VOAL

VOAL

Në Tiranë, Shkup e Prishtinë përkujtohet 78-vjetori i ndarjes nga jeta të Ataturkut

Me rastin e 78-vjetorit të ndarjes nga jeta të themeluesit të Republikës së Turqisë, në Tiranë, Shkup dhe Prishtinë janë mbajtur ceremoni përkujtimore.

TIRANË/SHKUP/PRISHTINË – Në Tiranë, Shkup dhe Prishtinë janë mbajtur ceremonitë përkujtimore për 78-vjetorin e ndarjes nga jeta të themeluesit të Republikës së Turqisë, Mustafa Kemal Ataturk.

Të pranishëm në cremoninë e organizuar në kryeqytetin e Shqipërisë kanë qenë ambasadori i Turqisë në Tiranë, Hidayet Bayraktar, zyrtarë të ambasadës dhe institucioneve turke në Shqipëri. Të gjithë të pranishmit, në orën 09:05 kanë mbajtur qënndrim nderi për themeluesin e Republikës së Turqisë.

Me rastin e kësaj ceremonie ambasadori Bayraktar ka thënë se janë mbledhur për të përkujtuar 78-vjetorin e ndarjes nga jeta të themeluesit të Republikës së Turqisë dhe liderin e saj, Mustafa Kemal Ataturk.

“Ashtu sikurse e dimë të gjithë, Mustafa Kemal Ataturk nuk është vetëm themeluesi i Republikës së Turqisë. Në një tjetër kuptim ai ka qenë themeluesi i filozofisë së demokracisë, shtetit të së drejtës, mbizotërimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut”, tha Bayraktar në fjalën e tij.

Ndërsa fjalimin e përvitshëm në lidhje me këtë ceremoni e mbajti Selçuk Kayhan, mësues në Institutin “Yunus Emre” në Tiranë.

Në Ambasadën e Republikës së Turqisë në Shkup, në orën 9:05 u organizua ceremonia përkujtimore për Ataturkun, ku të pranishëm ishin zyrtarët e ambasadës dhe Agjencisë Turke për Koordinim dhe Bashkëpunim (TIKA) TIKA dhe Qendrës Kulturore Turke “Yunus Emre” në Shkup.

Me rastin e 78-vjetorit të ndarjes nga jeta të Mustafa Kemal Ataturkut, sekretari i Ambasadës dhe i ngarkuari i Përkohshëm Diplomatik Sinan Ertay mbajti fjalim në lidhje me kuptimin dhe rëndësinë e kësaj dite.

Edhe në kryeqytetin e Kosovës, në Institutin “Yunus Emre” në Prishtinë u organizua ceremonia përkujtimore për Ataturkun, nën përkujdesjen e ambasadores së Turqisë në Prishtinë, Kıvılcım Kılıç.

Në ceremoni morën pjesë ambasadorja Kılıç, kryetari i Komitetit Përfaqësues Turk në Kosovë Kolonel Cem Şen, zv/kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës Fikrim Damka, kryetari i Komunës së Mamushës Arif Bytyq, kryekonsullja e Turqisë në Prizren Selen Evcit, deputetja e Partisë Demokratike Turke të Kosovës Myferra Shinik, drejtori i Institutit “Yunus Emre” në Prishtinë Mehmet Ülker, koordinatori i TIKA-s në Kosovë Özay Özütok dhe shumë të ftuar të tjerë.

Në fjalimin e saj, ambasadorja Kıvılcım Kılıç tha se Mustafa Kemal Ataturku është lider i rëndësishëm si për Turqinë, ashtu edhe për botën. Ajo tha se ai ka lënë një shtet i cili sot qëndron mbi themele të forta dhe rrit fuqinë.

“Mendimet, sukseset, veprat, parimet dhe revolucionet e liderit tonë të madh në çdo kohë kanë ruajtur rëndësinë dhe aktualitetin e tyre. Pavarësisht krizës politike dhe të sigurisë të pranishme ne rajonin tonë, sot shteti ynë vazhdon të jetë simbol i stabilitetit ne rajon dhe në botë, dhe këtë ne si popull ia kemi borxh vizionit të liderit tonë dhe të Republikës së ngritur në themele të forta”, u shpreh ambasadorja Kılıç.

Ndërkohë sot në të gjithë Turqinë mbahen ceremoni të ndryshme përkujtimore me rastin e 78-vjetorit të ndarjes nga jeta të themeluesit të Republikës së Turqisë, Mustafa Kemal Ataturk. aa

Turqia përkujton 78-vjetorin e ndarjes nga jeta të Ataturkut

Ceremonia më e madhe është mbajtur në Sallën e Kongreseve pranë Rezidencës presidenciale në Beştepe, Ankara, ku merrte pjesë edhe Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan

ANKARA – Në të gjithë Turqinë sot janë organizuar ceremoni për përkujtimin e 78-vjetorit të ndarjes nga jeta të themeluesit të Republikës së Turqisë, Mustafa Kemal Ataturk.

Ataturku me anë të fotografive 

Përpara bustit të Mustafa Kemal Ataturkut në Ulus të Ankarasë, nxënës të Universitetit Ondokuz Mayıs kanë hapur një flamur të madh me fotografinë e Ataturkut. Në orën 09:05 sipas orës lokale që është edhe momenti i ndarjes nga jeta të Ataturkut, është mbajtur 2 minuta heshtje në nder të tij ashtu sikurse në të gjithë vendin, nën shoqërimin e borive të makinave.

Ndërkohë flamujt në të gjithë vendin janë ulur në gjysmë shtizë.

Ceremoni në sheshin Taksim 

Një tjetër ceremoni është zhvilluar edhe në sheshin më të njohur të Stambollit, Taksim. Në këtë ceremoni merrte pjesë prefekti i Stambollit Vasip Şahin, kreu i Kryebashkisë së Stambollit, Kadir Topbaş dhe zyrtarë të tjerë të këtij qyteti.

Ndërkohë në aeroportin më të madh të Stambollit që mban edhe emrin e themeluesit të Republikës së Turqisë, Ataturk, është zhvilluar një aktivitet në gjuhën turke dhe angleze, ku është dhënë informacion në lidhje me këtë ceremoni. Në ceremoni janë lexuar pjesë nga Kur’an-i Kerim

Në sheshin “Cumhuriyet” gjatë ceremonisë 70 vjeçarja Fatma Çoban tërhoqi vëmendjen me leximin e pjesëve të Kur’an-i Kerimit. Çoban është emocionuar shumë, aq saqë gjatë qëndrimit të nderit nuk arriti të mbajë lotët e saj.

Ceremonia më e madhe është mbajtur në Sallën e Kongreseve pranë Rezidencës presidenciale në Beştepe, Ankara

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, Kryeministri i vendit, Binali Yıldırım, shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Hulusi Akar, kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Zühtü Arslan, dhe zyrtarë të tjerë të lartë kanë qenë të pranishëm në këtë ceremoni.

Në fjalimin e mbajtur në këtë ceremoni Presidenti i vendit, Erdoğan ka thënë se “Kujton me rahmet, Kryegjeneralin e luftës çlirimtare të vendit si dhe themeluesin e Republikës së Turqisë, Mustafa Kemal Ataturkun”. Presidenti Erdoğan ka nuk ka lënë pa kujtuar të rënët dhe veteranët e tentativës për grusht shteti nga organizata terroriste FETÖ më 15 korrik.

Erdoğan tha se mes 15 korrikut dhe luftës për çlirim nuk ka asnjë ndryshim dhe se ata të cilët nuk kuptojnë politikën e Turqisë ndaj Sirisë dhe Irakut, si dhe qëndrimin e saj ndaj Bashkimit Evropian dhe perëndimit, nuk kuptojnë luftën shekullore të popullit për liri.

Duke theksuar se Turqia nuk ka asnjë pretendim territorial në ndonjë vend tjetër, Presidenti Erdoğan në vijim tha: “Pikë së pari në historinë tonë nuk ka asnjë njollë kolonizimi. Nuk mund të rastisni një turp të tillë. Për ne çdo person që jeton në të njëjtin vend, ha të njëjtën bukë, pi të njëjtin ujë dhe merr të njëjtin ajër është vëlla, pavarësisht racës, fesë dhe prejardhjes që ka.”

“Ne jemi pjesë e një tradite shtetërore që ka sjellë paqe dhe qetësi në një pjesë të madhe territoriale, nga Evropa deri në Afrikë. E kanë të kotë ata që mundohen të nxjerrin profile pushtimesh për ne. Shkoni sot në Siri, Irak, Afrikën Veriore, Lindjen e Mesme, vendet e Ballkanit dhe pyetni një person cilindo se çfarë mendon për Turqinë dhe popullin turk. Nuk mund të dëgjoni në asnjë vend fjalët, pushtues, kolonizues, zullum dhe masakër. Në vend të tyre mund të dëgjoni fjalën ‘erdhi përsëri turku i besës’. Dëgjojmë përsëri falënderime”, ka theksuar Presidenti Erdoğan në fjalën e tij.

Presidenti Erdogan uron Trumpin në bisedë telefonike

Erdogan ka thënë se Turqia dhe SHBA-të janë dy aleatë që kanë themele të respektit të ndërsjellë, interesave dhe vlera të përbashkëta

ANKARA – Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan ka thirrur në telefon presidentin e zgjedhur të SHBA-ve, Donald Trump, për ta uruar me rastin e fitores së zgjedhjeve presidenciale në SHBA. Sipas informatave të siguruara nga burimet e presidencës, presidenti Erdoğan ka uruar Trumpin me rastin e fitores në zgjedhjet presidenciale në SHBA, duke i uruar më tej suksese në detyrë.

Erdoğan ka thënë se Turqia dhe SHBA-të janë dy aleatë që kanë themele të respektit të ndërsjellë, interesave dhe vlera të përbashkëta. Më tej, ai ka shprehur besimin se në të ardhmen marrëdhëniet dypalëshe do të forcohen edhe më tej bashkarisht.

Në bisedën telefonike që kaloi në një atmosferë të ngrohtë, krahas zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe, Erdoğan dhe Trump theks të veçantë i kanë dhënë edhe bashkëpunimit në luftën kundër terrorizmit, si dhe në çështjet rajonale dhe ndërkombëtare. aa

Nikoliçi pas fitores së Trumpit: Presim më shumë mirëkuptim për Serbinë lidhur me Kosovën

Presidenti serb tha se fitorja e Trump ka qenë e papritur vetëm për ata të cilët ecin symbyllur

BEOGRAD – Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç pasi ka uruar fitoren e Donald Trumpit në garën për Shtëpçinë e Bardhë, deklaroi se kjo fitore mund të rezultojë me bashkëpunim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Rusisë si dhe më shumë mirëkuptim për Serbinë në çështjen e Kosovës.

“Në qoftë se retorika parazgjedhore nuk ishte e rreme, mund të presim bashkëpunimin ndërmjet Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, si dhe më shumë mirëkuptim për Serbinë për qëndrimin e saj për mosnjohjen të ashtuquajturës Pavarësi të Kosovës”, tha Nikoliç.

Ai shtoi më tej se nga qeveria e Serbisë do të kërkojë të përpilojë një analizë për ndikimin e fitores së Trumpit mbi ekonominë e Serbisë, investimet dhe borxhin e jashtëm dhe se tani Serbia do të duhet të bëjë përpjekje shtesë për vendosjen e marrëdhënieve akoma më të mira me SHBA-të.

Presidenti serb tha më tej se fitorja e Trump ka qenë e papritur vetëm për ata të cilët ecin symbyllur.

“Bota po ndryshon dhe po bien elitat e krijuara. Shtetasit e SHBA-ve janë të lodhur nga luftërat me shtetet tjera dhe pjesëmarrje në luftërat në territoret e huaja, të cilat i refuzuan përmes votimeve”, përfundoi Nikoliç. aa

Yıldırım uron Trumpin: Do të hapni një faqe të re për miqësinë Turqi-SHBA

“Përgëzoj dhe i uroi suksese të nderuarit Trump. Jam i sigurtë se tashmë në një mënyrë janë shpëtuar diskutimet e partneritetit strategjik Turqi-SHBA”

ANKARA – Kryeministri turk, Binali Yıldırım, ka përgëzuar Donald Trump për zgjedhjen si president të SHBA-ve, gjatë ceremonisë së hapjes së vitit të ri arsimor 2016-2017 në Akademinë e Xhandarmërisë dhe Rojës Bregdetare. Kryeministri Yıldırım është shprehur “Përgëzoj dhe i uroi suksese të nderuarit Trump. Jam i sigurtë se tashmë në një mënyrë janë shpëtuar diskutimet e partneritetit strategjik Turqi-SHBA të cilat kanë bazë një periudhë të gjatë. Duke patur parasysh ndjeshmëritë e Turqisë në luftën kundër terrorizmit është formuar një mundësi e re për presidentin e ri të zgjedhur që me politikat që kanë prioritet paqen dhe stabilitetin në rajon të avancojnë edhe më tej marrëdhëniet tona miqësore dhe tradicionale që rrjedhin nga e kaluara”

“Do të hapni një faqe të re për miqësinë Turqi-SHBA”

Duke i bërë thirrje Trumpit në lidhje me ekstradimin e kreut të FETO-s Fetullah Gylen, kryeministri Yıldırım ka theksuar: “Nga këtu i bëj thirrje të hapur presidentit të ri në lidhje me çështjen që të ekstradohet sa më parë në vendin tonë Fetullah Gylen i cili jeton në territorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Nëse e ekstradoni sa më shpjet të jetë e mundur kreun e kësaj organizate terroriste e cila prish marrëdhëniet tona dhe që dëmton miqësinë historike mes popullit amerikan dhe turk, unë jam i sigurtë se ju do të hapni një faqe të re dhe një fillim të ri për miqësinë Turqi-SHBA”.

