VOAL

VOAL

Mali i Zi, nga sot fjalimet e deputetëve në Parlament edhe shqip

Nga sot përmes një pilot projekti në Parlamentin e Malit të Zi mundësohet që deputetët të mbajnë fjalimet edhe në gjuhën shqipe

PODGORICË – Nga sot në Parlamentin e Malit të Zi, deputetët shqiptarë do të mund që fjalimet e tyre ti mbajnë edhe në gjuhën shqipe, ka njoftuar kryetari i shtëpisë ligjvënëse Darko Pajoviç.

Një mundësi të tillë më herët e paralajmëroi kreu i Parlamentit të Shqipërisë Ilir Meta, i cili një javë më herët qëndroi për vizitë zyrtare në Podgoricë.

Atëherë, fjalimin e mbajti në shqip, ndërkohë që Pajoviç për vendimin e fundit tha se është një pilot projekt.

“Nga sot përmes një pilot projekti në Parlamentin e Malit të Zi mundësohet që deputetët të mbajnë fjalimet edhe në gjuhën shqipe, dhe kjo është arsyeja përse keni kufje para vetes”, u tha Pajoviç deputetëve. aa

Atentat ndaj një zyrtari turk në Stamboll

Pamje nga Stambolli

Një sulmues i panjohur e ka plagosur në kokë zëvendës kryetarin e qarkut Sisli të Stambollit, raporton sot Reuters duke u mbështetur në të dhënat e televizionit turk, NTV.

Zyrtari i plagosur raportohet të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Nuk është e qartë ende nëse incidenti ka lidhje me grusht shtetin e dështuar të të premtës gjatë të cilit u vranë mbi 200 persona.

Tensioni në Turqi mbetët i lartë, ndonëse qeveria thotë se e ka situatën në tërësi nën kontroll.

Televizioni turk, NTV raporton se sulmuesi ka hyrë në zyrën e Cemil Candas, dhe pas kësaj janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Partia kryesore opozitare e Turqisë, Partia Republika e Popullit (CHP) e udhëheqë qarkun Sisli.

Grusht shtetin e dështuar e kanë dënuar të gjitha partitë opozitare, përfshirë edhe CHP.

Publikohen pamjet e sulmit të puçistëve të FETÖ-s ndaj Shërbimit Informativ të Turqisë

ANKARA – Natën kur pjesëtarët e organizatës terroriste FETÖ tentuan të kryejë grusht shteti një nga institucionet që sulmoi ishte edhe Qendra e Shërbimit Informativ të Turqisë, (MIT). Anadolu Agency ka publikuar pamjet e sulmit të tyre ndaj këtij institucioni dhe se si populli i doli në mbrojtje.

Tentativa për grusht shteti e organizatës terroriste FETÖ filloi rreth orës 22:00 sipas orës lokale. Ndërkohë një nga shënjestrat e para të tyre ishte dhe MIT-i dhe personeli i këtij institucioni.

Sipas pamjeve të siguruara nga AA shihet qartë se si helikopteri sulmon hyrjen, godinat dhe automjetet e personelit. Ndërkohë e menjëhershme ka qenë edhe ardhja e qytetarëve të cilët me flamuj të Turqisë u bënë ndihmë për këtë institucion.

– Personeli i MIT ju kundërpërgjigj me armë automatike

Për të zmbrapsur sulmin e puçistëve të FETÖ-s personeli i MIT-it i është kundërpërgjigjur me armë automatike.

Ndërkohë një automjet i cili po dilte nga ky institucion u bë shënjestër e helikopterit. Gjatë konfliktit, godina e personelit, hyrja e qendrës dhe personeli ishin shënjestër e vazhdueshme e tyre.

Krahas këtyre sulmeve helikopterët goditën edhe rrugët në afërsi të këtij institucioni, duke lënë në vështirësi civilët që kalonin në të. Disa nga makinat e mbetura nën këto sulme u detyruan të kthehen mbrapsht.

Greqi – Nisi procesi gjyqësor ndaj 8 ushtarakëve turq

Athinë, 18 korrik – Në një gjykatë në Aleksandropolis, Greqi, raportohet se ka nisur nisur procesi gjyqësor ndaj 8 ushtarakëve turq, që u arratisën në Greqi pas tentativës për grusht shtet nga organizata FETO.

Sipas njoftimeve ata akuzohen për kalim të paligjshëm të kufirit.

Turqia arrestoi 103 gjeneralë e admiralë

Stamboll, 18 korrik 2016

Autoritetet turke kanë arrestuar 103 gjeneralë dhe admiralë pas përpjekjes së dështuar për grushtshtet më 15 korrik, ka bërë të ditur media shtetërore të hënën.

Mbi 6,000 veta janë arrestuar në total, ndërsa presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se “spastrimi” do të vazhdojë.

Afro 8,000 policë janë pezulluar nga puna po ashtu.

Partia Popullore Republikane në opozitë ka thënë se përgjigjja e autoriteteve ndaj përpjekjes për grushtshtet duhet të bëhet në përputhje me sundimin e ligjt.

Kjo parti ka thënë se të dyshuarit për puç duhet të gjykohen nga gjykatat dhe se ushtria nuk duhet të portretizohet si armike.

Serbia hap dy kapituj në negociatat me BE-në

Serbia hap sot kapitujt 23 dhe 24 të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Në konferencën ndërqeveritare në Bruksel, delegacionin e Serbisë e udhëheq kryeministri Aleksandar Vuçiç.

Këta dy kapituj kanë të bëjnë me gjyqësorin, të drejtat e njeriut, lirinë e lëvizjes dhe sigurinë.

Përparimi në negociata do të varet nga përparimi në këto fusha.

Vendet anëtare të BE kanë rënë dakord më 5 korrik që të hapin kapituj të rinj të negociatave me Serbinë.

Më herët, Kroacia ka penguar një gjë të tillë, duke kërkuar nga Serbia që, me ndryshim të ligjeve, të shfuqizojë kompetencën rajonale të gjyqësorit të saj mbi krimet e luftës, si dhe të garantojë përfaqësimin e pakicës kroate në parlament. rel

Turqisë i dorëzohet helikopteri me të cilin në Greqi u arratisën 8 oficerë

Helikopterin e llojit Black Hawk mbrëmë rreth mesnatës e morën pjesëtarët e Forcave të Armatosura Turke dhe u nisën për në Turqi

ATHINË – Burimet diplomatike në kushte anonime për AA konfirmuan se në Turqi është kthyer helikopteri ushtarak me të cilin dje në mëngjes në Greqi u arratisën tetë oficerë të cilët kanë marrë pjesë në tentativën për realizimin e grushtit të shtetit në Turqi.

Helikopterin e llojit Black Hawk mbrëmë rreth mesnatës e morën pjesëtarët e Forcave të Armatosura Turke dhe u nisën për në Turqi. Më herët shefi i diplomacisë turke Mevlut Cavusoglu njoftoi se Turqia zyrtarisht ka kërkuar nga Greqia që urgjentisht të dorëzojë oficerët e arratisur dhe helikopterin.

Policia greke konfirmoi se tetë oficerë janë arrestuar pasi të shtunën në mëngjes ateruan në aeroportin Alexandroupoli. Oficerët e arrestuar nga Greqia kërkuan azil politik, ndërsa Gjykata greke do t’i hetojë për shkak të hyrjes ilegale në vend dhe cenimit të marrëdhënieve diplomatike me Turqinë.

Avokati i oficerëve Lia Marinaki deklaroi se oficerët sot do të nxirren para prokurorit dhe se në këtë mënyrë do të fillojë procesi gjyqësor. “Në rrethana normale procesi do të mund të zgjas deri në një vit. Është e qartë se oficerët nuk dëshirojnë të ekstradohen në Turqi sepse frikësohen se do të ekzekutohen”, tha Marinaki.

Cavusoglu dje zhvilloi një bisedë telefonike me homologun grek Nikos Kotzias për situatën në Turqi pas pengimit të grushtit të shtetit, por edhe për rastin e oficerëve të arratisur.

