VOAL

VOAL

Thaçi diskuton me diplomatin amerikan, Philip Reeker për dialogun Kosovë-Serbi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar të premten në Bratisllavë, zëvendës-Sekretarin amerikan të Shtetit për Evropë dhe Euroazi, Philip Reeker, me të cilin ka diskutuar për dialogun rreth Kosovës dhe Serbisë.

Ata është thënë të kenë diskutuar për arritjen e marrëveshjes në mes të këtyre dy vendeve.

“Është proces i vështirë, por ende besoj që mund të arrijmë një marrëveshje paqësore, finale e gjithëpërfshirëse”, është shprehur Thaçi.

Reeker në anën tjetër është pajtuar për nevojën e vazhdimit të dialogut dhe për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse.

Thaçi, që aktualisht gjendet në Bratisllavë, për të marrë pjesë në margjinat e forumit ndërkombëtar GlobSec, ka theksuar se angazhimi amerikan në procesin e dialogut është garancë për Kosovën.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian në Bruksel ka nisur më 2011.

Aktualisht ky proces është bllokuar pasi, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka përmendur taksën prej 100, që, Qeveria e Kosovës ka vendosur në importet e Serbisë, si arsyetim për mosvazhdim të dialogut.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në anën tjetër ka thënë se kjo masë do të vazhdojë së aplikuari derisa Serbia të njohë shtetësinë e Kosovës.

Heqjen e kësaj tarife e kanë kërkuar edhe Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Katër spitale po hetohen për transplantim të jashtëligjshëm të organeve dhe qelizave njerëzore

Ariana Kasapolli – Selani

Katër spitale private janë bastisur muajt e fundit në Prishtinë nën dyshimin se aty janë transplantuar organe dhe qeliza njerëzore jashtëligjshëm. Inspektorati shëndetësor ua ka ndërprerë përkohësisht punën këtyre reparteve brenda spitaleve.

Nora Krasniqi, ushtruese e detyrës së kryeinspektorit shëndetësor në Ministrinë e Shëndetësisë, i tha Radios Evropa e Lirë se gjatë inspektimeve në këto spitale private, kanë hasur në veprimtari të kundërligjshme, gjë që ka ndikuar që reparteve të caktuara brenda spitaleve t’u ndërpritet puna përkohësisht, derisa materiali i ngrirë, pra qelizat njerëzore, janë transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, përkatësisht në Klinikën Gjinekologjike për t’u ruajtur.

“Inspektorati shëndetësor, së bashku me Policinë e Kosovës, ka kryer inspektime në disa spitale private shëndetësore të licencuara për ofrimin e shërbimeve nga fusha e fertilizimit mjekësor. Qëllimi i inspektimeve ka qenë mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit për shëndetin riprodhues. Në këto institucione janë konstatuar shkelje të Ligjit për shëndetin riprodhues në bazë të të cilit, Inspektorati shëndetësor ka shqiptuar masën e ndërprerjes së përkohshme të ushtrimit të veprimtarisë në këto institucione”, tha Krasniqi.

Ndërkaq, Policia e Kosovës ka vendosur masa tjera ndaj personelit shëndetësor në këto shërbime në përputhje me rregullativën ligjore të Policisë.

Baki Kelani, zëdhënës në Policinë e Kosovës tha se Departamenti i Hetimeve të Trafikimit me Qenie Njerëzore, gjatë inspektimit në spitale private, ka hasur në vepra penale, transplantim i kundërligjshëm dhe trafikim i organeve dhe qelizave njerëzore.

Lidhur me këtë janë arrestuar 17 persona nën dyshimin e veprave të lartcekura, ku në mesin e tyre, përpos shtetasve kosovarë, ka pasur edhe nacionalitete të tjera.

“Rasti ka të bëjë me klinika private ku dyshohet për kryerje të veprave penale të transplantimit të kundërligjshëm dhe trafikim i organeve dhe qelizave njerëzore, bashkëkryerje dhe trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor. Në këto raste, të ndara, janë të dyshuar gjithsej 17 persona. Këto raste janë realizuar në bashkëpunim me Inspektoratin shëndetësor në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë dhe me vendim të inspektorëve janë mbyllur repartet e IVF-së. Ndaj të dyshuarve është ngritur kallëzim penal dhe rasti është duke u hetuar”, bëri të ditur Kelani.

Ndërkohë, avokati i njërit nga këto spitale private, Besnik Berisha, duke folur për Radion Evropa e Lirë, tha se nuk ekziston asnjë provë që e vërteton se ka pasur keqpërdorim të qelizave apo embrioneve.

Ai thekson se e gjitha që kanë parë në procesverbale të Inspektoratit shëndetësor, kanë qenëdisa lëshime teknike që lidhen me mbajtjen e evidencave, deklaratave paraprake apo nënshkrimeve.

“Mjekët janë arrestuar me dyshimin për keqpërdorim të qelizave dhe embrioneve, por që të gjitha janë të pabazuara. Prokuroria as vetë nuk e dinte se pse janë shoqëruar mjekët në Polici, meqenëse të vetmen provë që e kishin ishte procesverbali i Ministrisë së Shëndetësisë, e që aty thuhej se kishte telashe me mbajtjen e evidencave në përputhje me instruksionet e udhëzimit administrativ”.

“Pra, Inspektorati shëndetësor nuk ka konstatuar as edhe një trafikim ose tregtim të qelizave apo keqpërdorim të atyre embrioneve, mirëpo ishin konstatuar defekte në dosje, pra probleme administrative, siç janë mungon një nënshkrim, konfirmim apo të ngjashme. Nuk ka pasur as bastisje, por ka pasur një marshim të Prokurorisë me gjasë jo e motivuar nga provat, por për motive tjera që mbetet t’i shohim në të ardhmen’’,u shpreh Berisha.

Sidoqoftë, rastet janë në procedurë të hetimit dhe mbetet të shihet se si do të trajtohen ato edhe nga gjykata.

Haradinaj parashikon dy mundësi për vazhdimin e dialogut me Serbinë

Pamje gjatë takimit të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, me kancelaren gjermane, Angela Merkel.
Janë dy mundësi për përmbylljen e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj. Komentet e tij, Haradinaj i bëri pas takimit që zhvilloi në Berlin me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Dialogu me Serbinë, çështja e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës dhe bashkëpunimi reciprok, u tha se ishin temat kryesore që u diskutuan gjatë takimit Merkel – Haradinaj.

Sa i përket dialogut me Serbinë, Haradinaj tha se nuk pret që procesi të përmbyllet shpejt.

“Janë dy mundësi – e para është mundësia e një vendimi të madh dhe ne duhet që ende të shpresojmë në këtë mundësi, sidomos pas involvimit të presidentit Donald Trump dhe tash të përfshirjes direkte të kancelares Angela Merkel dhe presidentit Emmanuel Macron për arritjen e një marrëveshjeje të madhe. E nëse kjo nuk arrihet, atëherë mundësia tjetër është të ketë një proces disa mujor apo disa vjeçar”, tha Haradinaj.

Kryeministri i Kosovës tha se megjithatë, nuk shpreson shumë se do të ketë një marrëveshje të shpejtë, duke parashikuar mundësinë që fillimisht të ketë një marrëveshje kornizë e cila përmes një përfaqësuesi special ndërkombëtar do të diskutohet deri në finalizimin e saj.

“Ndoshta duhet ta shfrytëzojmë këtë energji për një kornizë marrëveshje të parë e cila pastaj do të negociohet në një proces nga një përfaqësues i lartë ndërkombëtar siç ishte Federica Mogherini, por do të jetë një tjetër, dhe unë mendoj se Berlini do të ketë prezencë direkte me një përfaqësues special apo me një të ngarkuar në këtë proces”, theksoi Haradinaj.

Vazhdimi i dialogut dhe arritja e marrëveshjes është në interesin e Kosovës dhe Serbisë, tha Haradinaj, por si Kosovë, theksoi ai, çështje e pazgjidhur ka mbetur njohja e Kosovës nga Serbia dhe ky, sipas tij, duhet të jetë qëllimi kryesor.

Sipas Haradinajt, kancelarja Merkel ishte e interesuar për vazhdimin e dialogut. Ai tha se është diskutuar edhe çështja e taksës 100 për qind të cilën Qeveria e Kosovës e ka vënë për importet nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina dhe e cila po shihet nga Serbia si pengesë për dialogun.

Por Haradinaj tha se në këtë fazë nuk ka asnjë vendim për heqjen apo pezullimin e taksës, duke ritheksuar se dialogu duhet të vazhdojë pa kushtëzime.

Takimi i Haradinajt me kancelaren Merkel po shihet edhe si parapërgatitje e takimit ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, më 1 korrik në Paris, nikoqir i të cilit do të jetë presidenti francez, Emanuel Macron.

Duke theksuar vlerat e përbashkëta perëndimore që ndan populli i Kosovës me atë gjerman, kryeministri Haradinaj ka thënë se vendimi i Gjermanisë për t’i thënë po heqjes së vizave për qytetarët e Kosovës flet për vlerat civilizuese dhe demokratike të një shteti.

“Procesi i Berlinit është ndër proceset me rëndësi për vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe Kosova është duke dhënë kontributin e saj në përmirësimin e raporteve të mira fqinjësore, dhe në thellimin e bashkëpunimit me vendet e rajonit”, tha kryeministri Haradinaj.

Takimi me kancelaren Merkel pason Samitin e Berlinit të mbajtur më 29 prill, ku liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor u zotuan për thellimin e bashkëpunimit dhe vazhdimin e procesit të Berlinit, i cili parasheh mbështetjen për Ballkanin për t’u bërë pjesë e BE-së. Në atë Samit, rëndësi e veçantë i ishte kushtuar edhe vazhdimit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Andaj, në fund, krerët shtetërorë të Kosovës dhe ata të Serbisë, kishin rënë dakord që të zhvillohet një takim ndërmjet tyre më 1 korrik në Paris, ku nikoqirë të takimit do të jenë presidenti francez, Emmanuel Macron, dhe kancelarja Angela Merkel.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian në Bruksel ka nisur më 2011.

Aktualisht, ky proces është bllokuar pasi presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka ka kushtëzuar vazhdimin me heqjen e taksës prej 100 për qind, që Qeveria e Kosovës u ka vendosur importeve nga Serbisë.

Kryeministri Haradinaj, në anën tjetër, ka thënë se kjo masë do të vazhdojë së aplikuari derisa Serbia ta njohë shtetësinë e Kosovës.

Heqjen e kësaj tarife e kanë kërkuar edhe Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Po të enjten, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është nisur për në Bratisllavë ku pritet të marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare të organizuar nga “GlobSec”, ku poashtu merr pjesë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Thaçi tha se nuk parashihet ndonjë takim ndërmjet tij dhe presidentit të Serbisë, por ritheksoi se të dy vendet duhet të arrijnë një marrëveshje historike.

“Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të vazhdohet pa kushtëzime, në mënyrë që të përmbyllet ky proces historik, i cili nuk është i lehtë, është shumë i rëndë dhe që ka si qëllim arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe do të përfundonte me njohje reciproke në mes vendeve tona dhe njohje nga pesë vendet anëtare të BE-së që ende nuk e kanë njohur Kosovën”, tha Thaçi.

Edhe këtë herë, Thaçi tha se e mbështetë idenë që komunat jugore të Serbisë, Presheva, Medvegja e Bujanoci, t’i bashkohen Kosovës, por në anën tjetër tha se Kosova nuk është e gatshme t’i japë Serbisë asnjë pëllëmbë të territorit të saj.

Marrëveshja, sipas tij, do t’i siguronte Kosovës edhe perspektivë integruese evropiane dhe do të kontribuonte për stabilitetin e përgjithshëm të rajonit të Ballkanit./Zijadin Gashi

Bëhet publike agjenda e vizitës së njeriut të dytë të Vatikanit në Kosovë

Dy ditë do të zgjasë vizita e Sekretarit të Shtetit të Vatikanit, kardinalit Pietro Parolin në Kosovë, raporton Gazeta Express.

Përmes një agjende që kanë dërguar për media, është bërë e ditur se Parolin arrinë në Kosovë me datën tetë qershor, derisa të nesërmen do të marrë pjesë në meshën e shenjtë në Katedralen Nënë Tereza në Prishtinë.

I njejti do të mbajë disa aktivitete edhe në Prizren, ndërkaq, me datën 10 qershor do të takohet edhe me autoritetet.

Gazeta Express ka raportuar gjatë vikendit se Parolin do të vizitojë Kosovën, derisa nga Kisha në vend kanë thënë se shpresojnë që kjo të sjellë edhe një lajm pozitiv për njohje të shtetit nga Vatikani.

Thaçi: Dialogu me Serbinë të vazhdojë i pakushtëzuar

Prishtinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi udhëton sot drejt Sllovakisë, për të marrë pjesë në “Bratislava Forum” të organizuar nga GlobSec, për t’u bërë pjesë e panelit ku do të diskutohet për të ardhmen e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Thaçi në një konferencë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, tha se në panel është paralajmëruar se do të jetë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, me të cilin tha se nuk do të ketë takim të veçantë.

“Do të theksojmë qartë që dialogu me Serbinë duhet të vazhdojë i pakushtëzuar me qëllim që të përmbyllet ky proces historik jo i lehtë, shumë i rëndë”, tha Thaçi.

Thaçi tha se në këtë forum do të ritheksojë edhe “domosdoshmërinë që të ndodhë liberalizimi i vizave sa më shpejt që të jetë e mundur, meqë Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret”. Ai shtoi se duhet të marrë fund diskriminimi dhe izolimi i qytetarëve të Kosovës.

Në margjina të konferencës, presidenti Thaçi pritet të takojë edhe diplomatë tjerë, pjesëmarrës në konferencë.

Presidenti i Kosovës tha se në këtë forum do të marrin pjesë panelistë nga vendet e rajonit, por siç tha ai, forumi do të jetë një mundësi tjetër e mirë që të takohet edhe me përfaqësues të SHBA-ve, që do të jenë pjesëmarrës.

Përkeqësohen raportet e Qeverisë së Kosovës me UNMIK-un

Luljeta Krasniqi – Veseli

Arrestimi i shtetasit rus të Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) nga autoritetet e Kosovës ka përkeqësuar marrëdhëniet mes Prishtinës zyrtare dhe misionit të UNMIK-ut.

Mikhail Krasnoshchenkov, ishte ndaluar nga Policia e Kosovës gjatë një aksioni kundër kontrabandës dhe krimit të organizuar në veri të vendit. Ai më pas ishte liruar ngase kishte imunitet diplomatik, përkundër akuzave për të cilat kishin folur presidenti dhe kryeministri i Kosovës, se zyrtari rus i UNMIK-ut, ishte kamufluar nën petkun e UNMIK-ut në kundërshtim të veprimeve ligjore të institucioneve të Kosovës.

Ndonëse ishte liruar, Qeveria e Kosovës e kishte shpallur atë si person të padëshiruar, përkatësisht “non-grata”.

Mediat në Beograd kanë raportuar për një takim mes shefit të UNMIK-ut, Zahir Tanin dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, lidhur me rastin e arrestimit të shtetasit rus, punonjës i UNMIK-ut. Në administratën e UNMIK-ut nuk kanë ofruar detaje rreth këtij takimi.

Por të menjëhershme kanë qenë reagimet e institucioneve të Kosovës.

