VOAL

VOAL

Mbrëma në 26 qytete protesta antishqiptare

Iniciativa qytetare “Për Maqedoni të bashkuar” ka paralajmëruar se mbrëma do të organizojë protesta në 26 qytete, me moton siç thuhet “Jo platformës shqiptare”.

Organizatorët theksuan se do të vazhdojnë që qëndrojnë kundër dygjuhësisë, ndryshimit të himnit, flamurit dhe stemës së shtetit.

Ivanov letër Trumpit për platformën shqiptare, vjen përgjigja e administratës amerikane

Presidenti Gjorgje Ivanov dje përmes një letre që i ka drejtuar edhe presidentit amerikan Donald Tramp ka theksuar se nuk heq dorë nga vendimi për të mos i dhënë mandatin për Qeverinë, liderit të LSDM, Zoran Zaev dhe se ai ka thënë se bashkësia ndërkombëtare duhet të dënojë platformën shqiptare, e cila sipas Ivanovit është përgatitur nga Tirana zyrtare.

 

Por pas disa orëve ka mbërritur përgjigja e administrates amerikane, përmes Departamentit të Shtetit. Zv/ndihmës sekretari shtetëror i SHBA-së për çështje evropiane e euroaziatike, Hojt Brajan Li ka theksuar se SHBA është e interesuar për stabilitet dhe prosperitet të rajonit të Ballkanit, duke përfshirë Maqedoninë.

 

Ai ka ftuar gjitha palët në Maqedoni të jenë të gatshëm në kompromis dhe të formohet qeveri e re paszgjedhore.

“Sinqerisht shpresoj se presidenti maqedonas do t’u mundësojë deputetëve që shprehën dëshirë për këtëdhe partitë që ata përfaqësojnë, të formojë qeveri sa më shpejtë, pasi Maqedonisë i nevojitet qeveri që do të vazhdojë dhe kryejë proceset e filluara në kuadër të procesit paraqasës të BE-së”, ka thënë Ji. (INA)

“Dhoma gazi për shqiptarët”, protesta në mbarë Maqedoninë

Ashtu siç ishte paralajmëruar, sot nga ora 17:00 në të gjitha qytetet e Maqedonisë, po ndodhin protestat më të mëdha të inicuara nga shoqata “Për Maqedoni të Bashkuar” kundër platformës shqiptare, si dhe në mbështetje të vendimit të presidentit Gjorgje Ivanov, i cili refuzoi të mandatojë liderin e LSDM-së, Zoran Zaev, për të formuar qeverinë e re, shkruan Almakos.

Një ndër kërkesat kryesore të organizatorëve është refuzimi i Ligjit të dygjuhësisë në tërë territorin e Maqedonisë, sepse sipas tyre, përdorimi i gjuhës shqipe në tërë territorin e vendit do të çojë Maqedoninë drejt ridefinimit të saj si dhe do të dëmtojë sovranitetin dhe pavarësinë e shtetit.

Edhe pse organizatorët vazhdimisht apelojnë që në protestë të mos shfaqen simbole etnike apo kombëtare, nuk mungojnë brohoritjet dhe simbolet nacioanaliste ndaj popullit shqiptar si “dhoma gazi për shqiptarët”, dhe “Maqedoni e pastërt”, njofton Almakos.

Marshi protestues për momentin po zhvillohet në mënyrë paqësore në gjitha qytetet.

Ndryshe kujtojmë se kriza politike në Maqedoni dhe qëndrimet nacionaliste të presidentit Ivanov dhe kreut të VMRO-së, Nikolla Gruevski ndaj shqiptarëve kanë reflektuar në nxitjen e konflikteve ndëretnike te qytetarët.

Sipas MPB-së brenda kësaj jave janë shënuar dy raste të përleshjeve ndërmjet grupacioneve të ndryshme, që supozohet të jenë ndëretnike.

Jo rastësisht liderët shqiptarë të partive politike në çdo dalje publike apelojnë për gjakftohtësi te qytetarët.
Nga ana tjetër, nëse referohemi në shkrimet e portaleve maqedonase, thuhet që nuk përjashtohet shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme në vend.

Ndryshe LSDM dhe BDI gjatë ditës së sotme së bashku me deputetët e Lëvizjes BESA dhe Aleancës për Shqiptarët kanë dashur ta konstituojnë parlamentin dhe të caktojnë zgjedhjet lokale.

Mirëpo VMRO janë kërcënuar se nëse ndodh një gjë e tillë, do të vijojnë protesta gjithë popullore.

Ivanov nuk tërhiqet: Nuk ia jap mandatin Zaevit

Asnjë sinjal për zgjidhjen e krizës në Maqedoni. Presidenti Gjorgje Ivanov nuk po e ndryshon vendimin në lidhje me mandatimin e shumicës parlamentare për formimin e qeverisë dhe kjo duket se po e zhyt vendin në një krizë edhe më të thellë.

Partitë pretendente, megjithatë kanë mundësi kushtetuese që ta thërrasin vetë seancën e parlamentit për të miratuar kabinetin qeveritar, por kjo, sipas vëzhguesve, mund nxisë trazira.

Nga kabineti i Ivanovit nuk ka ndonjë informacion të ri nëse ky i fundit planifikon që eventualisht të tërheq vendimin për të mos ia dhënë mandatin Zaevit. Ndërkohë, Kuvendi ende nuk është konstituuar, ndërsa çdo ditë para Kuvendit mbahen protesta të nismës “Për Maqedoni të përbashkët”.

Në Maqedoni java e dytë e protestave antishqiptare

Iniciativa “Për Maqedoni të bashkuar” filloi me protesta që nga dita e hënë, ndërkohë protesta me kërkesa të njëjta mbahen edhe në disa qytete tjera të Maqedonisë

SHKUP – Shoqata “Për Maqedoni të bashkuar” e mbështetur nga mijëra qytetarë, tashmë në javën e dytë proteston kundër platformës shqiptare, si dhe në mbështetje të vendimit të presidentit Gjorgje Ivanov, i cili refuzoi të mandatojë liderin e Lidhjes Social Demokratike të Maqedonisë, Zoran Zaev, për formimin e qeverisë së re.

Një ndër kërkesat më kyçe të organizatorëve është refuzimi i Ligjit të dygjuhësisë në tërë territorin e Maqedonisë, sepse sipas tyre, përdorimi i gjuhës shqipe në tërë territorin e vendit do të çojë Maqedoninë drejt ridefinimit të saj, si dhe do të dëmtojë sovranitetin dhe pavarësinë e vendit.

Si zakonisht, protestuesit u tubuan para godinës së Qeverisë së Maqedonisë, pas së cilës marshuan në drejtim të zyrës kombëtare të presidentit Ivanov në qendër të qytetit. Marshi protestues përfundoi në mënyrë paqësore para Kuvendit të Maqedonisë, ku organizatorët apeluan që presidenti të mos e ndryshojë vendimin.

Iniciativa “Për Maqedoni të bashkuar” filloi me protesta që nga dita e hënë, ndërkohë protesta me kërkesa të njëjta mbahen edhe në disa qytete tjera të Maqedonisë.

Platforma e përbashkët mes subjekteve politike shqiptare në Maqedoni u arrit pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 11 dhjetorit të vitit të kaluar me ndërmjetësimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Përmes kësaj platforme të përbashkët ku përfshihen disa kërkesa për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni, liderët shqiptarë zotohen se nuk do të marrin pjesë në Qeverinë e Maqedonisë nëse nuk zbatohen kërkesat e theksuara në të.

Populli shqiptar në Maqedoni nuk është shtetformues! Nga Skënder Karaçica

(Rreth artikullit të Harry Bajraktarit me titull,,Me politikë kundër shqiptarëve nuk mund të zgjidhet kriza në Maqedoni,,botuar në gazetën,,Dielli,,më datën 3 mars 2017

Kundërshtimi i platformës politike shqiptare nga ana e presidentit Ivanov,që ka të bëjë me zgjedhjen e qeverisë së re dhe të institucionit ligjvënës të parlamentit të Maqedonisë,padyshim se ka krijuar krizë politike dhe me shenja të keqësimit të situatës në shkallë ndëretnike.Përkitazi me gjendjen e krijuar në këtë vend për shkak se proceset demokratike janë vonuar dhe kanë mbetur peng i politikës së keqe tash e sa vjet,ku me këtë krizë janë anashkaluar dhe anatemuar çështja e (pa)zgjidhur shqiptare në hapësirën e vet etnike në Maqedoni.

Për gjendjen aktuale të krizës politike në këtë vend multietnik,ku populli shqiptar si popull i dytë shumicë me një përbërje kombëtare 40 përqind,ende me aktin më të lartë juridik të Kushtetutës e ka statusin e pakicës kombëtare dhe jo shtetformues,ashtu siç shkruan në artikullin e tij Harry Bajraktari.Po i tregojmë H.Bajraktarit siç ka vënë në dukje,,keqpërdorët Kushtetuta dhe ligjet,të drejtat tjera që u takojnë shqiptarëve me aktin më të lartë juridik,,me këto të dhëna të H.B.nuk mund të pajtohem,ndonëse Kushtetuta e ka vendos si parim se,,shteti i Maqedonisë është i popullit maqedonas dhe të tjerëve(!).Kush mund të jenë ata të tjerët,.prandaj z.H.Bajraktari populli shqiptar sipas të këtij akti të lartë juridik janë pakicë kombëtare dhe jo shtetformues.Mos të lejojmë që para faktorëve relevantë ndërkombëtar të flasim me faktet që shkon ndesh kundër të vërtetës historike se çështja shqiptare në Maqedoni ende nuk është zgjidhë në frymën e barazisë kombëtare të subjektivitetit në shkallë kushtetuese si shtetformues,por ka mbetur në pozitën e pakicës kombëtare që nga viti 1945 e deri me sot.

Pa ndryshimet e Kushtetutës aktuale dhe të amendamenteve ku pozita e popullit shqiptar si popull i dytë shumicë do të avancohet në shtetformues,duke e lanë pozitën e sotme denigruese të pakicës kombëtare në muzeun e kohës së pushtetit antishqiptar sllavo-maqedon,prandaj në këtë rrafsh H.Bajraktari dhe të tjerët mos të ngatrrojnë konceptin kushtetues që shqiptarët i ka lanë tash e një shekull në margjinat ligjore të pakicës me barasvlerën me pakicat tjera në këtë vend multietnik.

Këso kohe po me këto ,,vlerësime,,rreth krizës politike në Maqedoni,janë paraqitur edhe institucionet në Tiranën dhe Prishtinën zyrtyare,duke aluduar në ,,ligjet kushtetuese se ,,shqiptarët janë shtetformues,,si dhe ,,gjuha shqipe është zyrtare,,(!)duke i dhënë alibi aparatit shtetëror se ai nuk ka të drejtë të kundërshtoj çështjen shqiptare,kur po ky pushtet në Maqedoni përmes Kushtetutës i ka denigruar shqiptarët deri në atë shkallë që edhe përmes skandaleve ,,shkencore,,të Akademisë së Shkencave e të Artit në Shkup,për shqiptarët dhanë alarmin se ata paskëshin ardhur nga malet dhe në një tokë të ,,huaj,,e vërteta ata janë me shekuj në tokën e vet etnike.

Për fund po ritheksojmë se Harry Bajraktari në këtë paraqitje nga Nju Jorku,çështjen e (pa)zgjidhur shqiptare në Maqedoni e ka interpetuar nga distanca pa hedh dritë sa duhet ne realitetin e kohës se për pakicën kombëtare në Maqedoni vendos ,,shumica,,e bashkësisë sllavo-maqedone dhe jo bashkësia e dytë shumicë shqiptare etnike.Kur flasim dhe shkruajmë për krizën në Maqedoni dhe në takimet tona me miqtë tanë nëpër botë dhe Amerkikë,duhet të prezentojmë realitetin e hedhur të ligjeve antishqiptare që ka akorduar pushteti dhe segmente të caktuara me Kushtetutën e këtij vendi,që ndaj shqiptarëve ka vendosur pozitën e pakicës dhe jo shteformues.Shpresoj se H.B.këtë shpalosje të problemit të (pa)zgjidhur shqiptar në Maqedoni do të marrë me konsideratë!

Skënder Karaçica

SHSHA NË ÇIKAGO: Populli shqiptar në Maqedoni me kërkesën për ndryshimet e Kushtetutës

 

Fryma nacionaliste e qarqeve sllavo-maqedone kundër shqiptarëve etnik në tokën dhe shtëpinë e vet,sa vjen e po merrë kahjen e krizës që mund të shpërthej në ndonjë konflikt ndëretnik,thuhet në fillim të reagimit të SHSHA-së në Çikago.

Edhe në këto zgjedhje parlamentare populli shqiptar në hapësirën e vet etnike është gjetur në udhëkryqin e politikave të nëntotokës dhe të skenarëve të boshtit  pansllavistë të orkestruar nga Rusia,që për synim kanë sot e gjithditën të destabilizojnë Ballkanin dhe revanshimi kundër shqiptarëve për të vënë tiketën e ,,fajtorit,,kujdestar,,Në këto zgjedhje shqiptarët në Maqedoni shkuan të pa përgatitur dhe më një (platformë politike)që për mendimin tonë ajo nuk ka asnjë vlerë juridike,politike dhe diplomatike për kohën kur e kur populli shqiptar ende e ka statusin e pakicës kombëtare dhe jo shtetformues,që e vërteta tregon se bashkësia e shqiptarëve etnik në Maqedoni përbën popullin e dytë shumicë në hapësirën e vet etnike,thuhet në këtë reagim nga Çikago.

Çfarë ndodhi me zgjedhjet në Maqedoni dhe çështja e (pa)zgjidhur shqiptare,thuhet në reagimin e SHSHA-së që para opinionit del me disa të dhëna relevante që subjektet politike shqiptare nuk e thanë dhe tash sa kohë drojnë të thonë fondamentin e problemit të pa zgjidhur shqiptar në këto hapësira dhe në një shtet (tamponë zonë)për kohën kur qarqet pansllaviste i bënin pazaret në dëme të popullit shqiptar në Ballkan.Pse shqiptarët në këto zgjedhje nuk dolën me kërkesën e kohës për ndryshimet e Kushtetutës,ku populli shqiptar si popull i dytë shumicë të marrë subjektivitetin e barazisë kombëtare(shtetformues)dhe jo pozita e tij tash e një shekull të pakicës kombëtare që është pengesë e madhe për të sotmen dhe të ardhmen kombëtare në kohën e vlerave të demokracisë,vë në dukje SHSHA.

Është paradoksale e kohës si është e mundur që dy partitë e bashkësisë maqedonase sllave të kenë 100 deputetë të zgjedhur në parlament,ndërsa bashkësia e shqiptarëve etnikë me 20 deputetë(?!?).Çfarë fituan shqiptarët dhe çfarë do të ndodh tutje?-pyet SHSHA në Çikago.Kësaj pyetjeje mund të thuhet se çështja shqiptare do të mbetët pengë e kohës dhe brenda kapertinave të Kushtetutës aktuale,ku bashkësia e maqedonasve sllav e kanë vënë në plan të parë se ,,shteti i Maqedionisë është i popullit maqedonas dhe të tjerëve,,(sic!).Ku na mbet bashkësia e shqiptarëve etnikë si popull i dytë shumicë që herë pas herë dëgjojmë e lexojmë manipulimet me ,,statistikat,,e përbërjes kombëtare të popullit shqiptar (herë 20-herë 25-herë në përqindjet e falsifikuara tash e një shekull.E vërteta qëndron këtë e pati thënë Samiti NATO në Çikago(2012)se në Maqedoni jetojnë 40 përqind të popullit të dytë shumicë të shqiptarëve dhe paragrafët kushtetuese duhet të ndryshohen dhe populli shqiptar të avancohet në shkallën e barazisë kombëtare (shtetformues).

Vetëm me ndryshimet e Kushtetutës aktuale mund të zgjidhet drejtë çështja shqiptare në Maqedoni dhe ky vend multietnik mund të mbijetojë në rrethanat e kohës dhe të rendit të ri botëror.Shqiptarët duhet sa më parë të lanë me një anë platformën politike dhe të kthehen në udhën e realitetit  kohë-hapësirë dhe të dalin me kërkesën imediate të kohës me kërkesën për ndryshimet e Kushtetutës aktuale dhe tek atëherë mund të nisin proceset e reja demokratike në këtë vend që ka ngelur në një pikë ,,referimi,,se Maqedionia është shtet vetëm për bashkësinë e maqedonasve sllav dhe jo për bashkësinë e dytë shumicë të shqiptarëve etnikë,e thotë zëshëm SHSHA në Çikago.Prandaj ky asociacioin politik-kombëtar kërkon që të nisë procesi për demokratizimin e këtij vendi,pozita e shqiptarëve të avancohet përmes Kushtetutës e jo përmes fjalëve nëpër tavolinat e politikës ditore në Shkup,thuhet në reagimin e SHSHA-së për të shtuar se poqese nuk zgjidhet çështja e (pa)zgjidhur shqiptare në Maqedoni,atëherë e përkrahim opcionin për ndarjen e këtij vendi që ndër vite ka luajtur rolin e (tamponë zonës)për Bullgarinë,Serbinë dhe Shqipërinë.

