VOAL

VOAL

Turqia e akuzon Rusinë për armatim të PKK-së

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, e ka akuzuar Rusinë se u jep armatim kunderajror dhe raketa militantëve të Partisë Punëtore të Kurdistanit (PKK), që është e ndaluar në Turqi.

Rusia ka transferuar armatim për PPK-në nëpërmjet Irakut dhe Sirisë, ka thënë Erdogan, raportojnë sot mediat proqeveritare.

Zyrtarët qeveritarë të Turqisë i kanë konfirmuar komentet e presidentit Erdogan.

Duke u përgjigjur ndaj akuzave turke, zëvendësministri i jashtëm rus, Mikhail Bogdanov, tha se “kur dikush thotë diçka duhet t’i tregoj provat”.

Raportet ndërmjet Rusisë dhe Turqisë janë përkeqësuar dukshëm pasi Turqia e rrëzoi një aeroplan luftarak të Rusisë në nëntor të vitit 21015, përgjatë kufirit të Sirisë me Turqinë.

Nikoliçi: Serbia mund të jetë mbështetëse e Kinës në Evropë

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliçi, tha sot se vendi i tij mund të bëhet mbështetëse e Kinës në Evropë dhe partnere e saj i rëndësishëm për të ardhmen.

Këto komente ai i ka bërë në bisedë me udhëheqësin e Qendrës për hulumtime të zhvillimit të qeverisë së Kinës, Li Vei, në Beograd.

Siç është kumtuar pas këtij takimi, Nikolliq i ka thënë zyrtarit kinez se e ka gëzuar mbështetja e Kinës për kandidatin e Serbisë për sekretar të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Vuk Jeremiq.

Zoti Li tha se shpreson se do të ketë angazhim maksimal në mënyrë që potencialet e dy vendeve në tërësi të shfrytëzohen.

Gruevski heq dorë nga posti i kryeministrit, do amnisti për vete dhe kushëririn

Ish-kryeministri maqedonas, lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski ka pasur të paktën dy takime me liderin e opozitës Zoran Zaev, me ndërmjetësimin e diplomatëve të huaj, ku ka kërkuar vetëm një – amnisti, por vetëm për vete dhe për kushëririn e tij, ish-shefin e policisë sekrete Sasho Mijallkov, thonë burime të mirinformuara të gazetës “Sloboden peçat”.

Këtë, siç shkruan në numrin e nesërm gazeta maqedonase, Gruevski e ka kërkuar për shkak se, siç po zhvillohen punët, faljen nga ana e presidentit Gjorge Ivanov nuk e ka më opsion të sigurt.

Burimet e njëjta thonë se kryeministri në dorëheqje ka ofruar që të tërhiqet nga politika, si kompensim për amnistimin e tij dhe kushëririt.

Tash për tash, shkruan gazeta, oferta e Gruevskit është refuzuar me indinjatë.

Sarajevë: Rëndësia e Ballkanit Perëndimor për Bashkimin Evropian

Sarajevë – Liderët e biznesit në Evropën Juglindore pas bisedës me presidentët e vendeve të rajonit

Nën organizimin e Presidencës së Bosnjë Hercegovinës, takimi i Presidentëve në kuadër të procesit të Bërdo-Brioni, në Sarajevë, do të hap një numër çështjesh të zhvillimit të bashkëpunimit ndërmjet vendeve të rajonit dhe adresimit të sfidave e çështjeve të hapura ndërmjet tyre.

Në Samit po marrin pjesë presidentët e Kroacisë, Sllovenisë, Malit të Zi, Shqipërisë, Kosovës, Serbisë dhe Maqedonisë si dhe mikpritësit Bosnjë e Hercegovinës. Nisma e Bërdo Brionit ishte ide kroato-sllovene dhe ajo synon që ta përafrojë rajonin e Ballkanit Perëndimor me BE-në.

Pjesëmarrësit e procesit Bërdo Brioni, fillimisht të shtunën kanë adresuar çështjet e bashkëpunimit në fushën e ekonomisë në kuadër të Samitit 100, që mbledhë afaristët nga i gjithë rajoni i Ballkanit dhe të cilët kanë shtruar kërkesat për heqjen “e barrierave politike” në kuadër të fuqizimit ekonomik.

Borut Pahor, presidenti i Sllovenisë, ka thënë se hapi më i rëndësishëm i vendeve të rajonit është integrimi euro-atlantik por tërhoqi vërejtjen se procesi i anëtarësimit në BE dhe në NATO, mund të ngadalësohet që sipas tij do të jetë e rëndë.

“Duhet që të mbahet procesi i zgjerimit të BE-së përkundër krizës institucionale në vetë BE-në. Procesi Bërdo Brioni prandaj është i rëndësishëm, për shkak të çdo bashkëpunimi, që të mos rrënohet paqja dhe siguria në rajon, dhe çdo bashkëpunim është i rëndësishëm dhe duhet të bëhet çdo gjë që ekonomia të zhvillohet”, tha Pahor.

Kryesuesi i Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Bakir Izetbegoviq, ka theksuar se çështja e mirëbesimit të ndërsjellë është më e rëndësishmja por ajo, sipas tij, nuk po ecën me “shpejtësinë e duhur”. Ai tha se ende ekzistojnë probleme me dallimet ndërmjet vete dhe me të kaluarën në gjithë rajonin.

“Nuk është guxim ajo që liderët e Ballkanit bëjnë, të cilët mbyllen në botën e tyre virtuale dhe nuk pranojnë gabimet e tyre. Kjo nuk është rruga. Dhe të pranojmë dhe të ecim përpara”, tha Izetbegoviq.

Përparimi pas krizës së viteve të 90 megjithatë është arritur, tha Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe sipas tij ka ardhur deri tek një pikë kur kanë filluar bisedat për zhvillimin e rajonit në fushën e ekonomisë.

“Ka shumë standarde dhe kritere të reja që janë të pakuptueshme dhe të pazbatueshme në rajon nëse nuk përmirësohet situata. Të gjithë e ndjejnë krizën në rajon, të gjitha vendet, të gjithë ne jemi vende shumëkombëshe dhe të gjithë i ndjejmë pasojat e asaj që po ndodh. Por më e rëndësishmja është që kemi filluar të bisedojmë”, tha Thaçi.

Për presidentin e Serbisë, Tomislav Nikoliq, mbijetesa e BE-së është jetike për gjithë rajonin, por vlerësoi se hyrja e Serbisë në BE nuk do të thotë asgjë pa anëtarësimin e vendeve të tjera të Ballkanit. Sfida më e madhe për Serbinë, tha Nikoliq, është kapitulli 35 (normalizimi i plotë me Kosovën), por edhe çështjet e tjera.

“Të gjitha do t’i përmbushim, përveç një kushti të cilin nuk mund të na e hapin dhe dyshoj se do të na e hapin ndonjëherë”, tha Nikoliq duke “kritikuar” presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanoviq, që po përmbyllë marrëveshje të kufirit me Kosovën. Por, ai tha se e respekton vendimin e Malit të Zi, megjithëse u bëri thirrje vendeve që këtë rrugë drejt BE-së të mos e bëjnë më të vështirë për ato vende që më ngadalë përparojnë.

Çështjes së mirëbesimit iu kthye presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani.

“Me rëndësi është ndërtimi i mirëbesimit dhe për këtë nuk është i mjaftueshëm vetëm vullneti. Duhet të ndërtojmë mekanizma. Në rajon tani mund të shohim një situatë më të mirë politike. Ky tani është rajon i së ardhmes, të gjitha vendet janë të përqendruara në integrimet evropiane. Tani duhet të përqendrohemi në korridorin Adriatik-Jon”, tha Nishani.

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, tha se shembulli më “i keq”, është ai i marrëdhënieve mes BE-së dhe Maqedonisë dhe rrugës së bllokuar të kësaj të fundit.

Në takimin e presidentëve të rajonit në kuadër të procesit Bërdo-Brioni, do të marrë pjesë edhe mysafiri i veçantë, presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, i cili gjatë ditës së shtunës ka takuar anëtarët e Presidencës së Bosnjë Hercegovinës. (REL)

Putini në Greqi: Mali Athos ka një rol të veçantë për ortodoksët rusë

ATHINË – Presidenti rus, Vladimir Putin, mbylli vizitën e tij dy ditore në Greqi duke vajtur në malin Athos, një nga vendet më të rëndësishme të besimit ortodoks ku ai theksoi rolin jashtëzakonisht të veçantë që ka për besimtarët rusë.

Putini, që zhvilloi një vizitë private në këtë komunitet murgjish që janë vetëm meshkuj, me rastin e përvjetorit të mijtë të pranisë ruse në malin Athos, mbërriti në Selanik me anije në portin e vogël të Daphne, pranë manastirit rus të “Saint Panteleimon”, në brigjet perëndimore të gadishullit Halkidiki.

I shoqëruar nga patriarku i kishës ortodokse, Kirill, presidenti rus më pas morri pjesë në një ceremoni në nder të tij në Protaton, kisha më antike e Karies, kryeqyteti administrativ i malit Athos ku u prit nën tingujt e këmbanave.

Thaçi dhe Nikoliçi në Samitin e Sarajevës

Në Sarajevë ka filluar punimet Samiti 100, një nismë që mbledhë afaristë nga rajoni, dhe që i paraprin Samitit të Bërdo-Brionit, të Presidentëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në Sarajevë për herë të parë në këtë nivel merr pjesë edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ftesën e ka pranuar edhe presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç.

