VOAL

VOAL

Haradinaj: Demostrata e 11 marsit – Epokë vendimtare për Kosovën

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka kajtuar demostratën e 11 marsit të 81, e cila sipas tij shënon një epokë vendimtare në historinë më të re të Kosovës. Përmes një postimi në faqen e tij të “Facebook”, kreu i ekzekutivit në Kosovë, Haradinaj, shkruan se kjo demostratë shënoi një epokë vendimtare në historinë e re të Kosovës.

“Demonstrata e 11 marsit ‘81 shënon një epokë vendimtare në historinë më të re të Kosovës.
Mijëra studentë zgjodhën rrugën e paqes për ta kundërshtuar shtypjen dhe pabarazinë.
Në përvjetorin e demonstratave studentore, kujtojmë të gjithë ata që guxuan të kërkonin atë që iu takonte, të drejtën e tyre, dhe që i dolën zot këtij vendi, në rrugën drejt çlirimit”, shkruan Haradinaj.

KUR KUSHTET BËHEN SKLLOTË!! – Nga BINAK MAXHARRAJ

/Serbia hapatas i thot JO SHBA-ve, kurse Kosova palohet si lepuri/

Amerika i ka vu dy kushte, njerën Kosovës për taksën ndaj Serbis, dhe
kushtin tjetër Serbisë që të ndalon lobimin për çnjohjet për Kosovën.

1.Amerika përmes zëvendësndihmësit të Sekretarit të shtetit Mathew
Palmer i ka vu kushte Serbisë së nese Serbia deshiron qe Kosova ta
heçë taksen,atehere duhet të ndaloj fushatën e egër për terëhëqjën e
njohjeve të Kosovës nga vendet qe e kanë njohur.

Por Serbisë nuk i hanë palla së çka thotë dhe kërcnon SHBA.

Por,Beogradi zyrtar e ka hedhur kategorishtë poshtë ofërtën e
SHBA-ve.duke ia ba asaj më dije përmes Ministrit të punëve te jashte
Ivica Daçiq së SHBA shpresojnë kotë sepse procesi i çnjohjeve është i
panadalshem.(sic).

2.Kosova për këtë fushatë për çnjohjet qe po ia banë Serbia,asaj ia
vuri taksen 100%.Serbia u tranu,e alarmaoi krejtë botën për taksen dhe
i vuri kushtin se:Serbia nuk do ta vazhdoi dialogun pa u hequr taksën.

Dhe si përqudi krejte bota iu gjujtë Kosovës si arushes së duhet te
hiqet taksa nese don Mareveshje me Serbinë.U qua në kemb Evropa dhe
Amerika rrth kësaj pune duke ba trysni mbi Kosoven.Por diçka ketu nuk
shkon.

Pse Evropa dhe Amerika po bajnë trysni vetem mbi Kosovën për ta heq
taksen.Pse këto nuk bajnë trysni edhe ndaj Serbisë për ndaljën e
çnjohjeve kur ajo hapas e hodhi poshtë oferten e SHBA për ndalimin e
çnjohjëve.

Kjo nuk shkon tl jeshë për dikend nanë e për dikand njerkë.Nuk është
korrekte as nga Evropa as nga Amerika.

Baraliu kundërshton Thaçin: Ja pse nuk mund të bëhet ndryshimi i Kushtetutës

Ideja e Presidentit Hashim Thaçi për ndryshim të Kushtetutës në mënyrë që Lugina t’i bashkohet Kosovës, duket se është vështirë e realizueshme. Kjo për arsye se për këtë ndryshim kushtetues ekziston një pengesë ligjore dhe kushtetuese që ndryshimi i Kushtetutës të bëhet me 2/3 e shumicës së deputetëve dhe pakicës.

Juristi dhe profesori universitar, Mazllum Baraliu, në një intervistë thotë se për këto ndryshime në Kushtetutë duhen votat e Listës Serbe, të cilët tani më nuk janë pjesë e koalicionit të partive në pushtet.

“Çështjet të cilat mund të ndryshohen ose kërkohet të ndryshohen tani kanë dallime të mëdha, fakti tjetër është që atëherë ka pasë një koalicion të partive në pushtet, partive me shumicë shqiptare me Listën Serbe, ndërkohë tani afër një viti Lista Serbe është jashtë koalicionit qeverisës dhe e dyta kemi të bëjmë me ndryshime sipas pretendimeve të Presidentit që nuk i votojnë deputetë serb, ata nuk do votojnë që një pjesë e territorit që zyrtarisht është në sovranitet të Serbisë, të kalojë në sovranitet të Kosovës”, u shpreh Baraliu.

Këto barriera dhe këto kushte, Baraliu thotë se vetë pushtetarët i pranuan në Kushtetutën e Kosovës dhe se tani kur bëhet fjalë për Luginën është e pamundur që për këto ndryshime në Kushtetutë të sigurohen votat e Listës Serbe të cilët në asnjë mënyrë nuk votojnë për bashkim të Kosovës me Luginën.

“Është një pengesë ligjore dhe kushtetuese që ndryshimi i kushtetutës do bëhet me 2/3-tat e shumicës së deputetëve dhe pakicës, prandaj tejkalimi i këtyre barrierave që vetë këta të cilat këta zotërinj tanë i kanë pranuar në Kushtetutën e Kosovës, janë bllokadat dhe barrierat të cilat paraqiten në momentin kur ka nevojë të bëhet një ndryshim i tillë”, ka thënë Baraliu për Ekonomia Online.

Ai thotë se këto janë vetëm deklarata të politikave në Kosovës dhe ndryshimet nuk mund të ndodhin derisa janë mekanizmat bllokues të cilat kjo klasë politike i ka pranuar.“Gjitha këto janë më tepër hipoteza dhe presupozime të cilat jo rrallë herë politikanët tanë dinë t’i shprehin e pastaj t’i ndryshojnë deklaratat, ndryshime të tilla s’mund të ndodhin sepse janë mekanizmat bllokues të cilat kjo klasë politike i ka pranuar”, ka thënë Baraliu.

Ai shprehet skeptik se Serbia do ta njoh Kosovën, por ajo që mund të bëhet sipas tij është lidhja e një marrëveshje për stabilizim të marrëdhënieve ose normalizim me Kosovën e cila nuk është njohje e sovranitetit

“E tëra kjo do duhej të varej nga një marrëveshje gjithëpërfshirëse, tani në zhargonin politik, nëse një marrëveshje e tillë lidhet, e që dyshoj që Serbia do ta pranojë, në qoftëse Kosova nuk mund t’i pranojë ato kushte të cilat kanë dalë tani, atëherë kjo nëse ndodhë unë jam shumë skeptik që do ketë një marrëveshje dhe sidomos jo një marrëveshje siç po pretendohet nga institucionet e vendit që Serbia ta njohë Kosovën. Serbia me asnjë marrëveshje nuk do ta njohë shprehimisht Kosovën. Serbia mund të lidhë një marrëveshje për stabilizim të marrëdhënieve ose normalizim me Kosovën e cila nuk është njohje e sovranitetit”, ka thënë Baraliu.

Ai thotë se Serbia nuk e pranon në asnjë mënyrë Luginën si të tillë dhe Serbia nuk është e interesuar që të japë tokë, por të fitojë territore dhe synimi i saj është të marr veriun e Kosovës.

“Ndryshimi i Kushtetutës nuk mund të ndodhë fare pasi që Serbia nuk e pranon në asnjë mënyrë Luginën si të tillë dhe Serbia nuk është e interesuar që të japë tokë, por të fitojë territore dhe synimi i saj është të marr veriun e Kosovës, gjithë territorin dhe resurset ekonomike, t’i japë disa fshatra, e cila nuk është zgjidhje dhe është jo e pranueshme, as nuk është nga populli ynë në Luginë, por as e pranueshme për Serbinë. Gjitha këto deklarata që shpesh janë të papërputhshme me njëra-tjetrën mund ta ngatërrojnë dhe të krijojnë konfuzion para opinionit publik, duhet pasë kujdes për këto deklarata pasi përgjegjësia duhet të jetë shumë e madhe, llogaridhënia gjithashtu, ata duhet ta ruajnë kredibilitetin para Kushtetutës”, ka thënë ai për EO.

Ditë më parë, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi,ka thënë se kërkesën e Luginës për bashkim me Kosovën do ta prezantojë edhe në Bruksel.

Ai tha se për t’u bashkuar me Luginën përkrah edhe ndryshimin e Kushtetutës së Kosovës.

Haradinaj pas takimit me Nënsekretarin amerikan: Jam i gatshëm të diskutojmë për tregtinë e lirë

Kryeministri Ramush Haradinaj ka shkruar se me Nënsekretarin amerikan për Çështje Politike, David Hale, ka folur për domosdoshmërinë e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Ndërkaq Kryeministri nuk njofton se çka është folur për taksën.

“E ritheksova se ne jemi gati per dialog dhe ftojmë Serbinë që t’i kthehet tavolines e të diskutojmë të gjitha çështjet e hapura duke përfshirë edhe tregtinë e lirë dhe të arrijmë një marrëveshje që rezulton me njohje në kufijtë ekzistues”, ka shkruar Haradinaj.

Shkrimi i plotë i Haradinajt:

Pata nderin që sot në rezidencën e Ambasadorit Amerikan në Kosovë Philip Kosnett së bashku me Presidentin Thaçi dhe Kryetarin Veseli të zhvillojmë një takim të hapur dhe të sinqertë me Nënsekretarin për Çështje Politike, David Hale.

Në këtë takim paraqita qëndrimin se tash Kosova është më e gatshme se kurr, e unifikuar me një zë të vazhdojë dialogun me Serbinë dhe të kontribuojë në fqinjësi të mirë, paqe dhe stabilitet. Ky unitet është edhe me domethënës pas votimit të Platformës se Dialogut dhe Ligjit.

E ritheksova se ne jemi gati per dialog dhe ftojmë Serbinë që t’i kthehet tavolines e të diskutojmë të gjitha çështjet e hapura duke përfshirë edhe tregtinë e lirë dhe të arrijmë një marrëveshje që rezulton me njohje në kufijtë ekzistues.

Nënsekretari amerikan David Hale takohet me krerët e shtetit të Kosovës

Nënsekretari amerikan për Çështje Politike, David Hale, të shtunën ka arritur në Kosovë për të zhvilluar takime me udhëheqësit e shtetit të Kosovës.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, në prani të ambasadorit amerikan Philip Kosnett, kanë zhvilluar një takim në rezidencën amerikane në mëngjesin e së shtunës me nënsekretarin David Hale. Pas takimit, liderët nuk kanë pranuar të flasin para medieve.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, tha shkurt se gjatë ditës do të zhvillojë një konferencë për medie.

Nënsekretari amerikan i Shtetit për Çështje Politike, David Hale, të premten ka qëndruar në Beograd. Gjatë takimit me kryeministrin Aleksandar Vuçiq, Hale iu bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë të ndalin provokimet dhe të rivendosin dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian në Bruksel. Nga autoritetet në Prishtinë, ai kërkoi heqjen e tarifës prej 100 për qind ndaj mallrave serbe.

“Shtetet e Bashkuara bëjnë thirrje për heqjen e tarifës, ndaljen e provokimeve të dyanshme dhe vazhdim të dialogut. Shtetet e Bashkuara vlerësojnë partneritetin me Serbinë dhe dëshirojnë të ndërtojnë raporte edhe më të fuqishme”, u tha përmes një postimi në Twitter nga ambasada amerikane në Beograd, pas takimit.

Koalicioni qeverisës në Kosovë nuk po arrin të gjejë ndonjë zgjidhje për ta përmbushur kërkesën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian për pezullimin e tarifës doganore, si hap i domosdoshëm për vazhdimin e dialogut me Serbinë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës presin që Kosova dhe Serbia të arrijnë marrëveshjen gjithëpërfshirëse brenda vitit 2019, e cila do të përfundojë me njohje reciproke.

Haradinaj e publikon certifikatën që dëshmon se Trepça është kompani e Kosovës

Gjiganti metalurgjik “Trepça” është regjistruar si kompani në bazë të ligjeve të Kosovës. Këtë e ka barë të ditur kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një statusi në Facebook. Para këtij vendimi, ka pasur kundërshtime nga ana e Serbisë që “Trepça” të mos regjistrohet në Kosovë si kompani

Kryeministri Ramush Haradinaj ka dhënë lajmin e madh përmes Facebook-ut, ku ka treguar se gjiganti metalurgjik në Mitrovicë është regjistruar si kompani në Kosovë.

“Më në fund lajmi i madh. Gjiganti Trepça, pas votimit në Kuvend të Statutit të saj, është regjistruar si kompani në bazë të ligjeve të Kosovës. Trepça do të rikthehet me shkëlqimin e dikurshëm dhe do të jetë krah i fuqishëm i ekonomisë sonë. Urime e me fat!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook, transmeton Express.

Regjistrimi i “Trepçës” si kompani vjen pasi në Kuvendin e Kosovës muaj më parë, statuti i saj mori dritën e gjelbër për t’u regjistruar si shoqëri aksionare, ku 80 për qind e aksioneve janë të Qeverisë së Kosovës dhe 20 për qind janë aksione të punonjësve të “Trepçës”.

Miratimi i Ligjit për “Trepçën”, në tetor të vitit 2016 dhe statuti i “Trepçës” kishte nxitur reagimin e Beogradit zyrtar, pasi që këtë kombinat Serbia vazhdon ta konsiderojë si pjesë të ekonomisë së saj. Ata në vazhdimësi kanë kërkuar që çështja e “Trepçës” të futet në dialog me Serbinë. /GazetaExpress/

Veton Surroi është gati, veç po pret për ta ftuar në negociata me Serbinë

Veton Surroi, emër i përhershëm në ekipet negociuese të Kosovës me Serbinë përgjatë dy dekadave të fundit, është i bindur se SHBA’ja e ka seriozisht për bisedimet me Serbinë. Ai konfirmon se në një mënyrë tashmë është i përfshirë në proces duke takuar liderët politikë në Kosovë për t’i këshilluar, si më i vjetri në zanatin e negociatave. Dy vende në delegacionin shtetëror janë rezervuara për shoqërinë civile, e nuk përjashtohet që publicisti të jetë një nga ta. Ai thotë se është gati nëse e thërrasin: “Nëse mendohet se mund të ndihmojë në çfarëdo forme jam në dispozicion” thotë Surroi.