Brenga e Ballkanit – Nga Dr.Denis Celcima

Nëse do të rikthejmë ne kujtesë veprën e famshme të Edit Durham ‟Brenga e Ballkanit‟ dhe të krahasojmë realitetin e sotëm në Ballkanin Perëndimor do të kuptojmë që sërish ballkanasit po përjetojnë brengë sociale,ekonomike dhe politike.
Platoni citon: Të gjitha të këqijat për individin vijnë nga politika dritëshkurtra.Kjo shprehje që i përket antikitetit paralelizohet fare mirë në kaosin social të rregulluar të Ballkanit. 
“Çelësi” i mos suksesit është tek politika kadrovike e partive politike, ose nëse duhet “butë ta them” menaxhuesit e politikës kadrovike brenda partive politike,të cilët janë antikombëtare, shitës të posteve, ose janë analfabetë funksionalë.. Udhëheqësit e politikës kadrovike kur zgjedhin nga populli kandidatët për në parlament si organi më i lartë LIGJ-VËNES, ligj prodhues ose ligj-ratifikues, aty në atë institucion duhet të dërgojnë pa diskutim njerëz me profesion juridiko ekonomik, juridiko sociologjik, politikologë, filozofë dhe vizionarë të jurispudencës… Por për të zgjatur dhe për të mos ta zgjidhur këtë brengë shekullore këta njerëzi qëllim këqinj të betuar në politikat kadrovike të partive politike ,pikërisht në parlament përzgjedhin, njerëz të profesioneve që nuk kanë njohuri elementare për të kontribuar në organin më të Lartë Ligj Vënës ( PARLAMENTIN ).! Për në parlament në lista për të votuar detyrimisht votuesit, hasim kandidatë me profesion të: mjekut, stomatologut, psikiatrit, matematicientit, inxhinierit, bujkut, zejtarit, albanologut… dhe shumë profesione të cilat nuk kanë lidhje me Ligj vënie, pra me punë në parlament. Kjo situatë është njësoj sikur në garat e vrapimit dërgon njerëz invalid nga këmbët.! Ose sikur automjetin e dërgon ta riparosh në klinikë të psikiatrisë.! Politikat kadrovike të partive politike janë gjenerator kryesor i prodhimit të vuajtjeve të votuesve, në rastin tonë të vuajtjeve kombëtare… Politika kadrovike brenda partive politike, është fajtori kryesor për dështimet e partive politike, dhe vuajtjet e popullit. Kudo në treva, shqiptarët nuk zgjedhin deputetë, ata zgjedhin ( vetëm delegatë, ose avoketër ), të cilët mbas “zgjedhjeve parlamentare, shkojnë në bisedime ( me partinë fituese shqiptare ose jo ) për të hyrë në Qeveri. Pra shqiptarët dhe në vendin e tyre,në shumicën e tyre janë të përjashtuar nga e drejta për të KONSTITUAR qeverinë. Kjo e vërtetë e hidhur do.m.th.se ne si protagonistët kryesorë të Brengës së Ballkanit nuk votojmë për Deputetë, votojë vetëm Delegatë për bisedime me palën fituese duke u lutur për një copë ministri apo një vend në qeveri. Nga kjo del përfundimi se paradoksi qëndron në faktin se edhe pala fituese në zgjedhje MUNDET që të konsiderohet realisht jo fituese se pavarësisht mazhorancës së përftuar partner të kualicionit qeveritar do të perzgjedhë një parti , e cila si pala fituese brenda “bllokut shqiptar” i ka humbur realisht zgjedhjet ? Si pasojë e kësaj demokracia në Ballkan është *Liza në botën e CUDIRAVE ! Dhe ne sot u japim emrin *Cudira Shqiptare*.Kjo ka ndodhur, dhe mundet të ndodhë sërish .! Pra shqiptarët votojnë Delegatë, jo Deputetë ! Demokratizimi i Evropës Lindore të gjithë popujve ju ofroi të drejtën demokratike të zgjedhjes së Deputetëve, vetëm shqiptarët ngelen në të drejtën e zgjedhjes se Delegatëve.! Si mundet mjeku, bujku dhe matematicieni , të bëhet Deputet produktiv për kombin në këtë “katrahurë” politiko juridike të shqptarëve në Ballkan ? Deputetët votojnë Ligjin për Përgjim të pa pengueshëm të gjithë qytetarëve , duke e ditur se në Botë, me Ligje Ndërkombëtarë privatesia është e mbrojtur me ligj. A janë fajtorë Deputetët tanë ? – JO.. E ku mund ti dinë ata Ligjet Botërore të privatsisë deputeti – mjek, matematicien, bujk… Personat që udhëheqin politikë kadrovike, duhet të mbrojnë Partinë,vetëm partinë. Populli dhe kombi të shohim e bëjmë..Situata tregon se Brenga e Ballkanit paraqitet në tryezat Europiane.Bashkimi Evropian nuk ka “vizionin e duhur politik”se për këtë automjet të vjetëruar të politikave diktatoriale duhe dhe është i domosdoshëm një “ndërrim të motorit ose të vetë automjetit në tërësi, situata në viste shqiptare nuk do të ndryshojë… Misionarët Evropianë dhe perëndimorët në përgjithësi, nuk munden ta riparojnë katrahurën politike,sociale,ekonomike, me Prokurori Speciale dhe as me Gjykata Speciale – asaj i duhet një “motor me edukatë pro perëndimore të shtetit të së drejtës dhe një kulturë politike të bazuar në filozofinë liberale “…Periudha kohore nga 1990 e deri më sot, dëshmon se çdo investim në përmirësimin apo zbukurimin e “edukatës” me një demokraci falso dhe riparim të buxhetit, është vetëm humbje kohe dhe paraje. Çdo sponsorizim nga perëndimorët për zbutje të krizës katastrofale, është vjedhur dhe “nxjerrë jashtë shtetit”. Evropianët nuk munden të sponsorizojnë më shumë, se sa munden të vjedhin “shoferët” e e patentave të blera të trevave shqiptare*
Ky shkrim u destinohet atyre që e ndjejnë veten të aftë ta zgjidhin këtë brengë që po investohet të jetojë tek ne.A i duhet trevave tona një rikthim i Princ Vidit? A do të bëhet Shqipëria me shqiptarë? Partitë e pozitës dhe opozitës, duhet të thërrasin, profesionistë të drejtësisë, politikologë, sociologë ekonomistë… ( ka në popull, ju duhet thjesht ti kërkoni dhe gjeni), për të mos dështuar, si partitë pushtetare, në të kaluarën.

Sulltan Abdulhamiti i dytë me 1 429 prona në Shqipëri dhe Maqedoni

Abdulhamiti i dytë ka 4.280 prona në vendet e Ballkanit, nga këto 220.023 dynym tokë ende është në emrin e tij. 560.231 dynym i ka kaluar thesarit të shtetit, ndërsa 1.328 dynym tokë i kanë kaluar personave të ndryshëm.

ANKARA  – Dokumentet e pronave të patundshme të Sulltan Abdulhamitit të dytë të viteve 1869-1908, të cilat janë në vende të ndryshme, si në vendet e Ballkanit, Lindjes së Mesme, Anadollit dhe Trakya-s, ruhen në arkivat e Drejtorisë së Kadastrës së Turqisë. Në arkiv ka 7.756 dokumente për prona të patundshme të riregjistruara.

Pasardhësit e Abdulhamitit të dytë herë pas here dalin në pah me gjyqet e hapura për të rimarrë pronat e gjyshit të tyre, ndërkohë detajet e këtyre pronave gjenden në Drejtorinë e Përgjithshme të Kadastrës dhe Tapive e cila është nën varësinë e Ministrisë së Mjedisit dhe Administrimit të Qyteteve të Turqisë.

Në një deklaratë për AA, drejtori i Arkivave, Zeynel Abidin Türkoğlu tha se në emër të Abdulhamitit të dytë në këtë qendër arkivore gjenden 3 regjistra për tapitë e pronave.

“Në 3 regjistrat që disponojmë të Abdulhamitit të dytë dhe që i përkasin viteve 1869-1908, janë të shkruara 7.756 prona të paluajtshme aktive dhe pasive, të cilat janë në vende të ndryshme, si në vendet e Ballkanit, Trakya-s, Lindjes së Mesme dhe Anadollit. Në këto regjistra ka dokumente për toka, vreshta, kopshte, kullota, çifligje, konakë, hane, mullinj, miniera, ullishta, kafene dhe dyqane”, tha ai në fjalën e tij.

Duke theksuar se disa prona të paluajtshme pas vdekjes së Abdulhamitit të dytë i kanë kaluar shtetit, Trükoğlu më pas tha se numri i tyre nuk dihet pasi nuk janë përcaktuar numrat në lidhje me çifligjet dhe godinat që disponon.

Abdulhamiti i dytë me 1.429 prona në Shqipëri dhe Maqedoni

Türkoğlu në vijim tha se Abdulhamiti i dytë disponon 4.280 prona të paluajtshme në vendet e Ballkanit, nga të cilat, 2.843 në Greqi, 1.424 në Shqipëri, 8 në Bullgari dhe 5 në Maqedoni. Nga këto 220.023 dynym tokë ende është në emrin e tij. 560.231 dynym i ka kaluar thesarit të shtetit, ndërsa 1.328 dynym tokë i kanë kaluar personave të ndryshëm.

Në vijim Türkoğlu thotë se Abdulhamiti i dytë ka të regjistruara 2.369 prona në Turqi. Ai ka theksuar se këto prona janë në qytete të ndryshme të Turqisë. Türkoğlu ka thënë gjithashtu se 391.573 dynym nga këto prona i ka kaluar thesarit të shtetit, ndërsa 8.627 dynym të tjera kanë kaluar mbi persona të ndryshëm.

Në vendet e Lindjes së Mesme 1.107 prona

Drejtori i Arkivave, Türkoğlu thotë se Abdulhamti i dytë ka të regjistruara 1.107 prona në të gjithë Lindjen e Mesme. Ai ka thënë se sipas regjistrimeve Abdulhamiti i dytë disponon 390 prona në Siri, 333 në Liban, 223 në Palestinë, 83 në Irak, 60 në Arabinë Saudite, 10 në Izrael dhe 8 në Libi. “Nga këto regjistrime 3.482.106 dynym ende janë të riregjistruara me emrin e tij, 1.528.395 dynym i kanë kaluar thesarit të shtetit, ndërsa 7.178 dynym i kanë kaluar personave të ndryshëm”, tha ai.

Türkoğlu, në fjalën e tij ka thënë gjithashtu se këto dokumente ruhen me seriozitet dhe në kushte shumë të mira ashtu sikurse dokumentet e tjera historike.

Trashëgimtarët nuk kanë kërkuar

Duke theksuar se një pjesë e pronave të Abdulhamitit të dytë pas viteve 1908 i kanë kaluar thesarit të shtetit, Türkoğlu është shprehur: “Nuk kemi informacion për gjendjen aktuale të pronave të tij jashtë vendit. Normalisht kjo është një temë që i intereson ligjeve ndërkombëtare. Ne punojmë vetëm për të ruajtur këto dokumente dhe servirim ato për të interesuarit. Asnjë trashëgimtarë i Abdulhamitit të dytë nuk ka telefonuar ose kërkuar deri më tani.”aa

Prokurori special: Nacionalistët rusë organizuan rrëzimin e qeverisë në Mal të Zi

Prokurori special i Malit të Zi për krimin e organizuar dhe terrorizmin, Milivoje Katniq

Strukturat e sigurisë në Mal të Zi kanë zbuluar se është krijuar një organizatë kriminale në territorin e Malit të Zi, Serbisë dhe Rusisë, me qëllim të kryerjes ‘së veprës penale të terrorizmit një natë para zgjedhjeve më 16 tetor”.

Organizatorët e këtij grupi kriminal kanë qenë nacionalistët nga Rusia që janë nisur nga fakti se “qeveria në Mal të Zi në krye me Milo Gjukanoviqin nuk mund të ndryshohet me zgjedhje, dhe prandaj duhet rrëzuar me dhunë”, ka deklaruar prokurori special për krimin e organizuar dhe terrorizmin Milivoje Katniq, në një konferencë me gazetarë.

Plani i grupit të organizuar kriminal ishte që Mali i Zi të ndalohej në rrugën e tij euro-atlantike dhe posaçërisht të pengohet anëtarësimi në NATO, ka thënë Katniq. Sipas tij “grupi kishte planifikuar të merrte Kuvendin dhe do të arrestonte kryeminstrin Gjukanoviq, të cilin varësisht edhe nga zhvillimet mund ta likuidonin”.

Katniq tha se organizata kriminale “ka planifikuar që, përveç njerëzve nga territori i Malit të Zi dhe Serbisë, të fus edhe njerëz të përgatitur nga territoret e shteteve të tjera. Ishte e planifikuar futja e 50 njerëzve, për të cilët kanë qenë të siguruara 50 armë automatike, municion dhe 50 revole”, tha Katniq

Prokurori tha se ka dyshime të bazuara “se në planifikimin e rrëzimit të qeverisë në Mal të Zi është e përfshirë edhe një strukturë politike në vend”.

Në pyetjen nëse organizatorët e akteve terroriste nga Rusia ishin të lidhur me institucionet shtetërore të këtij vendi, prokurori special Katniq tha se nuk ka tani për tani “asnjë dëshmi për përfshirjen e shtetit rus në këtë rast, port ha se ekzistojnë dëshmi për organizatorë si nacionalistë rusë. Bëhet fjalë për dy persona të cilët shteti i Serbisë dhe strukturat e saj të sigurisë i kishin nën mbikëqyrje”, por Katniq nuk e dha identitetin e tyre

Shefi i ushtrisë amerikane vizitë në Ankara

Në një deklarate me shkrim nga Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë, thuhet se vizita realizohet me kërkesë së palës amerikane.

ANKARA – Shefi i Shtabit të Përbashkët të Ushtrisë Amerikane, Joseph Dunford, ndodhet në Ankara për një vizitë zyrtare. Ai është takuar me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Turqisë, Hulusi Akar.

Në një deklarate me shkrim nga Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë, thuhet se vizita realizohet me kërkesë së palës amerikane.

Takimi mes dy homologëve është zhvilluar në godinën e Komandës Qendrore të Turqisë. aa

Manastir, fillon konferenca botërore për dialog ndërfetar, BFI e bojkoton

Rexhepi përmendi disa arsye për bojkotimin e kësaj konference botërore, me theks të veçantë rinovimin e xhamisë në çarshinë e Prilepit dhe mos lejimi i ndërtimit të xhamisë në fshatin Llazhec të Manastirit

MANASTIR – Në Manastir sot filloi Konferenca e katërt botërore e dialogut ndërfetar dhe ndërcivilizues, e cila organizohet nën kujdesin e Ministrisë së Kulturës së Maqedonisë dhe Komisionit për marrëdhënie me bashkësitë fetare dhe grupet religjioze, me temën qendrore “Migrimi dhe sfida e integrimit përmes dialogut midis religjioneve dhe kulturave”.

