VOAL

VOAL

Serbi, opozita bojkoton kuvendin

Partitë opozitare serbe filluan të hënën të bojkotojnë seancat parlamentare, si protestë ndaj asaj që ato e shohin si qeverisje gjithnjë e më autoritare të presidentit Aleksandar Vuçiç dhe partisë së tij në pushtet, Partia Progresive Serbe (SNS).

Partitë e opozitës dhe mbështetësit e tyre akuzojnë zotin Vuçiç dhe SNS se mbysin lirinë e medias dhe ndërmarrin sulme ndaj kundërshtarëve politikë apo gazetarëve në Serbi, vend që kërkontë anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

Presidenti Vuçiç dhe partia e tij i mohojnë akuzat.Bojkoti vjen në klimën e protestave të përjavshme me pjesëmarrjen emijëra njerëzve, që filluan në dhjetor dhe janë përhapur nga Beogradi në shumë qytete të tjera. Protestuesit dhe opozita po kërkojnë gjithashtu dorëheqjen e zotit Vuçiç dhe thirrjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Në një deklaratë, partitë e opozitës thanë se ligjvënësit e tyre do të bojkotojnë seancat plenare, por do të qëndrojnë brenda ndërtesës së parlamentit, ku do të vazhdonin të mbajnë konferenca për shtyp dhe informime deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.

“Ne po bojkotojmë parlamentin jo sepse … ata nuk na respektojnë, por sepse kemi një detyrim ndaj mijëra njerëzve që po protestojnë, për të kërkuar një sistem normal dhe një Serbi normale,” tha për gazetarët Sanda Raskoviç Iviç, kryetare e Partisë Demokratike Serbe e qendrës së djathtë.

Partia e zonjës Iviç i përket Aleancës për Serbinë, një grupim heterogjen i partive politike, sindikatave dhe grupeve civile.

Presidenti Vuçiç, një nacionalist i njohur gjatë luftërave ballkanike të viteve 90, i cili tani është për lidhje më të ngushta me Perëndimin, ka thënë se nuk do të përkulet ndaj kërkesave të protestuesve.

Javën e kaluar ai filloi një tur në të gjithë vendin për të inkurajuar mbështetësit, por nuk ka thënë nëse do të thërrasë zgjedhje të parakohshme në pranverë.

Vendimi i opozitës për bojkot nuk pritet të ndalë punën e parlamentit, ku SNS dhe aleati i saj, Partia Socialiste, kanë 160 nga të 250 vendet, një shumicë komode. Por bojkoti mund të minojë besueshmërinë e koalicionit qeverisës.

Sipas sondazheve të opinionit, Vucic dhe SNS gëzojnë mbështetjen e rreth 50 përqind të votuesve, ndërsa opozita mund të sigurojë gjithsej rreth 15 për qind. za

Befason basketbollisti i njohur serb: S’jemi popull qiellor, mjaft më me Kosovën, nuk është e jona

ENVER ROBELLI/ Nikolla Kaliniq nuk është vetëm basketbollist i mirë. Ai është edhe një qytetar mendjehapur i Serbisë, të cilit i pëlqen të lexojë romanin «Njëqind vjet vetmi» të Gabriel García Márquez ose romanin «Shumë faleminderit» të Marko Vidojkoviqit, një vepër satirike për Jugosllavinë socialiste, e cila brenda pak muajsh u bë bestseller në republikat ish-jugosllave. Në një intervistë dhënë gazetës «Blic» Nikolla Kaliniq nuk ka folur vetëm për librat që i pëlqejnë. Ka folur sidomos për Kosovën. Dhe çfarë ka thënë, s’ka mbetur pa u komentuar në opinionin serb. Kaliniq, basketbollist i «Fenerbahçe Basketbol» dhe i kombëtares së Serbisë, kritikoi sidomos qasjen e pushtetit dhe të serbëve në përgjithësi ndaj Kosovës.

«Prej se jam lindur, e jam lindur më 1991, ekzistojnë probleme dhe mospajtime rreth Kosovës. Jam i vetëdijshëm se shumëkush do të shtanget tani, por ka ardhur koha që dikush ta thotë publikisht: hajde ta zgjidhim këtë problem, të nxjerrim çfarë mundemi dhe të ecim tutje. Beteja e Kosovës është zhvilluar para 600 vitesh, qe shumë dekada Kosova nuk është territor ‘yni’. Askush nuk jeton nga e kaluara dhe sa më shpejt që pajtohemi me të tashmen dhe ecim tutje, aq më mirë për neve», tha Kaliniq. Pas kësaj deklarata në shtëpinë e tij në Suboticë, ku jetojnë prindërit e tij, persona të panjohur shkruan me shkronja cirilike një parullë vulgare.

Në intervistën për «Blic» Kaliniq hodhi poshtë rrëfimin se serbët janë populli qiellor. Kisha serbe dhe historianët nacionalistë theksojnë se me rënien e tij në Betejën e Kosovës Princi Lazar u përcaktua për një perandori hyjnore, ku do të jetonte një jetë spirituale. Kaliniq nuk beson në dokrra të tilla: «Nuk jemi popull qiellor, as që kemi qenë ndonjëherë, kemi pasur momente shkëlqimi në të kaluarën, por duhet të pajtohemi se tash jemi një pikë e vogël dhe e parëndësishme në hartën e madhe të botës. Kush nuk më beson, le të udhëtojë pak nëpër botë dhe t’u tregojë të huajve se nga vjen – do të tmerrohet. Unë e kam përjetuar. Së fundi u nënshkrua marrëveshja e re për bashkëpunim mes Gjermanisë dhe Francës, e para qe nënshkruar më 1963, domethënë 16 vjet pas gjithë asaj që ndodhi në Luftën e Dytë Botërore. Hej, 16 vjet pas gjithë atyre krimeve, mizorive dhe viktimave ata e kanë kuptuar se duhet të punojnë së bashku dhe shihni se ku janë sot? E ne ende flasim për Betejën e Kosovës…».

Në Serbi nga sportistët pritet të jenë patriotë, e të jesh patriot sipas kutit të pushtetit domethënë të urresh tjetrin dhe të çirresh se më e madhe se Serbia në këtë botë është vetëm Rusia. Gjatë kampionatit europian të notit më 2008 notuesi serb Millorad Çaviq ndërsa po e pranonte medaljen e artë shpalosi para publikut fanellën me shënimin «Kosovo je Srbija» («Kosova është Serbi»). Ai i diskualifikua nga pjesa tjetër e garës dhe u gjobit me 10’800 euro. Çaviq u lartësua atëbotë si hero në Serbi. Kaliniq, ndërkaq, nga nacionalistët shikohet si tradhtar, ndonëse ai me realizëm të pashoq përshkruan gjendjen e Serbisë dhe fiksimin irracional te Kosova.

Ndër të parët që i doli në mbrojtje Kaliniqit ishte shkrimtari serb me origjinë hebraike, Filip David. «E përshëndes Kaliniqin dhe guximin e tij për t’iu kundërvënë të ashtuquajturve patriotë dhe nacionalistëve të cilët janë të gatshëm të luftojnë për Kosovën deri në serbin e fundit dhe shqiptarin e fundit. Ende janë pakicë njerëzit e arsyeshëm të cilët e kuptojnë se me pranimin e pavarësisë së Kosovës në mënyrën më të mirë mund të mbrohen serbët e mbetur në Kosovë, të mbrohet trashëgimia kulturore dhe të sigurohet kthimi i refugjatëve, sepse jemi bërë shoqëri e jotolerancës, urrejtjes dhe politikës që punon në dëm të vetes».

Para Kaliniqit urrejtjen e publikut nacionalist dhe racist serb e përjetoi basketbollisti Alen Omiq, i cili ka shtetësi të Bosnjës dhe Sllovenisë. Përkrahësit e ekipit «Cërvena Zvezda» kërcënuan se do të bojkotonin ndeshjet për shkak të basketbollistit «boshnjak mysliman». Omiq u përpoq t’i qetësojë fansat duke bërë të ditur se është ateist. Pa sukses. Kur nisi të luajë për ekipin beogradas, Omiq u quajt «turk», ndërsa në tribunë u shpalos një transparent me këtë përmbajtje: «Šiptar, Hrvat, balija nije moja bratija». («Shiptari [fjalë fyese për shqiptarë], kroati, balia [fjalë fyese për myslimanët e Bosnjës] nuk janë vëllezërit e mi». Edhe më keq se Kaliniq dhe Omiq kaloi – para 20 vitesh – basketbollisti i «Partizanit» Haris Bërkiq: ai u vra para sallës «Pionir» në Beograd. Vrasësit nuk u zbuluan kurrë.

Sa i përket Nikolla Kaliniqit: ai nuk ka vetëm shije të mirë letrare. Në intervistë thotë se momentalisht dëgjon muzikë blues, sidomos John Lee Hooker, Buddy Guy dhe B. B. King, ndërsa nga muzika e vendeve të Ballkanit pëlqen Darko Rundekun, muzikantin e famshëm kroat, i njohur dikur si frontman i grupit «Haustor», grupin «Azra» të prirë nga Branimir «Johnny» Shutliq. Një sportist me shije të tillë kulturore nuk mund të jetë primitiv. Dhe Nikolla Kaliniq e dëshmon këtë me mjeshtëri përmes intervistës së tij. /Dialogplus

Dhjetramijёra serbё kudёr presidentit Vuҁiҁ

Demonstratat nuk po reshtin – ishte e shtuna e dhjetё nё radhё qё demonstruesit protestuan nё 40 qytete tё Serbisё kundёr presidentit Aleksandër Vuҁiҁ. Qёllimet e demonstratёve megjithatё mbeten jo konkrete.

Nёn moton “njё ndёr pesё milionё” demonstruesit kёrkojnё media tё lira dhe kushte korrekte pёr zgjedhjet. Pavarёsisht kёtyre kёrkesave objektivat politike tё demonstruesve edhe dy muaj e gjysmё pas protestave mbeten jo tё qarta. Spektri i partive qё i mbёshtesin ato pёrfshin grupimet nga e majta deri tek e djathta ekstreme. Motoja e protestave i referohet njё deklarimi tё presidentit, sipas tё cilit ai nuk do t’u pёrgjigjej kёrkesave tё demonstruesve edhe sikur ato tё vinin nga pesё milionё qytetarё. Serbia ka shtatё milionё banorё.

