VOAL

VOAL

Roli i ish-këshilltarit të Trumpit në zgjedhjet në Kosovë

Amra Zejneli-Loxha

“Po të mos ishte Amerika, ne nuk do të ishim sot këtu”, thotë Tahir Hajdari, shitës i gjësendeve shtëpiake në Prishtinë.

“Marrëdhëniet me Amerikën duhet të ruhen gjithmonë”, porosit ai.

Dashuria që kosovarët ndjejnë ndaj Shteteve të Bashkuara nuk është e fshehtë. Për të flasin edhe disa hulumtime të organizatës Gallup, sipas të cilave, qytetarët e Kosovës janë mbështetësit më të mëdhenj në botë të udhëheqjes amerikane.

Politikanët e Kosovës janë të vetëdijshëm për këtë.

Andaj, në fushatën për zgjedhjet e 6 tetorit, “lidhjet me Amerikën” po bëhen gjithnjë e më shumë pjesë e adresimeve publike të disa udhëheqësve politikë.

Për to veçanërisht flet kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, njëherësh kandidat për kryeministër. Ai thotë se qytetarët, më 6 tetor, do të zgjedhin midis forcimit të bashkëpunimit me Amerikën, me një qeveri të udhëhequr nga ai, ose izolimit dhe korrupsionit më të madh, me një qeveri të udhëhequr nga rivalët e tij politikë.

Poster me fotografinë e kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, dhe të presidentit amerikan, Donald Trump.

Poster me fotografinë e kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, dhe të presidentit amerikan, Donald Trump.

Veseli thotë se presidenti amerikan, Donald Trump, është mik i madh i Kosovës, se Amerika është aleatja më e madhe e Kosovës dhe se e ardhmja e Kosovës është më e sigurt me mbështetjen e saj të fuqishme.

Në Kosovë janë shfaqur edhe posterë me fotografinë e Veselit dhe Trumpit, ndërsa në fushatën e Veselit është i angazhuar pikërisht ish këshilltari i presidentit amerikan në fushatën për zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në SHBA.

Samuel (Sam) Nunberg do t’i ofrojë shërbime Partisë Demokratike të Kosovës në fushën e marrëdhënieve me publikun, komunikimeve dhe këshillimeve strategjike, nga periudha 26 shtator deri më 15 dhjetor.

Siç thuhet në një dokument zyrtar, të dorëzuar pranë Departamentit amerikan të Drejtësisë, ai do të angazhohet në përgatitjen e fjalimeve dhe këshillimin e kandidatëve, si dhe në raportimin dhe informimin e mundshëm të zyrtarëve amerikanë për rezultatet e zgjedhjeve.

Për këtë shërbim, Nunberg do të paguhet 110,000 dollarë dhe, përveç kësaj, Partia Demokratike e Kosovës do të bartë koston edhe të udhëtimeve eventuale në klasë biznesi, të hoteleve dhe të shërbimeve të telefonit dhe internetit.

Bazuar në të njëjtin dokument, ai qëndron në Kosovë nga 22 shtatori deri më 8 tetor.

Sam Nunberg

Sam Nunberg

Mediat kanë shkruar më shumë për Nunbergun kur ai ka marrë thirrje për gjyq nga hetuesi i posaçëm amerikan, Robert Mueller, i cili ka hetuar ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet e vitit 2016 në SHBA.

Nunberg ka qenë i përfshirë edhe në fushatën zgjedhore të presidentit amerikan, Donald Trump, por është pushuar nga zoti Trump në vitin 2015, për shkak të disa postimeve me përmbajtje raciste në rrjete sociale.

Vëmendjen e publikut kosovar, në mënyrë të veçantë, e tërhoqi tubimi i Partisë Demokratike të Kosovës, të martën në Gjilan, ku u shfaq edhe Matthew Whitaker, i cili ka qenë ushtrues detyre i prokurorit të përgjithshëm të Shteteve të Bashkuara nga nëntori 2018 deri në shkurt të këtij viti.

Paraprakisht ai ka qenë shef i stafit të prokurorit të përgjithshëm. Nga Departamenti i Drejtësisë ka dhënë dorëheqje në mars të vitit 2019, ndërsa aktualisht është drejtor i “Axiom Strategies”, kompani këshilluese e Partisë Republikane në SHBA.

Në tubim, Whitaker tha se zgjedhjet e ardhshme në Kosovë kanë të bëjnë me luftën kundër korrupsionit dhe mundësitë ekonomike për qytetarët e Kosovës dhe se këto synime mund të arrihen me një kryeministër që do miqësi dhe mbështetje nga SHBA-ja, e ai, sipas tij, është Kadri Veseli.

Në fushatën parazgjedhore në Kosovë, për lidhjet me Amerikën flasin edhe udhëheqës të tjerë politikë, por më pak.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, duke reaguar ndaj deklaratave të Veselit, ka thënë se “nëse dikush është me Amerikën, ajo është Lidhja Demokratike e Kosovës, sepse Ibrahim Rugova (kryetari i parë i kësaj partie) e ka shtruar rrugën kah Amerika, e jo ata që fotografohen dhe keqpërdorin presidentin e SHBA-së”.

Ramush Haradinaj, kandidat për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate, ka thënë se ka marrëdhënie të mira me amerikanët dhe se Amerika është aleate e Kosovës dhe jo e politikanëve të caktuar.

Pas gjithë kësaj, Ambasada e SHBA-së në Prishtinë, të martën pasdite, lëshoi një deklaratë për mediat:

“Qeveria e Shteteve të Bashkuara nuk favorizon ose mbështet asnjë parti politike ose kandidat në zgjedhjet e kësaj jave”.

“Ne e respektojmë të drejtën dhe përgjegjësinë e votuesve në Kosovë për të zgjedhur të ardhmen e tyre”, u tha në deklaratë.

Përgatiti: Valona Tela

Bastioni i LDK-së ju dha mbështetje të fuqishme kandidatëve për deputetë – Nga Florim Zeqa

 

Në një ambient të ngrohtë, në lokalet e shkollës fillore “Azem Bejta” në Grabanicë u mbajt tubimi madhështor elektoral në mbështetje të kandidatëve për deputet në listën zgjedhore të LDK-së.
Tubimin elektoral në Grabanicë e hapi kryetari i nëndegës, Ismet Zeqa, i cili në fjalën hyrëse i përshendeti të gjithë të pjesëmarrësit në këtë tubim, filluar nga kryetari i Degës së LDK-së, z. Fadil Gashi, mysafirin special të kësaj mbrëmje, sekretarin e Degës së LDK-së në Zvicër, z. Ismet Krasniqi, kandidatët për deputet nga radhët e LDK-së, Mirjeta Kalludra dhe Isuf Berisha, kandidatin për deputet nga Dega e PSHDK-së, Ukë Berisha si dhe kryetarin e nëndegës së Kpuzit, z. Naim Berisha, njëherësh edhe anëtarë i kryesisë së degës së LDK-së në Klinë.

Të pranishëm në këtë tubim elektoral përveq kryesisë së degës së LDK-së, aktivistëve dhe veprimtarëve të shumtë, ishin anëtarësia e dy nëndegëve të LDK-së fshatrave Grabanicë, Bokshiq, Dollovë, Kpuz dhe Qeskovë.

Fillimisht kryetari Ismet Zeqa për një fjalë rasti e ftoi kryetarin e degës, i cili ndër të tjera theksoi: “Ju duhet të mbështetni kandidatët tanë që i kemi para jush dhe t’na i votoni por mos harroni edhe Vjosa Osmanin. Unë po besoj që me datën 7 tetor do të festojmë bashkë fitoren e madhe”.
Më pas kryetari Gashi prezantoi kandidatët për deputetë nga lista e LDK-së, duke thënë më tutje: ” Besoni tek kandidatja për Kryeministre, Vjosa Osmani besoni tek lista e kandidatëve për deputetë të cilët jo rastësisht janë këta të përzgjedhur”.

Pas kryetarit të degës, për një fjalë rasti u ftua mysafiri special i këtij tubimi elektoral, sekretari i Degës së LDK-së në Zvicër, z. Ismet Krasniqi, i cili e përshëndeti tubimin duke ju uruar suksese në zgjedhje kandidatëve për deputet, fitore të madhe për LDK-në. Ndër të tjera, z. Ismet Krasniqi shtroj nevojën e përfshirjës më të madhë të mërgatës në strukturat e LDK-së dhe proceset e vendimarrjes në Kosovë. Ky propozim i mysafirit special u mirëprit me duartrokitje të gjata nga të pranishmit në këtë tubim elektoral.

Kandidatët për deputet, Ukë Berisha, Mirjeta Kalludra dhe Isuf Berisha kanë kërkuar nga të pranishmit besim të plotë ndaj tyre, angazhim maksimal dhe mobilizim të komisionerëve gjatë procesit të votimit. Pas datës 6 tetor këta kandidatë do të jenë zëri përques i qytetarëve tanë për kërkesa dhe ankesa në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Kandidatja për deputete nga Dega e LDK-së në Klinë, Mirjeta Kalludra në fjalën e saj para të pranishmëve tha se “ E kam më të lehtë me kërku mbështetje nga ju sepse po e shoh vullentin tuaj të madh për fitore. Përkrahja për kandidaten për kryeministre është e jashtëzakonshme. Këtë po e dëshmon masa pjesëmarrëse në secilin qytet ku ajo është e pranishme. Prandaj kjo përkrahje nga ana juaj do të thotë fitore për LDK-në dhe Vjosa Osmanin. Me Vjosën do ta kemi qeverisjen më të mirë që ka pasur Kosova ndonjëherë. Andaj po kërkoj nga ju mobilizim të madh dhe mbështetje për LDK-në”.

Më pas fjalën e mori kandidati për deputet nga Dega e PSHDK-së, Ukë Berisha: “Të nderuar kandidat për deputet, drejtues të LDK-së dhe ju të pranishëm. Ne do të punojmë së bashku për të mirën e Kosovës. E kemi nisur këtë rrugëtim para 30 viteve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Liderët historik Dr. Ibrahim Rugova dhe Mark Krasniqi kanë arritur ta internacionalizojnë çështjen e Kosovës. LDK dhe PSHDK do ta vazhdojnë atë rrugëtim edhe më tutje, prandaj kërkesa ime është votoni Vjosa Osmanin, votoni kandidatët për deputet të ardhshëm në Kuvendin e Kosovës”.

Edhe kandidati i tjetër për deputet nga radhët e LDK-së, Isuf Berisha ka përshëndetur të pranishmit duke i falënderuar për pjesëmarrje në tubim. Tutje, Berisha ka thënë se me ardhjen e Vjoses në krye të qeverisë, ajo do ta mbrojë interesin e qytetarëve dhe çojë shtetin përpara. Çdo gjë që ajo tani e thotë do të jetë vepër e saj në të ardhmen e Republikës së Kosovës”.

Ja vlenë për të theksuar, se nga ardhja e z. Ismet Zeqa në krye të Nëndegës së LDK-së në Grabanicë, radhët tona janë forcuar si anjëherë më parë. Falë angazhimit të njeriut të sinqertë, aktivistit të palodhshëm dhe modelit unifikues siq është Ismeti, Nëndega e LDK-së në Grabanicë ka arritë ta kthejë namin që kishte dikur në kohën e presidentit historik, atë të bastionit të LDK-së jo vetëm në nivel dege por edhe më gjërë.
Kryetari i nëndegës së Grabanicë afër vetës i ka aktivistët dhe veprimtarët më besnik të LDK-së rugoviane si; Fadil Fazliu, Man Salihu, Shaban Hoti e shumë të tjerë.
Bastioni i LDK-së në këtë lokalitet qëndroi i pathyeshëm edhe në kohët më të vështira të luftës dhe pasluftës në përballje me sfidat e kohës, në saje të përcaktimit të fuqishëm në vijën institucionale të presidentit historik Ibrahim Rugova dhe unitetit të çelikt në radhët e LDK-së.

Nëndegët e LDK-së në Grabanicë dhe Kpuz
Grabanicë, 30.09.2019

SHUPLAKA AMERIKANE DHE FUNDI TRAGJIK I KADRI VESELIT?! – Nga BINAK MAXHARRAJ

Kadri Veseli është figura me tragjiko-komike në zgjedhjët e sivjeme. Si I pa kokë po merr turr në fushatë pa pikë mençurije,por më shumë rrena dhe mashtrime dhe me denigrime ndaj kundër kandidatëve.Kadri Veseli më shumë po e luan rrolin e një tregëtari të keq malli i të cilit nuk po i shitet sepse ne treg po nxjerr mall të prisht të dalur afati.

Kështu Kadri Veseli në këtë fushatë e ka nxjerrë në treg në të gjitha tezgat anë e mbanë Kosovës mallin specifik të quajtur korrupcion te prodhuar ne uzinat dhe klanet mafioze të PDK.Po mundohet ta shesë,por nuk po mundët ta shes edhe përkundër rrenave dhe spekulimeve se ky mall është cilësor sepse ky mall është specifik i PDK dhe nuk e don askush,është mall qe i ka daë afati.

Kadri Veseli jo vetem që gjatë fushtës mundohet me e shitë korrupcionin e prodhuar ne uzinat e PDK,por ai u ka hi edhe rrenave dhe shpifjeve ndër me te ndyshme duke e treguar fytyrën e vetë të pafytyrë duke drejtu rrena dhe shpifje për partit tjera në garë.Këtë e banë sepse e ka kapë trishtimi dhe tmerri së do ti humbë zgjedhjet sepse kësaj partije dhe Kadri Veselit askush më nuk i beson sepse kjo parti me hajnit dhe plaqkitjën e popullit e ka humb imaxhin e vet.Se kendejmi atij po vjenë një fund i keq tragjiko-komik i cili do ta nxjerr ne opozitë, ai po mundohet të shpifë ndaj partive tjera se gjoja e vetmja parti proamerikane është PDK kurse për partit tjera lëshon helm e vrerë si antiamerikane,çka është krejtëlsishtë e kundërta.

Ai shkon aq largë sa ka guxim ta përdor edhe një poster me Presidentin Trumb për fushat zgjedhore çfarë bënë krim ndaj Amerikës.Kjo është hera e dytë qe mundohet te ia fut thikën pas shpine Amerikës sikur heren e parë qe bani së bashku me Hashim Thgaçin dhe Ramush Hrajdinaj me 21 dhjetor te vitit 2017 për te çfuqizuar Gjykatën Speciale.

Duke i parë këto marifeta te ulëta të Kadri Veselit me mendje të çekujlibruar ia para reaguar fuqishëm së Amerika nuk përzihet ne punët e fushatës,se nuk e përkrah asnjë parti,por do ta përkrah fuqishëm ato parti te cilat i fitojnë zgjedhjet te cilat e marrin besimin e popullit.

Por sot edhe Ambasada Ameikane në Prishtinë i ra shuplakë fytyrës Kadri Veselit i cili po shitet si “proamerikan”i rrejshëm se sa partit tjera,duke reaguar ashpër ndaj “proamerikanit” Kadri Veseli ku thuhet së:”Qeveria e Amerikës nuk e mbeshtet asnjë parti dhe asnjë kandidat për kryeministër.Qeveria Amerikane fuqishëm e repekton vullnetin e popullit që te zgjedhin arëdhmerin e tyre” dhe se fuqishëm do te bashkëpunojnë fuqishëm me ato parti qe i fitojn zgjedhjet.

Ky është akti i fundit fatal dhe tragjikë i Kadri Veseli te cilit asgjë nuk po i shkon mbarë por vetem mbrapështë,sespe partria dhe politika nuk udhëhiqën me rrena,dallavere,intriga dhe mashtrime.Ai ka harru qe populli i jonë ëstë i mençur edhe përkundrjet nenshtrimit qe po ia banë kupola e krimit të organizuar qe sa vite.Finalja dhe fundi i tij i tmershëm do te ndodhë me 6 tetor 2017,e cila edhe do te shenohet si datë historike,si datë për çlirimin e dytë të Kosovës nga kapësit e shtetit.

Posteri manipulues i Kadri Veselit

Shtetet e Bashkuara nuk mbështesin asnjë parti në Kosovë

Ambasada amerikane në Prishtinë theksoi të martën se nuk mbështetë asnjë parti politike në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit në Kosovë.

Në një njoftim të kësaj ambasade theksohet se “qeveria e Shteteve të Bashkuara nuk mbështetë ndonjë parti politike apo kandidat në zgjedhjet e kësaj jave. Ne respektojmë të drejtën dhe përgjegjësinë e votuesve të Kosovës që të zgjedhin të ardhmen e tyre”, thuhet në njoftim.

Reagimi duket se ndërlidhej me praninë në Kosovë të zotit Matthew Whitaker ish Prokuror i Përgjithshëm në detyrë i Shteteve të Bashkuara që nga nëntori i vitit 2018 deri në shkurt të këtij viti. Zoti Whitaker qe emëruar pas dorëheqjes së ish Prokurorit të Përgjithshëm, Jeff Sessions.

Ai u paraqit në mbështetje të Partisë Demokratike të Kosovës dhe kryetarit të saj Kadri Veseli.

Qëndrimit të ambasadës amerikane i bëri jehonë edhe ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Christian Heldt. Në një postim në rrjetet sociale ai shkroi se “disave u duket e vështirë të besojnë se ne i qëndrojmë parapa kuptimit se si funksionon demokracia. Faleminderit ambasadës se Shteteve të Bashkuara që rikujtuan atë që e thamë bashkërisht një muaj më parë. Ia vlen të lexohet”, shkroi ai.

Diplomatët rikujtuan një thirrje të lëshuar më 30 gusht në të cilën kishin bërë thirrje që partitë politike në Kosovë të krijojnë një mjedis të qetë e të sigurt për zgjedhjet e 6 tetorit, ndërsa qytetarëve që të refuzojnë siç thuhet kriminelët me votën e tyre. za

Prishtinë: Lëshohet viza e parë në Ambasadën Amerikane

Ambasada Amerikane në Kosovë ka bërë të ditur se sot ka lëshuar vizën e parë, raporton Gazeta Express.

Përmes fotografive të publikuara në faqen zyrtare të Ambasadës në Facebook, është shkruar urime për marrësin e vizës nga Ambasada Amerikane në Prishtinë.

“Ky është lajmërim se nga sot e tutje të gjitha shërbimet në lidhje me vizat do të kryhen në Kosovë”, shkruhet në këtë njoftim.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë duke filluar nga sot ka njoftuar se në ndërtesën e re të kësaj Ambasade në kryeqytet do të jepen të gjitha llojet e vizave.

Para ndërtimit të kësaj ambasade të re, shtetasit e Kosovës ishin të detyruar t’i drejtoheshin Shkupit për të aplikuar për viza.

Reagimi i ashpër i LDK-së: RTK-ja e njëanshme dhe mjet propagande i Kadri Veselit

Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes një komunikate për media kanë thënë se transmetuesi publik RTK që nga fillimi i fushatës është shëndrruar në një mjet propagandistik i PDK-së, raporton Gazeta Express.

Në këtë reagim të LDK-së, shkruhet se edhe pse RTK paguhet nga taksat e qytetarëve të Kosovës, po e luan rolin e mjetit propagandues të PDK-së si dhe përdor asetet publike në shërbim të kësaj partie politike.

“Portali rtklive.com, sikur edhe në të kaluarën, më shumë i ngjanë një faqeje të PDK-së, sesa një transmetuesi publik që paguhet me paratë e qytetarëve. Në portalin e RTK-së, publikohen lajme të rrejshme që përkrahin fushatën e PDK-së dhe denigrojnë partitë tjera, kryesisht ato të opozitës së kaluar”, shkruhet në këtë reagim.

Tutje, thuhet se brenda RTK-së, është krijuar një ekip me eksponentë të njohur për njëanshmëri politike që po shkelin rregullat elementare të raportimit të paanshëm dhe profesional.

“Brenda RTK-së është krijuar një ekip me eksponentë të njohur për njëanshmëri politike, të cilët po shkelin rregullat elementare të raportimit të paanshëm dhe profesional. Ky ekip, por edhe të tjerë që angazhohen sipas porosive të politike, kujdesen që oponentëve të PDK-së të mos ua transmetojnë kritikat e akuzat ndaj PDK-së, kurse të transmetojnë akuzat e PDK-së ndaj oponentëve të saj politikë. Kjo, jo vetëm se përbën shkelje të obligimit ligjor të RTK-së, por është rast eklatant i aplikimit të censurës.

Për të shkuar më tej, në shërbimin ndaj PDK-së, RTK-ja, e shndërruar në zyrë propaganduese të PDK-së, përmes kronikave gjoja hulumtuese, në edicionet e saj të lajmeve, po mundohet ta paraqes kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin, si të vetmin lider politik të Kosovës që, sipas tyre, po angazhohet për luftimin e krimit dhe korrupsionit”, shkruhet tutje.

Për këtë po e quajnë fajtore PDK-në, që e kanë shndërruar RTK-në në mjet të propagandës së saj.

“PDK-ja, si duket ka harruar se qytetarët e Kosovës nuk e kanë vetëm RTK-në burim informimi. Qytetarët e Kosovës, tashmë mund të informohen edhe përmes mjeteve tjera të komunikimit masiv, përfshirë edhe rrjetet sociale, të cilat po shpërfaqin realitetin dhe rrugën për ndryshimin e domosdoshëm të tij.

PDK-ja, sikurse çdo institucioni tjetër vital të Kosovës, po i shkakton dëm RTK-së, shikueshmëria e të cilës ka rënë dukshëm, pikërisht për shkak të anshmërisë së saj të skajshme ndër vite.

Lidhja Demokratike e Kosovës iu bën thirrje vëzhguesve vendorë dhe ndërkombëtarë që të evidentojnë këto shkelje të rënda të rregullave zgjedhore nga transmetuesi publik që paguhet me taksat e qytetarëve”, thuhet në këtë reagim./Express/

ALBINI ËSHTË URAGAN I PAMPOSHTUR – Nga BINAK MAXHARRAJ

 

-Albin Kurti akuzohet nga PDK-ja, Pronto mafia dhe SHIK se nuk është proamerikan?!

-Por Albin Kurti është më proamerikan së sa Kadri Veseli, Hashim Thaçi dhe Ramush Harajdinaj, sepse kurr nuk tentoi te ia futë thikën pas shpinës Amerikës siç vepruan këta?! ose

-Albin Kurti është edhe shumë më proamerikan se sa çetnikët e Serbisë Aleksansër Vuçiq dhe Ivica Daçiq me te cilët Amerika po bashkëpunon mrekullueshëm.                       

Albini ecën vetem në fushatë. Nuk e ndal as era e as stuhia. Nuk e ndalë asnjë zerzele qe i del përpara. Albini ecën vetem është digë dhe ortek i fortë për PDK. Pronto mafin dhe SHIK-un. Ua ka mbledhë betë, është betuar së do ti mundë.

Dhe vazhdon Albini të ecën vetem nëpër fushatë gjithandej Kosovës. Gjithëkah shkonë e ndërojnë i përkulën. Ate nuk mund ta ndal as LDK. Albini vazhdon të ecë i vetem ka mbrrijtë ne gjysemën e rrugës. Albinin nuk mund ta ndal as kushë, bile as Cubat e Kosovës. As kupola e krimit të organizuar, betohet qe do ta mundë.

Megjithate Albini po vazhdon ecjën e tij i vetem deri ne fitorën përfundimtare. Dhe do ta arrijë?!

