VOAL

VOAL

Sheshel nga Haga në Parlamentin e Serbisë

Sipas Qendrës për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci në Serbi (CeSID), rezultatet preliminare të zgjedhjeve në Serbi flasin se Parlamentit të Serbisë do t’i bashkohet edhe Partia Radikale e Serbisë (SRS), e udhëhequr nga radikali serb, Vojsllav Sheshel.

Preliminaret tregojnë se Sheshel ka marrë 7.7 për qind të votave.

Ultranacionalisti Sheshel u lirua nga Tribunali Ndërkombëtar i Hagës nga të gjitha akuzat për krime lufte që ishin ngritur ndaj tij.

Aktualisht, atij i është ndaluar hyrja në Kroaci dhe Kosovë. Të dyja shtetet kanë paralajmëruar arrestimin e tij nëse ai provon të hyjë në ndonjërën prej vendeve, transmeton KosovPress.

Megjithëse nga mediat serbe u raportua për një përqindje më të madhe nga ana e SNS-së, partisë së kryeministrit serb Aleksandër Vuçiq, aktualisht mediat serbe raportojnë se Partia Progresive e Serbisë (SNS), sipas rezultateve preliminare të CeSID-it, ka marrë shumicën e votave, me një përqindje prej 51.8 për qind.

Vuçiçi fiton bindshëm në zgjedhjet parlamentare serbe

Beograd, 24 prill, 2016

Rezultatet paraprake të zgjedhjeve në Serbi kanë nxjerrë fitimtare Partinë Përparimtare serbe të Aleksandër Vuçiçit, me rreth 55 për qind të votave.

Sipas këtyre rezultateve Partia Socialiste e Ivica Daçiqit radhitet e dyta, ndërsa radikalët e ultranacionalistit Vojisllav Sheshel, radhiten në vendin e tretë.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të së dielës janë vlerësuar si të rëndësishme për orientimin politik të Serbisë. Udhëheqësit politikë të Serbisë janë ndarë mëdysh ndërmjet Perëndimit dhe Rusisë.

Qeveria aktuale thotë se synon të ruajë lidhjet me Moskën, por njëkohësisht të përparojë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Grupet e djathta që fajësojnë perëndimin për pavarësinë e Kosovës, kërkojnë orientimin drejt Rusisë si aleate tradicionale e Serbisë.

Votimet në Kosovë

Sipas njoftimeve zyrtare, në Kosovë kanë qenë të hapura 90 qendra votimi dhe disa vendvotime në 21 lokacione. Në listën e Komisionit Zgjedhor të Serbisë, në Kosovë kanë qenë të regjistruar si votues 106.094 veta.

Sipas marrëveshjes që ka të bëjë me mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, OSBE, materialin zgjedhor e bartë për në Rashkë dhe Vranje të Serbisë, ku i dorëzohet Komisionit Zgjedhor Republikan të Serbisë.

Misioni i OSBE-së kishte pasur një rol të njëjtë në Kosovë edhe në zgjedhjet parlamentare të Serbisë më 2012 dhe 2014.

Kurse, për të ruajtur rendin dhe qetësinë publike, ka qenë e angazhuar Policia e Kosovës, e cila gjithashtu kaofruar asistencë për OSBE-në.

Zgjedhjet parlamentare të Serbisë, të cilat janë praktikuar të mbahen edhe në Kosovë, bazohen në të drejtën e shtetësisë së dyfishtë të serbëve të Kosovës.

Mbajtja e zgjedhjeve parlamentare serbe në Kosovë, gjatë ditës ishte kundërshtuar nga partitë politike opozitare, duke e cilësuar si shkelje të Kushtetutës së Kosovës, si dhe në kundërshtim me përpjekjet për integrimin e pakicës serbe në institucionet e Kosovës.

Nëpërmjet një komunikate për media, përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje, mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në territorin e Kosovës, e kanë cilësuar si jo kushtetuese.

“Serbia, me këto zgjedhje do ta rikonfirmojë praninë e saj në Kosovë, dhe njëkohësisht në praktikë ta jetësojë qëndrimin e saj se Kosova është pjesë e Serbisë. Nuk ka dyshim që zgjedhjet e Serbisë në Kosovë, duke qenë në përputhje me Kushtetutën e Serbisë, janë në kundërshtim të plotë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Në bazë të Kushtetutës, Republika e Kosovës është shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik, dhe i pandashëm”.

“Zgjedhjet e vetme që mund të mbahen në territorin e Republikës së Kosovës janë zgjedhjet për institucionet qendrore apo lokale të Republikës së Kosovës”, thuhet në një njoftim dërguar për media nga Lëvizja Vetëvendosje.

Lëvizja Vetëvendosje, konsideron se Qeveria e Kosovës ka dështuar t’i kryejë detyrat e veta shtetërore, derisa ka lejuar mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare serbe në Kosovë.

Edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka theksuar se votimet për zgjedhjet parlamentare të Serbisë edhe në Kosovë, janë të papranueshme.

“Qëndrimi i institucioneve të Republikës së Kosovës, për të lejuar që të votohet në Kosovë për zgjedhjet e një shteti tjetër, është shkelje e rëndë e sovranitetit dhe Kushtetutës së vendit”.

“Kjo është një goditje edhe për përpjekjet për integrimin e pakicës serbe në institucionet e Kosovës. Koncesionet që Qeveria e Kosovës po i bën Qeverisë së Serbisë, siç janë edhe votimet në Kosovë, për zgjedhjet e Serbisë, janë edhe kundër vetë interesit të popullatës serbe”, thuhet në reagimin e AAK-së, dërguar medieve.

Edhe subjekti politik, Nisma per Kosoven, ka reaguar ndajmbajtjes së zgjedhjeve parlamentare të Serbisë edhe në Kosovë.

“Lejimi nga ana e institucioneve të vendit tonë, që të votohet në Kosovë për zgjedhjet e një shteti tjetër, është shkelje e rëndë e Kushtetutës së Kosovës. Ky veprim është, po ashtu, në kundërshtim me përpjekjet e vendit tonë për integrimin e pakicës serbe në institucionet tona”, thuhet në komunikatën e Nismës për Kosovën.

E, një ditë para mbajtjes së këtyre zgjedhjeve, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, duke folur për këtë proces, kishte theksuar, se në Kosovë do të ketë vetëm grumbullim të votave nga qytetarët serbë të Kosovës, për zgjedhjet në Serbi.

Nuk flitet për zgjedhje klasike të Serbisë në Kosovë, por vetëm për grumbullim të votave nga serbët në Kosovë, të cilët kanë dyshtetësi, sepse edhe në të gjitha vendet tjera, qytetarët që kanë dyshtetësi, kanë të drejtë që të votojnë. Këtë të drejtë edhe ne ua kemi siguruar me Kushtetutë”, kishte thënë Mustafa.

Kryeministri Mustafa kishte shtuar se nuk do ta lejonin që dikush nga Serbia të organizojë vendvotime në Kosovë.

Luljeta Krasniqi – Veseli

‘Beteja’ për Bujanocin përplas jo vetëm shqiptarët

Të përçarë në pesë subjekte në Bujanoc, shqiptarët po garojnë për të parin e komunës, derisa janë katër parti serbe dhe një rome që po synojnë të udhëheqin komunën.

Në shkollën e mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc janë dy njësi votuese.

Goran Milic është udhëheqës i njësisë 55. Ai ka treguar për “Zëri” se kjo qendër ka 1450 votues nga të cilët deri rreth ora 11 kanë votuar rreth 200.

“Nuk ka pasur probleme, përveç ndonjë problemi të vogël teknik”, ka thënë ai, duke shpresuar se do të votohet qetë. Milic ka thënë se herë pas here në qendër po paraqiten vëzhgues nga OSBE.

Miodrag Spasic udhëheq njësinë tjetër zgjedhore në shkollën “Sezai Surroi” në Bujanoc.

“Nuk ka kurrfarë problemi deri më tani”, ka thënë Spasic. Ai është shprehur se  rreth 15 përqind e votuesve të kësaj njësie kanë kryer obligimin qytetar.

“Vonesa të pakta ka për personat që nuk kanë me vete ftesat për votime. Ndryshe, nuk ka asnjë problem”, ka thënë Spasic./Zeri/

Refik Turan: Çështja armene duhet diskutuar në dimensione shkencore

“Mendimi ynë është se kjo çështje duhet diskutuar fillimisht në dimensione shkencore duke u bazuar në fakte të dokumentuara”, tha Turan

ANKARA – Kryetari i Institutit Turk të Historisë, Refik Turan, në lidhje me shprehjen ‘Katastrofë e madhe’ të cilën presidenti amerikan Barack Obama e përdori të premten më 22 prill, sikurse edhe vitin e kaluar, tha se “Shprehja e presidentit amerikan Obama ‘Katastrofë e madhe’ është e rëndësishme, por kjo temë për ne ka konotacion politik. Mendimi ynë është se kjo çështje duhet diskutuar fillimisht në dimensione shkencore duke u bazuar në fakte të dokumentuara”.

