VOAL

VOAL

Presidentja kroate ia kujton Thaçit në New York parimin e mosndryshimit të kufijve

Kundër idesë së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për shkëmbimin e territoreve, apo siç po e quan ai “korrigjim të kufijve”, tashmë ka dalë edhe Kroacia. Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq, gjatë takimit me Thaçin në New York, ia ka kujtuar këtij të fundit “parimin e Komisionit të Badinterit që kufijtë në territorin e ish-Jugosllavisë duhet të mbesin të gdhendur në gurë”, shkruan Gazeta Express.

Dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit dhe ideja për korrigjimin e kufijve ishin temë diskutimi në takimin mes Presidentes së Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq dhe Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

E Kitaroviq gjatë këtij takimi i ka kujtuar edhe një herë presidentit Thaçi ne New York, parimin e mosndryshimit të kufijve.

“Ishte interesante të flisja me presidentin e Kosovës, Thaçin, për marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës dhe për temën që po dëgjohet së fundmi rreth mundësisë së shkëmbimit të territoreve. Këtu, ne jemi shumë të kujdesshëm dhe i kam treguar argumentet dhe qëndrimet tona si dhe faktin e parimit të Komisionit të Badinterit që kufijtë e ish-Jugosllavisë duhet të mbeten të gdhendura në gurë”, ka thënë presidentja Grabar-Kitaroviq, raporton Hina.

Sipas agjencisë kroate të lajmeve, Hina, thekson se Grabar-Kitaroviq është takuar edhe me sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, me të cilin “ka ndarë shqetësimin rreth situatës në Evropën Juglindore në lidhje me proceset e rëndësishme që do të pasojnë brenda një kohe të shkurtër”.

“Ishte një takim shumë produktiv. Vlerësoj faktin se ai në këto ditë do të ketë 128 takime dhe jemi pajtuar se do të vazhdojmë dialogun. Ndamë shqetësimet për gjendjen në Evropën Juglindore, proceset që do të hapen në të ardhmen, duke filluar nga zgjedhjet në Bosnje e Hercegovinë dhe faktin se nuk ka ndryshuar ligji i zgjedhjeve, nëpërmjet bisedimeve mes Beogradit e Prishtinës, deri në pritjen e rezultateve të referendumit të Maqedonisë për emrin e shtetit”, ka thënë Grabar-Kitaroviq.

Vuçiç: Politika ime për Kosovën ka pësuar disfatë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha të hënën se politika e ndjekur pesë vjet për ta rikthyer çështjen e Kosovës në tryezën e bisedimeve, ka pësuar disfatë. Ai i bëri këto komente në mbledhjen e Këshillit Drejtues të Partisë Përparimtare serbe.

“Politika ime që Serbia të ruajë shumë gjera në Kosovë, qartazi në Serbi nuk ka fituar, sepse serbët duan të humbin gjithçka, më së shumti dëshirojnë të vajtojnë mbi fatin e tyre. Më shumë duan të qajnë për diçka që është e largët, sesa të kenë diçka në duart e tyre… Raundin e parë e fitoi Serbia e shkatërrimit, Serbia e vajit e jo Serbia që fiton”, tha ai duke nënvizuar se druan që nuk do të ketë një mundësi të re, por ai do të “luftojë edhe më fuqishëm për popullin serb në Kosovë. Do të luftojmë që ata njerëz të jetojnë më mirë dhe të kenë më shumë te drejta”, tha ai.

Presidenti serb tha se shumë ‘lojtarë’ nga perëndimi nuk duan që Serbia të përzihet në Kosovë dhe kjo është rrjedhojë e “politikës katastrofale dhe të papërgjegjshme që është udhëhequr në të kaluarën”.

“Vetveten e kemi larguar nga Kombet e Bashkuara më 2010. Vetë e kemi gjykuar vetveten më opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Në vitin 2011 kemi vënë kufirin ndërmjet serbëve në Jarinjë”, tha ai.

Ai foli të hënën edhe për fjalimin e tij në Mitrovicë në fillim të shtatorit gjatë të cilit kishte vlerësuar se ish presidenti serb Sllobodan Milosheviç, ishte udhëheqës i madh” duke vlerësuar se askush nuk ka dashur të dëgjojë se çfarë ka thënë realisht kur e ka përmendur atë.

“Fjalimi im në Mitrovicë ishte fjalim i shkëputjes nga politika e presidentit Millosheviç, por fjalim serioz në të cilin unë nuk e kam fyer personalisht… Politika që e kam paraqitur është shkëputje nga qëllimet, mënyrat e metodat”.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, e kishte shpallur politikë të tij vënien e kufijve ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve që nënkupton ndarjen tokësore të Kosovës.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ngulë këmbë për idenë e tij për korrigjimin e kufirit, që nënkupton bashkimin e Luginës së Preshevës, një rajon me shumicë shqiptare në jug të Serbisë me Kosovën. Ideja e tij kundërshtohet ashpër nga opozita në Kosovë, por edhe një pjesë e partive të koalicionit qeverisës. Madje lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar edhe protesta kundër tij.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiç gjatë verës kërkuan mbështetje ndërkombëtare për një marrëveshje normalizimi ndërmjet të dyja vendeve, përfshirë edhe mundësinë e korrigjimit të kufijve.

Idetë e tilla nxitën reagime edhe në skenën ndërkombëtare. Një pjesë e vendeve të Bashkimit Evropian, posaçërisht Gjermania dhe Britania e kundërshtojnë ndryshimin e kufijve nga droja për pasojat në pjesën tjetër të rajonit të Ballkanit.

Zyrtarët amerikanë kanë ritheksuar disa herë se “Shtetet e Bashkuara duan t’u japin hapësirë të dyja palëve që të gjejnë një zgjidhje “krijuese”, që do të jetë e qëndrueshme dhe e zbatueshme”. Por, ata thonë se çfarëdo që të jetë marrëveshja, Shtetet e Bashkuara do ta shohin atë dhe do të thonë fjalën e tyre.

Caktohet data e takimit Putin-Vuçiç

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, pritet të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin, me datën 2 tetor.

Sipas Tanjug-ut, tashmë është vendosur data e takimit përderisa edhe vetë ambasadori i Rusisë në Serbi, Aleksander Chepurin, ka thënë se takimi zhvillohet në fillim të muajit tetor dhe se në takimin e dy presidentëve do të diskutohet për çështjet kyçe dypalëshe dhe rajonale.

Presidenti serb dhe ai rus janë takuar edhe më parë në Moskë, ku diskutua për Kosovën, blerjen e pajisjeve ushtarake ruse dhe marrëdhëniet bilaterale në mes dy vendeve.

Vuçiçi: Nuk dua të më thonë se është mirë ta njoh Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se është gjithmonë për vazhdimin e dialogut me Kosovën, porse është e nevojshme të dihet se cila është tema e tij.

“Unë të shkoj atje dhe të më thonë se do të ishte mirë ta njoh Kosovën dhe se do të isha udhëheqës botëror nëse e bëj një gjë të tillë – nuk dua. Nuk më intereson. Nuk dua të jem udhëheqës botëror. Çka tani? Do të më zëvendësoni si disa? Unë prej këtij vendi nuk ik. As unë, as fëmijët e mi, tre i kam”, tha Vuçiq për gazetarët në Beograd, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Ai tha se nuk mendon se është zgjidhje që Serbia të mos fitojë asgjë në dialog dhe të poshtërohet.

“Unë nuk do ta pranoj një gjë të tillë. Pikë”, tha Vuçiq.

Prishtina dhe Beogradi, qysh në vitin 2011, po bisedojnë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve.

Së voni, përfaqësuesit e dy vendeve kanë shpalosur idenë e ndryshimit të kufijve si zgjidhje e mundshme.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se një gjë e tillë mund të sjellë njohjen nga Serbia.

Zbulohet mokra 2.700 vjet e vjetër

VAN – Një grup arkeologësh në lindje të Turqisë kanë zbuluar një gur për bluarje (mokër) që daton nga epoka urartiane.

Gërmimet në një kështjellë urartiane në Çavuştepe zbuluan një gur 2.700 vjet të vjetër që është përdorur për bluarjen e produkteve të drithërave në rrethin lindor të Vanit.

Kreu i ekipit të gërmimit dhe profesor i arkeologjisë në Universitetin Yuzuncu Yil në Van, Rafet Çavuşoğlu, tha se guri drejtkëndor me përmasa 54 me 30 centimetër është përdor me vite.

Ky gur është i katërti i zbuluar që nga fillimi i gërmimeve në kështjellën e ndërtuar nga Mbreti Urartian Sardur i II-të në vitet 750 para lindjes së Krishtit.

“Kur shqyrtuam gurët, kuptuam se ato ishin një nga mjetet më të rëndësishme në të ushqyerit njerëzor”, tha Çavuşoğlu.

Ai gjithashtu tha se rreth 120 enë argjile që mendohet të jenë përdorur në dimër për ruajtjen e grurit, po ashtu janë zbuluar gjatë gërmimeve. aa

Ivica Daçiç: Kosovën e njohim kur të fluturojnë derrat !