“Greqia në mënyrë urgjente do të nisë procedurën për tradhtarët dhe shpresojmë se në shenjë të vullnetit të mirë do t’i ekstradojë në Turqi me qëllim që të nxirren para drejtësisë”, tha Cavusoglu. aa

Grushtshteti në Turqi: Arrestohet gjenerali legjendar shqiptar

Arrestohet gjenerali Adem Huduti, i cili ishte pjesë e grushtit të shtetit kundër qeverisë turke. Ky fakt është bërë i ditur nga mediat turke. Mësohet se Huduti ka lindur në Kosovë në vitin 1952 dhe është komandant i Ushtrisë së Dytë, pjesë e Këmbësorisë së Forcave të Armatosura të Turqisë.

Sakaq, BBC-ja shkruan se ai është figura më e lartë ushtarake e arrestuar deri tani, së bashku me Akin Ozturk. Huduti, i lindur në Kosovë, ka emigruar në Turqi dhe është diplomuar në Akademinë Ushtarake në vitin 1973. Ai ka shërbyer në Divizionin III të këmbësorisë në kufi me Greqinë, në Brigadën VII të këmbësorisë në kufi me Rusinë dhe ka marrë pjesë në Korpusin IX të Ushtrisë Turke.

Ndërkohë, për shumë vite, ai ka kontribuuar në forcat aleate tokësore të NATO-s për Europën Jugore, në Itali. Ndër të tjera, ai në 2014-n, Huduti u gradua si general-lejtnant dhe u emërua në Ushtrinë e Dytë, formacioni më i madh ushtarak i këmbësorisë së Forcave të Armatosura në Turqi. Pas sulmeve të 11 shtatorit 2001 në SHBA, Huduti ka shërbyer në Afganistan, ku ka drejtuar trupat turke.

Turqi, arrestohen 11 anëtarë të Gjykatës së Lartë

Në kuadër të hetimeve të nisura nga Kryeprokuroria e Ankarasë në lidhje me tentativën e grusht shtetit nga organizata terroriste FETO janë arrestuar 11 anëtarë të Gjykatës së Lartë

ANKARA – Në kuadër të hetimeve të nisura nga Kryeprokuroria e Ankarasë në lidhje me tentativën e grusht shtetit nga organizata terroriste FETO janë arrestuar 11 anëtarë të Gjykatës së Lartë si dhe katër anëtarë nga Këshilli i Lartë i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve.

Nën akuzën për anëtarësim në organizatë terroriste Kryeprokuroria e Ankarasë mori vendim për arrestimin e 140 anëtarëve të Gjykatës së Lartë, 48 anëtarëve të Kontrollit të Lartë të Shtetit si dhe për pesë anëtarë të Këshillit të Lartë të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve.

Fillimisht janë arrestuar anëtarët e Kontrolli të Lartë të Shtetit dhe më pas 11 anëtarët e Gjykatës së Lartë si dhe katër anëtarët e Këshillit të Lartë të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve. aa

Turqi: 161 të vrarë, mbi 2 800 ushtarakë të arrestuar

Stamboll

Pas një nate të shpërthimeve, të shtënave me armë zjarri dhe tankeve nëpër rrugët e Stambollit dhe Ankarasë, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha të shtunën se përpjekja për grushtshtet ka marrë fund dhe se qeveria ka kontrollin.

Televizioni CNN raporton se së paku 161 njerëz janë vrarë dhe rreth 1,440 janë plagosur në gjithë vendin.

Kryeministri turk, Binali Yildirim, tha në një konferencë për media se situata është nën kontroll.

Ai tha se përpjekja për grushtshtet është një “njollë e zezë” në demokracinë turke.

Saktësisht 2,839 zyrtarë ushtarakë janë arrestuar, ka thënë një burim nga Zyra e presidentit turk.

Zyrtarë të qeverisë thanë se pesë gjeneralë dhe 29 kolonelë janë larguar nga postet e tyre për shkak të përfshirjes së dyshuar në përpjekjen për të rrëzuar qeverinë e Erdoganit.

Ushtruesi i detyrës së shefit të shtabit të përgjithshëm të ushtrisë, gjenerali Umit Dundar, tha se 41 zyrtarë policorë janë në mesin e të vrarëve.

“Përpjekja për grushtshtet ka dështuar”, tha Dundar në një konferencë për media në Ankara.

Ai shtoi se ushtria është e vendosur për të eleminuar “strukturat paralele” brenda radhëve të saj.

Autoritetet detare turke raportuan se Ura e Bosforit është rihapur dhe se trafiku mbi këtë lumë strategjik i është kthyer normalitetit.

Fuqitë rajonale, Irani dhe Izraeli, kanë lëshuar deklarata, duke dënuar përpjekjen për grushtshtet. Ministri i Iranit, Mohammad Javad Zarif, tha se ka biseduar tri herë me homologun turk dhe ka shkruar në Twitter se “grushtshtetet nuk kanë vend në rajonin tonë”.

Arabaia Saudite po ashtu tha se “mirëpret rikthimin e situatës në normalitet, nën udhëheqjen e Erdoganit”.

Komplotistët e grushtshtetit kanë përdorur tanke dhe avionë, si dhe kanë sulmuar ndërtesën e parlamentit dhe zyrën e presidentit në Ankara. Selia e shërbimit të inteligjencës turke është sulmuar po ashtu.

Në një kohë kritike gjatë dhunës, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, u ka bërë thirrje të gjitha palëve të mbështesin qeverinë e Erdoganit, të zgjedhur në mënyrë demokratike, të tregojnë përmbajtje dhe të shmangin çdo dhunë apo gjakderdhje.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka thënë se ka biseduar me ministrin e Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, dhe se i ka shprehur “mbështetjen absolute” të SHBA-së për qeverinë.

Ngjashëm janë shprehur edhe udhëheqësit e Bashkimit Evropian, kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Liderët e BE-së, Donald Tusk dhe Jean-Claude Juncker, thanë se “nuk ka alternativë ndaj demokracisë dhe sundimit të ligjit”.

Erdogan dhe mbështetësit e tij kanë fajësuar klerikun mysliman, Fethullah Gulen, kundërshtar politik i presidentit, për organizimin e përpjekjes për grushtshtet. Gulen jeton në mërgim në Pensilvani të SHBA-së.

Kryeministri Yildirim tha se shtetet që mbështein Gulenin do të konsiderohen armiq të Turqisë.

Gulen, dikur aleat i Erdoganin, me shumë ndjekës në ushtrinë turke, ka mohuar çdo përfshirje, duke thënë se “qeveritë duhet të fitohen përmes procesit të zgjedhjeve të lira dhe jo me forcë”.

Turqia, anëtare e NATO-s, me popullsi prej rreth 80 milionë banorësh, ka rol kyç në luftën kundër grupit militant Shteti Islamik në Irak dhe Siri.

Përgatiti: Valona Tela

Helikopteri ushtarak turk me puçistë ulet në Aleksandropolis të Greqisë

Çavushoglu në lidhje me këtë çështje ka deklaruar: “Kemi kërkuar dorëzimin e menjëhershëm të 8 ushtarëve tradhtarë të cilët u arratisën në Greqi me helikopter”

ATHINË – Një helikopter me 8 persona të përfshirë në përpjekjen e grushtit nga FETÖ, njoftohet se është ulur në Aleksandropolis të Greqisë.

Ndërkohë ministri i Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu në lidhje me këtë çështje ka deklaruar: “Kemi kërkuar dorëzimin e menjëhershëm të 8 ushtarëve tradhtarë të cilët u arratisën në Greqi me helikopter”.

Sipas raportimeve të agjencisë së lajmeve të Athinës theksohet se helikopteri turk që ka kërkuar leje për ulje nga autoritetet greke është ulur në pistën në Aleksandropolis e cila ndodhet në afërsi të kufirit mes dy vendeve.

Ndërsa televizioni shtetëror ERT ka njoftuar se në helikopter ndodhen 8 persona nga të cilët një prej tyre civil.

