VOAL

VOAL

Vuçiçi thotë se për letrën e Trumpit do të flasë pasi të takohet me Putinin me 17 janar

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, do të presë takimin e 17 janarit në Beograd, me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, për të komentuar letrën e dërguar me 14 dhjetor të këtij viti nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në të cilën flitet për fazën finale të dialogut Kosovë-Serbi dhe një marrëveshje historike.

Vuçiq thotë se e pret Putinin në Beograd, për të diskutuar hapur gjithçka që është shkruar në atë letër.

“ Po e pres me kënaqësi 17 janarin. Unë kurrë nuk e kam pasur problem për të biseduar hapur. Por unë nuk shoh probleme sa i përket anës ruse”, ka thënë Vuçiq.

Vuçiq ditë më parë kishte thënë se nuk pajtohet me konstatimin e Donlad Trump, se Kosova dhe Serbia ndodhen në fazën finale të dialogut./GazetaExpress/

Tsipras në Beograd: Kosova po i hedh benzinë zjarrit me veprimet e fundit

BEOGRAD – Kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras, tha se “Kosova është duke i hedhur benzinë zjarrit” me veprimet e fundit, konkretisht tarifën doganore dhe vendimin për të formuar ushtrinë.

Në një konferencë të përbashkët në Beograd pas takimit me presidentin serb Aleksandar Vuçiç, Tsipras ka reaguar ndaj vendimit të Kosovës për të vendosur tarifa 100 për qind ndaj produkteve nga Serbia dhe Bosnjë dhe Hercegovina dhe formimit të ushtrisë.

“Kosova po i hedh benzinë zjarrit”, deklaroi Tsipras, duke thënë se këto veprimet të fundit të Kosovës nuk do t’i sjellin stabilitet rajonit, por, përkundrazi, ato shkaktojnë destabilitet.

Tsipras tha se i dënon këto hapa të Kosovës dhe nënvizoi se mbështet Serbinë, e cila, siç tha ai, është duke avancuar në rrugën e zgjidhjes. Ai po ashtu deklaroi se puna e presidentit serb Vuçiç dhe qeverisë serbe është e vështirë dhe tha se Serbia synon arritjen e stabilitetit në rajon.

Duke folur edhe rreth marrëveshjes midis Greqisë dhe Maqedonisë për emrin, kryeministri grek tha se Greqia është bërë një nga elementet e stabilitetit në rajon me këtë marrëveshje.

Sipas tij, marrëveshja në fjalë do të jetë katalizator edhe i marrëdhënieve Greqi-Serbi.

“Nëse themi se Maqedonia përfaqëson një zonë gri midis nesh, nuk do të ekzagjeronim. Tashmë ajo nuk është mur mes nesh, por do të jetë një urë. Kjo marrëveshje do të mundësojë t’i forcojmë marrëdhëniet tona me projekte që do të na lidhin me njëri-tjetrin”, tha Tsipras.

Ai deklaroi se marrëveshja e parë ndërkombëtare midis Maqedonisë dhe Greqisë do të nënshkruhet me pjesëmarrje edhe të Serbisë, ndërsa paralajmëroi formimin e një korridori hekurudhor midis Selanikut, Shkupit, Beogradit dhe Budapestit.

Kryeministri grek i cilësoi si tejet të mira marrëdhëniet e vendit të tij me Serbinë dhe tha se populli serb e konsideron Greqinë si aleat dhe mik si në politikë, ashtu edhe në fushën e ekonomisë.

Nga ana tjetër, presidenti i Serbisë Vuçiç falëndëroi Greqinë për, siç tha ai, mbështetjen ndaj integritetit territorial të Serbisë dhe mirëkuptimit që shfaq ndaj pozicionit të Serbisë në lidhje me Kosovën, ndërsa shtoi se Greqia mbështet po ashtu integrimin e Serbisë në Bashkimin Evropian.

“Me punimet në fushën e ekonomisë dhe fusha të tjerë, Serbia nuk i zhgënjen mbështetësit e saj”, tha Vuçiç.

Daçiç: SHBA mbështet marrëveshjen Serbi-Kosovë si Izrael-Egjipt

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiç ka deklaruar se SHBA-të janë të gatshme të organizojnë nënshkrimin e marrëveshjes midis Beogradit dhe Prishtinës, sipas marrëveshjes së paqes të nënshkruar midis Izraelit dhe Egjiptit në vitin 1978.

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, gjatë një interviste dhënë televizionit serb “TV Prva”, ka thënë se gjithçka që po ndodh kohëve të fundit mund të konstatohet se deri tek marrëveshja nuk do të arrihet edhe aq shpejt.

“Kanë qenë të gatshme të organizojnë nënshkrimin në momentin që ne të arrijmë marrëveshje, pasi ata nuk janë pjesë e dialogut dhe nuk e përcaktojnë kohën për këtë, por gjithçka që po ndodh tani me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe masat e ndërmarra nga Prishtina, tregojnë se zgjidhja nuk do të arrihet aq shpejt”, ka shtuar Daçiç.

Kujtojmë se ditë më parë presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, i ka dërguar letër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, përmes të cilës u bën thirrje liderëve të dy vendeve të shfrytëzojnë momentin unik për një marrëveshje.

Trump i shkruan Vuçiqit për marrëveshjen me Kosovën

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në një letër dërguar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se marrëveshja ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është “afër dorës”.

Në letrën e dërguar më 14 dhjetor, të cilën sot e ka publikuar Zyra e presidentit të Serbisë, Trump ka theksuar se i gëzohet rastit që t’i presë në Shtëpinë e Bardhë presidentët e Serbisë dhe Kosovës, Aleksandar Vuçiq dhe Hashim Thaçi, për ta festuar “marrëveshjen historike”.

“Marrë parasysh se po hyni në fazën përmbyllëse të arritjes së marrëveshjes me Kosovën, e cila do të sjellë paqen e dëshiruar afatgjate në rajon, ju inkurajoj që ta shfrytëzoni këtë moment dhe të përdorni liderizmin politik për sjelljen e vendimeve që do të kënaqnin interesat e të dy vendeve. Do të ishte dëm i madh që të lëshohet ky rast unik për paqen, sigurinë dhe rritjen e ekonomike”, ka thënë Trump.

Presidenti Trump ka theksuar se SHBA-ja është e gatshme që të ndihmojë në arritjen e marrëveshjes për normalizim dhe ka vlerësuar që “marrëdhëniet paqësore dhe produktive ndërmjet Serbisë dhe Kosovës do të ishin pikë kthese për rajonin”.

“Marrëveshja ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është afër dorës. I gëzohem rastit që juve dhe presidentin Hashim Thaçi t’iu mirëpres në Shtëpinë e Bardhë, në mënyrë që të festojmë atë që do të paraqiste marrëveshjen historike”, ka thënë Trump.

Presidenti i SHBA-së në letër ka theksuar që kishte kënaqësinë që janë takuar në Paris gjatë Ditës së armëpushimit.

“SHBA-ja vlerëson liderizmin e juaj, veçanërisht në sigurimin e normalizimit të plotë të marrëdhënieve me Kosovën”, ka shtuar Trump.

Natasha Kandiq: Si mundet Serbia të vendosë për diçka në territorin ku ka kryer krime?

Këtë pyetje e ka bërë Natasha Kandiq, themeluese e Fondit për të drejtën humanitare të Serbisë, në tribunën “Pajtimi, ballafaqimi me të kaluarën dhe regjioni – ku jemi e kah po shkojmë”, në organizim të forumit beogradas të ZFD-së, transmeton GazetaMetro.

Në konferencë, sipas medieve serbe, janë prezantuar të dhënat se nga viti 2014 nuk është ngritur asnjë aktakuzë për krimet e bëra në Kosovë, se zyrtarët shtetërorë dhe anëtarët e Qeverisë e mohojnë gjenocidin në Srebrenicë dhe promovojnë kriminelë të dënuar të luftës, madje edhe live në program të televizionit me frekuencë nacionale paraqitet kryerësi i masakrës së Srebrenicës – Ratko Mladic.

Më tej Kandiq ka thënë se këtu (në Serbi) të gjithë shqiptarët konsiderohen terroristë dhe ka treguar për gjykimin e shqiptarëve të Kosovës në Nish, ku sipas saj, nuk ka asgjë. Duke folur për formimin e Ushtrisë së Kosovës, Kandiq ka vënë në dukje paradoksin se në Serbi kjo dënohet, ndonëse, thotë ajo, një ushtri profesionale do të ishte garanci e sigurisë jo vetëm për serbët në Kosovë, por edhe për të tjerët.