Në Sarajevë të Bosnjë Hercegovinës, ka filluar punimet Samiti 100, një nismë për nxitjen e bashkëpunimit në fushën e zhvillimit ekonomik ndërmjet vendeve të rajonit të Ballkanit. Moto e Samitit 100, që zhvillon punimet prej 27 deri më 29 maj dhe që mbledhë afaristë nga të gjitha shtetet e rajonit të Ballkanit, “Marrëveshja për një Epokë të re” është tejkalimi i dallimeve dhe përkushtimi për projektet që integrojnë ekonomitë e vendeve të rajonit.

Samiti 100 është nismë që përpara 5 vjetësh u nis nga Asociacioni i Menaxherëve të Serbisë, Lidhja e Punëdhënësve të Kroacisë dhe Lidhja e Menaxherëve të Sllovenisë si dhe Fondacioni Atllas nga Mali i Zi. Kësaj nisme i janë bashkuar edhe afaristë nga vendet e tjera përfshirë edhe Kosovën.

Në punimet e Samitit u tha se “ka ardhur koha që vendet e rajonit ta kuptojnë se janë mundësi e mirë për njëra tjetrën dhe jo rrezik”. Gjatë ditës së shtunë në punimet e këtij Samiti morën pjesë edhe presidentët e vendeve të rajonit, që do të zhvillojnë takimin e tyre në kuadër të Procesit të Bërdo-Brionit.

Mikpritësi i sivjetëm i nismës për thellimin e bashkëpunimit rajonal dhe të nxitjes së dialogut të vendeve të rajonit me BE-në, është Presidenca e Bosnjë Hercegovinës ndërkohë që është paralajmëruar edhe pjesëmarrja e Presidentes së Kroacisë Kolinda Grabar Kitaroviç dhe i Sllovenisë Borut Pahor, dy vende anëtare të BE-së që kanë nisur edhe gjithë procesin e Bërdo-Brioni.

Pjesëmarrjen e tij e ka konfirmuar Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ndërkohë që organizatorët kanë thënë se edhe President ii Serbisë, Tomisllav Nikoliç, e ka konfirmuar ardhjen e tij në Sarajevë. Ndryshe thuhet se Presidenti serb, Nikoliç, do të qëndrojë për herë të parë në Sarajevë që prej marrjes së mandatit të presidentit.

Në Samit merr pjesë edhe president ii Shqipërisë Bujar Nishani, i Maqedonisë, Gjorge Ivanov dhe ai i Malit të Zi Filip Vujanoviç.

Këtë vit mysafir nderi është Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella.

Në margjina të Samitit janë paraparë edhe takime të presidentëve të cilët do të bisedojnë për çështjet e hapura ndërmjet vendeve të tyre kurse vetë Samiti do të trajtojë temat e bashkëpunimit rajonal integrimeve euroatlantike dhe normalizimit të marrëdhënieve. (REL)

Presidenti i Rusisë vizitë zyrtare Greqisë

Putini gjatë vizitës së tij zyrtare dyditore në Greqi është takuar me Kryeministrin grek Alexis Tsipras. Pas takimit Putini dhe Tsiprasi kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për shtyp

ATHINË- Presidenti rus Vladimir Putin në lidhje me marrëdhënit Rusi-Turqi tha se “Në lidhje me këtë çështje kemi marrë deklarata por asnjëherë nuk kanë kërkuar falje. Ne dëshirojmë të rregullojmë marrëdhëniet”.

Putin gjatë vizitës së tij zyrtare dyditore në Greqi është takuar me Kryeministrin grek Alexis Tsipras. Pas takimit Putin dhe Tsipras kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për shtyp.

Pas një pyetjeje në lidhje me rrëzimin e avionit luftarak rus nga avionët turq pas shkeljes së hapësirës ajrore turke, Putin ka mbrojtur idenë e tij se Forcat Ajrore të Rusisë nuk luftojnë me ushtri të rregullta, por se ato kanë në objektiv organizatat terroriste.

Putin duke shpjeguar se asnjëherë nuk kanë menduar të luftojnë kundër Turqisë, është shprehur: “Unë shpresoj se kurrë nuk do të arrijmë në një pikë të tillë. Ajo që ndodhi ndodhi. Nuk u rrëzua vetëm avioni, por u vra edhe piloti i avionit. Gjë e cila sipas ligjeve ndërkombëtare është një krim lufte. Në lidhje me këtë çështje kemi marrë deklarata por asnjëherë nuk kanë kërkuar falje. Ne dëshirojmë të rregullojmë marrëdhëniet. Nuk ishim ne ato që prishëm këto marrëdhënie. Fjalët nuk janë të mjaftueshme, duhet të bëjnë diçka. Ka shumë rrugë për të mbajtur komunikimin. Presim hapa më konkrete. Por deri tani nuk ka asnjë hap”.

Ndërsa në lidhje me mundësinë e formimit të një shteti kurd në veri të Sirisë Putin ka komentuar se “Ne nuk interesohemi për çështjen e shtetit kurd nuk është punë e jona. Kjo është një çështje që i mbetet kurdëve në rajon dhe qeverive. Në lidhje me këtë çështje jemi në një marrëdhënie me homologët tanë. Duhet të mundësojmë fillimin e një procesi të paqes dhe të arrihet në rezultate të arsyeshme. Do të bëjmë ç ‘është e mundur për zgjidhjen politike”.

Për aneksimin e Krimesë nga Rusia, Putin ka theksuar se “Çështja e Krimesë është mbyllur kategorikisht. Ky është një vendim i njerëzve që jetojnë në Krime. Rusia nuk do të negociojë me askënd për këtë çështje”.

Pas një pyetjeje në lidhje me vendosjen e sistemeve të mbrojtjes raketore nga SHBA-ja në Rumani dhe në Poloni presidenti Putin ka shprehur si më tej:

“Kjo ishte një lëvizje që dëmtoi infrastrukturën e mbrojtjes. Që prej 20 vitesh e themi se është një përgjigje. Askush nuk na dëgjon. Askush nuk dëshiron të neogociojë me ne. Shprehen se kjo nuk është kundër Rusisë. Në fillim u shprehën se këto sisteme raketore dëshironin ti përdornin kundër programit bërthamor të Iranit. Ku mbeti kjo? SHBA-ja me Iranin arritën një marrëveshje. Nuk ka një kërcënim bërthamor nga Irani. Por SHBA-ja ende vazhdon të ndërtojë sisteme të mbrojtjes raketore në Europë. Ne këtë e mendojmë se është një kërcënim dhe do ti përgjigjemi. Rumania në fillim nuk ndodhej nën kërcënim. Por jemi të detyruar të marrim disa masa. Çdo veprim që ne mund të bëjmë mund të jetë në cilësinë e kundërpërgjigjes. E njejta situatë vlen edhe për Poloninë. Këto çështje duhet të negociohen.”

Fushata e Trumpit përfshihet sërish nga dhuna (video)

Fushata e kandidatit republikan Donald Trump është përfshirë sërish nga dhuna, teksa mbështetësit dhe kundërshtarët e tij janë përplasur në prag të një takimi që miliarderi zhvilloi në San Diego të Kalifornisë.

Situata nuk u përshkallëzua falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave të sigurisë, të cilët shoqëruan edhe 35 persona në ambientet policore. Protestuesit ishin kryesisht me origjinë meksikane dhe kundërshtojnë premtimin e Trump për të ndërtuar një mur përgjatë gjithë kufirit jugor me Meksikën.

Mbështetësit dhe kundërshtuesit e kandidatit republikan në garën presidenciale të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, janë përplasur sërish në prag një takimit elektoral që miliarderi zhvilloi në San Diego të Kalifornisë. Dy grupimet qëlluan fillimisht me gurë dhe sende të forta në drejtim të njëri-tjetrit, por falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave të sigurisë gjithçka u neutralizua.

Në bazë të një komunikimi zyrtar, efektivët shoqëruan edhe 35 persona në ambientet policore. Protestuesit ishin kryesisht me origjinë meksikane dhe kundërshtojnë premtimin e Trump për të ndërtuar një mur përgjatë gjithë kufirit jugor me Meksikën, me qëllim parandalimin e emigracionit të jashtëligjshëm.

Miliarderi kontrovers zhvilloi një takim me mbështetësit ku sulmoi edhe njëherë rivalen e tij kryesore nga kampi demokrat, Hilari Clinton. Ai u shpreh se kjo e fundit nuk ka një pamje presidenciale dhe se mezi pret që të përballet me të.

Nga ana tjetër, kandidati demokrat Bernie Sanders, zhvilloi një takim elektoral në Kaliforni, në përpjekje për të mbajtur gjallë garën e tij. Senatori i Vermontit, ka shumë pak shpresa për të qënë përfaqësuesi i demokratëve në garën presidenciale, e megjithatë, ka deklaraur se nuk do të dorëzohet deri në fund.

Kalifornia, e cila ka në total 546 delegatë gjithsej, mund të jetë mundësia e tij përfundimtare për të kthyer rezultatin, pavarësisht se një gjë e tillë duket thuajse e pamundur. Ish-sekretares së Shtetit, Clinton, i duhen vetëm 73 delegatë për t’u nominuar, ndërkohë që Sanders ka nevojë për plot 841 të tillë.

