VOAL

VOAL

LVV dhe LDK bien dakord për “çështjet e rëndësishme ekonomike”

Prishtinë

Grupet punuese të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) janë takuar në selinë e LVV-së për herë të tretë për të diskutuar rreth detajeve të qeverisjes, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas një takimi që zgjati rreth tre orë në selinë e LDK-së në Prishtinë, përfaqësuesi i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, njoftoi se kanë diskutuar për çështjet ekonomike dhe theksoi se në 90 për qind të temave ekonomike që kanë diskutuar kanë gjetur gjuhë të përbashkët.

“Janë folur mbi 40 çështje të ekonomisë dhe mund të them se për 90 për qind të tyre jemi pajtuar se çfarë vendime dhe reforma do të duhej të merrte qeveria e ardhshme. Për disa, ndoshta për rreth 10 për qind për të cilat nuk kemi gjetur dakordime finale, do t’i kurorëzojmë në takimet e ardhshme”, tha Konjufca.

Konjufca shtoi se mbledhjet e ardhshme duhet të jenë sa më të thella, në mënyrë që kur të fillojë praktikisht funksionimi i qeverisë së ardhshme të mos dalin mospajtime gjatë rrugës.

I pyetur nga gazetarët për emra të udhëheqësve të institucioneve të reja, ai tha se një gjë e tillë nuk është diskutuar në këtë mbledhje.

Konjufca tregoi se janë pajtuar edhe për katër takime të ardhshme midis dy grupeve punuese partiake, ku do të flasin për tema të ndryshme si drejtësia, çështjet sociale, arsimi e shëndetësia. Ai po ashtu tha se në fund të këtyre takimeve do të dalin me një konkludim pothuajse 100 për qind për pajtimet e tyre për qeverinë e ardhshme.

Takimet e grupeve punuese LVV-LDK filluan pas takimit të 10 tetorit midis kandidates për kryeministre të LDK-së, Vjosa Osmanit dhe kandidatit për kryeministër nga LVV, Albin Kurti. Takimi i parë i këtyre dy grupeve punuese u mbajt më 18 tetor.

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit në Kosovë LVV grumbulloi më shumë vota, ndërsa u ndoq nga LDK me një diferencë të vogël.

Ambasadori amerikan në Kosovë takon Albin Kurtin, ja çështjet e diskutuara

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është takuar të hënën me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett në ambientet e kësaj partie në Prishtinë.

Kurti dhe Kosnett kanë diskutuar për formimin e qeverisë së re në Kosovë, ndërsa ambasadori amerikan ka “uruar që institucionet e Republikës së Kosovës të themelohen sa më parë, në mënyrë që edhe puna për një shtet të së drejtës që lufton korrupsionin dhe zhvillon ekonominë t’i sjellë rezultatet e para”.

Pjesë e takimit ka qenë edhe shefja e Sektorit Ekonomik ambasadën amerikane, Lori Michaelson, e cila sipas komunikatës, ka vënë theksin te rëndësia e zhvillimit ekonomik në Kosovë.

“Kryetari Kurti e njoftoi ambasadorin z. Kosnett me ecurinë pozitive të takimeve me Lidhjen Demokratike dhe shprehu bindjen se shumë shpejt do të formohet qeveria e re. Prioritet, tha ai, do t’i kushtohet sundimit të ligjit dhe luftimit të krimit të organizuar e korrupsionit të lartë institucional, në mënyrë që t’i hapet kështu rrugë edhe progresit socio-ekonomik”, është thënë mes tjerash në komunikatë.

Fjalia emocionuese që Avni Dehari ia shkroi në mural Astritit

Babai i Astrit Deharit, Avni Dehari, e ka shkruar një fjali emocionuese për djalin e tyre, në emër të tij, të bashkëshortes së tij, Xhemiles dhe të gruas së Astritit, Artës.

Familja e ish-aktivistit të Vetëvednosjes, Astrit Dehari, i cili vdiq me 5 nëntor 2016 në Qendren e Paraburgimit në Prizren, kanë shkruar në muralin e ngritur për nder të djalit të tyre.

“Astrit, shëmbëlltyra jote për drejtësi gjithmonë do të jetë e gjallë dhe ngadhënjimtare”, ka shkruar Avni Dehari, babai i Astritit.

Ai ka thënë disa fjalë pranë shumë personave që u mblodhën mbrëmjen e sotme në Prishtinë për të ndezur qirinj pranë muralit në kujtim të Astritit.

Avni Dehari ka folur në emër të familjes Dehari, duke thënë se me ardhjen e raportit të ekspertizës nga Lozana, konstatimi se Astriti është vrarë ka marrë fund.

“Që nga 5 nëntori i vitit 2016 deri pak ditë më parë, organet shtetërore, përfaqësuesit e drejtësisë, pushtetarët kriminelë kanë bërë përpjekje të na mbushin neve si familje dhe qytetarëve të Kosovës se Astriti është vetëvrarë në burgun e Prizrenit. Me ardhjen e raportit konstatimi se Astriti është vrarë ka marrë fund, tash janë të shtrënguar ta pranojnë edhe ata që deri tani e kanë pasur gojën plot për vetëvrasje”, ka thënë Avni Dehari.

Avniu ka thënë se beteja e radhës është ajo e vënies para drejtësisë së autorëve të vrasjes së djalit të tij.

“Tash hapet faza e dytë e betejës, për të nxjerrë para drejtësisë të gjithë ata që në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë kanë marrë pjesë në vrasjen e djalit tonë”, ka thënë Avni Dehari. /Express/

Në Prishtinë organizohet mbrëmje përkujtimore për Astrit Deharin (video)

Pamje nga aktiviteti që po zhvillohet në Prishtinë për Astrit Deharin.

Në mbrëmjen e së hënës në Prishtinë është organizuar një aktivitet përkujtmor për aktivistin e ndjerë të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Deharin, i cili ka vdekur tre vjet më parë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Në rrugën Rexhep Luci në kryeqytetin e Kosovës, ku tashmë është ngritur një mural përkujtimi për Deharin, janë parë qytetarë të Kosovës, të cilët janë mbledhur për siç është thënë shprehje të solidaritetit dhe dhimbjes për familjen Dehari.

Të pranishëm kanë qenë edhe anëtarë të familjes Dehari, derisa babai i Astritit, Avniu ka shkruar në muralin kushtuar djalit të tij këto fjalë:

Astrit, shëmbëlltyra jote për drejtësi gjithmonë do të jetë e gjallë dhe ngadhënjimtare! Avni, Xhemile dhe Arta Dehari, si dhe Albana.

Javën e kaluar, Prokuroria Themelore në Prizren ka publikuar konkluzionet e ekspertizës së Institutit të Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës rreth shkaqeve të vdekjes së Astritit.

Në këto përfundime thuhet se “hipoteza e një vetëvrasjeje përmes mjeteve të caktuara nga mjekët ligjorë duket pak e vërtetë dhe intervenimi i një personi të tretë në proces fatal duhet të kihet parasysh”.

Bashkë me këto gjetje të Institutit të Lozanës, Prokuroria Themelore në Prizren ka thënë se do t’i rinisë hetimet për këtë rast, ndonëse sipas përfundimeve të mëparshme, thuhej se Dehari kishte kryer vetëvrasje teksa po mbahej në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, si i dyshuar për sulmin ndaj ndërtesës së Kuvendit, në gusht të vitit 2016.

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, ka vdekur më 5 nëntor të vitit 2016.

Në shkurt të vitit 2017, familja Dehari vendosi që ekspertizën për këtë rast ta kryejë Qendra Universitare e Mjekësisë Ligjore në pjesën franceze të Zvicrës derisa më vonë edhe Kuvendi i Kosovës kishte inkurajuar Prokurorinë që ekspertiza të dërgohej jashtë Kosovës.

Thirrjet për vënien e drejtësisë në këtë rast nuk kanë munguar as në të kaluarën, meqë disa herë ishin organizuar marshe në Prishtinë me moton “Drejtësi për Astritin”. rel

Ku ndodhen dy shokët e qelisë të Astrit Deharit?

Më 5 nëntor të vitit 2016, aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje Astrit Dehari u gjet i vdekur brenda qelisë së tij në Burgun e Prizrenit.

Ai ishte gjetur së pari nga shokët e qelisë të cilët kishin dalë në shëtitje ndërsa Dehari kishte qëndruar në qeli pasi kishte pasur dhimbje koke.

Në qelinë ku ishte gjetur i vdekur Dehari , ai ishte i vendosur me tre të burgosur të tjerë, Naser Makolli, Frrok Lasku dhe Adonis Gashi.

Naser Makolli, cimeri i Astrit Deharit, i cili e kishte gjetur i pari Deharin të shtrirë brenda në qeli, gjashtë muaj më pas ishte gjetur i vdekur në qeli në Burgun e Lipjanit ndërsa analizat e raportit të tij nuk u lexuan asnjëherë për shkak se i njëjti nuk kishte arritur që të bënte një analizë të fundit.

Shërbimi Korrektues i Kosovës kishte njoftuar se Naser Makolli dëshmitari kyç dhe ai i cili e kishte gjetur i pari Astrit Deharin të shtrirë për toke, kishte vdekur si pasojë e një sëmundjeje shëndetësore.

KALLXO.com nga burimet e saj ka mësuar se ku ndodhen dy cimerët e tjerë të Deharit, Adonis Gashi dhe Frrok Lasku.

Adonis Gashi i cili po mbahej në burgun e Prizrenit për një rast të shtytjes në vrasje të rëndë, mësohet është liruar në shkurt të vitit të kaluar.

Ndërsa Frrok Lasku, cimeri tjetër i Astrit Deharit ndodhet ende në burg, por jo në atë të Prizrenit.

Si i dyshuari për posedim, dhe shitje të narkotikëve, Lasku ndodhet ende në paraburgim në burgun e Dubravës.

Instituti i Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës, ka ardhur në përfundim në raportin prej 58 faqesh, se gjasat janë të vogla që Dehari ta ketë vrarë veten në burg.

Aty gjithashtu thuhet se analizat e ADN-së që janë kryer në laboratorin e Institutit zviceran, kanë nxjerrë një profil të ADN-së së të ndjerit, ani pse nga ekspertët kosovarë është thënë se mostra përmban pak ose krejt pak ADN.

“Ne kemi dyshime që lidhen me rrethanat e vdekjes së z. Astrit Dehari. Në fakt, hipoteza e një vetëvrasjeje e Astrit Deharit përmes mjeteve të caktuara nga mjekët ligjorë, duket pak e vërtetë dhe intervenimi i një personi të tretë në procesin fatal duhet të kihet parasysh. Nga ajo çfarë u tha, ne vlerësojmë se një hetim i ri është i nevojshëm për t’i qartësuar rrethanat e vdekjes së z. Astrit DEHARI. Ekipet tona dhe laboratorët tanë janë në dispozicion të hetuesve të ngarkuar me çështjen”, thuhet ndër të tjera në raport.

Avokati i familjes, Tomë Gashi, ka thënë se Astrit Dehari është vrarë pasi ka qenë anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, teksa Prokuroria Themelore në Prizren ka paralajmëruar se do t’i vazhdojë hetimet lidhur me rastin.

Astrit Dehari u arrestua fillimisht si i dyshuar për sulm mbi Kuvendin e Kosovës bashkë me disa anëtarë tjerë të Lëvizjes Vetëvendosjes. Ai vdiq derisa ishte në paraburgim në Burgun e Prizrenit.

Rasti i anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje është kthyer në rigjykim, por ende nuk është caktuar data.

Vjosa Osmani: Ukë Bytyçi ishte atdhetar i pashoq, mallkim për të pabesët që e vranë

Kandidatja për Kryeministre nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës Vjosa Osmani ka nderuar atdhetarin Ukë Bytyçin.

Osmani thekson se Ukë Bytyçi ishte atdhetar i pashoq në rezistencën e popullit të Kosovës në luftën për liri dhe pavarësi.

“Vepra e tij dhe e bashkëveprimtarëve të tij që u vranë pabesisht në kohë lirie, do të mbesin udhërrëfyesi ynë i përjetshëm” shkruan Osmani në Facebook.

Postimi i plotë:

Sot nderuam Ukë Bytyqin, i cili u vra pabesisht 17 vjet më parë, së bashku me dy përcjellësit e tij, Bafti Bajrami e Bajram Bytyqi.

Ukë Bytyqi ishte atdhetar i pashoq në rezistencën e popullit të Kosovës në luftën për liri dhe pavarësi. Vepra e tij dhe e bashkëveprimtarëve të tij që u vranë pabesisht në kohë lirie, do të mbesin udhërrëfyesi ynë i përjetshëm. Kujtimi për ta do të mbetet gjithmonë i gjallë, ndërkaq dhimbja e familjeve të tyre do të mbetet mallkimi i përhershëm për të pabesët që kryen këtë vrasje makabre dhe të gjitha vrasjet e tjera politike.

“I ndryshëm nga Rama, por i gatshëm për bashkëpunim”- Albin Kurti zbulon temat e diskutimit me kryeministrin e Shqipërisë

Pas disa orëve diskutim në takimin e mbrëmjes së premte me Kryeministrin shqiptar, Albin Kurti, Kryeministër i zgjedhur në Kosovë, ka sqaruar për mediat se në fokusin e tyre kanë qenë shumë çështje të përbashkëta. 

 

Në një intervistë para fillimit të Samitit të Paqes për Europën Juglindore, Kurti tha se gjatë takimit me Ramën është folur për mundësitë e rritjes së bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Kosovës, i cili sipas tij nuk është atje ku duhet.

Për Albin Kurtin, të dyja qeveritë do duhet të punojnë më tepër, që shqiptarët në të dyja anët e kufirit të mos vazhdojnë të jenë më të varfrit në Europë.

“Ne kemi diskutuar për çështje dhe tema që do të bashkëpunojmë. Organigramat e qeverive vijnë më pas. Pra, një herë është substanca dhe pastaj edhe forma që duhet të marrë. Kishte shumë kohë pa u parë diku, rreth 14 muaj. Kishte shumë tema e çështje që duhet t’i bisedonim, aq më tepër që Lëvizja Vetëvendosje si fituese e zgjedhjeve, si udhëheqëse e qeverisë së ardhshme dhe unë si Kryeministri i ri, dua dhe duhet të bashkëpunojmë ngushtë me qeverinë e Shqipërisë dhe me Kryeministrin e Shqipërisë. Biseduam për çështje, të cilat i kemi të përbashkëta, por gjithashtu edhe për çështjet në dy shtetet tona.

Duam që edhe në aspektin e politikës së jashtme, edhe në aspektin e ekonomisë të bashkërendohen sa më shumë Kosova me Shqipërinë sepse efekti sinergjik që mund të kemi, natyrisht që nuk është i shfrytëzuar sa duhet. Besoj që mundësitë që kemi si qeveri dhe nevojat që kanë qytetarët janë shumë më të mëdha sesa realiteti që e gëzojnë, prandaj duam që të krijojmë sa më shumë ura dhe Kosova e Shqipëria t’i ndihmojnë shqiptarët që të mos jenë më të varfrit, më të papunët e më të nëpërkëmburit jo vetëm në Ballkan”, u shpreh Albin Kurti.

SHENGENI

Për temën e Shengenit Ballkanik, që më herët ishte shprehur shumë kundër, Albin Kurti tha se pret që të lexojë një dokument zyrtar, pasi çdo gjë deri më tani është në nivel idesh.

“Për Shengenin Ballkanik, unë pres që të shoh një tekst se çfarë saktësisht nënkupton ai. Sepse ai më ngjan më shumë me ide sesa projekte. Pra, dua ta shoh projektin në letër. Tani për tani është në nivel idesh”, tha Kurti. Kryeministri i zgjedhur i Kosovës foli edhe për dallimet e tij me homologun e Shqipërisë, duke thënë se ato nuk kanë rëndësi përderisa të dy kanë si objektiv të përmirësojnë jetën e shqiptarëve. “Ne nuk kemi pasur marrëdhënie të çrregulluara. Ne jemi njerëz të ndryshëm, jemi politikanë të ndryshëm dhe duam që të bashkëpunojmë në mënyrë që mospajtimet që kemi, kurrsesi nuk bën që ta rrezikojnë bashkëpunimin tonë, meqenëse fundja ne nuk jemi dy persona të veçantë, por jemi dy funksione dhe qytetarët tanë presin që do të bashkëpunojmë”, theksoi lideri i Vetëvendosjes. Kurti foli edhe për çështjen e dialogut me Serbinë, duke thënë se ai dhe qeveria që do të drejtojë do të angazhohen për marrëdhënie të mira fqinjësore me Serbinë. “Duhet ta përgatisim mirë dialogun dhe unë pres që të takohem me pasardhësen e zonjës Mogherini në mënyrë që të përcaktojmë parimet se si të ecim përpara dhe dialogu i ardhshëm të mos dështojë. Për marrëveshje me Serbinë duhet të ndryshojë shumë më tepër Serbia, sesa Kosova. Ne angazhohemi për marrëdhënie të mira fqinjësore me Serbinë dhe dialogun e ardhshëm me Serbinë do ta udhëheq unë, si Kryeministri i ardhshëm”, u shpreh Albin Kurti.

