VOAL

VOAL

Vendet e Quint-it kërkojnë rifillimin e bisedimeve dhe shmangie nga çdo veprim që pengon marrëveshjen Kosovë-Serbi

Prishtina

Në Prishtinë, ambasadat e pesë vendeve kryesore perëndimore, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, u bënë thirrje Kosovës e Serbisë që të rifillojnë menjëherë bisedimet e udhëhequra nga Bashkimi Evropian dhe të shmangin çdo veprim, që pengon marrëveshjen përfundimtare.

“Prandaj, i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që menjëherë të rifillojnë dialogun e udhëhequr nga BE-ja dhe kërkojmë nga të dy palët të shmangin veprime që do të pengonin një marrëveshje përfundimtare, e cila është e nevojshme për të dy vendet për të arritur integrim më të madh euro-atlantik dhe përfitimet përcjellëse” – deklaruan ata.

Në një komunikatë të përbashkët të lëshuar të martën, thuhet se “ne jemi të gatshëm të forcojmë rolin tonë në këtë proces në përkrahje të Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian, por mund ta bëjmë një gjë të tillë vetëm kur ju të jepni shenja të gatishmërisë për kompromis, për heqjen e pengesave dhe rifillimin e bisedimeve. Për Kosovën, kjo nënkupton heqjen e taksave të vendosura ndaj Serbisë. Për Serbinë, kjo nënkupton ndërprerjen e fushatës për heqjen e njohjeve kundër Kosovës”.

Në komunikatë theksohet se vendet e Quint-it “janë të bashkuara në qëllimin për të parë normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përmes arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, politikisht të qëndrueshme dhe ligjërisht detyruese që i kontribuon stabilitetit rajonal. Status quo pengon përparimin e Kosovës dhe Serbisë në rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian dhe thjesht nuk është e qëndrueshme. Pas viteve të tëra të ngecjes ka ardhur koha që më në fund të përmbyllen konfliktet e viteve të 90-ta dhe të ofrohet një e ardhme e sigurtë dhe e begatshme për qytetarët e Kosovës dhe të Serbisë duke negociuar në mirëbesim një marrëveshje që mund ta mbështesin të dy palët”, thuhet në komunikatë duke nënvizuar se janë të gatshëm të ndihmojnë të dyja palët në çfarëdo mënyre.

Aktualisht procesi i bisedimeve ndërmjet Kosovës e Serbisë mbetet i pezulluar për shkak se Beogradi kushtëzon vazhdimin e tyre me heqjen e tarifave ndaj mallrave serbe që qeveria e Kosovës i vendosi në nëntor të vitit të kaluar.

Mos pezullimi i tarifave çoi edhe në përplasje te partitë politike të koalicionit qeverisës.

Aktualisht Kosova po përgatitet për të hyrë në zgjedhje të parakohshme parlamentare pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj më 19 korrik, pasi u thirr për t’u marrë në pyetje nga Prokuroria e Posaçme me seli në Hagë.

Kryesia e Parlamentit të Kosovës ka vendosur që 22 gushti të jetë datë që pritet të shpërndahet parlamenti i Kosovës, që do t’i hap rrugë shpalljes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, që duhet të mbahen më së largu 45 ditë pas shpalljes së tyre. za

Mospajtimet për tokën përreth Manastirit të Deçanit

Leonat Shehu

Hapësira tek Manastiri i Deçanit vazhdon të jetë çështje mospajtimesh në mes të përfaqësuesve të manastirit dhe Komunës së Deçanit për shkak të një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, e cila i njeh manastirit të drejtën e pronës mbi 23 hektarë tokë. Drejtuesit e Komunës së Deçanit, thonë se këto prona janë të dy ndërmarrjeve publike dhe se gjykata ka fuqizuar një marrëveshje të vitit 1997, kur administrata serbe i kishte kaluar në pronësi të manastirit ato toka.

“Për ne kjo është çështje e sundimit të ligjit dhe gjykata më e lartë e Kosovës dhe gjithashtu pas kësaj edhe gjykata Kushtetuese kanë konfirmuar vendimin se 24 hektarë e tokës që ka qenë në kontest për gati 16 vjet i është njohur dhe dhënë si pronë e Manastirit të Deçanit. Ky është vendimi përfundimtar ashtu siç është thënë në vendimin e Gjykatës Kushtetuese që nuk mund të ndryshohet dhe duhet të zbatohet”,thotë përfaqësuesi i Manastirit mesjetar të Deçanit, Igumeni, Sava Janjiç.

“Gjykata Kushtetuese, vlerësoj se ka bërë vendimin më absurd që ndonjë gjykatë Kushtetuese kishte mundur ta marr, duke e vlerësuar si të drejtë edhe vendimin e 1992 dhe 1997 të parlamentit dhe Republikës së Serbisë e që fatkeqësisht ka ndodhur në vitin 2016”,thotë kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është përfundimtar dhe i njëjti nuk mund të kthehet prapa ndërsa e detyron Komunën e Deçanit që t’i kryej procedurat për njohjen e pronës në emër të Manastirit të Deçanit.

Zoti Ramosaj thotë se, në vitin 1992 me vendim të pushtetit serb, ndërmarrja hoteliere “Iliria” i kishte dhuruar 12 hektarë tokë Manastirit të Deçanit ndërsa në nëntor të vitit 1997, pushteti serb ia kaloi edhe 12 hektarë tjerë që ishin pronë e bletarisë. Ai thotë se tokat u takojnë këtyre dy ndërmarrjeve publike të kësaj komune të cilat sipas tij janë marrë nga pushteti i atëhershëm i Serbisë.

“Qytetarët e Deçanit nuk janë njerëz që kanë ndonjë hakmarrje në shpirtin e tyre, qytetarët e Deçanit janë të interesuar të jetojnë në harmoni me çdokënd që jeton në këtë komunë, qytetarët e Deçanit e kanë respektuar dhe do ta respektojnë Manastirin e Deçanit sepse është një vlerë e shtuar dhe është vlera kryesore e këtij qyteti në aspektin e trashëgimisë historike, kulturore, fetare e që ne vet e kemi mbrojtur me traditë e me shekuj. Mirëpo që nuk pranojmë që manastiri të bëhet pengesë në konceptin e zhvillimit ekonomik të kësaj komune, zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese do ta vriste shpresën e qytetarëve të Deçanit për të jetuar në këtë qytet”,tha ai.

Igumeni Sava Janjiç thotë se mos zbatimi i vendimit nga autoritetet lokale ka krijuar shumë shqetësime tek manastiri por edhe shqetësime te faktorët ndërkombëtarë. Çështja e këtij vendimi ishte përfshirë edhe në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit mbi liritë fetare në Kosovë.

“Ne besojmë fuqishëm se arsyeja do të mbizotëroj dhe autoritetet lokale në komunë sikurse edhe autoritetet në qendër, siç është qeveria, do të shohin se është në interes dhe përfitim për të gjithë në Kosovë që ky vendim të zbatohet dhe kjo tregon që në Kosovë sundimi i ligjit është për interesa personale”,thotë Igumeni Janjiç.

Ai thotë se në manastirin e Deçanit ka ardhur në vitin 1992 dhe që nga ajo kohë ka krijuar shumë miqësi dhe se gjatë luftës manastiri ka ndihmuar qytetarët shqiptarë sikurse edhe qytetarët serb pas luftës.

Igumeni Janjiç thotë se Manastiri i Deçanit përveç që i përket Kishës ortodokse serbe, është edhe trashëgimi evropiane dhe botërore dhe është trashëgimi në Kosovë dhe është e rëndësishme që të depolitizohet trashëgimia kulturore dhe të mbrohet si një pasuri për të gjithë.

“Ajo që është shumë e rëndësishme për qytetarët është informimi i drejtë dhe jo të ndikohet nga propaganda se ne jemi pengesa për komunën, që ne jemi pengesa për zhvillimin e kësaj shoqërie. Krejt e kundërta. Manastiri është pasuri për të gjithë. Ne kemi shumë turistë që vijnë çdo ditë nga e gjithë bota dhe këta njerëz po vijnë të shohin këtë manastir por ata po vijnë këtu në Kosovë, prandaj ky është potencial i madh edhe për Kosovën. Pra manastiri nuk është problem por është një e mirë për të gjithë”,thotë ai.

Kundër vendimit të gjykatës kushtetuese janë shprehur edhe anëtarët e Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, kryetari i së cilës, Shkodran Imeraj thotë se vendimi bazohet në ligjet e kohës së masave të dhunshme përkatësisht të kohës së masave të (Sllobodan) Millosheviçit.

“Mendojmë që ky vendim është i pazbatueshëm dhe e vetmja zgjidhje për ne si shoqatë është që prona duhet të rikthehet në menaxhim të komunës së Deçanit përkatësisht te titullarët e tyre te ndërmarrjet dhe ne i kemi propozuar edhe më parë edhe parlamentit edhe qeverisë së Kosovës që këto prona duhet t’i shpall me një vendim të veçantë si asete kombëtare përkatësisht pasuri kombëtare të Kosovës dhe të kthehen në menaxhim”,tha ai.

Zoti Imeraj thotë se një zgjidhje tjetër për të kthyer vendimi prapa janë gjykatat ndërkombëtare.

“Ne i kemi bërë thirrje edhe komunës së Deçanit që ta dërgoj lëndën edhe në gjykatat ndërkombëtare pasi që këto gjykata do të mund ta kthejnë lëndën në pikën zero siç është rasti i gjykatës së Salzburgut sepse ne mendojmë se me këtë vendim të gjykatës Kushtetuese janë shkelur të drejtat e njeriut”,tha ai.

Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj thotë se Kosova nuk e ka subjektivitetin juridik për t’iu referuar gjykatave tjera ndërkombëtare dhe vendimi përfundimtar duhet të jetë i Gjykatës Kushtetuese.

“Unë besoj dhe jam i bindur këtë që po them, manastiri i Deçanit duhet ta ketë konceptin e njëjtë sikurse ne, manastiri i Deçanit duhet të jetoj në harmoni me qytetarët e Deçanit. Qytetarët e Deçanit e kanë shprehur dhe e kanë këtë gaditshmëri për të jetuar në një harmoni të tillë ku ata dhe ne jemi pronarë të këtij qyteti duhet t’ia respektojmë nevojat njëri tjetrit, për këtë jam i bindur që kemi me kuptuar me kohë, ne e kemi kuptuar, unë besoj dhe jam i bindur dhe dua të jem i bindur që personeli i manastirit janë në linjë me qytetarët e Deçanit, është aspekt tjetër politik është ndikimi serb, është ndikimi rus dhe është ndikimi i botës ortodokse që manastiri i Deçanit, që personeli i manastirit të Deçanit të jetë kundër zhvillimit ekonomik”,tha ai.

Por, Igumeni, Sava Janjiç thotë se manastiri i Deçanit nuk ka probleme me qytetarët por me disa struktura, që siç thotë ai, e shohin manastirin si pengesë për disa interesa personale.

“Prandaj shpresoj që strukturat lokale më në fund do ta shohin se ky tregim i bazuar në nacionalizëm ose të ndonjë përfitimi financiar personal nuk është i mirë për askënd dhe në të ardhmen do të mund të gjejmë rrugë për të përmirësuar bashkëpunimin dhe të jetojmë në paqe ashtu siç ka jetuar ky manastir me fqinjët për 700 vjet dhe kjo është shpresë që ne mund të ruajmë këtë trashëgimi të bukur të botës edhe në këtë kohë që po jetojmë”, thotë ai.

Të dyja palët vazhdojnë të besojnë në qëndrimet e tyre.

Por, sa do të jetë i mundur të arrihet një kompromis ndërmjet komunës dhe manastirit për çështjen e tokës?

“Ne jemi në të drejtën tonë, ne jemi në të drejtën e zotit, pavarësisht cili është vendimi i Gjykatës Kushtetuese e që unë vlerësoj që me gjenerata e gjenerata nuk do të pajtohen me këtë vendim, për këtë ne kemi thirr që të kemi një kompromis dhe unë kam shprehur gatishmërinë që të bëhet një kompromis me Manastirin e Deçanit duke pasur në funksion rrugën, duke pasur në funksion kompleksin e turizmit, duke e pasur në funksion shëtitoren, duke pasur në funksion ujin mineral që është shërues”, thotë ai.

“Pra, nuk mund të shoh ndonjë kompromis mbi vendimin e gjykatës, por kompromisi është diçka tjetër, pasi ta respektojmë ligjin dhe zbatojmë ligjin dhe vendimin e gjykatës, mund të gjejmë rrugë të ndryshme për mënyrën e përmirësimit të marrëdhënieve tona, si ta bëjmë më mirë, si të kemi më shumë fëmijë, si të kemi më shumë njerëz lokal që të vizitojnë këtë vend, si të jetojmë si pjesë e një komuniteti e të cilit i takojmë, sepse ne jemi pjesë e këtij komuniteti, ne kemi dokumenta të Kosovës, ne respektojmë ligjet e Kosovës dhe ne jetojmë këtu. Çfarëdo që të jetë Kosova politikisht, unë nuk po flas si politikan dhe jemi këtu për të jetuar në paqe”, thotë Igumeni Janjiç.

Edhe tri vjet pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, në terren mundësitë për të zbatuar këtë vendim shihen të pakta.

Thirrje për zbatim të vendimit të gjykatës Kushtetuese kanë bërë edhe ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Evropian në Kosovë, të cilët ndërkaq kanë kritikuar institucionet e vendit për mos respektimin e vendimeve gjyqësore, të cilat sipas tyre, nuk janë të hapura për negocimin ose interpretimin personal.

KUSH ËSHTË IVICA DAÇIQI? – Opinion nga BINAK MAXHARRAJ

Ivica Daçiqi është një çetnik dhe racist i dorës së parë më mendje dhe trup. Ky ishte ndihmësi dhe bashkëpunëtori më i ngusht i kaspait të Ballkanit Sllobodan Millosheviqi. Ishte krah për krah në luftëra me te duke bërë gjenocid të paparë në të gjithë popujt e ish-jugosllavisë e sidomos në popullin shqiptar.

Ky e trashegoi edhe pas lufte Partin Socialiste të Milosheviqit, dhe me nacionalizmin e tij ekstrem si patericë erdhi ne pushtet në Serbi. Njihet si antishqiptari më i fortë në krejtë Serbinë i cili i urren shqiptarët në pa kufij. Është një njeri i cili sjellë konfuzitet në skenën ndërkombëtare duke vjellë zjerm e xeher kundër shqiptarëve dhe Kosovë.

Ky fatkeqesisht mban pozitën e Ministrit të punëve te jashtme të Serbisë. Ky se bashku me Vuçiqin janë më urrejtësit ndaj shqiptarëve. Ky vjell helm dhe xeher kudo që shkon për shqiptarët dhe Kosovën të cilën e ka humbur përgjithëmonë.

Ky e urrën aq shumë Amerikën sa qe më pas fuqi e përbinë për një sekondë. Ky këto ditë paska thanë së Serbia dhe populli serb nuk do të këtë “armiq më të mëdhenj” nga ish-presidenti i ShBA-ve Bill Klinton dhe sekretarja e shtetit Medlin Ollbraj”.

Kjo është fytyra e vërtëtë e këtij. Ky paska mendu se njërezit e botës demokratik, e sidomos Amerika do te rrinë duarkryq, serbez të qetë duke pirë kafe dhe duke u kënaqur se si po eleminohej një popull i tërë. Por bota përendimore e sidomos Amerika nuk heshti. Duke e parë se si po zhdukët një popull nga gjenocidi serb e dha alarmin, veproi shpejt, e mobilozoi krejtë boten përendimore dhe u hodhë në veprim për ti shpetuar shqiptaret.

Në krye te këtij këtij aksioni për ta shpetur popullin shqiptare ishte Presidenti i SHBA Bill Klington dhe Sektetarja e shtetit Medlin Ollbrajt se bashku me mikun e tyre dhe tonin Toni Bler,  te cilët për 78 ditë e natë rreshtë e sulmuan bishën e eger sllavo-serbe duke e debuar ate nga Kosova.

Kko është arësyeja qe ky e urren Amerikën, e urren Bill Klintonin dhe Medlin Olbrajtin me Toni Blerin.

Por,fatëkëqesisht sod e kësaj dite ka njerëz në Kosovë të cilët bisedojnë me çetnikët Aleksandër Vuçiq dhe Ivica Daçiq më të cilët po kryejnë punët më të pista ne damë te Kosovës, për ta ndarë, coptuar apo edhe korigjuar kufijtë e Kosovës sepse na qenkan të shtrëmbërt. Fatkëqesisht historikisht Serbia ka pasë në Kosovë njërez të tillë qe punojnë jo për Kosovën por kundër Kosovës në dobi të Serbisë.

 

Personi që e ka rrahur gazetarin Gani Gërmia është arrestuar

Është arrestuar personi që ka rrahur gazetarin Visar Dërmaku të njohur në publik si Gani Gërmia, raporton Gazeta Express.

Policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur me datën 10, rreth orës 02:00, pas mesnatës, derisa është konfirmuar se personi që ka sulmuar Dërmakun është me shtetësi austriake, pra djali i diplomatit kosovar në Austri, Rigon Kosumi.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull-Shqiptar, me shtetësi Austriake, i cili pas një mosmarrëveshje me të dyshuarin mashkull K/Shqiptar ishin rrahur në mes veti dhe shkaktuar lëndime trupore njëri tjetrit”, thuhet në njoftim të policisë, raporton Gazeta Express.

Gjithashtu, bëhet e ditur se të dyshuarit si pasojë e lëndimeve që kanë marrë gjatë përleshjes, kanë marrë tretman mjekësor.

I dyshuari Rigon Kosumi me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, derisa Visar Dërmaku i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt.

Dje, humoristi Visar Dërmaku besohet se është rrahur nga një kushëri i largët i Bajram Kosumit.

Dërmaku ka thënë se nuk ka dashur ta bëjë të madhe këtë punë, por që foto e tij është shpërndarë nga njerëz të afërt të tij.

“Më kanë tradhtuar njerëzit që ua kam çu foton në Facebook”, ka thënë ai për Express.

Tutje, Dërmaku ka treguar edhe si ka ndodhur rasti.

“Personi në fjalë ka ardhur me bo foto me mu, si një fans dhe mandej ai ka ardhur në lokal ku kam shkuar unë”, tregon Dërmaku.

“Pastaj më ka ndjekur edhe në momentin kur kam dalë nga lokali dhe kur kam qenë i vetëm me ka sulmuar fizikisht”.

Gazetari satirist, Visar Dërmaku, momentalisht punon në portalin Reporteri. Ky rast nuk ka të bëjë me punën e tij.

Qytetarët e Kosovës tymosin mbi 300 milionë euro duhan në vit

Ariana Kasapolli – Selani

Rreth tre mijë tonë duhan, ne vlerë mbi 300 milionë euro, është sasia e duhanit që shpenzojnë qytetarët e Kosovës brenda një viti.

Të dhënat e Doganës së Kosovës tregojnë se nga kjo shumë e përgjithshme 200 milionë euro është shuma që përfiton buxheti i shtetit në akcizë, tvsh dhe taksë doganore.

Kosova është vend ku mbi 20 përqind e popullsisë janë duhanpirës.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i Doganës së Kosovës Adriatik Stavileci, tha se trendi i importit të duhanit në Kosovë është pothuajse i njëjtë nga viti në vit, por që rritja e akcizës ka rritur edhe koston.

