Policia turke konfiskoi 541 epruveta me helm të gjarprit në Stamboll, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ekipet anti-kontrabandë të Drejtorisë së Sigurisë së Stambollit nisën një operacion pasi mësuan se dy të dyshuar po përpiqeshin të shesin helmin e fshehtë të kobrave në disa kompani farmaceutike, tha burimi anonim.
Pas mbikëqyrjes teknike dhe fizike, të dyshuarit e identifikuar me inicialet C.C. dhe E.D. u arrestuan në një adresë në lagjen Gungoren më 20 mars, shtoi burimi.
Një test laboratorik konfirmoi se substanca e lëngshme e konfiskuar ishte helm kobre.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se mundësitë për marrëveshje me shqiptarët e Kosovës janë “shumë më të vogla sesa kanë qenë” duke shtuar se Prishtina nuk do ta vazhdojë dialogun derisa të përfundojë mandati i administratës aktuale evropiane.
Zgjedhjet e reja për institucionet evropiane janë paraparë të mbahen në fund të muajit maj.
Vuçiq përsëriti se Prishtina nuk do ta shfuqizojë së shpejti tarifën ndaj mallrave serbe dhe të Bosnjës, përderisa përgjegjëse për këtë situatë e bëri edhe BE-në, që sipas tij, posedon mekanizma që do t’i kushtonin shumë shtrenjtë Prishtinës por që nuk po i zbaton.
“Pa një marrëveshje me Beogradin, Prishtina nuk mund të bëjë asnjëherë asgjë”, tha presidenti serb.
Ai mohoi se ekziston një plan prej 17 pikësh për ndryshimin e kufijve me Kosovën. Presidenti serb tha gjithashtu se askush nuk e dëshiron një marrëveshje bazuar në modelin e dy Gjermanive.
“Shqiptarët më nuk duan të dëgjojnë për këtë, ata dyshojnë se Rusia do ta pranonte këtë në OKB, edhe nëse ne e pranojmë atë”, tha Vuçiç.
Bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë ndërprerë për shkak të vendosjes së tarifës ndaj mallrave serbe nga ana e Qeverisë së Kosovës. Brukseli dhe Uashingtoni po bëjnë thirrje që palët të ndalin veprimet që dëmtojnë procesin negociator dhe të kthehen në tryezën e bisedimeve.
Organizatat joqeveritare “Iniciativa e të Rinjëve për të Drejtat e Njeriut” (YIHR), “Fondi për të Drejtën Humanitare” dhe “Gratë në të zeza” organizuan të martën në Beograd, një tubimi përkujtimor për krimet ndaj shqiptarëve të Kosovës, trupat e të cilëve janë gjetur në varrezën masive në Batajnicë të Beogradit.
Tubimi filloi në njërën ndër rrugët kryesore të Beogradit, Knez Mihajllov, për të vazhduar deri te Sheshi përpara ndërtesës së Kuvendit të Serbisë.
Organizatat joqeveritare kërkojnë që shteti i Serbisë të zbulojë dhe raportojë të dhënat për personat e zhdukur gjatë konfliktit në Kosovë dhe të komunikojë të gjitha të dhënat për varrezat masive në Serbi si dhe të ngris padi ndaj krimeve të kryera dhe fshehjen e tyre.
Gjithashtu, kërkesat janë që prokuroria për krime lufte të ndërmarrë të gjitha veprimet për të ndjekur penalisht ata që janë përgjegjës për krimet e kryera kundër personave me kombësi shqiptare dhe që autorët të dënohen në mënyrë adekuate.
Këto organizata kërkojnë gjithashtu ndërtimin e monumenteve për viktimat në Batajnicë si dhe ndërprerjen e praktikës së kthimit të kriminelëve të luftës në institucionet e vendit.
Kjo pesë e shoqërisë civile të Serbisë, kujtojnë se popullsia civile shqiptare në Kosovë ishte e ekspozuar, përveç bombardimeve të NATO-s, edhe ndaj fushatës së krimeve të kryera nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit.
“Formacionet e armatosura të (Ministrisë së Brendshme të Serbisë, Ushtrisë Jugosllave dhe njësitë paramilitare) kryen një numër të madh të krimeve në Kosovë, të cilat kulmuan gjatë ndërhyrjes së NATO-s. Krimi gjithashtu është transferimi i trupave të shqiptarëve të vrarë të Kosovës në varreza masive në të gjithë Serbinë. Para se të transportoheshin në Batajnicë, trupat e shqiptarëve të vrarë u varrosën në varrezat masive parësore në Kosovë”, deklaruar organizatat joqeveritare nga Serbia.
Nga viti 2001 deri në ditët e sotme, në katër lokacione në territorin e Republikës së Serbisë u gjetën varreza masive me 941 trupa të shqiptarëve të vrarë në Kosovë gjatë vitit 1999, kryesisht civilë të vrarë jashtë zonave të luftës së armatosur.
Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë tha se shkarkimi i Vesna Mikiçit nga posti i zëvendësministres së Drejtësisë në Kosovë “është edhe një tjetër provë që (kryeministrit të Kosovës) Ramush Haradinajt i duhen serbë të dëgjueshëm dhe të bindur”.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, njoftoi të hënën se ka liruar nga detyra zëvendësministren e Drejtësisë, Mikiq, e cila vjen nga radhët e subjektit politik Lista Serbe.
Haradinaj tha se ky vendim u mor pasi Mikiq deklaroi se bombardimet e NATO-s mbi caqet e ish-Jugosllavisë ishin gjenocid ndaj shtetit dhe popullit serb.
Në reagimin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë thuhet se Mikiq, “duke e quajtur agresionin ndaj popullit serb gjenocid dhe separatistët shqiptarë terroristë”, ajo “ka shprehur mendimin që mbizotëron në mesin e popullit serb”.
“Haradinaj dhe bashkëpunëtorët e tij mund t’iu ngrenë edhe dhjetëra monumente agresorëve dhe terroristëve, por populli serb nuk do të detyrohet t’i respektojë ata që i kanë bërë keq”, thuhet në reagimin që e transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.
Shkarkimin e Mikiqit e dënoi edhe subjekti i saj politik Lista Serbe.
Sipas kryeministrit Haradinaj, deklaratat e Mikiqit janë “të papranueshme dhe përkojnë me gjuhën e urrejtjes”.
Haradinaj tha se Mikiq i bëri komentet në Ministrinë e Drejtësisë.
Në vitin 1999, aleanca e NATO-s bombardoi caqet e ushtrisë serbe për t’i dhënë fund luftës në Kosovë.
Sulmet zgjatën 78 ditë, ndërsa përvjetori i 20-të i nisjes së tyre u shënua të dielën.
VOAL – Kryeministrja rumune Viorica Dancila njoftoi lëvizjen e ambasadës rumune nga Tel Avivi në Jeruzalem.Raportet e medias lokale.Është vendi i parë i BE që transferon selinë diplomatike pas vendimit të administratës së Trump.“Unë jam i kënaqur të njoftoj lëvizjen e ambasadës sonë në Jeruzalem, kryeqytet i shtetit të Izraelit”, tha Kryeministrja në Uashington në konferencën AIPAC, organizatën amerikane për përmirësimin e marrëdhënieve me Izraelin. ansa
Në fjalën përshëndetëse për festën kombëtare të kryengritjes greke së 1821-shit kundër Perandorisë Otomane, presidenti grek Prokopis Pavlopulos ka dërguar një mesazh të hapur Shqipërisë, Maqedonisë Veriore -në kuadrin e zbatimit të marrëveshjes së Prespës, Turqisë për zhvillimet e fundit në rajon si dhe është referuar në e Qipros.
Në mesazhin e tij për Shqipërinë presidenti Pavlopulos ka përsëritur qëndrimin e paraqitur vazhdimisht kohët e fundit duke theksuar konkretisht se ” Përsa i përket Shqipërisë fqinje, nuk jemi kundër perspektivës europiane të vendit. Çfarë parashikon si kusht bazë e logjik respektimin e sinqertë të së Drejtës Europiane dhe Ndërkombëtare, domethënë respektimin e Shtetit të së Drejtës dhe të gjitha të drejtave themelore të njeriut.
Kështu, trajtime të ngjashme me të fundit kundër minoritetit etnik grek, të cilat zhvleftësojnë dhunshëm vlerën e jetës së njeriut ose nënvlerësojnë hapur të drejta bazë si e drejta e pronës, përbëjnë një pengesë të pakapërcyeshme për perspektivën pa bllokada të Shqipërisë. Pengesë përbën dhe çdo pretendim krejt pa bazë, gjoja “të drejtash” të çamëve shqiptarë, bashkëpunëtorë të egër të nazizmit, siç është vërtetuar dhe historikisht”.
