VOAL

VOAL

RAMIZ, ÇAKORIN TA MORËN TE DERA E SHTEPISË: PSE NUK E MBROJTJE? – Nga BINAK MAXHARRAJ

Si ne lojrate e kolovajzave po i ndrron partitë, nuk ke lanë parti pa u anëtaresu pos ne ate te “Lista Srepska”. Ishe në PDK, te qitën apo e lëshove, nuk e di, ishe ne AAK edhe aty nuk munde me u rahatu, shkove në LDK, aty lype copë te madhe por nuk ta dhanë. Ike nga aty sepse tashti ne LDK po frymon diçka e re, diçka rinore, aty ka doktora dhe akademik, sa një Akademi shkencash, ike se e mate se më këta nuk mund te ia dalish deri ne fund. Këtu një gjë është e qartë kah do qe kë shkuar npër parti veq çka te kanë mjelë, sepse asgjë nuk kë përfitu.

Së fundit ia nise prej fillimit rrethit te sjelljes s’uaj vicioze. Nga LDK fluturove prap te PDK, shkove vetë apo te mashtruan nuk e di, por si duket Kadri Veseli te mashtroi, te mashtruan me një copë Kryeministri në andërr, sepse ti hale se ke kuptu së epoka e PDK po perfundon ç’prej ardhjës së Kadri Veselit në krye te PDK. Heren e parë kur ike nga PDK leshoje helm e vrerë ne te, tashti kur përseri u këtheve po u dhuar oda, lavdi për te, po thuar lavdi për partin e cila e ka marrë teposhtezën, bash sikur ato teposhtezat e Çakorrit tend në te cilat e kalove djalerin dhe u rrite me ajrin e fresket dhe me tambelbore duke i shtuar mazë te deleve te cilat mallonin dhe lazdroheshin rrepjeve, luginave, liqeneve, sukave dhe qukave të Çakorrit.

A po e sheh hyre në politikë,kalove nëpër te gjitha partit,por një gjë me të madhën nuk e bërë: Ramiz nuk e mbrojte Çakorrin. Ta morën te dera e shtepisë, te dara e staneve. Pse iu bashkove shefave te tu të partive nëpër te cilat kalove Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Ramush Harajdinaj por edhe Isa Mustafës për ta humbë përgjithëmonë Çakorrin, krenarin dhe përkrenarën e Kosovës. Pse Ramiz e bërë këtë, pse nuk e mbrojtje Çakorrin burrerisht? Ty shumë mirë të kujtohen kenget kreshnike te Rugovaseve ne neja nepër Oda të burrave të Rugoves, se si ne te kaluarën rugovasit janë kapë dhe janë pre fyt për fyt me Mark Milanin dhe kurr nuk e kanë dorezu Çakorrin, sepse Çakorri gjithëmonë ka qenë i Kosovës. Mexhën midis Malit te Zi dhe Kosovës e ka vu malazezi Milovan Gjilasi qe ne vitin 1945. Kjo vij qe ateher ësht delimituar dhe ka hyer ne histori, ne shkolla, universiteti, ne hartat e ushtrisë se ish-jugosllavisë dhe ashtu është deshte te jete. Por me ardhjën e shqiptarëve ne pushtet pas luftes e luajtën lojën e djallit me Çakorrin, por ti si birë rugove nuk i dole zotë. Po edhe ajo shtepia e jote impozante, e paq me shendet, nuk duket aq krenare pa Çakorrin, sepse i ka ardhe gadi deri te huduti i shtepise tende kufiri me Malin e Zi.

Ramiz ti unë dhe gjithëkush tjetër duhet ta kenë te qartë se qe nga 6 tetori 2019 ne Kosovë po frynë një erë tjetër, liria e ka marrë një aromë më të mirë. Kësaj ere i fryu askush tjetër pas popullit i cili deshti ndryshime të medhe, ndryshime na ata te cilët për shumë vite e shkaterruan këtë shtet duke e vjedhë, plaqkitë nga te gjitha anet, ti u bere i pasur me bisnesin tend te admiroi, por këta u banë te pasur pa bisnes, u banë milionera vetem ne bazë të hajnisë.

Krahas këtyre ndryshimeve në skenën politike po vijnë njërezit qe i zgjodhi populli me votën e vetë. Populli ka besim ne udheheqësin e re. Ka besim ne Kurtin dhe Vjosën qe po i përkrah e terë bota, sepse këta janë njerëz qe sjellin ndryshim, qe sjellin mireqenje për këtë popull i cili nga vuajtjet po ik nga atedheu i vet si ne kohën e diktaturës. Këta dy njerez Albini dhe Vjosa janë shpresa e këtij vendi janë krenaria e kombit, janë njerez qe do te vejnë një rregull në këtë vend i cili mungonte ne te gjitha këto vite të pasluftës.

Nuk është mirë te përzohesh në punët e tyre, do ta shohish se ka me qenë për popullin një Qeveri me e mirë më efikase se sa te gjitha te tjerat te më parme. Një Qeveri qe nuk ia banë Serbisë lepe-lepe, siç vepruan disa deri tani, por do te kërkon përgjegjësi për te gjitha te bërat qe ia bëri poipullit shqiptar te Kosovës duke e pre, djegë deri gadi ne asgjësim.

Na njihme, vazhdimisht të kamë respektuar dhe lavderuar për bisnesin tend të cilin e krijove me mund,por me punë te madhe dhe tashti je një storije suksesi në tere Kosovën. Deshiroj qe këtë sukses ta vazhdosh edhe me tutje, sepse e ardhmja e popujve është ne bisnes te mirë e jo ne politikë e cila nga njëherë i dalin edhe katër këmbë. Suksese…. dhe dashamirësi.

Kosova tërhoqi kërkesën për anëtarësim në INTERPOL

Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj, njoftoi se ka vendosur të kërkojë shtyrjen e votimit për anëtarësim të Kosovës në policinë Ndërkombëtarë INTERPOL për vitin e ardhshëm.

Kosova kishte planifikuar që të kërkojë anëtarësimin në këtë organizatë gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme e cila është hapur sot në Kili,

Kosova kishte aplikuar për pranim në janar të këtij viti dhe kërkesa e saj ishte pranuar nga Komitetit Ekzekutiv i Interpolit.

Në një njoftim të shkurtër të zyrës së zotit Haradinaj thuhet se “duke marrë parasysh rrethanat e krijuara, bazuar në kompetencat e tij si kryeministër në detyrë dhe nga rekomandimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, sot ka kërkuar shtyrjen e votimit të Kosovës për anëtarësim në INTERPOL për vitin e ardhshëm”.

Zyrtarët e Beogradit e cilësuan këtë tërheqje si fitore diplomatike ndaj Kosovës.

Në nëntor të vitit të kaluar Kosova nuk arriti të sigurojë votat e mjaftueshme për t’u bërë anëtare e kësaj organizate.

Zyrtarët serbë e cilësuan atëbotë fitore dështimin e Kosovës, kundër anëtarësimit të së cilës ata kishin shtuar përpjekjet tashmë një kohë të gjatë.

Pak ditë pas atij votimi, Kosova u vuri tarifa prej 10 për qind mallrave nga Serbia të cilat më pas u ngritën në 100 për qind, në shenjë kundërshtimi ndaj qasjes së Serbisë ndaj shtetësisë së Kosovës.

Vendimi çoi në pezullimin e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve, meqë Beogradi kushtëzoi me heqjen e tarifave, ndërsa qeveria e deritashme e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, i ka rezistuar trysnisë amerikane dhe evropiane për pezullimin apo heqjen e tyre. zëri i amerikës

Zyrtarët e hospitalizuar të KQZ-së “nuk kanë sëmundje infektive”

Policia jashtë ministrisë së Infrastrukturës në Prishtinë.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik dhe Klinika Infektive në Prishtinë, kanë përjashtuar mundësitë e ndonjë sëmundjeje ngjitëse për 12 personat të cilët janë hospitalizuar të dielën në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, pasi janë përballur me një reaksion teksa kanë qenë duke numëruar zarfet me vota të ardhura nga Serbia në Kosovë.

Pas rezultateve të analizave, të cilat janë bërë publike pas 48 orëve, ushtruesja e detyrës së Drejtoreshës së kësaj Klinike, Linda Ajazaj-Berisha, tha se rezultatet e analizave nuk kanë treguar ndonjë sëmundje infektive.

“Prej rezultateve të cilat i kemi marrë është konfirmuar që nuk ka sindromë infeksioze”, tha Ajazaj- Berisha.

Të 12 punonjësit e Komisionit Qendror Zgjedhor janë hospitalizuar pasi në duart dhe fytyrën e tyre, janë shfaqur shenja të një lloj alergjie.

Autoritetet e sistemit të drejtësisë në Kosovë janë në kërkim të një laboratori në një shtet të huaj, që do të mund të hetonte substancën eventuale në zarfet me vota, të cilat kanë qenë duke numëruar zyrtarët e KQZ-së.

Aktualisht numërimi i votave të ardhura nga Serbia është pezulluar.

Kryeshefi ekzekutiv i Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Enis Halimi ka shpjeguar për Radion Evropa e Lirë se si bëhet procedura e votimit me postë për qytetarët e Kosovës që jetojnë jashtë vendit.

“Kosova u ofron mundësinë për të votuar edhe qytetarëve që kanë shtetësi të Kosovës por që momentalisht janë rezidentë në vende tjera. Ky operacion bëhet në dy faza. Në fazën e parë bëhet regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës. Më pas, pas konfirmimit që janë votues të ligjshëm, pra në kuptimin që i plotësojnë kriteret për të qenë votues, atyre ju dërgohet konfirmimi. Më pastaj, në fazën tjetër, ata mund ta shkarkojnë fletëvotimin dhe të procedojnë tutje me votën e tyre, me zarfin e fshehtësisë dhe me zarfin që përmban shënimet që dërgohen përmes postës”, thotë Halimi.

Ai thotë se zarfet ku vendosen votat e personave që votojnë nga jashtë Kosovë, blihen nga vetë votuesit.

Zgjedhjet e parakohshme paralmentare në Kosovë janë mbajtur më 6 tetor. Sipas rezultateve preliminare nga numërimi i votave të rregullta, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar më së shumti vota, pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës. rel

NAZET E LDK-së – Nga BINAK MAXHARRAJ

Zgjedhjet parlamentare kanë përfunduar me së miri. E para doli LVV me Albin Kurtin. Por hiç më keq nuk doli edhe LDK me Vjosa Osmanin për Kryeministre. Bile doli me mirë se sa ndonjeherë me pare. Ishin zgjedhjet me te suksesshme qe nga 2004, kur i fitonte i madhI Ibrahim Rugova.

Kurse Agim Veliu le te thotë çka te dojë nga qajtoret e Podujevës,së këto zgjedhje nuk ishin më te mirat. Pra mendojëni, veç këtë gjë sikur Agim Veliu të ishte nominuar për kryeminister, siç i pat mbrehë dhembet, LDK sot nuk do te ishte askund, apo ndoshta ne luftë për vendin e tretë se bashku me AAK.

Për hesapin tim te dyjat si LVV dhe LDK janë fituese te këtyre zgjedhjeve, te dyjat jane te parat, dallimi në vota është aq i vogë sa te mos përfillet.

Por,ju erdhë shansa ti përvjelni duart mos bani naze, as yryshe djathats e majtas. Koalicioni midis jush është i domosdoshëm. Këtë besim ua dha populli, sepse vetem ju te dyte se bashku mund ta ndiqeni te keqen qe po i ndodhë këtij vendi qe 20 vjet. Populli këtë e pret nga ju,pa hetizim,qarte dhe jo po presim kete e këtë,se çfare milli po ju gjuhet ne thes.

Një gjë këtu duhet të jete e qartë se ky koalicion (LVV dhe LDK) është koalicion i besës,jo i tredhëtisë,është kaolicion i popullit .Ky nuk është koalicion i dredhinave,mashtrimeve,nuk është koalicion me hajnat dhe plaqekitesit e shtetit,nuk është kaolicion me shkaterruesit e shtetit siç ishin ata te PAN mafisë te cilët populli ua dha besimin ti largoni nga shteti,ti gjuani diku largë ne opozuitë qe te mos këthehën më kurr,sepse me çdo farë ngjyre qe te këthehën ata nuk i duën shtetit,prap e shkaterriojnë shtetin.

Ky koalicion midis LVV dhe LDK duhet te jetë koalicion i mire besimit të ndërsjellt,i bashkëpunimit të shkelqyer në ndërtimin e shtetit,pa ndeskamca dhe hetizime por me bindje të plotë ne njeri tjetrin.

Koalicioniu i shpreses për këtë ven është më i mirë,shumë më i mirë se sa ai me PDK,i cili ishte kalicion jo i zhvillimit por i pehlivaneve,mundësve,i nderskamcave.Albin Kurti është njëmijëhere me i mirë se ata të PDK qe qellim kishin vetem punet e papasterta.

Më nje fjalë,le te thonë humbësit çfarë te donë për Albinin,por ai i cili nuk është hajnë,nuk e vjedh dhe plaqkit shtetin e vet është shumë më i mirë.Albin Kurti është edhe shumë më proamerikan se sa disa qe kërqethen më plotë amerikanizem ne goj i cili u pa ne këto zgjedhje kur ju tha rrini para kijeve se nuk përkrahim asnjë parti.

Thjeshte Albin Kurti nuk do te ua dreg çërgën siç ua bani PDK dhe PAN mafia e cila dy herë ju hodhë në rrugë si paqavër.

Kosovë: E mbijetuara e përdhunimeve – denoncon publikisht krimin ndaj saj

Shyhrete Tahiri-Sylejmani, e mbijetuar e përdhunimeve nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë, dorëzoi të hënën kallëzim penal në Prokurorinë e Posaçme të Kosovës, duke u bërë kësisoj gruaja e dytë pas zonjës Vasfije Krasniqi Goodman, e cila rrëfen publikisht për krimin e përdhunimeve.

Zonja Tahiri – Sylejmani, tha se ka vendosur që publikisht të kërkojë drejtësi.

 

Sot jam këtu të ndaj me ju dhimbjen që e kam në shpirt edhe përfaqësoj të gjitha nënat, vëllezërit, motrat, bijat që e kanë dhimbjen e njëjtë si unë, të ju jap kurajë edhe atyre. Nuk është e lehtë aspak, asnjëherë. Mendo atë dhimbje të shpirtit që thyen zemrat dhe nuk bëhen asnjëherë më bashkë. Jam këtu të kërkoj drejtësinë time”, tha zonja Sylejmani.

Feride Rushiti nga Qendra për Rehabilitimin e Viktimave të Torturës, shprehu shqetësimin e saj për mungesën e drejtësisë, dora e së cilës ende nuk arriti autorët e këtij krimi.

