VOAL

VOAL

“Lidhja” që po e rrënon në themel LDK-në e Rugovës! – Nga Florim Zeqa

 

Transformimi paradoksal i LDK-së në “Lidhja”, paraqet shkëputjen nga vizioni politik i Ibrahim Rugovës, paraqet shkëputjen nga historia dhe tradita demokratike e tri shkronjave të arta LDK, ku vlerat u zavëndësuan më antivlera, morali më imoralitet, drejtësia më padrejtësi, besa më tradhëti.

“Lidhja” e Isa Mustafës është lidhje e djajve, është lidhje e grupeve të interesit, e matrapazëve dhe interesgjinjëve, është lidhje e urithëve të nëntokës politike që u pasuruan duke u thirrur në vizionin Ibrahim Rugovës, duke u thirrur në gjakun e aktivistëve dhe veprimtarëve të vrarë të LDK-së në periudha të ndryshme, duke i larguar njëkohësisht nga LDK-ja themeluesit e saj, si dhe duke nxjerrur nga konkurenca zgjedhore veprimtarët më të devotshëm, analistët dhe gazetarët që mbrojten më dinjitet linjën politike të Ibrahim Rugovës.

Shëmbullin më të keq të rrënimit të frymës rugoviane në LDK është duke e shpërfaqë procesi i brendshëm zgjedhor, i shoqëruar më pakënaqësi të shumta brenda elektoratit, shkaku i shkeljeve të njëpasnjëshme statutore.
Kthimi i karrigëve në kuvendet zgjedhore të degëve dhe nëndegëve të LDK-së, e shpërfaqi situatën e mjerë në të cilën e kanë sjellë LDK-në e Rugovës grupet e interesit.
Këto grupe të interesit, janë karrieristë e frikacak që nuk janë të zotët ta largojnë “miun nga mustaqet” siq e thotë populli.
Nga paslufta e deri në fund të vitit 2017 (me një pauzë të shkurtër), edhe pse (bashk)qeverisën me vendin, nuk e patën guximin të inicojnë zbardhjen e as të një rasti të vetëm nga vargu i gjatë i vrasjeve politike të veprimtarëve të LDK-së, premtim ky i dhënë gjatë fushatave zgjedhore nga lideri aktual i LDK-së.

Shtyerja e kuvendit zgjedhor, produkt i mosmarrëveshjeve në LDK

Procesi i brendshëm zgjedhor në LDK, i filluar në fillim të marsit, i paraparë të përfundojë në fund të muajit maj, për shkaqe “shëndetësore” të kryetarit Mustafa shtyhet për një afat të papërcaktuar, derisa të riaftësohet lideri diktatorial për vazhdimin e mandatit, sipas praktikave të Plenumeve të PKJ-së, për të ruajtur vazhdimësinë e pionerit të Titos në krye të LDK-së.
Po ashtu, mbështetësit më besnik të liderit diktatorial janë ish strukturat e sistemit komunist; ish sekretarë partie, ish policë, ish gjykatës e prokuror e deri tek filiala e neokomunuistëve të RIINVEST-it, organizatë kjo e themeluar nga vetë Isa Mustafa për të mbuluar vjedhjet e “Fondit të 3 përqindëshit”.
Lansimi i propagandës së klanit të RIINVEST-it, se kinse “rizgjedhja e Isa Mustafës e shpëton LDK-në nga ndarja”, është pikërisht e tendencë për të arritur kundërtën e saj.
Klani RIINVEST janë grup i interesit që nuk kanë asgjë të përbashkët me LDK-në rugoviane.
Klani uzurpues i RIINVEST-it, përveq kapjes së partisë, e ka zhvesh komplet LDK-në nga e kaluara e saj, jo vetëm në emër (“Lidhja”) por edhe në përmbajtje (antidemokratike) me privatizimin e partisë.
Klani i RIINVEST-it, i njohur si klani i Isa Mustafës, është klani më i rrëzikshëm që po pengon ndryshimet dhe reformat demokratike në këtë parti.
Këtë po e dëshmon procesi zgjedhor në LDK, i cili po shoqërohet me përleshje fizike dhe fluturim të karrigëve në kuvendet zgjedhore të degëve dhe nëndegëve në kryeqytet dhe qendra tjera të Kosovës.
Akoma më e rënduar është situata në nëndegët dhe degët ku nuk ka pasur përleshje fizike, por ka pasur tërheqje nga aktiviteti i veprimtarëve më të devotshëm të filozofisë politike rugoviane në shenjë pakënaqësie ndaj zgjedhjeve nepotike dhe klanore nëpër degë,…të cilët për të mos e dëmtuar imazhin e partisë po largohen në heshtje, me shpirtë të thyer dhe zemër të plagosur.
Veprimtarët e orëve të para të LDK-së, që kanë sakrifikuar shumë për Kosovën, që kanë humbur edhe anëtarë të familjes nga vrasjet kriminale, janë duke i përjetuar tepër rëndë përleshjet fizike në kuvendet zgjedhore.

Rrugëtimi politik i Isa Mustafës, më shumë komunist e më pak kombëtar

Për rifreskim të memories së elektoratit të LDK-së, kryetari aktual i LDK-së ka mbajtur pozita pasluftës si anëtar i Bordit të UP’së, kryetar i Prishtinës, këshilltar i Presidentit, kryeministër. Paradoksalisht, lideri i “Lidhjes” Isa Mustafa është emëruar edhe “Akademik” pa asnjë vepër shkencore!
Përderisa para luftës kishte mbajtur pozitën e Ministrit të Financave në Qeverinë e Bujar Bukoshit. Edhe para kësaj kohe, në kohën e sistemit komunist jugosllav, përveqse pioner i Titos, Isa Mustafa kishte mbajtur pozitën Kryetarit të Këshillit Ekzekutiv të Prishtinës prej vitit 1984-88. Më pas, ishte pjesë e Qeverisë së drejtuar nga Jusuf Zejnullahu, 1989-1990.
Isa Mustafa, në krye të LDK-së erdhi përmes puçit politik duke rrëzuar Fatmir Sejdiun dhe duke sharë SHIK-un dhe PDK-në, me të cilët më vonë kishte lidhur marrëveshje të “natës” për t’u bërë vetë Kryeministër dhe për ta bërë Thaçin president si dhe shefin e SHIK-ut, Kadri Veselin kryeparlamentar.
Siq dihet, më vonë Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli përmes mocionit në Kuvend e rrëzon nga pozita e kryeministrit liderin e vogël të LDK-së.
Megjithatë, ambiciet e Isa Mustafës nuk përfundojnë këtu. Për arritjen e postit të presidentit të vendit, Isa Mustafa është i gatshëm t’i futet përseri nën sqetull klanit “Pronto” dhe listës “Srpska”.

Me lider invalid, LDK-ja do të mbetët patericë politike

Mbajtja në krye të partisë e një lideri invalid, përkatësisht e një njeriu me aftësi të kufizuara, përveqse shprehje e mentalitetit të kaluar komunist, është mendësi e primitive e dhunimit të demokracisë së brendshme partiake.
Për më tepër se kaq, mbajtja e mëtutjeshme në krye të partisë, e njeriut që e dëmtoi më shumë se askush tjetër LDK-në, është veprim sa i dëmshëm, po aq shkatërrimëtarë për subjektin më të vjetër të skenës politike kosovare.
Përderisa partitë më të vogla, me liderë analfabet dhe handicap politik po qeverisin me vendin, subjekti më i vjetër politik-LDK-ja, me liderë invalidë është bërë edhe patericë e opozitarizmit kosovarë.
Eshtë pak më tepër se irrituese për qytetarët e Kosovës, të shohin partinë shtetndërtuese (LDK-në) si patericë të partive të vogla dhe liderëve uzurpator të shtetit të Kosovës.
Në rrethana normale, një humbës (serik) i zgjedhjeve siq është Isa Mustafa do duhej të ndiqte shëmbullin e liderit të PD-së në Shqipëri, z. Sali Berisha, i cili lëshoj timonin e partisë si akt moral të humbjes së zgjedhjeve.
Ndërsa Isa Mustafa, si në rrethana normale, ashtu edhe në ato abnormale (shkaku i shëndetit të kufizuar) nuk e ka ndërmend të largohet i gjallë nga kreu i LDK-së!
Pas shkuarjes në amshim të liderit shpirtëror të LDK-së, presidentit historik Ibrahim Rugova, rrahagjoksët e frymës rugoviane, pushtetin e shfrytëzuan vetëm për interesat e tyre personale, asnjëherë nuk u moren me problemet e qytetarëve, e më së paku me zbardhjen e vrasjes së bashkëpartiakëve të tyre.
Ndryshimin pozitiv për vendin nuk do të sjellin ata që ishin dhe janë akoma suporti më i madh i Hashim Thaçit, përkatësisht ata që ngritën duart lartë për votimin e Thaçit president dhe marrëveshjeve fatkeqe për vendin të nënshkruara nga ai.
Pa reformim e thellë dhe përnbajtësorë të LDK-së, jo vetëm që nuk do të ndodhë asnjëherë ndryshimi në këtë parti, do të kemi vetëm vazhdimësi, rikonfigurim dhe riciklim të figurave politike të klanit të Isa Mustafës.

Shpëtimi i LDK-së, largimi i Mustafës dhe sejmenëve të tij

Shpëtimi i LDK-së qëndron tek largimi i kryetarit Mustafa me klanin e tij nga strukturat udhëheqëse, gjegjësisht largimin e udhëheqjes klanore e nepotike të partisë.
Prej 31 majit të këtij viti, Isa Mustafa është duke mbajtur pozitën e shefit të Partisë jo vetëm në kundërshtim më vullnetin e elektoratit, por edhe në kundërshtim me aktin më të lartë juridik të LDK-së, që është Statuti, i cili saktëson se mandati i organeve udhëheqëse është katërvjeçar.
Për të qenë ironia më e madhe dhe dëshmia më bindëse se LDK-ja është e kontrolluar nga strukturat e SHIK-ut, është fakti i aprovimit të kërkesës së klanit të Isa Mustafëas nga KQZ-ja e kontrolluar nga pushteti për shtyerjen e Kuvendit të Përgjithshëm Zgjedhor të LDK-së derisa Isa Mustafa të riaftësohet për të qëndruar ulur në karrigën e tij gjatë kuvendit deri në përfundim të procesit zgjedhor.
“Nuk digjet jorgani për një plesht”, e thotë një falë e urtë popullore, andaj logjika e thjeshtë e kësaj thënje popullore, duhet t’i thërrasë ndërgjejgjës së pastër të elektoratit rugovian për largimin sa më parë të “pleshtit”, për të shpëtuar shtëpinë (LDK) nga rrënimi total i RIINVEST-it!
Kthimi i karrigëve në kuvendet zgjedhore lokale, është paralajmërim i keq për Kuvendin e Përgjithshëm Zgjedhor të LDK-së!

Ai është i pari në mesin e maratonistëve të LDK-së – Nga VAID ALIU

Lutfi Haziri, njëri nga mbështetësit dhe përkrahësit më të mëdhenj të Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, është ndër figurat më të ndritshme dhe më të spikatura politike nga fund vitet e `80-ta e deri sot.

Që nga atëherë, Lutfi Haziri u shfaq i gatshëm t`i mbështeste projektet e mëdha për lirinë e vendit, madje me ndihmesa konkrete. Kishte marrë mbi vete detyrë t’i ndihmonte proceset e LDK-së. Gjithnjë gjente motiv dhe kohë për të marrë pjesë aktive në punët e partisë së shumëpritur dhe të posa formuar.

Në ato vite ndodhën zhvillime me rëndësi të veçantë për të ardhmen e shqiptarëve në Kosovë e më gjerë. Mbretëronte kauza për Republikën e Kosovës. Shkaku i kësaj kauze, që po përkrahej masivisht nga populli, shqiptarët, sistematikisht po largoheshin me dhunë nga puna.

Ndjehej një nevojë e madhe për bashkimin e shqiptarëve në Kosovë rreth një projekti të formësuar dhe të qartë politik, që identifikohej me LDK-në dhe presidentin Ibrahim Rugova.

Përkrah tij ishte rreshtuar edhe Lutfi Haziri, përkundër asaj që familja e tij ishte e vendosur në Zvicër, me kryefamiljarin, axhën Emrush, i cili u shqua për disa dekada me kontribute të shumta. Ai vendosi që stoikisht t’iu qëndrojë parimeve dhe bindjeve të veta patriotike për atdhe, duke marrë mbi vete detyra të tjera në lëvizjen e prirë nga LDK.

