VOAL

VOAL

Gëzim Ostreni lamtumirë Ali Ahmetit – formon partinë ‘Uniteti’

Shkup – Kreu i BDI, Ali Ahmeti nuk do të ketë më mbështetje nga krahu i tij i djathtë i dikurshëm në luftën e vitit 2001, i cili tashmë do të jetë rivali i tij kryesor në politikë.

Gjenerali dhe shefi i shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Gëzim Ostreni, do të jetë kryetar i partisë “Uniteti”, që edhe zyrtarisht ka filluar me mbledhjen e nënshkrimeve dhe regjistrimin në gjyq, njofton korrespodenti i “Koha Ditore” nga Shkupi.

Ky subjekt është edhe formalizim i ndarjes së BDI-së që kësaj partie i ndodh për herë të parë që nga themelimi. Përveç Gëzim Ostrenit, në këtë subjekt politik pritet të jenë edhe ish-ushtarë, ish-komandantë dhe zyrtarë e deputetë aktualë të BDI-së të cilët janë përfolur shumë më parë në opinion për një largim të mundshëm nga BDI.

Zulfi Adili, ish-komandant “Qufa”, aktualisht deputet në Kuvendin e Maqedonisë edhe zyrtarisht ka konfirmuar formimin e partisë “Uniteti” për disa media në Maqedoni. Nënshkrimin gjatë aktit të themelimit të partisë në Tetovë e kanë dhënë intelektualë të shoqatave të pavarura dhe aktivistë civilë nga Struga, Dibra, Kërçova dhe Shkupi.

“Uniteti” u tha se në maje të synimeve të saj do ta ketë federalizmin e Maqedonisë, ndarjen e barabartë të buxhetit si për maqedonasit ashtu edhe për shqiptarët. Uniteti – u tha më tej se do të synojë edhe mbrojtjen e historisë shqiptare, traditave, gjuhës shqipe, të drejtave ekonomike-sociale të shqiptarëve në gjithë Maqedoninë.

Përveç Zulfi Adilit më herët është thënë se edhe Hazbi Lika, Rafiz Aliti dhe kryetari i Kërçovës do të jenë pjesë e kësaj partie, por këta emra pritet të qartësohen gjatë ditëve në vazhdim.

Ndërkohë po sot në mesditë policia, ka arrestuar nipin dhe ish-shefin e kabinetit të ish-drejtorit të Postës së Maqedonisë, aktualisht deputet i BDI-së, Rafiz Aliti. Mediat në Maqedoni kanë ngritur dyshime se arrestimi mund të ketë qëllime hakmarrëse, transmeton Koha.net.

Përplasjet në BDI kanë filluar vite më parë ndërsa së fundmi në Kumanovë kulmuan edhe me vrasjen e ish-komandant “Shqiponjës”.

Nxënësit shqiptarë bojkotojnë mësimin, gjysma e lëndëve jepen në ‘maqedonishte’

Nga e cila nuk kuptojnë asnjë fjalë

Pothuajse gjysma e lëndëve mësimore, nxënësve shqiptarë të Shkollës Fillore “Joakim Kërçovski” të fshatit Nigishtan të Shkupit, u jepen në gjuhën maqedonase. Prej 1 jave nxënësit kanë nisur një bojkot të pjesshëm të mësimit. Ata thonë se përballen me shumë vështirësi pasi duhet të mësojnë anglishten, frëngjishten, informatikën apo lëndën e muzikës nga mësues maqedonas që në fakt nuk i kuptojnë asnjë fjalë.

“Ne kemi dëshirë që mësuesit të jenë shqiptarë dhe jo maqedonas, pasi nuk i kuptojmë se çfarë flasin. Më vështirë është maqedonisht të mësojmë!”.

“Po, ne shumë shpesh nuk i kuptojmë mësuesit maqedonas dhe ne kemi dëshirë të mësojmë mësimet, por nuk i kuptojmë! Shembull, mësuesja shpjegon, ne atë nuk e kuptojmë, ajo orën tjetër na pyet me nota dhe ne nuk dimë se si të përgjigjemi”.

“Unë kam dëshirë që të mësoj në gjuhën shqipe dhe sa më shpejt të zgjidhet ky problem. Ne po bojkotojmë mësimin në gjuhën maqedonase”.

Nga Këshilli i Prindërve të kësaj shkolle kërkojnë që të respektohet Ligji për Arsim Fillor dhe fëmijët e tyre ashtu siç parashikon edhe Kushtetuta, të mund të mësojnë në gjuhën amtare.

“Ne kryekëput kërkojmë që mësimdhënësit të dinë edhe gjuhën shqipe, pasi edhe me ligj është kjo e garantuar, ne nuk po kërkojmë asgjë jashtë ligjit. Mësuesja e gjuhës angleze është maqedonase, ajo e frëngjishtes maqedonase, e muzikës, edukatës fizike dhe informatikës, kjo është e tepërt. Nxënësit nuk kuptojnë asgjë, vijnë në këto orë mësimore dhe shkojnë d.m.th kemi problem me nxënësit tonë, ankohen se nuk po kuptojnë asgjë, ne po mundohemi por asgjë”, tha Avdullah Jahiu, përfaqësues i këshillit të prindërve.

“Vajzën e kam klasa e dytë, mësuesja e gjuhës angleze është maqedonase dhe vajza vjen në shtëpi dhe ankohet, më thotë babi ne nuk e kuptojmë mësuesen se çfarë na thotë, kurse fëmija i klasës së dytë fillimisht duhet ta mësojë gjuhën angleze apo atë maqedonase, ai nuk kupton asnjërën nga ato!”, deklaroi Qamil Alimi, prind.

Mësuesit shqiptarë të “Joakim Kërçovskit” thonë se kërkesat e prindërve dhe nxënësve janë legjitime. Ata thonë se nuk kanë asgjë kundër kolegëve të tyre maqedonas, por dëshirojnë që fëmijët të mësojnë në gjuhën e tyre amtare.

“Plotësisht unë pajtohem me kërkesat e prindërve, ato janë reale, janë të drejta. Ne nuk po kërkojmë asgjë tjetër përveç asaj që garanton ligji dhe kushtetuta, unë e lexova shumë mirë ligjin, mësuesi duhet ta dinë edhe gjuhën e nxënësit”, tha Ekrem Mustafa, mësues.

Ligji për Arsim Fillor, neni 9 dhe 172 është shumë i qartë. Shkollat që nuk ofrojnë mësimin në gjuhën amtare për nxënësit, do të gjobiten.

“Për nxënësit e bashkësive etnike që mësimin e ndjekin në gjuhë tjetër nga maqedonishtja, procesi edukativo-arsimor duhet të zhvillohet në gjuhën dhe alfabetin amë, i garantuar nga ky ligj. Ndërkohë gjobë prej 2 500 – 3 000 euro do t’i shqiptohet shkollës fillore nëse nuk respekton këtë nen”.

Drejtoresha e shkollës në fjalë, Sonja Llazarovska e kontaktuar nga ALSAT-M përmes linjës telefonike nuk deshi të prononcohej lidhur me bojkotin e nxënësve. Ajo vetëm tha shkurt se nuk është në dijeni me problematikën dhe se për gjithçka duhet t’i drejtohemi Komunës së Gjorçe Petrovit.

Grupi i Kumanovës në duart e Prokurores Speciale Janeva

Prokurorja speciale e Maqedonisë, Katica Janeva sipas të gjitha gjasave do të procedojë edhe rastin e pjestarëve të grupit të armatosur, që u arrestuan në Kumanovë.

Prokurorët e caktuar për këtë rast ,pasi kanë mbledhur provat, kanë paralajmëruar t’i lënë në procedim të mëtutjeshëm rastin Prokurorit të ri special, që u zgjodh ditë më parë, pas një marrëveshje politike mes partive kryesore në këtë vend.

Për këtë çështje prokurori special, ka diskutuar sot edhe në një takim me ministrin e Drejtësisë së Maqedonisë Adnan Jashari.

Prokuroria e Maqedonisë ka ngritur padi ndaj gjithsejt tridhjetë personave, prej të cilëve 19 janë shtetas të Kosovës dhe 11 të Maqedonisë.

Në incidentin e armatosur që ndodhi në Lagjen e Trimave më 9 dhe 10 maj të këtij viti, ngelën të vrarë 10 anëtarë të grupit të armatosur dhe 8 pjestarë të policisë maqedonase. /RTK/

Federalizimi, një mënyrë e përsosur për shkatërrimin e demokracisë – Nga Phd Denis Celcima

Sipas liderit të opozitës shqiptare dhe ish-kryeministrit të Shqiperise, Z.Sali Berisha e vetmja mënyrë për të zgjidhur krizën e Maqedonisë është Federalizimi i saj. Si pasojë, në mënyrë të menjehershme derivon një pyetje: A nuk mund të mendohet federalizimi një tendencë apo mënyrë e re per prolongimin e dominimit sllav në Ballkanin Perëndimor?

Le ti kthehemi historisë- Tito, ishte urdhëruar nga Kominterni për të formuar dhe per të përmbushur të gjithë ciklin e Kondominiumit te Malit të Zi, Serbisë dhe Greqisë me qellim të mbylljes së ciklit të kolonizimit. Si rrjedhojë e gjithë kësaj u formua Republika e Maqedonisë.

Qëllimi real i Kominternit ishte për të kolonizuar dhe për të mbajtur kombin shqiptar të ndarë. Kështu që Maqedonia u kthye në një anëtare të denjë të Kondominiumit. Duke u bazuar në mendimin e zotit Berisha, analiza jonë mund të shkojë më tej e më thellë këtij argumenti dhe të pretendojë se ky lloj arsyetimi sjell shkaterrim të demokracisë dhe gjithashtu vazhdimësinë e regjimit sllav në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Bazuar në fakte reale sistemet Federative dështuan për shkak se ata jane të bashkuar artificialisht, në shërbimin e politikës së përditshme. Një shembull i përkryer i saj, janë ish-Bashkimi Sovjetik dhe ish-Jugosllavia. Në ditët e sotme dominon nje anarki përsosur në Iliridë, si pasojë e drejtimit të përsosur të përbindëshit post komunist të Kondominiumit.

Dhe në mënyrë habitore, e gjithe kjo po ndodh pikërisht para fytyres së diplomacisë Perëndimore e cila luan rolin e të mos-kuptuarit dhe të mos-diturit për arësye të ndryshme të sigurisë. Edhe nëse maqedonasit kanë dëshirën për të jetuar në mënyrë të barabartë dhe në liri me shqiptarët, shtetet e tjera të rrethit të Kondominiumit, nuk do ta lejojnë dhe për më tepër ta miratojnë atë.

Ky shtet “Pit Bull” i krijuar nga inxhinieria gjenetike e politikës së kolonializimit, është fatkeqsisht i keq-favorizuar dhe i handikapuar. Maqedonia nuk i ka kriteret natyrore për të qenë një shtet i vertete, sepse dhe etno-psikologjikisht ky komb nuk ka një drejtim për të ndjekur. Ajo herë ndjehet pjesë e fqinjëve veriorë dhe herë e fqinjëve jugore duke mos qenë e aftë të gjejë stabilitetin dhe sovranitetin e saj. Dhe tashmë me tezën e federalizimit pretendohet fuqishëm se kjo është nje mënyrë tjeter për të kolonizuar shqiptaret dhe realisht për të ndaluar bashkimin kombëtar.

Themelimi i shtetit maqedonas, sipas emrit të territorit të tij, i krijuar me ose pa dëshirë, nënkupton pushtimin e uzurpimin e historisë dhe investimeve miliardëshe të fqinjëve me qëllimin e vetëm të formohet përshtypja, duke u bazuar në argument fallso, se sllavo-maqedonasit janë autoktonë.

Ky fakt është tregues që konflikti i emrit me Greqinë është një tjetër fallsitet dhe aktrim për të tërhequr vëmendjen.

Deklarata e Rezolutës nr 1514 i organizatës së OKB-së për vetëvendosjen e vendeve të kolonizuara, e miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-se, më 14 dhjetor 1960 garanton të gjitha format e luftës së vendeve të kolonizuara. Bazuar në këtë deklaratë, pse të kërkohet federalizimi Maqedonisë dhe jo dekolonizimi i shqiptarëve.

Më 4 korrik 1776 Tomas Xheferson, në Deklaratën e famshme të Pavarësisë deklaroi: Vullneti i popullit është Sovran dhe kjo e drejtë e njëjtë mbrojtur në kohë paqe apo në kohë lufte. Me këtë deklaratë ai arriti dekolonizimin nga Anglia. Në të njëjtën formë drejtësie Presidenti amerikan Woodrow Willson dhe kryeministri britanik Winston Churchill, nga 9-12 gusht të vitit 1941 hartuan Kartën e Atlantikut, sipas së cilës jane të garantuara: -E drejta e jetës -Liria -Pavarësia -Të drejtat e njeriut -Drejtësia, si parimi kryesor i jetës dhe demokracisë.

Ende vazhdojmë të jemi pro federalizimit te Maqedonisë?

Pse nuk mundet që parimet kryesore të Kartës së Atlantikut të jenë në dispozicion për t’u respektuar dhe zbatuar për kombin shqiptar?

Pse udhëheqësit shqiptarë nuk mundin që të bazohen në keto parime të Drejtesise në vend që të krijojnë rregulla dhe metoda absurde për “mirëqenien” e Ballkanit?

Kjo metodë e paradoksit (me ose pa qëllim të mirë) në asnjë formë e mënyrë nuk është e bazuar në parimet e miratuara nga Asambleja e OKB-së.

Të njëjtët politikanë shqiptarë janë rekrutuar për të dalë në arenën politike me një organizatë te re politike të quajtur partia pan-shqiptare apo Partia për Federalizimin e Maqedonisë, e cila paraqitet si opozita e re e BDI-së dhe PDSH-së.

Gjasat janë që shqiptarët e Iliridës, të lodhur, të rraskapitur dhe qëllimisht të pa-mirarsimuar, të besojnë këtë falsitet të politikës , si një hap më i sigurt drejt bashkimit kombëtar. Dhe e gjithë kjo ndodh pikërisht në Europën e Madhe, në dyert e së cilës flitet për rilindjen e nje Federate ballkanike. Në kohën kur intervenimi i NATO-s ndodhi gjatë luftës së Kosovës (nga 24-03-1999 deri 1999/10/04) Presidenti amerikan Bill Clinton deklaroi: – Në Kosovë ne po mbrojmë praktikën dhe vlerat e demokracisë sonë.”

Raketat dhe bombat e amerikanëve arritën të zmbrapsin ushtrinë serbe, por për fat të keq, ato nuk mundën dhe dështuan përballë inteligjencë serbo-sllaviane, te cilët kane rekrutuar vazhdimisht dhe vazhdojnë rekrutimet e shqiptareve që kane poste të rëndësishme politike në kombin shqiptar. Si përfundim, shteti federal është projektuar si një lloj hipnoze e stabilitetit. Por sapo Europa të mendojë se shtetet e Ballkanit po jetojnë në paqe, ajo menjëherë do ta kuptojë se e gjithë teza e federalizimit është krijuar për të bere të mundur dominimin sllav jo vetëm ndaj shqiptarëve por në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

*Phd Denis Celcima: Lektore në universitetin”Aleksandër Moisiu “Durrës e-mail:[email protected]

Dokumenti – si u korruptuan Ali Ahmeti e Musa Xhaferi me 5 milionë €

Një aferë e madhe korruptive, e cila u trajtua nga Gjykata e New Yorkut, ka prekur rëndë drejtuesit më të lartë të partisë shqiptare në Qeverinë e Maqedonisë, Bashkimit Demokratik për Integrim.
Kryetari i kësaj partie, Ali Ahmeti dhe bashkëpunëtori i tij i ngushtë, Musa Xhaferi, njëherësh zëvendëskryeministër për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, akuzohen se kanë marrë 5 milionë euro nga “Magjar Telekom”, njofton korrespodenti i “Koha Ditore” nga Shkupi.

Ish-shefi i policisë sekrete të Maqedonisë dhe ish-këshilltari i Qeverisë, Sllobodan Bogoevski, në dëshminë e tij dhënë avokatit të Komisionit amerikan për letër me vlerë (SEC), lidhur me rastin “Magjar Telekom” dhe kompanisë së saj motër – “Telekomi i Maqedonisë”, në mënyrë të hollësishme i përshkruan të gjitha operacionet dhe aktivitetet në të cilat ka marrë pjesë edhe ndërmjetësuesi i tyre, i angazhuar nga biznesmeni kontrovers grek, Dimitris Kondominas, transmeton Koha.net.

Para gjykatës së New Yorkut, Bogoevski ka folur për miton e marrë nga partnerët shqiptarë të Qeverisë së vitit 2005-2006 të drejtuar nga ish-kryeministri Vllado Buçkovski me qëllim të korruptimit të tyre.

Kështu, në transkriptin e publikuar në 166 faqe, Bogoevski i përmend Buçkovskin dhe personat A.A. dhe M.Xh. se në më shumë raste, më ndërmjetësim të njerëzve të Kondominas, kanë marrë mito në vlerë prej 7.5 milionë euro (në kesh).

I pyetur nëse i njeh personat me inicialet A.A. dhe M.Xh., Bogoevski thotë se ata janë Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi dhe sipas tij paratë u janë dhënë për t’i korruptuar zyrtarët shqiptarë.

Bogoevski thotë se partnerët shqiptarë të Qeverisë së atëhershme kanë kushtëzuar nënshkrimin e Protokollit për bashkëpunim në mes të dy palëve, me pagesën e këstit të parë të shumës së marrëveshjes për ryshfet në vlerë 2.5 milionë euro, transmeton Koha.net.

Bashkëpunëtorë të Buçkovskit dhe Kondominasit kanë udhëtuar për në Tetovë tek shtëpia e Abdilhalim Kasamit, shef i atëhershëm i financave në BDI, thotë Bogoevski, sipas të cilit aty kanë qenë edhe Ahmeti dhe Xhaferi.

Atyre, siç dëshmon Bogoevski, paratë u janë dorëzuar në kesh.

Shqiptarët e Maqedonisë kërkojnë ‘Asociacion’ si të komunave serbe në Kosovë

Lëvizja UNITETI pranoi me rezerva lajmin për nënshkrimin në Bruksel të Marrëveshjes për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë, duke vlerësuar se kjo marrëveshje është e dëmshme për të gjithë qytetarët e Kosovës, por edhe për rajonin e Ballkanit.

“Duke respektuar maksimalisht të drejtat e liritë e njeriut, individuale dhe kolektive të gjitha komuniteteve në Kosovë dhe më gjerë, mendojmë që themelimi i Asociacioneve të këtilla paraqet një zgjidhje etno territoriale të kontesteve komunitare, që janë të dëmshme për qytetarët në Kosovë pa dallim.

