VOAL

VOAL

Vuçiçi e pret në Beograd kongresistin amerikan që mbështet korrigjimin e kufijve

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, do të takohet sot në Beograd me kongresistin amerikan, Ted Poe, transmeton Gazeta Express.

Ky takim do të zhvillohet në orën 16:00 në ndërtesën e presidencës në Beograd.

Gazeta Express dje ka raportuar për një letër të cilën 8 kongresistë amerikanë ia kanë drejtuar sekretarit të shtetit amerikan, Mike Pompeo, për të përkrahur Serbinë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Një nga nënshkruesit e atij dokumenti është edhe kongresisti me të cilin do të takohet sot Vuçiqi.

Në këtë letër dërguar Pompeos thuhet se vazhdimi i konfliktit të ngrirë ndërmjet dy shteteve, mund të dërgojë në ndonjë eskalim të situatës.

Gjithashtu, këta kongresistë kanë thënë se e mirëpresin qëndrimin e John Bolton, sa i përket idesë për shkëmbim të territoreve dhe lëvizje të kufijve, si pjesë e marrëveshjes përfundimtare Kosovë – Serbi. /Express/

Intelektualëve serbë u ndalohet hyrja në Mal të Zi

Drejtoria e policisë e Malit të Zi, të enjten ka marrë një vendim sipas të cilit, disa intelektualëve serbë, mes tyre edhe Matija Beçkoviç, u ndalohet hyrja në këtë shtet, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Brendshme të Malit të Zi.

“Kalimi i kufirit, përveç poetit nacionalist serb, Matija Beçkoviç, u është ndaluar edhe historianëve Çedomir Antiç e Aleksandar Rakoviç, si dhe politikanit serb Dejan Miroviç“, – thuhet në komunikatë.

Eprorëve policorë në kufijtë shtetërore u është dhënë lista e personave, të cilët nuk duhet të hyjnë në vend, sepse sipas autoriteteve, rrezikojnë sigurinë e Malit të Zi.

Intelektualët serbë, të cilëve u është ndaluar hyrja, kanë qenë paralajmëruar të marrin pjesë në manifestimin proserb me rastin e Kuvendit të Podgoricës, që konsiderohet si datë e hegjemonizmit serb ndaj shtetësisë së Malit të Zi, pas Luftës së Parë Botërore

Shërbimet malazeze të sigurisë vlerësojnë se “personat në fjalë paraqesin rrezik për sigurinë e shtetit, për shkak të qëndrimit armiqësor të tyre ndaj pavarësisë së Malit të Zi.” Sipas këtyre mediave, është spekuluar se në listë mund të jetë edhe Arqipeshvi i Kishës Serbe Irinej, por zyrtarët kanë mohuar që ai të jetë në këtë listë.

Ndërkohë, Kuvendi i Malit të Zi i ka ndërprerë të enjten punimet, pas konfliktit verbal të Kryetarit të Partisë Liberale Andrija Popoviç dhe njërit nga liderët pro serb, Milan Knezheviç.

Më parë deputetët e Kuvendit të Malit të Zi kanë propozuar që të organizohet kolegjiumi, në të cilin do të ftohet përfaqësuesi i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të kërkohet përgjigja pse 4 intelektualëve serbë u është ndaluar hyrja në Malin e Zi .

Edhe deputeti i Fronti Demokratik, Andria Mandiç, ka kërkuar përgjigje pse Ministria e Punëve të Brendshme ka sjellë një vendim të tillë, sikur fjala të ishte për kriminel e jo për elitën intelektuale, me të cilët krenohet popullsia serbe nga Mali i Zi.

Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Branimir Gvozdenoviç,ka theksuar se kjo pikë nuk mund të hapet për debat, sepse nuk është e paraparë në rendin e ditës, ashtu siç kanë kërkuar disa deputetë. “Kemi propozuar organizimin e kolegjiumit, ku do të bisedojmë mbi këtë temë dhe do të ftohen përfaqësuesit e Ministrisë së Punëve të Brendshme për të bërë shkëmbimin e informatave” , – ka theksuar Gvozdenoviç

Pangallos në mbrojtje të RENEA-s, gazetarët tentojnë t’i ndërpresin fjalën: Jo, jo, do më dëgjoni… flamuj grek gjithandej, aq sa ta shpifin

Larg nga qasja nacionaliste, vjen reagimi i ish-ministrit të Jashtëm të Greqisë Theodoros Pangalos, lidhur me vrasjen e Kostandinos Kacifa të dielën në fshatin Bularat, gjatë një shkëmbimi zjarri me forcat RENEA.

Ish-kryediplomati grek i ka dalë në mbrojte policisë shqiptare, ku në një intervistë për televizionin “Skai”, ish-ministri u shpreh se kushdo që qëllon policinë, duhet të vritet. Dhe për këtë solli shembullin e policive të vendeve skandinave dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ish-ministri i Jashtëm i Greqisë rrëzoi gjithashtu pretendimet se 35-vjeçari Kaçifas u provokua nga policia për flamurin grek, duke thënë se kjo pistë nuk është e vërtetë, pasi sipas tij në fshatin Bularat ka parë fotografi të flamujve grekë të vendosur edhe në festën kombëtare të Greqisë më 25 Mars dhe më 28 tetor, aq sa ish-ministri, thotë se është e tepruar.

 

Pjesa e plotë e intervistës:

Ish-ministri: Me të gjitha vendet tona fqinje, ne duhet të jemi aleatë dhe duhet të heqim nga mesi të gjitha këto çështje… nuk është dhënë përgjigje për një pyetje ama (lidhur me rastin e Konstandinos Kacifas), ai i ri shkoi të vinte flamurin, por unë kam gjet në internet fotografi të Bularatit dhe Deviçanit, dy fshatrat në Dropull, ku ka minoritet grek,  ku në festat zyrtare të Greqisë rrugët janë të mbushura me ngjyrat bardhë e blu të flamurit grek, i kanë dekoruar me flamuj aq shumë sa ta shpifin.

Gazetarët: Zoti Ministër ju falënderojmë, duhet ta mbyllim…

Ish-ministri: Jo jo, nuk mund ta mbyllni sapo unë filloj t’i përgjigjem pyetjes suaj

Gazetarët: Jo zoti ministër, është çështje kohe

Ish-ministri: Unë u desh t’ju prisja 30 minuta deri sa të lidhesha në intervistë… Pra po thoja, pse u desh që të vinte flamurin, pse pikërisht u desh të vinte dikush nga Greqia për ta vënë, kur aty ka aq persona zemërgjerë shqiptar (minoritar grekë) dhe e vendosin vetë këtë flamur. Dhe e dyta: a kishte apo nuk kishte armë? A mund të më përgjigjeni për këtë?

Gazetarët: Kishte, si nuk kishte, sepse e pamë edhe nga videoja…

Ish-ministri: Atëherë, unë jam i mendimit që çdo person që del me armë, të vritet direkt nga policia, siç ndodh edhe në vendet e tjera të botës, unë nuk e di a jeni dakord ju me “banditët” që hedhin molotov apo… sepse unë jam kundër!

Gazetarët: Jo, sigurisht që jo zoti ministër.

/Përshtati Panorama/

“Gastronomia është diplomaci”

TIRANË – Mastershefja e njohur turke, Ebru Baybara Demir, tha se gastronomia në fakt është një diplomaci, një fuqi e rëndësishme. Demir, e cila vizitoi Shqipërinë me ftesë të Ambasadorit të Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, me rastin e 95-vjetorit të themelimit të Republikës së Turqisë, për Anadolu Agency (AA) vlerësoi vizitën e saj, punimet e saj si dhe kuzhinat turke dhe shqiptare.

Për të pranishmit në pritjen zyrtare të Ambasadës së Turqisë në Tiranë me rastin e 29 Tetorit, u shërbyen gatime tradicionale turke të përgatitura nga mastershefja e njohur turke, Ebru Baybara Demir, ndërsa po ashtu me mbështetjen e ambasadës dhe Turkish Airlines në datat 30-31 tetor ajo ka përgatitur gatime të ndryshme për të interesuar për gatimet turke.

Ajo deklaroi se njerëzit në Shqipëri i konsideron “shumë të ngrohtë”, si dhe shumë të afërt me popullin turk, dhe shprehu kënaqësinë nga interesimi që i është shprehur asaj.

Demir më tej tregon se prej 20 vitesh është duke e kryer këtë profesion dhe punon mbi kulturën tradicionale të kuzhinës. Ajo tha se kuzhinat e Anadollit Juglindor si dhe ajo turke janë në mesin e kuzhinave më të rëndësishme të botës.

Mastershefja turke thekson se kuzhina osmane është lindur me ndikimin e kuzhinave të Anadollit dhe Mesopotamisë. “Unë mendoj se këto kuzhina kanë formuar një kulturë të përbashkët gatimi. Shumëllojshmëria jonë, pasuria e produkteve tona ka pasqyruar në diversitetin njerëzor, diversitetin biologjik që gjithashtu ka reflektuar në kuzhinë. Prandaj kuzhina turke është në mesin e kuzhinave të rëndësishme në botë”, u shpreh Demir.

Ajo duke rikujtuar se Shqipëria dhe Turqia qindra vite kanë përjetuar një unitet historik dhe kulturor, gjë e cila ka siguruar që edhe kuzhinat të hyjnë në ndërveprim, theksoi se të dy popujt janë shumë afër mes njëri-tjetrit në shumë sfera, duke përfshirë edhe kuzhinën.

“Kuzhina shqiptare ka ngjashmëri me kuzhinën e Anadollit”

Demir gjithashtu tërhoqi vëmendjen se një ndër veçoritë e kuzhinës shqiptare është se e favorizojnë “kulturën djegëse”, gjë e cila e bën atë të ngjashme me kuzhinën e Anadollit Juglindor.