Shoqërisë civile i kanë takuar vende në secilin formacion të ekipeve negociuese të krijuara për dialogim me Serbinë, që nga bisedimet në Rambuje e në Vjenë.

Edhe ekipi negociator i udhëhequr nga Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limaj ka dy vende të zbrazëta, të cilat i takojnë përfaqësuesve nga shoqëria civile.

Akoma nuk janë zgjedhur bartësit e këtyre pozitave, megjithatë publicisti Veton Surroi, i angazhuar në secilin ekip negociator që nga Rambujeja, po jep kontribut edhe në këtë fazë të bisedimeve me Serbinë.

Publicisti ditë më parë ka treguar se ka biseduar për dy muaj me liderët politikë në vend, e me ta ka arritur dakordim në disa pika për dialogun.

“Unë mund t’i sugjerojë edhe 5 edhe 10, por nuk i bëjë publike. Në bisedën që e kemi zhvilluar dy muajt e fundit me ta, me të gjithë liderët, kemi arritur deri te dakordimi mbi disa pika që mund të jenë mbi kornizat negociatore të së ardhmes”, ka thënë Surroi në një intervistë në KTV.

“Ia vlen që partitë të ulën t’i rivlerësojnë. Subjektet politike e kanë të gjitha një copë letër që e kanë shikuar dhe i kanë pajtuar me to”, ka shtuar ai.

Ai është i bindur se SHBA’të e kanë seriozisht për bisedimet.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të vendosura, duhet kuptuar shumë seriozisht dhe përgjigja ndaj tyre duhet të jetë dinamizimi kosovar jo hajt se kalojmë edhe këtë javë edhe javën tjetër kur t’na vjen një diplomat tjetër” thotë Surroi.

Surroi ka vërejtje për mënyrën se si Thaçi po merret me bisedimet por nuk e kundërshton përfshirjen e tij në proces.

Ai komenton edhe mbi atë se pse spektri aktual politik nuk po bashkohet për të ndërtuar konsensusin.

“Mungesa e përvojë nuk ka aq shumë njerëz që kanë kaluar nëpër procese të tilla negociatare. Mund të jetë njëra prej arsyeve” thekson Surroi.

Ndërkohë që nuk kanë munguar as këshillat për Ramush Haradinajn se si të hiqet taksa që aktualisht po e mban të bllokuar procesin.

Në dhjetor, Surroi ka pasur disa takime të papritura në zyrën e Kadri Veselit dhe të Ramush Haradinajt. Më vonë për median e tij tregoi se takimet kishin të bënin me përgatitjet për dialogun me Serbinë dhe aty ka shkuar si përfaqësues i shoqërisë civile.

Partia Socialdemokrate, si subjekti që ka më së shumti anëtarë në delegacionin kosovar, ka thënë për Gazetën Express se ekipi negociator është në proces të emërimit të përfaqësuesve civilë.

Në përgjigjen e PSD’së thuhet se Surroi nuk e ka ndihmuar ekipin negociator në ndonjë punë të tyre, ndërsa nuk e përjashtojnë se emri i tij mund të jetë një nga përfaqësuesit e shoqërisë civile.

“z.Veton Surroi nuk ka qenë i përfshirë në punën e Delegacionit Shtetëror, rrjedhimisht as në procesin e përgatitjes dhe të përpilimit të Platformës shtetërore. Delegacioni Shtetëror nuk ka përjashtuar ndonjë emër të përveçëm të përfaqësuesve të mundshëm të nesërm të shoqërisë civile në përbërjen e Delegacionit, pra as z.Veton Surroi”, thuhet në përgjigjen e PSD’së.

Gazeta Express në dhjetor raportoi për një vizitë të Surroit në Kuvend. Atje takoi kryeparlamentarin Veseli, ndërsa kishte paralajmëruar takime të tjera edhe me liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin të fliste për dialogun, pjesë e të cilit ai refuzon të bëhet.

“Sot u takova me Kadri Veselin dhe Ramush Haradinajn, si pjesë e projektit të KFOS-it për mbështetje në proces negociator. Nesër takohemi me Albin Kurtin dhe me Fatmir Limajn. Pra, bëhet fjalë për iniciativë të KFOS-it që si shoqëri civile të mbështet partitë e pushtetit dhe opozitës në procesin negociator, pa marrë parasysh a marrin pjesë a jo në ekipin negociator”, kishte deklaruar Surroi.

E, rreth pjesëmarrjes eventuale në procesin e bisedimeve, që po bëhet gjithnjë më i mundshëm për shkak të insistimit ndërkombëtar, Surroi thotë se është gati.

“Unë edhe ashtu jam duke ndihmuar për aq sa mundem në këtë pozicion i jam falënderuar PSD që nga fillimi kur më është ofruar përfshirja dhe të njëjtën përfshirje e kam edhe sot në momentin kur të krijohet konsensusi dhe nëse mendohet se mund të ndihmojë në çfarëdo forme jam në dispozicion.”

Kosovë – Sfidat e grave për të gjetur një vend pune

Ariana Kasapolli – Selani

Valdete Sahiti, 40-vjeçare nga Komuna e Vitisë dhe nënë e katër fëmijëve, tash e dy vjet punon në biznesin e saj të vogël. Ajo merret me prodhimin dhe konservimin e perimeve. Thotë se paratë që i fiton nga ky biznes, janë të mjaftueshme për një jetë normale.

Për aftësimin e saj për këtë punë, ajo e falënderon organizatën joqeveritare, “Gratë për Gratë”, e cila i ka ndihmuar në çdo aspekt për t’u inkuadruar në biznes. Valdetja, është një nga gratë në Kosovë që përbëjnë 12 për qind të të punësuarave, pasi që rreth 88 për qind e tyre, sipas statistikave zyrtare, janë të papunësuara.

“Këtë biznes e kam filluar para dy vjetësh. Tre vjet më parë kam mbajtur trajnim për aftësim profesional për hortikulturë nga organizata ‘Gratë për Gratë’. Në fshatin ku jetoj kryesisht merren me bujqësi dhe jam trajnuar në këtë lëmi. Pastaj, kam hulumtuar dhe kam bërë projekte duke kërkuar donacione për pajisje, dhe i kam arritur të gjitha si aparaturën për punë, serat dhe gjitha pajisjet tjera mbështetëse”.

Valdete Sahiti

“Ne veprojmë tash si shoqatë dhe jemi 20 gra, ku të gjitha kanë fituar sera dhe punojnë njësoj sikurse unë. Na kanë financuar edhe objektin ku punojmë me kushte të pranueshme”, tregon për Radion Evropa e Lirë, Valdete Sahiti.

Me paratë që fiton, ajo thotë se i mbulon të gjitha shpenzimet e familjes.

“Ndonëse edhe bashkëshorti punon, ai paguhet pak në sektorin privat. Të gjitha meritat i ka organizata ‘Gratë për Gratë’, sepse pa të nuk do të ishte e mundur të zhvillojmë biznes. Punët tona janë sezonale. Të ardhurat dallojnë nga muaji në muaj, por fitimi është i mirë”, thotë Sahiti.

Gratë në Kosovë, përbëjnë gjysmën e popullatës së përgjithshme. Në bazë të ligjeve aktuale në Kosovë, ato gëzojnë të drejta të barabarta sikurse në vendet tjera të Bashkimit Evropian. Ato gëzojnë të drejtën e votës, shkollimit, punësimit dhe të ngjashme.

Por, ndonëse të përgatitura profesionalisht, ka të tilla që janë të papuna.

Njëra nga to është Vlora Shala, 33-vjeçare, e cila ka përfunduar studimet në nivelin bachellor dhe master. Ajo thotë se përcjell çdo konkurs, qoftë privat apo edhe shtetëror, për të gjetur një vend pune, por deri tash nuk ka pasur sukses.

“E kam përfunduar Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës, si dhe masterin në këtë lëmi. Jam e papunë. Kohë pas kohe punoj me projekte, por punë stabile nuk po mund të gjej. I përcjelli vazhdimisht konkurset dhe kam qenë e ftuar në intervista, por nuk kam mundur të punësohem. Ndonëse shpeshherë kam kaluar shumë mirë nëpër intervista dhe kam qenë e bindur se do të pranohem në punë, ka ndodhur e kundërta”, thotë Shala.

Ajo thotë se shpeshherë i ka shkuar mendja që të hapë ndonjë biznes privat, por për këtë duhet mjete financiare, të cilat thotë se nuk i ka.

Ndërkaq, edhe mungesa e hipotekave për marrjen e kredive, paraqitet si një nga problemet, me të cilat ballafaqohen gratë biznesmene.

“Më ka shkuar mendja të hap biznes timin, por as këtë s’kam mundësi ta bëj për shkak se duhen mjete financiare të kursyera, gjë që unë nuk i kam”, thekson ajo.

Kosova është një prej vende me papunësinë më të lartë në rajon dhe në Evropë. Ndërkaq, një problem tjetër që e karakterizon vendin, sipas Adelina Berishës nga Rrjeti i Grave të Kosovës është edhe ngecja në implementimin e ligjeve për barazi gjinore.

“Ne e kemi Ligjin për barazi gjinore që e thekson shumë mirë që përfshirja e burrave dhe grave në çdo institucion duhet të jetë 50 me 50 për qind, ashtu siç është edhe popullata në Kosovë. Mirëpo, edhe pse kemi kornizën ligjore mirë të formuluar dhe në harmoni me kërkesat e Bashkimit Evropian, nuk ka zbatim të kësaj kornize. Statistikat tregojnë sa pak është bërë për t’u ofruar mundësi punësimi grave edhe në sektorin publik edhe atë privat”, thotë Berisha për Radion Evropa e Lirë.

Në anën tjetër, Blerta Deliu – Kodra, e cila bën pjesë në grupin joformal të grave deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se si grup kanë arritur të ngritin kauza të shumta që kanë të bëjnë me fuqizimin e gruas në shoqëri, por që ende janë shumë larg realizimit të asaj çfarë do të donin të ishte roli i gruas në shoqëri.

“Ka qenë sfiduese që nuk kemi arritur të kemi një përfaqësim më të mirë të gruas në punësim. Ndonëse statistikat zyrtare flasin ashtu si janë, jo të gjitha të punësuarat janë të regjistruara, pasi punojnë në sektorin privat”.

“Megjithëkëtë ka pasur tentativa të deputetëve që ligji të jetë i implementueshëm , pasi është i shkruar mirë, dhe të rritet numri i grave që të punojnë, ende jemi larg realizimit të ligjit që këto gra të jenë të përfaqësuara dhe të kenë një pozitë më të lartë në statistikat e punësimit”, thotë Deliu – Kodra.

Bazuar në të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, vetëm 12 për qind e femrave në Kosovë punojnë. Megjithatë, marrë parasysh faktin që shumë biznese nuk i regjistrojnë punëtorët, dukuri kjo që është evidente në ekonominë e Kosovës, besohet se numri i të punësuarave është më i lartë.

Me gjithë iniciativat e ndryshme të mbështetura nga organizatat vendore dhe ndërkombëtare, e më pak edhe ato qeveritare për inkurajimin e grave që të fillojnë ndonjë biznes, gratë në Kosovë hezitojnë dhe ende ballafaqohen me barriera të ndryshme për të marrë primatin e ndonjë kompanie.

Krahas punësimit, edhe pjesëmarrja e grave në vendimmarrje në Kosovë është diskutuar shpesh, por nuk e ka ndryshuar shumë gjendjen praktike.

Pozita më e lartë e mbajtur ndonjëherë nga ndonjë grua në Kosovë është nga Atifete Jahjaga, e cila ishte presidente e vendit nga viti 2011 deri në vitin 2016.

Në Kuvend, përfaqësimi i gruas sigurohet me ligj në kuotën prej 30 për qind. Kurse Qeveria e Kosovës, ka një ministre, ndërkaq asnjë komunë nuk udhëhiqet nga ndonjë grua.

Gjatë vitit të kaluar, autoritetet e rendit, kanë njoftuar se ishin raportuar rreth 1.200 raste të dhunës në familje, në të cilat pjesa më e madhe e viktimave janë femra.

Gjatë dhjetë vjetëve të fundit në Kosovë kanë ndodhur 34 raste të vrasjeve, ku viktima kryesisht kanë qenë gratë.

Kuvendi i Kosovës miraton Platformën për Dialogun me Serbinë

Prishtinë

Kuvendi i Kosovës ka miratuar Platformën për Dialogun me Serbinë për marrëveshjen përfundimtare, gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, raporton Agjencia Anadolu (AA).

Për Platformën votuan 61 deputetë, ndërsa kishte vetëm një votë të përmbajtur. Deputetët e partisë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë marrë pjesë në debatin për Platformën, e as nuk kanë votuar.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës më herët kanë votuar në lexim të dytë edhe ligjin për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit Shtetëror të Republikës së Kosovës në procesin e dialogut me Republikën e Serbisë.

