VOAL

VOAL

Zaev: Me ligjin për gjuhët nuk humb askush

Në një video-paraqitje për opinionin, kryeministri Zaev tha se Ligji për përdorimin e gjuhëve është në përputhje me Kushtetutën dhe amendamentin e 5 të saj, miratuar 17 vite më parë

SHKUP – Në një video-paraqitje për opinionin kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev deklaroi se Ligji për përdorimin e gjuhëve është në përputhje me Kushtetutën dhe amendamentin e 5 të saj, miratuar 17 vite më parë.

“Askush nuk është dhe nuk mund të jetë mbi ligjin”, tha Zaev vetëm një ditë pas miratimit të tij në Kuvend në një atmosferë të tensionuar.

Në adresimin e tij, Zaev thotë se ligji në fjalë është një garanci për përdorimin e gjuhës maqedonase ndërkohë që paraqet një kontribut serioz për konceptin “Një shoqëri për të gjithë qytetarët”.

Duke bërë thirrje për shmangie nga politikat të cilat krijojnë ndarje, përçarje dhe konflikt, kryeministri i Maqedonisë kërkoi përkushtim për rrumbullakimin e reformave në shtet.

Sipas tij, kjo është një vlerë evropiane e cila mori përkrahjen e qytetarëve fillimisht në zgjedhjet parlamentare dhe më vonë në ato lokale.

“Kjo vlerë, Maqedonia vend i të gjithë qytetarëve, është një koncept si dhe një udhërrëfyes drejt së ardhmes sonë. U përcaktuam për politika të cilat po ndërtojnë Republikën e Maqedonisë si një shtet qytetar për të gjithë ata që jetojnë në të, maqedonasit, shqiptarët, turqit, serbët, vllehët, romët, boshnjakët dhe të gjitha komunitetet tjera”, thotë Zaev në video-paraqitjen e tij.

Me avancimin e të drejtës për përdorimin e gjuhëve, thotë ai, nuk humb askush, por vetëm krijohen kushte për komunikim më të mirë mes qytetarëve dhe institucioneve.

“Është koha që të hedhim poshtë politikat e ndarjeve, grindjeve dhe konflikteve, e që janë në kundërshtim me vlerat tona evropiane. Obligimi dhe përgjegjësia jonë do të duhet të jenë interesi i të gjithë qytetarëve, pa përjashtim”, thotë kryeministri Zaev, në paraqitjen e tij publike, lidhur me ligjin për përdorimin e gjuhëve.

Kujtojmë se dje me 64 vota për, asnjë kundër dhe asnjë të përmbajtur, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë votoi Ligjin për përdorimin e gjuhëve, në lexim të tretë.

Ligji për përdorimin e gjuhëve u votua sërish në Kuvend, pasi ai nuk u dekretua nga presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, me arsyen se është antikushtetues. Pas kësaj, deputetët e VMRO-DPMNE-së, dorëzuan në Kuvend 35.569 amendamente, me të cilat duan të dëshmojnë se i njëjti ligj është jo-kushtetues dhe të tërhiqet.

Me ligjin për përdorimin e gjuhëve, siç bëjnë të ditur nga Ministria e Drejtësisë së Maqedonisë, parashikohet që në të gjitha organet e pushtetit shtetëror të këtij shteti, krahas gjuhës maqedonase dhe shkrimit të saj, gjuhë zyrtare të jetë edhe gjuha që e flasin 20 për qind e qytetarëve të Maqedonisë dhe alfabeti i saj, që në këtë rast është gjuha shqipe.

Maqedoni: Ja si dhe ku është zyrtare gjuha shqipe (Dokument)

Kuvendi i Maqedonisë dje votoi Ligjin për përdorimin e gjuhëve në leximin e tretë, në një atmosferë të tensionuar.

Ky Ligj kryesisht ka të bëjë me avancimin dhe përdorimin më të gjërë zyrtar të gjuhës shqipe, si gjuhë e dytë zyrtare në vend.
Derisa pritet që të hyjë në fuqi miratimi i këtij ligji, pak a shumë është e njohur përmbajtja e tij.
Më poshtë mund të lexoni detaje nga ligji, por edhe linkun e plotë ku është ligji në tërësi.
Neni 1
(1) Në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë dhe në raportet e saja ndërkombëtare gjuhë zyrtare është gjuha maqedonase dhe alfabeti i saj cirilik.
(2) Gjuhë tjetër që e flasin më së paku 20% e qytetarëve, gjithashtu, është gjuhë zyrtare dhe shkrimi i saj (shqip) në pajtim me këtë ligj.
(3) Në të gjitha organet e pushtetit shtetërorë në Republikën e Maqedonisë, institucionet qendrore, ndërmarrjet publike, agjencitë, drejtoritë, organizata dhe ente, komisione, persona juridik që kryejnë autorizime publike në pajtim me ligjin dhe institucione tjera, gjuhë zyrtare përveç gjuhës maqedonase dhe shkrimit të saj është edhe alfabeti dhe gjuha që flasin 20% e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, në mënyrën e përcaktuar me këtë ligj.
(4) Në njësitë e vetëqeverisjes lokale gjuha dhe shkrimi që e përdorin më së paku 20% e qytetarëve është gjuhë zyrtare, përveç gjuhës maqedonase dhe alfabeti I saj cirilik. Për përdorimin e gjuhëve dhe alfabetin që e përdorin më pak se 20% e qytetarëve në njësitë e vetëqeverisjes lokale, vendosin organet e njësive të vetëqeverisjes lokale.
(2) Në pajtim me të drejtën e qytetarëve për ta përdorur cilën do prej gjuhëve zyrtare të nenit 1 paragrafi (1) dhe (2) të këtij ligji, në procedurat gjyqësore, administrative, përmbaruese, procedurave para hetimore dhe hetimore, procedurave penale dhe procedurave për kundërvajtje, procedurës kontestimore dhe jashtëkontestimore, procedurave për zbatimin e sanksioneve dhe procedurave tjera të parapara me ligje tjera, gjykatat, prokuroritë publikë dhe të gjitha organet, subjektet dhe institucionet tjera janë të obliguara ta mundësojnë shfrytëzimin dhe përdorimin e
cilësdo gjuhë zyrtare nga neni (1) dhe dhe alfabetin e saj cirilik dhe gjuhën të cilën e flasin më së paku 20% e qytetarëve në RM dhe alfabetin e saj.
(2) Markat postare, fletëpagesat, raportet fiskale që dalin nga institucionet e nenin 1 paragrafi (3) dhe neni 2 paragrafi (3) të këtij ligji, banderolat, shkruhen në gjuhën maqedonase dhe alfabetin e saj cirilik dhe gjuhën të cilën e flasin më së paku 20% e qytetarëve dhe shkrimin e saj.
(3) Uniformat e policisë; zjarrfikësve; shëndetësisë; në Shkup dhe në komunat në të cilat së paku 20% e qytetarëve flasin gjuhë zyrtare ndryshe nga gjuha maqedonase janë të shkruara në gjuhën maqedonase dhe alfabetin e saj cirilik si dhe në gjuhën të cilën e flasin së paku 20% e qytetarëve në Republikën e Maqedonisë dhe alfabetin e saj.
Neni 9
(1) Në procedurat gjyqësore, administrative, përmbaruese, procedurat për ekzekutimin e sanksioneve, para hetimore dhe hetimore, procedurat penale dhe për kundërvajtje, procedurat kontestimore dhe jashtëkontestimore si dhe procedurat tjera para gjyqeve, prokurorive publike si dhe të gjitha organeve tjera, trupave dhe institucioneve, aplikohet gjuha maqedonase dhe alfabeti i saj cirilik si dhe gjuha të cilën e flasin së paku 20% e qytetarëve dhe alfabeti I saj.
(4) Institucionet e cekura në paragrafin (1) të këtij neni janë të detyruara të mundësojnë përkthim të të gjitha dokumenteve të nevojshme dhe materialeve si dhe përkthim simultan të prononcimeve, deklaratave dhe seancave në punën apo procedurën të cilat udhëhiqen.
(5) Mossigurimi i përkthimit të të gjitha dokumenteve të nevojshme dhe materialeve gjegjësisht mossigurimi I përkthimit simultan përgjatë gjithë procedurës paraqet shkelje thelbësore të procedurës.
Neni 10
(1) Në procedurë para noterit, dokumentet dhe verifikimet materiale mund të lëshohen në gjuhën maqedonase dhe alfabetin e saj dhe në gjuhën të cilën e flasin së paku 20% e qytetarëve në RM dh alfabetin e saj. (2) Po ashtu edhe në procedurën para përmbaruesit…
Neni 11
(1) Institucionet kompetente për menaxhimin e institucioneve për ekzekutim të sanksioneve si dhe vetë institucionet kompetente për zbatimin e sanksioneve (burgje) janë të detyruara në komunikim dhe procedurë të zbatojnë gjuhën maqedonase dhe alfabetin e saj si dhe në gjuhën të cilën e flasin së paku 20% e qytetarëve në RM dhe alfabetin e saj nëse personi për të cilin bëhet fjalë e flet gjuhën të cilën e flasin së paku 20% e qytetarëve në RM.
Neni 13
Dokumentet personale me kërkesë personale shtypen edhe në shqip….sqarimi si më poshtë: (1) Qytetarëve të cilët flasin gjuhë ndryshe nga gjuha maqedonase e cila gjuhë nuk është gjuhë të cilën e flasin 20% të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, me kërkesë të tyre personale, formulari i pasaportës dhe fletudhëtimi shtypen edhe në gjuhën dhe alfabetin të cilin e përdor qytetari.
Neni 15
(1) Në mbledhjet e Komisionit shtetërorë zgjedhorë dhe komisionet komunale zgjedhore do të përdoret gjuha shqipe apo siç shkruhet në ligj së paku 20% të qytetarëve flasin gjuhë zyrtare të ndryshme nga gjuha maqedonase gjatë realizimit të zgjedhjeve në punën dhe procedurat e të gjitha komisioneve, dhe trupave tjerë dhe institucioneve në mënyrë të barabartë, përdoren dhe zbatohen gjuha maqedonase dhe alfabeti I saj cirilik dhe gjuha të cilën e flasin së paku 20% të qytetarëve dhe alfabetin e saj.
Neni 16
(1) Emri I rrugës, sheshit, urës dhe objekteve tjera infrastrukturore në të gjithë njësitë e vetëqeverisjes lokale te të cilat 20% e qytetarëve flasin gjuhë ndryshe nga gjuha maqedonase dhe në Shkup shkruhet në gjuhë maqedonase dhe alfabetin e saj cirilik si dhe në gjuhën të cilën e flasin së paku 20% e qytetarëve dhe alfabetin e saj si dhe në gjuhë të cilat janë gjithëpërfshirëse nga bashkësia ndërkombëtare.
(2) Në vendkalimet kufitare të Republikës së Maqedonisë si dhe aeroportet në rajonet ku 20% e qytetarëve flasin gjuhë të ndryshme nga gjuha maqedonase, titujt e institucioneve mbishkrimet tjera dhe udhërrëfyesit shkruhen në gjuhë maqedonase dhe alfabetin e saj cirilik si dhe në gjuhën që e flasin së paku 20% e qytetarëve dhe alfabetin e tyre.
Neni 18
(1) Për të realizuar qëllimet e këtij ligji, promovimin, mbrojtjen dhe zbatimin e njëtrajtshëm të gjuhës zyrtare që e flasin 20% të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë dhe alfabetin e saj, themelohet Agjenci për zbatim të gjuhës të cilën e flasin më së paku 20% e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.
Neni 20
(1) Për monitorim të zbatimit të plotë dhe të përpiktë të dispozitave të këtij ligji që kanë të bëjnë me përdorimin e gjuhës, formohet Inspektorat për përdorim të gjuhëve (në tekstin e mëposhtëm: Inspektorati) në përbërje të Ministrisë së drejtësisë me cilësi të personit juridik.
Neni 22
(1) Gjoba pre 4.000 deri 5.000 euro në kundërvlerë të denarit për kundërvajtje do t’ju shqiptohen organeve nga neni 1 paragrafi (3) dhe neni 2 paragrafi (3) si dhe gjitha institucioneve tjera për mosrespektim të dispozitave të këtij ligji.
(2) Gjoba nga 30% e gjobës së matur do t’i shqiptohet zyrtarit apo personit përgjegjës në organet e paragrafit 1 të këtij neni.