“Importi i duhanit në Kosovë ka një trend të njëjtë nga viti në vit. Rreth 3 mijë tonë brenda vitit importohen në Kosovë. Akciza e duhanit paguhet 43 euro për një kilogram, derisa 18 për qind paguhet tvsh, si dhe taksa e doganës. Nëse mblidhen gjitha këto në të holla i bie se rreth 200 milionë euro paguhen këto shërbime, derisa 100 milionë vetëm duhani”, tha Stavileci.

Akciza e duhanit është rritur disa herë. Prej 27 euro për një kilogram cigare sa ka qenë në vitin 2012, në 41 euro në vitin 2016 dhe në vitin 2018 është ngritur në 43 euro.

Në vitin 2013 në Kosovë ka hyr në fuqi Ligji për kontrollin e duhanit, por që zbatimi i tij, ende vlerësohet se nuk është në nivelin e kënaqshëm.

Shkumbin Spahiu, zyrtar në Qendrën për Zhvillim dhe Avokim në Kosovë (KADC), njëherësh monitorues i zbatimit të Ligjit për kontrollin e duhanit, tha se gjatë dy viteve të para të hyrjes në fuqi të Ligjit për duhanin, ai ishte zbatuar në masë të madhe, por me kohë, sipas tij, zbatimi i tij ka filluar të zbehet.

“Shuma prej 300 milionë eurosh, apo 400 mijë pako cigare në ditë ose mbi 20 për qind e popullatës që konsumojnë duhan është tejet e lartë. Kjo tregon për nivel të ulët të vetëdijes së popullatës dhe mungesën e zbatimit të ligjit. Vitin e fundit kemi pasur një rënie të madhe të monitorimit të zbatimit të ligjit kundër duhanit çka edhe ka ndikuar që të ketë ulje të zbatimit të ligjit, për dallim nga dy vitet e para të fillimit të implementimit të ligjit e që ishte shumë i suksesshëm”, tha Spahiu.

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani, ka thënë se sipas raportit të fundit që ky institucion e posedon, përqindja e përdoruesve aktualë të duhanit në mesin e të rinjve 13-15 vjeç krahasuar me hulumtimin e kaluar nga 6.7 për qind në vitin 2014, është ulur në 4.4 për qind në vitin 2016, ndërkohë që ekspozimi ndaj tymit të duhanit brenda ndonjë ambienti të mbyllur është ulur nga 84 në 43 për qind.

Përqindja e përdoruesve aktualë të duhanit në mesin e të rinjve, krahasuar me hulumtimin e kaluar është nga 10.4 në 8.8 për qind.

Sipas raportit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), mbetjet e duhanit përmbajnë mbi 7,000 lëndë kimike toksike që helmojnë mjedisin, përfshirë këtu lëndë që shkaktojnë kancerin.

OBSH ka paralajmëruar se më shumë se shtatë milionë njerëz në gjithë botën, vdesin çdo vit nga sëmundjet që shkaktohen nga pirja e duhanit. Një pasojë e tillë, përveç dëmeve shëndetësore dhe rrezikimit të jetëve të njerëzve, vlerësohet se shkakton dëme të mëdha edhe për ekonomitë e vendeve të ndryshme.

Në xhamitë e Kosovës bëhet thirrje për respektim të gruas

Taulant Qenaj

Respektimi i gruas ka qenë kërkesa kryesore në fjalimin e zëvendëskryetarit të kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Reshat Mexhidi, të mbajtur në Xhaminë e Madhe në Prishtinë gjatë namazit të Kurban Bajramit.

Gjatë fjalimit të tij, Mexhidi vuri theksin pikërisht te e drejta e gruas për pronën, që sipas tij, një gjë e tillë, gruas i është garantuar edhe me Kuran.

Mexhidi tha se festa e Kurban Bajramit, duhet të shërbejë si motivim për shoqërinë që të jenë sa më të kujdesshëm me gratë dhe me të respektueshëm.

Ai ka kërkuar nga institucionet që të zhvillojnë dhe të kultivojnë bashkëjetesën fetare, duke shtuar se Kosova është djep i të drejtës fetare.

“Me keqardhje më duhet ta them se liria fetare dhe të drejtat e femrës vazhdojnë të shkelen edhe në vendin tim në mënyra dhe forma të ndryshme, duke e privuar nga liria që i ka dhuruar Allahu xh.l. veçmas e drejta e saj për jetë të dinjitetshme, të lirë dhe jo e nëpërkëmbur nga burri apo shoqëria në asnjë segment të jetës. Ende vazhdon femra të jetë e privuar nga hisja e saj në pasurinë e babait, të cilën Kurani tash e 1400 vjet më parë ia garanton. Kurban Bajrami duhet të na shërbejë si një motivim shtesë, për të jetësuar këtë të drejtë të tyre”, tha Mexhidi.

Mesazhe të njëjta kanë edhe besimtarët që falën namazin në këtë xhami. Flakron Koliqi, një i ri nga Prishtina, tha për Radion Evropa e Lirë, se shoqëria në Kosovë duhet t’i thotë stop dhunës në familje.

“Femrën duhet ta respektojmë. Të mundohemi të mos bëjmë dhunë në familje, të mos kemi vëlla-vrasje mes veti, të jemi solidarë, t’ju ndihmojnë të varfërve”, tha ai.

Maliq Krasniqi, arsimtar nga Prishtina, që çdo herë e falë Bajramin në Xhaminë e Madhe, bëri thirrje që njerëzit të jenë bashkuar, solidarë dhe më humanë.

“Unë kisha pas dëshirë që populli të jenë të bashkuar, të mos jenë të ndarë disa një pjesë disa një pjesë, se nuk mund të shkojmë përpara rinia. Rinia po na mbetet mbrapa dhe po mbesin asgjë pa zhvillim”, tha ai.

Në oborrin e xhamisë, të pranishëm ishin edhe besimtarë myslimanë nga diaspora, që kanë ardhur për pushime në Kosovë. Bahri Boja, i cili jeton në Londër, tha se ndihet i lumtur që është në Kosovë për Festën e Kurban Bajramit.

“Kësaj radhe kam ardhur këtu në Kosovë për të falur Kurban Bajramin. Përndryshe unë jetoj në Londër. Ka qenë shumë mirë organizmi dhe çdo gjë ka shkuar me kënaqësi”, tha ai.

Namazi i Kurban Bajramit është falur edhe në xhamitë e tjera në Prishtinë, por edhe nëpër komunat tjera në vend, sipas orarit të paraparë.

Besimtarët myslimanë në të gjithë botën e festojnë Kurban Bajramin, festë kjo që vjen pas kryerjes së haxhit dhe shoqërohet me therjen e kurbanit.

Të ndëshkohen mashtruesit dhe matrapazët! – Nga Florim Zeqa

Si rezultat i zhgënjimit nga kuvendi i fundit të ashtuquajtur të LDK-së, vërehen levizjet e para të simpatizuesve dhe elektoratit të LDK-së. Pa dyshim se ato levizje janë më të theksuara në drejtim të partive tjera dhe nismave qytetare.

Kësaj radhe pakënaqësia dhe revolta e votuesve të LDK-së, më e madhe se ndaj kryetarit të sapo emëruar është ndaj mashtruesve që deri dje çirreshin dhe shtirreshin kinse janë kundërshtarë të klanit të Isa Mustafës, të cilët pas rinominimit të tij edhe për një mandat (të tretin më radhë), të ngazllyer i ranë në përqafim diktatorit per t’i uruar fitoren dhe pritnin në radhë për të bërë foto-“selfije” për fitoren “historike”.
Këto skena të llahtarshme do të mbesin të pashlyera në kujtesën e elektoratit të zhgënjyer rugovian. Ishte tepër e dhimbshme për elektoratin dhe simpatizantët e flaktë të frymës rugoviane të shihnin në përqafim me Isa Mustafën idolët e tyre të deridjeshëm, që ua mbanin gjallë shpresat me premtimin për ndryshime.
Të rrebeluarit e rrëjshëm kundër Isa Mustafës, për interesa personale dhe ambicie pushteti brenda ditës u konvertuan në mbështetës të kryetarit të sapo ri-emëruar.
Ky është pak më tepër se mashtrim, është tradhti e pastër që matrapazët politik, të maskuar si “kundërshtarë” të kryetarit dhe “reformator” i bën elektoratit rugovian të LDK-së.
Pas kësaj tradhtie, elektoratit dhe simpatizantëve të zhgënjyer e thyer shpirtërisht të LDK-së i kanë mbetur dy rrugë e një mundësi. Të ndjekin rrugën e matrapazëve apo të largohen nga LDK-ja.
Megjithatë ekziston mundësia që të qëndrojnë të palëkundur si elektorat besnik i vizionit rugovian, që ndëshkon më votë pengmbajtësit dhe matrapazët politikë që shitën lëkurën e tyre për privilegje pushteti tek kundërshtarët e LDK-së rugoviane dhe tradhtarët e interesave shtetërore.
Është në dorën e elektoratit të pastër rugovian që në zgjedhjet e parakohshme të ndëshkojë me mos votim abuzuesit e vullnetit të tyre në kuvendin e IX-të zgjedhor, që të ndëshkojë me mos votim abuzuesit që po thirren në unitetitn e brendshëm të LDK-së pas përçarjes së madhe që i shkaktuan më 3 gusht 2019.
Pai të bashkuar përkrah njëri-tjetrit janë vetëm mashtruesit dhe lakmitarët e pushtetit, por jo edhe elektorati i LDK-së në misionin e tyre.

Thirje elektoratit rugovian

Elektorat besnik i vizionit rugovain në LDK, zgjedhjet e parakohshme janë mundësia e vetme që ka mbetur për t’i larguar nga skena politike e LDK-së uzurpatorët dhe puçistët, matrapazët dhe varrëmihësit e filozofisë politike rugoviane.
Vllëzër e motra dardane, mos u largoni nga LDK-ja pa e shfrytëzuar edhe mundësinë e fundit për ndryshime. Zgjedhjet e parakohshme janë mundësia e vetme dhe ideale pas kuvendit mashtrues që të largoni sojin e keq që ngufati vullnetin e juaj duke ua mohuar shprehjen përmes votës së lirë, si aktin më të lartë të demokracisë së një vendi.
Le të jenë zgjedhjet e parakohshme nacionale një referendum për elektoratin e LDK-së.
Elektorat i LDK-së mos u mashtroni edhe më tutje me gënjeshtrat e klanit puçist, se kinse nuk do të bëjnë koalicion me këtë apo atë subjekt politik, se do bëjnë këtë apo atë.
Mos u mashtroni as në emra sorrosian që ju ofron klani puçist kinse për kryeminstër të ardhshëm të vendit, për shkak se pikërishtë aty qëndron mashtrimi që kanë përgatitur kësaj radhe për ju.
Klani puçist me slloganin “Lidhja” ka kohë që nuk punon për të mirën e LDK-së. E gjithë strategjia e tyre është e orjentuar kah pushteti. Drejtuesit e këtij klani mendjen nuk e kanë tek qytetarët, por tek milionat që ua siguron i ëmbli pushtet.
Prandaj, nëse dëshironi të bëni shkëputjen në mes klanit puçist dhe frymës rugoviane në LDK, ndëshkojeni me mos votim listën zgjdhore të klanit puçist, të klanit që theu shpresat e juaja dhe qytetarëve të vendit në disa palë zgjedhje rresht.
Mos votimi i klanit puçist, përkatësisht bojkotimi i zgjedhjeve të kurdisura, do të ishte përgjigja më e mirë ndaj kapësve të LDK-së dhe shtetit në përgjithësi.
Elektorat i pastër rugovian, të paktën kësaj radhe, mos lejoni që më votën tuaj klani puçist t’i dërgojë edhe një herë tri shkrojnat e arta në shtratin e SHIK-ut.
Le të shkojnë vetë ku janë nisur e të bëjnë çfarë të donë matrapazët politikë, por ju mos u bëni krushq të një martese të re PDK-LDK.
Me mos pjesëmarrje në zgjdhjet e kurdisura do t’i shpëtoni mallkimit të historisë dhe do t’i hapni rrugë një ndryshimi të madh nesër.
Ka ardhur koha që më përbuzjen më të madhe të ndëshkohen me mos votim dhe bojkotim të zgjedhjeve matrapazët politikë që nuk lanë gjë pa bërë duke u thirrur në emrin e tri shkronjavet të arta “LDK”.
Të ndëshkohen ata që për 11 vite pas pavarësisë (në dy mandate qeverisëse) punuan vetëm për interesat e tyre, u ngriten në karrierë dhe u pasuruan, punësuan familjarë dhe farefisin e tyre në institucione shtetërore, duke e lënë në harresë të plotë elektoratin e LDK-së.
Ky soj i keq i politikanëve, që elektoratit i ofrohen vetëm në prag të fushatave zgjedhore, sa për ta mashtruar dhe rrëmbyer votën duhet të ndëshkohen e jo të ndihmohen në misionin e tyre.
Ky soj i keq i politikanëve që nuk mbajnë fjalën dhe premtimin e dhënë e meritojnë ndëshkimin e elektoratit rugovian të LDK-së.
Lexues të këtyre rreshtave, edhe pse kësaj radhe nuk u lëshova në emra të përveqëm, besoj që e keni kuptuar më qartë se asnjëherë më parë qëllimin dhe mesazhin e këtij shkrimi.
Reagimet e “buta” të ditëve të fundit nuk janë personale, janë në funksion të vetëdijësimit akoma më të madh të elektoratit rugovian që mos të bie në grackën e mashtruesve ordinerë, që për qëllim kanë pushtetin përmes shtratit të SHIK-ut, e jo mbrojtjen e interesit të shtetit siq trumbetojnë parreshtur.

Intervista – Veseli: S’ka më kryeministër me qira

Arton Konushevci

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli, ka thënë se partia e tij nuk përkrah një qeveri teknike dhe se zgjedhjet janë e vetmja mënyrë për të dalë nga kriza. Veseli, i cili mban postin e kryetarit të Kuvendit, ka thënë se PDK-ja, ia ka dhënë dy herë postin e kryeministrit partive tjera, siç ka thënë ai me qira, dhe se një gjë e tillë nuk do të ndodhë në këto zgjedhje. Duke folur gjatë një interviste për Radion Evropa e Lirë, Veseli e ka quajtur këtë legjislaturë si të papërgjegjshme. Ai ka thënë se ai është duke folur hapur për gabimet që i ka bërë partia e tij. “Gabimet të cilat i ka bërë Partia Demokratike e Kosovës, unë jam duke i sanuar”, ka thënë Veseli.

Radio Evropa e Lirë: Kryesia e Kuvendit të Kosovës, ka marrë vendim për mbajtjen e seancës më 22 gusht për shpërndarjen e Kuvendit. Ka pasur deklarata se deri në këtë datë mund të ketë tendenca për formimin e një qeverie teknike. A do të pranonte PDK-ja diçka të tillë?

Kadri Veseli: Është e vërtetë, ka pasur oferta që të vazhdohet ky mandat deri në vitin 2021, me mandatar për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, përkatësisht vetë mua, ka pasur edhe oferta nga partitë të cilat tentojnë në opinionin publik të flasin për zgjedhje shumë të shpejta të parakohshme. Por jo, kjo nuk do të ndodhë për vetë faktin se në rrethanat në të cilat është Kosova aktualisht, qytetarët e meritojnë një qeverisje e cila do t’i drejtonte në një rrugëtim të zhvillimit të perspektivës, luftës kundër korrupsionit, këto janë prioritetet më të mëdha në Kosovë, punësimi dhe lufta kundër korrupsionit.

Në të njëjtën kohë, në momentin kur Kosova është e fuqishme ekonomikisht, mund të ballafaqohet edhe me Serbinë, në këtë moment më së shumti i duhet legjitimiteti qytetar, çdoherë kur kemi dyshime në vete duhet t’iu drejtohemi qytetarëve, ky ka qenë vendimi im, ndoshta dikë e ka befasuar, por besoj te qytetarët dhe duhet të shkojmë në zgjedhje, meqenëse këto zgjedhje janë edhe një lloj referendumi për rrugën në të cilën do të shkojë Kosova në katër vitet e ardhshme.

Radio Evropa e Lirë: Çfarë oferte ka qenë?

Kadri Veseli: Ka qenë oferta, jo vetëm për ne, përkatësisht që Partia Demokratike e Kosovës për kryeministër me mua të mbarohet deri në vitin 2021, ofertë konkrete nga parti politike të cilat sot flasin për vija të kuqe në zgjedhje vetëm për hir të një përfitimi në opinionin publik. Unë po flas edhe njëherë, në momentin kur ka dilema, vendosmëria më e madhe e imja ka qenë që të shkojmë në zgjedhje. Çdoherë kur e kemi pyetur popullin kemi dalë më mirë dhe në momentin kur e fiton këtë legjitimitet duhet pastaj edhe ta drejtojë vendin.

“Dy herë e kemi dhënë kryeministrin me qira”

Kadri Veseli: Nuk ka kompromise, për vetë faktin se unë po flas si kryetar i PDK-së, dy herë e kemi dhënë kryeministrin me qira, dy herë. Njerëzit që nuk e kanë besimin e qytetarëve, nuk e kanë as legjitimitetin, por as përgjegjësinë, në dy rastet kemi dështuar dhe kjo është dhe ky është një rast unik për vetë Kosovën që të ecet përpara. PDK-ja shkon në zgjedhje me besimin tek vullneti i qytetarëve, askush nuk guxon ta cenojë vullnetin e as interesin e qytetarëve, por shkon edhe me besimin për të fituar dhe për të udhëhequr me atë legjitimitet që e japin qytetarët, në asnjë mënyrë tjetër.

Radio Evropa e Lirë: Zoti Veseli, këto parti që i përmendët, cilat janë?

Kadri Veseli: Nuk do të flas specifikisht, por shikoni edhe deklaratat e fundit të ditës së djeshme kur parti të cilat kanë thirrur urgjentisht edhe protesta për zgjedhje të parakohshme, ne e kemi ditur, unë e kam ditur se kanë qenë të tilla parti që kanë ofruar ofertë për bashkëqeverisje deri në vitin 2021, edhe Vetëvendosje, kurse tani flasim për një qeveri e cila është teknike. S’ka qeveri teknike, ka zgjedhje, askush nuk duhet t’iu frikësohet qytetarëve për arsye se ata janë vendimtarë për mandatin tonë dhe për fatin tonë politik dhe të ardhmes së Kosovës.

Zgjedhjet janë të pashmangshme. E kam thënë nga momenti i parë, janë munduar të manipulojnë në këtë proces, kur e kanë parë tani që ka zgjedhje, hajt të shkojmë me një opsion tjetër. Nuk ka opsion tjetër, ka vetëm zgjedhje të cilat janë vendimtare, janë referendum për të ardhmen e Kosovës. Kurrë më shumë sesa këto 3-4 vjet nuk është përmendur nga parti politike në Kosovë, Serbia të cilën në vitin 1999 e kemi mundur, e kemi larguar nga këtu. Cili është interesi, që përmes frikës nga Serbia të fitohen votat?