Për pasqyrimin e mirë të kuzhinës në botë, ajo thotë se, është e nevojshme përgatitja e shefave të mirë, ndërsa kuzhina turke posedon shefa shumë të mirë, e cila në të ardhmen me bashkimin me kuzhinën ballkanase do të përbëjnë një integritet.

Demir tregon se shijet nga Ballkani, duke përfshirë edhe ëmbëlsirën “trileçe” janë shumë popullore në Turqi. Ajo mendon se me punime të mira këto shije mund të marrin vendin e merituar të tyre në mesin e kuzhinave të rëndësishme në botë.

“Gastronomia është në fakt një diplomaci”, thotë Demir. “Ashtu siç e dini në Turqi jemi mikpritës i 4 milionë refugjatëve sirianë. Ne jemi duke kryer disa punime për t’i siguruar këtyre njerëzve integrimin. Pika fillestare e kësaj është ushqimi, domethënë gastronomia. Ne me këtë shembull e pamë se si kuzhina i bashkon dhe i afron dy popujt. Mendoj se gastronomia me të vërtetë është një fuqi, një fuqi në aspektin e mbijetesës së njerëzve, që të vazhdojnë jetën e tyre, si dhe sigurimin e vazhdimësisë, vazhdimin e kulturës”, shpjegon ajo më tej për AA.

Gjykata hungareze liron nga akuzat kameramanen që shqelmoi refugjatët

BUDAPEST – Gjykata Supreme e Hungarisë, liroi sot kameramanen e cila u filmua duke goditur dhe shqelmuar emigrantët në kufirin me Serbinë, një ngjarje që daton nga viti 2015.

Gjykata vendosi që Petra Laszlo do të duhej të gjykohet për kundërvajtje dhe jo për vepër penale.

Paraprakisht, një gjykatë e instancës më të ulët dënoi personin në fjalë me burg në kohëzgjatje prej tre vitesh, me akuzat për vepër penale.

Gjykata Supreme deklaroi se veprimet e instancës më të ulët ishin “moralisht të pasakta dhe të paligjshme”.

Kujtojmë se në shtator të vitit 2015, një video bëri xhiron e botës në internet, në të cilën shfaqej një njeri duke u rrëzuar përtoke bashkë me të birin të cilin e mbante në krah, pasi zuri thua në këmbën e hungarezes të cilën e zgjati qëllimisht.

Në një tjetër video, Laszlo u shfaq duke shqelmuar një vajzë të vogël, e cila po përpiqej të largohej nga policia në një fushë në kufirin Hungari-Serbi.

Laszlo në atë kohë punonte për një kanal televiziv hungarez me emrin N1TV, mirëpo pas shfaqjes së videove u pezullua nga puna. aa

Trupi i Khashoggit është zhdukur duke u copëtuar pasi është vrarë

STAMBOLL – Prokuroria Publike e Stambollit njoftoi se Khashoggi është vrarë sipas një plani të përgatitur, duke u mbytur posa ka hyrë në konsullatë.

“Kufoma e Khashoggit është zhdukur duke u copëtuar pasi është vrarë”, njoftoi prokuroria.

Përkundër përpjekjeve tona qëllimmira për zbulimin e së vërtetës, nga takimet nuk është arritur ndonjë rezultat konkret, thuhet në sqarim.

“Autoritetet saudite nuk kanë dhënë sqarim në lidhje me praninë e bashkëpunëtorit vendas në vrasjen e Khashoggit”.

Prokuroria e Stambollit ka përsëritur kërkesën për ekstradimin e të dyshuarve të cilët është njoftuar se janë arrestuar në Arabinë Saudite.

Kryeprokurori Publik i Stambollit dhe delegacioni shoqërues është ftuar në Arabinë Saudite në lidhje me vrasjen e Khashoggit.

Prokuroria greke nis hetimet për vrasjen e Kacifas nga RENEA, dëshmojnë familjarët

Prokuroria e Greqisë ka marrë në dorë dosjen për hetimin mbi vrasjen e Konstandinos Kacifas.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat greke, ku thuhet se dosja e kësaj çështjeje u dërgua në Prokurorinë e Athinës nga Janina, ku ishte motra e viktimës ajo e cila kishte dorëzuar edhe dokumentet e identifikimit të 35-vjeçarit grek.

Kështu, mediat greke shkruajnë se tashmë ndryshon vend dhe duar hetimi për Katcifan, duke i kaluar Athinës zyrtare për shkak të juridiksionit, sa i përket një shtetasi grek për një krim të kryer jashtë vendit.

Dosja e çështjes u formua pas një raporti dhe dëshmisë së të afërmve të tij. /Panorama

Vrasja e Kaçifas, politikani grek: Ngrihuni, shfarosni shqiptarët (video)

ATHINË- Vrasja e minoritarit grek gjatë ditës së djeshme në Bularat të Gjirokastrës ka shkaktuar tensione mes të dyja vendeve.

Një politikan grek përmes një video mesazhi ka bërë thirrje raciste ndaj shqiptarëve, ku kërkon që të nisini menjëherë bombardimet  për Shqipërinë.

Presidenti i së Drejtës së Re, Phaselos Kranidiotis, shton se kjo është e vetmja rrugë që pengon dhe detyron Edi Ramën që të mbajë dorën larg grekëve.

“Të ngrihen të gjithë, të mos lëmë gurë pa lëvizur dhe të shfarosim të gjithë vrasësit e heroit Konstandinos Kaçifas, kjo është e vetmja mënyrë që Edi Rama të mos guxojë të ngre dorën ndaj grekëve”, shprehet politikani grek.

Sulmohet me gurë autobusi me pasagjerë të Kosovës në Serbi

Një incident është regjistruar gjatë mbrëmjes, ku një autobus me pasagjerë nga Kosova është sulmuar me gurë në Krushevcë të Serbisë. Sulmi ndodhi rreth orës 22:20.

Një nga pasagjerët, Ukë Halilaj pohoi për RTK-së, se të gjithë udhëtarët u tronditën nga ngjarja në fjalë.

“Kemi qene të tronditur, ne ishim duke udhëtuar me linjën Prishtinë-Austri me Agjencinë “Festimi”. Jemi ndalur pas 300 metra”, tha ai.

Hakmarrje për Kaçifas? Sulm me molotov zyrës turistike shqiptare në Athinë

Sulmi me Molotov në një zyrë turistike shqiptare në qendër të Athinës. Ngjarja ka ndodhur ne oret e para te mengjesit dhe mediat greke shkruajne se “Policia shikon mundësinë e sulmit që lidhet me vdekjen e 35-vjeçarit Konstantinos Katsifas”.

Sulmi me bombe Molotov u raportua ne mengjes në një zyrë turistike shqiptare në qendër të Athinës, që ndodhet në rrugën 31-33 Deligianni pranë stacionit Larissis.

Sipas informacionit të parë autorët e hodhën molotovin në fasadën e dyqanit dhe qelluan në shenjë.

Kompania operon në fushën e linjave ndërkombëtare të autobusëve, duke transportuar mbi 140,000 pasagjerë në vit.

Trazira në rrugët e Athinës, policia përleshet me nxënësit

ATHINË – Policia greke dhe nxënësit e shkollave të mesme sot gjatë protestave masive janë përleshur në qendër të Athinës.

Afër një mijë demonstrues, kryesisht gjimnazistë, u mblodhën sot në sheshin Sintagma para Parlamentit të Greqisë për të protestuar për shkak të propozimit për ndryshimin e ligjit i cili parasheh ndryshime të caktuara të planit mësimor për arsimin e mesëm dhe regjistrimin pranues në fakultete.

Protestat filluan nën masa maksimale të sigurisë, ndërsa deri te incidenti erdhi kur demonstruesit filluan të hedhin gurë dhe koktej molotovi ndaj policisë.

Policia u përgjigj me gaz lotsjellës, ndërsa gjatë intervenimit morën pjesë edhe njësi speciale greke.

Trazira në rrugët e Athinës, policia përleshet me nxënësit

Policia greke dhe nxënësit e shkollave të mesme sot gjatë protestave masive janë përleshur në qendër të Athinës. Afër një mijë demonstrues, kryesisht gjimnazistë, u mblodhën sot në sheshin Sintagma para Parlamentit të Greqisë për të protestuar për shkak të propozimit për ndryshimin e ligjit i cili parasheh ndryshime të caktuara të planit mësimor për arsimin e mesëm dhe regjistrimin pranues në fakultete. ( Ayhan Mehmet – Anadolu Agency )

Gjatë trazirave, dëme materiale u shkaktuan në dyqanet dhe bankat, ndërsa demonstruesit ndezën zjarr nëpër rrugë dhe kontejnerët e plehrave.

Trazirat u përhapën shpejt në pjesët tjera të Athinës, ku shumë turistë kishin probleme për shkak të sasisë së madhe të gazit lotsjellës në ajër.

Gjimnazistët javën e kaluar protestuan në Athinë dhe okupuan selinë e Ministrisë së Arsimit dhe Çështjeve Fetare.

Greqia do t’i dorëzojë notë proteste Shqipërisë

ATHINË – Ministria e Jashtme e Greqisë do t’i dorëzojë notë proteste ambasadores së Shqipërisë në Athinë, Adriana Hobdari, në lidhje me vrasjen gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat e policisë në Qarkun e Gjirokastrës të shtetasit Kostandinos Kaçifa, i cili ishte banor i minoritetit grek.

Sipas informacioneve nga burimet e Ministrisë së Jashtme të Greqisë, mësohet se ambasadores së Shqipërisë në Athinë, Adriana Hobdari, do t’i dorëzohet notë proteste pasi të thirret në MPJ-në e Greqisë.