Kandiq ka treguar për interpretimin e gabuar të dhunës në Kosovës në vitin 2004, më 17 mars, duke thënë se po është vrarë një numër i caktuar serbësh, por po ashtu është vrarë edhe një numër i caktuar shqiptarësh. Ajo më pas ka thënë se në Kosovë jetojnë 100 mijë serbë, të cilët nuk janë dëbuar./Insajderi.com

Kompania turke do të ndërtojë autostradën Sarajevë-Beograd

BEOGRAD – Qeveria e Turqisë dhe ajo e Serbisë kanë nënshkruar një marrëveshje prej 285 milionë dollarësh për ndërtimin e autostradës Sarajevë-Beograd.

Ministri turk i Transportit dhe Infrastrukturës, Mehmet Cahit Turhan, zhvilloi një takim bilateral në Beograd të Serbisë me homologen e tij serbe, Zorana Mihajloviç.

Ministrat e të dy vendeve diskutuan mbi projektin e autostradës që do të lidhë dy kryeqytetet, atë të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës.

Në takimet dhe ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes morën pjesë edhe zv/kryeministri serb, Rasim Ljajiç, ambasadori turk në Beograd, Tanju Bilgiç, kreu i kompanisë Taşyapi, Emrullah Turanlı, si dhe kreu i Rrugëve të Ndërmarrjeve Publike në Serbi, Zoran Drobnjak.

“Vetëm pak njerëz besonin se ky projekt i autostradës mund të zbatohej, sepse është një projekt shumë i shtrenjtë. Por sot, e pamundura u bë e mundur dhe projekti u nënshkrua”, tha Ljajiç.

Ndërkq, ministri Turhan tha se marrëveshja luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e marrëdhënieve të të dy vendeve, si dhe shtoi se, “Kjo marrëveshje e nënshkruar sot është një fillim shumë i rëndësishëm midis dy vendeve. Turqia i jep rëndësi të madhe Serbisë për stabilitetin e rajonit”.

Ai shpjegoi rolin e autostradës si një garanci për paqen në rajon.

“Projektet e infrastrukturës rrugore jo vetëm që kontribuojnë në një vend të vetëm, por kontribuojnë në të gjithë industrinë, ekonominë dhe turizmin e rajonit. Në veçanti, rrugët që kalojnë nëpër Serbi luajnë një rol ndërkufitar midis Evropës dhe Azisë”, deklaroi Turhan.

Ministrja Mihajlloviç, nga ana e saj, theksoi se të dy vendet mbështesin zhvillimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit të mirë që tashmë ekziston si dhe për sigurimin e paqes dhe stabilitetit në rajon. Ajo tha se rrugët nuk janë vetëm rrugë, por janë edhe marrëdhënie politike dhe ekonomike.

“Rrugët po ashtu nënkuptojnë stabilitet. Nuk ka diçka më të rëndësishme se ndërlidhja në Ballkanin Perëndimor. Serbia ka shumë fqinjë dhe ne duam të lidhemi me të gjithë ata”, tha Mihajlloviç.

Në ceremoni u nënshkruan edhe dy marrëveshje për ndërtimin e rezidencave për forcat e sigurisë në Vranje dhe Nish.

Projekti i autostradës Sarajevë-Beograd u soll mbi dy vjet më parë, por kaloi një pengesë kur institucionet relevante nuk mundeshin të bien dakord për një itinerar. Mosmarrëveshja mbi rrugën atëherë solli 16 rrugë të mundshme në tryezë.

Përderisa Serbia dëshironte që autostrada të kalojë nëpër Bosnjën lindore, pala boshnjake dëshironte që ajo të lëvizte në Bosnjën verilindore.

Megjithatë, mosmarrëveshja mbi rrugën përfundoi pas një takimi në Turqi midis presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan dhe ish-anëtarit boshnjak të Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Bakir Izetbegoviç.

Si rrjedhojë, me mbështetjen e presidentit Erdoğan, propozimet e të dyja palëve u pranuan, pas së cilës u arrit një marrëveshje për ndërtimin e autostradës ndërmjet dy rrugëve të ndryshme.

Opozita në Hungari me masa te reja kundër kryeministrit Orban

Protesta në Hungari (foto nga arkivi)

Ligjvënësit opozitarë në Hungari premtuan se do të ndërmarrin masa ligjore dhe parlamentare në përpjekje për të penguar kryeministrin Viktor Orban përderisa protestat për një ligj të ri të punës, u zvogëluan për nga pjesmarrja.

Rreth 200 persona u mblodhën jashtë ndërtesës së parlamentit në Budapest më 18 dhjetor, përderisa një ditë më parë mijëra protestues u përballen me policinë jashtë selisë së transmetuesit shtetëror.

Fokusi kryesor i protestave ka qenë një ligj i sapo miratuar që ndryshon në mënyrë drastike rregullat e punës shtetërore. Grupet e opozitës e kanë quajtur atë një “ligj skllavërues”.

“Ne po planifikojmë veprime të mosbindjes civile, bllokim të rrugëve dhe së bashku me sindikatat, demonstrata të mëtejshme”, u tha gazetarëve, Timea Szabo, një ligjvënëse opozitare.

Aleatët e Orbanit i kanë denoncuar protestat si një ndërmarrje e grupeve liberale të financuara nga financuesi hungarez-amerikan, George Soros. Organizata e shoqërisë civile “Soros” ka hedhur poshtë këto pretendime.

Soros është vënë në shënjestër në mënyrë të përsëritur nga qeveria e Orbanit.

Mogherini në krah të Serbisë: Duhet dialog, ushtria gradualisht

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini është shfaqur në krah të Serbisë në qëndrimet e fundit lidhur me Kosovën. Ajo tha sot në Bruksel se Bashkimi Evropian kërkon nga autoritetet në Prishtinë të heqin tarifën prej 100 përqind për mallrat serbe.

Komentet i bëri gjatë një konference për media që mbajti me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabic, pas takimit të Këshillit të Stabilizim Asociimit me Serbinë.

Mogherini deklaroi se është qëndrim i BE-së dhe NATO-s që formimi i Ushtrisë së Kosovës duhet të jetë proces i pranueshëm dhe gradual në të cilin duhet të jenë të përfshira gjitha palët.

Sa i përket bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, kryediplomatja evropiane tërhoqi vërejtjen se çdo alternativë tjetër përveç dialogut “është e rrezikshme”.

Në anën tjetër, kryeministrja serbe, Bërnabic theksoi se veprimet e fundit të Prishtinës janë “kërcënimi më i madh i stabilitetit dhe paqës në rajon”.

13 kërkesa – Pas Shqipërisë, studentët e Tetovës në protestë

Në një kohë kur studentët e universiteteve publike në vendin tonë protestojnë për 15 ditë me radhë për plotësimin e një sërë kërkesave, në tubim janë ngritur edhe studentë të Universiteti të Tetovës. Mësohet se këta të fundit protestojnë për plotësimin e 13 kushteve.

Siç raportojnë mediat vendase, studentët e Tetovës, shprehin pakënaqësi për gjendjen në arsimin e lartë në gjuhën shqipe në Maqedoni. Ata kanë parashtruar konkretisht te të zgjidhen një sërë kërkesash; heqja e pagesës së praktikës dy mujore, zvogëlimi i tarifës për studentët e huaj, heqja e pagesës prej 100 euro për çregjistrim nga universiteti, salla mësimore të reja, laboratorë.

Mes kërkesave është edhe fakti që Senati studentor të jetë i pavarur nga Rektorati dhe partitë politike, rishikim të titujve akademikë dhe verifikim të plagjiaturave.

SHBA propozon shitjen e sistemeve raketore Patriot në Turqi

Pjesë të sistemeve raketore, Patriot.

Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë se Shtetet e Bashkuara kanë propozuar shitjen e sistemeve raketore Patriot në Turqi, në vlerë të 3.5 miliardë dollarëve.

Kongresi është thënë të jetë njoftuar për këtë propozim që ka për qëllim rritjen e kapaciteteve raketore dhe atyre ajrore të Ankarasë.

Departamaneti amerikan ka thënë se kjo marrëveshje “do të kontribuojë në politikën e jashtme dhe sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara, duke përmirësuar sigurinë e një aleati kyç të NATO-s, që lufton kundër terrorizmit”.

Ky propozim ka ardhur pasi Turqia ka njoftuar se do të blejë sisteme raketore S-400 nga Rusia.

Uashingtoni është ankuar pas këtij veprimi, duke thënë se sistemet ruse nuk janë të përshtatshme për armët e përdorura nga aleatët e NATO-s.

I pyetur për propozimin amerikan, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka thënë më 19 dhjetor se kontrata e Rusisë për të furnizuar Ankaranë me sisteme raketore S-400 do të zbatohet pavarësisht vendimit të Turqisë për sistemet raktore Patriot.

Turqia mbështet formimin e Ushtrisë së Kosovës

Pjesëtarë të FSK-së

Ambasada e Turqisë në Prishtinë tha se transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri është e “drejtë sovrane” e Kosovës.

