Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, do të dëshironte që në projektin e “Serbisë së Madhe” ta kishte Kosovën por pa shqiptarë dhe Malin e Zi por pa malazezë. Sipas tij, Vuçiqi e konsideron kthimin e Malit të Zi në Serbi kompensimin e vetëm për Kosovën.
Mali i Zi kohëve të fundit është përballur me turbulenca politike e etnike, që nxitën frikën për luftë civile me pushtetin aktual që po akuzohet se po punon në mohim të shtetësisë dhe kombit malazias. Javën e shkuar, Mali i Zi ishte pranë konfliktit me qytetarë që ishin kundër inaugurimit të mitropolitit të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi në qytetin historik të Cetinës. Pala malazeze që është kundër ndërhyrjeve serbe po e akuzon presidentin serb Aleksandar Vuçiç për destabilizimin. Këtu bën pjesë edhe Gjukanoviq që e ka cilësuar shumë serioze situatën e fundit.
Në një intervistë për “Jutarnji”, Gjukanoviç ka thënë se Serbia dhe Rusia po duan ta vënë nën kontroll Malin e Zi, në çfarëdo mënyrë që mund të bëhet.
“Serbia sepse mendon se është koha e duhur për të bërë rivizatim kufijsh në Ballkan e Rusia që të dërgojë mesazh për NATO-n, BE-në e shtetet në rajon”, ka thënë ai.
Duke i konsideruar jo të sinqerta deklaratat e Vuçiqit se Serbia e njeh pavarësinë e Malit të Zi, Gjukanoviç ka thënë se Mali i Zi për Serbinë është një lloj kompensimi në mënyrë që të pranojë Kosovën e pavarur.
Megjithatë, ai ka thënë se Serbia do të donte kthimin e Kosovës, por pa shqiptarët, e kthimin e Malit të Zi, por pa malazezët si kombe.
“Ata do të donin ta kishin Kosovën, por pa shqiptarët. Siç do ta donin Malin e Zi, por pa malazezët. Është e qartë se për Beogradin, Mali i Zi do të ishte kompensimi i vetëm real për Kosovën”, ka thënë ai.
Gjukanoviç megjithatë ka shtuar se pa Malin e Zi në “botën serbe” projekti i Serbisë së Madhe është “përgjithmonë i vdekur”.
“Do të sigurohemi për këtë”, ka deklaruar ai./koha.net
Ambasadori i SHBA-së në Athinë, Geoffrey Pyatt, duke theksuar se “ai nuk e pranon mendimin se një konflikt mes Turqisë dhe Greqisë është i pashmangshëm”, tha se një gjë e tillë nuk do të ishte në interes të Washington-it, transmeton Anadolu Agency (AA).
Pyatt, në fjalimin e tij në panelin online “Kushtet e Ndryshuar: Gara për Fuqinë e Madhe në Mesdheun Lindor”, të organizuar nga Qendra Evropiane për Analizën e Politikave, vlerësoi zhvillimet në Mesdheun Lindor dhe çështjet rajonale.
Sipas tij Greqia është një aleat i rëndësishëm për Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Mesdheun Lindor, ndërsa ai tërhoqi vëmendjen në marrëdhëniet e afërme që Greqia ka krijuar me Izraelin, Libanin, Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), Jordaninë, Egjiptin dhe Libinë në vitet e fundit.
Duke vënë në dukje se ata mbështesin aleancën e formulës 3+1 të krijuar në rajon me Greqinë, Izraelin, Administratën Qipriote Greke dhe SHBA-në, Pyatt argumentoi se Athina në mënyrë të përsëritur ka deklaruar se është e hapur për pjesëmarrjen e Turqisë në Forumin e Gazit të Mesdheut Lindor.
Pyatt theksoi se Korridori Jugor i Gazit, i cili lidhet me marrëdhënien midis Gazsjellësit Trans Adriatik të Gazit Natyror (TAP) dhe Turqisë, është një nga shembujt më të mirë të bashkëpunimit rajonal në fushën e energjisë në Evropë. “Kjo është një fushë që mundëson krijimin e kanaleve të reja të bashkëpunimit dhe fito-fito. Unë nuk e pranoj mendimin se një konflikt midis Greqisë dhe Turqisë është i pashmangshëm dhe sigurisht që kjo nuk është në interesin e SHBA-së”, u shpreh Pyatt.
Ambasadori amerikan pretendoi se vitin e kaluar SHBA-ja ka punuar bashkë me Gjermaninë dhe Francën për të ulur tensionin e rritur vitin e kaluar mes Greqisë dhe Turqisë në Mesdheun Lindor, duke shtuar se aleatët e NATO-s mund të bashkëpunojnë gjithashtu edhe në çështje të tilla si zhvillimi ekonomik, luftimi i pandemisë, krizës klimatike dhe zjarreve pyjore.
Kryetari i Komunës së Tuzit në Mal të Zi, Nik Gjeloshaj, i bëri thirrje mitropolitit të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije, që të distancohet nga ata që kënduan këngë nacionaliste me vargjet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”, gjatë shugurimit të tij, më 5 shtator.
Këto vargje mund të shihen në kontekstin e thirrjes për luftë, tha Gjeloshaj.
Deklarata e tij, e cila u transmetua nga mediat, u konfirmua të martën për Radion Evropa e Lirë nga zyra e tij.
“Unë e shoh këtë si abuzim me fenë, sepse nuk është më politikë. Kosova është shtet i pavarur. Për mua është e pakuptueshme që dikush nga kisha të thërrasë ushtrinë; domethënë, bën thirrje për luftë. Unë mendoj se ka elemente për hetimin e prokurorisë”, tha kryetari i Tuzit, komunë me shumicë shqiptare.
Kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije, është shuguruar të dielën në qytetin e Cetinës.
Në mediat sociale është shfaqur një video që tregonte priftërinj dhe besimtarë në oborrin e brendshëm të Manastirit të Cetinës, duke kënduar një këngë që përmban vargjet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”.
Shugurimi i Joanikijes ka shkaktuar incidente edhe midis malazezëve dhe serbëve të Malit të Zi.
Cetina është qendra kulturore dhe historike e këtij vendi dhe simbol i identitetit shpirtëror dhe shtetëror për malazezët, por, në të njëjtën kohë, qyteti është seli e Mitropolisë së Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi.
Ish-mitropoliti Amfilohije Radoviq, për të cilin priftërinjtë serbë sot në Cetinje të Malit të Zi kënduan për kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë, ishte idoli i nacionalistëve e kriminelëve serbë. Një pjesë e mirë e popullit malazez e kujton atë si nxitës të luftës. Amfilohije mbahet mend gjithashtu për mikpritjen që ia kishte bërë kriminelit të luftës Zheljko Raznatoviq – Arkan në manastirin në Cetinje, ku sot mes kaosit u shugurua kreu i ri serb i Kishës Ortodokse, raporton agjencia kroate e lajmeve, Index.hr, transmeton Gazeta Express.
Mitropoliti Amfilohije ishte gjithashtu i njohur për mallkimet e tij. Në një nga më të cituarat, në prag të pranimit të Malit të Zi në NATO, ai tha: “Kushdo qoftë kundër Rusisë dhe Ortodoksisë me një gjak, një besim dhe një gjuhë, mishi i gjallë i rëntë nga trupi! Mallkuar qoftë ai tre herë, dhe tre mijë herë!”.
Ndikimi i Amfilohije në Malin e Zi ishte aq i madh sa besohet se ai bashkoi koalicionin pro-serb “Për Ardhmërinë e Malit të Zi”, ku bën pjesë edhe shqiptari Dritan Abazoviq në pozitën e zëvendëskryeministrit. Thuhet se ishte po ai që në krye të këtij koalicioni e caktoi Zdravko Krivokapiqin, i cili sot është kryeministër i Malit të Zi.
Në fund të shtatorit, në prag të seancës konstituive të parlamentit malazez, Amfilohije mblodhi drejtuesit e qeverisë së re në manastirin e Ostrogut, duke u kërkuar atyre ta mbështesin Krivokapiqin si kryeministër.
Siç vërehet në një video të “Vecernji novostit” serb, priftërinjtë në manastirin e Certinjes kënduan këngën “Ječam žela”, tekstet e së cilës përmbajnë pjesë ku thuhet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”.
Shqiptari Dritan Abazoviq, zëvendëskryeministër i Malit të Zi, e ka përkrahur shefin e tij proserb në qasjen ndaj protestave të qytetarëve malazezë kundër shugurimit të kreut të Kishës Ortodokse Serbe në Cetinje. Derisa malazezët që kundërshtojnë ndikimin serb dhe mbrojnë identitetin e tyre kombëtar protestonin, brenda Manastirit në Cetinje po mbahej ceremonia ku, ndër të tjera, po këndohej “kur ushtria të kthehet në Kosovë”. Para kësaj ceremonie, dolën pamjet ku Abazoviqi ishte takuar me krerët e Kishës Serbe.
Abazoviq, përmes një postimi në Twitter ka thënë se njerëz të afërt të presidentit malazez, Milo Gjukoniviqi qëndrojnë prapa protestës, duke shtuar se “gjithçka është e qartë për këdo”.
Para dy ditësh, ai tha se është krijuar atmosferë e tillë, pra kundër ceremonisë së shugurimit të kreut të Kishës Serbe, “vetëm që të ngadalësohet luftimi i krimit të organizuar”, raportonte Vijesti.me.
Mitropoliti Joanikije u shugurua të dielën në mëngjes në kryeqytetin historik fetar të Malit të Zi, pavarësisht kundërshtimit nga mijëra protestues që i mbajtën rrugët e bllokuara për në Cetinje për dy ditë rresht.
Mitropoliti Joanikije dhe Patriarku serb, Porfirije arritën në Cetinje me helikopter dhe të shoqëruar nga një njësi speciale e policisë, ndërsa forcat e policisë thyen barrikadat dhe protesta u përshkallëzua në zemër të kryeqytetit malazez dhe në rrugë.
Protestat e fundit tregojnë qartë tensionet në Malin e Zi midis banorëve që mbrojnë lidhjet e ngushta me Beogradin dhe malazezët patriotë që e kundërshtojnë këtë, trasmeton Express.
Ceremonia u parapri nga incidentet në të cilat, sipas të dhënave zyrtare, shtatë policë u plagosën dhe dhjetëra protestues kërkuan ndihmë mjekësore. Po ashtu, 14 persona u arrestuan, në mesin e të ciëve edhe këshilltari i sigurisë i presidentit të Malit të Zi Milo Gjukanoviq, Veselin Veljoviq.
Kryeministri malazez, Zdravko Krivokapiq tha se sulmi ndaj policisë ishte sulm ndaj shtetit.
Në një reagim të jashtëzakonshëm pas situatës kaotike në Cetinje dhe shugurimit të mitropolitit të ri të Kishës Ortodokse Serbe, Joanikije II, presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq tha se “vetëm një njeri pa dinjitet do ta lejonte veten të futej në manastirin e Cetinjes me helikopter”.
“Sot në Cetinje, ne ishim dëshmitarë të turpit të madh të Kishës Ortodokse Serbe dhe Qeverisë së Malit të Zi, një turp i paparë në historinë e gjatë të shtetit malazez, dhe njëlloj në historinë e ortodoksisë së përgjithshme”, tha presidenti malazez.
Protestat e fundit tregojnë qartë tensionet në Malin e Zi midis banorëve që mbrojnë lidhjet e ngushta me Beogradin dhe malazezët patriotë që e kundërshtojnë këtë.
Mali i Zi u shkëput nga Serbia në vitin 2006, por kisha e saj nuk është bërë autoqefale dhe është nën kujdesin e Kishës Ortodokse Serbe, të cilën kundërshtarët e shohin si simbol të ndikimit të Serbisë në Malin e Zi të pavarur.
“E morëm shpërblimin e kësaj pune të madhe. Për mua kjo është dëshmi se me të vërtetë mund të keni ëndrra të mëdha dhe se mund arrini sukses nëse bëni përpjekje”, tha piloti Costa
Elif Ferhan Yeşilyurt |05.09.2021
Stamboll
Piloti italian i Red Bull, Dario Costa ka hyrë në librin e rekordeve Guinness duke thyer rekordin botëror “për fluturimin më të gjatë me avion përmes tunelit”. Ai kaloi për 43.44 sekonda në tunelet T1 dhe T2 në autostradën Marmara Veriore në rajonin Çatalca në Stamboll, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Red Bull thuhet se sportisti i Red Bull, Dario Costa, një nga pilotët akrobatikë më kryesorë në botë ka thyer rekord botëror me kalimin nga tunelet T1 dhe T2 me një kohë 43.44 sekonda. Piloti italian në tunelin e parë të rrethuar plotësisht me beton bëri një ngritje me mjeshtëri dhe kaloi në hapësirën boshe që ndodhet mes dy tuneleve. Costa arriti një shpejtësi mesatare 245 kilometra në orë në tunelin e dytë dhe arriti të kalojë me sukses edhe tunelin e dytë me një fluturim në një lartësi të ulët prej më pak se 1.6 metra.
Piloti Costa, për shkak të lartësisë së kufizuar brenda tunelit zhvilloi fluturimin deri në lartësinë 110 deri në 140 centimetra ndërsa arriti të menaxhojë me sukses një distancë të ngushtë prej rreth 4 metra mes dy majave të krahëve dhe mureve të tunelit.
Ndërsa Costa përgatitej të hynte në grykën e ulët dhe të ngushtë në tunelin e dytë avioni u tij u përball me erërat anësore. Pavarësisht kësaj Costa nuk e humbi kontrollin dhe duke përfunduar pa gabime performancën e tij ai këtë sukses të arritur e festoi me një rrotullim 360 gradë.
Mentorimin e Costa-s në projektin e emërtuar “Tunnel Pass” e mori përsipër sportisti i Red Bull, piloti i garave dhe shfaqjeve akrobatike, hungarezi legjendar i aviacionit Peter Besenyei.
Gjithashtu në deklaratë përfshihen edhe fjalët e pilotit Costa, i cili duke bërë të ditur se më parë askush përfshirë edhe ai vetë nuk ka provuar të fluturojë brenda një tuneli.
“Për këtë arsye në kokën time kishte një pikëpyetje nëse çdo gjë do të shkonte apo jo ashtu siç pritej. Kur ndeza motorin e dija që këtë punë duhet ta kryeja ashtu si duhej. Ndoqa të gjitha hapat që kisha projektuar në mendjen time. Kur hyra në tunel për shkak të erës anësore avioni lëvizi djathtas. Në atë moment për mua u ngadalësua çdo gjë. U përqendrova të kthej avionin në pozicionin e mëparshëm dhe çdo gjë më pas vazhdoi të shpejtohet në mendjen time”, tha Costa duke vazhduar:
“Ky projekt ishte një udhëtim i pabesueshëm, shumë emocionues. Ky ishte një projekt që u vendos në zbatim me një ekip prej 40 personash dhe jo vetëm nga Dario Costa. Në performanca të tilla mund të arrini sukses duke punuar shumë. E morëm shpërblimin e kësaj pune të madhe. Për mua kjo është dëshmi se me të vërtetë mund të keni ëndrra të mëdha dhe se mund arrini sukses nëse bëni përpjekje”.
Piloti 41-vjeçar Dario Costa, është piloti i parë italian i cili ka fituar kategorinë më të lartë të Kampionatit Akrobatik Italian dhe që ka arritur fitore duke marrë pjesë në Red Bull Air Race Challenger Class. Me mbi 20 vjet përvojë fluturimi dhe arritje në panumërta në aviacion, Costa deri më sot ka qëndruar në ajër mbi 5 mijë orë.
Dhjetëra persona janë plagosur në protestat që u mbajtën në Mali të Zi më 5 shtator kundër ceremonisë së shugurimit të kreut të Kishës Ortodokse serbe në Mal të Zi, Joanikije në qytetin e Cetinjes.
Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë qindra protestues, disa prej të cilëve hodhën gurë, shishe dhe fishekzjarre në drejtim të policisë. Disa njerëz dogjën goma dhe u ulën në rrugë.
Zëvendësdrejtori i policisë në Mal të Zi, Dragan Goroviç, tha për televizionin shtetëror se 20 pjesëtarë të policisë janë plagosur, ndërsa një klinikë shtetërore në Cetinje tha se rreth 30 civilë kërkuan ndihmë mjekësore.