Po mbahet protestë për rastin e Almir Aliut

Sot në ora 11.00 para Kuvendit të RM-së, Iniciativa qytetare “Drejtësi për Almirin” do të vendos përkujtim për procesin e padrejtë gjyqësor për vrasjen e katër vjeçarit Almir Aliu.

Përkujtim identike do të vendoset edhe para Qeverisë së RM-së dhe para Ministrisë së drejtësisë së RM-së.

Protesta e sotshme i paraprinë datës së 15 mars, ku në ora 10:30 duhet të shprehet fjala përfundimtare për rastin e Almir Aliut. Avokati mbrojtës i Asmir Alispahiç shpreson që prokurorja e lëndës nuk do të kërkojë rikualifikim të veprës nga “vrasje” në “aksident komunikacioni me pasojë vdekjen”.

Pala mbrojtëse, gjegjësisht avokatët e familjes së Almir Aliut kërkojnë monitorim ndërkombëtarë të procesit gjyqësor ku u është nisur një shkresë ambasadave relevante në vend me kërkesën për inspektimin nga ana e tyre të procesit gjyqësor me qëllim anashkalimin e mundësime për gjykim jo të drejtë.

Sot seancë e re për “Monstrën”

Për sot është caktuar seancë e re për rastin “Monstra”. Në seancën e kaluar gjykatësi Ognen Stavrev angazhoi prokurorin Naum Panovski t’ia bashkëngjit edhe pjesën me të cilën ndiqet penalisht Sami Luta.

Rasti me vrasjen e pesëfishtë ka marrë dimension tjetër pasi lideri i LSDM-së Zoran Zaev paralajmëroi se do të ketë “bomba” që do të zbulojnë të vërtetën e kësaj vrasje.

Shkup: “marshi i të gjallëve” në kujtim të 7 144 hebrejve të deportuar para 75 vjetësh

Qindra njerëz nga Shkupi dhe vende të tjera, të ardhur edhe nga Izraeli e Gjermania marshuan sot nga qendra e Shkupit deri tek vendi që njihej si Monopoli, prej nga 7144 hebrej qenë ngarkuar në trena dhe dërguar në kampin e vdekjes së Treblinkës në Poloni, para 75 vjetësh. Pothuaj se se asnjë prej tyre nuk ishte kthyer i gjallë.

Maqedonia si asnjëherë më parë e shënon këtë datë përkujtimi të ndodhur në një kohë kur ky vend administrohej nga pushteti bullgar, bashkëpunëtor i nazizmit.

 Në “marshin e të gjallëve”, siç e kishin quajtur organizatorët dhe pjesëmarrësit kishte ardhur posaçërisht për këtë datë, kryeministri bullgar Bojko Borisov. Ishte edhe kryesuesi i Këshillit të Ministrave të Bosnjës, Denis Zvizdiç, i cili ndodhet për një vizitë në Maqedoni, pastaj zëvendës-kryeministri rumum dhe pjesëtarë të trupit diplomatik e të shoqatave të ndryshme jo vetëm nga Maqedonia.

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev tha se prania e kryeministrave të Bullgarisë, Bosnjes dhe zëvendëskryeministrit rumun në këtë ceremoni paraqet një akt historik dhe civilizues evropian. “Të mos e harrojmë atë që ndodhi këtu; historia u përsëritet atyre të cilët bëhen të verbër ndaj të kaluarës”, tha ai.

Kryeministri Zaev tha se komuniteti hebraik u vu në shënjestër dhe u deportua për shkak të kulturës dhe traditës së tyre dhe për këtë morën dënime drakonike, duke u ndarë nga më të dashurit e tyre dhe nga jetët e tyre.

Kryeministri bullgar Bojko Borisov tha se intelektualët bullgarë mezi kishin arritur të shpëtonin rreth 48 mijë pjesëtarë të komunitetit hebre, për çka populli bullgar meriton lëvdata, siç tha. Ai po ashtu theksoi se ngjarja makabre e shfarosjes së hebrenjëve nuk duhet të harrohen.

Sipas historianëve, disa shqiptarë të Shkupit patën shpëtuar familje të tëra hebraike nga deportimi me forcë në kampet naziste të vdekjes.

Nga sot Maqedonia dhe Bosnja vetëm me letërnjoftime

“Sot Maqedonia dhe BeH dërguan edhe një mesazh të fuqishëm se në mënyrë serioze jemi përkushtuar në zhvillimin e marrëdhënieve miqësore në fqinjësi dhe në një rajon të bashkuar të drejtuar nga perspektivat evropiane”

SHKUP – Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev dhe kryesuesi i Këshillit të Ministrave të Bosnjë e Hercegovinës (BeH), Denis Zvizdiq, deklaruan se nga sot qytetarëve të Maqedonisë dhe BeH-së do t’u lehtësohet lëvizja për kalimin e kufijve në të dy vendet vetëm me letërnjoftime.

Kryesuesi Zvizdiq, i cili është duke udhëhequr një delegacion të Këshillit të Ministrave të BeH-së, u prit me pritje solemne nga kryeministri Zaev para ndërtesës së Qeverisë, ndërsa delegacionet e të dy vendeve nënshkruan edhe bashkëpunim në fushën e arsimit dhe në atë të politikës së jashtme.

“Qytetarët e Maqedonisë do të hyjnë vetëm me letërnjoftime në BeH dhe qytetarët e BeH-së do të hyjnë vetëm me letërnjoftime në Maqedoni. Kjo tashmë është një praktikë që Maqedonia e ka krijuar me Serbinë dhe Shqipërinë ndërsa nga sot ajo vlen edhe për udhëtimet në BeH”, deklaroi kryeministri Zaev.

Zaev bëri të ditur se ky është hap i dytë konkret për lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve të të dy vendeve, i cili vijon pas marrëveshjes tashmë të nënshkruar për njohjen e ndërsjellë të patent shoferëve.

Kryeministri maqedonas shtoi se në të ardhmen Maqedonia dhe BeH do të intensifikojnë bashkëpunimin edhe në fusha të tjera, të tilla si në fushën e bujqësisë, turizmit, ndërtimtarisë si dhe në fushën e mbrojtjes dhe policisë.

“Sot Maqedonia dhe BeH dërguan edhe një mesazh të fuqishëm se në mënyrë serioze i jemi përkushtuar në zhvillimin e marrëdhënieve miqësore në fqinjësi dhe në një rajoni të bashkuar të drejtuar nga perspektivat evropiane”, u shpreh Zaev.

Ndërkaq, kryesuesi Zvizdiq, tha se për të paraqet kënaqësi që është në vizitë në Republikën e Maqedonisë duke theksuar se takimet e tilla dërgojnë mesazhe të mira për tërë rajonin por edhe për Bashkimin Evropian (BE) drejt së cilës aspirojnë të dyja vendet.

Zvizdiç tha se BeH dhe Maqedonia ndoshta janë vendet më të ngjashme në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe për shkak të kësaj, siç theksoi, shumë mirë merren vesh, kanë karakteristika të njëjta, janë vende të cilat kanë trashëgimi të pasur natyrore dhe kulturo-historike, vende në të cilat jetojnë më shumë popuj, më shumë religjione, vende me multikulturë të cilat tregojnë se religjionet e ndryshme dhe kombe mund t’i tejkalojnë problemet e së tanishmes dhe të bëjnë një plan për progres, përparim dhe lëvizje drejt atyre qëllimeve të cilat për ne janë të rëndësishme.

“Ballafaqohemi edhe me shumë probleme të ngjashme politike dhe ekonomike. Ajo që është me rëndësi për Republikën e Maqedonisë dhe BeH-së është se kemi një qëllim të njëjtë, qëllim kryesor, ndërsa ajo është lëvizja drejt BE-së e cila ende mbetet më e rëndësishme, emëruesi i përbashkët më i vogël për të gjitha vendet nga Ballkani Perëndimor dhe qëllim i cili paraqet kornizë për veprimin tonë të përbashkët”, tha Zvizdiq.

“Esenca ose përmbajtja e qëllimit është shumë i thjeshtë, ne duam paqe dhe prosperitet ekonomik për shtetet tona. Duam paqe dhe siguri për rajonin tonë. Duam të krijojmë ambient në të cilin potencialet tona natyrore dhe njerëzore ti vendosim në funksion të zhvillimit ekonomik dhe rritjes së standardit jetësor, duam ti mbajmë të rinjtë në shtetin tonë dhe sa më parë të jemi pjesë e sistemit ekonomik evropian dhe të sigurisë”, tha Zvizdiq.

Ai theksoi se ndërmjet BeH-së dhe Maqedonisë nuk ekzistojnë kurrfarë problemesh dhe se marrëdhëniet dypalëshe janë në nivel të lartë të bashkëpunimit dhe mirëkuptimit, për çka theksoi se dëshmojnë edhe marrëveshjet e nënshkruara sot.

Duke iu referuar marrëveshjes së kalimit të kufijve me letërnjoftime, Zvizdiq tha se me këtë marrëveshje praktikisht është rrumbullakuar ideja e rajonit të Ballkanit Perëndimor pothuajse me kapacitet të plotë.

“Atë që ne po flasim është veçanërisht i rëndësishëm për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik, që është rreth 150 milionë euro në vit, por duke marrë parasysh zhvillimet ekonomike në vitet e fundit dhe industritë tona, ofrojmë hapësirë për rritjen e vëllimit të tregtisë së jashtme dhe bashëpunimt ekonomik”, tha Zvizdiq.

Ai poashtu vuri në dukje se një nga mangësitë më të mëdha në Ballkanin Perëndimor dhe në përgjithësi mundësitë për t’u zhvilluar bashkëpunimi ekonomik është transporti dhe infrastruktura dixhitale. Në atë kontest, ai tha se nga hapat për një lidhje më të mirë rajonale është linja ajrore që pritet të lidh Shkupin dhe Sarajevën, ndërsa me atë edhe qytetarët e të dy vendeve.

Zvizdiq shprehu shpresën se linja ajrore Shkup-Sarajevë do të jetë funksionale në fillim të sezonit të verës, duke shtuar se në këtë linjë ajrore duan të përfshihet edhe Mali i Zi.

Më pas, kryeministri Zaev dhe kryesuesi Zvizdiq, të cilëve iu bashkangjit edhe kryeministri bullgar, Boyko Borisov, u përfshin në “Marshin e të Gjallëve”, duke ecur deri para përmendores së 7.144 hebrenjve nga Maqedonia në Kombinatin e Duhanit, që mbahet në kuadër të shënimit të 75-vjetorit të holokaustit të hebrenjve nga Maqedonia.

Ziadin Sela rizgjidhet kryetar i Aleancës për Shqiptarët

Aleanca për Shqiptarët e mbajti të shtunën Kongresin e saj të parë në Tetovë, ku Ziadin Sela u zgjodh për ta drejtuar partinë në një mandat të ri. Ai ishte kandidati i vetëm për këtë post. 606 delegatë kanë votuar pro, ndërsa vetëm një kundër zgjedhjes së tij për kreun e ASH-së.

Në kongres ishin të pranishëm përfaqësues politikë të dy krahëve të Lëvizjes “Besa”, të Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe një pjesë e trupit diplomatik nga Shkupi.

Ziadin Sela, duke folur para delegatëve, kërkoi që kryetarët e partisë të mund të zgjidhen më së shumti vetëm për dy mandate për ta drejtuar partinë. Kjo u miratua nga të pranishmit.