Presidenti Ivanov i shfuqizon faljet për 22 politikanë

Ivanov ka shfuqizuar sot vendimin për falje të 22 personave për të cilët thotë se janë “persona të ekspozuar politikisht”

SHKUP – Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, ka shfuqizuar sot vendimin për falje të 22 personave për të cilët thotë se janë “persona të ekspozuar politikisht”.

Në paraqitjen e tij publike për opinionin në vend, Ivanov tha se vendimi është në përputhje me ligjin për plotësimin e ligjit për Falje. “Solla vendim për shfuqizimin e vendimit për falje-lirim nga ndjekja pa pasur procedurë (gjyqësore) për të gjithë personat të ekspozuar politikisht, gjithsej 22”, tha Ivanov në paraqitjen e tij publike.

Ivanov në fjalimin e tij tha se dëshiron të largojë dyshimet sepse siç tha, asnjë politikan nuk është mbi ligjin. “Përkundrazi, secili do të përgjigjet për veprimet e veta” tha Ivanov i cili ripërsëriti qëndrimin se falja ishte mundësia më e mirë për dalje nga kriza politike.

Rikujtojmë se Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov më 12 prill solli vendim të përgjithshëm me të cilin ndërpriten të gjitha procedurat penale kundër pushtetit dhe opozitës, për siç tha, të ruajë interesin shtetëror dhe kombëtar, të cilën e vlerëson si mundësi për dalje nga kriza politike.

Në vendimin për faljen u përfshinë 56 politikanë. aa

Vuçiçi gjatë vizitës private në Rusi takon Putinin

Vuçiçi falënderoi presidentin rus për mbështetjen politike që Rusia ofron për të ruajtur integritetin territorial të Serbisë

BEOGRAD – Gjatë qëndrimit të tij në Moskë, kryeministri serb Aleksandër Vuçiçi u takua me presidentin e Federatës Ruse Vladimir Putin për të diskutuar çështjet kryesore dhe përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve politike dhe ekonomike midis Serbisë dhe Rusisë.

Sipas deklaratës së shërbimit për media të kryeministrit të Serbisë, Vuçiçi dhe Putini “konkluduan se me miqësinë e sinqertë dhe të vërtetë të popullit serb dhe rus në të ardhmen duhet të konfirmohet me bashkëpunim edhe më konkret dhe më të suksesshëm në të gjitha sferat e jetës shoqërore”.

Vuçiçi falënderoi presidentin rus për mbështetjen politike që Rusia ofron për të ruajtur integritetin territorial të Serbisë.

Aleksandër Vuçiçi po qëndron për një vizitë private në Moskë, për të cilën nuk kishte ndonjë njoftim paraprak dhe për qëndrimin e tij në këtë vend bëri të ditur sekretari për media i Kremlinit Dimitrij Peskov.

Vuçiçi në Moskë pritet të takohet me Putinin

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiçi, sot po qëndron në Moskë, ku pritet që më vonë gjatë ditës të takohet me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, tha zëdhënësi i presidencës së Rusisë, Dmitry Peskov.

“Kryeministri Vuçiç i Serbisë është në Moskë në vizitë private, dhe brenda kornizës së qëndrimit të tij në Moskë, ai do të takohet me presidentin Putin”, tha Dmitry Peskov, transmeton agjencia TASS nga Moska.

E përditshmja beogradase, Blic, ka raportuar se kabineti i zotit Vuçiq ka vërtetuar se kryeministri i Serbisë është në Moskë për kontrolle mjekësore.

Përkujtohet Dita e Rinisë si në kohë të Jugosllavisë

Stafeta e rinisë dhe flamuri trengjyrësh i Jugosllavisë me yllin pesrrembësh, për të gjashtën herë, sot defiluan nëpër rrugët e qytetit të Koçanit.

Këtë defile e organizuanë anëtarët e shoqatës ”Josip Broz – Tito”, për nder të ”25 Maj – Dita e rinisë, aktivitet që në të kaluarën mbahej për të festuar ditëlindjen e marshall Titos.

Për herë të parë, ky aktivitet u përcoll edhe nga gazetarë të huaj, ndërkaq një TV japonez do të bëjë një reportazhë të posaçme.

Nëpër rrugët e Koçanit u dëgjua edhe himni jugosllav, kurse më të rinjtë që e mbajtën stafetën, zotohen se do ta vazhdojnë këtë traditë shënimit të Ditës së Rinisë në ish-Jugosllavi, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Shqiptarët në Mal të Zi “definohen si agresorë”

Në fillim të muajit prill, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Malit të Zi ka publikuar pjesën e parë të fjalorit të gjuhës malazeze, si dhuratë modeste për popullin, në 10-vjetorin e pavarësisë së shtetit.

Në më shumë se 500 faqe janë përfshirë mbi 12,000 fjalë, së bashku me informacionet për shqiptimin e tyre, domethënien dhe përdorimin.

Për Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Malit të Zi ky fjalor paraqet themelin e identitetit malazez, por shqiptarët, popull autokton në Mal të Zi, kanë protestuar ashpër për disa fjalë.

Problematik është shpjegimi i tre nocioneve: shqiptar, shqiptarizim dhe shqipërim, thotë Genc Nimanbegu, kryetar i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi. Me interpretimin që është bërë në fjalor, shton Nimanbegu, shqiptarët në Mal të Zi paraqiten si agresorë.

“Pjesa për fajlët shqiptar, shqiptarizim dhe shqipërim është problematike për ne. Me nocionin shqiptar, ata kanë definuar banorin e Shqipërisë ose që ka prejardhje nga Shqipëria. Shqiptarët në Mal të Zi janë autoktonë në këtë hapësirë. Ky është një vazhdim i politikës së vjetër, ku ne paraqitemi si dikush që ka ardhur në këtë hapësirë. Kjo është shumë fyese dhe e papranueshme.”

“Është po ashtu termi shqiptarizim, i cili është interpretuar si imponim i gjuhës dhe kulturës sonë te popujt tjerë. Si shembull për këtë merren malësorët (v.j. nga Malësia e Tuzit) dhe thuhet se ata janë shqiptarizuar. Kjo është e papranueshme për shqiptarët në Mal të Zi dhe qarqet inelektuale në Shqipëri. Mendoj se ky është një hap prapa”, thotë Nimanbegu.

Ai kërkon nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Malit të Zi të tërheqë fjalorin, ndërsa nga ekipi i autorëve kërkimfalje.

“Kjo është fryma e një shkolle të vjetër, ku ne paraqitemi si të huaj dhe të egër në këto hapësira dhe ku identiteti sllav është shumë më i kulturuar”, thotë Nimanbegu.

Akuzave në drejtim të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Malit të Zi u është bashkuar edhe Nikollë Camaj, nga Lidhja Demokratike në Mal të Zi.

Sipas tij, Akademia malazeze, me interpetime hemogjenike, tregon se ka të njëjtin mendim për shqiptarët ashtu si edhe Akademia e Shkencave e Serbisë.

Kjo çështje, për herë të parë, është ngritur nga deputeti i Alternativës Shqiptare në Kuvendin e Malit të Zi, Nikë Gjeloshaj.

“Ky Kuvend, këta përfaqësues të qytetarëve të Malit të Zi, përfaqësues të të gjithë popujve në Mal të Zi duhet të dënojnë këtë histeri dhe të pavërtetë ndaj popullit më të vjetër që jeton në këtë hapësirë”, ka thënë, ditë më parë, Gjeloshaj, i cili po ashtu ka paralajmëruar se do të bojkotojë seancat e Kuvendit të Malit të Zi në shenjë proteste.

Gjeloshaj ka kërkuar nga Akademia malazeze ta tërheqë fjalorin nga përdorimi, ndërsa nga organet përgjegjëse shtetërore të reagojnë.

Pjesëtarja e ekipit që ka krijuar fjalorin, Rajka Gllushica, profesore në Universitetin e Nikshiqit, thotë se i vjen keq për interpretimet e bëra në publik dhe se ajo dhe bashkëpunëtorët e saj nuk kanë dashur të ofendojnë askënd.

“Kjo është bërë çështje politike në Mal të Zi, por ne, ekipi i autorëve, këmbëngulim se nuk kemi pasur qëllim të ofendojmë dikë. U jemi përmbajtur vetëm procedurave leksikografike”, thotë Gllushica për Radion Evropa e Lirë.

Akademiku malazez, Sherbo Rastoder, tregon se çfarë mund të bëhet në situata të tilla, kur fjalori tashmë ka dalë nga shtypi.

“Mendoj se bëhet fjalë për një keqkuptim të madh. Çdo keqkuptim, edhe ky, mund të përmirësohet me dialog. Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Malit të Zi është mjaft e pjekur dhe kompetente për të biseduar. Besoj se do të vijë shpejt deri te një zgjidhje e pranueshme”, thotë Rastoder, i cili ka qenë pjesë e këshillit që ka dhënë miratimin për publikim të fjalorit.

Rastoder po ashtu thotë se nuk ka pasur asnjë qëllim të keq.

