Mënyra se si lideri i LDK-së, Isa Mustafa po pretendon të kushtëzojë marrëveshjen e koalicionit me LVV-në, duke e siguruar për vetën e tij mandatin e presidentit të vendit, përveq egoizmit të pastër njerëzor, shpërfaq ambiciet e pashërueshme pushtetore.
Abuzimi presidentit paranojak Hashim Thaçi me KQZ-në për deformimin e procesit zgjedhor dhe kushtëzimet e liderit të LDK-së për sabotimin e zgjedhjes së Albin Kurtit kryeministër, dolën të jenë jenë një skenarë i koordinuar politik.
Fushata e hapur dhe fshehtë e Thaçit janë një deshmi se Thaçi ka frikë nga Albin Kurti, prandaj po synon që ta bllokojë me të gjitha mjetet zgjedhjen e tij kryeministër, me qëllim që të mbetet edhe më tej fatkor të ndërkombetarët, pas paralajmërimit të Kurtit se ai do ta udhëheqë dialogun me Serbinë.
Me futjen e “Kalit të Trojës” në kuvend, pra me NISMA-AKR- PD është krijuar parakushti për sabotimin e krijimit të qeverisë LVV-LDK dhe destabilizimin e skenës politike në përgjithësi, e cila do të prodhojë zgjedhje të sërishme në Kosovë.
Tani pas abuzimit skandaloz të procesit zgjedhor, partitë fituese të zgjedhjeve dhe partnerët e koalicionit (LVV-LDK) të dëmtuar për 4 deputet, përveqse do ta kenë akoma më të vështirë arritjen e marrëveshjes zyrtare për koalicionin qeverisës, do të bëhet i pamundur krijimi i qeverisë nga dy sybjektet fituese të zgjedhjeve.
Për mosmarrëveshjet që kanë mes tyre LVV e LDK për ndarjen e kulaçit qeverisës, gjithsesi do të duhet ndërhyrja e faktorit ndërkombëtar, por paraprakisht presidenti Thaçi do ta shfrytëzon mundësinë e tij kushtetuese që ta zvarris nominimin e kandidatit për formimin e qeverisë së re deri në fund të muajit dhjetor dhe ta vazhdon lojën e ndërskamcave politike që pamundësojnë krijimin e “Qeverisë Kurti”.
Ambiciet pushtetore, pengesë për arritjen e marrëveshjes
Takimet e “frytshme” të liderëve të LVV-së dhe LDK-së pa dhënjën e asnjë rezultai në përpjekje për arritjen e marrëveshjes për koalicionin qeverisës kanë filluar që tani ta zhgënjejnë qytetarin të dyja këto subjekte politike si fituese të zgjedhjeve, ngase që në fillim të negociatave për koalicion nuk po arrijnë gjuhë të përbashkët në emër të interesit për ndryshime dhe çkapje të shtetit, ashtu sikur paten premtuar gjatë fushates zgjedhore, por tani më shumë janë fokusuar në ndarjen e pushtetit sesa çkapjen e shtetit vetëm për rehatimin e grupeve klienteliste brenda partiake dhe ndarjes së pozitave më profitabile në qeveri.
Përcaktimi fillestar i këtyre dy subjeketeve për vetëm 12 ministri ua ka vështirësuar arritjen e marrëveshtjes, për shkak se orekset e klientelave të këtyre dy subjekteve politike janë më të mëdha se kaq.
Siq po duket edhe Albin Kurti është duke u ngjitur drejt zyrës së kryeministrisë përmes të njëjtave “shkallë” dhe është duke u përballë nga të njëjtat vështirësi që kishte pararendësi i tij, i tij Haradinaj, kur ishte detyruar t’ia jepë hiq më pak se katër ministri AKR-së me vetëm 1 deputet në parlament.
Kur kësaj i shtohet edhe çështja e zgjedhjes së presidentit, që LDK-ja e ka fiksim për Isa Mustafën, atëherë arritja e marrëveshjes mes LVV-së dhe LDK-së bëhet akoma më e vështirë dhe e pa arritshme.
Edhe pse fituese e zgjedhjeve, LVV-ja me 26 % të votave e ka të pamundur të bëj ç’kapjen e shtetit, e aq më pak të ndryshojë mentalitetin qeverisës dhe uzurpues në këtë vend.
Negociatat e pasinqerta të LDK-së, ogurë i zi për demokracinë
Skenaristët e dështimit të koalicionit LVV-LDK nuk kanë të ndalur me obstruksionet e tyre politike. Alternativa e LDK-së nuk është zgjidhje për arritjen e marrëveshjes, por obstruksion i pastër politik.
Me propozimin e fundit të nënkryetarit të LDK-së, Agim Veliu se Vetëvendosje mund të zgjedhë edhe që t’ua lënë pozitën e kryeministrit, e ministritë, që ta marrin pozitën e të parit të shtetit, e të Kreut të Kuvendit, ku si dhuratë për këtë, Veliu ua premton edhe një ministri plus.
Oferta e Veliut me të drejtë ka shkaktuar revoltë në kampin e LVV-së dhe indinjatë të thellë tek qytetarët e vendit. Bazuar në rezultatin zgjedhor dhe në shumë rrethana tjera politike, posti i kryeministrit i takon LVV-së dhe se Albin Kurti duhet të jetë i pakontestuar për postin e kryeminstrit dhe jo vetëm. Albin Kurti duhet të jetë edhe udhëhqës i dialogut me Serbinë.