Të rrallë ishin ata aktivistë që hynin në rezidencën e kryetarit Rugova pa paralajmërim e pa përdor zilen, për dallim prej Lutfi Hazirit, të cilit, kjo e drejtë iu kishte dhënë nga kryetari Ibrahim Rugova. Arsyeja ishte se kishin horizontin e përbashkët politik.

Në të gjitha zgjedhjet doli fitues absolut, kundrejt kandidatëve të tjerë. Përderisa drejtoi pushtetin, sukseset e tij ishin dhe janë evidente. Infrastruktura e fshatit, gjithandej, është përmirësuar dukshëm, kurse qyteti po merr një pamje krejtësisht tjetër. Janë rregulluar rrugët, trotuaret, ujërat e zeza po sistemohen, ndriçimi publik, hyrje-daljet e qytetit me katër krosi, po ndërtohet autoudha Gjilan-Prishtinë, siç e kishte premtuar si dhe shumë të mira të tjera po ndodhin në Gjilan.

Rregullimi i shtratit të lumit Mirusha është mrekullia më e madhe që bëri Lutfi Haziri në Gjilan, duke e kthyer në një shesh modern një përroskë që kundërmonte me vite.

Kurdoherë u tregua i afërt me qytetarë dhe i gatshëm për t’i ndihmuar në të gjitha rrethanat. Ai i bashkon njerëzit nëpërmes punës dhe dijes. Haziri, mbi të gjitha është një personalitet me integritet të lartë moral, intelektual e qytetar, i ndjeshëm ndaj padrejtësive.

Haziri është i angazhuar edhe në zgjidhjen e çështjes së Luginës së Preshevës përmes përfilljes së vullnetit politik dhe të së drejtës themelore të popullatës shqiptare që jeton në trojet e veta. Asnjëherë nuk ka hequr dorë prej Luginës dhe asnjëherë nuk është ndalur së punuari e vepruari për të.

Haziri, kryetar aktual i Gjilanit, ka bërë atë që ka ditur më së miri, në mënyrën më të mirë të mundshme.

Lutfi Haziri është dhe do të mbetet i tillë, si njëri nga njerëzit përfundimisht të rrallë që ka dhënë dhe po jep kontribut të madh për Gjilanin dhe Kosovën.

(Autori është jurist i diplomuar)

TIKA dhuron 1050 koshere bletësh në Podujevë

Agjencia Turke për Zhvillim dhe Koordinim (TIKA), ka dhuruar sot 1050 koshere bletësh dhe pajisje ndihmuese për blegtori në Dumnicë të Ulët të Podujevës në Kosovë, raporton Anadolu Agency (AA).

Dhurimi i materialeve u bë në kuadër të Projektit për Zhvillimin e Bletarisë së Qëndrueshme dhe Produkteve të Bletës të implementuar nga TIKA si pjesë e Programit për Siguri të Ushqimit dhe Jetesës.

Ambasadori i Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar, tha se Turqia e ka një politikë të jashtme sipërmarrëse dhe humanitare, ndërsa këto projekte të TIKA-s, po e shtrojnë dorën vëllazërore të Turqisë.

Sakar tha se kjo mbështetje do të ndikojë në rritje ekonomike në Komunën e Podujevës me rreth gjysmë milioni euro në afat kohor prej tre vjetësh.

 

“Në këtë mbështetje të ofruar nga TIKA, në një afat tre vjeçar ekonomia e Komunës së Podujevës llogaritet që do të përkrahet me më shumë se gjysmë milioni euro. Me këtë përkrahje synohet që të mbështeten ekonomitë familjare të Podujevës, rritja e mundësive të punësimit, zbutja e papunësisë si dhe rritja e prodhimtarisë në zonat rurale”, tha Sakar.

Kryetari i Shoqatës së Bletarëve “E Bukura Mbretëreshë” në Podujevë, Hilmi Syla, duke e falënderuar TIKA-n për ndihmën tha se shoqata që udhëheq ai ka pasur një bashkëpunim të ngushtë me TIKA-n, ndërsa është privilegjuar edhe nga drejtoria e Bujqësisë së Podujevës.

“Kjo ndihmë, nga shoqata turke dhe nga populli turk nuk është vetëm në fushën e bletarisë, por në çdo pore të jetës”, tha Syla.

Drejtori i Bujqësisë në Komunën e Podujevës, Vezir Januzi, tha se ndihma e TIKA-s është mjaft me rëndësi për Komunën e Podujevës si dhe fermerët e kësaj ane.

Gjithashtu i pranishëm gjatë dhurimit të këtyre materialeve ishte i pranishëm edhe koordinatori i TIKA-s në Prishtinë, Hasan Burak Ceran.

“Të dashur fermerë, vërtetë meritoni një përkrahje edhe nga ne si institucione, por edhe nga donatorët tjerë, sepse përkushtimi juaj në vendin tonë, edhe në Podujevë, edhe në Kosovë është çdo ditë duke gjeneruar vende të reja të punës”, tha Januzi.

TIKA nga viti 2015 ka filluar të implementojë Programin për Siguri të Ushqimit dhe Jetesës, duke ndihmuar në fushën e bujqësisë dhe blegtorisë. Në këtë program i cili synon përfshirjen e 5.000 familjeve në gjithë rajonin e Ballkanit Kosova është përfshirë nga viti 2017.

Kiçmari – Thaçit: Nuk mjafton shkarkimi i këshilltarit të BIA-s, jep dorëheqje edhe vetë

Ish-Ambasadori i Kosovës në Austri, Sabri Kiçmari, i jep leksione presdientit Hashim Thaçi se çka duhet bërë kur kabineti i tij përfshihet në skandale. Ai përmend ish -kancelarin gjerman Willy Brandt, se si kishte dhënë kur në kabinetin e tij ka depërtuar një spiun. Shembull ky, i etikës politike.

Pas raportimit të televizionit T7, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vendosur që të shkarkojë nga posti i këshilltarit, Branislav Nikolicin, shkruan Gazeta Express.Televizioni T7 kishte raportuar se Nikolic kishte qenë pjesë e shërbimit të Inteligjencës së Serbisë (BIA).

Mirëpo, Kiçmari, thotë se nuk mjafton vetëm shkarkimi i këshilltarit. Ai ka dhënë një shembull se çka ndodhi me kancelarin gjerman Willy Brandt kur në kabinetin e tij kishte depërtuar një spiun.

“Më 6. Maj të vitit 1974 dha dorëheqje një nga kancelarët më të suksesshëm të Republikës Federale të Gjermanisë z. WiIly Brandt. Dorëheqja e tij ishte një akt i marrjes së përgjegjësisë, si shef i Qeverisë Federale, pasi që u vërtetua se në Kabinetin e tij kishte depërtuar spiuni i STAS-it Günter Guillaume. Ja edhe një shembull tjetër i etikës politike, nga i cili do të duhej të mësoj presidenti”, shkruan Kiçmari, transmeton Gazeta Express.

Nikolic ka punuar si këshilltar i presidentit Hashim Thaçi që nga viti 2016.

Në njoftimin për shkarkimin e tij, zyra e Thaçit thonë se nuk kanë pasur informacione paraprake lidhur me zyrtarin që ka këshilluar presidentin për tre vite rresht.

“Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës konfirmon se nuk ka pasur asnjë informacion paraprak dhe zyrtar nga institucionet e sigurisë në Kosovë për përfshirjen e mundshme të z. Branislav Nikolic në aktivitete të dyshimta, për të cilat është raportuar në media”.

Megjithatë nga zyra e Thaçit thonë se bazuar në raportimet e mediave, e kanë liruar nga detyra, Branislav Nikolicin.

“Përkundër kësaj, Zyra e Presidentit i merr seriozisht raportimet e mediave për përfshirjen e mundshme z. Nikolic në aktivitete të dyshimta, qofshin ato të natyrës kriminale ose që cenojnë sigurinë kombëtare.Nisur nga parimi i respektimit të ligjit dhe për t’i dhënë hapësirë autoriteteve të sigurisë që të kryejnë hetime të pavarura për këtë rast, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, bazuar në kompetencat e tij kushtetuese dhe ligjore, ka liruar sot nga detyra e Këshilltarit Politik, z. Branislav Nikolic​”, thuhet tutje në njoftim.

“Presidenti Thaçi mbetet i përkushtuar në avancimin e të drejtave të komuniteteve joshqiptare dhe përfaqësimit të tyre në të gjitha nivelet e qeverisë qendrore dhe lokale, bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Rasti konkret është thjesht çështje e sundimit të rendit dhe ligjit”, thuhet në fund të njoftimit./Express/

Jep dorëheqje ministri i PDK-së në qeverinë e Kosovës, Besim Beqaj

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në qeverinë e Kosovës, Besim Beqaj, dha sot dorëheqje nga posti i tij.

Dorëheqja e tij, pasoi vendimin e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, pjesë e së cilës është edhe ministri Beqaj, për të liruar postet në institucionet e vendit nga të gjithë zyrtarët me aktakuza të ngritura për korrupsion.

Besim Beqaj, që është zyrtar i lartë në Partinë Demokratike, së bashku me zëvendësministrin e Mbrojtjes, Agim Çeku dhe këshilltarin e Kadri Veselit, Njazi Kryeziu, janë pjesë e një procesi gjyqësor në një rast përgjimesh, që u bë i njohur si rasti “Pronto” për shkak të përdorimit të kësaj fjale gjatë bisedave të përgjuara.

Në një konferencë për gazetarë, tashmë ish ministri Besim Beqaj tha se ka vendosur të respektojë vendimin e partisë por hodhi poshtë akuzat ndaj tij.

“Jam i bindur që këto aktakuza janë të pabazuara në fakte dhe argumente ligjore dhe se drejtësia do të vërtetojë këtë. Unë besoj që drejtësia do ta vërtetojë pafajësinë time. Aktakuza që unë përballem ka një mal të metash që në fillim është aplikuar si një drejtësi selektive. Gjatë angazhimit tim politik jam udhëhequr nga dy ndarje themelore zbatimi i ligjit dhe profesionalizimi”, tha zoti Beqaj.

Vendimi i Partisë Demokratik për të larguar zyrtarët e saj me aktakuza është mirëpritur nga shefja e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalya Apostolova, e cila shkroi në rrjetet sociale se pret që “ky standard të zbatohet në të gjithë spektrin politik dhe nga të gjitha partitë në Kosovë”.

Kosova vazhdon të kritikohet për mungesë të vullnetit për të luftuar korrupsionin, ndërsa ambasadorët perëndimorë në Kosovë kanë shtuar kritikat kohëve të fundit ndaj institucioneve të vendit për emërimet e zyrtarëve të dënuar për krime lufte dhe me aktakuza të ngritura nëpër gjykata. za

Mjaftë me duartrokitje?! – Nga Skënder MULLIQI

Në pa lumturinë njerëzore ndikojnë shumë faktorë objektiv dhe subjektiv. Asgjë në këtë botë nuk mund ti bëjë të vuajtur fëmijët sa prindërit e pa lumtur. Kjo ndikon në gjendjën emocionale të tyre, në disponimin e tyre. Fëmijët shohin gjithçka, dinë dhe përjetojnë. Dhe, asgjë nuk i bën më shumë që ata të mos kan disponim të mirë, sa gjendja ekonomike në familje. Sado që prindërit mundohen të gjejnë fjalë ngushëlluese të fëmijët kjo nuk kalon, nuk ka mundësi të mashtrohen .Fëmijët janë të lumtur kur prindërit janë të lumtur. Lumturinë e tyre nuk e zëvëndësojnë as dhuratat e mira, as dalja në sheti dhe as koncertet …
Në Kosovë shumë prindër më fëmjët e tyre janë duke përjetuar gjendje të rënd shpirtërore, psikologjike, morale , materjale… Nuk po kan përjetime të mira së shumica nuk po i kanë gjerat elementare për jetë. Ku ta marrin disponimin e mirë prindërit e fëmijëve të cilët po jetojnë në gjendje të veshtirë materjale ? Ku të gjejnë ngushëllim dhe si kan të bëhën të lumtur fëmijët kur i shohin prindërit duke u rropatur që t’i sugurojnë ushqimin edhe për një ditë të vetme? Shumë kush këtë gjendje depresionuese është duke e paguar edhe më vdekje të para kohshme …
Profiterët e caktuar të grupeve të partive politike të cilët ishin ne pushtet për 20 vite, janë mësuar me iu bë duartrokitje e paten mirë ose jo. Të gjithë ata që po marrin guximin qytetarë t’i kundershtojnë po i paraqesin si kusling e çka mos tjetër. Këta po mendojnë së janë njerëz gjenial, e që tash e një kohë të gjatë Kosovën e kan futur në rrugë të rrezikshme , duke u pru në pyetje edhe kapitulimin e shtetit te ri të Kosovës.
Kapitulimi është nocion politik e ushtarakë, kur shteti apo formacionet ushtarake në kohë të luftës ose në rast të konfliktit apo edhe pas luftës, pranojnë kapitulimin para palës kundërshtare, duke u dorëzuar më njerëz dhe të gjithë pregaditjën ushtarake armikut në rrethana të caktuara. E vura këtë paralele edhe pse Kosova nuk është në luftë më Serbinë fizikisht, por së luftën e fituar kunder Serbisë më miqët tanë në botë, jemi duke e vu seriozisht në pëshore . Po na ndodhin ndryshime negative të karakterit tektonik, ti quaj ashtu.
Thënë shkurt po jetojmë në një shoqëri e cila pakica autoritare po e drejton shumicën. Ky rreshtim totalitarë, ka mbrapa edhe rreshtimin ideologjik. Kjo doktrinë na ka futur në telashe të mëdha. Vetëm ata që janë në shërbim të qytetarëve janë patriotët e mirëfilltë. Shërbimi karshi popullit bëhët kur gjerat vihen në rrugën e mbarë, e jo më fiksione te ndryshme negative …Koha nuk na pret…