Qytetarët kanë disa shqetësime, ato janë kryesore, njerëzit duan punësim dhe njerëzit duan që të korruptuarit të largohen. Këtë kam filluar ta bëj në PDK. Do ta bëj në gjithë Kosovën. Sa i përket çështjes së ballafaqimit me Serbinë, nuk ka opsion tjetër, ne kemi një mandat i cili rrjedh nga liria e Kosovës, nga UÇK-ja, kushdo që mendon të bëjë pazare dhe të fitojë vota (e ka gabim), Serbia ka marrë fund.

Serbia nuk do të kthehet kurrë në Kosovë, qytetarët nuk kanë nevojë të frikësohen nga Serbia, qytetarët kanë nevojë të frikësohen vetëm nga njerëzit e papërgjegjshëm, njerëzit e korruptuar dhe nga zhvillimi ekonomik, këto janë orientimet të cilat duhet t’i kemi ne. Sa i përket ballafaqimit me Serbinë, ne e kemi një platformë shumë të qartë, sovraniteti i shtetit dhe integriteti janë të pacenueshme, askush nuk guxon as ta përmendë Mitrovicën në dialog e lëre më për ndonjë manipulim. Mitrovica është e shenjtë, shkojmë në fushatë elektorale me projekte të cilat janë ekonomike.

Veseli: Nuk ka qeveri teknike

Radio Evropa e Lirë: Kur jemi te formimi i një qeverie teknike ose kalimtare nga kush erdhi ideja nga faktori ndërkombëtar apo nga ai i brendshëm?

Kadri Veseli: Faktori ndërkombëtar ka investuar shumë në Kosovë, është shumë i qenësishëm në mënyrë të veçantë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partnerët tanë perëndimorë nga Evropa. Natyrshëm se ata i kanë shqetësimet e veta të cilat kanë të bëjnë me copëzimin në skena politike kosovare. Ata e dinë çka po flasin në zyrat e tyre dhe çka po flasin në popull. Një pjesë e klasës politike në Kosovë po mendon përmes manipulimit dhe frikës qytetare të ndërtojë pseudo-kauza të rrejshme, qoftë nga frika për Serbinë se do të rikthehet në territorin e Kosovës, qoftë në pseudo-kauza se do ta luftojnë korrupsionin e nuk janë të gatshëm asnjërën ta bëjnë.

Duhet të përfundojë ideja e kalkulimeve në emër të Kosovës në emër të kauzave të mëdha të Kosovës për të qëllime elektorale. Qytetarët janë duke i vërejtur këto parti politike që bëjnë vija të kuqe e të bardha, të cilat bëjnë kompromise e flasin për patriotizëm, e në anën tjetër Kosova është e shenjtë, njerëzit e Kosovës kanë nevojë për punësim, për zhvillim ekonomik, për luftë kundër korrupsionit dhe ta forcojnë shtetin, policinë, ushtrinë. Këto arrihen kur ka ekonomi të fuqishme edhe partneritet.

Radio Evropa e Lirë: Në zgjedhjet e kaluara, ju keni hequr dorë nga nominimi për kryeministër, do ta bëni një gjë të tillë edhe tani?

Kadri Veseli: Më duket se isha shumë i saktë. Nuk ka më kryeministër me qira. Nuk ka më manipulime të kauzave qytetare, vetëm si të mbijetohet politikisht. Jeta ime nuk varet prej politikës për asnjë sekondë. Jeta ime varet nga nderi, puna dhe kombi im, të cilit i takoj. Nuk varem nga një palë zgjedhje. Nuk mërzitem fare për një palë zgjedhje. Mirëpo mashtrimet, dhe atyre që mendojnë se e mashtrojnë kaq lehtë qytetarin e Kosovës dhe e frikësojnë atë, iu ka ardhur fundi.

Nuk ka pseudo-kauza, ka drejtpërdrejtë kauza të kombit dhe të qytetarit. Do të thotë, Kosova është perëndimore, Kosova duhet të orientohet nga zhvillimi ekonomik dhe të largohen patriotizmat e rrejshëm pas 20 vjetëve. E kanë vënë Kosovën mes identitetit: Nëse është kosovar apo shqiptar? A e do flamurin kombëtar, a e do flamurin shtetëror? A është për bashkim kombëtar apo për Republikën e Kosovës? Në vend që të jetë: A jeni pro-shqiptar apo pro-serb? A jeni për Kosovën a jeni për Serbinë? Dhe jo që Bashkimi Kombëtar të bëhet kauzë, apo nëse je pro-serb je me Republikën e Kosovës. Unë jam me Republikën e Kosovës, unë jam me flamurin e shtetit të Kosovës. Do ta mbroj deri në fund në gjithë hapësirën e territorit të Kosovës. E sa jam shqiptar e kam treguar deri më 12 qershor 1999.

“Ishte legjislaturë e papërgjegjshme”

Radio Evropa e Lirë: Nga 144 ligje, Kuvendi ka miratuar vetëm 18 për qind prej tyre. A ishte kjo legjislaturë dembele?

Kadri Veseli: Nuk ishte legjislaturë dembele, ishte legjislaturë e papërgjegjshme. Të jem shumë i drejtpërdrejtë, kur një opozitë, e cila mendon vetëm si ta fitojë pushtetin… imagjinoni tash, për dy vjet kanë thënë të shkojmë në zgjedhje të parakohshme ndërsa mbrëmë e keni qëndrimin se ‘eja të bëjmë qeveri tash’. Ku është morali politik këtu?

Kjo e ka bllokuar Kosovën. Nuk ka rëndësi nëse je pozitë apo opozitë, ligjet që janë në shërbim të kombit, në shërbim të qytetarit, duhet të aprovohen. Ky është mesazhi që duhet ta thotë secili prej nesh. Ndërsa sa i përket papërgjegjshmërisë që ka ndodhur këto dy vjet, unë uroj që të mos ndodhë asnjëherë. Por, edhe një mesazh, klasa politike, ne që dalim në zgjedhje, jemi nënprodukt i mentalitetit të votuesve tanë. Nëse ata e shohin që ne mashtrohemi aq lehtë dhe manipulohemi, ata do të vazhdojnë në mënyrën e njëjtë paskajshmërisht dhe vetëm do ta riciklojnë. Maqedonia e Veriut ka humbur 20 vjet te çështja e ndërrimit të emrit. Pra, 20 vjet i ka humbur, ka pasur mundësi që të jetë në Bashkimin Evropian, në NATO, kohë më parë.

Sot e dimë ku ka mbetë. Duhet të ecim sa më fuqishëm përpara. Unë jam i bindur se orientimi im është interes edhe i këtij kombi, këtij shteti dhe qytetarëve tanë. Është orientim në luftën kundër korrupsionit, që duhet çrrënjosur, njerëzit e këqij duhet të largohen dhe duhet dhënë perspektivën njerëzve të mirë edhe në punësim, në mënyrë që njerëzit të mos ikin nga Kosova.

Radio Evropa e Lirë: Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, kush duhet t’i udhëheq bisedimet me Serbinë, kryeministri apo presidenti?

Kadri Veseli: Ai që e fiton mandatin e qytetarëve në zgjedhje të cilat dalin edhe të mos bëhet frikacak edhe mos të kalkulojë për interesa te veta. Duhet kujtuar se interesi më i madh është i Kosovës kudo që të jesh, edhe nëse je në opozitë edhe nëse je në burg nuk është ajo që sot, duhet të kalkulohet në interesin e individit, duhet të kalkulohet interesi çka fitojnë fëmijët tanë. Çfarë trashëgimie u lëmë fëmijëve tanë… a do t’iu lëmë diçka të cilën e kemi jetuar ne vet kur prindërit tanë nuk e kanë ditur çfarë fati kemi ne? Apo do t’iu lëmë fëmijëve tanë një Kosovë e cila është e sigurt, pa taksirate, por me perspektivë edhe me orientim të qartë perëndimor.

Le ta harrojë dikush nëse mendon se Kosova mund të ecë përpara si ishull i izoluar. Është shumë me rëndësi dhe ky është interes strategjik. Përveç vizionit dhe vendosmërisë kombëtare për t’i ruajtur të gjitha vlerat të cilat i kemi, është edhe mençuria strategjike me qenë afër SHBA-së dhe partnerëve perëndimorë. Kështu e kemi fituar luftën në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Me vendosmëri. Pa kompromis në luftë, por edhe me mençuri strategjike duke i bërë partnerët që të jenë afër nesh edhe ta bombardojnë Serbinë dhe jo ta afrojnë Serbinë me partnerët perëndimorë dhe ta bëjnë një gjuhë që të na dalin ne kundër.

“Korrupsioni, armiku kryesor në Kosovë”

Radio Evropa e Lirë: A ishit i kënaqur me këtë qeverisje të deritanishme? Çka shkoi e çka nuk shkoi mirë?

Kadri Veseli: Kanë shkuar disa vendime të cilat kanë qenë pozitive, të cilat kanë mundur të ecin. Por, neve na kanë shkuar keq [gjërat] nga momenti kur kanë filluar kauzat pseudo-patriotike. Ne kemi harxhuar një vit kush po e ndan Kosovën e kush po e mbron Kosovën. Imagjinoni në vitin 2019, njëzet vjet pas luftës, është folur se dikush po do ta shkatërrojë e dikush nga ta po do ta mbrojë. Kosovën nuk mund ta dëmtojë askush, veç vetën do ta dëmtojnë kush mendon.

Pra individët, çfarëdo pozicioni qeveritar ose institucional, kudo që janë. Kosovën e mbron populli i qytetarëve, e mbron gjaku i dëshmorëve. Nuk është e lehtë, nuk është plaçkë Kosova për ta cenuar integritetin, sovranitetin. Por, më shumë kemi mundur të punojmë në aspektin ekonomik. Nuk është ndalur korrupsioni. Kam kërkuar edhe nga partnerët edhe nga partitë e opozitës… hajde t’i marrim vendimet të cilat e ndalin korrupsion për arsye se korrupsioni është aktualisht armiku kryesor në Kosovë. Të paktën njerëzit kështu po mendojnë edhe ka korrupsion.

Ka nepotizëm në të gjitha partitë. Hajde t’i ndalim këto dhe të krijomë mekanizma. Ka mundësi të krijohet mekanizmi që i ndalë këto. Do ta shohim nëse është fati jetësor e të jetë më e mira për kombin të ndodhë pas këtyre zgjedhjeve edhe të fitoj unë, të fitojë PDK-ja dhe vetëm me legjitimitetin qytetar do ta shihni se si do të ndalen këto; edhe korrupsioni edhe punësimet partiake të cilat po i quajmë nepotizëm. Ka mundësi përmes përgjegjshmërisë dhe transparencës.

Radio Evropa e Lirë: Po pse nuk janë ndaluar nga PDK-ja këto dukuri?

Kadri Veseli: Gabimet të cilat i ka bërë Partia Demokratike e Kosovës, unë jam duke i sanuar. Ne në PDK flasim hapur për këto çështje, disa zëra mund të jenë kundër, unë nuk mërzitem fare. Por, partitë e tjera nuk kanë guxim t’i flasin këto edhe kanë për t’i vazhduar edhe më rëndë. Ato i flasin në mënyrë të hapur edhe duke akuzuar PDK-në.

Jo, jo, shikoni LDK-në, gjysmën e zyrtarëve i ka komunalë dhe të kryesisë së partisë me aktakuza për korrupsion. Shikoni Vetëvendosjen se çka ka bërë dhe çka është duke bërë në Prizren dhe shikoni edhe kur ka qenë në Prishtinë si për korrupsion dhe për punësime e nepotizëm. Kjo është një sëmundje ngjitëse e cila duhet të ndalet në Kosovë. Nuk po flas për AAK-në fare dhe nuk po flas as për partitë e tjera fare. Pra, ky është një fenomen mashtrues që duhet të ndalet dhe do ta ndali.

Radio Evropa e Lirë: Ftesat nga Gjykata Speciale a do të kenë ndikim në mënyrën se si do të duket qeveria e ardhshme?

Kadri Veseli: Kurrfarë ndikimi në Kosovë nuk ka për të pasur asnjë gjykatë, sepse gjykatat kanë per ta kryer pune e vet, ne do t’i respektojmë. Ne do ta respektojmë vullnetin e qytetarëve, kauza e kombëtare e Kosovës ka për të ecur përpara nuk ka pengesa dhe s’mund të ndalet. Por, duhet të ballafaqohemi edhe me ato pretendime, të cilat kanë tentuar ta dëmtojnë shtetin e Kosovës.

Kjo është arsyeja pse e kemi votuar. Do t’i shkojmë deri në fund dhe shpresojmë se askush të mos ketë aktakuzë për krime të cilat janë të pretenduara. Jam shumë i sigurt se të gjithë luftëtarët e UÇK-së do të dalin faqebardhë dhe do të dalin të pafajshëm. Nuk ka pasur luftë më të pastër, më të drejtë, më parimore, në një organizatë luftarake siç ka qenë Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Kosova nuk e njeh pasaportën serbe, njeh vetëm letërnjoftimin

Nadie Ahmeti

Hyrja dhe dalja nga shteti i Serbisë në Kosovë dhe anasjelltas realizohet vetëm me letërnjoftim, kanë thënë zyrtarë të Qeverisë në largim pas paraqitjes se shqetësimeve të disa qytetarëve serbë që jetojnë në Kosovë, se policia kufitare nuk po lejon qarkullimin me pasaportat serbe.

Sipas tyre kjo është e bazuar në marrëveshjet e arritura në Bruksel për lëvizje të lirë të arritur në mes Prishtinës dhe Beogradit në korrik të vitit 2011.

Ministri në dorëheqje i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, konfirmon që gjatë qarkullimit mund të përdoret vetëm letërnjoftimi, por që nuk mohon faktin se ka pasur tentime që të kalohet edhe më pasaporte serbe, që lëshohen nga Drejtoria Koordinuese në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë.

“Në këto raste, Drejtoria e Kufirit ka intervenuar sepse sipas të dhënave udhëtimi ka ndodhur me pasaportë. Pasaporta nuk njihet si dokument për udhëtim mes këtyre dy shteteve sipas marrëveshjes se Brukselit”, ka thënë Mustafa.

Në marrëveshjen për lëvizje të lirë thuhet se “qytetarët (me vendbanime të përhershme) të të dyja palëve duhet të kenë mundësi të udhëtojnë lirshëm brenda ose përmes territorit të njëra tjetrës dhe në pikat kufitare të qarkullojnë vetëm me letërnjoftim.”

Një gjë e tillë i ka ndodhur edhe gazetares së Radios Evropa e Lirë në gjuhën serbe, Zharka Radoja, e cila kaloi pikën kufitare të martën në mbrëmje mes Kosovës dhe Serbisë.

“Shkaku i informacionit që kam dëgjuar se nuk lejojnë kalimin e njerëzve me pasaportë në Kosovë, unë policit të Kosovës, ia kam treguar pasaportën për të parë reagimin e tij. Polici më pyeti nëse rastësisht kam letërnjoftim me vete. I thash që po e kam, por e pyeta, pse, nëse e kam edhe pasaportën. Ai më tha se është më mirë të kalojë me letërnjoftim, dhe pastaj më tha që t’i informoj të gjithë ata që i njoh që të mbajnë letërnjoftimet pasi nuk mund të hyjnë dhe as të dalin nga Kosova me pasaportë serbe”, thotë Radoja.

Edhe Bogoljub Marinkoviq, pronar i Agjencisë së Transportit “KimCo” nga Graçanica, që qarkullon në drejtimin Graçanicë- Beograd shprehet se udhëtaret nuk mund të qarkullojnë me pasaportë.

“Jo vetëm më pasaporta që janë lëshuar për Kosovën, por edhe me pasaportat serbe. Me një pasaportë serbe ai nuk mund të hyjë në Kosovë, mundet me letërnjoftim, fëmijët mund të hyjnë me certifikatë me fotografi, por me pasaportë nuk munden. Ne në fillim i informojmë të mos udhëtojnë nëse kanë pasaportë serbe. Pasaportat e lëshuara nga ana e Ministrisë së Brendshme e Serbisë nuk vlejnë në Kosovë”, ka thënë Marinkoviq

Ndryshe, në vitin 2009 kur Serbisë iu mundësua liberalizimi i vizave, Serbia atëkohë miratoi rregulloren me të cilën të gjithë atyre që kanë vendbanim në Kosovë, dokumentet e udhëtimit t’ua lëshojë drejtoria Koordinuese e Ministrisë se Punëve të Brendshme të Serbisë në Beograd, e që në Kosovë konsiderohen jo valide.

Poseduesit e tyre nuk mund të udhëtojnë pa viza në vendet e BE-së.

Ish-ministrja për dialog e Kosovës, Edita Tahiri, thotë se pasaportat e qytetarëve serbë të lëshuara nga strukturat paralele, janë jovalide. Kurse sa i përket qarkullimit, ajo thotë se në Kosovë zbatohet marrëveshje për lëvizje të lirë, e që mundësohet vetëm me anë të letërnjoftimit dhe jo pasaportës.

“Kur qytetarët e Kosovës udhëtojnë nëpër aeroportet e Serbisë për vendet e treta, njihet pasaporta dhe kur të braktisin Serbinë, si vend transit, në dalje verifikohet pasaporta e tyre. Edhe sa i përket qytetarëve të Serbisë është e njëjtë, me leje të njoftimit mund të hyjnë në Kosovë. Nëse përdorin Aeroportin e Prishtinës për të shkuar diku, duhet të kenë pasaportën, kurse këto pasaportat ilegale të lëshuara nga mekanizimi paralel (Drejtoria Koordinuese në MPB e Serbisë) ato nuk vlejnë, janë ilegale dhe nuk pranohen”, tha Tahiri për Radion Evropa e Lirë.

Për këtë ka reaguar edhe kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, duke thënë se ndalesa e hyrjes me pasaporta serbe, është treguesi më i mirë se në këtë “kuazi-shtet” nuk dihet “kush pi e kush paguan”.

Intervista – Joseph: Zgjedhjet në Kosovë janë edhe referendum

Dragan Shtavljanin

Zgjedhjet në Kosovë do të jenë pjesërisht edhe referendum për disa çështje siç është “shkëmbimi i territoreve”, ka thënë në një intervistë për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë, Edward Joseph, profesor i Universitetit “John Hopkins”, i cili ka qenë edhe pjesëmarrës në misione të ndryshme në Ballkan gjatë dhe pas luftërave të viteve të 90-ta.

“Serbia është në një situatë tjetër, sepse pozicioni i presidentit Aleksandar Vuçiq është shumë i fuqishëm. Ai kontrollon Qeverinë, ka një ndikim të madh në media, gëzon mbështetjen e Rusisë. Pra, ai ka një pozicion shumë të fortë që i lejon atij të arrijë një marrëveshje për Kosovën”, ka thënë Joseph.

Joseph thotë në këtë intervistë se ndryshimi i kufijve mes Kosovës dhe Serbisë është një skenar i rrezikshëm që nuk do të zgjidhë mosmarrëveshjen në raportet mes tyre.

“Përkundrazi, do ta komplikonte situatën, do t’i jepte fund pranisë së serbëve në jug të Kosovës, duke rrezikuar statusin e Deçanit, Graçanicës dhe pasurive të tjera të rëndësishme serbe. Kjo menjëherë do të hapte çështje më të gjera rajonale, siç është statusi i Sanxhakut dhe Republikës Serbe”.

Megjithatë, analisti amerikan, vlerëson se për çështjen e ndryshimit të kufijve, ka qëndrime të ndryshme në Uashington.