Radio Evropa e Lirë

Përgatiti: Valona Tela

Kryeministri Vuçiç priti sopranon Inva Mula

Kryeministri i Serbisë, Aleksander Vucic, ka pritur sot në Qeverinë e Serbisë, në Beograd, Inva Mulën, sopranon shqiptare me famë botërore. Inva Mula do t’i prezantohet publikut beogradas në Skenën e Madhe të Teatrit Kombëtar me operën ‘Bohema” të Xhakomo Pucinit. Inva Mula është sopranoja më e njohur në botë, që u prezantua në operat në Skalën e Milanos, në operën e Parisit dhe në operat e tjera në Bruksel, Munich, Oslo… Zëri i saj u “huazua” në sinkronizimin e personazhit në filmin “Elementi i Pestë” Inva Mula do të këndojë edhe himnin e Nënës Terezë dhe është një prej sopranove më të njohura që iu prezantua shumë herë publikut në Shqipëri dhe në Kosovë. (Shërbimi për Ballkanin i Radios Evropa e Lirë)

Beograd: Kryeministri Vuçiç pret Inva Mulën

BEOGRAD – Sopranoja shqiptare me famë botërore Inva Mula, do të interpretojë të mërkurën në 25 maj, për herë të parë në skenën e Teatrit të Beogradit, rolin e Mimit në operën “La Boheme”. Performanca e Inva Mulës do të dirigjohet nga dirigjenti Dejan Cabic dhe do të shoqërohet nga kori dhe orkestra e Operës së Beogradit.Organizatorët tashmë kanë vendosur pllakatin e kësaj ngjarje, ku kanë prezantuar Inva Mulën, yllin ndërkombëtar të operës, e cila tashmë ka arritur në Beograd. Media serbe B 92 shkruan se një ditë para koncertit, më 24 maj, sopranoja do të pritet nga kryeministri i Serbisë Aleksander Vuçiç.

Inva Mula është e ftuar speciale në këtë shfaqje, që realizohet në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar së fundmi mes Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit në Tiranë dhe atij serb. “Jam shumë e lumtur që shkoj në një teatër ku 71 vite më parë e madhja Tefta Tashko Koço ka kënduar “La boheme”. Kjo përbën histori. Unë këndoj për herë të parë në ketë teatër në periudhën postkomuniste”, është shprehur Inva Mula. Në nëntor të vitit 1945 ishte sopranoja Tefta Tashko Koço, e para artiste shqiptare që ngjitej në skenën serbe. Ajo interpretoi rolin e Mimisë tek opera e Puçinit “La Boheme”.

Sopranoja e njohur, Inva Mula, e lindur më 1963 në Tiranë, ka një aktivitet shumë të ngjeshur artistik dhe ka debutuar me sukses në operat më të njohura në botë.
E bija e Avni Mulës (bariton) dhe ruses Nina (soprano), Inva Mula hyri në rrugën e muzikës që e vogël. Ndoqi studimet në Liceun artistik “Jordan Misja” dhe më pas në Konservatorin e Tiranës. Në vitin 1987 fitoi konkursin “Këngëtarja Shqiptare”, më 1988 konkursin “George Enescu” në Bukuresht. Pas katër vjetësh në 1992 fiton konkursin ”Butterfly” në Barcelona. Ajo ka kënduar role të mëdha të operas botërore si Violetën, Antonia, Xhildën në skenat prestigjioze si Metroplitan të Nju Jorkut, Operan e Parisit, Vjenës etj. Në filmin “Elementi i pestë” në 1997 i jep zërin këngëtares në rol Lucia di Lammermoor në skenën “The Diva Dance”. Sopranoja Inva Mula ka marrë pjesë në koncerte dhe me tenorin e famshëm spanjoll, Placido Domingo, në 1993 merr një çmim në Operalia-n e parë të Placido Domingos në Paris. Ajo ka bashkëpunuar me tenorë të famshëm në operën e Bastille-s në Paris, në Bruksel, në Mynih dhe në Oslo.

Në vitin 1996 mori pjesë në operën Medee të Luigi Cherubini-t në Francë. Në 1998 rikthehet në operën e George Bizet “La Jolie fill de Perth”. Më vonë ajo luajti në “Ivan IV” të Bizet-it në Paris. Në vitin 2001 luajti në teatrin “La Scala”, Itali, pjesën e Verdit “Falstaff” dhe Riggoleto-n në Arenën e Veronës. Ka marrë pjesë rregullisht në “La Scala” ku luajti Lucia di Lammermoor, La bohème, Manon (2006). Sopranoja e fmashme ka luajtur gjithashtu disa herë dhe La traviata-n në qytete të rëndësishme si Tokio, Bilbao, Orange, Trieste dhe Toronto, etj. Sopranoja e famshme është nderuar edhe nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, me Urdhrin “Nderi i Kombit”.

Merkel: Ja pse Turqisë nuk i hiqen vizat më 1 korrik

Stamboll, 23 maj 2016

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë se plani i Bashkimit Evropian, për t’i ofruar Turqisë udhëtimin pa viza më 1 korrik, do të shtyhet, për shkak të shqetësimeve se Ankaraja nuk i ka përmbushur kushtet.

Blloku ka kërkuar që Turqia të zbatojë një sërë reformash, përfshirë ndryshimin e ligjeve për terrorizëm, por Ankaraja, deri tash, ka refuzuar t’i kryejë ato.

Merkel, pas një takimi me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, në Stamboll, ka thënë se kërkesat për marrëveshjen nuk janë përmbushur ende.

Merkel ka thënë se i ka shprehur Erdoganit “shqetësimin e saj të thellë” edhe për një ligj, i cili u heq imunitetin ligjvënësve turq.

Kritikët thonë se me këtë ligj synohet të dëbohen ligjvënësit pro-kurdë nga Parlamenti.

Marrëveshja për viza është pjesë e një pakti më të gjerë midis Turqisë dhe BE-së për zgjidhjen e krizës me emigrantë në Evropë.

‘Njeriu i milionave’ vjen në krye të Qeverisë turke

Binali Yildirim

Më 19 maj, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP), e cila ka pushtetin në Turqi, ka zgjedhur ministrin e Transportit dhe të Komunikimit, Binali Yildirim, kandidat për udhëheqjen e partisë.

Tradicionalisht, ai që kryeson partinë më të madhe në Parlament, zgjidhet po ashtu kryeminstër.

Në këtë pozitë, Yildirim do të zëvendësojë kryeminsitrin në largim, Ahmet Davutoglu, i cili ka dhënë dorëheqje këtë muaj edhe si kryetar partie, edhe si kryeministër.

Yildirim ka qenë “mik i afërt” i presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, gjatë 22 vjetëve të kaluar. Ai po ashtu është njëri nga themeluesit e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, në vitin 2001.

Yildirim është emëruar ministër i Transportit pasi AKP-ja ka fituar shumicën absolute në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2002. Ai ka udhëhequr disa projekte të transportit, përfshirë edhe një urë të re mbi Bosfor.

Por, Yildirim dhe kunati i tij janë përmendur po ashtu në një skandal famëkeq të korrupsionit, në dhjetor të vitit 2013. Prokurorët, atëbotë, kanë hapur raste kundër disa zyrtarëve të AKP-së dhe të afërmve të tyre.

Pasi i ka mbijetuar skandalit, qeveria ka urdhëruar arrestimin e prokurorëve “problematikë”, ndërsa procedurat ligjore, që ata kanë iniciuar, janë ndërprerë. Erdogan dhe AKP-ja e kanë cilësuar skandalin si “komplot” nga një “shtet paralel”, i udhëhequr nga kleriku në mërgim, Fathullah Gulen, i cili tani jeton në SHBA.

Duke e quajtur Yildirimin “njeri të milionave (v.j. dollarëve)”, kreu i opozitës social-demokrate, Kemal Kilicdaroglu, ka thënë se Yildirim, në vitin 2014, ka ndarë tenderë të qeverisë për të rritur financat për AKP-në.

Sipas Kilicdaroglut, Yildirm ka qenë i përfshirë në shitjen e një stacioni të njohur televiziv dhe të një gazete, që kanë sjellë 630 milionë dollarë. Prokurorët më vonë kanë thënë se këto para janë mbledhur në mënyrë të paligjshme dhe janë përdorur për projekte të partisë në pushtet dhe të liderëve të saj.

Yildirim do të jetë kryeministri i dytë në sistemin “de facto” presidencial, i cili është shpallur në Turqi në vitin 2012.

Në vitet e fundit, Erdogan ka mbështetur një sistem ekzekutiv presidencial, që do t’i siguronte presidentit pushtet më të madh.

Një gjë e tillë do të kërkonte një shumicë prej dy të tretash në referendum kombëtar.

Edhe pse AKP ka fituar vazhdimisht 50 përqind të votave ose më shumë në zgjedhjet nacionale, ky nivel i mbështetjes, prapëseprapë, nuk është i mjaftueshëm për të shtyrë përpara ndryshimet kushtetuese, që lejojnë ndryshimin e sistemit të qeverisjes.

I përballur me rritje të kundërshtimit publik ndaj planit, Erdogan ka prezantuar një sistem de facto presidencial, në të cilin ai vendos për të gjitha çështjet e rëndësishme të qeverisë dhe kryeministri thjesht zbaton vendimet e tij.

Kjo do të thotë se Yildirim, ashtu si edhe paraardhësi i tij, Davutoglu, nuk do të ketë ndonjë rol të madh në Qeverinë turke. Erdogan do të vazhdojë të jetë njeriu kryesor që do të marrë vendime të rëndësishme dhe që do të jetë përgjegjës për udhëheqjen e vendit.

Partia për Drejtësi dhe Zhvillim mban të dielën një kongres të jashtëzakonshëm, ku Yildirim pritet të konfirmohet si lider i saj.