MËSUESI FETAH RUDI-SIMBOL I LIRISË – Nga Binak MAXHARRAJ

Sot është dita e mësuesit, festa e mesuesit. Mësuesi është njeriu më i dashur i popillit. Mesuesi është i pari ai i cili ia meson shkrim e lexim popullit, e ngritë dhe edukon atë. Mësuesi është krenaria e popullit. Fjala mësues është fjala me e dashur për të gjithë në. Të gjithë kaluam përmrs duarve te mesuesit. Mësuesi respektohet nga nxënesit njësoj sikur prindërit e tyre. Mesuese nuk ndalej kurrë, ai punonte edhe kur e kish te ndaluar, ai ua mesoi germat shqipe nxënësve edhe kur e kish te ndaluar. Mesuese gjitheherë u bani rezistencë regjimeve armike qe nuk lejonin te mësohet shqip.
Njeri nga këta mësues të dashur është edhe Fetah Rudi nga Malisheva. Mesuesi Fetah Rudi i hyri si i ri një pune shumë te veshtirë, shumë humane në edukimin e gjeneratave të reja. Nuk pushoi
kurrë, gjithmonë ishte në shërbim të kombit. Por mësuesi i dashur Fetah Rudi ishte diçka edhe më shumë si mësues, ishte një aktivist i dhe veprimtar i dalluar. Në vitin 1989 kur regjimi serb e suspendoi
Kushtetutën e viti 1974 dhe e shtriu ndikimin dhe dhunën në tërë Kosovën në skenë doli një njeri i urtë, një njeri i mençur në ndihmë popullit te vet. Ishte ky dr Ibrahim Rugova i cili e formoi LDK
në vitin 1989. E beri këtë për ti dal zot populli Kosovës. LDK në fillim i përngjante më shumë një Levizjeje popullore sepse gadi i gjithë populli u anëtarësue më gjithë familje ne te,ishin mbi 800 mijë veta. Më
këtë rast Rugova e ndau popullin nga regjimi serb i Millosheviqit,duke e  ndarë popullin nga regjimi serb dhe duke eorganizuar jetën paralele te shqiptarëve në të gjitha fushat e jetës.Edhe mesuesi Fetah Rudi më deshirë iu bashkangjitë kësaj Levizjeje popullore. E nisi aktivitetin e tij në LDK e Malisheves. Ishte një aktivist i madh nuk ndalej në shërbim të popullit. Por, kur krisi pushka e parë në malet e Kosovës për ta çliruar Kosovën, Fetah Rudi ishte nder te paret qe iu përgjegj kushtrimit të kombit për çlirimin e atdheut. Si aktivist i LDK dhe i Ibrahim Rugoves ai u ba edhe ushtar i dalluar i UÇK-se. Aktiviteti i tij në te gjitha veprimet nuk shihej mirë. Mnjeherë pas luftes ai u arrestua, u burgos u maltretua pa meshirshem nga Qendra e krimit të organizuar në Kosovë. E ndalin, e maltretuan, e rrahën, por Fetah Rudi kurr nuk u dorëzu, ishte i pa trembur në rrugën e LDK dhe Presidentit Ibrahim Rugova. Iu kërcënuan njerezit me maska dhe pa maska hapats. I thanë:”terhiqu nga aktiviteti në LDK dhe Ibrahim Rugova nese don ta shijosh lirin, sepse përndryshe do te vrasim.” Por trimi nuk dorzohet para hijenave të zeza të cilët e kishin kapë Kosovën nga te gjitha anët, kërcnonin njerëzit të cilët nuk u nënshtroheshin.

Por nje ditë këto kërcnime drejtuar kohë pas kohe u banë realitet. Një ditë dimri te ftohët dimri me 15 dhjetor 2000, derisa po kthehej nga një mbledhje të LDK në Prishtinë te cilën e drejtonte dr Ibrahim
Rugova, duke u këthyer për në shtepi, aty dikund afër “Urës së Bytyçëve” në Arllatë ndegjohen rafal krismat makabre e”tadhëtarve te kombit” te shkrepur mbi trupin e mesuesit, atdhetarit Fetah Rudi. Atë ditë i doli
në ndihmë dhe shpetoi vetem fal Zotit të madh që nuk u vra anipse ishte ba shosh nga plumbat e “kopilave”mbeturinave të UÇKK. Pra Fetah Rudi sot jeton por i ngujuar në karrocë, sepse mbeti invalid
përgjithmonë. Por, pasi shteti është i kapur i zapuar nga këto hijena te dala nga Lufta, rasti i Fetah Rudit kurr nuk u zbardh.

Kështu përfundoi kjo storie për mesuesin e popullit, për veprimtarin e shquar të çështjës kombëtare, për anëtarin e devotshem dhe aktivistin e dalluar të Ibrahim Rugovës Fetah Rudin.

Pra sot mëssuesi Fetah Rudi anipse levizë me karroicë është më i fortë, nuk dorëzohet, vazhdon aktivitetin e tij , është plotë elen dhe nuk dorezohet.

Pra, me fat, gëzuar fetsa e Mesuesit o Fetah Rudi, paç faqen e bardhe, sepse ti je krenaria e kombit, je simbol i lirisë!

Haradinaj: Tarifa në Rrugën e Kombit është logjikë e gabuar

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj e sheh taksën në Rrugën e Kombit si një barrierë të shtuar në marrëdhëniet mes dy shteteve shqiptare. Deklaratat e tij, Haradinaj i bëri në emisionin “Përballë” në RTSH, ndërsa theksoi se këtë mendim ia ka bërë me dije edhe kryeministrit Edi Rama.

“Mendoj që është një logjikë e gabum. Shqipëria e ka treg Kosovën e ka konsumator si për detin ashtu edhe për punë të tjera do të thotë ti për me pru konsumatorin duhet me e josh. Si e josh? Për shembull me thonë Shqipëria që çdo makinë e Kosovës që hyn ja japim një bonus për një kafe dikund dhe kështu ti rrit frekuentimin, shton njerëzit, rrit klientelën.

Më vjen keq që ka ndodh kjo me taksën, tarifën në Kalimash. Edhe ma keq kalojnë transportuesit, pagesa e skanerit që është shumë e shtrenjtë. Është e pashpjegueshme. I kemi fol, i kemi fol. Si nuk i kemi fol, por megjithatë. ne nuk mundemi tash me qit kushte Shqipërisë: po nuk e hoqe atë do të bëjmë këtë. Nuk bohet ashtu. Shpresoj që do të gjendet ndonjë zgjidhje, por zor është me imponu zgjidhje”, tha kryeministri Ramush Haradinaj.

Haradinaj deklarohet pas fjalëve të Britanisë së Madhe kundër prekjes së kufijve

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka falënderuar të martën Britaninë e Madhe, për qëndrimin që ka shfaqur kundër ndryshimit të kufijve të Kosovës.

Duke folur për një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, ministri britanik për Evropë, Sir Alan Duncan, ka thënë se “arritja e marrëveshjes e bazuar në ndryshimin e kufijve, rrezikon stabilitetin në Kosovë-Serbi dhe rrezikon të vendos një precedent që mund të shfrytëzohet nga palët e treta në rajon dhe më tej”.

Nëpërmjet një shkrimi, të publikuar në llogarinë e tij, në rrjetin social Facebook, në internet, Haradinaj ka thënë se është “mirënjohës dhe falënderues për qasjen konsistente të Qeverisë së Britanisë së Madhe ndaj idesë luftënxitëse e destabilizuese të ndryshimit të kufirit të Kosovës me Serbinë, si pjesë e marrëveshjes gjithëpërfshirëse me shtetin fqinj”.

“Në debatin e sotëm për Kosovën në Parlamentin Britanik, Ministri për Evropë, Sir Alan Duncan e cilësoi si tejet të rrezikshëm për Ballkanin, debatin për ndryshimet e kufijve, që do të shfrytëzohej si presedan nga palët e treta”, ka thënë Haradinaj.

“Kufijtë në Ballkan nuk janë perfekt, dhe lëvizja e tyre është shumë e ndjeshme dhe e rrezikshme. E përsëris se Kosova është e interesuar për marrëveshje me Serbinë, e cila do të rezultojë me njohje reciproke brenda kufijve aktual të 17 shkurtit 2008”, ka thënë Haradinaj.

Sulltanët kanë mbetur lakuriq?! – Nga Skënder MULLIQI

Për 20 vite u mbyt gjithçka që ishte njerëzore. E keqja, hajnit, kriminaliteti… janë bërë masë për jetën politike dhe për jetën ekonomike. Te jesh i pamshirshem, rrenacak, i pergatitur për qdo lloj marifeti është bërë rëcept për sukses. Morali dhe tupri janë kthyher në virtyte, janë bërë kategori të cilës po i përmbahën vetëm “budallenjët”, të cilët mu për këtë gjë paraprakisht janë ‘dënuar” të dështojnë. Korrupcioni, mito dhe nepotizmi janë bërë model i funksionimit të qdo sistemi të jetës dhe të punës në Kosovë. Mafiozët e të gjitha ngjyrave janë bërë njerëz të cilët kanë krijuar imazh tw mirw dhe të cilët po respektohen për fatin tonë të keq.Në këtë situatë çdo shpresë ka filluar të fundosët. Preukopim kryesor jo vetëm të të rinjeve por edhe njrëzve në moshë është bërë largimi nga Kosova. Njerëzit e kan humbur shumë besimin në vetë vete. Po zvetnohen gjasat që të arrihen suksese në shtetndërtim dhe mirëqenje. Në menyrë përmanente shoqëria jonë po ndahet, në shoqërinë e lirë të atyre të cilët kan bërë shtet për vete, dhe në shoqërinë shumicë e cila është abroguar nga të drejtat elementare te saj. Është krijuar gjatë këtyre viteve aparat shtetëror më shumë autokratik, janë krijuar shumë media të kontrolluara nga pushteti, janë krijuar magnat më djersën dhe mundin e popullit. Shumë njerëz sot u janë bashkuar të them ashtu qenëve endacak të cilët po i mbushin sheshet dhe rruget, si i vetëmi institucion i lirë. Qe 20 vite askush nga pushtetarët nuk zbriti në popull për të bashkëjetuar më hallët dhe problemet e tyre jo të vogla të jetës së keqe të cilën po e bëjnë. Për këta molionat nuk janë bërë problem fare për ti fituar! Po harrohen gjithnjë e më shumë vlerat kombëtare, po harrohen martirët dhe deshmorët e kombit të,cilët na sollën lirinë e shumë pritur. Nuk thëmë së të gjitha strukturat shtetërore po e luajnë vallën e djallit, së ka ende atdhetarë të cilët po e mbrojnë kauzën kombëtare karshi- Serbisë . Bashkimi I forcave shqiptare në Mal të Zi që ta drejtojnë komunën e Tuzit më shumicë shqiptare , është shëmbulli më I mirë së vetëm të bashkuar mund ti arrijmë objektivat tona politike e kombëtare. Rrefimi për Kosovën po bëhët ëndërr trishtuese. Po vihet në pikëpyetje ekzistenca e shtetit të Kosovës. Populli gjithnjë e më shumë po humb besmin në institucione. Policia po I ruan këto institucione dhe shumë njerëz mbrenda tyre , të cilët ka mundësi neser ti arrestojë për keqpërdorime të pozitës shoqërore, të cilët kanë mbetur legjitim me shume në letër… Sulltanët kan mbetur lakuriq… Ndoshta për këtë një ditë do të jenë të vetëdijshem…

David Hale viziton Kosovën më 9 mars

Zëvendës sekretari amerikan i shtetit, David Hale, do të qëndrojë më 8 dhe 9 mars në Beograd dhe në Prishtinë për të nxitur te dyja palët që të ulen në tryezën e bisedimeve për të arritur një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve.

Në një njoftim të departamentit amerikan të shtetit, thuhet se “në Beograd ai do të bisedojë me zyrtarët serbë marrëdhëniet dypalëshe dhe do të nxis kthimin në tryezën e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Ai do të diskutoje edhe me drejtuesit e shoqërisë civile për çështje rajonale e globale, përfshirë ndikimin rus dhe kinez në Ballkanin Perëndimorë”.

Më pas më 9 mars në Prishtinë, ai do të takojë udhëheqësit e lartë të Kosovës “për të nënvizuar mundësinë historike për të arritur një marrëveshje të plotë të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë dhe për të kërkuar masa për të arritur një zgjidhje”.

Zoti Hale i cili më parë qëndron në Londër dhe në Ukrainë, është zyrtari më i lartë amerikan që kohët e fundit viziton Kosovën për të nxitur autoritetet që të hapin rrugën për vazhdimin e bisedimeve me Serbinë, të cilat janë pezulluar për shkak të kushtëzimit të tyre nga Beogradi me pezullimin e tarifave ndaj mallrave serbe, që u vendosën nga qeveria e Kosovës në nëntor të vitit të kaluar.

Javën që lamë pas, dy zyrtarë të lartë të Këshillit Kombëtar të Sigurisë, qëndruan për dy ditë në Kosovë për të siguruar pezullimin e tarifave ndërsa paralajmëruan shtimin masave ndëshkuese nëse Kosova vazhdon të refuzojë kërkesat e tilla.

Kërkesat amerikane kanë nxitur përplasje të brendshme në Kosovë ndërmjet atyre që ngulin këmbë të dëgjohen këshillat amerikane dhe atyre që pohojnë se tarifat duhet të pezullohen vetëm me garanci për përfundimin e bisedimeve me Serbinë me njohje të ndërsjellë.

“Samiti i Diasporës 2”, fasadë e dështuar e pushtetarëve! – Nga Florim Zeqa

Edicioni i dytë i të ashtuquajturit “Samit i Diasporës”, i organizuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i mbajtur nga 28 Shkurt- 2 Mars 2019, përveçse fasadë e radhës, është njëra nga lojërat plot hipokrizi të pushtetarëve në Tiranë dhe Prishtinë në raport me mërgatën shqiptare.
Mërgata shqiptare asnjëherë në historinë e saj të gjatë nuk ka qënë më e injoruar, më e anashkaluar dhe abuzuar sikurse në dekadën e fundit nga dy qeveritë e shteteve shqiptare.
Në dekadën e fundit, Diaspora Shqiptare, nga qeveria e Tiranës dhe Prishtinës u përdor dhe u bë pjesë e agjendave politike vetëm në raste krizash politike, duke u përdorur si dekor festimesh dhe për dekorim me mirënjohje të ndonjë “emisari” të tyre në Diasporë, kinse për punën dhe veprimtarinë atdhetare.
Zyrtar të lartë shtetërorë nga Kosova dhe Shqipëria, ministra dhe ambasadorë gjatë vizitave mërgatës sonë, takojnë vetëm individ dhe grupacione të afërta me ta, duke asistuar në ndonjë aktiviteti të vockël kulturor, sa për të “mbajtur” lidhjet me “emisarët” e tyre, të cilëve ua hedhin nga një ashtë të fëlliqur në emër të financimit të ndonjë aktiviteti,…duke injoruar dhe anashkaluar shoqata dhe organizime të mirëfillta, duke injoruar veprimtar të shquar të çështjes kombëtare, duke injoruar kështu në tërësi trurin e kombit shqiptar në Diasporë.