Albini ecën vetem,hu vetem por me shumë shok te idealit dhe të dijës,por ai e ka pas fuqin me te madhe,fuqin e popullit i cili e do dhe e respekton.Kjo fuçi e popullit i beson Albinit sepse vetem ky është i zoti të bëjë ndyshime te mëdha duke e largu te keqën nga ky vend.

Fuqia e Albinit është e madhe,është vullkan hala i pa shpërthyer,por kur te shpërthen i fshinë te gjitha,e pastron terenin qe e flliqen te tjeret hajnat,te padijshmit,të korruptuarit.

Pra,ky është Albin Kurti që do te ju nxjerrë nga ferri në te cilin ka rënë Kosova nga Pronto mafia dhe kupola e krimit të organizuar.

Albin Kurti ështi tmerri dhe ferri për kundërshtarët e tij,ai nuk u frigësohet fare por vazhdon si uragan të ecë përpara deri në fitore.

Po bëhët një fushatë e turpshme,dinigruese e horrave dhe cubave  të pushtetit,e horrave të korruptuar dhe te dalur jashtë përdorimit në drejtim të shpërfilljës së autoritetit te Albin Kurtit dhe LVV.Këtë e kanë ba edhe më parë,edhe në zgjdhjet e parafundit,por Albin Kurti dhe LVV triumfoi mori më së shumëti vota nga te gjitha partit tjera.Është në rrugë të mirë që edhe kësaj radhe LVV me Albin Kurtin të delë e para në zgjedhje,sepse Albin Kurti është njeri i pakorruptuar në krahasim me të tjerët,qendrimet e tij janë ta qarta,është i pathyeshëm dhe së si kryeministër do te luftoi për shtet e jo për pushtet.Din dhe mujndët ti dalë zot vendit  para baticave dhe zbaticave qe do ti dalin përparaËshtë i betuëm para zgjedhësve se do ta shkaterroi kastën mafioze,kupolën e krimit.Nuk lëshon pe për asnjë katramë kur është në pyetje shteti dhe sovraniteti teritorial i vendit.

Horrat,cubat e shtetit dhe të pushtetit janë të frigesuar nga Albin Kurti,atij po i frigësohën edhe në andërr po  u diftohët.Mu për këtë shkak gjuajn shigjeta helmuse kundër tij,por te pa dobishme sepse Albin Kurti është i futur thellë ne zemrën e popullit te cilin e shohin si shpëtimtarin për ndryshime te medha qe i duhën vendit për te nxjerr nga llumi qae e futën horrat e pushtetit qe disa vite më radhë.Horrat e shtetit dhe pushtetit po shpifin aq ulët,sepse të ulët e kanë edhe intelektin e tyre,se gjoja Albin Kurti nuk është pro Amerikan,se Amerika nuk e donë për Kryeministër,sepse siç thonë vjenë e na prishë më Amerikën,etj.Këto janë rrena dhe floskula politika te horrave të pushtetit dhe te partive tjera politike,por edhe posaqerisht të Kadri Veselit qe nuk u bësan askush,bile as qobanet e dhënëve.

Amrika nuk përzihet në fushatë,e as qe e thotë se e donë ose nuk e donë këtë ose ate për kryeministër.Kjo është çështje e votuesve,çështje e popullit të Kosovës.Amerika do te bashkëpunoj shkelqyeshëm më cilin do kandidat për kryeministër te cilin e voton populli.Amerika e donë ate kandidat qe e voton populli,ate kandidat qe punon për shtet e jo për ta shkateruar shtetin duke e vjedhur dhe plaqëkitë.

Albin Kurti,e themë më plotë fjalën së është më proamerikan se sa Hashim Thaçi,Kadri Veseli dhe Ramush Harajdinaj dhe Fatmir Limaj.Albin Kurti kurr nuk ia futi thikën pas shpin Amerikës sikurse tentuan të veprojnë këta tre te përmendurit me veprimin e tyre me 21 dhjetor 2017.Amerika është kundër atyre qe po e plaqkisin dhe vjedhin shtetit,është kundër te korruptuarve,e jo kundër Albin Kurtit të pakorruptuar.Vetem më Albin Kurtin për kryeministër mund te çmontohet shteti i kapur nga mafi dhe mafioza,nga klane që slan gjë pa bë për te mbetë në pushtet.Mu për këtë arsye këta horrat e shtetit dhe te pushtetit i ka kapë tmerri,i ka kapë friga nga humbja e pushtetit dhe se me Albin Kurtin për kryeminister do te jepin llogari para shtetit dhe popullit te cilën e prunë në këtë gjendje te mjerueshme.

Votojeni Albin Kurtin për kryeministër nese doni qe Kosova më në fundë te merr frymë lirshëshëm dhe lirshëm ta shijoni lirin qe deri tani ishte liri e cunguar.Votojeni Albin Kurtin sepse vetm ky është në gjendje ta çmontoj këtë shtet të cimentuar nga horrat cubat pushtetar të pa ndërshëm,hajna dhe rrenca.Më Albin Kurtin do të këtë me shumë vende të punës,me shumë investime,me shumë mirëqenje ekonomike,sociale dhe shendetesore.Më Albin Kurtin do te shekëputet zingjiri i ikjeve nga shteti.

Albin Kurtin e çmojnë lartë edhe figura të mëdh të kombit si Ismail Kadare dhe Dritero Agolli i cili thotë:

“Albin Kurti është një djalë i guximshëm dhe i përgatitur. E kam ndjekur dhe më ka lënë mbresa. Më pëlqen vizioni që shfaq dhe mënyra se si flet. Është i thjeshtë dhe unë jam i mendimit se politikanët duhet të jenë të thjeshtë, të gjithë njerëzit e mëdhenj që kanë lënë gjurmë kanë folur thjesht. Janë argumentet ato që triumfojnë Albin Kurtin. Dhe kam parë që në çdo debat dhe përballje nuk i mungojnë argumentet”.

Akademikë me renome botërore mbështesin Lëvizjen Vetëvendosje

Këta janë emrat e akademikëve, ndërsa tekstin mbështetës e gjeni më poshtë:

– Slavoj Žižek, Ljubljanë/Slloveni, profesor në Birkbeck College/Londër
– Gabriel Tupinambá, Rio de Janeiro/Brazil, filozof dhe psikoanalist
– Natalia Romé, Buenos Aires/Argjentinë, profesor në Universidad de Buenos Aires
– Luka Mesec, Ljubljanë/Slloveni, deputet në parlamentin Slloven
– Ceren Özselçuk, Stamboll/Turqi, profesor në Boğaziçi Üniversitesi
– Yahya M. Madra, Stamboll/Madison- SHBA, profesor në Drew University
– David Pavón-Cuéllar, Morelia/Meksikë, profesor në Universidad Michoacana de San Nicolás de Hidalgo
– Jamil Khader, Betlehem/Palestinë, dekan në Universitetin e Betlehemit
– Frank Ruda, Dundee/Berlin, profesor në Universitetin e Dundee
– Alenka Zupančič, Ljubljanë/Slloveni, hulumtuese në akademinë e shkencave dhe arteve, instituti i filozofisë
– Warren Montag, Los Angelos/SHBA, profesor në Occidental College
– Robert Pfaller, Linz/Austri, profesor në Kunstuniversität Linz
– Alberto Toscano, Londër/Britani e Madhe, profesor në Goldsmith College
– G.M.Tamás, Budapst/Hungari, filozof
– Mladen Dolar, Ljubljanë/Slloveni, profesor në Fakultetin Filozofik
– Adrian Johnston, New Mexico/SHBA, Shef i departamentit në fakultetin filozofik në The University of New Mexico
– Rodrigo Nunes, Rio de Janeiro/Brazil, profesor i filozofisë në Pontifícia Universidade Católica do Rio de Janeiro, PUC-Rio
– Boris Buden Berlin/Zagreb, filozof
– Todd McGowan, Vermont/SHBA, profesor në University of Vermont
– Michael Roberts, Londër/Britani e Madhe, ekonomist
– Molly Anne Rothenberg, New Orleans/SHBA, profesor në Tulane University
– Nick Nesbitt, New Jersey/SHBA, profesor në Princeton University
– Vittorio Morfino, Milano/Itali, profesor në Universitetin Milan-Bicocca.

Republika e Kosovës po shkon në zgjedhje të reja të përgjithshme, të cilat do të mbahen më 6 tetor, 2019. Qeveria konservatore dhe neoliberale e deritanishme, e përbërë nga një koalicion me mbi 17 parti politike, do të mbahet mend për vendimet e saja neoliberale, për korrupsionin e niveleve të larta dhe për politikën e jashtme apatike. Kjo vetëm e ka përkeqësuar gjendjen tashmë shumë të rëndë politike, ekonomike dhe sociale në Republikën e Kosovës.

Niveli i papunësisë në Kosovë është të paktën 32% dhe trendi vazhdon të jetë negativ. Ndërmarrjet publike janë rrezikuar nga kontratat e dëmshme me qëllim privatizimin. Pabarazia në pasuri dhe në të ardhura është e lartë dhe vetëm sa po thellohet, ndërkohë që niveli i lartë i varfërisë nuk po zvogëlohet. Republika e Kosovës mbetet vendi më i varfër në Evropë.

Kjo situatë ka nevojë për masa urgjente që mund të ndërmerren vetëm nga një program social-demokrat, dhe në Kosovë është vetëm Lëvizja VETËVENDOSJE! ajo që mund të marrë masa të këtilla. Në zgjedhjet e fundit të 2017, LVV doli partia me mbështetjen më të madhe ndërkaq kandidati për Kryeministër, Albin Kurti, ishte njeriu më i votuar në Kosovë. Prej asaj kohe, Lëvizja u rrit me një ritëm të paprecedent, si rezultat i programit, politikave, aktiviteteve e edhe si rezultat i situatës së përkeqësuar në Kosovë.
Statusi politik dhe juridik i Kosovës është veçanërisht i pazakontë. Ndërkohë që formalisht i pavarur, Kosova mbetet një vend i varur, i shndërruar kështu në një vend mes gjysmë-kolonializmit dhe gjysmë-protektoriatit. Si pasojë, u bë tokë pjellore për shumë politika dhe projekte neoliberale dhe të tjera të ngjashme, ku edhe rregullat formale elementare të demokracisë shkelen tepër shpesh.

Siç e dimë, këto çështje nuk janë lokale, por globale. Paradigma neoliberale na ka bashkuar të gjithëve për të luftuar kundër saj dhe për ta bërë këtë kemi nevojë për solidaritetin e mbështetjen e njëri-tjetrit. Prandaj, ne si nënshkrues shprehim mbështetjen tonë për Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe për Kurtin në zgjedhjet që po vijnë, me shpresën se qeveria e tij e ardhshme do të jetë një fillim i ri në këtë betejë të vështirë, por të domosdoshme, kundër ngjarjeve aktuale në Republikën e Kosovës. Në situata si kjo, shpresa është më e rëndësishme se realiteti aktual, diçka që Lëvizja VETËVENDOSJE! dhe Kurti ia japin popullit të këtij vendi, si parakusht për çdo transformim të realitetit në Kosovë.

Gazeta e famshme zvicerane NZZ krahason Vjosa Osmanin me Angela Merkelin

Lidhja Demokratike e Kosovës është përcaktuar që në zgjedhjet e 6 tetorit t’ia mësyjë marrjes së pushtetit me Vjosa Osmanin si kandidate për kryeministre, shkruan Gazeta Express.

Përveç mediave në Kosovë, tashmë Osmanin kanë filluar ta krahasojnë me kancelaren gjermane, Angela Merkel, edhe media të mëdha nëpër botë.

Gazeta e madhe zvicerane “ Neue Zurcher Zeitung” një artikull kushtuar zgjedhjeve të parakohshme në Republikën e Kosovës, e ka nisur me titullin “ Ajo është Angela Merkeli jonë “, raporton Gazeta Express.

Këtë shkrim e ka shpërndarë burri i Vjosa Osmanit, Prindon Sadriu, i cili tashmë po e shoqëron gruan e tij përgjatë fushatës në çdo qytet të Kosovës.

Osmanit në mbështetje i kanë dalë fuqishëm edhe nga Partitë Popullore Evropiane.

Gjatë hapjes së fushatës së LDK’së në Prishtinë, ka marrë pjesë nënkryetari i EPP-së, Dara Murphy, i cili ka shprehur mbështejen e fuqishme për fitoren e Vjosa Osmanit.

Zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit vijnë si rezultat i dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit, pas ftesës që kishte marrë nga Gjykata Speciale dhe pas problemeve me partnerët e koalicionit.

6 Tetori është ora historike për Kosovën?! – Nga Skënder MULLIQI

Ka shumë kohë që zemrat e shumë njerëzve në Kosovë nuk kan rrahur kaq shumë për ndryshime pozitive ,në fushatat zgjedhore.Po rrahin më shpresën e madhe së politikanët karikaturial dhe keqbërës nuk do ti shohin më në pushtet.Dhe, kjo gjë është e pritshme , së gjithmonë askujt si ka shkuar kungulli mbi ujë. Shumë njerëzve po iu shtohet entuziazmi së ka ardhur koha ku do të mbizotëroj e mira karshi të keqës.Këta që e prunë gjendjën buzë greminës , mos don I madhi Zot, e qytetarët të dalin masovikisht në votime për ti ndëshkuar .Prania e tyre në pushtet edhe pas këtyre zgjedhjeve do të ishte thyerja shpirtërore më e madhja që nga pas lufta .Mos po vjen ora që këto karikatura politike të largohen për të cilët dihet së çfarë marrinash kan ba.

Dihet së këta jo vëtem që nuk I avansuan procesët , por na kthyen mbrapa.Shumë gjatë ndëgjuam fjalime më retorikë boshe e punë kurrfare. Shumë gjatë ndëgjuam dhe pamë afera kriminale dhe korruptive.Janë të dhëmbshme gjithë këto vite që i lam mbrapa. Këta njerëz në krye të shtetit na dhanë rënje nën brez dhe në çdo pjesë të trupit , të cilët na shkaktuan dhëmbje të mëdha. Dhanë porosi të mbrapshta për gjeneratat e reja. Përçuan mesazhe aq të keqija sa vështirë të paramendohen.Dhe, fundi i tyre në politikë do të ishte lumturia më e madhe për shumicën .Duket së ka ardhur koha të mundet e keqja pas 6 tetorit. Vjosa Osmani dhe LDK-ja , i ka dhën gjak të ri kësaj fushate .Bashkë më disa përsonalitete nga koha e Rugovës është kthyer disponimi dhe fryma rugoviane më pjesëmarrje masive siq jemi mësuar ta shohim elektoratin e LDK-së gjatë fushatave sa ishte gjallë presidenti I Kosovës, dr.Ibrahim Rugova .

Kosovës i duhet freski demokratike, e cila është ngulfatur keq. Rënja e të keqës në fillim të kësaj vjeshte, do të ishte kthesë historike për Kosovën…

Kurti: Protesta e vitit të kaluar ishte vendimtare për shpëtimin e Kosovës

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka kujtuar protestën “Një popull s’i nënshtrohet një njeri” e cila është mbajtur para një viti

Kurti ka shkruar në Facebook se protesta e vitit të kaluar ishte vendimtare për shpëtimin e Republikës së Kosovës prej pazareve me Serbinë.

“Sot është njëvjetori i protestës më të madhe në Kosovën e pasluftës, që u mbajt me 29 shtator 2018, me parullën kryesore “Një popull s’i nënshtrohet një njeriu. Kjo protestë e juaja ishte vendimtare për shpëtimin e Republikës së Kosovës prej pazareve me Serbinë. Një vit më vonë, e bëjmë hapin e radhës: votojmë masivisht me 6 tetor për fitoren më të madhe zgjedhore në Kosovën e pasluftës”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Prishtina ua ndalon zyrtarëve të Beogradit hyrjen në Kosovë për të bërë fushatë

Ministria e Punëve të Jashtme në Kosovë ua kanë ndalur hyrjen zyrtarëve nga Beogradi për të hyrë në Kosovë për të bërë fushatë. Jetlir Zyberaj nga MPJ ka bërë të ditur se këtë vendim autoritetet kosovare e kanë marrë pas kërcënimeve që po iu bëhen komunitetit serb në Kosovë nga ana e Beogradit zyrtar.

“Zgjedhjet e 6 Tetorit janë zgjedhje të Republikës së Kosovës dhe të qytetarëve të saj. Zyrtarët e Beogradit nuk mund dhe nuk do të lejohen të bëjnë fushatë zgjedhore në zgjedhjet e Kosovës. E as nuk do të tolerohen kërcënimet kundër komunitetit serb të Kosovës nga Beogradi”, ka shkruar Zyberaj.

Ai ka shkruar se Beogradi e di realitetin në Kosovë dhe konform kësaj duhet të sillet, duke respektuar kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

Hyrja në Kosovë i është ndaluar edhe zëvendës drejtorit të zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Damjan Joviqit.

Joviqi, që shef ka Marko Gjuriqin, me këtë rast ka deklaruar se “represioni dhe dhuna politike ndaj popullit serb dhe ndaj Listës Serbe vazhdon” dhe ato shtohen në intensitet me afrimin e zgjedhjeve në Kosovë.

Në një deklaratë për televizionin serb në Kosovë, “Most”, Joviqi ka thënë se sot është dashur të vizitojë fshatrat Bajë e Suhogërllë të Komunës së Skënderajt, sikurse edhe Prelluzhën në Vushtrri, në mënyrë që të ftonte banorët të votojnë për Listën Serbe më 6 tetor.

“Prishtina duhet të kuptojë se populli serb nuk voton për Listën Serbe për shkakun tonë të të ndaluarve, por populli serb e mbështetë Listën Serbe sepse e do Serbinë dhe këtë askush kurrë s’do ta ndryshojë”, ka thënë Joviqi, transmeton Koha.net.

Edhe zëvendësdrejtorin tjetër të kësaj zyre, Dushan Kozarev, sipas mediave serbe, dje Policia në rrugën nga Ranillugu drejt Novobërdës e ka ndalur dhe e ka detyruar atë të lëshojë Kosovën./GazetaExpress/

Ish-deputetja: Më është ofruar videoja ku ishte regjistruar vrasja e Ivanoviçit

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Rada Trajkoviç, aktualisht kryetarja e ‘Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova e Metohia’ deklaroi se i ishte ofruar një video ku ishte regjistruar vrasja e politikanit serb Kosovës Oliver Ivanoviç, i cili u ekzekutua në veri të Mitovicës.
Në një deklaratë për mediat serbe, Trajkoviç tha se nuk kishte pranuar ta merrte videokasetën, duke deklaruar se provat duhet të dorëzoheshin në prokurori në Prishtinë.

“Para se të shkoja në Mitrovicën e Kosovës, unë kam përjetuar një presion të jashtëzakonshëm. Më thanë se atje të më presin grupe të ndryshme mafioze dhe do të më vrisnin. Ata erdhën edhe në selinë e koalicionit tonë ‘Liria’. Disa njerëz, nga qarqe jo transparente, më ofruan kopjen e një videoincizimi të vrasjes së Oliver Ivanoviqit. Më thanë që njëra kopje i është dhënë dikujt nga autoritetet shtetërore dhe tjetra më është ofruar mua. Unë thashë që as nuk e marr dhe as nuk jap para, dhe se provat, nëse i kanë, duhet t’i ofrohen prokurorit Syla në Prishtinë”, tha Trajkoviq.

Trajkoviç gjithashtu tha se kurrë nuk do të heqë dorë nga zbulimi i kryesit të vrasjes së Ivanoviçit. Ajo tha se jo gjithmonë ishte dakord me Ivanoviçin politikisht, ndërsa shtoi se ata kishin qëllime të njëjta.

“Unë ende e ruajë porosinë e Oliverit që më është dërguar pesë ditë para vrasjes së tij, në të cilën thuhet: ‘Ndoshta do të më vrasin, por nuk mund të ndalem, sepse do ta turpëroja familjen time. Kjo nuk do të ishte krenaria e familjes sime’”, tha Trajkoviç.

Ajova dhe Kosova, miqësia që mposhti distancën (video)

Burim Goxhuli

Filloi si bashkëpunim ushtarak midis Gardës Kombëtare të Ajovës dhe Forces së Sigurisë së Kosovës, por sot miqësia mes këtij shteti amerikan dhe Kosovës është shumë më e thellë. Arsimi, ekonomia, siguria dhe drejtësia janë vetëm disa nga fushat që këto dy shtete kanë partneritet. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, guvernatorja e shtetit të Ajovas, Kim Reynolds tha se nëse krahason popullin e Ajovas dhe atë të Kosovës, dallimet janë krejtësisht të vogla. Të përbashkëtat e dy popullatave po bëjnë që miqësia të jetë e qendrueshme, ndonëse distanca mes tyre është shumë e madhe.

Shtetin e Ajovës dhe Kosovën i ndajnë rreth 8 mijë e 500 kilometra. Por distanca nuk ishte aspak problem për një dyqan vere në qytetin Johnston të këtij shteti amerikan. Tash e një kohë, në “Wine Styles” shitet një verë e prodhuar në Kosovë.

Pronari i dyqanit, Allan Graham thotë se klientët e tij, veç shijes së verës Stone Castle mësojnë shumë edhe për vendin ku prodhohet ajo.

“Jo shumë njerëz e dinë që vera vjen nga Kosova, prandaj ajo që më pëlqen të bëj është t’u ofroj një kampion të verës pa u thënë gjë për origjinën e saj dhe pres reagimin, i cili gjithmonë është shumë pozitiv. Klientët mbesin të shtangur kur kuptojnë se çfarë është dhe prej nga vjen. Pastaj interesohen të dinë më shumë për vendin nga vjen kjo verë. Mendoj se nëse u thua se nga vjen para se ta provojnë atë pritjet janë tjera. Pastaj ka shumë njerëz që thonë se mendova se kjo verë ishte nga Kalifornia”, thotë pronari i dyqanit Allan Graham.

Ky bashkëpunim erdhi si rezultat i një raporti të veçantë partneriteti që Ajova dhe Kosova kanë nga viti 2013, kur dy shtetet nënshkruan marrëveshjen e shteteve simotra.

“Është rritur fuqishëm në fusha të ndryshme, marrëdhënia dhe mundësitë për të punuar bashkë në arsim, bujqësi, ushtri, polici, zbatim të ligjit dhe vazhdojmë të bashkëpunojnë dhe të gjejmë mënyra të reja bashkëpunimi”, thotë guvernatorja e shtetit të Ajovas, Kim Reynolds.

Fusha më e fortë e bashkëpunimit vazhdon të jetë ajo e ushtrisë. Vetëm javën që shkoi në Ajova qëndruan për 10 ditë katër pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në kuadër të trajnimit për reagim në raste të katastrofave natyrore.

“Sigurisht ka qenë një kohë e shkurtër, mirëpo ndikimi i këtij ushtrimi është shume i madh. Dhe ky ushtrim është jashtëzakonisht i vlefshëm për neve si një forcë e re në Ballkan”, thotë Drilon Rama, Toger në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

“Pra këto mësime që i kemi marrë nga Garda Kombëtare e Ajovës, padyshim se do t’i implementojmë kur të kthehemi në njësitet tona. Duke pasur parasysh se çdo përvojë e marrë këtu do të ndikojë në zhvillimin e njësive tona”, thotë Bujar Ferizi, kapiten në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Marrja e përvojës nga garda e Ajovës, bëri që Kosova sot të ketë ushtrinë e saj me kapacitete të larta, thotë Guvernatorja Reynolds.