Ambasada turke po ashtu tha se i konsideron “të përshtatshme” deklaratat e autoriteteve kosovare se procesi i transformimit “do të zhvillohet në mënyrë demokratike”, duke i përfshirë të gjitha komunitetet e Kosovës brenda kornizës kushtetuese, si dhe në koordinim me NATO-n.

Greqi, sulm me bombë ndaj kanalit televiziv privat SKAI

AHTINË – Në ndërtesën e kanalit televiziv privat SKAI në kryeqytetin e Greqisë, Athinë, është kryer një sulm me vendosjen e “bombës me sahat”.

Rreth 45 minuta para ngjarjes në një kanal tjetër televiziv dhe në faqen e tij të internetit është njoftuar se një person i cili pretendohet se ka lidhje me bombën ka informuar duke denoncuar në lidhje me ngjarjen. Si pasojë e shpërthimit në ndërtesën e televizionit privat SKAI ka patur dëme materiale.

Policia greke e cila kaloi në veprim pas denoncimit, fillimisht ka evakuuar ndërtesën e televizionit, ndërsa më pas ka mbyllur trafikun në bulevardin Posidonos para ndërtesës dhe ka vendosur perimetrin e sigurisë.

Si pasojë e shpërthimit në zonën përreth për pak pati një panik ndërsa bëhet e ditur se në ngjarje nuk ka të plagosur.

Në vend herë pas here ndodhin sulme të ngjashme për të cilat thuhet se kryhen nga organizatat e majta ekstremiste.

Sonja Biserko: Serbia është fajtore për kaosin në Ballkan

Beogradi nuk është pajtuar me largimin e Malit të Zi dhe në të gjitha menyrat është duke u përpjekur për të provokuar kaos me ndihmën e aktorëve lokalë.

Kryetarja Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko, beson se qëndrimi i Serbisë ndaj fqinjëve të saj është një provë e kthimit në vitet 1990 dhe se marrëdhëniet rajonale janë aktualisht në prag të një goditjeje.

“Mosbesimi ndaj fqinjëve nga Serbia është duke ngritur tensionet, trillojnë pa ndalur”, tha Biserko tha në një intervistë për Pobjedu.

Sipas saj, Serbia në të njëjtën kohë destabilizon ose përpiqet të destabilizojë Maqedoninë, Malin e Zi, Bosnje dhe Herzegovinë dhe Kosovën.

“Në gjithë këtë kaos, më të këqinjët janë serbët e Kosovës të cilët jetojnë në paqëndrueshmëri dhe nën presionin e vazhdueshëm të Beogradit. E ardhmja e tyre është vënë si në lojëra të fatit nga veprimet e papërgjegjshme të dy presidentëve”, tha Biserko.

Mali i Zi, beson ajo, është synimi nga i cili Serbia kurrë nuk ka hequr dorë.

“Beogradi nuk u pajtua me largimin e Malit të Zi dhe në çdo mënyrë përpiqet të provokojë kaosin me ndihmën e aktorëve lokalë. Serbia nuk zgjedh fjalët kur ai kualifikon pozitën e serbëve në Mal të Zi, por edhe shtetësinë malazeze. Në këtë kuptim, Kosova me të vërtetë i shërben Beogradit në njëfarë mënyre për të “vendosur” në Malin e Zi dhe Bosnjë dhe Hercegovinë – tha Biserko.

Sërish protesta kundër Vuçiqit

Në Beograd sërish janë mbajtur protesta të opozitës kundër presidentit Vuçiq dhe qeverisë Brnabiq. Demonstruesit kërkojnë përfundimin e aksioneve të dhunshme ndaj opozitës.

Mijëra demonstrues në Beograd dolën në rrugë, përkundër borës dhe të ftohtit. Në duar mbanin pankarta me mbishkrimet “Vuçiqi – hajdut”, “T’i jepet fund këmishave të përgjakura”, “Deri kur do ta durojmë të keqen?”. Demonstruesve u prinin ish-ministri i Jashtëm Vuk Jeremiq, ish – kryetari i Beogradit, tani një ndër liderët opozitarë, Dragan Gjillas, dhe krerët e disa partive më të vogla. Demonstruesit fishkëllonin me bilbilë, bori dhe brohorisnin kundër presidentit dhe qeverisë, që të kujtonte kohën e protestave të viteve 90-të, kur në krye të kolonave protestuese ishin ish-kryeministri Zoran Gjingjiq dhe lideri i opozitës Vuk Drashkoviq. Protestat kanë rezultuar në tetor të vitit 2000 me largimin e Sllobodan Millosheviqit nga pushteti, dërgimin e tij në Hagë, ku akuzohej për krime lufte, ku edhe vdiq në burg.

Serbien Proteste in Belgrad (DW/D. Dedovic)

Protestat po zhvillohen nën moton “T’i japim fund këmishave të përgjakura” (me të cilën kërkohet fundi i dhunës ndaj politikanëve opozitarë, pas rrahjes së ish – drejtuesit të delegacionit serb në dialogun me Kosovën, Borko Stefanoviq – i cili tani është në opozitë. Ai është rrahur nga simpatizantët e qeverisë në qytetin Krushevac, në Serbi.

Opozita fajëson Vuçiqin

Persona të panjohur me këmisha të zeza kanë rrahur politikanin tani majtistin, Borko Stefanoviq në Krushevc. Por përfaqësuesit e opozitës fajësojnë presidentin Vuçiq dhe qeverinë për këto aksione të dhunshme. Më pas dhunuesit janë kapur, por opozita vazhdon të fajësojë Vuçiqin. Ata thonë se presidenti me retorikën e tij ka nxitur dhunën ndaj opozitarëve dhe ka krijuar një atmosferë për aksione të dhunshme në vend.

Aksionet e tanishme kundër qeverisë dhe Vuçiqit janë mbajtur para presidencës dhe televizionit shtetëror RTS. Demonstruesit po protestojnë edhe kundër kontrollit ndaj mediave dhe për liri të shtypit. Por ata fajësojnë Vuçiqin edhe për politikën e dështimeve në Kosovë.

Themelimi i ushtrisë së Kosovës shkak tjetër i tendosjeve

Serbien Proteste in Belgrad (DW/D. Dedovic)

Në Serbi aktualisht po vazhdon një tendosje e thellë për shkak të krijimit të ushtrisë së Kosovës, respektivisht transformimit të FSK në ushtri. Parlamenti i Kosovës ka votuar të premten e kaluar tri ligje për transformimin e FSK në ushtri. Kjo është pritur me reagime të ashpra në Beogradl, ku thuhet se Serbia nuk do të lejojë aksionet e dhunshme ndaj serbëve në Kosovë. Presidentit Vuçiq ka kërkuar mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme të KS të OKB, të hënën në Nju Jork. Zhvillimet e fundit janë përdorur nga opozita për të kritikuar politikën e deritanishme të qeverisë serbe dhe presidentit Vuçiq ndaj Kosovës.

bc/bru/mak (dpa, afp)

Serbia: NATO e ndihmoi krijimin e Ushtrisë së Kosovës

Kosova krijoi forcën e saj të armatosur më 14 dhjetor 2018. Ishte përkrahja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjermanisë dhe Mbretërisë së Bashkuar që çoi në përfundimin se Kosova ka të drejtë të krijojë ushtrinë e saj. Por NATO ka kërkuar në vazhdimësi që Kosova duhet ta formojë ushtrinë me ndryshime kushtetuese.

“Ky hap vjen në një kohë të gabuar, është në kundërshtim me rekomandimet e shumë aleatëve të NATO-s dhe mund të ketë pasoja serioze për integrimin euroatlantik të Kosovës”, tha sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg. Ndërsa, dje kur Kosova veçse e zyrtarizoi ushtrinë, erdhi reagimi i NATO-s. Aty thuhej që ky vendim u bë pavarësisht shqetësimeve të NATO-s si dhe sipas tij, vendimi i sotëm nuk duhet të rrisë tensionet në rajon. “Sot, institucionet në Kosovë kanë njoftuar miratimin e tre ligjeve që iniciojnë procesin e tranzicionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Më vjen keq që ky vendim është marrë pavarësisht shqetësimeve të shprehura nga NATO. Ndërkohë që transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës është në parim një çështje që Kosova të vendosë, ne kemi bërë të qartë se ky veprim është i gabuar”, pohoi ai. Pavarësisht këtë kundërshtim të NATO-s ndaj ushtrisë së Kosovës, Serbia po e quan ‘spektakël’, shkruan lajmi.net.

Ishte presidenti serb Aleksandar Vuçiç që akuzoi SHBA-të, Mbretërinë e Bashkuar dhe Gjermaninë se ndihmuan Kosovën për të krijuar një ushtri të rregullt. “Sot u bë e qartë se shqiptarët dhe sponsorët e tyre kurrë nuk donin kompromis, është e qartë se SHBA dhe Britania e Madhe ishin prapa të gjitha veprimeve të tyre dhe në lidhje me ushtrinë e Kosovës, Gjermania gjithashtu luajti rolin e saj”, tha Vuçiç. Serbia tani thotë se NATO-s vetëm po bën spektakël me “kundërshtime”, pasi vet ndihmoj krijimin e ushtrisë së Kosovës.