Për aktualitetin shqiptar dhe manipulimi me votën e lirë tregon se deri ku ka mbërri pozita e pavolitshme e popullit të dytë shumicë.Partitë politike dhe në rend të parë BDI e Ali Ahmetit mban përgjegjësinë kombëtare që kjo gjendje tashti ka mbëri deri këtu (të jesh apo të mos jesh)dhe nuk është e vërtetë se ka ,,humbur,,vota e shqiptarëve(!),thuhet në reagimin nga Çikago.Pse 70 mijë shqiptarë votuan për partinë e Zaevit?Çfarë loje është kjo dhe kush e kurdisi orën e djallit për shqiptarët,pyet me zërin e reagimit SHSHA.Për të hedh dritë në këtë rrafsh do të ishte mirë që Ali Ahmeti të japë dorëheqjen nga kreu i kësaj partie politike që tash e tetë vjetë me partnerin e kaulicionit me N.Gruevskin çështjen shqiptare e kanë përkdhelë me fjalë nga tavolinat politike e jo me ligjet e Kushtetutës(!).-thonë zëshëm në Çikago.Në këto zgjedhje shqiptarët po shkojnë me ,,flamurin,, si humbës dhe të denigruar në shkallë të pabarazisë kombëtare dhe me ligjet kushtetuerse si pakicë kombëtare që e ardhmja do të jetë e brishtë dhe pa përspektivë,e përfundon reagimin e vet SHSHA në Çikago.

Skënder Karaçica

 Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists
Phone: +1 (708) 983-5394  | Email: [email protected]

Maqedoni: Paqartësitë e krizës politike, tensionojnë situatën

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, vazhdon ta mbajë të bllokuar kapërcimin e krizës institucionale, pavarësisht thirrjeve të qarta nga Bashkimi Evropian dhe SHBA-të për dhënien e mandatit liderit opozitar, Zoran Zaev, i cili ka siguruar shumicën parlamentare për formimin e qeverisë së re të Maqedonisë.

Presidenca mbetet në qëndrimin se “mandati nuk do t’i jepet asnjë individi apo partie që me programin e saj rrënon sovranitetin dhe karakterin unitar të shtetit përmes platformave të hartuara në shtetet fqinje”.

Kreu i VMRO-së ka thënë se kriza mund të kapërcehet vetëm përmes zgjedhjeve të reja në të cilat sipas tij “qytetarët duhet të deklarohen se e pranojnë apo jo platformën shqiptare që parasheh dygjuhësinë në Maqedoni si hap drejt ndarjes së shtetit”.

LSDM-ja e Zoran Zaevit ka thënë se Gruevski “luan lojëra të rrezikshme” ndërsa nga presidenti ka kërkuar mandatin, por pa përjashtuar edhe mundësi tjera për kapërcimin e gjendjen, megjithëse nuk ka saktësuar se cilat mund të jenë ato.

Një gjendje e këtillë e paqëndrueshmërisë politike, thonë ekspertë të fushës, ka përkeqësuar edhe situatën e sigurisë me mundësi të përshkallëzimit me përmasa të rrezikshme duke marrë parasysh deklaratat e zyrtarëve të VMRO-së se “me çdo kusht dhe me të gjitha mënyrat do të mbrojnë shtetin”.

Njohësit e çështjeve të sigurisë thonë se partia e Gruevskit në fakt nuk mbron shtetin nga gjuha shqipe, por ajo shfrytëzohet si alibi për të mbrojtur veten nga shpërdorimet e shumta që ka bërë.

“Protestat e fundit që po mbahen dhe që po thirren janë kundër shqiptarëve, por kjo nuk ka të bëjë me realitetin. Kjo është një situatë e inskenuar dhe në rast se përshkallëzohet apo rriten turbulencat, kjo edhe më shumë do të vështirësojë funksionimin e institucioneve. Këta persona që kanë udhëhequr dhe vazhdojnë ta mbajnë pushtetin dhe që duhet të garantojnë sigurinë, janë pikërisht ata që bëjnë thirrje për pasiguri vetëm e vetëm për të mbuluar veprat e tyre në dyshimta”, thotë Bashkim Selmani, profesori i së drejtës penale në Universitetin Font të Shkupit.

Ai nuk beson se një skenar i tillë mund të kalojë meqë siç shprehet ai, qytetarët tanimë e dinë se kush janë ata që duan të shkaktojnë trazira në vend.

Por, në protestat që tani disa ditë po organizohen nga organizata të ndryshme, e pas të cilave besohet se qëndron VMRO-ja e Nikolla Gruevskit, janë regjistruar disa incidente, si sulme ndaj gazetarëve, ndaj kalimtarëve të rastësishëm, ndërsa së fundi edhe sulme fizike ndaj personaliteteve të ndryshme publike, të cilët me qëndrimet e tyre janë kritik ndaj pushtetit.

“Këto sulme është e qartë se janë të organizuara dhe kanë për qëllim frikësimin e të gjithë atyre që kritikojnë punën e këtij regjimi. Kjo u paralajmërua nga disa personalitete publike që janë edhe ithtarët më të mëdhenj të partisë në pushtet. Ata thanë se tubime duhet të ketë edhe para shtëpive të atyre që sipas tij nuk punojnë për kauzën kombëtare dhe kjo edhe po ndodhë, me tubime, kërcënime, sulme fizike e kështu me radhë”, thotë Uranija Pirovska, kryetare e Komitetit të Helsinkit.

Ajo thotë se gjendja mund të përshkallëzohet në veçanti nëse presidenti vazhdon të mbajë qëndrimin e prerë lidhur me mos-mandatimin e social-demokratit Zoran Zaev për kryeministër. Ajo thotë se presidenti tanimë hapur është deklaruar se nuk është i barabartë për të gjithë shtetasit e Maqedonisë.

“Retorika nxitëse është rritur ditëve të fundit, një retorikë nxitëse kishte edhe presidenti Ivanov duke iu drejtuar vetëm një komuniteti dhe duke harruar me këtë rast se në Maqedoni jetojnë më shumë etnitete. Kështu që nëse nuk i jepet fund nxitjeve të këtilla, por edhe nëse nuk zbardhen rastet që kanë ndodhur mund të ketë përkeqësim të gjendjes”, thotë Pirovska.

Maqedonia pa institucione të reja është që nga zgjedhjet e 11 dhjetorit të cilat me një diferencë prej vetëm 2 deputetëve u fituan nga VMRO-ja e Nikolla Gruevski e cila nuk arriti të formojë qeverinë pasi nuk gjeti partner tek partitë shqiptare që janë vendimtare për formimin e qeverisë.

Mandati pritej t’i jepej Lidhjes Social-Demokrate, partisë së dytë e cila ka arritur të formojë një shumicë të re me mbështetjen e të gjitha partive shqiptare duke siguruar 67 vota të deputetëve nga 61 sa nevojiten për votimin e qeverisë. (REL)

Zaevi porosi për Gruevskin e Ivanovin: Me këmbë të mbarë ta bëjmë ndryshimin e pushtetit

Nga marshi i forumit të gruas së LSDM-së për nder të “8-Marsit”, kreu i kësaj partie Zoran Zaev edhe njëherë ka dërguar mesazhe për transfer të pushtetit në rrugë paqësore.

“Edhe njëherë të dërgojmë porosin me këmbë të mbarë, me të mira, të bëjmë ndryshimin e pushtetit. Nga këtu, nga kjo foltore, me këtë pamje të bukur, oponentëve tanë politik t’ju dërgojmë 20 deri më 30 mijë bukuritë, që të shohin pse është bukur që të ndryshohet pushteti. Këtë bukuri do ta shëndërrojmë në fotografi dhe do e dërgojmë deri te Nikolla Gruevski dhe Gjorgje Ivanov, me të mirë na shkojnë punët”, tha Zaev, transmeton Gazeta Express

Ai në fjalimin e tij marshin e grave e karakterizojë si një kontribut i grave në luftën për ta rrëzuar, siç tha ai, regjimin.

BDI-ja në Qeveri me LSDM-në

Kryesia e Bashkimit Demokratik për Integrim ka vendosur që të jetë pjesë e Qeverisë së ardhshme dhe shumicës së ardhshme parlamentare që do të drejtohet nga Lidhja Social-Demokrate që drejtohet nga Zoran Zaev.

“Vendimi i Kryesisë qendrore të BDI-së është që të reflektojë vullnetin e shqiptarëve të shprehur në zgjedhjet parlamentare të 11 dhjetorit dhe të jetë pjesë e një qeverie në frymën e Marrëveshjes së Ohrit për të krijuar një shtet juridik dhe për të garantuar rrugën e integrimeve në NATO dhe në Bashkimin Evropian”, ka deklaruar zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, pas mbledhjes së kryesisë që ka zgjatur më shumë se dhjetë orë.

BDI-ja ka kërkuar nga presidenti Gjorge Ivanov që të respektojë shumicën e re parlamentare dhe menjëherë t’i japë mandatin social-demokratit Zoran Zaev për formimin e Qeverisë.

BDI-ja gjithashtu ka diskutuar edhe lidhur me reagimet e shumta ndaj platformës shqiptare duke hedhur poshtë të gjitha akuzat se gjoja ajo rrënon karakterin unitar të shtetit. Partia që drejtohet nga Ali Ahmeti vlerëson se deklarata politike është në përputhje të plotë me Kushtetutën, e cila garanton përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe.

“Këto janë çështje shumë parimore, shumë të rëndësishme që lidhen drejtpërsëdrejti edhe me përmbylljen e vetë Marrëveshjes së Ohrit, si një dokument i cili e prodhoi paqen, instaloi paqen në Republikën e Maqedonisë dhe aspak nuk është menduar bile që të bëhen lëshime të tilla”, ka deklaruar kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, para mbledhjes së Kryesisë partiake.(REL)

Ahmeti-Ivanovit: Qeveria të formohet sa më parë, ’Ukraina nuk është larg’

SHKUP – Rrezik nga jashtë nuk ka, dhe si rrjedhojë nuk ka asnjë arsye për shpalljen eventuale të gjendjes së jashtëzakonshme, thotë për TV21 lideri i BDI-­së Ali Ahmeti.

Kreu i BDI takoi mbrëmë në Reçicë nënkryetarët e tij, për t’iu përcjellë porositë që mori dhe i dha shefes së diplomacisë evropiane, Federika Mogerini.

Ahmeti tha se ka kërkuar ndihmë nga Mogerini që vendi të dalë nga kriza. Të njëjtën gjë, siç shpjegoi Ahmeti ka kërkuar edhe Mogerini nga ai.

Në deklaratën e tij lideri i BDI­-së tha se pret që Ivanov të tërheqë vendimin që sipas tij “ka qenë i ngutshëm” dhe t’i jepet mandati Zaevit për ta formuar qeverinë e re.

Ahmeti tha se e ka ditur se gjendja mund të përkeqësohet që nga koha kur thoshte se “Ukraina nuk është larg”. Ai insiston se deklarata e përbashkët është përpiluar në Shkup dhe jo në Tiranë. Sipas tij, është jo e drejtë që kjo deklaratë të përdoret për nxitjen e konfliktit ndëretnik, por edhe mes dy shteteve fqinje, siç janë Maqedonia dhe Shqipëria.

Ali Ahmeti përsërit se kjo deklaratë e përbashkët nuk është cenim për integritetin territorial të Maqedonisë.

Sipas kryetarit të BDI­-së, shqiptarët po mundohet që ta nxjerrin vendin nga kriza dhe se partitë maqedonase janë ato që shkaktojnë tensione.

Tiranës e Prishtinës: Pse shtireni se nuk e keni ditur? – Nga KIM MEHMETI

Janë çuar në këmbë Tirana e Prishtina zyrtare! Shkak për këtë është pohimi publik dhe shumë i sinqertë i Presidentit të Maqedonisë se ai nuk mund ta mandatojë një mandatar që e pranon se Maqedonia u takon edhe shqiptarëve! Pra shkak për këtë shqetësim të burrështetasve dhe të ‘patriotëve’ të Prishtinës e Tiranës, është pranimi publik i të parit të Maqedonisë se, dy dekada me radhë, Maqedonia antishqiptare, ndërtonte dhe është duke ndërtuar institucione shtetërore që atë do e mbrojnë nga shqiptarët?!  Po pra, thuajse të gjithë zyrtarët e Prishtinës dhe të Tiranës – përfshi edhe kryeparlamentarin e Shqipërisë, që u mbajti fjalim parlamentarëve të Maqedonisë – janë çuar në këmbë që ta thonë atë që ne ua themi dy dekada me radhë, por ata shtireshin se nuk dëgjojnë gjë: Se burrështetasit maqedonas edhe nuk janë aq budallenj sa duken, por të verbëruar nga antishqiptaria, nuk e shohin se janë duke e shkatërruar shtetin.

Pra edhe në Shqipëria e Kosovë, janë çuar në këmbë të gjithë ata që deri dje e përkrahnin regjimin DPMNE-BDI dhe bënin çmos të na eliminojnë neve që thoshim se, të bëhesh krah i këtij regjimi, është njësoj sikur ta luftosh popullin tënd!  Ja pra, e tërë shqiptaria është çuar kundër presidentit të Maqedonisë, vetëm pse ai pati guxim ta thotë hapur të vërtetën për Maqedoninë. Pra e tha hapur se ai do pranonte edhe qeveri me shqiptarët në të, por vetëm nëse ata do ishin të llojit të kryesuesve të BDI-së, të cilët le që e forcuan VMRO-DPMNE’në duke ia dhanë asaj legjitimitetin shqiptarë, por bënë çmos që ta eliminonin çdo shqiptarë që thoshte se partitë shqiptare janë ato që e forcojnë krahun politik antishqiptarë në Maqedoni dhe se, për realizimin e këtij ‘misioni’ të tyre, ato kishin mbështetjen edhe të Tiranës dhe Prishtinës zyrtare, gjë që e dëshmonin edhe ambasadorët e Shqipërisë dhe të Kosovës, që ishin dhe mbetën si ‘aktivistë’ më të dëgjueshme të partive shpotare në pushtet.

Po pra, sot kur Maqedonia antishqiptare e humbi durimin dhe e shpalosi fytyrën e saj të vërtetë, janë çuar në këmbë të gjithë zyrtarët e Prishtinës dhe të Tiranës dhe janë duke e sulmuar Presidentin e shtetit tim. Dhe shtiren thuajse ai u ka kumtuara diçka që ata nuk e kanë ditur. A në të vërtet, jo prej sot, por ka më shumë se dy dekada me radhë, që ne çirremi duke përsëritur se është thuajse e pamundur të ndërtosh shtet të përbashkët me qarqet e ‘ISSI-t’ maqedono-ortodoks, por Tirana e Prishtina zyrtare, ishin së tepërmi të angazhuara me politikat globale, që në të vërtet përmbylleshin me biznes interesat e tyre që kishin në Maqedoni. Andaj, sot kur më në fund doli një burrështetas maqedonas që Tiranës e Prishtinës zyrtare t’ua përplasë në fytyrë atë që ne e themi dy dekada me radhë, e s’kishte kush na besonte, më vjen të them: të falënderoj zotëri President i Maqedonisë që dole burrë dhe e shpalose fytyrën antishqiptare të Maqedonisë, me çka edhe Prishtinës dhe Tiranës zyrtare ua hoqe mbulesën e me të cilën – njësoj siç e fshihnin burrështetasit e Maqedonisë antishqiptarinë – e fshinin pafytyrësinë e tyre si dhe të vërtetën se fatin e shqiptarëve të Maqedonisë, ata e kishin humbur diku në fundin e xhepave të vet!

Rusia akuzon NATO-n, BE-në dhe Shqipërinë, për përzierje në Maqedoni

Pamje e një pjese të Shkupit

Rusia e ka akuzuar NATO-n, BE-në dhe Shqipërinë, për përpjekje për imponim të qeverisë pro-shqiptare në Maqedoni, që është përfshirë në krizë politike, pas zgjedhjeve të mbajtura në muajin dhjetor të vitit të kaluar.

Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, ka refuzuar ta mandatojë liderin social-demokrat, Zoran Zaev, për ta formuar qeverinë e re, për shkak të marrëveshjes së tij me partitë shqiptare në Maqedoni.

“Me bashkëpunim aktiv të zyrtarëve të BE-së dhe NATO-s, një ‘platformë shqiptare’ e krijuar në Tiranë, në zyrën e kryeministrit, po u imponohet maqedonasve” thuhet në kumtesën e djeshme të Ministrisë së jashtme të Rusisë, raporton agjencia Reuters nga Moska.

Bashkimi Evropian e ka kritikuar veprimin e presidentit Ivanov.

Në deklaratën e Moskës, po ashtu, Kosova akuzohet se po përzihet në punët e Maqedonisë dhe se perëndimi po dëshiron që në qeveri ta sjellë “opozitën që ka pësuar disfatë”.

“Është e domosdoshme të ndalet intervenimi i jashtëm në punët e brendshme të Maqedonisë”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së jashtme ruse, raporton agjencia Reuters.

Marrëveshja e Ohrit, Shkup, 13 Gusht 2001

Marrëveshja e Ohrit –  MARRËVESHJA KORNIZË

Shkup, gusht 2001

Përmbajtja e marrëveshjes kornizë për zgjidhjen e situatës politike e të sigurisë në Maqedoni, që të hënën edhe zyrtarisht, në gjuhën angleze e nënshkruan kryetari i Republikës së Maqedonisë, Boris Trajkovski, lideri i VMRO-DPMNE-së dhe kryeministër Lubço Georgievski, liderët e LSDM-së Branko Cërvenkovski, të PPD-së Imer Imeri dhe PDSH-së Arbën Xhaferi. Në dokument, nënshkrime si dëshmitarë zyrtar i vunë edhe lehtësuesit ndërkombëtar në dialog – Fransoa Leotar dhe Xhejms Perdju. Po e botojmë në tërësi edhe tre aneksët e marrëveshjes: aneksi A – amendamentet kushtetuese, ankeski B – ndryshimet në legjislacion, aneksi C – implementimi dhe masat e ndërtimit të besimit, për të cilët do të diskutohet dhe fjalën e fundit do ta thotë kuvendi i Maqedonisë. Pikat në tekstin e ardhshëm i japin kornizën e harmonizuar për sigurimin e ardhmërisë demokracisë në Maqedoni dhe mundësimin e zhvillimit të marrëdhënieve më të afërta dhe më të integruara ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Bashkësisë Evroatlantike. Kjo marrëveshje kornizë do ta promovojë zhvillimin e qetë dhe harmonik të shoqërisë qytetare, duke respektuar njëkohësisht identitetin etnik dhe interesat e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë.