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë Ivica Daçiç  tha se Serbia do ta njohë Kosovën dhe do t’i lejojë të marrë ulëse në OKB “kur të bëjë shelgu rrush apo kur të fluturojnë derrat”.

– Në lidhje me çështjen e Kosovës e Metohisë duhet kërkuar kompromise, tha Daçiqi, i cili deklaratat e presidentit të Kosovës Hashim Thaçit për bashkimin e Luginës së Preshevës i komentoi me fjalët: “ai sigurisht që duhet të thotë diçka, ngase po e sulmojnë nga të gjitha anët”.

Brnabiç: Deklarata e Thaçit për marrjen e Preshevës, jo serioze

Kryeministrja serbe, Ana Brnabic e ka cilësuar jo serioze deklaratën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, se nuk do të ketë marrëveshje të paqes nëse Presheva, Bujanoci dhe Medvegja nuk i bashkohen Kosovës.

“Kjo deklaratë është jo serioze dhe unë mendoj se ajo është bërë për qëllime politike të brendshme, për disa brenda në Kosovë. Për këtë çështje nuk është biseduar. Është e pabesueshme për mua se si ata tani shtrihen në territorin e Serbisë qendrore”- ka thënë sot Brnabic, shkruan “Danas”.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi përsëri propozoi mundësinë e korrigjimit të kufijve në një tekst autorial, përcjell Telegrafi.

“Për ta arritur këtë qëllim, unë kam propozuar opsionin e korrigjimit të kufirit me Serbinë. Kam argumentuar se marrëveshja eventuale e korrigjimit paqësor të kufirit me Serbinë, Kosovës i siguron njohjen nga Serbia dhe bashkëngjitjen e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës me vendin tonë. Kam pritur kundër argumente racionale, por deri më sot kam dëgjuar më tepër zhurmë dhe në rastin më të keq edhe urrejtje. Kosova është vend shumë i vogël për të prodhuar kaq urrejtje, e cila e ndan shoqërinë tonë”, ka shkruar ndër tjerash Thaçi.

Në anën tjetër, ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq ka thënë sot se Serbisë i sugjerohet se korrigjimi i kufijve nuk është në opsion, sepse është joreale dhe se Beogradi nuk guxon ta kërkojë këtë. Ai tha se Serbisë po i ofrohet formimi i Asociacionit në këmbim të njohjes së pavarësisë së Kosovës, gjë që, sipas tij, nuk do të ndodhë.

Cedomir Jovanoviç: ‘Korrigjimi i kufijve me Kosovën kërcënon sigurinë në Ballkan’

Kryetari i Partisë më të madhe opozitare në Serbi, Cedomir Jovanoviç iu është bashkuar deklaratave për korrigjimin e kufijve mes Kosovës e Serbisë. Ai e cilësoi Kosovën si “rast i veçantë”, ndërsa shtoi se ideja e ndryshimit të kufijve në Ballkan nuk është përgjithësisht e mirë.

“Në përgjithësi, ndryshimi i kufijve nuk është i mirë. Kjo është një nga parimet e bazës së politikës së sigurisë. Kur i tërë rajoni ta ketë kuptuar se nuk ka asnjë çështje kombëtare që mund të zgjidhet pa pëlqimin e shteteve të tjera dhe popujve, atëherë ne mund të flasim për Ballkanin evropian”, tha Jovanoviç.

Mes të tjerash ai ka komentuar edhe deklaratën e presidentit serb Vuçiç për udhëheqjen e Sllobodan Millosheviçit, ndërsa shtoi se “dëshiron të qëndrojë larg këtyre deklaratave, duke shtuar se tani pjesa më e vështirë është që ta bindin popullin se po duan marrëveshje të paqes si një zgjidhje me Kosovën”.

Ambasadori norvegjez në Beograd: Ndryshimi i kufijve, i mundshëm, por jo i domosdoshëm

Ambasadori norvegjez në Beograd, Arne Sanes Bjornstad ka deklaruar se Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë një marrëveshje e cila siguron paqe dhe stabilitet në Ballkan dhe më gjerë.

Në një intervistë për gazetën serbe “Novosti”, Bjornstad ka thënë po ashtu se revokimi i lejes nga autoritetet kosovare për vizitën e presidentit serb, Aleksander Vuçiç, në Banjë të Skënderajt, nuk i ndihmon normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve, transmeton lajmi.net.

Megjithatë, ai thotë se mesazh pozitiv nga e gjithë kjo ishte reagimi i presidentit Thaçi në lidhje me situatën e krijuar.

Bjornstad foli edhe për ndryshimin e mundshëm të kufijve mes dy vendeve, për të cilin tha se se mund të jetë zgjidhje, mirëpo sipas tij një ide e tillë nuk duhet të jetë qellim i të dy vendeve.

“Nganjëherë me duket se ne flasim për zgjidhje pa e marrë parasysh problemin. Asociacioni, ndryshimi i kufijve… i shoh si instrumente të mundshme, por jo qëllime dhe caqe. E rëndësishme është të arrihet një zgjidhje e cila e eliminon situatën aktuale dhe që siguron paqe dhe stabilitet në Ballkan dhe më gjerë”, ka thënë ai.

Sipas ambasadorit norvegjez, referimi që po i bëhet Luginës së Preshevës si “Kosova Lindore” nga disa liderë kosovarë nuk ndihmojnë në zgjidhjen e situatës, mirëpo megjithatë ai shton se edhe ata që e quajnë Kosovën si pjesë të Serbisë nuk duhet të befasohen nga këto deklarata.

Ai po ashtu rithekson se Serbia do të pranohet në Bashkimin Evropian vetëm kur të përmbushë të gjitha kriteret, e që sipas tij ndër kryesoret janë mos të ketë probleme të hapura me fqinjët e saj.

India nuk ndryshon qëndrimin, s’e njeh pavarësinë e Kosovës

Një tjetër shtet nuk e ka zbutur qëndrimin ndaj Kosovës, duke mos njohur pavarësinë e kësaj të fundit. Bëhet fjalë për Indinë.

Mësohet se dje në Beograd ka shkuar për një vizitë nënkryetari i shtetit indian Venkaiah Naidu, ku ka zhvilluar një takim dhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Ky i fundit pas takimit me Naidun e ka falënderuar atë për “vendimin qartë të këtij vendi që ta përkrahë integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë dhe për mbështetjen që do t’i ofrojë Beogradit në forumet ndërkombëtare”, përcjell “Danas”.

Vuçiq: Marrëveshja me Kosovën duhet t’i garantojë Serbisë anëtarësim në BE

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ka thënë se çdo marrëveshje me Kosovën, për të zgjidhur mosmarrëveshjet mes dy vendeve, duhet t’i garantojë vendit të tij anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Nëse ndonjëherë arrijmë marrëveshje me Kosovën, Serbia duhet ta ketë të sigurt se do të bëhet anëtare e BE-së më 2025”, ka thënë Vuçiq në një intervistë për agjencinë e lajmeve Reuters më 13 shtator.

Bashkimi Evropian ka thënë disa herë se normalizimi i marrëdhënieve bilaterale në mes të dy shteteve, është element kyç për t’u bërë pjesë e bllokut evropian.

Presidenti serb ka thënë ndër të tjera se arritja e marrëveshjes mund të zgjasë deri në 10 vjet, për shkak të dallimeve mes palëve.

“Ndonjëherë qesh kur dëgjoj njerëzit si i bëjnë gjërat të lehta dhe thonë se, unë do t’iu jap juve tri fshatra dhe unë do t’iu jap gjashtë të tjerë në këmbim”, është shprehur ai.

Me këtë deklaratë ai u është referuar diskutimeve të fundit për ndryshim kufijsh në mes të dy shteteve.

“Nëse ndonjëherë do të arrijmë marrëveshje, do të ishte një pakt që nuk do të përfshijë vetëm marrëdhëniet në mes neve dhe shqiptarëve në Kosovë, por edhe rezolutën për rrugën drejt BE-së dhe zhvillimin e ardhshëm ekonomik”, ka thënë ai.

“Tani për tani, ne nuk e dimë ku i kemi kufijtë”, është shprehur Vuçiq.

“Askush në rajon nuk duhet të jetë i frikësuar nga arritja e ndonjë marrëveshjeje në mes të Kosovës dhe Serbisë, rajoni do të jetë më më stabël, më i fuqishëm dhe më atraktiv”, është shprehur ai.

Bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, synojnë arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht obliguese për të dyja palët.

Takimi i fundit në mes të dy presidentëve në Bruksel, atij të Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb, Aleksandër Vuçiq, ka dështuar të mbahet, pasi ky i fundit ka refuzuar të takojë delegacionin nga Kosova.

Maroku nuk do ta njohë Kosovën

BEOGRAD – Ministri i Punëve të Jashtme i Marokut, Nasser Bourita, deklaroi se nuk do të ndryshojnë qëndrimin e tyre për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës.

Bourita në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Beograd u takua me homologun serb, Ivica Daçiç.

 

Ministri maroken në një konferencë të përbashkët për media pas takimit tha se Maroku dhe Serbia kanë një potencial të madh për rritjen e bashkëpunimit ekonomik. Sipas tij bujqësia dhe industria e automobilave janë fusha të rëndësishme për fuqizimin e marrëdhënieve.

