VOAL

VOAL

Tahiri: Thaçi duhet të ndalet, do të shpërthejë një revoltë

Ish-kryenegociatorja në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka deklaruar se kryeministri Ramush Haradinaj, në pamundësi të ndalë rrugën e presidentit Thaçi në Bruksel, ka vendosur taksën e cila ka bllokuar dialogun.

Duke shprehur qëndrim e saj kundër korrigjimit të kufijve, ajo thotë se Hashim Thaçi duhet të ndalet përmes institucioneve. Sipas saj, një marrëveshje që prek kufijtë, është marrëveshje që çon në luftë. Ish-ministrja e Jashtme ka një porosi për udhëheqësit shtetërorë.

Edita Tahiri, që dikur udhëhiqte delegacionin e Kosovës në bisedimet më Serbinë në Bruksel, mendon se udhëheqësit institucionalë, përfshirë këtu presidentin e vendit, duhet të hartojnë një deklaratë, ku secili hedh firmën aty, dhe e njëjta siguron që nuk do ketë ndryshim kufijsh.Në një intervistë për KosovaPress, ajo thotë se ky mospajtim që po zhvillohet e qe duket se është për taksën, realisht është se nuk ka unitet për mbrojtje të kufijve, meqë presidenti është për korrigjim, ndërsa të tjerët janë kundër.

Megjithatë, vendimin për taksën e sheh si përgjigje të mirë ndaj Serbisë, dhe sipas saj ndërkombëtarët duhet të bëjnë presion edhe në Serbi. Tahiri thotë se Parlamenti ka dështuar dhe nuk ka zotësi të nxjerrë një platformë për dialogun, që do të bënte të qartë se askush nuk mund t’i prek kufijtë e Kosovës, dhe se çfarëdo bisede me Serbinë do bëhet për fqinjësi të mirë. Ajo thotë se Thaçi e ka gabim historik, andaj sipas saj, ai duhet të ndalet.

Duke folur për idenë e korrigjimit të kufijve, ish-kryenegociatorja Edita Tahiri thotë se kufijtë në Ballkan ndryshohen vetëm me luftë. Sipas saj, nëse udhëheqësit e shtetit nuk dalin me një platformë që garanton se nuk do të ketë ndryshim të kufijve, populli do të marrë situatën në dorë dhe do të shpërthejë një revoltë gjithpopullore. Në bisedën me KosovaPress, Edita Tahiri flet edhe për atë që ajo po e sheh si manipulim me faktorin ndërkombëtar.

Ajo thotë se Shtetet e Bashkuara nuk janë për ndryshim kufijsh, por Thaçi dëshiron që mbështetjen e ShBA-vë për marrëveshje me Serbinë, ta përkthejë në atë formë.

Ish-kryenegociatorja Edita Tahiri thotë se vënia në tavolinë e temës së kufijve do t’i bënte favor vetëm Serbisë dhe Putinit.

Ajo përsëritë që qëllimi i Kosovës, edhe partnerëve amerikan dhe evropian, ka qenë që përmes dialogut të ri-integrojnë veriun, të mbyllin çështjen me Serbinë dhe të vendosin marrëdhëniet ndr-fqinjsore mes dy shteteve.

Haradinaj nuk e heq taksën, nuk merr vizë për në SHBA

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj nuk do të shkel as këtë vit në SHBA me rastin e ceremonisë së Lutjeve të Mëngjesit. Ambasada e SHBA’së ka refuzuar vizën të parit të ekzekutivit për shkak të vendimit për taksën 100 për qind ndaj produkteve serbe dhe boshnjake. Probleme me vizë Haradinaj kishte pasur edhe vitin e kaluar për shkak të qëndrimeve për demarkacionin me Malin e Zi.

Askush nga AAK-ja nuk do të marrë pjesë në organizimin e pervjetshëm “Lutjet e Mëngjesit” që mbahet çdo vit në Amerikë.

Kryeministri Ramush Haradinaj nuk do të jetë pjesëmarrës as këtë vit për shkak të telasheve me vizë.

Vizë nuk ka arritur të marrë Nënkryetari i AAK-së, Muharrem Nitaj.

Nitaj ka thënë se për shkak që është vonuar me procedurat e aplikimit për vizë nuk do të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit.

Ndërsa, nuk e komentoi pse kryeministri Haradinaj nuk ka arritur ta marrë vizën.

“Fatkeqësisht jam vonuar ne procedurat e aplikimit per vize dhe kete here e humba rastin për te qene pjesëmarrës i një ngjarje te rëndësishme, siç janë Lutjet e Mëngjesit. Shpresoj ta realizoj vitin e ardhshem! Nuk e di për kryeministrin nuk muj me folë për të”, tha Nitaj të dielën për Gazetën Express.

Ceremonia e Lutjeve të Mëngjesit drejtohet nga presidenti i SHBA-ve, Donald Trump që shërben si takim ndërkombëtar, me pjesëmarrjen e personaliteteve të larta nga mbi 130 vende të botës. Ftesë për këtë ceremoni kanë marrë edhe zyrtarë nga Kosova, por i pari i Qeverisë, Ramush Haradinaj për shkak që nuk i është lëshuar viza amerikaë nuk do të jetë pjesëmarrës.

Ndërsa, ditë më parë Al Jazeera e Ballkanit kishte raportuar se kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i është refuzuar viza amerikane për shkak të vendimit për taksën 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës. Për këtë nuk ka komentuar askush nga kabineti i kryeministrit.

Edhe Memli Kransiqi ka konfirmuar shkuarjen në Amerikë.

“Jam i ftuar në Lutjet e Mëngjesit dhe planifikoj që të marrë pjesë në këtë eveniment gjatë javës së ardhshme”, ka thënë Krasniqi, për Express.

Shkuarjen në SHBA e ka konfirmuar edhe Arben Gashi i LDK’së.

Sidoqoftë, në Lutjet e Mëngjesit nga Kosova do të shkojë, presidenti Hashim Thaçi, kryeparlamentari Kadri Veseli, Deputeti i PDK-së Memli Krasniqi, Deputeti i LDK-së Arben Gashi, deputeti i PSD-së Dardan Sejdiu, deputetja e VV-së Saranda Bogujevci. Ndërsa, Isa Mustafa, nuk do të shkojë për shkak të problemeve shëndetësore.

Vetë Haradinaj, në konferencën për media një javë më parë, e pranoi se me gjasë nuk do të mund të udhëtojë për në Uashington, për shkak të situatës së krijuar pas vendosjes së taksës.

“Qejf kam pasur, edhe kam. Me këtë klimën me taksën po më duket nuk shkoj kësaj here. Duhet me prit me shku ma vonë”, është shprehur Haradinaj gjatë konferencës për media.

Kryeministri Haradinaj është përballë edhe një vit më parë me probleme e vonesa të vizës amerikane.

Edhe atëherë raportohej se kryeministrit po i bëheshin vonesat e vizës për shkak se nuk po e përkrahte marrëveshjen e demarkimit të kufirit me Malin e Zi./Gazeta Express

Kuvendi i Kosovës miratoi buxhetin për vitin 2019

PRISHTINË – Kuvendi i Kosovës miratoi projektligjin për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2019.

Pas debatit dhe votimit mbi amendamentet, u votua edhe projektligji për buxhetin në tërësi. Votën për buxhetin e propozuar e kanë dhënë 65 deputetë. Deputetët e partive opozitare Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje nuk morën pjesë në votim.

Sipas ligjit të miratuar buxheti i Kosovës në vitin 2019 është 2.37 miliardë euro. Projekt buxheti parashikon rritje të pensioneve të pleqërisë për 20 për qind, ndërsa pensioni për pensionistët që kanë ndarë kontribute rritet për 15 për qind.

Projektligji për buxhetin u miratua falë votave të Partisë opozitare Social Demokratike, e cila votimin e kushtëzoi me ndërrimin e ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo. Ky kusht u përmbush të shtunën në mëngjes para fillimit të seancës së Kuvendit, meqë kryeministri Ramush Haradinaj e shkarkoi ministrin Rikalo.

Rikalo, si dhe dy ministrat tjerë serbë nga radhët e Listës Serbe, ka qenë në dorëheqje që nga marsi i vitit të kaluar, pas arrestimit nga policia kosovare të Marko Gjuriqit, shefit të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

FOTO – RTK “nxin” ekranin në mes të lajmeve, zbulohet mesazhi

Radio Televizioni  i Kosovës në shenjë proteste ndaj amendamentit që e shndërron këtë media nga transmetues publik në transmetues shtetëror ka ndërprerë për pak çaste transmetimin në mes të edicionit qendror të lajmeve duke nxjerrë ekranin tërësisht me ngjyrë të zezë.

Deputetët e Kuvendit në Kosovë sot votuan ligjin për pagat ku është futur edhe RTK duke mos marrë aspak  në konsideratë protestat e shumta të punëtorëve, të cilët e kanë kundërshtuar këtë nismë për të ndryshuar pozitën  e televizionit dhe statusin e transmetuesit publik që ka aktualisht.

Nga ana tjetër, po këta deputetë nuk e votojnë ligjin e propozuar nga RTK-ja, ndërsa ky veprim lë hapësirë për të dyshuar se ligjvënësit po tentojnë të fusin nën kontroll të plotë  transmetuesin publik.

Haradinaj shkarkon nga detyra ministrin Nenad Rikalo

PRISHTINË – Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka shkarkuar sot nga detyra ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo nga Lista Serbe.

Haradinaj nëpërmjet rrjetit social Facebook bëri të ditur lajmin për shkarkimin e ministrit Rikalo, ndërsa e falënderoi për bashkëpunimin gjatë periudhës derisa ishte aktiv në Qeverinë e Kosovës.

“Në proceset politike para vetes, do të respektoj angazhimin e secilit. Ministri Rikalo ishte ministër i respektuar në Qeverinë e Republikës së Kosovës. Bashkëpunimi me përfaqësuesit e të gjitha komuniteteve dhe përfaqësuesit e komunitetit serb, do të vazhdon palëkundur”, ka shkruar Haradinaj.

Shkarkimi i ministrit Rikalo është kusht i Partisë Socialdemokrate në opozitë për të votuar ligjin e buxhetit për vitin 2019, i cili është në axhendën e seancës së rregullt të sotme të Kuvendit të Kosovës.

Partia Socialdemokrate ka 12 deputetë në Kuvendin e Kosovës, ish-deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje. Pa votat e tyre, koalicioni qeverisës nuk ka numër të mjaftueshëm votash për të miratuar ligjin për buxhetin. Socialdemokratët besojnë se Rikalo nuk është personi i duhur për të udhëhequr një sektor aq të rëndësishëm, siç është bujqësia.

Kujtojmë se që nga marsi i vitit të kaluar, ministrat e Listës Serbe janë në dorëheqje pas arrestimit të Marko Gjuriçit, shefi i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë. Ai ishte arrestuar nga Policia e Kosovës në Mitrovicë, në pjesën e banuar me shumicë serbe. aa

Kosnett: Kërkojmë udhëheqje të guximshme në Kosovë

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ritheksoi kërkesën amerikane për heqjen tarifave ndaj mallrave serbe duke nënvizuar se çështja nuk është nëse Kosova ka të drejtë ta vendosë atë por nëse është vendim i mirë për Kosovën dhe Shtetet e Bashkuara.

Në një intervistë për Kohavisionin (KTV) ai përjashtoi mundësinë e sanksioneve ekonomike ndaj Kosovës, por tha se i mbetet udhëheqjes së Kosovës të vlerësojë nëse dëshiron ta ruajë miqësinë me Amerikën.

Ne kemi rezistuar të japim ndonjë ultimatum. Ne nuk duam ta diktojmë punën e qeverisë së Kosovës. Ne besojmë fuqimisht që pezullimi i përkohshëm i taksës, sa më shpejt që është e mundur, do ta ndihmojë ecjen përpara të procesit. Nëse kjo nuk ndodh, ka rrezik të humbjes komplete të momentumit, që do të jetë shumë e dëmshme për popullin e Kosovës e atë të Serbisë dhe do të jetë e dëmshme edhe për Shtetet e Bashkuara e Bashkimin Evropian. Çështja nuk është nëse Kosova ka të drejtë ta vendosë tarifën, por pyetja është nëse është vendim i mirë për Kosovën dhe Shtetet e Bashkuara”.

Ai tha se para intervistës në KTV kishte lexuar raporte sipas të cilave Shtetet e Bashkuara do t’i vënë sanksione ekonomike Kosovës.