Kryetari i TKK-së, dha vlerësime në lidhje me ndodhitë e armenëve në vitin 1915 për gazetarin e AA-së.

Fillimisht, Turan përkujtoi se muajin e kaluar në Amerikë kishte qenë pjesëmarrës në panelin me titull: “E djeshma dhe e sotmja e çështjes armene” ku morën pjesë mbi njëqind shoqata turke, e në të cilin kishte pasur edhe historianë të spikatur, në mesin e të cilëve edhe historiani dhe eksperti i historisë osmane, Prof. Justin McCarthy.

Duke u shprehur se si institut i kanë dhënë vazhdimësi punimeve në lidhje me këtë çështje, Turan, i cili i përçoi mendimet e tij në panel, tha se “Do të nxjerrim botime shumë bindëse”.

Turan, i cili u shpreh se çështja në fjalë ka përfshirë dimensione të ndryshme, si atë shkencor, njashtu edhe atë të propagandës, tregoi se në librat e armenëve ka raste ku fotografia e Ataturkut në të cilën ai është pranë ca qenve është montuar dhe në të janë shtuar njerëz të vrarë.

Ai shtoi se propagandat e armenëve janë të shumta dhe se ekziston një fushë e vëçantë që quhet “pozicionimi kundër propagandës” dhe në këtë fushë duhet bërë aktivitete të veçanta.

Turqia mbron marrëveshjen me BE-në gjatë vizitës së Merkelit

Kryeministri turk, Ahmet Davutoglu, ka thënë se numri i emigrantëve që po kalojnë ilegalisht në Greqi është ulur dukshëm, përderisa ai mbronte marrëveshjen për emigrantë, të nënshkruar mes Turqisë dhe Bashkimit Evropian.

Davutoglu i dha këto komente dje,në një konferencë për media bashkë me kancelaren gjermane, Angela Merkel dhe zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian, të cilët udhëtuan dje për në Turqi për të vizituar një kamp refugjatësh në afërsi të kufirit me Sirinë.

Ata gjithashtu inaguruan një qendër për përkrahje të fëmijëve, të financuar nga Bashkimi Evropian.

Presidenti i Këshillit të BE-së, Donald Tusk, tha se BE-ja planifikon t’i shpenzojë rreth 1 miliard euro në projekte këtë verë, për përmirësimin e jetëve të refugjatëve sirianë në Turqi, ndërsa Davutoglu tha se blloku veçse ka nisur projekte në vlerë prej 187 milionë eurosh.

Grupet për të drejta të njeriut e kanë kritikuar këtë vizitë të zyrtarëve evropianë në Turqi dhe thanë se ata duhet t’i shikojnë me dhjetëra mijëra refugjatë sirianë që tani janë të bllokuar për të hyrë në Turqi.

Zgjedhjet në Serbi, shqiptarja në krye të listës

Ardita Sinani është e vetmja grua bartëse e listës në Serbi. Në zgjedhjet parlamentare dhe lokale janë 21 subjekte politike, por shumica e udhëheqësve janë meshkuj.

Ajo thotë se femra në Luginën e Preshevës është e përfaqësuar mirë në institucione dhe politikë. Por, do të luftojë për më shumë të drejta.

Ardita është mësimëdhënëse dhe beson se është koha që shqiptarët të luftojnë për të drejtat e tyre me çdo mjet demokratik. Femra në politikë, sipas saj, krijon atmosferë më të qetë.

“Nëse femra është aktive dhe në pozicione vendimmarrëse, atëherë besoj se nuk do të ketë korrupsion, ligji do të zbatohej, do të kishte drejtësi dhe punët do të ecnin në mënyrën më të mirë të mundshme”, thotë Ardita Sinani nga Partia për Veprim Demokratik.

Sinani thotë se do të shfrytëzojë të gjitha mjetet demokratike për të ngritur zërin në një zonë që ka pasur mjaft konflikte.

“Për shqiptarët e Luginës së Preshevës më e rëndësishme është të ulet numri i të papunëve, te ketë një zhvillim ekonomik sepse jemi zona më e pa zhvilluar në të gjithë territorin e Serbisë”, vijon ajo.

Shqiptarët në Luginën e Preshevës garojnë kryesisht në zgjedhjet lokale për shkak të bojkotit, por pjesëmarrja e tyre do të jetë edhe për ato parlamentare. (tch)

Davutoglu dhe Merkel vizitojnë kampin e refugjatëve në Gaziantep

Ata sot së bashku me Presidentin e Këshillit Evropian Donald Tusk dhe Zëvendëspresidentin e Komisionit Evropian Frans Timermans do të vizitojnë kampin e refugjatëve në Gaziantep

GAZIANTEP – Kryeministri turk Ahmet Davutoglu dhe kancelarja gjermane Angela Merkel mbërritën në qytetin juglindor turk Gaziantep.

Davutoglu, i cili arriti në pak më herët Gaziantep, priti Merkelin në aeroportin e këtij qyteti.

Ata sot së bashku me Presidentin e Këshillit Evropian Donald Tusk dhe Zëvendëspresidentin e Komisionit Evropian Frans Timermans do të vizitojnë kampin e refugjatëve në Gaziantep.

Kampi është themeluar në vitin 2013 dhe shtrihet në një sipërfaqe prej 145 mijë metra katror, ​​kurse aty jetojnë 4.818 refugjatë sirianë. Nga themelimi i këtij kampi e deri në ditët e sotme aty kanë lindur 363 fëmijë. Nga ana tjetër, pothuajse dy mijë fëmijë me origjinë nga Siria ndjekin mësimet.

Tulipanët i qendisin fushat e mrekullueshme të luleve në Konja

Në Karataj pranë Konjas gratë me dashuri të madhe kujdesen për fushën e tulipanëve, dhe njëherit me paratë e të fituara nga kjo punë, ndihmojnë familjet e tyre

KONJA – Në krahinën qendrore të Konjas, në Turqi, 80 lloje të ndryshme të tulipanëve gërshetojnë fushën e mrekullueshme në të cilën punojnë gratë e zellshme nga fshatrat përreth. Tulipanët sot më së shpeshti rriten në periudhën nga marsi deri në maj. Prandaj ajo njihet si lule pranvere.

Në Karataj pranë Konjas gratë me dashuri të madhe kujdesen për fushën e tulipanëve, dhe njëherit me paratë e të fituara nga kjo punë, ndihmojnë familjet e tyre. Me rrezet e para të diellit dhe me fëmijët në shpinë nisen drejt fushës në të cilën punojnë me dashuri të madhe.

Aty janë edhe vizitorët të cilët janë gjithnjë e më shumë në këto muaj. Ato natyrisht duan të fotografojnë fushën e madhe me tulipanë, por edhe gratë e vyeshme që e mbajnë të gjallë këtë bukuri.

Korkut Yetgin, përgjegjëse për kultivimin e tulipanëve në Karatay, për AA tha se tulipanët janë një burim i rëndësishëm i punësimit të njerëzve të këtij rajoni.

Sipas saj, tulipanët kultivohen edhe në dimër në këtë fushë dhe në këtë mënyrë ata ushqejnë shumë familje gjatë gjithë vitit. Yetgin theksoi se aktualisht në kultivimin e tulipanëve janë angazhuar rreth 150 gra.

Shumë prej tyre vijnë nga fshatrat përreth. AA

Drejt përfundimit ura që bashkon dy anët e Gjirit të Izmirit

Kohëzgjatja e udhëtimit nga Stambolli deri në Izmir nga 9 orët e tanishme, me urën e re do të zvogëlohet në tri orë

KOCAELI  – Në përfundim e sipër janë punimet rreth ndërtimit të urës e cila i bashkon dy anët e Gjirit të Izmitit në Turqi.

Në ceremoninë me rastin e vendosjes së pjesës së fundit të urës, e njohur si Gjerdani i Gjirit të Urës, pritet të marrë pjesë presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan dhe kryeministri Ahmet Daavutoglu.

Kohëzgjatja e udhëtimit nga Stambolli deri në Izmir nga 9 orët e tanishme, me urën e re do të zvogëlohet në tri orë.

Kulla më e lartë e urës është në lartësi prej 252 metrash, ndërsa baza e pllakës rrugore është e gjerë 35 metra.

Ura me gjatësi të përgjithshme prej 2.682 metra, prej të cilave 1.550 meta janë në ajër, paraqet urën e katërt për nga gjatësia e saj në nivel vjetor.

Ndërtimi i urës filloi më 17 janar të vitit 2016 dhe sot do të vendoset pjesa e fundit e 113 pllakave rrugore të urës.

