VOAL

VOAL

Kosova ndan fonde për koalicionin kundër Shtetit Islamik

Qeveria në largim e Kosovës, vendosi të premten të ndajë 250 mijë euro, (afërsisht 277 mijë dollarë) për koalicionin ndërkombëtar kundër grupit militant, Shteti Islamik.

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj tha pas mbledhjes së qeverisë se “nga ky veprim jo vetëm që forcohen veprimet në parandalimin dhe luftimin e terrorizmit por edhe forcohet pozicioni i Republikës së Kosovës, si shtet i përkushtuar në luftimin e terrorizmit global”.

Ai theksoi se Kosova “është rreshtuar përkrah SHBA-ve në mbrojtje të lirisë dhe demokracisë për të gjithë popujt paqedashës dhe ka ndërmarrë veprime konkrete në luftimin e propagandës, ndjekjen dhe dënimin e luftëtarëve të huaj terrorist, mbylljen e organizatave jo-qeveritare të cilat merreshin me financim dhe me përhapjen e propagandës, e që një pjesë e tyre financoheshin drejtpërdrejtë nga Irani, si dhe parandalimin e akteve terroriste brenda dhe jashtë vendit”.

Ambasada amerikane në Prishtinë duke i bërë jehonë vendimit të qevrisë, falënderoi Kosovën “për mbështetjen e palëkundur dhe anëtarësimin në koalicionin për të mposhtur ISIS-in”.

Edhe në vitin 2017 Kosova kishte ndarë 100 mijë euro në mbështetje të koalicionit pjesë e të cilit ajo është që nga viti 2014.

Fatkeqësisht edhe Kosova është prekur nga kjo luftë, ku disa qytetarë kanë shkuar atje. Në kuadër të pjesëmarrjes në këtë koalicion, ne i kryejmë obligimet. Kosova është e gatshme të kryej obligimin ushtarak, policor, inteligjencës e obligime logjistike ndaj këtij koalicioni”, tha zoti Haradinaj.

Që nga viti 2012 afro 400 qytetarë të Kosovës ishin përfshirë në luftërat në Siri e Irak dhe një pjesë e tyre luftuan përkrah grupit militant Shteti Islamik. Disa dhjetëra kanë humbur jetën në ato luftëra, ndërsa nëpër vite mbi 120 janë kthyer prej andej vullnetarisht.

Në prill të vitit të kaluar, 110 persona nga të cilët 32 gra, 74 fëmijë dhe 4 burra, u kthyen në Kosovë në një operacion të qeverisë me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara.

Të katër burrat u dërguan menjëherë në burg dhe të paktën një prej tyre është dënuar me 4 vjet heqje lirie.

Prokuroria e Posaçme e Kosovës deri tash ka ngritur aktakuza ndaj 20 prej 32 grave të kthyera të cilat ngarkohen për veprat penale “organizim dhe pjesëmarrje ne grup terrorist” dhe “bashkim apo pjesëmarrje në ushtrinë ose policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose para policore, ne organizimet grupore apo individualisht jashtë territorit te Republikës se Kosovës”.

Gjatë dy ditëve të fundit, dy nga gratë e kthyera janë dënuar me nga dy vjet heqje lirie më kusht nga një gjykatë në Prishtinë nën akuzën për “pjesëmarrje në grup terrorist”

Në vitin 2015 parlamenti i Kosovës miratoi ligjin që ndalon bashkimin në luftëra të huaja dhe parasheh dënime deri në 15 vjet heqje lirie.

Zoti Haradinaj, i cili më vonë gjatë ditës takoi zyrtarët e ministrisë së Brendshme që punojnë në Divizionin për ri-integrimin e personave të kthyer nga Siria, tha së fondet e ndara të premten janë më pak sesa mbështetja që ka marrë Kosova nga koalicioni ndërkombëtar në procesin e kthimit të qytetarëve të saj nga vatrat e konfliktit në Lindjen e Mesme.

Rënia e grupit militant Shteti Islamik, që dikur kontrollonte mbi 100 mijë kilometra katrorë territor dhe së paku tetë milionë njerëz, ka bërë që shumë luftëtarë të tij të kapen ndërsa familjarët e tyre të mbahen kampeve të ndryshme.

Por, me gjithë rënien e tij, nuk kanë përfunduar edhe shqetësimet për sigurinë në vendet e prejardhjes së luftëtarëve të huaj. zëri i amerikës

Qytetarët duket së edhe kësaj radhe do të dalin humbës…! Nga Skënder MULLIQI

Pushtetet e pas luftës dhuran gjithqka për vete. Kurse shumicës i dhuruan fjalë më bollëk, shfaqje teatrale, dhuruan korrupcion, klinetelizem, krim, nepotizem, na dhuruan sherifa lokal deri ne qender, të cilët udhehoqën si deshtën , dhe moren qka dwshiruan nga pasuria shoqërore, dominuan mbi të gjithë, madje duke e pru gjendjen që të ik kush ka i shohin syte…

Lufta më Serbinë ka përfunduar para 20 vitësh, për ti lëshuar vend “luftës speciale” për pushtet të tipit apsolut.Mbarë vendin e ka mbuluar korrupcioni nga niveli më i ulët deri te nivelet qendrore, na kontaminuan më pesimizëm dhe mos tolerancë të ndërsjellë njerëzore e partiake…! Nuk llogaritën në mbrambeturi , ne varfëri të skajshme të mbi 25 përqind të popullatës… Na futën në kriza të shumë llojshme … Këta njerëz në krye të partive politike dhe te shtetit, e mblodhën gjahun, kurse për shumicën i lan veq kockat… Kosova u nda në dy taborre, në “Krahun e Luftës” dhe në “Krahun e Paqës”, ndarje kjo më shumë artificale ,që shumë është duke na kushtuar, kur dihet së shumica e shqiptareve, edhe ata që nuk e rrokën pushkën në një menyrë ose tjetërm, e ndihmuan luftën çlirimtare kunder Serbisë okupatore. Pas gjithë këtyre vitëve , patem mundësi reale që të kemi shtet të përparuar, shtet modern dhe liberal, ku do të ishin të lumtur shumica. Kaluan shumë zgjedhje, dhe pritja së do të bëhët mirë, nuk po ndodhë, njerëzit thjeshtë nga udhëheqjet jo si duhet më shtetin , bëri që të largohen nga vendi i tyre…!

Dhe, sikur kjo rënja jonë , nuk po ka të ndalur, edhe pas këtyre zgjedhjeve të”shpresës”… Rrugës tonë po i qesim pengesa të pakalueshme , e që në fakt nuk janë pengesa të tilla. Qytetarët duket së edhe kësaj radhe do të dalin humbës…! LVV dhe LDK , shumë jua thyen atyre shpresat…! Edhe , nese ndodhë koalcioni në momentet e fundit, mbetet përshtypja e hidhur si pelimi që e lan mbrapa… Dhe, mbetet dilema e madhe, së zor do të kemi ndryshime për të mirë në Kosovë, Zoti e din deri kur …!

SHTETI NUK GUXON TE KOLLABOJ, QEVERIA BËHET EDHE PA VETËVENDOSJEN?! – Nga BINAK MAXHARRAJ

/Janë të fuqishëm zërat në LDK se mund ta formojnë qeverin edhe pa LVV/

Që tre muaj po zgjasin bisedat midis LVV si parti e parë dhe LDK e dytë. Në këto biseda nuk ka sinqeritet e as deshirë te plotë për te arrijtë një mareveshje. Në këto biseda LVV ka hyer mbrenda me të dy këmbët dhe me besim dhe sinqëritet të madh, kurse LDK vetem me një kemëb pa besim dhe sinqëritet ndaj LVV.

Kjo tregon së beisedat për tu arrijtë një marëvishje për krijimin e qeverisë po shkojnë më dy skenar. Skenari i pare është ka që po e shohim për çdo ditë midis LVV dhe LDK por pa ndonjë sukses,sepse këto biseda jane te pasinqerta sikur dikush done qe këto biseda te mos përfundojnë më ndonjë sukse,me ndonjë mareveshje. Strumbullar I kësaj qe të mos arrihet mareveshje është pikërishtë LDK e cila me kërkesat e saj qe nuk ia bane barra qeranë po e demton qellimshëm krijimin e qeverisë.

Pse po sillët kështu LDK-ja?!

LDK ne këto biseda po e luan lojën e djallit. Zyrtarët e sajë të nivelit të lartë shpesh po deklarojnë së ka edhe opcione tjera për te formuar qeverin,së qeveria mund të formohet edhe pa LVV.Dihet së LDK,sidomos një pjesë e sajë është e lidhur më Pronto mafin e PDK perms lidhjeve te ndryshme e cila nuk deshiron qe ti shkaterroi,dhe se pa i këputë të gjitha fijet LDK me Pronto mafin nuk mund te luftoj për çkapjën e shtetit nga korrupcioni dhe krimi i organizuar pjesë e sajë është edhe vetë.Për kamufllashë të krejtë kësaj është edhe kërkesa e saj qe me çdo kushte ta marrë Ministrin e Brendshme.Kjo do të thotë së LDk po bisedon me LVV sa për sy e faqe,kurse mendjen e ka se si me e formu një qeveri pa LVV.

Arroganca e Presidentit Hashim Thaçi?!

Së vërtëtë LDK nuk është e sinçertë e tregon edhe sjellja fantazmë e Presidentit Hashim Thaçi i cili po i jepë zjarr edhe me te madh qe mos këtë një qeveri LVV dhe LDK,sepse ky njeri e done LVV jo ne pushtet por ne opozitë.Kjo e tregon fakti I sjelljes së tij antikushtetuese kur bënë ftesa lidhe e pa lidhje,kur cakton data bile edhe orë për të nomunuar Kryeministrin kryeministrin qe se deshiron nga partia qe i fitoi zgjedhjet,sepse I ka ne mendje planet e veta ugurzeza për ta penguar formimin e qeveris jo me LVV por të LDK me dikend tjeter.

Arroganca e Presidentit Hashim Thaçit u pa kur biseda me Albin Kurtin zgjati vetem 4 minuta,por e pa te arësyeshme qe me komunitetet tjera të bisedoi edhe deri n’ora 2 te pasënatës,me siguri qe ti bindë ata qe të mos ia jepin votat Albin Kurtit për te formuar qeverin.

Dhe ja kështu bisedat me pjesemarrjën ne hije të LDK për ta formuar qeverin po zhvillohën ne dy binar.LDK është,pra,ajo qe po e zvarritë procesin e vendimarrjes për formimin e qeverisë,sepse pos këtij opcioni në të cilin ka hyer ne biseda me LVV e ka edhe version rezerv për ta bërë qeverin pa LVV siç po deklarojnë edhe zyrtaret e sajë të lartë.

Nuk do te jete kjo hera e pare qe LDK mund ta bëjë një gjët të këtillë.Ajo edhe me 2014 e la ne lloçë VLAN-in,për te shkuar te”vëllau” vetë PDK me të cilin është i lidhur më gjëra te pëbashkëta

Sqaron Hasani: Vetëm partia e parë jep emrin për kryeministër, Thaçi mund të rrijë e të mos flasë

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka sqaruar interpretimin e tij rreth procedurës së mandatimit të kandidatit për kryeministër nga presidenti i vendit.

Ai ka folur për Gazetën Express, në mbrëmjen e së mërkurës, pas raportimit se dy vite e gjysmë më parë ai kishte folur krejt ndryshe nga sot për nominimin e kryeministrit nga kreu i shtetit.

Në qershorin e 2017’s, Hasani kishte deklaruar se nuk përjashtohet mundësia që presidenti të mandatojë për formimin e qeverisë edhe partinë e cila nuk e ka shumicën e vendeve në Kuvend. Gazeta Express ka publikuar edhe videon e emisionit, ku Hasani i kishte dhënë deklaratat asokohe.

Ndërkaq, këto ditë, Hasani ka thënë se presidenti fillimisht e fton partinë e parë për të dalë me një kandidat për kryeministër, e nëse dështon i nominuari i parë për të bërë shumicën, atëherë ia dërgon ftesën përsëri partisë së parë, në këtë rast Lëvizjes Vetëvendosjes, që të dalë me një kandidat tjetër. Nëse dështon edhe i nominuari i dytë, atëherë, sipas Hasanit, vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Ai është munduar të arsyetohet për dallimet e qarta dhe të evidentuara në interpretimet që i ka bërë ndër vite procedurës së mandatimit të kandidatit për kryeministër. Hasani ka thënë për Gazetën Express se gjithçka është një keqkuptim – dhe se i qëndron interpretimit të këtyre ditëve, që vetëm partia e parë e jep emrin për kryeministër.

“Unë nuk e kam ndryshuar interpretimin, dhe nuk është ashtu siç e thoni ju. Asnjëherë nuk kam thënë ashtu, sepse edhe nuk ka logjikë kur dikush e ka shumicën në Kuvend”, ka deklaruar ai.

“Ajo çka unë kam thënë më 2017 është se kryeministër mund të bëhet çdokush që është shtetas i Kosovës. E dyta: Kur e kemi interpretuar kushtetutën dhe kemi nxjerrë aktgjykim, kemi thënë se herën e dytë procedura është e njëjtë, por kandidati është tjetër. Në asnjë rrethanë nuk guxon që pa konsultim dhe pa pëlqim të partive politike të mandatohet dikush, nuk guxon. Ne kemi thënë në aktgjykim që kushtet për t’u mandatuar duhet të jenë në mënyrë komulative të plotësuara”, është shprehur Hasani.

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese ka thënë se “sipas normave kushtetuese, që janë në fuqi, presidenti fare nuk ka diskrecion. Diskrecioni nuk është arbitraritet. Diskrecioni nënkupton kushtet mbizotëruese, që janë objektive, dhe që janë të matshme”.

“Fillimisht duhet shkuar në rundin e parë, sepse pa u djegur i pari, s’mund të shkohet në rundin e dytë. E herën e dytë, pa pëlqimin e partive që kanë kaluar pragun, nuk mund të mandatohet kurrkush”, ka treguar ai.

Hasani ka thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk ka pasur të drejtë t’i caktojë kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, një afat prej 48 orësh për t’ia dhënë emrin e mandatarit për formimin e qeverisë së re të vendit.

Në pasditen e së mërkurës, ka skaduar ky afat i Thaçit, teksa Kurti ka thënë se Thaçit do t’ia tregojë emrin e mandatarit vetëm pas disa ditësh.

Çfarë veprimesh mund të ndërmarrë tani Thaçi, kur ky afat ka skaduar dhe ai nuk e ka marrë emrin e mandatarit? Sipas Hasanit, presidenti i vendit mundet të bëjë vetëm një gjë: të presë.

“Asnjëherë nuk ka të drejtë që presidenti t’i caktojë afat Kurtit. Në këto kushte që jemi, presidenti nuk ka asnjë mekanizëm, asnjë kompetencë kushtetuese juridikisht për ta zhbllokuar situatën”, është shprehur ai.

“Presidenti mundet vetëm të rrijë dhe të mos flasë, sepse nuk ka asnjë të drejtë të ndërhyjë në procesin e formimit të organeve qendrore, përveç se me letër, njëjtë si ka bërë kur dha Ramush Haradinaj dorëheqje. Pra, ta pyesë PAN’in, a keni kandidat tjetër. Presidenti nuk mundet në sistemin kushtetues parlamentar, siç është Kosova, t’i imponojë vullnet politik forcave politike, sepse ai nuk i përfaqëson forcat politike”, ka përfunduar Hasani.

Haki Rugova: Qeveri të re pa Vetëvendosjen – Shteti nuk guxon te kollaboj

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Haki Rugova, ka kërcënuar drejtuesit e Lëvizjes Vetëvendosje se edhe pa këta të fundit mund ta formojnë Qeverinë e re, ndonëse partia e Albin Kurtit ka dalë e para në zgjedhjet e 6 tetorit.

Në tentimin e radhës për të arritur marrëveshje për bashkëqeverisje, lideri i LVV-së, Albin Kurti dhe ai i LDK-së, Isa Mustafa, do të takohen edhe sot.

”Kërkesat janë të njohura publikisht, por edhe ofertat. Se a do të arrihet marrëveshja varet nga ekipi negociator (kryesia) në krye me Isa Mustafen. Ta shohim a do te arrihet. Besoj që duhet të arrihet. Nëse nuk arrihet marrëveshja, shikojmë se ekzistojnë variante tjera plotë, ka variante B, C. Shteti nuk guxon te kollaboj, duhet të funksionoj. Mundet me u bo Qeveria edhe pa Vetëvendosjen!”, tha Rugova për “Front Online”.

Në takimin e sotëm pritet që LDK-ja të del me ofertë për LV-në, derisa këta të fundit kanë kërkuar nga Isa Mustafa që sot t’i prezantojë kushtet që i kanë në tavolinë të diskutimit.

Kush janë emrat që po përmenden si ministra të mundshëm të LDKsë?

Lidhjes Demokratike të Kosovës dje i është bërë thirrje nga Vetëvendosje që t’i çojë 5 emra për ministra nga Lëvizja Vetëvendosje. Po dje Nënkryetari i LDK’së Agim Veliu tha se askush nuk mund t’i tregojë kësaj partie se kur do t’i japë emrat. Megjithatë, tashmë disa emra janë përfolur brenda LDK’së, përfshirë edhe atë për postin e Zëvendëskryeministrit, shkruan Gazeta Express.

Dakordimi i parë që nuk u solli pengesa për t’u marrë vesh Albin Kurtit e Isa Mustafës ishte për numrin e ministrive që do të ketë qeveria e përbërë nga këto dy parti, krejt kjo në rast se arrijnë që të pajtohen.

Si kritikues të mëdhenj të qeverisë PAN, të dy këto subjekte sa ishin në rolin opozitar, ishin zotuar se do të zvogëlojnë numrin e dikastereve ministrore.

Në parim, Kurti dhe Mustafa ishin marrë vesh që do t’i kishin 12 ministri. Derisa dy prej tyre ju shkojnë pakicave, ato që mbeteshin do të ndaheshin proporcionalisht në mes të dyjave.

Problemi filloi kur në tavolinë të diskutimit dy liderët që po tentojnë të merren vesh për koalicion, filluan të ndajnë pazarin.

Mustafa e komplikoi situatën kur e zgjodhi Ministrinë e Punëve të Brendshme, që ishte premtim elektoral i LV-së.