“Jam shumë krenare për pjesëtarët e gardës që shërbejnë në ushtri. Ishte mundësi e jashtëzakonshme të krijojmë mundësitë të ndajmë infrastrukturën dhe mënyrën e menaxhimit. Jemi krenarë me burrat dhe gratë që kaluan kohë në Kosovë, sikur që edhe ju kishit prani ushtarake në Ajova duke punuar bashkërisht dhe mendoj se Kosova është në pozitë shumë të mirë sot për shkak të këtij raporti shumë të shëndosh mes Gardës Kombëtare të Ajovës dhe ushtrisë tuaj”, thotë Guvernatorja e shtetit të Ajovas, Kim Reynolds.

Planet janë që Kosova të marrë përvojë në Ajova edhe në fushën e energjisë së ripërtëritshme, sektor ky që guvernatorja e këtij shteti thotë se janë të parët.

“Kemi disa biznese që janë duke punuar që të vendosen në Kosovë, në veçanti në fushën e energjisë së ripërtëritshme. Dhe nga ana tjeter të kemi biznese nga Kosova në Ajova është fantastike. Kemi folur gjatë për sipërmarrësit e rinj dhe mundesitë që egzistojnë, në mënyrë që të sjellim ata nga Kosova që të shohin infrastrukturën dhe mundësitë tona. Po na merr pak kohë që të arrijmë deri në atë pikë. Por shpresojmë që të krijoni ekosistemin më të mire sesa që kishim ne në fillimet tona. Dhe të ndajme, ne kemi ide për Kosovën dhe Kosova mund te ketë ide për ne”, thotë guvernatorja Reynolds.

Kosova është vend i vetëm që ka konsullatën e saj në këtë shtet amerikan. Prania e stafit diplomatik të Kosovës në Des Moines, e bën Kosovën pjesëmarrëse në shumë ngjarje kulturore që ndodhin në kryeqytetin e Ajovas.

Javën që shkoi, Kosova kishte hapësirën e saj të veçantë në kuadër të festivalit ndërkombëtarë të ushqimit dhe muzikës. Rëndësia e pjesëmarrjes në këto ngjarje është e madhe.

“Është shumë e rëndësishme sepse në fillim kur kemi hapur konsulatën nuk është se shumica e kanë ditur ku ndodhet Kosova. Prandaj janë të rëndësishme, përveç marrëdhënieve me institucione në këto fusha tjera të bujqësisë, ekonomisë apo edukimit të kemi edhe të dijnë njerëzit pak më shumë kulturën tone, se cfarë ushqime ne kemi”, thotë Rinora Jelliqi nga Konsulata e Kosovës në Des Moines.

Kuzhinieri nga Kosova, Përparim Babalija, ishte pjesëmarrës në këtë festival, i cili u prezantoi pjesëmarrësve të festivalit shijen tradicionale shqiptare.

“Ne kemi bërë diçka, një gatim shumë të thjeshtë, por që është nga zona e Kosovës. Kemi bërë birjan me vezëdhe oriz. Kemi bërë kaçamakun e Kosovës me miell misri të bardhë, me ajkë dhe me djath të deleve, kemi bërë edhe një shalqir me djath dhie dhe tartufin e zi sepse ne tradiocionalisht shalqirin e kemi përdorur në familjet tona, me bukë dhe me djath. Kjo është një pjatë që ne sot mund t’a modifikojmë, pasi në Kosovë kemi shumë tartuf dhe tartufi duhet të jetë si një lënd e parë që ne duhet të mburremi që kemi sasi shumë të madhe. Dhe ne do të bëjmë një pjatë ku bashkojmë produktet e Kosovës në një pjatë moderne”, thotë kryekuzhinieri që erdhi nga Prishtina në Des Moines të Ajovas, Përparim Babalija.

Guvernatorja Reynolds thotë se sa më shumë që dy popujt mësojnë kulturën e njëri tjetrit, lidhja sa vjen e forcohet.

“Mendoj se ka shumë ngjashmëri. Të gjithë thonë se kur udhëton në Kosovë ndihesh sikur je në Ajova. Njerëzit janë të ngrohtë dhe të sinqertë, të kujdesshëm dhe po me këto fjalë mund t’i përshkruaj edhebanorët e Ajovës. Sepse ne kujdesemi për njerëzit, komunitetin, mundohemi të ofrojmë mundësi për secilin dhe të njëjtën ndjenjë më japin të gjithë ata që vijnë nga Kosovan në Ajova. E dua rininë në popullësinë e Kosovës, mendoj se është e mrekullueshme dhe nga ajo perspektivë hapen shumë mundësi. Prandaj mendoj se është marrëdhënie që do ta shohim të rritet”, thotë ajo.

Para disa ditësh, 28 studente nga Kosova filluan studimet në kolegjin e komunitetit të Des Moines, mundësuar nga fondacioni Millenium me fondet e qeverisë amerikane.

Ato do të studiojnë në fushën e energjisë në programe dy vjeçare, për t’u kthyer më pas në Kosovë për të zhvilluar këtë sektor.

Intervista – Haradinaj: Marrëveshja arrihet kur Serbia ta kuptojë se s’mund të fitojë asgjë nga Kosova

Arton Konushevci

Kandidati për kryeministër i koalicionit ndërmjet Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partisë Socialdemokrate, Ramush Haradinaj, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, thotë se marrëveshja finale me Serbinë, do të arrihet, kur Beogradi të kuptojë se nuk mund të fitojë asgjë nga Kosova. Në këtë intervistë, Haradinaj po ashtu flet edhe për arsyet se pse duhet të ketë edhe një mandat në krye të ekzekutivit.

Radio Evropa e Lirë: Zoti Haradinaj, ju jeni kandidat i koalicionit ndërmjet Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partisë Socialdemokrate për pozitën e kryeministrit në zgjedhjet që do të mbahen më 6 tetor. Pse qytetarët duhet të ju votojnë ju për kryeministër?

Ramush Haradinaj: Që të ruhet qëndrueshmëria që ka krijuar Kosova në tema të mëdha të interesit nacional dhe njëkohësisht që ta kemi mundësinë të fokusohemi në disa tema shumë jetike, siç është ajo e zhvillimit ekonomik, shëndetësia dhe arsimi.

Për zhvillim ekonomik janë tri komponentë që duhet menjëherë të veprojmë, pra është një analizë e mirë se si mbledhin buxhetin, më pak tatim, më shumë punësim, që ta lëmë ekonominë të zgjerohet dhe po ashtu një marrëdhënie pastaj se si e kthejmë atë buxhet në ekonomi, të jetë më në interes të zhvillimit ekonomik.

E dyta është logjistika, plot sipërmarrës kanë problem me hapësirë që të operojnë, nuk mund që të zgjerohen. Pra, për t’i zgjeruar kapacitetet se nuk kanë tokë ose nuk kanë vend, janë ngushtë. Ne kemi vepruar me këto zonat ekonomike, si ajo amerikane në Gjakovë. Kemi një park inovativ trajnues gjerman në Prizren, po kemi edhe plotë mundësi nëpër komuna.

Dhe e treta janë marrëdhëniet burokratike, pra ka bukur shumë burokraci në mes të institucioneve dhe sipërmarrësit. Disa prej sipërmarrësve nuk kanë aftësuar shërbime të kontabilitetit dhe shërbime të tjera burokratike për punë edhe zakonisht këto marrëdhënie burokratike të stërngarkuara, shfrytëzohen edhe për korrupsion nga zyrtarët publikë. Duke eliminuar dhe duke i thjeshtëzuar këto marrëdhënie mes institucioneve edhe sipërmarrësit, në një mënyrë edhe pengojmë, pra marrëdhëniet korruptive mes palëve.

Radio Evropa e Lirë: Gjatë mandatit të cilin e latë në gjysmë, një nga vendimet e qeverisë që ju udhëhoqët ishte taksa ndaj importeve nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina. A mendoni se mund të qëndrojë edhe më tutje në fuqi kjo taksë, pas zgjedhjeve?

Ramush Haradinaj: Po, kjo duhet të qëndrojë deri në njohje nga Serbia. Marrëdhëniet (ekzistuese) Kosovë- Serbi nuk munden të shkojnë, duke i ushqyer këto marrëdhënie. Këto marrëdhënie shkojnë duke i ndarë krejt elementet që krijojnë paqartësi. Nëse Serbia e dinë qartë se nuk mund të marrë më asgjë nga Kosova, atëherë për Serbinë mbetet pyetja a të vendosë marrëdhënie fqinjësie të mira me Kosovën, pra të ketë edhe marrëdhënie ekonomike e të tregtisë, apo të vazhdojë me mënyrën si ka vazhduar deri tani. Mendoj se edhe Bashkimi Evropian, po edhe Shtetet e Bashkuar të Amerikës duhet t’i tregojnë Serbisë se nuk ka mbetur më diçka për të marrë nga Kosova. Por, edhe Serbia edhe Kosova marrin nga një marrëveshje e ndërsjellë, se kalojnë në një etapë të re të marrëdhënieve të ndërsjella dhe njëkohësisht përshpejtojnë procesin e tyre në integrim Serbia drejt BE-së, ndërsa Kosova drejt integrimeve euroatlantike sepse ne e synojmë NATO-n.

Radio Evropa e Lirë: Nëse taksa do të konsiderohet si pengesë për vazhdimin e dialogut me Serbinë si do të veproni?

Ramush Haradinaj: Shikoni, kornizimi i dialogut me një marrëveshje kornizë për njohje, pra duhet të ulemi të diskutojmë për një marrëveshje të caktuar, pra nuk mund të shkojmë pa asnjë bazë në tavolinë. Dhe njëkohësisht kornizimi në aspektin kohor, pra për çfarë kohë synojmë ta realizojmë (marrëveshjen), atëherë në momentin e caktuar, kur të vije të momenti final, pra mund të suspendohet taksa për disa ditë, për të ndodhur edhe dakordimi në këtë marrëveshje dhe njohja reciproke.

Radio Evropa e Lirë: Kur e mendoni se do krijohen kushtet për arritjen e marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë?

Ramush Haradinaj: Është çështje e qartësisë. E them edhe një herë, nëse Serbia dëgjon mesazhe të përziera si prej Kosovës, si prej palëve ndërkombëtare, se do t’i jepet diçka në shkëmbim të njohjes, derisa ajo diçka që Serbia e synon nuk i duket e mjaftueshme, nuk i kënaqë apetitet e Serbisë, nuk do të kemi marrëveshje.

Nëse ne marrim një drejtim ndryshe, nuk japim asgjë për njohje, pra nuk japim asnjë gjë për njohje – këtë e di edhe bashkësia ndërkombëtare, ja thonë Serbisë – pastaj mund të vijë momenti kur Serbia e vlerëson – nuk merr më asgjë nga Kosova, jemi fqinj, është një treg fqinj – a të vendosë marrëdhënie apo jo. Ne po e vonojmë arritjen e një marrëveshjeje duke çuar mesazhe të përziera se mund t’i jepet diçka Serbisë nga Kosova në shkëmbim të njohjes. Ky është një gabim i madh.

Radio Evropa e Lirë: Ju mendoni se vetëm taksa duhet të jetë një prej kushteve që procesi të shkojë tutje?

Ramush Haradinaj: Janë dy komponentë që e përbëjnë marrëveshjen përpos të gjitha temave, si çështja e të pagjeturve, borxhet, fondi pensional e plot problem të tjera që ka Kosova me Serbinë. Por, dy komponentë janë me rëndësi: është një Asociacion i komunave serbe në Kosovë, që do të themelohet në bazë të Kushtetutës edhe ligjeve të Kosovës. Kosova nuk ka pushtet të tretë, ka vetëm pushtetin komunal dhe ka nivelin nacional. Pra, mund të themelohet, kjo është pjesë e Ahtisarti dhe pastaj është edhe marrëdhënia e mirë ekonomike, që nënkupton edhe heqja e taksës, kthimi i tregut. Në këto dy komponentë, Serbia dhe zoti (presidenti i Serbisë, Aleksandar) Vuçiq ishte dashur të mjaftohet me këto që t’i thotë popullit serb se kemi fituar. Nëse ai synon më shumë se këto, e vonon zgjidhjen dhe nuk do të marrë asgjë nga këto.

Radio Evropa e Lirë: Në planin e brendshëm, çështjet më të përmendura në Kosovë janë mungesa e sundimit të ligjit, luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar. Cilat do të jenë veprimet tuaja për të ndryshuar gjendjen në këtë rrafsh?

Ramush Haradinaj: Ne duhet ta forcojmë shtetin ligjor edhe më tutje. Mendoj që në dy komponentët të rëndësishëm të shtetit ligjor, të sundimit të ligjit, kemi vepruar drejt, pra kemi avancuar bazën ligjore. Paketa ligjore për luftën kundër krimit dhe korrupsionit, për konfliktin e interesit është më i avancuari, jo veç në rajon dhe jemi lavdëruar nga Departamenti i Shtetit, jemi lavdëruar nga BE-ja. Pra, kemi ligjet më të avancuara, më të sakta që mund ta ndihmojnë pra luftën kundër krimit dhe korrupsionit, e kundër konfliktit të interesit. E kemi rritur bazën materiale që është shumë me rëndësi për pavarësimin e gjyqësorit, pra jo ndërhyrje politike në gjyqësor, jo përzierje të kompetencave, por dhënien e mundësisë për një pavarësim të mëtejmë përmes bazës materiale. Njëkohësisht, rritjen e numrit të gjyqtarëve, rritjen e numrit të prokurorëve. Do të rrisim edhe numrit e stafit profesional edhe të gjitha aspektet logjistike.

Mirëpo, duhet të shkojmë në këtë mënyrë, ne nuk guxojmë që politikanët, po ashtu të marrin kompetenca te gjyqësorit, pra kjo nuk është e drejt e jona. Edhe nga vullneti i madh që të luftojmë korrupsionin ose të luftojmë krimin, ne nuk jemi gjyqtarë dhe prokurorë. Pra, duhet ta ruajmë pavarësinë e pushteteve, në fakt autonomin e pushteteve, nuk është pavarësi, se ne të gjithë jemi në kuadër të një kushtetute, por duhet ta ruajmë autonominë e pushteteve, në këtë rast legjislativi, ekzekutivi dhe gjyqësori.

Radio Evropa e Lirë: Pas zgjedhjeve, koalicionet duken si të pashmangshme. Do të preferonit të qeverisni me ish-partnerët në qeverinë e fundit apo me partitë që kanë qenë në opozitë?

Ramush Haradinaj: Nuk është zgjidhja ime e preferuar, pra nuk është preferencë e imja partnerët e qeverisjes së mëhershem. Pra, fakti që kemi shkuar në zgjedhje ndarazi, nënkupton se marrëdhëniet tona kanë përfunduar.

Kosovës i duhen institucione kredibile?! – Nga Skënder MULLIQI

Kosova është një shtet i ri, që synon Evropën e Bashkuar, edhe pse shoqëria jonë është e polarizuar dhe jo unike. Intelektualet , profesoret , akademiket , shkrimtaret , por edhe gjenerata e re e shkolluar , si potencjal i madh , ende nuk po gjejnë vend në skenën tonë politike.Dhe, shumica e të rinjëve tanë , nuk po kan shumë shembujë për të mirë .Për të ndërtuar secili integritetin dhe përsonalitetin e vet, nuk ka nevojë që këtë tua servojë askush.Secili do të duhet ta kërkon përsonalitetin ashtu çfarë ështe në fakt.Nuk ka gjë më tragjike se bërja kopje e atyre që më së paku e meritojnë.

A bëhët njeriu më dy fije mënd në kokë , kopje e atyre që nuk punuan mirë që 20 vite ? Sigurisht së jo. Po vërtetë koha në të cilën po jetojmë , fatkeqësisht është bërë krizë e shembujve të mirë, këtu e kam fjalën më shumë për njerëzit e politikës .Të gjithë i dijmë së cilët janë ata që po na servohen çdo ditë në medie.Të rinjet tepër shumë iu kan dhën internetit dhe televizionit.Kjo është duke i penguar në planifikimin e jetës së tyre. Po mashtrohen nga iluzionet që ua servojnë këto rrjete sociale .Jeta reale është shumë më ndryshe, dhe ardhmja nuk mvaret së sa dikush përqëndrohet në internet.Modeli më i mirë për të gjithë janë prindëritë , pastaj shkolla , e që të dyjat sot e kan humbur primatin që e kan pasur dikur . Idol për të mirë janë mjekët, profesorët , pilotët, dijetarët, shkrimtarët, aktorët … të gjithë këta të cilët kanë kulturë dhe janë të ndërgjegjshem dhe të përgjegjshem.

Sikur po humbet lufta karshi kohës bashkëhore dhe ndikimi që ka familja për ndërtimin e shoqërisë .Paratë dhe pasurimi pa mund, konsumimi i alkoholit dhe drogave , e kriminaltetet e ndryshme shumë po ndjeken nga gjenerata e re.Kjo është fatale për të ardhmen e tyre dhe të shoqërisë .Natyrisht, këtu nuk bëhët fjalë për të gjithë .Nuk është normale që të bëhën idol njerëzit e pa shkolluar , dhe njerëzit e pa moral politik.Sikur kemi mbetur shoqëri pa alternativa .Sikur kjo rini ka mbetur pa shembuj të mirë, sikur nuk po ekzistojnë idolet , e që nuk na kan munguar gjatë gjithe historisë.Kemi mjaftë intelektualë që më intelegjencën dhe kreativitetin e tyre , më punën e tyre , do ta drejtonin shtetin si duhet, dhe sigurisht që edhe rinia jonë duhet ti kishte për zemer.Shëmbull është Vjosa Osmani si freskim i kësaj skene bajate politike, dhe të tjere, që nuk na mungojnë sot. Pa progres kjo shoqëri dështon . Pa një vetëdije edhe kulturore nuk ka ecje përpara. Sikur nuk ka përparim pa informim të gjithanshem , e qe rinisë gjithnjë e më pak po iu intereson.Pa vlera të mirëfillta ,nuk do të kemi as institucione kredibile…

Vota për Isuf Berishën, votë për ndryshim dhe zhvillim – Nga Florim Zeqa

Kandidati për deputet numër 106 në listën 134 të LDK-së, Isuf Berisha rrjedh prej një familje të madhe, bujare dhe me tradita të pastra atdhetare. Sikurse gjatë shekujve të kaluar, edhe përgjatë historisë më të re të Kosovës, Isuf Berisha me familjen e tij dhanë kontribut të çmuar në lëvizjen paqësore dhe demokratike për çlirimin e Kosovës, të kulmuar me pjesëmarrjen aktive në luftën çlirimtarte të viteve 1998/99.
Isuf Berisha ka lindur më 15.09.1964 në fshatin Gjurgjevik i Madh, komuna e Klinës. Është i martuar, është kryefamiljarë i mirë dhe shumë i përgjegjshëm.

Isuf Berisha karrierën politike e ka filluar nga viti 1989, përkatësisht nga themelimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku ishte anëtarësuar dhe angazhuar në mënyrë aktive në lëvizjen paqësore dhe demokratike (LDK), fillimisht në fshatin Gjurgjevik i Madh si anëtarë i Aktivit, më pas edhe kryetar i Aktivit të LDK-së dhe kryetar i nëndegës së LDK-së për Bashkësinë Lokale të Jashanicës dhe kryetar Këshillit për Financim. .

Kandidati për deputet numër 106 në listën e LDK-së, nga viti 2000 e këndej ishte bashkëpunëtorë i afërt i kryetarit të parë dhe historik të komunës së Klinës, z.Ismet Rraci, pastaj bashkëpunëtor i veprimtarëve të shquar të LDK-së që kanë lënë gjurmë të pashlyera si; Kolë Berisha, Hamit Krasniqi, Prenk Gjetaj, Anton Kola, Fadil Gashi e shumë veprimtarëve të LDK-së rugoviane, që ishin themelues të degës së LDK-së në Klinë.

I vlerësuar për kontributin e çmuar dhe të jashtëzakonshëm, Isuf Berisha është zgjedhur delegat nga dega e Klinës për Kuvendin Qendror Zgjedhor të LDK-së në Prishtinë. Në zgjedhjet e fundit partiake është zgjedhur anëtarë i kryesisë së degës së LDK-së në Klinë, degë e cila udhëhiqet nga komandanti i vijës institucionale z.Fadil Gashi.

Këtu vërehet qartë, se nuk ishte i rastësishëm nominimi i Isuf Berishës për deputet nga dega e LDK-së në Klinë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, i cili mori votat unanime në kuvendin e kësaj dege si kandidat për deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Mirëpo, aktiviteti i kandidatit numër 106 në listën e LDK-së nuk përfundon me kaq. Krahas veprimtarisë politike, Isuf Berisha shquhet edhe për veprimtari të suksesshme afariste.
Isuf Berisha është themelues i biznesit privat “Burimi SHPK”, kompani e cila merret me ndërtime të larta, ku deri më tani ka ndërtuar më shumë se 5 objekte të banimit të përbashkët në Prishtinë me standarte evropiane.
Isuf Berisha është pronarë edhe i Fabrikës së Ujit të pijes “GRAND”, e cila shquhet për prodhim cilësorë të ujit. Vlenë të ceket, që krahas përmbushjes së nevojave vendore, kjo fabrikë eksporton ujë të pijes edhe në disa vende të Bashkimit Evropian dhe të Lindjes së Mesme.

I velrësuar për cilësi dhe i çmuar për saktësinë dhe seriozitetin në punë, Isuf Berisha ka arritur të krijojë ura bashkëpunimi me investitor të jashtëm, siq janë ata italian, me të cilët ka organizuar edhe Panairin e produkteve italiane në Prishtinë.
Moto e punës së politikanit të dëshmuar dhe biznesmenit të suksesshëm Isuf Berisha është puna me nder, sinqeriteti, dalja zot e fjalës së dhënë, korrektësia dhe saktësia e veprimeve.
Isuf Berisha me shpirtin e tij human shquhet edhe për bamirësi dhe solidaritet, duke ju qëndruar gjithnjë afër njerëzve që kanë nevojë për ndihmën e tij.

“Ne shpesh mendojmë për internacionalizimin e raporteve me vendet e largëta, është e rëndësishme edhe kjo, por më e rëndësishme dhe me vlerë është t’i shfrytëzojmë energjitë tona të zhvillimit me shtetet përballë dhe shumë afër nesh” (Isuf Berisha).

Ky është kandidati numër 106 për deputet në listën 134 të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isuf Berisha, është binomi më i suksesshëm Politikë-Biznes në Republikën e Kosovës në shërbim të të gjithë qytetarëve të vendit tonë.