Me kompetencë të plotë them se në periudhën e OKB-së por edhe në periudhën e EULEX-it, këto krime kanë mbetur të pandëshkuara. Prandaj jemi mbledhur këtu për të kërkuar drejtësi për 20 mijë gra, burra, vajza dhe djem që kanë përjetuar këtë krim, tmerr, torturë, keqtrajtim gjatë periudhës së luftës”, tha zonja Rushiti.

Në mars të vitit 2014, parlamenti i Kosovës kishte miratuar ndryshimet ligjore për njohjen e statusit të të mbijetuarve të përdhunimeve, ndërsa ky status u njoh nga një komision qeveritar tek në fund të vitit 2017 kur edhe u caktua një pension prej 230 eurosh.

Në muajin shkurt të vitit 2018 autoritetet në Kosovë hapën procesin e verifikimit të statusit të personave të mbijetuar të përdhunimeve gjatë luftës në Kosovë, një proces që pritet të zgjasë 5 vjet.

Veprimtarët humanitar shpresojnë që hapja e procesit ka hapur mundësinë për zbulimin e rasteve të panjohura e të fshehura deri tash të të prekurve nga kjo formë e krimit të luftës, që ngurrojnë të dalin sheshazi ende nga frika e stigmatizimit por edhe dëshpërimi me faktin se deri tash askush nuk është dënuar për këtë krim.

Ndërpritet verifikimi i votave nga Serbia – zyrtarët ankohen për alergji

Në Kosovë, autoritetet ndërprenë të dielën procesin e verifikimit të votave të dërguara me postë nga Serbia, pasi që një numër i zyrtarëve që ishin në kontakt me zarfet e hapura shfaqën shenja alergjie.

Besnik Buzhala nga Divizioni i shërbimit të votuesve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, tha se “tek disa zyrtarë u shfaqën disa shenja alergjie në fytyrë dhe duar. Tash janë duke u bërë kontrollet”, tha ai.

Policia e Kosovës ka rrethuar hapësirën e ndërtesës së ministrisë së Infrastrukturës në qendër të Prishtinës ku është vendosur shërbimi votues. Zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha i tha Zërit të Amerikës se “policia është duke e trajtuar rastin”, ndërsa në vendin e ngjarjes janë edhe zyrtarët e prokurorisë së posaçme.

 

Në kohën e hapjes së zarfeve në mjediset ku po kryhet verifikimi ndodheshin 26 zyrtare, disa prej të cilëve janë shtruar për trajtim në Klinikën Infektive të spitaleve të Prishtinës.

Qendra Klinike Universitare e Kosovës tha se ka pranuar nëntë paciente, “me kruarje të duarve të intensitetit të ultë. Dy nga to kanë pasur edhe vjellje. Të gjitha kishin ndjenjë diskonforti dhe frikë. Te të gjitha rastet nuk ka pasur sindromë infeksioze dhe gjendja e përgjithshme është stabël. Pacientët pohojnë se menjëherë pas hapjes së zarfeve brenda në kuti të votimeve kanë ndjerë aromë kundërmuese. Ekipet kujdestare të Klinikës Infektive kanë ndërmarrë masat e duhura duke i hospitalizuar dhe duke u ofruar ndihmën e duhur mjekësore”,thuhet në komunikatën e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Votat nga Serbia janë pjesë e votimeve me postë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit në Kosovë.

Lista Serbe, subjekti kryesor politik i serbëve të Kosovës që mbështetet nga Beogradi dhe shefi i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, thanë se zhvillimet e sotme në Prishtinë janë “shfaqje” me të cilën siç thuhet, “është duke u përgatitur manipulim me votat e serbëve, me qëllim që me çdo kusht në parlamentin Kosovës, pavarësisht vullnetit të serbëve, të futen ‘serbët e Kurtit’”, duke ju referuar përfaqësuesve politik të serbëve të Kosovës që morën pjesë në zgjedhje kundër dëshirës së Beogradit.

Fitorja e vonuar e Albin Kurtit, fitore e “Pirros” për Kosovën! – Nga Florim Zeqa

 

Dy personalitete të kundërta me analogji të njëjtë

Edhe pse dy personalitete të kundërta, Ibrahim Rugova dhe Albin Kurti janë të vetmit liderë në historinë më të re të Kosovës që nuk u tërhoqën për as një milimetër nga qëndrimet e tyre politike dhe kombëtare.
I pari, Ibrahim Rugova (i dëshmuar në qeverisjen e vendit) edhe përkundër pengesave të shumta, nuk u tërhoq nga përcaktimet e tij, deri në frymën e tij të fundit nuk e hoqi nga goja pavarësimin plotë të Kosovës nga Serbia.
Për asnjë çast të vetëm Ibrahim Rugova nuk u lëkund nga binarët e lirisë, pavarësisë dhe demokracisë së vendit të tij.
Edhe i dyti, Albin Kurti (i pa dëshmuar akoma në qeverisjen qendrore) nuk heqë dorë nga mbrojtja e integritetit territorial dhe sovranitetit të shtetit të njohur ndërkombëtarisht.
Sikurse Ibrahim Rugovën, ashtu edhe Albin Kurtin, konsistenca në qëndrime dhe vendosmëria në arritjen e qëllimeve politike, i bën të dallohen prej politikanëve tjerë jo vetëm në Kosovë, por në mbarë trojet etnike shqiptare.
Tani radhën e ka Albin Kurti që të dëshmohet në qeverisjen e vendit për mbrojtjen e shtetit, themelet e të cilit i vuri Ibrahim Rugova tri dekada më parë.

“Zajednica” patate e nxehtë në duart e Albin Kurtit

Nëse ju referohemi aspekteve parimore për bërjen e shtetit, premtimeve dhe qëndrimeve të liderit të VV-së, do të ishte fat i madh për vendin sikur Albin Kurti të vinte në pushtet në zgjedhjet e vitit 2007-të, respektivisht para shpalljes së pavarësisë së 17 shkurtit 2008.
Mirëpo, ardhja në pushtet e Albin Kurtit 12 vite më pas, përveqse e vonuar, do të jetë me efekte minimale për kthimin e gjërave në vendin e duhur.
Kur e themë këtë, e kam parasyshë faktin se, jo Kurti, por edhe kush do tjetër nuk mund t’i kthenë Kosovës territorin e humbur me demarkim me Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi.
Po ashtu, do të jetë shumë e vështirë, për të mos thënë e pamundur që të anulohen marrëveshjet me Serbinë në Bruksel, të nënshkurara nga dy ish kryeministrat e Kosovës, Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa për Asociacionin e Komunave Serbe (“Zajednicën”) në veri të vendit.
E vetmja gjë që ka mbetur e hapur akoma për diskutim, është demarkimi i kufirit me Serbinë, gjegjësisht çështja e shkëmbimit të territoreve mes Serbisë dhe Kosovës sipas planit serb, të mbështetur nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryemistri shqiptar Edi Rama.
Ashtu sikurse ish kryeministri Ramush Haradinaj që nuk mundi ta kthejë ne pikën zero dialogun me Serbinë, as Albin Kurti nuk do mund t’i kthejë mbrapa proceset e avancuara të dialogut Kosovë-Serbi.
Fitorja e VV-së e 6 tetorit 2019-të, më shumë është meritë dhe produkt i lojës me fjalë të Albin Kurtit sesa kontribut i kësaj organizate politike për shtetndërtimin e Republikës së Kosovës.

Përballja e Kurtit me ndërkombëtarët

Se cili do të jetë vizioni i Kurtit në përballje me ndërkombëtarët do ta shohim nga momenti i konstituimit të qeverisë së re. Na mbetët të shohim e dëgjojmë se cila do të jetë gjuha e Albin Kurtit me ndërkombëtarët.
Ndërkombëtarëve nuk ju interesojnë thënjet filozofike me nga dy-tri kuptime, por gjuha e shkurtër dhe e qartë, e prerë dhe pa ekuivoke politike.
Bazuar nga gjuha filozofike dhe konceptet politike, qeveria e re e drejtuar nga Albin Kurti, edhe pse e gatshme, nuk do mund të përballet me ndërkombëtarët për temat që kanë evolvuar nga qeveritë paraprake. E vetmja gjë që mund të bëjë “Qeveria Kurti” për të arsyetuar vendimin historik do jetë “karta” e rrezikshme e bashkimit kombëtar.
Në rrethanat aktuale, pas ndarjes territoriale të Kosovës, “karta” e Kurtit për bashkim kombëtar mund t’i jepë fund tragjik shtetësisë së Kosovës, ku dështimin në parandalimin e ndarjes së Kosovës, Albin Kurti do t’ia “faturojë” qeverisjes 11 vjeçare, përkatësisht presidentit Thaçi, ish kryeministrit Mustafa dhe kryeministrit paraprak Ramush Hradinaj.
Fitorja e vonuar e Albin Kurtit do të jetë fitore e “Pirros” për Kosovën!

Analogjitë e “fitoreve” të mëdha

Rezultati i zgjedhjeve të 6 tetorit, nga qytetarët e Kosovës po vlerësohet herë si fitore e demokracisë e herë si fitore “çlirimtare”, e krahasuar me çlirimin ndaj Serbisë!
Mbarëvajtja e zgjedhjeve e arsyeton konstatimin e parë, mirëpo konstatimi i dytë lenë shumë për të dëshiruar, për shkak se, sikurse LVV-ja që është e pushtuar nga brenda prej komandantëve, LPK-istëve (PDK-istëve), enveristëve, titistëve dhe ekstremistëve fetarë, ashtu edhe LDK-ja është akoma e pushtuar prej titistëve, strukturave të SHIK-ut famëkeq, klaneve dhe grupeve të interesit, matrapazëve dhe rrahagjokësve politikë.
Prandaj, me të drejtë mund të thuhet se zgjedhjet e 6 tetorit janë fitore e demokracisë, por jo edhe fitore që çliron Kosovën nga kapësit e shtetit, për shkak se kapësit e shtetit janë kudo dhe ngado në të gjitha subjektet politike.
Kosovën nga kapësit dhe uzurpatorët, nga korrupsioni dhe krimi i organizuar e çliron vetëm një proces i monitoruar ndërkombëtar i VETTING-ut, që nuk i nënshtrohet asnjë presioni nga partitë politike dhe nëntokat kriminale të tyre.

URIME ALBIN, URIME VJOSA- KOALICIONI I BESËS?! – Nga BINAK MAXHARRAJ

-Kalicioni midis PDK dhe LDK ishte një koalicion i pabesë.

1.
Sot ka ndodhë edhe nje ngjarje po aq e madhe se ajo e 6 tetorit 2019 kur u mbajtën zgjedhjet dhe që fitoi opozita. Më këtë fitore te opoziës u trazuan dhe shastrisën shpirterat e zi vjelln xeher e vnerë nga zori dhe inati.

Derisa koalicioni midis PDK dhe LDK ishte një koalicion i natës,një koalicion jo transparent,ashtu siç u lidhë edhe u shkaterru pas dy vjetesh.E çartë koalicioni midis këtyre u lidhë jo ne parime te plota,ishte një koalicion jo parimor, ishte një koalicion i pehlivanave,i mundësve,i muskujve dhe si i tillë edhe deshtoj.Ishte nj koalicion jo i besës,i pabesë sepse LDK lidhi koalicon me PDK e pa besë,qe se mbanë fjalën dhe kurr nuk e ka mbajtë as fjaën e as besën.Krejtë ajo së çka doli si mësim nga ky koalicion është së LDK mblodhi mend,kurse për pabesen e sajë PDK u rrokullisë ne opozitë,sepse më as populli nuk i besoi.

2.
Koalicioni midis LVV dhe LDK i cili veç ndodhi i qiti krejtë mendesh të pa mendet,shpresoni së do te shkpurdhin diçka për me nejtë ne pushte,prë me vjedhë hala.Koalicioni midis LVV dhe LDK , më ndryshim me ate të PDK,është një koalicion i besës,sepse që te dyja si LVV dhe LDK janë te beses,e mbajnë fjalën,e morën edhe besën e sovranit për me e udhëheq vendin e shkaterruar nga ata që vodhën,e plaqkiten dhe e ropën deri ne palcë.

Ky koalicion ështe koalicion qe rodhi nga populli,këtij koalicioni poppulli aia dha besen dhe do te jetë i popullit dhe se ka marrë obligim qe te zhdukë kapjen e sjhtetit nga shkaterruesit e shtetit,nga mafia ekonomike dhe politike,nga kupola ekrimit te organizuar dhe te qetë ne drite dhe selamet këtë vend.

Taksa pritet të shndërrohet në reciprocitet

Nadie Ahmeti

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, të cilat në bazë të rezultatit të zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit, pritet të formojnë Qeverinë e ardhshme të Kosovës, paralajmërojnë zëvendësimin e taksës 100 për qind ndaj importeve nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina me reciprocitet ndaj këtyre dy shteteve.

Qeveria në largim e Kosovës, më 21 nëntor të vitit 2018 kishte vendosur taksën 100 për qind ndaj importeve nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, si kundërpërgjigje ndaj politikave të këtyre dy shteteve kundër shtetësisë së Kosovës dhe anëtarësimit të saj në mekanizma e organizata ndërkombëtare.

Që nga vendosja e tarifës doganore 100 për qind, produktet nga këto shtete tashmë janë fare pak të pranishme në tregun e Kosovës, ngase ato tashmë janë zëvendësuar me produkte të ngjashme nga vendet e Bashkimit Evropian si dhe nga Shqipëria e Maqedonia e Veriut.

Para vendosjes së taksës, tregu i Kosovës ka qenë i mbushur me produkte nga Serbia. Ky vend ka qenë eksportuesi më i madh i mallrave në Kosovë. Sipas të dhënave zyrtare, rreth 1.2 milion euro në ditë apo mbi 400 milionë euro në vit, ka qenë vlera e produkteve që kanë hyrë nga shteti i Serbisë në tregun e Republikës së Kosovës.

Ndërkaq, vlera e prodhimeve “Made in Kosova” në territorin e Serbisë ka qenë rreth 40 milionë euro në vit. Sipas të dhënave zyrtare të Doganës së Kosovës, që nga vendosja e taksës, vlera e importeve nga këto shtete ka rënë për 99 për qind.

Bahri Berisha, drejtor i Doganës së Kosovës, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, thotë se nga fillimi i këtij viti deri në fund të muajit shtator, vlera e importeve të mallrave nga Serbia ka qenë 3.3 milionë euro. Kurse në periudhën e njëjtë të vitit 2018, sipas tij, vlera e produkteve të importuara nga Serbia ka qenë 328 milionë euro.

Ndërkaq, nga Bosnje e Hercegovina, për nëntë muajit e këtij viti në Kosovë kanë hyrë mallra në vlerë prej 1.9 milion euro nga 57 milionë euro sa ka qenë në periudhën e njëjtë të vitit të 2018.

“Sa i përket eksportit, Kosova në vitin 2019 në Serbi ka eksportuar 13.6 milionë euro, ndërsa nëse krahasojmë me vitin 2018 kanë qenë 24 milionë euro. Sasia e produkteve kosovare që janë eksportuar në Serbi, ka rënie në 44 për qind”, thotë Berisha.