    Parimet themelore
Tërësisht dhe pa kusht hidhet poshtë përdorimi i dhunës për realizimin e qëllimeve politike. Vetëm zgjidhjet paqësore politike mund ta garantojnë stabilitetin dhe ardhmërinë demokratike të Maqedonisë.
Sovraniteti dhe integriteti territorial i Maqedonisë dhe karakteri unitar i shtetit janë të pashkelshëm dhe duhet të ruhen. Nuk ekzistojnë zgjidhje territoriale për çështjet etnike.
Karakteri shumetnik i shoqërisë maqedonase duhet të ruhet dhe të gjejë shprehjen e vet në jetën publike.
Një shtet bashkëkohor demokratik, në rrjedhën natyrore të zhvillimit dhe krijimit të vet, duhet vazhdimisht të sigurojë Kushtetutën e tij që tërësisht t’i plotësojë nevojat e të gjithë qytetarëve të saj, në pajtim me standardet më të larta ndërkombëtare si dhe vet të zhvillohen vazhdimisht.
Zhvillimi i pushtetit vendor është me rëndësi thelbësore për nxitjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në jetën demokratike dhe për përparimin e respektimit të identitetit të bashkësive.
Ndërprerja e armiqësive
Palët e theksojnë rëndësinë e angazhimeve të 5 korrikut 2001. Do të ketë ndërprerje të tërësishme të armiqësive, çarmatimin e tërësishëm vullnetar të grupeve të armatosura etnike shqiptare, dhe shpërndarjen e tyre të tërësishme vullnetare. Ata e pranojnë faktin se për marrjen e Vendimit nga ana e NATO-s që të ndihmojë në këtë kontekst do të nevojitet vendosja e ndërprerjes së përgjithshme, pa kushte dhe të pakufizuar të zjarrit, pëlqimin për zgjidhjen politike të problemeve të këtij vendi, angazhimin e qartë të grupeve të armatosura që vullnetarisht të çarmatosen, dhe pranimin e të gjitha palëve kontraktuese për kushtet dhe kufizimet, në kuadër të të cilëve do të veprojnë forcat e NATO-s.
Zhvillimi i pushtetit të decentralizuar
Do të miratohet Ligji i reviduar i pushtetit lokal, me të cilin do të forcohen autorizimet e përfaqësuesve të zgjedhur vendor dhe dukshëm do të rriten kompetencat e tyre në pajtim me Kushtetutën (sikurse janë ndryshimet në pajtim me Aneksin A) dhe Kartën evropiane të pushtetit lokal, me ç’rast do të shprehet parimi i organizimit vertikal, i cili momentalisht është në fuqi në Bashkimin Evropian. Kompetencat e shtuara, para së gjithash kanë të bëjnë me sferat e shërbimeve publike, urbanistike dhe planifikimin rural, me mbrojtjen e ambientit të jetesës, zhvillimin ekonomik lokal, kulturën, financat lokale, arsimimin, mbrojtjen sociale dhe shëndetësore. Do të miratohet Ligji për financimin e pushtetit vendor me qëllim që të sigurohet sistemi përkatës i financimit, për t’iu mundësuar autoriteteve vendore t’i plotësojnë të gjitha kompetencat e tyre.
Brenda një viti pas përfundimit të regjistrimit të ri, i cili nën mbikqyrjen ndërkombëtare do të zbatohet deri në mbarim të vitit 2001, do të revidohen kufijtë komunal. Revidimi i kufijve komunal do të zbatohet nga autoritetet lokale dhe nacionale, me pjesëmarrjen ndërkombëtare.
Me qëllim që të sigurohet se policia është e vetëdijshme dhe përgjegjëse për nevojat dhe interesat e popullatës lokale, kryeshefat lokal të policisë do t’i zgjedhin këshilltarët e komunave nga lista e kandidatëve, të propozuar nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe të njëjtit rregullisht do të komunikojnë me këshillat. Ministria e Punëve të Brendshme do ta mbajë autorizimin për shkarkimin e kryeshefave lokal të policisë në pajtim me ligjin.
Mosdiskriminimi dhe përfaqësimi i drejtë

Tërësisht do të respektohet parimi i mosdiskriminimit dhe trajtimit të barabartë të të gjithë personave para ligjit. Ky parim do të aplikohet sidomos në raport me punësimet në administratën publike dhe në ndërmarrje publike, si dhe te qasja deri te financimi publik për zhvillimin e aktiviteteve afariste.
Në ligjet me të cilët rregullohen punësimet në administratën publike do të përmbahen masat me të cilat do të sigurohet përfaqësimi i drejtë i bashkësive në të gjitha organet qendrore dhe lokale publike dhe në të gjitha nivelet e punësimit në këto organe, duke respektuar njëkohësisht rregullat e kompetencës dhe integritetit, me të cilët udhëhiqet administrata publike. Autoritetet do të ndërmarrin aktivitet për ta korrigjuar mosekuilibrin ekzistues në përbërjen e administratës publike, sidomos përmes punësimit të pjesëtarëve të bashkësive me përfaqësim të pamjaftueshëm. Një vëmendje e posaçme do t’i kushtohet faktit që të sigurohet sa është e mundshme më shpejtë që shërbimet policore në përgjithësi ta shprehin përbërjen dhe shpërndarjen e popullatës së Maqedonisë, sikurse është theksuar në Aneksin C.
Për Gjykatën Kushtetuese 1/3 e gjykatësve do të zgjidhet nga kuvendi me shumicën e numrit të përgjithshëm të deputetëve që do të përmbajë shumicën e numrit të përgjithshëm të deputetëve të cilët pohojnë se i takojnë bashkësive që nuk janë popullatë shumicë në Maqedoni. Kjo procedurë do të aplikohet edhe gjatë zgjedhjes së Avokatit Popullor dhe tre anëtarëve të këshillit gjyqësor.
Procedurat e posaçme kuvendore
Në nivelin qendror, amendamentet kushtetuese dhe Ligji i Pushtetit Lokal, nuk do të mund të miratohen pa shumicën kualifikuese të 2/3 të votave, në kuadër të asaj që duhet të ketë shumicën e votave të deputetëve të cilët pohojnë se iu takojnë bashkësive të cilët nuk janë popullatë shumicë në Maqedoni.
Për nxjerrjen e ligjeve që drejtpërsëdrejti kanë të bëjnë me kulturën, përdorimin e gjuhës, arsimit, dokumenteve personale dhe përdorimit të simboleve, si dhe të ligjeve për financim lokal, zgjedhjet vendore, për qytetin e Shkupit dhe për kufijtë komunal do të duhet të ekzistojë shumica e votave në kuadër të saj që duhet të ketë shumicën e votave të deputetëve të cilët pohojnë se iu takojnë bashkësive që nuk janë popullatë shumicë në Maqedoni.
Arsimimi dhe përdorimi i gjuhëve
Lidhur me shkollimin fillor dhe të mesëm, mësimi do të zhvillohet në gjuhën amtare të nxënësve, e njëkohësisht në mbarë Maqedoninë do të aplikohen standardet e unifikuara për programet akademike.
Financimi nga shteti do të sigurohet për arsimimin sipëror në gjuhët të cilën e flasin të paktën 20 për qind e popullatës në Maqedoni, e në bazë të marrëveshjeve të posaçme.
Gjatë regjistrimit në universitetet shtetërore të studentëve të rinjë të cilët iu takojnë bashkësive që nuk janë popullatë shumicë në Maqedoni do të aplikohet parimi i diskriminimit pozitiv, gjithnjë derisa regjistrimi nuk e shpreh si duhet përbërjen e popullatës në Maqedoni.
Në tërë Republikën e Maqedonisë dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare gjuhë zyrtare është gjuha maqedonase.
Cilado gjuhë tjetër të cilën e flasin të paktën 20 për qind e popullatës, poashtu është gjuhë zyrtare, sikurse është arsyetuar këtu. Në organet e Republikës së Maqedonisë, cilado gjuhë zyrtare tjetër nga maqedonishtja mund të përdoret në pajtim me ligjin, sikurse është elaboruar më tej në aneksin B. Cilido person që jeton në njësinë e pushtetit vendor në të cilin të paktën 20 për qind e popullatës flasin gjuhë zyrtare ndryshe nga maqedonishtja mund të përdorë cilëndo gjuhë zyrtare për të komunikuar me zyren rajonale të pushtetit qendror, kompetent për këtë komunë; zyra e tillë do të përgjigjet në atë gjuhë në mënyrë plotësuese në maqedonishte. Cilido person mund ta përdor cilëndo gjuhë zyrtare për të komunikuar me zyren kryesore të pushtetit qendror, e cila do t’i përgjigjet në atë gjuhë, në mënyrë plotësuese në maqedonisht.
Lidhur me pushtetin vendor në komunat ku bashkësia e caktuar përbën të paktën 20 për qind e popullatës së komunës, gjuha e asaj bashkësie do të përdoret si gjuhë zyrtare, në mënyrë plotësuese maqedonishtja. Në raport me gjuhët, të cilët flasin të paktën 20 për qind të popullës së komunës autoritetit lokale në mënyrë demokratike do të vendosin për përdorimin e saj në organet publike.
Në procedurat penale dhe qytetare gjyqësore të cilitdo nivel, personi i akuzuar ose cilado palë do të ketë të drejtë të përkthimit në shpenzim të shtetit të të gjitha procedurave, si dhe të dokumenteve në pajtim me dokumentet përkatëse të Këshillit të Evropës.
Cilat do dokumente personale të qytetarëve që flasin gjuhën zyrtare ndryshe nga maqedonishtja poashtu do të lëshohen në atë gjuhë, në mënyrë plotësuese në gjuhën maqedonase në pajtim me ligjin.
Shprehja e identitetit
Lidhur me simbolet, pranë simbolit të Republikës së Maqedonisë, autoritetet vendore do ta kenë lirinë që në anën e parë të objekteve publike vendore të vendosin simbolet me të cilët shënohet identiteti i bashkësisë e cila është në shumicë në komunë, me respektimin e rregullave dhe zbatimeve ndërkombëtare.
Implementimi
Amendamentet kushtetuese të propozuara në Aneksin A, menjëherë do të prezentohen para kuvendit. Palët do t’i ndërmarrin të gjitha masat për ta siguruar miratimin e këtyre amendamenteve në periudhën prej 45 ditë pas nënshkrimit të kësaj Marrëveshje Kornizë.
Miratimi i ndryshimeve në legjislacion, të përcaktuara në Aneksin B, do të jenë në pajtim me dinamikën e theksuar atje.
Palët i bëjnë thirrje komunitetit ndërkombëtar, që sa më shpejt ta thirrin konferencën e donatorëve në të cilën sidomos do të bisedohet për ndihmën makrofinanciare; përkrahjen e financimit të masave që do të ndërmerren për nevojat e implementimit të kësaj marrëveshje kornizë, duke përfshirë edhe masat e forcimit të pushtetit vendor; dhe revitalizimin dhe ndërtimin e rajoneve të goditura nga luftimet.
Anekset
Anekset vijuese janë pjesë përbërëse e kësaj Marrëveshje Kornizë.
A.Amendamentet kushtetuese
B.Ndryshimet në legjislacion
C.Implementimi dhe masat e ndërtimit të besimit
Dispozitat përfundimtare
Kjo marrëveshje hyn në fuqi me nënshkrimin e saj.
Verzioni në gjuhën angleze i kësaj marrëveshje është verzioni i vetëm autentik.
Kjo marrëveshje u zhvillua nën patronatin e kryetarit Boris Trajkovski.

Nënshkruar në Shkup – Maqedoni, më 13 gusht 2001 në gjuhën angleze. Pasojnë nënshkrimet e:

Boris Trajkovski – kryetar i Republikës së Maqedonisë
Lubço Georgievski – kryetar i qeverisë së RM dhe kryetar i VMRO-DPMNE
Arbën Xhaferi – kryetar i PDSH-së
Branko Cërvenkovski – kryetar i LSDM-së
Imer Imeri – kryetar i PPD-së

Dëshmitarë:

Fransoa Leotar – përfaqësues i posaçëm i BE
Xhejms Perdju – përfaqësues i posaçëm i SHBA

ANEKSI “A”