Formimi i bashkësive të këtilla të veçanta territoriale për komunitete në numra modestë në territorin e një shteti sovran, mund të çojë në kërkesa të ngjashme nga komunitete tjera në rajon, të cilat kanë një potencë demografike pakrahasueshmërisht më të mëdha se komuniteti serb në Kosovë”, thuhet në reagimin e Lëvizjes Uniteti, transmeton ina.

Në drejtim të organizimit territorial dhe administrativ të Kosovës, kjo Lëvizje vlerëson se themelimi i një Bashkësie të këtillë çon në precedentin e krijimit të nivelit të tretë të pushtetit në vend, përtej atyre ekzistues aktualë në rafsh qëndror dhe lokal.

Gjithashtu, kompetencat burimore në sfera të tilla si arsimi, shëndetësia, edukimi, planifikimi hapësinor si dhe qenia e Asociacionit si entitet i veçantë ku një shtet tjetër sovran si Serbia ka të drejtë të ndërhyjë me formate financuese ose tjera, e çon Republikën e Kosovës drejt një decentralizimi të panjohur më parë me elemente të theksuara federaliste.

Uniteti vlerëson se Marrëveshja është edhe në kundërshtim me trendet europiane për zhvillim të barabartë të rajoneve. Andaj, duhet aplikuar modele që çojnë drejt një zhvillimi të barabartë duke thelluar bashkëpunimin ekonomik rajonal dhe kurrësesi jo ndarjet në vija etnike.

“Lëvizja UNITETI, njofton opinionin e gjerë se do studiojë në vazhdimësi dhe seriozisht modalitetet e kësaj Marrëveshje dhe nëse ekzistojnë kushtet dhe kërkesat, do studiojë format dhe mënyrat e realizimit apo aplikimit të saj edhe në Maqedoni, në formën e një Asociacioni apo bashkimi të lirë e vullnetar të komunave shqiptare këtu, pa marrë parasysh vijimësinë gjeografike dhe përbërjen etnike të tyre”, theksohet në kumtesë.

Gjendja e emigrantëve në Gjevgjeli

Gjendja e refugjatëve nga Lindja e Mesme, në jug të Maqedonisë, vazhdon të jetë e vështirë, megjithëse autoritetet maqedonase kanë lejuar një pjesë të tyre të udhëtojnë drejt Serbisë. Shoqatat civile në Maqedoni e kanë quajtur trajtim johuman të refugjatëve, sjelljen e autoriteteve dhe të policisë maqedonase. Ndërkohë, Ministria e Rendit thotë se ka lëshuar 1200 leje-kalimi për emigrantët, të cilët synojnë vendet e Evropës perëndimore. Korrespondenti ynë Isak Ramadani ishte në Gjevgjeli dhe përgatiti këtë reportazh.

​​

Gjendja me refugjatët nga Lindja e Mesme në kufirin midis Maqedonisë dhe Greqisë dhe në stacionin hekurudhor të Gjevgjelisë duket se po kalon në një krizë humantare. Pas çarjes së kordonit të policisë të shtunen dhe largimit të disa mijë refugjatëve drejt stacionit të trenave në Gjevgjeli, qindra të tjerë kanë mbetur prapa telave me gjemba, në fushat midis dy shteteve.

Po, cilat janë arsyet e qeverisë së Maqedonisë për masat e këtilla? Mendohet se ato janë politike. Disa kritikë mendojnë se Shkupi dëshiron të përfitojë fonde nga komuniteti ndërkombëtar; që projektet e humbura dhe të parealizuara t’i zëvendësojë me përfitime nga kriza e refugjatëve.

Greqia si vend anëtar i Bashkimit Evropian i lejon të kalojnë në rrugën e tyre drejt Evropës perëndimore, por mijëra refugjatët, më së shumti sirianë, hasin në pengesa në kufijt e Maqedonisë.

Kjo vajzë e vogël është ndarë nga familja, me gjasë në rrëmujën e krijuar të shtunen në fushat midis Gjevgjelisë dhe Idomenit.

Faris Mahmut Besam nga Damasku i Sirisë, ka arritur në stacioin hekurudhor të Gejvgjelisë. Ai thotë se policia maqedonase u ka shkaktuar mjaft probleme. “Ata qëllonin me armë në ajër, shkrepnin shashka, ndërsa për katër ditë kemi qëndruar nën shi pa përkujdesje. Kishte dhe foshnja e fëmijë të vegjël dhe nuk di se çka nodhur me ta”, thotë ai.

Ky sirian i cili nuk dëshiron ta zbulojë identitetin, thotë se refugjatët për pesë ditë kanë qëndruar në kufirin e Maqedonisë, nën qiell të hapur, pa ujë dhe ushqime, pa kushte elementare, humanitare. Ai pohon se policia përdorte shashka dhe forcë për të shpërndarë turmën.

AbuXhelil Abut nga Alepo e Sirisë, thotë se shpërthyen kordonin dhe u larguan me vrap. Ai është mjek me profesion. Me një grup prej tetë shkokësh që udhëtojnë së bashku, shpresojnë të arrijnë në Gjermani.

Adnan Arshad nga Kandahari i Afganistanit dëshiron të shkojë në Itali për një jetë më të sigurt. Ai udhëton me vëllain e tij, ndërsa thotë se në Kandahar ka mbetur nëna e tyre.

Ky refugjat sirian nuk dëshiron të shfaqet para kameras për shkak të shqetësimit për familjen e tij që ka mbetur në shtëpi dhe që të mos e pësojë, eventualisht, për shkak të paraqitjes së tij. Ai flet për gjendjen e mjerueshme në vendlindjen e tij. Ndërkohë, shpreson të pranohet në ndonjë prej vendeve evropiane ku do të punonte dhe të jetonte i qetë.

Refugjatë dhe emigrantë të tjerë i shërojnë plagët, pushojnë gjithkund ku mund të ulen në platformat e trenave dhe nëpër binarë. Grupe të tjera në kolonë, të rraskapitur arrijnë në Gjevgjeli. Grupe të tjera, herë pas here, arrijnë t’i shmangen rrethimit, me vrap drejt stacionit të trenave në Gjevgjeli. Të tjerë vazhdojnë të presin. Forcat maqedonase nuk lejojnë komunikimin me ata prapa telave në tokën asnjanëse, midis dy shteteve. Ky refugjat tregon njollat e gjakut në këtë veshje, me gjasë të shkaktuara nga rrahja e policisë.

Në Gjevgjeli vërehet mungesa e organizatave humanitare vendase. Një numër i vogël mjekësh e kanë vështirë t’ia dalin në krye me qindra refugjatët në nevojë. za

Maqedonia hap kufirin për refugjatët

Maqedonia hapi kufirin e saj për refugjatët me sa duket për të parandaluar një përshkallëzim të mëtejshëm. Më shumë se 1.500 refugjatë, kryesisht sirianë, hynë në këtë vend dhe policia nuk ndërhyri.

Ministria maqedonase e Punëve të Brendshme deklaroi se policia nuk do të përdorë dhunë kundër refugjatëve, po megjithatë do të vazhdojë të mbikëqyrë edhe më tej kufijtë. Sipas “kapaciteteve të mundshme” Maqedonia do të lejojë të hyjnë në vend ditët e ardhshme më shumë refugjatë. Por fillimisht emigrantët që kanë hyrë duhet të largohen nga stacioni i Gjevgjelias në drejtim të Serbisë, përndryshe qyteti kufitar kërcënohet nga një “krizë humanitare”.

Megjithëse në drejtim të Serbisë janë nisur shumë refugjatë, ende në Gjevgjelie janë duke pritur rreth një mijë refugjatë. Sipas njoftimeve të policisë, autoritetet kanë lëshuar që nga e shtuna dokumente për rreth 4.000 emigrantë, duke i lejuar ata që të vazhdojnë rrugën drejt Serbisë. Në brezin e gjelbër mes fshatit grek Idomeni dhe Gjevgjelies janë duke pritur ende rreth 200 vetë, ndërsa qindra të tjerë kanë arritur në qytetin grek Kilkis.

Kufiri në Gjevgjeli ishte e mbyllur për tri ditë dhe aty pati skena dramatike, sepse mijëra njerëz u detyruan ta kalonin natën pa ushqim dhe ujë në shi të fortë në kufirin e mbyllur me tela me gjemba. Të shtunën pasdite rreth një mijë refugjatë arritën t’i kalonin barrikada kufitare dhe vërshuan në territorin e Maqedonisë. Policia përdori shkopinj gome, por pastaj e hapi kufirin krejtësisht.

ANSA: Mijëra emigrantë shpërthejnë murin policor në kufirin jugor të Maqedonisë (fotoreportazh)

Policia ka përdorur granata shurdhuese për ta bllokur fluksin e njerëzve, por pjesa më e madhe e tyre janë nisur drejt stacionit hekurudhor të Gjevgjelisë
VOAL -Mijëra emigrantë të bllokuar në kufirin mes Greqisë e Maqedonisë e kapërcyen blloqet e policisë dhe hynë brenda këtij vendi. Shumë prej tyre mbetën të plagosur kur policia u përpoq t’i ndalonte. Kaosi filloi kur policia vendosi të lejojë një grup të vogël emigrantësh të shoqëruar me fëmijë të vegjël. Turma ka vazhduar trysninë derisa ka shpërthyer bllokun e policisë. Shumë fëmijë e gra, të paktën njëra shtatzënë, kanë rënë përtokë pa ndjenja.

Policia ka përdorur granata shurdhuese për ta bllokur fluksin e njerëzve, por pjesa më e madhe e tyre janë nisur drejt stacionit hekurudhor të Gjevgjelisë.

 HEDHJA E GRANATAVE SHURDHUESE 

Në 24 orët e fundit në Maqedoni kanë hyrë “826 refugjatë, nga të cilët 163 minorëi; mes këtyre figurojnë 25 fëmijë pa prindër”. Kështu i thotë ANSA-s Ivo Kotevscki, zëdhënës i policisë maqedonase. “Si është e mundur – thotë – që këta fëmijë kanë arritur deri këtu, pse autoritetet greke nuk i kanë ndalur? Kotevscki pastaj ka konfirmuar se, kur e shohin të arsyeshme, autoritetet maqedonase lejojnë grupe të vogla nga 200 veta për të hyrë. Dhe yk është momenti me delikat, kur ndodhin vërshimet.

Pas një nate e një dite tensionesh, autoritetet maqedonase më në fund kanë lejuar dy grupe nga 200 emigranti, kryesisht familje, për të kaluar kufirin, i cili shkon përgjatë linjës hekurudhore. Qëllimi, thotë agjencia MIA, është dhënia përparësi më të dobtëve, grave, fëmijëve, pleqve, në përpjesëtim me mundësitë e vendit për ‘t’i pritur dhe ndihmuar’, por jo në sasira të mëdha.

Komisioni i BE-së, kapur në befasi nga reaksioni i Shkupit, ka vënë në dukje se tashmë ia ka dërguar Maqedonisë 90 mijë euro për të filluar një program për pritjen e refugjatëve, në bashkëpunim me Turqinë dhe vendet e tjera të rajonit. Brukseli ka deklaruar se po i ndjek zhvillimet nga afër, por pa ndërmarrë plane afatgjatë. Ndërkohë situata në terren por rnedohet. Mjekët Pa Kufij kanë denocuar se kanë trajtuar dhjetëra emigrantë pas hedhjes së gazrave lotsjellëse dhe granatave shurdhuese nga ana e forcave të armatosur maqedonase në mes të turmës së refugjatëve. 2Disa prej tyre i i kemi trajuar në vend, të tjerët i kani dërguar në spital, njëri prej tyre ishte rrahur nga forcat maqedonase,” deklaroi MPK, duke shtuar se po shpërndan ndihma urgjente: shumë nga emigrantët bien pa ndjenja nga uria, etja, vapa dhe lodhja.

“Ekipet tona nuk kanë parë kurrë kaq shumë njerëz në kufi, ku në këtë moment janë më shumë se 3.000,” deklaron MPK. Shkupi, njofton MIA, akuzon Greqinë se jo vetëm nuk dëshiron të kontrollojë fluksin e emigrantëve, por po i organizon ata me atuobusë nga Selaniku deri në kufi, ku në afërsi ndodhet hekurudha..

“Duket se duan të kontrollojnë hyrjen tonë në vendin e tyre, por në fund do të na lejojnë të gjithëve të hyjmë,” tregon pë AP Hassan, baba i një famileje siriane në purgatorin e tokës së askujt. Vetëm muajin e shkuar kanë hyrë 40 mijë refugjatë në Maqedoni, më se dyfishin e muajit paraardhës. Kufiri ishte gjithnjë i hapur, nja dy patrula e asgjë më. Deri dje. “Nuk e kuptoj pse po na e bëjnë kështu,” pyet Mohammad, iraken. “Nuk kam pasaportë, nuk kam dokument identiteti, nuk mund të kthehem prapa dhe nuk kam askënd ku të shkoj. Do të rri këtu deri në fund të fundit.”

Bozhidar Dimitrov: “Maqedonasit janë bullgarë”

Georgievski ka pasaportë bullgare

Bozhidar Dimitrovi është drejtor i Muzeut Historik Kombëtar në Sofje dhe çdo të shtunë mban ligjërata në një emision televiziv në Bullgari. Gati 70-vjeçari trajtohet si kujdestar i vlerave historike bullgare dhe propagandues i çështjeve kombëtare. Me tezat populiste ai kërkon ndryshimin e ligjit, me qëllim që maqedonasit të kenë të drejtën të marrin nënshtetësinë bullgare. Ai thotë se maqedonasit nuk duhet të kenë dëshmi për prejardhjen bullgare. Historiani Bozhidar Dimitrov shpjegon: “13 shekuj, deri në vitin 1944, në Maqedoni kanë jetuar bullgarët. Dhe një ditë u është thënë se ata nuk janë më bullgarë por maqedonas dhe se ata nuk kanë lidhje me Bullgarinë. U është thënë se ata do të kenë një shtet të vetin, historinë dhe gjuhën e tyre. Dhe kjo është bërë, ndaj ata kanë probleme me identitetin.”

Marrja e nënshtetësisë bullgare

Deri në 500.000 maqedonas mund të marrin nënshtetësinë bullgare dhe të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian, shpreson ai. Kjo do të ishte një e katërta e shtetasve të Maqedonisë dhe do të konfirmonte tezën se “maqedonasit janë bullgarë”, të cilën e sugjeron Dimitrovi. Dimitrovi ka punuar dikur në shërbimin sekret komunist të Bullgarisë dhe është detyruar me dhunë të heqë dorë nga posti ministror. Por ai nuk ka pikë dyshimi se do ta realizojë qëllimin e tij për ndryshimin e ligjit: “Nëse organizohemi mirë, dhe këtu kërkohet jo vetëm ndryshimi i ligjit por edhe vullneti politik, maqedonasit shumë shpejt mund të bëhen pjesë e BE. Ne kështu do t’i zgjidhnim problemet tona demografike. Të gjithë maqedonasit, me në krye kryeministrin e tyre, duan të marrin pasaportën bullgare.”

Georgievski ka pasaportë bullgare

Ish-kryeministri maqedonas Ljupço Georgievski ka pasaportë bullgare. Por ai kundërshton tezën për Maqedoninë bullgare: “Në Maqedoni kanë ekzistuar edhe 90 vite para vitit 1945 patriotë të cilët i kanë pështyrë bullgarët. Kjo vazhdon deri më sot. Mendoj se “Muri i Berlinit” mes bullgarëve dhe maqedonasve ende ekziston. Ne duhet të lirohemi nga këto paragjykime. Por prej pavarësimit të Maqedonisë është shënuar edhe një afrim me Bullgarinë.”

Në Maqedoni ndërkohë dy të tretat e banorëve kanë dyshtetësi dhe në këtë mënyrë një mundësi të madhe lëvizjeje. Edhe shoferët bullgarë vozisin makina në botën e jashtme me targa bullgare. Por në Maqedoni një e treta e popullatës janë shqiptarë. Analisti Kim Mehmeti shpjegon dallimin mes maqedonasve dhe bullgarëve: “Këta janë dy popuj, por nuk ka asnjë vend tjetër ku historia e dy popujve është kaq e ndërthurur si ajo e bullgarëve dhe maqedonasve. Në Sofje dhe në Disneyland-in Shkup i gjejmë të njëjtat përmendore.”

Maqedonia është një vend prej nga largohen shumë banorë. Dëshira për të pasur një pasaportë të BE ka bërë që shumë maqedonas të deklarohen bullgarë. Një kalimtar në rrugë thotë: “Punëtorët tanë nuk munden të kthehen në vendlindje. Së shpejti do të kemi një Maqedoni pa maqedonas.”

Marrëveshja e Ohrit është jetike për Maqedoninë

Nga Sekretariati për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit thonë se marrëveshja kornizë e Ohrit mbetet dokumenti i paqes që mban gjallë procesin e demokratizimit, mirëkuptimit dhe tolerancës në Maqedoni. Sipas Sekretariatit, marrëveshja kornizë e Ohrit duhet të mbetet vizioni për një ardhmëri të përbashkët të të gjithëve, pa dallim etnie, feje apo grupi social.

Edhe në këtë përvjetor, në opinion ka dilema të mëdha se a është realizuar apo jo tërësisht Marrëveshja e Ohrit dhe fryma e saj. Në përgjithësi vlerësimet e analistëve flasin se dokumenti që parandaloi konfliktin e asaj kohe nuk ka arritur që të mbyllë çështjet për të cilat nuk kanë rënë dakord dy etnitë më të mëdha në vend- maqedonasit dhe shqiptarët.

Zyberi: Dokumenti i Ohrit u zbeh, duhet Marrëveshje e re

Një nga protagonistët e periudhës së arritjes së Marrëveshjes së Ohrit, Naser Zyberi thotë se kjo marrëveshje si e tillë, në distancën pas shumë vitesh e ka humbur peshën dhe rëndësinë e saj .

“Implementimi i saj u stërzvarit tejmase, u deformua fryma e dokumentit gjatë implementimit si në Kushtetutë po ashtu edhe në fakte relative”. Sipas Zyberit, në kohën kur është miratuar marrëveshja e Ohrit ajo ka qenë një akt shumë i rëndësishëm për ardhmërinë e vendit, por sot ky dokument është i zbehtë, i deformuar dhe si i tillë është i pamjaftueshëm për t’i zgjidhur problemet e shqiptarëve në Maqedoni. Ai thotë se shtrohet nevoja për një marreveshje të re, më të nevojshme se marrëveshja e Ohrit.