Ditën e djeshme shtetasi Kostandinos Kaçifa, i cili ishte banor i minoritetit grek u vra gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat e policisë shqiptare në Qarkun e Gjirokastrës.

Ndërsa në Greqi pas ngjarjes për të cilën ka patur reagime nga shtresa të ndryshme u zhvilluan protesta nga grupet e ekstremit të djathë para Ambasadës së Shqipërisë në Athinë.

Në një deklaratë të bërë dje nga Ministria e jashtme e Greqisë duke vënë theksin se janë në kontakt me autoritetet shqiptare për vdekjen e Kaçifa u theksua se “Sidoqoftë, është e papranueshme që operacioni të rezultojë në humbjen e jetës së një personi. Ne presim që autoritetet shqiptare të japin një pasqyrë të plotë të rrethanave nën të cilat vdiq shtetasi grek”.

Ndërkohë në një njoftimin nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, u shpreh keqardhje për ngjarjen e ndodhur në Gjirokastër, si dhe për politizimin, sipas njoftimit, të pajustifikueshëm të ngjarjes në shtetin fqinj, të Greqisë.

– “Qëlloi kundër forcave të policisë”

Sipas njoftimit nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shqipërisë, në fshatin Bularat, Kaçifa ka qëlluar fillimisht me armë zjarri në ajër e më pas mbi punonjësit e policisë.

Policia njoftoi se forcat policore ishin vendosur në qendër të fshatit pasi do zhvillohej një aktivitet për një festë të Greqisë. Gjithashtu thuhet se Kaçifa, 35 vjeç, ishte banues në Bularat, por kohët e fundit jetonte më shumë në Greqi.

Gjatë operacionit për arrestimin e tij, forcat e policisë janë kundërpërgjigjur dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit ka mbetur i vrarë shtetasi në fjalë. aa

Përurohet Aeroporti i Stambollit, “pika e re lidhëse e botës”

STAMBOLL – Përmes një ceremonie madhore, në Stamboll u bë inaugurimi i fazës së parë të aeroportit të tretë të Stambollit, me pjesëmarrje të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, raporton Anadolu Agency (AA).

Hapja e fazës së parë të aeroportit u organizua me rastin e 29 Tetorit, Ditës së Republikës në Turqi, që shënon ditën kur Turqia u shpall republikë në vitin 1923.

Para një numri të madh mysafirësh, përfshirë zyrtarë dhe krerë shtetesh nga rajoni dhe bota, Erdoğan u adresua me një fjalim.

Në fjalën e tij, Erdoğan përshëndeti të pranishmit dhe uroi që aeroporti i ri të jetë në dobi për vendin, rajonin dhe tërë botën.

Presidenti i Turqisë njoftoi se emri i aeroportit të ri do të jetë “Aeroporti i Stambollit”.

“Një vepër kaq e madhe për këtë qytet të çmuar. Për këtë, ia dhamë emrin Stamboll”, tha Erdoğan, duke shtuar se Stambolli nuk është vetëm qyteti më i madh i Turqisë, por edhe marka më e vlefshme e vendit.

Duke folur për Aeroportin Ataturk të Stambollit, presidenti turk tha ai do të ruajë statusin e tij si aeroport, por do të mbyllet për fluturime komerciale pasi aeroporti i ri të fillojë funksionimin me kapacitet të plotë.

Ai deklaroi se të gjitha fazat parashihet të pëfundojnë deri më 2028.

“Rrjedhimisht, aeroporti do të vazhdojë të rritet përgjatë dhjetë viteve të ardhshme”, shtoi Erdoğan.

Faza e parë e aeroportit do të ketë kapacitet për 90 milionë pasagjerë në vit, tha Erdoğan, duke shtuar se “kjo shifër do të rritet në 150 milionë, nëse nevojitet edhe në 200 milionë, pas përfundimit të të gjitha fazave”.

Sipas Erdoğan, aeroporti i ri, me arkitekturën, administrimin dhe financimin e tij, është nderi i vendit dhe projekt që në botë do të merret si shembull.

“Aeroportin e Stambollit e shohim si një shërbim të madh që kemi bërë jo vetëm për vendin tonë, por për gjithë rajonin dhe botën”, potencoi presidenti i Turqisë, duke thënë se vendi i tij është i vendosur të bëhet një ndër dhjetë ekonomitë më të mëdha të botës, si dhe “simboli i paqes, qetësisë, sigurisë, prosperitetit në rajon dhe në botë”.

“U drejtohem të gjithë miqve në rajon dhe botë: Ejani së bashku të ndërtojmë një të ardhme në paqe, të sigurt dhe të begattë për të gjithë”, shtoi Erdoğan.

Në prani të mysafirëve, aeroporti u hap me lutje që u lexuan nga kreu i Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë, Ali Erbaş.

Në fazën e parë, aeroporti do të shërbejë 90 milionë pasagjerë në vit.

Aeroporti është ndërtuar në një hapësirë prej 76,5 milionë metra katrorë, ndërsa për hapjen e fazës së parë janë investuar gjashtë miliardë euro.

Ndërkaq, faza e dytë pritet të përfundojë deri në vitin 2023. Për ndërtimin e aeroportit, i cili do të jetë më i madhi në botë, janë angazhuar rreth dhjetë mijë njerëz.

Pas përfundimit të punëve, aeroporti do të përbëhet nga gjashtë pista të ndara me një kapacitet për 500 avionë, parking të hapur dhe të mbyllur me kapacitet për 70 mijë automjete dhe në vit do të shërbejë rreth 200 milionë pasagjerë.

Ndërtesa e terminalit të aeroportit shtrihet në 1,3 milionë mtera katrorë dhe do të jetë ndër më të mëdhatë në botë. Pamja e brendshme dhe e jashtme janë inspiruar nga motive të arkitekturës turke.

Deri në vitin 2025, aeroporti pritet të mundësojë 225 mijë vende të reja pune.

Pas përfundimit të zhvendosjeve të duhura deri në fund të vitit, pritet që në aeroport në ditë të aterojnë dhe ngriten 2.000 avionë, nga më shumë se 350 destinacione, ndërsa shërbimet e tyre do t’i ofrojnë 250 kompani ajrore.

Që para hapjes, aeroporti ka marrë disa çmime, prandaj pritet që ky trend të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Aeroporti i ri do të lidhet edhe me hekurudhë deri në qendër të qytetit ndërsa punimet ende vazhdojnë.

Meta dhe Thaçi arrijnë në Stamboll për inaugurimin e aeroportit të ri

STAMBOLL – Presidenti i Shqipërisë dhe presidenti i Kosovës, Ilir Meta dhe Hashim Thaçi, kanë arritur në Stamboll për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugirmit të Aeroportit të Ri të Stambollit.

Inaugurimi i aeroportit, i cili pas përfundimit të plotë pritet të jetë aeroporti më i madh në botë, do të bëhet me praninë e presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdoğan dhe pjesëmarrje të mysafirëve nga katër anët e botës.

Hapja e fazës së parë të aeroportit bëhet me rastin e Ditës së Republikës në Turqi, që shënon ditën kur Turqia u shpall republikë në vitin 1923.

Mbi 50 zyrtarë të lartë nga të paktën 18 shtete do të jenë pjesë e ceremonisë, e cila pritet të ndiqet në mbarë botën.

Ceremonia e hapjes së fazës së parë, gjatë së cilës do të shërbehen 90 milionë pasagjerë në vit, do të fillojë në orën 16:30 sipas kohës lokale.

Aeroporti është ndërtuar në një hapësirë prej 76,5 milionë metra katrorë, ndërsa për hapjen e fazës së parë janë investuar gjashtë miliardë euro.

Ndërkaq, faza e dytë pritet të përfundojë deri në vitin 2023. Për ndërtimin e aeroportit, i cili do të jetë më i madhi në botë, janë angazhuar rreth dhjetë mijë njerëz.

Pas përfundimit të punëve, aeroporti do të përbëhet nga gjashtë pista të ndara me një kapacitet për 500 avionë, parking të hapur dhe të mbyllur me kapacitet për 70 mijë automjete dhe në vit do të shërbejë rreth 200 milionë pasagjerë.

Pas përfundimit të zhvendosjeve të duhura deri në fund të vitit, pritet që në aeroport në ditë të aterojnë dhe ngrihen 2.000 avionë, nga më shumë se 350 destinacione, ndërsa shërbimet e tyre do t’i ofrojnë 250 kompani ajrore. aa

Erdoğan: Hapja historike e aeroportit është simbol i suksesit gjatë 95 viteve

ANKARA – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se inaugurimi historik i aeroportit të ri në Stamboll është forca, vendosmëria dhe simboli i sukseseve të cilat Turqia i ka arritur në 95 vite.

Zyrtarë të lartë të shtetit të Turqisë në kryesimin e presidentit Erdoğan kanë vizituar mauzoleun e Mustafa Kemal Ataturkut “Anıtkabir” në Ankara me rastin e shënimit të festës kombëtare të Ditës së Republikës.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, në mauzoleun e Ataturkut vendosi kurorën me motivet me hënë dhe më pas u intonua himni kombëtar.

“I dashur Ataturk, sot në 95-vjetorin e shpalljes së Republikës sonë duke përfaqësuar popullin turk ndodhemi përpara jush shpirtërisht me krenari dhe emocione të mëdha. Më këtë rast përkujtojmë dhe urojmë mëshirën e Allahut mbi shokët e tu të luftës, të gjithë veteranë dhe dëshmorët tanë”, shkroi Erdoğan në librin e veçantë të Mauzoleut.

Presidenti Erdoğan në teksin e shkruar potencoi se përvjetorin e 95-të të Republikës e festojnë sot me hapjen e aeroportit të ri në Stamboll, i cili është një prej projekteve më prestigjioze të botës.