Pritet që punimet rreth montimit të përfundojnë deri në fund të muajit, dhe pas përfundimit të punëve rreth izolimit dhe asfaltimit të rrugës, ura do të hapet për komunikacion nga fundi i muajit maj. aa

Tronditet Shkupi, polici ekzekuton nënë e bijë e pastaj vetëvritet

Trupat e pajetë të tre personave janë gjeturnë fshatin Vollkovë të Shkupit. Bëhet fjalë për 2 gra të moshës 60 dhe 80 vjeç, nënë e bijë dhe një burrë me profesion polic. Të tre me plagë nga armë zjarri në trup.

Jozyrtarisht mësohet se polici ka qelluar mbi dy gratë dhe më pas ka kryer vetëvrasje. Ende janë të paqarta motivet.

Ekipe të MPB-së kanë shkuar në vendngjarje dhe priten informata më të hollësishme, raporton Zhurnal.

Po ashtu në Kumanovë po lëviz një helikopter i policisë duke shqetësuar popullatën e këtij qyteti. Të shqetësuar nga helikopteri i policisë më shumë janë banorët e Lagjes së Trimave të cilët me 9 dje 10 maj të vitit të kaluar në befasi u zgjuan nga krismat dhe bombat e policisë maqedonase.

Opozita në Maqedoni i kushtëzon bisedimet e Brukselit

Zoran Zaev, lider i Partisë Social-Demokrate në Maqedoni

Opozita e Maqedonisë ka paralajmëruar se nuk do t’iu bashkohet bisedimeve në Bruksel për zgjidhjen e krizës politike, nëse qeveria nuk i shtyn zgjedhjet dhe nuk e tërheq amnistinë për politikanët e dyshuar për korrupsion.

Zoran Zaev, lider i Partisë Social-Demokrate, ka thënë se presidenti Gjorgje Ivanov “duhet të tërheqë vendimin e turpshëm për amnistinë e dhjetëra figurave publike, të përfshira në një skandal të përgjimeve”.

Zaev po ashtu ka thënë se zgjedhjet, e parapara për 5 qershor, duhet të shtyhen, derisa të krijohen kushtet për votime demokratike dhe të besueshme.

Bashkimi Evropian ka ftuar në takim, më 22 prill, liderët politikë të Maqedonisë, në përpjekje për të zgjidhur krizën politike në këtë vend.

Partia në pushtet e Maqedonisë, VMRO-DPMNE, e ka pranuar ftesën për negociata.

Protetstat në Shkup dhe qytete të tjera, kundër pushtetit, janë duke vazhduar për të dytën javë me radhë.

Gjuriçi: Letërnjoftimet serbe të vlefshme në Kosovë, bllokada e kamionëve përfundon të hënën

 Gjuriçi: Pas më shumë se 18 orë bisedimesh me përfaqësuesit e Prishtinës në Bruksel janë arritur marrëveshje të rëndësishme për popullin serb në Kosovë në katër fusha themelore

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriçi, ka thënë sot herët në mëngjes se pas më shumë se 18 orë bisedimesh me përfaqësuesit e Prishtinës në Bruksel, është arritur  marrëveshje për kartat e identitetit, lëvizjen e kamionëve, vizitat zyrtare të serbëve në Kosovë si dhe zgjedhjet.

Duke theksuar se janë arritur marrëveshje të rëndësishme për popullin serb në Kosovë në katër fusha themelore, Gjuriq ka thënë për Tanjug se “letërnjoftimet e lëshuara nga Qeveria jonë lirisht mund të përdoren në Kosovë si dhe bisedimet për këtë çështje do të vazhdojnë edhe në të ardhmen”.

Zyrtari serb poashtu ka deklaruar se është arritur ujdi edhe për transportin e mallrave të rrezikshme sdhe sipas tij, bllokada e kamionëve do të vlejë deri më 25 prill.

Sipas Gjuriçit edhe zgjedhjet serbe në Kosovë do të mbahen në të njëjtën formë sikurse ndodhi në vitin 2014 me praninë e OSBE-së.

Ndërkaq, sa i përket vizitave të zyrtarëve serb në vendin tonë, ai ka theksuar se janë marrë vesh  që të mos iu ndalohet më hyrja atyre si dhe njoftoi se nesër do ta vizitojë Kosovën siç tha ai “në mënyrën më normale të mundshme”.

Vuçiçi: Qëllimet e Millosheviçit ishin më të mira se rezultatet

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiçi, ka fajësuar ish-presidentin serb Sllobodan Millosheviç për humbjen e luftërave.
“Ai ka bërë dy gabime të pafalshme, të cilat e kanë futur Serbinë në konflikt ushtarak dhe vrasje me motivacione politike”, ka thënë Vuçiç.
“Nuk duhet të hysh në konflikt pa një qëllim dhe pa një strategji dhe të dalësh i dështuar”, ka theksuar kryeministri serb, përcjell KTV.
Sipas tij, Millosheviqi ishte një burrështetas, mirëpo qëllimet e tij për të mbrojtur popullin serb ishin më të mira se rezultatet, të cilat ishin të këqija.
Gazetari e ka pyetur Vuçiqin nëse po fajëson Millosheviçin për shkak se ka i humbur luftërat apo për shkak se i ka nisur ato,
“Nuk mendoj që Millosheviçi është fajtori kryesor për luftërat e shkaktuara. Në çdo rast, ka qenë gabim të hysh në luftë. Do të duhej të tregohej më i mençur, sepse po drejtonte shtetin”, është përgjigjur Vuçiç.

Analistja serbe: Unë e pranoj shtetin e Kosovës

PRISHTINE- Sot është shënuar tre vjetori që kur kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë kanë nënshkruar marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve në Bruksel. Për të dy palët, marrëveshja ishte historike dhe u nënshkrua pas disa muajsh bisedime mes kryeministrit të Serbisë dhe Kosovës, Ivica Daçiç dhe Hashim Thaçit, me ndërmjetësimin e Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Catherine Ashton, shkruan k.kosova.

Këto ishin imazhet e 19 prillit të 2013, kur Hashim Thaçi, Ivica Daçiç, e Cathrine Ashton, vunë firmat mbi atë që njihet si marrëveshja e parë për normalizimin raportesh mes Kosovës dhe Serbisë pas luftës
Tre vjet më vonë, përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për Kosovë, thotë se pa marrëveshjen e atëhershme, Kosova nuk do të ishte ajo që është sot.

Ndërsa një pjesëmarrëse nga Beogradi, tha se dialogu i ndërmjetësuar nga europianët, nuk solli normalizim. Përfaqësuesja e Serbisë tha se sikur të pyetej ajo nuk do të kishte luftë as krime. “Menjëherë do ta pranoja pavarësinë e Kosovës”, tha ajo.

Beogradi jep alarmin për rishfaqje të AKSH-së në Kosovë

Serbët e Kosovës janë të brengosur, pas një riviste të pjesëtarëve të Armatës Kombëtare Shqiptare, të armatosur deri në dhëmbë, të cilët kanë bërë thirrje për mobilizim të anëtarëve të saj, për të “mbrojtur interesat kombëtare”, shkruan sot “Novosti” i Beogradit.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, duke reaguar nga kësaj paraqitjeje të saj, i tha kësaj gazete se KFOR-i dhe komuniteti ndërkombëtar duhet të ofrojnë garanci se këso dukurish në, siç citohet të ketë thënë ai, krahinën tonë jugore nuk do të ndodhin.

“Do të bisedojmë me përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar, para së gjithash me përfaqësuesit e KFOR-it, meqë shfaqja e grupeve të tilla të armatosura është e palejueshme”, citon “Novosti Gjuriqin.

Pas disa muajsh, kur sipas medieve në gjuhën shqipe të Kosovës u shfaqën në segmentin e rrugës Prishtinë – Podujevë dhe Prishtinë – Mitrovicë, pjesëtarë të armatosur të Armatës Kombëtare Shqiptare janë tubuar para disa ditësh në rajonin e Mitrovicës, me ç’rast “komandanti” anonim i kësaj organizate ilegale ka akuzuar “strukturat paralele serbe” në Mitrovicë se po torturojnë shqiptarët dhe se nuk po i lejojnë të kthehen në shtëpitë e veta. Serbët posaçërisht i ka shqetësuar deklarata e njërit nga “liderët”, i cili ka thënë se pjesëtarët e AKSH-së janë të organizuar dhe mirë të stërvitur që “shumë shpejt edhe të mobilizohen”

“Komuniteti ndërkombëtar, që është përgjegjës për sigurinë në Kosovë, duhet me urgjencë të reagojë dhe të ndalë vringëllimat e tilla me armë dhe kërcënimet e shqiptarëve të armatosur. Prandaj i bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar, para së gjithash KFOR-it, që është përgjegjës për sigurinë në Kosovë e Metohi, që të mos i mbyll më sytë para kërcënimeve të hapura të shqiptarëve dhe të mos tolerojë armatosjen dhe organizimin e tyre me qëllim të shkaktimit të trazirave”, cition “Novosti” kryetarin e Mitrovicës veriore, Goran Rakiqin.