Çdo shtet normal duhej të krenohet me këtë Marrëveshje

Profesori universitar, Lubomir Fërçkovski, i cili poashtu ka marë pjesë në përpilimin e Marrëveshjes së Ohrit vlerëson se ky dokument është një rrëfim i sukseshëm për politikbërjen në Maqedoni. “Çdo shtet normal do të duhej të krenohet me marrëveshjen e Ohrit. Ndërsa tek ne po ndodh e kundërta. Shumë politikanë, por edhe institucione turpërohen nga ky dokument. Kjo flet për ekzistimin e një politike të ulët në Maqedoni”, thotë Fërçkovski.

“Marrëveshja e Ohrit si dokument e ndërton dhe nuk e shpërbën shtetin, të drejtat etnike nuk i lidh me të drejtat territoriale me çka ruhet karakteri unitar i shtetit, njëherësh marrëveshja e Ohrit i rrit në masë të madhe të drejtat e bashkësive etnike që jetojnë në Maqedoni” , vlerëson Fërçkovski.

A siguron barazi Marrëveshja e Ohrit ?

Analisti Nijazi Muhamedi thotë se marrëveshja e Ohrit përveç që nuk është realizuar, teoretikisht dhe politikisht e konsolidon shtetin kombëtar maqedonas dhe e bën këtë mbi baza të ideologjisë nacionaliste maqedonase.

“Marrëveshja e Ohrit nuk mbështetet në parimet e një marrëveshjeje të barabartë , karakteri unitar gjegjësisht ai kombëtar maqedonas i shtetit është i pashkelshëm. Është turp historik të thuhet se kjo marrëveshje i bën të barabartë shqiptarët me maqedonasit apo është një kompromis midis dy popujve”, vlerëson Muhamedi.

Maqedonia ka nevojë të identifikohet me strategji të re demokratike

Analisti politik Denko Malevski thotë se Maqedonia duhet të ketë shumë kujdes për balancimin delikat etnik në të gjitha vendimet politike. Marrëveshja e Ohrit duhet të jetë një instrument që do të ndihmonte në këtë balancim. Sa është arritur kjo nuk mund të thuhet saktë, thotë ai.

“Marrëveshja e Ohrit e vendosi demokracinë maqedonase në drejtim të ri . Nëse së shpejti realizohet një stil konsensual i ri në politikën maqedonase, i cili do të kujdesej për balansimin delikat etnik në të gjitha vendimet politike, Maqedonia do mund të përparonte drejt konsolidimit demokratik”, thotë Malevski. Sipas tij Maqedonia ka nevojë për një lëvizje politike, e cila do ta largonte pa rezerva sistemin e vjetër dhe do të identifikohej me një strategji të re demokratike.

Partitë opozitare të pakënaqura me implementimin e Marrëveshjes

Partia opozitare shqiptare PDSH në përvjetorin e 14-të nënshkrimit të marrëveshjes së Ohrit vlerëson se ajo nuk i avancoi të drejtat e shqiptarëve, por përkundrazi është shndërruar në pengesë kryesore për realizimin e tyre.

“Për çdo ditë konstatohet një e vërtetë e madhe, fakti që deri tani marrëveshja e Ohrit nuk është implementuar. Për çdo ditë del në pah nevoja imediate për një marrëveshje të re, me të cilën do të realizohen kërkesat për te drejtat e shqiptarëve për barazi të plotë në këtë shtet”, thuhet në reagimin e PDSH-së.

Edhe Partia për Lëvizjen e Turqve, PLT vlerëson se ende ekzistojnë probleme serioze në implementimin e marrëveshjes së Ohrit. Sipas saj, partitë në pushtet për fat të keq ende nuk e kanë kuptuar vlerën e vërtetë dhe rëndësinë e kësaj marrëveshjeje.

“14 vite pas nënshkrimit të marrëveshjes së Ohrit , statusi i etnisë turke në këtë vend nuk është për t’u lakmuar. Administrata shtetërore është partizuar dhe politizuar, në këto kushte statusi i turqve nuk mund të jetë i mirë”, thuhet në reagimin e PLT-së.

Marrëveshja e Ohrit u nënshkrua më 13 gusht të vitit 2001 nga liderët e katër partive me të mëdha në Maqedoni dhe presidentit të atëhershëm të vendit. Ndërsa si garantues të marrëveshjes nga bashkësia ndërkombëtare nënshkrimet e tyre i depozituan përfaqësuesi i BE-së, Francois Leotard dhe ai i SHBA, James Pardew.

Ekspertët – Marrëveshja e Ohrit e pushoi luftën, pastaj pushoi së ekzistuari

SHKUP – Marrëveshja Kornizë e Ohrit, e cila u nënshkrua më 13 gusht 2001 është një marrëveshje për sigurimin e të ardhmes dhe demokracisë në Maqedoni, si dhe mundësimin e zhvillimit të marrëdhënieve më të afërta dhe më të integruara ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Bashkësisë euro-atlantike, si dhe promovimin e zhvillimit të qetë e harmonik të shoqërisë qytetare, duke respektuar njëkohësisht identitetin etnik dhe interesat e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë.

Marrëveshja u nënshkrua mes partive më të mëdha politike në vend dhe përfaqësuesve specialë të Bashkimit Evropian dhe SHBA-ve, e cila i dha fund konfliktit ndëretnik të vitit 2001 ndërmjet dy bashkësive më të mëdha etnike në vend, shqiptarëve dhe maqedonasve. Në negociatat që zgjatën rreth dy muaj në qytetin e Ohrit u zhvilluan nën patronazhin e presidentit të atëhershëm të Maqedonisë, Boris Trajkovski, ndërsa u nënshkrua edhe nga kryetari i Lidhjes Social Demokratike të Maqedonisë (SDMS), Branko Cërvenkovski, kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Arbën Xhaferi, kryetar i VMRO-DMPNE-së, Lupço Georgievski, si dhe nga kryetari i Partisë për Prosperitet Demokratik (PPD), Imer Imeri. Dëshmitarë në nënshkrimin e marrëveshjes ishin François Léotard, përfaqësues i posaçëm nga Bashkimi Evropian dhe James Perdue, përfaqësues i posaçëm nga SHBA.

Sot, 14 vite pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, mendimet e politikanëve, ekspertëve, analistëve dhe publikut të gjerë janë të ndryshme. Në një prononcim për Anadolu Agency (AA) disa prej tyre thonë se kjo marrëveshja ka kontribuar në ndërtimin e një shteti dhe shoqërie multi-etnike, e cila garanton dhe promovon të drejtat e bashkësive etnike pakicë, ndërkohë disa të tjerë mendojnë se ende duhet të implementohen disa çështje të marrëveshjes, por ka edhe nga ata që mendojnë se kjo marrëveshje sjell jostabilitetin ndër-etnik në vend.

Një nga hartuesit e Marrëveshjes së Ohrit, Naser Ziberi, thotë për AA se kjo marrëveshje ishte një kompromis i nevojshëm dhe i dobishëm për Maqedoninë në momentet e një krize të thellë politike dhe të sigurisë, e cila e nxori vendin nga dyert e luftës qytetare, por në vijim, ai thekson se Marrëveshja e Ohrit fatkeqësisht ka has në pengesa që kanë ndikuar në zbatimin e saj, si dhe e kanë dëmtuar në cilësinë e implementimit të saj. Ziberi veçon se tashmë kjo ka ndikuar që me një seriozitet të madh përsëri të fillojnë të shfaqen pakënaqësitë në marrëdhëniet etnike, gjë që imponon nevojën për të kërkuar korrigjime, riparime dhe alternativa të saj.

“Unë personalisht mendoj se marrëveshja e Ohrit me disa ri-definime të disa çështjeve mund të jetë bazë e mirë e mëtejshme, sepse marrëveshje të këtilla historike të nënshkruara në momentet të këtilla dramatike dhe të ndërmjetësuara nga faktori ndërkombëtar nuk mund të përsëriten shpesh herë. Prandaj mendoj se kjo është bazë e mirë, një themel mbi të cilin duhet të ndërtohet konstrukti i sistemit politik të Maqedonisë, i cili do të garantojë marrëdhënie të qeta ndëretnike, perspektiv euro-atlantike të Maqedonisë dhe një mirëqenie për të gjitha komunitetet që jetojnë në të”, deklaron Ziberi.

Sipas tij, defekt themelor i Marrëveshjes së Ohrit është mos ekzistimi i një instrumenti i cili do të garantonte baraspeshën mes dy etniteteve më të mëdha në Maqedoni, shqiptarëve dhe maqedonasve, por siç thotë ai, jo për të gjitha çështjet që mos të ndodhë bllokada e sistemit, por për çështjet që prekin marrëdhëniet ndëretnike dhe resurset publike, si shpërndarjen e buxhetit dhe inkuadrimin në administratën publike.

“Në qoftë se këto dy lëmi mund të futen në një koncept i cili do të kërkojë pajtueshmëri mes dy etnikumeve, mendoj se perspektiva mund të jetë e garantuar. Në këtë pako do ta kisha futur edhe forcimin e kapacitetit të dygjuhësisë, i cili has në pengesa serioze. Me këto dy riparime Marrëveshja e Ohrit edhe më tutje mund të jetë bazament i fortë për ndërtimin e një shteti të konsoliduar, siç është aktualisht Maqedonia”, thotë Ziberi.

Ziberi në fund të fjalës së tij theksoi se kjo marrëveshje për 14 vite kontribuoj që Maqedonia së paku në raportet ndëretnike e tejkaloi një fazë krize, ndërsa më pas edhe ka avancuar dukshëm pozitën juridiko-politike të shqiptarëve në Maqedoni, përfshirë arsimin e shqiptarëve, përdorimin e gjuhës shqipe dhe simboleve, por edhe përfaqësimin e shqiptarëve në pushtetin lokal dhe administratë.

Ndryshe nga Naser Ziberi, ekspert në çështjet juridike dhe një nga pjesëmarrësit në hartimin e Marrëveshjes së Ohrit, Vlado Popovski, thotë për AA se Republika e Maqedonisë pas nënshkrimit të marrëveshjes në një masë të madhe ka ndryshuar, sepse para nënshkrimit të marrëveshjes ky shtet ishte një nga shtetet që u krijua nga shpërbërja e Jugosllavisë. Sipas tij, në Republikën e Maqedonisë ka ekzistuar një dhunë e rëndë kur bëhet fjalë për marrëdhëniet ndërmjet kombësive, por pas nënshkrimit të marrëveshjes një lloj dhunë e tillë nuk ekziston.

Popovski duke u bazuar në Marrëveshjen e Ohrit thekson se shteti perceptohet si një vend jo vetëm i maqedonasve, por edhe i shqiptarëve dhe popujve tjerë që jetojnë në vend, pasi që siç thotë ai, në vitet 90-të komunitetet pakicë mendonin se Republika e Maqedonisë është e maqedonasve, ndërsa sot kjo qasje ka ndryshuar.

“Mendoj se ende ekzistojnë disa probleme nga Marrëveshja e Ohrit, së pari mentaliteti ende nuk ka ndryshuar. Inercia e pranimit të ndryshimeve nga marrëveshja, e cila është pranuar nga maqedonasit dhe nga Qeveria zbatohet me disa programe të veçanta, ende konsiderohet se maqedonasve ju merren disa të drejta dhe u jepen shqiptarëve, sikurse dikush i jep diçka dikujt dhe pastaj dikush do të ketë dëme nga krijimi i mundësive të barabarta të të drejtave”, thotë Popovski, duke i konsideruar këto si të meta të Marrëveshjes së Ohrit.

Ndërkohë, sipas analistit dhe ish-anëtarit të pavarur në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, Safet Bishevac, së pari duhet theksuar se marrëveshja në këtë vend ka sjellë paqe pas një lufte të shkurtë intensive, por ai nuk la pa përmendur se kjo ishte qëllimi kryesor i kësaj marrëveshje dhe është arritur, ndërsa të gjitha çështjet tjera që përmban kjo marrëveshje ndërkohë janë shumë të relativizuara.

“Marrëveshja e Ohrit është dashur të implementohet vetëm disa vite pas nënshkrimit të saj. Kaluan shumë vite pas skadimit të afatit të caktuar për implementimin e saj dhe ende pyesim se a është implementuar. Kjo marrëveshje me të vërtetë nuk është implementuar nën frymën në të cilën ishte e planifikuar të zbatohet. Njëra anë mendon se jep shumë, mendoj maqedonasit të cilët përbëjnë shumicën në këtë vend, ndërsa etnikumi i dytë më i madh në vend, shqiptarët, mendojnë se nga kjo marrëveshje ende nuk kanë marrë atë që ata kanë nevojë për të marrë. Atëherë, imagjinoni se në çfarë pozite janë pakicat më të vogla etnike, si turqit, boshnjakët, romët, serbët, vllehët dhe kombet tjera që jetojnë në Maqedoni”, deklaron Bishevac, duke theksuar se bashkësitë etnike më të vogla janë në një pozitë të varur nga vullneti i mirë mes dy bashkësive etnike më të mëdha në vend.

Analisti Safet Bishevac nënvizon se Marrëveshja e Ohrit përveç arritjes së paqes pas konfliktit të vitit 2001, duhej që të ishte edhe një marrëveshje që do të mundësonte një jetë harmonike në Maqedoni, ku praktikisht është një vend me kultura të ndryshme në të cilën përfshihet multi-kulturalizmi, multi-etniciteti, uniteti dhe bashkëjetesa.

Njëri nga themeluesit e Lëvizjes “Besa”, Afrim Gashi, thotë se Marrëveshja e Ohrit ka pasur dy qëllime: qëllimi i parë të ndalë konfliktin e armatosur; ndërsa qëllimi i dytë që ta bëjë shtetin nga një shtet një etnik në shtet multi-etnik. Ai merr shembull se vet fakti që pas 14 viteve ende parashtrohen pyetje se a është implementuar, flet për dështimin e saj, pasi që siç thotë ai, implementimi duhej të zgjaste vetëm tre vite dhe të përmbyllej gjithçka.

“Në dimensionin e parë, me vet faktin që u ndal konflikti, u çarmatos UÇK-ja dhe u vendos rendi në Maqedoni kemi konstatimin se ajo pjesë e marrëveshjes është kryer. Kurse kjo pjesa tjetër e shndërrimit të shtetit një etnik në shtetin multi-etnik kam bindje se totalisht ka dështuar. Nëse mund të flasim se prej vitit 2002 deri në 2006 ka pasur disa indikacione se ka tendenca dhe synime që kjo marrëveshje të implementohet, ndërsa prej vitit 2006 deri në vitin 2015 kjo marrëveshje jo që nuk është implementuar, por është anashkaluar totalisht”, deklaron Gashi.

Poashtu edhe kryetari i Shoqatës MATÜSITEB (Lidhja e Shoqatave Joqeveritare Turke në Maqedoni), Tahsin Ibrahim, thotë se edhe pse kanë kaluar 14 vite nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit, të drejtat e turqve në Maqedoni ende nuk janë zbatuar plotësisht. Ai duke u bazuar në raportin e vitit 2014 të Avokatit të Popullit, thotë se nga gjithsej 52 institucione në Republikën e Maqedonisë në dhjetë prej tyre nuk ka asnjë përfaqësues të përkatësisë turke.

“Marrëveshja e Ohrit duhet të rishikohet. Kjo marrëveshje u nënshkrua për përfaqësimin e popullit në norma të barabarta. Për tu integruar turqit në shoqëri duhet të ndiqen mënyra të ndryshme. Ne nuk jemi një pakicë, ne jemi faktor themelues i Republikës së Maqedonisë. Përveç kësaj, pragu 20 përqind i votave nuk është i përshtatshëm. Përfaqësimi i pamjaftueshëm i turqve në komuna poashtu tregon se të drejtat e turqve nuk janë të mjaftueshme”, deklaron Tahsin Ibrahim.

Çfarë tha Arbën Xhaferri për Marrëveshjen e Ohrit 10 vjet pas

Njëri nga nënshkruesit e Marrëveshjes së Ohrit, Arbën Xhaferri një dekadë pas firmosjes së saj kishte dhënë mesazhin e qartë.

“Marrëveshja e Ohrit në mënyrë brutale nuk është realizuar sidomos në ato pika kryesore që e bënë këtë marrëveshje të jetë zgjidhje e konfliktit të vitit 2001. Në rend të parë e kam fjalën për përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe pastaj për decentralizimin dhe përfaqësimin adekuat, sidomos në aneksin C, ku flet për rregullimin e statusit të pjesëmarrësve të konfliktit të vitit 2001. Të gjitha këto në mënyrë të egër politikisht u shkelën”, ka deklaruar njëri nga themeluesit e PDSH-së dhe nënshkrues i Marrëveshjes së Ohrit, i cili ndërroi jetë në 15 gushtin e 2012.

Gostivar, policia arreston 6 striptiste nga Shqipëria, pasaportat ua mbante pronari

Tetë vajza shqiptare janë kapur nga policia maqedonase mbrëmjen e kaluar, gjatë një aksioni policor në lokalin “Nota” në Cegran të Gostivarit. Siç raporton “Zhurnal”, gjashtë prej tyre u arrestuan, sepse ishin pa dokumente identifikimi në momentin e kontrollit.

Vajzat qenë të moshës nga 21 deri në 33 vjeç dhe ishin punësuar si këngëtare dhe valltare (striptiste). Ato u dërguan në komisariatin e Policisë në Gostivar, raportojnë mediat maqedonase.

Gjatë kontrollit, pronari i objektit me iniciale Sh.Sh. e ka sulmuar verbalisht dhe fizikisht, njërin prej policëve duke ikur më pas nga lokali. Pas kryerjes së kontrollit, policia njoftoi se gjeti tetë nënshtetase nga Republika e Shqipërisë, gjashtë prej të cilave nuk kishin dokumente identifikimi.

Në orën 04:00, I.SH., vëllai i pronarit të objektit “Nota”, pa e thirrur askush, ka shkuar në komisariatin e policisë dhe ka sjellë me vete gjashtë pasaporta shqiptare për të arrestuarat, që ato nuk i kishin me vete gjatë arrestimit, shkruan “Zhurnal”.

Lokali në fjalë, me vendim të DAP është mbyllur për 30 ditë, ndërsa policia e Gostivarit po merr masa për dokumentimin e këtij rasti.

Maqedoni: Gjatë aksionit anti-terrorist u arrestuan 9 persona

Gjatë konferencës për shtyp të MPB-së në Maqedoni

Nëntë persona janë arrestuar kurse ndaj 27 të tjerëve janë ngritur kallxime penale nën dyshimin për pjesëmarrje në aktivitete ushtarake jashtë vendit, ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë pas mbylljes së aksionit anti-terrorist që kishte nisur në orët e para të mëngjesit të ditës së enjte.

