 refugjatë sirianë.

Siç mëson gazetari i AA-së, sirianët që kanë ardhur në Turqi, që nga viti 2011 marrin ndihmë mjekësore nga Ministria e Shëndetësisë të Turqisë. Nga prilli i vitit 2011 deri në janar të vitit 2016, janë ofruar më shumë se 15 milionë shërbime të poliklinikës.

Turqia gjatë krizës siriane e deri sot ka investuar nëntë miliardë dollarë në përkujdesjen e refugjatëve sirianë. Vëmendje e veçantë i është kushtuar shkollimit të fëmijëve refugjatë, si dhe në arsimimin e të rriturve të cilët pas luftës duhet të ndihmojnë në “ngritjen e vendit të tyre”.

Nikoliç falenderon Putin për rolin në mos anëtarësimin e Kosovës në UNESCO!

Voal – Rusia dhe Serbia kanë hedhur një hap simbolik në përforcimin e marrëdhënieve të veta, që po vendosen në mënyrë eksplicite edhe mbi baza të solidaritetit. Në një takim të presidentit serb Tomislav Nikoliç dhe atij rus, Vladimir Putin në Kremlin të mërkurën, ky i fundit ka folur për rolin e Serbisë në mbrojtjen e vlerave të kristianizmit lindor. “Ju po bëni shumë për të mbrojtur dhe promovuar vlerat dhe traditat e kristianizmit lindor. Do të doja t’iu përgëzoja dhe falenderoj për përpjekjet tuaj në këtë çështje”, tha Putin, pasi Nikoliç u nderua me çmimin e Fondit Ndërkombëtar të Bashkimit të Kombeve Ortodokse.

Presidenti i Rusisë i tha Nikoliçit se ai e meriton këtë çmim.

Nga ana e vet presidenti serb ka vlerësuar veton ruse në Kombet e Bashkuara për çështjen e Srebrenicës, duke bërë një analogji me hyrjen në Luftën e Parë Botërore, të Carit të Rusisë, “për të mbrojtur vëllezërit serbë”(http://www.b92.net/eng/news/politics.php?yyyy=2016&mm=03&dd=10&nav_id=97333).

Unë personalisht jam mirënjohës për atë që keni bërë për Serbinë vitin e kaluar, dhe në të gjitha vitet e fundit. Ju nuk mund ta imagjinoni se sa mirënjohës ndihet Serbia për dy akte tuaj që kanë të bëjnë me të ardhmen e Serbisë, por edhe për Republikën serbe”, ka thënë Nikoliç, duke shpjeguar se kjo mirënjohje lidhet me bllokimin që bëri Rusia bllokon rezolutës për Srebrenicën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së si dhe parandalimin e anëtarësmit të Kosovës në UNESCO.

Ky takim i vjen ndesh përpjekjes së forcave të caktuara në Serbi për anëtarësim në NATO dhe vendosjen si prioritare të marrëdhënieve me Perëndimin.

Erdogani: Turqia nuk do ta njohë aneksimin e paligjshëm të Krimesë

Në fjalën e tij presidenti Erdogan ka pohuar se Turqia nuk e ka njohur aneksimin e paligjshëm të Krimesë dhe gjithashtu nuk do ta njohë më pas

ANKARA – Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka mbajtur një konferencë të përbashkët me presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko.

Në fjalën e tij presidenti Erdogan ka pohuar se Turqia nuk e ka njohur aneksimin e paligjshëm të Krimesë dhe gjithashtu nuk do ta njohë më pas.

Pas takimit kokë më kokë në rezidencën presidenciale Erdogan dhe Poroshenko morën pjesë në sesionin e Këshillit Strategjik të Nivelit të Lartë Turqi-Ukrainë ku dhe kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për shtyp.

Gjithashtu theksohet se mes kryetarit të Bordit Drejtues dhe Drejtori i Përgjithshëm i AA-së, Şenol Kazancı dhe ambasadorit të Ukrainës në Ankara, Sergiy Korsunsky, është nënshkruar një marrëveshje e bashkëpunimit mes Anadolu Agency dhe Agjencisë së Lajmeve të Ukrainës (UKRINFORM). Ndërsa është nënshkruar edhe një memorandum mirëkuptimi mes Sekretariatit të Përgjithshëm të Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Këshillit Kombëtarë të Sigurisë dhe Mbrojtjes së Ukrainës si dhe është nënshkruar një deklaratë e përbashkët në lidhje me rezultatet e takimit të pestë të Këshillit Strategjik të Nivelit të Lartë Turqi-Ukrainë.

Erdoğan ka uruar që të jetë në shërbim të të mirës për dy vendet ky takim i cili po kryhet në një periudhë kritike dhe ka shprehur se takimet e ndërsjella të nivelit të lartë në kohët e fundit mes dy vendeve po zhvillohen një mënyrë shumë të veçantë si për Ukrainën ashtu edhe për Turqinë. aa

Baza ushtarake ruse në Nish, molla e re e sherrit në Beograd

Voal – Moska i kërkon Serbisë që të rinovojë kontratën, për të vazhduar të ashtuquajturën “Qendrën Humanitare në Nish”, që nuk është gjë tjetër vetëm se një bazë ushtarake e Moskës, e kamufluar si civile.