Mesazhi i presidentit Pavlopulos u dha në Kalamata, ku ndodhej për festën kombëtare sot. Ndërkohë, gjatë parakalimit të nxënësve në qendër të Athinës një turmë njerëzish kanë protestuar kundër marrëveshjes së Prespës, duke shkaktuar episode të vogla. Policia ka drejtuar në rajonin policor dy prej protestuesve, por pa vijuar me ndjekje ligjore. Në parakalimin zyrtar të ditës së nesërme në Athinë 1500 policë do të mbrojnë zonën, duke krijuar një rrjet të padepërtueshëm rreth qeveritarëve dhe zyrtarëve të lartë, nga episode të mundshme kundër marrëveshjes së Prespës.
Mijëra protestues marshuan në rrugët e Beogradit, të shtunën mbrëma, një javë pas hyrjes në ndërtesën e televizionit në protestat, sipas tyre, kundër qeverisjes autokratike të presidentit Aleksandar Vuçiq dhe mediave të njëanshme gjatë mbulimit të protestave.
Protestat e së shtunës shënuan javën e 16-të të protestave kundër qeverisjes së Vuçiq. Mijëra protestues u mblodhën para ndërtesës së radio-televizionit serb, duke kërkuar liri të mediave.
Ata kanë mbajtur në duar trëndafila të kuq dhe qirinj në përkujtim të gazetarëve që janë vrarë në Serbi në 30 vjetët e fundit.
Më 16 mars, protestuesit e udhëhequr nga lideri djathtist opozitar, Bosko Obradovic, u futën dhunshëm në ndërtesën e televizionit shtetëror RTS, duke kërkuar që t’i adresohen popullit.
Kërkesa e tyre nuk u plotësua dhe së paku 18 persona u arrestuan gjatë intervenimit të policisë.
Pas protestave të javës së kaluar, presidenti u zotua se do të mbrojë rendin dhe ligjin në vend.
“Unë jam caku i tyre në kohën kur dua të vendos konsolidim politik dhe zhvillim ekonomik”, kishte thënë ai.
Protestat antiqeveritare “Një në pesë milionë” mbahen në Beograd çdo të shtunë qysh më 8 dhjetor të vitit të kaluar. Në ndërkohë, ato janë shtrirë edhe në qytete të tjera të Serbisë.
Protestuesit që përfshijnë figura publike, politikanë të opozitës, profesorë universitetesh e të tjerë, kërkojnë më shumë hapësirë në televizionin publik, pastaj zbulimin e urdhëruesve dhe kryesve të, siç thonë, sulmeve ndaj qytetarëve, gazetarëve, aktivistëve dhe politikanëve, si dhe publikimin e “planit për zgjidhjen e çështjes së Kosovës”.
Muajin e kaluar, Freedom House – organizatë ndërkombëtare për liritë dhe të drejtat e njeriut në botë – ka publikuar raportin vjetor, në të cilin e ka degraduar Serbinë nga kategoria e vendeve të lira në vend pjesërisht të lirë.
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç deklaroi sot se aktvendimi ndaj Radovan Karaxhiçit, i cili nga Haga u dënua me burg të përjetshëm, nuk do të thotë shfuqizim i Republika Srpskas. Ai shtoi se plotësisht janë joreale pritshmëritë se aktvendimi ka çfarëdo lidhje me mbijetesën e Republika Srpskas, raporton Anadolu Agency (AA).
“Ata që mendojnë se vendimi mund të nënkuptojë shfuqizimin e Republika Srpskas, përgjigja ime është se RS është një kategori e Dejtonit dhe kushtetuese, ndërsa në pajtim me Marrëveshjen e Dejtonit, një nga garantuesit e zbatimit të saj është Serbia dhe nuk do të ketë kurrëfarë shfuqizimi të RS-së dhe kjo është çështja qendrore dhe më e rëndësishme dhe që është reagimi i Serbisë”, u tha Vuçiç gazetarëve në Novi Sad.
Sipas tij, qëndrimi i tij në lidhje me vendimin e shkallës së parë për Karaxhiçin nuk ka ndryshuar, por beson se është e rëndësishme që Serbia të shikojë në të ardhmen.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrja Ana Bërnabiq kanë folur të enjtën, përmes deklaratave të ndara, për një nismë të Francës dhe Gjermanisë e cila mund të zhbllokojë dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, mirëpo asnjëri nuk kanë dhënë detaje se për çfarë iniciative konkretisht bëhet fjalë.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në një intervistë për agjencinë Reuters tha se pret nga Franca dhe Gjermania apo BE-ja, të bëhen më aktive në procesin negociues ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.
“Unë mendoj se ne do të shohim disa nga nismat e tyre në të ardhmen e afërt,” tha ai, pa dhënë më shumë detaje.
Disa orë më pas edhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq foli për këtë nismë të dy vendeve evropiane, duke thënë se ajo ka të bëjë me heqjen e tarifës.
“Heqja e tarifës nga ana e Prishtinës nuk është as në horizont, mirëpo iniciativa franceze dhe gjermane ka të bëjë me heqjen e saj”, tha Bërnabiq për Radio Televizionin e Serbisë.
Ajo nuk dha më shumë detaje lidhur me këtë iniciativë të dy vendeve evropiane. E pyetur nëse kjo nismë ka të bëj me vazhdimin e dialogut apo vetëm me heqjen e tarifës ajo tha se “kjo iniciativë sigurisht shkon drejt heqjes së tarifës, sepse ne e kemi thënë se dialogu nuk do të vazhdojë derisa ajo të hiqet”.
Për të rifilluar dialogun, Serbia kërkon nga Prishtina të heqë tarifën ndaj mallrave serbe të vendosur në nëntor të vitit të kaluar si kundërpërgjigje të asaj që Prishtina e quan fushatë të Serbisë për parandalimin e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare.
Bashkimi Evropian ka bërë vazhdimisht thirrje për heqjen e saj, ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë thënë se taksa nuk është në përputhje me interesat amerikane.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se taksa do të mbetet derisa Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës.
Ambasadori francez në Serbi, Frederic Mondoloni ka folur për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai ka thënë se Franca nuk ka vija të kuqe kur bëhet fjalë për zgjidhjen e problemit të Kosovës, që sipas tij nuk do të thotë se do të pranojnë çdo zgjidhje.
Mondoloni po ashtu tha se i mbetet të dyja palëve të gjejnë një zgjidhje të pranueshme, si dhe shqyrtimin e të gjitha mundësive për të zgjidhur konfliktin me kompromis.
“Ne nuk jemi për apo kundër (ndryshimit të kufijve). Në qoftë se një zgjidhje e pranueshme për të dyja palët dhe do të kontribuojë në stabilitetin rajonal, është e pranueshme për ne,” tha ai për televizionin N1.
Ai po ashtu u ka bërë thirrje autoriteteve kosovare që të heqin taksën, për mallrat që importohen nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, në mënyrë që, siç thotë ai, të lëshohet rrugë për rifillimin e dialogut.
Mondoloni ndër të tjera ka thënë se Franca ishte kritike edhe ndaj formimit të ushtrisë së Kosovës.
Vonesat në rifillimin e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbi normalizimin e marrëdhënieve mund të destabilizojnë Ballkanin Perendimor i cili ende po këndjellet nga luftërat e viteve të 90-ta, tha në një intervistë për Reuters, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
“Çdo ditë vonesë mund të krijojë kushte në të cilat një shkendijë mund ta ndezë në flakë tërë rajonin. Vendet perëndimore duhet ta dinë këtë” tha Vuçiq.
Për të rifilluar dialogun, Serbia kërkon nga Prishtina të heqë tarifën ndaj mallrave serbe të vendosur në nëntor të vitit të kaluar si kundërpërgjigje të asaj që Prishtina e quan fushatë të Serbisë për parandalimin e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare.
Ndërkohë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e kanë përmendur si ide ndryshimin e kufijve si pjesë e një marrëveshjeje të paqës mes dy vendeve. Vuçiq këtë e quan “përcaktim të kufirit” ndërkaq Thaçi “korrigjim të kufijve”. Mirëpo shumë analistë këtë ide e shohin si një përpjekje shkëmbime territoriale.
“Pranimi ynë (Serbisë) në Bashkimin Evropian varet nga dialogu me Prishtinën dhe nëse një ditë do të arrijmë një marrëveshje”, thotë në këtë intervistë për Reuters, presidenti serb Vuçiq duke shtuar se ai pret që Gjermania, Franca apo BE-ja të bëhen më aktive në procesin negociues.