Kryeministri malazez, Zdravko Krivokapic i cilësoi sulmet ndaj policisë si terrorizëm. Ai fajësoi Partinë Demokratike të Socialistëve të presidentit Millo Gjukanovic për organizimin e protestave.
Krivokapiq vjen nga Fronti Demokratik pro-serb, parti kjo që udhëheq me qeverinë malazeze, pasi vitin e kaluar rrëzoi Partinë Demokratike të Socialistëve, pas 30 vjetësh në pushtet.
Gjukanovic, i cili kundërshtoi ceremoninë, akuzoi policinë për forcë të tepruar. Sipas tij, në Cetinje u dëshmua “turpi i madh i Kishës Ortodokse Serbe (KOS) dhe Qeverisë së Malit të Zi”.
Ambasadat e Gjermanisë, Italisë, Francës, Britanisë, Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian dënuan dhunën.
Mali i Zi shpalli pavarësinë më 2006, por kisha e tij mbeti nën kishën serbe.
Në Mal të Zi ka ndasi të thella sa i takon lidhjeve të vendit të tyre me Serbinë dhe Kishën Ortodokse Serbe. Rreth 30 për qind e popullsisë prej 600,000 banorësh të vendit identifikohen si serbë dhe e përkrahin Kishën Ortodokse Serbe.
Malazezët tjerë dëshirojnë një kishë ortodokse të ndarë nga ajo serbe. Kundërshtuesit e ceremonisë së zhvilluar në Cetinje e shohin atë si një simbol të “pushtimit” të Malit të Zi.
Ata kërkuan që ajo të mbahet në çdo qytet tjetër malazez, përveç Cetinjës. Ky qytet nga malazezët konsiderohet si qendër kulturore dhe historike.
Dritan Abazoviqi e ka përkrahur shefin e tij proserb në qasjen ndaj protestave të qytetarëve malazezë kundër shugurimit të kreut të Kishës Ortodokse Serbe në Cetinje. Derisa malazezët që kundërshtojnë ndikimin serb dhe mbrojnë identitetin e tyre kombëtar protestonin, brenda Manastirit në Cetinje po mbahej ceremonia ku, ndër të tjera, po këndohej “kur ushtria të kthehet në Kosovë”. Para kësaj ceremonie, dolën pamjet ku Abazoviqi ishte takuar me krerët e Kishës Serbe, për t’u koordinuar.
Dritan Abazoviq, partner dhe zëvendës i kryeministrit malazez, Zdravko Krivokapiq, që vjen nga linja politike proserbe, ka qenë kundër prostestave para Manastirit të Cetinjes, ku kundërshtohej shugurimi i kreut të ri të Kishës Ortodokse Serbe, në qytetin që dikur ishte kryeqendra e malazezëve.
Dritan Abazoviq është shqiptari me detyrën më të lartë shtetërore. Ai është zëvendëskryeministër në qeverinë më proserbe të Malit të Zi, në 30 vjetët e fundit.
Mali i Zi këto ditë është përballur më trazira, pasi protestuesit kundërshtonin që ceremonia e shugurimit të kreut të ri të Kishës Ortodokse Serbe të bëhej në qytetin e Cetinjes. Këta protestues kanë kundërshtuar ndikimin dhe fuqinë serbe në Mal të Zi, duke mbrojtur identitetin e tyre shtetëror, të ndarë prej Serbisë.
Mirëpo, këto protesta, Abazoviq i ka konsideruar të shtyra politikisht nga presidenti Milo Gjukanoviq, i linjës properëndimore. Para dy ditësh, Abazoviq ka thënë se deputetë të partisë Socialdemokratike kanë për qëllim rritjen e tensioneve, e jo sigurinë e qytetarëve, kur u kërkua anulimi i ceremonisë së shugurimit në Manastirin e Cetinjes.
Në media është publikuar një fotografi nga Podgorica, ku shihet zv.kryeministri Abazoviq me krerë të Kishës Serbe.
Ndërkaq sot, kur u bë ceremonia e shugurimit dhe u rritën tensionet, Abazoviq, përmes një postimi në Twitter ka thënë se njerëz të afërt të Gjukoniviqit po qëndrojnë prapa protestës, duke shtuar se “gjithçka është e qartë për këdo”.
Para dy ditësh, ai tha se është krijuar atmosferë e tillë, pra kundër ceremonisë së shugurimit të kreut të Kishës Serbe, “vetëm që të ngadalësohet luftimi i krimit të organizuar”, raportonte Vijesti.me.
Me gjithë kundërshtitë, ceremonia e shugurimit u krye sot paradite, ndërsa krerët e Kishës Serbe u larguan të përcjellë nga forcat anti-terror, deri te helikopteri që i çoi në Podgoricë.
Protestuesit kishin vënë barrikada në rrugë për të penguar ardhjen e krerëve të Kishës Ortodokse Serbe në manastirit e qytetit të Cetinjes, që dikur ishte kryeqytet i Malit të Zi.
Përveç protestuesit me Polici, janë përplasur edhe udhëheqësit më të lartë të shtetit malazez.
Kryeministri malazez, Zdravko Krivokapiq, që vjen nga linja politike proserbe, ka akuzuar se këto protesta ishin të porositura për veprime terroriste. Ndërkaq presidenti Gjukanoviq, partia e së cilit e ka humbur pushtetin vitin e kaluar, i ka përkrahur protestat. /Express/
Në një situatë të tensionuar, në Cetinje të Malit të Zi është mbajtur ceremonia e shugurimit të Kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije.
Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije, shkroi në rrjetin social Instagram se ka bërë shugurimin e Joanikijes duke u lutur për paqen e të gjithëve, paqen e të gjithë botës, dhe mbi të gjitha për paqen e këtij qyteti.
Më 4 dhe 5 shtator protestuesit kanë kundërshtuar mbajtjen e kësaj ceremonie në qytetin e Cetinjës.
Ata dolën në rrugë dhe vendosën barrikada në hyrje të qytetit për të penguar arritjen e krerëve të Kishës Ortodokse Serbe nga Podgorica në Cetinje.
Por Porfirije dhe Joanikije u transportuan me helikopter deri në Manastirin e Cetinjës.
Janë raportuar edhe përleshje me policinë malazeze. Forca të shumta të sigurisë janë vendosur në qytet.
Përveç ndasive brenda përkrahësve të Kishës Ortodokse Serbe dhe asaj të Malit të Zi, ceremonia ka nxitur përplasje edhe mes udhëheqësve shtetëror.
Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq tha se ngjarjet në Cetinje janë një përpjekje për veprime terroriste dhe porositësit dhe organizatorët janë udhëheqja më e lartë e Partisë Demokratike të Socialistëve në bashkëpunim me grupet e organizuara kriminale.
“Sulmi ndaj policisë është një sulm ndaj shtetit”, shkroi Krivokapiq në rrjetin social Twitter.
Krivokapiq vjen nga Fronti Demokratik pro-serb, parti kjo që udhëheq me qeverinë malazeze, pasi vitin e kaluar rrëzoi Partinë Demokratike të Socialistëve, pas 30 vjetësh në pushtet.
Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, nga Partia Demokratike e Socialistëve, arriti në Cetinje më 4 shtator. Ai kishte thënë më herët se do të shkonte në protestë nëse Kisha Ortodokse Serbe nuk heq dorë nga ceremonia. Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të kontribuojnë në ruajtjen e paqes, stabilitetit dhe harmonisë shumëetnike.
Pse u kundërshtua ceremonia e shugurimit në Cetinje?
Kisha Ortodokse e Malit të Zi është nën Kishën Autoqefale të Serbisë. Ajo synon pavarësimin nga Kisha Ortodokse Serbe.
Qyteti Cetinje, dikur ka qenë kryeqendra e Malit të Zi ndërsa sot konsiderohet si kryeqyteti kulturor dhe historik i këtij vendi.
Vlladimir Veljkoviq një historian nga Serbia që merret me studimet e fesë i tha Radios Evropa e Lirë se pretendimet e Kishës Ortodokse Serbe (KOS) dhe Kishës Ortodokse Malazeze kryqëzohen në Cetinje.
“Në radhë të parë Cetinje është kryeqyteti i vjetër i Malit të Zi dhe nga ana tjetër është gjithashtu selia e peshkopëve malazezë, gjegjësisht Mitropolia e Malit të Zi, dhe tani padyshim që kemi dy koncepte të ndryshme lidhur me simbolikën e Cetinjës”, thotë Veljkoviq.
Kjo nuk është hera e parë që ka pasur tensione në këtë qytet.
Më 1992, Mitropoliti i atëhershëm Amfilohije dërgoi anëtarë të armatosur të formacioneve paramilitare nga Serbia, të udhëhequra nga Zheljko Raznatoviq (i njohur si Arkan), në ambientet e Manastirit të Cetinjës, me arsyetimin se duhet të mbrohet nga “separatistët malazezë”.
Në 30 vjetët e fundit, festat fetare në atë qytet, shënohen në praninë e forcave të shumta policore, pasi përkrahësit e Kishës Ortodokse Serbe dhe asaj malazeze jo-kanonike festojnë të ndarë.
Në fillim të marsit, një grup qytetarësh qëndruan në rrugë derisa delegacioni i Qeverisë së Malit të Zi, vendosi një kurorë me lule mbi varrin e mbretit Nikolla, sovranit të fundit malazez. Qytetarët thërrisnin “çetnikë!” dhe “Mali i Zi nuk do të jetë kurrë bregdeti i detit serb”.
Sesioni i parë pranveror i Parlamentit të Malit të Zi më 25 mars, i cili zakonisht mbahet në Cetinje, u zhvillua nën masa të rrepta sigurie. Derisa zyrtarët po mbërrinin në qytet, rreth dyqind qytetarë u mblodhën dhe brohoritën “Kjo nuk është qeveria jonë” dhe “Tradhti”.
Cetinja ishte i vetmi qytet në Malin e Zi me shumicë ortodokse, në të cilin nuk u organizuan tubime protestuese të Kishës Ortodokse Serbe kundër Ligjit për Liritë Fetare gjatë vitit 2020.
Miratimi i këtij ligji pati shkaktuar tensione të larta në Mal të Zi.
Kisha Ortodokse Serbe ka mbështetjen e një pjese të elitës politike në Mal të Zi dhe pretendon pronësinë e shumë kishave dhe manastireve të cilat i konsideron si të vetat.
Ligji për liritë fetare, ishte miratuar në vitin 2019, në kohën kur në pushtet ishte partia e Gjukanoviqit, dhe kërkonte nga komunitetet fetare të dëshmojnë se janë pronarë të pronave para vitit 1918.
Qeveria e re – që doli pas zgjedhjeve të gushtit 2020 – e ndryshoi ligjin me qëllim që të sigurohet se pronat do të mbeten në dorën e Kishës, që selinë e ka në shtetin fqinj, Serbi.
Kush e kundërshtoi ceremoninë në Cetinje?
Shoqatat kombëtare malazeze, pothuajse e gjithë opozita e udhëhequr nga Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) e presidentit Millo Gjukanoviq dhe përfaqësuesit e komunës së Cetinjës e kundërshtuan ceremoninë e marrjes së detyrës së mitropolitit të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije.
Ata e shohin ceremoninë si një simbol të “pushtimit” të Malit të Zi dhe një përpjekje për ta futur Malin e Zi në të ashtuquajturën “botë serbe”.
Këtë ide e shfaqi për herë të parë ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandar Vulin.
Vulin tha në një tubim të partisë së tij më 18 korrik, se “detyrë e këtij brezi politikanësh është të krijojë botën serbe” dhe “t’i bashkojë serbët kudo që jetojnë”.
Kundërshtuesit e ceremonisë kanë kërkuar që ajo të mbahet në çdo qytet tjetër malazez, përveç Cetinjës.
Ky qytet nga malazezët konsiderohet si qendër kulturore dhe historike.
Mitropoliti Joanikije i tha Radios Svetigora më herët se “Mali i Zi nuk është vetëm Cetinje”.
“Ata ende nuk kanë krijuar shtetin e tyre të quajtur Cetinje”, tha Joanikije.
Komuniteti Ndërkombëtar kërkoi uljen e tensioneve
Shtetet e Bashkuara u kanë bërë thirrje të gjithë aktorëve, veçanërisht udhëheqësve politikë në Malin e Zi, që të ndihmojnë në uljen e tensioneve.
Kështu është thënë në një përgjigje të Departamentit të Shtetit për Zërin e Amerikës.
“Të gjithë, veçanërisht udhëheqësit politikë, duhet të bëjnë pjesën e tyre për të ulur dhe jo për të tensionet pasi siguria publike është thelbësore”, ka thënë një zëdhënës i Departamentit të Shtetit.
Më parë, Zyra e Kombeve të Bashkuara në Malin e Zi dhe Bashkimi Evropian shprehën shqetësim sa i takon tensioneve në rritje, retorikës përçarëse dhe mungesës së tolerancës.
“Ne i bëjmë thirrje të gjithëve, veçanërisht atyre që mbajnë pozita me autoritet dhe ndikim, të ofrojnë kontribut të drejtpërdrejtë në qetësimin e tensioneve dhe ndërtimin e besimit”, ka thënë koordinatori i Përhershëm i OKB-së, Peter Lundberg, në emër të ekipit të OKB -së në Mal të Zi.
Zëdhënësja e Komisionit Evropian (KE) Ana Pisonero tha se nxitja e ndarjeve etnike dhe fetare dhe mungesa e tolerancës janë “të rrezikshme për sigurinë dhe mirëqenien e të gjithë qytetarëve”.
Çfarë thonë ekspertët?
Paul McCarthy, nga Instituti Republikan Ndërkombëtar, fajëson të gjitha palët për përshkallëzimin e tensioneve në prag të ceremonisë së organizuar nga Kisha Ortodokse Serbe, e cila, siç thotë ai, duhet të zbusë retorikën, shkruan Zëri i Amerikës.
Ndërsa Edward Joseph, nga Universiteti Johns Hopkins, e sheh situatën aktuale si vazhdim të përpjekjeve për të ndryshuar orientimin pro-perëndimor të qeverisë malazeze, me mbështetjen e Beogradit dhe Moskës.
Serbia dhe Mali i Zi kanë qenë pjesë e një federate deri më 2006, kur Mali i Zi shpalli pavarësinë.
Mali i Zi është pjesë e NATO-s dhe aspiron që të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian.
Mali i Zi po përballet me situatë të tensionuar pasi më 5 shtator është planifikuar ceremonia e marrjes së detyrës së mitropolitit të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije.
Ceremonia është paraparë të mbahet në Cetinje të Malit të Zi, mirëpo ka pasur kundërshtime nga ana e komunës, disa organizatave dhe një partie politike.
Komuniteti Ndërkombëtar ka bërë thirrje për ulje të tensioneve, derisa Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Malit të Zi shprehu shqetësim për situatën e sigurisë.
Manastiri i Cetinjës është selia e Mitropolisë së Malit të Zi.
Ku qëndron problemi?
Kisha Ortodokse e Malit të Zi është nën nën Kishën Autoqefale të Serbisë. Ajo synon pavarësimin nga Kisha Ortodokse Serbe.
Qyteti Cetinje, dikur ka qenë kryeqendra e Malit të Zi ndërsa sot konsiderohet si kryeqyteti kulturor dhe historik i këtij vendi.
Vlladimir Veljkoviq një historian nga Serbia që merret me studimet e fesë i tha Radios Evropa e Lirë se pretendimet e Kishës Ortodokse Serbe (KOS) dhe Kishës Ortodokse Malazeze kryqëzohen në Cetinje.
“Në radhë të parë Cetinje është kryeqyteti i vjetër i Malit të Zi dhe nga ana tjetër është gjithashtu selia e peshkopëve malazezë, gjegjësisht Mitropolia e Malit të Zi, dhe tani padyshim që kemi dy koncepte të ndryshme lidhur me simbolikën e Cetinjës”, thotë Veljkoviq.
Kjo nuk është hera e parë që ka pasur tensione në këtë qytet.
Më 1992, Mitropoliti i atëhershëm Amfilohije dërgoi anëtarë të armatosur të formacioneve paramilitare nga Serbia, të udhëhequra nga Zheljko Raznatoviq (i njohur si Arkan), në ambientet e Manastirit të Cetinjës, me arsyetimin se duhet të mbrohet nga “separatistët malazezë”.