Kosova në betejë me Serbinë për INTERPOL

Bekim Bislimi

Arritja e qëllimit të Kosovës për t’u anëtarësuar në Organizatën Ndërkombëtare Policore INTERPOL, do të jetë një sfidë mjaft e vështirë për vendin dhe institucionet e tij, vlerësojnë zyrtarë të Qeverisë së Kosovës dhe njohës të fushës së marrëdhënieve ndërkombëtare.

Kosova ka parashtruar sërish kërkesën për anëtarësim në INTERPOL, më 31 janar të këtij viti dhe siç patën konfirmuar zyrtarët e Qeverisë së Kosovës, kjo kërkesë është pranuar nga INTERPOL-i.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Anton Berisha, thotë se çështja e anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL nuk është vetëm çështje politike, por më shumë teknike, e cila ndërlidhet me standardet që i kërkon Bashkimi Evropian, në raport me luftimin e korrupsionit, krimit të organizuar dhe terrorizmit.

“Po sigurisht që do të jetë sfiduese në qoftë se Serbia vazhdon me të njëjtin ritëm sikur herën e kaluar. Bashkimi Evropian dhe strukturat përkatëse do të duhej të bënin presionin e nevojshëm ndaj Serbisë që të mos krijojë pengesa sikurse herën e kaluar. Në anën tjetër, ne jemi duke i vazhduar me procedurat standarde teknike, sepse në thelb kjo është çështje teknike, është çështje e një institucioni që ka të bëjë me sigurinë dhe sot, në rrethanat që jetojmë, siguria e një shteti nuk është vetëm e atij shteti, por është edhe siguri për rajonin dhe më gjerë”, tha Berisha.

Njohësit e zhvillimeve në vend, vlerësojnë se i gjithë procesi për anëtarësim të Kosovës në INTERPOL, do të jetë sfidë e madhe.

Afrim Hoti, profesor i të Drejtës Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, duke folur për Radion Evropa e Lirë, shpreh mendimin që në procesin e anëtarësimit në INTERPOL, Kosova do ta ketë një situatë edhe më të komplikuar sesa që e kishte në tentimin e kaluar, kur pati një rezultat të pafavorshëm.

“Është vërtetë për të ardhur keq, një lloj ngecjeje, një lloj tërheqjeje e institucioneve të Kosovës, për të mos ndërmarrë veprime për ta përmirësuar situatën, hiq këtu çështjen e taksës. Mendoj që kemi bërë gabim të jashtëzakonshëm pse nuk e kemi ngritur çështjen e Marrëveshjes së prillit të vitit 2013, që parasheh, në mes tjerash, heqjen e çdo obstruksioni që palët mund t’ia bëjnë njëra-tjetrës për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare. Nga hera e parë e derë më tash nuk është ndërmarrë asnjë veprim konkret dhe unë e shoh si shumë të komplikuar situatën”, theksoi Hoti.

Ai ka shtuar se në rastin më të keq, nëse Kosova nuk do të arrinte të anëtarësohet edhe kësaj radhe në INTERPOL, kjo do të ishte një ‘bumerang’ për të dhe për një gjë të tillë duhet të kërkohet përgjegjësi institucionale.

Në anën tjetër, autoritetet e Serbisë që herët kanë paralajmëruar se do të ndërmarrin të gjitha veprimet diplomatike për të penguar anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL.

Së fundmi, ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, gjatë një vizite në Rusi, të mërkurën ka thënë se anëtarësim në INTERPOL, është në kundërshtim me rregullat themelore të Organizatës Ndërkombëtare të Policisë.

Sekretari i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Nikollai Patrushev, me të cilin u takua Stefanoviq, konfirmoi se vendi i tij do t’i ofrojë mbështetje Serbisë në takimin e ardhshëm të Asamblesë së Përgjithshme të INTEPOL-it, për të parandaluar pranimin e Kosovës.

Zëvendësministri Berisha, thotë se në fazën e lobimit për anëtarësim në INTERPOL, Kosova duhet të përmbahet nga ekspozimet politike, që sipas tij, kanë ndodhur në tentimin e kaluar për anëtarësim. Sipas tij, Kosova, gjithashtu, do të kërkojë nga partnerët perëndimorë, sidomos te vendet e Bashkimit Evropian, që të bëjnë presion mbi Serbinë që çështjen pranimit të Kosovës në INTERPOL të mos e trajtojnë si çështje politike, por teknike.

“Fundja, Marrëveshja e Brukselit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila ka të bëjë me mospengimin e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, është ende në fuqi dhe kjo është një mundësi që Bashkimi Evropian të bëjë presionin e duhur për zbatimin e marrëveshjeve. Bashkimi Evropian, si ndërmjetësues i dialogut, nuk është pa detyrime ndaj marrëveshjes dhe nuk është se nuk janë të njoftuara lidhur me marrëveshjen”, vlerësoi Berisha.

Edhe profesor Hoti vlerëson që çështja e pranimit të Kosovës në INTERPOL do të duhej të zhvishej nga elementet politike. Prandaj, sipas tij, lobimi i Kosovës për këtë çështje duhet të jetë detyrë parësore e Ministrisë së Punëve të Jashtme të vendit, e cila është dashur dhe duhet t’i bindë vendet e ndryshme që anëtarësimi i Kosovës në INTERPOL nënkupton sundim të ligjit dhe rendit dhe luftimin e çfarëdo fenomeni negativ ndërkombëtar.

“Mendoj që kemi pasur kohën e mjaftueshme për ta përmirësuar situatën dhe eventualisht për të korrur sukses. Por, nëse kësaj i shtojmë praktikën krejtësisht të kundërt, që nga dështimi në përpjekjen e parë, ne nuk kemi ndërmarrë as hapin më të vogël të vetëm në këtë drejtim. Atëherë që koha ecën, koha kalon dhe sigurisht që mund të jemi para situatave jo shumë të këndshme. Unë, nga ajo që shoh, të paktën në publik – nëse këtu nuk luajmë me teori të konspiracionit – mendoj se jemi në situatë shumë të pafavorshme dhe unë vërtetë jam shumë pesimist”, u shpreh Hoti.

Më 20 nëntor të vitit 2018, Kosova nuk kishte arritur të anëtarësohet në INTERPOL-it, pasi që nuk mori shumicën e nevojshme, prej dy të tretave të votave të vendeve pjesëmarrëse në Asamblenë e Përgjithshme të kësaj organizate, që u mbajt në Dubai.

Një ditë më pas, Qeveria e Kosovës pati vendosur taksën prej 100 për qind për prodhimet nga Serbia, duke thënë se kjo masë është vënë për shkak të presionit të madh dhe lobimit të Serbisë për të mos e lejuar anëtarësimin e Kosovës në mekanizmat ndërkombëtarë.

Tentativat e Kosovës për anëtarësim në INTERPOL kanë nisur që nga viti 2010. Atë kohë, Komiteti Ekzekutiv i kësaj organizate, nuk e kishte marrë fare parasysh kërkesën e parashtruar nga Prishtina zyrtare. Më 2015 dhe 2016, Kosova kishte aplikuar, por nuk ishte futur në agjendën e Asamblesë së Përgjithshme. Më 2017, Kosova pati tërhequr vullnetarisht kërkesën, për shkak të mbështetjes së pamjaftueshme.

Trump nënshkruan Marrëveshjen e Ekstradimit me Kosovën

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe sekretari i shtetit, Mike Pompeo e nënshkruan Marrëveshjen e Ekstradimit midis Kosovës dhe SHBA-së.

Lajmin e bëri të ditur, ministri i Drejtësisë së Kosovës, Abelard Tahiri i cili ka konfirmuar se institucionet e vendit e kanë pranuar dokumentin nga SHBA-ja.

“Kjo marrëveshje shënon një akt historik në marrëdhëniet dypalëshe mes Kosovës dhe SHBA-së dhe është garanci e mëtejme se sundimi i ligjit është i pa alternativë dhe lufta kundër krimit do shkojë deri në fund”, ka thënë Tahiri përmes një postimi në Facebook.

Në mars të vitit 2016 Kosova dhe SHBA-ja kishin nënshkruar marrëveshjen e ekstradimit. Me rastin e nënshkrimit ishte thënë se marrëveshja, përpos që shënon një hap të rëndësishëm në thellimin e marrëdhënieve bilaterale me SHBA-të, nënvizon përcaktimin e Kosovës për sundim të rendit dhe ligjit.

Marrëveshja, para nënshkrimit nga ana e presidentit Trump, kishte marrë pëlqimin edhe të Senatit amerikan.

Ekstradimi është një akt kur një vend dorëzon një person të akuzuar ose të dënuar për kryerjen e një krimi në juridiksionin e një vendi tjetër.

Bieber: Korrigjimi i kufijve nuk është ide e dëshirueshme, ngre tensionet në gjithë rajonin

Njohësi i zhvillimeve politike në Ballkan, profesori i Universitetit të Grazit, Florian Bieber, thotë se ideja e korrigjimit të kufijve për zgjidhjen e problemit ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit nuk është zgjidhje reale dhe as e dëshirueshme.

“Ndryshimi i kufijve nuk është një ide reale dhe as e dëshirueshme si zgjidhje, jo vetëm për Kosovën, por as për konfliktin e ngrirë. Ajo do të rrisë tensionet, gjë për të cilën po lexojmë çdo ditë”, ka thënë ai, shkruan EWB, transmeton Gazeta Express.

Këto deklarata Bieber i ka bërë në një konferencë së bashku me profesorin tjetër, Nikolas Cifakis, ku kanë folur për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor.

Njësoj sikurse Bieber, Cifakis thotë se ideja për ndryshim të kufijve do të shkaktonte probleme të reja, përveç Kosovës, edhe në Bosnje e Hercegovinë.

“Ndryshimi i kufijve apo demarkacioni do të krijonte probleme të reja jo vetëm në Kosovë, por mbi të gjitha edhe në Bosnje dhe Hercegovinë”, ka thënë ai.

Ndërkohë sa i përket zhbllokimit të dialogut dhe situatës së deritanishme, Bieber thotë se përpjekjet deri tani kanë rezultuar të pasuksesshme, duke bërë thirrje që të mbahet një konferencë serioze dhe përfshirje të forcave të reja në proces.

“Është e vështirë të arrihet një rezultat vetëm me ndihmën e BE-së. Procesi duhet të përfshijë shtetet anëtare të BE-së dhe SHBA-së në mënyrë joformale, pasi që formalisht dhe vendet e tjera do të kërkonin një vend në tryezë, si Rusia”, ka deklaruar ai.