Sela kërkoi më tej zyrtarizimin e gjuhës shqipe në Maqedoni ndërsa shtoi: “Shqiptarët në 16 vjetët e fundit jetojnë sikur në monizëm; çdoherë që ka zgjedhje është po i njëjti që i fiton ato (duke aluduar në BDI-në). Me ndërhyrjen e subjekteve maqedonase, u bë përpjekje për përçarjen e opozitës shqiptare”, u shreh ai.

Vetem dega e një lagjeje të Shkupit, e Butelit, e ka bojkotuar kongresin, për shkak të pakënaqësive për mospërfaqësimin në strukturat e larta udhëheqëse të partisë.

Aleanca për Shqiptarët është një parti e re në skenën politike të Maqedonisë. Ajo ka vetëm dy ligjvënës në parlamentin e Maqedonisë; njëri nga ata vetë zoti Sela. Deputeti i tretë, i cili ishte zgjedhur në kuadër të koalicionit parazgjedhor u nda nga ASH-ja dhe u afrua me BDI-në në pushtet, pasi Aleanca për Shqiptarët vendosi ta braktisë koalicionin qeveritar. Vendimi për të dalë nga qeveria qe komentuar në mënyra të ndryshme nga analistët. Kuadrot e ASH-së të cilët bartnin poste të larta qeveritare dhe publike u detyruan t’i lëshojnë ato.

Të qenurit në opozitë në Maqedoni, sidomos për partitë e vogla, është shumë e vështirë për të mbijetuar, sipas shumë analistëve.

Ligji i gjuhëve, nuk ka dallime në mes LSDM-së dhe BDI-së

Deputeti i BDI-së Xhevat Ademi pretendon se nuk ka mosmarrëveshje mes partnerëve të koalicionit lidhur me ligjin për gjuhët, edhepse vet kreu i Kuvendit Xhaferi akuzoi disa deputetë të LSDM-së për mos pjesëmarrje në seancë ku duhej të miratoheshe ligji për gjuhët. Ademi thotë se seanca për votimin e tretë dështoi për shkak të mungesës deputetëve.

“Ne presim edhe Menduh Thaçin që të vij dhe bashkë me deputetin turk që i është bashkuar shumicës, t’i kemi jo 69 por 71, për inat të Ivanovit. Për BDI-në dhe shumicën parlamentare, të jem korrekt, ligji për gjuhën shqipe është i panegociueshëm. Nuk shohim as nevojën më të vogël që ne si partner të kthehemi dhe të negociojmë për diçka që jemi marr vesh që moti” – deklaroi deputeti i BDI-së, Xhevat Ademi.

Anëtari i kryesisë së LSDM-së, Edmond Ademi mohon zërat se socialdemokratët janë kërcënuar nga partia e Hristijan Mickoskit me distancim nga proceset reformuese në rast se nuk shqyrtohen mbi 35 mijë amendamentet ndaj Ligjit për përdorimin e gjuhëve.

“Nuk ka as deputet pishman dhe as nuk ka pishman në atë drejtim që duhet ose jo të sillet ligji. Nëse kryesia dhe kryetari i ri i VMRO-së dëshiron të dëshmojë se është ndryshe nga kryesia e kaluar e VMRO-DPMNE-së dhe nëse përkrah politikën për anëtarësimin e shtetit në NATO dhe BE atëherë atë duhet ta tregojë në praktikë” – tha Edmond Ademi, anëtar i LSDM-së.

Ditë më parë, VMRO-DPMNE-ja hodhi poshtë zërat se është kërcënuar me largim nga grupet e punës për ligjet reformuese në rast se nuk shqyrtohen amendamentet e këtij subjekti për ligjin e gjuhëve. Nga partia e Mickoskit konfirmuan edhe njëherë se variant tjetër përpos shqyrtimit të amendamenteve mbetet anulimi i ligjit dhe përpilimi i tij me përfshirjen e ekspertëve.

Ndonëse subjektet heshtin, burime të Alsat M bëjnë të ditur se mbi ligjin e gjuhëve dhe amendamenteve ndaj tij, nuk përjashtohet takim i mundshëm i liderëve.

Ditë më parë, Kryeparlamentari Talat Xhaferi njoftoi se seanca për votimin e ligjit në lexim të tretë dështoi për shkak të rezervave që sipas tij kishin deputet të caktuar socialdemokrat si dhe dallimeve mes BDI-së dhe LSDM-së rreth modelit të shqyrtimit të amendamenteve.

BDI kërkon që të mos shqyrtohet asnjë amendament, ndërsa LSDM insiston që të paktën të respektohen procedurat parlamentare. Ligji për përdorimin e gjuhëve u votua më 11 janar, ndërsa më 17 janar Presidenti Ivanov njoftoi mos dekretimin e tij.

Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit edhe në shqip, vendosen tabelat

Pas hyrjes në fuqi të vendimit të Qeverisë për riemërtimin e aeroportit të Shkupit “Aleksandri i Madh” në “Aeroporti Ndërkombëtar Shkup”, dhe pas largimit të mbishkrimit mbi aeroport dhe monumentit të Aleksandrit të Madh që ishte në hapësirat e brendshme të aeroportit, ka nis edhe zëvendësimi i tabelave në rrugë edhe atë në gjuhën shqipe.

Ekipet e NP-së “Rrugët e Maqedonisë”, sapo kanë vendosur edhe tabelat e reja në Shkup në gjuhën, pas ndryshimit të emrit të aeroportit nga “Aleksandri i Madh” në Aeroporti Ndërkombëtar.

Ndërmarrja Publike “Rrugët e Maqedonisë” hoqi edhe tabelat e autostradës në drejtim me Greqinë që mbanin emrin “Aleksandri i Madh”, dhe i vendosi tabelat e reja me emrin e ri “Miqësia”.

Vendimi për këtë gjë ishte marrë gjatë takimit të dy kryeministrave, Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras në Davos të Zvicrës, në kuadër të Forumit Botëror Ekonomik. Një hap i tillë është vlerësuar pozitivisht nga Athina, duke e parë si dëshmi se Maqedonia po heq dorë, sipas tyre, nga irredentizmi.

Gërçev: Do të hiqen edhe tri përmendoret shqiptare në Shkup

SHKUP – Koordinatori i grupit të punës për revidimin e projektit “Shkupi 2014”, Miroslav Gërçev mbrëmë në “Kanal5” ka theksuar se kjo strukturë ka qasje të njejtë ndaj përmendoreve, pa dallim nëse ato janë maqedonase apo shqiptare.

“Përreth qendrës në kuadër të projektit Shkupi 2014 ka edhe tre përmendore shqiptare. Të trija janë vendosur nga komuna, dhe jo nga Kuvendi, që ka kompetencat si organ i vetëm për vendosjen e përmendoreve. Ju garanotj se për këto përmendore rekomandimi do të jetë për heqjen e tyre dhe gjendja të kthehet si ka qenë”, ka theksuar Gërçev.

Në pjesën qendrore të Shkupit janë vendosur përmendorja e Nexhat Agollit, Pjetër Bogdanit dhe Josip Bagerit.

Zyrtarizimi i gjuhës shqipe, nën hijen e çështjes së emrit të Maqedonisë

Zërijeta Hajro Jajaga

Ligji për përdorimin e gjuhëve në Maqedoni, i cili i mundëson një shtrirje më të gjerë të përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe, po synohet të vendoset në pako me ligjet reformuese, thonë njohësit e çështjeve politike.

Sipas tyre, Ligji për përdorimin e gjuhëve, megjithatë, ka mbetur nën hijen e bisedimeve për çështjen e emrit të Maqedonisë, në kuadër të dialogut që po zhvillohet mes liderit të opozitës, Hristian Mickoski me liderët e dy partive në koalicionin qeverisës, kryeministrin Zoran Zaev dhe Ali Ahmetin.

Kohë më parë, Ligji për përdorimin e gjuhëve është kthyer në procedurë parlamentare, pasi presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov refuzoi ta dekretojë atë, duke e vlerësuar këtë ligj në kundërshtim me Kushtetutën e vendit.

Pas këtij veprimi të presidentit, partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE kishte parashtruar 35 mijë amendamente për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për përdorimin gjuhëve, duke bllokuar kështu procedurën parlamentare.

Nikolla Dujovski, ligjërues i shkencave politike në Universitetin e Shkupit, për Radion Evropa e Lirë tha se ky ligj do të duhej të ishte pjesë e pakos që ligjeve reformuese. Por, shton ai, përderisa dallimet janë aq të thella mes liderëve politikë për këtë çështje, i gjithë fokusi do të përqendrohet në çështjen e emrit.

“Sinqerisht mendoj se kjo çështje do të zgjidhet më vonë. Nuk do të vendoset si çështje me prioritet në punën e Kuvendit për shkak të mosarritjes së marrëveshjes mes liderëve politikë të cilët duket se janë të fokusuar në çështjen e emrit për të zhbllokuar procesin e integrimeve”, thotë Dujovski.

Kurse, Arsim Sinani nga Qendra për Studime Ndërkombëtare dhe Hulumtime Ballkanike vlerëson se ligji që rregullon përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe, paraqet shtyllën kryesore të Marrëveshjes së Ohrit, dokument ky jetik për procesin e integrimeve.

“Para se të vazhdohet me çfarëdo problematike që Maqedonia përballet që nga shkëputja nga ish- Jugosllavia e deri më sot, çështja e parë që kërkon zgjidhje dhe pastaj të vazhdohet me çështjet e tjera është zyrtarizimi plotë i gjuhës shqipe dhe me këtë mbyllja e Marrëveshjes së Ohrit. Pa zgjidhjen e zyrtarizmit të gjuhës shqipe, çdo zgjidhje tjetër do të ishte i mirëseardhur, por lë boshllëk në raportet mes shqiptarëve dhe maqedonasve”, thotë Sinani.

Ndryshe, gjatë fundjavës krerët e partive në koalicionin qeverisës, Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti kanë takuar liderin opozitar të VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski. Por, Mickovski , edhe pas këtij takimi tha se për partinë që drejton, Ligji për përdorimin e gjuhëve është kundërkushtetues dhe i pazbatueshëm.

Nga ana tjetër, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev tha se ka shumë dallime mes partisë së tij dhe VMRO-DPMNE-së sa i përket kësaj çështjeje.

“Propozimi që të formohet një grup pune me ekspertë nga e drejta kushtetuese, të cilët do të komentonin ligin për ne është i papranueshëm, për shkaqe parimore dhe pragmatike, sepse në Maqedoni ekziston Gjykata Kushtetuese dhe nëse diçka është në kundërshtim me Kushtetutën, për këtë do të duhet të prononcohet Gjykata Kushtetuese”, ka theksuar kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev.

Po gjatë fundjavës është realizuar një takim kokë më kokë edhe mes liderit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmetit dhe liderit të opozitës maqedonase Hristian Mickoski, por ky i fundit tha se çështja e ligjit të gjuhëve nuk ka qenë pjesë e bisedimeve. Ndërkohë që Ali Ahmeti tha se ka marrë garanci nga lideri i opozitës maqedonas se deputetët e kësaj partie do të mbështesin ligjet reformuese.

Janeva: hetime financiare për persona të lidhur me krimin

Në Shkup, Prokurorja e Posaçme publike tha se po bëhen hetime financiare në shtete të tjera evropiane lidhur me paratë e nxjerra jashtë vendit nga Maqedonia, që dyshohen për lidhje me krimin

Sipas krye-pokurores së posaçme, Katica Janeva, hetimet po bëhen në Çeki, Britani, Greqi, Holandë dhe vende të tjera, për të parë nëse në bankat e huaja janë derdhur para të lidhura me korrupsionin dhe krimin.

Zonja Janeva tha se ka shumë materiale të mbledhura që po analizohen çdo ditë, por pa përmendur konkrektisht persona, ose firma që janë vënë nën hetim. Ajo tha gjithashtu se së shpejti mund të ketë akuza.

Në opinion është folur prej vitesh se ish-drejtori i shërbimit sekret maqedonas, Sasho Mijallkovski zhvillonte biznese në Çeki.