Përgatiti: Valona Tela

Turqi – deputetët që ndiqen penalisht pa imunitet

Miratohet me 376 vota amendamenti kushtetues për heqjen e imunitetit të deputetëve për të cilët ka padi penale

ANKARA – Në seancën plenare të Kuvendit të Madh Pupullor të Turqisë (TBMM), miratohet me 376 vota amendamenti kushtetues për heqjen e imunitetit të deputetëve për të cilët ka padi penale

Në votimin e fshehtë për propozim ligjin, gjithsej e votuan 531 deputetë.

Në favor të ligjit kishte 376 vota, 140 ishin kundër, ndërkohë që 5 deputetë abstenuan, 7 vota dolën të paplotësuara dhe 3 të tjera u shpallën të pavlefshme.

– Çfarë sjell ky ligj? –

Ligji i miratuar në seancën plenare të Kuvendit të Turqisë, parashikon që në kushtetutë të shtohen nene të përkohshme.

Në datën kur të pranohet në Kuvend, nuk do të zbatohet neni 83 i ligjit për “imunitet” i Kushtetutës, sipas të cilit “Një deputet për të cilin pohohet se ka kryer krim para ose pas zgjedhjeve, nuk mund të ndalet, të hetohet, të burgoset dhe të gjykohet pa vendim nga Kuvendi”.

Brenda 15 ditësh nga hyrja në fuqi e amendamentit, dosjet ndaj kërkesës për heqjen e imunitetit në Komisionin e Përbashkët për Kushtetutë dhe Drejtësi, pranë Kryesisë së TBMM-së, Kryeministri dhe Ministrinë e Drejtësisë, do t’i kthehen zyrtarëve kompetentë.

Amendamenti do të hyjë në fuqi ditën e publikimit në fletoren zyrtare.

Turqia shënon Ditën e Përkujtimit të Ataturkut

Me rastin e 19 majit, Ditës së Përkujtimit të Ataturkut, Rinisë dhe Sporteve u mbajtën aktivitete në qytetet e Turqisë

ANKARA – Ministri turk i Rinisë dhe Sporteve Akif Çagatay Kiliç dhe delegacioni që e shoqëronte në kuadër të programit për festën e 19 majit, Ditës së përkujtimit të Ataturk-ut, Rinisë dhe Sporteve ka vizituar mauzoleun e Ataturk-ut (Anitkabir) në Ankara.

Ministri Kiliç ka vendosur kurora në mauzole dhe pas qëndrimit të nderit dhe intonimit të himnit kombëtar ai shkroi në librin e veçantë.

“I dashur vereran Mustafa Kemal Ataturk, në 97 vjetorin e Festës 19 majit, Ditës së Përkujtimit të Ataturk-ut, Rinisë dhe Sporteve ndodhemi në praninë tuaj. Lufta për pavarësi e cila nisi me pishtarin çlirimtar që ndezët në Samsun, është vërtetuar pët të gjihtë botën se parajsa ka arritur në të gjitha qoshet e vendit tonë dhe këto territore nuk mund të pushtohen”, ka shkruar ministri.

Në vijim ai ka shkruar: “Ne i kushtojmë rëndësi zhvillimit shpirtëtor dhe fizik të cilat qëndrojnë të lidhur me vlerat tona kombëtare dhe shpirtëtore të të rinjve tanë të cilët formojnë themeiln e shoqërisë dhe janë siguria e së ardhmes sonë. Për të ngritur vendin, rininë tonë në nivelin e qytetërimit më të lartë ne qëndrojmë të gatshëm dhe punojmë ditë e natë për të transmetuar pishtarin e pavarësisë që ju ndezët. Të jeni të sigurtë se rinia jonë do të ruajë unitetin dhe solidaritetin e vlerave të republikës tonë në vitet e ardhshme”.

Gjithashtu me rastin e festës së 19 majit, Ditës së Përkujtimit të Ataturk-ut, Rinisë dhe Sporteve janë mbajtur aktivitete të ndryshme në qytete të ndryshme të Turqisë si në Stamboll, Izmir, Samsun etj. aa

Akademia malazeze e Shkencave dhe Arteve i fyen shqiptarët!

Në Fjalorin e Akademisë malazeze të Shkencave dhe Arteve (CANU- Crnogorska Akademija Nauka i Umjetnosti) të botuar disa ditë më parë, në mes tjerash shkruan se shqiptarët janë agresorë, okupatorë dhe se kulturën e gjuhën përmes agresionit ua imponojnë të tjerëve me qëllime për t’i “albanizuar”.

Lidhur me këtë ka reaguar deputeti Nik Gjeloshaj, i cili ka akuzuar Akademinë malazeze të Shkencave dhe Arteve se po fyen, po përhap gënjeshtra dhe të pavërteta.

”Shqiptarët si komb, gjithmonë gjatë historisë, edhe pse në vetvete kanë 3 besime, dhe janë pothuajse në të gjitha vendet e botës, kemi qenë shembull për të gjithë, nuk kemi luftuar kurrë në mes veti, kurrë nuk kemi sulmuar as pushtuar askënd, e ndoshta dikujt i pengojnë këto fakte, dhe se ne gjithmonë jemi mbrojtur, e së fundi edhe u mbrojtëm dhe u bëmë partnerët më të ngushtë të Shteteve të Bashkuara”, ka thënë Gjeloshaj, transmeton Malësia.org shkrimin e Analitika.

Gjeloshaj tha se me keqardhje konstaton se një institucion i tillë përhap gënjeshtra dhe promovon vepra të tilla.

Ftoj institucionet përkatëse, kryetarin e Kuvendit, Qeverisë dhe kryeministrin, që të reagojnë dhe të dënojnë këtë Fjalor, ndërsa Akademia malazeze e Shkencave dhe Arteve menjëherë të tërheqin fjalorin në fjalë. Në të njëjtën kohë pres që Akademia dhe krerët e shtetit të kërkojnë falje. Na bazë të kësaj, për fat të keq, mund të konkludojmë se në Prokuroria e Lartë e Shtetit gjendet në “pushime”, sepse në çdo shtet ligjor do të kishte reaguar dhe ndaluar që një fjalor i tillë të vihet në dispozicion të publikut, dhe si shkallën e fundit, do të nisë një hetim kundër atyre që janë përgjegjës”, përfundoi Gjeloshaj.

Mali i Zi nënshkruan nesër protokollin e anëtarësimit në NATO

Mali i Zi do të nënshkuajë, të enjten, protokollin e anëtarësimit në NATO që do t’i mundësojë pjesëmarrjen në të gjitha takimet e Aleancës, si vend vëzhgues ose i ftuar.

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës Veri-Atlantike, Jens Stoltenberg, ka thënë se pasi ta kenë ratifikuar protokollin të gjitha vendet anëtare të NATO-s, Mali i Zi do të bëhet vendi i 29-të anëtar i saj.

“Është një ditë historike për aleancën, për Malin e Zi dhe për qëndrueshmërinë në Ballkanin Perëndimor, sepse zgjerimi i NATO-s me Malin e Zi konfirmon se dyert e NATO-s janë të hapura dhe është një hap i ri në një politikë shumë të suksesshme të zgjerimit edhe të NATO-s, edhe të Bashkimit Evropian. Zgjerimi i NATO-s, për shumë vite, i ka kontribuar stabilitetit, paqes dhe sigurisë në Evropë dhe tani Mali i Zi do të jetë pjesë e saj”, ka thënë Stoltenberg.

Ai i ka bërë këto komente në prag të një takimi të ministrave të Jashtëm të NATO-s, i cili zhvillohet të enjten dhe të premten në Bruksel.

Podgorica ka marrë ftesën për anëtarësim në NATO në dhjetor të vitit të kaluar, 16 vjet pasi aleanca ka bombarduar Malin e Zi gjatë luftës në Kosovë, kur ai ende ka qenë pjesë e Jugosllavisë.

NATO, për herë të fundit, është zgjeruar në vitin 2009 me Shqipërinë dhe Kroacinë.

Mali i Zi ka një ushtri të vogël me rreth 2,000 anëtarë aktivë.

Zëvendëskryeministri kroat nën hetim për konflikt interesi

Anëtarët e Komisionit për konflikt interesi u takuan për të vendosur nëse zv/kryeministri është në konflikt interesi

ZAGREB – Komisioni për konfliktin e interesit ka vendosur njëzëri se do të nisë procedurë për vërtetimin e fakteve nëse Tomislav Karamarko, zv/kryeministri i qeverisë kroate dhe kryetari i Bashkësisë Demokratike Kroate (HDZ), është në konflikt interesi për shkak të biznesit të kompanisë së gruas së tij me lobistët e MOL dhe nëse ka shkelje të ligjit duke mos deklaruar këtë fakt të biznesit me rastin e hyrjes në qeveri, raporton Anadolu Agency (AA).

Komisioni katër anëtarësh për konflikt interesi sot u takuan për të vendosur nëse zëvendëskryeministri i parë i qeverisë Karamarko është në konflikt interesi për shkak të bashkëpunimit të kompanisë së gruas së tij me kompaninë e lobistit kryesor të MOL-it në Kroaci Josip Petroviç. Kërkesën në komision e ka dërguar vetë Karamarko.

Komisioni vuri në dukje se ka dy procedura të arbitrazhit midis Republikës së Kroacisë dhe MOL-it hungarez. Njëra prej të cilave mbahet në Washington, dhe procesi tjetër para Komisionit të OKB-së për të Drejtën Ndërkombëtare Tregtare, ashtu që Kroacia të suspenzojë marrëveshjen me të cilat të drejtat e menaxhimit u janë akorduar MOL-it.