Deklarata e parë që ka bërë Presidenti serb Tomislav Nikoliç, pas shpërbërjes së Parlamentit serb dhe shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme më 24 prill, ka qenë pikërisht për çështjen e bazës ushtarake ruse.

“Qeveria që do të zgjidhet pas votimeve duhet të shprehet mbi vazhdimësinë e kontratës me qeverinë e Rusisë për Qendrën Humanitare në Nish”, tha Nikoliç para gazetarëve.

Presidenti i Serbisë do të zhvillojë më 9 mars një vizitë zyrtare në Rusi, i ftuar nga homologu i tij, Vladimir Putin.

Nikoliç u pyet nga gazetarët, nëse është konsultuar me Putin para vizitës, për situatën e bazës ushtarake të Nishit. Ai u përgjigj se “Serbia aktualisht nuk ka një qeveri që të rinovojë kontratën e firmosur në vitin 2014 që tani i ka mbaruar afati”.

Me këtë deklaratë Nikoliç ka hedhur një argument të fuqishëm për të ushqyer fushatën elektorale.

Një nga partitë nacionaliste siç është DS e Vojisllav Koshtunicës, ka marrë pozicione të forta proruse dhe i ka rritur financimet.

Mediat opozitare serbe akuzuan kompani dhe qarqe ruse për ndihmë financiare të partisë së Koshtunicës.

Nëse DS do të rrisë kuotat në parlamentin serb, ajo shikohet si një nga aleatët e rëndësishëm për formimin e qeverisë së bashku me Aleksandër Vuçiçin.

Një eksponent i njohur i kësaj partie, Predrag Markoviç, i cili ka qenë president i Serbisë, shikohet si kandidat i mundshëm për të zëvendësuar Ivica Daçiçin në postin e ministrit të Jashtëm.

Markoviç, vetëm disa ditë më parë sulmoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës për çështjen e vdekjes së dy diplomatëve serbë në Libi.

Prej dy vjetësh në qytetin e Nishit, i cili ndodhet afër Kosovës dhe ka në varësi administrative dhe Preshevën, ndodhet një bazë e madhe ushtarake ku janë të instaluar avionë dhe helikopterë të prodhimit rus. E ngritur si Qendër e Emergjencave Civile, ajo ka në territor pak mjete që të duken si civile. Kryesuesi i qendrës është një gjeneral rus i forcës ajrore dhe që ka shërbyer për një kohë të gjatë si zbulues i shërbimit sekret ushtarak.

Ndërkaq, si qendër emergjencave, ajo është e mbyllur fare për publikun dhe asnjëherë nuk është zbuluar çfarë ka brenda, ndërkohë që herë pas here në aerodromin e bazës ulen avionë dhe helikopterë ushtarakë.

NATO dhe qeveria e SHBA-së, i kërkoi zyrtarisht Serbisë largimin e bazës ruse, gjatë krizës së Ukrainës. Kjo situatë e ka vënë në siklet qeverinë e Aleksandër Vuçiçit e cila synon të fitojë zgjedhjet duke marrë votat e elektoratit të moderuar, i cili kërkon hyrjen në Bashkimin Europian./tesheshi.com/

Vuçiçi: Mosantarësimi i Kosovës në UNESCO, sukses i imi

Kryeministri serb Aleksander Vuçiç ka bërë të ditur se zgjedhjet e parakohshme në Serbi do të mbahen më 24 prill.

Vuçiçi ka thënë se Qeveria do t’ia dërgojë presidentit serb Tomislav Nikoloq arsyetimin.

Ai ka bërë të ditur se zgjedhjet mund të jenë më 24 prill kurse brenda dy ditësh, Qeveria do të i’a dërgojë arsyetimin presidentit.

Vuçiq, ka numëruar sukseset e Qeverisë së tij duke numëruar edhe mosanëtarsimin e Kosovës në UNESCO.

Aeroporti i tretë në Stamboll, megaprojekt botëror

Pjesa e parë e aeroportit të ardhshëm më të madh në botë do të hapet në shkurt të 2018-ës

STAMBOLL – Ndërtimi i aeroportit të tretë në Stamboll është duke vijuar sipas planifikimit. Aktualisht në këtë megaprojekt punojnë rreth 13 mijë punëtorë nga 15 vende të botës.

Pjesa e parë e aeroportit të ardhshëm më të madh në botë do të hapet në shkurt të vitit 2018, kurse ekipi i AA-së nga qielli ndoqi momentet e ndërtimit të cilat më së miri flasin për madhësinë e aeroportit, ku pjesa e parë do të ketë kapacitet prej 200 milionë pasagjerë në vit.

Në periudhën e ardhshme, gjatë punimeve të mëdha ndërtimore në aeroport do të punojnë edhe deri në 30 mijë njerëz. Është një projekt me vlerë prej 10.25 miliardë eurosh, të aeroportit, i cili për nga madhësia dhe përmbajtja do të jetë një qytet i vogël dhe do të ketë kapacitet vjetor prej 150 milionë pasagjerësh.


Send this to a friend