Kryeprokurorja e Posaçme njoftoi gjithashtu se po hetohet edhe projekti i ashtuquajtur “Shkupi 2014”, që ka të bëjë me ndërtime të shumta, fasada të stileve antike dhe përmendore të shtrenjta, të vendosura në qendër të Shkupit.

Rreth 10 000 maqedonë protestojnë kundër ndryshimit të emrit

Pamja nga protesta e sotme në Shkup, Maqedoni

Rreth 10 000 persona kanë protestuar sot në Shkup, duke kundërshtuar ndryshimin e emrit, në kontestin që ka Maqedonia me Greqinë për këtë çështje.

Protestuesit kanë mbajtur flamuj dhe janë mbledhur afër statujës së Aleksandrit të Madh, duke brohoritur dhe thirur, “Ne jemi maqedonë”.

“Ne vetëm po mbrojmë emrin tonë. Ne jemi kundër ndryshimit të emrit, kaq. Askush nuk na e ka dhënë atë, askush nuk e ka krijuar atë. Ai emër duhet të jetë ashtu siç është”, i ka thënë Radios Evropa e Lirë, një protestues.

“Ne nuk i japim emrin tonë askujt. Ai është Maqedonia dhe ashtu do të mbetet gjithmonë”, ka thënë një tjetër protestues.

“Maqedonia është emër shumë i mirë, e kemi në zemër, ne e duam Maqedoninë, ne jemi maqedonë, ne e duam Maqedoninë, nuk do të dorëzohemi”.

Marshi është organizuar nga lëvizja, Emri Ynë është e Drejta Jonë.

Shkupi dhe Athina kanë rritur përpjekjet për zgjidhjen e kontestit 27 vjeçar, lidhur me emrin e Maqedonisë.

Mosmarrëveshjet kanë filluar më 1991, kur Maqedonia ka shpallur pavarësinë.

Zyrtarët maqedonë kanë thënë se janë të gatshëm për bërë ndryshime në emër.

Disa nga propozimet kanë qenë shtimi i parashtesave, “E madhe”, “E re”, apo “Veriore” në emrin Maqedoni.

Marshe të ngjashme janë duke u mbajtur nga maqedonët edhe në qytete të tjera në botë, duke përfshirë Uashingtonin dhe qytetin australian, Sidnej.

Në anën tjetër grekët kundërshtojnë çdo përdorim të termit Maqedoni në emrin zyrtar të shtetit të tyre fqinj.

Më 4 shkurt, athinasit kanë mbajtur një protestë masive, duke kërkuar ruajtjen e këtij termi.

Mbi 170 mjekë kërkuan të largohen nga Maqedonia brenda vitit

Oda e Mjekëve në Maqedoni bën të ditur se nga 280 mjekë, të cilët gjatë vitit 2017 kanë dhënë provimin për licencën themelore për të ushtruar punën si mjek, 173 prej tyre kanë kërkuar që të largohen nga Maqedonia, për të ushtruar profesionin si mjek në ndonjë nga vendet e Bashkimit Evropian, me theks të veçantë në Gjermani.

Nga Oda e Mjekëve thonë se këto të dhëna janë alarmante, ngase me këtë dinamikë të largimit të mjekëve nga vendi, për shtatë vjet Maqedonia do të përballet me probleme serioze sa i përket kuadrit mjekësor.

“Nga analizat tona del se shkaqet që çojnë në largimin e mjekëve nga Maqedonia, janë të shumta. Fillimisht, si më problematike do të fokusoja mosrespektimin e profesionit mjek. Pagat janë jashtëzakonisht të ulëta krahasuar me vitet e shkollimit dhe mundin që e japin derisa specializohen në një lëmi të caktuar. Njëherësh, në largimin e mjekëve nga vendi ndikojnë dhe trysnitë që bën politika dhe strukturat e ndryshme shtetërore në punën e mjekëve”.

“Të gjitha këto elemente bëjnë që mjekët e rinj të mos ndihen aspak rehat në ushtrimin e profesionit të tyre , të mos shohin perspektivë sa i përket avancimit të tyre në aspektin profesional dhe fatin e tyre ta kërkojnë diku jashtë Maqedonisë”, thotë për Radion Evropa e Lirë, Ylber Besimi, nënkryetar i Odës së Mjekëve të Maqedonisë.

Ndërkaq, kryetarja e Shoqatës së mjekëve, të cilët punojnë në sektorin privat, Lilija Çollakova, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, konsideron se nevojiten reforma thelbësore sa i përket pagesës së mjekëve veçanërisht në mjekësinë primare ngase pagat janë shumë jomotivuese për mjekët e rinj.

Spitali në Bitolë (Foto nga arkivi)
Spitali në Manastir (Foto nga arkivi)

​“Me çdo kusht duhet të krijohen kushte që mjekët e rinj të mbeten në Maqedoni, të ndërpritet ky largim masiv i kuadrit mjekësor në çdo pjesë të Maqedonisë.

Përderisa një mjeku, për t’i përfunduar studimet i nevojiten gjashtë vite dhe një vit stazh për t’u pajisur me licencë pune, në anën tjetër paga fillestare në disa konkurse të ordinancave private shohim se është vetëm 250 euro, kjo është skandaloze”, shprehet Çollakova.

Lidhur me këtë ministri i Shëndetësisë në Maqedoni, Venko Filipçe, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë ditë më parë ka theksuar se institucioni që drejton, është duke bërë përpjekje maksimale që t’i rrisë pagat e mjekëve dhe personelit mjekësor.

Nga dikasteri i shëndetësisë, kanë bërë të ditur se si fillim planifikohet që pagat e mjekëve të rriten për 5 për qind, ndërkohë që me rebalancin e buxhetit planifikohet të rriten dhe pagesat për kujdestari për të gjithë personelin mjekësor.

Ministri Filipçe ka thënë se pagat e ulëta nuk janë arsyeja e vetme që bën të largohen mjekët nga Maqedonia. Sipas tij, problematikë më vete është edhe funksionimi i sistemit në shëndetësi për të cilin tha se bëhen përpjekje maksimale që të përmirësohet.

Ai ka paralajmëruar se për rikualifikimin e kuadrit mjekësor, do të angazhohen mjekë profesionistë nga vendet e zhvilluara të Bashkimit Evropian.

Por, nga Oda e Mjekëve thonë se mjekët nga Maqedonia me dijen e fituar gjatë shkollimit arrijnë të jenë konkurrues në tregun evropian, mirëpo, sipas tyre, problem paraqet sistemi shëndetësor, i cili është jofunksional dhe i njëjti, për çdo problem fajëson mjekët.

“Kolegët tanë, mjekët e rinj nga Maqonia janë konkurrent në tregun e punës në vendet e BE-së , përkatësisht në Gjermani aty ku është fluksi më i madh i imputit të mjekëve nga e gjithë bota, ata gjejnë vendin e tyre atje. Kjo tregon se ata kanë një përgatitje të mirë në aspektin profesional që i bën konkurrues në tregun evropian, përderisa të njëjtëve nuk u jepet mundësia që të avancohen në aspektin profesional“, thotë Ylber Besimi.

Ai nënvizon se tanimë, Oda e Mjekëve i ka propozuar dikasterit të shëndetësisë dhe komisionit përkatës parlamentar një draftligj për mjekët, në të cilin me saktësi definohen të gjitha të drejtat dhe obligimet, e mjekëve dhe pacientëve.

Largimi i mjekëve nga Maqedonia ka bërë që mosha mesatare e mjekëve në Maqedoninë perëndimore të jetë 57 vjet, kurse në Maqedoninë lindore mosha mesatare e mjekëve është 60 vjeç, që del se mjekët janë vetëm dy ose katër vjet para pensionimit.

Mjekët specialistë në institucionet terciare në Maqedoni marrin rreth 30 mijë denarë përkatësisht 500 euro rrogë. Përderisa mjekët specialistë gjatë një kujdestarie prej 24 orësh marrin maksimum 1 mijë denarë, përkatësisht rreth 15 euro.

Juncker: Maqedonia është në rrugën e duhur

“Ne nuk erdhëm për të shpallur një datë për bisedime, por për të njoftuar se jeni në rrugën e duhur dhe vazhdoni në atë rrugë të reformave”, tha Juncker

SHKUP – Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker, i cili është në vizitë në Republikën e Maqedonisë, u takua me Kryeministrin Zoran Zaev. Pas konferencës së përbashkët për media Juncker theksoi se nuk ka ardhur për të njoftuar një datë për negociata, por të tregojë se Maqedonia është në një rrugë të mirë, në të cilën duhet të vazhdojë më tej në mënyrë që të mund të marrë rekomandim të nevojshëm.

“Ne nuk erdhëm për të shpallur një datë për bisedime, por për të njoftuar se jeni në rrugën e duhur dhe vazhdoni në atë rrugë të reformave, për disa muaj do t’i mundësoni Komisionit Evropian në Këshill të rekomandojë fillim të negociatave për inkuadrim”, tha Juncker.

Presidenti i Komisionit Evropian vuri në dukje se Maqedonia është pjesë gjeografike e Unionit dhe pjesë e historisë evropiane. Sipas tij, Republika e Maqedonisë e kuptoi se BE-ja nuk është vetëm një bashkësi e interesave ekonomike, por një bashkësi e vlerave të barabarta.

“Vendi juaj ka bërë përparim që do ti mundësojë asaj edhe më shumë të afrohet me BE-në. Ju zbatuat reforma të cilat e befasuan botën. Me Bullgarinë ju arritët të përfundoni një marrëveshje miqësore që rriti reputacionin e vendit tuaj”, tha Juncker.

Në fjalën e tij, ai gjithashtu iu referua edhe kontestit të emrit midis Republikës së Maqedonisë dhe Greqisë dhe tha se kjo është çështja që mbetet për t’u zgjidhur nga Maqedonia dhe Greqia.

“Sa i përket emrit të vendit, nuk do të doja të thoja asgjë, sepse ju takon juve ta zgjidhni problemin me miqtë tuaj grekë. Unë të premten e kaluar gjatë Këshillit Evropian në Bruksel, bisedova me kryeministrin Tsipras dhe i thashë atij të qëndrojë në rrugë që ka nisur”, tha Juncker. Ai vuri në dukje se sapo mbërriti në aeroport në Maqedoni, siç tha, ka vënë re se diçka ka ndryshuar në krahasim me gjendjen e përgjithshme dhe gjendjen e mëparshme.

Ai shtoi se Maqedonia ende duhet të punojë në zbatimin e reformave dhe duhet të mbetet e angazhuar në këtë drejtim.

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, theksoi se me Strategjinë, Komisioni Evropian konfirmon të ardhmen evropiane të Republikës së Maqedonisë si një pjesë gjeografike e Evropës që do të bëhet pjesë e strukturës politike të Bashkimit Evropian. Sipas tij, në vendin e duhur është përcaktimi i Unionit se duhet të jetë më e fortë para se të bëhet më e madhe ndërsa Republika e Maqedonisë është e gatshme të kontribuojë në këtë drejtim.

“Nga ana jonë, ne afirmojmë dëshirën dhe përkushtimin e fortë për reforma të thella të brendshme pa vonesë me lidership dhe vendosmërinë për të qenë një pjesë kyçe e rrugës drejt anëtarësimit tonë në BE. Aderimi i Republikës së Maqedonisë në BE drejtpërsëdrejti ndikon në përmirësimin e jetës së qytetarëve. Ne dhe të gjithë qytetarët e kuptojmë se sa më të suksesshëm të jemi në realizimin e planit të brendshëm të reformave, sa më shpejtë që të bashkohemi me BE-në aq më shpejtë do të përmirësohet jeta e përditshme e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë”, tha Zaev.

Ai shtoi se Maqedoninë e presin edhe disa aktivitete të tjera të rëndësishme që 2018, siç tha ai, të jetë një vit historik për Maqedoninë, duke shprehur shpresën se Raporti i Komisionit Evropian do të shënojë progresin e bërë nga Qeveria në axhendën e reformës së brendshme.

