VOAL

VOAL

Kuvendi i Serbisë diskuton për Kosovën më 27 maj

Kuvendi i Serbisë

Kuvendi i Serbisë, më 27 maj, do të mbajë një seancë të posaçme për Kosovën, bëri të ditur kryetarja e këtij institucioni, Maja Gojkoviq.

Në një konferencë për media, Gojkoviq tha se në seancë do të ftohet presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili do të sjellë një raport për Kosovën dhe do të marrë pjesë në debat.

Ftesë do t’i dërgohet edhe kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq, dhe drejtorit të Zyrës për Kosovën në Serbi, Marko Gjuriq, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Gojkoviq tha se shpreson se në seancë do të marrin pjesë të gjithë deputetët.

Qysh në muajin shkurt, disa deputetë të opozitës në Serbi e bojkotojnë punën e Kuvendit, duke thënë se deputetët e pushtetit i shkelin procedurat dhe e pamundësojnë debatin demokratik.

Vuçiq, në një intervistë për Radio-Televizionin e Serbisë, tha se është i gatshëm që të flasë për çështjen e Kosovës përpara deputetëve. rel

TAKIMI i PLAVË-GUCISË

Më 1 gusht 2019, ora 10.00 deri 11.00, te Bar-Restorant “Krojet” në Vuthaj, do të organizohet “Takimi i Plavë-
Gucisë”, që po vjen pas “Takimit të Tiranës” dhe “Takimit të Gjakovës”.
Në këtë event do të ketë: Fjalë Rasti. Përshendetje. Ndarje e Mirënjohjeve… Këngë e recitime. Etj. Përurimi i librit poetik “Për Ty, Plavë-Guci” (ribotim), etj. Do të dërgohen dhuratë libra shqiptarë për bibliotekat komunare të Gucisë e të Plavës.
Në Komisionin Organizator do të jenë: dr. Naim Dedushaj– antar i Bordit Botues të Gazetës së Alpeve; Hále Gjonbalaj– pronare e Bar-Restorant “Krojet” në Vuthaj; Alex Selimaj–fotoreporter i Gazetës së Alpeve në Malin e Zi e Amerikë; Azgan Haklaj–president i Unionit Artistik të Kombit Shqiptar; Shaban Prelvukaj– në Martinaj e Belgjikë; Naser Vuçetaj–në Plavë e Zvicër; Ibër Hoti– në Hotin e Vendit në Plavë; Ramiz Lushaj– një nga drejtuesit e Gazetës së Alpeve “Tropoja”, në Tiranë.
Të ftuar nga treva shqiptare në Malin e Zi, nga shtetet shqiptare të Shqipërisë e Kosovës, nga Diaspora Shqiptare në Europë e Amerikë, etj.

Njoftim nga: Gazeta e Alpeve “Tropoja”

Irinej mbron Vuçiçin: Po lufton heroikisht për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili mori pjesë në seancën e Asamblesë së Shenjtë të Kishës Ortodokse Serbe me ftesë të Patriarkut Irinej, tha se pas bisedës me peshkopët lidhur me çështjen e Kosovën, atij i mbetet të vazhdojë luftën për të nxjerrë maksimumin nga çdo gjë që mund të fitojë për popullin serb, duke ruajtur paqen dhe stabilitetin, por pa pranuar të shantazhohet dhe dhënien e asaj që nuk kanë të drejtë ta japin.

Vuçiç ka thënë se gjatë takimit, i cili zgjati dy orë e gjysmë, ka shprehur shqetësim të madh për popullin serb në Kosovë dhe ka folur hapur dhe me sinqeritet për çdo gjë që e preokupon popullin e tij. “Më duket se jemi kuptuar mirë, se është e rëndësishme të kuptojmë dallimet tona, por të respektojmë njëri-tjetrin dhe të besojmë se po punojmë në interesin më të mirë të vendit tonë…”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Vuçiç tha se do të vazhdojë të punojë në interesin më të mirë të njerëzve në Kosovë dhe të shtetit. Patriarku Irinej tha e presidenti Vuçiç po lufton heroikisht për Serbinë, Kosovën dhe çdo gjë lidhet me emrin e Serbisë. Ai tha se ky nuk ishte vetëm qëndrimi i tij personal, por edhe i Asamblesë së Kishës Serbe.

Patriarku tha e gjatë takimit është konstatuar se situata rreth Kosovës është shumë e vështirë dhe se është e paqartë se si do të gjendet zgjidhje për çështjen e Kosovës. Në mbledhjen e Asamblesë së Shenjtë të Kishës Ortodokse Serbe mori pjesë edhe kryetari i Republikës Srpska, Milorad Dodik.

Agjensia Amerikane AP: Konflikt direkt me NATO-n nëse Serbia sulmon Kosovën!

“Shfaqja e forcës dhe aleancës me Rusinë për shkak të Kosovës”

Agjencia amerikane AP raportoi të premten se Serbia po mbante një paradë ushtarake që shënonte Ditën e Fitores kundër Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore.

AP shkruan se 4,000 forca të Ushtrisë serbe morën pjesë, së bashku me 300 automjete dhe 40 avionë, duke përfshirë dy helikopterë rusë të sulmeve me ekipet ruse, të cilat, sipas AP, tregojnë aleancën gjithnjë në rritje politike dhe ushtarake të Serbisë me Moskën.

Raporti më tej thekson se tensionet janë rritur në rajon, pasi “Serbia dhe Kosova” akuzojnë njëra-tjetrën për minimin e “përpjekjeve të pajtimit” pas luftës së viteve 1998-99 që përfundoi me “ndërhyrjen” e NATO-s.

Agjencia më tej kujton se Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Raporti vlerëson se çdo “ndërhyrje ushtarake e Serbisë në Kosovë” do të shkaktonte “konflikt të drejtpërdrejtë me paqeruajtësit e udhëhequr nga NATO të vendosur atje”.

Parada ushtarake e Serbisë në Nish, reagime nga SHBA dhe Kosova

Serbia të enjten ka mbajtur paradë ushtarake në Nish , me të cilën ka shënuar Ditën e Fitores ndaj Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore. Sipas Agjencisë amerikane e lajmeve, AP, se kjo bëhet fjalë për demonstrim të forcës në rrethana të acarimit të raporteve me Kosovën.

Lidhur me këtë, ka pasur reagime të ndryshme, nga ana e krerëve vendor dhe ndërkombëtarë. Kyle Scott, i cili është Ambasador amerikan në Beograd, përmes një postimi në Twitter, e ka cilësuar turp për Serbinë pasi gjenerali serb i dënuar për krime lufte, Vlladimir Llazareviç, në Ditën e Evropës në Nish e udhëhoqi paradën ushtarake.

​“Është turp që një kriminel lufte i dënuar, të marshojë para atyre të cilët po përpiqen t’i nderojnë aleatët të cilët kanë vdekur duke luftuar për drejtësi dhe paqe në Evropë. Dita e Evropës, Vlerat e Evropës”, ka shkruar Scott.

Edhe Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka reaguar pas mbajtjes së paradës ushtarake në Serbi. Pacolli ka thënë se Serbia duhet të sillet si një vend i civilizuar dhe të përqendrohet në bashkëpunimin rajonal dhe në evropianizimin e saj, transmeton Telegrafi.

Tutje ministri Pacolli ka theksuar se Serbia me parada ushtarake vetëm po i dërgon botës një mesazh që ata mbesin një kërcënim për stabilitetin rajonal dhe se mentaliteti i Milloshevçit është ende i gjallë në Beograd.

Ndërkaq, Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç është duke luajtur lojë të rrezikshme. Hoxhaj ka theksuar se Vuçiç ka mbledhur të dënuarit për krime lufte, në Nish afër kufirit me Kosovën duke mbajtur paratë me armë të Rusisë.

“Ai mblodhi të dënuarit për krime lufte në Nish, afër kufirit tonë, në paradën ushtarake me armë të Rusisë”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter. Hoxhaj konsideron se ky nuk është kërcënim vetëm për Kosovën për edhe për fqinjët.

E zëvendësministri i Mbrojtjes në Qeverinë e Kosovës, Burim Ramadani, ka thënë se turpi i paradës ushtarake e cili është mbajtur në Nish të Serbisë nuk mund të mbulohet assesi. Në reagimin e bërë në Facebook, Ramadani ka thënë se Serbia është e njëjta sikur në vitet e 90-ta. Dhe që kjo siç ka thënë ai, nuk është e ardhmja e rajonit Ballkanit, raportojnë mediat kosovare.

Duhet kujtuar se Llazareviç, cili ishte ish komandant i korpusit të Prishtinë dhe i Armatës së Tretë gjatë luftës në Kosovë, është dënuar nga Tribunali i Hagës për krime kundër njerëzimit në Kosovë me 14 vjet burg. Ai u lirua në dhjetor 2015 me kusht, pasi i kaloi më shumë se 10 vjet në burgun e Sheveningenit.

Ndryshe në paradën ushtarake të mbajtur në Serbi kanë marrë pjesë 4 000 trupa të armatosur, 300 automjete e 40 aeroplan, duke përfshirë dy helikopter luftarakë rus me një ekuipazh rus.

Deklarata bombë e Aleksandër Vuçiçit: Hashimi varet nga ne! Nuk na ka kërkuar kurrë që Serbia të njohë Kosovën bashkë me tri komunat!

VOAL – Radio serbe B92, duke përcjellë një lajm nga Tanjug sjell deklaratën bombë të Presidentit të Serbisë drejtuar Hashim Thaçit.

Aleksandër Vuçiç e nxjerr zbuluar Hashim Thaçin!

Presidenti i Serbisë ia tha këtë deklaratë  Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi gjatë takimit të përbashkët në samitin e Brdo-Brijunit të zhvilluar në Tiranë, Shqipëri. Voal.ch ju sjell thekse të kësaj deklarate.