Në 30 vjetët e fundit, festat fetare në atë qytet, shënohen në praninë e forcave të shumta policore, pasi përkrahësit e Kishës Ortodokse Serbe dhe asaj malazeze jo-kanonike festojnë të ndarë.
Në fillim të marsit, një grup qytetarësh qëndruan në rrugë derisa delegacioni i Qeverisë së Malit të Zi, vendosi një kurorë me lule mbi varrin e mbretit Nikolla, sovranit të fundit malazez. Qytetarët thërrisnin “çetnikë!” dhe “Mali i Zi nuk do të jetë kurrë bregdeti i detit serb”.
Sesioni i parë pranveror i Parlamentit të Malit të Zi më 25 mars, i cili zakonisht mbahet në Cetinje, u zhvillua nën masa të rrepta sigurie. Derisa zyrtarët po mbërrinin në qytet, rreth dyqind qytetarë u mblodhën dhe brohoritën “Kjo nuk është qeveria jonë” dhe “Tradhti”.
Qeveria malazeze, që rrëzoi Partinë Demokratike të Socialistëve pas 30 vjetësh në pushtet, u votua vitin e kaluar dhe udhëhiqet nga Fronti Demokratik pro-serb, Demokratët dhe lëvizja qytetare URA.
Cetinja ishte i vetmi qytet në Malin e Zi me shumicë ortodokse, në të cilin nuk u organizuan tubime protestuese të Kishës Ortodokse Serbe kundër Ligjit për Liritë Fetare gjatë vitit 2020.
Miratimi i këtij ligji pati shkaktuar tensione të larta në Mal të Zi.
Kisha Ortodokse Serbe ka mbështetjen e një pjese të elitës politike në Mal të Zi dhe pretendon pronësinë e shumë kishave dhe manastireve të cilat i konsideron si të vetat.
Ligji për liritë fetare, ishte miratuar në vitin 2019, në kohën kur në pushtet ishte partia e Gjukanoviqit, dhe kërkonte nga komunitetet fetare të dëshmojnë se janë pronarë të pronave para vitit 1918.
Qeveria e re – që doli pas zgjedhjeve të gushtit 2020 – e ndryshoi ligjin me qëllim që të sigurohet se pronat do të mbeten në dorën e Kishës, që selinë e ka në shtetin fqinj, Serbi.
Kush po e kundërshton ceremoninë në Cetinje?
Shoqatat kombëtare malazeze, pothuajse e gjithë opozita e udhëhequr nga Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) e presidentit Millo Gjukanoviq dhe përfaqësuesit e komunës së Cetinjës po e kundërshtojnë ceremoninë e marrjes së detyrës së mitropolitit të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije.
Ata e shohin ceremoninë si një simbol të “pushtimit” të Malit të Zi dhe një përpjekje për ta futur Malin e Zi në të ashtuquajturën “botë serbe”.
Këtë ide e shfaqi për herë të parë ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandar Vulin.
Vulin tha në një tubim të partisë së tij më 18 korrik, se “detyrë e këtij brezi politikanësh është të krijojë botën serbe” dhe “t’i bashkojë serbët kudo që jetojnë”.
Kundërshtuesit e ceremonisë kanë kërkuar që ajo të mbahet në çdo qytet tjetër malazez, përveç Cetinjës.
Ky qytet nga malazezët konsiderohet si qendër kulturore dhe historike.
Mitropoliti Joanikije i tha Radios Svetigora se “Mali i Zi nuk është vetëm Cetinje”.
“Ata ende nuk kanë krijuar shtetin e tyre të quajtur Cetinje”, tha Joanikije.
Më 3 shtator, Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Malit të Zi ka shprehur shqetësim për situatën e sigurisë para ceremonisë së planifikuar më 5 shtator.
Pas një takimi pesë orësh, Këshilli, i kryesuar nga kryeministri Zdravko Krivokapiq, përgatiti udhëzime për organet e sektorit të inteligjencës dhe sigurisë të Malit të Zi për t’u ballafaquar me tubime të qytetarëve të planifikuara në Podgoricë dhe Cetinje.
Krivokapiq iu drejtua qytetarëve duke u thënë “të mos bien pre e provokimeve” sepse shteti “do të garantojë sigurinë personale të secilit”.
Siç tha ai, struktura të caktuara politiko-kriminale, të cilat kanë frikë nga reformat në gjyqësor, nuk zgjedhin mjetet për të nxitur tensione, vetëm sa për të ruajtur pozitat dhe përfitimet materiale.
Paraardhësi i tij deputeti i DPS-së, Dushko Markoviq, vlerësoi se Këshilli “nuk mori parasysh vlerësimet për rrezikun nga ngjarjet në Cetinje”.
Ai kërkoi që ceremonia të mos mbahet në këtë qytet.
“Mali i Zi u krijua në Cetinje, ne nuk duhet të lejojmë që ky Mal i Zi aktual të vdesë në Cetinje,”, ka thënë ministri i Punëve të Brendshme të Malit të Zi, Sergej Sekuloviq.
Komuniteti Ndërkombëtar kërkon uljen e tensioneve
Shtetet e Bashkuara u kanë bërë thirrje të gjithë aktorëve, veçanërisht udhëheqësve politikë në Malin e Zi, që të ndihmojnë në uljen e tensioneve.
Kështu është thënë në një përgjigje të Departamentit të Shtetit për Zërin e Amerikës.
“Të gjithë, veçanërisht udhëheqësit politikë, duhet të bëjnë pjesën e tyre për të ulur dhe jo për të tensionet pasi siguria publike është thelbësore”, ka thënë një zëdhënës i Departamentit të Shtetit.
Më parë, Zyra e Kombeve të Bashkuara në Malin e Zi dhe Bashkimi Evropian shprehën shqetësim sa i takon tensioneve në rritje, retorikës përçarëse dhe mungesës së tolerancës.
“Ne i bëjmë thirrje të gjithëve, veçanërisht atyre që mbajnë pozita me autoritet dhe ndikim, të ofrojnë kontribut të drejtpërdrejtë në qetësimin e tensioneve dhe ndërtimin e besimit”, ka thënë koordinatori i Përhershëm i OKB-së, Peter Lundberg, në emër të ekipit të OKB -së në Mal të Zi.
Zëdhënësja e Komisionit Evropian (KE) Ana Pisonero tha se nxitja e ndarjeve etnike dhe fetare dhe mungesa e tolerancës janë “të rrezikshme për sigurinë dhe mirëqenien e të gjithë qytetarëve”.
Çfarë thonë ekspertët?
Paul McCarthy, nga Instituti Republikan Ndërkombëtar, fajëson të gjitha palët për përshkallëzimin e tensioneve në prag të ceremonisë së organizuar nga Kisha Ortodokse Serbe, e cila, siç thotë ai, duhet të zbusë retorikën, shkruan Zëri i Amerikës.
Ndërsa Edward Joseph, nga Universiteti Johns Hopkins, e sheh situatën aktuale si vazhdim të përpjekjeve për të ndryshuar orientimin pro-perëndimor të qeverisë malazeze, me mbështetjen e Beogradit dhe Moskës.
Serbia dhe Mali i Zi kanë qenë pjesë e një federate deri më 2006, kur Mali i Zi shpalli pavarësinë.
Mali i Zi është pjesë e NATO-s dhe aspiron që të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian.
Tsohatzopoulos ishte deputet për më shumë se dy dekada dhe shërbeu si ministër i mbrojtjes, ndërsa më 2013 u burgos për korrupsion
Akis Tsohatzopulos, një nga figurat më të shquara në politikën moderne greke, ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare, njoftuan mediat lokale sot, transmeton Anadolu Agency (AA).
Tsohatzopoulos vdiq në një spital privat në qytetin port të Pireut, ku ishte nën trajtim për “probleme serioze shëndetësore”, raportoi e përditshmja greke ”Kathimerini”.
Të dhënat e para tregojnë se ai ndërroi jetë nga arresti kardiak, thuhet në raport.
Tsohatzopoulos ishte anëtar i Parlamentit të Greqisë dhe shërbeu si ministër në 10 qeveri të partisë së qendrës së majtë të Lëvizjes Socialiste Panhelenike (PASOK) midis 1981 dhe 2004.
Në 1996, ai nuk pati sukses në kandidimin e tij për postin e kryeministrit pas dorëheqjes së Andreas Papandreou.
Ai më pas mori postin e ministrit të mbrojtjes dhe është veçanërisht i njohur për këtë periudhë nga 1996 në 2001, gjatë së cilës Greqia nisi një nga programet më ambicioze të armatimit në historinë e saj.
Megjithatë, epoka e tij u dëmtua nga raportet për korrupsion dhe shkelje.
Në prill 2012, ai u arrestua me akuzën e pastrimit të parave dhe u dënua me 20 vite burg në tetor 2013.
Ndërsa dënimi iu ul në 19 vjet, Tsohatzopoulos në të vërtetë qëndroi në burg për më pak se pesë vjet, duke siguruar lirimin për arsye shëndetësore në korrik 2018.
Deklaratë e Presidentit të Kroacisë Zoran Milanoviç, 26 gusht 2021:
Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanović, deklaroi se Kroacia nuk mund t’i kërkojë Serbisë kompensim të luftës, kështu që ai është i interesuar vetëm për fatin e personave të zhdukur.
“Unë nuk kam ndërmend të tërhiqem për këtë. Ne nuk mund të kërkojmë kompensim të luftës nga Serbia, por ka shpirtra njerëzorë, jo trupa.
Ata e kanë atë informacion dhe ata do të na e japin. Ne duhet të përqëndrohemi për gjërat thelbësore, dhe ata janë persona të zhdukur.
Ekipi në Beograd mund të na japë informacionin e kërkuar nëse duan “, tha Milanoviç në Kijevo, një vend në Qarkun Shibenik-Knin.”
I pyetur për të komentuar ardhjen e Tony Blair në Zagreb, i cili, siç thuhet, këshillon edhe presidentin serb Aleksandar Vučić, Milanović tha se ai u takua dje me ish -kreun e qeverisë britanike.
“Ai (z. Bler) është një nga politikanët më të mëdhenj në 30 vitet e fundit. Disa e zemërojnë atë, pikëpamja e tij mbi politikën e emigracionit është ende e njëjtë, kjo është arsyeja pse Brexit ndodhi …
Ndërsa në lidhje me marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Kroacisë Presidenti i Kroacisë tha:
“Unë nuk do të doja të tingëlloj i vrazhdë,
por unë nuk mendoj se Kroacia ka më nevojë për atë lloj marrëdhënieje,
siç bëjnë Serbia dhe Shqipëria. Por unë nuk vendos për këtë dhe nuk i di detajet “, tha
Milanoviç, siç raportohet nga Jutarnji List e Zagrebit. (Burimi b92/anglisht
Një helikopter Sikorsky S-64hedh ujë mbi një pyll për të shuar një zjarr në fshatin Villa, në veriperëndim të Athinës, më 18 gusht 2021.
RFE/RL
Dhjetëra zjarrfikës kanë luftuar me zjarret në ishullin Evia të Greqisë të ndihmuar edhe nga aeroplanët që lëshojnë ujë. Zjarri që shpertheu në ishullin Evia detyroi evakuimin e disa banorëve.
Rreth dy javë më parë pjesa veriore e këtij ishulli ishte u shkatërruar nga flakët.
Zjarri që përfshiu një pjesë të ishullit më 22 gusht po përhapej në drejtim të fshatit turistik bregdetar Marmari. Evia është në verilindje të kryeqytetit Athinë.
Teksa zjarret po shkrumbojnë Kaliforninë, Greqinë dhe Turqinë, disa banorë po ikin për të dalë në selamet, ndërsa të tjerë po luftojnë për t’i shpëtuar shtëpitë e tyre. (Përgatiti: Trim Haliti)
Autoritetet e mbrojtjes civile kishin njoftuar të dielën një “rrezik shumë të lartë” zjarri në shumë zona të Greqisë. Qeveria greke ka fajësuar për fatkeqësinë valën më të keqe të të nxehtit në dekada. Ky vend gjatë muajve të verës është përballur me temperatura të larta, nga 42 deri në 44 gradë Celsius.
Që nga muaji korrik zjarret e egra kanë shkatërruar ishujt Evia dhe Rodos si dhe pyjet në veri dhe juglindje të Athinës, dhe disa pjesë të gadishullit të Peloponezit. Si pasojë, tre persona kanë vdekur.
Shkencëtarët e klimës paralajmërojnë se moti ekstrem dhe zjarret e ashpra do të bëhen gjithnjë e më të zakonshme për shkak të ngrohjes globale të krijuar nga njeriu.
Greqia ka vendosur një gardh prej rreth 40 kilometrash dhe ka instaluar një sistem të ri vëzhgimi në kufirin e saj me Turqinë, ndërsa shtohet frika e rritjes së numrit të refugjatëve afganë që përpiqen të shkojnë ë në Evropë.
Që nga viti 2015 Greqia është përballur me kriza të përsëritura refugjatësh, kur më shumë se një milion refugjatë, kryesisht sirianë, vërshuan nëpër kufijtë e saj tokësorë dhe detarë për t’i shpëtuar konfliktit në vendin e tyre.
Duke folur nga posta kryesore kufitare e Greqisë përgjatë kufirit me Turqinë, Ministri i Rendit Publik Michalis Chryssochoidis foli për atë që ai e quajti një paralajmërim të qartë dhe të drejtë.
Kufijtë tanë, tha ai, do të mbeten të sigurtë dhe të pacenueshëm. Dhe nuk do të lejojmë asnjë hyrje refugjatës pa dallim, tha ministri. Paralajmërimi i zyrtarit grek më të lartë të rendit erdhi ndërsa ai ai vizitoi pikën e kontrollit dhe një gardh prej çeliku që kap një gjatësi rreth 40 kilometra.
Barriera ndarëse përfundoi ditët e fundit mes frikës së një dyndje të refugjatëve afganë që lënë vendin e tyre për të shpëtuar nga talebanët të cilët morën kontrollin e Afganistanit.
Mali i Zi ka refuzuar zyrtarisht Mini-Shengenin, nismë kjo firmosur mes liderëve të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë.
Kryenegociatorja e Malit të Zi, Zorka Kordić ka deklaruar se janë të fokusuar për Tregun e Përbashkët Rajonal dhe jo në marrëveshjen e tre shteteve të Ballkanit.
“Mali i Zi fokusohet në Tregun e Përbashkët Rajonal, një nismë në kuadër të Procesit të Berlinit, e cila është më e përshtatshme për vendin sesa nisma për Ballkanin e Hapur e nisur nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut”, kështu ka deklaruar Zorka Kordić për Vijesti.
“Meqenëse Mali i Zi është vendi më i përparuar në rajon kur është fjala për procesin e integrimit në BE, Qeveria mbështet zbatimin e iniciativave rajonale ekskluzivisht si një instrument për një pranim më të shpejtë në BE”, tha Kordić.
“Prandaj, ne përqëndrohemi kryesisht në zbatimin e Planit të Veprimit për Tregun e Përbashkët Rajonal nën kujdesin e Procesit të Berlinit, si një nismë politike që përfshin të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor”, theksoi ajo.
Kordić deklaroi më tej se Tregu i Përbashkët Rajonal ishte më gjithëpërfshirës sesa “Ballkani i Hapur”, sepse përveç katër lirive të lëvizjes, ai trajton edhe infrastrukturën dixhitale, inovacionin dhe një politikë të vetme investimi sipas standardeve të BE -së.
“Është plotësues i aspiratës sonë për anëtarësim në BE dhe siguron një kornizë për përdorimin e fondeve nga plani ekonomik dhe investues për Ballkanin Perëndimor me vlerë nëntë miliardë euro. Unë gjithashtu besoj se masat e hershme të integrimit në kontekstin e metodologjisë së rishikuar të pranimit në BE mund të arrihen më mirë përmes një tregu të përbashkët rajonal, i cili është një iniciativë më gjithëpërfshirëse sesa Ballkani i Hapur”, tha ajo.dita
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se njohja e shtetësisë së Kosovës nga Izraeli ka qenë zhgënjyese për Serbinë.
Vuçiq ka thënë të martën (10 gusht) se gjatë bisedës telefonike me presidentin e ri të Izraelit, Isaac Herzog, ka shfaqur shpresën se, Serbia dhe udhëheqësia e re izraelite do të përparojnë raportet dypalëshe.