Në një postim në rrjetin social facebook, këshilltari politik i ministrit të Punëve të Jashtme në Qeverinë e Kosovës, Jetlir Zyberaj e kishte quajtur adresë të gabuar Beogradin për t’i diskutuar këto çështje.

Ai po ashtu ka shkruar se institucionet e Kosovës nuk do të bashkëpunojnë me UNMIK-un, pasi ky mision, siç thotë ai, po krijon pengesa për sundimin e ligjit dhe rendit.

“Misioni i UNMIK-ut është bërë përkrahësi kryesor i krimit të organizuar në veri të Kosovës. Është zyra e saj në veri që bashkëpunon me kriminelët dhe grupet që synojnë të dëmtojnë sigurinë kombëtare të Kosovës dhe të pengojnë rendin dhe sundimin e ligjit në Kosovë. Ngjarjet e javës së kaluar dhe mënyra sesi UNMIK-u e trajton këtë rast e tregon këtë në mënyrën më të mirë”, ka shkruar Zyberaj në facebook.

Zyberaj ka shkruar se zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli i është drejtuar Sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara dhe vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit për të kërkuar përgjegjësi ‘se si ky mision vepron kundër interesave të Kosovës dhe sigurisë kombëtare dhe në funksion të krimit dhe kontrabandës’.

Ish- ambasadori i Kosovës në Vjenë dhe Sidnej, Sabri Kiçmari tha për Radion Evropa e Lirë se raportet mes Kosovës dhe Misionit të UNMIK-ut janë delikate dhe krejtësisht të paqarta, por që sipas tij, të dy subjektet duhet të negociojnë dhe të takohen mes vete dhe të tejkalojnë situatat e tilla.

“Misioni i UNMIK-ut nuk e ka fuqinë ekzekutive që e ka pasur menjëherë pas përfundimit të luftës në Kosovë, por disa zyrtarë të UNMIK-ut duket se nuk e kanë kuptuar se jeta politike dhe shoqërore në Kosovë ka rrjedh në një drejtim të qartë të pavarësisë, prandaj mendoj që zyrtarët tanë shtetërorë, pa emocione dhe me gjakftohtësi të ulen në tavolinën e bisedimeve për t’ua sqaruar zyrtarëve të UNMIK-ut, praktikisht që ata janë të mirëseardhur në Kosovë derisa nuk ndërhyjnë në subjektivitetin e Kosovës”, thekson Kiçmari.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj dhe zyrtarë të kabinetit të tij në vazhdimësi janë deklaruar se Qeveria e Kosovës nuk e njeh më UNMIK-un, i cili në Kosovë funksionon në bazë të Rezolutës 12 44 të Këshillit të Sigurimit, e cila ishte miratuar qysh në qershor të vitit 1999.

Por ndryshimet eventuale të statusit të UNMIK-ut, sipas Kiçmarit, determinojnë vendimin e të gjitha vendeve me të drejtë veto në Këshillin e Sigurimit në OKB, ku marrin pjesë edhe Rusia dhe Kina, të dyja shtete të cilat nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

“Kosova duhet të jetë koshiente që këto dy shtete mund të aplikojnë të drejtën e vetos në çdo moment. Pra, Kosova si e tillë nuk ka ndonjë fuqi ekzekutive për të larguar misionin e UNMIK-ut nga këtu dhe për këtë më mirë është që diplomacia jonë të tentojë të bisedojë me zyrtarët e UNMIK-ut që ata këtë lloj prezence simbolike që e kanë këtu, ta shfrytëzojnë në të mirë të marrëdhënieve ndëretnike dhe jo të bëhen subjekt të konflikteve, siç ishte rasti me zyrtarin rus në veri të Kosovën, pra ata (UNMIK) janë këtu për të ndihmuar që të kalojnë situata dhe jo për të shkaktuar probleme në situata të tilla”, thotë Kiçmari.

Misioni i UNMIK-ut vepron sipas rezolutës 1244 të OKB-së e cila ka qenë kompromis midis vendeve perëndimore dhe Rusisë për t’i dhënë fund konfliktit në Kosovë. Ky mision është neutral ndaj statusit të Kosovës. UNMIK-u, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në shkurt të vitit 2008, i ka bartur të gjitha kompetencat tek institucionet vendore.

Haradinaj paralajmëron një varg takimesh në Gjermani

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është nisur të mërkurën drejt Gjermanisë, për të zhvilluar një varg takimesh me zyrtarë të këtij shteti, përfshirë kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, ai ka thënë se në kuadër të këtij takimi, do të marrë pjesë edhe në lutjet e mëngjesit në Berlin.

“Kjo vizitë pune do të ketë për qëllim thellimin e marrëdhënieve dhe besimit në mes të Kosovës dhe Gjermanisë si partnere strategjike. Bashkëpunimi i bazuar në besim është i domosdoshëm në rrugëtimin e Kosovës për zhvillim ekonomik, integrime europiane dhe në fushën e sigurisë”, ka thënë ai.

Sipas tij, Gjermania vazhdon të jetë një ndër partnerët kryesorë të Kosovës.

Haradinaj dhe krerë tjerë shtetërorë kanë marrë pjesë më 29 prill, në Samitin e Berlinit, i cili është organizuar nga kancelarja gjermane Angela Merkel.

Një tjetër takim i natyrës së njëjtë pritet të mbahet më 1 korrik në Paris, derisa nikoqir i takimit, përveç kancelares Merkel është edhe presidenti francez, Emmanuel Macron.

Si Samiti i Berlinit ashtu edhe ai i Parisit janë organizuar me qëllim të normalizimit të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian në Bruksel ka nisur më 2011.

Aktualisht ky proces është bllokuar pasi, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka përmendur taksën prej 100, që, Qeveria e Kosovës ka vendosur në importet e Serbisë, si arsyetim për mosvazhdim të dialogut.

Kryeministri Haradinaj në anën tjetër ka thënë se kjo masë do të vazhdojë së aplikuari derisa Serbia të njohë shtetësinë e Kosovës.

Heqjen e kësaj tarife e kanë kërkuar edhe Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Përqasje dhe reflektim për atdhedashuri – Nga Florim Zeqa

Analizimi dhe vlerësimi real i gjëndjes nuk është paragjykim, kritikat ndaj një qeverisje të keqe janë pak më tepër se atdhedashuri.
Jam kritik i papërmirësueshëm ndaj zhvillimeve negative në vendin tim, por nuk kam asgjë personale dhe nuk urrej njeri. Atyre që më urrejnë, mundohem t’iu përgjigjem me sinqeritet e dashuri. Dashuria që kam ndaj vendit dhe popullit tim është me fuqishme se çdo pengesë dhe kërcënim.
Kosova dhe qytetarët e saj, janë kryefjala dhe kallëzuesi i shkrimeve të mia.
Nga mosha e pjekurisë e deri në ditët e sotme për asnjë çast nuk jam ndalur së vepruari në shërbim të atdheut dhe popullit tim.
Tërë veprimtarinë time atdhetare e kam zhvilluar krejtësisht në baza vullnetare, që i bie, pa asnjë lloj kompensimi material, gjë e cila më bën të ndjehem tepër mirë dhe krenar.
Çdo herë dhe në çdo rrethanë jam munduar të jepë maksimumin nga vetja për të tjerët, pa llogaritur në asgjë personale.
Gjithnjë e kam vënë interesin e përgjithshëm mbi interesin personal, dhe çdo herë jam munduar të mos bëhem barrë e shtetit dhe e shoqërisë.
Asnjëherë nuk kam vrapuar pas posteve e privilegjeve, sikurse që nuk kam vrapuar pas mirënjohjeve e dekoratave të pushtetarëve dhe servilëve të tyre në Diasporë.
Mbase kjo ishte një surprizë në vete për lexuesit e këtyre rreshtave, për arsye se asnjëherë deri sot nuk kam shkruar dhe as që do të shkruaj në vetën e parë. Këtë përjashtim e bëra kësaj radhe për t’iu treguar dhe dëshmuar lexuesve, në veçanti gjeneratave të reja, se nuk ka gjë më të çmuar e më vlerë, më të dobishme dhe më hyjnore sesa të jesh në shërbim të atdheut e popullit tend.

Kodi i patriotizmit (atdhedashurisë)

Patriotizmi është dashuria ndaj atdheut, besnikëria, gatishmëria e të qënurit në shërbim të atdheut dhe bashkatdhetarëve në çdo rrethanë kohore e politike, duke mos kursyer asgjë nga vetja.
Çështja kombëtare është diçka që ka të bëjë me përceptimin personal të individit ndaj kombit e atdheut. Kjo mbase dikujt mundë t’i duket e thjeshtë, por në realitet është pak ma komplekse, për disa arsye:
­E para), ka të bëj me burimin e patriotizmit, që në radhë të parë rrjedhë nga edukata familjare dhe arsimimi i shëndoshë. Një kryefamiljar i mirë i cili e respekton dhe rehaton familjen e vet, padyshim se do të jetë i aftë të kontribuoj për të mirë edhe për fqinjët e vetë, në të kundërten nëse kryefamiljari nuk arrin të krijoi harmoni e mirëqënje në familjen e tij nuk ka pse të shkoi më tutje.
E dyta), është etika (morali), një person i cili qëndron mirë në aspektin moral, të njëjtin e donë dhe e çmojnë shumë edhe fqinjët e tij, ku pa dyshim se i njëjti është i dobishëm për shtetin dhe shoqërinë. Në të kundërtën, një person që ka probleme morale, nuk është i deshiruëshem në familjen e tij, as tek fqinjët dhe farefisi i gjërë.
E treta), është sinqeriteti, kjo e treta varet shumë nga dy të parat, që i bie, një person që rrjedhë prej një familje të mirë e të moralshme, pa dyshim se do të jetë edhe vetë i mirë dhe i sinqertë, në të kundërtën personi që nuk ka edukatë të shëndoshë familjare,e ka të veshtirë të krijoi personalitetin e vetë të ndryshëm nga familja.
Familja, morali, sinqeriteti, janë këto nga shumë elemente tjera që e bejnë individin të jetë patriot (atdhetar) i mirë. Përfshirja e këtyre elementeve dhe të tjerave si: humaniteti, besa, guximi, durimi, vendosmeria, burrëria, qëndresa, dashuria ndaj atdheut,… më një emër do t’i quaja KOD PATRIOTIK.
Kod ky, i cili duhet të jetë i respektueshëm nga të gjithë, e në veqanti nga ata që e marrin guximin të thirren në emër të popullit, në emër të vlerave kombëtare dhe gjakut të dëshmorëve.

Të qënurit liderë i përgjegjshëm, është veti hyjnore

Rolin dhe rëndësinë e Kodit Patriotik më së miri e kuptojmë nëse e analizojmë historinë më të re të Kosovës, përkatësisht nga viti 1990 e deri më sot.
Në vitet e 90-ta, udhëheqësit politik, veprimtarët e aktivistët ishin sinonim i së mirës, admiroheshin e respektoheshin aq shumë nga populli, saqë trajtoheshin si idhuj, për faktin se kemi pasur një lidership të përgjegjëshem siq ishte Ibrahim Rugova, i cili në plotëni iu ka përmbajtë Kodit Patriotik, ku si rezultat e ka ushtruar pushtetin moral në tërë territorin e vendit, duke arritur të mbajë për afro 10 vite rresht shtetin paralel të Kosovës me të gjitha shërbimet për qytetarët karrshi një okupimi të egër e barbar serb.
Kur e kujtojë periudhën e viteve të 90-ta, të viteve të krenarisë kombëtare ndjehem i nderuar dhe privilegjuar që isha pjesë e aktiviteteve dhe veprimtarisë politike të levizjes paqësore të atyre viteve, ku secili prej nesh e dhamë krejtë çka kishim, mundem e ditëm për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë.
Kishte ndodhur pikërisht kështu për faktin, se ideal dhe synim i vetëm i veprimtarëvë të kësaj periudhe historike ka qënë shteti i Kosovës, e jo pushteti.
Ndërsa pas përfundimit të luftës e këndej, e në veçanti përgjatë këtyre viteve të fundit pas Ri-shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, udhëheqësit politik, pozitë e opozitë shikohen më një sy tjeter, për faktin së nuk e kanë respektuar Kodin Patriotik të çasjes për shtetin dhe sjelljes ndaj qytetarëve.
“Patriotet” e sotëm, shtetin e kanë bër burim të pasurimit, ndërsa popullin e shfrytëzojnë si instrument gjatë fushatave zgjedhore për marrjen e pushtetit. Politikën e kanë shndërruar në biznes profitabil për pasurim dhe përvetësim të pronave shoqërore e publike, duke u shkëputur skajshmërisht nga hallet dhe problemet e qytetarëve.
“Patriotët” e sotëm, Kosovën kanë shndërru në një shoqëri skllavopronare, ku politikanët, në veçanti pushtetarët sillen me popullin sikur të ishin mbretër e jo qeveritarë, duke e trajtuar popullin si skllavë të tyre (shërbëtorë të dëgjueshëm) dhe janë pasuruar e ngritur aq lartë saqë popullin nuk e shikojnë e degjojnë më, po mendojnë se janë berë vetë-Zoti. Në fakt, ata që vetën e krahasojnë si “zotër” të këtij vendi, vërtetë vlejnë shumë pak, janë më pak se njerëz të zakonshëm të kësaj toke.
Si pasojë e kësaj situate, sot njerëzit e politikës në Kosovë, shiqohen më ironi nga popullata, për shkak se janë bërë sinonim i së keqës. Për fat të keq, shumë aktivist , veprimtar politik e atdhetarë të devotshëm që janë duke u djegur nën hijen e këtyre keq-përdoruesve të Kodit Patriotik.
Populli i nderon dhe i çmon pa masë veprimtarët e të gjitha periudhave historike, luftëtarët e lirisë, ata të cilët i dhanë gjymtyrët e trupit për lirinë që sot e gëzojmë. Populli me pietet të lartë i nderon dhe kujton të gjithë deshmorët e martirët, i kujton e nuk i harron asnjëherë të vrarët e të zhdukurit gjatë luftës, ku të gjithë së bashku janë bërë gurëthemel i fortë i shtetit të Kosovës.

Mësimet nga e kaluara, udhërrëfues për të ardhmen

Nga historia jo shumë e largët e popullit shqiptar kemi mësuar sesi patriotët e vërtetë kanë sakrifiku gjithçka nga pasuria e tyre për popull e për atdhe deri të ma e shtrënjta-jetën e tyre.
Ndërsa tek “patriotët” e ditëve të sotme çuditërisht po ndodhë e kunderta e saj!
Jo vetëm që nuk sakrifikuan asgjë, e bënë të kundertën e saj, duke e shfrytëzuar fatkeqesinë e popullit për t’u pasuruar tejë mase, ku nga hiqi u bënë milionerë.
Duke u thirrur në gjakun e dëshmorëve, “patriotët” e muarën primatin e “çlirimtarëve e shpetimtarëve” të kombit , duke u bërë kështu shkelësit më të mëdhenjë të gjakut të dëshmorëve e martirëvë të kombit.
Pra si rezultat i kësaj situate, shteti i Kosovës nuk është më shtet i qytetarëve, por është shndërruar në shtet të hajdutëve dhe kriminelëve, i të korruptuarëve dhe korruptuesve, i haraçgjinjëve dhe fajdegjinjëve, shtet i skandaleve dhe aferave korruptive.
Nuk ka si të jetë ndryshe, kur skandalet në shtetin e Kosovës ngarendin njëri pas tjetrit, ku çdo herë protagonist të këtyre skandaleve janë bartësit e institucioneve më të larta të shtetit.
Si rezultat i kontrollit dhe monopolit mbi institucionet, në veçanti mbi sistemin e drejtësisë, drejtuesit e shtetit çdo ditë tallen më popullin përmes luftës më fjalë kundër korrupsionit.
Drejtuesve të shtetit iu mungon përgjegjësia morale në radhë të parë dhe llogaridhënja para qytetarëve të vendit. Ata sillen më popullin sikur të ishin të dërguarit e zotit, ndjehën të pa prekshëm nga ligji, për shkak se ligjet dhe drejtësia janë në dorën e tyre.
Shteti nuk është krejt nocion abstrakt. Në realitet, shteti është pasqyrë e të gjithë qytetarëve. Secili prej nesh jemi pjesë përbërse e shtetit, ndërsa pjesa ekzekutive, legjislative dhe e drejtësë janë fytyra e vërtetë e shtetit.
Kosovës si një shtet i ri që është, i duhet një imazh tjetër nga ky i sotmi.
Imazhi negativ i shtetit të Kosovës në botë nuk është fytyra e qytetarëve por e pushtetarëve dhe politikanëve të korruptuar dhe inkriminuar në përgjithësi.
Vetëm një forcë e re politike, me figura të reja e jo të ricikluara mund të përmirësojë imazhin e shtetit dhe kthejë shpresat e qyetarëve.

