VOAL

VOAL

Ambasadori i ri britanik: Për dialogun s’kemi vija të kuqe, por e kundërshtojmë prekjen e kufijve

Ambasadori i ri i Britanisë së Madhe në Prishtinë, Nicholas Abbott, teksa ka folur për vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka ripërsëritur qëndrimin britanik kundër lëvizjes së kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si mjet për arritjen e një marrëveshjeje finale mes dy palëve.

Këto deklarata Abott i ka bërë në një intervistë për portalin Kosevv, duke thënë se i përket Kosovës dhe Serbisë që të determinojnë të ardhmen e tyre dhe jo komunitetit ndërkombëtar.

“Ne duhet të jemi të kujdesshëm. Nuk i përket komunitetit ndërkombëtar që të përcaktojë të ardhmen e Kosovës dhe Serbisë, por vetë atyre”, ka thënë Abott.

Megjithatë, ai thotë se Britania e Madhe nuk do të mundë të pranojë çdo gjë për të cilën mund të merren vesh Prishtina dhe Beogradi.

“Unë nuk mendoj se ai është pozicioni ynë. Ne aktualisht kemi një qëndrim parimor sa i përket idesë së korrigjimit të kufijve. Si shumica tjetër, ne nuk mendojmë se është mënyrë e duhur për të lëvizur përpara, por qartësisht duhet parë që negociatat do të zhvillohen brenda disa parametrave”, ka shtuar tutje Abott, transmeton Gazeta Express.

I pyetur nëse kjo nënkupton që Britania e Madhe ka vija të kuqe sa i përket vazhdimit të dialogut, Abott ka thënë se shprehja ‘vijë e kuqe’ është e vrazhdë, ndërkohë ka shtuar se preferon që një shprehje të tillë të zëvendësojë me fjalën parametra. /GazetaExpress/

Ndahet nga jeta gazetarja Ardita Sylejmani–Bllaca

Sot, në moshën 32 vjeçare, u nda nga jeta gazetarja e transmetuesit publik, Radio Televizionit të Kosovës (RTK), Ardita Sylejmani –Bllaca. Lajmin e kanë bërë të ditur vetë transmetuesi publik, sindikata e këtij transmetuesi dhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

Drejtori i përgjithshëm i RTK-së, Ngadhnjim Kastrati e ka lëshuar një telegram ngushëllimi, përmes të cilit ka thënë se lajmi për ndarjen nga jeta të gazetares Ardita Sylejmani –Bllaca është mjaft pikëllues dhe “humbje e madhe për RTK-në”.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka shkruar në rrjetin social Facebook se “me trishtim të thellë ka pranuar lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të gazetares Ardita Sylejmani-Bllaca”.

Sipas këtij Asociacioni, vdekja e gazetares Sylejmani-Bllaca, e cila la pas vetes 3 fëmijë, ka ardhur si pasojë e komplikimeve gjatë lindjes.

Një dorëzi ka vjedhur bustin e deputetit dhe Komandantit të shquar Smajl Hajdaraj – Nga Tahir Cukaj

Sot ndjeva keqardhje për aktin e shemtuar , që një dorëzi ka vjedhur bustin e deputetit dhe një Komandantit të shquar të Rugovës dhe Kosovës z. “SMAJL HAJDARAJ”.

E turpshme tej mase dhe shumë e rendë për institucionet shtetrore, të ndodhë një gjë kesi soji! Në oborrin e Shkollës vjedhet busti i një njeriu i cili pêr tri brezni jete i kushtoj jetë atdheut! Unë kam vetem tri pyetje për institucionet e dy niveleve duke mos pêrjashtuar pêrgjegjsitë e deputetit dhe rugovistit flakadan?: 1-Smajl Hajdaraj ishte Komandant Shtabit Rajonal “Rugova” në Rugovë, dhe nê shtepinë ku u emrue Shtabi i UÇK’sê pêr Rugovë nuk u muer asnjë iniciativë dhe as veprim i struktures dhe subjektit që i takonte Smajli. 2- Shkolla fillore në Haxhaj gjatë pêriudhes se luftës duke filluar nga Nentori i vitit1998 /99 ishte shendrruar në Shtab ku kryheshin ushtrime të rregullta dhe në të njejten kohë mbahej mesimi i rregullt,plus ishte e vendosur një ushtri e rregullt prej qindra ushtarve rugovas , të cilet ishin ne sherbimin e popullit.

Ndersa sot eshtë shendrruar në nje germadhë kohe dhe fermë lopesh , dhe askujt nuk ia vret ndergjegjen qoft intelektual qoft politikolog i rugovizmit. Dhe nga kjo neglizhencë udhëheqëse me detyron të them dhe shkruaj , se në çdo vend Kosove ku eshtë pirë një kafe dhe eshtë folë për luften janë vendos pllaka dhe i janë berë vizita më përjashtim të kesaj shkolle që të vie turp t’ia leshosh vetem syrin! 3-Kjo Shkollë në murin e saj ka vetem një pllakë të deputetit dhe Komandantit , e cila tani e tutje séshtë e sigurt nga dorziu e asgjê tjeter!

Duke e ditur se në vitet më të egra për herë të parë fillon iniciativa për Kosoven Republikë nga veprimtaret rugovas, po nga kjo Shkollë, pa u friguar fare nga dora Millosheviqjane me obligon ndergjegjeja ime që sot të shprehi revoltë dhe mosknaqësinë time ndaj papagajve të pa vlerë të cilet ketë Krahinë e duen vetem për hirë të votës! Ne e dim se gjatë vitit 1998/99 , po në ketë objekt janë vendosur qindra ushtar dhe refugjatë të Dukagjinit duke u lidhur plagë dhe duke i ndihmuar me mish dhe shpirt siç thot populli, dhe asnjë fjalë nuk shkruhet e nuk thuhet nga ta! Duhet ditur fare mirë e gjthë elita kosovare se po nga kjo Qerdhe kanë dalur poet e aktor, revulcionar dhe patriot të cilet në të kater anët e botës ka jehuar zeri i tyre nga Londra ne Berlin dhe nga Haga në Shtepinë e Bardhë,pa i anashkaluar ata burra qê rininë e tyre e kaluen kazamateve serbosllave vetem pse kerkuan barazi nacionale në Jugosllavinë e Titos! Pra, ky eshtë fryti i kesaj shkolle qe doli dhe sakrifikoj pêr lirinë dhe pavarësinë e Kosovës! Nga terë kjo që them kjo Krahinë Rugove kurorzohet me një ushtri të rregullt dhe në ballë të saj emrohet Komandant SMAJL HAJDARAJ i cili thirret në institucine të shtetit duke respektuar Presidentin si Komandant Suprem dhe Ministrinë e Mbrojtjes, të cilit sot i vjedhet busti në oborrin e Shkollës! Turpi raftë mbi atë dorë dhe atë farë të ndyer!

Po largohen kategoria më produktive e banorëve të Kosovës! – Nga Skënder MULLIQI

Regjimet dhe politikat e mbrapshta në Ballkan, kan bërë që gjithnjë e më shumë të zvoglohet nataliteti, se problem po bëhet jeta. Nese dikur shqiptarët kishin natalitetin më të lartë në Evropë, tash po bie drastikisht. Po zvoglohet nataliteti edhe nga politikat dështuese , nga njerëzit që kan ardhë në krye të shtetit pa pregaditje të duhur profesionale . Kan ardhë në krye të shteteve ballkanike më shumë forcat retrograde .

E përbashkëta dhe karakteristika e këtyre regjimeve është stimulimi I panikut moral, që është duke shkatërruar çdo vlerë shoqërore.Kur bëhët fjalë për Kosovën që neve na intereson , duket së ne po “ vdesim “ ngadalë , nese urgjentisht nuk bëhet diqka që kjo të ndalohet.Mbrapa nesh po mbetet toka e zbrazët. Kosova e cila në fakt është vend atraktiv për të jetuar , po zbrazët së njerëzit po ikin nga papërspektiva e krijuar më vite të tëra. Duket së kjo ikje sipas të gjitha gjasave do të vazhdon më ritem edhe më të madh .

Kjo për faktin së nuk po ndalën rrenat e këtyre strukturave të njejta politike edhe në këtë fushatë zgjedhore. Asgjë nuk po ndëgjojme për shpalosjën e programeve konkrete zhvillimore, veq po ndëgjojme retorika boshe sikur I kemi ndëgjuar deri më tash. Kjo është e turpshme dhe dëshpruese .

Duket së këto mashtrime po gjejnë mbështetje ende të ky popull më vetëdije të ulët për shtetndërtim dhe mirëqenje! Ata që na sollen gjendjen e mjerueshme ekonomike dhe e futën vendin edhe në gjendje të keqe politike , nuk ka mundësi të ndryshojnë kurrë për të mirë. Si nuk kan turp që sërish të na servojnë debate pa asnjë vlerë, debate shterpe , sa për të fituar vota dhe pushtet. A nuk kan pak ndjenja dhe moral karshi shumicës e cila po jeton keq ?

A nuk e kan ndijesinë së qytetet dhe katundet e tëra po zbrazën ? Po largohen kategoria e re dhe më productive e banorëve të Kosovës. Njerëzit nuk po largohen vëtem për një standard më të lartë , por në pyetje është edhe dhe statusi tjeter shoqëror,që nuk mvaret nga partitë politike, dhe as nuk mvaret as nga ideologjia . Të gjitha pushtetet kan bërë që trendet negative të marrin përmasa shqetësuese .

Nga këto regjime po na vjen edhe katastrofa demografike, si problem , e jo zgjidhje e këtij problemi . Sa të do të zgjasë ky problem , ne do të mbetemi edhë më pak në Kosovë. Sipas rrjedhave të ngjarjeve dhe sipas retorikave të sterperseritura që po ndëgjojme , nuk do të ketë ndryshme pozitive dhe as zgjedhje të problemeve të grumbulluara aq të pritura .Dhe , shtrohet pyetja logjike: a ka kush i del Zot kësaj toke dhe popullit të saj…?!

Gjykata Speciale dërgon dhjetëra ftesa të reja për ish-luftëtarët e UÇK-së

Edhe disa ish-luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës pritet që së shpejti të jenë “mysafirë” të prokurorëve të Tribunalit Special në Hagë. Janë dhjetëra ftesa që u janë dërguar së fundmi ish-pjesëtarëve të UÇK ‘së nga Haga. Kështu ka deklaruar për Express, të mërkurën kreu i OVL’UÇK’së, Hysni Gucati.

GAZETA EXPRESS

Ish-eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Naim Maloku e ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Time Kadrijaj, janë dy personat që së fundmi kanë dhënë deklaratat e tyre në zyrat e prokurorit të specializuar si të ftuar si dëshmitarë në Gjykatën Speciale.

Por këta dy nuk do të jenë të vetmit të cilët do të ulën në bankë përpallë prokurorëve të speciales.

Rendin tash e ka ish-ushtruari i UÇK’së nga rajoni i Dragashit, Lulzim Kabashi. Ai më datë 24 të këtij muaji pritet që të intervistohet nga prokurorët specialë rreth veprimtarisë që e ka kryer gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Lajmin për ftesën e ka konfirmuar për Express të mërkurën kreu i OVL’UCK’së, Hysni Gucati.

“Është një ftesë e re që ka mbërri në Dragash të një bashkëluftëtar i joni. Të premten i ka mbërri ftesa. Kanë ardhë edhe ftesa të tjera. Emrat ende nuk i dimë por ka edhe të reja. Janë disa që kanë ardhë. Lulzim Kabashi me datë 24 do të shkojë të lajmërohet”, ka deklaruar Gucati.

Ai tutje është shprehur se intervistimin e ka kryer ish-kreu i komunës së Klinës, Sokol Bashota.

“Sokol Bashota sot kthehet pas intervistimit”, thotë ai.

E ndërkohë intervistimi i fundit i ish-ushtarëve të UÇK’së sipas Gucatit do të bëhet më 2 tetor ku do të merret në pyetje një ish-luftëtarë nga rajoni i Suharekës.

“Më dy tetor do të intervistohet personi i fundit i cili është thirrur nga specialja. Ai është një veteran i UÇK’ së nga komuna e Suharekës”, thotë ai.,

Tërhiqet shorti në KQZ, kështu janë renditur partitë në fletëvotim

Është tërhequr shorti për numrat e partive politike në këto zgjedhje të jashtëzakonshme që mbahen me 6 tetor, raporton Express.

Në shortin që është tërhequr në KQZ janë përcaktuar edhe numrat që secila parti dhe koalicionet do t’i bartin në këto zgjedhje të jashtëzakonshme.

Lista e plotë dhe numrat e partive në këto zgjedhje:

Partia e Ashkalinjëve për Integrim kanë numrin 113

Partia Demokratike e Kosovës kanë numrin 112

PZG kanë numrin 117

Partia Liberale Egjiptiane 111

KNRP kanë numrin 130

Koalicioni AAK-PSD kanë numrin 119

Kandidat i pavarur Esmir Kasi kanë numrin 132

Partia Euroatlantike e Kosovës kanë numrin 129

GIG kanë numrin 133

JGP kanë numrin 123

Partia FJALA 125

Koalicija VAKAT 124

PKS kanë numrin 115

Lista Serbe kanë numrin 135

Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës kanë numrin 131

Lëvizja Vetëvendosje kanë numrin 126

NISMA-AKR-PD kanë numrin 122

SDA kanë numrin 114

KDTP kanë numrin 127

Partia Rome e Bashkuar e Kosovës kanë numrin 128

Lidhja Demokratike e Kosovës kanë numrin 134

SLS kanë numrin 121

SLOBODA kanë numrin 120

NDS kanë numrin 118

Partia Demokratike e Ashkalinjëve të Kosovës 116.

Universiteti i Pitsburgut i bën publicitet kandidaturës së Vjosa Osmanit për Kryeministre

Nominimi për kryeministre nga radhët e LDK-së, e ka shtyrë Universitetin e Pitsburgut që t’i bëjë publicitet ish-studentes së tyre, Vjosa Osmanit. Në një komunikatë të publikuar në faqen zyrtare të këtij universiteti, i është bërë një profil Osmanit, për aktivitetin e saj dhe punët që ka bërë sa ka qenë pjesë e këtij universiteti.