“Kjo hapje historike, të cilën po e realizojmë në një periudhë ku janë intensifikuar sulmet me objektiv ekonominë tonë, është forca, vendosmëria dhe simboli i sukseseve të cilat Turqia i ka arritur në 95 vite”, theksoi ai.

Erdoğan, gjatë vizitës së Mauzoleunit të Ataturkut ishte i shoqëruar nga kryetari i Parlamentit të Turqisë, Binali Yıldırım, zv/presidenti turk, Fuat Oktay, kryetari i partisë CHP, Kemal Kılıçdaroğlu, kryetari i partisë MHP, Devlet Bahçeli, kryetarja e Partisë së Mirë, Meral Akşener, kryetari i partisë BBP, Mustafa Destici, përfaqësues të lartë gjyqësorë, anëtarë të Kabinetit Presidencial të Turqisë, shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral Yaşar Güler, si dhe nga komandantë të forcave dhe zyrtarë të tjerë shtetërorë.

Në fund të ceremonisë, Mauzoleuni u hap për vizita edhe nga qytetarët.

Turqia shënon 95 vjetorin e Ditës së Republikës

Shpallja zyrtare e Republikës Turke nga Ataturku u bë më 29 tetor të vitit 1923 kur u shpallën emri i kombit dhe statusi i saj si republikë. Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, në mauzoleun e Ataturkut vendosi kurorën me motivet me hënë dhe më pas u intonua himni kombëtar. Në fund të ceremonisë, Mauzoleuni u hap për vizita edhe nga qytetarët. ( Raşit Aydoğan – Anadolu Agency )

29.10.2018 Raşit Aydoğan

1 / 20

Ndryshe, sot hapet aeroporti i ri në Stamboll. Ceremonia e hapjes së fazës së parë të këtij aeroporti, i cili është një prej aeroporteve më të mëdhenj në botë, do të fillojë në orën 16:30 sipas kohës lokale, me pjesëmarrjen e presidentin Erdoğan dhe disa udhëheqësve nga mbarë bota.

Shpallja zyrtare e Republikës Turke nga Ataturku u bë më 29 tetor të vitit 1923 kur u shpallën emri i kombit dhe statusi i saj si republikë.

Në një votim që u zhvillua pastaj në Asamblenë e Madhe Kombëtare, Ataturku, një burrë shteti revolucionar, me një votim unanim u zgjodh president i parë i Republikës së Turqisë.

Që atëherë, Turqia çdo vit më 29 tetor feston Ditën e Republikës.

Zonja Mirsini Zorba, Ministrja greke e kulturës “kundër” Athinës, tregon vizitën në Shqipëri

 I nderuam ushtarët mes malesh pa problem, flamujt tanë s’u ulën por u valvitën lart. Homogjeni me kallashnikov kërcenoi dhe na quajti tradhëtarë

Ministrja e Kulturës së Greqisë, Mirsini Zorba ka reaguar për vrasjen e 35-vjeçarit, ndërsa ka theksuar se nuk është ulur asnjë flamur në Bularat të Gjirokastrës, por të gjithë sipas saj janë valvitur lart.

Ajo tregon detaje gjatë qëndrimit në Gjirokastër, por shton se lajmin për vrasjen e shtetasit grek e ka marrë vesh pasi është larguar nga Bularati.

Përmes një reagimi në facebook, ajo shkruan:

”Sot, në varrezat e të rënëve në Bularat afër Këlcyrës për të nderuar të rënët grekë.

Ditë përkujtimore në vendin ku ata ranë. Emocion i madh midis maleve ku ata luftuan me patriotizëm kundër fashizmit.

Flamuj grekë kudo, të pranishëm përfaqësues të qeverive greke dhe shqiptare, Ambasadorja greke, deputetë, kryetarë të bashkive, qytetarë dhe fëmijë të shkollave greke. Lutje fetare, vendosja e luleve, fjalimi i Ambasadores, himni kombëtar i Greqisë dhe i Shqipërisë, poezi nga fëmijët.

Ikëm në orën tre të drekës pa pasur asnjë shqetësim.

Ndërkohë, u informuam se një minoritar me kallashnikov kishte kërcënuar në mëngjes për të shtënë me armë, duke pretenduar se marrëveshja e dy qeverive për të rivendosur kujtimin e të rënëve ishte tradhti.

Asnjë flamur grek nuk u ul poshtë, të gjitha ishin të ngritura.

Pas orës 3 të drekës, gjatë rrugës së kthimit, u informuam se minoritari ishte rrethuar, policia i kërkoi atij të dorëzohej, ai nuk u dorëzua dhe se ata e vranë.

Ishte një ngjarje tragjike që të gjithë ne në këtë mëngjes, në atmosferën emocionuese që mbizotëronte, nuk mund të imagjinonim”.

Të hënën bëhet hapja historike e Aeroportit të Ri të Stambollit

ANKARA – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, të hënën me pjesëmarrje të mysafirëve nga katër anët e botës do të bëjë hapjen e Aeroportit të Ri të Stambollit, i cili, pas përfundimit të plotë, do të jetë aeroporti më i madh në botë.

Hapja e fazës së parë të aeroportit do të bëhet më 29 tetor, Ditën e Republikës në Turqi, që paraqet ditën kur Turqia u shpall republikë në vitin 1923.

Sipas të dhënave të përpiluara nga Anadolu Agency (AA), në ceremoninë e hapjes do të marrin mysafirë të shumtë të huaj, në mesin e të cilëve gjenden edhe krerë shtetesh dhe qeverish, si dhe ministra të transportit. Deri më tani, siç njoftohet, mbi 50 zyrtarë të lartë kanë konfirmuar pjesëmarrjen, ndërkohë që ceremonia do të ndiqet në mbarë botën.

Ceremonia e hapjes së fazës së parë, gjatë së cilës do të shërbehen 90 milionë pasagjerë në vit, do të fillojë në orën 16:00 sipas kohës lokale, me një koncert të Orkestrës Simfonike të Presidencës së Turqisë.

Aeroporti është ndërtuar në një hapësirë prej 76.5 milionë metra katrorë, ndërsa për hapjen e fazës së parë janë investuar gjashtë miliardë euro.

Ndërkaq, faza e dytë pritet të përfundojë deri në vitin 2023. Për ndërtimin e aeroportit, i cili do të jetë më i madhi në botë, janë angazhuar rreth dhjetë mijë njerëz.

Pas përfundimit të punëve, aeroporti do të përbëhet nga gjashtë pista të ndara me një kapacitet për 500 avionë, parking të hapur dhe të mbyllur me kapacitet për 70 mijë automjete dhe në vit do të shërbejë rreth 200 milionë pasagjerë.

Fluturimi i parë më 31 tetor drejt Ankarasë

Fluturimi i parë nga aeroporti që do të funksionalizohet pas fjalimeve hapëse, do të realizohet në drejtim të Ankarasë më 31 tetor, me avionin e tipit Boeing 777 të aviokompanisë turke Turkish Airlines.

Pas përfundimit të zhvendosjeve të duhura deri në fund të vitit, pritet që në aeroport në ditë të aterojnë dhe ngriten 2.000 avionë, nga më shumë se 350 destinacione, ndërsa shërbimet e tyre do t’i ofrojnë 250 kompani ajrore.

Ministri Zenka në Malin e Zi i kthehet deputetit serb: Flamuri im është ai shqiptar

Ministri shqiptar Mehmet Zenka në qeverinë e Malit të Zi, ka replikuar me një deputet serb në Kuvendin e këtij vendi.

E gjitha filloi lidhur me çështjen e Kosovës, flamurin shqiptar dhe për kishën në Rumi.

 

Ministri për të drejta dhe pakica në qeverinë e Malit të Zi, nuk hezitoi të merr fjalën dhe t’i kundërpërgjigjet deputetit serb, i cili në një moment e pyeti se cili është flamuri i tij?

Ndërkaq, përgjigja e Zenkes ishte e menjëhershme, duke i thënë se flamuri i tij është ai shqiptar, shkruan malësia.me.

 

 

 

 

 

Furgoni me 3 valixhe largohet nga Konsullata saudite në Stamboll (fotot)

STAMBOLL – Një furgon u largua nga Konsullata e Arabisë Saudite në Stamboll sot në mëngjes, pasi stafi i kosullatës ngarkoi tri valixhe dhe një qese plastike të zezë në makinë, njofton gazetari i Anadolu Agency (AA) nga skena jashtë konsullatës.

Valixhet dhe qeset e plastikës u ngarkuan në kamionin me dritare dhe me ngjyrë të zezë nga një mjet tjetër ndërsa një burrë brenda konsullatës mbante një kabllo të bardhë i cili gjithashtu hipi në furgon.

Përmbajtja në valixhe dhe qeset plastike mbetet e panjohur, siç ishte edhe identiteti i personit në fjalë.

Një furgon u largua nga Konsullata e Arabisë Saudite në Stamboll sot në mëngjes, pasi stafi i kosullatës ngarkoi tre valixhe dhe një qese plastike të zezë në makinë. ( Onur Çoban – Anadolu Agency )

Konsullata është nën mbikëqyrje të shtuar në kulmin e hetimeve disa ditore rreth rastit të gazetarit të vrarë saudit Jamal Khashoggi.

Khashoggi, gazetar dhe kolumnist në gazetën “The Washington Post”, për herë të fundit u pa më 2 tetor kur hyri në ndërtesën e konsullatës.

Pas mohimit disa ditorë të çfarëdo njohurie për vendndodhjen e tij, zyrtarët sauditë javën e kaluar pranuan se Khashoggi u vra në një “grindje” në konsullatë.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan të martën publikoi gjetjet fillestare të hetimeve të kryera nga Turqia, duke thënë se “vrasja e Khashoggit ishte e paramenduar”.