Haradinaj liron nga detyra e këshilltarit Sylejman Selimin

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se ka liruar nga detyra këshilltarin e tij politik, Sylejman Selimi.

“Kam liruar nga detyra e këshilltarit politik Sylejman Selimin, me kërkesen e tij. Zotin Selimi e falënderova për kontributin e deritashëm në zyrën time politike”, tha Haradinaj në një postim në Facebook, pa dhënë hollësi të tjera.

Në muajin shkurt, ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett, ka kritikuar emërimin e Selimit, ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në pozitën e këshilltarit politik të Haradinajt.

“Kriminelët e luftës nuk e kanë vendin në Qeverinë e Kosovës”, ka thënë atëbotë Kosnett.

Në vitin 2013, Selimi është arrestuar dhe më vonë është shpallur fajtor për një vepër penale të krimeve të luftës kundër popullatës civile nga Gjykata Themelore në Mitrovicë.

Në janar të këtij viti, një panel i themeluar nga Këshilli Gjyqësor e ka liruar Selimin me kusht nga vuajtja e dënimit me 6 vjet burg, pasi ka kaluar mbi 5 vjet në burg.

Në shkurt të po këtij viti, Prokuroria Speciale e Kosovës për krime të luftës e ka intervistuar Selimin në cilësinë e të dyshuarit.

Thaçi: Dialogu Kosovë-Serbi duhet të përfundojë me njohje reciproke

Prishtinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, priti sot këshilltarët diplomatikë të presidentit francez Emmanuel Macron dhe kancelares gjermane Angela Merkel në zyret e tij në Prishtinë.

Siç njofton kumtesa nga Zyra e Presidentit, Thaçi u uroi mirëseardhje dhe mirëpriti angazhimin francezo-gjerman për takimin në Paris, në mes të përfaqësuesve të shtetit të Kosovës dhe të shtetit të Serbisë, si dhe përpjekjet e presidentit Macron dhe kancelares Merkel për të ndihmuar rifillimin e procesit të dialogut nën udhëheqjen e Bashkimit Evropian.

Presidenti Thaçi potencoi se “dialogu duhet të vazhdojë pa kushtëzime dhe se tarifat duhet të mbeten në fuqi”.

Ai gjithashtu u shpreh se “Kosova nuk do të pranojë kritere tjera për liberalizimin e vizave, sidomos jo në formë të kërkesave për tarifat apo asociacionin”.

Thaçi kërkoi që qytetarët e Kosovës të mos mbahen të izoluar padrejtësisht dhe të mos trajtohen si qytetarë të dorës së dytë.

Në fund, Thaçi u shpreh se Kosova mbetet e përkushtuar për dialogun që duhet të përfundojë me marrëveshjen paqësore gjithëpërfshirëse, e cila do të sjellë njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë si dhe anëtarësim të Kosovës në Kombet e Bashkuara (OKB). aa

Tërmeti “shkund” sërish Korçën, regjistrohen lëkundje të tjera, qytetarët në panik

Pas gjashtë tërmeteve që goditën Korçën mëngjesin e sotëm, të tjera lëkundje janë ndjerë sërish në qytet.  

Për momentin nuk dihet ende se sa e fortë ishte goditja dhe dëmet që ka shkaktuar, ndërsa dridhjet e tërmetit kanë rritur frikën mes qytetarëve.

 

Qyteti i Korçës u godit ditën e sotme nga 6 tërmete, duke lënë dhjetëra banesa të shkatërruara, ndërsa 4 persona u plagosën, të cilët, fatmirësisht, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Epiqendra e tërmetit, më i madhi 5.3 ballë, ka qenë në fshatin Floq, ku dhe janë shkaktuar dëmet më të mëdha materiale.

Veriu mes integrimit në Kosovë dhe kontrollit të Beogradit

Bekim Bislimi

Që nga Marrëveshja e Brukselit e arritur në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në vitin 2013, që rezultoi me mbajtjen e zgjedhjeve lokale në nëntor të po atij viti edhe në katër komunat veriore të Kosovës, të cilat janë me shumicë serbe, institucionet e Kosovës më pas kanë arritur ta shtrijnë pushtetin juridik edhe në këtë pjesë të vendit.

Por integrimi faktik i katër komunave veriore, Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë veriore, ndonëse ka shënuar përparim, nuk ka arritur asnjëherë të rrumbullakohet dhe të fitojë në tërësi lojalitetin e qytetarëve të asaj pjese të vendit, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike, shqiptarë dhe serbë.

Naim Rashiti, drejtori i Grupit Ballkanik për Politika në Kosovë, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thotë se aktualisht, ekziston një numër shumë i madh i qytetarëve serbë të asaj pjese, të cilët kanë marrë dhe i përdorin dokumentet e Kosovës, i kanë bizneset e regjistruara, kryejnë regjistrimet në regjistrin civil të Kosovës.

Por, sipas tij, vështirësitë politike të integrimit të veriut, kryesisht ndërlidhet me problemet e presionit ndërkombëtar ndaj Serbisë dhe manovrat dhe fuqia e kësaj të fundit për t’i minuar këto presione, në mënyrë që ta mbajë ndikimin në veri të Kosovës. Gjithashtu, sipas tij, e gjithë kjo situatë ka të bëj edhe me mungesën gati se të tërësishme të institucioneve në Prishtinë, për të pasur një qasje më gjithëpërfshirëse për t’i integruar serbët e veriut të Kosovës në sistemin e vendit.

“Ka pasur hezitim në Prishtinë dhe nuk ka qenë agjendë konsistente integrimi i komunitetit serb dhe shtrirja e rendit dhe ligjit në atë pjesë, për shkak të problemeve në pjesën tjetër të Kosovës, për shkak të problemeve politike, për shkak të problemeve me rendin dhe ligjin në Prishtinë dhe me institucionet e udhëhequra nga, kryesisht, shqiptarët. Megjithatë, mendoj që ka pasur efekte pozitive. Qytetarët e veriut duan të jenë pjesë, kështu siç është, me një status të avancuar të Kosovës. Por, efekti i këtyre shtrirjeve të institucioneve, është më i mangët se sa që ishte dashur që të ndodhë”, tha Rashiti.

Ai shtoi se efekti i shtrirjes së institucioneve në veri nuk ka arritur të jetë më i madh se sa efekti i problemeve të pazgjidhura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për shkak se problemet dhe konfliktet bilaterale po e pengojnë jetën normale të qytetarëve, përfshirë edhe ata në pjesën veriore të Kosovës.

Pa kontroll të plotë mbi veriun e Kosovës

Njohësi serb i zhvillimeve politike në Kosovë, Rangjel Nojkiq, thotë për Radion Evropa e Lirë, se autoritetet e të dyja vendeve, Kosovës dhe Serbisë, deri më tash kanë thënë se kanë pushtet dhe kontroll të plotë mbi veriun e Kosovës. Por, sipas tij, ngjarjet e fundit në veri të vendit, të cilat ndërlidhen me aksionin e Policisë së Kosovës për arrestimin e zyrtarëve policorë dhe qytetarëve të caktuar, të dyshuar për krim të organizuar dhe kontrabandë, reflektojnë situatë krejtësisht tjetër nga ajo që pretendojnë autoritetet e të dyja vendeve.

“Ne jemi bindur tash se nuk e kanë pushtetin e plotë as njëri e as tjetri. Nuk e ka as Prishtina, por as Beogradi. Ngjarjet e fundit e thonë pikërisht këtë. Për mua është brengosës fakti se Beogradi dhe Prishtina po shkëmbejnë akuza rreth asaj se ku ka krim dhe kriminelë më shumë. Në fakt, duket se Beogradi dhe Prishtina, në mënyrë të njëjtë po i mbrojnë kriminelët e tyre në veri të Kosovës”.

“Kjo u dëshmua edhe me këto arrestimet e fundit, se ka ekzistuar urë e qartë ndërmjet mjaft serbëve dhe shqiptarëve dhe kur bëhet fjalë për kriminalitetin, pavarësisht se çfarë janë marrëdhëniet politike ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, kriminelët e kuptojnë mjaftë mirë njëri tjetrin dhe kanë bashkëpunim”, tha Nojkiq.

Në anën tjetër, liderët politik të serbëve në Kosovë, e sidomos të atyre të veriut të vendit, të cilët i takojnë Listës Serbe, në mënyrë të hapur dhe publike mohojnë lojalitetin ndaj shtetit të Kosovës, pavarësisht se janë pjesë e institucioneve të sistemit të Kosovës dhe thonë se janë besnik të shtetit të Serbisë.

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, gjithashtu edhe kryetar i komunës së Mitrovicës Veriore, së fundmi ka ripërsëritur deklaratën e tij se përderisa ekzistojnë serbë në Kosovë, ajo është tokë serbe. Ai ka theksuar se komuniteti serb i Kosovës i takon shtetit të Serbisë dhe i beson vetëm presidentit të saj.

“Ky popull është me ty kryetar dhe të besojmë vetëm ty dhe vetëm shtetit tonë. Ne nuk do të frikësohemi dhe do të mbesim këtu”, ka thënë Rakiq, gjatë një proteste të mbajtur më 29 maj, në Mitrovicën Veriore.

Veriu, ‘adut’ për marrëveshjen përfundimtare?

Më herët, Vuçiq, pas fitores së kandidatëve të Listës Serbe në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të katër komunave në veri të Kosovës, më 19 maj, pati theksuar se “ky është konfirmim i luftës përinteresat më të rëndësishme shtetërore” të Serbisë.

Orientimin, të paktën deklarativ, të përfaqësuesve politik të serbëve të Kosovës, kah Beogradi, Rashiti e sheh si agjendë politike të instruktuar nga Beogradi, për t’i refuzuar në çdo kohë institucionet e Kosovës. Megjithatë, sipas tij, qytetarët serbë, nuk i besojnë pohimet e liderëve serbë, për shkak se në praktikë, ata veprojnë ndryshe.

Por, deklaratat e liderëve serb të Kosovës, siç thotë Rashiti, reflektojnë pozicionimin që Beogradi dëshiron të ruaj në negociatat me Kosovën e që nënkupton se nuk heq dorë nga pjesa veriore e Kosovës dhe kontrolli mbi të.

“Atë e ruan si kundërvlerë për marrëveshje finale me Kosovën. Ajo që është arritur në kuadër të dialogut teknik, për të lejuar zgjedhjet, integrimin policisë dhe të tjera, ka të bëjë me kushtet e specifike që BE-ja ia ka vendosur Serbisë, e Gjermania në veçanti, për hapjen e negociatave, për një proces, deri diku, normalizimi”.

“Por, ai proces nuk ka qenë për njohje reciproke dhe nuk ka qenë për mbylljen e procesit të plotë të normalizimit (të marrëdhënieve) Serbi – Kosovë. Siç e tha presidenti serb (Aleksandar Vuçiq) në Kuvendin e Serbisë, ‘pjesën tjetër të Kosovës nuk e kontrollojmë, por veriun nuk e lejojmë askënd që ta kontrollojë’”, u shpreh Rashiti.

Ndërkaq, Nojkiq vlerëson se sikurse qytetarët në veri të Kosovës, ashtu edhe liderët e tyre politik i kanë pranuar institucionet sipas sistemit të Kosovës. Deklaratat e liderëve politik të serbëve, shërbejnë për, siç thotë ai, konsum të brendshëm, por edhe për ta ruajtur pozicionin e politikës së Beogradit zyrtar.

“Marrë parasysh që Vuçiq ka pasur planin rreth përcaktimit të kufirit dhe ka qenë në masë të madhe i bindur se do ta bëj një caktim të tillë të kufirit,për një plan të tillë i janë nevojitur përfaqësues të pushtetit në Prishtinë. Ata i ka parë në përfaqësuesit politik që janë nga veriu dhe në këtë mënyrë ai po përpiqet ta zbatojë planin e tij.

Por, marrë parasysh që nuk ka pasur sukses në këtë, tashmë ai po përpiqet të gjej zgjidhje tjetër, pra, të bëj një plan tjetër. Prandaj ai tash po i manipulon politikanët serb të veriut dhe unë mendoj që ky manipulim do t’i kushtojë shumë serbëve në veri”, tha Nojkiq.

Sidoqoftë, përfaqësuesit politik të serbëve të Kosovës, të cilët i takojnë Listës Serbe, subjekt ky politik i krijuar dhe i mbështetur nga Beogradi zyrtar, në disa raste kanë bojkotuar institucionet e Kosovës, duke dhënë dorëheqje nga Qeveria e Kosovës, por edhe nga institucionet tjera.

Së fundmi, në shenjë proteste ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për taksën prej 100 për qind ndaj prodhimeve të importuara nga Serbia, kryetarët e të katër komunave veriore, më 26 nëntor 2018, patën dhënë dorëheqje, por jo edhe ata të komunave tjera me shumicë serbe në pjesën qendrore të Kosovës, të cilët po ashtu i takojnë Listës Serbe.

MPJ e Kosovës, kërkon kujdes gjatë udhëtimeve nëpër territorin e Serbisë

Ministria e Jashtme e Kosovës këshilloi të premten shtetasit e Kosovës që të shfaqin kujdes dhe maturi në rast se nuk mund të shmangin lëvizjen nëpër territorin e Serbisë.

Ajo i bëri këto thirrjet nëpërmjet një njoftimi, për shkak të siç thuhet, ndalimeve të shpeshtuara të qytetarëve të Kosovës gjatë udhëtimit nëpërmjet territorit të Serbisë.

Ministria e Jashtme u tërheq vëmendjen qytetarëve se “se Serbia nuk është më një territor i cili ofron as siguri minimale për integritetin e tyre fizik dhe juridik, dhe as për familjarët e tyre. Për rrjedhojë, sugjerohet evitimi i përkohshëm i qarkullimit përmes këtij vendi”, thuhet në komunikatë, në të cilën theksohet se ky njoftim është rrjedhojë e arrestimeve të vazhdueshme të qytetarëve të Kosovës nga ana e institucioneve të Serbisë.