Ndarjet e mërgatës sipas orekseve pushtetare

Me shfrytëzimin e disa mjeranëve, sahanlëpirësve të pushtetit ne rolin e “emisarit”, aq shumë kanë krijuar ndasi dhe përçarje në Diasporë, saqë shumica e mërgimtarëve ndihen të fyer dhe anashkaluar nga shtetet e tyre.
Krrekosjet e krerëve shtetërorë dhe shtirrja e tyre, se gjoja po e ndihmojnë diasporën në ruajtjen e identitetit kombëtar, janë hipokrizi e kulluar.
Rama e Thaçi sikur po harrojnë qëllimshëm se Shqipëria dhe Kosova nuk bëhet me “simite të tharbura” nga Diaspora, por me krijimin e kushteve të volitshme për kthimin në vendlindje të trurit kombëtar, krijimin e sigurisë për investime në vendin e tyre, me luftimin e korrupsionit dhe heqjen e haraçit qeveritar ndaj investitorëve shqiptar të mërgatës sonë.
Me të ashtuquajturat “Samite të Diasporës” dhe maskarada të llojit të tillë nuk forcohet shteti dhe as nuk ndihmohet mërgata jonë. Shteti forcohet dhe përparohet duke i krijuar kushtet mërgatës për pjesmarrje në vendimarrje, respektivisht pjesëmarrjen në votime dhe për të qënë e votuar e jo duke i diskriminuar mërgimtarët në baza partiake dhe ideologjike siq ka ndodhur deri më tani.

“Tre musketerët” e kombit shqiptar

Hashim Thaçi, Edi Rama dhe Ali Ahmeti, këta tre “musketerë” të kombit shqiptar u munduan të dalin më patriotë se çdo kush tjetër në historinë e kombit shqiptar.
Hashim Thaçi, Edi Rama dhe Ali Ahmeti, gjegjësisht tri shtetet që përfaqësuan këta “patriotë” të kombit shqiptar janë në gjendje mjaft të rëndë socio-ekonomike dhe të përfshira në kriza politike.
Nëse flasim për secilin veç e veç, atëherë Hashim Thaçi është shkaktar i shumë të këqijave në Kosovë; i ndarjes në vija etnike, decentralizimit, asociacionit të komunave serbe dhe rihapjes së statusit të Kosovës në dialogun e Brukselit.
Daklarata e Thaçit “Pa shkelur mbi trupin tim nuk do të mund ta cenojë kush 1 milimetër territorin e Kosovës…”, i ngjet patriotizmit të vonuar, për shkak se nuk tregoi, se mbi trupin (turpin) e kujt iu falen Malit të Zi 8200 hektarë të tokës së Kosovës!
Me qeverisjen e Edi Ramës, Shqipëria është kthyer në krizën më të madhe sociale dhe politike në këto dy dekadat e fundit. Për më keq se kaq, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është bërë “mësiti” i Vuçiqit për ndarjen e Kosovës.
Me “pragmatizmin politik” të Ali Ahmetit, shqiptarët e Maqedonisë, edhe pse e përbëjnë rreth 40 % të popullatës e kanë humbur elementin shtetformues në shtetin ku jetojnë, pra, janë katandisur dhe tretur si asnjëherë gjatë historisë.

Ministrat e Diasporës me qëndrime të kundërta

I ashtuquajturi “Samit i Diasporës”, mund të quhet gjithçka tjetër por jo Samit i Diasporës. Mjafton t’i shikoni pamjet vizuele dhe fotot e “samitit”. Gjysma e të pranishmëve në sallë ishin struktura shtetërore e partiake sa të Shqipërisë, po aq edhe të Kosovës, pak të Maqedonisë e shumë më pak nga Mali i Zi.
Padrejtësitë dhe ndasitë fillojnë me shpërndarjen e ftesave.
Ftohen mbështetësit e pushtetarëve, emisarët politikë dhe sekserët e tyre në Diasporë, ftohen bisnesmenët që kohë pas kohe ua lagin fytin pushtetarëve, ftohen mik pas miku deri tek farefisi i ngushtë,…këto ishin kriteret e ftesave për të ashtuquajturin “Samit i Diasporës”.
Përgjatë 3 diteve të “Samitit të Diasporës” u vërejt qartë se ishte një organizim elektoral, i shndërruar në fushatë elektorale me fjalime të “zjarrta patriotike” dhe hakmarrje ndaj rivalëve politikë.
Fjalimi “patriotik” i Hashim Thaçit nga rreshtat e parë u përcjellë me duartrokitje të shkurtëra, fishkëllimat e gjata nga mesi i sallës e tutje e detyruan Ministrin e Diasporës së Kosovës, “të madhin” Dardan Gashi që ta vëjë dorën në bel për nxjerrjen e “Alltisë”, por fatkeqësisht gasi i kishte mbetur në Gjykatë!
Mirëpo nuk i shkoi mundi krejt huq, për këtë ngazëllim, ministri kosovarë i diasporës Dardan Gashi nderohet me titullin “Kalorës i Urdhnit të Skënderbeut” nga presidenti Meta, si kalorësin më të mirë të gjuajtjes me armë!
Për dallim nga ministri i Kosovës, ishte ministri nga Shqipëria, z. Pandeli Majko që i ngriu buzëqeshjen Edi Ramës me letrën lamtumirëse; “Edi Rama nuk di të ndalet, sepse ai është një pervers, që nuk e di çfarë është dashuria. Ai nuk ka gjak të pastër socialisti, as gjak të pastër shqiptari, por gjak të zi përbindëshi. Edi Rama është me keq se një terrorist. Ky birbo e ka ndarë mendjen të copëtoj gjysmën tjetër të kombit, Kosovën. Kosovën që e dua aq shumë, për të cilën kam luftuar me mish e me shpirtë. Sa të jem gjallë mbi dhe nuk e harroj vajin dhe gjakun e derdhur për Kosovën martire”, përfundon citati i Pandeli Majkos.
Pra, i ashtuquajturi ‘’ Samit i Diasporës’’, përveqse një tribunë e liderëve popullist shtetëror (të Kosovës dhe Shqipërisë) për të promovuar vetën e tyre si patriot pas veprimeve disa vjeçare antikombëtare, u tregua edhe si një fasadë e dështuar e pushtetarëve për mashtrimin e Diasporës Shqiptare.
Për dallim nga “samiti” i parë, kësaj radhe “Samiti i Diasporës” u bojkotua me refuzim ftesash nga shoqata e organizime të fuqishme, nga rrjete biznesesh dhe afarist të shquar, nga studiues, nga aktivist dhe veprimtarë, nga media dhe publicist si dhe krijues të shquar shqiptar nga mërgata jonë.

PO BIJE MASKA E HASHIM THAÇIT!! – Nga BINAK MAXHARRAJ

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi i cili dikur luante k..q..,dhe donte
te ia fuste Amerikës thikën pas shpine,këto ditë është në siklet të
madh sepse po i shtirret maska e zez në fytyrën e tij të vrazhdë dhe
shumë cinike.Këtij”burr shteti” këto ditë po i dalin rrentë për ledinë
kur këto ditë një delegacion nga Amerika e vizitoi Kosovën
deklaroi (sipas Ilir Dedes) se Hashim Thaçi vazhdimisht i paska genjyer
Amerikanet sa i përket qendrimit te SHBA për korrigjimin e
kufijve, duke theksu se e ka mbeshtetjën të mbi 90% të popullsisë së
Kosovës, por ne këtë ide te tij nuk e përkrahin as 5% të popullsisë.

Në takimet me këtë këtë delegacion të SHBA-ve u sqarue gjithëçka rreth
genjeshtrave qe Hashim Thaçi ua ka servu si të”verteta”miqeve tanë,dhe
se SHBA-ja tashti e ka te qartë situatën rreth kufinjve,duke theksuar
se SHBA nuk qendrojnë pas ides se Thçit dhe ekipit te tij misterioz
Vuçiq-Rama-Thaçi-Putin dhe bishti i tyre Baton Haxhiu. Po,kjo është e
çartë si loti sepse SHBA-të me aleatet e sajë në Evropë nuk e çliruan
Kosovën për ta copëtu. Dhe maska i Hashim Thaçit u hoç,ma ky njeri nuk
ka se më çka e mbulon fytyrën e tij.Është e mjaftueshme se më ne fund
SHBA-ja e kuptoi së më çfarë njeriu ka te bëjë.

Por,Gjarperi nuk do te ishte gjarpër nese nuk lakohet nga te gjitha
anet.I bani bashk bisht e krye dhe shkoi te tuxhari i tij Edi Rama në
Tiranë.

Harroi së është pa maskë.Në Tiranë në një tubim për diasporën deshti
te tregohet si patriot pa maskë.Në kët tubim më njfarë intezuiazmi të
madh deklaroi,duke shkelë nëpër gënjeshtrat e veta duke thanë
së:”ndarja,copetimi apo korigjimi i kufijve mund te bahet vetem mbi
trupin temë”,duke shtuar së idje e tij(Viçiqit dhe Ramës)mbi
korigjimin e kufijve është shumë e keqe dhe pazare me teritor nuk do
te ndodhë më asnjë çmim,por gjarpëri përseri e la bishtin vjerrur duke
theksuar së mudë te këtë korixhim kufijsh,sepse nuk e lanë rehat
premtinet qe ua kishte ba bosave te vetë te agjenturave te ndryshme
mafioze qe për qellim kanë ndarjeën e Kosoves.

Duke zbritë nga Tirana në Prizren ai aty u ndalë,iu këthy avazit të
tijë te vjetër duke thanë para masëse se mashtrueme duke thanë se
asnje centimeter tok Kosove nuk do te cenohet.E po mirë,a ka mundësi
bile edhe teorike që te mos cenohet asnjë centimeter tokë,kur edhe
tashi pa maska,angazhohet për korigjimin e kufirit.A ka ndokund në
botë te bahet korgjigjimi i kufirit pa u cenu asnje centimeter
tokë.Ndoshta ky e imagjinon këtë korigjim te kufijve ta bejë diku ne
qiell duke i shpërnda ret.

Por,ajo së çka është edhe më qesharake qe nuk ka as mundesi teorike te
ndodh është insistimi i tij ëndërr kur ai dje në Prizren theksoi se
do te ia bashkangjisë Luginën e Preshevës Kosovës,pa e cenu asnjë
centimeret teritor te Kosovës.Bile për këtë mundesi do te kërkojë edhe
ndryshimin e Kushtetutes se Kosovës,sikur te ishte pronë e tij.Do te
ishte më mirë qe vetë Kushtetuta te ia heq maskat Hashim Thaqit duke e
qitur jashtë loje.Edhe kjo është e pamundëshme,është një floskulë
politike,një rrenë e kulluar.Ai nuk thotë se si do ta fusë Luginën e
Presheves në Kosovë,duke e terhequr me buaj,me traktor apo me
buklduzher,por i duhet më parë qe ti largoj policiin e Vuçiqit nga
Kufiri.

Po,a e dinë ky njeri se ku gjendet Lugina e Presheveë,për besë nuk
ashtë këndej Muqi Babe,por është andej ne Serbi në shtetin e kolegut
te tij çetnik Aleksandër Vuçiq.Apo mos vallë Vuçiq po u bajka aq
dorëshlirë qe ti ia fal Luginën Kosovës.Kjo as në andërr nuk mund ti
ndodhë Hashim Thaçit.Por ai duhet ta dijë mirë së për me e
bashkangjitë luginën duhet me dhanë diçka Serbisë sepse tregetia me
troje nuk bahet veq më marrë pa dhanë asgjë,e Vuçiq ia ka nu syrin
Veriut te Kosovës,me Ujëman dhe Trepçë,te cilat Thaçi po thotë se
vetem mbi trupin tim do ti marrin,i marrin i marrin nese ti luan
bishtë me ta.

Ja pra,si me maska si pa maska ky njeri është plotësisht i çorientuar
ne mendje,i çoroditëshëm,është patriot më maskë,si ja hoqe maskën si
ja nove,te delë e njejta fytyr e mrrolët,cinike me mednje fudull që
për momentin as vetë nuk e di se çka po flet dhe si po vepron.Çprej se
SHBA ia hoqen maskën e vertetë të rrenave,ky ka fillu me u ba më
amerikan se vetë amerikanët në të shprasët.Ky njeri që te mos kemi më
shumë punë me te duhet ta hjekim qafe duke e shkarku na pozita ne
Parlament os me protesta te fuqishme te cilat nuk do te pushonin
derisa ai te rrexohet dhe…

Pranvera ka nisë më ardhë….

Veseli: Të gjitha qeveritë bien por jo të largohen amerikanët nga Kosova

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka paralajmëruar se të gjitha qeveritë mund të bien kur janë në pyetje raportet me Shtetet e Bashkuara dhe prezencën amerikane në Kosovë.

I pyetur nga gazetarët lidhur me deklaratat e disa përfaqësuesve institucional se zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar mbylljen e kampit ushtarak amerikan “Bondstill”, Veseli tha se “gjitha qeveritë mund të bien por jo edhe të largohet amerikanët nga Kosova”.

“Gjitha qeveritë ecin para se të ecin amerikanët nga Kosova” tha Veseli gjatë një vizite në Mitrovicë.

Veseli udhëheq Partinë Demokratike të Kosovës që është pjesë e koalicionit qeverisës i cili ka mospajtime lidhur me taksën ndaj mallrave serbe dhe të Bosnjës, heqjen e të cilës po e kërkojnë tash e sa kohë Shtetet e Bashkuara.

Veseli ka propozuar kohë më parë që taksa të pezullohet për një periudhë 120 ditore, mirëpo kjo po kundërshtohet nga kryeministri Ramush Haradinaj i cili vjen nga partneri tjetër i koalicionit, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Haradinaj ka thënë sot në Gjilan se taksa e vendosur do të mbetet derisa të ketë njohje nga ana e Serbisë për Kosovën në kufijtë ekzistues.

“Taksa nuk duhet të shërbejë si kushtëzim dhe se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë brenda kufijve ekzistues është zgjidhja e të gjitha problemeve”.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian po i bëjnë thirrje institucioneve të Kosovës të shfuqizojnë ose pezullojnë taksën ndaj mallrave serbe në mënyrë që t’i hapet rruga vazhdimit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i cili, sipas Brukselit dhe Uashingtonit duhet të përmbyllet me një marrëveshje gjithëpërfshirëse mes dyja vendeve.