Megjithatë, zgjedhja vazhdoi deri kur dy të fundit ministri mbetën ajo e kthimit dhe e kulturës që iu shkuan komuniteteve.

Në marrëveshjen e parë u morën vesh që LDK të merr fillimisht Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Arsimit, Ministrinë e Mbrojtjes dhe të Infrastrukturës që do të ketë të bashkëngjitura ambientin dhe planifikimin hapësinor.

LV ndërkaq zgjodhi Ministrinë e Punëve të Jashtme, Financat, Zhvillimin Ekonomik ku përfshihen ajo e Tregtisë, Industrisë e Inovacionit dhe për punë, Ministrinë e Sportit dhe Shëndetësisë, dhe Ministrinë e Drejtësisë.

Në parim, marrëveshja thoshte se LDK merr edhe kryeparlamentarin dhe zëvendëskryeministrin e parë, ndërkaq, zëvendëskryeministri i dytë i shkon LV-së. Partia e Kurtit me këtë marrëveshje merrte dy nënkryetarët e Kuvendit.

Bisedimet shkuan vetëm duke u komplikuar pasi që në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, LV-ja propozoi në pozitën e kryeparlamentarit, Glauk Konjufcën, post ky që sipas marrëveshjes paraprake i takonte LDK-së. Madje, në këtë pozitë ishte raportuar se mund të emërohet nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani që në zgjedhjet e fundit ishte kandidate e kësaj partie për kryeministre.

Për këtë, disponim kishin shfaqur edhe në LV, madje vetë Konjufca në një paraqitje në Pressing në T7, kishte thënë se Osmani është e denjë për këtë post.

Pa u marrë vesh me Mustafën, i pari i LV-së, Albin Kurti vendosi që ta bëjë dje edhe një hap tjetër, të ngjashëm me atë të 26 dhjetorit kur pa dijeninë e LDK-së nominoi për kryeparlamentar Konjufcën.

Përmes një video mesazhi, Albin Kurti ka propozuar dje për pozitën e zëvendëskryeministrit të dytë, Haki Abazin, ndërsa ka zbuluar edhe pesë emrat që ka zgjedhur për të udhëhequr postet ministrore.

Rrjedhimisht, Kurti ka propozuar për Ministre të Drejtësisë, Albulena Haxhiun, për Ministër të Punëve të Jashtme dhe Diasporë, Blerim Reka, për Ministër të Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, për Ministër të Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari, dhe, për Ministër të Shëndetësisë dhe Sportit, Arben Vitia.

Pasi që bëri publik emrat që ka zgjedhur, Kurti ka kërkuar nga Isa Mustafa që edhe ai t’i dërgojë pesë emrat që do të propozohen për ministra dhe emrin e zëvendëskryeministrit të parë.

Ai e ka bërë të qartë se tashmë nuk negociohet me pozitën e kryeparlamentarit, teksa, ka shtuar se për presidentin me LDK-në mund të merren vesh më vonë.

Mirëpo, LDK nuk është duke e parë kaq me pozitivitet koalicionin ashtu si në LV. Në fakt, partia e Isa Mustafës është duke vazhduar insistimin me kushtet e vjetra që i kishin vënë në tavolinë, duke kërkuar që kryeparlamentari të ju takojë atyre, e që të merren vesh edhe për presidentin që do ta pasojë Hashim Thaçin.

Pavarësisht se për dallim nga Vetëvendosje në LDK nuk kanë folur për emra të përveçshëm që mund të emërohen në institucione, tashmë në publik po rrjedhin disa prej të përfolurve për të zënë pozita ministrore.

Ndër ta është Anton Quni, deputeti i zgjedhur, e kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren, që sipas informacioneve është propozim i mundshëm në pozitën e të parit në Ministrinë e Mbrojtjes.

Në një intervistë për Gazetën Express, pas zgjedhjeve, Quni nuk e ka mohuar se është diskutuar që të emërohet ministër. Madje, ai pati thënë se është i gatshëm që të punojë në fushën e sigurisë në rast se kështu vendoset në parti.

“Me qenë përgjegjës për mbrojtjen dhe sigurinë e qytetarëve dhe vendit tim do të ishte për mua një përgjegjësisë e detyrë për të cilën do të punoja me nder për ta përmbushur, por, ende nuk ka emërimi apo caktime në asnjë pozitë, sepse fillimisht na duhej një marrëveshje mes LDK e VV e cila besoj se do të arrihet së shpejti”, kishte deklaruar Anton Quni.

Në anën tjetër, si ministër ka kohë që është duke u përfolur edhe këshilltari i Isa Mustafës, e avokati i njohur Besnik Berisha.

Berisha sipas informacioneve është përfolur në LDK si Ministër i Punëve të Brendshme, dikastër për të cilin është bërë mjaft zhurmë gjatë negociatave.

“Për avokati jam i gatshëm të flas me ty, ndërkaq për përfolje, po besoj që ne pajtohemi se nuk është e imja t’i komentoj”, kishte thënë Berisha i pyetur nga mediat, pa e mohuar informacionin në fjalë.

Si rrallë herë, kësaj radhe në qeverisje, LDK nuk ka ministrinë që lidhen me ekonomi, fushë kjo nga e cila ka më së shumti ekspertë në parti.

Mirëpo, merret vesh se propozimet për dikasteret tjera janë Vlora Dumoshi, Lumir Abdixhiku dhe Lutfi Zharku. Ky i fundit, në qeverinë e fundit kishte udhëhequr Ministrinë e Infrastrukturës. Dumoshi në anën tjetër po përflitet si propozim për Ministre të Arsimit.

Përpos ndarjeve të ministrive, në LDK merret vesh se po bëhet zhurmë edhe për pozitën e zëvendëskryeministër, post të cilin ishte përfolur Vjosa Osmani. Pretendime për të njëjtën pozitë raportohet se ka edhe Avdullah Hoti, që në zgjedhjet e kaluara kishte qenë kandidat për kryeministër.

Nuk dihet se kur Mustafa do të prezantojë në opinion ndonjë emër të përzgjedhur për ministër, pasi që të njëjtën nuk po flasin për emra as kur pyeten për presidentin e ardhshëm që e kërkojnë si pjesë të pazarit.

Kosovë: Arrestohet një grua që reagoi ndaj vrasjes së gjeneralit iranian Soleimani

Policia e Kosovës tha se ka arrestuar një grua e cila në rrjetet sociale kishte shprehur pikëllimin pas vrasjes së gjeneralit iranian Qassem Soleimani

Policia tha shkurt se drejtoria kundër terrorizimit në bashkëpunim me prokurorinë e posaçme të Kosovës, ka kryer bastisje dhe e dyshuara është intervistuar para se t’i caktohej masa e ndalimit prej 48 orësh. Por ajo nuk dha më shumë hollësi dhe as e bëri të ditur identitetin e saj.

Mediet lokale thanë se e arrestuara është Ikballe Berisha – Huduti, drejtoreshë e Institutit Kërkimor Ndërkombëtar ‘Naim Frashëri’ në Prishtinë.

Pas vrasjes së gjeneralit iranian ajo kishte shkruar në rrjetet sociale se “njerëzit si ti nuk vdesin, por te vdekurit qe ecin mbi toke e qe mbajnë gjak krimineli, ata janë te vdekur por vetëm frymojnë për tu turpëruar vet dhe kombin e vet kriminel. Kriminelët ta deshën vdekjen e cila nuk është vdekje por shehidllek me i bukur qe ka mund ta ketë dikush ne shekullin 21”, kishte shkruar ajo në rrjetin facebook.

Më pas ajo e kishte fshirë postimin e saj dhe kishte paralajmëruar padi ndaj medieve që e kishin cituar atë.

Operacioni amerikan për vrasjen e gjeneralit iranian ishte mbështetur nga autoritetet në Kosovë.

Presidenti Hashim Thaçi shprehu mbështetjen për “veprimet amerikane ndaj veprimtarive të Iranit në Lindjen e Mesme që kanë shkaktuar terror, paqëndrueshmëri dhe shqetësim global. Qëndrojmë së bashku në mbrojtjen e vlerave tona dhe mënyrës sinë të jetesës në kërkim të paqes e sigurisë”, shkroi ai.

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, tha se “Kosova qëndron e palëkundur në përkrahje të Shteteve të Bashkuara në të drejtën për vetëmbrojtje. Veprimet e fundit vetëmbrojtëse ndaj gjeneral Soleiman-it janë mbrojtje, jo vetëm për ShBA-të por për lirinë dhe demokracinë gjithandej. Ne dënojmë ashpër sulmet e Iranit dhe çdo shteti që kërkon të shkatërroj paqen në Irak dhe vendet tjera. Në këto tensione Irani dhe përkrahësit e këtij shteti duhet të ndërmarrin hapat e domosdoshëm që te mos eskalojnë situatën. Kosova qëndron pranë Amerikës dhe do ta shtojë përkrahjen ndaj Koalicionit Global të udhëhequr nga ShBA-të’ shkroi ai në rrjetet sociale.

Udhëheqësi i forcave Kuds të Iranit, Qasem Soleimani, u vra në një sulm amerikan me dron. Shtetet e Bashkuara e fajësonin atë për vrasjen e trupave amerikane në Irak dhe për planifikim sulmesh të reja.

Vrasja e tij shkaktoi protesta dhe reagime të ashpra në Iran dhe Irak ndërsa udhëheqësit iranian dhe mbështetësit e tyre kanë bërë thirrje për hakmarrje. zëri i amerikës

Agim Bahtiri: Fola me anëtarë të kryesisë së LDKsë, janë pro marrëveshjes

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka deklaruar se shumica e anëtarëve të kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës janë pro arritjes së menjëhershme të një marrëveshje mes LDKsë dhe Vetëvendosjes, raporton Express.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Bahtiri i ka bërë thirrje kreut të LDK’së, Isa Mustafës, që të nënshkruajë marrëveshjen sot ose nesër. Sipas tij, nuk ka zgjidhje tjetër përveç koalicionit.

“Për hir të qytetarëve dhe shumë proceseve që na presin, Isa Mustafa bën mirë që marrëveshjen ta nënshkruajë sot ose më së largu nesër, sepse nuk ka zgjidhje tjetër përveç bërjes së koalicionit, por që kjo nuk duhet të prolongohet më shumë”, ka shkruar Bahtiri.

Çfarë kanë deklaruar zyrtarët e LDK-së që kundërshtuan dje koalicionin me LVV-në

Për disa orë dje, Isa Mustafa ka mbajtur mbledhje me strukturat e partisë në selinë qendrore të Lidhjes Demokratike. Diskutimet brenda zyrave nuk qenë aq të lehta për të dalë me përfundim, se duan të vazhdojnë diskutimet me LV’në për koalicion. Megjithatë, ata që edhe publikisht ishin kundër që partia e Albin Kurtit të marrë poste të caktuara, shpërfaqen edhe dje kundërshtimet e tyre. Të njëjtat, më vonë dolën për t’i demantuar përmes një komunikate për media, shkruan Gazeta Express.

Tre muaj pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 6 tetorit, situata e bisedimeve për koalicion në mes të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe partisë së parë të dalë nga zgjedhjet, Lëvizjes Vetëvendosje ka shkuar duke u vështirësuar.

Seanca konstituive e 26 dhjetorit, ku LV propozoi Glauk Konjufcën si kandidat për kryeparlamentar, e gjithashtu edhe nënkryetaren e parë, bëri që për disa ditë të mos ketë komunikim fare në mes të dy liderëve, Albin Kurtit e Isa Mustafës. Ky i fundit, madje as nuk është përgjigjur në thirrjet për takim nga kreu i LV-së, e rrjedhimisht një i tillë ka javë që nuk ka ndodhur.

Të gjitha zhvillimet që kanë ndodhur deri më tani janë bërë në distancë, e dy partitë këto kohë i kanë shtuar edhe akuzat për njëra tjetrën.

Derisa nga LDK-ja nuk kanë lëvizur nga pozicioni që kanë mbajtur që nga fillimi, e kërkesat e tyre, Albin Kurti ka shkuar një hap më përpara duke bërë propozimet e tij për kabinet qeveritar. Kështu ai dje ka publikuar emrat e pesë ministrave në dikasteret që kanë zgjedhur në marrëveshjen e parë me Mustafën, si dhe zëvendëskryeministrin e dytë.

Rrjedhimisht, siç potencoi edhe pas takimit me Hashim Thaçin në rast se mbërrijnë marrëveshje me Mustafën, pjesë e diskutimit nuk do të jetë pozita e kryeparlamentarit të cilën do ta vazhdojë ta mbajë Glauk Konjufca. Për presidentin në anën tjetër, shtoi se vazhdojnë të mendojnë se duhet të diskutohet kur t’i vjen koha.

Përderisa LV-ja po vazhdon procedurat për mandatim, nga LDK-ja ka pasur dje një mobilizim të strukturave, për të vendosur përfundimisht se a do të vazhdojnë diskutimet, apo të tërhiqen duke zgjedhur opozitën.

Ky opsion, ishte i pëlqyer nga disa prej anëtarëve të kryesisë, që njihen edhe për ndikimin që kanë brenda partisë.

Gazeta Express ka raportuar nga burime të sigurta brenda kryesisë së partisë së Isa Mustafës, se disa prej anëtarëve të LDK-së, në mbledhjen e djeshme kanë qenë kategorikisht kundër një marrëveshje me LV-në. Në fund, megjithatë, është vendosur që të dalin me qëndrim pro diskutimit.

Listës së kundërshtuesve i prin nënkryetari i parë i LDK-së, Agim Veliu. Bashkë me të edhe ish-shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Avdullah Hoti, por edhe ish-ministri i Jashtëm, Skender Hyseni. Tre tre këta ditë më parë u takuan me Richard Grenell, të dërguarin e presidentin Donald Trump për dialogun Kosovë – Serbi.

Përveç tyre, sipas të njëjtave burime, kundër është shprehur edhe ish-kandidati për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, që tash mban pozitën e sekretarit në LDK.

Po ashtu edhe deputeti i zgjedhur Florian Dushi, e anëtari i kryesisë Naser Osmani.

Edhe kryetarja e forumit të gruas së LDK’së, Lirije Kajtazi, sipas burimeve të Expressit brenda mbledhjes, është deklaruar kundër bashkëpunimit me partinë e Kurtit. Këta persona megjithatë nuk e arritën shumicën e kryesisë që ishte pro vazhdimit të diskutimit. Kështu pas mbledhjes përmes një komunikate u dha qëndrimi, pasi që askush nga kryesia nuk pranoi të flasë para gazetarëve që pritën me orë të tëra para selisë.

“LDK-ja konsideron se partisё qё ka dalё e para i takon pёrgjegjёsia pёr tё themeluar instuitucionet. LDK-ja, edhe njё herё shpreh gatishmёrinё qё tё vijojё bisedimet me Lёvizjen Vetёvendosje, mbi bazёn e mirёbesimit dhe tё partneritetit”, shkruhej në komunikatë, teksa bëhej thirrje që ndarja e pushteteve të bëhej e barabartë.

Nga LDK-ja madje vendosën që të akuzojnë median për raportime që sipas tyre nuk janë të sakta, ani pse qëndrimet e personave të cekur në lajmin e publikuar në Express janë edhe publike.

Agim Veliu, nënkryetari i parë i LDK-së, është që para zgjedhjeve më i zëshmi kundër një koalicioni me partinë e Albin Kurtit. Në prononcimin e parë pas zgjedhjeve të gjashtë tetorit, Veliu kishte thënë për Gazetën Express se është i vështirë bashkëpunimi me LV-në. Ai kishte kërkuar që ndarja e pushtetit të bëhet në mënyrë proporcionale, duke insistuar që të marrin si pjesë të pazarit edhe pozitën e presidentit.

Në anën tjetër, Avdullah Hoti, anëtari tjetër i kryesisë që ka kundërshtuar një marrëveshje me LV-në, merret vesh se është edhe pretendent kryesor për një nga pozitat që i takojnë Lidhjes Demokratike. I njëjti, së bashku me Skender Hysenin dhe Veliun, si tre kundërshtuesit kryesorë të marrëveshjes, për këtë arsye udhëtuan në Berlin për tu takuar me të deleguarin e Trumpit.

Skender Hyseni në një paraqitje në RTV 21 dy javë më parë, madje kishte thënë se koalicioni nuk do të ndodhë nëse LV kërkon pushtet të tepruar. Ai kishte thënë se kjo do të mund të ndikonte që të shkohet në sistem diktatorial.

“Është VV-ja ajo që e ka në dorë nëse vendin do ta çojë në zgjedhje të parakohshme, sepse VV-ja është fituese e zgjedhjeve, me një pakicë ekstreme, sepse kur flasim për zgjedhje, duhet ta kemi parasysh përkrahjen popullore.

Nëse nuk shënohet një koalicion partneriteti, ai koalicion nuk duhet të ndodhë, unë jam në mënyrë jetike i interesuar, dhe angazhohem në të gjitha strukturat e partisë që ky koalicion të ndodhë. Nuk mund të lejojmë koncentrim pushteti të tepruar në njërën ose tjetrën parti, fundja, përtej votës gati të barabartë është e shëndetshme për demokracinë në këtë vend që të krijohet me domosdo instrumenti i kontrollit dhe i vetë kontrollit për qeverinë.

Mund ta quaj një far rebelimi deri në krekosje, që nëse nuk doni ne shkojmë në zgjedhje të reja, ky është abuzim me vullnetin qytetar. Koalicioni vetëm LDK – VV nuk përmbush ato kërkesat për qeverisje stabile”, kishte deklaruar Hyseni duke folur për marrëveshjen potenciale me LV-në.

Në anën tjetër, Avdullah Hoti ka qenë që nga fillimi i diskutimeve i zëshëm për shkuarjen në opozitë.

“Nëse nuk marrim postin e presidentit, shkojmë në opozitë Ne jemi partia më e vjetër në Kosovë dhe si të tillë kemi përvojë në ndërtimin e institucioneve. Po ashtu ne jemi parti shtet ndërtuese dhe si e tillë kemi futur historikisht njerëzit më të mirë të mundshëm nëpër poste drejtuese. Ky nuk është kushtëzim. Është një qasje ferr nga partia më e vjetër në Kosovë e cila po pranon që kryeministri të i takojë Lëvizjes Vetëvendosje”, kishte deklaruar Avdullah Hoti në emisionin Pressing në T7.