Cilido person që jeton në njësinë e pushtetit lokal në të cilën së paku 20% e popullatës e flasin gjuhën zyrtare të ndryshme me gjuhën maqedonase, mund të shfrytëzojë cilëndo gjuhë zyrtare për komunikim me zyrat rajonale të pushtetit qendror, kompetente për atë komunë. Preambula e tashme të zëvendësohet bazuar në konceptin e të drejatave individuale dhe të shoqërisë civile siç pason më poshtë:
Qytetarët e Republikës së Maqedonisë, duke marrë përsipër përgjegjësinë për të tashmen dhe ardhmërinë e atdheut të tyre, të vetëdijshëm dhe mirënjohës ndaj paraardhësve të tyre për viktimat dhe me përkushtim ndaj angazhimit dhe luftës së tyre për krijimin e shtetit të pavarur dhe sovran të Maqedonisë, por edhe përgjegjës para brezave që vijnë për ruajtjen dhe zhvillimin e gjithë asaj që është e vlefshme për trashëgiminë dhe begatinë kulturore dhe për bashkëjetesën në Maqedoni, të barabartë në të drejtat por edhe obligimet e tyre ndaj të mirës së përbashkët – Republikës së Maqedonisë – në pajtim me traditat e Republikës së Krushevës dhe vendimet e KAÇKM-së, dhe në Referendumin e 8 shtatorit të vitit 1991, kanë vendosur që ta konstituojnë Republikën e Maqedonisë si shtet të pavarur, sovran, me qëllim që të aplikohet dhe të forcohet sundimi i së drejtës, që të garantohen të drejtat e njeriut dhe liritë qytetare dhe të sigurohet paqeja dhe bashkëjetesa, drejtësia sociale, mirëqenia ekonomike dhe përparimi i jetës individuale e kolektive, përmes përfaqësuesve të tyre në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, të zgjedhur lirisht e në zgjedhje demokratike, të cilët miratojnë. . .
Neni 7
(1) Në mbarë Republikën e Maqedonisë dhe në marrëdhëniet e saj ndërkombëtare gjuhë zyrtare është gjuhën maqedonase dhe shkrimi i saj cirilik.
(2) Cilado gjuhë tjetër të cilën e flasin sëpaku 20% të popullatës, gjithashtu është gjuhë zyrtare, si dhe shkrimi i saj, ashtu siç është përcaktuar më poshtë.
(3)Cilëtdo dokumente personale të qytetarëve që flasin gjuhën zyrtare të ndryshme me gjuhën maqedonase, gjithashtu do të lëshohen në atë gjuhë, në mënyrë plotësuese edhe në gjuhën maqedonase, në përputhje me ligjin.
(4) Cilido person që jeton në njësinë e pushtetit lokal në të cilën së paku 20% e popullatës e flasin gjuhën zyrtare të ndryshme me gjuhën maqedonase, mund të shfrytëzojë cilëndo gjuhë zyrtare për komunikim me zyrat rajonale të pushtetit qendror, kompetente për atë komunë; Zyra e tillë do t’i përgjigjet në atë gjuhë dhe në mënyrë plotësuese në gjuhën maqedonase. Cilido person mund të shfrytëzojë cilëndo gjuhë zyrtare që të komunikojë me pushtetin qendror, i cili do të përgjigjet në atë gjuhë dhe në mënyrë plotësuese në gjuhën maqedonase.
(5) Në organet e Republikës së Maqedonisë, cilado gjuhë zyrtare e ndryshme me gjuhën maqedonase, mund të përdoret në përputhje me ligjin.
(6) Në njësitë e pushtetit lokal ku së paku 20% të popullatës flasin gjuhën e caktuar, ajo gjuhë dhe shkrimi i saj do të përdoren si gjuhë zyrtare dhe në mënyrë plotësuese do të përdoret edhe gjuha maqedonase dhe shkrimi i saj. Sa u përket gjuhëve në të cilat flasin më pak se 20% e popullatës në njësitë e pushtetit lokal, pushteti lokal do të vendosë për përdorimin e tyre në organet publike.
Neni 8
(1) Vlerat themelore të rregullimit kushtetues të Republikës së Maqedonisë janë:
– Liritë dhe të drejtat themelore të njeriut dhe të qytetarëve të njohura sipas të drejtës ndërkombëtare dhe të përcaktuara me Kushtetutë;
– Përfaqësimi proporcional i personave që u takojnë të gjitha bashkësive në organet publike, në të gjitha nivelet dhe në objekte të tjera të jetës publike;
Neni 19
(1) Garantohet liria e besimit.
(2) Garantohet shprehja e besimit të lirë dhe publik, individual apo në bashkësi dhe shprehja tjetër e besimit fetar.
(3) Kisha Ortodokse Maqedonase, Bashkësia Islame në Maqedoni, Kisha katolike dhe bashkësitë e tjera fetare dhe grupet religjioze janë të lira që të themelojnë shkolla fetare dhe institucione bëmirëse e sociale, sipas procedurës së paraparë me ligj.
Neni 48
(1) Pjesëtarët e bashkësive kanë të drejtë që lirisht dhe publikisht të shprehin, të kultivojnë dhe të zhvillojnë identitetin dhe veçantitë e bashkësive të tyre, dhe të përdorin simbolet e bashkësive të tyre.
(2) Republika ua garanton të gjitha bashkësive mbrojtjen e identitetit të tyre etnik, kulturor, gjuhësor dhe fetar.
(3) Pjesëtarët e bashkësive kanë të drejtë të themelojnë institucionet e tyre kulturore-artistike, shkencore e arsimore, si dhe shoqatat e veta shkencore e të tjera,në mënyrë që të shprehin, të kultivojnë dhe të zhvillojnë identitetin e tyre.
(4) Pjesëtarët e bashkësive kanë të drejtë për mësim në gjuhën e tyre në shkollat fillore dhe të mesme, sipas mënyrës së përcaktuar me ligj. Në shkollat në të cilat mësimi zhvillohet në një gjuhë tjetër, mësohet edhe gjuha maqedonase.
Neni 56
(2) Republika garanton mbrojtjen, përparimin dhe begatimin e thesarit historik dhe artistik të Maqedonisë dhe të të gjitha bashkësive që jetojnë në Maqedoni, por edhe të të mirave që e përbëjnë atë, pavarësisht regjimit të tyre juridik.
Me ligj rregullohen edhe mënyra dhe kushtet sipas të cilave të mira të caktuara e me interes për Republikën,mund të lihen për shfrytëzim.
Neni 69
(2)Me ligje me të cilat drejtëpërsëdrejti kanë të bëjnë me kulturën, përdorimin e gjuhëve, arsimin, dokumentet personale dhe shfrytëzimin e simboleve, Kuvendi sjell vendime shumicën e votave të deputetëve që janë të pranishëm, në kuadër të së cilës duhet të jenë të pranishme edhe votat e shumicës së deputetëve që deklarohen se i përkasin bashkësive që nuk janë shumicë e popullatës në Maqedoni. Në rast të kontestit, në kuadër të Kuvendit, kjo do të zgjidhet në Komitetin për marrëdhënie midis bashkësive.
Neni 77
(1) Kuvendi zgjedh Avokatin Popullor me shumicën e votave të numrit të përgjithshëm të deputetëve, në kuadër të së cilës duhet të jenë edhe shumica e votave të numrit të përgjithshëm të deputetëve që deklarohen se i takojnë bashkësive që nuk janë shumicë e popullatës në Maqedoni.
(2) Avokati Popullor mbron të drejtat kushtetuese dhe ligjore të qytetarëve kur ato u shkilen nga organet e administratës shtetërore dhe nga organet e organizatat e tjera që kanë kompetenca publike. Avokati Popullor vëmendje të posaçme do t’i përkushtojë mbrojtjes së parimeve të mosdiskriminimit dhe të përfaqësimit proporcional të bashkësive në të gjitha nivelet e organeve publike dhe në fushat e tjera të jetës publike.
Neni 78
(1) Kuvendi do të themelojë Komitetin për Marrëdhënie midis Bashkësive.
(2) Komitetin e përbëjnë nga 7 anëtarë nga rradhët e maqedonasve dhe të shqiptarëve dhe 5 anëtarë që janë nga një nga rradhët e turqve, vllehëve, romëve dhe të dy bashkësive të tjera. Secili nga këta pesë anëtarë të fundit do të jenë nga bashkësi të ndryshme; Nëse në Parlament janë të përfaqësur më pak se 5 bashkësi të tjera, Avokati Popullor, në konsultim me liderët e bashkësive relevante, do të propozojë vetë anëtarët e tjerë jashtë përbërjes së Parlamentit.
(3) Kuvendi zgjedh anëtarët e Komitetit
(4) Komiteti shqyrton çështjet e marrëdhënieve midis bashkësive në Republikë dhe sjell mendime e propozime për zgjidhjen e tyre.
(5) Kuvendi është i obliguar që të shqyrtojë mendimet dhe propozimet e Komitetit dhe të marrë vendime lidhur me to.
(6) Në rast të kontestit midis deputetëve të Kuvendit lidhur me zbatimin e procedurës për votim të përcaktuar me nenin 69 (2), Komiteti me shumicë votash do të vendos se a do të zbatohet procedura.
Neni 84
Kryetari i Republikës së Maqedonisë i propozon anëtarët e Këshillit për Marrëdhënie ndërnacionale;
Neni 86
(1) Kryetari i Republikës është edhe Kryetar i Këshillit të Sigurisë të Republikës së Maqedonisë.
(2) Këshilli i Sigurisë i Republikës përbëhet nga kryetari i Republikës, Kryetari i Kuvendit,
Kryetari i Qeverisë, ministrat që udhëheqin organet e administratës shtetërore nga fusha e sigurisë, mbrojtjes, e të punëve të jashtme dhe tre anëtarë të tjerë të cilët i emëron kryetari i Republikës. Me rastin e emërimit të tre anëtarëve, kryetari do të sigurojë që Këshilli i Sigurimit si tërësi të përmbajë në mënyrë të drejtë dhe të shprehë edhe përbërjen e popullatës së Maqedonisë.
(3) Këshilli shqyrton çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë dhe mbrojtjen e Republikës dhe u jep propozime Kuvendit dhe Qeverisë.
Neni 104
(1) Këshillin Gjyqësor republikan e përbëjnë 7 anëtarë.
(2) Kuvendi zgjedh anëtarët e Këshillit. Tre anëtarë do të jenë të zgjedhur me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i deputetëve, nga të cilët duhet të ketë shumicë votash edhe të numrit të përgjithshëm të deputetëve që deklarohen se i takojnë bashkësisë që nuk është popullatë shumicë në Maqedoni.
Neni 109
(1) Gjykatën Kushtetuese të Maqedonisë e përbëjnë 9 gjykatës.
(2) Kuvendi 6 gjykatës të Gjykatës Kushtetuese i zgjedh me shumicën e votave të nurmit të përgjithshëm të deputetëve. Kuvendi zgjedh edhe tre gjykatës me shumicën e votave të numrit të përgjithshëm të deputetëve, ku duhet të jetë edhe shumica e votave të deputetëve që deklarohen se i takojnë bashkësisë e cila nuk është shumicë e popullatës në Maqedoni.
Neni 114
Pushteti lokla rregullohet me ligjin i cili sillet me shumicën e votave prej dy të tretave të numrit të përgjithshëm të deputetëve, ku duhet të jetë edhe shumica e votave të deputetëve që deklarohen se i takojnë bashkësisë e cila nuk është shumicë e popullatës në Maqedoni. Ligjet për financimin lokal, për zgjedhjet lokale, për kufijtë komunal dhe për qytetin e Shkupit, sillen me shumicë të votave të deputetëve të pranishëm, ku duhet të jetë edhe shumica e votave të deputetëve të pranishëm të cilët deklarohen se i takojnë bashkësisë e cila nuk është shumicë e popullatës në Maqedoni. Neni 115
(1) Në njësitë e pushtetit lokal, qytetarët në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe përmes përfaqësuesve marrin pjesë në vendosjen për çështjet me rëndësi lokale dhe veçmas për fushat e shërbimeve publike, të urbanizmit dhe të planifikimit rural, të zhvillimit ekonomik lokal, me financat lokale, veprimtaritë kulturore, kulturën, sportin, mbrojtjen sociale dhe të fëmijëve, arsimin, mbrojtjen shëndetësore dhe fushat e tjera të përcaktuara me ligj.
Neni 131
(1) Vendimin për t’u hyrë ndryshimeve në Kushtetutë e merr Kuvendi me shumicën prej dy të tretave të votave e prej numrit të përgjitshëm të deputetëve.
(2) Projektin për ndryshimin e Kushtetutës e përcakton Kuvendi me shumicën e votave të numrit të përgjitshëm të deputetëve dhe atë e vë në dikskutim publik.
(3) Vendimin për ndryshimin e Kushtetutës e sjell Kuvendi me dy të tretat e votave të numrit të përgjithshëm të deputetëve.
(4) Për vendimin për ndryshim të Preambulës, të neneve për administratën lokale, të nenit 131, cilado dispozitë që ka të bëjë me të drejtat e pjesëtarëve të bashkësive etnike, duke përfshirë këtu nenet 7, 8, 9, 19, 48, 56, 69, 77, 86, 104 dhe 109 si dhe për vendimet për plotësime të cilësdo dispozitë të re që ka të bëjë me materien e atyre dispozitave dhe të atyre neneve, do të jetë e nevojshme që të votohet me shumicën prej dy të tretave të votave të numrit të përgjithshëm të deputetëve, ku duhet të jetë edhe shumica e votava të numrit të përgjitshëm të deputetëve që pohojnë që i takoojnë bashkësisë e cila nuk është shumicë e popullatës në Maqedoni.
(5) Ndryshimin e Kushtetutës e shpall Kuvendi.

ANEKSI “B”

Ndryshime në legjislacion
Palët do të ndërmarrin të gjitha masat e domosdoshme që të sigurojnë miratimin e ndryshimeve të lartëpërmendura edhe në legjislaturë edhe atë në brenda periudhave të caktura kohore.
1. Ligji për pushtetin lokal
Kuvendi në afat prej 45 ditësh nga nënshkrimi i marrëveshjes kornizë do ta miratojë ligjin e reviduar për pushtetin lokal. Ndryshimi i këtij ligji në asnjë aspekt nuk do të jetë më i pavolitshëm për njësitë e pushtetit lokal dhe autonominë e tyre, në krahasim me propozim-ligjin e propozuar nga qeveria e Republikës së Maqedonisë në mars të vitit 2001. Ligji do të përfshijë kompetencat lidhur me çështjet e përmendura në pjesën 3. 1. Të marrëveshjes kornizë, si dhe kompetencat plotësuese të pavarura të njësive të pushtetit lokal dhe do të jetë në përputhje në pjesën 6.6. Të marrëveshjes kornizë. Krahas kësaj, ligji do të parasheh edhe atë se cilado procedurë standarde apo procedurë shtetërore të aplikuara me cilindo ligj tjetër që ka të bëjë edhe me fushat në të cilat komunat kanë kompetencat e tyre të pavarura, do të përkufizohen në ato të cilat nuk do të mund të jenë efikase sa i përket aplikimit në nivel lokal; ligjet e tilla do ta përparojnë edhe më tutje ekzekutimin e pavarur të kompetencave të komunave.
2. Ligji për financim lokal
Kuvendi deri në fund të mandatit të kësaj përbërjeje parlamentare do të miratojë Ligjin për financim të pushtetit lokal që të sigurohet se njësitë e pushtetit lokal kanë resurse të mjaftueshme për kryerjen e detyrave të tyre, sipas ligjit të ndryshuar për pushtetin lokal. Ligji veçmas do të parasheh edhe këto:
-do t’u mundësojë dhe do t’i ngarkojë me përgjegjësi njësitë e pushtetit lokal që të grumbullojnë shuma të konsiderueshëm të të ardhurave dhe të tatimeve;
-do të mundësojë transferin e një pjese të tatimeve të grumbullura nga administrata qendrore në administratën lokale të cilat korrespondojnë me funskionet e pushtetit lokal duke patur parasysh grumbullimin e tatimeve në territorin e tyre;
– dhe do të sigurojë autonominë dhe përgjegjësinë buxhetore të njësive të pushtetit lokal në fushat e kompetencave të tyre.
3. Ligji për kufijtë e komunave
Kuvendi deri në fund të vitit 2002 do të miratojë Ligjin për kufijt e komunave, duke patur parasysh rezultatet e regjistrimit dhe udhëzimet relevante të dhëna me Ligjin për pushtetin lokal. 4. Ligjet që kanë të bëjnë me policinë e vendosur nëpër komuna
Para përfundimit të mandatit të përbërjes së Kuvendit të tanishëm, Kuvendi do të miratojë edhe këto dispozita;
– se secili kryeshef lokal i policisë është zgjedhur nga Këshilli i komunës së caktuar nga lista që nuk përmban më pak se tre kandidatë të propozuar nga Ministria e Punëve të Brendshme ndër të cilët njëri kandidat duhet t’i përket bashkësisë që është shumicë në atë komunë. Në rast se këshilli i komunës nuk e zgjedh asnjërin nga kandidatët e propozuar brenda afatit prej 15 ditëve MPB-ja do të propozojë listën e dytë që nuk përmban më pak se tre kandidatë të rinjë, ndër të cilët madje njëri prej tyre duhet t’i përket bashkësisë që është shumicë në komunë. Nëse këshilli i komunës sërish nuk zgjedh cilindo nga kandidatët e propozuar në afat prej 15 ditëve atëherë MPB-ja, në konsultim me Qeverinë do ta zgjedh kryesdhefin lokal të policisë nga kandidatët e dy listave të propozuara nga MPB-ja dhe nga kandidatët plotësues të propozuar nga këshilli i komunës.
– Që secili kryeshef lokal i policisë duhet ta informojë rregullisht edhe me kërkesë këshillin e komunës së caktuar.
– se këshilli i komunës mund t’iu jap rekomandime kryshefit lokal të policisë në fushat që kanë të bëjnë në sigurinë publike dhe në sigurinë e trafikut
– se këshilli i komunës mund të miratojë raport vjetor lidhur me sigurinë publike, i cili do t’i dorëzohet MPB-së dhe avokatit popullor (ombudsmanit)
5. Ligjet për nëpunësit shtetëror dhe administratën publike
Kuvendi para se të përfundojë mandatin e tanishëm parlamentar do të miratojë ndryshimet në ligjet për nëpunësit shetëror dhe administratën publike në mënyrë që të sigurohet përfaqësim i barabrtë i bashkësive në përputhje me pjesën 4. 2 të marrëveshjes kornizë.
6. Ligji për njësitë zgjedhore
Kuvendi deri në fund të vitit 2002 do ta miratojë ligjin për njësitë zgjedhore, duke patur parasysh rezultatet e regjistrimit dhe parimet e paraparë në ligjet për zgjedhjen e deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.
7. Rregullat për Kuvendin
Kuvendi para përfundimit të mandatit të kësaj përbërje parlamentare do të ndryshojë Rregulloren që të mundësojë përdorimin e gjuhës shqipe në përputhje me pjesën 6.5 të Marrëveshjes kornizë, paragrafi 8 i mëposhtëm dhe amandamentet relevante në Kushtetutë të paraparë me Aneksin A. 8. Ligjet që kanë të bëjnë me përdorimin e gjuhëve
Kuvendi deri në përfundim të mandatit të kësaj përbërje parlamentare do të miratojë legjislaturën e re që rregullon përdorimin e gjuhëve në organet e Republikës së Maqedonisë. Kjo legjislaturë duhet të sigurojë këto:
– që në mbldhjet plenare edhe në punët e organeve të Kuvendit, deputetët të mund të flasin në gjuhët e përmendura në nenin 7, alineja 1 dhe 2 të Kushtetutës (ashti siç shtë ndryshuar në pajtim me Aneksin A);
– ligjet do të shpallen në gjuhët e përmendura të nenit 7, alineja 1 dhe 2 e Kushtetutës (ashtu siç është ndryshuar në pajtim me Aneksin A)
-të gjithë nëpunësit publikë emrin e tyre mund ta shkruajnë me shkrimet e cilësdo gjuhë të përmendur në nenin 7, alineja 1 dhe 2 të Kushtetutës (ashti siç është ndryshuar në pajtim me Aneksin A) dhe cilindo dokument zyrtar.
Kuvendi deri në fund të mandatit të përbërjes së tanishëm parlamentare duhet të ndryshojë legjislaturën për lëshimin e dokumentëve personale. Deri në fund të përbërjes së tanishme parlamentare, Kuvendi duhet të ndryshojë të gjitha ligjet relevante me qëllim që dispozitat për përdorimin e gjuhëve të jenë në përputhje të plotë me pjesën 6 të marrëveshjes kornizë. 9. Ligji për Prokurorin Publik
-Kuvendi deri në fund të vitit 2002 duhet ta ndryshojë ligjin për Prokurorin Publik si dhe ligje të tjera relevante në mënyrë që të sigurojë:
– se Prokurori Publik do të ndërmerr veprime për mbrojtje të parimeve të mosdiskriminimit dhe të përfaqësimit të drejtë të bashkësive në organet publike në të gjitha nivelet dhe në fushat e tjera të jetës publike dhe se ka resurse e personel adekuat në shërbimin e tij që do t’i siguronin kryerjen e funksioneve të tij;
– se Prokurori Publik do të foromojë zyre të decentralizuar;
– se Kuvendi veçmas do ta votojë buxhetin për Prokurorin Publik;
– se Prokurori Publik do të dal me raport vjetor para Kuvendit dhe aty ku mendohet se është e përshtatshme, ndërsa me kërkesë mund të jap raporte edhe para këshillave të komunave ku janë formuar zyre të decentralizuara; dhe
– se autorizimet e Prokurorit Publik shtrihen në mënyrë që:
– t’i mundësohen qasje dhe mundësi që të kontrollojë të gjitha dokumentet zyrtare dhe nga kjo nënkuptohet se Prokurori Publik dhe personeli i tij nuk do të zbulojnë informatat sekrete;
– që t’i mundësohet Prokurorit Publik të suspendojë ekzekutimin në akte juridike të vendimeve të sjellura nga ana e gjykatave kompetente, nëse ai përcakton se aktet e tilla mund të krijojnë dëme të papërmirësueshme për të drejtat e personit të interesuar; dhe
– Prokurorit Publik i jepet e drejta që para Gjykatës Kushtetuese të kontestojë pajtueshmërinë për ligjet kushtetuese.
10. Ligjet e tjera
Kuvendi do të ligjësojë të gjitha dispozitat ligjore që mund të jenë të domosdoshme për t’i dhënë efekt të plotë marrëveshjes kornizë dhe do të ndryshojë ose suprimojë të gjitha dispozitat që nuk janë në pajtim me marrëveshjen kornizë.
ANEKSI “C”[redakto | redakto tekstin burimor]