“Unë mendoj se ne do të shohim disa nga nismat e tyre në të ardhmen e afërt,” tha ai, pa dhënë më shumë detaje.
Mali i Zi përkrah çdo opsion që do të çonte në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por ideja e korrigjimit të territoreve, “nuk është ideja më e mirë”, tha sot në Prishtinë, ministri i Jashtëm malazez Sërgjan Darmanoviq.
“Ne e shohim një dialog intensiv, i cili kohë pas kohe është ndërprerë me mospajtime politike. Shohim se ka koncepte të ndryshme rreth zgjidhjes. Njëri nga konceptet është për korrigjimin e territoreve. Ne nuk përzihemi në çështje të brendshme ndërmjet dy vendeve. Kemi disa brenga rreth mundësive për korrigjim të territoreve. Kjo nuk është ideja më e mirë, por nëse kjo është e mirë për fqinjët tanë dhe ata merren vesh, atëherë do të jetë e mirë edhe për ne. Kështu që e kemi qëllimin më të mirë, që në Ballkan të mbyllen çështjet e hapura. Shpresojmë që Serbia dhe Kosova të gjejnë zgjidhje për marrëdhëniet e tyre”, tha Darmanoviq, në një konferencë të përbashkët me homologun e tij nga Kosova, Behgjet Pacolli.
Ministri Darmanoviq po ashtu tha se zgjidhja e çështjes Kosovë-Serbi, do të nënkuptonte që të dyja vendet ta njohin njëra-tjetrën.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se do të kërkojë ndryshimin e kufirit me Serbinë, apo siç e quan ai “korrigjimin” e tij, që sipas presidentit, do të nënkuptonte bashkëngjitjen e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me territorin e Kosovës.
Dy ministrat e Jashtëm u pyetën edhe për Marrëveshjen e demarkacionit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, marrëveshje të cilën Kuvendi i Kosovës e ka ratifikuar më 21 mars të vitit 2018. Si për ministrin Pacolli dhe për homologun e tij Darmanoviq, kjo çështje “është e mbyllur” dhe se tani është në dorën e komisioneve ndërshtetërore që të bëjnë delimitimin e kufirit.
Ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Sërgjan Darmanoviq gjatë ditës pritet të takohet edhe me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Një 47-vjeçar me origjinë senegaleze, i identifikuar si Ousseynou Sy është arrestuar nga policia e Milanos pasi ka marrë peng dhe më pas ka djegur një autobus me studentë. Ngjarja ka ndodhur në San Donato, në afërsi të Milanos.
Burri me dokumente italiane që prej vitit 2004 rezulton të jetë një person me precedentë penalë, për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe dhunë seksuale.
Ai ka marrë peng sot autobusin me studentë, ndërsa mediat italiane raportojnë se i ka kërcënuar studentët me jetë: “Dua t’i jap fund, vdekjet në Mesdhe duhet të ndalen”. “Nuk shpëtoni të gjallë”.
Deri më tani autoritetet nuk e kanë cilësuar si një akt terrorist. Policia ka mundur të ndërhyjë në kohë, ndërsa asnjë prej studentëve nuk është plagosur.
Parlamenti Grek ka votuar një paketë dispozitash të reja, duke zgjeruar gamën e emigrantëve që mund të përfitojnë nënshtetësinë greke.
Kjo e drejtë tashmë u ofrohet edhe emigrantëve me moshë mbi 65 vjeç, të sëmurëve mendorë apo psikikë, si dhe invalidëve.
Një nga masat favorizuese është ajo për uljen e tarifës që paguhet për aplikimin.
Nga 700 euro, bëhet tashmë 550 euro. Gjithsesi, kjo është një tarifë mjaft e shtrenjtë, sidomos për kushtet e Greqisë. Këtë e pranojnë edhe hartuesit e draftit. Dispozitat përcaktojnë rregulla të reja për kryerjen e testit të gjuhës dhe njohurive për historinë dhe kulturën e vendit.
“Diskutimi i dispozitave u shoqërua nga debate të ashpra. Opozita e akuzoi qeverinë se po jep masivisht nënshtetësinë, me qëllim që të joshë votat e emigrantëve në tre palë zgjedhjet që do të mbahen këtë vit. Por ministri i Brendshëm i zmbrapsi sulmet, duke akuzuar opozitën se po përpiqet të zgjojë reflekse ekstremiste në opinion. Ministri shtoi se qeveria Tsipras po përpiqet të bëjë atë që në shtetet e tjera evropiane është diçka normale. Asnjë emigrant që jeton i ligjshëm në vend nuk mund të përjashtohet nga marrja e nënshtetësisë”.
Në fakt, deri tani, nënshtetësinë greke e përfitonin fëmijët e lindur apo të arsimuar në Greqi, qytetarët me origjinë greke dhe një numër mjaft i vogël shtetasish nga vende të treta. Sipas të dhënave zyrtare, janë rreth 230.000 qytetarë të huaj që kanë marrë nënshtetësinë greke në gjashtë vitet e fundit. Shumica dërrmuese e tyre janë emigrantë të ardhur nga Shqipëria.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan thotë se masakra e së premtes së kaluar në dy xhami të Zelandës së Re nuk duhet të lidhet në asnjë mënyrë me krishterimin dhe se sulmuesi nuk është i ndryshëm nga terroristët e Shtetit Islamik.
“Refuzoj kategorikisht çdo përpjekje për t’i lidhur sulmet terroriste të javës së kaluar me mësimet, moralin apo parimet e krishterimit“, shkruante politikani mysliman në një artikull të botuar të mërkurën nga gazeta “The Washington Post”.
“Ajo që ndodhi në Zelandën e Re ishte produkti toksik i injorancës dhe urrejtjes“, shkruante ai.
Sipas autoriteteve Brenton Tarrant, një supremacist i bardhë australian, i dyshuar për vrasjen e 50 personave në qytetin e Christchurch-it, dukej shumë i interesuar për islamin dhe luftërat e tij historike me krishterimin. Muaj përpara sulmit, ai udhëtoi në vende të ndryshme evropiane ku janë zhvilluar betejave me Perandorinë Osmane që i parapriu Turqisë moderne. Sipas autoriteteve emrat e disa betejave krishtero-myslimane në Evropën Lindore mes shekujve të 14-të dhe 20-të ishin shkruar në karikatorët e pushkëve të tij. Në manifestin e tij të publikuar në internet, ai denigronte emigrantët që jetojnë në vendet perëndimore dhe bënte thirrje për hakmarrje ndaj myslimanëve.
Presidenti Erdogan e akuzonte sulmuesin 28 vjeçar, i cili kishte vizituar Turqinë dy herë në vitin 2016, për përpjekje për të “legjitimuar pikëpamjet e tij të mbrapshta falë shtrembërimit të historisë botërore dhe besimit të krishterë“. Zoti Erdogan shtonte se “ai kërkoi të mbillte farën e urrejtjes mes njerëzve“.
Presidenti turk tha se Brenton Tarrant dhe ISIS-i ndajnë një objektiv të përbashkët: pushtimin e Stambollit. ISIS-i shkruante ai, bëri thirrje për “pushtimin” e Stambollit sikurse sulmuesi i Christchurch-it zotohej në manifestin e tij për ta bërë qytetin “edhe një herë të krishterë”.
“Nga kjo pikëpamje, duhet të përcaktojmë se nuk ka absolutisht asnjë dallim mes vrasësit të njerëzve të pafajshëm në Zelandën e Re dhe atyre që kanë kryer veprime terroriste në Turqi, Francë, Indonezi e gjetkë“, shkruante zoti Erdogan.
Zoti Erdogan shkruante se edhe udhëheqës të tjerë myslimanë janë zotuar të kundërshtojnë “çdo përpjekje të terroristëve për të marrë peng fenë tonë” pas sulmeve të ISI-sit, por “islamofobia dhe ksenofobia, mes praktikave të tjera të papajtueshme me vlerat liberale, janë pritur me heshtje në Evropë dhe në vende të tjera të botës perëndimore. Nuk kemi luksin ta lejojmë këtë të ndodhë përsëri“, shkruante ai.
Zoti Erdogan tha se pas masakrës së Christchurch-it vendet perëndimore kanë “përgjegjësinë” të bëjnë thirrje për të “refuzuar normalizimin e racizmit, ksenofobisë dhe islamofobisë, që ka qenë në rritje gjatë viteve të fundit”.
Ai përshëndeti vendimin e Kryeministres së Zelandës së Re Jacinda Ardern për t’u bërë thirrje udhëheqësve perëndimorë të “të mbështesin myslimanët që jetojnë në vendet e tyre”.
Ish udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç, u dënua më burgim të përjetshëm.