Bieber thotë se deri sot është treguar se negociatat në rajon janë të suksesshme vetëm nëse ka bashkëpunim ndërmjet BE-së dhe SHBA-së. /GazetaExpress/

Karriget qe e shkaterruan LDK-ne e Rugoves!!! – Nga Skënder MULLIQI

E filluan me karrige dhe po e perfundojne me karrige shperberjen e LDK-se se konceptit politik rugovian.Kjo eshte ‘Lidhja e Re” e faqes se zeze e te marres se tepër, te Isa Mustafes e te disa bajlozave te shitur te partite tjera.Nuk ka qene veshtire e as nuk eshte dashte te kete njeriu shumë dije se Rugova nuk ka lene kend mbrapa.Ne fakt ka lene do matrapaze, do interesgjinjë qe jane pasuruar shume e haram ju kofte vota te cilen po e marrin ende ne kurriz te presidentit te ndjere, Ibrahim Rugova…Hajtni faqezi hajtni se me karrika e shkaterruat LDK-ne, he turpi ju mbuloft si ju ka mbulu…I larguat te gjithe gazetaret dhe publicistet ne ze, i hoqet nga konkurrenca njerëzit qe ishin ne linjen politike te Rugoves dhe të cilët kishin capital kombëtar.Perfituat ne kurriz te gazetarëve te vrare e te gjalle te Bota Sot.Nga frika e futeshit koken mbrapa ne prapanice, se jeni mesuar te luftoni me pushke të Baliages, si thote nje fjale e popullit.Disa nga koleget u vrane, disa mbetem gjalle.Po, ne fakt jeni interesuar shume qe ti mbani postet e larta partiake e pushtetare e hiq me shume.I ligu thote nje fjale e popullit nuk e ka as kete Dynja e as Ahiretin, ju jeni ata qe nuk I keni.

Jeni frikacak te llojit te vet.Jeni do hiqa, qe per anetarësine e gjere as dert nuk e keni per dallim nga partite tjera te cilat shume me shume interesohen per ta dhe fatin e Kosoves. Kjo bote eshte e trimave , e jo e sehirgjinjeve politike, e me se paku te atyre njerëzve te cilet rregullisht perfitojne ne emer te te vrareve në radhët e veta !!!Ne fakt mire I shfrytezuat vrasjet per interesa tuaja.Dhe, mire ju bejne partite tjera qe nuk ua varin bash hiq.Vajin nuk e hoqet kurre nga goja per 20 vite , se nuk patet koqe per ti zbardhur vrasjet politike edhe pse e kishi pushtetin me bashkëqeverisje.Nuk po e zgjati me shume se me fole per ju ne krye te LDK-se, jo per anetaresine e saj, eshte si me hy ne bas te qeneve endacak, e njeriuit i hup dita dhe nata …

Sigurisht lexues te nderuar se keta rreshta nuk i shkrova nga qefi. Veshtire te paramendohet qe te rrenohet mundi shume vjeqar i presidentit, Rugova I cili beri shume per LDK-ne , Kosoven dhe shqiptaret pergjithesisht ne Ballkan …

Kadri Veseli rizgjidhet kryetar i PDK-së

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, njëherit lider i Partisë Demokratike të Kosovës që nga viti 2016, të dielën është rizgjedhur të udhëheq edhe një mandat, gjatë konventës së kësaj partie.

Përmes një postimi në Facebook, Veseli ka falënderuar anëtarët e partisë për përkrahjen dhe ka theksuar përkushtimin për të sjellë reforma.

“Shpreh mirënjohjen për mijëra qytetarë që morën pjesë anekënd Kosovës në një proces zgjedhor tejet shembullor dhe demokratik. Do të punoj bashkë me secilin që Kosova, në Dekaden e Re të mos ketë dilema për drejtimin ku shkon por përgjegjësi dhe vizion të qartë”.

“Do të punoj për të çuar në vend amanetin e atyre që dhanë gjithçka për lirinë dhe shtetin si dhe për të bërë realitet ëndrrat e gjeneratave të reja”, tha Veseli.

Veseli ishte i vetmi kandidat në garën për kryetar të PDK-së.

Haradinaj: Nuk na duhet liria e izoluar

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, të dielën porositi bashkësinë ndërkombëtare se Kosovës nuk i duhet liria e izoluar, duke iu referuar procesit të integrimit në Bashkimin Evropian si dhe integrimit në Aleancën Veri-Atlantike.

“Ne kemi luftuar për lirinë që ta gëzojmë të gjithë. Ne jemi të lirë, por të izoluar. Ne duhet t’ju bashkohemi popujve të lirë. Eshtë Evropa që duam të anëtarësohemi, NATO, ku prin Amerika, pra ne dëshirojmë të bëhemi bashkë me popujt e lirë. Neve nuk na duhet liria e izoluar”, tha Haradinaj në fjalimin e tij gjatë zbulimit të shtatores së Heroit të Kombit Gjeneral Major Shkëlzen Haradinaj dhe Obeliskut të 183 dëshmorëve nga Komuna e Pejës.

​Haradinaj shtoi se kur bëhet fjalë për raportet me Serbinë, Kosova synon njohje reciproke, por asesi nuk e vë në dyshim statusin, që sipas tij, u përcaktua që nga viti 1999.

“Jemi të interesuar të jetojmë në fqinjësi të mirë edhe me Serbinë, por jo duke biseduar për status, sepse është mbyllur në vitin 1999. Ne duhet ta zgjidhim me ta vetë çështjen e njohjes. Mos të pret më askush që kërkon paqe dhe stabilitet në Ballkan në kurriz të lirisë së Kosovës”, tha ai.

Ndryshe, Kosova dhe Serbia po përgatiten për takimin e radhës më 1 korrik, në Paris, i cili pritet të mbahet me ndërmjetësimin e presidentit francez Emmanuel Macron dhe kancelares gjermane, Anglela Merkel.

Takimi i 1 korrikut në Paris, është vazhdimësi e procesit të Berlinit të iniciuar nga kancelarja Merkel dhe është cilësuar si shans për të shpëtuar dialogun për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

Plasin karriget e grushtet në nëndegën e LDK-së në Prishtinë

Pas rrahjeve në disa degë të LDK-së Prishtinë e Ferizaj, një e tillë sërish ka ndodhur para pak çastesh në degën e kësaj partie në Mat.

Aty, simpatizantët e kësaj partie janë parë teksa janë rrahur në mes vete.

Ndër të tjera njëri prej tyre shihet teksa gjuan edhe me karrige.

Pal Lekaj tregon pse u ndaluan tetë autobusët me pasagjerë në Morinë

Tetë autobusëve të linjës Kosovë- Tiranë nuk iu është lejuar ta kalojnë pikën kufitare në Morinë mëngjesin e sotëm. Ata kanë mbetur të bllokuar prej disa orësh për shkak të një urdhri të Ministrisë së Transportit të Kosovës. Ministri Pal Lekaj ka treguar për Express, arsyen e kësaj bllokade.

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj ka deklaruar se arsyeja që autobusëve iu është ndaluar kalimi në pikën kufitare në Morinë, është keqpërdorimi i lejes nga operatorët e Shqipërisë.

Lekaj ka thënë se pezullimi do të vazhdojë deri në takim të komisioneve teknike nga të dyja shtetet.

“Operatorët nga Shqipëria kanë poseduar leje nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, për kalim nëpër territorin e Kosovës vetëm tranzit. Por kjo leje është keqpërdorur në vazhdimësi, autobusët kanë ndaluar edhe nëpër stacionet e Kosovës për të marrë udhëtarë, prandaj departamenti përkatës në MIT, ka pezulluar këtë leje. Pezullimi do të vazhdojë deri në takim të komisioneve teknike nga të dyja shtetet, për shqyrtim”

Ndërkaq, Rifat Hajdinaj, kryetar i shoqatës së transportit publik të linjave Bajram Curr-Kosovë-Tiranë, ka reaguar duke mohuar që të jetë vënë në dijeni për këtë urdhër dhe u bën apel dy qeverive përkatëse të zgjidhin situatën.

“Që prej 2010-tës nuk kemi patur probleme gjatë levizjës për në Kosovë”, është shprehur Hajdini.

U nda nga jeta gazetari Lekë Zherka

Gazetari Lekë Zherka ndërroi jetë të shtunën në moshën 56 vjeçare.

Lekë Zherka e filloi karrierën e gazetarit në vitin 1985 në Radio Televizionin e Prishtinës.

Pas luftës së Kosovës ai ishte drejtor i Radio Kosovës, ndërsa më pas ishte drejtor shumëvjeçar në Kohavision.

I ndjeri Zherka deri në fund vazhdoi punën në Radiotelevizionin 21.

Kolegët e miqtë e tij u shprehën të pikëlluar më vdekjen e tij duke e cilësuar atë një humbje të rëndë për gazetarinë shqiptare.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u shpreh i pikëlluar me lajmin për vdekjen e parakohshme të gazetarit dhe drejtuesit të shumë medieve në Kosovë, Lekë Zherka.

“Ai dha një kontribut shumë të madh në zhvillimin e mediave dhe gazetarisë profesionale. Në këto momente të vështira, bashkëndjejmë me familjen Zherka dhe komunitetin e gazetarëve”, shkroi ai në rrjetet sociale.

Hyn në fuqi marrëveshja e tregtisë së lirë midis Kosovës e Turqisë

Marrëveshja e tregtisë së lirë midis Kosovës dhe Turqisë hyri në fuqi gjashtë vjet pas nënshkrimit të saj.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nënshkroi një dekret që ratifikon marrëveshjen, me kërkesë të ministrit të Jashtëm, Behxhet Pacolli, në prill të këtij viti.

Marrëveshja e tregtisë së lirë parashikon heqjen e tarifave doganore për një numër të madh të produkteve, kryesisht industriale, të cilat do të kenë një çmim më të ulët për konsumatorët.

Qëllimet e marrëveshjes, siç thuhet në të, janë rritja dhe përmirësimi i bashkëpunimit ekonomik midis Kosovës dhe Turqisë, përmirësimi dhe zgjerimi i tregtisë dypalëshe, heqja e pengesave dhe kufizimeve në tregtinë e mallrave dhe shërbimeve, si dhe krijimi i kushteve të barabarta për konkurrencë.

Marrëveshja u nënshkrua në vitin 2013 nga ish-ministrja e Tregtisë dhe Industrisë e Kosovës, Mimoza Kusari Lila, dhe ish-ministri turk i Ekonomisë, Zafer Gjaglajan.

Turqia është një nga importuesit kryesorë në Kosovë.

Palmer mbledh në takim krerët e shtetit, opozitën e përfaqësuesit e serbëve

Zëvendës-ndihmës sekretari i shtetit amerikan, Mathew Palmer, ka mbledhur sot krerët e shtetit, partive politike opozitare dhe përfaqësuesit e serbëve të Kosovës.

Këtë për Gazetën Express e kanë konfirmuar burime brenda Qeverisë dhe nga zyra e kryekuvendarit Veseli.

“Është duke i takuar liderë shtetërorë e partiak”, ka thënë për Express një zyrtar i lartë brenda Qeverisë.

Ky takim i Palmer po mbahet me të gjithë përfaqësuesit politik sëbashku.

Në takim janë duke marrë pjesë kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, kryeministri Ramush Haradinaj, liderët e opozitës, Albin Kurti e Agim Veliu, dhe përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, Goran Rakiç dhe Sllobodan Petroviç.

Tema e mundshme e këtij takimi besohet të jetë dialogu dhe zhbllokimi i ngërçit me Serbinë.

Palmer po qëndron në Kosovë prej dy ditësh. Ai ka marrë pjesë dje në ceremoninë e 20 vjetorit të lirisë së Kosovës.

Thaçi nuk e ftoi Isa Mustafën dhe Albin Kurtin në ceremoninë e Çlirimit

Në LDK thonë se Presidenti Hashim Thaçi nuk e ka ftuar kryetarin e LDK’së, Isa Mustafën në ceremoninë e çlirimit, ku morën pjesë Bill Clinton, Madeleine Albright e Wesley Clark. Aty nuk është parë as Albin Kurti dhe zyrtarët e lartë të Vetëvendosjes.

Në ceremonitë e organizuara sot për nder të 20-vjetorit të çlirimit dhe 20-vjetorit të hyrjes së forcave tokësore të NATO’së në Kosovë, nuk u pa askush nga zyrtarët e lartë të partive kryesore opozitare.

Dymbëdhjetë qershori në Prishtinë është shënuar me ceremoni të shumta për nder të ish-presidentit amerikan, Bill Clinton dhe ish-sekretares amerikane të shtetit, Madeleine Albright, të cilët kanë qëndruar në Kosovë.

Megjithatë në organizimet për Ditën e Çlirimit nuk ka qenë kreu i LDK’së, Isa Mustafa e as kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, apo dikush nga partia e tij.