Duke u shprehur se janë në një periudhë ku janë rritur marrëdhëniet dypalëshe, Bourita tha se “Nuk do të ndryshojë qëndrimi i Marokut për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës”.

Duke i vlerësuar marrëdhëniet e mira me Serbinë si “muaj i mjaltit”, Bourita deklaroi se “Do të realizojmë projekte që fuqizojnë bashkëpunimin tonë në fushat si kultura, zhvillimi dhe sporti”.

Edhe ministri serb i Punëve të Jashtme, Daçiç, tha se javën e ardhshme do të organizojnë një forum të punës me Marokun, ku shtoi se me këtë forum do të riaktivizohet komisioni ekonomik shumë kombëtar.

Bourita në kuadër të vizitës së tij në Beograd u prit edhe nga presidenti i Serbisë Aleksanda Vuçiç, kurse me ministrin e Sportit të Serbisë, Vanja Udoviçiç, nënshkroi protokoll bashkëpunimi në fushën e sportit. aa

Kryeministri grek thirrje për unitet në BE kundër populizmit

PARIS – Evropa duhet të qëndrojë krah për krah për të kundërshtuar “përbindëshin e shovinizmit” në zgjedhjet e ardhshme të BE-së në maj, ka thënë kryeministri grek, Alexis Tsipras, të martën para deputetëve evropianë në Strasburg.

Kryeministri grek tha se “ëndrra evropiane nuk mund të shtypet midis neoliberalizmit destruktiv dhe të djathtës ekstreme të tmerrshme”, duke shtuar se zgjedhjet evropiane “do të jenë më shumë se sa vetëm një palë zgjedhje tjera, këto do të jenë një luftë në bazë të parimeve dhe vlerave për të mposhtur neoliberalizmin dhe populizmin e djathtë ekstrem”, tha Tsipras.

“Në këtë luftë, të gjitha forcat progresive, demokratike dhe pro-evropiane kanë për detyrë të qëndrojnë krah për krah në anën e njëjtë të historisë. Ne nuk duhet të lejojmë që Evropa të rikthehet në të kaluarën”, paralajmëroi Tsipras eurodeputetët.

Kryeministri grek gjithashtu kritikoi institucionet e BE-së se po bëhen gjithnjë e më shumë “teknokratë”, me “vendime të marra pas dyerve të mbyllura”.

“Kjo do të thoshte se shumë shtresa të popullit tonë duhet të përballen me varfëri të mjerë të mbjellë me shumë frikë. Ky dështim i reagimit neo-liberal ndaj krizës ushqen përbindëshin e shovinizmit dhe populizmit të krahut të djathtë”.

Ai tha se dalja e vendit të tij nga programi i shpëtimit “nuk nënkupton kthim në të kaluarën”, por një “fillim të ri”.

Ai premtoi të vazhdojë modernizimin e administratës publike të Greqisë dhe të vazhdojë rrugën e “stabilitetit fiskal”. aa

Presidentja kroate reagon ndaj deklaratave skandaloze të Vuçiçit në Kosovë

Gjatë vizitës në Kosovë, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka lartësuar figurën e kriminelit, kasapit të Ballkanit, Sllododan Millosheviç. Ai ka vazhduar të përdorë retorikën nacionaliste duke thënë se, Serbia do t’i mbrojë serbët në Kosovë, ndërsa shtoi se në të kaluarën serbët kanë vdekur për Kninin, për Sarajevën e për Prishtinën.

E pas deklaratave skandaloze të Vuçiçit, ka reaguar presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç.
“Flamuri kroat është valëvitur në Knin dhe para se të flasë Vuçiç, dhe flamuj blu do të jenë edhe në të ardhmen”, deklaroi presidentja kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviç për “DNEVNIK.hr”.

Më tej, ajo ka thënë se nuk do ta lejojë Vuçiçin që të përzihet në çështje të tilla, apo të përcaktonte agjendën politike në Kroaci.

Vuçiç lavdëron kriminelin Milosheviç – Balkan Insight: Fjalimi i Vuçiçit në Kosovë promovoi një fantazi të rrezikshme

Nga Milos Ciric

Fjalimi i presidentit serb Aleksandër Vuçiç në Kosovë ngjante me një thirrje për paqe dhe pajtim, por retorika e tij nacionaliste e koduar dhe lavdërimi për Sllobodan Millosheviçin treguan se ëndrra për një “Serbi të madhe” vazhdon.
Beograd

Mediat serbe e kanë përshkruar fjalimin “historik” të Aleksandër Vuçiçit në Kosovë të dielën si “momentin e tij Gazimestan”, diçka e ngjashme me fjalimin e famshëm të Sllobodan Millosheviçit në vitin 1989 në vendin e Betejës së shekullit të 14-të të Kosovës, pas së cilës Millosheviçi shkatërroi Jugosllavinë.

Fjalimi i Vuçiçit duhet të ofronte një ton më paqësor dhe pajtues, por, ndërsa arriti ta mbante “të pranueshëm” për një audiencë perëndimore, ai njëkohësisht i qëndroi i vërtetë politikave që ai mbështeti gjatë agresionit të udhëhequr nga Serbia në vitet 1990, kur ai ishte një radikal i ri nacionalist.

Një manipulues politik me përvojë, Vuçiçi arriti ta bënte këtë duke marrë një ton kërcënues në të njëjtën kohë duke dërguar të ashtuquajturat “mesazhe paqeje”, që kënaqën dishepujt e tij nga qeveria dhe partia e tij, të cilët të gjithë vrapuan nëpër media për të thënë se sa i mrekullueshëm ishte fjalimi i presidentit.

Edhe përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar ishin të kënaqur me atë që dëgjuan nga Vuçiçi. Ata e vlerësuan atë, ndoshta sepse të gjithë u ndjenë të lehtësuar sepse nuk e përdori këtë mundësi për të ndezur skenën dhe për t’i bërë thirrje njerëzve të marrin armët.

Por pavarësisht nga lavdërimet dhe vlerësimet pozitive që ai mori, ne e njohim më mirë Vuçiçin dhe e dimë se sado boshe, fjalët e tij ende kanë një fuqi toksike. Kjo është për shkak se ne e kuptojmë që ai flet duke përdorur një gjuhë të koduar që një vesh pa eksperiencë mund ta ngatërrojë me një fjalim normal.

Pra, kur Vuçiç u tha serbëve të Kosovës të cilëve iu drejtua të dielën: “Po, po, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është shqiptar dhe unë duhet të flas me të,” ky ishte një pasqyrim i racizmit të lashtë serb ndaj shqiptarëve të Kosovës. Sepse shqiptarët nuk janë njerëz që janë “të denjë” për të folur, por që duhet të menaxhohen, qeverisen ose shkatërrohen.

Kjo është arsyeja pse gjuha e Vuçiçit është ende e rrezikshme – ai vazhdon të mbështesë ndarjen dhe paragjykimet duke ushqyer shpresat e rreme nacionaliste mes serbëve. Kjo vlen për serbët kudo, por më e rëndësishmja për ata nga Kosova dhe Bosnja. Ka një arsye të mirë përse Vuçiç nuk u tha serbëve të Kosovës se Prishtina është kryeqyteti i tyre, ashtu siç nuk i ka thënë kurrë serbëve të Bosnjës se Sarajeva është kryeqyteti i tyre.

Vuçiç megjithatë tha se Serbia mori pjesë në luftëra, ndryshe nga qëndrimi zyrtar i Beogradit se ajo nuk ishte përfshirë kurrë drejtpërdrejt në konfliktet e viteve 1990 në Bosnjë dhe Kroaci. Kjo pjesë e fjalimit të tij ishte gjithashtu e maskuar si një mesazh i koduar, kur ai parafrazoi një varg nga një këngë lufte që serbët i këndonin Millosheviçit në Gazimestan në vitin 1989.

Menjëherë pasi tha se “tre luftëra janë përmendur në këngë, por ne kemi pasur edhe disa të tjera”, Vuçiç “e mbuloi” veten duke thënë: “Ky nuk ishte faji ynë, por jo edhe tërësisht i të tjerëve”. Zyrtarisht dhe jo zyrtarisht, ne i ndihmuam vëllezërit tanë – serbët vdiqën për Kninin në Kroaci, për Sarajevën, për Prishtinën.”

Por ajo që ai duhet të kishte thënë është se Serbia përvetësoi Ushtrinë Popullore Jugosllave për të fituar luftëra kundër Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës me ndihmën e njësive paraushtarake dhe policore serbe, së bashku me bandat vullnetare që u bënë pjesë e së njëjtës ushtri, trupat e të cilave kryen qindra krime lufte dhe krime kundër njerëzimit dhe iu ngarkuan si detyrë fushata gjenocidit dhe spastrimi etnik.

“Çështje të papërfunduara” nga luftërat e viteve ’90

Njerëz të mbledhur për një tubim në mbështetje të Vuçiçit në pjesën veriore me shumicë serbe të Mitrovicës. Foto: EPA-EFE/DJORDJE SAVIC.