“E njëjta është edhe me Bosnjë e Hercegovinën edhe pse eksporti në këtë shtet ka qenë jo i madh nga ana e Kosovës. Në këtë vit është 4.2 milionë euro, kurse në vitin 2018 (janar- shtator) ka qenë 6 milionë euro, pra ka një rënie rreth 30 për qind të totalit të eksportit”, theksoi Berisha.

Ndërkohë, në Kosovë pritet që në pushtet të vijnë dy ish-partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës. Të dy këto subjekte politike kanë paralajmëruar se taksa apo tarifa doganore mund të zëvendësohet me masën e reciprocitetit ndaj Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i cili është edhe kandidat i këtij subjekti politik për kryeministër të Kosovës, ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, se është i gatshëm dhe i interesuar që tarifën 100 për qind, të zëvendësojë me reciprocitet të plotë ndaj Serbisë, siç ka thënë ai, në përputhje me rezolutën e Kuvendit të Kosovës të datës 7 dhjetor 2011.

“Edhe sa i përket dokumentacionit të mallrave, certifikatës së prodhimit të mallit, edhe sa i përket targave të automjeteve, qofshin për qarkullimin e udhëtarëve apo të mallrave, shpedicionit e kështu me radhë, qoftë sa i përket investimeve te njëri- tjetri, duhet ta përdorim parimin e reciprocitetit si garantues normal i bilateralizmit konstruktiv midis Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Kurti për Radion Evropa e Lirë.

Në atë kohë, më 7 dhjetor 2011, me propozim të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes, Kuvendi i Kosovës kishte miratuar një rezolutë, e cila në pikën e parë të saj, thoshte se “Qeveria e Kosovës, duhet t’i ndërmarrë masat e reciprocitetit të plotë politik, tregtar ndaj Serbisë”.

Një masë reciprociteti, Qeveria e Kosovës kishte zbatuar ndaj Serbisë në muajin korrik të vitit 2011, por vendimi ishte zbatuar vetëm për 50 ditë dhe më pas ishte shfuqizuar.

Kandidatja për kryeministre nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Vjosa Osmani, më herët ka thënë se tarifa duhet të bëhet pjesë e marrëdhënieve reciproke me Serbinë, qoftë reciprocitet politik, por edhe ashtu ekonomik, dhe pastaj, sipas saj, Kosova do të insistonte që Serbia mos të kushtëzojë uljen në tavolinën e Brukselit apo të Bashkimit Evropian me tarifën.

Zbatimi i taksës 100 për qind për produktet nga Serbia dhe Bosnja Hercegovina, në aspektin e brendshëm, sipas përfaqësuesve të komunitetit të biznesit ka pasur efekte pozitive në rritjen e kapaciteteve prodhuese vendore, kurse në aspektin e jashtëm mbajtja e kësaj takse disa herë është kritikuar nga faktori ndërkombëtar.

Eksperti i çështjeve ekonomike, Safet Gërxhaliu, thotë se “arma” më e fuqishme e qeverisë së re, e cila do të formohet pas zgjedhjeve të 6 tetorit, është dialogu dhe adresimi i problemeve, pasi sipas tij, taksa ka qenë më shumë populizëm sesa substancë ekonomike.

“Ne si ekspertë kemi rekomanduar edhe në të kaluarën se shumë më e rrugës do të ishte që kryeministri Ramush Haradinaj, së bashku me ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, pastaj përfaqësuesit e Doganës dhe Administratës Tatimore, të kërkojnë një takim me përfaqësues të Bashkimit Evropian në Bruksel. T’i adresojnë problemet me të cilat ballafaqohet të bërit biznes dhe tregtia me Serbinë dhe t’i jep një periudhë kohore 60-90 ditë, që këto probleme të zgjidhen duke u bazuar në argumente. Dhe në qoftë se nga BE-ja nuk do kishte përgjigje pozitive, atëherë ka qenë e arsyeshme që Kosova të ishte mbështetur në reciprocitet”, tha ai.

Krahasuar taksën dhe reciprocitetin, Gërxhaliu konsideron se masat reciproke janë më të favorshme për Kosovën.

“Por, dua të besoj se edhe qeveria e re do të ketë prioritet dialogun dhe partneritetin ndërkombëtar, që përmes gjuhës argumentuese këto probleme t‘i kalojnë të kaluarës. Në këtë drejtim, dallimi në mes taksës dhe reciprocitetit është shumë i madh. Përderisa taksa ka qenë një vendim populist politik i pa analizuar mirë, besoj se me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe faktorëve ndërkombëtarë për një dialog dhe argumentim të sfidave të provohet të zgjidhet çështja dhe nëse aty nuk ka rezultate, atëherë është shumë më e rrugës që të kemi reciprocitet sesa të kemi taksë”, tha Gërxhaliu për Radion Evropa e Lirë.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian në vazhdimësi kanë kërkuar pezullimin apo edhe shfuqizimin e kësaj takse, pasi ajo u konsiderua si shkak që Serbia të tërhiqet nga tavolina e bisedimeve me Kosovën, deri në heqjen e tarifave doganore apo taksës.

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili bazuar në rezultatin preliminar po shihet edhe si mandatari i ardhshëm për formimin e qeverisë, ka thënë se taksa do të zëvendësohet me reciprocitet dhe, siç është shprehur ai, faktorët ndërkombëtarë do të kenë mirëkuptim për këtë.

Apologu i Slobodan Millosheviçit, Peter Handke fitues i çmimit Nobel për Letërsi?! – Nga Skënder MULLIQI

Fituesi jo meritor I çmimit prestigjioz Hanke, me përkrahëjn që ia bëni regjimit criminal të Millosheviqit, e shiti shpirtin për ideologji uuryese komuniste , edhe më gjasë e shiti shpirtin edhe për para.Kjo është gjeja më e keqe që mund ta godas një shkrimtarë.Me qendrimet politike të austriakut Peter Handke nuk u pajtuan kurrë shumë kolegë të vet. Ai më të drejtë edhe mori epitetin “monstrum ideologjik”. Me shumë së kurrë intelektualët e njohur do të duhej të rreshtohen në mbrojtën e lirive elemenatare njerëzore .Handke nuk është përson I tillë, përkundrazi u tregua cinik dhe shumë shpirt ngusht, duke mbrojtur regjimin gjenocidial të Millosheviqit.Ai në vitin 2014 kishte bërë thirrje që të hiqet Nobeli. Fakti së Handke e mori këtë qmim për vitin 2019 nga Akedemia Suedeze, kishte të drejtë.Kjo është Suedia sot: ai që përkrahu hapatazi masakrat më të mëdha pas Luftës së Dytë Botërore behët fitues i Nobelit për Letërsi!Dhënja e çmimit një hendikapi si Handke , është fyerja më e rëndë për të gjitha viktimat e luftës në ish-Jugosllavi.Serbia e cila ka merituar të dënohet për gjenocid, në vitin 2015, shkrimtarin austriak Handke, e shpallë qytetarë nderi , dhe anëtar I të SANU. Por, jo më kot ai është antishqiptar dhe proserb, pasi që gruaja e tij është me origjinë serbe…

Ministria e Jashtme e Kosovës: Të rishqyrtohet ndarja e Çmimit Nobel për Peter Handke

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, përmes një komunikate për media, ka shprehur “shqetësimin e thellë për ndarjen e Çmimit Nobel për shkrimtarit austriak, Peter Handke”

MPJ-ja kërkon nga Akademia Suedeze të rishqyrtojë dhënien e Çmimit Nobel për Letërsi shkrimtarit Peter Handke.

“Ne gjykojmë se kësaj radhe çmimi i është dhënë njeriut të gabuar – mohuesit të gjenocidit, thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme, në të cilin u bëhet thirrje institucioneve relevante botërore, akademive shkencore dhe organizatave që merren me mbrojtjen e të drejtave të njeriut, të ngrehin zërin e tyre dhe të shprehin kundërshtimin me vendimin e Komitetit të Nobel-it.

Shpallja e shkrimtarit austriak si fitues i çmimit Nobël ka ngjallur reagime të shumta.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha më 10 tetor se ky vendim solli dhimbje të të jashtëzakonshme për viktimat e panumërta.

“E mbaj mend, në vitin 1990 Vaclav Havel, Susan Sontag e shumë të tjerë e dinin se ligësia në Evropë duhet të ndalet dhe se gjenocidi në Kosovë e në Bosnje e kishte një përgjegjës. Handke vendosi t’i mbrojë e përkrah përgjegjësit. Ky vendim sjell dhimbje të thellë për shumë viktima”, shkroi presidenti Thaçi, në rrjetin social Twitter.

Edhe Organizata amerikane Pen, e cila mbron lirinë e shprehjes dhe promovon letërsinë, tha se zgjedhja e Komitetit të Nobelit për laureat të çmimit në letërsi është për keqardhje.

Ndonëse kritika shumë shpesh e ka cilësuar si një nga shkrimtarët më të mirë bashkëkohorë në Evropë, opusi letrar i Handkes pati rënë në plan të dytë pasi që vitit 1996 pati publikuar esenë “Një udhëtim dimëror kah Danubi, Sava, Morava dhe Drina – ose drejtësia për Serbinë” dhe më pas edhe katër libra të intonuara në të njëjtën mënyrë.

Për shkak të mbështetjes së Serbisë së izoluar ndërkombëtarisht, vizitës së mëvonshme të ish-presidentit të Serbisë, Slobodan Millosheviq në njësinë e paraburgimit të Tribunalit të Hagës, si dhe shkuarjes në varrimin e tij, Handke kryesisht është kritikuar, madje edhe është parë si famëkeq në opinionin ndërkombëtar, sikurse asnjë shkrimtar tjetër.

Akademia e Shkencave të Kosovës kërkon të anulohet Nobeli për Handken

Peter Handke

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës tha se është e zhgënjyer thellësisht me ndarjen e sivjetshme të Çmimit Nobel për Letërsi për shkrimtarin austriak, Peter Handke.

Handke njihet si figurë kundërthënëse, për shkak të mbështetjes së tij për politikat e ish-presidentit të Serbisë, Sllobodan Millosheviq.

Për rrjedhojë, Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës tha se kërkon që të anulohet ky vendim i Akademisë suedeze, si “akt mirëkuptimi e solidariteti me të gjithë popujt e botës që luftojnë për liri dhe vlera demokratike”.

“Peter Handke nuk ishte në anën e drejtë të historisë së popujve të Ballkanit dhe as të Kosovës; nuk ishte në anën e ndritshme të ideve, por gjeti strehë në anën e errët të ngjarjeve tragjike të Ballkanit”, thuhet, mes tjerash, në reagimin e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.

Të enjten, Akademia suedeze e Shkencave shpërbleu me Çmimin Nobel për Letrësi autoren polake, Olga Tokarczuk, dhe autorin austriak, Peter Handke.

Çmimi për Tokarczukun i takon vitit 2018, ndërsa për Handken këtij viti.

Akademia suedeze ndau sivjet dy çmime në letërsi, pasi vitin e kaluar është anuluar për shkak të një skandali seksual.

Vetëvendosje dhe LDK me sinjale pozitive për formimin e Qeverisë së re

Luljeta Krasniqi – Veseli

Ndryshe nga e kaluara, kur pas zgjedhjeve parlamentare ishin shënuar vonesa të theksuara në konstituimin e institucioneve qendrore, duke iu referuar zgjedhjeve të fundit të 6 tetorit, analistët politikë në Prishtinë nuk parashikojnë se do të ketë vonesa të mëdha.

Bazuar në rezultatin preliminar të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës të cilat kanë fituar më së shumti vota, pretendojnë që të krijojnë së bashku qeverinë e ardhshme të Kosovës.

Të dy partitë fituese kanë paralajmëruar nisjen e negociatave për formimin e qeverisë. Ndërkohë që gjatë ditës së sotme është paralajmëruar se përfaqësuesit e të dy partive do të takohen për të nisur negociatat rreth formimit të institucioneve të reja.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili në bazë të rezultatit të zgjedhjeve pritet të jetë mandatari i ardhshëm për kryeministër të Kosovës, ka paralajmëruar për nisjen e bisedimeve me LDK-në qysh nga e enjtja.

Në zgjedhjet e fundit, lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani janë parë si dy figurat kryesore për pozitën e kryeministrit të ardhshëm të Kosovës. Ndërkaq tani kur rezultati zgjedhor e favorizon liderin e Vetëvendosjes, Osmani është shprehur e gatshme të bashkëpunojë me Kurtin për krijimin e qeverisë së koalicionit.

“Koalicioni LDK-LVV ka shumë sfida para vetes, por duhet ta ketë vetëm një interes: atë të qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Analisti i çështjeve politike, Ilir Ibrahimi, thotë për Radion Evropa e Lirë se këto dy parti politike kanë dhënë sinjale pozitive për koalicion edhe para zgjedhjeve, andaj sipas tij, nuk pritet të ketë zvarritje rreth formimit të qeverisë e re.

Ai thotë se këto dy parti mund të sigurojnë shumicën e nevojshme për të formuar qeverinë e ardhshme të Kosovës. Ibrahimi shton se të dy partive, Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, tani u mbetet vetëm të ulen dhe të shohin se cila do të jetë marrëveshja ndërpartiake për formimin e qeverisë së re.

“Nuk besoj që do të ketë zvarritje të formimit të qeverisë, sepse në dy palë zgjedhjet e kaluara kur kemi pasur zvarritje të tilla, është parë se partia fituese e ka të drejtën e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit dhe mandatarit të qeverisë, prandaj dhe kjo nuk do të kontestohet nga asnjë parti politike, por edhe partitë politike kanë mësuar nga këto procese. Pra, nuk është se mund të nxjerrin ndonjë gjë (përfitim) nga ndonjë proces i tillë”, tha Ibrahimi.

“Përveç kësaj e dimë se kemi përpara një proces të vështirë të dialogut me Serbinë, një proces që pritet të fillojë shumë shpejt dhe të ketë një epilog sepse këtë e kemi parë edhe nga përfaqësuesit ndërkombëtarë që kanë vizituar Prishtinën edhe qëndrimet vendeve të Kuint-it, prandaj nuk besoj që klasa politike kosovare ka luks të bëjë vonesa të tilla”, thotë Ibrahimi.

Për formimin e Qeverisë së Kosovës, janë të domosdoshme të paktën 61 vota në Kuvend. Koalicioni apo partia fituese, kryesisht llogaritë në koalicione paszgjedhore edhe në pakicat, si kategori kushtetuese e domosdoshme për përfshirje në qeveri.

Edhe analisti i çështjeve politike, Ramush Tahiri tha për Radion Evropa e Lirë se nuk pret vonesa në konstituimin e institucioneve të reja të Kosovës pas zgjedhjeve të 6 tetorit. Sipas tij, deri në nëntor Kosova mund të ketë qeverinë e re.