Aksioni është realizuar në Kumanovë, Shkup, Gostivar dhe Strugë me ç’rast janë bastisur disa objekte fetare për të cilat besohet se nuk janë nën kontrollin e Bashkësisë Islame të Maqedonisë.

“Ministria e Punëve të Brendshme herët në mëngjes ka filluar me realizimin e fazës finale të operacionit „Qelia“. Gjatë aksionit 9 persona janë arrestuar kurse 27 të tjerë për momentin janë të pakapshëm dhe sipas të dhënave tona operative rreth 20 prej tyre ndodhen në vatrat e lutës, kryesisht në Siri”.

“Gjatë aksionit policor janë konfiskuar 38 kompjuterë, 18 laptopë, 18 tabletë, 119 telefona celularë dhe shumë pajisje tjera teknike që do të shërbejnë si prova materiale“, ka deklaruar Ministri i Punëve të Brendshme, Mitko Çavkov duke shtuar se hetimet kundër këtij grupi kishin nisur që nga shtatori i vitit të kaluar pas informacioneve mbi veprimtarinë e jashtëligjshme të tyre brenda dhe jashtë territorit të Maqedonisë.

“Në bazë të dëshmive të siguruara, pranë Prokurorisë Publike për ndjekjen e korrupsionit dhe krimit të organizuar janë ngritur kallzime penale kundër 35 personave nga Shkupi, Tetova, Gostivari, Kumanova dhe Struga, të moshës nga 19 deri 45 vjeç”.

“Ata akuzohen për pjesëmarrje në ushtritë e huaja, formacionet paraushtarake dhe policore. Ministria e Punëve të Brendshme në koordinim me Prokurorinë Publike do të vazhdojë edhe në të ardhmen me aktivitete të ngjashme për zbulimin dhe kapjen edhe të personave të tjerë me qëllim zbardhjen e plotë të rastit“, ka deklaruar ministri Çavkov duke konfirmuar edhe informacionin mbi arrestimin e Rexhep Memishit, imamit të një xhamie të Shkupit, e cila është jashtë kontrollit të Bashkësisë Islame të Maqedonisë.

Kreu i MPB-së tha se personi në fjalë dyshohet të jetë një nga ideologët kryesor të rekrutimit të personave nga Maqedonia për në luftërat në Siri dhe Irak.

Ministri Çavkov për herë të parë ka publikuar edhe shifra mbi shtetasit e vrarë dhe ata që marrin pjesë në luftimet atje.

‘Luftëtarët në Siri’ – aksion policor në Maqedoni, arrestohet imami Rexhep Memishi

SHKUP – Mediat në Maqedoni raportojnë për një aksion të madh policor në disa lagje të Shkupit, Gazi Babe, Dizhon dhe Serovë si dhe në qytetet e Kumanovës, Strugës dhe Gostivarit, kundër pjesëmarrësve në luftërat në Siri dhe Irak.
Mësohet se Policia është futur mëngjesin e sotëm në Xhaminë Tutunsuz dhe Jahja Pashë, për të cilat kohë më parë Bashkësia Fetare Islame kishte njoftuar Ministrinë e Brendshme se nuk i kishte nën kontroll.
Jo zyrtarisht raportohet se aksioni policor ka përfunduar dhe dhjetëra persona janë arrestuar. Ndër të arrestuarit është edhe Rexhep Memishi, imam dhe ligjërues në Xhaminë Tutunsuz në Gazi Babë dhe Jahja Pashë.

Aksion i madh policor anti-ISIS në Maqedoni, arrestime të shumta

Ka nisur një aksion i madh policor në orët e hershme të mëngjesit në disa lagje shqiptare të Shkupit, Gazi Babë, Dizhon dhe Serovë si dhe në qytetet e Kumanovës, Strugës dhe Gostivar.

Aksioni sipas informatave jozyrtare është ndërmarrë kundër pjesëmarrësve në luftërat në Siri dhe Irak.
Me informata më të hollësishme do t’ju njohim gjatë ditës.

Tetova në ditë zie – pas stuhisë vdekjeprurëse

Në Tetovë sot është ditë zie në nderim të viktimave të vërshimeve vdekjeprurëse që goditën të hënën territorin e kësaj komune.

Ekipet e shpëtimit vazhdojnë përpekjet për gjetjen e një vajze të zhdukur, ndërkohë që raportohet edhe për një person tjetër që po ashtu konsiderohet i zhdukur, ditën e përmbytjeve që goditën zonën si pasojë e reshjeve të rrëmbyeshme dhe stuhisë shkatërruese.

Nga shtabet e krizave të formuara në çdo fshat thonë se po bëjnë përpjekje për të normalizuar gjendjen, por ato po hasin në vështirësi të shumta për shkak të mbetjeve të mëdha të dheut dhe gurëve nëpër rrugë dhe depërtimit të tyre nëpër shtëpitë e banimit.

“Kemi dëme që nuk mund të përshkruhen, janë dëme në njerëz, katër persona e kanë humbur jetën, kurse një ende nuk e kemi gjetur, jemi në kërkim e sipër. Kemi të lënduar rreth 20 persona, kurse sa i përket emocioneve nuk mund t’i përshkruaj, gjendja vazhdon të jetë kaotike“, thotë Nijazi Kadriu nga Shtabi i krizës në Shipkovicë të Tetovës.

Reshjet shkatërruese në Tetovë

Banorët, ndërkohë shprehen të pakënaqur nga ndërhyrja e institucioneve, që, sipas tyre, edhe kësaj here kanë dështuar në menaxhimin e situatës gjatë fatkeqësisë natyrore.

“Ne kërkojmë ndihmën e institucioneve dhe ato duhet të na ndihmojnë pasi ne nuk jemi fajtorë për këtë që ka ndodhur. Çfarë të bëjmë? Ne nuk mundemi me duar të largojmë gjithë këtë baltë dhe gurët që ka sjellë era dhe shiu i rrëmbyeshëm“, thotë një banore e Tetovës, ndërsa një tjetër thekson se disa herë kanë alarmuar komunën për nevojën e ndërhyrjes në pastrimin e shtratit të lumit, nga i cili edhe kanë ardhur dëmet më të mëdha.

“Disa herë ua kemi kemi kërkuar nga komuna që të pastrojë shtratin e lumit por kërkesat tona kanë hasur në vesh të shurdhër. Përveç që shtrati nuk është pastruar, edhe shumë pjesë pranë lumit janë uzurpuar me ndërtime pa leje, që tani kanë vështirësuar edhe më shumë gjendjen e përmbytjeve“, thotë Goran Ilievski, banor e Tetovës.

Ekspertët thonë se institucionet duhet të ndërmarrin masa urgjente për të ndërhyrë në pikat që vlerësohen kritike për të parandaluar përmbytjet e përmasava shkatërruese, siç ndodhi tani me reshjet e shiut.

“Institucionet duhet ti shfrytëzojnë kapacitetet më shkencore të fakulteteve të ndërtimtarisë të Universiteteve të Shkupit dhe Tetovës që t’i përcaktojnë jo dëmet, por objektet që duhet t’i nënshtrohen një rikonstruksioni të mirëfilltë dhe të mirëmbahen për të përballuar fatkeqësi të tilla natyrore. Në veçanti nevojitet rikonstruimi i digave pranë lumit Shkumbin dhe te lumi i Porojit, që në rast të përsëritjes së vërshimeve, të jenë të gatshme të përballojnë rrjedhat e ujit, apo fuqinë natyrore“, thotë Shefki Aliti, inxhinier i ndërtimtarisë.

Nga komuna e Tetovës thonë se kanë ndërmarrë të gjitha masat në ndihmë të popullatës ndërsa në ndihmë i kanë ardhur edhe komunat tjera .

“Qëllimi parësor ka qenë që rrugët të hapen me qëllim të lëvizjes së lirë dhe emergjencat e ndryshme që mund të kishte nevojë popullata të trajtohen. Dëmtimet më të mëdha në njerëz dhe dëme tjera materiale janë në rajonin e Shikpovicës, prandaj edhe është e rëndësishme prania jonë në këtë zonë me ndihma të mëtejme“, ka deklaruar kryetarja e komunës, Teuta Arifi, duke njoftuar edhe vendimin e komunës që familjeve të prekura nga vërshimet t’u ndahen nga një mijë euro ndihmë.

Edhe qeveria në një mbledhje të jashtëzakonshme vendosi si ndihmë të parë, nga rreth 30 mijë denarë për familjet e prekura, ndërkohë që banorëve që pësuan nga përmbytjet t’iu shpërndahen ushqime, ujë dhe ilaçe.

Në ndihmë të popullatës ka dalë edhe Kryqi i Kuq, ndërsa operatorët telefonikë kanë hapur linja të posaçme telefonike për donacione.

Maqedoni: Dita e Ilindenit, sërish anashkalohen shqiptarët

Republika e Maqedonisë të dielën, më 2 gusht, shënoi 112-vjetorin e Kryengritjes së Ilindenit dhe 71-vjetorin e Mbledhjes së parë të Kuvendit antifashist të çlirimit popullor të Maqedonisë, ku u konfirmua pozita shoqëroro-­juridike e Maqedonisë si shtet i barabartë federal në korniza të Federatës së ish-Jugosllavisë.

Në shënimin e dy festave tërëndësishme për pavarësinë e Maqedonisë, ku rol të veçantë kanë luajtur dhe qytetarët shqiptarët, nuk ishte i pranishëm asnjë përfaqësues shqiptar, qoftë nga politika apo nga jeta shoqërore.

Në fjalimet e tyre në Krushevë, Shkup dhe Prohorpcinki të Kumanovës, presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, kryeministri Nikolla Gruevski dhe kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Trajko Veljanovski, kryesisht u fokusuan në luftën e vazhdueshme për ruajtjen e identitetit maqedonas, duke e hedhur fajin për bllokimin e proceseve integruese vetëm te pala greke.

Kryeministri Gruevski në fjalimin e tij festiv u fokusua në zhvillimin ekonomik, rëndësinë e përforcimit të kapaciteteve shtetërore për luftën ndaj terrorizmit, madje dhe valën e emigrantëve nga lindja e afërt, por pa ipërmendur qoftë dhe me një fjalë të vetme të drejtat e shqiptarëve.

“Bllokimi nga ana e Greqisë tashmë shtatë vjet të plota, na kushton me mosanëtarësimin në NATO dhe lirisht mund të them dhe bllokimin e vendit për t`u anëtarësuar edhe në BE, sepse sikur të mos ishte bllokimi që i përket fillimit të bisedimeve për anëtarësim në BE gjatë vit 2009, Maqedonia si shtet tani do të ishte pjesë e familjes evropiane. Dëshirojmë që fqinji ynë sa më parë t’i tejkalojë sfidat ekonomike dhe të fokusohet në problemin tonë bilateral dhe bllokimin që bën ndaj nesh”, deklaroi Gruevski, para përmendores së Metodija Andonov Cento në Shkup.

Gruevski tha se terrorizmi po troket në prag të derës në Maqedoni duke folur për aksionin policor në Kumanovë.

“Patjetër t’i forcojmë kapacitetet tona në ballafaqimin me to dhe t’i menaxhojmë. Ngjarjet e paradokohshme në Kumanovë dhe hedhjet e kohëpaskohshme të bombave, ose granatave, janë vetëm një alarm se ky lloj kërcënimi nuk është diku larg nesh, në Francë, Belgjikë, Norvegji, Amerikë, në Irak ose Siri. Ata mund të vijnë edhe në rrugët tona, para hyrjes ose shtëpisë sonë dhe ta rrezikojnë jetën tonë dhe të afërmit tanë”, theksoi Gruevski.

Njohësit e çështjeve ndërkombëtare konsiderojnë se për aq kohë sa Maqedonia nuk arrin të bëjë hapa drejt integrimit të vendit në strukturat euroatlantike, autoritetet shtetërore shërbehen me retorikë nacionaliste, ndjellje të frikës dhe adresimin e fajit te të gjithë, pos vetes, duke dëmtuar, siç thonë ata, interesat shtetërore.

Sforcimi i nacionalizmit, si dhe ai patriotizmi luftarak duke i thënë JO çfarëdo lloj zgjidhjeje që ka të bëjë me kontestin me Greqinë, e që nënkuptojnë ndryshimin e emrit, tani e tutje do të jetë gjithnjë e më i pranishëm në fjalimet e kryeministrit Gruevski,si dhe të të gjithë zyrtarëve të lartë të partisë së tij”.

“Kjo sepse fitorja e tij, gjithmonë është garantuar përmes kartës nacionaliste, përkushtimit të tij për ruajtjen e emrit kushtetues të shtetit dhe identitetit, edhe pse më duhet të theksoj se këto dy çështje jo rrallë herë i ngatërrojnë. Sido që të jetë gjatë kësaj periudhe deri në mbajtjen e zgjedhjeve pres që të sforcohet edhe më shumë nacionalizmi në radhët e VMRO DPMNE-së”, konsideron Nano Ruxhin, ish-ambasador i Maqedonisë në NATO.

Ndërsa për Ismet Ramadanin, kryetar i Këshillit Euroatlantik në Maqedoni, ajo që rrënon raportet ndëretnike dhe funksionimin e shtetit mbi parime demokratike është anashkalimi i shqiptarëve në shënimin e një feste kaq të rëndësishme për Maqedoninë si shtet. Kjo bëhet edhe më e theksuar kur faktet historike dëshmojnë se shumë figura të ndritura shqiptare kanë kontribuar në pavarësinë e Maqedonisë dhe më pas ngritjen e institucioneve shtetërore.

Kjo që po ndodh gjatë shënimit të festës së Ilindenit, në fakt pasqyron gjendjen reale kur bëhet fjalë për shqiptarët, pra injorim i tërësishëm nga ana e institucioneve të shtetit. Mund të konstatojmë se sot këto dy festa shqiptarët pothuajse nuk i ndjejnë aspak si festat e tyre, për faktin se statusi juridik i tyre, nuk është i barabartë me atë të maqedonasve dhe një injorim dhe poshtërim që po e bën qeveria e kryeministrit Nikolla Gruevski vetëm se po e verifikon këtë”, thekson Ramadani.

Pezullohet gjyqi për rastin e Kumanovës – Prokuroria nuk i ka dorëzuar provat

Procesi dëgjimor në rastin e nëntë personave të akuzuar për rastin e Kumanovës në Maqedoni, i cili filloi të martën, u pezullua pezullua, thotë avokati Naser Raufi, i cili përfaqëson të pandehurit në këtë rast.

Më 9 dhe 10 maj, autoritetet e rendit në Maqedoni ndërmorrën një aksion policor në Kumanovë. Përleshja e armatosur la 18 të vrarë, 8 policë dhe 10 pjesëtarë të grupit të armatosur.

Sipas tij, pezullimi pason shkeljen e ligjit për Procedurë Penale…

“Po ende nuk kemi përgjigje nga Prokuroria, konkretisht për thyerjen e nenit 206, pika 5, e ligjit për Procedurë Penale, me atë që të akuzuarve nuk u prezantohen provat që posedon prokuroria, e që është parakusht për marrjen e deklaratave nga të akuzuarit”.

“Sipas këtij neni, para se të merren deklarata nga të akuzuarit, Prokuroria e ka të patjetërsueshme të prezantojë të gjitha provat që i posedon.
Kemi reaguar te Këshilli i Prokurorëve, kryeshefi i Prokurorisë së krimit të organizuar, te Prokurori Publik, te të gjitha institucionet kompetente për këtë çështje; njëherësh e kemi njoftuar dhe misionin e OSBE-së në Shkup”,
thekson avokati Raufi.

Ai thekson se procesi dëgjimor do të bllokohet edhe për të akuzuarit të cilët mbahen në burgun e Prilepit dhe atë të Manastirit, proces ky i cili pritet të realizohet gjatë javës së ardhshme.

“Sa jam i informuar unë, nuk është bërë as obduksioni i policëve të vrarë në aksionin policor dhe ndoshta kjo është arsyeja pse nuk na prezantohen provat neve, po sido që të jetë, ne do të insistojmë në prezantimin e tyre”, thotë zoti Raufi.

Ndërkohë, Prokuroria në Maqedoni, përmes një reagimi me shkrim dërguar Radios Evropa e Lirë, shkurtimisht ka theksuar se seancë dëgjimore është realizuar bazuar në një nen tjetër, atë 302, pika 2, e ligjit për Procedurë Penale, në bazë të të cilit “prokuroria mund t`i marë në pyetje të akuzuarit nëse këtë se ka bërë parapakisht”.

Por, avokatët mbrojtës thonë se neni 302 vlen pasi te ketë përfunduar faza e hetuesisë, kurse tani procesi ende është në fazë të hetuesisë.

Avokati Raufi njëhërësh thotë se dëshmitë që posedojnë klientët e tij paraqesin prova të pakontestueshme se ngjarjet e 9 dhe 10 majit ishin, siç thotë ai, “të inskenuara”…

“Në këtë periudhë të procedimit të lëndës nuk dua të flas, përkatësisht nuk dua t’i komentoj dëshmitë, të cilat i kemi ne si palë mbrojtëse, përkatësisht që i disponojnë klientët e mi. Megjithëse në bazë të asaj që posedoj mendoj se shërbimet sekrete, edhe atë jo një por më shumë shërbime sekrete janë të involvuara në këtë rast . Pra ky skenar nuk është i inskenuar nga ana e të akuzuarve, por nga ana e shërbimeve sekrete, dhe të akuzuarit janë viktimë e këtyre shërbimeve sekrete”, thotë zoti Raufi.

Njohësit e çështjeve juridike dhe shumë organizatat joqeveritare kishin theksuar se vetëm një hetim ndërkombëtar mund të shmang dilemat rreth këtij rasti dhe do të mund të garantojë një proces gjyqësorë të drejtë dhe njëkohësisht të besueshëm.

Por, ministri i punëve të brendshme i Maqedonisë Mitko Çavkov gjatë këtij muaji tha se një kërkesë e tillë nuk është dorëzuar asnjëherë në adresë të autoriteteve të Maqedonisë.

Zoran Zaev – Përgjimet për rastin Monstra ia dorëzoj prokurorit special

SHKUP – MAQEDONI- Kreu i opozitës maqedonase, që u bë i njohur nëpërmjet publikimit të bisedave të përgjuara telefonike, Zoran Zaev ka folur sërish për përgjimet që kanë të bëjnë me rastin “Monstra”, apo me vrasjen e pesë maqedonasve, vepër për të cilën u dënuan 7 shqiptarë me burgim të përjetshëm.