Rishikimi i kufijve, Thaçi dhe Vuçiçi takohen më 11 nëntor në Paris

Më 11 nëntor, nëse gjithçka shkon sipas planit, në Paris do takohen presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksander Vuçiç.

Thaçi besohet se do ketë takim edhe me presidentin e Francës, Emanuel Macron.

Në Paris, do diskutohet për dialogun mes dy vendeve, si dhe idetë e reja të të dy presidenteve, korrigjimi i kufijve dhe njohja e mundshme e Serbisë ndaj Kosovës.

Takimi i fundit i Thaçit dhe Vuçiçit q ë parashikohej t ë mbahej n ë Bruksel dështoi.

Kryeministri grek bllokon dekretin mbi ujërat territoriale

ATHINË – Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, ka ndërhyrë në dekretet presidenciale për zgjerim të ujërave territoriale të vendit.

Duke cituar burime diplomatike, agjencia greke e lajmeve ANA-MPA, tha se Tsipras, i cili ditë më parë u betua si ministër i Jashtëm i vendit, ka marrë pjesë në një takim i cili ka trajtuar çështjet e lidhura me ujërat territoriale dhe marrëdhëniet me Turqinë që është mbajtur në Ministrinë e Jashtme të Greqisë.

Siç thuhet, Tsipras ka vendosur të ndalojë dekretin presidencial për zgjerim të ujërave territoriale të Greqisë në disa vende për 12 milje, dhe ta kthejë në Kuvend për rishqyrtim me partitë tjera.

Ai tashmë po bën përgatitjet për vizitën e tij në Stamboll me ftesë të presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan.

Paralelisht me këto zhvillime, sot ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar, tha se pret nga Greqia fqinje të trajtojë çështjen në “frymë të mirë”, pasi një ditë më parë, Ministria e Jashtme e Turqisë, thirri në bisedë ambasadorin grek në Ankara.

Veprimi i fundit është reagim ndaj komenteve të ish-ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kotzias, i cili ditë më parë tha se Greqia është e gatshme të zgjerojë ujërat territoriale në Detin Jon dhe në dy zona tjera, nga gjashtë milje në 12 milje.

Një deklaratë e Parlamentit të Turqisë nga viti 1995, e cila akoma është në fuqi, parasheh që nëse Greqia zgjeron ujërat territoriale në Detin Egje përtej gjashtë miljeve, atëherë Parlamenti i Turqisë do t’i japë qeverisë të gjitha kompetencat, përfshirë edhe forcat ushtarake, për të mbrojtur interesat e Turqisë.

Ministria e Jashtme e Turqisë tha të martën se deklarata “është ende në fuqi sot”. aa

Autoritetet saudite penguan kërkimin në pusin e konsullatës

STAMBOLL – Autoritetet saudite nuk kanë dhënë leje që policët të kryejnë kërkime në kuadër të hetimit për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi në pusin që ndodhet në oborrin e konsullatës së Arabisë Saudite në Stamboll.

Sipas informacioneve nga burimet e sigurisë mësohet se janë zbuluar detaje të reja në lidhje me hetimin e kryer për vrasjen e gazetarit saudit më 2 tetor në ndërtesën e konsullatës së Arabisë Saudite në Stamboll. Në kuadër të hetimit forcat e policisë kanë kryer kërkime për prova në ndërtesën dhe rezidencën banesë të konsullatës.

Ndërkohë mësohet se forcat e sigurisë nuk janë lejuar nga autoritetet saudite që të kryejnë kërkime në pusin, i cili ndodhet në ambientet e konsullatës.

Ngjarja Khashoggi

Jamal Khashoggi, një shtetas saudit dhe kolumnist i “Washington Post”, për herë të fundit u pa duke hyrë në konsullatën saudite në Stamboll më 2 tetor, dhe që nga ajo datë nuk ka patur më asnjë lajm rreth tij.

Sipas vlerësimeve të bëra nga burimet turke të policisë teksa është konfirmuar se Khashoggi nuk ka dalë më nga ndërtesa e konsullatës ku ai hyri më 2 tetor, është bërë e ditur se në ditën e zhdukjes së Khashoggit, 15 sauditë të tjerë, përfshirë disa zyrtarë, arritën në Stamboll me 2 avionë dhe vizituan konsullatën ndërkohë që ai ishte ende brenda. Të gjithë individët e identifikuar më pas janë larguar nga Turqia.

Në lidhje me këtë çështje u formuan grupe pune të përbashkëta të përbërë nga zyrtarë turq dhe sauditë.

Në kuadër të hetimit të kryer nga Prokuroria e Stambollit grupi në koordinimin e një prokurori dhe një zv.prokuroi kreu ekzaminime në ndërtesën e konsullatës dhe në rezidencën e konsullit saudit, Muhammed el Uteybi, i cili është larguar nga Turqia.

Qeveria e Arabisë Saudite më 20 tetor njoftoi se gazetari Jamal Khashoggi vdiq gjatë grindjeve brenda ndërtesës së konsullatës. aa

U zhduk në Siri më 2015, gazetari japonez sillet në Turqi

HATAY – Prefekti i provincës turke Hatay, Erdal Ata, konfirmoi sot se një individ i cili u soll në Turqi nga Siria është Jumpei Yasuda, një gazetar japonez që u zhduk në Siri në vitin 2015.

Ata tha se Yasuda ishte shoqëruar nga ekipe të sigurisë dhe inteligjencës dhe se nuk mbante letërnjoftim.

Sipas gazetës Japanese Times, kryeministri japonez Shinzo Abe përshëndeti lajmin për lirimin e raportuesit të pavarur nga rrëmbyesit në Siri.

Shinzo Abe falënderon presidentin Erdoğan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Japonisë.

Sipas informacioneve nga burimet e Presidencës së Turqisë, mësohet se kryeministri japonez Abe në bisedë ka shprehur falënderimet për shpëtimin dhe hyrjen në Turqi në gjendje të mirë të gazetarit Jumpei Yasuda i cili mbahej peng nga terroristët në Siri që prej qershorit 2015.

Dy liderët duke shprehur kënaqësinë për bashkëpunimin e institucioneve dhe njësive përkatëse në këtë çështje, kanë konfirmuar vendosmërinë për të çuar përpara në çdo fushë marrëdhëniet Turqi-Japoni. aa

Arrestohet ish-ministri i Mbrojtjes së Greqisë bashkë me gruan

Policia greke ka arrestuar gjatë natës së kaluar ish-ministrin e Mbrojtjes dhe një nga politikanët korife të Pasok, Janis Papantoniu. Bashkë me të është arrestuar dhe bashkëshortja e tij Stavrula Kuraku.
Çifti Papantoniu akuzohet për korrupsion dhe 2.8 milionë euro para të zeza, nga kontrata për 4 fregata moderne e pajisje të tjera ushtarake.

“Zgjerim deri në 12 milje” – Turqia paralajmëron Greqinë për kufirin detar

Turqia paralajmëroi Greqinë të martën se nuk do të tolerojë një ndryshim në kufirin detar grek. Paralajmërimi vjen pak ditë pasi Athina tha se kishte planifikuar të zgjeronte ujrat e saj territoriale deri në 12 milje në perëndim të vendit.

Ujërat territoriale janë një çështje e ndjeshme ndërmjet dy vendeve fqinjë që ndahen nga Deti Egje. Turqia dhe Greqia kanë patur mosmarrëveshje për shelfin kontinental përkatës prej shumë dekadash.

Turqia ka paralajmëruar më parë se nuk do të përjashtonte një veprim ushtarak për të mbrojtur interesat e saj.

Ish-Ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias, i cili dha dorëheqjen javën e kaluar, tha të shtunën se Athina ka planifikuar të zgjerojë ujrat territoriale në detin Jon, por kjo nuk do të prekte rajonin e Egjeut. Ministria e jashtme e Turqisë, megjithatë, tha se kishte marrë shënim deklaratat e Athinës rreth planeve për një zgjerim gradual të ujërave uterritoriale greke.

/VOA/

Erdogan: Khashoggi, viktimë e një vrasjeje me paramendim

Presidenti turk Recep Taip Erdogan tha të martën se vrasja e gazetarit saudit Jamal Khashoggi ishte akt i paramenduar dhe se personat përgjegjës, përfshirë ata që dhanë urdhër për vrasjen, duhen ndëshkuar.

Në një fjalim para vendit, Presidenti Erdogan dha hollësi të ngjarjeve duke filluar me ditën para se Khashoggi të shkonte në konsullatën saudite në Stamboll. Ai tha se një numër ekipesh mbërritën në Stamboll për t’u takuar me Khashoggin në misionin diplomatik të Arabisë Saudite dhe hoqën hard-drive-in e sistemit që operonte kamerat e sigurisë.

Zoti Erdogan tha se e fejuara e Khashoggit, Hatice Cengiz priti para konsullatës për orë të tëra para se të kontaktonte autoritetet turke për t’u thënë se Khashoggi po mbahej kundër dëshirës dhe ishte në rrezik.

Nga ky moment hetimet lëvizën shumë ngadalë, pasi konsullata gëzon statusin e mbrojtjes diplomatike. Por ai tha se policia turke ishte e sigurtë se Khashoggi nuk kishte dalë nga ndërtesa, ashtu siç thanë fillimisht sauditët.

Arabia Saudite pohoi javën e kaluar se Khashoggi kishte gjetur vdekjen në konsullatë, fillimisht duke e shpjeguar incidentin si një zënkë që doli jashtë kontrollit, më pas duke thënë se ai vdiq nga mbytja pasi e kishin mbërthyer dhe po e shtrëngonin për të mos e lënë të largohej nga ndërtesa.