Shkas pёr protestat u bё sulmi ndaj njё politikani tё opozitёs

Kundёr qeverisё sё Vuҁiҁit tё shtunёn (09.02) u protestua edhe nё qytetet Kragujevaҁ, Pirot, Prokuplje, Gornji Milanovaҁ, Bela Crkva dhe Boljevaҁ, njofton portali “danas.rs”. Demonstrata e parё kundёr Vuҁiҁit u zhvillua mё 8 dhjetor duke marrё shkas nga sulmi brutal ndaj njё politikani tё majtё opozitar nёntorin e kaluar nё jug tё vendit. Dorasit deri mё sot nuk janё identifikuar. Protestat i iniciuan pas kёsaj organizatat e shoqёrisё civile dhe aleanca pёr Serbinё, njё shoqatё e pёrbёrё nga njё duzinё partishё opozitare me orientime tё ndryshme politike. Ato e akuzojnё Vuҁiҁin, se i ka mbyllur gojёn medias dhe

 Kampagne Serbien Die Zukunft Serbiens (N1)

Fushata e presidentit Aleksandar Vuҁiҁ “E ardhmja e Serbisё”

shoqёrisё civile.

Vuҁiҁ, i cili nga utranacionalist ёshtё shndёrruar nё pro-europian, i hedh poshtё akuzat. Ai ka nisur fushatёn “E ardhmja e Serbisё”, pёrmes sё cilёs nё mbarё vendin do tё promovojё sukseset e tij politike. Vёzhguesit mendojnё, se Vuҁiҁ me kёtё synon tё pёrgatisё zgjedhje tё parakohshme.

Opozita e pёrҁarё

Presidenti disa herё ka pёrsёritur, se si “lёshim” ndaj demonstruesve ai mund tё afrojё afatin e zgjedhjeve nё pranverё sivjet, tё cilat nё fakt duhet tё zhvillohen nё vitin 2020. Sipas anketimeve ai do tё dilte fitues nga kёto zgjedhje. Partia e tij SNS dominon skenёn politike. Opozita ёshtё e pёrҁarё. Kёtё javё opozita kёrcёnoi me bojkotimin e zgjedhjeve, nё rast se Vuҁiҁ nuk u pёrgjigjet kёrkesave tё tyre pёr zgjedhje tё lira dhe korrekte.

nob/gri (afp, dpa)

Protestat në Serbi hyjnë në javën e dhjetë, kërkohet dorëheqja e Vuçiqit

Mijëra njerëz kanë protestuar në Beograd dhe qytete të tjera të Serbisë të shtunën në mbrëmje, duke shënuar kështu dhjetë javë të presionit ndaj presidentit Aleksandër Vuçiq, me kërkesën për dorëheqje.

Protestat po zhvillohen nën moton #1nga5milionë, një thirrje që u vendos pasi Vuciq, vitin e kaluar kishte thënë për protestat e qytetarëve se ai nuk do të tërhiqet edhe nëse dalin 5 milionë persona.

Protestës në kryeqytet iu bashkangjitën edhe studentët e Universitetit të Beogradit, të cilët bënë thirrje për dorëheqjen e ministrit të Edukimit, Mladen Sarceviq.

Muaijn e kaluar, Sarceviq ka përshkruar një grup të profesorëve universitarë që kanë përkrahur këtë lëvizje kundër presidentit si të “papeshë”.

Protestuesit po e akuzojnë presidentit Vuçiq për shkelje të lirive demokratike, kontroll ndaj mediave si dhe për goditjet ndaj kundërshtarëve politikë. Vuçiq ka mohuar këto akuza. Protestat u ndezën kur një grup njerëzish sulmuan me dhunë politikanin opozitar, Borko Stefanoviq në nëntor të vitit të kaluar.

Greqia ratifikon protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO

Parlamenti i Greqisë ratifikoi të premten protokollin për anëtarësimin e fqinjit të saj verior në aleancën e NATO-s, që u nënshkrua të mërkurën në Bruksel nga përfaqësuesit e 29 vendeve anëtare të Aleancës.

153 ligjvënës grekë votuan pro, duke i hapur në këtë mënyrë rrugën Marrëveshjes së Prespës të hyjë plotësisht në fuqi. Debati në parlamentin grek zgjati rrerth 11 orë.

Kryeministri grek Aleksis Cipras u shpreh se “votimi mbyll një cikël të rëndësishëm, më të rëndësishmin nga zotimet që parasheh Marrëveshja historike e Prespës.”

Ndërkohë, drejtuesi i opozitës, Kirjakos Micotakis theksoi se për 140 vjet Greqia nuk kishte lejuar që një palë e tretë të monopolizonte emrin Maqedoni dhe se ai asnjëherë nuk do t’i uronte mirëseardhje “kryeministrit maqedonas”.

Në Shkup, kryeministri maqedonas Zoran Zaev përmes një postimi në Facebook thksonte: “vendi mik, Greqia është shteti i parë që ratifikon Protokollin për anëtarësimin e vendit tonë në NATO. Shkojmë drejt suksesit të garantuar. Është më lehtë me aleatë, themi me krenari se ne jemi në NATO”.

Tash Greqia duhet të njoftojë në mënyrë zyrtare Republikën e Maqedonisë (së Veriut) se ka ratifikuar Protokollin për anëtarësimin e kësaj të fundit në NATO, e më pas do të ketë një shkëmbim shkresash dhe do të njoftohen Kombet e Bashkuara për vendimin, si dhe të gjitha organizatat tjera ndërkombëtare se emri i ri kushtetues i Republikës së Maqedonisë është “Republika e Maqedonisë së Veriut” dhe që ky emër të përdoret tash e tutje si në OKB, ashtu edhe nga organizatat tjera dhe të gjitha shtetet.

Autoritetet në Shkup duhet të ndërrojnë tabelat e të gjitha institucioneve shtetërore dhe publike ku do të shkruhet emri i ri i vendit. Kjo do të bëhet në dy gjuhë, maqedonisht dhe shqip, pasi gjuha shqipe mori një shtrirje të gjerë me botimin e ligjit në gazetën zyrtare para disa ditësh.

Greqia dhe Maqedonia e Veriut do ta ngrejnë nivelin e përfaqësimit diplomatik në rang ambasade, në kryeqytetet respektive. Ndërkaq, në Selanik do të hapet një konsullatë e Maqedonisë së Veriut.

Dhjetë veta vdesin nga rrëzimi i një ndërtese në Stamboll

Guvernatori i Stambollit, Ali Yerlikaya, ka thënë të enjten përmes një deklarate se 10 persona kanë vdekur si pasojë e rrëzimit të një ndërtese tetëkatëshe, ndërkohë që 13 persona tjerë janë plagosur.

Ndërtesa, që gjendet në pjesën aziatike të qytetit turk, përkatësisht në distriktin Kartal është thënë të jetë rrëzuar të mërkurën, derisa ende nuk dihen shkaktarët e këtij incidenti.

Sipas tij, 43 persona kanë qenë të regjistruar në 14 apartamente, mirëpo tre kate të ndërtesës janë ndërtuar ilegalisht derisa edhe një dyqan në hyrje të ndërtesës ka qenë duke vepruar pa licensë.

Në pamjet e para të incidentit shihen disa persona duke nxjerrur disa persona nga rrënojat.

Banorët e shtatë banesave që janë në afërsi të kësaj ndërtese, janë evakuuar për arsye të sigurisë.

Marrëveshje sekrete Vuçiç-Thaçi? Flet ish-ministri i Jashtëm serb

Ndryshimi i kufijve në një vend mund të nxisë për ndryshimin e kufijve të tjerë në rajon, thotë ish-ministri i Jashtëm serb Vuk Jeremiq, për DW. Nëse në Kosovë ndiqet kjo logjikë, pse ajo të mos vlejë edhe diku tjetër. Ai flet për një marrëveshje të mundshme mes Vucic dhe Thacit.

Zoti Jeremiç, shpesh keni kritikuar mungesën e transparencës në dialogun mes Serbisë dhe Kosovës dhe takimet “joformale nëpër restorante”. A mendoni se ekziston ndonjë marrëveshje sekrete mes Aleksandar Vuçiçit dhe Hashim Thaçit?
Nëse Presidenti i SHBA Donald Trump me memorandumin e Shtëpisë së Bardhë i dërgon letër Aleksandar Vuçiçit dhe Hashim Thaçit dhe thotë: “Tani kur jeni edhe një hap larg marrëveshjes…” atëherë unë mendoj se askush nuk e ka mashtruar Presidentin Trump, se po ndodh diçka, nëse nuk po ndodhë asgjë. Kjo është një prej dëshmive se diçka po ndodh, ndërsa ne në Serbi nuk e dimë fare se ku po ndodh dhe cila është përmbajtja e bisedimeve. Më duket se situata në Kosovë është pak më e mirë dhe se atje ka konsultime mes faktorëve të ndryshëm politikë, në dallim prej Serbisë. Mendoj se kjo nuk është rruga e mirë për arritjen e një marrëveshjeje.

Ju keni thënë se keni folur shpesh për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, por nuk keni mundur askund t’i publikoni këto ide. Ja tani e keni rastin që në DW t’i publikoni këto ide: Cila është sipas jush zgjidhja më e mirë për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë?
Për të arritur një zgjidhje afatgjatë gjërat nuk mund të rregullohen nga kulmi. Duhet gjetur zgjidhje nga themeli. Themeli nënkupton vendosjen e mirëbesimit për zbatimin e marrëveshjeve. Tani nuk ekziston atmosfera për aplikimin e çfarëdo marrëveshjeje. Aktorët janë të interesuar për mbajtjen e tensioneve konstante, për shkaqe të brendshme politike dhe kjo paraqitet si një armiqësi. Së pari duhet të ndryshohet atmosfera e bisedimeve. Dy, duhet kërkuar zgjidhje shumë konkrete të cilat janë parakusht për gjetjen e një zgjidhjeje përfundimtare.

Kjo ka të bëjë me të drejtat e njeriut në hapësirat ku jetojnë, në radhë të parë për minoritetin, sepse ai është i rrezikuar në këtë moment. Gjëja tjetër që duhet bërë është definimi i statusit, mbrojtja dhe garancitë për Kishën Ortodokse serbe. Rëndësia e Kosovës për Serbië në kontekstin e identitetit është e ndërlidhur në masë të madhe me Kishën ortodokse serbe. Mendoj se është gabim të flitet tani për ndonjë zgjidhje konkrete, por është me rëndësi për gjetjen e zgjidhjes afatgjate të statusit që të ndryshojë qasja dhe të krijohet një atmosferë e mirëfilltë për negociata. E kur të dy palët përfaqësohen nga persona, të cilët në mënyrë të drejtpërdrejtë janë angazhuar në vitet 90-të për shkallëzimin e armiqësive, atëherë vështirë të paramendosh që pikërisht ata do të flakin të kaluarën që i ngarkon, dhe të gjejnë një zgjidhje afatgjatë dhe paqë të qëndrueshme.