Zaev, për mediat maqedonase, ka deklaruar se edhe përkundër marrëveshjes politike, e vërteta për rastin “Mostra” do të shpaloset.

“Askush nuk ka të drejtë të fshehë të vërtetën, edhe e vërteta për këtë rast, si edhe të vërtetat tjera që kemi paralajmëruar, do të arrijnë deri te opinioni publik”, ka pohuar Zaev, raporton Tch.

Kreu i opozitës ka paralajmëruar se prokurorit special do t’i dorëzohen të gjitha materialet nga përgjimet.

“Prokurori special do të ketë legjitimitetin e plotë për të vepruar. Ashtu që përmes këtij institucioni të pavarur do të dihet e vërteta”, ka deklaruar Zaev.

Kryetari i partisë opozitare maqedonase LSDM, Zoran Zaev kishte paralajmëruar se do t’i publikojë edhe bisedat e përgjuara telefonike që kanë të bëjnë me rastin “Monstra”.

Por, ai nuk e bëri këtë gjë dhe me marrëveshjen e fundit politike për daljen e Maqedonisë nga kriza, është vendosur që të ndërpritet publikimi i mëtejmë i këtyre përgjimeve.

Mospublikimi i “bombës” më të përfolur për rastin “Monstra”, ka nxitur shumë debate dhe ka irrituar shqiptarët e Maqedonisë. Nuk kanë munguar as vlerësimet e opinionistëve shqiptarë se Zaev ka manipuluar me ndjenjat e shqiptarëve dhe se rastin “Monstra” e ka përdorur për t’i bërë shantazhe koalicionit qeverisës DPMNE-BDI.

Polici që luftoi më 9 maj: Për Kumanovën fajtore është Jankullovska

SHKUP – Dy muaj e gjysmë pas aksionit policor në Lagjen e Trimave në Kumanovë, vazhdojnë dilemat dhe pyetjet e shumta për atë që ndodhi në të vërtet më 9 maj. Këto dilema tanimë kanë filluar t’i ndajnë me opinionin edhe pjesëtarë të Policisë të cilët kanë qenë pjesë e këtij aksionit. Duke mos zbuluar identitetin e tij, një pjesëtar i njësitit special ‘Tigrat’, përmes një letre ka bërë të ditur se ish-ministren e brendshme, Gordana Jankullovska, në mënyrë brutale e kanë larguar nga Spitali gjatë vizitës që ajo i kishte bërë pjesëtarëve të plagosur të Policisë dhe se pikërisht atë e konsiderojnë fajtore për bilancin e viktimave në Kumanovë.

“Pas çdo aksioni kemi bërë analizë çfarë ka ndodhur, por pas këtij në Kumanovë komandanti ynë Sllavço Petrushevski po hesht. Gojë ka, gjuhë nuk ka! Po presim diçka, nuk e dimë çka po presim. Para çdo aksioni përgatisnim plan, ndërsa para këtij në Kumanovë nuk kishte plan. Vetëm na mblodhën dhe na futën në aksion. Veçanërisht dhemb fakti se Jankullovska dokumentin e fundit që e ka firmosur si ministre, trajtohet si sekret shtetëror dhe ka të bëjë me shpërblimin e personave të njohur e panjohur në këtë aksion. Sekret është ky dokument, që mos të shihet çfarë fundërrinash janë shpërblyer me nga 10 mijë euro. Përveç këtij dokumenti, neve pjesëtarëve të forcave speciale ‘Tigrat’ na intereson edhe një dokument tjetër: Urdhri për aksionin në Kumanovë. Kush e ka firmosur dhe çka ka parashikuar në analizën e rrezikut!? Çfarë ka parashikuar e çfarë ka ndodhur? Për këtë duhet të përgjigjet para nesh dhe para opinionit. Tetë familje presin përgjigje. Bilanci tetë të vrarë, 37 të plagosur, pesë invalidë të përjetshëm. Edhe dy aksione të këtilla në regji të këtyre diletantëve dhe Maqedonia nuk do të ketë forca speciale”, shkruan pjesëtari i tigrave në letrën e tij anonime.

Aksioni në Kumanovë vazhdon të mbetet pezull: kush e organizoi dhe kush në të vërtet qëndron pas gjithë kësaj që ndodhi. Të premten për herë të parë rreth aksionit u prononcua edhe prokuroria publike e cila bëri të ditur se me asistencë ndërkombëtare, pas me shumë se dy muaj ka grumbulluar dëshmitë për rastin e konfliktit të Kumanovës që ndodhi më 9 dhe 10 maj në Lagjen e Trimave.

Sipas informatave jozyrtare, nuk përjashtohet mundësia që Prokuroria të nisë edhe padi për persona konkretë, që do të konsideroheshin përgjegjës për mos parandalimin e asaj që ndodhi në Kumanovë. Atë që deri tani e di opinioni i gjerë është se persona të Agjencisë së Inteligjencës kanë qenë në kontakt permanent me udhëheqësit e grupit të Kumanovës, por enigmë mbetet roli i tyre konkret në këtë rast.

Publikisht, të vetmit që nuk duan hetim të pavarur ndërkombëtar për Kumanovën janë ministri aktual i Punëve të Brendshme Mitko Çavkov, i cili më 9 dhe 10 maj ka komanduar aksionin në Kumanovë, dhe shefi i tij Nikolla Gruevski. Në konfliktin e Kumanovës humbën jetën tetë policë dhe dhjetë pjesëtarë të grupit të armatosur, ndërsa mbetën të plagosur dhjetëra të tjerë. 30 prej grupit të armatosur u dorëzuan, ndërsa janë ngritur padi ndaj 33 personave.

Xhelal Neziri: Ali Ahmeti është përgjegjës për vrasjet në Maqedoni

SHKUP – Dy vrasjet e fundit në Maqedoni të zyrtarëve të Bashkimit Demokratik për Integrim, ajo e pretendentit për kryetar dege në Kumanovë, Xhemail Rexhepi – Komandant Shqiponjës, me 23 korrik, dhe vrasja e Artan Musliut, zyrtar i BDI-së në Strugë, ka rikthyer problemet e kahmotshme ndërshqiptare e ndërpartiake në Maqedoni.

Siç u bë e ditur, të dyja vrasjet erdhën pas konflikteve brendapartiake në BDI.
Për analistin dhe njohësin e rrethanave politike në Maqedoni, Xhelal Nezirin, faji kryekëput i shkon një njeriu.
“Përgjegjës për këtë situatë është lideri partiak, Ali Ahmeti, që ushqeu politikën e fraksionizimit horizontal të BDI-së, me qëllim që të ketë kontroll mbi strukturën e subjektit që drejton”, tha Neziri në prononcimin e tij për Klan Kosovën.

Neziri vrasjen e zyrtarëve të BDI-së e cilëson si një pavetëdije politike dhe mendësi klienteliste, e cila gjithçka e nënkupton si interes vetjak dhe grupimin politik e sheh si mundësi për përfitime të ngushta.

“Vrasjet janë rezultat i mungesës së kapacitetit të BDI-së për të zhvilluar një proces normal të demokratizimit dhe reformimit të brendshëm”.
“Zgjedhjet brendapartiake kanë shkaktuar nervozë dhe frustracione te themeltarët e partisë, të cilët kërkojnë që subjektin që e formuan pas një konflikti të armatosur, ta kthejnë prapa nga kontrolli i një fraksioni që politikën dhe pushtetin e shohin vetëm nga prizmi i biznesit”.

Strugë, vritet zëvendësdrejtori i të Ardhurave Publike Argëtim Hasani

SHKUP – Zëvendësdrejtori i të Ardhurave Publike Argëtim Hasani humbi jetën si pasojë e plagëve të marra me armë zjarri nga një makinë në lëvizje në afërsi të hotelit “Drim” në Strugë, raporton Anadolu Agency (AA).

Incidenti është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Sektorit për Punë të Brendshme të Ohrit, Stefan Dimovski. “Reth orës 13:20 në rrugën ‘Marks-Engels’ në Strugë është qëlluar mbi një banor të Strugës i lindur në vitin 1973. Ai është qëlluar nga një makinë në lëvizje të markës Golf. Policia nën udhëheqjen e Prokurorit publik kryen hetimet në vendin e ngjarjes dhe janë duke u ndërmarë të gjitha masat për gjetjen e automjetit. Policia e qytetit të Strugës është duke zhvilluar hetime të gjera për të gjetur autorët e krimit”, deklaroi Dimovski për AA.

Kujtojmë se para dy ditëve në lagjen Bedinjë të Kumanovës u vra Xhemail Rexhepi i njohur si komandant Shqiponja, si dhe u plagosën dy persona të tjerë. Ministria e Punëve të Brendshme për rastin në fjalë njoftoi se dy të dyshuar janë dorëzuar policisë dhe se rasti po procedohet.

Incident ndërpartiak – vritet një tjetër zyrtar i BDI-së

STRUGË – Në një incident tjetër të armatosur, sot u vra një zyrtar tjetër i BDI-së, Artan Musliu, mbi të cilin është qëlluar me 5 plumba. Sipas mediave maqedonase, vrasja ka ndodhur në kontekstin e një incidenti ndërpartiak.

Artan Musliu konsiderohet njeri i afërt i zëvendëskryeministrit Musa Xhaferi. Policia ka filluar hetimet për ngjarjen, por ende nuk është dhënë ndonjë pistë zyrtare nga ana e saj.

PSE NDODHI VRASJA NË BDI-në E KUMANOVËS

Incidenti i përgjakshëm në Kumanovë lidhet me Bashkimin Demokratik për Integrim.

Zgjedhja në degën e kësaj partie çuan në këtë incident të përgjakshëm, që përfundoi me vrasjen e Xhemail Rexhepit të njohur si komandant Shqiponja, dhe plagosjen e dy të tjerëve.

Tensionet dhe zënkat në këtë parti kanë nisur vite me radhë. Dega e kësaj partie ishte mollë sherri dhe se gjithmonë ajo është shoqëruar me tensione, grupe të caktuara dhe klane partiake.

Pakënaqësitë e krijuara me ish-strukturën e degës për çështje dhe vendime të ndryshme partiake për punësime, emërime, dhe pakënaqësi për anashkalimin dhe mosrealizimin e projekteve për Kumanovën, nxorri në sipërfaqe një grup të ish-ushtarëve të pakënaqur të ish UÇK-së, të cilët u udhëhoqën nga Xhemail Rexhepi.

Ata kishin pakënaqësi ndaj degës e cila në kundërshtim me gjitha vendimet dhe statutin partiak, udhëhiqej nga ushtrues detyre, Ulusi Beqiri.

Ky grup doli me propozim në një periudhë kur ishin organizuar zgjedhjet nëpër degët e BDI-së, përfshirë edhe Kumanovën.

Më 12 shtator 2014, Xhemail Rexhepi u nominua si kandidat i vetëm nga forume partiake në Kumanovë për kryetar të degës.  Në këtë mbledhje kanë qenë edhe strukturat e tjera të degës.

Por, edhe përkundër këtij nominimi si kandidat të vetëm, nga kreu i BDI-së nuk ka pasur asnjë reagim apo miratim, dhe se ka vazhduar zvarritja dhe anashkalimi i procedurave.

Acarimi i situatës pasoi edhe me një incident midis përkrahësve të Xhemail Rexhepit dhe ish-udhëheqësve të degës.

Janar 2015/Rexhepi: Pse po vonohen zgjedhjet në Kumanovë

Në fillim të janarit të 2015, kandidati i vetëm për kryetar të Degës së BDI-së në Kumanovë, Xhemail Rexhepi përmes një konference me mediat kishte pyetur se  pse vonohen zgjedhjet brenda partiake. Rexhepi shtoi se faji për ngecjen e proceseve në Kumanovë, e ka struktura e vjetër e degës.

“Struktura e vjetër, vetëm ikin qosheve. Ikin qosheve, i bëjnë listat, marrin emrat e njerëzve që duhet punësuar, ata emra nuk shkojnë dhe punësohet emra të tjerë. Nuk e di cila është arsyeja e kësaj, qytetarët kërkojnë sqarim, ndërsa ne nuk dimë çfarë t’i themi. Komandant Shqiponja, për çështjen e Kumanovës, për asnjë çast dhe asnjë milimetër nuk ka kthim mbrapa. Këtë le ta din të gjithë”, kishte deklaruar Xhemail Rexhepi.

Edhe mbështetësit e Rexhepit shprehin shqetësimin e tyre për përfaqësimin e dobët dhe injorimin e kësaj dege.

“Të vetëdijshëm për vështirësitë në periudhën e kaluar, anashkalimin e familjeve të dëshmorëve, invalidëve të luftës dhe ish ushtarëve të UCK-së, nga strukturat maqedonase por edhe nga mos serioziteti i disa funksionarëve nga njësia numër 2, është interes i përgjithshëm kombëtar por edhe i BDI-së që procesi të përcillet me reforma dhe rritje të kualitetit dhe përfaqësimit.Fakti që jemi në muajin e 4 të zgjedhjeve, pa u respektuar datat e dhëna nga vetë koordinatori i njësisë zgjedhore, vështirëson funksionimin e mirëfilltë të degës”, kishte theksuar  Ferat Begu, invalid i luftës.

Si ndodhi papritur emërimi i Bajram Limanit për u.d kryetar dege 

Pakënaqësitë dhe kaosi në këtë parti u ndërpre përkohësisht me ngjarjet e 9 dhe 10 majit në Kumanovë. Por vetëm disa javë pas kësaj ngjarje, Ali Ahmeti me vendim të tij emëroi Bajram Limanin për ushtrues detyre të degës së BDI.

“Limani dhe ekipi i zgjedhur nga ai do të vijojnë me strukturimin e degës së Kumanovës nëpërmjet të zgjedhjeve partiake në degë. Ky vendim i përkohshëm është në shërbim të strukturimit të mirëfilltë dhe të fuqishëm të BDI-së në Kumanovë gjer në mbajtjen e kuvendit të rregullt zgjedhor.” njoftuan nga kjo parti.

Po kush ishte njeriu që papritur erdhi në krye të degës dhe që nuk ishte i njohur për shumë qytetarë në Kumanovë, përfshirë edhe strukturat e BDI-së.

Bajram Limani ka lindur më 10 nëntor 1958. I burgosur politik, i arrestuar në vitin 1985, ndërsa i dënuar në vitin 1986 me 12 vjet burg. Nga burgu u lirua në korrik të vitit 1991, prej ku vazhdon me aktivitet politike dhe kombëtare. Limani ka vijuar studimet në fakultetin e mjekësisë në Shkup dhe në Prishtinë, ndërsa është anëtar i Bashkimit Demokratik për Integrim që nga themelimi.

Çka kishte deklaruar anëtari i komisionit komunal të BDI-së në Kumanovë lidhur me kaosin në këtë degë

Anëtari i komisionit komunal në Bashkimin Demokratik për Inegrdim, Lulzim Aliti në fillim të këtij muaji kishte shprehur shqetësimet e tij në lidhje me funskionimin brenda partiak të kësaj partie.

Ja se çfarë kishte shkruar Aliti në reagimin e tij:

“Si anetar i komisionit komunal per zgjedhjet brenda partiake te BDI-se .Ju beje pyetje te hapur deputeteve, keshilltareve komunal,drejtoreve dhe te gjithe atyre qe gezojn funksione ne kete parti. Si funksiononi pa pasur dege pa pasur kryesin e deges me te cilen per cdo veprim duhet te konsulltoheni?

Si eshte e mundur qe pa pelqimin e deges te emerohet sekretaresh ne drejtorin e çerdheve? Si i beni veprimet te cilat nese nuk konsultoheni me degen ne fjal mund te jene ne dam te shqipetareve te Kumanoves? Baza e cila emeron funksione ose ben punesime eshte dega,ndersa çuditerisht 1 vite u be nga shpallja e zgjedhjeve brenda partiake. Koordinatori i zones nr2 Bekir Asani ende nuk i realizoi kto zgjedhje tash shtrohet pyetja se pse kandidati i vetem per kryetar dege Xhemail Rexhepi-Shqiponja ende nuk emerohet kryetar a mos valle nuk i kovenon koordinatorit apo ndoshta koordinatori nuk deshiron ta emeron kryetarin e zgjedhur nga populli tash a deshiron ta ndeshkon popullin apo kandidatin e vetem ne fjal… Bej thirrje deri te te gjithe organet partiake te BDI-se qe ky fenomen i vetvendosjes nga individ te cilet duan ta shtrin doren mbi Kumanove te nderpritet. Mjaft mbeti Kumanova pa zot shpije.

Rezultat i gjith ketyre ndodhive te cilat i ndodhin Kumanoves eshte ajo se ne kemi mbet jetim…” thuhet kështu në reagimin e Lulzim Alitit.

Porositë e fundit të Shqiponjës

Xhemail Rexhepi – Komandant Shqiponja – kohëve të fundit kishte denoncuar për INA të bëmat që sipas tij po ndodhnin me BDI-në dhe sidomos shqetësimet e tij për Kumanovën dhe shqiptarët.

Ja dy postimet e këtij muaji, që kishte ndezur alarmin Shqiponja:

“Po dëgjoj zëra nga disa karrieristë, nga disa fotelashë, nga disa që veç postet dhe paranë e njohin se: Shqiponja i ka prish punët me Ali Ahmetin. Kur është ne pyetje Kumanova, unë çdo herë do të jem në kundërshtim ndaj çdo veprimi qe s’është në vullnet të qytetarëve të Kumanovës. Unë kam qenë bartës kyç me shumë shokë i betejave më të lavdishme të 2001, ku kemi qëndruar deri në fitore. Shpresoj dhe jam plotësisht i bindur që nga kjo rrugë që kemi marrë unë dhe shumë shokë të UÇK-së dhe aktivistë të BDI-së, në fund do të fitojë Kumanova. Lus All-llahun në këtë natë që çdo njeri që i është afruar kësaj partie me qëllime jo të pastërta, ishalla i ndërrohet mendja dhe mendon për të mirë dhe vetëm për të mirë”, ka thënë ai në Natën e Kadrit.

Postimi 2:

“Eshte perhap nje dukuri ne popullaten Shqipetare te Kumanoves shume njerz muajin e fundit me kan pyetyr valle pse BDI nuk i perfill luftaraket pse nuk i lejon te jene ne poste ku munden te punojn dhe te ndihmojn popullaten e Kumanoves pasi qe ne kemi mbet shum larg nga qytetet e tjera asgje nuk eshte punuar ne komunen e Kumanoves respektivisht ne pjesen ku shumica eshte e banuar me Shqipetar. Kjo me ka merzitur shume sepse nuk kam pergjigje te pershtatshme, nga qe ata me thuan pasi qe BDI doli nga lufta pse sjeni ju ata qe do te na udheheqni.