Sipas Tahirit, dy partitë, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës janë pajtuar tanimë se kryeministri i takon subjektit që ka fituar më së shumti vota dhe se mbetet vetëm harmonizimi programor.

“Zgjedhjet parlamentare treguan ndryshimin si vullnet i shprehur i popullit. Vetëvendosje doli e para, e ndjekur me pak vota ose më një apo dy deputetë më pak nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Kosova nuk e ka përjetuar asnjëherë një koalicion të tillë i orientimit socialdemokrat edhe liberal-demokrat, por që e shprehin një elan të ri të qeverisjes. Probleme sa i përket krijimit të qeverisë së këtyre dy partive nuk shoh, pasi që kanë pasur partneritet për të bërë koalicion parazgjedhor dhe nuk janë marrë vesh vetëm për anën formale të caktimit të kryeministrit, mirëpo janë marrë vesh parimisht që kryeministri i takon subjektit që del e para në zgjedhje dhe kjo e zgjidh problemin”, thotë Tahiri.

Sa i përket çështjeve programore, Tahiri shton se do t’i harmonizojnë shpejt, sepse siç thotë ai ‘do të kenë edhe ndihmën ndërkombëtare të ekspertëve’.

Në të kaluarën pas zgjedhjeve, konstituimi i institucioneve të reja në Kosovë zakonisht ka hasur në vështirësi.

Pas zgjedhjeve të vitit 2017 krijimi i shumicës parlamentare në Kuvendin e Kosovës kishte qenë një sfidë e vërtetë për koalicionin fitues të zgjedhjeve të atëhershme të 11 qershorit, i quajtur koalicioni PAN, i cili më vete kishte përfshirë Partinë Demokratike të Kosovës, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismën për Kosovën.

Koalicioni ishte arritur të krijohej pas tre muajve nga mbajtja e zgjedhjeve.

Një kohë më të gjatë të krijimit të institucioneve të reja kishte ndodhur në zgjedhjet parlamentare të vitit 2014. Në atë kohë, koalicioni qeverisës ndërmjet Partisë Demokratike dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës ishte arritur të bëhet pas gjashtë muajve nga mbajtja e zgjedhjeve.

Richard Grenell zhvillon takimet në Kosovë

I dërguari i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet Kosovë – Serbi, Richard Grenell, të mërkurën dhe të enjten do të qëndrojë në Prishtinë dhe në Beograd.

Ai u takua me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi pas mesditës, me dyer të mbyllura, ndërsa në ambasadën amerikane u takua me përfaqësuesit e partive politike.

Në një komunikatë të lëshuar nga zyra e presidentit Thaçi, thuhet se ai e falënderoi mysafirin duke theksuar se “që nga viti 2008, nuk ka pasur kaq vëmendje të SHBA-së për Kosovën” dhe se “kjo shton besimin në kërkimin e marrëveshjes së paqes me Serbinë”, e cila siç thuhet, do t’i kontribuonte zhvillimit të Kosovës dhe tërë rajonit.

Në komunikatë thuhet se ambasadori Grenell, ka thënë se shpreson që Kosova dhe Serbia do të takohen së shpejti dhe do të gjejnë një zgjidhje dhe se një marrëveshje ndërmjet dy shteteve do të vë themelin për rritje ekonomike dhe do të kontribuojë për mirëqenien e gjithë qytetarëve”.

Presidenti Thaçi, është zotuar se Kosova do të jetë konstruktive në gjetjen e një zgjedhjeje, e cila do t’i hapë rrugë zhvillimit dhe ka shtuar se “pjesëmarrja aktive e SHBA-së në gjetjen e një zgjidhjeje përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të jetë përcaktuese”, thuhet në komunikatë.

Ndërkaq, në një njoftim të lëvizjes Vetëvendosje, thuhet se ambasadori Grenell uroi udhëheqësit e saj për vendin e parë në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit dhe dëshironte të dëgjonte mendimin e qëndrimin e tyre për mundësitë e një marrëveshje me Serbinë, para se ai të udhëtonte për Beograd.

“Zoti Grenell theksoi që mungesa e marrëveshjes së Kosovës me Serbinë është pengesa kryesore e investimeve të huaja në ekonominë e Kosovës”, thuhet në komunikatë sipas së cilës zoti Kurti tha se përmbajtja dhe procesi i marrëveshjes janë më të rëndësishme për qëndrueshmërinë e saj sesa afati kohor për të.

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett në një postim në twitter paralajmëroi se Kosovën do ta vizitojë edhe përfaqësuesi i posaçëm amerikan për Ballkanin, Mathew Palmer.

“Mbështetja e Shteteve të Bashkuara për Kosovën dhe Serbinë në procesin e bisedimeve, kërkon punë në ekip: i dërguari i posaçëm presidencial Grenell dhe përfaqësuesi i posaçëm Departamentit të Shtetit, Matt Palmer së bashku në Berlin. Të dy do të vizitojnë Kosovën”, shkroi ambasadori Kosnett, duke shpërndarë një fotografi të postuar nga ambasada amerikane ne Berlin, ku të dy zyrtarët e lartë amerikanë shihen teksa bisedojnë me zyrtarët gjermanë për situatën në Ballkan.

Pak ditë më parë presidenti Trump emëroi ambasadorin amerikan në Gjermani, Richard Grenell si të dërguarin e tij të posaçëm për bisedimet e paqes midis Kosovës dhe Serbisë.

Në fund të muajit gusht, sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo kishte emëruar zotin Mathew Palmer si përfaqësues të posaçëm për Ballkanin.

Emërimi i tyre, ndonëse kishte nxitur pikëpyetje ndër shumë vëzhgues, u mirëprit në Kosovë ku roli i Shteteve të Bashkuara vlerësohet i pazëvendësueshëm në të gjitha proceset politike.

Vizita e tyre ndodh në një periudhë kur në Kosovë po numërohen votat e fundit të hedhura në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit, në të cilat kryeson lëvizja Vetëvendosje, e cila ishte kritike e rreptë e mënyrës se si janë zhvilluar bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi.

Këto bisedime janë pezulluar që nga nëntori i vitit 2018 kur Prishtina u vuri tarifa prej 100 për qind mallrave serbe në shenjë kundërshtimi ndaj fushatës së Beogradit kundër shtetësisë së Kosovës.

Beogradi kushtëzon rifillimin e bisedimeve me heqjen e tarifave, ndërsa qeveria e deritashme e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, i ka rezistuar trysnisë amerikane dhe evropiane për pezullimin apo heqjen e tyre.

Kryetari i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kandidat për postin e kryeministrit, ka paralajmëruar se mund t’i heqë tarifat ndaj mallrave serbe, por do t’i zëvendësojë ato me “masat e reciprocitetit të plotë me Serbinë”.

Diplomatët shpresojnë që ripërtëritja e bisedimeve të ndodhë para se Serbia të hyjë në periudhën e zgjedhjeve që mbahen në pranverën e vitit të ardhshëm.

Emërimi i të dërguarve amerikanë ka bërë që të hidhen ide që edhe Bashkimi Evropian të emërojë një të dërguar të posaçëm për bisedimet Kosovë – Serbi, të cilat sipas praktikës së deritashme do të duhej të ndërmjetësohen nga Josep Borrell, ish ministër i jashtëm i Spanjës, një nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

​Vjosa Osmani pranon koalicionin qeverisës me Vetëvendosjen: LDK dhe VV kanë shumë sfida para vetes

Vjosa Osmani, Kandidatja për kryeministre nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës me anë të një statusi në Facebook ka pranuar se do të ketë koalicion në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së.

Duke mos përmendur fitoren e kundërshtarit politik, Albin Kurti i cili doli fitues në zgjedhjet e 6 tetorit Osmani ka thënë se qytetarët votuan për ndryshim.

Në këtë postim ajo ka thënë se me ekipin e saj e ka ngritur LDK-në në një  rezultat që nuk e kishte që nga viti 2004.

Postimi i Osmanit:

Të dashur qytetarë të vendit tim,  Këtë vjeshtë janë mbushur plot 20 vjet që jam bërë anëtare e LDK-së dhe gati po aq që kam shërbyer në institucionet e Kosovës. Ka qenë rrugë jo e lehtë, plot pengesa e sfida, sikur për shumë të rinj e të reja në vendin tonë. Deri tani, ishte një rrugëtim i jashtëzakonshëm, përgjatë të cilit kam takuar mijëra gra e burra, vajza e djem, qytetarë të mirë të këtij vendi që më kanë mbushur plot shpresë për të ardhmen.

I falënderoj miliona herë, nga thellësia e zemrës, të gjithë që na përkrahën e besuan në ne, si dhe të gjithë aktivistët e veprimtarët që kurrë nuk reshtën së punuari me vetëmohim. Arritëm që të gjithë së bashku, por për një kohë tejet të shkurtë prej vetëm një muaji, ta ringrisim LDK-në në një rezultat që nuk e kishte nga viti 2004. Por, na mbetet edhe shumë punë për të bërë, edhe shumë sfida për të kaluar, e ato mund t’i kalojmë vetëm së bashku.

Më në fund, qytetarët, jo vetëm që votuan, por, ajo votë ishte thirrje për ndryshim e ndëshkim ndaj qeverisjes së keqe. Qytetarët, po ashtu, përcaktuan qeverinë e re, e cila duhet të përbëhet nga opozita e deridjeshme. Për mua nuk ka asnjë alternativë tjetër. Koalicioni LDK-VV ka shumë sfida para vetes, por duhet ta ketë vetëm një interes: atë të qytetarëve të Kosovës.

Unë do të punoj dhe do t’i shërbej vendit tim, pavarësisht se ku jam. Ashtu siç e kam thënë gjithnjë: në secilën betejë, do të jemi së bashku, deri në fund! E juaja, Vjosa

Richard Grenell sot në Prishtinë, vjen edhe Mathew Palmeri

I dërguari i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet Kosovë – Serbi, Richard Grenell, të mërkurën dhe të enjten do të qëndrojë në Prishtinë dhe në Beograd.

Nuk janë dhënë hollësi rreth takimeve që do të zhvillojë ai përveç njoftimit nga zyra e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili do ta presë zotin Grenell pas mesditës së të mërkurës.

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett në një postim në twitter paralajmëroi se Kosovën do ta vizitojë edhe përfaqësuesi i posaçëm amerikan për Ballkanin, Mathew Palmer.

“Mbështetja e Shteteve të Bashkuara për Kosovën dhe Serbinë në procesin e bisedimeve, kërkon punë në ekip: i dërguari i posaçëm presidencial Grenell dhe përfaqësuesi i posaçëm Departamentit të Shtetit, Matt Palmer së bashku në Berlin. Të dy do të vizitojnë Kosovën”, shkroi ambasadori Kosnett, duke shpërndarë një fotografi të postuar nga ambasada amerikane ne Berlin, ku të dy zyrtarët e lartë amerikanë shihen teksa bisedojnë me zyrtarët gjermanë për situatën në Ballkan.

Pak ditë më parë presidenti Trump emëroi ambasadorin amerikan në Gjermani, Richard Grenell si të dërguarin e tij të posaçëm për bisedimet e paqes midis Kosovës dhe Serbisë.

Në fund të muajit gusht, sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo kishte emëruar zotin Mathew Palmer si përfaqësues të posaçëm për Ballkanin.

Emërimi i tyre, ndonëse kishte nxitur pikëpyetje ndër shumë vëzhgues, u mirëprit në Kosovë ku roli i Shteteve të Bashkuara vlerësohet i pazëvendësueshëm në të gjitha proceset politike.

Vizita e tyre ndodhë në një periudhë kur në Kosovë po numërohen votat e fundit të hedhura në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit, në të cilat kryeson lëvizja Vetëvendosje, e cila ishte kritike e rreptë e mënyrës se si janë zhvilluar bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi.

Këto bisedime janë pezulluar që nga nëntori i vitit 2018 kur Prishtina u vuri tarifa prej 100 për qind mallrave serbe në shenjë kundërshtimi ndaj fushatës së Beogradit kundër shtetësisë së Kosovës.

Beogradi kushtëzon rifillimin e bisedimeve me heqjen e tarifave, ndërsa qeveria e deritashme e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, i ka rezistuar trysnisë amerikane dhe evropiane për pezullimin apo heqjen e tyre.

Kryetari i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kandidat për postin e kryeministrit, ka paralajmëruar se mund t’i heqë tarifat ndaj mallrave serbe, por do t’i zëvendësojë ato me “masat e reciprocitetit të plotë me Serbinë”.

Diplomatët shpresojnë që ripërtëritja e bisedimeve të ndodhë para se Serbia të hyjë në periudhën e zgjedhjeve që mbahen në pranverën e vitit të ardhshëm.

Emërimi i të dërguarve amerikanë ka bërë që të hidhen ide që edhe Bashkimi Evropian të emërojë një të dërguar të posaçëm për bisedimet Kosovë – Serbi, të cilat sipas praktikës së deritashme do të duhej të ndërmjetësohen nga Josep Borrell, ish ministër i jashtëm i Spanjës, një nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. za

PZAP: Nuk do të ketë rinumërim të votave

Qendër e numërimit të votave në Kosovë

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa në Kosovë (PZAP) tha se nuk do të ketë rinumërim të fletëvotimeve nga zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit.

PZAP doli me këtë vendim pas shqyrtimit të kërkesës së Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Koalicionit NISMA-AKR-PD për rinumërimin e të gjitha votave në nivel vendi.

Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi të martën se ka përfunduar procesi i numërimit të votave të rregullta.

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje prin me 25.48 për qind të votave, pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 24.82 për qind.

Po sipas këtyre rezultateve, Partia Demokratike e Kosovës ka fituar 21.24 për qind të votave, Koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovë dhe Partia Socialdemokrate 11.57 për qind, ndërsa Lista Serbe 6.61 për qind.

Në këto rezultate nuk janë të përfshira votat me kusht, votat me postë dhe votat e personave me nevoja të veçanta, pasi ato nuk janë numëruar ende. rel

Analistët amerikanë: Sfidat me të cilat do të ndeshet qeveria e re e Kosovës

Udhëheqësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duke shpallur fitoren tha se ai do të jetë kryeministri i ardhshëm i vendit. Qeveria e re e Kosovës do të ketë përpara shumë sfidave, si në rrafshin ndërkombëtar ashtu edhe atë vendor. Dy analistë amerikanë, ndjekës të hershëm të zhvillimeve në Kosovë, i thanë Zërit të Amerikës se vazhdimi i bisedimeve Kosovë-Serbi dhe tarifa 100 për qind ndaj mallrave serbe, duhet të jenë prioritetet e qeverisë së re. Me analistët Edward Joseph dhe Janusz Bugajski bisedoi kolegu Burim Goxhuli.

Albin Kurtin e presin sfida të mëdha në rast se e merr drejtimin e qeverisë së re të Kosovës, thotë eksperti amerikan i çështjeve të Ballkanit, Edward Joseph.