Reeker: Taksa po rrezikon marrëdhëniet SHBA-Kosovë

Zërijeta Hajro Jajaga

Ndihmës sekretari ardhshëm i Shtetit për Evropë dhe Azi, Philip Reeker u ka bërë thirrje edhe njëherë autoriteteve të Kosovës që të suspendojnë taksën doganore të vendosur ndaj Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës, në mënyrë që t’i hapet rrugë dialogut dhe arritjes së marrëveshjes Kosovë – Serbi.

Këto komente, diplomati amerikan i bëri në Shkup ku po merr pjesë në një seminar dyditor për sigurinë, raportet rajonale dhe zhvillimin ekonomik, “Ballkani 360”.

Diplomati amerikan është fokusuar në raportet mes Prishtinës dhe Beogradit zyrtar, me ç’rast ka theksuar se “normalizimi i marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë në kornizën e dialogut që po udhëhiqet nga BE-ja, është mundësi për zgjedhjen e problemit që cungon gjithë Ballkanin”.

“Nëse Prishtina zyrtare nuk kthehet në negociata siç ka thënë ‘pa kushte’, atëherë do të rrezikojë të ardhmen e saj evropiane dhe jo vetëm”, tha Reeker.

“Ne nuk kërkojmë nga Kosova që t’ia japë Hënën, por të heqë taksën ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës për një kohë të caktuar”, u shpreh ai.

“Pastaj do të mund të shohim se çka do të mund të arrihet në tryezën e bisedimeve. Asnjë marrëveshje nuk është nënshkruar përderisa nuk arrihet ujdi për të gjitha aspektet e saj”, theksoi Reeker.

Kosova, nënvizoi ai, nuk humb asgjë nëse negocion, por “mund të rrezikojë gjithçka nëse nuk ulet në tryezën e negociatave”.

Gjithashtu, ai ka ftuar edhe Beogradin, i cili sipas tij, ka qenë agresiv në negociata, të angazhohet për të normalizuar marrëdhëniet.

Ai ka përmendur edhe mbështetjen amerikane për Kosovën, duke tërhequr vërejtjen për pasojat që mund të ketë mospezullimi i i taksës.

“Qytetarëve të Kosovës ju themi se e kuptojmë frustrimin tuaj, dhe e kuptojmë dëshirën tuaj për të kontrolluar të ardhmen tuaj, dhe për të çuar përpara integrimin e Kosovës në sistemin ndërkombëtar. Nuk diskutohet mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për sovranitetin dhe pavarësinë tuaj”, tha ai.

“SHBA-ja ka investuar shumë në suksesin e Kosovës si shtet i pavarur, multietnik dhe sovran. Ne qëndrojmë pas jush në vazhdimësi. Por, në disa raste ne kemi ardhur te ju me kërkesa të rëndësishme dhe kjo është njëra prej këtyre herëve”, theksoi diplomati amerikan.

“SHBA-ja, ndoshta mikja juaj më e afërt strategjike, beson se arritja e një marrëveshje me Serbinë është e vetmja rrugë që Kosova të shkojë përpara. Fakt është që Kosova nuk mund t’i kthehet dialogut me Serbinë pa suspendimin e taksës, gjë që ne besojmë se është në interes të Kosovës, SHBA-së dhe të gjithë rajonit. Është fatkeqësi dhe e habitshme që akoma kemi mosmarrëveshje serioze me Qeverinë e Kosovës për këtë çështje. Kam frikë se Kosova dëmton marrëdhëniet tona bilaterale, marrëdhënie të cilën ne e vlerësojmë shumë”, tha Reeker.

Diplomati amerikan ka theksuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mbeten të përkushtuara për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, për shkak se kjo është interes strategjik i SHBA-së.

“Marrëveshja historike e Prespës është ajo e cila ia hapi rrugën Maqedonisë së Veriut të bëhet anëtarja e 30 e Aleancës së veriut duke përshpejtuar procesin e integrimeve evropiane”, theksoi Reeker.

“Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara të mbështesin aspiratat e të gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor për të siguruar anëtarësim në Bashkimin Evropian, jo për shkak se jemi zemërmirë, por për shkak të strategjisë së SHBA-së për të pasur paqe, prosperitet dhe stabilitet në Evropë, për të cilën ne luftuam së bashku 75 vjet më parë”.

“Zgjerimi, si shtytje për reformat politike dhe ekonomike të nevojshme për t’u kualifikuar për anëtarësim në institucionet evropiane, përpara sfidave të brendshme dhe të jashtme, duhet të mbetemi të përqendruar dhe të angazhuar në punë për të avancuar synimet për qeveri më transparente dhe të përgjegjshme, sundimin e së drejtës, lirinë e mediave dhe krijimin e kushteve për të pasur një sektor civil të përkushtuar”, ka theksuar Reeker.

Reeker po ashtu tha se kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe ai i Greqisë, Alexis Tsipras, si dhe ministrat e Jashtëm të të dyja vendeve, duhet që të mburren me arritjen e Marrëveshjes së Prespës, e cila o dha fund kontestit për çështjen e emrit mes dy vendeve fqinje, duke nënvizuar se “liderë të Ballkanit do të mësojnë nga kjo përvojë, se problemet dhe konfliktet historike mundet të kalohen”.

“Suksesi i Marrëveshjes së Prespës është fakt i punës së palodhshme dhe kompromisit midis liderëve të cilët arrijnë të demonstrojnë madhështi”, tha Reeker.

Diplomati i lartë amerikan gjatë qëndrimit në Shkup do të takohet me kryeministrin Zaev, liderin e partisë shqiptare në pushtet, Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti dhe atë të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Ndryshe, Philip Reeker ishte ambasador i SHBA-së në Maqedoni gjatë periudhës 2008-2011.

Kjo është vizita e tij e parë në vend pas paralajmërimeve se do ta marrë funksionin e ndihmës sekretarit të Shtetit për Evropë dhe Euro-Azi.

Matoshi: Luta është këshilltar i Thaçit, e kundërshton taksën sepse ia prish planin për ndarjen e Kosovës

Halil Matoshi, këshilltar i kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj nënkryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, pas deklaratës së tij, në një intervistë për Gazetën Express, se pret që qeveria e vendit të rrëzohet, bashkë me taksën që ka vënë ndaj Serbisë.

“Fati i Qeverisë, edhe heqja edhe rënia e kësaj Qeveria do të ndodhin bashkërisht me taksën. Po e konfirmoj atë që kam thënë më 21 janar se edhe tarifa edhe Qeveria do të shkojnë bashkë. Koha po e dëshmon se po shkohet në atë drejtim”, ka deklaruar sot Haziri.

Matoshi, nëpërmjet një shkrimi në Facebook, ka thënë se Qeveria mund të bjerë, nëse 61 deputetë të Kuvendit të Kosovës votojnë për një gjë të tillë.

“Qeveria mundet me ra në demokraci kurdo që mocioni përkrahet nga 61 vota në Kuvend, por vallë taksa ndaj produkteve të Serbisë pse iu ka pikë Lutës që të hiqet!???”, ka shkruar Matoshi në rrjetin social, në internet.

Më tej, Matoshi ka sulmuar Hazirin rreth kundërshtimit të tij për taksën ndaj produkteve serbe, që ka vënë Qeveria Haradinaj, sepse, sipas këshilltarit të kryeministrit, kjo masë “parandalon ndarjen e Kosovës, sipas hartave të tij turbofolk mentale”.

Matoshi madje e ka cilësuar Hazirin këshilltar të presidentit të vendit, Hashim Thaçi.

“Lutfi Haziri është një nga këshilltarët e Presidentit Thaçi në këtë çështje, në turrin antikushtetues, për hapjën e çështjes së sovranitetit dhe integritetit territorial, të Republikës së Kosovës, në raport me Serbinë, për çka estabilishmenti serb u angazhu plot 11 vjet!?”, është shprehur ai.

“Luta, siç i thonë votuesit e tij, e ka çmistue ‘Shefin’, siç i thotë ai Presidentit, për korrigjimin e kufirit dhe do të mbetët si një ndër rrënuesit në tentativë të Kosovës së 17 shkurtit”, ka vlerësuar Matoshi, ndër të tjera.

“Ai paguhet nga taksat tona për një post kushtetues dhe retorika e tij bie ndesh me atë Kushtetutë!? Një ditë, dikush duhet me mbajtë përgjegjësi politike e historike, por edhe penale për ndërmarrje antikushtetuese (Neni 1; 1.2 dhe 1.3.)”, përfundon shkrimi i Matoshit. /Express/

McAllister: Kosova dhe Serbia pa marrëveshje të ndërsjellë nuk hyjnë në BE

Prishtinë

Kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian, David McAllister i ripërsëriti thirrjen Prishtinës për shfuqizimin e taksës doganore prej 100 për qind ndaj mallrave nga Serbia, ashtu që dialogu në Bruksel të jetë i suksesshëm.

Delegacioni i Parlamentit Evropian, i kryesuar nga McAllister, i cili qëndroi dy ditë në Prishtinë, u takua me udhëheqjen politike të Kosovës, deputetët, opozitën, Listën Serbe dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile, me të cilët ka biseduar për çështjet aktuale politike.

Eurodeputeti McAllister nga radhët e CDU-së, partia e kancelares gjermane Angela Merkel në konferencën për media tha se Kosova ka bërë progres në miratimin e reformave në sundimin e ligjit, ku ishte rishikuar Kodi për konfiskimin e pasurisë së paligjshme si dhe në reformën e administratës publike që ka të bëjë me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe modernizimin e institucioneve të Kosovës. Ai, megjithatë tha se miratimi i ligjit nuk është i mjaftueshëm dhe se zbatimi i ligjit është vendimtar.

Sipas tij, BE-ja mbështet Kosovën në të gjitha fushat e reformave dhe jep çdo vit nga 100 milionë euro në Kosovë, e cila për kokë banori më shumë i ndahet vetëm Palestinës. Ai theksoi se integrimi evropian nuk mund të jetë i plotë pa Ballkanin Perëndimor, por pa marrëveshje reciproke Kosova dhe Serbia nuk do të mund të bashkohen me Bashkimin Evropian.

“Më lejoni të jem i qartë, as Kosova e as Serbia nuk do të bashkohet me BE-në, pa marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht të detyrueshme që zgjidh të gjitha çështjet e pazgjidhura, të cilat janë shumë, të drejtat e minoriteteve, të drejtat e pronës, personat e zhdukur, kthimin, rikthimi i refugjatëve në shtëpitë e tyre dhe shumë çështje të tjera. Për të zgjidhur të gjitha këto çështje ne duhet rinovuar dialogun, kemi një shans të vogël që na u është dhënë këtë vit në të cilin nuk ka zgjedhje të rregullta në Kosovë, dhe në Serbi dhe kemi një përfaqësuese të dedikuar për politikën e jashtme, Federica Mogherini, e cila punon me përkushtim për këtë çështje dhe unë theksoj me paanësi të plotë”, tha ai.

McAllister potencon se BE-ja është thjesht ndërmjetësuese në dialog dhe se nuk drejton ndonjë skenar, por dëshiron që Kosova dhe Serbia të arrijnë marrëveshje dhe se në këtë drejtim këtë javë janë përsëritur thirrjet për heqjen e taksës prej 100 për qind ndaj mallrave serbe. Ai tha se rekomandon heqjen e taksës, sepse dëshiron të ulë përsëri palët në tryezë.

“Miqtë, partnerët e Kosovës, BE-ja dhe shtetet anëtare, Parlamenti Evropian, SHBA-të dhe të tjerat, të gjithë kërkojnë nga Qeveria e Kosovës që të rishqyrtojë vendimin për vendosjen e taksës, Pse? Sepse ndër të tjera kjo është një shkelje e Marrëveshjes së CEFTA-s dhe shkelje e Marrëveshjes së Asociim-Stabilizimit”, tha McAllister. Ai tha se BE-ja nuk beson se ky është vendimi i duhur dhe se pezullimi i taksës hapë rrugën përpara.

Sa i përket liberalizimit të vizave PE beson se Kosova ka plotësuar të gjitha 95 kriteret e kërkuara dhe se Kosova duhet të vazhdojë të ndërtojë besimin, përfshirë fushën e sundimit të ligjit, në mënyrë që të bind vendet që ende hezitojnë për të dhënë liberalizimin e vizave.

“Ka ende shumë për t’u bërë në Kosovë, por edhe shumë është bërë. Me vendimet themelore politike, në kuptimin e dialogut dhe me mbështetjen e Bashkimit Evropian e shohim të ardhmen evropiane për vendin tuaj”, tha McAllister.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, ai përsëriti se deklaratat publike lidhur me ndryshimin e mundshëm të kufijve dhe shkëmbimin e territoreve, eurodeputeti nënvizoi se qëndrimi i PE-së është unik se qëllimi i rajonit nuk duhet të jenë shtetet etnikisht homogjene.aa

I ftuar në Gjykatën Speciale edhe Xhevdet Thaçi

Burime të Indeksonline bëjnë me dije bëhet fjalë për Xhevdet Thaçi i cili gjatë kohës së luftës ka qenë i angazhuar në Shtabin e Përgjithshëm për futjen e armatimit në pjesën e Hasit të Gjakovës.

Thaçi do të intervistohet nga Dhomat e Specializuara brenda pak ditësh.

“Nga Gjykata Speciale më kanë kontaktuar para 5 ditëve. Kam qenë ushtar i thjeshtë, por kam lëvizë me shtabin e përgjithshëm në futjen e armatimit në pjesën e Hasit të Gjakovës, kam qenë herët i kyqun në UÇK deri në plagosje që kam pas më 13 qershor të vitit 1998 në kufirin Kosovë- Shqipëri, pastaj jam kthyer përsëri”, ka thënë Thaçi.
Thaçi ka thënë se nuk i është bërë me dije nëse është ftuar në cilësinë e dëshmitarit apo të dyshuarit.

“Nuk e di, porse unë edhe më herët jam intervistuar nga UNMIK-u dhe EULEX-i, sigurisht që jam i pafajshëm”, ka shtuar tutje ai.
Thaçi më 13 qershor të vitit 1998 u plagos nga forcat ushtarake serbe në kufirin Kosovë- Serbi.