Në njoftim thuhet se, “Serbia, pa përjashtim, për qëllime politike dhe qëllime tjera jo demokratike, në kundërshtim me praktikën e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar dhe me të drejtën ndërkombëtare dhe atë evropiane, si dhe në kundërshtim më obligimet që dalin nga marrëveshjet e Brukselit, jashtëligjshëm, mund t’ju ndalojë arbitrarisht kalimin në territorin e saj”.

Ministria e Jashtme u ka bërë thirrje me këtë rast institucioneve të Bashkimit Evropian që, siç thuhet, të korrigjojnë këtë sjellje agresive të Serbisë.

“Ndryshe nga këto praktika primitive të Serbisë, Republika e Kosovës vepron në formë të matur, të civilizuar dhe demokratike, dhe për dallim, nuk i trajton qytetarët e Serbisë në forma jo ligjore dhe jo demokratike, për aq kohë sa ata nuk janë të lidhur me krimin, dhe i respektojnë ligjet e Republikës së Kosovës”,thuhet në njoftim duke i bërë thirrje Serbisë që të heq dorë nga praktikat fashiste dhe se liria e lëvizjes është e drejtë universale e secilit dhe respektohet pavarësisht agjendave politike.

Gjatë muajve të fundit, në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë ndaluar dhe intervistuar qytetarë që kanë lëvizur nëpërmjet territorit të Serbisë por edhe politikanët serbë që nuk janë pjesë e Listës serbe, subjekt ky i mbështetur nga Beogradi zyrtarë.

Po ashtu janë shënuar shpesh raste të ndalimit dhe marrjes në pyetje të pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovë nga radhët e komunitetit serb.

Kosova e shpall person non-grata punonjësin rus të UNMIK-ut

Qeveria e Kosovës e ka shpallur person “non-grata” (të padëshirueshëm) punonjësin rus të Misionit të Kombeve të Bashkuara (UNMIK),Mikhail Krasnoshchenkov. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook. Vendimi, sipas kryeministrit, është marrë për shkak të veprimeve të shtetasit rus, kundër rendit kushtetues të Kosovës.

“Vendimi është marrë sot ndaj këtij personi që punon si staf ndërkombëtar në Kombet e Bashkuara, dhe të njëjtit i urdhërohet që ta lëshojë territorin e Republikës së Kosovës. I bëj thirrje Përfaqësuesit të Posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë të respektojë vendimin”, ka shkruar kryeministri Haradinaj.

Shtetasi rus, Mikhail Krasnoshçekov, dhe një pjesëtar tjetër i UNMIK-ut, janë arrestuar më 28 maj pasi janë gjendur në afërsi të disa barrikadave, përmes së cilave është tentuar të pengohet Policia e Kosovës, teksa ka qenë duke realizuar një aksion policor për arrestimin e zyrtarëve policorë dhe qytetarëve të dyshuar për përfshirje në korrupsion dhe krim të organizuar.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme të Qeverisë së Kosovës, ka kërkuar heqjen e imunitetit të shtetasit rus dhe punëtorit të Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë UNMIK).

Ndërkohë, Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë përmes një komunikate për media, të enjten, tha se secila kërkesë për heqje të imunitetit do të dërgohet nga UNMIK-u në selinë e Kombeve të Bashkuara dhe do të trajtohet në përputhje me procedurat e OKB-së.

UNMIK-u njoftoi se pjesëtari rus i këtij misioni, që është arrestuar dhe më pas liruar në Kosovë, është transferuar në Beograd për trajtim mjekësor.

Zyrtari rus i UNMIK-ut që u arrestua gjatë aksionit në veri, niset për në spitalin e Beogradit

Zyrtari rus i UNMIK-ut, Mikhail Krasnochenkov, që është arrestuar gjatë aksionit të Policisë së Kosovës në pjesën veriore të territorit të Republikës së Kosovës, nga spitali i Mitrovicës, është nisur sot rreth orës 13:00 për në Beograd.

Krasnozchenkov bashkë me një ambulancë të UNMIK-ut i shoqëruar nga një ekip mjekësor dhe nga pjesë e stafit të organizatës ndërkombëtare, janë nisur rrugës për në Beograd, shkruan Tanjug, transmeton Gazeta Express.

Gjatë aksionit të Policisë së Kosovës, zyrtari rus i UNMIK-ut kishte tentuar të pengonte ata për të kryer aksionin, duke vendosur makinën e tij zyrtare si barrikadë.

Për ndalimin e këtij zyrtari kanë reaguar ashpër nga UNMIK-u, duke kërkuar lirimin e tij të menjëhershëm e duke thënë se për çfarëdo lëndimi të zyrtarëve do të ketë reagime prej më të ashprave.

Megjithatë zv.ministri i Mbrojtjes, Burim Ramadani, në një reagim të bërë sot në profilin e tij zyrtar, ka bërë publike disa detaje për zyrtarin rus të UNMIK-ut, duke thënë se ai ka shërbyer në ushtrinë ruse, si dhe në Shërbimin e Inteligjencës ruse.

Kurti: Ta padisim Serbinë në GJND

Seanca e Kuvendit të Kosovës ka nisur me pikën e rendit të ditës për formimin e Komisionit Shtetëror për krijimin e Tribunalit Special për krime lufte të Serbisë në Kosovë.

Albin Kurti nga LVV-ja tha se ideja e Kadri Veselit për themelimin e Tribunalit është vetëm si kontekst, pasi nuk dihet se si do të funksionojë ai.

Ai ka thënë se Kosova duhet ta padisë Serbinë në GJND për krime lufte dhe themelimin e tribunalit ta bëjë ngadalë.

“Kriminelët janë të lirë, dëshmitarët janë të gjallë, por ideja për tribunalin duhet të ecë ngadalë, jo shpejt. Le të punojnë prokurorët tanë dhe të bëhet mundësia që të gjykohen kryesit në mungesë dhe të dënohen”.

Në rendin e ditës janë paraparë mbi 60 pika mbi të cilat do të diskutohet dhe kërkohet vota e ligjvënësve kosovarë. /GazetaExpress/

Skandali me fajde përfshin edhe Haki Shatrin

Ish-ministri i Financave në qeveri, Haki Shatri, tani këshilltar i kryeministrit Ramush Haradinaj, ishte marrë në pyetje në vitin 2017, për rolin e tij në një kontest ndërmjet dy biznesmenëve, Astrit dhe Arben Krasniqi me Faton Dalladakun.

Njeriu i AAK-së ka thënë se krejt rastësisht ka qenë dëshmitar në një shitblerje dhe huadhënie prone ndërmjet këtyre treve, raporton KTV.

Sipas Faton Dalladakut, Rrahim Hashimi e Kadri Rexhepi, e kishin involvuar atë edhe me vëllezërit Krasniqi, të cilëve kishte për t’ua shitur një pronë që ishte në hipotekë.

Pas një kohe, Dalladaku ishte ndier i tradhtuar nga vëllezërit Krasniqi dhe kishte bërë kallëzim penal ndaj tyre.

Kallëzimi penal i Departamentit të Krimeve të Rënda në Prishtinë gjithashtu e përshkruante Zekë Jasiqin si të dyshuar, mes tjerash, për detyrim dhe fajde, ndërsa vëllezërit Krasniqi, bazuar në dëshmitë e Faton Dalladakut, i konsideronte të dyshuar për veprat “falsifikim i dokumenteve” dhe “dëmtim i të drejtave pronësore të personit tjetër”.

Dy vëllezërit Krasniqi ishin intervistuar si të dyshuar, njëri prej tyre ishte mbrojtur në heshtje ndërsa tjetri kishte mohuar të ketë probleme me Faton Dalladakun.

Por, ky i fundit ndihej i mashtruar dhe kishte provuar të vihej në kontakt me ta, e mes tjerash kishte kontaktuar edhe me Haki Shatrin.

“Shatri ishte intervistuar nga hetues në nëntor të vitit 2017, ku kishte bërë të ditur se kishte qenë dëshmitar në shitblerjen dhe huadhënien ndërmjet Faton Dalladakut me vëllezërit Krasniqi. Një vit më vonë, Astrit Krasniqi i kishte kërkuar Shatrit t’ia shkruante një e-mail Dalladakut, për t’ia kujtuar afatin për kthimin e huas”.

Shatri, aty, tregon edhe për një e-mail që e kishte pranuar nga Rrahim Hashimi, që në kallëzim penal thuhet ishte paralajmërues, derisa i kontaktuar nga KTV-ja, Shatri ka thënë se e-mailin e kishte parë si një përzierje mes kërkesës dhe presionit.

“Nuk muj me thon që është kërcënim, është njifar… presioni por jo kërcënim. Edhe kërkesë edhe… a munesh me ndiku te ata që e kan ble, me ja kthy kti pasurinë, ky jau kthen paret. Po s’po muj me thonë që është kërcënim. Njifar presioni, ose kërkesë e përzime pak me presion”, ka thënë Shatri.

E diku ndërmjet rrugës Prishtinë – Ferizaj, emrat e tre biznesmenëve të dyshuar si pjesë e grupit që po merrej me fajde, nuk ishin dukur më interesant për hetuesinë.

Prokuroria e Ferizajt, tek e cila ishte proceduar kallëzimi penal, nuk ishte marrë me Jasiqin dhe vëllezërit Krasniqi dhe, përfundimisht, aktakuza ishte ngritur vetëm kundër Rrahim Hashimit e Kadri Rexhepit.

Policia arreston 4 persona nga Kuvendi i LDK-së

Katër persona janë shoqëruar për në stacionin policor të Ferizajt, pasi dyshohet se janë përfshirë në një përleshje fizike në kuvendin zgjedhor të LDK’së, raporton Gazeta Express.

Major Mehmetali Hajdini, ka konfirmuar për Gazetën Express se në fshatin Koshare ku po mbahej kuvendin i një nëndege të Lidhjes Demokratike të Kosovës janë arrestuar 4 persona.

“Katër persona janë shoqëruar për intervistim si të dyshuar. Dyshohet se ka të lënduar, por jemi në fazën e hetimit. Është njoftuar edhe prokurori”, kam thënë Hajdini.

Burime të Gazetës Express në mbrëmje thanë se në shkollën ku po mbahej tubimi kanë filluar përleshjet duke e lënë në gjysmë mbajtjen e zgjedhjeve.

Këtë e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale e Ferizajt për Gazetën Express.

“Po kemi marrë informacion dhe ka ndodhur përleshje. Kanë shku zyrtarë policorë dhe hetues në shkollën ku është mbajtur tubimi. Ngjartja ka ndodhur në fshatin Koshare. Kur ka shkuar policia, pjesëmarrësit kanë ikur, prandaj po presim deri sa të vjen raporti”, kanë thënën nga Policia.

Javë më parë, zgjedhjet e LDK’së në një nëndegë në Mitrovicë, në prezencë të shefit të Grupi Parlamentar të partisë, Avdullah Hoti, kishin filluar përleshjet fizike gjatë mbajtjes së kuvendit. /Express/

Prokuroria Themelore në Mitrovicë kërkon heqjen e imunitetit për shtetasin rus

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme të Qeverisë së Kosovës, ka kërkuar heqjen e imunitetit të shtetasit rus njëherësh, punëtorit të Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), i cili të martën, gjatë aksionit të Policisë së Kosovës në veri të Kosovës, është ndaluar për shkak se ka marrë pjesë në barrikada.

Disa orë pas ndalimit, ai është liruar.

Prokurori kryesor në Mitrovicë, Shyqri Syla, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, se kërkesa për heqjen e imunitetit, është paraqitur të mërkurën, në mënyrë që të niset procedura penale lidhur me veprën penale “pengim i personit zyrtar në zbatimin e detyrës“ dhe “pjesëmarrje në masë, e cila ka kryer vepër penale të huliganizmit“.

Bazuar në Ligjin për statusin, imunitetin dhe privilegjet e misioneve diplomatike dhe konsullore në Kosovë, si dhe pranisë së forcave ushtarake ndërkombëtare dhe personelit të tyre, personave të tillë mund t’iu hiqet imuniteti vetëm me pajtimin e shprehur me shkrim të drejtuesit të misionit.

Paraprakisht, Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka kërkuar nga misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, që të sqarojë rrethanat e pranisë së shtetasit rus, punëtor i UNMIK-ut, në barrikadën në afërsi të Zubin Potokut, në veri të Kosovës.

Barrikada në rrugë, në formën e drunjve, është vendosur nga banorët lokalë në mënyrë që të pengohet kalimi i Policisë së Kosovës. Në atë kohë, ishte në vazhdim e sipër aksioni policor, i cili ka rezultuar me ndalimin e 19 zyrtarëve policorë dhe të disa qytetarëve.

Rama nuk mund ta shohë me sy Haradinajn- bojkoton inaugurimin e Autostradës

Ideja e korrigjimit të kufijve, ka përplasur ashpër muajve të fundit, kryeministrin Ramush Haradinaj, me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën.

Ky i fundit madje nuk ka ngurruar që të drejtojë në drejtim të Haradinajt, fyerje e ofendime nga më të rëndat, duke i dalë në krahë Hashim Thaçit.

E se nuk dëshiron ta shohë me sy Haradinajn, e dëshmon edhe bojkoti që Edi Rama i ka bërë ftesës së Haradinajt, për të marrë pjesë në inaugurimin e autostradës “Arbën Xhaferi” që bëhet sot në orën 12:00.

Gazeta Express ka mësuar se Edi Rama nuk do të marrë pjesë në këtë event, edhe përkundër faktit se Haradinaj ftesën për këtë ngjarje ia kishte dërguar ditë më parë.

Gazeta Express ka insistuar të marrë një përgjigje nga zyra e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, megjithatë nga Shqipëria nuk kanë kthyer përgjigje.

Ndërkohë përgjigje nuk kanë kthyer as nga zyra e kryeministrit Haradinaj.

Aktualisht Edi Rama në Shqipëri është duke u përballur me protesta masive të opozitës, ndërkohë sot sipas informacioneve ai në orën 12:00, do të takohet me ambasadorin Luigi Soreca në Tiranë, për ta pranuar raportin e Këshillit Evropian për Shqipërinë./GazetaExpresss/

Aksioni në veri, spektakël për mbulimin e skandaleve të pushtetarëve! – Nga Florim Zeqa

Për të satën herë Policia e Kosovës po keqpërdorët nga krerët shtetërorë për të mbuluar dështimet në qeverisjen e vendit, aferat dhe skandalet korruptive. Dërgimi spektakular i Policisë së Kosovës në pjesën veriore të vendit u bë me qëllim të mbulimit të dy skandaleve të fundit (i Flora Brovinës dhe fajdeve).
Për dallim nga herat e tjera, kësaj radhe aksioni i policisë nuk e kishte cak “shtrirjen e sovranitetit në veri”, por “luftimin e krimit të organizuar”!
Shkak i kësaj maskarade mashtuese ishte tërheqja e vëmendjes së opinionit kosovar nga afera skandaloze e fajdeve, e cila përfshiu zyrtarë dhe figura të larta shtetërore.