Ja çfarë citon Tanjug t’i ketë thënë Vuçiç Hashim Thaçit:

“Ti Hashim varesh nga ne. Jam duke t’u lutur të flasësh, për të mos thënë atë që ti do apo atë që ti nuk do!”

Sipas të përditëshmes së Beogradit Blic, presidenti serb ka nënvizuar se “Vuçiç nuk ka folur kurrë për ndonjë model për Kosovën, por për arritjen e një marrëveshje”, duke komentuar kështu rreth tri komunave nga pjesa jugore e Serbisë qendrore, të quajtura Medvegjë, Preshevë dhe Bujanovc – (që sipas Thaçit – sqarim i voal.ch), do të aneksohen nga e ashtuquajtura Kosovë.”

“Mjaft e kam dëgjuar Hashimin se çfarë do dhe nuk do. Ti Hashim varesh nga ne. Gjërat nuk do të shkojnë në atë mënyrë. A do më lejoni mua t’ju them se çfarë nuk dua?”, citohet të ketë thënë Vuçiç.

Vuçiç përsëriti se ai nuk ka folur kurrë për zgjidhje por për arritjen e një marrëveshje: “Nëse ndodh shumë mirë, nëse jo, ne do ta vazhdojmë jetën.”

Vuçiç e këshilloi gjithashtu Hashim Thaçin të mos e përmendë Republika Sërbska (RS) – etnitetin serb në Bosnje-Hercegovinë.

“Unë e di, tha Vuçiç, se ti (Hashim – sqarim i voal.ch) e thua sepse Amerikanët nuk e duan RS. Unë të them ty se nuk do të lejoj një RS brenda Serbisë, dhe kjo është Kosova”, tha Vuçiç.

Vuçiç shtoi se ai ka përshkuar shumë zgjidhje të vështira dhe Prishtina të mos e harrojë këtë!

Vuçiç gjithashtu i përgënjshtroi njoftimet e Thaçit, se, sipas tij, “Hashim Thaçi i ka kërkuar Serbisë në të gjitha takimet që ata kanë patur që të njohë Kosovën së bashku me tri komunat e jugut të Serbisë.” “Më lejoni t’jua them tani, mos e çoni nëpër mend”, u tha Vuçiç gazetarëve.

Shpallen fajtorë 14 të akuzuarit për grusht shteti në Mal të Zi

Ali Salaj

Një gjykatë në Podgoricë, shpalli fajtorë dhe i dënoi më gjithsej 69 vjet e shtatë muaj heqje lirie, 14 persona të akuzuar për një përpjekje për grusht shteti në prag të zgjedhjeve parlamentare të tetorit të vitit 2016, në Mal të Zi.

Dy shtetas rusë, Eduard Shishmakov dhe Vladimir Popov, u dënuan në mungesë me 15, përkatësisht 12 vjet heqje lirie. Ish shefi i xhandarmërisë serbe, Bratislav Dikiç u dënua me tetë vjet, Predrag Bogiçeviç me 7 vjet, Nemanja Ristiç me 5 vjet heqje lirie, ndërsa dy udhëheqësit e opozitës Andrija Mandiç dhe Milan Knezheviç me nga 5 vjet heqje lirie.

Trupi gjykues i drejtuar nga Suzana Mugosha, dënoi Branka Miliçin me tre vjet heqje lirie, Dragan Maksiçin me një vit e 9 muaj, Milan Dushiç dhe Mihailo Çaxhenoviç u dënuan me nga një vit e 6 muaj dhe Kristina Hristiç u dënua me një vit heqje lirie me kusht.

Gjatë shpalljes së vendimit, kryetarja e trupit gjykues, Suzana Mugosha, tha se “qëllimi i të akuzuarve ishte rrëzimi i dhunshëm i pushtetit në Mal të Zi”.

Podgorica zyrtare ka akuzuar nacionalistët serbë dhe rusë për komplot për të pushtuar parlamentin gjatë zgjedhjeve të vitit 2016, për të vrarë kryeministrin e atëhershëm, Millo Gjukanoviç dhe për të vendosur një udhëheqje pro-ruse në Mal të Zi.

Dy rusët e dënuar në mungesë, sipas prokurorëve në Mal të Zi, janë oficerë të shërbimit ushtarak rus të zbulimit. Moska hedhur poshtë mundësinë që “mekanizmat shtetërorë rusë”, të kenë qenë të përfshirë në përpjekje për grusht shteti.

Mali i Zi, vendi i vogël në breg të Detit Adriatik, u pavarësua në vitin 2006 dhe 11 vjet më pas u bë anëtari i 29-të i NATO-s, duke nxitur zemërimin e Moskës e cila kundërshton përfshirjen e Ballkanit në aleancën ushtarake perëndimore.

Vuçiç – Anglezëve dhe gjermanëve iu them: Mund të më vrisni, por Kosovën nuk e njoh

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka përsëritur sërish tashmë qëndrimin e njohur prej kohësh se nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës.

 

Ai i eshte drejtuar faktorit ndërkombëtar duke thënë se nuk të mund ta detyrojnë ta bëjnë këtë gjë.

“Mund të më vrisni, por ajo nuk do të ndodhë. Ju them, anglezëve dhe gjermanëve se nuk do ta bëjë atë. Më goditni, por unë s’do ta bëj. Mund të jem president edhe për 15 vjet, por nuk e njoh Kosovën”, ka deklaruar Vuçiq, shkruan “Tanjug“.

Ai ka thënë se nuk ka mundur që të gjejë zgjidhjen për Kosovën, pasi siç është shprehur “secili u çmend”.

Kujtojmë se Kosova dhe Serbia nuk arritën asnjë marrëveshje në Samitin e Brukselit, ndërsa më 1 korrik do të mbahet takimi i radhës në Paris, ku protesi sërish do jetë presidenti francez Emanuel Macron dhe kancelarja gjermane Angela Merkel.

Nderkohe presidenti Hashim Thaçi ka deklaruar se shpreson që do arrihet një marrëveshje në Samitin e Parisit.

Tribunali po heton një telefonatë të Karaxhiqit në Mal të Zi

Tribunali i Kombeve të Bashkuara tha se po bën hetime se si ish-udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq, ka telefonuar në një ngjarje në Mal të Zi nga qelia e tij e burgut në Hagë.

Një zëdhënës i Tribunalit tha se thirrja e Karaxhiqit ishte e paautorizuar.

“Zyrtari komandues nuk i dha të burgosurit miratimin paraprak për të përdorur pajisjet e komunikimit. Ka arsye për të besuar se i burgosuri mund të ketë kryer vepër penale”, tha Olufemi Elias.

Incidenti ndodhi dy muaj pasi një panel i gjykatësve e rriti dënimin e Karaxhiqit për gjenocid dhe krime të tjera në vitet 1990 në burgim të përjetshëm.

Elias tha se komandanti i njësisë së burgut është urdhëruar t’i monitorojë thirrjet jo të privilegjuara telefonike të Karaxhiqit.

Ngjarja e 3 majit në të cilën ka telefonuar Karaxhiq, është organizuar nga Këshilli Kombëtar Serb dhe Qendra Informative dhe Kulturore e Serbisë në Podgoricë.

Presidenti i Këshillit Kombëtar Serb, Momçillo Vuksanoviq, i tha Radios Evropa e Lirë se nuk ka pasur asgjë të diskutueshme në thirrje.

“Ai donte t’i përshëndeste pjesëmarrësit e forumit dhe kjo u lejua. Nuk shoh asgjë të diskutueshme në këtë”, tha ai.

Zyrtarët e Tribunalit urdhëruan rritje të monitorimit të Mlladiqit prejse ai foli për një stacion televiziv serb në nëntor.

Stambolli sërish në zgjedhje, opozita turke thotë se kjo është “diktaturë e qartë”

Kolegji Zgjedhor i Turqisë ka urdhëruar që zgjedhjet lokale të përsëriten në Stamboll, pas një fitoreje të opozitës në muajin mars.

Partia për Drejtësi dhe Zhvillim e presidentit të Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan u ankua për rezultatin zgjedhor pasi pretendonte se gjatë zgjedhjeve kishte parregullsi dhe korrupsion.

Përfaqësuesi i Partisë së Erdoganit AK në bord, Rexhep Ozel, tha se vendimi u bazua në dokumente të panënshkruara të rezultateve nga zgjedhjet e 31 marsit dhe në faktin sedisa zyrtarë të qëndrave të votimit nuk kanë qenë nëpunës civilë.

Partia e presidentit Erdogan apeloi rezultatin zgjedhor pasi humbi kontrollin në qytetin më të madh të Turqisë, Stambollin për herë të parë pas 25 vjetësh.

Presidenti Erdogan e përshëndeti vendimin e Kolegjit Zgjedhor si “një hap të rëndësishëm për të forcuar demokracinë turke”.

“Ne e shohim këtë vendim si hapin më të mirë që do të forcojë vullnetin tonë për të zgjidhur problemet brenda kuadrit të demokracisë dhe ligjit”, tha Erdogan në një takim të deputetëve të partisë së tij në parlament.

Opozita kryesore në Turqi, Partia Republikane Popullore, e quajti vendimin për përsëritjen e zgjedhjeve një “diktaturë të qartë”.

Kati Piri, raportuesi i Parlamentit Evropian për Turqinë, tha se vendimi “i jep fund besueshmërisë së tranzicionit demokratik të pushtetit përmes zgjedhjeve”.

Agjencia Reuters raporton se pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor, u organizuan protesta në disa rrethe të Stambollit.

Kandidati i Partisë Republikane Popullore (CHP), Ekrem ImamogluI, cili nga autoritetet zyrtarisht u konfirmua si kryebashkiak i Stambollit muajin e kaluar, tha se vendimi i Kolegjit Zgjedhor ishte i ndikuar nga partia në pushtet.