Këtë linjë, Kryeministri i zgjedhur i Kosovës e theksoi edhe gjatë fjalës së tij në Samitin e Paqes, ku foli për rritjen e dialogut dhe bashkëpunimit në rajonin e Ballkanit.

Avni Dehari: Baton Haxhiu është argat dhe përgjegjës për vdekjen e Astritit

Baton Haxhiu dhe Avni Dehari

Babai i Astrit Deharit, aktivistit të ndjerë të Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari, e ka marrë të enjten raportin e ekspertizës së Institutit të Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës për vdekjen e djalit të tij, për të cilën thotë se konstaton se ai është vrarë, përcjellë “Bota sot”.

Me këtë rast, ai nuk la pa i akuzuar disa njerëz si përgjgjës dhe “argatë” të përgjegjësve për vdekjen e djalit të tij. Dehari ka përmendur edhe drejtorin e televizionit Klan Kosova, Baton Haxhiun.

“Për vrasjen e Astrit Deharit, përgjegjës janë, përpos kryeprokurorit të atëhershëm Sylë Hoxhës, së bashku me kompaninë e tij dhe ministres së atëhershme, Dhurata Hoxhës. Janë edhe argatët e tyre, në rastin konkret, Baton Haxhiu me Klan Kosovën si media, pastaj kryetari i Këshillit për të Drejtat e Njeriut, Behxhet Shala dhe Vehbi Kajtazi i Insajderit, që vazhdimisht nëpër media janë përpjekur ta bindin opinionin se bëhet fjalë për vetëvrasje”, ka thënë Dehari, përcjellë “Bota sot”.

Vjosa Osmani: LDK e VV assesi s’do të dialogojnë me Serbinë për territore

Kandidatja për kryeministre nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje duhet të bëhet me partneritet në mes të barabartëve.

Sipas saj, asnjëra palë nuk mund të sillet si fituese absolute, dhe ta trajtojë palën tjetër si një aksesore.

Osmani për Zërin e Amerikës tha se pika e përbashkët me Lëvizjen Vetëvendosje është se janë kundër ndarjes apo shkëmbimit të territoreve të Kosovës dhe për këtë kanë 2 vjet që kanë qëndrime kundër kësaj ideje.

”Ne [LDK] dhe Vetëvendosje kemi dalë për dy vite rresht kundër idesë së rrezikshme të ndarjes, apo edhe shkëmbimit të territoreve, ide kjo e vjetër ruso-serbe që për fat të keq kohët e fundit kishte gjetur aleatë edhe në Kosovë”.

”Ide të tilla që kontestojnë kufijtë e Kosovës ne në asnjë mënyrë nuk do të lejojmë që të jenë pjesë e dialogut”.

Provat shkencore të zviceranëve që hedhin poshtë vetëvrasjen e Astrit Deharit

Dorentina Kastrati

Instituti i Mjekësisë Ligjore i Lozanës në Zvicër në ekspertizën mbi vdekjen e aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari brenda Qendrës së Paraburgimit në Prizren, ka dhënë komentet se pse vdekja e Deharit ka pak mundësi të jetë vetëvrasje.

“Në rastin e z.Dehari, nëse e pranojmë hipotezën e vetëvrasjes, të dy metodat do të ishin përdorur në mënyrë sekuenciale, e para ka të bëjë me përdorimin e një objekti të mprehtë në pjesën e qafës dhe të kyçit të majtë dhe e dyta ka të bëjë me ngufatjen e llojit smithering me një shishe të plastikës. Megjithatë kjo hipotezë duket pak e mundshme për arsyet e më poshtme”, thuhet në raportin e Institutit zviceran.

Hipotezën e vetëvrasjes në rastin e Deharit, Instituti e ka vlerësuar si pak të mundshme për tri arsye të ndryshme.

“Së pari, lëndimet cervikale dhe të kyçit ishin shumë sipërfaqësore, që nuk tregonin përcaktime të vërteta të aktit vetëvrasës, e dyta, teoria e vetëvrasjes komplekse të paplanifikuara që ka dëshiruar z.Dehari, duke parë këtë tentativë të pasuksesshme, e zgjedh metodën e dytë të vetëvrasjes më vdekjeprurëse, çfarë nuk ishte rasti, si e tretë, kjo lloj vetëvrasje kryesisht haset tek pacientët psikiatrikë pra që z.Dehari nuk paraqiste asnjë paraardhje psikiatrike dhe nuk paraqiste shenja të depresionit”, vazhdon raporti i Institutit zviceran mbi vdekjen e Deharit.

Më poshtë mund të lexoni komentet për rrethanat e vdekjes së Astrit Deharit nga Instituti zviceran:

Në bazë të të gjitha këtyre konstatimeve, duke u bazuar mbi të dhënat e literaturës, ne mund të bëjmë komentet e mëposhtme:

…Vetëvrasja komplekse mund të ndahet në “të planifikuar” ose të “paplanifikuar” në funksion të përdorimit të njëkohshëm ose sekuenciale të metodave respektive. Në vetëvrasjet komplekse të paplanifikuara, mortaliteti i metodës së parë është i dobët në të shumtën e rasteve dhe për shkak të dhimbjes dhe të frustrimit për dështimin e metodës së parë, një metodë shtesë më shkatërruese është përdorur. Në rastin e z.Dehari, nëse e pranojmë hipotezën e vetëvrasjes, të dy metodat do të ishin përdorur në mënyrë sekuenciale, e para ka të bëjë me përdorimin e një objekti të mprehtë në pjesën e qafës dhe të kyçit të majtë dhe e dyta ka të bëjë me ngufatjen e llojit smithering me një shishe të plastikës. Megjithatë kjo hipotezë duket pak e mundshme për arsyet e më poshtme:

Së pari, lëndimet cervikale dhe të kyçit ishin shumë sipërfaqësore, që nuk tregonin përcaktime të vërteta të aktit vetëvrasës, e dyta, teoria e vetëvrasjes komplekse të paplanifikuara që ka dëshiruar z.Dehari, duke parë këtë tentativë të pasuksesshme, e zgjedh metodën e dytë të vetëvrasjes më vdekjeprurëse, çfarë nuk ishte rasti.

Në fakt ai është kthyer drejt një ngufatje të vetë-shkaktuar, një metodë komplekse, efikasiteti i dobët është shumë i rallë (kjo lloj ngufatje vetëvrasëse është përshkruar në literaturë vetë në raste të rralla), si e tretë, kjo lloj vetëvrasje kryesisht haset tek pacientët psikiatrikë pra që z.Dehari nuk paraqiste asnjë paraardhje psikiatrike dhe nuk paraqiste shenja të depresionit.

Ndër të tjera sipas njohurive tona, kurrë nuk është përshkruar në literaturë vetëvrasja komplekse që implikon ngufatje të llojit smithering e paraprirë nga përdorimi i një objekti të prehtë.

Raporti i ekspertizës së Institutit të Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës i është dorëzuar sot familjes së Astrit Deharit nga Prokuroria e Shtetit.

Prokuroria e Prizrenit ka thënë se nevojitet një hetim i ri për të qartësuar rrethanat e vdekjes së Astrit Deharit në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Në ditën kur i dorëzoi raportin e ekspertizës familjarëve të ish-aktivistit të Vetëvendosjes, i cili u gjet i vdekur në dhomën e tij në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, Prokuroria tha se duhet të kihet parasysh edhe ndërhyrja e një personi të tretë në ‘procesin fatal’.

Në qelinë A3 në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, ku ishte gjetur pa shenja jete anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, ishte edhe një person me emrin Frrok Laski.

Sipas raportit të mjekësisë ligjore zvicerane, i publikuar sot nga familja Dehari dhe avokati i saj, Tomë Gashi, tregon edhe deklaratat e shokut të dhomës së Astrit Deharit.

Naser Makolli, ish- cimeri i Astrit Deharit, e kishte përshkruar Astritin si një njeri të qetë, të lumtur, që nuk paraqiste asnjë çrregullim, asnjë frikë apo shqetësim dhe se i njëjti asnjëherë nuk e kishte përmendur se do të mund t’i bëjë diçka vetes.

Edhe Makolli gjashtë muaj më pas ishte gjetur i vdekur në qeli në Burgun e Lipjanit ndërsa analizat e raportit të tij nuk u lexuan asnjëherë për shkak se i njëjti nuk kishte arritur që të bënte një analizë të fundit.

Shërbimi Korrektues i Kosovës kishte njoftuar se Naser Makolli dëshmitari kyç dhe ai i cili e kishte gjetur i pari Astrit Deharin të shtrirë për toke, kishte vdekur si pasojë e një sëmundjeje shëndetësore.

Për çfarë po mbahej në burg Astrit Dehari?

Në minutat e parë të 5 gushtit të vitit 2016, Kuvendi i Kosovës ishte sulmuar me një granatë anti-tank.

Policisë iu dashtë një muaj kohë që të identifikoj dhe arrestojë pesë persona, ku më pas u bë publike se të arrestuarit ishin aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Astrit Dehari, Adea Batusha, Frashër Krasniqi, Egzon Haliti e Atdhe Arifi ishin pesë të dyshuarit për sulmin me anti-tank ndaj Kuvendit.

Për sulmin të dyshuarit po mbaheshin në paraburgim pas kërkesës së Prokurorisë.

Në lidhje me sulmin ndaj Kuvendit u ngrit edhe aktakuzë. Të dyshuarit po dyshoheshin se kanë kryer veprën penale të terrorizmit.

Marrëveshja e demarkacionit ka kaluar, një person ishte liruar nga dyshimi për kryerjen e sulmit, katër të tjerë u gjykuan, e Astrit Dehari asnjëherë nuk dëgjoi gjykimin e tij për çka edhe u arrestua dhe u dërgua në paraburgim për të dalë i pajetë nga ai.

Si vdiq Astrit Dehari?

Tre muaj pas sulmit të kuvendit, më 5 nëntor 2016, një lajm mori vëmendjen e të gjithëve, pasi në qendrën e Paraburgimit në Prizren, në rrethana të paqarta kishte vdekur një 26 vjeçar emri i të cilit u bë publik nga vetë partia të cilës i përkiste Astrit Dehari, Lëvizja Vetëvendosje.

Deklaratat e para pas vdekjes së Deharit ishin se i njëjti kishte përdorur medikamente dhe kishte vrarë veten, ndërsa më pas deklaratat ndryshuan në atë se i njëjti kishte probleme me frymëmarrje.

Prindërit e Deharit së bashku me subjektin politik të cilës i takonte djali i tyre Astriti, kanë ngritur gjatë gjithë kohës pikëpyetje duke e drejtuar gishtin pushtetit, madje duke e quajtur vdekjen e Astritit edhe si vrasje.

Raportin e plotë në gjuhën shqipe mnd ta lexoni KËTU.

Raportin e plotë në gjuhën frënge mund ta lexoni KËTU.

Xhavit Haliti e Gani Dreshaj shpallen fajtorë që sulmuan Arben Gashin, Gjykata i dënon me para

Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim sot për ish-deputetët Xhavit Haliti dhe Gani Dreshaj, për sulmin që keta i kishin bërë në Kuvend të Kosovës ish-deputetit të LDK-së, Arben Gashi, shkruan Gazeta Express.

Në vendimin e Gjykatës të siguruar nga Gazeta Express shkruhet se Xhavit Haliti shpallet fajtor pasi që e kishte sulmuar duke e shtyrë me bërryl të dëmtuarin Arben Gashi.

Derisa, Gani Dreshaj shpallet fajtor pasi që me dashje e ka kanosur deputetin Arben Gashi, duke i thënë “kom me ta prish fytyrën”, me ç’rast te i njëjti ka shkaktuar ndjenjën e frikës dhe të ankthit.

Xhavit Haliti dhe Gani Dreshaj janë dënuar me nga njëmijë e dyqind e pesëdhjetë euro gjobë të cilën obligohen që ta paguajnë brenda 15 ditësh.

Patologu që kishte ardhur nga Anglia për ta kryer ekspertizën e Deharit: Kisha frike se do të përfundoj si ai

Besim Latifaj, ekspert i pavarur që u mor me raportin për vdekjen e Astrit Deharit, bashkë me Besim Ymajn, thotë se qe i rrezikuar prej faktit se u mor me këtë çështje dhe thotë se frikësohej se do të përfundonte njësoj si Astrit Dehari.

Në një letër të tij, që e ka publikuar në Facebook Asdren Rrahmani, Latifaj ka kritikuar organet e drejtësisë, në veçanti ministren e atëhershme të Drejtësisë Dhurata Hoxha, që thotë se i ka shantazhuar të dy dhe për këtë kishte frikë të vinte nga Anglia në Kosovë.

Kujtojmë se një raport i ekspertëve të pavarur, Besim Latifaj dhe Besim Ymaj, e thoshte të kundërtën me atë të Institutit të Mjekësisë Ligjore, se vdekja e Deharit ishte e dhunshme, dhe aty ishin gjetur shenja të vetëmbrojtjes dhe sugjeronte prokurorinë që t’i orientonte hetimet kah vrasja.

Latifaj shpreh keqardhje për mjekët në Kosovë që thotë se shantazhohen prej prokurorëve.

Shkrimi i plotë:

Frikësohesha se do të kem fatin e njëjtë si AD.

Prokuroret e hudhen raportin tonë në koshin e mbeturinave

Vdekja e një të riut dhe koleg i ardhshëm i imi më shtyu që të vij nga Londra që të jap një kontribut të vogël për ndriçimin e këtij rasti enigmatik.

Nuk isha atje se kisha afërsi me ndonjë parti politike, pasi që nuk më intereson se kush është në pushtet në Kosovë.

Një tjetër arsye e ardhjes ishte pasi që një familjare ime kishte pësuar një aksident të rëndë –është shtypur nga vetura në vitin 2011 dhe ka mbetur e paralizuar, e njëri nga mjekët ligjore në Prishtinë që ishte anëtar i ekipës që bëri autopsinë e AD .

Për më tepër ky “profesor” ishte dekan një kohë në “ekspertizën” e tij kishte dalë me konkluzion se kinse Blerta Halimi mbesa ime kishte lëndime të lehta trupore.

Për Naim Halitin paralizimi qenka Lëndim i lehtë trupor!!!

Kur u thirrëm në sallën e Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë prokurori në pika te shkurtra dha një sintezë të deklaratave të dëshmitarëve në rastin e vdekjes së AD.

Unë insistove që të merren deklarata më përmbajtësore, pasi që ato qe i lexoi prokurori ishin shume sipërfaqësore.

Duke pasur përvojë të madhe në kryerjen e autopsive në Angli (ku i kam kryer së paku 8000 raste) për mua ishte fare qartë se ky është rast shumë i dyshimtë.

Kontaktova me D B Ymaj dhe e shkruajtëm raportin te cilin Prokuroret e hodhën ne shportën e mbeturinave.

Për më tepër ne u kërcënuam se do të ndiqemi penalisht.

Për gati 3 vjet unë nuk goxoja të vija në Kosovë nga frika se do të burgosem edhe unë dhe do ta pësoja njëjtin fat si Astriti.

Tre vite të humbura vështirë kompensohen pasi që njerëzit harrojnë, dhe hetimet nuk janë efektive…kështu që zbardhja e rastit te AD duket të jetë shume e vështirë.

Ne u shtantazhuam nga Ministrja Dhurata Hoxha qe i pat dhënë urdhër prokurorisë që ne të ndiqemi penalisht gjë që të shtysh të mendosh se edhe ajo ka gisht në planin për mshefjen e fakteve …

A thua Prokuroria do te ndjekë penalisht mjekët zvicerane?

Më vjen keq për mjekët në Kosovë të cilët ditë për ditë shantazhohen nga Prokurorët…

Rama do ta padisë në gjykatë – flet Haradinaj: Qëndrimi im, legjitim. Do ta mbroj deri në fund

Pas deklaratës së fortë që bëri Edi Rama se do të padiste Ramush Haradinajn pasi ai e akuzoi se ishte pjesë e një pazari të ndarjes së Kosovës me Thaçin dhe Vuçiç, vjen një reagim nga kryeministri në largim.

 

Në një lidhje telefonike për ‘News24’ Haradinaj tha se nuk e kishte ndjekur deklaratën e Ramës, por ishte njohur me disa lajme nëpër portale.

Teksa u tregua i rezervuar për t’i dhënë një përgjigje kryeministrit Rama, duke thënë se ai ka të drejtat e veta, Haradinaj pohoi se qëndrimi i tij kundër ndarjes së territorit të Kosovës është legjitim dhe se do ta mbronte deri në fund.