A besoni në paqën afatgjate dhe pajtimin mes sebëve dhe shqiptarëve?
Jo me udhëheqësit e tanishëm në Beograd dhe në Prishtinë.

A ekziston ndonjë qëndrim i përbashkët i opozitës në Serbi për çështjen e ndarjes së Kosovës apo shkëmbimin e territoreve, të cilën e kanë përmendur si mundësi të dy presidentët?
Ne jemi kategorikisht kundër këtyre gjërave. Aspak nuk duhet dyshuar, se nëse vjen deri te rivizatimi i kufijve dhe përkufizimet e reja, këtë do të përpiqet ta bëjë edhe dikush tjetër në rajon. Si mund të shpjegoni një shkëmbim territoresh ku njëri grup etnik do të mbetej këndej e tjetri në anën tjetër? Nëse lejoni logjikën se kjo sjell paqe dhe stabilitet, si mund të thoni se e njëjta nuk vlen edhe 400 kilometra më larg?

Kur flasim për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia, cili është qëndrimi i opozitës për pavarësinë e Kosovës?
Për mua nuk ka dilema – unë jam kundër pavarësisë. Nuk dua të flas në emër të të gjithëve, sepse tani kemi një opozitë unike dhe jemi bashkuar rreth një çështjeje, e ajo është vendosja e një Serbie normale dhe demokratike. Pas realizimit të këtij qëllimi, në kuadër të përballjes së lirë dhe demokratike, secili do të angazhohet për realizimin e ideve për Kosovën, ekonominë dhe të gjitha çështjet tjera. Ne në Serbi nuk kemi tani privilegjin e shprehjes dhe shkëmbimit të mendimeve të lira. /DW/

Serbët e Bosnjës krijojnë panel për ri-ekzaminimin e viktimave të Srebrenicës

Ky vendim është inicuar nga presidenti i atëhershëm i atij rajoni, Milorad Dodik, nacionalist, i cili tani është pjesë e presidencës tripalëshe të Bosnjës.

Dodik ka kundërshtuar vendimet e dy gjykatave për krime të luftës, Tribunalit për Krime të Luftës në ish-Jugosllavi dhe Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë se mizoritë të Srebrenicë përbëjnë gjenocid.

Ministri i Drejtësisë për Republikën e serbëve të Bosnjës, Anton Kasipoviq ka thënë se panelet e reja kanë qëllim që të koleksionojnë të dhëna dhe fakte të rëndësishme për viktimat në të dyja qytetet.

Bashkimi Evropian në anën tjetër ka kundërshtuar ndonjë refuzim apo keqinterpretim të gjenocidit në Srebrenicë.

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se tentimet për të kundërshtuar apo ndryshuar raportin për Srebrenicën “janë pjesë e përpjekjeve më të gjera për të ndryshuar faktet e luftës, apo për të mohuar historinë”.

Mogherini dhe Vuçiq bisedojnë për tarifën, Trepçën dhe dialogun

Foto arkiv, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe Përfaqësuesja e Lartë e BE-së , Federica Mogherini kanë zhvilluar një bisedë telefonike për të shqyrtuar situatën në Ballkanin Perendimor në veçanti për raportet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Përfaqësuesja e Lartë, Federica Mogherini përmes një postimi në Twitter ka thënë se biseda me presidentin Vuçiq është fokusuar te dialogu dhe normalizimi i raporteve me Kosovën.

“Bisedova me presidentin Vuçiq për rrugën përpara rreth dialogut. Një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht e obligueshme për normalizimin e gjitha çështjeve të hapura është urgjente dhe thelbësore për Kosovën dhe Serbinë, për përparimin drejt BE-së, stabilitetin dhe paqën në rajon. Tarifat duhet të largohet, bisedimet duhet të vazhdojnë” ka shkruar Mogherini.

Spoke to @predsednikrs @avucic on way forward in #Dialogue. Comprehensive, legally binding normalisation agreement on all open issues is urgent & crucial for #Serbia #Kosovo to advance to #EU & for stability, peace in region. Tariffs need to go, talks need to resume

— Federica Mogherini (@FedericaMog) February 6, 2019

Presidenti Vuçiq ka thënë gjatë bisedës se dialogu mund të vazhdojë vetëm pas tërheqjes së tarifës ndaj mallrave serbe nga ana e Prishtinës dhe ndaljes së provokimeve siç është miratimi i Statutit të Trepçës, thuhet në një komunikatë nga Presidenca serbe.

Ai ka thënë se masat të tilla të njëanshme nga ana e Prishtinës dëmtojnë stabilitetin e rajonit.

Në bisedë u theksua se Serbia është e përkushtuar për zbatimin e reformave të nevojshme në rrugën evropiane, thuhet në komunikatë.

Kryeministrja serbe në pritje të fëmijës së parë. Partnerja e saj është shtatzënë

Pas afro dhjetë vitesh lidhje me një femër, Kryeministria e Serbisë, Ana Brnabiç do të bëhet me fëmijë.



Kjo pasi partnerja e Kryeministres, Milica Gjurgjiç është shtatzënë, nëpërmjet fekondimit artificial.

Kështu Kryeministrja lesbike dhe partnerja e saj, kanë zgjedhur fekondimin e asistuar për tu bërë me fëmijë.

 

Rreth dy vite më parë u bë publike lidhja mes Brnabiç me mjeken Gjuriç, duke bërë bujë të madhe.

Aktualisht partnerja e Kryeministres serbe ka marrë lejen e lindjes, pasi ndodhet në fund të shtatzënisë./GSH

Stamboll, shembet një ndërtesë shtatë katëshe

STAMBOLL – Një ndërtesë shtatë katëshe u shemb në lagjen Kartan në pjesën aziatike të Stambollit, raporton Anadolu Agency (AA).

Në vendin e shembjes së ndërtesës kanë mbërritur një numër ekipesh policore, ambulanca dhe zjarrfikës.

Në vijim është sigurimi i zonës dhe kërkimet në rrënoja.

Së shpejti priten më shumë informacione rreth ngjarjes.

Dërgoi pas hekurave ish- kryeministrin Sanader, prokurorja kroate vjen të “hetojë” shqiptarët

Misioni Europian i Asistencës për sistemin e drejtësisë në Shqipëri, EURALIUS V ka organizuar nje takim për shkëmbimin e eksperiencave mes prokurorëve dhe gjyqtarëve në lidhje me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ky aktivitet zhvillohet në Tiranë në kuadër të inkurajimit të aplikimeve të gjyqtarëve dhe prokurorëve në gjykatat e posaçme dhe strukturat SPAK.

Gjatë aktivitetit është ftuar të ndajë eksperiencën e saj edhe ish-Kryetarja e Prokurorisë Speciale Kroate (USKOK) Tamara Laptos si dhe ambasadori i BE, Luigi Soreca.

Ajo është prokurorja që hetoi dhe dërgoi në bankën e të akuzuarve ish-kryeministrin kroat Ivo Sanader dhe ish-zv/kryeministrin.

Laptos do të qëndrojë dy vjet në Shqipëri.

Ajo do të japë eksperiencën e saj se si hetohet korrupsioni dhe si hetohen zyrtarët më të lartë.

“Kur unë po hetoja ish-kryeministrin, besueshmëria e publikut nuk ishte shumë e lartë sepse ai ishte i fuqishëm dhe arrogant.

Ne vinim nga një eksperiencë në të cilën nuk ishte hetuar ekzekutivi, por më pas u mblodhën prova dhe gjatë procesit besueshmëria e publikut u rrit”, ka thënë Laptos.

Mjeku dhe antropologu i njohur serb Miroljub Petroviç puth flamurin shqiptar e thotë: “Jam krenar që jam shqiptar!”

Miroljub Petroviç një mjek dhe antropolog i njohur në Serbi ka publikuar një foto ku puth flamurin shqiptar.

Gazeta serbe “Telegraf”, ka shtruar pyetjen çfarë po ndodh me Miroljub Petroviç ,pas publikimit të fotos me flamurin shqiptar, që e puth dhe thur lavde për shqiptarët?

“Kur të shihni këtë flamur, mos e shikoni si flamur të armiqve, por putheni, unë e puth”, ka thënë ai.

I gjendur në fokus të mediave dhe skandalit pas vdekjes së Slavçe Petrov, që kishte lënguar nga kanceri ndërkohë që ishte kuruar tek Miroljub Petroviç, ai tash ka goditur në ndjenjat kombëtare serbe dhe në mënyrën e vetë komentoi raportet mes serbëve dhe shqiptarëve.

Në kundërshtim me deklaratën e Lëvizjes Qytetare URA në Malin e Zi të Driton Abazoviq, Gjergj Kastrioti Skënderbeun (Miroljub e quan Gjuragj) e vlerëson si “pajtues dhe paqebërës në këto hapësira”, Petroviç ka dhënë qëndrimin e tij në raportin mes dy popujve të konfrontuar.

“Gjuragj Kastrioti ka qenë njeri i madh. Ata që e dinë historinë, e dinë se ishte edhe shqiptar edhe serb. Unë publikisht mburrem që jam shqiptar, por nuk mohoj prejardhjen serbe”, ka thënë Petroviç në një video, ku pas tij në një plan të madh është vendosur flamuri shqiptar.

Ai më pas ka shtuar se shqiptarët janë ilire, ndërsa ilirët kanë marr emrin nga Iliria, njërin ndër 12 djemtë e Izraelitit.

“Vetëm emri Iliria, sipas të cilit ilirët kanë marr emrin, do të thotë “Luanët e Zotit”. Pra në hapësirat e Ballkanit jetojnë pasardhësit e një populli të Zotit. Për fat të keq këtë nuk na e mësojnë në shkollë, na mësojnë se jemi krijuar nga majmuni. Kur do të dënim historinë, do të kuptonim se termat shqiptar edhe serb janë njësoi sepse ilirët janë fëmijë semit apo serb. Në Indi semitët janë quajtur sarm apo sarb, pra serb dhe shqiptar janë sinonime. Pra serbët dhe shqiptarët janë vëllezër dhe këtë e ka ditur shumë mirë Gjuragj Kastrioti Skënderbeu”, ka përfunduar mjeku kontravers popullor.