Tash dua tu tregoj popullat e Kumanoves se ne asnje menyr nuk na jepet hapesir neve te cilet organizuam luften udheheqem luften te cilet luftuam pa u kursyer per kete komb nuk na lejohet qe te kontribojm per te miren e Shqipetareve te Kumanoves. Jemi duke u ndje shume te shkelur.Xh R Shqiponja” (sic.)”, ka shkruar Shqiponja.

Përçarjet dhe problemet në BDI nga viti 2002

Një nga themeluesit e kësaj dege thotë për INA se problemet datojnë që pas përfundimit të konfliktit të vitit 2001, kur nisën skenaret për përçarje, imponimet dhe vendimet nga qendra, që u krijuan si pasojë e përçarjes.

“BDI në Kumanovë funksionon përmes disa rrymave apo klaneve, që disa prej tyre nuk flasin mes njëri tjetrit, janë në konflikte dhe nuk kanë debat komunikimi. Gjithë kjo situatë kontrollohet nga lartë, ashtu që Ahmeti ka mbajtur komunikimet me gjitha grupet për të shmangur largimin e tyre nga partia. Menjëherë pas themelimit të degës së BDI-së u krijuan përçarjet dhe se kjo ndodhi pas emërimeve të disa zyrtarëve që nxitën reagime të brendshme sidomos në radhet e ish-ushtarëve të UÇK-së.

Këto probleme dhe skenare bënë që dega e BDI-së në Kumanovë dhe Likovë të humb peshën e saj si zonë kyçe e luftës së UÇK-së dhe se këtë e keqpërdorën disa individë brenda kësaj partie, që gëzuan poste përmes klaneve të tyre. Kjo situatë bëri që Kumanova të humbas edhe postin e zëvendëskryeministrit për Marrëveshjen e Ohrit, që duhej t’i takonte këtij bastioni të luftës dhe jo degës së Kërçovës. Me vazhdimin e viteve, Kumanova nisi të humbas ndikimin e saj pas përçarjeve të mëdha dhe se kjo u reflektua edhe në ndarjen e posteve qeveritare, ku gjithmonë ky rajon u përfaqësua me ministri apo drejtori më të dobëta. /INA/

Incident i armatosur në BDI-në e Kumanovës, dyshohet për një vrasje dhe të dy të plagosur

Një përleshje e armatosur ka ndodhur sot në një nga lokalet e Kumanovës, ku ka mbetur i vrarë si mësohet jozyrtarisht Xhemail Rexhepi – i njohur si komandant Shqiponja. Përleshja e armatosur ka ndodhur midis anëtarëve të BDI-së dhe sherri ka plasur për kreun e degës së kësaj partie.

Akoma nuk është informuar zyrtarisht se a është i vdekur ose jo Xhemail Rexhepi, i njohur si Shqiponja. Në këtë incident kanë ngelur të plagosur edhe dy persona të tjerë.

Sipas gazetës Lajm, grupi ka pësuar nga përkrahës të Bajram Limanit, që para një muaji u emërua kryetar dege drejtpërdrejtë nga kryetari i BDI-së Ali Ahmeti.

Në këtë aksident lëndime më të rënda në zemër ka marrë ish ushtari i UÇK-së, Shefki Rexhepi, i cili ka qenë bashkë me komandant Shqiponjën. Ai është transferuar në qendrën klinike në Shkup.

Incidenti ka ndodhur në një lokal afër fakultetit të USHT-së në Kumanovë, ku Rexhepi është dashur të takohet me Bajram Limanin, që të koordinohen lidhur e zgjedhjen e kryetarit.

Në këtë incident është plagosur edhe Gani Demiri, i cili ka marrë plagë në krah dhe në shpinë.

Sulejman Rexhepi – Nuk ka lëvizje radikale të cilat mund ta prishin paqen tonë

Kryetari i Bashkësisë Islame në Maqedoni, Sulejman Rexhepi thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se në Republikën e Maqedonisë nuk ka hapa, përkatësisht veprime radikale të cilat e shqetësojnë shoqërinë në terësi, jo vetëm Bashkësinë Islame këtu dhe myslimanët, por tërë shoqërinë.

Radio Evropa e Lirë: Zoti Rexhepi, fillimisht do të ndalem tek festa e Fitër Bajramit që simbolizon faljen, mëshirën… Sa reflektohet kjo frymë, këto vlera edhe në harmoninë ndërfetare, madje edhe në stabilitetin e vendit në një shtet multietnik siç është Maqedonia?

Sulejman Rexhepi: Porosia jonë është në këtë drejtim, të gjithë besimtarët myslimanë masivisht të përcjellin uratat e veta, gëzimin dhe ndjenjat në shenjë respekti së pari ndaj familjes, ndaj fqinjëve dhe gjithsesi ndaj të gjithë të tjerëve, të gjithë dashamirëve. Unë kam bindje se ky manifestim, festa e Fitër Bajramit si festë është shumë e gjallëruershme këtu në Republikën e Maqedonisë, për arsye se të gjithë besimtarët gjatë një muaji kanë agjëruar dhe i janë përkushtuar Allahut fuqiplotë.

Ndonëse sfidë për Ballkanin mbetet terrorizmi në rrafshin global, madje edhe në kumtesën me shkrim të BDI-së pas takimit me ndihmës-sekretaren amerikane të shtetit Viktoria Nuland theksohej se të dy kanë biseduar “rreth shqetësimit të përbashkët, atë të luftëtarëve nga rajoni në luftërat në Siri dhe Irak”.

Radio Evropa e Lirë: Cili është qëndrimi i Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni (BFI-së) si dhe angazhimi i juaj për të parandaluar këtë fenomen siç jeni shprehur disa herë të pa papranueshëm për besimtarët e fesë islame këtu dhe gjetiu?

Sulejman Rexhepi: Sa i përket lëvizjes radikale islamike e cila jo vetëm në Ballkan, por në tërë botën nga e cila ndjehen përkatësisht përjetohen momente dhe trauma të ndryshme të mëdha, Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë, si institucion shpirtëror, fetarë, institucion që përfaqëson islamin me parimet e veta është gjithmonë vigjilente e përcjell situatën hap pas hapi dhe gjithmonë ka qenë në krye të detyrës, këtë mendoj se tërë opinioni e din jo vetëm në Ballkan, por edhe më gjerë.

Jo rastësisht ne dolëm edhe me një projekt përmes së cilit kërkuam që me ne të solidarizohen të gjithë ata të cilët janë dashamirë të paqes, qetësisë si dhe ata të cilët janë kundër dhunës, kundër radikalizmit, përkatësisht janë për mirëkuptim, bashkëjetesë dhe unë mendoj se ky projekt i yni ende është aktiv, ecë, edhe pse mendoj se ky projekt ka pasur mundësi të ecë edhe më shpejtë dhe më fuqishëm, por një gjë është e sigurt se nga ai projekt nuk heqim dorë.

Me vet faktin që ne ofrojmë një projekt konkretet për parandalimin e kyçjes së luftëtarëve nga Maqedonia në luftërat në lindjen e afërt do të thotë se BFI e Maqedonisë e ka shqetësim luftën kundër të gjitha lëvizjeve radikale.

Me siguri edhe subjektet dhe faktorët e ndryshëm relevant qofshin ata në kuadër të Bashkimit Evropian, apo në kuadër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, këtë shqetësim e kanë preokupim dhe ne në këtë drejtim gjithmonë kemi kërkuar që me të gjithë faktorët relevant të kemi bashkëpunim të mirëfilltë, kontakte të përditshme që të këmbejmë informata në mes veti.

Radio Evropa e Lirë: Do të ndalem edhe pak në këtë çështje, a ka Maqedonia ekstremizëm fetar, dhe vendi a është i rrezikuar në këtë drejtim?

Sulejman Rexhepi: Kohëve të fundit është një realitet i pamohueshëm, të gjithë atë të cilët kanë menduar madje edhe ne si institucion kemi pasur disa vërejtje më duhet të theksoj se viteve të fundit gjendja është më e qetësuar në rajon.

Lirisht mund të them dhe për këtë mbaj përgjegjësi, në Republikën e Maqedonisë nuk ka hapa përkatësisht veprime radikale të cilat e shqetësojnë shoqërinë në terësi, jo vetëm Bashkësinë Islame këtu dhe myslimanët, por tërë shoqërinë, pra dua të them se nuk ka lëvizje radikale e cila prish atmosferën e paqes qetësisë dhe sigurisë në vend.

Në të kaluarën në shtrirjen Ballkanike janë marrë disa masa. Unë nuk mund të bindem se duhet dikush nga Maqedonia apo Ballkani më gjerë, Evropa apo bota të jetë pjesëtarë i një lufte të çmendur që po ndodh në Siri dhe në Irak, por de fakto ne nga këtu kemi njerëz të cilët gjinden atje, kemi njerëz nga këto vise që kanë dhënë jetën atje, motivet e tyre mbeten të fshehta, por më duhet të theksoj se ne e kemi thënë fjalën tonë, duke qenë gjithmonë transparent se në pyetje ka qenë interesi material dhe rekrutimi.

Si Bashkësi Islame këtu në Republikën e Maqedonisë nuk kemi informata për ndonjë lëvizje rekrutimi e cila vepron përkatësisht funksionon këtu, por më duhet të theksoj se ka organe të cilat janë edhe më kompetente për këtë çështje dhe nëse ata konstatojnë se këtu veprojë lëvizje të tilla dhe njëkohësisht ne bindemi si institucion në bazë të fakteve dhe argumenteve sigurisht se do të kenë dhe mbështetjen tonë në luftën kundër çdo lëvizje anti-islame, do të thosha sepse unë radikalizmin dhe ekstremizmin e quaj si veprim anti-islam.

Radio Evropa e Lirë: Ndonëse institucioni që drejtoni ishte pjesë e trazirave pak para fillimit të muajit të shenjtë të agjërimit, dhe pas kësaj ju thatë se ky institucion është më i fortë pas goditjeve, ku e bazoni këtë ndërkohë që grupi i quajtur “Nisma për reforma në BFI” edhe më tej kërkon largimin tuaj nga ky institucion?

Sulejman Rexhepi: Sa u përket trazirave dhe tendencave për goditje të BFI-së para muajit të bekuar të Ramazanit, ato ishin tendenca përkatësisht bëhet fjalë për një iniciativë nga disa individë të caktuar të cilët numërohen në gishta.

Të gjithë ata të cilët janë larguar nga BFI përfshi këtu katër ose pesë persona të cilët me siguri se kanë qenë pjesë e projekteve të huaja, sepse askush nuk mund të më bindë mua se nuk kanë qenë pjesë përkatësisht mbështetjen dhe gajretin (kurajën) e kanë marrë nga sigurimi shtetëror i Republikës së Maqedonisë.

Unë jam i gatshëm që me faktorët e sigurimit shtetëror të ballafaqohem para medieve. Njëkohësisht ua kam bërë me dije se veprimin e këtillë duhet ta harrojnë, ti shmangen dhe asnjëherë të mos e mbështesin sepse nuk është në interes të shtetit, nuk është në interes të qytetarëve këtu në Maqedoni, sepse ne jemi shtet multietnik dhe çdo trazirë që tentohet të bëhet nga struktura brenda një besimi, apo institucionit siç është BFI e Maqedonisë, 100 për qind do të reflektohet edhe në besimet e tjera, etnitetet e tjera.

Deshi Zoti që ne këtë situatë ditëm ta menaxhojmë me mençuri, përmes të gjithë dashamirëve të cilët ia deshën të mirën këtij institucioni dhe këtë çështje ta mbyllim në formën më të mirë, formën institucionale.

Maqedoni: Bankat t’i tërheqin paratë nga Greqia

VOAL – SHKUP – Maqedonia i urdhëroi bankat e veta që t’i tërheqin paratë e tyre nga bankat e Greqisë dhe të ndërmarrin “masa parandaluese” për ta kufizuar largimin e kapitalit në fqinjin e saj jugor, që kërcënohet nga një krizë me thellë financiare.

Kjo lëvizje nga Banka Qendrore e Maqedonisë u bë dje, pasi Athina ka shpallur se do të ndërmarrë kontroll të kapitalit dhe do t’i mbyllë bankat, meqë kreditorët ndërkombëtarë refuzuan ta vazhdojnë kredinë, ndërsa kursimtarët janë rreshtuar për tërheqjen e parave të tyre të gatshme, raporton Reuters nga Shkupi.

Banka Qendrore e Maqedonisë në Shkup tha se masat e saj janë “të karakterit të përkohshëm, që kanë për qëllim shqyrtimin e rrezikut të një rrjedhjeje më të maadhe të kapitalit nga Maqedonia te fqinji jugor, që mund të shkaktoj shkatërrim të konsiderueshëm të bilancit të pagesave dhe të stabilitetit të sistemit financiar”.

Bankat në pronësi greke i kanë afro 20% të pasurive bankare të përgjithshme në Maqedoni dhe kanë aksione të rëndësishme në bankat e Bullgarisë, Rumanisë, Serbisë dhe Shqipërisë. Kjo gjë e ka shtuar mundësinë që qeveritë mbase duhet t’i ndihmojnë ato nëse sistemi bankar i Greqisë shkatërrohet.

NEW YORK TIMES: OPOZITA KËRKON NJË QEVERI TRANZICIONI PA NDIKIMIN E GRUEVSKIT NGA JOANNA BERENDT

Foto nga Georgi Licovski/European Pressphoto Agency

Qeveria e Maqedonisë fajësohet për skandalin e përgjimeve

Qeveria e Maqedonisë fajësohet për skandalin e përgjimeveZoran Zaev ka thënë gjatë një interviste për një stacion televiziv se opozita është e vendosur të ketë qeveri kalimtare pa ndikim të Gruevskit. Nëse kryeministri nuk jep dorëheqje deri në fund të muajit, opozita, është zotuar Zaev, do të marrë parasysh «radikalizimin» e veprimeve të protestës, shkruan «New York Times».

——–

Shërbimi i sigurisë kombëtare, duke vepruar me urdhra të Qeverisë konservative dhe gjithnjë e më autoritare të Maqedonisë, ishte prapa skandalit të përgjimeve që e ka vënë në dyshim qëndrueshmërinë e vendit, bëhet e ditur në një raport të ri.

Publikimi i raportit prej Komisionit Evropian të premten ka pasur një raund të ri të pasuksesshëm negociatash në kryeqytetin Shkup, me qëllim të kapërcimit të krizës, më e madhja që ka përjetuar shteti me dy milionë banorë prej se fitoi pavarësinë më 1991. Katër krerë politikë, bashkë me ambasadorët e Bashkimit Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, kanë dështuar të premten të arrinin marrëveshje për formimin e një qeverie kalimtare që do ta përgatiste vendin për zgjedhjet e parakohshme në prill të vitit të ardhshëm.
«Tingëllon qesharake që elita politike e një shteti të zhvilluar evropian nuk ka aq integritet moral, saqë është e domosdoshme ndërhyrja nga BE-ja dhe SHBA-ja për të zgjidhur problemet e veta», ka deklaruar Albert Musliu nga Komiteti i Helsinkit, grup për të drejtat e njeriut. «Por fatkeqësisht, kjo është e vërtetë», ka deklaruar gjatë një interviste ai.

Megjithatë, negociatorët – Nikola Gruevski, që është kryeministër që nga viti 2006, Zoran Zaev i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë në opozitë; dhe krerët e dy partive më të vogla që përfaqësojnë minoritetin shqiptar të vendit – janë pajtuar të bëjnë pa asnjë vonesë ndryshimet e nevojshme që janë propozuar nga Johannes Hahn, komisionar i Bashkimit Evropian.

«Tani nuk ka hapësirë për kompromis», ka deklaruar Musliu. «Të gjithë krerët duhet të veprojnë sa më shpejt që është e mundshme për të rikthyer besimin e shoqërisë në institucionet publike që është reduktuar në minimum në muajt e fundit».

Raporti, rezultat i hetimit të 670 mijë bisedave të përgjuara ilegalisht nga më shumë se 20 mijë numra telefonash, ka vënë në pah brishtësinë e strukturës demokratike në Maqedoni, që monitorohet nga afër prej qeverive perëndimore, sepse është në udhëkryq të Ballkanit.

Sipas dokumentit, të përgatitur prej ekspertëve të pavarur, Qeveria nën kryesimin e Gruevskit ka keqpërdorur shërbimet e sigurisë kombëtare «për të kontrolluar zyrtarët më të lartë në administratën publike, prokurorët, gjykatësit dhe kundërshtarët politikë».

Raporti gjithashtu thekson «përfshirjen e dukshme të drejtpërdrejtë të zyrtarëve të lartë qeveritarë dhe partiak në kurdisje të zgjedhjeve, korrupsion, abuzim të pushtetit dhe autoritetit, konflikt të interesit, shantazh, zhvatje, dëmtim kriminal», si dhe «në përfshirje të papranueshme politike në nominim/emërim të gjykatësve».

Gruevski, që nuk ka çelur gojën gjatë 24 orëve pas publikimit të rezultateve të raportit, as i ka shkuar ndërmend të shprehë keqardhje, teksa ka folur gjatë shënimit të një përvjetori të partisë së tij të mbajtur të shtunën mbrëma. Ai ka akuzuar një organizatë pa përmendur emrin, mbase një shërbim të huaj inteligjence, se kishte paguar «shumë para një numri njerëzish që mund të bëjnë një numër përgjimesh» me qëllimin e «shkatërrimit brutal» të partisë së tij dhe «për të futur frikën në mesin e popullit». «Por në vend se t’ia dilte me sukses në këtë drejtim, ata do të shkatërrojnë veten, duke rënë në kurthin e zgjedhjeve të parakohshme, në të cilat do të fitojmë ne», ka deklaruar Gruevski.

Xhabir Deralla, themelues dhe president i Civil, organizatë për të drejtat e njeriut në Maqedoni, e ka përshkruar fjalimin si «eksploziv, kërcënues dhe popullist». «Gruevski i ka prirë Qeverisë në një mënyrë jashtëzakonisht kriminale», ka deklaruar Deralla gjatë një interviste. «Bisedat e përgjuara zbulojnë krimet për të cilat në një vend normal, ai dhe shumë anëtarë të Qeverisë së tij do të duhej të dërgoheshin në burg për goxha do vite».

Kriza që po thellohet ka shkaktuar jo vetëm frustrim në mesin e popullsisë së gjerë, me protestat e fundit ku morën pjesë dhjetëra mija maqedonas duke u shndërruar në të dhunshme, por edhe me dëmtim të aspiratave të Maqedonisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian dhe NATO.