“Presidenti Vuçiq ka shfaqur pritjen se presidenti Herzog dhe Izraeli do të vazhdojnë të mbështesin dialogun Beograd- Prishtinë, i cili për Serbinë është mënyra e vetme e zgjidhjes së çështjes së ndjeshme të Kosovës”, thuhet në komunikatën e presidencës serbe pas bisedës telefonike.
Kosova dhe Izraeli kanë vendosur marrëdhënie diplomatike më 1 shkurt 2021.
Njohja e ndërsjellë mes këtyre dy vendeve ishte pjesë e marrëveshjes për normalizimin ekonomik të arritur në Uashington të SHBA-së më 4 shtator 2020.
Marrëveshja e Uashingtonit, ishte nënshkruar atëbotë nga kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në prani të ish-presidentit amerikan, Donald Trump.
Marrëveshja gjithashtu parashihte që Kosova të hap ambasadën në Jerusalem ndërsa Serbia ta zhvendoste nga Tel Avivi në Jerusalem.
Kosova e ka hapur ambasadën e saj në Jerusalem, ndërsa Serbia ende nuk e ka zhvendosur të veten.
Sipas komunikatës, gjatë bisedës telefonike me presidentin e Izraelit, Vuçiq ka thënë se diskutimet do të kontribuojnë në një mirëkuptim më të madh mes dy vendeve.
“Ne e vlerësojmë si shumë të rëndësishme që Serbia dhe Izraeli, përmes bashkëpunimit, të kontribuojnë në zgjidhjen politike dhe paqësore të të gjitha mosmarrëveshjeve, konflikteve dhe çështjeve të hapura”, ka thënë Vuçiq.
Siç thuhet, Izraeli është një nga investitorët më të rëndësishëm në Serbi, dhe këto investime përfshijnë fushën e transportit dhe atë të pasurive të paluajtshme.
Të dy presidentët, sipas njoftimit, deklaruan se ka hapësirë për të zgjeruar bashkëpunimin përfshirë rritjen e nivelit të tregtisë, dhe se hapja e zyrës përfaqësuese të Odës Ekonomike Serbe në Izrael i ka dhënë shtysë këtij qëllimi.
Mbi 600 zjarrfikës vazhdojnë të luftojnë me një zjarr masiv që po shkatërron ishullin grek Evia, që ka djegur ndërtesa dhe pyje me pisha dhe ka detyruar evakuimin e mijëra vetëve.
Zjarri që ka përfshirë ishullin e dytë më të madh të vendit vazhdon të digjet jashtë kontrollit, për shtatë ditë rresht, duke sjellë si rezultat vdekjen e një zjarrfikësi vullnetar dhe një zyrtari nga Athina.
Shtetet e Bashkuara dhe disa vende evropiane dhe të Lindjes së Mesme dërguan zjarrfikës dhe avionë dhe helikopterë zjarrfikës në Greqi. Gjatë fundjavës, Marina amerikane ofroi një avion zbulimi nga një bazë ajrore në Siçili, sipas Navy Times.
Bashkimi Evropian dërgoi gati 1, 000 zjarrfikës dhe nëntë aeroplanë dhe po dërgon burime në vendet e tjera të prekura nga zjarret, përfshirë Turqinë dhe Italinë.
“Po ndërmarrim një nga operacionet më të mëdha të zjarrfikësve të përbashkët ndonjëherë në Evropë pasi zjarret po prekin disa vende njëkohësisht,” tha komisioneri i BE -së për menaxhimin e krizave, Janez Lenarčič, në një deklaratë të dielën.
Si rezultat i një vale rekord të nxehti, zjarret kanë goditur gjithashtu Turqinë, Italinë, Spanjën, Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë dhe Libanin. Në Greqi, temperaturat arritën në 45 C dhe kryeministri Grek Kyriakos Mitsotakis e quajti valën më të rëndë të të nxehtit prej tre dekadash./VOA
Kryetari i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës, politikani serb, Nenad Çanak, deklaroi sot se personalisht mendon se Kosova është shtet i pavarur.
Çanak tha për televizionin serb “Happy TV” se ai mendon kështu personalisht, dhe se të gjithë serbët tjerë mund të binden për këtë gjë nëse ata shkojnë në Gjakovë.
“Nëse shkoni në Gjakovë, atëherë shihni se ata e kanë policinë e tyre, gjyqësorin e tyre, një sistem policor që funksionon”, tha Çanak.
I pyetur nga gazetarët, ai tha se për shkak të këtij qëndrimi nuk e konsideron veten tradhtar.
“Nëse do të kishte një referendum në kohën e Galileos – nëse bota është një pjatë e sheshtë, 99 për qind do të mendonin ashtu, por kjo nuk do të thotë që bota është një pjatë, por që njerëzit mendojnë kështu”, tha Çanak, duke komentuar pikëpamjet mbizotëruese për Kosovën në mesin e qytetarëve të Serbisë.
Çanak tha se pas bisedimeve me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ai arriti në përfundimin se pikëpamjet e tij ishin “të vërteta në disa fusha, dhe në disa fusha konstrukte politike”.
“Nuk është krejtësisht bardh e zi. Por t’i mbyllësh sytë, të mos shohësh në mënyrë patriotike se si është realiteti, nuk është politikë e mirë”, tha Çanak.
Me një degë peme të thyer, një banor i ishullit Evia lufton dëshpërimisht për të fikur zjarrin që po i drejtohet shtëpisë së tij.
Me dhjetëra të tjerë, të ndihmuar nga zjarrfikësit vullnetarë nuk ju binden urdhrave të autoriteteve për evakuim duke shprehur kritikat njëkohësisht se të gjithë fshatrat në veri të ishullit për rreth 6 ditë nuk u ndihmuan sa duhet me mjetet ajrore të fikjes së zjarrit.
“Për 40 vitet e ardhshme nuk do të kemi punë dhe në dimër do të mbytemi nga përmbytjet pa pyjet që na mbronin,” -shprehen me lot në sy shumë banorë të kësaj zone.
Flakët tashmë kanë shkrumbuar mbi 55 mijë hektarë pyje me pisha, kanë shkatërruar qindra shtëpi dhe kanë detyruar turistët dhe vendasit të largohen. Deri në mesditën e së hënës zjarret kanë qenë të pakontrolluar në pjesën veriore të ishullit grek ndërsa një front tjetër flakësh regjistrohet edhe në fshatrat e jugut të tij.
Sipas zyrtarëve të shërbimit zjarrfikës, temperatura nga flakët në ishull është aq e lartë sa fluturimet e 17 avionëve zjarrfikës dhe helikopterëve që po operojnë janë të pamjaftueshme. Autoritetet kanë evakuuar mbi 2500 banorë të cilët janë dërguar në vende të sigurta me anije.
Deri në mesditën e së hënës, vlerësohet se janë djegur në gjithë vendin mbi 70 mijë hektarë pyje, kur mesatarisht digjen prej vitit 2008 çdo vit gati 1700 hektarë.
Ndërsa janë arrestuar disa persona nga policia për zjarrvënie të qëllimshme, autoritetet po punojnë për furnizimin me ujë dhe energji të zonave të djegura, ndërsa sipas planit qeveritar që deklaron qeveria Mitsotakis, çdo familje që i është djegur shtëpia do të marrë një ndihmë prej 6000 eurosh për mbulimin e nevojave të menjëhershme.
Më shumë se 20 shtete kanë dërguar e vazhdojnë të dërgojnë qindra zjarrfikës dhe dhjetëra mjete në Greqi, ndërkohë që zjarret në veri të Athinës janë shuar, por ka ende vatra zjarri në Peloponez.
Imazhet satelitore tregojnë sipërfaqet që janë djegur në Greqi, ndërsa tymi ka mbuluar diellin në shumë zona. Një prej fotografive që shpreh dramën e kësaj katastrofe dhe që po bën xhiron e mediave të huaja dhe rrjeteve sociale është ajo që pasqyron reagimin.
Pothuajse gjysma e Greqisë është nën pushtetin e flakëve që kanë shkrumbuar mijëra hektarë tokë, shtëpi, makina.
Frontet më të vështira që ishin në Atikë, Evia dhe Ilia ku qindra banorë duhej të evakuoheshin.
Qytetarët u zgjuan nga frika, pasiguria, por edhe dëshpërimi duke i pushtuar. Ka pasur shumë raste kur qytetarët refuzojnë të heqin dorë nga prona e tyre, duke besuar se ata mund ta mbrojnë vetë. Në këto raste, ndërhyrja e policisë ishte e nevojshme. Derë më derë, policia u kërkoi qytetarëve që të largoheshin menjëherë.
Një fotografi e ngarkuar në Facebook nga faqja “Promovimi i Evisë” ka bërë xhiron e internetit për orët e fundit.
Aty shihet plazhi i Agia Anës i “mbytur” në të kuqe dhe i rrethuar nga zjarri, duke kapur në mënyrën më tronditëse situatën në zonë.
Në foto, disa njerëz mund të shihen në ujë, ndërsa të tjerët shikojnë skenën e makthit me flakët … bw
Situata nga zjarret në Greqi duket e pashpresë teksa prej ditësh zjarrfikësit janë në betejë me flakët.
Pasditen e sotme situata është përkeqësuar në rajonin e Evias ku flakët mbuluan rrugën nga Liqeni në Rovies, dhe si rezultat Policia ndaloi të gjithë trafikun në mënyrë që të mos rrezikohej jeta e njerëzve.
Vihet re se i gjithë fshati u evakuua ndërsa njerëzit u evakuuan me anije trageti. Më konkretisht, 85 persona u hoqën nga pesë anije të Rojës Bregdetare dhe anije private.
Sipas informacioneve, manastiri i Shën Davidit po digjet në këtë kohë, ndërsa të gjithë murgjit janë shpëtuar.
Të paktën 150 shtëpi janë djegur deri më tani në komunën Mantoudi në Evia, tha nënkryetari i bashkisë për mbrojtjen civile Argyris Liaskos për SKAI 100.3, ndërsa bëri thirrje për më shumë mjete ajrore, pasi zjarri vazhdon të jetë i pakontrolluar.
“Situata është shumë e vështirë. Zjarri është jashtë kontrollit ”, tha nga ana e tij të mërkurën në mëngjes kryebashkiaku i Mantoudi, George Tsapourniotis, për zjarrin e madh që është ndezur që dje në zonën më të gjerë të Liqenit Evia.
Sipas kryebashkiakut, aktualisht ka dy fronte kryesore.
Njëri lëviz drejt fshatit Kalamoudi dhe tjetri drejt fshatrave Kourkouli dhe Skepasti.
95 zjarrfikës me 35 automjete po marrin pjesë në operacionin e shuarjes së zjarrit, ndërsa dy avionë dhe një helikopter po operojnë nga ajri.
“Frontet janë të mëdha. Nuk mund të kontrollohet nga forcat që janë atje ”, theksoi ai, duke folur për Mega.
“Më shumë se 20,000 hektarë u dogjën. Zjarri mbuloi një distancë prej kilometrash brenda 25 minutave. Ka një gjatësi dhe gjerësi të madhe ”, tha kryebashkiaku.
Greqia ka regjistruar 2 mijë e 760 raste të reja me COVID-19. Varianti Delta po jep efektet në vendin fqinj teksa piku pritet të arrihet në mes të muajit gusht.
Në këtë ditë të fundit të korrikut ra në sy rritja e viktimave. 17 pacientë humbën jetën nga COVID-19. Atika vijon ti prijë rasteve të reja me 948 të infektuar, ndjekur nga Selaniku me 258. bw
Parlamenti i Republikës Sërpska të premten miratoi me procedurë urgjente Ligjin për Moszbatimin e Vendimit të Përfaqësuesit të Lartë në Bosnje dhe Hercegovinë (BeH) Valentin Inzko për ndalimin e mohimit të gjenocidit në këtë shtet.
Deputetët po ashtu miratuan ndryshime ligjore në bazë të cilave do të dënohen ata të cilët Republikën Sërpska e thrrasin si “krijim gjenocidial”.
“Me këtë vendim, Inzko e shtyu Bosnjën në krizën më të madhe pas luftës”, deklaroi në një konferencë për media, Nedelko Qubrilloviq, kryetari i Parlamentit të Republikës Sërpska.
“Institucionet e Republikës Sërpska nuk do të bashkëpunojnë me autoritetet e Bosnjës në lidhje me zbatimin e vendimit të Përfaqësuesit të Lartë”, shtoi ai.
Përfaqësuesi i lartë ndërkombëtar në Bosnje e Hercegovinë, Valentin Inzko, duke i përdorur kompetencat e Bonit, me 23 korrik vendosi ndryshime në Kodin Penal të këtij shteti, me të cilat ndalohet dhe dënohet mohimi i gjenocidit dhe madhërimi i kriminelëve të luftës.
Kompetencat e Bonit i japin atij të drejtë për të shtyrë përpara vendime, për të cilat akterët e tjerë politikë nuk shfaqin vullnet. Inzko e mori këtë vendim disa ditë para përfundimit të mandatit të tij në Bosnje.
Ky vendim parashikon burgim nga tre muaj deri në tre vjet, për të gjithë ata persona që publikisht nxisin dhunë ose urrejtje ndaj një grupi personash ose ndaj një anëtari të një grupi racor, fetar apo që ka kombësi e origjinë tjetër etnike.
Pas njoftimit të vendimit të Përfaqësuesit të Lartë, Milorad Dodik, anëtar i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, tha se Valentin Inzko nuk ka të drejtë të imponojë një ligj që ndalon mohimin e gjenocidit, duke shtuar se ky vendim është “i pabazuar”.
“Republika Sërpska duhet të fillojë procesin e shpërbërjes, nuk ka dialog në Bosnje e Hercegovinë”, kishte deklaruar Dodik.
Përfaqësues të Republika Sërpskës nisën më 26 korrik bojkotimin e institucioneve qendrore të Bosnjës, për shkak të ndryshimeve në Kodin Penal.
Ligji me ndryshimet e Inzkos ka hyrë në fuqi më 28 korrik.
Gjatë luftës së viteve 1990, forcat serbe vranë mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë në Srebrenicë.
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë konstatoi në vitin 2007 se këto vrasje kanë përbërë gjenocid.
Deri më tani, 47 persona janë dënuar me më shumë se 700 vjet burgim për masakrën në Srebrenicë.
Ish-udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq, u dënua me burgim të përjetshëm, ashtu si edhe ish-udhëheqësi ushtarak në Bosnje, Ratko Mlladiq.
Pamje e Urës së Peleshacit që lidh dy brigjet e Kroacisë. 29 korrik 2021.
Ndërtimi i saj në vlerë të 420 milionë eurove, është financuar 85 për qind nga Bashkimi Evropian.
Pas instalimit të segmentit të fundit, ceremonia e hapjes së Urës së Peleshacit është zhvilluar në mesnatën mes 28 dhe 29 korrikut.
Pamje nga ceremonia e hapjes së Urës së Peleshacit.
Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq, ka thënë gjatë ceremonisë së hapjes se Ura prezanton “një arritje stategjike fantastike e popullit dhe shtetit kroat”, e cila përmbush ëndrrën që ka ekzistuar për kohë të gjatë, për të lidhur brigjet e Adriatikut.
Ura dhe rrugët lidhëse pritet të finalizohen në qershor të vitit të ardhshëm.
Deri atëherë, udhëtarët që dëshirojnë të vizitojnë destinacionet më atraktive të Kroacisë, siç është zona e Qytetit të Vjetër të Dubrovnikut, ende do të duhet të kalojnë dy pika kufitare në mes të Bosnjës dhe Kroacisë.
Zyrtarët e Bosnjës nuk kanë qenë të lumtur kur ka nisur ndërtimi i projektit, duke pretenduar se Ura, që i shmanget territorit të Bosnjës, shkel të drejtën sovrane për qasje në ujërat në Adriatik.
Plenkoviq ka thënë se Ura nuk do të ndajë, por do të bashkojë njerëz dhe kombe.
“Ura jo vetëm që lidh Kroacinë, por lidh edhe BE-në si dhe Bosnje-Hercegovinën”, ka thënë ai.
Nga e mërkura në Bosnjë e Hercegovinë është i ndaluar me ligj mohimi i gjenocidit në Srebrenicë dhe shkelësit e ligjit mund të dënohen me burgim.
Vendimi i Përfaqësuesit të lartë ndërkombëtar në Bosnje, Valentin Inzko për plotësimin e Kodit Penal për këtë çështje hyn sot në fuqi.