Përveç nesh – shumica e qytetarëve serbë që kurrë nuk kanë reshtur së mbështeturi politikat e Millosheviçit dhe pasardhësve të tij – ne kemi BE dhe SHBA-në për të falënderuar për Vuçiçin e sotëm, pasi ata e kanë normalizuar më tej atë, duke e ditur shumë mirë se ku çuan politikat dhe veprimet e tij në të kaluarën dhe me çfarë kostoje.

Programi i Vuçiçit sot është plotësisht në përputhje me politikat e Serbisë të viteve 1990, të cilat synonin të krijonin një “Serbi të Madhe”, e njohur edhe si “Serbia Qiellore” – ideja që të gjithë serbët duhet të jetojnë së bashku në një shtet, e cila ishte e mundur vetëm nëse të gjitha etnitë e tjera do të vriteshin ose dëboheshin nga territori.

Vuçiç vetëm sa e ka denoncuar atë politikë duke thënë: “Puna ime nuk është miti, ëndrra, halucinacionet apo vizioni i shtrembër i Kosovës pa shqiptarë apo Kosovës pa serbë. Puna ime është realiteti. Ajo që është sot, këtu dhe tani, në Kosovën e sotme, në Serbinë e sotme, jo në ndonjë Serbi qiellore. Ne ranë nga ai qiell. Ne ramë dhe u lënduam keq. Kokat tona janë të mbuluara me gjak, krahët tanë janë thyer.”

Por përsëri, Vuçiçi nuk po thoshte të vërtetën. Nuk kishte asnjë “vizion” të Kosovës pa serbë, vetëm atë që ai e mbështeti për kaq shumë kohë – Kosova pa shqiptarë. Për referenca të hollësishme se si do të realizohej ky vizion në Kosovë, lexuesi këshillohet që të konsultohet me programin e Partisë Radikale Serbe gjatë luftërave, kur sekretari i përgjithshëm i saj ishte Aleksandër Vuçiç.

Ajo që Vuçiç duhet të kishte thënë është se ne nuk arritëm të shkatërronim çdo jo-serb që doli në rrugën tonë ndërsa përpiqeshim të krijonim një shtet etnik të pastër, që luftuam kundër të gjithë botës dhe humbëm.

Ai mund të kishte shtuar se sot po vuajmë pasojat e të gjitha mizorive që kemi kryer dhe se ka ardhur koha që ne të pranojmë realitetin e vështirë, të pranojmë të kaluarën tonë të kohës së luftës, të kërkojmë ndjesë dhe të përpiqemi të jetojmë në paqe me pjesën tjetër të botës.

Vuçiçi e di këtë, por faktet nuk e ndalojnë atë që të mos vazhdojë të mbajë shpresat nacionaliste midis serbëve rreth faktit sesi “rrethanat historike” do ta lejojnë Serbinë të bëhet përsëri “e plotë”.

Kjo ide toksike që ka kushtuar kaq shumë jetë – unifikimi i “të gjitha trojeve serbe” në një “Serbi të madhe” dhe të pandashme – është ajo që Vuçiçi, ashtu si Millosheviçi 30 vjet më parë, u ofroi serbëve të Kosovës.

Ai nuk ofroi paqe me shqiptarët e Kosovës, sepse po ta bënte këtë, ai do të duhej të kërkonte falje për të gjitha krimet e pahijshme kundër popullatës civile të Kosovës.

Ai do të duhej t’u thoshte serbëve të Kosovës që ta kthenin shikimin e tyre nga Prishtina, me mbështetjen e Beogradit, dhe të integroheshin në shoqërinë kosovare – të njëjtën gjë që ai duhet t’i kishte thënë serbëve në Republikën Srpska me shumicë serbe të Bosnjës, por që ai, si çdo tjetër sundues tjetër serb para tij, nuk e ka bërë kurrë.

Fjalimi i Vuçiçit në Kosovë tregoi se projekti “të gjithë serbët në një shtet” mbetet parimi politik kryesor i Serbisë.

Kjo është arsyeja pse Kosova dhe Bosnja janë të pandashme në projektin nacionalist serb; kjo është arsyeja pse të dyja këto “çështje” ende konsiderohen “të pazgjidhura”; kjo është arsyeja pse ne dëgjojmë gjithnjë e më shpesh se Serbia duhet të luftojë në “të dyja frontet”, sepse ato janë të ndërlidhura ngushtë dhe konsiderohen si çështje të papërfunduara nga vitet 1990.

Lavdërim për Millosheviçin, një “lider i madh serb”

Vuçiç duke mbajtur fjalim në veri të Kosovës. Foto: EPA-EFE/DJORDJE SAVIC.

Pavarësisht të gjitha përpjekjeve të dështuara për të bashkuar të gjithë serbët në një shtet mbi kufomat e boshnjakëve, kroatëve dhe shqiptarëve, Vuçiçi u duartrokit se vazhdoi repertorin e zakonshëm “Kosova është Serbi” të hartuar nga elita intelektuale serbe në fillim të viteve 1980.

Duke e ditur mirë se askush nuk guxon ta kritikojë atë pasi në pamje të parë ai duket se tha disa fjalë pajtuese, Vuçiçi iu kthye thelbit të fshehtë të fjalimit të tij ndërsa vlerësoi “lidershipin” e Sllobodan Millosheviçit.

“Millosheviçi ishte një lider i madh serb, qëllimet e të cilit ishin sigurisht për më të mirën, por rezultatet tona ishin shumë të dobëta. Jo sepse ai e donte atë, por sepse dëshirat tona ishin joreale, ndërsa neglizhonim dhe nënvlerësuam interesat dhe aspiratat e kombeve të tjera,” tha ai. “Për shkak të kësaj, paguam çmimin më të madh dhe më të rëndë. Nuk jemi bërë më të mëdhenj.”

Vetëm kjo pjesë e fjalimit të Vuçiçit duhet të kishte alarmuar BE-në dhe Perëndimin në përgjithësi, sepse ajo tregoi ngjyrat e tij të vërteta dhe tregoi se ai po vazhdon të njëjtën linjë të ashpër nacionaliste që shkatërroi miliona jetë.

Fjalimi i tij në Kosovë mund të kishte qenë momenti që ai të ndahej nga politikat që Millosheviçi zbatoi gjatë viteve 1990 dhe që Vuçiçi mbështeti në atë kohë.

Për fat të keq, por jo çuditërisht, ai mbeti ai që ishte gjithmonë, dishepulli dhe pasardhësi i kreut të Partisë Radikale Serbe Vojisllav Shesheli dhe i vetë Millosheviçit; një njeri që nuk tërhoqi kurrë mbrapsht ndonjë gjë që bëri apo tha.

Vuçiçi vazhdoi të fliste të njëjtën gjuhë të ngjashme me referencat e tij mitologjike që janë të njohura për serbët, por që i ngatërrojnë të tjerët. Dhe pavarësisht dekadave të shkatërrimit, ai ia doli mbanë dhe tani po lavdërohet nga të gjitha anët.

Ai nuk kishte para tij një turmë të madhe siç ishin dhjetëra mijëra njerëzit që erdhën për të dëgjuar Millosheviçin që mbante fjalimin e tij në Gazimestan në vitin 1989, por ai mori miratimin e atyre që mbështesniin Millosheviçin atëherë.

Vuçiç në thelb i ftoi serbët e Kosovës – dhe për këtë arsye të gjithë serbët kudo në rajon – të vazhdojnë të ëndërrojnë për një “Serbi të Madhe”, duke i inkurajuar kështu ata që të adhurojnë kriminelët e luftës dhe, në mënyrë të vazhdueshme, të mohojnë krimet që janë vërtetuar nga gjykatat vendase dhe ndërkombëtare.

Mesazhi i tij ishte i qartë – s’kemi asgjë për të cilën të kërkojmë ndjesë apo për të cilën duhet të na vijë turp. Nuk ka asgjë që nuk mund ta durojmë, për sa kohë që qëllimi ynë është ajo që imagjinonte dikur Millosheviçi, një “lider i madh serb”.

Të gjithë e dinim çfarë të prisnim nga fjalimi i Vuçiçit, por ishte vërtet e habitshme ta dëgjoje atë të mbronte aq hapur Millosheviçin dhe trashëgiminë e tij, si edhe të mos dëgjoje ndonjë lloj dënimi nga kushdo që dëgjoi atë që tha ai.

Në mungesë të një dënimi të tillë, një tjetër mundësi u humb nga ata që kishin ndikim te presidentin serb për të ushtruar presion më të fortë ndaj tij që të ulë retorikën ndarëse me të cilën ai dikur frymëzoi shumë njerëz që të merrnin armët dhe të shkonin në luftë.

Milos Ciric është një politolog, edukator, mësues dhe aktivist serb i të drejtave të njeriut. Ai ka diplomë në Marrëdhënie Ndërkombëtare nga Universiteti i Beogradit, master në Politikë Kulturore nga Universiteti i Arteve, Beograd, dhe Lumiere University Lion 2, Francë, dhe master në Studimet e Medias nga The New School University, Nju Jork.