“Sot kam parë disa tituj të portaleve në Kosovë. Por se kam përcjell direkt intervistën e tij. E kam shprehur qëndrimin tim në lidhje me refuzimin dhe kundërshtimin e ndarjes së territoreve, që ka qenë një maskim për ndarjen e Kosovës. Ajo do kishte pasoja të mëdha për planin politik të Kosovës dhe humbje të madhe për të. Rezervat më të mëdha në Europë gjendjen në Trepçë. Këto kanë qenë vendim legjitim i imi. S’kam koment për deklarata të tjera. Ai ka të drejtat e veta, ia respektoj. Unë i kam mbajtur ato qëndrime legjitime dhe vazhdoj t’i mbaj. Për Atdheun para se gjithash. S’dua të kaloj në qasje të tjera. I kam vëllezër kudo që janë shqiptarët, edhe të majtët dhe të djathtët. Detyra ime në mbrojtje të Kosovës, kjo është tokë e shqiptarëve, e të gjithë neve. Qëndrimi im kundër ndarjes është legjitim. I respektoj të gjitha të drejtat e kryeministrit, apo dhe të qytetarëve shqiptarë.”, u shpreh Haradinaj.

Deklarata e Rames 

“Në gjykatat e Kosovës, zotëria duhet të provojë akuzën për 10 miliardë që do të ndanim unë, Hashim Thaçi dhe Vuçiçi. Që t’i thuash një populli se ishin 10 miliardë në tavolinë atyre bravo ju qoftë që marrin akoma vota.

Ky dha dorëheqjen me demek dhe është akoma kryeministër i Kosovës, një person që më detyroi të dal publikisht që gënjeu publikisht pas samitit të Berlinit. Në asnjë sekondë nuk i kam bërë presion që të heqë taksën.

I kam thënë vetëm që “kjo që të propozon Makron të vjen vetëm një herë”. Makron në sy tim, kancelares dhe dhe presidentit të Serbisë i tha: “Më jep 4 muaj Ramush dhe do futem unë në procesin e dialogut. Ti pezulloje taksën. Nuk i tha njeri hiqe. Serbia të pezullojë fushatën idiotekse kundër njohjeve dhe unë do të heq veton për vizat”.

Në vend që të bënte një lëvizje taktike për të marrë diçka bëri një kokëfortësi dhe sot Kosova nuk ka akoma vizat. Dhe pastaj gënjeu dhe tha që po më bëjnë presion. Këtë kryeministrin në ikje do ta çoj në gjyq” – tha Rama. / BW

KUR TE VRET SHTETI!! – Nga BINAK MAXHARRAJ

-Vrasjet si e Astritit ndodhin vetem ne diktature!!

Ne vitin 2016 ka ndodhe vrsaja me dhune e Astrit Deharit ne qelin e tij ne burgun e Prizrenit. Une nuk du ate hyje ne shkaqet pse Astriti ishte i burgiosurpor boterishte dihet se ishte shkaku I partris se tij LVV e cila varg e vij tentohej qe LVV te shpallet organizate terroriste, jane inskenu edhe skena te ndryshme per me ia lane fajin LVV. Por mua me interesojn se pse u vra Astriti ne burg, aty ku do te ishte i mbrojtur nga shteti. Pse eshte deshte te ndodhe kjo ne shtetin tone?!

Rastet e tilla ndodhin vetem ne diktatur,kur te vrasin dhe i humbin gjurmet. Vrasja e Astritit ate kohe u kamuflue dhe u spekulu nga gjithe andej qe nga eproret e burgut e deri te Qeveria, te gjithe njezerit thonin se ishte nje vetevrasje. Dhe keshtu disi turpshem u mbyll kjo qeshtej. Por familja nuk u pajtu kurr me verisonin e”vetevrasjes” se djalit te tyre. Kerkoi ekspetiza shtese nga nj; Institut prestigjioz ne Zvicer.

Dhe ekspertiza me mbi 58 faqe erdhe me nje konstatim te dhembshem se Astrit Dehari eshte vrar. Shume e tmershme,dhe shume e turpashme per shtetin i cili e kualifikoj rastin si vetevrasje. Pas ketij rezultati eshte e pakuptueshme se pse po heshte shteti tani kur dolen rezultatet e verteta per vrasjen macabre te ketij aktivisti ne qelin e tij.

Lamshi duhet te zgjidhet,te nxirret e verteta,te zgidhet i tere lamshi i cili edhe u ngaterru sipas zingjirit komandues. A ka ketu fajtor, fajtor ka shume bile qe nga qelia e deri ne majen e shtetit, sepse kesaj rruge duhet te gjendet shtisi i kesaj vrasjeje. Nuk thot populli kot se “shtisi eshte me fajtor se sa vrasesi”. E shtisi duhet te gjendet. Kete nuk mund ta bejne keta qeveritaret e sodit qe ishin ne pushtet edhe atehre kur u vra Astriti te cilet edhe e kamufluan te tere rastin si vetvrasje. Hetimin per kete vrasje duhet ta bejne nderkombetare.

Familja Dehari duhet qe te kerkoje hetim nderkombetar. Do te ishte me se mire qe rastin ta marr FBI e Amerikes per te pasur nje hetim te plote, dinjitoz deri ne zbardhen e vrasesit, motivet pse e beri kete, por me zbardhen edhe te shtisit te cilet gjenden ne zingjirin e shtetit.

Kurti reagon pas gjetjeve të Institutit Zviceran për Astrit Deharin

Kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti ka reaguar pas publikimit të ekspertizës zvicerane për rastin e Astrit Deharit, raporton Gazeta Express.

Kurti ka shkruar në Facebook se për këtë rast duhet hetim i ri, i pavarur e profesional.

” Krimit mbi Astritin në duar të shtetit para tri vjetëve i është shtuar padrejtësia e shtetit tash e tri vjet. Drejtësia për Astritin nuk ka alternativë. Është në pyetje asgjë më pak se e drejta për jetë e qytetarit të Republikës”, ka shkruar ai.

Shkrimi i plotë:

Ekspertët e mjekësisë ligjore nga Instituti i Lozanës në Zvicër e kanë përjashtuar mundësinë e vetëvrasjes së Astrit Deharit. Raporti i tyre është shkencor dhe i hollësishëm për nga metoda dhe të gjeturat. Ata kanë konstatuar përfshirjen e personi/ave të tretë.

Nevojitet hetim i ri, i pavarur e profesional, për ta ndriçuar plotësisht këtë krim. Jo vetëm mbi faktet e provat materiale. Sepse, duhen hetuar e shqyrtuar rrethanat fizike dhe të tjera të krimit, si dhe procesi i deritanishëm hetues. Sepse, duhen hetuar njerëzit përgjegjës, çka kanë bërë, si e kanë bërë dhe çka nuk kanë bërë.

Krimit mbi Astritin në duar të shtetit para tri vjetëve i është shtuar padrejtësia e shtetit tash e tri vjet. Drejtësia për Astritin nuk ka alternativë. Është në pyetje asgjë më pak se e drejta për jetë e qytetarit të Republikës.

Vetëvendosje: Rastin Dehari ta hetojë Prokuroria Speciale e Kosovës

Lëvizja Vetëvendosje e ka kundërshtuar kryeprokurorin e Shtetit, Aleksandër Lumezi, lidhur me atë se cila prokurori duhet ta hetojë rastin Dehari. Përderisa Lumezi po deklaron se hetimet do t’i kryejë Prokuroria e Prizrenit, VV-ja po kërkon që rasti të hetohet nga Prokuroria Speciale e Kosovës, raporton Express.

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, deklaroi sot se rasti do të hetohet nga Prokuroria e Prizrenit.

“E njëjta prokurori do ta hetojë rastin, sepse kompetenca territoriale është e Prizrenit, dhe s’mundet ndonjë prokurori tjetër. Por do ta kërkojmë edhe ndihmën ndoshta të partnerëve ndërkombëtarë me na ndihmua në hetimin e këtij rasti”, u shpreh kryeprokurori Lumezi.

Por, një gjë e tillë po kundërshtohet nga Lëvizja Vetëvendosje.

Albulena Haxhiu nga Vetëvendosja në një konferencë për gazetarë ka kërkuar që rastin ta marrë Prokuroria Speciale.

“Ne kërkojmë që prokuroria e Prizrenit të mos merret me hetimin e vrasjes së Astrit Deharit. E njëjta prokurori nuk mundet pasi që ka humbur besimin dhe pasi që është involvuar në këtë rast të sjellë hetime objektive. Ne kërkojmë nga Prokuroria Speciale të marrë rastin”, ka deklaruar Haxhiu.

Ndryshe, Prokuroria Themelore e Prizrenit ka njoftuar se sot në orën 10:30, raporti i ekspertizës në gjuhën frënge dhe në gjuhën shqipe u është dorëzuar familjes Dehari dhe përfaqësuesit të tyre ligjor.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, ata kanë treguar konkluzionet e ekspertizës.

Sipas Prokurorisë, në raportin e ekspertizës konstatohet se “hipoteza e një vetëvrasjeje të Astritit përmes mjeteve të caktuara nga mjekët ligjorë duket pak e vërtetë dhe intervenimi i një personi të tretë në proces fatal duhet të kihet parasysh”.

“Nga ajo çfarë u tha, ne vlerësojmë se një hetim i ri është i nevojshëm për t’i qartësuar rrethanat e vdekjes së z. DEHARI Astrit. Ekipet tona dhe laboratorët tonë janë në dispozicion të hetuesve të ngarkuar me çështjen”, thuhet në raport. /Gazeta Express

Zëri i Amerikës – Kosovë: Prokuroria rikthen hetimet në rastin e Astrit Deharit

Prokuroria Themelore në Prizren njoftoi të enjten se do të rikthejë hetimet në rastin e Astrit Deharit pas publikimit të raportit të Institutit të Mjekësisë Ligjore në Lozanë, i cili pohon se dyshimet paraprake për vetëvrasje “duken pak të vërteta”.

Prokuroria publikoi përfundimet e raportit të këtij instituti lidhur me rastin e Astrit Deharit, i cili më 5 nëntor të vitit 2016 vdiq në burgun e Prizrenit, ku po mbahej në paraburgim prej më shumë se dy muajsh, rast ky që kishte ngjallur shumë dyshime dhe ishte përcjellë me debate e akuza politike në Kosovë.

Prokuroria tha në një njoftim për media se “ashtu siç është thënë në ekspertizën tonë, ne kemi dyshime që lidhen me rrethanat e vdekjes së Astrit Deharit.

“Në fakt hipoteza e një vetëvrasjeje përmes mjeteve të caktuara nga mjekët ligjorë duket pak e vërtetë dhe intervenimi i një personi të tretë në proces fatal duhet të kihet parasysh”, – thuhet në përfundimet e këtij raporti të publikuara në komunikatën e Prokurorisë.

Në nëntor të vitit 2016 autoritetet thanë se, sipas autopsisë, Astrit Dehari është vetëvrarë si pasojë e mbylljes ose bllokimit të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, rrjedhojë e dëmtimeve të vet shkaktuara, të cilat kanë qenë të shoqëruara me gjakderdhje të jashtme.

Por me raportin e organeve të drejtësisë nuk ishin pajtuar lëvizja Vetëvendosje dhe familja e të ndjerit, të cilët e patën vlerësuar raportin të pabesueshëm dhe patën kërkuar hetim ndërkombëtar.

Prokuroria thotë se do t’i dëgjojë edhe ekspertët e Institutit të Mjekësisë Ligjore në Lozanë, si dhe ekspertët e Insitutit të Mjekësisë Ligjore në Kosovë, për sqarimin e raporteve të tyre dhe nëse është e domosdoshme do të bëhet siç kanë thënë ata një “super-ekspertizë” jashtë vendit në bashkërendim me partnerët ndërkombëtarë në mënyrë që të sqarohen rrethanat dhe shkaktarët e vdekjes.

“Ne vlerësojmë se një hetim i ri është i nevojshëm për t’i qartësuar rrethanat e vdekjes së Astrit Deharit”,thuhet në komunikatën e Prokurorisë.

Raporti i Institutit të Mjekësisë Ligjore në Lozanë i është dorëzuar familjes Dehari dhe avokatit, Tomë Gashi, të cilët kërkuan vënien e drejtësisë në vend.

“Unë si prind tash pres nga organet e drejtësisë që të hapen hetimet dhe të kërkohet përgjegjësi për të gjitha ata që kanë marrë pjesë në vrasjen e Astritit”, tha babai i Astriti, Avni Dehari.

“Ne e kemi ditur rastin që Astritin e kanë vrarë në burg, por juridikisht nuk ka qenë e mbyllur edhe pse janë lëvduar se brenda 15 ditëve do ta përmbyllin para tri vjetëve, por u bënë tre vjet e neve na kanë zier në kazan si familje”, tha nëna e Astritit, Xhemile Dehari.

Astrit Dehari, 26 vjeçar, vdiq në burgun e Prizrenit ku po mbahej për më shumë se dy muaj nën dyshimet për përfshirje në një sulm mbi parlamentin e Kosovës në fillim të muajit gusht, sulm ky për të cilin një gjykatë në Prishtinë shpalli fajtorë dhe i dënoi me gjithsej 21 vjet heqje lirie katër veprimtarë të lëvizjes Vetëvendosje, në nëntor të vitit 2017.

Sulmi qe kryer në një periudhë tensionesh të larta politike të nxitura nga mospajtimet rreth marrëveshjes për shënimin e kufirit me Malin e Zi, por edhe asaj të arritur me Serbinë, që u jep më shumë autonomi komunave me shumicë serbe.

Kosova, e 57-a në raportin e “Të bërit biznes”

Banka Botërore publikoi raportin “Të Bërit Biznes” për vitin 2020, i cili përfshin 190 ekonomi në gjithë botën.

Raporti vlerëson zbatimin e gati 300 reformave në periudhën maj 2018 – maj 2019.

Kosova në këtë raport renditet e 57-a.

Në të, mes tjerash, thuhet se Kosova e ka bërë më të lehtë menaxhimin e lejeve të ndërtimit, ka përmirësuar furnizimin me energji elektrike, ka forcuar mbrojtjen e investitorëve të pakicave dhe ka lehtësuar zbatimin e kontratave.

Lista e Bankës Botërore kryesohet nga Zelanda e Re, ndërsa pas saj vijnë Singapori dhe Hong Kongu.

Në fund të listës, ndërkaq, janë Somalia, Eritrea dhe Venezuela.

Raporti thekson se ekonomitë me përmirësimin më të dukshëm në “Të bërit biznes” janë Arabia Saudite, Jordania, Togo, Bahrejni, Taxhikistani, Pakistani, Kuvajti, Kina, India dhe Nigeria.

Në periudhën 2018-19, këto vende zbatuan një të pestën e të gjitha reformave të regjistruara në të gjithë botën, thuhet në raport.

Ftesat e Speciales, pasojat dhe iluzionet! – Nga Florim Zeqa

Që nga koha e paralajmërimit të fillimit të punës së Gjykatës Speciale për gjykimin e krimeve të luftës në Kosovë, janë hapur dilema të shumta!
Përpos emërtimit të paqartë të kësaj gjykate janë hapur edhe shumë dilema; si do të duket Kosova në fund të këtij tribunali, kush do të jenë të dënuarit dhe kush përfituesit, përderisa viktimat e luftës (pasluftës) na janë të njohura të gjithëve.

Shtrohet pyetja, pse nuk u formua ky tribunal “special” për dënimin e shkaktarëve të pesë luftërave shkatërrimtare në ballkan (Serbisë),…por për gjykimin e një lufte çlirimtare, për mbrojtësit e pragut të shtëpisë, nderit dhe dinjitetit njerëzorë kombëtar!
Drejtësia ndërkombëtare u dëshmua pjesërisht e suksesshme edhe më Tribunalin e parë të Hagës,…ku as për së afërmi nuk u përmbushën pritjet dhe parashikimet e viktimave të pesë luftërave në ish Jugosllavi.
Vrasësit dhe gjelatët e qindramijëra viktimavae u dënuan në mënyrë simbolike, sa të tjerë u shpërblyen si të pafajshëm përderisa shumica e kriminelëve të vërtetë të luftës u lanë të qetë nga drejtësia ndërkombëtare!
Në tribunalin e Hagës u provuan të dënohen edhe pjestar të luftës çlirimtare në Kosovë,…u dënuan për aq sa patën fakte dhe argumente,…dhe tani ç’arsye ka të njëjtit të dalin prap para një gjykate tjetër për të njëjtat akuza?!
Mirëpo, kur bëhet fjalë për Gjykatën Speciale, flitet për një listë më të gjërë të pjestarëve të UÇK-së, siq thuhet të përfshirë në krimet e luftës!
Atëherë vetëvetiu shtrohet pyetja, pse në këtë listë të gjërë nuk janë edhe emrat e kriminelëve serbë që kryen krime dhe masakra anë e kënd Kosovës?