Presidenti Erdogan tha të martën se Arabia Saudite ndërmori një hap të rëndësishëm kur pranoi se Khashoggi ishte vrarë në konsullatë, por ai pret nga udhëheqja e vendit të mbajë përgjegjës të gjithë ata që ishin të përfshirë në këtë akt. Ai tha se nuk mund t’u hidhet faji vetëm operativëve të zbulimit dhe sugjeroi që gjyqet të kryhen në Stamboll pasi akti u krye në këtë qytet.

Zoti Erdogan e përfundoi fjalimin me një numër pyetjesh që kërkojnë përgjigje: ku është trupi i Khashoggit, kush dha urdhër për dërgimin e ekipeve në Stamboll dhe përse Arabia Saudite dha variante të ndryshme për fatin e tij.

Media amerikane njoftoi se drejtoresha e CIA-s, Gina Haspel u nis dje për në Turqi për t’u takuar me zyrtarët që po hetojnë vrasjen e Khashogit. Administrata Trump nuk ka thënë gjë publikisht për nisjen e saj.

Erdogan: Vdekja e Khashoggit ishte brutalisht e planifikuar

ANKARA – Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se vrasja e gazetarit saudit Jamal Khashoggi, që ndodhi në Konsullatën Saudite në Stamboll, ishte e planifikuar, si dhe theksoi se kërkesa e tij është që 18 personat e lidhur me vrasjen Khashoggi të gjykohen në Stamboll, raporton Anadolu Agency (AA).

Presidenti turk, i cili u adresua në Klubin e deputetëve të Partisë së Drejtësisë dhe Zhvillimit në Parlamentin turk, ka folur mbi detajet lidhur me vasjen e gazetarit Khashoggi. Ai bëri të ditur se një ekip saudit bëri inspektime në Pyllin “Belgrad” të Stambollit dhe provincën “Yalova” para vrasjes së Khashoggit.

Erdoğan theksoi se tashmë Konventa e Vjenës me gjasë të madhe do të vihet në diskutim, duke shtuar se, “Konventa e Vjenës nuk do të lejonte të ndodhte një vrasje e tillë ‘brutale’ në një ndërtesë konsullate”.

“Qeveria e Arabisë Saudite zyrtarisht pranoi për vrasjen e Jamal Khashoggit 17 ditë pas vrasjes së tij”, tha ai, si dhe shtoi se, “Qeveria e Arabisë Saudite duke e pranuar vrasjen, hodhi një hap të rëndësishëm. Pas kësaj, prej tyre presim që me sinqeritet të nxjerrin në pah të gjithë përgjegjësit dhe t’i dënojnë para ligjit”.

Presidenti turk theksoi se kërkesa e tij është që 18 personat e lidhur me vrasjen Khashoggi të gjykohen në Stamboll. Sipas tij, nëse deklarata se kufoma e Khashoggit i është dhënë bashkëpunëtorit të brendshëm është e saktë, atëherë, tha Erdoğan, “kush është ai, duhet të sqaroni”.

“Informacionet dhe faktet e deritanishme tregojnë se Jamal Khashoggi ishte viktimë e një vrasjeje mizore”, theksoi ai.

Presidenti turk po ashtu theksoi se “fajësimi i vetëm disa pjesëtarëve të sigurisë dhe inteligjencës për Khashoggin nuk është i kënaqshëm për ne, as për komunitetin ndërkombëtar.”.

Khashoggi për herë të fundit u pa më 2 tetor kur hyri në Konsullatën Saudite në Stamboll. Pas më shumë se dy javëve mohime mbi fatin e tij, Arabia Saudite të shtunën pohoi se Khashoggi u vra gjatë një sherri brenda konsullatës.

Në ditën e zhdukjes së Khashoggit, 15 sauditë, përfshirë disa zyrtarë, arritën në Stamboll me dy aeroplanë dhe vizituan konsullatën, në kohën kur gazetari ishte ende brenda, kanë njoftuar burime të policisë turke. Të gjithë individët e identifikuar janë larguar nga Turqia.

Një ekip i përbashkët turko-saudit përfundoi një hetim të enjten, pasi kreu ekzaminime në rezidencën e konsullit dhe Konsullatën Saudite në Stamboll.

Çaushoglu: “Turqia do të bashkëpunojë me OKB-në rreth hetimit për vrasjen e Khashoggit”

ANKARA – Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu i cili gjendet mysafir në panelin editorial të Anadolu Agency ka dhënë informata rreth hetimit të vrasjes së gazetarit saudit, Jamal Khashoggi.

Çavuşoğlu është shprehur së është e rëndësishme që Arabia Saudite ka pranuar se Khashoggi është vrarë, edhe pse vonë.

Rreth hetimit që Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB), organizatat apo gjykatat ndërkombëtare mund të hapin me rastin e Khashoggit, Çavuşoğlu ka deklaruar se Turqia është e gatshme të bashkëpunojë.

Ndërsa rreth marrëdhënieve me SHBA-t, ministri turk tha se marrëdheëniet Turqi-SHBA nuk u tensionuan për shkak të pasotri Amerikan Brunson.

“Marrëdhëniet me SHBA-te nuk u tensioniuan për pastorin Brunson, por për mbështetjen e SHBA-ve ndaj YPG/PKK-së dhe qëndrimit ndaj FETO-s, tha Çavuşoğlu. aa

Një automjet i Konsullatës Saudite gjendet në një lagje të Stambollit

STAMBOLL – Një automjet me targa diplomatike i Konsullatës Saudite në Stamboll gjendet në një parking në lagjen Sultangazi të qytetit.

Automjeti është gjetur nga ekipet policore në kuadër të hetimit të Prokurorisë Publike të Stambollit mbi vrasjen e gazetarit të Washington Post, Jamal Khashoggi.

Automjeti me targa “34 CC 1736” u gjet i parkuar në një parking në Sultangazi.

Ekipet policore kanë rrethuar vendin me kordon të sigurisë ndërsa kanë kërkuar leje nga Konsullata dhe Prokuroria për të kryer ekzaminime. aa

Erdogani zhvillon bisedë telefonike me Trumpin

ANKARA – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e SHBA-ve Donald Trump.

Në një deklaratë nga Qendra për shtyp të Presidencës turke thuhet se mbrëmë është zhvilluar një bisedë telefonike mes Erdoğan dhe Trump.

Në këtë bisedë përveç diskutimit të marrëdhënieve dypalëshe janë shkëmbyer mendimet në lidhje me luftën kundër terrorizmit, çështja e gazetarit Jamal Khashoggi si dhe zhvillimet e fundit në Siri.

Në bisedë është folur edhe për procesin ligjor në lidhje me pastorin amerikan Andrew Brunson, ndërkaq të dy liderët kanë konfirmuar vendosmërinë e tyre për normalizimin dhe zhvillimin e bashkëpunimit në mes të Turqisë dhe SHBA-ve në çdo fushë. Gjatë bisedës po ashtu është diskutuar mbi çështjen e bashkëpunimit në luftën kundër terrorizmit, përfshirë edhe atë kundër FETO-s.

Të dy liderët kanë vënë theksin në realizimin sa më të shpejtë të udhërrëfyesit për çështjen e Munbixhit ndërsa kanë potencuar rëndësinë e marrëveshjes së Idlibit.

Erdoğan dhe Trump ranë dakord edhe për ndriçimin e rastit të gazetarit Jamal Khashoggi në të gjitha aspektet.

Jeremiç: Kosova bashkohet me Shqipërinë pas anëtarësimit në OKB

Kryetari i Partisë Popullore serbe, Vuk Jeremiç pretendon se presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, po përshpejton negociatat për demarkacionin e kufirit me Kosovën, në mënyrë që marrëveshja e Vuçiqit me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, të finalizohet në katër muajt e parë të vitit 2019.

Siç raporton FoNet, Jeremiq ka thënë se: “Demarkimi i kufijve do të thotë se në anën tjetër të kufirit të mbetet 90 për qind e territorit të Kosovës, por edhe pjesët jugore të Serbisë, të cilën shqiptarët e quajnë Lugina e Preshevës”.

Ai gjithashtu tha se Kosova do të bëhet anëtare e plotë e Kombeve të Bashkuara, siç është Serbia sot dhe se nuk do të ketë pengesë në të drejtën ndërkombëtare për t’u bashkuar me Shqipërinë, përcjell Telegrafi.

“Kur flas për Shqipërinë e Madhe nuk flas përmendësh”, shtoi Jeremic.

Ish-shefi i diplomacisë serbe, Jeremiq, theksoi se Serbia mund të përballet me kërkesa të reja territoriale “nëse ajo sot pajtohet që në paqe t’ia vizatojnë kufijtë e saj”.

“Vuçiç është i vetëdijshëm për këtë, por vizioni i tij për Serbinë është një ‘gardh’ i mallkuar”-thotë Jeremiç, duke shtuar se presidenti serb është në konflikt me moralin dhe ndërgjegjen.

(BalkanWeb)

“Më përpara i shpërndanin nëpër qese të zeza”, Tsipras mbron fondet sekrete greke për median në Shqipëri

Kryeministri grek, Aleksis Tsipras, pranoi publikisht ekzistencën e fondeve sekrete për financimin e mediave, shoqatave të gazetarëve dhe kishës në disa vende, përfshirë edhe Shqipërinë.

 

Në përgjigje të akuzave ndaj qeverisë së tij për financimin e rreth 1 milion eurove vetëm gjatë muajit tetor për gazetarë, media dhe shoqata në Shqipëri, Tsipras theksoi se një praktikë e tillë ekziston prej vitesh. “E kam diskutuar këtë debat që kur ishim në opozitë, në vitin 2011, kemi diskutuar për procedurën sa i përket transparencës së përdorimit të fondeve. Kemi krijuar një procedurë transparente për fondet sekrete. Nuk ka keqpërdorim të këtyre fondeve pa një firmë nga urdhëruesi, jo siç ndodhte më përpara që i shpërndanin majtas e djathtas nëpër qese të zeza. Çdo vend që respekton veten e tij e ka për detyrë të përdorë një politikë të jashtme ku të mbështetet. Prandaj fondet sekrete janë një domosdoshmëri veçse ndokush ka kundërshtime.