Opozita në Serbi zotohet për vazhdimin e protestave masive

Liderët opozitarë në Serbi janë zotuar për të vazhduar protestat në janar pas marshit të mijëra personave në Beograd në kundërshtim të qeverisjes së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuciq.

Me pankarta me thirrje të ndryshme si “Deri kur do të vazhdojë Serbia të jetë e keqja”,protestuesit kërkuan dorëheqjen e presidentit Vuciq.

Organizatorët thanë se protestat e ardhshme pritet të mbahen më 16 janar, në përvjetorin e vdekjes së politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq, vrasja e të cilit nxiti tensione në të dy vendet.

Ivanoviq u qëllua për vdekje para zyres së tij në Mitrovicë.

“Ne nuk do të ndalemi apo të heshtim”, tha lideri i Partisë majtiste Borko Stefanovic, që ishte sulmuar muajin e kaluar në Kureshevc nga disa persona.

Ish ministri serb Vuk Jeremic dhe kryetari i Komunës në Boegrad, Dragan Djilas, ishin në krye të protestës më 15 dhjetor.

Në një raport të fundit në Serbi, Parlamenti Evropian ka thënë se Serbia duhet të përmirëosjë “lirinë e shtypit dhe lirinë e shprehjes”.

Presidentja kroate: Urime Kosovës për Ushtrinë e saj!

Presidentja e Kroacisë, Kolinda Kitarovic, po del të jetë ndër përkrahëset me të mëdha të Kosovës.

Ajo ka urdhëruar shtetin e saj në NATO, Kroacinë që të jetë PRO formimit të Ushtrisë së Kosovës.

Kitaroviç, madje po i gëzohet shumë formimit të Kosovës.

Në një intervistë të bërë në një media kroate, ajo ka folur edhe për Ushtrinë e Kosovës, ku ka thënë se e mbështetë formimin e saj ”Kroacia dhe Kosova janë shtete mike, kanë raporte të shkëlqyera mes vete. Me Kosovën kemi histori të njejtë përgjatë historisë. Andaj ajo meriton ta ketë Ushtrinë e saj. Ne si anëtare e NATO-s kemi mbështetur atë. Vetëm ia uroj Kosovës, Ushtrinë”, shkruajnë mediat kroate të ketë thënë Kitarovic.

Turqi, të vdekur dhe të plagosur në përplasjen e trenit të shpejtë

ANKARA (AA) – Ministri turk i Transportit dhe Infrastrukturës, Cahit Turhan, ka bërë të ditur se të paktën nëntë persona humbën jetën dhe 47 të tjerë mbetën të plagosur kur një tren i shpejtë u përplas me një pilot lokomotivë që lëvizte përgjatë të njëjtave binarë në kryeqytetin Ankara.

Ministri Turhan konfirmoi se “nëntë persona humbën jetën, përfshirë tre mekanikë, ndërsa 47 të tjerë u plagosën”.

Sipas zyrës së guvernatorit të Ankarasë, pas përplasjes disa mbikalime po ashtu u shembën mbi vagonët hekurudhorë.

Treni i shpejtë ishte në rrugë drejt qytetit Konya në Turqinë qendrore.

Përpjekjet për shpëtim ende janë në vazhdim, përfshirë përdorimin e qenve. Disa nga të lënduarit u dërguan në spital, ndërsa ambulancat qëndrojnë në gatishmëri.

Prokurorët kanë nisur një hetim për shkakun e përplasjes.

Vuçiç: Kosova po përgatitet për masa të reja ndaj Serbisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq deklaroi sot se ka informacione që Kosova po përgatit edhe 3 masa të reja ndaj Serbisë.

Vuçiq ka thënë se nuk e dinë saktë se për çfarë bëhet fjalë mirëpo shteti serb kësaj here do të kundërpërgjigjet.

Këshilltari i kryeministrit Haradinaj, Avni Arifi e ka konfirmuar për lajmi.net se do merren masa të reja pa i specifikuar ato.

Arifi ka theksuar se këto masa janë pjesë e një strategjie.

“Nuk mund t’i specifikojë këto masa, por mund të them se janë pjesë e një strategjie. Ne nuk do të tolerojmë ma tutje që Kosova të trajtohet nga shteti i Serbisë në formën si është trajtuar vitet e kaluara”, ka deklaruar këshilltari i kryeministrit.

Sipas Arifit, tash e tutje Kosova do ta mbroj veten dhe nuk do të lejojë që politikat të jenë vetëm të njëanshme.

Theksojmë se qeveria e Kosovës më 21 nëntor ka vendosur taksë 100 për qind ndaj mallrave të cilat importohen nga Serbia.

Serbi: protesta kundër politikave të Presidentit Aleksandër Vuçiç

Protesta në Serbi pas sulmit mbi një politikan të opozitës

Mijëra veta morën pjesë në një parakalim në qendër të Beogradit për të protestuar ndaj një sulmi mbi një politikan të opozitës dhe duke kërkuar ndryshimin e politikave të presidentit Aleksandër Vuçiç dhe partisë së tij në pushtet.

Me sloganin “Stop këmishave të përgjakura”, protestuesit brohoritën duke dënuar sulmin mbi Borislav Strefanoviçin, udhëheqës i partisë së vogël E Majta serbe.

Stefanoviç ishte sulmuar nga një grup burrash me maska të zeza më 23 nëntor në Krushevc, një qytet në jug të Serbisë dhe kishte pësuar plagë të lehta.

Presidenti serb Vuçiç tha se sulmuesit e Stefanoviçit ishin arrestuar shumë shpejt pas incidentit, mirëpo opozita pohon se Partia Përparimtare e tij është përfshirë në sulm, një pohim i hedhur poshtë nga kjo parti.

“Lufta duhet të zhvillohet me zë të lartë duke kënduar kundër këtij regjimi të neveritshëm dhe të paqëndrueshëm”, tha Branislav Trifunoviç, një aktor dhe një udhëheqës proteste.

Veprimtarët e opozitës thonë se presidenti Vuçiç është një autokrat dhe e cilësojnë partinë e tij të korruptuar.

Mbështetja për presidentin Vuçiç ka shënuar një rënie të vogël pas fitores së tij të thellë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, por ai mbetet udhëheqësi politik më popullor dhe koalicioni i tij në pushtet ka një shumicë të qëndrueshme prej 160 deputetësh në parlamentin me 250 vende.

Protesta e së shtunës u organizua nga ish prefekti i Beogradit, Dragan Gjilas, udhëheqës i Aleancës për Serbinë, një grup heterogjen prej 30 partish, i cili e përshkroi protestën si tubim të qytetarëve kundër regjimit autoritar.

Protestat e opozitës janë të rralla në Serbi që nga trazirat popullore të vitit 2000 që rrezuan ish presidentin Slobodan Miloseviç, i cili më pas vdiq në vitin 2006 në Hagë derisa po gjykohej për krime lufte dhe gjenocid në hapësirat e ish Jugosllavisë.

Aleksndër Vuçiç, një nacionalist i zjarrtë gjatë shkatërrimit të dhunshëm të ish-Jugosllavisë në vitet e 90-ta, më vonë përqafoi vlerat evropiane dhe vendosi anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian si qëllimin strategjik të vendit. Ai gjithashtu mban lidhje të ngushta me Rusinë dhe Kinën.

Bullgaria kërcënon Maqedoninë me bllokim për në NATO dhe BE

Sofje, Bullgari, fotografi nga arkivi.

Maqedonia mund të bllokohet nga Bullgaria në procesin e integrimit euroatlantik, nëse tenton të keqpërdorë temën me gjuhën maqedonase, ka deklaruar Krasimir Karakaçanov, zëvendëskryeministër për siguri dhe njëherësh ministër i Mbrojtjes i Bullgarisë.

“Zoti Zaev, mos e keqpërdorni temën me gjuhën maqedonase. Kjo mund t’ju kushtojë me anëtarësimin në NATO dhe BE”, ka theksuar zyrtari bullgar, duke komentuar një deklaratë të një jave më parë të kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev se “Marrëveshja e Prespës vërteton ekzistimin e gjuhës maqedonase dhe se askush më nuk do të ketë të drejtë që këtë ta kontestojë”.

Ministri bullgar i Mbrojtjes ka thënë se gjuha maqedonase nuk ekziston dhe se nuk do të lejojë që të dikush fshehtas të aplikojë një gjuhë të tillë.

Në një postim në Facebook, Karakaçanov ka shkruar se “tokat maqedonase janë bullgare, që është një fakt historik andaj edhe nuk do të lejoj kompromise me historinë e Bullgarisë”.