FUSHATAT E DISA PARTIVE SI TUBIMET ANTISHQIPTARE TË SERBVE DHE MALAZEZVE NË VITET 1983-1989 NEPER DARDANI – Nga Bardh Nengurra

Neve gjenerata pak ma e vjetër e shqiptarve të Dardanisë ende i kemi në kujtesë tubimet e ashtuqujtuna të SOLIDARITETIT që serbet dhe malazezët të mbushun me urrejtje patologjike fashiste antinjerzore kundër shqiptarve i organizonin pa asnji shkas dhe kur tuboheshin masat e çmendurakve serbomalazez liderët e tubimeve dhe politikajt fashista sllavokomunist gjithmonë flisnin para masave se si serbët jan popull hyjnor dhe demokratik, por që shenjtrinë e tyne po e sulmojnë dhe rrezikojnë disa krijesa të egra, disa thojshin se ato krijesa kan edhe bishtin si shtazët dhe se ato quhen SHIPTARI.
Edhe sot nese njeriu ka nerva të dimensioneve FI 24. apo sikur thotë populli, nese i ka nervat e kalit dhe ndegjonë se si zgërvallen disa analfabet që sot janë lider partishë e që per fatkeqësinë e vendit dhe të popullit këtu e 20 vjet po sundojnë në Dardani e të cilët këtu e 30 vjet me forma e metoda sllavo-komuniste, metoda këto të perfeksionueme nga shkolla e satrapit të Gjirokastrës, Enver Hoxhes nuk kan lan gja të zezë pa ba për ta sulmue e shkatrrue të parin organizim institucional shtetnorë e të mirfilltë SHQIPTAR të shqiptarve në Dardani, per ta sulmue LDK-në e cila u formue ( sipas dëshmive nga libri ” KTHESA HISTORIKE ”  të tri vëllimet me total  me 1491 faqe i Prof. Jusuf Buxhovi ) me urdhën të SHBA-ve, dhe ate e formuen shtresa ma e aftë intelektuale e Akademike e Dardanisë së asaj kohe ( vitet 1988-1989).
Pra LDK u formue si parti opozitë e LKK-së ( Lidhjes Komuniste të Kosovës ), dhe u formue per ta pengue tradhëtinë  ( me ose pa vetëdije vetem ata e dijnë ) që kishin fillue ti bajnë vendit disa gazetar fëmijë të pushtetarve komunist shqiptar të rritun nepër kancelaritë e pushtetarve jugosllav komunist apo neper Ambasadat e Jugosllavisë komuniste që i kishte në vende të ndryshme. Pra me nji fjalë LDK u formue si nevojë per ta shpetue nga zhdukja popullin shqiptar të Dardanisë dhe per ta deklasue planin ogurzi të vazhdimsisë së bashkjetëses me jugosllavet, plan ky i hartuem nga krijesa e ashtuqujtun UJDI që pat formue strukturat e veta në Kroaci, dhe që orvatej ti krijojë ato edhe në Sloveni e Kosovë e ku në Kosovë në krye të sajë u vu gazetari me perspektivë Veton Surroji që asht djali i ish Ambasadorit jugosllav të ndjerit Rexhai Surroji. Perkrahës të UJDI-t dolen edhe disa adoleshent rrugaq që ma vone formuen partinë PARLAMENTARE me lider Bajram Kosumin e të cilen parti pas pak kohe per ta drejtue e merr banori shumëvjeçar i burgjeve jugosllave Adem Demaqi.
 Pra grupet enverostaliniste të të majtës shqipfolëse në Dardani në koordinim të mirfilltë me mbeturinat e majta enveriste të Shqipnisë që nga 24 dhjetori ( nji ditë pasi u formue LDK-ja ) nuk lanë metoda pa perdorë per ta luftue LDK-në. Veprimi i parë per ta shkatrrue LDK-në ishte futja në strukturat e LDK-së të disa kuajve të Trojes si, Hydajet Hyseni, Basri Musmurati, Mehmet Hajrizi, Ramë Buja, Ali Lajqi, Berat Luzha etj, etj.
Këto struktura të majta enverostaliniste formuen grupe të vogla guerile me të cilat provokonin policinë pushtuese serbe në Dardani dhe qellimi i tyne ishte per ta fillue sa ma parë nji konflikt të armatosun mes popullit duarthatë shqiptar të Dardanisë dhe ushtrisë e policisë serbe. Ky konflikt ju nevojitej atyne sepse kishin njohuni se Lideri i shqiptarve të Dardanisë Dr. Ibrahim Rugova kishte fillue formimin e Ushtrisë Dardane formimi i së cilës kishte fillue të bahej nga ushtarak profesional shqiptar në Tiranë. Pra grupet enverostaliniste deshronin konfliktin me Serbinë sepse vetem kështu ata kishin shansin ta marrin drejtimin e fatit të vendit dhe popullit. Ata vetshpalleshin Komandanta, Gjeneral, Heronjë e Luftëtar sepse vetem si të tillë siguronin perkrahjen e masave injorante analfabete të popullit që tashma nji dekadë jetonte nën okupimin mizor serb.
Pra këta lider të partive ( PDK, AAK, NISMA SOCIALDEMOKRATE , AKR, VV etj ) dhe politikaj e veprimtar militant të këtyne partive që nga dhjetori 1989 luftojnë LDK-në. Dikur e kan luftue me pushkë tue ja vra veprimtarët e individët ma të devotshem, ndersa nga 2004 e deri sot e luftojnë me metoda tjera ma pak ekstreme, por që janë të tmerrshme dhe që e kan sjellë vendin dhe shtetin para kolapsit total kulturor, ekonomik, institucional etj.
Lider dhe politikaj si Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Kadri Veseli, Fatmir Limaj, Xhavit Haliti, Rexhep Selimi, Bilal Sherifi, Daut Haradinaj, Dardan Molliqaj, Frashër Krasniqi, Shpend Ahmetaj, Behxhet Pacolli, Bekim Jasharaj, Ramiz Lladrovci, Blerim Kuqi, Mytaher Haskuka, Ismail Latifi, Ahmet Jusufi, Gani Dreshaj, Bekë Berisha, Time Kadriu,Ganimete Musliu, Flora Brovina, Donika Kadaj, Aida Dërguti,Albulena Haxhiu, Pal Lekaj, Ardian Gjini, Sokol Bashota, Albin Kurti, Ramadan Muja, Xhabir Zharku, Azem Syla, Gani Koci, Hydajet Hyseni, Florin Krasniqi, Fisnik Ismaili, Nasim Haradinaj, Milaim Zeka, Bajrush Xhemajli, Qemal Mustafa, Mimoza Kusari-Lila, Dardan Gashi, Astrit Haraqija, Teuta Rugova, Ukë Rugova etj, etj ishin dhe janë turpi dhe fatkeqësia ma e madhe që i ka ndodhë vendit andaj mendojë se asht koha e fundit që të tillëve populli tu thotë; MJAFTË MA. Tu thotë ikni thene qafen se ma jo vetem që nuk do ju besojmë e votojmë, por  do bajmë çmos që të ju qesim para drejtësisë per korrupsion, zhvatje, nepotizem, haraq, krime dhe veprime amorale tjera. E them me pergjegjësinë ma të madhe  dhe e them publikisht se ma keq e ma shumë e kan shkatrrue vendin këta persona bashk edhe me dhjetra të tjerë që per momentin nuk po më kujtohen emnat e tyne se sa e ka shkatrrue pushteti pushtues serbokomunist me Millosheviqin në krye nga viti 1989-1999. Normal që nuk e fusë këtu luftën shkatrrimtare që ndodhi per 78 ditë në vitin 1999.
Dardania nga viti 1999 u qeverisë nga këta Kryeministra deri sot;
1. Nga i vetemnuemi Hashim Thaçi qeverisja e të cilit fatmirsishtë nuk patë jetë të gjatë.
2. Bajram Rexhepi në qeverinë e koalicionit gjithpërfshirës qeveri kjo ne monitorimin e Perfaqsuesit Special të OKB-së Dr. Bernard Kushner.
3.Koalicioni LDK-AAK me Ramush Haradinaj i cili vetem pas tre muajve u dergue në Gjykatën nderkombëtare per krime lufte në Hagë dhe vendin e ti e zuni Bajram Kosumi, i cili u detyrue të jap dorëheqje dhe u shkarkue pas aferës së udhtimit me aeroplan nga pushimi në Turqi dhe ate e zavendësojë Agim Çeku.
4. Koalicioni i madh i detyrueshem mes Fatmir Sejdiut dhe Hashim Thaçit pasi që tashma kishte ndërrue jetë Themeluesi i shtetit të Dardanisë tonë Dr. Ibrahim Rugova. E quejta koalicion i detyrueshem per faktin se ish LPK-ja tash PDK me patericat e saja AAK, ORA dhe edhe ndonji individ tjeter si Adem Demaqi e Rexhep Qosja arriten ta coptojnë LDK-në , ta ndajnë në dy pjesë ku njenës pjesë mbet ti prinë Fatmir Sejdiu e tjetrës ( LDD-së ) Nexhat Daci. Me këtë rast kryebanditi i vendit Hashim Thaçi detyrojë Fatmir Sejdiun që ta bajnë koalicionin bashk ku edhe i ndan postet. Hashim Thaçi mori qeverinë ndersa Fatmir Sejdiut i dha postin ceremonial simbolik Presidencen.
Të gjithë jemi dëshmitar se si Hashim Thaçi vetë e rrexojë qeverinë e vetë dhe doli si kapadai para masave të popullit dhe kerkojë votat per tu ba edhe njihere i pari i qeverisë. Ja doli edhe këtë here, por tash në koalicion me partitë serbe dhe me AKR-në e rusofilit dhe islamofilit  multimilionerit Behxhet Pacollit.
5. Qeveria Thaçi dy që poashtu u ba në koalicion mes PDK-LDK-së, por të cilen me mocion e rrexojë Hashim Thaçi me bashkpartiakun e vetë Kadri Veselin. E rrëxuen qeverinë e Akademik Isa Mustafës vetem pasi u zbatue në perpikni kontrata e marrveshtjes per bashkqeverisje mes PDK-së dhe LDK-së. Pra pasi Akademiku Isa Mustafa perkundër kundërshtimeve ( me të drejtë ) jo vetem të masave popullore dhe të opozitës, por edhe të bashkpartiakve me ndikim në LDK, megjithate z. Isa Mustafa burrnishtë ju përmbajtë kontratës së marrveshtjes dhe Kadri Veseli tashma u akomodue në postin e Kryeparlamentarit, Hashim Thaçi në postin e Kryetarit të shtetit, por mbi të gjitha këto PDK, AAK dhe NISMA e Fatmir Limajt dhe VV-ja e Albin Kurtiti u tmerruen kur pan se si Akademiku Isa Mustafa konsolidon institucionet e shtetit, forcon ekonominë e vendit dhe fillon arrestimin e kupollës mafioze të Dardanisë e që të gjithë ishin antar e veprimtar të PDK-së, AAK-së, VV-së dhe edhe OVL të UÇK-së. Bashk me listen serbe dhe me të gjitha partitë tjera parlamentare votuen mocionin dhe e rrexuen qeverinë Mustafa që padyshim se ishte qeverija ma e mirë dhe ma shtetndertuese përgjatë tanë historisë që kan pas jo vetem Dardania , por edhe Shqipnia.
6. Dhe erdhi qeveria e PAN-it, pra koalicioni PDK-AAK-AKR plus LISTA SERBE e cila nga Beogradi mori lejen per tu bashkangjitë në koalicion të qeverisë ku kryeminister do bahej ish BODIGUARDI i diskotekave të Zvicrrës katunari i pashkollë z. Ramush Haradinaj. Kjo qeveri ishte ma skandalozja, ma banditja, dhe ma e korruptuara se të gjitha bashk deri tash.
Ishte tmerr me pa se si vidheshin dhjetra e qindra miliona euro të parasë së buxhetit të shtetit per të cilat disa here reagojë edhe vetë Ministri i Financave z. Bedri Hamza. Ishte mundim me ndëgjue se si fliste para kamerave të medijave i pari i qeverisë së vendit. Nuk do shkruej shumë per këtë qeveri sepse ma heret kam shkrue disa shkrime per rastet konkrete të vjedhjes, të korrupsionit , nepotizmit dhe veprimeve tjera antishtetnore që i bajshin kryeministri Haradinaj dhe ministrat e qeverisë së ti, por do e ceku se kryeministri sado autodidakt në arsimim e shkollim ai megjithate tue u bazue në forcen e mafisë që e rrethon dhe perkrah e shpesh edhe në forcen e vetë fizike të nji mashkulli muskuloz u tregue dinak dhe mjeshtrishtë gadi papritmas dha dorëheqje si kryeministër me arsytimin se ka ftesen per Gjykatën Speciale në Hagë dhe se atje do shkoj si qytetar e jo si burrshtetas sespe deshron edhe këtë here të ” FLIJOHET ”  per Dardaninë , dëshron tja ruej imazhin shtetit para botës. O Zot po çfarë kopilije e çfar veprimin perfid i Ramush Haradinajt!
Mirpo po ky far ” VETFLIJUESI ” per vendin posa erdhi nga Haga paturpsishtë dhe poshtersishtë heshtazi vazhdojë me punën si i pari i qeverisë. Tek pasi medijat dhe disa OJQ e disa analist e publicistë filluen të reagojnë , Ramush Haradinaj mori mundin dhe ju drejtue GJYKATES KUSHTETUESE per ta pa a asht shkelje e ligjit nese e vazhdon punën si kryeministër. Kur nga Gjykata Kushtetuese erdhi pergjigjëja se vazhdimi i punës asht shkelje ligji ky u mor vesh me partnerin e koalicionit, mafiozin tjeter  , Kadri Veselin dhe e rrexuen qeverinë dhe kerkuen zgjedhjet e reja. Dhe as që qajnë kokën se këto zgjedhje buxhetit të shprazun të shtetiti i kushtojnë 6 milion euro e mos të flas se sa u kushtojnë qytetarve të vendit.
E tash si epilog i këti shkrimi po baj pyetjen në radhë të parë per Ramush Haradinaj e pastaj edhe të të tjerë kandidat partish per kryeminister.
Nese ti Ramush Haradinaj e paske pas mendjen që perseri të pretendosh postin e Kryeministrit, pse o Ramush zeza e bane tanë këtë hallakamë dhe zhurëm dhe dhe dorëheqje? Pse nuk vazhdove punën aty ku ishe deri në perfundim të mandatit?
Ti Kadri Veseli perderisa ishe në koalicion me Ramushin asnjihere nuk e shave as nuk e kerrcnove me prishje të koalicionit edhepse i pate nji milion arsye ta bash këte sepse Ramush muskulozi posa u ulë në fotelen e të parit të qeverisë filloj me sundue me kerrcnime , me shantazhe, me vjedhje dhe mashtrime si dhe me shkelje të kauzave të ti të kohës kur ishte opozitë bashk me VV dhe NISMA dhe kur e shkatrrojshin dhe kallshin bashk vendin gjoja per ta kundershtue Demarkimin e kufinit me Malin e Zi, per ta kundërshtue votimin e Hashim Thaçit per kryetar , per ta kundershtue Gjykatën Speciale, Asociacionin e komunave serbe etj, etj. Posa u ulë në fotelen e kryeministrit Ramushi e kalojë ligjin per demarkim të kufinit dhe sot po lexojë se si Mali i Zi ju ka dhanë ultimatum barinjve shqiptar të TBANEVE në Kullë e Qakorr që ato tbane ti rrenojnë sa ma parë sepse ajo tokë qenka e Malit të Zi.
Nese nuk e kundershtove për këto veprime Ramushin dhe nese nuk votove ramjen e qeverisë, pse tash o Kadri Veseli e ofendon ish partnerin e deridjeshem dhe ban fushatë linquese kunder ti?!
Fushatë me perplot ofendime dhe linqime kunder njani tjetrit bani edhe ju lider ( Albin Kurti, Fatmir Limaj, Behxhet Pacolli etj ) që jeni tjerë kandidat per Kryeministër. Linqime, shamje e ofendime bani edhe juve kandidat per deputet të partive banda që ju pelqen ta thoni se keni dalë nga strukturat e ish ushtarve të UÇK-së. Por juve të gjithë bashk ma së shumti sulmoni, shpifni, linqoni , ofendoni, shani e kerrcnoni LDK-në , kandidatën e sajë per Kryeminstër zonjen  Prof. Vjosa Osmani dhe komplet kandidatët e LDK-së per Deputet.
Asht e pandershme dhe tragjikomike se si juve të gjithë bashk asnji fjalë se thoni per idiotizmat e presionin që Beogradi ju ban disa partive serbe lojale me pushtetin dhe shtetin e Dardanisë tue e favorizue partinë fashiste ultranacionaliste LISTA SRBSKA, ndersa ju të gjithë bashk sa mundeni sulmoni dhe ofendoni, shpifni e shantazhoni pergjatë kësaj fushate kandidaten e LDK-së Prof. Vjosa Osmani dhe komplet kandidatet e listës së LDK-së prej 110 vetave. Asht poshtërsia ma e madhe se si juve ngjani dhe jeni identik me bandat serbo-malazeze të viteve 1985-1999 të cilat me shpifje krijonin opinoinin negativ te popujt dhe republikat tjera të Federatës Jugosllave e edhe te shtetet europrendimore kundër shqiptarve etnik në Dardani. Edhe juve sot ( PDK, AAK, AKR, NISMA SOCIALDEMOKRATE, PARTIJA SOCIALDEMOKRATE ) po sikur lideret serb të tubimeve fashiste që u mbajten në Fushë Kosovë ku kasapi Millosheviq edhe filloj ngritjen në kupollen e shtetit serb ashtu edhe ju po perdorni gogolin LDK per ta manipulue popullin që edhe njihere juve tua jep votat dhe te ua zgjatë mundësinë qe edhe tutje ta vjedhni vendin, ta shkatrroni shtetin dhe ta shkretoni pergjithmonë pasi tashma me dhjetra mija të rinjë e të reja po presin në radhë me ik njihere e pergjithmonë në Gjermani apo diku tjeter në ndonji shtet europrendimor.
Kur po i shof tubimet e fushates tuej po me kujtohen kohnat e frikshme të tubimeve të fashistave serbomalazez neper Dardani dhe gjithandej neper ish Jugosllavi.
Shpresojë që edhe populli i vujtun e Dardanisë tju shikoj ashtu si unë dhe njihere e pergjithmonë tjua tregojë vendin, e vendi i juej asht në burg. Juve nuk e meritoni lirinë. Mallkue qofshit per jetë të jetve.

Intervista – Zëri i Amerikës- Veseli: Miqësinë me Shtetet e Bashkuara do ta kthej në nivelin e vitit 1999

Me gjashtë tetor në Kosovë mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Gjithsej 25 subjekte politike të të gjitha komuniteteve janë regjistruar për të marrë pjesë në këto zgjedhje. Zëri Amerikës po zhvillon një seri intervistash me kandidatët e subjekteve kryesore politike për postin e kryeministrit të vendit. Në një intervistë me korrespondentin tonë në Prishtinë, Leonat Shehu, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, thotë se lufta kundër korrupsionit dhe forcimi i lidhjeve me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian janë garanci për zhvillimin ekonomik, qëndrueshmërinë politike dhe sovranitetin e Kosovës.

Zëri i Amerikës: Zoti Veseli, në këto zgjedhje ju po kandidoni për kryeministër të vendit. Përse do të duhej që qytetarët e Kosovës të votojnë për ju?

Kadri Veseli: Jam i vetmi që ofroj projekt konkret, me vendimmarrje konkrete. Projekti që ka të bëj me luftën kundër korrupsionit dhe nepotizmit, kam marrë vendime drejtpërdrejt qysh para se të fillonte kjo fushatë elektorale, në të njëjtën kohë projekti i cili është ekonomik për një të ardhme më të mirë euroatlantike të Kosovës, për një ekonomi të dijes, ekonomi të qëndrueshme, të inovacionit, platformë konkrete programore për rininë, për pensionistët, për fermerët, për ndërmarrësit, për të gjitha kategoritë e shoqërisë sonë, për një projekt po ashtu të politikave sociale e aktive dhe natyrisht për një projekt i cili Kosovën e bën më të afërt me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian. Një koalicion i cili është i qytetarëve me Partinë Demokratike të Kosovës, i integrimit, dhe jo një koalicion i cili është i konfrontimit dhe i izolimit i cili mund të jetë një opsion tjetër alternativ.

Zëri i Amerikës: Zoti Veseli ju në këtë fushatë keni përmendur shumë luftën kundër korrupsionit dhe nepotizmit, si do të veproni e si do t’i luftoni këto dukuri?

Kadri Veseli: Unë nuk kam përmendur, por unë kam vepruar drejtpërdrejt, konkretisht me vendimmarrje. Unë kam ndërtuar një standard të cilin më vjen keq që partitë tjera politike nuk e kanë përkrahur, por ai tanimë është një standard i cili i ka edhe masat konkrete që nga byroja anti korrupsion e cila do të luftojë në mënyrë aktive çështjet e korrupsionit dhe nepotizmit, pastaj ligji kundër nepotizmit, pastaj komisioni parlamentar i cili do të jetë i udhëhequr nga opozita, pikërisht cështjet të cilat kanë të bëjnë me afera korruptive, legalizimet, do të thotë është një varg masash të cilat janë konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe nepotizmit, jo fjalë, vendime konkrete, standard përmes të cilit unë mendoj t’i jap një perspektivë ekonomisë së konkurrencës, ekonomisë së dijes, inovacionit, prodhimit dhe punësimit të qëndrueshëm, perspektivë të rinjve dhe të rejave tona. Nuk ka rrugë në mes, ka rrugë veprimesh konkrete, luftë pa kompromis kundër korrupsionit dhe nepotizmit dhe hapje të perspektivës për rininë dhe ekonominë e dijes për aq sa edhe një herë po e ripërsëris, të gjitha këto të barasvlershme e kanë rëndësinë kur jemi bashkë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partnerët tanë perëndimorë evropianë. Në të kundërtën, kursi i konfrontimit, koalicioni i izolimit do ta sjell Kosovën në një situatë të rëndë.

Zëri i Amerikës: Zoti Veseli, partitë politike ju kritikojnë juve ose Partinë Demokratike të Kosovës si përgjegjësen kryesore për korrupsionin në Kosovë. Si ju përgjigjeni akuzave të tilla?

Kadri Veseli: Ju përgjigjem se duhet të merremi me probleme të cilat janë aktualisht në Kosovë, me probleme të cilat janë reale, korrupsioni, papunësia, integrimi, konfrontimi me Shtetet e Bashkuara, me Bashkimin Evropian, një politikë e cila është e pa mençur e disa nga oponentët e mi, konfrontimi edhe me ne Partinë Demokratike të Kosovës. Ne duhet të jemi sa më afër njëri tjetrit, sa më bashkë, për një koncept edhe vizion i cili është euroatlantik, për një koncept i cili po e ripërsëris prapë, është për Kosovë pa korrupsion, standard, jo fjalë por veprime konkrete, edhe për një Kosovë e cila është e zhvilluar ekonomikisht. Njerëzit po duan punë, njerëzit po duan shance të barabarta, njerëzit nuk po duan padrejtësi, njerëzit nuk po duan të kemi konfrontim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe perëndimorët. Kjo është tek e fundit politika ime, por ata kanë zgjedhur rrugën që të konfrontohen me ne, unë nuk kam çka bëj.

Zëri i Amerikës: Ju po përmendni Shtetet e Bashkuara, a janë rrezikuar marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, posaçërisht pas vendosjes së tarifës ndaj mallrave serbe?