“Për shembull, për dallim nga Bolton ( John Bolton- këshilltari për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë) ekziston një pozicion tjetër i Departamentit të Shtetit, i cili thekson se çdo zgjidhje për Kosovën duhet të marrë parasysh stabilitetin rajonal, dhe shkëmbimi i territoreve sigurisht nuk kontribuon në stabilitetin e Ballkanit”, tha Joseph, duke shtuar se tashmë Bolton ka sinjalizuar se e mbështet ndryshimin e kufijve si zgjidhje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

I pyetur për ndikimin që mund të ketë dorëheqja e Ramush Haradinajt në dialogun Kosovë-Serbi, Joseph tha se e ardhmja politike e Haradinajt është në duart e Gjykatës në Hagë.

“Së pari, e ardhmja politike e ish-kryeministrit Haradinaj tani është në duart e Tribunalit të Hagës. Ai së pari përballet me çështje ligjore përpara se të përqendrohet në çështje politike”, ka thënë Joseph.

Joseph: “Një qeveri kalimtare do të mund të pezullonte tarifën”

I pyetur të komentojë opinionet se thirrja që i është bërë Haradinajt nga Haga – edhe pse dy herë ka qenë i liruar nga Tribunali I Hagës – është formë e presionit që Perëndimi e bën ndaj tij, analisti amerikan tha:

“Ky është në një masë të madhe spekulim, që është tipike për Ballkanin ku përhapen teoritë e komplotit – edhe kur bëhet fjalë për institucione të gjyqësisë që duhet të jenë plotësisht të pavarura nga ndikimet politike”, thotë Joseph.

Lidhur me qëndrimet e ndryshme për çështjen e taksës ndaj mallrave serbe, Joseph thotë se kanë ekzistuar mospajtime ndërmjet Prishtinës dhe Shteteve të Bashkuara, të cilat gjithashtu kanë kërkuar heqjen e saj.

“Në këtë kuptim edhe një qeveri kalimtare do të mund të pezullonte tarifën me kushte të caktuara, përfshirë edhe gatishmërinë e Beogradit për të kontribuar në zhvillimin pozitiv dhe suksesin e dialogut”, ka thënë Joseph.

Përgatiti: Kestrin Kumnova

GRAMOS RUÇI (ENVER HOXHA I RIU) NË BEOGRAD PËR MIQESI VËLLAZERORE ME SERBINË!! – Opinion nga BINAK MAXHARRAJ

Dikur ishte i perkedheluri dhe alfa e amega i regjimit diktatorial të Enver Hoxhës, i cili së bashku me Enver Hoxhen vranë e prenë për gadi 50 vjet ne Shqiperi duke i pushkatuar mbi 6000 veta, patriotë dhe atdhetarë.

Ky njeri qe nuk e vret ndërgjëgjeja për asgje paska shku edhe në Beograd të kriminelet te cilët vran, masakruan, dhunuan dhe e banë krejt Kosovëm tokë te djegur, sot është si përçudi te ironis edhe Kryeparlamantar i Parlamentit te Kosovës bash si Kadri Veseli.

Ai paska shkuar ne Beograd ne çerdhen e çetnikeve dhe ustasheve për te krijuar grupe të miqesisë me Shkijet e Bogradit, te cilët shqiptaret e Kosovës as qe don më i pa me sy, perkundrazi…

Bravo Enver Hoxha i riu këkonë miqesi me më shkijet e Beogradit gjakatar, kurse me vëllazerit e vetë ne Kosovë as nuk ja ndin palla për ta, sepse as pro-greku dhe pro-serbi Edi Rama nuk është hiçë më i mirë se Enver Hoxha i riu Gramos Ruçi.

Kosovë, shqetësime për armatosjen e Serbisë nga Rusia

Në Kosovë autoritetet tërhoqën vërejtjen se pajisja e Serbisë me armatime ruse paraqet mesazhe kërcënuese të shtetit serb ndaj Kosovës, ndërsa i kërkuan Beogradit që t’u jap fund siç thuhet, deklarimeve kërcënuese.

Reagimet pasuan edhe një vizitë shefit të Shtabit të ushtrisë së Serbisë, Milan Mojsiloviç, në Moskë ku ai citohet të ketë thënë se me kolegët rus kishin analizuar posaçërisht situatën në Kosovë dhe se Serbia ka mbështetjen e udhëheqjes ushtarake ruse për mënyrën se si po punon ajo për çështjen e Kosovës.

Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Ramush Haradinaj, shkroi në rrjetet sociale se “komandanti i ri i ushtrisë së vjetër famëkeqe të Serbisë, Milan Mojsiloviq, paska deklaruar se kanë përkrahjen e ushtrisë ruse për sfidat në Kosovë. Ia kujtojmë atij se edhe Slobodan Millosheviç mendonte njësoj, por i doli keq. Ata duhet t’i ndalin këto provokime”, shkroi ai.

Zyrtarët të ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës thonë se kohëve të fundit janë thelluar provokimet dhe mesazhet kërcënuese të shtetit serb ndaj Kosovës.

Zëvendësministri i Mbrojtjes në dorëheqje, Burim Ramadani, tha për Zërin e Amerikës se këto mesazhe janë kërcënuese edhe për Ballkanin në tërësi.

“Normalisht se janë mesazhe kërcënuese që jo vetëm shtetet në Ballkan por edhe partnerët ndërkombëtar NATO duhet t’i marrin seriozisht dhe në të njëjtën kohë t’i shohin se fatkeqësisht mentaliteti, logjika dhe mënyra e të menduarit në Serbi nuk ka ndryshu, përkundrazi vetëm është vendosur në një orientim më të mbrapshtë ka Rusia”, tha zoti Ramadani.

Serbia një aleate tradicionale e Rusisë synon të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, por ecën në vijën e ngushtë ndërmjet Rusisë dhe perëndimit. Rusia kundërshton fuqishëm anëtarësimin e mundshëm të Serbisë në NATO ndërsa viteve të fundit ka furnizuar me armatime Serbinë, gjë që ka shtuar edhe shqetësimet e vendeve të rajonit por edhe reagimet ndërkombëtare.

Zëvendës presidenti i Këshillit të Atlantikut, Damon Wilson tha për Zërin e Amerikës në gjuhën serbe se një vend që synon anëtarësimin në Bashkim Evropian nuk duhet të marrë armë nga Moska.

“Rruga e Serbisë për në Bashkimin Evropian është përmes normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën, e jo përmes armëve ruse, jo përmes armëve nga Moska. Për sa kohë që Kosova është një cështje e hapur, ne do të shohim përpjekjet ruse, do të shohim lojëra serbe, të gjitha ato vendime koundërthënëse “, tha zoti Wilson duke nënvizuar se vendimet e tanishme mund të jenë të dëmshme për qëllimet e Serbisë.

Zoti Ramadani thotë se armatosja e Serbisë nga Rusia dërgon sinjal të keq për vendet e rajonit dhe kjo po bën ndarjen e këtyre vendeve.

“Duke e ditur që të gjitha shtetet përreth Serbisë ose janë në NATO ose kanë prezencë jashtëzakonisht të madhe të NATO-s sikurse është rasti i Kosovës dhe në të njejtën kohë Serbia po tenton të izolojë veten pra ta bëj ndryshe nga të gjithë të tjerët duke qenë e ndërveprueshme vetëm me Rusinë. Këto janë mesazhe kërcënuese afatgjate pra nuk janë mesazhe kërcënuese për momentin dhe në të njejtën kohë vendos nivelin e bashkëpunimit rajonal në pikëpyetje sa i përket Rusisë”,tha zoti Ramadani.

Javën e kaluar, Serbia morri tanke dhe mjete të blinduara si dhuratë nga Rusia, e cila e ka ndihmuar Serbinë të modernizojë forcat e saj të armatosura.

Serbia ka marrë tashmë 6 aeroplanë luftarakë MiG-29 nga Rusia dhe ndonëse pretendon të jetë ushtarakisht neutrale, po negocion blerje të tjera armësh nga Moska, përfshirë heikopterë luftarakë dhe transportues të blinduar dhe sisteme të mbrojtjes ajrore. za

Mos të mashtrohemi, veç nese kemi lindur për t’u mashtruar!! Nga Skënder MULIQI

 As unë, po as shumë kush edhe pse ka dëshirë ,nuk ka mundësi ta ndryshon lehtë këtë botë .Rruzullin tokësor kurrë më shumë nuk e kan udhëhequr njerëzit jo meritor për politkëbërje !Nuk po thëm ide të re.Dhe, as që po vazhdojë ndonjë traditë.Secili prej nesh jetën në rini e kemi parameduar më ndryshe.Kemi pasur ëndrra për një botë me plotë ambicie, karrierë në profesionin që e preferojmë për të ardhmën tonë.Por, e gjithë kjo gjatë rrugëtimit tonë jetësor është shumë më ndryshe.Frika secilin njeri e rrethon.Shpirtërat tonë e shetisin botën , ose nuk shkojnë më largë nga rrethi ku jetojmë .Njeriu nuk duhet besuar shumë atyre që në një mënyrë janë të humbur, për familjën , rrethin ku jetojnë e më largë…Menquri është të dimë së si planifikojmë të ardhmën , si do të jetojmë dhe së do të vdesim më nder.

Zakonet dhe adetet shpesh I shkruajmë vet. Nuk ia vlen të pranojmë që ta bëjmë jetën nën diktaturë , këtë mos të ndalim ta bëjmë asnjëherë gjatë jetës. Kapitulimi para të keqës është si vdekja e dhunshme.Rrugët tona edhe mund të janë të panjohura, por që sigurisht ato rrugë nuk I preferojmë .Mos të bëhemi viktima të jo moralitetit.Mos ti kopjojmë askënd ,mos ti kopjojmë njerëzit më grada të venitura gjeneralësh …mos të vrapojmë pas atyre që normat e jetës nuk I kan shkruar mirë.Mos të veprojmë kunder çenjës dhe shpirtit tonë, kjo është e tmershme.Të mendojmë mirë për veprimet tona , mos ti dëmtojmë të tjerët dhe atdheun, në rrugën e jetës. Lëndimi që mund tia bëjmë Atdheut është shumë i rëndë.Mos të mashtrohemi , veq nese kemi lindur për tu mashtruar. Ta përqafojmë të mirën karshi të keqës.Prosperiteti ne jëtë është procës I vazhdueshem.Nga njerëzorja mos të ikim përjetësisht.

Kjo është e frikshme , e tmershme , është barrë e rëndë mbi supe …Të bëhëmi të vetëdijshem së kënd po e ndjekim mbrapa.Jetën ta orjentojmë kah njerëzorja, tolerance fetare , kah prosperteti ,dashuria për të gjithë njerëzit e mirë të kësaj bote .Jeta e zhytur në kaos është e vështirë, është pa rrugdalje, është ngushllim I keq. Unë nuk thëm që jam I ditur, kam frikë nga ata të cilët thojnë së janë të ditur. Duhet të ndërojmë dhe të mësojmë të falim,ko është njerëzore dhe është e dinjitetshme. Të nderojmë përjetësisht të gjithë ata, të cilët na sollën lirinë tonë .A ka gjë më të turpshme dhe më e tmershme kur dikujt I pshtyhet varri?! Ata që lënë mbrapa vepra dhe emer të flliqur , nuk kan lënë asgjë të vlefshme mbrapa.Gjithmonë mund të mësojmë nga jeta.Katarsisi pozitiv është vlerë njerëzore.

Të mësohemi të duam dhe ti besojmë më shumë njeri-tjetrit. Mos të urrehemi , mos të vritemi më njeri-tjetrin ,së jemi vëllezër të një gjaku. Me duar të përgjakura nuk kemi mundësi të qesim mbi tavolinë lirinë dhe dashurinë?! Është racion që na mbetet në fyt, është ngushllim I keq.Këngët e keqija , janë tepër pikëlluese…Kthimi mbrapa sigurisht së nuk na duhet, sikur nuk na duhet asnjë gënjeshter e re.Qelja e varreve të reja,së shumë dhe gjatë na I hapën varrët armiqët tanë shekullor , si dhe thyerja e zemrave , është katastrofale për qenjën tonë, si dhe për të ardhmën si shtete dhe si komb. As diktaturat e ‘buta’ , nuk I duhen njeriut të këtij nënqielli. Do të ishte lumturia jonë individuale dhe lumturia jonë e përgjithshme , që ta flakim urrejtjën.Ta duam atdheun dhe kombin mbi të gjitha, që shumë i kemi harruar…

Iu dha lamtumira e fundit gazetares dhe poetes Burbuqe Rushiti

Prishtinë

Dje pasdite në varrezat e Prishtinës u bë varrimi i gazetares dhe poetes së njohur Burbuqe Rushiti, e cila dje ndërroi jetë si pasojë e një sëmundjeje.

Familjarë, miq, të afërm, kolegë dhe qindra qytetarë nga vende të ndryshme të Kosovës erdhën për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të mbajtur në ora 18:00 në varrezat në lagjen “Arbëria” të kryeqytetit.

Kryetari i Gazetarëve Turq të Kosovës, Ibrahim Arslan, në deklaratën për gazetarin e AA-së, duke rikujtuar se një kohë të gjatë ka qenë gazetari i AA-së në Kosovë, tha se gjatë kohës së luftës në Kosovë bashkë me Rushitin i kanë ndjekur zhvillimet.

Ai tregoi se për vite të tëra kanë bashkëpunuar ngusht me Rushitin. Arslan tha se gazetarja e ndjerë gjithmonë ka qenë një kolege e cila ka qenë në solidaritet me gazetarët.

Arslan, Rushitin e cilësoi si një kolege e çmuar e cila ka ndarë burimet e informacionit me kolegët e saj, qoftë në kohë të luftës, qoftë më pas.

“Ajo është humbje e madhe jo vetëm për punonjësit e mediave të gjuhës turke, por edhe për shokët tanë që punojnë në mediat e tjera të Kosovës. Me një pikëllim të madh e morëm lajmin e vdekjes. Do të përkujtohet si një gazetare e mirë, guximshme dhe miqësore”, tha Arslan.

“Të jesh gazetar i luftës është një çështje e ndryshme. Shpresojmë se në asnjë vend nuk do të ndodhin luftëra dhe do të ketë më pak gazetarë lufte”, shtoi ai.

Rushiti ka punuar disa vjet në ish-Radio Televizionin e Prishtinës, në redaksinë e kulturës, ndërsa më pas ishte korrespondente e disa mediave në Turqi, përfshirë edhe televizionin NTV. Rushiti është autore e disa përmbledhjeve me poezi, ndërsa është marrë edhe me përkthime në prozë dhe në poezi, si dhe me kritikë letrare.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) përmes një komunikate për media, ku ka shprehur ngushëllime me rastin e ndarjes nga jeta të Burbuqe Rushitit, tha se ajo “me punën dhe përkushtimin e saj në informimin e publikut, ka lënë gjurmë të cilat do të jenë referencë në gazetarinë kosovare”. aa

Enver Hasani ia kthen edhe një herë Behgjet Pacollit, përsëri e ofendon

Ish- kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, reagoi ndaj akuzave që më herët ministri i jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, e drejtoi në adresë të tij.

Pacolli drejtoi një sërë akuzash ndaj Hasanit, duke iu referuar vazhdimisht atij si “hajn-uz” ndërsa e quan “fabrikues diplomash dhe doktorësh të rrejshëm”.Në një përgjigje për KALLXO.com, Hasani ka reaguar pas akuzave dhe gjuhës së përdorur nga ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.

Ai ka thënë se përdorimi i fjalëve nga ana e Pacollit e vërteton atë se ai është “një rrugaç dhe një analfabet”.

“Unë e lexova postimin e z. Behxhetit, ish-ministrit të Jashtëm të Kosovës. Më erdhi keq për Kosovën e shkretë kur lexova shkrimin e tij.

Ai nivel shkrimi dhe mendimi i shprehur në te vetëm sa vërteton katërcipërisht se fjala është për një rrugaç ordiner dhe për një analfabet strukturor, që ka mund të ngjitet në shkallët e shërbimit të jashtëm vetëm në një vend në tranzicion siç është Kosova”, ka deklaruar Hasani.

“Unë nuk mund të komentoj asgjë sepse struktura e mendimit dhe e shprehjeve aty janë tërësisht nën çdo nivel të njeriut mesatar në Ballkan”, ka thënë në fund Enver Hasani, ish- kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.Hasani ditë më parë në një intervistë për KosovaPress kishte thënë se Behgjet Pacolli nuk është dashur të lihet në krye të ministrisë së Jashtme.

“Në rend të parë të prejardhjes së tij socio-kulturore, biznesore dhe nivelit katastrofal intelektual ose mendor dhe për shkak të këtyre dy gjanave kjo ka është e pafalshme.

Sepse ai shërbim është më i ndjeshëm sepse vijnë informata të dorës së parë sekrete, tash imagjinoni njerëz që kanë bërë biznes për një kohë të gjatë me rusë a zëmë, me vendet që janë armike të Kosovës, dhe këtu është problemi.

Pastaj, niveli, ajo me Bërnabiqin, ose me presidentin amerikan sjelljet d.m.th sjelljet rrugaçërie, ordiner kur i shohim jo të ministrit të Jashtëm, kjo është e pafalshme për PDK-në dhe koalicionin që ka pranu”, kishte thënë Hasani.

Riciklohet konflikti i vjetër, Behgjet Pacolli i vërsulet Enver Hasanit: Dhunues, gënjeshtar, shantazhues, hajn

Inati që ka nisur në vitin në vitin 2011 kur Gjykata Kushtetuese në krye me Enver Hasanin kishte gjetur që Behgjet Pacolli ishte zgjedhur me shkelje në krye të shtetit, po vazhdon ende. Enver Hasani iu ka rikthyer konfliktit të vjetër duke thënë gjithcka kundër tij, se nuk është i denjë për të qenë ministër i jashtëm se ka bashkëpunuar me rusët se ka kapacitete të varfëra intelektuale. Pacolli ka duruar një ditë dhe ka shpërthyer para pak minutash duke e quajtuar dhunues, gënjeshtar, shantazhues Hasanin.

Pak orë më parë, Leutrim Sahiti nga AKR, ka reaguar kundër Hasanit duke i kujtuar atij rastin e abuzimit me një studente.

Sahiti e ka quajtur abuzues seksual dhe njeri që po akuzohet për keqpërdorim të pozitës zyrtarë Hasanin. Si i tillë, sipas anëtarit të AKR’së, Enver Hasani nuk ka të drejtë të flas për Pacollin.

“I akuzuar e i dënuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, i akuzuar edhe për ngacmim seksual ndaj një studente. Ky njeri nuk ka të drejtë të flas për një njeri siç është z. Behgjet Pacolli”, ka shkruar ai.

Por tani duket se Pacollit nuk ka mundur të i durojë fyerjet e ish-kreut të Kushtetueses, dhe ka reaguar vetë.

Në një shkrim të gjatë, Pacolli, fillimisht ka kërkuar ndjesë për të gjithë miqtë e tij për gjuhën që do të përdorë, dhe menjëherë e ka emërtuar Hasanin me nofkën “hajn-uz”.

“Ti Hajn-uz, Enver, Hysen, Hasan apo si e ke emrin, mund lirisht të jetosh 3000 vjet, por kurrë nuk do ta arrish atë që kam arritur unë, në jetën time normale si në aspektin human ashtu dhe në atë profesional”, ka shkruar Behgjet Pacolli.