Dhe ndërsa tërheq vërejtjen se rivista e shqiptarëve të armatosur përbën dëshminë se në Kosovë vazhdon të ketë sasi të madhe armesh ilegale, Rakiq përmend shqetësimin shtesë për shkak të thirrjes së pjesëtarëve të kësaj organizate ilegale për mobilizim, që mund të provokojë destabilitet dhe përshkallëzim të dhunës, shkruan kjo gazetë.

Miro Kovaç: Serbia është vendi ku u planifikuan luftërat

Shefi i diplomacisë së Kroacisë, Miro Kovaç, mohoi sërish se vendi i tij po bllokon rrugën e Serbisë drejtë anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke nënvizuar se Serbia nuk mund të jetë gjyqtare dhe polic për krimet e luftës në territoret e ish-Jugosllavisë.

Në një intervistë për revistën Jutarnji List, Kovaç tha se nuk bëhet fjalë për kurrfarë bllokade të rrugëtimit të Serbisë drejtë unionit, por tha se bëhet fjalë për përmbushje të kushteve nga ana e Serbisë në fushën e gjyqësorit dhe respektimit të të drejtave të njeriut, duke shtuar se bëhet fjalë për vlera, të cilat karakterizojnë identitetin e familjes evropiane.

Shefi i diplomacisë kroate theksoi se bashkëpunimi i Beogradit me Tribunalin në Hagë është një kriter në negociatat me Brukselin.

“Është e qartë se shteti, nga i cili kanë buruar planet për luftërat në vitet e 90-ta, nuk mund të jetë gjykatës dhe polic për krimet e kryera në ish-Jugosllavi. Është ky një absurd, i cili pamundëson marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë”, nënvizoi Kovaç.

Vuçiçi: Rrezik për “ukrainizimin” e Maqedonisë

Kryeministri serb, Aleksander Vuçiç është shprehur i shqetësuar për situatën në Maqedoni, e cila sipas tij, mund të reflektohet në stabilitetin e gjithë rajonit.

Vuçiç është shprehur se, një “ukrainizim i Maqedonisë” nuk i duhet askujt.

“Përleshjet, trazirat dhe çfarëdolloj destabilizimi rrezikojnë të kushtëzojnë të gjithë rajonin. Ne në Serbi po punojmë për të ruajtur paqen dhe stabilitetin”, ka deklaruar Vuçiç.

Ai ka theksuar se, në Serbi situata është tërësisht e qetë dhe e qëndrueshme, por ka theksuar se, është me rëndësi që situata e tensionuar në Maqedoni të zgjidhet sa më shpejt.

Situata në Maqedoni është trazuar pas vendimit të presidentit Ivanov për të amnistuar të gjithë politikat nën hetim apo në procese gjyqësore, përfshirë ata të lidhur me skandalin e përgjimeve të publikuar vitin e kaluar.

Ky veprim ka shkaktuar reagim të menjëhershëm popullor, me opozitën që prej katër ditësh proteston çdo mbrëmje në rrugët e Shkupit, duke kërkuar dorëheqjen e presidentit.

Pak ditë më parë një shqetësim të ngjashëm kryeministri serb shprehu për situatën në Bosnje e Hercegovinë, për shkak të rritjes së atij që e cilësoi “ekstremizëm politik” që mund të përhapet në mbarë Ballkanin.

Erdogani kritikon shtetet islamike që nuk njohin Kosovën (video)

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, në fjalimin e mbajtur përpara anëtareve të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI), ndër të tjera ka deklaruar se detyra thelbësore e Organizatës është që të interesohet për problemet e myslimanëve në çdo cep të botës.

Ai bëri të ditur se ndjehen të hidhëruar për shkak se brenda 56 vendeve anëtare të OBI-t, ka ende nga ato që nuk e kanë njohur Qipron turke dhe Kosovën. Erdogan ka deklaruar se nuk e kupton shtyrjen e kësaj çështjeje duke parashtruar arsye në lidhje me mospranimin.(TRT)

Lesbos: emigrantët e qytetarët grekë e presin me padurim Papa Françeskun

Papa: shtrëngim duarsh me refugjatë – EPA

Do të jetë një nga ato gjeste, vizita e Papës Françesku nesër, në Lesbos, që, siç e ka thënë ai vetë të Enjten e Madhe, në Qendrën e Strehimit për azilkërkuesit e Castelnuovo di Porto, flasin shumë më tepër sesa fjalët. Do të kalojë pak orë në tokën greke, nga e cila mund të dallosh dritat e mbrëmjes, që ndizen një nga një mbatanë, në tokën turke. Një rrip uji tepër i ngushtë, që të tundon menjëherë të dalësh në det të hapur e të arrish në Evropën e dëshiruar. Ky det ka parë shumë të gjallë, duke e realizuar këtë ëndërr, por edhe shumë, shumë të vdekur. Papa, Patriku Bartolomeu e Kryepeshkopi Hieronymus, së bashku në portin  e ishullit, do t’i drejtojnë Zotit lutjen e tyre për shpirtin e viktimave e do të hedhin në det tri kurora  dafinash. Një mendim për ata, që nuk ia dolën mbanë ta kapërcejnë detin, do të jetë çasti përfundimtar i vizitës, që gjithsesi, do të përqendrohet kryesisht tek  ata, që vijojnë ta mbajnë gjallë shpresën për të jetuar një jetë më të mirë: tek refugjatët, ata që kërkojnë strehim politik a ekonomik, sepse Papa nuk i bën kurrë dallimet, aq të dashura për politikën.
Françesku do t’i përqafojë në qendër të Morias, që u bë e famshme pas marrëveshjes BE-Ankara e që, sipas organizatave humanitare, e shndërroi këtë vend në burg.Kështu nis kjo ditë kaq e ngarkuar e Papës, të cilin do ta ndjekim hap pas hapi, nesër, në Lesbos.

Fuere: Maqedonia përbën rrezik edhe për rajonin

Ish ambasadori i Bashkimit Evropian në Maqedoni, Ervan Fuere, ka regjur për situatën në Maqedoni përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social “facebook”.

“Shteti, në të cilin nuk mbisundon drejtësia, nuk është i rrezikshme vetëm për qytetarët e saj – viktima të pafajshme të kësaj dukurie nga mungesa e drejtësisë si dhe nga liderët e korruptuar, mund të jetë i gjithë rajoni”, ka shkruar Fuere.

Në Podgoricë digjen flamujt shqiptarë

Persona të panjohur, në qendër të Podgoricës, u kanë vënë flakën flamurit shtetëror të Kosovës dhe flamurit të Shqipërisë, i cili është edhe flamur kombëtar i shqiptarëve. Ngjarja ka ndodhur të enjten mbrëma, kurse flamujt e djegur ishin të vendosur para ambasadave të Kosovës dhe Shqipërisë në Mal të Zi.

Lidhur me rastin, ka reaguar ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi, e cila ka dënuar djegien e flamujve të Kosovës dhe Shqipërisë.

Ivan Vuçiq, përgjegjës për komunikim me media në ministrinë e Jashtme të Malit të Zi ka thënë për Radion Evropa e Lirë se kjo Ministri e Jashtme bashkë me atë të Integrimeve Evropiane kanë shprehur keqardhje për këtë akt, që ka ndodhur pak metra larg ambasadave të Kosovës dhe Shqipërisë në Podgoricë.

“Ministria është në komunikim të vazhdueshëm me ambasadat, kurse organet kompetente do t’i ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme në zbardhjen e rastit dhe zbulimin e akterëve”, ka thanë ai.

“Jemi të bindur që ngjarje të tilla nuk do të ndikojnë në raportet e mira bilaterale dhe miqësore ndërmjet shteteve tona “, ka theksuar Vuçiq.

Nga Ambasada e Shqipërisë nuk kishte ndonjë reagim pasi që ambasadori shqiptar menjëherë ka udhëtuar për në Tiranë. Kurse nga Ambasada e Kosovës nuk pasur ndonjë deklaratë.

Erdogani: Terrorizmi është sfida më e madhe për botën myslimane

Terrorizmi është problemi më i madh me të cilin ballafaqohet bota myslimane, tha presidenti turk Recep Tayyip Erdogani, duke njoftuar se vendet anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OIC) ranë dakord të formojnë një trup të përbashkët për të luftuar terrorizmit.