Sipas raporteve të medieve, Gruevski është i gatshëm të pranojë çfarëdo zgjidhje, përfshirë krijimin e qeverisë kalimtare, derisa ai të vazhdojë të mbetet në pushtet. «Çdo ditë është kritike», thekson Deralla. «Dhe makineria e Gruevskit e di fort mirë këtë punë dhe punon me zell të madh për të mbetur në pushtet».
Por Zaev ka thënë gjatë një interviste dhënë të enjten për një stacion televiziv se opozita është e vendosur të ketë qeveri kalimtare pa ndikim të Gruevskit. Nëse kryeministri nuk jep dorëheqje deri në fund të muajit, opozita, është zotuar Zaev, do të marrë parasysh «radikalizimin» e veprimeve të protestës.

BASHKIMI EVROPIAN – MAQEDONIA TË KRYEJË NDRYSHIME RRËNJËSORE

Këshilli i Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian u ka këruar të marten drejtuesve politikë të Maqedonisë që t’i japin fund krizës politike dhe të gjejnë një zgjidhje të qëndrueshme, në bazë të marrëveshjes së 2 qershorit.

Këshilli ka miratuar konkluzionet për Maqedoninë, duke kërkuar realizimin e shpejtë të reformave dhe hetime mbi veprimet e mundshme kriminale që dalin nga skandali i përgjimeve.

Ministri i Jashtëm i Letonisë, Edgars Rinkēvičs, vendi i të cilit është kryesues i radhës me Bashkimin Evropian, ka thënë se shpreson që mesazhi i Këshillit të Ministrave do të dëgjohet në Shkup, “por nëse gjendja nuk ndryshon atëherë BE do të shikojë se ç’farë masash mund të ndërmarrë”, është shprehur ai.

Ministri letonez ka shtuar se marrëveshja e 2 qershorit do të kthente vlerat demokratike në vend, përfshirë marrëdhëniet e mira ndëretnike përmes zbatimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit dhe forcimin e marrëdhënieve të mira mes vendeve fqinjë. Ministri Rinkēvičs ka nënvizuar nevojën për reforma në fushën e sundimit të së drejtës, pavarësinë e gjyqsorit, median, reformat zgjedhore, çështjen e korrupsionit dhe atë të politizimit të institucioneve shtetërore.

Kryeministrat e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian pritet që t’i miratojnë këto konkluzione ditën e enjte dhe të premte.

Katër drejtuesit e partive kryesore në Maqedoni do të takohen sërish më 29 qershor, në pritje të një marrëveshjeje për formimin e një qeverie të përkohëshme, e cila do të përgatiste zgjedhjet e parakohëshme të planifikuara për muajin prill të vitit 2016.

Burime të afërta me dy partitë rivale maqedonase, VMRO dhe Lidhja Social Demokrate thonë se kryeministri aktual Nikolla Gruevski mund të largohet nga detyra gjashtë muaj para zgjedhjeve të parakohshme. za

Çavkov – Nuk do të ketë hetim ndërkombëtar për Kumanovën

VOAL – SHKUP – Sulmi i 9 majit mes forcave të rendit në Kumanovë dhe një grupi të armatosur të pjesëtarëve të ish-UÇK-së, nuk do të bëhet pjesë e hetimeve ndërkombëtare. Ministria e Brendshme e Maqedonisë ka hedhur poshtë zërat për një hetim ndërkombëtar për ngjarjen e 9 dhe 10 majit në Kumanovë.
Kjo u bë e ditur dje nga ministri i Brendshëm, Mitko Çavkov, gjatë qëndrimit të tij në Kumanovë ku zhvilloi një takim me përfaqësuesit e bashkësisë lokale të “Lagjes së Trimave”.“Ne si MPB pjesën tonë të aktiviteteve e mbaruam. Me realizimin e ekspertizës në vendin e ngjarjes të cilën e kryesonte prokuroria publike janë ngritur dhe siguruar të gjitha gjurmët si dëshmi për zhvillimet dhe ngjarjet. E tani, pritjet tona, si edhe tuajat, janë që prokuroria publike përmes një procedure transparente dhe efektive gjyqësore të qartësojë të gjitha rrethanat e zhvillimeve në Kumanovë. Nuk ka kërkesa dhe sipas bindjes sime të thellë  nuk ka nevojë për hetim ndërkombëtar lidhur me këtë rast”, deklaroi ministri Çavkov.

Shpenzimet marramendëse për ‘Shkupin 2014’ vazhdojnë

Ndërtimi përmendoreve dhe objekteve të ndryshme, të cilat janë pjesë përbërëse eprojektit “Shkupi 2014”, nuk ndalet, pavarësisht krizës politike dhe aferës së përgjimeve, për të cilën opozita thotë se ka nxjerr në sipërfaqe “veprimet kriminale të pushtetit aktual”.

Drejtoresha e organizatës joqeveritare Transparencë për Maqedoninë, Ana Janevska – Delleva, thotë se është e pakuptimtë që të vazhdojë hapja e më shumë tenderëve për realizimin e projektit “Shkupi 2014”, ndërkohë që i njëjti duhej të përfundonte që në vitin e kaluar.

Sipas Dellevës, hapësirë për dyshime lë ndarja e 500 mijë eurove plotësuese për enterierin e brendshëm të Muzeut të VMRO DPMNE-së, të cilat nuk ishin paraparë gjatë tenderimit të parë.

Për të mbetet e diskutueshme në bazë të çkaje rritet kostoja për ndriçimin e përmendoreve dhe monumenteve kulturore që janë pjesë përbërëse të këtij projekti nga 96 mijë euro sa ishin paraparë në marrëveshjen e qytetit të Shkupit me firmën që duhej të realizojë këtë projekt për 38 mijë euro më shumë, duke rritur koston e ndriçimit të objekteve në 134 mijë euro.

Mbetet për t’u shqyrtuar rritja e kostos së ndërtimit të rrethores së urës para ‘Holidej In’, për të cilën rrethore gjatë vitit 2014 ishin paraparë një milion e 150 mijë euro, dhe tani qyteti i Shkupit ka nënshkruar një marrëveshje plotësuese dhe harxhimet rreth realizimit të këtij projekti rriten për 260 mijë euro plotësuese”, thekson Delleva, duke shtuar se duhet bërë e qartë sa ka kushtuar projekti “Shkupi 2014”, ku është fokusuar qeveria aktuale për të investuar.

“Është koha e fundit që kryeministri Nikolla Gruevski, si inspirues politik i këtij projekti, përfshirë këtu dhe ministren e Kulturës, Elizabeta Kanceska -Milevska, dhe kryetarin e Qytetit të Shkupit, Koce Trajanov, si realizues kryesorë të këtij projekti, të na kumtojnë kur do të përfundojë ky projekt , dhe një e herë e përgjithmonë të bëhet publik konstrukti financiar i realizimit të këtij projekti”, vlerëson Delleva.

Margarita Caca – Nikollovska, ish-gjykatëse në Gjykatën për të drejtat e njeriut në Strasburg, konsideron se me zgjidhje juridike të krizës politike në vend, nënkuptohet dhe veprim i menjëhershëm i organeve kompetente.

Kjo, sepse nëse ekzistojnë dëshmi të caktuara, të cilat kanë dalë në pah përmes bisedave të përgjuara telefonike, duhet të fillojë menjëherë mbledhja e dëshmive të tjera që do të dëshmonin fajësinë ose pafajësinë e udhëheqësve të caktuar të apostrofuar nga opozita maqedonase se janë të përfshirë në afera të ndryshme korruptive.

“Nga mosveprimi i organeve gjyqësore me kohë, krijohet mundësi që dëshmitë e paraqitura nga bisedat e përgjuara të publikuara nga opozita,thënë kushtimisht ‘të humbasin’, dhe nesër kush do të përgjigjet? Për këtë duhet të mendojnë mirë të gjithë pjesëmarrësit, qoftë në mënyrë aktive ose joaktive, duke filluar nga përfaqësuesit e qeverisë dhe duke përfunduar me organet e sistemit gjyqësor, sepse veprat kriminale nuk vjetrohen si lëndë”, konsideron Margarita Caca Nikollovska.

Nga ana tjetër, Visar Ademi, ekspert i ekonomisë, thotë se të gjithë qytetarët duhet të jenë të shqetësuar për harxhimet marramendëse rreth projektit “Shkupi 2014”, sepse në fund të fundit kostoja e këtij projekti ka impakt të drejtpërdrejtë në cilësinë e jetës së tyre.

“Mund të them se ne do të mbytemi në rërën tonë të ekonomisë së brendshme, të cilën vetë po e krijojmë, sepse lejojmë të subvencionohen nga qeveria ato degë, të cilat absolutisht nuk kanë perspektivë ose nuk sjellin kurrfarë benificioni, siç është realizimi i projektit ‘Shkupi 2014’”, thekson Visar Ademi.

Së fundmi, Qyteti i Shkupit nga buxheti komunal vetëm për zbukurimine hapësirave ku është vendosur përmendorja e Filipit II, para Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, ka ndarë 318 mijë euro. rel

GJORGJI SPASOV – ALI AHMETI ËSHTË SHPËTIMTARI I GRUEVSKIT

VOAL – MAQEDONI- Kryeministri Nikolla Gruevski ka bashkëpunuar me kompani dhe biznesmenë të cilët tani kanë përfunduar në burg dhe u është ndaluar veprimtaria nga organizatat ndërkombëtare, për shkak të veprimeve të tyre kriminale.

Kështu ka pohuar për mediat njohësi i situatës politike në Maqedoni, Gjorgji Spasov, duke numëruar disa prej biznesmenëve të cilët, siç tha, Gruevski i ka pasur partnerë edhe në projekte të qeverisë.

Duke komentuar bisedimet për zgjidhjen e krizës dhe kërcënimet e Ahmetit ndaj Zaevit se, nëse nuk pranon marrëveshje do të iniciojë zgjedhje të parakohshme, Spasov ka thënë se Ahmeti edhe në të kaluarën ka marë vendime për të shpëtuar partnerin e tij, Nikolla Gruevski.

“Në vitin 2011, Cërvenkovski e dinte se popullariteti i Gruevskit po binte për shkak të aktiviteteve të tij ndaj televizionit A1, ndaj e luste Ahmetin që të shtyheshin zgjedhjet deri në shtator, meqë në shtator mendonte se do të fitonte opozita. Por, Ali Ahmeti, për ta shpëtuar Gruveskin, asokohe urgjentisht i shpalli zgjedhjet në muajin maj”, ka pohuar Gjorgji Spasov.

FOTO E DITËS – ALI AHMETI SHKËLQYER NË MAQEDONISHT, DOBËT NË SHQIP

SHKUP- Një deftese e fillores së kreut të BDI¬së, Ali Ahmetit që po qarkullon në rrjetet sociale, dëshmon se ai fëmijë ka qenë një nxënës shumë i dobët i gjuhës shqipe, ndërkohë që ka shkëlqyer në njohjen e maqedonishtes.

Së fundi, në rrjetet sociale po qarkullon një foto që pretendohet të jetë dëftesa e Ali Ahmetit në shkollën fillore “Marshall Tito”, raporton “lajmpress.com”. Njohja e shkëlqyeshme e gjuhës maqedonase vërehet edhe në vlerësimet e mësuesve të Titos, të cilët Ahmetin e kanë vlerësuar me notë maksimale 5, ndërsa në lëndën e gjuhës shqipe atë e kanë vlerësuar me notën mjaftueshëm 2, vetëm që të kalojë e mos të shkojë në provimet e vjeshtës.

Këto fotografi po qarkullojnë pas publikimit të bombës 38 nga Zaevi ku dëgjohet Ali Ahmeti duke folur në gjuhën maqedonase, edhe përkundër faktit se publikisht ka kundërshtuar një gjë të tillë, duke kërkuar zyrtarizimin e gjuhës shqipe.

Eliot Engel i pakënaqur me trajtimin e shqiptarëve në Maqedoni

Kongresisti amerikan Eliot Engel deklaroi për INA se është i pakënaqur nga mosrespektimi i të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni.

“Jam i pakënaqur me mosrespektimin e Qeverisë së Maqedonisë së Marrëveshjes së Ohrit. Unë mendoj se ka shumë punë për të bërë, ngaqë mendoj se Maqedonia, është një vend i rëndësishëm, dhe aleat i Shteteve të Bashkuara. Ne kemi mbështetur këtë vend që të bëhet pjesë e strukturave euroatlantike. Por dua që të gjithë qytetarët e këtij vendi, duke përfshirë edhe shqiptarë, duhet të trajtohen në mënyrë të drejtë dhe të jenë të barabartë”, deklaroi për INA, kongresisti Engel, pas një takimi që zhvilloi në Uashington me kryetarin e Lëvizjes për Reforma të PDSH-së, Ziadin Sela.

Ai ka theksuar se ka qenë i shqetësuar për ngjarjet e 9 dhe 10 majit në Kumanovë dhe për ngecjen në planin e dialogut politik. I pyetur për gjendjen e shqiptarëve në Maqedoni, Engel ka theksuar se ata duhet të kenë të drejta të barabarta.

“Së fundi jam edhe i shqetësuar me atë se çfarë po ndodh me komunitetin shqiptar në Maqedoni. Unë dëshiroj t’ju siguroj me këtë rast që shqiptarët në Maqedoni, duhet të trajtohen njësoj si të gjithë qytetarët, të jenë me të drejta të plota dhe të pa nëpërkëmbura”, deklaroi Engel, duke premtuar se gjatë disa javëve të ardhshme do të qëndrojë për vizitë në Maqedoni.

“Pas disa javëve do të jem në Maqedoni, duke shpresuar se mund të takohemi dhe të flasim për disa probleme, edhe me liderët e tjerë shqiptarë”, deklaroi kongresisti demokrat, që është edhe anëtar i Dhomës Përfaqësuese të Kongresit Amerikan.

SHBA : U mbajtë protesta e shqiptarëve në Nju Jork: Edhe ne jemi Kumanovë! Nga Beqir Sina

 

SHBA : U mbajtë protesta e shqiptarëve në Nju Jork: Edhe ne jemi Kumanovë!

-Meqënse shteti i Kosovës nuk është antar i OKB-së kërkojmë që Shqiperia të padisë Qeverinë e Maqedonisë tek Gjyqi Ndërkombëtar i Krimeve ‘ICC’. Mbasi, sipas ligjit internacional çdo shtet fqinjë apo mik i një shteti, që nuk është antar i OKB-së, mund të padis në emër të atij shteti “ON BEHALF”. “Kështuqë, Shqipëria është më shumë se nji shtet mik apo fqinje, është shteti Amë dhe nuk duhet të toleroi Maqedoninë, të bëj terror mbi shqiptarët e me këtë edhe të nxit destabilitet në rajon.

“Daghammarskjold Plaza”- New York : Dje, me datën 15 qershor 2015 ne New York para ndërtesës së OKB-së, komuniteti shqiptare organizoj një protestë ne përkrahje Iliridës dhe shqiptarëve në qytetin shqiptarë të Kumanovës. Në këtë protestë u ngrit zëri ndaj represionit të shtetit sllavo maqedonas qeverisë së kryeministrit Gruevski, dhe u dënua ashpër vrasja tinëzare e luftëtareve te lirisë, më 9 dhe 10 maj në Lagjen e Trimave në Kumanovë.

Mbi dhjetra shqiptarë nga të gjitha trojet shqiptare të disaporës së bashku me disa anëtarë të familjeve të të rënëve, kanë protestuar dje, në sheshin e protestave”Daghammarskjold Plaza”, në mbeshtetje të popullates civile shqiptare nga Kumanova.
Protestuesit u mblodhën për të protestuar kundër pushtetit maqedonas me rastin e ngjarjeve të 9-10 majit, sulmit brutal të forcave të policisë ndaj një grupi shqiptarësh që rezultojë të jenë 9 shtetas të Kosovës të vrarë dhe 21 të arrestuar mes tyre edhe banorë civilë të Lagjes së Trimave në Kumanovë.
Protesta e Nju-Jorkut, tuboi shqiptarët nga disa shtete të SHBA-ve, të cilët kish udhëtuar nga Detroiti, Çikago, Uiskonsin, Nju Xhersi, Kenetktiket, Uashingtoni e tjer. Protestuesit mbanin në duar flamuj shqiptarë dhe amerikan, fotografi të viktimave të Kumanovës, dhe pankarta me simbolin “Jemi Kumanova”, “Liri për luftëtarët shqiptarë” – “Liri për luftëtarët – Burg për tradhëtarët” -“Politikan shqiptarë mos shkelini mbi gjakun e luftëtarëve të lirisë” – “Referndum për bashkim Kombëtar”.
Gjatë protestave u dëgjuan edhe thirrje edhe kundër udhëheqësve politik shqiptarë në Maqedoni, duke kërkuar edhe deri në largimin e tyre nga politika.
Kjo protestë në Nju-Jork, u mbështet me një mesazh të veçantë edhe nga kryebashkëjaku i qytetit të Waterburyt në Connecticut, Majori, Neil O’Leary edhe nga përfaqësues të komuniteteve të tjera në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Protesta u organizua nga Shoqata “Hasan Prishtina” në Waterbury, Organizata e Komunitetit Dibran, në Staten Island, dhe Fondi i Përbashkët i Patersonit në Nju Xhersi, me përkrahje të shoqatatve të tjera të komunitetit, ish luftëtarët e Batalionit Atlantiku, dhe Fondacionit Vendlindja Thërret, si dhe nga aktivistë dhe veprimtarë që veprojnë në zonën e Tri-Shteshit.
Mizafer Sadiku – Hoxha, sekretar i qendrës kulturore Hasan Prishtina në Waterbury, udhëheqës teknik i programit të protestës, tha se qëllimi i kësaj proteste është që gjithë shqiptaret nga gjitha trojet shqiptare të bashkuar ta mbeshtesim popullatën civile, e të pa fajshme shqiptare në Kumanove. Njikohesishtë, tha ai t’u bëjmë thirrje autoriteteve maqedonase që ta ndalin dhunën ndaj popullatës së pa fajshme shqiptare, sepse, simbas tij, kjo nuk mund të tolerohet në asnji mënyrë, edhe është në kundërshtim në bazë të kushtetutës së shtetit Maqedonas”.
Më pas folën edhe Rakip Etemi kryetar i komunitetit Hasan Prishtina, professor Esat Ahmeti për Fondin e Përbashkët të Patersonit, New Jersey. Profesor, Esat Ahmeti, i cili është nga Kumanova, veç të tjerash tha: “Jemi mbledhur sot këtu në mbeshtetje të popullatës civile në Kumanovë, dhe bëri thirrje për të qenë të gjithë shqiptarët, me Kumanovën”.