Ndërsa për flamurin e varur në mur ka thënë: “Ky flamur që po shihni tek unë në dhomë është flamuri i Gjuragj Kastriotit Skënderbeu që ishte udhëheqës lufte i të gjithë njerëzve të mirë pa dallim besimi dhe kombësie siç ishte stërgjyshi im Vojvoda Radonja Petroviç, guvernatori i këtyre trojeve. Kur shihni këtë flamur mos e shihni si flamur të armiqve, pa marr parasysh nëse jeni serb a shqiptar putheni atë. Unë e puth si flamurin e Skënderbeut trimit më të madh të shekullit 15.

 

Image

 

 

Lleshaj pritet në takim nga homologu turk Soylu

ANKARA – Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Sander Lleshaj, është pritur me ceremoni zyrtare nga homologu turk në Ankara, Süleyman Soylu.

Në kuadër të pritjes në ndërtesën e Ministrisë së Brendshme të Turqisë, Lleshaj firmosi librin e nderit, ndërsa më pas u kalua në takimin dypalësh.

Ministri turk Soylu para takimit bëri të ditur se temë e takimit do të jenë problemet e sigurisë në rajon, por edhe bashkëpunimi në fushën e sigurisë në mes të dy vendeve.

Duke vënë theksin mbi marrëdhëniet e lashta midis Turqisë dhe Shqipërisë, Soylu tha:

“Shpresoj të përfitojmë nga përvoja e njëri-tjetrit dhe t’i vlerësojmë hapat që do t’i hedhim së bashku veçanërisht në fushën e sigurisë, rasteve kriminale, të sigurisë, por edhe kundër FETO-s dhe terrorizmit. Po ashtu, lidhur me rajonin tonë, kemi tema të cilat do t’i diskutojmë dhe vlerësojmë, duke filluar nga migrimi i parregullt e deri te lufta kundër lëndëve narkotike”.

Soylu ftoi Lleshajn të marrë pjesë në një takim në Stamboll më 19-21 shkurt në kuadër të forumit konsultativ “Procesi i Budapestit” i cili synon zhvillimin e sistemeve gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme për migrimin e rregullt.

Nga ana tjetër, ministri shqiptar Lleshaj tha se është kënaqësi që vizitën e parë zyrtare e bën në Turqi.

Ai i cilësoi si të shkëlqyera marrëdhëniet midis dy vendeve dhe vuri theksin mbi rëndësinë e të ardhmes së këtyre marrëdhënieve.

“Interesat tona në fushën e sigurisë janë shumë të mëdha, të përbashkëta, edhe si vende aleate në NATO, edhe si vende që kemi përgjegjësi për rajonin ku jetojmë”, deklaroi ministri Lleshaj.

“Sigurisht që pres me kënaqësi që në takimin mes dy delegacioneve të diskutojmë në hollësi temat të cilat ju i përmendët, temat që kanë të bëjnë me sigurinë, luftën kundër terrorizmit, luftën kundër emigracionit të paligjshëm, veçanërisht luftën kundër drogave dhe trafikimit të tyre, arsimimin, shkëmbimin e përvojave midis policive tona”, theksoi Lleshaj, duke shprehur bindje se rezultatet e bisedave që do të zhvillojnë do të jenë shumë pozitive. aa

Ambassador Kyle Scott: The map of Serbia in the United States and the map of Serbia in Serbia are different

US Ambassador to Serbia Kyle Scott says it is important to know “where Serbia is and where Kosovo is.”

Source: B92, Prva TV

 

(Tanjug, file)

One of the topics Scott discussed with his Prva TV hosts on Friday morning was a letter Serbian President Aleksandar Vucic sent to US President Donald Trump.

“I fully agree with Vucic, it is important that both sides return to the table and that the dialogue comes to a comprehensive solution. Tariffs (Pristina imposed on goods from central Serbia) are an obstacle. Trump told Vucic in his letter that there was a real opportunity to reach an agreement in the coming months, and not to miss the opportunity,” said the diplomat.

He added that everything would have been resolved long – if that was so easy to do.

“Each agreement requires compromise from both sides. This cannot be imposed from outside, it must come from within and it should be an agreement that is lasting and implementable, not just on paper, but to be realized. We cannot make anyone, in the interest of Serbia and Kosovo, to reach an agreement. They should want to come back to the table and I think they want to,” Scott said.

The ambassador also thinks that the term “border demarcation” has been given too much importance.

“It is clear that borders must be clear and this is an element of a comprehensive agreement, in addition to the issue of resource management, the rights of the Serb community, issues of payment transactions, missing persons, war crimes. However, one should know what the line is, where Serbia is, and where Kosovo is. The map of Serbia in the United States and the map of Serbia in Serbia are different,” Scott pointed out.

Ambasadori amerikan në Beograd: Me marrëveshjen Kosovë – Serbi duhet ta dimë saktë ku është kufiri

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Kyle Scott, ka thënë se është shumë e rëndësishme që të dihet se ku është kufiri, ku është Serbia e ku është Kosova.

Këto deklarata Scott i ka bërë në një intervistë në emisionin e mëngjesit në Tv Prva, duke shtuar se vija e kufirit ndërmjet dy shteteve duhet të jetë e qartë.

“Është e qartë që kufijtë duhet të jenë të qartë, ky është një element i marrëveshjes gjithëpërfshirëse, përveç çështjes së menaxhimit të burimeve, të drejtave të komunitetit serb, çështjes së pagesave, personave të humbur dhe krimeve të luftës”, ka thënë ambasadori amerikan.

Sipas tij, një gjë duhet ditur qartë se ku është Serbia dhe ku është Kosova.

“Harta e Serbisë në SHBA dhe harta e Serbisë në Serbi janë të ndryshme”, ka potencuar Kyle Scott, transmeton Gazeta Express.

Ndër të tjera në këtë intervistë Scott ka folur edhe për shkëmbimin e letrave ndërmjet Aleksander Vuçiqit dhe presidentit amerikan, Donald Trump.

“Pajtohem plotësisht me Vuçiqin, është e rëndësishme që të dy palët t’i kthehen dialogut prej të cilit do të vijë një marrëveshje gjithëpërfshirëse”, është shprehur Scott.

Ai, gjithashtu, ka cekur se taksa e vendosur nga Qeveria e Ramush Haradinajt ndaj produkteve serbe është një pengesë për vazhdimin e dialogut.

Sipas ambasadorit amerikan në Beograd, çfarëdo marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë kërkon kompromis nga të dyja palët.

“Kjo marrëveshje nuk mund të imponohet nga jashtë, duhet të jetë një marrëveshje që është e qëndrueshme dhe e realizueshme, jo vetëm në letër, por që duhet realizuar. Ne nuk mund të bëjmë një marrëveshje që në interesit të Serbisë dhe të Kosovës të arrijë një marrëveshje. Ata duhet të kthehen në dialog, dhe mendoj se vërtetë duan të vazhdojnë dialogun”, ka thënë ndër të tjera ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott. /GazetaExpress/

Dodik: “Zgjidhja e çështjes së Kosovës” do të ndikojë edhe te Bosnja

Në konferencën për gazetarë, së bashku me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Dodik tha se në të gjitha bisedat që kanë zhvilluar të martën në Bruksel anëtarët e Presidencës së Bosnjës, është thënë se zgjidhjet për Kosovën nuk duhet të reflektojnë në Bosnje.

“E kam thënë dje, pardje, e them tani se kjo është e pamundur. Nëse dikush i ka ato të drejta, përse ne të mos i kemi? Ky është qëndrimi im”, tha Dodik, raportojnë mediat serbe.

Ai tha se kolegët e tij në Presidencën e Bosnjës kanë “një qasje ndryshe ndaj problemit të Kosovës”.

“Kam vënë re se ka presione gjithnjë e më të mëdha, të brendshme dhe të jashtme, për të destabilizuar pozicionin negociator të Serbisë. U bëj thirrje të gjithëve që të largohen nga çështjet e politikës ditore, t’i përkushtohemi kësaj çështjeje me rëndësi strategjike dhe të forcojmë pozitën negociuese të ekipit serb”, tha Dodik.

Më herët, Dodik, i cili ka lidhje të ngushta me Rusinë, u ka bërë thirrje serbëve të Bosnjës që të ndahen, duke thënë se Bosnja ka dështuar.

Vuçiç i shkruan letër Trumpit: Ju bëjmë thirrje të vizitoni Serbinë, si presidenti i parë amerikan pas pothuajse 40 vitesh

BEOGRAD – Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç sot i ka dërguar një letër presidentit të SHBA-ve Donald Trump, në të cilën falënderoi Trumpin për mbështetjen e përpjekjeve të Serbisë për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

Siç njoftohet nga Presidenca serbe, Vuçiç i shkroi Trumpit se presidenti i SHBA-ve me “letrën miqësore” edhe një herë theksoi gatishmërinë e SHBA-ve që të ndihmojnë në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, për të gjetur zgjidhje për Kosovën.

“Më besoni, president i nderuar, se askush nuk e ka më me rëndësi zgjidhjen se sa vendi im, sepse problemi i Kosovës është një barrë e rëndë, para së gjithash, për Serbinë dhe popullin serb. Ne jemi të përkushtuar për dialog dhe i qasemi me guxim dhe realitet, duke menduar për të ardhmen e të gjithë neve në Ballkanin Perëndimor. Ne i kemi përmbushur të gjitha detyrimet tona sipas Marrëveshjes së Brukselit”, theksoi Vuçiç.

Megjithatë, vlerësoi Vuçiç, Serbia nuk mund ta zgjidh këtë problem të rëndë vet, pa marrë parasysh vullnetin dhe besimin, duke përkujtuar se Serbia është e gatshme për vazhdimin e dialogut sapo të hiqet taksa ndaj produkteve të Serbisë.

“Dua që me këtë letër të theksoj edhe një herë vendosmërinë time të fuqishme për të pasuruar marrëdhëniet e dy vendeve tona me forca të përbashkëta. Jam krenar që vendi im në dy luftërat botërore ka luftuar në anën e drejtë dhe të drejtësisë dhe se ne ishim aleatë. Vitin e kaluar shënuam shekullin që kur flamuri serb u valëvit mbi Shtëpinë e Bardhë, në nder të guximit të Serbisë dhe viktimave të dhëna në Luftën e Parë Botërore”, thotë presidenti i Serbisë, Vuçiç në letrën e tij.