“Unë vij nga një familje fshatare bujare qe ka gjeneru, jo hajna por njerëz punëtorë, mikpritës krenarë e ti hajn-uz nuk je në lartësinë me e pergojuar atë!”

Tutje Pacolli ka përmendur arritjet e tij, duke cekur ndërtimet e tij në shumë qytete perëndimore, ndërsa për Hasanin ka thënë se origjina e puënve të tij është e dyshimtë. Pacolli pretendon se nuk ka abuzuar kurrë me ndonjë studente të tij, ndërkohë që i ka përmendur rastin e dhunimit të një studenteje për të cilën është akuzuar Hasani.

Ky është shkrimi i plotë i tij:

Ky postim permban pergjigjen time për njëfar Hajn-uzi, e juve, miqve të mi ju kërkoj ndjesë

Ti Hajn-uz, Enver, Hysen, Hasan apo si e ke emrin, mund lirisht të jetosh 3000 vjet, por kurrë nuk do ta arrish atë që kam arritur unë, në jetën time normale si në aspektin human ashtu dhe në atë profesional.

Ty, hajn-uz dhe ideve tuaja ju vjen erë e keqe ndaj duhesh te pastrohesh per te mos ndotur shoqerine! Shko e shperlahu nga kjo erë e padurueshme para se me permend emrin tim apo familjen time.E din ti çka po mendoj, Hajn-uz! Por, pastrohu poashtu edhe nga proceset e shumta gjyqesore e nga akuzat për damet qe ja ke bërë kësaj shoqerije.

Une vij nga një familje fshatare bujare qe ka gjeneru, jo hajna por njerez punëtorë, mikpritës krenarë e ti hajn-uz nuk je në lartësinë me e pergojuar atë!

Ti Hajn-uz, asgje nuk ke bë për shoqërinë e shtetin e Kosovës pos hajnive, shantazheve, dhunimeve e genjeshtrave.

… E unë… unë me punë kam mundësuar qe familja ime të kapercejë ku e ku nivelin e ashtuquajtur familjes intelektuale të sojit tend e të cilën, ti Hajn-uz e e perfaqson.

Arritjet e mia i kam mundësuar me pune mu në qendër të kryeqyteteve perëndimore. Ndërsa për ty Hajn-uz Enver dhe Hasan dihet se origjina e arritjeve tua ngjan e dyshimtë dhe sigurisht me prejardhje lindore, (megjithë respektin per Lindjen).

Une nuk kam abuzuar me ndonjë studente time, ndërsa për ty, hajn-uz, Enver,Hasan apo Hysen flitet se i ke dhunuar ato. Nga ana tjetër ti hajn-uz nuk ke dhënë kontribut për këtë shtet (gjithmonë nëse nuk llogarisim kontributin tënd negativ si fabrikues diplomash doktorësh te rrejshem).

E unë… une te paktën 5000 paga mujore (mos me i permend tjerat) për popullin tim, që nga fillimi i vitit 1990 e këndej e tani edhe nga mbi 15.000!

Ti e quan te turpshme pergjigjen time ironike ndaj Brnabiqit ( ironi të cilën kurrë nuk e ke kuptuar) apo shtrëngimin e dorës me Presidentin Trump!Ti Hajn-uz e ëndërron atë kurse unë e bëj.

Ti Hajn-uz, Enver dhe Hasan thuaj çka të dush por veprat e mia, dëshmitë e mia profesionale dhe akademike në krejt globin, tregojnë se modestisht jam më i ditur, më i ndershëm, me i shkolluar e më puntor e human se ti!

Tani ti Hajn-uz beso ç’ të dush, shih endrra e mendo si të më ofendosh edhe më tutje por unë sot (nuk po tregoj më tepër se çfarë … je), por po udhtoj drejt Londrës për të darkuar me një person të rêndësishem e kthehem për desert me miqtë e mi në Hajvali..

Donika Gërvalla-Schwarz: Dokrra ! Të Anton Qunit dhe Vjosa Osmanit!

Donika Gërvalla-Schwarz e komenton kësisoj karikaturën zgjedhore të LDK-së, që risolli në krye shkaktarin e shkatërrimit të ish-Partisë të Rugovës!

4 Gusht 2019

Pyetje
Me sa vota për, sa kundër dhe sa abstenime u zgjodh dje Isa Mustafa me aklamacion në krye të LDK-së? Edhe kur zgjedhja bëhet me duar të ngritura, ato duar duhen numëruar me pedantëri dhe shënuar në procesverbal. Perndryshe votimi është i pavlefshem dhe duhet perseritur.

Ndoshta dikush nga të pranishmit në sallë mund të na i tregojë numrat.

3 Gusht 2019

“Dokrra!
Anton Quni: “Nuk u permbushen pritjet e atyre qe deshen te shohin deshtimin e LDK-se”.
Vjosa Osmani: “…s’kam ndërmend tua bëj qejfin atyre që po duan të bëhemi copë mes vete”.
Komente të kësaj natyre pati sot plot.
Por shumë më tepër bren pyetja: a iu bë qejfi, respektivisht a u plotësuan pra sot pritjet e atyre që nuk e duan shkatërrimin, por përkundrazi duan përparimin dhe fitoren e LDK-së?
Dielli me shoshë nuk mbulohet!”

*Titulli është vendosur nga redaksia nga konteksti.

Komunikimet e Donika Gërvallës në rrjetin social

Kronika zgjedhore

3 Gusht 2019

Delegatët e kanë fjalën!

Me shumë vëmendje i kam ndjekur lajmet, spekulimet, gënjeshtrat dhe informacionet rreth zgjedhjeve në LDK.
Është e drejtë e LDK-së të zgjedhë në krye të saj personin që e sheh të udhës për ta drejtuar këtë parti drejt proceseve politike të së ardhmes.
Megjithatë DELEGATËT e Kuvendit të 9-të nuk duhet të harrojnë që ATA JANË VENDIMTARË. Pa votën e tyre në krye të LDK-së nuk mund të zgjidhet askush.
Delegatët e Kuvendit shumë mirë e dinë se cili është vullneti i anëtarëve dhe votuesve të LDK-së. Ai vullnet është shprehur shumë qartë në zgjedhjet e kaluara parlamentare.
Delegatët e Kuvendit të LDK-së nesër e kanë mundësinë të dëshmojnë që nuk janë pre e makinacioneve dhee marrëveshjeve jodemokratike të një grupi njerëzish që mendojnë që LDK-në mund ta bëjnë peng të të përfitimeve të tyre personale.
Nesër ne do të shohim se a kemi të bëjmë vetëm me një grup tërësisht të degjenuar dhe jodemokratik në krye të LDK-së, apo është dekompozuar LDK-ja e sotme në atë masë, sa qytetarët e arsyeshëm të Kosovës do të duhej të kërkonin zgjidhje të tjera, jashtë LDK-së.
Demokracia jeton nga vota e lirë e delegatëve dhe jo nga kompromiset e lidhura në tavolina të vogla. Prandaj nesër do të shohim se a mund të lidhen shpresat e këtij vendi në zgjedhjet e ardhshme me LDK-në apo jo. Nëse LDK dështon, atëherë udha do të jetë shumë e gjatë dhe e mundimshme, sepse partitë e tjera janë ose banda kriminale ose grupe të lidhura me interesa ideologjike ose financiare të caktuara.

Ftoj delegatët e LDK-së që nesër të votojnë vetëm ashtu si ata mendojnë që do të jetë më mirë për Kosovën dhe të ardhmen e saj. Kaq mjafton. Çdo kompromis në kurriz të së ardhmes së LDK-së dhe të vendit është i papërgjegjshëm. Delegatët e Kuvendit të LDK-së nuk janë as ushtarë dhe as dele. Ata janë të zgjedhur me votë dhe janë të detyruar të veprojnë vetëm konform ndërgjegjes dhe vizionit të tyre për të ardhmen e Kosovës.
Mbetet të shpresojmë që dita e nesërme do të jetë një ditë e mirë për Kosovën!

P.S. Dhe nëse “të rinjtë” e LDK-së nesër bëjnë kompromise në dëm të Kosovës dhe të LDK-së, atëherë nuk na mbetet tjetër përveç se t’i fusim edhe ata në një thes me shkatërrimtarët shumëvjeçarë të LDK-së.

23 korrik 2019

5 vjet më vonë… vendnumëro. Veç fjalë, fjalë, fjalë. Shkrimi është i vitit 2014.

Edhe 15 vjet pas përfundimit të luftës, shoqëria kosovare nuk gjeti forcë t’iu dalë zot atyre bijve të saj, të cilët në Kosovën e lirë u vranë mizorisht nga kriminelët e banditët, vetëm pse nuk u përkulën para krimit dhe presionit, por me dinjitet i mbrojtën parimet e tyre për një Kosovë të lirë për të gjithë, e jo të zaptuar nga krimi.
Sot mbushen 14 vjet nga vrasja e Shaban Manajt, Kryetarit të Lidhjes Demokratike në Istog. Në një ditë të tillë, mendimet e mia janë tek familja e tij, miqtë e tij të ngushtë.
Në vend të shprehjeve të stereotipe ‘patriotike’, të mendojmë se çfarë mund të bëjë secili prej nesh për t’i bërë Shaban Manajn dhe të gjithë heronjtë e vërtetë të Kosovës të ndihen krenar për vendin e tyre.
Një fillim i mbarë do të ishte ngritja e zërit dhe refuzimi kategorik i dhunës dhe krimit, dhe natyrisht i njerëzve të identifikuar me këto fenomene, nga çdo segment i vendimmarrjes dhe përfaqësimit publik.
Krimi me kriminel nuk luftohet!

 

Seanca e shpërbërjes së Kuvendit mbahet më 22 gusht

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka bërë të ditur se seanca për shpërbërjen e Kuvendit do të mbahet më 22 gusht.

Vendimi u mor në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, së bashku me kryetarët e grupeve parlamentare.

Shpërbërja e Kuvendit të Kosovës i hap rrugë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministrit.

Haradinaj, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë më 19 korrik, meqë ka marrë ftesë për intervistim nga Gjykata Speciale në Hagë, në cilësinë e të dyshuarit.

Pas kthimit nga Haga, Haradinaj i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese të Kosovës me kërkesën për “definimin e kompetencave dhe funksionit të qeverisë, pas dorëheqjes së tij. Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka afat ligjor prej 60 ditësh për t’i dhënë një përgjigje kryeministrit në dorëheqje Ramush Haradinaj.

Fundi i iluzioneve për ndryshime në LDK – Nga Florim Zeqa

Në shkrimin autorial “LDK-ja Rugoviane Post-mortum” pas kuvendit të VIII-të zgjedhor të LDK-së, më 31 maj 2015-të, në epitafin e saj shkrova: “Nga kuvendi i fundit zgjedhor, ashtu sikurse nëntë vite e gjysmë më parë kur iku hyjnori në përjetësi,… kështu edhe amaneti i tij-LDK-ja me 31 maj 2015-të shkoj në përjetësi, për t’u shkruar me shkronja të arta mbi epitafin e saj; “Lavdi LDK-së Rugoviane”, (23 dhjetor 1989-21 janar 2006), varrosur me 31 maj 2015-të nga Isa Mustafa me sejmenët e tij; karrierist, linçues, faqezinjë, njerëz të pabesë, frikacak që shkelën mbi gjakun e veprimtarëve të LDK-së rugoviane,…matrapaz politik, hajdut, kriminel, injorant, analfabet, psikopat, mjeranë dhe servil të fëlliqur, që tradhëtuan një popullat të tërë për hirë të interesave të tyre të ngushta personale”
Përderisa në kuvendin e VIII-të u varros LDK-ja rugoviane, në kuvendin e IX-të saj u varros edhe fryma rugoviane nga 355 delet (“posllanikët”) e Isës dhe mbështetësit e tij në Kosovë dhe Diasporë.

Pendat e ndryshkura të sistemit komunist

Përveq disa pendave të ndryshkura dhe portaleve mercenare në Kosovë, “isuset” e klanit “Riinvest” i gjetën edhe disa penda të “arta” në Diaspore, i gjetën disa sekser interesgjinjë të zellshëm nga mërgata, për të sharë e fyer themeluesit dhe veprimtarët më të devotshëm të LDK-së rugoviane që kritikuan zgjedhjen aklamacioniste të puçistit dhe uzurpatorit Isa Mustafa, i cili në LDK hyri përmes “birës së oxhakut” siq e thotë populli, pa qenë fare anetarë i saj!
Këto penda të “arta” i kënduan “isusit”, duke e ngritur edhe mbi themeluesin e LDK-së, duke e bërë Isa Mustafën krijuesin gjenial të putinizimit në LDK.
Të këtij mendimi ishin dhe janë 355 delet (“posllanikët”) që ngritën njërën nga këmbët e para për mbajtjën në krye të partisë personin më aftësi të kufizuara fizike dhe mendje të sëmurë për pushtet.
Figurativisht u shpreha pikërisht kështu, për faktin se njerëzit me dy këmbë e më një kokë, të lirë dhe me mendje të shëndoshë nuk do ta tradhtonin kaq lehtë besimin e elektoratit rugovian.
Kjo situatë e dëshmon katërçipërisht, se futja e kërcënimeve dhe shantazheve në LDK, e kishte për qëllim futjen e frikës tek aktivistët dhe veprimtarët e LDK-së.
Me këtë realitet të hidhur u përballa katër vite më parë, pas përfundimit të kuvendit të VIII-të zgjedhor,…gjatë një bisede me një veprimtarë të LDK-së (anëtarë i kresisë në një degë të LDK-së në Kosovë, i cili më tregoi për rizgjedhjen për kryetar të degës sëLDK-së humbësin serik të zgjedhjeve në komunën e tij: “Isa ua ka futë frikën në palcë të gjithëve, nuk e ka askush guximin që të delë hapur kundër tij”.

Delet e shitura, “posllanik” besnik të Isës

Pa asnjë dyshim, i gjithë elektorati rugovian do të dëshironte që një ditë pas kuvendit të dilnim me shkrimet post-festum, mbi fitoren historike të frymës rugoviane ndaj puçistëve dhe uzurpatorëve, plagjiatëve dhe pengmbajtësve të frymës rugoviane në LDK,…por kjo nuk deshtën që të ndodhë 355 delet (“poslanikët”) pjesmarrës të Kuvendit të XI-të zgjedhor të LDK-së!
Ato dele, “posllanik” të Isës, me shpirtin e tyre të shitur e varrosën përfundimisht frymën rugoviane në këtë subjekt emblematik të historisë së lavdishme 30 vjeqare të shqiptarëve të Kosovës.
Uzurpatorët, puçistët, kapësit, shpërdoruesit dhe rrënuesit e këtij subjekti do ta bartin targën e turpit dhe të tradhëtisë ndaj elektoratit besnik të frymës rugoviane,…brez pas brezi do të kujtohen si shkatërrues dhe rrënues të një trashëgime me vlerë kombëtare.
Të tillë janë dhe do mbetën përgjthmonë figurat përverse në LDK, që në njërën anë hiqeshin si mbrojtës të rugovizmit, ndërsa në tjetrën mbështetën rrënuesin e frymës rugoviane në LDK.

Fundi i hipokritëve dhe matrapazëve

Deri më 3 gusht 2019, elektorati besoj vërbërisht në hipokrizinë e tyre, mirëpo pas kësaj date kanë ndryshuar gjërat në LDK. Elektorati i tradhtuar rugovian nuk do të mashtrohet më nga hipokritët, lakmitarët, matrapazët politik, hajdutët, mjeranët dhe servilët e fëlliqur të puçistëve në LDK.
Loja përverse e matrapazëve politik, për ngritjen e imazhit të tyre personal mbi kurrizin e elektoratit ka marrë fund më 3 gusht 2019-të.
Elektorati i LDK-së nuk do t’u besojë më hipokritëve dhe matrapazëve në promovimin e slloganeve mashtruese, si; “Tradita vazhdon, ndryshimi fillon këtë ditë apo atë ditë, kampionët mbesin kampion,…etj”.
Për shkak se LDK-ja u bë “kampioni” (mostra) më e keqe e tradhtimit të elektoratit kosovarë, dhe atë disa herë në vazhdimësi.
Përgjatë këtyre ditëve pas kuvendit të turpit të LDK-së, kam marrë me qindra mesazhe të fuqishme mbështetëse nga elektorati regovian për mbrojtjen e frymës rugoviane, bashkë me këtë edhe premtimin se nuk do t’i votojnë më matrapazët dhe mashtruesit ordinerë në LDK.
Rezyme e shumicës së mesazheve është kjo: “Deri më tani në çdo palë zgjedhje familjarisht kam votuar për LDK-në, më kurrë në jetën time,…ne u dhamë besimin, ata na tradhtuan,…na premtuan ndryshimin, na sollën vazhdimësinë,…në vend të shpresës na dhuruan zhgënjimin dhe thyerjen më të madhe shpirtërore pas vdekjes së liderit histotik Ibrahim Rugova”.
“Fati në fatkeqësi”, e thotë një fjalë e urtë popullore, e mira është se kuvendi i IX-të shënoi fundin e iluzioneve për ndryshime në LDK.

“MATEMATIKA E LARTË” POLITIKE QË NUK KALON PËRTEJ HUNDËS! – Nga ABDULLA MEHMETI

Nëse edhe intelektualëve të formuar dhe atyre që pretendojnë se janë politikanë të moderuar, u duket matematikë e lartë zgjedhja e kryetarit aktual të LDK-së, për herë të tretë, në përjashtim të atyre që janë të kapur dhe kanë vetëm interesa personale për pushtet, nuk do të përbëjë çudi nëse në një të ardhme të afërt do të kërkojnë t’u ngrihet përmendore Rahman Morinës, Millosheviqit apo kriminelëve të ngjashëm, kinse për strategji dhe interesa më të larta, për shpëtimin e Kosovës nga rreziku serb!

Kush e solli në këtë gjendje partinë më të madhe politike, promotore të Pavarësisë së Kosovës, që edhe pas tridhjetë vjet veprimtarie dhe qeverisje të mos e krijojë elitën e politikanëve të saj të ri, liderë të së ardhmes, por të ketë nevojë edhe sot të vishet me arrnat e ish regjimit komunist jugosllav, të okupatorit serb?!

Nga debatet që përcjell unë, shumë njerëz që shiten për atdhetarë, duke e ngrënë sapunin për djathë, shihet qartë se haram e hanë bukën e Kosovës.

Ata që e sabotuan dikur ndarjen e Kosovës nga Jugosllavia, e sabotuan dje Luftën Çlirimtare të Kosovës, me dashje apo nga naiviteti, pa dallim cilës parti politike i takojnë, sot po e sabotojnë hapur ndërtimin e shtetit të Kosovës.

Testimi i parë u bë nga Beogradi me krijimin e “Grupit të Miqësisë” mes Serbisë dhe Shqipërisë, në nivel të dy Parlamenteve të këtyre shteteve!

Diplomacia ndërkombëtare, sidomos ajo amerikane, nuk shpenzon pambarim nerva dhe para për TRAPA, që edhe nënën e tyre e shesin për interesa personale dhe pushtet!

(5.VIII.2019)

Sot vendoset për seancën për shpërndarjen e Kuvendit

Kryesia e Kuvendit të Kosovës sot do të mblidhet për të nisur përgatitjet për të mbajtur seancën për shpërndarjen e Kuvendit.