“Universiteti i Pitsburgut në Pensilvani të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku i ka kryer studimet e magjistraturës dhe doktoratën, Vjosa Osmani, e ka mirëpritur dhe përkrahur kandidaturën e saj për kryeministre të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)” thuhet në njoftimin e Universitetit.

Ky Universitet ka treguar se Vjosa Osmani ka përfunduar studimet në nivelin master dhe doktoratë në këtë institucion, madje duke u angazhuar edhe si ligjëruese e jashtme.

“Përmes një deklarate për medie ky universitet ka thënë se “Dr.Vjosa Osmani ka përfunduar studimet e magjistraturës LL.M. dhe ato të doktoratës S.J.D. me nderime të larta dhe më pas është angazhuar si ligjëruese e jashtme” në këtë universitet” thuhet në njoftim.

Osmani vlerësohet si gjithashtu edhe për rolin e saj për trajnimin e ekipit të Universitetit të Prishtinës në garën gjyqësore në të drejtën ndërkombëtare dhe për arritjet e saja në sfera të ndryshme.

““Për më shumë se 15 vjet, znj. Osmani ka trajnuar ekipin e Universitetit të Prishtinës në garën gjyqësore në të drejtën ndërkombëtare tregtare dhe arbitrazhin – VIS. Në vitin 2018, asaj iu dha çmimi Sheth International Award për arritjet e saj në Kosovë dhe në mbarë botën dhe gjithashtu u vlerësua si Kampione e Përfshirjes Sociale nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim UNDP”, thuhet në deklaratën e Universitetit të Pitsburg-ut” thuhet në njoftim.

Universiteti i Pitsburgut e vlerëson se ishte pikërisht angazhimi i saj që bëri që të jetë fituese e çmimeve ndërkombëtare dhe Osmani tashmë është e përkushtuar për paqe dhe zhvillime pozitive në vend.

“Ishte angazhimi për qytetarët që bëri që ajo të fitoj Cmimin Sheth International Award. Ajo është qartazi e përkushtuar për një të ardhme pozitive, paqësore dhe të zhvilluar për Kosovën” thuhet në fund të deklaratës së lëshuar nga ky Universitet” përfundon njoftimi, transmeton GazetaExpress

Kurti: S’kam nevojë për tre zëvendës e 35 këshilltarë

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti, ka vizituar Besianën, me ç’rast është takuar edhe me qytetarë të kësaj komune.

Sipas Kurtit, vendimi i parë që do të bëjë në qeveri, është zvogëlimi i numrin të ministrive, derisa ka shtuar se nuk ka nevojë për tre zëvendës dhe 35 këshilltarë në qeverinë e tij.

Vetëvendosja u zotua se do të luftojë pabarazinë, papunësinë, si dhe padrejtësinë.

“Përmes shtetit social, zhvillimor dhe të së drejtës Lëvizja do ta luftojë edhe pabarazinë, edhe papunësinë edhe padrejtësinë. Tashmë, ka ardhur dita që qytetarët e shumtë që po na bashkohen e dinë se Kosova nuk mund të vazhdojë më kështu, e duan ndryshimin e kësaj gjendje dhe do ta votojnë masivisht Lëvizjen.”

Bashota e Maloku, para Gjykatës Speciale

Zëvendëskomandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sokol Bashota, dhe ish-eprori i UÇK-së, Naim Maloku, do të intervistohen nga prokurorët e Gjykatës Speciale. Bashota intervistohet sot në Holandë, derisa Maloku ka bërë të ditur se do të intervistohet në Lubjanë për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, shkruan Gazeta Express

Bashota ka bërë të ditur se është nisur dje për në Holandë, derisa shtoi se do të intervistohet sot, ashtu siç e kanë paralajmëruar për tri orë rresht.

Para nisjes për Hagë ai tha se është i lumtur që i është dhënë mundësia – nga historia dhe nga bashkëveprimtarët e parë – që të japë kontribut në shërbim të atdheut gjatë luftës së shenjtë të UÇK-së dhe pas saj për ndërtimin e institucioneve shtetërore të vendit tonë.

Po ashtu, tha se “edhe pse është bërë përpjekje që sa vjet të njolloset, lufta e UÇK-së nuk ka nevojë të mbrohet nga askush, sepse është e pastër, se atë e mbron lavdia e saj dhe gjaku i dëshmorëve të rënë për ta fituar lirinë. Ndërkaq, atdheut dhe popullit do t’i shërbej sa herë që kanë nevojë për mua. E ata që dyshojnë, për luftën e drejtë tonën, njerëzore dhe të pastër të UÇK-së, do të shkoj të dëshmoj kudo që më thërrasin”.

Atë do ta mbrojë në Hagë, avokati Taulant Hoda.

Nesër nga prokurorët e Hagës do të intervistohet edhe Naim Maloku.

Maloku përmes një shkrimi në Facebook ka bërë të ditur se për shkak të gjendjes shëndetësore nuk mundet të udhëtojë për në Hagë derisa, intervistimi do të kryhet në ambientet e Gjykatës së Qarkut në Lubjanë.

“Me Gjykatën në fjalë do të përballem i vetëm dhe pa avokat. Tërë jetën, me mundësitë, dijen dhe aftësitë e mia profesionale dhe pa kurrfarë interesi personal, jam munduar të jem në shërbim dhe në të mirë të atdheut. I tillë jam dhe do të mbetem”, ka bërë të ditur ai.

Në Hagë këto ditë do të intervistohen edhe Time Kadrijaj dhe Safete Hadërgjonaj.

Beogradi fajësohet për nxitje tensionesh te serbët e Kosovës

Bekim Bislimi

Beogradi zyrtar e ka rritur presionin ndaj qytetarëve serbë të Kosovës që në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit, ata të votojnë për Listën Serbe, thonë përfaqësuesit e tri subjekteve tjera politike rivale, koalicionit “Liria”, Partisë së Serbëve të Kosovës dhe Partisë së Pavarur Liberale, të cilat i takojnë komunitetit serb të Kosovës.

Për më shumë, sipas tyre, presioni i formave të ndryshme, është duke u ushtruar edhe ndaj përfaqësuesve, aktivistëve dhe simpatizuesve të subjekteve politike serbe, për ta zbehur dhe dobësuar garën e tyre për zgjedhjet e 6 tetorit.

Rada Trajkoviq nga koalicioni “Liria”, thotë për Radion Evropa e Lirë se presioni ndaj qytetarëve serbë të Kosovës është duke u bërë me kërcënimin se do t’i humbin vendet e punës në rast se ata votojnë kandidatë të subjekteve tjera politike serbe dhe jo të Listës Serbe, e cila gjatë 7 vjetëve të fundit ka qenë në pushtet.

Frikësimi i qytetarëve serbë, sipas saj, po bëhet në forma të ndryshme nga Beogradi.

“Fatkeqësisht, për momentin, presioni më i madh mbi serbët është duke ardhur nga Beogradi, nga disa qendra joformale, marrë parasysh që kemi informata që një grup i njerëzve i afërt me mafinë ose vetë mafia, këtë nuk e di, ka depërtuar te Liqeni i Ujmanit (Gazivodës), në Qendrën Ekologjike. Sipas asaj që thonë serbët nga veriu, ardhja e atyre njerëzve është në funksion të frikësimit të serbëve”, thotë Trajkoviq.

Lidhur me pohimet e zonjës Trajkoviq, kërcënimet e mundshme ndaj qytetarëve serbë dhe presionin eventual për të ndikuar në procesin zgjedhor, Policia e Kosovës nuk ka dhënë detaje për ndonjë hetim, por i ka thënë Radios Evropa e Lirë se “në aspektin policor, e trajton çdo informacion dhe në përputhje me vlerësimet, ndërmerr veprimet e saj ligjore, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”.

Aleksandar Jabllanoviq, lider i Partisë së Serbëve të Kosovës, parti kjo e cila ka fushëveprim më të madh në veri të Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se presioni ndaj qytetarëve serbë, i cili ka ekzistuar edhe më herët, tashmë është shtuar para zgjedhjeve të 6 tetorit.

“Ne, si parti, kemi presion të madh dhe të tmerrshëm këtu në veri, i cili është shkaktuar nga ana e institucioneve të Qeverisë së Serbisë, si dhe nga struktura të caktuara kriminale, të cilat u janë të njohura mirë Policisë së Kosovës dhe përfaqësive diplomatike ndërkombëtare në Kosovë. Përveç pamundësimit të një veprimi normal politik, këtu ekziston një dozë e madhe e frikës dhe kjo frikë është rezultat i kërcënimeve dhe dhunës së pandërprerë të serbëve ndaj serbëve”.

“Kjo është e dirigjuar nga Beogradi me qëllimin që të frikësohen të gjithë serbët që mendojnë ndryshe nga politika zyrtare e saj, si dhe të nënshtrohen dhe dëgjojnë direktivat që vijnë nga Beogradi, e të cilat vijnë më shumë përmes qarqeve që janë më shumë kriminale dhe joformale se sa që janë zyrtare”, thotë Jabllanoviq.

Për presionin ndaj përkrahësve të subjekteve rivale të Listës Serbe, ka folur për Radion Evropa e Lirë edhe Slobodan Petroviq, lider i Partisë së Pavarur Liberale.

“Kemi disa fakte. Ja, pikërisht,një njeri në Shtërpcë është pushuar nga puna. Ai është kryetar i këshilli tonë në Komunën e Shtërpcës. Ai ka punuar atje në shëndetësi dhe është pushuar nga puna nga eprori i tij, për shkak se nuk i është përulur kërkesës së tij që të shpërndajë këshillin e Partisë së Pavarur Liberale dhe që publikisht të dalë dhe ta përkrahë Listën Serbe”, thekson Petroviq.

Pavarësisht tentimeve të Radios Evropa e Lirë për të kontaktuar me përfaqësuesit e Listës Serbe, ata nuk kanë qenë të qasshëm. Por, në një komunikatë të këtij subjekti politik, të lëshuar për media ditën e premte, Lista Serbe i ka cilësuar deklaratat e përfaqësuesve të partive tjera serbe, në paraqitjet e tyre në media, si sulme ndaj mbijetesës së popullit serb në Kosovë.

“Ajo që po bëjnë Rada Trajkoviq, Nenad Nashiq, Slobodan Petroviq dhe Slavisha Petkoviq, duke e sulmuar Listën Serbe dhe institucionet serbe, është sulm i drejtpërdrejtë ndaj mbijetesës së popullit serb. Qëllimi i tyre politik është që të shuhen institucionet serbe në Kosovë, në mënyrë që të hiqen dhjetëra mijëra paga, pensione dhe përfitime sociale, të cilat i financon shteti jonë i Serbisë dhe të fundosen në sistemin e ‘Kosovës së pavarur plotësisht’”, thuhet në komunikatën e Listës Serbe, e cila është themeluar dhe ka mbështetjen e plotë nga Beogradi zyrtar.

Rreth një javë më parë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u ka thënë mediave në Serbi se kanë të dhëna dhe informacione, të cilat nuk do të publikohen kurrë, lidhur me presionin që u është bërë subjekteve të caktuara serbe që të dalin në zgjedhje, ta konkurrojnë Listën Serbe, në mënyrë që kjo e fundit të marrë sa më pak vota dhe rrjedhimisht të zvogëlohet ndikimi i Beogradit në politikën e Prishtinës.

“Unë jam i sigurt që populli serb në Kosovë do të zgjedhë të votojë për Listën Serbe, për shkak se kjo është mënyra e vetme që të mbijetojmë dhe mënyra e vetme që të punojmë bashkë dhe të luftojmë për të ardhmen”, ka deklaruar Vuçiq.

Dushan Radakoviq, drejtor ekzekutiv i Qendrës për përfaqësim të kulturës demokratike, në Mitrovicën Veriore, thotë për Radion Evropa e Lirë se ekzistojnë thashetheme nga të gjitha subjektet politike serbe për presion ndaj tyre dhe qytetarëve, por ata deri më tash, në veri të Kosovës nuk kanë të evidencuar ndonjë rast të konfirmuar. Të gjitha këto, sipas tij, paralajmërojnë fushatë zgjedhore me tensione.

“Fushata do të jetë mjaft e keqe, stresuese dhe mjaft radikale. Do të ketë akuza të mëdha nga të gjitha anët. Unë mendoj që cilado parti, qoftë e pakicave, qoftë e shumicës, shqetësimin duhet ta paraqesë në prokurorinë kompetente dhe të hetohet secila akuzë”, thekson Radakoviq.

Prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Sylë Hoxha, konfirmon për Radion Evropa e Lirë se ky institucion është duke u marrë me hetime të caktuara mbi raste që cenojnë sigurinë dhe procesin zgjedhor, po ai nuk specifikon ndonjë rast konkret.

“Po, ka pasur diçka. Sigurisht që do të ndërmerren hapat konkretë. Ne jemi duke u marrë me këtë, do të thotë, hetuesia në bashkëpunim me ne, jemi duke punuar në këtë drejtim dhe jemi duke e përcjellë gjendjen. Mirëpo, për emra konkretë dhe për raste konkrete, ende është herët të flasim. Kryesorja është se ne po merremi me këtë”, thotë Hoxha.

Sidoqoftë, për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, më 6 tetor, 4 subjekte politike serbe do të garojnë për 10 ulëse të garantuara për komunitetin pakicë serb në Kuvendin e Kosovës, i cili ka 120 ulëse. Në legjislaturën e kaluar, Lista Serbe ka pasur 9 deputetë në Kuvendin e Kosovës.

Ramush Haradinaj dënon vjedhjen e bustit të Smajl Hajdarajt

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar për vjedhjen e bustit të dëshmorit të UÇK-së, Smajl Hajdaraj në Pejë.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se ky akt është i shëmtuar dhe kërkoj nga organet e rendit që ta zbardhin këtë rast.