“Të qenit në qeveri, i ndryshon njerëzit dhe politikanët. Për Albin Kurtin dukej e lehte të kritikonte nga jashtë dhe të kundërshtonte. Është krejt ndryshe të shkosh në Bruksel ose Uashington, ose të presësh zyrtarë të lartë nga këto dy vende dhe t’i dëgjosh ata. Nuk duhet të harrojmë se Kosova është e varur nga mbështetja e faktorit ndërkombëtar. Për sigurinë e Kosovës kujdeset KFOR-i, ende nuk ka ushtri. Ekonomia varet nga BE-ja. Prandaj Kosova nuk mund ta përballojë izolimin. Kjo duhet të përjashtohet”, tha për Zërin e Amerikës analisti amerikan Edward Joseph.

Por,^ qëndrimet e udhëheqësit të Lëvizjes Vetëvendosje, që shpesh herë janë cilësuar si të ashpra ndaj faktorit ndërkombëtar dhe izoluese për Kosovën, nuk i sheh si problem analisti Janusz Bugajski nga Qendra për Analizën e Politikave Evropiane.

“Ai është i vendosur të sigurojë qëndrimin në këmbë të Kosovës, në fushën ekonomike, politike dhe strategjike. Mendoj se kjo është ajo që dëshiron Amerika. Amerika i do vendet që janë të pavarura, të sigurta dhe që kërkojnë më pak angazhim të trupave ushtarake amerikane. Pra i do vendet që mund të shërbejnë në aleancë. Unë mendoj se Kosova në vend që të jetë konsumuese, mund të kontribuojë për sigurinë e përbashkët në NATO. Në një mënyrë mendoj se Kurti është personi i duhur për këtë”, tha analisti Janusz Bugajski.

Sfida më e vështirë dhe një nga prioritetet e qeverisë së ardhshme, është rikthimi në tryezën e bisedimeve me Beogradin. Kjo është edhe pritshmëria e Uashingtonit, i cili ka emëruar dy të dërguar të posaçëm për Kosovën, ambasadorin amerikan në Gjermani, Richard Grenell, soi përfaqësues të presidentit Trump për bisdimet me Serbinë dhe diplomatin e lartë Matthew Palmer.

“Besohet se emërimi i ambasadorit Grenell, nënkupton interesin që Shtëpia e Bardhë ka për arritjen e një marrëveshjeje. Arritja e marrëveshjes nënkupton respektimin e interesave të të dyja palëve”, tha analisti Edward Joseph.

Analisti Bujaksi thotë se përfshirja e ambasadorit Grenell është përparërësi që zoti Kurti duhet ta shfrytëzojë, ndërsa thotë se Kosova me Albin Kurtin në krye të qeverisë, do të ketë ekipin negociues më të besueshëm që ka pasur ndonjëherë.

“Albin Kurti duket se nga të gjithë politikanët në Kosovë është më i pastërti, sepse nuk ka akuza për korrupsion, nuk ka dyshime për krime lufte dhe nuk ka qenë pjesë e ndonjë qeverie ku janë bërë gabime. Pra, i ka duart e pastërta dhe kjo i jep më shumë autoritet dhe e vë në epërsi përballë komunitetit ndërkombëtar. Do të jetë një përzierje interesante sepse në anën tjetër Ambasadori Grenell ka rezerva ndaj Bashkimit Evropian dhe ka bërë kritikuar të shumta ndaj qeverisë gjermane. Prandaj mendoj se ai nuk do të dëgjojë shumë qëndrimin e Bashkimit Evropian dhe më shumë i intereson të shtyjë përpara atë amerikan, të cilin Kosova duhet ta shfrytëzojë në favor të saj”, tha analisti Janusz Bugajski.

Pritjet janë që qeveria e re e Kosovës, të vendosë shpejt për tarifën 100 për qind ndaj produkteve serbe, e cila edhe u bë shkaktare e ndërprerjes së dialogut.

Beogradi kushtëzon rifillimin e bisedimeve me heqjen e tarifave, ndërsa qeveria e deritashme e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, i ka rezistuar trysnisë amerikane dhe evropiane për pezullimin apo heqjen e tyre.

“Ramush Haradinja nuk do ta hiqte tarifën, sepse për të ishte çështje parimore. Por një qeveri e re, e ndihmuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, mundet shumë lehtë të gjejë formulën me Beogradin. Për shembull, tarifa pezullohet, bisedimet rifillojnë dhe Beogradi heqë dorë nga disa prej kundërshtimeve të saj në arenën ndërkombëtare. Prandaj besoj se me bashkimin e energjisë së diplomacive amerikane dhe evropiane, mund të arrihet formula për pezullimin e këtyre tarifave”, tha Edward Joseph.

Ky skenar, thonë analistët, është lehtësisht i realizueshëm. Madje, ata shohin më shumë rezistencë nga pala serbe sesa ajo e Kosovës.

“Kërkohet më shumë presion, në veçanti ndaj Serbisë. Kërkohet angazhim serioz për një formulë të mirë, se çfarë do lëshosh dhe çfarë do marrësh në shkëmbim. Gjithashtu duhet të vëzhgohet Rusia, e cila mund të përpiqet të sabotojë procesin, pasi marrëveshje nuk është në interesin e saj”, tha analisti Janusz Bugajski.

Krahas sfidave në rrafshin ndërkombëtar, Kosova ka probleme të mëdha edhe për shumë çështje të brendshme. Analistët thonë se në të dyja fushat, kërkohet punë paralele.

“Qeverisë do t’i duhet të fokusohet tek të dyjat. Duhet të angazhohen për sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit, duhet të marrin masa që të mos emërojnë në poste vendim-marrëse familjarë dhe të afërm. Dhe mbi të githa, cilido qoftë roli i Albin Kuritt në qeveri, ai duhet të angazhohet për këtë për të dëshmuar se këto janë prioritetet më të mëdha për Vetëvendosjen”, tha analisti Edward Joseph​.

“Mendoj se zhvillimi ekonomik por edhe duart e pastërta, transparenca, sundimi i ligjit, drejtësia për ata që kanë kryer krime dhe zyrtarë të korruptuar që kanë abuzuar me postet publike duhet të jetë puna e parë e brendshme”, tha analisti Janusz Bugajski​

Analistët thanë se është e vështirë të parashikohet kohëzgjatja e krijimit të qeverisë së re, por ata thonë se ajo duhet të formohet sa më parë.

PZAP së shpejti me vendim për rinumërimin e votave

Arton Konushevci

Në kohën kur numërimi i votave të rregullta ka përfunduar, Lidhja Demokratike e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate, po kërkojnë rinumërimin e të gjitha votave, në nivel vendi.

Në Panelin për Ankesa dhe Parashtresa është thënë se në një afat ligjor prej 72 orësh, do të dilet me një vendim në lidhje me kërkesat e disa subjekteve politike për rinumërimin e votave.

Në bazë të rezultatit aktual, pas numërimit të të gjitha votave të rregullta, Lëvizja Vetëvendosje është e para me 25.49 për qind, e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 24.82 për qind, pastaj Partia Demokratike e Kosovës me 21,24 për qind, koalicioni AAK-PSD me 11.57 për qind dhe Lista Serbe me 6.62 për qind.

Por, duke pretenduar se ka disa probleme teknike, PDK dhe LDK po kërkojnë kthimin e procesit të numërimit në pikën zero.

Ilir Gashi, anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga Partia Demokratike e Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë se rinumërimi i votave duhet të ndodh për faktin se formularët dhe disa vota të partive nuk janë shkruar në formularët përkatës.

“Realisht ne kemi kërkuar të numërohen votat e PDK-së, sepse votat tona në të gjithë formularët e vendvotimeve janë bartur te një parti tjetër”, tha Gashi.

Gashi tha se për shkak të këtij gabimi nuk mund të shkruhet saktë rezultati përfundimtar.

Edhe zyrtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se kanë kërkuar rinumërimin komplet të votave, pasi dyshohet në gabime të ndryshme.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, tha për Radion Evropa e Lirë se për të qenë në rregull në aspektin juridik, rinumërimi i votave është i domosdoshëm.

“Kemi kërkuar rinumërim sepse ka qenë një problem teknik që i atribuohet KQZ-së lidhur me procesverbalet e numërimit të votave. Një parti e listuar dhe pjesëmarrëse në garë nuk ka figuruar fare në listë. Ky problem duhet të zbardhet deri në fund për të parë pastaj se si kanë dalur procesverbalet dhe a ka rregullshmëri në renditjen e partive dhe numrave”, tha Haziri.

Haziri ka shprehur bindjen e tij se edhe nëse ndodh rinumërimi i votave nuk do të ketë ndryshim të rezultatit aktual.

“Nuk presim që do të ketë impakt [ndikim] në rezultat, por do të ketë vetëm legjitimitet të procesit”, tha Haziri.

Kurse, në Lëvizjen Vetëvendosje thonë se mbështetësit e këtij subjekti politik duhet të jenë të qetë, pavarësisht kërkesave për rinumërim të votave.

“Qëndroni të qetë, mos u shqetësoni. Ne kemi personat përgjegjës që janë gardianët e vullnetit të qytetarëve. Padyshim subjektet që nuk kanë marrë mbështetjen nga qytetarët, tentojnë të gjejnë shpëtim nga rinumrimi”, ka shkruar Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje.

Të dielën, më 6 tetor, në Kosovë u mbajtën zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Bazuar në raportimet nga vëzhguesit vendorë dhe ata ndërkombëtar, procesi kaloi qetë dhe ishte në harmoni me standardet demokratike.

Kurti në takim me Kosnettin: Do të jem kryeministër për të gjithë qytetarët

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha të martën se “do të jetë kryeministër për të gjithë qytetarët e Kosovës”.

Kurti i bëri komentet në një takim me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett, dy ditë pas zhvillimit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Sipas rezultateve preliminare të këtyre zgjedhjeve, partia e Kurtit ka fituar shumicën e votave, me një diferencë të ngushtë nga Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila ka dalë e dyta.

Vetëvendosje dhe LDK-ja nuk e kanë përjashtuar mundësinë e një marrëveshjeje për formimin e qeverisë së re, edhe pse është thënë se negociatat do të nisin pas numërimit të të gjitha votave.

Në një komunikatë për media, të lëshuar të martën nga Lëvizja Vetëvendosje, thuhet se “ambasadori Kosnett shprehu kënaqësinë e tij për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, pjesëmarrjen e lartë të qytetarëve dhe e uroi kryetarin Kurti për një fushatë që i adresoi shqetësimet e votuesve”.

Në anën tjetër, Kurti, thuhet në komunikatë, e siguroi Kosnettin se “do të jetë kryeministër për të gjithë qytetarët e Kosovës”.

“Ai e njoftoi ambasadorin se konsolidimi i brendshëm i Kosovës me shtetndërtim demokratik, sundim të ligjit, zhvillim ekonomik dhe progres shoqëror është prioritet që do ta zbatojë, meqë edhe nevojat e qytetarëve dhe vullneti i tyre i shprehur në këto zgjedhje ishin për këtë”, thuhet mes tjerash në komunikatë.

Analistët në Kosovë presin që negociatat për formimin e qeverisë së re të jenë të vështira.

Në zgjedhjet e 6 tetorit, Partia Demokratike e Kosovës, e cila ka udhëhequr për 12 vjet, ka dalë e treta – gjithnjë sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. rel

Misioni i BE-së vlerëson zgjedhjet e së dielës në Kosovë

Vëzhguesit e Bashkimit Evropian, thanë të martën se zgjedhjet e së dielës në Kosovë ishin organizuar mirë dhe në mënyrë transparente në pjesën më të madhe të vendit, por të cenuara nga frikësimi dhe mungesa e konkurrencës në zonat a banuara me shumicë serbe.

Shefja e Misionit vëzhgues, Viola von Cramon-Taubadel, tha se procesi u zhvillua i qetë dhe pa probleme të mëdha në pjesën me të madhe të Kosovës.

“Këto zgjedhje të parakohshme ishin të administruara mirë dhe transparente. Fushata ishte e gjallë dhe konkurruese duke u lejuar garuesve që të bëjnë fushatë lirshëm në pjesën më të madhe të Kosovës,” tha zonja von Cramon duke nënvizuar se megjithatë në proces u përsëritën problemet e vjetra.

“Përsëritja e problemeve sistemike në procesin zgjedhor të identifikuara edhe nga misionet e mëparshme të vëzhgimit, të tilla si thirrja e zgjedhjeve të parakohshme në afat të shkurtër kohor, periudha e parregulluar e para fushatës dhe të tjera, duhet të trajtohen në mënyrë që ta sjellin procesin zgjedhor në Kosovë në përputhje të plotë me standardet ndërkombëtare për zgjedhje demokratike,”tha zonja von Cramon.

Raporti i vëzhguesve evropian vë në pah se keqpërdorimi i burimeve publike dhe mungesa e transparencës së financimit të fushatës, mbeten sfidë për Kosovën. Sipas tyre, përmirësimi i këtyre sfidave do të kërkojë vullnet politik dhe përkushtim për të bërë reformat e nevojshme.

Vëzhguesit e Bashkimit Evropian ngritën ndërkaq shqetësimet për procesin zgjedhor në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe. Sipas tyre, mjedisi për të bërë fushatë në ato zona është përshkruar me kërcënime ndaj kandidatëve që nuk ishin pjesë e Listës serbe dhe mbështetës të tyre.

Në zonat e banuara nga komuniteti serb, partitë që provuan të konkurrojnë kundër listës serbe e kanë pasur të pamundur të bëjnë fushatë efektive për shkak të kërcënimit të kandidatëve, familjarëve të tyre dhe votuesve në përgjithësi. Lista serbe kontrollon komunat serbe sikurse edhe qeveria e Serbisë i drejtoi serbët e Kosovës që të votojnë vetëm për Listën serbe ndërsa kundërshtarët e tyre i quajtën si anti serb. Kjo ka kufizuar ushtrimin e së drejtës themelore për liri të shprehjes dhe vazhdimisht procesi zgjedhor për serbët e Kosovës dështoi të përmbushë standardet ndërkombëtare”, tha zonja von Cramon.

Më shumë se 30 mijë vëzhgues vendas e ndërkombëtarë ndoqën nga afër procesin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të së dielës.

Tashmë janë numëruar mbi 98 për qind të votave dhe lëvizja Vetëvendosje kryeson me 25.55 për qind e pasuar nga Lidhja Demokratike me 24.82 për qind, Partia Demokratike me 21.24 për qind dhe koalicioni AAK-PSD me 11.54 për qind. za

“Nëse larg qoftë nuk arrijmë koalicionin”, Albin Kurti tregon çfarë mund të ndodhë në Kosovë

Të dielën janë zhvilluar zgjedhjet e parakohshme pas dorëheqjes së ish-kryeministrit Ramush Haradinaj. Këto zgjedhje u fituan nga Lëvizja Vetëvendosje me kandidat për kryeministër Albin Kurtin.