IMPLEMENTIMI DHE MASAT PËR NDËRTIM TË MIRËBESIMIT

1. Mbështetja ndërkombëtare
1. 1. Palët i bëjnë bashkësisë ndërkombëtare që të lehtësojë, që të mbikqyrë dhe të ndihmoj implementimin e dispozitave të marrëveshjes kornizë dhe të anekseve të saj dhe kërkojnë që përpjekjet e tilla të koordinohen nga BE-ja, në bashkëpunim me Këshillim për Stabilizimin dhe Asocim.
2. Regjistrimi dhe zgjedhjet
3. 1. Palët konfirmojnë kërkesën për mbikqyrje ndërkombëtare nga Këshilli Evropian dhe Komisioni
Evropian të regjistrimit që duhet të mbahet në tetor të vitit 2001.
3. 2. Zgjedhjet parlamentare do të mbahen deri më 27 janar të vitit 2002. Organizmat ndërkombëtarë, duke përfshirë edhe OSBE-në do të ftohen që t’i mbikqyrin këto zgjedhje.
3. Kthimi i refugjatëve, ripërtritja dhe rindërtimi
4. 1. Të gjitha palët do të punojnë për kthim në shtëpitë e veta të të gjithë refugjatëve, të cilët janë qytetarë të Maqedonisë ose kanë qëndrim të ligjshëm në Maqedoni, si dhe të gjithë personave të zhvendosur në afat sa më të shkurtër kohor dhe i bëjnë thirrje bashkësisë ndërkombëtare, veçmas UNHCR-së që të ndihmojë në këto përpjekje.
4. 2. Qeveria, me pjesëmarrje të palëve, 30 ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes kornizë do ta përcaktojë planin askionar për ripërtritjen dhe rindërtimin e rajoneve të goditura nga armiqësitë. Palët i bëjnë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të ndihmojë në formulimin dhe implementimin e këtij plani.
3. 3. Palët i bëjnë thirrje Komisionit Evropian dhe Bankës Botërore, që pasi Kuvendi t’i miratojë amandamentet kushtetuese, të përmendura në Aneksin A, dhe ligjin e ndryshuar për pushtetin lokal, të konvokojnë sa më shpejtë një konferencë donatorësh ndërkombëtare për mbështetje të financimit të masave të duhet të ndërmerren për implementim të marrëveshjes kornizë dhe të anekseve të saj, duke përfshirë këtu edhe masat për forcimin e pushtetit lokal dhe reformat në shërbimet policore, për të mbështetur ndihmën makrofinanciare për Republikën e Maqedonisë dhe për të mbështetur masat për ripërtritje dhe rindërtim të përcaktuara me planin askional nga pika 3. 2.
4 Zhvillimi i pushtetit të decentralizuar
4. 1. Palët i bëjnë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të ndihmojë në procesin e forcimit të pushtetit lokal. Bashkësia ndërkombëtare veçmas duhet të ndihmojë në përgatitjen e ndryshimeve të domosdoshme ligjore që kanë të bëjnë me mekanizmat e financimit, me qëllim të forcimit të bazës financiare të komunave dhe të krijimit të aftësive për menaxhment financiar si dhe për ndryshimet në ligjin për kufijtë e komunave.
5 Mosdiskriminimi dhe përfaqësimi proporcional
5. 1. Duke marrë parasysh veç të tjerash edhe rekomandimet e komisionit tanimë të formuar qeveritar, palët do të ndërmarrin aktivitete konkrete për shtimin e përfaqësimit të pjesëtarëve të bashkësive që nuk janë shumicë në Maqedoni në administratën shtetërore, në ushtri dhe në ndërmarrjet publiek si dhe në përmirësimin e pjesëmarrjes së tyre në financimin publik për zhvillimin e aktiviteteve afariste.
5. 2. Palët obligohen të sigurojnë se deri në vitin 2004 shërbimet policore përgjithësisht do të shprehin përbërjen e përkatësisë së popullatës në Maqedoni. Si hap fillestar për arritjen e kësaj, palët obligohen të sigurojnë se 500 policë të rinjë nga bashkësitë që nuk janë shumicë në Maqedoni do të angazhohen dhe aftësohen deri në korrik të vitit 2002 dhe se këta policë do të caktohen të punojnë në rajonet ku punojnë bashkësitë e tyre. Palët gjithashtu obligohen se edhe 500 policë të tjerë të tillë do të angazhohen dhe aftësohen deri në korrik të vitit 2003 dhe se ata policë do të caktohen të punojnë sipas pëparësisë së nevojshme në rajonet e tërë Maqedonisë ku jetojnë bashkësitë e tilla. Palët i bëjnë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të mbështesë dhe ndohmojë implementimin e këtyre obligimeve, veçmas përmes verifikimit dhe selektimit të kandidatëve por edhe aftësimit të tyre. Palët i bëjnë thirrje OSBE-së, BE-së dhe SHBA-ve që t’i dërgojnë sa më shpejtë që të jetë e mundshme një ekip ekspertësh me qëllim që të vlerësojnë sa më mirë realizimin e këtyre qëllimeve.
5. 3. Palët gjithashtu i bëjnë thirrje OSBE-së, BE-së dhe SHBA-ve që të shtojnë aftësimin dhe programet për ndihmë të policisë, duke përfshirë edhe:
– aftësimin profesional, aftësimin për të drejtat e njëriut dhe aftësimeve të tjera;
– ndihmën teknike për reformat në polici, duke përfshirë edhe ndihmën për verifikim, seleksionim dhe përparim të proceseve;
– zhvillimin e kodeksit të sjelljes së policisë;
– bashkëpunimin në pikëpamje të planifikimit të tranzicionit për angazhim dhe caktim të policëve nga bashkësitë që nuk janë shumicë në Maqedoni., dhe
– caktimin sa ma të shpejtë të vëzhguesve dhe të këshilltarëve policorë ndërkombëtarë për fushat më të ndieshme përmes aranzhmaneve adekuate, bashkë me pushtetin relevant.
5. 4. Palët i bëjnë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të ndihmojnë në aftësimin e komandantëve, gjykatësve dhe të prokurorëve, pjesëtarë të bashkësive që nuk paraqesin popullatën shumicë në Maqedoni, me qëllim që të shtohet pjesëmarrja e tyre në sistemin gjyqësor.
6 Kultura, arsimi dhe përdorimi i gjuhëve
6. 1. Palët i bëjnë thirrje bashkësisë ndërkombëtare, duke përfshirë edhe OSBE-në që të shtojë ndihmat për projektet nga fusha e mediave, me qëllim të përforcimit të mëtejshëm të mediave elektronike, radio e TV dhe të mediave të shkruara, duke përfshirë edhe mediat në gjuhën shqipe dhe mediat shumëkombëshe. Palët gjithashtu i bëjnë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të shtojnë programet për aftësim profesinal për mediat e pjesëtarëve të bashkësive që nuk janë popullatë shumicë në Maqedoni. Palët gjithashtu i bëjnë thirrje OSBE-së që të vazhdojë përpjekjet në projektet e destinuara për përmirësim të marrëdhënieve ndëretnike.
6. 2. Palët i bëjnë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të sigurojë ndihma për implementimin e Marrëveshjes Kornizë në fushën e arsimit sipëror
Literatur[redakto | redakto tekstin burimor]

M. Maksuti: Aspekti juridiko-kushtetues dhe politik i statusit shtetformues te popullit shqiptar ne Maqedoni. Shkup u.a. 2005. ISBN 978-9989-58-164-9.
Stefan Troebst: Das makedonische Jahrhundert – Von den Anfängen der nationalrevolutionären Bewegung zum Abkommen von Ohrid 1893-2001. Ausgewählte Aufsätze. München 2007. ISBN 978-3-486-58050-1

4 gjëegjëzat e Maqedonisë: identiteti, kombi, kisha dhe kohezioni i brendshëm ndëretnik Nga Gjyla Çeliku

 

Nëse i referohemi të kaluarës të largët dhe të afërt historike, përfitojmë një pasqyrë të qartë të gjendjes së tanishme, me të cilën përballen qytetarët e Maqedonisë, pavarësisht përkatësisë së tyre kombëtare dhe fetare.

Dihet që synimi i Titos, duke pasur parasysh diversitetin e madh nacional, por edhe nacionalizmat e theksuara dhe të ngulitura thellë në vetëdijen e njerëzve të hapësirës tonë të përbashkët, në rrafshin vertikal ka qenë që të krijohet një kohezion i qëndrueshëm ndëretnik, por në prapaskenë nuk ka dashur (apo nuk ka mundur), që ta sheshojë epërsinë e kombit serb, i cili pas vdekjes së tij shpërtheu në një egocentrizëm të egër dhe u manifestua në luftëra të përgjakshme.

Maqedonia për serbët paraqiste një kafshatë të lehtë, të cilën ata mendonin se do ta merrnin pa luftë, megjithatë mposhtja e tyre e madhe dhe vullneti ndërkombëtar bënë që Maqedonia të konturohej në një shtet të pavarur dhe sovran, madje për një kohë të gjatë, nga një fuçi baroti, u shndërrua, të paktën në diskursin diplomatik, në një oazë paqeje, me maqedonasit në krye të burimit të ujit, kurse të tjerët shërbenin si ato palmat e dekorit në mesin e shkretëtirës.  Shkathtësia e Shkollës së Kumrovecit doli vërtet fitimtare, shqiptarët i nxori të madh e të vogël në rrugë, organizoi zgjedhjet demokratike parlamentare dhe e bëri Maqedoninë shtet, me një kushtetutë unitare, e cila edhe sot na i mohon neve të drejtat elementare njerëzore: gjuhën, flamurin dhe kombin.

Konflikti i vitit 2001 vërtet e sheshoi diskriminimin, përfaqësimin e shqiptarëve në shtet, hapi shtigje punësimi dhe arsimimi, por nuk arriti ta ndryshojë unitarizmin e shtetit, i cili është burimi kryesor i astigmatizmit dhe nacionalizmit të sotëm. Përgjegjësinë për këtë e kanë fuqitë e mëdha, të cilat e vazhdojnë në mënyrë të heshtur politikën e komunizmit ndaj shqiptarëve, duke na e vazhduar mandatin e popullit të rangut të dytë në trojet tona në Maqedoni dhe gjetiu, gjë që çoi në radikalizmin e skajshëm të situatës, madje, me kthesën e madhe politike të vitit 2008, mbase pas shfaqjes edhe të filmit holivudian Alexander the Great, përnjëherë nga një Maqedoni sllave, lindi një Maqedoni antike, jo vetëm në mendje por edhe në realitet, i cili u kurorëzua me Projektin famëkeq Shkupi 2014, i cili e brejti edhe atë palcë që i kishte mbetur vendit.

Mbase dhe ky qe momenti kur faktori ndërkombëtar e kuptoi se Projekti i tyre për një shoqëri multietnike po u rrëshqiste duarve dhe iu qas më seriozisht punës, duke ushtruar një trysni të vazhdueshme politike, sidomos pas përshkallëzimit të krizës politike dhe daljes në dritë të aferës së përgjimeve, si dhe faktorizimit rritës të Rusisë në vendet e rajonit, por edhe në Maqedoni.
“Oaza e paqes”, që dikur shërbente si dekor në mesin e një shkretëtire gllabëruese, po shndërrohet përsëri në një fuçi e rrezikshme baroti, me pasoja të paparashikueshme për rajonin, por që mund të ndikojë edhe në ndërthurjet e tanishme të politikës globale në përgjithësi.

Po të bëjmë një përmbledhje sekuencash të së shkuarës, rezulton se Maqedonia është një histori e ndërtuar gjëegjëzash, ku fjalët ‘territor’ dhe ‘identitet’ e përbëjnë tërësinë dhe pa të cilat gjëegjëza s’do të kishte asnjë kuptim. Nëse vazhdojmë t’i analizojmë gjëegjëzat, kemi 4 sosh: 1. Emri me Greqinë 2. Gjuha dhe kombi me Bullgarinë 3. Kisha me Serbinë 4. Në sferën e brendshme implementimi në tërësi i Marrëveshjes Kornizë të Ohrit

Mjafton vetëm të kontestohet njëra dhe rrënohet i gjithë tregimi…

Spartak Ngjela: Presidenti maqedonas, Ivanov, u çmend

Maqedonia po shkon me rritëm të shpejtë drejt Albanizimit të saj.

Shqiptarët përfundimisht po marrin vendin e tyre ne tokën e tyre, dhe në shtetin e grabitur nga padrejtësitë e 150 vjetëve.

Presidenti maqedonas, Ivanov, u çmend.

Po partia maqedonase që përkrah shqiptarët çfarë është? Janë në  shumicë shqiptarët ortodoksë që janë deklaruar sllavë.

Po Maqedonia e lashte e Aleksandri të madh ç’ka qenë?

Ilirishtja dhe maqedonishtja e asaj kohe kanë qënë dialekte të një gjuhe.

Po çfarë lidhje kanë sllavët e sotëm me Maqedoninë e Aleksandrit?

Nuk kanë asnjë lidhje, këta kanë ardhur në Gadishullin Ilirik në Shekullin e VII – të.

E vetmja lidhje, janë shqiptarët, të cilët një president sllav, Ivanov, i quan të huaj në tokën e tyre 2500 vjeçare.

Qeshni me injorancën!…

Se shqiptarët sot janë shumë të fortë.

Gjyla Çeliku: Bashkim të bllokut shqiptar në Maqedoni

Në emisionin “Alternativa”, zonja Celiku me shumë profesionalitet tregon strategjinë politike të partive shqiptare dhe ben thirrje për një bashkim të bllokut shqiptarë në Maqedoni, për të krijuar pushtet dhe stabilitet. Ajo gjithashtu porosit që pas zgjidhjes së krizës së tashme politike, partitë shqiptare të merren intenzivisht me elektoratin për ta gjetur shkakun pse i dënoi elektorati dhe nga se erdhi pasoja e zgjedhjeve të dhjetorit! Porosia dhe mesazhi i fundit ishte që partitë politike në zgjedhjet e ardhshme lokale të realizojnë kampanja zgjedhore sa më modeste, pa praninë e këngtarve dhe bartjen e njerzve të njejtë nga një qytet te tjetri, sepse bëjnë harxhime pa nevojë me të cilat të holla mund ti shërbenin popullit me hapjen e nje fabrike dhe punësimin e qindra qytetarve. Polotika është profesioni më i keqpërdorur në Maqedoni, ku në emër të këtij profesioni lulëzoi krimi dhe korrupcioni. Politika nuk duhet të shihet si profesion profitabil, por si profesion me interes të përgjithshem dhe serioz. Uroj që gjendja sa më shpejt të stabilizohet me një qeveri, sa më shumë të vazhdohet problemi kriza thellohet dhe me regres ekonomik-tha Çeliku në Tv

 

Maqedoni: Presidenti refuzon t’i japë mandatin Zoran Zaevit

Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, refuzoi t’i jap mandatin për themelimin e qeverisë kryetarit të Lidhjes Social-Demokrate, Zoran Zaev, duke e akuzuar atë për veprime që cenojnë karakterin unitar të Maqedonisë.

Në një paraqitje të jashtëzakonshme para publikut, presidenti maqedonas tha se arsyeja për këtë vendim ishte platforma e partive politike shqiptare e cila ishte hartuar sipas tij në “shtetin fqinj”.

“Deri sa të jem president i Maqedonisë nuk do të mandatoj askënd që pranon platforma të shteteve fqinje që rrënojnë sovranitetin e shtetit”, tha presidenti Ivanov. Ai e akuzoi kryetarin e Lidhjes Social-Demokrate për shkelje të Kushtetutës dhe të interesave kombëtare.

“Maqedonia është gjithçka që kemi dhe nuk kemi të drejtë historike për të shkatërruar atë për të cilën brezat e mëhershëm kanë luftuar”, tha ai.

Ai tha se nuk pret reagim nga bashkësia ndërkombëtare, ashtu siç “ndërkombëtarët nuk reaguan për platformën shqiptare, të hartuar sipas tij në një shtet fqinj”.

Presidenti Ivanov dhe partia VMRO-DPMNE kishin akuzuar Tiranën se kishte hartuar një platformë të partive politike shqiptare në Maqedoni.

Kryetari i Lidhjes Social Demokrate Zoran Zaev ia dorëzoi të hënën më 27 shkurt presidentit Gjorgje Ivanov 67 nënshkrimet e deputetëve të partisë së tij, të Bashkimit Demokratik për Integrim, të Lëvizjes Besa dhe Aleancës për shqiptarët, si garanci e krijimit të shumicës parlamentare për marrjen e mandatit për formimin e qeverisë së re të Maqedonisë.

Pjesë e marrëveshjes ishte propozimi i hartuar nga partitë shqiptare për përdorimin e gjuhës shqipe në shkallë vendi, gjë që nxiti reagime të VMRO-DPMNE-së e cila dështoi të sigurojë mbështetjen për themelimin e qeverisë.