Dua t’i siguroj qytetarët e Kosovës që kjo nuk është e vërtetë. Kjo nuk është mënyra se si ne veprojmë me një shtet mik si Kosova. Ajo çka kërkojmë nga Kosova është që te ketë udhëheqje të guximshme për të marrë vendime. Nëse Kosova zhvillon politika që ia vështirësojnë ose ia bëjnë të pamundur ecjen përpara për të ndërtuar paqe, përparim dhe drejtësi në Ballkan, Shtetet e Bashkuara do të jenë të shqetësuara nga kjo, do të jenë thellësisht të zhgënjyera me këtë”.

Aambasadori Kosnett tha se është e pashmangshme që Kosova dhe Shtetet e Bashkuara duhet të punojnë së bashku për ta ruajtur marrëdhëniet e ngushta.

Është sikur martesë, kur ju duhet të respektoni nevojat edhe perspektivën e njëri –tjetrit . Kam dëgjuar disa zyrtarë të Kosovës të thonë se Kosovës nuk i duhet më SHBA-ja. Epo, nuk mendoj se kështu mendojnë qytetarët e Kosovës. Mendoj se populli i Kosovës nuk pajtohet me këtë. Populli i Kosovës dëshiron që të mbajë marrëdhënie të afërta me SHBA-në. Nëse Kosova vendos që kjo nuk është e rëndësishme, do të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen”, theksoi mes tjerash ai.

Ambasadori Kosnett takoi të enjten udhëheqësit e Kosovës për të diskutuar këtë çështje, ndërsa ata u takuan edhe në orët e mbrëmjes mes vete për të shqyrtuar situatën e krijuar në vend për shkak të dallimeve edhe brenda koalicionit qeverisës për tarifat ndaj mallrave serbe dhe procesin e bisedimeve me Serbinë.

Tarifat ndaj mallrave serbe, të vendosura në nëntor të vitit që lamë pas, ka nxitur edhe reagimin e Bashkimit Evropian ndërkaq Beogradi kushtëzon vazhdimin e bisedimeve me heqjen e tarifave duke bërë që procesi të vazhdojë të mbetet i pezulluar.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ngulë këmbë që tarifat të mbeten deri në një marrëveshje përfundimtare me Serbinë, ndërsa presidenti Hashim Thaçi kërkon që të dëgjohen aleatët që kërkojnë heqjen e saj. Kryetari i parlamentit, Kadri Veseli ka propozuar një pezullim 120 ditësh të saj.

Mospajtimet kanë vënë në pikëpyetje dhe qëndrueshmërinë e mëtejme të koalicionit qeverisës në vend.

Berisha i përgjigjet Thaçit: Më përpara dal në debat me Vuçiqin, sesa me ty

Ish-kryeministri i Shqipërisë, njëherësh ish-president i vendit, Sali Berisha, i është përgjigjur presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, pas ftesës së tij për një debat publik mes tyre.​

Thaçi ka kërkuar të enjten ballafaqim televiziv me Berishën, pasi ish-udhëheqësi i Shqipërisë javëve të fundit ka paraqitur një sërë argumentesh kundër idesë së presidentit kosovar për korrigjimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

E, në një prononcim ekskluziv për Gazetën Express, Berisha ka bërë të ditur se e refuzon ftesën e Thaçit për debat televiziv me të.

Teksa ka thumbuar Thaçin, Berisha ka thënë se më përpara do të dilte në debat me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Udhëheqësin serb, Berisha e ka cilësuar “patron” të Thaçit.

“Po të jetë për debat, para një argati shqipfolës albanofob, dhe një patroni të tij në Beograd, për ballafaqim do të preferoja këtë të fundit”, ka deklaruar Berisha për Gazetën Express.

“Këtë e kam shprehur edhe më parë”, ka thënë ish-udhëheqësi shqiptar.

Gjatë një interviste në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, muajin e kaluar, Berisha e kishte sulmuar ashpër Thaçin për idenë e tij për kufijtë.

Berisha kishte vlerësuar se plani i Thaçit për kufijtë parasheh ndarjen e Kosovës.

Ai kishte thënë po ashtu se Thaçi po i ndjek planet e Serbisë për Kosovën.

Ish-udhëheqësi shqiptar kishte deklaruar në T7 se më përpara do të takonte një serb, sesa Thaçin. /Express/

Thaçi jep detaje nga biseda telefonike me Boltonin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka biseduar sot në telefon me John Bolton, këshilltar për Siguri Kombëtare i presidentit amerikan, Donald Trump.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Thaçi, nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij zyrtare, në rrjetin social Facebook, në internet.

“Këtë pasdite kisha një bisedë telefonike me Këshilltarin për Siguri Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, ambasadorin John Bolton”, ka shkruar Thaçi.

Presidenti kosovar ka thënë se me Boltonin ka diskutuar për “dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe për partneritetin e përhershëm në mes të Kosovës dhe SHBA-së”.

“Ambasadorin Bolton e sigurova se Republika e Kosovës mbetet e përgjegjshme për vazhdimin e dialogut dhe do të flasë me një zë, ashtu siç ka kërkuar Presidenti Trump”, është shprehur Thaçi.

“Ne jemi të bindur se dialogu do të fillojë së shpejti dhe do të përfundojë me një marrëveshje gjithëpërfshirëse, që siguron njohjen reciproke dhe anëtarësimin në NATO, BE dhe OKB”, ka shtuar ai.

“Kosova ka ecur gjithmonë përkrah Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe miqësia do të jetë e përhershme”, përfundon shkrimi i Thaçit./Express

JOHN BOLTON PRO SERB DHE ANTI SHQIPTAR?! – Është i pakuptueshëm presioni i SHBA-ve për taksën – Opinion nga BINAK MAXHARRAJ

John Bolton është Këshilltari Nacional për Siguri i Presidentit të
SHBA-ve Donald Trump. Arsyet së pse Presdienti e zgjodhi bash këtë
figurë kontraverze për Këshilltarë është çështje e tij.

Por unë e di së John Bolton është një figurë kontraverse,është një mik
i madh i Serbisë por njkohsishtë është edhe antishqiptar.Ai ishte
gjithëmonë kundër Kosovës dhe pro Serbisë,po del së John Bolton është
mik i Serbisë,por njkohësishtë po delë se ështe edhe antishqiptar dhe
kundër Kosovës.Ai u shprehë hapur kundër pavaresiësë së Kosovës
përderisa ishte zyrtar i SHBA ne OKB. dhe kurr nuk e ndrroi qendrimin
për pavarësin e Kosovës,anipse SHBA ishin te parat qe e njohën
pavarësin e Kosovës.

Nuk e di poashtu së çka i”përshpërit” John Bolton Presidentit Donald
Trump për Kosovën apo për Serbinë.Nuk jam profet ta di.Por e di një
gjë se sentenca e përfolur së po u demtojkan interesat nacionale te
SHBA ne Ballkan nese Kosova nuk e heç taksën ndaj Serbisë.Unë nuk po
marrë vesh së çka kanë lidhje interesat strategjike dhe gjeopolitike
të Amerikes ne Ballkan me taksën e Kosovës.Taksa e Kosovës nuk duhet
të lidhët me këto interesa . Taksa është si pasojë e sjelljesë
arrogante,diskriminuese e Srbisë ndaj Kosovës e ekupimit te Veriut te
Kosovës,kurse askush nuk reagon nga nderkombetaret e as nga John Bolton
i cili kur është ne pyetje Serbia ai i mshel syt dhe i mbyll veshet.

Apo mos vallë kjo puna e taksës është ndonje”përshpëritje” e Jon
Boltonit ne vesh te Presidentit,për ti ndihmuar mikut te vetë Serbisë
e cila ka renë ne gazep me taksen e Kosovës,e cila edhe ua shprishi
zorret pushtetarëve serbë në krye me A.Vuçiq kundër te cilit është qu
ne proresta populli i vetë përgjatë tërë Serbisë.

Veseli: Nuk ka mbrojtje të territorit pa politika të mençura euroatlantike

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, njëherësh kryetar i Partisë Demokratike, tha se partneriteti i Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jetë i përjetshëm.

Gjatë homazheve që i bëri te shtatorja e ish-komandantit të UÇK-së, Zahir Pajaziti, në Prishtinë, Veseli tha se qytetarët e Kosovës duhet të jenë të sigurt se sovraniteti dhe shteti mbrohen me politika të mençura.

“Në të njëjtën kohë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vetë Kosova. Ne jemi një dhe aty ku është Amerika, është Kosova dhe anasjelltas”, tha Veseli.

Komentet e tij pasojnë kërkesën e përsëritur të SHBA-së për pezullimin e tarifës doganore 100% që Kosova u ka vënë mallrave të importuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

Por, me gjithë këtë kërkesë që po përsëritet disa herë, Qeveria e Kosovës nuk ka marrë ndonjë vendim për pezullim të tarifës.

“I rëndësishëm është partneriteti me SHBA-në dhe i gjithë orientimi im politik është drejt kombit tim dhe fuqizimit të kombit tonë me SHBA-në. Nuk ka sovranitet dhe mbrojtje të territorit të Kosovës pa politika të mençura euroatlantike, pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partnerët ndërkombëtarë”, tha Veseli.

Ai është pajtuar që tarifa të pezullohet për 120 ditë, për t’i dhënë mundësi vazhdimit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, ashtu siç ka kërkuar edhe SHBA-ja, dhe BE-ja.

Ambasadori i SHBA përplas derën pas takimit me liderët e Kosovës

Mediat raportojnë se ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett, ka lënë takimin me liderët vendas duke shfaqur nervozizëm nga refuzimi i Kryeministrit Ramush Haradinaj për pezullimin e taksës dhe rifillimin e Dialogut.

Burime të RTK-së thonë se Ambasadori Philip Kosnett është ngritur demonstrativisht dhe ka përplasur derën, teksa është larguar nga takimi që kishte për qëllim diskutimin për zgjidhjen e kësaj çështje. Kjo është edhe arsyeja pse liderët kosovarë sot mbeten më gjatë në takim, e nuk dolën përnjëherë me ambasadorin e SHBA-së,

Në këtë takim me Presidentin Hashim Thaçi, Kryeparlamentarin Kadri Veseli dhe Kryeministrin Ramush Haradinaj, siç mësohet, ambasadori Kosnett ka bërë të qartë se ekzistojnë vetëm dy rrugë. E para, pezullimi i taksës, që nënkupton qëndrimin e SHBA-së përkrah Kosovës deri në fund. E dyta, vendosja e menjëhershme e sanksioneve të SHBA-së për Kosovën, që nënkupton dëmtimin serioz të raporteve mes dy vendeve. Qeveria e Kosovës, më 21 nëntor, ka vendosur taksë 100% për mallrat nga Serbia dhe Bosnje Hercegovina.

Që nga ajo ditë, Kosova është duke u përballuar me presionin e SHBA-së dhe BE-së për pezullimin e taksës dhe shfrytëzimin e mundësisë për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes këtyre dy vendeve.

Bolton nuk publikon asgjë për bisedën me Haradinajn

Për t’i bërë presion për heqjen e takës, kryeministrin Haradinaj e ka telefonuar këshilltari kryesor i presidentit Trump. Haradinaj në paraqitjet e sotme për media nuk ka bërë asnjë koment rreth telefonatës, ndërsa as John Bolton nuk ka bërë publike asgjë rreth telefonatave që nga Shtëpia e Bardhë i ka bërë në Ballkan.

John Bolton, këshilltari që llogaritet si një nga njerëzit kryesorë të Presidentit amerikan, Donald Trump, ka telefonuar dje gjatë ditës kryeministrin Ramush Haradinaj.

Tema kryesore e telefonatës ishte taksa prej 100 për qind ndaj produkteve serbe dhe boshnjake, të cilën Haradinaj po refuzon ta heq.

Pas disa takimeve me ambasadorin amerikan, Philip Kosnett, kryeministrin që s’po i bindet thirrjeve të SHBA-së e kontaktoi Bolton.

Këshilltari i Trumpit nuk ka dhënë asnjë shenjë se ka biseduar me shefin e qeverisë kosovare. Dje është raportuar e Bolton ka folur edhe me Thacin ndërsa edhe Edi Rama ka bërë me dije në Twitter se ka folur për Kosovën me vartësin e Presidentit të SHBA’ve.

Por, në profilin e tij në Twitter, Bolton ka shkruar rreth çështjeve të tjera me të cilat po merret administrata Trump.

As Zyra e Kryeministrit nuk ka dalë me njoftim zyrtar rreth asaj se çka kanë biseduar Haradinaj e Bolton.