Gjykata Speciale i produkt i dështimit të politikës kosovare

Që 20 vite nga përfundimi i luftës e deri në ditët e sotme, asnjë padi nga institucionet e Kosovës nuk ka shkuar në gjykatën e Hagës apo në institucionet tjera ndërkombëtare!
Asnjë institucion kompetent në Kosovë nuk ka ngritur padi për krimet e shtetit serb! Ku ishte Akademia e Shkencave, ku ishin partitë politike, ku ishte shoqëria civile?!
Të vetmit që ngritën zërin, ishin dhe janë familjarët e viktimave, familjarët e të zhdukurëve që askush nuk dëshiron (nga institucionet vendore e ndërkombëtare) të dëgjojë zërin e tyre.
Akuzat individuale të shqiptaëve prodhuan vetëm dënimin simbolik të një grushti të vogël kriminelësh serb nëpër gjykatatat serbe dhe vetëm kaq!
Përderisa padia institucionale e shtetit serb ndaj “krimeve” të supozuara individuale e prodhojë këtë gjykatë, të ashtuquajtur Gjykatë Speciale për dënimin e krimeve të supozuara të UÇK-së”!
Për më tyepër se kaq, Gjykata Speciale erdhi edhe si produkt i dështimit të politikës dhe shoqërisë kosovare në përgjithësi në ngritjen e aktakuzave kundër shtetit serb për vrasjet gjenocidiale dhe spastrimin etnik të shqiptarëve.
Droja është, që përmes kësaj gjykate, përveq lëndimit të imazhit të luftës çlirimtare, Serbia do të tentojë t’i ngrisë shqiptarët kundër njëri-tjetrit!
Serbia përmes sindromit përqarës mëton ta luajë edhe një herë shfaqjen “teatrale” në koloseumin e quajtur Kosovë, ku dikush do ta merrë rolin e “tradhtarit” e tjetri të “patriotit”, për të nxehur gjakrat e shqiptarëve të lodhur nga varfëria dhe denigrimi social, ku sëcili do të luftonte kundër sëcilit!

Ndarjet rreth Gjykatës Speciale

Gjykata e njëashme Speciale, tek qytetarët e vendit tonë, përveçse ndjenja të veçanta, ka shkaktuar edhe reagime të shumta pro dhe kundër, shpresa dhe iluzione deri në ekzaltim!
Me vetë faktin e ndarjes së popullatës në dysh rreth kësaj çështje, projektuesit e kësaj gjykate vetëm sa kanë filluar t’i shijojnë rezultatet e para.
Ndarjet dhe përçarjet e popullatës shqiptare me fillimin e punës së kësaj gjykate do të thellohen nga dita në ditë; kërcënimet dhe shantazhet ndaj dëshmitarëve deri në eliminimin fizik të tyre do ta krijojnë një situatë pasigurie totale dhe tepër tensionuese brenda popullatës shqiptare,…së paku edhe për një dekadë më askush në Kosovë nuk do të flasë për zhvillim ekonomik dhe mirëqenie qytetare, por vetëm për shpëtimin e “lëkurës” nga valët përcëlluese të ciklonit të Gjykatës Speciale.

Pasojat e Speciales

Kostoja e lartë e Gjykatës Speciale (mbi 400 milionë euro) do ta rëndojë në masë të madhe buxhetin e varfër të Kosovës. Kur kësaj kostoje i shtohen edhe shpenzimet shtesë për mbrojtjen e të akuzuarve nga taksapaguesit e varfër kosovarë, atëherë vetëm aspekti financiar i saj do të jetë më tepër se shkatërrimtar për “Arkën” e shtetit të Kosovës.
Efektet politike të Speciales po ashtu do të jenë me pasoja afatëgjata për të ardhmen e vendit,…të cilat do ta rehabilitojnë pushtuesin tonë verior-Serbinë, sponsorizuesin kryesor të kësaj gjykate.
Qëllimi kryesor i sponsosrizuesit kryesor të Gjykatës Speciale (Serbisë) është i dyfishtë; në njërën anë, Serbia dëshiron që të nivelizojë krimet e supozuara individuale të ndonjë pjesëtari të UÇK-së me gjenocidin shtetëror serb, ndërsa në anën tjetër që ta bllokojë Kosovën në ecjen e saj drejt integrimeve evropiane.
Kjo nuk është e tëra, milionat e disa prej pushtetarëve aktualë, të përfolur si të akuzuar të mundshëm nga Gjykata Speciale nuk do të përfundojnë në arkën e shtetit të Kosovës, por në llogaritë e avokatëve, prokurorëve dhe gjykatësve perëndimorë.
Ashtu sikurse UNMIK-ut dhe EULEX-it, edhe “grepit” të Speciales do t’i shpëtojnë “peshqit e mëdhenjë”, ngase e kanë fuqinë mbrojtëse-milionat si mburojë para akuzave!
Në “grepin special” të ndërkombëtarëve mund të bie vetëm ndonjëri që nuk e ka fuqinë mbrojtëse (milionat) dhe mbështetjen e pushtetarëve.
Ashtu sikurse EULEX-i që kishte prodhuar personazhe mediatike, edhe Specialja do të nxjerrë në sipërfaqe margaritar të rinjë në cilësinë e dëshmitarëve.
Specialja në vazhdimësi do të prodhojë “margaritarë” të rinj, figura të reja që do të mbulojnë ballinat dhe faqet e shtypit të shkruar, ballinat e medieve elektronike, ku këta “margaritarë”do të bëhen objekt i të gjitha kronikave televizive në vend dhe atyre ndërkombëtare.
Nga odiseada e Gjykatës Speciale, emrat e avokatëve, prokurorëve dhe gjykatësve ndërkombëtar do të arrijnë të bëhen të njohur për mbarë opinionin vendor, madje edhe për të porsalindurit, që do të rriten duke dëgjuar të flasin prindërit dhe gjyshërit e tyre për gjykimet dhe vendimet e këtij tribunali ndërkombëtar.

Iluzionistët e Speciales

Iluzionistët mendojnë se Gjykata Speciale do të përfundojë shpejt punën e saj dhe se do ta pastrojë skenën politike kosovare me gjykimin e “peshqve të mëdhenj”, premtim ky i parealizuar i EULEX-it!
Mirëpo iluzionist të mëdhenjë dhe të papërmirësueshëm janë ata që mendojnë se Gjykata Speciale do të merret me vrasjet politike të luftës dhe pas luftës në Kosovë, gjegjësisht zbulimin, arrestimin dhe dënimin e autorëve të qindra vrasjeve politike.

Ofensiva e ftesave për intervistim nga Specialja

Ofensiva e madhe e Gjykata Speciale me ftesat e njëpasnjëshme për intervistim, të përfaqësuesve të rangut të lartë eprorëve të komandimit në strukturat e UÇK-së dhe zyrtarëve politik në këto vite të pas luftës, përveç se do të ketë ndikim të shumë të madh në skenën politike kosovare, mund të ketë ndikim në marrëveshjen finale Kosovë-Serbi.
Intensifikimi i punës së Gjykatës Speciale mund të jetë me pasoja serioze për një pjesë të politikës kosovare, madje edhe për procesin e bisedimeve me Serbinë, pasi këto ftesa të ditëve të fundit konsiderohen si një paralajmërim serioz të zhvillimeve akoma më dramatike, që mundë të jetë zyrtarizimi i aktakuzave dhe fillimi p arrestimit të figurave kyçe të ish komandantëve dhe përfaqësuesve politik që gjenden në listën e të dyshuarve të Speciales.
Përballja e figurave kyçe me Gjykatën Speciale, më shumë sesa skenës politike, duhet t’i shërbejë luftës së drejtë çlirimtare të popullit të Kosovës. Mbrojtja e luftës së pastër çlirimtare është interes më madhorë sesa çdo interes personal apo grupor. Pa asnjë mëdyshje, luftëtarët e vërtetë dhe komandantët e përgjegjshëm, sikurse në luftë në përballje me armikun shekullor, edhe në përballje me Gjykatën e njëanshme ndërkombëtare do dinë ta mbrojnë pastërtinë e luftës çlirimtare dhe integritetin personal të tyre.

Nis verifikimi i votave të ardhura nga Serbia, stafi i KQZ i veshur si në Çernobil

Zyrtarët e KQZ-së tashmë e kanë filluar procesin e shqyrtimit dhe vlerësimit të zarfeve me fletëvotime që kanë ardhur në Kosovë nga shteti i Serbisë. Por ky proces nga ana e kosovarëve po zhvillohet me masa të detajuara mbrojtëse. Me maskë, veshje të veçanta, dorëza e kapela, zyrtarët po e kryejnë procesin. Kjo pas alergjisë që disa zyrtarë kosovarë morën ditë më parë teksa ishin duke u marrë me zarfet me vota të ardhura nga Serbia. Express po qëndron në vendin ku po vlerësohen këto vota dhe nga aty jua sjell pamjet pa koment!

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, e ka konfirmuar për Express se KQZ-ja ka nisë shqyrtimin dhe vlerësimin e zarfeve të supozuara me fletëvotime që kanë ardhur nga Serbia.

“Ky vlerësim është i domosdoshëm pasi ka për qëllim të identifikojë një fletëvotim me personin që e ka dërguar pakon. Pra, që ta dimë nëse fletëvotimi i dërguar është nga një votues i regjistruar suksesshëm si votues jashtë vendit. Pasi të bëhet ky vlerësim, do ta dimë saktë sesa është numri i fletëvotimeve të aprovuara apo të refuzuara. Vetëm fletëvotimet e aprovuara numërohen”, thotë ai.

“Për këtë proces ne jemi në kontakt dhe bashkëpunim me institucionet tjera. Kemi edhe mbështetjen e Policisë së Kosovës lidhur me këtë. Pra, edhe në pajisje logjistike”, deklaron Elezi.

Për këtë proces, zëdhënësi i KQZ-së ka njoftuar se janë në kontakt dhe në bashkëpunim me institucionet e tjera, përfshirë Policinë e Kosovës për pajisje logjistike. /GazetaExpress/

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për ndriçimin e vrasjes së vëllezërve Bytyçi

Dhoma e Përfaqësuesve, miratoi të martën një rezolutë, me të cilën i kërkohet Serbisë që të vërë para drejtësisë vrasësit e tre vëllezërve Bytyçi, shtetas amerikanë, në vitin 1999, ndërsa bën thirrje që përparimi në ndriçimin e këtij rasti të jetë “faktor i rëndësishëm që përcakton zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Serbisë”.

Kryetari i Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Marrëdhëniet me Jashtë, Eliot Engel, tha se kjo çështje ishte e rëndësishme për të, duke pasur parasysh lidhjet me komunitetin shqiptar dhe se ai e njeh personalisht familjen e vëllezërve Bytyçi. Zoti Engel tha se ai e di që autoritetet serbe e dinë se kush janë personat përgjegjës.

“Nëse Serbia do që të bashkohet me perëndimin, ajo duhet të përballet me të shkuarën dhe pranojë përgjegjësinë”, tha ai.

Ligjvënësi nga Nju Jorku, Lee Zeldin tha se kjo çështje është ngritur vazhdimisht me autoritetet serbe.

“Dua t’i them Serbisë se ky është një mësim i rëndësishëm, se pas 20 vjetësh ne (Shtetet e Bashkuara) nuk kemi harruar dhe nuk do të harrojmë kurrë. Ne do të këmbëngulim që drejtësia të vihet në vend”.

Menjëherë pas miratimit, reagoi vëllai i Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyçit, Ilir Bytyçi, duke shprehur vlerësimin e familjes së tij për rezolutën:

“Shpresojmë që i Dërguari i Posaçëm, Matt Palmer dhe i Dërguari i Posaçëm Rich Grenell t’i dëgjojnë këto zëra dhe ta bëjnë përparësi çështjen e vëllezërve Bytyçi dhe drejtësinë për krimet e luftës në punën e tyre. Sot Kongresi tregoi se viktimat nuk mund të injorohen”.

Rezoluta ishte miratuar në korrik të këtij viti nga Komisioni për Marrëdhënie me Jashtë i Dhomës së Përfaqësuesve, vetëm pak ditë pas përvjetorit të vrasjes së vëllezërve Bytyçi. Ajo ishte hartuar nga ligjvënësit Eliot Engel dhe Lee Zeldin.

Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyçi, ishin pjesëtarë të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përkatësisht të batalionit Atlantiku, i përbërë nga shqiptarë që jetonin në Shtetet e Bashkuara, e të cilët ju bashkuan luftës në Kosovë.

Në muajin korrik të vitit 1999 ata ishin arrestuar në rrethana të panjohura nga forcat serbe në afërsi të vendkalimit kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Merdarë.

Një gjykatë në qytetin e Prokuples në Serbi, i kishte dënuar me nga 15 ditë heqje lirie nën akuzat për siç është thënë, kalim të paligjshëm të kufirit të ish Jugosllavisë.

Trupat tyre u gjetën në në një varrezë masive në Petrovo Selo në Serbinë lindore, në një bazë të kontrolluar nga njësitë që komandoheshin nga ish gjenerali i policisë serbe, Goran Radosavleviç, i njohur si Guri. Ata ishin me duar të lidhura dhe ishin qëlluar në kokë.

Në Rezolutën e miratuar të martën thuhet se “Shtetet e Bashkuara duhet t’u kushtojnë vëmendje përpjekjeve të qeverisë së Serbisë dhe ministrave të saj përkatës, si dhe zyrtarëve të tjerë, të cilët po ndërmarrin hapa për të hetuar dhe ndjekur penalisht personat që besohet se janë përgjegjës për vrasjen e vëllezërve Bytyçi. Përparimi në zgjidhjen e këtij rasti, ose mungesa e vullnetit, duhet të jenë faktor i rëndësishëm në përcaktimin e zhvillimit të ardhshëm të marrëdhënieve ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Serbisë”, thuhet mesa tjerash në dokument.

Rezoluta u referohet fakteve rreth vrasjes bashkë me përfshirjen e zëvendës ministrit të brendshëm të Serbisë, Vlastimir Gjorgjeviç dhe Goran Radosavleviçit. Ajo përfshinë edhe premtimet e papërmbushura të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, për ndriçimin e vrasjeve.

Që nga viti 2006 janë zhvilluar dy procese gjyqësore në lidhje me rastin e vëllezërve Bytyçi ndaj dy ish-policëve serbë, të cilët më pas janë lënë të lirë.

Zhvillimi i proceseve u përcoll me shumë reagime të veprimtarëve humanitarë të cilët janë shprehur të pakënaqur me mënyrën e trajtimit të çështjes. zëri i amerikës

Ish komandanti i UÇK-së Azem Syla thirret në Hagë

Azem Syla

Ish udhëheqësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Azem Syla është thirrur nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës së Posaçme në Hagë për t’u paraqitur, por pa u bë e qartë se në çfarë cilësie është thirrur atje. Lajmi u bë i ditur nga avokati i tij, Besnik Berisha.

Zoti Syla, ish deputet i Parlamentit të Kosovës dhe zyrtar i lartë i Partisë Demokratike, është një nga zyrtarët më të lartë të thirrur për t’u paraqitur në Hagë, ku deri tani janë paraqitur më shumë se 50 ish pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjykata e Posaçme e cila me emrin dhomat e specializuara do të veprojë në Hagë, me ligjet e Kosovës dhe me prokurorë e gjykatës ndërkombëtarë, u miratua në fillim të muajit gusht të vitit 2015 nga parlamenti i Kosovës.

Ideja për themelimin e gjykatës pasoi hetimet e pretendimeve të të dërguarit të Këshillit të Evropës, Dick Martty, për përfshirjen e disa prej ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në krime të luftës dhe të pasluftës në Kosovë.

Hetimet sikurse edhe ngritja e gjykatës kishin nxitur reagime dhe protesta në Kosovë, ku pohohet se në këtë mënyrë po bëhet barazimi me mizoritë e forcave serbe gjatë luftës së viteve 1998-1999 që mori fund me ndërhyrjen e NATO-s. zëri i amerikës

Ibrahim Kelmendi i shkruan Hagës: Hetojeni Hashim Thaçin për arrestimin dhe zhdukjen e Behadin Hallaqit

Ish-anëtari i Lëvizjes Popullore të Kosovës, Ibrahim Kelmendi, përmes një letre publike drejtuar Gjykatës Speciale, ka kërkuar nga ajo që hetojë vrasjen së veprimtarit Behadin Hallaqi, që sipas tij është arrestuar me urdhrin e Hashim Thaçit, raporton Gazeta Express.

Kelmendi ka shkruar në Facebook se rasti i zhdukjes së Behajdin Allaqit kishte ndodhur me datë 11 qershor 1998.

“Me 11 qershor 1998 Hashim Thaçit, tani president i Republikës së Kosovës, i është dorëzuar mësuesi i filozofisë të Gjimnazit në Prizren, Behajadin Allaqi, të cilin duhet ta ketë arrestuar Policia Ushtarake e UÇK-së me urdhër të Hashim Thaçit inkompetent. Pra, tashmë është “sekret publik” se atë ditë, me duar të prangosura, e ka marrë në dorëzim Hashim Thaçi, “drejtor i drejtorisë politike” të UÇK-së, – në fakt sabotues e komplotist kundër UÇK-së, – dhe nuk dihet ku e si e ka zhdukur. Uroj të ketë gatishmëri ish-Eprori i UÇK-së, Zotëri Selim Krasniqi, për të ju informuar për dorëzimin e prangosur të Behajdin Allaqit marionetës komplotiste Hashim Thaçi, meqë ai veprim ka ndodhur në zonën ku Selimi ka qenë komandant i Policisë Ushtarake të UÇK-së”, shkruhet derisa, përmendet edhe Abedin Rexha.