Kryekuvendari Kadri Veseli ka qenë ai që ka ftuar kryesinë, pasi refuzoi thirrjen e presidentit Hashim Thaçi për të caktuar një mandatar të ri për kryeministër pas dorëheqjes së Haradinajt.

“Kjo mbledhje ka për qëllim të saktësojë në mënyrë zyrtare dhe institucionale qëndrimet e çdo grupi parlamentar në lidhje me situatën e krijuar pas rënies së Qeverisë së Kosovës, si dhe konkretizimin e hapave për përcaktimin sa më të shpejtë të datës së zgjedhjeve të parakohshme”, deklaroi Veseli.

Sipas tij, shteti nuk guxon të mbetet në vakum institucional dhe pa vendimmarrje legjitime. Ai theksoi se si kryetar i Kuvendit, duke respektuar Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që vendi sa më shpejtë të zhvillojë zgjedhje të lira dhe demokratike.

Mbledhja e kryesisë së Kuvendit të Kosovës do të mbahet prej orës 11:00.

Haradinaj flet përsëri për kufijtë, thotë se në Kosovë nuk mund të funksionojë një shtet brenda shtetit

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur sot një tubim në qytetin e Gjilanit në të cilën kanë folur dy antarët e partisë që vijnë nga ky qytet, Ahmet Isufi dhe Bajram Hasani, si dhe kryetari i kësaj partie Ramush Haradinaj.

Kryeministri i dorëhequr i Kosovës, kërkoi që të mos lejohet loja me kufij, pasi që kjo sipas tij është shumë e rrezikshme.

Ndërsa tutje Haradinaj ka thënë se në Kosovë nuk mund të funksionojë një shtet brenda shtetit, duke përmendur “Dodik Republikën”, duke iu referuar krijimit të asosacionit të komunave serbe, si projekt shumë të rrezkishëm për Kosovën.

“Na dhimbset Presheva dhe Toplica. Por nëse nuk e sqarojmë ne jemi kah i japim dikujt që është burim jete për pjesën 2 milionëshe që jetojmë këtu. Jemi duke humbur burimin kryesor të jetës sonë”, tha Haradinaj duke folur për minierën e Trepçës.

“Duhet të jemi të qartë se nuk ka lojë me kufij. Duhet sqaruar se Kosova është multi-etnike. Ne kemi dhënë shumë komuna të vogla për komunitetet, i respektojmë. Por në këtë Kosovën që kemi nuk i zë dy shtete. Pra, Kosovën dhe një shtet tjetër, një Dodik Republikë, një mini-Rusi”./Express/

FITOI ISO-PRONTO MAFIA NË LDK* – Nga BINAK MAXHARRAJ

Më hërët është pa së zgjedhjet në LDK janë një farsë e kurdisur dhe se ato u zhvilluan shkël e shko. LDK nuk dallon fare nga PDK,janë simotra të një djalli.

Sot ne Kuvendin e LDK nuk pati zgjerdhje por zgjidhje me forcë nga Pronto mafia e saj.Se është e kapur LDK nga Mafia e saj u pa sot me kët fitore farcë të Isa Mustafës

Sot nuk fitoi LDK,por fitoj PDK e Hashim Thaçit dhe e Kdri Veselit i cili i ka “rras shik” duke ia zgjatë jetën,sepse janë të njejta

Hashim Thaçi,vija e te cilit fitoj sot në LDK i ngazllyer po i ferkon dikund duart për pazare te reja të tradhetisë me Isa Mustafën.

Isa Mustafa sot në fjalën e parë tha së kurr nuk do te bashkepunojm me PDK.Kjo është një rrenë e kulluar etij,sespe ai i cili te tradheton një herë te tradheton shumë here,nuk ka fytyrë është i pa fytyrë

Gjamën e pazareve te reja me PDK do te ia ndieni së shpejti.
Sot LDK i humbi vlerat e saja intelektuale dhe institucionale duke e rizgjedhë njeriun me urryar të saj Isa Mustafën,njeriun kontraves,pa identitet përsonal,i cili poashtu si Thaçi,për karrier e shet jo vetem LDK por edhe vendin.

Nga sot LDK krejtë veprimtarin e saj do ta kryej online nga qendra e shtepis së Isa Mustafës.

Sot nuk humbi vetem LDK por humbi krejtë Kosova e cila i kishte shpresat ne LDK.

Nga sot LDK nuk ka së për çka te mburret,pos asaj se e ka marr rrugetimin fatal drejtë germinës,ka fillu rrotullimi i sajë.
Ky rrotullim dhe rrugëtim i sajë do te përfundoi në zgjedhjet e ardhshme te cilat do te jenë fatale për LDK.

*Në foto:Kjo është Iso-pronto mafija e LDK,e cila nuk dallon hiq nga ajo e PDK.Jnaë mafioz te korruptuar,janë varrëmihesit e LDK

Putinizimi i LDK-së! – Nga Florim Zeqa

 

Për fatin e keq të vendit, dolën të jenë plotësisht të sakta parashikimet e mia, se Kuvendi i IX-të Zgjedhor i LDK-së, nuk do të jetë më shumë dhe as më pak sesa reprizë e kuvendit të VIII-të dhe përseritje e zgjedhjeve të fundit nëpër degë!
Baza deleguese për Kuvendin e IX-të, e zgjedhur me direktivat e mbështetësve të liderit aktual, përkatësisht nën urdhërat e kryetarëve të degëve dhe grupeve të interesit, ishte garancë e fuqishme e klanit aktual për ruajtjen e vazhdimësisë së kapjes së LDK-së.

Kjo është e vërteta e hidhur e ruajtjes së vazhdimësisë së kapjes dhe uzurpimit të LDK-së nga grupet e interesit. Për të qenë ironia edhe më e madhe, pas arritjes së cakut, eskponentët e sapozgjedhur dalin në opinion dhe tallen me elektoratin me slloganin e njëjtë “Tradita vazhdon”,…për LDK-në vendos vet LDK-ja,…kjo shtëpi e madhe, me vlera politike, intelektuale që tejkalojnë përmasat nacionale,…me 3 gusht të gjithë bashkë dhe të vendosur”.
Pikërisht sejmenët e Isa Mustafës u treguan më të vendosur se asnjëherë më parë për zgjedhjen më të gabuar për LDK-në.

Vazhdoi tradita e abuzimit me vullnetin e elektoratit rugovian edhe në kuvendin e IX-të LDK-së.

Rizgjedhja me aklamacion e kryetarit me “konsensus” diktatorial, është përseritje e një mendësie të vjetëruar komuniste. Ky veprim skandaloz i zgjedhjes së kryetarit monstruoz përveqse dhunim i demokracisë, paraqet shkeljen dhe shpërfilljen më të lartë të vullnetit te elektoratit rugovian.
Aplikimi i praktikave komuniste në subjektin më të vjetër demokratik i ngulfati reformat dhe pengoi dryshimet aq të nevojshme e domosdoshme për ndryshimet substanciale jo vetëm në LDK.
Me këtë mënyrë antidemokratike të zgjedhjes, gjegjësisht të shmangies së votimit, aklamacionistët dhe puçistët në LDK forcuan akoma më shumë pozitat e tyre, duke u dëshmuar se janë vërtetë uzurpatorë të gjithëpushtetshëm në këtë subjekt politik.
Aklamacioni, përkatësisht shmangia nga vota e fshehtë është praktikë e regjimeve totalitare, gjegjësisht e diktatorëve dhe uzurpatorëve të pushtetit.
Mbrojta e “aklamacionit” duke u thirur në elasticitetin e statutit (të parenovuar) të partisë, është mbrojtje e klaneve mafioze dhe pengimit të reformave në këtë subjekt politik.
Sikurse zgjedhjet nëpër degë, ashtu edhe kuvendi i IX-të e dëshmoj se LDK-ja as kësaj radhe nuk arriti të reformohet, këndellet e forcohet ashtu siq e dëshironte elektorati i saj, përkundrazi ndodhi bunkerizimi akoma më i madh pas liderit diktatorial të partisë.
Përfundimisht, pas putinizimit të LDK-së, me këtë produkt me afat të skaduar të zgjedhjeve të brendshme në LDK, më këto struktura udhëheqëse, më këto figura përverse politike, më shumë biznesmen milionerë dhe matrapaz sesa udhëheqës politikë, LDK-ja jo vetën që nuk ka gjasa teorike të fitoj zgjedhjet e jashtëzakonshme, përkundrazi do të përballet me shthurje totale të partisë, për arsye se të sapo zgjedhurit janë figura të konsumuara, jo kredibile, të dështuara dhe të urryera nga elektorati rugovian dhe ai kosovar në përgjithësi.

Rizgjedhja e monstrumit politik, fundi i iluzioneve për ndrsyhime në LDK

Me rizgjedhjen e monstrumit politik, Isa Mustafa në krye të LDK-së përmes konsensuesit të turpit dhe mashtrimit, ndodhi marrëzia më e madhe politike e dekadës së dytë të shekullit 21 tek shqiptarët.
Sikur përbërja e KP të LDK-së (355 delegatët), të ishin shprehje e vullnetit të elektoratit të LDK-së, të shtunën më 3 gusht 2019 do të ndodhte ndryshimi i madh në këtë subjekt politik. Që në fillim të punimeve të kuvendit do të hudhej poshtë zgjedhja e kryetarit konsensuar, gjegjësisht do të parandalohej rizgjedhja e monstrumit politik në krye të LDK-së, përkatësisht do të hudheshin poshtë të gjitha kalkulimet e SHIK-ut për vazhdimin e mbajtjes së pushtetit përmes LDK-së së kapur kapur e stërkequr nga klani RIINVEST.
Nxjerrja e LDK-së prej klanit të Isa Mustafës, klanit të dytë më të rrezikshëm në vend, do të ishte parakusht për shpëtimin e partisë nga katandisja në humnerë dhe zgjidhjen e problemeve të shumta politike në vend.

355 servilët fatkeqë të LDK-së, kobzi për vendin

Mirëpo, kur një kuvendi me 355 delegatë iu imponohet rizgjedhja e Isa Mustafës për kryetar në kundërshtim me vullnetin e elektoratit, atëherë ata delegatë nuk mund të jenë gjë tjetër pos servil e puthadorë të liderit diktaorial.
Zgjedhja e liderit me një patericë dhe me një gjëndje të rënduar shëndetësore, i cili më shumë gjasonte në një mumie sesa një figure të gjallë para 355 del(gatë)ve të “vdekur” e të heshtur para tij, flet qartë për “putinizimin” e thellë të LDK-së.
Në këtë kuvend fatkeq për LDK-në dhe kobzi për vendin ndodhi pazari më i pistë në kurriz të qytetarëve të vendit në emrin e elektoratit të LDK-së.
Në qeverinë e ardhshme (për të tretën herë) PDK-LDK, postet qeveritare do të ndahen në mes figuarave të deritanishme qendrore të këtij subjekti politik.
Mbase disa prej disa prej aklamacionistëve do të jenë pjesë e kombinimeve për poste më të ulëta siq janë ato të zv. ministrave dhe këshilltarëve, vozitësve dhe parrukierëve.
Me rizgjedhjen e Isa Mustafës në mënyrë antidemokratike dhe antihumane, LDK-ja i shkeli të gjitha normat demokratike që i kishte kultivuar në kohën e liderit historik Ibrahim Rugova.
Paradoksalisht dhe për të tretën herë radhazi Isa Mustafa më ndihmën e nëntokës kriminale, pa qenë fare anëtarë i LDK-së arriti të katapultohet në kreun e LDK-së dhe ta ruaj vazhdimësinë e politikanit komunist me jetë më të gjatë në skenën politike në tërë Evropën Juglindore.
Përtej ngritjes paradoksale në skenën politike, Isa Mustafa në të njëjtën mënyrë u ngrit edhe në nivelin akademik pa e pasur asnjë libër studimor në fushën e ekonomisë apo politikës.
Elektoratit besnik të LDK-së dhe qytatarëve të vendit në përgjithësi, u kanë mbetur vetëm dy rrugë e një shpresë: mobilizimi për një organizim të ri ose largimi përgjithmonë nga vendi.
Në fund të këtij shkrimi, lexuesit e këtyre rreshtave që dëshirojnë ta kuptojnë më kjartë e më mirë “putinizimin” e LDK-së, i ftojë që ta kërkojnë në Google shkrimin tim autorial të katër viteve më parë, me titull “LDK-ja rugoviane post-mortum”, botuar me 31 maj 2015, shkrim i cili e përçon mesazhin më të sinqertë për elektoratin e LDK-së në ditën e sotme.

Kosova monedhë për kusuritje!! – Nga Skënder MULLIQI

Nuk thëmi më asgjë të re, nese themi së Kosova është bërë mjet, e jo që është atdheu I të gjithëve!Kosova vendi më I bukur në Ballkan është bërë monedhë për kusuritje .Pushteteve korrupcioni dhe kriminaliteti iu janë bërë ekzitencë.Shumë gjatë në Kosovë po mbretërojnë frika , shantazhi dhe nënçmimet .Gjenerata e re kështu po detyrohet masovikisht ta braktisë vendin . Kosova po mbetët gjithnjë e më me pak banorë. Si shoqëri , kemi punë më njerëz jo të civilizuar dhe më grupe të pamëshirshme politike e biznisore që kan monopolizuar qdo gjë , por edhe mediet.Kan krijuar mekanizma të presionit , kan krijuar një sistem parazit kapitulues.Qytetaret po I kryejnë të gjitha obligimet ,kurse profitin po e marrin strukturat në pushtet.Na duhet një model civilizues I veprimit kunder këtyre strukturave të deligjitimuara e jo patriotike .Edhe një mandate I ri për ta dhe satelitët e tyre në zgjedhjet që pritën shpejt të mbahen , pa reformë shumë të nevojshme zgjedhore, seriozisht do të rrezikon të gjitha proceset , kështu edhe shtetin e ri të Kosovës.Me zgjedhje të jashtëzakonshme të cilat po na ndodhin që shumë vite jo rastësisht ,qytetarëve nuk ju kan mbetur shumë solucione , veq edhe kësaj radhe të zgjedhin të “keqën më të vogël”, e që nuk është aspak premtuese për ndryshime pozitive…

Haradinaj: Mediat e afërta me ish-ministrin e Millosheviçit po shpifin për mua

Kryeministri i dorëhequr, Ramush Haradinaj, ka thënë se mediat e afërta me ish-ministrin e propagandës së kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq, kanë filluar një fushatë shpifëse kundër tij.

Haradinaj e ka fjalën për presidentin aktual serb Aleksandër Vuçiq dhe mediat e afërta me të të cilat po thonë se e dinë arsyen e thirrjes së Haradinaj në Gjykatën Speciale në Hagë.

“Kanë dështuar në të kaluarën, po dështojnë tani dhe do të dështojnë gjithnjë”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.

Kryeministri i dorëhequr është paraqitur para Gjykatës Speciale në Hagë si i dyshuar para disa ditëve ku ka vendosur të mbrohet në heshtje.

Ky është shkrimi i plotë i tij:

Mediat e afërta me ish-ministrin e propagandës së kasapit të Ballkanit Milosheviq, tash president i Serbisë, Aleksander Vuqiq, kanë filluar një fushatë shpifëse kundër meje. Kanë dështuar në të kaluarën, po dështojnë tani dhe do të dështojnë gjithnjë!

RH

/Gazeta Express/

Thaçi kërkon mandatar për kryeministër, Veseli shpërbërjen e Kuvendit

Arton Konushevci

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, kanë dalë të premten me dy vendime të kundërta për tejkalimin e krizës pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj.

Thaçi ka kërkuar nga Veseli si bartësi i koalicionit fitues (PDK, AAK dhe NISMA), i zgjedhjeve të fundit, që të propozojë kandidatin e ri për ta mandatuar për formimin e Qeverisë së Kosovës.

Në letrën e presidentit Thaçi drejtuar Veselit, thuhet se si “koalicion fitues që kanë fituar shumicën e nevojshme në Kuvend për të formuar Qeverinë, kanë të drejtën e propozimit të kandidatit të ri për të formuar Qeverinë e Republikës së Kosovës”.

Por kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, i ka kthyer përgjigje presidentit Thaçi, duke i thënë se nuk do të ketë mandatar të ri.

“Si udhëheqës i koalicionit PAN, i kam kthyer përgjigje Presidentit të Republikës së Kosovës dhe e kam njoftuar se nuk do të ketë mandatar tjetër.
Kam thënë dhe e përsëris: zgjedhjet janë te pashmangshme dhe janë në interes të Republikës së Kosovës”, ka thënë Veseli në përgjigjen dërguar presidentit Hashim Thaçi.

Ai, po ashtu, njofton se në cilësinë e Kryetarit të Kuvendit e ka thirrur mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, për të hënën, e në të cilën do të diskutohet për shpërndarjen e Kuvendit.

Kërkesat e Thaçit dhe Veselit kanë ardhur pasi Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit të Kosovës më 19 korrik, meqë është ftuar nga Prokuroria Speciale në Hagë për t’u intervistuar në cilësinë e të dyshuarit për krime lufte.

Pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit të Kosovës, partitë politike parlamentare shqiptare, janë duke pritur që pas konsultimeve që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pasur me deputetët e partive politike nga radhët e komuniteteve, t’i ftojë edhe ato për t’u konsultuar lidhur me zhvillimet politike.

Shumica e partive politike parlamentare tashmë janë deklaruar se vendi duhet të shkojë në një proces të ri zgjedhor, pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj.

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, ka thënë të premten se ende nuk ka marrë ftesë nga presidenti Hashim Thaçi për të biseduar për gjendje aktuale dhe një proces të ri zgjedhor.

Haradinaj është shprehur se partia që drejton, është e interesuar të shpërbëjë Kuvendin dhe se do t’i bashkohet mocionit për një gjë të tillë dhe të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, thotë për Radion Evropa e Lirë, se presidenti duhet të thërrasë në konsultim partitë e koalicionit PAN për të provuar mundësinë e krijimit të një qeverie të re.

Haliti thotë se nëse kjo nuk arrihet duhet të shkohet në variantin e dytë që janë zgjedhjet.

“Ky është obligim kushtetues që ka presidenti dhe ta provojë dy herë sipas rregullave, për të pasur mundësi për ta zgjedhur qeverinë e re dhe nëse nuk ka mundësi të bëhet kështu, atëherë ai duhet t’i shpallë zgjedhjet e reja”, thotë Haliti.

Haliti konsideron se do të ishte një gabim i madh nëse do të ketë një vetëshpërbërje të Kuvendit të Kosovës, derisa nuk do të ketë shterje të mundësive të tjera.

“Parlamenti nuk është fajtor pse ka dhënë dorëheqje kryeministri. Parlamenti do të duhej të shqyrtonte mundësin e krijimit të qeverisë së re, le të votoj kundër, por mendoj se kështu do të duhej të bëhej”, thekson Haliti, duke shtuar se në çdo rast PDK-ja është e gatshme edhe për një proces të ri zgjedhor.

Kurse, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, thotë se nuk duhet të humbet koha dhe se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

“Qëndrimi i LDK-së është se vendi kërkon zgjedhje dhe zgjedhjet janë rruga e vetme, e cila garanton legjitimitet dhe institucione të pranuara në Kosovë”, tha Haziri.