Haradinaj ka refuzuar të përgjigjet në pyetjet rreth kësaj telefonate, duke e mbajtur sekret se çka i tha njeriu i Trumpit.

Gazeta Express ka raportuar se Haradinaj po priste telefonatën e këshilltarit të Trumpit, ndërsa bisedën mes tyre e kishte konfirmuar në mbrëmje nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini. Express/

Kosovë: Përplasje në koalicionin qeveritar për tarifat

Leonat Shehu

Udhëheqësit e koalicionit qeverisës në Kosovë, thanë të mërkurën mbrëma se koalicioni është funksional dhe i qëndrueshëm.

Këto komente u bënë nëpërmjet një komunikatë të qeverisë, pas një takimi që pasoi përplasjet në distancë ndërmjet udhëheqësve të koalicionit lidhur me tarifat ndaj mallrave serbe dhe procesit të bisedimeve për një marrëveshje normalizimi me Serbinë.

Në komunikatë thuhet se në takim “u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend, për funksionimin e institucioneve, përmbushjen e agjendës qeverisëse dhe legjislative, me theks të posaçëm aprovimin e buxhetit 2019, pakon e ligjeve përcjellëse, platformën e dialogut dhe çështjen e taksës”.

Partnerët e koalicionit janë dakorduar që ditëve në vazhdim t’i intensifikojnë veprimet dhe aktivitetet drejt harmonizimit të vendimmarrjes për sa u takon temave të sipërpërmendura. Gjatë takimit është biseduar kryesisht për aspektet kryesore që ndërlidhen me platformën e dialogut, e cila pritet të miratohet së shpejti në Kuvendin e Kosovës. Platforma e Dialogut do të reflektojë pozicionin unik të institucioneve të vendit për arritjen e një Marrëveshjeje Gjithëpërfshirëse Ligjërisht e Obligueshme, e cila duhet të rezultojë me njohjen reciproke dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB. Po ashtu, liderët e koalicionit u zotuan për intensifikimin e hapave dhe bashkërendimin e vendimeve me partnerët strategjikë të Kosovës, SHBA-të dhe BE-në. Është vlerësim i përbashkët se koalicioni është funksional dhe stabil. Do të vazhdohet me përkushtim në arritjen e qëllimeve në përputhje me objektivat programore qeverisëse”, thuhet në një komunikatë të qeverisë.

Koalicioni qeverisës në Kosovë dhe marrëdhëniet ndërmjet tre udhëheqësve më të lartë të vendit u dukën më të lëkundura se kurrë ditëve të fundit për shkak të dallimeve të thella rreth tarifave ndaj mallrave serbe dhe procesit të bisedimeve për një marrëveshje normalizimi me Serbinë.

Partia Demokratike e Kosovës kritikoi të mërkurën idetë e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi për korrigjim të kufirit dhe të kryeministrit Ramush Haradinaj për një konferencë ndërkombëtare për një marrëveshje me Serbinë.

Nëpërmjet një komunikate, kjo parti theksoi se ideja për një konferencë të tillë “përmban rrezikun real të rihapjes së statusit final të Kosovës, i zgjidhur përfundimisht me shpalljen e pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008, si dhe rrezikun e përfshirjes së Rusisë në proces”.

Partia Demokratike shprehu siç tha shqetësimin për mungesën e bashkërendimit dhe bashkëveprimit institucional të cilat po e dëmtojnë partneritetin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe pozicionin e Kosovës në rrafshin ndërkombëtar ndërsa bëri thirje “që të hiqet dorë nga qasja dhe protagonizmi i njëanshëm politik, i cili po e shpie vendin në krizë politike, në kohën kur sfidat me të cilat përballet shteti kërkojnë unitet kombëtar. Pikëpamjet personale janë legjitime, por qëndrimi zyrtar dhe vendimmarrja për vendin duhet të jenë shtetërore, gjithmonë dhe në çdo rast”,thuhet në komunikatë, në të cilën kërkohet që të hiqet dorë nga deklarimet për korrigjimin e kufijve”.

Koalicioni qeverisës në Kosovë po përballet me ndarje të brendshme lidhur me thirrjet për pezullimin e tarifave ndaj Serbisë, duke shtuar zërat se vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme ose mund të ketë ndryshime të koalicionit qeverisës.

Kryetari i parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli, njëherësh edhe kryetar i Partisë Demokratike ka propozuar pezullimin 120 ditësh të tarifave ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja, për të ruajtur dhe intensifikuar marrëdhëniet me partnerët kryesorë të Kosovës, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian. Propozimi i tij u bë pak pas kushteve që vendosi kryeministri Haradinaj, i cili kërkoi konerencë ndërkombëtare për një marrëveshje gjithpërshirëse me Serbinë.

Idetë e tyre u hodhën pasi që Shtetet e Bashkuara këkruan me forcë pezullimin e tarifave si një masë e nevojshme për të rimëkëmbur procesin e bisedimeve Kosovë – Serbi, të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.

Kryeministri Haradinaj u gjet nën kritikat edhe të partnerëve të koalicionit për veprime kundër kërkesave dhe interesave amerikane në Kosovë. Por, ai sërish të mërkurën hodhi poshtë kritikat e tilla.

“Është mirë që të jemi të sinqertë në me miqtë tanë, me Amerikën, me Evropën dhe t’u tregojmë ku po kemi probleme, pse jemi duke i bërë këto punë, nuk i kemi prej lazdrimit. Kur e kemi pasur për veti që frikësoheshim prej Gjykatës së Posaçme u munduam të rrëzojmë ligjin në parlament, edhe unë kam dashur ta rrëzojë dhe nuk mërziteshim kur thojke amerikani që po na e ngulni thikën pas shpine, nuk mërziteshim për miqësinë dhe të njëjtit njerëz kemi qenë, Hashimi, Kadria, Ramushi të njëjtit kemi qenë dhe pesë pare nuk i kemi dhënë. Ata çdo ditë kanë dalë me deklarata, na bënin trysni që të mos e prekim këtë ligj se po na bëni sherr dhe është kundër neve, na hiç, se e kemi pasur për vete, ne nuk i patëm votat se e kishim rrëzuar dhe nuk jemi mërzitur hiç për partneritetin që sot po dëshirojmë ta ruajmë”,tha kryeministri Haradinaj.

Tarifa ndaj mallrave serbe, e vendosur me 21 nëntor të vitit që lamë pas, ka nxitur edhe reagimin e Bashkimit Evropian ndërkaq Beogradi kushtëzon vazhdimin e bisedimeve me heqjen e tarifave duke bërë që procesi i bisedimeve të vazhdojë të mbetet i pezulluar.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi i cili publikoi një ditë më parë një letër që i kishte dërguar në fillim të këtij muaji presidentit amerikan, Donald Trump, ka shprehur gatishmërinë që të bëjë siç thuhet “kompromiset e nevojshme për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe të balancuar me Serbinë”.

Qëndrime të ndryshme për tarifat kanë shprehur edhe dy partitë më të mëdha opozitare, Lidhja Demokratike e cila po bën thirrje që të hiqen ato dhe të mos prishen marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara dhe lëvizja Vetëvendosje e cila po kërkon që tarifat të mbeten në fuqi.

Kryetari i kësaj lëvizjeje, Albin Kurti tha se tarifat duhet të mbetën ndërsa të largohet qeveria aktuale ndërsa paralajmëroi protesta nëse siç tha nuk ndalet presidenti me idetë e tij për Kosovën.

“Në vitin e kaluar presidenti paralajmëroi kompromis të dhimbshëm ndërsa këtë vit e filloi duke shprehur gatishmërinë për kompromiset e nevojshme me Serbinë në marrëveshjen e cila qenka afër. Presidenti Thaçi ose bën bllof idenë e zgjidhjes finale e pajtimit historik me Serbinë ose tashmë ka marrëveshje të fshehtë me Serbinë. Shpjegim tjetër nuk ka por edhe dilema nuk ka sepse në secilin rast ky president është deligjitimuar dhe diskretituar”,tha zoti Kurti.

“Kanë lyp që ne të japim pak tokë, me dhënë veriun atje ku i kemi disa miniera, disa pasuri, ndoshta sot nuk hyjnë në punë por një ditë ndoshta janë shumë jetike për ne, edhe kanë thënë dhurojeni disa tokë dhe ju njohin ose nëse nuk e dhuroni disa tokë, dhurojeni një republikë brenda republikës suaj, një zajednicë. Unë i ndodhur në këto situatë qysh jemi e kam parë që me marr njohjen pa dhënë diçka nuk bën. Unë po i lus kolegët e mi, Thaçin, Veselin, Mustafën, Kurtin dhe Ahmetin se a bën që ne nëse na e jep Serbia njohjen, ne po ia kthejmë tregun, sepse ia kemi marrë tregun”,tha kryeministri Haradinaj.

Tash për tash nuk ka ndonjë shenjë se kur mund të vazhdojnë bisedimet për shkak të tensioneve ndërmjet të dyja palëve, por edhe zhvillimeve të brendshme në Kosovë e në Serbi, që mund t’i çojnë të dyja vendet në procese zgjedhore.

Qeveria e Kosovës “zotohet për bashkërendim të veprimeve me SHBA-në dhe BE-në”

Qeveria e Kosovës, pas takimit të liderëve të partive të koalicionit qeverisës, ka njoftuar se liderët në pushtet kanë biseduar për zhvillimet e fundit, me theks të veçantë për çështjen e taksës doganore ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës, për platformën e dialogut me Serbinë, miratimin e Projektbuxhetit për vitin 2019 dhe pakon e ligjeve përcjellëse.

“Partnerët e koalicionit janë dakorduar që ditëve në vazhdim t’i intensifikojnë veprimet dhe aktivitetet drejt harmonizimit të vendimmarrjes për sa u takon temave të sipërpërmendura. Gjatë takimit është biseduar kryesisht për aspektet kryesore që ndërlidhen me platformën e dialogut, e cila pritet të miratohet së shpejti në Kuvendin e Kosovës”, është thënë në komunikatën e Qeverisë.

Në takim morën pjesë, kryeministri Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Kadri Veseli kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, Fatmir Limaj kryetar i Nismës Socialdemokrate dhe Behgjet Pacolli, kryetar i Aleancës Kosova e re.

Megjithatë, asnjë nga liderët nuk është deklaruar për media, pas takimit.

Megjithatë, Qeveria ka njoftuar se partnerët e koalicionit janë zotuar “për intensifikimin e hapave dhe bashkërendimin e vendimeve me partnerët strategjikë të Kosovës, SHBA-së dhe BE-në”.

“Është vlerësim i përbashkët se koalicioni është funksional dhe stabël. Do të vazhdohet me përkushtim në arritjen e qëllimeve në përputhje me objektivat programore qeverisëse”, është thënë në fund të komunikatës.

Ndryshe, mospajtimet brenda koalicionit qeverisës në Kosovë janë shfaqur në ditët e fundit, lidhur me çështjen e pezullimit ose jo të taksës doganore ndaj importeve nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.

Këto mospajtime, po vlerësohet se janë duke rrezikuar edhe vetë ekzistencën e këtij koalicioni.

Bazuar në qëndrimet publike, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka kërkuar që tarifa të pezullohet për 120 ditë, për t’i dhënë mundësi vazhdimit të dialogut me Serbinë, siç po kërkon Uashingtoni dhe Brukseli.

Por kundër pezullimit të kësaj mase është kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Mbijetesa e Qeverisë Haradinaj e varur nga pezullimi i tarifës

Zijadin Gashi

Të gjitha qeveritë e deritashme të Kosovës janë ballafaquar me sfidën e përmbylljes së mandatit katërvjeçar kushtetues. Mandatet e qeverive paraprake të Kosovës, kryesisht kanë përfunduar me prishje koalicioni apo votim të mocionit të mosbesimit në Kuvend, çka me automatizëm ka dërguar vendin në zgjedhje.

Ndonëse ka më pak se një vit e gjysmë që kur është formuar, edhe në koalicionin aktual apo Qeverinë Haradinaj është hapur debati nëse duhet t’i jepet fund kësaj Qeverie, apo duhet të rikompozohet me një përbërje tjetër.

Njohësit e zhvillimeve politike identifikojnë dy faktorë që mund të çojnë drejt zhbërjes së koalicionit. Bëhet fjalë për pakënaqësitë sociale të manifestuara përmes grevave dhe mospajtimet rreth pezullimit të tarifës doganore të vendosur ndaj Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës.

Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, tarifa doganore po shihet si pengesë serioze për vazhdimin e dialogut, pikërisht tash kur po flitet për fazën finale të tij dhe mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje historike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Mbajtjen në fuqi të kësaj tarife, Shtetet e Bashkuara e kanë cilësuar në kundërshtim me interesat e politikës amerikane.

Nisur nga ky qëndrim i SHBA-së, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, i cili është edhe kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës si subjekti më i madh në koalicionin qeverisës, ka kërkuar nga Haradinaj që të reflektojë dhe të marrë vendim për pezullimin e tarifës për 120 ditët e ardhshme në mënyrë që t’i jepet shans dialogut.

Por kryeministri Haradinaj edhe sot është treguar i vendosur se tarifa nuk pezullohet, qoftë edhe për 120 ditë. Me këtë qëndrim, Haradinaj besohet se ka pranuar në njëfarë forme edhe prishjen e koalicionit për mbajtjen në fuqi të tarifës ndaj Serbisë.

Ai tha se Beogradi, por edhe ndërkombëtarët, siç u shpreh Haradinaj, në vazhdimësi po i kërkojnë Kosovës që të japë pjesë nga territori i saj në veri të vendit, në këmbim të njohjes nga Serbia. Por, në vend të territorit, Haradinaj tha se Kosova mund t’i ofrojë Serbisë tregun duke e hequr taksën nëse Serbia e njeh pavarësinë e Kosovës.

“Unë po i lus kolegët e mi, Thaçin, Veselin, Mustafën, Kurtin dhe Ahmetin se a bën ne që nëse na e jep Serbia njohjen, ne po ia kthejmë tregun, sepse ia kemi marrë tregun. Pra, shume thjeshtë, si në botën moderne, unë po ta jap tregun e Kosovës, t’i ma jep njohjen dhe nuk po besoj që jemi duke e tepruar ose nuk po besoj që jemi kah prishemi me ndonjë mik tonin, por po bëjmë diçka që e gjithë bota moderne e bën”, tha Haradinaj.

Ndërkohë, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, një ditë më herët kishte deklaruar gjatë një interviste në TV Dukagjini se Kosova nuk guxon ta rrezikojë partneritetin me SHBA-në. Kjo sipas tij, e kishte shtyrë atë që të ofronte pezullimin e tarifës, ngase ashtu kishin insistuar Shtetet e Bashkuara.

“Atë ditë që prishet partneriteti me SHBA-në, prishet koalicioni dhe Kadri Veseli largohet nga kreu i Kuvendit”, ka thënë në këtë intervistë Veseli.

Partia Demokratike e Kosovës ka dalë sot dhe me një deklaratë përmes së cilës shpreh, siç thuhet, shqetësimin e saj për mungesën e theksuar të bashkërendimit dhe bashkëveprimit institucional për çështjet e interesit shtetëror të vendit.

“Partia Demokratike e Kosovës konsideron se një gjë e tillë është duke e dëmtuar partneritetin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe pozicionin e Kosovës në rrafshin ndërkombëtar”, theksohet në deklaratë.

“Partia Demokratike e Kosovës kërkon që të hiqet dorë nga qasja dhe protagonizmi i njëanshëm politik, i cili po e shpie vendin në krizë politike, në kohën kur sfidat me të cilat përballet shteti ynë kërkojnë unitet kombëtar. Pikëpamjet personale janë legjitime, por qëndrimi zyrtar dhe vendimmarrja për vendin duhet të jenë shtetërore, gjithmonë dhe në çdo rast”, thekson PDK.

Në debatet rreth tarifës dhe prishjes së koalicionit qeverisës është përfshirë sot edhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Nga pozicioni i një lideri opozitar, Kurti tregoi për opsionet, sipas tij, që mund të vijnë në shprehje ditët në vijim, e që ndërlidhen me tarifën dhe mbijetesën e qeverisë.

“Tash kemi tarifën 100 për qind për mallrat e Serbisë. Ne kemi qëndrim të kundërt si Lëvizje Vetëvendosje me presidentin dhe kryetarin e Kuvendit. Ata duan që të hiqet tarifa 100 për qind ndaj Serbisë dhe të mbetet Haradinaj kryeministër, kurse ne e kërkojmë të kundërtën; të largohet kjo qeveri dhe Haradinaj e të mbetet kjo tarifë. Skandalet e panumërta të keqqeverisjes e korrupsionit, nuk mbulohen me një tarifë”, tha Kurti.

Edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa kishte deklaruar se në këtë fazë të bisedimeve me Serbinë, Kosova, sipas tij, ka nevojë për një Qeveri më të fuqishme dhe për një ristrukturim të delegacionit të saj që prezanton vendin në negociatat me Serbinë në Bruksel.

Marrë parasysh zhvillimet në koalicionin qeverisës, në mes opsionit për rrëzimin e qeverisë dhe shpërbërjen e Kuvendit, që do të çonte në zgjedhje të parakohshme, është edhe opsioni i një qeverie gjithëpërfshirëse, e cila do të drejtonte vendin në procesin e ardhshëm të dialogut me Serbinë dhe përgatitjen e vendit për zgjedhjet e reja.

Sidoqoftë, në Partinë Demokratike të Kosovës, e cila përbën shumicën në koalicionin aktual, besojnë se pezullimi i tarifës nga ana e kryeministrit Haradinaj do të mundësonte që të pushonin edhe debatet rreth rënies së Qeverisë Haradinaj.

PDK kërkon që mos të dëmtohet miqësia me SHBA-në

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

Partia Demokratike e Kosovës, ka shprehur shqetësimin e saj për siç ka thënë mungesën e theksuar të bashkërendimit dhe bashkëveprimit institucional për çështjet e interesit shtetëror të Kosovës.

Kjo parti ka thënë përmes një deklarate për media, se konsideron që një gjë e tillë është duke e dëmtuar partneritetin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe pozicionin e Kosovës në rrafshin ndërkombëtar.

Sipas saj, duhet të hiqet dorë nga qasja dhe protagonizmi i njëanshëm politik, i cili po e shpie Kosovën në krizë politike, në kohën kur siç është shprehur PDK, sfidat me të cilat përballet Kosova kërkojnë unitet kombëtar.

Kuvendi i Republikës së Kosovës, është thënë në deklaratë është institucioni më i lartë i shtetit dhe asnjë vendim nuk ka vlerë pa marrë miratimin e deputetëve të tij.

Prandaj kjo parti ka kërkuar që të hiqet dorë nga deklarimet për korrigjimin e kufijve si dhe nga deklarimet e thirrjes së një Konference Ndërkombëtare për Kosovën.

“Kosova shkon në dialog (me Serbinë) vetëm për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Serbinë, njohjen reciproke, ulësen në OKB dhe përshpejtimin e anëtarësimit në BE dhe NATO”, është thënë në deklaratë.

Sipas kësaj partie çdo vendimmarrje e arritur në përfundim të dialogut me Serbinë duhet të legjitimohet nga vullneti i drejtpërdrejtë i popullit të Kosovës me referendum dhe nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Gjuriç në Zveçan: Vuçiçi porositi të ruhet qetësia

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriçi

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq qëndroi të martën në Zveçan, ku u takua me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës.

Takimi ka qenë i mbyllur për media.

Më pas, Gjuriq njoftoi se ka biseduar për problemet me serioze që ballafaqohet populli serb në Kosovë.

Ai vuri në dukje se janë intensifikuar përpjekjet “nga jashtë dhe nga brenda” të thyhet uniteti institucional dhe politik i serbëve në Kosovë, në mënyrë që “populli serb të dobësohet përmes metodave të ndryshme të presionit”.

Gjatë takimit, përmes linjës telefonike është kyçur edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili ka përcjellur mesazhin e bashkimit dhe sesi të ruhet paqja dhe qetësia gjatë periudhës së ardhshme.

Gjuriq gjithashtu njoftoi se në takim me përfaqësuesit serbë të Kosovës është diskutuar edhe për 141 projekte të cilat Serbia po i realizon në Kosovë që përfshijnë, shkolla të reja, rrugë dhe spitale.

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, tha se serbët e Kosovës dëgjojnë çdo ditë “kërcënimet e pakuptueshme prej përfaqësuesve politikë në Prishtinë mes të cilave edhe për bashkimin e Mitrovicës” duke shtuar se “ qëllimi nuk është bashkimi ekonomik i Mitrovicës por pastrimi etnik i serbëve nga veriu i Mitrovicës”.

“Ne ramë dakord të qëndrojmë unik, siç edhe dëgjuam nga presidenti Vuçiq, pasi shteti i Serbisë është i fuqishëm dhe është me ne” tha Rakiq.

Haradinaj: Nëse prishet koalicioni taksa mbetet deri në verë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se nëse prishet koalicioni qeverisës dhe shpallen zgjedhjet e parakohshme, atëherë taksa do të mbetet deri në verë.

Haradinaj këto komente i bëri në një konferencë për media pas mbledhjes së qeverisë.

“Sa i përket prishjes së koalicionit dhe shkuarjes në zgjedhje i bie që taksa të mbetet deri në qershor. Sepse nëse shpallen zgjedhjet i bie nja 45 ditë deri sa të mbahen, derisa të krijohet parlamenti dhe 30 ditë tjera, kështu që hyjmë në verë. Bëhuni gati se në verë do të hyjmë me taksë”, ka thënë Haradinaj.

I pyetur se si i ka raportet me LDK dhe VV-në, ai tha: “Kam komunikim dhe me LDK dhe me VV. Nëse njëra nga kushtet që kam nxjerr unë më prish me dikë nuk ka dert, du me ndejt mirë me të drejtën time. Nëse dikush ka problem me kërkesat që kam vendos atëherë jemi të prisht apriori, nuk kam arsye me hap veten më”.

Nga ëndrra në realitet! – Nga Florim Zeqa

Shkrimin po e filloj me një rrëfim ëndrre të pazakontë në qytetin e lindjes, të pasuar nga një realitet i hidhur në vendin ku i kalova 24 vitet e jetës time prej mërgimtari.

Akti i parë

Ashtu siç isha duke ecur në sheshin e “Qarshisë së Gjatë” në Pejë, përpara më del një njeri i gjatë, i bukur dhe pedant i veshur me kostume ngjyrë të kaltër. Fillimisht më përshendeti, pastaj filloj të prezentohet; “Unë jam një biznesmen i pasur, jam në kërkim të njerëzve të mirë, atdhetarëve e mendjendriturve që i duan të mirën vendit të tyre, e për të cilët e kam vënë në dispozicion e gjithë pasurinë që kam!
Duke tentuar të flas me të, papritmas u zhduk njeriu misterioz!

Akti i dytë

Në të njëjtin vend, pra në “Qarshinë e Gjatë” në Pejë, derisa isha duke biseduar me një mik timin, me një veprimtar të shquar të mërgatës shqiptare, përseri përpara nesh u shfaq njeriu misterioz, por kësaj radhe me një çasje krejt tjetër.
“Unë i ndihmoj vetëm ata që i përkasin dhe besojnë fesë time,…Zoti i don dhe i ndihmon vetëm ata që i përkasin besimit tim fetar,…ndërsa ata që nuk i përkasin fesë tonë nuk janë të adhuruarit e Zotit”!
Na e kthejë shpinën dhe kur filloj të zhduket para syve tonë, unë i bërtita me sa zë që kisha; “Kthehu këndej o ti njeri i mirë, pak ka rëndësi feja të cilës i përkasim, rëndësi dhe vlerë ka kombi ynë, origjina jonë pallazgo-ilire, besimet fetare, janë imponim i dhunshëm i pushtuesve,…ndihma jote o ti njeri i pasur nuk na bënë nder ne të varfërve me shpirtë të pastër”!
Këtu përfundon akti dytë i ëndrrës befasuese.

Realiteti më i hidhur se ëndrra

Ishte pranverë e vitit 1998, kur flakët e luftës kishin mbërthyer disa pjesë të Kosovës, familja ime bënin jetë prej refugjati, duke i ndjekur flakët e luftës nga një vend në tjetrin,…ndërsa unë bëja përpjekjet titanike për t’i sjellur në Itali.
Mirëpo, përpara qëllimit tim fisnik, befasisht u shfaq një pengesë e paparashikuar. Edhe pse me ndërmjetësim dhe garanci të forta nga firma ku punoja, tri banesa i humba shkaku i përkatësisë fetare. Pas humbjes së banesës së tretë, që ishte ideale për familjen time, pronares së firmës i thashë këto fjalë; “bëjë ç’të duash vet pa prezencën time”.
E zhgënjyer edhe ajo në bashkvendasit e saj, pronarja e firmes e kishte përdorur një strategji tjetër sigurimin e banesës, duke i thënë pronarit të shtëpisë, se banesa i duhet për një familje nga Kroacia!
Ndërsa unë këtë fakt arrita ta kuptoj vetëm pas 6 muajve të qëndrimit tim me familje në atë banesë, ku në një rast kortezie, erdhi pronari i banesës për disa fatura,…derisa bisedonim për situatën në Kosovë, ai në një moment m’u drejtua me fjalët; “Si po e njeh ti nga Kroacia kaq mirë situatën në Kosovë”!?