Sipas të dhënave paraprake thuhet se në helikopter ndodhen ushtarët që kanë dhënë mbështetje tentativës për grusht shteti nga FETÖ. Gjithashtu në lajm thuhet se këto persona kanë bërë kërkesë për azil në Greqi. aa

Shpallen zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kroaci

Presidentja e Kroacisë Kolinda Grabar-Kitaroviç ka shpallur zgjedhjet e parakohshme parlamentare në përputhje me vendimin për shpërbërjen e Parlamentit kroat

ZAGREB – Presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitaroviç solli vendim për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Vendimi për të thirrur zgjedhje të parakohshme parlamentare është marrë në përputhje me nenin 98, paragrafi 1, nënparagrafi 1, në lidhje me dispozitën e nenit 78 paragrafi 1 të Kushtetutës kroate dhe të nenit 5, 6 dhe 80 paragrafi 2 të Ligjit për zgjedhjen e anëtarëve të parlamentit kroat. aa

Yildirim: Qytetarët të mos i zbrazin sheshet

Kryeministri turk Yildirim tha se po vazhdojnë arrestimet e puçistëve dhe kërkoi njëherësh nga qytetarët të mos i zbrazin sheshet

ANKARA – Kryeministri turk Binali Yildirim tha se janë duke vazhduar arrestimet në lidhje me përpjekjen për grusht shtet duke kërkuar njëherësh nga qytetarët të mos i zbrazin sheshet.

Ai në llogarinë e medias sociale Twitter ka publikuar një video prej 38 sekondash ku shkruan: “U bëj thirrje qytetarëve që të mblidhen në sheshe”.

“Arrestimet vazhdojnë. Lus qytetarët tanë që të mos i braktisin sheshet deri në përfundimin e plotë të ngjarjes. Edhe qytetarët tanë që janë zgjuar herët në orët e para të mëngjesit kryesisht në Ankara dhe Stamboll të mblidhen nëpër sheshe. Aktivitetet tona po vazhdojnë sipas planifikimeve. Do të neutralizojmë anëtarët e kësaj organizate terroriste”, tha Yildirim duke iu drejtuar qytetarëve përmes videos.

Turqia i kthehet normalitetit pas përpjekjes për grushtshtet

Operacionet e sigurisë po vazhdojnë në Turqi pas përpjekjeve gjatë natës për grushtshtet ushtarak të dështuar, me ç’rast u vranë afro 90 vetë dhe qindra të tjerë janë plagosur.

Zyrtarët qeveritarë thanë sot se 1,563 pjesëtarë të ushtrisë janë arrestuar. Pesë gjeneralë dhe 29 kolonelë janë shkarkuar nga postet e tyre për involvim të dyshuar në përpjekje për përmbysjen e qeverisë së presidentit, Recep Tayyip Erdogan.

Një grup brenda ushtrisë ka kryer një përpjekje, jashtë zinxhirit komandues, ta përmbysë qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike”, ka kumtuar sot herët në mëngjes, Zyra e presidentit Erdogan.

Në këtë aspekt, Erdogan, duke folur në mëngjes para gazetarëve në aeroportin “Ataturk” në Stamboll tha:

“Kjo është një pakicë brenda ushtrisë turke. Ekziston partia udhëheqëse në Turqi, që ishte zgjedhur nga votat e popullit. Ekziston, po ashtu. presidenti i zgjedhur me votat e popullit dhe ne jemi në detyrë. Me ndihmën e Zotit ne do të vazhdojmë t’i plotësojmë detyrat tona deri në fund. Ne kurrë nuk do të largohemi nga vendi ynë për shkak të këtyre pushtuesve”, tha Recep Tayyip Erdogan.

Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim, ka kërkuar mbledhje urgjente të Parlamentit të Turqisë për të diskutuar për krizën.

Pjesëmarrësit e grushtshtetit kanë përdorur tanke dhe aeroplanë luftarakë gjatë natës, duke sulmuar ndërtesën e Parlamentit dhe Pallatin Presidencial në Ankara.

Po ashtu, është sulmuar edhe selia e shërbimeve të inteligjencës së Turqisë.

Agjencia shtetërore e lajmeve, Anadolu, ka raportuar se afro 200 ushtarë të paarmatosur në selinë e ushtrisë së Turqisë u janë dorëzuar forcave qeveritare.

Shefi i shtatmadhorisë së ushtrisë së Turqisë, gjeneral Hulusi Akar, ishte arrestuar nga pjesëmarrësit në grushtshtet gjatë natës, por ishte çliruar gjatë një misioni të shpëtimit me helikopter, sot herët në mëngjes.

Shumica e medieve në Turqi duket se po funksionojnë përsëri, ndërsa aeroporti “Ataturk” në Stamboll, që ushtria e kishte mbyllur gjatë përpjekjes për grushtshtet, duket se e ka vazhduar procesin e fluturimeve.

Dhjetëra civilë janë vrarë dhe qindra të tjerë janë plagosur në luftimet nëpër rrugë në Stamboll dhe qytetet e tjera. Më së shumti të vrarë, 42 vetë, kishte në kryeqytetin Ankara, ku ka pasur luftime të ashpra.

Erdogan ka pretenduar se pjesëmarrësit e grushtshtetit ishin përpjekur ta vrisnin atë duke e bombarduar vendin ku ai ishte në pushim. Gjatë natës ai arriti në Stamboll për t’i mbledhur mbështetësit kundër grushtshtetit dhe për të shprehur përkushtim për “pastrim” të ushtrisë nga elementet jolojale.

“Ata do të paguajnë çmim të lartë për këtë aksion të tradhtisë”, deklaroi Erdogan kur arriti në aeroportin e Stambollit.

Reagimet ndërkombëtare ndaj zhvillimeve në Turqi

Në një kohë kritike gjatë përleshjeve të mbrëmshme në Turqi, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka kërkuar nga të gjitha palët që ta mbështesin qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike të presidentit, Recep Tayyip Erdogan, dhe “të tregojnë përmbajtje dhe të evitojnë çfarëdo dhune apo gjakderdhje”, ka kumtuar Shtëpia e Bardhë.

Sekretari amerikan i shtetit, John Kery, ka biseduar me ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlut Cavusoglu, dhe e ka theksuar “mbështetjen absolute” të Shteteve të Bashkuara për qeverinë.

Këto mbështetje amerikane janë reflektuar edhe në deklaratat e liderëve të Bashkimit Evropian dhe të zyrës së kancelares gjermane, Angela Merkel.

Presidenti i Bashkimit Evropian, Donald Tusk, tha sot se BE-ja plotësisaht e mbështet qeverinë e zgjehdur jë mënyrë demokratike.

Turqia është partnere kryesore e Bashkimit Evropian. BE-ja plotësisht e mbështet qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike, institucionet e vendit dhe sundimin e ligjit. Ne kërkojmë kthimin e shpejtë në rendin kushtetues të Turqisë. Ne do të vazhdojmë t’i ndjekim për së afërti zhvillimet dhe të koordinohemi me 28 vendet anëtare të BE-së”, tha Donald Tusk.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka bërë thirrje për “respektim të plotë të institucioneve demokratike dhe të Kushtetutës së Turqisë”.

Derisa presidenti Erdogan dhe zëvendësit e tij e kanë fajësuar një grup të oficerëve ushtarakë për udhëheqjen e “kryengritjes” së pakicës në ushtri, në përgjithësi, për këtë përpjekje për grushtshtet ata e fajësojnë kundërshtarin politik, që është kleriku i izoluarmysliman, Fethullah Gulen, që jeton në ekzil në Pensilvani të Shteteve të Bashkuara.

Gulen, dikur aleat i Erdoganit, me shumë mbështetës në ushtrinë e Turqisë dhe në zyrat qeveritare, në mënyrë energjike e ka hedhur poshtë çfarëdo involvimi, duke thënë se “qeveria duhet të fitohet nëpër proces të zgjedhjeve të lira dhe korrekte, e jo me forcë”.

“Si dikush që ka vuajtur nën grushtshtete të shumëfishta gjatë pesë dekadave, është veçanërisht fyese të akuzohem se kam çfarëdo lidhje me një përpjekje të tillë”, ka thënë Gulen, 75-vjeçar, dhe ka shtuar se “në mënyrë kategorike i refuzoj akuzat e tilla”.