Aktivisti i komunitetit zoti Naim Balidemaj , kujtojë se Maqedonia, është një shtet i cili krenohet me Nëna Terezen dhe Aleksadrin e Madh, ose me “fundërrinat” tartaro – bullgare, të ardhura në hapsirat shqiptare, të cilët nuk kan të bëjnë asgjë me nacionalitetin maqedonas.

“Maqedonia, tha ai është një shtet mustruoz i krijuar nga ish- Jugosllavia e Titos, për të mos lejuar ekspasionin serb në rajon, i cili ne shqiptarëve po na kushton sot shumë, sepse edhe kasta politike shqiptare nuk është e përcaktuar për zgjedhjen e problemit gjithë shqiptar në Ballkan, i cili do të ketë qetësi vetëm atëhere, simbas Balidemajt, kur ky shtet Maqedonia të shpërbëhet dhe të gjitha trevat shqiptare t’i bashkohen shtetit tonë Shqipërisë. Dhe, kjo duhet të ndodh sa më parë, në një shtet “inegzistet” i dyzuar serbo – bullgar”, tha Balidemaj.
Kurse, Hadije Jashari-Ukshini, kunata e Sami Ukshinit, Komandant Sokolit, gjatë fjalës se rastit, si përfaqesuese e familjes Ukshini nga Morina-Gjakovë, u shpreh se i madh është ai njeri që i shikon të gjithë njësoj, që vepron pa anuar e që mendon për të gjithë.. I tillë, tha ajo është edhe Sami Ukshini /Komandant Sokoli, kur është në pyetje çështja kombëtare.
“Dëshmi e gjallë e vlerave të larta njerëzore, është komandant Sokoli e Sokolët tjerë, tha më tej kunata e Sami Ukshinit, të gjithë ata që ranë e u burgosën në Betejën e Kumanovë. “Ata i vrau e i burgosi tradhëtia. Tradhtia e përgatitur mjeshtërisht, për të vrarë trimat që sollën Lirinë. U vranë djemtë më të mirë të Kombit, shqiptar, u arrestuan e u torturuan deri në vdekje, çka nuk ndodh askund në shtetet demokratike”, tha ajo.
Në emër të familjes së Komandant Sokolit, zonja Hadije Jashari-Ukshini, shpalosi disa kërkesa:

-Meqënse shteti i Kosovës nuk është antar i OKB-së kërkojmë që Shqiperia të padisë Qeverinë e Maqedonisë tek Gjyqi Ndërkombëtar i Krimeve ‘ICC’. Mbasi, sipas ligjit internacional çdo shtet fqinjë apo mik i një shteti, që nuk është antar i OKB-së, mund të padis në emër të atij shteti “ON BEHALF”.

“Kështuqë, tha ajo Shqipëria është më shumë se nji shtet mik apo fqinje, është shteti Amë dhe nuk duhet të toleroi Maqedoninë, të bëj terror mbi shqiptarët e me këtë edhe të nxit destabilitet në rajon.
Padinë në emër të Kosovës tek Gjyqi Ndërkombëtar për krime “ICC” mund ta bëjnë edhe shtetet tjera mike siq është, Kroacia apo SHBA, por i takon Shqipërisë si shtet Amë të bëj këtë” , tha zonja Hadije Jashari-Ukshini, kunata e Sami Ukshinit, Komandant Sokolit, gjatë fjalës se rastit, si përfaqesuese e familjes Ukshini nga Morina-Gjakovë.
Myslim Rruci, i cili foli për shoqatën dibrane, tha se Shqiptarët janë autoktonë në këto troje, asnjëherë nuk kan luftuar ose sulmuar fqinjët e tyre, në këto treva etnike shqiptare, por kan dashur të jetojnë si fqinjë të mirë me këdo në këto rajon të trazuar nga luftërat e përgjakshme ” Në emër të paqes, demokracisë kërkojmë vetëm drejtësi për kauzën tonë” tha ai.
Para protestuesve për përkrahjen e popullatës civile shqiptare në Kumanovë, folën edhe perfaqësues të ardhur nga shetet e tjera. Ata në fjalën e tyre bënë thirrje për bashkim kombëtar dhe solidarizim me Kumanovën, folën nga bina veprimtari Gazmend Leshi nga Illinois, Gani Ahmeti nga Wisconsin, dhe Destan Aliu, nga Kërçova.

Ndërkohë, nëpërmjet linjës telefonike, Avdyl Zeka, vëllai i njërit prej të burgosurve nga Peja, familjes Zeka, tregojë për keqtrajtimin e të burgosurve shqiptar, që mbahen në burgjet e tmershme të Maqedonisë. Gjithashtu, edhe vëllai i njërit prej të burgosurve të tjerë, foli nga bina dhe kërkojë që të gjithë të protestojmë deri në lirimin e tyre dhe të bëhet një hetim ndërkombëtar, për krimet e policisë maqedonase ndaj shqiptarëve.
Musa Paçuku , kryetari i Shoqatës Atdhetare “Dibra” në Staten Island, tha se :”Mesazhi i kësaj proteste , pikërisht para selisë së OKB-së, është që bashkësija ndërkombëtare të bëjë trysni mbi Qeverin e Maqedonisë, për ta ndaluar dhunën mbi shqiptarët në Kumanovë e Maqedoni . Vetëm të bashkuar kështu siç jemi sot ne shqiptarët, do jemi më të fort në iedalet tona”, perfundoi z.Paçuku.
Kryetari i Akedemisë Shqiptaro Amerikane të Shkencave, Skender Kodra, profesori i psikologjisë klinike që jeton në New York, kërkoi reagim për të ndihmuar banorët e kësaj lagje, dhe premtoi para masë së protestuesve, se ai dhe një staf i tij do të bëjnë kërkimet mbi traumat e pasluftës – terrorizimit të qytetarëve dhe keqtratimin e të burgosurve shqiptar.
“Shteti duhet të mbajë përgjegjësi dhe të kompensojë çdo familje për këtë vuajtje nga PTSD (Post Traumatic Stress Disorder). Duhet të sigurohen mjekë të specializuar dhe avokatë që të hapin dosjen, sepse në gjithë ato pamje që kemi ndjekur, bëhet fjalë për tmerr të përjetuar, për dëme të mëdha dhe sulme me armë të rënda. Dikush duhet të mbajë përgjegjësi nga shteti për këtë vuajtje psikike dhe shpirtërore që kanë pësuar këta banorë”, tha profesor Kodra.
“Në rast se kjo nuk bëhet brenda një kohe të shkurtër nga institucionet përgjegjëse, apeloj që të ndërmarrim diçka diaspora, që të përgatisin një staf profesional. Jam i gatshëm të jem në shërbim të këtij misioni së bashku me koegët e mi”, thekson ai, duke shtuar se dëmet materiale edhe mund të kompensohen, por jo dëmet shpirtërore, dhe mendore që janë krijuar si pasojë e terrorit policor.
Ndërsa, z. Shefki Mexhuani, i cili ka të vrarë në këtë ngjarje, në Lagjen e Trimave, një nipin e tij,(djalin e motrës, tha se :” Nipi i tij nuk është vetëm fatlumi i tij, por të gjithë ju jeni “dajat” e atyre që ranë për liri, si fatlumi, Valoni, Mirasadi,,Turgaj Begaj,, Samiti, Nusreti, Xhaferii dhe Arbeni këta janë djemtë ma të mirë të Shqiptarisë, përcjellsit e amanetit të Adem Jasharit. Por, shtoi Mexhuani, ne jemi të gatshëm së bashklu me bashkëluftëtarët, e mi të futemi në atë rrugë të vështirë, që po na e imponon vetë regjimi i Gruevskit “tha ai.

Protesta u mbyll me leximin e mesazhit të përcjell nga kjo protestë paqësore, nga gazetari Qazim Doda, i cili tha se :” Kjo protestë u mbajtë në shenjë përkrahje dhe respekti për të burgosurit dhe dëshmorët e rënë në Betejën e Kumanovës, një protestë kjo gjithëshqiptare, për zgjidhjen e çështjes Shqiptare në Maqedoni dhe Lirimin e të burgosurbve Shqiptar”.
Në mesazh thuhej ndër të tjera se “ Faktori ndërkombëtar dështoi të reagojë në ngjarjet e Kumanovës, duke shkelur edhe Konventën e Gjenevës, për robërit e luftës mbasi disa prej tyre janë vrarë në qeli, tha ai duke shtuar :” Kemi, ardhur këtu të protestojmë kundra padrejtësisë që po i bëhet popullit shqiptar në trojet e veta, dhe të pushtuar nga sllavo-maqedonasit. Mos implemntimi i Marrveshjes së Ohrit solli vetëm një “garanci”, se në Maqedoni, mun të filloi luftë e re për konfederalizimin e Maqedonisë, ose ndarjen në mes sllaveve dhe shqiptarëve,. Edhe pse faktori ndërkombëtar u bë grant në implemtnimin e asaj marrëveshje, deri tani ajo ka dështuar, për të sjell në jetë një marrëveshje të tillë, siç qe ajo e arritur në Ohër me ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtar”, tha mes të tjerave z. Doda.
Protestuesit u shpërndan të qetë duke brohoritur Kumanovë jemi me ju, Shqiperi Etnike, Ndalni dhunës ndaj Shqiptarëve, Liri të burgosurve në Kumanovë.

Sela në Nju Jork, takoi kongresistin amerikan Eliot Engel

Engel pas disa javëve në Maqedoni

Engel : Mbas disa javëve do të jemë në Maqedoni – duke shpresuar se mund të takohem dhe të flasin për disa probleme, edhe me liderit e tjerë shqiptarë”

NEW YORK : Në kuadër të vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,Kryetari i Lëvizjes për Reforma në PDSH, z.Ziadin Sela , ka takuar në zyrën e tij kongresistin Eliot Engel, duke realizuar kështu një takim të rëndësishëm me Anëtarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan, kongresist demokrat i qarkut të 16-të të New Yorkut.

Sela në fillim të takimit me kongresistin Engel, ka shprehur një mirënjohje të thellë për Shtetet e Bashkuar, kontributin e madh historik të SHBA, për Shqipërinë dhe çështjen shqiptare, duke filluar prej presidentit Uillson, Bush dhe Klinton, si dhe ka falenderuar me këtë rast kongresistin Engel – për përkrahjen e vazhdueshme që i ka dhënë ai dhe po i jep shqiptarëve, çështjes shqiptare kudo në Shqipëri, Kosovë dhe viset shqiptare.

Në këtë kontekst zoti Sela, ka thënë se Engel, mbetet përherë mik i përhershëm dhe i dëshmuar i shqiptarëve. “Kongresisti Engel, njëherit është i njohur për opinionin edhe si zëri i fuqishëm i çështjes shqiptare në Capitol Hill të Washington D.C”, tha Sela.

Më pas kreu i lëvizjes për reforma në PDSH, zoti Sela, ka njoftuar kongresistin Engel me zhvillimet politike në Maqedoni, veçanërisht, ai foli gjatë për ngjarjet 9-10 majit në Kumanovë. Ai bëri gjithashtu edhe një prezantim të gjerë edhe Lëvizjes për Reforma në PDSH, për të cilën Sela, tha se është e vetmja që mundet t’a ndryshojë situatën politike në Maqedoni, simbas tij.

Kryetari Sela, e njohu gjerësisht kongresistin Engel me qëndrimet e Lëvizjes për Reforma, rreth situatës politike në Maqedoni, për daljen nga kriza aktuale, si dhe tha se çfarë kontributi mund të jap lëvizja tij që të zgjidhen problemet dhe të përshpejtonin integrimin e Maqedonisë në strukturat euro-atlantike, NATO dhe BE.

Kreu i Lëvizjes për Reforma në PDSH, e siguroi kongresitin Engel, se lëvizja e tij, edhe më tej do të jet e fokusuar për të bërë një politik konstruktive dhe të përgjegjshme, për të dhënë kontributin e saj maksimal në çdo proces politik në Maqedoni.

Nga ana e tij kongresisti amerikan Eliot Engel, mik i përhershëm dhe i dëshmuar i shqiptarëve, u shpreh i lumtur për t’u takuar me Selën, për të mësuar më shumë rreth situatës aktuale në Maqedoni, për të cilën premtojë se do t’a vizitojë së shpejti

“Jam i lumtur gjithmonë, që po përpiqem për të ndihmuar, tha Engel, dhe i shqetësuar me atë se çfarë po ndodh me komunitetin shqiptar në Maqedoni. Unë dëshirojë t’ju sigurojë me këtë rast që shqiptarët në Maqedoni, duhet të trajtohen njësojë si të gjithë qytetarët, të jenë me të drejta të plota dhe të pa nëpërkëmbura”.

Më tej kongresisit demokrat i Nju Jorkut, Eliot Engel pohojë se ka qenë shumë i shqetësuar dhe nuk e ka kuptuar ende atë se çfarë ka ndodhur dhe pse ndodhi në Maqedoni.

“Jam i pa kënaqur me mosrespektimin e Qeverisë së Maqedonisë së Marrëveshjes së Ohrit. Unë mendoj se ka shumë punë për të bërë, ngaqë mendoj se Maqedonia, është një vend i rëndësishëm, dhe aleat i Shteteve të Bashkuara, duke e mbështur Maqedoninë dhe shpresuar se Maqedonia do të bëhet pjesë e BE-së, por, shtoi ai dua që të gjithë qytetarët e Maqedonisë, duke përfshirë edhe shqiptarë, duhet të trajtohen në mënyrë të drejtë dhe të jenë të barabartë.”

Kongresisti amerikan Eliot Engel, për gazetën tonë u shpreh i kënaqur për të shkëmbyer mendime me Selën, për të dëgjuar se çfarë tha kreu i Lëvizjes për Reforma në PDSH , dhe deklarojë se shpreson që mbas disa javëve të jetë në Maqedoni – duke shpresuar se ata mund të takohen dhe të flasin për disa probleme të tjera atje, edhe me liderit e tjerë shqiptarë./Beqir Sina

ANALISTËT – VETËM SHBA MUND TA ZGJIDHIN KRIZËN NË MAQEDONI

 VOAL – SHKUP – Partitë politike kanë vazhduar me akuzat lidhur me dështimin e bisedimeve në Bruksel, ndërkohë që organet e tyre drejtuese po forcojnë pozicionet duke thelluar edhe më shumë dallimet dhe rrjedhimisht duke pakësuar gjasat për zgjidhjen e krizës së rëndë në të cilën ndodhet vendi.

VMRO DPMNE-ja e kryeministrit Nikolla Gruevski, në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv që ka përfunduar punimet të dielën vonë, për dështimin e bisedimeve edhe njëherë ka fajësuar Lidhjen Social-Demokrate të opozitës.

“Ne si shtet kemi ardhur në situatë që një parti e cila vazhdimisht humb në zgjedhje të shantazojë tërë shtetin dhe të nxis krizë politike duke shpresuar në marrjen e pushtetit, pa zgjedhje, pa marr mandatin e popullit, pa mbajtur llogari për çështjet më të rëndësishme të vendit, apo interesat e qytetarëve”.

“Ajo po rrënon imazhin e shtetit para faktorit ndërkombëtar, po rrënon ekonominë e vendit me qëllim që dështimet t’i mvishen qeverisë. Është e qartë se ajo tenton të prish marrëveshjen e dy qershorit, të prish gjithçka që është arritur deri më tani. Pavarësisht kësaj, ne jemi të gatshëm në çdo kohë të përballemi me ta në zgjedhje”, ka deklaruar Ilija Dimovski nga VMRO DPMNE-ja.

Nga Lidhja Social-Demokrate në mbledhjen e së hënës që pritet të zgjasë deri në orët e vona do të vendosin për hapat e mëtejmë.

Opozita ndërkohë ka paralajmëruar nisjen e publikimit të dëshmive të reja nga ajo që njihet si aferë e përgjimeve. Zaev pretendon se posedon edhe shumë fakte tjera për siç shprehet, punën kriminale të pushtetit aktual të cilin e akuzon për dështimin e bisedimeve të fundit në Bruksel.

Nga LSDM-ja thonë se janë të gatshëm për vazhdimin e bisedimeve dhe formimin e një qeverie kalimtare, por pa kryeministrin aktual, Nikolla Gruvski.

“Zgjedhjet e reja nuk mund ti organizoj një qeveri me një kryeministër i cili është fajtori kryesor për të gjitha veprimet kriminale që kanë ndodhur vite më radhë në Maqedoni”, thonë nga LSDM-ja e cila ka marrë mbështetjen e të gjitha partive të vogla opozitare si dhe të dhjetëra organizatave joqeveritare për të udhëhequr bisedimet eventuale me kryeministrin, Nikolla Gruevski.

Por, bazuar në qëndrimet e partive bisedimet vështirë se do të nisin ndërkohë që në opinion janë shtuar kritikat edhe ndaj përfaqësuesve ndërkombëtar, në veçanti ndaj komisionerit Johanes Hahn se gjoja mban anën e kryeministrit, Nikolla Gruevski.

Ismet Ramadani nga Këshilli Euroatlantik dhe njohës i çështjeve politike thotë se dyshimet janë rritur kur Hahn doli me qëndrimin se zgjedhjet e kaluara kanë qenë kryesisht të mira në kohën kur opozita çdo ditë publikon dëshmi për falsifikimin e tyre.

“Me deklaratat e tyre lanë mjaft dyshime në opinion se janë të përcaktuar të ndihmojnë njërën palë. Johanes Hahn kur ishte në SHBA dha një deklaratë duke vlerësuar raportin e OSBE-së, sigurisht se pa e lexuar, pra në mënyrë paushall”, tha Ramadani duke ngritur nevojën për kyçje serioze dhe në një nivel shumë të të lartë të diplomacisë amerikane në zgjidhjen e krizës politike.

Ai thotë se ndërhyrja amerikane ka qenë vendimtare në shumë raste të krizave në Maqedoni, ndërsa veçon atë të konfliktit të vitit 2001.

“Unë mendoj se duhet një kyçje e nivelit më të lartë të SHBA-ve, me një përfaqësues dhe ndërmjetësim në stilin e tyre të njohur. Ata janë shumë pragmatikë dhe praktikë. Për të identifikuar shumë shpejtë dhe qartë fajtorin, këtë mund ta bëjë vetëm politika amerikane andaj vlerësoj se kjo është më se e domosdoshme”, thotë Ismet Ramadani, Kryetar i Këshilli Euroatlanik të Maqedonisë.


Send this to a friend