Për këtë arsye, posti i padiskutueshëm duhet të jetë ai i kryeministrit, pasi populli vendosi që Albin Kurti të jetë i pari në zgjedhje, si individualisht ashtu edhe me parti (marrëveshje kjo parazgjedhore mes Isa Mustafës e Albin Kurtit), e kjo nuk duhet të jetë në tavolinën e diskutimeve, e as në marrëveshjen mes dy partive.
LDK-ja nuk duhet të kërkojë asnjë zgjidhje kompromisi për postin e kryeministrit, për arsye se është njëra ndër partitë që ka qëndruar më së gjati në pushtet në këto 20 vitet e fundit. Është provuar e sprovuar disa herë në qeverisjen e vendit, prandaj edhe në aspektin moral është e udhës t’i lëshojë rrugë dhe ta ndihmojë VV-në në shtyerjen përpara të proceseve politike.
Nëse ju referohemi numrave dhe nëse LVV dhe LDK nuk arrijnë pajtueshmëri kompromisi dhe nuk bëjnë koalicion me ish paritë politike të PAN-it vendi pashmangshëm do të shkojë drejt zgjedhjeve të reja.
Negociatat LVV-LDK nga fillimi kanë qenë të pasinqerta, tani po vazhdojnë të bëhen edhe qesharake dhe të pa afrueshme për lidhjen e koalicionit qeverisës. Nëse këto dy subjekte e shpërfillin vullnetin e elektoratit dhe besimin e dhënë nga qytetarët e vendit për një qeverisje më ndryshe, do të ballafaqohen me pasoja të rënda në zgjedhjet e radhës, e në veçanti do të pësojë LDK-ja si shkaktare e mos arritjes së marrëveshjes politike për bashkëqeverisje me LVV-në.
Gjasat që LDK-ja ta merrë postin e kryeminstrit ekszistojnë, por në një variant tjetër e jo me LVV-në. Obstruksioni politik që po i bëhet LVV-së konsiston pikërisht në qëllimin e LDK-së, që Albin Kurti të mos i merrë votat e mjaftueshme në Kuvend, e mandej sipas Kushtetutes, t’i vie radha LDK-së parti e dytë, e cila në marrëveshje me partitë e PAN-it ta themelojë qeverinë me Vjosa Osmanin kryeministre.
Prandaj, lirisht mund të thuhet që tani, se koalicioni LVV-LDK është “Missione Impossibile” dhe i paarritshëm dhe se PAN-istët në heshjte kanë filluar të “fërkojnë duart” për rimarrjen e pushtetit përmes LDK-së.
Loja djallëzore ndaj Vjosa Osmanit, do t’i kthehet bumerang Isa Mustafës dhe klientelës së tij
Atë që unë e kam thënë 3 muaj më parë, se kandidimi i Vjosa Osmanit nuk erdhi nga gjeneroziteti dhe dëshira e kryetarit Mustafa dhe as e kryesisë qendrore, por erdhi nga frika e ndëshkimit nga elektorati për shkak të procesit të deformuar zgjedhor të partisë, tashmë po e thonë hapur të gjithë në LDK.
Sikur zonja Vjosa Osmani të ishte propozuar si kandidate për kryeministre vetëm 5-6 muaj më parë gjatë procesit të brendshëm zgjedhor, fitorja e LDK-së në këto zgjedhje jo vetëm që do të ishte e garantuar, mund të ishte fitore absolute e këtyre zgjedhjeve.
Sikur të pyetej elektorati i LDK-së, kryetari aktual i partisë dhe shumë nga kryetarët e degëve, humbës serik të disa palë zgjedhjeve lokale, fare nuk do të ishin rizgjedhur, madje edhe përbërja e kandidatëve për deputet do të ishte krejt më ndryshe nga seqë është.
Nisur nga ky fakt, është hera e dytë që Isa Mustafa nuk e pati guximin të përballet me elektoratin. Përderisa Isa Mustafa në zgjedhjet e 2017-s e “dogji” profesorin e nderuar Avdulla Hoti, në zgjedhjet e 6 tetorit 2019 e kishte planifikuar djegien e Vjosa Osmanit.
Mirëpo kësaj radhe situata doli të jetë pak më ndryshe, mos respektimi i vullnetit të elektoratit në zgjedhjet partiake, e ka kthyer Vjosa Osmanin lidere morale të partisë.
Tendenca për “djegien” e Vjoses, do të prodhoj zgjedhje të jashtëzakonshme në LDK për shkak të mbështetjes së jashtëzakonshme të elektoratit për Vjosa Osmanin.
Tani e ka rastin historik Vjosa Osmani, që mbështetjen e fuqishme të elektoratit të LDK-së ta kthejë në forcë dhe motivim personal për ç’kapjen e partisë nga klanet dhe grupet e interesit, nga urithët e nëntokës, nga karrieristët dhe matrapazët politik.
Vjosa Osmani, besimin e elektoratit duhet ta kthejë në force dhe guxim për marrjen e timonit të LDK-së, jo me forcën e muskujve por me transparencë veprimesh përmes organizimit të një procesi të rregullt zgjedhor dhe demokratik në LDK, ku secili anëtarë të ketë mundësinë e zgjedhjes dhe për të qenë i zgjedhur në parti.
Loja djallëzore ndaj Vjosa Osmanit, do t’i kthehet bumerang Isa Mustafës dhe kientelës së tij. Tashmë po shihet në horizont fundi i epokës së errët në LDK dhe ardhja e një epoke të ndritshme në subjektin simbol të demokracisë dhe plurazimit politik në vendin tonë.