Përgatiti: Fatmir Bujupi

Bilanci aktual i grushshtetit – 90 të vrarë, 1154 të plagosur, 1563 të arrestuar

VOAL – ANKARA, 16 KORRIK — Të paktën 90 të vrarë dhe 1 154 të plagosur është bilanci i grushtit të shtetit të dështuar në Turqi, shkruan voal.ch. Grushti i shtetit u ndërmuar nga një fraksion i ushtrisë me qëllim që të rrëzonte Erdoganin. Pas disa orësh bombardime dhe luftime në Stamboll dhe në kryeqytetin Ankara, ushtarakët puçistë janë dorëzuar. Por humbja e tyre dukej qartë në horizont kur avioni i Erdoganit aterroi aeroportin Ataturk të Stambollit, vetëm pak orë pas puçit.
Por bilanci pritet të rëndohet në orët e ardhshme, sikurse numri i të arrestuarve. Burime të ushtrisë kanë thënë se të arrestuarit janë oficerë të niveleve të ulëta. Ka filluar ndërkohë edhe spastrimi në ushtri – 59 kolonelë dhe 5 gjeneralë janë shkarkuar. Menjëherë, së paku përkohësisht, kreu i ushtrisë Hulusi Akar është zëvendësuar nga Umit Dundar. Akar ishte marrë peng nga puçistët.
Sipas Erdoganit ideator i puçit është ish aleati i tij i shndërruar në armik numër një, imami dhe magnati i vetëmërguar në SHBA, Fethullah Gülen. Ky i fundit ka dënuar puçin, duke thënë se nuk ka të bëjë me të.
Brenda këtyre orëve, siguron kompania ajrore Turkish Airlines, aeroporti Ataturk po fillon të funksionojë normalisht.
Situata është kritike në Ankara, ku qe bombarduar Parlamenti turk, por pa të lënduar. Kur ishte zbardhur dita, nën sulme u ndodh edhe rezidenca presidenciale. Aty pati 5 viktima.
Kryeministri  Binali Yildirim ka thirrur një seancë të jashtëzskonshme të Parlamentit sot pasdite.

Ura e Bosforit u hap pjesërisht për trafikun

ANKARA  –  Ura e Bosforit, e cila gjatë natës ishte e mbyllur me tanke, pas dorëzimit të ushtarëve u hap pjesërisht për trafikun.

Kryeministri Yildirim: I falënderoj liderët e opozitës. I dolën zot demokracisë

ANKARA – Kryeministri Yildirim: “I falënderoj liderët e opozitës. I dolën zot demokracisë. Duke treguar qëndrim të vendosur, u pozicionuan në anën e qeverisë. Së dyti, qytetarët tanë nuk ua lëshuan rrugët puçistëve, i falënderoj shumë. Megjithatë, qytetarët tanë kurrë të mos ndahen, të nisen nga shtëpitë drejt shesheve e të mos i lëmë ato të zbrazta.” aa

Erdogani dënon grushtin e shtetit në tentativë

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, i cili arriti në Stamboll të shtunën në mëngjes, dënoi si akt tradhtie një grusht shteti në tentativë, të ndërmarrë nga një grup oficerësh të ushtrisë.

Qindra përkrahës dolën për ta pritur zotin Erdogan në Aeroportin Ataturk të Stambollit. Në një fjalim që mbajti drejtpërdrejt në televizion, ai tha se kryeministri Binali Yildirim kishte urdhëruar “çrrënjosjen” e ushtarëve të përfshirë në rebelim dhe se shumë arrestime mes oficerëve ishin në proces e sipër.

Ushtria turke tha të premten se kishte marrë pushtetin, por të shtunën, herët në mëngjes, autoritetet turke deklaruan se përpjekja për grusht shteti ishte zmbrapsur. Në të gjithë vendin është vendosur gjendja e jashtëzakonshme.

Gjatë natës, gjendja ishte mjaft e paqëndrueshme. Pati njoftime për shpërthime, duke përfshirë të paktën dy bomba që goditën ndërtesën e parlamentit në Ankara. Pati gjithashtu të shtëna me armë në Stamboll si dhe njoftime se një avion luftarak turk kishte rrëzuar një helikopter të përdorur nga komplotistët. Të shtunën në mëngjes, policë dhe ushtarë shkëmbyen zjarr në sheshin Taksim. Pas kësaj, sipas njoftimeve, ushtarët dorëzuan armët.

Një sulm me helikopter të premten në Ankara në selinë e forcave speciale të policisë la 17 oficerë të vdekur, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Anadolu.

Zyrtarët perëndimorë të zbulimit dhe ata ushtarakë janë duke vëzhguar nga afër zhvillimet në Turqi, anëtare e NATO-s dhe një aleate kryesore e SHBA-së në luftën kundër terroristëve të Shtetit Islamik. Turqia gjithashtu mbështet opozitën e moderuar që përpiqet të përmbysë presidentin sirian Bashar al-Assad.

ERDOGAN, THIRRJE PËRKRAHËSVE ME CELULAR

Para se të kthehej në Stamboll, Presidenti Erdogan, nga një vend i panjohur zhvilloi përmes FaceTime një intervistë me një stacion televiziv vendës, duke i bërë thirrje popullit turk të dilte në rrugë për të protestuar kundër veprimeve të ushtarëve.

Ai tha se ata të cilët qëndrojnë pas këtyre veprimeve janë të lidhur me klerikun Fetullah Gylen, me bazë në SHBA. Gylen, ish-aleat i zotit Erdogan, e ka akuzuar presidentin për korrupsion, akuza që siç duket janë pjesë e një lufte për pushtet.

Presidenti i SHBA Barack Obama dhe Sekretari i Shtetit John Kerry nxorën një deklaratë ku u bënin thirrje të gjitha palëve në Turqi për të mbështetur qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike.

Ushtria publikoi një deklaratë me e-mail, të lexuar në televizionin turk, ku thuhej se “kishte marrë në kontroll të plotë” qeverisjen, për të mbrojtur demokracinë dhe të drejtat e njeriut.

Kryeministri Binali Yildirim i tha televizionit privat NTV se ky grup kishte sulmuar stacionin kryesor televiziv, TRT, dhe i kishte detyruar folësit të lexonin një deklaratë në të cilin thuhej se në vend ishte shpallur shtetrrethimi.

“Qeveria e zgjedhur nga populli mbetet në krye. Kjo qeveri do të ikë vetëm kur njerëzit ta kërkojnë këtë”, tha kryeministri në kanalin privat NTV.

Në Stamboll, duke përfshirë sheshin Taksim, pati grumbullime të mëdha njerëzish, të cilët valëvitnin flamuj dhe hidhnin parrulla në mbështetje të zotit Erdogan.

Nga ana e tij, Presidenti Erdogan, tha: “Unë nuk besoj në një fuqi mbi vullnetin e popullit” dhe deklaroi se komplotistët e grushtit të shtetit do të paguanin një “çmim shumë të lartë.”

 

grsht
Një korrespondent i Zërit të Amerikës në Stamboll tha se të premten vonë policia kishte arrestuar ushtarë që nuk u bindeshin urdhrave.

Ushtarë të tjerë që fillimisht ishin jashtë kontrollit, filluan të kthehen në kazermat e tyre, sipas zëdhënësit të zbulimit turk Nuhy Ilmiz, i cili tha se ata do të kenë pasoja shumë të ashpra.

Në Ankara, helikopterët ushtarakë u panë duke fluturuar mbi kryeqytet. Zyrtarët qeveritarë thanë se një avion luftarak turk rrëzoi një helikopter të përdorur nga komplotistët.

Pati gjithashtu njoftime të shumta për marrje pengjesh në Ankara.

Televizioni CNN Turk tha se pengjet mbaheshin në një shtab ushtarak. Mes atyre që mbaheshin ishte Shefi i shtabit, gjenerali Hulusi Akar, i cili tani është liruar.

Aeroporti Ataturk i Stambollit u mbyll për trafikun dhe tanket bllokuan bllokuar hyrjen. Forcat e sigurisë bllokuan të gjithë trafikun në Bosfor dhe në dy urat kryesore mbi ngushticë.

Departamenti amerikan i Mbrojtjes tha se zyrtarët janë duke vëzhguar nga afër situatën. Ai tha se e gjithë kjo deri tani nuk ka patur ndonjë ndikim mbi bazën ajrore Inçirlik dhe operacionet ajrore kundër ISIS-it nga kjo bazë do të vazhdojnë.