“Maqedonia e Veriut është emërtim gjeografik që përfshin edhe vende territore të Republikës së Bullgarisë. Zaevi nesër mund të dëshirojë një dialekt të ngjashëm bullgar që të mësohet si gjuhë zyrtare e huaj te ne. Kjo është e papranueshme. Ky është provokim”, ka theksuar ministri bullgar.

Sipas tij, historia e Maqedonisë së sotme është e përbashkët me atë të Bullgarisë deri në vitin 1944, andaj edhe ka kërkuar aneks në Marrëveshjen e fqinjësisë së mirë që pala maqedonase të pranojë këtë si fakt.

“Nëse këtë e kundërshtojnë, nuk do ta marrin mbështetjen tonë për në NATO dhe BE. Nuk do të lejoj kompromise me historinë tonë”, ka shkruar Krasimir Karakaçanov, zëvendëskryeministër dhe ministër i Mbrojtjes i Bullgarisë.

Mbeturinat plastike kërcënojnë florën dhe faunën në Detin Mesdhe

HATAY/STAMBOLL – Një grup i zhytësve është zhytur në thellësitë e detit, në afërsi të qytetit Hatay në Turqi për të tërhequr vëmendjen ndaj mbeturinave plastike të cilat kërcënojnë seriozisht mjedisin dhe krijesat detare në Detin Mesdhe.

Kameramani i AA-së ka regjistruar detaje shumë interesante ku në ujërat detare mund të shihen sende të ndryshme, si shishe xhami apo plastike, qese plastike, pirunë dhe kanaçe.

Mahmut Igde, ekspert i mjedisit nga Universiteti turk Iskenderun, tha se ky aksion është organizuar, në mënyrë që të nxjerrë në pah rrezikun që vjen nga mbetjet plastike në oqeane dhe që qytetarët të sillen me shumë përgjegjësi dhe të ruajnë ambientin.

Ai shtoi se për rreth 15 vjet rregullisht zhytet në ujërat e Detit Mesdhe, duke theksuar se ruajtja e jetës detare është shumë e rëndësishme për të ardhmen e vetë njerëzve.

“Detrat janë diçka që ne do t’u lëmë fëmijëve tanë. Ne duhet të veprojmë menjëherë ashtu që detrat t’ua lëmë në një formë të shëndetshme brezave të ardhshëm. Për këtë arsye, ne themi me zë të lartë ‘jo plastikat”, tha Igde.

Në fund, ai paralajmëroi se çdo vit në dete përfundojnë me ton plastika që është fatale për jetën e krijesave të detit, duke shtuar se mbeturinat plastike ndikojnë negativisht edhe në jetën e njerëzve.

Bërnabiq: Shpresojmë të mos e përdorim ushtrinë tonë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, tha se shpreson se Serbia nuk do të duhet të përdorë ushtrinë e saj, pas formimit të paralajmëruar të ushtrisë së Kosovës.

“Shpresoj se nuk do të kemi nevojë kurrë të përdorim ushtrinë, por, në këtë moment, një gjë e tillë është një nga opsionet në tryezë, sepse nuk mund të shohim pastrim të ri etnik dhe stuhi të reja, edhe pse [kryeministri i Shqipërisë] Edi Rama bën thirrje për të tilla”, tha Bërnabiq për gazetarët në Qeverinë e Serbisë, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Bërnabiq nuk e sqaroi se ku dhe kur i ka bërë Rama këto komente.

Autoritetet e Kosovës kanë paralajmëruar se, më 14 dhjetor, Kuvendi i Kosovës do t’i votojë projektligjet që e transformojnë Forcën e Sigurisë së Kosovës në forcë me kapacitete ushtarake.

Thaçi shpall të mërkurën ditë zie në nderim të ish-presidentit Bush

George H.W. Bush, 1989

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, shpalli të mërkurën (5 dhjetor) ditë zie shtetërore, pas vdekjes së ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George H.W. Bush.

Vendimi thuhet se u mor në shenjë respekti shtetëror dhe qytetar për kontributin e Bushit, dhënë për lirinë e Kosovës.

Në ditën e zisë, flamuri shtetëror i Republikës së Kosovës do të ulet në gjysmështizë në të gjitha objektet shtetërore të Kosovës, brenda dhe jashtë vendit, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Presidentit.

Dita e mërkurë është shpallur ditë zie kombëtare edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Vuçiq: Ushtria dhe taksa e Kosovës “do të kenë pasoja katastrofike”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se formimi i paralajmëruar i ushtrisë së Kosovës dhe mosheqja dorë nga taksa mbi prodhimet e Serbisë që hyjnë në Kosovë, “do të kenë pasoja katastrofike” nëse “dikush nuk e vetëdijeson Prishtinën sa më shpejt që është e mundur”.

Vuçiq paralajmëroi se mund të kërkojë mbledhje të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të diskutuar situatën në Kosovë.

Kosova u ka vënë taksë 100% prodhimeve të imporrtuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina dhe kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se ajo nuk do të hiqet derisa Serbia ta njohë Kosovën.

“Dua t’i njoftoj se Serbia nuk do ta pranojë pavarësinë e Kosovës dhe se me Serbinë nuk mund të flitet kështu”, tha Vuçiq, duke iu referuar deklaratave të Haradinajt.

Vuçiq po ashtu tha se formimi i ushtrisë së Kosovës nuk është në përputhje as me Kushtetutën e Kosovës dhe e çon rajonin në shkallën më të lartë të rrezikut, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Të hënën, autoritetet e Kosovës paralajmëruan se, më 14 dhjetor, Kuvendi i Kosovës do t’i votojë projektligjet që e transformojnë Forcën e Sigurisë së Kosovës në forcë me kapacitete ushtarake.

(Video) Deklarata e javës:Ish-presidenti kroat Stipe Mesić: Në Kosovë nuk mund të realizohen as dëshirat e Milosheviçit dhe as të Vuçiçit !

Fajtori i 100 mijë viktimave të në luftën e ish-Jugosllavisë ishte Milosheviçi dhe do të qe katastrofë të vazhdohen me strategjinë e Milosheviçit!

Me anë të një ceremonie solemne, Presidenti i Republikës Ilir Meta vlerësoi ish-presidentin kroat Stipe Mesić me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”.

Presidenti Meta i akordoi ish-Presidentit të Kroacisë, Dekoratën e lartë me motivacionin: “Për kontributin e veçantë në intensifikimin e gjithanshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kroacisë.

Me mirënjohje të thellë për forcimin e mëtejshëm të miqësisë historike midis dy popujve tanë, për mbështetjen e dhënë për lirinë e pavarësinë e Kosovës, si dhe për rolin e çmuar në shërbim të paqes, bashkëjetesës e mirëkuptimit në rajonin tonë”.

Ish presidenti kroat Stjepan Mesić u takua edhe me ish kryeministrin Sali Berisha dhe së bashku ndanë një deklaratë rreth pretendimeve për rishikim kufijsh.

“Prononcimi qe mbajta se bashku me ish presidentin Kroat Stipe Mesiç pas takimit qe zhvilluam. Mesiç eshte jo vetem nje kroat i madh por dhe nje shqiptar i madh. Diskutuam per problemet ne rajon vecanerisht per perpjekjet e Vuçiç per krijimin e Serbise se Madhe. Me poshte deklarata e plote! sb”, shkruan Berisha në rrjetin social.

Më poshtë po sjellim deklaratën e përbashkët:

Njihuni me sllovenin Igor Šoltes që nuk “lejon” Serbinë në BE pa e njohur Srebrenicën si genocid

Përfaqësuesi slloven Igor Šoltes propozoi që Parlamenti Evropian që në rezulotën më të fundit për Serbinë dy ditë më parë, të përfshihej dhe Srebrenica si kushtëzim – pra njohja prej Beogradit si genocid e asaj masakre të vitit 1993.

Kjo pasi politika serbe nuk pranon ta njohë si të tillë. Qëndrimi më i fundit refuzues ishte ai i kryeministres Brnabiç.

E tani, veç Kosovës, është dhe Srebrenica ajo që i kushtëzohet Serbisë në rrugën drejt BE-së.

Po kush është Šoltes? Ai njihet si nipi Edvard Kardelit, njeriut nr.1 të ish-presidentit të Jugosllavisë, Josip Broz Tito. Kardeli është njeriu që krijoi sistemin të vetë-menaxhimit jugosllav.

“Kjo është një përgjigje logjike ndaj deklaratave të zyrtarëve të lartë të Serbisë dhe përfaqësuesve më të rëndësishëm të autoriteteve serbe. Sa i përket Srebrenicës, mesazhi është që të respektohen të drejtat e njeriut dhe vendimet e gjykatave ndërkombëtare. Gurthemeli i Evropës është sundimi i ligjit”, tha Kardeli.