Përseritja spektakulare e 25 Korrikut 2011

Përderisa aksioni i 25 Korrikut 2011 me pasoja tragjike e solli Dialogun e Brukselit dhe “Zajednicën”, aksioni i 28 Majit 2019 pa pasoja tragjike do të sjellë ndarjen “De Jure” (tragjike) të veriut të vendit dhe jo vetëm.
Aksioni i orkestruar në veri është produkt i treshes Thaçi-Vuqiq-Rama, i mbështetur nga kryeparlamentari Veseli, kryeministri Haradinaj dhe liderë partiakë, por jo edhe nga Prokuroria siq thuhet në arsyetim.
Me aksionin e orkestruar në veri, përveq shpërqëndrimit të vëmendjes së opinionit publik nga aferat korruptive të nivelit të lartë fshihen skandale dhe skenarë të tjerë.
Mbulimi i skandalit të Flora Brovinës në Kuvendin e Kosovës dhe skandalit të fajdeve me spektakël policor në veri të vendit, i përcjellur “online” me syrin e kamerave televizive dhe me “foto-selfije” të policëve gjatë aksionit, e vërteton lojen e pushtetarëve me Policinë e Kosovës.
Sikur të ishte një aksion i rëndomt i policisë, nuk duhej të bëhej kaq bujë e madhe për asgjë!
Vërtetë sikur të ishte aksion i njëmendët i policisë për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, njësia speciale “ROSU” paraprakisht veriut do duhej të zbarkonte aty ku ndodhet kupola e krimit të organizuar, pra në presidencë, qeveri dhe parlament për të arrestuar “peshqit e mëdhenjë”.
Mirëpo, ky nuk ishte një aksion i rëndomtë i policisë, por një skenarë i pergaditur paraprakisht dhe orkestruar mirë mes Prishtinës, Beogradit dhe Tiranës zyrtare, i cili e dërgon pashmangshëm veriun drejt ndarjes finale.
Rrezikimi i jetës së policëve, i djemëve dhe vajzave më të mira të këtij vendi për llogari të politikave ditore, është abuzimi më skandaloz dhe më i rënd që ndodhi nga krerët shtetërorë.
Tendenca e krerëve shtetërorë për mbulimin e kupollës së krimit, pisllëqeve me fajdet dhe korrupsionin qeveritar në emër kinse të luftimit të krimit të organizuar në pjesën më të ndjeshme të vendit, përveqse e papranueshme, është e rrezikshme dhe me prapavijë politike.
E papranueshme, për faktin se u bë bujë e madhe mediatike me rastin e arrestimit të disa njerëzve të thjeshtë dhe zyrtarëve fare pak të rëndësishëm, duke lënë anash e Bosat e krimit të organizuar dhe personat kyq të lidhur me kontrabandën në veri!
E rrezikshme, për faktin se po realizohet skenari i ndarjes së Kosovës sipas orekseve serbe.
Askush nuk është kundër aksionit të policisë që garanton sundimin e rendit dhe ligjit në tërë territorin, përfshirë veriun e vendit, por jo në mënyrë teatrale dhe spektakulare me vonësë 20 vjeçare.
I gjithë ky spektakël u bë për të arrestuar disa kontrabandistë të vegjël, për t’iu dhuruar foto të aksionit mediave vendore dhe ndërkombëtare kinse po luftohet krimi i organizuar dhe korupsioni në tërë territorin e vendit.
Në fakt aksioni policor, i cili do të duhej te ndodhte që 20 vite pa ndërprerë dhe pa spektakël mediatik, është një lojë e pastër dhe e orkestruar në mes të Hashim Thacit; Edi Ramës dhe Aleksander Vuqiqit për të përshpejtuar ndarjen e Kosovës sipas orekseve serbe.

Aksioni i në veri, fillim i pazareve të reja me Serbinë

Kur kësaj i shtohet loja më e re e Hashim Thaçit me kartën e bashkimit Shqiperi-Kosovë, përveqse e rrezikshme, bëhet ide vrastare per shtetin e Kosoves.
Pra, kjo është është zhvendosje e Kosovës nga shtrati shtetëror dhe kthim i dialogut të Brukselit në negociata (pazare të reja) territoriale mes Shqipërisë dhe Serbisë, ku vija e kompromisit (ndarjes) do vendoset në thellësi të territorit të Kosovës.
Ndryshe, ky do të jetë pazari i ri i pazarexhinjëve Thaçi-Rama-Vuqiq bashkë me kryeudbashin, Baton Haxhiun.
Frika nga “Specialja”, e ka bërë Hashim Thaçin të harrojë se është nënshkrues i parë i Pavarësisë së Kosovës, mbështetur në “Pakon e Ahtisarit”, e cila e ndalon bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.
Po ashtu, Hashim Thaci po mundohet të harroj kaq shpejt se deri dje negocioj me Vuqiqin për ndarjen e Kosovës,…e që deri dje fliste për kompromise të dhimbshme me Serbinë!
Logjika e thjeshtë e thotë të vërtetën, se një njeri si Hashim Thaçi që deri dje u angazhua për ndarjen e Kosovës, në asnjë rrethanë nuk mund të bëjë bashkimin kombëtar, por vetëm mund të sjellë ndarje e copëtim, mallkim e dhimbje për shqiptarët.
Për më tepër se kaq, bashkimin kombëtar nuk mund ta realizojnë argatët e djallit dhe vasalët e Serbisë siq janë Rama e Thaci, rrënues në themel të shteteve që drejtojnë.
Nga një ide që vjen nga një njeri i dështuar dhe i humbur, i kërcënuar dhe shantazhuar nga “Specialja” siq është Hashim Thaçi, përveqse është duke u rrezikuar seriozisht pavarësia e shtetit tonë, është duke u rrezikuar edhe qënja jonë kombëtare nga një luftë e re e përmasave shkatërrimtare në Ballkan.
Ndryshe, më këta liderë të tretur e të shantazhuar vetëm mund të bëhemi “mish per topa” të armiqve shekullor, gjegjësisht rrezikojmë t’i kthejmë vendet tona në koloni të reja të shteteve të rajonit.
Pra, aksioni i 28.05.2019, ishte përseritje e 25 Korrikut 2011 dhe fillim i pazareve të reja me Serbinë.

KFOR: Autoritetet serbe kanë qenë të njoftuara për aksionin në veri

Autoritetet serbe kane qenë të njoftuara për aksionin në veri të Policisë së Kosovës më 28 maj, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i KFOR-it, Vincenso Grasso.

I pyetur nëse autoritetet në Serbi e dinin këtë një ditë para operacionit, Graso u përgjigj: “Unë mendoj se ata e dinin”.

“Gjatë operacionit ne kemi komunikuar me institucionet e Kosovës, komunitetin ndërkombëtar dhe autoritetet serbe. Ne komunikojmë me ushtrinë (serbe) dhe jo Qeverinë”, tha Grasso.

Ai tha se presidenti serb Vuçiq, disa herë e ka paralajmëruar këtë aksion.

“Ne nuk e kemi ditur 10 ditë më parë mirëpo Vuçiq ka thënë se NATO i kishte njoftuar autoritetet serbe”, tha Grasso.

“Jam i habitur që të gjithë janë të befasuar. Ne vazhduam të komunikonim. Gjatë operacionit ka pasur një shkëmbim të vazhdueshëm informacioni dhe të gjithë janë informuar. Ne u njoftuam një ditë më parë”, tha ai.

Policia e Kosovës ka zhvilluar të martën një operacion në veri dhe jug të Mitrovicës që si qëllim kishte arrestimin e personave të dyshuar si të përfshirë në krim të organizuar dhe kontrabandë, në mesin e tyre edhe zyrtarë policor dhe doganierë.

Aksioni rezultoi me arrestimin e 19 zyrtarëve policorë dhe të disa qytetarëve që penguan aksionin apo që ishin të dyshuar për përfshirje në këto aktivitete jo ligjore.

Siç kanë njoftuar zyrtarët e Prokurorisë Speciale të Kosovës dhe Policisë së Kosovës, aksioni policor, kishte për qëllim luftimin e krimit dhe kontrabandës. Gjatë aksionit policor, nga të shtënat me armë zjarri është plagosur një zyrtar policor. Ndërkaq, 4 zyrtarë policorë të tjerë kanë marrë lëndime të lehta gjatë zbatimit të detyrave.

Operacioni policor ka përfshirë disa rajone të ndryshme, përfshirë komunat Zveçan, Zubin Potok, Leposaviç, Mitrovicë Veri, Mitrovicë Jugu, Skenderaj dhe Drenas.

“Në mesin e të dyshuarve kemi eprorë dhe zyrtarë të Policisë së Kosovës, kemi pjesëtarë të nacionalitetit serb, pjestarë të nacionalitetit shqiptar, të atij boshnjak dhe kështu me radhë. Në mesin e të dyshuarve kemi edhe qytetarë – nuk janë zyrtarë – të cilët i kanë kryer veprimet e tyre, të cilat dyshohet se janë kontrabandim i mallrave dhe për vepra të ngjashme”, ka thënë prokurori, Sylë Hoxha.

Aksioni i policisë ka hasur në kundërshtimin e një pjese të popullatës në veri. Gjatë aksionit, janë plagosur dy dhe lënduar edhe tre pjesëtarë të policisë së Kosovës, kanë bërë të ditur organet e rendit.

Haradinaj kërkon të hiqet taksa e rrugës së Kombit

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj thotë se është me rëndësi që Kosova dhe Shqipëria t’i largojnë pengesat administrative dhe burokratike, përfshirë edhe pagesën në rrugën e Kombit.


Kështu është përgjigjur kryeministri, teksa është pyetur në lidhje me deklaratat e presidentit Thaçi për bashkim kombëtar.

“Është me rendësi që Kosova dhe Shqipëria t’i heqin pengesat administrative, burokratike ose taksën e rrugës, që është vënë tashmë. Do të ishte mirë të veprohet më konkret”, tha Haradinaj gjatë konferencës me gazetarët.

Haradinaj pret zyrtaren nga Washingtoni – flet kundër ndarjes së Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur në takim zëvendsdrejtoreshën e Zyrës për Çështjet e Evropës Jugore dhe Qëndrore dhe Çështjeve të Euroazisë ne departamentin amerikan të shtetit Susan Falatko.

Haradinaj ka shkruar në faqen e tij zyrtare në Facebook se në takim është biseduar për rritjen e koordinimi me Serbinë për arritjen e marrëveshjes përfundimtare.

Sipas Haradinajt, në këtë takim u bisedua për njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë në kufijtë ekzistues.

Në këtë takim ka qenë pjesëmarrës edhe ambasadori amerikan në Kosovoë, Philip Kosnett. /GazetaExpress/

Postimi i plotë i Kryeministrit Haradinaj

Veseli në veri: Do të sigurojmë mbrojtje për shqiptarët dhe serbët

Kryetari i Kuvendi të Kosovës, Kadri Veseli ka qëndruar në veri të Kosovës ku ka takuar banorët e Zubin Potokut.

Sipas një komunikate për media nga zyra e kryetarit të Kuvendit, thuhet se Veseli i ka siguruar banorët e pjesës veriore se institucionet e Kosovës do të jenë gjithmonë pranë tyre dhe nuk do të lejojnë asnjë provokim nga askush,

“Të gjithë ata që kanë kryer krime, pavarësisht petkut që mbajnë, do të përgjigjen para ligjit”, citohet të iu ketë thënë banorëve të Zubin Potokut, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Vizita e tij në këtë pjesë u zhvillua në ditën kur Policia e Kosovës ndërmori aksion për, siç u tha, luftimin e krimit dhe kontrabandës.

Raportohet se një polic është plagosur nga të shtënat me armë zjarri dhe tre të tjerë kanë marrë plagë të tjera të lehta.

“Nuk do ta lejojmë askënd të ngacmojë qytetarët tanë dhe asnjë qytetar të Republikës së Kosovës, qoftë shqiptarë apo serbë”, ka thënë Veseli gjatë qëndrimit në veri.

Lirohet punonjësi rus i UNMIK-ut që u arrestua në veri

Institucionet e Drejtësisë në Kosovë e kanë liruar shtetasin rus, punonjës i Misionit të Kombeve të Bashkuara (UNMIK), i cili u arrestua nga policia e Kosovës gjatë një aksioni në veri të vendit.

Prokurori Special i Kosovës, Sylë Hoxha ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se zyrtari i UNMIK-ut, është liruar pasi ka imunitet diplomatik dhe nuk mund të mbahet apo ndalohet në polici.

Lidhur me arrestimin e shtetasit rus gjatë ditës, ka reaguar edhe ambasada e Rusisë në Serbi e cila kërkoi që Kosova menjëherë të lirojë atë, raportoi agjencia e lajmeve RIA.

“Ne kërkojmë lirimin e menjëhershëm të shtetasit rus dhe që përgjegjësit për këtë incident flagrant të merren në përgjegjësi”, citohet të kenë thënë zyrtarë të ambasadës ruse.

Po ashtu, edhe Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK, kishte kërkuar lirimin e zyrtarit të këtij misioni, si dhe një punonjësi lokal, të cilët ishin ndaluar gjatë operacionit policor.

Policia e Kosovës të martën ka filluar një aksion në jug dhe veri të Mitrovicës për, siç është thënë, luftimin e krimit dhe kontrabandës.

Reagon KFOR-i, jemi të gatshëm të ndërhyjmë

Policia e Kosovës që nga mbrëmë ka nisur një aksion në disa të komuna të Kosovës, që si cak ka pasur disa persona, përfshirë këtu edhe policë e doganierë. Aksioni ka vazhduar sot edhe në veri, ku raportohet se janë plagosur katër pjesëtarë të Policisë së Kosovës. Lidhur me këtë situatë, ka reaguar edhe komandanti i KFOR’it, i cili ka thënë se janë të gatshëm të intervenojnë nëse nevojitet.

Lidhur me situatën aktuale, KFOR-i ka informuar se Policia e Kosovës po kryen një operacion policor në tërë Kosovën, pas fletëarrestimeve të lëshuara nga Gjykata e Prishtinës në lidhje me një hetim mbi korrupsionin, derisa kanë thënë se janë të gatshëm të intervenojnë për të garantuar sigurinë e gjithë komuniteteve.

“KFOR-i vazhdon të monitorojë situatën dhe është i gatshëm të intervenojë, nëse kërkohet si përgjegjës i tretë, në mënyrë që të garantojë sigurinë për të gjitha Komunitetet, në përputhje me mandatin e vet sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, thuhet në komunikatë.

Në komunikatën e KFOR’it drejtuar mediave, thuhet se ky është vetëm një operacion policor dhe se as Forca e Sigurisë së Kosovës ose ndonjë forcë tjetër ushtarake nuk është vendosur në veri të Kosovës.

“Për shkak të ndjeshmërisë politike të momentit, komandanti KFOR-it fton të gjitha palët që të merren me mosmarrëveshjet në mënyrë paqësore dhe me përgjegjësi, pa asnjë forcë ose dhunë. Njerëzit duhet të qëndrojnë të qetë, nuk kanë asgjë për t’u frikësuar”, përfundon komunikata.

Një aksion i Policisë së Kosovës të hënën, nën udhëheqjen e kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Admir Shala, la nën pranga katër kontrabandistë dhe katër doganierë.

Ndryshe, Gazeta Express ka raportuar se këta kanë qenë në vëzhgim disa mujorë si të përfshirë në korrupsion. Ata dyshohet se në mënyërë ilegale kanë lejuar që të futen në vendin tonë sasi të mëdha të mallit të kontrabanduar.

I njëjti aksion, mëngjesin e së martës vazhdoi edhe në disa komuna tjera të Kosovës. Operacioni policor u shtri edhe në Zveçan, Zubin Potok, Leposaviç, Mitrovicë Veriut, Drenas e Skenderaj.

Përmes një komunikate është bërë e ditur këta persona dyshohen për “Pjesëmarrje ose Organizim i Grupit Kriminal”, në lidhje me veprat tjera penale, si: “Kontrabandim me Mallra”, “Keqpërdorim i Pozitës Zyrtare”, “Dhënie e Ryshfetit”, “Tregti e Ndaluar”. Për realizimin e këtij aksioni, Policia e Kosovës ka hasur edhe në rezistencë të armatosur.