Në një intervistë për Top Channel, Kurti ka treguar se çfarë do të ndodhë nëse ai nuk arrin të bëjë koalicion për të formuar qeveri.

Muhamed Veliu: Ju jeni partia e parë fituese, nëse nuk arrini që të krijoni koalicion, çfarë ndodh më pas?

Albin Kurti: Unë besoj se do të arrijmë që të krijojmë koalicionin, nëse larg qoftë nuk arrijmë që të krijojmë koalicionin atëherë nuk e di se kujt do t’i jepet shansi i dytë. Ka mundësi që sërish neve dhe ashtu do duhej të ishte, por po nuk arrit kjo gjë atëherë shkojmë në zgjedhje të reja sërish dhe ne mbase nuk i kemi pasur qejf zgjedhjet dikur para shumë viteve, por tash që ua kemi marrë dorën nuk ju përtojmë atyre.

(Video) Albin Kurti: Baton Baxhiu është një nga njerëzit më të urryer në Kosovë!

Kryeministri i ardhshëm i Kosovës Albin Kurti në disa deklarata me gazetarët. Ju lutemi që ta ndiqni.

 

Midis të tjerave në lidhje me qendrimet e Edi Ramës pro ndarjes të Kosovës, Albin Kurti thotë se nuk mendon se kryeministri i Shqipërisë të jetë pro ndarjes të Kosovës por se “Kryeministri i Shqipërisë ka zgjedhur në Kosovë miq dhe bashkëpunëtorë të papërshtatshëm, që shohin interesat e tyre dhe nuk e kanë në fokus as interesin kombëtar dhe as shtetin e Kosovës. Baton Haxhiu është një nga njerëzit më të urryer në Kosovë  për shkak të lidhjeve të tij me shefin e shërbimit sekret shtetëror të Serbisë i cili i ka formuar edhe Tigrat e Arkanit, edhe Shkorpionët edhe Beretat e Kuqe, tri formacione famëkeqe që kanë bërë masakra në Kroaci Boesnje dhe në Kosovë. Ky person të ketë kaq shumë ndikim, nuk ka shpjegim ndryshe vazhdon të qendrojë shteti i Serbisë prapa tij”.

Ndiqeni të plotë pyetjet që gazetarët i bënë Zotit Kurti dhe se si është përgjigjur ai.

 

 

Ra perdja e etheve zgjedhore – Nga Skënder MULLIQI

Fitues i zgjedhjeve të parakohshme nacionale doli LVV e Albin Kurtit, me rezultat të ngusht para LDK –së, e cila po e paguan ende tagrin e koalicioneve me PDK-ne. Dhe, gjithsecili duhet pranuar verdiktin e popullit. Duhet pranuar së ishte koha e fundit që keqbëresit për 20 vite më radhë , të dalin në opozitë .”Erdhi Koha” ishte sllogani I LVV , dhe vërtetë ka qenë ndoshta edhe rasti I fundit që të shpëtohet ky popull nga të ligat që e goditën . Qytetarët kësaj radhe paten vetëdijesim si kurrë më parë për ndryshime pozitive në Kosovë. Dorën në zemër e deshti kush ose jo, Albin Kurti është politikani që për shumë vite , qendroi verikalisht, pa u gjunjëzuar edhe atëherë kur shumë kush mendonte së do të dorëzohej para pushteteve më shumë autokratike. Nuk dua që ti thurr Kurtit elozhe , se nuk ka nevojë për to, së ai më punën dhe angazhimin si opozitarë I fortë, arriti që VV ta qetë partinë e parë. Albini është një politikan dhe intelektual i profilit të lartë, është i pa korruptuar, me moral të lartë , i përgjegjshem dhe i ndërgjegjshem para Zotit dhe para popullit të vet.Këto janë komponentet kryesore që duhet ti posedon një politikan profesionist. Amatorët e politikës na shkaktuan dëme shumë të mëdha në të gjitha fushat e jetës.Kosova për fajin e struktuarave te deritashme politike mbeti e izoluar si ne geto, mbeti vendi më e varfër në Evropë, mbeti pa njohje të reja , pa inkuadrim në organizmat e ndryshem ndërkombëtar, dhe pa investime të jashtme, që zor është të dalim nga kriza ekonomike –sociale, si dhe patem largime masive nga Kosova… Ata që shitën 8200 hektarë tokë Malit të Zi, ata që deshtën ta zhbëjnë Republikën e fituar më gjak, e merituan largimin, por edhe përgjegjësin .Kosovën e presin sfida të mëdha, si në planin e mbrendshem, e veqmas në bisedimet më palën serbe, të cilat do të jenë shumë të rënda. Sigurisht së qeveria e formuar më gjasë nga LVV dhe LDK dhe ndonjë parti tjetër duhet të përgatitën mirë, e jo të shkojnë më duar në xhepa , siq u veprua deri më tash. Dhe, natyrisht jo të vazhdohen bisedimet pa kushte .Mendoj, së LVV dhe LDK , kan kapacitete që të merrën më këtë temë shumë të ndieshme siq do të jenë bisedimet e fazës finale më Serbinë, kur dihet së ende nuk është larguar krejt rreziku për ndarje etnike të Kosovës…

Albin Kurti: Do t’i marr serbët në Qeveri, por jo Listën Srpska

Në 10 komunat me shumicë serbe, në zgjedhjet parlamentare të Kosovës, ka fituar bindshëm Lista Srpska. Në nivel vendit, zgjedhjet, sipas rezultateve preliminare, i fitoi Lëvizja Vetëvendosje. Megjithatë në një intervistë në gjuhën serbe, Albin Kurti thotë se nuk i do në Qeverinë e tij fituesit serbë.

Në një intervistë për N1 në Serbi, kandidati për kryeministër nga LVV, ka thënë se do të fillonte menjëherë bisedimet me serbë për t’i marrë në Qeveri, por nuk e do fituesin kryesor të votave serbe në Kosovë, që është Lista Srpska, transmeton Gazeta Express.

I pyetur nëse ai do të formojë një qeveri me Listën Serbe, Kurti ka thënë se ai do të përfshijë partit politike serbe përveç Listës Serbe në koalicion, duke sqaruar se, sipas tij, Lista Serbe nuk është një parti politike por një shtet.

“Kushtetuta jonë thotë se duhet të jetë së paku një ministër nga komuniteti serb në qeverinë tonë, por nuk thotë se duhet të jetë nga Lista Serbe. Kështu që ne do t’i përqëndrojmë përparësitë tona në pakicat si komunitetet, jo si parti”, thotë Kurti.

Lideri i LVV’së ka folur edhe për dialogun me Serbinë, duke thënës se sapo të krijohet Qeveria do të shkojë në Bruksel për nisur bisedimet me Përfaqësuesin e ri të BE’së të caktuar për ndërmjetësim mes Kosovës e Serbisë.

“Nuk mund të kemi përsëri një dështim në këtë dialog, sepse kushton shumë. Ne gjithashtu do të shikojmë në ato 33 marrëveshje që kemi pasur nga 2011-2017, çfarë u përmbush dhe çfarë nuk ishte dhe cilat janë ndikimet në jetën e popullit të Kosovës dhe një ditë do të fillojmë një dialog me Serbinë, e cila duhet të jetë parimore”, thotë Kurti. /Express/

Serwer: Populli i Kosovës donte ndryshim dhe votoi për ndryshim

Analisti Daniel Serwer vlerësoi mënyrën se si u mbajtën zgjedhjet në Kosovë dhe sjelljen e partive pas tyre. Zoti Serwer thotë se shpreson që të ketë një koalicion të gjerë dhe parashikon që platforma qeverisëse të jetë e përqendruar tek lufta kundër korrupsionit dhe tek ruajtja e integritetit territorial. Në intervistën me kolegen Keida Kostreci, zoti Serwer tha se pikërisht kjo këmbëngulje tek sovraniteti, e forcon pozitën e Kosovës në bisedime të pritshme me Serbinë, por nga ana tjetër mund të tregojë që zgjidhja nuk do të jetë e shpejtë.

Zoti Serwer thotë se rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë, nuk ishin krejtësisht të befasishme dhe se populli i Kosovës donte ndryshim dhe votoi për ndryshim.

“Mendoj se është një shenjë se Kosova ka një demokraci të vërtetë, se atje mund të ketë këmbim pushteti në mënyrë paqësore dhe kjo është gjë e mirë”.

Megjithëse zoti Sewer thotë se nuk e di pse njerëzit votuan ashtu siç votuan, ai shton se pa dyshim është një mposhtje për zotin Thaçi dhe PDK-në, por se ndryshimi i pushtetit është diçka normale.

“Ishte një veprim dinjitoz dhe një shenjë pozitive, që PDK-ja menjëherë tha se do të shkojë në opozitë. Mendoj se Kadri Veseli meriton vlerësim për këtë qëndrim”.

Analisti i Ballkanit thotë se ende nuk mund ta parashikojë ende se cili do të jetë efekti politikisht në vend, përsa kohë që nuk dihet se cili do të jetë kryeministër dhe cilës partie do t’i takojë.

“Do të mbahen negociata për të vendosur për koalicionin qeverisë. Shpresoj të jetë një koalicion i gjerë me një shumicë të konsiderueshme votash, sepse një i tillë duhet për bisedimet me Beogradin”.

Duke pasur parasysh ftesën e Vetëvendosjes ndaj LDK-së për koalicion, zoti Serwer thotë se u takon dy partive vendimi, por nëse realizohet…

“Me siguri që do të kenë një program që e vë theksin tek lufta kundër korrupsionit, rëndësia e ekonomisë dhe integriteti territorial dhe sovraniteti i Kosovës. Mendoj se të dyja partitë nuk e pëlqenin idenë e këmbimit të territorit dhe donin ta shmangnin.”

Ai shtoi se duke qenë se qëndrimi i shprehur nga PDK-ja për të mos qenë pjesë e qeverisë, përbën një shtysë për të dyja partitë që të formojnë një qeveri së bashku. Zoti Serwer thotë se rezultati është një sinjal kundër korrupsionit dhe mënyrës të së qeverisurit.

Lidhur me qëndrimet e zotit Kurti, që mund të interpretohen si izolacioniste, zoti Serwer thotë se ai e mbështet fort anëtarësimin e e Kosovës, në BE dhe shton se nuk duket se për momentin ai është i prirur të këmbëngulë në qëndrimi i tij për bashkim me Shqipërinë.

Çështja kryesore, thotë zoti Serwer është që Kosova të fillojë të punojë seriozisht për kualifikim në BE, megjithëse e pranon që do të jetë një proces i gjatë.

Përsa i takon negociatave dhe qëndrimit amerikan, zoti Serwer thotë se Uashingtoni do të dojë që negociatat të rifillojnë, por se ai nuk mendon se kjo do të ndodhë së shpejti dhe nuk është dakord me administratën amerikane se ka një dritare nga tani deri para zgjedhjeve serbe në prill, për një rezultat.

“Nuk besoj se është në interes të Kosovës, që t’i bëhet presion për zgjidhje përpara zgjedhjeve serbe ku Vuçiç do të përdorë argumentin se duhet të marrë diçka në këmbim që të fitojë shumicën në parlament”.

Zoti Serwer thotë se ata që menduan se Shtetet e Bashkuara do të bënin çdo përpjekje për të ruajtur atë që ai e quan “stabilokraci”, bënë një gabim të madh.

“Mendoj se kurdo ka një alternativë serioze qeverisëse në Ballkan, amerikanët nuk kanë qenë kundër ardhjes së saj në pushtet dhe në fakt nuk duhet të jenë kundër. Kjo është demokracia”.

Por me ose pa pritshmëri për një zgjidhje të shpejtë, qeveria e Kosovës do të nxitet të vazhdojë negociatat dhe zoti Serwer thotë se është vështirë të bësh parashikime por…

“Unë pres që Kosova të shkojë në fazën e ardhshme të bisedimeve me një qëndrim të konsoliduar, në favor të integritetit territorial dhe sovranitetit të shtetit. Dhe mendoj që do të këmbëngulë në këtë pikë, dhe kjo ndoshta do të thotë që nuk do të ketë një zgjidhje të shpejtë të problemit të statusit”.

Zoti Serwer e pranon që tarifat janë një pengesë e madhe por nuk mund të parashikojë nëse një qeveri e re do t’i heqë ato.

“Besoj se varet nga ajo që do të marrin në këmbim. Nëse marrin si këmbim një mandat të qartë për një dialog për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë brenda kufijve eksistues, mendoj se do të ishte gabim të mos i hiqnin”. za

Sovrani e shprehu vullnetin e tij legjitim për ndryshime! – Nga Hafiz Gagica

 

Demokracia si vlerë imanente e sundimit të popullit me vetveten, si sistem pluralist kushtetues, i dalë nga fjala “Demos”- populli dhe “Kratos”- pushteti, nënkupton pushtetin e sovranit e jo sundimin e të fortit!

Prandaj, nga sot fillon një epokë e re historike për popullin dhe shtetin ligjor në Kosovë, si një e drejt e mohuar dhe e nëpërkëmbur në dy dekadat e kaluara!

Urime Kosovë për këtë fitore historike, të cilën populli ynë e arriti përmes votës së lirë kundër të keqes, e cila e kishte katandisur tej mase fatin kolektiv të një shteti të posa lindur në Evropë.

Dje, procesi zgjedhor në vendin tonë rrodhi mirë, që është edhe një dëshmi e qartë, se Bashkësia ndërkombëtare duhet t’ia hapë rrugën Kosovës drejt integrimeve euro-atlantike si dhe integrim në të gjitha mekanizmat ndërkombëtare, që në këtë fund të këtij viti, më në fund, BE-ja t’i gëzon qytetarët e Kosovës me liberalizimin e vizave.

Fituesi kryesor i këtyre zgjedhjeve është populli i Kosovës që votoi për ndryshime!

Hafiz Gagica
Stuttgart, 07.10.2019

Përlotet “live” Baton Haxhiu, humbet bastin që mund t’i kushtojë shtrenjtë, çfarë tha para zgjedhjeve

Gazetari Baton Haxhiu nuk i ka mbajtur dot lotët, pas daljes së rezultatit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë, ku fitues u shpall “Vetëvendosja” e Albin Kurtit.

Kjo, për faktin se para zgjedhjeve Baton Haxhiu kishte vënë bast se nëse nuk fitonte PDK e Kadri Veselit, ai do të mbyllte televizionin e tij.

“Nëse nuk fiton Kadri Veseli, mbyll televizionin”, kështu do të shprehej disa javë më parë gazetari Baton Haxhiu, që mesa duket e ka humbur bastin. Ndërsa dje kur Kadri Veseli pranoi publikisht humbjen, Haxhiu është parë i përlotur në ekranin e Klan Kosovës.