Në kërkim të (pa)fajësisë për konseguencat e përjetuara

Kush janë fajtorët e përcaktimit tim fetar, origjina ime apo pushtimet e gjata!?
Fajtorë për këtë nuk janë prindërit dhe as gjyshërit e mi pse unë jam musliman, fajtorë nuk jam as unë që nuk e prejudikoj fenë muslimane, sikurse që nuk e ndjej vetën fatorë pse nuk munda të konvertohem brenda ditës në një fe tjetër!
Edhe përkundër konseguencave të sipërpërmendura në shtetin italian shkaku i përkatësisë fetare, asnjëherë nuk më ka shkuar mendja të ndërrojë fe apo të urrejë besimtarët katolik në shtetin italian.
Për shkak se, tek unë parim bazë është dashuria e jo urrejtja, komunikimi e jo mbyllja, toleranca e jo diskriminimi njerëzorë.
Si rezultat i parimeve të shëndosha, 10 vite më vonë, si përfaqësues i të huajëve në shkollat e 8 komunave të pjesës veriore të Italisë (në “LA RETE interistituzionale”), me ligjeratat e mia para nxënsësve italianë, arrita të thejë mitin serb “mbi luftërat fetare në ballkan”, e në veçanti të kinse “luftës fetare” në Kosovë.
Kësaj historie të gjatë do t’i kthehem me një libër autorial, për shkak se, jo një shkrim, dy apo më shumë, nuk do mund e përmbledhin odiseadën e gjatë të përjetimeve të mia në shtetin italian.

Historia e tri feve shqiptare

Historikisht shqiptarët i kanë pasur dhe kanë tri fe kryesore: Katolike, Ortodokse dhe Muslimane. Asnjëra nga fetë e sipërpërmenduar nuk erdhën si dëshirë e shqiptarëve, por si imponim i pushtuesve shekullorë, të cilët i përdorën fetë për zhbërjen e identitetit tonë kombëtar.
Pushtuesit i përdorën format më çnjerëzore për ta zhdukur ç’do element që lidhej më kulturën dhe traditën tonë mijëravjeçare, duke e paraqitur veten si “Zot” të trojeve tona.
Pushtuesit shekullorë përmes fesë u munduan t’i përçajnë shqiptarët dhe identitetin e tyre ta paraqesin si romak, turk e sllav, varësisht prej fesë që i takonin.

Përçarësit e sotëm, më shumë janë intelektualë të dështuar se sa klerikë fetarë

Liria nga zgjedha e pushtuesit serb në njërën anë dhe zhgënjimi i madh në politikanët vendorë, ka bërë që shqiptarët të zhvendosen lehtësisht nga besimet e tyre tradicionale.
Investimet e shumta nga jasht për instalimin e sekteve të reja fetare, kanë çuar më shumë në kundërthënjet brenda të njëjtit besim fetar se sa të përçarjeve ndërfetare në përgjithësi.
Të pa nevojshme dhe të pa arsyeshme janë publikimet me ngjyrime partiake të disa intelektualëve në rrjetet sociale, duke e paraqitur si të rrezikuar njërin sekt fetar në Kosovë.
Kështu ndodh, kur intelektualët nuk po e kryen punën që u takon, kur politikanët dështojnë në qeverisjen e vendit dhe kur klerikët dalin jashtë fushës së religjionit.
Shqiptarët asnjëherë gjatë historisë mijëvjeçare nuk kanë pasur konflikte ndërfetare, andaj e kanë të kotë armiqt që të shkaktojnë konflikt ndërfetar në mes shqiptarëve në ditët e sotme.
Për shkak se fërkimet e lehta ndërfetare janë të papërfillshme në raport me rrënjët e thella të një gjaku e të një ashti të shqiptarëve. Atdheu për shqiptarët është mbi ideologjitë fetare dhe partiake.
Ndalja e fërkimeve ndërfetare mbetët në dorën e intelektualëve të mirëfilltë, politikanëve dhe klerikëve atdhetarë, që t’ju bëjnë thirrje të sinqerta popullatës për unitet kombëtar para atij fetar.
Ideologjitë shkojnë e vijnë, kombi është përjetshëm.

Abrashi: Limaj e Ahmeti nuk do të udhëtojnë më në Bruksel, takimet e tyre janë qesharake

Ish-kandidati i Lidhjes Demokratike të Prishtinës, Arban Abrashi, ka thënë se Shpend Ahmeti është bërë pjesë e grupit të dialogut vetëm që të largohet nga problemet dhe dështimet me të cilat po përballet kryeqyteti.

“Për z.Ahmeti kjo ka qenë një tentim me u largu prej dështimeve në Prishtinë, duke thënë se tashmë po merrem me probleme më të mëdha. Ndërkohë dështimet po ndodhin edhe në Prishtinë edhe në Bruksel”, ka thënë Abrashi në FRONTAL të T7, raporton Gazeta Express.

Ndërkohë deputeti i LDK-së, ka folur edhe rreth dialogut të Brukselit, dhe takimit të sotëm që delegacioni kosovar i prirë nga Limaj e Ahmeti kanë pasur me zyrtarë të BE-së.

Sipas Abrashit ky do të jetë edhe udhëtimi i fundit i këtij delegacioni drejt Brukselit, pasi që këto takime të tilla janë qesharake dhe sa për sy e faqe.

“Unë besoj që ata pasi të kthehen sot nga Brukseli nuk do të shkojnë më, sepse janë takime sa për sy e faqe. Ata me qenë të mençur nuk e bëjnë fare publik këtë takim, sepse është qesharake se për çfarë kanë shkuar aty”, ka thënë ndër të tjera zyrtari i LDK-së, Arban Abrashi në FRONTAL, raporton Gazeta Express.

Ai thotë se dialogu i Brukselit ka stagnuar, dhe ky delegacion nuk ka se çfarë kërkon më në takime të tilla.

Në udhëtimin e parë të këtij delegacioni,, në Bruksel janë pritur nga përfaqësuesja e lartë Federica Mogherini. Ndërsa në takimin e sotëm, ata janë pritur nga një përfaqësuese e BE’së dhe zëvëndëse e Mogherinit.

Kurti takon Ambasadorin Amerikan, thotë se taksa ndaj Serbisë nuk duhet të hiqet

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti, bashkë me nënkryetarin Besnik Bislimi, kanë takuar sot, numrin një të SHBA-së në Kosovë, ambasadorin Philip S. Kosnett.

Takimi u mbajt në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, ku ishte e pranishme edhe zyrtarja politike, diplomatja Emma Lomax.

Sipas njoftimit për media të LVV-së, “takimi kaloi në një frymë shumë konstruktive dhe u diskutua për çështje që aktualisht dominojnë interesat nacionale të vendit”.

Gjithnjë sipas Vetëvendosjes, “ambasadori foli për rëndësinë që ka Kosova në politikën e jashtme të SHBA-së dhe për nevojën që pala kosovare paralelisht të kultivojë raporte shumë të mira edhe me Bashkimin Evropian, anëtarësimi në të cilën përbën aspiratën kryesore të Kosovës”.

“Po ashtu u shkëmbyen edhe qëndrimet e dy palëve për dialogun dhe tarifën doganore ndaj importeve nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, për dëmet që po i shkaktohen vendit nga nepotizmi dhe korrupsioni në sektorin publik dhe për domosdoshmërinë e reformimit të administratës publike në Kosovë”, thuhet në njoftimin e VV-së.

Aty thuhet se kryetari Kurti e njoftoi më gjerësisht ambasadorin Kosnett për qëndrimet e Lëvizjes Vetëvendosje në raport me dialogun; fazat që duhen përcjellë me synim ndërtimin e një platforme dhe ekipi negociator që do të garantonte një përfaqësim serioz në dialog; për arsyet se pse qeveria nuk duhet të heqë dorë nga tarifa doganore; por edhe për vizionin e Vetëvendosjes rreth vendosjes së sundimit të ligjit e luftimit të korrupsionit, prioritizimin e gjenerimit të punësimit si synim kyç makroekonomik si dhe reformimin e sistemit arsimor dhe atij shëndetësor si burim me rëndësi për mbështetjen e rritjes ekonomike të Kosovës.

“Në veçanti u potencua roli i diasporës sonë e cila me kapitalin human dhe financiar të akumular në Evropë dhe Amerikë mund të shndërrohet në një katalizator të fuqishëm të zhvillimit ekonomik në vend”, thuhet në njoftim.

Të dy palët, thuhet në njoftim, u dakorduan mbi nevojën e kultivimit të marrëdhënieve të rregullta si mekanizëm i rëndësishëm për avancimin e interesave të përbashkëta.

Thaçi i shkruan presidentit Trump: Zotohem për marrëveshje me Serbinë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në fillim të këtij muaji ia ka kthyer letrën Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në të cilën është zotuar se do të punojë për marrëveshjen historike me Serbinë.

Në letrën të cilën e ka bërë publike presidenti Thaçi, zotohet se “se do ta kryej pjesën e tij të punës dhe do të apelojë tek qytetarët që të ndjekin thirrjen e bërë nga presidenti Trump në letrën e dhjetorit që “të flasin me një zë gjatë bisedimeve për paqe dhe të përmbahen nga veprimet që do të bënin një marrëveshje më vështirë të arritshme”.

Presidenti Thaçi e ka siguruar Presidentin Trump se është i gatshëm dhe i vullnetshëm që të bëjë kompromiset e nevojshme për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe të balancuar, e cila do t’i përfshinte të gjitha çështjet e hapura dhe do i jepte fund konfliktit shekullor me Serbinë. “Marrëveshja e arritur nuk do të jetë paqe e përkohshme apo konflikt i ngrirë” i shkruan Thaçi presidentit Trump.

“Ne po mundohemi të dalim nga ky qark dhe të arrijmë një marrëveshje përfundimtare në të cilën të dyja palët e njohin njëra-tjetrën dhe heqin dorë nga konflikti dhe sipas të cilës Kosova bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara” thuhet në letrën e presidentit Thaçi.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në dhjetor të vitit të kaluar me anë të një letre iu kishte drejtuar presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Presidenti Trump në këtë letër iu bënte thirrje liderëve të Kosovës që “të shfrytëzojnë këtë moment unik, të flisni me një zë të unifikuar gjatë bisedimeve për paqe dhe të përmbaheni nga veprimet që do ta bënin të vështirë arritjen e një marrëveshjeje”

Në letër po ashtu thuhet se presidenti Trump do të jetë nikoqir i presidentëve të Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq, në Shtëpinë e Bardhë, për të festuar atë që do të jetë një “marrëveshje historike”.

Ekipi Negociator i Kosovës zhvillon edhe një takim në Bruksel

Dy bashkëkryesuesit e Ekipit Negociator të Kosovës për bisedimet me Serbinë, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti, arritën në Bruksel, ku pritet të zhvillojnë një takim me përfaqësues të zyrës së ndërmjetësueses së dialogut, Federica Mogherini.

Zyrtarë nga kabineti i zëvendëskryeministrit Limaj konfirmuan për Radion Evropa e Lirë se në këtë takim do të diskutohet për modalitetet e mëtutjeshme të dialogut me Serbinë.

Është bërë e ditur se bashkë me dy bashkëkryesuesit e Ekipit Negociator kanë udhëtuar edhe përfaqësues të tjerë të institucioneve.

Ky është takimi i dytë i Ekipit Negociator me zyrtarë të BE-së.

I pari është zhvilluar po ashtu këtë muaj, kur është thënë se është diskutuar për fazën e ardhshme të dialogut Kosovë-Serbi, si dhe tarifën doganore 100%, të cilën Qeveria e Kosovës ua ka vënë prodhimeve të importuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

Edhe shërbyesit civilë të Kosovës futen në grevë

Prishtinë, 29 janar 2019.

Rreth 22 mijë shërbyes civilë në administratën lokale dhe qendrore në Kosovë të martën filluan grevë njëorëshe, duke kërkuar nivelizim të pagave me sektorë të tjerë publikë.