Kadri Veseli: Nuk ka të bëj me çështjen e vendosjes së tarifës, ka të bëj me një proces kur një kastë e caktuar politike në Kosovë po promovon politikë në emër të një të ashtuquajturi sovranitet, njëfarë pavarësie e cila në fakt po na kalon në izolim, po e dëmton pikërisht sovranitetin dhe pavarësinë tonë. Ne kemi një praktikë e cila është shumë e mirë, por koalicioni, afërsia shumë e madhe me perëndimorët, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe perëndimorët tanë evropianë i krijon garanci Kosovës në zhvillimin ekonomik, në stabilitetin politik, në stabilitetin edhe ruajtjen e sovranitetit, do të thotë këto janë strategji të cilat janë të politikave të mia kombëtare të cilat unë i promovoj edhe në të cilat duhet të shkojë Kosova. Tash merreni me mend a është më i mirë një koalicion i cili është për Evropën euroatlantike, shumë afër me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për ekonomi të dijes e prodhimit, apo një koalicion i konfrontimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës? Ku është sovraniteti i fortë aty? Cili sovranitet? Ku është ekonomia e fortë? Nuk investohet në një vend ku nuk ka stabilitet, ku nuk ka perspektivë të mirë për qytetarët, ku ka konfrontim, kjo është ajo. Duhet t’i ndalim konfrontimet brenda, duhet të orientohemi nga politikat aktive ekonomike edhe për mua edhe për Partinë Demokratike të Kosovës ky do të jetë standardi. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë partnerët tanë të përjetshëm, strategjik, me të cilët do ta fuqizojmë edhe më shumë Kosovën. Bashkimi Evropian është prioritet numër një kombëtar për tu integruar, ekonomia, edhe deformimet cilat janë, kush do të ju shpallë luftë këtyre? Ne duhet standard, jo fjalë në luftën kundër korrupsionit dhe nepotizmit.

Zëri i Amerikës: Zoti Veseli Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian, kanë kërkuar vazhdimisht largimin ose pezullimin e tarifës ndaj mallrave serbe në mënyrë që të ripërtërihen bisedimet. Çfarë do të veproni ju nëse bëheni kryeministër i vendit?

Kadri Veseli: Është pikërisht ai projekt i cili deri më tani nuk është dëgjuar dhe kemi humbur disa muaj, 7-8 muaj, është projekti i reciprocitetit, e kam dorëzuar, jam falënderues për qëndrimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, çdo veprim të cilin do ta bëj do të jetë në interes të atdheut tim, të kombit tim e aty i shoh Shtetet e Bashkuara të Amerikës afër, bashkë me ne. Ky është ai qëndrim.

Zëri i Amerikës: A e përkrahin Shtetet e Bashkuara reciprocitetin?

Kadri Veseli: Unë e kam dorëzuar një dokument, e kemi pasur çështjen e suspendimit 120 ditësh dhe reciprocitetin dhe aty do të jemi, por nuk ka pasur nevojë të vijmë deri te kjo situatë fare. Ne na duhet Kosova shtet i pavarur dhe sovran, por Kosova shtet i pavarur, sovran dhe i zhvilluar do të bëhet vetëm në këtë rrugë në të cilën ne duhet të jemi të gjithë bashkërisht, po e përkrahin shumë qytetarët e vendit tim. Jam tepër i lumtur me Shtetet e Bashkuara sa më afër, sa më ngushtë partneritetin, edhe perëndimorët evropianë.

Zëri i Amerikës: Zoti Veseli si prisni të vazhdojnë bisedimet dhe kur mund të arrihet një marrëveshje përfundimtare me Serbinë?

Kadri Veseli: Sapo të kryhen këto zgjedhje, konstituohet parlamenti, unë do t’i drejtohem parlamentit të Republikës së Kosovës dhe qëndrimi im do të jetë së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Më konkretisht unë nuk i frikësohem asnjë ballafaqimi me Serbinë, në jetë nuk u jam frikësuar, e di saktë se çka i duhet kombit tim edhe vendit tim në dialogun me Serbinë, është ulësja në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, nuk ka alternativë tjetër, nuk ka negocim tjetër, për aq sa ne do të jemi shumë gjeneroz në të drejtat e serbëve, por do të kërkojmë edhe shqiptarët, vëllezërit tonë e motrat tona në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc të respektohen reciprocikisht.

Zëri i Amerikës: Zoti Veseli është përmendur shpesh që Kosova ndoshta duhet të sakrifikojë diçka për të arritur një marrëveshje me Serbinë. Si e shihni ju këtë sakrificë?

Kadri Veseli: Sakrificë është e mjaftueshme ajo çka kemi dhënë deri në arritjen e lirisë, sakrificë e mjaftueshme janë këto të cilat po i bëjmë secilën ditë më ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe do ta fitojmë ulësen në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, kjo do të jetë sakrifica. Edhe për shqiptarët në Preshevë, Medvegjë, Bujanoc ata duhet ta respektojnë shtetin serb si i respektojmë ne qytetarët serbë në Kosovë.

Zëri i Amerikës: Zoti Veseli një çështje që është ngritur shpesh është se kush duhet të udhëheq bisedimet me Serbinë, kryeministri apo presidenti i vendit?

Kadri Veseli: Në bazë të një vendimmarrje në kuvendin e Republikës së Kosovës është kryeministri dhe dhashtë Zoti ecë çdo gjë mirë në momentin e gjashtë tetorit unë do të jem i gatshëm të ballafaqohem aty ku ka nevojë Kosova, kombi im. Por jo të ngarendi pas ndonjë pozite që të mendoj vetëm si ta marr atë pozicion por në bisedimet me Serbinë, më falni, duhet të jetë kryeministri, duhet të jetë opozita dhe nuk duhet të bëhet tekanjoze. Për çështjen e Kosovës duhet të bëhemi bashkë. Kosova është e të gjithë neve, dhe duhet të jetë presidenti i të gjithëve bashkërisht.

Zëri i Amerikës: Zoti Veseli, me kë do të bashkëpunoni pas zgjedhjeve duke e ditur që asnjë parti nuk mund të fitojë shumicën? Ose kënd e përjashtoni?

Kadri Veseli: Do t’i përjashtoj të gjithë ata të cilët e rrezikojnë sovranitetin e Kosovës edhe janë të korruptuar. Ky do të jetë një standard të cilit do t’i shkoj deri në fund, njerëzit që janë të korruptuar nuk do të kenë vend në asnjë institucion të Republikës së Kosovës, mbajeni në mend, nuk po flas vetëm për institucione qendrore por edhe për ato lokale, do t’i shkoj këtij projekti deri në fund. Orientimi është nga ekonomia, orientimi është nga rinia, nga njerëzit që punojnë me djersën e ballit të tyre dhe natyrisht strategjikisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta forcojë shumë më shumë miqësinë, do ta kthej nivelin e vitit 1999 kur kemi fituar lirinë për arsye se ky partneritet është shumë domethënës për jetën e qytetarëve tanë.

Zëri i Amerikës: Zoti Veseli të gjitha partitë janë shprehur kundër një koalicioni me Partinë Demokratike të Kosovës. Si ju përgjigjeni?

Kadri Veseli: Janë simpatike këto partitë, a e mbani në mend VLAN-in? Pastaj edhe këto koalicionet PAN-in e këto? Thjeshtë unë nuk përjashtoj asnjë parti e cila ka legjitimitet te qytetarët e vendit të vet, por korrupsioni një, dëmtimi i kombit dy, edhe nën tre, platforma programore do të jetë vendimtare. Pastaj me kënd mundemi të krijojmë koalicion, vullneti i qytetarëve duhet të respektohet në përpikmëri deri në fund, mos të ketë vonesa, nuk duhet të jemi jo korrekt për hir të qytetarëve. Ne po dalim në zgjedhje, kjo është një garë demokratike, ta respektojmë njëri tjetrin edhe të shkojmë ta marrim rezultatin me gjashtë tetor.

E armatosur, xhandarmëria serbe hyn në brendësi të Kosovës

Xhandarmëria serbe pa asnjë pengesë është parë te xhamia e Sllubicës në brendi të territorit të Kosovës. Imami i xhamisë Jusuf Mustafa tha se ata ishin pesë veta dhe të armatosur.

Xhandarmëria serbe vazhdon të provokojë banorët dhe të shkelë vijën kufitare me Kosovën. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17 e 50 minuta pasditen e djeshme.

Lajmin e ka konfirmuar për Rajonipress Jusuf Mustafa, imam i xhamisë në Sllubicë. Sipas imamit Mustafa, xhandarmëria serbe ishte e armatosur dhe ishin pesë veta. “Unë i pashë me sytë e mi dhe u habita, por edhe isha i befasuar sepse ka ndodhur që ata të hyjnë afër xhamisë dhe të kthehen, por kësaj radhe ata ishin duke patrulluar krejtësisht në brendi të Kosovës”, tha Jusuf Mustafa.


Imami Mustafa thotë se policia kufitare ose KFOR-i duhet të jenë të pranishme në këtë pjesë dhe të ofrojnë siguri për banorët e mbetur. “Edhe ashtu ka pak banorë që kanë vendosur të jetojnë, dhe të jetosh në këtë pasiguri është vërtet problem”, mendon Mustafa.

 

Ali Lajçi deputet i Kosovës! Pse duhet të jete? Kosova Republikë! – Nga Tahir Cukaj

Çdo brez dhe çdo njeri qê beri pêr Kosovên ka lavdin dhe nderimin e vetê, e ka edhe historinë e shkruar nê ndjenja njerzish dhe nê arhiva shtetesh dhe pushtetsh. I tillë na eshtë edhe Ali Lajçi. Si një femi dhe student Univerziteti ishte i lidhur pêr çeshtjën kombêtare dhe pa drjtësitë historike e kishin berë qê një ditë edhe tê sakrifikohet. Edhe ajo ndodhi , dhe pritej të ndodhë sepse Kosova terrorizohej dhe shfrytëzohej në emer të një parulle tê rrejshme “VllaznimBashkimi”, e qê nê fakte ishte vellazrim shkatrrimi i shqiptarve.

Intelektuali shqiptar kishte një liri të pêrkufizuar dhe vetem duhej tê punoj pêr njê Jugosllavi që ishte nê të miren e serbit dhe Serbisë. Literatura shqiptare ishte e cenzuruar dhe bashkpunimi me Shqiperinë ishte pothuaj i cenzuruar dhe i percjellur me njerëz pushteti. E terê kjo rrjedhê e kohës e obligonte tê riun dhe intelektualin qê tê filloj një ide qe sjell barazi dhe liri tek shqiptaret e Kosoves, duke e parê se pasuritë natyrore dhe terë kapitalin e Kosovês shfrytëzonte Serbia , pastaj burgosjet e shqiparve nê emer tê nacionalizmit dhe liritê e pêrkufizueme tê tyre nga ana e atij pushteti tê bejnê qê njê ditë tê ngritesh nê kembê edhe si popull! Dhe, ja pra edhe ajo ditë erdhi! 11-Marsi dhe 26-Marsi i vitit 1981 eshtë viti i rikthesave historike dhe eshtê viti i kryengritjes se rinisê se Kosovês dhe klases punëtore nê krye mê kryengritësin ALI LAJÇIN! Ky njeri shendrrohet nê një “Ikonê” tê asaj kohe dhe boterishtê kerkon tê drejtat e shqiptarve mê gjuhê paqeje dhe njerêzore duke i rreshtuar kerkesat modeste dhe tê domosdoshme para klases politike të asaj kohe. Ali Lajçi pêr herê tê parê kerkon Kosoven Republikê dhe njeherit kerkon lirimin e tê burgosurve si dhe Kosova tê jet zot nê shtepinê e saj, Ky akt madheshtor tê benê qê ta votosh Ali Lajçin dhe ti bejsh nderim vepres dhe misielljes se tij morale!

Dinjiteti i tij prej njê intelektuali dhe deputeti tê benê qé tê mburret secili njeri me guximin e tij prej nje politikani tê rryer. Ky burrê dhe trim nê çdo vendim politik ishte i pa thyer edhe para gjygjeve dhe kazamateve serbe si dhe para ekipeve nderkombetare qe merrnin vendime nê demin e Kosovês dhe nê tê miren e kriminelve serb qê jetonin ne Kosovên e pas luftês. Si krytar Komune ishte kategorik kundraj enklavave sebe qe nderkombtaret merrnin iniciativa te rea si dhe njera nder vlerat mê tê çmuara tê tij eshtê mbrojtja e teritorit tê Kosovês. Ali Lajçi eshtë i vetmi deputet i Rugovês dhe Dukagjinit qe nuk nenshkroj marrveshjen e kufirit” Kosovê-Mali i Zi”! Kjo tê obligon si qytetar Kosove ta mbeshtetish dhe ta votosh Ali Lajçin, pa e pêrjashtuar prof, dr . Shpejtim Bulliqin i cili u shendrrue nê nje hero pêr kufirin dhe Kosoven! Andaj qytetari i Kosovês e ka pér obligim qê ta votoj njeriun e sakrificês dhe çdo here ta mbeshtet! Suksese Ali Lajçit dhe gjithê veprimtarve meritor qe dhan dhe benê pêr Kosoven!

Intervista – Zëri i Amerikës – Limaj: Me Serbinë na duhet një marrëveshje që mbyll konfliktin

Me gjashtë tetor në Kosovë mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Gjithsje 25 subjekte politike të të gjitha komuniteteve janë regjistruar për të marrë pjesë në këto zgjedhje. Zëri Amerikës nga sot fillon një seri intervistash me kandidatët e subjekteve kryesore politike për postin e kryeministrit të vendit. Në një intervistë me korrespondentin tonë në Prishtinë, Leonat Shehu, kryetari i Nismës Socialdemokrate që është kandidat i koalicionit të kësaj partie me Aleancën Kosova e Re, Fatmir Limaj, thotë se krahas forcimit të brendshëm të shtetit, do të punojë për përmbylljen e bisedimeve me Serbinë nëpërmjet një marrëveshjeje që i jep fund përgjithmonë konfliktit ndërmjet të dyja vendeve.

Zëri i Amerikës: Zoti Limaj, ju jeni kandidat për kryeministër i koalicionit të partisë suaj së bashku me Aleancën Kosova e Re dhe Partinë e Drejtësisë. Përse do të duhej që qytetarët e Kosovës të votojnë për ju?

Fatmir Limaj: Po besoj se jemi në një moment të rëndësishëm për vendin, unë po pres që këto zgjedhje të jenë vendimtare për disa tema të cilat do t’i japin orientimin e ecjes së Kosovës edhe në planin e zhvillimit të brendshëm të reformave, por edhe posaçërisht në planin e jashtëm. Siç e dini qeverinë e Kosovës e presin katër apo pesë tema që praktikisht janë tepër të rëndësishme që nga dita e parë e punës dhe për këto punë besoj që duhet të jetë njeriu edhe kompetent, edhe me urtësi politike, pjekuri politike dhe përvojë. Njeri që di dhe i bashkon njerëzit, që ndërton një konsensus sa më të gjerë për tema nacionale, që ka komunikim dhe di të komunikojë me të gjitha grupet edhe aty ku nuk pajtohemi. Është me rëndësi që gjuha e komunikimit dhe bashkëpunimit me oponentët edhe me ata që nuk mendojnë si ju, duhet të jetë gjuhë e cila identifikon temat nacionale dhe i bashkon njerëzit rreth temës nacionale duke i ndarë politikat e përditshme. Me një fjalë, besoj që është momenti kur na duhet një qeveri ose kryeministër kompetent që do të mundet këto katër apo pesë temat për të cilat unë jam duke u angazhuar gjatë gjithë kësaj para fushate, t’i mbyllë njëherë e mirë.

Zëri i Amerikës: Cilat janë këto katër tema?

Fatmir Limaj: Siç e dini, një nga prioritetet e mia është dialogu dhe politika e jashtme, është sektori i zhvillimit ekonomik në mënyrë të veçantë bujqësia, vazhdimi i fuqizimit të ndërmarrjeve të vogla e të mesme, diaspora dhe reforma e thellë në drejtësi ose më mirë të thuhet, unë dua si kryeministër, të lë gjurmë në reformat ë thella të sistemit tonë shtetëror, Kosova është stërzgjatur në një tranzicion. Është koha që të kalojmë nga tranzicioni në një shtet të konsoliduar dhe kjo mund të bëhet në qoftë se me kujdes u futemi disa reformave dhe përgatitjen e shtetit për 50 vitet e ardhshme, funksionimi i sistemit shtetëror për të arritur objektivat që kemi para nesh në vitet që vijnë.

Zëri i Amerikës: Zoti Limaj, ndër çështjet më të diskutueshme në Kosovë është ajo e sundimit te ligjit dhe luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Cilat do të jenë veprimet tuaja për të për të luftuar këtë dukuri?

Fatmir Limaj: Është një nga segmentet e atyre reformave që po flas unë. Na duhet një reformë e thellë sistemore në gjithë funksionimin e shtetit të Kosovës. Ne ne duhet t’i shohim se cilat gjëra nuk kanë funksionuar si duhet, çka nuk po funksionon aspak dhe si ta përgatitim infrastrukturën tonë shtetërore për objektivat që na presin drejt integrimeve evropiane, përmbyllja e dialogut me Serbinë dhe zhvillimin ekonomik. Unë besoj që ky segment, kjo pjesë e krejt telasheve që sot i ndjenë funksionimi i shtetit të Kosovës, siç është lufta ndaj korrupsionit, ne besojmë se është momenti që duhet një reformë më e thellë në drejtësi në kuptimin e matjes së performances, meritokracisë. Natyrisht drejtësia duhet të jetë e pavarur, por njëkohësisht edhe drejtësia duhet të matet me rezultate. Qeveria ka për obligim që t’i krijoj parakushte këtij sistemi për të mos krijuar klimë të ndikimeve, të krijoj ligje të mira, por në anën tjetër edhe shoqëria edhe ky vend duhet të kërkoj llogari të performancës së njerëzve që janë në krye të drejtësisë. Besoj që është koha që një prokuror nuk mund të avancohet në qoftë se i ka humbur pesë aktakuza; një trup gjykues nuk mund të avancohet në qoftë se ju kanë prishur katër aktgjykime; një hetues atje nuk mund gjithmonë të avancohet në qoftë se ka prishur provat dhe faktet ende pa ardhur te zyra e prokurorit. Do të thotë, koha është që përmes kritereve të qarta ligjore, njerëzit të avancohen mbi bazën e rezultatit të punës. Paradoks është për shembull, Kosova aktualisht në përzgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese si gjykata kulmore e këtij vendi, në intervistë kandidatët merren nga grupet parlamentare, merren nga deputetët. Ne besojmë që njerëz të tillë në nivele të tilla me nda drejtësinë ose të interpretojnë kushtetutën e vendi tonë, ata duhet t’i zgjedh atje kriteri ligjor dhe jo intervistat e njerëzve që jo rrallë herë nuk janë kompetentë për t’i marrë në intervistë.

Zëri i Amerikës: Zoti Limaj, me kënd do të ishit të gatshëm të bashkëpunoni pas zgjedhjeve duke e ditur se koalicionet pas zgjedhjeve janë të pashmangshme për ngritjen e një qeverie?

Fatmir Limaj: Së pari duhet të presim zërin e popullit, vullnetin e qytetarëve. Por në çfarëdo variante, ne kemi disa parakushte, që besoj me një partneritet të mundshëm duhet të zotohemi në disa tema. Siç e dini, unë u kam bërë një ftesë të gjithë kundër kandidatëve që të zotohemi rreth dialogut. Ne besojmë se një konsensus sa më i gjerë rreth dialogut që është temë e rëndësishme jo vetëm për Kosovën por edhe rajonin e posaçërisht për vendin tonë edhe për temat tona të brendshme, është shumë me rëndësi që qartësisht partnerët të kenë qëndrim të qartë dhe zotim rreth kësaj teme të përbashkët, të përmbyllim njëherë e mirë dialogun me Serbinë dhe po ashtu për reformat folëm, në qoftë se ne arrijmë me pas një pajtim me këtë, varësisht nga vullneti që shprehin qytetarët e Kosovës, ne atëherë do ta konsiderojmë një ofertë të tillë.

Zëri i Amerikës: Zoti Limaj, kur jemi të dialogu, aleatët perëndimore presin që qeveria e re të pezullojë tarifat ndaj mallrave serbe për t’i hapur rrugë procesit të pezulluar të bisedimeve me Serbinë. Si do të veproni ju nëse bëheni i pari i qeverisë?

Fatmir Limaj: Qëndrimi ynë që nga fillimi është i njëjtë dhe i pandryshuar. Qeveria e Kosovës e ka vënë taksën duke ndërtuar pozicionin e vet politik se taksa largohet kur pushojnë arsyet të cilat e kanë detyruar qeverinë e Kosovë me vendosë atë dhe ne vazhdojmë të mendojmë që janë disa arsye ekonomike dhe politike që Kosovën e kanë detyruar në një masë të tillë, e cila ishte e vetmja masë. Ne besojmë që duhet të pushojnë ato arsye, për të larguar taksën. Do të thotë, duhet të plotësohen parakushtet ekonomike dhe politike të cilat Serbia në një mënyrë apo tjetër ka penguar Kosovën dhe në momentin kur Serbia shprehë gatishmërinë që të plotësoj ato parakushte për të cilat po flasim, që të fillohet një marrëdhënie e lëvizjes dhe komunikimit normal në mes dy vendeve tona dhe me respekt të ndërsjellë, hiqen të gjitha arsyet për të qëndruar taksa.

Zëri i Amerikës: Cilat janë këto parakushte ekonomike dhe politike?

Fatmir Limaj: Ekonomike janë për shembull, njohja e dokumenteve të tabelave, qarkullimi i lirë i mallrave tona, nuk mund të futen mallrat e Serbisë me të shkruar Kosova e Metohija, duhet të respektohet emërtimi ynë kushtetues, dokumentet e Kosovës duhet të njihen në Serbi, ndërmarrjet tona dhe biznesi i Kosovës duhet të ketë të drejtë të konkurrojë në tenderët publik të shtetit serb me dokumente tona si Republikë e Kosovës. Pra janë dhjetëra e dhjetëra arsye ekonomike. Pastaj arsyet politike janë; ndërprerja e fushatës mashtruese, denigruese, ofenduese që Serbia ka bërë ndaj Kosovës nëpër mekanizma të ndryshëm ndërkombëtar për pengimin e Kosovës në anëtarësim, po ashtu edhe në lobimet e tyre rreth mos njohjes së Kosovës, do të thotë janë disa parakushte. Ne do të donim një zotim të Serbisë në mirëbesim e cila është e gatshme dhe vërtet e interesuar për të arritur një marrëveshje në mes vendit tonë dhe Serbisë. Ne jemi në një fazë ku besoj që Kosova e Serbia janë në fazën e fillimit të njohjes së njëri tjetrit dhe ndërtimit të një fqinjësie të mirë e cila nuk u shërben vetëm dy vendeve tona, por do t’i shërbente edhe rajonit.

Zëri i Amerikës: A po i bie kjo zoti Limaj një lloj reciprociteti me Serbinë?

Fatmir Limaj: Po, reciprociteti është masë legale dhe të them të drejtën unë kam qenë personalisht që nga fillimi të përdoret masa e reciprocitetit jo vetëm me Serbinë por edhe me Shqipërinë dhe të gjitha vendet tjera në respekt të ndërsjellë. Thashë, është një masë legale që aplikohet dhe njihet në të drejtën ndërkombëtare ose në të drejtën e marrëdhënieve mes shteteve dhe një reciprocitet i tillë besoj që e inkurajon palët të respektojnë njëra tjetrën.