“Gjithashtu ju lutëm që të procedoni për hetim edhe vrasjen e Abedin Rexhës, me 8 tetor 1998, në Klladernicë të Skenderajit. Sipas rrëfimeve publike të vet Gani Gecit, vrasjen e Abedinit e ka bërë pjesëtari i UÇK-së, Gani Geci, por që po arsyetohet se e ka bërë në vetëmbrojte. Meqë institucionet kompetente të Republikës së Kosovës nuk kanë pas guxim që 21 vite ta shqyrtojnë këtë vrasje, po shpresoj se Ju do të keni guxim e fisnikëri për ta proceduar që të hetohet dhe të gjykohet nga trupi gjykues i Dhomave të Specializuara”, shkruhet në letër.

Letra e plotë:

ZYRËS SË PROKURORIT TË SPECIALIZUAR TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, PROKURORIT JACK SMITH

I Respektuari Zotëri Smith,

edhe pse drejtoni institucion që është formuar me vendim politik të Këshillit të Europës, – i imponuar nga Serbia dhe shtetet serbofile që përbënin shumicën e thjeshtë kur u votua ai vendim, por që u miratua pastaj edhe nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, – kam besim se Ju do të koordinoni hetime ligjore, por pa i zvarritur deri në sfilitje dërmuese të Republikës së Kosovës.

Nuk jam aq idiot sa nga Institucioni që Ju e udhëhiqni të pres drejtësi të mirëfilltë, meqë ka kompetencë të paracaktuar, segregacioniste: hetimin vetëm të krimeve të supozuara të njërës “palë”, pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), por jo edhe krimet e pjesëtarëve të forcave të armatosura ushtarake e policore të Serbisë. Megjithatë, uroj të bëni maksimumin e mundshëm, në shërbim të drejtësisë ligjore.

Shpeshherë, publikisht, kam shpreh gatishmërinë për të ndihmuar hetuesinë e Institucionit që drejtoni, qoftë si dëshmitar, qoftë si ekspert, meqë kam pas përgjegjësi gjatë lufte, si udhëheqës i Fondit “vendlindja thërret” në Gjermani, i cili ishte Fond i UÇK-në, dhe si anëtar i Kryesisë së Lëvizjes Popullore të Kosovës (LPK), – nga maji 1998 deri në qershor 1999, – e cila Organizatë patriotike e demokratike e ka themeluar UÇK-në në Kuvendin e saj të mbajtur me 26-27 korrik të vitit 1993, në Prishtinë, dhe e ka udhëheq politikisht.

Kësaj radhe kam lutje konkrete:

Me 11 qershor 1998 Hashim Thaçit, tani president i Republikës së Kosovës, i është dorëzuar mësuesi i filozofisë të Gjimnazit në Prizren, Behajadin Allaqi, të cilin duhet ta ketë arrestuar Policia Ushtarake e UÇK-së me urdhër të Hashim Thaçit inkompetent. Pra, tashmë është “sekret publik” se atë ditë, me duar të prangosura, e ka marrë në dorëzim Hashim Thaçi, “drejtor i drejtorisë politike” të UÇK-së, – në fakt sabotues e komplotist kundër UÇK-së, – dhe nuk dihet ku e si e ka zhdukur. Uroj të ketë gatishmëri ish-Eprori i UÇK-së, Zotëri Selim Krasniqi, për të ju informuar për dorëzimin e prangosur të Behajdin Allaqit marionetës komplotiste Hashim Thaçi, meqë ai veprim ka ndodhur në zonën ku Selimi ka qenë komandant i Policisë Ushtarake të UÇK-së.

Gjithashtu ju lutëm që të procedoni për hetim edhe vrasjen e Abedin Rexhës, me 8 tetor 1998, në Klladernicë të Skenderajit. Sipas rrëfimeve publike të vet Gani Gecit, vrasjen e Abedinit e ka bërë pjesëtari i UÇK-së, Gani Geci, por që po arsyetohet se e ka bërë në vetëmbrojte. Meqë institucionet kompetente të Republikës së Kosovës nuk kanë pas guxim që 21 vite ta shqyrtojnë këtë vrasje, po shpresoj se Ju do të keni guxim e fisnikëri për ta proceduar që të hetohet dhe të gjykohet nga trupi gjykues i Dhomave të Specializuara.

Uroj të pranohet këto dy lutje – që të vendosni t’i hetoni këto dy krime të ndodhura, por ende të pa hetuara e të pa gjykuara.

Me respekt,

Ibrahim Kelmendi

(I lindur më 23.06.1954, në Fshatin Llabjan të Komunës së Pejës, për momentin jashtë Kosovës për shkak të sëmundjes; Numri personal F40723016Q, numri i pasaportës BB0792150, lëshuar nga MB e Republikës së Kosovës më 27.09.2011.)

***
Këtë mundësi elektronike shfrytëzova për t’ia përcjell këtë lutje, tashmë edhe publike, Prokurorit Smith. Uroj të ketë vullnetmirë, që kanë informacion konkret për këto dy krime, dhe të paraqiten përmes kësaj mundësie, që ta ndihmojmë Drejtësinë e Republikës së Kosovës:

Zarfet nga Serbia: Dalin nga spitali 12 pacientët

Dymbëdhjetë pacientët e shtruar në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, që kanë kërkuar ndihmë mjekësore pasi që janë ankuar për reaksione alergjike teksa po verifikonin zarfet me vota të ardhura nga Serbia, janë liruar nga spitali, kanë bërë të ditur zyrtarë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së Klinikës Infektive, Linda Ajazaj-Berisha, tha për Radion Evropa e Lirë se pacientët janë liruar nga spitali në gjendje të mirë shëndetësore.

“Gjendja shëndetësore, në momentin kur i kemi liruar pacientët, ka qenë e mirë. Ne i kemi përjashtuar sëmundjet apo shkaktarët infektivë. Me të tjerat mbetet të merren organet tjera të hetuesisë që kanë filluar me procedura”, tha Ajazaj-Berisha.

Të dielën, më 13 tetor, teksa po hapnin dhe verifikonin votat e ardhura nga Serbia në zarfet e mbyllura, fillimisht kanë qenë 20 zyrtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që janë ankuar për gjendjen e tyre shëndetësore dhe më pas 12 prej tyre kanë përfunduar të shtrirë në spital.

Prokuroria e Kosovës po i vazhdon hetimet pas raportimeve se te këta persona janë shfaqur reaksione alergjike pas hapjes së këtyre zarfeve.

Mostrat e zarfeve me votat nga Serbia, sipas Prokurorisë së Kosovës, kanë përfunduar për ekzaminim në një laborator të një shteti evropian, por nuk tregohet se në cilin vend. rel

Tito pas Stalinit me krime, vrau mbi 1 milion njerëz

Profesori i Universitetit të Prishtinës, Milazim Krasniqi, ka shkruar se ish-lideri i Jugosllavisë, Josip Broz Tito konsiderohet si njeri prej kriminelëve që ka vrarë më së shumti njerëz në periudhën e komunizmit.

Krasniqi ka shkruar se Tito me regjimin e tij ka vrarë më shumë se 1 milion njerëz gjatë pushtetit të tij.

“Sipas disa përllogaritjeve që janë bërë deri sot, por që nuk janë definitive, gjatë regjimit komunist jugosllav, të drejtuar nga Josip Broz Tito, në ish Jugosllavi janë vrarë, ose kanë vdekur nga ekspozimi kushteve çnjerëzore (në kampe, nga shpronësimi, etj.) 1.17 milion njerëz!”, ka shkruar Krasniqi.

“Josip Broz Tito, si lideri absolut i regjimit komunist (kryeministër 1945-1953) president shteti (1953-1980) kryetar i Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë, komandant suprem i Forcave të Armatosura deri sa vdiq në vitin 1980) llogaritet krimineli i pestë, në rangimin e kriminelëve më të mëdhenj komunist të shekullit XX, pas Stalinit, Mao Ce Dunit, Leninit dhe Pol Potit”, ka shtuar ai.

” Aleksandër Rankoviqi, sipas gazetës Politika, në një raport të paraqitur në Kuvendin e Beogradit, më vitin 1951 deklaronte : “Nëpër burgjet tona në vitet 1945-1951 kanë kaluar 3.777.776 të burgosur, ndërsa i likuiduam 586.000 armiq të popullit”, ka cituar Krasniqi burime arkivore.

“Në mesin e atyre të burgosurve dhe atyre të vrarëve/të masakruarve, ka pasur edhe me mijëra shqiptarë, që nga ata që u dërguan për t’u likuiduar në Tivar, ata që i zhdukën në frontet e Sremit, ata që i vranë në luftë kundër Shaban Polluzhës e kundër LNDSh, ONDSH-së e me mijëra të tjerë që thjesht i morën nga shtëpitë e tyre dhe i vranë pa gjyq”, ka shkruar Krasniqi.

Kështu dukej në vegjëli lideri më i votuar i Kosovës në zgjedhjet e fundit

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është politikani më i përfolur në Kosovë. Kjo pasi si fitues i zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 6 tetorit, Kurti dhe partia e tij kanë dalë të parët, duke bërë kështu që ai si kandidat për kryeministër të vendit të jetë më i votuari në këto zgjedhje

Kurti që në vitin 1981 ishte udhëheqës i protestave studentore në Kosovë, është kthyer në liderin më të dashur për kosovarët.

Ata ia besuan votën duke e nxjerrë kështu më të votuarin e zgjedhjeve të fundit në Kosovë.

Tashmë të gjithë e njohim Albin Kurtin e ditëve të sotme, por a e keni parë si është dukur ai ku ka qenë fëmijë?

Në foton më poshtë mund ta shihni Albin Kurtin kur ka qenë fëmijë, ku shihet së bashku me mësuesen e tij, Nafije Deva.

Rugova-Kurti, ja cili e mban rekordin e votave!

Lëvizja Vetëvendosjes arriti të fitojë zgjedhjet e 6 tetorit, duke siguruar mbi 200 mijë vota.

Kryetari i këtij subjekti, Albin Kurti arriti që të sigurojë 185 mijë vota, duke u bërë kështu lideri më i votuar, shkruan Indeksonline.

Disa e kanë quajtur rekord numrin e votave që Kurti i ka marrë në këto zgjedhje.

Por të dhënat tregojnë diçka tjetër.

Ish-kryetari i ndjerë i LDK-së, Ibrahim Rugova është njeriu që ka arritur të marrë më së shumti vota ndonjëherë në zgjedhje.

Në zgjedhjet e vitit 2001, sipas të dhënave në faqën e KQZ-së, LDK kishte marrë 359 mijë e 851 vota.

Nga këto të dhëna mund të themi se Ibrahim Rugova vazhdon të mbetet lideri më i votuar ndonjëherë në Kosovë.

Rinumërimi i votave, deformim i procesit zgjedhor! – Nga Florim Zeqa

Edhe pse zgjedhjet e 6 tetorit u zhvilluan në mënyrë të shkëlqyeshme, të qetë dhe demokratike, pas prezentimit të rezultateve preliminare, filloi deformimi i këtij procesi nga KQZ-ja. Manipulimi i procesit zgjedhor nisi me rinumërimin e votave në 314 vendvotime, për të vazhduar me turnin e dytë të rinumërimit (përpunimit) të votave edhe në 530 vendvotime, që në total po i bie 844 vendvotime.
Manipulimet e këtij procesi zgjedhor janë produkt i vetë KQZ-së, përkatësisht i komisionerëve të përzgjedhur nga nga krerët subjekteve politike dhe nëntokave kriminale.
Rinumërimi i votave nuk e rritë as zvogëlon numrin e votave të përgjithshme në nivel vendi, por e ngrit apo zvogëlon numrin e votave nga një subjekt në tjetrin.
Për më keq se kaq, rinumërimi i votave është produkt i vjedhjes së votave brenda subjekteve politike, gjegjësisht i vjedhjes së votave mes kandidatëve në të njëjtën listë zgjedhore.
Vjedhja e votës brenda partive është tregues se kandidatët për deputet nuk e kanë shumë hallin e këtij populli, sa e kanë hallin e tyre për t’u ulur në “ulësen” nga e cila mund të pasurohen e bëhen milionerë!
“Edhe pse i kam marrë votat e mjaftueshme për deputet, dyshoj në vjedhjen e votave të mia brenda partisë”, ishte rrëfimi i një kandidati për deputet!
Kësisoji, kandidatët për deputet po i shfrytëzojnë shkathtësistë e tyre për korruptimin e komisionerëve që t’ua regjistrojnë votat e kolegëve në llogaritë e tyre. Kjo është vjedhja më e turpshme dhe më skandaloze e votës brenda llojit me bekimin e KQZ-së.

Nga vjedhja brenda llojit, tek vjedhja ndërpartiake

Përtej vjedhjes brenda llojit (subjektit), është duke u manipuluar i tërë procesi zgedhor me tendencën për komplikimin e procesit të formimit të qeverisë së re.
Megjithatë, loja më kriminale e grupeve të interesit po bëhet në dy drejtime; e para, në pamundësimin e arritjes së koalicionit paszgjedhor LDK-LVV, dhe e dyta, në kalimin e pragut të koalicionit NISMA-AKR-PD.
Sikurse në rastin e parë, ashtu edhe në rastin e dytë, qëllimi është i njëjtë, sabotimi i qeverisë në ardhje LDK-LVV dhe faktorizimi i humbësve të zgjedhjeve të 6 tetorit.
Kur dallimi në vota mes LVV-së dhe LDK-së është në nuanca shumë të vogla, kanë filluar edhe manipulimet me rezultate në KQZ, pas rinumërimit të votave në 314 vendvotime, do të vazhdojë rinumërimi edhe në 530 vendvotime. Kur kësaj i shtohen votat me kusht, votat e personave me aftësi të kufizuara dhe votat nga Diaspora, mundësia e përmbysjes së rezultatit zgjedhor rritet akoma më shumë shkaku i pazare të pista mes partnerëve të vjetër.
Përmbysja eventuale e rezultatit zgjedhor nga KQZ-ja, do ta fusë vendin në një krizë të thellë politike, të ngjashme me atë të vitit 2014, të kohës së VLAN-it e cila e pati lënë Kosovën rreth 6 muaj pa qeveri dhe Kuvend, deri tek vendimi i arbitrit që ishte Gjykata Kushtetuese.

Ngrirja e njëanshme e negociatave nga LDK me VV-në, skenar i PDK-së

Ngrirja e njëanshme e negociatave nga LDK me VV-në, mund të jetë një skenar i paramenduar nga PDK-ja she SHIK-u në pritje për ta kaluar eventualisht pragun edhe koalicioni NISMA -AKR-PD , dhe për ta mashtruar LDK-në me pozitën e kryeministrit, që të ndërtohet koalicioni i treshes LDK-PDK- Nisma dhe përsëri të tradhtohet Vetëvendosje duke mbetur në opozitë së bashku me AAK-në.
Zërat kundërshtues për koalicionin e mundshëm LVV-LDK, sikur është Agim Veliu nga dega e Podujevës e të tjerë, janë tregues që Vjosa Osmani, edhe pse më e votuara, është e fundit që vendos në LDK.
Heshtja e Vjoses përballë realitetit të krijuar mund t’i kushtojë asaj me humbje të imazhit dhe kredibilitetit të arritur nga zgjedhjet e 6 tetorit.
Vjosa Osmani në rrugëtimin e saj politik drejt kreut të ekzekutivit duhet të dëshmohet që është produkt i vullnetit të elektoratit e jo produkt i matrapazëve politikë, në të kundërtën e ka të garantuar theqafjen politike bashkë me klanorët në majat e LDK-së.
Nëse e marrim si kriter mbështetjen e fuqishme të zonjes Vjosa Osmani nga elektorati i LDK-së, atëherë pavarësisht manipulimit të rezultatit zgjedhor, Vjosa Osamani duhet të merrë timonin e partisë.
Ngrirja e negociatave me Vetëvendosjen nga ana e LDK-së është tendencë e hapur për “djegien” e Vjoses, e cila, nëse nuk prodhon zgjedhje të jashtëzakonshme në LDK, mund të shkaktojë ndarjen e re të këtij subjekti politik.
Bazuar nga rezultatet preliminare, që e përcaktuan LVV-në fituese të zgjedhjeve dhe mundësisë së manipulimit të zgjedhjeve nga rinumërimi (vjedhja) e votave, LDK-ja duhet të tregohet e kujdesshme nga rrëshqitja në humnerë.
Për hirë të së vërtetës, sikurse PDK-ja, ashtu edhe LDK-ja e kanë të merituar ndëshkimin nga elektorati kosovarë për shkak të bashkëqeverisjes së gjatë në pushtetin qendror. Pra të dy partitë, PDK e LDK, për aq sa janë meritorë për ndërtimin e institucioneve shtetërore pas 17 shkurtit 2008-të, po aq janë meritorë edhe për instalimin e nepotizmit, korrupsionit dhe krimit të organizuar në Kosovë.
Binomi PDK-LDK, përkatësisht binomi Thaçi-Mustafa paraqet binjakëzimin SHIK-RIINVEST që gjunjëzoi shtetin dhe keqëpërdori paratë e qytetarëve (mërgimtarëve) të Kosovës.