Zyrtarë amerikanë të ushtrisë dhe të zbulimit prej kohe kanë theksuar rolin kritik të Turqisë si në krizën e refugjatëve sirianë ashtu edhe në bllokimin e rrjedhës së luftëtarëve apo të furnizimeve për grupin terrorist Shtetit Islamik.

Ministri i Brendshëm turk: Grushti i shtetit dështoi

VOAL – ANKARA, 16 KORRIK – Ministri i Brendshëm i Turqisë iu bëri të ditur agjencive të lajmeve se grushti i shtetit, i organizuar nga një grup i vogël ushtarakësh, dështoi. Përpjekjes për të kryer grusht shteti iu kundërvu populli turk, si dhe të gjitha partitë opozitare turke.

Grupi i ushtarakëve që tentoi grushtin e shtetit është arrestuar nga policia.

Presidenti Obama: Mbështetim qeverinë e zgjedhur demokratikisht të Turqisë

VOAL – UASHINGTON, 16 KORRIK – Gjatë një telefonate sonte me Sekretarin e Shtetit John Kerry, Presidenti Obama tha se duhet përkrahur qev eria e zgjedhur demokratikisht e Turqisë, sipas një deklarata nga Shtëpia e Bardhë, shkruan voal.ch, duke cituar lajme të CNN.

Presidenti dhe Kerry gjithashtu thanë se “të gjitha palët duhet të shmangin dhunën dhe gjakderdhjen”.  Deklarata e presidentit erdhën sapo u dha lajmi se 17 oficerë policie ishin vrarë dhe ishte rrëzuar një helikopter ushtarak në Ankara.

Edhe kancelarja Merkel i ka shprehur mbështetjen e Gjermanisë ndaj qeverisë turke të zgjedhur në mënyrë demokratike.

Kryeministri Yildirim: Jemi në krye të detyrës

ANKARA – Kryeministri Yildirim, në deklaratën në llogarinë e tij në Twitter u shpreh: “Askush të mos shqetësohet. Jemi në krye të detyrës. Ne na ka sjellë populli dhe forca e vetme që mund të na largojë është vetë populli. Disa protagonistë të kësaj tentative janë kapur. U morën hapat e duhur.”

Populli turk ngrihet kundër kryengritjes ushtarake

ANKARA – Populli turk ngrihet kundër kryengritjes ushtarake në Turqi. Qytetarët kanë vërshuar nëpër rrugët dhe sheshet në 81 qytete për ta kundërshtuar kryengritjen ushtarake në Stamboll dhe Ankara. Në disa qytete, qytetarët janë ngjitur mbi tanke. Shumë tanke janë tërhequr prapa drejt kazermave.aa

Erdogani: Nuk besoj se kjo tentativë për grusht shteti do të jetë e suksesshme

STAMBOLL – Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan, në lidhje me kryengritjen ushtarake në Stamboll dhe Ankara, tha se “I bëj thirrje popullit tim: mblidhuni nëpër sheshe dhe në këtë mënyrë këtyre t’ua japim përgjigjen më të mirë. Nuk besoj se kjo tentativë për grusht shteti do të jetë e suksesshme. Gjatë historisë asnjë puçist nuk ka mundur të jetë i suksesshëm.”aa

Erdogani: Ndodhem në vend të sigurt, populli turk ta kundërshtojë grushtin e shtetit

VOAL – Mediat botërore, nisur nga burime turke, bëjnë të ditur se Presidenti Erdogan ka njoftuar se ndodhet në vend të sigurt dhe jam ende President i vendit. Erdogani i ka bërë thirrje popullit turk ta kundërshtojë grushtin e shtetit.

Erdogan ka fajësuar për grushtin e shtetit strukturat paralele të Fetullah Gylenit.

Ushtria: E kemi marrë pushtetin, Erdogani është arrestuar

VOAL – ANKARA, 15 KORRIK – Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Turke bën të ditur se e ka marrë pushtetin në Turqi, shkruan voal.ch, “për të rikthyer rendin demokratik dhe lirinë”, siç njoftojnë nga Stambolli Sky News e NTV. Para pak minutash kryeministri turk Binali Yildirim kishte denoncuar një grup brenda ushtrisë po tentonte për gushtshteti në Turqi. Ushtria turke ka mbyllur dy urat e Bosforit në Stamboll.

Thuhet se Erdogani është arrestuar.

Përpjekje për grushtet në Turqi

Kryeministri turk Binali Yildirim, tha të premten se një grushtet i mundshëm është duke ndodhur në Ankara.

Ai e gjykoi këtë si një përpjekje të paligjshme.

Urat kryesore në Stamboll janë mbyllur nga forcat e sigurisë dhe trafiku është mbyllur përgjatë ngushticës së Bosforit.

Mediet njoftojnë për të shtëna armësh dhe një avion ushtarak po fluturon mbi Ankara.

Vdiq Goran Hagjiq, i dyshuar për krime lufte në Kroaci

Goran Hagjiq- gjatë një prej paraqitjeve në Tribunalin e Hagës

Ka vdekur lideri i rebelëve serbë të Kroacisë, Goran Hagjiq, i akuzuar për krime lufte nga tribunali i Kombeve të Bashkuara për rolin e tij në luftën e Kroacisë për pavarësi nga vitet 1991 deri më 1995.

Hagjiq ka vdekur më 12 korrik në moshën 57 vjeçare, ndërsa lajmi është publikuar nga agjencia shtetërore serbe e lajmeve, Tanjug.

Vdekja e Hagjiq është konfirmuar nga spitali rajonal i Vojvodinës duke thënë se ai vdiq pas një “sëmundje të rëndë”.

Hagjiq është përballur me 14 akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit rreth dyshimeve të përfshirjes së tij në deportimin dhe vrasjen e mijëra civilëve jo serbë nga Kroacia në mes viteve 1991 – 1993.

Në muajin prill, gjykatësit në Tribunalin e Hagës për krimet në ish Jugosllavi kanë thënë se e kanë shtyrë gjykimin e Hagjiq për shkak të sëmundjes së kancerit në tru të të dyshuarit.

Ai është arrestuar në Serbi në vitin 2011 pas shtatë vitesh arratie, ndërsa procesi gjyqësor kundër tij ka filluar në tetor të vitit 2012.

Prokurorët e kanë përfunduar prezantimin e rastit kundër tij në nëntor të vitit 2013, ndërsa mbrojtja sapo e kishte filluar prezantimin e të dhënave të tyre kur ai ishte diagnostikuar me kancer, në vitin 2014.

Presidentja kroate me shami në Srebrenicë: Masakra u shkaktua nga politika serbomadhe

E mbuluar me shami, siç e do zakoni mysliman, ka vendosur lule në memorialin kushtuar mbi 8 mijë viktimave të vrara dhe masakruar nga forcat serbe në vitin 1995

Presidentja kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviç i ka nderuar viktimat e masakrës së Srebrenicës në 21 vjetorin e tragjedisë.

Ajo e mbuluar me shami, siç e do zakoni mysliman, ka vendosur lule në memorialin kushtuar mbi 8 mijë viktimave të vrara dhe masakruar nga forcat serbe në vitin 1995, transmeton lajmi.net.

“Sot me pikëllim i kujtojmë më shumë se 8 mijë viktimat e tragjedisë së Srebrenicës. Ky akt gjenocidial, i kryer në emër të programi politik serbomadh, duhet gjykuar moralisht, drejtësisht dhe politikisht. Obligimi ynë është kujtimi i viktimave të pafajshme, në ruajtjen afatgjatë të paqes, në mënyrë që tragjedi të tilla mos t’i ndodhin më askujt”, ka thënë presidentja kroate. /Lajmi.net/

Jovanoviçi: Të gjithë duhet të pranojnë të vërtetën mbi Srebrenicën

“Problemi i madh i vendeve tona, shoqërive, secilit prej nesh është se përderisa nuk jemi të qartë në karakterin e luftës nuk do të jemi të aftë as të eliminojmë shkaqet e saj”, tha Jovanoviçi

POTOÇARI- Srebrenicës, Bosnjë e Hercegovinës, Republika Srpska dhe Serbisë nuk i janë të mjaftueshme vetëm qëndrime personale, por duhet të kemi qëndrim të qartë politik ndërsa ai obligon secilin që dëshiron të bëjë dallimin mes politikës së krimit dhe secilit njeri të mirë dhe normal cili do të jetë ai”, porositi Çedomir Jovanoviç, kryetar i Partisë Liberal-Demokratike në Serbi pas ardhjes në shënimin e 21 vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë.