Zëdhënësi i LDK’së, Besian Mustafa, ka thënë për Gazetën Express kreu i kësaj partie nuk ka marrë ftesë për të marrë pjesë në ceremoninë e sotme. Ai thotë se kjo nuk është përmendur pasi sot ka pasur shumë ndërkombëtarë.

“Na s’kemi marrë ftesë për ceremoninë e sotme. Z. Mustafa nuk është ftuar as si kryetar e as si ish-kryeministër. S’kemi dashur ta bëjmë temë për shkak se kanë qenë edhe ndërkombëtarët. Por ftesë s’kemi pasur”, ka thënë Mustafa për Express.

Derisa rrugët e kryeqytetit ishin bllokuar, e në sheshet kryesore po shëtiteshin Clinton e Albrgiht, Kurti po mbante konferencë për media për 14-vjetorin e themelimit të VV’së.

Nga kjo parti kanë thënë për Gazetën Express se dy deputetë kanë qenë të pranishëm në ceremoninë e Çlirimit.

Valon Ramadani dhe Ali Lajçi janë dy përfaqësuesit e VV’së që morën pjesë.

Prezent ka qenë kryetari i PSD’së, njëherit kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, dhe madje edhe është përmendur nga Thaci në fillim të fjalimit të tij.

Ndryshe në ceremonitë e nisura që nga paradita, përvec udhëheqësve amerikanë morën pjesë edhe Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama. Po ashtu, i pranishëm ishte edhe ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiq.

Edhe zëvendës ndihmës sekretari amerikan, Mattheë Palmer, mbajti fjalim sot në ceremoni, duke përmendur se Kosova duhet të arrijë marrëveshje me Serbinë.

Clark zbulon bisedën me Solanën pasi rusët kishin arritur në Prishtinë

Ish-komandanti suprem i Forcave Aleate të NATO-s, Wesley Clark, ka kujtuar 12 qershorin e vitit 1999, ditën kur NATO nisi intervenimin në Kosovë.

Në Konferencën Ndërkombëtare të Sigurisë “20 vjet liri: Një vizion për paqe të qëndrueshme”, Clark ka kujtuar një bisedë telefonike me ish-sekretarin e NATO-s.

“Më kujtohet kjo ditë, 12 qershori. Filloi me një telefonatë në orën 01:00 në mëngjes nga Javier Solana, i cili më kishte thënë: ‘Wesley, rusët kanë arritur në Aeroportin e Prishtinës, çka do të bëjmë?’ Unë thashë, sekretar i përgjithshëm, ne do ta dërgojmë KFOR-in që në mëngjes. Më 12 qershor, KFOR-i ka filluar me lëvizjet në Kosovë nga pozicionet e saja në Maqedoni. Kam qenë shumë krenar me forcat që kanë hyrë. Ata kanë hyrë të armatosur, por kanë ardhur këtu që të krijojnë paqe. Nuk kanë luftuar, nuk kanë pasur vështirësi, edhe pse ka pasur disa fusha të minuara. Deri në orën 16:00 me gjeneralin Jackson, ne kemi arritur në Kosovë. Ai ka shkuar në aeroport dhe e mirëpriti një gjeneral rus dhe të nesërmen në mëngjes arrita edhe unë në aeroport të Shkupit, ku jemi takuar me gjeneral Jakson”, tha gjenerali Clark.

Hillary Clinton uron Kosovën nëpërmjet videos: Po ju kujtoj që jeni në mendjen time

Ish-zonja e parë dhe ish-kandidatja për Presidente të Amerikës, Hillary Clinton, nuk ishte e pranishme në 20-vjetorin e Çlirimit të Kosovës për shkak se i ka vdekur vëllai ditë më parë, por ajo përmes një videomesazhi tregoi se nuk e harron asnjëherë Kosovën.

Edhe pse nuk ishte e pranishme në ceremoninë e 20-vjetorit të hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë, ish-Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Hillary Clinton, qytetarët e Kosovës i ka uruar përmes një videoje.

Përmes kësaj videoje, Clinton ka kujtuar kampet e refugjatëve që kishte parë në vitin 1999 dhe mikpritjen që gjeti ndër shqiptarët e zhvendosur nga Kosova.

“Nuk do ta harroj asnjëherë vizitën në kampin e refugjatëve në Maqedoni. Atje gjeta mikpritjen dhe këto ngjarje u shënuan me përqafime. Kjo shënon afirmitetin e ndërsjellë që kemi”, theksoi Clinton.

Ajo po ashtu përmes këtij mesazhi, theksoi se Kosova ka përparuar në këto 20 vite.

“Sot në këtë përkujtim shohim përparimin, paqen dhe një të ardhme të ndritshme. Zgjedhjet të drejta dhe përforcim të drejtësisë”, është shprehur Clinton.

Tutje ish-Zonja e Parë amerikane ka folur edhe për rolin dhe rëndësinë e NATO-s, ku theksoi se përfundimi i luftës në Kosovë ishte detyrë e NATO-s.

“Kam pas dyshime dhe pyetje për rolin dhe rëndësinë e NATO-s. Ajo mbetet esenciale për mbrojtjen e lirisë dhe ky intervenim është një shembull që nuk duhet të shkojmë më tutje për të treguar fuqinë e kësaj ideje. Përfundimi i luftës ishte detyrë e NATO-s”, theksoi Clinton.

Clinton në këtë përvjetor nuk mundi të ishte e pranishme, pasi që ditë më parë ka ndërruar vëllai i saj, por ajo tregoi edhe një herë dashurinë për popullin e Kosovës.

“Unë nuk jam në gjendje të jem në përkujtimin e konfliktit, por ju kujtoj se jeni në mendjen time dhe ju dërgoj përqafime krahas burrit tim. Derisa e merrni kohën për të kujtuar të dashurit tuaj, mbani në mend se shumë miq amerikanë po ju mbajnë dhe po ju mbështesin në zemrat e tyre”, theksoi ish-Zonja e Parë.

Clinton në këtë video falënderoi edhe ish-presidenten Atifete Jahjaga për aktivitetin e saj edhe në të drejtat e grave.

Në 20 vjetorin e çlirimit – “Dita e paqes”, tjetërsim i luftës çlirimtare! – Nga Florim Zeqa

 

Më 12 Qershor 2019 bëhen dy dekada nga hyrja e forcave paqëruajtëse në Kosovë, ditë e cila shënon shpalljen zyrtare të çlirimit të Kosovës. Pra 20 vite liri dhe mbi 11 pavarësi për shqiptarët e Kosovës në rrethana normale do të ishin tepër shumë, madje do të mjaftonin shumë më pak vite për ndërtimin dhe zhvillimin ekonomik të shtetit!

Megjithatë, është kjo liria na solli edhe shtetin, edhe pse ndryshe nga ai që projektuan atdhetarët dhe atë ëndërruan martirët dhe dëshmorët e kombit.
Ne kemi shtet me flamur lara-lara dhe himn pa tekst, “mrekulli” që askush nuk e kishte pritur!

Si do që të jetë, liria e Kosovës nuk mund të identifikohet me një emër të përveqëm, grupacion apo parti politike. Secili nga shqiptarët e Kosovës dhe jo vetëm kaq, rezistuan dhe luftuan në mënyrën e vet, për të hequr nga qafa vargonjët serbosllav dhe robërinë shekullore.

Njerëzit kanë deshirë ta kujtojnë të kaluarën e tyre. Mirëpo me kalimin e viteve, kjo e kaluar ndryshon trajtën, ku shumë gjëra zmadhohen, apo u përshtaten rrethanave kohore. Njerëzit e gjallë të kohës së kaluar duhet ta thonë të vërtetën pa kamuflime dhe pa shtrëmbërime për t’ua lehtësuar rrugëtimin gjeneratave të reja.

Secili komb në botë që ka zhvilluar një luftë çlirimtare e ka edhe një ditë çlirimi.

Për secilin popull që ka përjetuar një pushtim të gjatë, dita e çlirimit është dita më e dashur, kremtja më e madhe dhe data më e paharruar në kujtesën popullore.

Për shqiptarët e Kosovës, 12 Qershori i vitit 1999 është dita më e madhe, më e lumtur dhe e paharruar. Marshimi i ushtrisë se NATO-s rrugëve të Prishtinës dhe mbarë Kosovës, shënoi gëzimin më të papërshkruar më fjalë të qytetarëve, të cilin e përshkroj në mënyrën më besnike blici i aparatit dhe syri i kamerave televizive.

Zakonisht në vendet e lira e të pavarura, për nderë të ditës së çlirimit organizohen parakalime (parada) ushtarake për të përformuar forcën mbrojtëse të shtetit dhe nderuar prezencën e krerëve shtetëror e politik.

Për nder të ditës së çlirmit bëhen nominime (gradime), avancime në poste të shërbyesve civil dhe ushtarak, e shumë veprimtari tjera më karakter shtetëror.

Ndërsa tek ne nuk ndodhi asnjëra nga këto, për arsyen e thjeshtë së Kosova në kushtetutën e saj nuk ka ditë të çlirimit! Madje as në vargun e gjatë të festave nuk gjendet dita e çlirimit të vendit, pasi ajo është zavendësuar më “Ditën e paqes”!

Pas “pavarësimit”, në Kosovë po festohet 15 prilli si “Dita e Kushtetutës” e mbështetur në “Pakon e Ahtisarit”, e cila është në kundërshtim më vullnetin e popullatës shumicë shqiptare në vend,…e cila Ditën e Çlirimit e zavendësoj më “Ditë të paqes”, ndërsa popullin shqiptar, shumicë shtetformues të vendit e barazoj më pakicat minoritare në vend!

Pranimi i termit “Ditë e paqes” në vend të Ditës së Çlirimit, përveqse paraqet gabimin më fatal të politikës kosovare, tjetërson keq luftën çlirimtare.

Sipas kësaj logjike i bie, se në Kosovë nuk ka pas luftë çlirimtare, por vetëm një konflikt të vogël ndëretnik…

Më mohimin e ditës së çlirimit, po tentohet të mohohet lufta çlirimtare. Si pasojë kemi Gjykatën Speciale (për hatër të Serbisë dhe Rusisë) për kriminalizimin e UÇK-së,…me ndjekjën dhe burgosjen e çlirimtarëve në emër të “drejtësisë” ndërkombëtare!

Po ndodhë pikërisht kështu, sepse mungon mbrojtja institucionale e vlerave të luftës çlirimtare! Ketë vakum institucional është duke e shfrytëzuar siq është më së keqi për neve Serbia më një pjesë të bashkësisë ndërkombëtare.

Si pasojë e tjetërsimit të ditës së çlirimit, 20 vjetori i çlirimit, Kosovën e gjenë përseri në tavolinën e bisedimeve me pushtuesit serb, për të rinegociuar statusin dhe ridizajnuar kufijt e shtetit tonë.

Sa ishte gjallë presidenti historik Ibrahim Rugova vlerat e luftës çlirimtare u mbrojtën më dinjitet të lartë shtetëror. Presidenti Rugova pa hezitim u thoshte gjithnjë ndërkombëtarëve: ” Ne kemi mbrojtur pragun e shtëpisë”.

Madje në Tribunalin e Hagës, në cilësinë e dëshmitarit kundër satrapit të Ballkanit, Rugova si burrështetas i vërtetë kishte dalë në mbrojtje të UÇK-së duke pohuar, po citoj; “UÇK-ja nuk është terroriste,…ajo është formuar nga njerëzit e thjeshtë, nga patriotët që luftuan për lirinë e vendit të tyre”, për të vazhduar akuzat ndaj Millosheviqit;…”ky është personi që ka kryer krime e gjenocid ndaj popullatës së pambrojtur shqiptare në Kosovë”.

Mirëpo tani, kur ai na mungon nuk ka kush të del në mbrojtje të vlerave të luftës çlirimtare nga akuzat e reja të Serbisë, pasi mungon autoriteti i një lidershipi të përgjegjëshëm siq ishte ai rugovian.

Në çdo përvjetor të çlirimit të shtetit të Kosovës, qytetarët duhet të kthejnë kujtesën e tyre në vitet e krenarisë kombëtare, të rezistencës së gjatë paqësore dhe periudhës së lavdishme të luftës çlirimtare, për të kujtuar dhe nderuar gjakun e dëshmorëve të lirisë.

Mungesa e zhvillimit ekonomik si element i mirëqënjes qytetare, mungesa e ushtrisë si element i mbrojtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit, kapja e tmerrshme e sistemit të drejtësisë nga mafio-oligarkët ekonomik e bëjnë shtetin të varur dhe ndikuar skajshmërisht nga faktorët ndërkombëtar.