“Ky vend është i mbushur me 82 milionë patriotë që do të luftojnë për demokracinë deri në momentin e fundit “, deklaroi Imamoglu.

“Ne kurrë nuk do të bëjmë kompromis mbi parimet tona”, i tha ai një turme njerëzish që ishin mbledhur pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor.

Votimi në qytetin më të madh të Turqisë do të mbahet më 23 qershor.

Zgjedhjet lokale në të gjithë Turqinë u zhvilluan më 31 mars dhe u konsideruan si një referendum mbi udhëheqjen e z. Erdogan në një situatë kur ekonomia turke është në renie.

Presidenti Erdogan, i cili ka dominuar politikën turke, prej kur ka ardhur në pushtet 16 vjet më parë dhe ka udhëhequr këtë shtet me masa secilën herë më të ashpra, ka bërë fushatë intensive për këto zgjedhje, të cilat i ka cilësuar si “çështje të mbijetesës” për Turqinë.

Përgatiti: Kestrin Kumnova

Në Serbi thonë se Vuçiq po përgatit terren për një marrëveshje të detyrueshme ligjore me Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq thuhet se po përgatitë një terren për një marrëveshje të detyrueshme ligjore me Kosovën. Ai ka thënë se Kosova në të ardhmen do të fitojë pavarësinë sipas tij, dhe sovranitetin në tërë territorin, por jo për shkak se ai do ta njohë Kosovën, por për shkak se nuk ka kaluar zgjidhja që ai ofron, pa specifikuar për çfarë zgjidhje bëhet fjalë.

Politikologu serb, Boban Stojanoviq tregon se pas shtatë vjetësh në pushtet, në kuadër të së cilës Vuçiq bisedoi për Kosovën, nuk mund të sheh se kush tjetër mund të jetë përgjegjës në qoftë se Kosova në të ardhmen e merr sovranitetin e fituar mbi gjithë territorin, në qoftë se ai nuk e bën.

Ai beson se deklarata e lartpërmendur e Vuçiqit mund të jetë një shpallje dhe përgatitje të një terreni për njohjen e pavarësisë së Kosovës, shkruan gazeta serbe “Danas”.

Stojanoviq shpjegon se kjo nuk do të thotë që presidenti serb do të nënshkruajë aktin, por kjo do të bëhet nga kryeministrja Ana Bërnabiq.

“Për shtatë vitet e fundit nuk e dimë se çfarë po bëhet në negociata dhe cili është pozicioni i Serbisë, dhe tani rezulton se qytetarët refuzuan diçka që nuk e dinin nëse ishte pozicioni ynë negociues. Më duket se Vuçiq tani po përpiqet të ‘lahet’ në një farë mënyre”, ka thënë ai.

“Në këtë moment çështja e ndarjes është lënë mënjanë, prandaj më duket se kjo është një përgatitje për marrëveshjen e detyrueshme ligjore, e cila po pritet për disa vjet”, thotë Stojanoviq.

Petar Miletiq, anëtar i Presidencës së Lëvizjes së Lirë të Qytetarëve (PSG), vlerëson se ka shumë paqartësi në deklaratën e përmendur të presidentit Vuçiq. Para së gjithash, ai pyet nga kush Kosova do të njihet dhe nëse do të dijë se Serbia do ta bëjë atë nën autoritetin e tij.

Kujtojmë se kreu i shtetit serb në TV Pink kishte thënë se “ajo që është ofruar nuk mund të kalojë për shkak të presionit të madhe të disa vendeve dhe shërbimeve të tyre të inteligjencës që janë nisur nga agjenci të ndryshme të nga vende të ndryshme”.

Serbët në Beograd protestojnë kundër bukëpjekësit me përkatësi etnike shqiptare

Mon Gjuraj, pronar i furrës së bukës “Roma”

Dhjetëra protestues u mblodhën të dielën të protestojnë kundër pronarit të furrës “Roma”, në qytetzën Borça të Serbisë, afër Beogradit, që është cak i ultra-nacionalistëve serbë.

Bukëpjekësi, Mon Gjuraj, është me përkatësi etnike shqiptare dhe protestuesit kanë bërë thirrje që ta bojkotojnë dhe të mos blejnë produktet në furrën e tij.

Me pankarta “Nëse nuk ka respekt, nuk ka as vend pune” dhe flamuj serbë, protestuesit kanë marshuar pranë furrës së bukës në Borça.

Më 27 prill, një grup i serbëve ishin mbledhur në furrën e bukës duke brohoritur sllogane për Kosovën. Sipas raportimit të mediave lokale, ata kishin vendosur një kokë të derrit në veturën e tij dhe kishin ndaluar blerësit të hyjnë apo të dalin nga objekti.

Ky kundërshtim vje  pas një fotografie të postuar më herët në Facebook, ku Gjuraj kishte bërë një shenjë kombëtare shqiptare me duar.

Organizatat joqeveritare dhe opozita në Beograd kishte dalur në përkrahje të bukëpjekësit.

 

Vuçiq: Shërbimet sekrete perëndimore e ndalën korrigjimin e kufijve, tash Kosova do të jetë sovrane në krejt territorin e saj

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka zgjedhur të dielën, disa dite pas Samitit të Berlinit për të dërguar një porosi. Ai këtë e ka bërë në stilin e tij.

Fillimisht ka lajmëruar se në Serbi do të shkojë një investitor perëndimor në fushen e “Hi -Tech” ku ka thënë se do të punojnë njerëzit më të shkolluar të Serbisë. Pastaj në intervistën për Televizionin Pink ka folur edhe për Kosovën duke thënë se ideja e tij për korrigjimin e kufijve është thyer nga shërbimet sekrete perëndimore. “Sot e kuptoj mirë se atë që e kam ofruar nuk ka mundur të kalojë për shkak të presioneve të fuqishme të disa vendeve, shërbimeve të tyre sekrete, të cilat i aktivizuan të gjitha agjenturat në vende të ndryshme, edhe ato politike edhe ato mediale që të punojnë a priori kundër një zgjidhje të tillë” ka thënë Vuçiq.

Pas dështimit të kësaj ideje, e cila gjeti përkrahje edhe në Kosovë nga Presidenti Hashim Thaçi, Vuçiq ka thënë se Kosova do ta fitojë sovranitetin e plotë.

” Cila ështe zgjidhja tash, përveç asaj që Kosova dhe Metohia, jo me dëshirën time ose qe unë e kam njohur, do ta fitojë pavarësinë dhe sovranitetin në tërë territorin” ka thënë Vuçiq. Si zakonisht ai ka vazhduar përplasjet me opozitën në Serbi duke i goditur ata për faktin që e kanë penguar të “nxjerrë diçka për popullin e saj”./Gazeta Express

Papa, thirrje për ngushtimin e hendekut mes të pasurve të të varfërve

Papa Françesku u bëri sot thirrje udhëheqësve evropianë të zgjidhin problemin e pabarazisë së thellë ekonomike dhe rënien e ritmeve të lindjeve që kanë krijuar një “perde akulli” siç u shpreh ai, mes vendeve më të pasura dhe atyre më të varfra të Evropës.

Ati i shenjtë tha se ky hendek po ushqen emigracionin. Papa i bëri komentet në Bullgari ku filloi sot një vizitë dy ditëshe.

“Bullgaria po ndeshet me pasojat e emigracionit të dekadave të fundit. Mbi 2 milionë shtetas të saj janë larguar në kërkim të një jete më të mirë dhe të më shumë mundësive. Bullgaria duhet të merret gjithashtu edhe me një fenomen që do ta quaja “dimri i ri” – problemin demografik që ka rënë si perde akulli mbi një pjesë të madhe të Evropës dhe reflekton rënien e besimit tek e ardhmja”.

Bullgaria, e cila u antarësua në Bashkimin Evropian në vitin 2007, është vendi më varfër i BE-së. Mbi dy milionë bullgarë janë larguar nga vendi që nga rënia e komunizmit.

Pas vizitës në Bullgari, Ati i shenjtë do të shkojë në Maqedoninë e Veriut, vendlindja e Nënë Terezës.

Papa Françesku arrin në Bullgari – pritje e ftohtë e Kishës Ortodokse

Papa Françesku dhe kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borissov

Papa Françesku ka arritur në Bullgari më 5 maj, për tu takuar me krerët e komunitetit të vogël katolik të vendit, si dhe të vizitojë një kamp të refugjatëve jashtë kryeqytetit, si pjesë e vizitës të cilën do ta vazhdojë edhe në Maqedoninë e Veriut.

Vizita e Papës do të monitorohet me kujdes për shenjat e mundshme të përmirësimit të marrëdhënieve në mes të Kishës Katolike dhe Ortodokse.

Papa Françesku ka bërë përpjekje për t’i dhënë fund tensioneve në mes të Kishës Ortodokse dhe Katolike. Por autoriteti më i lartë i Kishës Ortodokse të Bullgarisë ka refuzuar çdo mundësi të mbajtjes së lutjeve të përbashkëta me Papën.

“Ne duam të theksojmë se cdo formë e lutjeve të përbashkëta është e papranueshme për ne për shkak të ligjeve kishtare që nuk e lejojnë”, tha ai.

Kisha Ortodokse Bullgare muajin e kaluar, duke shpjeguar qëndrimin e saj, theksoi se ftesa për vizitën e Papa Françeskut ishte bërë nga autoritetet shtetërore, duke thënë se asaj i është dhënë vetëm roli dytësor në planifikim e vizitës.

Papa dhe Vatikani kanë shpresuar të mbajnë një lutje të përbashkët në qendër të Sofjës më 6 maj.

Kisha Katolike Ortodokse në Bullgari është e vetmja që nuk ka pranuar të marrë pjesë në tentimin për të rregulluar raportet me Kishen Katolike.

Bullgaria, një vend prej 7.1 milionë banorësh, është shtëpia e vetëm 58.000 katolikëve, ndërsa Maqedonia e Veriut, me një popullsi prej 2 milionë banorësh, ka vetëm 15.000 katolikë, më pak se disa famulli në Romë..