Ai i bëri thirrje Trumpit që të vizitojë Serbinë, si presidenti i parë amerikan pas, “pothuajse 40 vitesh”.

“Me përshëndetjet e ngrohta, pranoni, ekselenca juaj, urimet më të mira për përparimin e mëtejshëm të vendit tuaj dhe mirëqenien e qytetarëve amerikanë dhe shprehjet e respektit tim të thellë”, shkruan në letrën e presidentit Vuçiç drejtuar presidentit të SHBA-ve, Donald Trump. aa

Pahor: Procesi Kosovë-Serbi të mos sjellë dëme kolaterale për vendet e tjera në rajon

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor (majtas) dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Beograd, 28 janar 2019.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se vendi i tij duhet t’i kuptojë edhe interesat e shqiptarëve dhe të bëjë përpjekje të arrijë marrëveshje kompromisi me Kosovën.

“E di se askush nuk dëshiron ta dëgjojë këtë fjali, por është thelbësore që t’i shohim edhe interesat e tjetrit dhe të bëjmë përpjekje të arrijmë kompromis”, tha Vuçiq në një konferencë për media në Beograd me homologun slloven, Borut Pahor.

Vuçiq tha se në Davos, ku së voni ka marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror, kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka theksuar se kompromisi është fitore dhe jo humbje.

Ai po ashtu tha se druan se Serbia dhe Kosova janë ende larg marrëveshjes.

Vuçiq i bëri komentet pasi gazetarët e pyetën Pahorin se si e sheh zgjidhjen e mundshme të mosmarrëveshjeve midis Kosovës dhe Serbisë dhe si e komenton ndryshimin e mundshëm të kufijve midis dy vendeve.

Pahor tha se procesi nuk mund të sjellë dëme kolaterale për vendet e tjera në rajon.

“Është një mendim shumë i guximshëm, nuk do ta refuzoja, por do të isha shumë, shumë i kujdesshëm në lidhje me të”, tha Pahor.

Ideja për ndryshimin e kufijve midis Kosovës dhe Serbisë është shpalosur nga presidentët e të dyja vendeve si mundësi për zgjidhjen e problemeve midis tyre.

Këtë ide, disa e kanë mbështetur, të tjerë e kanë kundërshtuar.

Vuçiç: Nuk do të ndryshoj politikat e mia

NOVI SAD – Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se është i përkushtuar për zgjidhjen e çështjeve të hapura midis Beogradit dhe Prishtinës dhe se nuk mbështet politikën e konfliktit të ngrirë.

Duke folur për takimin me Kancelaren gjermane Angela Merkel në Davos, ku ndër të tjera u diskutua dhe për zgjidhjen e problemit të Kosovës, ai kujtoi se 22 nga 27 vendet e Bashkimit Evropian tashmë e kanë njohur pavarësinë e Kosovës brenda kufijve të asaj.

“Por, në njëfarë mënyre ne rrallë e kujtojmë atë. Besoj se Gjermania do të shikojë jo vetëm dialogun, por edhe në arritjen e një zgjidhjeje kompromisi. Por a do të jemi në gjendje ta bëjmë këtë, nëse do të mund t’ia dalim, mbetet të shohim”, tha Vuçiç.

Siç theksoi ai, nuk është e mundur të mbahet i ngrirë konflikti i Kosovës, sepse ka interesa të shqiptarëve, por edhe interesa të disa fuqive të mëdha që duan të zgjidhin problemin. Vuçiç tha se përfaqësuesit e shqiptarëve të Kosovës haptazi thonë se ata përfundimisht kanë shtetin e tyre “dhe ata për këtë do të paguajnë çfarëdo çmimi”.

“Ja tani i pyes qytetarët e Serbisë, sa jemi ne të gatshëm të paguajmë këtë çmim, sa kemi paguar në të kaluarën për këto politika të gabuara që kemi ndjekur”, ka thënë presidenti i Serbisë, duke shtuar:

“Mendoj se është koha të fillojmë të mendojmë për njerëzit, natyrisht duke ruajtur interesat tona dhe duke fituar më së shumti që mundemi për Serbinë dhe popullin serb. Nëse këta njerëz nuk duan të kuptojnë, atëherë çfarë mundem unë. Më vjen keq për këtë, por një gjë të tillë nuk mund të ndryshoj, sikur që nuk do të ndryshoj politikën e cila është racionale, serioze dhe përgjegjëse dhe e cila deri më sot i ka sjellë rezultate shumë të mira Serbisë”.

Duke komentuar ratifikimin e marrëveshjes midis Greqisë dhe Maqedonisë për emrin Republika e Maqedonisë së Veriut, Vuçiç tha se Serbia nuk ndërhyn në punët e brendshme të vendeve të tjera, por se do të jetë një nga vendet e para që do ta njohë fqinjin e saj jugor me emrin e ri kushtetues – Maqedonia e Veriut.

“Ne duam marrëdhëniet më të mira si me njërin ashtu edhe me tjetrin vend dhe përgëzoj Tsipras dhe Zaev për këtë”, vuri në dukje Vuçiç.

Ai gjithashtu theksoi se mosmarrëveshja mes dy vendeve ishte vetëm për emrin e shtetit, ndërsa marrëdhëniet e Serbisë me Prishtinën janë “dhjetëfish më të vështira”.

“Këto janë probleme të ndryshme në aspektin e peshës së tyre dhe të pasojave që ato bartin dhe në çdo gjë tjetër, por ajo që është politika e Serbisë dhe ajo që mendoj se na sjellë të ardhmen më të mirë është politika e stabilitetit rajonal dhe politika e hapjes së kufijve sepse ne në aspektin ekonomik nuk kemi frikë nga të tjerët”, theksoi presidenti i Serbisë, Vuçiç. aa

Parlamenti Grek ratifikon marrëveshjen me Shkupin

Parlamenti grek ratifikoi marrëveshjen që normalizon marrëdhëniet me Maqedoninë fqinjë. Me marrëveshjen e re, vendi fqinj ndryshon emrin për t’u quajtur Maqedonia e Veriut.

Disa qindra demonstrues u mblodhën përpara parlamentit grek të premten për të protestuar kundër marrëveshjes. Dhjetra njerëz protestuan gjithashtu në Selanik. Marrëveshja u ratifikua me rezultat të ngushtë votash.

Votimi në parlamentin grek u zhvillua pas tre ditësh debati të ashpër.

Sipas marrëveshjes, Greqia heq kundërshtimet e saj ndaj pranimit të fqinjit të saj ballkanik në NATO, pas një mosmarrëveshje prej gati tre-dekadash.

“Sot është një ditë shumë e rëndësishme për Greqinë tonë, atdheun e popullit grek. Është atdheu ynë ndërsa qeveria po e nxjerr në shitje. Këta njerëz nuk po kërkojnë gjë tjetër veçse një referendum të thjeshtë,” thotë Ioannis Psarakis, protestues nga Kreta.

Kundërshtimet ishin veçanërisht të ashpra në rajonin verior grek të quajtur Maqedoni, i cili kufizohet me ish republikën jugosllave që mori të njëjtin emër pas shpalljes së pavarësisë në 1991.

“Ne nuk e njohim këtë qeveri sepse është e paligjshme, ata nuk kanë bërë referendum për të dëgjuar të gjithë grekët, nga Thraka, Epiri, të gjithë ishujt dhe Kreta. Ne nuk duhet të pranojmë ndarjen e vendit tonë”, thotë Zoe Sakatzi.

Kritikët pohojnë se marrëveshja është në konflikt me identitetin e tyre dhe trashëgiminë e tyre kulturore që daton nga Aleksandri i Madh më shumë se 2.300 vjet më parë.

Më tepër se 150 njerëz janë arrestuar për t’u marrë në pyetje që nga e enjtja pas demonstratave të dhunshme kundër marrëveshjes në Athinë dhe në dy qytete të Greqisë veriore.

Shumica e tyre u liruan pa iu ngritur akuza.

Mijëra protestojnë në Athinë kundër marrëveshjes me Maqedoninë

Mijëra protestues u mblodhën të dielën në Sheshin Sintagma të Athinës për të demonstruar kundër marrëveshjes për ndryshimin e emrit të Maqedonisë në Maqedonia e Veriut. Disa protestues u përleshën me policinë deri në shkallët e ndërtesës së parlamentit.

Përleshjet midis protestuesve dhe policisë u shkallëzuan të dielën në një tubim kundër marrëveshjes së emrit të Maqedonisë së Veriut.

Ndryshimi i emrit është rezultat i mosmarrëveshjeve mes Maqedonisë dhe Greqisë mbi historinë dhe identitetin kombëtar që zgjati 27 vjet.

Protesta po organizohet jashtë Parlamentit të Greqisë, i cili pritet të fillojë një debat për ratifikimin e marrëveshjes të hënën dhe të votojë mbi të deri të premten.

Protestuesja Natasha Afanasiadou thotë se nuk shihte “asnjë mënyrë” që të mos shkonte në demonstratë:

“Nuk është e drejtë të rrija në shtëpi kur ndodhin gjëra të tilla. Kam një fëmijë dhe nuk dua të shikoj prapa dhe të mendoj se nuk kam protestuar për këtë çështje”.

“Referendumi do të ishte zgjidhja më e mirë. Le të vendosin njerëzit. Kjo marrëveshje u miratua pa i kërkuar mendimin njerëzve dhe pa informuar parlamentin. Kryeministri dhe ministri i Jashtëm vepruan vetë pa pyetur popullin grek”, thotë protestuesi Dimitrious Oppas.

Greqia dhe Maqedonia ranë dakord qershorin e kaluar për një marrëveshje që do të ndryshonte emrin e fqinjit verior të Greqisë në Maqedonia e Veriut. Në këmbim, Greqia do të heqë dorë nga kundërshtimet e saj ndaj vendit që të bashkohet me aleancën e NATO-s.

Protesta kundër presidentit serb në Beograd

Mijëra veta parakaluan rrugëve të Beogradit në protestat kundër, siç thuhet, sundimit autokratik të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Protesta e së shtunës pasoi tubimin e partisë së presidentit Vuçiç të enjten gjatë vizitës së presidentit rus Vladimir Putin në Beograd. Kritikët e presidentit Vuçiç thonë se ai e organizoi tubimin në një përpjekje për të dyshuar se ka më shumë mbështetës sesa kundërshtarët e tij në Serbi.