Është pikërisht kështu, për faktin se, edhe pas 20 viteve KFOR-i është mbrojtësi faktik i lirisë, sovranitetit dhe tërësisë territoriale të vendit tonë.

Paradoksalisht, 12 Qershori nuk është ditë feste në Kosovën e lirë, përderisa për kosovarët ditë feste (ditë pushimi) është bërë Dita e Evropës-, “9 Maji”, kur vet Evropa e ka ditë pune, e Evropës, që na mbajti të izoluar pa të drejtë levizje të lirë për 20 vjet rresht!

Kosovë urime 12 Qershori, Dita e çlirimit!

Zoti e bekoftë gjakun e derdhur për lirinë e Kosovës!

Diktatorët e rinj, me logjikë të neofashizmit të vjetër?! – Nga Skënder MULLIQI

Në shtetet post socialiste të euforisë liberale jo të gjatë , qytetarët gjithnjë e më shumë po deshprohen në kleptokracinë demokrate , po sakrifikojnë edhe lirinë e tyre ,për rend dhe qetësi , duke pranuar të sundohen nga liderë më logjikë autokratike. Fjalori , veprimi dhe sjellja e tyre është e vokabularit propagandistic stalinist . Parelelisht më këtë kemi ngritje dhe fuqizim të neofashizmit, që është logjikë apsurde për shekullin 21.Kjo kërkon një mobilizim të te gjitha forcave të reja creative politike , që kjo logjikë përmbysëse të ndalohet sa nuk është bërë tepër vonë . Mos të ndodhë që qytetarët të përcaktohën ti votojnë prap udhëheqësit të cilët shumë po ngjasojnë në udhëheqës të fashizmit të vjetër.

Qytetarët janë mashtruar dhe manipuluar nga diktatura të thëm ashtu digjitale. Janë mashtruar nga njerëzit të cilët janë kamufluar mirë më petkun e demokracisë.Udhëheqesit e proceseve politike janë berë monitorues të mirë së qka flasin dhe mendojnë njerëzit e thjeshtë.Të gjitha këto I kan vu në funksion të realizmit të interesave private të tyre.Gjithnjë e më shumë janë duke na futur në kaos.Mirë po prodhojnë armiqë të mbredshem dhe të jashtëm.Pikërisht duke pasur një logjikë të tillë edhe na janë mbushur trojet etnike më gjithfarë armiqësh, të cilët janë duke na sjellur dëme të mëdha .Në këtë linjë po qendrojnë edhe disa gazetarë propagandist për qmime të vogla.Përgjegjësit shtetërore kur këta nuk ju duhen me , vetëm më një gisht prekin në tastatur duke konstatuar së këta propagandist po rrejnë. Në fakt këta më nuk ju duhen , por që dëmi I shkaktuar mbetet .Por, megjithate , mashtruesit, propagndistët I pret e ardhme e ërrët.

Edhe diktarorët do të bien në telashe të mëdha.Nuk do të ndihen mirë ne lekurën e tyre të mbulaur më turp.Shumë do tu dhëmb koka e trupi, së gjthmonë nuk u shkon kungulli mbi ujë.Populli duron por nuk harron. Te gjithë keqpëdoruesit e pronës shoqërore , të korruptuarit dhe ata të ciët I kan keqpërdor pozitat pushtetare kan për të dhënë llogari herdo kur… Për ata që I kan shkaktuar dëme edhe interesit nacional kjo nuk do tu falët . Diktatorët e ri do të vie dita kur do të mbesin te vetmuar, të izoluar, dhe do ta kuptojnë një ditë së jeta e tyre më nuk ka vlerë e as kuptim. Këta po kamufojnë mirë popullin , më ide të cilat as vet nuk iu besojnë …Të mos lejojmë që diktatorët e ri, të përmbysin çdo vlerë shoqërore.Mos të lejojmë që të sundojnë në emer të popullit … Përmbysja e tyre më metoda demokratike ,është shpëtim i madh për shqiparët…

Cilinton zbulon fotografinë nga Kosova të cilën e mbanë në zyre për t’ia kujtuar misioni politik

Çdo herë ka qenë dhe do të jetë nderi më i madh në jetën time, që kam qëndruar me juve kundër spastrimit etnik, ka thënë sot ish-presidenti amerikan, Bill Clinton në ceremoninë e organizuar me rastin e 20 vjetorit të Ditës së Çlirimit, shkruan Insajderi.

Clinton ka thënë se ndihet mirënjohës që sot pas 20 viteve ndodhet me popullin shqiptar.

Gjatë fjalimit të tij ai ka falënderuar presidentin Thaçi e kryeministrin, Haradinaj për punën që kanë bërë përgjatë 20 viteve në Kosovë.

Ai ka falendëruar edhe qytetarët e vendit dhe ka thënë se është merita e tyre të kanë vendosur të jetojnë me shpresën e të ardhmes së duhur.

“Para se të mendoni për të gjitha gjërat që duhet t’i bëni, jeni mirënjohës që në udhëtimin tuaj të vështirë dhe të gjatë nuk ka pasur kthim të dhunës sistematike, shkatërrimit. Merita për këtë i shkon qytetarëve të Kosovës të të gjitha etnive, të cilët kanë vendosur të jetojnë me shpresën e të ardhmes së duhur”, ka thënë ish-presidenti amerikan.

Mes tjerash, Clinton ka treguar se në zyrën e tij në Nju Jork mban një fotografi në mur e cila është shkrepur në Prishtinë pas mbarimit të bombardimeve – në të cilën janë Madeleine Albright, Tony Blair, ai dhe shumë njerëz të tjerë.

Ish-presindeti ka thënë se çdo ditë që e shikon atë fotografi kujton se çfarë ka qenë qëllimi i tij kryesor i politikës.

 

 

Në orën 11:00 Clinton del në sheshin kryesor të Prishtinës, qytetarët e kanë rastin ta përshëndesin

Sot në Kosovë shënohet 20-vjetori i hyrjes së trupave të NATO-s, me ç’rast do të marrin pjesë ish-presidenti i SHBA-së, Bill Clinton, ish-sekretarja Madeleine Albright dhe shumë personalitete tjera vendore e ndërkombëtare. Me këtë rast, nga ora 11:00, në sheshin “Skënderbeu” do të mbahet tubimi qendror i shënimit të 20-vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë.

Aty do të ketë shumë qytetarë të cilët do të mundë t’i përshëndesin dy figurat të cilat dhanë shumë për lirinë e Kosovës.

Ndërsa nga ora 14:00 do të jetë “Ecja për liri”, për të vazhduar drejt sheshit “Albright”, afër American School of Kosova, për të bërë përurimin e bustit të ish-sekretares Albright.

Policia kufitare e Kosovës qëllon një automjet

Njësia e patrullës kufitare e Policisë së Kosovës u detyrua të hapë zjarr në një furgon të kuq, me targa të Kragujevcit – qytet në Serbi – në vendin Joshanicë të Komunës së Leposaviqit, në veri të Kosovës.

Ky veprim erdhi pasi shoferi i automjetit refuzoi të ndalet, tha për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Branisllav Radoviq.

Ai tha se pjesëtarët e policisë kufitare gjuajtën në goma, për ta detyruar shoferin që të ndalet dhe se me këtë rast nuk pati të plagosur.

“Automjeti u largua në drejtim të fshatit Soçanica”, tha Radoviq, për të shtuar se furgoni u drejtua nga M.Z., nga Komuna e Leposaviqit.

Radoviq po ashtu tha se detajet e rastit do të përcaktohen nga hetimet e mëtejshme.

Fotogaleri: Kosova feston sot 20 vjetorin e çlirimit!

Kosova feston 20 vjetorin e çlirimit. Këto foto janë vetë historia.

1999-2019

1999

2019

1999

2019

Haradinaj priti Albright!

Kryeministri i Kosovës priti ish-Sekretaren e Shtetit Madeleine Albright, ndërsa në rrjetin social shkruan.

Welcome back Secretary of State, Madeleine Albright!
🇽🇰🇺🇸

RH

Haradinaj pas takimit me Clinton-in: Falë guximit të presidentit e jetësuam të drejtën për liri

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka takuar ish presidentin e SHBA-ve, Bill Clinton, për të cilin ka thënë se falë  humanizmit dhe guximit të tij, u jetësua e drejta për liri dhe demokraci.

Gjithashtu, në një postimi në Facebook, ka shkruar se “falë kësaj kthese historike, fëmijët tanë sot jetojnë të lirë. Të lirë për të pasur jetë, për të pasur ëndrra, për të pasur shtetin e tyre, Kosovën!”

Postimi i plotë:

Ju na ndihmuat ta fitojmë luftën dhe bashkë e ndërtuam paqen!

Mirë se erdhe në shtëpin tënde dhe tek populli në zemrat e të cilit ju keni hyrë si njeriu më i dashur, President Bill Clinton. Falë vendosshmërisë, humanizmit dhe guximit tuaj, ne jetësuam të drejtën tonë për liri dhe demokraci dhe ndërtuam shtetin e Kosovës!

Falë kësaj kthese historike, fëmijët tanë sot jetojnë të lirë. Të lirë për të pasur jetë, për të pasur ëndrra, për të pasur shtetin e tyre, Kosovën!

President Clinton, faleminderit dhe përjetë mirënjohës për ju dhe popullin Tuaj.

Zoti e bekoft Amerikën!

Zoti e bekoft Kosovën!

RH

“Telefonatën me Bashën e kam të regjistruar”, Meta tregon bisedën me kreun e opozitës dhe i përgjigjet akuzave se është ndikuar nga Berisha e Kryemadhi

Kreu i shtetit, Ilir Meta ka treguar sot se vendimi i tij për të shtyrë datën e zgjedhjeve nuk ka ardhur si rezultat i influencave të Lulzim Bashës, Sali Berishës apo Monika Kryemadhit.

Meta ka deklaruar se vendimi ka ardhur për të çtensionuar situatën në manifestimin e opozitës, që sipas kreut të shtetit kishte informacione për akte dhune.

 

Presidenti ka deklaruar se Lulzim Bashën e ka informuar në orën 19: 15, ditën e protestës dhe këtë telefonatë Meta tha se e ka të regjistruar.

“A influencoi në vendimit Basha dhe Berisha, ja po shtoj edhe Monikën? Ja po e shtoj dhe një politikan me përvojë po thoshte që Presidenti e ka bërë për t’i shërbyer opozitës. Ky vendimi shërben kësaj partie që të përgatitet në kohë.

Madje dëgjova për fat të keq edhe një politikan me përvojë që thoshte se Presidenti e ka bërë këtë vendim për t’i shërbyer opozitës, ndërkohë që ai është vetë në opozitë dhe krijuesi i partisë më të re në Shqipëri.

Z. Basha këtë vendim e ka marrë vesh vetëm në orën 7 e 10 apo e  15 të momentit të fillimit të mitingut, përmes një telefonate zyrtare dhe për dijeninë tuaj, Z. Basha nuk e ka ditur, por le ta marrë vesh tani, e cila është regjistruar përmes sekretarisë telefonike, ku i është kërkuar që të ndërpritet mitingu në çdo moment që do të ketë një manifestim dhune, natyrisht duke i bërë të ditur edhe faktin tjetër që do të bëhej publik, vendimi për të shfuqizuar dekretin për zgjedhjet në mënyrë që të ç’tensionohej sa më shumë manifestimi dhe të përfundonte sa më shpejt ai manifestim.

Ky vendim nuk bëhet për të plotësuar tekat e opozitës, por opozita ka çështje mjaft të drejta që i ngre, që i kam përkrahur edhe në pozitat e kryetarit të Parlamentit dhe kryetarit të LSI-së,

Po ashtu dhe opozita ka dhe tekat e saj. S’jam për të plotësuar tekat e opozitës, por as për të toleruar që Shqipëria përveç datave mjaft problematike që ka në historinë e saj, që nga 2 prilli, 26 maji, apo 14 shtatori, apo 21 janari të kishte dhe 30 qershorin”, tha Meta.

PANORAMA

Meta: Mora vendimin e duhur për të shmangur konfliktin civil

Kreu i Shtetit, Ilir Meta foli sot sërish në lidhje me anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Meta shpjegoi edhe njëherë arsyet pse mori këtë vendim, duke u shprehur se ishin palët politike ato që sollën një situatë destabilizuese në vend.