“Kaluan 21 vite ndërsa sikur dje të kishim dalë nga ajo luftë. Ne në atë luftë përfunduam për shkak të mosmarrëveshjeve të mëdha dhe mendoj se problemi i madh i vendeve tona, shoqërive, secilit prej nesh është se përderisa nuk jemi të qartë në karakterin e luftës nuk do të jemi të aftë as të eliminojmë shkaqet e saj”, tha Jovanoviç.

Ai përshëndeti deklaratën e ish-presidentit serb Boris Tadiç në të cilën përdori shprehjen gjenocid duke treguar se edhe të tjerët më herët apo më vonë, jeta do ti detyrojë të pranojnë me apo pa vullnet të vërtetën. aa

Srebrenicë, sot u jepet lamtumira e fundit edhe 127 viktimave të gjenocidit

Në orët e hershme të këtij mëngjesi Potoçari është vërshuar nga mijëra njerëz nga shumë shtete të cilët kanë shprehur dëshirë të jenë pranë të afërmve të këtyre viktimave në këtë ditë të hidhur

SREBRENICË – Në Varrezat Përkujtimore në Potoçari pas namazit të drekës do të varrosen 127 viktima të tjerë që humbën jetën në gjenocidin e Srebrenicës, që pas Luftës së Dytë Botërore llogaritet si tragjedia më e madhe njerëzore në Evropë.

Në orët e hershme të këtij mëngjesi Potoçari është vërshuar nga mijëra njerëz nga shumë shtete të cilët kanë shprehur dëshirë të jenë pranë të afërmve të këtyre viktimave në këtë ditë të hidhur.

Të afërmit e viktimave që gjenden në varrezën përkujtimore u lutën me lotë në sy pranë varreve të të dashurve të tyre.

Lotët dhe dhimbja ishin të pranishme edhe pranë arkivoleve që mbrëmë u transferuan deri në varreza nga ish-fabrika e akumulatorëve që gjatë viteve të luftës u përdor si bazë nga ushtarët e OKB-së. Familjarët e viktimave u afruan pranë arkivoleve duke u dhënë lamtumirën e fundit të rënëve.

Ndryshe, ishte bërë e ditur se nga 127 viktimat që do të varrosen këtë vit, 12 kanë qenë nën moshën 18-vjeç kur ishin vrarë, prej të cilëve më i riu në moshën 14-vjeç me emrin Avdija Memiç, ndërsa personi më i moshuar ishte në moshën 77-vjeçare me emrin Mustafa Haxhoviç.

Ndërkaq, numri i viktimave të varrosur në Varrezat Përkujtimore në Potoçari sot do të rritet në 6.504.

Në ceremoninë e këtij viti në emër të Turqisë do të marrë pjesë edhe ministri i jashtëm turk Mevlut Çavushoglu. aa

Mehmedoviçi: Vuçiçi nuk i jep ndihmë Srebrenicës, por ia kthen borxhin

Kryetarja e Shoqatës “Nënat e Srebrenicës”, thotë se gjithmonë, gjithmonë do ti korrigjojë të gjithë ata që në fjalimet e tyre nuk përmendin fjalën gjenocid

SREBRENICË – Me rastin e fjalimit hyrës të kryetarit të Kuvendit të Komunës së Srebrenicës Milosh Milovanoviç në hapjen e mledhjes komemorative kushtuar viktimave të Srebrenicës, në një rast ai theksoi se mbledhja është organizuar për ti kujtuar viktimat, kur kryetarja e shoqatës “Nënat e Srebrenicës” Hatixhe Mehmedoviç reagoi nga publiku duke plotësuar fjalën “gjenocid”.

Në një intervistë për Anadolu Agency (AA), Mehmedoviç sqaron se “sa do që të flasim për krime, ato janë bërë”.

“Por gjenocidi është diçka që po ia vret veshin të gjithëve dhe diçka që nuk duhet larguar nga fjalori sepse kjo është dëshmuar dhe vërtetuar. Këtë nuk e dëshmuam ne familjet por kjo u deshmua dhe u vërtetua nga gjykata për krime lufte se në Srebrenicë është kryer gjenocid. Sot unë doja të kisha fëmijën tim më shumë se mbarë botën. Në vend të kësaj unë jetoj plotësisht e vetme, jetoj me kujtime. Në fakt nuk jam duke jetuar, por jam duke vuajtur një burg të rëndë në terr pa dritare dhe derë”, tha Mehmedoviç.

Kryetarja e Shoqatës “Nënat e Srebrenicës”, thotë se gjithmonë, gjithmonë do ti korrigjojë të gjithë ata që në fjalimet e tyre nuk përmendin fjalën gjenocid.

“Fjala gjenocid është normale. Unë mendoj se është normale. Ata që mendojnë të shlyejnë këtë, janë mashtruar. Kjo nuk mund të ndodhë. Kjo është dëshmuar”, theksoi Mehmedoviç.

Na interesonte qëndrimi i kryetares së shoqatës “Nënat e Srebrenicës”, në lidhje me mesazhin se përfaqësuesit serbë nuk janë të mirëseardhur në shënimin e 21-vjetorit të gjenocidit ndaj boshnjakëve të Srebrenicës në “Zonën e sigurisë të OKB-së” dhe varrimi i viktimave të identifikuara nga korriku i vitit 1995.

“Nuk jam politikane, as analiste. Mund të flas vetëm si viktimë. Në këtë drejtim, funerali është vend ku mund të vjen çdo njeri i mirë që ndajnë dhimbjen me familjet, madje edhe ata që luftuan në Bosnjë, madje edhe ata që kanë kryer agresion në BeH, nëse ata pranojnë gabimet e tyre dhe nëse ata thonë: ‘Po, ne gabuam, kërkojmë falje. Por, jo vetëm të kërkojnë falje, por edhe të realizojnë atë që thonë. Mjaft më me kërkim falje. Ne kemi nevojë që ajo që thuhet të kalojë në vepër. Ndërsa ata që mohojnë gjenocidin, të cilët duan të na zvogëlojnë në vend që të numërojnë, dhe çdo ditë ulin numrin tonë, ose veprojnë sipas dëshirave të tyre, ata me të vërtetë nuk e kanë vendin këtu. Kjo nuk vlen vetëm për ata nga Serbia. Në deklartën time të parë unë kam sqaruar se jo vetëm më 11 korrik, por kurrë nuk janë të mirëseardhur në qendra përkujtimore në Potoçari ata që mohojnë gjenocidin”, tha Mehmedoviç duke shtuar se:

“Nuk mund ata që e bënë këtë ndaj fëmijëve tanë t’i japin të drejt vetes që pak të mohojnë, pak të përfitojnë mbi eshtrat dhe gjakun e më të dashurve tonë. Ne familjet nuk do të lejojmë një gjë të tillë kurrë. Këtë të drejtë nuk e ka askush që të vijë kur të dojë, si të dojë dhe të përfitojë si të dojë. Unë sot kam mundur të jem stërgjyshe, por këtë gëzim asnjëherë nuk do ta përjetojë, sepse disa janë përpjekur që të çrrënjosin të gjithë gëzimin nga shtëpia ime, zemra ime dhe jo vetëm e imja, por nga zemrat e mijëra nënave duke na lënë vuajtje të përhershme. Prandaj të gjithë duhet të kujdesemi, të japim minimumin dhe kjo është të jemi të sinqertë me veten dhe të tjerët”, konsideron Mehmedoviç.

Ajo thotë se fëmijët duhet të dinë të gjithat, çfarë ka ndodhur në BeH, se si është kryer agresion ndaj BeH-së nga Serbia dhe Mali i Zi, sado që dikush dëshiron apo jo.