Duke brohoritur, “Vuçiç largohu” turma parakaloi para selisë së televizionit publik, i cili ka injoruar në masë të madhe protestat disa javëshe.

Kritikët e akuzojnë presidentin Vuçiç për vendosje të autokracisë nëpërmjet kontrollimit të rreptë të medies dhe nxitjes së gjuhës së urrejtjes ndaj kundërshtarëve. Ai i ka hedhur poshtë këto akuza.

Protestuesit kërkuan liri të medies si parakusht për zgjedhje të lira e të drejta.

Protestat me sloganin “Një nga pesë milionë”, filluan shtatë javë më parë me moton “stop këmishëve të përgjakura”, kur ndodhi një sulm mbi Borislav Strefanoviçin, udhëheqës i partisë së vogël E Majta serbe.

Ai ishte sulmuar nga një grup burrash me maska të zeza më 23 nëntor në Krushevc, një qytet në jug të Serbisë dhe kishte pësuar plagë të lehta.

Në muajin dhjetor, presidenti serb tha se nuk do të përmbushë kërkesat e opozitës edhe nëse “dalin 5 milionë në rrugë”, por më pas ai tha se është i gatshëm të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme. Partitë opozitare thanë se do të bojkotonin zgjedhjet e tilla.

Mbështetja për presidentin Vuçiç ka shënuar një rënie të vogël pas fitores së tij të thellë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, por ai mbetet udhëheqësi politik më popullor dhe koalicioni i tij në pushtet ka një shumicë të qëndrueshme prej 160 deputetësh në parlamentin me 250 vende.

Protestat janë zgjeruar edhe në disa qytete të tjera të Serbisë.

Qenit të Sharrit që Vuçiq do t’ia dhurojë Putinit i bëhet gati edhe pasaporta (fotot)

Kjo është vizita e katërt e Putinit në Serbi, ndërsa e para ishte në vitin 2001. Për këtë vizitë, ku do të diskutohet edhe për Kosovën, Vuçiq i ka përgatitur si dhuratë presidentit rus edhe një qen Sharri.

Madje atij, sipas portalit serb “Blic” i është bërë gati edhe pasaporta për udhëtim në Moskë.


Ndryshe Qeni i Sharrit që njihet ndryshe edhe si Deltari Ilir, është qen autokton i trojeve shqiptare. Ky qen njihet prej shumë kohësh, dhe përmendet në historinë e Ilirisë ku njihet me emrin Qeni Dardan.

Putin është dashamir i qenve ndërsa në shtëpinë e tij ka 3 të tillë. Shefi i shtetit rus do të mbërrijë nesër në Beograd nën masa të rrepta sigurie. Atë do ta presin në qendër të Beogradit rreth 70 mijë njerëz. Për sigurinë e tij ndërkohë do të kujdesen rreth 5000 policë serbë. /GazetaExpress/

Presidenti rus Putin në Serbi

Presidenti rus, Vladimir Putin, arriti të enjten në Beograd në vizitën e tij të katërt me radhë që nga viti 2001, hera e fundit ishte më 2014.

Ai u prit në aeroportin e Beogradit nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiç.

Para se të nisej për në Serbi, presidenti rus akuzoi Shtetet e Bashkuara dhe perëndimin për siç tha, destabilizimin e Ballkanit përmes politikave ekspansioniste të NATO-s.

Presidenti rus është paraparë që homologut të tij serb t’i dorëzojë medaljen e nderit Aleksandar Nevski, ku bashkërisht do të vizitojnë kishën e “Shën Savës” në Beograd.

Serbia e cila synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian, ruan lidhjet e ngushta me Rusinë, aleaten e saj sllave dhe ka refuzuar t’u bashkohet sanksioneve kundër Rusisë lidhur me Ukrainën dhe është zotuar të qëndrojë jashtë NATO-s.

Presidentit rus, nuk i sheh me sy të mirë proceset integruese të vendeve të Ballkanit, posaçërisht zgjerimin e NATO-s, ndërhyrja e së cilës në vitin 1999, u dha fund mizorive të forcave serbe në Kosovë.

Një pjesë e madhe e serbëve vlerësojnë qëndrimin kundërshtues të Moskës ndaj pavarësisë së Kosovës, që u shpall njëmbëdhjetë vjet më parë me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve kryesore të Bashkimit Evropian.

Megjithatë, Beogradi është përfshirë në një proces bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën në shkëmbim të afrimit më strukturat evropiane.

Presidenti serb, tha se një pjesë e mirë e bisedimeve me presidentin rus do t’i kushtohet pikërisht cështjes së Kosovës.

Një nga pikat e diskutimeve pritet të jetë edhe një qendër e emergjencave që Rusia menaxhon në qytetin e Nishit në Serbinë jugore.

Disa grupe perëndimore dhe analistë ushtarakë e shohin si një bazë ushtarake të kamufluar që Kremlini e ka ngritur për të mbikëqyrur interesat amerikane në Ballkan.

Qendra ruse që u hap fillimisht në vitin 2012, gjendet relativisht pranë forcës paqeruajtëse prej 4 mijë trupash në Kosovë. Pjesë e forcave ndërkombëtare në Kosovë janë edhe 600 ushtarë amerikanë.

Moska kërkon që personelit të saj t’i jepet imunitet diplomatik, ndërsa mohon çfarëdo veprimtarie të saj përveç trajtimit të emergjencave.

Kosova dhe Bosnja nisin negociata për taksën, Sarajeva pret heqjen e saj

Ministri i Tregtisë së Jashtme dhe i Marrëdhënieve Ekonomike i BeH, Mirko Sharoviq ka konfirmuar sot se pala kosovare, me kërkesë të Bosnjës e Hercegovinës ka pranuar negociata bilaterale për shfuqizimin e vendimit për vendosjen e taksës 100 për qind në mallrat nga ky shtet, raporton klix.ba.

Sipas këtij burimi, tashmë janë në zhvillim e sipër përgatitjet për takime bilaterale në nivel ekspertësh për gjetjen e zgjidhjeve adekuate dhe për pengimin e pasojave më të mëdha të shkaktuara nga masat e marra nga Kosova.

“Nuk mund ta parashohim rrjedhën, por është me rëndësi se ia kemi dalë të hapim negociatat në nivel ekspertësh. Në vend se të aplikojmë kundërmasa, që askujt nuk do t’u shërbenin, kemi krijuar kushte që problemet të zgjidhen në nivel profesional, meqë qëllim ynë parësor është të mbrojmë bizneset vendore të cilat gjatë muajve të fundit nuk mund të eksportojnë në përputhje me rregullat e tregtisë së lirë dhe që të pengojmë dëmet”, citohet të ketë deklaruar Sharoviq.

Bosnja e Hercegovina është dëmtuar së paku për 4,5 milionë dollarë pas vendosjes së taksës në prodhimet e BeH nga ana e Prishtinës.

Citohet po ashtu ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili të mërkurën ka deklaruar se nuk mund të refuzohet kërkesa e SHBA për heqjen e taksës në prodhimet nga Bosnja e Hercegovina dhe Serbia.

Qeveria e Kosovës në fillim të nëntorit ka vendosur masa mbrojtëse ndaj importit të të gjitha prodhimeve nga Serbia e BeH.

Ministri serb i Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit, Rasim Lajiq ka thënë se dëmi i drejtpërdrejtë në Serbi nga vendosja e taksës nga Kosova kap 34,6 milionë euro, ndërsa dëmi i tërthorët është shumë më i madh, shkruan klix.ba, transmeton Koha.net.

Erdogani pas takimit me Grabar – Kitaroviç: Marrëveshja e Dejtonit nevojitet të rishikohet

ANKARA – Marrëveshja e Dejtonit detyrimisht duhet të rishikohet meqë është bërë e qartë se në periudhën e deritanishme nuk arriti të sjellë zgjidhje për ardhmërinë e Bosnjë e Hercegovinës, porositi në Ankara presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, pas takimit me presidenten kroate Kolinda Grabar Kitaroviç.

Erdoğan u adresua në konferencën për gazetarë pas takimit me Grabar – Kitaroviç, e cila sot qëndron për vizitë në Turqi.

Një nga temat që interesoi gazetarët është edhe komenti i Erdoğanit në kontekst të zgjedhjes së Zheljko Komshi për anëtar të Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës nga radhët e popullit kroat, në zgjedhjet e tetorit, temë mbi të cilën edhe Zagrebi zyrtar shpalosi pakënaqësinë e saj duke e përcjellë madje edhe në Parlamentin Evropian.

“Respektojë vullnetin zgjedhor të qytetarëve të BeH-së dhe dëshiroj të theksoj rëndësinë e unitetit të të gjithë popujve në këtë vend”, porositi Erdoğan.

Erdoğan shtoi se popujt në BeH duhet të shikojnë njëri-tjetrin me sytë e paqes, si të jetë vendi i tyre, Turqia në këtë po ndihmon.

Presidenti turk ka folur edhe për takimin trilateral Turqi-BeH-Kroaci dhe tha se për këtë takim trilateral do të jetë i mundur të flitet hollësisht pas krijimit të qeverisë në BeH.

“Marrëveshja e Dejtonit detyrimisht duhet të rishikohet. Është shumë e qartë se Marrëveshja e Dejtonit në periudhën e deritanishme nuk ka sjellë zgjidhje për ardhmërinë e Bosnjë e Hercegovinës”, nënvizoi Erdoğan.

Lidhur me këtë, Erdoğan theksoi se nevojitet përfshierja aktive e OKB-së lidhur me BeH-në dhe Marrëveshjen paqësore të Dejtonit, gjegjësisht revizionin e saj. aa

Gjykata në Beograd liron të dyshuarit e sulmit në Ambasadën e SHBA-së

Pamje gjatë incidentit në Beograd më 2008.

Një gjykatë në Serbi ka liruar të dyshuarit për sulmin e vitit 2008 në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Beograd.

Gjykata e Apelit në Beograd ka thënë më 16 janar se ka përmbysur dënimin e pezulluar me burgim për katër persona të dyshuar dhe ka konfirmuar lirimin e tre personave të tjerë nga një gjykatë më e ulët.

Prokurorët kanë dështuar që të ofrojnë të dhëna të mjaftueshme për të mbështetur padinë, është thënë në deklaratë.

Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në Ambasadën e SHBA-së në Beograd dhe i kanë vënë zjarrin një pjese të ndërtesës në shkurt të vitit 2008, teksa dhjetëra mijëra persona patën dalë në kryeqytetin serb për të protestuar pavarësinë e Kosovës.

Një 20 vjeçar ka vdekur në këtë incident, ngjarje që ka tensionuar për vite marrëdhëniet në mes të Uashingtonit dhe Beografit.

Dhjetëra persona të tjerë janë plagosur në dhunën që ka përfshirë sulme edhe në ambasada tjera evropiane, mirëpo me më pak dëme.

Tsipras fiton votëbesimin në parlamentin grek

Kryeministri grek, Alexis Tsipras, i mbijetoi të mërkurën një votëbesimi në parlamentin e Greqisë, duke hequr një pengesë të madhe për miratimin e një marrëveshjeje për t’u dhënë fund mospajtimeve për emrin e Maqedonisë dhe duke shmangur mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme.

Kryeministri Tsipras e kërkoi votë besimin pas dorëheqjes së partnerit të koalicionit qeverisës, Panos Kammenos dhe grekëve të tij të pavarur, në shenjë proteste ndaj marrëveshjes lidhur me emrin, që u nënshkrua ndërmjet Athinës dhe Shkupit vitin e kaluar.

Parlamenti mbështeti kryeministrin Tsipras me 151 vota, duke kaluar pragun e kërkuar në përbërjen prej 300 vendesh të parlamentit. Partia e tij e majtë, Syriza ka 145 vende në parlament ndërsa para largimit të partisë ANEL të Kammenosit shumica kishte edhe gjashtë vota të tjera.

Ai tha pas votimit se ajo ishte votë për qëndrueshmërinë e vendit.

Kundërshtarët e marrëveshjes thonë se emri i ri i Maqedonisë, Republika e Maqedonisë së Veriut, që u arrit pas dekadash të mospajtimeve ndërmjet Athinës e Shkupit, paraqet një përpjekje për të përshtatur identitetin grek.

Maqedoni quhet një nga rajonet më të mëdha në veri të Greqisë.

Marrëveshja që u arrit në mesin e vitit 2018, tashmë është miratuar nga parlamenti i Maqedonisë së cilës i krijon mundësi që të anëtarësohet në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Marrëveshje duhet të ratifikohet edhe nga parlamenti grek.

(Video) Dhimitri Bethanis, Historiani grek : Ilirët janë popull i lashtë, shqipja më e vjetër se latinishtja!

Në shumë raste faktet e dokumentuara rreth shqiptarëve ndër shekuj janë lexuar subjektivisht nga historianët grekë. Edhe pse mbetet i ndikuar nga nacionalizmi i zakonshëm i historianëve grekë, Dhimitri Bethanis pranon se ilirët janë të lashtë, po aq sa grekët.

Një fakt i pakundërshtueshëm historik, por i pranuar hapur nga një historian grek, përbën risi.

Në kundërshtim nga historianët e tjerë grekë ai e sheh figurën e Skënderbeut si shqiptare, duke dalluar elementin përbashkues të heroit tonë kombëtar. Sipas historianit, Skënderbeu bashkoi grekët e shqiptarët kundër armikut të përbashkët, Turqisë.

Bethanis thekson idenë që Shqipëria dhe Greqia përgjatë gjithë historisë kanë qenë vende vllazërore, ndërsa shprehet se janë disa historianë të paditur shqiptarë dhe grekë që po krijojnë armiqësi të kota.
Sipas tij, ilirët janë të lashtë dhe gjuha shqipe është më e vjetër se latinishtja, por ai sajon disa ura komunikimi, kur komenton alfabetin. Ai shprehet se shqiptarët nuk kanë pasur alfabet dhe deri në krijimin e alfabetit që njohim sot, kanë përdorur shkronjat greke. Por, kjo ka gjasë të jetë e pavërtetë. Nëse i referohemi teorisë së Aristidh Kolës që thotë se “shtrati iliro-helen është i përbashkët, ai pellazgjik”, mund të dalë e vërtetë e kundërta, pra që alfabeti grek të jetë pellazg, pse jo ilir.

Megjithatë dokumentet për të faktuar njërën apo tjetrën tezë, nuk ka si gjenden në thellësi të kohëve mijëra vjet të lashta.

Historiani grek, Dhimitri Bethanis flet edhe për elemente të tjera përbashkuese mes Greqisë e Shqipërisë, të cilat edhe pse janë të rreme nuk vënë në dyshim faktin më të rëndësishëm historik, që edhe Bethanis thekson në këtë material: Ilirët janë popull i lashtë.

Në shumë raste faktet e dokumentuara rreth shqiptarëve ndër shekuj janë lexuar subjektivisht nga historianët grekë. Edhe pse mbetet i ndikuar nga nacionalizmi i zakonshëm i historianëve grekë, Dhimitri Bethanis pranon se ilirët janë të lashtë, po aq sa grekët.

Një fakt i pakundërshtueshëm historik, por i pranuar hapur nga një historian grek, përbën risi.

Në kundërshtim nga historianët e tjerë grekë ai e sheh figurën e Skënderbeut si shqiptare, duke dalluar elementin përbashkues të heroit tonë kombëtar. Sipas historianit, Skënderbeu bashkoi grekët e shqiptarët kundër armikut të përbashkët, Turqisë.

Bethanis thekson idenë që Shqipëria dhe Greqia përgjatë gjithë historisë kanë qenë vende vllazërore, ndërsa shprehet se janë disa historianë të paditur shqiptarë dhe grekë që po krijojnë armiqësi të kota.
Sipas tij, ilirët janë të lashtë dhe gjuha shqipe është më e vjetër se latinishtja, por ai sajon disa ura komunikimi, kur komenton alfabetin. Ai shprehet se shqiptarët nuk kanë pasur alfabet dhe deri në krijimin e alfabetit që njohim sot, kanë përdorur shkronjat greke. Por, kjo ka gjasë të jetë e pavërtetë. Nëse i referohemi teorisë së Aristidh Kolës që thotë se “shtrati iliro-helen është i përbashkët, ai pellazgjik”, mund të dalë e vërtetë e kundërta, pra që alfabeti grek të jetë pellazg, pse jo ilir.

Megjithatë dokumentet për të faktuar njërën apo tjetrën tezë, nuk ka si gjenden në thellësi të kohëve mijëra vjet të lashta.

Historiani grek, Dhimitri Bethanis flet edhe për elemente të tjera përbashkuese mes Greqisë e Shqipërisë, të cilat edhe pse janë të rreme nuk vënë në dyshim faktin më të rëndësishëm historik, që edhe Bethanis thekson në këtë material: Ilirët janë popull i lashtë.

 

Vuçiç: I tregoj çdo gjë Putinit, kërkoj këshilla nga ai

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se konsultohet shpesh me udhëheqësin rus Vladimir Putin për çështje të ndryshme dhe madje “kërkon” këshilla nga ai. Të dy ata pritet të takohen në Beograd të enjten.

Politikani serb tha se ai e informon Putinin për “çfarë po ndodh” dhe kurrë nuk e gënjen gjatë takimeve të tyre.

Në një intervistë me agjensinë e lajmeve TASS, Vucic rrëfeu se i thotë Presidentit rus të vërtetën edhe kur atij nuk i pëqejnë gjërat që ai thotë.” Dhe unë besoj se është një nga gjërat që Putini respekton shumë”, u shpreh ai.

Rusia dhe Serbia tradicionalisht gëzojnë marrëdhënie të mira pasi të dyja kombet kanë lidhje të forta historike dhe kulturore.

Aleksandar Vuçiç shpjegoi se është e rëndësishme për atë që Putin ta trajtojë Serbinë si një partner të barabartë. “Ai është një udhëheqës i një vendi të madh, ndërsa unë jam një udhëheqës i një vendi të vogël dhe ai respekton një vend të tillë, për të cilin unë jam përgjithmonë mirënjohës”.

Presidenti gjithashtu theksoi se Putin “respekton” pavarësinë e vendit ballkanik.

Ai e kupton se (Serbia) i është nënshtruar presionit ndërkombëtar për t’u larguar nga Rusia, për t’u bashkuar me NATO dhe për të marrë pjesë në fushata të ndryshme kundër Rusisë. Por Serbia nuk ka bërë asnjë nga këto.

Podgoricë: Dënohet me burgim gazetari që po hulumtonte trafikun e armëve

Një gjykatë në Malin e Zi e ka dënuar me një vit e gjysëm burg gazetarin hulumtues, Jovo Martinoviq, përmes një procesi gjyqësor, të cilin, organizatat ndërkombëtare të mediave e kanë dënuar duke e quajtur si “padrejtësi të tmerrshme” dhe “prapakthim shqetësues” për lirinë e mediave në vend.

Gjykata në Podgoricë e dënoi Jovo Martinoviqin më 15 janar nën akuzat për trafikim droge dhe lidhje kriminale.

Martinoviq, i cili rregullisht ka raportuar për krimin vendor dhe ndërkombëtar, i kundërshtoi akuzat duke thënë se ato paraqesin hakmarrje për raportimet e tij.

Në Paris, organizata “Reporterët pa Kufij” tha se vendimi është shqetësues dhe pengesë “për një vend që thotë se dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian” ndërkaq Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve me seli në New York, e quajti burgimin e Martinoviqit si një “padrejtësi të tmerrshme që do të ketë efekte të frikshme në lirinë e shtypit në Malin e Zi”.

Martinoviqi ishte duke hulumtuar për trafikimin e armëve në Ballkan për një produksion televiziv francez kur u arrestua në tetor të vitit 2015. Më pas, ai u mbajt në një paraburgim për 15 muaj derisa iu dha një lirim me kusht.

Gazetari ka mohuar akuzat kundër tij dhe ka thënë se kontaktet e tij me qarqet kriminale ishin strikte profesionale në kontekstin e raportimit të tij. “Jam dënuar pasi jam gazetar”, tha Martinoviç pas vendimit të gjykatës, duke shtuar se ai do të apelojë ndaj aktgjykimit.

Zyrtari serb tregon se çfarë mesazhi do t’u dërgojë Putin serbëve të Kosovës

Presidenti rus Vladimir Putin me siguri do të sjellë një mesazh që do të inkurajojë të gjithë serbët në Kosovë, tha ministri serb i Inovacionit dhe Zhvillimit Teknologjik Nenad Popoviq.

Ai thotë se ‘Putin me siguri do të thotë se Kosova është një pjesë e pandashme e Serbisë për Rusinë dhe do të vazhdojë të mbështesë Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së’.