Në të njëjtën javë deklaratë afërsisht të njëjtë kishte dhënë edhe sekretari i LDK-së, Arban Abrashi që mbrëmë hezitoi ta përmende me emër LV-në, duke iu referuar si partia me 29 deputetë.

Abrashi kishte deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është duke hezituar që ta drejtojë qeverinë.

“Po flasim për nj ndërtim të koalicionit, të shpresës. Kjo duhet të ndërtohet në baza të shëndosha të bashkëpunimit në mes të partnerëve. S’ka të bëjë me barrikadim. Edhe pika e Presidentit ka qenë diskutim shumë i shëndosh se pse kjo duhet t’i takojë LDK-së ose një partneri tjetër. Kështu do ta kontrollin partitë njëra-tjetrën më mirë. Politika në Kosovë dhe sistemi politik ta imponon kompromisin. Nga paslufta shohim kompromise të mëdha. Fitues është ai që bën kompromise”, pati deklaruar Abrashi.

Kundër tashmë dihet qëndrimi i deputetes Lirije Kajtazi, e cila ishte e vetmja që nuk votoi pro kur Glauk Konjufca u propozua nga Albin Kurti.

“Jo, s’e kam votuar. Qaq ka meritu, qaq ka marrë. LDK ka votuar, kam konsideruar se qaq ka mjaftuar. Ne e kemi menduar mirë, kemi bashkëpunuar si opozitë, e kemi menduar se mundemi… Nëse na konsiderojnë si partner jemi të gatshëm derisa ata janë serioz. E dini qëndrimin e LDK-së”, deklaroi e njejta.

Qëndrimi i Florian Dushit, anëtarit tjetër të kryesisë, tashmë dihet. I njëjti që nga fillimi ka kundërshtuar publikisht përmes disa shkrimeve në Facebook këtë marrëveshje. Të njëjtin qëndrim e përsëriti edhe mbrëmë.

“Qëndrimi im rreth koalicionit eventual LDK me VV është publik. Koalicioni me VV duhet të ndodhë, mendoj unë, por asnjëherë nën kushtet e diktuara njëanshëm nga partia e Albin Kurtit.

Dje, sot, dhe nesër, në organet e partisë, por edhe publikisht, angazhohem që Kosovës dhe qytetarëve tonë t’iu ofrojmë një qeveri dhe qeverisje ndryshe, duke pasur kujdes të veçantë që partneriteti në mes të këtyre dy partive të jetë i sinqertë dhe i mirëfilltë, e përfaqësimi LDK-së në institucione i dinjitetshëm”, ka shkruar Dushi mbrëmë në Facebook.

Tashmë kur dihet se si është bërë ndarja e ministrive sipas zgjedhjes 5+5, dhe kur është zgjedhur kryeparlamentari e nënkryetarët e Kuvendit, post që i ka mbetur LDK-së është ai i zëvendëskryeministrit të parë.

Sipas kësaj marrëveshje LV merr kryeparlamentarin, nënkryetarin e parë të Kuvendit, zëvendëskryeministrin e dytë, Ministrinë e Punëve të Jashtme, Financat, zhvillimin ekonomik, sportin dhe shëndetësinë dhe ministrinë e Drejtësisë.

LDK në anën tjetër, merr zëvendëskryeministrin e parë, kryetarin e dytë të Kuvendit, MPB-në, Arsimin, Bujqësinë, Ministrinë e Mbrojtjes dhe të Infrastrukturës. Edhe ndarja e emrave që do të emërohen zëvendësministra mbetet e njëjtë.

LDK nuk ka sqaruar se a do të pranonte një marrëveshje me LV-në pa pozitën e kryeparlamentarit, derisa, merret vesh se me ndarjen e posteve siç është aktualisht, LV-ja mund të pranojë që të negociojë me postin e presidentit.

Sido që të jetë, sot ose ditëve në vazhdim pritet që të mbahet takim në mes të Mustafës dhe Kurtit, aty ku do të jepen në tavolinë të diskutimit edhe ofertat e fundit./GazetaExpress/

MPJ iu sugjeron qytetarëve të Kosovës të shmangin qarkullimin nëpër Serbi

Vendkalimi kufitar në Merdare

Ministria e Jashtme e Kosovës u sugjeroi qytetarëve të Kosovës që të shmangin qarkullimin në Serbi, ndërsa u kërkoi atyre që nuk mund ta bëjnë një gjë të tillë, që të shfaqin kujdes dhe maturi.

Ministria tha se Serbia është një territor, i cili nuk ofron as siguri minimale për integritetin fizik dhe juridik të qytetarëve kosovarë dhe për familjarët e tyre.

“Duke rikujtuar komunikatën e 31 majit, 2019, njoftojmë qytetarët e Republikës së Kosovës, me vendbanim në Kosovë apo jashtë vendit, që të shfaqin kujdes dhe maturi në rast se nuk mund të shmangin qarkullimin nëpër territorin e Serbisë”, thuhet në komunikatën për media.

Javën e kaluar, është raportuar se policia serbe ka ndaluar shtetasin kosovar, Nezir Mehmetaj, në pikëkalimin kufitar në Merdare.

Mehmetaj po udhëtonte nga Zvicra për në Kosovë.

Ndaj tij, gjykata në Serbi ka marrë vendim për paraburgim prej 30 ditësh.

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, e ka dënuar arrestimin e Mehmetajt dhe ka bërë thirrje për lirimin e tij.

Ministria e Jashmte e Kosovës ftoi të hënën Serbinë që përfundimisht “të heqë dorë nga praktikat fashiste dhe të pranojë faktin që është pjesë e kontinentit evropian, ku liria e lëvizjes është e drejtë universale e secilit dhe respektohet pavarësisht agjendave politike”. rel

Katër minutat e Albin Kurtit e Hashim Thaçit

U janë dashur disa ditë për ta caktuar takimin e tyre të parë. Hashim Thaçi dhe Albin Kurti edhe pse armiq të moçëm megjithatë ia dolën të merren vesh që ta lënë 6 janarin si një datë kur do të shiheshin në Zyrën e Presidentit. Mbase për ta realizuar takimin më të shkurtër në karrierat e tyre.

Por, kur Kurti shkoi në Zyrën e Shefit të Shtetit, gjithçka shkoi shpejt. Presidenti i vendit dhe pretendenti për krijimin e Qeverisë së re, lideri i Vetëvendosjes ndenjën së bashku vetëm 4 minuta. Kështu ka thënë një zyrtar që ka marrë pjesë në këtë takim.

Kur ka dalë para gazetarëve, pothuajse me shpejtësi drite, Kurti ka thënë se takimi i shkurtër nuk ka prodhur asnjë efekt juridik.

“Sot isha në takim me presidentin e Republikës, ky ishte një takim i shkurtër konsultativ pa efekte juridike, lidhur me fazën e ardhshme konstituive të institucioneve që sot i kanë mbushur tre muaj. Unë dëgjova presidentin në këtë takim disaminutësh, unë dëgjova presidentin që shprehu interesimin për krijimin e qeverisë, por, njëkohësisht edhe tha që e di që ju nevojitet një kohë e caktuar, por, gjithashtu ne do ta bëjmë propozimin”, ka thënë Kurti.

E që nuk ka filluar numërimi i 15 ditëshit që mandatari e ka në dispozicion pasi të nominohet e ka pranuar edhe Hashim Thaçi.

Por Presidenti ka bërë me dije se ia ka vendosur Kurtit një afat 48 orësh që t’ia çojë propozimin për Qeverinë e re.

“Nevoja e formimit të Qeverisë është jetike për shtetin dhe qytetarët e Kosovës. Z. Kurti sot nuk ishte i gatshëm të ofrojë propozimin e të nominuarit nga Lëvizja Vetëvendosje. Si president i vendit do ta ushtroj autoritetin tim kushtetues dhe ligjor të ruajtjes dhe kultivimit të unitetit politik e qytetar dhe orientimit euroatlantik të shtetit të Kosovës. Prandaj, kam vendosur që t’i ofroj z. Kurti kohë shtesë edhe 48 orët e ardhshme për nominimin e kandidatit/kandidates për kryeministër të ardhshëm të Qeverisë së Republikës së Kosovës, para se të marr veprimet e radhës kushtetuese dhe ligjore” ka thënë ai./GazetaExpress/

TAKIMI I DY ARMIQVE TË SKENËS POLITIKE NE KOSOVË?! – Nga BINAK MAXHARRAJ

Takimi i sotit Thaçi-Kurti nuk do të prodhoi kurrfarë efekti. Do të jetë një takim veç sa për një kafe

Sot po takohen ball për ball dy arëmiq të përbetuar të skenës politike në Kosovë midis Presidenti Hashim Thaçi i cili nuk ia din fijën pasurisë së tij,dhe pretenduesi për kryeministër Albin Kurti lider i LVV e cila doli e para ne zgjedhjet e fundit i cili s’ka kurrfarë pasurie që jetonë me familje në një apartment te vogël prej 62 metra katror të marrë me qira. Ata kurr nuk janë takuar më parë,as që asnjëhërë nuk janë përshendetur mes vedi. Por e njohin njeri tjetrin:Hashim Thaçi e njehë Albin Kurtin nëpër protesta kur policia ia arestonte aktivistet, por edhe ate e ngrehte zhagë nëpër tokë. Njihën edhe nga seancat e Parlamentit kur Albin Kurti vazhdimisht i kundërshtonte Marreveshjet e demshme të Hashim Thaçit me Serbin e Malin e ZI qe ishin ne demë te Kosovës, kurse Thaçi veq qeshte pse e kundërshtonte Kurti,por ky ia këthente:”President mos u zgerdhi, je një paçavër”.

Por sot i ka shty zori qe edhe fizikisht të takohën. Nuk e di se a do te përshendetën,a do te ja shtrinë dorën njeri tjetrit sepse kanë shumë hasmeri ndër vedi sidomos Thaçi i cili është munduar shumë hërë të ia futë thikën pas shpine Kurtit. Por ky takim i sodit është takim sa për kafe siç thuhet sa për tu njoftue,sepse ky takim i sodit nuk do të prodhoi ndonjë efekt. Takimi po i ngutet Presidentit Thaçi,me siguri për prapaskenat e tij i cili po i dergon ftesa edhe disa sosh brenda dites,sikur te kishte ndonjë zor të madh.

Takimi i sotit do te jetë takim sa për tu takuar,sa për sy e faqe,sepse takimi nuk është i parapregatitur,nuk ka ende ndonjë koalicion i cili do te ia dergonte emrin Presidentit për të nominuar për Kryeministër anipse emri i Albin Kurtit është i padiskutueshëm,kurse LVV nuk nuk mund ta dergon Kurtin për nominim sepse e vetme nuk mudë të formoi qeverin,kurse Thaçi nuk mund te nominoj Kurtin nese nuk është edhe zyrtarisht i derguar nga koalicioni i cili ende nuk ekziston.

Prandej takimi i sotit midis Thaçit dhe Kurtit do te jetë një takim sa për te thyer akullin e ngrir midis tyre,është vetem një farcë sa për tu takuar,sepse ky takim ligjerishtë nuk mund te prodhoi asgje.Presidenti duhet të presë kohën për një takim të radhës kur ky koalicion(LVV dhe LDK) qe gjejë një zgjidhje për bashkëqeverisje,sepse Presidenti nuk mund te veproi n’kye n’vehte të bënë nominime pa mbulës,apo ka skenar tjere parapa përdes siç din vetem ai te veproi.

Spektrit politik të Kosovës iu shtua edhe një parti e re, “Partia Demokratike e Diasporës”- Nga Skënder MULLIQI

Këtyre ditëve spektrit politikë të Kosovës, ju shtua edhe një parti e re Partia Demokratike e Diasporës. Nismën për formimin e saj , e ka marre veprimtari i çeshtjës kombëtare, Emrush Qeku, njëherit kusheri i heroit të kombit, Sali Qekaj. Emrush Qeku ka dhënë kontribut të jashtëzakonshem për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.Ai ishte angazhuar qysh heret ne veprimtaritë e ndryshme me karakter kombetare. Ishte anëtër i LDK , dega në Gjermani.

Ishte njeri nder organizatorët e Tre Perqinëshit, të kryeministrit në ekzil, Bujar Bukoshit.Ai jo vetëm që ndihmojë djemtë e luftës për liri, por u angazhua edhe në shumë aktivitete tjera kombëtare, në mbledhjën e ndihmave për Kosovën në kohën e luftës, për të strehuarit në Shqiperi e në shumë vende të tjera, edhe me mjete te veta , duke lënë keq edhe familjën e tij, madje duke mbeteur edhe pa shtëpi në Kosovë. Po ta numërojmë e gjithë kontributin e tij, nuk mjafton vetëm ky shkrim…

Emrushi shprehet së këtë nismë e kishte marr bashke me Fadil Islamin,Afrora Fusha dhe Valon Gajraku, më arsyen madhore, së mergata shqiptare po anshkalohet tash e shumë kohë, e cila ka bërë shumë për Kosovën dhe kombin.Emrushi thotë së kam qene i mendimit së PDD , ta udheheq miku im dhe veprimtari ,Hafiz Gagica, por i cili për asrye objektive nuk e pati mundësinë. Ne vazhdim të shkrimit po ju sjellim fjalimin e kryetarit të PDD-së, më rastin e themelit të këtij subjekti te ri politike në Prishtinë.

Të nderuara zonja, të nderuar zotrinjë, Të dashur miq, Më lejoni fillimisht të ju përshëndes dhe njëherit konventës së parë, të Partisë Demokratike të Diasporës, ti uroi punë të mbarë e sukses! Uroi që Partia Demokratike e Diasporës, të arrij të vë në pah rëndësin e mërgatës politike e patriotike të Kosovës! Mërgatës e cila është shfrytëzuar maksimalisht nga partitë politike vendore. Asaj mërgate e cila së fundi u la pas dore u injorua deri në atë shkallë sa ngjallë keqardhje.

E si pasojë, lind edhe pyetja e shumëarsyeshme: Pse i kemi ndihmuar ato parti të cilat atë kohë e quanin vetën, kombëtare? Të nderuar, vetë prania juaj sot në këtë konventë është dëshmi e qartë për vullnetin tonë që të organizohemi politikisht e moralisht në mënyrë që të sigurojmë një përfaqësim të denjë të mërgatës në jetën shoqërore e politike të vendit. Me këtë rast do të kemi mundësinë që bashkarisht të diskutojmë dhe të nxjerrim konkluzat e nevojshme për një veprim cilësorë e gjithnjë në dobi të vendit tonë. Ne kemi një mijë e një argumente nga e kaluara, të cilat na shtyjnë të jemi të paknaqur me gjendjen aktuale dhe neglizhimin e faktorit politik të mërgatës.

Duke filluar nga puna e madhe që ka bërë mërgata patriotiken,në kohën kur vendit i duhej ndihma e saj. Është fakt i cili dihet mirfilli. Por siç duket ka ardhur koha që i gjithë ai angazhim i yni të përmendet e të përseritet shpesh. E gjitha me synim që tu rikujtohet harrestarëve të qëllimshëm. Tu kujtohet se mërgata ka qenë faktori gjenerues e kryesorë i lirisë dhe pavarsisë së Kosovës. Mërgata ka qenë ajo nëna e pagjumë që nuk ka gjetur rahatin askund kur fëmija i ka lënguar i sëmurë. Apo fëmija që ka ndenjur zgjuar mbi kokën e sëmurë të nënës. Shpesh shkojmë largë me gjykime e veprime pa e shikuar bazën e një dukurie.

Mërgata është pjesa e një Atdheu e Atdheu është kudo ku ka mërgimtarë. Mjerisht mërgata patriotike e Kosovës, përjetoj përjashtimin total nga pjesmarrja në proceset e vendimarrjes politike të vendit. Ne sot, nuk do të lëshohemi shumë në historitë e shkuara dhe atë për të vetmin shkak se synimi ynë është të ecim përpara, të rikthejmë atë frymën masive e plotë ellan në dobi të vendit, të zhvillimit dhe afirmimit të Kosovës, nga mjediset ku jetojmë e punojmë.

Ne si mërgatë, me punën dhe angazhimin tonë konkret jemi bërë dëshmi e fortë në vendet e perëndimit, se shqiptarët janë popull i vyeshëm dhe i mirë. Edhe pse krimi, korrupsioni e nepotizmi që mbretërojnë në institucionet e vendit tonë e kanë dëmtuar në masë të madhe imazhin tonë në botën perëndimore. E gjitha na ka kushtuar shumë, ndërsa në anën tjetër ne jemi të vetëdieshme se për të rikthyer këtë imazh kërkohet shumë punë dhe angazhim i yni i përbashkët. Pra pse të mos fillojmë një ditë e më përpra që të angazhohemi në këtë drejtim?! Partia Demoktatike e Diasporës, do të mbështetet te Brezi i ri Akademik. Tek të rejat e të rinjët e vullnetit të mirë, tek të vyeshmit, e veçanërisht te brezi i cili rrjedhë nga prindërit patriotë, të atyre gjeneratave të cilët në kohën e rezistencës kombëtare në krye me liderin Ibrahim Rugova ishin shtylla të rëndësishme të atij organizimi. Të atyre të cilët në kohën e luftës për liri e pavarësi të udhëhequr nga Adm Jashari, Sali Çeku e Zahir Pajaziti, kontribuan për lirinë dhe pavarësinë e vendit. Tani fëmijët e tyre janë anashkaluar e injoruar.

Partitë politike i mobilizojnë e përfitojnë nga kjo shtresë patriotike, në kohë të caktuara. Një fenomen të cilin duhet ta ç’rrënjosim. Partia Demokratike e Diasporës do të veprojë me nder për të krijuar një frymë të besimit, bashkëpunimit e kontributit të përbashkët, në dobi të vendit dhe të ruajtjes së vlerave të tij. PDD, do të jetë e shtrirë në të gjitha qytetet ku jetojnë e punojnë shqiptarët e përmes një organizimi të denjë, do të afirmojë Kosovën, pasurit e saj dhe do të motivoj grupe të ndryshme për të vizituar Kosovën dhe për të investuar në zhvillimin e saj. PDD, përmes punës së saj organizative, mendon të afirmoi brezin e ri akademik, apo të rinjë të vullnetit të mirë si potenciali i jashtëzakonshëm për zhvillimin dhe demokratizimin e Kosovës. Ne si kërkesë e kohës, duhet të zhvillojmë një frymë të re politike, kulturore dhe infromative. Një frymë unifikuese dhe jo konfliktuoze.