Debati që po bëhet kohët e fundit po bëhet në mënyrë të turpshme nga një pjesë e shtypit opozitar që synon pikërisht të godasë këtë procedurë transparente”, deklaroi Tsipras. Kryeministri grek u shpreh i bindur se skandali për keqpërdorimin e fondeve sekrete është bërë nga opozita dhe segmente të caktuara të medias. Tsipras i kërkoi kreut të opozitës të shkojë në zyrën e tij dhe të informohet mbi mënyrën sesi shpenzohet çdo euro e taksapaguesve grekë. Garancinë për përdorimin e fondeve sekrete e dha edhe ish-ministri i Jashtëm, Nikos Kotzias. Sipas tij, Parlamenti miratoi një ligj të posaçëm sa i takon përdorimit të këtyre fondeve.

“Nëse është e vërtetë gjithçka që thuhet, është sikur t’u tregojmë të huajve se nuk jemi seriozë. Ne bëmë një ligj të posaçëm për fondet sekrete të cilat kontrollohen dhe miratohen nga një këshill dhe shkojnë drejtpërdrejt në Parlament”, tha Kotzias.

Idrizi kërkon mbledhjen e Këshillit të Sigurisë, Bushati: Nacionalizëm tepsie

Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, e cilësoi vendin në emergjencë kombëtare pas skandalit të publikuar në mediat greke se vetëm muajin e fundit janë shpenzuar 1 milion euro nga Greqia për financimin e mediave dhe gazetarëve në Shqipëri. Idrizi i kërkoi Presidentit të Republikës mbledhjen me urgjencë të Këshillit të Sigurisë Kombëtarë për diskutimin e kësaj çështjeje.

“Sot një pjesë e politikës, ajo që tregon vasalitet të vazhdueshëm ndaj Greqisë hesht. Një pjesë e mediave hesht dhe është e blerë. Prandaj jemi në një emergjencë kombëtare. I kërkojmë Presidentit të Republikës të mbledhë urgjentisht Këshillin e Sigurisë Kombëtare, të vërë në lëvizje të gjitha agjencitë ligjzbatuese për të hetuar e vënë prapa dyerve të qelisë ata që kanë marrë para, shumat e qëllimet sepse vetëm në një muaj bëhet fjalë për 1 milion euro. Ritheksoj që janë 1 milion euro vetëm për një muaj, e asnjëherë nuk do kuptojmë sasinë e vërtetë të fondeve të paligjshme të derdhura në vend, nëse nuk shtrohet si një prioritet për sigurinë kombëtare”, tha Idrizi.

Kreu i PDIU-së kërkoi nga Prokuroria të hetojë cilat janë portalet, gazetat, televizionet, gazetarët, biznesmenët, OJQ-të, që janë financuar nga Fondet e Zeza sekrete të Ministrisë së Jashtme Greke.

Por në një reagim për mediat menjëherë pas kësaj deklarate, ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, e ka cilësuar nacionalizëm për tepsi qëndrimin e kreut të PDIU-së.

“Kush bërtet i dëshpëruar për t’u faktorizuar në hartën e nacionalizmit ballkanik, s’ka lidhje me çështjen kombëtare e as me vendosmërinë e qeverisë @ediramaal që përfshiu në bisedime me fqinjin jugor të gjitha çështjet që i kishte mbuluar pluhuri i harresës #nacionalizëmpërtepsi”, shkruan Bushati.

Gazetarja shqiptare e vë në siklet, Vuçiçi fshin djersët me shami

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçic është vënë në siklet në mes të Beogradit teksa eshte pyetur se “çfarë kushtesh ka Serbia për njohjen e Kosovës si shtet?”.

 

Pyetja eshte bere nga gazetarja e Agjencisë së Lajmeve KosovaPress, Nerënxa Jakupi, gjate një konference për media të mbajtur pas një paneli të Forumit të Sigurisë në Beograd, në të cilin ishte panelist edhe vete ai.

Vuçiq përpiqej që të tregohej i ftohtë ndaj gazetares shqiptare, por nuk ia doli.

Megjithatë, pavarësisht tendosjes në të cilën është ndodhur, Vuçic është përgjigjur.

Përkundër tendosjes, ai përsëriti qëndrimin tashmë të njohur se dëshiron kompromis me shqiptarët ku të dyja palët do të ndjenin dhembje.

Menjëherë pas kësaj, kur ai po merrte një pyetje nga një gazetar tjetër, presidenti serb po fshinte djersët duke dëshmuar se nuk ishte i perqendruar në pyetjen që po i bëhej.

Ndonëse pyetja iu bë në gjuhën angleze, ai është përgjigjur në serbisht, por gjatë konferencës është përgjigjur edhe në gjuhën angleze./KosovaPress/

Çfarë ndodhi me Nikos Kotzias? Kriza e Athinës – Nga Janis Papadimitriou


Në shenjë proteste kundër partnerit populist, pjesë e koalicionit qeverisës, ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias dha dorëheqjen të mërkurën. Sa e rrezikon ky hap kompromisin për emrin me Maqedoninë?

“Me dhimbje në zemër” – kështu e ka pranuar kryeministri grek, Aleksis Tsipras dorëheqjen e ministrit të të Jashtëm, Nikos Kotzias. Tani këtë detyrë ai do ta ushtrojë vetë. Tsipras e falënderoi ish-ministrin e tij. Rrallë tingëllon reagimi pas dorëheqjes së një ministri kaq emocional. Gazeta me orientim të majtë, “Gazeta e Redaktorëve” shkruan, se “ministri i gabuar duhej të paguante faturën.” Ndërsa gazeta konservatore, “Eleftheros Typos” shkruan me tone kritike për Tsipras, se “ai po sakrifikon Kotziasin për të qëndruar edhe më shumë në pushtet.”

Por pse duhej të largohej ministri i Jashtëm?
Si shkak për largimin e ministrit shërbeu një grindje mes Kotzias- që nuk është pjesë e Partisë së majtë, Syriza – dhe ministrit të Mbrojtjes, populistit të djathtë, Panos Kamenos gjatë një mbledhjeje të kabinetit qeveritar grek. Bëhej fjalë për sheshimin e grindjes për emrin me Maqedoninë përmes Marrëveshjes së Prespës, të cilën Kotzias e reklamon si sukses të tij, dhe Kamenos e refuzon. Kryeministri Tsipras heshti gjatë grindjes mes dy ministrave.

Kotzias nuk u ndje i mbështetur nga kryeministri i tij, mendon Konstantions Filis, drejtor i sektorit të studimeve në Institutin për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Athinë. “Përfytyrojeni këtë njëherë -Kotzias e mbështet marrëveshjen për çështjen e emrit në kurriz të vet dhe duhet të shohë me sytë e tij, se si Kamenos avancon në ministrin e jashtëm anësor, dhe Tsipras nuk i tregon vendin.” Edhe analisti politik konservator, Aris Portosalte është i sigurtë “Ka pasur një grindje mes Kotzias dhe Kamenos, dhe Tsipras vendosi qartësisht për Kamenosin.”

Kompromisi me Maqedoninë nuk rrezikohet apo jo?
Kryeministri grek nuk vë pikëpyetje mbi marrëveshjen për emrin pas dekadash grindjeje mes Athinës dhe Shkupit. Përkundrazi: Vendimi për të marrë përsipër edhe postin e ministrit të Jashtëm e nënvizon edhe më fort vendosmërinë e tij për “marrëveshjen historike”, tha vetë Tsipras në televizionin shtetëror, ERT. Për kujtesë: Me iniciativën e Kotzias, Athina dhe Shkupi mundën të arrinin një kompromis në grindjen e gjatë për çështjen e emrit. Sipas tij Maqedonia do të quhet Maqedoni e Veriut dhe do ta ndryshojë kushtetutën në atë mënyrë që të përjashtohen pretendimet territoriale ndaj vendeve fqinje.

Ministri grek i Mbrojtjes, Kamenos është kundër këtij kompromisi dhe kishte njoftuar votën kundër në parlament. Tek Tsipras që në këtë moment duhet të kishin rënë zilet e alarmit. Kamenos është kreu i partisë populiste të djathtë, ANEL, dhe partneri më i vogël i koalicionit qeverisës. Nëse parlamenti në Shkup e miraton ndryshimin e emrit, (gjë që nuk është e sigurtë), atëherë marrëveshja duhet të futet për votim edhe në parlamentin grek, më së voni në Mars 2019.

Tani Aleksis Tsipras ndodhet para një situate paradoksale: Ai e mbështet Marrëveshjen e Prespës, por lejon largimin e Kotzias, mbështetësit më të madh të kësaj marrëveshjeje. Kamenos, nxitësi kundër saj qëndron ende ulur në tryezën e kabinetit qeverisës. Politologu Filis e kupton këtë qëndrim si një cinizëm të hapur politik. “Çfarëdo që të ndodhë në Mars, kryeministri me sa duket ka bërë llogari, që më mirë të qeveris me Kamenos deri në atë kohë, se sa ta largojë dhe të rrezikojë me këtë zgjedhje të reja.”

Po Kotzias vetë, çfarë thotë ai lidhur me zhvillimet e fundit? “Kryeministri dhe një sërë ministrash e bënë zgjedhjen e tyre, prandaj edhe unë bëra zgjedhjen time.” shkroi Kotzias në twitter të mërkurën në mbrëmje. Me interes pritet në Greqi e hëna. Se për këtë ditë ministri i dorëhequr kishte planifikuar një fjalim në Kretë, që do të mbahet sipas gjasave. Mediat greke kanë mësuar se Kotzias kërkon “të shkaktojë një tërmet politik” me deklaratat e tij. Kjo nuk konfirmohet, por mund të kujtohet një deklaratë e dikurshme e ish-ministrit. “Një ministër i Jashtëm nuk duhet të flasë shumë, me qëllim që, kur të flasë ta dëgjojnë.”