Zaev për kontestin rreth emrit: Për Qeverinë e Maqedonisë i pranueshëm, emër me përcaktim gjeografik

Kryeministri Zaev tha se mbyllja e çështjeve të hapura që kanë qenë një kohë të gjatë nuk është një lëvizje e thjeshtë, bëhet fjalë për çështje të ndjeshme për qytetarët e Maqedonisë. Ai porositi se ekziston një inkurajim nga Marrëveshja për miqësi me Bullgarinë dhe se Maqedonia vazhdon me një angazhim serioz për tejkalimin e çështjes kryesore – zgjidhjen e kontestit të emrit.

“Së bashku me kryeministrin Tsipras, punojmë për të mbyllur këtë problem të gjatë dhe të dhimbshëm, zgjidhja e të cilit do të hapë rrugën për integrimin e Maqedonisë në BE dhe NATO ndërsa kjo për qytetarët tanë do të thotë të sigurohen investime të reja, vende të reja pune, paga më të larta dhe një jetë më të mirë për qytetarët”, tha Zaev.

“Lidhur me këtë problem, për Qeverinë e Maqedonisë është i pranueshëm emër me përcaktim gjeografik që do të bëjë dallim midis shtetit tonë dhe rajonit në Greqi. Megjithatë, insistojmë në një zgjidhje që do të lejojë mbylljen e përhershme dhe të qëndrueshme të kontestit duke respektuar dinjitetin dhe identitetin e të dy kombeve dhe të dy vendeve. Është detyra jonë të marrim përgjegjësinë për këtë mundësi historike për të zgjidhur këtë çështje të hapur midis dy vendeve”, theksoi Zaev.

Gjithashtu, Zaev shprehu besimin se Samiti i ardhshëm i BE-së dhe Ballkanit Perëndimor do të krijojë një axhendë inovative sipas shembullit të Samitit të Selanikut i cili do të trasojë qartë rrugën e para-pranimit në BE bazuar në propozimet e strategjisë.

Kryeministri Zaev tha se është i bindur se në qershor të vitit 2018 Këshilli do të vendos për fillimin e negociatave për fillimin e bisedimeve inkuadruese me Bashkimin Evropian. aa

“Aleksandri i Madh”, largohet nga aeroporti i Maqedonisë

Sot është hequr emri i Aleksandrit të Madh i cili dhjetë vite qëndronte mbi objektin e aeroportit të Shkupit. Shërbimet me shumë kujdes një nga një i larguan shkronjat e emrit nga terminali. Për momentin nuk dihet kur do të vendoset emri i ti “Aeroporti ndërkombëtar Shkup”. Nga koncesioneri turk TAV thonë se ata veprojnë sipas instruksioneve që i marrin nga Qeveria.

Jozyrtarisht burime nga TAV – Maqedoni thonë se përveç emrit, nga hapësirat e aeroportit në të ardhmen do të hiqet edhe përmendorja e Aleksandrit të Madh, ndërsa do të ndryshohet edhe faqja e internetit të aeroportit. Për momentin nuk tregojnë se kur do të realizohen këto ndryshime. Ata nuk kanë informata edhe për atë se kur do të vendoset emri i ri në vend të emrit të vjetër. Për ndryshimin e emrit sot i pyetëm se çfarë mendojnë disa nga pasagjerët që i takuam në aeroport.

“Mendoj se mirë është që nga ana jonë shtrijmë dorën dhe themi se jemi të gatshëm të zgjidhet dhe tejkalohet problemi. Tani gjithsesi, politikanët janë ata që mes tyre duhet t’i zgjidhin dhe tejkalojnë problemet”.

“Ndoshta do duhej të quhej “Greqia” që t’u hakmerremi grekëve për Selanikun sepse aeroporti i atjeshëm quhet Maqedonia. Por ne do ngelemi maqedonas”.

“Jo vetëm ky, por duhet të ndërmerren edhe hapa tjerë dhe njëherë e përgjithmonë të zgjidhet problemi. Ne më të moshuarit e kaluam jetën, por për të rinjtë duhet të ketë jetë”.

Gjatë ditëve të kaluara u larguan edhe tabelat përgjatë “Korridorit 10”. Drejtori i ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore, Zoran Kitanov thotë se tashmë po bëhen gati tabelat e reja ku emri i Aleksandrit të Madh do të zëvendësohet me “Miqësia”. Ndryshe, ndryshimi i emrave të aeroportit dhe autostradës është shenjë e vullnetit të mirë nga Qeveria e Shkupit për përmirësimin e marrëdhënieve me Greqinë fqinje gjatë bisedimeve për zgjidhjen eventuale të çështjes së emrit. Mes mysafirëve të parë të lartë të cilët do të aterojnë në aeroportin e riemëruar do të jetë ministri i jashtëm grek, Nikos Kocijas, njofton Alsat M.

Rasti Almiri, nga vrasje përfundon në aksident

Vrasja e qëllimshme e vogëlushit Almir Aliu do të përfundojë si “aksident komunikacioni”, ndërsa dorasi Boban Iliq, do t’i shpëtojë dënimit të merituar.

Është vet kryeprokurori Lubomir Jovevski ai i cili para deputetëve të Maqedonisë, në seancën e pyetjeve drejtuar zyrtarëve qeveritar, ka konfirmuar se lënda për vrasjen e 4-vjeçarit nga Kumanova, Almir Aliu, më 25 qershor të vitit 2016, do të përfundojë si “aksident komunikacioni”.

Për rikualifikimin e lëndës, Jovevski fajin ia ka hedhur ish-kryeprokurorit Marko Zvërlevski, për të cilin tha se vendimi është marrë njëherë në Prokurorinë publike, ndërsa më pas është votuar në Prokurorinë republikane.

“Vendimi për rikualifikimin e këtij rasti është marrë në Prokurorinë Publike që para se unë të emë- rohesha si kryeprokurorë publik. Më pas lënda është dërguar në Prokurorinë Republikane, ku edhe është votuar për rikualifikim nga ‘vrasje’ në ‘aksident në komunikacion’. Ky vendim është marrë për shkak të pamundësisë për të përcaktuar paramendimin në vepër tek i akuzuari për vrasje”, tha Jovevski në pyetjen e deputetit të Lëvizjes BESA, Rexhep Memedi.

Me të marrë këtë përgjigje, deputeti Memedi i kërkoi Jovevskit të mos e ndjek rrugën e paraardhësit të tij, Marko Zvërlevski, si dhe të merret parasysh aktakuza për “vrasje” të vogëlushit dhe jo “aksident komunikacioni”, siç ka vendosur tashmë Prokuroria.

Protesta në Shkup, kërkohet zbardhja e “rasteve të montuara gjyqësore”

Organizatorët kërkuan rigjykimin e rasteve, të cilat sipas tyre janë “aktgjykime të fabrikuara në bazë të dëshmitarëve të fshehur”

SHKUP – Me iniciativë të Shoqatës së të burgosurve politikë shqiptar në Maqedoni dhe familjarëve të të akuzuarve në rastin “Lagja e Trimave”, dhjetëra qytetarë shqiptarë u tubuan në sheshin “Skenderbe” në Shkup për të shprehur revoltën e tyre kundër proceseve gjyqësore, sipas tyre të montuara dhe të fabrikuara, ku dënime kanë marrë qytetarë shqiptarë.

Organizatorët të cilët ishin tubuar nën moton “E vërteta në shesh, në burg dergjen njerëz-prindër të pafajshëm” kërkuan rigjykimin e rasteve, të cilat sipas tyre janë “aktgjykime të fabrikuara në bazë të dëshmitarëve të fshehur dhe të shpikur si dhe kundër dhjetëra shkeljeve procedurale në sjelljen e vendimeve për burg të përjetshëm për dhjetëra shqiptarë”.

Sipas kreut të Shoqatës së të burgosurve politikë shqiptar, Shpëtim Pollozhani, gjykatat e Maqedonisë janë të korruptuara. Ai theksoi se kërkojnë rigjykimin e rasteve dhe njëkohësisht gjykata të marrë parasysh dëshmitarët e propozuar nga pala mbrojtëse.

Pollozhani në vazhdim theksoi se protestojnë edhe për kushtet mizore në burgjet e vendit, për të cilat, siç tha ai, përveç mungesës së kushteve themelore për jetesë në burgje mbizotëron edhe korrupsioni, ku të burgosurit paguajnë para për të mbijetuar.

“Apelojmë deri te Ministria e Drejtësisë dhe institucionet që financojnë përmirësimin e kushteve nëpër burgje, institucionet ndërkombëtare, të ndalet korrupsioni në burg dhe institucionet të merren me amnistinë, me falje, zbritje të dënimit, dënimit me kusht, përsëritje të gjykimit… dhe, me këtë të mos merren të burgosurit e ndërmjetësuar dhe të punësuarit e korruptuar”, deklaroi Pollozhani.

Pas fjalimeve të disa organizatorëve dhe pjesëmarrësve në protestë, protestuesit marshuan deri para ndërtesës së Gjykatës së Apelit – Shkup. Pas disa minutave brohoritjesh para ndërtesës së Gjykatës së Apelit, protestuesit u shpërndanë në mënyrë të qetë.

Protesta të këtilla pati edhe në fund të vitit të kaluar, kur protestuesit kërkuan rigjykimin e rastit “Lagja e Trimave”, vendim i cili sipas tyre është “i montuar politikisht”.

Ndryshe në fillim të muajit nëntor të vitit të kaluar, Gjykata Penale e Shkupit shqiptoi aktvendimin për 37 të akuzuarit të grupit të armatosur të Kumanovës për ngjarjet e vitit 2015 në “Lagjen e Trimave”. Tetë të akuzuar u dënuan me burg të përjetshëm, katër të tjerë u shpallën të pafajshëm, ndërsa pjesa tjetër morën dënime prej 12 deri në 40 vjet burg.

Të dënuarit u akuzuan për veprën penale “organizim terrorist” dhe “terrorizëm”. Prej të akuzuarve të cilët u ngarkuan me veprën penale “organizim terrorist” dhe “terrorizëm”, 16 janë shtetas të Kosovës, një shtetas i Shqipërisë, një shtetas i Gjermanisë, ndërsa pjesa tjerët janë shqiptarë nga Maqedonia.

Kujtojmë se më 9 dhe 10 maj të vitit 2015, në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë, një grup i armatosur u përlesh me forcat e sigurisë maqedonase. Gjatë përleshjeve u vranë tetë policë të forcave speciale të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe 40 të tjerë u plagosën. Në përleshje, po ashtu u vranë edhe dhjetë pjesëtarë të grupit të armatosur. aa

Kjo është partia e parë në Maqedoni që e mban flamurin rus në seli! (FOTO)

Partia Lëvizja Popullore për Maqedoninë, e udhëhequr nga Janko Baçev është partia e parë në Maqedoni që mban flamurin rus në selinë e saj.

Bëhet fjalë për parti ultra-nacionaliste që udhëhiqet nga një ish agjent i shërbimit sekret.

Flamurin rus ai e ka nxjerrë në ballkonin e selisë partiake bashkë me flamurin e partisë, transmeton Gazeta Lajm. Për dallim prej partive tjera maqedonase, LPM nuk mban flamurin shtetëror të Maqedonisë, por flamurin e mehershëm të vendit me yllin e Verginës, që u ndryshua me insistim të Greqisë.

Befason Zaevi: Unë jam shqiptar ortodoks!

MAQEDONI-Pas lajmeve se zv/kryeministrja dhe zv/kryetarja e LSDM, Radmilla Sheqerinska ka prejardhje shqiptare, mediat e afërta me VMRO e kanë shpallur shqiptar ortodoks edhe kryeministrin e vendit Zoran Zaev, shkruan INA.