Një afrim mes gjeneratave dhe mendimeve ndryshe e jo diferencim e linçim mes veti. PDD do të jetë afër çdo qytetari i cili e ndjen vetën shqiptar i Kosovës dhe i cili ka interes për të qenë pjestar aktiv i vendit. Për fund,uroj që të na prijë e mbara. Vetëm me punë konkrete dhe përkushtim serioz, ne do të dëshmojmë se jemi ndryshe dhe në cilën masë e duam vendin tonë!� Atdheu, ka nevojë për çdo qytetar të devotshëm të tij! Prandaj mendoj që Partia e Mërgatës po vije në kohën e duhur dhe si kërkesë e kohës për të rikthyer besimin në vlerat që ka vendi ynë të cilin çdo ditë si rrjedhojë e politikave grabitçare po e braktisin qytetarët e dëshpëruar.

Lavdi të gjithë të rënve për lirinë e Kosovës! Respekt dhe nder për ata të cilët kontribuan pa hile për Liri dhe Pavarësi !

Arrestimi i Nezir Mehmetajt në Serbi për krime lufte, reagon MPJ: Të ndalen përndjekjet

Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës ka reaguar në lidhje me arrestimin e Nezir Mehmetajt, i cili u ndalua dje në pikën kufitare në Merdare. Përmes një reagimi zyrtar MPJ i bën thirrje autoriteteve serbe që të lirojnë menjëherë Mehmetajn, për të cilin sot Gjykata serbe vendosi masën e arrestit me burg për 48 orë, pasi akuzohet për krime lufte. Ministria e Jashtme ka bërë me dije se Zyra Ndërlidhëse e Kosovës po bënë githçka për lirimin e tij, ndërkohë tregojnë se familja e Mehmetajt kanë angazhuar edhe një avokat.

Sipas një komunikate të lëshuar nga ministria që drejtohet nga Behgjet Pacolli, thuhet se Mehmetaj është transferuar në qendrën e paraburgimit në Beograd dhe është marrë në pyetje për çështje politike. Kosovari, i cili prej 25 vitesh jetonte në Zvicër ishte në ‘Stop Listë’ nga autoritetet serbe.

REAGIMI I MINISTRISË SË JASHTME
Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës dënon ashpër arrestimin e shtetasit kosovar Nezir Mehmetaj nga policia serbe, në pikën kufirare në Merdare, dhe bën thirrje për lirimin e menjëhershëm të tij. Zyra Ndërlidhesë e Kosovës në Beograd është aktive dhe po merr të gjitha masat e duhura për të siguruar lirimin e z.Nezir Mehmetaj, familja e të cilit tashmë ka angazhuar edhe një avokat lokal.
z.Mehmetaj është transferuar në qendrën e paraburgimit në Beograd, është marrë në pyetje nga hetuesit serbë dhe po rëndohet me akuza politike. MUP-i serb ka kryer krime lufte në Kosovë, dhe ky institucion, si i tillë, nuk mundet dhe nuk do të jetë në gjendje të luajë kurrë një rol drejtësie ndaj shtetasve kosovarë. Nëse ndonjë institucion apo individ është përgjegjës për krimet e luftës në Kosovë, është vet MUP-i serb, udhëheqja e tij e mëparshme dhe aktuale. Ministria e Punëve të Jashtme është në kontakt të ngushtë me Brukselin, dhe ka lajmëruar institucionet e Bashkimit Evropian për arrestimin e z.Mehmetaj, si dhe praktikën e vazhdueshme nga Serbia të ndalimit të shtetasve kosovar. Serbia nuk mund të pengojë më pafund lëvizjen e lirë të njerëzve dhe duhet të ndalojë me përndjekjet dhe arrestime politike të shtetasve kosovar.

Kjo praktike është në kundërshtim me marrëveshjen e Brukselit dhe Bashkimi Evropian, nga ana tjetër, duhet të marrë masa urgjente për të parandaluar veprimet e Beogradit kundër qytetareve të Kosovës dhe për të siguruar lëvizjen e lirë të qytetarëve. Ministria e Punëve të Jashtme mbetet e angazhuar në mënyrë aktive për të siguruar lirimin e z. Neziraj dhe kthimin e tij në familjen e tij. Në të njëjtën kohë, Ministria e Punëve të Jashtme përsërit thirrjen e majit 2019, me anë të së cilës nxiten qytetarët e Kosovës që të shmangin udhëtimet drejt dhe përmes Serbisë, për shkak të ndjekjes politike të shtetasve kosovarë me akuza të motivuara politikisht nga qeveria serbe.

Doajeni i gazetarisë, Haki Hoxha, është krenaria e familjës dhe krenaria kombëtare – Nga Skënder MULLIQI

Ka shumë çka të shruhet për doajenin e gazetarisë në Kosovë tashmë të ndjerin, Haki Hoxhën.

Ishte njeri ndër themeluesit e gazetës së parë në gjuhën shqipe, në ish-Jugosallvi-Rilindja.Ai me disa shokë të tij vepruan në kushte të vështira, por kurrë nuk u ndalën që edhe shqiptarët e nëpërkëmbur nga regjimi i huaj , ta shohin dritën e diellit.

Baca e Haki siq e thirrën të gjithë ata që e njohen,dhe punuan më te, ishte njeri i dashur, i afertë, bashkëpunëtor i pa shoq më të gjithë.Baca Haki ishte nip i familjës tonë.Ishte gjithmonë e buzëqeshur, i hareshem ne biseda , komunikativ, shumë njeri tolerant, por natyrisht mbi të gjitha ishte atdhetar.Ai dashurin ndaj atdheut dhe kombit e kishte të trashëguar brez pas brezi .Ishte ndër njerëzit e parë të arsimuar në Dukagjin, së bashku më dajat e tij, mësuesin Halit dhe profesorin Mehmet Mulliqi.Jo vëtem që ishin të aferm nga gjaku, por ata ishin edhe shok të pandashëm në jetë.

Baca Haki, së bashku më Halit dhe Mehmet Mulliqin, nxorren nga analfabetizmi dhe shpërndanë rreze diturie të shumë gjenerata, të cilët edhe pas shumë kohësh i përkujtojnë dhe flasin më pietet të lartë për ta.Që të tretë ishin antikomnist të përbetuar , dhe kishin marr pjesë në shumë beteja kunder qetave partizane në Kacuberr të Malit të Zi, e gjetiu. Baca Haki ,lindi me 11.06.1919 ne fshatin Isniq Komuna e Strellcit ( atëhere ), ndërsa tash Komuna e Deçanit.

Më 1930 mbaron shkollen fillore në Strellc dhe regjistron Gjimnazin Real në Pejë.

Më 1938 e përfundon Gjimnazin Real me nota të shkëlqyeshme, e sidomos më rezultate shumë të mira në Matematikë dhe në gjuhë gjermane , ai regjistron Fakultetin Juridik ne Universitetin e Beogradit.

Më 1940 se bashku me shumë studentë shqiptarë vazhdon shkollimet superiore, ne Universitetin e Perugjija të Italisë . Nga viti 1945 emërohet GAZETAR në ” RILINDJA ” se bashku me disa studentë të asaj kohe. Aty mbeti deri në fund të jetës së tij, si gazetari i parë profesionist në Kosovë.

Viti 1946 deri 1970 ate e zuri ne postin e Redaktor në ” Rilindja “.

E tërë literatura e botuar në atë kohë ka kaluar nepër duart e tij . Ka qenë njohës i mirë i Sociologjisë ,Ekonomisë Politike , Gjeografisë Ekonomike Botërore e sidomos asaj të Kosovës.

Nga 1970 e deri me 1980 kur edhe PENSIONOHET është Zv. Kryeredaktor në Rilindje. Me rastin e pensionimit lenë pas mbi 80 gazetarë me fakultete të kryera në të gjitha lëmit e jetës . Haki Hoxha eshtë marr edhe me Lajme , Skica , Reportazhe , Komente etj .

Gjatë kohës së ushtrimit të profesionit është marr edhe me përkthime të veprave kapitale të asaj kohe , kryesisht politike , ekonomike dhe shkencore.

Krahas këtyre përkthimeve është marr edhe më përkthime të belitristikës prej asaj të fëmijëve e deri te ato kriminalistike letrare . Ishte gazetar dhe përkthyes eminent i asaj kohe i njohur si Baca HAKI , me të cilin pseudonim është i njohur edhe si mësuesi i të gjithë gazetarëve të gazetarisë deri në pensionim.

  Baca Haki për kontributin e dhënë është dekoruar për “Vepër Jetësore në Gazetari ” njera ndër të parat dekorata që u ndan pasluftes në ish Jugosllavi. Pastaj vjen “Dekorata e Republikës’ me kurorë të artë për kontribut në gazetari. U nda nga kjo jetë me 17.05 2006 , duke lenw pas djeme , vajza, nipa e mbesa.
Veprimtaria kombëtare e Haki Hoxhës, ishte e begatshme më plot sakrifica. Ai me 1940 e deri në largimin e Gjermanisë ka qenë Sekretar Prefekture. Haki Hoxha ka pasur lidhje të ngushta më NDSH -en nëpër mes Rexhep Mitrovices dhe ministrit Qazim Komoni nga Gjakova.
Me punën e Haki Hoxhës është organizuar edhe ADMINISTRATA NË GJUHEN SHQIPE . Në Llukën e Poshtme ka intervenue dhe i ka shpëtuar 400 shqiptarë nga pushkatimi . Kështu ka pohuar prof. Rrustem Bajraktari . Vlen në këtë shkrim të shkurtër për të theksuar së babai i Haki Hoxhës, Shaban Hoxhë Isniqi, ishte pleqnarë i njohur i kësaj ane… Haki Hoxha, është krenaria e familjës Hoxha nga Isniqi, dhe krenaria kombëtare…

 

 

 

Ambasadori Grenell takoi përfaqësuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës

Lidhja Demokratike e Kosovës tha të premten së një delegacion i saj është takuar me ambasadorin Richard Grenell, të dërguarin e posaçëm të presidentit amerikan Donald Trump, për bisedimet e paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Sipas një njoftimi të kësaj partie, ambasadori Grenell inkurajoi delegacionin e Lidhjes Demokratike që të ruajë përkushtimin për rend dhe ligj dhe të marrë vendime të cilat e çojnë përpara dialogun me Serbinë.

Ambasadori Grenell, po ashtu, kërkoi nga delegacioni që të hiqet tarifa ndaj mallrave serbe dhe të përqendrohet në politikat që thellojnë zhvillimin ekonomik dhe krijojnë vende pune për qytetarët e Kosovës. Delegacioni i Lidhjes Demokratike e njoftoi ambasadorin Grenell për përpjekjet që po bëhen për të arritur një marrëveshje për formimin e qeverisë, thuhet në njoftim.

Takimi ndodhi në një periudhë kur Lidhja Demokratike dhe lëvizja Vetëvendosje, po kërkojnë rrugët e arritjes së një marrëveshjeje për formimin e qeverisë së re në bazë të rezultatit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 6 tetorit.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetari i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pritet të takohen të hënën me 6 janar lidhur me caktimin e mandatarit për formimin e qeverisë.

Negociatat e deritashme të kësaj lëvizjeje që doli e para dhe Lidhjes Demokratike nuk siguruan një marrëveshje, por të dyja palët kanë paralajmëruar se java që po vjen mund të jetë vendimtare për këtë çështje. zëri i amerikës

Si ta nxjerrim vendin nga kthetrat e uzurpatorëve!? – Nga Florim Zeqa

Në rrethana normale do të mjaftonin 5 vite pas përfundimit të luftës, për rimëkëmbje ekonomike dhe paqe sociale në vendin tonë. Mirëpo, edhe pse kaluan dy dekada nga përfundimi i luftës, shtetit të Kosovës i mungon përspektiva zhvillimore, arsimi cilësorë, shëndetësia dhe kultura qeverisëse.
Si pasojë e ngufatjes së sistemit të drejtësisë nga politika, bartësit e institucioneve vjedhin në baza ditore buxhetin e shtetit dhe s’ka kush t’i dënojë!
Në anën tjetër qytetarët me bizneset e tyre kanë mbetur të pambrojtur në mes kusarëve politikë dhe hajnave ordinerë!

Dualizmi i veprimeve të pushtetarëve, përveq qytetarëve të vendit i ka vënë në lajthitje edhe ndërkombëtarët.
Veprimet e ndara dhe kokë në vete të dy liderëve shetëror, përkatësisht presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit Ramush Haradinaj i kanë shkaktuar dëme jashtëzakonisht të pariparueshme Kosovës në rrugën drejt integrimeve evropiane.
Me kursin kontravers qeverisës, liderët shtetërorë, Kosovën e kanë futë në rrugë pa krye dhe pambarim, sepse orekset serbomëdha ndaj Kosovës nuk do të mbarojnë me ndarjen e veriut.
Me këtë diskurs të politikës kosovare, Serbia do të vazhdojë edhe më tutje agresionin e saj politik ndaj shtetit tonë, pasi pushtetarët e papërgjegjshëm kosovarë, integritetin dhe sovranitetin tonë e kanë vënë në “ankand publik”, duke e shndërruar në tortë të shijshme për orekset garbitëçare, ku secili nga fqinjët dëshiron të merr pjesën që dëshiron!
Nënshkrimet nga ana e Thaçit dhe Mustafës e marrëveshjeve me Daçiqin përkatësisht Vuçiqin në Bruksel, Serbinë gjakatare e bënë hisedare në sovranitetin e shtetit të Kosovës në njërën anë, ndërsa në tjetrën i hapën rrugën Serbisë për anëtarësim në BE, përderisa kjo e fundit kosovarëve të viktimizuar ua ofroj liberalizimin e vizave me kushtin e humbjes së territorit të shtetit,…për ironi të faktit edhe kësaj pushtetarët kosovar i thonë sukses!
Po i thonë kështu pushtetarët sepse dështimet dhe rrëshqitjet e njëpasnjëshme janë bërë çelës i suksesit të tyre personal, për pasurimin dhe ngritjen e tyre në karrierën politike.

Zbrazja e Kosovës nga të rinjtë e saj

Një shoqëri njerëzore që mbanë në pushtet një klasë tërësisht të korruptuar dhe inkriminuar politike, nuk ka pse pret liberalizimin vrastar të vizave! Ngase liberalizimi i vizave në rrethanat aktuale, të uzurpimit të shtetit nga antivlerat, gjegjësisht të kapjes së tmerrshme të institucioneve të shtetit nga grupet kriminale, keq-qeverisja, parregullsitë dhe anarkia në sistemin gjyqësorë, zbrazja e shtetit nga të rinjët do të vazhdojë deri në pambarim…
Derisa të vie në pushtet një klasë e përgjegjshme politike, me etikë dhe integritet profesional për të udhëhequr shtetin dhe dikasteret përkatëse qeveritare, të gjitha dëshirat dhe shpresat e qytetarëve do të mbesin iluzione.
Mbase sjelljet e fundit të pushtetarëve, përkatësisht dualizmi i veprimeve të pushtetarëve aktualë do të jenë një “alibi” më shumë për getoizimin e mëtutjeshëm të qytetarëve të këtij vendi dhe talljen me liderët shtetëror të Kosovës dhe mosdhënjen e vizave nga shtetet e BE-së.
Si pasojë e dështimeve të njëpasnjëshme dhe zhgënjimit nga dështimi i koalicionit qeverisës LVV-LDK, javëve dhe ditëve të fundit është shtuar dukshëm fluksi i qytetarëve kosovar para ambasadave të huaja në Prishtinë, për të kërkuar vizën për largim nga ferri që u shkaktuan politikanët e papërgjegjshëm dhe mashtrues në dekadën e fundit në shtetin e lirë dhe të pavarur të Kosovës pa mirëqënje qytetare dhe pa asnjë përspektivë zhvillimore.
Përderisa të zgjasin gënjeshtrat e pushtetarëve dhe mashtrimi i politikanëve, do të zgjas getoizimi i qytetarëve dhe zbrazja në heshtje e Kosovës nga të rinjët e saj!

Ata që tradhtojnë njëherë, tradhtojnë përseri dhe me qindra herë

Pushtetarët aktual, përveqse sindromë kancerogjene e shtetit të Kosovës, janë shndërruar në thyerës të shpresave për jetë të popullatës shqiptare në Kosovë, kanë vënitur edhe ëndërrat e qindramijëra mërgimtarëve për kthim të shpejtë në vendlindjen e tyre.
Qytetarët e zhgënjyer në këtë klasë kusarësh dhe matrapazësh politik, e kanë humbur besimin në liderët aktual dhe subjektet ekzistuese politike.
Me fuqizimin e pakicës serbe dhe varësinë e madhe ndaj ndërkombëtarëve, që moti e kemi humbur sovranitetin politik, me prodhime te huaja (kryesisht serbe) e kemi humbur sovranitetin ekonomik, pa shëndetësi cilësore, me arsimin gjysmak dhe degradim kulturor jemi bërë shtet për gjynah të zotit.
Dy dekada nga përfundimi i luftës dhe 12 vite nga rishpallja e pavarësisë përballë njëra-tjetrës ndodhen dy shtresa të skajshme të popullsisë; oligarkët e pushtetit (politikanët multimilionerë) përballë një popullate të varfër, madje skajshmërisht të varfër, të harruar dhe nëpërkëmbur nga të gjitha pushtetet e pasluftës.
Qytetarët e Kosovës nuk e kanë më asnjë arsye që të ju besojnë politikanëve të papërgjegjshëm, të shantazhuar, të korruptuar dhe tejinkrimuar. Mjafton t’i shikojnë veprimet e tyre të përditshme, t’i shikojnë pasuritë e tyre të paligjshme, të shikojnë jetën e tyre luksoze prej “Sheikëve” në Kosovën e varfër.
Politikanët milionerë aq shumë janë shkëputur nga interesat e popullit, saqë nuk e dëgjojnë më zërin e qytetarëve dhe nuk i shohin vuajtjet e përditshme të tyre.