Del shifra, Albin Kurti thyen rekord, politikani i parë i Kosovës që merr 185 mijë vota në zgjedhje

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thyer rekord të ri të votave, që ai ka arritur t’i merr në zgjedhjet e 6 tetorit.

Kurti ka arritur të marrë 185 mijë vota, numër që nuk është arritur asnjëherë nga asnjë politikan kosovar.

Kjo u bë e ditur nga një postim i ish-deputetes, Arbërie Nagavci. Kurti në zgjedhjet e fundit që janë mbjatur në qershor të vitit 2017, i kishte marë 142 mijë vota.

Surroi: UÇK-ja ka qenë pakicë, ka luftuar por nuk e ka përfaqësuar shumicën në Kosovë

Shkrimtari dhe publicisti Veton Surroi, deklaron se askush nuk ka kërkuar që në çështje të mëdha të jenë bashkë “krahu i luftës” dhe “i paqes”.

Surroi, nnë RTV Dukagjini, u shpreh se është narracion artificial se në Kosovë duhet të bashkë qeverisin “krahu i luftës” dhe ai “i paqes”. Ai ka thënë se ky narracion është ndërtuar qysh nga viti 1999 e ka vazhduar ndër vite.

“Mos harroni se ajo që quhet ‘krahu i luftës’ është pakicë në Kosovë. Nuk është shumicë. UÇK-ja nuk ka qenë shumicë në Kosovë, por pakicë. Natyrisht pakicë e organizuar dhe ka luftuar, por nuk ka përfaqësuar shumicën në Kosovë”.

Sipas tij, u pa në zgjedhjet e para që UÇK-ja ishte edhe pakicë politike në Kosovë pasi sipas tij Rugova i fitoi zgjedhjet dhe ai nuk ishte “krah i luftës”.
Surroi ka thënë se Pavarësia e Kosovës është dashur të shpallet në verën e vitit 2007 dhe nuk ka lidhje me ardhjen në pushtet të PDK-së.

Sipas tij, për shkak të zhvillimeve ndërkombëtare është shtyrë shpallja e Pavarësisë më kërkesë të Francës për të bindur Rusinë në një çështje për Iranin. Publicisti thotë se “krahu i luftës” arriti ta mbajë pushtetin më shumë se 10 vite për shkak se ishin mirë të organizuar.

ÇKA ASHT TAN KJO SHPIFJE DHE URREJTJE PATOLOGJIKE KUNDËR AKADEMIK ISA MUSTAFËS – Nga Bardh M. Nengurra

Disa shqiptar që lexojnë ( jemi populli që lexojmë ma së paku në botë ) diku kishin pas lexue se i ashtuquajtuni baba i kombit serb Dobrica Qosiq paska thanë; ” secili serb duhet me rrejt , dhe rrenën duhet me e perseritë nga disa herë në ditë që ajo të bahet e vertetë “.  Këtë thanje të Qosiqit e bajnë publike si shpesh tash disa turbopatriot shqipfolës kur në portale interneti në debate me serb jua perkujtojnë serbve se ata janë popull rrenc patologjik.
Unë skam tash faj pse shkrimin e hapa me ato çka flitet per serbët si popull , dhe e hapa sepse po krijojë bindjen se jemi neve ata si duket që serbve ua paskemi pas mësue rrenën. Ata kur kan ardhë në Gadishullin Ilirik na kan gjetë neve aty. Disa “studjues ” shqipfolësa thonë se kur erdhen ardhacakët serb prej neve mesuen të bahen blegtor dhe bujq të mirë sepse ishin të egër. Unë po them; pse mos ta ken mësue edhe mjeshtrinë e rrenës prej neve?!
Meqense jam prej të parve mergimtar në Suedi që u angazhue të formohet Dega e LDK-së në këtë shtet Skandinav besojë se edhe kam bukur shumë njohuni per LDK-në dhe per njerzit e sajë që kan pas dhe kan poste e pozita në LDK. Unë që nga fillimi i janarit 1990 e tutje isha nji nga veprimtarët e Degëve të LDK-së së pari në Suedi e pastaj nga nandori 1990 e deri sot në Norvegji. Kam qenë Kryetar i nendegve së pari në regjionet Lapland dhe Norboten në Suedi dhe në qytetin ma verior në Kiruna pata formue Nendegen e LDK-së në bashkveprim me z. Florin Hysa , z. Mujë Mushkolaj, z. Shefqet Buçaj, z. Feriz Peci, z. Haki Alaj etj, etj dhe u zgjodha Kryetar i kësaj nendege. Pothuej nga tri herë në ditë kam folë me telefon me Sekretarin e Degës së LDK-së në Suedi me z. Ramadan Rexhepi-Osmani që jetonte e vepronte në Malmö. Kur kalova në Norvegji formova bashk me z. TahirBlakaj dhe z. Qatip Haliti nendegen e LDK-së në qytetin Hamar ku perseri me zgjodhen Kryetar i Nendegës e cila nendegë mbulonte regjionet Hedmark dhe Opland të Norvegjisë. Këtu formova edhe fondin  FAMILJA NDIHMON FAMILJEN që ishte fond per ndihma njerzve e familjeve në nevojë në Kosovë. Ky fond i parapriu pastaj krijimit të fondit 3% që pas pak pasi u formue u ba fond qeveritar i qeverisë së Repubilkës së Kosovës me Kryeministër Bujar Bukoshin dhe ky pas nji kohe emnon ministër të financave z. Mr. Isa Mustafa.
Ky emnim duket se paska pas kjen ma fatali per z. Isa Mustafa , e them kështu per faktin se posti ministër ishte i madh si emën, por në realitet ishte vetem nji formalitet pasi dihet botnishtë se qasje në fonde që patën fillue me u grumbullue neper gjithë shtetet e botës ku kishte shqiptar kishin Kryetaret e degve e nuk kishte Ministri Isa Mustafa.Dhe të gjitha Degët e LDK-së kishin nga nji Gjirollogari ku derdheshin mjetet e Fondit 3% por aj fond ishte i regjistruem si fond i Shoqatave kulturore sepse si fond i ndonji subjekti politik nuk kishim leje ta regjistrojmë. Dhe secila Degë në secilin shtet ka pas nji njeri me autorizim fuqiplotë që në bankën ku grumbulloheshin mjetet 3% ti terhiqte e të vepronte me to. Zakonishtë personi i autorizuem zgjidhej Kryetari i Degës. Te neve në Norvegji ishte Fatmir Zymeraj i ashtuquejtuni Fatmir Moleri. Nuk do permendi tjerë persona të degve tjera por për Norvegi e Suedi flas me kompetencë pasi isha pjesë e strukturave. Në Suedi pergjegjës per fondin 3% së pari ishte tash i ndjeri Enver Camaj e pastaj pergjegjës per fond emnohet edhe këtu Kryetari i Degës sikur në Norvegji, pra emnohet Prof. Muhamet Shatri.
Kaq sa per sqarim se si ka funksionue fondi në realitet e që në letra ky fond quhej Fondi i Financave i Qeverisë dhe poashtu në letra kishte Ministrin e Financave që ishte z. Isa Mustafa por qasjet në para të fondit i kan pas të perzgjedhunit e Degve nepër të gjitha degët e mergatës tonë kudo në botë.
Isa Mustafa sot e neper vite sulmohet me pa të drejtë shkaku i postit që kishte de-jure, por de-facto ai post ishte krejt ndryshe.
Bana këtë sqarim sepse atëbotë lukunija shqipfolëse shpifi rrenën se si Ministri Isa Mustafa i ka ndal financimet Presidentit Ibrahim Rugova  të cilën rrenë e botojë në paqavuren e LPK-së ” ZËRI I KOSOVËS “. Kjo paqavure avangardë e LPK-së , e anmiqve të LDK-së e në veqanti të Dr. Ibrahim Rugovës dhe Akademik Fehmi Aganit pothuej çdo ditë botonte shkrime me tituj senzacional që shkarrazi e direkt cak sulmi dhe denigrimi kishin LDK-në dhe liderin e sajë me bashkveprimtaret e ti.
Andaj kur sot ndegjojë dhe lexojë se si disa kurkusha, disa rrahagjoksa , disa halabak portparolla të rrugaqve të portaleve të internetit , disa rrahagjoksa të UÇK-së që neper kafene, medija, ne studio të TV-ve me perbuzje dhe cinizem flasin per diçka që paqavurja e tyne ZERI I KOSOVES e pat shpik e trillue per ta fut hutinë dhe perqamjen në strukturat e Degve të LDK-së në mergim, pra flasin se si Isa Mustafa e paska pas lanë Presidentin Rugova në Stokholm dhe nuk i paska pas pague bileten per me udhtue per Amerikë , apo se si ja paska pas ndalë shpenzimet per zyre të informimit dhe per shpenzime të telefonit, më vjen me pelcitë nga inati. Kjo historia e biletave në Stokholm asht rrenë e LPK-së e plasueme me pompozitet në ZERI I KOSOVÊS , ndersa per mjetet per zyren e informimit qendron se mjetet jan reduktue e shpesh edhe nuk jan pague, por këtë veprim se ka ba Isa Mustafa , por Kryeministri Bujar Bukoshi.
Me plot pergjegjësi e them se të gjitha këto janë trillime dhe rrena të cilat rrena qe 30 vjet po perseriten dhe po perzihen ashtu si rrenat serbe per dicka që nuk asht e tyne, që nuk asht e vertetë, por tue e perseritë rrenen po binden vetë rrenacaket se qenka realitiet rrena e tyne. Ata le të binden dhe le të pelcasin me bindjen e tyne , por askush tjeter normal ato rrena nuk i beson as nuk duhet me i besue.
E di saktësishtë se në Norvegji mesatarishtë në muej jan grumbullue per fondin 3% nga 50.000-75000 krona norvegjeze, ato para jan derdhë nga aktivitetet e nendegve direkt në gjirollogarinë e Degës e ku qasje në to ka pas vetem kryetari i Degës z. Fatmir Zymeraj. Dhe nese parat e fondit kan qenë të grumbullueme në Degët e secilit shtet çfar Ministri paska pas kjen Isa Mustafa? Ministër në letra apo de-jure vetem.
Kryeministri Bujar Bukoshi po ai ka grumbullue mjetet nga degët e jo Isa Mustafa. Andaj pse e pergojoni me rrenen e shpifun nga paqavurja e LPK-së së asaj kohe, nga ZERI I KOSOVËS? Jo fort moti ishte nji debat në facebook per rrenen e biletës per Rugoven në Suedi dhe ku njeriu pergjegjës per vizitat e Rugovës në Suedi z. Shaqir Shaqiri ato rrena i demanton. Thotë se nuk asht e vertetë kjo që po flitet.
Akademiku Isa Mustafa neper vite po sulmohet , por ma së shumti po sulmohet prej se u zgjodhë Kryetar i LDK-së. Anmiqët e ti të padukshem dhe të ligj e paten mbyllë gojen kur Isa Mustafa bindshem triumfojë në zgjedhjet per Prefektin e Kryeqendrës. Mirpo posa Isa Mustafa u zgjodh Kryetar i LDK-së kundershtaret e ti të ligj e të padinjitet u ban koalicion me të gjitha subjektet politike të Kosovës që ishin në garë dhe ja dhanë postin Shpend Ahmetit. Asht per tu quditë se si fitores së Shpendit ma shumë ju gëzuen disa llafazan nga strukturat e LDK-së se sa Albin Kurti i Vetvendosjes. Tash ata filluen me e sulmue e sha Isa Mustafën. Qellimi i tyne ishte që sa ma parë ta menjanojnë dhe largojnë nga LDK-ja. Pat shumë nderskamca, shumë veprime të pandershme dhe janë shkrue me qindra shkrime neper portale e gazeta kunder Isa Mustafës. Mirpo Akademiku dhe Kryetari i jonë i LDK-së ju qendrojë si lisi furtunave të gjitha sulmeve dhe mbet i pathyeshem deri sot.
Ma heret kam pas shkrue nji shkrim ku ju pata kundervy nji ish mesuesit tim, nji veprimtari dhe atdhetari që si duket i shtytur nga dikush asht i keqinformuem dhe edhe i manipuluem nga rrenat e shumta të lukunisë fryfqe të ” patriotve ” mbrenda LDK-së dhe panderpre po shkruen dhe po e sulmon Akademikun Isa Mustafa. Dhe veq këti veprimtari e atdhetari ka nji vit e ma shumë që shkrime kunder Isa Mustafës po ban edhe nji Prof. Dr. vendas i imi ( i nji fshati afër vendlindjes time ) i cili që nga koha kur u zbraz Kosova shkaku i luftës ky ka shkue në Amerikë dhe jeton atje. Derisa po i shkruej keto rreshta po me mbulon nji siklet sepse po e kam të veshtirë të permbahem e mos të shkruej me emna dhe mos ti sulmojë direkt ata që i njof mirë dhe e di kush ishin dikur e që tash shiten si patriot dhe të ndershem. Mirpo do perbahem në radhë të parë per hirë të femijve e familjarve të tyne e edhe per hirë të familjes time e cila shqetsohet kur unë shkruej . Qenka e vertetë se të jesh i drejtë dhe i sinqertë jo vetem që qenka veshtirë, por edhe rrezik.
Ky far bashkvendasi im ish Prof. Dr. tash banor i Amerikës si shpesh po shkruen kunder Isa Mustafës. Ma se tri here e kam lexue se si ai në shkrimet e veta e akuzon Akademikun Isa Mustafa si njeri të Rrahmon Morines. Andaj unë nuk po mundem të permbahem ma dhe po e baj pak replikë me Prof.Dr. ” amerikan “. Pse o burri i botës po rrenë? Pse o njeri po shpif? Nese ata që kan moshen 20 vjet e ma pak nuk e dinë dhe edhe mund të besojnë rrenat e tua , a po mendon ti se na tjeret jemi harrestar dhe miop, jemi budallënjë dhe injoranta e nuk e shofim se ti na krype me rrena. Para se me ti demantue rrenat e shpifjet e tua per Isa Mustafen ministër i Rrahman Morinës ( sikur thue ti ) , unë du me ti perkujtue disa histori reale që kan ndodhë në familjen tande, me vëllaznit e tu. Pastaj do tu baj drejtësinë Ty dhe Akademikut Isa Mustafa.
Ti e ke pas nji vëlla mesues , por ai si mesues e ban njifar maskarallaku ( e din ti cka ka ba  ) dhe e denojnë me burg. Pasi e dergojnë me ba burgun diku në Serbi, pas pak e lëshojnë, por tash të avancuem , e kishin vesh me uniformen e MILICIT. Dhe ky ish mesuesi, ma vonë milici u avancue dhe u ba zavends komandir i milicisë derisa fillojë lufta ai ishte në atë post. Ti vetë ke shkue me studjue dhe ke kjen i suksesëshem, bravo. Por ti kishe edhe nji vëlla që poashtu ishte puntor i arsimit dhe ai ishte personi që i vijshin postat me pamflete, gazeta e revista nga nji bashkvendas i juej që kishte ik në Shqipni. Per qudi sa herë kan ardh postat pasi i ka pranue vëllai yt dikush asht perndjek nga milicia jugosllave. Ka pas raste edhe të arrestimeve të njerzve. Tash ti Prof. Dr. patrioti a sna thue se si guxonte vëllau i jot të pranonte posta nga Shqipnia derisa vëllau tjeter ishte postkomandant në nji stacion molicije? Si mundesh ti Prof. Dr. me sulmue Akademikun Isa Mustafa me rrena e shpifje tue e quejt si sherbtor të ish sistemit, kur ti e din se at komunën tonë të vogël e të varfen per diku 40 vjet e kan sundue tue i sherbye ati sistemi komunist jugosllav mashkujt e dy familjeve nga fshati yt, njena nga ato ishte familja e farefisi yt. Pra ti bashkvendasi im Prof. Dr. pse nuk trus bythen e mos me lyp punë, por atje nga Amerika ku je i sigurt dhe ku padyshim jeton mirë ti shkruen e shkarravitë tue shpernda rrena si shkijet kunder dikujt që po e krahason njeriu me ty ai asht 100 vjet Dritë ma Atdhetar dhe ma burr se ti e se krejt farefisi yt. Ti e akuzon Akademikun Isa Mustafa si sherbyes i qeverisë së Rrahman Morinës. Kështu shkrueni ju që shpifni, e keshtu shkruen edhe ti Prof.Dr. Unë po jua shkokordhojë rrenat e juve. Në radhë të parë Rrahman Morina kurr nuk ka qen Kryeministër i Qeverisë së Kosovës per ta pas dikend Ministër në atë qeveri, e as Isa Mustafën. Rrahman Morina ka qen Kryeshef i Policisë së Kosovës , ma vonë Minsiter i mbrendshem i qeverisë së Kosovës dhe në fund Kryetar i Komitetit Krahinor të Lidhjes Komuniste të Kosovës.
Dhe kur Rrahmani ishte njeriu i parë i Partise komuniste ne Kosovë, shef i Ekzekutivit apo i Qeverisë së Kosovës ka qen Jusuf Zejnullahu. Në këtë kohë me titullin Magjister i ekonomisë në qeverinë e Jusuf Zejnullahut ka punue edhe Isa Mustafa, por vetem si ekspert i ekonomisë dhe nuk ka pas post ministri kurr. Por edhe këtu Isa Mustafa nuk qendrojë gjatë pasi pushteti i Rrahman Morinës dhe i Millosheviqit fillojë gjuetinë në kuadrot shqiptare. Isa Mustafës ju kanos rreziku per arrestim dhe ky arriti me ik me dalë në mergim ashtu si pata dal edhe unë në vitin 1989 dhe erdha në Suedi. Por a sna tregon ti Prof. Dr. cka ke punue ti, deri kur ke qen në pune  dhe pse ti asnjihere nuk ke guximin me ardhë në vendlindje?!
Nese bahesh burr me na tregue deri kur ke punue dhe per kend ke punue , po ta falë mllefin pa arsye që po e shfryen kunder Kryetarit tim të LDK-së, z. Isa Mustafa, kunder Akademikut ma të zotin në sferen e ekonomisë dhe aftësive shtetbërse qe i ka Dardania dhe Shqipnia sot per sot. Po ndalem nuk po të shkruej ma Prof. Dr. Po më vjen gjynah prej teje andaj po të kursejë.
Por si bashkvendas kam nji këshillë per të miren tande. Truse bythen e mos sulmo njerez me rrena e trillime, merru me shkencë sepse ti edhe je shkenctar, lej per pasardhesat e tu far libri me vlera e mos le shkarravina me trillime e shpifje, me rrena e kulufe. Jetoje jeten atje ku ke edhe si e me cka me e jetue dhe me u kenaq. Tash edhe je pak në moshë dhe me u qetsue mos me i dhanë veti stres asht e shendetshme.
Borgenhaugen-Sarpsborg: 16.10.2019

Prishtinë: Prokuroria dhe Policia janë të pranishëm në Qendrën për Numërim dhe Rezultate

Prokurorët e Shtetit dhe Policia e Kosovës kanë shkuar brenda objektit të Qendrës për Numërim dhe Rezultate, pas thirrjes publike që u kishte bërë këtyre institucioneve, kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka.