Edhe pse amendamentet e rezolutës ligjërisht dhe formalisht nuk janë të detyrueshme, politikani dhe diplomati slloven tha se “është e nevojshme të vlerave civilizuese dhe vlerat e Bashkimit Evropian të mos injorohen për atë që ka ndodhur. Ajo që ndodhi në Srebrenicë, për këdo dhe kudo në botë nuk duhet të ndodhë më”, theksoi Kardeli, duke bërë dhe njëherë thirrje që Beogradi ta njohë Srebrenicën si genocid.

Vuçiç: Veprimet e shqiptarëve po çojnë në katastrofë të plotë

Presidenti serb Vuçiç, pas informacionve se është miratuar deklarata për bashkimin e Mitrovicës, ka thënë se ekzistojnë disa çeshtje të cilat thjeshtë nuk mund të lëshohet pe kur flitet për Kosovën.

Ai u shpreh se për të lajmi kryesor është ai se dikush po mundohet të rrëmbej pjesën veriore të Mitrovicës dhe se në këtë rast të gjithë bëhen sikur nuk e kuptojnë se çfarë po ndodh, ndërsa shqetësues është dhe deklarata e kryeparlamentarit Kadri Veselit se ushtrinë e Kosovës do ta bëjnë nga mesi i muajit dhjetor.

“Kjo ngadalë por sigurt po na çon në katastrofë të plotë”, ka thënë Vuçiç.

Vuçiç ka sqaruar se po i lut politikanët në Evropë dhe botë që ta kuptojnë se çfarë problemesh do të paraqiten, nëse dikush nuk merret me këtë, transmeton më tutje “Zëri.info”.

Me rastin e paralajmërimit të shqiptarëve se do ta marrin Mitrovicën veriore dhe do ta krijojnë ushtrinë e Kosovës deri në fund të vitit, Vuçiç thotë se është i padisponuar dhe i brengosur, por se duhet ta dinë të gjithë se nuk është aspak i frikësuar.

“Tani e shoh se kërcënimet e disa njerëzve se do rrënojnë pushtetin në Beograd brenda një muaji, ndërsa ju kanë mbetur edhe rreth 20 ditë, nuk kanë qenë një kërcënim i kotë”, ka thënë Vuçiç dhe ka shtuar se më e rëndësishmja është të ruajmë paqen, por edhe popullin serb në Kosovë”, ka thënë ai.

I pyetur çfarë pret nga takimi me Johanes Han, i cili të hënën pritet të vjen në Kosovë, ai ka thënë shkurt se pret ta takojë.

“Nuk e di çfarë të ju them, mund të them faleminderit Johanes, e konsideroj si mik të sinqertë të Serbisë dhe të gjithë neve në Ballkanin Perëndimor. Për ne këto ditë janë shumë të vështira”, ka përfunduar ai.

Haga merr vendimin, Sheshel shpallet përfundimisht kriminel lufte

Gjykata e Tribunalit të Hagës për krime në ish-Jugosllavi ka konfirmuar më në fund vendimin në procesin kundër Sheshelit. Ai dënohet përfundimisht për krime lufte.

Vojislav Shesheli është dënuar përfundimisht për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, ndonëse në shkallën e parë ishte shpallur i lirë ndaj akuzave për krime në Bosnjë-Hecegovinë, Kroaci dhe Vojvodinë. Ditën e fundit të marsit 2016, ai ishte shpallur i pafajshëm dhe ishte liruar nga gjykatësi francez Jean-Claude Antonetti.

Në shpjegimin e vendimit Antonetti tha se Shesheli “nuk ishte udhëheqës i vullnetarëve të partisë së tij, Partia Radikale Serbe, sepse ata kanë qenë nën komandën e Armatës Popullore të Jugosllavisë (APJ)”. Gjykata asokohe konstatoi se nuk ka ndonjë lidhje konkrete mes “gjuhës së urrejtjes” së Sheshelit me krimet e bëra.

Mungesa e dëshmive
Dy gjykatës të trupit gjykues – kryesuesi Antonetti dhe gjykatësi nga Senegali Niang – ishin të mendimit se Shesheli është i pafajshëm. Ndërsa anëtarja e tretë e trupit gjykues, italinja Flavia Lattanzi kundërshtoi rreptë këtë vendim duke thënë se “vendimi lirues për Sheshelin është një gabim i madh dhe i pavlefshëm”.

Prokuroria e mllefosur me këtë vendim, menjëherë është ankuar, sepse ajo ka paraqitur dëshmi për përgjegjësinë e Sheshelit për krime, vrasje, përndjekje dhe propagandë kundër myslimanëve. Me gjuhën e tij të urrejtjes, Shesheli ka nxitur drejtpërdrejt krimet e bëra në Bosnjë-Hercegovinë dhe Kroaci. Në Kroaci gjatë luftës janë vrarë 20.000, ndërsa në B-H mbi 100.000 persona. 72 dëshmitarët e nxjerrë në procesin kundër Sheshelit para Tribunalit të Hagës për krime në ish-Jugosllavi, kanë paraqitur shumë argumente për përgjegjësinë e Sheshelit për krimet e bëra nga Lëvizja çetnike serbe, të cilën ka udhëhequr ai në B-H, Vukovar, Bijeljinë, Brçko, Nevesinje, në afëri të Mostarit dhe në zonën e Sarajevës. Prokuroria kishte kërkuar denim prej 28 vjet heqje lirie.

Ndaj prokuroria është ankuar menjëherë dhe ne rishqyrtimin e rastit në dhjetor të vitit të kaluar (2017), ajo pohonte se Shesheli mban përgjegjësi për krimet dhe se në procesin e parë këto dëshmi nuk janë marrë parasysh. „Këtu bëhet fjalë për mosrespektimin fundamental të detyrës së gjykatësit”, tha Serge Brammertz në procesin e përsëritur. Trupi gjykues në shkallën e dytë konstatoi se “asnjë trup i arsyeshëm gjykues nuk ka mundur të konstatojë se Shesheli nuk është përgjegjës për krime lufte dhe krime kundër njerëzisë”. Ndërsa prokuroria pohonte se Shesheli është përgjegjës për përndjekje, deportim dhe zhvendosje të dhunshme në B-H dhe Kroaci.

Shesheli dënohet me 10 vjet
Gjykatësit me 11 prill të këtij viti kanë dënuar Vojisllav Sheshelin me 10 vjet heqje lirie – sipas akuzave për përndjekje, deportim dhe vepra të tjera johumane, si pjesë e krimeve kundër njerëzimit, të kryera në vendin Hrtkovci në Vojvodinë. Por edhe në këtë proces gjykatësit e kanë liruar Sheshelin ndaj akuzave për krime në B-H dhe Kroaci. Shesheli ka kërkuar të ankohet ndaj këtij vendimi, por vendimi tani është përfundimtar: Vojisllav Shesheli denohet për krime lufte me 10 vjet heqje lirie. Këtë denim ai e ka vuajtur në kohën sa ka qenë në paraburgim në Hagë. Por ky vendim nuk mund të ndryshojë më. Ai është përfundimtar. /DW/

Vuçiç, porosi serbëve të Kosovës: Mirë që u zgjuat, vazhdoni protestat

Në Beograd është mbajtur dje një takim mes përfaqësuesve të serbëve të Kosovës dhe Presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, mbi situatën e krijuar pas vendosjes nga Kosova të taksës 100 për qind për produktet me origjinë serbe.

Presidenti Vuçiç tha para takimit se Kosova po sillet në mënyrë të padrejtë. Ai ka shtuar se është i lumtur që serbët janë zgjuar, duke dëshmuar se janë faktor i rëndësishëm politik.

“Unë i ftoj që të vazhdojnë protesta paqësore… Kemi popullin që është i gatshëm ta ruajë territorin e vet dhe shtetin që është i gatshëm t’i ndihmojë ata”, tha Vuçiç, duke folur për serbët e Kosovës dhe Serbisë që ofron “mbrojtje” (nga rreziqe të sajuara për çështje politike). Vuçiç tha se shqiptarët e Kosovës llogarisin ta kenë shtetin e vet, por “Unë do të vazhdoj së luftuari për Kosovën me gjithë zemër dhe për popullin tonë atje. Një pjesë e rëndësishme e botës e ka njohur shtetësinë e saj dhe ne duhet ta kuptojmë se cilat janë kornizat në të cilat lëviz kjo. Absolutisht është joreale që t’i ndryshojmë këshillat e shteteve të mëdha, por ne mund t’i bëjmë të gjitha për të luftuar për popullin tonë dhe për ta ruajtur shtetin tonë”, tha Vuçiç.