Shkrimi i plotë:

Vjedhja e bustit të luftëtarit të shquar të UÇK-së dhe veprimtarit të LDK-së, Smajl Hajdaraj në oborrin e shkollës qe mbanë emrin e tij, në Pejë, është akt i shëmtuar. Kërkoj nga organet e rendit dhe autoritetet përkatëse, që sa më parë ta zbardhin këtë vepër kriminale dhe t’i sjellin para drejtësisë kryesit e saj. Para familjes dhe miqve të Smajlit, zotohemi se Qeveria e vendit, do të angazhohet, që emri dhe vepra e Tij të çmohet dhe respektohet!

Haradinaj: Unë luftoja e këta të PDK-së më quanin dezertor nga “Rogner”-i

Ramush Haradinaj u është përgjigjur zyrtarëve të PDK-së, të cilët po e quajnë “dezertor” pas dorëheqjes nga Qeveria e Kosovës, ku për dy vite mbajti pozitën e kryeministrit.

Haradinaj ka thënë se njerëzit e PDK-së e quanin kështu edhe nga hoteli “Rogner” në Tiranë gjatë kohës së luftës. Ai ka thënë se përderisa ai luftonte kundër serbëve, zyrtarët e PDK-së e akuzonin nga Tirana.

“Këta kolegët e PDK-së, këta më quanin dezerter edhe prej Rognerit. Prej atëherë më quanin dezerter, a unë t’u luftu”, ka thënë Haradinaj. “Unë s’po them që është dezertor, se lufta është e vështirë. Dikush qëndron e dikush s’mun qëndron. Unë s’e kam pas armikun asnjëherë më larg se 300 metra. Këta më akuzojshin: s’po ngon e s’po merr vesh… e kështu”, ka thënë Haradinaj në emisionin n’Konak.

Haradinaj, tutje ka treguar se pse ka hyrë në politikë, pas lufte ku shërbeu si gjeneral.

“Kam pasë bindje politike edhe përpara. Bindja për liri dhe për të drejtë të vendit tonë. Mospajtimet mes brezave tonë, janë gjatë gjithë kohës. Edhe gjatë kohës së Titos. Kur i kam pa proceset e reja pas lufte. Polarizimet e atëhershme. Mendova që është me rëndësi që me u kyçë edhe në atë pjesë të re”, ka thënë Haradinaj.

Zgjedhjet e 6 tetorit, mes manipulimit dhe zhgënjimeve të mëdha! – Nga Florim Zeqa

 

Të gjitha pushtetet e pasluftës, e në veçanti këto të pas pavarësisë, më shumë kanë punuar për realizmin e interesave personale të grupeve të interesit të politikës sesa për realizmin e interesave të qytetarëve, të cilat e udhëhoqën shtetin me krim të organizuar dhe korrupsion të palejueshëm për standardet e shteteve demokratike.
Shpërndarja e legjislaturë së gjashtë të Kuvendit të Kosovës dhe vendimi për të shkuar në zgjedhje të reja të jashtëzakonshme, vetëm sa ka shtuar pakënaqësitë qytetare ndaj klasës së tejkonsumuar politike, ngase këto zgjedhje do të jenë vetëm një farsë dhe maskaradë zgjedhore e radhës për sigurimin e shumicës në kuvend për miratimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi dhe asgjë më shumë.
Shkuarja edhe kësaj radhe në zgjedhje pa reformë zgjedhore do t’u shkojë për shtati partive që kanë qeverisur deri më tani, të cilat në parlamentin e Kosovës do t’i delegojnë të njëjtat fytyra të stërvjetëruara, të korruptuara dhe inkriminuara politike.
Sikurse në zgjedhjet paraprake, edhe këto zgjedhje do të manipulohen, vjedhen dhe kontrabandohen nga nëntokat e partive politike

Emrat e rinjë në listat zgjedhore, kozmetikë mashtruese

Edhe pse janë futur njerëz të rinjë në pjesën e fundit të listave zgjedhore, në parlament do t’i kemi të njëjtit njerëz me mendësi të vjetër dhe udhëheqje të njëjtë.
Sikurse koalicionet para zgjedhore, ashtu edhe ato pas zgjedhore do të jenë vetëm marrëveshje interesi për përfitime personale pa asnjë strategji zhvillimore për vendin.
Futja e emrave të rinj në listat zgjedhore nga ana e partive politike është vetëm një kozmetikë mashtruese për opinionin publik kinse kanë bërë ndryshime dhe reforma brenda partiake, ku përveç kuotës gjinore nuk ka shans që emrat e rinj të dalin fitues karrshi betejës brenda llojit me “veteranët” e pasuruar për dy, tre e katër mandate.
“Veteranët” me nga tre-katër mandate janë përseri uzurpatorët e pjesës më të madhe të listave kandiduese në secilën parti politike.
Klanet mafioze të partive të njëjta politike do të jenë përseri “boshti kurrizorë” i kuvendit.
“Juniorët” do të jenë vetëm numra që do të përdorën për interesa klanore për votimin e agjendave partiake, që i bie se deputetët e rinjë do të dirigjohen nga “veteranët” dhe liderët partiak.
Shprehur në mënyrë figurative, deputetët e rinjë do të jenë “rrota” të reja të “karrocës” së kuvendit e cila do të drejtohet nga “timonierët” e vjetër.
“Ujqit e vjetër” do të vazhdojë me tenderomaninë, korrupsionin, skemat e njëjta kriminale që kanë kapur çdo institucion, kanë krijuar monopole antiligjore në çdo kompani publike dhe private.
Nga parafushata shihet qartë se partitë politike edhe në këto zgjedhje do ta ndërlidhin mitin e UÇK-së dhe rugovizimit, me klientelizmin, nepotizmin dhe veteranomaninë për grumbullim të votave.
Siq ka ndodhur në fushatat tjera, edhe në këtë parafushatë partitë politike dhe kandidatët për kryeministra po proklamojnë të njëjta premtime. Dikush e ka në gojë ç’kapjen e shtetit, dikush taksën, e dikush tjetër luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar.
Luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar, kapja dhe ç’kapja e shtetit do të bëhen sllogan neveritës i këtyre zgjedhjeve.
Zgjedhjet e 6 tetorit nuk do të mund të prodhojnë një stabilitet afatëgjatë politik e aq më pak stabilitet të qëndrueshëm ekonomik, për shkak se tashmë dihet qëllimi i tyre “madhorë”.
Prandaj rikthimi i subjekteve politike tek votuesi për të rimarrë një mandat të ri, është sigurimi i 2/3 së votave në kuvend për miratimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi e jo ndëshkimi për keq-qeverisjen 11 vjeçare siq duhej të ndodhte realisht.
Marrja me tema të „mëdha“, edhe kësaj radhe do ta lë anash zhvillimin ekeonomik dhe mirëqenjën qytetare.
Ata ose ato që tani po vëjnë vija të kuqe, pas zgjedhjeve do t’i largojnë nga vokabulari i tyre, si gjithnjë për të “mirën” e qyterarëve dhe vendimeve të “mëdha” për vendin.
Politikanët e papërgjegjshëm thirren pikërisht në tema të mëdha vetëm sa për ta hipnotizuar votuesin me gënjeshtra dhe mashtrime, për shkak se vendimet e mëdha për Kosovën nuk i marrin palët dialoguese, por i marrin fuqitë e mëdha, siq i kanë marrë në Rambuje dhe në Vjenë.
Pra, do të jenë fuqitë e mëdha në Bruksel e Washington, në Paris e Bruksel që do të vendosin për fatin e Kosovës, përkatësisht ndarjen përmes shkëmbimit të territoreve apo bosnjëzimin përmes “Zajendincës”, e cila “De facto” e shënon zgjidhjen finale (fatale) për Kosovën.
Servimi i temave të mëdha në fushatë zgjedhore nga ana e subjekteve politike, s’është gjë tjetër veqse demagogji e pastër politike e cila do të shfrytëzohet vetëm për akuza të ndërsjella për korrupsion, për krim të organizuar, për vrasje politike dhe për tradhti kombëtare.

Çfarë do të ndodhë pas zgjedhjeve!?

Të njëjtin politikanë do t’i shohim së bashku dhe në përqafim të njëri-tjetrit në koalicone pas zgjedhore, duke e luajtur rolin e shpëtimtarit, e dikush tjetër duke e luajtur rolin viktimës zgjedhore.
Do të ngelën të mashtruar ata që harrojnë se këto zgjedhje janë të kurdisura për të siguruar shumicën në kuvend që voton marrëveshjen Kosovë-Serbi e kurrgjë më shumë e as më pak.
Ashtu siq është i gatshëm skenari për përmbylljen e dialogut Kosovë-Serbi, është duke u përgatitur edhe skenari krijimit të qeverisë së re dhe përbërjes së Kuvendit të Kosovës për ta filluar dialogun me Serbinë dhe për ta votuar edhe marrëveshjen e dalë nga ky dialog, me shumicën e nevojshme në Kuvendin e Kosovës.
Edhe përbërja e re e deputetëve, do të jetë kryesisht përbërje e cila paraprakisht do të jetë e siguruar për kalimin e vendimeve të mëdha, të cilat vendime do të sjellin edhe ndarjen e Kosovës sipas orekseve serbe.

Hapja e Bankës së Diasporës në Kosovë mbetet vetëm nismë

Luljeta Krasniqi – Veseli

Në vitin 2018, Rrjeti i Bizneseve të Diasporës kishte nisur takimet me autoritetet në Kosovë për hapjen e Bankës së Diasporës, por që deri më tani, ende nuk kanë filluar procedurat për një investim të tillë në vend.

Radio Evropa e Lirë ka bërë përpjekje që t’i kontaktojë përfaqësuesit e Rrjetit të Bizneseve të Diasporës, mirëpo ata nuk janë përgjigjur.

Sipas ligjeve në fuqi në Kosovë, për të themeluar një bankë, të interesuarit duhet fillimisht të aplikojnë për licencë për zhvillim të veprimtarisë bankare në Bankën Qendrore të Kosovës (BQK).

Guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti, thotë për Radion Evropa e Lirë se janë në pritje të aplikimit nga investitorët e diasporës për hapjen e një banke në Kosovë.

“Kemi pasur disa aksionarë bashkatdhetarë që dëshirojnë të hapin Bankën e Diasporës. Kemi pasur takime, jemi në pritje të aplikacionit”, thotë Mehmeti.

Në anën tjetër, edhe Qëndresa Fazliu, nga Ministria e Diasporës, thotë për Radion Evropa e Lirë se ka pasur interesim të investitorëve nga diaspora për hapjen e kësaj banke dhe se janë zhvilluar takime, porse investimi nuk është jetësuar ende.

“Ideja për Bankën e Diasporës ka qenë e promovuar fillimisht nga ministri në largim i Diasporës, Dardan Gashi. Mirëpo, fatkeqësisht ky projekt ka mbetur në nivel të diskutimi, pasi që nuk ka pasur asnjë hap konkret, pra nuk janë zhvilluar fazat për regjistrimi të bankës dhe as për marrjen e licencës së saj, ka mbetur vetëm si ide, për të cilën nuk është punuar. Megjithatë, ministri Gashi është zotuar se do të merret me këtë çështje”, thotë Fazliu.

Ajo shton se interesimi i investitorëve nga diaspora për të shtrirë kapitalin e tyre në Kosovë është i madh, por që duhet krijuar edhe një ambient i favorshëm biznesor.

Ambienti afarist në Kosovë në vazhdimësi është theksuar nga organizata ekonomike se nuk është i kënaqshëm për shkak të procedurave burokratike, pastaj konkurrencës së padrejtë që vjen nga ekonomia joformale, politikat fiskale jofavorizuese e të tjera.

Remitencat, nga konsumi në investim

Ekonomia e Kosovës përgjatë viteve është varur nga paratë, të cilat dërgohen nga qytetarët e Kosovës që jetojnë jashtë vendit. Vetëm në vitin 2018 vlera e remitencave, sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, kap shumën e 800 milionë eurove.

Këtyre mjeteve, të cilat dërgohen nga diaspora e që në pjesa më e madhe e tyre shkon për konsum, thotë guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, duhet t’iu ndërrohet orientimi.

“Remitencat vazhdojnë të kenë rritje. Përmes remitencave në kemi pasur edhe rritje ekonomike. Fokusi edhe i Qeverisë ka qenë dhe besoj që edhe i Qeverisë që do të vijë, do të jetë që remitencat t’i bëjnë që të lëvizin nga aktiviteti i konsumit në aktivitet investiv me qëllim që të kemi një siguri më të fortë për vendin në mënyrë që remitencat të vazhdojnë edhe në të ardhmen. Interesimi i këtyre aksionarëve nga diaspora që janë të interesuar të hapin bankën, është një nga element që këto mjete janë duke u orientuar në investim”, thekson Mehmeti.

Bazuar në shënimet zyrtare, janë mes 700- 800 mijë qytetarë të Kosovës që jetojnë në vende të ndryshme të Evropës dhe botës.

Sipas të dhënave Agjencisë së Statistikave të Kosovës, vetëm vitin e kaluar, rreth 29 mijë qytetarë të Kosovës, kanë emigruar në vende të ndryshme të Bashkimit Evropian dhe më gjerë.

Kurse, përgjatë viteve 2013 – 2017, nga Kosova, sipas të dhënave zyrtare, kanë emigruar më shumë se 170 mijë qytetarë. Në këto të dhëna, është përfshirë emigrimi i rregullt dhe i parregullt.