Thirrjet e mërgatës për ndryshim, të pamjaftuara

Nga paslufta e këndej, të gjithë pushtetarët pa dallim, e kanë përbuzur dhe injoruar mërgatën, me të gjitha kapacitet intelektuale të saj nga frika e humbjes së pushtetit.
Megjithatë, mërgimtarët edhe pse me mijëra kilometra largë vendlindjes, për asnjë çast nuk e harruan atdheun e tyre. Mërgata e jonë përveq ndihmave të pakursyera materiale për familjet e tyre, asnjëherë nuk i ndali përpjekjet për investime në shtetin e Kosovës.
Mirëpo, barrierat byrokratike, haraçi i pushtetarëve dhe mungesa e sigurisë së kapitalit ua pamundësoi realizimin e investimeve në vendlindje.
Mërgimtarët deri më tani i kanë provuar të gjitha mundësitë për ta bindur këtë klasë të papërgjegjshme për ndrrim të kursit qeverisës në vend.
Intelektualët nga mërgata, përmes shkrimeve analitike, kërkesave për ndryshim, peticioneve dhe formave tjera i bënë thirrje edhe popullatës për ndërgjegjësim dhe vetëdijësim, por të gjitha ishin të pamjaftuara.

Levizja e re politike, shpëtim për vendin

Zëri i ndërgjegjës kombëtare thërret si kushtrim në ndërgjegjën e atdhetarëve me gjak të pastër shqiptar, për bashkim të mendjeve dhe zemrave edhe njëherë sikurse në fillimvitet e ’90-ta, për ta nxjerrë Kosovën nga kthetrat e uzurpatorëve, matrapazëve dhe zhvatësve të buxhetit të shtetit, nga rrënuesit e vlerave dhe traditave tona shekullore.
Ndryshimet substanciale në skenën politike dhe shoqërore të vendit tonë, mund të arrihen vetëm me bashkimin e kapaciteteve intelektuale të mërgatës sonë, me bashkimin e të gjitha forcave progresive, të shëndosha dhe të padjallëzuara njerëzore të vendit tonë.
Krijimi i një levizje të re politike nga elita intelektuale nga mërgata, konformë rrethanave kohore dhe zhvillimeve politike ndërkombëtare është imperativ i ngutshëm kohor dhe i vetmi shpëtim për vendin.
Levizja e re politike nuk guxon të jetë vazhdimësi dhe as levë e asnjë subjekti politik ekzistues. Ngase secila nga subjektet aktuale politike, për të mirë apo për të keq e kanë kryer të vetën,…pragmatizmi politik dhe patrioztizmi i tyre përfundon tek “URA” mbi lumin Ibër në Mitrovicë!

A mos duan ta zhbëjnë Kosovën liderucët partiakë? – Nga Xhafer LECI

Për shumë vite mosnjohja e asnjë vendi pavarësinë e Kosovës dhe,tërehqja e disa vendeve njohjet e tyre është tepër brengosëse.

 Sikur të kishim një ushtri, siç i kanë vendet tjera. Vendin do duhej ta drejtonte për një kohë ushtria, për mbrojtjen e rendit demokratik.
Liderët e të gjitha subjekteve politike të vendit tonë, po duket qartë se më shumë e duan pushtetin se Shtetin !

Pse është posti i presidentit mollë sherri?!

As përpjekjet e ardhjes në Prishtinë të delegacionit të Bundestagut gjermanë, me anëtarët Peter Beyer dhe Christian Schmidt, nuk kanë arritur të pajtojnë, kryetarët Isa Mustafën e LDK-së dhe Albin Kurtin e VV-së, për ndërtimin bashkëqeverisës të institucioneve për udhëheqjen e vendit! Beyer është edhe raportues për Kosovën në Parlamentin Europian.

Tani, edhe amerikanët në kërkim të një zgjidhje, për ndarjen e posteve në mes LDK-së dhe VV-së! Nëse edhe amerikanët nuk arrijnë të bëjnë punë, atëherë po vërtetohet se gjithënjë e më shumë po e humbin besimin te miqtë tonë, si të pa përgjegjëshëm, kokëfortë dhe dashakeqës të vendit,popullit dhe miqëve tonë! Dhe jo vetëm kaq, por po vërtetohet se LDK dhe VV janë marioneta të PDK-së dhe se kot kanë mbajur zgjedhje duke premtuar-gënjyer shumë! Oferta e VV-së për një koalicion parazgjedhor, për mendimin tim ka qenë ide e mirë, sepse mendoj që sot nuk do të kishim këto probleme.

Shteti nuk mund të funksionojë me banda, vrasës, kërcnues, plaçkitës të pasurisë tonë të përbashkët. Po vetëm me diplomatë, ekspertë dhe profesionistë të të gjitha lëmive. Pse LDK duke njohur mirë si destruktiv, e bëri HashimThaçin kryetar të vendit?! Pse edhe tani ende pa arritjen e një marrëveshje bashkëqeverisëse me VV-në,e zgjodhën për kryeparlamentar Glauk Konjufcen?! LDK e kishte dy herë Ministrinë e Mbrendshme. I pari Fatmir Rexhepi dha dorhëqje morale, fare i pa fajshëm. Dihet se nuk e pyeste gjë askush. Për këtë u tregua burrë dhe dha dorëheqje. E kishim edhe Skënder Hysenin, të cilin kurrkush nuk e pyeti për asgjë, si rasti i nënshkrimit në Vjenë të Austrisë, së bashku me Hashim Thaçin, atëherë Ministër Jashtëm, për faljen e Çakorit Malit të Zi?! Po çfarë i duhet përsëri LDK-së posti i Ministrit të Mbrendshëm, kanë me mbrojtur vendin nga badat, apo veten dhe Hashim Thaçin me kompani?! Gjithëherë LDK-ë është mashtruar. Edhe kësaj radhe u mashtrua, apo fshihet diçka këtu, që vetëm ata e dinë! Marrëveshje nuk ka, Glauku u zgjodh kryeparlamentar!!!

Bota numron 196 shtete, sipas Prishtinës Zyrtare, prej tyre 116 vende e kanë njohur Kosovën.

Beogradi zyrtar, sipas Ministrit të Jashtëm serb Ivica Daçiç, i cili deklaron-pretendon se kanë tërhequr njohjen 13 vende, si Burundi, Lesoto, Sao Tome dhe Principe, Suriname, Liberia, Papua Guinea e Re, Komonuelt i Dominikës, Grenada, Guinea-Bissau, Dhoma e Unionit, Solomoni ishuj, Madagaskar dhe Palais. Aq më keq,kur dihet se autoritet Austriake dhe Çeke e kanë diskutuar tërheqjen e mundshme të njohjes së pavarësisë së Kosovës.
Prishtina i mohon këto. Por ka lajme të ndyshme edhe nga vendet mike të shqiptarëve, të cilat raportojnë se Serbia, së bashku me Rusinë, janë duke lobuar edhe me mjete materiale marramendëse, për tërheqjen e njohjeve edhe nga disa vende tjera!

Wendlingen,02.01.2020

Albulena Haxhiu: Aktgjykimi në rastin Pronto, vulë e shtetit të kapur

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka komentuar vendimin e Gjykatës Themelore për rastin e njohur si Pronto, duke thënë se kjo është goditje për shtetin e së drejtës, shkruan Gazeta Express.

Haxhiu ka shkruar në Facebook se Gjykata sot i ka dhënë te drejtë atyre që i kanë mbytur shpresën rinisë dhe qytetarëve të Kosovës me veprime kriminale me qëllim të kapjes së shtetit.

“Trupi gjykues i dha të drejtë abuzuesve. Çfarë prova i janë dashur trupit gjykues, kur të gjithë me veshët tanë i kemi dëgjuar abuzuesit?!”, shton tutje.

Deputetja thotë se aktgjykimi i shpallur sot është vulë e shtetit të kapur.

“Aktgjykimi i sotëm është vula e shtetit të kapur. Është aktgjykim që thërret për angazhim deri në çkapjen e shtetit andaj nuk ka kohë për të humbur sepse është nevojë urgjente krijimi i Qeverisë së re”, është shprehur Haxhiu.

Kolonel Zemajt i takon lavdia dhe krenaria kombëtare… – Nga Skënder MULLIQI

Toka e Kosovës u nëm si ska më keq, nga vrasjet e pasluftës. Këto vrasje Kosovën e kthyen në arkivol.

E kthyen në arkivol ata, të cilët lanë shumë nëna , baballarë, motra e vëllezër më duar në gji. Vranë në prita dhe pas shpine do njerëz të qyqarë… Nuk ka gjak që është humbur, së toka fletë vet. Pikërisht në muajin janar u vranë përsonalitetet e njohura të jetës politike dhe ushtarake te LDK-sw në Kosovë.

U vranë njerezit të cilët i dolën zot atdheut dhe kombit në orët më të liga…

Janari është muaj i tragjedive dhe krenarisë kombëtare. U vra në pritë të organizuar ushtaraku i lartë kolonel Tahir Zemaj vet i treti me te birin dhe kusheririn e tij.

U vra në këtë muaj edhe veprimtari dhe ushtaraku , Smajl Hajdaraj… U vrane dhe vdiqën në këtë muaj edhe shumë atdhetarë që kan lënë lavdinë kombetare…

Tashmë kaluan shumë vite nga vrasja e tyre… Por këta burra sigurisht nuk do të harrohen kurre nga nga shumica e shqiptarëve … Vepren e kolonel Tahir Zemaj nuk e zbehë dot koha, ajo sa vjen e shtohet në secilin përvjetor … Se e mposhti Serbine okupatore ne Beteja te medha…

E vrasësit , i pret vëtem mallkimi…

 

2 orë · TERRI…! – Nga Skënder MULLIQI

Nata e vitit te ri. Viti i ri eshte per gjeneraten e re! Koha po kalon shpejt, keshtu edhe jeta.Keto vitet e pas luftes shkuan shkuan shpejt e mbrapsht, pa e perjetuar lumturine per çka mundohet secili sot ne jete.Nuk pata me i shkruar hiq keta rreshta , se edhe ashtu pak po lexon kush … Ajo qe beri ti them dy tre fjale me kete rast, ishte se disa vendbanime ne Dukagjin, ndrrimin e moteve e priten ne terr-pa rryme elektrike!Se shumica e paten terr per shume vite duke jetuar keq kjo ska dyshim.Jetuan duke mos pasur mundesi ti lidhin si duhet dy skajet e muajt ,kur ne anen tjeter shume pushtetare po jetojne ne stil te larte pa fije turpi… Ata qe i drejtuan institucionet e shtetit dhe koorporaten energjetike, natyrisht jo te gjithe, e zgjodhen rrugen e turpit , ne vend te ndershemerise ….Keshtu vjen puna qe terri na mbuloj kaq gjate, se na dolen perpara do hajna, e do analfabet potenciale, qe nuk diten dhe nuk dine se kur eshte bolle siq thote populli ! Lojerat me rrymen elelektrike nuk jane te reja.Keto jane sikur te gjithe lojerat tjera ..! Medet per shqiptaret se ne çfare deregje kan ra, dhe ne çfare dergje e kan pru veten …!

Thaçi: Ja kur takohem me Albin Kurtin. Ndërkombëtarët të mos ndërhyjnë në formimin e qeverisë

KOSOVE

Presidenti Hashim Thaçi  ka thënë se do ta presë në zyrën e tij për ta mandatuar kandidatin e Vetëvendosjes për kryeministër, Albin Kurtin, me 6 janar, ashtu sic ai kërkuar.

Thaçi në konferencën e fundvitit ka thënë se e mirëpret Kurtin në zyrën e tij me datë 6 janar në orën 15:00 dhe thotë se ata nuk mund të sillen me hatërmbetje.

“E mirëpres që pas ftesës së tretë, Kurti ka pranuar ftesën time. Në datën që ka kërkuar Kurti, në orën 15:00 do ta pres. Ne nuk mund të sillemi me hatrime. Kështu që, mirësevjen në ditën që ka propozuar”, ka thënë Thaci, raporton Gazeta Express.

“Është obligim kushtetues i Presidentit të Kosovës që t’i drejtohet Kuvendit të Kosovës njëherë brenda vitit. Unë me dëshirën më të madhe do të doja t’i drejtohesha, por për fat të keq aktualisht nuk kam kujt t’i drejtohem. Pres që në javët e para të janarit të kemi funksionalizimin”

Ai kërkon nga ndërkombëtarët të mos interferojnë në formimin e Qeverisë.

“Kam dërguar tri ftesa në drejtim të Kurtit për t’u takuar dhe të diskutojmë për t’u nominuar. Takimi në presidencë është një pjekuri politike dhe një shëndet për demokracinë në Kosovë. Ndërsa për krijimin e Qeverisë, nuk i takon as presidentit edhe as faktorëve ndërkombëtarë të ndërhyjnë dhe të japin preferenca. Askujt nuk i takojë të interferojë”, ka thënë Thaçi.

“Kosova ka shënuar progres në vitin 2019, ju takon edhe juve dhe keni një kontribut të madh. Dua të theksoj se viti 2019 ka qenë një vit i një progresi të mirë në të gjitha rrafshet, reforma, zhvillim ekonomik, afrim të të gjitha komuniteteve. Formimi i ushtrisë dhe marrjen e përgjegjësisë nga shteti. Është për t’u vlerësuar organizimi i mirë i zgjedhjeve, tashmë mbetet që të shohim në javën e ardhshme implementimin e vullnetit të qytetarëve nga partitë”, ka thënë presidenti Thaçi.

Sipas tij, është meritë e gjithë spektrit politik organizimi i zgjedhjeve, e se partitë duhet të lëvizin sipas vullnetit të qytetarëve.

“Është meritë e të gjithë spektrit politik. Tashmë partitë politike duhet të lëvizin në përputhshmëri me vullnetin e qytetarëve. Natyrisht s’ka qenë vit krejt i lehtë, por mendoj që ato sfida do të tejkalohen, jemi shtet i ri që po dëshmohemi çdo ditë. Jam i bindur se të bashkuar do të jemi më të fortë, më të suksesshëm dhe më produktivë”, ka thënë ai./gazetaexpres

“Ultimatumi” i ambasadorit Kosnet, si formë e disiplinimit tonë…?! Nga Skënder MULLIQI

 “Kërkesë e prerë dhe e pa diskutueshme , mos pranimi i së cilës sjellë pasoja të rënda”, shpjegohet fjala Ultimatum!Forma e dytë e Ultimatumit është ‘nota diplomatike , që i dërgon një shtet shtetit tjetër,”kërkesa dhe kushte të prera, që shprehin, ndërprerjën e mardhënjëve diplomatike të ndërsjella deri të lufta”.

Dihet së demokracia nuk zhvillohet më ultimatume partiake, dhe as më ndonjë formë tjetër të presionit.Presionet dhe kërkesat e prera nuk përkojnë me norma demokartike dhe më dialog politik. Veprimet politike brenda një ultimatumi nuk janë më veprime demokratike .Sikur shqiptarëve në Ballkan nuk ju është bërë mjaftë më ultimatume nga ato pak më të lehta deri të ultimatumet e formës së prerë.Kosova ishte për një kohë të gjatë e okupuar nga ish-Jugosllavia-Serbia, ku shqiptarët në tokën e vet, ju nënshtruan parreshtur shumë ultimatumeve.Forma ultimative kan qenë rrahjet, burgosjët dhe vrasjët, kurr pa pushuar për 90 vite më radhë.

Kurse format më të rënda të ultimtumit serbomadh kan qenë ato për shpërgulje masovike, për në Turqi dhe vende të tjera, nga Tito dhe Rankoviqi famëkeq.Koha e dorëzimit të armëve shënojë epokën dhe ultimatumet më të rënda karshi shqiptarëve në tokat e tyre, të cilët u rrahën, u burgosën u dwportuan më dhunë në menyrë masovike, deri të tentimi për shfarosje, në luftën e fundit çlirimtare.Të gjitha këto tortura dhe ultimatume i përjetaum dhe ju mbijetuam, duke mos u gjunjëzuar asnjë herë.Dhe, sikur pas të gjitha këtyre nuk u mbushem mend dhe as që po i kujtojmë gjithë ato përjetime të rënda, tash në kohën lirisë dhe pavarësisë të fituar më shumë gjak!Ne vend që të dominojë toleranca dhe dashuria e ndersjellë së pari ajo individuale, toleranca mbrenda familjës, toleranca partiake e shtetërore, kjo për fatin tonë të keq , nuk po ndodhë .Nuk po dëshirojmë të mësojmë asgjë nga demokracia, dhe nga sistemi shumpartiak pluralist.E di që kjo është një temë e gjerë dhe komplekse, por e cila po na përseritet, dhe po na kushton shumë .Të gjitha problemet kemi pasur dhe mundemi të zgjedhim në format demokratike dhe format institucionale, e jo as më rrugë, as më zënka e sharje , as më përqarje, dhe as më prodhimin permanente të krizave institucionale.Debati është forma më tolerante dhe forma më demokratike , që e bën një shtet funksional dhe e rritë bësimin e ndërsjellë. Format tjera pak a shumë mund të kategorizohen si forma ultimative.

Ultimatumet çojnë në dhunë e nw rrënim të demokracisë. Këtë sikur nuk e mësuam sa duhet, apo nuk po dëshirojmë ta mësojmë. E gjithë kjo shtyrje për formimin e Qeverisë, nuk përkon shumë më norma demokratike , nuk përkon as më logjikën e shëndosh për shtetndërtim dhe mirëqenje.Dhe, e kemi pru vetën që miqët tanë , domosdo duhet përdorur formën e “ultimatumit”, jo klasik por të formës së disciplinimit tonë.Nuk po tregohemi të ndërgjegjshem dhe të përgjegjshëm së pari para Zotit, para qytetarëve tanë, para shtetit , dhe para miqëve tanë, të cilët po i qesim në sporova jo fortë të lavdueshme.

Nuk u tregaun të zotët as VV dhe LDK që ta formojnë qeverinë , pa i thirrë ambasadori Kosnet, që ‘tua ngre pak veshet”, dhe tu tregoi së kështu nuk ndërtohet shteti dhe as nuk bëhët pushteti. Kan mbetur sigurisht shkretanat pa tekst para ambasadorit amerikanë , Kosnet! Dhe, bie fjala çka do të kishim bër deri më tash në këtë drejtim po të mos ishin miqët tanë evropian dhe amerikan? Shumë pak, ose do të zhbeheshim si shtet. Apo sikur jemi mësuar tashmë që të na “rrahin teneqën të veshët”.Nuk e dhanë votën qytetarët që të anashkalohët ajo, në mënyrë kaq brutale…! .