“Sado që bashkësia ndërkombëtare ta ketë pastruar Serbinë duke ia hequr edhe njollën e fundit, ne e dimë se kujt i përkisnin avionët, tanket dhe ushtria, e dimë edhe mbështejen logjistike se e kujt ishte. Kjo ishte nga Serbia. Këtë kurrë nuk do ta bënin serbët e BeH-së. Serbia po të mos merrte dritën e gjelbër nga ata që realizonin projektin, kjo kurrë nuk do të ndodhte. Pse sot, pasi ishin të gatshëm të therrin, të vrasin, të kryejnë patrim etnik, pse nuk e pranojnë dhe të mbajnë përgjegjësi që të nisim të ndërtojmë një të ardhme më të mirë. Nëse fëmijët nuk e mësojnë të vërtetën, kjo do të jetë e vështirë, pasi nga vëllazërim-bashkimi fituam vetëm agresionin ndaj Bosnjës, fituam shumë krime, fituam gjenocidin në Srebrenicë”, porosit Mehmedoviç.

Ajo që kryeministri serb Aleksandar Vuçiç nuk do të vijë në Srebrenicë, kryetarja e Shoqatës “Nënat e Srebrenicë” konsideron se ky është “problemi i tij”.

Por, reagoi ashpër në paraqitjet e tij se do të vazhdojë të ndihmojë Srebrenicën.

“Jo, nuk janë paratë e tij. Ky është borxhi ndaj Srebrenicës për tokën e shembur. Askush të mos japë nga xhepi i tij. Nuk jemi ne të gjorë, nuk kemi nevojë për sadaka. Le ta kthen borxhin për tokën e shembur të Srebrenicës. Nuk është kjo ndihmë, siç pretendojnë ta quajnë. Ky është nënçmim edhe për të gjallët edhe për ata që u vranë në mënyrën më mizore”, tha Mehmedoviç.

Shoqata “Nënat e Srebrenicës” kanë parashtruar një kërkesë që më 13 korrik të mblidhen para Gjykatës dhe Prokurorisë së Srebrenicës, ku janë ekzekutuar më të dashurit e tyre në po këtë ditë, por nuk hasën në pajtim për një gjë të tillë.

“Ne do ta shënojmë, nëse lejohen të tjerët dhe nuk lejohemi ne, sepse ne posedojmë argumente, ne kemi fotografi, kemi audio -xhirimet që i ruajmë, kemi gjithçka. Ne do ta shënojmë me çdo kusht. Sepse megjithatë, a ka të drejtë viktima që të mbrohet? Ndërsa ata që na vranë tani duan të kthehen në tjetrën anë”, thotë kryetarja e shoqatës.

Ajo u shpreh se “sot në mëngjes nuk pranuan kërkesën për organizimin e tubimit para ndërtesës së Gjykatës dhe Prokurorisë në Srebrenicë”.

“Më thanë pse nuk kam shkuar më herët. Familjet ushtruan presion ndaj meje se kjo duhet të mbahet. Unë kisha një mbrëmje të vështirë, edhe pse të gjitha ditët janë të vështira posa afrohet korriku, mbrëmë ishte një natë vërtetë e vështirë, por çka të bëjë. Kjo ishte kërkesa e Këshillit organizativ. Megjithatë problemi qëndron në atë se akoma nuk dëshirohet të dihet e vërteta për Bosnjën. Srebrenica është simbol i vuajtjes, Srebrenica është turpi i botës”, përfundon Mehmedoviç.

Asambleja Ndërparlamentare e Orthodhoksisë zgjedh Vangjel Dulen në krye të Komisionit të të Drejtave të Njeriut

 

SELANIK- Nga 4 deri më 8 korrik zhvilloi punimet në Selanik të Greqisë, seanca e 23-të plenare e Asamblesë Nderparlamentare të Orthodhoksisë (Interparlamentary Assembly on Orthodoxy).

Tema kryesore e punimeve të Asamblesë ishte “Ndryshimet themelore globale – perspektiva Kristiane Orthodhokse”.

Në kuadër të punimeve të Asamblesë në ambjentet e Muzeut të njohur të Kulturës Bizantine të Selanikut u çel ekspozita me fotografi dhe gravura “Athos: Mali i Shenjte”.

Në punimet e Asamblesë mori pjesë edhe kryetari i PBDNJ-së, deputeti Vangjel Dule, i cili u zgjodh edhe Kryetar i Komisionit të përhershëm të të drejtave të njeriut.

Në Asamblenë Nderparlamentare të Orthodhoksisë përfaqësohen parlamentet e 29 vendeve të ndryshme të botës.

21 vjet nga masakra e Srebrenicës

Mijëra boshnjakë u lutën sot, ndërsa një kamion me 127 arkivole përshkoi kryeqytetin rrugës për në Srebrenicë, ku viktimat më të fundit të identifikuara, do të varroseshin në 21 vjetorin e masakrës më e rëndë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Banorë, zyrtarë dhe ambasadorë nderuan viktimat. Shumë njerëz që kishin dalë në rrugë qanin dhe vendosnin lule në makinën e kortezhit, para se ajo të largohej ngadalë në rrugën e mbuluar me petale trëndafilash.Viktimat e identifikuara së fundmi ishin në moshën nga 14 deri në 77 vjeç.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry me anë të një deklarate shprehu solidaritetin e popullit amerikan në ditën e përvjetorit të genocidit të Srebrenicës më 11 korrik.

Ai thotë në deklaratë se është e rëndësishme të kujtohet ky krim i tmerrshëm, por se është më thelbësore që të mos lejohet përsëritja e një krimi të ngjashëm.

Ai shprehet gjithashtu se përgjegjësit e masakrës duhet të dalin para drejtësisë dhe u bëri thirrje udhëheqësve të Bosnje-Hercegovinës që të bashkohen dhe ta çojnë vendin përpara.

Sarajevë – “Republika Srpska” në formë të varrezës masive

Themeluesi i grupit, Nihad Aliçkoviç tha se ky instalim është vendosur me rastin e përvjetorit të gjenocidit të kryer mbi banorët e Srebrenicës, i cili shënohet më 11 korrik

SARAJEVË – Grupi qytetar Anti-Dejton ka vendosur mëngjesin e sotëm në qendër të Sarajevës një instalacion në formë të entitetit të Republikës Srpska (RS) në Bosnje e Hercegovinë (BeH) e cila pasqyron varrezat masive në BeH.

Themeluesi i grupit, Nihad Aliçkoviç tha se ky instalim është vendosur me rastin e përvjetorit të gjenocidit të kryer mbi banorët e Srebrenicës, i cili shënohet më 11 korrik.

“Duam që në mënyrë të veçantë të shënojmë gjenocidin e kryer, të nxjerrim në rrugë para syve të njerëzve të vërtetën dhe faktet që njerëzit të shohin se si duket një varrezë masive, mbi çka qëndron RS-ja, që thjeshtë, njerëzit të cilët nuk kanë vizituar një varrezë masive të shohin se sa e dhimbshme është kjo, dhe të shohin peripecitë që ka kaluar populli boshnjak gjatë agresionit”, tha Aliçkoviç. aa

Turqia e fillon ndërtimin e një muri kufitar

Përgjatë kufirit jugor të Turqisë është duke u ngritur një mur me blloqe të mëdha betoni. Me këtë mur Turqia kërkon të ndalojë lëvizjen e xhihadistëve që shkojnë për t’iu bashkuar grupit Shteti Islamik në Siri.

Sulmet e javës së kaluar në aeroportin ndërkombëtar të Stambollit ishin një goditje e rëndë ndaj përpjekjeve të Turqisë për të ndalur fluksin e luftëtarëve ekstremistë, të cilët mendohet se i kryen sulmet si hakmarrje për mbylljen e kufirit dhe për mbështetjen e Turqisë ndaj rebelëve sirianë që luftojnë për rimarrjen e territorit të kontrolluar nga Shteti Islamik.