“Unë jam i sigurt se do të hapen çështje shumë të rëndësishme politike për të vazhduar dialogun, sepse Serbia është për dialog. Rusia ka shprehur tashmë gatishmërinë e saj disa herë, nëse ka një ndryshim në formatin e dialogut dhe duhet të vijë pasi marrëveshja e Brukselit dështuar,” tha Popoviq për Tanjug.

7000 policë serbë dhe 250 forca speciale ruse angazhohen për sigurinë e Putinit në Beograd

Tutje është deklaruar se anëtarët e Ministrisë së Brendshme do të marrin masat maksimale të sigurisë, të cilat poashtu do të ndikojnë në ndryshime të shumta në trafik, në pjesë të caktuara të Beogradit.

Përveç kësaj edhe 250 forca speciale elite ruse dhe një pjesë e sigurimit personal të presidentit rus tashmë kanë arritur në Beograd.

Pjesëtarët rusë do të bëjnë kontrollimin e rrugëve në të cilat do të lëviz Putin, vendet e takimit, kondicionerët, ushqimet, internetin e shumë gjëra të tjera si dhe do të vendosin snajperët në kulmet më të lartë të ndërtesave në Beograd, transmeton Indeksonline.

Inteligjenca ruse njashtu ka bërë të ditur se do të këtë teknologjinë më të zhvilluar për të parandaluar ndonjë sulm të mundshëm përmes dronëve, e që sipas ‘Politika’ është pajisje të cilën Serbia nuk e ka

Ushtria e Serbisë gjithashtu do të marrë pjesë në sigurinë e Putin-it, duke ndjekur planin e presidentit rus që nga momenti që ai hy në hapësirën ajrore të Serbisë.

Daçiq: Kosova dhe anëtarësimi në BE prioritetet kryesore të Serbisë

Ministri i punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, tha sot se dy prioritetet më të rëndësishme të Serbisë për vitin 2019 janë ruajtja e interesave në Kosovë dhe anëtarësimi në Bashkimin Evropian.

“Nuk do të heqim dorë nga angazhimi ynë për dialog dhe për kompromis në mënyrë që të gjejmë një zgjidhje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme. Serbia mbetet e përkushtuar ndaj parimeve të së drejtës ndërkombëtare” ka thënë Daçiq në një paraqitje para mediave.

“Ne jemi për marrëveshje me Prishtinën mirëpo ndaj çdo veprimi të tyre të njëanshëm ne do të reagojmë me forcë për të mbrojtur interesat tona” tha shefi i diplomacisë serbe.

Drashkoviç: Nëse nuk arrihet marrëveshja, Serbia do shkatërrohet

Kryetari i Lëvizjes për Ringjalljen Serbe (SPO), Vuk Drashkoviç, nuk mbështet pikëpamjet e opozitës serbe që janë kundër marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, sepse vlerëson që janë kundër interesave jetike të Serbisë dhe popullit të saj.

Nacionalisti serb, i njohur për deklaratat e tij antishqiptare, i ka thënë “TV Pink” se sa më parë duhet arritur një marrëveshje ligjërisht obligative mes Kosovës dhe Serbisë.

“Nuk kemi çfarë të presim. Konflikti i ngrirë është ngrirje e agonisë dhe shkatërrimit të Serbisë. Ky problem duhet të zgjidhet”, vlerëson Drashkoviç.

Ai vuri në dukje se ekziston një propozim nga BE-ja se në çfarë mënyrë të zgjidhet kjo çështje dhe të respektohet qëndrimi i Serbisë të mos e njohë pavarësinë e Kosovës, por njëkohësisht kjo të zgjidhet sipas modelit të dy Gjermanive, të cilat nuk e kanë njohur njëra-tjetrën, por kanë mbajtur marrëdhënie të gjithanshme dhe të dyja ishin në organizatat ndërkombëtare, përcjell Telegrafi.

“Së pari duhet të heqim dorë nga përdorimi nga tregimi se nuk mund të bëjmë demarkimin me vetveten. Kjo tingëllon mirë për vesh, por është larg realitetit”, tha ai.

Ai theksoi se nuk mund të mbështesë qëndrimet e opozitës serbe që në asnjë rrethanë, kurrë, dhe me asnjë kusht të mos vijë deri te marrëveshja ligjërisht obligative mes Serbisë dhe Kosovës.

“Kjo është kundër interesave jetike të këtij vendi dhe popullit tonë. Mendoj se për shumë gjëra mund të arrihet shumë shpejt marrëveshje”, tha Drashkoviç.

Sipas tij, nëse nesër shpërthen në Kosovë, kjo mund të ndikojë në Bosnjë dhe Maqedoni dhe ekziston vetëm një forcë që mund të shuajë flakën dhe kjo është NATO.

Drashkoviç angazhohet që Serbia të anëtarësohet në NATO dhe paralajmëron se shumica e qytetarëve nuk e dinë se rreziku më i madh për sigurinë biologjike dhe zhvillimore të Serbisë është injorimi i realitetit gjeopolitik.

“Serbia është sot një ishull i vogël në oqeanin e BE-së dhe NATO-s dhe Serbia nuk ka krahë për të fluturuar deri në Rusi dhe të inkuadrohet në aleancë ekonomike dhe ushtarake me Rusinë”, tha Drashkoviç, duke vlerësuar se qytetarët janë fuqimisht kundër NATO-s kryesisht për shkak të mosdijes dhe për shkak të inatit dhe urrejtjes.

Greqi, krizë në koalicionin qeveritar

ATHINË – Ministri grek i Mbrojtjes dhe kryetari i partnerit të vogël të qeverisë, Partisë Grekët e Pavarur (ANEL), Panos Kammenos, njoftoi se do të largohen nga qeveria e koalicionit.

Kamenos pas takimit rreth gjysmë ore me kryeministrin grek, Alexis Tsipras, ka bërë një deklaratë për gazetarët para ndërtesës së Kryeministrisë së Greqisë.

Duke bërë të ditur se rreth 4 vite kanë nxjerrë vendin nga memorandumet duke marrë pjesë në “qeverinë e bashkimit kombëtar”, Kammenos, tha se “I shpreha kryeministrit se nuk mund të vazhdojmë bashkëpunimin në lidhje me çështjen e emrit të Maqedonisë. Nuk mund të qëndrojmë në qeveri”.

Duke i shprehur falënderimet kryeministrit Tsipras për bashkëpunimin, Kammenos theksoi se “Grekët e pavarur largohen nga qeveria”.

Greqi, protestuesit bastisin televizionin shtetëror

KOMOTINI – Në Greqi një grup mësuesish që kundërshtonin projektligjin e përgatitur nga qeveria për emërimet e mësuesve kanë hyrë në ndërtesën e institucionit të Televizionit Shtetëror Grek (ERT) dhe kanë pushtuar studion gjatë kohës kur buletini i lajmeve ndodhej në transmetim direkt.

Pasi grupi me rreth prej 50 persona ka bastisur studion e lajmeve në kanalin televiziv shtetëror ERT1, bëhet e ditur se fillimish janë ndërprerë lajmet dhe janë vendosur reklamat.

Prezantuesi pas një pauze prej rreth gjysëm ore fjalën ia kanë lënë në studio mësuesve të cilët mbushën ambientin duke mbajtur në duar parrulla si “Kryesore të jenë të drejtat e punonjësit”, “Nuk ka tolerim për terrorizmin”.

Zëdhënësi i grupit ka vënë theksin se protestojnë projektligjin që Ministria greke e Arsimit ka përgatitur në lidhje me emërimet e mësuesve dhe gjtihashtu në trasmetim direkt ka njoftuar kërkesat e mësuesve.

Pas ngjarjes ku policia nuk ka ndërhyrë, theksohet se televizioni ERT1 ka vazhduar normalisht transmetimet dhe po ashtu mësuesit janë larguar nga ndërtesa nën shoqërimin e brohoritjeve.

Në Greqi, mësuesit me thirrjen e bërë nga sindikata të ndryshme kanë protestuar në kryeqytetin Athinë projektligjin që ndryshon kriteret e emërimit të mësuesve. aa

Ish presidenti serb Tadiç paralajmëron konflikt të ri me Kosovën

Ish-presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, ka komentuar marrëveshjen e Kosovës dhe Serbisë. Në një intervistë për ‘blic.rs’, Tadiç është shprehur se nëse problemi i Kosovës do të zgjidhej në atë mënyrë që njëra palë do të fitonte gjithçka dhe pala tjetër do të humbte gjithçka, me shumë mundësi do të lindë një konflikt i ri.

“Të gjitha zgjidhjet tjera na dërguan në një situatë ku një palë merr gjithçka dhe një tjetër humb gjithçka, gjë që mund të dërgojë në një shpërthim të një konflikti të ri në të ardhmen. Është e vështirë për të llogaritur se cili opsion është më i keq. Absolutisht nuk pajtohem me ata që mendojnë që duhet të vazhdohet konflikti i ngrirë, e as me ata që besojnë që duhet hequr dorë nga Kosova sa më parë të jetë e mundur, pasi asnjë prej tyre nuk i kuptojnë implikimet e qasjeve të tilla”, është shprehur Tadiç.

Ai ka shtuar se konflikti i ngrirë nuk do të mund të vazhdojë edhe për një kohë të gjatë për shkak të rritjes ekonomike dhe demografike të Serbisë.

“Të ashtuquajturit zëra modernistë të cilët thonë se duhet të tërhiqemi nga Kosova sepse konsiderojnë se tashmë ajo pjesë është e humbur, e pengon zhvillimin tonë të mëtejshëm ekonomik, pasi një vend që heq dorë aq lehtë nga pjesë të territorit të saj i dërgon sinjale të tjera se është në gjendje ta bëjë këtë edhe me pjesët e saj të tjera, dhe do të jepte një mesazh për investitorët se është një vend i paqëndrueshëm”, ka thënë ndër të tjera Boris Tadiç.

Ai ka thënë se partia e Aleksander Vuçiçit ka qenë një nga partitë e cila e ka sjellë këtë gjendje në raport me Kosovën, pasi sipas tij që nga vitet e 90-ta kanë bërë veprime të cilat e kanë ngushtuar hapësirën vepruese për zgjidhjen e problemit të Republikës së Kosovës.

Tadiç thotë se për të mbuluar këto dështime, tashmë ata akuzojnë qeverisjen paraprake në Serbi.


Send this to a friend