“Më 8 qershor mund të provokohej një rrezik destabilizues, ndaj si kreu i Shtetit mora vendimin për të çdekretuar 30 qershorin si datën e zgjedhjeve lokale.

Dola para jush për të ndihmuar ata që pretendojnë se kreu i Shtetit ka gabuar.

Kushtetuta nuk thotë se zgjedhjet mbahen në këtë apo atë datë

Si shpjegohet që paraardhësit e mi kanë shtyrë datat e zgjedhjeve dhe nuk janë akuzuar se kanë shkelur Kushtetutën?!

Zgjedhjet do të zhvillohen në një datë të mëvonshme, në respekt me afatet e Kushtetutës, por ato do të duhen të jenë të lira dhe të ndershme.

Vendimmarrja për shtyrjen e zgjedhjeve u bë e domosdoshme për shkak të sjelljes histerike të dy palëve. Të dy palët e kishin shpallur datën e shpallur nga presidenti si ditën kur do të përballeshin në një betejë për jetë a vdekje.

Mora vendimin e duhur për të shmangur konfliktin civil”, tha Meta.

Haradinaj takon kreun e ushtrisë kroate: Kroacinë e kemi partner strategjik

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj, ka pritur në takim Shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Republikës së Kroacisë, gjeneralin Mirko Shundov, me të cilin kanë biseduar për bashkëpunimin bilateral në fushën e sigurisë së dy vendeve dhe rajonit.

“Marrëdhëniet bilaterale midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Kroacisë janë aktive dhe miqësore. Aktualisht kadetë të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë duke u shkolluar në Akademinë Kroate të Mbrojtjes dhe një numër tjetër në kurse trajnuese në fushën e mbrojtjes. Ky bashkëpunim synon të vazhdojë edhe përmes ushtrimeve të përbashkëta, vizitave dhe dialogut në mes të institucioneve të dy vendeve, si dhe këmbimin e informacionit për çështjet e sigurisë rajonale”, ka deklaruar kreu i Qeverisë.

Kryeministri Haradinaj ka falënderuar angazhimin e Kroacisë për të mbështetur dhe kontribuar në ndërtimin institucional të strukturave ushtarake dhe të sigurisë në Kosovë dhe ka shprehur zotimin për një përkushtim edhe më të madh të Qeverisë së Kosovës për të avancuar bashkëpunimin në mes të dy vendeve.

Gjenerali Mirko Shundov ka falënderuar kryeministrin Haradinaj për pritjen dhe gatishmërinë e tij për të avancuar bashkëpunimin e gjithanshëm në mes të dyja vendeve.

Kroacia është pjesë e NATO-s dhe aktualisht kontribuon në trupën e KFOR-it në Kosovë, si dhe në misionin e mbështetjes për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Kosova vlerëson rolin e Kroacisë në integrimin e vendeve të rajonit në strukturat e NATO-s, që do të jetë faktor i fuqishëm për ndërtimin e paqes së përhershme në rajon.

(Video) Bill Clinton dhe Madeleine Albright vizitojnë Kosovën në 20 vjetorin e çlirimit të saj

Institucionet e Kosovës janë duke bërë përgatitjet e fundit për veprimtaritë me të cilat pritet të shënohet 20 vjetori i hyrjes së trupave të NATO-s, që i dhanë fund luftës gati dyvjeçare dhe administrimit serb të Kosovës. Në manifestimin qendror pritet të marrin pjesë edhe ish presidenti amerikan Bill Clinton dhe ish sekretarja amerikane e shtetit Madeleine Albright, roli i të cilëve vlerësohet vendimtar për ndërhyrjen e NATO-s dhe hapjen e rrugës për pavarësinë e Kosovës. Nga Prishtina njofton korrespondentja jonë, Edlira Bllaca

 

 

Çitaku iu përgjigjet shefit të UNMIK-ut dhe Daçiqit: Zyrtari rus kishte motosharrë në veturë

Përfaqësuesja e Kosovës në Kombet e Bashkuara, Vlora Çitaku, ka mbajtur fjalën e saj sot në Këshillin e Sigurimit të OKB’së, menjëherë pasi kryediplomati serb Ivica Daciq, akuzoi Kosovën se ka sulmuar zyrtarin rus të UNMIK’ut. Në këtë mbledhje u fol për vazhdimin e qëndrimit të UNMIK’ut në Kosovë, ndërsa Çitaku pyeti të pranishmit se për cfarë i duhet këtij misioni të qëndrojë.

Pasi Daciq foli për shifra të rrejshme rreth viktimave të luftës në Kosovë, Çitaku e rikujtoi në Këshillin e Sigurisë numrin e viktimave shqiptare, numrin e grave të dhunuara nga forcat serbe dhe personat që akoma janë të zhdukur.

“Mbi 10 mijë njerëz të pavrarë, rreth 20 mijë gra janë dhunuar, mijëra janë akoma të zhdukur. Ne nuk e harrojmë se kur u kthyen mbi 1 milionë shqiptarë, gjetën shtëpitë e tyre në shkrumb e hi. Përfaqësuesit e OKB’së na keni ndërtuar t’i ndërtojmë ato”, ka thënë Çitaku, transmeton Gazeta Express.

“Ne e falëndërojmë UNMIK’un për rolin e tij në dekadën e parë, por ne nuk thjesht nuk shohim ndonjë aryse të vazhdimit të UNMIK’ut në Kosovë. Nuk është mision administrativ, sepse Kosova e qeveris vetë vlendin, nuk është sistem paqeruajtës. A mund të më tregoni se cili është roli i UNMIK’ut në Kosovë?”, ka thënë ambasadorja.

Tutje ajo ka folur për aksionin në Veri, për të cilin më parë Daciq dhe shefi i UNMIK’ut, Zahir Tanin, e sulmuan Kosovëm.

“Policia e Kosovës ka realizuar një aksion me sukses që kishte të bëntë me krimin e organizuar në disa komuna të Republikës së Kosovës. Është hetim disamuajsh dhe ka të bëjë me përfshirjen e zyrtarëve.

Ajo ka treguar në Këshill të Sigurimit për operacionin dhe numrin e të arrestuarve, duke përmendur se kishte të arrestuar të etnive të ndryshme; shqiptare, serbe e boshnjake.

“Policët në Zubin Potok u ballafaqua me armë dhe barrikada të vëna nga bandat e armatosura. Policët e Kosovës kanë arrestuar 7 persona që janë angazhuar . Në mesin e tyre ka qenë edhe zyrtari rus, që ka shfrytëzuar veturën zyrtare me targa të UNMIKut për të vënë barrakadë. Policia e Kosovës ka gjetur dëshmi se z. Trasnishenko ka bartur një motosharrë e cila është përdorur për të prerë drurët për t’i vendosur si barrikada. Ai ka refuazuar ta dëgjojë policinë dhe të tregojë identitetin, prandaj policia është detyruar ta arrestojë. Para se të dërgohet në mbajtje zyrtari rus ka marrë trajtim mjekësor. Ekziston raporti i spitalit të Mitrovicës”, ka thënë Çitaku.

Ajo tregoi se tre policë janë lënduar gjatë përballjes me zyrtarin rus të UNMIK’ut, ndërsa thotë se është shokuar kur ka dëgjuar që Beogradi dhe disa kryqendra të tjera kanë dalë kundër operacionit të suksesshëm kundër krimit të organizuar.

“Mendimi që Kosova mund të shenjëstrojë ndonjë zyrtar të UNMIK’ut dhe ta sulmojë, është përtej logjikës së shëndoshë. Z. Trasnishenko me dëshirë është përfshirë në një barrikadë kundër Policisë së Kosovës”, ka shtuar ai.

Ajo ka pyetur pjesëmarrësit në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit se cka do të ndodhte nëse ndonjëri nga ta do ta pengonte policinë amerikane për kryerjen e një aksioni kundër krimit. “Më tregoni se cka do të ndodhte nëse njëri nga ne do të provonte të pengonte një operacion të Policisë këtu në Nju Jork. /Express/

Daçiq dalldiset në Këshill të Sigurimit, akuzon Kosovën për gjenocid ndaj serbëve

Ivica Daçiq, Ministri i Jashtëm i Serbisë sot ka folur në Këshillin e Sigurimit.

Daçiq ka thënë se në 7 muajt e parë të këtij viti ka pasur dëmtime të pronës së Kishës Serbe, dhe incidente ndaj serbëve në Kosovë.

Sipas Daçiqit, në raportin e vitit 2018 të Departamentit të Shtetit Amerikan thuhet se Kosova shumë etnike është bërë monoetnike

Daçiq ka bërë krahasimin e numrit të popullatës serbe në Kosovë tash dhe në vitin 1999

“Serbët në Kosovë kanë jetuar në 427 qyteza dhe fshatëra, tani jetojnë në më pak se 116 të tilla. 311 vendbanime ku ka pasur banorë serbë tashmë janë spastruar etnikisht dhe janë bërë shqiptarë”

Daçiq ka vazhduar me akuzat se shqiptarët në Kosovë kanë kryer gjenocid ndaj serbëve gjatë kohës së luftës.

“Spastrimi etnik i popullatës serbe dhe deportimi i 200 mijë serbëve është dëshmi e qartë e gjenocidit të shqiptarëve”

Ai ka vazhduar me krahasimin e numrit të banorëve mes vitit 1999 dhe tash nëpër qytetet e Kosovës.

Sipas Daçiqit, më shumë se 40 mijë serbë në Prishtinë kanë jetuar në vitin 1999, ndërsa sot numri është më pak se 100, kurse në vitin 1999 mbi 10 mijë serbë kanë jetuar në Prizren e tani janë vetëm 23 serbë.

Daçiq ka thënë se Gjykata Speciale duhet të zbardhë rastet e vrasjeve të serbëve të pafajshëm gjatë luftës.

“Dhoma e Prokurorisë Speciale kanë një punë të madhe të zbulojnë vrasjen e serbëve të pafajshëm në vitin 1999” është shprehur Ministri i Jashtëm i Serbisë /GazetaExpress/

Shefi i UNMIK-ut akuzon rëndë Kosovën në Nju Jork: Zyrtari rus u keqtrajtua nga Policia

I dërguar special i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Zahir Tanin, ka kritikuar institucionet kosovare për shpalljen si person të padëshuar të zyrtarit rus të UNMIKut. Tanin madje thotë se zyrtari rus i cili u arrestua pasi pengoi Policinë e Kosovës të kryente operacionin kundër kontrabadës, është sulmuar dhe keqtrajtuar nga institucionet e Kosovës.

“Z.President në mëngjesin e 28 majit Policia e Kosovës ka ndërmarr një operacion në komunat veriore ku në shënjestër ka pasur të dyshuar për kontrabandë. Ky operacion çoj në arrestimi n e disa të dyshuarve, gjatë këtij operacioni ka pas edhe të lënduar, po ashtu janë arrestuar edhe dy punonjës të UNMIK, një ndërkombëtar dhe një vendor, si dhe u lënduan në dy incidente”, ka thënë Tanin, transmeton Gazeta Express.

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës kanë konfirmuar se zyrtari rus ka penguar dhe madje ka sulmuar policinë derisa po kryente një operacion antikontrabandë në Veri.Tanin pretendon se institucionet e Kosovës kanë dhënë informata të paverifikuara rreth zyrtarit serb të UNMIK’ut

“Kjo është veçanërisht që ju ta dini se duke pasur parasyesh informacione e paverifikuara që janë paraqitur në opinion. Sot dua t’i theksoj disa pika me interes, e para imuniteti i punonjësve tonë nga arrestimi nuk është respektuar. Është bastisur në mënyre jo të duhur, e dyta përkundër kërkesave tona për një bashkëpunim me autoritete e Prishtinës, gjendja e tanishme është se Prishtina i ka dhënë OKB-së shumë pak dëshmi lidhur me arrestimin e punonjësve, njëkohësisht ata kanë lëshuar deklarata”, ka thënë ai.

“Në këto informata ,mungon baza adekuate e dëshmive. Dhe kemi po ashtu shmangie në qeshjet thelbësore. Një ditë pas largimit nga Kosova punonjësi ynë, ai është shpallur publikisht si person “non grata””, ka shtuar ai

Ai ka përsëritur se kjo nuk mund të vlejë për punonjësit e OKB’së.

Tanin thotë se dy zyrtarë rusë janë rrahur dhe janë keqtrajtuar nga institucionet e Kosovës.