Kufiri me gjatësi prej 911 kilometrash ka qenë jetik për rekrutimin e luftëtarëve të rinj ekstremistë. Sipas vlerësimeve të CIA-s, Shteti Islamik pati në vitin 2014 rreth 30 mijë luftëtarë, gjysma e të cilëve ishin të huaj. Pjesa më e madhe këtyre luftëtarëve të huaj mendohet se kanë hyrë nëpërmjet Turqisë.

Agjencia e lajmeve Associated Press publikoi të dhënat e një sërë “dokumentash hyrjeje” të Shtetit Islamik, sipas të cilave 25% – 40% e gjithë luftëtarëve të huaj rezultojnë të kenë hyrë nëpërmjet Turqisë, kufiri i të cilës ka qenë jetik edhe për opozitën siriane, si dhe për 2.75 milionë refugjatë që hynë në Turqi.

Një kontrabandist sirian foli në anonimitet për lëvizjen e lirë të luftëtarëve të Shtetit Islamik përgjatë kufirit.

“Në përgjithësi luftëtarët e Daesh kanë udhëtuar së bashku me popullsinë. Nëse do t’i shikonit nuk do t’i dallonit nga civilët. Kalimi i kufirit ishte shumë i lehtë, pasi nuk kishte kontroll.”

Zyrtarët turq thonë se Ankaraja nuk ka lejuar me vetëdije kalimin e xhihadistëve për në Siri dhe se Turqia ka arrestuar dhe deportuar rreth 3250 luftëtarë që nga viti 2011. Ata gjithashtu ankohen se vendet e Bashkimit Evropian nuk patën ndarë informacion për xhihadistët e dyshuar, një pjesë e mirë e të cilëve kalojnë disa kufij para se të mbërrijnë në Turqi.

Dokumentat e kalimit kufitar tregojnë se xhihadistët janë nga e gjithë bota, përfshirë Evropën, Afrikën e Veriut, Lindjen e Mesme, Kaukazin dhe Azinë Jugore.

Sipas kontrabandistit anonim sirian, deri në muajin nëntor të vitit të kaluar, kufiri dominohej nga trafikantët e Shtetit Islamik, të cilët fusnin vetëm në fshatin e tij në Siri gati 40 njerëz çdo ditë.

“Përpara se qeveria turke të shtrëngonte kontrollin e kufirit, ishte gjithçka shumë e lehtë. Çdokush mund të kalonte lirisht, qofshin të Daesh apo civilë. Nuk kishte asnjë lloj kontrolli.”

Ai thotë se kontrabanda dhe trafiku vazhdojnë përgjatë kufirit turk, ndërkohë që nën presionin e SHBA-së dhe BE-së, Turqia po përpiqet të ushtrojë kontroll. Kur të përfundojë ndërtimi i murit rrethues, ai do të mbulojë rreth një të tretën e vijës kufitare dhe do të ketë kulla vrojtimi dhe kamera me rreze infra të kuqe.

Turqi: Nga rrëzimi i helikopterit ushtarak – shtatë të vrarë

                                                   Në mesin e të vrarëve ishte edhe një gjeneral brigade

Forcat e armatosura të Turqisë thonë se 7 vetë janë vrarë dhe 8 të tjerë janë plagosur dje nga rrëzimi i helikopterit, që transportonte pjesëtarë të ushtrisë dhe të familjeve të tyre, në pjesën verilindore të Turqisë.

Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim, e ka përjashtuar mundësinë që helikopteri është rrëzuar nga ndonjë sulm, duke thënë se është njoftuar “se ishte një aksident që ka ndodhur thjeshtë nga kushtet e vështira të motit”.

Helikopteri i tipit Sikorsky po kthehej nga një kazermë ushtarake në hapësirën e Detit të Zi, ku gratë dhe fëmijët po i vizitonin ushtarët për ta shënuar festën e Bajramit.

Në mesin e të vrarëve ishte edhe një gjeneral brigade.

Turqia nuk i ka ofruar bazë ushtarake Rusisë

Ilustrim

Ministri i jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu ka thënë sot se ai nuk ka deklaruar që Turqia do e hapte bazën e saj ajrore ushtarake të Incirlikut për Rusinë.

Ai megjithatë ka shtuar se Turqia është e hapur për bashkëpunimin me Moskën në luftën kundër grupit militant, Shteti Islamik.

Kur është pyetur nëse aeroplanët rusë mund ta shfrytëzojnë Incirlikun, Cavusoglu ka thënë: “Nuk kam bërë ndonjë koment të tillë”.

“Ne kemi thënë se mund të bashkëpunojmë me të gjithë që të luftojmë kundër ISIS (Shteti Islamik)”, ka deklaruar ai gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në televizion.

Cavusoglu e ka përsëritur edhe njëherë: “Ne kemi thënë se mund të bashkëpunojmë me Rusinë në të ardhmen gjatë luftës kundër Daeshit (Shteti Islamik). Nuk kam bërë komente që i referohen mundësisë që aeroplanët rusë të vijnë në bazën ajrore të Incirlikut”.

Apelon familja Aliu: Vdekja e Almirit të mos keqpërdoret mbi baza nacionaliste

“Mesazhi ynë është të ruhet qetësia, butësia, paqja dhe aq. Ne nuk drejtohemi mbi baza nacionale, nuk duam të hakmerremi për diçka”, apeloi Aliu

KUMANOVË – Pas vdekjes së fëmijës 4 vjeçar, Almir Aliu nga Kumanova, si pasojë e goditjes me veturë qëllimisht pas një zënke banale mes babait të tij dhe të dyshuarit për vrasjen Bojan Iliq, rasti në fjalë ka shkaktuar reagime dhe revolta të shumta në publik. Në rrjetet sociale vërehen komente të shumta që kërkojnë drejtësi për Almirin e vogël, përfshirë edhe ato nacionaliste dhe thirrje për protesta.

Nijazi Aliu, kryefamiljar i familjes Aliu, për AA theksoi se familja e tij mbi 100 vite jetojnë në Kumanovë dhe asnjëherë më parë nuk kanë pasur probleme të tilla. Ai duke falënderuar popullin shqiptar për mbështetjen ndaj familjes së tij në këto ditë të vështira, apeloi që rasti i Almirit të mos keqpërdoret në baza nacionaliste.

“Mesazhi ynë është të ruhet qetësia, butësia, paqja dhe aq. Ne nuk drejtohemi mbi baza nacionale, nuk duam të hakmerremi për diçka. E vetmja gjë që duam është që drejtësia të dalë në shesh dhe krimineli që ka kryer këtë vepër të dënohet”, apeloi Aliu.

Gjatë ditës së nesërme në Kumanovë është paralajmëruar marsh protestues në kërkim të drejtësisë për Almirin, ku dhe do të bllokohen rrugët ku ndodhen institucionet e gjykatës, komunës dhe stacionit policor. Kryefamiljari Aliu thekson se nuk duan të jenë arsye e protestave të tilla.

“Me lejen tonë, unë nuk do të kisha thënë të organizohen protesta. Familja jonë nuk ka asnjë përgjegjësi në ato protesta. Kërkojmë nga organet kompetente drejtësi maksimale për Almirin tonë”, u shpreh Aliu.

Fëmija 4 vjeçar Almir Aliu ndërroi jetë të premten në klinikën e Shkupit, si pasojë e plagëve të marra si pasojë e goditjes me veturë qëllimisht nga i dyshuari Iliq. Gjykata Themelore e Kumanovës i ka caktuar 30 ditë paraburgim të dyshuarit, i cili ngarkohet me veprën penale “vrasje me tentim”.

Nesër në Kumanovë protesta: Drejtësi për vrasjen e Almirit

Vrasja mizore e Almirit 4 vjeçar nga Kumanova nga maqedonasi Boban Iliç ka shkaktuar reagime të shumta dhe revoltë në Maqedoni.

Almiri dje u përcoll në banesën e tij të fundit nga mijëra qytetarë.

Në disa fletushka që po shpërndahen në Kumanovë dhe në rrjetet sociale, paralajmërohen protesta për të hënën në Kumanovë, me fillim në ora 15.

Marshi protestues do të fillojë para gjimnazit “Sami Frashëri” dhe do të mbarojë me bllokimin e rrugës ku ndodhen instituciuonet e gjykatës, komunës dhe stacionit policor.

kumanovaprtt2


Send this to a friend