Vuçiçi: Pa evropianët nuk mund të zgjidhim asnjë problem

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se është e rëndësishme që Serbia të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian, por më e rëndësishme, sipas tij, është të sigurohet një e ardhme e sigurt.

“Këto nuk mund t’i arrijmë vetëm, andaj na duhen miqtë”, tha Vuçiq në një tekst autorial të botuar në gazetën serbe Kurir.

“Ka raste që nuk duhet humbur dhe sigurisht se Berlini ishte një prej tyre”, tha Vuçiq, duke aluduar në Samitin e Berlinit, i cili, më 29 prill, mblodhi udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor.

Samiti u organizua nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Në këtë takim u tha se Kosova dhe Serbia janë pajtuar për të çuar përpara përpjekjet për zbatimin e marrëveshjeve ekzistuese midis tyre dhe për një angazhim konstruktiv në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

Por Vuçiq tha se në Samitin e Berlinit ndarjet ballkanike ishin më të rëndësishme për disa politikanë sesa nevoja për të zgjidhur diçka me kompromis.

Vuçiq, në shkrimin e tij, foli edhe për takimet që ka pasur së voni në Pekin me përfaqësues të Kinës dhe Rusisë, por tha se pavarësisht fuqisë së tyre, fuqisë së Amerikës, “duhet kuptuar se pa gjermanët dhe francezët, pa italianët dhe evropianët e tjerë”, Serbia “nuk do të mund të zgjidhë asnjë problem në të ardhmen”.

Daçiç përplaset me zyrtarin e lartë të Bosnjës: Kutia e Pandorës është hapur

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daciç, ka reaguar për kreun e Këshillit të Ministrave të Bosnjës, Denis Zvizidiç, që nuk duhet të ketë korrigjim të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pasi një gjë e tillë sipas tij do të hapte kutinë e Pandorës.

“Ato janë qesharake. Kutia e Pandorës është hapur kur është njohur pavarësia e Kosovës, dhe askush nuk e pyet Bosnjën se si do të zgjidhim një çështje të tillë”, ka thënë Daçiç, shkruan Tanjug.

Kreu i diplomacisë serbe ka thënë se nuk iu intereson aspak se çfarë mendojnë në Bosnjë.

“Ne nuk ka intereson se çfarë ata mendojnë. Kush i pyet ata se si duhet të zgjidhet çështja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës?!” është shprehur Daçiç para gazetarëve.

Zvizidiç pas Samitit të Berlinit, ka thënë se Bosnja përkrah një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë e cila nuk rrezikon sigurinë dhe stabilitetin e rajonit dhe specifikisht Bosnjës, duke treguar hapur se nuk duhet të ketë rivendosje të kufijve në rajon në baza etnike.

Daçiq: Samiti i Berlinit ka sukses vetëm nëse Prishtina e heq taksën

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq deklaroi se nuk duhet të pritet që samiti i Berlinit të ketë karakter historik për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit.

Megjithatë, sipas tij, Samiti mund të jetë i mirë vetëm nëse Prishtina detyrohet të heqë tarifën ndaj mallrave serbe dhe të Bosnjës.

“Nëse nuk bëhet presion mbi Prishtinën, vështirë se mund të priten përparime spektakolare në lidhje me vazhdimin e dialogut. Duke pasur parasysh pjesëmarrësit e takimit, nuk besoj se do të ketë presion ndaj Prishtinës, mendoj se do të ketë shumë fjalë, por pak rezultate konkrete”, ka thënë Daçiq.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti francez, Emmanuel Macron do të jenë sot nikoqirë të liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Samitin që do të mbahet në Berlin.

Samiti është joformal dhe ka të bëjë me mbështetjen që Gjermania dhe Bashkimi Evropian u japin gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor [Kosovës, Shqipërisë, Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Bosnjë e Hercegovinës] në zhvillimin e projekteve të përbashkëta në rrugën e tyre drejt anëtarësimit në BE.

Dodik takoi Papa Françeskun në Vatikan

Vatikan, 26 prill 2019.

Anëtari serb i Presidencës trepalëshe të Bosnjës, Millorad Dodik, takoi Papa Françeskun të premten në Vatikan dhe tha se bashkëpunimi midis Bosnjës dhe Kishës Katolike duhet të vazhdojë.

“Biseduam për çështje të rëndësishme në Evropë dhe botë. Konstatuam se është shumë e rëndësishme ruajtja e stabilitetit dhe paqes”, tha Dodik, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Me Dodikun ishte edhe presidenja e Republikës Sërpska të Bosnjës, Zhelka Cvijanoviq.

Por, të enjten, nga kabineti i anëtarit mysliman të Presidencës së Bosnjës, Shefik Xhaferoviq, është thënë se vizita e Dodikut në Vatikan nuk realizohet në emër të Presidencës së Bosnjës.

Bosnja është e ndarë në dy entitete: Federata Myslimane-Kroate dhe Republika Sërpska.

Bosnja është ndarë kështu me Marrëveshjen e Dejtonit, e cila i ka dhënë fund luftës në këtë vend në vitet 1990.

Dodik, nacionalist serb, ka fituar ulëse në Presidencën trepalëshe në zgjedhjet e tetorit të kaluar.

Anëtari kroat i Presidencës është Zhelko Komshiq.

Selanik, zbulohet thesari i jashtëzakonshëm

Ndërtimi i një rrjeti rrugësh poshtë qytetit grek të Selanikut ka nxjerrë zbuluar një thesar të jashtëzakonshëm me artifakte antike, nga ari te unazat e perëndeshës Afërditë. Përparimi i sistemit të metrosë është vonuar për shkak të numrit të  objekteve që janë gjetur nën rrugët e qytetit të dytë të Greqisë.

Vazo

Arkeologët kanë nxjerrë më shumë se 300 mijë artifakte, nga monedhat te bizhuteritë te statujat e mrekullueshme, amfora, llampat e vajit, vazot e parfumeve.

Archeologic

Gjatë ndërtimit të rrjetit të metrosë, arkeologët gjetën një rrugë të shtruar me gurë, Decumanus Maximus, që do të kalonte në zemër të Selanikut në shekullin e gjashtë pas Krishtit, si dhe mbetjet e vilave, dyqaneve, punëtorive dhe një kishe të hershme. Më shumë se 5 mijë varre u zbuluan të cilat mbanin edhe ar. Gërmimet janë projekti  më i madh arkeologjik i viteve të fundit në Greqi”-tha Yannis Mypoulos, kryetari i Attiko Metro, kompania që ndërtoi rrjetin.

Bërnabiq: Përcaktimi i kufirit me Kosovën nuk ka qenë agjendë por një alternativë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq tha se përcaktimi i kufirit me Kosovën nuk ka qenë asnjëherë në agjendë mirëpo ka ekzistuar si njëra ndër alternativat e mundshme.

“Ai propozim nuk ka qenë asnjëherë në tryezë. A pres që të arrihet marrëveshje deri në tetor? Nuk e pres këtë. Nuk ka arsye të besoj sepse jemi shumë larg dialogut dhe një zgjidhjeje të mundshme”, tha Bërnabiq në kuadër të një forumi ekonomik që po mbahet në Serbi.

Çështja e ndryshimit të kufijve është përmendur disa herë nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, si një mundësi të cilët palët do ta përfshinin në marrëveshjen përfundimtare gjithëpërfshirëse mes dy vendeve.

Arritjen e një marrëveshje paqeje po e kërkojnë me ngulm Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Rusia ka thënë se do të mbështes një marrëveshje e cila i përshtatet Serbisë dhe është në pajtim me rezolutën 1244.

Por, sa i përket vazhdimit të dialogut Prishtinë-Beograd, kryeministrja Bërnabiq tha se Prishtina tash e gjashtë vite nuk i respekton marrëveshjet e Brukselit dhe nuk e ka formuar Asosacionit e Komunave Serbe.

Dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit është ndërprerë që nga nëntori i vitit të kaluar, kur autoritetet në Prishtinë vendosën tarifën ndaj mallrave serbe.

Kryeministrja Bërnabiq tha se vija e kuqe për Beogradin është pikërisht kjo tarifë.

“Unë e kam thënë dhe sa i përket kësaj edhe presidenti Vuçiq ka qenë i qartë, vija jonë e kuqe është tarifa e Prishtinës e cila duhet të hiqet. Nuk i durojmë presionet. Të gjithë partnerët tanë e kuptojnë se ndaj Serbisë nuk mundet më të bëhet presion”, ka thënë Bërnabiq.

Vuçiçi si dikur Millosheviçi – ja çfarë iu tha mbrëmë turmës së serbëve të mbledhur në Beograd për Kosovën

Sikur Sllobodan Millosheviq dikur, Aleksandar Vuçiq të premten grumbulloi rreth 100 mijë serbë për t’u dukur lider i fuqishëm përballë opozitës, e cila po ia prishë rahatinë -qeverisjen autokratike me vendin e tij. Në tubimin “E ardhmja e Serbisë”, që u mbajt në prag të Samitit të Berlinit, Vuçiq foli edhe për taksën e dialogun. Për ta ilustruar humbjen e Kosovës ai serbëve u përmendi vende që dikur ishin toka gjermane, por që tani janë toka të shteteve tjera.

Aleksandar Vuçiq është një politikan tashmë i rryer për të udhëhequr me Serbinë. Për rreth 6 vjet ai praktikisht e sundon shtetin e tij duke kontrolluar gjithçka që lidhet me aparatin shtetëror si dhe mediat.