Zëri i Amerikës: A do të mund të ndalonte kjo masë trysninë e ndërkombëtare apo të Shteteve të Bashkuara të Amerikës?

Fatmir Limaj: Shikoni, interesi ynë është edhe të zhbllokohet dialogu dhe ne jemi të interesuar që sa më shpejt të futemi në dialog. Kosova duhet të jetë serioze, Kosova duhet të demonstrojë seriozitetin në dialogun e ardhshëm, Kosova duhet të ndërtoj një konsensus sa më të gjerë, Kosova duhet të ndërtoj pozicionet e veta dhe kështu na të japim me krejt seriozitetin tonë, të demonstrojmë gatishmërinë dhe vullnetin për dialog në komunikim të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtar.

Zëri i Amerikës: Zoti Limaj, si prisni të vazhdojnë bisedimet dhe kur mund të arrihet një marrëveshje me Serbinë?

Fatmir Limaj: Ne kemi qenë së paku në tri procese me Serbinë në dialog; Rambouillet ka qenë në mes të luftës dhe paqes, dialogu për t’i dhënë mundësi paqes, kemi dialoguar në Vjenë për statusin dhe tash besoj se jemi në fazën e negocimit me Serbinë për fqinjësinë e mirë dhe njohjen e njëra tjetrës, përfundimisht për t’i mbyllur temat e hapura. Mbyllja e temave të hapura Kosovë-Serbi, përfundimisht do t’i jepte fund konfliktit të hapur në këtë pjesë të Evropës, do t’u jepte mundësi të dy vendeve tona t’i lirojmë problemet tona të brendshme dhe energjitë t’i drejtojmë në zhvillimet dhe problemet që ballafaqohemi ne secili veç e veç në shtetet tona. Por njëkohësisht, unë besoj që një përmbyllje e marrëveshjes në mes të Serbisë dhe Kosovës është në interesin e dy palëve sepse kjo praktikisht do të hapte rrugë për përparimin e dy vendeve tona drejt integrimeve evropiane, thithjen e investimeve të huaja sepse do të krijohej një ambient i sigurt dhe i qëndrueshëm që investitorët të vijnë të investojnë në këtë rajon. Me një fjalë nga një marrëveshje Kosovë-Serbi përveç që do të përfitonim ne dy shtetet tona, do të përfitonte edhe vet Evropa e posaçërisht regjioni.

Zëri i Amerikës: Janë përfolur shumë ide për ndryshim të kufijve, asociacion me kompetenca ekzekutive. Si i shihni ju këto ide?

Fatmir Limaj: Pozicioni i Kosovës është se jemi në një fazë të negocimit për të ndërtuar fqinjësinë në mes të Kosovës e Serbisë dhe në atë marrëveshje duhet të jenë njohja reciproke, anëtarësimi i Kosovës në OKB dhe mekanizma tjerë ndërkombëtarë. Fqinjësia e mirë ndërtohet duke ndërtuar një marrëveshje e cila implementohet dhe respektohet nga të gjithë, një marrëveshje e cila mbyll konfliktin. Ne nuk besojmë se është në interesin e dy vendeve tona me mbyll marrëveshje jo të qëndrueshme që pastaj konflikti mund të vazhdojë.

Prishtinë: Promovohet fjalori më i madh ndonjëherë Shqip-Serbisht dhe anasjelltas

Prishtinë

Me rastin e Ditës Evropiane të Gjuhëve, në Prishtinë është promovuar fjalori më i madh ndonjëherë në gjuhët Shqip-Serbisht dhe Serbisht-Shqip, raporton Anadolu Agency (AA).

Fjalori 20 mijë fjalësh, i punuar nga akademikë nga Kosova dhe Serbia, që u promovua sot në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë, mblodhi qindra të interesuar. Ky fjalor u mundësua nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) dhe Misioni i UNMIK-ut, me mbështetje nga Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë.

Sipas kontribuesve të këtij projekti, fjalori ka ardhur si nevojë e shtruar nga vetë qytetarët e Kosovës pas hulumtimeve që kanë bërë me ta. 71,3 për qind e serbëve kanë deklaruar se dëshirojnë ta mësojnë gjuhën shqipe, ndërsa tek shqiptarët 73 për qind kanë shprehur dëshirë ta mësojnë serbishten.

Përfaqësuesi i posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të UNMIK-ut Zahir Tanin, tha se mosnjohja e gjuhës së fqinjit shkakton mosbesim tek njëra dhe tjetra palë. Tanin tha se mësimi i shqipes nga serbët dhe i serbishtes nga shqiptarët “do të jetë në të ardhmen një argument për pajtimin politik në mes kombeve”.

“Barrierat gjuhësore e pengojnë komunikimin dhe shkaktojnë probleme nga shërbimet publike dhe në tërësi në raportet njerëzore. Kjo pastaj është problem edhe në mes të komuniteteve, por, në veçanti, barrierat gjuhësore i pengojnë komunitetit që të ushtrojnë të drejtat e plota të tyre njerëzore dhe të drejtat dhe liritë themelore duke krijuar një lloj mosbesimi tek tjetri”, tha Tanin.

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, tha se ky fjalor i titulluar “Voc-Up” është një mundësi e mirë e mësimit të gjuhës serbe dhe shqipe. Abbott tha se ky projekt ka filluar para dy viteve dhe tani është i përfshirë në 30 komuna të Kosovës, me 22 mijë përdorues.

“Njohja e gjuhës së tjetrit dhe mirënjohja e njëri-tjetrit është ajo çfarë sjellë progres. Në vitin 2017 kemi filluar të punojmë me implementuesit tanë, IOM, Qendrën e Organizatave për Iniciativa Sociale për të zhvilluar platformën ‘voc-up’ dhe mbështetur mësimin e gjuhëve në Kosovë. Platforma është e qasshme online në shqip dhe serbisht dhe në vitin e parë ne gjithashtu kemi mbështetur mësime në 13 klasë (ballë për ballë) në gjashtë komuna”, tha Abbott.

Sipas një hulumtimi të bërë nga Qendra për Iniciativa Sociale në Kosovë në vitin 2018, popullsia serbe në Kosovë nuk ka ndonjë njohuri të gjuhës shqipe. Vetëm 5 për qind e tyre e flasin shqipen, ndërsa 31 për qind e kuptojnë pjesërisht atë, ndërsa 64 për qind e tyre nuk e flasin gjuhën. Sa u përket shqiptarëve, 18 për qind e tyre e flasin gjuhen serbe, 49 për qind e kuptojnë atë pjesërisht dhe 31 për qind nuk e flasin këtë gjuhë.

BËNI KUJDES VJOSA DHE ALBIN – Nga BINAK MAXHARRAJ

Në foto: Dy shpetimtarët e Kosoves, dy kandidat për kryeministër: Vjosa Osmani dhe Albin Kurti

Edhe zyrtarisht ka filluar fushata elektorale për zgjedhjet parlamentare të parakoheshme,anipse kjo fushat jo zyrtarishte ka filluar që nga momenti i doreheqëjës se Kryeministrit Ramush Harajdina.Po bëhën debate nga më të ndyshmet,me premtime,sygjerime,ide.por më se shumti po ka shtyreje më bryla,ofendime dhe kurrfarë respekti elementar midis garuesve për kryeministër të vendit.
Si zakonishte,mjerishte edhe kësaj radhe po garojnë për kryeminstër njerez te korruptuar,njerez pa kurrfarë respekti,njerez të cilët më shumë i bënë demë vendit se sa i sollën ndonjë dobi.Edhe ne radhën për deputet u futën edhe kësaj radhe njerez me akuza,njerez te korruptuar,hajna dhe plaqkitës te shtetit,të cilët votuesit duhet te mos i votojnë as si kryeministër e as si depute.
Por kësaj radhe dua me deshprim te veçoi fushatën e LDK dhe LVV.Nuk i di arsyet së pse këto dy parrti me të medhat në Kosovë nuk bënë një koalicion parazgjedhor i cili qe ateherë do ta vuloste fishatën dhe zgjedhjet ne favor te tyre.Këtë e deshiroi LVV,por LDK e luajti bishtin,me arsyetim se më mirë është qe si te vetme të matemi në popull.Kjo do ishte idelate sikur ta banin të gjitha partit,por nuk e bënë.Disa lidhën koalicione parazgjedhore,kurse disa parti të vogëla u strehuan te ato më te mëdhat për te mbijetuar.
Gjatë kësaj fushate shumë shigjeta,nganjëhërë edhe helmuse,po vringllojnë në oborret e LDK dhe LVV.Këty dy parti që deri dje ishin ne opozitë,bile ishin një opozitë e fortë si asnjëhërë më parë në Kosovë,tashti në fushatë sikur kanë filluar të acarohën mes vedi në vend se te gjejnë pika afrimi,për te mos e fundos koalicionin eventual paszgjedhor.Kandidatja e LDK për kryeministre Vjosa Osmani siku ka marr krahë dhe nuk po zgjedhë fjalë ndaj liderit të LVV Albin Kurtit,bile shkon edhe më lragë sa ate e krahason me lider të ndryshëm mafioz te drogës,si kundërpërgjegje Albin Kurtit se do ti takojë Vjosësn vendi i Kryeparlamentarit nese LVVi fiton zgjedhjët.Në krahasim me ofendimin e Vjosa Osmanit ndaj Kurtit,ky propozim i Kurtit nuk është ofendues,sepse fituesi i zgjedhjeve e luan lojën kryesore.
Kah i qonë ky acarim midis LDK dhe LVV?!
Ofendimet,jo respekti,sharjet midis LDK dhe LVV nuk u bajnë mirë asë njerës as tjetrës.Por siç thotë populli kur dy veta përlahën fillon i treti.Shumë monitorues te PAN dhe Porto mafisë dhe të SHIK-ut janë ba me nga katër vesh e sy dhe nuk e lëshojnë nga investigimi fushatën e LDK dhe LVV,sepse acarimim midis LDK me LVV e shikojnë si shpetim për ta për te mbetë edhe më tutje në pushtet duke ba koalicion paszgjedhor me LDK,te cilin kandidatja për kryeministre e refuzon “fuqishëm” kjo edhe do te ndodhëte sikur Vjosa Osmani ti kishte edhe frenat e LDK në dorë,por nuk i ka,kjo e ka fushatën,kurse frenat pas zgjedhjeve i ka diskush tjetër e jo Vjosa.Këtë e vertetojnë edhe shumë zera te ardhurë nfa Pronto mafija se do mund te jetë një koalicion i mundshëm paszgjedhor,qe do te ishte turpi i botës për LDK.Dihet se motoja kryesore është arëmiqësia e Pronto mafis me LVV,sepse po te vjenë në pushtet LVV ata e dinë fortë mirë se ku e kanë vendin,e ketë vend nuk mund te ua tregoi LDK,ashtu suç nuk e bërë edhe më parë.
Mu për këtë arsye deshiroi,por këtë e deshiron edhe anëtaresia dhe elektorati i LDK dhe LVV qe te jenë më te matur gjatë fushatës elektorale dhe mos ta lendojnë njeri tjetrin,sepse koalicioni paszgjedhor midis LDK dhe LVV është një koalicion e shpresës,një koalicion për rreximin dhe çkapjën e shtetit nga bandat kriminele,nga te korruptuarit,mafiozet,matrapazet të cilët qe 20 vjetë ia nxinë jeten popullit të Kosovës i cili jo nga qejfi por nga zori po ikë nga Kosova duke e marrë botën.

Ja pse duhet votuar Fetah Rudi, dëshmori i gjallë numër 95 në listën e LDK-së! – Nga Florim Zeqa

 

Kandidatët për deputet në listat e partive politike për aq sa mund të kenë dallime, kanë edhe ngjashmëri në mes tyre. Megjithatë, një kandidat për deputet është më i veçanti, që dallon skajshmërisht prej kandidatëve të tjerë.
Është kandidati numër 95 në listën zgjedhore të LDK-së, pra fjala është për Fetah Rudin, intelektualin dhe veprimtarin më të përkushtuar, ushtarin e lirisë dhe më besnikun i vizionit rugovian për shtetin e Kosovës.

Kush është Fetah Rudi!?

Fetah Rudi ka lindur me 10.08.1964 në fshatin Rud, komuna Malishevës.
Shkollën fillore e ka kryr në fshatin e lindjes, ndërsa shkollën e mesme në Qamo “Marshalli Tito” në Gllogovc (Drenas) përgjatë viteve të 80-ta. Si nxënës i shkollës së mesme, vitin 1982 regjimi okupues i Serbisë e burgos Fetah Rudin për pjesëmarrje në demonstrata për Republikën e Kosovës, duke e dënuar me 3 muaj burg dhe masën shtesë ndëshkimore, përjashtim nga shkolla.
Pas një viti Fetahu vendosë të regjistrohet në QAMO “Luigj Gurakuqi” në Klinë, ku edhe aty e përcjellë i njëjti “fat”, ku pas tre muajve përjashtohet nga shkolla për të njëjtat motive, të pjesëmarrjes në demonstrata.
I përndjekur nga regjimi pushtues i kohës, detyrohet të emigroj në Slloveni, ku punon si punëtorë krahu deri në vitin 1984, por edhe aty nuk e lënë të qetë.
Në vitin 1984 detyrohet të shkojë në shërbimin ushtarak në Tuzëll dhe Banjallukë. Peripecitë e viteve 1984/85 gjatë shërbimit ushtarak ishin të shumta e të panumërta, ku disa herë mirret në pyetje dhe maltretohet fizikisht nga sigurimi i shtetit jugosllav.
Më të kryer shërbimin ushtarak, pas një qëndrimi të shkurtër në shtëpi, Fetahu përseri shkon në Slloveni për shkaqe ekonomike, për të vazhduar punën si punëtorë krahu deri në fund të vitit 1990.
Vlenë për të theksuar, se gjatë qëndrimit në Slloveni, krahas punës fizike, Fetah Rudi ka qenë i angazhuar me veprimtari atdhetare në shoqatën “Migjeni” dhe “Alternativa” në Lubjanë.
Pas kthimit nga Sllovenia në vitin 1990, Fetahu i vazhdon studimet në SHLP “Bajram Curri” në Gjakovë. Pas studimeve angazhohet si mësimdhënës në shkollën “Asim Vokshi” të fshatit Rud, ku punon me zellë e përkushtim deri më 15 dhjetor të vitit 2000, ku bandat kriminale i ndalin përkohësisht rrugëtimin pishtarit të dijes në fshatin BYTYQ (të Ura e Bytyqëve) me një sulm qyqarë.
Pas kuorimit një vjeçar në Itali, Fetah Rudi në karrocë i kthehet përseri aktiviteve dhe jetës publike në Kosovë.
Në vitin 1991 zgjedhet Kryetar i nëndegës së LDK-së për fshatrat Panorc, Rud e Llapqevë.
Në vitin 1992 zgjedhet Kryetar i FR të LDK-së dega në Malishevë, post të cilin e ka mbajtë deri në vitin 1998.
Fetahu ishte pjesëmarrës aktiv nga formimi i Ministrisë së Mbrojtes dhe UÇK-së nga fillimi deri në mbarim të luftës, duke dhënë kontribut të çmuar në unifikimin e frontit të luftës kundër pushtuesve serb.
Fetah Rudi ishte anëtarë i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së për disa mandate deri në vitin 2010, si dhe anëtarë i Kryesise së LDK-së dega në Malishevë, post të cilin e mbanë aktualisht.

Të rrallë janë veprimtarët siq është Fetah Rudi, i urtë e i guximshem, i sinqertë dhe i vendosur, besnik dhe i pathyeshem ne vizionin e tij, që ka moralin dhe ndërgjegjën e pastër, që ka vetëdijen e shëndoshë dhe shpirtin fisnik.
Suporti më i madh në rrugëtimin politik dhe atdhetar të Fetahut janë familja e tij, vëllau Shaipi, djali dhe nipat e tij.
Edhe pse Fetahu jeton në kushte minimale, asnjëherë nuk e kemi dëgjuar të ankohet per diçka.
E kemi dëgjuar të jetë mirënjohës dhe falenderues për ndihmat dhe mbështetjen e bashkatdhetarëve nga mërgata e jonë.
Fetah Rudi me karrocën e tij është shndërruar në simbol të qëndresës dhe heroizmit, të sakrificës dhe guximit në denoncimin e vazhdueshem të krimit dhe kriminelëve që gjymtuan qenjën tonë kombëtare.

Fetah Rudi bartes moral i listës së LDK-së

Nëse e dëshironi ndryshimin në LDK dhe mbarë Kosovën, përzgjedhjen e kandidatëve për deputetëve në listën e LDK-së duhet ta filloni nga numri 95 deri në 110. Pra kësaj radhe lista e kandidatëve të sinqertë për deputet nga radhët e LDK-së fillon nga numri 95!
-Në numrin 95 e keni vlerën më sublime të LDK-së rugoviane,
-Në numrin 95 e keni atdhedashurinë,
-Në numrin 95 e keni heroizimin dhe sakrificën njerëzore,
-Në numrin 95 e keni dëshmorin e gjallë të LDK-së rugoviane,
-Në numrin 95 e keni forcën intelektuale të ushatrit të lirisë,
-Në numrin 95 e keni pastërtinë e shpirtit fisnik të një atdhetari,
-Në numrin 95 e keni njeriun e guximshën dhe të pathyeshëm në sfidat e kohës.
-Në numrin 95 e keni bartësin e listës së qindra veprimtarëve të vrarë për motive politike gjatë dhe pas luftës në Kosovë.
-Numrin 95 në ulësen e Kuvendit të Republikës së Kosovës, do ta keni ndërgjegjën më të pastër kombëtare i cili në çdo seancë të kuvendit do t’i thërret ndërgjegjës së fjetur të drejtësisë vendore dhe ndërkombëtare për zbardhjen e vrasjeve enigmatike të veprimtarëve më të guximshëm dhe më të devotshëm të LDK-së rugoviane.

Vota për Fetah Rudin, do të jetë votë edhe për të ndëshkuar ndërgjegjën e vrarë të LDK-së post-rugoviane, e cila dy herë radhazi, pa e dhënë asnjë shpjegim e largoi nga lista për deputet.
“E treta e vërteta” e thotë një fjalë e urtë popullore, mëgjithatë kësaj radhe të njëjtit drejtues të LDK-së, më shumë nga frika e humbjes dhe ndëshkimit në zgjedhje sesa respekti për të, e vendosën Fetah Rudin në listën zgjedhore në numrin 95!
Nuk e kam as idenë më të vogël, sipas cilës logjikë e vendosen në numrin 95 njeriun më besnik, më të dëshmuar, më të vendosur dhe më të guximshëm, personalitetin më të spikatur nga 110 kandidatët për deputet në listën e LDK-së.
Kandidatët për deputet duhet vlerësuar sipas aftësive dhe meritave që posedon individi, e jo në bazë të meritave të prindit, vëllaut, dajës apo dikujt tjetër nga lidhja familjare apo farefisnore.
Renditja dhe darja e deputetëve në listën zgjedhore sipas shijes dhe interesave personale, e jo sipas kontributit dhe meritave të kandidatëve, do t’i vë në lajthitje votuesit e rinjë.

Ja pse duhet votuar numri 95 në listën zgjedhore të LDK-së

Fetah Rudi për më tepër se deputet, do të jetë përfaqësues i familjarëve të qindra veprimtarëve të LDK-së të vrarë tinëzisht pas shpine, në kurthe e prita me urdhër të shpirtëzinjëve shqiptarë.
Vota për Fetah Rudin nga zgjedhësit kosovarë, do të jetë ndëshkimi më i madh për ideatorët dhe urdhëdhënësit e vrasjeve politike në Kosovë.
Vota për Fetah Rudin do të jetë pak më tepër se ndëshkim edhe për ndërgjegjën e vrarë të drejtësisë kosovare, përkatësisht gjykatësve dhe prokurorëve, policëve dhe avokatëve që heshtën vrasjet më makabre kriminale ndaj gjakut më të pastër shqiptarë.
Fetah Rudi me karrocë në Parlamentin e Kosovës, qoftë edhe pa e folur asnjë fjalë të vetme, ka për të dëshmuar ekopën më të errët të pasluftës, atë të vrasjeve politike në Kosovë.
Fetah Rudi me përkushtimin dhe guximin e tij është shëmbulli më i mirë i një idealisti të përbetuar, të cilit as plumbat e tradhtarëve nuk i ndalën rrugëtimin në misionin e shënjtë të lirisë dhe pavarësisë së vendtit të tij.
Njeriu me karrocë në Kuvendin e Republikës së Kosovës do të jetë dëshmia më e fuqishme e sakrificave dhe sfidave nëpër të cilat kaluan atdhetarët dhe idealistët në këto 20 vjetët e pas çlirimit të Kosovës
Karroca e Fetah Rudit në Parlamentin e Kosovës do të jetë denoncimi më i ashpër për kriminelët, urdhëdhënësit dhe projektuesit e vrasjeve poltike, do të jetë mallkimi më i madh për prokurorët, gjykatësit, policët hetimor dhe gjithë ata që heshtën krimet e pasluftës.
Prezenca e karrocës së Fetah Rudit në Parlamentin e Kosovës do të jetë ndërgjegje e vrarë edhe për bashkëpartiakët e tij që ishin në pushtet dhe nuk e bën as hapin më të vogël për zbardhjen dhe dënimin e kriminelëve…
Fetah Rudi në karrocë në sallën e Parlamentit të Kosovës do të shihet si simbol i sakrificës dhe guximit që i thërret ndërgjegjë së pastër kombëtare dhe ndërkombëtare për zbardhjen e të gjitha krimeve të pas luftës në Kosovë.

Vota për Fetah Rudin, votë për çlirim shpirtëror

Prandaj vota për numrin 95, është votë për ndryshim substancial dhe pozitiv, është votë që sjellë freski dhe risi në Parlamentin e Kosovës, që sjellë frymë dhe kulturë të re të zhvillimit të debateve përmbajtësore në kuvend.
Prapa numrit 95 në listën e fitores së LDK-së është emri i Fetah Rudit, njeriut që dha gjithçka për lirinë e Kosovës, që ushqeu dhe shpërndau frymën rugoviane për afro tri dekada gjithandej Kosovës, trojeve etnike dhe diasporës shqiptare.
Pa kontributin e Fetah Rudit, fryma rugoviane e LDK-së do te ishte e mangët dhe e jo kuptimplotë.
Sikurse në luftë, ashtu edhe pas saj Fetah Rudi asnjëherë nuk u gjunjëzua para kërcënimeve dhe shantazheve. Pas atentatit kriminal të vitit 2000 Fetah Rudi doli akoma më i fuqishëm. Edhe pse në karrocë invalidore, asnjëherë nuk e ndali aktivitetin politik dhe atdhetar.
Të gjithë ata që përcaktohen që me 6 tetor të votojnë numrin 95 në listën e LDK-së, jo vetëm që votojnë për frymën rugoviane të LDK-së, do të ndihmojnë ndryshimin e mentalitetit qeverisës në vendin tonë.
Kuvendit të Kosovës i duhen njerëz dhe personalitete të guximshme siq është Fetah Rudi dhe shumë të tjerë që janë të zotët të përballen me sfidat e kohës nëpër të cilën po kalojmë.
Fetah Rudi me karrocë në kuvend, përveqse do të jetë përfaqësues i denjë i frymës rugoviane dhe zë i elektoratit rugovian, do të jetë zë i fuqishëm i të gjithë dëshmorëve të vrarë pas shpine nga bandat kriminale.
Fetah Rudi me karrocë në kuvend, do të jetë thirrje e vazhdueshme për sistemin e drejtësisë, për zbardhjen e të gjitha vrasjeve politike të pas luftë në Kosovë.
Qytetar të Republikës së Kosovës, forca e ndryshimit është në dorën e juaj, ju jeni ata që më votën e lirë dhe demokratike më 6 tetor mund të përcaktoni kahet e zhvillimit politik dhe ekonomik të vendit jo vetëm për katër vitet e ardhshme, por mbase për disa dekada.
Vota për Fetah Rudin me 6 tetor 2019, do të jetë votë për dinjitet njerëzor dhe çlirim shpirtëror, të ngulfatur për dy dekada rresht në Kosovë.