MJAFT MA ME PUSHTETIN E KOMANDANTAVE HAJNA E KRIMINELË – Nga Bardh Nengurra

Dardania asht çlirue qe 20 vjet, dhe që 11 vjet asht shtet i mvetsishem dhe i pranuem nderkombëtarisht nga ma shumë se 110 shtete.
Nuk e shenojë dotë sakt numrin e shteteve që na kan njoftë mvetësinë pasi që ka diku 5-6 vjet që nuk ka ardh asnji njohje e re, por perkundrazi kan ndodhë terheqje të njohjeve nga disa shtete. Deshmi kjo se vendi nuk ka pas pushtet, por asht sundue , asht vjedh, asht shkatrrue gjithçka dhe populli i vendit asht sjellë në gjendje mjerimi.
Ka 20 vjet që pushtetin në vend e kan njerzit e njejt, mafioz të klaneve banditeske që tue u thirrë në luftën e UÇK-së dhe në meritokracinë e tyne si komandanta e zhvaten dhe e vjedhen deri në cfilosje secilen pasuni natyrale, shoqnore e shtetnore thue se gjithçka asht pronë e tyne e trashigueme nga baballarët.
Sot vendi asht në prag të zgjedhjeve të reja të jashtzakonshme që KQZ-ja i ka caktue per 6 tetor. Ish kryeministri Ramush Haradinaj dha dorëheqje me pretekstin se nuk dëshiron të shkojë si i dyshuar per krime lufte në Hagë per intervistë në Gjykatën Speciale si i pari i qeverisë së vendit sepse kjo e damton vendin. Kjo rrenë e madhe e kryekapadaiut , pardon e ish kryeministrit të vendit mjerishtë po besohet te shtresat naive dhe të militantët e AAK-së dhe të tillët po ja rrehin krahët tue i premtue vota perseri AAK-së dhe Ramush Haradinaj.Nese vertete e paska pas frikë prishjen e imazhit te vendit Ramushi, pse posa u këthye nga Haga kerkojë nga Gjykata Kushtetuese e Dardanise qe ta shef a asht e ligjshme qe ky ta vazhdojë qeverisjen. Dhe nese vertetë e paska frikë imazhin e vendit pse ky perseri konkuron per Kryeministër perderisa e din se asht i dyshuem per krime nga Gjykata Speciale?!
Asht per keqardhje se si njerzit e tillë, pra votuesit e partive te komandantave nuk kan ndergjegje të mendojnë me rradaken e vetë dhe ta shofin gjendjen ku asht ardh vendi per kohen e qeverisjes së hajnave të klanit PAN dhe të mendojnë se ku ishte vendi vetem nji mandat pa e marr pushtetin ky klan!!!
Nji fjalë e popullit thotë; turpi se mbytë askend. Unë them se i paftyri nuk ka turp fare. Të tillë, pra te paftyrë tashma qe 20 vjet u deshmuen sundimtaret e krahut të luftës apo komandantat sikur u pelqen atyne ta quejn veten.
Po baj nji krahasim mes qeverive , asaj të Akademik Isa Mustafës dhe kësaj të PAN-it banditesk me në krye Ramush Haradinaj.
Kur ishte Akademiku Kryeministër disa grupe kriminele dhe korruptive u futen në burg. PAN qeveria e komandirit Ramush Haradinaj ata kriminel i lirojë nga burgu. Në kohën e sundimit të PAN qeverisë Prokurori Elez Blakaj u detyrue me ikë në Amerikë per të shpetue nga mafia e pushtetarve që per vota dhe pushtet nuk lan gja pa ba. I vetmi fajë i Prokurorit Elez Blakaj ishte se ai zbulojë se mbi 19 mijë njerëz që jan shpall veteran lufte nuk meritojnë atë status. Kjo i trembi pushtetaret , i trembi komandirat ( ju shkon ma mirë ky term serbisht të tillve ) sepse ata kishin shtyp dhe shpernda libreza veterani per ta ba ushtrinë e vetë të votuesve. Ndërhyni Amerika dhe e strehojë Prokurorin Blakaj per tja shpetue jetën.  Tash baj pyetjen votuesve militant të AAK-së, PDK-së , NISMES SOCIALDEMOKRATE etj a jeni normal që votoni njerzit e tillë? A duhet me i votue njerzit e tillë apo duhet me i denue , mos ndryshe së paku me vota?!
Nuk asht shumë e ndershme me permend emna në shkrime, andaj po permbahem, por baj pyetje elektoratit, votuesve, popullit, a jeni normal kur ju jepni vota njerzve me dosje krimi, njerzve që ndiqen nga gjykata e Prokuror që 20 vjet rresht. Pse e mashtroni veten dhe arsytoheni para opinionit se p.sh. Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj etj ishin të akuzuem , u hetuen dhe u gjykuen dhe u shpallën të pafajshem. Pse po baheni aq naiv , aq injoranta per mos me ju thanë aq të lig dhe shpirtzi kur juve e dini se liria dhe pafajsia e Ramushit, e Fatmir Limës dhe shumë të tjerve në Gjykaten e Hagës dhe në ato vendore jan ble me shuma marramendëse parash dhe ato para jeni ju vet populli që i keni mbledhe e sigurue. Ju keni dhanë para me i lirue kriminelet ndersa familjet tueja vuejn per bukën e gojës, djemt e juej po presin radhen me ik në Gjermani e kudo në Europën prendimore per mos tu këthye ma kurr. Pse nuk po shtini gishtin në kokë, nese nuk mundeni aty shtine në prapanicë dhe mendoni se nga ju erdh tanë ajo pasuni pushtetarve tuej që ju i perkrahni, si nuk jua vretë ndergjegjen lajmi që u ba publik keto ditë dhe po qarkullon gjithandej ne media e portale se si vetem në nji Bankë në Qipro Kadri Veseli ka para të kursyeme në shumën prej 100. milion dollarësh, Fatmir Limaj diku 82 milion, Hashim Thaçi 73 milion dhe Ramush Haradinaj 63 milion dollar.  Si nuk mendoni pak dhe të kuptoni , a ma mirë me pas vendi i jonë Deputet njerëz me tituj Akademik, njerëz të ndershem me duer të pastra qoftë nga krimet qoftë nga mito dhe korrupsionet apo nepotizmi apo me pas deputet analfabet, deputet skandaloz, agresiv, injorant, vullgar, banal dhe të pist. Ja disa shembuj: a mund të jet deputet ( bile dy mandate Kryeparlamentar ) Kadri Veseli që me fjalorin ma të ndytë i drejtohet kolegës nga opozita, ma hangsh K….?
A duhet të jetë deputet dhe bile qe 20 vjet Nenkryetar i Parlamentit shoku Xhavit Haliti i cili në studio të TV-së thotë; po na të PDK-së të gjithë jemi milioner i kemi nga disa miliona, dhe i cili dhelprishtë, kurvnishtë, ligsishtë sulmonë fizikishtë deputetin e LDK-së z. Arben Gashi dhe sulmin e ban para prezencës së të gjithë deputetve?
A duhet të jet deputet pronari i bordeleve per prostitucion në Hamburg i cili pa asnji shkas kur Xhavit Haliti sulmonë z. Arben Gashi , ky ( Gani Dreshaj ) vrapon dhe tenton ta godas viktimen Gashi per ti dalë në mbrojtje ( pa pas nevoje sepse Halitin se sulmojë askush ) sulmuesit Haliti? Dhe kur jemi te ky pornopronari i bordeleve a asht turp që të ket Kuvendi i shtetit deputet nji njeri të tillë që gjatë seancave nxinet nga kamerat tue shti gishtat në hundë, tue levizë me kokën posht lart dhe majtas djathtas thue se i kan hy mizat e kalit në hundë. Sjellje këto të bezdishme dhe të gerditshme që njeriun normal e bajnë të vjellë.
Votues i PAN-PRONTO klaneve mendo me kokën tande dhe kuptoje se je bashkfajtor per mjerimin e vendit. Dhe mendo se tash ke shansin të shfajsohesh e ta shpetosh shtetin dhe të shpetosh ardhmëninë e pasardhësve tuej . Mos i votoni partitë e komandantave. Denoni ata me vota dhe njihere e pergjithmonë shpetone Dardaninë. Ju duhet ta bani këtë, dhe mu si mergimtar me mban shpresa se do ta bani këtë here. Votoni njerzit e pastër. Votoni kuadro, profesionalist, dhe të tillë keni në të gjitha partitë. Votoni njerzit e kuadrot e reja, votoni femnat, ato jan ma të zojat se këto mbeturinat e klaneve PRONTO-SHIK-PAN.
Që të jem korrekt me lexuesin dhe ata që me njohin e din se unë jam veprimtar i LDK-së unë nuk po ju ftojë ta votoni LDK-në , unë po ju ftojë dhe ju baj apel që ju mos ti votoni PDK, AAK, NISMA SOCIALDEMOKRATE, AKR, PD, Partinë Euroantlantike të matrapazit Milaim Zeka dhe edhe PSD te matrapazit Shpend Ahmeti. Provone ti menjanoni këto banda nga pushteti. Do bani mrekulli dhe do shpetoni vendin.
Juve me votë duhet me shpetue Parlamentin qe aty ma kurr mos të shkelë kamba e dikujt që ka ba vrasje , që asht denue me burg, per vrasje, per hajni, mafiozllak, nepotizem, korrupsion etj, etj.
Nese i shifni listat e kandidatve të PDK-së aty i keni së paku 15 veta me dosje apo që kan kalue nëper gjykata dhe jan shpallë fajtor.
E njejta gja asht edhe me AAK-në, me NISMA SOCIALDEMOKRATE tue fillue nga lideri i sajë Fatmir Limaj i cili dje u nominue per Kryeminister nga koalicioni me AKR dhe PD -në islamiste të Ferid Aganit që poashtu akuzohet per keqperdorim kur ishte Ministër i Shendetsisë.
Vetëdijsohu o popull dhe thuejuni MJAFT MA banditve të derisotshem të pushtetit në Dardani.
Istog: 13.09.2019

Nuk ka ende kërkesë ndërkombëtare për arrestimin e Radoiçiqit

Nadie Ahmeti

Organet e hetuesisë në Kosovë thonë se ende janë duke i vazhduar hetimet për ndriçimin e vrasjes së politikanit serb nga Mitrovica, Oliver Ivanoviq. Sipas tyre, hetimet nuk po përfundojnë me sukses, për shkak të mungesës së bashkëpunimit me autoritetet përgjegjëse të Beogradit.

Prokurori i rastit në Prokurorinë Speciale të Kosovës, Sylë Hoxha, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se në asnjë moment nuk kanë pushuar angazhimet për të sjellë para drejtësisë vrasësit e politikanit kosovar të nacionalitetit serb, Oliver Ivanoviq.

“Jemi duke i zhvilluar hetimet. Jemi duke grumbulluar prova me dëshmitarë të ndryshëm të mundshëm dhe në asnjë moment nuk ka pushuar asnjë veprim për rastin konkret, e kam fjalën për veprime procedurale që i kemi për këtë rast”, ka thënë Hoxha.

Politikani serb, Oliver Ivanoviq, ishte vrarë më 16 janar 2018, para selisë së partisë së tij në Mitrovicën Veriore. Ai ishte kryetar i Iniciativës qytetare “Liria, Demokracia dhe Drejtësia”.

Millan Radoiçiq, nënkryetar i Listës Serbe, sipas autoriteteve të Kosovës është i dyshuari kryesor për vrasjen e Ivanoviqit.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, që të lëshojë urdhër-arrest për Millan Radoiçiqin.

Për kompletimin e dosjes për fletë-arrestim ndërkombëtar, kishte folur më herët ministri në largim i Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës, Abelard Tahiri. Por, me gjithë faktin se Tahiri kishte konfirmuar kompletimin e dosjes, fletë-arrestimi nuk është lëshuar ende.

Këtë e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, Izmi Zeka, zëvendësministër në largim i Punëve të Brendshme. Ai ka thënë se kjo procedurë shumë shpejt do të përmbyllet.

“Deri më tani nuk është lëshuar fletë-arrest ndërkombëtar për Radoiçiqin. Ne shpresojmë se shumë shpejt do të ketë fletë-arrest ndërkombëtar”, ka deklaruar Zeka për Radion Evropa e Lirë, duke mos dhënë më shumë detaje.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më herët kishte deklaruar se Radoiçiq është intervistuar nga prokurorët në Beograd dhe se është vërtetuar se ai nuk ka marrë pjesë në vrasje. Ai, madje, kishte thënë se “mendon se e ka emrin e vrasësit të Oliver Ivanoviqit”, por po përpiqet të sigurojë prova materiale.

Në anën tjetër, prokurori Sylë Hoxha ka thënë se mungesa e informacioneve nga autoritetet e Beogradit, po ndikon në mungesën e përparimeve rreth ndriçimit të vrasjes së politikanit serb, Ivanoviq.

“Bashkëpunimi nuk ka qenë korrekt, ato (autoritetet serbe) nuk i kanë sjell provat e kërkuara. Ne kemi kërkuar t’i kemi në dispozicion bisedat që janë zhvilluar përmes telefonit të të ndjerit Ivanoviq dhe personave të tjerë, për të cilët ne kemi dyshuar. Ata (Beogradi) na kanë dhënë disa numra, por jo bisedat. Pasi dihet se pjesa veriore e Kosovës mbulohet nga Telekomi i Serbisë. Kjo ka qenë një ndër pengesat që ka ndikuar. Edhe disa gjëra që janë gjetur në vendngjarje, nuk janë përcjellë në mënyrë korrekte”, ka sqaruar Hoxha.

Pak ditë pas vrasjes së Ivanoviqit, Ministria e Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës ia kishte dërguar katër kërkesa Qeverisë së Serbisë.

Edhe autoritetet në Serbi kanë kërkuar nga Prishtina shkëmbim të informatave rreth hetimeve.

Megjithatë, kërkesat në të dyja adresat në fund dolën se u kthyen më shumë në fajësime reciproke sesa në bashkëpunim.

Në nëntor të vitit të kaluar, Policia e Kosovës kishte arrestuar tre persona në veri të Mitrovicës, nën dyshimet se kanë lidhje me vrasjen e Ivanoviqit, ndërsa Radoiçiq, i cili është i kërkuar po ashtu, nuk është gjetur në banesën e tij.

Por, lidhur me këto arrestime, organet në Serbi kanë shprehur dyshime nëse bëhet fjalë për personat që me të vërtetë mund të jenë të dyshuar për këtë rast.