Këtë ai e bën duke e shfrytëzuar përvojën e viteve 90’të të diktatorit serb Sllobodan Millosheviq e kombinuar me modelin e qeverisjes që tani aplikohet në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor që pak a shumë përkufizohen si regjime autokratike. Dikush mbase ironikisht mund të konstatojë se në Serbinë e Millosheviqit madje mund të ketë pasur më shumë demokraci për serbët se sa tani, pasi atje gjatë viteve 90’të opozita sado që shtypej me forcë, i organizonte rezistencë më të madhe regjimit. Ata që e mbajnë Serbinë e viteve 90’të, do të mund të vijnë te konstatimi se Vuçiq është një kopje e vërtetë e Sllobodan Millosheviqit, nëse i kanë ndjekur zhvillimet e mbrëmshme në kryeqytetin serb. Sikur Partia Socialiste në krye me diktatorin Millosheviq mbrëmë Vuçiq ka mbajtur një ‘kontramiting’ si përgjigje ndaj protestave të opozitës të cilat po mundohen t’ia prishin rahatinë në pushtet.

Edhe skenari për këtë tubim ishte i ngjashëm me atë Millosheviqit. Vuçiq kishte sjellë serbë nga të gjitha anët para ndërtesës së Kuvendit – Serbisa, Republika Srpska, Maqedonisë, Malit të Zi e Kosovës. Aty kishte folur partneri i Vuçiq në qeverisje Ivica Daçiq që njihet si Slloba i Vogël, Kryeministrja marionetë Ana Bërnabiq, Milorad Dodik. Për të argëtuar turmën ishte kujdesur një këngëtar të pop skenës serbe, Oliver Mandiç, mik i Arkanit që gjatë viteve 90’të kishte veshur uniformën e vullnetarëve serbë.

Në mitingjet e Millosheviq megjithatë kishte nje dallim. Ai zotohej para serbëve se Kosovën do ta ruaj me çdo çmim përfshirë edhe luftën. Vuçiq sado që mund të ketë disponim për këtë, në vitin 2019, kur Serbia nuk ka me aftësi të bëjë luftëra jep mesazhe tjera. Disa ditë para Samitit të Berlinit ai jep mesazhe mikse para turmes serbe- që do ta mbrojë Kosovën por edhe që do ta ‘dorëzojë atë’.

Ai përmend taksën që sipas tij është akt anticivilizues duke u zotuar serbëve se nuk do të nisë bisedime me Kosovën pa u hequr taksa e cila sipas tij ka për qëllim shkatërrimin e serbëve të Kosovës. Vuçiq prapa shpinës së tij në binën ku fliste kishte prapa disa serbë nga Veriu i Kosoves të cilët sipas tij kanë shkuar këmbë në Serbi për ta mbështetur atë. Por, sado që me fjalë të forta Vuçiq në asnjë moment nuk tha që Kosova është zemra e Serbise, Jerusalemi serb apo edhe pjese e Serbisë. Ai foli për Kosovën si nje territor që Serbia po e humb.

“Një nga brengat tona është Kosova dhe Metohia. Ne duhet të mesojmë nga ata që në kohërat më të vështira të kombit të tyre kanë pasur sukses ta mbrojnë vetën dhe që sot udhëheqin botën dhe Europën. Para vitit 1702 gjermanët themeluan Perandorinë e tyre Prusisë Lindore, Fridrihu i Dytë. Sot kjo i takon një shteti tjetër, emri i Koningsbergut është Kaliningrad. Në Pragë deri më 1919 edhe Kafka i madh shkruante gjermanisht, flitej gjermanisht atje.

Në Strasbourg është folur gjermanisht gjithmonë, vetem ka ndryshuar fakti se ai ka takuar Gjermanisë apo Francës. Por gjermanët kane ditur që duke ruajtur, duke mësuar duke u kujdesur per Goethen, Schilerin, vëllezërit Grim, duke e ruajtur alfabetin e tyre, kulturën e tyre ia dolën të jenë komb i unifikuar dhe të bëhen përsëri të fuqishëm, ndër më të fuqishmit në botë…”

Daçiq: Nuk e pranojmë sovranitetin e dyfishtë në Veri, sepse duhet ta njohim Kosovën

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, thotë se ideja e shumëpërfolur për sovranitet të dyfishtë të veriut të Kosovës, është një gjë e papranueshme për Serbinë, pasi sipas tij për një gjë të tillë mund të mbahet një referendum pas një periudhe 10 vjeçare, dhe Serbisë do t’i duhet ta njoh pavarësinë e Kosovës,

Megjithatë ai thotë se deri tani nuk është bërë asnjë propozim zyrtar lidhur me një ide të tillë.

Këto deklarata shefi i diplomacisë serbe i ka bërë gjatë një interviste në RTS, teksa ka folur për takimin e 29 prillit në kryeqytetin gjerman, e ku do të diskutohet në mënyrë të veçantë për marrëdhëniet Kosovë-Serbi.

Daçiq thotë se ftesa e Francës dhe Gjermanisë për një takim të tillë ka habitur edhe Brukselin, dhe shton se disa vende janë të pakënaqura që nuk janë ftuar

“Ky takim është thirrur dhe ka habitur edhe Brukselit pasi që nuk është pjesë e aktiviteteve, por ka edhe shtete të cilat janë të pakënaqura që nuk janë ftuar edhe pse janë pjesë e procesit të Berlinit, si p.sh Austria dhe Italia”, ka thënë Dacic duke treguar se edhe SHBA-të nuk do të jenë pjesë e këtij takimi, trasnmeton Gazeta Express.

Ai thotë se në Berlin nuk pritet të ketë ndonjë propozim për zgjidhje, por vetëm do të jetë një presion i mëtejshëm mbi Beogradin dhe Prishtinën për të vazhduar bisedimet në Bruksel.

“Për të vazhduar dialogun është e nevojshme të hiqet taksa. Kjo është kërkesa jonë. Ndoshta do të ketë presion për të vazhduar, që të kthehemi në dialog”, ka thënë ndër të tjera ai.

Sa i përket presionit ndaj Serbisë për të ndalë lobimin kundër shtetësisë së Republikës së Kosovës, Daçiq ka thënë se një gjë e tillë është e pamundur. /GazetaExpress/

Greqia i kërkon Gjermanisë 300 miliardë euro dëmshpërblim lufte

Athinë

Parlamenti i Greqisë mbrëmë miratoi rekomandimin e qeverisë sipas të cilit kërkon nga Gjermania pagesën e dëmshpërblimeve të luftës për periudhën e pushtimit nazist gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ky është një rekomandim që kërkon nga qeveria greke të paraqesë kërkesë zyrtare për pagesën e dëmeve të luftës, viktimat njerëzore dhe shkatërrimin e pronës gjatë pushtimit nazist.

Partia radikale e krahut të djathtë, Agimi i Artë, votoi kundër rekomandimeve.

Deputetëve para votimit iu drejtua kryeministri grek Alexis Tsipras, i cili tha se Greqia ka të drejtë për pagesën e dëmeve të luftës nga Gjermania dhe njoftoi se nga Berlini zyrtar këtë do t’ia kërkojë edhe në formë të shkruar.

“Kërkesën për pagesën e dëmeve të luftës nuk e konsiderojmë si një lloj pandemie të kredive që aleatët evropianë na dhanë gjatë krizës ekonomike. Ky është detyrimi ynë historik dhe moral”, tha Tsipras.

Parlamenti grek hartoi një raport të dëmtimit gjatë pushtimit nazist të Luftës së Dytë Botërore tre vjet më parë. Greqia do të kërkojë rreth 300 miliardë euro për të paguar dëmet ndaj familjeve të viktimave dhe dëmeve materiale. Në të njëjtën kohë, Greqia do të kërkojë gjithashtu kthimin e veprave të artit që u vodhën nga vendi gjatë luftës.

Pala gjermane hedh poshtë kërkesën për kompensim për dëmet e luftës që përfundoi më shumë se shtatë dekada më parë. Berlini thotë se në vitin 1960, Gjermania pagoi 115 milionë marka gjermane (DM) dëme lufte dhe se kjo temë nga këndvështrimi ligjor është mbyllur.

Imamoglu shpallet kryebashkiak i Stambollit

Rezultati përfundimtar i zgjedhjeve vendore të 31 marsit flet për një fitore të ngushtë për opozitën laike Partinë Republikane Popullore (CHP), duke i dhënë fund 25 viteve kontroll nga Partia AK (AKP) dhe paraardhësit e saj islamikë.

Humbja është veçanërisht e vështirë për zotin Erdogan, i cili e nisi karrierën politike në Stamboll si kryebashkiak në vitet 1990 dhe triumfoi në më shumë se 10 cikle zgjedhore që kur AKP erdhi në pushtet në vitin 2002.

Lira turke, e cila kishte pësuar rënie nga zgjedhjet, u stabilizua të mërkurën.

Duke marrë zyrtarisht detyrën pas një fushate me retorikë të ashpër dhe më shumë se dy javë sfidash ligjore, Ekrem Imamoglu premtoi se do të punojë për të gjithë banorët e qytetit, që numërohen 16 milionë.

Sfidat e përsëritura nga AKP krijuan nervozizëm midis mbështetësve të opozitës që u derdhën në fushat e stadiumeve në fundjavë, ndërsa kërkonin që mandati i kreut të bashkisë t’i jepej kandidatit të tyre.

Lavrov: Për Kosovën do ta pranojmë çdo zgjidhje që i përshtatet Serbisë

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, përsëriti se Moska këmbëngulë në zbatimin e rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që përfshinë edhe dialogun e drejtëpërdrejtë ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit si dhe respektimin e integritetin territorial të Serbisë.

“Në këtë kontekst ne do të kontribojmë në çdo mënyrë të mundshme në gjetjen e zgjidhjes. Por çfarë zgjidhje konkrete mund të mbështesë Rusia? Ne kemi theksuar vazhdimisht se do të pranojmë çdo zgjidhje që i përshtatet Serbisë, pikë”, ka thënë Lavrov pas takimit që pati në Moskë me ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq.