Takimi Thaçi-Kurti dhe afatet kushtetuese për formimin e qeverisë

Presidenti i vendit Hashim Thaçi i ka dërguar tri ftesa kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe në të tre rastet është refuzuar.

Kreu i shtetit e ka ftuar kryetarin e subjektit fitues të zgjedhjeve të 6 tetorit në takim konsultativ për të kuptuar se kujt do t’i japë mandatin për të formuar qeverinë.

Madje, Thaçi pas dy ftesave në një ditë, vendosi që Kurtin ta takonte sot në ora 10:00, mirëpo ky i fundit u ofrua ta takojë të hënën e parë të vitit të ri, më 6 janar.

Në lidhje me afatet kohore për mandatarin për kryeministër, njohësi i rrethanave politike dhe kushtetuese, Mazllum Baraliu i tha KosovaPress-it se neni 95 i Kushtetutës e parasheh që qysh prej momentit kur Albin Kurti mandatohet nga presidenti për kryeministër, rrjedh afati i parë 15 ditësh për formimin e qeverisë.

Nëse nuk ka vota për këtë, pason afati tjetër 10 ditësh, e nëse as pas kësaj nuk arrihet, presidenti shpall zgjedhjet e reja brenda 40 ditësh.

Por neni tjetër, ai 85, për Baraliun parasheh që mandatari për kryeministër, prej ditës kur mandatohet ka afat rreth 60 ditë për të formuar qeverinë dhe pas saj, sërish shpallje për zgjedhje të reja.

Krahas këtyre neneve që nuk i lejohet partisë së dytë të ofrojë mandatar, është një vendim i vitit 2014 i Gjykatës Kushtetuese, ku i lejohet partisë së dytë dhe tretë të ofrojnë kandidatin e tyre për kryeministër pas dështimit të partisë së parë.

Marrëveshje VV-LDK? Ambasadori i SHBA takon Mustafën, Vjosa Osmanin e Veliun

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, ka takuar sot krerët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa, bashkë me nënkryetarët Vjosa Osmani dhe Agim Veliu sot kanë pasur një takim me ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett.

Këtë e kanë konfirmuar burime të Gazetes Express brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ndërkohë, pas zgjedhjeve të 6 tetorit, Kosnett vazhdimisht ka kërkuar që institucionet e Kosovës të formohen sa më shpejt.

E një kërkesë të tillë Ambasada Amerikane në Prishtinë e ka përsëritur edhe pas konsituimit të Kuvendit të Kosovës.

Pasi ka uruar për konstituimin e Kuvendit, ambasada ka kërkuar nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe ai Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, që të krijojnë sa më shpejtë qeverinë e re.

“Ambasada e SHBA-së mirëpret konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe uron kryetarin Glauk Konjufca dhe anëtarët e tjerë të kryesisë së Kuvendit. Ne inkurajojmë liderët politikë që menjëherë të formojnë qeverinë e re, e cila duhet të angazhohet për të përmbushur premtimet e dhëna për votuesit. Ne mezi presim që të punojmë me qeverinë e re në çështjet e ngutshme që lidhen me paqen, drejtësinë dhe prosporitetin”, thuhet në reagimin e ambasadës.

2019-ta, vit i iluzioneve për ndryshim! – Nga Florim Zeqa

Vëllezër dhe mota, qytetar të dashur të vendit tim, përmes shkrimit të mëposhtëm po e perfundoj këtë vit me Analizat dhe Kolumnet politike, duke ju falenderuar për mbështetjen dhe kontributin tuaj në rrugëtimin e perbashkët drejt ndryshimeve pozitive në vendin tonë.
Pasqyrimi i realitetit është obligim qytetar i së cilit dhe për më tepër i një gazetari në përmbushjen e misionit fisnik ndaj shtetit dhe qytetarëve të vendit në përgjithësi.
Gazetaria është kontinuitet i shoqërisë civile, besnike ndaj së vërtetës, për të zbuluar lajmin, edhe atëherë kur nuk shihet apo tentohet të fshihet nga të tjerët, për t’i bërë gjithmonë të qartë lexuesit; kjo është e vërteta dhe ky është interpretimi im!
Unë e themë të vërtetën lakuriqe ashtu siq është, të pakamufluar, të pazbukuruar dhe të pacensuruar nga politikat redaktuese.
Lum ai gazetar që arrinë ta ruaj pavarësinë shpirtërore dhe paanësinë partiake. Futja e shpirtit të një gazetari dhe krijuesi nën grilat e pushtetarëve apo nën konjukturat partiake është pak më tepër se vetëvrasje, është ngulfatje e shpirtit për së gjalli!
Sikurse deri më tani, edhe në të ardhmën do të jemë në shërbim të qytetarëve dhe vendit tim, pa u dorëzuar asnjëherë përballë sulmeve dhe kërcënimeve të hijenave partiake, klaneve dhe grupeve të interesit që veprojnë brenda partive tona politike.

Kapërcimi kohor nga njëri vit në tjetrin

Për qytetarët e vendit tonë, 365 ditët e vitit 2019 ishin vërtetë të rënda dhe të mundimshme, plot thyerje shpirtërore, me rënje dhe degradime të njëpasnjëshme të shtetësisë së Kosovës.
Dallimi në mes politikanëve të pasur e qytetarëve të varfër është rritur skajshmërisht. Janë tavolinat e të pasurve, të mbingarkuara më dollitë e vitit të ri ,në anën tjetër ato gjysëm të zbrazura dhe të zbrazura të qytetarëve të varfër,…janë shtëpitë e boshatisura të bashkombasve tonë që nuk mundën t’i rezistojnë varfërisë dhe denigrimit social të këtij fundviti!
Optimist apo pesimist, çfarë jemi, pak ka rëndësi, janë sondazhet ato që na tregojnë realitetin me renditjen e Kosovës ndër të parat në listat e zeza (PISA),… të fundit për zhvillim ekonomik, siguri e mirëqenje qytetare.
Ashtu siq ndodhë kapërcimi kohor nga një vit në tjetrin, do duhej të ndodhte edhe kapërcimi i politikës nga një gjeneratë në tjetrën. Kalimi prej filozofisë së pasurimit nga shteti, ne filozofinë e dhënjës gjithçka për shtetin, siq ishte në fillim të viteve të ’90-ta…
Ç’bëra gjatë këtij viti, e çfarë dua të më sjellë viti i ri ? Këto pyetje janë bërë si
refren i çdo fundviti, përgjigjen e të cilave e gjejmë të secili njeri i vendit tonë.
Në kapërcimin kohor, nga një vit në tjetrin, secili në mënyrën e vet bën analizën e fundvitit, për sukseset dhe dështimet, gëzimet dhe hidhërimet.
Sa do që përpiqemi t’i ikim politikës nuk mundemi, shkaku i politizimit të skajshëm të jetës dhe dallimeve shoqërore të shkaktuara nga politika.
Edhe optimistët më të mëdhenjë nuk mund ta ndjejnë vetën mirë në këtë fundvit, shkaku i dështimeve të mëdha! Ka arsye të shumta për t’u ndier keq; ishte ky një vit i shpresave të mëdha dhe pritjeve të gjata për ndryshim.
Vetë brendia e jonë na thotë së diçka s’është në rregull. Ecja përpara e vendit është mjegulluar skajshmërisht shkaku i dështimit të marrëveshjes për bashkëqeverisje i dy partive fituese të zgjedhjeve dhe dukurive të shumta negative të qeverive paraprake.

Dështimi i koalicionit, fundi i iluzioneve për ndryshim

Hyrja në vitin që po e lëm pas, ishte e furishme dhe plotë shpresa për qytetarët e vendit. Entuziazmi që sollën zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit për ndryshimin pozitiv, u kthye në iluzion dhe zhgënjim të madh për qytetarët që kishin votuar për ndryshim.
Dështimi i koalicionit nuk erdhi si rezultat i aspekteve programore dhe as i ndarjes së “përgjegjësive” siq po e proklamojnë dy partitë fituese të zgjedhjeve, por si pasojë e egos për pushtet dhe inateve personale, përkatësisht nga tendenca e dominimit ndaj njëra-tjetrës në koalicionin qeverisës.
Marrëveshja eventuale pas presionit ndërkombëtar, do të jetë një marrëveshje e përkohshme për evitimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në këtë periudhë kohore, por jo zgjidhje e qëndrueshme dhe afatëgjate.
Atë që prisnim dhe dëshironim nga zgjedhjet e 6 tetorit nuk erdhi. Duhet të kthjellemi nga agonia e pritjes së gjatë,…për të gjetur rrugën e ecjës përpara, për të gjetur zgjidhjen e mijëra problemeve në këtë vend. Kjo arrihet vetëm përmes ndryshimeve reale në vend, e jo përmes ndryshimeve si sllogan politik, si mjet për arritjën e qëllimit të mbajtjës apo marrjës së pushtetit siq ndodhi përgjatë këtyre 12 viteve të pas pavarësisë në Kosovë.
Heshtja e popullit ndër vite është akumulim i paknaqësive të shumta, i zhgënjimeve dhe thyerjeve shpirtërore.

Thyerja e shpresave të qytetarëve

Gjëja më e rrezikshme për të ardhmen e një populli është krijimi i iluzioneve se nesër do të bëhet mirë. E mira nuk pikë nga qielli!
Për të arritur deri të një e mirë e dëshiruar, duhet shumë punë, mund e sakrifica të panumërta.
Politikanët e papërgjegjshëm, Kosovën nga një vendi i shpreses dhe i ardhmërisë e kanë kthyer në një vend ku ëndërrat shndërrohen në iluzione, ku shpresat vdesin akoma pa lindur, ku vdekja të shoqëron çdo kund dhe në çdo hap të jetës.
Pothuajse çdo gjë është bërë e padurueshme në vendin tonë, siq duket durimit qytetar i ka ardhur fundi nga padrejtësitë dhe prapësitë e shumta politike.
Shteti i ri për dikë është bërë “nënë e për dikë tjetër njerkë” siq thot populli , dikujtë i mundësoi t’i ketë të gjitha të mirat e kësaj bote, e dikujtë tjetër asgjë, Kosova u bë parajsë për pushtetarët dhe u shndërrua në ferr për qytetarët!
Shpërthimi i “bombës” sociale në Kosovë është duke numëruar orët e fundit!
Rinia e sotme kosovare e ka të vështirë të gjëjë motivimin për jetë në atdheun e vet,…përfundimi i studimeve, të rinjët i gjenë pa shpresa për punësim shkaku i mungesës së zhvillimit ekonomik, nepotizmit dhe familjarizmit qeveritar.
Mirëpo, ne gjeneratat që kemi përjetuar kohërat edhe më të vështira, duhet t’u tregojmë të rinjëve, se nuk duhet dorëzuar para të keqës.
Me vullnet dhe dashuri njerëzore, me unitet, me bashkim të forcave intelektuale dhe fizike të popullit është i mundur të arrihet ndryshimi pozitiv, i nevojshëm për të ndërruar kursin e politikës aktuale, kalimin nga filozofia e pasurimit nga shteti, ne filozofinë e dhënjës gjithçka për shtetin.
Me mundimet dhe problemet e vitit që po e lëmë pas, do e fillojmë edhe vitin e ri 2020-të. Njerëzit e veshur me pushtet dhe ata që qëndrojnë afër tyre edhe më tutje do të mbushin xhepat me paratë e taksapaguesve të varfër të Kosovës, ndërsa në anën tjetër mijëra shtetas kosovar të shtyer nga varfërisa do të braktisin vendlindjet e tyre!
Nuk mjaftojnë vetëm lutjet për të shuar dëshprimin dhe varfërinë, për t’i dhënë fund ngulfatjes së shtetit nga uzurpatorët.
“Të gjithë bashk kundër të keqës”, ky duhet të jetë sllogani i fuqishëm i bashkimit në luftën për ndryshim, mobilizim i përgjithshëm i popullatës pa dallime partiake, ideologjike apo fetare.
Kjo është mundur me unitet dhe forcë për ndryshime pozitive, me solidaritet, humanizëm dhe dashuri ndaj njëri-tjetrit ashtu siq e kishim në vitet e krenarisë kombëtare (viteve të ’90-ta).
Të mos mbetemi edhe më tutje robër të politikanëve të papërgjegjshme dhe grupeve të interesit, të mos bëhemi skllevër të kusarëve politik, të atyre që për 20 vjet rresht rropën e ç’rropën e gjithë pasurinë e këtij vendi.
Largimi nga vendi nuk është zgjidhja e problemeve, përkundrazi e thellonë akoma më tepër varfërinë dhe denigrimin social, shtonë orekset e pushtetarëve për gllabërimin e mëtutjeshëm të pasurive shtetërore.

Ndryshimin politik në vendin tonë nuk ka forcë që e ndalon

Aktualisht janë në ardhje dy forca politike nga Diaspora (PDD dhe FED), të cilat do ta sfidojnë skenën politike kosovare në zgjedhjet e radhës.
Mirëpo, angazhimi parcial i mërgatës në politikë, jo vetëm që nuk e ndihmon ndrsyhimin, do të shërbejë si dekor në skenën politike dhe mjet për kalkulime të partive të mëdha.
Forca e vërtetë e Diasporës akoma nuk është mobilizuar. Jemi në pritje të një zhvillimi të brendshëm politik, që bashkon të gjitha forcat progresive, në të kundërten do të dijmë si t’i dalim zot vendit tonë.
Levizja e re politike nga mërgata do t’i bashkoj të gjitha forcat progresive pa dallime rajonale, partiake, ideologjike apo fetare për ta shpëtuar vendin nga katandisja në humnerë dhe për ta shpëtuar shtetin nga zhbërja fizike.
Lënja e fatit të vendit në duart e liderëve të korruptuar politik, është më tepër se heqje dorë nga shtetësia dhe sovraniteti politik.
Ardhja në pushtet e një klase të përgjegjshme politike, e aftë për ndryshime pozitive, do të krijojë kushtet për zhvillim ekonomik dhe mirëqenje qytetare.
Me forcimin e sistemit të drejtësisë jo vetëm që do të luftohen dukuritë negative, do të krijohet siguri për investime dhe shpresë për ardhmëri në vendin tonë.
Prandaj, me të drejtë kemi arsye të ngremë dolli e të festojmë, sepse mbrapa po e lëmë një vit të mbrapsht dhe të shëmtuar politik, për të vazhduar rrugëtimin tonë drejt ndryshimit pozitiv dhe shtigjeve të ardhmërisë,…GËZUAR.

”Xhafë, Pavarësia e Kosovës mban vulën e Enver Hoxhës!” – Nga Xhafer LECI

Sivjet në Gjilan, gjatë një bisede një miku im i moçëm, tani antar i PDK-së, kur unë përmenda Gjermaninë dhe fuqinë e saj ekonomike, si dominuese në Evropë, fjala ishte rreth mos lejimit të ndryshimit të kufijëve të Kosovës me Serbinë, duke e quajtur Hashim Thaçin si një lojtar i papjekur politik, miku im më tha:” Xhafë, Pavarësia e Kosovës  mbanë vulën e Enver Hoxhës!”
Gjermania në shënjestër të aleancës ruso-komuniste, Moskë-Beograd-Athinë-Tiranë dhe Shkup!
Duke lexuar vite të tëra, kam krijuar bindjen se: ”Beogradi gjithmonë përmes emisarëve të nrdyshëm të vetë dhe vendeve mike të Serbisë, ka udhëhequr politikat shqiptare, ka shpallur heronj dhe tradhtarë në radhët e shqiptarëve!!!” Kujtojmë vitin1946, gjatë vizitës së Enver Hoxhës  Beogradit, Jugosllavët e Titos dekoraun me medalje dhe shpallën hero Enver Hoxhën!
Miku im: “Amerika qendron pas planit për ndryshimin e kufijëve të Kosovës dhe ndryshimi mund të ndodh.” Unë: Gjermania e ka humbur Luftën e Dytë Botërore, kundër 63 shteteve. Por tani pa luftë me potencialin e madh ekonomik që posedon, është duke realizuar qëllimet e veta në Evropë. Miku im: Pikërisht kjo është arsyeja që aleatët e vjetër kanë frikë nga Gjermania, e cila ekonomikisht  po shkon drejt dominimit të Evropës. Unë: Amerika e disa vende tjera nuk janë më aleate të Rusisë.

     Pasi u ktheva nga Kosova në Gjermani, rasti i vizitës së presidentit  të Serbisë Aleksandar Vučić dhe atij të Maqedonisë Veriore Zoran Zaev, tani në Tiranë, të ftuar nga kryeministri Edi Rama, më kanë bërë të mendoj më shumë rreth lidhjeve të vjetra të së majtes shqiptare në Shqipëri dhe viseve tjera shqiptare, me ish-aleatët e komunizmit, të ndikuara nga Rusia.
Amerika dhe Rusia kanë strategjitë e pozicioneve të tyre me rëndësi, tek ky rast, përmes Adriatikut daljen në Mesdhe, nga ku tri kontinente mund të kontrollohen më lehtë. Kam bindjen se Amerika tani është pozicionuar dhe ka investuar në Kosovë e Shqipëri, pikërisht për mos rikthimin e Rusisë dhe Turqisë, në ish-Gadishullin Illirik, Ballkanin e sotëm. Për këtë arsye besoj shumë se Amerika dhe Gjermania, nuk do të lejojnë depërtimin e Rusisë në ujrat  e Mesdheut.
Kujtojmë lidhjet e Enver Hoxhës, gjatë LDB-re me agjentët eTitos dhe të A.Rankoviqit, si Milladin Popoviq, Dushan Mugosha, Sevetozar Vukmanoviq, Nijaz Dizdareviç e tjerë.   