Dhoma e Apelit e Mekanizmit që trashëgoi Gjykatën për Krime Lufte në Hapësirat e ish Jugosllavisë, hodhi poshtë ankesat e tij dhe e dënoi me burgim të përjetshëm për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe shkelje të zakoneve të luftës.
Radovan Karaxhiç, që shpallur fajtor në vitin 2016 për për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve e zakoneve të luftës, lidhur me rolin e tij udhëheqës në fushatën e terrorit ndaj popullsisë civile, përfshirë masakrën e Srebrenicës, ndër mizoritë më të rënda në Evropë që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore. Ai qe dënuar atëbotë me 40 vjet heqje lirie.
Gjykata e shpalli fajtor për gjenocid për masakrën e Srebrenicës, që synonte vrasjen e “të gjithë burrave të aftë për luftë” dhe shfarosjen e komunitetit mysliman boshnjak në atë zonë në korrik të vitit 1995, pasi forcat serbe e morën nën kontroll qytetin që ishte shpallur “zonë e sigurt” nga Kombet e Bashkuara.
Radovan Karaxhiç u dënua për përndjekje, shfarosje, deportim, zhvendosje të dhunshme dhe vrasje – por u lirua na akuza për gjenocid lidhur me një fushatë për të përzënë myslimanët boshnjakë dhe kroatët nga fshatrat e pushtuara nga forcat serbe gjatë luftës së viteve 1992- 1995.
Radovan Karaxhiçi, ishte zyrtari më i lartë që përballet me Gjykatën Ndërkombëtare për krime lufte në hapësirat e ish Jugosllavisë, lidhur me luftën e Bosnjës, në të cilën u vranë mbi 100 mijë veta.
Radovan Karaxhiç qe arrestuar në korrik të vitit 2008 në Beograd, pas 11 vjet arratisjeje.
Ish psikiatri 73 vjeçar, ende në gjendje të mirë shëndetësore, që dikur drejtonte të vetëshpallurën Republikë e Serbëve të Bosnjës, mbante titullin e komandantit suprem të forcave të saj të armatosura.
I vetmi zyrtar më i lartë që është përballur me Gjykatën e Hagës për krime lufte, ishte ish presidenti i Serbisë, Sllobodan Millosheviç, cili vdiq në Hagë në vitin 2006, para se të përmbyllej gjykimi kundër tij për krime lufte e gjenocid ne Bosnjë, Kroaci dhe në Kosovë.
Ratko Mladiç, gjenerali që komandonte forcat e serbëve të Bosnjës, u dënua ne vitin 2017 me burgim të përjetshëm nën akuzat për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Ratko Mladiçi u dënua për vrasjen e mbi 8 mijë burrave në korrik të vitit 1995 në Srebrenicë.
Ish oficer i ushtrisë jugosllave, Ratko Mladiç, mori komandën e trupave të serbëve të Bosnjës në vitin 1992 të cilat u bën përgjegjëse për mizori përfshirë vrasjet, përdhunimet masive e përndjekjet madje edhe në praninë e mijëra trupave të Kombeve të Bashkuara.
Masakra e Srebrenicës dhe rrethimi shumëvjeçar i Sarajevës, ishin zhvillimet që kthyen botën kundër forcave serbe dhe nxitën sulme ajrore të NATO-s, që çuan në përfundimin e luftës me marrëveshjen e arritur ne Dayton të Ohios në Shtetet e Bashkuara, në nëntor të vitit 1995.
Ratko Mladiç, kishte qëndruar në Beograd në vitet e para pas ngritjes së akuzave ndaj tij, ndërsa ishte fshehur pas rënies së presidentit serb Sllobodan Millosheviç në vjeshtën e vitit 2000.
Në maj të vitit 2011 ai u arrestua në një fermë në Serbinë veriore, pas një periudhe trysnie të Bashkimit Evropian mbi Serbinë që aspiron integrimet evropiane.
Deputeti slloven, njëherësh nënkryetar i Partisë Kombëtare Sllovene, Janije Ivanusha beson se tërheqja e njohjes së pavarësisë së Kosovës është një proces real brenda Bashkimit Evropian
Ivanusha thotë se së shpejti miratohet rezoluta për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës, ndërsa shton se edhe vendet e tjera po e bëjnë të njëjten gjë.
“Ne shpresojmë që të miratojmë udhëzime të reja për heqjen e pavarësisë së Kosovës, pasi disa vende e kanë bërë këtë tashmë, ndërsa disa tjera po planifikojnë ta bëjnë”, përfundoi ai, shkruan Tanjug.
Ivanusha gjatë qëndrimit në Beograd ka theksuar se udhëheqja e re e Bashkimit, pas zgjedhjeve të majit, do të shqyrtojë drejtimin e lëvisjes së saj të re.
Deputeti slloven përfundon se çështja e Kosovës është e rëndësishme sepse ka pasur drejtime të reja në politikën evropiane.
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç deklaroi se u ka kërkuar serbëve të Kosovës të mos vijnë për t’i dhënë mbështetje atij në Beograd, ndërsa paralajmëroi se nëse do të ketë dhunë në protestat e ardhshme protestuesit nuk do të kalojnë pa u ndëshkuar.
“Ndoshta kemi bërë një gabim, pasi kemi besuar se kemi të bëjmë me njerëz racionalë, andaj nuk kemi dërguar policinë në RTS. Sigurisht, unë jam më i shqetësuar për Kosovën”-tha ai.
I pyetur se si imazhet e sotme të dërguara në botë ndikojnë në pozitën e Serbisë në dialogun me Kosovën, Vuçiç tha se është e vështirë “kur jeni të shtypur nga anë të ndryshme”.
“Shqiptarët sillen në mënyrë të papërgjegjshme, dhe duhet të mbroheni edhe nga ana tjetër me resurse të vogla. Përkundër histerisë në Prishtinë, ne kemi qenë të suksesshëm deri tani, dhe kështu do të vazhdojmë. Ata nuk respektuan marrëveshjen e Brukselit, vendosën tarifa. Nuk do të ketë lëshime, tarifat duhet të hiqen. Do të bëjmë gjithçka për të parandaluar konfliktin, andaj është e rëndësishme të mbahet paqja me çdo kusht”, u shpreh ai.
Presidenti serb tha se nuk i intereson nëse dikush e quan tradhtar dhe ka komentuar mbi ngjarjet aktuale.
“Prova më e mirë është se sa mbështetje kam në Kosovë dhe sa kanë të tjerët. Treguesi më i mirë është thirrja e sotme që serbët e Kosovës të ngrenë duart e tyre nga unë, sepse, siç thuhet, i kam lutur të vijnë në Beograd për të më mbrojtur. Unë i kam lutur të mos vinë. Pra, serish rrena. Vetëm gënjejnë. Falë meje dhe tre njerëzve të tjerë, sot nuk e kemi Kosovën në Kombet e Bashkuara”, tha Vuçiç, duke mos dhënë më shumë detaje.
Shefi i Shtetit serb, Aleksander Vucic, i ka ndërlidhur protestat kundër tij në Beograd me njerëzit e Ramush Haradinajt. Ai ka thënë se bashkëpunëtorët e Haradinajt në Serbi po e duan rrëzimin e tij.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuqiq i cili mbajti një konferencë për media derisa jashtë Pallatit Presidencial protestohej kundër tij, tha se nuk do të lejojë që të përsëritet dhuna si natën e mbrëmshme në Radio Televizionin e Serbisë.
Për këtë që ka ndodhur ai nuk ka lënë pa përmendur edhe kryeministrin Ramush Haradinaj, cili sipas tij i ka bashkëpunëtorët e tij në Beograd.
“Haradinaj kur tha se do të më rrëzojë nga Qeveria mendova se po bën numra, tani e shoh se ai ka bashkëpunëtorët e tij këtu mes neve. Boshko Obradoviq është fashist i vogël, i cili mendon se me dhunë ndaj njerëzve mundet të arrijë diçka , ai e keqtrajtoi edhe bashkëpartiaken e tij, ai ndjen nevojë për të keqtrajtuar gra. Frikë nuk guxon të mbillet nga liderë huliganë e fashistë, unë do ti lus qytetarët që mos të bëhen pjesë e dhunës, sepse të gjithë do të përgjigjen para ligjit”, tha Vuçiq.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se në 15 vjetorin e “dëbimit të serbëve në Kosovë”, Serbia do të mbrojë popullin e saj në Kosovë, madje edhe nëse ata që atë duhet ta bëjnë, nuk e bëjnë punën e tyre, raporton Anadolu Agency (AA).
Ai tha se në këtë ditë po bëhen përpjekje për relativizimin e “krimeve të rënda kundër Serbisë para 15 viteve” dhe se Prishtina, sipas tij, do të vazhdojë me hapa të tilla nëse bashkësia ndërkombëtare nuk tregohet më objektive.