Nga ana e tij, ministri serb Daçiq tha se u bisedua edhe për takimin mes presidentin rus, Vladimir Putin dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vuçiq që do të zhvillohet në kuadër të forumit “Brezi dhe Rruga”, i cili mbahet më 25 deri më 27 prill në Kinë.

“Serbia nuk është në gjendje të mbrojë interesat e vendit pa ndihmën e Rusisë”, deklaroi Daçiq.

Ai theksoi se Serbia nuk do të ndërmarrë asnjë veprim për zgjidhjen e çështjes së Kosovës pa konsultime me Rusinë.

Rusia është një aleate e Serbisë në raport me çështjen e Kosovës. Kur në muajin janar vizitoi Serbinë, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin tha se Moska mbështet çdo zgjidhje mes Prishtinës dhe Beogradit që është në pajtim me rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit.

Takimi i dytë për këtë vit ndërmjet presidentit rus Putin dhe atij serb Vuçiq që do të zhvillohet në Kinë, pritet të ketë në fokus edhe çështjen e Kosovës.

Këtë e konfirmoi të martën, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Takimi Vuçiq-Putin mbahet dy ditë para se në Berlin të takohen udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë në kuadër të një iniciative të dy vendeve evropiane, Gjermanisë dhe Francës për të gjetur një zgjidhje e cila do të zhbllokonte procesin e dialogut mes dy vendeve si dhe përafrimin e qëndrimeve për një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht obliguese për të dyja vendet.

Arritjen e një marrëveshjeje po e kërkon me ngulm edhe administrata amerikane.

Dodik: Republika Sërpska të shpallë pavarësinë, nëse Kosova fiton ulëse në Kombet e Bashkuara

Anëtari i Presidencës trepalëshe të Bosnje dhe Hercegovinës, Milorad Dodik, tha se Republika Sërpska në Bosnje duhet të shpallë pavarësinë, nëse Kosova fiton ulëse në Kombet e Bashkuara.

“Ne jemi të ndarë tashmë, por kjo nuk është shpallur. Bosnja është një shoqëri plotësisht e ndarë. Shteti nuk funksionon, por ka njëfarë imagjinate”, tha Dodik për gazetën beogradase Veçernje Novosti.

Ai tha se në zhvillimet gjeopolitike dhe rajonale do të krijohet momenti kur bashkimi i Republikës Sërpska me Serbinë do të jetë i mundur dhe shtoi se ai do ta përshpejtojë këtë proces aq sa mundet.

“Nuk kam dilema se bashkimi do të ndodhë, veçse druaj që unë, apo dikush tjetër, mos ta humbasim këtë moment”, tha Dodik.

Ai shtoi se Bosnja “nuk do të zgjaste as dy ditë po të mos ishin të huajt”.

Republika Sërpska së bashku me Federatën Myslimano-Kroate janë dy entitete që përbëjnë Bosnje e Hercegovinën.

Ky vend është ndarë kështu me Marrëveshjen e Dejtonit, e cila i ka dhënë fund luftës në Bosnje në vitet 1990.

Dodik, nacionalist serb, ka fituar ulëse në Presidencën trepalëshe në zgjedhjet e tetorit të kaluar.

Dy anëtarët e tjerë të Presidencës janë Shefik Xhaferoviq dhe Zhelko Komshiq.

Në Beograd pritet të organizohet protestë kundër Vuçiqit

Mijëra protestues pritet të marrin pjesë në protestën e sotme në Beograd, e cila, siç shpresojnë organizatorët e saj, do të jetë protesta më e madhe.

Protestuesit në Serbi për muaj të tërë po organizojnë protesta kundër presidentit, Aleksandar Vuçiq.

Protesta e sotme organizohet nga një koalicion i 30 grupeve të opozitës, ku përfshihen parti politike dhe aktivistë. Gjatë ditës së sotme, protesta të ngjashme pritet të organizohen edhe në qytete të tjera të Serbisë.

Që prej dhjetorit të vitit të kaluar, serbët kanë protestuar në rrugët e Beogradit dhe qytete tjera, kundër, siç janë shprehur sundimit autokratik të Vuçiqit, që sipas tyre ka arritur kufizimin e lirisë së mediave në vend.

Protestat nisën në dhjetor, pasi lideri opozitar Borko Stefanoviq ishte rrahur brutalisht nga sulmues të maskuar.

Vuçiq ishte tallur me protestuesit, duke thënë se ai nuk do të plotësojë kërkesat e tyre “edhe nëse pesë milionë njerëz protestojnë”.

Që atëherë, kundërshtarët e Qeverisë, çdo të shtunë kanë protestuar nën sloganin “1 nga 5 milionë”.

Protestuesit po ashtu kanë shprehur zemërimin e tyre ndaj transmetuesve shtetëror RTS dhe RTV. Muajin e kaluar, një grup protestuesish hyri në ndërtesën e RTS, duke kërkuar që t’iu lejohet që të lexojnë kërkesat e tyre në një transmetim direkt televiziv. Por policia i largoi protestuesit nga televizioni publik.

Vuçiq, ka tentuar që ta paraqes vetes si një reformator pro-Bashkimit Evropian, teksa kërkon që të mbajë marrëdhënie të mira, me aleaten tradicionale, Rusinë.

Liderët e Ballkanit Perëndimor ftohen në takim joformal në Berlin

Berlini pritet të jetë vendtakimi i radhës së liderëve nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Takimi është paralajmëruar të jetë joformal dhe se përveç udhëheqësve tjerë, aty janë ftuar edhe liderët e vendeve si Kosova, Serbia dhe Shqipëria. Nikoqirë të takimit, pritet të jenë kancelarja gjermane, Angela Merkel si dhe presidenti francez, Emmanuel Macron.

Deri tani, këtë takim të thirrur në Berlin e ka konfirmuar presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Gjatë një konference për media në Beograd, Vuçiq ka deklaruar se do të shkojë në Berlin, ku pritet të takojë edhe udhëheqësit e Kosovës dhe Shqipërisë, por ka nënvizuar se nuk pret asgjë nga ai takim.

“Me 29 prill, në Berlin do të kemi takime. Unë do t’i kem disa takime edhe me 30 prill. Pra, nga Serbia jemi ftuar unë dhe (v.j. kryeministrja serbe) Ana Bërnabiq, janë ftuar të gjithë të tjerët dhe veçanërisht janë ftuar Thaçi dhe Haradinaj”, ka thënë Vuçiq.

Pas zgjidhjes së çështjes së emrit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, Gjermania dhe Franca kanë ofruar në disa raste ndihmën e tyre për mundësinë e gjetjes së zgjidhjes për problemet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Ndërsa ka konfirmuar pjesëmarrjen në këtë takimin joformal në Berlin, Vuçiq ka deklaruar se përderisa është në fuqi taksa doganore prej 100 për qind, të cilën Qeveria e Kosovës e ka vendosur për importet nga Serbia, ai nuk do të kthehet në tavolinën e bisedimeve në Bruksel, ku zhvillohet dialogu politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nën lehtësimin e BE-së.

Qeveria e Kosovës ka vendosur këtë taksë në nëntor të vitit të kaluar në importet e Serbisë dhe Bosnjës, derisa autoritetet serbe e kanë përdorur këtë masë si arsyetim për mosvazhdim të dialogut me Kosovën.

Ish-presidenti rumun Iliesku akuzohet për krime kundër njerëzimit

Ish-presidenti rumun Ion Iliesku u akuzua zyrtarisht të hënën për krime kundër njerëzimit nga kryeprokurori i vendit.

Akuzat janë përfundimi i një hetimi mbi revolucionin kaotik dhe të përgjakshëm antikomunist të vitit 1989.

89 vjeçari Iliesku, ka thënë në mënyrë të përsëritur se është i pafajshëm. Ai gëzonte mjaft popullaritet pas revoltës kundër diktatorit Nikolae Çaushesku, i cili u rrëzua dhe u ekzekutua në dhjetor 1989. Por në këtë proces gjetën vdekjen qindra njerëz dhe kundërshtarët e Ilieskut e akuzojnë atë se ia grabiti revolucionin popullit.

Aktakuza zyrtare ngrihet pasi prokurorët e akuzuan Ilieskun dhjetorin e kaluar si ideator i krijimit të një grupi në dhjetor 1989, për të fituar pushtet dhe legjitimitet politik.

Prokurorët thanë se grupi, duke përdorur deklarata të ndryshme dhe televizionin, u angazhua në “veprimtari të gjera dhe komplekse mashtruese për diversion dhe dizinformim”, pas ikjes së Çausheskut nga kryeqyteti më 22 dhjetor 1989.

Iliesku u konfirmua si president i përkohshëm nga parlamenti në shkurt 1990 dhe dha dorëheqjen në vitin 2004.

Kritikët brenda dhe jashtë vendit e akuzojnë Ilieskun dhe politikanë të tjerë kryesorë se janë përpjekur për të bllokuar reformat si dhe të ruajnë trashëgiminë politike dhe elitën sunduese të sistemi komunist.

Emigrantët në Greqi sërish protesta

Pas përhapjes së lajmeve në rrjetet sociale se emigrantëve do t’u hapen kufijtë evropianë, emigrantët në rajonin e Selanikut kanë filluar të mblidhen sërish para Kampit Anagnostopuli në Divata, raporton Anadolu Agency (AA).

Rreth 500 emigrantë, përfshirë gra dhe fëmijë, janë përballur me intervenimin e policisë për shkak të tentativës së tyre për t’u nisur drejt kufirit të Maqedonisë së Veriut.

Si pasojë e intervenimit ka ndodhur një përleshje mes refugjatëve dhe policisë.

Policia ka ndërhyrë me gaz lotsjellës dhe shok-bomba, ndërsa migrantët janë kundërpërgjigjur me gurë dhe shkopinj.