Nga ana tjetër, në Lëvizjen Vetëvendosje thonë se presidenti vazhdon të mos ketë një rol unifikuar dhe se, sipas tyre, ai po vepron vetëm për interesat e një partie politike siç është PDK.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, thotë për Radion Evropa e Lirë se Presidenca, qëllimisht po neglizhon zhvillimet politike në vend për të gjetur një zgjidhje të shpejtë.

“Është një dëshmi se nuk ka vullnet që të shkohet drejt një zgjidhjeje dhe edhe shkresa e sotme që i dërgoi sot zotit Kadri Veseli që të nominojë dikë për anëtar të Qeverisë, prapë është dy herë shkelje. E para për faktin se nuk ka konsultim me përfaqësuesit e subjekteve politike dhe e dyta se PAN-i e ka konsumuar të drejtën për të nominuar një kandidat për kryeministër kur ka nominuar zotin Haradinaj”, thotë Nagavci.

Që nga dorëheqja e Haradinajt, partitë politike i kanë nisur aktivitetet e tyre përgatitore për zgjedhje të parakohshme.

Dorëheqja e Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministrit të Kosovës ka krijuar shumë paqartësi jo vetëm politike, por edhe juridike e kushtetuese, pasi që ka ngritur dilemat nëse ka apo jo aktualisht Kosova qeveri, qoftë edhe me kompetenca të kufizuara.

Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit më 19 korrik, pasi është ftuar nga Prokuroria Speciale me seli në Hagë për t’u intervistuar në cilësinë e të dyshuarit.

KONSESUESI I TURPIT. LDK-ja PENG E ISA MUSTAFËS?! – Nga BINAK MAXHARRAJ

 

-Më konsesusin mashtrues fiton vija e PDK dhe SHIK-ut në LDK.

Presidenti i Kosovës si qyqja në rremë po e pretë dhe vezhgon  së si do te rrjedhin punimet e 3 gushtit 2019.Ai për këtë arësye edhe nuk po hapë rrugë për situatën politikën në vendë.Po, e pretë Kuvendin e LDK së kush po fiton për ti nisë manipulimet e tij për te cilat është i njohur për shumë vite.

Por sot e paska mbajtë një mbledhje urgjente Kryesia e LDK e cila dominohet na “komandantet” e vjetër të korruptuar njësoi sikur ata te PDK.Hiç nuk dallojnë.Shumë media dhe portale dolën se Kryesia e LDK paska marrë vendim qe në zgjedhje te shkohet me një kryetar kosnsesual,pikërishtë me Isa Mustafes.

Ua paska qorry qyqëja syt.Tek janë ra dakortë që Isa Mustafa te jetë ai kandidati konsesual.Konsesus i turpit,i mjerimit moral dhe intelektual të LDK-së,sepse kështu uzurpohet partia për interesa.Nuk mund të vendos një gjysmë Kryesije së kush do te jetë kryetari i ardhshëm i LDK dhe se nuk mund qe LDK të jetë peng i LDK,nuk është pronar privat i sajë.Po,pse bash Isa Mustafa,kur në LDK ka njërez shumë herë më te mirë së ai.Po,pse bash Isa Mustafa i cili hiq nuk ka autoritet as te anetaresia e as te elektorati.Isa Mustafën qe shumë kohë te gjitha sondazhet e nxjeriin si njeriun më se paku te votuar.atehere psa ky njeri t’i imponohet me zor LDK për Kryetar,sepse ky njeri si duket e ka mision shkaterrimin e LDK-së.

Këshilli i Përgjithëshëmi LDK te shtundën duhet ta hudhë poshte zgjredhjen er Kryetarit me konsesus,kjo nuk është  e shendëtëshme për LDK sepse e gulfatë demokracin e mbrendshme në”stilin merre ose le”Konsesuesi do ti leverdis vetem PDK e cila po banë sehire për te ia zgjatë jeten asaj në pushte.Në Kuvend duhet te ekzistoj konkurenca e jo pykat e Kryesisë,e lila po mundihet me ia zgjatë jeteën vehtës,sepse po tutet nga PDK dhe SHIK sepse i kanë bisneset te perziera.

Nuk mund te zgjidhet më konsesus Isa Musafa për kryetar për se dyti,sepse nuk është i përshtatshëm për LDK dhe në te shumtën e herave e ka demtu LDK se sa qe i ka dalë në ndihmë.Të ia përkujtojm disa gjëra:

1.Isa Mustafa nuk është rugovist,ky është rugovist aq sa është edhe Hashim Thaçi rugovist.Ishte një kundërshtar,se bashku me Bukoshin,i Presidentit Ibrahim Rugova,duke e shantazhuar nga disapora,duke ia ndal ndihmat,telefanat sepse i mbante parat e popullit 3% te cilat ishin mbledhë për te mbijetuar pushtetn paralel qe ia kishte përballë Millosheviqit,

2.Erdhi si erdhi ,apo më mirë e uzurpoi LDK si një njeri i ardhur nga qielli.Erdhi duke e sharë PDK dhe SHIK gjatë fushates elektoral,që për asnjë sekond nuk i lëshonte nga goja.por edhe duke thanë se më pare do te bajë koalicion me dreqin se sa me PDK.Anëtarësia dhe elektorati i LDK i besoi.E banë opozitën e fortë VLAN.të cilës edhe e përkrahte populli si një opozitë e fuqishme.PDK me satelitet e saj nuk kishte shansë të formonte Qeverin.Si mjeshtër i dredhinave qe është Hashim Thaçi ia noi syrin Isa Mustafës i cili me dredhitë dhe lajkat e tij e bindi ne një mareveshje qe: Isa Mustafës te ia jepë pozitën e Kryeministrit,me kushtë qe Thaçi te zgjidhet Presidentë por për ti kryer edhe disa punë tjera te rendësishme për shtetin.Isa Mustafa e hangër.Iku e la ,e tradhëtoi VLAN-in,por edhe anëtarësinë dhe elektoratin të LDK i cili besonte ne fjalët e tij gjatë fushatës elektorale.Iku nga VLAN,bile as pa i njohtuar partitë tjera qe ishin në VLANË.

3.Isa Mustafa me bekimin e Hashim Thaçit u ba Kryeministër.Nisi çorba e Hashim Thaçit të cilën e përziente edhe Isa Mustafa.E la të shkojë me negocu me Serbinë për te ia lënë këmbët e arushës në dorë.Me Serbinë e nenshkroi Mareveshjen për Asociacionin për serbët e Veriut më kompetenca ekzekutive,te cilën Kushtetuesja ia qiti poshtë.Por,ajo edhe më e rëndësishmja,qe Isa Mustafa e pagoi shtrejtë,ishte aprovimi dhe nënshkrimi i Demarkacionit me Malin e Zi ku humbën 8200 hektar tokë sikur mos te ishin fare.Bani trysni qe LDK ta voton në Kuvend.Premtimi tjetër për çka ishin marrë vesh është zgjedhja e Hashim Thaçit për President të Kosovës.Edhe ketu Isa Mustafa e pagoi haraqin,qe kurr populli nuk ia falë,qe e zgjodhi Hashim Thaçin për President të Kosovës,më te cilin tashti po ka telashe jo vetem Kosova për te humbë teritor,por po ia sheh sherrin edhe krejtë bota.Hashim Thaçi,pra u bë President,e kreu punën e vetë.Ngadalë e pa se nuk po i duhet më Isa Mustafa,por e konsideronte penges si Kryeminister.Dhe një ditë kur Isa Mustafa nuk e kishte as idenë parë as në andërr përfundoi idila e tij më Hashim Thaçin i cili e hudhi në rrugë si limanin e shtrydhur.Dhe Hashim Thaçi si kalorësi i natës e vazhdoi rrugëtimin e tij i vetem në drejtim të shkaterrimit të sovranitetit te Kosovës.

4.Hashim Thaçi hala nuk ka zbritë nga foleja e qyqes duke e pritur për epilogun e zgjedhjes se Kryetarit të LDK.Si duket në këtë situatë të brishët politike ne Kosovë pas ramjës se Qeveris,prap i ka varë shpresat të Isa Mustafa,se a mos do te pranoj ndonjë kompromisë tjetër,per ndonjë Qeveri,që vendi te mos shkojë në zgjedhje sepse ai e dinë fare mirë së PDK po i afrohet katastrofa.Ndoshat me maniret e tij të dallaveshisë  brilante do ta mashtroi përseri Isa Mustafën që ta shpetoi PDK nga katastrofa.

Prandaj,Kuvendi i nendë i LDK qe do te mbahet me 3 gushtë 2019 duhet të jetë në nivel te detyrës,qe te mos e lejon që LDK të marr teposhtezën,sepse nese zgjidhet Krydetari i LDK me konsesus,dihet LDK-n e rrou dreqi,rrokullimin e saj s’ka kush e ndal më.Ju anëtarët e Këshillit të përgjithëshëm duhet të jeni në nivel te detyrës,mos lejoni qe te ju mashtrojë kjo gjysmë Kryesi te cilës qe moti i ka dalë afati i përdorimit.Merrne situatën në dorë,mos lejoni manipulime ne emer te strukturave te rrejshme,zgjidhe Kryetarin ne menyrë demokrati me me shumë kandidat dhe me votim te msheftë,po le te fitoi ai qe merr vota mës së shumti.Kjo është demokracia.

Serbët i shesin shtëpitë që ua ndërtoi Qeveria e Kosovës (video)

Shtëpitë që u ndërtuan për serbët, tani po shiten me pronë, me çmime marramendëse, raporton T7

Ishin rregulluar deri në enterier. 20 mijë euro kushtoi vetëm një. Por, tani këto shtëpi që u ishin bërë gati serbëve për t’u kthyer, janë demoluar plotësisht. Dhe jo vetëm.

Disa banorë shqiptarë, në këtë fshat kanë thënë për televizionin T7 që çmimet e pronave në këtë pjesë, janë rritur në mënyrë marramendëse.

Por nga Drejtoria e Pronës në Komunën e Ferizajt, kanë thënë se ligjërisht serbët mund t’i shesin ato shtëpi. Tregojnë dhe arysen.

Nga Ministria për Komunitetet dhe Kthim kanë thënë se i kishin rekomanduar kryeministrit që këto shtëpi t’u kthehen niveleve komunale.

Zëvendësministri Milazim Gashi tregoi se kur mund t’i shesin serbët shtëpitë.

Në kuadër të Ministrisë, ishin planifikuar të ndërtohen me vite shtëpi.

Bëhet fjalë për rreth 400 shtëpi, që do të ndahen në proporcion me numër të banorëve të çdo komuniteti. E të njëjtat të ndahen për nevoja sociale.

Përqarjet në “Partizanë” e “Ballistë” na kushtuan historikisht! – Nga Skënder MULLIQI

Ndarjët shoqërore janë duke e sjellur Kosovën në telashe të mëdha.Qendrime t dhe vendimet politike I kemi të ndryshme.Kjo vlenë më së shumti për politikanët , po nuk mund të përjashtohen këtu as intelektualët.Pak kush po e ndëgjohon kënd kur bëhët fjalë për temat e ndieshme politike .Nuk kemi kuptim të ndërsjellë, duke e ditur së në çfarë faze të vështirë po kalojmë si shoqëri dhe si shtete.Secili po ngreh në anën e vet, pa I llogaritur pasojat. Ka shumë kohë që po ndëgjojmë një fjalor politikë aspak të mirë, duke etiketuar njeri –tjetrin edhe si tradhëtar të kombit.Nese dikush ka mendime të mira politike , ato nuk po merren parasysh .Toleranca dhe intoleranca janë dy pole të kundërta.Ndasite e tilla tashmë janë bërë serioze dhe po na rrezikojnë edhe si dy shtete.Qe e mira ta mund të keqën ,unë besoj së është e mundur, më vullnetin e të gjitha palëve të konfrontuara politike .Ka një thënje sa domethënëse aq edhe e quditshme, kur I drejtohemi dikujt ”Behu bre njeri një herë në jetë”.
Duke kaluar koha dhe duke shikuar të gjithë ne vetën, dhe njerëzit që na rrethojnë , kuptojmë së kemi punë shumë të mëdha para veti. Dhe, thënja e më parshme nënkupton që ta braktisim të keqën, të kuptohemi si vëllezër, të përshendetemi miqësisht , të ndëgjohemi e të kuptohemi , të pajtohemi aty ku keqkuptohemi apo kundeshtohemi…e jo njeri- tjetrin ta largojme dhe urrejmë pa asnjë mirëkuptim…Çdo mirëkuptim nuk do të cenon integritetin e askujt, përkunder e forcon ate. Kjo ndarje dhe ky mos kuptim na i kujton ndarjët dhe përqarjët tona në “Partizanë” e “ Ballistë” , të cilat na kushtuan shumë historikisht. Kjo gjë sikur po na përseritet , e po na përseritët edhe sot , pas bukur do vitesh që I kemi lënë mbrapa. Dihet ,së koha e “Partizanëve” komunist, shqiptarëve u ka kushtuar me vëllavrasje, duke quar ujin në mullirin e armiqëve tanë . Shqiptarët ia panë sherrin më buquk identetiteve ideologjike , para Identitetit Kombëtar.Faktorit politik shqiptarë , intelektualëve, krijuesëve , artistëve dhe secilës kategori shoqërore I mbetet detyrë parësore që këto idenitetete, mos të thellohen.Identiteti ynë kombëtar është mbi të gjitha .Mos të bëhemi , ose mos të vazhdojmë të bëhemi tradhëtarë të historisë sonë të ndritshme, duke përqafuar anën e ërrët të saj. Duke hapëruar më Evropën e Bashkuar, ne bëhemi të ndërgjegjeshem para veti dhe para Zotit.
Bota identitare e Lindjës nuk iu duhet asgjë shqiptarëve.Të mirëkuptohemi dhe të punojmë bashkarisht, së koha nuk është ka punon për ne, së nuk jemi duke punuar ne mirë , që ajo të jetë në anën tonë.Pa vetëdije të lartë politike , proceset demokratike nuk avansohen, sikur nuk avansohen të gjitha proceset tjera zhvillimore.
Nese mbetemi më vetëdije politike ideologjike të ndara, e ardhme e keqe na pret, këtë po e dëshmojnë edhe vitet e kaluara e ato aktuale .Ka ardhë në pyetje edhe sovraniteti dhe territori I Kosovës.Kjo që ne sot më së shumti nuk po nënkuptohemi është identiteti politik, të cilit po I kushtohet rëndësi shumë më shumë nga së duhet të këtë. Pasardhesve tanë nese nuk arrijmë tu krijojmë ambient të sigurt dhe tolerant për të jetuar, nuk kemi krijuar asgjë të mirë…Si parkusht I njerëzorës , jetës së mirë dhe realës që është…

Pse nuk bëhemi ? Nga Mustë Rugova

Pse nuk behemi?

Nuk behemi, sepse kur e kemi ndi veten gjalle ne, te tjeret e kane marre malin;

Sepse, edhe kur kemi dashte te lirohemi, s’e kemi pase pernjemend;

Sepse, princat dhe kapedanet tane, i kemi perbuze, kurse prijesit e rrejshem te botes i kemi dashte e i duam me shume se ata qe na kane bere koken.

Sepse, kurre s’e kemi dite sa duhet cmimin e lirise!

Sepse, ne njeren ane e kemi urrejte armikun, por jo dhe tabjatet e tij;

Sepse, deri vone i kemi degju me andje perrrallat per Mujin e Halilin, por kurre s’i kemi trajtu qysh duhet te bemat e heronjte tone te gjalle,

Sepse , kurrkush ne bote nuk peshurre ne permendoret e veta, ne po.

Sepse, kurrkush ne rruzull nuk e flet e nuk e shkruan gjuhen e nanes me keq se ne!

Sepse udherrefyesit dhe dritedhenesit e kombit, i kemi percmu dhe kurre si kemi dashte sa duhet dhe qysh duhet;

Sepse, me shume kemi pase qef( kemi hala) te jemi tjeterkushi, e me se paku arbnore.

Sepse,armikun me shume e keni luftu permes telave te ciftelise,e me se paku me dyfeqe:

Sepse, luftetaret dhe prijesit tone, me shume i kemi pa me dyshim, se sa qe i keni dashte…sepse kemi mendu qe pushket e tyre jane zezdita jone.

Sepse, burrat e medhenj te kombit, me shume jane respektu prej te huajve, e me se paku prej nesh.

Sepse, cobat i kemi ule ne balle te oxhakut, e burrat me te mire i kemi lene pas dere;

Sepse gjinine jomashkullore i kemi trajtu si robnesha, pa cka qe kurre s’na i kane lane djepat thate.

Sepse, ne edhe sot e kesaj dite me shume besojme ne nje perralle se ne njemije te verteta.

Dhe sepse, kurre s’kemi dite te orienotehemi kolektivisht nga bota perendimore. Gati gjithmone kemi dashte te jemi edhe me keta edhe me ata. Edhe edhe nuk ka. Pika dhe meridiani yne eshte Oksidenti, me

Lindjen nuk na lidhe asnje fije e asnje vegze!

Lexues te dashur, ju mos u deshperoni, sepse te gjitha keto prapesi qe i permenda me larte, me dashte ne e me ndihmen e Zotit, i kthejme shume shpejt ne mbaresi.

Koha dhe historia kurre s’kane qene me shume se sot ne anen tone.

Une besoj, dhe besoj fort se nje dite prej ditesh do te behemi shume me te mire , shume me te forte, se sa fqinjet tane, sepse ne kokat, ne zemrat dhe ne shpirterat tone ka shume drite, shume shprese, shume ideale, shume dashuri…!

 

Kosova ia ka marrë tregun Bullgarisë për shitjen e mjedrës në BE

Prodhuesit e mjedrës në Bullgari kanë thënë se është shënuar rënie drastike në shitjet e produkteve të tyre.

Industria këmbëngul se ky trend ka nisur vitin e kaluar dhe nëse shteti nuk ndërmerr masa urgjente, shumë kompani do të bankrotojnë. Arsyeja kryesore, siç raporton Televizioni Publik bullgar, është futja e mjedrave nga vende jashtë Bashkimit Evropian që, siç raporton ky televizion, në mënyrë agresive po futen në tregun evropian.

Prodhues bujqësorë të përfshirë në kultivimin e mjedrës në Bullgari janë pak më shumë se 1000 dhe plantacionet e tyre janë rreth 2,200 hektarë. Mjedrat e freskëta janë për tregun e brendshëm kurse të ngrirat janë për tregun evropian. Kultivuesit e mjedrës, megjithatë, brengosen se produktin e tyre do ta shesin me humbje këtë vit.

Bozhidar Petkov, kryesues i Shoqatës Bullgare të Mjedrës, thotë se në 2-3 vitet e fundit, vendet që s’janë marrë tradicionalisht me kultivimin e mjedrës, si Kosova, Ukraina, Mali i Zi e madje edhe Shqipëria, kanë nisur të shfaqen në këtë treg.

Me një çmim prej rreth 1.2-1.3 euro, Petkov thotë se ata ofrojnë mjedra të ngrira për tregjet gjermane.

Deri më tani, prodhuesit bullgarë kanë shitur mirë në tregun gjerman, në atë britanik dhe në Francë./Express/

Arka e shtetit për gjashtë muaj grumbulloi rreth 900 milionë euro

Luljeta Krasniqi – Veseli

Dy institucionet që kontribuojnë më së shumti në buxhetin e Kosovës, Administrata Tatimore e Kosovës dhe Dogana e Kosovës, thonë se brenda gjashtë muajve kanë treguar performancë të mirë në mbledhjen e të hyrave për arkën e shtetit.