Dashuria për atdheun ia kalon çdo dashurie tjetër – Nga Skënder MULLIQI

-Ky titull është thënje e Marin Barletit

Më dashur vendin tënd , është ndjenjë që njeriun fuqishem e mban zgjuar dhe e mbanë fuqishem edhe në jetë.Ma dashur është diçka e bukur, por që në diplomaci , nuk është sqaruar shumë kjo,në krahasim më njerëzit e shkrimit, të cilët dashurinë e sqarojnë mirë . Dihet së krijuesit edhe e kan ndijesin për të dashur.Krijimtaria dashurinë e paraqet në forma të ndryshme të mendimit karshi asaj që duhet vërtetë dashur.Njerëzit e politikës dhe të diplomacisë në hapësirat gjithshqiptare , duket së nuk kan mësuar shumë së çka është më dashur dikend , e veqmas atdheun dhe kombin . Nuk kan mësuar së për të qene në krye të politikës , nevoitet edhe ky komponent . Kjo çka është duke ndodhë më shtetin e Kosovës ,nuk është më politikë dhe as diplomaci.Shqiptarët që herët kan pasur ndërgjgegje për atdheun, kan shfaqur dashuri e krenari , kan ndjerë dhembjen, kan jetur dhe vepruar me idealin e atdheut. E kan mbrojtur atdheun duke sakrifikuar edhe jetën. Këtë e vërtetuan edhe në luftën e fundit çlirimtare .Sakrifica, bujaria dhe besnikeria , nuk na kan munguar kurrë , e sot shumë po na mungojnë.
Vetëdija dhe ndjenja shkojnë bashkë.Vetëdijesimi për origjinën , për vlerat sublime karshi etnisë , janë kushte esenciale për ta dashur atdheun , që nënkupton edhe flijimin për të. Sigurisht së për ta dashur atdheun ndikon edukimi famijarë , ndikon edhe rrethi ku jetojmë dhe veprojmë .Ta duam njeri-tjetrin, por mos ti urrejmë edhe të tjerët .Shëmbulli më I keq I urrejtjës , janë serbët dhe Serbia, që nuk duken aspak normal.Këta e duan vetën , duke I urrejetur të tjerët. Kjo nuk ka lidhje më njerëzorën dhe aq më pak më dashurin e mirëfillitë. Sikur serbët janë popull më kod gjenetik të prishur.Te vrasësh dhe të masakrosh njerëz të pafajshëm , vetëm pse ata e duan atdheun e tyre, e duan lirinë e vet, kjo është krim , dhe nuk ka emërtim tjetër.Gjeneratave të reja , duhet tua kultivojmë më shumë dashurinë e ndërsjellë, dashurinë ndaj Atdheut dhe Kombit. “Dashuria për atdheun ia kalon çdo dashurie tjetër”-Marin Barleti…

Pse Ruzhdi Shehu e meriton voten e qytetarëve për deputet? – Nga Skënder MULLIQI

Nuk eshte kurrë shumë të shkruash disa rreshta për mikun dhe veprimtarinë e shquar të çeshtjës kombëtare , dhe anëtarinë e devotshëm të LDK-së, Ruzhdi Shehun. Ne plejadën e konceptit politik rugovian pa dyshim që zënë vend të rwndësishem edhe Ruzhdi Shehu. Ai qysh moti është përcaktuar që karrierën politike ta lidhë si kocka mw ashtin , më LDK –në dhe ideatorin dhe themeluesin e saj dr. Ibrahim Rugovën, ku I ka mbetur besnik edhe sot. Kur njeh bëmat e njerëzve të mirëfilltë, kur sheh ecjët dhe përkushtiminm e tyre për atdhe dhe komb, e ndjen detyrimin të shkrush qoftë edhe pak nga këta rreshta.

Sigurisht mbi të gjitha shkruan të vërteten , shkruan për tiparët njerëzore çfarë I posedon edhe kandidati për deputet nga radhët e LDK-së , të dëgës së Junikut, Ruzhdi Shehu. Ai është ndër të përët nga kjo trevë që shtë inkuadruar në LDK , dhe të gjithë flasin në superlativë për te. Përveq I papërtuar edhe I përkushtuar, si dhe bamirës , është I dashur për të gjithë. Andaj , jo vëtem për anën nga vjen, por Ruzhdi Shehu e meriton votën e të gjithëve , së ai përfaqëson edhe interesin e tyre . Ky është model I një njeriu profesionist dhe një politikani, që gjithmonë është në shërbim të qytetarëve. Një model kudo ndodhur pranë njërzëve. Sinqeriteti, burreria edhe prej politikani që e kam takuar , më gjitha këto virtyte të çmuara , janë dëshmi e një integriteti të lartë , i cili meriton votën Tuaj për zgjedhjet e 6 tetorit…

Partia e Albin Kurtit kërkon mbështetje financiare nga qytetarët

Lëvizja Vetëvendosje po kërkon mbështetje financiare nga qytetarët për zgjedhjet e 6 tetorit.

Kjo u bë e ditur në faqen zyrtare në Facebook të kësaj partie. Nga VV thonë se nuk pranojnë financime nga persona apo biznese të dyshimta.

“Të dashur miq e mbështetës të Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Si në çdo zgjedhje, ne i drejtohemi qytetarëve për mbështetje financiare. Si subjekti më transparent në Kosovë, ne e kemi patur një mbështetje financiare në rritje, e cila është përkthyer edhe në rezultat më të mirë elektoral”, thuhet në postimin e VV-së në Facebook.

Postimi i plotë:

Ta ndihmojmë fitoren për të mirën e vendit

Të dashur miq e mbështetës të Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Si në çdo zgjedhje, ne i drejtohemi qytetarëve për mbështetje financiare. Si subjekti më transparent në Kosovë, ne e kemi patur një mbështetje financiare në rritje, e cila është përkthyer edhe në rezultat më të mirë elektoral. Kësaj radhe fitorja jonë është e domosdoshme, për ta çliruar shtetin e Kosovës nga kapësit e korruptuar e kriminalë.

Ne nuk pranojmë financime nga persona apo biznese të dyshimta. Nuk pranojmë shuma të mëdha. Fuqia jonë bazohet në ndihmat e vogla, që na i jepni shumë prej jush.

Andaj, me rastin e zgjedhjeve të 6 tetorit, ku Lëvizja VETËVENDOSJE! do të fitojë, ne duhet të bëjmë një fushatë perfekte. Për ta arritur këtë, është e nevojshme ndihma juaj. Cilado shumë që keni mundësi, pa ju ngushtuar e pa ju vënë në vështirësi, neve na ndihmon që ta sjellim më pranë kthesën e madhe. Qeveria Kurti do të jetë momenti i kthimit të Kosovës kah e mbara, për të gjithë qytetarët e saj.

Udhëzimet mund t’i gjeni në faqen: https://donacion.vetevendosje.org

Tragjike në Prizren, qytetari humb jetën gjatë fluturimit me parashutë

Një qytetar ka humbur jetën gjatë një fluturimi me parashutë në Prizren të shtunën rreth orës 13:00. Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, togeri i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanolli.

“Rreth orës 13:00, policia është njoftuar për një incident që ka ndodhur në Prizren, në zonën ku bëhen fluturimet me parashutë, ku ka qenë duke ushtruar grupi që bën fluturime. Nga informatat e para, një 45 vjeçar ka vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa një person është lënduar”, ka thënë Osmanolli.

Osmanolli ka shtuar se në vendin e ngjarjes janë policia e hetimeve rajonale dhe po merren me rastin. Sezoni i fluturimeve me parashutë është hapur zyrtarisht në Prizren më 5 korrik.

Kandidatët e pasur të një populli të varfër! – Nga Florim Zeqa

Qytetarët e Kosovës më 6 tetor të këtij viti do t’i kenë para vetës pesë emra që po pretendojnë ta marrin në dorë “timonin e shtetit”: Albin Kurti, Fatmir Limaj, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj dhe Vjosa Osmani. Janë këta pesë kandidatë për kryeministra që posedojnë pasuri të mëdha dhe para të majme në xhirollogaritë e tyre bankare.

Sikurse një liderë partiak milionerë që nuk e përfillë vullnetin e elektoratit, ashtu edhe një kandidat i pasur për postin e kryeministrit nuk mund t’iu shërben interesave të shtetit dhe qytetarëve të vendit.
Sikurse kandidatët për kryeministra nga radhët e pushtetarëve që thirren në shtet ligjor dhe që zotohen për luftë të pakompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ashtu edhe kandidatët nga opozita po thirren në shkapjen e shtetit. Por as njërës dhe as palës tjetër nuk po iu pëlqen të flasin hapur për nepotizmin dhe punësimet familjare në institucione.
Për shkak se kapja e shtetit fillon pikërisht nga punësimet familjare, uzurpimet e pronave, granteve qveritare dhe tenderëve për vete dhe familjarët e tyre.

Pasurimi i paligjshëm i kandidatëve për kryeministra

Bazuar në pasurinë e pesë kandidatëve për kryeministra të deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit, tre kandidatët për kryeministra nga radhët e pushtetit na dalin jenë shumë të pasur, madje milionerë, mirëpo as dy kandidatët nga radhët e opozitës nuk qëndrojnë edhe aq keq nga pasuria në vlerë prej qindramijëra eurosh.
Arsyeja pse dy kandidatët për kryeministra nga kampi opozitarë janë më pak të pasur sesa ata të pushtetit, qëndron në faktin se nuk e kanë pasur mundësinë ose nuk kanë guxuar, se ndoshta do të ishin pasuruar akoma më shumë…!
Kur kësaj pasurie të deklaruar të kandidatëve për kryeministra i shtohen edhe pasuritë e padeklaruara, të fshehura në “Parajsat Fiskale” apo në emra të familjarëve dhe farefisit të gjërë, atëherë qytetarët e varfër të vendit duhet të ndjehen të “privilegjuar dhe me fat” që do të votojnë për kandidatët milionerë!
Edhe pse nuk ka dhe nuk nuk mund të ketë pasurim të ligjshëm brenda një kohe të shkurtër, vota e qytetarëve po e përligjë pasurinë e milionerëve në Kosovën e pas luftës dhe pas pavarësisë.

Parafushatë e lodht e kandidatëve

Hiq më e mirë dhe më vlerë nuk na delë edhe parafushata e pesë kandidatëve për kryeministra.
Albin Kurti: “Nga takimi me banorët e fshatit Vllahi e dha premtimin se ditën do ta zgjasë nga 24 në 25 orë”,
Fatmir Limaj: “I bindur në fitore premton punësime dhe shtet ligjor”,
Ramush Haradinaj: “Me taksë nën sqetull dhe demarkacionin në qafë, premton liberalizimin dhe mbrojtjen e kufijve”,
Kadri Veseli: “Me premtimin këmbëngulës për ta ç’rrënjosë korrupsionin (me korrupsion) nga institucionet shtetërore”,
Vjosa Osmani: “Premtimet e saj janë të fokusuara në shkarkimin e Hashim Thaçit dhe shkapjen e shtetit dhe pikë, pikë, pikë…
Sikurse që është iluzive të pritet shkarkimi i Hashim Thaçit nga ata që e kanë zgjedhur president, ashtu është iluzive të pritet luftimi i korruspsionit nga ata që e kanë instaluar korrupsionin në jetën institucionale dhe shoqërore.
Nëse vërtetë “zgjatet” dita në “25 orë”, atëherë edhe viti do të zgjatet për 365 orë dhe të papunët më shpejtë do të dalin në pension, ndërsa ata që punojnë do të pensionohen më vonë!
Qytetarët që po vrapojnë pas partive dhe kandidatëve për kryeminsitra sikur po e harrojnë një fakt, se të nesernën pas 6 tetorit, kandidatët e tyre të preferuar i fillojnë pazaret politike për pushtet, duke i harruar të gjitha premtimet e dhëna gjatë fushatës zgjedhore, për të kontrabanduar kështu vullnetin e shprehur me votën e lirë.

Kosovës i duhen udhëheqës shtetërorë siq i kanë shtetet e zhvilluara të Bashkimit Evropian, që për nga pasuria janë të përafërt me qyetarët e rëndomtë. Një liderë i përmasave qytetare i kupton më lehtë hallet dhe dertet e qytetarëve, nuk i duhen trupërojet dhe xhipat e zi.

Hoxhaj paralajmëron se 10 shtete tjera mund ta tërheqin njohjen e Kosovës

Zëvendëskryeminisri në largim i Kosovës, aktualisht nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se tërheqja e parë e njohes së Kosovës ka qenë nga Surinami në 2017, para se dikush të fliste për korrigjim të kufijve.

Ai thotë se një shtet i rajonit iu ka thënë se Serbia është duke përgatitur fushatë për tërheqjen e njohjeve, dhe sipas tij janë përmendur edhe mjetet të cilat do të përdoren për tërheqje të njohjeve.

Hoxhaj në “Rubikon” të KTV-së ka thënë se për të, tërheqja e njohjeve nuk ka qenë situatë e re.
“Janë 13 vende të cilat i kanë tërhequr njohjet. Ne duhet ta kuptojmë njëherë karakterin e shtetësisë tonë. Nëse ne do të ishim anëtarë i OKB-së, njohja do të ishte universale. Në këtë situatë kur një vend e njeh Kosovën duhet të vendosen marrëdhëniet diplomatike. Ka disa të vërteta që janë të lëndueshme”, ka thënë ai.

Ai tutje ka shtuar se kanë informata që edhe 10 vende tjera mund ta tërheqin njohjen.

“Unë kam informata të besueshme dhe në raportin diplomatik kjo është serioze. Ne e kemi përdorur dialogun për me marrë njohje”, ka thënë ai.

Ai thotë se Kosovës i duhet një politikë e jashtme që ka plan operativ dhe mendim strategjik, derisa ka shtuar se kanë mundur të parandalohen tërheqjet e njohjeve.
Më tej ka shtuar se duhet të koordinohen me partnerët që të rikthehen njohjet dhe të kërkojnë nga Serbia ta ndalë fushatën për tërheqjen e njohjeve.

“Ne mund të flasim për korrigjim të kufijve por jemi larg të vërtetës, sepse asgjë nuk ka të bëjë”, ka thënë ai.

Hoxhaj, ka thënë se Vetëvendosja ka dashur t’i jap më shumë të drejta serbëve.
Ai thotë qasja e VV-së që duhet të ketë dialog të brendshëm më serbët e Kosovës dhe jo me Serbinë, ka qenë e gabueshme dhe e pamenduar.
“Qasja juaj që duhet të ketë dialog të brendshëm me serbët e suspendon kapitullin 35”, ka thënë ai.