Pas përhapjes së lajmeve në rrjetet sociale se migrantëve do t’u hapen kufijtë evropianë, migrantët në rajonin e Selanikut kanë filluar të mblidhen sërish para Kampit Anagnostopuli në Divata. ( Ayhan Mehmet – Anadolu Agency )

“Jemi të gatshëm të përballemi me presionin në rritje që është në kufirin jugor”, deklaroi sot ministrja e Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska.

Ndërsa, të premten, ministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, tha se siguria në kufirin jugor është rritur, dhe se po marrin informacione të përditshme nga kolegët grekë mbi situatën në kampet greke.

Migrantët edhe dje ishin mbledhur para kampit, ku kishin ndodhur përleshje, si pasojë e së cilës tre policë ishin lënduar, kurse një person ishte arrestuar.

Ndryshe, shumë migrantë vazhdojnë të jetojnë në kushte të vështira në kampet nëpër Greqi, pasi vendi në vitin 2016 mbylli kufijtë në “rrugën e migrantëve”.

Kohë pas kohe, Greqia bëhet skenë e tensioneve midis migrantëve që kërkojnë të kalojnë në vendet e Evropës dhe policisë që pengon tentativat e tilla.

Historiani Oliver Jens Schmitt: Vuçiq dhe Rama, dy sundimtarë autoritarë, po përpiqen të përfitojnë kapital politik nga konflikti mes Kosovës dhe Serbisë

Mbi diskutimet mes Aleksandar Vuçiqit dhe Edi Ramës mbi zgjidhjen e konfliktit shekullor mes serbëve dhe shqiptarëve dhe motivet e tyre.

Oliver Jens Schmitt: Të dy palët i fryjnë kësaj çështjeje, sepse duan të përfitojnë kapital politik. Kjo është një taktikë e moçme dhe e njohur për të gjeneruar vëmendje ndërkombëtare dhe për të siguruar përkrahje nga jashtë dhe brenda. Që të dy (Rama dhe Vuçiq) në vendet e tyre me të drejtë kontestohen si sundimtarë autoritarë, të cilët pezullojnë strukturat demokratike dhe mediat e lira. Ndërkohë një pjesë e popullsisë e ka vërejtur se çfarë duan të fshehin parullat nacionaliste në këtë kontekst.

Mbi çështjen se nga kur ekzistojnë shqiptarët dhe serbët.

Oliver Jens Schmitt: Nacionalistët në të dy anët nisen nga ajo se të dy kombet kanë ekzistuar përherë kështu siç ekzistojnë sot. Shkencëtarët postmodernë perëndimorë, ndërkaq, duan ta dekonstruktojnë këtë të ashtuquajtur primordializëm. Sipas mendimit të tyre kombet janë prodhim i të kaluarës së afërt. Gjërat mbase janë më të ndërlikuara: me gjasë shqiptarët qëmoti e kanë perceptuar veten si grup i veçantë, sepse gjuha e tyre dallon aq shumë nga ajo e fqinjëve të tyre. Në Ballkan përkatësia fetare ka pasur përherë një rëndësi të madhe. Një bashkësi krijohej dhe bëhej e dukshme me shkuarjen në kishë apo në xhami. Ortodoksët sllavë të jugut në Kosovë përherë i kanë vizituar kishat e ritit ortodoks dhe atje janë socializuar në kuptimin kulturor. Pretendimi se shumica e shqiptarëve janë myslimanë, ndërsa serbët përherë paskëshin qenë ortodoksë, shikuar historikisht është e pavërtetë. Sepse në Mesjetë shumica e shqiptarëve në Kosovë ndiqte ritin fetar ortodoks, gjithashtu edhe serbët kaluan në fenë islame. Një nacionalizim i këtyre përkatësive të ndërlikuara ndodhi tek në çerekun e fundit të shekullit të ’19. Domethënë: gjithsesi ka shqiptarë dhe serbë. Por varësisht nga epokat këto nocione kanë domethënie për gjëra të tjera.

Mbi narrativin se konflikti mes serbëve dhe shqiptarëve është i vjetër.

Oliver Jens Schmitt: Në kuptimin nacional-politik narrativi mbi «konfliktin e vjetër» shfaqet në mënyrë të theksuar me Krizën e Madhe të Orientit (1876-1878). Më parë interesat serbe përqendroheshin në Bosnjë. Tek kur Bosnja u pushtua nga Austro-Hungaria më 1878, Serbia qe e shtyrë të dalë nga kjo situatë duke ndërruar planet ekspansioniste të orientohet drejt jugut, ndonëse edhe atëherë serbo-ortodoksët në Kosovë përbënin vetëm një pakicë të popullsisë.

Mbi përfytyrimet që dy popujt kanë për njëri tjetrin.

Oliver Jens Schmitt: Nga njëra anë aktivistët nacionalë serbë i shihnin shqiptarët si «racë më të ulët», por nga ana tjetër edhe si popullsi që ishte e integrueshme në kombin serb. Kjo duket paradoksale. Por teza e arnautashëve, sipas së cilës shqiptarët na qenkan serbë të islamizuar dhe albanizuar, nuk ishte jotipike për Ballkanin. Pretendimi se tjetri në të vërtetë i takon grupit tënd dhe përmes edukimit vetëm duhet të kthehet në identitetin e «vërtetë» e përcakton nacionalizmin në rajon deri më sot – dhe jo vetëm nacionalizmin serb. Meqë ky projekt dështoi, në rastin serb u miratua varianti racist kundër shqiptarëve.

Mbi burimin e racizmit serb ndaj shqiptarëve.

Oliver Jens Schmitt: Në shekullin e ’20 në Ballkan është filluar me furi të tejkalohet trashëgimia perandorake. Ky proces zgjat deri më sot. Projekti nacional serb dëshiron ta harrojë trashëgiminë perandorake, pra atë habsburgase dhe osmane. Në përfytyrimin e Serbisë shqiptarët përfaqësojnë perandorinë e osmanëve. Kjo ka të bëjë edhe me atë se në kohën osmane serbët as që kanë parë me sytë e tyre turq të vërtetë. Përfaqësuesit e Perandorisë Osmane në trevat e banuara me serbë rëndom kanë qenë boshnjakë apo shqiptarë të islamizuar. Vetë shqiptarët kanë një raport të tensionuar ndaj trashëgimisë osmane. Politika e jashtme neoosmane e Turqisë po u qepet shqiptarëve myslimanë duke ua kujtuar pozitën e rëndësishme në Perandori. Nga ana tjetër Lëvizja Kombëtare Shqiptare është themeluar duke u distancuar nga Perandoria Osmane dhe projekti nacional shqiptar bazohej në europianizimin dhe sekularizimin e kombit me shumicë myslimane.

Mbi çështjen se a dihet sa shqiptarë ortodoksë kanë jetuar në Kosovë në shekullin e ‘19.

Oliver Jens Schmitt: Sa i përket numrit nuk mund të kemi përgjigje. E sigurt është se pjesë e ortodoksëve krahas sllavëve ishin edhe arumunët dhe se në Prizren në periudhën e vonshme osmane kishte konflikte mes dy grupeve. Në shekullin e ’15, ndërkaq, regjistrat tatimorë osmanë tregonin se shumica dërmuese e shqiptarëve të Kosovës në Mesjetë kanë qenë ortodoksë. Përmes kalimit në islam nga njëra anë dhe përmes akulturimit gjuhësor në miljeun ortodoks nga ana tjetër numri i tyre ra. Por këto procese u zhvilluan nën apo jashtë perceptimit të prodhuesve të burimeve të pakëta, që i kemi në dispozicion. Administrata osmane thjesht nuk interesohej për procese etnike. Myslimanët dhe të krishterët ishin kategori tatimore, për këtë arsye ato edhe u regjistruan kësisoj nga administrata.

Mbi dhunën në Kosovë gjatë shpërbërjes së Perandorisë Osmane.

Oliver Jens Schmitt: Më 1912 pasoi pushtimi serb i Kosovës gjatë Luftës së Parë Ballkanike. Mes viteve 1918 dhe 1927 pati një luftë guerile shqiptare kundër pushtimit të dytë serb. Më 1945 sërish ndodhi lufta gjatë integrimit të tretë të dhunshëm të rajonit në Serbi, kësaj radhe në kuadër të Jugosllavisë komuniste. Mes viteve 1945 dhe 1966 pasoi politika represive e Serbisë ndaj popullsisë shumicë shqiptare. Si në fund të viteve ’30 ashtu edhe nën Titon deri më 1953 Jugosllavia u përpoq t’i detyrojë shqiptarët të emigrojnë në Turqi. Shifrat e sakta vështirë mund të sigurohen, por mes viteve 1918 dhe 1953 mund të jenë larguar nën presion në drejtim të Lindjes gjithsej 200 mijë shqiptarë. Edhe serbët kanë historinë e tyre të emigrimit të detyruar. Natyrisht më 1941 shqiptarët nuk i dëbuan serbët e Kosovës, por kolonët serbë, të cilët shteti jugosllav i kishte dërguar në Kosovë. Dhe largimi i serbëve pas vitit 1945 ndodhi në radhë të parë për arsye ekonomike: Kosova ishte streha më e varfër e Jugosllavisë dhe standardi jetësor në Serbi ishte dukshëm më i lartë. Këtë emigrim nacionalistët serbë në atmosferën tejet të emocionalizuar të viteve ’80 e interpretojnë si pjesë të një gjoja plani gjenocidial shqiptar.

Mbi Edi Ramën dhe deklaratat e tij gjithnjë e më të shpeshta për «Shqipërinë e Madhe».