Deri më tani është raportuar se janë të plagosur katër pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Policia ka bërë të ditur se kjo ka rezultuar me arrestimin e disa zyrtarëve të nacionaliteteve të ndryshme, shqiptarë, serbë e boshnjakë./Gazeta Express

Katër policë të plagosur gjatë operacionit në veri të Kosovës

Bekim Bislimi

Policia e Kosovës po zhvillon një operacion në veri dhe jug të Mitrovicës, i cili, deri tash, ka rezultuar me ndalimin e disa zyrtarëve policorë dhe të disa qytetarëve.

Aksioni policor, sipas njoftimeve zyrtare, ka si qëllim luftimin e krimit dhe kontrabandës. Si rezultat, janë arrestuar disa persona të dyshuar, ndërkohë që një polic është plagosur nga të shtënat me armë zjarri dhe tre të tjerë janë lënduar.

Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm në Mitrovicë, Zahir Musa, tha për Radion Evropa e Lirë se katër zyrtarë policorë janë në trajtim mjekësor.

“Për momentin tre persona të lënduar janë në emergjencë me plagë sipërfaqësore kurse një i plagosur me armë zjarri është në Kirurgji dhe shumë shpejtë pritet të transferohet në Gjakovë”, tha Musa.

Një zyrtar policor gjatë aksionit në Zubin Potok

Një zyrtar policor gjatë aksionit në Zubin Potok

Të ndaluarit dyshohet se janë të përfshirë në disa vepra penale, përfshirë: pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal, kontrabandim me mallra, keqpërdorim i pozitës zyrtare, dhënie e ryshfetit, tregti e ndaluar e të tjera.

“Përkundër hasjes në rezistencë të armatosur në veri të Mitrovicës, operacioni policor është duke vazhduar, përfshirë arrestimin dhe kontrollin e disa lokacioneve, të cilat kanë rezultuar me konfiskimin e dëshmive relevante përfshirë edhe armë të gjata”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës, përmes një komunikate për medie, ka njoftuar që operacioni policor po shtrihet në disa rajone të ndryshme, përfshirë komunat Zveçan, Zubin Potok, Leposaviç, Mitrovicë Veri, Mitrovicë Jugu, Skenderaj dhe Drenas.

“Deri më tani ka rezultuar me arrestimin e disa qytetarëve dhe disa zyrtarëve policorë të nacionaliteteve të ndryshme si shqiptarë, serbë dhe boshnjakë, të cilët kanë qenë të dyshuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia e Kosovës dhe Inspektorati Policor i Kosovës, “përveç hasjes në rezistencë të armatosur në Veri të Mitrovicës, ka hasur edhe në disa bllokada të rrugëve, të cilat kanë penguar qarkullimin e mjeteve zyrtare, me ç’rast është detyruar të përdoren mjetet e nevojshme për lirimin e rrugëve me qëllim të vazhdimit të operacionit policor”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Stacioni policor në jug të Mitrovicës

Stacioni policor në jug të Mitrovicës

Si pasojë e pengesave të krijuara dhe pengimit të veprimeve policore në terrennga ana e disa qytetarëve në Veri të Mitrovicës, Policia e Kosovës ka shoqëruar në stacion policor edhe disa qytetarë të përfshirë në këto raste.

Lidhur me aksionin policor në veri ka reaguar edhe forca shumëkombëshe e KFOR-it.

Kjo forcë paqeruajtëse informon se Policia e Kosovës po kryen një operacion policor në tërë Kosovën, pas fletë-arrestimeve të lëshuara nga Gjykata e Prishtinës në lidhje me një hetim mbi korrupsionin.

KFOR-i informon se ky është vetëm një operacion policor dhe se as Forca e Sigurisë së Kosovës ose ndonjë forcë tjetër ushtarake nuk është vendosur në veri të Kosovës. Për shkak të ndjeshmërisë politike të momentit, komandanti KFOR-it fton të gjitha palët që të merren me mosmarrëveshjet në mënyrë paqësore dhe me përgjegjësi, pa asnjë forcë ose dhunë.

“Njerëzit duhet të qëndrojnë të qetë, nuk kanë asgjë për t’u frikësuar. KFOR-i vazhdon të monitorojë situatën dhe është i gatshëm të intervenojë, nëse kërkohet si përgjegjës i tretë, në mënyrë që të garantojë sigurinë për të gjitha Komunitetet, në përputhje me mandatin e vet sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, theksohet në komunikatën e KFOR-it.

Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, përmes një komunikate për media, ka njoftuar se nga aksioni që po zhvillohet nga Policia e Kosovës, të arrestuar janë katër oficerë doganorë dhe shtatë qytetarë.

Ndërkaq, Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Mitrovicë, përmes një komunikate për medie, ka njoftuar se strukturat paralele “kanë aktivizuar alarmin dhe ka filluar grumbullimi i serbëve që po e kundërshtojnë policinë duke vënë barrikada”.

Siç njofton KMDLNJ, “deri më tani me armë zjarri janë plagosur 3 policë shqiptarë), njëri është plagosur prapa shpine (më rëndë dhe gjendet në Kirurgji), tjetri e ka hundën e thyer (është në ORL), kurse tjetri ka gërvishje për faktin se plumbi e ka goditur në kuletë”.
KMDLNj tha se e ka të njohur identitetin e policëve të plagosur.

Në orët e para të mëngjesit, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mbledhur të gjitha strukturat e sigurisë së vendit. Zyrtarët e kabinetit të presidentit Thaçi kanë konfirmuar se takimi ka përfunduar.

Sipas tyre, operacioni i Policisë së Kosovës, nuk po zhvillohet vetëm në veri të vendit. Aksioni i policisë ka nisur dje në Vërmicë dhe po vazhdon në të gjithë Kosovën.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë që institucionet e rendit dhe ligjit kanë nevojë për besim dhe përkrahje maksimale të tërë shoqërisë në luftën e pakompromis kundër krimit të organizuar, kontrabandës dhe korrupsionit, në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Ai ka shprehur keqardhjen për plagosjen e zyrtarit të Policisë së Kosovës në krye të detyrës dhe i ka uruar shërim të shpejtë.

“Në dekadën e dytë të Republikës së Kosovës s’do të ketë vend për krim të organizuar dhe ata që merren me aktivitete të kundërligjshme do të përfundojnë prapa grilave. Operacioni i sotëm policor është në të mirë të të gjithë qytetarëve pa asnjë dallim dhe ftoj komunitetin serb në veri që ta ruajë qetësinë dhe ta përkrah luftën kundër krimit të organizuar”, ka shkruar presidenti Thaçi.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se operacioni policor në veri ka në shënjestër individë të përfshirë në kontrabandë, krim të organizuar dhe aktivitete të tjera kriminale.

“Disa prej personave të përfshirë në këto vepra janë zyrtarë doganorë, policë por edhe qytetarë të rëndomtë. Operacioni u zhvillua me sukses edhe në komunat veriore të Kosovës. Si kryeministër i vendit, konfirmoj se bëhet fjalë për zbatim të ligjit dhe asgjë tjetër. Ftoj serbët e veriut ta ruajnë qetësinë dhe ta respektojnë ligjin”, tha Haradinaj përmes një postimi në Facebook.

Në një postim tjetër në Facebook, kryeministri Haradinaj, ka theksuar se “krimi i organizuar dhe kontrabanda janë një kërcënim i drejtpërdrejtë për progresin tonë të përbashkët, dhe NUK duhet të mbështetet mbi bazën e përkatësisë etnike dhe të çfarëdo baze tjetër. Qeveria e Serbisë nuk duhet të synojë minimin e përpjekjeve tona për luftimin e krimit të organizuar”.

Lidhur me aksionin e Policisë së Kosovës, ka shkruar edhe kryeparlamentari Kadri Veseli në Facebook.

“Shpreh solidaritetin për policët e plagosur duke iu dëshiruar një shërim sa më të shpejtë. U bëj thirrje bashkëqytetarëve tanë të komunitetit serb, që të vetë-përmbahen, të ruajnë qetësinë si dhe mos të bien pre e propagandës që synon të instrumentalizoj për qëllime politike një aksion të rendit publik. Përpjekjet për të vendosur rendin dhe ligjin, janë pikësëpari në shërbim të tyre, sepse ata, për një kohë të gjatë, janë ndjerë të kërcënuar e prekur nga prania e krimit të organizuar, tha Veseli.

Policia e Kosovës po ashtu theksoi se operacioni nuk ka të bëjë me rastin e vrasjes së policit kosovar, Enver Zymeri, në vitin 2011, dhe as të ish-politikanit serb, Oliver Ivanoviq, më 2018, siç u tha në disa media serbe dhe lokale.

Radio Televizioni i Serbisë, duke iu referuar burimeve të paidentifikuara, raporton se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, urdhëroi vendosjen e të gjitha njësive të Forcave të Armatosura të Serbisë në gjendje të plotë të gatishmërisë luftarake.

Lidhur me zhvillimet në veri të Kosovës, në Beograd po mbahet mbledhja e Këshillit për Siguri Kombëtare, të cilën po e kryeson presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, tha në Beograd se situata është “dramatike” dhe se ka pasur edhe të shtëna në veri të Kosovës.

Gjuriq tha po ashtu se përfaqësuesit e Listës Serbe – subjekt politik i serbëve të Kosovës – që morën pjesë në një sesion të posaçëm të Kuvendit të Serbisë të hënën, udhëtuan për në Kosovë këtë mëngjes.

Gjatë operacionit në veri u dëgjuan sirenat.

Partitë politike nuk e duan ndryshimin, e duan pushtetin dhe vazhdimësinë! – Nga Florim Zeqa

Thyerja shpirtërore dhe humbja e shpresave të popullatës shqiptare për jetë në Kosovë nuk është e çastit. Deri të kjo erdhi si rezultat i mashtrimeve të gjata të pushtetarëve të pasluftës dhe klasës politike në përgjithësi.
Dëshprimi i madh i popullatës fillon pas aktit të rishpalljes së pavarësisë me 17 shkurt 2008-të, e që unë e preferoj ta quaj si akt i njohjes ndërkombëtare të shtetit të Kosovës.
Siq u vërtetua në dekadën e parë të pavarësisë, marrja e kompetencave ekzekutive dhe ligjore nga ndërkombëtarët, nga ana e partive politike në pushtet nuk ishte kuptuar si një përgjegjësi shtetërore, por si një mundësi për të vjedhur pasuritë publike dhe plaçkitur buxhetin e shtetit.
Secila parti që erdhi në pushtet, varësisht prej fuqisë politike dhe shkathtësisë zhvatëse e vjedhën dhe plaçkitën çdo gjë në këtë vend.
Përmes të ashtuquajturit “Proces i Privatizimit”, të njëtat parti dhe të njëjtit politikan në pushtet përvetësuan çdo gjë, i uzurpuan të gjithë tenderët duke i shndërruar në prona të tyre dhe familjarëve të tyre të gjitha pasuritë publike, filluar nga fabrikat, uzinat, dhe tokat bujqësore duke i lënë pa punë dhe pa hise në privatizim qindramijëra punëtorë.
Punësimet partiake dhe familjare nëpër institucione dhe kompani publike, përveqse u shndërruan në dukuri shëmtuese të vendit, thyen të gjitha shpresat qyetarëve për punësim dhe jetë dinjitoze në shtetin e ri të Kosovës.

Liderët partiak i ndanë pushteti, i bashkon korrupsioni dhe krimi i organizuar

Situata paradoksale, ku lideret shtetëror nuk merren vesh mes vete për interesin e shtetit, por merren vesh aq lehtë për interesat meskine të tyre, paraqet anën më të shëmtuar të “medaljes” së Kosovës së pavarur.
Situata pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2014, shënon fillimin e humbjes së shpresave të qytetarëve dhe katandisjen e jetës institucionale në Kosovë.
Përderisa opozita kosovare e vitit 2014 (VLAN) qëndroi e bashkuar për afro 6 muaj duke u thirrur në interesin e shtetit e qytetarëve, brenda natës u nda për interesa personale të liderëve partiakë.

Zgjedhjet e ardhshme, test i radhës për qytetarët

Pavarësisht faktit se kur mbahen, zgjedhjet e ardhshme do të jenë një test i radhës për qytetarët, ku do të shihet qartë sinqeriteti dhe serioziteti i qytetarëve, do të testohet vullneti i elektoratit, se a do t’u qëndroj besnik edhe më tutje partive shpresëthyerëse dhe liderëve të tejinkriminuar, se a do t’i qëndroj besnik klasës politike apo do të ndëshkojë kusarët politikë që ua thyen të gjitha shpresat për jetë në këtë vend!?
Nëse vërtetë populli e do ndryshimin, atëhere në zgjedhjet e radhës duhet t’i ndëshkojë të gjitha subjektet politike aktuale me mos dalje në zgjedhje. Vetëm bojkotimi i tërësishëm i procesit zgjedhor do të ndëshkonte politikanët e inkriminuar si dhe do të alarmonte faktorin ndërkombëtar.
Me bojkotimin e zgjedhjeve fillon epoka e re dhe e mirëfilltë e opozitarizmit qytetarë, për shkak se sot në Kosovë nuk kemi opozitë por vetëm klasë kusarësh politikë që i vardisen njëri-tjetrit për pushtet.
Tragjikomedia e opozitës kosovare fillon dhe përfundon tek gjahu i pushtetit.
Nuk ka si të jetë ndryshe, kur një parti opozitare që pretendon të marrë pushtetin i vardiset partisë politike që deri dje ishte pjesë e kapjes së shtetit.
Për këtë arsye dhe shumë të tjera si kjo, nuk mund të arrihet ndryshimi i dëshiruar pëmes “votës së lirë” për shkak të përafrimit të pushtetit me opozitën dhe kapjes së tmerrshme të institucioneve shtetërore nga mafio-politika dhe nëntoka kriminale.

Kap njëri, ç’kap tjetri, më i zi i riu se i vjetri

Janë disa terma që i shkojnë për shtati realitetit të krijuar brenda subjekteve politike, si bie fjala; të kapura, të zaptuara, të zëna pëng apo të uzurpuara nga grupet e interesit.
Fjala “zaptues”, mbase do të ishte e mirë, dhe s’do të kishte lidhmëri me “kapje” të natyrave të tjera, që i japin kësaj fjale edhe kuptime erotike, siç janë; “e ka kap” (ka bërë seks me të), e kuptime të tjera, kur dikush e “shtie” në dorë dikë.
Megjithatë fjala “uzurpatorë”, është më e përshtatshme, më e sakt dhe më ideale për shumicën e subjekteve politike nën kthetrat e uzurpatorëve, profiterëve e mashtruesve, injorantëve dhe hipokritëve, klaneve e bandave kriminale të maskuara nën petkun e pushtetit dhe opozitarëve të etshëm për pushtet nën maskën e ndryshimit dhe demokracisë parlamentare.
Kjo klasë kusarësh politikë që moti e kanë humbur legjitimitetin për shkak të mos daljes së qytetarëve në zgjedhje, ngulfatjes së demokracisë dhe jetës institucionale, duke ua kanë zënë frymën reformave dhe ndryshimeve substanciale brenda partive politike,…për të mbajtur pushtetin apo për të ardhur në pushtet përmes vjedhjes së votës së qytetarëve, gjegjësisht kontrabandimit të vullnetit të elektoratit të shprehur me votën e lirë.
Pas 17 shkurtit 2008, zgjedhjet në Kosovë, jo vetëm që nuk sollën ndryshim, nuk patën as kuptim. Një parti e vetme e mbajti pushtetin duke i ndërruar partnerët politik. Secila parti që hyri në koalicion me kapësit e shtetit doli më e djegur se tjetra, apo siq i thonë asaj fjalës; “kap njëri, ç’kap tjetri, më i zi i riu se i vjetri”.
Si pasojë e kësaj situate, qytetarët më lehtë e kanë të besojnë në fundin e botës se sa në ndryshimin që mund të sjellin subjektet aktuale, të uzurpuara dhe ngulfatura pamëshirshëm nga kusarët politikë, grupet e interesit, klanet mafioze dhe nëntoka kriminale.