Mbështetësit e kësaj partie u hodhën ne protesta në Shkup kundër asaj që e quajnë federalizim të Maqedonisë, duke kundërshtuar zgjerimin e përdorimit të gjuhës shqipe.

Maqedoni: Ivanov ende nuk e mandaton Zaevin, rriten tensionet

Kriza politike në Maqedoni vazhdon të përshkallëzohet edhe në aspektin e sigurisë pas zbardhjes së marrëveshjes për draft-ligjin për gjuhën shqipe mes Lidhjes Social-Demokrate dhe partive shqiptare.

Protestat e organizatave të ndryshme të martën në mbrëmje kanë përfunduar me dhunë ndaj një gazetari ndërsa janë regjistruar edhe incidente tjera ku në shënjestër të protestuesve kanë qenë edhe kalimtar të rastit.

Protestat tani janë shtrirë edhe në qytete tjera ndërsa mbahen kundër avancimit të gjuhës shqipe dhe kundër siç thuhet, përpjekjeve të liderit opozitar, Zoran Zaev, për ndarjen e Maqedonisë.

Ndërkohë, ky i fundit tani dy ditë është në pritje të presidentit, Gjorge Ivanov për t’i dhënë mandatin për formimin e qeverisë së re. Zaev ka thënë se marrëveshja e arritur mes tij dhe partive shqiptare, të cilat i kanë dhënë firmat e nevojshme për t’u mandatuar për kryeministër, është në përputhje me Kushtetutën, e cila përveç maqedonishtes si gjuhë të dytë zyrtare përcakton edhe gjuhën shqipe.

Por, nga VMRO-ja e Nikolla Gruevskit, e cila është në pushtet tani 10 vjet, thotë se marrëveshja rrënon karakterin unitar të shtetit, andaj ka bërë thirrje për kundërshtimin e saj me të gjitha mënyrat e mundshme.

Thirrja e saj ka rritur tensionet dhe incidentet kryesisht nëpër rrugët e Shkupit.

“E dënojmë ashpër këtë dhunë të pakuptimtë dhe irracionale. Thirrjet për urrejtje, thirrjet për Maqedoni të pastër të gjitha këto paraqesin vepër penale dhe autorët e këtyre veprave, por dhe inskenuesit dhe organizatorët e protestave që nuk kujdesen që këto protesta të rrjedhin ashtu siç parashohin ligjet dhe Kushtetuta e Maqedonisë, duhet të ballafaqohen me përgjegjësi penale”.

“Maqedonia është në prag të ndërlikimit të situatës dhe vetëm veprimi strikt i institucioneve në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën do t`i jap një kahje racionale kësaj situate. Qytetarët liri-dashës pro demokratik të Maqedonisë duhet të tregohen të përmbajtur dhe mos bien pre e këtyre manipulimeve të pushtetit në ikje”, thotë Petrit Saraçini, gazetar dhe përfaqësues i organizatës joqeveritare, “Civil”.

Protestat, sipas aktivistëve të të drejtave të njeriut, më shumë kanë të bëjnë me shpërqendrimin e vëmendjes nga thelbi i krizës politike se sa për zgjerimin e përdorimit zyrtar të gjuhës shqiptare.

Mirjana Najçevska, aktiviste dhe ish kryetare e Komitetit të Helsinkit, thotë se pas gjithë këtij skenari qëndron përpjekja e pushtetit aktual që përmes ngritjes së tensioneve ndëretnike t’i ikë debatit dhe hetimeve që kanë nisur nga Prokuroria Speciale për hetimin e skandaleve nga ajo që njihet si aferë e përgjimeve.

“Vlerësoj se kriminaliteti po bën përpjekje që në të gjitha mënyrat t’i fsheh krimet e bëra. Një nga mënyrat më të thjeshta është ngritja e tensioneve ndëretnike pasi vetëm në këtë mënyrë mendojnë se mund të shpërqendrojnë vëmendjen nga e gjithë ajo që është bërë deri më tani. Është lehtë të nxitësh të rinjtë të bëjnë vepra të shëmtuara, por besoj se lojërat e tyre më nuk do të mund të kalojnë dhe të gjithë ata që i futen skenarëve të tillë duhet të përgjigjen penalisht”, thotë Najçevska.

Në protestat e organizatave që kundërshtojnë marrëveshjen për shqipen, po dëgjohen thirrje nga më të ndryshme ndërsa janë shpërndarë edhe kartëmonedha me simbole e personalitete shqiptare të UÇK-së duke ironizuar kështu me zgjidhjen dhe duke e paraqitur si shqiptarizuese të Maqedonisë.

Zgjidhja e krizës, sipas njohësve të çështjeve politike, qëndron në formimin sa më të shpejtë të qeverisë. Një kërkesë të tillë të martën e bëri edhe departamenti i shtetit amerikan. (REL)

Shekerinska: Gjuha shqipe është zyrtare! (Video)

Radmilla Shekerinska, nënkryetare e LSDM në intervistën për Programin 200 nga Nazim Rashidi tha se për partinë e saj gjuha shqipe është zyrtare. Ligji për gjuhën shqipe, sipas saj, vetëm rregullon përdorimin e saj.

Gazetari Nazim Rashidi, në fillim të programit tha se si gjest për dygjuhësinë intervistën do ta bënte plotësisht në gjuhën maqedonase. Por e pyeti Shekerinskën se kur do të mësonte ajo shqipen.

Ajo tha se kishte filluar ta mësonte më parë dhe se do të vazhdojë ta mësojë.

Anulohet seanca për vrasjen e vogëlushit Almir Aliu nga Kumanova

Seanca kundër 30-vjeçarit Boban Iliq nga Kumanova, i cili dyshohet për vrasjen e katërvjeçarit Almir Aliu, sot u anulua pasi ekspertët e Klinikës për psikiatri për shkak të obligimeve nuk kanë mundur të marrin pjesë në seancë, kumtoi Gjykata Themelore nga Kumanova.

I akuzuari Iliq në seancën e parë tha se nuk ndjehet fajtor. Në seancën e kaluar dëshmi dha nëna e fëmijës, por edhe vëllai i të akuzuarit dhe e dashura e tij. Në seancën e parë u shqyrtua edhe videoja nga kamera e njërës prej shtëpive në afërsi të Shtëpisë së Shëndetit.

I dyshuari akuzohet se më 24 qershor ka shkelur Almirin katërvjeçar në afërsi të Shtëpisë së Shëndetit në Kumanovë pas një incidenti i cili ka ndodhur në rrugën “Boris Kidriq”. Për ngjarjen e njëjtë kundër tre personave të tjerë është dorëzuar akuzë për vepër të kryer penale “dhunë”. Bëhet fjalë për babain e fëmijës, Sedat Aliu, si dhe për Sami Demiri dhe Abdulla Aliu.

Maqedoni: Prokuroria Speciale zgjeron hetimet ndaj zyrtarëve

Prokuroria Speciale në Maqedoni ka njoftuar ‘zgjerimin hetimeve ndaj zyrtarëve lidhur me shpërdorim të detyrës gjatë ndarjes së tenderëve për nxjerrjen e thëngjillit në një minierë në qytetin e Manastirit’.

Hetimet janë hapur në bazë të materialeve të përgjuara telefonike prej nga rezulton përfshirja e tre personave në falsifikimin e dokumenteve të tenderimit duke përfituar kështu 17.2 milion euro në vitin 2011.

Për dy nga personat që po hetohen Prokuroria Speciale ka kërkuar masën e paraburgimit.

Prokuroria Speciale gjithashtu ka zgjeruar hetimet edhe për rastin e koduar me emrin “Titanik” që ka të bëjë me falsifikimin e zgjedhjeve.

Prokurorja Katica Janeva, tha se hetimet kanë përfshirë edhe 17 persona të tjerë, pa specifikuar se për kë konkretisht bëhet fjalë.

Në mesin e tyre jo zyrtarisht merret vesh se janë edhe emrat e disa ish anëtarëve të qeverisë së Nikolla Gruevskit. Të gjithë akuzohen për parregullsi zgjedhore dhe financim të jashtëligjshëm të fushatës partiake gjatë zgjedhjeve parlamentare të vitit 2014.

Për rastin “Titanik” hetimet tani një kohë janë duke u zhvilluar kundër dy ish ministrave, Gordana Jankullovska dhe Mile Janakievski si dhe kundër ish kryetarit të komunës së Putsecit në Shqipëri, Edmond Temellko.

Ndërkohë për disa raste tjera për shpërdorim detyre akuzohet edhe ish kryeministri, Nikolla Gruevski.

Të gjitha akuzat kanë për bazë aferën e përgjimeve të zbardhur nga lideri i opozitës Zoran Zaev në shkurt të vitit 2015, që edhe ka shkaktuar krizën politike në Maqedoni.

Protestat në Shkup pengojnë krijimin e qeverisë së re

Njohësit e çështjeve politike thonë se protestat kundër përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe krijojnë presion ndaj presidentit të Maqedonisë që të mos ia ndajë mandatin Zoran Zaevit, i cili tanimë ka deponuar dhe nënshkrimet e 67 deputetëve si garanci për sigurimin e shumicës parlamentare.

Iniciativa Qytetare në përkrahje të VMRO DPMNE-së ka paralajmëruar protesta edhe të martën, për të tretën ditë me radhë në Shkup dhe në disa qytete të Maqedonisë kundër koalicionit të Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë me partitë politike shqiptare, pasi paraprakisht është arritur ujdi për ligjin që mundëson një shtrirje më të gjerë të shqipes në tërë territorin e Maqedonisë.

Protestuesit, të cilët gjatë protestave të dy ditëve të kaluara, kanë lëshuar thirrje të shumta antishqiptare thonë se ‘marshi’ siç e kanë quajtur kundër gjuhës shqipe ka të bëjë me ruajtjen e shtetit unitar duke mbajtur në duar pankarta “një shtet, një gjuhë dhe një Maqedoni”.

“Shqiptarët në Maqedoni kanë shkolla në gjuhën shqipe madje kanë dhe fakultete në gjuhën shqipe. Çka kërkojnë më shumë? Të na e marrin tërë shtetin në duar, duke vendosur shqipen edhe në kartëmonedhat apo uniformat e pjesëtarëve të sigurisë? Këtë nuk do ta lejojmë”, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, Valentina Simoneska protestuese.

“Shqiptarët përderisa jetojnë në Maqedoni do të duhet ta mësojnë mirë gjuhën maqedonase nëse dëshirojnë të komunikojnë me institucionet dhe jo institucionet t’i detyrojnë të flasin shqip. Kështu ka qenë dhe kështu duhet të mbetet”, thotë Nikolla, pensionist i cili kishte dalë për të protestuar.

Por, për Mitko Gaxhovskin, analist politik, ‘nxitja e protestave për kinse mbrojtje të interesave shtetërore të Maqedonisë, synon të pengojë bartjen e qetë të pushtetit, nën kërcënimin se do të ketë trazira”.

“Me përshkallëzimin eventual të situatës së sigurisë, nga revolta e qytetarëve në protesta, synohet të pengohet procesi i formimit të qeverisë së re të Maqedonisë dhe funksionimi normal i institucioneve të shtetit, sepse tanimë është e qartë se një pjesë e pushtetarëve do të duhet të përballen me drejtësinë”, thotë Gaxhovski për Radion Evropa e Lirë.

Ndërkaq Xhelal Neziri, njohës i çështjeve politike, thotë se në Maqedoni për herë të parë cenohet bartja e qetë e pushtetit, duke imponuar nevojën e formimit të një koalicioni të gjerë që VMRO DPMNE e ish kryeministrit Nikolla Gruevski të mos shkojë në opozitë.

“Ish kryeministri Nikolla Gruevski, duke i ofruar koalicion kundër shqiptarëve, drejtuesit të Lidhjes Social Demokrate, Zoran Zaev, ka për qëllim që të imponojë një koalicion të zgjeruar, pjesë e të cilit do të jetë dhe VMRO-DPMNE, të cilën e drejton. Në fakt ai [Gruevski] nuk dëshiron të mbetet jashtë pushtetit, nuk dëshiron që VMRO DPMNE të shkojë në opozitë sepse do të humb në tërësi kontrollin ndaj institucioneve të shtetit, i cili kontroll i ka garantuar paprekshmëri në raport me hetimet që po bën Prokuroria Speciale Publike e Maqedonisë”, thotë Neziri.

Për formimin sa më parë të qeverisë së re të Maqedonisë dhe konsolidimin e institucioneve të shtetit të cilat do të angazhohen në realizimin e reformave në sistemin e drejtësisë në formë të drejtë për drejtë kanë bërë thirrje dhe NATO dhe BE.

Shkup, protestë kundër pranimit të platformës shqiptare

Qytetarët thonë se bëhet fjalë për ruajtjen dhe mbrojtjen e unitetit të Maqedonisë, “kryesisht për mbrotjen e gjuhës maqedonase, e cila është rrënja e mbijetesës dhe identitetit të popullit maqedonas”

SHKUP – Mijëra qytetarë të Shkupit në shenjë proteste marshuan në mënyrë paqësore nga godina e Qeverisë së Maqedonisë drejt Kuvendit për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj siç thonë ata, “pranimit të platformës shqiptare nga lideri i Lidhjes Social Demokratike të Maqedonisë (LSDM), Zoran Zaev”.

Qytetarët e tubuar në organizim të iniciativës së sapoformuar “Për Maqedoni të përbashkët” thonë se bëhet fjalë për ruajtjen dhe mbrojtjen e unitetit të Republikës së Maqedonisë, “kryesisht për mbrotjen e gjuhës maqedonase, e cila është rrënja e mbijetesës dhe identitetit të popullit maqedonas”.

Ata kërkojnë nga liderët politikë që prioritet të kenë interesat kombëtare dhe shtetërore, si dhe të mos pranojnë që platformat e arritura jashtë Maqedonisë të ndikojnë në politikën e brendshme të këtij vendi.

Edhe pse organizatorët bënë thirrje që në protestë të mos shfaqen simbole etnike, politike apo fetare, por të kërkohet zgjidhja e kësaj krize politike në mënyrë demokratike, në marshimin e tyre nuk munguan brohoritjet nacionaliste ndaj popullit shqiptar.

Para Kuvendit të Maqedonisë, ku dhe përfondoi protesta në mënyrë paqësore, organizatorët të cilët mbajtën fjalime paralajmëruan se do të protestojnë çdo ditë deri sa partitë politike të zgjidhin krizën aktuale politike që e ka përfshirë vendin. Ata thonë se janë duke protestuar kundër, siç thonë ata, ndryshimit të Kushtetutës, emrit dhe rrënjëve të shtetit.

Pasditen e sotme lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, ia dorëzoi presidentit Gjorgje Ivanov, dëshminë për sigurimin e shumicës parlamentare për formimin e qeverisë së re, ndërsa nga kabineti i presidentit njoftuan se pas parashtrimit të dëshmisë, pritet që Ivanov të marrë vendim për dhënien e mandatit në ditët në vijim.

Ndryshe, pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit presidenti Ivanov ia dorëzoi mandatin për formimin e qeverisë së re kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, i cili në afatin kohor prej 20 ditësh nuk arriti të formojë shumicë parlamentare, pas së cilës presidenti Ivanov i thirri në konsultime liderët e partive politike që morën mandate në Kuvendin e Maqedonisë. aa

Zaevi i dorëzoi nënshkrimet presidentit Ivanov

Nga kabineti i presidentit të vendit, më herët njoftuan se pas parashtrimit të dëshmisë për sigurimin e shumicës, pritet që presidenti Ivanov të marrë vendim në ditët në vijim

SHKUP – Lideri i Lidhjes Social Demokratike të Maqedonisë (LSDM), Zoran Zaev, në vilën presidenciale “Villa Vodno” ia dorëzoi presidentit të Republikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, dëshminë për sigurimin e shumicës parlamentare për formimin e qeverisë së re, me nënshkrimin e 67 deputetëve të partisë së tij, Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Lëvizjes BESA dhe Aleancës për Shqiptarët

Nga kabineti i presidentit të vendit, më herët njoftuan se pas parashtrimit të dëshmisë për sigurimin e shumicës, pritet që presidenti Ivanov të marrë vendim në ditët në vijim.

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, para dorëzimit të nënshkrimeve te presidenti i vendit, deklaroi se pret që Ivanov në kohë sa më të shpejtë t’i dorëzojë mandatin për formimin e qeverisë së re, në mënyrë që të fillojnë bisedimet për formimin e qeverisë së re.

“Kjo është ditë e madhe historike për Republikën e Maqedonisë. Në dorë mbaj 67 nënshkrime të deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë të cilat garantojnë mundësi për qeveri të re për qytetarët e Maqedonisë. Këto nënshkrime, njëkohësisht mundësojnë që të përfundojë kriza në Maqedoni dhe përfundimisht shteti të lëvizë përpara në funksion të kthimit të jetës në Maqedoni”, deklaroi Zaev.

Zaev porositi të gjithë qytetarët dhe institucionet e shtetit se pason një periudhë e një transferi të qetë dhe të shpejtë të pushtetit në Maqedoni.

Ndryshe, pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit presidenti Ivanov ia dorëzoi mandatin për formimin e qeverisë së re kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, i cili në afatin kohor 20 ditësh nuk arriti të formojë shumicë parlamentare, pas së cilës presidenti Ivanov i thirri në konsultime liderët e partive politike që morën mandate në Kuvendin e Maqedonisë.