Ai në Samitin e 13-të të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI) i bëri thirrje edhe njëherë komunitetit ndërkombëtarë që të rishikojë qëndrimin e tij ndaj organizatave terroriste.

“Për shkak të kërcënimit të terrorizmit duhet të ndërmerren operacione në terren. Krahas kësaj duhet një luftë për t’i shterur burimet financiare dhe njerëzore. Për këtë arsye bashkëpunimi ndërkombëtar ka rëndësi të madhe. Do të jetë me vend që mes vendeve anëtare të OBI-së të krijohet një strukturë e cila do të forcojë bashkëpunimin dhe institucionalizimin kundër terrorizmit dhe krimeve të tjera. Me këtë qasje është pranuar propozimi ynë si Turqi për formimin e një bashkëpunimi policor OBI me qendër në Stamboll dhe formimin e një qendre koordinimi”, tha presidenti turk, transmeton Telegrafi.

Duke iu referuar çështjes së terrorizmit Erdogan tha se terrorizmi dhe dhuna janë një prej çështjeve më të mëdha me të cilat ballafaqohet bota islame. Lufta kundër terrorizmit dhe kriza e emigrantëve janë dy çështje qendrore të cilat u diskutuan në takimin e OKI në Stamboll këtë javë.

CPJ: Turqia t’i mbrojë gazetarët

Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ) me seli në Shtetet e Bashkuara, i ka bërë thirrje Turqisë që t’i mbrojnë gazetarët, pasi një reporter sirian ishte marrë në shënjestër të grupit ekstremist, Shteti Islamik, në pjesën juglindore të Turqisë.

Gazetari televiziv, Mohammed Zahir al-Sherqat, është qëlluar nga afër gjatë fundjavës, duke ecur në rrugët e Gaziantepit afër kufirit me Sirinë.

Ai vdiq në spital më 12 prill.

Për këtë sulm përgjegjësinë e ka marrë grupi ekstremist, Shteti Islamik.

Kjo është vrasja e katërt e gazetarëve të Sirisë në Turqi, për të cilën përgjegjësinë e ka marrë ky grup ekstremist.

SHBA i bën thirrje presidentit Ivanov të rishqyrtojë vendimin

Uashingtoni i bëri thirrje të mërkurën presidentit të Maqedonisë Gjeorgje Ivanov të rishqyrtojë vendimin e tij për pezullimin e hetimeve ndaj skandalit të përgjimeve.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, John Kirby tha se pezullimi i hetimeve do të mbronte zyrtarët e korruptuar dhe do t’i mohonte drejtësinë popullit të Maqedonisë. “Vendimi do të dëmtonte më tej shtetin ligjor, integritetin e institucioneve gjyqësore, si dhe besueshmërinë e përkushtimit të udhëheqësve maqedonas ndaj vlerave themelore të NATO-s dhe Bashkimit Evropian”, thuhet në deklaratën e Departamentit të Shtetit.

Të martën, në mënyrë të papritur, Presidenti Ivanov njoftoise kishte vendosur të ndërpriste hetimet për skandalin e përgjimeve duke thënë se synonte t’i jepte fund “agonisë politike në të cilën ndodhej vendi prej një viti”.

Opozita në Maqedoni, po proteston për të dytën ditë duke kërkuar dorëheqjen e presidentit.

Protestuesit u mbodhën të mërkurën në mbrëmje para zyrave të presidentit ku qëlluan, me vezë, gurë e mjete të tjera. Më pas, ata çanë kordonin e policisë dhe shkuan para parlamentit. Megjithatë, protestuesit nuk arritën të shkonin para selisë së partisë VMRO-DPMNE në pushtet.

Nga ana tjetër, një tjetër grup protesuesish, që besohet se janë përkrahës të partisë VMRO-DPMNE, u nis drejt selisë së Lidhjes Social Demokrate të opozitës, për të shprehur revoltën kundër drejtuesve opozitarë.

Vendimi i Presidentit Ivanov për të mbyllur hetimet, për një prej skandaleve politike më të rënda të këtij vendi, u kritikua me forcë edhe nga Bashkimi Evropian, që e quajti atë një veprim që bie në kundërshtim me shtetin ligjor.

Bashkimi Evropian ndërmjetësoi një marrëveshje mes pozitës dhe opozitës pas skandalit të përgjimit. Skandali do të hetohej nga një prokuror i posaçëm dhe ish kryeministri Gruevski ra dakort që Maqedonia të zhvillojë zgjedhje të parakohshme, të cilat janë planifikuar për në qershor.

Parlamenti i vendit u shpërnda javën e kaluar, por opozita theksoi se do t’i bojkotojë zgjedhjet pasi nuk janë përmbushur kushtet për të cilat u ra dakort në marrëveshje që zgjedhjet të jenë të lira e të drejta.

Presidenti Ivanov është aleat i ish kryeministrit Gruevski i cili e mbështeti atë të zgjidhej në këtë post.

Hartmann: Vendimi i gjykatës për Sheshelin, manipulim i të kaluarës

Vendimi gjyqësor i shkallës së parë i Tribunalit të Hagës për liderin e radikalëve serbë, Vojislav Sheshel, manipulon në tërësi me të kaluarën, i zhvlerëson faktet dhe ngjarjet e vërtetuara në ish Jugosllavi, thotë në një intervistë për shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë, Florence Hartmann, ish zëdhënëse e Tribunalit të Hagës.

Hartmann, këto ditë është liruar nga burgu, ku ka vuajtur dënimin prej 7 ditësh, të cilin ia ka shqiptuar po ky tribunal.

Ajo ishte dënuar për mosrespektim të Gjykatës, për shkak se në librin e saj “Paqja dhe dënimi”, si dhe në tekstin me titull “Fshehja e fakteve kyçe për gjenocid”, ka shkruar se “gjykatësit e Tribunalit të Hagës kanë marrë pjesë në fshehjen e dokumenteve të rëndësishëm” të përfshirjes së Republikës Federative të Jugosllavisë në gjenocidin në Srebërnicë.

“Gjykatësi (Jean-Claude Antonetti), i cili, fatkeqësisht, është francez, thotë se Shesheli, në esencë, vetëm e ka shprehur mendimin politik; pra, se bëhet fjalë për lirinë e shprehjes së qëndrimit të tij politik, i cili nuk e ka dimensionin penal. Për njerëzit që e kanë përcjellë Sheshelin, kjo është shokuese. Unë vet, si gazetare e huaj, i kam përcjellë fjalimet dhe aktivitetet e tij dhe të njerëzve të tij në terren – në Hërtkovc, në Vukovar, në Bosnjën lindore”.

“Kam parë edhe rekrutimin e vullnetarëve në shtabin e radikalëve në mes të Beogradit, që nga viti 199i e më tutje. Të gjith ishin me flamuj të zi dhe me kafka në to. Gjithashtu, nuk ka asnjë dyshim që fjalimet e tij i kanë trimëruar njësitet paraushtarake në terren. prandaj, vendimi gjyqësor ka qenë mjaft i çuditshëm”, ka theksuar Hartmann.

Sipas saj, vendimi gjyqësor e mohon ndikimin e gjuhës së urrejtjes së një njeriu, i cili, ka qenë, siç e quan ajo, “zëdhënës ekstremist i Milosheviqit”, sepse “ ka folur atë që Milosheviqi vet nuk ka mundur ta thotë”.

Fjalimet e Sheshelit, siç thotë Hartmann, kanë pasur ndikim në formacionet paraushtarake në terren, sepse këto të fundit, në vazhdimësi janë thirrur në ato fjalime dhe “fjalimet e tij, në vazhdimësi i kanë përsëritur vrasësit e tij në terren”.

“Që gjykatësi i Tribunalit të Hagës, pas kaq vitesh gjykimi, të thotë se kjo nuk ka pasur ndikim dhe se kjo është vetëm shprehje e qëndrimeve të tij politike – kjo në tërësi është skandaloze. Ai në tërësi po manipulon me të kaluarën, gjë që është problem i madh për rajonin, sepse po i anulon tashmë faktet dhe ngjarjet e vërtetuara në ish Jugosllavi. Përveç kësaj, vendimi i gjykatësit francez, do të ketë pasoja në të tashmen e rajonit”.

“Ai është mohim i gjithë mandatit dhe mënyrës, në të cilën duhet të funksionojë procesi ligjor në Tribunal dhe kjo ka ndikim të drejtpërdrejtë edhe në potencialin e pajtimit dhe mirëkuptimit ndërmjet palëve të ndryshme, të cilat kanë marrë pjesë në luftë”, ka theksuar Hartmann.

Ajo ka shtuar se ndikimi do të shtrihet edhe në të ardhmen, sepse “porositë se nuk do të ketë kurrfarë pasojash penale në qoftë se dikush bën thirrje për dhunë dhe vrasje masive”.