Lajm i madh nga Ambasada e SHBA: nga 1 tetori të gjitha llojet e vizave jepen në Kosovë (video)

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka dhënë lajmin e madh. Duke filluar që nga data 1 tetor 2019 në ndërtesën e re të kësaj ambasade në kryeqytet do të jepen të gjitha llojet e vizave.

Në një video të publikuar nga faqja zyrtare e kësaj ambasade në ‘facebook’, jepen të gjitha instruksionit për ata që ia mësyjnë kësaj ambasade për të marrë ndonjë vizë, shkruan Gazeta Express.

Një zyrtarë i lartë i kësaj ambasade, James Finan, përmes videos tregon të gjithë hapat dhe këshillat që duhet ndjekur një person që vendos të aplikojë për vizë.

Në fillim thuhet që nuk duhet marrë me vete asgjë tjetër përveç gjërave që kërkohen gjatë intervistimit, në mënyrë që të mos ketë vonesa gjatë procesit të verifikimit brenda ambasadës.

Pastaj aplikantët kalojnë në dhomën e intervistave brenda ambasadës.

Para ndërtimit të kësaj ambasade të re, shtetasit e Kosovës ishin të detyruar t’i drejtoheshin Shkupit për të aplikuar për viza.

Një i vdekur e 3 të plagosur në Prishtinë, dy të arrestuar

Një person ka vdekur dhe tre të tjerë janë plagosur të enjten në Prishtinë, si pasojë e të shtënave me armë zjarri, ka konfirmuar Policia e Kosovës. Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka konfirmuar vdekjen e njërit prej të plagosurve.

“Katër persona janë sjellë në emergjencë, përkundër kujdesit maksimal nga stafi mjekësor njëri ka vdekur, pasi që nuk ka arritur t’iu shpëtojë plagëve, kurse tre të tjerët janë duke u ekzaminuar nga stafi mjekësor i Klinikes Emergjente”, ka thënë Shpend Fazliu, zëdhënës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Në njoftimin e Policisë është thënë se ngjarja ka ndodhur ne rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë, ku policia ka pranuar informata se ka të shtëna me armë zjarri. “Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, të cilat kanë hasur në katër persona të plagosur. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor”, është thënë në njoftimin e Policisë.

Zyrtarët e Policisë së Kosovës kanë konfirmuar për mediat se tashmë kanë arrestuar dy persona lidhur me rastin dhe kanë konfiskuar dy armë zjarri, një me tytë të shkurtër dhe një me tytë të gjatë. Siç kanë thënë ata, në incident dyshohet se janë përfshirë dy familje, të cilat pretendohet se banojnë në të njëjtën ndërtesë.

Zyrtarët e Policisë së Kosovës kanë thënë se hetimet për këtë rast janë duke vazhduar. /rel/

Senatorët amerikanë: Kërkohet sakrificë për marrëveshjen finale Kosovë-Serbi

Senatorët amerikanë Chris Murphy dhe Ron Jonson duke folur për mediat në Prishtinë.
Shkëlqim Hysenaj

Në Prishtinë kanë qëndruar senatorët amerikanë, Chris Murphy dhe Ron Johnson. Ata kanë zhvilluar takime me përfaqësues politikë në Kosovë dhe tema kyçe për të cilën është biseduar, sipas senatorëve amerikanë, ka qenë normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Senatori demokrat, Ron Johnson, tha para mediave se vizita e tij dhe senatorit Murphy në Kosovë, është një rikonfrimim i mbështetjes së SHBA-së ndaj procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

“Në veçanti ne kemi qenë të përfshirë, unë kam qenë, njëjtë dhe senatori Murphy në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë që të vijmë deri të një marrëveshje, është çelësi që hap potencialin e së ardhmes. Pra, ne jemi këtu së pari të mbështesim qytetarët e rajonit, qytetarët e Kosovës, qytetarët e Serbisë. Ne duam që t’i shohim ata të kenë sukses”, deklaroi senatori Johnson.

Ndërkohë, senatori republikan, Chris Murphy duke folur për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë, tha se priten sakrifica nga të dyja palët, megjithatë sipas tij, marrëveshja do të kishte ndikim të madh pozitiv edhe në aspektin ekonomik për të dyja vendet.

“Ne shohim një të ardhme për Kosovën që ekziston me miqtë tanë në komunitetin evropian dhe të gjithë bizneset amerikane dhe transatlantike që mund të jenë partnerë në suksesin ekonomik të Kosovës. Por, janë dy gjëra të nevojshme për ringjalljen ekonomike. E para është reforma e brendshme, përkushtimi për rendin dhe ligjin, përkushtimi për reformën në sistemin e edukimit, por po ashtu përkushtimi për dialogun me Serbinë që do të përfshijë zgjidhje të vështira, këtu dhe në Beograd”, deklaroi senatori Murphy.

Senatori Johnson dhe Murphy do të vizitojnë edhe Beogradin, ku thanë se do t’i përcjellin mesazhet e njëjtja që i dhanë në Prishtinë.

“Ne do t’i themi gjërat e njëjta atje që i thamë këtu. Ne presim që ky dialog të jetë kuptimplotë dhe i frytshëm dhe ne shpresojmë që të dyja palët do ta kuptojnë se kërkohet sakrificë për të qenë e mundur që të normalizohen raportet mes këtyre dy kombeve”, deklaroi senatori Murphy.

Vizita e dy senatorëve amerikanë vjen vetëm pak ditë pasi SHBA-ja emëroi zëvendës-ndihmës sekretarin amerikan të Shtetit, Metthew Palmer, Përfaqësues të Posaçëm të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor.

Në njoftimin e Departamentit të Shtetit për emërimin e zotit Palmer u tha se do të ketë një rol kyç në fuqizimin e angazhimit diplomatik amerikan në mbështetje të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit në Ballkan.

Vizata e dy senatorëve amerikan në Ballkan, po ashtu ndodh në një kohë kur janë dhënë sinjale për një përfshirje më aktive të SHBA-së në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve.

Aktualisht, Kosova është në një proces zgjedhor dhe pas përfundimit të zgjedhjeve, qeveria e re do të përballet me presionin për të gjetur një zgjidhje për taksën dhe rifillimit të dialogut me Serbinë, proces ky që u ndërpre muaj më parë.

Pala serbe, vazhdimisht ka thënë se Serbia është shumë e qartë se pa u hequr taksa e vendosur nga Kosova nuk do të vazhdojë dialogu. Ndërsa përfaqësuesi i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, tha se synim i tij është që t’i kthejë Prishtinën dhe Beogradin sa më shpejt në tryezën e bisedimeve dhe të sigurojë një marrëveshje midis tyre.

PËRRALLAT E KADRI VESELIT PËR KORRUPSIONIN – Nga BINAK MAXHARRAJ

Kadri Veseli është njeriu më tragjiko-komik në skenën politike të Kosovës. Ai tashti ka nisë më kallxu edhe prralla dhe falle të defatorëve.Ky njëri pasi e pruni PDK dhe Kuvendin në buzë të kollapsit, ka nisë edhe me kallxu prralla, por aso prrallash që si hanë askush.

Çdo kush e dine së korrupcioni është një e keqe e çdo shoqerije.Korrupcioni me I lartë ne rajon edhe me gjerë është në Kosovë.Zor qe gjendet ndonjë pushtetar qe nuk është I korruptuar.Për korrupcionin galopant po na e terheqin edhe te gjitha raportet e vendeve,por që pushtetarët tanë këtë nuk e ndegjojnë,nuk e ndegjojnë sepse nuk ju pelqen te ndegjojnë.

Kohet e fundit e ka marrë flamurin për luftimin e korrupcionit Kryetari i PDK Kadri Veseli,në çdo neje ne çdo tubim e ka plotë gojën korrucion.Por ky korrupcionin e ka kapë vetem nga bishti e jo nga koka.

Kadri Veseli jo vetem qe po merret më prralla dhe falle,por këtij njeriu as nuk I zënë fjala vend.Ai kurr në jetën e tij në poltikë nuk e realizon atë se çka e thotë,Kjo tregon se sa i pafuqishëm është në politikë.Kjo do te thotë se po folë kotë po kallxon prralla.

Prralla e fundit është luftimi i korrupcionit më Pakt,duke ju quar selam edhe partive tjera të krijojnë nje Pakt kundër korrupcionit,duke theksuar së me Pakte këthehet besimi të qytetarët në luftë kundër korrupcionit.Të gjitha partit e refuzan këtë prrallë pa krip te Kadri Veselit,bile edhe filluan të qeshin më te duke i thane se po qetë fall. Këtij njeriu si duket i kanë humbë te gjitha lidhjet e trunit me gjuhën e tij.

Kadri Veseli duhet ta di së korrupcioni nuk luftohet me Pakte e as me Marëveshje midis Partive politike.Luftimi i korrupcionit luftohet në institucione.Korrupcioni z.Kadri Veseli luftohet duke i zbatu ligjet.Korrupcioni nuk luftohet me një prokurori dhe gjyqesi të kapur nga politika,por korrupcioni nuk luftohet me njërez te korruptuar.Më këte prokurori dhe gjyqesi nuk ka shanse të luftohet korrupcioni ai veç çka shtohet.

A e dine ti Kadri Veseli se nga 100% të të korruptuarve mbi 70% gjenden ne PDK  në Partinë qe ti e drejton.Nuk ka pushtetar në nivel local dhe qendror te PDK qe nuk është i korruptuar.Nuk thamë se edhe pushtetarët e partive tjera nepër institucione jan imun,por PDK e zenë vendin e parë.Pase nuk e nise luftën e korrupcionit ne Partin tande në te cilën i madh e i vogle janë te korruptuar.Apo e nise, por të hasi sharra në gozhdë.Nuk pate guximin te shkosh me tutje.

Për te pastruar korrupcionin duhet të fillosh nga shtepia e jote,nga partia e jote.Nuk ka nevojë për Pakte e Mareveshje,por më çkapjën e politikës nga drejtesia,me nje Wetitin të mirefillet,në vendet kyqe të prokurorisë dhe gjyqesisë duhet të vijnë njerëzit e tipit të prokuroit Elez Blakaj,i cili trimerisht e nisi lutën kundër korrupcioni por gadi qe se hangrën.U detyry të ikë nga shteti.

Ruajtja e imazhit te Kosovës në qarqet diplomatike ndërkombëtare – Nga HAFIZ GAGICA

Ruajtja e imazhit te Kosovës në qarqet diplomatike ndërkombëtare duhet të jetë çështje prioritare. Kjo arrihet vetëm me nje ekip të formuar dhe të ditur.

Emërimet dhe punësimet urgjente nëpër përfaqësitë tona diplomatike në botë, në kohën kur qeveria e Kosovës gjendet në dorëheqje, pa asnjë dilemë, janë jashtëligjore dhe të dëmshme për një shërbim cilësor diplomatik, i cili edhe ashtu nuk ka shkëlqyer aspak në vitet që lam pas! Përjashto këtu raste e rralla nga individë të caktuar të cilët pastaj janë lënë anash.

Në fakt, ngutia për t’i punësuar familjarët dhe militantët partiak para se të zgjidhet qeveria e re, flet qartë se MPJ, me emërimin dhe dërgimin e kuadrove nëpër ambasada e konsulata ka vepruar thjesht sipas çelësit partiak. Një gjë e tillë nuk është dashur të ndodhë në asnjë mënyrë! Për vet faktin se stafi diplomatik është dhe duhet të jetë apartiak, sikur kudo në botën demokratike! Pastaj ambasadorët politikë pa asnje pervojë institucionale kanë dëmtuar tej mase imazhin shtetror duke stagnuar zhvillimin e diplomacisë së mirfilltë dhe ka dëmtuar edhe ata pak njerëz të vullnetshëm brenda misioneve që udhëheqin.

Ministria e Jashtme, ka kohë që ka dëshmuar se nuk është në nivel të detyrave të saja shtetërore, sidomos shefi i deritanishëm i saj. E gjitha na bën të besojmë se më së paku iu ka interesuar afirmimi i politikës së jashtme të Kosovës në qarqet ndërkombëtare!
Paradoksi tjetër i kësaj natyre neglizhuese mbetet: punësimi i të afërme të tyre, plotësisht të pa përvoje në këtë fushë tejet të rëndësishme dhe njëra ndër katër shtyllat kryesore të çdo shteti në botë! Shkelja e ligjit me rastin e emërimit të disa konsujve vetëm e vetëm për të ngopur apetitet partiake dhe klanore flet më se miri për këtë dukuri.

Vazhdimi i emërimeve të reja në stafin diplomatik, derisa qeveria është në dorëheqje, përkatësisht keqpërdorimi i pozitave shtetërore për interesa private, ka vite që është praktikuar në të gjitha institucionet e Kosovës, pa përjashtim, por më së shumti kjo ka ndodhur në Ministrinë për Punë të Jashtme, si shërbimi më joshës dhe i privilegjuar për çdo pushtetarë !

Partitë opozitare, duhet të jenë më të zëshme kundër këtij fenomeni. Shembulli i emërimeve të shumta të tilla e sidomos shembulli i emërimit të fundit në konsulatën e Republikës së Kosovës në Hamburg, nuk i bën nderë shtetit dhe as imazhit të vendit tonë në botën e jashtme.

Përkundrazi, me veprime të këtilla çdo ditë e më shumë seriozisht po e dëmtojmë prezantimin shtetëror dhe diplomatik të Kosovës para botës perëndimore, aty ku synojmë të bëhemi pjesë e saj një ditë jo të largët!

Hafiz Gagica
27.08.2019

Deputeti Beyer: Gjermania e vendosur për Kosovën “pa ndryshime territoriale dhe pa ndryshime të kufijve”

Leonat Shehu

Deputeti i parlamentit gjerman, Peter Beyer që është nga radhët e partisë së kancelares Angela Merkel, tha të martën se vazhdimi i bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është shumë i rëndësishëm për integrimet evropiane, ndërsa ritheksoi qëndrimin gjerman kundër ideve për ndryshim kufijsh në Ballkan.