U FRIKËSUAN TË BALLAFAQOHËN NE DEBAT TV MË ALBIN KURTIN?! – Nga BINAK MAXHARRAJ

(Është e çuditëshme dhe e papranueshme mos shkuarja e Vjosa Osmanit në këtë debat)

Një verifikim i mire i të gjithë kandidatëve qe synojnë postin e kryeministrit është edhe debate,përkatesishtë ballafaqimi public në TV.Debatet dhe ballafaqimet publike sy me sy me njeri tjetrin janë praktikë në Amerikë,ku te gjithe kandidatët shpalisin programet dhe synimet e tyre hapatas para publikut.Në këtë menyrë publiku me së miri i vrenë programet,synimet dhe aftësitë e tyre përsonale për ta drejtuar shtetin.

Kjo mënyrë e debatimit public midis kanditatëve u tentu sot te organizohet edhe në Kosovë më nisjativën e Kongresit të Dytë Kombëtar të të rinjeve për ti shpalos idet,programet dhe synimet e kandidateve që me së shumëti u interesojnë të rinjeve.

Debatimi dhe ballafaqimi publikë midis kandidatëve për kryeministër është shumë I rëndesishëm,bile një debat dhe ballafaqim I tillë do ta kishte peshën me te madhe se sa nja dhjete tubime te mbajtuara rrugicave,oda salla te ndryshme ne te cilat ata veç flasin,rrejnë premtojnë pa kurrfare mbulese.
Debatin dhe ballafaqimin public të kandidateve për kryeministër do të udhëheqëte gazetarja shpatë me dy teha Jeta Xharra.Por debate nuk ndodhi i plotë,por vetem pjesërishtë.

Pse nuk ndodhi debate dhe ballafaqimi i plotë,a mos u fregësuar,nga kush?!

Sepse ne debatë nuk shkuan të vegjelit Ramush Harajdinaj,Kadri Veseli dhe Fatmirë Limajkandidat për kryeministër të përballën më te madhin Albin Kurtin.
Këta nuk shkuan,apo e refuzuan debatin,pra ballafaqimin public midis tyre, sepse nuk janë të afët të përballën me forcën e argumenteve në debat nga së nuk janë të dijshëm,por edhe nuk kanë programe dhe ide te çarta të shpalosin para publikut.Këta janë mësuar të gjuajnë fjalë vetem pas shpine,duke premtuar,duke mashtruar popullin së unë jamë ai qe do ta nxjerrë Kosovën nga lloqi ne te cilin e kanë futë vetë,sespe tanime është pa puna e tyre qe këta kandidat punojnë vetem për vehte e jo për shtet.

Këtu i ka rrenjet edhe ikaj e tyre nga debati, nga ballafaqimi sy me sy midis tyre,sepse nuk kanë së çka ti ofrojnë popullit,pos qe të rrejnë dhe mashtrojnë perseri si herave tjera për të vazhdu avazin e vjetër te tyre ne keqpërdorime dhe keqtrajtimin e shtetit.

Por ,pos kësaj Ramush Hrajdinaj,Kadri Veseli dhe Fatmirë Limaj nuk e paten guximin te ballafaqohën me Albin Kurtin e patrembur,nga se nuk kanë dije dhe peshë te ballafaqohën me njeriun e pakorruptuar,më njeriun e pa kompromiseve,me njeriun qe lufton për shtetin e vetë dhe jo për nxjerrjën e tij nepër pazare te botës.

Po pse deshtoi Vjosa Osmani?!

Por,krahas tyre është shumë e quditëshme se pse këtij debate dhe ballafaqimi I iku edhe kandidatje e LDK Vjosa Osmani.Më këtë sjellje Vjosa e ka befasuar shumë kendë,dhe kjo mosshkuarje ne debat është një mangësi e sajë gjatë kësaj fushate,apo e konsideron vehten aq te zonjën sa qe i ka nenëqmuar ballafaqimin me kandidatët tjer në këtë debat,apo ka pas frugë nga vegësat e partisë së sajë.Por sidoqoftë Vjosa Osmani është dashtë qe te ballafaqohet me argument e kundërragumente në këtë debat,e jot e gjuhën me shiza nga kendet e ndryshme të fushatës me kandidatet tjerë,e posaçerishtë më Albin Kurrtin.Arësyetimi i sajë se gjoja paska pas agjendë te ngjeshur nuk është me vendë,sepse me i rendesishëm për te dhe publikun është ballafaqimi sy me sy me kundërkandidatet se mbajtja e ndonjë tubimi tjeter,sepse publiku me shumë i çmonë debatet e tilla sy me sy se fjalimet nëpër rrugl dhe rrugica te Kosovës.

Vetëvendosje hap fushatën në Mitrovicë

Lëvizja Vetëvendosje ka hapur fushatën zgjedhore për zgjedhjet e përgjithshme të 6 tetorit në Mitrovicë.

Kjo parti ka hapur fushatën me intonimin e Himnit Kombëtar, por jo edhe atë shtetëror, për çka në parafushatë Vetëvendosje dhe kandidati për kryeministër nga kjo parti, Albin Kurti, janë kritikuar nga rivalët.

Albin Kurti, kandidat i Vetëvendosjes për kryeministër, në hapjen e fushatës elektorale për zgjedhjet e 6 tetorit, ka thënë se ka ardhur dita për ndryshim në vend.

Në hapjen e fushatës, në Mitrovicë, Kurti ka thënë se “pas 6 tetorit do të lindë një diell i ri, mbi Kosovë e për Mitrovicë”.

“Thellë në zemrat tuaja, ju s’keni ardhur vetëm për Lëvizjen dhe mua, por për veten tuaj dhe fëmijët tuaj. E dini se është momenti i fundit për të shpëtuar vendin nga politikanë të pangopur e të paditur që na varfëruan. Keni ardhur sepse e dini se me këta ‘panikat’ që shkojnë në mëngjes si të akuzuar për korrupsion në gjykatë, e pasdite s’bëjnë asgjë. Ka ca që po habiten me rritjen e lëvizjes sonë. Por më mirë se askush tjetër ju e dini se rrugëtimi jonë s’ishte i lehtë as i shkurtër. Momenti jonë s’është befasi e çastit, por realitet i vonuar. Disa po dyshojnë akoma kush do të fitojë zgjedhjet. Po prodhojnë sondazhe e përqindje për të hutuar, por neve s’na duhet asnjë sondazh për të treguar se ka ardhur koha jonë, se erdhi dita për lëvizjen. E dini se erdhi dita për Vetëvendosje, se ndryshimi po vjen, se një diell i ri do të lindë pas 6 tetorit, mbi Kosovë e për Mitrovicë”, ka thënë ai.

Haradinaj publikon zotimet e tij: Kosova nuk ndahet as në tavolinë, as pas shpine e as në front

Ramush Haradinaj në zgjedhjet e 6 tetorit do t’ia mësyjë përsëri postit të kryeministrit. Duke qenë se sot ka filluar edhe zyrtarisht fushata për zgjedhjet e parakohshme, ish-kreu i Qeverisë ka publikuar disa prej zotimeve të tij.

Një prej tyre është edhe ai për ruajtjen e integritetit territorial të Republikës së Kosovës, kauzë me të cilën Haradinaj është marrë pothuajse më shumë se një vit gjatë kohës sa ka qenë kryeministër.

Në këtë zotim Haradinaj thotë se Kosova nuk do të ndahet as në tavolinë, as prapa shpine e as në front.

“17 shkurti është i paprekshëm thotë Haradinaj”, raporton Gazeta Express.

Ndër të tjera Haradinaj përmend edhe miqësinë me perëndimin e SHBA-në duke thënë se çdo shqiptari “i rreh zemra me urimin, Zoti e bekoftë Amerikën”, ka thënë Haradinaj.

Tutje ai përmend edhe fushën e shëndetësisë, pasi, sipas tij, kosovarët meritojnë trajtim dinjitoz.

Premton edhe investime në ekonomi, luftim të korrupsionit dhe çështje të tjera.

Në fund thotë se do të luftojë për njohje reciproke me Serbinë, duke shtuar se “sovraniteti i Kosovës, kufijtë e Kosovës, çështja e të zhdukurve nuk janë për negocim”, ka thënë tutje Haradinaj.

Letër e hapur liderëve! – Nga Tahir Cukaj

Kosova eshtë nê njê hap tê ri dhe pêrspektiv, rruga nepêr të cilen rrugêtoj eshtê mê plotë hidhrrime! Pêr të ardhur deri ketu ku jemi i kushtoj mê humbje dhe trathti shekullore, duke iu burgosur dhe pushkatuar mê qindra dhe mija trima e trimeresha, duke vrare e masakruar femije dhe pleq, si dhe duke i larguar nga trojet stergjyshore dhe duke i shperndare në të kater anët e botës! Planet e akademive serbe dhe miqve te saj beri që ti realizojne shumë e shumë ide që ishin të demshme për Kosoven dhe mbarë kombin shqiptarë. Ne e kemi të çartë se deri me sot fatin e Kosovës nuk e kishim ne duart tona , dhe pêr ne vendosnin të tjeret(armiqet tanë) , e qe na kushtoj më se keqi nga gjithë popujt e botës! Të nderuar Lidere të Kosovës ,sot Kosova eshtë shtet fale atyre gjeneratave që me shekuj derdhen gjakun për liri dhe spaten fatin ta shijojnë lirinë, si dhe fal atyre qe moren armet dhe dolen ne male.

Sot, Kosova më mbi 13000 të vrare dhe mbi 1700 të pa gjetur eshtë në njê fushate zgjedhore , e qe ka pêr qellim ta zgjedh një njeri dhe një elite fisnike qê ti dergoi proceset pêrpara dhe në interes te vendit ! Sot ,Kosova më mbi 30.000 femra të poshtruara nga kriminelet serb i duhet të eci drejt fitoreve të reja pêr një liri të plotë të ketij populli të stervuajtur. Pra, eshtë koha dhe dita qê dora dorës të ecim drejt një zgjidhje dhe drejte një fotore të pêrbashket pêr hir të deshmoreve dhe të rëneve në fushë beteja, eshtë koha qê ta ndihmojmë njeri- tjetrin dhe në gjuhë paqe dhe akademike ti perafrojmë mendimet dhe mbeshtetjet ndaj njeri -tjetrit! Ju, duhet ta dini se sot jeni pasqyra e botës dhe jeni pêrballê saj, dhe a ka gjë më të shemtuar sot se tek Ju tê theksohet pêrqarja dhe pêrbuzja? Pastaj, tê shperfaqet një luftë lidershipi duke pêrdorur gjuhen më primitive dhe pêrqarse njeri ndaj tjetrit , si dhe duke e trajtuar trathtare dhe kriminele njeri -tjetrin! Kam njê pyetje pêr Ju të nderuar Lider? Ku mund tê na çoj dhe çka mund të na sjellë kjo retorikë e juaja, dhe ç’fare suksesi i sjelle në rend të parë Kosovës? Kur dihet fare mirë se në kohen e Shaban Polluzhes dhe Mehmet Gradicês pêrqarja vorroset dhe fillon miqesia e re mes dy trimave qê një kohë ishin të perqarë, dhe atê gjê e bejnë burrat pêr hir të kombit fal ndermjetsuese Marie Shllakut.

Ky qendrim burrnor të benë të mburremi edhe ne sot.Prandaj, kujdes në qendrime të nderuar Lider se jemi në betejen mê të madhe ne jetë! Lider tê nderuar dua tua them vetem edhe një gjê: Nê kohen e Mbretit Italia ishte në një krizë të thellë dhe raportet në mes Garibaldit dhe Mbretiti ishin tejet të kêqia dhe e terê bota ishte pêrqendruar kah Garibaldi se si te veproj.! Dhe ja se si deklarohet Garibaldi: “Pêr ta nxjerrur nga kriza shtetin tim jam i gatshem të bashkêpunoj edhe me djallin” Dhe e terë bota befasohet me veprimin atdhetar të Garibaldit! Prandaj , të nderuar Lider eshtë hapi historik që Kosova sot të jetë zot i vetevetes, dhe e têra mvaret nga Ju se populli e beri të veten si në luftë poashtu edhe ne paqe! Unê si një qytetar i vendit tim jam tejet i shqetsuar me veprimet e lidereve dhe me gjuhen e tyre tejet arrogante qe nê prag fushate pêrdorin ndaj njeri -tjetrit! Kombi eshtë mbi të gjitha! Uroj qe populli im të jetë në përspektivë dhe në rrugë të mbarë!

Vota për Arben Gashin është votë për Kosovën! – Nga SKËNDER MULLIQI

Vota per Arben Gashin eshte vote per Kosoven! Kandidati per deputet nga radhet e LDK-se , Arben Gashi sigurisht se e meriton voten e sovranit. Ai edhe deri tash ishte kreativ dhe e zeshem në paraqitejn e problemve ne legjislaturat e kaluara ne Kuvendin e Kosoves.

Nese kthehemi te biografia e familjes Gashi, ajo e ka dhëne provimin në mbrojtën e çështjës kombëtare më breza të tërë. Babai i Arbenit, Xhemajl Gashi ishte veprimtaër i pa epur i çështjes kombëtare. Ishte udhëheqës i demonstrave të vitit 1968 në Pejë, për çka edhe ishte burgosur. Djali i Xhemajlit, Flamuri qysh i ri ishte brumosur më patriotizem nga paraardhësit e tij. Bashkë më Anton Çeten e madh , Zekeria Canën e shumë veprimtarë të kohës, mori pjesë pa ndalshem në pajtimin e gjaqëve.

Madhështia e gjithë kësaj kulmoi te Verrat e Llukës, ku ndodhi pajtimi i madh më përmasa kombëtare, pas shumë dekadash.Shtrinë dorën e pajtimit më qindra familje të cilat falën gjaqe dhe plagë. Në ketë vend të shejtë u bë edhe uniteti kombëtar qw pati ndikim edhe pavarwsimin e Kosovws nga Serbia. ..Ka edhe shumë për të thënë për këtë familje atdhetare …Sigurisht së edhe Arbeni ka dhënë kontribut të çmuar në ketë drejtim, dhe kontribut të madh edhe në LDK-en rugoviane, por edhe në Kosovë, për ngritjën e institucioneve të shtetit.

Prandaj, të gjithë ata të cilët e votojnë Arben Gashin nuk gabojnë me numer 14.E votojnë njeriun e qëlluar , e votojnë njeriun meritor …

Thaçi kërkon njohjen e Kosovës nga Vatikani

Gjatë takimit me sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë, Pietro Parolin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se njohja formale e Kosovës nga Selia e Shenjtë do të kurorëzonte gjithë angazhimin e saj për sigurimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe Evropë.

Ai i bëri komentet gjatë një takimi me sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë, Pietro Parolin.

“Populli i Kosovës gjithmonë është udhëhequr nga vlerat e Shën Terezës, vlera të tolerancës, paqes dhe bashkëjetesës. Jemi mirënjohës për mbështetjen që Selia e Shenjtë i ka dhënë popullit të Kosovës. Krejt çfarë ka mbetur është njoha nga Vatikani”, ka shtuar presidenti Thaçi.

Në një komunikatë nga zyra e presidentit Thaçi, thuhet se ai e ka informuar sekretarin Parolin, për harmoninë fetare në Kosovë, për bashkëjetesën ndërmjet komuniteteve si vlera mbi të cilat është ndërtuar shteti i Kosovës.

Nga ana tjetër, sekretari i Shtetit të Selisë së Shenjtë, Pietro Parolin ka thënë se Selia e Shenjtë është e përkushtuar për paqen, tolerancën dhe stabilitetin në Kosovë.

Takimi është zhvilluar në Nju Jork ku po i mban punimet Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.

Më herët gjatë ditës, presidenti Thaçi takoi edhe kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, me të cilin ka biseduar për forcimin e raporteve dypalëshe.

Greqia është një nga pesë vendet e BE-së që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. rel

Vrasjet, detajet e padëgjuara nga lufta, takimi i Ibrahim Rugovës me Adem Jasharin, vijnë rrëfimet e Gecit dhe Lushtakut

Gani Geci dhe Sami Lushtaku mbrëmë ishin të ftuar për një intervistë ekskluzive në Pressing të televizionit T7. Aty u biseduan shumë gjëra që për publikun nuk ishin të njohura.

Që në fillim të emisionin ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci, ka vendosur të ulet në anën e djathtë në studio.

 

“Jam djathtist edhe me pikëpamje politike, ndërsa miku im Samia është majtist pasi që e ka dashur Enver Hoxhën. Mirëpo përkundër pikëpamjeve unë Saminë e kam mik të mirë”, ka thënë Geci, duke bërë që Sami Lushtaku t’i përgjigjet “Unë jam djathtist. Mirëpo gjithmonë e kam dashur Shqipërinë dhe Enver Hoxhën, ndërsa nuk e kam dashur Jugosllavinë dhe Titon”.

Gjatë intervistës, ish-komandanti i UÇK-së në Drenicë, Sami Lushtaku, ka treguar për herë të parë se në vitin 1991, presidenti Ibrahim Rugova e ka pritur në Zvicër komandantin Adem Jashari.

Lushtaku thotë se më herët nuk është përmendur ky rast, por në fillim të ’90-tave Rugova e Jashari janë takuar në Zvicër.

“Kemi shku në Zvicër me Adem Jasharin. Atje e kemi taku qeverinë edhe Ibrahim Rugovën. Unë jo, por Ademi (Jashari) e ka taku Rugovën në vitin ‘91”, ka thënë Lushtaku në Pressing.

Por edhe pse kundërshtar politik, Lushtaku e ka pranuar se në një kohë të caktuar ka qenë përkrahës i Ibrahim Rugovës dhe LDK-së.

“Po, po pa dyshim se e kam votuar Ibrahim Rugovën në vitin 1992, bile e kam pasur edhe fotografinë e tij në lokal në Skenderaj”, ka thënë Lushtaku.

Por si ndodhën aksionet e para antiserbe në Drenicë. Për këtë, Geci dhe Lushtaku rrëfyen se si që nga viti 1991, aksionet e tyre antipolicore kishin filluar.

“Ishte viti 1991 kur jemi gju në Skenderaj, ata më njihnin pak a shumë sepse për shkak të protestave dhe demonstratave… Isha duke shkuar te një shok i imi dhe isha i armatosur. Policia tentoi të më ndalonte e unë nuk kam pranu. Unë kam gjuajtur me revole në drejtim të tyre, unë isha me revole e edhe ata gjithashtu”, theksoi Lushtaku, duke e theksuar disa herë se ka qenë nën shoqërinë e Gani Gecit.

Por si ishin raportet e politikanëve të sotshëm me Adem Jasharin?

“Kam dëgjuar zëra por nuk kam qenë dhe nuk flas për diçka që dëgjoj por kam dëshirë të flas me fakte dhe argumente. Ka pasur mospajtime jo veç me ata të dy po të gjithë. Por rëndësi të madhe ka që nuk ka pasur tradhti mes neve. Pasi po të kishte tradhti në atë periudhë kohore secili ka mundur me dal në pritë tjetrit”, tha Lushtaku duke shtuar se gjithsesi, deri në vitin 1994 raportet mes Jasharit me Thaçin dhe Selimit kanë qenë të shkëlqyera.

Tutje Geci pastaj ka treguar se së bashku me Lushtakun kishin rrahur persona që jepnin intervista për televizione serbe, dhe se ishin ata dytë që bënë aksionet e para guerile në rajonin e Drenicës.

Por si u njohën ata me presidentin e sotshëm të Kosovës, Hashim Thaçin?

“Unë e kam njoftë moti Hashim Thaçin, por dua të përmendi aksionin e vitit 92’ ku kemi marrë pjesë bashkë në Drenas “Te stacioni”, ka thënë Lushtaku.

Ndërsa Geci tha: “Unë me Hashim Thaçin kemi qenë shokë të gjeneratës, ai ka qenë në drejtimin ‘Kimi-teknologji’. Ai ka qenë anëtar i forumit rinor në kohën kur Ademi shkoi në ushtrime Thaçi u bë kryetar, deri në mbledhjen tjetër”.

Ndërsa, Gani Geci tutje tregoi se pse Lushtaku e quajti lloj luftëtari paramilitar.

“Kam qenë më i miri. Pse me ardhë Rexhep Selimi kur unë kam qenë aty para tij. Komandant e kam pasur vetëm Adem Jasharin. Të dytin e kam shënuar veten”, tha ai.

Në fund të emisionit, të dy u përplasën për politikën e sotshme. Vjosa Osmani ishte emri që nxiti debat mes tyre. Përderisa Geci kishte vlerësime të larta për të, Lushtaku jo edhe aq.

“Një grua e martuar, me fëmijë, e përgatitur më shumë se kushdo. Me logjikë të Evropës, ajo ka me fitu”, ka thënë Geci, ndërsa Lushtaku tha “Kjo gruaja [Vjosa Osmani] duhet të shkojë t’i pyesë të tjerët për të marrë një vendim”.

Krejt në fund, Gani Geci dha edhe kalkulimet e tij se si do të mundë të bëheshin koalicionet në bazë të asaj se kush del në vend të parë.

“Nëse PDK-ja del e para, sigurt do të futet në koalicion me Nismën dhe AKR-në… Gjithashtu edhe LDK-ja nëse del e para, mundësitë janë që të futet në koalicion me Nismën dhe AKR-në… E nëse VV-ja del e para, përsëri ju jeni në opozitë sepse VV-ja bën koalicion me LDK-në”, tha Geci. /GazetaExpress/

MOS E NËNSHKRUANI PETICIONIN KUNDËR KORRUPCIONIT- ËSHTË MASHTRIM I PDK-së – Nga BINAK MAXHARRAJ

 

Është ironike që të kërkohet luftimi i korrupcionit bash nga Kupola e krimit të organizuar dhe korrupcionit. Kadri Veseli lideri i PDK ne vend qe te zgjedhë në fushatë tema tjera më xigluese që kanë të bajnë më përmirësimin e jetës së qytetarëve,ai ia nisi mbrapshtë,po e vazhdon mbrapështë dhe do te përfundoi mbrapshtë.

Ia nise kinse me luftu korrupcionin,por ka harru se korrupcioni nuk luftphet me fjalë,së korrupcioni nuk luftohet nga Partia më korruptive në Kosovë,nga kupolla e krimit te organizuar,nga partria në te cilën i madh e i vogël janë të korruptuar.

Një herë Kadri Veseli kërkoj qe partitë të lidhin”besa besen”,ose me ndonjë pakt midis partive.Por doli shumë qesharak,nisën te gjitha partit te tallën më te,kur dihet se korrupcioni nuk luftohet me pakte dhe duke ia dhanë besen njeri tjetrit seë do ta luftojnë jo për tokë pr për hava.