Sipas projeksioneve të Qeverisë së Kosovës, nga të hyrat doganore për buxhetin e vendit gjatë këtij viti, duhet të grumbullohen mbi 1.2 miliard euro, ndërsa nga Administrata Tatimore e Kosovës mbi 500 milionë euro.

Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci tha për Radion Evropa e Lirë se presin që të tejkalojnë parashikimet e Qeverisë së Kosovës për mbledhjen e të hyrave për vitin 2019. Ai bën të ditur se që nga janari deri tani, kanë arritur të mbledhin mbi 600 milionë euro.

“Dogana e Kosovës jo vetëm këtë vit, por edhe gjatë viteve të kaluara ka arritur të tejkalojë parashikimet. Derisa në vitin 2018 në periudhën e njëjtë kohore janar – korrik janë mbledhur 585 milionë euro, në këtë vit janë deri në 615 milionë. Pra, kemi një rritje për 30 milionë euro”.

“Në aspektin e projeksioneve, deri në fund të vitit duhet mbledhur 1.2 miliard euro dhe ne besoj që jemi në rrugë të mirë dhe deri në fund të dhjetorit do të përmbushim 99 për qind ose 101 për qind në projeksionet e parapara nga Qeveria e Kosovës në fillim të muajit janar të vitit 2019”, thotë Stavileci.

Ai tregon se taksa 100 për qind e vendosur nga Qeveria e Kosovës për produktet me origjinë nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, ka pasur po ashtu efekte në mbledhjen e të hyrave.

Stavileci sqaron se brenda një kohë të shkurtër, produktet që vinin nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, u zëvendësuan me produktet që vinin nga vendet tjera, gjë që sipas tij, bëri të mos ndikohet në rënien e të hyrave.

“Nuk mund të shmangim efektet që ka shkaktuar taksa. Një pjesë e madhe e mallrave të cilat kanë ardhur nga Serbia janë zëvendësuar me importe nga vendet tjera. Një aspekt që ka ndikuar taksa është se me Serbinë kemi pasur vetëm Tatimin mbi Vlerën e Shtuar dhe nuk kemi pasur taksë doganore, ndërsa mallrat nga vendet tjera kanë pasur edhe taksë doganore, por në shumicën e importeve që janë zëvendësuar kanë qenë nga Bashkimi Evropian, që prapë ndikohen nga Marrëveshja e Stabilizim Asocicimit, që nënkupton taksë doganore të reduktuar”, thekson ai.

Performancë të mirë në mbledhjen e të hyrave ka treguar edhe Administrata Tatimore e Kosovës. Ditë më parë gjatë një konference për media, drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj, ka bërë të ditur se të hyrat nga tatimet për periudhën gjashtëmujore kanë arritur ne vlerën në 239,5 milionë euro.

Ai ka theksuar se krahasuar më vitin 2018 janë mbledhur 19.5 milionë euro më shumë.

“Një ndër elementet kyçe që ka ndikuar në rritjen e të hyrave ka të bëjë me mbledhjen e borxheve dhe aktivitetet që kanë të bëjnë me luftimin e evazionit fiskal”, tha Murtezaj.

Ministri në dorëheqje i Financave, Bedri Hamza, ndërkaq është deklaruar se Kosova ka pozitë të qëndrueshme makrofiskale dhe se trendi i të hyrave është në përputhje me planifikimet.

Ai ka thënë se është optimist që parashikimet në mbledhjen e të hyrave për arkën e shtetit do të realizohen.

“Nëse i referohemi parasë së gatshme në llogari gjendja është përmirësuese jo që është dobësuar dhe ne nuk kemi as një vonesë në asnjë pagesë, as për pensione, as për çështje tjera sociale, as për paga e as për projekte kapitale. Shteti ka para”, ka thënë Hamza.

Administrata Tatimore dhe Dogana e Kosovës janë kontribuuesit kryesorë të buxhetit të shtetit, i cili në këtë vit kap vlerën prej 2,3 miliardë eurosh.

Milionat që Kosova shpenzon për zgjedhje të parakohshme

Donika Alihajdaraj

Që nga viti 2010, asnjë qeveri e Kosovës nuk ka arritur të përfundojë mandatin kushtetues katërvjeçar, çka si pasojë ka imponuar organizimin e zgjedhjeve të parakohshme. Përveç efekteve politike, shkuarja e shpeshtë në zgjedhje, sipas organizatave joqeveritare, po i kushton edhe buxhetit të Kosovës me harxhimin e paplanifikuar të miliona eurove.

Këtë vit, në Kosovë u organizuan zgjedhje të jashtëzakonshme lokale në katër komunat veriore, pas dorëheqjeve të katër kryetarëve të atyre komunave. Për organizimin dhe mbajtjen e këtyre zgjedhjeve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pati konfirmuar se ishin shpenzuar më shumë se 471 mijë euro.

Aktualisht, Kosova nuk është në proces zgjedhor, por është në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj. Bazuar në qëndrimet e shprehura, partitë politike janë deklaruar se i preferojnë zgjedhjet e parakohshme dhe po presin nga presidenti i Kosovës që t’i ndërmarrë veprimet e nevojshme kushtetuese e ligjore.

Sipas llogaritjeve të para, këto zgjedhje, krahasuar me shumën e shpenzuar gjatë zgjedhjeve të vitit 2017, mund t’i kushtojnë Kosovës nga 4 deri në 5 milionë euro.

Mexhide Demolli-Nimani, drejtoreshë e Lëvizjes FOL, tha për Radion Evropa e Lirë se kostoja e cila mund të përdoret për mbajtjen e zgjedhjeve është rreth 5 milionë euro, çka sipas saj, nuk është aspak e vogël.

“Ndonëse ende nuk po dihet saktë nëse do të ketë zgjedhje apo jo, mund të them se tri qeveritë e kaluara nuk kanë arritur ta përfundojnë mandatin e tyre deri në fund, duke bërë që vendi gjatë këtyre gati 10 vjetëve të fundit të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme”.

“Sipas të dhënave të KQZ-së për zgjedhjet e kaluara janë shpenzuar diku rreth 5 milionë euro, e që mendojmë që nuk është shifër e vogël, e aq më pak kur nuk parashikohen në buxhetin e këtij viti. Se sa do të shpenzohen për këto zgjedhje nëse do të mbahen mbetet të shihet”, tha Demolli-Nimani.

Në anën tjetër, Valmir Elezi, zëdhënës i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, thotë për Radion Evropa e Lirë se viti 2019 nuk është vit zgjedhor dhe se në Ligjin për buxhet të këtij viti nuk ka mjete të planifikuara për mbajtje të zgjedhjeve.

“KQZ-ja mund të fillojë të përgatitet për zgjedhjet e ardhshme vetëm pasi ato të shpallen nga presidenti, dhe se në këtë drejtim ende nuk është bërë ndonjë planifikim. Viti 2019 nuk është një vit zgjedhor, çka do të thotë se në Ligjin e buxhetit për këtë vit nuk ka mjete të planifikuara për zgjedhje”, tha Elezi.

“Nëse do të ketë zgjedhje, sepse ne po flasim vetëm në rast se do të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme, duke u mbështetur edhe në praktikat e situatave pak a shumë të ngjashme, KQZ-ja bën kërkesë buxhetore në Qeveri për mjete financiare për mbajtjen e zgjedhjeve. Për shembull, kështu kemi vepruar së fundmi me zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë të katër komunave, të cilat u mbajtën më 19 maj të këtij viti”, shprehet Elezi.

Ai tha po ashtu se për zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit të vitit 2017, kostoja ishte 4 milionë eurodhe në rast të mbajtjes së zgjedhjeve këtë vit, kostoja pritet të jetë e njëjtë.

Ndërkaq, Artan Murati nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme do të shkaktonte problem në aspektin e shpenzimeve.

“Duke pasur parasysh pozicionin ekonomik të Republikës së Kosovës, një prej vendeve më të varfra në Evropë, konsideroj që këto (zgjedhjet) padyshim paraqesin telashe dhe në aspektin financiar dhe në aspektin e shpenzimeve”.

“Nëse e bëjmë një analogji me zgjedhjet e kaluara, do të thotë vetëm në vitin 2017 Kosova ka harxhuar rreth 10 milionë euro për zgjedhje. Pasi që ka pasur zgjedhje të jashtëzakonshme për Kuvendin, ka pasur zgjedhje lokale në dy raunde, madje në Istog ka qenë edhe raundi i tretë. Kjo është një shumë e madhe parash”, thotë Murati.

Sipas Muratit, po të shfrytëzohej një shumë e tillë e parave për çështje të tjera, me theks të veçantë për investime ose për projekte kapitale, kjo gjë do të ishte më e mirëseardhur, sesa “të paguhen lojërat politike të subjekteve politike që bëjnë me njëra-tjetrën”, thotë ai.

Gjatë vitit 2017, sipas të dhënave të KQZ-së, Kosova kishte shpenzuar mbi 11 milionë euro për organizimin e zgjedhjeve lokale dhe atyre parlamentare.

PDK: Jemi për zgjedhje, por këtë vit s’është planifikuar buxheti për to

Ministri i Drejtësisë dhe një nga njerëzit më të afërt të Kadri Veselit, Abelard Tahiri, ka dhënë sqarime rreth asaj se a është e gatshme PDK’ja të shkojë në zgjedhje.

Kjo pasi që në mbledhjen e sotme të Qeverisë, vetë Tahiri ka thënë se KQZ’ja nuk ka buxhet për të organizuar zgjedhje të reja këtë vit.

Por në saqrimin e dërguar mediave, ai thotë se zgjedhjet janë të pa shmangshme, dhe që patjetër që duhet të mendohet edhe për aspektet që ndërlidhen me to, respektivisht buxhetin.

“Përballë situatës në të cilën gjendemi, ka qenë e nevojshme që krahas zgjedhjeve të cilat janë të pashmangshme, duhet të mendojmë edhe për aspektet operative që ndërlidhen me to, rrjedhimisht buxhetin për zgjedhjet”, thuhet në reagimin e lëshuar nga zyra për media e ministrisë që drejton Tahiri, shkruan Gazeta Express.

Tahiri thotë se fakti që ka drejtuar pyetje rreth procedurave se si mund të shkohet deri tek ndarja e buxhetit për zgjedhje të reja, meqenëse se këtë vit nuk është planifikuar që të ndahen para për një gjë të tillë, është interpretuar si një qëndrim që PDK’ja nuk dëshiron të shkojë në zgjedhje të reja.

“Në këtë drejtim, kam ngritur një pyetje legjitime mbi atë se cilat janë proceduat që duhet ndjekur për të siguruar buxhetin për mbajtjen e zgjedhjeve, përderisa diçka e tillë nuk është e paraparë këtë vit në planin buxhetor për shkak se rëndom viti 2019 nuk është planifikuar si vit elektoral. Kjo është diçka që nuk mund të anashkalohet dhe verifikimi i mandatit të Qeverisë në dorëheqje për të siguruar buxhetin për zgjedhjet është më se i nevojshëm.Por, kjo pyetje legjitime në rangun e disa mediave është interpretuar si qëndrim i Partisë Demokratike të Kosovës, me pretekstin se PDK-ja po përpiqet t’i shmangë zgjedhjet. Realiteti që ndajmë aktualisht ka vetëm dy gjëra që janë të pashmangshme. Faktin se qeveria është qeveri në dorëheqje në njërën anë, dhe faktin se zgjedhjet janë të domosdoshme dhe pa alternativë në anën tjetër”, ka sqaruar Tahiri.

Në fund ai thotë se janë të gatshëm në çdo moment për zgjedhje, dhe për t’i ofruar vendit një qeveri të re.

Vihet gurthemeli i shtatores së Adem Demaçit

Sot janë bërë një vit prej kur Adem Demaçi ka ndërruar jetë.

Në përvjetorin e parë është vënë gurthemeli për ndërtimin e shtatores së tij.

Shtatorja do të vendoset tek rrethi kryesor në Prishtinë.

Në këtë ngjarje ka marrë pjesë edhe Ramush Haradinaj, kryeministri në dorëheqje i cili e ka vlerësuar lartë figurën emblematike të Demaçit.

Haradinaj nderon Demaçin: Na duhet një rezistencë si e tij për ta mbrojtur Kosovën

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, mbrëmë është kthyer nga Haga pasi ka përfunduar intervistimin në Gjykatën Speciale, ndërsa sot menjëherë ka vazhduar me punët e tij.

Haradinaj ka bërë vizitë tek varri i Adem Demaçit, me rastin e një vjetorit të vdekjes së veprimtarit të çështjes kombëtare.

Sipas kreut të AAK’së, Kosovës sot i duhet qëndresa e Adem Demaçit për të mbrojtur interesin e vendit.

“Në një vjetorin e kalimit në përjetësi, me nderim dhe përkulje kujtojmë kolosin shqiptar, që guxoi të krijojë, Heroin Adem Demaçi. Popullit të Kosovës, që i është bashku popujve të lirë, sot i duhet përmasa e vendosmërisë së simbolit të rezistencës shqiptare, Adem Demaçi, për ta gjetur forcën për të qëndruar konsistent në mbrojtje të interesit nacional. Prehu i qetë, Baca i Kombit, Adem Demaçi, Heroi ynë!”, ka shkruar Haradinaj. /GazetaExpress/

Këshilla nga Washingtoni: Kryeministri nuk zëvendësohet, Kosova të mbajë zgjedhje në shtator

Dy diplomatët amerikanë, Edward Joseph dhe Daniel Serwer, i shohin si të pashmangshme zgjedhjet e reja të parakohshme në Kosovë pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit, pas ftesës që ka marrë nga Gjykata Speciale.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Jospeh ka thënë se qeveria nuk mund të vazhdojë të funksionojë në mënyrë gjysmake duke e zëvendësuar Haradinajn nga një figurë tjetër politike.

Sipas tij, duke parë këtë situatë zgjedhjet e reja janë jetike, për të zgjedhur një qeveri që përfaqëson vullnetin e popullit.

“Për një çështje tepër të rëndësishme si marrëdhënia e Republikës së Kosovës me Republikën e Serbisë, është jetike të ketë një qeveri të zgjedhur që përfaqëson në mënyrë të saktë vullnetin e gjithë popullit të Kosovës, shqiptarët dhe serbët. Mendoj se është e vështirë të vazhdohet në kushtet e një gjysmëboshllëku, ku pasi largohet një kryeministër, ai zëvendësohet me një tjetër, jo me procesin e duhur politik. Pra jo përmes funksioneve të rregullta parlamentare, por përmes faktorëve të jashtëm. Unë nuk i shoh zgjedhjet si pengesë. Dialogu ka ngecur për shkak të tarifës së vendosur ndaj mallrave serbe. Pra, unë nuk e shoh si pengesë mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme”, kishte thënë diplomati amerikan, shkruan Gazeta Express.

Se zgjedhjet e reja janë zgjidhje e ka thënë edhe Daniel Serwer. Sipas tij, pas dorëheqjes së Haradinajt, mundësia për të shkuar në zgjedhje është shumë më e madhe se sa kishte qenë kur ato i kishte kërkuar opozita.

“Do të duhet të presim të shohim nëse kjo do të çojë në zgjedhje të parakohshme, që opozita i kishte kërkuar gjithsesi dhe që mendoj se mundësia për to është më e madhe tani sesa ishte dje”, kishte deklaruar Serwer për Zërin e Amerikës.

Ndërkohë dje drejt caktimit të datës së zgjedhjeve ka lëvizur edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Megjithatë duket se kreu i shtetit do të kërkojë fillimisht një mandatar nga koalicioni PAN, për ta zëvendësuar Haradinajn.

E në rast se asnjë prej partive (PDK-NISMA-AKR+ tjerat) nuk do të ketë asnjë propozim, atëherë ai do të fillojë konsultimet me të gjitha partitë për të caktuar datën e zgjedhjeve.

Njohësit e Kushtetutës ndërkohë thonë se për të shkuar në zgjedhje të reja duhet shpërbërë Kuvendi i Republikës së Kosovës, me 2/3 e votave.

Ndërkohë Televizioni Publik i Kosovës i thirrur brenda burimeve të Presidencës ka raportuar se zgjedhjet mund të mbahen më 8 shtator. /GazetaExpress/

Lajmi i fundit: Haradinaj kthehet nga Haga, ja mesazhi i parë sapo zbret nga avioni

Pas qëndrimit dy ditor në Hagë, kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Ramush Haradinaj, mbrëmë pak para mesnatës është kthyer nga Haga.

 

Ai ka ndare me miqte ne Facebook momentet e kthimit dhe ka dhene nje mesazh te forte sapo ka zbritur ne Prishtine.

“Vendimi im për dorëheqje dhe veprimet e mia të fundit janë porosi se çfarëdo abuzimi ndaj Kosovës, që vjen, nuk do të na lëkundë nga e drejta jonë sovrane. Kufijtë e Kosovës nuk guxon t’i prekë askush. Kosovës nuk mund t’i imponohet Dodik Republika. Tregu për njohje po, e taksa deri në njohje. Dialog pa kushte, po menjëherë”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka komentuar edhe zërat se pas dorëheqjes së tij nuk mund ta ushtroj postin e kryeministrit.

“Dëgjoj zëra se kryerja e detyrave qeverisëse pas dorëheqjes, është jo kushtetuese. Si Qeveri në dorëheqje, ashtu siç e kam cekur edhe në vendimin tim për dorëheqje, do t’i kryejë detyrat, se nuk guxoj të lë vakuum qeverisës, sepse Kosova nuk mund t’i bartë pasojat e vakuumit qeverisës” ka shkruar Haradinaj, derisa ka thënë se çdo kush që mendon që posti nuk duhet mbajtur duhet t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.

Haradinaj dha dorëheqje nga posti i kryeministrit javën e kaluar pas ftesës për intervistim nga Dhomat e Specializuara të Prokurorisë Speciale në cilësinë e të dyshuarit.

MESAZHI 

Të dashur qytetarë,

Sapo u ktheva nga Haga, e nesër vazhdojmë me punë. Pas dorëheqjes sime kam kryer obligimin ligjor pranë Prokurorisë së Dhomave të Specializuara. Pafajësinë time nuk mund ta vë në pikëpyetje askush. I kthehem obligimeve të mia në Kosovë. Vendimi im për dorëheqje dhe veprimet e mia të fundit janë porosi se çfarëdo abuzimi ndaj Kosovës, që vjen, nuk do të na lëkundë nga e drejta jonë sovrane. Kufijtë e Kosovës nuk guxon t’i prekë askush. Kosovës nuk mund t’i imponohet Dodik Republika. Tregu për njohje po, e taksa deri në njohje. Dialog pa kushte, po menjëherë.

Të dashur qytetarë,

Dëgjoj zëra se kryerja e detyrave qeverisëse pas dorëheqjes, është jo kushtetuese. Si Qeveri në dorëheqje, ashtu siç e kam cekur edhe në vendimin tim për dorëheqje, do t’i kryejë detyrat, se nuk guxoj të lë vakuum qeverisës, sepse Kosova nuk mund t’i bartë pasojat e vakuumit qeverisës. Me respekt për ta, palët që mendojnë ndryshe i ftoj t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese. Çfarëdo që të jetë vendimi i Gjykatës Kushtetuese do ta respektoj.

Na priftë e mbara!

RH


Send this to a friend