Në një konferencë shtypi, Vuçiç tha se NATO si duket nuk e kupton rolin e saj, se Serbia prej tyre pret që të reagojnë në çdo kohë kur populli serb të kërcënohet dhe porositi se “nëse NATO nuk është në gjendje ta zbatojë atë, ka kush”.
Vuçiç shtoi se Serbia dëshiron të vazhdojë dialogun dhe bisedimet, por se është mjaft e fortë dhe e vendosur për të ruajtur popullin e saj dhe interesat vitale nacionale.
Protestuesit ne Serbi po vazhdojnë marshin protestues nëpër rrugët kryesore të Beogradit.
Para mesditës ata u mblodhën para Presidencës derisa pritej që presidenti Aleksandar Vuçqi, t’i drejtohet kombit.
Derisa jashtë protestohej, presidenti Vuçiq brenda ndërtesës së Presidencës tha se nuk do të lejojë askënd të kërcënojë përmes dhunës.
Duke komentuar protestat e mbrëmshme, kur protestuesit hynë me dhunë në objektin e Radio Televizionit të Serbisë (RTS), presidenti Vuçiq tha se midis organizatorëve të protestës kishte nervozizëm për “një numër të vogël njerëzish që protestonin”, ku sipas Vuçiqit mbrëmë të pranishëm në protestën përpara Televizionit Shtetëror ishin 1550 njerëz.
Vuçiq përsëriti se do të flasë me qytetarët, por jo edhe me udhëheqësit e opozitës, të cilët po marrin pjesë në protestë.
“Nuk do të lejojmë që një pakicë prej një, dy, pesë apo njëqind mijë persona të menaxhojnë më Serbinë sepse është e dhunshme, prandaj nuk do ta lejojmë kurrë këtë lloj ngjarjeje politike”, tha Vuçiq.
Protesta është duke vazhduar.
Mbëmë protestuesit u futën në ndërtesën e Radio Televizionit të Serbisë. Pjesëtarët e xhandarmërisë serbe i nxorën demonstruesit dhe disa udhëheqës të opozitës nga ndërtesa e RTS, ku demonstruesit ishin futur për të kërkuar që t’iu jepej hapësirë në televizionin publik.
Të shtunën mbrëma, pjesëtarët e xhandarmërisë serbe i nxorën demonstruesit dhe disa udhëheqës të opozitës nga ndërtesa e Radio Televizionit të Serbisë (RTS), ku u futën gjatë protestës “një në pesë milionë” në Beograd dhe kërkuan që organizatorëve të protestës t’iu jepet hapësirë në televizionin publik.
Duke komentuar protestën e mbrëmshme para RTS, kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq tha se shteti nuk do të tolerojë dhunë.
“Ky vandalizëm tregon qartë se që nga dita e parë ata po planifikojnë të shkaktojnë çrregullime dhe të zëvendësojnë qeverinë e zgjedhur në mënyrë legjitime në mënyrë të dhunshme”, tha Bërnabiq për Tanjug.
Protestat antiqeveritare “Një në pesë milionë” mbahen në Beograd çdo të shtunë qysh më 8 dhjetor të vitit të kaluar. Në ndërkohë, ato janë shtrirë edhe në qytete të tjera të Serbisë.
Protestuesit që përfshijnë figura publike, politikanë të opozitës, profesorë universitetesh e të tjerë, kërkojnë më shumë hapësirë në televizionin publik, pastaj zbulimin e urdhëruesve dhe kryesve të, siç thonë, sulmeve ndaj qytetarëve, gazetarëve, aktivistëve dhe politikanëve, si dhe publikimin e “planit për zgjidhjen e çështjes së Kosovës”.
Muajin e kaluar, Freedom House – organizatë ndërkombëtare për liritë dhe të drejtat e njeriut në botë – ka publikuar raportin vjetor, në të cilin e ka degraduar Serbinë nga kategoria e vendeve të lira në vend pjesërisht të lirë.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq pritet t’i adresohet kombit, vetëm një ditë pasi protestuesit u futën në ndërtesën e Radio Televizionit të Serbisë, për të kundërshtuar, siç u shprehën ata, mbulimin e njëanshëm të ngjarjeve nga ky televizion.
Zyra e Vuçiqit ka njoftuar se presidenti do të flasë për ngjarjet e 16 marsit, në një adresim televiziv gjatë ditës.
Demonstruesit, që po protestojnë kundër Vuçiqit u nxorën me forcë nga ndërtesa e Radio Televizionit të Serbisë, pasi kishin qëndruar aty për dy orë.
Policia serbe arriti brenda ndërtesës së Televizionit dhe nxori jashtë protestuesit. Në mesin e protestuesve ishin edhe udhëheqësit e Aleancës për Serbinë, një grupi prej rreth 30 partish politike dhe lëvizjesh të ndryshme.
Pasi protestuesit u nxorën nga ndërtesa e RTS, njerëzit u mblodhën jashtë për të kundërshtuar veprimet e policisë.
“Në muajt e fundit ne po kërkojmë vetëm një gjë – që organizatorët e protestës të lejohen të flasin në televizionin shtetëror, tha Bosko Obraviq, lider i partisë Dveri.
Protestat antiqeveritare “Një në pesë milionë” mbahen në Beograd çdo të shtunë qysh më 8 dhjetor të vitit të kaluar. Në ndërkohë, ato janë shtrirë edhe në qytete të tjera të Serbisë.
Protestuesit po kërkojnë dorëheqjen e Vuçiqit, më shumë liri në media dhe transparencë gjatë zgjedhjeve.
Pjesëtarët e xhandarmërisë serbe i nxorën demonstruesit dhe disa udhëheqës të opozitës nga ndërtesa e Radio-Televizionit të Serbisë (RTS), ku u futën gjatë protestës “një në pesë milionë” në Beograd dhe kërkuan që organizatorëve të protestës t’iu jepet hapësirë në televizionin publik.
Shefi i policisë së Beogradit, Millan Staniq, u kërkoi udhëheqësve të opozitës serbe që të largohen nga ndërtesa e RTS-it dhe tha se ka marrë urdhër nga ministri i Brendshëm, Nebojsha Stefanoviq, që t’i dëbojnë nga ndërtesa.
Stefanoviq iu drejtua publikut, duke thënë se tubimet janë të lejuara, “por jo duke dëmtuar pronën apo duke shkaktuar frikë”.
“Shtetit do t’i duhet të përgjigjet dhe secili që ka kryer dhunë në RTS do të përgjigjet. U bëj thirrje të gjithëve që kanë hyrë në RTS të shpërndahen në mënyrë të qetë. Ministria e Punëve të Brendshme dhe policia do të bëjnë gjithçka për të mbrojtur gazetarët e RTS-it. I bëj thirrje Aleancës për Serbinë (v.j. bllokut opozitar) që të ndalojë dhunën dhe të gjithë ata që kanë hyrë, të largohen nga ndërtesa e RTS-it”, tha Stefanoviq.
Një nga udhëheqësit e bllokut opozitar Aleanca për Serbinë, Boshko Obradoviq, i hodhi poshtë deklaratat e Stefanoviqit, duke thënë se nuk ka dhunë dhe se asgjë nuk bëhet kundër ligjit.
Protestat antiqeveritare “Një në pesë milionë” mbahen në Beograd çdo të shtunë qysh më 8 dhjetor të vitit të kaluar. Në ndërkohë, ato janë shtrirë edhe në qytete të tjera të Serbisë.
Folësit në to përsërisin çdo javë kërkesën kryesore për dorëheqjen e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Beograd, 16 mars 2019
Moto e protestës “Një në pesë milionë” është nxjerrë nga komentet e Vuçiqit për protestat, i cili ka thënë se ai “nuk do të përmbushë asnjë kërkesë, edhe sikur të mblidhen pesë milionë vetë në rrugë”.
Protestuesit që përfshijnë figura publike, politikanë të opozitës, profesorë universitetesh e të tjerë, kërkojnë më shumë hapësirë në televizionin publik, pastaj zbulimin e urdhëruesve dhe kryesve të, siç thonë, sulmeve ndaj qytetarëve, gazetarëve, aktivistëve dhe politikanëve, si dhe publikimin e “planit për zgjidhjen e çështjes së Kosovës”.
Muajin e kaluar, Freedom House – organizatë ndërkombëtare për liritë dhe të drejtat e njeriut në botë – ka publikuar raportin vjetor, në të cilin e ka degraduar Serbinë nga kategoria e vendeve të lira në vend pjesërisht të lirë.