“Nuk ka më budallenj”, Haradinaj ashpërson tonet ndaj Thaçit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka ashpërsuar tonet me presidentin Thaçi në lidhje me çështjen e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Ai iu përgjigj prerazi presidentit duke theksuar se kjo “lojë” nuk do të realizohet asnjëherë, ndërsa mes tjerash pohoi se një çështje e tillë ka hyrë thellë.

Sipas tij, asnjë pjesë të territorit të Kosovës nuk kontestohet dhe për ketë arsye nuk mund të ndodhë asnjë korrigjim i kufijve dhe se Kosova në kufijtë 17 shkurtit nuk kthehet prapa.

“Nuk ka budallenj më, njëherë na kanë befasuar, më jo”, tha ai. Kreu i qeverisë, gjithashtu përsëriti se nuk do të ketë “Republikë të Dodikut”, asociacion me kompetenca ekzekutive të komunave me shumicë serbe.

Ndërsa, sa i përket largimit të trupave amerikane, tha se ne dëshirojmë që ata të mbesin në Kosovë, sipas tij ata janë në shtëpi dhe të vet dhe asnjë veprim i Kosovës nuk do ta prish këtë marrëdhënie.

“Janë disa prej Kosovës që i thonë shtoja edhe qeta se e largon taksën. Ambasadorja e Kosovës në SHBA, nuk është e Kosovës është e Hashim Thaçit”, tha ai.

Këto komente Haradinaj i bëri gjatë mbajtjes së Kuvendit të tetë zgjedhor të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në qytetin e Deçanit.

Thaçi: Do ta ndryshoj Kushtetutën, Lugina i bashkohet Kosovës (video)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se do të ketë korrigjim të kufirit me Serbinë dhe bashkëngjitje të Luginës së Preshevës me Kosovën. Ka thënë se ky është vizioni i tij dhe do të punojë për të ndryshuar Kushtetutën për ta bërë pjesë të Kosovës edhe Preshevën, Bujanocin e Medvegjën

“Korrigjimi i kufirit, po. Me një shtet të pavarur dhe sovran të Kosovës. Me përfshirjen e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës me Kosovën. Do të punoj për të ndryshuar Kushtetutën. Ndryshimi i Kushtetutës nuk është fundi i botës”, ka thënë Thaçi nga Prizreni, shkruan Gazeta Express.

Shefi i Shtetit nuk është marrë me akuzat e Ramush Haradinajt se po e mashtron popullin kur po flet për ndryshim të kufijve.

Sidoqoftë, Thaçi ka thënë se me Serbinë s’do të ketë shkëmbim të territoreve dhe as asociacion të komunave serbe me kompetenca ekzekutive. Ka kundërshtuar edhe idenë për një Union Ballkanik.

“Ideja e shkëmbimit të territoreve është ide e keqe. Është pazar. Nuk do të lejoj të ndodh. Me asnjë çmim. Por, dua të potencoj gjithashtu, jo që do të shtrohet në tavolinë, por s’do të lejoj as që të diskutojë dikush për pavarësinë e Kosovës”, ka thënë ai.

Kreu i Kosovës ka thënë se kushdo që nuk respekton këshillat amerikane është në anën e kundërt të historisë.

“Respektimi i këshillave të SHBA’së thekson qartë drejtimin tonë të drejtë si vend e shoqëri. Anën e drejt të historisë. Çdo kryeneçësi tjetër është ana e gabuar e historisë”, ka shtuar ai.

Bilanci zyrtar i Luftës së Kosovës 1998-1999: 11 840 të vrarë midis tyre vrarë ose zhdukur 1392 fëmijë, një milionë të dëbuar

Drejtori i Arkivave promovon në Tiranë dy librat e pasluftës.

Jusuf Osmani sjell për herë të parë shifrat e të vdekurve e shkatërrimeve në 1998-1999.

 

“Të dish një të vërtetë dhe të heshtësh, është njësoj si të gënjesh”. Nën këtë moto, një nga arkivistët më të mirë të Kosovës, dr. Jusuf Osmani, ka nxjerrë nga arkivat kosovarë bilancin e dhimbshëm të luftës në vitet 1998-1999. 14 vite pas përfundimit të luftës së Kosovës vijnë shifrat zyrtare mbi pasojat e këtij konflikti të përgjakshëm. “Krimet e Serbisë në Kosovë 1998-1999”, “Krimet e Serbisë ndaj fëmijëve në Kosovë 1998-1999”, botime të Agjencisë Shtetërore e Arkivave të Kosovës, u promovuan dje në Akademinë e Shkencave në Tiranë. Drejtori i Institutit të Historisë, Beqir Meta, historiani Maringlen Verli e të tjerë të pranishëm e quajtën një ngjarje botimin e këtyre dy librave, që dëshmojnë për herë të parë, përmes shifrash zyrtare, masakrat serbe në Kosovë. Për drejtorin e Arkivave kosovarë, Jusuf Osmani, grumbullimi i të dhënave mbi vrasjet, dhunimet, shkatërrimet, depërtimet, nuk ka qenë i thjeshtë. Sipas tij, puna për grumbullimin e të dhënave është bërë në grup, me bashkëpunëtorë nga treva të ndryshme dhe me vizita pothuaj në çdo vendbanim të Kosovës. “Qëllimi themelor i botimit të këtyre librave është prezantimi i fakteve, që paraqesin dokumentacionin për krimet e Serbisë në Kosovë ndaj popullatës kosovare e posaçërisht ndaj fëmijëve gjatë viteve 1998-1999. Politika antishqiptare e serbëve është manifestuar prej vitesh me shekuj, me programe gjenocidale, duke filluar që nga Naçertania e Garashaninit më 1844-n e deri te programi “Patkoi” më 1999-n, me synim zbrazjen e tokave nga popullsia shqiptare dhe serbizimin e tyre. Kjo luftë u zbatua nga formacionet ushtarako-policore dhe paramilitare serbe, të cilët vranë, masakruan, zhdukën, dhunuan, dëbuan dhe deportuan popullsinë civile shqiptare, i plaçkitën, dogjën dhe rrënuan shtëpitë, objektet fetare, shkollore, kulturore, ekonomike, e të tjera, si dhe vendbanime të tëra shqiptare, me synim spastrimin etnik”, thotë arkivisti.

Shifrat
Sipas tij është një detyrim ndaj viktimave dhe familjarëve të tyre zbardhja dhe evidentimi i këtyre krimeve. Sipas dr. Jusuf Osmanit, opinioni ndërkombëtar ende është shumë pak i informuar mbi krimet gjenocidale që janë ushtruar mbi popullsinë e Kosovës. “Regjistri i fëmijëve të vrarë, të pafajshëm dhe të paaftë për vetëmbrojtje është gati i pabesueshëm. Nga janari deri më 12 qershor 1999 janë vrarë ose evidentohen të zhdukur 1396 fëmijë, nën moshën 18-vjeçare, apo më tepër se 11 për qind e viktimave të përgjithshme të të vrarëve në Kosovë. Kjo statistikë për dhunën mbi fëmijët është më tragjikja në historinë e re të Europës”, thotë ai. Sipas të dhënave të grumbulluara, në Kosovë nga janari 1998 deri më 12 qershor 1999 ka pasur 12.843 viktima të nacionalitetit shqiptar, prej tyre 1741 femra, ndërsa në altarin e lirisë kanë rënë 2261 dëshmorë, në mesin e tyre 68 dëshmorë e martirë nga Shqipëria. Veç vrasjeve, janë shkatërruar më se 188 mijë objekte banimi, janë dëbuar nga Kosova më se 1 milion banorë.

Kampi i të dëbuarve shqiptarë në Bllacë, muaji prill 1999

Bilanci i luftës në Kosovë
Krimet e Serbisë në Kosovë 1998-1999
– Vrasjet, masakrimet
– Dëbimi i popullatës shqiptare nga Kosova
– Varrezat masive
– Vrasjet e të rinjve, femrave, pleqve, fëmijëve, intelektualëve, etj.
– Dhunimet e femrave
– Rrëmbimi i të rinjve dhe të tjerëve, dërgimi dhe vrasja në Serbi.
– Helmimet
– Rrënimi i objekteve të banimit, objekteve ndihmëse, objekteve ekonomike, arsimore, kulturore, fetare etj.

Shkatërrimet e shtëpive dhe objekteve të tjera
Shtëpi të shkatërruara – dëmtuara të popullatës shqiptare:    100.589
Shkolla të shkatërruara – të dëmtuara me dokumentacion: 358
Zyra të vendit: 71
Shtëpi kulture: 30
Biblioteka publike dhe shkollore: 93
Objekte shëndetësore: 123
Objekte fetare (xhami, teqe, tyrbe): 215
Kisha katolike: 5
Objekte ndihmëse – përcjellëse: 88.101.

Pasojat e luftës
Okupimi klasik i Kosovës
Sjellja e forcave të mëdha ushtarake në Kosovë
Masakra të mëdha
Vrasje e organizuar, madje edhe të familjeve të tëra.

Periudha janar 1998 – 12 qershor 1999:
Vrarë: 11.840 viktima nga Kosova,
– 1.392 fëmijë deri në 18 vjeç.
– 296 fëmijë deri në 5 vjeç.
– 1739 femra
– 1882 të moshuar mbi moshën 65-vjeçare.
– 1450 banorë ende janë të pagjetur.
Janë dhunuar 20.400 femra shqiptare.

Sipas të dhënave të UNCHR, në fillim të qershorit 1999, nga refugjatët e dëbuar prej Kosove:

Janë dëbuar nga Kosova rreth 1 milion banorë
443.300 ishin vendosur në Shqipëri;
247.800 në Maqedoni,
69.300 në Mal të Zi;
21.700 në Bosnjë-Hercegovinë, gjithsej 782.100.
Në vendet e tjera të botës u vendosën gjithsej 76.475
refugjatë, duke përfshirë
13.639 në Gjermani
7.581 në Turqi
5.829 në Itali
5.730 në SHBA
pastaj në Francë, Norvegji, Suedi, Britani të Madhe, Poloni, Spanjë, Portugali, Finlandë, Zvicër, Izrael etj.

ALMA MILE

Zëdhënësja e MPJ-së ruse Maria Zakharova: Në Reçak nuk ishin civilë por pjestarët e UÇK-së u veshën me rroba civile!

Ministria e jashtme e Rusisë pretendon se në Reçak ka patur inskenime. Voal.ch po sjell qendrimin e zëdhënëses të MPJ të Rusisë bashkë me të dhënat reale të luftës dhe një qendrim të Ambasadorit Walker 20 vjet pas masakrës të Reçakut.


“Zëdhënësja e MPJ-së ruse Maria Zakharova thotë se propaganda perëndimore ishte vendimtare që NATO të bombardojë RF Jugosllavinë (Serbi dhe Malin e Zi) në vitin 1999.

Sipas Zakharovës, ka pasur një fushatë histerike në mediat perëndimore që vazhdonin prej muajsh, duke u përqendruar në shtypjen masive të shqiptarëve (kosovarë), ndërkohë që heshtnin për aktet terroriste të “luftëtarëve të Kosovës dhe krimeve të tyre, përfshirë rrëmbimin e njerëzve për qëllime të trafikut të paligjshëm të organeve “.

“Asnjë thriller nuk mund të krahasohet me tmerret që po ndodhnin në ato zona”, tha zëdhënësja e Ministrisë të Jashtme të Rusisë.

Zakharova shtoi se arsyeja (e deklaruar) për bombardimet ishte “vrasja e civilëve në Raçak, diçka e raportuar nga të gjitha mediat perëndimore dhe të gjitha strukturat e NATO-s dhe BE-së, edhe pse doli se ata nuk ishin aspak civilë , por luftëtarët e Kosovës (pjesëtarët e UÇK-së) u veshën (me rroba civile). ”

“Rezultati i kësaj fushate propagandistike – agresioni i armatosur kundër një shteti evropian (Serbia) dhe tjetërsimi faktik i një pjese të territorit të saj (Kosovë dhe Metohi) përmes përdorimit të forcës ushtarake. Ishte në vitin 1999 që NATO varrosi ligjin ndërkombëtar në Evropë, ” theksoi Zakharova.

Pas këtyre ngjarjeve, çdo pretendim nga vendet perëndimore se propaganda është përdorur diku, ose se liria e shprehjes nuk respektohet, mund të konsiderohet si “hipokrizi e hapur”, përfundoi Zakharova./Burimi B92

 

Bilanci zyrtar i Luftës së Kosovës 1998-1999: 11 840 të vrarë midis tyre vrarë ose zhdukur 1392 fëmijë, një milionë të dëbuar

Ambasadori William Walker reflekton 20 vjet pas masakrës së Reçakut: Masakra e Reçakut krim kundër njerëzimit!

Haradinaj: Presidenti Thaçi i ka bërë dëme të mëdha Kosovës me idetë e tij për dialogun dhe për ndarje

Kreu i Qeverisë Ramush Haradinaj ka folur edhe për atë që po përflitet rreth largimit të mundshëm të forcave amerikane nga Kampi i Bondsteel.

“Amerika operon globalisht për siguri, është garant i sigurisë dhe paqes për të gjithë globin. Mendoj që vendimet që janë folë si kërcënim për Bondsteel janë të hershme apo të avancuara, për shkak se një vendim i tillë mund të merret, por jo lidhur me taksën. Të gjitha argumentimet për vendosjen e taksës, ekzistojnë. Ajo mbetet deri në njohje. Ne i bëjmë apel SHBA-së, jo veç me qëndrua në Kosovë, por këtu janë në shtëpi të vet përjetësisht”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka akuzuar presidentin Thaçi se i ka bërë shumë dëme Kosovës me debatin për kufijtë.

“Shumë e du presidentin. Ai i ka bërë dëme të mëdha Kosovës me idetë e tij për dialogun. Edhe me avancimet për ndarje. Diskutimet e tij e kanë pru gjendjen ku jemi sot”, është shprehur ai.

Haradinaj thotë se nuk i ndihmon Kosovës të kërkohet heqja e taksës ndaj Serbisë, për t’u dukur proamerikan.

“Serbia ka provuar me na ndalë në të gjitha temat. Është keq që s’jemi unik tash. Vrapimi me u bo proamerikan për ta hequr taksën ndaj Serbisë, nuk na ndihmon”.