Kryetari i Sindikatës së Shërbimit Civil të Kosovës, Mursel Zymberi, tha për Radion Evropa e Lirë së shërbyesit civilë ndjehen të diskriminuar dhe nuk trajtohen të barabartë sa i përket nivelit të pagave.

Zymberi tha se nëse Qeveria ë Kosovës nuk reflekton karshi kërkesave të shërbyesve civilë, greva mund të mbahet gjatë orarit të plotë të punës, nisur nga e mërkura.

Paga mesatare e shërbyeseve civilë në Kosovë është 340 euro.

Sistemi i arsimit në Kosovë tashmë ka hyrë në javën ë tretë të grevës, duke kërkuar rritjen e koeficientit të pagës për 30%.

Në grevë për më shumë së një muaj janë edhe mjekët kirurgë në Kosovë.

Ligji për pagat është në fazën e shqyrtimit parlamentar, kurse më 31 janar pritet që të procedohet në Kuvend për miratim.

Veseli: Të pezullohet taksa për 120 ditë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, tha se Kosovës nuk i duhet kursi i konfrontimit me SHBA-në dhe as me Bashkimin Evropian.

Veseli i bëri këto komente në një postim në Facebook, pas takimit që zhvilloi me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Philip Kosnett.

“Kosovës nuk i duhet kursi i konfrontimit me SHBA-në e as me BE-në. Përkundrazi! Gjuha e kushtëzimeve ndaj partnerëve tonë kryesorë strategjikë, si SHBA dhe BE, nuk do ta ndihmojë Kosovën as në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit territorial, e as në rrugën e saj drejt integrimeve euroatlantike”, shkroi Veseli.

Ai e ndërlidhi shkrimin e tij me çështjen e taksës doganore prej 100% që u ka vënë Kosova prodhimeve të importuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

“Qëndrimi im është që taksa duhet të mbetet si vendim i drejtë i Republikës së Kosovës, por pezullimi i përkohshëm, me kohëzgjatje prej vetëm 120 ditësh, duhet të ndodhë si masë mirëbesimi ndaj SHBA-së dhe BE-së”, tha Veseli.

Ai përmendi disa arsye për qëndrimin e tij, ku, ndër të tjera, tha se Kosova duhet të jetë e përkushtuar për përfundim të suksesshëm të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar vazhdimisht nga Qeveria e Kosovës që të pezullojë tarifën doganore.

Veseli i bëri komentet pasi kryeministri i Kosovës, Ramush Haradianaj, paraqiti një sërë kushtesh për heqjen e tarifës, e cila është në fuqi qysh në nëntor të vitit të kaluar.

Haradinaj letër ambasadorëve të Quint-it dhe BE-së: Ja si mund të hiqet taksa

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj u ka dërguar sot një letër ambasadorëve të Quintit dhe atyre të BE-së në Kosovë.

Përmes letrës, Haradinaj sqaron pse e ka marrë vendimin për taksën ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës. Shefi i qeverisë së Kosovës, në letër ka shkruar se taksa do të hiqej nëse SHBA-ja dhe BE-ja organizojnë një konferencë, ku do të sigurohej njohja e Kosovës nga Serbia.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Bashkimi Evropian (BE), pas marrjes së hapave praktik për inicimin dhe mbështetjen e një konference ndërkombëtare (“Konferenca”) me qëllim të arritjes së një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për zgjidhjen e të gjitha çështjeve të pazgjidhura ndërmjet dy vendeve – konferenca duhet të fillojë sa më parë që është e mundur pas plotësimit të rrethanave të përshkruara në paragrafët 2 deri në 5 më poshtë dhe duhet të përfundojë brenda 14 ditëve”, thuhet në letrën e Haradinajt.

Letra e plotë:

Pas marrjes së vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND-së) se shpallja e pavarësisë nga ana e Kosovës në vitin 2008 nuk ishte e paligjshme, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi Rezolutën nr. 64/298 (2010), e cila njohu përmbajtjen e Opinionit të GJND-së dhe mirëpriti “gatishmërinë e Bashkimit Evropian për të lehtësuar procesin e dialogut ndërmjet palëve”.

Ne kemi bindje të thelle që mund të arrihet në vitin 2019 një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht e detyrueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila do t’i adresojë të gjitha çështjet e pazgjidhura, duke përfshirë reparacionet e luftës, të drejtat e minoriteteve në të dyja vendet, si dhe çështjet e ndryshme ekonomike, sociale dhe kulturore – duke shpjer në njohjen e ndërsjellë dhe anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Më 21 nëntor 2018, Qeveria e Kosovës vendosi një taksë prej 100% (‘taksa’) mbi importin e mallrave me origjinë nga Serbia si dhe nga Bosnja dhe Hercegovina. Taksa ka ardhur si përgjigje ndaj shkeljeve të vazhdueshme të Marrëveshjes për Tregti të Lirë me Evropën Qendrore (CEFTA) dhe akteve të vazhdueshme të agresionit që kanë për qëllim dëmtimin e shtetit të Kosovës.

Qeveria e Kosovës do të pezullojë menjëherë tarifën në rast se plotësohen rrethanat e mëposhtme:

  1. Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Bashkimi Evropian (BE), pas marrjes së hapave praktik për inicimin dhe mbështetjen e një konference ndërkombëtare (“Konferenca”) me qëllim të arritjes së një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për zgjidhjen e të gjitha çështjeve të pazgjidhura ndërmjet dy vendeve – konferenca duhet të fillojë sa më parë që është e mundur pas plotësimit të rrethanave të përshkruara në paragrafët 2 deri në 5 më poshtë dhe duhet të përfundojë brenda 14 ditëve:
  2. SHBA-të dhe BE-ja do të japin zotime publike dhe do të garantojnë që në Konferencë nuk do të ketë:

Faqe 2 nga 2

(i) Çfarëdo rivendosje të kufijve ekzistues të Kosovës, ose ndarje të Kosovës, ose shkëmbime territoriale të çfarëdo natyre. (ii) Dhënie të kompetencave ekzekutive të çfarëdo forme për asociacionin e komunave serbe në Kosovë ose ndonjë marrëveshje tjetër që është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës. (iii) Masa të çfarëdo natyre të bazuar në koncesione që shkojnë para datës 17 shkurt 2008.

3.BE-ja do të jep zotime shtesë publike dhe do të garanton se: (i) Do të hyj në fuqi liberalizimi i vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës para fillimit të Konferencës. (ii) Do të zbatohet dhe do të jetë plotësisht funksionale Marrëveshja për Energji e arritur në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë para fillimit të Konferencë

  1. Është verifikuar se Serbia ka larguar të gjitha barrierat jo-tarifore të shkaktuara ndaj lëvizjes së mallrave nga Kosova, si dhe të gjitha kufizimeve të paligjshme në tregtinë e shërbimeve dhe lëvizjen e njerëzve nga Kosova në Serbi.
  2. Presidenti, Kryeministri ose Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë konfirmojnë publikisht se janë ndaluar në mënyrë permanente të gjitha politikat dhe veprimet e çfarëdo lloji të drejtuara kundër aspiratave të Kosovës si shtet sovran qoftë nëse ato aplikohen në nivel lokal, rajonal apo ndërkombëtar.

Tarifa do të ri-vendoset menjëherë nëse Konferenca nuk përfundon me një marrëveshje gjithëpërfshirëse të detyrueshme mes Kosovës dhe Serbisë, e cila siguron, ndër të tjera, njohjen reciproke dhe anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Tarifa do të ri-vendoset në një datë të mëvonshme nëse nuk arrihet të zbatohet marrëveshja gjithëpërfshirëse e detyrueshme e arritur në Konferencë.

Tahiri: Serbia të mbajë përgjegjësi për personat e pagjetur

Ministri i Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës, Abelard Tahiri, e ftoi shtetin e Serbisë që të reflektojë seriozisht dhe t’i marrë përgjegjësitë e veta për zgjidhjen e çështjes së personave të zhdukur nga lufta në Kosovë.

Ai i ftoi edhe vendet e Bashkimit Evropian që ta trajtojnë me prioritet këtë çështje.

“Kjo nuk duhet parë si temë politike, por si një përkushtim mbi bazën e humanizmit, sepse është e drejtë themelore e familjarëve për të ditur mbi fatin e më të afërmve të tyre dhe Republika e Serbisë ka përgjegjësi ndaj kësaj çështjeje”, tha Tahiri në një postim në llogarinë e tij në Instagram.

“Personat e zhdukur nga lufta në Kosovë janë plagë e rëndë jo vetëm për familjarët, por për gjithë shoqërinë tonë dhe kjo temë duhet të marrë një epilog. Në referencë të kërkesës sime drejtuar homologëve të vendeve të Bashkimit Evropian, për ta shtuar presionin ndaj Serbisë që t’i hapë arkivat dhe të japë çdo informacion në lidhje me fatin e personave të zhdukur, sot kam pranuar një letër nga ministrja e Drejtësisë e Francës, znj. Nicole Belloubet, përmes së cilës kam marrë mbështetje të plotë në kërkesën time”, tha Tahiri.

Në Kosovë janë ende mbi 1 600 persona të zhdukur nga lufta.

Kurti paralajmëron: Protesta të mëdha nëse preken kufijtë

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka paralajmëruar protesta të mëdha, nëse do të nënshkruhet ndonjë marrëveshje që prek territorin e Kosovës.

“Presidenti Thaçi dhe njerëzit e tij po këmbëngulin me pazaret me territor. Le ta dinë nëse vendosin të na sjellin para një akti apo fakti të kryer me një marrëveshje që prek territorin e Kosovës, protesta jo vetëm që do të përsëritet, por do të jetë edhe më e madhe, shumë më e madhe”, u shpreh Kurti.

Këto komente ai i bëri në në mbledhjen e 36-të të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai tutje ka hedhur akuza ndaj krerëve qeveritarë, ku këta të fundit, sipas tij, po punojnë vetëm për të rehatuar vetën dhe militantët e partive të tyre.

Teksa ka folur për shumë probleme të cilat ballafaqohen qytetarët, ai ka përmendur edhe luksin që bëjnë krerët e institucioneve.

Në mesin e luksit ai tha se është blerë edhe një pjesë e opozitës, të cilën e quajti pseudo opozitare.

Sipas Kurtit, Qeveria ka rritur rrogat vetes dhe nuk po merret me problemet që kanë punonjësit e administratës publike, mësimdhënësit dhe mjektët.

Ai thotë se nëse Lëvizja Vetëvendosje do të jetë në krye të Qeverisë, nuk do të ketë pabarazi mes punëtorëve në vend.

“Qeveria ia rrit rrogat vetes që nuk punojnë dhe nuk ia rrit atyre që punojnë. Sigurisht ne nuk duam që mësuesit e mjekës të ndërprejnë punën sepse nxënësit kanë nevojë ëpr shkollim dhe pacientët për shërim. Mirëpo ne e kuptojmë mirë gjendjen e atyre që punojnë në administratë publike e sidomos të mjekëve dhe të mësuesve. Kur Qeverinë ta udhëheqë Lëvizja Vetëvendosje ne do të kujdesemi që pabarazia mes tyre dhe qeveritarëve të zvogëlohet shumë”, tha Kurti, raporton Ekonomia Online

Kryetari i Vetëvendosjes, tha se në këto kohë, mbizotërojnë bora dhe i ftohti, duke shtuar se në ditë dimri, qytetarët po mbesin pa energji elektrike.

Teksa foli për ngujimin e minatorëve ditë më parë dhe mbetjen pa energji elektrike të qytetarëve të Komunës së Mitrovicës, ai fajtorë lë qeverisjen aktuale.

“Po e nis me një problem që është shumë i prekshëm, bora dhe i ftohti. Ndërkohë që kushtet atmosferike dhe moti ka qenë i vështirë, gjatë javës që shkoj ka pasur ndërprerje të gjata dhe të shpeshta të energjisë elektrike për ditë me radhë në disa komuna dhe sidomos në Mitrovicë. Për shkak të defekteve në rrjet dhe trafostacion mbetën të bllokuar nën dhe mbi 100 minatorë, e kështu edhe në këtë ftohtë në Komunën e Mitrovicës. Ne duhet të shqetësohemi nga problemet e tona që na shkakton kjo qeverisje”, tha kreu i VV-së.

Në mesin e kritikave ndaj Qeverisë, Kurti vlerësoi lartë punën që bëhet në partinë të cilën e drejton.

Ai tha se Lëvizja Vetëvendosje po rritet çdo ditë, ku sipas tij, janë grumbulluar 496 pika gjithsejtë të kësaj partie në Kosovë.