Vendimi gjyqësor në rastin e Sheshelit, sipas Hartmann, nuk ka lidhje me drejtësinë dhe nuk ka lidhje as me pretendimet që Prokuroria nuk e ka argumentuar këtë apo atë.

Ajo thotë se edhe në rast që prokuroria ka bërë gabime, të cilat nuk mund të përjashtohen, shtrohet pyetja se a është e mundur që të bëhen aq gabime që e gjithë fajësia të shkarkohet nga njeriu, për të cilin ekzistojnë mjaft xhirime të regjistruara dhe mjaft dëshmitarë.

“Ajo që mua më brengos në veçanti, në këtë vendim gjyqësor, është këndi politik prej të cilit është bërë revidimi i të kaluarës politike. Duhet hetuar se çfarë në të vërtetë ka ngjarë aty”, theksoi Hartmann.

Ajo shpreh dyshimin se gjykatësi francez Antonetti ka agjendën e vet, por për të cilën ajo nuk ka njohuri.

“A ndan ai qëndrime të ngjashme politike sikurse Shesheli, këtë nuk e di, por është krejtësisht e mundshme dhe kjo duhet të hetohet”, ka theksuar Harmann.

Sipas saj, tashmë Shesheli e ka rrugën e hapur që të marrë mjaft mandate deputetësh ë Kuvendin e Serbisë, në zgjedhjet e 24 prillit. Kjo sipas saj, është rrjedhojë e vendimit gjyqësor, i cili siç thotë ajo, jo vetëm që e mohon të kaluarën, por edhe e orienton të ardhmen, në drejtimin që Serbia të mbetet në iluzionet dhe projektet, të cilat do ta largojnë nga Evropa.

“Pra, Antonetti, do ta trimërojë Serbinë kundër-evropiane, e cila do t’i shembë bisedimet e saj me Bashkimin Evropian”, u shpreh Hartmann.

Ajo ka shtuar se në rast se parashtrohet ankesë nga ana e Prokurorisë dhe në rast se Dhoma e apelit vlerëson që Këshilli Gjyqësor i shkallës së parë ka bërë shumë gabime, atëherë edhe mund të vendosë që gjykimi të rishikohet. Por, sipas saj, kjo mund të zgjasë, së paku, dy vjet.

Ivanov amniston politikanët e akuzuar; reagojnë ndërkombëtarët

Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov

Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, ka vendosur të falë të gjithë personat që po hetohen nga Prokuroria Speciale për mashtrime zgjedhore, por edhe për veprime tjera të jashtëligjshme, në bazë të asaj që njihet si “aferë e përgjimeve”.

Në bazë të vendimit, nga ndjekja e mëtejme janë liruar ish-ministrat e Punëve të Brendshme dhe të Transportit, Gordana Jankullovska dhe Mile Janakievski, drejtori i policisë sekrete, Sasho Mijalkov, si dhe shumë politikanë e zyrtarë të tjerë, të dyshuar nga Prokuroria Speciale për shpërdorim të detyrës.

Vendimi i presidentit përfshin edhe liderin e partisë opozitare Lidhja Social-Demokrate, Zoran Zaev, i cili akuzohej nga Prokuroria Publike për rastin e njohur me emrin “Puçi“.

Ivanov, në një paraqitje të jashtëzakonshme, tha se vendimin e ka marrë për të ndihmuar në zgjidhjen e krizës politike që ka përfshirë Maqedoninë tanimë një vit e gjysmë.

“Me qëllim që të kontribuoj në zgjidhjen e krizës, në relaksimin e raporteve dhe uljen e tensioneve mes forcave politike dhe mbështetësve të tyre, i vetëdijshëm për pasojat për shtetin dhe qytetarët nëse nuk ndërmerret diçka dhe me besimin e fortë se po marr një vendim në interes të shtetit, kam vendosur që të urdhëroj ndërprerjen e të gjitha procedurave të nisura hetimore. Vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe si të tillë do ta mbroj deri në fund“, tha Ivanov.

Ai shtoi se kriza nuk është në interes të shtetit, por të shërbimeve të huaja, të cilat edhe “po punojnë për destabilizimin e vendit”.

Por, vendimi i tij ka hasur në reagimin e fuqishëm të opozitës, e cila ka paralajmëruar nisjen e protestave.

Lideri i opozitës, Zaev, tha se presidenti është vënë në mbrojtje të, siç u shpreh, kriminelëve, të cilët kanë bërë mashtrime zgjedhore dhe krime tjera të rënda.

Me këtë vendim, tha Zaev, është rrënuar marrëveshja politike dhe se zgjidhja e vetme në mbrojtje të demokracisë mbetet rruga.

“Nuk do të lejojmë rrënimin e tërësishëm të shtetit. Së bashku me qytetarët do të rreshtohemi në anën e Maqedonisë. Nga sot, me qytetarët do ta kthejmë drejtësinë dhe sundimin e shtetit juridik. Kërkojmë që mbrojtësi i kriminelëve, personi Gjorgje Ivanov, menjëherë të japë dorëheqje. Nëse këtë nuk e bën, ai po e çon shtetin në gjendje të jashtëzakonshme, në kufijtë e shpërthimit“, deklaroi Zaev, duke kërkuar mbledhje të jashtëzakonshme të Kuvendit për shkarkimin e presidentit Ivanov.

Protestat para Presidencës në Shkup kanë nisur. Protestuesit, përkundër forcave të shtuara policore, kanë hedhur vezë dhe gjësende të forta, duke thyer xhamat e zyrës së Presidencës.

Vendimi i presidentit Ivanov ka shkaktuar reagime edhe nga përfaqësuesit ndërkombëtarë.

“Deklarata e presidentit maqedonas ngre brengosje serioze rreth angazhimit të Maqedonisë për sundimin e ligjit“, thuhet në reagimin e parë të ambasadës amerikane në Shkup.

“Nëse vendimi për të falur politikanët ka të bëjë me hetimet rreth dyshimeve nga materialet e përgjuara, atëherë kjo paraqet brengosje serioze. Hetimi i plotë i këtyre rasteve dhe procesi gjyqësor adekuat janë elemente kyçe të marrëveshjes politike“, thuhet në reagimin e ambasadorit britanik në Shkup, Charles Geret.

Vendimi i presidentit Ivanov vjen pak kohë pasi Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë shfuqizoi një ndalesë të vitit 2007, me të cilën presidentit i jepet e drejta për të falur politikanë të dyshuar për mashtrime zgjedhore dhe vepra tjera, përfshirë edhe ato të pedofilisë.

Kandiq për rastin Dikoviq: Do të luftoj deri në Strasburg

Natasha Kandiq

Aktivistja serbe për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq, ka paralajmëruar se do të ngrejë ankesë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut kundër vendimit të Gjykatës Themelore në Beograd, i cili kërkon nga Kandiq të paguajë 4,400 euro kompensim për shefin e shtabit të përgjithshëm të ushtrisë serbe, Lubisha Dikoviq.

Qendra për të Drejtën Humanitare ka thënë se ish-kryetarja e saj, Kandiq, është gjobitur nga gjykata serbe për “shkelje të nderit dhe të dinjitetit” të gjeneralit Dikoviq, duke thënë publikisht se ai ka pasur lidhje me krimet e kryera në Kosovë, gjatë luftës së viteve 1998-1999.

Kandiq ka kërkuar publikisht që Dikoviq, komandant i një njësie ushtarake në Kosovë gjatë luftës, të zëvendësohet.

Dikoviq ka mohuar pretendimet e Kandiqit dhe prokurorët serbë nuk kanë ngritur ndonjë akuzë kundër tij.

“Fondi për të Drejtën Humanitare do të ankohet. Nëse edhe pas ankesës, Gjykata Themelore në Beograd konfirmon vendimin, atëherë ekziston hapësirë për Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut (në Strasburg). OJQ-të dhe shoqëria civile synojnë të rrisin pragun e lirisë së shprehjes”, ka thënë Kandiq për shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë.

Turqia godet veriun e Sirisë në kundërpërgjigje të sulmeve me raketa

Ushtria turke ka granatuar sot disa lokacione në veri të Sirisë, si kundërpërgjigje ndaj sulmeve të mëhershme që goditën qytetin e Kilisit sot gjatë ditës, njoftojnë zyrtarë të qeverisë.

Më herët, pesë raketa janë gjuajtur nga toka siriane në qytetin kufitar turk të Kilisit, duke lënë të paktën katër persona të lënduar, raporton agjencia shtetërore turke e lajmeve.

Raketat goditën këtë qytet dhe njëra prej tyre ka dëmtuar një shtëpi, raporton agjencia e lajmeve Anadolu.

Disa ambulanta janë dërguar në atë rajon dhe disa njerëz të lënduar janë shtruar në spital, njofton agjencia.