Kreu i AAK-së thotë se derisa nuk e sheh një kontratë që është e sigurt për Kosovën, nuk do të ndërmarrë ndonjë hap për pezullim apo heqje të taksës.

“Derisa nuk e shohim një kontratë për njohje, nuk kemi arsye me e qitë kamën në terr, pa e ditë se ku po e qesim”, ka përfunduar ai. /GazetaExpress/

Sava Janjiq: Kosova do të mbetet pa serbë nëse bëhet shkëmbimi i territorit me Serbinë

Igumeni i Manastirit të Deçanit, Sava Janjiq, ka tërhequr vërejtjen se për shkak të disa zgjidhjeve politike që përmenden, duke përmendur idenë e ripërcaktimit të kufirit, mund të ndodhë që populli serb të zhduket nga Kosova.

“Sot ballafaqohemi me tundime posaçërisht të mëdha, meqë disa zgjidhje që kërkohen në planin politik mund të ndodhë që populli ynë të zhduket plotësisht nga këto treva, përkatësisht më shumë se asnjëherë më parë në histori”, ka thënë arkimandriti Sava në intervistën dhënë TV Hram të Kishës Ortodokse Serbe.

Siç është shprehur ai, kur flitet “për ripërcaktim të kufirit në mes të dy popujve, kjo do të thotë se atje ku jeton njëri (popull) tjetri nuk do të jetë, ku jeton tjetri nuk do të jetë i pari”.

Igumeni Sava ka thënë se serbët e shqiptarët “historikisht janë të lidhur në shumë mënyra” dhe se kanë pasur lidhje kristiane në periudhë të hershme, por edhe sot.

“Por sot në ideologjinë që mbisundon në këto treva ka një mosdurim në shkallë të lartë ndaj popullit dhe objekteve të kultit tonë, që shihen si rreziqe për vendosjen e një identiteti të ri, kulturor e politik”, ka thënë ai.

Deputeti i LDK-së: Zyrtarët amerikanë e korrigjuan Thaçin, hoqi dorë nga shkëmbimi i territoreve

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, ka thënë se efekti i vizitës së zyrtarëve amerikanë është vërejtur direkt te presidenti Thaçi. Ai tha se Amerika po e mbron integritetin e Kosovës duke e korrigjuar Hashim Thaçin. Këtë koment Avdyli e ka dhënë pas deklaratës së Thaçit se shkëmbimi i territoreve do të ndodhë vetëm mbi trupin e tij të vdekur

Për këtë deklaratë të Thaçit, ironia e Avdylit ka shkuar deri aty sa ka thënë se presidenti e ka vendosur trupin sikur Mic Sokoli për ta mbrojtur vendin nga shkëmbimi dhe korrigjimi i territoreve.

“E mira e vizitës të njerzve të Trumpit në Kosovë, po vërehet menjëherë sot. Hashim Thaqi paska heq dorë nga shkëmbimi i territoreve. Lum na për Amerikën e cila po e mbron integritetin e Kosovës,së pari duke e korigjuar Hashimin, i cili nga sot edhe trupin e paska vendos si Mic Sokol kundër shkëmbimeve, korigjimeve e demarkimeve. #meAmerikën #Kosovaepandarë”, ka shkruar Avdyli në Facebook, transmeton Gazeta Express.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur për territorin e Kosovës, të premten, para diasporës shqiptare.

Ai tha se kurrë nuk do të ndodhë shkëmbimi i territorit të Kosovës, ndërkohë që tha se nuk ka njeri që e ndal në angazhimin për bashkëngjitjen e Luginës së Preshevës me Kosovën.

Ka shtuar se shkëmbimi i territoreve do të ndodhë vetëm mbi trupin e tij të vdekur. /Gazeta Express

Epidemia e gripit me 11 viktima dhe rreth 30 mijë të sëmurë

Ariana Kasapolli – Selani

Numri i madh i pacientëve nga gripi sezonal, nga i cili tashmë kanë vdekur 11 persona, ka ndikuar që në Kosovë të shpallet gjendje epidemike e gripit.

Që nga një tetori i vitit të kaluar, kur edhe është raportuar rasti i parë i gripit, në kuadër të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, janë raportuar gjithsej 29 mijë e 938 raste të dyshimta me grip.

Infektologu Sali Ahmeti, thotë se gjendja e të sëmurëve me grip, sidomos gjatë dy javëve të fundit, është e rëndë dhe se numri i pacientëve është i madh. Ai thotë gjithashtu se të sëmurët kanë komplikime shëndetësore. Në mjekim intensiv aktualisht janë pesë raste, derisa 11 tashmë kanë vdekur.

“Ka të sëmurë me raste mesatare dhe të lehta, por ka edhe forma me komplikime nga të gjitha rajonet e Kosovës dhe ka të sëmurë të spitalizuar nën mjekimin intensiv. Këta të sëmurë zakonisht kanë edhe sëmundje përcjellëse, respiratore, sëmundje kardiovaskulare, me diabet, sëmundje nervore të mëparshme dhe ndonjëherë përfundojnë edhe jo mirë, pra me vdekje”, tha Ahmeti.

Sipas Ahmetit, pothuajse të gjithë të vdekurit kanë qenë të pavaksinuar kundër gripit.

Në anën tjetër, në Klinikën Pediatrike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pediatri Muharrem Avdiu bëri të ditur se numri i fëmijëve që po kërkojnë ndihmë mjekësore nga gripi sezonal është i madh.

“Sidomos gjatë vikendit kemi pasur deri në tre fëmijë në një shtrat. Kjo tregon që numri i fëmijëve me grip ka qenë shumë i madh. Megjithatë kapacitetet për trajtim janë të mjaftueshme dhe stafi është mobilizuar. Me barna jemi të furnizuar mirë dhe po shpresoj që gjitha rastet do ta kalojnë pa ndonjë komplikim”, tha Avdiu.

Ndërkaq, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dhe Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar kanë rekomanduar që të gjithë nxënësit që kanë shenja të gripit të qëndrojnë në shtëpi.

“Fëmijët dhe nxënësit që kanë shenja dhe simptoma të gripit, temperaturë të lartë, lodhje, rrjedhje hundëve, dhimbje fyti, kollë, bark-qitje dhe vjellje, dhimbje koke, barku dhe muskujsh, t’i shmangen kontaktit me nxënës të shëndoshë dhe të qëndrojnë në shtëpi, duke iu përmbajtur rekomandimeve të mjekut”, është thënë në komunikatën e lëshuar për media.

Gjatë këtij viti, në shumë vende të rajonit është shpallur epidemi nga influenca e gripit, pasi shumë njerëz kanë vdekur nga ndërlikimet e shkaktuara nga ky virus.

Nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, thuhet se tashmë janë siguruar sasi të mjaftueshme të vaksinave kundër gripit ku edhe iu bëhet thirrje qytetarët, sidomos atyre në moshë dhe atyre me sëmundje kronike, që të vaksinohen.

Viruset sezonale vlerësohet se bëhen më agresiv për shëndetin e njeriut, kur ambienti është i papastër. E Kosova është radhitur nga mekanizmat ndërkombëtarë në nivelin më të ulët të standardeve mjedisore në Ballkanin Perëndimor dhe në Evropë.

Përkeqësimin e nivelit të cilësisë së ajrit, sidomos në Prishtinë, e kanë përmendur edhe zyrtarë nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Qeverisë së Kosovës.

Ismet Tara dëshmon si i dyshuar javën e ardhshme në Hagë

Një nga ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në rajonin e Rahovecit, Ismet Tara, do të udhëtojë këtë të diel për në Holandë, ku do të intervistohet nga Zyra e Prokurorit Special me seli në Hagë.

Ish-komandanti Tara, i cili ishte aktiv në UÇK gjatë kohës së luftës në rajonin e Rahovecit, ka konfirmuar për Radio Evropa e Lirë se të mërkurën është pajisur me vizë dhe se është njoftuar nga Gjykata Speciale se do të dëshmojnë në cilësinë e të dyshuarit për krime lufte.

“Do të udhëtojë me datë 3 mars”, tha Tara për Radio Evropa e Lirë.

Tara tha se ishte planifikuar që ai të dëshmonte me 17 shkurt në Hagë, porse një gjë e tillë u pamundësua pasi në Gjykatën Speciale, nuk kishin arritur të ia siguronin vizën për udhëtim.

Sa i takon mbrojtjes ligjore, Tara thotë se nuk dëshiron që të angazhojë avokat, pasi siç thotë nuk ka pse të kërkojë mbrojtje, sepse çdo veprim në luftë thotë ta ketë bërë për të mbrojtur popullatën civile.

“Nuk kam çfarë mbrohem sepse unë kam qenë luftëtar i lirisë, si mbrojtës i popullatës sime, shtëpisë sime, nuk e kam sulmuar askënd, as në Serbi as në Beograd, as në Rusi as askund”, tha Tara.

Gjatë kohës së luftës, Tara ishte komandant i brigadës “124” të Rahovecit.

Deri me tani Gjykata Speciale ka intervistuar disa nga figurat kyçe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duke përfshirë Rrustem Mustafën, Sami Lushtakun si dhe së fundi i është dërguar ftesë për intervistë edhe Blerim Kuçit, aktualisht deputet i AAK-së.

Formimi i Gjykatës Speciale ka pasuar një raport të Këshillit të Evropës në vitin 2011, i cili ka konstatuar se ka prova të mjaftueshme për të nisur hetime kundër disa ish-pjesëtarëve të UÇK-së, që dyshohet se kanë kryer krime kundër serbëve dhe disa shqiptarëve, gjatë dhe pas luftës në Kosovë.

Gjykata Speciale do t’i trajtojë krimet e supozuara që përfshijnë periudhën janar 1998 – dhjetor 2000.

Ramadani: Hapja e çështjes së kufijve, agjendë e Serbisë (video)

Zëvendësministri i Mbrojtjes i Kosovës, Burim Ramadani, ka folur për dialogun Kosovë-Serbi, për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare për paqe mes dy vendeve.

Ramadani ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se hapja e çështjes së kufijve është agjendë e Serbisë.

“Elementet territoriale janë agjenda të Serbisë”, është shprehur Ramadani.

Sipas Ramadanit, prekja e kufijve do të sillte ndarje të Kosovës.

“Ndarja është e kamufluar me fjalën korrigjim”, ka thënë Ramadani.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është shprehur i gatshëm të diskutojë me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq, për një “korrigjim kufijsh” mes dy vendeve.

Idenë e Thaçit e kundërshton fuqishëm shefi i Ramadanit, kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj. /Express/

LDK konfirmon se Mustafa priti Thaçin në shtëpi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vizituar sot kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, në shtëpinë e tij. Takimi mes Thaçit e Mustafës është zhvilluar në orët e vona të së mërkurës.

Zëdhënësi i LDK’së, Besian Mustafa ka konfirmuar për Express takimin mes Mustafes dhe Thaçit.

“Mund të konfirmoj që, me kërkesë të Presidentit Thaçi, kryetari Mustafa e ka takuar në shtëpi, ku është njoftuar nga Presidenti rreth vizitës së sotme të dy zyrtarëve nga SHBA dhe kërkesave të tyre drejtuar koalicionit qeverisës”, ka thënë Mustafa.

Vizita e Thaçit te Mustafa vjen pas takimit që presidenti, bashkë me kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj, e zhvilluan sot me drejtorin kryesor për Çështje Evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Erath, si dhe me drejtorin për Ballkan të Këshillit Kombëtar të Sigurisë së SHBA’së, Brad Berkley, për dialogun Kosovë-Serbi.

Haradinaj njofton në rrjetet sociale për takimin me amerikanët – nuk ka lëvizur për taksën

Kryeministri Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka treguar se çka ka biseduar me delegacionin e lartë amerikan, të cilët i takoi bashkë me Presidentin Hashim Thaci, në zyrën e këtij të fundit, shkruan Gazeta Express.

Haradinaj përmes këtij postimi ka lënë të kuptohet se nuk është lëkundur nga qëndrimi i tij për taksën ndaj produkteve serbe, dhe se këtij delegacioni ua ka thënë fjalët e njëjta që ua ka thënë zyrtarëve të tjerë ndërkombëtarë.

Shkrimi i plotë i Haradinajt:

Në takim me përfaqësuesit e lartë të Këshillit Kombëtar të Sigurisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Erath dhe Brad Berkley, së bashku me presidentin e vendit tonë, theksova se Republika e Kosovës është e angazhuar në mënyrë të pakthyeshme për të forcuar demokracinë dhe institucionet e saj.

Kosova është e gatshme për marrëveshje ligjërisht obliguese që rezulton me njohje reciproke në kufijtë ekzistues dhe Kosovën e 17 Shkurtit 2008. Poashtu, është e gatshme për marrjen e të drejtave dhe detyrimeve të anëtarësimit në NATO, Kombet e Bashkuara, BE dhe organizatat tjera ndërkombëtare dhe për marrëdhënie të mira fqinjësore.

Kosova është e vendosur për tregti të lirë brenda rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe marrëveshja gjithpërfshirëse ligjërisht obliguese do të përfshijë edhe rregullimin e kapitullit të tregtisë së lirë në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Gjithashtu, Kosova mbështetet në vlerat e një shoqërie shumetnike, të bazuar në të drejtat e njeriut për të gjithë qytetarët dhe komunitetet e saj. I mbetemi besnik miqësisë së përhershme dhe bashkërëndimit të politikave me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

RH

Aktakuzë ndaj personave që u kapën me 1100 kilogramë mish të prishur

Prokuroria Themelore e Pejës ka ngritur aktakuzë kundër katër personave në qytetin e Pejës për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe vënie në qarkullim të artikujve të dëmshëm ushqimorë”.

Të dyshuarit, S.SH, R.SH, M.B dhe J.B, sipas Prokurorisë Themelore në Pejë, më 16 janar të këtij viti në bashkëveprim kanë vënë në qarkullim artikuj të dëmshëm ushqimor për shëndetin e njerëzve.

Këtë veprim ata dyshohet se e kanë bërë pavarësisht se ishin në njohuri se produkti ishte i dëmshëm për konsumin njerëzor.

Identifikimi i mishit të prishur u bë nga inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë muajin e kaluar.