Afera e njohur si “Konsulentja”, për shkak se kompania e Ana SHariç Karamarko, Drimia sh.a.k, për kompaninë e Petroviçit ka kryer monitorim medial të marketingut që kanë të bëjnë me sektorin e energjisë në Kroaci. Sipas marrëveshjes, e cila doli në publik, Drimia për punën e kryer ka marrë kompensim nga kompania e Petroviçit në vlerë prej 60 mijë euro.

Tahir Veliu: Mali i Zi është mini-Jugosllavi, shtet pushtues dhe agresor

Tahir Veliu, ideator i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar dhe hartues i Platformës për Shqipëri të Bashkuar ka reaguar ashpër ndaj fjalorit të Akademisë Malazeze të Shkencave dhe Arteve (CANU) të botuar disa ditë më parë, ku në mes të tjerash shkruan se gjoja Shqiptarët janë agresorë, okupatorë dhe se kulturën e gjuhën përmes agresionit ua imponojnë të tjerëve me qëllime për t’i “albanizuar”.

Ja postimi i plotë: “E vërteta është se Mali i Zi është shtet agresor e pushtues i Shqipërisë Veri-Perëndimore. Mali i Zi po vazhdon politikën millosheviqiane ndaj shqiptarëve. Mali i Zi edhe sot e kësaj dite nuk njeh të drejtat themelore dhe kombëtare të shqiptarëve autokton; ka kufizuar përdorimin e flamurit kombëtar shqiptar, nuk garanton arsmimim në gjuhën shqipe në bazë të konventave ndërkombëtare, nuk lejon përdorimin e teksteve shkollore nga Shqipëria dhe Kosova, vazhdon me politikat e Millosheviqit për kolonializimin e trojeve shqiptare nën Mal të Zi, përmes të cilave tenton ndryshimin e strukturës etnike të territoreve shqiptare nën Mal të Zi dhe gjithashtu nuk garanton mandate të rezervuara për shqiptarët, si popull i vetëm autokton në Mal të Zi.”

Mali i Zi: Opozita e pengoi fjalimin e kryeministrit duke e ofenduar

Anëtarët e Parlamentit të Malit të Zi nga partitë opozitare mbrëmë kanë brohoritur ofendime kundër kryeministrit Millo Gjukanoviç, derisa ai e filloi fjalimin e tij.

Deputetët e partisë Fronti Demokratik u ngritën në këmbë dhe filluan të brohorisin “Millo, vjedhës”.

Zoti Gjukanoviç u përgjigj duke thënë “ju lumtë juve, idiotë”.

Kjo senacë e parlamentit ishte e fokusuar se si të gjendet zgjidhje për përfshirjen e përfaqësuesve të opozitës në disa ministri.

Opozita e akuzon zotin Gjukanoviç për korrupsion.

Prej vitit 1991, Gjukanoviçi e ka udhëhequr Malin e Zi, vend me 650 mijë banorë, duke qenë president apo kryeministër.

Mali i Zi praktikisht është pranuar në NATO, por kanë mbetur vetëm edhe çështjet formale, që ky vend me 650 mijë banorë, më vonë këtë vit ose vitin e ardhshëm, të bëhet anëtar me të drejta të plota në aleancën veriatlantike.

Banja Llukë – Serbët kundër serbëve

Protesta e opozitës dhe tubimi mbështetës për autoritetet e Republika Sërpskës, që janë planifikuar në të njëjtën kohë, të shtunën në Banja Llukë, rrezikojnë të shënojnë fillimin e destabilizimit të rëndë politik dhe të sigurisë në këtë pjesë të Bosnjë dhe Hercegovinës.

Bosnja, pak a shumë, është në gjendje konstante të krizës politike që nga Marrëveshja e Dejtonit, më 1995, e cila i ka dhënë fund lufës trevjeçare e gjysmë, duke e ndarë vendin në Federatën e Bosnjës, të cilën, pa dëshirë të madhe, e ndajnë boshnjakët dhe kroatët, dhe në Republikën Sërpska.

Por, për dallim nga kundërshtimet e zakonshme të dy entiteteve dhe tri grupeve etnike, kriza aktuale në Republikën Sërpska mund të bëhet e ngjashme me atë të viteve 1997/98, kur opozita, e mbështetur nga sposnorët perëndimorë të paqes dhe me ndihmën e partive boshnjake dhe kroate, ka marrë pushtetin nga Partia Demokratike Serbe (SDS), e cila atëherë drejtohej nga bashkëpunëtorë të ish-udhëheqësit serb të luftës, Radovan Karaxhiq, i dënuar për gjenocid.

Udhëheqës i opozitës atëbotë ka qenë Millorad Dodik. Sot, Dodik dhe Lidhja e tij e Social-demokratëve të Pavarur, me fushatë mediatike që ndjell vitet ’90, akuzojnë opozitën se bën përpjekje të ndezë konflikt dhe përçarje midis serbëve të Bosnjës, me urdhër dhe në interes të partive boshnjake dhe fuqive perëndimore.

Blloku opozitar “Aleanca për ndryshim”, në krye me SDS-në, për muaj të tërë, ka kërkuar dorëheqjen e pushtetit, për shkak të situatës së rëndë ekonomike dhe korrupsionit. Opozita paralajmëron se elita pushtetare do të bëjë gjithçka të mundur për të mbetur në pushtet, edhe pas dhjetë vjetësh qeverisjeje gati absolute në këtë pjesë të Bosnjës. Dodik dhe Republika Sërpska janë përshkruar shpesh si pengesat kryesore të Bosnjës në rrugën e integrimit euro-atlantik, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Mënyra autokratike e qeverisjes së Dodikut, siç cilësohet nga shumë vëzhgues, dhe premtimet e papërmbushura ekonomike kanë çuar në dobësimin relativ të pozicionit të tij dhe në rënien e vazhdueshme të mbështetjes në zgjedhjet lokale më 2012 dhe në ato të pëgjithshme më 2014.

Opozita me ish-kryeministrin e Republikës Sërpska, Mlladen Ivaniq, nga Partia e Përparimit Demokratik, ka arritur të sigurojë vendin e përfaqësuesit serb në Presidencën trepalëshe të Bosnjës më 2014 dhe ka nisur të zbatojë një politikë më pragmatike dhe konstruktive sa i përket ekonomisë dhe reformave në institucionet e përbashkëta në Sarajevë.

Opozita akuzon Dodikun se qëllim i vërtetë i politikës së tij shtrënguese dhe i konfrontimit me Perëndimin – kryesisht duke u kërcënuar se do të mbajë referendum për pavarësinë e Republikës Sërpska – është të tërheqë vëmendjen nga problemet reale që ndeshin qytetarët, e ato janë: papunësia dhe korrupsioni.

Dodik, gjatë dy dekadave, është shndërruar nga i preferuari i Perëndimit, i cili ka kritikuar ashpër Karaxhiqin dhe presidentin e dikurshëm të Serbisë dhe Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviq, në një aleat të besueshëm të presidentit rus, Vlladimir Putin, i cili i quan “tradhtarë” të gjithë ata që vënë në pyetje politikën e tij dhe mënyrën e qeverisjes në Republikën Sërpska.

Por, për fatin e tij të keq, aleanca me Putinin nuk i ka sjellë përfitimin e pritshëm ekonomik si dhe pavarësinë nga Perëndimi dhe institucionet kreditore ndërkombëtare. Për shembull, rafineria e naftës “Bosanski brod”, e cila i është shitur kompanisë shtetërore ruse Njeftegazinkor Rusia, është e mbytur në borxhe.

Po ashtu, kredia e shumëpritur nga Rusia, në vlerë prej 700 milionë eurosh, nuk është materializuar kurrë, dhe vrimat e buxhetit do të mbushen me paratë e marrëveshjes “standby” me Fondin Monetar Ndërkombëtar, i cili ka vënë si kusht kryesor mbylljen e bankave problematike në Republikën Sërpska.

Dodik, udhëheqësin e opoziës, Mlladen Bosiq, e quan mercenar dhe tradhtar, i cili, sipas tij, është i gatshëm të shesë interest e Republikës Sërpska dhe të vihet në shërbim të politikanëve boshnjakë në Sarajevë dhe të politikës turke, vetëm për të marrë pushtetin.

Përgatiti: Valona Tela

Igumenicë: Arrestohet pronari i fermës ku punonte shqiptari i gjetur i vrarë

Policia greke arrestoi mbrëmjen e së martës pronarin e një ferme ku punonte një 26 vjeçar shqiptar, i cili u gjet i vrarë në mënyrë makabre dy ditë më parë.

Policia greke tha se gjeti dy armë kallashnikov, një pistoletë dhe një sasi fishekësh në banesën e pronarit grek në fshatin Karbunarë të Igumenicës, një zonë afër kufirit me Shqipërinë.

Policia tha se po vijon hetimet për të zbardhur vrasjen e shqiptarit, trupi i të cilit u gjet pa kokë dhe qëlluar me armë zjarri afër një stani bagëtish.

Policia greke hodhi dyshime për larje hesapesh mes grupeve të trafikantëve të narkotikëve, por pasditen e së martës hetimet morën një kthesë tjetër pas arrestimit të pronarit grek dhe djalit të tij, ku u gjet nëj asrenal armësh.