Në hapjen e konferencës, e cila zhvillohet në kuadër të Axhendës globale të Kombeve të Bashkuara dhe UNESCO-s, për dialog në mes të civilizimeve dhe Dekadës së UNESCO-s për paqe në mes të kulturave, morën pjesë presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov, ministrja e Kulturës Elizabeta Kançevkska- Milevska, përfaqësues fetarë, profesorë dhe shumë të tjerë.

Presidenti Ivanov në fjalimin e tij, u shpreh se konferenca është e dedikuar për dy tema shumë të rëndësishme dhe aktuale, ajo e migrimit dhe integrimit. Ivanov tha se për t’u përgjigjur në këtë sfidë të dyfishtë duhet shkuar më thellësisht.

“Të marrim parasysh rolin e migrimit në zhvillimin e fesë, nga njëra anë, dhe ndikimin e fesë mbi migrimin, në anën tjetër. Për ta sqaruar këtë kompleks çështjesh nuk është i mjaftueshëm diskutimi akademik. Duhet t’i hapim librat e shenjtë”, tha Ivanov.

Ai më tej duke dhënë shembuj nga 3 religjionet më të mëdha, gjithashtu edhe nga religjionet tjera, theksoi se si historia e tyre është e ndërlidhur me lëvizjen dhe zhvendosjen e vazhdueshme.

“Çfarë është e përbashkët në të gjitha këto tregime? Sa më shumë që ata janë të ndryshme, fetë e botës kanë të paktën një gjë të përbashkët. Dhe, kjo është se secila prej tyre është ndodhur nga një thirrje për të lënë shtëpinë me mërgim, ikje apo migrim. Themeluesit e feve botërore ishin emigrantë, refugjatë, mërgimtarë, të dëbuar”, tha presidenti Ivanov.

Ai duke treguar se sipas UNHCR-së në botë janë më shumë se 65 milionë persona të zhvendosur me forcë, 21 milionë prej të cilëve janë refugjatë, tha se “Liria në shtetet e dështuara në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, në shoqëritë e varfra të botës së tretë është vetëm emër abstrakt”.

“Konferenca është një kontribut i sinqertë për Republikën e Maqedonisë”

Ndërsa Ministrja e Kulturës Kançevska- Milevska, tha se mendon që konferenca botërore e dialogut ndërfetar dhe ndërcivilizues është një kontribut i sinqertë për Republikën e Maqedonisë.

Ajo tha se me realizimin e konferencave të mëparshme në mënyrë të qartë kanë demonstruar vullnetin e tyre për të ndërtuar së bashku një model të civilizimit të paqes, tolerancës, mirëkuptimit dhe bashkëjetesës.

“Këto tre konferenca siguruan të shkëmbejmë mendimet dhe përvojat tona, të cilët konfirmuan potencialin dhe pasurinë stimuluese të diversitetit të cilat duhet të jenë bazë për shkëmbimet dhe bashkëpunimet tona të përbashkëta”, theksoi Kançevska- Milevska.

Ajo duke theksuar se dialogu ndërkulturor dhe ndërfetar është një domosdoshmëri e kohës sonë, tha se “Sot më shumë se kurrë, në një botë të ndryshme dhe të pasigurtë, nuk është vetëm e nevojshme, por është e domosdoshme diskursi që tejkalon ndarjet dhe dallimet gjuhësore, etnike, kulturore dhe fetare”.

Rexhepi për AA: Në Maqedoni nuk ekziston dialogu ndërfetar 

Mirëpo, kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë (BFI), Sulejman Rexhepi tha se institucioni që drejton ai ka marrë pjesë vetëm në konferencën e parë dhe të dytë botërore për dialog ndërfetar. Ai për Anadolu Agency (AA) deklaroi se “BFI nuk do të marrë pjesë në konferenca të tilla”, sepse siç tha “në Maqedoni nuk ekziston dialogu ndërfetar dhe nuk respektohet komuniteti musliman sa duhet”.

Rexhepi përmendi disa arsye për bojkotimin e kësaj konference botërore, me theks të veçantë rinovimin e xhamisë në çarshinë e Prilepit dhe mos lejimi i ndërtimit të xhamisë në fshatin Llazhec të Manastirit, ku numri i banorëve të komunitetit musliman dhe ortodoks është i barabartë.

Sipas tij, me anë të konferencave të tilla “synojnë të gënjejnë botën se në këtë vend ka harmoni ndërfetare, drejtësi dhe vepron një shtet demokratik, por këtu ushtrohet një padrejtësi e madhe”.

“Këtu në Maqedoni nuk ka dialog dhe unë nuk mund ta gënjej vetveten, nuk mund ta tradhëtoj institucionin dhe interesat e saj, si dhe nuk mund të marrë pjesë në atë konferencë, të bëhem një instrument i rrejshëm dhe të krijojë atmosferë se këtu në Maqedoni vetëm qumësht dhe mjaltë bie nga qielli. Në këtë vend dialogu nuk ekziston, këtu ka qenë dhe ende mbretëron një diktaturë e çuditshme”, tha Rexhepi për AA.

Rexhepi në vijim theksoi se në Konferencën e dytë botërore për dialog ndërfetar, mori pjesë me kusht që të fillojë rinovimi i xhamisë në Prilep. Mirëpo, siç tha ai, edhe pse është arritur të nënshkruhet marrëveshje me Qeverinë e Maqedonisë për rinovimin e saj, ajo marrëveshje nuk u zbatua.  aa

Trupa ruse, bjelloruse dhe serbe bëjnë stërvitje të përbashkët

Trupat ruse dhe bjelloruse janë angazhuar në stërvitje të përbashkëta ushtarake në Serbi. Stërvitjet me emrin “Vëllazërimi sllav 2016”, filluan dje, me pjesmarrjen e 150 parashutistëve rusë dhe të një numri të panjoftuar trupash nga Serbia dhe Bjellorusia. Manovrat në Serbi zhvillohen në një kohë kur NATO-ja ka ndërmarrë një stërvitje emergjente në Mal të Zi. Mali i Zi është ftuar për t’ju bashkuar NATO-s megjithë kundërshtimin e fortë të Rusisë. Serbia dhe Mali i Zi janë aleatë tradicionalë të Moskës.

Daçiçi falënderon Rusinë për qasjen ndaj Kosovës

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiçi, përsëriti se vendi i tij nuk do të ndërmarrë sanksione ekonomike kundër Rusisë.

“Serbia, në përputhje me politikën e saj, nuk do t’iu bashkohet sanksioneve evropiane anti-ruse”, tha Daçiq në Suzhdal të Rusisë, ku po merr pjesë në një takim të Komitetit serbo-rus për bashkëpunim tregtar dhe ekonomik.

Perëndimi ka ndëshkuar Rusinë me sanksione për shkak të ndërhyrjes së saj në Ukrainë.

Daçiq tha se Serbia i është falënderuese Rusisë për veton mbi një rezolutë për Srebrenicën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe për votën kundër anëtarësimit të Kosovës në OKB.

Zëvendëskryeministri rus, Dmitry Rogozin, tha se marrëdhëniet midis Rusisë dhe Serbisë po zhvillohen vazhdimisht.

“Për Rusinë, Serbia është partner strategjik në Ballkan”, tha Rogozin.

Drejtori i Policisë së Stambollit rrëfen mbrëmjen e 15 korrikut

ANKARA – Drejtori i Policisë së Stambollit Mustafa Çalışkan shpalosi informacione para Komisionit hetimor të Kuvendit i themeluar për hetimin e tentativës së grusht shtetit më 15 korrik nga FETO, si dhe ndikimin e puçeve dhe grupimeve klandestine mbi politikën

Çalışkan tregoi se mbrëmjen grusht shtetit më 15 korrik kanë qenë në përgatitje të një operacioni të rëndësishëm kundër DEASH-it, ndërkohë që zv/drejtori i policisë e kishte telefonuar dhe i kishte thënë se “është telefonuar nga një zyrtar ushtarak dhe se është shpallur shtetrrethim”.

Siç tha Çalışkan, atë quanin “mbase i çmendur” për shkak se nuk i përmbahej rrjedhës së zakonshme të jetës. “Megjithatë, drejtori përgjegjës për urën më telefonoi më vonë dhe më tha se 30-40 ushtarë po përpiqen t’i çarmatosin policët. Nuk na shkoi mendja te puçi, por e dinim natyrisht që kjo nuk ishte një gjë normale”, vazhdoi Çalışkan.

Pasi shkoi te ura, siç tha Çalışkan, ai ka parë se ajo qe mbyllur.

“Deshëm të afrohemi. Ata hapën zjarr në ajër. Erdh komandanti ynë dhe prefekti. Mendoja që fillimisht mund t’i bindim ose të përleshemi me këta e ta hapim urën. Ndërsa po i merrnim të gjitha këto vendime, dëgjuam se tanket ishin pozicionuar në vende të ndryshme. Intervenimin në urë e lamë në pritje. Kur tanket u aktivizuan, atëherë e kuptova se nuk po ndodhte diç normale”, tregon ai.

Rreth orës 10:30 përmes radio-komunikimit bëra lajmërimin që ‘Assesi nuk do t’i dorëzojmë armët dhe nuk do të ndahemi nga vendet ku jemi’. Pas atij lajmërimi, forma e ngjarjeve ndryshoi. Thashë që ‘Së bashku me qytetarët nuk do ta dëmtonim palën përballë nesh dhe t’ua bënim me dije se edhe ata janë bijtë e këtij atdheu’. Kjo ishte vështirësia më e madhe. Nuk kishte lëkundje te asnjëri nga ndihmësit e mi. Kam 40 ndihmës. Po të lëkundej vetëm njëri, fuqia do të na reduktohej për 25 përqind”.

Çalışkan vazhdoi të rrefejë se si së bashku me qytetarët kishin filluar të ecnin drejt urës. “U thash që ta mbrojnë Drejtorinë Policore, kështu që u formuan dy rreshta. Njerëzit u rreshtuan para një njeriu që nuk e njihnin. Më pas unë u thash që të hapeshin se ne të paktën kishim jelekë anti-plumb, mirëpo asnjëri nuk u hap”, vazhdoi më tej Çalışkan, duke shtuar se ato çaste dëshmor ka rënë roja e afërt e tij polici Münir Alkan, ndërkohë që një roje tjetër ishte plagosur rëndë, kurse një sekretar privat më lehtë.

Ai tregoi se si atë natë kishin bërë lajmërime me megafon, për t’i mbrojtur qytetarët, njashtu edhe për t’i bindur puçistët, dhe se si kohë pas kohe kanë hapur zjarr ndaj puçistëve. “Kudo që hapnim zjarr, ata gjuanin me tanke. U bënë katër gjuajtje me tank, edhe atë drejtpërdrejt në vendin ku kishte njerëz. Njëri nga tanket kaloi përtej një automjeti policor për shpërndarjen e turmave dhe copëtoi 3-4 qytetarë”, tha ai.

Madje, siç tha Çalışkan, u kishte ardhur ndërmend t’i merrnin tanket nga ushtarët. Për këtë, ai e kishte informuar edhe nëngjeneralin Yavuz Türkgenci, major gjeneralin e atëhershëm dhe njëherësh kryetar i Divizionit të Planeve dhe Politikave pranë Shtatmadhorisë Turke, i cili mbrëmjen e puçit bashkëvepronte me policët. Më pas, rrëfeu Çalışkan, kishin ardhur në përfundim se kjo gjë mund të kthehej në katastrofë duke patur parasysh se qytetarët nuk dinë t’i drejtojnë tanket.

Çalışkan potencoi se Türkgenci atë natë ka kryer shërbime të mëdha dhe u ka ndihmuar shumë atyre. “Veçanërisht në mëngjes pas orës 4:00-5:00 kishin dobi të madhe nga ai. Mobilizoi shumë njerëz dhe ishte së bashku me ne në shumë vende dhe përleshje. Madje, një kolonel që vepronte nën urdhërin e tij ra dëshmor, ndërsa një tjetër kolonel u plagos rëndë. Nga ai pamë dobi të madhe edhe në shumë vende të tjera. Ai është hero. Dha kontribute të shumta”, u shpreh Çalışkan.

“Në 26 pika të ndryshme në Stamboll kishte përpjekje kundër puçistëve”

“Bëmë një punë pa marrë lejen e kryetarit të shtetit, megjithatë, bëmë diç të duhur. Rreth orës 11:00-12:00 një zëvendës drejtor i policisë publikoi një mesazh. Ai mesazh i ftonte qytetarëve. Një zëvendës drejtor i policisë zhvilloi bisedë me Muftininë rreth thirrjeve nga xhamitë. Muftiu tha se kjo është e mundur me udhëzim nga Presidenca e Çështjeve Fetare. U realizua kontakt edhe me të”, tha Çalışkan, për bërë të ditur më tej se për t’i ndaluar tanket kishin përdorur të gjitha automjetet e mundshme, duke filluar nga metrobusët e deri të automjetet e rënda.

Çalışkan tha se mbrëmjen e tentativës për puç përpjekje kundër puçistëve kishte në 26 pika të ndryshme në Stamboll. Ai bëri të ditur se gjatë kësaj periudhe dëshmorë kanë rënë 99 persona, gjashtë prej të cilëve nga policia. Po ashtu, një nënkolonel puçist i cili ka ardhur me tank në drejtorinë policore te Rruga Vatan ishte kapur dhe nga telefoni i tij ishte gjetur grupi në Whatsapp ku kishin komunikuar 104 persona. Siç u shpreh Çalışkan, kjo gjë u kishte sjellë dobi të madhe.