Protestuesit në Beograd që po kundërshtojnë siç thuhet, sundimin autokratik të presidentit, Aleksandër Vuçiç, hynë në ndërtesën e Radiotelevizionit shtetëror të Serbisë të shtunën mbrëma, raportimet e të cilit ata i cilësojnë thellësisht të njëanshme.
Policia u fut në ndërtesë dhe nxori prej andej grupet e protestuesve përfshirë edhe disa udhëheqës opozitarë. Disa nga drejtuesit e protestave thanë më herë se nuk do të largohen derisa nuk u jepet hapësirë në lajmet qendrore të së shtunës.
Ministri i Brendshëm serb Nebojsha Stefanoviç, paralajmëroi përndjekjen e atyre që hynë në ndërtesë, ndërsa ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandër Vulin, i tha televizionit pro qeveritar Pink se protestuesit janë ‘fashistë” dhe duhet të dënohen me ashpërsi.
Ky ishte incidenti më i rëndë pas disa muajsh protesta kundër presidentit serb, Protestuesit po kërkojnë dorëheqjen tij, zgjedhje dhe medie të lira dhe më shumë demokraci.
Kritikët e akuzojnë presidentin Vuçiç për vendosje të autokracisë nëpërmjet kontrollimit të rreptë të medies dhe nxitjes së gjuhës së urrejtjes ndaj kundërshtarëve. Ai i ka hedhur poshtë këto akuza.
Protestuesit kërkuan liri të medies si parakusht për zgjedhje të lira e të drejta.
Protestat me sloganin “Një nga pesë milionë”, filluan në nëntor të vitit të kaluar me moton “stop këmishëve të përgjakura”, kur ndodhi një sulm mbi Borislav Strefanoviçin, udhëheqës i partisë së vogël E Majta serbe.
Ai ishte sulmuar nga një grup burrash me maska të zeza më 23 nëntor në Krushevc, një qytet në jug të Serbisë dhe kishte pësuar plagë të lehta.
Në muajin dhjetor, presidenti serb tha se nuk do të përmbushë kërkesat e opozitës edhe nëse “dalin 5 milionë në rrugë”, por më pas ai tha se është i gatshëm të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme. Partitë opozitare thanë se do të bojkotonin zgjedhjet e tilla.
Ish nacionalisti i skajshëm, Aleksandër Vuçiç, thotë se synon të anëtarësoj Serbinë në Bashkimin Evropian.
*Mbështetur në raportimin e agjencisë së lajmeve Associated Press
Në takimin me ministrin e Punëve të Jashtme të Spanjës, Josep Borrell, dje në Beograd Ivica Daçiç është marrë me temën e Kosovës.
Daçiç ka komentuar edhe deklaratën e përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini, e cila tha se zgjidhja e çështjes së Kosovës patjetër duhet të miratohet edhe nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB), duke theksuar se KS-OKB duhet patjetër të verifikojë çfarëdo marrëveshje.
“Kjo nënkupton që për të ardhur deri te verifikimi, normalisht që para asaj anëtarët e Këshillit duhet të jenë të informuar. Kjo neve mund vetëm të na gëzojë, për shkak se Serbia i njofton të gjithë miqtë dhe aleatët për hapat e saj”, tha Daçiç.
Mirëpo, Daçiç ka thënë se për momentin fare nuk po negociohet dhe se dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës gjendet është në vendnumëro, gjë që sipas tij, tregon se “përfaqësuesit e Prishtinës praktikisht nuk dëshirojnë kompromis dhe të gjitha bisedimet që i kemi zhvilluar këto shtatë vite, i kemi zhvilluar për kot”.
“Fakti që ata kanë miratuar platformën, atë mund ta vendosin në muret e Kuvendit si një gazetë muri apo njoftim të brendshëm. Nuk e di nëse ata sigurt mendojnë se ne do të bisedojmë në lidhje me atë”, tha Daçiç.
Ai shtoi se Prishtina “ashtu mund të luajë me dikë tjetër, por jo me Serbinë”. “Serbia ka platformë, Kosova është autonomi në suaza të Serbisë dhe kjo platformë është miratuar që moti. Ata nuk dëshirojnë kompromis, ana dëshirojnë të marrin gjithçka, madje edhe më shumë”, tha Daçiç.
I pyetur rreth paralajmërimeve për intervenim të mundshëm të ushtrisë kosovare në veri të Kosovës, shefi i diplomacisë serbe tha se çdo intervenim ushtarak në veri të Kosovës i cili shkel marrëveshjen me NATO-n dhe KFOR-in të arritur në Bruksel, do të shkaktojë reagim të qartë të Serbisë. “Të gjithë e dinë mirë se nuk mund të luhen lojëra luftarake dhe të mendojnë se Serbia nuk do të reagojë”, tha Daçiç, duke bërë thirrje që të mos provokohet Serbia, por njëkohësisht theksoi se Serbia nuk do të provokojë dhe nuk do të jetë pjesë e problemeve.
Shefi i diplomacisë spanjolle, Borrell, gjatë qëndrimit në Beograd është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç ndërsa do të takojë edhe kryeministren Ana Brnabiç. aa
Ministri i Punëve të Jashtme të Spanjës, Josep Borrell, dje në Beograd ka deklaruar se vendi i tij vlerëson se vetëm përmes dialogut mund të arrihet në një zgjidhje të qëndrueshme kompromisi për çështjen e Kosovës, duke përsëritur se Spanja nuk e pranon Kosovën, raporton Anadolu Agency (AA).
“Sa i përket Kosovës, kemi përsëritur qëndrimin e Spanjës për mosnjohjen e Kosovës dhe njëkohësisht vlerësojmë se vetëm përmes dialogut mund të arrihet në një zgjidhje të qëndrueshme kompromisi”, tha Borrell në konferencën e përbashkët për media me ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç.
Ai ka thënë se Spanja beson në dialogun si zgjidhje, siç është vërtetuar me rastin e marrëveshjes mes Greqisë dhe Maqedonisë.
Duke komentuar krahasimin e çështjeve të Kosovës dhe Katalonjës, ministri spanjoll tha se këto dy situata nuk kanë asgjë të përbashkët me njëra-tjetrën.
“Ajo çfarë ndodhi në Kosovë nuk ka lidhje me Katalonjën. Krahasimet e këtilla nuk kanë fare rëndësi”, tha Borrell.
Ai shtoi se Spanja mbështet edhe perspektivën evropiane të Serbisë.
“Gjithsesi që mbështesim dëshirën e Serbisë për t’iu bashkangjitur familjes evropiane, për të vazhduar me procesin qasës. Reformat tregojnë se Serbia avancon në këtë sferë dhe Spanja e mbështet që të vazhdojë në këtë drejtim”, tha Borrell.
Kryediplomati spanjoll tha se vizita e tij në Beograd shërben që Spanja të përsërisë përkushtimin e saj për paqe në Ballkan.
Duke folur për bashkëpunimin mes Serbisë dhe Spanjës, shefi i diplomacisë spanjolle vlerësoi se nevojitet shkëmbim më i madh kulturor, ekonomik dhe arsimor mes dy vendeve.
I pyetur për Brexit-in, Borrell tha se Brexit veçse është dashur të vendoset njëherë e përgjithmonë, ndërsa tani Evropa mund vetëm të pret dhe të shohë se çfarë mund të bëjë Parlamenti britanik.
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Daçiç, raportet mes dy vendeve i vlerësoi si strategjike, të privilegjuara, miqësore dhe me tendencë të vazhdueshme për përmirësim.
“Dëshiroj që ta falënderoj Spanjën për mbështetjen e fuqishme për integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë dhe se është shumë e rëndësishme që Spanja si një vend i madh, vend anëtar në BE, nuk e ka pranuar aktin e njëanshëm të Prishtinës”, tha Daçiç.
Ai tha se Serbia kundërshton internacionalizimin e çështjes së Katalonjës.
“Nga ana tjetër, Serbia kundërshton procesin e internacionalizimit të çështjes së Katalonjës dhe nuk ka asnjë kontakt me separatistët katalonjas”, tha Daçiç.
Sipas vlerësimeve të tij, Serbia dhe Spanja kanë bashkëpunim shumë të mirë në organizatat ndërkombëtare dhe paralajmëroi se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
“Është shumë me rëndësi që raportet e mira politike të shoqërohen edhe me përmirësimin e raporteve ekonomike. Shkëmbimi tregtar është rreth gjysmë miliard euro, është më i lartë se sa ka qenë, por relativisht i ulët në raport me mundësitë”, tha Daçiç.
Ai ka përshëndetur vendimin për të vendosur linja të drejtpërdrejta të fluturimit Madrid-Beograd dhe Beograd-Barcelonë.