Javën e kaluar zoti Inzko, shpalli të premten vendimin me të cilin ndalon mohimin e gjenocidit, duke iu kundërvënë përpjekjeve të serbëve të Bosnjës për të mohuar masakrën e vitit 1995 në Srebrenicë, gjenocidi i vetëm në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore.
Vendimi nxiti reagime të ashpra nga Republika Sërpska, entiteti me shumicë serbe në Bosnje. Anëtari i presidencës trepalëshe të Bosnjës, Milorad Dodik, paralajmëroi se Bosnja mund të shpërbëhet dhe nisi një peticion për mospranimin e ndryshimeve në Kodin Penal.
Përfaqësuesit e serbëve thanë se nuk do të marrin pjesë më në institucionet shtetërore të Bosnje-Hercegovinës.
Zyra e Përfaqësuesit të lartë tha se çdo veprim për bllokimin e institucioneve të Bosnjës është hap në drejtim të gabuar.
Republika Sërpska paralajmëroi për datën 30 korrik debatin mbi dy ligje që parashohin moslejimin e zbatimit të vendimit të zotit Inzko dhe dënimin e të gjithë atyre që, siç thuhet, “fyejnë” këtë entitet.
Ndryshimet në Kodin Penal të vendosura nga zoti Inzko parashohin dënime me heqje lirie deri në pesë vjet për mohuesit e gjenocidit dhe për çdo madhërim të kriminelëve të luftës, përfshirë emërtimin e rrugëve ose institucioneve publike me emrat e tyre.
Si organi më i lartë ndërkombëtar që mbikëqyrë zbatimin e marrëveshjes së paqes që i dha fund luftës së Bosnjës të viteve 1992-1995, OHR-ja ka autoritetin të imponojë vendime ose të shkarkojë zyrtarë që dëmtojnë ekuilibrin etnik të pasluftës dhe përpjekjet për pajtimin midis boshnjakëve myslimanë, serbëve dhe kroatëve të Bosnjës.
Gjenocidi në Srebrenicë u krye pasi serbët e Bosnjës morën kontrollin mbi enklavën lindore në korrik të vitit 1995, ndonëse ishte shpallur zonë e mbrojtur nga Kombet e Bashkuara. Ata ekzekutuan burrat dhe djemtë boshnjakë dhe hodhën trupat e tyre në varre masive të cilat më vonë u hapën dhe trupat u rivarrosën në pjesë të ndryshme për të mbuluar krimin. Edhe më tej vazhdon procesi i zhvarrimit dhe identifikimit të viktimave.
Serbët e Bosnjës dhe Serbia e kanë quajtur masakrën një krim, por kanë refuzuar ta njohin atë si gjenocid.
Lufta e Bosnjës e viteve 1992-1995 që la pas vetes mbi 100 mijë të vrarë dhe miliona të zhvendosur, mori fund me marrëveshjen e paqes që u arrit në vjeshtën e vitit 1995 në Dayton të Ohios.
Zjarrfikësit dhe ambulanca arrijnë në vendin ku u aksidentua autobusi i linjës Frankfurt-Prishtinë. Sllavonski Brod, 25 korrik 2021.
RFE/RL
Ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës, Xhelal Sveçla, tha udhëtarët që kanë shpëtuar nga aksidenti do të kthen të martën në Kosovë me transport të linjës ajrore. Arritja e tyre në Kosovës, sipas Sveçlës, pritet pas orës 22:00.
Sveçla tha për Radion Evropa e Lirë se gjatë natës të së martës, pritet që në Kosovë të arrijnë trupat e viktimave. Por ai shtoi se nuk dihet ora e saktë se kur trupat do të arrijnë, për shkak të autopsisë që po kryejnë autoritetet kroate.
Viktimat do të kthehen përmes transportit rrugor, shtoi Sveçla.
Radio Evropa e Lirë merr vesh se transporti i viktimave të këtij aksidenti do të bëhet përmes Malit të Zi dhe jo Serbisë, pasi kjo e fundit nuk po e njeh dokumentacionin për këtë rast. Një kompani private do të bëjë transportimin e kufomave nga Kroacia në Kosovë.
Shoferi dërgohet në burg
Shoferit të autobusit që u aksidentua më 25 korrik në Kroaci, të martën iu shqiptua masa e paraburgimit prej 30 ditësh, thanë autoritetet kroate.
Masa e paraburgimit u shqiptua nën arsyetimin se ka rrezik që shoferi, 52-vjeçar, shtetas i Kosovës, mund të arratiset.
Gjykatësi i rastit, Mille Solldo tha për mediat se Kroacia dhe Kosova kanë marrëveshje bashkëpunimi për çështje penale, por kjo marrëveshje nuk parasheh ekstradimin e shtetasve kosovarë dhe kjo është arsyeja pse është caktuar masa e paraburgimit.
“Procedurat do të zhvillohen në Kroaci. Por, sipas marrëveshjes midis Kosovës dhe Kroacisë, ekziston mundësia ligjore që procedura të zhvillohet edhe në Kosovë. Por për këtë duhet pajtimi i të dyja shteteve. Mbrojtja mund ta kërkojë këtë, por propozimi për këtë çështje duhet të vijë nga shteti”, tha ai.
Gjykatësi Solldo shtoi se gjatë ditës po ashtu pritet që të merren në pyetje disa dëshmitarë.
Ndërkaq, zëvendësprokurori i Shtetit për qarkun Sllavonski Brod, Franjo Kopuniq tha se shoferi tani do të dërgohet në burg.
“Ai është deklaruar sot vetëm rreth paraburgimit dhe nuk dha asnjë dëshmi”, tha për gazetarët Kopuniq.
I pyetur se pse shoferi në deklaratën paraprake ka thënë se ishte i lodhur dhe i paaftë për të drejtuar automjetin dhe pastaj u mbrojt në heshtje gjatë marrjes në pyetje, Kopuniq tha se ky konstatim erdhi nga mënyra në të cilën u krye, nga gjurmët e gomave dhe të gjitha rrethanat e tjera.
Kopuniq konfirmoi se do të kërkohet një ekspertizë e detajuar e autobusit.
Shoferi do të mbrohet nga dy avokatë: Igor Cishper dhe Lubo Pavasoviq Viskoviq.
“Në asnjë moment ai nuk më tha se e ka zënë gjumi”, u tha Cishper gazetarëve.
Shoferi gjatë së hënës, para autoriteteve kroate u mbrojt në heshtje.
Nga aksidenti rrugor në Sllavonski Brod, kanë vdekur dhjetë persona me prejardhje nga Kosova, ndërkaq janë lënduar edhe 40 të tjerë.
Në autobus kanë qenë 67 udhëtarë dhe dy shoferë, ku njëri nga shoferët ka vdekur. Autobusi po udhëtonte në linjë të rregullt Frankfurt-Prishtinë.
Autoritetet kroate kanë thënë se ekziston dyshim i bazuar se i dyshuari 52-vjeçar ishte duke vozitur autobusin në kundërshtim me ligjin për trafikun rrugor.
Sipas autoriteteve, shoferi, në gjendje të lodhjes dhe paaftësisë për të drejtuar automjetin në mënyrë të sigurt, nuk ka lëvizur në distancë të mjaftueshme dhe ka përfunduar në sipërfaqen me bar.
Për pasojë, autobusi më pas është rrokullisur.
Të lënduarit lirohen nga spitali
Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, njoftoi të martën, më 27 korrik se 26 të lënduar në aksidentin me autobus, janë liruar nga spitali në Kroaci. Ai ka thënë se edhe 15 persona janë duke marrë trajtim mjekësor, ku një prej tyre është në gjendje të rëndë.
Gjatë të hënës, autoritetet shëndetësore kroate njoftuan se kanë kryer shtatë operacione te të lënduarit në këtë aksident trafiku.
Të hënën, në Kosovë ishte ditë zie për të nderuar viktimat e aksidentit në Kroaci.
Kosova ul flamujt për të nderuar viktimat në Kroaci
RFE/RL
Njëzet pacientë, të lënduar nga aksidenti me autobus në Kroaci, janë të gatshëm të lëshohen të hënën nga spitali, ka mësuar Radio Evropa e Lirë. Ndërsa, njëri nga pacientët është në gjendje kritike.
Në pansionin, që ka pranuar udhëtarët që nuk kanë qenë të lënduar nga aksidenti, janë 15 persona.
Të dielën, dhjetë vetë me prejardhje nga Kosova humbën jetën dhe mbi dyzet u plagosën kur autobusi me të cilin udhëtonin, doli nga rruga në qytetin kroat, Sllavonski Brod.
Autobusi me 67 pasagjerë, përfshirë fëmijë, ishte nisur nga Frankfurti për në Prishtinë.
Në mesin e viktimave është njëri shofer, ndërsa dy nga pasagjerët e plagosur janë të shtrirë në njësi të kujdesit intensiv në Sllavonski Brod.
Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, tha se në organizim e sipër është udhëtimi për në Kosovë i të gjithë atyre që janë në gjendje të udhëtojnë.
“Sapo të jenë kryer procedurat e nevojshme, trupat e atyre që humbën jetën në këtë aksident të tmerrshëm, do të sillen në destinacionin e dëshiruar nga familjet e tyre”, tha po ashtu Gërvalla.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, shpalli të hënën ditë zie në nderim të viktimave, ndërsa ndërpreu vizitën në Japoni për shkak të aksidentit.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vizitoi të dielën mbrëma të plagosurit në Sllavonski Brod.
“Kjo fatkeqësi, kjo tragjedi është tejet e rëndë për ne”, tha Kurti.
Gërvalla, së bashku me kryeministrin Kurti dhe zyrtarë të tjerë të Qeverisë dhe Presidencës së Kosovës udhëtuan të dielën drejt Kroacisë.
Disa prej tyre u kthyen tashmë në Kosovë, ndërsa ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, vazhdojnë të qëndrojnë në Kroaci.
Ata janë atje “për të koordinuar tutje veprimet dhe të gjitha masat e nevojshme për kujdesin dhe trajtimin e të gjithë udhëtarëve që janë lënduar në këtë aksident tragjik”, thuhet në një njoftim të Qeverisë së Kosovës.
Ministri kroat i Shëndetësisë, Vili Berosh, tha se disa të lënduar lehtë do të lirohen gjatë ditës së sotme nga spitali.
“Të gjithë të përfshirëve në këtë ngjarje tragjike do t’iu ofrohet ndihmë psikologjike”, tha ai.
Autoritetet thanë se shoferi që po voziste autobusin, u ndalua nga policia.
“Ai [shoferi] tha se e mori gjumi për një moment”, tha zëvendësprokurori lokal, Sllavko Pranjiq.
“Kam parë të plagosur, kam parë të vdekur, kam parë gjithçka”, tha Ramo Gashi, njëri nga pasagjerët, për televizionin kroat HRT.
Kryeministri i Kroacisë, Andrej Pllenkoviq, tha se është “i trishtuar” dhe “i pikëlluar” nga ngjarja, ndërsa u shprehu ngushëllime familjarëve të viktimave dhe popullit të Kosovës.
Presidenti kroat, Zoran Millanoviq, gjithashtu shprehu ngushëllime dhe uroi shërim të shpejtë për të plagosurit.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë publikoi numrin e telefonit: +383 (0) 38 200 76 000, si kontakt për të gjithë ata që kanë nevojë për informata rreth situatës apo gjendjes së familjarëve në Kroaci.
Dhjetëra qytetarë ndezën qirinj të dielën mbrëma para Teatrit Kombëtar në Prishtinë, në nderim të viktimave të aksidentit.
Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm në spitalin e Slavonski Brod, në Kroaci, Josip Samarxhiç, ka folur për gjendjen e të plagosurve, pas aksidentit tragjik të një dite më parë.
Sipas tij, 42 pasagjerë kishin kërkuar ndihmë mjekësore, ndërsa 15 prej tyre me lëndime të rënda.
“Ne i mbajtëm ata në trajtim. 15 prej tyre kanë lëndime të rënda trupore, dhe dy të plagosur janë vendosur në njësinë e kujdesit intensiv dhe po kryhen të gjitha procedurat e kujdesit intensiv. Katër u operuan. Ne vazhdimisht po monitorojmë situatën”, tha ai në Dnevnik N1.
Ata ofruan ndihmë psikologjike për fëmijët, shton Samarxhiç.
“Ne kemi 15 të mitur, njëri prej të cilëve ka dëmtime serioze. Kemi pasur ndihmë të madhe nga Ministria e Brendshme dhe Ambasada e Kosovës. Ne kemi emrat e njerëzve që janë në spitalin Brod-Posavina”, u shpreh ai.
Ndërkaq, kryeministri Albin Kurti bashkë me homologun e tij kroat, Andrej Plenkoviç, kanë mbajtur konferencë për media në lidhje me aksidentin e rëndë që ka ndodhur sot në Kroaci.
Kurti ka thënë se kjo është një ditë e rëndë për mbarë popullin shqiptarë.
I pari i Qeverisë ka falënderuar shtetin kroat për trajtimin e të lënduarve nga ky aksident.
“I vizitova pacientët në dhomat e spitalit. Falënderoj profesionistët shëndetësorë për kujdesin e treguar dhe angazhimin e pakursyer”, ka deklaruar Kurti, përcjell Telegrafi.
Kurti ka kujtuar rolin që ka mërgata kosovare në zhvillimin e ekonomik të Kosovës.
“Qindra mijëra qytetarë të vendit tonë kthehen për pushime në vendlindje. Shteti dhe mirëqenia jonë, ajo çfarë e kemi, varet shumë prej tyre, prandaj kjo tragjedi është tepër e rëndë për ne”, tha ndër të tjera Albin Kurti.
Duke marrë parasysh rrugën midis Frankfurtit dhe Prishtinës, dhe vetëm dy shoferë, ky është një problem shumë i madh.
Kështu thotë eksperti kroat i komunikacionit, Goran Husinec, pas aksidentit tragjik të autobusit që ndodhi në autostradën e Slavonski Brodit, duke shtuar se për një rrugë kaq të gjatë, dy shoferë janë pak.
“Secili shofer i autobusit mund të ngasë për 9 orë brenda 24 orëve, pas së cilës ka një pushim të detyrueshëm. Dhe kur bëhet fjalë për autobus, ai duhet të pushojë për 2 ditë pas 21 orësh punë, por kjo nuk respektohet”, thotë Husinec.
“Kjo rrugë zgjat rreth 25 orë, duke marrë parasysh qëndrimet në kufij. Dhe me turmat kur është sezoni, një udhëtim i tillë mund të zgjasë deri në 30 orë, kështu tani merreni me mend”, shton ai.
Ai tregon se si duhet të pushojnë shoferët gjatë këtyre rrugëve të gjata.
“Zgjidhja është e thjeshtë. Duhet të sigurosh banesa, ku shoferët do të ndërroheshin dhe ata që vozisnin duhet të pushonin”, tregon ai.
Sa i përket aksidenteve në rrugë, Husinec thotë se problemi më i madh është se gjobat shkruhen por janë të vogla.
“Policia jep gjoba, por kur ishte hera e fundit që keni dëgjuar se dikush kishte paguar të njëjtën shumë”, pyet ai.
Kujtojmë se 10 persona kanë humbur jetën dhe mbi 40 të tjerë janë lënduar në një aksident trafiku sot në afërsi të Slavonski Brod të Kroacisë, kur një autobus nga Kosova doli nga rruga duke shkaktuar aksident.
Shoferi i autobusit është arrestuar dhe sipas dëshmisë së tij dhënë policisë kroate, atë në momentin tragjik e kishte zënë gjumi.
Autobusi po vinte nga Frankfurti i Gjermanisë për në Kosovë. Në autobus ishin 69 pasagjerë.
Në seancën e Qeverisë së Kroacisë tema kryesore ishte sërish epidemia e koronavirusit në kulmin e sezonit turistik në Adriatik dhe masa të reja më të rrepta epidemiologjike që parashikojnë kontroll më rigoroz mbi tubimet dhe aktivitetet më të mëdha si dhe hyrjen e qytetarëve nga vendet të cilat shënojnë rritje të numrit të rasteve, raporton Anadolu Agency (AA).
“Në tre javët e kaluara, Kroacia ka shënuar ndërmjet 500 deri në 600 raste me COVID-19 në javë ndërsa javën e kaluar ka pasur një rritje të konsiderueshme prej 871 raste”, tha kryeministri kroat, Andrej Plenkoviç.