Ai i bëri këto komente në Prishtinë, një ditë pasi që qëndroi në Beograd ku u takua me udhëheqësit politik të Serbisë. Në Kosovë, zoti Beyer u takua me kryeministrin në largim Ramush Haradinaj dhe kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.


Zoti Beyer tha se është i vetëdijshëm që Kosova do të ketë sfida të shumta pas zgjedhjeve parlamentare posaçërisht në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe reformimin e sistemit të arsimit. Ai tha se këto dhe vazhdimi i bisedimeve janë thelbësore për integrimet evropiane.

“Së pari të presim rezultatet e zgjedhjeve, por pavarësisht këtyre qëndrimi i përgjithshëm është se Ballkani Perëndimor duhet të jetë pjesë e Bashkimit Evropian dhe është interes i Evropës por edhe Berlinit. Për atë arsye është shumë i rëndësishëm vazhdimi i biseidmeve me Serbinë dhe këtë porosi e shpalosa edhe gjatë qëndrimit tim në Serbi në takim me presidentin Aleksandër Vuçiç”, tha ai.

Zoti Beyer komentoi edhe emërimin e zptit Mattheë Palmer si përfaqësues i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor.

“Zoti Palmer e njeh rajonin dhe tani është me të vërtetë një lajm i ri që ai u emërua si përfaqësues i posaçëm për Ballkanin, mirëpo nuk e di se çfarë të mire do të sjell ky emërim. Por pavarësisht prej kësaj, jam i mendimit që Bashkimi Evropian duhet ta emëroj një përfaqësues të posaçëm për bisedimet Kosovë – Serbi, i cili me një ekip të veçantë do të kontribuonte në aspektin konstruktiv dhe të sinqertë për të vazhduar procesin e bisedimeve“, tha ai duke nënvizuar se Shtetet e Bashkuara janë lojtarë të rëndësishëm për Ballkanin dhe aleat i ngushtë i Gjermanisë, ndërsa shprehu besimin për një ndihmesë pozitive të Shteteve të Bashkuara në Ballkan dhe Kosovë.

Ai ritheksoi qëndrimin gjerman se Kosova duhet të jetë ashtu siç është, “pa ndryshime territoriale dhe pa ndryshime të kufijve”.

Vazhdimi i bisedimeve mund të pritet pas zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë, që mbahen më 6 tetor. Diplomatët shpresojnë që një qeveri e re të formohet shpejt pas këtyre zgjedhjeve dhe të rihapin bisedimet para se Serbia të hyjë në periudhën e zgjedhjeve që mbahen në pranverën e vitit të ardhshëm.

Fotot – njihuni me deputeten më të bukur të Kuvendit të Kosovës

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje njihet si deputetja më e bukur dhe për këtë shkak është komentuar shumë në media.

Mirëpo së fundmi vendin e më të bukurës Dudes duket se do ja marrë një tjetër deputete. Bëhet fjalë për Rezarta Krasniqin e cila është kthyer në qendër të vëmendjes së mediave sot. Ndryshe nga Dudja, Rezarta është brune.

Ajo do të jetë në listën e LDK-së për deputete. Indeksonline mëson se partia e Mustafës ka marrë vendimin, që Rezarta të përfaqësojë Vushtrinë.

Pacolli takon Palmerin: Normalizimi dhe njohja e ndërsjellë, qëllimi i vetëm i dialogut

Ministri i Jashtëm i qeverisë në largim të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka takuar përfaqësuesin e posaçëm të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Metthew Palmer, në kuadër Forumit të Bledit në Slloveni.

“Unë e përgëzova zotin, Palmer për emërimin e tij, dhe si një mik i vjetër i Kosovës, në këtë pozicion të ri, do të vazhdojë të na mbështesë në të gjitha nivelet. Ne e shohim dialogun si një proces të rëndësishëm që ka një mundësi për të mbyllur kapitullin e errët midis Kosovës dhe Serbisë.
Normalizimi i marrëdhënieve me njohje të ndërsjellë është qëllimi i vetëm – asgjë më pak – dhe ne e vlerësojmë pozicionin e fuqishëm të Uashingtonit për ketë synim”, ka shkruar Pacolli në rrjetin social Facebook, pas takimit me diplomatin amerikan.

Të premten, Departamenti amerikan i Shtetit, njoftoi se e ka emëruar zëvëndës-ndihmës sekretarin amerikan të Shtetit, Metthew Palmer, si përfaqësues të posaçëm të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor.

Në njoftimin e Departamentit të Shtetit, thuhet se në këtë rol, Palmer do të “udhëheqë përpjekjet tona për të fuqizuar angazhimin diplomatik amerikan në mbështetje të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit në rajon dhe në fokusimin në integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në institucionet perëndimore”.

Në këtë kapacitet, Palmer udhëton në Slloveni, për të marrë pjesë në Forumin Strategjik në Bled, thuhej më tutje në njoftim.

Dy senatorë amerikanë vizitojnë Kosovën dhe Serbinë

Senatorët amerikanë, Chris Murphy dhe Ron Johnson, do të vizitojnë këtë javë Kosovën dhe Serbinë, për të shprehur, siç thanë, mbështetje për dialogun midis dy vendeve.

Murphy, senator demokrat, dhe Johnson, republikan, do të udhëtonin bashkë me një delegacion të Kongresit që do të vizitojë Rusinë, porse atyre dy Moska ua ka ndaluar hyrjen.

“Rusia nuk na lejon brenda, por Ron Johnson dhe unë do të vizitojmë Ukrainën, Serbinë dhe Kosovën këtë javë, për të dëshmuar mbështetjen dypartiake për Qeverinë e re të Ukrainës dhe për dialogun e vazhdueshëm midis Beogradit dhe Prishtinës”, tha në një postim në Twitter senatori Chris Murphy.

Murphy dhe Johnson janë kritikë të zëshëm të Kremlinit.

Vizita e tyre në Ballkan vjen në kohën kur flitet për përfshirje më të madhe të SHBA-së në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve.

Ramush Haradinaj tregon arsyet: Nuk kam më besim te politika dhe kolegët

Kryeministri në detyrë i Kosovës dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se kanë pritur që ai do të tërhiqet nga pozicionet për taksën dhe ndarjen pas ftesës nga Specialja. I pranishëm në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, Haradinaj ka hedhur akuza të rënda ndaj spektrit politik të Kosovës për Gjykatën Speciale.

Ai ka thënë se askush nga politika nuk i ka pritur veprimet e tij pas ftesës nga Specialja.

“Ata kanë pasur një skenar se kur të më vijë mua ftesa, unë do të kërkoj zgjidhje gjithkund për të shpëtuar kokën time dhe nga të mundem dhe të kërkoj adresë për të shpëtuar. Duke kërkuar atë zgjidhje unë ose do të kisha pranuar ndarjen ose të largoj taksën, ja diçka tjetër. Askush nga ta nuk e ka pritur se ua lë letrat në dorë. Të ju them faleminderit shumë. Dorëheqje! Shkojmë në zgjedhje”.

I pari i AAK-së thotë se ka llogaritur vetëm për qytetarët dhe për këtë ua ka kthyer sërish mandatin.

“Besimin e kam te populli. Nëse populli më jep besimin e ndërtoj qeverinë. Nuk kam më besim te politika dhe kolegët e mi sepse këtyre ua kam prishur letrat”, tha ndër të tjera Ramush Haradinaj.

Vjosa Osmani: Në listën e LDK-së nuk do të ketë asnjë person me aktakuzë

Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, sot ka vizituar shtëpinë shkollë të familjes Hertica nga Prishtina. Aty ajo ka folur edhe për kandidatët për deputetë nga partia e saj

Osmani ka thënë se LDK-ja ende nuk e ka përpiluar listën e kandidatëve për deputetë, pasi i kanë lënë degët t’i propozojnë kandidatët potencialë.

Mirëpo, Osmani ka thënë se të gjithë emrat do të filtrohen në mënyrë që në listën e LDK-së për deputetë të mos ketë persona me aktakuza.

“Ne ende nuk e kemi filluar përpilimin e listës, do të fillojë nga nesër. I kemi marrë propozimet nga degët, sepse si kryesi nuk jemi përzier në propozimet që kanë ardhur nga degët. Mirëpo pastaj të gjitha ato propozime do të filtrohen, duke marrë për bazë parimet themelore, mbi të gjithat ne po e ndërtojmë programin tonë. Qeveria Mustafa ka qenë e para që ka vendosur si parim që të mos ketë asnjë njeri me aktakuzë në Qeverinë e Republikës së Kosovës, atë parim e ka ndërtu LDK-ja dhe atë parim do ta mbajmë edhe tash e tutje”, ka thënë Osmani.

Besoj që përtej numrave tashmë është evidente se përfaqësim të grave më shumë se LDK-ja nuk ka askush dhe s’do të ketë.

Osmani tha se objektet e tilla që janë shfrytëzuar si shkolla dhe kanë ndihmuar në shtetndërtimin e Kosovës, do të shndërrohen në muze. /GazetaExpress

Rasti i humbur për ndryshim! – Nga Florim Zeqa

Rasti i humbur historik për arritjen e marrëveshjes për një koalicion parazgjedhor LDK-LVV, i ka zvogëluar në minimum mundësitë e ndryshimit politik në këto zgjedhje.

Kalimi i afatit ligjor për koalicione parazgjedhore shënoi fundin e shpresës së qytetarëve për ndryshime pozitive në këto zgjedhje. Koalicionet e partive minore që aplikuan në KQZ në orët e fundit dhe mbetja në garë veq e veq e treshes së partive politike LDK, Vetëvendosje dhe PDK do të jenë të pamjaftueshme që të joshin qytetarin e zhgënjyer nga keq qeverisja e deritanishme e formacioneve politike që sunduan me vendin në këto 20 vjetët e fundit.
Mos arritja e koalicionit të shumëpritur nga qytetarët e vendit LDK-LVV, e bën të pamundur ndryshimin e kursit qeverisës në vend.
Ashtu siq e kam parashikuar ditë më parë, nga beteja e nxehtë politike mes LDK-së dhe LVV-së, fituese do të dali PDK-ja me copëzat e saj të ndara në kinse koalicione parazgjedhore.

Thirrja në emër të elektoratit, hipokrizi politike

Sikurse në të kaluarën, edhe tani, “mollë sherri” për mos dakordim u bë posti i kryeministrit, gjë e cila e dëshmon papjekurinë politike dhe mungesën e vullnetit për ndryshim të partive që rropën e ç’rropën shtetin dhe qytetarët për 20 vjet rresht.
Thirrja në emër të elektoratit e subjekteve (LDK-LVV) që e patën në dorë ndryshimin e madh, është hipokrizi dhe mashtrim. Elelktoratet e këtyre dy partive me padurim e prisnin arritjen e marrëveshjes për koalicion parazgjedhor.
Prapa kësaj hipokrizie qëndron egoja e pakufishme për të rrëmbyer sa më shumë nga “torta” e pushtetit, e jo interesi i shtetit dhe qytetarëve.
Mirëpo, kjo aspak nuk do t’i prish punë bashkësisë ndërkombëtare deri në momentin e arritjes së marrëveshje finale me Serbinë.
Më pastaj mund edhe të ndryshojnë gjërat, mirëpo deri atëherë çdo gjë do të jetë e lejuar në vendin tonë, përveq ndryshimit.
Rënja e sinkronizuar e kësaj qeverie ishte paralajmërim i zgjedhjeve të kurdisura, të cilat do të prodhojnë një qeveri të zgjeruar me aktorë të njëjtë.
Pra, përseri do ta kemi një koalicion servil që mbështet marrëveshjet e Brukselit dhe poashtu një koalicion kriminal, gjegjësisht një koalicion zhvatës që luan bixhoz me kufijt e shtetit dhe interesin e qytetarëve.
“Vijat e kuqe” që i vënë njëra-tjetrës partitë e kriminalizuara, nuk janë gjë tjetër veqse një mashtrim i radhës për qytetarët.
I vetmi ndryshim pas këtyre zgjedhjeve, do të jetë bashkimi në koalicionin kriminal e subjekteve që kanë sunduar në Kosovën e pasluftës.
Mos arritja e një marrëveshje parazgjedhore mes subjekteve opozitare, e lë të hapur mundësinë e një marrëveshje të fshehtë mes partnerëve të vjetër. “Ujqit e vjetër” do të bëhen përseri bashkë në zhvatjen e shtetit dhe plaçkitjen e qytetarëve (mërgimtarëve).
Edhe pas zgjedhjeve të parakohshme, do të vazhdojë keq-qeverisja, korrupsioni dhe krimi i organizuar, sikurse që do të vazhdojë sundimi i rendit dhe ligjit nga bandat partiake. Qytetarëve që nuk janë pjesë e tyre u mbetën vetëm dy rrugë-të heshtin ose të ikin sa më largë nga Kosova.