Opinionet e shprehura në sektorin e Komenteve janë vetëm ato të autorëve dhe jo domoshmërish pasqyrojnë pikëpamjet e BIRN.

Kotzias: Jemi pranë arritjes së marrëveshjes me Shqipërinë, paketa ka 10 pika

Ministri i jashtëm grek Nikos Kotzias, shprehu këtë të hënë optimizmin për mbylljen së shpejti të marrëveshjes Shqipëri-Greqi.

“Ne jemi pranë zgjidhjes së problemeve të vjetra me Shqipërinë. Shumë shpejt, besoj, ne do t’i përfundojmë negociatat për një paketë me dhjetë çështje. Kjo paketë përfshin përcaktimin e kufijve dhe zonave detare, dhe kështu me radhë”, citohet kryediplomati grek në një deklaratë zyrtare të Ministrisë së Jashtme greke.

 

Ministri i jashtëm grek, mbajti fjalim në Institutin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Norvegjisë për akademikët e politikanët e vendit, gjate vizitës zyrtare atje. Në fjalën e tij Kozias foli për rolin lider të Greqisë në rajon dhe diplomacinë greke të cilën e cilësoi “paqësore, e dinamikës inteligjente dhe e dialogut”.

Duke u ndalur në marrëveshjen me Prespës, shefi i diplomacisë greke u shpreh se ishte vendim i qeverisë Cipras të merrte rol aktiv dhe e konsideroi atë risi e një kompromisi të drejtë në rajon, që vlen si burim frymëzimi për raste paralele me mosmarrëveshje shumëvjeçare.

PANORAMA

Greqi, mbahen protesta kundër marrëveshjes me Maqedoninë

SELANIK – Në Selanik janë mbajtur protesta kundër marrëveshjes me Maqedoninë.

Demonstruesit u mblodhën te Kulla e Bardhë, e cila është simbol i qytetit, në ditën e hapjes të Panairit të 83-të Ndërkombëtar të Selanikut.

Gjatë demonstratave pati përleshje midis policisë dhe demonstruesve të cilët ishin pothuajse 15 mijë.

Demonstruesit mbanin flamuj grekë duke brohoritur: “Maqedonia është Greqi!”.

Policia përdori gaz lotsjellës për të ndaluar demonstruesit që gjuanin me gurë dhe mjete piroteknike.

Në terren janë 4.000 policë ndërsa afër vendit të përleshjes me policinë po mbahen edhe protestat kundër gjendjes ekonomike në vend.

Në demonstratat e tjera që kaluan në mënyrë paqësore, protestuesit hodhën slogane kundër SHBA-ve, që është mysafir nderi i panairit të këtij viti.

Helikopterët fluturonin mbi qytet, në qendër të së cilës trafiku ishte ndërprerë ndërsa në disa pjesë të qytetit rrugët u bllokuan nga autobusët e policisë për të shmangur takimet me protestuesit.

Demonstratat filluan gjatë fjalës së kryeministrit Alexis Tsipras në hapjen e Panairit, që zgjati më shumë se tre orë. aa

Vuçiçi sot e nesër në Kosovë: Shqiptarët do jenë të kënaqur me bisedimet vetëm po t’u japim dy Kosova

Kur e gjithë vëmendja është tek dialogu mes dy vendeve, presidenti serb Aleksandër Vuçiç do të jetë sot në Kosovë dhe do të vizitojë Ujmanin. Dje në mbrëmje ai pohoi se Lista Serbe nuk e pranon Limajn për kryesues të delegacionit negociator kosovar.

Po ashtu ai ka përmendur edhe rastin e ndalimit të Marko Gjuriçit për të hyrë në Kosovë. Vuçiç tha se “shqiptarëve duhet dhënë dy Kosova për të qenë të kënaqur në bisedime”.

Teksa foli për dialogun në Bruksel dhe faktit që u anulua takimi me Hashim Thaçi ai tha: “Nuk kam mundur të flas sot me përfaqësuesit e Kosovës, por kjo nuk do të thotë se do të ndërpresim dialogun, pasi kjo është e pamundur. Me armikun nuk mund të diskutoni për paqe, sepse i keni armiq. Duhet të flasim për zgjidhjen e problemit, për të zgjidhur problemet shekullore me shqiptarët. Sa i përket Ujmanit, atë e konsiderojmë resurs serb, por edhe të shqiptarëve dhe serbëve dhe kemi ofruar shumë kompromis, sepse e dimë sa u duhet uji shqiptarëve. Duam të kemi të arrijmë më tepër besim ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve, por ky është proces i cili do të ishte katastrofal nëse do të ndalej, edhe për shqiptarët, edhe për serbët”, tha ai.

AXHENDA
Vuçiç do të vijë në Kosovë në ora 14:00 përmes pikës kufitare në Bernjak, ku nga aty do të vazhdojë në Zubin Potok.
Në ora 15:00 do të qëndrojë në Gazivodë.
Në ora 15:40 në Leshak.
Në ora 17:00 do të qëndrojë në Shkollën e Bujqësisë në Leshak.
Në ora 17:45 do të qëndrojë në Hallën e shporeteve në Leposaviq.
Në ora 19:00 arrin në Zveçan ku do ta kalojë natën.
Ditën e dytë të vizitës së tij në Kosovë, të dielën, Vuçiç, në ora 08:00 viziton Qendrën Shëndetësore në Mitrovicë.
Në ora 08:30 do të qëndrojë sërish në Zveçan.
Në ora 09:15 do ta vizitojë fshatin Banjë.
Në ora 11:15 do të qëndrojë sërish në Mitrovicë, dhe
Në ora 13:00 do të largohet nga Kosova përmes pikës kufitare në Jarinje.

Vuçiç: Nesër do të shkoj në Kosovë dhe do ta filloj vizitën në Ujman

Presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiç, në një adresim për opinionin, në mbrëmjen e së premtes, ka thënë se ditën e shtunë si edhe të dielën, do ta vizitojë Kosovën.

“Unë nesër (të shtunën) do të shkoj në Kosovë dhe do ta filloj vizitën në Ujman (Gazivodë) dhe në Qendrën Ekologjike në Ujman. Pres që gjithçka të kalojë mirë dhe pres që atje, në mënyrën më normale t’iu drejtohem njerëzve dhe t’u tregoj se sa është i rëndësishëm Liqeni i Ujmanit, jo vetëm për serbët, por edhe për shqiptarët në Kosovë”, tha Vuçiq.

Vizitën e tij, Vuçiq do ta vazhdojë të shtunën në Zveçan, ndërkaq ditën e diel do të mbajë tubimin në Mitrovicë të Veriut.

Vizita e Vuçiqit ishte vënë në pikëpyetje për faktin se autoritetet e Kosovës i kishin lejuar atij vizitën në pjesën veriore, por jo edhe realizimin e agjendës për vizitë te Liqeni i Ujmanit (Gazivodës).

Sidoqoftë, Vuçiq tha se do të shkojë edhe tek Ujmani (Gazivoda), duke theksuar se ai përbën një burim dhe pasuri ekonomike të Serbisë.

Stefanoviq: Vuçiqi urdhëroi të ndërpritet komunikimi me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviç

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, urdhëroi ushtrinë dhe kërkoi nga policia dhe shërbimi informativ serb BIA të ndërpresin çdo komunikim me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in.

Lajmin e konfirmoi ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, për televizionin serb Prva.

Ai nuk i ka sqaruar arsyet që e kanë çuar presidentin serb të marrë një vendim të këtillë.

Ndryshe, vendimi është marrë në ditën kur në Bruksel është dashur të mbahet një raund i ri bisedimesh ndërmjet presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe homologut të tij nga Kosova, Hashim Thaçi.

Vuçiq e ka vënë në pikëpyetje takimin me zotin Thaçi, për faktin se nuk i është mundësuar të vizitojë Liqenin e Ujmanit gjatë vizitës që është paraparë të zhvillojë në Kosovë, më 8 dhe 9 shtator.

Brnabiq: Të mos testohet durimi i Serbisë karshi çështjes së Kosovës

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq përmes një deklarate iu lut Bashkësisë ndërkombëtare të mos “testojë” durimin e Serbisë dhe as mirëkuptimin e saj kur bëhet fjalë për çështjen e Kosovës, por ta kuptojë seriozitetin e situatës dhe të sillet në përputhje më të.

Kryeministrja serbe theksoi se nevojitet durim i madh për të biseduar me përfaqësuesit aktualë të shqiptarëve të cilët sipas saj janë të papërgjegjshëm, të paparashikueshëm dhe nuk respektojnë marrëveshjet e arritura.

Deklarata e kryeministes serbe bëhet menjëherë pasi Presidenti Aleksandër Vuçiq anuloi takimin në Bruksel me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Autoritetet serbe thanë shkak për këtë ishte përgjigja e autoriteteve të Prishtinës drejtuar Vuçiqit në lidhje me kërkesën e tij për të vizituar pjesën veriore të Kosovës dhe ndalesën për të vizituar edhe liqenin e Ujmanit.

Vuçiq dhe ambasadori rus flasin për dialogun Kosovë-Serbi

Aleksandr Chepurin dhe Aleksandër Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, theksoi në një takim me ambasadorin rus në Beograd, Aleksandr Chepurin, rëndësinë e arritjes së një kompromisi dhe të një zgjidhjeje të qëndrueshme në dialog me Kosovën, njoftoi zyra e tij.