Pastrimi i skenës politike nga profiterët dhe matrapazët

Gjendja e rënduar nga qeverisja e keqe, e çoroditur, antihumane, antishtetërore dhe antikombëtare e klasës politike në përgjithësi nga mbarimi i luftës e deri më sot, është produkt i privatizimit dhe monopolizimit të skajshëm të çdo gjëje në këtë vend, është produkt i degradimit institucional dhe zhvatjes sistematike të buxhetit të shtetit nga ana e drejtuesve shtetërorë dhe partiak, e cila ka prodhuar një situatë sa dëshpruese, po aq të pashpresë në mesin e popullatës.
Kjo gjendje dëshpruese dhe e mjerë ka bërë që popullata të tërhiqet nga të gjitha zhvillimet politike dhe shoqërore duke i lënë të lirë e të papenguar në veprimet e tyre skandaloze shkaktarët e gjëndjes katastrofale në vend.
Duke i duruar mbi supet e veta kusarët politik, është krijuar përshtypja sikur poullata nuk e ka guximin dhe as vullnetin për t’i hudhur në shportën e mbeturinave shkaktarët e keq-qeverisjes dhe anarkisë ligjore në vend.
Tërheqja e intelektualëve dhe forcave progresive nga zhvillimet politike të vendit ka bërë që meritat për çlirimin e vendit dhe krijimin e shtetit t’i marrin të pamerituarit dhe antivlerat, ku të papërgjegjshmit dhe pseudopatriotët i përvetësuan meritat e shumë gjeneratave që sakrifikuan për lirinë që sot e gëzojmë.
Pastrimi i skenës politike nga profiterët dhe matrapazët politik dhe nga të gjithë ata që kanë shkatërruar dhe tjetërsuar pasuritë shtetërore dhe kombëtare, duhet të fillojë me padëgjueshmëri qytetare dhe bojkotim të kësaj klase kusarësh politikë, këtyre figurave të prishura politike që rropën e çrropën çdo gjë në këtë vend.
Partitë politike të shndërruara në korporata fitimprurëse nuk e duan ndryshimin, e duan pushtetin për zhvatjen e shtetit, ruajtjen e vazhdimësisë së kontrollit mbi asetet shtetërore dhe publike, ndërkaq liderët partiak synim e kanë pasurimin e tyre të paligjshëm dhe abuzimin me elektoratin e partive dhe interesat e qytetarëve.

Mediat serbe: Ja çfarë po ndodh në veri të Kosovës

Mediat serbe kanë shkruar në lidhje me arrestimin e 13 serbëve në veriun e Kosovës. Aksioni ka nisur rreth orës 06.10 minuta. Policia e Kosovës ka arrestuar persona të dyshuar për vrasjen e Ivanoviçit dhe të Enver Zymberit në vitin 2011.

Radio Televizioni i Serbisë raporton se shumë qytetarë serbë janë mbledhur në qendër të Mitrovicës, menjëherë pas aksionit të madh të policisë. Sirena policie dëgjohen kudop, ndërsa operacioni nuk ka mbaruar akoma. Shtypi në Prishtinë thotë se aksionië shtë i Policisë së Kosovës (PK) dhe Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) me urdhër të Gjykatës Komunale në Prishtinë për arrestimin e disa oficerëve të policisë dhe qytetarëve të dyshuar të grupit kriminal që dyshohen se kanë plagosur një pjesëtar të Policisë së Kosovës në Zubin Potok.

Bëhet me dije se polici i plagosur është jashtë rrezikut për jetën. Veprimi është si pjesë e urdhër-arresteve të lëshuara nga Prokuroria Speciale e Kosovës, pas investigimeve që janë kryer.

Deklarata thotë se “përkundër rezistencës së armatosur në veri të Mitrovicës, operacioni policor po vazhdon, madje janë sekuestruar armë e municione”. Më shumë detaje rreth veprimit do të jepen në një konferencë shtypi ku do të flasin përfaqësues të Prokurorisë, Policisë dhe IPK-së.

Thaçi inkurajon Kuvendin e Kosovës dhe atë të Shqipërisë të nxjerrin deklaratën e bashkimit

Arton Konushevci

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se po krijohen edhe rrethanat e reja, të cilat sipas tij, ofrojnë bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë si zgjidhjen më të mirë.

“E ardhmja e jonë e sigurt është në NATO dhe në Bashkimin Evropian. Por po krijohen rrethana të reja që zgjidhja më e mirë do të ishte që dy parlamentet, ai i Kosovës dhe Shqipërisë, të nxirrnin deklaratat e nevojshme, të vullnetit të popullit të Kosovës dhe Shqipërisë që të jetojmë në një shtet të përbashkët, pa kufij”, tha Thaçi.

Këto komente ai i ka bërë gjatë një fjalimi në njëzetvjetorin e operacionit “Shigjeta DO-2” dhe luftimeve në Pashtrik.

Pas idesë për korrigjimin, përkatësisht ndryshimin e kufirit, sipas së cilës tri komuna në Serbinë jugore, Presheva, Bujanoci e Medvexha do t’i bashkoheshin Kosovës, presidenti Hashim Thaçi tani po lanson idenë e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë.

Për idenë e fundit, Thaçi i ka dhënë dy ide, atë të bashkimit nën “ombrellën e Bashkimit Evropian” apo të bashkimit “nën ombrellën shqiptare” të dy vendeve në një territor të vetëm. Ngjashëm me fjalimin në njëzetvjetorin e luftimeve në Pashtrik, Thaçi foli edhe të dielën në bashkinë e Hasit në Shqipëri, ku tha se Kosova dhe Shqipëria, në një të ardhme të afër të do bashkohen.

“Ju keni qenë bashkërisht në istikame të luftë dhe bashkërisht do të jetojmë në liri e bashkërisht do të jetojmë në të ardhmen e afërt, në një shtet të përbashkët Kosovë dhe Shqipëri”, tha Thaçi, pasi në Has, mori titullin “Qytetar Nderi”.

​Sipas tij, është më e lehtë të realizohet, siç ka thënë ai, kjo ëndërr, pra që të ketë një hapësirë mes Kosovës dhe Shqipërisë, sesa që ka qenë sfida e largimit të Serbisë nga Kosova.

Deklaratat e Thaçit, nga analistët politikë në Prishtinë shihen si pjesë e retorikës, dhe pa një plan konkret.

Politologu Ramush Tahiri, thotë se presidenti deri tani nuk e ka paraqitur ndonjë program apo plan konkret për idenë e përmendur për bashkim të Kosovës dhe Shqipërisë në një shtet.

“Presidenti Thaçi bën deklarata politike, duket së është i frustruar me gjendjen ekzistuese në Kosovë edhe me dallimet e brendshme rreth çështjes themelore, por edhe me procesin e integrimeve evropiane si dhe me procesin e dialogut me Serbinë dhe për këtë e hedh opsionin që Kosova është krahinë e Shqipërisë dhe do të bashkohet me Shqipërinë”, tha Tahiri.

Tahiri deklarimet e presidentit me shumë i sheh si një lloj pakënaqësie me politikën e Bashkimin Evropian karshi Kosovës, sidomos me procesin e liberalizmit të vizave.

“Thaçi luan në një kartë kombëtare që më herët është konsideruar nacionaliste, por tash konsiderohet kombëtare dhe nuk thotë që me çdo mjet do të realizohet, por thotë se është një nga alternativat nëse Kosovës dhe kosovarëve u mbyllen dyert e Bashkimit e Evropian. Presidenti Thaçi ashtu siç po e shpjegon e konsideron se një bashkim i Kosovës më Shqipërinë do të ishte një zgjidhje për paqe dhe stabilitet”, tha Tahiri.

Kurse, analisti politik Artan Muhaxhiri, thotë se diskursi i presidentit Thaçi për mundësinë e bashkimit të Kosovës dhe Shqipërisë, është krejtësisht i pabazuar në realitetin politik.

“Më shumë është një tendencë për të qëndruar i rëndësishëm në media dhe në biseda kafehanesh sesa që mund të ketë ndonjë gjë serioze dhe konkrete. Është absolutisht e qartë se si bëhen këto ndryshime të mëdha gjeopolitike dhe gjerostrategjike në Ballkan dhe asnjëherë nuk janë bërë në këtë mënyrë. Pra, nevojitet një ndryshim i madh dhe një presion i madhe ndërkombëtar për tu bërë dhe për të dhënë efektet e tilla, gjë që tani nuk është 0.1% pra nuk ka asgjë konkrete”, thekson ai.

Muhaxhiri, pos tjerash thotë se deklaratat e Thaçit janë populiste, por të cilat nuk dihet as kujt në fakt i drejtohen.

“Nuk e kuptojmë se kë dëshiron ta shënjestrojë me këto deklarata se të gjithë qytetaret e Kosovës e dinë se një gjë e tillë nuk mund të bëhet asnjëherë në ketë mënyrë tendencioze e pompoze”, tha Muhaxhiri.

Presidenti i Kosovës vazhdon të mbajë në jetë, siç thotë ai, ‘përkushtimin jetësor’ të tij për bashkimin e Preshevës, Medvexhës dhe Bujanocit me Republikën e Kosovës.

“Ju e dini botërisht dhe e ritheksoj edhe sot këtu në mesin e burrave të Hasit dhe grave, zotimin tim dhe përkushtimin tim jetësor që Presheva, Medvegja dhe Bujanoci t’i bashkëngjiten territorit të Republikës së Kosovës, pa u cenuar asnjë centimetër e territorit të Republikës së Kosovës, as Trepça, as Ujmani, as Mitrovica, asnjë cep i territorit të Kosovës, si parakusht për bashkim kombëtar”, ka deklaruar Thaçi.

Lidhur me deklarimet e presidentit Thaçi për ndryshimin e kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë, ka reaguar edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa. Ai ka shkruar në profilin e tij në Facebook se presidentit Thaçi i ka thënë edhe personalisht se diskursin politik për korrigjim të kufijve e ka të gabuar dhe të papranueshëm.

Kurse, Thaçi i është përgjigjur liderit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, se korrigjimi i padrejtësive ndaj Luginës së Preshevës dhe shqiptarëve është përkushtimi i tiji pandalshëm.

“Lugina e Preshevës duhet të bashkohet me Kosovën, njësoj sikurse Kosova që duhet të bashkohet natyrshëm me Shqipërinë, nën ombrellën e përbashkët të BE-së ose edhe vetëm nën ombrellën shqiptare, nëse BE-ja vazhdon t’i mbyll dyert e saj për ne”, ka thënë Thaçi.

Deklaratat për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, si opsion, vijnë edhe në kohën kur Kosova dhe Serbia po përgatiten për takimin e radhës më 1 korrik, në Paris, i cili pritet të mbahet me ndërmjetësimin e presidentit francez Emmanuel Macron dhe kancelares gjermane, Anglela Merkel.

Takimi i 1 korrikut në Paris, është vazhdimësi e procesit të Berlinit të iniciuar nga kancelarja Merkel.

Kosovë, fëmijët shënojnë Ditën Olimpike me gara vrapimi

Prishtinë

Mbi 10 mijë fëmijë të lindur në vitin e pavarësisë së Kosovës, në 2008, kanë shënuar Ditën Olimpike me gara vrapimi në sheshet dhe qendrat e 25 komunave pjesëmarrëse të garës së organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK), raporton Anadolu Agency (AA).

Mijëra prej tyre, vrapuan të hënën në sheshin e kryeqytetit të Kosovës, nga “Zahir Pajaziti”, ku filloi gara deri tek sheshi “Skënderbeu” ku ishte fundi i garës, ndërsa mori pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Nga vajzat, të cilat garuan të parat e që ndaluan tek Teatri Kombëtar, vendin e parë e mori Medina Fejza, të dytin Erisa Avdullahu dhe të tretin Medina Bilalli.

Kurse nga “djemtë e pavarësisë”, në vendin e parë doli Rin Ahmeti, të dytin Flamur Bulliqi dhe në vendin e tretë Erion Beha.

Kryetari i KOK-ut, Besim Hasani, i përgëzoi fëmijët për pjesëmarrjen masive në këtë ditë, duke i falënderuar ata për një garë që përfundoi pa incidente.

Fëmijët, të cilët vrapuan për të përçuar mesazhin e dashurisë për sportin u relaksuan pas garës me muzikë dhe vallëzim.

Në garën e vrapimit me “fëmijët e pavarësisë” kanë marrë pjesë nxënës nga Prishtina, Gjilani, Ferizaj, Mitrovica, Gjakova, Vushtrria, Podujeva, Skenderaj, Suhareka, Drenasi, Dragashi, Obiliqi, Kaçaniku, Deçani, Malisheva, Fushë Kosova, Rahoveci, Shtimja, Klina, Vitia, Istogu, Kamenica, Juniku dhe Hani i Elezit.

Ky manifestim shënohet në nder të 23 qershorit, Ditës Olimpike dhe do të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme.

Haradinaj pret mysafirë nga Washingtoni – Marrëveshja me Serbinë pa e cenuar territorin

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se është takuar sot me përfaqësues të Këshillit Atlantik dhe të administratës së Kongresit Amerikan, derisa shtoi se ka bërë të ditur para nënkryetari të Këshillit se Kosova është e gatshme për marrëveshje me Serbinë, por, pa cenuar territorin, raporton Gazeta Express.

Këtë e ka bërë të ditur përmes Facebook’ut, Haradinaj duke shkruar se e ka njoftuar nënkryetarin e Këshillit të Atlantikut, Damon Wilson, për të arriturat e vendit në sundim të ligjit dhe në rritjen e sigurisë.

“Kosova po ndërton kapacitete për të shtyrë përpara agjendën e saj veri-atlantike, në mënyrë që të anëtarësohet në NATO, për të marrë rol aktiv për paqe dhe siguri në rajon dhe më gjerë. Bashkëbisedim i frytshëm me përfaqësuesit e Këshillit Atlantik nga Washington-i, prirë nga zëvendëspresidenti ekzekutiv, Damon Wilson, të cilët i njoftova me të arriturat e vendit, sidomos në fuqizimin e sundimit të ligjit dhe në rritjen e sigurisë. Kosova është e gatshme të arrijë një marrëveshje paqeje me Serbinë, por asnjëherë duke shkelur kushtetutën apo cenuar territorin tonë. Synimi final i vendit tonë është dinamizimi i konsolidimit të shtetit dhe në këtë rrugëtim mbështetja e ShBA-së mbetet jetike”, ka shkruar Haradinaj.

Me Wilson është takuar sot edhe krye parlamentari Kadri Veseli. Përmes Facebook-ut, Veseli ka shkruar se kanë diskutuar për dialogun nëmes të Kosovës dhe Serbisë.