Ai vuri në dukje se 1.6 milionë qytetarë u vaksinuan me dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19 dje dhe se përqindja e personave të vaksinuar po i afrohet numrit të përgjithshëm prej 48 për qind të të rriturve në Kroaci.
“Nga 100 të shtruar në spital, 94 persona nuk ishin vaksinuar. Kushdo që zgjedh të mos vaksinohet e vë veten në rrezik që mund të përfundojë në mënyrë fatale. Prandaj, të vaksinohemi tani dhe të mos e presim vjeshtën të mbrohemi nga shpërthimi i valës së katërt të mundshme”, tha Plenkoviç.
Ministri kroat i Shëndetësisë, Vili Berosh tha se sot në ditën e 514-të të shfaqjes së koronavirusit në Kroaci janë regjistruar 179 raste të reja të infeksionit dhe se përqindja e të prekurve nga virusi në numrin e përgjithshëm të të testuarve në 24 orët e fundit ishte 4.56 për qind.
“Fatkeqësisht, numri i të infektuarve po rritet. Rritja e rasteve pozitive në shtatë ditët e fundit është 46.1 për qind. Jemi dëshmitarë të një përhapje jashtëzakonisht me lehtësi të variantit të ri të virusit”, tha Berosh duke shtuar se: “Teoritë e konspiracionit në lidhje me rreziqet e vaksinave, të tilla si instalimi i çipave dhe krijimi i fushave magnetike, i përkasin zhanrit të fantashkencës dhe nuk duhet të jenë pjesë e imazhit të mediave publike”.
Ministri i Brendshëm kroat, Davor Bozhinoviç njoftoi një shtrëngim të mëtejshëm të masave për hyrjen e shtetasve nga vendet e treta me shkallë të lartë të incidencës të tilla si Britania e Madhe dhe Rusia ndërsa masat e reja epidemiologjike do të zbatohen nga e hëna, 26 korrik për të kontrolluar më mirë COVID-19 në kulmin e sezonit turistik.
“Një nga shtrëngimet do të jetë mosdhënia e pëlqimit për tubime dhe aktivitete që janë në aspektin epidemiologjik të vështira për t’u kontrolluar”, theksoi mistri Bozhinoviç.
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, tha të enjten se “nëse dikush merr vendim për njohjen e Kosovës shtet të pavarur”, Serbia “do të nisë menjëherë fushatën për tërheqjen e njohjeve të Kosovës”.
“Kam shumë respekt për presidentin turk [Recep Tayyip] Erdogan dhe duam marrëdhëniet më të mira me Turqinë, por ne kemi vendin tonë dhe interesat tona dhe do të sillemi në përputhje me to”, tha Vuçiq.
Ai i bëri këto komente pas deklaratave të Erdoganit këtë javë, se ai do të punojë me presidentin amerikan, Joe Biden, për të rritur numrin e shteteve që njohin Kosovën.
Erdogan tha se do ta ngrejë këtë çështje gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, këtë vjeshtë.
Vuçiq tha një ditë më herët se do të bisedojë me Erdoganin rreth Kosovës.
Kosova ka shpallur pavarësinë në vitin 2008.
Sipas listës së publikuar në ueb-faqen e Ministrisë së Jashtme të Kosovës, janë 117 vende që e njohin atë.
Serbia, qysh në vitin 2017, thuhet se ka bërë fushatë për tërheqjen e njohjeve të shtetit të Kosovës dhe, për pasojë, disa vende thuhet se i kanë ngrirë raportet e bashkëpunimit me Kosovën.
Në shtator të vitit të kaluar, Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar një marrëveshje në Uashington, në bazë të së cilës Serbia është dashur të pezullojë fushatën për çnjohjen e Kosovës, ndërsa Kosova është dashur të respektojë një moratorium njëvjeçar, për të mos aplikuar për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.
Afati i këtij moratoriumi skadon në fillim të shtatorit.
Presidentja e Komitetit Serb të Helsinkit, Sonja Biserko ka deklaruar se çështja e shqiptarëve të ç’adresuar në Luginën e Preshevës është më tepër një çështje politike. Në një intervistë për Euronews Albania, Biserko ka nënvizuar se çështja, është peng e statusit të Kosovës, që për Beogradin është ende i pazgjidhur.
“Të gjitha minoritetet jetojnë në një lloj veçimi dhe komuniteti shqiptar është ndoshta më i prekuri sepse Kosova është ende një çështje e hapur për Beogradin dhe e lidhur direkt me zgjidhjen e statusit të saj”, tha Biserko.
Sipas aktivistes së njohur të të drejtave të njeriut, çështja duhet të përfshihet në dialogun e ndërmjetësuar nga Brukseli dhe të trajtohet me seriozitet.
“Mendoj se kjo çështje duhet të përfshihet në dialogun Prishtinë-Beograd, sepse është një nga problemet e pazgjidhura dhe njerëzit jetojnë në një vakum. Dhe duke qenë se nuk do të ketë shkëmbim territoresh, apo ndryshim kufijsh, situata e tyre duhet të zgjidhet në një mënyrë që garanton integrimin e tyre në shoqërinë serbe, në institucionet serbe dhe në kulturën serbe”, deklaroi presidentja e Komitetit Serb të Helsinkit.
Biserko ka shtuar më tej se, faktori ndërkombëtar duhet të rrisë presionin ndaj Beogradit në mënyrë që të zbatojë marrëveshjet e nënshkruara për integrimin e minoriteteve.
“Ata duhet ta marrin këtë problem seriozisht dhe ta nxisin Serbinë të implementojë marrëveshjet e arritura mes dy palëve pas vitit 2000. Në 2001-shin, vit pas të cilit ka pasur tre marrëveshje për integrimin e komunitetit shqiptar në institucionet shtetërore dhe publike, kjo gjë që nuk ka ndodhur. Në fillim u duk se kjo linjë do të ndiqej, por fatkeqësisht gjithçka ndaloi dhe fare pak njerëz janë integruar në këto institucione. Ndaj duhet të bëhet më shumë”, përfundoi Biserko.
Aleksandër Pemaj është dënuar me burgim të përjetshëm për trafikun e 1.2 ton kokainë nga ishulli St. Vincent në Karaibe drejt Greqisë.
Operacioni e ka zanafillën në vitin 2020 teksa Pemaj u arrestua në cilësinë e organizatorit. Bashkë me të edhe 4 të tjerë janë dënuar nga Gjykata greke me burg të përjetshëm. 8 të pandehurit e tjerë u dënuan me 12 deri në 18 vjet burg.
Kokaina u kap në Greqi, në Agios Vikentios në Astakos, Etoloakarnania në 2020 teksa Sandër Pemaj nuk është një emër i panjohur për drejtësinë greke.
Ai ka qenë disa herë në burg, madje emri i tij njihet gjerësisht për përplasjen me armë me policinë greke në lagjen Virona të Athinës, ku protagonistë ishin dhe Marian Kolaj që u vra më pas në kufirin greko-shqiptar dhe Nikolla Todi që u ekzekutua në vend.
Sasia e kokainës që kapte vlerën e 50 milion eurove ishte gati për tu hedhur në tregun e paligjshëm të Europës dhe Afrikën Perëndimore, por u kap në një banesë në Greqi pasi kishte ardhur me një varkë me vela nga Karaibet. ‘Truri’ i organizatës që bëri transportin thirrej ‘Doktori’ dhe ishet shqiptar.
Në operacion morën pjesë dhe dy policë të infiltruar që dëshmua dhe në gjyq ndaj të akuzuarve teksa në transportin e drogës ishin përfshirë disa shqiptarë. bw
Deklarata e ministrit të Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksander Vulin, në lidhje me projektin e bashkimit të serbëve kudo që janë, të cilët do të ruheshin nga Ushtria serbe në vendet e rajonit, është perceptuar si ndërhyrje në punët e brendshme të shteteve sovrane dhe si paralajmërim i kthimit të politikës destruktive të Serbisë.
Bosnje dhe Hercegovina i ka bërë thirrje presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, që të distancohet nga agjenda politike e Vulinit. Ndërkaq nga Kosova vijnë vlerësimet që porositë kërcënuese të Vulinit pasqyrojnë politikën e Beogradit zyrtar. Nga Mali i Zi, Vulinin e mbështet Fronti Demokratik, parti kjo në pushtet.
Vulin: Më Vuçiqin drejt “Botës serbe”
Ideja e “Botës serbe”, të cilën tash e disa kohë është duke proklamuar ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Aleksandar Vulin dhe të cilën ide ai e ka ripërsëritur më 18 korrik, e kthen Serbinë në vitet 90-të të shekullit të kaluar dhe është formë e kërcënimit për vendet e rajonit në përgjithësi, kanë vlerësuar zyrtarë të vendeve të rajonit dhe njohës të zhvillimeve politike.
Deklaratat e ministrit të Punëve të Brendshme të Qeverisë së Serbisë, Aleksandar Vulin, se detyra e gjeneratës aktuale të politikanëve në Serbi është që “të krijojnë botën serbe dhe të bashkojnë serbët kudo që jetojnë ata”, ka nxitur reagime të shumta në rajon.
Deklaratat e tilla Vulin i ka bërë në shënimin e 13-vjetorit të subjektit politik që ai drejton, Lëvizjes Socialiste, në të cilën ceremoni ishte i pranishëm edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, si kryetar i Partisë Përparimtare Serbe.
“Në mënyrë që ‘Bota serbe’ të bëhet, Serbia duhet të jetë e suksesshme ekonomikisht, Serbia duhet të udhëhiqet mirë, duhet të ketë një ushtri që është në gjendje ta ruajë vet Serbinë dhe serbët kudo që jetojnë. Për të ruajtur një Serbi të tillë, ne duhet të bëjmë gjithçka që të vazhdohet politika e Aleksandar Vuçiqit. Vetëm ajo është fitore, vetëm ajo është një garanci për mbijetesën e popullit tonë dhe asgjë tjetër”, ka thënë Vulin.
Ndërkaq, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, i cili ishte mysafir nderi në shënimin e 13-vjetorit të Lëvizjes Socialiste, ka thënë që këtë parti nuk e sheh “vetëm si partnere të koalicionit, por si bashkëluftëtare për Serbinë e fortë, moderne dhe të lirë”.
Kosova: Deklarata e Vulinit, vazhdim i diskursit nacionalist
Nga Zyra e Presidentit të Kosovës, kanë theksuar se deklarata e ministrit serb Aleksandar Vulin, nuk paraqet befasi.
Bekim Kupina, këshilltar i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë, ka theksuar se ministri serb Vulin “është i njohur për qëndrimet e tij ultra nacionaliste”.
“Kjo deklaratë nuk përbën asgjë të re. Deklaratat serbomëdha janë vetëm vazhdim i diskursit të viteve të 90-ta, të kohës të regjimit gjenocidal të Millosheviqit, të cilat prodhuan luftëra dhe pasojat e të cilave ende po i bartim. Kjo retorikë duhet gjykuar edhe nga autoritetet e BE-së, pjesë e së cilës synon të bëhet Serbia. Një deklarim i tillë, gjithashtu është në kundërshtim të plotë me qëndrimet e administratës së presidentit Biden për mosndryshimin e kufijve të shteteve në rajon”, ka thënë Kupina.
Ai ka shtuar se shteti që përfaqëson Vulini ende nuk ka kërkuar falje për krimet që ka bërë në Kosovë, ndaj rikthimi i diskursit kërcënues me “bashkimin e serbëve”, është tregues se Serbia nuk po arrin as sot e kësaj dite të shkëputet nga politika gjenocidale e regjimit të Milosheviqit.
“Vulin në vend se ta projektojë Serbinë në BE, po e dëshiron ‘Serbinë e madhe’. Në real-politikë, e para e përjashton të dytën fuqishëm”, ka thënë këshilltari i presidentes së Kosovës.
Deklaratat e Vulinit janë bërë një ditë para se në Bruksel të takohej kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, proces ky i lehtësuar nga Bashkimi Evropian.
Kurti: Keqardhje që Vuçiqi nuk distancohet nga deklaratat e Vulinit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit që ka pasur të hënën, më 19 korrik, me presidentin e Serbisë, Vuçiq, ka deklaruar se gjatë takimit është prekur edhe çështja e deklaratës së Vulinit për “Botën serbe”.
Kryeministri Kurti, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve lidhur me këtë çështje, ai ka theksuar se nga presidenti serb nuk është distancuar nga deklaratat e Vulinit.
“Fatkeqësisht, presidenti i Serbisë nuk distancohet as nga Vulini, as nga (Ivica) Daçiqi, as nga (Slobodan) Milosheviqi e nga kushdo qoftë që ka qenë në pushtet gjatë viteve të 90-ta. Kjo është vërtetë për keqardhje. Fakti që kemi dhjetë vjet dialog në Bruksel, pa një marrëveshje përfundimtare, është për shkak se ekziston kjo rezistenca problematike për t’u ballafaquar me të kaluarën”, ka thënë Kurti.
Bosnja e Hercegovina: Vuçiq të distancohet nga deklarata e Vulinit
Ministrja e Punëve të Jashtme të Bosnjës dhe Hercegovinës, Bisera Turkoviq, tha se ajo priste që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të distancohej menjëherë nga deklaratat e ministrit Vulin, për bashkimin e “Botës serbe”.
Në qoftë se Vuçiq nuk e bën këtë, Turkoviq beson që kjo vetëm do të konfirmojë se politika zyrtare e tij dhe e Serbisë është përmbysja e Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit dhe që synon të bashkojë me Serbisë pjesë të Bosnjë dhe Hercegovinës.
“Deklarata e Vulinit, në të cilën ai vendosmërisht tha se bashkimi i serbëve do të thotë një ‘shtet i unifikuar’, do të thotë shkeljen flagrante të Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit, destabilizim të të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor, si dhe një kërcënim ogurzi për qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës që mbroheshin nga agresioni dhe gjenocidi 26 vjet më parë. Një retorikë e tillë i bën absolutisht të pakuptimta të gjitha deklaratat dhe politikat e presidentit serb, Vuçiq me të cilat ai pretendon se Serbia dëshiron paqe dhe marrëdhënie të mira fqinjësore me Bosnjën dhe Hercegovinën”, ka thënë Turkoviq.
Vulin: Deklaratat janë vetëm të miat
Vulin, më 19 korrik, ka reaguar ndaj deklaratës së ministres së Punëve të Jashtme të Bonjë e Hercegovinë, Bisera Turkoviq.
Ai theksoi se idetë dhe deklaratat e tij ishin vetëm të tijat.
“Aleksandar Vuçiq dhe unë jo gjithmonë kemi të njëjtin mendim për çdo çështje dhe nëse keni ndonjë pyetje lidhur me pikëpamjet e mia, ma dërgoni mua, do të merrni një përgjigje të zëshme që mund ta kuptoni. Për të hyrë në diskutim me Vuçiqin, ju megjithatë do të duhet të gjeni fjalët e tij dhe të provoni që t’i kontestoni. Por, paraprakisht, na tregoni se kush tentoi ta vriste Aleksandar Vuçiqin në Srebrenicë dhe pse nuk janë ende emra autorëve dhe urdhërdhënësve”, ka thënë Vulin, sipas një deklarate nga ministria që ai drejton.
Deklarata e tij i referohet ngjarjes nga viti 2015, kur Vuçiq, si kryeministër i Serbisë, mori pjesë në përkujtimin për viktimat e gjenocidit të Srebrenicës në Potoçari, ku disa pjesëmarrës, të pakënaqur me praninë e tij, filluan të hidhnin shishe plastike dhe sende të tjera ndaj tij.
Në vazhdim të deklaratës, Vulin përkujton se në deklaratën e tij më 18 korrik, ai ka thënë se “serbët do të bashkohen paqësisht, pa asnjë plumb kur të plotësohen kushtet për një gjë të tillë”.
“Nëse kanë mundur gjermanët, pse nuk munden edhe serbët, apo ju jeni edhe kundër një Gjermanie të bashkuar?”, ka pyetur Vulin, Bisera Turkoviqin.
Ai gjithashtu i bëri thirrje Turkoviqit që të distancohej nga deklarata e anëtarit të Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Shefik Xhaferoviq, se Kosova është e pavarur dhe se ai do ta njihte Kosovën.
Përndryshe, siç deklaroi ai, “unë do të konsideroj që ju mbështesni copëtimin e Serbisë dhe se doni të shkëputni një pjesë të vendit tim”.