“Unë kam prejardhje shqiptare ortodokse, si nga gjyshja ashtu edhe nga gjyshi që nga Ilirët e Strumicës që kur pranuan besimin ortodoks. Me kalimin e kohës, sllavët, kryesisht me dhunë na asimiluan dhe imponuan gjuhën maqedonase. Mirëpo e gjitha kjo është histori. Unë fal dhe duhet t’i harrojmë ato gjëra tani dhe duhet do të ndërtojmë një shoqëri dhe jetë për të gjithë. Nuk di të flas në gjuhën shqipe pasi shqipen nuk e kan gjuhë amë, por gjuhën e stër-stër-stër gjyshërve, por nuk ka rëndësi si flasim, por si ndjehemi. Unë ndjehem shqiptar ortodoks.

Më shumë se 25 milionë shqiptarë ortodoksë jetojnë në Ballkan, kryesisht në IRJM, Greqi, Shqipëri dhe Serbi. Kjo është arsyeja pse ne kuptojmë me lehtësi grekët. Gruevski ishte fashist dhe etnikisht i pastër, dhe me një njeri të tillë nuk mund të negociohet”- ka thene Zaev.

Untitled-3

(BalkanWeb)

Kush ishin mercenarët rusë që luftuan kundër shqiptarëve në Likovë?

Filip Trajkovski ka falënderuar mercenarët rus të cilët ndihmuan Maqedoninë në luftën e vitit 2001 në rajonin e Likovës.

“Vullnetarët rus në anën e Maqedonisë, derisa sa NATO i ndihmonte banditët shqiptarë. Komandosët rus ndihmuan Maqedoninë. Një faliminderim i madh për të gjithë vullnetarët rus, posaqërishtë për Anatoli Lebet Tolja”, është shprehur ai.

Ndërkohë, ndaj këtij shkrimi ka reaguar Xhem Llamallari, i njohur si komandant Baruti.

“Forcat Sllave të sigurimit për betejën e lavdishme të Mateqit kishin deklaruar se kanë humb 10 ushtarë dhe 12 policë, kurse 64 u jan plagosur…Njejtë edhe për betejën madhështore të Haraçinës, se gjoja kan humb vetëm disa policë.

Gjithmonë, luftëtarët më eminentë të UÇK’së e kanë deklaruar se në anën Maqedone aktiv kanë qenë të kyqur grekët, rusët, moldavët, rumunët dhe Çetnikët, dhe se shumë të vrarë e të coftë janë nga këto shtete Barbare….Sot, vet e konfirmojnë ajo pjesë e frigacakëve që kanë mbetur gjallë”, është shprehur Baruti./INA

Çfarë duhet të dinë shqiptarët për çështjen e emrit të Maqedonisë – Nga Abdulla Mehmeti

Maqedonia nga viti 146 para erës sonë deri në shek.VII të erës së re ka qenë provincë ilire

Maqedonia, në shek. III dhe IV, ka qenë provincë e ndarë në dy pjesë, Maqedonia Prima, (pjesa jugore me kryeqytet Selanikun) dhe Maqedonia Salutaris (Sekonda) në veri, me kryeqytet Stobin.
Maqedonia Prima dhe Maqedonia Sekonda (Salutaris) kanë qenë të përfshira në kuadër të Dioqezës së Maqedonisë, një nga tri dioqezat në kuadër të Prefekturës së Ilirikut, të krijuar në vitit 318.
Pas ndarjes së Prefekturës së Ilirikut në Iliriku Perëndimor dhe Iliriku Lindor, më 379, krahina e Maqedonisë u bë pjesë e Ilirikut Lindor.

Me ndarjen e Perandorisë Romake në atë lindore dhe perëndimore, më 395, Maqedonia bëhet pjesë e Perandorisë Bizantine, nën të cilën nuk është përmendur asnjëherë emri i Maqedonisë si krahinë e veçantë, mbi 1 mijë e njëqind vjet me radhë.

Edhe gjatë sundimit të Perandorisë Osmane, mbi 500 vjet, ky rajon gjeografik nuk është përmendur asnjëherë me emrin Maqedoni, por me emra të tjerë, si Rumeli, ose një pjesë e saj si Thraki.

Për herë të parë në fund të shek. XIX, të nxitur nga Bullgaria, disa grupe ilegale dhe qarqe politike jashtë krahinës së Maqedonisë, në Bullgari dhe Rusi, e ringjallën idenë për maqedonizmin dhe Maqedoninë (në vitin 1893 u krijua organizata e fshehtë OBRM/VMRO në Selanik), kurse në fillim të shekullit XX kjo lëvizje ka kërkuar një formë autonomie në kudër të Perandorisë Osmane, me kryeqytet Selanikun, e asnjëherë nuk ka shprehur pretendime për territoret që përfshin Maqedonia e sotme, e cila është krijuar me mbi 50% të territorit të saj në trojet etnike shqiptare, me shumicë të popullsisë autoktone shqiptare deri në vitin 1913.

Për herë të parë Maqedonia u njoh si njësi e veçantë teritoriale-politike, me urdhër të Kominternit, si republikë socialiste (popullore) e Maqedonisë nën ish Federatën Jugosllave, e krijuar në vitin 1944, kur edhe filloi të krijohet gjuha e veçantë maqedonase dhe të afirmohet kombi i ri maqedonas, i cili vazhdimisht është kontestuar nga fqinjët, serbët, bullgarët dhe grekët. Ky qëndrim i shteteve fqinje vazhdon edhe sot, siç është kontesti për emrin kushtetues të shtetit të Maqedonisë nga Greqia, i cili zgjat mbi njëzet vjet, pas pavarësimit të Maqedonisë më 1991 e deri sot.

Ndërroi jetë zyrtari i BDI-së, Ademi

Pas një sëmundjeje të rëndë, mbrëmë ka ndërruar jetë Abdilaqim Ademi, ish-zyrtar i lartë i Bashkimit Demokratik për Integrim dhe bartës i posteve të larta qeveritare në Maqedoni. Ai ishte 48 vjeç.

Nga viti 2008 deri 2011 ishte zëvendës-kryeministër i ngarkuar për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit. Më pas kreu detyrën e ministrit të Ambientit jetësor dhe atë të ministrit të Arsimit.

Z. Ademi ishte deputet i BDI-së menjëherë pas themelimit të partisë, nga viti 2002 – 2006.

Ai la pas gruan dhe një djalë. Varrimi i Abdilaqim Ademit bëhet të premten në vendlindjen e tij, Shemshovë të Tetovës.

Në rigjykimin e rastit “Monstra” kërkohet përfshirja e Speciales

Zërijeta Hajro Jajaga – Seanca gjyqësore për rigjykimin e rastit “Monstra” kundër të akuzuarve për vrasjen e pesëfishtë në liqenin Smillkovës, pas vërejtjeve të avokatit mbrojtës është shtyrë për datën 14 mars.

Ndryshe, rigjykimi për rastin “Monstra”,vjen me kërkesë të Prokurorisë Publike, pas anulimit të akt-gjykimit të shkallës së parë dhe asaj të dytë, pas çka, të dyshuarit në dhjetor të vitit të kaluar u lanë të mbrohen në liri.

Prokurori Publik, Naum Panovski tha se Prokuroria vazhdon t’i akuzojë të pandehurit për veprën terrorizëm, për vrasjen e katër të rinjve maqedonas dhe një peshkatari në afërsi të liqenit të Smillovës.Në baë të kësaj akuze, gjashtë të dyshuarit : Alil Demiri, Haki Aizir, Fejzi Aziri, Sami Luta, Afrim Ismajloviq dhe Agim Ismajloviq, u dënuan me burgim të përjetshëm.

Ndërkaq, avokati mbrojtës Naser Raufi është shprehur optimist se deri në seancën e radhës, Prokuroria Publike do ta tërheqë akuzën. Ai njëherësh ka kërkuar që ky rast të kalojë nga Prokuroria Publike në duart e Prokurorisë Speciale Publike (PSP).

“Rasti në fjalë tashmë një vit është duke u shqyrtuar nga PSP-ja dhe vlerësojmë se është e nevojshme”, ka theksuar avokati Naser Raufi.

Në anën tjetër, familjarët e të akuzuarve në rastin “Monstra” vlerësojnë se një gjykim i dejtë dhe transparent mund të realizohet vetëm nëse ky rast kalon në duart e Prokurorisë Speciale Publike.

Fezi Ajdari nga Këshilli i familjeve të të akuzuarve për rastin “Monstra” thotë se në bazë të provave me të cilat disponon Specialja, do të dëshmohet pafajësia e të gjithë të akuzuarve.

“Kisha dashur që të inkuadrohet dhe Prokuroria Speciale dhe t’i bashkëdyzojë argumentet me Prokurorinë Publike, dhe përfundimisht të tërhiqet aktakuza. Sepse e pamë se aktakuza nga Prokuroria Publike ishte e njëjtë siç ishte herën e parë, ndërkohë që Gjykata Supreme në fund të vitit të kaluar solli vendim për shfuqizimin e aktgjykimeve të shkallës së parë dhe asaj të dytë”, tha Ajdari.

“Shpresoj se deri në seancën e radhës, organi i akuzës do të tërheqë këtë aktakuzë dhe akuzën e njëjtë do ta përfaqësojë Prokuroria Speciale, e cila tashmë për disa muaj që punon në përgatitjen e saj”, thotë ai.

Njohësit e çështjeve juridike vlerësojnë se besimi i qytetarëve në sistemin gjyqësor mund të kthehet vetëm nëse rastet e ndjeshme, siç është “Monstra”, e cila u përcoll me reagime dhe protesta të shumta dhe nga opinioni, do të zhvillohet përmes një procedure transparente me përfshirjen e Speciales.

Sot mbahet seanca gjyqësore për rastin e Almirit

Sot në Gjykatën Themelore në Kumanovë pritet të mbahet seanca e radhës për rastin e 4-vjeçarit, Almir Aliut. Seanca paraprake ishte shtyrë për shkak të mungesës së njërit prej avokatëve.

Sipas Alsat-M, edhe seanca e sotme është caktuar pa harmonizimin e qëndrimeve mes prokurorëve të prokurorisë së lartë dhe asaj republikane të cilët mbeten të ndarë në vlerësime sa i përket ngritjes së akuzës për autorin e veprës.

Prokurorët shqiptar kanë kundërshtuar propozimin e këshillit penal në Kumanovë që lënda të rikualifikohet nga “vrasje” në “aksident komunikacioni me pasojë vdekjen”. Por propozimin për rikualifikimin e lëndës e kanë mbështetur prokurorët maqedonase gjë që ka çuar në ndarjen e tyre në baza etnike. Në seancën e kolegjit në Prokurorinë e Lartë dhe më pas në atë Republikane, 4 prokurorët shqiptar u mbi-votuan nga 6 prokurorët maqedonas, në anën e të cilëve ishte edhe kryeprokurori i ri.

Informacionet për rikualifikimin e mundshëm të rastit të Almirit kanë nxitur reagime në opinion. Para Prokurorisë Publike një numër i konsiderueshëm i qytetarëve shprehën pakënaqësinë e tyre në formë proteste, duke vendosur lule të bardha, fotografi të Almirit dhe pankarta me mbishkrime të ndryshme që kërkonin mos kualifikimin e lëndës.

Protestuesit kërkuan që lënda të mbetet nën akuzën e vrasjes. Reagime të shumta kishte edhe nga partitë politike shqiptare të cilat kundërshtojnë rikualifikimin eventual e veprës, nga “vrasje” në “aksident trafiku me pasojë vdekjen”. Por lidhur me rastin kishte reaguar edhe kryeprokurori Lubomir Joveski i cili përmes një shkrese kërkoi që politika të qëndroj larg Prokurorisë.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në qershor të 2016 pas një zënke banale para urgjencës së qytetit në Kumanovë mes familjarëve të viktimës dhe të dyshuarit, i cili sipas dëshmitarëve, duke u larguar me veturën e tij, e ka goditur për vdekje katërvjeçarin, Almir Aliu.