“Me përfaqësuesit e Këshillit Atlantik dhe të administratës së Kongresit Amerikan pata një diskutim përmbajtësor për Kosovën dhe zhvillimet rajonale.

U fokusuam tek dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, ku theksova vendosmërinë tonë për t’u përpjekur në arritjen e një marrëveshje ligjore gjithëpërfshirëse që siguron njohjen e ndërsjellë dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB, BE dhe NATO.

Për ta bërë këtë gjë, presim që SHBA-të të luajnë një rol më aktiv për të mbështetur këtë proces. Miqtë nga Këshilli i Atlantikut i falënderova për kontributin e tyre të deritanishëm dhe i kërkova mbështetje në fushën e informimit të publikut dhe planifikimit strategjik.

Gjithashtu, i informova për nismën time në kuadër të drejtësisë tranzicionale duke shpjeguar se zbardhja e së kaluarës dhe vënia në vend e drejtësisë për krimet e kryera nga shteti serb, i shërben përfundimit të konfliktit dhe pajtimit ndër-etnik”, shkroi Veseli.

Ata që po i ngrehin frenat duke na kthyer mbrapa, mbajnë përgjegjësi historike – Nga Skënder MULLIQI

 

Pavarësia e një shteti ose ekziston edhe praktikisht , ose është vetëm farsë. Ajo ka të bëjë me autonominë e plotë të institucioneve si në planin e mbrendshem ashtu edhe në planin e jashtëm, si dhe ne prurjën e vendimeve sovrane politike, të cilat rregullojnë jetën mbrenda territorit të vet. Një shtet është Sovran aq sa është edhe shkalla e funksionimit të institucioneve të saja, pa ndikimet e faktorit ndërkombëtar. Kjo mvaret edhe nga mënyra e qasjës karshi problemeve të politikës , rrjedhave ekonomike dhe kulturore, si dhe valimi I flamurit kudo që përfaqësohet shteti. Shumë nga këto komponente të shtetberjës nuk arritëm ti kemi edhe pas 20 vitesh.Nuk arritem së ata qe e udhëhoqën shtetin u treguan të pa përgatitur , si në pikëpamje profesionale ashtu edhe në pikpamje morale… Na mungoje kritika dhe vetëkritika si dy postulatet elementare në demokraci.Po na mungon shumë përgjegjësia morale, le për ate materjale e cila na ka pru në shkallën më të ulët .Ne vend të unitetit për çështje madhore nacionale , na mbollëm përqarjën , urrejtjën dhe ndasitë .Krimi dhe korrupcioni jo që nuk u luftuan , por ato gjthnjë e më shumë po marrin përmasa të rënda .Shumica janë varfëruar skajsherisht, ku si pasojë e gjithë kësaj po kemi largime masovike të te rinjëve nga vendi. Kjo është ana më e errët.
Po luhet më territorin e shtetit që është akti më I lartë I tradhëtisë.Dhe, për të qenë qudia më e madhe populli ka rënë në gjumë thua se nuk bëhët fjalë për fatin e tij. Është lënë anash sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës! Partitë politike të cilat e drejtuan anijën e Kosovës , bashkëpunuan ndërmjet veti mire për të përfituar materjalisht. Harruan atë së për qka janë zgjedhur.Na servuan dhe po na servojnë afera ndër më të ndryshmet për ta zhvendosur vemendjën nga problemet kruciale më të cilat po përballën qytetarët .Duket se protestat demokratike kan mbetur e vetmja rrugë për të shpëtuar shtetin e ri te Kosovës , dhe shqiptarët në trojet etnike.Me duket mua së kemi edhe ndarje te taborrëve politike në pikëpamje ideologjike, të cilat mund të na kushtojnë shumë. Jemi duke I humbur edhe miqët tanë të cilët bënë shumë për ne historikisht edhe në luftën e fundit qlirimtare.
Identiteti ynë është futur në kaos, është duke u rrezikuar seriozisht më shumë nga vete ne. Mos të vikasim atëherë kur bëhët tepër vonë për fatin tonë. Ata që janë duke I ngre frenat duke na kthyer shumë mbrapa do të mbajnë përgjëgjësi historike…

Tema e Asociacionit mund të rikthehet në tavolinën e bisedimeve

Bekim Bislimi

Themelimi i Asociacionit apo Bashkësisë së komunave me shumicë serbe, i cili buron nga Marrëveshja e Brukselit në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, tashmë jo vetëm që ka ngecur në fazat e zbatimit, por në takimet e fundit ndërmjet liderëve politikë të Kosovës dhe Serbisë, nuk është përmendur fare.

Çështja e themelimit të Asociacionit, e cila konsiderohej si pjesë esenciale e Marrëveshjes së Brukselit ka mbetur në margjinat e ideve për ndryshim të kufirit, si zgjidhje e përfolur për arritjen e një marrëveshjeje paqeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Takimi i radhës i liderëve institucionalë të Kosovës dhe Serbisë, pritet të mbahet më 1 korrik në Paris, nikoqir të së cilit janë presidenti francez, Emanuel Macron dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës, thonë se ende nuk e kanë një draft të agjendës se për çfarë do të diskutohet në Paris.

Zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës, Donjeta Gashi, thotë për Radion Evropa e Lirë, se pala e Kosovës nuk e përjashton mundësinë që në kuadër të temave të përgjithshme, çështja e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, mund të shtrohet për diskutim nga pala e Serbisë.

“Por nuk mund ta konfirmojmë përderisa nuk e dimë se çka mund të prezantojë pala tjetër apo nikoqirët e këtij takimi. Ne asnjëherë nuk duhet të harrojmë që për bazë të këtij veprimi kemi Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Në këtë rrafsh, sa i përket Asociacionit, do të ndodhë e njëjta gjë. Kosova do ta zbatojë ose do të pajtohet që ta zbatojë dhe tashmë ka marrë obligime ndërkombëtare për këtë çështje, por gjithmonë duke respektuar ligjet dhe Kushtetutën e vendit”, tha Gashi.

Ndërkaq, njohësit e zhvillimeve politike, shqiptarë dhe serbë, vlerësojnë se çështja e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe nuk pritet të jetë temë diskutimi as në takimin e radhës të liderëve institucionalë të Kosovës dhe Serbisë, që pritet të mbahet më 1 korrik në Paris.

Megjithatë, ata kanë mendime të ndryshme, nëse kjo çështje do të iniciohet sërish.

Politologu Ramush Tahiri, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thekson që takimi i delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në Paris, më 1 korrik, do të jetë me ekipe më të kompletuara. Por, siç thotë ai, bisedimet do të bëhen për tema parimore dhe të përgjithshme, pa i prekur shumë temat konkrete dhe se çështja e themelimit të Asociacionit, nuk pritet të jetë temë diskutimi në Paris. Për më shumë, sipas tij, në qasjen e liderëve politikë dhe institucionalë të Kosovës, lidhur me çështjen e Asociacionit, ekzistojnë elemente të reja.

“Kosova tash po e përjeton një rivlerësim të çdo gjëje që ka bërë deri më tash në bisedimet me Serbinë. Kemi deklaratën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili thotë se derisa ai të jetë president, nuk do të ketë Asociacion të komunave me shumicë serbe as me kompetenca e as pa kompetenca ekzekutive. Ai e thotë këtë sepse ‘kemi pasur premtime të caktuara nga Bashkimi Evropian dhe asnjë nga këto premtime nuk është realizuar’. Qeveria e Kosovës, gjithashtu është deklaruar, përmes kryeministrit, se Asociacioni, nëse themelohet, kjo do të bëhet në bazë të mendimit të Gjykatës Kushtetuese”, shprehet Tahiri.

Njohësi serb i zhvillimeve politike, Rangjel Nojkiq, thotë për Radion Evropa e Lirë, se tashmë Beogradi zyrtar i ka shpenzuar të gjitha variantet dhe rrëfimet lidhur me zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe tashmë mund ta rikthejë në fokus themelimin e Asociacionit. Por, sipas tij, kjo çështje nuk pritet që ta ketë epilogun që dëshiron Beogradi.

“(Presidenti i Serbisë, Aleksandar) Vuçiq e ka pranuar se nuk ka ndonjë zgjidhje. Nuk ka mbetur asgjë tjetër përveç që Vuçiq sërish ta nisë çështjen e Bashkësisë së komunave me shumicë serbe. Por, Bashkësia e komunave serbe, sipas modelit që e kërkon Vuçiq, tashmë është e vonuar. Bashkësia e komunave serbe nuk do të formohet kurrë. Por, nëse eventualisht arrihet deri te formimi, kjo nuk do të jetë ndryshe përveç se në kuadër të ligjit dhe Kushtetutës së Kosovës, sepse kjo është zgjidhja e vetme e mundshme”, tha Nojkiq.

Sidoqoftë, formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe buron nga Marrëveshja e Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut në Bruksel, në vitin 2013. Ndërkaq në gusht të vitit 2015, Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar Marrëveshjen për formimin e këtij Asociacioni, duke specifikuar edhe mënyrën e formimit. Gjykata Kushtetuese e Kosovës, në dhjetor të vitit 2015, pati vlerësuar se kjo marrëveshje, në 23 pika të saj, nuk është në harmoni me Kushtetutën e vendit.

Mustafa ja si shprehet për Thaçin

Kreu i LDK-së Isa Mustafa, ka folur për çështjen Presidentit Thaçi, i cili së fundi është akuzuar se po bashkëpunon me Presidentin serb, Aleksandar Vuçiç.

Përmes një shkrimi në Facebook, Mustafa ka thënë se do të fitonte ndonjë duartrokitje nëse do ta cilësonte presidentin Thaçi si bashkëpunëtor të presidentit serb, Aleksandar Vuçiç.

“Do të fitoja, ndoshta, ndonjë aplauzë nga një numër i njerëzve në Kosovë nëse Presidentin Thaçi e cilësoj si bashkëpunëtor të Vuçiçit dhe si njeri që po e shet Kosovën. Unë nuk e kam njohur si të tillë, prandaj nuk mund t’i them, veçse e do pazari. Nuk jemi në Pazar të plaçkave, por në një moment shumë delikat që po kalon vendi ynë. Kështu që cilësimet nuk janë çështje personale, por ato u adresohen institucioneve që përfaqësojnë individët”, ka thënë Mustafa.

Ndërsa për korrigjimin e kufijve, ka thënë se, Thaçi është duke vepruar në mënyrë të gabuar.
“Presidentit Thaçi ia kam thënë edhe personalisht dhe e ka thënë gati tërë Kosova, publikisht, se diskursi i tij politik për korrigjim të kufijve është i shumë i gabueshëm dhe i papranueshëm. Ai duhet të korrigjohet. Nëse jo do ta ketë veten në qafë, jo të tjerët”, ka shkruar në fund Mustafa.

Ramush e Anita Hardinaj për vizitë në shtëpinë e Zoran Zaevit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka vizituar Maqedoninë, ku është pritur nga homologu i tij, Zoran Zaev.

Këtë e bëri të ditur nëpërmjet një postimi në Facebook vet Haradinaj se bashkë me bashkëshorten Anita ishin në shtëpinë e Zaevit.

“Bashkë me Anitën, të pritur në shtëpinë e Kryeministrit të Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev dhe zonjës Zorica. Bashkëbisedim miqësor, për fqinjësi të mirë, bashkëpunim korrekt dhe të ardhmen e përbashkët euro-atlantike të të dyja vendeve!”, ka shkruar Haradinaj.

Garë vrapimi me mijëra fëmijë në Kosovë për Ditën Olimpike

Prishtinë

Komiteti Olimpik i Kosovës në një konferencë për media ka thënë se janë bërë të gjitha përgatitjet për vrapimin e “fëmijëve të pavarësisë” (që kanë lindur në vitin 2008), për nder të Ditës Olimpike.

Këtë vit, fëmijët, që pritet të dalin më shumë se 10 mijë gjithsej, do të vrapojnë në 25 komuna të Kosovës për të përçuar mesazhin e dashurisë për sportin.

Siç njoftoi kryetari i KOK-ut, Besim Hasani, gjashtë edicione janë organizuar vetëm në Prishtinë, ndërsa vitin e kaluar (2018), janë zgjeruar edhe në gjashtë qendra tjera. Por këtë vit bëhet fjalë për një numër shumë më të madh komunash.

“Do të përpiqemi që fiks në ora 9:30, në 25 komuna, fëmijët e lindur në vitin 2008, pra që kemi të bëjmë me fëmijët e lindur në vitin e pavarësisë së Republikës së Kosovës, do të vrapojnë (në kohë të njëjtë), për të dërguar mesazhin e vullnetit të tyre, pasionit të tyre që të merren me sport”, tha Hasani, i cili tregoi se ky projekt është projekt jetësor, pra do të vazhdojë deri “edhe atëherë kur të ketë mbetur njeriu i fundit nga kjo gjeneratë e lindur në vitin e pavarësisë”.

I pyetur nga AA rreth kostos së këtij aktiviteti, presidenti i KOK-ut, Hasani, tha se nga përvojat e kaluara kushton rreth 50 mijë euro, ndërsa mbulohet nga sponsorët dhe një pjesë nga komunat.

Sekretari i Përgjithshëm i KOK-ut, Shasivar Haxhijaj, njoftoi se tashmë janë bërë pothuajse të gjitha përgatitjet në komunat pjesëmarrëse të garës ndërsa tha se presin konfirmimin edhe të shumë pjesëmarrësve nga fusha të ndryshme të veprimit.

“Kemi ftuar të gjithë liderët e institucioneve të Kosovës që të bashkëngjiten dhe shpërndahen në komunat që janë pjesë e organizimit të këtij aktiviteti. Me qëllim që secili prej tyre të mundohet të përcjellë mesazhin nga ajo komunë që do të merr pjesë. Po, ashtu kemi thirrur edhe ish-sportistë eminentë, sportistë eminentë, nga arti, kultura e muzika”, theksoi Haxhijaj.

Konfirmimin për të marrë pjesë në këtë garë që do të mbahet të hënën e 27 majit e kanë bërë deri më tash: Prishtina, Gjilani, Ferizaj, Mitrovica, Gjakova, Vushtrria, Podujeva, Skenderaj, Suhareka, Drenasi, Dragashi, Obiliqi, Kaçaniku, Deçani, Malisheva, Fushë Kosova, Rahoveci, Shtimja, Klina, Vitia, Istogu, Kamenica, Juniku dhe Hani i Elezit.

Këtë vit garës nuk i janë bashkangjitur dy komuna, Prizreni dhe Peja ndërsa organizatorët thanë se për këtë ngjarje janë ftuar të gjitha komunat e Kosovës, përfshirë komunat veriore, me shumicë nga komuniteti serb.

18 vite nga rënia heroike e komandant ‘Tigrit’

KOSOVË

Sot bëhen 18 vjet nga rënia e dëshmorit Fadil Nimani, i njohur si Komandant Tigri. Fadil Nimani ishte nga fshati Gërgoc i Gjakovës, një ushtar shqiptar dhe dëshmor i luftës në Maqedoni.

Komandant Tigri, iu bashkua forcave shqiptare që luftonin edhe më tutje pas çlirimit të Kosovës për lirin e shqiptarëve në territoret e administruara nga Maqedonia gjatë viteve 2000.

Më 25 maj të vitit 2001 bie dëshmor në Vaksincë të Kumanovës, duke komanduar Brigadën e 113 “Ismet Jashari-Kumanova”.


Send this to a friend