Në Mal të Zi, “për” dhe “kundër”
Mbështetja e parë për Vulinin lidhur me idenë e realizimit të projektit “Bota serbe”, ka ardhur nga përfaqësuesi pro-serb i Frontit Demokratik, Andrija Mandiq.
Në televizionin N1, Mandiq ka deklaruar se ideja e “Botës serbe”, për të cilën ka folur ministri serb Vulin, u ka pëlqyer serbëve përtej kufirit të Serbisë. Ai ka theksuar se tashmë po punohet për realizimin e një ideje të tillë.
“Serbë nga Mali i Zi, serbë nga Republika Serbe, serbë nga Maqedonia (e Veriut), ata kufij që ekzistojnë mes nesh nuk duhet të ekzistojnë në kokën e tyre. Pastaj ne do të bashkëpunojmë më mirë, do të jemi më afër njëri-tjetrit, në fund të fundit ne jemi një popull”, tha Mandiq.
Lëvizja Qytetare URA vlerëson se të gjitha “projektet” që propozojnë shënjimin e kufijve të rinj në Ballkanin Perëndimor, përfshirë projektin “Bota serbe”, janë të rrezikshëm për stabilitetin e rajonit dhe ndikojnë në nacionalizmin në rritje.
Nënkryetarja e partisë, Jovana Maroviq, i tha Radios Evropa e Lirë se është problematike që “projekti” u mbështet publikisht nga udhëheqësi i Frontit Demokratik, Andrija Mandiaq, por që pozicioni i tij nuk mund të interpretohet si pozicion i qeverisë.
“Qeveria u formua në bazë të parimeve të përcaktuara në marrëveshje nga shtatori i vitit të kaluar, dhe vetëm një qeveri që funksionon në përputhje me ato parime mund të ketë mbështetjen e lëvizjes qytetare URA, dhe jo projektet e bazuara në nacionalizëm”, theksoi Maroviq.
Gjukanoviq: Gabim i njëjti, sikurse i Milosheviqit
Dy ditë më parë, presidenti i Malit të Zi, Milo Gjokanoviq, kishte folur për rreziqet e idesë së një bote serbe.
Në konferencën “Ballkani Perëndimor: Një pjesë kryesore e enigmës së sigurisë evropiane”, që u mbajt në Bratislavë, më 16 korrik, Gjukanoviq tha se Serbia nuk e ka pranuar kurrë pavarësinë e Malit të Zi dhe se ai e sheh Malin e Zi si pjesë të “Botës serbe”.
“Kur shihni qëndrimin e Serbisë në rajon, ai rol është potencialisht shkatërrues, sepse Serbia është kthyer në politikat e fillimit të viteve të 90-ta. Serbia është këtu për të ruajtur interesin e serbëve kudo që ata jetojnë në rajon. Ky është i njëjti gabim që kishte bërë Slobodan Milosheviq në vitet e 90-ta. E dimë se çfarë ndodhi në Bosnjë dhe Hercegovinë”, vuri në dukje Gjukanoviq.
Ai tha se presidenti i Serbisë, Vuçiq po përpiqej të paraqiste mbrojtjen e interesave të popullit serb në Malin e Zi, si një qëllim të ligjshëm.
“Ndërhyrja në punët e brendshme të një vendi nuk mund të jetë një qëllim legjitim. Më vjen keq që Serbia po përsërit gabimet dhe kam frikë se është një potencial real për krijimin e paqëndrueshmërisë në rajon. Serbia po e bën atë duke u bazuar në mbështetjen e Moskës”, theksoi Gjukanoviq.
Maliqi: Serbia në pikën zero të viteve të 90-ta
Njohësi i zhvillimeve politike, Agon Maliqi, në një bisedë me Radion Evropa e Lirë, thekson që deklaratat e ministrit serb të Punëve të Brendshme, Aleksandar Vulin, duhet parë në rajon si një formë kërcënimi dhe se ato e shpërfaqin më qartë dhe më drejtpërdrejtë atë që është politika e Serbisë në rajon.
Sipas tij, Vulin prej kohësh i artikulon në mënyrë më të drejtpërdrejtë ato që janë vërtetë qëndrimet e presidentit serb, Vuçiq. Siç thotë Maliqi, kjo vërtetohet edhe me faktin që vet Vulin e thotë që ideja e “Botës serbe”, e cila është një eufemizëm për “Serbinë e madhe”, mund të realizohet vetëm duke e ndjekur politikën e Vuçiqit. Ndërkaq, ky i fundit, sipas Maliqit, e ka komentuar deklaratën e Vulinit duke thënë se atë e ka “më shumë se partner të koalicionit”.
“Unë këtë e shoh si kërcënim, si konfirmim i faktit që Serbia jo vetëm që nuk ka ndryshuar, por është kthyer në pikën zero të viteve të 90-ta, me strategji dhe taktikë më ndryshe, duke e vënë theksin te ekonomia së pari. Por, duke e potencuar dhe duke e lënë gjithmonë të hapur opsionin militarist, që do të thotë të projektit të ‘Serbisë së madhe’ të rikonceptuar, por edhe duke e lënë gjithmonë të hapur rikthimin te luftërat”, tha Maliqi.
Ai shtoi se politika që po ndjekë Serbia, bazuar edhe në deklaratat e Vulinit, janë të rrezikshme dhe kërcënim real. Kjo sipas tij, vërehet nga fryma, të cilën regjimi në Serbi po e krijon në opinionin publik.
“Një shtet dhe një regjim i cili synon paqen, nuk i fryn luftës në opinionin publik dhe nuk militarizohet në masën në të cilën është militarizuar Serbia në vitet e fundit. Kështu që, padyshim që kërcënimi është real. Serbia, në mënyrë deklarative synon paqen, por paqen me kushtet e saj, të cilat kushte janë të papranueshme për fqinjët. Kështu që unë mendoj që Vuçiq, realisht, e lë hapur mundësinë për një luftë në këtë dekadë që jemi futur”, vlerësoi Maliqi.
Biserko: Të caktohen vijat e kuqe për Serbinë
Sonja Biserko, themeluese e organizatës joqeveritare Komiteti i Helsinkit për të drejta të njeriut në Serbi, thotë për Radion Evropa e Lirë, se deklaratat e Vulinit nuk e befasojnë sepse, sipas saj, ai ka pasur edhe më herët deklarata të tilla. Ajo rikujton tekstin autorial të Vulinit, të vitit të kaluar, në të përjavshmen serbe “Peçat”, në të cilin për herë të parë ka thënë se detyrë e gjeneratës së tij të politikanëve, është që t’i bashkojnë të gjithë serbët.
“Tash, në përvjetorin e Lëvizjes së Socialistëve, i cili në njëfarë mënyre është fillim i fushatës për zgjedhjet presidenciale, ai i tha të gjitha ato porosi kërcënuese dhe të rrezikshme për të gjithë rajonin, gjë të cilën, për më shumë, e përkeqëson që presidenti Vuçiq ishte i ulur aty dhe nuk u distancua nga ato që u thanë”, theksoi Biserko.
Duke iu referuar pranisë së presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në kremtimin, në të cilin Vulin e quajti atë president i ardhshëm i të gjithë serbëve, Biserko shprehet se Vulin thotë atë që mendon Vuçiqi.
“Kjo është diçka me të cilën ata tundohen për çdo ditë, që të shohin se sa larg mund të shkojnë dhe sa do t’i tolerojë bashkësia ndërkombëtare. Natyrisht, kur të krijohet ai realitet, atëherë është shumë vështirë që ai të kthehet në gjendjen e mëparshme”, tha Biserko.
Themeluesja e Komitetit të Helsinkit shtoi se ky është fillimi i fushatës për zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Serbi, të cilat do të mbahen vitin e ardhshëm, por prekje e pulsit të bashkësisë ndërkombëtare, për të cilën ajo thotë se shpreson që do t’i vendosë vijat e kuqe kur bëhet fjalë për deklarata dhe aspirata të tilla.
“Duhet të caktohen vijat e kuqe për politikanë të tillë në rajon, marrë parasysh që kufijtë ndërkombëtarë në Ballkan tashmë janë të pranuar dhe që ata nuk ndryshojnë më. Por, gjithsesi që nxitjet e këtilla dhe në njëfarë mënyre edhe kontestimi i kufijve tashmë të pranuar në rajon, nënkupton destabilizim serioz të rajonit, sidomos sepse bëhet fjalë për vende të vogla dhe të pakonsoliduara në fqinjësi, mbi të cilat, Serbia, si një vend më i madh në rajon, shumë lehtë mund të ndikojë në kuptimin e destabilizimit”, u shpreh Biserko.
Vujoviq: Serbia po e imiton Rusinë
Zlatko Vujoviq, analist i çështjeve politike nga Mali i Zi, në një bisedë me Radion Evropa e lirë, vlerëson që kur bëhet fjalë për orientimin ideologjik, Serbia po shkon gjithnjë e më shumë drejt Rusisë.
“Serbia, nën presidentin Vuçiq, po përpiqet të imitojë sjelljen e Rusisë, si një fuqi rajonale që përfaqëson një fqinj të rrezikshëm për të gjithë ata që ndajnë kufijtë me të”, tha Vujoviq.
Por, siç shprehet ai, Serbia nuk ka burime si Rusia për të krijuar konflikte të ngrira, siç krijoi Rusia në Gjeorgji, Moldavi, Ukrainë, por të përpiqet të destabilizojë rajonin përmes luftës mediatike, duke përdorur komunitetet kombëtare të saj që jetojnë në vendet e tjera.
Kjo krijon konflikt midis Serbisë dhe Perëndimit, thotë Vujoviq, duke iu përgjigjur pyetjes nëse ai pret reagimin e Bashkimit Evropian ndaj afirmimit të “Botës serbe”.
“Kjo është diçka që çon gjithnjë e më thellë në konflikt me politikën e SHBA-së, me presidentin (Joe) Biden, por gjithashtu edhe me atë që do të duhej të ishte politikë e Bashkimit Evropian. Megjithatë, Bashkimi Evropian, në shtatë apo tetë vjetët e fundit, nuk ka politikë të qartë për Ballkanin Perëndimor. Për këtë shkak, presidentit Vuçiq i është hapur mjaft hapësirë”, tha Vujoviq.
Ai vlerëson se vetë Vuçiqi e përdor këtë situatë për të zbatuar politikën e tij rajonale.
“Ndonëse Vuçiq i bën disa lëvizje të mira taktike, ai po bën po bën gabime të mëdha strategjike. Duke krijuar një hendek me Shtetet e Bashkuara dhe duke thelluar ndikimin e Rusisë në Serbi, duke u bërë një instrument i politikës ruse në Ballkanin Perëndimor. Vuçiqi në terme afatgjata, afatmesme dhe kam frikë edhe në afatshkurta, po e shemb pozicioni mbi të cilin e ka ndërtuar sundimin në Serbi”, tha Vujoviq.
Prej kur përmendet termi “Bota serbe”?
Termi “Bota serbe” u përdor për herë të parë nga Aleksandar Vulin, më 26 shtator 2020, derisa ishte shef i Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë.
“Vuçiq duhet të krijojë ‘Botën serbe’. Beogradi duhet të mbledhë të gjithë serbët brenda dhe rreth vetes, ndërkaq që presidenti i Serbisë është presidenti i të gjithë serbëve”, pati thënë Vulin.
Ai më vonë pati folur më hollësisht për atë që ai e konsideroi termin “Bota serbe”, duke aluduar në nevojën e bashkimit të popullit serb në një shtet të vetëm.
Serbia i thekson lidhjet e ngushta, duke financuar mjediset me popullsinë serbe në të gjitha vendet në rajon. Gjatë vitit 2017, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe ai i Republikës Serbe, entitet ky brenda Bosnjë e Hercegovinës, Milorad Dodik, patën paralajmëruar gjithashtu Deklaratën për mbijetesën e popullit serb në rajon, por ajo nuk është miratuar deri më sot.
Besimtarët myslimanë në vendet e rajonit vijojnë me përgatitjet e fundit për festimin e festës së Kurban Bajramit.
Anadolu Agency (AA) ka përpiluar informacione rreth përgatitjeve të festës së Kurban Bajramit në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri dhe Kosovë.
Maqedoni e Veriut
Në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkup, besimtarët myslimanë të cilët kanë mundësi të therin kurban me rastin e Kurban Bajramit, vizituan tregun e bagëtive në periferi të qytetit.
Shitësit e kurbaneve, duke mos dashur të prononcohen para kamerës, thanë se këtë vit autoritetet nuk kanë lejuar shitblerjen në lokacionet tradicionale brenda qytetit, ndërsa u ankuan për kushtet e pafavorshme në tregun e bagëtive. Sipas tyre, kjo ka ndikuar paksa në uljen e interesimit.
Sivjet, çmimi i kafshëve të vogla është 120 deri në 300 euro, ndërsa kafshët e mëdha shiten nga 700 deri në 1.200 euro.
Ndërkohë, nga Ndërmarrja Publike “Higjiena Komunale-Shkup” kanë bërë të ditur se edhe sivjet, në vendbanimet ku festohet Kurban Bajrami, janë vendosur kontejnerë të posaçëm ku besimtarët muslimanë do të mund të hedhin mbetjet e kurbanëve.
Shqipëri
Besimtarët myslimanë në Shqipëri vazhdojnë përgatitjet për pritjen e festës së Kurban Bajramit, duke u kujdesuar për kurbanin, por edhe për blerjen e produkteve të ndryshme.
Në prag të festës, tregu i bagëtive i Qarkut të Tiranës frekuentohet më shumë, ndërsa besimtarët blejnë kafshët për kurbane për familjen e tyre, por edhe për të ndihmuar familjet në nevojë.
Prej disa ditësh vazhdojnë përgatitjet për blerjen e kurbanit, ndërkohë çmimi i përcaktuar i kurbanit për këtë vit është 130 euro për bagëtitë e imëta, njëjtë sa viti i kaluar.
Nga ana tjetër, tregu “Pazari i Ri” në Tiranë në prag të Kurban Bajramit është më i frekuentuar nga qytetarët, të cilët blejnë produktet nga më të ndryshmet, nga ato tradicionale, por edhe të tjera.
Ndërkohë, programi qendror për faljen e namazit të Kurban Bajramit në Shqipëri do mbahet në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë.
Kosovë
Qytetarët në të gjitha vendet e Kosovës po bëjnë përgatitjet e fundit para festës së Kurban Bajramit.
Ardhja e një pjese të madhe të mërgimtarëve në vend, moti me shi dhe nevoja për t’i blerë gjërat e nevojshme për këtë festë ka shkaktuar fluks dukshëm më të madh nëpër rrugët e Kosovës në prag të festës, sidomos në kryeqytet, Prishtinë.
Në tregun e bagëtive në lagjen “Vranjevc” të Prishtinës, interesimi i qytetarëve për të blerë kurban, sipas tregtarëve, gjatë këtij viti krahasuar me vitin e kaluar, ka qenë më i madh.
Kjo si pasojë se gjatë vitit të kaluar, kishte masave të vendosura të cilat përfshinin edhe kufizime për prerjet e kafshëve, për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).
Çmimet për një dele në këtë treg varijojnë nga 120 euro deri në 250 euro, ndërsa më së shpeshti blihen delet me çmimet më të ulëta dhe ato mesatare.
Studentët e Universitetit Bogazici duke protestuar kundër Presidentit Recep Tayyip Erdogan
Dorian Jones
STAMBOLL – Pas muajsh protestash nga profesorët dhe studentët, Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka bërë një hap pas duke hequr rektorin e debatueshëm që kishte imponuar në krye të universitetit kryesor të Stambollit. Universiteti Bogazici konsiderohet si qendra e mendimit liberal dhe lirisë akademike.
Profesorët e universitetit duartrokitën ndërsa në sfond luhej muzikë për të festuar shkarkimin e rektorit Melih Bulu, nëpërmjet një dekreti të nënshkruar në mesnatë nga Presidenti Erdogan.
Për muaj të tërë, mësuesit kishin zhvilluar protesta të përditshme kundër emërimit të zoti Bulu, sërish me një dekret të Presidentit Erdogan. Rektorët janë zgjedhur tradicionalisht nga akademikët e universitetit. Can Candan, profesor në universitetin Bogazici, mirëpriti heqjen e zotit Bulu.