Pas konsultimeve me liderët politik, presidenti Ivanov deklaroi se “mandatin për formimin e qeverisë së re do ta marrë partia apo koalicioni i cili do të dëshmojë që ka fituar shumicën në Kuvend”, mirëpo i kushtëzoi me dy prioritete, fillimisht mbrojtjen e interesave shtetëtërore, që sipas tij, nënkupton mbrojtjen dhe forcimin e karakterit unitar të vendit, si dhe nën dy reforma sistematike pas krizës në të cilat do të përfshihen subjektet e sistemit për siguri kombëtare.​

Gruevski i ofron Zaevit koalicion kundër shqiptarëve

Kryetari i VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevski i ka ofruar liderit të LSDM-së, Zoran Zaev mbështetjen e plotë për t’u bërë kryeministër me kusht që të heq dorë nga koalicioni me partitë shqiptare, me të cilat ka arritur marrëveshje për miratimin e një ligji për gjuhën shqipe.

Madje, Gruevski ka thënë se është i gatshëm të pranojë edhe të arrestohet vetëm të mos rrënohen siç ka thënë “themelet e shtetit maqedon”.

“Le të më arrestojnë, të më burgosin, le të më keqtrajtojnë, vetëm të mos rrënojnë shtetit dhe themelet e tij”, thuhet në ofertën publike të Nikolla Gruevskit të prezantuar në llogarinë e tij në rrjetin Facebook.

Gruevski ka shkruar se VMRO DPMNE është e gatshme të mbështesë një qeveri të pakicës që do të drejtohej nga LSDM-ja por me kusht që të heqë dorë nga mbështetja për platformën shqiptare, të cilët e quan si “shkatërruese për Maqedoninë” .

Draft-ligji për gjuhët parasheh përdorim të gjerë të shqipes në Kuvend, qeveri, pushtetit gjyqësor, jurisprudencë, në dokumentet personale, organet e sigurisë, përfshirë edhe komunat ku nuk ka popullatë shqiptare, por në rastet kur shqiptarët u drejtohen atyre për marrjen e shërbimeve personale.

Kryetari i VMRO-së, Nikolla Gruevski ka thënë se kërkesa e shqiptarëve për zyrtarizmin e shqipes nuk do të ndalet me kaq, por se ata sipas tij “do të vazhdojnë me shantazhet deri në federalizimin e vendit”.

Në një paraqitje në një media të afërt me partinë e tij Gruevski ka thënë se VMRO DPMNE-ja nuk do të rrijë “duarkryq”, por me të gjitha forcat do të mbrojë sovranitetin dhe karakterin unitar të Maqedonisë.

Ai ka thënë se ka shumë opsione për parandalimin e Zaevit ndërsa duket shtuar se “në fund do të jetë populli ai që do të mbrojë shtetin”.

Reagimi i Gruevskit vjen një ditë pasi lideri social-demokrat, Zoran Zaev u mandatua për kryeministër nga partia e tij. Zaev ka siguruar 67 nënshkrime për marrjen e mandatit për formimin e qeverisë së re. Nënshkrimet të hënën pritet t’ia dorëzojë Presidentit të shtetit, Gjorge Ivanov, i cili i jep mandatin për kryeministër.

Bazuar në reagimin e Gruevskit, por edhe deklarimet e mëparshme të Presidentit mund të ndodhë që ai të mos i jep mandatin Zaevit.

Presidenti ka thënë se nga ai do të kërkonte edhe programin qeveritar, kërkesë që është në kundërshtim me kushtetutën pasi programi dhe përbërja e qeverisë prezantohen dhe miratohen vetëm në Kuvend.

Zaevi nesër dorëzon nënshkrimet në Presidencë, kërkon mandatimin

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev të hënën do t’i dorëzojë nënshkrimet në Presidencë për ta kërkuar nga kreu i shtetit Gjorge Ivanov mandatin për formimin e Qeverisë së re.

Këshilli qendror i LSDM-së ditë më parë i dha dritë jeshile liderit të kësaj partie Zoran Zaev për të kërkuar mandatin nga presidenti.

“Vijon një periudhë ku do të përkushtohemi në vendosjen e një programi cilësor qeveritar që do ta realizojnë politikanë të përgjegjshëm, që do të udhëheqin politika reale, ashtu siç zgjodhën qytetarët e Maqedonisë”, theksohej ndër të tjera në njoftimin e LSDM-së.

Ndërkohë nga BDI nuk ka ndonjë zhvillim të ri.

Kryesia qendrore e kësaj partie nuk është thirrur që nga dita e premte kur edhe vendosi që Zoran Zaevit t’ia jep nënshkrimet për të marrë mandatin.

Edhe pse partia e Ahmetit i dha mbështetje liderit të LSDM-së, në tavolinë ka ende dy opsione: Mbetje në opozitë me mbështetje të qeverisë së pakicës, ose pjesëmarrje në qeveri me marrëveshje koalicionimi.

Ndonëse nuk konfirmojnë, nga partia e Ahmetit duket se do të presin vendimin e presidentit Ivanov për të vendosur për hapat e mëtutjeshëm, shkruan Alsat M.

Pas informacioneve se Zoran Zaev ka siguruar nënshkrimet e nevojshme për të kërkuar mandatin nga Ivanov, ky i fundit mësohet të jetë takuar me kreun e VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski. Alsat kërkoi qëndrim nga presidenca dhe nga VMRO-DPMNE-ja për të konfirmuar nëse vërtet Gruevski dhe Ivanov janë takuar dhe për çfarë është biseduar, mirëpo asnjëra e as tjetra nuk u përgjigjën qoftë për të konfirmuar apo përgënjeshtruar takimin mes Gruevskit dhe Ivanovit.

Ditë më parë, komisioneri evropian Johanes Hanh tha se Bashkimi Evropian pret që presidenti Ivanov të ndërmerr hapat e mëtejmë në përputhje me Kushtetutën, përkatësisht t’i dorëzojë mandatin për formimin e qeverisë, kandidatit që kanë shumicën në Kuvend.

LSDM-ja mandaton Zaevin për kryeministër, BDI-ja i jep mbështetje

Lidhja Social-Demokrate ka mandatuar liderin e saj, Zoran Zaev, për kryeministër të Maqedonisë. Vendimi i miratuar nga organet më të larta të social-demokratëve ka pasuar mbështetjen që kjo parti mori nga partia Bashkimi Demokratik për Integrim.

BDI-ja, në mbledhjen e së premtes, e cila ka përfunduar para mesnate, ka vendosur t’i japë nënshkrimet e deputetëve të saj që Zaev të mund të kërkojë nga presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, marrjen e mandatit për formimin e qeverisë së re.

Për t’u mandatuar, lideri social-demokrat duhet të sigurojë edhe tri nënshkrimet e Aleancës Shqiptare, me të cilën po ashtu është në bisedime. Ndërkohë, mbështetjen ia ka premtuar edhe Lëvizja Besa. Kjo bën që Zaev të kërkojë mandatin nga Ivanov me 67 nënshkrime nga 61 sa janë të nevojshme.

Se a do t’ia japë mandatin Ivanovi, mbetet të shihet pasi ai paraprakisht ka paralajmëruar edhe mundësinë që nga Zaev të kërkojë edhe programin qeveritar, edhe pse në bazë të Kushtetutës i njëjti prezantohet dhe miratohet vetëm në Kuvend. Mbetet e paqartë edhe përbërja e qeverisë pas paralajmërimeve të BDI-së se mundet të mbetet në opozitë, por të mbështesë një qeveri të pakicës.

Ne tani po bisedojmë për këto dy variante, mbetjen në opozitë me mbështetje të qeverisë së pakicës ose participim në qeveri me marrëveshje të koalicionit. Ne miratuam vendimin për dhënien e mbështetjes për mandatin që të mund të zhbllokohen proceset që janë të lidhura me afate konkrete, siç janë edhe zgjedhjet lokale. Por, kjo nuk do të thotë se kemi marrëveshje për shkak se ne mund të vendosim që të mos marrim pjesë në qeveri dhe të mbetemi në opozitë, ose edhe po të vendosim ndryshe, duhet të kemi negociata për harmonizimin e programit të dy partive politike”, ka deklaruar zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani.

Ai ka bërë të ditur se mbetja në opozitë mund të ndodhë me të vetmin qëllim, zbardhjen nga një pozicion i tillë të të gjitha akuzave që janë bërë për qeverisjen e BDI-së në dhjetë vitet e fundit, siç ka thënë ai.

Por, njohësit e çështjeve politike thonë se në ndryshimin e qëndrimin të BDI-së kanë ndikuar lëvizjet te partia e Nikolla Gruevskit, e cila ka paralajmëruar masa të ndryshme për të kundërshtuar koalicionin LSDM-BDI dhe se në mesin e këtyre masave ka edhe materiale komprometuese.

“Mendoj se përfaqësuesit e BDI-së e kanë parë veten në ndonjërin prej këtyre hapave që i paralajmëron VMRO DPMNE-ja dhe kjo i ka kthyer në pikën zero të negociatave, respektivisht të procesin për formimin e qeverisë së re të Maqedonisë. Është një qëndrim surprizë duke marrë parasysh se bëhet fjalë për parti, e cila njihet se me qëndrimet dhe këmbënguljet e saj për të qenë pjesë e qeverisë”, thotë për Radion Evropa e Lirë, Isen Saliu, njohës i çështjeve politike dhe kryeredaktor i së përditshmes në gjuhën shqipe “Lajm”.

Ndërkohë, VMRO DPMNE-ja, partia që ka mbajtur pushtetin në Maqedoni për dhjetë vjet, ka ftuar të gjitha organet partiake nëpër qytete për mobilizim në mbrojtje të, siç thuhet, Kushtetutës dhe karakterit unitar të shtetit.

Në shumë qytete ka pasur tubime, ku ithtarë të partisë së Nikolla Gruevskit kanë kundërshtuar ashpër marrëveshjen mes LSDM-së dhe BDI-së lidhur me draft-ligjin për gjuhën shqipe. Protesta janë paralajmëruar edhe në ditët e ardhshme.

Njohësit e çështjeve politike thonë se gjendja mund të përkeqësohet, pasi, sipas tyre, qëllimi i Gruevskit më tepër është mbrojtja e vetes dhe njerëzve të afërt rreth tij, sesa kundërshtimi gjuhës shqipe.

Pero Dimshoski, ish-zyrtar i qeverisë, thotë për Radion Evropa e Lirë se VMRO DPMNE-ja kompromise të ngjashme me BDI-në kanë bërë edhe në të kaluarën si për gjuhën, mënyrën e funksionimit të qeverisë, mbylljen e rasteve të Hagës e shumë çështje të tjera, por asnjëherë nuk e ka ngritur zërin si tani.

Ai vlerëson se reagimet e këtilla janë shprehje e drojës që në rast të mbetjes në opozitë, zyrtarët e saj mund të ndiqen penalisht lidhur me aferën e përgjimeve që edhe ka shkaktuar krizën aktuale.

“Mendoj se ekziston se frikë se mund të ketë epilog gjyqësor lidhur paditë dhe besoj se ky është motivi i reagimeve. Ata, dhjetë vjet ishin në koalicion me BDI-në, me të cilën bënë marrëveshje nga më të ndryshmet dhe tani papritmas dalin në mbrojtje të gjoja interesave kombëtare. Mendoj se pas kësaj ka qëllime tjera”, vlerëson Dimshoski.

Ndërkohë, nga VMRO DPMNE-ja, por edhe nga vetë presidenti Gjorge Ivanov, ka pasur sërish akuza për ndërhyrje nga jashtë në punët e brendshme të Maqedonisë duke aluduar në Tiranën zyrtare dhe kryeministrit Edi Rama, pas angazhimit në lehtësimin për arritjen e platformës shqiptare.(REL)

BDI ia jep nënshkrimet Zaevit; VMRO, thirrje për mobilizim

Në Maqedoni, Bashkimi Demokratik për Integrim ka vendosur t’ia japë nënshkrimet e deputetëve të tij liderit të Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, Zoran Zaev, për marrjen e mandatit nga presidenti Gjorge Ivanov për formimin e qeverisë së re.

Vendimi është marrë pas një debati 10-orësh të kryesisë së BDI-së, parti e udhëhequr nga Ali Ahmeti, por ajo nuk ka vendosur nëse do të jetë edhe pjesë e koalicionit të LSDM-së.

“Dhënia e nënshkrimeve nuk nënkupton edhe pjesëmarrje në qeveri. Një nga opsionet është edhe mbetja në opozitë”, ka deklaruar zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani.

Për t’u mandatuar nga presidenti Ivanov, lideri social-demokrat duhet të sigurojë edhe tre nënshkrimet e Aleancës Shqiptare, me të cilën po ashtu është në bisedime.

Ndërkohë, mbështetjen ai e ka marrë edhe nga Lëvizja Besa.

Kjo bën që Zaev të kërkojë mandatin nga Ivanov me 67 nënshkrime nga 61 sa janë të nevojshme.

Përafrimi ka ndodhur pasi Zaev ka pranuar platformën e partive shqiptare, përfshirë edhe draft-ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe nëpër të gjitha institucionet.

Ndërkohë, VMRO DPMNE-ja, partia që ka mbajtur pushtetin në Maqedoni që disa vite, ka ftuar të gjitha organet partiake nëpër qytete për mobilizim në mbrojtje të, siç thuhet, Kushtetutës dhe karakterit unitar të shtetit.

Në shumë qytete ka pasur tubime, ku ithtarë të partisë së Nikolla Gruevskit kanë kundërshtuar ashpër marrëveshjen mes LSDM-së dhe BDI-së lidhur me draft-ligjin për gjuhën shqipe.

Zaev: Maqedonia me qeveri të re më së voni më 15 mars

Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev konfirmoi të enjten se është arritur marrëveshje me partitë politike shqiptare lidhur me çështjet kyçe dhe se qeveria e re do të formohet më së voni më 15 mars

SARAJEVË – Kreu i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë (LSDM), Zoran Zaev konfirmoi të enjten se është arritur marrëveshje me partitë politike shqiptare lidhur me çështjet kyçe dhe se qeveria e re do të formohet më së voni më 15 mars.

Gjatë qëndrimit të sotëm në Sarajevë, Zaev për Anadolu Agency (AA) ka konfirmuar se me partitë shqiptare ka zgjidhur çështjet kryesore të hapura në mesin e të cilave edhe përdorimi i gjuhës, që ka qenë kryesore në negociatat me partitë shqiptare.

“Vijojnë edhe disa hapa deri në formimin e qeverisë së re, por çështjet e hapura kryesore i kemi zgjidhur dhe këto janë programi qeveritar, platforma jonë, platforma e tyre, ligji për përdorimin e gjuhës dhe çështje tjera.

“Ekziston edhe procedura për grumbullimin e nënshkrimeve dhe marrja e mandatit nga ana e presidentit Ivanov. Shpresoj që pas kësaj dtë na nevojiten 10 deri në 15 ditë për të formuar qeverinë e Maqedonisë”, tha Zaev.

Ai shpreson se, nëse gjithçka rrjedh sipas planeve, deri në fund të kësaj jave ose në fillim të javës së ardhshme ta marrë mandatin nga presidenti i vendit Gjorge Ivanov.

“Kryesia qendrore do të duhet të marrë vendim për mandatarin, edhe pse dihet se ky është kryetari i partisë, nevojitet grumbullimi i nënshkrimeve nga tre subjektet shqiptare. Krahas kësaj, pres që deri në fund të javës ose në fillim të javës tjetër të përfundojë çështja e dhënies së mandatit. Nga këtu, më së voni deri më 15 mars do të mund të kemi qeverinë e re. Shpresoj se do të përshpejtojmë procesin e konstituimit të Parlamentit dhe të shkurtojmë afatet për formimin e qeverisë”, tha Zaev.

Ai tha se me partitë shqiptare ka harmonizuar qëndrimet për gjuhën shqipe. “Tashmë kemi miratuar tekstin i cili si i tillë kalon edhe në BDI, partia më e madhe shqiptare. Këtë do të duhet ta konfirmojmë edhe me partitë e tjera shqiptare, por sigurisht edhe me partnerët tanë të koalicionit. Është e rrumbullakuar e gjitha në kuadër të Kushtetutës sonë”, tha Zaev.

Duke folur për raportet në rajon, Zaev tha se është i nevojshëm bashkëpunimi krahas dallimeve politike, sepse siç tha, këtë e kërkojnë qytetarët.

“Shpresoj që ky koncept shumëetnik të cilin ne si një opsion i majtë e kemi kultivuar në Maqedoni do të jetë një mesazh pozitiv për rajonin që ne duhet të punojmë së bashku, pavarësisht të gjitha dallimeve politike që ekzistojnë në këtë rajon, për shkak se Evropa do të na pranojë vetëm nëse përmirësojmë bashkëpunimin tonë. Vetëm përmes përmirësimit të bashkëpunimit do të mund të përshpejtojmë anëtarësimin në BE të të gjitha vendeve të rajonit”, tha Zaev.

I pyetur, nëse bëhet kryeministër i Maqedonisë a do të ndërmarrë hapa kundër strukturave që lidhen me organizatën terroriste FETO, Zaev tha se Turqia është një nga miqtë më të mëdhenj të Maqedonisë dhe se vendi i tij bashkë me fuqitë tjera botërore, do të përfshihet në luftën kundër terrorizmit.

“Në vazhdimësi do të përkrahim luftën kundër terrorizmit, pavarësisht ku ndodh dhe pavarësisht se ku ka rrënjët. Kjo është një punë djallëzore që po ndodh në shekullin 21 të cilin duhet ndaluar”, tha Zaev.

500 mijë maqedonas do të bëhen bullgarë

Drejtori i Muzeut Kombëtar të Sofjes, Bozhidar Dimitrov ka nisur fushatë që të gjithë maqedonasit të shpallen bullgarë, pasi, siç thotë ai, të tillë edhe janë, shkruan “Zhurnal”.