Ai më tej potencoi se Drejtoria Policore e Stambollit ishte sjellur me kujdes të madh gjatë tentativës për puç. “Domethënë, përballë nesh kishim persona që i shihnim si armiq, persona që hapnin zjarr mbi ne dhe që na fyenin rëndë. Megjithëkëtë, policia nuk u kundërpërgjigj ndaj këtyre në asnjë mënyrë. Kur ushtarët u arrestuan, 99 përqind, mund të them edhe 100 përqind, asnjëri nuk u keqtrajtua”, deklaroi Çalışkan.

Ai rrëfeu se një gjeneral brigade puçist ishte dërguar personalisht nga vetë me makinë të blinduar në polici pa u treguar qytetarëve. Madje, ai tha se ia kishte tërhequr vërejtjen një polici i cili kishte filluar ta fyente një oficer puçist. “Asnjërin nuk do ta fyejmë dhe ofendojmë. Nuk do të bëjmë asgjë negative. Mbase këta meritojnë çdo gjë, megjithatë, kjo nuk është detyra jonë”, kishte thënë atë çast Çalışkan.

“Zoti të mos e sprovojë atdheun tonë në këtë mënyrë sërish”

Çalışkan më tej tha se presidenti Recep Tayyip Erdoğan e kishte telefonuar personalisht dhe e kishte pyetur se për sa kohë mund ta zbrazë kullën e aeroportit. I kapluar nga emocionet, vazhdoi Çalışkan, ishte përgjigjur se një gjë të tillë mund ta bënte brenda 10-15 minutave.

“Po të më pyeste tani, do t’i thoja një orë. Besoni, në mënyrë shumë interesante kjo gjë me të vërtetë u realizua brenda 10-15 minutave. Zoti nuk na turpëroi dhe forcat speciale morën kullën. Ia kthyem përgjigjen presidentit dhe i thamë se ‘Kulla është marrë’, me çka ai realizoi zbritjen”, rrëfeu Çalışkan.

Atë natë, siç tregoi Çalışkan, policët e Drejtorisë Policore të Stambollit zbatuan detyrën pa asnjë justifikim. “Ishte ditë e vështirë. Zoti të mos e sprovojë atdheun tonë në këtë mënyrë sërish”, tha ai.

“Policët e njohin më së miri strukturën e quajtur FETO”

Çalışkan tha se ata që e njohin më së mirë strukturën e quajtur FETO janë policët. Më tej, ai vazhdoi me shpalosjen e të dhënave:

“Çdo kush në intitucionin policor di çdo gjë për këta. Dikush mund t’i dojë, dikush të mos i dojë e dikush të jetë kundër, por secili di çdo gjë për ta. Ai që lexon dhe hulumton qoftë pak dhe përcjell zhvillimet nuk e ka të vështirë të krijojë lidhje mes tentativës për grusht shteti dhe kësaj strukture, madje edhe pa parë diçka konkrete. Kur tanket dhe ushtarët, në mendje qartazi m’u shfaq mendimi se 90 përqind e këtyre qëndrojnë pas kësaj pune. Një refleks dhe parashikim për një ndodhi të tillë e kishim të gjithë. Jo se mendonim se do të bënin puç, megjithatë, edhe ata vetë kishin thënë dhe kishin aluduar se do të bënin ndonjë marrëzi, shkruanin opinione në gazeta dhe jepnin mesazhe të çuditshme”.

“Mbrëmjen e 15 korrikut nuk kemi patur asnjë informacion konkret”

I pyetur nëse kanë patur ndonjë informacion para 15 korrikut si paralajmërim se mund të ndodhë grusht shteti, Çalışkan u përgjigj se “Mbrëmjen e 15 korrikut nuk kishim asnjë informacion konkret, deri sa na u tha se mbi urë ka ushtarë”.

“Ushtarët kishin shumë besim në vete. Ata kishin marrë urdhër të qartë. Atyre qe thënë diç si ‘Jini të pamëshirshëm. Kjo punë mbaron brenda një ose dy orëve. Përballë jush nuk mund të dalë as polic e as qytetar’. Për këtë arsye edhe ishin shumë të vendosur dhe të pamëshirshëm. Kishin vetëbesim të skajshëm”, u shpreh Çalışkan.

“Kjo organizatë nuk është organizatë e thjeshtë”

“Organizata përballë nesh vërtetë është organizatë shumë e madhe. Organizata përballë nesh është organizatë me mbështetje dhe kapacitet veprimi ndërkombëtarisht dhe e cila ka përdorur me shkathtësi pikat e ndishme në Turqi. Ata kanë arritur t’i helmojnë njerëzit në atë mënyrë, sa t’i detyrojnë të hapin zjarr ndaj bashkëqytetarëve të tyre. Kjo organizatë nuk është organizatë e thjeshtë. Kjo organizatë është më e madhe sesa që kemi menduar”, tha Mustafa Çalışkan.

Duke potencuar se hetimet në lidhje me FETO-n po vazhdojnë 99 përqind në mënyrë të saktë, Çalışkan vuri në dukje se mund të ketë 1 përqind gabime.

“Duhet të lirohemi nga shprehjet ‘polic idealist’ (Ulkücü, doktrinë nacionaliste në Turqi) ose ‘polic gylenist’. Do të kemi një lloj polici, e ai do të jetë polici i shtetit”, vazhdoi Çalışkan, duke u shprehur tutje se njerëzit që e duan shtetin dhe i respektojnë ligjet e vazhdojnë luftën e tyre kundër kësaj strukture të quajtur FETO.

“Çështja se si janë rritur me kafshatën e këtij shteti dhe më pas janë shndërruar në përbindësh pas marrjes së disa njohurive fetare është temë më vete për doktoratë. Kjo nuk është gjë që kuptohet. Kanë ktyher të birin kundër të atit, kanë shpërndarë familje dhe popullin. Madje, kanë krijuar edhe fe paralele”, konsideroi Çalışkan.

Ai tha se vendi ku struktura e FETO-s ka është vendosur më së shumti dhe e ka dalluar është policia. Për këtë arsye, siç tha ai, problemet më të mëdha janë përjetuar mu në polici.

Duke folur edhe për shkarkimet në polici, Çalışkan tha se “Nëse në vendin tim do të ishte ndonjë person tjetër, po të mos kishte shkarkime, apo po të mos kishte intervenim më 17-25 dhjetor, e them me keqardhje se do të duhej t’i bindeshim. Nuk e di se kush do të mund të bëhej drejtor i Policisë së Stambollit, por po të ishte njeri i kësaj strukture, atëherë ai do të na thoshte: ‘Shokë uluni, ne nuk duhet të dalim përballë ushtarëve. Ata janë ushtarë turq. Rrini aty ku jeni’, dhe në këtë mënyrë dëmet do të ishin dy-trefish më të mëdha”.

Çalışkan tregoi se struktura e quajtur FETO në të kaluarën i kishte hapur shumë probleme dhe e kishte munduar. Ai rrëfeu se ishte dënuar katër vite në Gjykatën e Krimeve të Rënda për shkak të akuzës së hapur nga ish-prokurori Mehmet Berk dhe në këtë mënyrë nuk ka mundur të gradohet në pozitë. Siç theksoi, të gjithë gjykatësit dhe prokurorët që e kishin gjykuar në të kaluarën sot gjenden ose në burg, ose janë arratisur.

“Çështja e snajperit në urë, legjendë e qytetit”

“Nëse puçin e 15 korrikut e lidhni vetëm me ushtarët, atëherë gaboni. Ushtria ishte vetëm një dimension i kësaj pune. Kemi të bëjmë me një organizatë shumë të madhe. Kemi të bëjmë me një organizatë që me financat, arsimin dhe marrëdhëniet ndërkombëtare aktualisht përpiqet të krijojë një diasporë armike në shumë vende të botës dhe që ka mbështetjen e shumë shteteve”, theksoi Çalışkan.

Ndërkaq, në lidhje me pretendimet për praninë e një snajperisti në Urën e Bosforit, ai tha se “Çështja e snajperit është legjendë e qytetit. Aty nuk kishte snajper. Ajo që valëvitej mbi urë nuk ishte snajper. Kjo organizatë ka dëmtuar çdo gjë tonën, madje edhe shërbimin informativ. Na kanë dëmtuar shumë në aspektin e shërbimit informativ. Është e qartë se kanë marrë shumë përgjime në mënyrë të paturshme”.

Çalışkan tha se nuk ka parë asnjë listë të përgatitur nga puçistët për ekzekutim siç pretendohet, dhe se nuk e di nëse lista të tilla ka në qytetet e tjera.

Po ashtu, në komision mori pjesë edhe antipuçisti Sabri Ünal i cili mbrëmjen e tentativës mbi të kaluan dy tanke, duke mbajtur një fjalim të shkurtër. Ünal tha se komisioni është i rëndësishëm sa i përket punës së saktë, arritjes së rezultateve dhe përmbushjes së pritjeve të qytetarëve për zbardhjen e fajtorëve që qëndrojnë prapa grusht shtetit. aa

Serbi, evakuohet një ndërtesë afariste

Policia është në terren dhe po kryen kërkime ndërsa ndërtesa është bllokuar për hyrje në distancë prej 100 metrave rreth ndërtesës

BEOGRAD – Në lagjen Belvil të Beogradit, në Beogradin e Ri, për shkak të alarmit për bombë u evakuua një ndërtesë afariste, në të cilën gjenden të punësuar të kompanisë Air – Serbia, banka dhe disa ndërmarrje. aa

Zejnullahu: “Do të angazhohemi për hapjen e ambasadave të BeH në Tiranë dhe Shqipërisë në Sarajevë”

Muharrem Zejnullahu, Konsulli i përgjithshëm i nderit të Republikës së Shqipërisë në BeH dhe ish-ambasadori i parë i BeH në Shqipëri ( Samir Yordamoviç/AA )

SARAJEVË – Do të angazhohemi dhe do të punojmë maksimalisht që Bosnjë e Hercegovina (BeH) dhe Shqipëria sa më shpejt të jetë e mundur të hapin ambasadat në Tiranë dhe Sarajevë, tha në një intervistë për Anadolu Agency (AA) Muharrem Zejnullahu, Konsulli i përgjithshëm i nderit të Republikës së Shqipërisë në BeH dhe ish-ambasadori i parë i BeH në Shqipëri.

Në fillim të javës në Sarajevë u hap Konsullata e përgjithshme e nderit të Shqipërisë në Bosnjë, dy vite pas mbylljes së ambasadës të Shqipërisë në Sarajevë. Kjo ambasadë në BeH ka vepruar nga viti 2010 deri në vitin 2014, ndërsa ambasada BeH-së në Shqipëri ka vepruar nga viti 1993 deri 1998.

“Më vjen mirë që gjatë vizitës të kthimit në Bosnjë dhe vizitës së ministrit të Jashtëm Igor Cërnadag, ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati u shoqërua me aktivitetet që kanë të bëjnë me një marrëveshje shumë të rëndësishme në drejtim të përmirësimit të bashkëpunimit mes BeH dhe Shqipërisë në trafikun detar dhe transport. Marrëdhëniet mes BeH-së dhe Shqipërisë u ftohën paksa pas mbylljes së ambasadës shqiptare në Sarajevë, por në gjithë këtë është një tregues i ri se në këto ujëra politike mes BeH-së dhe Shqipërisë, që është shumë e rëndësishme të theksoj, nuk ka çështje të hapura”, tha Zejnullahu.

Nikoliçi: Situata me armatimin e gjetur është serioze

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliçi, me rastin e zbulimit të armatimit në afërsi të shtëpisë familjare të kryeministrit Aleksandër Vuçiç, tha se situata është serioze dhe kërkon përgjigje të shërbimeve të sigurisë.

“Të gjithë ata që janë përgjegjës për sigurinë e kryeministrit dhe të gjithë neve, me këtë çështje duhet të merren shumë më tepër”, u tha sot Nikolliq gazetarëve në Pançevë afër Beogradit.

“Këtu dikush ka dështuar dhe këtë duhet ta themi hapur”, tha ai, raporton agjencia Beta.

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, tha se nuk është i brengosur për sigurinë e tij dhe se nuk është frikësuar as atëherë kur ishte e qartë se disa njerëz dëshironin ta dëmtonin.

Vuçiçi: Nuk kam asnjë provë se dikush u përpoq të më vrasë

“Nuk kam asnjë të dhënë përveç atyre të cilat i publikuan mediat, pasi unë nuk luaj me këtë gjera, ashtu siç dëgjova dhe shikova personalisht provat për zhvillimet në Mal të Zi”, tha Vuçiç

BEOGRAD – Kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçiç, gjatë një konference për mediat të mbajtur sot në Beograd, ka folur për sasinë e armatimit të zbuluar të shtunën në afërsi të shtëpisë së tij në lagjen Jajinca, duke u shprehur se pret rezultatet e hetimeve të cilat pritet të publikohen sonte.

“Nuk kam asnjë të dhënë përveç atyre të cilat i publikuan mediat, pasi unë nuk luaj me gjëra të tilla, ashtu siç dëgjova dhe shikova personalisht provat për zhvillimet në Mal të Zi. Puna ime është të merrem me të vërtetën, unë nuk jam vrasës as që dëshiroj të marrë pjesë në vrasje. Është më mirë të vriteni se sa të vritni dikë tjetër, prandaj fola hapur për zhvillimet në Mal të Zi pasi kisha prova të qarta. Për këtë në Serbi akoma nuk di asgjë”, tha Vuçiç.

Serbi: Evakuohet kryeministri Vuçiç

Në Serbi, policia tha se e ka evakuuar të shtunën kryeministrin serb Aleksandër Vuçiç dhe familjen e tij në një “vend të sigurt”, pasi që gjeti një sasi armësh, përfshirë edhe një raketahedhës afër shtëpisë së prindërve të tij, që ai e vizitonte shpesh.

Armët, ku kishte edhe granata dore dhe municione, janë gjetur në gëmusha në afërsi të Jajincit, afër një udhëkryqi ku autokolona e kryeministrit Vuçiç ngadalësonte shpejtësinë derisa ai shkonte tek prindërit e tij, u tha gazetarëve ministri i brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviç.

Prindërit e tij, Angelina dhe Angjelko, jetojnë në Jajinci. Vuçiç dhe familja e tij e ngushtë jetojnë në Beograd, ndërsa Stefanoviç tha se ai është dërguar diku tjetër pas zbulimit të armëve.