Prokuroria në Turqi ka hapur aktpadi kundër gjashtë pjesëtarëve të organizatës terroriste FETO të sjellë në Turqi nga Kosova vitin e kaluar përmes një operacioni të Agjencisë Kombëtare Turke të Inteligjencës (MIT) në bashkëpunim me inteligjencën e Kosovës, raporton Anadolu Agency (AA).
Aktakuza ndaj të dyshuarve Cihan Özkan, Kahraman Demirez, Hasan Hüseyin Günakan, Mustafa Erdem, Osman Karakaya dhe Yusuf Karabina është përgatitur nga Byroja e Terrorizmit dhe Krimeve të Organizuara e Prokurorisë Republikane të Stambollit.
Aktakuza është pranuar nga ana e Gjykatës se Krimeve të Rënda të Stambollit, ndërsa për të dyshuarit tashmë në paraburgim kërkohen dënime me burg nga 16 vite e gjashtë muaj deri në 28 vite e gjashtë muaj me akuzat “Drejtim i një organizate terroriste të armatosur” dhe “Spiunim ndërkombëtar”.
Kujtojmë se MIT në bashkëpunim aktiv me inteligjencën e Kosovës më 29 mars të vitit 2018 solli në Turqi gjashtë pjesëtarët e lartë të organizatës terroriste FETO.
Kryetari i Komisionit parlamentar për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, tha se deklarata e përfaqësueses së lartë të BE-së Federica Mogherini, para Këshillit të Sigurimit të OKB-së lidhur me marrëveshjen e mundshme përfundimtare Prishtinë-Beograd, fuqizon pozicionin e Serbisë në bisedime.
“Deklarata e Mogherinit se marrëveshjen përfundimtare Kosovë-Serbi duhet ta mbështesë Këshilli i Sigurimit i OKB-së fuqizon pozicionin e Serbisë pasi në këtë proces kyçen të paktën pesë vendeve. Këtë herë në lojë hyjnë Rusia dhe Kina dhe kjo e fuqizon pozicionin tonë”, tha Drecun për Radio Televizionin e Serbisë.
Sipas tij, një deklaratë e tillë, nënkupton se vazhdimi i bisedimeve ka kaluar nga niveli teknik në bisedime për statusin e Kosovës.
Megjithatë ai pret që zgjidhja eventuale të jetë ndryshe prej rezolutës 1244 të KS të OKB-së, por përsëriti se Serbia do të vazhdojë bisedimet vetëm pasi Prishtina të heqë tarifën ndaj mallrave serbe.
Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, tha të martën se një marrëveshje përfundimtare duhet të jetë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe do të duhet të mbështetet nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së”, duke shtuar se, për arritjen e këtij qëllimi, është e gatshme të intensifikojë bisedimet me anëtarët e Këshillit të Sigurimit.
Autoritetet në Prishtinë kanë deklaruar se rezultat i një marrëveshje të mundshme Kosovë-Serbi do të jetë njohja e ndërsjellë dhe anëtarësimi i Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se propozimi i tij për çështjen e Kosovës vjen në një kohë kur “situata në Kosovës është dhjetë herë më e vështirë” sesa në kohën e Dobrica Qosiqit (ish president i Jugosllavisë 1992-1993) dhe Zoran Gjingjiqit ( ish kryeministri serb i vrarë në vitin 2003).
Ai dhe se Qosiq dhe Gjingjiq kishin “shumë më tepër në duart e tyre” por se ata ishin të arsyeshëm dhe e kuptuan atë që po ndodhte duke “ofruar diçka” edhe pse në ato momente kanë pasur edhe zgjidhje më të mira.
“Në kohën e Qosiqit ne kishim kontrollin policor dhe ushtarak në Kosovë, në kohën e Gjingjiqit nuk e kemi pasur deklaratën e pavarësisë dhe as vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Nuk kemi pasur kufijtë në Jarinjë dhe Bërnjak” ka thënë Vuçiq për televizionin serb “Prva”.
Megjithatë, presidenti i Serbisë, tha se në thelb dialogu me përfaqësuesit e Prishtinës është “më larg se kurrë me parë”. Ai shfaqi frikën se as në një të ardhme të afërt nuk do të ketë vazhdim të dialogut.
Bashkimi Evropian si ndërmjetësues i dialogut, por edhe Shtetet e Bashkuara janë duke i bërë presion Prishtinës dhe Beogradit që të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht obliguese ndërmjet dy vendeve.
Brukseli dhe Uashingtoni kanë thënë se iu mbetet palëve në dialog të vendosin modalitetet e marrëveshjes.
Mirëpo, dialogu në Bruksel është ndërprerë për shkak të Beogradi nuk dëshiron vazhdimin e tij përderisa autoritetet në Prishtinë nuk e heqin tarifën prej 100 përqind për mallrat serbe, të vendosur në nëntor të vitit të kaluar.
Por kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj po e kundërshton heqjen e saj derisa Serbia ta njohë pavarsinë e Kosovës.
Tash e sa muaj Beogradi dhe Prishtina po akuzojnë njëra tjetrën se po kushtëzojnë vazhdimin e dialogut.
SHBA-ja dhe BE-ja po i bëjnë thirrje Qeverisë së Kosovës që së paku të pezullojë tarifën për një periudhë 120 ditor në mënyrë që t’i hapet rruga vazhdimit të dialogut.
Partneri i koalicionit qeverisës në Kosovë, Partia Demokratike e Kosovës po e përkrahë këtë ide mirëpo kundërshtuesi më i madh i saj mbetet kryeministri ,Ramush Haradinaj, që vjen nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë serbe, Millan Mojsilloviq, tha se situata në Kosovë është “shumë komplekse”, porse Serbia, tash për tash, “nuk po e shqyrton mundësinë e reagimit ushtarak”.
Në një intervistë për Radio-Televizionin e Serbisë, Mojsilloviq tha se situata në Kosovë është “plot me tensione dhe lëvizje të njëanshme”.
“Gjendja e sigurisë është e qëndrueshme, por, në bazë të të gjithë parametrave, është shumë e paparashikueshme”, tha Mojsilloviq, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.
Ai shtoi se ushtria serbe është në kontakt të vazhdueshëm me njësitë e KFOR-it – misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë.
Mojsilloviq tha se ushtria serbe po e monitoron situatën në terren dhe e përjashtoi, siç tha, përdorimin e forcës ushtarake.
“Jeni dëshmitarë se si presidenti dhe Qeveria e Serbisë janë të përkushtuar për një gjendje paqësore dhe zgjidhje të situatës në Kosovë. Opsioni i reagimit ushtarak është përjashtuar, nuk është duke u konsideruar tash për tash”, tha Mojsilloviq.
Kosova e ka shpallur pavarësinë e saj në vitin 2008 dhe, në dhjetor të vitit të kaluar, ka marrë vendim për transformimin e forcës së saj të sigurisë në ushtri.
Perëndimi dyshon se Rusia apo palë të tjera rivale të tij, po ndikojnë në Ballkan me njerëzit e tyre. Por qasjet ndryshe nuk mungojnë. Kreu i presidencës boshnjake Milorad Dodik ka deklaruar se ndikimi malinj në Ballkan ka ardhur përgjithësisht nga qasjet antiserbe, artikuluar kryesisht nga britanikët.
“Shumë nga gjërat e këqija që kanë ndodhur këtu në shekujt e fundit kanë qenë të lidhura me influencën malinje antiserbe, kryesisht nga britanikët, që përpien vazhdimisht të ulin ndikimin e serbëve si populli më i madh në Ballkan. Të gjitha këto akuza kundër Moskës janë në funksion të hyrjes së së Serbisë dhe Republikës Srpska në NATO” tha Dodik .
Sipas tij, britanikët kanë miratuar një fond prej 6 milion paund për të luftuar ndikimin malinj të rusisë dhe amerikanët po ashtu kanë dhënë disa fonde.
“Në Sarajevë, Podgoricë dhe Tiranë ka qendra të shërbimeve sekrete të Perëndimit. Ata kanë një listë me 300 emra nga Serbia dhe RS që sipas tyre përhapin ndikimin malinj rus dhe këta janë në shënjestër”, tha Dodik.
Disa mijëra njerëz kanë rrethuar ndërtesën e TV shtetëror të Serbisë gjatë protestave anti-qeveritare duke kërkuar më shumë liri të medias në vendin ballkanik, raporton AP.
Turma u përplas të shtunën jashtë ndërtesës së TV në Beogradin qendror për të shprehur pakënaqësinë e tyre me atë që ata thonë është raportimi i njëanshëm i stacionit.