Chepurin, siç thuhet në komunikatën që transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë, tha se Rusia do të vazhdojë t’i ofrojë mbështetje aktive dhe gjithëpërfshirëse Serbisë në Kombet e Bashkuara dhe organizatat e tjera ndërkombëtare.

Vuçiq dhe Chepurin thanë se ekzistojnë shumë mundësi për bashkëpunimin e dy shteteve në fusha të ndryshme, si bujqësia, transporti, energjia dhe teknologjia e informacionit.

Takimi i tyre u zhvillua në javën kur në Bruksel do të mbahet një raund i ri i bisedimeve midis presidentëve të Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiq.

“I like Hashim”, ja si i përgjigjet Thaçi presidentit serb

‘I like Hashim’, është shprehja me të cilën Aleksandër Vuçiç iu drejtua dy herë Hashim Thaçit gjatë një konference në Forumin e Alpbach të Austrisë që u mbajt ditë më parë me ndërmjetësimin e ish-presidentit të Austrisë, Alexander Van der Bellen, e ku u diskutua rreth një marrëveshjeje të mundshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ndërsa sot, Thaçi ka treguar një anë tjetër të raporteve të tij me Vuçiçin.

Ai ka thënë se nuk i pëlqen fare Aleksandër Vuçiç, edhe pse ai është njeriu që pothuajse takohet më së shumti si president.

“Aspak nuk janë të lehta këto takime. Janë më të rënda seç mendoni ju. Janë raporte shumë të vështira, dhe unë nuk e pëlqej fare Vuciçin, por është i zgjedhur i popullit serb”, ka thënë Thaçi gjatë një konference të organizuar nga KDI, raporton Express.

“As ai nuk e besoj fort që ka ndonjë pëlqim ose respekt në raport me presidentin e Kosovës. Mirëpo jemi të zgjedhurit e dy vendeve dhe duhet të ulemi të bisedojmë”, ka vazhduar tutje Thaçi.

Ndërkohë Thaçi ka drejtuar kritika të ashpra ndaj atyre që kanë thënë se ideja e tij për prekje të kufijve të Kosovës nënkupton luftë.

“Nëse unë flas për paqe dhe ai flet për paqe, çfarë ka të keqe këtu. Duhet të frikësoheni nëse dikush në Prishtinë flet për luftë dhe nëse dikush në Beograd flet për luftë. A do t’i gjej homologun e Sheshelit në Prishtinë?”, është shprehur Thaçi.

Kujtojmë se me 7 shtator do të jetë takimi i radhës në Bruksel ndërmjet dy presidentëve, ku do të diskutohet arritja e një marrëveshje të mundshme ndërmjet dy vendeve përmes idesë së korrigjimit të kufijve.

Një gjë e tillë u kundërshtua nga i gjithë faktori politik në vend, dhe opozita pritet që të nxjerrë një rezolutë që ia ndalon Thaçit të flas për çështje të territorit të Kosovës.

Drecun: Presidenti Vuçiç gjatë qëndrimit në Kosovë shpalos planin e tij për dialogun

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, gjatë vizitës që do t’i bëjë Kosovës më 8 dhe 9 shtator do të tregojë se si do të zhvillohet dialogu me shqiptarët si dhe do të ofrojë zgjidhje për çështjen e Kosovës.

“Me siguri do të ofrojë zgjidhje se si e sheh ai këtë çështje si dhe do të dëgjojë mendimet e përfaqësuesve të serbëve, në mënyrë që ta ketë të qartë se si të vazhdojë tutje”, ka thënë Drecun.

Ai theksoi se në Uashington ekziston nisma për përmbylljen e dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit dhe këtë, sipas Drecun, Serbia duhet ta shfrytëzojë.

Merkel, në prag të referendumit, viziton Maqedoninë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, do të qëndrojë të shtunën në Shkup, bëri të ditur zëdhënësi i saj, Steffen Seibert.

Vizitën e lideres më me ndikim të Evropës e konfirmoi edhe Qeveria e Maqedonisë.

Sipas agjencisë maqedonase të lajmeve MIA, Seibert tha se Merkel dëshiron të krijojë vetë përshtypjen për referendumin e emrit të Maqedonisë, që do të mbahet në fund të këtij muaji.

“Po punohet ende në program, por mund të them se kancelarja do të takohet me kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev”, tha Seibert, për të shtuar se në fokus të takimit do të jenë “zhvillimet rajonale dhe temat dypalëshe”.

Maqedonia, më 30 shtator, mban referendumin për marrëveshjen me Greqinë, e cila parasheh ndryshimin e emrit të saj në Maqedonia e Veriut.

Nëse referendumi është i suksesshëm, marrëveshja duhet të konfirmohet me ndryshime kushtetuese deri në fund të këtij viti.

Marrëveshja është kushti themelor për integrimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

Pro-serbët në Mal të Zi mbledhin nënshkrime për të anuluar njohjen e Kosovës

Lideri i Frontit Demokratik në Mal të Zi, Millan Knezheviq.

Partitë pro-serbe në Mal të Zi, anëtare të Frontit Demokratik të opozitës, së bashku me Këshillin Kombëtar Serb, thanë se do të nisin këtë javë mbledhjen e nënshkrimeve për anulimin e vendimit të Malit të Zi për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Nisja e peticionit u paralajmërua nga Partia Popullore Demokratike, anëtare e Frontit Demokratik, anëtarët e së cilës, nën udhëheqjen e kryetarit Millan Knezheviq, vizituan të dielën Mitrovicën e Veriut, me ftesë të kryetarit të këtij qyteti, Goran Rakiq.

Partia Popullore Demokrarike tha se “së paku 85% e qytetarëve të Malit të Zi nuk e mbështesin njohjen e rreme të shtetit të Kosovës”, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Mali i Zi e ka njohur Kosovën tetë muaj pasi ajo ka shpallur pavarësinë, përkatësisht në tetor të 2008-ës.

Daçiç: Kurrë nuk do të heqim dorë nga veriu i Kosovës

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se presioni ndaj Serbisë për njohjen e Kosovës mund të çojë në planet e Prishtinës për një plan të llojit “STUHIA”, i cili mund nxisë konflikt midis Serbisë dhe KFOR-it.

Daçiq ka potencuar se po kërkohet një zgjidhje për çështjen e Kosovës dhe se korrigjimi i kufirit është vetëm një ide, por që nuk ekzistojnë ide tjera.

Sipas tij, përderisa dialogu nuk shkon në drejtim të kësaj ideje, mund të pritet vazhdimi i presionit ndaj Serbisë, që ta njohë Kosovën në gjendjen aktuale, duke përfshirë si pjesë të saj edhe veriun e Mitrovicës.

“Kurrë nuk do ta japim veriun e Kosovës dhe këtu nuk ka asnjë dilemë. Ne nuk kemi lidhje territoriale në mënyrë që të gjitha zonat e banuara me serbë në Kosovë të mbeten nën Serbi”, ka thënë Daçiq për një televizion serb.

Ai më tutje ka thënë se në Shtetet e Bashkuara tashmë “fryjnë erëra të reja” duke krijuar mundësinë që serbët dhe shqiptarët të arrijnë një marrëveshje.

Vuçiçi: Duhet ta largojmë urrejtjen 200 vjeçare mes serbëve dhe shqiptarëve

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se serbët dhe shqiptarët duhet njëherë e përgjithmonë ta largojnë urrejtjen 200 vjeçare mes tyre dhe të gjejnë gjuhë të përbashkët për normalizimin e raporteve.

Megjithatë, presidenti serb nuk ka dhënë detaje lidhur me debatet për korrigjimin dhe shkëmbimin e territoreve me Kosovën.

Vuçiq ka thënë se është shumë e vështirë që të arrihet një zgjidhje, por se e ka shumë të rëndësishme që të mbetet e shkruar ajo se çfarë kemi mundur të kemi dhe se gjithçka që ka folur e bërë do të shkruhet në histori.

“Të gjithë më pyesni për kufijtë por unë po ju pyes juve, për cilin kufi po flisni? Ne themi se Kosova është Serbi, ndërsa ata thonë se Kosova është e pavarur. Në këtë situatë secili e vendos kufirin e vet. Por a na duhet kjo? Ne jemi të këtij vendi dhe duhet që bashkë të vendosim për një kufi duke larguar kështu njëherë e përgjithmonë urrejtjet 200 vjeçare mes një serbi dhe një shqiptari. Ne jetojmë këtu dhe ne duhet të merremi vesh si duam të jetojmë dhe jo dikujt tjetër t’i plotësojmë dëshirat”, është shprehur Vuçiq.

Ai dhe kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev në vendkalimin kufitar mes dy vendeve, në Tabanoc afër Kumanovës përuruan një pikë të përbashkët doganore.

Projekti “One Stop Shop” parashikon që automjetet me mallra dhe mjetet tjera transportuese, t’i nënshtrohen vetëm njërës pikë doganore, duke lehtësuar kështu procedurat e kontrollit.