Ky incident ndodhi vetëm katër ditë pasi dy raketa ranë në afërsi të një parku në Kilis, dhe lënduan dy njerëz, duke detyruar autoritetet që t’i evakuojnë dy shkolla në atë zonë.

Nuk dihet se kush e ka bërë gjuajten e raketave, por disa zona në afërsi të kufirit Turqi-Siri kontrollohen nga grupi i Shtetit Islamik, nga milicia siriano-kurde dhe nga rebelët kundër-qeveritarë në Siri.

U hap Festivali i 11-të i tulipanëve në Stamboll

STAMBOLL) – Në kuadër të Festivalit të 11-të të Tulipanëve i cili organizohet nga Kryebashkia e Stambollit në sheshin “Sultanahmet” (Xhamia Blu) hapet për vizitorët “tapeti i tulipanëve” i cili përbëhet nga 563 mijë tuliapanë natyralë në një hapësirë një mijë e 728 metra katrorë.

Zëvendëskryetari i Këshillit të Kryebashkisë së Stambollit, Ahmet Bilal Kıymaz në një fjalim të hapjes tha se me nismën “tulipani kthehet në shtëpi” të nisur në vitin 2015, tulipanët të cilët emigruan nga ky vend kanë nisur sërisht të çelin në çdo cep të Stambollit.

Kıymaz duke theksuar se me kthimin e tulipanit në Stamboll ndryshon pamja e qytetit dhe hapet mundësia për biznese të reja, ka pohuar se : “Tashmë populli ynë me ardhjen e pranverës ka nisur të shikojë tulipanët në çdo cep të Stambollit. Kjo është një shenjë që lajmëron ardhjen e pranverës. Krahas kësaj bukurie në Turqi është formuar industria e tulipanit. Në këtë mënyrë, vendi ynë ka hyrë në mesin e vendeve eksportuese të tulipanëve”.

Maqedoni: Përleshen emigrantët me policinë, qindra të lënduar

Emigrantët duke u larguar pas hedhjes së gazit lotsjellës nga policia e Maqedonisë

Emigrantët mbrëmë janë përleshur me policinë e Maqedonisë pasi ata nuk ishin lejuar ta shkatërrojnë barrikadën me tela ndërmjet ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë.

Raportohet se policia ka përdorë gaz lotjsellës dhe plumba gome për t’i kthyer prapa emigrantët, që ishin përgjigjur me hedhje gurësh kundër policisë.

Organizata Mjekët pa Kufij tha se vullnetarët mjekësorë në terren u dhanë ndihmë mjekësore afro 300 vetëve, pasi kishin probleme me frymëmarrje nga gazi lotsjellës dhe lëndimet nga plumbat e gomës.

Së paku 6 të lënduar janë në spital.

Policia e Maqedonisë tha se 23 policë janë lënduar, prej tyre 5 me lëndime serioze.

Kjo dhunë u bë në vendkalimin kufitar Idomeni, ku më se 11 mijë emigrantë janë të vendosur në kamp në pjesën e kufirit grek.

Serbët në favor të lidhjeve me Rusinë kundër NATO-s dhe BE-së

Voal – Voal.ch shkruan se 71.6 % e atyre që ju përgjigjën një ankete të  B92/CeSID mendojnë se anëtarësimi i Serbisë në NATO dhe Be nuk është mirë.

Në të njëjtën kohë më tepër se 55 % mendojnë se Serbia duhet “të lidhet tradicionalisht me Rusinë”, 19 % nuk janë dakord me këtë, ndërsa  21.5 % janë të pavendosur.Vetëm 11.2 % mendojnë se  “është mirë për Serbinë që të anëtarësohet në NATO dhe BE.” 14 % janë të pavendosur në këtë pyetje.Anketa për të marrë mendimin e opinionit tregoi se është rritur euro-skepticizmin i Serbisë në krahasim me 5 vite të shkuara – paçka se ky trend është i zakonshëm për vendet kandidate.Në lidhje me temat qendrore, temat prioritare, 38.5 % thonë se është standarti i jetesës dhe papunësia e madhe, 18.2 % mendojnë temat ekonomike, ndërsa 11.1 % të drejtat e punëtorëve dhe pensionistëve.

Kjo anketë ishte e  B92 dhe CeSID gjatë fushatës elektorale./Tanjug

Serbia detyrohet të dëmshpërblejë për 14 të masakruarit në Podujevë më 1999

Është marrë aktgjykimi i parë në Serbi për dëmshpërblim për shkak të përgjegjësisë së shtetit të Serbisë për krimet në Kosovë. Në një komunikatë të Gjykata e Parë e Beogradit rikujton se më 28 mars të vitit 1999 pjesëtarët e njësisë së “Skorpionëve” vranë Podujevë 14 anëtarë të familjes Bogujevci e Duriqi, transmeton Koha.net.

Gjykata me aktvendimin e saj detyron shtetin e Serbisë të paguajë 210.826 euro kompensim dëmesh për 14 gra e fëmijëve të vrarë në mars të vitit 1999 para shtëpive të tyre në Podujevë. Ata u vranë nga pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë “Skorpioni”. Njoftimin e ka bërë publik përfaqësuesi juridik i Fondit për të Drejtën Humanitare të Beogradit.

Sipas FDH-së ky është aktgjykimi i parë në Serbi me të cilin shteti i Serbisë detyrohet të kompensojë për krime lufte të bëra ndaj civilëve shqiptarë gjatë luftës në Kosovë.

Mirëpo, FDH nuk është e kënaqur me shumën e paraparë për kompensim dhe thekson se është më pak se gjysma e shumës së kërkuar përmes padisë ndaj shtetit dhe se është në shpërputhje të theksuar me vendimet e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, që ka të bëjë me mbrojtjen e të drejtës për jetë.

Për këtë arsye FDH ka parashtruar ankesë në Gjykatën e Apelit të Beogradit, me të cilën kërkon miratimin e shumës së kërkuar.

Në komunikatën e FDH theksohet se përgjegjësia e shtetit mbështetet në nenin 172 të Ligjit për marrë-dhëniet obligative, sipas të cilit shteti është përgjegjës për dëmet që “organet e tij i shkaktojnë personit të tretë gjatë kryerjes ose në lidhje me kryerjen e funksioneve të saj”.

Po ashtu FDH rikujton se në oborrin e Gashëve në Podujevë pjesëtarët e njësisë së “Skorpionëve” vranë me pushkë automatike gra e fëmijë.

U vranë: Sala Bogujevci (39) dhe djemtë e saj Shpendi (13) e Shpëtimi (10); Shefkate Bogujevci (43) dhe e bija e saj Nora (15) si dhe vjehrra e saj Shehidja (67), po ashtu kushërira e saj Nefise Llugaliu (55) me të kunatën Fezdrijen (21); Fitnete Duriq (36) dhe katër fëmijët e saj – Dafina (9), Arbër (7), Mimoza (4) dhe Albina (2), si dhe e vjehrra e saj Isma (69).

Po ashtu qenë vrarë edhe Hamdi Duriqi dhe Selman Gashi, të cilët komunikata e FDH nuk i përmend.

Pushkatimin e mbijetuan me plagë të rënda pesë fëmijë – Saranda, Fatosi, Jehona, Liria dhe Genc Bogujevci.

Për këtë krim më 2010 morën dënime të plotfuqishme Dragan Borojeviq, Miodrag Shollaja dhe Dragan Mediq, ndërsa Zhelko Gjukiq u dënua pas procesit të përsëritur më 2011.

Para këtyre, për këtë krim ishte dënuar edhe Sasha Cvjetan.

Presidentja e Kroacisë takon komandantin e KFOR-it

Komandanti i KFOR-it, Guglielmo Luigi Miglietta ka pritur sot në një takim presidenten e Kroacisë Kolinda Grabar-Kitaroviç, në Shtabin e Përgjithshëm të KFOR-it.

Miglietta dhe presidentja Kitaroviç diskutuan rreth situatës së përgjithshme në Kosovë dhe zhvillimeve të fundit mbi sigurinë në rajon, transmeton kp.

“Ata u pajtuan për rëndësinë e rolit të KFOR-it që vepron në mënyrë të paanshme si reagues i tretë i sigurisë për të ruajtur një ambient të qetë dhe të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë”, thuhet në një komunikatë të KFOR-it.

Sipas komunikatës takimi gjithashtu ishte një mundësi për gjeneralin Miglietta që të theksojë profesionalizmin e lartë të ushtarëve kroatë në përmbushjen e mandatit të KFOR-it.

Aktualisht,ushtarët e Forcave të armatosura kroate zbarkohen kryesisht në Kampin “Bondsteel” në njësitin e helikopterëve. Ushtarët e tjerë kroatë janë pjesë të Stafit të Shtabit të Përgjithshëm të KFOR-it, në Kampin “Film City”.