Oliver Jens Schmitt: Është e çuditshme se si Rama po shfaqet si lider i të gjithë shqiptarëve dhe po e lë anash qeverinë e Kosovës. Me këtë sjellje ai po përpiqet të fitojë prestigj në botën e jashtme dhe në politikën e brendshme. Por ai qeveris një vend nga i cili – sipas anketave – dëshiron të largohet shumica e popullsisë. Një vend që është bërë prodhuesi më i rëndësishëm i kanabisit në Europë dhe ku krimi i organizuar me gjasë ka futur në rrjetin e vet dy ministra të brendshëm – vëllai i ministrit Fatmir Xhafaj, i cili befas dha dorëheqje në tetor, tashmë është dënuar, ndërsa kundër ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri së fundi ka filluar procesi gjyqësor. Kundër stilit autoritar të udhëheqjes me javë kanë protestuar studentët, por gati askush nuk raporton për këtë. Për shkak të dijes tejet të kufizuar të Perëndimit mbi Shqipërinë, Rama mund ta drejtojë vendin si një Blackbox. Në Perëndim ai po portretohet si artist dhe intelektual.

(Marrë me shkurtime nga «Der Standard». Përktheu nga gjermanishtja: E. Robelli)

Nis procesi i funksionalizimit të aeroportit të ri në Stamboll

Funksionalizimi i Aeroportit Ndërkombëtar të Stambollit pritet të përfundojë brenda 45 orëve.

Transferimi nga Aeroporti Ndërkombëtar Ataturk, në Aeroportin e ri të Stambollit, i cili ka vlerën e 8 miliardë dollarëve, ka nisur në orët e para të mëngjesit të së premtes.

Ministria e Transportit ka thënë se ky proces pritet të kompletohet më 7 prill.

Trafiku ajror do të ndalet në të dyja aeroportet për 12 orë, duke nisur më 6 prill, derisa pritet që edhe disa autostratda të mbyllen gjatë kësaj kohe.

Kompanitë ndërkombëtare pritet të rinisin fluturimet nga objekti i ri në mesnatën e 6 prillit.

Kompania e këtij shteti, Turkish Airlines, ka thënë se do të transferojë rreth 50 000 tonë pajisje, ndërkohë që rreth 1 800 persona janë angazhuar për procesin e bartjes.

Aeroporti i ri, në anën evropiane të Stambollit është inauguruar nga presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan më 29 tetor.

Hapja zyrtare është shtyrë tre herë për shkak të punimeve.

Ky aeroport planifikohet t’iu shërbejë rreth 200 milionë pasagjerëve brenda një viti deri më 2027.

Përveç tij, edhe aeroporti, Sabiha Gokcen, që gjendet në anën aziatike, do të vazhdojë të jetë i hapur në Stamboll.

Tsipras dhe Rama bisedë telefonike për pronën në bregun e Jonit dhe Aktin e Minoriteteve

Kryeministri Rama ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun grek, Aleksis Tipras, thekson mbarë shtypi grek.

Sipas mediave greke, dy kryeministrat kontaktuan për reformat e domosdoshme të Shqipërisë për integrimin në BE.

 

Biseda u përqendrua në ligjin mbi pronën në bregun e Jonit dhe në Aktin e Minoriteteve. Ata diskutuan gjithashtu zhvillimet rajonale dhe marrëdhëniet ekonomike dypalëshe.

Nënshkruhet marrëveshja për heqjen e romingut në vendet e Ballkanit Perëndimor

Në Samitin e dytë Digjital, që po zhvillon punimet në Beograd të Serbisë, është nënshkruar marrëveshja për heqjen e çmimeve të shërbimit të romingut ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Pjesë e kësaj marrëveshjeje është edhe Kosova. Në Beograd, po merr pjesë një delegacion, që po kryesohet nga ministri i Zhvillimit Ekonomik të Kosovës, Valdrin Lluka, i cili e ka nënshkruar këtë pakt.

Tarifa e romingut nënkupton telekomunikimin dhe shërbimin që qytetarët e një shteti përdorin në një shtet tjetër. Këto tarifa, zakonisht janë dyfish më të larta sesa ato që përdoren për telekomunikimin brenda një shteti.

Kohë më parë, kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, kishte thënë se vendosja e taksës doganore nga Qeveria e Kosovës, ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës, nuk ka ndikuar në tregtinë ndërmjet Serbisë dhe Bosnjës, por ka rrezikuar të gjitha marrëveshjet rajonale, të cilat janë planifikuar të nënshkruhen.

Marrëveshja e romingut pritet të zbatohet në tërësi në korrikun e vitit 2021, kurse reduktimet në uljen e tarifave pritet të nisin nga 1 korriku i këtij viti.

Gjykata e Hagës i refuzon apelin Karaxhiqit

Gjykata për Krime e Kombeve të Bashkuara në Hagë ka refuzuar apelin e fundit të ish-liderit të serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq, duke thënë vendimi i këtij trupi ka qenë përfundimtar.

Gjyqtarët e Tribunalit kanë thënë më 3 prill se “Karaxhiq nuk ka asnjë bazë ligjore për të apeluar vendimin”, i cili e ka ndëshkuar atë me burgim të përjetshëm për masakrën në Srebrenicë dhe mizoritë tjera gjatë luftës në Bosnjë.

Në Srebrenicë janë vrarë më shumë se 8 000 burra dhe djem myslimanë nga forcat serbe të Bonjës, për të shënuar mizorinë më keqe në Evropë prej Luftës së Dytë Botërore.

Më 20 mars, gjykata i ka rritur Karaxhiqit dënimin, pasi fillimisht ishte dënuar me 40 vjet burgim.

Më shumë se 100 000 persona janë vrarë dhe rreth 2.2 milionë të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre gjatë Luftës në Bosnjë në periudhën 1992-95.

Serbia “angazhon kompani” për të lobuar në lidhje me Kosovën

Qeveria e Serbisë ka angazhuar kompaninë “Cleary Gottlieb Steen & Hamilton LLP” për të lobuar për të në Uashington, raporton Zëri i Amerikës në gjuhën serbe.

Siç thuhet në një dokument zyrtar që është paraqitur në Sekretariatin amerikan për Drejtësi, më 29 mars, kompania e lartpërmendur do të lobojë për Serbinë “te të gjitha palët e interesuara në SHBA, në lidhje me çështje të caktuara të bashkëpunimit rajonal” që përfshijnë klientin – në këtë rast Serbinë – dhe Kosovën.

Ky dokument, siç raporton Zëri i Amerikës, përfshin edhe kontratën midis kompanisë në fjalë dhe Zyrës së Prokurorit të Shtetit të Serbisë.

Në ueb-faqen zyrtare, “Cleary Gottlieb Steen” prezantohet si kompani e jurisprudencës globale.

Ajo ka zyra në disa vende të botës dhe është themeluar në vitin 1946.

Prejse Kosova ka shpallur pavarësinë në vitin 2008, Serbia thuhet të jetë angazhuar në një fushatë intensive lobimi kundër njohjes së saj dhe kundër pranimit të Kosovës në organizata dhe mekanizma të ndryshëm rajonalë dhe ndërkombëtarë.

Partia e Erdoganit humb Ankaranë në zgjedhjet lokale

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan dhe partia e tij AK, duket se janë përballur me pengesa në zgjedhjet lokale, meqë partia me të cilën gjendet në koalicion qeveritar, ka humbur zgjedhjet në kryeqytetin e këtij shteti, Ankara dhe me sa duhet edhe në Stamboll.

Transmetuesit në Turqi kanë thënë më 1 prill se kandidati opozitar nga Partia Popullore Republikane, Mansur Yavas ka shënuar fitore të qartë në Ankara, derisa Erdogan pritet të pranojë humbjen edhe në Stamboll, pavarësisht se rezultati ka qenë aq i ngushtë, sa ka mbetur e paqartë se kush ka fituar.

“Në Stamboll, shumica e distrikteve janë ose tonat, ose jemi duke ngushtë me rezultate. Çfarë nënkupton kjo? Edhe nëse nuk fitojmë udhëheqësinë, njerëzit tanë i ka dhënë disktriktet partisë AK”, u ka thënë Erdogan mbështetësve në Ankara.

Këto janë zgjedhjet e para komunale të mbajtura prej kur Erdogan ka rritur fuqitë e tij ekzekutive më 2017, andaj ky proces është konsideruar test për fuqinë e presidentit turk.

Erdogan dhe partia e tij kanë fituar të gjitha zgjedhjet prej kur kjo parti ka ardhur në pushtet më 2002.

Megjithatë kjo është parti është duke u përballur me opozitë në rritje për shkak të recesionit ekonomik, rritjes së papunësisë dhe inflacionit.

Katër persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur, si pasojë e dhunës së lidhur me procesin zgjedhor në gjithë Turqinë.

Bukuresht: Tsipras paralajmëron Shqipërinë për çështjen e pronave në Himarë

Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, flet për një zhvillim negativ që sipas tij po ndodh me minoritetin grek në Shqipëri, konkretisht në Himarë.

 

Duke folur nga Bukureshti gjatë një samiti mes 4 shteteve Greqi-Bullgari-Serbi-Rumani, Tsipras u shpreh se sot kishte marrë informacion lidhur me pronat e minoritetit grek në Himarë, por që këto të dhëna sipas tij, duhet të verifikohen.

“Kohët e fundit po shikojmë zhvillime që nuk na pëlqejnë. Sot mësova që ka pasur një zhvillim negativ në lidhje me minoritetin grek. Nëse është e vërtetë, do të jetë një zhvillim shumë negativ. Një çështje që fatkeqësisht neve nuk na jep optimizëm drejt perspektivës evropiane të atij vendi që përballet me sfida të konsiderueshme. Nëse informacioni që kemi është i vlefshëm, nuk ekzistojnë parakushte për të ecur në këtë drejtim. Shpresoj të jem i gabuar. Sepse dëshira e të gjithëve është që hapat e vendeve të Ballkanit drejt perspektivës evropiane të bëhen realitet. Por, ne çdo shtet e shikojmë veç e veç”, u shpreh Alexis Tsipras, sipas gazetës greke, To Vima.

Katër vendet e Ballkanit diskutuan në Bukuresht projektet infrastrukturore midis tyre.


Send this to a friend