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev tha se mbështet çfarëdo zgjidhje që do të arrijnë dy vendet e që do të ishte në drejtim të garantimit të paqes dhe stabilitetit jo vetëm në Kosovë e Serbi, por edhe më gjerë në rajon.

“Maqedonia mbështet zgjidhje pozitive për Kosovën, zgjidhje e cila do të avanconte jetën e serbëve, shqiptarëve dhe të gjithë qytetarëve në Kosovë, zgjidhje e cila do ta garanton paqen, stabilitetin dhe sigurinë në Kosovë, Serbi dhe gjithë rajonin. Është me rëndësi të veçantë që të gjithë liderët e rajonit të jenë të bashkuar për qëllimet e përbashkëta, kjo nënkupton paqe të përhershme, bashkëpunim rajonal, zhvillim ekonomik dhe anëtarësim në Bashkimin Evropian”, ka deklaruar Zaev.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Aleksandër Vuçiq kanë shpalosur së fundmi idenë për korrigjim të kufijve.

Thaçi e Vuçiq do të takohen më 7 shtator në Bruksel, në kuadër të dialogut mes dy shteteve që ndërmjetësohet nga Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Hahn në Beograd: “Çdo marrëveshje duhet të çojë drejt paqes dhe stabilitetit në Ballkan”

BEOGRAD (AA) – Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç sot u takua me Komisarin për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Johannes Hahn me të cilin bisedoi lidhur me integrimet e Serbisë, dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës dhe sundimin e ligjit.

Komisari Hahn pas takimit në llogarinë e tij në Twitter, tha se biseda me kryeministren Brnabiç në Beograd ishte e mirë dhe se ndër të tjera ata diskutuan mbi masat mbrojtëse për çelikun në Bashkimin Evropian.

Ai tha se një grup pune punon lidhur me strategjinë mediatike.

Në një njoftim të qeverisë serbe thuhet se kryeministrja dhe komisari diskutuan mbi domosdoshmërinë e ruajtjes së stabilitetit rajonal dhe se fqinjët çështjet bilaterale duhet t’i zgjidhin me dialog por gjithashtu është e nevojshme përmirësimi i bashkëpunimit ekonomik si bazë për përparimin e të gjitha vendeve në rajon.

Më tej në njoftim thuhet se Komisari Hahn, kur është fjala për negociatat me Prishtinën, tha se çdo marrëveshje duhet të sjellë paqe dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor, ndërsa kryeministrja Brnabiç shprehu gatishmërinë e Beogradit për të vazhduar dialogun, por theksoi nevojën për formimin e Bashkësisë së komunave serbe.

Brnabiç falënderoi komisarin Hahn për ndihmën dhe shtoi se Ministria për Integrime Evropiane ka zhvilluar një sondazh, sipas të cilit 55 për qind e qytetarëve të Serbisë mbështesin anëtarësimin e vendit në BE.

Matiq: Të verifikohet ekzistenca e mundshme e varrit masiv te Medvegja

Përfaqësuesi i posaçëm i presidentit të Serbisë për çështjen e të zhdukurve, Veran Matiq, tha për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë se autoritetet përgjegjëse duhet t’i përgjigjen urgjentisht thirrjes së Komisionit rajonal për konfirmimin e fakteve për krime lufte (REKOM) dhe të verifikojnë ekzistencën e mundshme të një varreze masive në territorin e Komunës së Medvegjës, rreth 300 kilometra në jug të Beogradit.

REKOM njoftoi se ka marrë informacione se në fshatin Medevce, në vitin 2001, gjatë ndërtimit të një objekti për nevojat e policisë, janë çgroposur katër trupa dhe se policia i ka varrosur sërish dhe se ka ndërprerë gërmimin e mëtejshëm.

“Në raste të tilla, kur shfaqet informacioni, ai duhet të jetë prioritet. Kur keni informacion të caktuar për një vend dhe, për ndonjë arsye, e zvarrisni ekshumimin e trupave, ju bëni një të keqe të re”, tha Matiq.

Edhe pse sipas REKOM-it bëhet fjalë për një vend ku është ndërtuar një objekt për nevojat e policisë, Matiq tha se “shumë lehtë mund të identifikohet se kush ka qenë përgjegjës në atë kohë për atë territor dhe atë hapësirë”.

Të enjten, në gjithë botën është shënuar Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve. Kjo ditë e ka gjetur Koosvën me mbi 1,600 persona të zhdukur nga lufta e fundit.

Kandiq i shkruan Thaçit: Serbëve të Gjakovës t’iu mundësohet të vizitojnë kishën

Themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq, i bëri thirrje presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, që t’iu mundësojë serbëve nga Gjakova që këtë vit të vizitojnë kishën.

“Me këtë rast ju lus juve që personalisht të angazhoheni, në mënyrë që serbët nga Gjakova, më 28 gusht, 2018, të mund të vizitojnë kishën dhe shtëpitë e tyre dhe të mos u nënshtrohen poshtërimeve, siç ka ndodhur vitin e kaluar”, shkroi Kandiq në gazetën serbe “Danas”.

Në këtë letër, Kandiq po ashtu tha se angazhimi i Thaçit për pajtim mes shqiptarëve dhe serbëve dhe për “shtet shumetnik të Kosovës” e ka mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare dhe shoqërisë civile, porse “has në mosbesim te serbët e Kosovës, të cilët jetojnë në Serbi”.

Në letër ajo përmendi edhe datën 13 qershor të vitit 1999, kur ka qenë në Gjakovë dhe ka parë shqiptarët e frikësuar nga policia serbe, si dhe mjekët e atjeshëm, të cilët, siç tha, mbledhnin para për t’ua dhënë policisë dhe pjesëtarëve të njësive paramilitare si pagesë për jetët e tyre.

Kandiq rikujtoi se ka ndihmuar për aq sa ka mundur porse kurrë nuk ka marrë një “falënderim më të madh” për këtë.

Vulin: Shënimi i kufirit ndalon zgjerimin e “Shqipërisë së Madhe”

BEOGRAD – Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandër Vulin, deklaroi se qëndrimi i tij është pro demarkacionit të kufirit, meqë sipas tij, vetëm kështu do të mund të ndalej “Shqipëria e Madhe”.

Komentet e tij, Vulin i bëri gjatë pyetjeve të gazetarëve në Beograd, të cilët kërkuan qëndrimin e tij nëse përkrah “korrigjimin e kufijve”, për çka u përgjigj se ai personalisht përkrah një gjë të tillë.

“Nëse kërkoni përgjigjen time, unë nuk kam asnjë dilemë. ‘Shqipëria e Madhe’ mund të ndalet vetëm përmes kësaj forme”, theksoi Vulin, sipas të cilit shënimi i kufirit do të ndalojë zgjerimin e “Shqipërisë së Madhe”.

Ministri serb i Mbrojtjes u pyet edhe për sinjalin të cilin do të duhet të ndjekë Serbia, lidhur me “korrigjimet territoriale”, atë amerikan ose evropian, nga shkaku i qëndrimeve të ndryshme që kanë kancerlarja gjermane Angela Merkel dhe këshilltari i presidentit amerikan Donald Trump, John Bolton, për çka tha se Serbia duhet të ndjekë sinjalin e saj.

“Unë jam jashtëzakonisht i kënaqur nga administrata amerikane e cila kupton qartë realitetin, dhe kuptoi se përzierja nuk është mënyra e duhur, dhe e kupton se e vetmja marrëveshje e qëndrueshme është ajo që do të arrihet mes atyre që jetojnë këtu. Ne jemi ata që do të jetojmë këtu në shekujt e ardhshëm”, tha Vulin, për të shtuar se marrëveshjet e imponuara me forcë nuk janë të qëndrueshme, dhe se herët apo vonë do të shkaktojnë përleshje të reja, luftëra dhe ndarje.

“Nëse arrijmë të merremi vesh, nëse gjejmë një marrëveshje të cilën fuqitë e mëdha do ta pranojnë, kjo flet se zgjidhja mund të jetë e qëndrueshme dhe se po ecim drejt stabilitetit të Ballkanit, diçka që nuk kemi përjetuar në shekujt e fundit”, theksoi Vulin.

Debati i fundit rreth një demarkimi të mundshëm të kufijve aktualë lindi pasi presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçic, kanë thënë se mund të konsiderojnë një gjë të tillë si një rrugëdalje diplomatike në dialogun mes dy vendeve.

Për arritje të një zgjidhjeje përfundimtare dhe njohjen reciproke mes dy vendeve dhe anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, presidenti Thaçi ka thënë se askush nuk do ta kundërshtonte një gjë të tillë nëse do të kishte marrëveshje të dyanshme në kuadër të dialogut, duke inistuar se bëhet fjalë për “korrigjim” të kufirit dhe jo shkëmbim territoresh.

“Jo ndarje të Kosovës, jo shkëmbim të territoreve, po bashkim të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me Kosovën, në kuadër të korrigjimit të kufirit midis Kosovës dhe Serbisë, në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore në mënyrë paqësore”, ishte shprehur Thaçi në llogarinë e tij në median sociale.aa

Vuçiç: Këto ditë takohem me Ramën dhe Thaçin

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka thënë se Beogradi dhe Prishtina nuk janë fare afër arritjes së marrëveshjes. Sidoqoftë, ai është zotuar se do t’i informojë qytetarët në Serbi nëse marrëveshja arrihet duke e prezantuar atë para opinionit.