Gjykata gjermane rrëzon një kërkesë të Erdoganit

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, 6 maj 2016

Një gjykatë e Qarkut në Këln të Gjermanisë tha sot se ka refuzuar një kërkesë të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, për një vendim gjyqësor kundër shefit ekzekutiv të botuesit Axel Springer.

Ky vendim gjyësor do ta ndalonte shefin ekzekutiv Mathias Doepfner që ta përsëriste një term nënçmues për liderin turk.

Por, gjykata refuzoi kërkesën e Erdoganit, duke u bazuar në “të drejtën e palës mbrojtëse për liri të shprehjes së mendimit”, thuhet në një kumtesë, raporton Reuters.

Gjuriçi reagon ashpër ndaj deklaratës së Mogherinit për Asociacionin

 Për Serbinë është e papranueshme ndryshimi i njëanshëm i marrëveshjeve mes Beogradit dhe Prishtinës, ka thënë drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriçi, duke komentuar deklaratën e Përfaqësueses së Lartë të BE-së Federica Mogherini për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

“Askush nuk do të ridefinoj atë për të cilën kemi rënë dakord më 25 gusht”, tha Gjuriçi mbrëmë në televizion serb “Pink”a.

Mogherini gjate vizitës zyrtarë në Prishtinë tha se Asociacioni nuk do të jetë strukturë paralele e Qeverisë serbe dhe se nuk do të cenojë integritetin territorial të Kosovës.

“Shumë e respektojmë rolin tuaj, por ne nuk do të pranojmë që ju ose dikush tjetër ta rishikojë atë për të cilën kemi rënë dakord “, ka thënë zyrtari serb duke shtuar se ky është mesazh për komunitetin ndërkombëtar dhe vet Mogherinin  e cili është ndërmjetësuese në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit.

“Serbia nuk heq dorë nga formimi i Asociacionit të komunave serbe. Ne nuk do ta lejojmë rishikimin e marrëveshjes “, ka deklaruar më tutje shefi i zyrës serbe për Kosovën, transmeton Klan Kosova.

Kroacia e bllokon sërish integrimin e Serbisë në BE

Në takimin e ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së, Kroacia sërish s’e ka dhënë pëlqimin për hapjen e kapitullit 23 në negociata e Serbisë me Bashkimin Evropian.

Pas pazisë disa javore, kryesuesja e BE-së Holanda është përpjekur të arrijë konsensus të vendeve anëtare duke e ngritur këtë çështje në nivel më të lartë vendimmarrës, në nivelin e ambasadorëve.

Por, siç njofton RTS, përfaqësuesi i Kroacisë ka përsëritur se nuk mund të pajtohet me hapjen e kapitullit 23 duke theksuar argumente njohura për kompetencat rajonale të Gjykatës serbe për krime lufte dhe për përfaqësimin e minoritetit kroat në Parlamentin e Serbisë.

Daçiç: Sponsorët e pavarësisë së Kosovës mundësuan pranimin në UEFA

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Jashtëm serb, Ivica Dacic ka thënë se pranimin e Kosovës në UEFA e mundësoi politika. Sipas Daçiç akti i pranimit të Kosovës është premtim i sponsorëve të pavarësisë.

“Pranimi i Kosovës në UEFA është një fakt më shumë se ne jetojmë në një botë të interesave dhe politikës e jo ligjit dhe rregullave. Ky pranim shkelë statutet e UEFA-s dhe është një premtim i sponsorëve të pavarësisë. Federata Serbe do të përdorë mjetet ligjore për të kundërshtuar këtë vendim jo legjitimi” ka thënë Dacic. zeri

Zjarri e shkatërron Kishën Ortodokse Serbe në Nju Jork

Zjarrfikësit në vendin e ngjarjes, New York, 1 maj 2016

Një katedrale ortodokse serbe është shkatërruar nga zjarri dje në Manhattan të Nju Jorkut, vetëm disa orë pasi besimtarët festuan aty Pashkët.

Zjarri në Kishën serbe të Shën Savës nisi para orës 7 të pasditës së djeshme (sipas kohës lokale atje).

Si pasojë, kulmi i kishës së vjetër u shkatërrua krejtësisht, dhe zjarrfikësit për orë të tëra u munduan ta fiknin zjarrin.

Kisha Ortodokse Serbe bleu atë ndërtesë në Nju Jork në vitin 1943 dhe ndërtesa njihet si pikë referimi që nga viti 1968.

Zyrtarët e qytetit të Nju Jorkut thanë se incidenti ka shkaktuar një humbje të madhe për komunitetin dhe kanë bërë thirrje për hetim të plotë të shkaqeve të nisjes së zjarrit. rel

Deputeti i vetëm shqiptar në Serbi shprehet i gatshëm për bashkëpunim me Vuçiçin

Partia shqiptare në Luginë të Preshevës, Partia për Veprim Demokratik ka shprehur interesim për futje në koalicion me fituesin e zgjedhjeve në Serbi, listën e përbashkët “Fiton Serbia” e udhëhequr nga partia e kryeministrit Vuçiç, Partia Përparimtare e Serbisë.

“Partia për Veprim Demokratik është e interesuar që të jetë pjesë e koalicionit qeverisës. Nëse Aleksandër Vuçiçi vendos që të ftojë në koalicionin e gjerë, që e ka paralajmëruar, ne këtë ftesë do ta pranojmë”, ka thënë Fatmir Hasani për mediet serbe. Hasani është edhe deputeti i vetëm i shqiptar i dalë nga zgjedhjet e 24 Prillit, transmeton Koha.net

Në atë se a ka marrë ende një ftesë zyrtare për bashkëpunim, Hasani ka thënë se është herët sepse nuk kanë dalë ende rezultatet zyrtare nga Komisioni Republikan i Zgjedhjeve. Kësaj i shtohet edhe dhënia e mandatit për formimin e qeverisë nga presidenti, Tomislav Nikoliç.

Futjen në koalicionin e paralajmëruar nga Vuçiç, Hasani e sheh si mundësi për të dhënë ndihmën e tij në zgjerimin dhe thellimin e bashkëpunimit në relacionin Beograd – Prishtinë – Tiranë.

“Tash mund të flasim vetëm për pozitën e partisë dhe dëshirave tona. Jemi të gatshëm të ndihmojnë kryeministrin Vuçiç në zgjerimin dhe thellimin e bashkëpunimit në relacionin Beograd – Prishtinë – Tiranë”, ka thënë Hasani, duke shtuar se do të ndihmojnë edhe përmirësimin e gjendjes ekonomike në Luginën e Preshevës.

Shpërthen autobomba në Turqi – shumë të vrarë e të plagosur

Të paktën një agjent policie mësohet se është vrarë pasi një bombë shpërtheu pranë rajonit të policisë në qytetin turk të Gaziantep, sipas guvernatorit të qytetit.

Mësohet se të paktën 13 persona kanë mbetur të plagosur nga shpërthimi.

Filmimet e televizionit Haberturk treguan veturën e shpërthyer dhe e bërë copash pranë dyerve të komisariatit.

Dritaret e ndërtesave pranë u thyen gjithashtu, ndërsa të gjitha rrugët pranë zonës u mbyllën për arsye sigurie.

Presidenti Erdogan u takua me kryeministrin e Kroacisë

Takimi mes delegacioneve në godinën e qeverisë, që gjendet në njërin prej simboleve të Zagrebit, Sheshin shën Marko, u zhvillua i mbyllur për media

ZAGREB– Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në ditën e dytë të vizitës në Kroaci, u takua me kryeministrin e Kroacisë, Tihomir Oreskoviç.

Takimi mes dy delegacioneve në godinën e qeverisë, që gjendet në njërin prej simboleve të Zagrebit, Sheshin shën Marko, u zhvillua i mbyllur për media.

Erdoğan, i cili u prit nga kryeministri Oreksoviç para godinës së qeverisë, para takimit nënshkroi në librin e nderit. Ai u shpreh se ndjehet i lumtur që e viziton Kroacinë si president i Turqisë, pas vizitës së fundit si kryeministër në vitin 2006. “Vërej që pas 10 viteve Kroacia ka arritur suksese të mëdha dhe për këtë e uroj çdonjërin që ka dhënë kontribut”, u shpreh Erdoğan.

Më pas ai shprehu bindjen e tij se takimi i cili po zhvillohet së bashku me delegacionet do të jetë hap i rëndësishëm për fuqizimin e marrëdhënieve miqësore mes dy shteteve, duke shtuar më tej se “Në emrin tim personal, të delegacionit dhe në emër të popullit turk, popullit mik kroat i dëshiroj paqe, qetësi dhe stabilitet.”

Në kuadër të takimeve në Zagreb, Erdoğan do të marrë pjesë në drekën e organizuar për nder të kreut të Kuvendit, Zheljko Reiner, dhe në programin e organizuar me rastin e 100-vjetorit të institucionalizimit të Islamit në Kroaci. aa

Presidentja kroate Kitaroviç: Turqia i përket Evropës

“Marrëdhëniet tona ekonomike po zhvillohen me sukses. Është rritur këmbimi tregtar në vitin 2015, dhe janë realizur investime të konsiderueshme turke”, tha presidentja kroate, Grabar-Kitaroviç

ZAGREB – Turqia i përket Evropës në kuptimin ekonomik, kulturor dhe hapësinor, porositi presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitaroviç në një fjalim në Forumin ekonomik kroato-turk në Zagreb.