Gjithashtu, Kitaroviç ka konfirmuar që “Kroacia është plotësisht e angazhuar në ruajtjen e stabilitetit në Evropën jug-lindore dhe do të vazhdojë të kontribuojë në KFOR për një Kosovë demokratike dhe paqësore”.

Prishtinë: Presidentja kroate Kolinda Grabar Kitaroviç e pranishme në përurimin e Presidentit të Kosovës

VOAL – PRISHTINË, 8 PRILL – Në përurimin e sotëm të Hashim Thaçit, Republikën e Kosovës dhe kombin shqiptar në tërësi i nderon me praninë e saj Presidentja e Republikës së Kroacisë Kolinda Grabar Kitaroviç. Zonja Grabar Kitaroviç është e pranishmja më e rëndësishme në këtë përurim.

Prania e kryetares së nderuar të Kroacisë është me rëndësi të veçantë sidomos për shkak të rolit tejet të rëndësishëm të Kroacisë dhe të presidentes së saj në proeceset e sotme rajonale dhe evropiane dhe në miqësinë me kombin shqiptar.

Mali i Zi, propozohet zyrtarizimi i gjuhës së minoriteteve në rajonet ku ata përbëjnë 5 përqind

Gjithashtu, ligji i ri prashikon formimin e një këshilli i cili do të përfaqësonte institucionin kryesor të të gjitha pakicave kombëtare, e cila do të formohej nga Qeveria e Malit të Zi

PODGORICË – Propozimi për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të drejtat dhe liritë e pakicave parashikon zyrtarizimin e gjuhës së pakicave në zonat ku ato përbëjnë pesë përqind të popullsisë.

Me këtë rast sot në Podgoricë janë mbajtur konsultimet përfundimtare publike për tekstin e ndryshimeve dhe plotësimeve të propozuara, të organizuar nga Ministria për të drejtat e njeriut dhe të pakicave.

Gjithashtu, ligji i ri prashikon formimin e një këshilli i cili do të përfaqësonte institucionin kryesor të të gjitha pakicave kombëtare, e cila do të formohej nga Qeveria e Malit të Zi.

Leon Gjokaj, drejtori i përgjithshëm për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të minoriteteve dhe komuniteteve të tjera pakicë në Ministrinë për të Drejtat e Njeriut dhe Minoriteteve të Malit të Zi, tha se ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për të drejtat e minoriteteve janë në pajtim të plotë me mendimin e Komisionit Evropian dhe të Venecias.

Frytet e dialogut: Serbia dekoron liderët e 30 vendeve afrikane që s’e kanë njohur Kosovën

Kështu ka deklaruar për gazetën “Danas” të Beogradit këshilltari për Politikë të Jashtme i kryetari serb Ivan Mërkiq, transmeton Koha.net .

Mërkiq ka shtuar se krahas Sudanit, po për arsyen e mosnjohjes së Kosovës, janë dekoruar edhe 30 shtete të tjera afrikane. “U erdhi radha vendeve afrikane, e po këtë mirënjohje e kanë marrë edhe vendet aziatike që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Pos kryetarit të Sudanit këtë mirënjohje e kanë marrë kryetarë të 30 shteteve afrikane”, ka thënë Mërkiq.

Ai ka shtuar se është dekoruar edhe kryetari i Komisionin të Unionit Afrikan Erastus Mvença si dhe kryetari i Afrikës Jugore Jacob Zuma.“BE ka kontaktuar lidhur me këtë çështje dhe ne kemi dhënë sqarime” ka thënë Mërkiq. Në pyetjen e gazetës nëse Nikoliqi, para dekorimit ë kryetari të Sudanit ka pasur njohuri se Omar el-Bashir është i akuzuari për gjenocidi e krime lufte dhe arratisur nga drejtësia e Hagës, Mërkiq ka thënë se “ky dekorim nuk ka pasur si të anashkalohet”. Omar e Bashar akuzohet për vrasjen e më shumë 300 mijë personave dhe zhvendosjen e mbi dy milionë njerëzve gjatë krizës në Darfur në periudhën 2003 – 2008.

Pos kryetarit të Sudanit Nikoliq ka dekoruar edhe kryetarët e Algjerisë, Angolës, Botsuanës, Guinesë Ekuatoriale, Eritresë, Etiopisë, Zambisë, Republikës së Kepit të Gjelbër, Zimbabvesë, Afrikës Jugore, Sudanit Jugor, Kamerunit, Kenisë, Kongos, Republikës Demokratike të Kongos, Madagaskarit, Malit, mbretit të Marokut, kryetarët e Mauriciusit, Mozambikut, Namibisë, Nigerisë, Ruandës, Sao Toma e Principe, Sejshelit, Tunizisë, Ugandës si dhe të Republikës së Afrikës Qendrore.

Gjuriq: Serbia ka vetëm kufi të brendshëm me Kosovën

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq tha sot se me Prishtinën nuk mund të ketë kurrfarë bisedash mbi kinse demarkacionin e kufijve, meqë ndërmjet Kosovës e Serbisë Qendrore nuk ekzistojnë kufij.

Vetëm shteti i Serbisë ka kufijtë e vet dhe brenda atyre kufijve është e pranuar në Kombet e Bashkuara, raportojnë mediet e Beogradit deklaratën e sotshme të Gjuriqit, transmeton Koha.net.

Gjuriq po ashtu e ka quajtur lojë të Kosovës masën e reciprocitetit për autobotet e kamionët me lëndë të rrezikshme nga Serbia.

“Nga ana jonë nuk ka asnjë problem, thjesht duhet të qetësohen separatistët”, ka thënë Gjuriq.

Serbi: Panama Papers – Dalin emrat e atyre që fshehin emrat e politikanëve

Rrjeti për hetimin e krimit dhe korrupsionit, KRIK në Serbi publikoi të martën emrat më të njohur nga Serbia që përfshihen tek “Dokumentet e Panamasë”, përkatësisht që kanë shfrytëzuar shërbimet e studios ligjore panameze Mossack Fonseca

Disa nga emrat e përfshirë kanë qenë nën hetime ose të akuzuar për vepra penale që kanë të bëjnë me të bërit biznes me “në parajsat fiskale”.

Në mesin e emrave është ai i afaristit Valdimir Deliç, mik familjar dhe partner afarist i kryetarit të Beogradit Sinisha Mali. Emri i afaristit kundërthënës serb Igor Sabo, i cili ishte ndjekur edhe për keqpërdorime në procesin e privatizimit në Serbi.

Në dokumentet e Panamasë përfshihen edhe emrat e personave që besohet se ishin të lidhur me ish presidentin serb Sllobodan Millosheviç dhe aferën e fshehjes së një miliard markash gjermane gjatë viteve të 90-ta në Qipro.

Sipas projektit “dokumentet e Panamasë”, paratë dhe bizneset ruse hyjnë shpesh në Serbi të fshehura pas kompanive të regjistruara në “parajsat fiskale”. Në mesin e tyre janë katër rusë të pasur që në atë mënyrë bëjnë biznes në Serbi dhe disa prej tyre janë në listën e personave që u është ndaluar udhëtimi në Bashkimin Evropian.

Oligarku rus, Igor Rotenberg, shkruan KRIK, në rrugë të tilla ka blerë aksionet e kompanisë ndërtimore “PPT Inzhenjering“.

Nëpërmjet rrugëve të tilla, afaristi serb Milan Popoviç ka hyrë në partneritet me oligarkun rus Konstantin Malofejev, i afërt me presidentin rus Vladimir Putin.

Emra pilotësh, njerëzish të botës së modës, futbollistësh dhe atkitektësh nga Serbia, sipas KRIK, janë të përfshirë në dokumentet e Panamasë, sikurse edhe emra nga Jordania, India e vende të tjera që bëjnë biznes në Serbi.

Vojisllav Sheshelit i ndalohet hyrja në Kroaci për 20 vjet

Politikani serb Vojisllav Sheshel nuk mund të shkelë në tokën kroate për 20 vitet e ardhshme ose përndryshe do të arrestohet. Kjo sepse Ministria e Brendshme e Kroacisë ka vendosur një ndalim prej 20 vjetësh për Sheshel-in, shkruan e përditshmja kroate Jutarnji List, përcjell Klan Kosova.

Ndalimi i Sheshelit, që fillimisht u shpall i pafajshëm nga Tribunali i Hagës është bërë me Ligjin për të Huajt. Siç shkruan Jutarnji List ligji parasheh që “ndalohet hyrja dhe qëndrimi i të huajve kur vërtetohet se ai person përbën një kërcënim për rendin publik dhe sigurinë kombëtare”. Ligji përcakton se ndalimi nuk mund të jetë më i shkurtër se tre muaj, ose më i gjatë se 20 vjet.


Send this to a friend