Zgjedhjet – Reagon Ambasadori amerikan në Kosovë: Çfarë dite e shkëlqyeshme

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka përgëzuar qytetarët e Kosovës, të cilët sot votuan për zgjedhjet parlamentare. Përmes rrjetit social “Twitter”, Kosnett ka thënë se pjesëmarrja e konsiderueshme në zgjedhje  tregoi një përkushtimin e madh për të ardhmen e Kosovës.

Ai e quan ditën e zgjedhjeve një ditë të shkëlqyer, ndërsa shprehet se e  ka përjetuar pozitivisht daljen masive të qytetarëve të Kosovës në qendrat e votimit.

“Çfarë ditë e shkëlqyeshme–i lumtur kur shikon kaq shumë prej jush duke gjetur kohë për të votuar –kjo dëshmon përkushtimin tuaj të fortë për të ardhmen e Kosovës”, ka shkruar Kosnett.

Kadri Veseli: Partia Demokratike do të jetë në opozitë

Besim Abazi

Kur janë numëruar 65 për qind e votave të hedhura të dielën në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje është në përparësi me 25.80 për qind, e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 25.47 për qind, Partia Demokratike me 21,83 për qind, koalicioni AAK-PSD me 11.88 për qind dhe koalicioni Nisma-AKR 5.27 për qind.

Gjatë orëve në vazhdim do t’ju mbajmë të informuar për rezultatet paraprake të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të së dielës në Kosovë, në të cilat morën pjesë rreth 44 për qind e mbi 1 milion e 900 mijë votuesve të regjistruar.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare pasuan situatën e krijuar pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj me 19 korrik, pasi që u thirr për t’u marrë në pyetje në Prokurorinë e Posaçme në Hagë e cila trajton pretendimet për krime lufte dhe të pasluftës në Kosovë.

Rreth 900 qendra votimi me rreth 2 mijë vendvotime ishin të hapura deri në orën 19 sipas kohës lokale dhe qytetarët kishin mundësinë të zgjidhnin në mesin e mbi 1 mijë kandidatëve të 25 subjekteve politike të të gjitha komuniteteve që ishin vënë në konkurrencë për parlamentin 120 vendesh të Kosovës.

Rreth 30 mijë vëzhgues ndoqën nga afër zgjedhjet në mesin e të cilëve qindra vëzhgues të Bashkimit Evropian dhe të ambasadave perëndimore.

Mbi 6 mijë pjesëtarë të policisë dhe mbi 100 prokurorë e gjykatës janë kujdesur për sigurinë dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve në të cilat kandidaturën e tyre e kishin hedhur 7 veta.

Autoritetet vendase e ndërkombëtarë kanë bërë thirrje për zgjedhje të qeta dhe pjesëmarrje në shkallë të gjerë.

Çfarë pritet pas zgjedhjeve?

Analistët pohojnë se rezultati i zgjedhjeve të sotme është vështirë i parashikueshëm sikundër edhe koalicionet e reja pas zgjedhjeve që janë të pashmangshme dhe deri tash asnjëherë nuk ka ndodhur që një parti e vetme të fitojë vota të mjaftueshme për të qeverisur e vetme.

Kjo ka bërë që ngritja e qeverive të jetë punë e vështirë, ndërsa rrëzimi i tyre shumë i lehtë. Asnjë qeveri nuk e ka çuar deri në fund mandatin e saj pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.

Diplomatët kanë bërë thirrje që menjëherë pas zgjedhjeve të formohet shpejt një qeveri që do të përballet me sfidat që e presin Kosovën, në radhë të parë me ripërtëritjen e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Bisedimet janë pezulluar që nga nëntori i vitit 2018 kur Prishtina u vuri tarifa prej 100 për qind mallrave serbe në shenjë kundërshtimi ndaj fushatës së Beogradit kundër shtetësisë së Kosovës.

Beogradi kushtëzon rifillimin e bisedimeve me heqjen e tarifave, ndërsa qeveria e deritashme e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, i ka rezistuar trysnisë amerikane dhe evropiane për pezullimin apo heqjen e tyre.

Diplomatët amerikanë presin që kjo të ndodhë pas zgjedhjeve për të rihapur bisedimet dhe derisa në muajin gusht sekretari Mike Pompeo, emëroi zotin Mathew Palmer si të dërguarin e posaçëm për Ballkanin, të enjten presidenti Donald Trump, emëroi ambasadorin Richard Grenell, si të dërguarin e tij të posaçëm për bisedimet e paqes midis Kosovës dhe Serbisë.

Në dhjetor të vitit të kaluar, presidenti Trump u kishte shkruar presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, që të shfrytëzojnë kohën e duhur për të arritur një marrëveshje pajtimi, duke theksuar se “do të mirëpriste të dy presidentët në Shtëpinë e Bardhë, për të kremtuar atë që do jetë një marrëveshje historike”.

Vazhdimi i bisedimeve mund të pritet pas zgjedhjeve në Kosovë dhe diplomatët shpresojnë që kjo të ndodhë para se Serbia të hyjë në periudhën e zgjedhjeve që mbahen në pranverën e vitit të ardhshëm.

Exit-Polli i RTK: Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit fituese e zgjedhjeve në Kosovë

RTK dhe Instituti i Prishtinës për Studime të Opinionit Publik, PIPOS, sapo kanë publikuar Exit Poll-in për epilogun e zgjedhjeve të parakohshme të mbajtura, sot, Kuvendin e Republikës së Kosovës. Udhëheqësi i institutit PIPOS, Fisnik Halimi, para prezantimit ka sqaruar mënyrën se si është realizuar ky Exit Poll.

Ai ka thënë se kjo është një teknikë e matjes së shpejtë të rezultateve, e cila realizohet përmes intervistave gjatë ditës, të cilat ky institut i merr menjëherë pasi qytetarët e kryejnë obligimin e tyre në vendvotime. “Kjo teknikë realisht është shumë e saktë, por i ka mangësitë e veta dhe duhet marrë me një dozë të vogël rezerve. Por, ne, si PIPOS i kemi marrë të gjitha parapërgatitjet që marxhina e gabimit të jetë minimale dhe të pasqyrojë rezultatin ashtu siç do të jetë pas numërimit”, ka theksuar Halimi.

Ndërkohë, në bazë të këtij Exit-Polli fitues i zgjedhjeve del të jetë Lëvizja Vetëvendosje me 28.1 për qind të votave, e ndjekur nga LDK me 27.9 përqind dhe PDK me 25.8 për qind.

Exit Pollet janë rezultatet jozyrtare dhe që realizohen në bazë të anketave. Në bazë të ligjit institucioni që ka të drejtë të publikojë rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë është vetëm Komisionin Qendror Zgjedhor/RTK

Kryetarja e KQZ në Kosovë: Pjesëmarrja është në rritje, nuk ka incidente (video)

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka publikuar shifrat për daljen në votime për secilën komunë të Republikës së Kosovës. Sipas këtij institucioni, dalja e përgjithshme deri në orën 15:00 është mbi 29 për qind, ndërsa kjo e përkthyer në numër, shkon në 560 mijë persona që kanë hedhur votën brenda kutive të votimit.

Kryetarja e KQZ-së në Kosovë, Valdete Daka në një prononcim për Neës 24 tha se procesi po shkon normalisht, ndërsa shtoi se deri në orën 15:00, 29 për qind e qytetarëve, kanë votuar për zgjedhjet e përgjithshme.

Ajo theksoi se ky është një trend pozitiv në krahasim me zgjedhjet e zhvilluar dy vite më parë.

“Deri në orën 15:00 kanë votuar 29 për qind e qytetarëve me të drejtë vote. Kemi një rritje të votuesve në krahasim me zgjedhjet e 2017. Nuk ka incidente që cenojnë procesin. Kemi disa persona që janë intervistuar, por më pas janë liruar. Zakonisht trendi është në rritje në orët e fundit para mbylljes së procesit. Për herë të parë pjesëmarrja mund të shkojë drejt 50 për qindshit, por ky është një supozim i imi”-tha Valdete Daka.

Dhjetëra autobusë nga Serbia vijnë në Veri

Në qendrën më të madhe në Veri të Mitrovicës ka pasur një numër të madh të votuesve.

Nga atje po raportohet se tash kanë hyrë dhjetëra autobusë nga Serbia në Kosovë të mbushur plot me votues të një subjekti të caktuar politik.

Të gjithë ata votues, do të jenë në favor të një opsioni politik të caktuar serb në Kosovë, e që është Lista Serbe.

Në gjithë Kosovën janë hapur sot 895 qendra votimi me rreth 2000 vendvotime, derisa numri i votuesve është 1 milion e 937 mijë e 868.

Për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor do të kujdesen e Policia dhe Prokuroria e Shtetit, institucione këto me të cilat KQZ-ja bashkëpunon përherë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar 25 subjekte politike për pjesëmarrje për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Mes tyre, 4 koalicione, 20 parti politike dhe 1 kandidat i pavarur. E këto subjekte politike janë shqiptare, serbe, boshnjake, turke gorane, ashkalinje, rome dhe egjiptiane.

Ndërsa në këto zgjedhje, postin e kryeministrit po e synojnë 7 kandidatë nga subjekte të ndryshme politike./GazetaExpress

Emrat e të vdekurve figurojnë në lista zgjedhore në Skënderaj

Emrat e të vdekurve po vazhdojnë që të figurojnë në listat zgjedhore në Skënderaj.

Kryesuesi i vendvotimit në Skenderaj, Hajdar Beka në një lidhje direkte për T7, ka thënë se kanë hasur në emra të të vdekurve në lista.

“Edhe në Skënderaj janë evidentuar raste me emra të të vdekurve në lista”, ka thënë ai për T7.

Ndryshe, një rast i tillë është raportuar edhe në Prishtinë. Një person ka raportuar se e ka parë emrin e djalit të tij të vdekur në listë. /Express

Jo heshtje, meditim për votim! – Nga Florim Zeqa

Qytetarë të dashur të vendit tim, elektorat i respektuar i të gjitha partive politike.

Pas parafushatës tre javore dhe fushatës së zhurmshme e shurdhuese 10 ditore të partive politike, pas premtimeve megalomane të kandidatëve për kryeministra, radha ju erdhi juve qytetarë dinjitozë të Republikës së Kosovës, që të mendoni mirë para se të votoni.
Elektorat besnik i partive politike, premtimet dhe deklaratat që i keni dëgjuar gjatë fushatës zgjedhore janë pak të besueshme, për shkak të mungesës së sinqeritetit dhe pafuqisë së realizimit të tyre, pra janë vetëm retorikë zgjedhore sa për t’ua grabitur votën e asgjë më shumë.
Politika është art i së mundshmës e cila bazohet në gënjeshtra, mashtrime, marrëzi, urrejtje dhe skizofreni. Gjuha e politikanëve të korruptuar plot gënjeshtra tingëllonë si gramafon i prishur.

Përqasje elektorale

Pas zgjedhjeve të 6 tetorit, me ardhjen e sërishme në pushtet të një klase të korruptuar, qytetet dhe fshatrat e Kosovës rrezikojnë zvoglim enorm të popullatës dhe rritje të numrit të qenëve endacak…
Qytetarët e Kosovës, të lodhur nga varfëria ekstreme dhe denigrimi social, pa asnjë shpresë për ardhmëri, do ta braktisin Kosovën për të mos u kthyer më asnjëherë në “tokën e nemur”, të zaptuar nga krimi i organizuar i bastardëve politik.
Qytetarët janë lodhur nga ky sundim i egër i mafio-oligarkisë politike, në të dyja nivelet e qeverisjes, dhe nuk po mund të durojnë më tejë denigrimin dhe përbuzjen e pushtetarëve.
Janë lodhur aq shumë saqë për çdo ditë dëgjojmë lajme për të rinjët me shpresa të thyera që i “mbushit autobusët” dhe ia mësyjnë Perëndimit për një jetë më të mirë.
Për më keq se kaq, Kosovës është duke i ikur truri dhe shpirti i saj. Janë shpeshtuar rastet e largimit të mjekëve dhe infermierëve, i largimit të kuadrove më të përgatitura në fushën e ekonomisë, arsimit, shkencës, kulturës, sportit,…etj.
Duke e ndjerë rrezikun e ardhjes në pushtet të klasës sa të inkriminuar po aq të rikcikluar politike, vërehet rënje e interesimit për dalje në zgjedhje.
Qytetarët, nuk e kanë as motivin minimal për të dalë në zgjedhje, për ti votuar të njëjtat figurat politike, e lërë më t’u besojnë tutje partive politike dhe liderëve të tejinkriminuar, të cilët për 20 vite rresht asnjëherë nuk u përkujdesen për mirëqënjën e qytetarëve, porqë u kujdesen vetëm për rrëmbimin e pushtetit dhe zhvatjen e shtetit.
Për qytetarët e zhgënjyer në këtë klasë të korruptuar politike, ditët e parafushatës dhe fushatës elektorale, me plot gënjeshtra dhe premtime (mashtrime) ishin sa të gjata po aq të mundimshme.
Sikur të realizoheshin vetëm 10 % e premtimeve elektorale, Kosova do të shndërrohej në parajsë për qytetarët e vendit.

10 ditët e gjata, të “mrekullive” të mëdha

Pas 10 ditëve të gjata të “mrekullive” të mëdha, më 6 tetor “Musketerët” i matin forcat, të nesërmën me 7 tetror i fillojnë pazaret politike për pushtet, do t’i harrojnë tërësisht premtimet e dhëna qytetarëve…
Qytetarët e vendit tim, më 6 tetor e kanë një mundësi të mirë që ta ndëshkojnë me votë këtë klasë kusarësh politikë që po bëjnë pazare me shtetin dhe po luajnë me fatin e qytetarëve.
Kosova është vendi i vetem në rajon e ndoshta edhe në botë, ku politikanët milionerë i blejnë më së liri votat dhe shesin më së shtrënjti premtimet e tyre.
Si zakonisht çmimin e mashtrimeve të tyre e paguan popullata e varfër,..që do të mbetët sërish duke pritur deri në zgjedhjet e radhës pa e shijuar fare aromën e mrekullisë së premtuar.
Qytetar të dashur të Republikës së Kosovës, mesazhi i këtij shkrimi është i qartë dhe i sinqertë, mos bini pre e premtimeve boshe elektorale të kandidatëve për kryeministra,…vëni gishtin kokës dhe mendoni mirë para se të votoni. Vota e juaj me 6 tetor vlenë pak më shumë se; 20, 50 apo 100 euro,…vota e juaj vlenë më shumë se një vend pune, vota e juaj vlenë më shumë se çdo interes pesonal, vota e juaj e ka vlerën e artë të veriut të vendit, i cili rrezikon të humbet nga procesi negociatorë me Serbinë.
Ata që ju harruan dje kur ju iu dhuruat votën, do t’ju harrojnë edhe nesër e përgjithmonë. Vota e juaj më 6 tetor është votë që determinon të ardhmën e shtetit dhe fatin tonë të përbashkët nesër, e në mënyrë të veçantë fatin e veriut të vendit.