Ajo tha se ishte e kënaqur për mundësinë që të përshëndes tubimin e madh me një numër të kompanive dhe sipërmarrësve.

“Numri i kompanive tregon se interesi për bashkëpunim është i madh, dhe kjo më bën shumë të lumtur. Ky numër i madh i biznesmenëve vetvetiu dëshmon për marrëdhëniet e mira dhe bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve tona”, tha Kitaroviç.

Vizita e Presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdogan në Kroaci, sipas Grabar-Kitaroviç, në marrëdhëniet midis dy vendeve ka vendosur themele më kualitative.

“Marrëdhëniet midis Kroacisë dhe Turqisë janë miqësore dhe të gjithanshme. Kroacia njeh rëndësinë e Turqisë dhe rolin e saj të rëndësishëm ndërmjetësues në mes të kulturave dhe vendeve të rajoneve të ndryshme, të Evropës Juglindore, Lindjes së Mesme, Azisë Qendrore … Ne vlerësojmë rolin e Turqisë në proceset dhe iniciativat e ndryshme rajonale. Përgëzoj angazhimin e Turqisë në integrimet evropiane. Turqia i përket Evropës në kuptimin ekonomik, kulturor dhe hapësinor. Mes Kroacisë dhe Turqisë nuk ka çështje të hapura”, tha presidentja e Kroacisë në hapjen e takimit ku po marrin pjesë dhjetëra biznesmenë turq dhe kroatë.

Veçanërisht të rëndësishëm e ka cilësuar dëshirën e përbashkët të përfaqësuesve të të dy vendeve për bashkëpunim në të gjitha fushat, sidomos në fushën e ekonomisë.

“Marrëdhëniet tona ekonomike në përgjithësi po zhvillohen me sukses. Është rritur këmbimi tregtar në vitin 2015, dhe janë realizur investime të konsiderueshme turke në ekonominë kroate. Madje, sërish është rritur numri i turistëve turq në Kroaci”, tha Grabar-Kitaroviç.

Presidenti turk Erdogan të martën mbërriti për një vizitë zyrtare dy-ditore në Kroaci, ku u takua me përfaqësuesit më të lartë të këtij shteti. Me Presidenti turk në Kroaci kanë udhëtuar gjashtë ministra dhe rreth 90 biznesmenë të interesuar për bashkëpunim me biznesmenë kroatë. Arsyeja e ardhjes së presidentit Erdogan në Zagreb është shënimi i 100 vjetorit të njohjes institucionale të islamit në Kroaci.

Nënshkruhet marrëveshja e koalicionit në Preshevë

Subjekti më i ri politik në Preshevë, Alternativa për Ndryshim si dhe ai më vjetri, Partia për Veprim Demokratik, kanë nënshkruar të martën marrëveshjen parimore për qeverisje të përbashkët.

Zyrtarët e këtyre dy partive politike shqiptare nënshkrimin e marrëveshjes për bashkëqeverisje e kanë vlerësuar një akt shumë i rëndësishëm për rrjedhat e mëtutjeshme në Komunë të Preshevës.

“Marrëveshja parimore të cilën e kemi nënshkruar jam i bindur se do të jetë garanci për një qeverisje të mirë, krejt ndryshe nga ajo që pamë gati për 11 vite” u shpreh kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Riza Halimi, raporton Titulli.com.

Ai premtoi se qeverisja e re do të ketë transparencë, fillimisht në përpilimin dhe ekzekutimin e buxhetit, në ruajtjen e pasurisë komunale dhe transparencë në çdo proces që do të zhvillohet në kuadër të pushtetit lokal.

“Të gjithë ato manipulime, keq bërje, nepotizëm (punësime familjare) që është tepruar dhe është jashtë çdo kufiri, me këtë koalicion do të stopohen”, u shpreh Halimi.

Nënshkrimin e marrëveshjes e ka përshëndetur edhe kryetari i Alternativës për Ndryshim, Shqiprim Arifi.

“Sot është një ditë historike, një ditë e kthesës së madhe të Luginës së Preshevës në tërësi ndaj një politikë bërjes e cila është shumë më evropiane, e  cila nuk ka qenë më herët”, u shpreh Arifi.

Drejtuesi i Alternativës theksoi se kjo ditë është gëzim për gjithë popullatën e cila është liruar nga një pushtet lokal i cili ka qenë ngulfatës duke mos mund të zhvillohet komuna jonë, shoqëria, e me theks të veçantë rinia.

“Falënderojë zotri Riza Halimin për mirëkuptimin shumë të shpejtë për parimet kryesore të kësaj marrëveshje e cila në thelb ka depolitizimin e shoqërisë”, theksoi kryetari i Alternativës.

Arifi, nënvizoi se pas kësaj marrëveshje tani do të reflektohet duke krijuar një paqe dhe mirëqenie shoqërore dhe sociale duke i bashkangjitur edhe zhvillimin ekonomik.

“Mendojmë se kemi me qenë një komunë e cila në të ardhmen ka me konkurru me komunat tjera në Evropë”, u shpreh Shqiprim Arifi, raporton Titulli.com.

Marrëveshja e sotme për bashkëqeverisje me Preshevën, e nënshkruar në prezencë të zyrtarëve të dy subjekteve politike është arritur në kohë rekord, vetëm 48 orë pas përfundimit të procesit të votimit për zgjedhjet lokale në Luginë të Preshevës, të mbajtura më 24 prill.

Duhet theksuar se dy subjektet në këtë mandat katërvjeçar do të kenë 21 ulëse në parlamentin lokal nga 38 sa janë gjithsejtë, respektivisht 11 këshilltarë Alternativa për Ndryshim dhe 10 Partia për Veprim Demokratik.

Si pasojë e kësaj marrëveshje, Partia Demokratike Shqiptare, me kryetarin e saj Ragmi Mustafa do të mbetet në opozitë, ndërsa në Kuvendin Komunal do të përfaqësohet nga 14 këshilltarë.

Bashkimi Demokratik i Luginës në këtë përbërje të re të Kuvendit Komunal në Preshevës ka siguruar dy vende, kurse Unioni Demokratik Shqiptar do të ketë një ulëse.

Duhet theksuar se pas marrëveshjes së koalicionit të nënshkruar në mes Alternativës dhe PVD-së nuk janë dhënë detaje mbi ndarjen e posteve qeverisëse, mirëpo jozyrtarisht mësohet se Shqiprim Arifi do të jetë kryetari i ri i Komunës së Preshevës, kurse kryetarja e PVD-së dega në Preshevë, Ardita Sinani, do ta drejtojë Kuvendin Komunal  /Titulli.com/

Lufta kundër IS-it, SHBA vendos raketa në Turqi

Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, ka thënë se Shtetet e Bashkuara do të vendosin një sistem të lëshimit të raketave në Turqi, pranë kufirit me territorin sirian, i cili kontrollohet nga grupi militant Shteti Islamik (IS).

Cavusoglu i ka thënë gazetës turke Haberturk se sistemi në fjalë do të vendoset në muajin maj në juglindje të Turqisë, rajonin që vazhdimisht është goditur me raketa nga Siria.

“Kemi arritur marrëveshje me amerikanët për të bllokuar qytetin Manbij të Sirisë”, ka thënë Cavusoglu.

Gazeta Haberturk ka thënë se sistemi raketor do të përdoret për të sulmuar militantët e Shtetit Islamik.

Rebelët kurdë e paralajmërojnë Turqinë për luftë të gjatë

Cemil Bayik, lider i Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit

Organizata rebele kurde, e njohur si Partia e Punëtorëve të Kurdistanit, ka thënë se është e gatshme të intensifikojë luftën kundër Turqisë, nëse Ankaraja nuk i ndalon sulmet kundër saj.

Lideri i rebelëve kurdë, Cemil Bayik, ka thënë se presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, është duke përshkallëzuar luftën.

“Kurdët do të mbrojnë veten e tyre deri në fund”, ka thënë Bayik.

“Ne nuk duam të ndajmë Turqinë. Duam të jetojmë brenda kufijve të Turqisë, në tokën tonë… Lufta do të vazhojë derisa të drejtat natyrore të kurdëve të pranohen”, ka shtuar ai.

Armëpushimi dyvjeçar midis Turqisë dhe Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit është ndërprerë korrikun e kaluar.

Qysh atëherë, përleshjet janë përshkallëzuar.

Forcat ajrore turke kanë sulmuar bazat e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit edhe në veri të Irakut.

Ankaraja po ashtu ka vendosur orë policore në qytetet kurde dhe kështu ka penguar civilët të largohen nga zonat ku kryhen operacione ushtarake.

Turqia, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara i referohen Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit si organizatë terroriste. rel

Ragmi Mustafa do të udhëheqë edhe një mandat Preshevën

Ragmi Mustafa do të udhëheqë edhe një mandat Preshevën.

Sipas rezultateve preliminare ka fituar zgjedhjet lokale me rezultat të ngushtë me Alternativën për Ndryshim.

Kështu PDSH e Ragmi Mustafës ka marrë 5438 vota, Alternativa për ndryshim ka marrë 4573 vota, Partia për Veprim Demokratik 4087 vota, BDL ka marrë 699 vota, Rilindja Demokratike 564 vota dhe UDSh 484 vota.

PDSH do të ketë 14 asambleistë, Alternativa për ndryshime 12, PVD 10, UDSH dhe BDL nga 1 asambleist. Në Preshevë kanë votuar 15603 votues.


Send this to a friend