   Kujtojmë lidhjet e Hashim Thaçit me “mikun” e tij, francezin Danjean Arnaud, një agjent francez i shërbimit sekret, mik i Serbisë, i cili para luftës 1997, kinse, ka bërë kursin e gjuhës gjemane së bashku me Hashimin në Zürich të Zvicrës, por kuptohet  se ka rekrutuar dhe spiunuar Hashimin. Për lidhjet e hershme të Hashimit me Danjean, ka shkruar Ibrahim Kelmendi.
   “Ibrahim Kelmendi në librin “Lëvizja një lindje e përgjakur”, faqe 467 shkrun: ”Disa muaj pas Çlirimit të Kosovës, në Hotelin Grand në Prishtinë, më rastisi të asistoja në një fjalosje të rreptë midis Bardhyl Mahmutit dhe “ shokut personal” të Hashim Thaçit. Ndërhyra që Bardhyli të përmbahej, me arsyetim se miku nuk sulmohet në shtëpi. “Mos më ndërhy, ky nuk është mik, por një spiun e pro serb…” – më foli Bardhyli.

 Ky spiun francez është pjesëmarrës në Marrëveshjen e Rambujesë, ka shërbyer për disa vjet rresht për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi si këshilltar. Ai për herë të parë në Kosovë ka ardhur në vitin në vitin 1999 nga Shqipëria me disa nga krerët  e LPK-së.

   Në mars të vitit 2017 në lokalet e Konsullatës së Republikës së Kosvës, në Stuttgart u bë promovimi i librtit të Bardhyl Mahmutit “Mashtrimi i Madh”. Unë, Xh.Leci, kërkova fjalën, u prezantova dhe shtrova këtë pyetje në praninë e mbi 100 pjesëmarrësve: I nderuar Bardhyl Mahmuti, po citoj Ibrahim Kelmendin… A është e vërtetë kjo çfar shkruan I.K. për spiunin francez, pa ia përmend emrin, që tani më dihet publikisht, se bëhet fjalë për Danjean Arnaud? Bardhyli: “Po e vërtetë është…” Unë Xh.L .: A keni shkruar ndonjëherë për këtë spiun? Bardhyli : ”Jo nuk kam shkruar”. Dihet se nuk është i vetmi mik i Hashimt, Bardhyl Mahmuti, të cilët e njohin mirë spiunin francez dhe e dinë shumë mirë dëmet e mëdhaja që i solli ai Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi! Pse heshtin dhe kurrë askush, duke filluar nga Hashimi, nuk ia kanë përmendur emrin?!

D. Arnaud nga viti 2002 ka punuar si pjesëtar i UNMIK-ut. Pas përfundimit të misionit, ka shërbyer si këshilltar i Thaçit, që nga koha kur presidenti aktual ishte në opozitë. Në vitin 2018 Danjean Arnud në Parlamentin Evropian, ka votur kundër liberalizimit të vizave për Kosovën!
Arnaud Danjean, është zbuluar edhe  nga vetë ish-shefi i shërbimit francez Pierre Siramy, në një dokumentar special të televizionit francez Canal +. Ai pohon, madje e konfirmon se edhe vetë Hashim Thaçi ka qenë i rekrutuar nga shërbimi francez.

Wendlingen, më 24.12.2019

Ping pongu politik i VV dhe LDK po kalon në terren të rrezikshem?! Nga Skënder MULLIQI

E keqja e vogël në politikë është e barabartë më të keqën e madhe ?!

Elektorati në mungesë të një subjekti të ri politik , bëri zgjedhjen më shumë të “detyruar”, duke votuar pak më shumë LVV së sa LDK-në.Kjo diferencë e fitorës së VV ishte shumë e ngushtë.Natyrisht së në mesin e popullatës u rritën shpresat së në Kosovë, pas qeverisjeve jo të mirë më vendin , do të vinë ditë të mira… Këto shpresa të qytetarëve, që votuan për ndryshim , duket së po venitën.Së do të vijnë në shprehje lojërat e tilla të ulëta politike për ta formuar “koalicionin e shpresës”, më së paku është pritur.E keqja e vogël në politikë është e barabartë më të keqën e madhe ?!,për poste pushtetare jo që ka kaluar në monotoni, por duket së nuk do të shpëtojmë as nga kriza ndoshta më rënda e pasluftës, jo vetëm institucionale.Kemi menduar më të drejtë së nuk do të jetë vështirë të bëhët ndarja e posteve , dhe së nuk do të dalin të gjitha këko pengesa .

Koha e cila po kalon po i shpërfaqë para opinionit , fytyrat e vërteta të te dyja palëve së interesimi i tyre nuk është për shtet , sa është për pushtet.Albin Kurti , nuk po tregohet fleksibil , madje duket shumë i ngurtë , pa ndonjë metodë konkrete vepruese.Nuk ka fituar as 50 perqind ,as mbi ketë shifer, që ta formon qeverinë vet!

Kjo sjellje e Kurtit, gjithnjë e më shumë shton dilemën sikur po kërkon të këtë pushtet apsolut.E kjo sigurisht së nuk ka mundësi të ndodhë. Edhe Mustafa pak teper nguli këmb që qysh tash, të merren vesh për postin e presidentit të shtetit.Edhe pse nuk ka gjë të keqe që kjo punë të diskutohet.Tema e presidentit nuk është dashur të bëhët moll sherri ndërnmjet partnerëve të koalicionit.Mua më duket së nuk është krejtë në pyetje posti presidentit , por e gjithë kjo zhagitje po bëhët së nuk po tejkalohen edhe konceptet politike që i dallojnë LDK e VV .

Përsona të caktuar të këtyre dy subjekteve politike, më ndikim sikur nuk po janë të interesuar që të ndodhë koalicioni, së në pyetje janë edhe bizneset që i kan.

Një element tjetër që është duke ndikuar më duket mua, në gjithë këtë zhagitje të madhe ,dhe ka mundësi që mos të ndodhë koalicioni , është lufta së kush ta marr Minisitrin e Punëve të Mbrendshme? Këtu kan gisht të gjithë ata që kan bërë keqpërdorime të mëdha, duke e e futur ndikimin e tyre politikë.

LDK nuk është deklaruar shumë së më zgjedhje të reja, çka mund të ndodhë, dhe së kush do të dalë fitues.Por, LVV nese mendon së do të korrë fitore të madhe , do të mashtrohet .Tashmë shumw është humbur besimi nga ana e qytetarëve , dhe të humbw edhe ma shumë si karshi VV ashtu edhe në LDK.

Sigurisht së zgjedhjet e reja eventuale të kushtueshme, dhe hiq të mira për vendin, do ta rikthenin në fron PAN, por kësaj radhe në mënyrë triumfaliste .Dhe, pastaj siq thotë një fjalë e popullit “Luaje mac kryet e buallit”…

Kurti: LDK ma përcakton datën formimit të Qeverisë e jo Presidenti

Lideri i VV’së, Albin Kurti ka thënë se Partia e Isa Mustafës e përcakton se kur do të formohet Qeveria e re e jo Presidenti i Republikës. Ka thënë se takimi do të ndodhë me Hashim Thaçin por data e formimit të Qeverisë do të përcaktohet pas marrëveshjes mes LDK’së e VV’së.

Albin Kurti ka vendosur të mos ngutet të formojë e propozojë mandatarin e Qeverisë pa e bërë marrëveshjen me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Ka vendosur të mos shkojë më në Kuvend dhe ta zë në befasi 28 deputetët e LDK’së.

Në një paraqitje publike, Kurti ka thënë se LDK ia përcakton datën e formimit të Qeverisë. E jo presidenti me ftesa për takime konsulatative.

“Pra, Presidenti i Republikës përcakton datën e konsitutimit të Kuvendit e jo të formimit të Qeverisë. Formimin e Qeverisë e përcakton tjertërkush. Mua datën për formimin e Qeverisë ma përcakton Lidhja Demokratike e Kosovës jo Presidenti i Republikës”, ka thënë ai.

Lideri i VV’së, Albin Kurti, ka thënë se Presidenti Hashim Thaçi nuk mund të caktojë datën e formimit të Qeverisë pa e bërë propozimin partia fituese dhe pa u arritur marrëveshje mes dy partive.

“Duhet të takohemi dhe të bisedojmë. Edhe ne dojmë marrëveshje edhe populli do marrëveshje”, ka thënë ai.

“Le ta diskutojmë këtë dhe çështje tjera në takimin tonë të parë të radhës”, ka thënë ai.

Del fotoja e Lulzim Spahiut, që u vra nga polici në Kosovë, ishte figurë e njohur

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në Gjilan ka ndodhur një vrasje, ku një polic e ka qëlluar për vdekje një qytetar.

Personi i vrarë nga polici në Gjilan mësohet se është Lulzim Spahiu nga fshati Muqivërc i Kamenicës.

Viktima është figurë e njohur për Policinë e Kosovës.

Dyshohet se polici i arrestuar kishte bërë një aksident me të ndjerin, para se të ndodhte vrasja.

‘Express’ mëson se polici me inicialet V.H ka qenë mbrojtje e afërt e Kryeministrit të Kosovës.

Mimoza Kusari: Kërcënimi i Haxhi Hotit na zgjoi nga ëndrra, na ktheu në realitet

Pas kërcënimit të djeshëm të Haxhi Hotit, ndaj liderit të VV-së Albin Kurtit, ka reaguar Mimoza Kusari.

Ajo tha se kërcënimi i djeshëm i Haxhi Hotit drejtuar kandidatit për Kryeministër Albin Kurtit, është grushti i fundit për të na zgjuar nga ëndrra dhe për t’na kthyer në realitet, në të cilin shkelësit duhet dënuar dhe besimi se ata do të pranojnë ndryshimet pa zhurmë është i rremë.

“Çdo vonim i mëtutjeshëm i formimit të Qeverisë, do të sjellë fjalë, fyerje e akte tjera të gjithë atyre që u përmbajtën në fushatë dhe në zgjedhje”, shkroi Kusari.

Postimi i plotë:

Mirëmëngjesi Kosovë,

Gëzuar e Diela e fundit e dekadës!

Përtej datave dhe festës që do të donim ta shijonim ndryshe, vjen edhe idhësimi nga gjuha fyerse dhe kërcënuese e një kandidati për deputet i koalicionit Nisma – AKR – PD.

Kërcënimi i djeshëm i Haxhi Hotit drejtuar kandidatit për Kryeministër Albin Kurtit, është grushti i fundit për të na zgjuar nga ëndrra dhe për t’na kthyer në realitet, në të cilin shkelësit duhet dënuar dhe besimi se ata do të pranojnë ndryshimet pa zhurmë është i rremë.

Do të ketë prapë kërcënime, përpjekje për destabilitet dhe shantazhe nga më të ndryshmet. Kapësit nuk e lëshojnë prenë lehtë pa zhurmë. Dhe kjo zhurmë do të vie në forma dhe mënyra të ndryshme, por mos të shpresoj dikush se do të largohet lehtë.

Çdo vonim i mëtutjeshëm i formimit të Qeverisë, do të sjellë fjalë, fyerje e akte tjera të gjithë atyre që u përmbajtën në fushatë dhe në zgjedhje.
Institucionet e drejtësisë duhet të marrin seriozisht aktin jo vetëm për përmbajtjen e tij, por edhe për “frymëzimin” që e përcjellë tek tjerët që ndihen njejtë sikur Haxhi Hoti.

Ndryshimi në Kosovë s’ka alternativë, vonesë mund të ketë, por kthim prapa asnjëherë.

Haxhi Hoti arrestohet nga Policia për kërcënim ndaj Albin Kurtit

Haxhi Hoti, anëtari i Nismës Socialdemokrate është arrestuar nga Policia e Kosovës, pas kërcënimit që ia bëri liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit.

Lajmin e ka konfirmuar për Express, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Dje e kanë kërkuar në shtëpi nuk e kanë gjetur aty. Policia ka njoftuar të gjitha njësitet që i njëjti të arrestohet, ndërkohë ai është paraqitur në polici. Me urdhër të Prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, ka thënë Hoxha.

Hoti po kërkohej për kërcënimin që ia bëri liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit.

“Albin Kurti i ika 2 rrugë: ose ta lëshojë Kosovën ose të vritet”, kishte shkruar Hoti në profilin e tij në Facebook të cilin e kishte fshirë më pas me arsyetimin se ka ndodhur gabim teknik”.

E dogji Vjosen, po i vë flakën LDK-së për postin e presidentit! – Nga Florim Zeqa

Akti i parë i shfaqjes teatrale përfundoj në mënyrën më të paparashikuar. Loja e dyfisht e Isa Mustafës me deputetët e LDK-së e prodhojë kryeparlamentarin e ri nga Vetëvendosja pa marrëveshje paraprake.

Dështimi i koalicionit nuk erdhi si rezultat i aspekteve programore dhe as i ndarjes së “përgjegjësive” siq po e proklamojnë këto dy parti, por si pasojë e egos për pushtet, përkatësisht për dominim ndaj njëra-tjetrës në qeverisjen e vendit.
Megjithatë, LVV për një nuancë u tregua më gjeneroze në ndarjen e “përgjegjësive”, përderisa LDK tentoj ta përligj një standard të pa shkruar kushtetues për futjen e postit të presidentit në marrëveshjen qeverisëse, praktikë kjo e mëhershme e LDK-së, e cila e bëri Hashim Thaçin president në këmbim të postit të kryeministrit për liderin e saj.
Në këtë aspekt, LVV-ja nuk i ka asnjë lloj borxhi LDK-së për postin e presidentit, dhe se ndarja e përgjegjësive qeverisëse do duhej të ishte e barabartë dhe pas asnjë kushtëzim shtesë siq e bëri LDK-ja.

Hipokrizitë e Isa Mustafës nuk kanë të ndalur

Deklarata plot hipokrizi e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, se kinse “është befasuar nga propozimi i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetarin e Kuvendit të Kosovës, dhe se askush nga partia e tij nuk e ka ditur e as nuk ka pritur që VV’ja do të propozojë kryeparlamentarin”, e cila u pasua me votimin unanim të deputetëve të LDK-së, e dëshmoi dhe vërtetoj lojën e përgatitur në prapaskenë.
Sikur të ishte ashtu siq e tha lideri invalid i LDK-së, jo vetëm që nuk do të ndodhte votimi unanim, do të kishim votim kundër dhe largim të deputetëve nga seanca e Kuvendit.
Nga akti i parë i shfaqjes teatrale në Kuvend, u shpërfaq në mënyrën më besnike loja e pasinqertë e liderit të LDK-së me elektoratin e LDK-së, i cili e votoi Vjosa Osmanin për kryeministre, nga e cila lojë, Vjosa Osmani na doli më shkrumbuar se asnjë kandidat tjetër i LDK-së.
Pas seancës konstituive të Kuvendit, përkatësisht zgjedhjes së Glauk Konjufcës për kryeparlamentar, Vjosa Osamni tashme ka mbetur kartë e djegur e LDK-së.
Për të qenë ironia edhe më e madhe, atë Isa Mustafa planifikon ta shkrumbojë të tërën me propozimin për postin e Ministres së Punëve të Brendshme.
Këmbëngulësia e klanit të Isa Mustafës dhe Agim Veliut për marrjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme, është luftë për ta penguar luftën e vendosur kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në njërën anë, përderisa imponimi i Isa Mustafës për sigurimin e postit të presidentit e shkaktoi dështimin e arritjes së marrëveshjes me Vetëvendosjen për formimin e qeverisë se re, aq të nevojshme dhe domodoshme për t’ju përgjigjur nevojave të kohës.

Interesat partiake e rrezikojnë të ardhmen e shtetit

Seanca inauguruese e legjislatures së VII-të e Kuvendit të Kosovës e shpërfaqi situaten paradoksale në të cilën ndodhet vendi.
U shperfaq loja e partive fituese të zgjedhjeve për grabitjen e posteve.
Përderisa LVV-ja e propozoj pa marrëveshje kandidatin për kryeparlamentar, deputetët e LDK-së, nën ndikimin e liderit të partisë e votuan atë unanimisht, duke i lënë derën hapur Isa Mustafës që të negocioj përseri me Albin Kurtin për postin e presidentit, pa llogaritur pasojat që mund të ketë vendi nga pazari i pistë për presidentin.
Isa Mustafa për të arritur qëllimin e semurë politik deri tek posti i presidentit, fillimisht e dogji zonjen Vjosa Osmani, duke paralajmëruar edhe djegien e LDK-së (me tërheqjën nga të gjitha postet ministrore), për të djegur kështu edhe vullnetin e elektoratit të LDK-së, i cili e votoi Vjosa Osmanin për kryeministre e jo Isa Mustafën për president.
Vënja e LDK-së në pazar për postin e presidentit, e paraqet aktin më të shëmtuar politik të liderit të saj, i cili kinse po i mbron interesat e LDK-së, është duke e rrënuar në themel imazhin e saj politik.
Me lojen e dyfisht, Isa Muatafa i ka vënë në lajthitje të gjithë. Për të arritur qëllimin e tij karrierist, përveqse po e dëmton LDK-në, eshte duke e rrezikuar seriozisht të ardhmen e qytetarëve të këtij vendi dhe shtetit në përgjithësi.

Albin Kurti bëri “hopa” pa e kapërcyer ylberin

Në anën tjetër, me zgjedhjen e kryeparlamentarit pa marrëveshje, Albin Kurtit i kanë mbetur vetëm dy rrugë për t’u bërë kryeministër; t’ia plotësoj dëshirën personale Isa Mustafës për t’u zgjedhur president në vitin 2021 ose vendi do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.
Kjo është forma më e vrazhdë e shantazhit politik dhe presioni me ekstrem për arritjen e qëllimit politik.
Këtë din dhe mund ta bëj vetëm një komunist i regjur dhe i kalitur gjatë në strukturat e regjimit pushtues serbo-jugosllav.
Pasi e dogji Vjosen, po i vë flakën LDK-së për postin e presidentit!
Vënja në pazar e LDK-së për arritjen e qëllimit politik është dëshmi se Isa Mustafës nuk i intereson LDK-ja , as e ardhmja e shtetit dhe qytetarëve, por vetën interesi i tij personal,…ai është i gatshëm t’i djeg bashkëpunëtorët një nga një sikurse cigaret “Morava”, i përdorë deputetët vetëm si numra për llogaritje në Kuvendin e Kosovës për arritjen e qëllimit personal, për t’i hudhë më pasatj si lecka në shportën e mbeturinave, ashtu siq e hudhi Vjosa Osmanin pasi ajo e solli LDK-në në pozitën e dytë dhe i dha atij mundësinë e manipulimit me vullnetin e qytetarëve.
Vërbimi i Isa Mustafës pas pushtetit të pakufishëm dhe fokusimi pas postit të presidentit e ka dëmtue rëndë imazhin e LDK-së.
Një qasje pak më pragmatike e LDK-së, do të bënte që ajo të fuqizohej në elektorat për zgjedhjet e ardhshme, të cilat që tani shihen në horizont.
Ndryshe, zgjedhjet do të jenë një mundësi e “mirë” që LDK-ja me Isa Mustafën ta thej rekordin e humbjeve në zgjedhjet parlamentare!
Në ditët në vazhdim na mbetët të shihet se a bëri “hopa” Albin Kurti pa e kapërcyer ylberin apo do të realizojë Isa Mustafa planin e PAN-it për shkuarje në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Rrustem Berisha: Synojmë anëtarësimin e Kosovës në NATO

Prishtinë

Ministria e Mbrojtjes e Kosovës e konsideron si të suksesshëm vitin 2019 në realizimin e objektivave të tyre, raporton Anadolu Agency (AA).