Zgjedhjet e parakohshme, produkt i presionit ndërkombëtar

Vetë proocesi i parakohshëm zgjedhor që po ndodh në Kosovë është produkt i presionit ndërkombëtar për finalizimin e dialogut të Brukselit.
Andaj qëllmi i këtyre zgjedhjeve nuk është ndryshimi siq po manipulohet nga disa forca politike dhe disa miop politik, por është sigurimi i shumicës në Kuvend që miraton marrëveshjen Thaçi-Vuçiq për ndarjen e Kosovës.
Qeveria e ardhshme do të jetë qeveri me afatin më të shkurtër që ka mandatin special për finalizimin e marrëveshjes politike me Serbinë, përkatësisht për përfundimin e pazarit Thaçi-Vuçiq, për t’ia dhënë veriun Serbisë.
Janë këto zgjedhje që po e vërtetojnë se shkaku i dorëheqjes së kryeministrit Haradinaj nuk ishte ftesa nga Gjykata Speciale, si dhe as taksa “100 %” që nuk ishte shkak i ndërprerjes së dialogut, por ishte mungesa e mbështjes së pazarit Thaçi-Vuçiq në Kuvendin e Kosovës (më në fund këtë e pohoj edhe vetë kryeministri i dorëhequr).
Zgjedhjet e orkestruara do të nxjerrin aleatin e ri (të vjetër) që do të mbështet marrëveshjen finale (fatale për Kosovën), ashtu siq e ka mbështet paraprakisht marrëveshjen për Decentralizimin (etnik), “Zajednicën”, për Gjykatën Speciale, për Demarkacionin me Malin e Zi e një varg marrëveshjesh tjera të dëmshme për Kosovën.
Pra, këto zgjedhje janë të sinkronizuara dhe kanë një qëllim të vetëm, sigurimin e nje mazhorance parlamentare që voton marrëveshjen me Serbinë dhe asgjë më shumë dhe as më pak.
E di që është e pamundur të ndodhë, por bojkoti i plote i këtyre zgjedhjeve do të ishte përgjigja më e mirë ndaj skenaristëve të kësaj maskarade zgjedhore…
Si çdo herë, edhe kësaj radhe, “ujqit e vjetër” koalicionin pazgjedhor do ta arsyetojnë në emër të kinse interesit të shtetit, normalizimit të marrëdhënjeve me Serbinë dhe ruajtjes së miqësisë me partnerët ndërkombëtarë.
Si do që të jetë dhe çfarëdo që të ndodhë pas zgjedhjeve, mosarritja e koalicionit parazgjedhor LDK-LVV, mbetët rast i humbur dhe i papërseritshëm historik për largimin e uzuratorëve nga pushteti dhe jo vetëm.

Haradinaj reagon për therjen e të riut serb në Mitrovicë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dënuar ashpër rastin e përleshjes dhe therjes së një të riu serb mbi urën e lumit Ibër.

“Dënoj ashpër rastin e përleshjes dhe therrjes së një të riu serb në lumin Ibër. U bëj thirrje organeve të drejtësisë që sa më shpejt të zbardhin rastin dhe fajtorët të marrin dënimin e merituar”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.

“Kosova është shtet i të gjithë qytetarëve të saj dhe në vazhdimësi ka qenë shembull i tolerancës dhe diversitetit. Veprimet e tilla janë raste të izoluara dhe asnjëherë nuk do të cënojnë paqen dhe sigurinë në vend!”

Më herët një i ri serb është therur me thikë gjatë një përleshje mes një grupi të rinjësh shqiptarë me një grup serb. I riu është jashtë rrezikut për jetë.

Prokuroria shpreson se deri në tetor e marrin ekspertizën nga Zvicra për Astrit Deharin

Janë bërë më shumë se 1 vit që nga koha kur lënda për vdekjen e Astrit Deharit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës për ekspertizë. Por, edhe pas tërë këtyre muajve, ende nuk ka ndonjë rezultat. Në Prokurori thonë se është tepruar me vonesa, derisa shpresojnë që rezultatet të kthehen gjatë dy muajve të ardhshëm.

Prokurori Metush Biraj i ka thënë Gazetës Express se ata ende janë në pritje të ekspertizës nga Zvicra.

Biraj thotë se kanë bërë parashkresë që të shpejtohet rasti, derisa shpreson që rezultatet të dalin gjatë dy muajve të ardhshëm.

“Jo, ende nuk ka asgjë të re lidhur me rastin Dehari. Ende jemi në pritje. Siç dihet, ne i kemi dërgu krejt materialet dhe tash jemi vetëm në pritje të rezultateve të ekspertizës së tyre. Nuk ka asgjë të re. Ne kemi bë parashkresë për me përshpejtu rastin, por s’kemi marrë përgjigje. Besojmë edhe shpresojmë që do të bëhet diçka në shtator apo tetor sepse është tepru”, ka thënë Biraj për Express.

E derisa në Zvicër po kryhet super ekspertiza, kanë ndërruar edhe deklaratat e prokurorisë për këtë rast. Tashmë edhe në dokumente rasti “Dehari” nuk po cilësohet si vetëvrasje, por, si “vdekje e dyshimtë”.

Kjo bëhet e ditur edhe në dokumentin zyrtar që ka siguruar Express, i dërguar nga Prokuroria Themelore në Prizren, nga ku mësohet edhe emri i personit që do të kryejë ekspertizën.

Reagim për këtë ndryshim të referimit kanë pasur edhe familja Dehari.

“Prokuroria Themelore në Prizren më nuk e cilëson as përmes deklaratave se ish-aktivisti i Vetëvendosjes Astrit Dehari ka bërë vetëvrasje. Tani edhe me dokumente zyrtare, me vendimin me të cilin sipas kërkesës së familjes Dehari rastin e ka dërguar për hetime të pavarura dhe në kuadër të këtyre hetimeve është kërkuar super ekspertizë nga qendra e mjekësisë ligjorë në Lozanë të Zvicrës. Tani prokuroria me këtë vendim rastin e kualifikon si “vdekje e dyshimtë”, tha për Express avokati Tomë Gashi.

Familja Dehari ka dërguar një kërkesë për të gjitha provat dhe dokumentet që ka dorëzuar në Zvicër prokuroria.

“Ne besojmë se të gjeturat nga Zvicra nuk do të duhej që të vonohen shumë nga se kanë kaluar më shumë se dy vite nga vrasja e Astrit Deharit dhe rasti do të duhej edhe juridikisht të mbyllet si vrasje dhe pastaj të gjenden vrasësit e tij”, kishte thënë Gashi.

Aktivisti i Vetëvendosjes, Astrit Dehari, u gjet i vdekur në qelinë e tij në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, më 5 nëntor të vitit 2016. Dehari po mbahej në paraburgim nën dyshimin se ishte pjesëmarrës në sulmin me mjet shpërthyes kundër Kuvendit të Kosovës në natën e 4 gushtit të atij viti.

ALBINI ECËN VETEM – Nga BINAK MAXHARRAJ

Albini ecën vetem.Nuk e ndal as era e as stuhia. Nuk e ndalë asnjë zerzele qe i del përpara. Albini ecën vetem është digë dhe ortek i fortë për PDK. Pronto mafin dhe SHIK-un.

Dhe vazhdon Albini të ecën vetem. Ate nuk mund ta ndal as LDK. Nuk mund ta ndalë as Pronto mafia e LDK. Albini vazhdon të ecë i vetem ka mbrrijtë ne gjysemën e rrugës. Albinin nuk mund ta ndal as gjyshi i LDK Isa Mustafa.

Megjithate po vazhdon ecja e tij i vetem deri ne fitorën përfundimtare.

Albini ecën vetem,hu vetem, por nuk është i vetem ai e ka pas fuqin me te madhe, fuqin e popullit i cili e do dhe e respekton. Kjo fuçi e popullit i beson Albinit sepse vetem ky është i zoti të bëjë ndyshime te mëdha duke e largu te keqën nga ky vend.

Fuqia e Albinit është e madhe,është vullkan hala i pa shpërthyer,por kur te shpërthen i fshijnë te gjitha,e pastron terenin qe e flliqen te tjeret hajnat,te padijshmit,të korruptuarit.

Pra,ky është Albin Kurti që do te ju nxjerrë nga ferri në te cilin keni rënë.

Kandidate për kryeministre të Kosovës, njihuni me pasurinë e Vjosa Osmanit

Lidhja Demokratike e Kosovës pritet që në zgjedhjet e 6 tetorit të garojë me Vjosa Osmanin për kryeministre. Muaj më parë Osmani i është përgjigjur ftesës së Agjencionit Kundër Korrupsionit për deklarimin e pasurisë.

Nga kursimet dhe kredia Osmani ka një banesë në vlerë 40 mijë euro, një tjetër në emër të bashkëshortit në vlerë prej 67 mijë euro. Bashkëshorti i saj gëzon edhe dy shtëpi, njëra 125 mijë e tjetra 190 mijë euro, shkruan Indeksonline. Poashtu, në emër të bashkëshortit ajo ka deklaruar dy garazhe dhe parcelë toke prej 38 mijë euro.

Vajzat e saj binjake kanë në llogaritë bankare 40 mijë e 153 euro, derisa vet Vjosa ka para të mbajtura në institucione financiare mbi 48 mijë euro, kurse bashkëshorti i saj gati 32 mijë euro. Në formularin për deklarimin e pasurisë, Vjosa ka bërë me dije se nuk ka veturë personale ndersa bashkëshorti i saj është pronar i një veture prej 9 mijë euro.

Në Kosovë përgjysmohet sipërfaqja e tokës së mbjellë me grurë

Nadie Ahmeti

Në Kosovë sipërfaqet e përgjithshme të tokës bujqësore të kultivuara me drithëra, konkretisht me kulturën e grurit, nga viti në vit po zvogëlohen, duke ulur kështu edhe sasinë e prodhuar të këtij produkti në vend.

Sipas shifrave zyrtare të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në vitin 2012, më shumë se 102 mijë hektarë sipërfaqe kanë qenë të mbjella me grurë, në vitin 2017, kjo sipërfaqe ka rënë në 80 mijë hektarë.

Ndërkaq, vitin e kaluar, 74 mijë hektarë sipërfaqe kanë qenë të kultivuara me kulturë të grurit. Kurse, gjatë këtij viti janë mbjellë vetëm 50 mijë hektarë sipërfaqe me grurë.

Në një llogaritje të thjeshtë i bie që për tetë vjet (2012-2019 ), në Kosovë sipërfaqja e tokës e mbjellë me grurë, është përgjysmuar apo është 52 mijë hektarë më pak.

Ekspertë të bujqësisë dhe përfaqësues të bujqve në Kosovë, vazhdimisht kanë tërhequr vërejtjen se tkurrja e tokës bujqësore, po ndodh për shkak të ndryshimit të destinimit, duke e përdorur tokën bujqësore për veprimtarinë e ndërtimit.

Kjo, sipas tyre, në të ardhmen do të sjellë pasoja dhe mungesë të sigurimit të produkteve elementare bujqësore.

Jusuf Cikaqi, drejtor në Departamentin për Politika Bujqësore në Ministrinë e Bujqësisë, thekson se te kulturat njëvjeçare, sipërfaqja ndryshon nga viti në vit. Ai thotë se çmimi dhe kërkesa në treg janë ndër faktorët që ndikojnë në mbjelljen e tokës me kultura njëvjeçare.

“Sa i përket vitit të kaluar, ku sipërfaqja me të mbjella ka qenë 74 mijë hektarë, sivjet ka rënë në 50 mijë hektarë. Faktorë kryesorë kanë qenë kushtet klimatike, sepse ka pasur thatësirë në vjeshtën e vitit 2018 dhe fermerët, pavarësisht planifikimeve që kishin për mbjellje të 75 deri në 80 mijë hektarëve, nuk kanë arritur të mbjellin për shkak të thatësisë. Edhe kjo sasi e grurit që është mbjellë dhe është korrur tani, është mbjellë në muajin dhjetor pas afatit optimal”, thekson Cikaqi për Radion Evropa e Lirë.

Por kryetari i Federatës Sindikale të Bujqve, Tahir Tahiri, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë thotë se disa nga arsyet e zvogëlimit të hapësirës së mbjellë me drithëra janë ndërtimet e shumta në tokat bujqësore, pastaj politikat joadekuate për zhvillimin e sektorit të bujqësisë, emigrimi dhe çmimi jo i leverdishëm i grurit për fermerët.

“Arsyeja e parë është mungesa e perspektivës. Kjo mungesë e perspektivës ka bërë që një numër i madh i të rinjve që janë marrë sidomos me bujqësi, kanë emigruar jashtë Kosovës. Arsyeja tjetër është se prodhimet e grurit e kanë një konkurrencë të tmerrshme jolegale nga importi. Gruri nga vendet e rajonit në Kosovë hyn me çmim më të lirë se sa prodhimi vendor. Sidomos nga shteti i Serbisë (para vendosjes së taksës), pasi mullisët në Kosovë, janë furnizuar me grurë nga rezervat shtetërore që nuk është i dedikuar për ushqim të njerëzve”, bën të ditur Tahiri.

Ish- ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Idriz Vehapi, ndërkaq, thotë se arsyeja e zvogëlimit të sipërfaqes së tokës së kultivuar me grurë paraqitet për shkak të çmimit të lartë të mekanizimit bujqësor.

“Kostoja e madhe e shpenzimeve për mbjelljen e grurit, mekanizmi bujqësor, farërat, plehrat, të gjitha importohen dhe kanë një kosto të lartë. Pastaj, besoj se edhe çmimi i grurit nuk jep shumë fitime. Më pas edhe subvencionet e shtetit duhet të rriten, edhe pse tashmë Qeveria e Kosovës ka lëvizur në këtë drejtim, por besoj se kjo ndikon shumë. Arsyeja tjetër paraqitet për shkak të sipërfaqeve të vogla të tokës, ku shumica e fermerëve kanë hapësira të vogla të tokës”, thotë Vehapi.

Ndryshe, për të rritur interesimin e fermerëve për mbjelljen e sipërfaqeve më të mëdha me grurë, Ministria e Bujqësisë ka disa vjet që subvencionon fermerët me nga 150 euro në vit, kurse sipërfaqja minimale e mbjellë me grurë duhet të jetë 2 hektarë në pronësi të fermerit.

Sidoqoftë, në gjithë territorin e Kosovës para një muaji ka përfunduar fushata e korrje-shirjeve. Derisa zyrtarë në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, pohojnë se sivjet Kosova plotëson deri në 50 për qind nevojat për ushqim nga rendimentet e grurit, përfaqësues të bujqve vlerësojnë se kjo shifër nuk arrin as 30 për qind të mbulimit të nevojave.

Nga këto sipërfaqe, prodhimi i përgjithshëm vendor gjatë viteve të fundit, sipas të dhënave zyrtare, ka mbuluar deri në 60 për qind të nevojave vendore për konsum dhe pjesa është mbuluar nga importi.

Në një raport të Ministrisë së Bujqësisë, të quajtur “Raporti i Gjelbër 2018”, thuhet se në Kosovë për kokë banori janë prodhuar 127 kilogramë miell. Vlera e prodhimtarisë së grurit në vitin 2017 ishte 51 milionë euro.


Send this to a friend