“Është rezultat i një rezistence prej gjashtë muajsh e gjysëm. Dhe është jashtëzakonisht domethënëse pasi ka qenë një model për të gjithë vendin. Pra nëse rezistojmë paqësisht dhe në një mënyrë shumë të vendosur, do t’ia dalim mbanë”, tha profesori Candan.
Policia pati shpërndarë me forcë shumë nga demonstratat e studentëve dhe akademikëve kundër vendimit të Presidentit Erdogan për të imponuar emërimin e zotit Bulu.
Një numër i madh studentësh janë arrestuar, disa gjatë bastisjeve të kryera në orët e agimit nga policë të anti-terrorit të armatosur rëndë. Masat e ashpra u dënuan me shpejtësi brenda dhe jashtë vendit, përfshirë edhe nga Shtetet e Bashkuara.
Mësimdhënia në universitetin Bogazici zhvillohet në gjuhën angleze dhe universiteti mban lidhje historike me Shtetet e Bashkuara. Bogazici radhitet ndër universitetet më të mira të Turqisë, me një reputacion për mendimin liberal dhe të pavarur, që e ka shndërruar në një objekt sulmi nga Presidenti Erdogan, thotë akademikja e këtij universiteti, Seda Altug.
“Ka qenë objekt sulmi prej disa kohësh për shkak të mjedisit të tij liberal, mjedisit liberal të mësimdhënies, për shkak të aktiviteteve liberale të studentëve. Prej kësaj atmosfere shumë liberale është bërë e mundur që shumë tema të debatueshme dhe shumë tabu në Turqi të diskutohen këtu pa asnjë lloj dhune”, tha zonja Altug.
Qeveria e Turqisë është përballur me kritika në rritje për largimin e qindra akademikëve nga postet e tyre, si pjesë e asaj që thotë se është një goditje kundër terrorizmit.
Presidenti Erdogan deri më tani nuk ka dhënë asnjë shpjegim për vendimin e tij për të hequr zotin Bulu, i cili pasoi një takim të autoritetit të arsimit të lartë të Turqisë, ku u diskutua për trazirat e Universitetit Bogazici.
Disa anëtarë të shquar të partisë AKP në pushtet të Presidentit Erdogan kishin filluar të paralajmëronin për rritjen e shqetësimit në radhët e mbështetësve për qëndrimin e qeverisë ndaj disidentëve. Sondazhet e opinionit publik treguan simpati të fortë për protestuesit e universitetit, madje edhe mes disa mbështetësve të Presidentit Erdogan.
Profesor Candan, ndërsa përshëndet lëvizjen e Erdoganit, mbetet i kujdesshëm.
“Lufta vazhdon. Vetëm pse ai është tërhequr nuk do të thotë që ne të gjithë do të jemi në gjendje të zgjedhim rektorin tonë. Lufta vazhdon. Por është padyshim një sukses i madh në rrugën drejt disa ndryshimeve të mëdha, jo vetëm për Bogazicin por edhe për institucionet e tjera të arsimit të lartë”, tha zoti Candan.
Studentët dhe akademikët po bëjnë thirrje për rikthimin e zgjedhjeve nga akademikët për të gjitha postet e rektorëve të universiteteve. Mbetet e paqartë nëse Presidenti Erdogan do të kërkojë të imponojë një rektor të ri për Universitetin Bogazici.
Nëse Serbia një ditë bashkohet me Bashkimin Evropian (BE), ajo do të detyrohet të tërhiqet nga marrëveshja euroaziatike e tregtisë së lirë
Beograd
Serbia është bashkuar me bllokun tregtar të Bashkimit Ekonomik Euroaziatik (EAEU) të udhëhequr nga Rusia, duke e vendosur vendin në një treg prej 180 milionë njerëzisht për rreth 99 për qind të mallrave të saj të brendshme, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Ky është një moment historik për Serbinë. Si rezultat i marrëdhënieve tona të shkëlqyera politike, janë hapur perspektiva të reja për zhvillimin e lidhjeve tona ekonomike të cilat mbajnë rëndësi thelbësore për vendin, ekonominë dhe qytetarët tonë”, tha Nenad Popoviç, ministri serb i Inovacionit dhe Zhvillimit Teknologjik.
Në muajin tetor të vitit të kaluar, Serbia në Moskë nënshkroi një marrëveshje me vendet anëtare të EAEU-së, përkatësisht me Rusinë, Kazakistanin, Bjellorusinë, Armeninë dhe Kirgistanin.
Ndërsa marrëveshja e tregtisë së lirë, e nënshkruar dje, zëvendëson marrëveshjet bilaterale aktuale të Serbisë me vendet anëtare të EAEU-së, kryesisht ato me Rusinë.
Tregtia bilatarele serbe me udhëheqësen e EAEU-së, Rusinë, arriti në 3,4 miliardë dollarë në vitin 2019 dhe përbën afërsisht 90 për qind të tregtisë serbe me vendet anëtare të EAEU-së. Produktet bujqësore përbëjnë më shumë se gjysmën e eksporteve serbe në Rusi.
Megjithatë, nëse Serbia një ditë bashkohet me Bashkimin Evropian (BE), ajo do të detyrohet të tërhiqet nga marrëveshja euroaziatike e tregtisë së lirë.
Blloku euroaziatik u themelua në vitin 2015.
Serbia është vend kandidat për anëtarësim në BE që nga viti 2012.
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabic, tha se në vitin 1995 në Srebrenicë “ka ndodhur një krim i tmerrshëm”, por shtoi se zyrtarët e Serbisë nuk e kanë vendin në ngjarjet përkujtimore atje, derisa të mos ndiqen penalisht personat që, gjashtë vjet më parë, sulmuan kryeministrin e atëhershëm të Serbisë, Aleksandaer Vuçiç.
Në Bosnje dhe Hercegovinë sot u shënua përvjetori i 26-të i gjenocidit në Srebrenicë. Mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë u vranë në korrik të vitit 1995 nga forcat serbe të Bosnjës.
“Derisa nuk dalin para drejtësisë të gjithë ata që sulmuan presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiç – atëherë kryeministër – i cili shkoi në Srebrenicë për të shprehur respekt për viktimat dhe popullin boshnjak, ne, zyrtarët, nuk e kemi vendin atje”, tha Bërnabic për Televizionin Prva të Serbisë.
Sipas saj, është “skandal” që askush nuk ka dhënë përgjegjësi për sulmin ndaj Vuçiqit, çfarë do të thotë se “diçka e tillë mund të ndodhë përsëri”.
“Shpreh keqardhje të madhe, sepse një krim i tmerrshëm ka ndodhur në Srebrenicë dhe nuk kam asnjë problem të shpreh respekt për të gjitha viktimat”, tha Bërnabic.
Në korrik të vitit 2015, Vuçic mori pjesë në përkujtimin e viktimave të gjenocidit në qendrën përkujtimore Potoçari në Srebrenicë, ku disa pjesëmarrës, të pakënaqur me praninë e tij, hodhën shishe plastike dhe sende të tjera në drejtim të tij.
Gjatë luftës në Bosnje në vitet 1990, Vuçiç ishte zyrtar i Partisë Radikale Serbe, e cila kishte formacionet e saj paraushtarake në fushat e betejës në Bosnje dhe Hercegovinë dhe Kroaci.
Vuçiç ishte pjesë e kësaj partie deri në vitin 2008, kur formoi Partinë e tij Përparimtare Serbe, e cila sot mban pushtetin në Serbi.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, përkujtoi 26-vjetorin e gjenocidit të Srebrenicës, duke shprehur simpatinë e tij për viktimat, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një video-mesazh për ceremoninë përkujtimore ku po shënohet përvjetori i gjenocidit, Erdoğan tha se Turqia do të vazhdojë të qëndrojë me Bosnjë dhe Hercegovinën dhe boshnjakët.
“Në asnjë mënyrë, nuk do të lejojmë që kjo njollë e zezë e historisë së Evropës dhe njerëzimit (gjenocidi i Srebrenicës) të shtyhet në plan të dytë”, theksoi Erodğan.
“Plagët që Srebrenica hapi në zemrat tona janë ende duke derdhur gjak edhe pse kanë kaluar 26 vjet”, shtoi presidenti turk.
Më shumë se 8.000 muslimanë boshnjakë u vranë kur forcat serbe të Bosnjës sulmuan Srebrenicën në korrik 1995, megjithë praninë e trupave paqeruajtëse holandeze.
Këshilli i Sigurimit i OKB-së e kishte shpallur Srebrenicën “zonë të sigurt” në pranverën e vitit 1993. Megjithatë, trupat e drejtuara nga gjenerali Ratko Mlladiç pushtuan zonën e OKB-së. Ai më vonë u shpall fajtor për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid.
Duke kujtuar dekretin e gjykatës për kriminelin e luftës, Erodğan tha se megjithëse dekreti nuk mund të lehtësojë vuajtjet e “tragjedisë në zemër të Evropës”, ai mund të ndihmojë në parandalimin e gjenocideve të tjera.
Ai nënvizoi rëndësinë e paqes në Bosnjë dhe Hercegovinë, ku jetojnë besime, kultura dhe etni të ndryshme, duke thënë se stabiliteti i saj është i nevojshëm për gjithë Evropën, veçanërisht Ballkanin.
Presidenti turk u bëri thirrje figurave politike të kundërshtojnë urrejtjen, dhunën dhe diskriminimin dhe të ribashkohen bazuar në vlerat e përbashkëta njerëzore.
“Është detyra jonë e përbashkët ta bëjmë paqen të përhershme në këto toka”, tha ai.
Erodğan gjithashtu shprehu ngushëllimet e tij për familjet e viktimave të gjenocidit dhe u lut për mëshirën e Allahut për të vrarët.
Optimizmi dhe kthimi. Banorët e Srebrenicës thonë se kjo i solli ata të kthehen në vatrat e para luftës, shtëpitë ku ata lindën, jetuan dhe kaluan shumë momente të lumtura.
Dikur çarshia e pasur, jetonte “me mushkëri të plota” ndërsa sot një numër i madh i të rinjve e lënë atë. Ka vetëm disa kafene, pa restorante, thertore, furra buke dhe gjithçka që nevojitet për një jetë normale. Gjatë ditës, ju mund të takoni disa banorë në qytet, megjithatë, kur dyert e një numri të vogël të ndërmarrjeve dhe institucioneve janë të mbyllura, qytetin e mbulon heshtja.
Elvis Shpiodiç, që i mbijetoi gjenocidit si 11-vjeçar në vitin 1995, u kthye në Srebrenicë para 15 vitesh.
“Nuk erdha në varrimet e para që ishin në Potoçari. Pasi erdha në njërën prej tyre, diçka më tërhoqi që të kthehem këtu duke marrë parasysh gjithçka që mbijetova. U ktheva 15 vjet më parë dhe pastaj isha optimist se ky qytet do të jetësohet. Në qytet ishte njëfarë optimizmi. Punonin shumë kafene, restorante, hotele, furra buke. Megjithatë, në katër apo pesë vitet e fundit shoh situatën dhe mund të them se ky është një qytet që gradualisht po vdes. Gjenocidi e ka bërë të veten, që një popull të shkatërrohet në këto hapësira”, tha Shpiodiç.
Sot nuk ka furrë buke në Srebrenicë, vetëm disa kafene, nuk ka hotele, thertore dhe pajisje të tjera të nevojshme për të jetuar në një qytet.
“Kur të shkoni në qytet do të shihni se nuk keni asnjë restorant, hotel, keni dy ose tre kafene. Fatkeqësisht, unë shpesh them se ky do të jetë një qytet i pensionistëve. Këtu kanë mbetur vetëm pensionistë. Shohim se vetëm një ose dy njerëz jetojnë në shtëpi, ata janë persona të moshuar. Të rinjtë po largohen, jo vetëm nga Srebrenica por edhe nga qytetet tjera, e veçanërisht nga këto mjedise më të vogla, sepse këtu nuk ka perspektivë për jetë. Nuk hapen ndërmarrje të reja. Kohët e fundit kam menduar gjithnjë e më shumë të largohem nga ky qytet”, u shpreh Shpiodiç.
Ai është i mendimit se ndërmarrjet dhe punësimi janë të nevojshme që të rinjtë të qëndrojnë në Srebrenicë.
Senad Gjoziç, 42-vjeç, është kthyer në Srebrenicë në vitin 2009.
“Atëherë u ktheva vetë. Pasi mbarova studimet, m’u ofrua mundësia në Koleksionin e Muzeut të Bibliotekës Kombëtare të Srebrenicës. Pastaj u ktheva vetëm, ndërsa nëna ime një vit më vonë. U martova dhe krijova familje”, tha Gjoziç.
Ai konsideron se kur bëhet fjalë për punësimin në Srebrenicë situata nuk është e kënaqshme.
“Ka shumë nga ata që merren me bujqësi, kultivim të tokës dhe blegtori dhe ata jetojnë mjaft vështirë”, tha Gjoziç.
Siç tha, ai ka jetuar në këtë qytet për një kohë të gjatë dhe është mësuar me jetën pa disa gjëra që janë normale në disa qytete më të mëdha si furra e bukës, restorante, kinema …
“Nëse do të kisha ardhur të jetoja në Srebrenicë për herë të parë sot, do të ishte e pakonceptueshme të jetoja pa këto gjëra që janë normale në disa qytete të tjera. Por, meqë kam jetuar këtu për 12 vjet, dikur mësohesh, bëhet normale, gjithçka është çështje zakoni. Unë, mbi të gjitha, drejtohesha nga dashuria për vendlindjen time. Kur e doni qytetin tuaj, atëherë mësoheni me të gjitha vështirësitë që hasni”, thotë Gjoziç.
Sipas tij, kur bëni krahasimin me vitin 2009 kur u kthye, me situatën e sotme, sa njerëz kishte në Srebrenicë atëherë dhe gjithçka që bënte, jeta sociale dhe ekonomike në këtë qytet po shkon drejt greminës.
“Në një farë mënyre, mund të thuhet se ky është një qytet që po vdes dhe po bëhet një qytet i të moshuarve. Tendencat janë që njerëzit shkojnë masivisht në Evropën Perëndimore në kërkim të punës. Pavarësisht të gjitha vështirësive me të cilat përballemi, për mua ende është bukur këtu dhe nuk e kam ndërmend të shkoj askund”, tha Gjoziç.
Srebrenica, kthimi dhe lugina e nishaneve të bardha, siç i quajnë varrezat e Qendrës Përkujtimore Srebrenica-Potoçari, është ajo në të cilën jetojnë nënat e këtij qyteti, ku u krye gjenocidi në verën e vitit 1995 kundër disa mijëra burrave dhe djemve joserbë.
Një numër i vogël i tyre u kthyen në qytetin nga i cili u dëbuan dhe ikën në vitet e 90-ta. Shumica mbetën vetëm sepse të gjithë anëtarët e familjes së tyre u vranë. Sot, ata duan vetëm paqen, të vërtetën dhe bashkëjetesën në qytetin ku kanë vendosur të qëndrojnë për gjithë jetën e tyre.
Fadila Efendiç është njëra prej tyre. Ajo u kthye në Potoçari ku varrosi burrin e saj Hamedin dhe djalin Fejza në varrezat e Qendrës Përkujtimore Srebrenica-Potoçari.
“Ne erdhëm në të shkatërruar dhe luftuam për të mbijetuar. Duhet vullnet i madh për t’u përballur me të vërtetën dhe për të ecur përpara. Qytetin e përbëjnë njerëzit, e jo ndërtesat. Aq shumë njerëz u vranë, ndërsa kjo që ka mbetur, mua më duket se jeton në një farë frike se diçka e keqe do t’u ndodhë edhe atyre. Është e vërtetë se edhe unë po ashtu isha më optimist në fillim, megjithëse gjithçka u shkatërrua, mund të shiheshin mbetjet e vrasjeve”, tha Efendiç.
Në gjenocidin e Srebrenicës në korrik të vitit 1995, e cila në atë kohë ishte zonë e mbrojtur e OKB-së, u vranë rreth 8.000 kryesisht burra dhe djem boshnjakë ndërsa u dëbuan më shumë se 40.000 gra, fëmijë dhe të moshuar. Mbetjet mortore të atyre që ishin varrosur në varrezat e Qendrës Përkujtimore Srebrenica-Potoçari u gjetën në dhjetëra varre masive primare dhe sekondare pas luftës në Bosnjë e Hercegovinë.