Zbulimi që pasoi një paralajmërim, përkeqëson atmosferën edhe ashtu të tensionuar në rajonin që po përballet me barrën e krizës së migruesve në Evropë dhe ku vendet e Ballkanit vazhdimisht shkëmbejnë akuza për ndërhyrje në punët e brendshme të njëri tjetrit.

“Kryeministri është i sigurt sikurse edhe familja e tij … Është shqetësuese që armët ishin vendosur në vendin ku autokolona e tij ngadalësonte shpejtësinë deri në 10 kilometra në orë”, tha ministri Stefanoviç.

Agjencia ushtarake serbe e zbulimit është përgjegjëse për sigurinë e kryeministrit, ndërsa pjesëtarët e Kobra-s, një njësi elite e armatës, shërben si truprojë e tij personale.

Ministri Stefanoviç, nuk deshi të thotë se ku ishte kryeministri Vuçiç, kur u zbuluan armët. “Kjo është informatë e besueshme.. për çdo rast, ai është në vend të sigurt tani”.

Tash për tash nuk ka pasur të arrestuar në lidhje me incidentin, që ndodhi pesë ditë pasi që autoritetet arrestuan një numër personash lidhur me përbetimin e dyshuar për ndërhyrje ne zgjedhjet e 16 tetorit në Malin e Zi dhe pas një numri vrasjesh në stilin mafioz ndërmjet grupeve kriminale në Beograd.

Siguria e kryeministrit serb dhe zyrtarëve të lartë të Serbisë, është shtuar pas atentatit të vitit 2003 mbi kryeministrin Zoran Gjingjiç, shefi i parë i qeverisë serbe pas rrëzimit të ish presidentit serb Slobodan Milosheviç, në vitin 2000.

Në një deklaratë, ministri i jashtëm serb Ivica Daçiç, tha se shumë njerëz i kundërvihen kryeministrit Vuçiç dhe politikës së tij.

“Gjithmonë do të gjejnë një dorë serbe për të kryer punët e tyre të pista, prandaj, hetimet duhen kryer dhe kryesit e veprës dhe planifikuesit duhet të arrestohen”, tha ai.

Serbia është e vërshuar nga qindra mijëra armë të paligjshme, përfshirë edhe armët kundër tankiste, pushkë e mjete shpërthyese të mbetura në duart e personave privat pas luftërave në ish Jugosllavi gjatë viteve të 90-ta dhe shumë nga ato armë janë në duart e grupeve kriminale.

Nikoliç: Prishtina të heqë dorë nga kërkesa për pavarësi të plotë të Kosovës

Kushtet e njëanshme që Prishtina ia ka parashtruar Serbisë mund të jetë dëshira e Prishtinës për ta ndërperë dialogun, tha presidenti serb Nikoliç pas takimit me presidentin Ivanov

BEOGRAD – Serbia nuk dëshiron të ndërpresë dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel dhe do të insistojë te partnerët neutral që Prishtina të tërheqë kërkesat e saj të fundit, të cilat flasin për pavarësi të plotë të Kosovës, përndryshe do të duhet të ndërmarrim hapa tjerë, tha presidenti serb Tomislav Nikoliç.

Duke iu përgjigjur pyetjeve në konferencën për media pas takimit me presidentin e Maqedonisë Gjorge Ivanov, nëse pas kushteve të reja të Prishtinës nga deklaratat e saj mund të konkludohet se është ndërprerje e dialogut në Bruksel, Nikoliç tha:

“Kushtet e njëanshme që Prishtina ia ka parashtruar Serbisë mund të jetë dëshira e Prishtinës për ta ndërperë dialogun, sepse çdo i vetëdijshëm apo ai që flet sinqerisht për sovranitetin e Serbisë nuk mund ti pranojë këto kushte”.

Ai shtoi se nuk e dinte nëse këto kushte janë iniciuar nga dikush që është mbrojtës i pavarësisë së Kosovës dhe pastaj janë mbështetur nga dikush që mbështet pavarësinë, por duke folur në këtë temë tha se në rast se qeveria nuk vepron në përputhje me këto kërkesa e kanë mbështetjen dhe bashkëpunimin e tij të plotë.

“Nuk shoh se si mund ti pranojmë këto kushte, të cilat edhe BE-ja nuk ka marrë akoma guximin të na parashtrojë. Këto janë kushtet që flasin për pavarësinë e plotë të Kosovës. Unë mendoj se në Serbi nuk ka politikan të tillë që do të mund të nënshkruaj diçka të tillë”, ka thënë Nikoliç.

Ai tha se Serbia do të insistojë në vazhdimin e dialogut dhe të njëtën duhet të bëjnë edhe “shqiptarët, sepse dialogu gjatë gjithë kohës ka qenë pozitiv për ta, ndërsa Serbia tashmë ka transferuar shumë kompetenca institucioneve të përkohshme të Kosovës”.

Duke folur për destabilizimin e mundshëm të Ballkanit dhe atyre që do t’u shkonte në favor, Nikoliç tha se “nëse zbulohet ndonjë që dëshiron të destabilizojnë Ballkanin, ai duhet menjëherë të dalë para gjyqit”.

“Ne në Ballkan kemi kapur pushkët, kur ka krisur kudo në botë, nuk duhet të prishim marrëdhëniet, të cilat ngadalë dhe me kujdes i ndërtojmë mes vete. Nuk është kur një vend shkatërrohet nga lufta dhe më pas të krijohen marrëdhënie të mira”, tha Nikoliç.

Presidenti serb shtoi se të gjitha këto çështje janë të ndieshme dhe se kushdo që luan marrëdhëniet në Ballkan, ai luan me jetët e popujve që jetojnë në Ballkan.

“Serbia nuk është nxitës i jostabilitetit, Serbia ndoshta vuan pasojat e krijimit të destabilitetit. Me Hungarinë kemi vendosur miqësi të qëndrueshme, pas gjitha krimeve të kryera, me Slloveninë nuk kemi ndonjë problem, BeH-në e mbështesim nëse mund dhe dëshiron të funksionojë, me Republikën Sërpska kemi të drejtë dhe obligim që të mbajmë marrëdhënie të veçanta, Malit të Zi nuk i ndërhyjmë në problemet e brendshme, me Maqedoninë angazhohemi që të zhvillojmë marrëdhënie sa më të mira, nuk e di kujt i pengon një Serbi e tillë”, tha Nikoliç.

Ai shtoi se është i bindur “se qeveria e re kroate nuk do të bëjë gabimet e qeverisë së mëparshme”, dhe se përfundimisht Serbia dhe Kroacia do të krijojnë marrëdhënie të mira, që askuj të mos i shkoj mendja të dyshojë se mund të hyjnë në konflikt. aa

Daçiçi: Pjesëmarrja e Hashim Thaçit në bisedime është e rëndësishme

Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiçi

Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiçi, ka deklaruar se “Beogradi nuk do të durojë asnjë lloj ultimatumi dhe as që do të bisedojë për to”. Në një konferencë me gazetarë në qytetin e Jagodinës, Daçiçi tha se Beogradi pret vazhdimin e bisedimeve “por nuk pranon të diskutojë për temat që dalin”, siç tha, “jashtë kornizës së neutralitetit ndaj statusit”

Ministri i jashtëm I Serbisë tha se “pjesëmarrja e Thaçit në bisedime është e rëndësishme për faktin se partia e tij është e fuqishme në Kosovë”.

Daçiq u tha gazetarëve, se “Beogradi mendon se është e nevojshme që dialogu të vazhdojë dhe do të jetë përparësi, por askush nuk mund të llogaris se mund të luajë me Serbinë dhe të vë kushte të reja për të cilat paraprakisht dihet se nuk mund të pranohen”.

Nëse mendojnë se temat siç janë kufijtë, dëmshpërblimet e luftës, njohja e pavarësisë, anëtarësimi në institucionet ndërkombëtare janë tema për të cilat duhet të bisedojomë, atëherë ne nuk jemi të pajtimit që ky dialog të vazhdojë. Kjo është diçka për të cilën nuk bisedohet, ne po bëjmë dialog që është neutral ndaj statusit”, tha Daçiq.

Përfundimi I bisedimeve të djeshme telefonike të kryeministrit Aleksandar Vuçiq me Federica Mogherinin, tha Daçiq, është “se nuk ka ultimatum, se Prishtina nuk I ka dorëzuar asgjë BE-së dhe për këtë as nuk mendon”.

“Dua të përsëris qëndrimin tonë se gjithnjë kemi qenë konstruktiv, kur bëhet fjalë për të gjitha çështjet e hapura që ekzistojnë në rajonin tonë. Por nuk do të durojmë asnjë lloj ultimatumi dhe as që do të bisedojmë për to”, tha Daçiq duke porositur se “konstruktivitetin e Beogradit nuk duhet parë si dobësi”.

Ai tha se Beogradi po e pret vazhdimin e dialogut, por fillimisht duhet të zbatohet “ajo që është pajtuar në Bruksel”.

I pyetur nëse Mogherini i ka përcjellë Vuçiqit se kur do të vazhdojë dialogu, Daçiq tha se nuk e di, por nënvizoi se dialogu “në nivelin e grupeve operative po vazhdon”.

“Na duhen rezultate, të zbatohen ato që janë dakorduar, mendojmë para së gjithash në Asociacionin e Komunave Serbe dhe çdo marrëveshje tjetër nga Brukseli”, tha Daçiq.

Në pyetjen nëse është e vërtetë se “dikush nga perëndimi” ka kërkuar që të ndryshohet forma e dialogut dhe në të ardhmen në Bruksel të flasin vetëm kryeministrat, Daçiq tha se kjo “absolutisht nuk është e vërtetë”.

“Nuk flas vetëm nga pala serbe… A mendoni se Musfata është më i rëndësishëm se Thaçi? Këto janë dezinformata të plota. A bëhet fjalë për format, natyrisht se është problem formati sepse Thaçi ndërkohë është bërë president dhe pjesëmarrja e Thaçit është e rëndësishme sepse partia e tij është më e fuqishmja atje”, tha Daçiq. (REL)

Serbia e madhe, faktor destabilizues në Ballkan – Nga Isuf B. Bajrami

Tendencat e Serbisë për ndarjen e Kosovës është në vazhdën e ndryshimeve gjeopolitike që kanë ndodhur në të kaluarën dhe në kohët e fundit në Ballkan, janë si rrjedhojë e aspiratave të saj territoriale për një Serbi të madhe!

Është e kuptueshme se, çdo shtet në rajon ka synuar që të përfshijë sa më tepër vend por, natyrisht, këtë është munduar ta realizojë në mënyrë diplomatike, por jo edhe Serbia çdoherë.

Ky “shtet” i themeluar dhunshëm dhe akoma mbijeton dhunshëm i pozicionuar në pjesën qendrore të Ballkanit, asnjëherë nuk ka qenë i kënaqur me hapësirën e uzurpuar nga shqiptarët që pat përfshirë brenda kufijve të saj.

serbiamadhe

 

Duke e përkrahur idenë për krijimin e një Serbie të madhe, ka qenë burimi kryesor i paraqitjes së shumë konflikteve dhe luftërave të armatosura gjatë dy shekujve të fundit.

Karakteristika kryesore e pretendimeve dhe e politikës serbe gjatë kësaj periudhe ka qenë mosdurimi ndaj nacionaliteteve dhe përkatësive të tjera fetare.

Është i paktë numri i shteteve në Europë, të cilët prej vitit 1875 gjer më sot të kenë shkaktuar kaçë konflikte të armatosura, dhe që, prej vitit 1804 (Kryengritja e parë serbe) gjer më 1991, për shumë herë ta ketë zgjeruar territorin e vet me dhunë ndaj të tjerëve edhe prapë të mos jetë e ngopur!!!

Nga kjo shihet se konfliktbërës, në të kaluarën e në kohët e fundit, është vetëm Serbia e madhe e udhëhequr me politikën e vet nacionalshoviniste e ekspansioniste.

Gjithashtu, më duhet të theksoj se nuk ka shtete dhe popuj fqinjë në rajon me të cilin nuk kanë luftuar serbët dhe që nuk i kanë marrë dhunshëm territor gjatë dy shekujve të fundit.

Serbia e madhe vazhdimisht ka patur një qëndrim diskriminues bile edhe racist ndaj grupeve etnike dhe pakicave kombëtare brenda territorit të Serbisë së madhe. Rast i këtillë është me Shqiptarët, Hungarezët, Gjermanët dhe me Turqit e myslimanët e Bosnjës dhe në Sanxhak e në Malin e Zi. Brenda kufijve të dhunshëm të saj është bërë edhe spastrim etnik.

Asnjëherë territori serb nuk ka qenë i rrezikuar nga vendet fqinj, por gjithmonë ka ndodhë e kundërta, vendet fqinj kanë qenë të rrezikuar nga Serbia e madhe.

Që të jetë Ballkani i qetë, duhet të mos jetë Serbia e Madhe.

Duhet të ndahet Vojvodina, Sanxhaku, Toplica e Hashania me Kosovën Lindore.

 

Vendi i Lekës; 27.10.2016

Yıldırım takohet me ministrin e Jashtëm të Shqipërisë Ditmir Bushati

Takimi i zhvilluar me dyer të mbyllura në rezidencën qeveritare Çankaya Köşkü, ka zgjatur rreth 40 minuta

ANKARA – Kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım, ka pritur sot në një takim ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati. Takimi i zhvilluar me dyer të mbyllura në rezidencën qeveritare Çankaya Köşkü, ka zgjatur rreth 40 minuta.

Gjatë takimit Kryeministri turk, Yıldırım, është shprehur se e cilësojnë Shqipërinë si një vend i një rëndësie strategjike për paqen dhe stabilitetin në Ballkan dhe se dëshira e tyre është për zhvillimin e marrëdhënieve miqësore mes dy vendeve në të ardhmen.

Duke falënderuar autoritetet shqiptare për qëndrimin ndaj tentativës së FETÖ-s për grusht shteti më 15 korrik, Yıldırım ka theksuar se kjo organizatë terroriste nuk është e rrezikshme vetëm për Turqinë, por edhe për vendet ku operon. Ai ka nënvizuar se dëshiron që të rrisin bashkëpunimin në luftën kundër FETÖ-s.