Mishi i prishur planifikohej që të shitej për konsum publik, mirëpo pas konstatimit se mund të shkaktojë dëme për shëndetin e njeriut e gjithë sasia u asgjësua nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.

Haradinaj: Takimi sot me përfaqësuesit e Presidentit Trump do të jetë i vështirë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka paralajmëruar se takimi i sotëm me dy përfaqësuesit e administratës së Trump të cilët vijnë në Kosovë do të jetë i vështirë. Ai nuk ka pranuar të tregojë se çfarë do të flas me ta, sepse do t’i prishej festa e një takimi me një shqiptar nga Amerika.

Sot në Republikën e Kosovës do të vij një delegacion i lartë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës i përbërë nga dy përfaqësues të Këshillit për Siguri që udhëhiqet nga John Bolton.

Ky delegacion do të udhëhiqet nga John Earth, kryefshef për çështjet evropianë në Këshillin Kombëtar të Sigurisë në Amerikë, dhe nga drejtori për çështje të Evropës në Këshillin Kombëtar, Willim Berkley.

Kjo vizitë e tyre vjen në Kosovë pas tri letrave të dërguara nga administrata e Trump ku bëhej thirrje e hapur që Kosova të pezullojë taksën ndaj produkteve serbe, me qëllim të vazhdimit të dialogut në Bruksel dhe arritjes së një marrëveshje finale mes Kosovës dhe Serbisë që është edhe interes strategjik i Bashkimit Evropian.

Që në këtë vizitë të amerikanëve do të diskutohen tema të ndjeshme, e ka konfirmuar edhe vetë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Në një konferencë për media të organizuar sot në mëngjes ku kishte pritur një shqiptar nga Amerika, anëtarin e Këshillit Bashkiak të New York City, Mark Gjonajn, të cilit i kishte dhënë edhe një çmim për kontributin e tij, Haradinaj nuk ka pranuar të tregojë se çfarë do të diskutojë me dy amerikanët tjerë të Shtëpisë së Bardhë të cilët do të qëndrojnë sot në Kosovë e ku do të takohen me krerët e shtetit.

Temat e pritura që do të diskutohen do të jetë taksa dhe marrëveshja finale me Serbinë.

“Për çfarë do të bisedojmë sot me miqtë tjerë që vijnë sot, do ta kemi rastin tjetër. Sot nuk dua ta prish këtë festën e mirë”, ka thënë Haradinaj kur është pyetur nga gazetarët rreth vizitën së dy përfaqësuesve të administratës së Trump që do të qëndrojnë sot në Kosovë.

Përveç dy amerikanëve, sot në Serbi ka mbërritur edhe një delegacion i Bashkimit Evropian i udhëhequr nga raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian, David McAllister, pjesë e të cilit do të jetë edhe raportuesi për Kosovën, Igor Soltes.

Vazhdimi i dialogut me Serbinë do të jetë tema kryesore këtij takimi. Në komunikatën e lëshuar për media, thuhet se qëndrimi i këtij delegacioni për idenë e shkëmbimit të territoreve është që në Ballkan nuk duhet të krijohen shtete në vija etnike.

Mbetet të shihet se cilat do të jenë rezultatet e këtyre dy vizitave të larta nga SHBA-të dhe Bashkimi Evropian të cilat janë si rezultat i presionit të vazhdueshëm ndërkombëtar për heqjen e taksës dhe vazhdimin e dialogut./GazetaExpress/

Njerëzit e Trumpit mbledhin sot Thaçin, Haradinajn e Veselin

Përfaqësuesit e lartë të Këshillit Kombëtar të Sigurisë në Amerikë vinë sot në Kosovë. Ato do t’i mbledhin tre krerët shtetërorë në një zyrë, ndërsa njerëzit e Presidentit Trump në Prishtinë pritet të flasin për taksën dhe për marrëveshjen me Serbinë.

Dy përfaqësuesit e lartë të Këshillit Kombëtar të Sigurisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës vinë sot në Kosovës.

Liderët shtetërorë, që po presin njerëzit e administratës Trump, nuk kanë paralajmëruar në agjendat e tyre ditore takimin me delegacionin që e udhëheq John Erath, kryeshefi për çështjet evropiane në Këshillin Kombëtar të Sigurisë Amerikane.

Gazeta Express mëson se takimi nis prej orës 16:00 në Zyrën e Presidentit ndërsa krerët shtetërorë nuk do t’i presin ndaras përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar të sigurisë. Takimi do të jetë i përbashkët.

Këtë e ka konfirmuar edhe zyra e Presidentit që para pak çastesh, përmes një komunikate njoftoi se Thaçi e pret në zyrë delegacionin.

“Në orën 16:00, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret zyrtarët e Këshillit Kombëtar të Sigurisë së SHBA-së, John Erath dhe Brad Berkley”, thuhet në komunikatë.

Bashkë me Erath në Prishtinë do të vijë edhe drejtori i Punë të Evropës në Këshillin Kombëtar, William Berkley.

Delegacioni amerikan i gjen krerët shtetërorë të ndarë në më shumë se një temë. Kryeministri Ramush Haradinaj nuk pajtohet me Presidentin Thaçi as për heqjen e taksës ndaj produkteve serbe e as për mënyrën se ai lobon për një marrëveshje me Serbinë ku preken kufijtë e vendit.

Erolld Belegu, këshilltar i kryeministrit ka thënë mbrëmë në emisionin Pressing se delegacioni amerikan do të bindëshin në mbajtjen në fuqi të taksës sikur presidenti Thaci ta përkrahte Kryeministrin dhe të mos i dilte kundër.

Ndërkaq këshilltari i Presidentit, Ardian Arifaj ka thënë se nuk mund të rrezikohen raportet me SHBA’në, me veprimet që po i bën Kryeministri Haradinaj, duke refuzuar t’i bindet amrikanëve për heqjen e taksës.

Delegacioni amerikan prej të hënës janë në Ballkan. Ata kanë pasur një vizitë dyditore në Beograd, ku janë pritur nga kryediplomati serb, Ivica Daciq.

Pas takimit, Daciq ka thënë para mediave në Beograd se me delegacionin amerikan kanë biseduar për ‘ngritjen e nivelit të flamurit serb në Shtëpinë e Bardhë”, dhe për raportet bilaterale. Nuk kanë lënë pa folur për taksën ndaj produkteve serbe që ka vënë Qeveria e Kosovës dhe për dialogun. /Express

Gripi sezonal në Kosovë shndërrohet në epidemi

Gripi sezonal ka kaluar në epidemi në Kosovë, ka njoftuar Komiteti për Gripin Sezonal në nivel të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK).

Sipas këtij insitucioni, pas testimit të 661 rasteve është konstatuar se gripi sezonal ka kaluar në epidemi.

“Në laboratorët e Qendrës Kombëtare të gripit në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike deri më 22 shkurt 2019 janë testuar gjithsej 661 mostra të dyshimta me influencë, prej tyre 240 raste rezultojnë pozitive në influencën e tipit A”, është thënë në komunikatën e SHSKUK-së.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dhe Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar kanë rekomanduar që të gjithë nxënësit që kanë shenja të gripit të qëndrojnë në shtëpi.

“Fëmijët dhe nxënësit që kanë shenja dhe simptoma të gripit, temperaturë të lartë, lodhje, rrjedhje hundëve, dhimbje fyti, kollë, barkqitje dhe vjellje, dhimbje koke, barku dhe muskujsh, t’i shmangen kontaktit me nxënës të shëndoshë dhe të qëndrojnë në shtëpi, duke iu përmbajtur rekomandimeve të mjekut”, është thënë ndër të tjera në komunikatë.

Përveç tjerash, qytetarëve u është rekomanduar që të kenë kujdes dhe mos të dalin në ambient të ftohtë si dhe të mos qëndrojnë në lokale të mbyllura me dendësi të madhe të njerëzve.

Ekspertët: Kosova ka nevojë të ketë Ligjin për referendum

Arton Konushevci

Kosova mund të organizojë një referendum konsultativ në rast të arritjes së një marrëveshje finale me Serbinë për normalizimin e raporteve, thonë njohësit e sistemit juridik-kushtetues. Ata rikujtojnë po ashtu se Kuvendi duhet të miratojë paraprakisht edhe Ligjin për referendum.

Profesori i së Drejtës Kushtetuese, Arsim Bajrami, i cili ka qenë anëtar i Komisionit për hartimin e Kushtetutës së Kosovës, duke folur për Radion Evropa e Lirë, tha se Kosova ka nevojë të ketë Ligjin për referendum, si formën më të drejtpërdrejtë të demokracisë që përfshin qytetarët në çështje të caktuara.

“Referendumi mund të shërbejë vetëm si një referendum konsultative apo fakultativ dhe nuk ka asnjë pengesë që Kuvendi i Kosovës për cilëndo çështje nga kompetenca e veta të mund të shpall një referendum. Por, referendumi në këtë rast nuk ka karakter detyrues, ai është vetëm konsultativ sepse vendimmarrja duhet të kthehet në rrugën kushtetuese, do të thotë votimi nga Kuvendi i Kosovës”, tha Bajrami.

Ai tha se nëse në të ardhmen dëshirohet që me referendum të miratohen marrëveshjet ndërkombëtare, duke përfshirë edhe ato eventuale me Serbinë, paraprakisht do të duhej të ndryshohej edhe Kushtetuta.

“Në këtë rast, referendumi do të ishte i ngjashëm me atë që u mbajt për ndryshimin e emrit (rasti i Maqedonisë së Veriut). Do të ishte vetëm një matje e vullnetit të qytetarëve të Republikës së Kosovës, kurse vendimmarrja duhet të kthehet në mënyrë kushtetuese në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, tha Bajrami.

Profesori Bajrami thekson se miratimi i Ligjit për referendumin është i detyrueshme për të zbatuar atë në praktikë.

“Ky ligj do të përcaktonte procedurat e zbatimit të referendumit, çështjet e nivelit lokal dhe qendror, që mund të hedhën në referendum, praktikisht do ta bënte të mundshëm edhe zbatimin apo aplikimin e një neni të Kushtetutës që parasheh referendumin si kategori vendimmarrëse”, tha Bajrami.

Sipas Bajramit, nëse dëshirohet të ndërrohet ndonjë nen kushtetues për kompetencat e Kuvendit, atëherë paraprakisht ndryshimi duhet të bëhet në Kushtetutë, që referendumi të marrë karakter detyrues.

Violeta Haxholli, nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë se në Kushtetutën e Kosovës, në nene të caktuar përmendet çështja e referendumit, dhe siç thotë ajo, Kuvendi mund ta shpallë një referendum për çështje të caktuar, por paraprakisht duhet të ketë edhe Ligjin përkatës për referendum.

Por, Haxholli thekson se për çështje të interesit vital, pa ndryshimin e Kushtetutës, nuk mund të ketë referendum.

“Nëse marrëveshja finale me Serbinë, parasheh ndryshim të kufijve të komunave siç po flitet tash për këto skenarët e korrigjimit të kufinjve, atëherë me referendum kjo nuk mund të bëhet, pasi që Kushtetua e ndalon. Pa ndryshimin e Kushtetutës nuk mund të mbahet referendum për çështje të legjislacionit vital”, tha Haxholli.

Kuvendi i Kosovës në nëntor të vitit të kaluar në parim ka miratuar Projektligjin për referendum në nivel të shtetit.

E drejta e referendumit parashihet edhe me Kushtetutën e Kosovës. Mirëpo, neni 81 i Kushtetutës e ndalon të drejtën e referendumit për disa ligje me interes vital, siç janë: ligjet që ndryshojnë kufijtë e komunave, themelojnë ose shuajnë komuna, përkufizojnë shtrirjen e pushteteve të komunave dhe pjesëmarrjen e tyre në marrëdhëniet ndërkomunale dhe tejkufitare; ligjet që zbatojnë të drejtat e komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre, me përjashtim të atyre të përcaktuara me Kushtetutë; ligjet për përdorimin e gjuhëve; ligjet për zgjedhjet lokale; ligjet për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore; ligjet për liritë fetare ose për marrëveshjet me komunitetet fetare; ligjet për arsimin; ligjet për përdorimin e simboleve, përfshirë simbolet e komuniteteve dhe për festat publike.

KDI: Qytetarët duan raporte të mira me ndërkombëtarët dhe taksë për Serbinë

Jeta Krasniqi.

Instituti Demokratik i Kosovës ka shpalosur një analizë përmes së cilës i ka prezantuar skenarët sa u takon efekteve pozitive dhe negative në rast të mbajtjes apo pezullimit të taksës prej 100 për qind, që Qeveria e Kosovës ka vendosur në produktet me origjinë nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

Mbajtja e taksës në fuqi, sipas KDI-së, ka shpërfaqur marrëdhëniet reale midis Kosovës dhe Serbisë si dhe faktin se sa larg janë palët nga normalizimi i marrëdhënieve.

Sipas këtij Instituti, efekt negativ i mbajtjes në fuqi të taksës është kushtëzimi i Serbisë për të vazhduar dialogun me Kosovën dhe rrjedhimisht fuqizimin e pozitës së saj në raport me bashkësinë ndërkombëtare.

Sa i takon skenarit të dytë, efekt kryesor pozitiv i pezullimit të taksës do të ishte vazhdimi i dialogut dhe forcimi i pozitës negociuese të Kosovës, ndërsa efekti negativ i pezullimit sipas KDI-së, do të ishte vazhdimi i dialogut pa një qëndrim unik të spektrit politik në Kosovë.

Gjatë prezantimit të analizës, Jeta Krasniqi nga KDI ka thënë se “pezullimi i taksës mund të kishte efekt në përmirësimin e raporteve në mes të Kosovës dhe partnerëve ndërkombëtarë”.

Përveç tjerash, Insituti ka thënë se qytetarët mirëpresin ruajtjen e marrëdhënieve të mira me partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht me Shtetet e Bashkuara, ndërsa pezullimi i takës do të ndikonte në rënien e besueshmërisë së qytetarëve ndaj institucioneve të Kosovës.

Bashkimi Evropian ka kundërshtuar vendosjen e kësaj mase në importet e Serbisë dhe Bosnjës, derisa Shtetet e Bashkuara kanë thënë se mospezullimi i tarifës prej 100 për qind përbën qëndrim kundër interesave të SHBA-së.


Send this to a friend