Naser Zyberi: “Ligji i shqipes ka kaluar fazat, pason vetëm votimi”

Keqpërdorim eklatant i rregullores së punës së parlamentit me qëllim që të pengohet hyrja në fuqi e këtij ligji. Kështu e sqaron eksperti juridik Naser Zyberi parashtrimin e mbi 35 mijë amendamenteve nga opozita maqedonase ndaj ligjit të gjuhëve i cili është kthyer sërish në kuvend pasiqë presidenti refuzoi ta dekretojë të njëjtin.

Sipas tij amendamentet nuk kanë të bëjnë me përmbajtjen dhe aspak me përmirësimin e tekstit. Ndërkaq janë në kundërshtim me procedurat pasi fazat për amendamentim kanë kaluar thotë ai.

“Ushtrimi i 35 mijë amendamenteve në një tekst ligjor prej 22-23 nenesh flet se ideja nuk është që të përmirësohet përmbajtja e tekstit të ligjit, por të bllokohet dhe të pamundësohet hyrja në fuqi e të njëjtit, këtë mundësi deputetët e VMRO-DPMNE-së e kanë pasur gjatë fazave të sjelljes së këtij ligji dhe këtë të drejtë ata nuk e kanë ushtruar, tani bëjnë vetëm sabotim të punës së kuvendit me qëllim që të pengohet hyrja në fuqi e një akti të miratuar konform kushtetutës dhe rregullores”, tha eksperti juridik, Naser Zyberi.

Pas përfundimit të procedurave rreth miratimit të një ligji qoftë edhe nëse nuk e ka dekretuar presidenti kuvendit nuk i mbetet gjë tjetër vetëm të deklarohet lidhur me vendimin e presidentit sqaron Zyberi.

“Procedura parlamentare për aprovimin e një ligji nuk është debat për bindjen e opinionit për arsyeshmërinë e sjelljes së ligjit. Arsyeshmëria e sjelljes së një ligji bëhet në leximin e parë parlamentarë të një ligji, në lexim të dytë bëhen intervenime me amendamente  ndërsa votimi i tretë është vetëm akt solemn do të thotë pranon vendimin e presidentit për ta refuzur dekretimin ose e refuzon të njëjtin. Në qoftë se qëndron me 61 vota pas propozimit që ka aprovuar do të thotë se presidentit nuk i është pranuar qëndrimi dhe ligji detyrimisht hyn në fuqi respektivisht kushtetuta e detyron presidentin që në atë rast ta nënshkruaj dekretin për hyrjen në fuqi”, u shpreh eksperti juridik, Naser Zyberi.

Ligji për përdorimin e gjuhës shqipe u miratua me konsensus mes koalicionit të kryesuar nga LSDM dhe të gjitha partive shqiptare.

Maqedoni, protestuesit mblidhen para Parlamentit kundër gjuhës shqipe dhe ndryshimit të emrit

SHKUP- “Miqësia harrohet, Aleksandri mbetet përgjithmonë”, ishte mesazhi i patriotëve që protestuan para Kuvendit, përcjell Almakos. Pas njoftimit se Qeveria do të riemërtojë autostradën “Aleksandri i Madh” në “Miqësi”, qytetarët që protestuan sot para Kuvendit, të organizuar përmes shoqatave patriotike, thanë: “Miqësia harrohet, Aleksandri mbetet përgjithmonë”.

Tek parku “Gruaja luftarake”, është ngritur një kamp në të cilin nënshkruhet peticion kundër vendimeve të Qeverisë dhe Kuvendit. Demonstruesit gjithashtu kërkojnë ndërprerjen e negociatave për ndryshimin e emrit. Siç thonë organizatorët, protestat janë paralajmëruese, dhe kundër politikave antimaqedonase.

“Kjo është një protesta e popullit maqedonas dhe të gjitha shoqatat që jemi këtu po hyjnë në një unitet koalicioni me popullin tonë maqedonas. Ata do ti shkojnë deri në fund betejës së tyre të drejtë për ruajtjen e identitetit të tyre shekullor, historisë, kulturës dhe emrit”, tha Ana Bubinkova Mihajlovska, kryetarja e Shoqatës Qytetare “Rilindja”.

“Me votimin e tij rrënohen themelet e një shteti, që çon drejt destabilizimit dhe federalizimit të tij, do të rriten urrejtjet etnike dhe do të prishet shoqërua”, thonë organizatorët.

Ata më tej shtojnë se këto protesta janë vazhdimësi e atyre para gjashtë muajve. Dhe se edhe ditën e hënë do të ketë protesta para Kuvendit të Maqedonisë.

Deklaratë e fortë e prokurorit: Sela shpëtoi sepse dhunuesit menduan që kishte vdekur

SHKUP– Ka përfunduar seanca e sotme e të akuzuarve për tentativë vrasje ndaj deputetit dhe kreut të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela. Prokurori publik akuzues, Darko Jakimovski, gjatë prezantimit të akuzës ndaj dhjetë të pandehurve, deklaroi se e vetmja arsye që nuk është u vra Ziadin Sela gjatë sulmit në Kuvendit e Maqedonisë, është sepse dhunuesit menduan se ai kishte vdekur.

Sipas Jakimovskit, dëshmitë që përbëhen nga fotografi, video, si edhe deklarata të dëshmitarëve do të dëshmojnë se në momentin kur rrahja e Selës ka arritur kulminacionin hezitimi i dhunuesve, por fakti se Sela nuk ka dhënë shenja jete dhe të gjithë kanë menduar se ai ka vdekur, shkruan “telegrafi”.

Joksimovski deklaroi se deputeti Ziadin Sela është lënduar rëndë në kokë.

Nga ana tjetër, avokatët e të akuzuarve deklaruan se klientët e tyre janë të pafajshëm, dhe se nuk kanë shkaktuar lëndime që kërcënojnë jetëm. Sipas avokatit mbrojtës të Kosta Dellovit, klienti i tij nuk ka marrë pjesë në rrahje, por vetëm është fotografuar që të tregojë se ka qenë në Kuvend më 27 prill 2017.

Avokati i Aleksandar Janevskit deklaroi se klienti i tij e ka mbrojtur Ziadin Selën dhe e ka ndihmuar.

Seanca e radhës është caktuar për më 8 shkurt, kur në seancë do të dëshmoj vetë Ziadin Sela, si edhe ekspertë të Institutit për mjekësi ligjore, si edhe dy dëshmitarë.

Gjyla Çeliku: Në qytetin e Alfabetit po na mallkojnë edhe në gjuhën shqip!

Miratimi i ligjit të gjuhës shqipe ka vënë në lëvizje segmentët ekstremistë në Maqedoni, që kvazhdojnë t’i mallkojnë, kërcënojnë dhe diskriminojnë shqiptarët jo vetëm në maqedonisht por edhe në gjuhën shqipe, sikur shihni edhe në foton e mëposhtëme, ku nëpër muret e ndërtesave shkruhet në maqedonisht dhe shqip “Vdekje për Shqiptarët!”

Ka reaguar edhe opinionistja nga Maqedonia, Gjyla Çeliku në rrjetin social, duke postuar fotografinë që mbart shkrimnin antishqiptar e cila shkruan si më poshtë:

“Kryesorja filloi zbatimi i gjuhës në vendet me shumicë shqiptare, në Qytetin e Alfabetit, me mallkim edhe në gjuhën shqipe.

Faleminderit që respektoni ligjin dhe ju garantoj që ne s’jemi trembur edhe kur veç maqedonisht na keni mallkuar,

e tash me mallkim shqip e marrim si “mallkim me respekt për autoktonitetin tonë”.”

 

Thirrje naziste të maqedonasve, tani edhe shqip (FOTO)

Ka pushtuar rrjetet sociale një foto nga qyteti i Manastirit, ku në një mur shkruan “Vdekje për shqiptarët”.

Grafiti është shkruar në dy gjuhë, si ironi për ligjin për përdorimin e gjuhëve në Maqedoni.

Thirrjet naziste në Maqedoni po marrin hov në Maqedoni, pas miratimit të ligjit për gjuhët, si nëpërmes grafiteve ashtu edhe nëpërmes intelektualëve maqedonas./lajm

Presidenti Ivanov nuk do ta nënshkruajë ligjin për gjuhët

Presidenti maqedonas Gjorgje Ivanov ka bërë të ditur sot se nuk do ta nënshkruaj ligjin për gjuhët të cilin e miratoi parlamenti i Maqedonisë para një jave. Duke iu drejtuar opinionit publik përmes një mesazhi, ai theksoi se arësyetimin ia ka dërguar parlamentit, ndërsa u bëri thirrje ligjvënësve që t’i rishikojnë vërejtjet e tij.
“Ligji u miratua pa një debat publik, pa konsultuar ekspertët dhe pa opozitën”, thekson presidenti maqedonas duke shtuar se ligji po ashtu u miratua pa një direktivë të Bashkimit Evropian.Presidenti Ivanov shkruan më tej se në punën e tij gjithmonë ka respektuar Kushtetutën dhe interesat e qytetarëve të vendit. Ai vlerëson se miratimi i ligjit synonte arritjen e pikëve politike nga parti të caktuara.

Qëndrimi i zotit Ivanov ndaj këtij ligji ishte i njohur. Edhe në paraqitjen e fundvitit para deputetëve ai pati theksuar se “Maqedonia do të bëhej shteti i parë evropian i cili i parashtron kushte vetëvetes të cilat ashkush, nuk i kërkonte”.
Zoti Ivanov, i cili po ushtron mandatin e dytë si president, i propozuar dhe mbështetur nga partia konservatore VMRO-DPMNE, thotë se ligji për gjuhët instalon një paralelizëm në të gjitha organet e pushtetit dhe bën bllokimin e tyre, ndërsa ekziston rreziku, sipas tij, për ripërkufizimin e Kushtetutës që do të cënonte bashkimin, sovranitetin dhe integritetin tokësor të Maqedonisë.
Ndërkaq në një reagim të qeverisë së Maqedonisë thuhet se ligji ishte miratuar në mënyrë të duhur sipas procedurave të parashikuara në parlament dhe në pajtim me amendamentin 5 të Kushtetutës së Maqedonisë.
“Opozita kishte të gjitha mundësitë që përmes amendamenteve të marrë pjesë në përmirësimin e ligjit, por opozita vetë mori vendim për të mos marrë pjesë në procesin politik për ligjin e gjuhëve”, thuhet në një komunikatë të qeverisë, ndërsa theksohet më tej se “nëse një qytetar ndjen nevojë të flasë në gjuhën e tij amtare, me këtë përfitojnë të gjithë qytetarët dhe Republika e Maqedonisë. Me këtë ligj e avancojmë përdorimin e gjuhëve të gjitha komuniteteve në vend”, nënvizon qeveria.
Ligji në veçanti avanconte gjuhën shqipe e cila do të mund të përdorej në institucione të larta shtetërore dhe publike ku nuk kishte zënë vend deri tash.
Pas vendimit të presidentit Ivanov, i takon parlamentit që të vendosë në një lexim të tretë, ku sipas pritshmërive, ligji do të miratohet edhe një herë, pa pasur nevojë për të debatuar më mbi të.

Incident në Shkup, rrahje masive mes tifozëve maqedonas dhe atyre shqiptarë

SHKUP- Një incident në një ndeshje basketbolli ka ndodhur në Shkup mes disa tifozëve maqedonas dhe një grupi shqiptarësh. Ngjarja ndodhi gjatë ditës së djeshme.

Ina shkruan se incidenti ndodhi gjatë ndeshjes mes ekipit të Pelisterit nga Manastiri dhe tifozët e ekipit të Shkupit.

Siç bëjnë të ditur nga MPB-ja, rasti ka ndodhur në sallën e sportit “Shaban Twrstena”, pas përfundimit të ndeshjes. Një tifoz ka hedhur një petardë në drejtim të lojtarëve mysafir, që ka nxitur reagimin e tyre, duke hedhur me një shishe plastike ndaj tifozëve. Kjo ka bërë që tifozët të sulmojnë lojtarët e Pelisterit. Gjatë tentimit për të parandaluar rrahjen, janë lënduar dy policë.