Nga ana tjetër shefi i diplomacisë shqiptare, Bushati, ka theksuar se kanë dënuar tentativën për grusht shteti më 15 korrik, si dhe kanë deklaruar hapur ndihmën ndaj Turqisë. Ai ka shtuar gjithashtu se synojnë forcimin e bashkëpunimit me Turqinë në të gjitha fushat. aa

Beograd: Zyrtari i lartë rus kërkon “memorandum mirëkuptimi”

Nikolai Patrushev

Shefi i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Nikolai Patrushev, po qëndron në Beograd, me ç’rast ka zhvilluar bisedime me zyrtarët e lartë të Serbisë.

Zoti Patrushev, që besohet se është njëri prej bashkëpunëtorëve më të afërt të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, sot ka kërkuar nga Serbia që ta nënshkruaj “memorandumin e mirëkuptimit” për raporte të sigurisë.

“Këso dokumentesh ne kemi me partnerët e besimit më të madh”, tha ky zyrtar i lartë rus.

Pas takimit me ministrin e brendshëm të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, Patrushev është takuar edhe me ministrin e jashtëm, Ivica Daçiq, dhe presidentin, Tomisllav Nikolliq.

Gjatë presidencës së zotit Nikolliq dhe kryeministrit Aleksandar Vuçiq, Serbia në mënyrë aktive synon anëtarësim në Bashkimin Evropian, por ka refuzuar tu bashkohet sansioneve të BE-së dhe të tjerëve, kundër Rusisë, për shkak të përfshirjes ushtarake të saj në Ukrainë dhe për shkak të aneksimit të Krimesë së Ukrainës.

Bushati takohet me Kryetarin e Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë Ismail Kahraman

Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM), Ismail Kahraman (D) zhvilloi një takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati (M) ( Halil Sağırkaya/AA )

ANKARA – Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM), Ismail Kahraman zhvilloi një takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati.

Në fjalimin e tij në sallën e takimi të Këshillit Presidencial të TBMM-së, Kahraman u shpreh se ndien kënaqësi për praninë e ministrit Bushati në Turqi dhe mikpritjen që ia bënë në Kuvend.

Pas xhirimeve të shkurtëra nga mediat, mbledhja u zhvillua e mbyllur për mediat.

Serbët e Bosnjes dekorojnë Karaxhiçin dhe kriminelë të tjerë të luftës

Parlamenti i Republikës Serbe

Zyrtari i lartë ndërkombëtar në Bosnjë ka dënuar vendimin e Parlamentit të Serbëve të Bosnjës që të dekorojë të akuzuarit dhe të dënuarit për krime lufte për kontributin e tyre në formimin e këtij institucioni në vitin 1992.

Në mesin e të dekoruarve ndodhet edhe i dënuari për gjenocid, Radovan Karaxhiç, dhe një numër i bashkëpunëtorëve të tij që gjithashtu janë dënuar nga një Gjykatë e OKB-së për krime lufte në hagë për krimet e luftës të kryera ndaj jo serbëve derisa po e krijonin mini shtetin serb në Bosnjë, Republika Serbe.

Deklarata e lëshuar, të martën, nga zyra e diplomatit austriak, Valentin Inzko, që mbikëqyrë marrëveshjen paqesore të Bosnjës, thekson se “ky akt është i papranueshëm në një botë moderne dhe të qytetaruar”. në të vec tjerash thuhet se Parlamenti i Serbëve të Bosnjës tashmë e vendosi veten “jashtë vlerave evropiane dhe civilizuese”. (REL)

Shtypi malazez: Dikiçin e lajmëroi një anëtar i grupit të tij

Ish komandanti i xhandarmerisë serbe, Bratisllav Dikiçi, i arrestuar në Mal të Zi

Shtypi në Podgoricë shkruan sot se grupin e udhëhequr nga ish komandanti i xhandarmerisë serbe, Bratisllav Dikiq, që u arrestua një natë përpara zgjedhjeve në Mal të Zi, me akuzat për ‘terrorizëm’, e ka lajmëruar në polici një nga anëtarët e grupit, Mirko Velimiroviq, nga Zubin Potoku.

Siç shkruajnë Pobjeda dhe Vijesti e Podgoricës, ky fakt “është i theksuar në urdhërin e prokurorit special, Sasha Çagjenoviq, për fillimin e hetimeve, dhe i cili për përpjekje të kryerjes së veprës së terrorizmit ka ngarkuar përveç Dikiqit edhe Kristina Hristiqin dhe Aleksandar Sinxheliqin për të cilët policia është vënë në ndjekje. Të tjerët ngarkohen me veprën e bashkimit për veprën kriminale”.

Në dokumentin e prokurorisë zbulohet mënyra se si “organet e sigurisë në Mal të Zi kanë parandaluar që Mali i Zi të mbulohet në zi’, shkruan Vijesti.

“Velimiroviq ka ndihmuar në zbulimin e organizatës kriminale”, shkruan në urdhëresën e Çagjenoviqit të cilën e transmeton shtypi malazez.

Dyshohet se detyra e tij “brenda grupit ishte furnizimi me armë, municion, uniformë, bartje të porosive, sigurimi i hapësirave ku do të vendosej dhe deponohej armatimi”.

Velimiroviqi ka zbuluar planin kur, sipas shtypit malazez, siç thuhet, nga Sinxheliqi ka marrë 15 mijë euro me të cilat është dashur “të blejë 50 pushkë automatike dhe tri kuti me municion të cilat do t’i vendoste në një shtëpi që do ta merrte me qera në Podgoricë”. (REL)

VuçiçI: I arrestuam të dyshuarit për komplot në Mal të Zi

Serbia i ka arrestuar të dyshuarit për komplotin e ndikimit në rezultatet e zgjedhjeve në Mal të Zi, ka njoftuar mbrëmë vonë, kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiçi.

Ai theksoi se shërbimet e sigurisë së Serbisë kanë gjetur dëshmi “materiale dhe të pamohueshme” për komplot me përfshirjen e një gjenerali të pensionuar të policisë dhe të tjerëve, që Vuçiçi nuk i identifikoi me emra.

Kryeministri i Serbisë tha se ata kishin planifikuar sulm kundër institucioneve shtetërore të Malit të Zi. Vuçiçi nuk ka njoftuar se sa persona janë arrestuar.

Kjo deklaratë e jashtëzakonshme u bë pasi në Mal të Zi janë arrestuar 20 shtetas të Serbisë në natën para zgjedhjeve më 16 tetor.

Zoti Vuçiq tha se “nuk kemi gjetur dëshmi për involvim të politikanëve serbë ose malazezë”.

Tkurrja e shqiptarëve të Malit të Zi dhe heshtja e qeverive shqiptare – Nga Adnan Rrustemi

Zgjedhjet e fundit në Mal të Zi, përveç luhatjeve mbi orientimin e këtij shteti të Ballkanit në mes të vazhdimit të kursit euro-atlantik apo kthimit nën ndikimin e Serbisë dhe të Rusisë, u veçuan edhe nga zbehja gati deri në mospërfaqësim të plotë të shqiptarëve të atjeshëm në Parlamentin e këtij vendi, si shprehja më shqetësuese e politikave diskriminuese të qeverisë malazeze ndaj shqiptarëve. Për rrjedhojë, nga 81 anëtarë të Parlamentit, pavarësisht që së paku zyrtarisht paraqesin mbi 5% të banorëve, vetëm një shqiptar është zgjedhur, duke shënuar kështu nivelin më të ulët të përfaqësimit të tyre që nga viti 1990.

Tkurrja e shqiptarëve të Malit të Zi nga katër deputetë në 2009, dy në 2012 dhe së fundi me vetëm me një mandat, është shkaktuar nga së paku dy lloj faktorësh. Para së gjithash, politikat e vazhdueshme diskriminuese me pasoja të shpërnguljes masive, në disa zona deri në 50%, varfërisë e asimilimit, të nxitura nga mungesa e të drejtës për edukim dhe arsimim në gjuhën shqipe, diskriminimit të shqiptarëve në administratë dhe punësimit në institucione, si dhe papunësisë në përgjithësi, ku vetëm rreth 1% e administratës shtetërore përbëhet nga shqiptarët. Pasoja e drejtpërdrejtë e shtypjes dhe pamundësisë së punësimit ka bërë që një pjesë e shqiptarëve të asimilohen edhe zyrtarisht, sikurse një numër i ndjeshëm i tyre kanë votuar partitë politike malazeze dhe jo ato shqiptare.

Më tej, disa aspekte të procesit zgjedhor që shtrihen në përçarjen përbrenda korpusit të partive politike shqiptare dhe mosdalja me një listë të vetme zgjedhore, si dhe disa kufizime të procesit zgjedhor, siç është e drejta e votës e kufizuar me qëndrimin prej së paku 24 muajsh të fundit në Malin e zi, ka bërë që shumë shqiptarëve që jetojnë përkohësisht jashtë Malit të Zi t’u pamundësohet e drejta e votës.

Paraqitja në zgjedhje me tre lista zgjedhore ishte hapi më i dëmshëm që solli humbjen e së paku edhe dy mandateve të sigurta. Subjektet shqiptare që morën pjesë në këto zgjedhje, “Shqiptarët e vendosur” (Forca, UDSH e ASH) fitoi 4700 vota apo 1.2% dhe fitoi mandatin e vetëm, ndërsa Koalicioni shqiptar ”Me një qëllim” që fitoi 3500 vota apo 0.9% dhe LDSH me 1500 vota apo 0.40% mbetën pa asnjë deputet. Vetëm nga këto të dhëna bëhet e qartë se nëse do të dilnin me një listë të vetme do të kishin së bashku 9700 vota dhe do të arrinin pa vështirësi tri mandate dhe me shumë gjasë edhe të katërtin. Një rezultat i tillë, do ta bënte faktorin shqiptar edhe më të rëndësishëm në krijimin e Qeverisë, sidomos kur kihet parasysh rezultati i ngushtë në mes të dy kampeve malazeze dhe vështirësitë e krijimit të institucioneve.

Po ashtu, trajtimi jo i barabartë i të gjitha pakicave kombëtare kur bëhet fjalë për pragun zgjedhor dhe kuotat për mandate e kanë determinuar mospërfaqësimin e drejtë të shqiptarëve në Parlamentin malazez. Kjo ka bërë që mandati i shqiptarëve të kushtojë rreth dhjetë mijë vota, gjersa e njëjta gjë nuk ka ndodhur me pakicat tjera, e veçmas me pakicën kroate, e cila me ligjin për zgjedhjet e ka të garantuar të drejtën për një deputet në qoftë se marrin të paktën 0,35 % të votave. Madje, edhe mandati i partive malazeze ka peshuar dukshëm më pak vota sesa mandati i shqiptarëve. Një mandat për partinë e Gjukanoviqit peshon mesatarisht rreth 4500 vota, gjersa mandati i vetëm i shqiptarëve rreth 10.000 vota. Për këto kufizime, e veçmas për mohimin e të drejtës së votës, Mali i Zi kishte marrë vërejtje nga OSBE-ODHIR e Këshilli i Evropës, por për të njëjtat kishte heshtur tërësisht Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës.

Ky moment pafuqie i shqiptarëve të Malit të Zi, më shumë se sa simptomë e tjetërsimit të shqiptarëve është pikë arritjeje e një procesi të vazhdueshëm e intensiv të diskriminimit gjuhësor, kulturor, ekonomik e politik nga qeveritë malazeze. Kjo është pika ku koniunktura zyrtare malazeze kah moti kishte ecur me politikat e saja përjashtuese ndaj shqiptarëve. Edhe më të rëndë e bën fakti që ky diskriminim e ndryshimet e pafavorshme të sistemit zgjedhor janë bërë në një kohë kur qeveritë respektive shqiptare e kanë gojën plot për raportet miqësore me Qeverinë e Malit të Zi. Në këtë kontekst, thuajse ka një raport tërësisht të zhdrejtë në mes të raporteve zyrtare të Shqipërisë e Kosovës me Malin e Zi dhe gjendjes së shqiptarëve në këtë shtet. Rrjedhimisht, jo vetëm se raportet në mes të shteteve nuk po reflektohen edhe në përmirësimin e trajtimit të shqiptarëve në Mal të Zi, por pikërisht në vitet e fundit faktori shqiptar i atjeshëm ka pësuar tkurrje të vazhdueshme politike, duke arritur në pikën më të ulët të përfaqësimit. Natyrisht që përçarjet dhe shpërndarja e shqiptarëve në tri lista zgjedhore e ka bërë të pritshme këtë disfatë, por edhe ndryshimet në legjislacionin zgjedhor në vitet e fundit kanë ndikuar që fuqia politike e shqiptarëve të reduktohet edhe nominalisht nga pesë deputetë që mund të fitonin shqiptarët në tre, për të përfunduar praktikisht në një përfaqësues të vetëm, ndërsa Tirana dhe Prishtina zyrtare vazhdojnë të shpërfillin gjendjen dhe fatin e bashkëkombësve tanë atje.

Diskriminimi dhe pamundësia për të ruajtur identitetin kombëtar po bën që shqiptarët në zona të caktuara ku ndodhen pakicë të heqin dorë nga të qenit shqiptar apo së paku duke votuar për partitë politike malazeze si rrugë e vetme për të mbijetuar e gjetur punë. Është e domosdoshme që qeveria zyrtare e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës të ngrenë një strategji të përbashkët për të drejtat politike, sociale e kulturore të shqiptarëve atje, me kërkesa konkrete për Qeverinë e Malit të Zi, me qëllim të garantimit që shqiptarët të kapërcejnë sforcimin për të mbajtur gjallë identitetin e tyre, në mundësi të zhvillimit dhe jetesës së dinjitetshme pa pasur nevojë të mohojnë identitetin e tyre shqiptar.

Clinton e Trump përgatiten për debatin e tretë

Demokratja Hillary Clinton dhe republikani Donald Trump do të përballen të mërkurën në Las Vegas në debatin e tretë dhe të fundit presidencial. Zonja Clinton vazhdon të kryesojë në anketa, prandaj ky debat shihet si shansi i fundit i zotit Trump për të ndryshuar balancën e forcave në këto zgjedhje.

Debati i fundit konsiderohet si një moment vendimtar për Donald Trumpin, i cili renditet rreth 6 pikë pas rivales demokrate në anketat e fundit.