Demonstratat në Serbi kanë zgjatur tre muaj, duke nxitur më shumë demokraci në vendin ballkanik që është nën kontrollin e udhëheqësit populist, presidenti Aleksandar Vuçiç.
Protestat filluan dhjetorin e kaluar pasi sulmuesit rrahën një politikan opozitar. Kundërshtarët kanë akuzuar qeverinë e Vuçiçit për nxitjen e gjuhës së urrejtjes dhe ndarjeve, ndërkohë që frenon liritë demokratike.
Vuçiç ka mohuar akuzat duke thënë se ai është një ish nacionalist ekstrem i cili tani thotë se dëshiron ta çojë Serbinë në Bashkimin Evropian.
Në Patrikanën e Beogradit ka filluar takimi i presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, kryeministres Ana Brnabiq e ministrit të Punëve të Jashtme Ivica Daçiqin me kreun e Kishës Ortodokse të Serbisë patriarkun Irinej dhe me anëtarët e Sinodit të KOS-it.
Takimi po mbahet pasi Kosova ka miratuar Platformën për Dialog me Serbinë, përcjell B92.
Vuçiq një ditë pas miratimit të Platformës kishte thënë se Serbia nuk pranon ultimatume nga Kosova.
Presidenti serb tha gjithashtu se dialogu me Prishtinën mund të vazhdojë, por në bazë të një platforme më të zgjuar.
“Nga bisedimet kurrë nuk kemi ikur, por të na shantazhoni e të na bëni budallenj – këtë film nuk keni për ta parë”, ka thënë Vuçiqi.
Lideri i radikalëve serbë Vojisllav Sheshel ka reaguar pas miratimit të Platformës së Kosovës për dialog me Serbinë.
Ai ka kërkuar që lidhur me këtë hap të Prishtinës të njoftohen urgjentisht Rusia dhe Kina si dhe të kërkohet që ushtria e këtyre dy vendeve të vendoset në Kosovë në të gjitha mjediset ku ka serbë.
“Ajo që ka bërë Kuvendi i kaçakëve në Prishtinë tregon se prapa të gjithë hapave të separatistëve shqiptarë qëndrojnë fuqitë e Perëndimit, para së gjithash Amerika, madje edhe prapa vendimit për vënien e taksës ndaj mallrave të Serbisë e të Bosnje Hercegovinës. Kanë bërë lojën dhe kanë deklaruar se e kërkojnë heqjen e taksës. Nuk është aspak e rastësishme që zyrtarë amerikanë kanë ndryshuar retorikën dhe më nuk thonë të hiqet taksa, por të suspendohet ajo. Edhe një gjë tjetër kemi vërejtur nga deklarata e zyrtarëve amerikanë. Se ata presin që procesin negociues të përfundojë me njohjen reciproke Serbi – Kosovë”, ka thënë Shesheli, transmetojnë medie serbe.
Sheshel ka thënë se amerikanët e trajtojnë Serbinë sikur të mos jetë shtet i njohur ndërkombëtarisht, sikur të mos jetë anëtar i OKB-së.
Një nga njerëzit më të besueshëm të Presidentit rus, Vladimir Putin, të cilin kreu i Kremlinit e dërgoi në Beograd, që nën hije të kontrollojë situatën e sigurisë për shkak të ‘kërcënimeve serioze’ nga Prishtina, është me origjinë nga Serbia, shkruan portali serb Kurir.
Statusin e agjentit special të Putinit e fitoi pas trajnimeve më brutale, të cilat i kalojnë vetëm katër për qind e kandidatëve, që janë zgjedhur më parë nga radhët e rekrutëve më të mirë rus të inteligjencës ushtarake dhe kundër-inteligjencës.
Anëtari i Gardës Kombëtare, e njohur si “Luanët e Putinit”, ka autorizimin që me operativët e tij të kundërshtojnë veprimin e Amerikës, shërbimet britanike dhe gjermane (CIA, MI6 dhe BND) kundër interesave të Serbisë dhe popullit serb, shkruat tutje portali serb.
“ ‘Luani’ që Putini e ka dërguar nëSerbi është i rekrutuar nga shërbimi ushtarak të inteligjencës (GRU) dhe Shërbimit të Sigurimit Federal (FSB) dhe pastaj kaloi trajnimin rigoroz fizik dhe teste të durimit mendore e fizike dhe gatishmërinë në tri qendra ruse të trajnimeve. Superagjenti rus ka në mes 30 dhe 45 vjet.
Mark Nikoviç, një anëtar i Shoqatës Botërore të shefave të policisë, thotë se “Luanët e Putinit” janë agjentët më të mirë-trajnuar dhe ‘makth për CIA-n’.
“Ata kanë trashëguar infrastrukturën e ish-KGB-së dhe kanë qendra të inteligjencës në çdo pjesë të botës. Me raportet e dërguara i rekomandojnë udhëheqjes së shtetit për të vepruar ushtarakisht, ekonomikisht, politikisht dhe diplomatikisht.
Njeriu i Putinit është dërguar, me ekipin e agjentëve të tij të inteligjencës nën komandën e tij, për të ofruar të gjitha llojet e ndihmës Patriarkut Irinej, presidenti Vuçiq, Daçiq /Zeri/
Shkëmbinjtë e lartë në rajonin grek të Thesalisë, shtëpia e manastireve ortodokse, të ndërtuara në majat e shkëmbinjve natyror të quajtur Meteora ose “Shkëmbinjtë që rrinë pezull”, shkruan Anadolu Agency (AA).
Në manastire, detyra fetare është kryer tashmë 1.000 vjet. Disa nga manastiret, që janë mbi 20, ndërsa vetëm gjashtë janë të arritshme, gjenden në lartësi deri në 550 metra.
Ato janë të vendosura në shpatet lindore të malit Pind në Greqinë qendrore. Manastiret në vitin 1988 u përfshinë në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.
UNESCO e vendosi në Listën e Trashëgimisë Botërore në 1988. Qyteti i manastireve, siç njihet në popull, u popullarizua në vitet e 60-ta. Derisa më herët deri në manastire përdoreshin shkallë dhe litarë, sot një numër i madh turistësh përdorin shkallët që janë gdhendur në shkëmbinj ose ura.
Persona të maskuar kanë sulmuar rajonin e policisë të Akropolit, në qendër të kryeqytetit grek, Athinë.
Policia greke deklaroi se personat, që u përkasin grupeve anarkiste, hodhën kokteile molotov dhe gurë kundër rajonit të policisë, duke shkaktuar panik mes banorëve të zonës.
Sulmi ka ndodhur rreth 23:30 të së shtunës, në rajonin e policisë së Akropolit, duke shkaktuar dëme materiale.
Sipas policisë, sulmi zgjati disa minuta dhe autorët u larguan me shpejtësi, duke u shpërndarë në rrugicat e zonës.
Nga flakët u dëmtua një automjet i policisë, por për fat nuk pati të plagosur. Policia ka ndaluar disa persona si të dyshuar, por asnjë prej nuk pranoi të ketë lidhje me sulmin e ndodhur në rajonin e policisë.
Prishtina, duke akuzuar nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radojçiç për përfshirje në vrasjen e kreut të Iniciativës Qytetare, Oliver Ivanoviç, ka patur për qëllim të dobësojë mbrojtjen e veriut të Kosovës dhe të pres momentin e përshtatshëm për të sulmuar serbët, deklaroi sot presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Beogradi prej kohësh e ka ditur se Radojçiç nuk ka kurrfarë lidhje me vrasjen e Ivanoviçit”, ka thënë Vuçiç për Radio Televizionin e Sebisë.
Ai theksoi se Radojçiç ishte 500 kilometra nga Mitrovica kur u vra Ivanoviç.
Vuçiç vlerëson se pikërisht presidenti i Kosovës Hashim Thaçi me deklaratën e tij në Tiranë se ai e ka dëbuar Radojçiçin nga Kosova, konfirmoi se rasti kundër tij ishte i montuar.
“Ata deshën të dëbojnë Radojçiçin për të dobësuar mbrojtjen serbe nga veriu i Kosovës, e dinin se Radojçiç është një nga figurat kyçe, deshën ta dëbojnë dhe të presin momentin e volitshëm për të sulmuar serbët në veri”, tha Vuçiç duke shtuar nuk ka fletëarrest të kuq kundër Radojçiçit.
Kujtojmë se Oliver Ivanoviç u vra më 16 janar të vitit të kaluar në Mitrovicë. Për përfshirje në vrasjen e tij, institucionet e Kosovës kanë ngritur 4 aktakuza, një prej të cilave është kundër Radojçiçit. Ky i fundit i iku arrestimit dhe më pas u mor në pyetje në Serbi, pas së cilës u tha se me sukses kishte kaluar poligrafin.