Fillim i ri në marrëdhëniet ruso-greke?
Mbetet e hapur pyetja, nëse tani do të ketë edhe një riorientim të politikës së jashtme të Athinës. Sipas politologut Filis, nuk priten lëvizje tektonike, me një përjashtim: “I mundshëm është një riafrim me Rusinë. Pas dëbimit të dy diplomatëve rusë në korrik, ka pasur grindje mes Athinës dhe Moskës. Kotzias nuk ka bërë asgjë për të çtensionuar gjendjen. Përkundrazi ai i ka provokuar rusët me deklarata thumbuese.”

Sipas mediave greke, arsyeja e dëbimit të diplomatëve ishte përpjekja e Rusisë “për të ndërhyrë në çështjet e brendshme të Greqisë” dhe veçanërisht minimi i përpjekjeve për zgjidhjen e konfliktit për emrin. Sipas televizionit Skai, tensionet me Moskën që atëherë shkaktuan ftohjen mes kryeministrit dhe ministrit të tij të Jashtëm, Kotzias. Tani Tsipras do të guxojë për një fillim të ri. Në fillim të dhjetorit, kryeministri dhe ministri i Jashtëm, Aleksis Tsipas pritet për një vizitë në Moskë. /DW/

“Fonde për mediat shqiptare”, Prokuroria e Athinës nis hetimet

Prokuroria e Athinës urdhëron hetim për informacionet e publikuara në gazetën elektronike greke iefimerida.gr, në lidhje me fondet sekrete dhe pagesat në median dhe biznese në Shqipëri dhe Greqi.

Ndërkaq, pas bujës së shkaktuar për listën e gazetarëve dhe portaleve shqiptare që kryenin propagandë pro Greqisë, Kryeministria greke e ka përgënjeshtruar zyrtarisht duke theksuar se nuk janë shpërndarë fonde në media ballkanike.

Sipas prokurorisë, publikimi në media i informacioneve sekrete te shtetit përbën akt penal dhe kriminal.

Ndihmësi i princit saudit ka hyrë në konsullatë disa orë para Khashogit

NEW YORK – Gazeta amerikane New York Times ka publikuar fotografi të Maher Abdulaziz Mutreb, një prej emrave të afërt me princin e kurorës të Arabisë Saudite, Muhammed bin Selman, duke hyrë me datë 2 tetor në Konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll disa orë para gazetarit të zhdukur Jamal Khashoggi.

Në lajmin e gazetës janë paraqitur edhe fotografi ku Mutreb gjatë ditës qëndron para shtëpisë së konsullit gjeneral saudit Mohammad al-Otaibi, kur ai ka dalë nga një hotel në Turqi me një valixhe të madhe, si dhe kur është larguar nga Turqia nëpërmjet Aeroportit Ataturk në Stamboll.

Në fotografi, të cilat thuhet se janë siguruar nga sistemet televizive me qark të mbyllur, vërehet se Mutreb ka hyrë në Konsullatën Saudite në orën 09:55 dhe ka qëndruar para shtëpisë së konsullit në orën 16:45. Mutreb është larguar nga hoteli ku ka qëndruar në Stamboll në orën 17:15 dhe më pas është vërejtur në aeroport në orën 17.58.

Amerikan New York Times gazetesi, Suudi Arabistan Veliaht Prensi Muhammed bin Selman’a yakın isimlerden Maher Abdulaziz Mutreb’in 2 Ekim’de Cemal Kaşıkçı’dan birkaç saat önce Suudi Arabistan’ın İstanbul Başkonsolosluğuna girdiğine dair fotoğrafları yayımladı. ( AA – Anadolu Ajansı )

Gazeta New York Times ditë më parë kishte pohuar se Turqia ka identifikuar disa persona të cilët dyshohen se kanë rol në vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi. Po ashtu, gazeta kishte theksuar se Maher Abdulaziz Mutreb, i cili është një prej të dyshuarve, është diplomat i emëruar në vitin 2017 në Ambasadën e Arabisë Saudite në Londër dhe ka vizituar shumë vende si truprojë i mundshëm i princit saudit.

Ngjarja Khashoggi

Gazetari dhe kolumnisti i “The Washington Post”, Jamal Khashoggi, i cili ka dhënë kontribute edhe për “Al Watan”, një platformë e rëndësishme për reformistët sauditë, u zhduk më 2 tetor pasi hyri në kompleksin e Konsullatës së Arabisë Saudite në Stamboll.

Sipas burimeve të sigurisë, Khashoggi shkoi në Konsullatën e Përgjithshme të Arabisë Saudite në Stamboll për procedura të martesës, ndërsa më pas u konfirmua se nuk është larguar më nga konsullata dhe se në të njëjtën orë në ndërtesën e konsullatës kanë mbërritur 15 qytetarë sauditë, përfshirë edhe zyrtarë të cilët më pas janë kthyer në vendet nga kishin ardhur.

Cavusoglu: Turqia nuk ka ndarë informacione me askënd për Khashoggin

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu ka thënë se shteti i tij nuk ka ndarë incizimet e zërit me askënd, duke hedhur poshtë pretendimet se Ankaraja u ka nisur Shteteve të Bashkuara të dhëna për zhdukjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi.

Cavusoglu po ashtu u ka thënë gazetarëve se Turqia ka të dhëna dhe informata të siguruara pas hetimeve të kyera, lidhur me zhdukjen e Khashoggit më 2 tetor.

Autoritetet turke kanë thënë se kanë incizime të zërit, të cilat japin shenja se Khashoggi është vrarë në konsullatën saudite në Stamboll, ka raportuar agjencia e lajmeve Reuters.

Policia turke kërkon në pyll trupin e Khasshogit

Arabia Saudite ka mohuar pretendimet e Turqisë se Khashoggi është vrarë në konsullatë dhe se trupi i tij është larguar.

“Turqia nuk i ka ofruar të dhëna Pompeos apo ndonjë zyrtari tjetër amerikan”, ka thënë Cavusoglu para gazetarëve në një vizitë në Shqipëri kur është pyetur nëse autoritetet turke u kanë ofruar informacione zyrtarëve amerikanë, të cilët kanë realizuar një udhëtim urgjent në Arabinë Saudite dhe Turqi këtë javë.

“Ne do të prezantojmë rezultatet në mënyrë transparente para gjithë botës. Nuk kemi ndarë asnjë informacion me asnjë shtet”, është shprehur ai.

Zhdukja dhe me gjasë vdekja e Khashoggit, banor i Shteteve të Bashkuara dhe kolumnist i Washington Postit, ka shkaktuar zemërim ndërkombëtar dhe ka tensionuar marrëdhëniet në mes të Arabisë Saudite dhe Perëndimit.

SHBA i jep edhe pak kohë për hetime A.Saudite lidhur me rastin Khashoggi

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të enjten se ai beson që Khashoggi ka vdekur dhe se përgjigjja amerikane ndaj sauditëve mund të jetë shumë e ashpër, mirëpo megjithatë ata i kanë dhënë kohë Arabisë Saudite për të kryer hetimet.

Policia turke kërkon në pyll trupin e Khasshogit

Policia në Turqi, që po heton vrasjen e dyshuar të gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, i zgjeroi hetimet.

Zyrtarët turq thanë se trupi i tij mund të jetë hedhur në pyllin pranë konsullatës saudite në Stamboll.

Khashoggi, kritik i udhëheqjes saudite, u pa për herë të fundit duke hyrë në këtë konsullatë, më 2 tetor.

Turqia dyshon se ai u vra, Arabia Saudite thotë se nuk di për fatin e tij.

Mostrat e marra nga konsullata saudite dhe rezidenca e konsullit, gjatë bastisjeve këtë javë, po testohen, për të parë nëse përkojnë me ADN-në e Khashoggit.

Turqia ka thënë se ka prova me zë dhe video se Khashoggi është vrarë, por ato nuk janë bërë publike.

Incidenti ka shkaktuar tensione të konsiderueshme midis Riadit dhe aleatëve perëndimorë.

Sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin, dhe sekretari britanik i Tregtisë, Liam Fox, janë zyrtarët e fundit të lartë që u tërhoqen nga pjesëmarrja në një konferencë të madhe investimesh, që do të mbahet javën e ardhshme në Riad.

Turqia paralajmëron Greqinë

ANKARA – Turqia ka paralajmëruar Greqinë dhe e ka porositur të qëndrojë larg sjelljeve që mund të shkaktojnë përshkallëzim në Mesdhe.

“Ne këshillojmë Greqinë që të qëndrojë larg nga sjelljet që mund të shkaktojnë një përshkallëzim në rajon (Mesdhe)”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme ku rikujtohet se duke nisur nga dita e sotme kanë nisur aktivitetet e reja kërkimore sizmike në “Shelfin Kontinental” të Turqisë në Mesdhe nga anija ‘Barbaros Hayreddin Paşa‘.

“Deklarata për media e bërë dje në lidhje me këtë çështje nga Ministria e Jashtme e Greqisë është plotësisht e bazuar nga pikëpamja e të drejtës ndërkombëtare. Nga insistimi i Greqisë për pretendimet jorealiste nuk do të rezultojë asgjë tjetër veçse do të dëmtojë marrëdhëniet dypalëshe dhe stabilitetin rajonal”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme turke.

Po ashtu në deklaratën nënvizohet se Turqia do të vazhdojë të përdorë të drejtat dhe autoritetin sovran që buron nga e drejta ndërkombëtare.


Send this to a friend