Largoni klasën e inkriminuar politike

Qytetarë të vendit tim, është në dorën e juaj që më 6 tetor ta zgjedhni një përbërje të re deputetëve që përfaqësojnë denjësisht interesat e juaja në Parlamentin e Kosovës.
Nga këtu, shfrytëzoj nga rasti, që edhe një herë t’ju bëjë thirrje qytetarëve të vendit, mos votoni sy mbyllur, por hapni sy e vesh, kthjellni mirë mendjen para se të votoni nëse nuk dëshironi të vuani e vajtoni edhe për shumë vite të tjera.
Deri më sot në zjarrin e dashurisë për pushtet në gjysëm shtet janë djegur disa kryeministra, shumë politikan dhe lider partiak, shpresoj që kësaj radhe të delë së paku një kandidatë i vetëm për kryeministër që i shpëton “zjarrit përvëlues…”
Fundi i maskaradave zgjedhore dhe loja e politikanëve me ndjenjat e popullatës së varfër do të marrin fund vetëm me largimin e tërësishëm të kësaj klase politike. Ngase, nëse mbetët edhe vetëm një poltikanë i inkriminuar, do ta dekontaminojë përseri skenën e re politike.
Politikanët e korruptuar janë kudo dhe në të gjitha listat zgjedhore. Elektorati e ka shansin historik që t’i largoi me votë abuzuesit e pushtetit,…që të gjithë ata, në një mënyrë apo tjetër janë të lidhur edhe me nepotizmin, korrupsionin dhe krimin e organizuar në vendin tonë.
Politikanët e inkriminuar, aty ku i ndanë pushteti qendror, i bashkon ai lokal, i bashkojnë bisneset dhe punët e pista në zhvatjen e buxhetit dhe palçkitjen e qytetarëve (mërgimtarëve).
Mundësia më e mirë për arritjen e ndryshimit në skenën parlamentare dhe ndëshkimin e politikanëve të korruptuar dhe tejinkriminuar, është vota për kandidatët e rinjë për deputet, të pastër e të padjallëzuar që mbrojnë të drejtat e juaja dhe shtetit të Kosovës e jo të liderëve partiakë dhe oligarkëve politikë.
Përzgjedhjen e këtyre deputetëve mund ta bëni secili nga ju në listat zgjedhore të partive të preferuara nga numri 80-110 dhe anasjelltas. Mbase kjo është e vetmja mundësi për të sjellë ndryshim dhe freski në Parlamentin e Kosovës.
Përderisa popullit i imponohet vota, e nuk lihet i lirë të bëjë zgjedhjen sipas dëshirës dhe bindjeve të veta, vështirë do ndodhë ndryshimi në këtë vend.
Zoti e bekoftë votën e lirë të njerëzve të lirë!

Thaçi zhvillon bisedë telefonike me të dërguarin amerikan për dialogun

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka zhvilluar një bisedë telefonike me të dërguarin e Shtëpisë së Bardhë për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

“Emërimi juaj shton besimin tonë në këtë proces dhe në mundësinë për të arritur një marrëveshje të paqes, përfundimtare, me Serbinë”, është shprehur presidenti Thaçi në këtë bisedë telefonike, njofton Presidenca e Kosovës.

Presidenti Thaçi i ka thënë ambasadorit Grenell, se emërimi i tij “është konfirmim i përkushtimit personal të presidentit Trump që të arrihet një marrëveshje e paqes në mes të Kosovës dhe Serbisë”.

Më herët edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha se do të zhvillojë një bisedë telefonike me ambasadorin Grenell.

Bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë ndërprerë që nga nëntori i vitit të kaluar. Ato janë lehtësuar nga Bashkimi Evropian, i cili e mirëpriti emërimin e të dërguarit të posaçëm amerikan, duke thënë se SHBA-ja dhe BE-ja do të vazhdojnë angazhimin e përbashkët në Ballkanin Perëndimor. rel

Shtëpia e Bardhë: Emërimi i zotit Grenell pasqyron angazhimin e presidentit për dialogun Kosovë Serbi

Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë i tha Zërit të Amerikës se presidenti Trump e emëroi ambasadorin Grenell si të dërguarin e tij të posaçëm për shkak të besimit të madh që ka tek ai.

Emërimi i një zyrtari të këtij niveli të lartë dhe përfaqësuesi të aftë pasqyron angazhimin e presidentit Trump për të arritur një marrëveshje paqeje afatgjatë midis Serbisë dhe Kosovës.

Ndërsa Kosova pritet të zgjedhë së shpejti një qeveri të re, emërimi i zotit Grenell nënvizon rëndësinë që të dyja palët të hedhin hapa drejt rifillimit të dialogut, u shpreh zyrtari amerikan i pyetur nga Zëri i Amerikës lidhur me emërimin e zotit Grenell.

Dy gjana sot janë në mendjen e popullit në Kosovë – Nga Muharrem Maralusha

Pershendetje Kosove.
Dy gjana sot jane ne mendjen e popullit ne Kosove:
1. Kush do ti fitoj zgjedhjet.
2. Çka do te ndodhe me dialogun me Serbine.
Ketu ne SHBA pyetja kryesore esht formimi i ni qeverije stabile ne Kosove qe do te ket mundesi me e krye mandatin e saj deri ne fund. Arsyeja pse SHBA e deshiron qe Kosova te krijoj nje qevery stabile esht se Administrata e sotshme ne SHBA deshiron qe te mos ket probleme ne Ballkan se esht tue u perballue me problemet e veta ne vend. Shumica Ne Kosove mendon dhe jane te bindun se SHBA ka me e perkrah Kosoven gjithmon. Kjo esht shume e vertete por Qeverija e sotshme i ka problemet e veta qe kane te bajn me stabilitetin e administrates. Trumpi nuk esht i sigurt se a do ti fiton zgjedhjet e vitit 2020. Prandej Kongresi qe sot udheheqet nga Partija Demokratike, esht tue i perdor te gjitha energjite e sajja qe Trumpi “mos te sundoj” edhe kater vjete te tjera. Shansa (mendimi i im) qe Trumpi nuk do ti ket edhe kater vjete tjera jane ma te mira se 70%. Kjo esht arsyeja qe Trumpi nuk done me mendue per problemet e Ballkanit ngjat vitit te ardheshem (2020). Kjo esht edhe nje arsyeje qe Trumpi, e urdhenoj Ambasadorin e tashem te SHBA’s ne Gjermani Riçard Grenel të jetë i dërguar special për dialogun Kosove – Serbi.

Pse Richard Grenej? Richard Grenej, deri sot e ka perkrah politiken e Trumpit ndaj Gjermanisae dhe Bashkimit Evropjan. Ne te gjith e dijm se Trumpi ka “nje gjelozi narcisiste ndaj Evropes, sidomos ndaj Gjermanis dhe kancelares saj Markel te cilen e urren nihere pse ajo njifet si kundershtarja ma e madhe e Trumpit ne Evrope, e dyta, a, te gjith e dijne se Trumpi nuk pranon kurr qe nje femen te ket perparsi. (Mendimi i im). Trumpi mendon se femna esht krijue vetem me e sherbye mashkullin e jo me e sundue. E treta, Markeli konsiderohet shume ma e afte politikisht. Emnimi i Richard Grenej duhet te kuptohet nga politikanet e Kosoves si nje shej jo pozitive tue e dijt se Richard Grenej si mbeshtetes i Trumpit, dhe tue e mar parasysh se Trumpi i ka do simpatija jot te mshefta nda Rusise (Putinit) dhe tue e dijte se Putini esht ne anene e serbve, une po e la qe politikanet e Kosoves ta analizojn per vete ket analize amatere timen.

Çka Kerkon administrata e Trumpit (Une nu e shti ne te njejtin these Administraten e Trumpti me mendimin e Departmentit te Shtetit te SHBA’s dhe me mendimin e Kongresit te SHBA’s qe esht pergjitheshit historikisht PRO-KOSOVAR/PRO SHQIPETAR.
Administrata e Trumpit do te ban çmos qe Kosova dhe Serbija ta mbrijne nje marveshtje edhe pse do te jete ne dam te Shqiptarve .
Une ketu frigohem, tue i mare te gjitha keto, do individe te arenes politike Kosovare do te pranojne nje zgjidhje te kesi lloji ma se shumti per shpetimin e karijeres se tyne apo per ni arsye tjeter qe une ma se shumti i frigohem: Me i shpetue problemeve te tyne qe i kane me drejtesin e Kosoves apo ate imagjinare me Hagen.

Krijimi i nje qeverije qendruese per Kosoven.

Zgjedhjete e 6t Tetorit do te vendosin se cila fryme politike do ti fitoj shumicen e vota qe do ta lejoj me e krijue nje koalicion. Asnjena prej entiteteve politike nuk ka me pase mundesi me fitue mjaft vota per me e krijue nje qevery vetem me forcat e saja. Koalicioni esht i pashmangeshem. Ne ketu ne administrateten e SHBA’s, e dojme nje qeveri qe do te jet mjaft e fuqishme me e krye mandatin e saj. Ketu te ne jan dy rryma te mendimit: Nje qevery e udhehequn nga LDK-ja ne koalicion me VV-n, ose nje qevery e perbame nga koalicioni LDK+PDK, opcionin e dyte sepse dhe Serbija me Rusine e pelqejn te njejtin opcion.

Plani per luften kunder korupcionit ekonomik/politik/kriminal dhe lufta kunder nepotizmit. Une personalisht jame shume i njoftun me programin e PDK’s dhe te LDK’s se si do tja mberin kesaj lufte qe te lind nje gja pozitive. Jam shume mire i njoftuar me planin e Kadri Veselit se 90% e planit jane propozimet e mija qe une ja kam propozue Kadri Veselit ne detalje se si mundet ky plan te kryet ne nje menyre pozitive. Ne anen tjeter4, poashtu dhe Isa Mustafa dhe disa keshilltare te tij e kan bisedue te njejtin plan me mua dy vitet e fundit.

Se fundi, i uroj Kosoves qe ne nje menyre demokratike dhe Rugoviane e ka mar parasysh dhe per detyre qe ti zgjedhi te gjitha problemet e ardheshme ne nje menyre demokratike.
KOFSH ME FAT KOSOVE/ GOOD LUCK MY KOSOVO.

RRUGAÇI NGA AMERIKA NË NDIHMË KADRI VESELIT?! – Nga BINAK MAXHARRAJ

Kadri Veseli i cili qe sa kohë po rrahë gjoks së është më proamerikani nga te gjihtë liderët tjere në Kosovë. Kjo është një ndër rrenat e medha të tij.

Kadri Veseli duke e quajtur vehtën si proamerikan ai sot ia dha një grushtë të fortë, ia futin thikën pas shpine Amerikës zyrtare dhe Ambasadës Amerikane në Prishtinë duke sjell një rrugaq për ti ndihmuar ne zgjedhje.Ky e shkeli ,e përdhosi miqesin tonë me Amerikën.Këtë e beën vetem i paftyri,këtë e bënë vetem ai i cili është e ka te sigurt humbjen dhe po mundohet te kapët për kashte.

Më këtë Kadi Vesli tregoi edhe në veper së pikërishtë ai është antiamrikani më i madh në Kosovë te cilit nuk duhet besua sepse është një rrenc,me sjellje rrugaqerie,bash si ai qe e pruni nga Amerika.Kadri Veseli është një mashtruas,njeri i korruptuar,njeri me njëmijë mekate në shpirtë qe nga lufta por edhe qe nga paslufta për te cilat do të vuaj gjatë gjithë jetës.Njeriu i cili se bashku me Hashim Thaçin e futen Kosovën në rrugë të parrugë dhe e banë qe te na tallë krejtë bota.

Kadri Veseli pas qe e keqpërdori posterin me Presidentin Trump,duke bërë kështu një akt qyqar dhe bile kriminel duke e këqepërdor foton e Presidentit Amerikan Trump.Ai shkoj edhe me larg me budallakitë e tij duke e sjell një rrugaq nga rruget e Amerikës për ti ndihmuar në fushatë.Ai e solli,suq thotë ai Mattew Whitakër në cilësinë e”njeriut të afërt të Presidentit Trump”,por s’doli të jetë ashtu,ky veç ishte një mashtrim dhe lathitje nga ana e Veselit.Ky njeri rrugaqerije qe e solli Kadri Vesli nga Amerika për interesat e tij personale dhe te PDK është njeri i dyshimët,sepse siç shkruajn edhe mediat Amerikane ky po hetohet nga FBI për veprimtari kriminele në Kompanin WPM ne Florida.

Në fushatën zgjedhore ne Gjilan Mattew Whitakër i dili hapata në ndihmë PDK dhe Kadri Veselit tanime të humbur duke thnë pa fije turpi.”votojeni si gjoja “proamerikan”kurse ata të tjerët do te ju prishin me Amerikën”.O tempora o moris do thonin latinet e vjetër.Ky anim i këtij rrugaqi nga Amerika qe i erdhi ekskluzivisht në ndihmë Kadri Veselit është anti amerikan,është kundër qendrimeve dhe Qeveris Amerikane por edhe kundër të Ambasadës amerikane në Prishtinë ,të cilët nuk po e përkrahin rrugaqin e ardhur nga Amerika vetem për interesa të Kadri Veseli.Qendrimi zyrtar i Qeveris Amerikane dihet ku ne deklarimin e sajë thuhet qartë së:”Qeveria e SHBA nuk e mbeshtet as një parti politike,as një kandidat ne zjgedhjet e kësaj jave.Ne repsktojm të drejten dhe përgjegjësinë e votuesve të Kosovës që të zgjedhin ardhmerin e tyre.Pra,mbetet qe vet Kadri Veseli i cili doli hapats kundër SHBA-ve te ua spjegoi votuesve se nga e mori ky këtë njeri te dyshimët për te ardhë në Kosovë dhe te loboj për PDK dhe Kadri Veselin kundër interesave te Qeverisë Amerikane.

Pos kësaj Kadri Veseli ia ka borxhë të tregoi së nga i mori,nga cili fond i mori gjitha ata para ndoshta milionshe qe te paguaj njeriun e dyshimt me precedent kriminel qe po hetohet nga vetë FBI amerikane.Apo noshta e ka paguar me ato parat e korrupcionit të cilin nuk po e hjek nga goja qe sa kohë.
Njërëzit e tillë të tipit të Kadri Veselit jo qe nuk duhet përkrahë,por edhe nuk duhet as se si të fotohën për Kryeministër sepse zgjedhje e tij do te ishte atakt direk ne shtetin e Kosovës,në vazhdimin e kapjes se shtetit dhe sundimit te krimit te organizuar.

Kadri Veselit votuesit duhet te ia tregojnë vendin se ku e ka,pra ne opozitë të gjatë kohore.

Në foto: Kadri Veseli dhe Mattew Whitaker”shpetimtarit”të PDK dhe Kadri Veselit nga kataklizma zgjedhore


Send this to a friend