Kandidati republikan vazhdon të paralajmërojë përkrahësit se po luftojnë kundër aparatit politik të Clintonëve dhe kundër një shtypi të politizuar.

“Është një sistem i manipuluar, por ne nuk do ta lejojmë të vazhdojë”.

Pretendimet e zotit Trump janë kundërshtar edhe nga disa republikanë. Kandidati republikan është hedhur në kundërsulm pas akuzave të disa grave për sjellje të tij të papërshtatshme me tone seksuale në të kaluarën.

“Këto janë gënjeshtra që i përhap media dhe fushata Clinton në përpjekje për të mbajtur nën kontroll këtë vend. Të gjitha janë të rreme. Janë shpikje, trillime, 100% fabrikime”.

Zonja Clinton po përgatitet prej ditësh për debatin. Megjithë polemikat për emailet e saj, ajo është përpjekur ta përqëndrojë fushatën tek propozimet politike:

“Së pari, duhet që ekonomia t’i shërbejë mirëqënies së të gjithëve, jo vetëm më të pasurve. Mund ta arrijmë këtë”.

Zonja Clinton ka gjetur mbështetje edhe nga Presidenti Obama dhe Zonja e Parë Michelle Obama, e cila ka dalë në fushatë duke përmendur komentet vulgare të Donald Trumpit, të bëra publike kohët e fundit:

“Një njeri me potencë, duke folur pa rezerva për sjelljen agresive seksuale”.

Kandidati republikan ka humbur mbështetje pas publikimit të regjistrimit dhe akuzave nga disa gra, thotë analisti Tom DeFrank:

“Kjo sjellje nuk do e ndihmojë për të marrë mbështetjen e grave të bardha, të arsimuara që i duhen në këto zgjedhje”.

Dy kandidatët do të sjellin stile të ndryshme në debatin e fundit, thotë analisti republikan John Feehery:

“Mendoj se Hillary do të tregohet e kujdesshme, pasi nuk do të humbasë epërsinë që ka. Ndërsa Trumpi, mendoj unë, do të përdorë çdo mjet pasi beson se ky është shansi i fundit për të mbyllur hendekun. Ai do të hidhet në sulm kundër zonjës Clinton”.

Në javët e fundit të fushatës, dy kandidatët do të përqëndrohen në një numër shtetesh të pavendosura që do të jenë vendimtare në rezultatin e zgjedhjeve.

Deputeti i vetëm shqiptar në Mal të Zi: Shqiptarët votuan partitë malazeze

Deputeti i vetëm shqiptar në Mal të Zi, Genc Nimanbegu që ka fituar mandat në parlament pas zgjedhjeve të së dielës, ka thënë se numri i votave shqiptare ka rënie.

Ai në Ora e Fundit ka shprehur habinë e tij se si edhe nga shqiptarët kanë votuar partitë malazeze, njofton Klan Kosova.

“Sigurisht ende nuk janë rezultatet, por duket se janë 3000 mijë vota më pak. Janë partitë malaziase që kanë marrë votat e shqiptarëve.”

E nga dy mandate sa kishin shqiptarët deri tash, shkas i humbjes se njërit janë përçarjet e shqiptarëve atje.

“Nëse do të ishim në lista të përbashkëta do t’i fitonim dy deputet.”

“Kësaj radhe kemi garuar me tri lista. Pozicioni im është i vështirë, ku unë përfaqësoj i vetëm mbi 8000 mijë vota të shqiptarëve në Mal të Zi.”

“Edhe ambiciet e liderëve politikë shqiptarë ka bërë që të mos dilet me një listë të përbashkët. Kjo është mësim i shtrenjtë për ne.”

“Interesat e shqiptarëve në Mal të Zi do të janë në prioritetin tim, edhe pse kemi vetëm një votë në parlament”, ka thënë Nimanbegu.

Ai ka thënë se do ta mbrojë çdoherë interesin e shqiptarëve.

“Jemi të gatshëm që të punojmë më të gjitha partitë edhe ato opozitare që të shohim nj ndryshim në strukturat udhëheqëse.”

Ai ka kërkuar edhe përkrahjen e shteteve tjera shqiptare për pakicën shqiptare në Mal të Zi.

“Ne kemi bërë sakrifica edhe për pavarësinë e Malit të Zi dhe shteti i Kosovës duhet të ketë ndërgjegje që të ndihmojë pozicionin e shqiptarëve.”

“Çështja e demarkacionit duhet të jetë e matur mirë, dhe nuk duhet të ndikojnë në raportet Kosovë –Mali i Zi.”

“Kjo është çështje teknike e cila mund të shkojë edhe në arbitrazh.”

Duke përcjell deklaratat marrëdhëniet janë miqësore dhe ne duam të vazhdojmë. Një fokus i veçantë i Qeverisë së Kosovës duhet të jetë në arsim, pasi në nuk kemi universitete shqiptare.

Pentagoni përgëzon forcat turke dhe opozitarët sirianë për çlirimin e Dabikut nga ISIS-i

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Mbrojtjes Peter Cook përgëzoi forcat turke dhe opozitarët sirianë për marrjen e fshatit Dabik në veri të Sirisë nga ISIS-i

UASHINGTON – Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Mbrojtjes (Pentagon) Peter Cook përgëzoi forcat turke dhe opozitarët sirianë për marrjen e fshatit Dabik në veri të Sirisë nga ISIS-i.

“Përgëzojmë forcat turke dhe opozitarët sirianë që kanë marrë pjesë në operacionin e ndërmarrë për të shpëtuar popullin e Dabik-ut nga presioni i ISIS-it”, tha Cook në një konferencë për media.

Ai vuri në dukje se rajoni Dabik është pastruar nga ISIS-i. “Forcat opozitare siriane të mbështetura nga Turqia dhe nga koalicioni ndërkombëtarë kundër ISIS-it kanë çliruar nga ISIS-i 6 rajone dhe fshatra duke përfshirë edhe Dabik-un. Çlirimi i tij ka një rëndësi ushtarake dhe simbolike. Rajoni Dabik kishte një rëndësi të madhe për propagandën e ISISit saqë ai i ka vendosur emrin një reviste të tij. ISIS ka treguar barbarizmin e tij në Dabik, duke pretenduar se këtu do të kryhej fitorja e madhe. Por, përkundër kësaj ata pësuan humbje në Dabik”, tha zëdhënësi Cook.

Në vazhdim ai shprehu kënaqësinë për koordinimin mes Turqisë dhe SHBA-ve për shpëtimin e Dabik-ut. “Përgëzojmë forcat turke dhe opozitarët sirianë që kanë marrë pjesë në operacionin e ndërmarrë për të shpëtuar popullin e Dabik-ut nga presioni i ISIS-it”, tha ai.

“Largimi i ISIS-it tregon situatën dhe dobësimin e tij në Siri”, tha Cook për të shtuar se ISIS-i bënte rezistencë në këtë rajon.

– Departamenti Amerikan i Shtetit ka shprehur kënaqësinë

Edhe Departamenti Amerikan i Shtetit po ashtu ka njoftuar se e kanë pritur me kënaqësi marrjen nën kontroll nga opozitarët të fshatit Dabik i cili ka një rëndësi simbolike për organizatën terroriste ISIS.

Zëdhënësi i Departamentit, Mark Toner në një konferencë për media lidhur me çlirimin e Dabik-ut nga ISIS-i tha se “I kemi pritur me kënaqësi lajmet për pastrimin e Dabik-ut nga ISISi si rezultat i operacionit të opozitarëve sirianë të mbsëhtetur nga aleati ynë Turqia dhe koalicioni ndërkombëtar kundër DEASH-it”.

Sipas tij, kjo fitore nuk ka qenë vetëm një fitore ushtarake kundër DEASH-it. “Kjo në të njëjtën kohë është fitore edhe kundër ideologjisë së çoroditur të organizatës terrorsite”, tha Toner. aa

Një serb i Bosnjës zgjidhet kryetar i Srebrenicës, i pari prej vitit 1999

Mlladen Grujiçiç

Komisioni Qendror Zgjedhor në Bosnjë Hercegovinë ka konfirmuar se rezultatet e zgjedhjeve lokale në këtë vend tregojnë se një serb i Bosnjës është zgjedhur si kretar i komunës së Srebrenicës, për të parën herë prej vitit 1999.

Sipas rezultateve të konfirmuara sot, politikani serb, Mlladen Grujiçiç, i ka fituar 54.4% të votave në zgjedhjet e 2 tetorit, duke i shkaktuar disfatë kryetarit të deritashëm mysliman, Qamil Durakoviç.

Zoti Durakoviq, më herët, i pat kontestuar rezultatet, duke pretenduar se ka pasur “parregullësi” gjatë votimeve.

Rezultatet preliminare tregonin se Grujiçiq kishte fituar 70% të votave në Srebrenicë.

Pas ankesave për parregullësi ishte urdhëruar rinumërim i fletëvotimeve.

Rinumërimi është ndalur më 5 tetor, kur policia serbe e Bosnjës ka depërtuar në zyrtar e autoriteteve komunale zgjedhore, duke i konfiskuar fletëvotimet dhe duke e marrë në pyetje kryesuesin komunal të zgjedhjeve, Nermin Alivukovi.

Ky zyrtar zgjedhor kishte pretenduar se aksioni i policisë ishte “presion direkt në punën e komisionit komunal zgjedhor”.

Mbahen në paraburgim 20 shtetasit e Serbisë të arrestuar në Mal të Zi

Për të gjithë njëzet shtetasit e Serbisë të cilët u arrestuan nën dyshimet për themelimin e organizatës kriminale dhe terroriste është caktuar paraburgim prej 72-orësh

PODGORICË – Për të gjithë njëzet shtetasit e Serbisë të cilët u arrestuan nën dyshimet për themelimin e organizatës kriminale dhe terroriste është caktuar paraburgim 72-orësh. Të gjithë ata u dëgjuan gjatë ditës së djeshme në Prokurorinë Speciale të Malit të Zi.

Udhëheqësi i dyshuar i grupit, ish-kreu i xhandarmërisë serbe, Bratislav Dikiç është marrë në pyetje deri në orën 23 e 30 minuta. aa

Gjukanoviçi: Ne do të formojmë qeverinë

Kryeministri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviçi

Partia pro-perëndimore e Malit të Zi ka fituar shumicën e votave në zgjedhjet parlamentare të së dielës, por jo edhe shumicën absoulute.

Sipas të dhënave paraprake, Partia Demokratike Socialiste e kryeministrit Millo Gjukanoviq ka fituar 35 mandate, ndërsa dy blloqet kryesore opozitare Fronti Demokratik dhe ‘Kljuç’ kanë fituar 18, respektivisht 9 mandate.

Lista e partive shqiptare, ndërkaq, ka fituar vetëm një mandat. Sipas përfaqësuesve politikë shqiptarë, ky është rezultati më i keq në historinë e pluralizmit.

Rezultatet zyrtare nga ana e autoritetit shtetëror zgjedhor priten në ditët në vijim.

Gjukanoviq, i cili e ka udhëhequr Malin e Zi, herë si president herë si kryeministër, për më shumë se 25 vjet, duhet të përpiqet të krijojë shumicën në një parlament thellësisht të ndarë.

Duke iu adresuar mbështetësve, Gjukanoviq tha se do të kërkojë koalicion me partitë e pakicave kombëtare: boshnjakët, kroatët dhe shqiptarët.

“Menjëherë pas shpalljes së rezultatit zyrtar, do të nisim negociatat. Ne do ta formojmë qeverinë”, tha Gjukanoviq.

Partia e tij është përballur me grupet opozitare pro-ruse dhe pro-serbe, që kundërshtojnë fuiqshëm anëtarësimin e Malit të Zi në NATO dhe integrimin e tij në Bashkimin Evropian.

“Mali i Zi do të vazhdojë drejt së ardhmes evropiane. Do të ratifikojmë anëtarësinë në NATO dhe do të përfundojmë bisedimet për anëtarësim në BE. Do të sjellim investime të reja, do të përmirësojmë standardin e jetës”, u tha Gjukanoviq mbështetësve në Podgoricë.

Një natë para zgjedhjeve, autoritetet malazeze kanë arrestuar 20 paramilitarë serbë, të dyshuar për planifikim të sulmeve.

Prokurorët kanë thënë se grupi ‘mund të ketë planifikuar rrëmbimin e Gjukanoviqit’.

Ish-komandanti i forcave speciale të Serbisë, Bratisllav Dikiq, i cili është larguar nga posti më 2013 për shkak të aktiviteteve të dyshuara kriminale, raportohet se është në mesin e të arrestuarve.

Udhëheqësi i partisë opozitare malazeze Fronti Demokratik, Andrija Mandiq, tha se lajmi është “propagandë bruto”.

Mali i Zi është thellësisht i ndarë midis atyre që favorizojnë dhe kundërshtojnë integrimin me Perëndimin. Pas ndarjes nga Serbia më 2006, Mali i Zi, i cili ka qenë aleat i Rusisë, është përqendruar drejt integrimit euro-atlantik.

Marrëdhëniet mes Rusisë dhe Malit të Zi janë ftohur në mars të vitit 2014, kur Podgorica iu bashkua sanksioneve të BE-së kundër Rusisë, për shkak të krizës në Ukrainë.

Marrëdhëniet e tyre kanë pësuar goditje tjetër kur Mali i Zi ka nënshkruar marrëveshjen për anëtarësim në NATO, në muajin maj.

Opozita malazeze vazhdimisht akuzon Gjukanoviqin për korrupsion, nepotizëm dhe keqmenaxhim ekonomik.

Përgatiti: Valona Tela

Gjukanoviçi drejt fitores së sigurt

Pas numërimit të 77 për qind të votave, partia e Millo Gjukanoviçit, DPS, po shkon drejt fitores së sigurt, por pa fituar shumicën për të krijuar e vetme qeverinë e re.

DPS-ja ka marrë 41.1 për qind të votave ose 36 mandate, derisa Fronti Demokratik 20.4 për qind, ose 18 mandate, transmeton lajmi.net.

Në anën tjetër, shqiptarët në fillim të numërimit të votave i kishin dy deputetë, mirëpo tash kanë mbetur vetëm me një.