Se sa është i dijshëm Kadri Veseli tregon fakti se kah do qe shkonë në fushatë e ka gojën plotë korrupcion pa kurrfarë mbulese,por ka harruar se korrupcioni luftohet jo me pakte dhe dekrete por me një prokurori dhe qyqesi te çkapur nga vetë Kadri Veseli.

Por Kadri Veseli nuk mërr vesh po e vazhdon lojën e tij të kolovajzes rreth korrupcionit të cilit askush nuk i beson.Ai sot doli edhe më një sihariq për luftimin e korrupcionit duke kërkuar nga qytetarët që të nëshkruajnë Peticionin kundër korrupciopnit.Ky është non sensi më i madh që mund te bëjë një njeri i cili siç po duket nuk e ka vehten nen kontroll.Por partit tjera ia refuzuan edhe këtë ofertë të Kadri Veseli.

Por ai nuk merre vesh dhe sot ka dal në rrugë me një tavolin duke i thirrë qytetarët qe ta nënshkruaj Perticionin kundër korrupcionit.Pa a është ai i vetedijshëm,apo është krejtë i rrokatur se korrupcioni nuk është punë e qytetarve.Shumë qytatar po tallën me këtë iniciativë të Kadri Veselit,e refuzojnë fuqishëm dhe nuk donë ta neshkruajn.

Prandaj,qytetaret në as një menyrë nuk duhet ta neshkruajn këtë Pticion fals, duhet të qendrojnë largë nga nenshkrimi,sepse ky peticion mund te shfrytezohet dhe te keqëpërodert për nevoja tjara te erreta te kësaj Partrije(PDK)se cilës qytetaret nuk ia panë hajrin qe 20 vjet veq sherr patën prej sajë.

A është përfshirë Bill Clinton dhe a ka negociata sekrete Kosovë – Serbi?, flet ish-diplomati amerikan

Dialogu për normalizim të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është bllokuar që nga nëntori i vitit të kaluar për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për taksë ndaj produkteve serbe. Ndërkohë vazhdimisht është pretenduar se përveç takimeve zyrtare në Bruksel, janë duke u zhvilluar edhe bisedime sekrete, shkruan Gazeta Express.

Lidhur me këtë temë në një intervistë për ‘Danas’, ka folur ish-ambasadori amerikan, Camron Munter, teksa ka shpjeguar deklaratën e tij të bërë në televizionin N1 për “diplomaci të heshtur”.

Teksa ka folur për negociata sekrete, ka thënë nuk e di nëse ka diçka të tillë pasi që nuk është zyrtar i shtetit, por thotë se është e nevojshme që të ketë diskutime ku njerëzit lirshëm mund të japin idetë e tyre.

“Kur shohim se ka një diplomaci të hapur, atëherë situata është e qetë. Por kur shohim se ka diçka sekrete, atëherë njerëzit ngacmohen sepse mendojnë që ka ndonjë lloj plani. Por unë nuk punoj për qeverinë, e as nuk e di nëse ka ndonjë lloj plani sekret. Por unë e di se ka nevojë për “biseda të qeta”, ku njerëzit përpiqen të vijnë në tryezë dhe të japin idetë”, është shprehur Munter.

Sipas tij, diskutimi i heshtur do të mundësonte një eksplorim më të gjerë të ideve, të cilat më pas mund të konkretizohen në marrëveshje.

“Nëse i diskutojmë në heshtje idetë, mund të jetë më mirë për dy palët, por jo edhe për fqinjët. Diplomacia e heshtur lejon njerëzit që të ndërtojnë një besim, të eksplorojnë rreth ideve dhe pastaj të kthejnë ato në një marrëveshje të vërtetë. Kjo është ajo që shpresoj”, ka sqaruar tutje Munter.

Në këtë intervistë Munter është pyetur edhe rreth asaj nëse ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, është i përfshirë në negociata, pas vendimit të Serbisë për t’i dhuruar 2 milionë dollarë fondacionit të tij.

“Ka shumë njerëz, siç është edhe ish-presidenti Clinton, që do të ishte një gjë ideale të përfshihej në bisedimet me Kosovën, por nuk di asgjë për diçka të tillë”, ka thënë Munter. /GazetaExpress/

Ish-ambasadori amerikan thekson fjalët e Vuçiqit: I gatshëm të bisedojë, por jo të nënshkruajë marrëveshje

Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Cameron Munter, thotë se presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, është i gatshëm për të zhvilluar bisedime me Kosovën por jo edhe për të nënshkruar një marrëveshje.

Këtë konstatim Munter e ka nxjerrë pas takimit që ka pasur me kreun e shtetit serb gjatë vizitës disaditore në Beograd, ku ka takuar edhe zyrtarë të tjerë shtetërorë, përfshirë këtu edhe shefin e diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, shkruan Gazeta Express.

Në një intervistë për ‘Danas’, Munter ka thënë se presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, është i interesuar që të ndihmojë dy palët që të ecin drejt një marrëveshjeje, pa përjashtuar ndihmën që mund të japin Gjermania e kancelares Merkel dhe Franca e presidentit Makron.

Teksa ka ndarë detaje për takimin me Vuçiqin, Munter ka thënë se kanë biseduar për perspektivën e dialogut dhe rreth asaj se çfarë negociatash mund të priten në muajin dhjetor.

“Meqenëse bisedimet kanë ngecur, ne nuk folëm për atë që ka ndodhur në të kaluarën, por folëm më shumë për planet dhe për perspektivën e dialogut Kosovë-Serbi dhe çfarë lloj dialogu do të mund të kemi në dhjetor, mbase mund të zgjidhim disa prej çështjeve. Sigurisht që nuk e dimë se kush do ta përfaqësojë Kosovën, por e dimë që presidenti Vuçiq është i interesuar. Ne gjithashtu duam të sigurohemi që amerikanët dhe evropianët të jenë të përfshirë. Ne jemi të shqetësuar për disa gjera të cilat s’kishin ekzistuar para dhjetë vjetësh kur unë isha ambasador. Kinezët janë këtu, turqit gjithashtu janë të interesuar, rusët po ashtu kanë një grup idesh të ndryshme. Ne duhet të kuptojmë pozicionin e secilit, sepse kjo është në planin tonë afatgjate”, ka thënë Munter në cilësinë e kreut të Institutit East-West.

I pyetur nëse Vuçiq ia ka prezantuar ndonjë plan për Kosovën gjatë takimit, Munter ka mohuar një gjë të tillë, pasi siç ka thënë ai nuk ka qenë një debat i tillë.

“Jo, nga mënyra se si kemi diskutuar nuk ka pasur diçka të tipit “ky është plani im”, por cila metodë mund të jetë më e përshtatshme. Kemi folur për planet afatgjate, dhe cilat janë problemet e zakonshme”, ka thënë Munter për “Danas”, transmeton Gazeta Express.

Përveç tjerash Munter-it i është kërkuar edhe të japë sqarime rreth deklarimeve të bëra në televizionin N1, ku ka folur për nevojën e një “diplomacie të fshehtë”, dhe është pyetur nëse ka negociata sekrete për zgjidhjen e problemit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Kur shohim se ka një diplomaci të hapur, atëherë situata është e qetë. Por kur shohim se ka diçka sekrete, atëherë njerëzit ngacmohen sepse mendojnë që ka ndonjë lloj plani. Por unë nuk punoj për qeverinë, e as nuk e di nëse ka ndonjë lloj plani sekret. Por unë e di se ka nevojë për “biseda të qeta’, ku njerëzit përpiqen që të vijnë në tryezë dhe të japin idetë”, është shprehur Munter.

Ai ka thënë se në debatin publik që është bërë, liderët e dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë, kanë folur rreth asaj se nëse japin diçka atëherë çfarë do të marrin në këmbim, dhe se deklaratat kanë qenë rreth asaj se kush do të dal fituese dhe kush do të humbas.

“Nëse i diskutojmë në heshtje idetë, mund të jetë më mirë për dy palët, por jo edhe për fqinjët. Diplomacia e heshtur lejon njerëzit që të ndërtojnë një besim, të eksplorojnë rreth ideve, dhe pastaj të kthejnë ato në një marrëveshje të vërtetë. Kjo është ajo që shpresoj”, ka sqaruar tutje Munter.

Munter në këtë intervistë është pyetur edhe rreth vizitës së dy senatorëve amerikanë, Chris Murphy dhe Ron Johnson, dhe deklaratave të tyre rreth asaj se Vuçiq është i gatshëm të nënshkruajë një marrëveshje.

“Interesante, nuk nuk kam marrë pjesë në ato takime, kështu që nuk kam informacione se çfarë ka thënë Vuçiq, por ajo që unë di është që Vuçiq është i gatshëm të flasë, por jo edhe të nënshkruajë marrëveshjen. Unë mendoj se Vuçiq është i gatshëm të flasë, sepse ai e di që e ardhmja e Serbisë është e ndërlidhur në thelb me të ardhmen e Kosovës. Nuk shkojnë pa njëra tjetrën”, ka thënë ish-diplomati amerikan, transmeton Gazeta Express.

Në këtë intervistë Munter është pyetur edhe rreth asaj nëse ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, është i përfshirë në negociata, pas vendimit të Serbisë për t’i dhuruar 2 milionë dollarë fondacionit të tij.

“Ka shumë njerëz, siç është edhe ish-presidenti Clinton, që do të ishte një gjë ideale të përfshihej në bisedimet me Kosovën, por nuk di asgjë për diçka të tillë”, ka thënë Munter.

Në fund derisa ka folur për vendimin e Sekretarit Amerikan të Shtetit, për emërimin e Matthew Palmer në pozitën e Përfaqësuesit Special për Ballkanin, Munter ka thënë se Palmer është një person i cili e njeh rajonin dhe që do të ndihmojë procesin. /GazetaExpress/

Rrustem Berisha, personalitet në luftë dhe personalitet në paqë – Nga Skënder MULLIQI

Ky është komandanti i Luftës heroike të Kosharës LEGJENDARE , Rrustem Berisha. Shpërbërja e dhunshme e ish –Jugosllavisë, Berishën e zuri në luftën e pavarësisë së Kroacisë, ku kishte luftuar në anën e kroatëve. Biografia e Rrustem Berishës njerit ndër bijët më të shquar të kombit është e gjatë dhe e bujshme , plotë sakrifica në mbrojtje të kombit dhe atdheu. Lufta për çlirim nga okupatori serb , komandant Berishën e zuri në frontet e luftës madhshtore të Kosharës .

Ne ketë vend të shejtë për shqiptarët ,ku u shkrua liria dhe pavarësia më germa të arta, Rrustemi, bashkë më komandantët Sali Çekaj , Agim Ramadani etj, duke thyer kufirin e hekurt deri atëherë shqiptaro-shqiptare , bashkë më bashkëlufetarët e shumtë, për herë të parë në histori, përmbysën ëndrrat për Jeruasalemin , si logjikë mesjetare serbe.Thyen keq armikun serb duke i shkaktuar dëme të mëdha në njerëz dhe mjete luftarake, duke e detyruar soldateskën serbe , të ikë më bisht ndër shalë…Rrefimi për luftën e Kosharës dhe madhështinë e saj është e gjatë sa është i gjatë vargu i atyre që luftuan për liri dhe pavarësi në kufij dhe gjithandej Kosovës…Berisha pas luftës kishte shumë funksione shoqërore politike .Ai është anëtar i AAK-së së liderit të saj, Ramush Haradinaj, një përsonalitet tjetër që qysh në ri ishte brumosur së bashku më famljen për atdhetarizëm dhe trimeri, të treguar si lufetarë i madh në shumë fronte të luftës në Dukagjin dhe në çdo cep të Kosovës.

Rrustem Berisha si Ministër i Forcave të Sigurisë, punoi drejtë një bashkëpunimi mes Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH) dhe the Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK), e cila gjatë mandatit të tij , u shendrrua pas një kohe të gjatë në USHTRI .Këto janë sigurisht pak rreshta, se ka njeriu shumë për të thënë dhe për të shkruar për përsonalitetin e Rrustëm Berishës.Në zgjedhjet e radhës nacionale , Rrustemi është kandidat për deputet nga radhët e AAK-së, dhe asnjë njeri i cili e don atdheun dhe kombin , secili njeri që e vlërson punën dhe vyrtitin e lartë njerëzor, të Rrustemit , duhet ta voton Rrustem Berishën me numer .Vota për z. Berisha është votë për popullin dhe të mirën e tij…

VRASJE DHE TRADHTI MBRENDA UÇK-së – Nga BINAK MAXHARRAJ

Para 21 vjetesh u vra në pritë ne pabesi nga te pabesit Koloneli Ahmet Krasniqi Minister i FARK dhe I Presidentit Ibrahim Rugova.

U vra nga ata qe nuk deshten qe ai te jetoje. U vra sespe ia drejtoi pushken shkaut armikur e jo vlazërve te vetë të një gjaku. U vra nga at ate cilet nuk donin qe te luftonin fyt për fyt me Serbin, sepse ata ishin te shitur dhe të stërshitur të Serbisë, ishin lajkataret e tyre, bashkëpunëtorët e tyre. U vra nga ata qe edhe sot e pas 21 vjetesh janë në pushtet dhe ne Parlamentin e Kosovës.

Për vrfasjen pas shpine,për vrasjën në tradheti të Kolonelit Ahmet Krasniqi ishin dhe sot jane ne dijeni Shtabi i Rognerit I cili vepronte jashte luftës. Vrasja e tij ishte jo vrasje e thjeshtë, pahiri, por ishte një vrasje komplotist ne te cilën kanë marre pjesë shume njërez. Këtu ishte I përzier pos Shtabit te Rognerit, SHIK-ut, por ne veçanti në likijdimin e Kolonelit mori pjese dhe SHISH i Shqipëris ne krye me Ftos Klosin, te cilin ne kët vjet Hashim Thaçi për këtë qellim ia kishte nda Dekoraten e Pavarësisë por ishte shpall edhe veteran i Luftës së Kosovës,pa e shpraz asnje plumb kunder aremikut.

Koloneli Ahmet Krasniqi i vra sepse e pengonte dikend,u vra se dinte shumë gjëra te pa mira te bera nga koplotistet e luftës .Atj me pare ia ndrruan banesen,ia zunë pritën e çarmatosen e zatëtën për muri dhe maskat shtejn ne te pameshirë,më zi se ne shkaun. E vranë bandat e Shtabit te Rognerit ne bashkpunim me SHISH dhe SHIK, për me mshefë hajnit qe kishin ba këto banda dhat luftës si ate te 3% Vendlindja Thrretë, qe me parat e vjedhura u pasuruan pas luftës u bane milionera Brenda natës.

U vra Koloneli Ahmet Krasniqi edhe për ate se kupola e krimit te organizuar nga Shtabi I Rognerit nuk donte të zbatonte Marëveshjën e Osolos për unifikimin e faktorit te UÇK-së.Thesht u vra u likujdu por qe sot e 21 vjet nuk u ndërmor asgje për zbardhjën e vrasjes se tij, anipse dihet njeriu me emer dhe mbiemer I cili ishte paguar 250.000 Marka për vrasjen e tij

Feriz Kërnaja nj kriminel ordinar i klikes së Fatos Klosit dyshohet se e ka vra Kolonelin Ahmet Krasniqin,por qe për 21 vjet pas vrasjes ai sillet i lirë,pa e mrra askush ne përgjegjesi.Për këtë vrasje makabre i përmendurit iu dorezuan nga një epror i lartrë i Shtabit të UÇK-se hiq me pak se 250.000 marka Gjermane.

Majtas:

Varri i heroit te kombit Kolonelit Ahmet Krasniqi në Kosovë.Varrin e tij askush nga kupola e krimit te organizuar por as kush nga Shtabi i Rognerit nuk shkon me e vizitu,por me andje vizitohën përmendoret e shkijev te atyre qe na vran dhe na sakatuan.
Djathtas:

Në foto i rrethuar me laps te kuq është Feriz Kërneja vrasesi i Ahmet Krasniqit i cili sot e ksaj dite banë sefa duke i harxhuar 250.000 marka pare te disapores qe ishin përdor për vrasjën e Krasniqit. Edhe këtë djajt dhe demonat tanë e quajn luftë,por luftë vllavrasese e jo kundër shkaut.

Partitë politike: Ndryshimi i kufirit, ide që nuk negociohet

Bekim Bislimi

Partitë politike, të cilat po garojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit në Kosovë, thonë se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është i nevojshëm, por asnjëra nga to nuk do ta marrë në konsideratë idenë për ndryshim të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si opsion i zgjidhjes së kontestit ndërmjet dy vendeve.

Për më shumë, shumica e këtyre partive thonë se lidhur me këtë çështje kanë shprehur edhe me herët qëndrime të qarta se janë kundër kësaj ideje dhe se, sipas tyre, këto qëndrime nuk do të ndryshojnë edhe nëse e marrin pushtetin për të qeverisur me vendin.

Zëvendëskryeministri në largim i Kosovës, Enver Hoxhaj, nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë që subjekti politik të cilit i takon, do të angazhohet për dialogun me Serbinë, për të përmbushur interesat strategjike të Kosovës, siç janë njohja e ndërsjellë me Serbinë dhe anëtarësimi i Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Ndërkaq, sipas tij, për ndryshim të kufirit nuk do të pranojë të flitet fare.

“Ne mendojmë që duhet të mbyllet shtet-ndërtimi i Kosovës brenda këtyre kufijve dhe brenda këtij territori. Ky është pozicioni i Partisë Demokratike të Kosovës. Por, ne i besojmë dialogut dhe mendojmë që në dialog do të arrijmë që t’i përmbushim interesat dhe pritjet që i ka Kosova. Nuk mendoj që Kosova do ta bëjë dhe nuk do të lejojmë në asnjë formë të ketë asnjë kompromis të ri në raport me Serbinë. Ajo se ku mund të shpërblehet Serbia, mund të jetë se çfarë i ofron Bashkimi Evropian, përmes integrimit evropian dhe jo dikush tjetër”, tha Hoxhaj.

Ai ka shtuar se varianti i vetëm në të cilin mund të flitet për kufirin, është çështja e demarkacionit me Serbinë, si proces teknik, por vetëm pasi që kjo e fundit ta njohë Kosovën si shtet në kufijtë ekzistues.

Qëndrim refuzues karshi idesë së ndryshimit të kufirit ka edhe Lidhja Demokratike e Kosovës. Anëtari i kryesisë së këtij subjekti politik, Kujtim Shala, thotë për Radion Evropa e Lirë se nuk do ta marrin fare në konsideratë mundësinë për tu negociuar tema e ndryshimit të kufirit.

Demarkacionin e kufirit e shohin vetëm si proces teknik, pas njohjes së Kosovës në kufijtë ekzistues nga Serbia.

“Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga LDK-ja, nuk do të pranojë asnjëherë që të diskutojë për një çështje të tillë, në asnjë rast. Kufijtë e Kosovës janë përcaktuar, janë të njohur dhe të qartë, të njohur edhe ndërkombëtarisht. Ndërkaq, procesi i demarkacionit është vetëm proces teknik dhe nuk ka të bëjë fare me territoret. Do të thotë është një proces, përmes të cilit shënohet kufiri që kemi, kufiri ekzistues. Në këtë rast me Serbinë do të bëhet si edhe me vendet tjera”, tha Shala.

Rexhep Selimi, anëtar i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, duke folur për Radion Evropa e Lirë shpreh mendimin që detyrë parësore e cilësdo qeveri në vend, është ruajtja e integritetit dhe sovranitetit të vendit. Kjo sipas tij është edhe detyrë e qeverisë së ardhshme, të cilën e synon Lëvizja Vetëvendosje.

“Çfarëdo lloj marrëveshje që vjen në kundërshtim të Kushtetutës, sovranitetit dhe integritetit, normalisht që as që duhet dikush ta mendojë që ta bëjë, ta realizojë, ta ratifikojë e aq më tepër që ta draftojë. Është e qartë që në mbrojtje të Kushtetutës, të rendit kushtetues, të sovranitetit dhe integritetit, pra ne nuk do të duhej të bënim hapa të tillë, që deri më tash janë vetëm pjesëza ose copëza të disa takimeve në mes (presidentit të Kosovës, Hashim) Thaçit dhe (presidentit të Serbisë, Aleksandar) Vuçiqit”, tha Selimi.

Ai ka shtuar se duhet të ekzistojë një itinerar i temave që kanë të bëjnë me kufirin ndërmjet dy vendeve, por para së gjithash duhet të ketë njohje ndërmjet tyre. Sipas tij, në radhë të parë ky kufi duhet të ekzistojë dhe të njihet prej të dy vendeve, si dhe pastaj të bisedohet eventualisht për demarkacion të kufirit ndërmjet tyre.

Ahmeti Isufi, nënkryetari Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, e cila përzgjedhjet e 6 tetorit do të garojë në koalicion me Partinë Socialdemokrate, ka thënë se ky koalicion as që do të merret fare me idenë e ndryshimit të kufirit.

“Kosova është në kufijtë e saj, nga pavarësia që është shpallur me 17 shkurt 2008 dhe absolutisht nuk merret me temën e kufijve. E vetmja temë, me të cilën do të merret Kosova në dialog, sipas Qeverisë Haradinaj, është njohja e Kosovës nga ana e Serbisë, pa të cilën nuk ka asnjë temë që mund të shtrohet. Pas njohjes që mund të ndodhë nga ana e Serbisë, duhet të bëhet edhe demarkacioni i kufirit(si proces teknik)”, u shpreh Isufi.

Sidoqoftë, ideja për ndryshim të kufirit, si zgjidhje e mundshme e kontestit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë , pati dalë në pah në qershor të vitit 2018.

Në fund të muajit gusht të po atij viti, dy protagonistët kryesorë të dialogut Kosovë-Serbi, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe presidenti i Serbisë Alakdandar Vuçiq, në Forumin Evropian në Alpbach të Austrisë, patën elaboruar në pika të shkurta idenë që marrëveshja të përfshijë edhe ndryshimin e kufirit, e cila, më pas, nga presidenti Thaçi u quajt si ‘korrigjim i kufirit’, ndërkaq nga presidenti Vuçiq si “përcaktim i kufirit ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve”.

Kosovë, fillon votimi përmes postës për zgjedhjet e 6 tetorit

Prishtinë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) njofton se sot ka filluar periudha e votimit përmes postës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Nëpërmjet një komunikate për media, KQZ bën të ditur se “gjatë periudhës së aplikimit për regjistrim si votues jashtë vendit (30 gusht – 10 shtator) ka pranuar 40.313 aplikacione për regjistrim”.

“Nga këto aplikacione 5.327 janë pranuar përmes postës, 319 aplikacione janë pranuar përmes faksit dhe 34.667 aplikacione janë pranuar përmes email-adresave të shërbimit votues”, thuhet në komunikatë.

Gjithashtu më poshtë komunikata bën të ditur se nga numri total i aplikacioneve, “janë aprovuar vetëm 35.087 aplikacione ndërsa janë refuzuar 5.226 aplikacione për shkak të mosplotësimit të kritereve të përcaktuara me ligj”.

Votimi përmes postës do të përfundojë më 4 tetor, dy ditë para datës së zgjedhjeve brenda Kosovës (6 tetorit).


Send this to a friend