“Ashtu siç është theksuar doktrina e personave nuk vlen për punonjësit e OKB. Se katërti, jam alarmuar se dy punonjësit duket se i janë nënshtruar forcës dhe keqtrajtimit dhe u janë shkaktuar lëndime. Gjatë këtyre ngjarjeve kam qenë i obliguar që të kërkojë lirimin e menjëhershme të punonjësve të OKB-së. Pavarësisht kësaj ne mbesim të përkushtuar që komunikimi me autoritete e Prishtinës do të përmirësohet. Duam të bëjmë të qartë se misioni ynë i përkrah të gjitha përpjekjet e Prishtinës në eliminimin dhe luftimin e kontrabandës. /Express/

Ish-presidenti amerikan Bill Clinton viziton Kosovën

Këshilli Organizativ për shënimin e 20-vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-së në Kosovë, ka njoftuar se më 12 qershor, ish-presidenti amerikan, Bill Clinton dhe ish-Sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, do të qëndrojnë në Kosovë për të shënuar hyrjen e trupave të NATO-s në Kosovë 20 vjet më parë.

Përmes një postimi në rrjetin social, Facebok, është bërë e ditur se Clinton do të mbajë një fjalim në ceremoninë qendrore, që do të mbahet më 12 qershor në Prishtinë.

Bill Clinton ka drejtuar Shtëpinë e Bardhë kur më 24 mars të vitit 1999, kanë nisur sulmet ajrore të forcave të NATO-s kundër caqeve serbe në Kosovë dhe në Serbi.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pati shpallur muaj më parë, vitin 2019, si vit të NATO-s.

 

Ta ndalim ikjen e të rinjve nga Kosova! – Nga Florim Zeqa

Shkaqet e largimit në heshtje të popullatës nga Kosova janë të shumta. Pa dyshim, thyerja më madhe shpirtërore e qytetarëve burimin e ka tek politikbërja, sistemi i drejtësië dhe pabarazia qytetare në rastin e punësimeve në institucionet shtetërore.
Për shkak se të gjithë politikanët pa dallim, në radhë të parë liderët partiakë po punojnë për vetëm për realizimin e interesave të tyre personale për mbajtjen, gjegjësisht marrjen e pushtetit. Ndërsa, populli si gjithnjë po mashtrohet dhe instrumentalizohet nga demagogët e profiterët politikë.

Shkak për trajtimin edhe një herë të temës së largimit të popullatës nga Kosova, kësaj radhe u bë reagimi i një qytetari nga Kosova, emrin e të cilit nuk po e bëj publik për opinionin e gjërë; “Si aplikant për rekrut në Forcën e Sigurisë së Kosovës, sot edhe më shumë më bindën që nuk ja vlenë as edhe 1 ditë me qëndru e me humbë kohë kot në Kosovë. Sot militantë e manipulantë partiakë u bënë bashkë e i shuan ëndërrat e shumë aplikuesve që shënuan maksimumin e pikëve në testet e para, po që nuk e kanë as mixhen, as dajen, e as kushëririn që me i rahatu. Ende s’po më besohet se qysh mundet në institucion të mbrojtjes me pas nepotizëm, ky është kulmi i degradimit të shtetit. Turp për ata pjestarë të FSK-së, që kanë marrë guximin me e njollosë institucionin më të besueshëm të vendit me urdhëra partiake. Tash mundemi me u angazhue dhe aktivizu vetëm me u pajisë me vizë për largim nga vendi…”.

Largimi i të rinjve, vdekje klinike për shtetin

Largimi ditëve të fundit i të rinjve dhe familjeve shqiptare në mënyrë masive nga Kosova e rrezikon të ardhmen e vendit nesër. Është tepër e dhimbshme kur dëgjon që familje të tëra, të lodhura nga skamja e denigrimi social, nga humbja e të gjitha shpresave për një të nesërme më të mirë në shtetin e lirë…, me lot ndër sy, me dhembje në shpirt e mbyllin pragun e shtëpisë së tyre, për t’u nisur drejt një shprese të re në vende të panjohura.
Është tepër e dhimbshme kur fëmijëve u ndërpritet fëmijëria në vendin e tyre; kur nxënësit ndahen nga shokët e klasës, nga mësuesi që ua mësoi alfabetin e gjuhës shqipe, nga familja e farefisi i gjerë, ndoshta për të mos u parë më kurrë më në këtë jetë!
Shuarja e shpresave dhe ëndërrave, për të krijuar lumturi të përbashkët familjare në shtetin amë, në vendlindjen e tij është gjëja më e dhembshme që mund të përjetojë njeriu në jetën e tij.
Ikja e të rinjëve nga Kosova nuk ka të ndalur, pothuajse çdo ditë nga stacioni i autobusëve në Prishtinë dhe nga qëndrat e tjera të Kosovës, numër i madh i kosovarëve (shqiptarëve) mbushin autobusët e linjës Prishtinë- Beograd për të vazhduar për në Kroaci, Slloveni, Hungari,…drejt vendeve të perëndimit.
Flitet për dhjetëramijëra shqiptar të Kosovës, që gjatë këtyre 11 vjetëve në shtetin e pavarur të Kosovës u “konvertuan” në shtetas të Serbisë, për t’u pajisur me një pasaportë serbe…, mundësi kjo e ikjes më të lehtë nga Kosova drejt vendeve evroperëndimore. Statistikat janë tepër shqetësuese edhe sot, ku vetëm në pesë muajt e fundit, nga Kosova janë larguar rreth 70 mijë qytetarë të sajë.

Prapavija politike dhe zbrazja në heshtje

Prapavija e këtyre ikjeve po ashtu është politike, objektiv i kahershëm i fqinjëve tonë veriorë (serbëve) për zbrazjen e Kosovës nga popullata shqiptare po bëhet realitet në Kosovën e “pavarur”. Këtu nuk përjashtohen as marrëveshjet e fshehta të Serbisë me disa nga shtetet evroperëndimore!
Përderisa politikanët e mjerë kosovarë janë shndërruar në thyerës të shpresave të popullatës, përfitues të këtyre situatave janë kontrabanduesit e njerëzve në bashkëpunim me pushtetarët andej dhe këndej kufirit!
Largimi në mënyrë masive i të rinjve dhe familjeve shqiptare nga Kosova i ditëve të fundit e rrezikon të ardhmen e vendit nesër. Mallkimi dhe rënkimi i të ikurve me shpirt të thyer nga vendlindjet e tyre ndjellë kob për shtetin e ri të Kosovës.
Zbrazja e Kosovës nga qytetarët, veçanërisht nga të rinjët, do të ketë pasoja zinxhirore për të ardhmen e ekonomisë së vendit, e cila do të reflektohet me mungesë të fuqisë punëtore, me ikjen e trurit dhe shpirtit të kombit zbehet akoma më shumë përspektiva e shtetit.
Me liberalizimin eventual të vizave do të rrezikohet ikja e 80 përqind e të rinjëve nga Kosova.
Njerëzit nuk po ikin nga dëshira, me “Ifona në dorë”, siq pat deklaruar ish kryeministri i vendit Isa Mustafa, por nga pamundësia për të jetuar dinjitetshëm në atdheun e tyre, ngase pushtetarët përveqse nuk iu ofruan asgjë, ua mbyllen të gjitha dyert, ua shuan të gjitha shpresat për jetë në vendlindjen e tyre.
Nuk e besoj që ka mallkim më të madh, kur babai i një dëshmori, që e kishte të vetmin djalë, i shkon tek varri dhe i thotë: “Lamtumirë o bir, unë po ta kthej shpinën dhe po e lë vendin për të cilin dhe jetën ti o drita e vetme e jetës sime…”!
Ikja nga vendlindja, është e rëndë për familjet dhe e kobshme për shtetin. E gjithë kjo për shkakun e një klase politikanësh të papërgjegjshëm që kanë uzurpuar institucionet e Republikës së Kosovës.
Ikja e të rinjëve nga vendlindja nuk është zgjidhja, përkundrazi paraqet dorëzimin më katastrofal para të keqës që ka mbërthyer vendin.
Zgjidhja, apo më mirë të themi ndalja e ikjes së të rinjëve nga Kosova është në dorën e të rinjëve, në riorganizimin dhe rirreshtimin e tyre në një forcë të re politike dhe kreative, e jo assesi bashkangjitjes forcave të ricikluara politike të sojit të partive që ofrojnë figurat e ricikluara politike, argatët dhe bashkëpunëtorët e deridjeshëm të partive të inkriminuara apo subjekteve të stërmbushura me agjent të SHIK-ut, BIA-s serbe, agjentura ruso-serbe apo fundamentalist të sekteve të ndryshme fetare.
Pushtetarët dhe uzurpatorët e shtetit, që u është bërë gjaku ujë, një ditë përveq mallkimit (gjykimit) të popullit do t’i zërë edhe mallkimi i Zotit!

Politika në Kosovë i ka bërë të palumtur me mijëra njerëz – Nga Skënder MULLIQI

Politika në Kosovë i ka bërë të pa lumtur më mijëra njerëz, duke i varfëruar ,duke i bërë ata shumë të pa lumtur. Këtë mund ta hasim në çdo hap. Nuk na nevoitet asnjë hulumtim për të konkluduar së njerëzit e politikës janë të parët në listën e njerëzve të cilëve qytetarët më së paku iu besojnë. Si në rrugë , në lokale e gjetiu flitët për këta njerëz të cilët janë bërë e keqja më e madhe e vendit. E kan kuptuar tashmë mirë së qytetarët janë ‘dorëzuar” para tyre , dhe as që po mendojnë të largohen nga skena politike . Kosovës i nevoiten njerëz të ri në politikë, për ndryshe më ata që e kan filluar keq, me ata të cilët e kan keqpërdorë më të madhe votën e sovranit, me ata të cilët e kan plaçkitë popullin deri në asht , nuk do të këtë ndryshime pozitive.  Na është krijuar situatë paradoksale e cila ka krijuar atmosferë të një politike shizofrenike , gjendje jo normale e cila është kthyer në normalitet , të cilën gjë e kam theksuar disa herë në shkrimet e mia.

Kjo elitë për 20 vite të tranzicionit , kan krijuar një paqë të rreme, na kan pru në një situatë të një shoqërie pa shtet, dhe të një shteti pa shoqëri.Organizimi i shtetit dhe mbarë aparatit të tij, nuk kërkon mençuri të posaqme.Dhe , është e pa shpjegueshme së edhe pas 20 vitësh nuk kemi shtet të barabartë për të gjithë. Shteti i ri i Kosovës, është bërë parajsë për njerëzit e korruptuar , nepotizmit…Na është mbushur Kuvendi i Kosovës ,por edhe institucionet locale më gjithafarë bylmeti sikur shteti të ishte “ strajcë e lypsarit”.Kan dëpertuar edhe njerëz të ish sistemit më biografi edhe antikombëtare.Ku të presesh pastaj që të kemi gjendje stabile politike dhe të ecurive ekonomike –sociale.Na është krijuar fotografi e mjerë para botës demokratike .Po largohet ajka e kombit. Po largohen së janë duke përjetuar gjendje deprimuese. Kjo elitë politike më përjashtime pak gjë ka ditur dhe shumë pak ka mësuar nga leksioni i demokracisë .Kjo shoqëri gjithnjë e më shumë po rrënohet. Nuk kemi reforma aq shumë të duhura .Kemi sabotime të çdo ditëshme të cilat e kan pru në pikëpyetje edhe shtetin e Kosovës .Si shoqëri e sëmuar që jemi bërë, inkuadrimi në Evropën e Bashkuar do të jetë ditë shumë e largët …

Policia e Kosovës dhe ajo e Nju Jorkut nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, dhe komisari amerikan, P. O’Neill.

Policia e Kosovës, ka njoftuar se kreu i këtij insititucioni, ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me Departamentin Policor të Nju Jorkut.

Në një komunikatë për media, është thënë se marrëveshja është nënshkruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, dhe Komisari amerikan, P. O’Neill.

Sipas Policisë, kjo marrëveshje, është e para e llojit të vet në mes të institucioneve amerikane për zbatim të ligjit dhe vendeve të Ballkanit.

“Përmes nënshkrimit të këtij memorandumi synohet vendosja e bashkëpunimit sa më cilësor, në shkëmbimin e informacioneve policore, në luftën kundër krimit të organizuar, krimit trans-kufitar, parandalimin e kriminalitetit, veçanërisht në format komplekse të krimit të organizuar, krimit me elemente ndërkombëtare si dhe veprave tjera penale, përfshirë edhe shkëmbimin e praktikave më të mira policore”, është thënë në komunikatë.


Send this to a friend