Bëhet fjalë për koalicionin Forca që ka grumbuluar 4500 vota ose 1.20 për qind, derisa koalicioni tjetër shqiptar është afër, mirëpo jo mjaftueshëm për të siguruar një mandat. Ky koalicion ka 3500 vota ose 0.9 për qind.

Pra edhe një herë përçarja e shqiptarëve në Mal të Zi pritet t’i lë sërish ata me vetëm një deputet shqiptar në Parlamentin e ri të Mali të Zi. /Lajmi.net/

gjukanovic2

Procesi i votimit në Mal të Zi karakterizohet me parregullsi dhe incidente

Zgjedhjet në Mal të Zi u shoqëruan me parregullsi dhe incidente që kanë ndodhur në disa vendvotime. Kështu, në gjashtë vendvotime në Rozhajë ka pasur konflikte, përleshje dhe arrestime të dhjetëra personave

PODGORICË – Në Mal të Zi sonte në orën 20:00 janë mbyllur qendrat e votimit ku qytetarët votuan në zgjedhjet e katërta parlamentare që nga rivendosja e pavarësisë. Zgjedhjet në Mal të Zi u shoqëruan me parregullsi dhe incidente që kanë ndodhur në disa vendvotime. Kështu, në gjashtë vendvotime në Rozhajë ka pasur konflikte, përleshje dhe arrestime të dhjetëra personave.

“Ngjarjet në gjashtë vendvotimet në Rozhajë paraqesin shkeljen më të madhe të procedurave zgjedhore gjatë ditës. Vëzhguesit e CEMI-të raportuan për përleshje masive në gjashtë qendra votimi në Rozhajë. Në vazhdën e incidentit u ndalua votimi”, deklaroi Marko Saviç nga Qendra për Monitorim dhe Hulumtim (CEMI).

Të drejtën për të votuar në zgjedhje e kishin 528.817 qytetarë të Malit të Zi, për të zgjedhur në mesin e 1,129 kandidatëve për parlamentin 81 anëtarësh.

Gjithashtu, lajmi kryesor që shënoi ditën e sotme të zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi është arrestimi i 20 personave nga Serbia, ndërsa një person është në kërkim nën dyshimin se kanë kryer në territorin e Malit të Zi veprën penale të krijimit të organizatës kriminale dhe veprën penale të terrorizmit.

Ata siç dyshohet kanë hyrë në Mal të Zi me synim të marrin fillimisht armët dhe më pas të kryejnë sulme kundër institucioneve të sistemit, policisë dhe autoriteteve shtetërore, pa përjashtuar mundësinë të sulmojnë edhe zyrtarët e lartë shtetërorë.

Në mesin e të arrestuarve është edhe Bratislav Dikiç, ish-kreu i xhandarmërisë në Serbi. aa

Prokuroria e Malit të Zi: Qëllimi i të arrestuarve ishte arrestimi i kryeministrit dhe grusht shteti

Prokuroria Speciale po merr në pyetje të arrestuarit nga Serbia në territorin e Malit të Zi.

Prokuroria ka bërë me dije se të arrestuarit, përveç tjerash, dyshohen se “kanë planifikuar që ta arrestojnë kryeministrin e Malit të Zi”.

“Ka dyshime të bazuara se në fillim të muajit tetor në Serbi dhe Mal të Zi është krijuar organizata kriminale, me qëllim të ndikimit në pushtetin ekzekutiv dhe atë të drejtësisë në Mal të Zi”, thuhet në kumtesën e Prokurorisë Speciale, të cilën e transmeton Televizioni shtetëror i Malit të Zi.

Prokuroria thekson se ekiston “dyshimi i bazuar se organizata kishte planifikuar që në periudhën e publikimit të rezultateve të zgjehdjeve parlamentare, me përdorim të armëve, të sulmojnë qytetarët e mbledhur përpara Kuvendit të Malit të Zi dhe pjesëtarët e Drejtorisë së policisë, dhe pastaj të marrin hapësirat e Kuvendit, me qëllim të deklarimit të fitores zgjedhore të partive të caktuara politike”.

Dyshohet gjithashtu se, “plani i organizatës kriminale ishte që të arrestonte kryeministrin e Malit të Zi”, thuhet në kumtesë.

Prokuroria si organizator të grupit e ka përcaktuar B.D., për të cilin thotë se “të shtunën në orët e hershme të mëngjesit ka hyrë në Mal të Zi me qëllim të realizimit të planit criminal dhe të komandimit me personat e armatosur me qëllim të marrjes së Kuvendit të Malit të Zi dhe të institucioneve të tjera shtetërore”.

“Anëtarët e organizatës kriminale kanë marrë udhëzime që të shpërndajnë paraprakisht armët me qëllim të realizimit të mëtejmë të planit criminal”, thuhet në kumtesën e Prokurorisë Speciale.

“Shtetasit serbë u arrestuan kur kanë dashur që të kontrollojnë deponë e fshehur dhe të përgatitur paraprakisht si dhe armatimin dhe municionon”, thuhet në kumtesë.

Mali i Zi: Merren në pyetje të arrestuarit nga Serbia

Në Prokurorinë Speciale ka filluar marrja në pyetje e personave nga Serbia të arrestuar në territorin e Malit të Zi.

Më heret, drejtori i Drejtorisë së Policisë së Malit të Zi, Slavko Stojanoviq, ka konfirmuar arrestimin e 20 personave nga Serbia, ndërkohë që për një tjetër policia është në kërkim me dyshimin se “në territorin e Malit të Zi kanë kryer vepër penale të krijimit të organizatës kriminale” dhe vepër penale të “terrorizmit”.

“Është e saktë se pjesëtarët e Drejtorisë së Policisë, gjatë natës së kaluar, në bashkëpunim me Agjencinë për sigurinë kombëtare dhe në koordinim dhe urdhër të Prokurorisë Speciale shtetërore, duke vepruar në përputhje me shënimet operative dhe të intelegjencës të cilat i ka poseduar policia, kanë arrestuar 20 persona, shtetas të Republikës së Serbisë, ndërkohë që një person tjetër, gjithashtu shtetas i Republikës së Serbisë, është në kërkim”, thuhet në një kumtesë të policisë.

Në kumtesë gjithashtu thuhet se “ata, siç dyshohet, kanë hyrë në Mal të Zi dhe kanë pasur për qëllim që fillimisht të marrin pushkë automatike dhe pastaj që sonte të kryejnë sulme në institucionet e shtetit, policinë dhe pjesëtarët e organeve shtetërore, duke mos përjashtuar edhe mundësinë e sulmeve mbi zyrtarët e lartë shtetërorë”.

“Drejtoria e policisë në lidhje me këtë zhvillim, në përputhje me procedurën, i ka dorëzuar prokurorisë informatën e planifikuar për opinion”, thuhet në kumtesën e Drejtorisë së Policisë.

Dyshime për arrestim të ‘grupit paramilitar’ në Mal të Zi

Gjatë ditës, ndërkaq, një numër i mediave në Mal të Zi publikoi lajmin se, të shtunën në mbrëmje, policia malazeze ka arrestuar dhjetëra pjesëtarë të një grupi kriminal paraushtarak, që dyshohet se ka planifikuar, siç thuhet, “shkaktimin e trazirave” dhe “akte të dyshuara terroriste si dhe konflikte të armatosura”.

Informata nuk është konfirmuar zyrtarisht nga Drejtoria e Policisë së Malit të Zi dhe as nga institucionet e tjera shtetërore.

Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq dhe kryeministri, Milo Gjukanoviq, nuk e kanë pohuar por as edhe mohuar lajmin, në deklaratat e tyre të dhëna, por kanë thënë se ‘presin që institucionet shtetërore të deklarohen publikisht’.

Sipas informatës së publikuar, por të pakonfirmuar, në krye të grupit është ish shefi i xhandarmerisë së Serbisë, Bratislav Bata Dikiq.

Gjukanoviq: Nuk pres incidente

Kryemninistri i Mali të Zi, Milo Gjukanoviq, ka deklaruar se për arrestimin e Bratislav Dikiqit ka po aq njohuri sa janë publikuar në media, dhe pret që zgjedhjet parlamentare të kalojnë në një atmosferë të qetë dhe të rregullt.

“Kam informata të cilat i keni edhe ju, pra ato që janë publikuar në media. Në kontaktet që kam pasur me organet shtetërore kam marrë sigurimin se është në përgatitje e sipër deklarata për shtyp, me të cilën od t’i drejtohen organet shtetërore opinionit publik në një fazë përfundimtare. Pres që së shpejti të marrim informatën e plotë rreth kësaj”, tha Gjuknoviq..

Ndërkohë, kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha të dielën se nuk ka asnjë shënim për arrestimin e një grupi paraushtarak krininal në Mal të Zi.

Ministri i brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, ka deklaruar se informatën për arrestimin e supozuar të një grupe krimninale paraushtarake, e ka parë në media.

“Unë e kam parë në media këtë informatë. Përvec kësaj që kam parë nuk kam informacione më shumë”, tha Stefanoviq për gazetarët në Bujanovc, transmeton Radio Televizioni i Serbisë.

Stefanoviq tha se duhet pritur që prokuroria në Mal të Zi të publikojë informatën për supozimet e publikuara në media.(REL)

Nish: I moshuari shqiptar vë në siklet Vuçiçin, ja çfarë i thotë

Kryeministri serb, Aleksander Vuçiç, gjatë një vizite të tij në spitalin e Nishit, në një nga dhomat gjeti shtrirë Mehmetin, një shqiptar nga fshati Dobrosin, afër Bujanocit. Në ato momente ndodhi një debat i shkurtër, në mes shqiptarit dhe kryeministrit serb, shkruan media serbe “Tajung”.

Çështja doli të jetë pak më ndryshe, pasi kur kryeministri serb e pyet Mehmetin për prejardhjen e tij, plaku iu përgjigj shumë saktë.

“Po, unë jam nga Dobrosini i Bujanocit”, ishte përgjigjia e Mehmetit, drejtuar kryeministrit serb Vuçiç.

Vuçiç e vazhdon bisedën duke treguar se ai  e ka vizituar  dy herë radhazi Dobrosin, por nuk ka dha ndonjë detaj më shumë se dikur kishte shkuar për takime me ushtrinë, xhandarmërinë dhe policinë serbe.

Por gjatë këtij takimi të rastësishëm në spitalin e Nishit, plaku shqiptar nuk hezitoi të kthehej prapa në kohë, përcjell Klan Kosova.

“Tashmë dhe ju po e dini, unë jam shqiptar dhe vij nga Dobrosini. Por nuk e di sa jeni në dijeni, fshati dikur ka pasur 172 banorë, derisa tani ka vetëm 52’’ i është drejtuar Mehmeti kryeministrit serb Aleksandër Vuçiç në takimin e tyre në spitalin e Nishit.

Duke iu referuar rrëfimit të plakut shqiptar, Vuçiç nuk ndalon dhe e pyet përsëri:

“Po ku shkuan ata…? Në Kosovë?”, pyeti Vuçiç, duke bërë që Mehmeti t’i kthehet me një përgjigjie tjetër.

“Jo, çfarë Kosove!  Shqiptarët mërguan në shtete të tjera. Ju duhet të dini shumë mirë në Dobrosin e në Bujanoc në përgjithësi, ku ka vendbanime shqiptare, papunësia është më e madhe”, e ka përfunduar shqiptari bisedën e tij, shkruan “Tanjug”.

mehmetivuc

Tuneli i Euroazisë merr çmimin “Projekti më i mirë i tunelit në botë”

Në një deklaratë të publikuar nga kompani menaxhuese e ndërtimit dhe investimit të Tunelit Euroazi (ATAŞ), theksohet se Tuneli i Euroazisë ka marrë çmimin në aktivitetin e zhvilluar nga revista e cila publikohet në SHBA që prej vitit 1874

STAMBOLL – Tuneli i Euroazisë zgjidhet “Projekti më i mirë i tunelit në botë” për vitin 2016 nga revista Engineering News Record (ENR) Në një deklaratë të publikuar nga kompani menaxhuese e ndërtimit dhe investimit të Tunelit Euroazi (ATAŞ), theksohet se Tuneli i Euroazisë ka marrë çmimin në aktivitetin e zhvilluar me qëllim për përcaktimin e projekteve më të mira në rang botëror nga revista e cila publikohet në SHBA që prej vitit 1874.

Në ceremoninë e dhënies së çmimit të zhvilluar në New York, krahas zyrtarëve të projektit Yapı Merkezi dhe SK E&C, morën pjesë edhe konsulentët teknikë ndërkombëtarë që janë lider në këtë fushë dhe të cilët kanë kontribuar në këtë projekt.

Në ceremoni morën pjesë kryetar i Bordit Drejtues të Yapı Merkezi Holding, Ersin Arıoğlu, kryetar i Bordit Drejtues të ATAŞ, Başar Arıoğlu, dhe drejtues i lartë (CEO) i ATAŞ, Seok Jae Seo si dhe anëtarë të Bordit Drejtues të ATAŞ.

Çmimin e dhënë për projektin e ka marrë kryetari i Bordit Drejtues të ATAŞ, Başar Arıoğlu. Ai, në një fjalim në ceremoni duke vënë në dukje se tuneli është një burim krenarie për inxhinierinë turke por edhe atë botërore, deklaroi se në Stamboll po zbatojnë një projekt i cili ka tërhequr vëmendjen e botës.

Ndër të tjera Arıoğlu ka theksuar se projektin e këtij tuneli jetëgjatë e kanë ndërtuar me një strukturë të lartë gjeologjike e cila ka një aktivitet shumë kompleks, duke zbritur në një thellësi 106 metra dhe me një diametër 13.7 metër.

Pasi ka vënë në dukje se zbatimi me sukses i këtij projekti do të ofrojë guximin për shumë projekte të tjera për të cilët deri më sot nuk është treguar guxim, Arıoğlu, tha “Do të fillojnë tunelet më të thellë, më të mëdhenj dhe më të gjatë. Për këtë arsye ne tunelin e Euroazisë e cilësojmë si projekti që ka nisur një epokë të re në ndërtimin e tuneleve.”

Tuneli i Euroazisë i cili pritet të hapet më 20 dhjetor edhe më parë është nderuar me çmime ndërkombëtare. aa


Send this to a friend