Barazia gjinorë në këtë parti, sipas Kurtit, është një pikë e fortë e Vetëvendosjes.

“Vetëm një herë kemi pasur rast në vitin 2013 por atëherë nuk ishte konsideruar si ngacmim”, pohoi Kurti.

Shënohet Dita e Holokaustit në Prishtinë

Në Prishtinë, përmes një marshi të organizuar u përkujtua Dita e Holokaustit dhe viktimat rome të kësaj ngjarjeje, që shënon ditën kur forcat sovjetike e çliruan kampin Aushvic-Birkenau në vitin 1945.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, shumë shqiptarë në Kosovë e Shqipëri strehuan dhe mbrojtën hebrenj.

Denis Galushi organizator i marshit, tha se viktimat e komunitetit rom do të përkujtohen gjithmonë, jo vetëm si statistikë.

“Sot, ne duam ti tregojmë të tjerëve se 1.5 milionë viktima, jozyrtarisht thuhet se gjysmëmilioni ishin romë, kanë duruar gjenocidin. Prandaj është me rëndësi që sot, secili rom, të shndërrohet në institucion edukativ dhe ti tregojë të tjerëve për këtë datë të rëndësishme”.

Familjet dhe besa shqiptare që shpëtuan hebrejtë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, është shprehur krenar për ndihmën që populli i Kosovës ia ka ofruar qindra familjeve hebreje në kohën e persekutimit.

“Në ditën e përkujtimit ndërkombëtar të Holokaustit, Kosova nderon kujtimin e miliona viktimave të ideologjisë naziste. Njëkohësisht kujtojmë burrat dhe gratë e kombit tonë që gjetën forcë e guxim për t’i mbrojtur qindra familje hebreje nga persekutimi nazist. Ne ndihemi krenarë që jemi pasardhës të këtyre heronjve të solidaritetit e shpresës njerëzore. Ne jemi krenarë me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, e cila është lëvizja e fundit antifashiste në historinë evropiane të Shekullit XX”, tha Veseli.

Vlerësohet se afro 1.5 milionë hebrenj evropianë janë vrarë përgjatë Holokaustit, së bashku me 4.5 milionë hebrenj të tjerë, përfshirë meshkuj dhe gra.

I jepet lamtumira e fundit zëvendësministrit Arian Daci

Në varrezat e kryeqytetit, të dielën u varros zëvendësministri i Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Arian Daci, i cili humbi jetën nga një ortek në Brezovicë të shtunën në mesditë.

Në hollin e Kuvendit të Kosovës janë bërë homazhe për të ndjerin.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i shoqëruar nga kabineti qeveritar, pas homazheve nënshkroi në librin e zisë me fjalët “Arian i dalluar për vlera njerëzore. Do të na mungosh!”.

Pas homazheve, nën patronatin e kryeministrit, u mbajt një mbledhje komemorative në kujtim të të ndjerit.

I ndjeri është biri i kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Nexhat Daci.

Liderët institucionalë si dhe ata të partive politike në Kosovë kanë shprehur ngushëllime ndaj familjes Daci.

Kryeministri: Prishtina humbi një djalë të ri, Ariani kishte vlera të larta njerëzore

Në mbledhjen komemorative e cila po mbahet për të nderuar jetën dhe veprën e ish-zv.ministrit të Diasporës, Arian Dacit i cili vdiq të shtunën si pasojë e një orteku në Brezovicë, po marrin pjesë figura të larta shtetërore

Me këtë rast, Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është shprehur Ariani kishte vlera të larta njerëzore dhe se ai i shërbeu Kosovës me devotshmëri.

“Qeveria ka humbur një zyrtar të zellshëm, Prishtina e humbi një djalë të ri një qytetarë shembullor. Ariani e ka dashur këtë vend dhe i ka shërbyer me devotshmëri. Shpirti i bardhë i Arianit u nda nga ne në bardhësinë e borës. Ai ishte i dalluar për vlera të larta njerëzore, i jemi përjetësisht mirënjohës për shërbimin ndaj atdheut, lamtumirë Arian”, ka thënë Haradinaj në fjalimin e tij.

Ngushëllime për vdekjen e Arian Dacit, kanë shprehur edhe Ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi, Ministri i Diasporës së Maqedonisë, Edmond Ademi.

Arian Daci, 40 vjeçar, djali i vetëm i Kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, ka vdekur të shtunën në Brezovicë, pas një incidenti që kishte pasur me një ortek bore, gjatë skijimit atje.

Ariani ishte i apasionuar pas skijimit derisa ishte pjesë e organizimeve të tilla në këtë fushë. Daci ishte Zëvendësministër i Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike derisa pas vetes ka lënë dy fëmijë.

Bashkë me Arianin në Brezovicë me rastin e aksidentit ishte me Ardian Bakallin, i cili ka shpëtuar. Për shkak të hetimeve që po zhvillohen në Brezovicë, për dy ditë, është mbyllur pista e skijimit.

Ndërkohë, ish-zëvendësministri i Diasporës, varroset sot në orën 13 në lagjen Arbëria, në Prishtinë, me nderime shtetërore./GazetaExpress

JO VETËM LUGINA E PRESHEVËS, POR SIKUR T’I KTHEHEJ KOSOVËS TERRITORI I SAJ DERI TE MOLLA E KUQE, NUK IA VLEN TË SHKËMBEHEN ME VERIUN E KOSOVËS – Nga Binak Maxharraj

Presidenti ynë Hashim Thaçi e bani hi e pluhur, mjegull e tymnaj në
dialogun e tij shtatëvjeçar me serbin,por edhe në diskutimet e tij,
dhe në paraqitjët e tij publike që një vit e gjysë nuk po e heqë nga
goja aspiratat,tezën Serbosllave për mundësinë e coptimit,ndarjës së
Veriut te Kosovës në favor te Serbisë.Për këtë ai e senzibilozoi bukur
shumë edhe opinionin botëror,me kete temë antishqiptare,çfarë edhe i
solli bile deri me tash mjegulli dhe hamendje ne opinionin boteror për
dhe rreth Kosovës më ç’rast u reflektua ne mos njohje te reja,me
çnjohje,refuzimin ne pranimin ne organizmat ndërkombëtar.Kjo sentence
e Presidenti e bani rremuja edhe jetën politike në Kosovë por edhe ne
vetedijen refuzuese te kësaj teze shumë te rrezikshme nga ana e
popullit qe ky popullin nuk e meriton te futet përseri ne telashe
sepse boll ka vuajtur nga regjeimi shovenist serb.

Por për çdo njeri i cili i ka dy fije mend nuk ia vlenë te kembehet
Veriu i Kosovës me Luginën e Preshevës,jo vetem me Luginën e
Presheves,por sikur Serbija te pranonte ti këthente prapa trojet dikur
etnikishte te pastërta Shqiptare deri te Molla e Kuqi.

Dikur krahinat shqiptare shtriheshin deri te Nishi.Pra Krizës së
Lindjës(1877-1878)rajoni I Toplicës ishte banuar më shumicë absolute
shqiptare.Kështu,per shembull Nishi(Nissus) ne ate kohë numronte diku
ka 52% me popullsi shqiptare,Krushumlija ishte 100% shqiptare,Prokupla
80% shquptare.Atje çdo gjë frymonte shqip,edhe muzika edhe kenga,edhe
ritet dhe dokët,etj.Por,se shpejti erdhi katastrofa,furtuna
serbo-sllave,fillojë e ashtuqujtura Kriza e Lindjës(1877-1878)më
terheqjen e Turqeve nga këto troje shqiptare.Si duket serbet ishin
marr vesh me Turqit ne terhjekje e sipër nga këto troje qe te banin
spastrimin etnik të këtyre trojeve.

Serbet si bishat e egra u versuln mbi popullatën shqiptare me dhunë e
terror te paparapar dhe me një shpejtesi marramendese për spastrimin
etnik të ketij teritori I cili ishte I madh gadi sa dy Kosova.Së
shpejti u spastruan etnikisht mbi 700 fshatra e qytete me mbi 300 mijë
shqiptarë duke I deportuar me dhunë për ne Turqi dhe në Kosovës,ku sot
njihen si muhaxher,kurse sot e kësaj dite ne këtë teritor mund to
shohish shumë lokalitete,fshatra me emra shqiptar.Por,kronikat e kohës
flasin se nga dhuna ushtarake-policore e Mbreterisë Serbe te
Obranoviqeve u debuaj jo 300 mijë por rreth 830 mijë shqiptare etnik.

Kjo ështe e verteta për këtë teritor gadi sa dy here Kosova,e cila u
spastru me dhunë nga shovenistet serb duke i debuar për në
Turqi(llogaritet se sot ne Turqi jetojnë mbi 5 milion shqiptar te
debuar nga te gjitha trojet shqiptare).Nga ky teritor tipik shqiptar,
per pak dite u sapstruan,u rrafshua tereni thue se ne këtë teritor nuk
ka pasë asnjëherë banor,ska pas pastrim etnik,per ti kallxuar botes se
këtu nuk ka ndodhë asgje.Kjo është Serbija terroriste,fashiste
aremikja me e madhe e shqiptareve e cila donte qe t’i çrrenjëoste
shqiptarët nga trojet e veta etnike.Kjo është serbija e maskakrave dhe
gjenocidit te Sllobodan Millosheviqit i cili e dogj dhe poq Kosovën
duke vra,masakruar,perëdhunar popullatën shqiptare.Kjo ështe Serbija e
Aleksandër Vuçiqit te cilit aksidentalisht i ra hise te negocojë me
Kosovën me një njeri te shantazhuar,jo të përkushtuar për ta mbrojtë
teritorin e vet.

Në këto biseda makabre ne dialog me Serbinë në te cilin Kosova nuk do
te kishte dështë ti pranojë assesi,bile pa ia vu Serbise do “kushte të
rënda” si separacionet e luftes,te pa gjeturit,te përdhunuarat,me
kërkim falje për krimet e bame ne Kosovë,ne mos pranimit ne asnjë
menyre te diskutohet për tezen e moçme serbe për ndarjën e Kosovës te
ciën Thaçi s’po e lëshon nga goja.Por këto asnjera nuk kanë ndodhë nga
Hashim Thaçi ne dialog,u ba dorëshlirë dhe u rras ne dialog pa kushte
nga i cili do te del i djegur i bamë prush.Por,përgjegjesin do ta
marrë edhe Parlamenti,Qeveria,Partit politike,por edhe populli i “urtë
si gjingji qe thith gji”të cilët nuk bane gjë,bile asgjë për ta ndalë
këtë njeri qe te mos jetë ne krye të dialogut.

Dhe në fund te pranosh qe Veriu i Kosoves,të cilit ia kanë lakmi
Amerika,Britanija,Gjermania,Rusia e shumë shtete tjera te botës, sepse
kjo eështe e pasur me pasuri prrallore xehesh,ar dhe argjend e shumë
te tjera qe do te ia zgjasnin jeten Kosovës për hiq më pak se 16
shekujsh.Mu për këtë është e intersuar Serbija.Serbis nuk ia ndinë
fare për nje grushte serbë qe jetojnë ne Veri,ata i përdor veç për
mjet manipulimi për ta marrë Veriun e Kosovës.Por edhe se Serbija nuk
ka nevojë për teritor,sepse në Serbi janë mbi 1700 vendbanime(aq sa ka
vendbanime krejtë Kosova)janë te shprasta nuk jeton askush ne to,sepse
Serbia po shpopullohet dhe deri me 2050 do te bije ne 3,5 milion
banor,por Serbise ne Kosovë i nevojitet jo teritori por xehet qe janë
ne Veri te Kosovës,ajo ato i done më çdo kusht,do te bejë çmos për ti
marr,e ndoshta edhe do ti merr kur e dijmë faktin së kush po udheheq
me dialogun.

Nuk ia vlenë te behet një kembim jo ekuivalent.Të kembehet Veriu i
Kosovës me Luginën e Presheves ne te cilën nuk ka asgje te hajrit,pos
do arave dhe xhamijave te cilat i kemi me bollek ne Kosovë.Por ështe e
dhembshme për popullin tone qe jeton atje nenë presion dhe dhunë te
vezhdeshme nga Serbet,për te colët doren ne zemer Kosova e as
Shqiperia nuk beri asgje për keta ne këto 20 vite të lirisë.