Maqedoni, emetohet pulla postare me portretin e Skënderbeut

Posta e Maqedonisë ka emetuar pullën me portretin e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu në 550 vjetorin e vdekjes.

Ambasadori shqiptar në Maqedoni, Fatos Reka, ka bërë të ditur këtë lajm përmes një postimi në rrjetin social Twitter.

“Posta e Maqedonisë ka emetuar pullën postare për të nderuar 550 vjetorin e vdekjes së heroit kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, shkruan Reka.

Heroi ynë kombëtar, që bën krenar çdo shqiptar, u bë pjesë e historisë si një nga gjeneralët dhe strategët më të mëdhenj të kohës.

Ndonëse kishte me vete një ushtri të vogël, ai mundi të përballonte dhe të shkatërronte taborret e ushtrisë osmane, më të organizuarat e kohës, si një burrë i madh shteti, që udhëhoqi luftën kundër pushtuesit osman. Skënderbeu shënoi një kthesë vendimtare në zhvillimin politik të vendit dhe në forcimin e vetëdijes kombëtare.

Publikohet emri i ri dhe detajet e marrëveshjes Maqedoni-Greqi

Janë publikuar detaje të marrëveshjes që pritet të nënshkruhet mes Maqedonisë dhe Greqisë për çështjen e emrit. 

Në një dokument që ka siguruar portali Infoshqip thuhet se emri i ri do të jetë Republika e Maqedonisë së Re, ndërsa versioni i shkurtuar do të jetë Maqedonia e Re.

Në dokument përfshihen edhe zgjidhjet për çështjet me kishën, gjuhën dhe identitetin.

—-Emri: Republika e Maqedonisë së Re
—Emri i shkurtuar: Maqedonia e Re
—-Gjuha: Maqedonishtja moderne
—-Nacionaliteti: Maqedonas/ Maqedonasit e ri
—-Kisha: Kisha e Re Ortodokse Maqedonase
—-Identiteti: Maqedonas (për Maqedonasit), Maqedonasit Etnikë (për ndërkombëtarët) Sllavomaqedonasit ( për Grekët)
—-Identiteti i Maqedonasve të Greqisë: Maqedonasit e Greqisë (për Maqedonasit dhe ndërkombëtarët) Maqedonas (për Grekët).

Tërmete të fuqishme goditën Maqedoninë – vetëm dëme materiale

Mbrëmë vonë, pas orës 23:00, janë regjistruar një seri tërmetesh të cilat vijnë nga rajoni epiqendror i Dojranit, por më i fuqishmi me intensitet prej VI-VII ballëve sipas Shkallës evropiane makrosizmike, ishte në mëngjes në orën 5 e 24 minuta.

Siç informon Observatori sizmologjik pranë Fakultetit matematiko-natyror në Shkup, këtë tërmet në 145 kilometra në juglindje të Shkupit, me magnitudë prej 4,8 ballëve sipas Rihterit, më së shumti e ka ndjerë popullata në Dojran.

Në Gjevgjeli, Vallandovë dhe Strumicë intensiteti ishte VI ballë, ndërsa në Kavadar, Radovish dhe Berovë V ballë.

Tërmeti është ndjerë edhe nga popullata e Greqisë fqinje dhe Bullgarisë, ndërsa ka shkaktuar dëme në ndërtimet në vendet e banuara në afërsi me epiqendrën.

Shkup, protestuesit kërkojnë zbardhjen e “rasteve të montuara”

“Këto procese dhe të gjitha të tjerat që kanë ndodhur nga krijimi i Maqedonisë kanë prapavijë të qartë etnike dhe politike”, theksoi Pollozhani

SHKUP – Nën organizim të disa organizatave joqeveritare dhe familjarëve të të akuzuarve në rastin “Lagja e Trimave”, dhjetëra qytetarë shqiptarë u tubuan në sheshin “Skënderbe” në Shkup për të shprehur revoltën e tyre kundër vendimit gjyqësor të shkallës së parë për rastin në fjalë.

Organizatorët të cilët ishin tubuar me moton “Të thajmë lot dhe të shërojmë plagë” kërkuan që rasti “Lagja e Trimave” të rikualifikohet dhe të kthehet në rigjykim, për shkak të siç thonë organizatorët, dhjetëra shkeljeve procedurale.

Kryetar i Shoqatës së të burgosurve dhe të përndjekurve politik në Maqedoni, Shpëtim Pollozhani, i cili është njëri nga organizatorët e tubimit, para të pranishmëve deklaroi se do të vazhdojnë të protestojnë derisa të përmirësohen “gabimet e shtetit” lidhur me këtë rast, duke përfshirë edhe rastet e tjera ku janë dënuar shqiptarët.

“Këto procese dhe të gjitha të tjerat që kanë ndodhur nga krijimi i Maqedonisë kanë prapavijë të qartë etnike dhe politike”, theksoi Pollozhani, sipas të cilit, në shumë raste ku janë dënuar shqiptarët “vendimi është shqiptuar me motive politike”.

Pas fjalimeve të disa organizatorëve dhe pjesëmarrësve në protestë, protestuesit marshuan deri para ndërtesës së Gjykatës së Apelit – Shkup, e cila ishte e rrethuar me forca policore të sigurisë. Pas disa minutave brohoritjesh para ndërtesës së Gjykatës së Apelit, protestuesit u shpërndanë në mënyrë të qetë.

Në fillim të muajit nëntor të këtij viti, Gjykata Penale e Shkupit shqiptoi aktvendimin për 37 të akuzuarit të grupit të armatosur të Kumanovës për ngjarjet e vitit 2015 në “Lagjen e Trimave”. Tetë të akuzuar u dënuan me burg të përjetshëm, katër të tjerë u shpallën të pafajshëm, ndërsa pjesa tjetër morën dënime prej 12 deri në 40 vjet burg.

Të dënuarit u akuzuan për veprën penale “organizim terrorist” dhe “terrorizëm”. Prej të akuzuarve të cilët u ngarkuan me veprën penale “organizim terrorist” dhe “terrorizëm”, 16 janë shtetas të Kosovës, një shtetas i Shqipërisë, një shtetas i Gjermanisë, ndërsa pjesa tjerët janë shqiptarë nga Maqedonia.

Kujtojmë se më 9 dhe 10 maj të vitit 2015, në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë, një grup i armatosur u përlesh me forcat e sigurisë maqedonase. Gjatë përleshjeve u vranë tetë policë të forcave speciale të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe 40 të tjerë u plagosën. Në përleshje, po ashtu u vranë edhe dhjetë pjesëtarë të grupit të armatosur. aa

Maqedoni: “Aleanca për Shqiptarët” do të qëndrojë në koalicion

Aleanca për Shqiptarët (ASH) nuk do ta braktisë koalicionin qeveritar të Maqedonisë. Kështu bëri të ditur të dielën kryetari i partisë shqiptare, Ziadin Sela pas një takimi disa orësh me anëtarët e ASH-së në Gostivar.

Drejtuesit e kësaj partie kanë qenë mjaft kritik ndaj qeverisë së kryeministrit Zoran Zaev pasi ai nuk deshi që ministrinë e Shëndetësisë t’ia lërë ASH-së që prej zgjedhjeve lokale kur Arben Taravari e la postin e ministrit për atë të kryetarit të komunës së Gostivarit.

Zoti Zaev tashmë ka dërguar në parlament propozimin për ministër të ri të Shëndetësisë që është këshilltari i tij aktual, kirurugu Venko Filipçe.

Ndërkaq, zoti Sela megjithatë u tha gazetarëve pas takimit se shpresonte që me kryeministrin Zaev të takohet përsëri për të biseduar rreth kushteve të qëndrimit në koalicionin qeveritar.

“Ne – tha z. Sela – kemi vendosur të jemi pjesë e qeverisë për realizimin e programit që u është premtuar votuesve. Kemi premtuar se do t’i zhbllokojmë proceset, se ligji për gjuhën shqipe do të miratohet dhe se do të hapen rastet e montuara gjyqësore”.

Aleanca për Shqiptarët aktualisht ka vetëm dy deputetë, pasi Vesel Mehmeti i njërit fraksion të Rilindjes Demokratike Kombëtare që bënte pjesë në ASH, vendosi të veprojë më vete.

ASH-ja kishte postin e ministrit të Shendëtësisë, tre zëvendës-ministra dhe zyrtarë e drejtorë të tjerë në poste të larta qeveritare e publike. Kryeministri Zaev i ofroi z. Sela një post të ri në shkëmbim të shëndetësisë, atë të zv.kryeministrit për reforma, një gjë që drejtuesi shqiptar e cilësoi me ironi si “zëvendës-kryeministër për byrek që do t’ia kalonte menjëherë BDI-së”.

Sidoqoftë, Ziadin Sela konsiderohet si mjaft meritor për formimin e qeverisë së Zoran Zaevit, me që ai në asnjë mënyrë nuk deshi një koalicion qeveritar me VMRO-DPMNE-në, e cila kishte fituar numrin më të madh të ligjvënësve në parlament nga zgjedhjet e dhjetorit të kaluar. Votat e ASH-së në parlament ishin vendimtare për qeverinë e re.

Por tash, të paktën tre deputetë janë shkëputur nga koalicioni i VMRO-së dhe kanë dhënë shenja afërsie me politikat e qeverisë, duke bërë kështu që rëndësia e votave të ASH-së në parlament të mos jetë më jetike, ndërsa nga ana tjetër, të paktën sipas spekullimeve, Partia Demokratike Shqiptare ka treguar gatishmëri për të hyrë në koalicinin qeveritar të drejtuar nga Lidhja Social Demokratike.

Organizohen protesta për rastin e Kumanovës

Në një takim të përbashkët të shtunën në Kumanovë, këshilli i Familjarëve të rastit Lagja e Trimave, bashkë me Shoqatën e të Burgosurve dhe te Përsekutuarve Politik, OVL UÇK dhe përfaqesues të disa asociacioneve të tjere vendosën që me datën 30 dhjetor të organizojnë një protestë kundër dënimeve drakonike nga gjyqet për të cilët disa institucione relevant ndërkombëtar kanë deklaruar se janë të partizuar.

Kështu thonë organizatorët e protestës, sipas të cilëve, protesta do të fillojë në orën 13 te Sheshi Skënderbeu per të përfunduar përpara Gjykatës së Apelit.

Rama: Ligji për gjuhën shqipe është një tjetër forcim i themeleve të Maqedonisë së të ardhmes

POGRADEC– Pak pas mbledhjes së përbashkët mes dy qeverive, kryeministri Edi Rama zhvilloi një konferencë bashkë me homologun e tij maqedonas, Zoran Zaev.

I pari që mori fjalën ishte i zoti i shtëpisë, kryeministri Rama, ku tregoi edhe njëherë disa marrëveshje që u firmosën mes dy qeverive. Ai tha se bashkëpunimi mes dy vendeve i jep fund një historie ku konfliktet e së shkuarës kërcënojnë që të na rikthehen në pengesa në rrugët e të ardhmes.

“Siç e keni ndjekur në mbledhje u fol edhe për marrëveshjen e Ohrit dhe jemi shumë të inkurajuar. Ky është një gurë themeli për forcimin e demokracisë dhe rritjen e mirëqenies jo vetëm në Maqedoni, por edhe në Shqipëri. I jep fund një historie ku konfliktet e së shkuarës kërcënojnë që të na rikthehen në pengesa në rrugët e të ardhmes. E përgëzoj kryeministrin për kurajon që ka çuar para programin. Për inicimin e ligjit të gjuhëve në parlament dhe për mbajtjen e një zotimi madhor për gjuhen shqipe. Presim që ligji të kalojë dhe zbatimi të nisë një orë e më parë. Është një tjetër forcim i themeleve të Maqedonisë së të ardhmes. Jemi shumë të kënaqur për praninë tuaj këtu”, tha Rama.


Send this to a friend