“Është shumë vështirë të arrijmë çfarëdo marrëveshje. Nuk jemi afër, nuk ka marrëveshje. Se a jemi afër zgjidhjes, nuk jemi, jemi mjaft larg saj. Por, nëse arrijmë një marrëveshje të tillë, unë do t’i informoj qytetarët,” tha Vuçiq.

I pyetur nga gazetarët nëse përfaqësuesit shqiptarë nga komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë do të shkojnë në Tiranë për bisedime, Vuçiq tha se nuk ka frikë nga bisedimet e tilla, për siç i ka quajtur ai, dëshirat e disave të cilat nuk janë të reja.

“Le t’i presim rezultatet dhe kështu mund të shohim se kush çka ka fituar, e kush çka ka humbur. Në marrëveshjen eventuale me shqiptarët, duhet ta dimë që të gjithë do të humbim ngapak”, tha Vuçiq,

Ai tha se ditët në vijim do të takohet me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.

Vuçiç: Beogradi dhe Prishtina nuk janë as afër arritjes së marrëveshjes

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka thënë se Beogradi dhe Prishtina nuk janë fare afër arritjes së marrëveshjes. Sidoqoftë, ai është zotuar se do t’i informojë qytetarët në Serbi nëse marrëveshja arrihet duke e prezantuar atë para opinionit.

“Është shumë vështirë të arrijmë çfarëdo marrëveshje. Nuk jemi afër, nuk ka marrëveshje. Se a jemi afër zgjidhjes, nuk jemi, jemi mjaft larg saj. Por, nëse arrijmë një marrëveshje të tillë, unë do t’i informoj qytetarët,” tha Vuçiq.

I pyetur nga gazetarët nëse përfaqësuesit shqiptarë nga komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë do të shkojnë në Tiranë për bisedime, Vuçiq tha se nuk ka frikë nga bisedimet e tilla, për siç i ka quajtur ai, dëshirat e disave të cilat nuk janë të reja.

“Le t’i presim rezultatet dhe kështu mund të shohim se kush çka ka fituar, e kush çka ka humbur. Në marrëveshjen eventuale me shqiptarët, duhet ta dimë që të gjithë do të humbim ngapak”, tha Vuçiq,

Ai tha se ditët në vijim do të takohet me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.

Arrestohet komandanti i Lëvizjes Çetnike në Serbi

Bratislav Zhivkoviq, i njohur si komandanti i Lëvizjes Çetnike në Serbi, është arrestuar nën dyshimin për pjesëmarrje në luftë jashtë vendit, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, Shërbimi për Ballkanin, Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë.

Në përgjigjen e dhënë për Radion Evropa e Lirë, Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë bën të ditur se, me urdhër të Prokurorisë së Lartë Publike në Krushevc, është arrestuar Zhivkoviq për shkak të dyshimit se ai kreu veprën penale të organizmit të pjesëmarrjes në luftë apo konflikt të armatosur në një vend të huaj.

I dyshuari është ndaluar 48 orë dhe më pas do të dërgohet në prokurorinë kompetente, bën të ditur kjo ministri.

Sipas Prokurorisë së Përgjithshme të Ukrainës, Zhivkoviqi dyshohet se ka marrë pjesë së bashku me gjashtë shtetas të tjerë serbë, në konfliktet në lindje të Ukrainës në anën pro-ruse.

Marrëveshja Putin-Vuçiç: Pa mbështetjen e Rusisë, Serbia nuk ndërmerr asnjë zgjidhje për Kosovën

Serbia nuk do bëjë asnjë zgjidhje finale sa i përket çështjes së Republikës së Kosovës, pa përkrahjen e Rusisë dhe pa u konsultuar me shtetin rus, shkruan ‘Novosti’, transmeton Gazeta Express.

Kështu shkruan sot e përditshmja serbe ‘Novosti’, e cila thotë se kjo marrëveshje ndërmjet presidentit Putin dhe Vuçiq, është konfirmuar edhe në takimin e diplomatëve të të dyja vendeve përkatëse të martën në Sochi.

Sipas burimeve të gazetës serbe, muajt e ardhshëm do të jenë jashtëzakonisht vendimtar sa i përket çështjes së Kosovës, dhe Serbia e ka mbështetjen e plotë të Kremlinit për të vazhduar negociatat me Prishtinën.

Madje raportohet se edhe disa fuqi perëndimore kanë diskutuar me Rusinë sa i përket zgjidhjes së problemit të Kosovës.

Vitin e kaluar, siç shkruan gazeta serbe, Vuçiq ka marrë dhe konfirmimin se Rusia është e gatshme që t’i bashkohet dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel, nëse ka ndonjë tendencë që edhe SHBA-të të futen në negociata.

Daçiq: Kosova e merr Luginën e Preshevës“kur të bëjë shelgu rrush”

Lavrov pas bisedës me ministrin e jashtëm serb Ivica Daçiq në Soçi ka thënë se shqiptarët nuk po i realizojnë marrëveshjet me Serbinë dhe se Rusia po angazhohet për zbatimin e plotë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të KB.

“Në përgjithësi me Serbinë kemi qëndrim të përbashkët dhe duhet të shmanget çfarëdo veprimi i cili mund të sjellë deri te vijat e reja të ndarjeve në Ballkan dhe të cilat e përkrahin parimin “ose me ne ose kundër nesh”, ka thënë Lavrov.

Daçiq ka thënë se zgjidhja për Kosovën është e pamundur pa përkrahjen e Rusisë dhe se ai dhe kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq rregullisht i raportojnë udhëheqësish ruse për rrjedhën e bisedimeve me Prishtinën. Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, Daçiq ka thënë se shqiptarët e Kosovës do ta marrin Luginën e Preshevës me shumicë të popullatës shqiptare, “kur të bënë shelgu rrush”./Insajderi.com.

Dy avionë MiG-29 të blerë nga Rusia arrijnë në aeroportin ushtarak në Beograd

Dy avionët rusë të tipi MiG-29 të blerë nga Serbia, fluturojnë mbi aeroportin ushtarak në Beograd.

Serbia ka pranuar dërgesën e dy avionëve luftarakë rusë të tipit MiG-29. Kjo dërgesë është e para, pasi Beogradi ka arritur një marrëveshjen me Moskën për të blerë gjashtë avionë.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ishte i pranishëm në ceremoninë e pranimit të këtyre avionëve, që u mbajtë në aeroportin ushtrak në Beograd.

Rusia i ka dhuruar Serbisë gjashtë avionë MiG të përdorur dhe dy avionët që sot erdhën në Serbi, i janë nënshtruar riparimeve nga autoritetet ruse, pasi kjo ka qenë pjesë e marrëveshjes.

Në total, Beogradi do t’i paguajë Moskës për riparim dhe mirëmbajtjen e gjashtë avionëve rreth 185 milionë euro.

Të prodhuar më 1989 dhe 1991, avionët e blerë nga Rusia janë më të rinj se MiG-ët që ka aktualisht Serbia, të cilat i ka blerë më 1987.

Serbia pretendon neutralitet ushtarak dhe formalisht dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian. Por, po ashtu, Beogradi po negocion për blerjen e armëve shtesë nga Rusia, përfshirë këtu edhe helikopterë sulmues dhe të transportit, sistemet raketore Buk-M1 dhe Buk-M2 si dhe sistemet anti-raketore Tunguska.

Daçiç: Para demarkacionit, duhet të arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç ka thënë se demarkacioni i kufirit me Serbinë i cili po diskutohet në Prishtinë nuk mund të bëhet në baza të njëanshme.

Sipas tij, para demarkacionit duhet të arrihet një marrëveshje.

“Nuk ka dilemë që ne duam të arrijmë një zgjidhje kompromisi. Dialogu do të vazhdojë në shtator”, ka thënë Daçiç, transmeton lajmi.net.

Daçiq ka theksuar se ka një linjë administrative e cila ka qenë nën KFOR-in pothuajse për 20 vjet.

“Në qoftë se zyrtarët e Kosovës mendojnë të marrin Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën, ata nuk e kuptojnë situatën në të cilën janë vendosur. Nuk është gjithçka e kryer, ato janë fjalë boshe”, është shprehur ministri serb.

Ai ka shtuar se Serbia dëshiron një zgjidhje e cila nuk çon në dëm të saj. Ndërsa sa i përket një referendumi të mundshëm për Kosovën, Daçiç ka thënë ‘jeni vonë’.

“Jemi në fund të kapitujve të bisedimeve dhe dua kërkuar një zgjidhje kreative, ashtu siç ka thënë edhe administrata amerikane”.

Një ditë më para anëtarë të Komisionit të Qeverisë së Kosovës për shënjimin e kufirit, kanë deklaruar se janë duke mbledhur dokumentacion dhe kanë nisur përgatitjet për demarkacionin me Serbinë.


Send this to a friend