Në konferencën përmbyllëse të vitit në këtë ministri, ku u shpalosën puna dhe rezultatet e arritura në vitin 2019, u tha se Forca e Sigurisë së Kosovës vazhdon të jetë institucioni më i besueshëm në vend.

Ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, tha se besueshmëria e qytetarëve të Kosovës ndaj FSK-së është si shkak i bashkëpunimit të tyre me NATO-n, bashkëpunim të cilin synojnë ta vazhdojnë deri në anëtarësimin e Kosovës në NATO.

“Forca e Sigurisë së Kosovës vazhdon edhe më tutje të jetë institucioni më i besueshëm në vend, por kësaj radhe me një përqindje të besueshmërisë shumë të lartë dhe kjo përqindje e besueshmërisë është me theksuar në komunitetin joshumicë prej 12 për qind”, theksoi Berisha, i cili shtoi se gjatë këtij viti në trupat e FSK-së janë shtuar anëtarët e gjinisë femërore për 11 për qind, ndërsa nga komunitetet joshumicë 10 për qind.

Komandanti i FSK-së, Rrahman Rama, tha se përmbyllja e një viti të suksesshëm është meritë e të gjithë ushtarëve por edhe atyre që i kanë qëndruar në krah FSK-së që nga themelimi i saj.

Një nga aksionet e suksesshme të vitit 2019 siç njoftoi Rama tha se është edhe ai në Shqipëri, ku FSK-ja nisi ekipet e saj të kërkim-shpëtimit pas tërmetit në Durrës.

“Kemi shumë suksese, gjithmonë duke u nisur me kapacitetet aktuale që i kemi, që ne do t’i mbajmë ato. Ne kemi nevojë për kapacitete, dëshmia më e madhe ka qenë edhe tragjedia që ndodhi në Shqipëri ku njësitet tona e kanë kryer obligimin dhe detyrën në mënyrën më të mirë të mundshme në kuptimin profesional. Por ky sukses është i përbashkët, nuk është vetëm sukses i yni”, tha Rama.

Ministria e Mbrojtjes dhe FSK në përgjithësi në të gjitha nivelet dhe struktura të saj udhëheqëse komanduese dhe operacionale, sipas tyre, edhe gjatë këtij viti ka pasur në fokus realizimin e aktiviteteve që zgjerojnë dhe thellojnë gamën e bashkëpunimit dypalësh dhe shumëpalësh me ministritë, komandat dhe shtabet e mbrojtjes së forcave homologe partnere si dhe zhvillimin e diplomacisë së duhur ushtarake për arritjen e marrëveshjeve të reja.

Kjo ministri edhe gjatë këtij viti me strukturat e saj ka koordinuar dhe realizuar aktivitete të shumta dypalëshe, si me SHBA-të, Kroacinë, Turqinë, Gjermaninë, Maqedoninë e Veriut dhe vende të tjera.

Shqetësimet e Haradinajt nga lëvizjet e shtetasve rusë në Kosovë

Një foto e presidentit rus, Vladimir Putin gjatë një tubimi elektoral të mbajtur në Mitrovicë të Veriut. Fotografi nga arkivi.

Nadie Ahmeti

Disa lëvizje të shpeshtuara kohëve të fundit të shtetasve rusë në Kosovë, kanë shqetësuar kryeministrin në largim, Ramush Haradinaj, i cili ka kërkuar vigjilencë dhe kujdes të shtuar nga Policia e Kosovës, duke theksuar se Rusia ka për qëllim t’i realizojë agjendat e saj edhe në Kosovë.

“Mos lejoni që të krijohet vakuum që të shfrytëzohet prej armiqve të rendit publikë dhe të sigurisë, të përfitojnë edhe terrorizimi, por edhe mekanizma që janë të motivuar armiqësisht ndaj Kosovës. Në të kaluarën e kemi pasur rrezik të terrorizmin, por të mos harrojmë edhe ndikimin rus në Ballkan, dëshirën e tyre që agjendat e tyre t’i plasojnë në Ballkan dhe në Kosovë”, u është drejtuar krerëve të organeve të sigurisë në Kosovë, Ramush Haradinaj.

Lidhur me lëvizjet më të shpeshta të shtetaseve rus në Kosovë, në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, Policia e Kosovës ka thënë se, “ajo është institucion i zbatimit të ligjit dhe të gjitha veprimet e saj në të gjitha rastet i ndërmerr konform autorizimeve ligjore që ka”.

Po ashtu, në përgjigje thuhet “se në rastet kur personat e huaj, mund te bien ndesh me ligjin, apo kryejnë veprimtari të kundërligjshme, Policia e Kosovës ndërmerr veprimet e saj në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet kompetente të sigurisë dhe organet e drejtësisë”.

Ndërkaq, njohësi i çështjeve ushtarake dhe të sigurisë, ish-komandanti i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati, tha për Radion Evropa e Lirë se Kosova nuk mund të jetë imune ndaj interesave dhe ndikimeve të Rusisë në Ballkan. Sipas tij, Rusia në mënyrë specifike synon që t’i dekurajojë vendet e Ballkanit Perëndimor në dy rrugët e tyre kryesore integruese, përkatësisht në rrugën e anëtarësimit në NATO dhe në Bashkimin Evropian.

Nisur nga kjo bindje, Kastrati e kupton edhe shqetësimin e Haradinajt, i cili ka kërkuar nga organet e sigurisë që të jenë më vigjilente që mos të lejojnë të ndodhin gjëra të padëshirueshme, në kohën kur Kosova ende nuk ka krijuar institucionet e reja të dala nga zgjedhjet e 6 tetorit.

“Interesimi numër një këtu është i Serbisë për të mbajtur Kosovën sa më shumë në këtë situatë të paqartë. Rusia dëshiron që Ballkani Perëndimor të mos jetë pjesë e organizatës më të madhe politike-ushtarake, pra e NATO-s. Kështu që vite më parë, e kanë ndërtuar një bazë gjoja humanitare në Nish të Serbisë, e cila në të vërtet është bazë e inteligjencës dhe zbulimit dhe kundërzbulimit rus”, tha Kastrati.

Ndërkaq, njohësi i çështjeve të sigurisë, ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nuredin Ibishi, tha për Radion Evropa e Lirë, se pretendimet e Rusisë për rritjen e ndikimit në Ballkan, përfshirë edhe Kosovën, janë të shumta dhe shprehen në forma të ndryshme. Kurse në Kosovë, thotë ai, rrezik i shtuar mund të paraqitet ndikimi i inteligjencës ruse përmes Serbisë.

Sa i përket qarkullimit të shtetasve rus në Kosovë në mënyrë ligjore, kjo formë sipas tij është e menaxhueshme nga Policia e Kosovës, por si problem ai i sheh tentimet për hyrje në Kosovë në mënyrë ilegale.

“Dihen tendencat dhe infiltrimet e tyre, që mund të jenë në cilësi të ndryshme, qofshin ta zëmë të gazetarit…, që mund të supozohen se mund të jenë edhe pjesë të inteligjencës ruse, por dihet edhe rasti jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon, sikurse që ndodhi në Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi, ku sidomos në Mal të Zi, ka qenë edhe tentimi për komplot për të rrëzuar Qeverinë e Malit të Zi”, tha Ibishi.

Policia e Kosovës, më 16 dhjetor ka ndaluar në Aeroportin e Ndërkombëtar në Prishtinë, një shtetas rus, i cili ishte duke bërë incizime të paautorizuar në aeroportin e vjetër të Prishtinës.

Edhe një shtetas rus, pjesëtar i UNMIK-ut, në muajin maj, ishte arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi është gjendur në afërsi të disa barrikadave, përmes së cilave është tentuar të pengohet Policia e Kosovës, në realizimin e një aksioni.

Ndryshe, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, 1437 qytetarë rusë vitin e kaluar kanë vizituar Kosovën, ndërkaq deri në shtator të këtij viti numri i vizitorëve nga Rusia ishte 620 veta. Në anën tjetër, qytetarët e Kosovës e kanë shumë të vështirë të udhëtojnë për në Rusi për shkak të refuzimit të menjëhershëm të pasaportave.

Edhe në fushën e ekonomisë, sipas autoriteteve të Kosovës, shtrirja e ndikimit rus, vjen kryesisht përmes Serbisë ndonëse investimet direkte në Kosovë janë në vlera minimale. Sipas të dhënave zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës, gjatë vitit 2019 nuk ka pasur investime direkte nga Rusia në Kosovë. Në fakt, i tërë stoku i akumuluar i investimeve nga Rusia në Kosovë deri në fund të muajit qershor, sipas BQK-së, është më pak se 200 mijë euro.

Albini u mund kësaj radhe në politikë nga Isa Mustafa…?! Nga Skënder MULLIQI

Disa here kam ba kritika ndaj Isa Mustafes liderit të LDK-se, më së shumti pse kishte bërë koalicion të pa natyrshem më PDK.

Me duket së këto kritika nuk kan qenë të pa bazuara.

Asgjë përsonale nuk kam natyrisht më Mustafen dhe më askënd tjetër, zatën me Mustafën jemi njohur gjatë studimeve në Fakultetin Ekonimik të Prishtinës.

Duket, tashmë edhe pas këtyre zgjedhjeve të fundit të jashtëzakonshme nacionale, lideri i LDK-së , jo vëtem që ka përvojë të gjatë politike, por që është edhe me i përgatituri.

Nese , ka pasur disa gabime politike në të kaluarën , kësaj radhe ka treguar para opinionit të gjërë publik , së është më i forti aktualisht i politikës në Kosovë.

Nuk jam njeriu që i thur eloxhe bash askujt, por vërtetë , gjatë kësaj maratone të bisedimeve ndërmjet LDK dhe LVV, që për mua nuk kan qenë hiq të nevojshme të zgjaten, pa u formuar organet e reja u tregua së dinë çka don, dhe së politika nuk bëhët më eufori, por bëhët më tru. Nese të gjithë kemi menduar edhe unë përsonalisht së Albin Kurti është numri një sot në politikën e Kosovës, nuk doli të jetë krejt ashtu?! Mustafa, siq thotë një fjalë e popullit, ja la këmbët e arushës në dorë Kurtit.Ai, e futi midis dy zjarreve Kurtin duke i ofruar dy variante të ndarjës së posteve pushtetare. Kryeministrin në shkëmbim për për Kryetarin e kuvendit dhe postin e të parit të shtetit.Votimi në Parlament i Glauk Konjufcës për kryeparlamentar, i hapi rrugë LDK-së dhe idesë së Mustafës, për të ardhur në shprehje varianti B, që VV e bjen para aktit të kryer.

Me duket së gjithçka pas krijimit të një situate të re politike , pas konstituimit të organeve të kuvendit, gjerat do të shkojnë në favor të LDK-së.VV nuk ka mundësi të zgjedhë shumë, nese dëshiron që në të ardhmen të mbetet parti serioze politike, pos ti “dorëzohet” më arsye LDK-së, ose më mirë të thëmi planit mirë të menduar të Isa Mustafës.Shkuarja në zgjedhje të reja , nuk do të jetë më shumë e favorshme për VV, dhe Kurti nese dëshiron të këtë qeveri më duar të pastërta, për çka edhe i fitoi zgjedhjet, nese nuk i bën hapat e ardhshem me menquri te duhur politike, do ta qetë vetën përtoke.Çfardo bashkëpunimi më PAN , e rrënon ate përfundimisht . Partia që e drejton Albin Kurti, i ka fituar zgjedhjet më shumë për ti ndëshkuar partitë të cilat e kishin pushtetin. Shumica janë shprehur së vetëm VV kan mbetur pa i provuar në pushtet , dhe së duhet tu jipet rasti. Nepërmes kësaj edhe njeriu ynë i lodhur nga pa përespektiva e krijuar , e votuan pak më shumë VV, së sa LDK. Politika i ka rregullat e veta të lojës .Kur emocionet mbizotërojnë mbi arsyen, atëherë edhe humb logjika e të vepruarit.

Albini u mund kësaj radhe në politikë nga Isa Mustafa…?!

 

Ndërron jetë kompozitori i njohur Gjergj Kaçinari

Ka ndërruar jetë kompozitori i njohur Gjergj Kaçinari.

Lajmi për vdekjen e tij u bë i ditur nga familjarët në rrjetet sociale.

Ai u lind me 25.04.1939 dhe ishte kompozitor i muzikës argëtuese, serioze dhe asaj të filmit e teatrit, shqiptar nga Kosova.

Gjergji i takon gjeneratës së mëvonshme të pas luftës së dytë botërore të kompozitorëve në Kosovë.

Ka bërë përmbledhje të ndryshme të folklorit dhe i ka pasqyruar ato në drejtime tjera të muzikës. Përpos kësaj këto përmbledhje i ka artikulluar edhe në libra të ndryshem. Një ndër to është dhe libri i titulluar “Margaritarët e këngëve popullore”.

Varrimi i tij do të bëhet të shtunën në varrezat katolike në Prishtinë në orën 14:00.

Kurti nuk takon presidentin Thaçi

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se lideri i saj, Albin Kurti nuk do të takohet të premten me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, pas ftesës që i ka bërë ky i fundit kryetarit të VV-së.

“Kryetari Kurti e ka sot të pamundur ta takoj Presidentin, meqenëse ndodhet jashtë Prishtinës. Ai do ta njoftojë së shpejti Presidentin për ditët e orët e mundshme të takimit”, ka konfirmuar VV-ja për Radion Evropa e Lirë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi kishte kërkuar të takohet me Kurtin të premten në orën 13:30 në takimin konsultativ.

Thaçi i ka bërë ftesë Kurtit një ditë pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës, bazuar në nenin 95 të Kushtetutës, i cili parasheh formën e zgjedhjes së qeverisë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pritet që në konsultim me partinë politike që ka fituar shumicën e nevojshme në kuvend, në këtë rast Lëvizjen Vetëvendosje, t’i propozojë kuvendit kandidatin për kryeministër. Nga ai moment, do të nisë rrjedhja e afatit prej 15 ditësh për formimin e qeverisë së re të vendit.

ALERGJIA E AGIM VELIUT NDAJ VJOSA OSMANIT – Nga BINAK MAXHARRAJ

/I vetmi yll që rrezaton dritë në LDK është Vjosa Osmani/

Glauk Konjufca nga LVV ka deklaruar se kandidatura e Vjosa Osmanit për presidente do të ishte e pranueshme për LVV, emer ky që po lakohet edhe në media dhe portale.

Por menjëhërë më mllef i reagoi ashpër Konjufcës,as kush tjetër pos Agim Veliut i cili më gjuhën e tij të një të deshpruari, bile më një tonë edhe si kërcenues duke iu përgjegjur se askush nuk ka të drejtë të përzihet në”punët dhe politikat e mbrendshmë të LDK dhe se LDK paska kandidatura tjera të përshtateshme”.

Ndoshta ka aluduar në Isa Mustafën,Lutfi Hazirin apo edhe për vehtën, figura këto të demoduara, të dala jashtë përdorimit, qe në zgjedhjet e lira nga populli nuk do ti votonte as lagja e tyre..

Por Veliu sikur ka harruar se kandidatura për president është edhe punë e partnerit të kalicionit sepse pa pelqimin e tij bije çdo kandidaturë e LDK.

Por pse gjithë ky mllef i Agim Veliut ndaj Vjosa Osmanit ?!

Dikur në vitin 2014,kur po mbaheshin zgjedhjet parlamentare po kjo LDK e denigroi ashpër Vjosa Osmanin gadi si të pa rendesishme.Por ashtu nuk mendoi anëtarsia dhe elektorati duke e nxjerrë si më të votuarën fëmër në Kosovë.

Por,për çudinë më të madhe,qe mbetët enigmë,po kjo LDK e nominoi Vjosa Osmanin për kryeministre të ardhshme.Veliu dhe Luta u përqyrravën, ishin
kundër.

Por Vjosa Osmani e vazhdoi fushatën elektirale parlamentare
ishte si bleta e cila e mbodhi negtarin nga lulët duke e nxjerrë
LDK si partinë e dytë më vetëm një deputet më pak se sa LVV.

Po ku do të ishte LDK sikur kësaj fishate paraelektorale ti printe si i nominuar për kryemin
istër psh.Isa Mustafa,Agim Veliu apo Lutfi Haziri?!

Askund,jo më shumë së sa në vendin e tretë pas PDK,dhe sot nuk do ta kishin shansin te diagolojnë më LVV.

Por,menjëhërë pas zgjedhjeve prapë u tregua fytyra e veftetë e kapsëve,zapuesve të LDK,që në shenjë falenderimi për votat qe ua solli Vjisa Osmani,kjo kastë e mykur e LDK e injoroi,e linçoi në mënyrën më të turpshme nga pjesemarrja e saj në negociata rreth formimit të qeverisë e cila si e nominuar nga LDK për kryeministre do të duhëj ta kushte fjalën kryeyore.

Por,të pa beset janë gjithëmonë të pa besë,ata nuk i zënë besë as vetëvehtës,janë dhe mbetën të pa besë,besën e kanë në klanët klientliste të tyre mbren-
da LDK qe tani më nuk i vjenë as era e dikurshme e LDK.

Në këtë drejtim shkon edhe reagimi dhe alergjia funoke e Agim Veliut kundër figurës më të ndritëshme të LDK Vjosa Osmanit.


Send this to a friend