Aktualisht ai po punon për ndryshimin e ligjit, me çka maqedonasit me prejardhje bullgare vetëm me deklaratë gojore në gjuhën bullgare do të kenë të drejtë të marrin shtetësinë bullgare. Një dëshmi me shkrim nuk do të ishte aspak i nevojshëm.

“13 shekuj me radhë deri në vitin 1944 në Maqedoni kanë jetuar bullgarë. Një ditë dikush u ka thënë se ata janë maqedonas dhe jo bullgarë. Se nuk kanë asnjë lidhje me Bullgarinë, se do t’iu formohet një shtet dhe do t’iu shkruhet histori e re dhe kjo ka ndodhur. Dhe pastaj në kohët e tanishme menjëherë kanë dalë probleme më identitetin. Kështu që rreth 500 mijë maqedonas do të mund të bëheshin bullgarë, e njëkohësisht edhe shtetas të BE­së”, ka deklaruar Dimitrov./Gazeta Express/

Ligji për gjuhën shqipe merr dritën jeshile nga kryesia e BDI-së

Ligji i cili rregullon përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe në Maqedoni, të mërkurën mbrëma ka marrë dritën jeshile nga anëtarët e kryesisë qendrore të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI).

Për ligjin e gjuhës shqipe paraprakisht kishte ofruar një version Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë, por më pas BDI në bashkërendim me Aleancën për Shqiptarët, dhe konsultë më të gjerë të ekspertëve juridikë, hartoi draft-ligjin që mundëson avancimin e statusit juridik të përdorimit të gjuhës shqipe në më shumë dimensione.

Në mbledhjen e kryesisë së BDI-së, ku kanë marrë pjesë dhe deputetët e zgjedhur në parlamentin e Maqedonisë nga kjo parti, në formë të detajuar mbrëmë ka shqyrtuar më shumë se 20 nene të draft-ligjit të zyrtarizimit të gjuhës shqipe, nga secili anëtar i BDI-së, ka bërë të ditur zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë qendrore.

Osmani ka theksuar se kryesia qendrore e partisë që përfaqëson, pasi ka shtjelluar të gjitha argumentet sa i takon ligjit për gjuhën shqipe, unanimisht i ka dhënë vizë këtij ligji.

“Përmbyllëm këtë pjesë të debatit, dhe nga dita e premte presim të fillojmë diskutime për harmonizim eventual të platformës për bashkëqeverisje. BDI sot (të mërkurën) dha pëlqim për draft-ligjin e zyrtarizimit të gjuhës shqipe nga ku mund të fillojmë të diskutojmë edhe për çështjet tjera”, u shpreh Bujar Osmani.

Pas çështjes së gjuhës shqipe, të premten pritet të diskutohen temat që kanë të bëjnë me zgjidhjet ligjore për barazinë ekonomike të të gjitha rajoneve te Maqedonisë, si kusht që deputetët shqiptarë të deponojnë nënshkrimet e tyre, në mënyrë që lideri i LSDM-së, Zoran Zaev të marrë mandatin për formimin e Qeverisë së re të Maqedonisë, pasi paraprakisht, lideri i VMRO DPME-së, Nikola Gruevski dështoi të formojë Qeverinë.

Zaev pas takimit me Ahmetin: “Janë kapërcyer disa dallime”

Lidhja Social Demokrate ka shtuar komunikimet me partitë shqiptare, në përpjekje të arritjes së një marrvëveshjeje për formimin e kabinetit qeveritar, ndërsa çështja e gjuhës shqipe vazhdon të mbizotërojë në këto bisedime.

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev ishte të marten në mbrëmje në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë për të biseduar me zotin Ali Ahmeti, kryetar i kësaj partie.

Z. Zaev u tha më pas mjeteve të informimit se “janë kapërcyer disa dallime me BDI-në, se nuk do të sillen zgjidhje për përdorimin e gjuhëve që nuk do të jenë në kornizat e Kushtetutës, ndërsa grupet e punës nga të dyja partitë po punojnë në drejtim të gjetjes së zgjidhjes për formimin e qeverisë”.

Pak orë pas takimit, zoti Ahmeti u tha gazetarëve se dallimet me LSDM-në mbi përdorimin e gjuhës shqipe nuk janë të mëdha. Ai tha se takimi nuk kishte të bënte me nënshkrimet e ligjvënësve të partisë së tij, por me dallimet që ekzistojnë mes dy partive. Zoti Ahmeti tha se po kërkohet një zgjidhje që do të garantonte qëndrueshmërinë politike dhe ekonomike të vendit.

Në komentet e tij, Zaev tha se shpresonte që procesi i bisedimeve të përfundojë shpejt. “Më vjen mirë që të dyja partitë pajtohen që zgjidhjet të dalin nga Kushtetuta”, theksoi Zaev, duke lënë të kuptohet se dallimet kanë të bëjnë me interpretimin e zbatimit kushtetues të ligjit për gjuhët. Kryetari social-demokrat shtoi se nëse ngelen çështje të hapura, ato mund të diskutohen më vonë, duke u këshilluar me ekspertët për të parë se çfarë është kushtetuese e çfarë jo.

Në lidhje me ndarjen e baraspeshuar të buxhetit në rajone, Zaev tha se ka qëndrime identike me Z. Ahmeti. Kjo, – tha ai, – nuk është një çështje etnike por qytetare.

Më herët gjatë ditës, zyrtarë të lartë të LSDM-së u takuan me përfaqësues të Lidhjes për Reforma në Partinë Demokratike Shqiptare për të biseduar po për çështjen e gjuhës shqipe.

Partia shqiptare me koalicionin “Aleanca për shqiptarët” me tre deputetët e saj ka njoftuar para disa javësh se do t’i japë nënshkrimet e nevojshme LSDM-së në mënyrë që kjo të marrë mandatin për formimin e qeverisë. Por ajo ngul këmbë që shqipja të jetë gjuhë zyrtare në të gjitha nivelet e pushtetit qendror kudo në Maqedoni.

Për formimin e qeverisë nevojitet një shumicë e thjeshtë, 61 vota. Pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit, BDI ndonëse doli me një numër më të vogël deputetësh se sa në mandatin e mëparshëm, ajo ka tani një rol kyç, sepse pa votat e saj nuk formohet dot qeveria.

Ermira Mehmeti: Jam qytetare e lirë, ushtroj funksion publik

Lajme të shumta dhe dezinformata në adresë të ish deputetes Ermira Mehmeti po qarkullojnë sot për atë se ajo ka vendosur që të kalojë në një tjetër subjekt politik, por që nuk ka asgjë të vërtetë për faktin se ajo për momentin është duke ushtruar një tjetër profesion publik por jopolitik, shkruan Zhurnal.

“Lidhur me raportimet në disa media, sipas të cilave “Ermira Mehmeti pritet që të kalojë në LSDM”, dëshiroj të bëj këtë sqarim”, thekson znj. Mehmeti duke shtuar se nuk është pjesë e asnjë subjekti politik dhe se të gjitha shkrimet që bëhen dhe transfertat politike i cilëson thjeshtë si spekulime dhe asgjë më shumë.

“Që nga 1 janari i vitit 2017, unë kam ndërprerë të gjitha angazhimet e mia politike. Nuk jam pjesë e asnjë subjekti politik. Unë jam një qytetare e lirë dhe ushtroj një funksion publik jopolitik. Dëshiroj të sqaroj poashtu se asnjë medium nuk më ka kontaktuar dhe as nuk ka kërkuar qëndrimin tim lidhur me këto shkrime të cilat janë publikuar dje dhe sot.

Për sa kohë kjo është kështu, të gjitha shkrimet që përflasin transfertat eventuale politike të mijat, apo edhe angazhimet e mundshme politike tani apo në të ardhmen, i cilësoj thjesht si spekulime dhe asgjë më shumë”, thekson për fund Mehmeti.

Ali Ahmeti dhe Zoran Zaevi takohen në Tetovë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka takuar në Tetovë, kryetarin e Lidhjes Social-demokrate, Zoran Zaev për të diskutuar lidhur me marrëveshjen eventuale mes dy partive për forminin e qeverisë së re të Maqedonisë.

Detaje nga ky takim nuk ende nuk janë dhënë, por siç bëhet e ditur Ahmeti dhe Zaev janë përqëndruar jo vetëm në çështjen e draft-ligjin për gjuhën shqipe, që tani është në fazën fianle, por edhe për modalitetet e funksionimit të qeverisë së re, si dhe dhënien e nënshkrimeve të nevojshme kreut social-demokrat për marrjen e mandatitit nga presidenti Gjorgje Ivanov për formimin e qeverisë.

Zaev do të mandatohet vetëm nëse dy partitë arrijnë marrëveshje koalicionimi së bashku edhe me partinë tjeter Aleanca për Shqiptarët, pa të cilën BDI dhe LSDM nuk kanë 61 deputetë, aq sa duhet për tu miratuar qeveria e re. Para takimit Ahmet- Zaev është zhvlluar një takim mes LSDM dhe Aleancës për Shqiptarët, por edhe nga ky takim nuk janë dhënë detaje. Bisedimet mes tyre kanë nisur pas dështimit të VMRO-së së Nikolla Gruevskit për formimin e qeverisë së re.

BDI-ja në koalicion me VMRO-në ka qenë në dhjetë vitet e fundit.VMRO-ja ka kundërshtuar bisedimet mes BDI-së dhe LSDM-së duke bërë thirrje për formimin e qeverisë nga partitë fituese në bllokun maqedonas dhe shqiptar, që nënkupton mes partisë së tij VMRO dhe BDI-së. VMRO në zgjedhjet e 11 dhjetorit ka fituar 51deputet, LSDM-ja 49, BDI-ja 10, Lëvizja Besa 5, Aleanca për Shqiptarët 3 dhe PDSH-ja 2 deputet.

Maqedoni: Biseda intensive ndërmjet partive për avancimin e gjuhës shqipe

Nuk janë dhënë shumë hollësi nga rrjedha e bisedimeve që po zhvillohen prej më shumë se një jave ndërmjet Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë dhe Bashkimit Demokratik për Integrim, në koordinim me Koalicionin Aleanca për Shqiptarët, që ndërlidhet me avancimin e statusit të gjuhës shqipe dhe pikave tjera të platformës së partive shqiptare, si kusht për të deponuar nënshkrimet e deputetëve shqiptarë për partinë e Zoran Zaevit.

Artan Grubi, shef i kabinetit te liderit të Bashkimit Demokratik për Integrim, për Radion Evropa e Lirë shkurt ka thënë se propozim-ligji i ofruar nga Këshilli i partive politike shqiptare është absolutisht në përputhje me Kushtetutën dhe se i njëjti është i pa kompromis.

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë tha ndërkaq se grupet punuese intensivisht janë duke punuar në harmonizimin e qëndrimeve sa i përket ligjit që avancon përdorimin e gjuhës shqipe.

Osman Kadiu i cili është konsultuar si ekspert juridik, gjatë hartimit të propozim draftit të ligjit të gjuhës shqipe nga ana e Bashkimit Demokratik për Integrim, në bashkërendim edhe me Aleancën për Shqiptarët për Radion Evropa e Lirë zbulon se drafti i gjuhës shqipe mundëson avancimin e përdorimit të shqipes në jetën publike e politike në Maqedoni.

Kadriu thotë se në masë të caktuar është avancuar përdorimi i shqipes edhe në sistemin gjyqësor, megjithëse nuk mundësohet që proceset gjyqësore të zhvillohen në gjuhën shqipe për shkak se për këtë nevojitet ndryshimi i Kushtetutës.

“Unë do të thosha se vërehet një lloj avancimi juridik sa i përket përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe në draftin e propozuar nga partitë shqiptare. Në këtë rast unë do të theksoja dy-tre risi, që vërehet disponim dhe nga pala maqedonase që kryesuesi në seancat plenare nëse është shqiptar, të kryesojë në gjuhën shqipe; në Qeveri ajo që deri më tani nuk ka qenë, parashihet që anëtarët shqiptarë të mund të flasin në gjuhën shqipe; risi e veçantë sa i përket sistemit gjyqësor kemi tek noterët dhe më duhet të theksoj se ky propozim ishte në draftin e propozuar nga Lidhja Social Demokrate. Noterët në ato noteri ku janë shqiptarë dhe nëse palët janë shqiptarë, me kërkesë të palës, noteri aktin e solemnizimit, si dhe aktet tjera që i sjell në kuadër të kompetencave noteri shqiptar t’i lëshojë në gjuhën shqipe”, bën të ditur Osman Kadriu.

Ai tha se të dyja palët, si maqedonase dhe edhe shqiptare, kanë disponim pozitiv për të harmonizuar qëndrimet që të arrihet ujdi rreth ligjit për gjuhën shqipe.

Ndërkohë që partitë politike zhvillojnë bisedimet për ligjin e gjuhës shqipe, gjuhëtarët thonë se është më se e nevojshme që krahas ligjit që do të mundësojë përdorimin e gjuhës shqipe, me ligj të sigurohet dhe mbrojtja e shqipes gjatë përdorimit zyrtar, si dhe mekanizma që do të sanksionojnë ato institucione që do të pengojnë realizimin e kësaj të drejte nga ana e qytetarëve.

“Për fat të keq kjo çështje, do të thotë mbrojtja e gjuhës shqipe gjatë përdorimit zyrtar, nuk është parashikuar në deklaratën e partive politike shqiptare. Një ligj special përkatësisht një ligj për mbrojtjen e gjuhës shqipe mund të sillet duke pësuar ndryshim ligji ekzistues për mbrojtjen e gjuhës maqedonase, pra në të gjitha segmentet ku përdoret mbrojtja e gjuhës maqedonase duhet të shtohet dhe mbrojtja e gjuhës shqipe si gjuhë e dytë zyrtare”, thekson Dervish Alimi, ligjërues në Fakultetin Filologjik në Universitetin e Tetovës.

Ndryshe, pas dështimit të liderit të VMRO Nikolla Gruevski që të formojë Qeverinë, presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov doli me qëndrimin sedo t`ia japë mandatin asaj partie politike që do të sigurojë shumicën parlamentare.

Pas kësaj, lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka kërkuar materiale të nënshkruara si garanci nga ana e Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë për realizimin e kërkesave të shqiptarëve të inkorporuara në deklaratën e përbashkët të partive politike shqiptare për të deponuar deputetët shqiptarë nënshkrimin e tyre në mbështetje të mandatarit.

Zeqiri: U sulmova verbalisht e fizikisht në qendër të Shkupit

“Institucionet janë të detyruara të mbrojnë qytetarët dhe jo interesat personale dhe partiake të individëve”, theksoi Zeqiri

SHKUP- Deputeti i Lidhjes Social Demokratike të Maqedonisë (LSDM), Muhamed Zeqiri, në një konferencë për shtyp bëri të ditur se mbrëmë është sulmuar në një kafene në qendër të Shkupit.

Zeqiri tha se dëshiron të porositë si deputet dhe qytetar se “ka përfunduar koha e dhunës dhe kushdo që ka kryer dhunë do të përgjigjet”. “Institucionet janë të detyruara të mbrojnë qytetarët dhe jo interesat personale dhe partiake të individëve”, theksoi Zeqiri, duke shtuar se mbrëmë është sulmuar verbalisht dhe fizikisht në qendër të Shkupit.

Duke shpjeguar ngjarjen, deputeti Zeqiri tha se në kafenenë ku ka shkuar bashkë më shoqërinë tij, më herët kishin rezervuar, por përpos asaj, siç theksoi ai, dhjetëra persona janë afruar në tavolinën ku qëndronin dhe kanë kërkuar nga ai të braktisin objektin, sepse “është i padëshirueshëm dhe aty ka pasur aheng privat”.

“Askush askujt nuk ka të drejtë t’ia ndalojë qëndrimin, veçanërisht kur tashmë kishim rezervuar dhe nuk bëhej fjalë për asnjë aheng privat. Pasi ju tregova se tavolina ishte rezervuar më herët, njëri prej tyre e përmbysi tavolinën tonë dhe grupi filloi të na shtyjë jashtë objektit. Derisa e nxirja letërnjoftimin për të ja treguar, njëri nga ata më sulmoi nga pas në pjesën e kokës. Rastin e paraqita në polici”, deklaroi Zeqiri.

Ndër të tjera, ai tha se objekti në të cilin ka ndodhur incidenti është nën vëzhgimin e kamerave dhe policia shumë lehtë mund ta vërtetoj.

Deputeti Muhamed Zeqiri kërkon nga Ministria e Punëve të Brendshme menjëherë të fillojnë hetimet dhe të zbardhin rastin.

Sela: Zaev do t’i ketë nënshkrimet

Në të ardhmen këto takime duhet të mbahen në Parlament. Në debatuam rreth ligjit të gjuhës shqipe. Ligjin do ta propozojë ky trup, jemi duke punuar mbi një propozim, që do të plotësojnë nevojat e shqiptarëve, ka thënë Sela.

Ai gjithashtu ka thënë se qëndrimet janë të qarta dhe se nënshkrimet Zaev do t’i ketë, por kjo nuk do të thotë se do të ketë edhe mbështetje për Qeverinë.

Partitë maqedonase po krijojnë destabilitet, për këtë drejtohuni tek ata, shqiptarët asnjëherë nuk kanë dashur të marrin diçka nga Maqedonia, u përgjigj Ziadin Sela, lideri i Aleancës për Shqiptarët, në pyetjet e mediave të shkruara dhe elektronike të Maqedonisë./Gazeta Express/


Send this to a friend