Lajmi është bërë i ditur nëpërmjet një komunikate nga Prokuroria e Shtetit.

“Pas prononcimit të kryetares së KQZ-së, Prokurori i Shtetit njofton publikun se në Qendrën për Numërim dhe Rezultate (QNR), tanimë janë prezent Prokurori i Shtetit dhe hetuesit nga Policia e Kosovës, të cilët bashkërisht do t’i përcjellin dhe verifikojnë pretendimet e parashtruara nga KQZ-ja”, thuhet në komunikatë.

Sipas njoftimit, Prokuroria e ka të përcaktuar ndërmarrjen e aktiviteteve, përfshirë parandalimin e të gjithë atyre që bien në kundërshtim me dispozitat e ligjit në fuqi lidhur me veprat penale kundër të drejtave të votimit.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, në mbledhjen e mbajtur të enjten, ka ftuar Policinë dhe prokurorët hetues që të shkojnë në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve, për të hetuar apo për të parë nëse ka manipulim me votat e qytetarëve nga komisionarët e partive politike. rel

Nasim Haradinaj: Këtë javë apo tjetrën Specialja do të fillojë arrestimet në Kosovë

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Nasim Haradinaj, i ftuar në Frontal të T7, ka thënë se gjatë kësaj jave, apo javës që po vjen do të ndodhin arrestimet e para nga Gjykata Speciale.

Ai thotë se këto informacione i kanë nga disa avokatë me të cilët bashkëpunojnë e të cilët punojnë në Dhomat e Specializuara.

“Në bazë të disa avokatëve me të cilët kemi bashkëpunim, sepse ne kemi bashkëpunim me ta , priten arrestime këtë jave dhe javën tjetër. Por nëse jo gjatë këtyre javëve, gjatë muajit gjithsesi”, ka thënë Haradinaj.

Ndërkohë derisa Haradinaj ka dhënë këtë deklaratë, Ish-komandanti i FSK’së, Kadri Kastrati, ka njoftuar se ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale./GazetaExpress/

Lëvizja Vetëvendosje: Vuçiqi nuk është në pozitë që t’i komentojë simbolet

Bekim Bislimi

Lëvizja Vetëvendosje, përmes një deklarate, e ka porositur presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, që duhet ta dijë se “Kosova është demokraci, në të cilën askush askujt nuk ia imponon identitetin ose simbolet, e aq më pak mund të imponohet vullneti politik i një subjekti”.

“Aleksandër Vuçiqi i cili para pak muajve në Mitrovicë mbajti fjalim lavdërues për (Sllobodan) Milosheviqin, nuk është as në pozitën morale e as politike të ankohet për simbolet tona kombëtare, me të cilat kurrë nuk kemi pushtuar e nuk kemi dëmtuar asnjë fqinj”, ka thënë Liburn Aliu, anëtar i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje.

Në këtë mënyrë, ky subjekt politik i është përgjigjur një shkrimi të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në rrjetin social Twitter pas një takimi që Kurti kishte zhvilluar në zyrat e Vetëvendosjes në Prishtinë me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott.

Aty, në fotografi nga takimi ndërmjet liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe ambasadorit Nicholas Abbott shihej në sfond flamuri kombëtar shqiptar.

Kjo fotografi ishte bërë shkas për shkëmbimin e pyetjeve dhe përgjigjeve përmes rrjetit social Twitter, ndërmjet presidentit të Serbisë, Alekasandar Vuçiq dhe Ambasadës së Britanisë së Madhe në Kosovë.

Kjo pamje, e ka cytur presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që përmes llogarisë së tij në rrjetin social Twitter, t’i drejtohet me pyetje ambasadorit të Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott.

“Pyetje për ambasadorin e BM në Prishtinë: Në zgjedhjet e kujt ka fituar Kurti dhe partia e tij dhe flamuri i cilit shtet është ai para të cilit, ekselenca e juaj, jeni fotografuar me krenari me Kurtin? Do t’ju pyes për këtë derisa të marrë një përgjigje”, ka shkruar Vuçiq, duke aluduar se flamuri kombëtar shqiptar, i cili njëkohësisht është edhe flamur shtetëror i Shqipërisë, nuk është flamur i Kosovës.

Por, në një përgjigje ndaj pyetjes së Vuçiqit, po ashtu përmes rrjetit social Twitter, të cilën e ka publikuar Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë, thuhet që kjo ambasadë nuk ka zgjedhur se si bashkëbiseduesi e ka rregulluar dhomën, ku u mbajt takimi i Kurtit me ambasadorin Abbott.

“Një foto e ambasadorit në takim me një nga udhëheqësit politik në Kosovë ka marrë vëmendje në rajon. Është punë e ambasadës që të punojë me aktorë udhëheqës politikë në Kosovë. Ne nuk kemi zgjedhur se si bashkëbiseduesi ynë, në kapacitetin e tij partiak, ka rregulluar dhomën”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës së Britanisë së Madhe në Kosovë.

Pas kësaj përgjigje ka ardhur edhe reagimi i sërishëm i presidentit Vuçiq, i cili është falënderuar “për përgjigjen e qartë” dhe ka shtuar se “të gjithë ne kemi kuptuar gjithçka”.

Liburn Aliu, në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, ka theksuar që Lëvizja Vetëvendosje ka fituar në zgjedhjet që u mbajtën më 6 tetor në Kosovë dhe që ajo, në bashkëpunim me komunitetet pakicë, do të udhëheqë me qeverinë “duke i çliruar ato prej shantazheve dhe instrumentalizimeve”.

“Synim i yni është thellimi i demokracisë, lufta ndaj pabarazive, zhvillimi ekonomik dhe paqja. Këtë të fundit e kërcënon procesi intensiv i armatimit të Serbisë, mosnjohja e pavarësisë së Kosovës dhe mospërballja e Serbisë me të shkuarën e saj kriminale e spastruese”, ka thënë Aliu.

Agron Bajrami, redaktor përgjegjës kryesor i Kohës Ditore, duke folur për Radion Evropa e Lirë, shpreh mendimin që Vuçiq me reagimin e tij dhe shkrimet në Twitter “ shkon në kornizën e asaj që ai e bën pandërprerë, që ta prezantojë veten, pushtetin e tij dhe serbët e Listës Serbe, si viktima të një konspiracioni ndërmjet shqiptarëve dhe bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë, madje edhe të opozitarëve në Serbi, kundër tij dhe njerëzve të tij”.

“Mendoj që është bizare, në qoftë se jo edhe mjaft qesharake, fakti që ai merret me gjëra të tilla. Në anën tjetër, për shumë njerëz ka qenë e çuditshme për shkak se, në qoftë se atij i pengon flamuri shqiptar, a do të thotë kjo që ai do të dëshironte që ta shihte flamurin e Kosovës aty, të cilën ai vazhdimisht thotë se nuk e njeh. Pason pyetja logjike: në rast se ambasadori britanik apo cilido qoftë tjetër do të insistonte te partitë e Kosovës që kur të kenë takime me ta, të mos ketë flamuj të shteteve tjera, sikurse në këtë rast ai i shqiptarëve, a do të thotë kjo që kur të shkojnë te Lista Serbe duhet hequr flamuri i Serbisë? Mendoj që në këtë rrëfim, pak a shumë është shndërruar gjithçka në qesharake sesa që është serioze për një diskurs të tillë dhe në një nivel të tillë”, tha Bajrami.

Duke folur lidhur me përdorimin e flamurit shqiptar nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje, Bajrami thekson që të gjithë ata që merren me punë politike në Kosovë, në momentin që hyjnë në institucione, duhet të sillen ashtu siç thotë Kushtetuta e vendit. Siç ka thënë ai, dilema të tilla nuk ka pasur as te Kurti, të cilit, si deputet opozitar, nuk i ka penguar flamuri i Kosovës gjatë punës ose përfaqësimit të Kosovës jashtë vendit.

Flamuri i Kosovës dhe ai i Shqipërisë.

Flamuri i Kosovës dhe ai i Shqipërisë.

Ndërkaq, Boshko Jakshiq, komentues i politikës së jashtme, thotë për Radion Evropa e Lirë, se e gjithë kjo situatë është një incident i vogël diplomatik që nuk meriton vëmendje.

“Natyrisht që ekzistojnë arsye formale, në rast se gjendeni diku dhe aty është flamuri i një shteti tjetër, ndërkaq që është i pranishëm ambasadori i shtetit të tretë. Por, ky është një incident i vogël diplomatik, i cili nuk meriton vëmendje të këtillë në opinion. Ne e dimë se kujt dhe pse i është e domosdoshme që në këtë mënyrë ta zmadhojë këtë. Nevojitet të tregohet qëndrimi, qëndrueshmëria, gatishmëria që të ketë përgjigje për gjithkënd, në çdo rast, në rast se shkelet diçka. Padyshim që është shkelur mirësjellja diplomatike, por që nuk meriton shumë vëmendje”, tha Jakshiq.

Albin Kurti, si kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministrin e ardhshëm të Kosovës, pas zgjedhjeve, ka thënë në një intervistë, që flamuri i Kosovës do të jetë i pranishëm në zyrën e tij.

Prokuroria thotë se i ka dërguar jashtë Kosovës mostrat e zarfeve nga Serbia

Fotografi nga zgjedhjet e mbajtura më 6 tetor në Kosovë.

Prokuroria e Kosovës po i vazhdon hetimet në lidhje me zarfet me vota të ardhura nga Serbia, pas raportimeve që më shumë se 20 zyrtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kishin reaksione alergjike pas hapjes së zarfeve.

Prej tyre, 12 kanë kërkuar ndihmë mjekësore dhe janë hospitalizuar.

Artan Grantolli, nga Prokuroria e Shtetit tha për Radion Evropa e Lirë, se tashmë mostrat për analiza laboratorike janë dërguar jashtë Kosovës, por nuk ka saktësuar në cilin vend.

“Është gjetur një laborator në njërin nga shtetet e Evropës, ku edhe janë dërguar mostrat për analiza. Sapo t’i marrim rezultatet ne do t’i bëjmë publike për opinionin”, tha Grantolli.

Ai nuk ka pranuar të tregojë se në cilin vend janë dërguar mostrat.

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani nuk ka dhënë detaje se çka ka pasur brenda zarfeve që u ka shkaktuar, siç ishte thënë, reaksione alergjie punonjësve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Ai më 15 tetor kishte deklaruar se pas analizave të bëra për dymbëdhjetë pacientët e shtrirë e që ishin përballur me një reaksion teksa kanë qenë duke numëruar zarfet me vota të ardhura nga Serbia në Kosovë, kishte rezultuar se nuk kanë ndonjë shkaktar infektiv.

Ndërkohë, disa media në Kosovë, duke u thirrur në burimet e tyre, kanë raportuar sejanë gjetur dy lloje të elementeve të mundshme në zarfet nga Serbia.

“Elementi që vetë letra e përmban e që nuk ka rrezik dhe një lloj elementi tjetër që gjendet në spërkatës për pastrim të zyrave ose për spërkatjet e pemëve e që nuk ka rrezik për jetën”, është thënë në raportimet e mediave.

Por drejtori i Institutit Kombëtar, Naser Ramadani, i kontaktuar nga Radio Evropa e Lirë ka thënë shkurt se këto njoftime “janë thashetheme”.

Të dielën, më 13 tetor, teksa po hapnin dhe verifikonin votat e ardhura nga Serbia në zarfet e mbyllura, fillimisht ishin 20 zyrtarë të KQZ-së që u ankuan për gjendjen e tyre shëndetësore dhe më pas 12 përfunduan të shtrirë në spital.

Mjekët thanë se ata kishin reaksione të ndryshme, si vjellje, skuqje në fytyrë, kruarje e tjera. Pacientët po mbahen ende nën mbikëqyrjen e mjekëve, edhe pse rezultatet e analizave të tyre kanë rezultuar se nuk ka ndonjë shkaktar infektiv .

Prokuroria është duke i vazhduar hetimet në lidhje me këtë rast.

Zgjedhjet e parakohshme paralmentare në Kosovë janë mbajtur më 6 tetor.

Sipas rezultateve preliminare nga numërimi i votave të rregullta, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar më së shumti vota, pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Pas Shtëpisë së Bardhë Vjosa Osmani pritet edhe në State Department

Pas takimit të djeshëm në Shtëpinë e Bardhë, me drejtorin për Evropë, John Earth, në kuadër të Këshillit për Siguri Kombëtare, kandidatja e LDK’së për kryeministre, Vjosa Osmani, ka takuar sot edhe Përfaqësuesin Special për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, shkruan Gazeta Express.

Osmani ka thënë se me Palmer kanë diskutuar për raportet ndërmjet Kosovës dhe SHBA’së dhe për punët e rëndësishme të cilat e presin Kosovën.

“Sot në Departamentin e Shtetit u prita nga Zv.Ndihmës Sekretari i Shtetit, Matheë Palmer, i cili është poashtu Përfaqësues Special për Ballkanin Perëndimor. Diskutuam për raportet e Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara dhe punët e rëndësishme që na presin përpara”, ka shkruar Osmani./GazetaExpress/

Vuçiçin e shqetëson flamuri shqiptar në zyrën e Albin Kurtit, i drejtohet publikisht ambasadorit britanik

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka reaguar pas një takimi që ka pasur në Prishtinë, ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abott, me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin.

Këtë reagim të kreut të shtetit serb e ka nxitur fotografia që është publikuar pas takimit, ku në prapavijë të ambasadorit Abott dhe Kurtit shihet flamuri shqiptar.

Vuçiq ka pyetur ambasadorin Abott se në cilin shtet i ka fituar zgjedhjet Albin Kurti, dhe ka thënë se do të vazhdojë ta bëjë këtë pyetje derisa të marrë një përgjigje.

“Pyetja ime për ambasadorin e Britanisë së Madhe në Prishtinë: Cilat zgjedhje i ka fituar Kurti, në çfarë shteti? Dhe flamuri që i qëndroni përballë cilit shtet i takon, shkëlqesia juaj? Unë do të vazhdoj t’iu pyes derisa të marr një përgjigje për këto pyetje”, ka shkruar Vuçiq në llogarinë e tij në tëitter.

Megjithatë në këtë pyetje të Vuçiq ka pranuar që Republika e Kosovës është një shtet, meqenëse nuk i pëlqen fakti që Kurti në zyrën e tij mban flamurin e Shqipërisë dhe jo atë të Kosovës.