Ai kërkoi vazhdimin e protestave gjatë takimit me përfaqësuesit e Listës Serbe. Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç, në një konferencë për media para gazetarëve konfirmoi se Vuçiç ka kërkuar që të vazhdohet me protesta paqësore, demokratike dhe jo të dhunshme, pavarësisht lëvizjeve të Prishtinës. “Në takimin me Presidentin Vuçiç, ne shfaqëm frikën dhe shqetësimin që haset në Kosovë. Ne gjithashtu e njoftuam atë për dorëheqjet. Presidenti kërkoi që të vazhdohet me protesta paqësore, jo të dhunshme dhe demokratike, pavarësisht lëvizjeve që Prishtina ka bërë kundër popullit serb në Kosovë”, tha Rakiç.

Bashkë me të në këtë konferencë për media ishte edhe kreu i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç. Pas takimit, Vuçiç nuk ka komentuar. Në takim ishte i pranishëm edhe ministri për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Dalibor Jevtic, i cili është pjesëtar i Listës Serbe, e cila është palë në koalicionin qeveritar të Kosovës. “Ne patëm një takim produktiv dhe ai ishte synimi, që të informojmë Presidentin për jetesën e njerëzve në Veri të Ibrit. Gjithçka është më e vështirë, dita-ditës. Qëllimi është që të dëbohen serbët nga Kosova dhe ata që po heshtin rreth këtyre masave (taksës), po e përkrahin këtë qëllim”, tha Jevtic para gazetarëve.

Sipas tij, BE duhet të bëjë presion përmes marrëveshjes për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. “Ne do të vazhdojmë me protesta paqësore dhe me mesazhe të qarta: A dëshiron dikush që në Kosovë të jetojnë vetëm një nacionalitet dhe të lejojnë spastrim etnik, a do ta lejojë komuniteti ndërkombëtar një gjë të tillë”, tha ndër të tjera Jevtic. Tridhjetë përfaqësues të Listës Serbe shkuan në pallatin presidencial në Serbi për t’u dakorduar me Vuçiç për hapat e ardhshëm.

Arrestohet një deputet në Malin e Zi, njëri nga liderët e FD-së

PODGORICË – Deputeti i Frontit Demokratik (FD) Nebojsha Medojeviq, që është njëri nga liderët e këtij unioni, është arrestuar mbrëmë gjysmë ore pas mesnate, pas një urdhri të lëshuar nga Gjykata e Lartë në Podgoricë lidhur me lëndën e iniciuar pas pohimeve për dhënie dhe marrje të ryshfetit.

Policia e Malit të Zi bën të ditur se Medojeviq është arrestuar në bulevardin “Shën Pjetri i Cetinit”, pasi kishte dalë nga ndërtesa e Parlamentit, prej ku është dërguar në paraburgim.

Drejtoria e policisë, thotë se Gjykata e Lartë ka caktuar për Medojeviqin, një paraburgim 60 ditor nga fakti se ai kishte refuzuar të dëshmojë në procedurën të ngritur nga Prokuroria Speciale e Shtetit të Malit të Zi.

“Nga shkaku i pohimeve të cilat ky person i bëri publikisht, se gjoja është në dijeni se ish-kryetarit të komunës së Podgoricës nuk do t’i caktohet masa e paraburgimit nga shkaku se prokurori Special ka marrë nga ai një ryshfet në vlerë prej 100.000 euro”, thuhet në arsyetim.

Arrestimi i Medojeviqit ka bërë që deputetët e FD-së Kuvend dhe për shpalljen e kësaj aleance, do të ketë një më tej. aa

Vuçiq: E themi me siguri se Radoiçiq nuk e ka vrarë Ivanoviqin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se shteti serb dhe policia mund të thonë me siguri se Millan Radoiçiq, nënkryertar i Listës Serbe, nuk e ka vrarë politikanin serb nga Kosova, Oliver Ivanoviq.

Vuçiq tha për Radio-Televizionin e Serbisë se Radoiçiq “nuk ka marrë pjesë në organizimin, logjistikën apo nxitjen” e vrasjes së Ivanoviqit.

Ai tha se Radoiçiq është intervistuar nga prokurorët në Beograd dhe se është vërtetuar se ai nuk ka marrë pjesë në vrasje.

Vuçiq tha se Prishtina ka dashur ta vrasë Radoiçiqin gjatë përpjekjeve për ta arrestuar atë, pak ditë më parë.

Policia e Kosovës ka arrestuar javën e kaluar në veri të Mitrovicës tre persona të dyshuar në lidhje me vrasjen e Ivanoviqit, të cilëve më pas u është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Prokurori special i Kosovës, Sylë Hoxha, ka konfirmuar se autoritetet në Kosovë janë në kërkim edhe të Radoiçiqit, nënkryetar i Listës Serbe, subjekt politik në Kuvendin e Kosovës.

Ivanoviq është vrarë më 16 janar, 2018, para selisë së partisë së tij në Mitrovicën Veriore. Ai ishte kryetar i Iniciativës qytetare Liria, Demokracia dhe Drejtësia.

Daçiq: Rama “i vrau marrëveshjet rajonale për bashkëpunim”

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, tha se nuk ka kuptim që të flitet për bashkëpunimin rajonal, pasi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, shprehu mbështetje për taksën 100% që u ka vënë Kosova prodhimeve të importuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

Rama i dha mbështetje tarifës gjatë mbledhjes së përbashkët të qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë, që u mbajt të hënën në Pejë.

“Rama i vrau marrëveshjet rajonale për bashkëpunim, për hapësirën e përbashkët ekonomike. Është e pakuptimtë që të mbahen çfarëdo takimesh për bashkëpunimin rajonal, pas asaj që tha Rama”, tha Daçiq për gazetarët në Beograd, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Javën e kaluar, Kosova ka rritur nga 10% në 100% taksën mbi të gjitha mallrat e importuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

Vendimi ka nxitur reagime të ashpra të serbëve në Kosovë dhe të autoriteteve në Beograd dhe Sarajevë, si dhe thirrje nga Bashkimi Evropian për ta hequr këtë detyrim doganor.

Policia e Serbisë interviston të dyshuarin M.R. për vrasjen e Ivanoviqit

Ministria e Brendshme e Serbisë tha se policia, me kërkesë të Prokurorisë për Krim të Organizuar, ka intervistuar M.R. në lidhje me njohuritë e tij për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq, në Mitrovicën Veriore.

“Policia ka marrë deklaratë nga M.R. në përputhje me kërkesën për të mbledhur informacionet e nevojshme për hetimet e vrasjes së udhëheqësit të Iniciativës qytetare Liria, Demokracia dhe Drejtësia”, thuhet në njoftimin e Ministrisë serbe që e transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Prokurori special i Kosovës, Sylë Hoxha, ka konfirmuar më herët për Radion Evropa e Lirë se autoritetet në Kosovë janë në kërkim të nënkryetarit të Listës Serbe, Millan Radoiçiq, për rastin Ivanoviq.

Policia e Kosovës ka arrestuar të premten në veri të Mitrovicës tre persona të dyshuar në lidhje me vrasjen e Ivanoviqit, të cilëve më pas u është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Millan Radoiçiq nuk ka qenë në banesën e tij gjatë këtij aksioni policor.

Radoiçiq, nënkryetar i Listës Serbe – parti politike në Kosovë – ka deklaruar të dielën se nuk ka lidhje me vrasjen e Ivanoviqit dhe se nuk do t’iu dorëzohet autoriteteve të Kosovës.

Ivanoviq është vrarë më 16 janar, 2018, para selisë së partisë së tij në Mitrovicën Veriore. Ai ishte kryetar i Iniciativës qytetare Liria, Demokracia dhe Drejtësia.

Ambasadori amerikan në Serbi: Taksa është diskriminuese

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Serbi, Kyle Scott.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Serbi, Kyle Scott, tha se taksa 100% që u ka vënë Kosova importeve nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, është “diskriminuese”.

Scott tha për gazetarët në Beograd se ajo që vlen për popullsinë shqiptare në Kosovë, duhet të vlejë edhe për serbët dhe për të gjitha pakicat etnike.

“Besoj se Kosova duhet të jetë shtet demokratik multientik”, tha Scott, raportojnë mediat serbe.

Në lidhje me zotimet që bënë të hënën Kosova dhe Shqipëria për heqjen e taksave, romingut dhe unifikimin e doganave, Scott tha se SHBA-ja mbështet çdo aktivitet që çon kah integrimi ekonomik i rajonit.

Javën e kaluar, Kosova ka rritur nga 10% në 100% taksën mbi të gjitha mallrat e importuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

Vendimi ka nxitur reagime të ashpra të serbëve në Kosovë dhe të autoriteteve në Beograd dhe Sarajevë, si dhe thirrje nga Bashkimi Evropian për ta hequr këtë detyrim doganor.

Ministri plotësues grek: Greqia do të zgjerojë territorin e saj detar në detin Jon

“Greqia do të promovojë ligjërisht zgjerimin e territorit të saj detar në detin Jon, pasi është një e drejtë sovrane e padiskutueshme, e njohur nga Konventa mbi të Drejtën e Detit”

Kështu ka deklaruar edhe ministri plotësues i Jashtëm grek, Georgios Katrugalos,  në një intervistë të dhënë për “News 24/7”.