Nuk ia vlenë te këmbehet Veriu I Kosovës i praruar ne arë me Luginën e
Preshëves,edhe për shkak te dhembjes sonë qe e kemi për ate populate
atje.Nuk ia vlen qe Veriu I Kosovës te shkembehet,jo vetem me Luginën
e Preshevesë por nuk ia vlenë edhe sikur Serbia te pajtohet qe te ia
bashkanigjë Kosovës teritorin e dikurshëm te sajë deri te Molla e
Kuqe.Nuk ia vlenë sepse Veriu I Kosovës me pasurit e sajë prrallore
është dy here me I vlefshëm se krejtë Serbia.Nuk ia vlenë sepse nese
Kosova e humbë Veriun e saj do te mbetët si një trup pa kokë,e trupi
pa kokë nuk jeton,edhe Kosova nuk mund te jetoj pa Veriun e sajë,sepse
Veriu është çdo gjë për Kosovën,është jeta e sajë,frymëmarrja e
sajë,zemra e sajë.

Zyrtare: Arian Daci, djali i Nexhat Dacit ka humbur jetën në Brezovicë

Zyrtarë të Policisë së Kosovës kanë konfirmuar për Gazetën Express se djali i Nexhat Dacit ka humbur jetën në Brezovicë. Kanë thënë se personi tjetër ka shpëtuar.

Policia e Kosovës ka konfirmuar për Gazetën Express se djali i Dacit, Ariani ka humbur jetën nga orteku në Brezovicë. Ndërsa, personi tjetër ka shpëtuar.

“Mund të konfirmoj se nga orteku i borës një person ka vdekur, mjekët e kanë konstatuar vdekjen e tij. Bëhet fjalë për personin me inicialet A.D. Personi tjetër ka shpëtuar”, tha policia për Express

Edhe zyrtarë të Qeverisë së Kosovës kanë konfirmuar për Express vdekjen e Arian Dacit në Brezovicë për shkak të një orteku bore.

Arian Daci ishte emëruar Zëvendësministër në Qeverinë e Kosovës.

Në Brezovicë, familja Daci ka një vilë.

Lajmin për vdekjen e Arainit ka nisur të shpërndahet edhe në rrjetet sociale. I fundit që ka shprehur ngusllëshime është Ben Islami.

Nënkolonel Basri Shabani nga policia në rajonin e Ferizajt ka konfirmuar që ky ortek ka zënë dy persona.

Ilir Morina, drejtori i Agjencisë për Mbrojtje të Mjedisit në Kosovë, ka thënë se nga orteku që ndodhi në Brezovicë, një person ka vdekur.

Haradinaj përgëzon certifikimin ndërkombëtar të KOSTT-it

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka përgëzuar Operatorin e Sistemit të Transmisionit dhe Tregut të Energjisë në Kosovë (KOSTT), për certifikim nga Komuniteti Rregullativ i Energjisë (ECRB), me të cilën KOSTT-it i njihen të gjitha asetet ndërkombëtarisht.

“Çertifikimi nga Sekretariati i Komunitetit te Energjise ka rëndësi për njohjen e KOSTT si Operator i Sistemit Transmetues nga Rrjeti Europian i Operatorëve të Sistemit Transmetues të Energjisë Elektrike, si një ndër parakushtet themelore për anëtarësim në ENTSO-E, dhe institucionet tjera europiane, që do t’i mundësonte operim të pavarur nga Serbia”, tha Haradinaj.

Haradinaj: Ata thonë “nikada” për njohjen, ne themi “kurrë” për taksën

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj pak pas mbledhjes së qeverisë deklaroi se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga vendimi për taksën ndaj mallrave serbe.

I pyetur nga gazetarët për mundësinë e pezullimit të këtij vendimi, Haradinaj ka thënë se një gjë e tillë ndodhë vetëm nëse ka marrëveshje të gatshme për njohje nga Serbia.

“Jemi në gjendje të pezullojmë taksën nëse është bërë gati marrëveshja për njohje. Ata thonë ‘nikada’ (kurrë) nuk do ta njohim Kosovën, edhe ne po themi kurrë”, deklaroi Haradinaj.

Ish-kryenegociatorja e Kosovës: Prekja e kufijve çon në luftë, Thaçi e Rama të tërhiqen

Ish-kryenegociatorja Edita Tahiri është shprehur se ideja e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë ka për synim krijimin e “Serbisë së Madhe” dhe mund ta çojë Ballkanin në luftë.

 

BE ka marrë rolin e ndërmjetësit në saj të rezolutës së OKB . SHBA ka qenë pjesë e diskutimeve direkte dhe me ndërhyrjen e Rusisë u tërhoq.

BE deri te kjo fazë finale ka shkuar mirë, por Mogherini duke hapur hapësirë për prekje kufijsh ose nuk i njeh mirë gjërat ose janë çështje të tjera. Prekja e kufijve çon në luftë, sepse nuk mund të prekësh një kufi në Ballkan dhe të mos ketë efekt domino në vendet e tjera.

Ne e kemi problemin në shtëpi dhe nuk ka nevojë me mbërrit tek Mogheri. Kjo është një ide e vjetër e nacionalistëve serbe. Ajo që unë po theksoj se këta dy figura Rama dhe Thaçi një ditë historia i vendos diku.

Amërikanët kurrë nuk kanë thënë që janë pro ndryshimit të kufijve. Gjaku i shqiptareve është në kufijtë e Kosovës dhe nuk i prek askush. Thaçi doli me një entuziazëm sikur po fliste për një biznes familjar të tij. Kosova është shtet demokrat dhe nuk vendos vetëm Predidenti”.

Më tej ajo është shprehur se bashkimi i Kosovës me Shqipërinë ndodh vetëm atëherë kur këto dy shtete të forcohen.

“Edhe Veriu i Kosovës edhe Lugina e Preshevës janë toka shqiptare. Serbia e ka marrë gjysmën e Bosnjes dhe do të marrë toka shqiptare. Ne e kemi shtri shtetin e Kosovës në Veri me drejtësi dhe me polici.

Kur Serbia e pa se me dialog Kosova u integru në Veri hapi synimet gjeopolitike.  Por ne shqiptarët nuk jemi më të shtypur por jemi një komb i fuqishëm. Thaçi dhe Rama thonë se nëse bëhet ky shkëmbim ne bashkohemi. Çfarë i duhet Kosovës Pavarësia kur thuhet se do bashkohet me Shqipërinë?!

Me ndryshimin e kufijve Shqipëria i bien të bashkohet me një Kosovë të cunguar dhe ky nuk është bashkim. Bashkim është kur preken gjithë kufijtë e Ballkanit dhe bashkohen gjithë shqiptarët. Shqipëria dhe Kosova bashkohen vetëm atëherë këto dy shtete forcohen. Serbia dhe Rusia duan të ndikojnë në Ballkan. Kundërshti ka të bëjë me atë se ne jemi në aleancë me Amerikën dhe Europën”./abcnews.al

Pushteti i fjalës dhe fjala e pushtetit – Reagim nga Prof. dr. AGIM HYSENI

Për hir të së vërtetës e përgënjeshtroj publikisht informatën e pavërtetë që ka publikuar Gazeta Express dhe gazeta Insajderi, me dt. 1/20/2019, me titull: ‘Presidenti i përfshirë në grevën e arsimit, sabotazh ndaj Qeverisë, ku thuhet se: “Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë vazhdon t’i shërbejë Hashim Thaçit prej kohës kur në krye të këtij institucioni ishte Agim Hyseni, i cili më vonë ishte bërë Zëvendësministër i Arsimit.”

Me këtë rast njohtoj opinionin se kam qenë themelues dhe kryetar i Sindikatës së Bashkuar, të Arsimit, të Shkencës dhe të Kulturës deri në vitin 2004; Poashtu kam qenë Këshilltar i Organizatës Botërore ‘Edukimi Internacional ‘– me seli në Bruksel; Këshilltar i UNHCR-së për Kosovë përkatësisht i KEDP-së… Deri në këtë kohë Hashim Thaçi nuk ka qenë në asnjë pozitë në Qeveri të Republikës së Kosovës.
Jam emëruar Zëvendësministër në MASHT (2008-2011), në baza profesionale, në periudhën kur nuk kam pasur asnjë funksion në SBASHK dhe nuk kam qenë anëtar i asnjë partie, pa dashur të vazhdoj më tej. Në jetë nuk i kam shërbyer askujt përveç interesit të përgjithshëm të vendit. Kam bashkëpunuar me secilin, për aq sa e kanë respektuar në praktikë interesin e vendit. Ndihem krenar për punën që e kam kryer me përgjegjësi.
Është për të ardhur keq që dy gazeta relativisht të besueshme (gazetar anonim) e keqpërdorin pozitën e tyre në raport me fjalën, duke publikuar të pavërteta, pikërisht duke kopjuar modelin të cilin e apostrofojnë, dhe duke mos patur forcë që të ngriten mbi vetvehten e të kërkojnë falje për gabimet e mundshme – përveç nëse janë të paramenduara. Sjellja e ‘Express’ dhe ‘Insajderi’, përnga papërgjegjësia ndaj ‘Republikës së e fjalës’, siç do thoshte Lasgushi, ngjan me sjelljen e të apostrofuarit ndaj Republikës së Kosovës – jo vetëm në raport me taksen e Qeverisë të vendosur me të drejtë.

Agim Hyseni, Prof.Dr.

Bosnja kërkon heqjen e tarifës, Kosova vizat dhe njohjen e dokumenteve

Bosnja dhe Kosova kanë paraqitur qëndrimet e tyre në lidhje me tarifën ndaj mallrave të Bosnjës të vendosur nga Qeveria e Kosovës, gjatë një takimi që delegacionet e të dyja vendeve kanë pasur të enjten në Sajarevë.

“Të dyja palët kanë paraqitur qëndrimet e tyre. Pozicionet para këtij takimi kanë qenë shumë të kundërta” ka thënë pas takimit, zëvëndësministri për Tregti të Jashtme dhe Marrëdhënie Ekonomike të Bosnjës, Midhat Saliq.

“Pala kosovare ka kërkuar nga Bosnja të njohë dokumentet e Kosovës, pasaportat dhe tabelat e veturave si dhe të heqë regjimin e vizave”, tha Saliq.

“Ne në plan të parë kemi potencuar pyetjet ekonomike. Gjithashtu thamë se në këtë mënyrë shkelet marrëveshje e CEFTA-s për tregti të lirë. Ajo që pala kosovarë ka potencuar gjatë bisedimeve ishte se Bosnje dhe Hercegovina po pamundëson lëvizjen e kapitalit, njerëzve dhe shërbimeve për shkak të regjimit të vizave dhe mospranimit të dokumenteve të Kosovës” tha më tutje zëvëndësministri Saliq.

Kërkesë e delegacionit të Bosnjes, ishte që menjeherë dhe pa kushte të shfuqizohet tarifa ndaj mallrave të saja nga ana e autoriteteve në Prishtinë, përderisa delegacioni kosovar ka kërkuar që para se të shfuqizohet tarifa Bosnja të njohë pavarësinë e Kosovës, dokumentet e saja dhe të heqë vizat.

“Ne kemi ofruar maksimumin nga ana jonë. Kërkuam që Kosova të tërheq tarifën në afat prej gjashtë muajsh dhe gjatë kësaj periudhe të zgjidhen çështjet e paraqitura. Megjithatë pala kosovarë këtë nuk e pranoi” tha anëtari delegacionit të Bosnjës, Midhat Saliq.

Mustafa: Tarifa u vendos për të mbuluar dështimet e Qeverisë

Ai përmes një postimi në Facebook, tha se tarifa u vu një ditë pasi Qeveria dështoi ta anëtarësojë Kosovën në INTERPOL.

“Tarifa mbuloi çdo gjë, i mbuloi të gjitha dështimet dhe po vazhdon t’i mbulojë edhe më tutje. LDK-ja nuk e ka propozuar tarifën, nuk ka ngarendur të marrë merita dhe LDK-ja nuk konsideron se i takon asaj të shprehet se çfarë duhet të bëjë Qeveria me tarifën”, ka shkruar Mustafa.

Qeveria e Kosovës më 6 nëntor të vitit që lëmë pas ka vendosur taksë doganore 10 për qind për produktet e importuara me origjinë nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina. Kjo taksë doganore është ngritur në 100 për qind më 21 nëntor.

Përveç kësaj, më 28 dhjetor, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të vendosë taksë doganore 100 për qind edhe për produktet e importuara nga brendet ndërkombëtare që prodhohen në Serbi dhe Bosnje e Hercegovinë.

Mekanizmat ndërkombëtarë, si Komisioni Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke kërkuar në vazhdimësi heqjen e kësaj mase.


Send this to a friend