Ndryshe në sfond me flamurin kuq e zi janë fotografuar edhe ambasadorë të tjerë të vendeve të huaja në Kosovës, përjashtuar ambasadorin gjerman, Christian Heldt dhe atë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett./GazetaExpress/

LAJM(SKICE) – ADIOS XHAVIT HALITI – Nga BINAK MAXHARRAJ

Shefi i Shtabit të Rognerit, njeriu qe kurr se pa luftën live te Kosovës, deputeti dhe Nenkryetari në të gjitha shtate Legjislaturat e Parlamentit të Kosovës duke e ba kokrren e sefas, nuk do te shtyhet më me brryla me deputet tjerë, nuk i ka ma ato “privelegja” te rrembyar ne emer te luftes,pa qenë kurr në luftë.

Sepse këtij njeriut të pakurrizor populli i tha me 6 tetor mjaft me e rope këtë shtet duke e mos votuar për deputet.

Pushofsh neë paq ne opozitën e merituar se bashku me koleget tu te Klanit Pronto dhe mos u kthefshit kurrë më ne karrigat e Parlamentit te Kosovës.

VOTUESVE QË VOTUEN VETVENDOSJEN DHE ALBIN KURTIN – Nga Bardh Nengurra

( Nji dyzinë pyetje per juve )
Me 6 tetor ishin zgjedhjet e parakoshme parlamentare në Dardani. Që do mbahen këto zgjedhje dihej që ma parë pasi ish kryeministri Ramush Haradinaj dha dorëheqje nga posti që e mbajti pak ma shumë se dy vite e gjysëm.
Isha atje në vendlindje deri me 25 shtator dhe ndegjoja opinionet e qytetarve per aktualitetin politik dhe edhe per zgjedhjet e radhës që do mbaheshin. Pata fitue bindjen se pjesëmarrja në zgjedhje do jet shumë e vogël. Mirpo pasi Kryesia e LDK-së me në krye Akasemik Isa Mustafa emnojë zonjën Vjosa Osmani si bartëse e listës së LDK-së e që do thotë kandidate per Kryeministreshë të vendit pash se të populli disi ndërroj atmosfera. Tash disa flitshin e thojshin se pasi asht Vjosa do dalin me votue.
Unë quditesha se si të gjithë ishin me kritika per pushtetin që per 20 vjet rresht e mbajten  partitë e dala nga i ashtuquajtuni krahu i luftës me në krye nga nji kastë e komandantve të luftës që unë gjithmonë i quej KOMANDIRA pasi që gjithcka asht tashma e kjart se ata  ( 95% e tyne ) nuk kan ba asfar lufte por arriten me e marr primatin e çlirimtarve të vendit pa pikë merite.
Pra populli fliste se asht lodhë me ta dhe se mendon se asht e pamundun me i hjek nga pushteti andaj as që do dalin tash me votue.
Per fatë të mirë të vendit, pjesëmarrja në votime ishte e kënaqëshme , votimet kaluen pa ekscese , ishin në nivel dhe u vlersuen si të suksesëshme. Mirpo si edhe herat tjera edhe këtë here ndodhi diçka që nuk asht pritë. Dy partitë opozitare te deridjeshme pasi nuk u dakorduen per koalicion parazgjedhor ato u futen në garë me sllogane që në fushatë vepronin kundër njena tjetrës. Mendimi im asht se kan ba mirë që nuk jan futë në fushatë në koalicion sepse mendojë se secila parti apo subjekt politik që aspiron ulse në Parlament duhet me luftue vetë per vete e jo me depertue në Parlament thue se dikush i ka nxjerr nga xhepi ashtu sikur se ka ndodhë disa herë me AKR-në e Behxhet Pacollit, pastaj me lista të ndryshme të formueme nga individ matrapaz etj.
Personalisht kam pas frikën se AAK do fiton shumë këtë herë sepse të gjith ato miliona euro që i zhvaten nga buxheti i shtetit per dy vite e gjysem sa ishte muskulozi i kësaj partije Ramush Haradinaj Kryeministër flitej se i kan diku dhe do i perdorin per vota. E thash se kisha frikë sepse unë mendojë se fatkeqësia ma e madhe e vendit pas lufte asht formimi i kësaj partije në gjiun e së cilës asnjihere nuk pat njerëz ekspert, të ndershem e dinjotoz. Kjo parti qendron në kambë në supet e vllaznive Haradinaj dhe ate e mbajnë gjallë grupe të individve të pashkollë, me të kalueme të dyshimt familjare e personale të njerzve kriminel dhe banditë. Mafi hesapi sikur thotë populli.
Për fat edhe kësaj here u deshmue se AAK asht parti e klanit të djemve të Gllogjanit dhe të Jabllanicës së Dushkajës dhe pertej rrjetit familjar të dajve , tezakve , tezeve e kusherinjve nuk kalon. Kësaj partije me kryesinë e sajë mafioze populli ja theu turinjët dhe mirë ja bani. Shpresojë së në zgjedhjet e radhës nuk e kalon pragun zgjedhor dhe do shuhet fare.
Gara në fushatë ishte mes LDK-së dhe Levizjes Vetvendosje. Dy kandidatët per Kryeministër të këtyne pative Prof. Vjosa Osmai LDK dhe Albin Kurti Vetvendosje ishin të preferuemit e popullit. Votuesit e LDK-së që moti e preferojne Vjosa Osmanin para kujdo tjetër nga LDK-ja. Lideri i LDK-së Akademik Isa Mustafa për të satën here per të miren e LDK-së dhe vendit merr hapa të duhun dhe me vend. Ashtu sikur që pat perzgjedhë Prof. Avdullah Hoti në zgjedhjet e parafundit edhe këtë here per tja plotësue dëshiren elektoratit të vetë emnojë Prof. Vjosa Osmanin per bartëse të listës.
Pas perfundimit të votimeve dhe numrimit të votave doli se Levizja Vetvendosje del partija e parë me pak perparsi para LDK-së. Tash pritet të formohet qeverija në koalicion mes këtyne dy subjekteve politkike. Bisedimet veq kan fillue. Unë si aktivist dhe edhe si votues ju urojë suksese në formimin e koalicionit dhe në qeverisjen e vendit per mandatin qe e moren me vota.
Pse disa ish LDK-ista, disa veprimtar të LDK-së dhe edhe ju disa shqiptar të besimit katolik ( nuk po ju permend me emna, por këtu e kam fjalën per të tillët që unë ju njof si fanatik fetar dhe si njerez të shqetsuem per ardhmeninë e Dardanisë nga rreziku islam ) e perkrahni Albin Kurtin?!
Pse ju keni kaq memorje të varfën dhe keni harrue se cila ishte rruga e Albin Kurtit deri te majat e pushtetit në Dardani.
A keni ba mirë që keni harrue të gjitha këto ngjarje , veprime e ndodhi që lidhen me Albin Kurtin pasi ai edhe ju parapriu dhe ju priu tan kohën që nga dita kur doli me 1998 në Protesta të Studentve të Universitetit të Prishtinës bashk me Rektorin Prof. Ejup Statovcin e ndjer dhe me ata enverostalinistët e LPK-së që ishin tandem i pandashem i Albin Kurtit e që ishin; Bujar Dugolli, Muhamet Mavraj dhe Besnik Lajqi.
Pra ju ish LDK-ista që votuet VV-në si harruet se Albin Kurti hapat e parë në politikë i bani tue dalë kunder qendrimeve të Presidentit të Dardanisë Dr. Ibrahim Rugovës i cili në atë kohë aludonte në qetsi qytetare sepse i dhimbsej populli që do torturohej , do vritej dhe do arrestohej nga falanga serbe. Albin Kurti me enverostalinistat e vetë bashkveprimtar doli rrugve dhe kerkojë të pergjakej populli.
Pse harruet se cila ishte pozita e Albin Kurtit në të ashtuquejtunën ZYRE E UÇK-së në Prishtinë? A ishteAlbini aty në atë zyre bashk me të ashtuquejtunin Zëdhenës i zyrës së UÇK-së me ideatorin e Ballkanisë shokun Adem Demaqi?!.
Pse harruet se atë zyre e hapi i ashtuqujtuni Shtab i Pergjithshëm i UÇK-së me në krye Hashim Thaçin që do thotë se Albin Kurti hapat e parë në fillimet e luftës në Dardani i bani si njeri i Hashim Thaçit. Pse nuk e vrani mendjen dhe të mendoni se pse policia serbe nuk i ngucte as Adem Demaqin e as Albin Kurtin të cilët publikisht kishin dalë se jan zyrtar të Zyrës së UÇK-së në Prishtinë?! Pse nuk e vrani mendjen e të mendoni se pse dikur u arrestue Albin Kurti dhe u dergue në burgejt serbe në Serbi? Ai atje doli trim per mendjet e juve shumicës dhe në oborrin e burgut në Pozharevc foli kunder sistemit serb të Millosheviqit. Si ka mundësi të ndodhë kjo pa pas Albini asnji pasojë. Ate posa e çlirojë NATO Dardaninë dhe hyni KFOR-i , Albinin e leshuen nga burgu dhe erdh shendosh e mirë në Prishtinë. Pse nga burgu doli  edhe Ukshin Hoti, por posa doli ati ju zhduk çdo gjurmë?!
Pse harruet se pasluftës Albin Kurti me porosinë e ndonji organizate nderkombëtare ( sipas së gjitha gjasave me porosi dhe sponsorizim të SOROSIT ) bashk me minoritar të Dardanisë ku kishte edhe serb, mes tyne edhe Nenad Rikalo ish torturuesi i shqiptarve në lagjen e Dardanisë në Prishtinë e formuen OJQ-në ( organizatë joqeveritare ) me enin KAN. Dhe si harruet se po me urdhnin e dikujt kjo organizatë u shue dhe nga ajo u formue LEVIZJA VETVENDOSJE me Albin Kurtin në krye.
Pse harruet se VV-ja me Albin Kurtin në krye dhunshëm tue demolue sheshet e Kryeqendrës Dardane kundërshtojë Planin e Ahtisarit i cili plan e percaktojë rrugtimin se si do shpallet Dardania shtet i mvetsishëm dhe si do ndertohet ky shtet. Marti Ahtisari nuk e bani atë plan kokë në vete, por ishte urdhen i KS ( Këshillit të Sigurimit ) të OKB-së. Si harruet se kundershtimet e VV-së të Albinit nuk ishin asgja tjetër pos kundërstim që të formohet shteti i Dardanisë?!
Pse kur votuet VV-në dhe Albin Kurtin nuk ju ra në mend se Albini nuk e pranon shtetin e Dardanisë, ja poshtron simbolet ( Flamur e Hymn ) publikisht pasi askund nuk e perdor Flamurin e shtetit e as nuk ngritet në kambë kur intonohet Hymni i shtetit.
Pse kur e votuet VV-në dhe Albin Kurtin harruet se ky njeri i mbushun me ideologji staliniste ka idol komunistin latinoamerikan Çe Guevara dhe se në stilin e Çe Guevarës me disa dhjetra here Albini ka manipulue rininë e vendit , i ka qite në rrugë , kan demolue prona shtetnore dhe private dhe kan qa koka të policve të shtetit  , ( policve shqiptar ) me gur e copa të betonit që e demolojshin neper rrugë e trotuare.
Pse kur ja dhat votat VV-se dhe Albinit harruet se me fajin e Albinit policët rumunë jua shuen jeten dy aktivistve të VV-së në protesta në Prishtinë ? Kam fjalën per ata dy aktivistët me mbiemnin Balaj e Xheladini nese nuk po gabohem.
Pse kur e votuet VV-në dhe Albinin harruet se dy djemt e vetëm të Avni Deharit u vetvriten apo u vranë ( nese janë detyrue në vetvrasje atëhere asht vrasje kjo ).
Pse kur ja dhat votat VV-së dhe Albinit nuk ju kujtue se asht ky Albini që poshtersishtë ka injorue Presidentin Ibrahim Rugova ndersa nuk ka pritue me shkue me u perkulë e me vue lule te varri i Alija Izetbegoviqit, boshnjakut që e solli islamin ekstrem i solli xhihadistët ne Bosne e Hercegovinë.
Pse kur votuet VV-në dhe Albinin juve ish LDK-ista nuk ju kujtue perkrahja qe VV-ja me Albini i ka dhanë futjes së ligjeve kuranore në sistemin e shtetit tonë Dardanisë?! Kan votue kunder ligjit per ndalimin e mbulesave te vajzave në shkolla. Kan votue kunder ligjit per ndalimin e zhurmës akustike që fokus kishte zhurmat e ulurimat shurdhuese nga minaret e xhamijave. Kan votue kundër ligjit që ndalonte futjen e mesimit fetar në shkolla. Pra jo vetem ju LDK-ista , por ne veqanti ju shqiptar katolik si i harruet këto veprime dhe qendrime të Albin Kurtit e Vetvendosjes kur ja dhatë votat.
Pse kur e votuet VV-në dhe Albinin harruet shkumjen e Albinit në Jerusalem per ti perkrah palesitnezet, pastaj spe harruet se ishte Albin Kurti i vetmi politikan i Dardanisë që shkoj në Ambasaden turke në Prishtinë në pervjetorin e puqit ushtarak në Turqi kundër Erdoganit
Pse harruet kur e votuet Vetvendosjen dhe Albin Kurtin se ka disa vjet që perflitet martesa e ti me zonjën Rita Knudsen Augestad nga Norvegjia.
Unë nuk i kam besue e as nuk i besojë thash e thanat se ajo gjoja qenka bijë, apo mbesë e ish shefit famkeq të policisë serbe në Dardani qetnikut Zoran Sokolloviq, jo nuk aludojë aty unë fare. Por unë quditem se si pat mundësi ta gjen Albin Kurti këtë zonjushë norvegjeze dhe ta njofin ai e ajo aq mirë njeni tjetrin sa të vendosin me u martue. Jetojë në Norvegji qe 30 vjet dhe e di se mentaliteti i femnave të këti populli asht i tillë sa pa jetue gjatë mes veti nuk vendos të martohet me asnji mashkull . Si u ba që Rita e Albinit paska vendos me u martue me nji djalë shqiptar nga Kosova dhe qenka dashunue aq shumë ne te vetem nga nji takim ( sipas asaj që vetë Albini e tha, e ka takue kur ky ka qenë në burg në Pozharevac të Serbisë ku ajo paska qen gazetare )?! Krejt kjo tingllon teper joserioze dhe e pabesueshme. Neve disa që jetojmë në Norvegji e dijmë se shteti dhe populli norvegjez jan miqët ma të mirë të serbve nga të gjithë popujt europrendimor. Neve e perjetojë pothuej per ditë të zotit diskriminimin dhe jobarazinë në të gjitha fushat e jetës këtu në Norvegji jo vetem per fajin tone ( e pranojë këtë ) , por ma shumë pse neve jemi në konflikt me mikun e tyne me Serbinë. Tash kjo Rita Knudsen Augestad që me vite ka jetue e punue në Beograd e neper Serbi dashunohet në nji shqiptar të burgosun nga serbet dhe në nji antiserb çfar Albin Kurti asht paraqitë. ! Kjo asht e pakapshme per trunin tim. Jam i bindun se kjo martesë asht ba ashtu si janë ba dikur neper trojet tona shqiptare martesat e individve popullor shqiptar me partizanka e lahperica tjera serbe, malazeze e maqedone. Edhe kjo martesë asht ba per të mbulue diçka që ende neve nuk e kemi idenë se çka. Koha ka me tregue, por pse juve ish perkrahes dhe votues të LDK-së i harruet të gjitha këto PSE-he që vejnë në dyshim jo vetem programin komunist- islamist të VETVENDOSJES, por edhe personalitetin e Albin Kurtit.
Dhe ma e quditshmja asht se si juve kur votuet VV-në dhe Albinin harruet se në atë listë të kandidatve per deputet të Kuvendit të shtetit ishin 45 veta ish antar e edhe ish deputet të PDK-së së Hashimit e Kadri Veselit.
Pra kaq kisha per të thanë kësaj here per VETVENDOSJEN dhe per Albin Kurtin të cilet i perkrahen shumica e votuesve disa vjeqar të LDK-së dhe perqudi moren perkrahjen edhe të shqiptarve fanatik në besimin e tyne katolik. Harruen katolikët se voten po ja japin nji simpatizanti islamik , ne mos kjoftë krejt islamik sherbtor i Erdoganit turk.
Sa bukur zë vend këtë rast ajo thanja popullore; per inati të resë më vdekt djali.
Po kam frikë se ashtu si dikur e keni perkrah Hashimin dhe thojshit se pacifizmi i Rugovës nuk na ka sjellë asgja dhe me këtë budallaki e sollët Hashimin në pushtet dhe tek pasi ai me bandat e veta bashk me AAK. AKR, PD, LDD, ORA etj etj, subjekt politik të shtetit jau kajten nanën juve dhe shtetit ju filluet me e sha Hashimin dhe kerkoni mjete si me e hjek qafe. Po kam frikë se edhe me Albinin do ju gjanë e njejta zezditë. Per mendimin tim keni ba eksperiment me Dardaninë me njeriun që ja ofroni si kryepushtetar.
Sarpsborg-Norvegji : 15.10.2019

Send this to a friend