Katrugalos i është përgjigjur pyetjes se çfarë do të bëjë Athina për Zonën Ekskluzive Ekonomike në detin Jon, duke pohuar të njëjtat fjalë si edhe kryeministri Tsipras.

Vendimi për zgjerimin e territorit detar në Jon dhe Egje, nga Athina, ishte deklaruar fillimisht nga ish-ministri i Jashtëm Nikos Kotzias, gjatë ceremonisë së dorëzimit të portofolit të tij pas dorëheqjes, duke shkaktuar reagime brenda dhe jashtë vendit.

“Do të jetë hera e parë që Greqia, pas dekadash, do të zgjerojë horizontin e saj territorial”. Për të shkuar te 12 miljet, baza do të jetë Deti Territorial. Sepse ju e dini se, zona ekonomike ekskluzive nuk na jep të drejta sovrane, nuk është sovranitet, nuk është si toka, ndërsa Deti Territorial është si toka, janë të drejta sovraniteti, është zgjerim i Greqisë dhe zgjerimi i Greqisë është një veprim që do të ndodhë dhe do të jetë hera e parë pas shumë dekadave që Greqia zgjeron horizontin e saj”, është shprehur më herët Kotzias.

Deklarata e ditës së sotme e ministrit plotësues të Jashtëm të Greqisë, dëshmon se kreu i qeverisë Alexis Tsipras ka ndryshuar strategjinë, duke çuar më parë vendimin për diskutim në Parlament dhe më pas në konsultime me presidentin e vendit, i cili duhet edhe të nënshkrojë dekretin në fjalë.

Mes polemikave mbi koston, Rumania inauguron Katedralen Ortodokse

Katedralja në Bukuresht

Patriarku Ekumenik i Kostandinopojës dhe udhëheqësi i Kishës Ortodokse Rumune kanë inauguruar një katedrale të re në Bukuresht, mes polemikave mbi përdorimin e fondeve publike për këtë projekt.

Dhjetëra mijëra persona qëndruan jashtë Katedrales për Shpëtimin e Njerëzve, ku u mbajt ceremonia inauguruese nga Patriarku nga Stambolli Bartholomeu I, i cili konsiderohet si udhëheqësi i bashkësisë ortodokse në mbarë botën dhe nga Patriarku rumun, Daniel.

Inaugurimi i kësaj katedraleje vjen një javë para se Rumania, më 1 dhjetor të shënojë Ditën e Bashkimit të Madh, një festë kombëtare që shënon bashkimin e Transilvanisë, Besarabisë dhe Bukovinës me Mbretërinë Rumune 100 vjet më parë.

Ndërtimi prej 120 metrash lartësi i katedrales së re në Bukuresht – ndërtimi i së cilës nisi më 2010 – pritet të përfundojë më 2024.

Patriarkana ortodokse rumune thotë se ndërtesa e papërfunduar ka kushtuar 110 milionë euro deri tani. Tre e katërta e shumës për ndërtimin e kësaj katedraleje është nga fondet publike dhe kostoja e saj ka krijuar polemika në vend, ku investimi në infrastrukturë si spitalet, është shumë i nevojshëm.

Partriarkana thotë se Rumania “ka nevojë për një katedrale kombëtare, që simbolizon besimin, lirinë dhe dinjitetin e njerëzve”.

Rreth 86 për qind e popullsisë 20 milionëshe të Rumanisë janë besimtarë ortodoksë.

Inaugurimi i katedrales vjen në kohën e ngritjes së tensioneve në mes të kishave ortodokse mbi vendimin e Ukrainës për të krijuar një kishë kombëtare të pavarur.

Serbia nis hakmarrjen, bllokon mallrat evropiane për Kosovën

Serbia ka marrë vendim që të gjitha mallrat evropiane që kanë destinacion Kosovën dhe anasjelltas të mos lejohen të qarkullojnë në rrugët e saj.

Vendimi ka hyrë në fuqi në ora 00:00, të mëngjesit të sotëm. Biznesmenë kosovarë i kanë treguar Insajderit që kamionët me mallra që kanë destinacion Kosovën nuk po lejohen të futen nga Kroacia dhe Hungaria në Serbi.
“Radhë të gjata kamionësh janë krijuar në kufi të këtyre dy shteteve”, ka treguar një tregtar.

Zëdhënësja e qeverisë Donjeta Gashi, ka deklaruar se zyrtarisht nuk kanë ndonjë informatë se mallrat evropiane që kanë destinacion Kosovën janë bllokuar nga Serbia.

Vuçiç: Tërhiqeni taksën, pastaj mund të bisedojmë për çfarë të doni

BEOGRAD – Serbia nuk do të pajtohet me regullat e reja, ka thënë sonte presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç duke i bërë thirrje Qeverisë së Kosovës të tërheqë taksën prej 100 për qind për produktet nga Serbia, ndërsa kryeministrja Ana Brnabiç njoftoi se ata do të vazhdojnë ti bëjnë thirrje Bashkimit Evropian të reagojë ndaj shkeljeve të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe CEFTA-s.

“Serbia nuk do të pajtohet me rregullat e reja të tyre. Tërhiqni taksën tuaj barbare, jo-civilizuese. Kur t’i tërheqni ato, jemi gati të flasim për të gjitha gjërat dhe për temën për të cilën dëshironi”, tha Vuçiç pas një takimi me të gjithë anëtarët e qeverisë serbe.

Ai shprehu shqetësimin se pa tërhequr këto masa, të gjithë do të jenë në një problem të madh, por “ne jemi të detyruar në këtë”.

Presidenti serb tha se “bashkësia ndërkombëtare duhet të kuptojë se duhet të kthehemi atje ku kemi filluar”, duke përsëritur se Serbia duhet të sigurojë një dorë pajtimi, sepse ajo duhet të ruajë paqen.

Vuçiç tha se vendimi i Qeverisë së Kosovës për të vendosur 100 për qind të taksës ndaj produkteve nga Serbia ishte “përpjekja më e rëndësishme për destabilizim” me qëllim që të mos ketë serbë në Kosovë dhe u kërkoi serbëve të qëndrojnë në Kosovë, në të cilën shteti do të ndihmojë dhe do të gjejë një zgjidhje që të qëndrojnë.

Presidenti serb tha se atë që bënë “e kanë bërë për arsye të panjohura për ne”, duke shtuar se “ata besojnë se Serbia është fajtore për shkak se fitoi në votimin në Interpol”.

“Ata nuk kanë asgjë për të na thënë, ata bënë të njëjtën gjë ndaj Bosnjës e Hercegovinës, prandaj do të shohim ti koordinojmë aktivitetet me këtë vend për të vendosur sundimin e ligjit në rajon dhe brenda marrëveshjes së CEFTA”, tha presidenti serb.

Me rastin e arrestimit të katër personave të dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviçit, Vuçiç pyeti nëse dikush dëgjoi se kishin zgjidhur vrasjen e kreut të Iniciativës Qytetare të SDP. Ai shtoi se një nga të arrestuarit Aleksandar Curçiq ishte “rrahur brutalisht nga policia sepse ai po u bërtiste shqiptarëve në rrugë”.

“Më shumë se kushdo, ne duam të kapim vrasësit e Oliver Ivanoviçit dhe nuk ka rëndësi nëse ai është një serb apo një shqiptar”, tha ai, duke shtuar se veprimi nuk ishte i lidhur me të.

Kryeministrja serbe Ana Brnabiç tha se ata do të vazhdojnë ti bëjnë thirrje Bashkimit Evropian për të reaguar ndaj shkeljes së Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe Marrëveshjes së CEFTA-s. Brnabiç njoftoi se të hënën do të paraqesë për një shkelje të marrëveshjes së CEFTA-s nga UNMIK-u, i cili përfaqëson Prishtinën në CEFTA, dhe të kërkojë fillimin e konsultimeve formale, që është “procedurë e detyrueshme para arbitrazhit”.

Ajo tha se dita e sotme ishte e vështirë, por se sigurisht nuk është e para, as e fundit.

“Ajo që Qeveria duhet të vazhdojë të bëjë është që të vazhdojmë të kryejmë detyrat, planet dhe programet tona dhe mua më duket se në ditët siç ishte ajo sot, duhet të dimë se nesër duhet të vazhdojmë edhe më fortë dhe më mirë”, tha ajo, duke vlerësuar se Serbia duhet të jetë qendra e arsyes dhe stabilitetit rajonal.

Brnabiç tha se se ajo me çdo çmim do të ruajë stabilitetin, përveç çmimit ndaj jetës dhe lirisë së serbëve në Kosovë, deri tek cila shpreson se nuk do të vijë.


Send this to a friend